86 ENVER HOXHAciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/volume_46_maj_29...86 ENVER HOXHA kurse me...

11
86 ENVER HOXHA kurse me helikopterët tuaj udhëton shumë mirë, shpejt dhe rehat. Ju uroj, shokë, të korrni suksese akoma më të mëdha në detyrën e madhe patriotike, marksiste-leni- niste, që ju ka caktuar Partia. Të jeni të sigurt se Komiteti Qendror ndjek me admirim e kujdes të ve- çantë mësimin dhe përgatitjen tuaj dhe është i sigurt se ju do ta kryeni me nder këtë detyrë. Ju uroj fes- tën e 20-vjetorit të armës së aviacionit dhe ju ftoj të pimë këtë dolli për lavdinë e Partisë sonë heroike të Punës që na udhëheq e sigurt në rrugën e socializmit dhe të komunizmit, ta pimë për shëndetin tuaj, shokë të dashur të aviacionit, për shëndetin e ushtrisë sonë të lavdishme. Rroftë Partia! Botohet për herë të parë me ndonjë shkurtim sipas origji- nalit gjendet në AQP Në këtë takim shoku Enver Hoxha dha porosi të qarta për të luftuar konservatorizmin dhe formalizmin në punën me rininë. Por Agim Meroja, në atë kohë sekretar i parë i KQ të BRPSH, i shtrembëroi dhe i interpretoi keq ato duke dëmtuar kështu punën e Partisë me këtë organizatë. Për gabimet e tij të rënda u përjashtua nga Plenumi i KQ të PPSH dhe nga Partia. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 43. f. 164-188. TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN DHE FORMALIZMIN NE PUNEN ME RININE Nga biseda l me sekretarin e parë të KQ të BRPSH 28 prill 1971 Shoku Enver Hoxha priti në takim sekretarin e pa- të Komitetit Qendror të BRPSH dhe bisedoi me të për disa probleme të punës me rininë. Në fillim ai e informoi mbi punën zhvinohet për të zbatuar poro- sitë dhe këshillat që dha shoku Enver Hoxha në f ja- limet e mbajtura para një grupi aktivistësh të organiza- tave të rinisë më 12 maj 1970 «Mbi gjallërimin e më- tejshëm të jetës së organizatave të rinisë në shkolla»2 dhe mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH më 24 mars 1971 «Mbi disa aspekte të punës 7 — 79

Transcript of 86 ENVER HOXHAciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/volume_46_maj_29...86 ENVER HOXHA kurse me...

  • 86 ENVER HOXHA

    kurse me helikopterët tuaj udhëton shumë mirë,shpejt dhe rehat.

    Ju uroj, shokë, të korrni suksese akoma më tëmëdha në detyrën e madhe patriotike, marksiste-leni-niste, që ju ka caktuar Partia. Të jeni të sigurt seKomiteti Qendror ndjek me admirim e kujdes të ve-çantë mësimin dhe përgatitjen tuaj dhe është i sigurtse ju do ta kryeni me nder këtë detyrë. Ju uroj fes-tën e 20-vjetorit të armës së aviacionit dhe ju ftoj tëpimë këtë dolli për lavdinë e Partisë sonë heroike tëPunës që na udhëheq e sigurt në rrugën e socializmitdhe të komunizmit, ta pimë për shëndetin tuaj, shokëtë dashur të aviacionit, për shëndetin e ushtrisë sonëtë lavdishme.

    Rroftë Partia!

    Botohet për herë të parë mendonjë shkurtim sipas origji-

    nalit që gjendet në AQP

    Në këtë takim shoku Enver Hoxha dha porosi tëqarta për të luftuar konservatorizmin dhe formalizmin nëpunën me rininë. Por Agim Meroja, në atë kohë sekretari parë i KQ të BRPSH, i shtrembëroi dhe i interpretoi keqato duke dëmtuar kështu punën e Partisë me këtë organizatë.Për gabimet e tij të rënda u përjashtua nga Plenumi i KQtë PPSH dhe nga Partia.

    Enver Hoxha, Vepra, vëll. 43. f. 164-188.

    TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN DHEFORMALIZMIN NE PUNEN ME RININE

    Nga biseda l me sekretarin e parë të KQ të BRPSH

    28 prill 1971

    Shoku Enver Hoxha priti në takim sekretarin e pa-rë të Komitetit Qendror të BRPSH dhe bisedoi me tëpër disa probleme të punës me rininë. Në fillim ai einformoi mbi punën që zhvinohet për të zbatuar poro-sitë dhe këshillat që dha shoku Enver Hoxha në f ja-limet e mbajtura para një grupi aktivistësh të organiza-tave të rinisë më 12 maj 1970 «Mbi gjallërimin e më-tejshëm të jetës së organizatave të rinisë në shkolla»2dhe në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendrortë PPSH më 24 mars 1971 «Mbi disa aspekte të punës

    7 — 79

  • 88 ENVER HOXHA TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN NË PUNEN ME RININE 89

    për sa i përket edukimit të rinisë. Konsiderata e nje-rëzve në rrugën e Partisë nuk është forcuar akoma siduhet ndaj të rinjve dhe të rejave. Në disa drejtirne,sidomos në kërkesat morale, ka shfaqje të theksuaratë konservatorizmit. Kjo duket qartë në dyshimin etepruar të disave te të rinjtë e të rejat, ndërsa gjendjarealisht është e shëndoshë. Këta njerëz konservatorënuk e kuptojnë që pikëparnjet dhe qëndrimet e tyretë sëmura për rininë i sjellin asaj një dëm të madh.Vajtja e mësuesit në mbrëmje rne ombrellë në dorë,për të ruajtur e për të vështruar nxënësit me bish-tin e syrit, është një metodë e huaj për edukimine të rinjve dhe e të rejave tona dhe tregon se vija ePartisë nuk është kuptuar nga ana e tyre. Nga rastetqë përmende ti duhen nxjerrë mësime dhe të bëhetkthesë, sidomos në mendjen e shokëve që drejtojnëorganizatat e rinisë, në radhë të parë.

