2015 - Ballina · me ligj dhe me testament si vullnet i fundit i trashëgimtarit, rendi ligjor i...

18
Përmbajtja: Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) Aktivitetet nga Programi i Trajnimit Fillestar (PTF) Aktivitetet Tjera Adresa: Lagja e Spitalit Rr. Muharrem Fejzap.n. Prishtinë, Republika e Kosovës infokji@rks-gov.net http://igjk.rks-gov.net 2015

Transcript of 2015 - Ballina · me ligj dhe me testament si vullnet i fundit i trashëgimtarit, rendi ligjor i...

Përmbajtja:

Aktivitetet nga Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)

Aktivitetet nga Programi i Trajnimit Fillestar (PTF)

Aktivitetet Tjera

Adresa: Lagja e Spitalit

Rr. “Muharrem Fejza” p.n.

Prishtinë, Republika e Kosovës

[email protected]

http://igjk.rks-gov.net

2015

2

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 03 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në kuadër të Programit për Trajnime të Va-

zhdueshme ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe

prokurorë me temë “Shqyrtimi fillestar dhe shqyr-

timi i dytë”.

Trajnimi kishte për synim avancimin e njohurive

profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve për

zbatim të drejtë të dispozitave përkatëse ligjore

dhe ngritjen e nivelit të interpretimit të atyre dis-

pozitave që ndërlidhen me shqyrtimin fillestar dhe

shqyrtimin e dytë.

Gjatë këtij sesioni trajnues u elaborua qëllimi i

shqyrtimit fillestar dhe të dytë me synim rritjen e

efikasitetit të procedurës penale dhe veprimet që

ndërmerren me rastin e zhvillimit dhe rrjedhës së

procedurës në shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin

e dytë.

Po ashtu u diskutua roli i gjyqtarit dhe i prokuro-

rit të shtetit gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqyr-

timit të dytë dhe afatet ligjore për mbajtjen e

shqyrtimit të parë dhe të dytë.

Çështje që u ngritën nga trajnuesit për diskutim

ishin: si të veprohet në rastet kur në shqyrtimin

fillestar disa të pandehur e pranojnë fajësinë

ndërsa disa të tjerë nuk e pranojnë, thirrja apo jo e

të dëmtuarit në shqyrtim fillestar dhe rastet kur

nuk duhet të mbahet shqyrtimi fillestar dhe i dytë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe pro-

kurorët e nivelit themelor.

Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme

Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë

3

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Instituti Gjyqësor i Kosovë, më 05 shkurt 2015 në

kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhduesh-

me ka realizuar trajnimin “Dhuna në familje”.

Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte avancimi i

njohurive profesionale në zbatimin më efikas të

dispozitave ligjore lidhur me procedurën dhe

afatet për vendosje sipas kërkesave për urdhër

mbrojtje dhe në përdorimin e procedurave stand-

arde për mbrojtje nga dhuna në familje.

Gjatë trajnimit u diskutua për legjislacionin ven-

dor dhe ndërkombëtar për mbrojtjen dhe paran-

dalimin e dhunës në familje dhe obligimet e shtetit

për mbrojtje nga dhuna në familje si një

shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Mes tjerash u trajtua edhe procedura gjyqësore për

vendosje të masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja e

tyre, ekzekutimi dhe pasojat për mos ekzekutim të

urdhrit për mbrojtje dhe mekanizmat institucional

dhe akterët tjerë që janë të përfshirë drejtpërdrejtë

në mbrojtje të viktimave nga dhuna në familje.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve për

problemet konkrete nga praktika e përgjithshme

gjyqësore të përcjella me raste praktike me qëllim

unifikimin e praktikës gjyqësore.

Dhuna në familje

4

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 10 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka organizuar tryezën e diskutimeve lidhur me Hetimin dhe Gjykimin e rasteve të Terrorizmit. Në fokus të tryezës ishin sfidat, problemet dhe

praktikat aktuale në luftimin e veprave penale ter-

roriste.

