universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk.,...

29
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 160-188 Vlerësime ekogjeografike për peshqit e ujërave të ëmbël të Shqipërisë Dhimitër Dhora Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologji-Kimisë PËRMBLEDHJE Jepet lista e 110 specieve të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, veçoritë ekogjeografike dhe statusi i kërcënimit të tyre. 88 specie janë vetëm të ujërave të ëmbël dhe prej tyre 61 janë specie vendase. 42 specie janë endemike lokale ose endemike të Ballkant Perëndimor. 15 specie endemike të Mesdheut janë të kërcënuara në kategoritë CR, EN, VU. Shqipëria duhet të vlerësohet si regjion i rëndësishëm për diversitetin e specieve të peshqve të ujërave të ëmbël dhe endemizmin e tyre. Këto vlera duhen konsideruar si prioritet i ruajtjes. Jepet një aneks me listat e specieve të peshqve të liqeneve dhe lumenjve kryesorë të Shqipërisë. Ecogeographical valuations on the Albanian freshwater fishes ABSTRACT List of 110 freshwater fish species of Albania, their ecogeographical characters and threatened status are given. 88 species are of freshwaters only, 61 of whiches are native. 42 species are locally endemics or West Balkanic endemics. 15 mediterraneus endemic species are threatened in the categories CR, EN, VU. Albania should be valuated as a important region for the freshwater fishes diversity and their endemism. These values should be considered as a conservation priority. Annex with the fish species lists of main Albanian rivers and lakes is given. 160

Transcript of universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk.,...

Page 1: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 160-188

Vlerësime ekogjeografike për peshqit e ujërave të ëmbël të Shqipërisë

Dhimitër Dhora

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologji-Kimisë

PËRMBLEDHJE

Jepet lista e 110 specieve të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, veçoritë ekogjeografike dhe statusi i kërcënimit të tyre. 88 specie janë vetëm të ujërave të ëmbël dhe prej tyre 61 janë specie vendase. 42 specie janë endemike lokale ose endemike të Ballkant Perëndimor. 15 specie endemike të Mesdheut janë të kërcënuara në kategoritë CR, EN, VU. Shqipëria duhet të vlerësohet si regjion i rëndësishëm për diversitetin e specieve të peshqve të ujërave të ëmbël dhe endemizmin e tyre. Këto vlera duhen konsideruar si prioritet i ruajtjes. Jepet një aneks me listat e specieve të peshqve të liqeneve dhe lumenjve kryesorë të Shqipërisë.

Ecogeographical valuations on the Albanian freshwater fishes

ABSTRACT

List of 110 freshwater fish species of Albania, their ecogeographical characters and threatened status are given. 88 species are of freshwaters only, 61 of whiches are native. 42 species are locally endemics or West Balkanic endemics. 15 mediterraneus endemic species are threatened in the categories CR, EN, VU. Albania should be valuated as a important region for the freshwater fishes diversity and their endemism. These values should be considered as a conservation priority. Annex with the fish species lists of main Albanian rivers and lakes is given.

160

Page 2: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Hyrje

Katalogu i peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, i botuar kohët e fundit nga DHORA et al (2008), jep mundësi për të bërë vlerësime ekogjeografike. Siç dihet listat e peshqve të ujërave të ëmbël të Ballkanit, e veçanërisht të Shqipërisë, janë të pastabilizuara, jo krejt të plota, me dilema të shumta taksonomike, për shkak të mungesës së studimeve të thelluara taksonomike-gjenetike. Në këto kushte, pas zbulimeve të reja, është e nevojshme që të rifreskohen listat dhe të bëhën rivlerësimet ekogjeografike. Pikërisht këto pikësynime patëm gjatë këtij studimi. Në artikull prezantohen lista e specieve të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, listat e specieve sipas liqeneve dhe lumenjve kyesorë, si dhe bëhën vlerësime ekogjeografike, në tërësi dhe veç e veç për liqenet dhe lumenjtë kryesorë. Studimi paraqet interes për faktin se të gjithë ujërat e Shqipërisë rrjedhin drejt perëndimit i përkasin kryesisht Pellgut të Adriatikut dhe fare pak Jonit (me perjashtim të një degëze krejtësisht të vogël në Vermosh, e cila i takon Danubit), krejt ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që kanë lidhje hidrologjike edhe me pellgjet e Detit të Zi dhe Detit Egje. Pjesa shqiptare e Pellgut të Adriatikut shquhet në kontinent përsa i përket burimeve ujore. Kjo pjesë përfshin një rrjet të pasur lumor, ku diferencohen qartë pjesët burimore, rrëketë, pjesët malore dhe fushore të lumenjve, si dhe tre liqene të mëdhenj me pellgjet e veta ujëmbledhëse. Një “xhep gjigant”, i futur thellë në kontinent, përfshin të gjithë pellgjet ujëmbledhëse të liqeneve dhe luginat e lumenjve. Ky është një kompleks unikal, i krijuar prej zhvillimeve të fuqishme gjeologjike: orogjenezës alpine, fazave riverine dhe lakustrine të zhvillimit, si dhe stabilizimit relativ të vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë. Kjo pjesë e Pellgut të Adriatikut afron diversitet të lartë habitatesh për peshqit e ujërave të ëmbël. Lumenjtë dhe liqenet e Shqipërisë janë mjaft afër njeri-tjetrit dhe ndoshta kanë lidhje nën ose mbitokësore. Prurjet e mëdha sezonale gjithnjë kanë përmbytur sipërfaqet e Ultësirës Bregdetare. Dukuritë e mësipërme kanë krijuar mundësi për komunikimin reciprok të ihtiofaunave të lumenjve dhe liqeneve. Ndoshta më të izoluar kanë qenë rrjedhjet e sipërme të lumenjve, liqeni i Ohrit dhe i Prespës, çka ka favorizuar endemizmin dhe ruajtjen e specieve.