    Ka të tjerë konservatorë që, nën maskën e ruaj-tjes së të rinjve ose të rejave nga veset e këqija, për-gjithësojnë ndonjë gabim që ka bërë ndonjëri dheakuzojnë kështu padrejtësisht tërë rininë tonë. Kjoshtë krejtësisht e gabuar dhe gjithashtu e dëmshme.

    Rinia jonë është e pastër. Vija e Partisë synon që tëpastrohen nga rrënjët të gjitha veset e këqija, formate ndryshme të degjenerimit kapitalist e revizionist,mbeturinat borgjeze e mikroborgjeze që shfaqen aty--këtu si kudo edhe në punën dhe në jetën e të rinjve.Njerëzit konservatorë, duke iu qepur prapa rinisë,kujtojnë se ruajnë» të rinjtë dhe të rejat mos bëj-në ndonjë gjest të papëlqyer kur këta organizojnëmbrëmje dëfrimi etj., por gabojnë, sepse gjatë mbrëm-

    së organizatave të BRPSH për përsosjen e figurës mo-rale të rinisë» 1. Pastaj ai ngriti disa probleme që kanëdalë e dalin para organizatave të BRPSH dhe organevetë tyre drejtuese.

    Problemet më thelbësore për të cilat u vu në dijenishoku Enver ishin: formalizmi në organizimin e mble-dhjeve të rinisë; zbatimi i ngurtë i disa rregullave or-ganizative dhe i një fryme zyrtare që vihet re disaherë në jetën e organizatave të rinisë; frika për të për-dorur një larmi të tërë formash, që rinia i gjen vetë tëpërshtatshme për edukimin e saj, gjë që e ka buriminnë mungesën e besimit të duhur ndaj rinisë dhe nëkonservatorizmin e disa kuadrove të saj drejtues, di-sa komunistëve, mësuesve e prindërve; insistimi që nëdisa aktivitete shogërore të marrin pjesë të gjithë tërinjtë pa mbajtur kurdoherë parasysh parimin e vun-netarizmit; mungesa disa herë e predispozicionit për takuptuar si duhet rininë, për të hyrë thellë në botën esaj shpirtërore etj.

    Pasi dëgjoi dhe pyeti disa herë rreth këtyre pro-blemeve të punës me rininë, shoku Enver tha:

    Shumë mirë bëre që erdhe. Këto probleme qështroni ju janë të rëndësishme dhe duhen zgjidhurdrejt nga Partia dhe organizata e rinisë së bashku.Ne duhet të përpiqemi t'i kapërcejmë një sërë vë-shtirësish që paraqiten sot dhe që do të paraqitenakoma nesër në punën tonë me rininë.

    Nuk është zhdukur akoma kudo konservatorizmi

    1. Enver Hoxha, Vepra, vëll. 45, f. 353.

  • 90 ENVER HOXHA

    jeve ose në çdo aktivitet tjetër, ata nuk kanë si bëjnëgjëra jo të hijshme. Ata nuk mund ta marrin dot memend se organizimi i formave shoqërore të dëfrimitshmang edhe ndonjë gabim që i riu ose e reja mundta bëjë jashtë mbrëmjes, kur nuk janë në shoqëri tëgjerë. Të rinjtë dhe të rejat i duan shokët e shoqetdhe kanë respekt të madh për ta, ata janë të një mo-she dhe në mbrëmje ku ka një shoqëri prej dhjetëravetësh, bëjnë shaka të pastra, ashtu siç janë të pastravetë ndjenjat e tyre. Pastërtia morale e të rinjve dhee të rejave nuk përjashton lindjen e simpative recip-roke midis tyre. Puna është që simpatinë, miqësinëdhe dashurinë të rinjtë e të rejat t'i kuptojnë në rru-gë të drejtë morale. Nuk mund të ndalohen të rinjtëdhe të rejat të shoqërohen, të njihen e të naiqësohenme njëri-tjetrin. Disa edhe do të dashurohen, por ngakëto ndjenja të pastra asgjë e keqe nuk mund tëngjasë.

    Edhe në rast se vërtetohet ndonjë gabim, atë nukmund ta përgjithësojmë dhe të përlyejmë gjithë rini-në. Nuk është e drejtë të alarmohemi në mënyrë tëtepruar për disa shfaqje negative që nuk janë tipike,por janë të rastit në jetën e rinisë sonë. Puna që bënPartia veçanërisht në terrenin ideologjik, kundër gji-thfarë rnbeturinash të këqija të trashëguara nga ekaluara, është një luftë e madhe. Ky është ai revolu-cion që bën dhe vazhdon të bëjë Partia për edukimine njerëzve gjatë të cilit ka fitore, por ka edhe ndonjëtë ri e të re që shket, ashtu siç ngjet të shkasin ndo-njëherë edhe disa të rnoshuar. Kur ngjet një aksident,nuk është e drejtë të thuhet se rinia jonë u korrup-

    TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN NE PUNËN ME RININE 91

    tua. Atë të ri apo të re që ka shkelur normat e mora-lit proletar ne do ta kritikojmë, që ky rast të bëhetmësim edhe për të tjerët, por të mos lejojmë që gabi-mi i njërit të përdoret si armë nga ana e konserva-torëve kundër rinisë në tërësi. Të metat t'i luftojmëme anë të edukimit të shëndoshë të njerëzve, por kyedukim nuk mund të kryhet me sukses në qoftë sekërkesat e njerëzve për ngritjen ideologjike të tyrenuk i kuptojmë në lidhje të ngushtë me periudhënqë jetojmë. Prandaj përgjithësimet që bëhen dhekonkluzionet që arrihen duhet të lidhen patjetër rneaktualitetin dhe rezultatet të mos krahasohen vetëmme kohët e shkuara, me moralin e kaluar që konser-vatorët e quajnë gati si rnoral komunist. Kështu nukdilet në rrugë të drejtë. Derisa shtrohet me të madheqë gruaja të dalë në punë, në jetë e në shoqëri,derisa i thuhet vajzës ta zgjedhë vetë burrin dhe tëluftojë kundër atyre që duan ta luftojnë, duhet njo-hur që në këtë proces ndryshimesh të gjera dhepozitive që vërehen kudo, do të ngjasin aty-këtu edhegabirne, do të bëhen shkurorëzime, do të ndodhë edhendonjë fatkeqësi. Mund t'i thuhet vajzës të rrijë rneshokët dhe të mos ndiejë asnjë sirnpati, ose dashu-ri për ndonjërin, të ndrydhë ndjenjat, duke i thënëindirekt se burrin do t'ia gjejë babai ose nëna? Çdoprind duhet ta këshillojë të bijën apo të birin që tazgjedhë shokun ose shoqen e jetës me dashuri, poedhe me logjikë, që të jetë njeri i mirë, i ndershëm,patriot, të dojë popullin dhe Partinë etj. Në këtërrugë duhet të ecim ne. Megjithatë, nuk do të thotëse në jetë s'mund të bëhen gabime, vetëm ne duhet

  • 92 ENVER HOXHA Tn LUFTOJME KONSERVATORIZMIN Nn PLTNnN ME RININn 93

    të përpiqemi që gabime të vërtetohen sa më pak dheato që ndodhin të riparohen në rrugën e drejtë tëPartisë e jo sipas mendjes së mykur të disa kon-servatorëve.

    Partia e ka theksuar kurdoherë se organizata e ri-nisë është rnasive. Po të thellohemi në kuptimin e kë-tij koncepti, do të dalim në përfundimin e drejtë qëforumet janë të nevojshme. Sekretarët dhe anëtarëte këtyre forumeve janë të domosdoshëm, mbledhjetgjithashtu janë të nevojshme e të domosdoshme. Porforumet dhe njerëzit që i përbëjnë ato nuk duhet tëkërkojnë nga rinia që t'u përshtatet disa formaveorganizative të ngurta, ose të detyrohen i riu dhe ereja që të marrin pjesë detyrimisht në të gjitha akti-vitetet, në çdo aksion, veprimtari dhe në çfarëdollojmbledhjeje që organizohet. Në asnjë mënyrë nukmund dhe nuk duhet t'u japim mbledhjeve të rinisëforma burokratike dhe mungesën e tyre ta interpre-tojmë si një dobësim të organizatës së rinisë. Për-kundrazi, burokratizmi e bën atë pa jetë, pa shpirtdhe arnorfe. Varet pikërisht nga metoda e zhdërvje-llët e punës që rinia të jetë një organizatë masash efortë, e çeliktë, e shkathët, revolucionare.

    Të gjitha shfaqjet e huaja që ekzistojnë realisht,do ta dobësojnë organizatën e rinisë, në qoftë se nukngulim këmbë për luftimin dhe mënjanimin e tyre. Kyproblem duhet kapur mirë dhe në kohë. Nuk duhet tëvazhdohet me pikëpamjen e gabuar që mbledhja eorganizatës së rinisë dhe e byrosë së saj qenka çdogjë, ose të kërkohet aty një disiplinë formale, derisatë bëhet apeli dhe të tjera çështje të natyrës që për-

    mende ti. Të gjitha këto çojnë në pikëpamjen e ga-buar që po s'u bë kështu ose ashtu, nuk e kemi nënkontroll rininë nga rreziku i shthurjes. Ata që kanëshumë besim në format e gabuara organizative dhesidomos në rregullat e ngurtë që vendosin, gjoja për tëmbajtur në këmbë funksionimin e mirë të organizatëssë rinisë, rrojnë me idenë e shtrembër se organizataekziston vetëm nga këto forma e rregulla dhe jo ngapjesëmarrja e gjallë në të e të rejave dhe e të rinjvetanë të mrekullueshëm.

    Organizata e rinisë dhe ajo e Partisë nuk duhetta lënë pas dore punën edukative rne rininë, ndryshedo të krijohen mundësi për të dalë mbi ujë disa ele-mentë llafazanë që do të marrin në dorë drejtimine aktiviteteve të rinisë e do të ndikojnë mbi rininëme pikëpamjet e qëndrimet e tyre të shtrembra. Po ulejua kjo gjendje, atëherë do të krijohet me të vërtetënjë situatë e vështirë. Me sekretarët e organizatave-ba-zë dhe me drejtuesit e forumeve të rinisë duhet punuarqë të kenë parasysh se në çdo mbledhje që bëjnë ata.të shtrohen, të diskutohen e të zgjidhen problemet kyçdhe më interesante që preokupojnë rininë në jetën esaj të përditshme. Shokët e forumeve duhet të jenë nëgjendje për t'i zgjidhur mirë problemet e rinisë, nëteori dhe në praktikë.

