UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 12. 15. · planeti ynë ka nevojë për...
Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 12. 15. · planeti ynë ka nevojë për...
-
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”FAKULTETI I MJEKËSISË
INFERMIERI E PËRGJITHSHME
PUNIM DIPLOME
TEMA: ROLI I INFERMIERES NË EDUKIMIN EFËMIJËVE NË RUAJTJEN E AMBIENTIT TË
PASTËR
Kandidatja : Mentori :
Elona Buzhala Prof. Asoc. Ramush Bejiqi
Gjakovë, Shtator 2020
-
DEKLARATA E ORIGJINALITETIT
Unë Elona Buzhala, studente në Universitetin e Gjakovës “ Fehmi Agani” Fakulteti i Mjekësisë,
drejtimi Infermieri e Përgjithshme, deklaroj se punimi i temës së diplomës me titullin “ROLI I
INFERMIERES NË EDUKIMIN E FËMIJËVE NË RUAJTJEN E AMBIENTIT TË
PASTËR” ështe punim i imi origjinal.
E gjithë literatura të cilën e kam shfrytëzuar në këtë punim eshtë e listuar në referenca dhe
plotësisht të cituara.
Në punim janë të respektuara të gjitha këshillat dhe rregulloret të përcaktuara nga ana e
Universitetit “ Fehmi Agani”.
1
-
FALËNDERIME
Falënderoj familjen time për përkrahjen dhe mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit tim në procesin
arsimor. Faleminderit të gjithë profesorëve në Universitetin e Gjakovës “ Fehmi Agani” për të
gjitha ndihmat e dhëna gjatë tre viteve studimi.
Në veçanti falënderoj Prof. Dr. Ramush Bejiqi, për ndihmën dhe këshillat gjatë punimit të kësaj
teme.
JU FALEMINDERIT!
2
-
LISTA E SHKURTESAVE
COPD - Chronic obstructive pulmonary disease Bllokim kronik i mushkërive
CVD - Cerebrovaskcular disease - sëmundje kardiovaskulare
ANA - American Nurse Association - Asociacioni amerikan i infermierëve
3
-
PËRMBAJTJA
1.ABSTRAKT................................................................................................................................5
2.HYRJE.........................................................................................................................................6
2.1.Ambienti jetësor..............................................................................................................6
2.2. Ndotja e ambientit…………………………………………………………………….7
2.3. Si duhet të sillet njeriu me natyrën dhe mjedisin…………………….……………….8
Çka mund të bëhet për mbrojtjen e mjedisit dhe sëmundjet qe shkaktohen nga ndotja eambientit…………………………………………………………………………………………..9
2.4. Sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit……….………………………………..….10
Sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ujit……………………………………………....11
2.5. Aktivitetet konkrete mjedisore te nxënësve në shkollë dhe natyrë………...………....12
2.6. Roli i infermieres në mbrojtjen e ambientit…………………………………………..13
Kompetencat e përgjithshme të infermieres rreth shëndetit mjedisor………….…………14
2.7. Roli i infermieres në edukimin e fëmijëve në ruajtjen e ambientit……….…………..15
3. QËLLIMI I PUNIMIT…………..……………………………………………….………….18
4. METODOLOGJIA……………...…………………………………………….……………..19
5. PYETËSOR………………………..…………………………………………..……………..20
5.1.Rezultatet…………………………………………………………………………...22
6. PËRFUNDIMI………………………………………………………...……………………...28
REKOMANDIMET…………………………………………………………………………….29
7. REZYME……………………………………………………………………………………..30
7.1.Summary……………………………………………………………………………...31
8.REFERENCAT……………………………………………………………………………….329.CV E STUDENTËS…………………………………………………………………………..33
-
1. ABSTRAKTI
Ky punim është bërë me qëllim që të njihet roli i infermieres në edukimin e fëmijëve në
rëndësinë e ambientit të pastër dhe t’i njohim shkaktarët e ndotjes dhe se çfarë dëmi shkakton një
mjedis i ndotur.
Punimi përfshinë gjithsej 33 faqe ku ndër to 2 figura , 11 grafikone dhe pyetësori i përgaditur për
fëmijë.
Pyetësori është përgaditur online dhe në të kanë marrë pjesë 56 fëmijë, ku nëpërmjet tij kemi
mësuar njohurit e fëmijëve, aktivitetet që bëjnë ata në shkolla apo gjatë jetës së përditshme.
Sipas kërkimeve dhe rezultatit të këtij pyetësori del se në vendin tonë mungojnë shumë
aktivitetet e OJQ-ve apo edhe përgjithësi nga ne si banorë të këtij mjedisi, dhe si rezultat i saj
është shumë me rëndësi që të trajtohet ky problem dhe sidomos roli dhe angazhimi i
infermierëve të jetë sa më i madhë në këtë aspekt.
Fjalët kyqe : Mjedisi, Ndotja, Sëmundjet, Mbrojtja, Edukimi
5
-
2. HYRJE
2.1 Ambienti jetësor1 : është tërësia e gjallë dhe jo e gjallë e natyrës në hapësirën në të cilën
jetojmë , punojmë dhe lëvizim.
Mjedisi jetësor është i mirë, i shëndoshë dhe normal nëse i mundëson jetë normale bimëve,
shtazëve e veçanërisht njeriut. Natyrisht ekzistojnë mjedise jetësore të shumta dhe të ndryshme:
mjedisi punues , qytetar , industrial etj, të cilët kanë karakteristikat dhe specifikat e caktuara. Në
këto mjedise jetësore gjithashtu nuk ekzistojnë kushte të njëjta për jetë dhe ekzistencë , e veçmas
në kohën e tashme të revolucionit shkencor-teknik, në të cilin ekziston një numër i madh i
ndotësve të mjedisit jetësor , rrënues të baraspeshës në të .
Mjedisi përfaqëson vetë njeriun, ai pasqyron jetën e njeriut si një libër i hapur. Që në momentin
kur lind e deri kur vdes, njerëzit janë në kontakt të pandërprerë me mjedisin. Ne nga ai marrim
të gjitha elementet e nevojshme për jetën. Me pak fjalë ne ekzistojmë sepse mjedisi ekziston.
Mjedisi ku ne jetojmë ka një rëndësi të veçantë për të gjithë pasiqë ka një ndikim direkt në
shëndetin publik. Është përgjegjësi e secilit qytetar që të kontriboj në ruajtjen e mjedisit aty ku
ata jetojnë me qëllim të promovimit të një shoqërie të shëndoshë e cila menaxhon ashtu si duhet
mbeturinat dhe ruan hapësirat publike. Pra mjedisi është çdo gjë rreth nesh : toka ku qëndrojmë,
pemët nën të cilat ulemi për të pushuar, uji në të cilin notojmë , dhe ajri të cilin e thithim. Ne
kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur ushqimin që hamë. Ne kemi nevojë për
ajër të pastër për të marrë frymë , dhe mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës
së lirë: notuar, vrapuar ose për të luajtur në park, prandaj mbroje atë.