161

Page 3: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Materiali dhe metodat

Katalogu i peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, botuar nga DHORA et al. (2008) është azhurnuar me të rejat e fundit, e veçanërisht me botimet e KOTTELAT & FREYHOF 2007 dhe ECONOMOU et al. (2007), si dhe pasuruar me fakte të reja të grumbulluara kohët e fundit. Ndaj specieve të dyshimta të katalogut është mbajtur një qëndrim i prerë, duke i eleminuar nga lista. Mbi bazën e të dhënave të mësipërme janë hartuar listat e specieve për liqenet dhe lumenjtë kryesorë të Shqipërisë. Të gjitha listat përmbajnë speciet e peshqve të krejt liqeneve dhe lumenjve, duke përfshirë edhe pjesët përtej kufinjve, në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Mbi bazën e këtyre listave janë bërë vlerësime ekogjeografike.Janë përjashtuar në këto vlerësime speciet e papërshkruara, që janë paraqitur në gjini. Speciet endemike mesdhetare, lokale, ballkanike perëndimore të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë dhe statusi i kërcënimit të tyre, bazuar tek 2001 IUCN Red List Categories and Criteria version 3.1 (INTERNET), janë vlerësuar duke u bazuar tek SMITH & DARWALL (2006), KOTTELAT & FREYHOF 2007, DHORA et al. (2008), si dhe punime të tjera. Lista e specieve paraqitet me emërtime aktuale.

Rezultatet dhe diskutimi

TABELA PËRMBLEDHËSE E TË DHËNAVE Shkurtimet: B Bistrica BP Ballkani Perëndimor D Lumi Drini Det Detare E Endemike Intr Introduktuar K Kalasa M Mati O Liqeni i Ohrit P Liqeni i Prespës R Liqeni i Rëzës

162

Page 4: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

S Sistemi i Drinit SH Liqeni i Shkodrës SHQ Shqipëri V Lumi Vjosa ___________________________________________________________ Statusi Speciet Det, intr, i kërcënimit

E lokale-BP i sp. E ____________________________________________________________________

AGNATHA

PETROMYZONTIFORMES

Petromyzontidae Eudontomyzon stankokaramani KARAMAN 1974 ES DD Lethenteron zanandreai (VLADYKOV 1955) Lampetra sp. (Aoos) Petromyzon marinus LINNAEUS 1758 Det

OSTEICHTHYES

ACIPENSERIFORMES

Acipenseridae Acipenser baerii BRANDT 1869 Intr Acipenser gueldenstadtii BRANDT & RATZEBURG 1833 Intr Acipenser naccarii BONAPARTE 1836 Det CR Acipenser sturio LINNAEUS 1758 Det Huso huso LINNAEUS 1758 Det ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Det ATHERINIFORMES

Atherinidae

Atherina boyeri RISSO 1810 Det CHARACIFORMES

163

Page 5: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Characidae Pygocentrus nattereri KNER 1858 Intr CLUPEIFORMES

Clupeidae Alosa agone (SCOPOLI 1786) Det DD (Ndoshta dy specie: Alosa fallax LACEPEDE 1803 migruese, si dhe Alosa sp., vetëm e Liqenit të Shkodrës) CYPRINIFORMES

Balitoridae Barbatula zetensis SORIC 2000 ESH DD Barbatula sturanyi STEINDACHNER 1892 EO-D DD Oxynoemacheilus pindus ECONOMIDIS 2005 ESHQ-jug VU

Cobitidae Cobitis meridionalis KARAMAN 1924 EP-jug VU Cobitis ohridana KARAMAN 1928) ESHQ LC

Cyprinidae Alburnoides bipunctatus (BLOCH 1782) Alburnoides ohridanus KARAMAN 1928 EO VU Alburnoides prespensis KARAMAN 1924 EP VU Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1758 ES LC Alburnus belvica (KARAMAN 1924) EP VU Luciobarbus albanicus (STEINDACHNER 1870) EV-jug LC Barbus rebeli KOLLER 1926 ESHQ LC Barbus prespensis KARAMAN 1924 EP VU Carassius auratus (LINNAEUS 1758) Intr Carassius carassius (LINNAEUS 1758) Intr Carassius gibelio (BLOCH 1782) Intr Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Chondrostoma prespense KARAMAN 1924 EP VU Chondrostoma scodrense ELVIRA 1987 ESH EX Chondrostoma vardarense KARAMAN 1928 EV-juglindje NT Ctenopharyngodon idella (VALENCIENNES 1844) Intr Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Gobio skadarensis KARAMAN 1936 ESHQ DD Gobio ohridanus KARAMAN 1924 EO LC

164

Page 6: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Hypophthalmichthys molitrix (VALENCIENNES 1844) Intr Hypophthalmichthys nobilis (RICHARSON 1845) Intr Megalobrama terminalis (RICHARDSON 1846) Intr Mylopharyngodon piceus (RICHARDSON 1845) Intr Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) ESHQ LC Parabramis pekinensis (BASILEWSKY 1855) Intr Pelasgus minutus (KARAMAN 1924) ES DD Pelasgus prespensis (KARAMAN 1924) EP EN Pelasgus thesproticus (STEPHANIDIS 1939) ER-jug NT Phoxinellus ghetaldii (STEINDACHNER 1882) EBP VU Phoxinus lumaireul (LINNAEUS 1758) LC Phoxinus phoxinus (LINNAEUS 1758). Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Intr Rhodeus amarus (BLOCH 1782) Rutilus karamani FOWLER 1977 ES LC Rutilus ohridanus (KARAMAN 1924) ES LC Rutilus prespensis (KARAMAN 1924) EP VU Rutilus rutilus LINNAEUS 1758 Scardinius erythrophthalmus (LINNAEUS 1758) Scardinius knezevici BIANCO & KOTTELAT 2005 ES DD Squalius cephalus (LINNAEUS 1758) Squalius sp. (Aoos) Squalius prespensis (FOWLER 1977) EP LC Telestes montenigrinus (VUKOVIĆ 1963) ESH LC Telestes pleurobipunctatus (STEPHANIDIS 1939) EV-jug LC Tinca tinca (LINNAEUS 1758) Intr CYPRINODONTIFORMES

Cyprinodontidae Aphanius fasciatus (VALENCIENNES 1821) Det Aphanius dispar (RÜPPELL 1828) Det

Poecilidae Gambusia holbrooki GIRARD 1859 Intr Poecilia reticulata PETERS 1859 Det Poecilia sp (Aoos)

Valenciidae Valencia letourneuxi (SAUVAGE 1880) EK-B-jug CR ESOCIFORMES

165

Page 7: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Esocidae Esox lucius LINNAEUS 1758 GASTEROSTEIFORMES

Gasterosteidae Gasterosteus gymnurus CUVIER 1929) PERCIFORMES

Blennidae Salaria fluviatilis (ASSO 1801) LC Salaria pavo (RISSO 1810) Det

Centrarchidae Lepomis gibbosus (LINNAEUS 1758) Intr Micropterus salmoides LACEPEDE 1802 Intr

