VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI · PDF fileGërshetimi i...
Transcript of VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI · PDF fileGërshetimi i...
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME
25
Msc. Teuta BEKA, PhD cand.*
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI
MBAJTJEN E PËRJETSHME
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme
detyruese e cila si e tillë rregullon marrëdhëniet e caktuara civilo-juridike
dhe njëherazi është ndër kontratat më specifike në qarkullimin e mallrave
dhe të shërbimeve.
Me vetë faktin se në mes palëve krijohen marrëdhënie të
përhershme detyruese, e bënë që kjo kontratë të jetë mjaft komplekse.
Karakteristikat e kësaj kontrate si: kohëzgjatja e papërcaktuar e kontratës,
kërkesat dhe obligimet në mes palëve të cilat vazhdimisht ndryshojnë,
mospërmbushja e jo e rregullt e detyrimeve, sjellin për pasojë deri tek
prishja e raporteve kontraktuese, e me këtë edhe zgjidhjen e kontratës.
Në legjislacionin e mëparshëm në Kosovë Kontrata mbi mbajtjen e
përjetshme është rregulluar në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin. Duke pas
parasysh kohën e fushëveprimit të këtij ligji dhe marrëdhëniet shoqërore -
ekonomike që kanë mbretëruar në atë periudhë kohore, zbatueshmëria
praktike e kësaj kontrate ka qenë mjaft e vogël, pasi që kjo kontratë më
tepër përfshin elemente të drejtës detyrimore e më pak të asaj
trashëgimore.
Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve këtë çështje nuk e ka
rregulluar në formë të veçantë, mirëpo gjatë implementimit të kësaj
kontrate palët kryesisht kanë shfrytëzuar parimet e përgjithshme të ligjit në
fjalë. Prandaj, rregullimi jo i plotë i kësaj kontrate në legjislacionin tonë
shkakton probleme dhe polemika të shumta tek zbatuesit e ligjit.
Mirëpo, me zhvillimin e hovshëm të ekonomisë dhe ndryshimin e
raporteve sociale në shoqëri edhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme
gradualisht fillon të ketë rëndësi të veçantë në drejtën bashkëkohore, e
sidomos në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Kjo kontratë përveç
* Autorja është mësimdhënwse në Kolegjin Evropian “Juridica”, dhe avokate
Msc. Teuta BEKA
26
rëndësisë ekonomike që ka, ajo ka edhe karakter moral që e bënë specifike
dhe të veçantë nga kontratat tjera. Prandaj, shtruarja e kësaj teme është e
rëndësisë së veçantë, e cila si e tillë duhet të trajtohet me përkushtim të
madh nga ana e doktrinës juridike, ku destinacioni i fundit do të ishte
zbatimi praktik i saj në qarkullimin juridik të të mirave materiale.
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e cila rregullon
marrëdhëniet juridiko-civile nga e drejta e detyrimeve me elemente
plotësuese nga e drejta trashëgimore. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme
është kontratë në të cilën njëra palë kontraktuese obligohet të mbajë dhe të
kujdeset për palën tjetër gjerë në fund të jetës, ndërsa kontraktuesi tjetër
është i obliguar që një pjesë të pasurisë apo tërë pasurinë të ia kaloj
kontraktuesit të parë. Pra, kjo kontratë është kontratë e dyanshme
detyruese, ku në mes palëve kontraktuese lindin të drejta dhe obligime të
ndërsjella.
Zhvillimi historik i marrëdhënieve kontraktuese është rezultat i
zhvillimit ekonomik dhe i qarkullimit të të mirave materiale me një
shpejtësi dhe racionalitet të madh, të cilat krijuan bazë për lindjen e tyre1.
Kështu, krahas zhvillimit të marrëdhënieve juridiko-civile kemi edhe
kodifikimin e normave juridike mbi rregullimin ligjor të kontratave, si
disiplinë juridike e detyrueshme për palët kontraktuese
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme zanafillën e saj e ka në
shoqërinë feudale. Me shfaqjen e pronës private, punimi i tokës bujqësore
nga individi si dhe pamundësia e personave të moshuar në punimin e tokës,
ishin arsyet e lindjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme.
Për herë të parë instituti i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme u
shfaq në disa shtete të Evropës. Ajo njihej në formë të emërtimit „arfsal“
(humbja e pavarësisë personale me dhënien e tërë pasurisë), në shtetet
skandinave si “seelgabe“ (dorëzimi dhurimi i shpirtit), ndërsa në shtetin
gjerman kemi dhurimin e pasurisë institucioneve fetare, si: kishave,
manastireve2. Më vonë në disa shtete si Italia, Zvicra dhe Gjermania për
herë të parë lajmërohen Entet qytetare apo institucionet spitalore për
përkujdesjen dhe strehimin e përhershëm të personave të moshuar në
këmbim të pasurisë së tyre3.
