IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje...

6
20 vjet Profesion i audituesit në Shqipëri 20 years Audit profession in Albania 20 vjet IEKA Konferenca e IV “Sfidat e audituesit në një mjedis ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm” 18 Nëntor 2017, Sheraton Tirana Hotel, Sheshi Italia, Tiranë, Shqipëri IEKA Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë Institute of Certified Public Accountants of Albania Rr. Elbasanit, P. Edil Al IT, Tirana Albania, www.ieka.al © 2017 by Albanian Institute of Certified Public Accountants (IEKA)

Transcript of IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje...

Page 1: IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje 14.30 Andrei Busuioc Senior Financial Management Specialist EQFinrep project dhe

20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri

20 years – Audit profession in Albania

20 vjet IEKA – Konferenca e IV

“Sfidat e audituesit në një mjedis ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm”

18 Nëntor 2017, Sheraton Tirana Hotel,

Sheshi Italia, Tiranë, Shqipëri

IEKA

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë Institute of Certified Public Accountants of Albania Rr. Elbasanit, P. Edil Al IT, Tirana Albania, www.ieka.al

© 2017 by Albanian Institute of Certified Public Accountants (IEKA)

Page 2: IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje 14.30 Andrei Busuioc Senior Financial Management Specialist EQFinrep project dhe

20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri

20 years – Audit profession in Albania

IEKA është e vetmja organizatë

Profesionale e Audituesve Ligjorë në

Shqipëri. Ajo është një anëtare aktive e

Federatës Ndërkombëtare të

Kontabilistëve (IFAC®). Instituti është

gjithashtu anëtar me të drejta të plota

në FIDEF, FCM, EFAA.

Konferenca IV Ndërkombëtare, e

organizuar me rastin e 20 vjetorit, do të

mbledhë së bashku anëtarë të

profesionit kontabël;

përfaqësues nga Qeveria dhe

Institucionet Publike;

përfaqësues nga Federata

Ndërkombëtare e Kontabilistëve

(IFAC); përfaqësues nga të tjera

Organizata të profesionit Kontabël në

Shqipëri, nga Organizata Profesionale të

Kontabilitetit dhe Auditimit nga rajoni,

BE dhe vende të tjera, si edhe

përfaqësues nga biznesi.

Konferenca do të ndahet në

tre sesione, secili me disa prezantime.

Do të diskutohen çështjet e

mëposhtme:

Rolet e reja të OPK në kushtet kur

sistemi i Mbikëqyrjes ka marrë më

shumë rol mbi profesionin;

Zhvillimi i PVM, dixhitalizimi dhe

përdorimi i teknologjisë - Nevoja

për diversifikimin e shërbimeve dhe

shtimin e cilësisë;

Përmirësimi i edukimit – faktor kyç

për suksesin e ardhshëm të

profesionit kontabël.

Në këtë konferencë ndërkombëtare një-

ditore, Instituti i Ekspertëve Kontabël të

Autorizuar (IEKA) feston 20 vjetorin e tij.

Qëllimi kryesor i këtij eventi është nxitja

e debatit mbi temat e mëposhtme:

sfidat e audituesit në një mjedis

ekonomik në ndryshim të

vazhdueshëm;

roli i Organizatave Profesionale të

Kontabilitetit në të ardhmen (OPK);

dixhitalizimi i profesionit kontabël;

dhe

rolet e praktikave të vogla e të

mesme (PVM) në shtimin e vlerës për

entitetet e bizneseve, veçanërisht për

entitetet e vogla e të mesme (EVM).

VËSHTRIM

KONTEKSTI

Ndryshimet në rolet e Organizatave

Profesionale të Kontabilitetit përmes

dixhitalizimit dhe përdorimit të teknologjisë

janë çështje për t’u marrë seriozisht.

Pa dyshim teknologjia është një pjesë e

rëndësishme e jetës tonë, pa të cilën edhe

punët e përditshme do të ishin të vështira

për t’u bërë.

EVM janë thelbësore për zhvillimin e

sektorit privat - ato nxisin rritjen ekonomike

dhe gjenerojnë punësim.

PVM janë pozicionuar në mënyrë unike si

ofruesit e natyrshëm të shërbimeve për

EVM duke i mbështetur në rritjen e tyre

përmes ofrimit të një game shërbimesh

profesionale.

Page 3: IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje 14.30 Andrei Busuioc Senior Financial Management Specialist EQFinrep project dhe

20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri

20 years – Audit profession in Albania

Konferenca IV Ndërkombëtare e IEKA synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e raportimit

financiar cilësor për entitetet e biznesit, audituesit dhe stakeholders (palë interesi) të tjerë, të tilla si

agjencitë qeveritare dhe institucionet financiare.

Në kushtet ku shumica e entiteteve të

biznesit do të përballen me ndryshime

shumëdisiplinore, kur teknologjia po

ndryshon ndjeshëm mënyrën e të

bërit biznes, përfshirë ndryshimet e

shumta në aktivitetet tona të

përditshme, roli i profesionistëve

nevojitet të ridimensionohet.

