TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi...

55
OBSTRUKSIONI INTESTINAL Jurisa Hysenaj 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI i STUDIMEVE PROFESIONALE DEPARTAMENTI i MJEKËSISË PROGRAMI i STUDIMIT TË MASTERIT PROFESIONAL TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieror Punoi Ma: Udhëheqës shkencor: JURISA HYSENAJ MPH.M.SC : INDRIT BIMI DURRËS 2014

Transcript of TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi...

Page 1: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS

FAKULTETI i STUDIMEVE PROFESIONALE

DEPARTAMENTI i MJEKËSISË

PROGRAMI i STUDIMIT TË MASTERIT PROFESIONAL

TEMA

Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieror

Punoi Ma: Udhëheqës shkencor:

JURISA HYSENAJ MPH.M.SC : INDRIT BIMI

DURRËS 2014

Page 2: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

2

SHKURTESAT E PËRDORURA

OIM –Obstruksioni intestinal mekanik

OI- Obstruksioni intestinal

OZH- Obstruksioni i zorrëve të holla

OZT- Obstruksioni i zorrëve të trasha

CT- Skaner

ECHO- Eko

EKG- Elektrokardiogram

IV-Intraven

G(-) – Qram negativ

G(+)- Gram pozitiv

SNQ-Sistemi nervor qëndror

PH- Pehashi

TA- Tensioni arterial

PVC- Presioni venoz central

K- Kalium

Na- Natrium

Mg- Magnez

Ca- Kalcium

Page 3: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

3

Lista e figurave

Figurat

Fig-1; Aparati tretës

Fig-2; Tumor

Fig-3; Tumor

Fig-4; Pika e obstruksionit.

Fig-5; Ileusi mekonial

Fig-6; Invaginaçion intestinal

Fig-7; Fitobezoarët

Fig-8; Ileusi biliar

Fig-9; Paraqitja e tumorëve në zorrë

Fig-10; Atrezia deudonale

Fig-11; Pamje radiologjike e atrezisë

Fig-12; Aderançat

Fig-13; Hernimi i zorrëve në regjonin inguinal.

Fig-14; Lokalizimi i pikave të hernimit.

Fig-15; Volvus

Fig-16; Volvus

Page 4: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

4

Lista e tabelave

Tabelat

Tabela 1-Përmbledhje e dy viteve mbi grupmoshat 2012,2013

Tabela 2-Diagnozat më të shpeshta

Tabela 3- Shpërndarja e të sëmurëve sipas seksit 2012,2013 në kirurgji

Tabela 4- Ditëqëndrimi mesatar gjatë viteve 2012,2013

Tabela 5- Llojet e tubave të intubimit gastrointestinal

Lista e grafikëve Grafikët

Grafiku-1; Përmbledhja mbi grupmoshat dhe gjininë 2012,2013

Grafiku-2; Diagnozat më të shpeshta

Grafiku-3; Gjinia më e prekur në vitet 2012,2013

Page 5: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

5

HYRJA

ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA NORMALE E SISTEMIT DIGJESTIV

Sistemi digjestiv përbëhet nga:

Trakti digjestiv Organet anekse

Fig.1. Aparati tretës

1.Trakti digjestiv është i përbër nga një tub që fillon me kavitetin oral dhe përfundon me anusin.Gjatësia e këtij

trakti mund të arrij deri në 11metra tek të rrituri ,krsë diametriç arrin vlera të ndryshme në nivele të

ndryshme.Funksioni i tij lidhet me:përtypjen,depozitimin,tretjen dhe përthithjen e ushqimeve.Pjesët përbërse të

traktit digjestiv janë:kaviteti oral,faringu,ezofagu,stomaku,zorrët e holla,zorrët e trasha.Në prerje tërthore në çdo

nivel të traktit digjestiv dallojmë këto shtresa nga brënda –jashtë:tuniça muçosa,tuniça musçularia,tuniça

seroza,tuniça adventiçia.

Page 6: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

6

2.Organet anekse ndihmojnë traktin digjestiv në tretjen e ushqimeve.Ato përbëhen nga:

Gjëndrat e pështymës,heparin,vezika biliare,pankreasi.

Fizpatologjia e ileusit

Ndryshimet fizpatologjike që ndodhin në organizëm janë pothuajse të njëjta për të gjitha llojet e ileuseve.

Fillimisht zorra për të shtyrë përmbajtjen intestinale shton tkurrjen e saj(peristaltikën). Shtimi i peristaltikës

mbi pengesën çon në dhimbje, kolike intestinale. Valët e hiperperistaltikës që ndeshen në pengesën

mekanike çojnë në zgjerimin e ansave mbi pengesë, i çili në format akute hollon paretet e zorrës ndërsa në

format kronike çon në trashje të tyre. Krahas zgjerimit ansa mbushet me përmbajtje intenstinale të ujshme, e

çila çon në rritje të presionit intraluminal, që nxit hipersekreçionin nga ngaçmimi i mbaresave nervore të

zorrës. Në këtë mënyrë krijohet një rreth viçioz, rritet grumbullimi i gazeve dhe përmbajtjes në zorrën mbi

pengesë që çon në distension abdominal, i çili është më i shprehur dhe uniform në pengesat e poshtme,

ndërsa mungon në pengesat e sipërme, ku barku është i shpeshtë. Grumbullimi i lëngjeve mbi pengesë dhe

të vjellat çojnë në dehidrim. Në format e avançuara nga rritja e permabilitetit të pareteve të zorrës, ka

ekstravazion lëngjesh dhe në kavitetin abdominal. Në pjesën supra obstruçtive,nga ndërprerja e tranzitit

intestinal ndodh rritja intraluminale e përmbajtjes,kjo si rezultat i grumbullimit të likidit dhe gazit.

Normalisht organizmi sekreton:

Nga gjëndra salivare( 1.5l)

Lëng gastriç(2-3l)

Lëng pankreatik(0.5-0.8l)

Lëng biliar(0.5l)

Sekretim intestinal (3l)

Kurse orgjina e gazit vjen nga:

Fermentimi baçterial

Difuzioni nga shtrati vazal

Ajri i gëlltitur

Page 7: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

7

Rritja e volumit intra luminal nxit aktivitetin motorrik intrisek të zorrës duke sjell kështu:

Hiperperistaltik, kolika abdominale,por pavarsisht këtij mekanizmi kompesator në qoftë se nuk arrihet të

kalohet pengesa atëher do të vazhdoj të rritet përmbajtja intraluminale duke dhënë:

1. distendim të murit të zorrës

2. stazë të përmbajtjes supraobstruktive

Tendosja e paretit intestinal kompromenton së tepërmi shtratin vazal. Kështu mund të arrihet të përthithet

vetëm 9% e likidit(nga 80% që absorbohet në kushte normale për 10 orë)nga kjo rritje pafund e volumit

intestinal gjithçka futet në një rreth viçioz.Nga kompromentimi arterial ndodh:hypoksi ; rritet rrisku për nekroz;

perforaçion; peritonit i gjeneralizuar; kurse në gjëndjen e përgjithshme ndodh një insufiçienç multiorganore,e

cila çon në vdekje.

Anatomia patologjike

Ndryshimet anatomo-Patologjike janë në varësi të formës së ileusit dhe përgjithësisht janë shumë më të

theksuara në format stangulative se sa ato obturative.Në pamje të parë makroskopike pas hapjes së

peritoneumit ajo që do të vihet re është :

Versament asçitik(i bollshëm ,i pastër ose serohemoragjik);

Tendosje e ansave intestinale(dilataçioni është më i madh afër pengesës,zorra është me mure të holla gati

deri në perforim.Ngjyra nga rozë e murit intestinal bëhet cianotikë)

Në varësi të natyrës së pengesës mund të vërehet:

Masë tumorale;

Torsion në aksin mezenterik;

Invaginacion;

Page 8: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

8

KLASIFIKIMI I OBSTRUKSIONIT INTESTINAL

Në praktikën mjekësore ka shumë rëndësi njohja e klasifikimit të ileusit,kjo për qëllime djagnostike dhe

terapeutike.ky klasifikim paraqitet në disa forma:

1.malinj 2.jo malinj

Fig.2. Tumor Fig.3. Tumor

Në baz të vëndit të lokalizimit:

Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus jejuna ose i mesëm,ileus ileal ose i poshtëm)

Ileus i zorrës së trashë

Në baz të mekanizmit:

Ileus mekanik: Obturativ, Strangulativ

Ileus funksional: Paralitik, Spastik

Page 9: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

9

Në bazë të anatomisë

Intraluminal : Trupat e huaj, bezoarët,enteritis, gurët biliar, parazitët, enterolitët, lezionet egzofitë polipoidë.

