UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Nelrexhepi.pdf · dhe në shkrimin dhe leximin e qartë të...

40
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: SI TË SHPJEGOJMË MË MIRË SHKRONJAT DYSHE TE KLASA E PARË? Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Jetlinda Nelrexhepi GjAKOVË, 2017

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Nelrexhepi.pdf · dhe në shkrimin dhe leximin e qartë të...

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: SI TË SHPJEGOJMË MË MIRË SHKRONJAT DYSHE TE KLASA E PARË?

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu Jetlinda Nelrexhepi

GjAKOVË, 2017

2

Përmbajtja

Përmbajtja

Abstrakti……………………………………………………………………….…………….…………………………….3

Hy ja……………………………………………………………………………….………………………….……………………………..4

Kapitulli I: Fonetika………..………..……………………………………………………………….………..…………………5

1.1. Përkufizimi i fonetikës……………………………………………………………………………………………………….

1.2. Pjesët përbërëse të fonetikës……………………………………………………………………………………………

1.3. Lidhja e fonetikës me degët e tjera të gjuhësisë…………………………………………………………………

1.4. Metodat e studimit të fonetikës………………………………………………………………………………………… 1.5. Gjendja e studimeve për fonetikën e shqipes standarde……………………………………………………

1.6. Rëndësia e studimit të fonetikës……………………………………………………………………………………….. 1.7. Aparati i të folurit…………………………………………………………………………………………………………….. 1.8. Nyjëtimi dhe klasifikimi i tingujve të gjuhës shqipe…………………………………………………………… 1.9. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve………………………………………………………………………………………..

Kapitulli II: Përsëritja e shkronjave dh, gj, ll……………………………………………………………………………16

2.1. O a I…………………………………………………………………………………………………………………………………

2.2. Ora II…………………………………………………………………………………………………………………………………

Përsëritja e shkronjave th, nj, rr………………………………………………………………………………………………

Kapitulli III: Përsëritja e shkronjave sh, xh, zh…………………………………………………………………………31

3.1. Ora I………………………………………………………………………………………………………………………………….31

Pë fu di i………………………………………………………………………………………………………………………………37

Lite atu a………………..………………………………………………………………………………………………………………38

Falenderimet……………..…………………………………………………………………………………………….……………… 39

3

Abstrakti

Ky punim pasqyron punën time kërkimore rreth temës: Si të shpjegojmë më mirë shkronjat dyshe te klasa

e parë? . Me këtë punim përmbyll studimet e mia katër vjeçare në Fakultetin e Eduki it Feh i Aga i në

Gjakovë, drejtimi fillor.

Punimi në fjalë mund të ketë edhe ndonjë të metë e mangësi, por gjithsesi unë ndjehem e privilegjuar të

pranoj të gjitha kritikat dhe këshillat tuaja, të cilat do të jenë të mirëseardhura për ngritjen time

profesionale në të ardhmen.

Nga psikologjia është e njohur se me nocionin motivim i nxënësve nënkuptohet sistemi i nxitjeve dhe

shtytjeve të aktiviteteve intelektuale, emocionale, sociale, motorike e kështu me radhë .

Motivimi është faktori kryesor i mësimdhënies dhe nxitësi i cili i shton përpjekjet e nxënësve, shton

interesimin dhe vullnetin e tyre. Andaj, jo rrallë thuhet se mësimdhënësi i mirë i tërheq nxënësit sikur

magneti thërmijat e atomit. Pra, motivimi është proces i iniciuar nga mësimdhënësi dhe vetëm ai mund ta

bëjë këtë duke pasur në zbatim mjete dhe praktika efektive, të cilat do të ndikonin pozitivisht tek subjektet.

Kjo do të thotë se krijimi i një mjedisi pozitiv në klasë arrihet vetëm përmes motivimit të nxënësve në

mësim.

Fjalët kyçe: shkronjat dyshe, lexim, bashkëtingëllore, planifikim, klasa e parë, mësuesi, nxënësi.

4

Hyrja

Ky punim i diplomës, i nivelit barchelor, i hartuar dhe i sistemuar në këtë mënyrë, është rezultat i një pune

të gjatë e të pareshtur shkencore - kërkimore në studimin dhe analizimin e shkronjave të alfabetit të

shqipes, gjegjësisht shkronjave dyshe, në gjetjen e metodës sa më të mirë për shpjegimin e tyre. Alfabeti i

gjuhës shqipe ka 36 shkronja, 7 prej të cilave janë zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Duke u bazuar në faktin

që nxënësit e kanë kryer klasën parafillore, ata tashmë janë të njoftuar me shkronjat e alfabetit të gjuhës

sonë. Meqenëse në planprogramin e arsimit parafillor, edukatorët duhet t`iu mësojnë vetëm idenë e

shkronjës duke marrë shembuj të ndryshëm të kafshëve dhe gjësendeve të tjera, neve mësimdhënësve na

mbetet obligimi dhe përgjegjësia kryesore që fëmijëve t`iu mësojmë qartë dhe në mënyrë të drejtë

alfabetin e gjuhës shqipe. Përpos zanoreve dhe bashkëtingëlloreve, ne kemi edhe shkronjat dyshe të cilat

janë: DH, GJ, LL, NJ, RR, SH, TH, XH, ZH, të cilat janë pjesë e shkronjave bashkëtingëllore. Pasi të kenë

mësuar t`i shkruajnë shkronjat, ne duhet të përdorim metoda sa më të kapshme për fëmijët, që ata të dinë

t’i dallojnë dhe t’i shkruajnë shkronjat dyshe. Duke përdorur metoda praktike që përmbajnë ilustrime dhe

emërime të ndryshme, nxënësve iu lehtësohet dallimi i këtyre shkronjave. Duhet t`iu shpjegohet qartë se

bashkimi i dy shkronjave formon shkronjën tjetër, për shembull: shkronja T dhe shkronja H, kur i bashkojmë

formojnë shkronjën TH. Objektivi ynë si mësimdhënës është që t’i mësojmë si ta shkruajnë, si ta shpjegojnë