    Të kihet, gjithashtu, parasysh se kur bëhet njëmbledhje e organizatës së rinisë për një problem tëcaktuar, të mos kujtohet se çdo gjë u zgjidh membledhjen. Kuadrot, drejtuesit, sekretarët, pas mbledh-jes, duhet të futen në masën e rinisë e të bisedojnëme të në mënyrë të çiltër si shoqe e shokë të tyre, si

  • 94 ENVER HOXHA TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN NE PUNEN ME RININE 95

    1

    punëtorë, kooperativistë, si studentë apo nxënës dhe jovetëm si anëtarë të forumit, ose si sekretarë organiza-tash. Kështu i jepet mundësia drejtuesit të rinisë tëmarrë pjesë në të gjitha aktivitetet edhe si sekretar, sianëtar i byrosë ose i komitetit, por edhe si shok. Dukeqëndruar me përzemërsi afër shoqeve dhe shokë-ve të organizatës, ata njihen lirisht me zhvillimin emendimit të të rinjve, pikërisht atje ku ata jetojnë,ku punojnë, studiojnë, ushqehen, dëfrejnë etj. Të fry-mëzuar nga vendimet e mbledhjes dhe nga aktivitetetë tilla, të gjithë të rinjve u punon mendja dhe në-përmjet formave të ngrohta e interesante të marrëdhë-nieve shoqërore, ata ndihmohen për një diskutim tëhapët dhe shumë të dobishëm për zgjidhjen e proble-meve. Në qoftë se këto forma pune organizohen mirëe me kujdes, do të forcohet patjetër më shumë organi-zata e rinisë, e cila do të bëhet edhe më e dashur përmasën që bën pjesë në të. Edhe të rinjtë do t'i vlerë-sojnë e do t'i duan më tepër forumet, sepse këta do tëshikojnë që shoqet dhe shokët të cilët i kanë zgjedhurvetë përpiqen me të vërtetë e lodhen shumë për ta.Mbledhjet që bëhen në formën e diskutimeve të ha-pëta dhe jo të imponuara e formale, janë tërheqësedhe frytdhënëse.

    Si mund t'i kuptojnë dhe t'i zgjidhin kërkesat eproblemet e rinisë drejtuesit e saj, në qoftë se nukvenë në gjirin e masës, në qoftë se nuk diskutojnë, tazëmë, për çështjet e letërsisë tok me ata të rinj e tëreja që interesohen për problemet letrare, qoftë nëbiseda të veçanta, apo në mbledhje ku grumbullohenvullnetarisht 30-40 veta. Gjatë debateve që bëhen në

    këto raste, dalin në shesh edhe pikëpamjet e të rinjvepër këtë ose atë çështje. Për këto probleme shërbejnëmë mirë takime të tilla sesa mbledhjet që caktohenqysh më parë në bazë të një programi vjetor, sipas tëcilit duhet të ngarkohet ky ose ai i ri për të bërë re-feratin. Kur vjen koha për të zhvilluar një mbledhjetë tillë shpeshherë detyrohen të rinjtë të shkojnë papërjashtim t'i dëgjojnë këto referate. Unë mendoj senuk duhet vepruar në këtë mënyrë. Në një konvikt tëuniversitetit, për shembull, ku flenë, punojnë, mësojnë,ushqehen dhe jetojnë studentët, kur një shok i përga-titur i rinisë ngarkohet të flasë për një roman, mundtë ngjallet një diskutim shumë interesant. Me këtërast mund të dalin mendime të shumta, të lindura qyshmë parë ose edhe aty për aty gjatë diskutimit. Pasi tërrihen mendimet, mund të vendoset që të bëhet edhembledhja e organizatës së rinisë, ku t'i bëhet ftesë au-torit për t'iu përgjegjur pyetjeve të të rinjve përçështjet që u ngritën rreth romanit. Unë jam i bindurse në mbledhje të tilla do të vijnë plot të rinj e tëreja. Diskutime të këtij lloji, pa i organizuar njeri,bëhen çdo ditë e çdo natë në shkolla nga nxënësit dhestudentët.

    Ne duhet të mos kemi frikë aspak nga praktikimii formave të tilla, vetëm të kemi kujdes që të ngjallimtek të rinjtë, sa të jetë e mundur më shumë diskutimetë shëndosha. Me këtë nuk dua të them se midis shumëdiskutimeve që zhvillohen nuk do të ketë edhe mendi-me të papjekura, as ne nuk mund të pretendojmë qëtërë masa e rinisë të piqet para kohe dhe për çdo gjëtë mendojë siç mendojmë ne. Por çështja është që të

  • 96 ENVER HOXHA TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN PUNEN ME RININE 97

    mos ketë ngurtësi në trajtimin e problemeve si dhenjëfarë dyshimi e frike për ca gjëra, siç vërehet nëdisa raste, por të kihet më shumë besim te rinia e tëmbahet më tepër përgjegjësi për të.

    Shokët që punojnë me rininë, duhet t'i drejtojnëtë rinjtë dhe të rejat në rrugën e Partisë me forma tëpërshtatshme, joburokratike, të pranuara prej saj paimponim. Duhet të bëhen kurdoherë përpjekje përgjetjen e formave të atilla pune që të ngjallin interes,dëshirë dhe zell tek të rinjtë. Kjo është një punë qëkërkon art, gjë që nuk mund ta bëjnë kurrë njerëzitme tendenca sektare dhe burokrate. Ne duhet të luftoj-më që rinia t'i kundërshtojë format e punës jo të për-shtatshme për të dhe qëndrimet jo të drejta ndaj saj.Në raste të tilla të rinjtë e të rejat mund të shfaqinedhe nervozizëm, bile ndonjëherë edhe papjekuri, porkjo duhet të kuptohet se rrjedh nga mosha e tyre e redhe jo siç interpretohet nga konservatorët, se «riniaështë e padisiplinuar», «s'ka respekt për të moshuarit»etj.