Intramural: Kongjenitalë, dublikacion intestinal, atrezi,stenoz.

Proçeset inflamatore: Divertikulitis, morbus crohn, iskemi kronike intestinale,nga rrezatimi

Neoplazit

-Primarë të zorrës(beninjë,malinjë)

-Sekondarë(metastaza sidomos nga melanoma)

Ekstrinsikë

Adezionet, herniet intern eksterne, volvulus, masë komprimuse nga jashtë, abces,pankreas anular.

ILEUSI MEKANIK ose OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Fig.4.Pika e obstruksionit.

Page 10: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

10

Ileusi mekanik nënkupton ndërprerje të tranzitit intestinal që vjen si rezultat i një pengese mekanike dhe është

dy llojesh:

Ileus mekanik-obturativ i thjesht kur kemi mbylljen mekanike të lumenit pa kompromentim të

qarkullimit të gjakut.

Ileus mkanik-strangulativ kur përveç mbylljes mekanike të lumenit kemi edhe kompromentim të

qarkullimit të gjakut.

ILEUSI FUNKSIONAL

Ileusi funksional është një ndërprerje neurogjene e tranzitit intestinal.Këtu kemi të bëjmë me penges mekanike

dhe kjo formë nuk kërkon ndërhyrje operatore.Ndahet në :

a-ileus paralitik(nga paraliza motorrike intestinale)

b-ileusi spastik (nga kontraksionet spastike të muskulaturës së murit të zorrës)

ETIOLOGJIA

1.Ileus idiopatik

Nuropati ose miopati viscerale,familjare e karakterizuar nga episode të përsëritura të okluzionit intestinal pa

penges.

2.Ileus reflektor

Ileus post operator; kolika hepatike,kolika nefrotike,distensiom i vezikës urinare;

Torsion i një kisti të ovarit tek femrat;

Frakturat e baçinit të kolonës vertebrale dhe hernie diskale;

Infrakt miokardi dhe pneumoni bazale të thjesht; Ishemi mezenterike;

3.Ileus inflamator

Paraliz nga një prioritet i gjeneralizuar ose lokal,pankreatit akut, abces intraabdominal

Page 11: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

11

4.Ileus metabolik

Adinamik nga çrregullime elektrolite të rënda(hipokalemi);

Spastik(intoksikacion me plumb dhe uremi);

5.Ileus medikamentoz

Antikolinergjikët, fenotiazinat, klonidinat, antihipertensivët etj.

6.Shkaqe të tjera

Sklerodermi, amiloidozë, diabet, distrofi muskulare.

DISA FORMA TË OBSTRUKSIONIT INTESTINAL MEKANIK

I-ILEUSI MEKONIAL

Fig. 5. Ileusi mekonial

Takohet tek neonati,ileumi terminal është i mbushur me mekonium,kurse zorra e trash është bosh dhe pak e

zgjeruar.Fëmija nuk ka defekuar që prej disa ditësh dhe për pasoj ka kuadrin klinik të ileusit me të vjella të

shumta.Ileusi mekonial në 15-20% të rasteve është shfaqja e par klinike e një fibroze cistike.Të dhëna të tjera

janë: Mekonium i trash ileum, distension abdominal, të vjella biliare, risk për: volvulus, perforacion,

inavigacioni.

Page 12: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

12

II-INVAGINACIONI

Fig.6. Invaginacion intestinal

Një shkak i ileusit është edhe invaginacioni,me të cilën kuptojmë futjen e një segmenti të tubit digjestiv në një

segment tjetër.Invaginacioni mund të jet :

a) Akut

b) Intermitent që ndodhen kryesisht në zorrën e holl

c) Solitary ose multiple ( i vetmuar ose i shumfishtë )

Page 13: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

13

Invaginacioni emërtohet në varësi të segmentit që invaginohet:

-Invaginacioni jejuno-gastrik,i cili është shumë i rrall dhe shfaqet në të sëmur që i janë nështruar rezeksionit

gastrik.

-Invaginacioni ileo-ileal dhë ileo-jejunal,kur segmentët respektivë futen brënda njëri-tjëtrit;

-Invaginacioni ileo-kolik kur futet ileumi në cekum;

-Invaginacioni kolo-kolikë kur koloni futet në kolon;

-Invaginacioni ndodh kryesisht tek fëmijët,kur kalojn nga ushqimi me gji në fëmijët me ushqim të zakonshëm.

Gjenza e invaginacionit lidhet me dy faktor kryesor:

1.Faktori anatomik:

cekum mobil;

prania e një pengese;

stenozë tuberkulare ose spastike;

2.Faktori funksional:

Hiperperistaltika (që favorizohet nga inflamacioni)

Invaginacioni tipik është i përbërë nga tre cilindra:

CILINDRI i JASHTËM QË PËRBËN VAGINËN

DY CILINDRAT E NAVIGUAR QË PËRBËJNË KOKËN E NAVIGIMIT

Pasi ndodh invaginacioni ai progreson në drejtim të peristaltikës pastaj spostohet mbasi e mban mezenteri dhe

fillojn ndryshimet anatom-patologjike si:

1. Kongjestionim i zorrës;

2. Staz venoze;

3. Hemorragji;

4. Ishemi;

Page 14: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

14

5. Nekroz;

6. Perforacion;

7. Peritonit.

Rrallë ndodh dezinvaginacioni i cili vjen spontanisht(forma subakute tek të rriturit).Shumë rrall mund të

shkëputet koka e naviginatit,kurse kllëfi dhe zorra më sipër cikatrizohet.

Klinika

karakterizohet nga:

Dhimbje abdominale të forta intermintente;

Të vjellat;

Feçe gjak okult pozitiv ose sekrecione muko sanginolente në tushe rektale;

Prekje e masës në palpacion e cila ndonjëher duket sikur forcohet nën dorë.

Trajtimi

është kirurgjikal ose me endoskopi në raste të veçanta,me laparotomi në shumicën dërmuse të rasteve,ku bëhet

rezeksion i zorrës së interesuar me rivendosje të tranzitit sipas situatës.

Page 15: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

15

III-FITOBEZOARËT

Fitobezoarët jan grumbullime mbeturinash ushqimore në formën e një lëmshi që mund të krijohen si pasojë :

Përtypjes jo të mirë të ushqimit(siç ndodh në disa pacient ankthioz);

Përdorimi i ushqimeve me shumë fibra sidomos kur ka edhe stenoza të pjesshme të zorrës;

Të pacientët që kan bërë rezeksion të stomakut dhe që është prishur sfinkteri antropilorik;

Fijet e flokëve që mund të gëlltiten

Fig.7. Fitobezoarët

Klinika:paraqitet më shpesh në formën e ileusit të zorrës së hollë.

Trajtimi:mund të jet:1.konservativ (eleminon përdorimin e tepërt të fibravë vegjetale): ose

2.kirurgjikal.Malinjiteti përbën shkakun më të shpeshtë të okluzionit të zorrës së trashë dhe duhet dyshuar

veçanërisht tek moshat e vjetra që paraqiten në urgjencë me klinikën e ileusit.Okluzioni i plot ndodh në 10-15%

të rasteve .

Page 16: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

16

IV.ILEUSI BILIAR

Kjo është një formë shumë e rallë e ileusit dhe takohet zakonisht tek të moshuarit.Ndër ta frekuencën më të lart

e kan femrat,sidomos kur jan obeze.Shkak për këtë ileus është një kalkul që migron vezika biliare më shpesh

nga një fistul kolecisto-digjestive.Kalkuloza biliare zakonisht rezulton asimptomatike dhe kjo është mëse e qart

përderisa shfaqet klinikisht me sindromën e ileusit.Migrimi i kalkulit nëpërmjet lumenit digjëetiv ndalon më

shpesh në fund të ileumit për shkak të ngushtimit të lumenit dhe pranis së valvulës ileo-cekale.

Fig.8.Ileusi biliar

Klinika:shfaqet sindroma e ileusit të zorrve të holla,por përveç këtij sindromi pacientët mund të paraqiten me

temperatur,lemz,hemoragji okulte ,palpim i një mase tumorale në paret etj.Evidentimi direkt i kalkulit biliar

është i vështir ,megjithatë për të vënë djagnozën ndihmon gjetja e ajrit në pemën biliare nëpërmjet egzaminimit

radiologjik.Ndihmon në vënjen e djagnozës edhe EÇHO-ja e rrugve biliare apo CT-abdominale.