dhe shqiptojnë qartë shkronjën, të përcaktojmë qartë objektivat që do t`i realizojmë në fund të orës

mësimore, të planifikojmë metodat dhe teknikat e përshtatshme për nivelin e nxënësve. Po ashtu, duhet

t`iu kushtohet rëndësi mjeteve mësimore të cilat janë të domosdoshme për një orë mësimore. Pra, ne

duhet të jemi kërkues që ora mësimore të mos jetë monotone, por sa më tërheqëse dhe argëtuese për

nxënësit. Ky punim shpreh mundësitë e mia profesionale për aftësimin e nxënësve në mësimin e alfabetit, si

dhe në shkrimin dhe leximin e qartë të shkronjave dyshe. Uroj që profesionin tim të shenjtë si

mësimdhënëse ta ushtroj me përpikmëri dhe me nder.

5

Kapitulli I

1. Fonetika

Me studimin e njësive të nyjëtimit të parë ose më mirë me studimin e njësive të kuptimshme të gjuhës

merren gramatika, semantika dhe leksikologjia. Me studimin e njësive të nyjëtimit të dytë ose më mirë me

studimin e njësive të pakuptimshme të gjuhës merret fonetika dhe fonologjia.

Fonetika është përkufizuar zakonisht si shkencë që merret me studimin e aspektit fizik, domethënë të

prodhimit, të transmetimit dhe të perceptimit të tingujve të gjuhës, kurse fonologjia është përkufizuar si

shkencë që merret me studimin e rolit që luajnë ose kryejnë tingujt në procesin e komunikimit dhe me

mënyrën e organizimit të tyre në sistem. Ne do të përdorim termin fonetikë por mund të përdorej edhe

termi fonologji për të shënuar të dy këto aspekte të studimit të cilat e presupozojnë njëra - tjetrën dhe që

mund të ndahen vetëm për arsye studimi.

1.1 Përkufizimi i fonetikës

Fonetika (nga greqishtja: phonetikos, phone <<tingull, zë>>) është shkenca që merret me studimin e rrafshit

ose të anës tingullore të gjuhës. Është pra, degë e gjuhësisë, ashtu si morfologjia, sintaksa dhe semantika.

Ajo studion aspektin fiziologjik e fizik të njësive tingullore të gjuhës, domethënë mënyrën e prodhimit,

transmetimit dhe perceptimit të tingujve, si dhe aspektin funksional, rolin që luajnë ose funksionin që

kryejnë njësitë tingullore në një gjuhë të dhënë. Pra, ajo merret me studimin e aspektit nyjëtimor, fizik,

perceptiv dhe funksional të njësive tingullore të gjuhës. Në njësitë tingullore të gjuhës përfshihen tingujt

dhe rrokja (dukuri mbisegmentore ose prozodike). Objekt i fonetikës janë edhe veçoritë e paraqitjes me

shkrim të gjuhës.

Fonetika1 merret me ato aspekte të anës tingullore të gjuhës që kanë të bëjnë me lëvizjet e organeve të të

folurit për të nyjëtuar tingujt (fonetika fiziologjike), me natyrën akustike të tingujve (fonetika akustike) dhe

me mënyrën se si përhapen këto valë tingullore nga veshi i njeriut (fonetika dëgjimore). Aspektet: tingullor

1 Bahri Beci, Fonetika e gjuhës shqipe, Tiranë 2004, fq. 10

6

dhe funksional nuk mund të ndahen nga njëri - tjetri në procesin e komunikimit, por çdonjëri prej tyre mund

të veçohet për nevoja studimi dhe të bëhet objekt i një analize të veçantë. Fonologjia2 nga ana e vet,

studion kompetencën gjuhësore që ka një folës për gjuhën e vet amtare, domethënë studion sistemin që

zhvillohet te fëmija që në vitet e para të jetës, gjatë të cilave ai ndërton njëfarë site fo ologjike , e cila i

lejonë ta analizojë rrjedhën e tingujve që dëgjon në një minimum njësish minimale dalluese, të njëjtë për

anëtarët e bashkësisë gjuhësore së cilës i përket. Pra, fonologjia ka si detyrë të zbulojë atë pjesë të

gramatikës universale që ruhet në trurin e folësit, e cila iu dërgon organeve të të folurit urdhëra për

realizimin tingullor të njësive dalluese dhe analizon prodhimet tingullore të përhapura me vesh, duke i

grupuar në njësi të veçanta dalluese elementet tingullore të ngjashme akustikisht dhe me funksion të njëjtë.

Në përgjithësi, mendohet se fonetika është një shkencë e re. Në të vërtetë, ajo është po aq e vjetër sa

gjuhësia. Përpjekjet e para për studimin e substancës tingullore i gjejmë që te gramatikanët indianë (rreth

viteve 500 para erës sonë), të cilët kanë bërë përshkrimin e detajuar të mënyrës së formimit të tingujve.

Vëzhgimet mbi substancën tingullore kanë vazhduar deri vonë, pra kryesisht kanë qenë qëllime praktike,

joshkencore. Kështu, duhet pranuar që fonetika si shkencë, me një bazë teorike të caktuar, lindi rreth

gjysmës së dytë të shek. XIX. Fonetika përbën një degë më vete të gjuhësisë, që ka objektin dhe metodën e

vet të studimit.

1.2 Pjesët përbërëse të fonetikës

Në bazë të metodës, detyrave dhe burimeve që përdor, fonetika mund të jetë përshkruese dhe historike.

Fonetika përshkruese studion veçoritë fonetike të një gjuhe në gjendjen e saj bashkëkohore, pra në planin

sinkronik. Ajo studion tingujt në dy pikëpamje:

a) në atë anatomik - fiziologjik e akustik, duke na dhënë kështu mundësinë që ta njohim mënyrën e

nyjëtimit të tingujve me anë të organeve të të folurit dhe duke na njohur me veçoritë akustike të tyre.

b) me pikëpamjen fonologjike, përkatësisht anën funksionale të tingujve në procesin e komunikimit.