Panelistët dhe pjesëmarrësit në këtë tryezë fil-

limisht prezantuan sfidat dhe problemet që bal-

lafaqohen në hetimin dhe gjykimin e këtyre ve-

prave, duke u nisur edhe nga fakti se veprat e

kësaj natyre janë relativisht të reja në praktikën

gjyqësore.

Në këtë kuadër, hetimi dhe gjykimi i terrorizmit u

trajtua në aspektin e kornizës ligjore në vend,

profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si

dhe resurseve të nevojshme për luftimin e kësaj

dukurie.

Pjesëmarrësit argumentuan se disa norma ligjore

janë të ngurta dhe jo mjaftueshëm përkrahin lufti-

min e terrorizmit. Në kohën kur kemi rritje të këtij

fenomeni dhe përvoja në luftën e këtyre veprave

është jo e konsoliduar, nevojitet që prokurorët dhe

gjyqtarët të specializohen në këtë fushë dhe të

merren vetëm me lëndë të kësaj natyre. Në këtë

aspekt u shtrua nevoja që krahas prokurorisë spe-

ciale të themelohet edhe një departament për rastet

e terrorizmit në Gjykatën Themelore të Prishtinës

që do të trajtonte vetëm lëndët që vijnë nga kom-

petenca e kësaj prokurorie.

Në kontekst të resurseve u vlerësua se duhet të

rritet numri i prokurorëve në Prokurorinë Speciale

përfshirë dhe rritjen e burimeve materiale për pro-

kurorët e kësaj prokurorie. Për shkak të lidhjes së

ngushtë me punën e prokurorëve dhe ndikimit në

përshpejtimin e procesimit të rasteve në gjykatë u

vlerësua se duhet të rritet numri i të punësuarve

dhe të ngritët profesionalizmi e pajisjet teknike të

Agjencioni i Forenzikës,

Bashkëpunimi juridik me shtetet tjera në kërkimin

e provave dhe shkëmbim të informacioneve për

këto raste është i domosdoshëm dhe duhet të in-

tensifikohet më tutje.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin gjyqtarët dhe pro-

kurorët vendor dhe të EULEX-it.

Tryezë e diskutimeve “Hetimi dhe Gjykimi i Rasteve të Terrorizmit”

5

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 12 shkurt 2015 , Instituti Gjyqësor i Kosovës

ka realizuar trajnimin për gjyqtarë me temë

“Konstituimi dhe shuarja e servituteve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të kontribuoj në

avancimin e njohurive profesionale të

pjesëmarrësve në mënyrë që të dallojnë mënyrat e

krijimit dhe shuarjes së servitutit, zbatojnë drejtë

dispozitat ligjore dhe vendosin drejtë sipas padive

për mbrojtjen gjyqësore.

Trajnimi u fokusua në shtjellimin e sfidave dhe

zgjidhjet që ofron teoria juridike dhe zgjidhjet që

janë dhënë në ligjin vendor, përkatësisht në Ligjin

për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore.

Gjatë trajnimit u trajtua kontrata për themelimin e

servitutit dhe kriteret matëse për caktimin e

shpërblimit për servitutet nëse e drejta e kon-

traktimit rregullohet me kompensim, bazat e kri-

jimit të servitutit dhe parimet e servituteve. Ndër

të tjera u diskutua për llojet e servituteve, mbro-

jtjen gjyqësore dhe për dy mënyrat e shuarjes së

servitutit sendor.

Dallimi në mes të servituteve sendore dhe atyre

personale, ndarja e pasurisë dominuese dhe asaj

shërbyese ishin disa nga çështjet tjera të ngritura

për diskutim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e

gjykatave themelore dhe bashkëpunëtorët profe-

sional.