Zanafilla e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme në vendet e
Gadishullit Ballkanik do të shfaqet për herë të parë në fund të shekullit
XIV dhe fillim të shekullit XV. Kështu, pronarët e sipërfaqeve të mëdha të
1 Dr. Mehdi J. Hetemi, E drejta me njohurit themelore të së drejtës afariste, 2002, f. 224.
2 Mr. Ubavić Milenko, Ugovor o doživotnom izdržavanju, 2004, f. 9
3 Po aty, f. 10.
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME
27
tokave duke i dhuruar manastireve pasuri të paluajtshme, flori dhe sende të
tjera me vlerë, arrinin të sigurojnë mbajtje të përhershme për vete, familjen
e tyre apo edhe për personat e tretë.
Shumë Kodet civile të shteteve të ndryshme këtë çështje nuk e
trajtojnë në mënyrë të veçantë. Kështu, Kodi Civil francez nuk njeh
Kontratën mbi mbajtjen e përjetshme, edhe pse kjo çështje është e
rregulluar në formë të rentës së përjetshme, si formë e posaçme e kontratës
së detyrimeve.
Në fillim të shekullit XX në Evropë do të kemi zhvillimi të
hovshëm të industrisë dhe ndryshim të raporteve shoqërore - ekonomike
brenda për brenda vetë shoqërisë. Dyndjet e mëdha të popullsisë, sidomos
e rinisë nga fshati në qytet, zhdukja graduale e familjeve të mëdha dhe
lindja e familjeve “celulë”, zhdukja e parimeve të përgjegjësisë morale mbi
kujdesin ndaj personave të moshuar, ishin shkëndijat e para të lindjes së
kontratës mbi mbajtjen e përjetshme. Përmes kësaj kontrate gjenerata e
vjetër duke hyrë në raporte kontraktuese sipas rregullës “unë pasurin time
e t’i kujdesin dhe mbajtjen“, arrinin që vetës apo personit të tretë t’ia
siguronin një pleqëri të qetë. Prandaj, shumë shtete të zhvilluara duke parë
problemet të cilat mund të lindin si pasoj e çrregullimit të ekuilibrit
shoqëror brenda vetë shoqërisë, filluan rregullimin legjislativ të kësaj
fushe.
Sot, kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në shumë shtete
rregullohet në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin, Ligjit mbi detyrimet apo
sipas Kodit Civil. Kështu, dispozita ligjore për këtë kontratë kanë: Ligji
mbi Detyrimet i Zvicrës, neni 516-529; Kodi Civil Italian nenet1861-1871;
Kodi Civil Gjerman nenet 759-761; Kodi Civil i Shqipërisë nenet 1065-
10734.
Tek ne kjo çështje ka qenë e rregulluar përmes institutit të së drejtës
trashëgimore, duke mos anashkaluar as rregullat e përgjithshme të cilat
dalin nga e drejta detyrimore edhe pse në veçanti ne asnjë dispozitë nuk
rregullohen raportet kontraktuese të cilat dalin me rastin e lidhjes së
kontratës mbi mbajtjen e përjetshme.
Në Kosovë dhe në regjionin e vendeve të ish Jugosllavisë, pas
përfundimit të Luftës së dytë Botërore dhe vendosjes së sistemit komunist,
pronat private u tjetërsuan dhe kaluan në pronë shoqërore nën
administrimin e shtetit. Prandaj, rregullimi i marrëdhënieve kontraktuese
në kuadër të kësaj fushe ka qenë i pamundur të realizohet.
4 Prof. dr. Alajdin S. Alishani, E drejta e detyrimeve, Pjesa e veçantë, Prishtinë, 2002, f.
302.
Msc. Teuta BEKA
28
Ligji mbi trashëgimin i vitit 1955, për herë parë bënë rregullimin e
raporteve në mes të individëve lidhur me kalimin e pronësisë nga marrësi i
mbajtjes në dhënësin e mbajtjes, përmes institutit e cila në të drejtën ish
Jugosllave është quajtur ”kontrata mbi jetën, punën dhe pasurinë e
përbashkët” apo “kontrata mbi trashëgimin”5. Në Kosovë, në vitin
1974 fillon zbatimi i Ligjit të ri mbi trashëgimin. Në kreun e katërt të këtij
ligji, nga neni 105 – 110, i dedikohet Kontratës mbi ushqimin e
përjetshëm. Në këto dispozita ligjdhënësi bënë rregullimin e raporteve
kontaktuese në mes dhënësit të ushqimit dhe marrësit të ushqimit.
1. Kuptimi i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme
detyruese e cila rregullon raportet juridiko-civile nga e drejta kontraktuese
me elemente të së drejtës trashëgimore. Kjo kontratë lidhet në mes të
dhënësit të mbajtjes dhe marrësit të mbajtjes, në bazë të së cilës dhënësi i
mbajtjes merr obligim ndaj marrësit të mbajtjes apo personit të tretë, të
kujdeset gjerë në fund të jetës së tij dhe pas vdekjes të varroset sipas
dokeve të tija, ndërsa marrësi i mbajtjes detyrohet që dhënësit të mbajtjes
t’ia bartë ndonjë send të caktuar apo të drejtë pasurore.