Cichlidae Oreochromis niloticus (LINNAEUS 1758) Intr

Gobiidae Gobius paganellus LINNAEUS 1758 Det Knipowitschia panizzae (VERGA 1841) LC Pomatoschistus montenegrensis MILLER & SANDA 2008 ESH LC

Moronidae Dicentrarchus labrax (LINNAEUS 1758) Det Dicentrarchus punctatus (BLOCH 1792) Det

Mugilidae Chelon labrosus (RISSO 1827) Det Liza aurata (RISSO 1810) Det Liza ramado (RISSO 1810) Det Liza saliens (RISSO 1810) Det Mugil cephalus LINNAEUS 1758 Det

Percidae Perca fluviatilis LINNAEUS 1758 Intr Sander lucioperca (LINNAEUS 1758) Intr

166

Page 8: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

PLEURONECTIFORMES

Bathoidae Citharus linguatula (LINNAEUS 1758) Det

Pleuronectidae Platichthys flesus (LINNAEUS 1758) Det SALMONIFORMES

Salmonidae Coregonus sp. (Ulzë) (Ndoshta lavaretus LINNAEUS 1758) Intr Onchorynchus mykiss (WALBAURN, 1792) Intr Salmo aphelios KOTTELAT 1997 EO DD Salmo balcanicus (KARAMAN 1927) EO DD Salmo dentex (HECKEL 1851) EBP DD Salmo farioides KARAMAN 1938 EBP NT Salmo letnica (KARAMAN 1924) EO-(P) DD Salmo lumi POLJAKOV, FILIPI & BASHO 1958 EO DD Salmo marmoratus CUVIER 1829 EBP LC Salmo obtusirostris (HECKEL 1851) ESH-veri EN Salmo montenigrinus KARAMAN 1933 ESH-veri DD Salmo ohridanus STEINDACHNER 1892 EO VU Salmo peristericus KARAMAN 1938 EP EN Salmo trutta LINNAEUS, 1758 Salvelinus fontinalis (MITCHILL 1814) Intr Thymalus thymallus (LINNAEUS 1758) Intr SILURIFORMES

Ictaluridae Ameiurus melas (RAFINESQUE 1820) Intr Ameiurus nebulosus (LESUEUR 1819) Intr

Siluridae Silurus glanis LINNAEUS 1758) Intr SYNGNATHIFORMES

Syngnathidae Syngnathus abaster RISSO 1827 Det

167

Page 9: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

ASPEKTI TAKSONOMIK Lista e mësipërme e specieve të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë paraqet disa ndryshime me katalogun e DHORA et al. (2008): Janë hequr speciet e dyshimta për Shqipërinë: Lampetra fluviatilis, Lampetra planeri, Acipenser stellatus, Misgurnus fossilis, Sabanejewia balcanica, Alburnus chalcoides, Aspius aspius, Barbus barbus, Barbus graecus, Blicca bjoerkna, Delminichthys adspersus, Leucaspius delineatus, Leuciscus leuciscus, Leuciscus swallize, Leuciscus turskyi, Leuciscus ukliva, Pelasgus epiroticus, Pelasgus stymphalicus, Rutilus rubilio, Squalius illyricus, Aphanius iberus Janë shtuar speciet e mëposhtme: Lampetra sp. (Aoos), Acipenser baerii, Acipenser gueldenstadtii, Phoxinus lumaireul, Squalius sp. (Aoos), Poecilia sp (Aoos), Esox lucius, Micropterus salmoides. Janë bërë rivlerësime taksonomike bazuar në informacionin e ri: Barbatula barbatula është zëvëndësuar me Barbatula zetensis dhe Barbatula sturanyi, që në katalog janë në nivelin e subspecies. Cobitis taenia ështe zëvëndësuar me Cobitis ohridana, që në katalog është në nivelin e subspecies. Alburnoides ohridanus dhe Alburnoides prespensis janë ngritur në nivelin e species, ndërsa në katalog ishin subspecie të Alburnoides bipunctatus. Alburnus scoranza, në katalog si sinonim i Alburnus alburnus, në listë paraqitet si specie e veçantë dhe e zëvëndëson atë. Barbus rebeli, deri tani e njohur si subspecie e Barbus peloponnesius, konsiderohet si specie e veçantë dhe e zëvëndëson atë. Gobio skadarensis, në katalog si infrasubspecie e Gobio gobio, tani paraqitet si specie e veçantë dhe e zevëndëson atë. Gambusia holbrooki, në katalog si subspecie e Gambusia affinis, këtu trajtohet si specie e veçantë dhe e zevëndëson atë. Gasterosteus gymnurus, e njohur si subspecie e Gasterosteus aculeatus, trajtohet si specie që gjindet në Shqipëri dhe e zevëndëson atë. Pomatoschistus montenegrensis MILLER & SANDA 2008 ka zevëndësuar Proterorhinus marmoratus (PALLAS 1814), bazuar tek MILLER & SANDA (2008). Salmo montenigrinus, në katalog si sinonim i Salmo obtusirostris, del si specie e veçantë. PASURIA E SPECIEVE Lista e peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë përmban 110 specie. Duke iu referuar numrit prej 525 specieve që ka Europa (KOTTELAT &

168

Page 10: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

FREYHOF 2007), del se në Shqipëri janë 21% e tyre. Duke e krahasuar me numrin prej 161 të specieve që ka Greqia (ECONOMOU et al., 2007), 151 që ka Kroacia (SINP. 2005), 91 që ka Serbia (LENHARDT et al., 2006) del se numri i specieve të Shqipërisë mund të konsiderohet i madh. Duke llogaritur numrin e specieve në përpjestim me sipërfaqen, rezulton se Shqipëria ka afër 1,5 herë më shumë specie se Kroacia, 3,2 herë më shumë se Greqia, 3,8 herë më shumë se Serbia dhe mbi 166 herë më shumë se Europa. Dy familjet më të rëndësishme për nga numri i specieve janë Cyprinidae me 45 specie, ose 40,9% dhe Salmonidae me 16 specie, ose 14,5%. Numri i specieve për katër liqenet dhe disa lumenj më të rëndësishëm është si më poshtë(shih aneksin me listat e specieve):

