Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I :...

24
Faqe 1 / 24 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT 2016 KODI I ETIKËS I FNK-të, SNKC-të, SNA-të, DIREKTIVAT E PRAKTIKAVE NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT, SNAR-të, SNAS-të DHE STANDARDEVE TË TJERA TË PUBLIKUARA NGA FNK, SI DHE RREGULLAT E ORGANIZIMIT TË PROFESIONIT TË EKR- Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin e cilësisë duhet të përfshijë vlerësimin objektiv të: a. gjykimeve të rëndësishme të bëra nga grupi i angazhimit; dhe b. konkluzioneve të arritura gjatë formulimit të raportit të audituesit c. numrit te testeve te kryera dhe aplikimit te kërkesave rreth përzgjedhjes së kampionit Përgjigja e saktë : Alternativa (A) & (B) 2. Sa nivele kontrolli kërkohen të ekzistojne në një dosje auditimi sipas SNK 220: a. 1 b. 2 c. 3 d. Varet nga rrethanat Përgjigja e saktë : Alternativa ( D) 3. Rregullimi i profesionit kontabel mund të jetë një mjet efektiv për të adresuar problemet e tregut për shërbimet kontabël dhe për të garantuar cilësinë, sepse; a. përfitimet apo kostot e shërbimit kontabël kalojnë direkt tek palët e treta, q ë mund t ë mos jenëe kërkuesit e drejtperdrejt ë të këtyre shërbimeve. b. ato bazohen në kërkesa lokale ligjore e rregullatore t ë miratuara nga parlamenti e qeveria. c.nuk ka asimetri përsa i përket njohurive në raportin klient - profesionist kontabël d.ato përfshihen në statutin e organizmit profesional të një vendi. Përgjigja e saktë : Alternativa (A).

Transcript of Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I :...

Page 1: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 1 / 24

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

2016

KODI I ETIKËS I FNK-të, SNKC-të, SNA-të, DIREKTIVAT E PRAKTIKAVE

NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT, SNAR-të, SNAS-të DHE STANDARDEVE TË TJERA TË

PUBLIKUARA NGA FNK, SI DHE RREGULLAT E ORGANIZIMIT TË PROFESIONIT TË EKR-

Teza me përgjigje

SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA)

1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin e cilësisë duhet të përfshijë vlerësimin objektiv të: a. gjykimeve të rëndësishme të bëra nga grupi i angazhimit; dhe b. konkluzioneve të arritura gjatë formulimit të raportit të audituesit c. numrit te testeve te kryera dhe aplikimit te kërkesave rreth përzgjedhjes së kampionit

Përgjigja e saktë : Alternativa (A) & (B)

2. Sa nivele kontrolli kërkohen të ekzistojne në një dosje auditimi sipas SNK 220:

a. 1

b. 2

c. 3

d. Varet nga rrethanat

Përgjigja e saktë : Alternativa ( D)

3. Rregullimi i profesionit kontabel mund të jetë një mjet efektiv për të adresuar problemet e tregut

për shërbimet kontabël dhe për të garantuar cilësinë, sepse;

a. përfitimet apo kostot e shërbimit kontabël kalojnë direkt tek palët e treta, që mund

të mos jenëe kërkuesit e drejtperdrejtë të këtyre shërbimeve.

b. ato bazohen në kërkesa lokale ligjore e rregullatore të miratuara nga parlamenti e qeveria.

c.nuk ka asimetri përsa i përket njohurive në raportin klient- profesionist kontabël

d.ato përfshihen në statutin e organizmit profesional të një vendi.

Përgjigja e saktë : Alternativa (A).

Page 2: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 2 / 24

4. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese, gjatë ushtrimit të auditimit, ka përgjegjësinë dhe

detyrimin e zhdëmtimit të pasojave financiare:

a. që vijnë drejtpërdrejt nga gabimi apo faji i tij në punë.

b. deri në një shumë të paracaktuar, në letrën e angazhimit midis ekspertit kontabël apo shoqërise

audituese, nga njëra anë dhe klientit nga ana tjetër,

c. tё dyja sё bashku

d. asnjёra

Përgjigja e saktë : : Alternativa (C)

5. Cilat janë pohimet e lidhura me tepricat e llogarive në fund të periudhës?

a. Ndodhja, plotësia, saktësia, periudha e duhur dhe klasifikimi

b. Ekzistenca, të drejtat dhe detyrimet, plotësia, vlerësimi dhe shpërndarja

c. Ndodhja dhe të drejtat e detyrimet, plotësia, klasifikimi dhe kuptueshmëria, saktësia dhe

vlerësimi

d. Ndodhja, ekzistenca, klasifikimi dhe kuptueshmëria, saktësia dhe vlerësimi

Përgjigja e saktë : : Alternativa (B)

6. Proçedurat e vlerësimit të rrezikut dhe aktivitetet përkatëse kryhen nga audituesi:

a. Për të përcaktuar aftësinë e njësisë ekonomike që të shlyejë detyrimet e faturës së shërbimit të

auditimit;

b. Për të siguruar një bazë për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të anomalisë materiale në

nivel të pasqyrave financiare apo pohimit;

c. Për të përcaktuar nivelin e materialitetit të pasqyrave financiare dhe materialitetit të

performancës;

d. Për të përcaktuar mashtrimet e mundshme që kanë ndodhur në njësinë ekonomike gjatë vitit

ushtrimor dhe për ti raportuar ato tek personat e ngarkuar me qeverisjen e njësisë ekonomike.

Përgjigja e saktë : : Alternativa (B)

7. Cila nga metodat e mëposhtme nuk është metodë që përdoret në përzgjedhjet që kryhen gjatë

një angazhimi auditimi.

a. Metoda rastësore;

b. Metoda sistematike;

c. Metoda që përzgjedh vetëm vlerat e mëdha;

d. Zgjedhja në bazë të njësive monetare;

Përgjigja e saktë : : Alternativa (C)

Page 3: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 3 / 24

8. Cila prej procedurave të mëposhtme të auditimit për marrjen e evidencave të auditimit është

përshkruar në mënyrë korrekte?

a. Rillogaritja është kryerja në mënyrë të pavarur nga ana e audituesit e procedurave ose kontrolleve

të cilat janë identifikuar gjatë njohjes së kontrolleve të brëndshme të kompanise;

b. Konfirmimi është marrja e informacionit prej personave të tretë, të cilët operojnë brenda ose

jashtë kompanisë;

c. Rikryerja konsiston në kontrollin e saktësisë matematikore të dokumenteve ose regjistrimeve;

d. Vëzhgimi konsiston në kqyrjen e një procedure ose procesi teksa kryhet nga të tjerët;