Obligimet e dhënësit të mbajtjes si palë kontraktuese në këtë
kontratë janë: dhënia e ushqimit dhe veshmbathja, dhënia e të hollave për
nevojat personale, kujdesi shëndetësor, kujdesi për jetën e tij kulturore, pas
vdekjes varrimi sipas dokeve dhe zakoneve të vendit të tij. Marrësi i
mbajtjes në këmbim të gëzimit të këtyre të drejtave ka obligim që dhënësit
të mbajtjes të ia kaloj një pjesë të pasurisë apo tërë pasurinë, varësisht se si
është arritur marrëveshja në mesë palëve kontraktuese. Realizimin e kësaj
të drejte (bartjen e të së drejtës së pronësisë) dhënësi i mbajtjes do ta
realizoj pas vdekjes së marrësit të mbajtjes.
Gërshetimi i elementeve nga e drejta detyrimore dhe trashëgimore,
e bënë këtë kontratë më komplekse se kontratat tjera që rregullojnë raportet
kontraktuese. Prandaj, kuptimi i kontratës për mbajtje të përjetshme duhet
të shikohet nga këndvështrimi i së drejtës detyrimore dhe të drejtës
trashëgimore, e cila si e tillë edhe duhet të trajtohet. Në të drejtën tonë
pozitive kjo çështje është rregulluar në kuadër të drejtës trashëgimore,
prandaj edhe formulimi i kuptimit të kësaj kontrate është bërë varësisht nga
periudhat e caktuara shoqëroro - ekonomike.
5 Dr. Borislav T. Blagojević, Nasledno pravo FNRJ s osvrtom na prava drugih država,
Beograd, 1958, f. 11
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME
29
Kështu, në Ligjin mbi trashëgimin e vitit 1955, kjo kontratë është
definuar si: Kontrata mbi jetën, punën dhe pasurinë e përbashkët apo
Kontratë mbi trashëgimin. Në bazë të këtij ligji kjo kontratë kualifikohej
si kontratë mbi tjetërsimin e pasurisë së marrësit të mbajtjes në shkëmbim
të ofrimit të shërbimeve të caktuara nga dhënësi i mbajtjes, si dhe fitimi i
pronësisë pas vdekjes së marrësit të mbajtjes. Pra, këto kontrata janë të
karakterit jurdiko-detyrimor, të cilat rregullohen duke u bazuar në të
drejtën detyrimore6.
Në Ligjit mbi trashëgimin të KSA të Kosovës, të vitit 1974, kjo
kontratë është emërtuar si Kontratë mbi ushqimin e përjetshëm me të
cilën një kontraktues obligohet të ushqej tërë jetë kontaktuesin tjetër ose
ndonjë person të tretë, e në të cilën kontraktuesi tjetër deklaron se i lë tërë
pasurinë e tij ose një pjesë të saj“7. Në këtë ligj ligjdhënësi në mënyrë të
plotë bënë rregullimin e raporteve kontaktuese në mes palëve, si dhe
parasheh legjitimimin e kësaj kontrate nga ana e gjykatës dhe regjistrimin e
kontratës në librat publike kadastrale8. Me këtë kontratë bëhet tjetërsimi i
sendeve të paluajtshme të ushqim marrësit pas vdekjes së tij, si dhe
detyrimi i ushqim dhënësit që të kujdeset gjerë në vdekjen e tij. Në
kujdesie të tillë përfshihet: strehimi, ushqimi, veshmbathja, kujdesi
mjekësor, varrosja sipas traditave të ushqim marrësit etj. Detyrimi i kalimi
të pronësisë së sendeve të paluajtshme nënkupton kalimin e tërësishëm apo
të pjesërishëm të pronës, varësisht se si është arritur marrëveshja e palëve
kontaktuese. Në sende të paluajtshme hyjnë edhe sendet e luajtshme, të
cilat sipas destinacionit i shërbejnë sendit të paluajtshëm.
Kalimi i pronësisë nga ushqim marrësi në ushqim dhënësin është
akti i fundit i përmbushjes së kontratës.
Palët kontraktuese në këtë kontratë hyjnë në marrëdhënie të veçanta
kontraktuese, të cilat në vete ngërthejnë elemente të së drejtës
kontraktuese, trashëgimore dhe morale. Prandaj, është e natyrshme që kjo
marrëdhënie kontraktuese nuk mund të rregullohet vetëm me rregullat e së
drejtës trashëgimore, por çdo herë duhet bazuar në dispozitat e
përgjithshme të së drejtës kontraktuese. Me hyrjen në fuqi të Ligjit mbi
marrëdhëniet e detyrimeve, të vitit 1978, shumë mangësi juridike të kësaj
kontrate do të rregullohen duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së
drejtës detyrimore.
6 Dr. Borislav T. Blagojević,vep. e cit., f. 288.
7 Ligji mbi trashigimin, neni 105, Gazeta Zyrtare e KSAK, 31dhjetor 1974.
8 Po aty, neni 106,
Msc. Teuta BEKA
30
Prandaj, kjo kontratë radhitet në grupin e kontratave më specifike
dhe shumë të rëndësishme në qarkullimin juridik të mallrave dhe
shërbimeve.