    Të moshuarit dhe sidomos anëtarët e Partisë du-het t'i kuptojnë drejt kërkesat e rinisë, të mos i vënëasaj «barrikada». Ne nuk do të lejojmë në asnjë më-nyrë qëndrime ekstremiste me rininë. Do t'i lëmë netë rinjtë t'i mbajnë flokët të gjatë në mënyrë të shëm-tuar? Jo, po ama as do të lejojmë që t'i qethin meforcë, siç është vepruar në ndonjë shkollë. Asnjeri s'katë drejtë të sillet keq me të rinjtë, ndaj tyre nuk duhetpërdorur forca, por bindja e vazhdueshme për atë qëduhet të bëjnë. Vajzat e djemtë duhet t'i lëmë të mbli-dhen në shtëpitë e njëri-tjetrit, të mos i pengojmë të

    shkojnë te shoqet dhe shokët e tyre të shkollës nënpretekstin se «mos na ngjasin gjëra të papëlqyera». Nenuk duhet të heqim dorë nga ajo për të cilën kemiluftuar, luftojmë e do të luftojmë akoma: nga lufta përemancipimin e plotë të gruas. Lufta e Partisë synonqë në vendin tonë të lulëzojë morali proletar, por kjodëshirë dhe ky synim i Partisë nuk kanë arritur dhenuk mund të arrijnë në atë shkallë sa të mos ngjasinasnjëherë gjëra të papëlqyera. Për t'ia arritur kësajduhen disa dekada, ndoshta edhe shekuj.

    Ka rëndësi të madhe mënjanimi dhe largimi ngaformat burokratike të mbledhjeve, gjetja e formave tëtilla të punës që ta frymëzojnë rininë të punojë, tëshfaqë lirisht mendimet e saj dhe të diskutojë për tëgjitha problemet, jo vetëm në organizatën-bazë, poredhe jashtë saj. Kur të realizohen këto kërkesa ne dotë kemi arritur një fitore të madhe, sepse kështu rininë,anëtarët e ardhshëm të Partisë dhe popullin do t'i për-gatitim që të kuptojnë ç'është mendimi i lirë komunist,ç'janë kritika, autokritika, disiplina proletare, mbledh-jet, rregullat etj. Kështu ne e mësojmë rininë t'i zba-tojë drejt në jetë direktivat e Partisë. Të edukuar nëkëtë frymë, të rinjtë dhe të rejat, kur të shkojnë nëmbledhjet e organizatës, të aktivit të bashkimeve pro-fesionale, ose të skuadrës së kooperativës, me vrullin etyre, do t'i gjallërojnë e do t'i bëjnë më shumë lufta-rake këta organizma. Kurrë te të rinjtë e të rejat tëmos futet mendimi që po nuk vajtën në mbledhje dotë konsiderohen të padisiplinuar, kundër vijës së Par-tisë, do të konsiderohen si njerëz që nuk kanë respektpër udhëheqjen, por të punohet që ata të binden vetë

  • 98 ENVER HOXIIATE LUFTOJME KONSERVATOR IZMIN NE PUNEN ME RININE 99

    e të çmojnë se pjesëmarrja në mbledhjet është e ne-vojshme për ta. Mbledhjet kanë ekzistuar dhe do tëekzistojnë edhe në të ardhmen, se pa to nuk mund tëshkojë mirë puna, por mbledhje të tepruara dhe jo tëpërgatitura mirë nuk duhen bërë.

    Unë u kam rekomanduar shokëve që Radio Tiranatë transmetojë herë pas here muzikë vallëzimi, si dhepjesë të kompozitorëve të huaj të dëgjuar e përparim-tarë që i pëlqen rinia. Ne nuk mund të kufizohemiduke transmetuar për rininë vetëm nga këngët, melo-ditë dhe vallet tona popullore, ndryshe ajo do të për-piqet të gjejë vetë edhe do të dëgjojë muzikën e huaj.Nesër televizioni ynë do të përhapet në masë, poremisione do të japin njëkohësisht edhe televizionet ehuaja afër territorit të vendit tonë, prandaj radiotele-vizioni shqiptar duhet të përgatitë programe të stu-divara mirë që të pëlqehen nga punonjësit dhe ngarinia jonë. Të rinjtë dhe masat e popullit dëshirojnë nëmasë të gjerë të shohin filma muzikorë, shkencorë,historikë etj. Ata do të kërkojnë edhe filma që tregojnëpër jetën dhe zhvillimin e popujve të Afrikës, të Azisë,të Amerikës Latine etj. Filma të tillë nuk i prodhonkinostudioja jonë, por i prodhojnë dhe i përhapin memjetet e tyre institucionet borgjeze. Në filma të këtillë,krahas pallateve të mëdha e luksoze të klasave shfry-tëzuese, shikohet edhe mizerja e masave popullore. Portë rinjve t'u bëhet e qartë se këto pallate dhe pasurijanë ndërtuar me duart dhe me djersën e popullit tethjeshtë, megjithëse ai nuk i gëzon ato vetë. Edhe nëkëto raste mund të nxirret diçka pozitive, por në to kaedhe shumë helme kundër të cilave ne duhet ta or-

    ganizojmë mirë propagandën tonë, me qëllim që tërinjtë tanë të bëhen të aftë dhe ta kuptojnë konkre-tisht dëmin e helmit borgjez që përhapin me mjetet etyre të propagandës kapitalistët e revizionistët, ndry-she, kur t'u qëllojë rasti të ndeshen vetëm për vetëm,nuk do të dinë të mbrohen prej tij dhe atëherë ne nukdo t'ia dalim në krye detyrës për një edukim të shë-ndoshë të rinisë sonë dhe mund të na vërtetohenngjarje të papëlqyera.