(shenim – d nuk eshte e plote sipas kerkesave te SNA)

Përgjigja e saktë : : Alternativa (B)

9. Cili nga standardet me poshtë ka si objekt formimin e nje opinioni dhe raportimi mbi pasqyrat

financiare?

a. SNA 500

b. SNA 700

c. SNA 315

d. SNA 510

Përgjigja e saktë : : Alternativa (B)

10. Audituesi duhet te shprehë një opinion me rezervë kur:

a. Pasi ka siguruar evidencën e nevojshëm te auditimit arrin ne përfundimin se anomalitë,

individualisht ose se bashku janë materiale por jo te përhapura, per pasqyrat financiare.

b. Audituesi nuk eshte ne gjendje te marre evidencën e nevojshme te auditimit mbi te cilën te

mbeshtete opinionin e tij, por ai arrin ne përfundimin se ndikimet e mundshme ne pasqyrat

financiare te anomalive te pazbuluara nëse do kishte te tilla, mund te jene materiale por jo te

përhapura.

c. Edhe a) edhe b)

d. Pasi ka siguruar evidencën e nevojshme të auditimit arrin në përfundimin se anomalitë,

individualisht ose se bashku janë as materiale dhe as te përhapura, për pasqyrat financiare.

Përgjigja e saktë : : Alternativat (A) & (B)

Page 4: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 4 / 24

SEKSIONI II:

Organizmi i Profesionit të Ekspertit Kontabël të Regjistuar

1. Tregoni shkurtimit se cfare është Autoriteti i Certifikimit dhe funksioni kryesor i tij. Cilat jane

kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e tij (4 pikë).

Pergjigja;

Për të realizuar certifikimin e kandidatëve për ekspertë kontabël ngrihet dhe funksionon Autoriteti i

Certifikimit, i cili është në varësi të Ministrit të Financave. Autoriteti i Certifikimit merret me zbatimin e

procedurave të testimit të njohurive të kandidatëve, të cilët kanë përmbushur kërkesat e stazhit

profesional ose kanë fituar të drejtën të testohen për njohuritë e tyre teorike dhe praktike, pa pasur nevojë

për kryerjen e stazhit profesional.

Autoriteti i Certifikimit përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen për një periudhë trevjeçare. Kryetari

i Autoritetit të Certifikimit emërohet nga Ministri i Financave. Anëtarët e Autoritetit të Certifikimit

emërohen nga Ministri i Financave, sipas propozimeve të mëposhtme:

a) një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë;

b) një përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit;

c) një përfaqësues i organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar;

ç) një përfaqësues nga organizatat profesionale të fushës së kontabilitetit.

Përfaqësuesit e parashikuar më sipër duhet të jenë individë të diplomuar dhe të specializuar në fushat e

ekonomisë dhe/ose të jurisprudencës, të lidhura me auditimin, kontabilitetin e financën, me përvojë jo më

të vogël se pesë vjet, si dhe të kenë punuar në institucionin apo organizatën propozuese.

Page 5: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 5 / 24

2. Cilat janë procedurat që duhet të ndjekë një EKR për pezullimin e veprimtarisë së tij profesionale?

A mundet ai të rinise veprimtarinë e ushtrimit të profesionit të lire si EKR- cilado pergjigje te jete e

argumentuar shkurtimisht (5 pikë).

Pergjigja;

Eksperti kontabël i autorizuar, me një kërkesë për pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë, mund të

kërkojë të tërhiqet përkohësisht nga ushtrimi i profesionit. Kërkesa për pezullim i drejtohet me

shkrim Autoritetit të Regjistrimit, përmes organizatës profesionale të ekspertëve kontabël. Ajo duhet

të jetë e motivuar dhe të tregojë veprimtarinë e re, që do të ndërmarrë i interesuari, si dhe periudhën

për të cilën kërkohet pezullimi apo, kur kjo periudhë nuk mund të identifikohet, datën, në të cilën

kërkohet të fillojë pezullimi. Autoriteti i Regjistrimit e shqyrton kërkesën në mbledhjen më të parë

dhe, nëse çmon se veprimtaria e tij e re nuk është e natyrës që u sjell dëm interesave etikë e moralë të

profesionit, e miraton kërkesën dhe vendos fshirjen e përkohshme të të interesuarit nga regjistri

publik i ekspertëve kontabël të regjistruar. Kopje e vendimit i dërgohet regjistrit publik të ekspertëve

kontabël.

Eksperti kontabël i regjistruar ka të drejtë të nisë veprimtarinë e re përpara marrjes së vendimit nga

Autoriteti i Regjistrimit, me kusht që të informojë për këtë, me shkrim, organizatën profesionale të

ekspertëve kontabël, të paktën dhjetë ditë më parë, të ketë shlyer derdhjen e kuotave të tij dhe të ketë

pushuar veprimtarinë si ekspert kontabël. Në rastet kur eksperti kontabël ka nisur veprimtarinë e re

përpara marrjes së vendimit nga Autoriteti i Regjistrimit dhe Autoriteti i Regjistrimit vëren, gjatë

shqyrtimit, se veprimtaria e tij e re është e natyrës, që u sjell dëm interesave etikë e moralë të

profesionit, vendos çregjistrimin e ekspertit kontabël nga regjistri publik i ekspertëve kontabël. Nga

data e njoftimit të vendimit, që shpall fshirjen e përkohshme nga regjistri publik, i interesuari nuk

është më anëtar i organizatës profesionale. Ai nuk mund të ushtrojë në emër të tij dhe nën

përgjegjësinë e vet profesionin e ekspertit kontabël të regjistruar dhe as ta përdorë këtë titull.

Fshirja e përkohshme nga regjistri publik, me kërkesën e ekspertit kontabël, nuk ka efekt mbi

procedurat disiplinore, të nisura për shkeljet e kryera prej tij përpara fshirjes.

Anëtari i tërhequr përkohësisht nga ushtrimi i profesionit mund të kërkojë riregjistrimin e tij.

Riregjistrimi nga Autoriteti i Regjistrimit bëhet nëse eksperti kontabël ka përmbushur të gjitha

detyrimet e kualifikimit të vijueshëm profesional edhe gjatë kohës kur ai nuk e ka ushtruar

profesionin.

Page 6: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 6 / 24

SEKSIONI III:

Etika Profesionale

1. Cila është skema e zgjidhjes së dilemave etike që lindin (a) midis kolegëve, dhe (b) midis ekspertit

kontabël te autorizuar dhe entitetit te biznesit, te cili i jepet shërbimi prej ekspertit. Ne cmenyre

zbatohet kjo skeme në praktiken tonë? (4 pikë).