Trajtimi:kirurgjikal në qoft se guri është i but mund të thërrmohet duke i shtypur me dorë ,ndërsa kur është i fort

nxirret me anë të enterotomis,në qoftë së gjendja e pacientit e lëjon bëhet edhe kolecistë-ektomia.

Page 17: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

17

V.ILEUSI NGA TUMORET KOLIKE

Tumoret kolike, pavarësisht natyrës së tyre beninje apo malinje përbëjnë shkakun më të shpeshtë të okluzionit

të zorrës së trashë dhe duhet dyshuar veçanërisht tek moshat e vjetëra që paraqiten në urgjëncë me klinikën e

ileusit . Obstruksioni i plotë ndodh në 10-15% të rasteve të pacientëve me kancer kolo-rektal dhe haset më

shpesh në kolonin e majtë për shkak të lumenit më të ngusht të tij. Ngushtimi i lumenit të zorrës si paasoj e

rritjes endoluminale të tumorit ose si pasojë e formave stenozante shkaktojn më shpesh ileus mekanik.

Fig.9. Paraqitja e tumoreve në zorrë

Klinika:

Çrregullime dispeptike(anoreksi,rënie në pesh)

Alternim të defëkimit(diarre,konstipacion)

Hemorragji(që shpie deri në anemi,është gjak i kuq,rrall në form melene)

Dhimbje abdominale(që shfaqet në varësi të lokalizimit)

Obstruksioni i zorrës së trashë mund të shfaqet fillimisht me një klinik shumë të zbehtë.Pacienti mund të mos

këtë shqetësime ose ankesa minimale në të gjithë ngushtimin e shprehur të lumeni i zorrës deri sa mekanizmat

kompesator të dështojnë. Kjo bën që shkaku dhe prania e obstruksionit mund të jet i pa qartë derisa të bëhët

eksplorimi radiologjik endoskopik,apo kirurgjikal.

Page 18: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

18

VI.ANOMALI KONGENITALE

Fig.10. Pamje radiologjike e atrezis

Aomalit kongenitale në sistemin digjestiv shfaqen më shpesh me atrezit e këtij trakti,të cilat shfaqen te bebet e

sapolindura e mund të jenë të vetëme osë të shoqëruara me patologji të tjera kongenitale të zorrës.

Fig.11.atrezia deudonale

Page 19: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

19

VII.ADERENCAT

Aderencat janë një proliferim konjuktival i sipërfaqes peritoneale qoftë kjo viscerale apo parietale.Shkaqet e

aderencave janë:kongenitale ,postoperatore,postinflamatore. Qelizat mezoteliale të peritoneumit kanë aftësi të

madhe fibrinolitike,ato e kthejnë plazminogjenin në plazmin.Si pasojë e një inflamacioni çon në formimin e një

cikatrice.Por mund të ndodhë që në një zonë me vaskularizim jo të mirë proçesi i shërimit të shoqërohet me

formimin e indit lidhor. Prodhimi i indit lidhor bën që të ngjiten ansat e ndryshme të zorrës ose duke u formuar

disa banda që kalojnë mbi to dhe që në momente të caktuara japin bllokim të tranzitit.Ileusi aderencial përbën

25% të gjithë obstruksioneve intestinale dhe më shpesh takohet ileusi aderncial i zorrës së hollë.Zakonisht

manifestohet ose ditët e para pas ndërhyrjeve kirurgjikale ose disa ditë më von.Disa pacientë kanë konstitucion

të tillë që krijojnë aderenca më shumë së të tjerët.

Trajtimi:konsiston në bërjen e adernocolizës.

Fig.12.Aderancat

Page 20: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

20

VIII.ILEUSI NGA HERNIET INTERNE

Fig.13.Hernimi i zorrëve në regjonin inguinal.

Ileusi nga herniet interne është relativisht i rrall. Në kavitetin abdominal ndodhen disa recese si psh.në vendin e

fiksimit të duodenit dhe të jejunumit në ligamentin Treiz ose në rastin e kolostomive ose ileostomisë anash tyre

krijohen hapësira të lira në të cilat mund të futen ansat e zorrve dhe të japin ileus.Këto manifestohen me shenjat

e okluzionit nga strangulacioni.

Diagnoza:vendoset gjatë ndërhyrjes operatore(ose laparotomis)

IX.ILEUSI NGA HERNIET EKSTERNE

Fig.14.Lokalizimi i pikave të hernimit.

Sipas shpeshtësisë së hasjes së vet hernieve eksterne:hernie inguinale,femorale,umbilikale,të ilneas

alba,inçizionale etj,po ashtu është edhe shpeshtësia e inkancerimit të përmbajtjes herniare e cila jo rrallë është

intestine.si pasoj e këtij inkancerimi të intestinit mund të ndodhë ileusi mekanik obstruktiv me kuadrin e plotë

klinikë të tij.

Page 21: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

21

X.VOLVULUSI

Fig.15.16 Volvus

Volvusi është përdredhja e zorrëve rreth një boshti,është një nga format që haset më shpesh tek të rriturit

dhe zakonisht shoqërohet me hernie,brilie,apo aderenca si dhe tumore intestinale .

Volvus total:të thjesht me një përdredhje ;

Volvus total:të përbërë me dy ose më shumë boshte përdredhje;

volvus parcial(është më i shpeshtë,i maskuar gjë që shpjegon edhe vonesën në trajtim).

Volvuset më të shpeshta janë:

1.volvusi i kolonit të majtë;

2.volvusi i zorrëve të holla;

3.volvusi i kolonit të djathtë;

1.Volvusi i kolonit të majtë apo pelvik është torsion i ansës sigmoide në boshtin e saj mezokolik.Nga

vendosja realizon një okluzion të fort me strangulacione që favorizohet nga prania e ansës së gjatë të

lëvizshme pra një dolikolon.Takohet më shum në moshat 40-60 vjeç ,në të sëmurët me konstipacion të

vjetër,apo me kriza subokluzive të cilat zgjidhen spontanisht.E vaçant në klinikë është metorizmi i hershëm

Page 22: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

22

me timpanizëm të shprehur.Dhimbjet jan difuze por dominojnë fossa iliaca sinistra.Në volvuset totale

shoqëruar me nekroz pacienti mund të paraqitet në gjëndje shoku.

a.Rezistenca elastike

b.Timpanizmi i lartë

ç.Imobiliteti

përbëjnë triadën Von Eahl që është patognomatike në këtë rast.Në irrigoskopi dhe irrigografi duket ndalim i

plot i bariumit në segmentin rekto-sigomioden ose mund të duket në vëndin e ndalimit një spiral

karakteristik si kon ose sqep zogu.

2.Volvusi i zorrëve të holla është forma më e rëndë e ileusit dhe është më i shpeshtë tek të rriturit dukë zënë

20-30% të okluzionit.Tek fëmjët është shpesh primitiv dhe i plotë për shkak të qëndrës së mezenterit

komun,kurse tek të rriturit volvusi është sekondar nga prania në zorrë e një pengese në tranzit (natyra e

pengesës është e shumëllojshme).Si rregull kjo pengesë fikson ansen e imobilizuar dhe volvusi bëhet sipër

dhe rreth kësaj zorre.Klinika shfaqet në mënyrë akute.

3.Volvusi i kolonit të djathtë është më i rrallë,kjo formë krahas cekumit,kolonit ascedent dhe pjesës së

djathtë të kolonit transvers intereson dhe fundin e ileumit.Predispozicioni anatomik siç është lëvizshmëria e

anses ileo-cekale është faktori që favorizon më shpesh këtë lloj volvusi.

KLINIKA E OBSTRUKSIONIT INTESTINAL:

Fakti që i referohemi ileusit intestinal si një sindromë është sepse shkaktarët janë nga më të

ndryshëm.Tabloja klinike klasike paraqitet më një tetrad shenjash karaktëristike,ku tre janë funksionale dhe

një fizike:

a.dhimbja

b.të vjellat

ç.stop i feçeve dhe gazrave

d.metorizmi abdominal shenjë fizike

Egzistojnë edhe forma subakute ku çdo shenjë e teradës klasike mund të mungojë ose të jetë e maskuar si

psh.dhimbje shumë e lehtë,të vjella shum të vona.Ka edhe okluzione me abdomen të sheshtë që janë nga

mashtruesit më të rënd sepse janë okluzione të larta të zorrës nga briljet apo strangulimi.