    Të ndrydhësh të rinjtë dhe të përpiqesh t'u im-ponosh atyre mendime e vepri ► e, siç mendojnë kon-servatorët, është diçka që nuk përputhet me vijën ePartisë. Ne duhet të punojmë për t'i përgatitur njerë-zit tanë që të mendojnë drejt, kurdoherë në rrugënmarksiste-leniniste, me qëllim që, kur të vijnë vetënë kontakt me mjetet që përhapin ideologjinë dhemënyrën e jetesës borgjeze e revizioniste, të jenë nëgjendje të dallojnë shapin nga sheqeri, ç'është e mirëe ç'është e keqe. Njerëzit që janë me të vërtetë të for-muar politikisht dhe ideologjikisht nuk lëkunden paraçfarëdo gjëje që shikojnë, dëgjojnë ose lexojnë. Prandajunë nuk e kuptoj përse jepen disa urdhra pa kuptim qëpër të tërhequr për lexim një roman, ta zëmë të Dosto-jevskit, nga biblioteka e universitetit, duhet të jepetleje e posaçme. Dhe veprokan kështu gjoja për të fre-nuar depërtimin e ideologjisë së huaj! Atëherë, përsevihen librat në indeks e mbyllen në hekura? Që të mosi këndojnë pedagogët dhe studentët? Ky është një sek-tarizëm dhe burokratizëm trashanik! Ne nuk i shumë-fishojmë vetë të tillë libra, por nga 10-15 kopje përnevoja studimi i mbajmë në bibliotekat tona. Edhe

  • 100 ENVER HOXHA TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN N2 FUNEN ME RININE 101

    shkrimtarë të tjerë të kësaj natyre mund të lexohen,me qëllim që nga studimi i tyre të shikohen ç'janëkëta dhe të nxirren konkluzione se çfarë interesashpërfaqësojnë. Në qoftë se dikush nuk është i zoti tënxjerrë përfundime të drejta nga një libër, le të pyesëdikë tjetër, sepse të tërë mësojmë nga njëri-tjetri, që tëdimë kështu si të armatosemi kundër teorive që predi-kojnë këta ose ata autorë. Ç'kuptim ka të jetë tjetrifilozof dhe të mos i jepet mundësia të lexojë filozofëte rrymave të ndryshme për t'iu kundërvënë si duhetpikëpamjeve të tyre reaksionare? Mund të studiosh,për shembull, për filozofinë e Markuzesë, por ama du-het kuptuar që ky është anarkist dhe kjo do të dalëqartë nëpërmjet studimit të mendimeve të tij dhe jopse themi ne. Prandaj njerëzit e interesuar duhet tëlexojnë librat përkatës, të konsultohen me shokët mëtë aftë e më të ngritur, të diskutojnë e të rrahin pi-këpamje. Ne, pra, nuk duhet të censurojmë librat eautorëve të huaj etj., etj., por të forcojmë punën ideo-politike me njerëzit tanë, pse kështu do të mund t'iedukojmë dhe t'i mbrojmë ata nga ndikimet borgjezo--revizioniste.

    Kështu mund të themi edhe për filmat e huaj qëduhen parë nga të rinjtë. Ne nuk mund të shkëputeminga bota e jashtme, do të shfaqim edhe filma të huaj,sigurisht sa të jetë e mundur më pak të dëmshëm, qëjanë më pak të molepsur me ide reaksionare, por nukduhet të pretendojmë që ata të jenë krejt të kulluardhe sipas ideologjisë sonë. Kjo do të ishte e pamundur,pse çdo film i huaj, natyrisht, në masa të ndryshmedo të pasqyrojë tendencat ideopolitike të kohës dhe të

    vendit ku prodhohet, prandaj dhe duhet parë me sykritik e në frymën e Partisë.

    As shkenca e madhe botërore nuk është e kulluar,edhe në të ka gjithfarë orientimesh politike dhe ideo-logjike. Për t'i kualifikuar në këtë drejtim njerëzittanë do t'i dërgojmë edhe jashtë shtetit, bile në tëardhmen kjo punë do të zgjerohet akoma më shumë.Në qoftë se do t'i mbajmë të mbyllur, nuk do t'i vëmënë kontakt me botën e jashtme, ata do të gabojnë mëtepër. Por, në dërgimin e njerëzve tanë për kualifikimjashtë shtetit është e domosdoshme të zbatohen kriteretë drejta partie. Të nisësh ndonjërin për të studivardisa dokumente historike vetëm se ai ka teserën ePartisë në xhep, ndërsa nuk di asnjë gjuhë të huaj, aponuk merret fare me historinë, është shumë gabim, psejo vetëm që do të bëjë atje figurë të keqe, por nuk dot'i arrihet as qëllimit për të cilin e dërgon. Me njerëzqë nuk kanë shumë haber nga zhvillimi i shkencës bo-tërore, nuk mund të zhvillohet shkenca jonë. Ne duhettë dimë se borgjezi shovinist, që çdo gjë të tij e konsi-deron mbi të tjerët, kur të shohë njerëzit tanë se nuke dinë gjuhën e vendit ku kanë shkuar, do të thotë:këta nuk paskan haber, prandaj të kthehen më mirënga kanë ardhur.