Pergjigje:

Kur eksperti kontabël inicon një proçes formal ose jo formal të zgjidhjes së konfliktit, ai duhet të marrë në

konsideratë, si pjesë përbërëse të proçesit të zgjidhjes, qoftë individualisht ose edhe së bashku, faktorët e

mëposhtëm:

(a) Faktet përkatëse;

(b) Çështjet etike që lidhen me faktet;

(c) Parimet themelore që lidhen me çështjen në fjalë;

(d) Proçedurat e brendëshme të vendosura nga profesioni; dhe

(e) Mënyrat alternative të veprimit.

Nëpërmjet këtij vlerësimi eksperti kontabël i regjistruar përcakton drejtimin e duhur të veprimit që është në

koherencë me parimet themelore. Ai duhet, gjithashtu, të peshojë pasojat e çdo veprimi tjetër të mundshëm.

Në qoftë se çështja mbetet e pazgjidhur, për zgjidhjen e saj, eksperti kontabël duhet të konsultohet me

persona të tjerë të duhur, brenda firmës së auditimit.

Page 7: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 7 / 24

2. Identifikoni se cilat jane disa masa mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës, dhe qe duhet te

ndiqen nga njesite ekonomike. Evidentoni disa masa mbrojtëse të përgjithëshme, që vendosen në

mjedisin e punës, të cilat i shërbejnë firmës së auditimit (5 pikë).

Pergjigje :

Masat mbrojtëse që vëndosen në mjedisin e punës, ndryshojnë sipas rrethanave. Në këto masa mbrojtëse

përfshihen

(i) masat mbrojtëse që janë të përgjithëshme, dhe

(ii) masat mbrojtëse që i përkasin një angazhimi të veçantë. Një ekspert kontabël i regjistruar duhet

të ushtrojë gjykimin e tij për të përcaktuar mënyrën më të mirë të trajtimit të një kërcënimi të

identifikuar.

Gjatë ushtrimit të gjykimit, një ekspert kontabël i regjistruar, duhet të mbajë parasysh atë ç`ka do të

vlerësohej si e pranueshme nga një palë e tretë e informuar dhe arsyeshme, e cila ka njohuri për të gjitha

informacionet përkatëse, përfshirë këtu rëndësinë e kërcënimit dhe të masave mbrojtëse që duhen zbatuar.

Ky vlerësim do të ndikohet nga çështje të tilla, siç janë serioziteti i kërcënimit, natyra e angazhimit dhe

struktura e firmës.

Pg. 20.3.10 Në masat mbrojtëse të përgjithëshme, që vendosen në mjedisin e punës , të cilat i shërbejnë

firmës së auditimit bëjnë pjesë:

• Lidërshipi i firmës thekson rëndësinë e respektimit të parimeve themelore dhe përforcon besimin se

anëtarët e grupit të dhënies së sigurisë do të veprojnë në interes të publikut.

• Venia në funksionim e politikave dhe proçedurave që shërbejnë për të zbatuar e monitoruar kontrollin e

cilësisë së angazhimeve.

• Vendosja e politikave të dokumentuara që shërbejnë: për të identifikuar kërcënimet që i bëhen respektimit

të parimeve themelore, për vlerësimin e rëndësisë së kërcënimeve dhe për identifikimin e zbatimin e atyre

masave mbrojtëse, të cilat eleminimojnë apo zvogëlojnë kërcënimet në një nivel të pranueshëm, përveç

rasteve kur kërcënimet janë krejt të parëndësishme.

• Në rastin e firmave që kryejnë angazhime të dhënies së sigurisë, vendosja në funksionim e atyre e

politikave që dokumentojnë pavarësinë, të cilat shërbejnë për identifikimin e kërcënimeve që i bëhen

pavarësisë, vlerësimin e rëndësisë së këtyre kërcënimeve, si edhe vlerësimin e zbatimin e masave mbrojtëse

që i eleminojnë apo zvogëlojnë kërcënimet në një nivel të pranueshëm

Page 8: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 8 / 24

SEKSIONI IV:

Standardet Ndërkombëtare të Auditimit

1. Tregoni si mund të ndikojë në auditim mungesa e kontrollit të brendshëm dhe tregoni dy çështje që

mund të ngrenë dyshime nëse auditimi mund të kryhet ose jo. (4 pikë).

Pergjigje:

Udhëzues për përdorimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit e entiteteve të vogla e të mesme – VII

Udhëzime praktike. Kapitulli 11 Njohja e Kontrollit të Brendshëm, seksioni 6 Mungesa e Kontrollit të

Brendshëm.

Në të gjitha entitetet, ka ndonjë formë të kontrollit të brendshëm. Nga ana tjetër, një entitet që nuk

kundërvepron ndaj rreziqeve kryesore nuk mund të qëndrojë gjatë në biznes.

Aty ku nuk ka shumë veprimtari kontrolli që mund të identifikohen, audituesi mund të marrë në konsideratë

nëse:

- Është e mundur të trajtojë pohimet përkatëse duke kryer procedura të tjera auditimit që kryesisht janë

procedura thelbësore, ose

- Mungesa e veprimtarive të kontrollit ose komponentëve të tjerë të kontrollit (në raste të rralla) e bën

të pamundur marrjen e evidencës së përshtatshme dhe të mjaftueshme të auditimit.

Pra, mungesa e kontrollit të brendshëm mund të kërkojë kryerjen e më shumë procedurave thelbësore ose

mund të bëj të pamundur marrjen e evidencës së përshtatshme dhe të mjaftueshme.

Çështje të tjera që mund të ngrenë dyshime nëse auditimi mund të kryhet do të përfshinin:

- Shqetësimin mbi integritetin e drejtuesve, sjellaj jo etike, ose një qëndrim i dobët ndaj kontrollit të

brendshëm. Mangësitë në mjedisin e kontrollit kanë prirje të dëmtojnë kontrollet që ekzistojnë në

komponentët e tjerë të kontrollit. Gjithashtu rrit rrezikun e shtrembërimit dhe mashtrimit nga

drejtuesit, dhe

- Shqetësimin rreth kushteve dhe besueshmërisë së regjistrimeve të një entiteti i cili e bën të vështirë të

jetë e disponueshme një evidencë e përshtatshme dhe e mjaftueshme për të mbështetur opinionin pa

rezerva.

Koment shtesë që nuk është parashikuar të jetë pjesë e vlerësimit për përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje.