Liqeni i Shkodrës 55 Liqeni i Ohrit 30 Liqeni i Prespës së Madhe 32 Liqeni i Prespës së Vogël 18 Lumi Drini 62 Lumi Mati 38 Lumi Shkumbini 34 Lumi Vjosa 43

SPECIE TË UJËRAVE TË ËMBËL DHE TË ËMBËL - DETARE Në Shqipëri peshq vetëm të ujërave të ëmbla janë 88 specie, ose 80% të totalit të specieve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, ndërsa peshq të ujërave të ëmbël-detare janë 22 specie, ose 20% të totalit. SPECIE VENDASE DHE TË INTRODUKTUARA Nga 88 specie vetëm të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, 61 specie janë vendase, ose 69,3%, ndërsa 27 specie janë të introduktuara, ose 30,7%, çka kjo e fundit përbën një shifër të lartë. SPECIE ENDEMIKE Shqipëria ka gjithsej 48 specie të peshqve të ujërave të ëmbël që janë endemike të Mesdheut, ose 43,6% të totalit të specieve të Shqipërisë. Prej tyre 42 specie, ose 87,5% e totalit të specieve endemike të Mesdheut që gjenden në Shqipëri, janë endemike lokale ose ballkanike perëndimore. Shqipëria ka 4 specie endemike të Ballkanit Perëndimor, 2 specie endemike lokale me luhatje veriore, 7 specie endemike lokale me luhatje jugore, 4 specie endemike të Shqipërisë, 6 specie endemike të sistemit të Lumit Drini

169

Page 11: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

dhe liqeneve që lidhen me të, 4 specie endemike të Liqenit të Shkodrës, 6 të Liqenit të Ohrit dhe 8 të Liqenit të Prespës. Tre liqenet e mëdhenj, së bashku me Lumin Drini, kanë 28 specie endemike. Kjo ndoshta është ndër sipërfaqet më të pasura në Europë me specie endemike. Për krahasim po tregojmë prej materialeve të referuara se, Greqia ka 47 specie endemike të Greqisë (ECONOMOU et al., 2007), ndërsa Kroacia 18 specie endemike të Kroacisë (SINP. 2005). STATUSI I KËRCËNIMIT TË SPECIEVE ENDEMIKE MESDHETARE

Statusi i kërcënimit Numri i specieve

EX 1 CR 2 EN 3 VU 10 NT 3 LC 16 DD 13

Duke iu referuar SMITH & DARWALL (2006), të cilët përfshijnë vetëm kategoritë CR, EN, VU në vlerësimin e shkallës së kërcënimit, del se në ujërat e ëmbël të Shqipërisë gjinden 15 specie endemike të Mesdheut që janë të kercënuara, ose 32,6% të specieve endemike mesdhetare që gjenden në Shqipëri, prej të cilave afër 66,6 % janë të kategorisë VU.

Përfundime

Shqipëria mund të konsiderohet vend me diversitet të lartë të specieve të peshqve të ujërave të ëmbël dhe në raport me sipërfaqen ndoshta ndër vendet me diversitet më të lartë në Ballkan dhe Europë. Veçanërisht numër të madh speciesh kanë Liqeni i Shkodrës, Lumi Drini dhe Lumi Vjosa. Shqipëria duhet vlerësuar si sipërfaqe e rëndësishme për endemizmin e peshqve të ujërave të ëmbël. Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës së Madhe, Sistemi i Lumit Drini (me dy degët: Drini i Bardhë dhe Drini i Zi) së bashku me liqenet (L. Shkodrës dhe L. Ohrit) ku lidhet, si dhe sipërfaqja ujore ku gjenden speciet endemike shqiptare me luhatje sidomos jugore (Liqeni i Prespës së Madhe, lumenjtë Vjosa, Kalasa dhe Bistrica), duhen përfshirë në grupin e site-ve regjionalisht të rëndësishme për endemizmin.

170

Page 12: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Shumë specie paraqesin një situatë të kërcënuar. Kjo dukuri ka rëndësi të veçantë pasi 1/3 e specieve endemike mesdhetare janë të kërcënuara dhe se afër 1/3 janë me statusin DD. Numri i madh i specieve që ka Shqipëria, endemizmi, si dhe situata e kërcënuar e tyre, bën që këtë sipërfaqe ta konsiderojmë një hot spot të Pellgut të Adriatikut, Mesdheut dhe krejt Europës. Krahas studimeve taksonomike-gjenetike për njohjen më të plotë të specieve, në të ardhmen kërkohet që të studiohen më thellë, për çdo liqen dhe lum, vlerat e endemizmit dhe statusi i kërcënimit. Peshqit e ujërave të ëmbël të Shqipërisë duhen konsideruar në tërësi si prioritet i ruajtjes dhe se është imediate hartimi dhe zbatimi i planeve të menaxhimit të baseneve.

171

Page 13: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

ANEKS

Listat e peshqve të liqeneve dhe lumenjve të Shqipërisë

Liqeni i Shkodrës

AGNATHA

PETROMYZONTIFORMES

Petromyzontidae

Eudontomyzon stankokaramani KARAMAN 1974 Kavalli i Drinit Lethenteron zanandreai (VLADYKOV 1955) Kavalli i Moraçës Petromyzon marinus LINNAEUS 1758 Kavalli i detit

OSTEICHTHYES

ACIPENSERIFORMES

Acipenseridae

Acipenser naccarii BONAPARTE 1836 Blini i Drinit Acipenser sturio LINNAEUS 1758 Blini ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala CLUPEIFORMES

Clupeidae

Alosa agone (SCOPOLI 1786) Kubla. (Ndoshta dy specie: Alosa fallax LACEPEDE 1803 migruese, si dhe Alosa sp., vetëm e Liqenit të Shkodrës) CYPRINIFORMES