Veçantia e kësaj kontrate që e bënë të dallohet nga kontratat tjera
në qarkullimin juridik të mallrave është se kjo kontratë mund të lidhet në
llogari të dy apo më shumë personave si: të bashkëshortëve, fëmijëve të
tyre, apo edhe të personave tjerë. Nëse këta persona apo kushdo qoftë tjetër
nuk janë të cekur në kontratë, atëherë ata nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash
nga kontrata e lidhur9. Veçantia e kësaj kontrate është se ajo mund të lidhet
edhe në favor të palës së tretë, Mirëpo, nëse personi i tretë nuk është
dakord me lidhjen e kontratës në favor të tij, do konsiderohet se kontrata në
mes palëve kontraktues nuk është lidhur fare.
Është e njohur në praktikën juridike, se kjo kontratë lidhet nga
personat e shtyrë në moshë, të sëmur dhe të cilët nuk kanë persona të afërt
të cilët do t’iu ofronin mbajtje dhe përkujdesje të vazhdueshme10
. Në theks
të veçantë duhet të potencohet se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme
s’mund ta cenoj pjesën e domosdoshme të trashëgimtarëve të marrësit të
mbajtjes. Çdo gjë që i bartet dhënësit të mbajtjes bëhet vetëm pas vdekjes
së marrësit të mbajtjes, si dhe nëse janë plotësuar kushtet ligjore për
plotfuqishmërinë e saj.11
2. Rregullimi normativ i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme
në legjislacionet e shteteve të ndryshme
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në shumë legjislacione të
vendeve të ndryshme është e rregulluar në kuadër të kodeve civile, ligjeve
të sferës së të drejtës trashëgimore apo asaj detyrimore.
Kodi civil Francez është një ndër kodet e para ku shumë çështje nga
fusha e drejtës civile është rregulluar dhe sistemuar. Parimet themelore si
absolutizmi i pronës private dhe liria kontraktore ishte bazamenti i këtij
kodi.12
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në Kodin civil francez nuk
është rregulluar në mënyrë të posaçme si kontratë me emër. Kjo formë e
kontratës do të trajtohet si “contrat de bail a nourriture“ apo kontrata
9 Nevenka Suborić-Konstantinović,Ugovor o doživotnom izdržavanju, Enciklopedija
imovinskog prava udruženog rada, Beograd, 1978, f. 521. 10
Dr. sc. Nerxhivane Dauti, E drejta Detyrimore, Prishtinë, 2008, f. 422. 11
Prof. dr. Alajdin Alishani, E drejta e detyrimeve, pjesa e veçantë, faqe 302. 12
Andrija Gams, Uvod u građansko pravo, opšti deo, Beograd, 1967, f. 23.
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME
31
mbi ushqimin.13
Me këtë kontratë bëhet kalimi i pronës në dhënësin e
mbajtjes, i cili njëkohësisht merr obligim që marrësit të mbajtjes t’i siguroj
strehim dhe ushqim. Kodi civil franceze këtë formë të kontratës e trajton
përmes kontratës mbi rentën e përjetshme apo “alienation a fond perdu“ e
cila në praktikën gjyqësore franceze ka gjetur zbatim të gjerë.14
Kodi civil Gjerman i vitit 1896 edhe për kundër kodifikimit
voluminoz të drejtës civile, ajo në mënyrë të veçantë nuk e precizon
kontratën mbi mbajtje e përjetshme. Kodi civil njeh institutin juridik
“altenteil“ ku praktika gjyqësore gjermane e dallon shumë nga kontrata
mbi rentën e përjetshme. Në bazë të kësaj kontrate pronari i të mirave
pasurore për vete apo në të shumtën e rasteve edhe për bashkëshorten e tij
siguron mbajtje të përjetshme, duke ia kaluar të drejtën pronësore dhënësit
të mbajtjes. Sipas këtij kodi, me rastin e kalimit të pronësisë dhe
regjistrimit në regjistrat e tokës zbatohen rregullat nga e drejta reale. Sipas
disa autorëve gjerman këtë kontratë e konsiderojnë si kontratë mbi
trashëgimin.15
Instituti i rentës së përjetshme është rregulluar me
dispozitat 759-761.
Kodi civil Austriak radhitet në kategorinë e kodeve më kodifikuese.