Në qoftë se janë të pranishme shqetësime të tilla ose të ngjashme, audituesi duhet të marrë në konsideratë

nevojën që të ndryshojë opinion në raportin e auditimit ose të tërhiqet nga angazhimi. Nëse vendoset

tërheqja, duhet të mbahen në konsideratë përgjegjësitë profesionale dhe ligjore. Tërheqja dhe arsyet duhet të

diskutohen me personat e ngarkuar me qeverisjen e entitetit.

Page 9: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 9 / 24

2. Çfarë do të përcaktojë audituesi gjatë hartimit të strategjisë së përgjithshme të auditimit? (4 pikë).

Pergjigje:

SNA 300.8

Gjatë hartimit të strategjisë së përgjithshme të auditimit, audituesi do të:

a) Identifikojë karakteristikat e angazhimit që të përcaktojë objektivat e tij.

b) Përcaktojë objektivat e raportimit të angazhimit për të planifikuar afatin e auditimit si dhe natyrën e

komunikimeve që kërkohen.

c) Konsiderojë faktorët që, në gjykimin profesional të audituesit, janë të rëndësishëm në drejtimin e

përpjekjeve të grupit të angazhimit.

d) Vlerësojë rezultatet e aktiviteteve paraprake të angazhimit dhe, kur është e zbatueshme, të vlerësojë

nëse njohuritë e marra në angazhime të tjera të kryera nga ortaku i angazhimit, janë të përshtatshme

për entitetin.

e) Përcaktojë natyrën, afatin dhe shtrirjen e burimeve të nevojshme për kryerjen e angazhimit.

Page 10: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 10 / 24

3. Shoqëria ka një rrezik të lartë paarkëtueshmërie të huave të dhëna duke patur një rrezik mbivlerësimi të

aktiveve financiare. Kërkohet të përgatisni reagimet e mundshme të audituesit ndaj këtij rreziku (5 pikë).

Pergjigje:

Nga të dhënat e kufizuara të pyetjes kuptojmë se pohimet në fjalë për përmbushjen e të cilave ekziston

një rrezik i lartë janë: Ekzistenca (E), Të drejtat dhe detyrimet (S) dhe Vlerësimi (V). Rreziku në fjalë ka të

bëjë me rrezikun e mbivlerësimit të llogarive të arkëtueshme dhe shitjeve. Plotësia, si një pohim që lidhet

me nënvlerësimin, nuk ka të njëjtin rrezik si pohimet e tjera të lidhura me tepricat e llogarive. Në lidhje me

këto pohime:

Proçedura Pohimet Komente

Të sigurohet njohja e aktiviteteve të kontrollit të

brendshëm për përpunimin e porosive, cilësinë kreditore

të klientëve, aprovimeve përkatëse, shpërndarjen e të

mirave apo kryerjen e shërbimeve dhe regjistrimet

përkatëse në kontabilitet. Është e rëndësishme që llogaritë

e arkëtueshme të shihen nga audituesi si proces, pra duke

përfshirë shitjet dhe evidencën e marrë në lidhje me to.

E, S Duke qenë se rreziku është i lartë,

kryerja e testimit të kontrolleve të

brendshme do të ndihmojë në

reduktimin e evidencës së marrë

nëpërmjet testimeve thelbësore,

evidencë e cila nevojitet të jetë më e

lartë për të adresuar rrezikun e lartë.

Konfirmimet e llogarive të arkëtueshme

- Verifikimi i një kampioni të kontakteve për

klientët e përzgjedhur (emër, adresë, nr

telefon/faks, drejtuesit e biznesit, etj.)

- Informacion shtesë në lidhje me klientët e

përzgjedhur përmes internetit, qendrës së

regjistrimit të biznesit, etj.

- Të pranohen vetëm kopje origjinale të

konfirmimeve.

- Të kërkohen konfirmime të të dhënave shtesë

dhe të transaksioneve.

- Të ndiqen diferencat e raportuara nga palët e

treta.

- Duhet patur kujdes për ekzistencën e palëve

të lidhura dhe procedurat e konfirmimit me to

duke qenë se përgjigja e tyre mund të

konsiderohet si burim i brendshëm

informacioni dhe si rrjedhim konfirmimi nuk

siguron nivelin e mjaftueshëm të evidencës

krahasuar me palë të treta të tjera.

E, S Konfirmimi i llogarive të

arkëtueshme, siguron për të marrë

evidencë rreth pohimeve të

ekzistencës dhe të drejtave dhe

detyrimeve për llogaritë e

arkëtueshme të paarkëtuara. Duhen

patur parasysh kërkesat për

kontrollin e procesit të

konfirmimeve për të ulur rrezikun e

mashtrimit përmes letrave të

konfirmimeve.

Në lidhje me shitjet e regjistruara:

- Të verifikohet dokumentacioni i shitjeve që

përbën tepricën e llogarive të arkëtueshme si

për shembull porositë, dokumentacioni që

vërteton shpërndarjen e të mirave apo

kryerjen e shërbimeve.

- Të kryhen procedura për të verifikuar kryerje

E, S Shiko më sipër.

Page 11: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 11 / 24

pagesash pas datës së raportimit dhe

rakordimi i pagesave me faturat individuale

të pashlyera në përfundim të periudhës

raportuese.

- Të kërkohen shpjegime në lidhje me faturat e

mbetura të pashlyera edhe pas marrjes

parasysh të pagesave të marra pas datës së

raportimit. Vlerësimi i llogarive të arkëtueshme:

- Rakordimi i pagesave pas datës së raportimit

me tepricat e llogarive në fund të periudhës

së raportimit.

- Përllogaritja e vonesave të tepricave të

llogarive krahasuar me datën e lindjes së të

drejtës (detyrimit të klientit).

- Procedura thelbësore në detaj për

mjaftueshmërinë e llogarisë së provizionit

për borxhin e keq duke përfshirë çmuarjet

kontabël të kryera nga shoqëria dhe

dokumentacionin përkatës mbështetës

kundrejt kërkesave të kuadrit të raportimit

financiar për zhvlerësimet e aktiveve

financiare.

- Të konfirmohet përshtatshmëria e modelit

dhe procesit të kryerjes së përllogaritjeve dhe

çmuarjeve të shoqërisë për borxhin e keq

duke kryer krahasimet me periudhat e

mëparshme për të verifikuar aftësinë e

shoqërisë për të kryer parashikimet e

nevojshme (pra sa të majftueshme kanë qenë

rezervat e krijuara në vitet e mëparshme).

V Vlerësimi i provizionit për borxhin

e keq është i rëndësishëm në

situatën kur klientët e entitetit nuk

shlyejnë detyrimet e tyre ndaj

entitetit.