Konstituimi dhe shuarja e servituteve

6

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 13 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

ka realizuar trajnimin e radhës për gjyqtarë dhe

prokurorë me temë “Etika profesionale dhe deon-

tologjia”.

Ky sesion trajnues kishte për synim trajtimin e

çështjeve të lidhura me etikën dhe deontologjinë si

çështje kyçe për një reflektim bashkëkohor të

gjyqtarëve dhe prokurorëve në rolin e tyre në

drejtësi me qëllim të sigurimit të një gjyqësori të

pavarur dhe të paanshëm si dhe eliminimin e situ-

atave kur mund të vij në shprehje konflikti i in-

teresit si dhe veprimet e natyrës korruptive.

Në këtë kuadër gjyqtarët dhe prokurorët

pjesëmarrës në këtë trajnim kishin mundësinë e

avancimit të njohurive të tyre mbi sjelljet e

gjyqtarëve dhe prokurorëve në pajtim me vlerat e

kodeve të etikës, përfshirë zbatimin e strukturës

normative në Kosovë në përpjekje për të zbatuar

parimet dhe rregullat bazë dhe të zbatojnë rreg-

ullat specifike të sjelljes profesionale.

Në fokus të këtij trajnimi ishin tematika që përf-

shijnë vlerat e mbrojtura me kodet e etikës, re-

spektimin e standardeve për një sjellje etike dhe

me dinjitet si synim drejtë ngritjes së besimit të

publikut dhe ngritja e përgjegjësisë së gjyqtarëve

dhe prokurorëve në rastet e shkeljeve të rregullave

të etikes.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe pro-

kurorët e nivelit themelor.

Etika profesionale dhe deontologjia

7

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Instituti Gjyqësor i Kosovës, me 16 shkurt 2015,

në kuadër të Programit për Trajnime të Va-

zhdueshme ka mbajtur trajnimin “Bazat për thirrje

në trashëgimi”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që të ndihmoj

pjesëmarrësit në njohjen më të mirë dhe të

zbërthimit të dispozitave ligjore lidhur me bazat e

thirrjes në trashëgimi si dhe të identifikojnë

kushtet ligjore për vlefshmërinë e testamentit.

Gjatë zhvillimit të trajnimit u shtjelluan bazat

kryesore të thirrjes në trashëgimi si, trashëgimia

me ligj dhe me testament si vullnet i fundit i

trashëgimtarit, rendi ligjor i trashëgimtarëve dhe e

drejta e përfaqësimit si e drejtë trashëgimore në

radhë të dytë të trashëgimisë.

Ndër të tjera është diskutuar për tejkalimin e sfida-

ve rreth përcaktimit të vëllimit dhe kontrata për

pjesën e domosdoshme si dhe personat që e

gëzojnë këtë të drejtë.

Trajnimi u zhvillua nëpërmjet detyrave praktike

dhe diskutimeve interaktive nga pjesëmarrësit

lidhur problemet aktuale në të cilat hasin dhe unif-

ikimin e praktikës gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit

themelor dhe bashkëpunëtorët profesional.

Bazat për thirrje në trashëgimi

8

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 18 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

me mbështetjen e UNICEF-it ka realizuar trajnim

dy ditor me temë “Mbrojtja e të drejtave të

fëmijëve pa kujdes prindëror”.

Qëllimi dhe rëndësia e trajtimit të kësaj teme

qëndron në faktin se numri i fëmijëve pa përkuj-

desje prindërore është vazhdimisht në rritje dhe

roli i gjykatës dhe organit të kujdestarisë në trajti-

min e këtyre rasteve është thelbësor.

Realizimi i trajnimit kishte për synim ngritjen e

kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive prak-

tike të gjyqtarëve pjesëmarrës në interpretimin e

drejtë të dispozitave ligjore lidhur me rolin e

gjykatës dhe organit të kujdestarisë në procedurën

e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa kujdes

prindëror dhe të analizojnë rrethanat për vendosje

në interesin më të mirë të fëmijës.