E bazuar kryesisht në të drejtën romake dhe në parimet e të drejtës feudale,
ky kodë do të përdoret si udhërrëfyes i shumë kodeve tjera në vendet e
Evropës së mesme.16
Kodi civil Austriak kontratën mbi mbajtjen e
përjetshme në mënyrë të veçantë nuk e rregullon, por praktika gjyqësore
austriake këtë kontratë e njeh si“ausgedinge“,17
e cila nga teoricienët
gjermanë trajtohet në kuptim të gjerë dhe të ngushtë. Sipas kuptimit të
ngushtë në këtë kontratë raportet juridike civile rregullohen në atë mënyrë
ku pronari i paluajtshmërisë ia kalon këtë pronë personit të caktuar, në
kundërvlerë të së cilës kjo palë merr obligim që në kuptim të mbajtjes të
ofroj në dhënie periodike të ushqimisë si dhe plotësimit të nevojave
jetësore të marrësit të mbajtjes. Në aspektin e gjerë të kësaj kontrate,
përpos tjerash përfshihet edhe punimin e tokës nga dhënësi i mbajtjes, si
nikoqir i mirë. Ky institut në të drejtën austriake është shumë i vjetër, i
13
Dr.Slobodan Svorc, Raskid ugovora o doživotnom izdržavanju, Beograd, 1988, f.16,
marrë nga Alex Weil-Droit civil les obligations, Paris, 1971, str. 501; Jeans-Francis
Overstake-n.d., f. 74. 14
Mr. Milenko Ubavić, vep.e cit., f. 10. 15
Dr.Slobodan N. Svorcan, vep. e cit., f.16 16
Andrija Gams, Uvod u gradjansko pravo,opšti deo, Beograd,1978, f.25. 17
Dr.Slobodan Svorc, vep. e cit. marrë nga Erenzweig Armin-System des ostereichischen
algemeinen privatrechs, Wien, 1923. g., str. 400.
Msc. Teuta BEKA
32
rregulluar me dekret të posaçëm në vitin 1770.18
Kodi civil Austriak me
dispozitat 1284-1286 rregullon kontratën mbi rentën e përjetshme.
Në lëmin e kodifikimeve të rëndësishme në botë është edhe ai
Zviceran. Me nxjerrjen e Kodi Civil Zviceran, të vitit 1907 dhe Kodit mbi
detyrimet, fillon një epokë e re e kodifikimit të instituteve juridike, të
panjohura për kodet e mëparshme.19
Kodifikimi i materies nga e drejta
detyrimore, ka rëndësi të posaçme sidomos në pjesën e dytë të kodit ku në
mënyrë të veçantë rregullohet institucioni i kontratave.20
Në këtë pjesë zë
vend edhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, e cila rregullohet me nenet
516-529, në mënyrë të detajuar. Sipas të nenit 521 të Kodit, kontrata mbi
mbajtjen e përjetshme është ajo kontratë në të cilën njëra palë kontraktuese
obligohet t’ia kaloj palës tjetër pasurinë apo disa sende, ndërsa pala tjetër
detyrohet që ta mbaj dhe të kujdeset për të deri në fund të jetës.
Karakteristikë e këtij kodi është se me nen të veçantë është paraparë
që dhënësi i mbajtjes t’i ofroj strehim marrësit të mbajtjes si dhe klauzola e
posaçme në bazë të së cilës kjo kontratë rregullohet edhe sipas dispozitave
me të cilat rregullohet kontrata mbi trashëgimin.21
Po ashtu, në shtetet si
Hungaria dhe Polonia, kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është e
rregulluar në kuadër të Kodeve të tyre civile.
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme si institut i veçantë i së drejtës
civile në shumë legjislacione të vendeve të ndryshme zë vend të
rëndësishëm. Kështu, në legjislacionin e Shqipërisë kjo çështje e rregulluar
në kuadër të Kodit Civil, si kontratë mbi rentën jetësore. Sipas kodit në
fuqi, renta jetësore mund të krijohet kundrejt shpërblimit (me titull
barrësor) nëpërmjet tjetërsimit të një pasurie të luajtshme ose të
paluajtshme ose të një shume parash.22
Legjislatura e shtetit kroat marrëdhënien juridiko-civile të krijuar
me anë të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme e rregullon në kuadër të
Ligjit mbi detyrimet, me nenet: 579-589. Në bazë të kontratës mbi
mbajtjen e përjetshme njëra palë (dhënësi i mbajtjes) merr obligim që
palën tjetër (marrësin e mbajtjes) apo ndonjë person të tretë, do ta mbaj
deri në vdekje, ndërsa pala tjetër deklarohet se do t`ia kaloj tërë pasurinë
apo një pjesë të saj. Kalimi i pronësisë do të bëhet pas vdekjes së tij.23
18
Po aty. 19
Andrija Gams, vep.e cit. f. 27. 20
Prof. Dr.Osman Kadriu, Hyrje në të drejtën civile, Shkup, 2008, f. 100. 21
Kodi i detyrimeve të Zvicrës - neni 521. 22
Kodi civil dhe i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë, Alb juris, 2009, f. 294,
neni 1065. 23
Ligji i detyrimeve të Kroacisë, neni 579.
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME
33
Sipas këtij ligji kjo kontratë duhet të jetë e përpiluar në formë të
shkruar si dhe vërtetimi i saj duhet të bëhet para gjyqtarit të gjykatës
kompetente. Ky ligj i ofron siguri juridike dhënësit të mbajtjes kur bëhet
fjalë për pronën e paluajtshme, e cila kontratë obligohet të regjistrohet në
librat publik të tokave.