Page 12: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 12 / 24

4. Cilat janë konsideratat e veçanta që duhet të marrë parasysh audituesi në përcaktimin e materialitetit të

pasqyrave financiare dhe të performancës për entitetet e sektorit publik? (5 pikë).

SNA 320.A2 - Në rastin e një entiteti të sektorit publik, përdoruesit kryesorë të pasqyrave financiare të tij

janë shpesh ligjvënësit dhe rregullatorët. Për më tepër, pasqyrat financiare mund të përdoren për të marrë

vendime të tjera përveç atyre ekonomike. Përcaktimi i materialitetit për pasqyrat financiare në tërësi (dhe,

nëse është e përshtatshme, niveli ose nivelet e materialitetit të klasave të veçanta të transaksioneve, tepricave

në llogari ose të informacioneve shpjeguese) në një auditim të pasqyrave financiare të një entiteti të sektorit

publik është, pra, i ndikuar nga ligji, rregullimet apo një autoritet tjetër, dhe nga nevojat për informacion të

ligjvënësve dhe publikut në lidhje me programet e sektorit publik.

Page 13: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 13 / 24

5. Cilat janë procedurat thelbësore që hartohen për t’iu përgjigjur rrezikut të rëndësishëm që lind nga

pasiguria e vlerësimeve kontabël (4 pikë).

Pergjigje :

Bazuar në rrezikun e identifikuar, audituesi duhet

- të përcaktojë nëse drejtimi ka zbatuar në mënyrën e duhur kërkesat e kornizës së aplikueshme të raportimit

financiar përkatës lidhur me vlerësimet kontabël;

- Nëse metodat për të bërë vlerësimet kontabël janë të përshtatshme dhe janë aplikuar në mënyrë

konsistente, dhe nëse ndryshimet, nëse ka, në vlerësimet kontabël ose në metodën për të bërë ato nga

periudha e mëparshme janë të përshtatshme për rrethanat;

Në përgjigje të rreziqeve të vlerësuara të gabimeve materiale, siç kërkohet nga SNA 330 auditori do të

ndërmarrë një apo më shumë nga sa mëposhtë shënohet, duke marrë parasysh natyrën e vlerësimin kontabël:

- të Përcaktojë nëse ngjarjet që kanë ndodhur deri në datën e raportit të auditorit ofrojnë evidenca të

auditimit lidhur me vlerësimet kontabël.

- Të testojë se si drejtimi i ka bërë vlerësimet kontabël dhe të dhënat mbi të cilat është bazuar. Duke vepruar

kështu, audituesi duhet të vlerësojë nëse:

a. Metodat e matjes të përdorura janë të përshtatshme e rrethanat; dhe

b. Supozimet e përdorura nga drejtimi janë të arsyeshme bazuar në kriteret e matjes të kornizës së

zbatueshme të raportimit financiar

- Të testojë efektivitetin e kontrolleve mbi mënyrën se si drejtimi ka bërë vlerësimet kontabël, së bashku me

procedurat përkatëse thelbësore.

- Të rindërtojë vlerësimet e kryera nga drejtimi. Për këtë qëllim:

a. Nëse auditori përdor supozime ose metoda që dallojnë nga ato të drejtimit, auditori duhet të marrë një

kuptim të supozimeve apo metoda të përdorura nga drejtimi me qëllim që të vlerësojë cdo ndryshim që lind

krahasuar me vlerësimet e drejtimit;

b. Nëse auditori arrin në përfundimin se është e përshtatshme për të përdorur një interval, auditori duhet ta

ngushtojë këtë interval, bazuar në evidencat e auditimit në dispozicion, deri sa të gjitha rezultatet brenda

intervalit të konsiderohen të arsyeshme.

Në përcaktimin e çështjeve të identifikuara më sipër ose në përgjigje të rreziqeve të vlerësuara të anomalive

materiale, auditori duhet të marrë në konsideratë nëse aftësi të specializuara apo njohuri në lidhje me një ose

më shumë aspekte të vlerësimeve kontabël janë të nevojshme për të marrë dëshmi të mjaftueshme dhe

përkatëse të auditimit.

Page 14: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 14 / 24

6. Cështjet gjyqësore të hapura janë klasifikuar si rrezik i rëndësishëm nga partneri i auditimit të shoqërisë

SIGURIA. Cilat janë procedrat e auditimit që ndiqen për të adresuar këtë rrezik dhe si perfiton evidencat

e auditimit në të cilat do të mbeshtesim opinionin e audituesit (4 pikë).

Pergjigje:

Cështjet gjyqësore në proces, janë rrezik i rëndësishëm që zakonisht lidhen me llogarinë e shpenzimeve të

provigjoneve dhe provigjioneve aktuale. Për shkak se llogaritja e provigjioneve gjyqësore bazohet në

gjykimin e drejtimin dhe probabilitetin e ndodhjes së ngjarjeve, atëherë procedura për të adresuar këtë rrezik

duhet të jenë në linjë më kërkesat e SNA-ve për adresimin e rrezikut që lind nga vlerësimet kontabël.

Konkretisht auditori duhet të sigurojë një kuptueshmëri të llojitë të cështjeve gjyqësore që ka kompania që

auditohet dhe të kuptojë dhe testojë implementimin e kontrolleve që kompania ka për të adresuar rrezikun e

gabimeve që lindin nga vlerësimi I pasaktë I humbjeve qe mund të lindin nga humbja e cështjet gjyqësore.

Ne kuadër të evidencave kontabël audituesi duhet të marrë listën e cështjeve gjyqësore në proces, shumën e

provigjioneve të njohura nga kompania, nëse ka, dhe argumentimet dhe supozimet lidhur me shumat e

njohura nga kompania. Gjithashtu audituesi duhet t’I dërgojë një kërkesë për konfirmim avokatit të

shoqërisë në të cilin të konfirmohet statusi I cështjeve gjyqësore dhe humbjet e pritshme. Audituesi gjatë

testimeve duhet të sfidojë drejtimin për supozimet e përdorura, dhe të propozojë rregullimet e nevojshme

kontabël, nëse ka.

Page 15: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 15 / 24

7. Kompania Zeta zotërohet 85% nga kompania Delta dhe 15% nga aksionerë të pakicës. Vetë kompania

Zeta zotëron 100% të aksioneve të shoqërisë Mega dhe juve jeni auditues për herë të parë i kompanisë

Zeta. Kompania ka zgjedhur të mos lëshojë pasqyra financiare të konsoliduara dhe në dijeninë e

audituesit aksionaret e pakicës kanë dakorduar për këtë trajtim. Më 20 janar 2015 juve keni lëshuar

raportin e audituesit për pasqyrat e vecanta per vitin që mbyllet me 31 dhjetor 2014 dhe në këtë datë

edhe janë publikuar pasqyrat e shoqërisë. Me datë 12 shkurt 2015 juve si auditues merrni një letër nga

njëri nga aksionarët e pakicës, i cili ju informon që nuk dakordon me mos raportimin e pasqyrave të

konsoliduara të shoqërisë Zeta. Cfarë parashikon SNA 560 për hapat që duhet të ndërmerrni juve si

auditues i kompanisë Zeta (5 pikë)?