    Të punojmë, pra, që njerëzit, sidomos të rinjtë, t'ipërgatitim me kujdes, sepse situatat janë të tilla qënuk mund të mbyllemi në guaskën tonë. Në ndërtimine punës për edukimin e rinisë ne duhet të përdorim tëgjitha format, duke përjashtuar ato që janë burokrati-ke. Të bëhen përpjekje për të gjetur forma pune e ak-tiviteti që t'u hapin të rinjve horizonte të reja, t'i paji-

  • TE LUFTO•ME KONSERVATO RIZMIN NE PTJNEN ME R1NINE 103

    102 ENVER HOXHA

    sin ata me ide dhe mendime që kanë përmbajtje tëshëndoshë. Përmbajtja e punës me rininë ka rëndësitë madhe, pavarësisht nga vendi ku praktikohen for-mat që përdoren në shkollë, në qendër pune, në koope-rativa bujqësore etj. Për ne ka vlerë që në takime,biseda, mbledhje etj., etj., të diskutohen ato problememe rëndësi që u interesojnë të rinjve.

    Duhet të marrë fund sidomos angazhimi i rinisënë disa aktivitete të imponuara. Kjo u duhet bërë mirëe qartë të gjithëve, se një e metë e tillë e ka buriminjo në bazë, po këtu lart, prandaj asaj duhet t'i jepetfund. Le të marrim për shembull çështjen e zhvillimitmasiv të lëvizjes artistike. Përse duhet të marrë pjesëmedoemos e gjithë rinia në këtë lëvizje dhe të futentë tërë të rinjtë, ta zëmë, të një ndërmarrjeje në kor?Kjo nuk është aspak e drejtë dhe e rregullt. Në korduhet të marrin pjesë ata të rinj e të reja që kanëdëshirë, që ndiejnë kënaqësi kur këndojnë e kanë zëtë bukur. Por edhe një që vete në kor, ku qëndronnjë ose dy vjet, më vonë mund të mos ketë dëshirëtë marrë pjesë, sepse dëshiron të futet, ta zëmë, nëskuadrën e futbollit ose do që të ndjekë ndonjë akti-vitet tjetër. Për këtë atij nuk duhet t'i sillet asnjë pe-ngesë dhe këtu s'ka asgjë të keqe. Format masive tëpunës lypset t'i kuptojmë drejt, masivitet do të thotëpjesëmarrje e shumë njerëzve në një aktivitet, porama të dëshiruar prej tyre dhe jo të imponuar nga di-kush. Në këtë mënyrë disa futen në kor, disa në balet,të tjerë në teatër, disa në sport e kështu me radhë. Nenuk duhet t'ua presim rrugën formave të lira të pje-

    sëmarrjes në aktivitetet e ndryshme që organizohen,të zhdukim çdo imponim në këtë punë.

    Për arsyet që thashë, çështjet që ngritët më dukentë drejta dhe duhet t'i shikojmë. Predispozicioni i ri-nisë sonë për të zbatuar detyrat që asaj i ka ngarkuarPartia, është i madh, por prapë në punën me të duhettë kemi kujdes. Janë me të vërtetë gjëra fare të voglaato që kërkojnë të rinjtë dhe nxënësit, si bie fjalandonjë top futbolli. shtëpi për pionierët etj. Këto sigu-risht nuk janë probleme preokupante, por mosplotësimii tyre tregon se disa shokë të Partisë nuk i kuptojnëmirë kërkesat e rinisë dhe nga kjo anë ne ndesheminë vështirësi.

    Mua më duket se nuk ka rëndësi për mbarëvajtjene organizatës së rinisë fakti që në shumë shkolla kavetëm tre-katër komunistë, sepse këta po e kuptuanmirë dhe drejt rininë mund të frenojnë fare mirë di-sa gjeste të pahijshme dhe trajtime të pakujdesshmeqë bëhen ndaj vajzave dhe djemve. Por e keqja ështëse ata komunistë që bëjnë jetën e Partisë në organi-zatat-bazë të Partisë në shkolla nuk e kuptojnë nëgjerësi dhe në thellësi vijën e Partisë, paraqiten nërregull vetëm në sipërfaqe, nga ana formale e proble-mit, por nuk hyjnë thellë në brendinë e ndjenjave dhetë pikëpamjeve të të rinjve, u vënë pak rëndësi këtyregjërave, ose disa as që çajnë kokën fare çfarë mendoni riu apo e reja.

    Ka gjëra siç është rrënjosja e ndjenjës së disipli-nës, për të cilat duhet punuar që t'i bëhen edukatërinisë nëpërmjet një pune bindëse të vazhdueshme, por

    8 - 79

  • 104 ENVER HOXIIA TE LUFTOJME KONSERVATORIZMIN NË PUNEN ME RININE 105

    ka edhe gjëra të vogla që nuk duhen bërë problem, siçështë rasti kur ndonjëri shtyn tjetrin, bën zhurmë etj.Të tërë kemi qenë të rinj, e kemi kaluar atë moshë,prandaj në raste të tilla s'ka përse të kërcënohen tërinjtë, duke u thënë «Ta tregoj unë qejfin në mbledh-jen e organizatës». Është lehtë të merret një masë di-siplinore kundër ndonjë të riu, por nuk është ky ilaçiqë kërkohet, çështja është që të derdhet djersë për tabindur atë që të kuptojë në mënyrë të ndërgjegjshmegabimin që ka kryer dhe të bëjë autokritikë. Kjo ështënjë punë e lodhshme, por më e dobishme sesa të për-dorësh në çdo rast dhe për çdo gjë forma të ngurtadhe masa disiplinore. Kur një i ri, ose kushdo qoftë tje-tër bën një gabim, të mendojmë shumë se edhe ai ndiennjë shqetësim të madh në botën e tij të brendshme,të mos shikojmë vetëm anën që ai vërtet bëri faj, dukei rënë shokut me grusht dhe për këtë duhet ta dënojmëpatjetër, pavarësisht edhe nga pendimi i thellë dhe isinqertë aë mund të ketë ndier. Në këtë drejtim lypsetnjë punë e vazhdueshme edukative me kuadrot dhe si-domos me të rinjtë.