Fonetika përshkrues studion anën tingullore të gjuhës me anë të vëzhgimeve të drejtpërdrejta (me shqisën

e të dëgjuarit), si dhe me anë të instrumenteve të ndryshme, me anë të metodës eksperimentale.

Fonetika historike studion ndryshimet fonetike të gjuhës, evolucionin e sistemit tingullor, zhdukjen3 dhe

lindjen e tingujve - fonemave dhe pasojat që sjellin këto njësi në sistemin fonetik të një gjuhe. Ajo studion

sistemin fonetik të gjuhës gjatë periudhave të ndryshme, pra në planin diakronik. Fonetika historike i

2 Rami Memushaj, Fonetika e shqipes standarde, Tiranë 2010, fq. 10 3 Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë 1998, fq. 16

7

mbështet të dhënat në gjuhën e folur, në dialektet, në tekstet e vjetra, duke përdorur si metodë studimi

metodën historike - krahasuese. Në fonetikë studiohen edhe dukuritë e tjera të gjuhës tingullore si theksi,

intonacioni etj.

1.3 Lidhja e fonetikës me degët e tjera të gjuhësisë

Gjuha si dukuri shoqërore konkrete realizohet, siç dihet, përmes një sistemi të caktuar tingujsh - fonemash,

një strukture të caktuar gramatikore dhe njësive të shumta leksikore, që shërbejnë si mjet komunikimi

ndërmjet njerëzve. Fonetika si pjesë përbërëse e strukturës së një gjuhe (pa të cilën nuk ka gjuhë) ka lidhje

me të gjitha degët e gjuhësisë. Ajo është bazë për shpjegimin e shumë dukurive gjuhësore. Njësitë në

vetvete pa kuptim (tingujt - fonemat) që i studion fonetika, materializohen në gjuhë përmes fjalëve, fjalive

dhe kështu ato shërbejnë si mjet komunikimi. Këtu vërehet në të vërtetë, lidhja e ngushtë e fonetikës me

leksikologjinë, me shkencën e gjuhësisë që merret me studimin e fondit të fjalëve të një gjuhe, me

përbërjen leksikore të saj. Fonetika është e lidhur ngushtë sidomos me morfologjinë4, me atë pjesë të

gramatikës, që merret me studimin e formave të fjalëve si dhe me kuptimet e tyre. Shumë dukuri fonetike

kanë të bëjnë me morfologjinë, domethënë janë morfologjizuar, si për shembull: ndërrimet e fonemave të

një kategorie emrash në shumës: dash - desh5; mik - miq; zog - zogj, shekull - shekuj etj. Këto këmbime

tingujsh si dhe disa dukuri të tjera gjuhësore, sa janë dukuri fonetike, aq janë edhe dukuri morfologjike

(numri është kategori gramatikore)

Fonetika është e lidhur ngushtë edhe me sintaksën, me atë pjesë të gramatikës, që studion përveq

togfjalëshit e fjalisë edhe mjetet e shprehjes sintaksore, si: fleksionin, fjalët shërbyese, intonacionin6 etj.

Pikërisht intonacionin dhe theksin si njësi mbisegmentare (jolineare) i studion edhe fonetika. Kështu, për

shembull. intonacioni i fjalisë dëftore shquhet me ngritjen e zërit në fjali me theks logjik dhe me uljen në

fund të fjalisë: Dardani kishte shkruar një vjershë të bukur. Në fjalinë pyetëse: Dardani kishte shkruar një

vjershë të bukur? - intonacioni pyetës karakterizohet me ngritjen e zërit në fjalën me theks logjik (në fund

të fjalisë), duke pritur përgjigjen, që do të thotë se fjalia dëftore dallohet nga ajo pyetëse vetëm nga

intonacioni. Nga sa u tha më lart, del se fonetika, leksikologjia dhe gramatika, megjithëse e studiojnë gjuhën

nga aspekte të ndryshme si disiplina të shkencës së gjuhësisë, ato e ndihmojnë dhe e plotësojnë njëra -

tjetrën.

4 Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë 1998, fq. 16 5 Po aty, fq. 17 6 Po aty, fq. 17

8

1.4 Metodat e studimit të fonetikës

Fonetika ka metodat e veta të studimit që shpjegohen me faktin që objekti i saj është i veçantë (njësitë e

nyjëtimit të dytë). Tingulli është rezultat dridhjesh të një trupi tingullor. Të analizosh elementet e sistemit

fonetik të një gjuhe, do të thotë ndër të tjera, të analizosh lartësinë, gjatësinë dhe intensitetin e valëve

tingullore. Kjo kërkon zbatimin e metodave që lidhen me fizikën ose akustikën. Duhet gjithashtu, të dimë se

si prodhohen tingujt. Kjo kërkon zbatimin e metodave që lidhen me fiziologjinë. Instrumentet që lejojnë të

përcaktohet anatomia dhe fiziologjia e organeve të të folurit, si dhe veçoritë akustike të tingujve janë të

shumtë, të ndryshëm dhe në evolucion të vazhdueshëm.

Tingujt7 kanë një numër të madh veçorish akustike dhe nyjëtimore të cilat duhen dalluar nga pikëpamja e

rolit që luajnë në dallimin e kuptimeve leksikore dhe gramatikore të fjalëve.

1.5 Gjendja e studimeve për fonetikën e shqipes standarde

Përpjekjet e para për shqyrtimin e problemeve të fonetikës së shqipes standarde në Shqipëri fillojnë në

vitet gjashtëdhjetë. Në viti botohet teksti u ive sita Fonetika e gjuhës sh ipe , kurse në vitin 1970

teksti Hy je ë gjuhësi . Një kapitull i veçantë i është kushtuar problemeve teorike të fonetikës dhe në

disertacionin kushtuar sistemit të zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve të së folmes së qytetit të Shkodrës

(1977). Duke filluar nga vitet gjashtëdhjetë ka ardhur duke u zgjeruar dhe thelluar analiza konkrete e

veçorive të sistemit fonetik të shqipes standarde. Rezultatet e para serioze në studimin e veçorive të

ndërtimit e funksionimit të sistemit fonologjik të shqipes standarde janë shënuar në vitin 1973 përmes

artikujve të botuar në revistë Përparimi 8 të Kosovës për sistemin e bashkëtingëlloreve të shqipes.