Balitoridae

Barbatula zetensis SORIC 2000 Tufëza e Zetës

Cobitidae

Cobitis ohridana KARAMAN 1928 Mrena e egër e Ohrit

172

Page 14: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Cyprinidae

Alburnoides ohridanus KARAMAN 1928 Barkgjëra e Ohrit Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1858 Gjuca Barbus rebeli KOLLER 1926 Mrena e Fanit Carassius gibelio (BLOCH 1782) Karasi prusian Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Njila Chondrostoma scodrense ELVIRA 1987 Njila e Shkodrës Ctenopharyngodon idella (VALENCIENNES 1844) Amuri i bardhë Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Krapi Gobio skadarensis KARAMAN 1936 Mrena njëmustakore e Shkodrës Hypophthalmichthys molitrix (VALENCIENNES 1844) Ballëgjeri i bardhë Hypophthalmichthys nobilis (RICHARSON 1845) Ballëgjeri laraman Megalobrama terminalis (RICHARDSON 1846) Pëllëmbëza e zezë Mylopharyngodon piceus (RICHARDSON 1845) Amuri i zi Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) Skorta e zezë Parabramis pekinensis (BASILEWSKY 1855) Pëllëmbëza e bardhë Pelasgus minutus (KARAMAN 1924) Grunci i vogël Phoxinus lumaireul (LINNAEUS 1758) Cigani italian Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Rhodeus amarus (BLOCH 1782) Idhtaku Ruilus karamani FOWLER 1977 Skorta e Drinit Rutilus ohridanus (KARAMAN 1924) Skorta e Ohrit Scardinius knezevici BIANCO & KOTTELAT 2005 Lloska e Shkodrës Squalius cephalus (LINNAEUS 1758) Mëlyshi Telestes montenigrinus (VUKOVIĆ 1963) Mëlyshi malazez Tinca tinca (LINNAEUS 1758) Lina CYPRINODONTIFORMES

Poecilidae

Gambusia holbrooki GIRARD 1859 Barkuleci GASTEROSTEIFORMES

Gasterosteidae

Gasterosteus gymnurus CUVIER 1929) Gjëmbaçi PERCIFORMES

Blennidae

Salaria fluviatilis (ASSO 1801) Barburiqi i lumit

Gobiidae

Knipowitschia panizzae (VERGA 1841) Burdullaku i vogël Pomatoschistus montenegrensis MILLER & SANDA 2008 Burdullaku i Shkodrës

173

Page 15: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Moronidae

Dicentrarchus labrax (LINNAEUS 1758) Levreku

Mugilidae

Liza ramado (RISSO 1810) Qefulli i vjeshtës Mugil cephalus LINNAEUS 1758 Qefulli i verës

Percidae

Perca fluviatilis LINNAEUS 1758 Sharmaku Sander lucioperca (LINNAEUS 1758) Sharmaku heshtor PLEURONECTIFORMES

Bathoidae

Citharus linguatula (LINNAEUS 1758) Paroshja

Pleuronectidae

Platichthys flesus (LINNAEUS 1758) Shojza SALMONIFORMES

Salmonidae

Onchorynchus mykiss (WALBAURN, 1792) Trofta e ylbertë Salmo dentex (HECKEL 1851) Trofta e gjucës Salmo farioides KARAMAN 1938 Trofta e Drinit Salmo marmoratus CUVIER 1829 Trofta e mermertë Salmo obtusirostris (HECKEL 1851) Trofta buzëbutë Salmo montenigrinus KARAMAN 1933 Trofta malazeze Salvelinus fontinalis (MITCHILL 1814) Trofta e artë Thymalus thymallus (LINNAEUS 1758) Freskori SILURIFORMES

Ictaluridae

Ameiurus nebulosus (LESUEUR 1819) Peshkmacja kafe

Liqeni i Ohrit

AGNATHA

PETROMYZONTIFORMES

Petromyzontidae

Eudontomyzon stankokaramani KARAMAN 1974 Kavalli i Drinit

174

Page 16: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

OSTEICHTHYES

ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala CLUPEIFORMES

Clupeidae

Alosa agone (SCOPOLI 1786) Kubla. (Ndoshta Alosa fallax LACEPEDE 1803) CYPRINIFORMES

Balitoridae

Barbatula sturanyi STEINDACHNER 1892 Tufëza e Ohrit Cobitis ohridana KARAMAN 1928 Mrena e egër e Ohrit

Cyprinidae

Alburnoides ohridanus KARAMAN 1928 Barkgjëra e Ohrit Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1858 Gjuca Barbus rebeli KOLLER 1926 Mrena e Fanit Carassius auratus (LINNAEUS 1759) Karasi i artë Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Njila Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Krapi Gobio ohridanus KARAMAN 1924 Mrena e Ohrit Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) Skorta e zezë Pelasgus minutus (KARAMAN 1924) Grunci i Ohrit Phoxinus phoxinus (LINNAEUS 1758) Cigani Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Rhodeus amarus (BLOCH 1782) Idhtaku Rutilus karamani FOWLER 1977 Skorta e Drinit Rutilus ohridanus (KARAMAN 1924) Skorta e Ohrit Scardinius erythrophthalmus (LINNAEUS 1758) Lloska pendëkuqe Scardinius knezevici BIANCO & KOTTELAT 2005 Lloska e Shkodrës Squalius cephalus (LINNAEUS 1758) Mëlyshi CYPRINODONTIFORMES

Poecilidae

Gambusia holbrooki GIRARD 1859 Barkuleci PERCIFORMES

175

Page 17: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Centrarchidae

Lepomis gibbosus (LINNAEUS 1758) Peshku diell

SALMONIFORMES

Salmonidae

Onchorynchus mykiss (WALBAURN, 1792) Trofta e ylbertë Salmo aphelios KOTTELAT 1997 Korani i verës Salmo balcanicus (KARAMAN 1927) Korani ballkanik Salmo letnica (KARAMAN 1924) Korani Salmo lumi POLJAKOV, FILIPI & BASHO 1958 Korani i lumit Salmo ohridanus STEINDACHNER 1892 Belushka

Liqeni i Prespës së Madhe

OSTEICHTHYES

ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala CHARACIFORMES

Characidae

Pygocentrus nattereri KNER 1858 Pirana e kuqe CYPRINIFORMES

Cobitidae

Cobitis meridionalis KARAMAN 1924 Mrena e egër e Prespës Cobitis ohridana KARAMAN 1928 Mrena e egër e Ohrit

Cyprinidae

Alburnoides prespensis KARAMAN 1924). Barkgjera e Prespës Alburnus belvica (KARAMAN 1924) Gjuca e Prespës Barbus prespensis KARAMAN 1924 Mrena e Prespës Carassius carassius (LINNAEUS 1758) Karasi Carassius auratus (LINNAEUS 1758) Karasi i artë Carassius gibelio (BLOCH 1782) Karasi prusian Chondrostoma prespense KARAMAN 1924 Njila e Prespës Chondrostoma vardarense KARAMAN 1928 Njila e Vardarit Ctenopharyngodon idella (VALENCIENNES 1844) Amuri i bardhë