Shëndeti nuk përkufizohet vetëm si mungesa e sëmundjes, por si mirëqenie e individit në
dimension fizik, mendor, social dhe mjedisor.2 Nga ky definicion vë në dukje rëndësinë e
integrimit ndërmjet aftësive fizike dhe mendore dhe integrim të suksesshëm në mjedisin natyror
të individit, familjes dhe shoqërisë. Një mjedis sa më i pastër, i gjelbëruar dhe i qetë e bën
shëndetin tonë më të mire.
6
1 Ekologjia dhe Mjedisi 5-6 – Behxhet Mustafa 2007 fq.152 https://www.google.com/amp/s/mjedisi78903733.wordpress.com/2018/05/05/the-journey-begins/amp/
-
2.2 NDOTJA E AMBIENTIT
Ndotje quhet prania e një materie ose energjie në natyrë, sasia dhe vendndodhja e së cilës krijon
efekte të padëshirueshme mjedisore.3 Përgjithësisht, çdo materie që futet në mjedis duke ndikuar
negativisht në dobishmërinë e tij quhet ndotës. Raporti njeri-natyrë ka qenë i kënaqshëm deri në
kohën e rritjes së popullsisë , të zhvillimit të hovshëm të industrisë , të zhvillimit të madh të
komunikacionit, të rritjes së shpenzimit të karburanteve , të zgjerimit të madh të qyteteve etj.
Ndotja e sferave të jetës (atmosferës, hidrosferës dhe pedosferës), ka marrë përmasa të cilat janë
shumë brengosëse. Ndotjet shkaktohen si rezultat i derdhjeve të pakontrolluara të mbeturinave (
plehrave), të ujërave të zeza etj, në kanale, lumenj, dete etj. Cilido që të jetë shkaku, ndotja është
produkt i aktiviteteve ekonomike e sociale si: Ndërtimi i shtëpive, transporti, përfitimi i
energjisë, qoftë nga karburantet fosil (thëngjilli, nafta) i energjisë atomike e deri te funksionet
themelore biologjike të gjallesave. Problemet e ndotjes edhe më të shprehura janë bërë me rritjen
e popullsisë, e cila shton përdorimin e materialeve dhe të energjisë duke shtuar njëkohësisht
sasinë e mbeturinave, që depozitohen në mjedis. Problematike është përdorimi i disa materialeve
(kanaçe alumini, ambalazhe plastike, kimikate e lëndë të ndryshme helmuese), që janë të
pazbërthyeshme në kushtet natyrore dhe si pasojë grumbullohen në mjedis. Ndotësit në
përgjithësi ndahen në natyralë dhe artificialë. Si ndotës natyralë janë: pluhuri,gazet e ndryshme
,bakteret , sporet , poleni etj. Ndërkaq ndotësit artificialë janë rezultat i veprimit të faktorit njeri.
Ndotësit më të fortë nga grupi i ndotësve të ajrit, ujit, tokës dhe ushqimit janë:
1. Dioksidi i karbonit
2. Monoksidi i karbonit
3. Dioksidi i sulfurit
4. Oksidet e azotit
5. Metalet e rënda
6. Pesticidet
7. Fosfatet
7
3 Ekologjia dhe Mjedisi 5-6 – Bexhet Mustafa (2007) fq.14-15
-
8. Rrezatimi radioaktiv
9. Mbeturinat e ngurta
10. Pluhuri
11. .Zhurma etj.
Me fjalë të tjera: Toka është një anije kozmike, me të cilën udhëton në kozmos i tërë njerëzimi ,
prandaj çdo defekt në të sjell pasoja për të gjithë udhëtarët. Me të drejtë, natyralisti Zhav Iv
Kusto thotë : “Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën”.
2.3 SI DUHET TË SILLET NJERIU ME NATYRËN DHE MJEDISIN 4
Sot jo vetëm të rriturit por edhe shumë fëmijë kanë frikë nga shkatërrimi i mjedisit, sepse
gjithnjë më shumë po iu ngushtohet hapësira normale e aktiviteteve të tyre në natyrë, po ndotet
uji,ajri etj. Për të mos ndodhur kjo duhet të ngritet vetëdija , kultura dhe sjellja ekologjike. Sjellje
ekologjike kupton sjelljen e drejtë në mjedis në situatat e përditshme. Vetëdije ekologjike do të
thotë se problemet ekologjike shihen me një sy kritik dhe orientimet individuale drejtohen nga
mbrojtja më e mirë e mjedisit, që kjo më vonë e drejton sjelljen në mjedis. Njeriu duhet t’i vërë
vetes detyrë që në rast se natyrën nuk është në gjendje ta ripërtërijë, të paktën të mos e shkatërroj
më tej.
Për të siguruar ardhmërinë e gjeneratave që do të vijnë pas nesh, duhet zbatuar urtinë “ sëmundja
më lehtë mund të parandalohet,sesa të shërohet” përkatësisht më mirë është të mendojmë si të
sillemi dhe ta ruajmë mjedisin, sesa ta korrigjojmë dhe ta sanojmë mjedisin e ndotur. Gjeneratat
e ardhshme janë ato të cilat do të jetojnë në mjedisin në të cilin ne kemi ndikuar dhe ndikojmë,
dhe një ditë ata pasardhës do të pyesin se çka kemi bërë ne për të ruajtur mjedisin që edhe ata ta
ruajnë. Nëse ne dëshirojmë që biosferën ta ruajmë për vete dhe për gjeneratat e ardhshme atëherë
planeti ynë ka nevojë për menaxhmentë që kanë vetëdije dhe përgjegjësi ekologjike.
8
4 Ekologjia dhe Mjedisi 5-6 – Bexhet Mustafa (2007) fq.17
-
ÇKA MUND TË BËHET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT 5
Sistemi i qarkullimit, sidomos në qytete, duhet patjetër të përmirësohet. Qarkullimi i automjeteve
për mallra do të duhet të largohej nga qendrat e qyteteve që të pengohej një kaos me të gjitha
konsekuencat negative. Gjithashtu mbrojtja e ajrit mund të bëhet nëse njerëzit më pak vozisin
automobilin. Gazrat e shkaktuara nga automobili përmbajnë ndotës të rrezikshëm të ajrit, që
dëmtojnë organet e frymëmarrjes së njeriut , të shtazëve ,dëmtojnë drurët, të lashtat dhe bimët e
tjera. Çdo herë kur është e mundur duhet të udhëtohet në këmbë ose të shfrytëzohet biçikleta.