Konferenca do t’i shërbejë IEKAs dhe

anëtarëve të saj të mësojnë nga

zhvillimet ndërkombëtare dhe nga

eksperiencat e OPK të tjera në rajon

dhe Europë, se si t’i adresojnë sfidat,

si të diversifikojnë shërbimet

profesionale duke ruajtur në të njëjtën

kohë cilësinë dhe etikën, dhe se si të

kontribojnë në rritjen ekonomike dhe

t’i shtojnë vlerë biznesit dhe

shoqërisë.

Së fundmi, konferenca do të shqyrtojë

mënyrat se si profesioni mund të

kontribuojë në përpjekjet e Qeverisë

Shqiptare për luftimin e ekonomisë informale, për përmirësimin e rritjes ekonomike dhe konkurrencës,

si dhe për të eksploruar rrugët me të cilat PVM mund të përmirësojnë mbështetjen e tyre për EVM

përmes ofrimit të shërbimeve të ndryshme dhe transformimit në mënyrë eficente të modeleve të

ushtrimit të profesionit.

IEKA Anëtare me të drejta të plota

www.ieka.al

www.fidef.org

www.ifac.org

PJESËMARRËSIT

Anëtarë të profesionit të audituesit

në Shqipëri;

Profesionistë kontabël të certifikuar

dhe kontabilistë të punësuar në

biznes;

Drejtues të agjencive qeveritare;

Përfaqësues nga organizmat

Ndërkombëtare e rajonale dhe të

tjera;

Përfaqësues të universiteteve

publike e jopublike;

Drejtues të biznesit;

Përfaqësues nga Institucionet

Financiare Ndërkombëtare, BB,

UNDP, BE.

www.fcmweb.org

www.efaa.com

worldbank.org

Page 4: IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje 14.30 Andrei Busuioc Senior Financial Management Specialist EQFinrep project dhe

20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri

20 years – Audit profession in Albania

Axhenda

08:20 Regjistrimi i pjesëmarrësve

08:45 Kumtesat Hyrëse

Pan

elis

tët/

Folë

sit

Hysen Çela President, IEKA – Fjala hapëse e Konferencës

Arben Ahmetaj Ministër i Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri

Romana Vlahutin Kryetare, Delegacioni i BE në Tiranë, Shqipëri

Sonila Qato Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Anastas Angjeli Sekretar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave – Kuvendi i

Shqipërisë

Bodo Richardt President, Federata Europiane e Kontabilistëve dhe Audituesve

për SME-të (EFAA)

Bujar Leskaj Kryetar, Kontrolli i Lartë i Shtetit

Masum Turker President, Federata e Kontabilistëve të Mesdheut (FCM)

Dhori Kule Dekan, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri

Fayezul Choudhury Drejtor Ekzekutiv, Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve

(IFAC) (me video-regjistrim)

09.50 – 11.15

SESIONI 1: Ndryshimet në rolet e Organizatave Profesionale të Kontabilitetit

Sfidat dhe Mundësitë – pyetje dhe përgjigje

09.50 Hysen Çela President, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar

20 vjet IEKA - një histori suksesi për zhvillimet e

organizatës profesionale

10.10 Reiner Veidt Drejtor Ekzekutiv, Dhoma Gjermane e Audituesve Ligjorë (Wirtschaftsprüferkammer), Gjermani

Mbikëqyrja e profesionit të audituesit në Gjermani

10.30 Dritan Fino Kryetar, Bordi i Mbikëqyrjes Publike në Shqipëri

Mbikëqyrja e Profesionit – një element i rëndësishëm në

përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e besimit për shërbimet

profesionale

10.50 Bodo Richardt President EFAA, Brussels

Organizimet rajonale kontribuojnë në zhvillimin e

profesionit

Pyetje dhe përgjigje

Page 5: IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje 14.30 Andrei Busuioc Senior Financial Management Specialist EQFinrep project dhe

20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri

20 years – Audit profession in Albania

Moderator Eleonora Olli|Zv.President i IEKAs

Përshkrimi Sesioni i parë i Konferencës do të japë njohuri të mëtejshme mbi rolin e ri që OPK luajnë në ditët

e sotme duke marrë në konsideratë faktin se në vendet e BE, por gjithashtu edhe në vendet e

tjera aspirante si Shqipëria, janë prezantuar sisteme të mbikëqyrjes publike në vijim të

ndryshimeve të bëra në Direktivën për Audituesit Ligjorë. Fokusi i aktivitetit të OPK do të jetë

shqyrtimi i cilësisë së shërbimeve përmes adoptimit dhe zbatimit të standardeve teknike dhe

etike të nivelit të lartë dhe përmirësimit të praktikave dhe metodave të kualifikimit të

vazhdueshëm profesional.