1.6 Rëndësia e studimit të fonetikës

Dimë se këmbimi i mendimeve midis njerëzve realizohet në përgjithësi mbi bazën e gjuhës së folur, gjuhës

tingullore (megjithëse kemi edhe gjuhën e shkruar), nga del edhe rëndësia e studimit të fonetikës. Gjuha e

sotme standarde (letrare) shqipe e aktualizon dhe ka pikësynim çështjen e përvetësimit të normave

7 Bahri Beci, Fonetika e gjuhës shqipe, Tiranë 2004, fq. 11 8 Po aty, fq. 17

9

drejtshqiptimore (orto - epike)9, detyrë kjo e fonetikës praktike, e cila duhet të gjejë zbatim në shkollë,

teatër, film, radio, televizion dhe në jetën e përditshme. Zotërimi i drejtë i normave drejtëshqiptimore

ndikon në përdorimin e drejtë edhe të rregullave drejtshkrimore, meqë siç dihet, si parim themelor për

drejtëshkrimin e gjuhës sonë është marrë parimi fonetik, sipas të cilit fjalët shkruhen ashtu siç shqiptohen

në ligjërimin letrar. Njohuritë nga fonetika e gjuhës amtare ndihmojnë në të mësuarit e gjuhëve të huaja.

Kështu, sipas metodës fonetike, nxënësit me anë të krahasimit të veçorive nyjëtimore akustike të tingujve,

por edhe të dukurive të tjera të gjuhës amtare dhe asaj të huaj, më lehtë i përvetësojnë dukuritë fonetike të

gjuhës së huaj. Duke pasur parasysh të dhënat e fonetikës (dallimet në mes të formës së folur) dhe formës

së shkruar të gjuhës letrare (standarde), nxënësit e klasës së parë fillore mund ta përvetësojnë drejtë

leximin dhe shkrimin fillestar. Të dhënat e fonetikës sot shfrytëzohen edhe si teknikë për të arritur në

përfundime sa më të mira e të shpejta, si në drejtimin e makinave me të folur, makinave të përkthimit me

anë të të folurit, etj.

1.7 Aparati i të folurit

Gjuha, mushkëritë, hunda, buzët, qiellza, dhëmbët etj, te qeniet e gjalla kryejnë funksione të ndryshme

fiziologjike si organe të shijimit, të frymëmarrjes, të nuhatjes etj. Po këto organe, te njeriu si qenie

shoqërore marrin pjesë në nyjëtimin e tingujve. Pra, nyjëtim quajmë lëvizjet e nevojshme që i bëjnë organet

e aparatit të të folurit për prodhimin e një tingulli.

Për lehtësim studimi, aparatin e të folurit zakonisht e ndajmë në tri pjesë: në organet e frymëmarrjes; në

laring10; në zgavrrat e mbilaringut.

Organet e frymëmarrjes përbëhen nga mushkëritë, bronket, trakeja dhe shërbejnë pë t’i dhënë rrymës

së ajrit forcë shtytëse drejt laringut. Pra, rryma e ajrit që del nga mushkëritë, ngjitet në bronke, në trake

dhe arrin në laring.

Laringu është pjesa e sipërme e trakesë ku janë të vendosura tejzat e zërit, që janë dy palosje

muskulore. Këtu gjendet shtegthi i zërit (glota). Tingulli prodhohet nga lëkundja (dridhja) e tejzave të

zërit, që vjen nga rryma e ajrit që del nga mushkëritë. Këtu krijohet toni themelor.

Zgavrat e mbilaringut fillojnë me zgavrën e faringut që vijojnë me zgavrën e gojës dhe të hundës, që

shërbejnë si resonatorë, ku krijohen tonet plotësuese, që i mbishtrohen tonit themelor të krijuara në

laring. Në zgavrën e gojës ndodhet gjuha që është organi më i lëvizshëm i aparatit të të folurit, që merr

pjesë në nyjëtimin e shumë tingujve. Ajo ndahet në:

9 Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë1998, fq. 18 10Rami Memushaj, Fonetika e shqipes standarde, Tiranë 2010, fq. 20

10

a) majë të gjuhës b) shpinë të gjuhës c) rrënjë të gjuhës

Shpina e gjuhës ndahet në pjesën e përparme, në të mesmen dhe të prapmen.

Kufirin e përparmë të zgavrës së gojës e përbëjnë buzët dhe dhëmbët. Buzët shërbejnë si frezonatorë,

ndërsa dhëmbët janë të futur në mishrat e dhëmbëve që quhen trysa (alveola).

Pas trysave të sipërm vijon qiellza, që përbëhet nga qiellza e fortë dhe qiellza e butë. Qiellza e fortë mbaron

në kufirin e dhëmbëve të fundit, nga fillon qiellza e butë, që përfundon me një zgjatim që quhet njerith

(uvulë). Kur qiellza e butë është e ulur, një pjesë e rrymës së ajrit nga faringu kalon edhe nëpër zgavrën e

hundës; tingujt e përftuar në këtë mënyrë quhen hundorë (m, v, nj). Kur njerithi ngrihet dhe e mbyll

zgavrën e hundës dhe rryma e ajrit kalon vetëm nëpër zgavrën e gojës, tingujt e përftuar në këtë mënyrë do

të quhen tinguj gojorë ose tinguj të pastër. Organet e aparatit të të folurit që marrin pjesë në nyjëtimin e

tingujve mund të jenë aktive (të lëvizshme) ose pasive (të palëvizshme). Organe aktive janë: tejzat e zërit,

gjuha, buzët, qiellza e butë dhe njerithi (uvula). Organe pasive konsiderohen qiellza e fortë dhe dhëmbët.