Gjatë këtij trajnimi u elaborua adoptimi si formë e

veçantë e kujdesit të fëmijëve pa kujdes prindëror

përfshirë rolin dhe rëndësinë e adoptimit dhe kom-

petencën e gjykatës rreth vendosjes të rastet e

adoptimit. Në këtë kontekst u trajtua legjislacioni i

zbatueshëm vendor dhe ndërkombëtar tek adopti-

mi. Po ashtu u trajnimi u fokusua në shtjellimin e

kushteve se kush mund të jetë i adoptuari dhe

adaptuesi sipas dispozitave të Ligjit për Familjen i

Kosovës, inicimi, shqyrtimi i propozimit për

themelimin e adoptimit, procedura dhe

pjesëmarrësit në procedurën gjyqësore për

themelim të adoptimit.

Në ditën e dytë punimet u fokusuan kryesisht në

temat lidhur me vendosjen e fëmijës në familjen

tjetër si formë e organizuar shoqërore e përkuj-

desjes ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror dhe roli i

Qendrës për Punë Sociale ku u potencua rëndësia

dhe nevoja e ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe

materiale dhe avancimi profesional i zyrtarëve të

këtyre qendrave.

Kujdestaria si institut me karakter shoqëror, orga-

ni i kujdestarisë si organ kompetent për mbrojtje

të drejtave të fëmijëve dhe mënyrat e ushtrimit të

kujdestarisë, ishin tematika që po ashtu u shtjell-

uan. Në këtë pjesë po ashtu u diskutua në lidhje

me ushtrimin, pezullimin, kufizimin dhe heqjen e

të drejtës prindërore.

Me theks të veçantë u diskutua për mënyrat e

marrjes në pyetje dhe metodat e komunikimit të

gjykatës me fëmijët në procedurat gjyqësore me

qëllim të parapërgatitjes së fëmijës ku u shtrua

nevoja e organizimit të një trajnimi për gjyqtar në

lidhje me intervistimin e fëmijëve në procedurën

gjyqësore.

Trajnimi u zhvillua me diskutime interaktive të

përcjella me raste nga praktika aktuale dhe dety-

ra praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e

Gjykatave Themelore.

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror

9

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 19 shkurt 2015, IGJK ka organizuar trajnimin

me temë “Shqyrtimi paraprak i padisë dhe seanca

përgatitore”.

Ky trajnim kishte për qëllim të shtjelloj problemet

ligjore dhe praktike lidhur me qëllimin e hetimit

paraprak të padisë, evitimin e pengesave proce-

durale dhe kushtet për mbajtjen e seancës për-

gatitore.

Në fokus të këtij trajnimi ishin këndvështrimi

lidhur me dispozitat ligjore të Ligjit për Proce-

durën Kontestimore dhe mënyra e të zbatuarit në

praktikë të çështjeve lidhur me prezumimet për

zhvillimin e procedurës kontestimore, identifikimi

i tyre në fazat e ndryshme dhe veprimet që duhet

të ndërmerren nga ana e gjykatës për evitimin e

mangësive që i referohen këtyre prezumimeve.

Trajnimi u realizua me metoda të kombinuara të

shpjegimit, duke përfshirë prezantime dhe shem-

buj të ndryshëm të rasteve konkrete dhe hipotetike

për të analizuar probleme dhe për të dhënë

rekomandime.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit

themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shqyrtimi paraprak i padisë dhe seanca përgatitore

10

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 24 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

në bashkëpunim me Programin për legjislacion

komercial CLE-USAID ka realizuar trajnimin për

gjyqtar me temë “Kontabiliteti- një sfidë për

gjykim të drejtë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive

të gjyqtarëve në analizimin dhe përmbajtjen e të

dhënave të kontabilitetit si prova me rastin e

marrjes së vendimeve në kontestet ekonomike.