Ligji i detyrimeve të Kroacisë në krahasim me legjislacionet e
shteteve në rajon përveç Kontratës mbi mbajtjen e përjetshme e njeh edhe
Kontratën mbi “mbajtjen deri në vdekje”. Ligjdhënësi kroat dallimin në
mes të këtyre dy kontratave e bënë me rastin e kalimit të pronësisë së
pasurisë së marrësit të mbajtjes në dhënësin e mbajtjes. Deri sa tek e
kontrata mbi mbajtjen e përjetshme kalimi i pronësisë bëhet pas vdekjes të
marrësit të mbajtjes, tek forma e dytë e kontratës kalimi i pronësisë bëhet
në momentin e lidhjes së kontratës para organeve kompetente.24
Ky ligj i
jep liri më të madhe palëve kontraktuese me rastin e rregullimit të
marrëdhënieve të tyre.
E drejta sllovene marrëdhëniet juridike civile, të krijuara mbi
mbajtjen e përjetshme e rregullon në kuadër të Ligjit mbi detyrimet. Ky
institut i së drejtës më parë është rregulluar me Ligjin e trashëgimisë, të
vitit 1976 (neni 117-122).25
Tani kjo çështje është rregulluar në kuadër të
drejtës materiale juridiko - obligative.
Legjislacioni i shtetit të Serbisë kontratën mbi mbajtjen e
përjetshme e rregullon në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin, në nenet 194-
205. Ky ligj në mënyrë të detajuar bënë rregullimin e raporteve
kontraktuese në mes dhënësit të mbajtjes dhe marrësit të mbajtjes, si dhe
mënyrën e kalimit të pronësisë së sendeve apo të drejtave të caktuara,
vetëm pas vdekjes së marrësit të mbajtjes. Në bazë të kësaj kontrate si
dhënës të mbajtjes përveç personave fizik mund të jenë edhe personat
juridik, ndërsa marrës i mbajtjes mund të jenë një apo dy persona, apo kjo
kontratë mund të lidhet në dobi të personit të tretë.26
Ky ligj parasheh që
kjo kontratë për të prodhuar efekt juridik duhet të jetë në formën e shkruar
si dhe të vërtetohet para gjykatësit, i cili paraprakisht ia tërheq vërejtjen
palës se prona e cila është objekt i kësaj kontrate nuk guxon të cenoj pjesën
e domosdoshme të trashëgimisë, në të kundërtën kontrata është nulë.27
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, bazuar në ligjin mbi trashëgiminë, si
24
Po aty, neni 586. 25
Dr.Liljana Spirović Trpenovska & Dr.Dejan Micković & Dr.Angel Ristov,
Nasledouvanjeto vo Evropa, Shkup, 2011, f. 386. 26
Prof.dr.Ilija Babić, Komentar zakona o nasledjivanju sa sudskom praksom i zakonom o
vanparničnom postupku, Beograd, 2002, f. 258 27
Po aty, f. 266.
Msc. Teuta BEKA
34
dhe gërshetimi i saj me të drejtën detyrimore ka gjetur zbatim të gjerë në
këtë vend.
Në shtetin e Maqedonisë kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është
e rregulluar në kuadër të Ligjit mbi trashëgiminë. Legjislatura e këtij shteti
bazën juridike të rregullimit normativ të këtij instituti e mbështet në
legjislacionin e mëparshëm të shtetit maqedonas, si pjesë e legjislaturës
jugosllave.28
3. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në raport me kontratën
mbi trashëgiminë
Në disa shtete kontrata mbi trashëgimin zë vend të posaçëm në
legjislacionet e e tyre lidhur me rregullimin e raporteve të ndërsjella në
mes të palëve kontraktuese. Në kontratën mbi trashëgimin njëra palë
kontraktuese obligohet që palës tjetër t’ia kaloj tërë pasurinë e trashëguar
apo një pjesë të saj e cila në momentin e hapjes së trashëgimisë do t’i
takonte atij, ndërsa pala tjetër e pranon këtë pasuri29
. Tek këto shtete
kontrata mbi trashëgimin paraqet bazë të fort në krijimin e marrëdhënieve
juridiko - civile, e cila nëse plotëson kushtet e parapara me ligj është
kontratë e cila nuk mund të kontestohet as nga vetë palët apo personat e
tretë.30
Në të drejtën tonë pozitive kjo kontratë nuk ka qenë e pranuar, dhe
në rast se është lidhur atëherë ajo si e tillë nuk ka prodhuar efekte juridike
dhe është shpallur nulë.
Dallimet në mes të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme dhe
kontratës mbi trashëgimin janë të dukshme si në: objekte, subjektet
kontraktuese, kohë, etj. Mirëpo, dallimi kryesor në mes të këtyre dy
kontratave është se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e
cila lidhet në mes të gjallëve, ndërsa kontrata e trashëgimisë efektin juridik
e arrin pas vdekjes së njërës palë.31
Te kontrata mbi mbajtjen e përjetshme kemi të bëjmë me sukcesion
singular të pasurisë, respektivisht palët kontraktuese janë të detyruar që në
mënyrë të saktë të caktojnë dhe të saktësojnë se cilat të drejta ose pasuri i
28
Dr.Liljana Spirović Trpenovska & dr. Dejan Mickovoc & dr.Angel Ristov, vep. e cit., f.