Ndarja e aparatit të të folurit në organe aktive e pasive na shërben si kriter për klasifikimin e tingujve të

gjuhës shqipe.

11

Si rrjedhim i afrimit ose i largimit të tejzave të zërit, glota mund të marrë forma të ndryshme: formë

trekëndëshi, e mbyllur plotësisht ose vetëm në pjesën e saj të përparme dhe e hapur në formën e një

trekëndëshi të vogël në pjesën e saj të përparme, si për të folur dhe për të përshpëritur.

Dy pozicionet e glotës: a) frymëmarrje e lirë b) të folur

1.8 Nyjëtimi dhe klasifikimi i tingujve të gjuhës shqipe

Tingujt e ligjërimit që përftohen me anë të organeve të aparatit të të folurit dhe që ndahen në zanore e

bashkëtingëllore, kanë këto dallime në të nyjëtuar:

1.Kur shqiptojmë zanore, vala e ajrit me tonin e përftuar në laring del jashtë nga goja pa hasur në pengesa.

2.Kur shqiptojmë bashkëtingëllore, vala e ajrit has në pengesa, por tejzat e zërit nuk dridhen. Shpërthimi i

pengesës prodhon zhurmën, përkatësisht formon bashkëtingëlloren.

3.Shqiptimi11 i zanoreve shkakton mobilizimin e tërësishëm të aparatit të të folurit, ndërsa kur shqiptojmë

bashkëtingëllore, mobilizohet vetëm ai organ i aparatit të të folurit ku formohet pengesa.

Sistemi fonetik - fonologjik i gjuhës shqipe ka shtatë zanore: a, e, ë, i, o, u, y dhe njëzet e nëntë

bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, g, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

11 Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë 1998, fq. 23

12

Mënyra e kalimit të rrymës së ajrit përmes glotës përbën bazën për ndarjen e tingujve në zanore e

bashkëtingëllore. Dallimi zanore / bashkëtingëllore është shumë i hershëm dhe lidhet me grekët e vjetër.

Sipas tyre, zanoret mund të shqiptoheshin më vete dhe të formonin rrokje12, kurse bashkëtingëlloret nuk

mund të qëndronin më vete dhe të formonin rrokje pa ndihmën e një zanoreje. Ne do të flasim dhe

shpjegojmë më mirë shkronjat dyshe ose çifte dhe meqë shkronjat dyshe janë shkronja bashkëtingëllore, ne

do të ndalemi tek bashkëtingëlloret.

1.9 Klasifikimi i bashkëtingëlloreve

Bashkëtingëlloret prodhojnë zhurma. Zhurmat ose bashkëtingëlloret përftohen me shpërthimin e

pengesave. Pengesa lokalizohet zakonisht në një pjesë të aparatit të të folurit, në organet e tij. Prandaj, për

klasifikimin e bashkëtingëlloreve do të merren parasysh organet aktive të aparatit të të folurit, lloji i

pengesës dhe pjesëmarrja e zërit në nyjëtimin e tyre. Disa prej bashkëtingëlloreve dyshe bëjnë pjesë në

bashkëtingëlloret buzore.

Bashkëtingëlloret gjuhore:

a) paragjuhore: t, d, dh, c, ç, n, l, ll, r, rr, th, s, sh, z, zh, x, h

b) mesgjuhore (qiellzore): q, gj, j, nj

c) prapagjuhore (prapaqiellzore, velare): k, g

Bashkëtingëlloret gjuhore nyjëtohen me anë të gjuhës. Ato që nyjëtohen në majën dhe pjesën e përparme

të shpinës së gjuhës quhen paragjuhore; ato që nyjëtohen me pjesën e mesme të shpinës së gjuhës quhen

mesgjuhore (qiellzore, palatale) dhe ato që nyjëtohen me pjesëmarrjen e pjesës së prapme të shpinës së

gjuhës quhen prapagjuhore (prapaqiellzore, velare).

Në bazë të llojit të pengesës, përkatësisht sipas mënyrës së formimit kemi:

1.Bashkëtingëllore mbylltore (okluzive): b, d, c, ç, g, gj, k, p, q, t, x, xh. Për nyjëtimin e bashkëtingëlloreve

mbylltore vala e ajrit duhet ta shpërthejë mbylljen e plotë, që formohet nga takimi i organit aktiv dhe pasiv.

Meqë ajri del jashtë me vrull, duke shkaktuar pëlcitje, këto bashkëtingëllore quhen edhe pëlcitëse.

- Bashkëtingëllore hundore: m, n, nj.

12 Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë 1998, fq. 28

13

Për nyjëtimin e bashkëtingëlloreve hundore (pengesa është plotësisht e mbyllur) një pjesë e valës së ajrit

del nga hapësira e hundës dhe pjesa tjetër nga goja.

- Bashkëtingëllore shtegore: dh, f, h, j, l, ll, s, sh, th, v, z, zh.

Për nyjëtimin e bashkëtingëlloreve shtegore pengesa nuk është plotësisht e mbyllur, d. m. th mbetet një

shteg nga del ajri duke u fërkuar. Këto bashkëtingëllore quhen edhe fërkuese.

- Bashkëtingëllore dridhëse: r, rr.

Gjatë nyjëtimit të bashkëtingëlloreve dridhëse maja e gjuhës dridhet. Nga numri i dridhjeve të gjuhës

dallohen tingujt r dhe rr. Kështu, r - ja nyjëtohet me 1 - 2 dridhje, ndërsa rr - ja me 3 - 4 dridhje të majës së

gjuhës.

Në bazë të pjesëmarrjes së zërit gjatë nyjëtimit, bashkëtingëlloret i ndajmë në:

a) Bashkëtingëllore tingëlluese (sonante): m, n, nj, j, l, ll, r, rr.

Në nyjëtimin e këtyre bashkëtingëlloreve mbizotëron zëri, në krahasim me zhurmën e parëndësishme.

b) Bashkëtingëllore të zëshme: b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh.