Pergjigje:

Cështja e mësipërme është në kushtet e një ngjarjeje që ka ndodhur pas datës së raportit të auditimit dhe pas

datës së publikimit të pasqyrave kontabël, e cila nëse do njihej në datën e raportit do të kishte shkkatuar

ndryshim të raportit të auditimit. Në këto kushte SNA 560 kërkon që audituesi të

- Diskutojë më drejtimin

- të përcaktojë nëse pasqyrat financiare duhen ndryshuar

- të pyesë drejtimin se si parashikon ta adresojë këtë cështje

Në rast se drejtimi vendos të ndryshojë pasqyrat financiare atëhere audituesi

- Kryen procedurat e auditimit të përshtatshme për situatën

- rishikon hapat që merr drejtimi për të informuar të gjitha palët që kishin marrë opinion e parë, për

ndryshimin në opinion

- Audituesi shënon në raportin e ri, nën paragrafin e “Theksimi i cështjes” një shpjegim të detuajuar të

situatës;

Në rast se kompania refuzon të publikojë pasqyra financiare të konsoliduara, atëherë audituesi duhet të

informojë formalisht drejtimin dhe palët e ngarkuara me qeverisjen që audituesi do marrë masat për ta

lajmëruar të gjithë palët e interesuara për të mos besuar në raportin e parë të audituesit. Në situatë të tillë

audituesi këshillohet të marrë këshillim ligjor.

Page 16: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 16 / 24

8. Gjatë kryrjes së auditimit juve keni identifikuar gabime, të cilat janë nën nivelin e materialitetit por mbi

nivelin e gabimit të lejuar. Klienti nuk pranon që të firmosë letrën e përfaqësimit për shkak se nuk

dakordon me gabimet e identifikuara prej jush. Cilat janë hapat që juve duhet të ndërmerrni në këtë rast

(5 pikë).

Pergjigje:

Gabimet e identifikuar nga audituesi që janë mbi nivelin e gabimit të lejuar janë pjesë integrale e letrës së

përfaqësimit. Sipas SNA 580 nëse drejtimi nuk jep një ose më shumë përfaqësime të kërkuara me shkrim,

auditori duhet të:

- Diskutojë çështjen me drejtimin e shoqërisë;

- Rivlerësojë integritetin e drejtimit dhe të vlerësojë efektin që kjo mund të ketë në besueshmërinë e

përfaqësimit (me gojë ose me shkrim) dhe të dhënave të auditimit në përgjithësi; dhe

- Marrë veprimet e duhura, duke përfshirë përcaktimin e efektit të mundshëm në opinionin në raportin e

auditorit, në përputhje me SNA 705, duke pasur parasysh kërkeste kësaj SNA-je.

SNA 580 parashikon që në rast se drejtimi nuk jep një ose disa prej përfaqësimeve të kërkuara nga audituesi,

atëherë cështja adresohet në opinion I audituesit, dhe një “refuzim opinion” është I përshtatshëm për

rrethanat.

Page 17: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 17 / 24

9. Per qëllimet te SNA 705 “Modifikimet e Opinionit ne Raportin e Audituesit te Pavarur” përkufizo

kuptimin e termit “Opinion i modifikuar” (4 pike).

Pergjigje :

Opinioni i modifikuar përkufizohet ne SNA 705 “Modifikimet e Opinionit ne Raportin e Audituesit te

Pavarur” si nje opinion me rezerve, nje opinion kundër, ose nje refuzim per te dhene opinion. Audituesi

modifikon opinionin ne raportin e audituesit kur: Bazuar ne evidencën e auditimit te siguruar, audituesi

arrin ne përfundimin se pasqyrat financiare ne tërësi nuk janë pa anomali materiale (REF A2-A7).

Audituesi nuk eshte ne gjendje te siguroje evidencën e nevojshëm te auditimit, per te arritur ne

përfundimin se pasqyrat financiare ne tërësi nuk kane anomali materiale. (Ref. A8-A12).

Vini re se fjalët kyce janë: anomali materiale (0.5 pike), evidence e nevojshme auditimi (0.5pike),

opinion me rezerve (1 pike), opinion kundër (1), refuzim per dhënie opinioni (1 pike).

Page 18: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 18 / 24

10. Shpjegoni çfarë kuptoni me termin “Opinion i pamodifikuar” (4 pike).

Pergjigje :

Opinioni i pamodifikuar sikurse përkufizohet ne Standardin Nderkombetar te Auditimit nr.700 “Formimi i

nje opinioni dhe raportimi mbi pasqyrat financiare” përkufizohet si: Opinioni i shprehur nga audituesi kur ai

konkludon se pasqyrat financiare janë përgatitur ne te gjitha aspektet materialie ne pajtim me kuadrin e

zbatueshëm te raportimit financiar.

Vini re se fjalët kyce janë: aspekte materiale (1 pike), pajtim, (1 pike) kuadër i zbatueshëm i raportimit

financiar (1 pike), opinion (1 pike).

Page 19: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 19 / 24

11. Entiteti PELLAZGE, eshte nje entitet jo qeveritar, me qellim promovimin e kultures se vjeter Shqiptare

nepermjet krijimit te aktiviteteve kulturoro-historike te ndryshme ne te gjithe qyetet e Shqiperise dhe ne

trojet e diaspores Shqiptare. Burimin e fondeve ky entitet e merr nga nje Organizate Nderkombetare e

quajtur SON, e cila ka si qellim primar financimin e entiteve per te gjitha vendet anetare te saj. Kjo

Organizate e ka seline ne Suedi. PELLAZGE, sipas politikave dhe rregulloreve te caktuara prej SON

eshte detyrurar te raportoje cdo 3 muaj informacionin i cili permban pasqyrat financiare si me poshte

vijon: Paqyrën e burimeve dhe perdorimeve te fondeve, Paqyrën e Shpenzimeve dhe Pasqyrën e Lëvizjes

së Flukseve Monetare. SON kerkon prej entitetit qe informacioni financiar te shoqerohet dhe me raportin

perkates te ekspertit kontabel. Pasqyrat financiare jane pergatitur bazuar ne Standardet e Raportimit

financiar sipas Manualit te Kontabilitetit version I i 2016 te SON. Ky kuader i pergatitjes eshte shpjeguar

ne shenimin numer 2.b te pasqyrave financiare (5 pikë).