Page 23: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

23

Në obstruksionin intestinal strangulativ i veçantë është metorizmi i lokalizuar i pa lëvizshëm,pa

peristaltikë.Në obstruksionin intestinal inflamator kemi edhe kombinim të temperaturës me kontrakturë

abdominale difuze apo të lokalizuar. Pra veçoritë e këtyre simptomave edhe të dhënave të tjera klinike,janë

në varësi të:

Nivelit të gjatësisë së zorrës së përfshirë;

Shkallës me të cilën obstruksioni interferon në furnizimin me gjak;

Shkallës së obstruksionit (i pjesshëm apo i plotë)

Lloji i lezionit obstruktiv

-Dhimbja

Është një nga shenjat kryesore në ileus që takohet në të gjitha rastet. Dhimbja ka karakterin e një kolike

abdominale.Shkak për të bëhet hiperperistaltika ose e thënë ndryshe sforcimi që bën ansa intestinale për të

kapërcyer pengesen. Për përcaktimin e dhimbjes vlerësohen këto kritere: Vëndi i fillimit (tregon lokalizimin e

pengesës); Intervali i qetësisë dhe intervali i dhimbjes(ndihmojnë në përcaktimin e natyrës së pengesës);

Intesiteti i dhimbjes. Kështu në format obturative kohëzgjatja e dhimbjes është më e vogël ndërsa periudha e

qetësisë është më e madhe.Në format strangulative intervali i dhimbjes është i gjatë kurse intervali i qetësisë sa

vjen e pakësohet deri në stadin kur dhimbja bëhet e pandërprerë gjë që flet për ndryshime irreversibile të paretit

intestinal.Në ileusin vacular(si psh.tromboza e arteries mezenterike)dhimbjet janë shumë të forta të pandërprera

dhe shoqërohen me gjëndje shoku.Kurse në ileusin paralitik dhimbja e barkut mungon dhe karakteristikë janë

dhimbjet nga distensioni.

-Të vjellat

Shenja e dytë e rëndësishme e ovstruksionit intestinal;shfaqet pas dhimbjes . Paraprihen nga anoreksia dhe

nausëa.Ato janë reflektore dhe nuk e qetësojnë të sëmurin. Përmbajtja është fillimishtë ushqimore,pastaj biliare

dhë më vonë mund të bëhen fekaloide. Megjithatë kjo përmbajtje varet nga lloji dhe lokalizimi i ileusit. Kështu

në invaginacione të vjellat mundë të jënë me përmbajtje hemoragjike. Në ileuset e larta të vjellat janë të

hershme ne sasi të pakët por të shpeshta dhe kështu që kompromentojnë shpejt gjëndjen e përgjithshme.

Page 24: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

24

-Stop të feçeve edhe të gazrave

Në fillim ndodh ndalimi i eleminimit të gazeve.Kurse ndalimi i fekaleve maskohet fillimisht nga zbrazja e

segmentit post-obturativ për sa i përket sasisë së tyrë në format obturative të kolonit të majtë mund të këtë

eleminim të pakët,kurse në pengesat intestinale në segmente më të larta sasia e feçeve të eleminuara mund të

jetë më e madhe.Megjithatë pavarësishtë këtyre në të gjitha format e ileusit evolucioni shkon drejt ndalimit të

plotë.

-Metorizmi

Në ileusin e zorrës së hollë të pozicionuar lartë segmentit proksimal mund të mos kemi metorizëm.Megjithatë

kur shfaqet gjithmonë në fazat e para ka asimetri,pra metëorizmi është i lokalizuar (pozicion qëndror në ileusin

e zorrëve të holla dhe pozicion periferik në ileusin e zorrëve të trasha).Më pas metorizmi bëhet uniformë.

Karakterizohet nga timpanizmi në perkusion dhe nga kllapotazhi intestinal gjatë askultacionit.Metorizmi i

shprehur jep rritje të presionit intra-abdominal e për pasojë renie të kthimit venoz nga anësitë e poshtme dhe

ngritje e diafragmës.Nga ngritja e diafragmës implikohet dhe funksioni pulmonar pra pacienti ka vështirësi

respiratore.

Komplikacionet:

Strangulimi është komplikacioni më i rëndë i obstruksionit intestinal i shkaktuar nga briljet

postoperatore,volvusi,invaginacioni dhe herniet e inkanceruara. Strangulimi si pasojë e bllokimit në dy pjesë të

zorrës jep kongjestion venoz,spazmë arteriale,hipofluks,ishemi që çojnë në infrakt,nekrozë dhe madje në

perforacion të paretit ,shok. Në strangulim ndodhin dhe ndryshime të tjera si humbje gjaku dhe e plazmës i cili

tërheq likide nga shtrati vascular,në hapësirën e tret duke ulur volumin dhë rënduar shokun. Ndodh përforacioni

duke hedhur në peritoneum likid të pasur me bakterie dhe toksina të cilat mund të transudojnë paretin duke çuar

në mbrojtje ,kontrakturë të paretit abdominal,shok ,gjak në feçe në stadin e avancuar.

Ileusi paralitik ;

obstruksioni mekanik ;

infeksioni intraperitoneal ;

Page 25: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

25

paraqitje septike intraabdominale ;

peritonitis ;

formimi i abscesit ;

infeksioni .

Prognoza

Në mungesë të trajtimit okluzioni shkon drejtë rendimit. Ecuria e pacientit ndryshon .Faciesi bëhet gri,hunda

bëhet me majë,sytë thellohen,gjuha skuqet,lëkura thellon palat,nuk urinon,tension arterial dhe pulsi

çrregullohet,temperatura ngrihet. Dhimbjet bëhen të vazhdueshme ,më të heshtura,të vjellat fekaloide të

shpeshta,ndalimi i feçeve dhe i gazeve është absolutë,metorizmi bëhet i shprehur,barku i tendosur i dhimbshëm

në të gjitha kuadratet.Tusheja rektale provokon dhimbje në douglas dhe orjenton për peritonit.Evolucioni

spontan çon drejtë vdekjes në ditën e dytë ose të tretë të okluzionit.

Diagnostikimi i obstrusionit intestinal

Realizohet nëpërmjet një egzaminimi të kujdesshëm subjektiv dhe objektiv pa mohuar këtu edhe të dhënat e

rëndësishme që japin metodat ndihmëse egzaminuese.

Anamneza egzaminimi subjektiv

Për natyrën e fillimit të sëmundjes për instalimin butal apo progresiv të saj;

Për natyren e të vjëllave,sasinë,përmbajtjen ,kohëzgjatjen;

Për dhimbjen vëndin fillestar,përhapjen,kohëzgjatjen,intervalin nëpërmjet dhimbejs dhe periudhës së

qetësisë;

Për ndryshimet e aktit të defekimit,të ngjyrës së feçeve;

Për operacionet e mëparëshme;

Për sëmundje që mund të jenë shkaktarë të ileusit(si hernie të paretit abdominal,rrezatimi,askaridoza,kolika

biliare)

Page 26: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

26

Egzaminimi objektiv

Alternimi i gjëndjes së përgjithshme

Faciesi dhe gjëndja e përgjithshme e të sëmurit ndihmojnë pak në fillim ,në forma të avancuara kemi një

fytyrë të vuajtur me djersë. Në ileuset me orgjinë neoplazike kemi facies të zbehtë nga anemia.

Temperaturë:të sëmurët më ileus zakonisht janë afebrilë,ndërsa në forma të avancuara me futjen e

komponentit infeksion,temperatura bëhet subfebrile dhe në format e ileusit me ndryshime nekrotike

temperatura i kalon 38 grad celcius.

Pulsi dhe tensioni arterial: Në format e hershme pulsi është normal,ndërsa me thellimin e ndryshimeve

hemodinamike dhe me avancimin e ndryshimeve anatomo-patologjike fillon takikardia deri në aritmi

dhe në puls filiform sidomos në format vaskulare.Tensioni arterial në stadin fillestar është normal,kurse

në stadet e mëvonshme fillon dhe bie nën vlerat normale.

Çrregullimet e urinimit:në fillim të sëmurët kanë urinim të shpeshtë reflektor që më vonë si pasoj e

dehidratimit pakësohet dhe në forma të avancuara të ileusit kalon në oliguri deri në anuri të

plot.Egzaminimi fizik mund të na japë disa të dhëna ndihmëse:takikardia dhe hypertensioni mund të

flasin për dehidratim,peritonitin,ose të dyja së bashku.Ethet sugjerojnë mundësinë e strangulimit.Turgori

i varfër i lëkurës dhe tharja e mukozave mund të reflëktojë dehidratimin. Abdomeni është zakonisht i

distenduar.Valët peristaltike karakteristike të obstruksionit të zorrëvë të holla janë shpesh të dukshme në

paretin abdominal të pacientëve të dobët me obstruksion të insaluar gjatë.Duhen vënë re cikatricet

operatore për imlikimin etiologjik të tyre psh:për obezë.