176

Page 18: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Krapi Hypophthalmichthys molitrix (VALENCIENNES 1844) Ballëgjeri i bardhë Hypophthalmichthys nobilis (RICHARSON 1845) Ballëgjeri laraman Megalobrama terminalis (RICHARDSON 1846) Pëllëmbëza e zezë Parabramis pekinensis (BASILEWSKY 1855) Pëllëmbëza e bardhë Pelasgus prespensis (KARAMAN 1924) Grunci i Prespës Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Rhodeus amarus (BLOCH 1782) Idhtaku Rutilus prespensis (KARAMAN 1924) Skorta e Prespës Squalius cephalus (LINNAEUS 1758) Mëlyshi Squalius prespensis (FOWLER 1977) Mëlyshi i Prespës Tinca tinca (LINNAEUS 1758) Lina CYPRINODONTIFORMES

Poecilidae

Gambusia holbrooki GIRARD 1859 Barkuleci ESOCIFORMES

Esocidae

Esox lucius LINNAEUS 1758 Peshku heshtë PERCIFORMES

Centrarchidae

Lepomis gibbosus (LINNAEUS 1758) Peshku diell SALMONIFORMES

Salmonidae

Onchorynchus mykiss (WALBAURN, 1792) Trofta e ylbertë Salmo peristericus KARAMAN 1938 Trofta greke Salmo letnica (KARAMAN 1924) Korani SILURIFORMES

Siluridae

Silurus glanis LINNAEUS 1758) Siluri

Liqeni i Prespës së Vogël

OSTEICHTHYES

ANGUILLIFORMES

177

Page 19: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala CYPRINIFORMES

Cobitidae

Cobitis meridionalis KARAMAN 1924 Mrena e egër e Prespës

Cyprinidae

Alburnoides prespensis KARAMAN 1924). Barkgjera e Prespës Alburnus belvica (KARAMAN 1924) Gjuca e Prespës Barbus prespensis KARAMAN 1924 Mrena e Prespës Carassius gibelio (BLOCH 1782) Karasi prusian Chondrostoma prespense KARAMAN 1924 Njila e Prespës Ctenopharyngodon idella (VALENCIENNES 1844) Amuri i bardhë Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Krapi Hypophthalmichthys molitrix (VALENCIENNES 1844) Ballëgjeri i bardhë Parabramis pekinensis (BASILEWSKY 1855) Pëllëmbëza e bardhë Pelasgus prespensis (KARAMAN 1924) Grunci i Prespës Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Rutilus prespensis (KARAMAN 1924) Skorta e Prespës Squalius cephalus (LINNAEUS 1758) Mëlyshi Tinca tinca (LINNAEUS 1758) Lina CYPRINODONTIFORMES

Poecilidae

Gambusia holbrooki GIRARD 1859 Barkuleci PERCIFORMES

Centrarchidae

Lepomis gibbosus (LINNAEUS 1758) Peshku diell

Lumi Drini

AGNATHA

PETROMYZONTIFORMES

Petromyzontidae

Eudontomyzon stankokaramani KARAMAN 1974 Kavalli i Drinit Petromyzon marinus LINNAEUS 1758 Kavalli i detit

178

Page 20: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

OSTEICHTHYES

ACIPENSERIFORMES

Acipenseridae

Acipenser naccarii BONAPARTE 1836 Blini i Drinit Acipenser sturio LINNAEUS 1758 Blini Huso huso LINNAEUS 1758 Blini turishkurtër ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala ATHERINIFORMES

Atherinidae

Atherina boyeri RISSO 1810 Aterina symadhe CLUPEIFORMES

Clupeidae

Alosa agone (SCOPOLI 1786) Kubla. (Ndoshta Alosa fallax LACEPEDE 1803) CYPRINIFORMES

Balitoridae

Barbatula sturanyi STEINDACHNER 1892 Tufëza e Ohrit

Cobitidae

Cobitis meridionalis KARAMAN 1924 Mrena e egër e Prespës Cobitis ohridana KARAMAN 1928 Mrena e egër e Ohrit

Cyprinidae

Alburnoides ohridanus KARAMAN 1928 Barkgjëra e Ohrit Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1858 Gjuca Alburnus belvica (KARAMAN 1924) Gjuca e Prespës Barbus rebeli KOLLER 1926 Mrena e Fanit Barbus prespensis KARAMAN 1924 Mrena e Prespës Carassius gibelio (BLOCH 1782) Karasi prusian Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Njila Chondrostoma prespense KARAMAN 1924 Njila e Prespës Ctenopharyngodon idella (VALENCIENNES 1844) Amuri i bardhë Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Krapi Gobio skadarensis KARAMAN 1936 Mrena njëmustakore e Shkodrës Gobio ohridanus KARAMAN 1924 Mrena e Ohrit Hypophthalmichthys molitrix (VALENCIENNES 1844) Ballëgjeri i bardhë

179

Page 21: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Hypophthalmichthys nobilis (RICHARSON 1845) Ballëgjeri laraman Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) Skorta e zezë Pelasgus minutus (KARAMAN 1924) Grunci i i Ohrit Pelasgus prespensis (KARAMAN 1924) Grunci i Prespës Phoxinus lumaireul (LINNAEUS 1758) Cigani italian Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Rhodeus amarus (BLOCH 1782) Idhtaku Rutilus karamani FOWLER 1977 Skorta e Drinit Rutilus ohridanus (KARAMAN 1924) Skorta e Ohrit Rutilus prespensis (KARAMAN 1924) Skorta e Prespës Rutilus rutilus LINNAEUS 1758 Skorta e rëndomtë Scardinius erythrophthalmus (LINNAEUS 1758) Lloska pendëkuqe Scardinius knezevici BIANCO & KOTTELAT 2005 Lloska e Shkodrës Squalius cephalus (LINNAEUS 1758) Mëlyshi CYPRINODONTIFORMES

Cyprinodontidae

Aphanius fasciatus (VALENCIENNES 1821) Çeliku me rripa Aphanius dispar (RÜPPELL 1828) Çeliku laraman

Poecilidae

Gambusia holbrooki GIRARD 1859 Barkuleci Poecilia reticulata PETERS 1859 Larëza këlyshlindëse PERCIFORMES

Blennidae

Salaria fluviatilis (ASSO 1801) Barburiqi i lumit Salaria pavo (RISSO 1810) barburiqi pallua