Pyetje: Percaktoni se cfare lloji opinioni do t’i leshojne auditiuesit drejtimit cdo 3 mujor? Pergatisni nje

ekstrakt ku te permbaje paragrafin e opinionit te raportit te auditmit?

Pergjigje:

Lloji i opinionit qe do përgatisë audituesi do jete nje opinion pa rezerva, ne te cilin do te përshkruhet

pajtueshmëria me kuadrin e raportimit financiar, i cili sipas rastiti te mësipërm i ben reference nje kuadri me

qellim specifik dhe eshte pjese e objektit te trajtuar ne SNA 800 ”Konisderate te Vecanta-Auditimet e

pasqyrave financiare te pergatituar sipas kuadrove per qëllime specifike”.(2 pike). Fjalet kyce janë :opinion

pa rezerva dhe kuadër per qëllime specifike.

Me poshtë paraqitet ekstrakti i opinionit. Meqense ky raport pergatitet per qëllime specifike dhe per

perdorues specifike qe ne kete rast janë Organizata financuese SON, sipas SNA 800 pg. 14 dhe pg. 15,

raporti i audituesit do te permbaje dhe kufizim ne shpërndarje ose ne përdorim.

Opinion

Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare per qellime specifike jane pergatitur ne gjithe aspektet materiale ne

pajtim me politikat kontabel te pershkruara ne shenimin shpjegues nr. 2b te pasqyrave financiare per qellime

specifike. (2 pike)

Kufizim ne shperndarje

Pa modifikuar opinionin tone, ne terheqim vemendjen ne shenimin shpjegues nr.2.b te pasqyrave financiare

per qellime specifike, te cilat shpjegojne bazen e kontabilitetit. Informacioni financiar per qellime specifike

eshte pergatitur per t’u raportuar Organizates financuese SON sipas kerkesave te saj. Si rezultat i kesaj,

pasqyrat financiare mund te mos jene te pershtatshme per ndonje qellim tjeter. Raporti parashikohet vetem

per Organizaten SON dhe nuk duhet te shpendahet tek pale te tjera pervec Organizates SON dhe drejtimit te

saj. (1 pike).

Shenim: Pergjigja do te konsiderohet gjithahtu e pranueshme, nese ne vend te “Shenimi shpjegues nr.2b” te

permendur ne opinion, do I vendoset referenca kuadrit te raportimit financiar “Manualit te Kontabilitetit

version I 2016 te SON”.

Page 20: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 20 / 24

12. Kompania LILA sh.p.k. po përgatit pasqyrat financiare për vitin financiar të mbyllur më 31 dhjetor

2016. Kuadri kontabel i pergatitjes se pasqyrave financiare te kompanise jane SNRF-te. Pasqyrat

financiare përfshijnë: Pasqyren e pozicionit financiar, Pasqyrën e Fitim /Humbjes dhe e te Ardhurave

Gjithëpërfshirëse, Pasqyrën e ndryshimeve në Kapital dhe Pasqyrën e Lëvizjes së Flukseve Monetare.

Eksperteve Kontabel u kërkohet që të raportojnë për vitin financiar të mbyllur më 31 dhjetor 2016. LILA

sh.p.k. ka paraqitur në Shënimet Shpjeguese të pasqyrave financiare emrin e shoqerise mëmë e cila ka

kontroll te drejtperdrejte me 100%, por jo emrin e palës përfundimtare kontrolluese e cila zoteron 100%

te shoqerise meme te LILA sh.p.k. Kjo eshte sic kërkohet në paragrafin 12 të IAS 24 ‘Paraqitja e palëve

të lidhura’. Gjatë procesit të auditimit, Ekspertet Kontabel kanë marrë evidencë të mjaftueshme që emri

i palës së fundit kontrolluese është KRAKO sh.p.k. LILA sh.p.k ka kryer disa blerje nga KRAKO

sh.p.k. gjatë vitit aktual dhe atij paraardhës, që ka rritur ndjeshem zerin e shpenzimeve ne te dyja

periudhat. Opinioni i auditimit për vitin paraardhës ka qenë i modifikuar. Materialiteti eshte 8 mln Leke.

Blerjet nga KRAKO gjate vitit financiar 2016 jane 50 mln leke ndersa gjate vitit parardhes kane qene

150 mln leke. (5 pikë).

Pyetje: Percaktoni se cfare tipi opinioni do te leshojne auditiuesit drejtimit? Cfare do te shkruhet ne

paragrafin e tyre te raportit te auditimit?

Pergjigje:

Lloji i opinionit do te jete nje opinion me rezerve pasi anomalia i perket mosparaqitjes,se emrit te pales

kontrolluese perfundimtare dhe transaksioneve me te, e cila konsiderohet te jete materiale por jo e perhapur.

(1 pike)

Baza për opinionin me rezervë:

Pala e fundit kontrolluese e LILA shpk ështe KRAKO shpk. Në kundërshtim me SNA 24 ‘Paraqitja e palëve

të lidhura’, drejtimi nuk ka paraqitur as këtë informacion dhe as transaksionet dhe balancat me këtë palë në

pasqyrat financiare të bashkëlidhura. Në mbyllje të vitit financiar, ndaj Lila shpk shpenzimet per blerje

vleresoheshin te ishin 50 mln Lekë (2014: 150 mln Lekë). (2 pike)

Opinioni me rezervë:

Sipas opinionit tonë, me përjashtim të efekteve të çeshtjes së përshkruar në paragrafin e bazës për opinionin

me rezervë, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë, në të gjithë aspektet materiale, të pozicionit

financiar të LILA shpk në datën 31 dhjetor 2016, të performancës financiare dhe flukset e parasë për vitin e

mbyllur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. (2 pike)

Page 21: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 21 / 24

13. Jep nje shembull te nje rreziku te anomalisë materiale për shkak të mashtrimit bazuar ne supozimin se ka

rreziqe te mashtrimit ne njohjen e te ardhurave, vlereso se cfare lloj te ardhurash, transaksione te

ardhurash apo pohime qe shkaktojne keto rreziqe (SNA 240.26.) (4 pikë).

Pergjigje :

Shembujt per kete pike mund te jene te shumte – zgjidhjet duhet te tentojne te ilustrojne nje pohim te lidhur

me te ardhurat dhe te diskutoje cila mund te jete mundesia per mashtrimin.