Egzaminimi për masë abdominale(neoplazëm,invaginacion,abces). Sensibiliteti abdominal mund të jëtë i

pranishëm në pacientët më obstruksion,por mbrojtja e lokalizuar,sensibiliteti,reagimi ndaj palpimit

sugjerojnë për peritonit dhe mundësinë e strangulimit.

Ndërhyrjet e mëparëshme operatore,cikatricet apo laparocelat;

Inspeksion i orificiumeve herniare(përjashto ndonje pseuforeponim të rremë);

Metorizmi,i cili shfaqet që në ditën e parë.

Page 27: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

27

Metorizmi mund të jetë:

a-difuziv(sidomos kur pengesa intereson të gjithë zorrën e hollë,por edhe në ileusin kolik të majtë)

b-i lokalizuar,sidomos kur pengesa intereson një segment të caktuar të ansës intestinale psh kemi meteorizëm:

median, periumbilikal, obliksi, korniz

Inspeksioni:në inspeksion mund të duket peristaltika intestinale që krijon përshtypjen e spostimit të

metorizmit(në pacientët astenik vala e peristaltikës mund të shihet me sy duke ngacmuar pacientin abdominal

me dorë dhe në këtë moment pacienti ka dhimbje)

Askultacioni duhet të bëhet në vënde të ndryshme dhe për një kohë të gjatë. Në askultacion do të dëgjohen valët

e peristaltikës që në ileus karakterizohen nga një peristaltikë e fortë intestinale të ashtuquajtura valët e

hiperstaltikës. Timpanizmi në zonën e metorizmit ndërsa në ndryshimin e pozicionit të pacientit do të kemi

matiet për faktin se ansat janë të mbushura me përmbajtje.

Perkusioni:

Perkusioni është i rëndësishëm në lokalizimin dhe të dhënat për sensibilizimin,na jep të dhëna për metorizmin

dhe praninë e likidit në kavitetin peritoneal.Abdomeni normal zakonisht ka tingull resonant për shkak të pranisë

së përmbajtjes së gazit në zorrë dhe sepse viscerat pelvike normale shtrihen në brëndësi të kockave të pelvisit.

Nësë ka likid të lirë intraperitoneal perkutimi mundë të jetë i shurdhët në flanke.Vëndet e shurdhësisë lëvizin

sipas lëvizjes së pacientit(shurdhësia lëvizëse). Një ose më shumë litra duhet të jenë intraabdominal që kjo

shenjë të jetë positive.

Palpacioni:

Në palpacion do të vërehet:

Pikat e dobëta të abdomenit si në rastin e hernieve të ndryshme;

Mund të prekim masat tumorale si psh:kancerin e kolonit të djathtë ose të majtë;gjithashtu mund të

prekim invaginatin;

Abdomen i tendosur por me paret të lakueshëm,elastik,i dhimbshëm në një pikë;

Nuk ka kurrë kontrakturë,nqs ka defans të lehtë ajo zhduket në periudhën midis krizave të dhimbjes.

Page 28: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

28

Tusheja rektale:

Tusheja rektale përcakton tonusin e sfinkterit anal pasi në disa forma të ileusit vërehet ishemi e tij.Vlerëson

ampulën rektale,praninë e fekalomave si edhe të tumoreve të vendosur në rektum. Përcakton invaginati,

përcakton ndjenjën e dhimbjes së douglas gjë që tregon instalimin e peritonitit.

1.EGZAMINIMET IMAZHERIKE

1.1. Egzaminimi radiologjik pa kontrast

Të dhënat që merren nga ekzaminimi radiologjik me anën e radiografive direkte të barkut kanë vlerë

djagnostike dhe janë patogenike për obstruksionin intestinal. Zakonisht radiografitë bëhen në pozicion në

këmbë anterio-posterior,në profil latero-lateral apo shtrirë. Me anë të ekzaminimit radiologjik do të saktësojmë:

a-A ka i sëmuri obstruksion intestinal ?

Kjo vërtetohet nga prania e niveleve hidroareike të klojberit që janë dhe shenja kryesore që fiksohen në Ro-

grafi.Këto nivele hidroaerike duken si “gota”gjysmë të mbushura më ujë.Ku mbi nivelin horizontal të likidit ka

ajër në formë harku.

b-Nëse kalkuli është i lokalizuar,në zorrën e hollë apo të trashë?

Ky diferencim bëhet nga vlerësimi i madhësisë dhe vendosjes së niveleve hidroaerike. Kështu në OZH nivelet

hidroaerike janë më të gjëra së të larta.Vendosen më shumë në qëndër si “tastier e organos”për ansat jejuneale

apo si “shkallë” për ansat ileale,nga hipokondri i majtë dëri në fossa iliaca dextra. Në OZT nivelet hidroaerike

janë më të larta së të gjëra,gjithashtu duken edhe haustrat e kolonit.Vendosja është karakteristike në periferi dhe

jep pamjen e kornizës,(prania e niveleve hidroaerike në zorrën e hollë dhe të trashë tregon që pengesa ndodhet

në zorrën e trashë,por këtu kemi të bëjmë më një valvul ilocekale që ka humbur funksionin).

ç-Në çfarë niveli të zorrës është vendosur?

Nivelet hidroareike ndodhen në segmentin supraobstruktiv dhe nuk gjendet në atë postobstruktiv.

Page 29: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

29

Fibrokolonoskopia

Fibrokolonoskopia bëhet për qëllime djagnostike në të sëmurë me obstruksion intestinal për të zbuluar praninë e

tumoreve në nivele të ndryshme të kolonit,për të evidentuar një torsion të sigmës dhe shpesh herë për zgjidhjen

e tij. Me ekografi mund të vihet në dukje edhe prania e masave tumorale të tubit digjestiv,që kanë aspektin

karakteristik të “pseudo veshkës”. Në raste të rralla mund të kërkohet CT abdominale kur ekografia jep dyshime

për masën abdominale.

1.2. Ekzaminimi radiologjik me kontrast:

Është i domosdoshëm në disa forma të ileusit jo të plotë ose intermitent për qëllime djagnostikimi,zakonisht

preferohet gastrografina kryesisht në format obturatore të ileusit që tregon nivelin e pengesës duke e marrë atë

me rrugë orale. Pasazhi intestinal ka vlerë kryesisht në format obturatore dhe me pengesat kronike si në

strukturat e zorrëve të holla me natyrë ishemike inflamatore tumorale.

Irrigoskopia dhe irrigografia

Realizohet me klizmën me barium. Sulfati i bariumit në disa raste mund të bëhet shkak për kthimin e një

gjëndje subokluzive në një okluzion të plotë.Përdoret në format kolike të ileusit ,në torsionin e sigmës,në rastin

e invaginacionit ileokolikë,kolokolikë dhe në tumoret e kolonit. Me anën e irrigografisë dhe irrigoskopisë

mundë të përcaktojmë nivelin dhe llojin e pengimit.

Ekografia

Ekografia nuk jep shum të dhëna për organet kavitare megjithatë në rastin e obstruksionit intestinal ajo ndihmon

për të evidentuar : Praninë e gurëve biliarë, ndryshimet evidente në pankreas, trashjet e paretit të zorrës, tumoret

intra-abdominale, likidin midis ansave intestinale, evidenton zgjerimin e ansave intestinale dhe valët

peristaltike.

CT Abdominale:

Është tepër i rëndësishëm në djagnostikimin e obstruksionit mekanik të zorrëve,kur një e dhënë klinike

specifike kërkon një përgjigje që radiografia nuk na e ka dhënë. Studimet kanë treguar superioritetin e CT-së.

Ai mund të na tregojë shenja të ishemisë.

Page 30: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

30

2. EKZAMINIMET LABORATORIKE

Shenjat biologjike:bërja e bilancit biologjik është i domosdoshëm të bëhet në momentet e para për çdo pacient

që dyshohet,apo që është me ileus.Këto ndryshime të bilancit janë të lidhura me hypovoleminë dhe

hemikoncentrimin(ndryshime fiziopatologjike)që vijnë si rezultat i humbjeve të likideve nga të vjellat dhe nga

ndalimi i absorbimit. Kur përveç ndryshimeve fiziopatologjike kemi edhe ndryshime metabolike atëherë shfaqet

alkaloza metabolike. Kështu ndryshimet që vihen re janë:

1.Hypokloremi, 2.hyponatremi, 3.hypokalemi, 4.hiperglicemi, 5.hiperazotemi, 6.hiperprotidemi,

7.hiperleukocitozë.