Në nyjëtimin e bashkëtingëlloreve zhurmës i shtohet edhe toni muzikor.

c) Bashkëtingëllore të shurdhëta: p, t, f, k, q, f, c, ç, s, sh, h. Në nyjëtimin e këtyre bashkëtingëlloreve

kemi vetëm zhurma.

14

1. Dybuzoret; 2. Buzoredhëmboret; 3. Ndërdhëmboret; 4. Alveodhëmboret; 5. Alveolaret; 6.

Qiellzoalveolaret; 7. Qiellzoret; 8. Velaret; 9. Glotalet (larin - galet).

1.10. Klasifikimi akustik i bashkëtingëlloreve

Bashkëtingëlloret ndahen në të zhurmëta [p, b, t, d, c, x, ç, xh, q, gj, k, g, f, v, th, dh, s, z, sh, zh, h] dhe të

tingullta [m, n, nj, l, ll, r, rr, j]. Tek bashkëtingëlloret e zhurmëta mbizotëron zhurma, kurse tek

bashkëtingëlloret e tingullta zhurma i shtohet tonit laringal dhe ai që mbizotëron është toni laringal.

Bashkëtingëlloret e zhurmëta

Bashkëtingëlloret e zhurmëta ndahen në dy grupe: në bashkëtingëllore të shurdhëta që janë vetëm zhurma

[p, t, c, ç, q, k, s, th, s, sh, h] dhe në bashkëtingëllore të zëshme që janë zhurma të shoqëruara nga toni

laringal [b, d, x, xh, gj, g, v, dh, z, zh]. Ashtu si zanoret, edhe bashkëtingëlloret nga pikëpamja akustike

klasifikohen në:

1. Bashkëtingëllore difuze ose të shpërhapura me ngushtim në pjesën e përparme të hapsirës së gojës, pra

të përparmë. Bashkëtingëlloret difuze ose shpërhapura karakterizohen nga mungesa e përqëndrimit të

energjisë në një qendrore të spektrit. Difuze13 ose të shpërhapura në shqipen tonë janë:

- dybuzoret [p, b] dhe buzoredhëmboret [f, v]

- alveodhëmboret [t, d] dhe ndërdhëmboret [th, dh]

- alveolaret [c, x, s, z]

Bashkëtingëlloret kompakte me ngushtim në pjesën e përparme të hapësirës së gojës, pra të prapme.

Bashkëtingëlloret kompakte karakterizohen nga përqëndrimi i energjisë në një zonë qendrore të

spektrit. Kompakte në shqipen standarde janë:

- qiellzore - alveolaret [ç, xh, sh, zh]

- qiellzoret [q, gj]

- grykoret [k, g] dhe laringalja [h]

* Bashkëtingëllore të mprehta që kanë një nyjëtim joperiferik. Këto karakterizohen nga mbizotërimi i

frekuencave të larta dhe nga një rezonator i ndërprerë. Të mprehta në gjuhën shqipe standarde janë:

- dhëmboret [t, d] dhe ndërdhëmboret [th, dh]

13 Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë 1998, fq. 29

15

- alveolaret [c, x, s, z]

- qiellzore - alveolaret [ç, xh, sh, zh]

Qiellzore [q, gj]

* Bashkëtingëllore të rënda që kanë nyjëtim periferik. Karakterizohen nga përqëndrimi i energjisë me

frekuencat e ulëta dhe një rezonator i pandërprerë. Të rënda në shqipen standarde janë:

- dybuzorët [p, b] dhe buzoredhëmborët [f, v]

- grykoret [k, g] dhe laringalja [h]

16

Kapitulli II

2. Përsëritja e shkronjave dh, gj, ll

2.1 Ora I

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe

Klasa: I

Njësia mësimore: Të shpjegohen më mirë shkronjat dyshe

Tipi i orës: Zhvillim

Mjetet mësimore: Abetarja, leximi, hamerat, tabela, shkumësi, fotografi të ndryshme.

Metodat mësimore: Metoda ilustruese, metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit praktik.

Fjalët kyçe: titulli, bashkëtingëlloret dh, gj, ll.

Objektivat: Në fund të ores, nxënësit duhet të jenë në gjendje:

1. Të dinë t’i dalloj ë se cilat janë shkronjat dh, gj, ll.

2. Të dinë t’i lexojnë ato.

3. Të jenë në gjendje të shkruajnë fjali me këto shkronja.

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

Evokim Stuhi mendimesh 10 min.

Realizim Bashkëbisedim, lexim 25 min.

17

Evokim

Sapo e bëmë përshëndetjen me njëri - tjetrin, u ktheva menjëherë nga tabela dhe vendosa disa hamera që

kisha përgatitur për të zhvilluar njësinë mësimore.

U drejtova nga nxënësit dhe i pieta ata: Çfarë mendoni? Për çfarë do të diskutojmë sot? Meqë, ata i kishin

zhvilluar me mësuesen e tyre tashmë të gjitha shkronjat, që të gjithë me jepnin përgjigje të sakta.

Reflektim Shkruajnë në tabelë 10 min.

18

Duke vendosur disa fotografi të shkronjave në tabeIë, pyeta nxënësit se cilat janë këto shkronja?

Pasi dëgjojmë mendimet e nxënësve, filloj të shpjegoj se në këtë rast me bashkimin e dy shkronjave

formohet një shkronjë dyshe, për shembull: shkronja DH që formohet me bashkimin e shkronjës d dhe h,

shkronja GJ me bashkimin e shkronjave g dhe j, shkronja LL me bashkimin e dy shkronjave l.

19

Realizim

Ngriten në tabelë disa nga nxënësit për të shënuar disa fjalë me shkronjat DH, GJ, dhe LL.

Ata shënuan fjalët: DH - dhelpra, dhëmbi, dhoma

GJ - gjirafa, gjumi, gjembat

LL - llamba, llastiku

20

21

Mora një lodër në dorë dhe i pyeta nxënësit:

- Çfarë kam në dorë?