Dobia e një forme të tillë të udhëtimit është e dyfisht : mjedisore( nuk ndotet mjedisi) dhe
shëndetësore, sepse nëse personi është duke u rritur ndihmon në rritjen e tonusit të muskujve.
Nëse personi ka kaluar moshën 40- vjeçare i ndihmon funksionit të zemrës dhe ul shtypjen e lartë
të gjakut. Duhet ndikuar që të ndërpritet pirja e duhanit, të djegurit e plastikës, gomave të
automobileve dhe mbeturinat në përgjithësi.
2.4 SËMUNDJET QË SHKAKTOHEN NGA NDOTJA E AMBIENTIT6
Rreziqet nga ndotja e ambientit tani janë shumë më të mëdha nga sa mendohej apo kuptohej më
parë, veçanërisht për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Fëmijët janë më të rrezikuar se sa të
rriturit nga rreziqet mjedisore për disa faktorë :
- Fëmijët vazhdimisht rriten: ata marrin më shumë ajër, konsumojnë më shumë ushqim, dhe pijnë
më shumë ujë se sa të rriturit në propocion me peshën. Sistemi nervor i fëmijëve, imuniteti,
sistemet e tretjes janë ende në zhvillim. Në faza të caktuara të hershme të zhvillimit, ekspozimi i
tyre ndaj toksinave me mjedis mund të qojë në dëme të pakthyeshme.
– Fëmijët sillen ndryshe nga të rriturit dhe kanë mënyra të ndryshme të ekspozimit, fëmijët e
vegjël zvarriten nëpër tokë ku mund të ekspozohen nga pluhuri dhe kimikatet që grumbullohen
në tokë dhe dysheme.
– Fëmijët kanë më pak kontroll për mjedisin se sa të rriturit, ata mund të mos jenë në dijeni për
rreziqet dhe te pa aftë për të bërë zgjedhje për të mbrojtur shëndetin e tyre .
9
5 Ekologjia dhe Mjedisi 5-6 – Bexhet Mustafa (2007)fq.346 https://www.who.int/airpollution/news-and-events/how-air-pollution-is-destroying-our-health
-
SËMUNDJET E SHKAKTUARA NGA NDOTJA E AJRIT:7
1. Te shtatëzënat ndikon në rritjen e trurit të fetusit
2. Sëmundje të rënduara kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes
3. Shton stresin në zemër dhe mushkëri, të cilat duhet të punojnë më shumë për të furnizuar
trupin me oksigjen .
4. Dëmton qelizat në sistemin e frymëmarrjes
5. Përshpejton plakjen e mushkërive, humbjen e aftësisë së mushkrive dhe uljen e funksionit të
tyre (COPD) .
6. Astma
7. Alergji të ndryshme
8. Rraskapitje, fyt i thatë, dhimbje koke ose vjellje
9. Kancer
10. Emfizema ose sëmundja pulmonare obstruktive kronike , Bronkit
11. Shkurton jetëgjatësin
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 63% e njerëzve vdesin nga kanceri në mushkri, 34%
nga stoku (goditja në tru) , dhe 27% nga sëmundjet kardiake .
“ 2.4 milion vdekje nga sëmundjet e zemrës . Le ta ndalim
këtë vrasës të padukshëm
FIGURA 1:http://origin.who.int/airpollution/infographics/en/
10
7 https://www.msdmanuals.com/professional/pulmonary-disorders/environmental-pulmonary-diseases/air-pollution%E2%80%93related-illness

SËMUNDJET QË SHKAKTOHEN NGA NDOTJA E UJIT8
Ka një numër të madh infeksionesh që i marrim nga ujërat, por duhet përcaktuar se cilat ujëra.
Sigurisht, kryesisht janë infeksione që përhapen nëpërmjet kontaminimit të ujit të pijshëm.
Sëmundjet si salmonela, diarreja dhe hepatiti janë ndër më të zakonshmet që kontaminojnë ujin.
Sëmundjet tjera të ardhura nga ndotja e ujit jane:
1. Infeksione në rruget e frymëmarrjet
2. Dhimbje të stomakut, të vjella
3. Probleme hormonale
4. Kolera
5. Semundje të veshkave
6. Tifoja
7. Trakoma (infektim i syrit)
8. Malaria
9. Helmimi nga plumbi (ujërat e ndotur nga plumbi që shpesh vijnë nga gypat e vjetër) e që
shkakton: dëmtim të organeve, çrregullim të sistemit nervor, presion i lartë i gjakut, problem me
sistem riprodhues dhe sëmundje të veshkave.
11
8 https://www.cdc.gov/healthywater/drinking/public/water_diseases.html
-
2.5 AKTIVITETET KONKRETE MJEDISORE TË NXËNËSVE NË SHKOLLË DHE NËNATYRË9
Gjatë procesit edukativo-arsimor duhet të ndërmerren aktivitete që te nxënësit të formojnë
kuptimin bazë për mbrojtjen dhe përparimin e natyrës dhe mjedisit jetësor, me ç’rast do të
mbjellin dashuri dhe kujdes të madh ndaj tyre. Në vazhdim po përmendim disa nga këto
aktivitete:
- Të ngritet mirëmbajtja e higjienës në hapësirat shkollore , në shtëpi , oborre dhe në
kopshte
- -Të ngritet kultura dhe vetëdija për mbrojtjen dhe rregullimin e hapësirave të
përbashkëta të ndërtesave dhe të qytetit në përgjithësi.
– Të arrihet krijimi i shprehisë së përhershme për shfrytëzimin e ushqimit të shëndoshë
dhe të llojllojshëm natyral.
– Qëndrimi i drejtë dhe edukativ ndaj çdo gjëje që jeton dhe rritet.
– Vizitat e nxënësve jo vetëm në hapësirat ku është mbrojtur dhe përparuar mjedisi
jetësor, por edhe në ato të dëmtuara për shkak të joefikasitetit të funksionimit të pushtetit
lokal, me qëllim që përmes formave të ndryshe të organizimit nga nxënësit dhe arsimtarët
të rehabilitohen ato.
- –Në kabinetet e shkollave ku ka mjete përkatëse të konkretizohen ligjëratat për natyrën,
ruajtjen dhe përparimin e mjedisin në mënyrë audio-vizuale.
–Të njoftohen nxënësit me burimet natyrore, si të bëhet shfrytëzimi i këtyre të mirave, në
mënyrë sa më të qëndrueshme, dhe me pasojat eventuale pas shfrytëzimit të tyre.
– Vizitat e nxënësve në kopshtet botanike dhe zoologjike, në muzeun natyror, në parqet
kombëtare dhe në hapësirat ku gjenden monumentet natyrore.