Gobiidae

Gobius paganellus LINNAEUS 1758 Burdullaku i shkëmbit

Moronidae

Dicentrarchus labrax (LINNAEUS 1758) Levreku Dicentrarchus punctatus (BLOCH 1792) Levreku pikalosh

Mugilidae

Chelon labrosus (RISSO 1827) Qefulli i dimrit Liza aurata (RISSO 1810) Veshfloriri Liza ramado (RISSO 1810) Qefulli i vjeshtës Liza saliens (RISSO 1810) Gasturi, veshverdhi Mugil cephalus LINNAEUS 1758 Qefulli i verës

180

Page 22: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Percidae

Perca fluviatilis LINNAEUS 1758 Sharroku, sharmaku Sander lucioperca (LINNAEUS 1758) Sharmaku heshtor PLEURONECTIFORMES

Pleuronectidae

Platichthys flesus (LINNAEUS 1758) Shojza SALMONIFORMES

Salmonidae

Onchorynchus mykiss (WALBAURN, 1792) Trofta e ylbertë Salmo farioides KARAMAN 1938 Trofta e Drinit Salmo marmoratus CUVIER 1829 Trofta e mermertë Salmo dentex (HECKEL 1851) Trofta e gjucës Salmo balcanicus (KARAMAN 1927) Korani ballkanik SCORPAENIFORMES

Cottidae

Cottus gobio (LINNAEUS 1758) Guvori kokëdem SYNGNATHIFORMES

Syngnathidae

Syngnathus abaster RISSO 1827 Gjilpërëza shiritazezë

Lumi Mati

AGNATHA

PETROMYZONTIFORMES

Petromyzontidae

Petromyzon marinus LINNAEUS 1758 Kavalli i detit

OSTEICHTHYES

ACIPENSERIFORMES

Acipenseridae

Acipenser naccarii BONAPARTE 1836 Blini i Drinit Acipenser sturio LINNAEUS 1758 Blini

181

Page 23: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Huso huso LINNAEUS 1758 Blini turishkurtër ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala ATHERINIFORMES

Atherinidae

Atherina boyeri RISSO 1810 Aterina symadhe CLUPEIFORMES

Clupeidae

Alosa agone (SCOPOLI 1786) Kubla. (Ndoshta Alosa fallax LACEPEDE 1803) CYPRINIFORMES

Balitoridae

Oxynoemacheilus pindus (ECONOMIDIS 2005) Tufëza e Pindit

Cobitidae

Cobitis ohridana KARAMAN 1928 Mrena e egër e Ohrit

Cyprinidae

Alburnoides bipunctatus (BLOCH 1782) Barkgjera Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1858 Gjuca Barbus rebeli KOLLER 1926 Mrena e Fanit Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Njila Gobio skadarensis KARAMAN 1936 Mrena njëmustakore e Shkodrës Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) Skorta e zezë Phoxinus phoxinus (LINNAEUS 1758) Cigani Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Squalius sp. (Aoos) Mëlyshi i Aoos-it CYPRINODONTIFORMES

Cyprinodontidae

Aphanius fasciatus (VALENCIENNES 1821) Çeliku me rripa Aphanius dispar (RÜPPELL 1828) Çeliku laraman

Poecilidae

Poecilia reticulata PETERS 1859 Larëza këlyshlindëse PERCIFORMES

182

Page 24: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Blennidae

Salaria fluviatilis (ASSO 1801) Barburiqi i lumit Salaria pavo (RISSO 1810) Barburiqi pallua

Gobiidae

Gobius paganellus LINNAEUS 1758 Burdullaku i shkëmbit

Moronidae

Dicentrarchus labrax (LINNAEUS 1758) Levreku Dicentrarchus punctatus (BLOCH 1792) Levreku pikalosh

Mugilidae

Chelon labrosus (RISSO 1827) Qefulli i dimrit Liza aurata (RISSO 1810) Veshfloriri Liza ramado (RISSO 1810) Qefulli i vjeshtës Liza saliens (RISSO 1810) Gasturi Mugil cephalus LINNAEUS 1758 Qefulli i verës PLEURONECTIFORMES

Pleuronectidae

Platichthys flesus (LINNAEUS 1758) Shojza SALMONIFORMES

Salmonidae

Coregonus sp. Onchorynchus mykiss (WALBAURN, 1792) Trofta e ylbertë Salmo farioides KARAMAN 1938 Trofta e Drinit Salmo dentex (HECKEL 1851) Trofta e gjucës Salmo marmoratus CUVIER 1829 Trofta e mermertë SYNGNATHIFORMES

Syngnathidae

Syngnathus abaster RISSO 1827 Gjilpërëza shiritazezë

Lumi Shkumbini

AGNATHA

PETROMYZONTIFORMES

183

Page 25: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Petromyzontidae

Petromyzon marinus LINNAEUS 1758 Kavalli i detit

OSTEICHTHYES

ACIPENSERIFORMES

Acipenseridae

Acipenser naccarii BONAPARTE 1836 Blini i Drinit Acipenser sturio LINNAEUS 1758 Blini Huso huso LINNAEUS 1758 Blini turishkurtër ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala ATHERINIFORMES

Atherinidae

Atherina boyeri RISSO 1810 Aterina symadhe CLUPEIFORMES

Clupeidae

Alosa agone (SCOPOLI 1786) Kubla. (Ndoshta Alosa fallax LACEPEDE 1803) CYPRINIFORMES

Balitoridae

Oxynoemacheilus pindus (ECONOMIDIS 2005) Tufëza e Pindit

Cobitidae

Cobitis ohridana KARAMAN 1928 Mrena e egër e Ohrit

Cyprinidae

Alburnoides bipunctatus (BLOCH 1782) Barkgjera Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1858 Gjuca Barbus rebeli KOLLER 1926 Mrena e Fanit Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Njila Gobio skadarensis KARAMAN 1936 Mrena njëmustakore e Shkodrës Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) Skorta e zezë Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Squalius sp. (Aoos) Mëlyshi i Aoos-it CYPRINODONTIFORMES

184

Page 26: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Cyprinodontidae

Aphanius fasciatus (VALENCIENNES 1821) Çeliku me rripa Aphanius dispar (RÜPPELL 1828) Çeliku laraman

Poecilidae

Poecilia reticulata PETERS 1859 Larëza këlyshlindëse PERCIFORMES

Blennidae

Salaria pavo (RISSO 1810) barburiqi pallua

Gobiidae

Gobius paganellus LINNAEUS 1758 Burdullaku i shkëmbit

Moronidae

Dicentrarchus labrax (LINNAEUS 1758) Levreku, lavraku Dicentrarchus punctatus (BLOCH 1792) Levreku pikalosh