Në veçanti u trajtuan tema që ndërlidhen me zhvil-

limin dhe analizën e pasqyrave financiare duke

përfshirë bilancin e gjendjes, pasqyrën e të hyrave

dhe deklaratën e rrjedhjes së parasë, ku u prezan-

tuan disa raste nga auditimi i të dhënave finan-

ciare.

Baza apo parimi akrual që përfshinë të hyrat që

realizohen dhe shpenzimet akruale, dallimi në mes

të Zyrës së Auditorit Gjeneral dhe kompanive pri-

vate të auditimit ishin disa nga çështjet tjera që u

theksuan në trajnim.

Trajnimi u zhvillua me diskutime interaktive ku u

theksuan sfidat dhe problemet që hasin gjyqtarët

në zgjidhjen e kontesteve në praktikën aktuale

gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të

Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe

Gjykatës Themelore - Departamenti për Çështje

Ekonomike.

Kontabiliteti - një sfidë për gjykim të drejtë

11

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 25 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës

me mbështetjen e Thomson Fondation, ka reali-

zuar trajnimin për “Standardet e GJEDNJ-së

lidhur me shpifjen”.

Ky trajnim kishte për qëllim informimin e

pjesëmarrësve mbi shpifjen nga konteksti i Kon-

ventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe zbat-

imi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të

Drejtat e Njeriut në atë vendore.

Gjatë këtij trajnimi u elaborua korniza ligjore ven-

dore dhe praktika gjyqësore e Kosovës lidhur me

shpifjen, padia për shpifjen si një “armë” moderne

e figurave publike kundër gazetarëve hetues, liria

e shprehjes si një nga themelet bazë të një

shoqërie demokratike dhe e drejta e qasjes në

dokumente publike.

Në këtë trajnim prezantoi edhe një eksperte ndërk-

ombëtare e ligjit për media e cila u fokusua

kryesisht në standardet e Gjykatës Evropiane për

të Drejtat e Njeriut për ligjin kundër shpifjes përf-

shirë këtu elementet bazë apo mjetet për të para-

qitur aplikacionin në Gjykatën Evropiane dhe pro-

cesi i shqyrtimit të një rasti nga Gjykata Evropiane

për të Drejtat e Njeriut. Rastet nga praktika e kësaj

gjykate ishin pjesë përbërëse e këtij trajnimi.

Përgjegjësia e gazetarit në publikimin e artikujve

dhe zbulimi i burimit të informacionit ishin tema

që po ashtu u trajtuan në trajnim.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe punuese dhe

zhvilluan simulim të gjykimit pranë Gjykatës

Evropiane për të Drejtat e Njeriut për dy raste stu-

dimore të përcaktuara nga trajnuesit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokuro-

rë, këshilltarë ligjor nga Gjykata Kushtetuese,

avokatë, anëtarë të Komisionit të Pavarur të Me-

diave dhe anëtarë të Këshillit të Mediave të

Shkruara.

Standardet e GJEDNJ-së lidhur me shpifjen

12

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 26 shkurt 2015

ka mbajtur trajnimin e radhës në kuadër të Pro-

gramit për Trajnim të Vazhdueshëm me temë

“Procedura gjyqësore në kontestet nga

marrëdhënia e punës”.

Ky trajnim kishte për synim thellimin e njohurive

të pjesëmarrësve në dallimin e kontestit për

shërbyesit civil dhe kontestet tjera nga

marrëdhënia e punës dhe zbatimin me sukses të

dispozitave e ligjeve përkatëse gjatë punës prak-

tike të gjyqtarëve.

Gjatë trajnimit u shtjellua natyra juridike e kon-

testeve të punës, legjislacioni në fuqi tek këto kon-

testete me theks të veçantë u trajtuan kontestet nga

marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës dhe

Ligjit për Shërbyesit Civil.