– Realizimi i aksioneve për organizimin e ekspozitave që kanë të bëjnë me natyrën dhe
me përparimin e mjedisit jetësor.
– Organizimi për vendosjen e shtëpizave për ushqimin e shpezëve në oborre të shtëpive,
në kopshte ,parqe etj.
12
9 Ekologjia dhe Mjedisi 5-6 – Bexhet Mustafa (2007) fq.21
-
–
Pjesëmarrja aktive e nxënësve në propagandimin e çështjes së mbrojtjes së natyrës dhe
mjedisit në mjetet e informimit elektronik dhe atyre të shkruara.
– Organizimi i tryezave të rrumbullakta, ku do të trajtohej mbrojtja e mjedisit jetësor.
– Botimi i librave, revistave, broshurave, fletëpalosjeve, posterave me përmbajtje për
mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të natyrës në përgjithësi.
2.6 ROLI I INFERMIERES NË MBROJTJEN E AMBIENTIT10
Është faktike se fokusi i infermieres në shëndetin e mjedisit së pari u pranua nga Florenc
Nightingale, i cili bëri të ditur rëndësinë e mjedisit dhe rolin e infermieres në promovimin e
shëndetit. Rol të rëndësishëm pati edhe Lilian Ward e cila dha mësime për nënat rreth
menagjimit të mbeturinave të shkaktuara nga punët e shtëpis si dhe propozoj që infermierët të
mësojnë më shumë rreth promovimit të shëndetit dhe menagjimit të sjelljeve në qytet sa i përket
mbeturinave dhe pastërtisë. Shumë infermierë janë të përfshirë në rolet e tyre në shëndetin publik
dhe shëndetin në punë. Ata janë të përfshirë në mënyrë aktive në adresimin e ekspozimeve ndaj
një sërë rreziqesh mjedisore në shtëpi, shkollë, komunitet dhe në vendet e punës. Pra pyetja vjen
se si infermierët ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe si duhet ata të veprojnë?
Infermierja duhet të vlerësojë mjedisin dhe zbuloj rreziqet kur ata egzistojnë11
Të jep informata tek individët dhe grupet rreth efektit në shëndet nga toksinat e
ambientit dhe shumë rreziqeve globale.
Të raportojë kërcënimet serioze mjedisore në agjensit përkatëse
Të zhvillojë dhe zbatojë programe të sjelljeve në shkollë apo vende të punës
Të ndihmonë në formulimin e politikave të sjelljes në vende publike që përfshijnë
mjedisin.
13
10 Nurse’s Role in Children’s Environmental Health Protection11 Environmental protection agency (EPA) (2003a). Draft report on the environment
-
Të ndihmojë në ndryshimin e sjelljeve tek njerëzit, p.sh: përdorimi i transportit
publik, riciklimi, mbjellja e pemëve që absorbojnë dioksidin e karbonit CO2 etj.
Infermierët duhet të kenë aftësin që të punojnë me komunitete , grupe ambientaliste
dhe qeveri lokale duke përfshirë aktivitete si: lobim legjislativ, raportimi i rreziqeve
nga komuniteti, avokim për ambient të sigurtë dhe zbatim të politikave
SHEMBULL: Në Ontario, infermierët janë vazhdimisht aktiv në promovimin e ligjeve në
ndalimin e përdorimit të pesticideve.
KOMPETENCAT E PËRGJITHSHME TË INFERMIERES RRETH SHËNDETITMJEDISOR:
1. Njohuritë dhe konceptet themelore12 – Gjithë infermierët duhet të kuptojnë parimet
shkencore dhe themelet e mardhënieve mes individëve ose popullsisë dhe mjedisit.
Kjo nënkupton mekanizmat dhe rrugët e ekspozimit ndaj rreziqeve të shëndetit
mjedisor, parandalimi themelor dhe strategjia e kontrollit, disiplina ndaj natyrës dhe
intervenimeve ndaj saj .
2. Vlerësimi dhe referimi – Gjithë infermieret duhet ti njohin rreziqet e ndotjes së
mjedisit dhe të jenë rojtar për të sëmurit. Komponent esencial i këtij procesi është
aftësia për të siguruar informatat për pacientët dhe komunitetin.
3. Mbrojtje, etikë dhe komunikim i zgjuar
4. Infermierët mund të ndihmojnë në mbrojtjen e pacientëve me CVD (sëmundje
kardiovaskulare) nga efekti i smogut në 3 mënyra:
14
12 Nurse’s Role in Children’s Environmental Health Protection
-
Duke qenë të kujdesshëm dhe ti mësojnë individët rreth kualitetit të ajrit
Duke bërë rekomandime në reduktimin e ekspozimit ndaj gazrave
Duke promovuar hapat që zvogëlojnë prodhimin e gazrave që ndotin
ambientin
• ANA ( Asociacioni Amerikan i infermierëve) përshkruan 3 aktivitete të cilat në mënyrë të qartë
përfshijnë çështje që lidhen me mjedisin dhe shëndetin , çasje parandaluese për shqetësimet e
popullatës në veqanti individëve .13
1. Praktikat restauruese modifikojnë ndikimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve.
2. Praktikat mbështetëse janë të orientuara drejt modifikimit të mardhënieve ose mjedisit për të
mbështetur shëndetin.
3. Praktikat promovuese mobilizojnë modele të shëndetshme të jetës , nxisin zhvillimin personal
dhe familjar dhe mbështesin qëllime të përcaktuara të individëve , familjeve dhe komuniteteve
2.7 ROLI I INFERMIERES NË EDUKIMIN E FEMIJËVE NË RUAJTJEN EAMBIENTIT
Mbrojtja e planetit ka të bëje me rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor , dhe gjithmonë duhet
të jetë më e madhe. Imagjinojeni duke marrur klasen tuaj , komunitetin ose një grup të
rinjësh dhë e bëni një deklaratë për mjedisin. Të mbjellni pemë , ose të vizatoni në fletë
është e lehtë por imagjinoni të mbledhni një grup fëmijësh dhe të dilni jashtë për të bërë
disa aktivitete që kontribojnë në mjedis. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë rëndësinë e
kujdesit ndaj ambientit. Janë disa aktivitete që infermierja mundet ti realizojë me fëmijë
në mënyrë që ata të kuptojnë rëndësinë e ambientit të pastër14 :
15
13 ANA’s principles of Environmental health for Nursing Practice with implementation Strategies14 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK232401/
-
1. Bëni një ecje në natyrë. Dërgoni fëmijët në anën tjetër të natyrës , në anën e
paprekur të saj. Identifikoni banorët e saj dhe imagjinoni çka do të ndodhte nëse i
shkatërrojmë të gjitha pemët aty . Pas aktivitetit lejoni fëmijët të krijojnë një ide
se si njerëzit mund të ruajnë tokën që na rrethonë.