    Unë mendoj se më shumë gabime në trajtirnin etë rinjve kanë 'kuadrot, sesa vetë disa të rinj që ga-bojnë. Me këtë nuk dua të them se në radhët e rinisënuk ka nga ata që me qëndrimin e sjelljet e tyre eteprojnë, por nuk mund të jenë dhe nuk janë të tillëtë tërë. Në qoftë se veprojmë me takt dhe përdorimforma të përshtatshme pune ndaj tyre, do të jemi nëgjendje ta mësojmë rininë se si ta shikojë objektivishtdrejtësinë, zgjidhjen e problemeve, përkrahjen dhe da-

    shurinë që ushqejnë për të Partia, udhëheqja e saj dheorganizatat e masave. Në këtë rrugë të rinjtë me sigurido të bëjnë më pak gabime.

    Duhet parë në praktikë çështja që rinia të mos rë-ndohet me shumë mbledhje dhe të ngarkohet me shu-më detyra. Kjo varet nga udhëheqja e rinisë. Kur lindnevoja të flitet për një problem, për shembull, për ci-lësinë e prodhimit në fabrikë dhe kur çështja shtrohetnë mbledhjen e bashkimeve profesionale ku merr pjesëedhe rinia punëtore, atëherë s'ka përse të shtrohet enjëjta gjë edhe në mbledhjen e organizatës së rinisë.Kur shtrohet, ta zëmë, problemi për çështjen e forcimittë disiplinës proletare në punë, ose problemi i eduki-mit komunist, këto, për natyrën e tyre, mund të disku-tohen edhe në organizatën e bashkimeve profesionale,edhe në atë të rinisë, por, meqenëse shumica e punëto-rëve janë të rinj, çështjet që përmenda mund t'i shqyr-tojë rinia, në mbledhjen e së cilës mund të ftohen edhedisa nga anëtarët e organizatës së bashkimeve profe-sionale për ta diskutuar bashkërisht problemin.

    Kur është për t'u diskutuar një problem që upërket kryesisht grave, përse të shtrohet ky problemedhe në organizatën e rinisë? Unë them që, në një rasttë tillë, të rejat mund të shkojnë në mbledhjen e orga-nizatës së gruas, ku të dëgjojnë e të diskutojnë, pastajtë zbatojnë detyrat që u përkasin si të reja.

    Mbledhjet është mirë të bëhen sipas nevojave qëdalin dhe sipas sektorit të punës. Mbledhja me gjithëanëtarët e organizatës së rinisë mund të bëhet kurështë fjala për direktivat e përgjithshme, ose për zba-timin e detyrave. Në qoftë se lind nevoja të bëhet një

  • 106 ENVER HOXHA

    mbledhje për një problem që ka lidhje me brigadën earave dhe me atë të foragjereve, atëherë të mblidhenvetëm të rinjtë e këtyre dy brigadave, të diskutojnëpër problemin që ka dalë dhe të nxjerrin detyrat epërbashkëta. Të rinjtë e brigadave të tjera nuk ka për-se të marrin pjesë në një mbledhje që bëhet për njëçështje që nuk ka lidhje me punën e tyre.

    Ne nuk po shkëputemi dot akoma nga formalizmi,duke kujtuar që po nuk u bë mbledhje me të gjithë tërinjtë e organizatës, ajo nuk konsiderohet si punë. Pra-ndaj të heqim dorë nga mbledhjet pa bereqet e meshumë llafe pasi ato janë formale dhe asgjë nuk tëjapin, përkundrazi pjesëmarrësit që mërziten prej tyrehezitojnë të diskutojnë dhe presin që të mbarojë mble-dhja sa më parë.

    Unë jam dakord me çështjet që shtrove dhe do tëgjej ndonjë rast për të folur pak më gjerë për këtoprobleme. Jeta shtron shumë çështje për të cilat udhë-heqja mund të nxjerrë mjaft konkluzione, të lëshojëdirektiva të shëndosha për punën me rininë.

    Botuar për herë të parë

    Botohet sipas librit:në librin: Enver Hoxha, Enver Hoxha, «Raporte e fja-«Raporte e fjalirne 1970- lime 1970-1971 », Tiranë, 1972,-1971% Tiranë, 1972, f. 281 f. 281

    TAKTIKAT T'I SIIMBEJNE STRATEGJISËREVOLUCIONARE

    Nga biseda me delegacionin e punëtorëve kinezë

    30 prill 1971

    Pasi shoku Enver Hoxha u uroi mirëseardhjen,kryetari i delegacionit kinez përshëndeti në emër tëshokëve. Pastaj e mori fjalën shoku Enver Hoxha:

    Ju falënderojmë për fjalët miqësore dhe të ngrohtaqë shprehni për Partinë dhe për popullin tonë, të cilatna inkurajojnë shumë.

    Ne dëshirojmë që vizitat e shokëve dhe të shoqevekineze në vendin tonë të jenë të shpeshta e të vazh-dueshme. Të tilla vizita shërbejnë jo vetëm për forci-min e miqësisë, por edhe për shkëmbimin e eksperien-cës, të cilën e konsiderojmë një ndihmë të çmueshmepër popujt tanë.

    Dy vendet tona janë larg gjeografikisht, por nevazhdimisht ndjekim përpjekjet që bëni ju në punëntuaj, sakrificat e klasës punëtore e të popullit kinezqë kanë sjellë suksese në industri, në bujqësi, në ar-sim e kulturë në të gjithë vendin tuaj.

    Dihet fare mirë se ç'ndryshim të madh ka po-