Në këtë kuadër u trajtua fusha e zbatimit dhe llojet

e kontratave të punës si dhe shkaqet e shkëputjes

së kontratës së punës sipas Ligjit të Punës dhe

Ligjit për Shërbyesit Civil.

Gjithashtu u elaborua procedura gjyqësore për

mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës

dhe respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje,

më saktësisht shterimi i mjeteve të brendshme ju-

ridike për të fituar të drejtën e kërkimit të mbro-

jtjes gjyqësore dhe pasojat juridike për mosrespek-

timin e këtyre afateve.

Roli, funksioni, vendimet dhe obligushmëria për

zbatim të vendimeve të Këshillit të Pavarur

Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës po

ashtu ishin objekt i diskutimeve gjatë trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të divizio-

nit civil pranë departamenteve të përgjithshme të

gjykatave dhe bashkëpunëtorë profesional.

Procedura gjyqësore në kontestet nga marëdhënia e punës

13

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 25 shkurt 2015, IGJK në bashkëpunim me

Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin

Civil në Kosovë ka realizuar trajnimin praktik me

kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të

Trajnimit Fillestar.

Ky trajnim kishte për qëllim t’i njoftojë

pjesëmarrësit me punën që kryen Këshilli i

Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në Ko-

sovë, legjislacionin, funksionet dhe kompetencat e

këtij institucioni.

Gjatë këtij trajnimi u diskutuan çështjet që kanë të

bëjnë me procedurat e marrjes së vendimit nga

KPMK me theks të veçantë në procedurën para

shqyrtimit të ankesës, format e vendimarrjes dhe

afatet si dhe veprimet në kuadër të organit të

punësimit.

Në përmbajtje ky trajnim kishte edhe zbatimin e

vendimeve të KPMK-së nga organet e punesimit

dhe përmbarimi i vendimeve në procedurë

gjyqësore si dhe çështje tjera lidhur me punën dhe

sfidat me të cilat ballafaqohen KPMK, e që janë

me interes për kandidatët, në mënyrë që në të

ardhmen ata të mund t’i zbatojnë në praktikë, me

qëllim të përmirësimit të cilësisë së punës dhe for-

cimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Trajnimi ishte interaktiv duke përfshirë edhe

diskutimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 16 kandidatë për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë.

Trajnimi i kandidatëve të PTF në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në Kosovë

Aktivitetet nga Programi i Trajnimit Fillestar

14

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 27 shkurt 2015, IGJK në bashkëpunim me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm ka realizuar një

trajnim për kandidatët e gjeneratës së pestë të Pro-gramit të Trajnimit Fillestar.

Ky trajnim kishte për qëllim t’i njoftojë pjesëmarrësit me funksionin dhe rolin e ZAP-it, si

dhe bashkëpunimin dhe nivelin e transparencës së këtij institucioni me organet e drejtësisë.

Në fokus të këtij trajnimi ishin auditimet statutore dhe jostatutore, të dyja këto forma të auditimit të

cilat në mënyra të ndryshme, mbështesin lloga-ridhënien në procesin e shpenzimit të buxhetit; raportimet e auditimit dhe rekomandimet se si

duhet përmirësuar qeverisja e brendshme, menax-himi financiar dhe kontrollet; si dhe çështje të tje-ra lidhur me punën dhe sfidat me të cilat ballafa-

qohen auditorët e që janë me interes për kandi-datët të cilat do të ndikojnë në ngritjen e shkath-

tësive në zbatimin e kompetencave të tyre në të ardhmen.

Trajnimi u zhvillua në formë të bashkëbisedimit, ku kandidatët patën rastin të shtrojnë pyetje dhe

diskutojnë lidhur me çështjet me interes për punën e tyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 16 kandidatë për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë nga Pro-

grami i Trajnimit Fillestar.

Trajnimi i kandidatëve të PTF me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

15

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 5 dhe 6 shkurt 2015, IGJK mbështetur nga

UNDP ka realizuar një punëtori për hartimin e

Planit Strategjik të IGJK-së për periudhën 2015-

2017.