385. 29
Dr. Vladislav DJ.Djordjević & Dr.Slobodan N. Svorcan, Nasledno pravo, Beograd,
1991, f. 218. 30
Po aty, f. 218. 31
Mr. Milenko Ubavić, vep.e cit. f. 22
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME
35
lihen dhënësit të mbajtjes pas vdekjes së marrësit të mbajtjes,32
derisa te
kontrata mbi trashëgimin kemi të bëjmë me kalimin e tërësishëm të
trashëgimisë respektivisht sukcesion universal të trashëgimisë. Vdekja si
fakt juridik në përmbushjen e kontratës është karakteristike si për kontratën
e trashëgimisë ashtu edhe për kontratën mbi mbajtjen e përjetshme.
Dallimi ekziston në faktin se në disa shtete me vdekjen e dhënësit të
mbajtjes, kontrata mbi mbajtjen e përjetshme nuk shuhet automatikisht, por
ajo mund të vazhdoj me anëtarët e ngushtë të familjes së dhënësit të
mbajtjes, me kusht që ata pajtohen për një gjë të ti3lë.33
Në të drejtën tonë
pozitive kjo kontratë konsiderohet si “intuitu personae”, e cila lidhet duke
pas parasysh vetitë e palëve kontraktuese, prandaj të drejtat dhe obligimet
si të tilla nuk mund të barten në persona tjerë.34
Te kontrata mbi
trashëgimin, vdekja e njërës palë është kusht për kalimin e masës
trashëgimore në palën tjetër.
4. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në raport me kontratën
mbi dhuratën
Kontrata mbi dhuratën është kontratë e njëanshme detyruese, në të
cilën njëra palë kontraktuese obligohet të bartë në pronësi të palës tjetër një
të drejtë pasurore apo një send individualisht të caktuar, pa pagesë. Pra, në
bazë të kësaj kontrate njëra palë përfiton duke rritur masën e tij pasurore, e
në kundërvlerë të kësaj ai nuk ka asnjë obligim ndaj dhuratëdhënësit. Kjo
kontratë cilësohet si punë juridike mirëbërëse pasi që pala në emër të cilit
bëhet kalimi i të mirës pasurore, nuk jep kurrfarë shpërblimi. Kontrata për
dhuratën është kontratë formale, sidomos kur lëndë e kësaj kontrate është
prona e paluajtshme, e që ligji shprehimisht parasheh formën formale të
kësaj kontrate.
Kontrata për dhuratën (donacio) në legjislacionin tonë është e
paraparë të rregullohet në kuadër të drejtës detyrimore respektivisht Ligjit
të detyrimeve të Kosovës, në nenet 704 -716.
Në legjislacionet e disa shteteve njihen disa lloje të kontratave mbi
dhuratën si ato që janë të dyanshme detyruese, me barrë, për interes të
përgjithshëm etj.35
Kështu, te kontrata mbi dhuratën me urdhër (donacio
sub modo) dhuratëmarrësi është detyruar që dhuratën e marrë nga
32
Prof. dr. Nerxhivane Dauti, Kontratat, Prishtinë, 2012, f. 281. 33
Ligji mbi detyrimet e Kroacisë, neni 585. 34
Prof.dr.Nerxhivane Dauti, vep. e cit., f. 280. 35
Milan Obradović, Priručnik ugovora gradjanskog prava, Beograd,1991, f. 102.
Msc. Teuta BEKA
36
dhuratëdhënësi ta përdor për qëllime të caktuara. Prandaj, elementi i barrës
i bënë që këto dy kontrata të kenë ngjashmëri lidhur me shkaqet e
shkëputjes së kontratës për shkak të mospërmbushjes së rregullt të
kontratës dhe kthimin e saj që është marrë.36
Në të dy kontratat kemi
zmadhim të masës pasurore të dhënësit të mbajtjes apo dhuratëmarrësit, e
cila rezulton me zvogëlim të masës pasurore të marrësit të mbajtjes apo
dhuratëdhënësit, e cila pasuri nuk hynë në masën trashëgimore të tyre.
Në disa shtete temë diskutimi është se palët me lidhjen e kontratës
mbi mbajtjen e përjetshme apo kontratës mbi dhuratën shpesh arrijnë t’i
shmangen ligjit mbi trashëgimin lidhur me trashëgimtarët ligjor. Kjo
manifestohet me faktin se me rastin e lidhjes së këtyre kontratave
zvogëlohet masa trashëgimore e trashëgimlënësit, të cilat në të shumtën e
rasteve përfundojnë në konteste civile, të iniciuara nga ana e
trashëgimtarëve ligjor, lidhur me vlefshmërinë e këtyre kontratave.
5. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme dhe kontrata mbi
rentën e përhershme
Kontrata mbi rentën e përhershme është kontratë e dyanshme
detyruese e cila krahas kontratës mbi mbajtjen e përjetshme ka gjetur
zbatim të gjerë në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Tek kontrata
mbi rentën e përhershme, marrësi i rentës jetësore obligohet që të bartë në
dhënësin e rentës jetësore pronësinë e sendit të caktuar, ndonjë të drejtë
apo shumën e caktuar të të hollave, ndërsa dhënësi i rentës jetësore
obligohet që atij apo ndonjë personi të tretë, t’ia paguaj në intervale të
caktuara kohore deri në fund të jetës, shumën e caktuar të të hollave37
Ngjashmëritë e kësaj kontrate dhe kontratës mbi mbajtjen e
përjetshme janë: Këto kontrata janë me emër, e të cilat janë të sanksionuara
me dispozita pozitive të ligjit mbi detyrimet; janë kontrata formale,
“intuitu personae”, kontrata me prestime të përhershme, komulative,
kontrata aleatore, si dhe kjo kontratë mund të lidhet ne favor të personave
të tretë, etj.
Dallimi në mes të tyre ekzistojnë me faktin se tek kontrata mbi
rentën kemi shumën e caktuar financiare e cila epet në periudha të caktuara
kohore, ndërsa tek kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, përveç dhënies në
të holla ekziston detyrimi kontraktues që të epet kujdesi dhe mbajtja e
marrësit të mbajtjes.
36
Prof.dr. Alajdin S. Alishani, vep. e cit. f. 94. 37
Po aty, f. 335.
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME
37
Përfundim
Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme
detyruese e cila si e tillë rregullon marrëdhëniet e caktuara civilo-juridike
dhe njëherazi është ndër kontratat më specifike në qarkullimin e mallrave
dhe të shërbimeve.
Me vetë faktin se në mes palëve krijohen marrëdhënie të
përhershme detyruese, e bënë që kjo kontratë të jetë mjaft komplekse.
Karakteristikat e kësaj kontrate si: kohëzgjatja e papërcaktuar e kontratës,
kërkesat dhe obligimet në mes palëve të cilat vazhdimisht ndryshojnë,
mospërmbushja e jo e rregullt e detyrimeve, sjellin për pasojë deri tek
prishja e raporteve kontraktuese, e me këtë edhe zgjidhjen e kontratës.
Në legjislacionin e mëparshëm në Kosovë Kontrata mbi mbajtjen e
përjetshme është rregulluar në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin. Duke pas
parasysh kohën e fushëveprimit të këtij ligji dhe marrëdhëniet shoqërore -
ekonomike që kanë mbretëruar në atë periudhë kohore, zbatueshmëria
praktike e kësaj kontrate ka qenë mjaft e vogël, pasi që kjo kontratë më
tepër përfshin elemente të drejtës detyrimore e më pak të asaj
trashëgimore.
Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve këtë çështje nuk e ka
rregulluar në formë të veçantë, mirëpo gjatë implementimit të kësaj
kontrate palët kryesisht kanë shfrytëzuar parimet e përgjithshme të ligjit në
fjalë. Prandaj, rregullimi jo i plotë i kësaj kontrate në legjislacionin tonë
shkakton probleme dhe polemika të shumta tek zbatuesit e ligjit.
Mirëpo, me zhvillimin e hovshëm të ekonomisë dhe ndryshimin e
raporteve sociale në shoqëri edhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme
gradualisht fillon të ketë rëndësi të veçantë në drejtën bashkëkohore, e
sidomos në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Kjo kontratë përveç
rëndësisë ekonomike që ka, ajo ka edhe karakter moral që e bënë specifike
dhe të veçantë nga kontratat tjera. Prandaj, shtruarja e kësaj teme është e
rëndësisë së veçantë, e cila si e tillë duhet të trajtohet me përkushtim të
madh nga ana e doktrinës juridike, ku destinacioni i fundit do të ishte
zbatimi praktik i saj në qarkullimin juridik të të mirave materiale.
Msc. Teuta BEKA
38
Msc. Teuta BEKA, PhD cand.
THE GENERAL OVERVIEW OF THE CONTRACT FOR
LIFETIME KEEPING
The contract on lifetime keeping is compulsory for both sides and
as such regulates the specific civil-law relationships and at the same time it
is one of the most specific contracts for service and merchandise exchange.
Looking at the fact that between parties a permanent compulsory
relationship is created makes the contract quite complex. The
characteristics of this contract such as: the nonspecific longevity of the
contract, the requests and obligations of parties that continuously change,
the failure to regularly fulfill the obligations, leads to the braking the
contractual agreement, which leads to failure to complete the contract.
In the previous legislation in Kosovo, the concept of lifetime
keeping was regulated as part of the hereditary law. Taking into account
the action span of this law and the socio-economic relationship that have
reigned in that particular time, the practical applicability of this contract
was quite small, because this type of contract includes more obligatory law
elements than hereditary law.
The law on obligations does not regulate this matter in the specific
form; nevertheless while implementing this contracts the parties usually
have already used the general principles of the same law. Therefore, the
semi regulation of this contract in our legislation causes problems and
discussions by the law practitioners.
However, with the fast development of the economy and changes
that happens in the social relationships, the contract on lifetime keeping
starts to be more important in the contemporary law, and specifically in the
exchange of services and merchandise. This in addition to having
economic importance, it also has a moral character that makes it specific
and special from other type of contracts. Hence, raising this topic is hugely
important, and as such should be treated with great dedication by the law
doctrine, where the last destination would be its practical applicability in
the exchange of services and merchandise.