Duhet diferencuar me:

Disa sëmundje mund të stimulojnë okluzionin si kolika hepatike apo kolika renale.Në rastin e kolikës renale

urografia intravenoze ndihmon për djagnozën pasi veshka e asaj ane nuk sekreton.Format okluzive të disa

afeksioneve kirurgjikale si psh dilatacioni gastrodeudonal,kolecistiti kalkuloz,sigmoiditi inflamator

josklerozant,në apendisit ose salpingit ku vërehet okluzioni i çili është reflektor.Në pankreatitin akut,në këtë rast

vërehet ileus paralitik,por amilazat e rritura shërbejnë për djagnozën diferenciale.

Dallimi OIM të thjeshtë nga ai Strangulativ

1.karakteri i dhimbjes:

Dhimbja është më e mprehtë dhe spazmat më të shpeshta në strangulacionin se sa në okluzionin e thjeshtë

.Gjithashtu pas zbrazjes së segmentit distal nga intubimi nazogastrik apo dhe intestinal apo klizma,dhimbja

reduktohet në tipin e thjeshtë dhe persiston në atë strangulativ.

2.debulesë trupore ose takikardia:

Këto janë më të shpeshta në formën strangulative dhe gati mungon në atë të thjeshtë.

3.mbrojtja muskulare:nuk është e zakonshme në çdo tip por prezenca e saj sugjeron për strangilaçion ose

perforacion.

Page 31: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

31

4.leukocitoza:zakonisht shoqëron strangulacionet dhe arrrin deri në 30000/mm kub kurse në okluzionin e

thjeshtë kemi vlera normale ose deri në maksimumin e normës.

5.temperatura:është më e pranishme në ilusin strangulativ ku varion nga temperaturë subfëbrile në atë febrile.

Dallimi midis obstruksionit të zorrëve të holla nga ai i zorrës së trashë

Fillimi është akut,brutal,me dhimbje të forta(kolika paroksistike)koha e qetësisë është e shkurtër.Të vjellat janë

të hershme,të shumta e biliare si pasojë e çrregullimeve hidroelektrike.Gjëndja e përgjithshme kompromentohet

shpejtë.Ndalesa e gazeve dhe feçeve nuk është e shprehur që në fillim.Metorizmi gjithashtu është i moderuar që

në fillim. Nivelet hidroaërike.

OBSTRUKSIONI I ZORRËVE TË TRASHA

Fillimi është më i ngadalshëm,kështu që gjendja e përgjithshme ruhet mirë për një kohë të gjatë.Të vjëllat janë

të vonshme dhe më të rralla.Ndalimi i gazeve dhë feçeve është i plotë.Mëtorizmi është i hërshëm gjatë gjithë

trajektores kolike si kornizë,si pasojë e të cilit gjatë inspeksionit mund të shohim vizatimin e kolonit .

TRAJTIMI I OBSTRUKSIONIT INTESTINAL

Mbas një ekzaminimi të kujdesshëm dhe përcaktimit të diagnozës ndërtohet edhe skema e trajtimit kompleks i

cili ka dy qëllime kryesore:

Korigjimi i çrregullimeve biohumorale

Heqja e pengesës

Kështu që parimet e mjekimit të obstruksionit janë:

a-trajtimi konservativ fillimisht;

b-trajtimi kirurgjikal(në rastet kur dështon trajtimi konservativ ose kur nuk ka rrugë tjetër);

pas hospitalizimit(kushti i domosdoshëm ky për çdo pacient me OIM)ndiqet një radhë veprimesh rutinë në bazë

të individualitetit të çdo pacienti.kështu:

A.Merren analizat e gjakut për të bërë bilancin biohumoral(jonograma,gjak komplet,grupi i gjakut)

Page 32: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

32

B.Vihet një perfuzion;

C.Vendoset sonda nazo-gastrike;

D.Mbikqyret diureza çdo orë;

E.Përgatitja lokale dhe e përgjithshme e pacientit me qëllim operacioni.

TRAJTIMI KONSERVATIV

Në pacientët me obstruksion intestinal të shoqëruar me të vjella,ku kemi humbje të dukshme lëngjesh ,duhet ti

zvëndësojmë ato përmes marrjes me rrugë parenterale të likideeë dhe elektroliteve.

Për të korigjuar çrregullimet hidroelektrolitike duhet që paeienti të marrë 2-4 litra perfuzione ose dhe më

shumë në 24 orë.

Elektrolitë (K+Na+Mg+Ça sipas jonogramës)

Gjak ose masë globulare;

Analgjezikë,analeptikë, kardiorespiratorë;

Antibiotikë;kortikoidë në rast shoku;

Dozat varen nga:

Rezultatet e laboratorit, diureza, volumi i aspirimeve, pesha e të sëmurit, stadi i evolucionit, mosha, sëmundjet

shoqëruse etj.

Aspirimi gastrodeudonal dhe perfuzional mjaftojnë në ileuset funksionalë ose në disa ileuse inflamatorë

për të rimarrë tranzitin.Ekzistojnë shumë metoda apo formula të standartizuara që ndihmojnë në praktikë

për një korigjim hydro-elektrolitik sa më efikas.Një prej tyre është:

Metoda Maginot :për një pacient me peshë truporë 70kg që vuan nga obstruksioni intestinal dhe shenjat klinike

të dehidratimit,mendohet se ai duhet të ktë humbur gati 4 litra.Në qoftë se ai nuk ka shenja dehidratimi,nuk ka

humbur më shumë se 2 litra.Nevojat për likide 24 orët e para janë si më poshtë:

Page 33: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

33

Të zëvendësojë ujin e humbur 4000ml

Për ekskretimin urinar 1500ml

Eleminimin kutan dhe pulmonar 500ml

Humbja nga sonda gastrodeudonale 3000ml

TOTAL 9000ml

Kjo sasi likidi duhet të jepet 24 orët e para me rrugë intravenoze .Përveç ujit dhe klorurit të natriumit zë peshën

e vet në humbje,kështu që duhet korigjuar edhe ky defiçit si më poshtë:

Në 4 litra ujë të humbur 0.5% e saj është(NaCl),kështu që niveli i kripës për 4000 ml ujë është 0.5% shumëzim

4000=20 gr.

Dieta normale ditore e kripës është 3 gr.Humbja e kripës nëpërmjet sondës gastrodeudonale në 3000ml është 0.5

shumëzim 3000=15gr.atëherë sasia totale e kripës që duhet administruar tek i sëmuri është 20gr+3gr+15gr=38

gr për 24 orë.Në praktikë jepen 4500ml solucion NaÇl 0.85% dhe 4500 ml solucion dekstozë 5%.

TRAJTIMI KIRURGJIKAL I OBSTRUKSIONIT INTESTINAL

Indikacionet për operacion

A.absolute :

ileus mekanik;

peritonitis me ileus paralitik;

B.relative:

ileus recidivues kronik,adeziv;

bëhet rezeksioni i saj. Gjendjet e subileusit ;

Ileus për shkak të sëmundjeve inflamatore si morbus Chron,koliti ulçeroz;

Page 34: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

34

karcinomatoza peritoneumit;

Kundërindikacionet për operacion

1.Ileus reflektor paralitik

2.Ileus metabolik paralitik

Teknika operatore synon:

Në largimin e shkakut si :aderancat briliet,gurët biliarë apo trupat e huaj,plastika e hernies,heqjen e

tumoreve etj.

Në vlërësimin e gjëndjes së zorrës dhe nëse ajo ka ndryshime apo jo.

Në qoftë së vërehen ndryshime të cilat jane të parikthyeshme

Bëhet zbrazja e përmbajtjes së zorrës.

Bëhet eleminimi i shkakut të peritonitit.

Për evitimin e recidivave në adezionet e theksuara bëhet mezenteroplikacia sipas Childs Philips.

PËRGATITJA INFERMIERORE PREOPERATORE

Faza preoperatore: fillon që në momentin kur është marrë vendimi per t iu nënshtruar interventit kirurgjikal dhe

mbaron në çastin e transferimit të pacientit në tavolinën operatore.