11.15 -11.30 | Pushim Kafeje dhe Networking

11.30 – 13.00

SESIONI 2: Zhvillimi i PVM (praktikave të vogla e të mesme), teknologjia dhe

dixhitalizimi, roli i profesionit në luftën kundër informalitetit dhe

diversifikimi i shërbimeve – pyetje dhe përgjigje

11.30 Philippe Arraou OEC/CNCC dhe Anëtar i Këshllit të IFAC

Dixhitalizimi – e ardhmja e profesionit kontabël

11.55 Panagiotis

Alamanos

Kryetar i marrëdhënieve ndërkombëtare, SOEL, Greqi

Eksperienca greke në rolin e PVM dhe diversifikimin e

shërbimeve

12.15 Vasilika Vjero Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve

Profesioni i audituesit dhe kontributi i tij në luftën ndaj

informalitetit dhe formalizimin e biznesit

12.30 Përfaqësues nga

Big 4

Diversifikimi i shërbimeve profesionale kontribuon në

shtimin e vlerës për biznesin

12.45 Përfaqësues nga

local software

Përdorimi i softwareve në zhvillimin e SME-ve

12.50 Pyetje dhe përgjigje

Moderator Hysen Çela |President IEKA

Përshkrimi Sesioni i dytë do të fokusohet tek dixhitalizimi i profesionit dhe teknologjitë e reja. Zhvillimi i

PVM është kritik për t’i shërbyer siç duhet nevojave të EVM në luftën ndaj ekonomisë

informale dhe shtimin e vlerës për bizneset e tyre. EVM luajnë një rol domethënës në rritjen

ekonomike të qëndrueshme, ato gjenerojnë punësim. Në rajonin tonë është e nevojshme të

konsiderohen shumë faktorë për të ndihmuar EVM, përfshirë reduktimin e barrës së tyre

raportuese ndërkohë që sigurohet cilësia e raportimit të tyre financiar, që nga ana tjetër

përmirëson seriozitetin dhe besimin për stakeholders të ndryshëm. Përdorimi i teknologjisë

së avancuar, programeve dhe mjeteve kompjuterike të avancuara do të ndihmojë

komunitetet profesionale në kontabilitet (profesionistët kontabël dhe audituesit) të rrisin

cilësinë punës së tyre.

Page 6: IEKAieka.al/uploads/IEKA/2017/konferenca/IEKA Programi...të profesionit – pyetje dhe përgjigje 14.30 Andrei Busuioc Senior Financial Management Specialist EQFinrep project dhe

20 vjet – Profesion i audituesit në Shqipëri

20 years – Audit profession in Albania

14.30 – 15.30

SESIONI 3: Përmirësimi i kualifikimit – faktor i rëndësishëm për suksesin e ardhshëm

të profesionit – pyetje dhe përgjigje

14.30 Andrei

Busuioc

Senior Financial Management Specialist

EQFinrep project dhe ndikimi i tij në sistemet e

kualifikimit, zhvillimit të vijueshëm profesional dhe

sigurimit të cilësisë së punës së audituesve

14.45 Kledian Kodra Partner Grant Thornton, Kryetar i Komitetit të Edukimit në IEKA

Sistemi aktual i edukimit të IEKAs, sfidat dhe perspektivat

15.00 Stewart

Macleod

Konsultant, AARC Consultancy Ltd, Irlandë

Roli i projektit të BB në zhvillimin e një kurrikule të re në

përputhje me Direktivën e BE për auditimin ligjor

15.15 Ingrid Shuli Shefe e Departamentit të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Roli i Universiteteve në edukimin kontabël

15.25 Nazmi Pllana Kryetar Bordi SCAAK, Shoqata e Kontabilistëve dhe Audituesve të Kosovës

Edukimi dhe Certifikimi – eksperienca e Kosovës

Pyetje dhe përgjigje

Moderator Adriana Berberi |Ish Kryetare dhe anëtare e Bordit të

Mbikëqyrjes Publike

Përshkrimi Sesioni i tretë do t’i dedikohet edukimit të profesionistëve kontabël. Diskutimet e këtij paneli

do të shërbejnë për shkëmbimin e eksperiencave në pajtueshmëri me SNE dhe direktivën për

auditimin ligjor. Në vijim të ndryshimeve në ligjin e auditimit, IEKA do të prezantojë një

kurrikulë të re për audituesit. Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Universitetet dhe firmat e

auditimit për të rritur besueshmërinë dhe seriozitetin e trajnimeve dhe testimeve. Për herë

të parë, modulet profesionale do të jenë të njëjta me modulet ndërkombëtare të përdorura

nga organizatat ndërkombëtare, të tilla si ACCA. Do të ketë pesë deri në gjashtë module të

avancuara (profesionale) përfshirë raportimin financiar, auditimin dhe dhënien e sigurisë,

etikën profesionale, menaxhimin e performancës, taksat, legjislacionin për shoqëritë tregtare

dhe ligje të tjera përkatëse.

15.30 Fjala mbyllëse e Konferencës

Hysen ÇelaPresident i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë

15.45 Mbyllja e Konferencës

13.00 – 14.30 | Dreka dhe Networking