Mugilidae

Chelon labrosus (RISSO 1827) Qefulli i dimrit Liza aurata (RISSO 1810) Veshfloriri Liza ramado (RISSO 1810) Qefulli i vjeshtës Liza saliens (RISSO 1810) Gasturi, veshverdhi Mugil cephalus LINNAEUS 1758 Qefulli i verës PLEURONECTIFORMES

Pleuronectidae

Platichthys flesus (LINNAEUS 1758) Shojza SALMONIFORMES

Salmonidae

Salmo dentex (HECKEL 1851) Trofta e gjucës Salmo farioides KARAMAN 1938 Trofta e Drinit Salmo marmoratus CUVIER 1829 Trofta e mermertë SYNGNATHIFORMES

Syngnathidae

Syngnathus abaster RISSO 1827 Gjilpërëza shiritazezë

185

Page 27: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Lumi Vjosa

AGNATHA

PETROMYZONTIFORMES

Petromyzontidae

Petromyzon marinus LINNAEUS 1758 Kavalli i detit Lampetra sp. (Aoos) Kavalli i Aoos-it

OSTEICHTHYES

ACIPENSERIFORMES

Acipenseridae

Acipenser baerii BRANDT 1869 Blini siberian Acipenser gueldenstadtii BRANDT & RATZEBURG 1833 Blini rus Acipenser naccarii BONAPARTE 1836 Blini i Drinit Acipenser sturio LINNAEUS 1758 Blini Huso huso LINNAEUS 1758 Blini turishkurtër ANGUILLIFORMES

Anguillidae

Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Ngjala ATHERINIFORMES

Atherinidae

Atherina boyeri RISSO 1810 Aterina symadhe CLUPEIFORMES

Clupeidae

Alosa agone (SCOPOLI 1786) Kubla. (Ndoshta Alosa fallax LACEPEDE 1803) CYPRINIFORMES

Balitoridae

Oxynoemacheilus pindus (ECONOMIDIS 2005) Tufëza e Pindit

Cobitidae

Cobitis ohridana KARAMAN 1928 Mrena e egër

186

Page 28: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

Cyprinidae

Alburnoides bipunctatus (BLOCH 1782) Barkgjera Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1858 Gjuca Luciobarbus albanicus (STEINDACHNER 1870) Mrena shqiptare Barbus rebeli KOLLER 1926 Mrena e Fanit Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Njila Chondrostoma vardarense KARAMAN 1928 Njila e Vardarit Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Krapi Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) Skorta e zezë Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Notaku Rutilus ohridanus (KARAMAN 1924) Skorta e Ohrit Squalius sp. (Aoos) Mëlyshi i Aoos-it Telestes pleurobipunctatus (STEPHANIDIS 1939) Mëlyshi i Akeronit CYPRINODONTIFORMES

Cyprinodontidae

Aphanius fasciatus (VALENCIENNES 1821) Çeliku me rripa Aphanius dispar (RÜPPELL 1828) Çeliku laraman

Poecilidae

Gambusia affinis (BAIRD & GIRARD 1853) Barkuleci Poecilia reticulata PETERS 1859 Larëza këlyshlindëse Poecilia sp. (Aoos) Larëza e Aoos-it PERCIFORMES

Blennidae

Salaria pavo (RISSO 1810) Barburiqi pallua

Gobiidae

Gobius paganellus LINNAEUS 1758 Burdullaku i shkëmbit

Moronidae

Dicentrarchus labrax (LINNAEUS 1758) Levreku, lavraku Dicentrarchus punctatus (BLOCH 1792) Levreku pikalosh

Mugilidae

Chelon labrosus (RISSO 1827) Qefulli i dimrit Liza aurata (RISSO 1810) Veshfloriri Liza ramado (RISSO 1810) Qefulli i vjeshtës Liza saliens (RISSO 1810) Gasturi Mugil cephalus LINNAEUS 1758 Qefulli i verës

187

Page 29: universitybiography.files.wordpress.com · Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 1. 60-188. Vlerësime ekogjeografike . për peshqit

188

PLEURONECTIFORMES

Pleuronectidae

Platichthys flesus (LINNAEUS 1758) Shojza SALMONIFORMES

Salmonidae

Onchorhynchus mykiss (WALBAURN 1792) Trofta e ylbertë Salmo dentex (HECKEL 1851) Trofta e gjucës Salmo farioides KARAMAN 1938 Trofta e Drinit SYNGNATHIFORMES

Syngnathidae

Syngnathus abaster RISSO 1827 Gjilpërëza shiritazezë

Referencat

DHORA, DH., SMAJLAJ, RR. & DHORA, A. 2008: Katalog i peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë. Bul. Shk. Un. Shk. “Luigj Gurakuqi”, Nr. 58, Seria e Shkencave të Natyrës. Fq. 100-130.

ECONOMOU, A. N., GIAKOUMI, S., VARDAKAS, L., BARBIERI, R., STOUMBOUDI, M. & ZOGARIS, S. 2007: The freshwater ichthyofauna of Greece – an update based on a hydrographic basin survey. Mediterranean Marine Science, Volume 8/1: 99-166.

INTERNET: 2001 IUCN Red List Categories and Criteria version 3.1 www.iucnredlist.org/info/categories_criteria2001.htm

KOTTELAT, M. & FREYHOF, J. 2007: Handbook of European freshwater fishes. Cornol, Switzerland. 646 p.

LENHARDT, M., HEGEDIS, A., CVIJANOVIC, G., JARIC, I., GACIC, Z. & MICKOVIC, B. 2006: Non-native freshwater fishes in Serbia and their impacts to native fish species and ecosystems. Geophusical Research Abstracts, Vol. 8.

MILLER, P. J. & SANDA, R. 2008: A west Balkanian sand-goby (Teleostei: Gobiidae). Journal of Fish Biology, Vol. 72, Issue 1: 259-270.

SINP. 2005: Red Book of Freshwater Fishes. State Institut for Nature Protection (SINP). Croatia.

www.dzzp.hr/eng.publications_book.htm SMITH, G. & DARWALL, W. R. T. 2006: The status and distribution of

freshwater fish endemic to the Mediterranean Basin. IUCN, Gland, Switzerland and Cambridge, UK.