Qëllimi i ndërhyrjeve infermierore në këtë fazë është jo vetëm përgatitja e pacientit për në fazën e dytë

operatorë,por edhe parandalimi i komplikacioneve postoperatore.Duke qënë se ileusi obturativ përbën një

urgjencë kirurgjikale,pavrësisht se koha nuk na ndihmon shumë për tu bërë një vlerësim të plotë të gjithë

sistemeve ne përpiqemi jo vetëm ta realizojmë atë por edhe të realizojmë një reanimim osë përgatitje

preoperatore.i rëndësishëm është ndërtimi i një plani kujdesi bazuar në individualitetin e çdo pacienti, pra atë

bëhet një parapërgatitje esenciale.Pasi të jenë marrë të dhënat ,të jenë ndërtuarë diagnozat infermierore,atëhërë

planifikohën dhe njëkohësishtë realizohën ndërhyrjët.Koha për përgatitjen operatore varion nga 3 orë në

pacientët me ileus strangulativ deri në 24 orë në pacientët me ileus obturativ

Page 35: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

35

DIAGNOZA INFERMIERORE

1. Diskomfort lidhur me dhimbjet dhe distendimin abdominal;

2. Rrezik për aspirim lidhur me të vjellat;

3. Defiçit në volumin e likideve lidhur me të vjellat,uljen e absorbimit intestinal,rritjen e sekrecioneve

normale;

4. Rrezik për dëmtim të mukozave lidhur me praninë e sondës;

5. Ankth dhe frikë lidhur me mungesën e njohurive rrëth ecurisë së sëmundjes.

NDËRHYRJET INFERMIERORE

Administrimi i terapisë bëhet sipas përshkrimit të mjekut (siç shpjegohet më lartë në trajtimin

konservativ).Reaminimi është një akt shumë i rëndësishëm i cili rivendos sa të mund ekuilibrat e prishur. Kjo

jep kohë që paralel me reaminimin të bëhej monitorimi i pacientit dhe të mund të vendoset një diagnozë

përfundimtare nëse ajo nuk është vëndosur akoma.

Qëllimi i intubimit gastrointestinal në pacientët me ileus obturativ është:

lirimi i presionit që ka shkaktuar përmbajtja gastrointestinal(duke lehtësuar kështu edhe dhimbjen që

shkaktohet nga distendimi).

Parandalimi i aspirimit të kësaj përmbajteje në rrugët respiratore gjatë të vjellave. Për këtë qëllim

përdoren më shpesh tubat e gjatë llojet e të cilave paraqiten në tabelën e mëposhtme.

Lloji Gjatësia Madhësia Lumëni

Çantor 3m 16 tëk

Harris 1.8m 14,16 tëk

Millër-Abbott 3m 12,14,16,18 i dyfishtë

Page 36: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

36

VENDOSJA E SONDËS :

Infermieri përveç qëllimit duhet të dijë edhe mënyrën e saktë të futjes së tubit nazogastrik:tubat gastrointestinal

futen zakonishtë nëpërmjet kavietit nazal dhe rrallë nëpërmjet kavitetit oral.Pasi i shpjegohet pacientit çdo hap i

procedurës së intubimit ;vendoset ai në pozicion foeler të lartë sepsë kjo e bën më të leht intubimin. Matet

distanca nga maja e hundës deri te lobi i veshit deri në proçësin ksifoid. Kjo distancë shënohet në tub me një

ngjitëse. Pasi është matur tubi lubrifikohet dhe futet me kujdes në narinet e hundës,pastaj në nazofaringun

posterior dhe më pas në orofaring.Sapo tubi të jetë futurë në orofaring instruktohët pacienti që të gëlltitet,kjo

bën te mundur futjën e tubit në ëzofag sepsë kur sfinktëri i sipërm i ëzofagut hapet ,në po këtë moment mbyllet

trakeja. Pasi tubi kalon sfinkterin e shtyjmë deri në stomak(deri te shenja që kemi vënë).Shpesh nga presioni që

ka përmbajtja gastrointestinal likidi mund të dalë në pjesën proksimale të sondës dhe kjo na ndihmon të

kuptojmë vendëndodhjen e saktë.Në qoftë së kjo nuk ndodh atëhere për të verifikuar vendosjen përdorim dy nga

këto metoda:

aspirim i përmbajtjes gastrike

futet ajër në tub me një shiringë dhe dëgjohet më stetoskop për kalimin e ajrit në stomak;

matet PH i përmbajtjes së aspiruar;

verifikohet me ane të radiografisë.

Mund të ndodhë që sonda të futet gabimisht në trakë dhe kjo kuptohet sepse pacienti ka distres

respirator(koll,dispne,cianozë).Në këtë rast hiqet sonda mënjëherë,lejohet pacienti të qetësohet për pak çaste

dhe fillohet proçedura nga e para.

Kujdesi infermieror pas vendosjes së sondës nazogastrike:

Është shumë e rëndësishme që pacienti të ndihet komfort ;për këtë disa ndërhyrje infermierore të dobishme

janë:

1-pastrimi dhe lubrifikimi me kujdes i narinave të jashtme pasi ato mundë të zënë kruste;

2-Administrimi i higjenës orale dhe lagështimi i buzëve herë pas here;(goja zakonisht është e thatë sepse

mungesa e përtypjes nuk stimulon sekrecionet salivare dhe këto thahen më tepër nga frymëmarrja me

gojë).sekrecionet e salivës stimulohen duke i dhënë pcientit diçka për të përtypur(si psh çamçakëz).

Page 37: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

37

Kujdesi infermieror gjatë aspirimit:

Kur aplikohet aspirimi nga tubi gastrointestinal për të aspiruar ajrin dhe gazin e grumbulluar është e

rëndësishme të sigurohemi që mukoza të mos dëmtohet.Dëmtimi i saj vjen nga ushtrimi i një presioni negativ

nga aspirimi.Përmbajtja e materilait vëzhgohet nga :ngjyra ,sasia,era,PH. Detyra e infermierit është ti raportojë

mjekut çdo ndryshim që mund të vihet re dhe ta dokumentojë atë.

Parandalimi i infeksionit:

Parandalimi i infeksionit është një masë shumë e rëndësishme që merret që në fazën preoperatore,për këtë arsye

duhet të fillohen antibiotikët minimalishtë përpara një ore nga inçizioni kirurgjikal. E rëndësishme është

zgjedhja e tyre në mënyrë të tillë që të veprojnë kundër mikroorganizmave të florës gastrointestinal.

Vlerësimi i sistemeve

Kirurgjia abdominale mbart një rrëzikshmëri të lartë për komplikacione serioze kardiake dhe pulmonare që janë

përgjegjëse për sëmundëshmëri dhe vdekshmëri të lartë postoperatore.Para së të vlerësohet ky rrisk më parë

vlerësohet funksioni i tyre.Ishte Goldman në 1977 që publikoi i pari një indeks risku multifaktorial për

funksionin kardiak në operacionet jo kardiake e që atëherë shumica e literaturave bazohen në vlerësimin e

sistemit kardiak.Por duke e lënë mënjanë aspektin historik e rëndësishme është:monitorimi i TA,monitorimi i

pulsit,EKG në meshkujt mbi 40 vjeç dhe femrat mbi 50 vjeç dhe në qoftë se kanë histori të mëparshme me

sëmundje kardiake atëherë bëhet një vlerësim më i hollëssishëm.

Për sa i përket funksionit pulmonar monitorohet frekuenca respiratore,thellësia e frymëmarrjes,cilësia e

frymëmarrjes(zhurmat respiratore).Zgjatja më shum se 3 orë rrit rriskun për komplikacione pulmonare.

Sistemi urinar vlerësohet duke monitoruar diurezën çdo orë nëpërmjet kateterit urinar (mungesa e diurezës për

8-12 orë mund të flasë për një insufiçiëncë renale që i detyrohet uljes së perfuzionit në nivelin e tubave renale

gjë që mund të shoqërohet me ndryshime të parikthyeshme).Diureza duhet të jetë më shumë se 25ml/orë.

Gjithashtu bëhet vlerësimi i sistemeve apo organeve të tjëra duke u bazuar në historinë e mëparshmë dhe që

paraqesin rrezikshmëri për morbizitet dhe mortalitet.

Page 38: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

38

Përgatitja e fushës operatore

Përgatitja e zonës së inçizionit mund të bëhet edhe në fazën intraoperatore,por parapërgatitja që në fazën

preoperatore mundëson reduktimin e numrit të mikroorganizmave sipërfaqësore.Kështu lahet abdomen

,realizohet triçhotomia dhe dezifektohet më betadinë ose më lëndë të tjera antiseptike.