- Një gjirafë, - u përgjigjën ata.

- Me çfarë shkronje fillon emri gjirafë?

- Me shkronjën GJ, - thanë bashkë e gjithë klasa.

22

Pasi shënuan këto fjalë, iu thashë të nxjerrin librin e leximit dhe të lexojnë vjershat që fillojnë me këto

shkronja.

Dhelpra

DH dh

Dhelpra sillet për të vjedhur

ndonjë pulë a ndonjë patë,

kjo dinake bishtpërdredhur

sillet natën nëpër fshat.

Gjimnastika

GJ gj

Gjimnastika: një - dy - tri,

muskujt, trupin na kalit

nuk të plak, të mban të ri,

unë s’ha oj e bëj çdo ditë

Llamba

LL ll

Llamba e vajgurit iku,

mbeti vetëm si kujtim.

E përzuri elektriku,

që d iço gjith’ ve di ti

23

Pasi lexuan këto vjersha, së bashku bëmë edhe përsëritjen e tekstit nga abetarja: Kush e hëngri akulloren?

Reflektim

Së bashku bëmë përsëritjen e tri shkronjave: dh, gj, dhe ll si dhe lexuam vjersha e tregime me këto

bashkëtingëllore. Në fund të orës zgjodha lexuesin më të mirë.

Detyrë shtëpie:

24

Të shkruhen nga 10 fjalë, ku secila nga këto shkronja duhet të gjendet në fillim, në mes ose në fund të

fjalisë.

2.2. Ora II

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe

Klasa: I

Njësia mësimore: Të shpjegojmë shkronjat nj, th,

Tipi i orës: Zhvillim

Mjetet mësimore: Hamerat, tabela, shkumësi, libri, fotografitë.

Metodat mësimore: Metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit.

Fjalët kyçe: bashkëtingëlloret nj, rr, th.

Objektivat:

1.Nxënësit të dinë t’i dalloj ë se cilat janë shkronjat nj, rr, th.

2.Të dinë t’i lexojnë ato.

3.Të jenë në gjendje të shkruajnë fjali me këto shkronja.

Struktura e ores Teknikat e mësimdhënies Koha

Evokim Stuhi mendimesh 10 min.

Realizim Bashkëbisedim, lexim 25 min.

Reflektim Shkruajnë në tabelë 10 min.

25

Evokim

Vendos në tabelë hamerat dhe iu shpjegoj nxënësve se sot do të flasim për tri bashkëtingëllore të tjera, të

cilat janë: nj, rr, th.

Realizim

Nxënësit i hapin librat dhe një nxënës vullnetar del në tabelë të shënojë një vjershë nga leximi me shkronjën

NJ.

26

Një Qershori

NJ nj

Një qershori vjen i qeshur.

Ditën tonë ne festojmë,

O sa bukur jemi veshur!

Heqim valle dhe këndojmë

Ngrita në tabelë shumicën e nxënësve për të vërejtur se a janë në gjendje të shkruajnë mirë fjalët me

shkronjën nj.

Pasi u sigurova që kisha mbajtur zgjuar vëmendjen e tyre, pasi të gjithë treguan sukses në të shkruar, iu

thashë të nxjerrin abetaret dhe të bëjmë përsëritjen e tregimit me shkronjën NJ.

27

- A mund të më tregojë dikush nga ju se çfarë shkronje është kjo?, - i pyeta unë.

Të gjithë së bashku u përgjigjën se kjo ishte shkronja TH. Nxënësit ngrihen në tabelë për të shënuar fjalët

me shkronjën TH.

- Ata shënuan fjalët: thika, therra etj.

28

Meqë do të bënim përsëritjen e tri shkronjave pa humbur kohë, i pyeta prapë:

- Po kjo, çfarë kemi thënë cila shkronjë është?

- Shkronja RR, - thanë ata. Duke pasur parasysh që nxënësit i kishin mësuar tashmë të gjitha shkronjat

me mësuesen e tyre, unë isha shumë e kënaqur që të gjithë më përgjigjeshin ashtu siç duhet, duke

treguar vlerat dhe punën që bënte mësuesja e tyre me ata.

29

Reflektim

Në këtë fazë të orës, caktova nga dy nxënës të dalin në tabelë dhe ta lexojnë vjershën:

Rrushi

RR rr

Rrush po vjelim nëpër vreshta,

mbushim koshat me veshukë.

Përveç rrushit, eh, kjo vjeshta

sjell plot pemë dhe pambuk.

- Po kjo vajza në foto çfarë është duke bërë?, - i pyeta unë.

- Është duke vjelur rrush mësusese, - thanë ata.

- Po ju keni pasur rastin të vilni rrush ndonjëherë?, - i pyeta sërish.

Kështu nxita një debat të shkurtër. Për ta bërë orën pak më argëtuese dhe interesante, bëja pyetje

edhe për preferencat e tyre.

- Po ju, e hani rrushin?

- Cili lloj i rrushit ka shije më të mirë, rrushi i bardhë apo i ziu?

Në fund të gjithë u ndanë duke diskutuar e duke qeshur.

Detyrë shtëpie:

Shkruani nga pesë fjalë me shkronjat: rr, th, nj.

30

Kapitulli III

3. Përsëritja e shkronjave: sh, xh, zh

3.1. Ora I

Lënda mësimore: Gjuhë shqipe

Klasa: I

Njësia mësimore: Përsëritja e shkronjave: sh, xh, zh

Tipi i orës: Zhvillim

Mjetet mësimore: Abetarja, leximi, hamerat, tabela, shkumësi, fotografi të ndryshme.

Metodat mësimore: Metoda e bashkëbisedimit, metoda e aktivitetit.

Fjalët kyçe: bashkëtingëlloret sh, xh, zh.

Objektivat:

1.Nxënësit të dinë t’i dalloj ë cilat janë shkronjat sh, xh, zh.

2.Të dinë t’i lexojnë ato.