2. Ndërtoni një kopsht në komunitet . Gjithë fëmijët , mund të mblidhen nën
përkujdesjen e infermieres dhe të ndërtojnë një kopsht në lagjen e tyre. Secili
mund ta sjellë ndonjë lule apo pemë nga shtëpia e tyre. Ne fund infermierja do tu
tregojë fëmijëve se ta ndërtoni një kopsht me lule dhe pemë nuk do tua kursejë
vetëm paratë dhe kohën që shpenzoni në markete, por edhe ajri gjithashtu do të
jetë më i pastër. Rritja e pemëve dhe perimeve në këtë mënyrë është e
shëndetshme sepse nuk përdoren kimikate, kështu kjo na mundëson të kemi një
jetë më të shëndetshme.
3. Krijoni një kompeticion për idetë më të mira. Le të rritet energjia e tyre krijuese
me një konkurencë arti. Infermierja ti sfidojë fëmijët që të krijojnë punime të
mrekulueshme arti nga copëza apo pjësë që do të kishin mundur të përfundonin në
mbeturina. Ftojini prindërit e tyre që të shikojnë punët e mrekullueshme që
fëmijët do të bëjne nga disa “mbeturina” të mundshme. Kështu infermierja do tu
mësojë fëmijëve se jo çdo gjë duhet të përfundojë në plehra.
4. Organizoni një show me ngjyra të gjelbërta15. Infermierja mund që të organizoj
një show me fëmijët ku do tua tregonte atyre rëndësinë e gjelbrimit .Ata mund të
krijojnë veshja nga gjethet e pemës si : byzylyk , mbajtëse të flokëve apo orendi
shtëpiake nga drunjët dhe gjethet .
5. Bëni një orë mësimore në natyrë. Infermierja mund që tua mbajë një orë
mësimore në natyrë duke ju treguar fëmijëve rëndësinë e saj. Improvizoni ulëset
me disa drunjë dhe mësojani fëmijëve 3 gjëra me rëndësi : zvogëloni , ripërdorni
dhe ricikloni. Zvogëloni përdorimin e mjeteve që dëmtojnë natyrën , ripërdorni
gjërat sa të jetë e mundur duke mos hudhur që në përdorimin e parë , dhe
rëndësinë e riciklimit.
16
15 https://www.highspeedtraining.co.uk/hub/environmental-awareness-for-kids/
-
6. Shpërndarja e fletushkave me mesazhe për Ambientin. “Toka është e të gjithëve”
le të jetë ky mesazhi që fëmijët do ta përcjellin tek të gjithë nëpërmjet
fletushkave. Duke shpërndarë këto fletushka ne do të mund tua sjellim në mend të
gjithëve rëndësinë e ambientit ku jetojmë dhe njëherit do ti edukonim fëmijët
rreth kujdesit për mjedisin.
7. Krijoni një ese dhe shpërndajeni .Shikoni përreth vetes çdo gjë që ju rrethonë
është natyrë . Shkruani të metat që i shihni përreth jush dhe bukurit që shihni.
Infermierja mund tu mësojë fëmijëve të shkruajnë rreth natyrës. Pyetni fëmijët se
çfarë shohin ata dhe çfarë do të ndryshonin.
8. Inspektimi i gjallesave të vogla.Infermierja mund t’i marr fëmijët ti dërgojë në
ndonjë park dhe tua lë atyre eksplorimin e insekteve dhe gjallesave të vogla në
natyrë.Jepu atyre një listë me t’gjitha llojet e insekteve dhe ata duhet ta bëjnë me
tik për çdo insektë që shohin. Kjo u mëson atyre për gjallesat që ekzistojnë dhe
rëndësin e tyre në natyrë.
9. Klasët dhe natyra.Tregojuni fëmijëve se sa shumë kohë kalojnë në shkolla dhe sa
pak bimë apo gjelbrim kanë nëpër ambientet që kalojnë gjysmën e kohës së tyre.
Edukoni dhe këshilloni ata që nga shtëpit e tyre të sjellin bimë apo lule nga
kopshtet e tyre .
10. Java e ecjes për në shkollë. Shumë fëmijë përdorin transportin si atë publik apo
edhe shoqërohen nga prindërit me vetura për në shkollë.Infermierja mund t’i
këshillojë ata që njëher në muaj t’a kenë javën e ecjes për në shkollë16.
FIGURA 2:https://mommypoppins.com/kids/backyard-gardening-with-kids
17
16 https://www.highspeedtraining.co.uk/hub/environmental-awareness-for-kids/
-
3. QËLLIMI I PUNIMIT
Qëllimi kryesor i këtij punimi është aftësimi i infermiereve në edukimin e fëmijëve rreth
mbrojtjes së ambientit, njohurive te tyre rreth ndotësve dhe sëmundjeve qe shkakton ndotja e
ambientit
Detyrat që Infermieri/ja duhet t’i kryej në lidhje me pregaditjen e tyre
Aktivitetet dhe hapat që duhen ndërmarrë nga infermierët dhe fëmijet për mbrojtjen e ambientit
Ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve natyrore, nxitjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen
e mjedisit
Të paraqesim disa masa që mund të merren për pakësimin e ndotjes.
Të tregojmë se çfarë është ndotja e mjedisit , ndotja e ajrit dhe ujit si dhe shkaqet e tyre.
Të japim mesazhe sensibilizuese dhe rekomandime për njerëzit rreth ruajtjes së mjedisit.
18
-
5. METODOLOGJIA
Për sigurimin e të dhënave ka qënë i domosdoshëm pyetësori i cili është bërë online. Në këtë
pyetësor janë përgjigjur vetëm fëmijë të grupmoshave nga 6 deri në 18 vjeç , duke u ruajtur
gjithmonë privatësia e tyre .
Metoda e këtij hulumtimi është retrospektive.
Rezultatet janë shprehur në përqindje.
Paraqitja e rezultateve është bërë me grafikone.