Supozimi qe ekziston rreziku i mashtrimit ne njohjen e te ardhura qendron. Audituesi me pas vlereson se

rreth cilit pohim mbi te ardhurat ekziston ky risk mashtrimi. Psh per shkak te targeteve te shitjes qe jane

shume agresive, departamenti i shitjeve mund te rregjistroje transaksione shitjesh fiktive, pra audituesi do te

fokusoje punen rreth pohimit te ekzistences ne te ardhura. Ngjashem per arsye te njejta, rreziku mund te jete

rreth pohimit te ndarje se periudhave (cut off). Nje alternative tjeter e qasjes audituese mund te jete qe te dy

keto pohime, ekzistenca dhe cutt off) te konsiderohen me rrezik te larte dhe per te dyja audituesi dizajnon

nje pergjigje audituese te duhur me procedura qe adresojne ekzistencen dhe ndarjen e duhur te periudhave.

Pike duhet te jepen edhe per shembuj te tjere alternative.

Page 22: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 22 / 24

14. Cfare kerkesash duhet te zbatoje ortaku kryesor i angazhimit për angazhime auditimi, ku percaktohet se

duhet te kryhet një rishikim i angazhimit për kontroillin e cilësisë (4 pikë).

Pergjigje :

Ortaku i angazhimit duhet të:

Sigurohet qe nje rishikues i kontrollit te cilesise se angazhimit eshte percaktuar;

Diskutojë me rishikuesin e angazhimit për kontrollin e cilësisë, për çështje të rëndësishme që kanë

lindur gjatë angazhimit të auditimit, përfshirë ato çështje që kanë dalë gjatë rishikimit për kontrollin

e cilësisë; dhe

Nuk mund te lëshojë raportin e audituesit para përfundimin e rishikimit për kontrollin e cilësisë.

Page 23: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 23 / 24

15. Diskuto ne lidhje me pergjegjesine e audituesit per te zbuluar dhe raportuar mashtrimin sipas ISA 240 ne

nje shoqeri aksionere (5 pikë).

Pergjigje :

Pergjegjesia primare per te parandaluar apo zbuluar mashtrimin ne nje shoqeri aksionere mbetet me

drejtimin dhe me Personat e Ngarkuar me Qeverisje. Ne rastin e nje shoqerie aksionere personat e

ngarkuar me qeverisjen mund te jene antaret e komitetit te auditimit, nese ka, ose te bordit mbikqyres te

shoqerise.

Audituesi qe kryen auditimin sipas SNA-ve, mban pergjegjesine per te marre siguri te arsyeshme qe

pasqyrat financiare te shoqerise nuk permbajne anomali materiale te shkaktuar nga mashtrimi apo

gabimi. Per shkak te limiteve te vetvetishme te nje auditimi, mbetet nje rrezik i pashmangshem qe

audituesi te mos jete ne gjendje te zbuloje nje anomali materiale te pasqyrave financiare edhe pse

auditimi mund te jete planifikuar dhe kryer ne perputhje te plote me SNA-te.

Keto limite te auditimit jane edhe me te rendesishme ne rastin e anomalive per shkak te mashtrimit ne

krahasim me anomalite per shkak te gabimit, pasi mashtrimi perfshin skema te organizuara ne

bashkepunim, me kujdes dhe te sofistikuara.

Gjate marrjes se sigurise se arsyeshme, audituesi eshte pergjegjes per mbajtjen e skepticizmit profesional

gjate gjithe auditimit, per konsiderimin e mundesise qe manaxhimi te anashkaloje kontrollet, per te

diskutuar me skuadren dhe zgjedhur procedurat dhe pergjigjen ndaj ekzistences se mashtrimit te

mundshem, vleresimin e evidences.

Nese zbulon nje anomali, audituesi vlereson nese kjo anomali ka te beje me mashtrim dhe nese rasti

eshte i izoluar. Zbulimi ve ne dyshim deklaratat e drejtimit prandaj kerkohet nje rivleresim i qasjes

audituese.

Pergjegjesite e audituesit ne rastin e zbulimit te mashtrimit ne nje shoqeri aksionere ndryshojne sipas

rrethanave, por me te rendesishmet jane qe: audituesi vlereson nese mund te vaxhdoje auditimin,

vlereson impaktin qe ky mashtrim ka mbi raportin e audituesit dhe vlereson nevojen qe raportoje ne

komitetin e auditimit dhe bordin e mbikeqyrjes si dhe nevojen per te raportuar ne entitete te tjera

rregullatore ose lighzbatuese.

Page 24: Teza me p rgjigje - IEKA me pergjigje... · 2020. 12. 30. · Teza me përgjigje SEKSIONI I : Pyetje me alternativa ( 1 PIKË SECILA) 1. Një rishikim i angazhimit për kontrollin

Faqe 24 / 24

16. Komento ne lidhje me kerkesat e SNKC 1 rreth pavaresise se punonjesve te angazhuar ne auditime te

klienteve (5 pikë).

Pergjigje:

Firma audituese duhet te vendose politika dhe procedura te designuara per te marre siguri te arsyeshme

qe firma, personeli i saj, dhe ku eshte e aplikueshme, te tjera entitete qe behen subjekt i kerkesave te

pavaresise (duke perfshire personelin e firmave te rrjetit) ruajne pavaresine sic kerkohet nga kerkesat e

kodit te etikes. Te tilla politika dhe procedura e bejne te mundur qe firma:

Te Komunikoje kerkesat e pavaresise te personeli, dhe, atje ku eshte e aplikueshme, te te tjere qe

mund te behen subjekt i ketyre kerkesave;

Te identifikoje dhe vleresoje rrethanat dhe marredheniet qe krijojne kercenime ndaj pavaresise

Te tilla politika kerkojne:

o Qe partneri i angazhimit ti jape firmes informacion mbi angazhimet e klienteve, duke

perfshire qellimin e punes, per te lejuar firmen qe te vleresoje impaktin mbi pavaresine

o Personeli te lajmeroje ne menyre te menjehershme firmen per rrethana dhe marredhenie

qe krijojne kercenim ndaj pavaresise

o Mbledhjen dhe komunikimin e informacionit te personeli ne menyre qe

Firma dhe personeli te vendosin ne menyre te menjehershme nese permbushin

kerkesat per pavaresine

Firma te azhornoje dokumentacionin qe mban ne lidhje me pavaresine

Firma mund te ndermarre veprimet e duhura kunder kercenimeve te identifikuara

ndaj pavaresise, qe jane te niveleve te papranueshme.

Firma duhet t’i dokumentoje keto politika dhe procedura dhe t’ia komunikoje personelit.