3.Të jenë në gjendje të shkruajnë fjali më këto shkronja.

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

Evokim Stuhi mendimesh 10 min.

Realizim Bashkëbisedim, lexim 25 min.

31

Evokim

Vendos prapë në tabelë hamerat dhe iu shpjegoj nxënësve që sot do të flasim për tri bashkëtingëllore të

tjera, të cilat janë: nj, rr, th. Kthehem nga nxënësit dhe i pyes:

- Cilat nga shkronjat dyshe na kanë mbetur pa i përsëritur?

Duke vëzhguar të gjithë me shumë vëmendje, filluan të tregojnë me zë të lartë se ato ishin shkronjat sh, xh,

zh.

Reflektim Shkruajnë në tabelë 10 min.

32

Realizim

Ngriten në tabelë disa nga nxënësit për të shënuar disa fjalë me shkronjat SH, XH dhe ZH.

Ata shënuan fjalët: SH - shqiponja, Shqipëria, shufrat

XH - xhuxhat, xhami.

ZH - zhapini, zhelet

33

Pasi kryejmë aktivitetin në tabelë dhe diskutojmë rreth këtyre shkronjave, iu them nxënësve të hapin

leximet dhe të shkruajnë në fletoret e tyre për secilën shkronjë nga një vjershë.

SH sh

Shatërvani

Shatërvani lart e lart

shpërndan ujin si shiu në verë;

34

Rrinë fatosat rreth e qark

posi lulet në pranverë.

XH xh

Xhaxhi im

Xhaxhi niset çdo mëngjes

për të mbartur minerale,

nget makinën me kujdes

nëpër gryka, nëpër male.

ZH zh

Zhapini

Zhapi i s’ itet ë moçal,

nëpër gurë ai vërtitet.

Zhapinin e gjen në çdo mal,

atje ku shqiponja rritet.

Gjatë gjithë kohës i vëzhgova se si shkruajnë, se si i përdorin shkronjat dyshe. Pasi i përfunduan detyrat e

klasës, disa nxënës i ngrita të lexonin ato që kishin shkruar.

35

Për t’u siguruar nëse e tërë klasa ishin në gjendje të dallonin se cilat shkronja ishin ato, atëhere kërkova nga

nxënësit që t’i nxjerrnin abetaret dhe të lexojmë tekset e shkruara me këto shkronja.

36

Detyrë shtëpie:

Në faqen 95, të shënohen në fletore pyetjet dhe përgjigjet përkatëse.

37

Nga këto buzëqeshje të fëmijëve kuptova që ata kanë përsëritur, mësuar e janë argëtuar, por edhe janë

ndarë të kënaqur me mua, ashtu siç jam ndarë edhe unë tepër e kënaqur me ata.

38

Përfundimi

Është ndjenjë e mrekullueshme të jesh në rolin e mësimdhënëses. Gjatë orëve që i kam

realizuar me nxënës të klasës së pare, kam përjetuar kënaqësi shumë të madhe. Mësimdhënësi duhet të

jetë frymëzues, të rrezatojë në shikimin e tij një dëshirë për mësimdhënie dhe një vetëbesim për orë të

suksesshme.

Gjithashtu, planifikimi i orës mësimore është shumë i rëndësishëm. Qëllimi im ishte të realizoj nga dy orë

mësimore rreth foljes. Këto tri orë i realizova në klasën e pare, pikërisht në klasën ku përfundova praktikën,

pë t’iu dhënë nxënësve siguri rreth dallimit të shkronjave dyshe. Gjatë zhvillimit të orëve mësimore kam

përdorur teknika të ndryshme, të cilat jam mundua t’i zgjedh me kujdes që nxënësit t’i përvetësojnë

mësimet në mënyrën më të lehtë.

Gjatë këtyre tri orëve mësimore kam përdorur këto teknika: metodën e aktiviteteve praktike,

bashkëbisedimin, punën në grupe. Orët mësimore i kam planifikuar duke iu përshtatur nevojave, aftësive të

nxënësve dhe dëshirave të tyre. Kam nxitur edhe aktivitete paksa argëtuese. Në punën praktike është

vërejtur që objektivat janë realizuar ashtu siç ishin planifikuar. Një planifikim i kujdeshëm i orës mësimore

rezulton me sukses.

Kërkimet hulumtuese zbuluan se fëmijëve i sjellin kënaqësi vetëm aktivitetet që ata pëlqejnë, sidomos kur

ato bëhen në mënyrë bashkëbiseduese.

39

Literatura

Bahri Beci, Fonetika e gjuhës shqipe, Tiranë 2004.

Mr. sc. Musa Nushi, Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë 1998.

Rami Memushaj, Fonetika e shqipes standarde, botimet Toena, Tiranë 2010.

Informacione dhe fotografi të marra nga interneti.

40

Falenderimet

Nëpërmjet këtij studimi, më është dhënë mundësia të shoh nga afër realitetin në shkollat

tona, punën e palodhshme të mësuesve në vendin tonë. Kam arritur në përfundimin se puna e mësusesit

është një punë sa e vështirë, aq edhe e bukur. Puna me fëmijët ndonjëherë është e mundimshme dhe

frustruese, por kur punon fort dhe me vullnet të pashtershëm, atëhere puna të jep rezultate të kënaqshme.

Mirënjohje të veçantë shpreh për udhëheqësen e temës sime Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli Kryeziu, për

vëmendjen që më ka kushtuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar ndaj meje.

Një falënderim tjetër shkon për mësuesit të cilët më kushtuan kohë nga koha e tyre e çmuar dhe më

ndihmuan me ide të ndryshme për përfundimin e këtij punimi.

Po ashtu, dua të theksoj se në përfundim të këtij punimi serioz, ndjehem e lumtur që kam zgjedhur

profesionin e mësimdhënëses. Edhe pse tani në supet e mia ndjej një përgjegjësi më të madhe, gjithsesi

shpresoj të jem e denjë për këtë profesion aq të rëndësishëm dhe human.

Faleminderit!