19
-
6. PYETËSOR
1. Mosha: __________
2. Sa keni mësuar për ruajtjen e mjedisit/ambientit?
a) kemi mësuar shumë për ruajtjen e natyrës
b) nuk kemi mësuar shumë për ruajtjen e natyrës
c) aspak nuk mësojmë për ruajtjen e natyrës
3. Si e shihni kontributin tuaj në ruajtjen e mjedisit/ambientit?
a) të mirë b) të mjaftueshëm c) jo të mirë
4. Sa angazhime keni pasur në shkollë në lidhje me ruajtjen e mjedisit/ambientit?
a) kemi pasur shumë angazhime
b) nuk kemi pasur shumë angazhime
c) nuk kemi pasur asnjëher angazhime
5. A keni marrë pjesë në pastrimin e qytetit ,shkolles apo lagjes?
a) Po b) Jo
6. Nese keni marrë pjesë ne pastrim,kush e ka organizuar?
__________________________________
7. Sa fidane deri tash keni mbjellur?
_______________________________
20
-
8. A jeni pjesë e ndonjë organizate për ruajtjen e natyrës ?
a) Po b) Jo
9. A keni ndëgjuar për ngrohjen globale?
a) Po b) Jo
10. Çka është sipas jush natyra e shëndoshë?
a) Natyra e shëndoshë është ajo natyrë e cilla i mundëson gjallesave të gjalla jetë normale duke
kontribuar në shëndet të mirë të tyre.
b) Natyra e shëndoshë është ajo natyrë ku njerëzit kontribojnë në ndertime të larta , prerje të
pemëve , hedhjen e mbeturinave
c) Nuk e di
11. A keni marrë ndonjëherë këshilla nga personeli shëndetësor(mjeku, infermieri/ja) për pasojat
e shëndetit nga ambienti i papaster?
a) Po b) Jo
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSebF4LTh44CXZMdtodhL29K9fsWMqGMQQcrXnZAjtKmsvdxFQ/viewform?fbclid=IwAR05uDHNCY-A6KDCJaaYIIqoaPw3Iz8HZ0uZOZ66M23l_531NipCUxgKOZ8
21
-
5.1. REZULTATET:
GRAFIKU 1: Siq shihet në grafikonin 1 është paraqitur mosha e fëmijëve në përqindje, të cilët
janë përgjigjur në këtë pyetësor. Gjithsej janë përgjigjur 56 fëmijë , ku 10 prej tyre nuk janë
përgjigjur në këtë pyetje .
GRAFIKU 2: Në këtë grafikon paraqitet përqindja e fëmijëve të cilët janë përgjigjur në pyetjen
se sa kanë mësuar për ruajtjen e mjedisit/ambientit , ku 80% kanë treguar se kanë mësuar për
ruajtjen e mjedisi/ambientit dhe 20% e tyre thonë se nuk kanë mësuar shumë për ruajtjen e
mjedisit/natyrës .Poashtu 6 prej tyre nuk janë përgjigjur fare në këte pytje .
22
2%
27%
9%2%3%2%
18%
80%
20%0%
Sa keni mësuar për ruajtjen emjedisit/ambientit?

2%3%2%7%5%
20%
27%
18%
Mosha17-2%16-4%14-2%13-4%12-6%11-21%10-29%9-9%8-2%7-4%6-2%pa përgjigje 18%
80%
Sa keni mësuar për ruajtjen emjedisit/ambientit?
Kemi mësuar shumë për ruajtjen emjedisit/ambientit.
Nuk kemi mësuar shumë përruajtjen e mjedisit/ambientit.
Aspak nuk kemi mësuar për ruajtjene mjedisit/ambientit.
5.1. REZULTATET:
GRAFIKU 1: Siq shihet në grafikonin 1 është paraqitur mosha e fëmijëve në përqindje, të cilët
janë përgjigjur në këtë pyetësor. Gjithsej janë përgjigjur 56 fëmijë , ku 10 prej tyre nuk janë
përgjigjur në këtë pyetje .
GRAFIKU 2: Në këtë grafikon paraqitet përqindja e fëmijëve të cilët janë përgjigjur në pyetjen
se sa kanë mësuar për ruajtjen e mjedisit/ambientit , ku 80% kanë treguar se kanë mësuar për
ruajtjen e mjedisi/ambientit dhe 20% e tyre thonë se nuk kanë mësuar shumë për ruajtjen e
mjedisit/natyrës .Poashtu 6 prej tyre nuk janë përgjigjur fare në këte pytje .
22
pa përgjigje 18%
Kemi mësuar shumë për ruajtjen emjedisit/ambientit.
Nuk kemi mësuar shumë përruajtjen e mjedisit/ambientit.
Aspak nuk kemi mësuar për ruajtjene mjedisit/ambientit.
-
GRAFIKU 3: Në këtë grafikon paraqitet sinqeriteti i fëmijëve të cilët tregojnë se si e shohin
kontributin e tyre në ruajtjen e mjedisit/ambientit.Gjithsej janë përgjigjur 50 fëmijë, dhe sipas
përqindjes 62% apo 32 prej tyre e shohin kontributin e tyre si të mirë, 22% apo 11 prej tyre e
shohin si të mjaftueshëm dhe 14% apo 7 prej tyre e shohin kontributin e tyre si jo të mirë. 6 prej
tyre nuk janë përgjigjur
GRAFIKU 4: Na intereson të dijmë gjithmonë se sa fëmijët janë të angazhuar në institucionet
shkollore në lidhje me ruajtjen e mjedisit/ambientit. Në këtë grafikon është paraqitur përgjigjja e
50 fëmijëve ku 54% apo 27 fëmijë thonë se kanë pasur shumë angazhime kurse 46% apo 23
prej tyre thonë se nuk kanë pasur shumë angazhime , dhe 6 prej 56 fëmijëve nuk janë përgjigjur.
23
22%
14%
Si e shihni kontributin tuaj në ruajtjen emjedisit/ambientit?
54%46%
0%
Sa angazhime keni pasur në shkollë në lidhjeme ruajtjen e mjedisit/ambientit?

64%22%
14%
Si e shihni kontributin tuaj në ruajtjen emjedisit/ambientit?
Të mirë
Të mjaftueshëm
Jo të mirë
54%
Sa angazhime keni pasur në shkollë në lidhjeme ruajtjen e mjedisit/ambientit?
Kemi pasur shumë angazhime
Nuk kemi pasur shumë angazhime
Asnjëher nuk kemi pasur angazhime

GRAFIKU 5: Në grafikonin e 5, paraqesim përgjigjet e fëmijëve në pyetjen a kanë marrë pjesë
në pastrimin e qytetit,shkolles apo lagjes. Duke treguar angazhimin e tyre 90% apo 45 fëmijë
thonë se kanë marrë pjesë , dhe vetëm 10% e tyre apo 5 fëmijë thonë se nuk kanë marrë pjesë në
pastrimin e qytetit , shkollës apo lagjes dhe 6 prej tyre nuk janë përgjigjur.
GRAFIKU 6: Siq shihet , në këtë grafikon paraqitet përgjigjja e 47 fëmijëve ku 59% e tyre
thonë se organizimet kanë qenë nga mësuesi/mësuesja, 20% thonë nga drejtoria , 18% thonë se e
kanë organizuar me shokët dhe shoqet e klasës , dhe 3% e tyre thonë se nuk kanë marrë pjesë . 9
prej 56 fëmijëve nuk janë përgjigjur në këtë pytje .