Me rastin e kësaj punëtorie nga grupi punues është

bërë rishikimi i strukturës së draft Planit Strategjik

2015-2017 me ç ‘rast janë përcaktuar prioritetet

strategjike të IGJK-së bazuar në zhvillimet e pla-

nifikuara në të gjitha programet që i zhvillon IGJK

si dhe janë përfshirë rekomandimet që kanë dalë

nga strategjitë shtetërore dhe strategjitë legjisla-

tive.

Për të përmbushur standardet më të larta në fushën

e trajnimit gjyqësor ky draft i Planit Strategjik për

periudhën 2015-2017 do të diskutohet edhe më

tutje me ekspert të kësaj fushe.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin stafi i IGJK-së.

Tryezë pune për hartimin e Planit Strategjik 2015-2017

Aktivitetet Tjera

16

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Më 11-13 shkurt 2015, IGJK në bashkëpunim me

projektin e financuar nga BE "Mbështetje e

Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Koso-

vës" ka realizuar trajnimin për trajnues me temë

Lidershipi dhe Planifikimi Strategjik.

Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i programeve

trajnuese që i përmbushin nevojat e gjyqësorit, për

ngritjen e njohurive dhe shkathtësive të

pjesëmarrëseve që lidhen me planifikimin dhe

udhëheqjen, familjarizimi i pjesëmarrësve me

metodologjinë për planifikimin strategjik, identif-

ikimin e sfidave në procesin e planifikimit si dhe

avancimi i stileve të prezantimeve.

Gjatë tri ditë trajnimi pjesëmarrësit mësuan për

kompetencat dhe strategjitë e lidershipit, parimet

kyçe të trajnimit, pritjet nga një menaxher i mirë si

nga aspekti social ashtu edhe nga ai organizativ,

planin e veprimit, rishikimin e përformancës së

trajnimit, vlerësimin e trajnimit, vendimmarrja

dhe hapat që duhet të ndërmirën për vendim të

drejtë.

Pjesëmarrësit kanë qenë të ndarë në grupe dhe pas

çdo pjese teorike kanë ushtruar edhe pjesën prak-

tike dhe aktivitetet tjera në grup.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokuror,

zyrtarë nga KGJK, si dhe administrator të

gjykatave.

Trajnim për Trajnues “Lidershipi dhe Planifikimi Strategjik”

17

SHKURT, NR.2

BULETINI JANAR, NR. 1

Me 18 - 20 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Koso-

vës në bashkëpunim me programin EROL të

USAID-it, organizuan punëtorinë për zhvillimin e

Programit të Trajnimit për Trajnues.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ri-dizajnimi i pro-

gramit të trajnimit për trajnues të IGJK-së në

kuadër të zhvillimit të metodologjisë trajnuese dhe

teknikat më të avancuara për trajnimin e tra-

jnuesve gjyqësor.

Në punëtori u diskutua për kompetencat e tra-

jnuesve që synohen të zhvillohen në kuadër të ob-

jektivave të IGJK-së për avancim të metodologjisë

trajnuese si dhe temat që do të përfshihen në

kuadër të këtij programi.

Ndër temat që u trajtuan në këtë punëtori ishin

edhe mësimi i të rriturve, diferenca dhe

udhëheqja, si të ligjërojmë - aplikimi teorisë ek-

sperimentale të të mësuarit në trajnimin e tra-

jnerëve si dhe institucionalizimi i ndryshimeve -

çfarë duhet të bëhet për të siguruar qëndrueshmëri.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin: Drejtori dhe

Koordinatori i IGJK-së, Udhëheqësi i PTV-së,

përfshirë dy Trajnues të IGJK-së dhe ekspertin

nga EROL-i.

Punëtori për hartimin e Programit të Trajnimit për Trajnues