24
A keni marrë pjesë në pastrimin e qytetit,shkollës apo lagjes?
20%
18%
Nëse keni marrë pjesë në pastrim kush e kaorganizuar ?

90%
10%
A keni marrë pjesë në pastrimin e qytetit,shkollës apo lagjes?
59%20%
18%3%
Nëse keni marrë pjesë në pastrim kush e kaorganizuar ?
Mësuesi/ja
Drejtoria
Unë me shokët/shoqet
Nuk kam marrë pjesë
GRAFIKU 5: Në grafikonin e 5, paraqesim përgjigjet e fëmijëve në pyetjen a kanë marrë pjesë
në pastrimin e qytetit,shkolles apo lagjes. Duke treguar angazhimin e tyre 90% apo 45 fëmijë
thonë se kanë marrë pjesë , dhe vetëm 10% e tyre apo 5 fëmijë thonë se nuk kanë marrë pjesë në
pastrimin e qytetit , shkollës apo lagjes dhe 6 prej tyre nuk janë përgjigjur.
GRAFIKU 6: Siq shihet , në këtë grafikon paraqitet përgjigjja e 47 fëmijëve ku 59% e tyre
thonë se organizimet kanë qenë nga mësuesi/mësuesja, 20% thonë nga drejtoria , 18% thonë se e
kanë organizuar me shokët dhe shoqet e klasës , dhe 3% e tyre thonë se nuk kanë marrë pjesë . 9
prej 56 fëmijëve nuk janë përgjigjur në këtë pytje .
24
Po Jo
Nëse keni marrë pjesë në pastrim kush e kaorganizuar ?
Mësuesi/ja
Drejtoria
Unë me shokët/shoqet
Nuk kam marrë pjesë
-
GRAFIKU 7: Duke qenë se mbjellja e fidaneve ka rëndësi të madhe për ambientin, në
pyetësorin tim nuk kishte si të mungonte edhe pyetja se sa fidane kanë mbjellur ata për të
kontribuar në ambient.Përgjigjet e tyre ishin te ndryshme , ku gjithsej janë përgjigjur 42 fëmijë
te cilët 5 prej tyre apo 17% thonë se kanë mbjellur vetëm 2 fidane deri tani , 5 të tjerë apo 17 %
thonë se kanë mbjellur 3 fidane, 3% thonë se kanë mbjellur 4 fidane, 3% të tjerë thonë se kanë
mbjellur 5 fidane , dhe 59% e tyre thonë se kanë mbjellur disa fidane duke mos cekur numër. 14
prej tyre nuk janë përgjigjur fare .
GRAFIKU 8: Në vendin tonë mungojnë shumë aktivitete e organizata për ruajtjen emjedisit/ambientit , duke marrë parasysh këtë 98% e fëmijëve deklarojnë se nuk janë pjesë e tyre, dhe vetëm 2% apo 1 fëmijë deklaron se është pjesë e tyre. Ndërsa 6 nuk janë përgjigjur.
25
59%
Sa fidane deri tash keni mbjellur ?
98%
A jeni pjesë e ndonjë organizate përruajtjen e mjedisit/ambientit?

17%
17%
4%3%
59%
Sa fidane deri tash keni mbjellur ?
2 fidane
3 fidane
4 fidane
5 fidane
disa fidane

GRAFIKU 9: Në pyetjen se a kanë ndëgjuar fëmijët për ngrohjen globale , 94% apo 46 fëmijë
thonë se kanë ndëgjuar për ngrohjen globale, 6% apo 3 fëmijë nuk kanë ndëgjuar për ngrohjen
globale. Ndërsa 7 prej tyre nuk janë përgjigjur fare.
GRAFIKU 10: Nga 56 fëmijë prej të cilëve 6 prej tyre nuk janë përgjigjur , 50 fëmijë tregojnë
se sipas tyre natyra e shëndoshë është ajo natyrë e cilla i mundëson gjallesave të gjalla jetë
normale duke kontribuar në shëndet të mirë të tyre.
26
6%
A keni ndëgjuar për ngrohjen globale?
100%
0%0%
Çka është sipas jush natyra e shëndoshë?

94%
6%
A keni ndëgjuar për ngrohjen globale?
PoJo
100%
Çka është sipas jush natyra e shëndoshë?Natyra e shëndoshë është ajo natyrë e cillai mundëson gjallesave të gjalla jetënormale duke kontribuar në shëndet tëmirë të tyre .Natyra e shëndoshë është ajo natyrë kunjerëzit kontribojnë në ndërtime të larta, prerje të pemëve,hedhjen e mbeturinave.
Nuk e di
GRAFIKU 9: Në pyetjen se a kanë ndëgjuar fëmijët për ngrohjen globale , 94% apo 46 fëmijë
thonë se kanë ndëgjuar për ngrohjen globale, 6% apo 3 fëmijë nuk kanë ndëgjuar për ngrohjen
globale. Ndërsa 7 prej tyre nuk janë përgjigjur fare.
GRAFIKU 10: Nga 56 fëmijë prej të cilëve 6 prej tyre nuk janë përgjigjur , 50 fëmijë tregojnë
se sipas tyre natyra e shëndoshë është ajo natyrë e cilla i mundëson gjallesave të gjalla jetë
normale duke kontribuar në shëndet të mirë të tyre.
26
Natyra e shëndoshë është ajo natyrë e cillai mundëson gjallesave të gjalla jetënormale duke kontribuar në shëndet tëmirë të tyre .Natyra e shëndoshë është ajo natyrë kunjerëzit kontribojnë në ndërtime të larta, prerje të pemëve,hedhjen e mbeturinave.
-
GRAFIKU 11: Siq shihet në këtë grafikon 89% apo 32 fëmijë thonë se janë këshilluar ngapersoneli shëndetësor , ndërsa 11% apo 4 fëmijë thonë se nuk janë këshilluar nga personelishëndetësor. Prej 56 fëmijë 20 prej tyre nuk janë përgjigjur në këtë pytje .
27
A keni marrë ndonjëherë këshilla ngapersoneli shëndetësor(
mjeku, infermieri/ja) për pasojat eshëndetit nga ambienti i papastërt ?

89%
11%

Jo
-
6. PËRFUNDIMI
Nga punimi kemi nxjerrur këto përfundime:
Mjedis është gjithqka që na rrethon , hapësira ku ne jetojmë , punojmë dhe lëvizim.
Ruajtja e mjedisit , angazhimi yne i përditshëm në mbrojtjen e tij ka rëndësi të madhe për
shëndetin tonë.
Shëndet nuk quajmë vetëm mungesen e sëmundjes , por mirëqenie fizike , mendore dhe sociale.
Moskujdesi ndaj ambientit , ka shkaktuar shumë dëme dhe pasoja të mëdha në zvhvillimin e një
jete normale për njeriun në veçanti por edhe për botën bimore dhe shtazore.
Edukimi i fëmijëve nga prindërit , mësuesit e infermierët rreth ndotjes dhe rëndësisë së ambientit
të pastër duhet të jetë detyrë primare e tyre.
Sipas statistikave , bazuar në pyetjet qe u kam bërë fëmijëve del që tek ne mungojnë shumë
aktivitetet për fëmijë apo organizata rreth mbrojtjes se mjedisit , artikujt apo njohurit rreth
ndotësve janë shumë të mangëta apo për të mos thënë fare , poashtu duhet më shumë angazhim i
infermierëve dhe gjith institucioneve shkollore që për detyrë kanë perkujdesjen e fëmijëve dhe
ambientit.
28
-
REKOMANDIMET
1. Mbillni pemë për të zvogëluar ndotjen e ajrit!
2. Konsumo produkte lokale: transporti i produkteve nga larg konsumojnë shumë naftë!
3. Mos përdor shumë letra: tashmë me teknologjinë digjitale mund të dërgosh e marrësh
dokumente, kështu shpëton mijra pemë duke mbrojtur mjedisin.
4. Mendo gjithmonë që çdo objekt që përdor do të kthehet në mbeturinë: bëje të pamunduren që
të zgjas sa më shumë përdorimi i tij !
5. Në vend të përdorimit të shisheve të plastikes përdorni shishet e qelqit apo materiale tjera të
riciklueshme!
6. Mos derdhni benzinë, naftë dhe vaj makinash në burime, lumenj , liqene dhe dete .Elementet
e caktuara ndotin sasi të madhe të ujit të pastër !
7. Asnjëherë mos i digjni mbeturinat, pasi kjo kontribon direkt në ndotjen e ajrit!
8. Organizoni me shokët dhe shoqet e klasës pastërtimin e shkollës apo klasës, sepse si mjedisi i
jashtëm ashtu edhe ai i mbrendshëm janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tonë!
9. Mos harroni: “DASHURIA NDAJ NATYRËS RRIT TË GJITHA DASHURITË E TJERA”
29
-
7. REZYME
Ambienti jetësor është tërësia e gjallë e natyrës në hapësirën në të cilën jetojmë, punojmë dhe
lëvzim. Mjedisi jetësorë është i mirë, i shëndoshë dhe normal nëse i mundëson jetë normale
bimëve ,shtazëve e veçanërisht njerëzit. Ndotësit më të fortë nga grupi i ndotësve të ajrit, ujit dhe
ushqimit janë: dioksidi i karbonit, monoksidi i karbonit, dioksidi i sulfurit, metalet e rënda etj.
Sëmundje e shkaktuara nga ndotja e ambientit janë: Astma, Kanceri, Sëmundjet e veshkave,
Probleme hormonale, COPD , Alergji të ndryshme , etj. Janë disa aktivitete që infermierja mund
t’i realizojë me fëmijë, në mënyrë që ata të kuptojnë rëndësinë e ambientit të pastër: Bëni një
ecje në natyrë, ndërtoni një kopsht në komunitet, bëni një orë mësimore në natyrë, shpërndarja e
fletushkave me mesazhe për ambientn “ Toka është e të gjithëve”.
Qëllimi kryesor i këtij punimi është aftësimi i infermiereve në edukimin e fëmijëve rreth
mbrojtjes së ambientit, njohurive të tyre rreth ndotësve dhe sëmundjeve që shkakton ndotja e
ambientit.
Metoda e këtij hulumtimi është retrospektive
Sipas statistikave , bazuar në pyetjet që u kemi bërë fëmijëve del që tek ne mungojnë shumë
aktivitetet e fëmijëve apo organizatave rreth mbrojtjes së mjedisit, artikujt apo njohurit rreth
ndotësve janë shumë të mangët apo për të mos thënë fare dhe se duhet më shumë angazhimi
infermierëve dhe gjith institucioneve shkollore që për detyrë kan perkujdesjen e fëmijëve dhe
ambientit.
30
-
7.1. SUMMARY
The living environment is the living whole of nature in the space where we live , work and move.
The living environment is good , healthy and normal if it allows plants , animals and especially
people to live normally.
The strongest pollutants from the group of air, water and food pollutants are: carbon dioxide,
carbon monoxide, sulfur dioxide , heavy methals etc.
Diseases caused by environmenatal pollution are: Asthma, Cancer, Kidney diseases, Hormonal
problems, COPD, Various allergies etc.
There are some activities that nurse can perform with children, so they understand the
importance of a clean environment: Take a walk in nature, build a community garden, do an
outdoor lesson, distribution of leaflets with messages for the environment “ The earth belongs to
all”
The main purpose of this paper is to train nurses in educating children about environmental
protection, their knowledge about pollutants and diseases caused by environmental pollution
The method of this research is retrospective:
According to statistics, based on the questions we asked children, it turns out that we lack a lot of
activities of children or organizations about environmental protection , articles or knowledge
about pollutants are very deficient or not to say at all and that the commitment of nurses and all
school institutions that have the task of caring for children and the environment is needed more.
31
-
8. REFERENCAT
•Ekologjia dhe Mjedisi 5-6 – Behxhet Mustafa 2007
•https://www.google.com/amp/s/mjedisi78903733.wordpress.com/2018/05/05/the-journey-
begins/amp/
• https://www.who.int/airpollution/news-and-events/how-air-pollution-is-destroying-our-health
• https://www.msdmanuals.com/professional/pulmonary-disorders/environmental-pulmonary-
diseases/air-pollution%E2%80%93related-illness
• https://www.cdc.gov/healthywater/drinking/public/water_diseases.html
• Nurse’s Role in Children’s Environmental Health Protection
• Environmental protection agency (EPA) (2003a). Draft report on the environment
• ANA’s principles of Environmental health for Nursing Practice with implementation Strategies
• https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK232401/
• https://www.highspeedtraining.co.uk/hub/environmental-awareness-for-kids/
32
-
9. CV E STUDENTES
Emri dhe mbiemri: Elona Buzhala
Datëlindja: 06.03.1998
Vendlindja: Suharekë
Vendbanimi: Prizren
Numri i telefonit: +38345912507
E-maili: [email protected]
Edukimi: SHFMU “Lekë Dukagjini” Prizren
SHMM “Luciano Motroni” Prizren – Mjekësi e Përgjithshme
Shkollimi Themelor: Universiteti i Gjakovës “ Fehmi Agani”- Gjakovë . Fakulteti i
Mjekësisë – Drejtimi: Infermieri
33