Mbështetja psikologjike

Ndryshimi akut i gjëndjes shëndetësore por edhe vendimi për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale përbëjnë

shkaqet kryesore të frikës dhe ankthit në pacientët më ileus.Suporti emocional ndaj pacientit por edhe ndaj

familjarëve përbën një nga rolet më të rëndësishme të ndërhyrjeve infermierore në çdo hap.Kjo jo vetëm rrit

besimin dhe forcon marredhënien infermier –pacient por gjithashtu ndihmon që eksperienca kirurgjikale të mos

ngelet një kujtim edhe më “i hidhur”nga ç’është në të vërtet për individin dhe familjen.

KËSHTU INFERMIERI:

Jep informacion rreth përiudhave perioperatore duke u përqëndruar më shumë në atë preoperatore në mënyrë që

pacienti të krijojë një ide të përgjithshme;Shpjegon ndërhyrjet infermierore dhe ndonjë diskomfort që mund të

ndiejë pacienti si pasojë e këtyre ndërhyrjeve duke i bërë të qartë edhe se çfarë do bëhet për t’ia ulur

diskomfortin;Shpjegon proçedurën kirurgjikale duke u konsultuar më parë me mjekun;lejon pacientin ose

familjarët që të bëjnë pyetje rreth paqartësive që kanë;studimet kanë treguar që pacientët e qetë dhe të përgatitur

emocionalishtë për operim kanë komplikacionet postoperatore më të pakëta.

Page 39: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

39

Qëllimi :

Trajtimi dhe vendim-marrja për intervent

Përgatitja preoperatore dhe protokolli infermieror në trajtimin e obstruksionit intestinal si detyra të rëndësishme

për stafin mjekësor

Njohja dhe menaxhimi i obstruksionit intestinal

Diagnostikimi i obstruksionit me ndihmen e të dhënave klinike dhe imazherike

Objektivat

1.Përcaktimi i ndërhyrjeve më të shpeshta

2.Përcaktimin e grupmoshave më të prekura

3.Përcaktimi i gjinisë më të prekur.

4.Përcaktimi i të dhënave mbi ditëqëndrimin

Page 40: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

40

METODOLOGJIA E STUDIMIT STATISTIKOR

Është studiuar baza e të dhënave të shërbimit të kirurgjisë për vitet 2012, 2013.

Janë përdorur regjistrat e shtrimeve të pacientëve për këto vite. Ky është një studim retrospektiv dy vjeçar.

Janë marrë në studim të gjithë pacientët e paraqitur me obstruksion dhe të operuar në pavionin e kirurgjisë, në

“Spitalin Rajonal Durrës”. Nr i pacientëve të marrë në studim është 193 gjatë përiudhës dy vjecare 2012 ,2013.

Me moshë nga 5-65 vjeç.

Studimi është bazuar në :

Të dhënat e marra nga anamneza, ekzaminimi objektiv (inspeksion, palpacion, auskultacion, perkusion ), nga

ekzaminimet imazherike si rografi, eko abdominale, e në pak raste CT- abdominale, ekzaminimet laboratorike

si elektrolitet etj.

Diagnoza është vërtetuar nga gjetjet operatore.

Ndërsa në përgatitjen infermjerore preoperatore jemi bazuar në traktatet e kirurgjisë së urgjencës dhe praktikat

infermierore të realizuara në këto raste.

Ekzaminimi i rasteve është bërë në përputhje me:

1. Grupmoshat

2. Ditëqëndrimin mesatar

3. Shpërndarja sipas seksit

4. Diagnozat më të shpeshta

Page 41: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

41

Tabela.1. Përmbledhja e dy viteve mbi grupmoshat (2012, 2013)

Kjo tabelë përmbledhëse na tregon shpërndarjen e obstruksionit intestinal sipas grupmoshave të pacientëve në

repartin e kirurgjisë, ku shpërndarja është e ndryshme dhe mosha me e prekur eshte 45-65+.

DIAGNOZA

Pakalueshmëri e zorrës

SEKSI GJITHS SIPAS GRUPMOSHAVE

0-1 1-4 5-

14

15-

24

25-

34

34-

44

45-

54

55-

64

65+

2012 M 56 6 1 4 3 12 9 21

F 47 3 2 4 8 7 5 18

2013 M 49 5 2 1 1 10 8 22

F 41 2 2 3 6 7 3 18

Page 42: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

42

Grafiku 1: Përmbledhja mbi grupmoshat dhe gjininë 2012,2013.

0

10

20

30

40

50

60

0-1 04-Jan 14-Maj 15-24 25-34 34-44 45-54 55-64 65+

GJITHS SIPAS GRUPMOSHAVE

Pakalueshemeri e zorres M

Pakalueshemeri e zorres F

Pakalueshemeri e zorres M

Pakalueshemeri e zorres F

Page 43: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

43

Tabela.2. Diagnozat më të shpeshta

Në këtë tabelë kemi vënë në fokus diagnozën që haset më shpesh në repartin e kirurgjisë, pakalueshmëria e

zorrëve(obstruksioni), eshte diagnoza qe ka numrin me te madh te pacienteve .

Nr_

i_N

om

enkla

turë

s

Sek

si

Gji

thse

j

Dit

ë_qën

dri

mi_

tota

l

Dit

ë qën

dri

mi

_m

esat

ar

Tumor i zorrëv

153 M 10 76 7.6

F 16 110 6.85

T 26 186 7.15

Obstruksion mekanik

560 M 49 296 6.04

F 41 248 6.04

T 90 544 6.04

Divertikul

562 M 19 98 5.1

F 23 112 4.8

T 42 210 5

Page 44: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

44

Grafiku 2: Diagnozat me te shpeshta

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

Tumor malinj i zorres se trash Obstruksion intestinal Divertikul

Series1

Page 45: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

45

Tabela.3. Shpërndarja e të sëmurëve sipas seksit, 2012-2013, Kirurgji.

Kjo tabelë na paraqet një variabël jo shumë të dallueshëm nga seksi mashkull të ai femër më një përafërsi të

vogël në përqindje dhe ne numer ndërmjet dy sekseve ,ku seksi mashkull dominon me nje numer shumë te

vogël kundrejt seksit femer.

Tabela-3; Gjinia nga viti 2012-2013

M M% F F% Totali

2012 56 54.3 47 45.6 103

2013 49 54.4 41 45.5 90

Page 46: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

46

Kjo tabelë na tregon ditëqëndrimin mesatar të pacientëve në repartin e kirurgjisë që është afërsisht 6 ditë.

Grafiku 3: Gjinia nga viti 2012,2013 Totali

2012 56 54.3 47 45.6

2013 49 54.4 41 45.5

Tabela-4; Ditëqëndrimi mesatar gjatë viteve 2012-2013

Viti Ditë qëndrimi Nr. Pacientëve DQM

2012_ 544 90 6.04

2013_ 618 103 6

Total 1162 193 6.02

Page 47: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

47

PLANIFIKIMI

Administrimi i terapisë;

Intubimi gastrointestinal;

Vlerësimi i sistemeve;

Parandalimi i infeksionit;

Përgatitja e fushës operatore;

Mbështetja psikologjike.

KONKLUZIONE

Obstruksioni intestinal përbën një urgjencë kirurgjikale,e cila mund të jetë me pasoja të larta sëmundëshmërie

dhe vdekshmërie te pacienti nëse nuk djagnostikohet në kohë.Kështu vdekshmëria në botë është 8-37% dhe

nese nuk ndërhyet 70%.Njohja e simptomave të këtij sindromi si edhe djagnostikimi i hershëm i tij,gjetja e

etiologjisë dhe trajtimi i simptomave,reanimimi i të sëmurit dhe djagnoza diferenciale distensioni i zorrëve

frenon motilitetin.Duhet dyshuar për strangulacion me peritonit kur dhimbja abdominale në formë krampi

zvëndësohet nga një dhimbje e vazhdueshme.

Obstruksioni intestinal i sipërm mund të japë të vjella porfuze dhe distension të pakët abdominal.Në

obstruksionin e poshtëm ,të vjellat janë më pak frekuente por mund të jenë me përmbajtje fekaloide për shkak të

florës së gjerë bakteriale të përmbajtjes intestinale.

Konstipacioni dhe stopi i gazrave janë karakteristikë për obstruksionin e plotë.Rritja e tensionit abdominal si

pasojë e akumulimit të likideve dhe gazit në intestin ndodh në obstruksionin e poshtëm të zorrëve të holla,në

obstruksionin e kolonit ose në ileusin paralitik.

Obstruksioni mekanik i thjeshtë kërkon një reanimim për një kohë të gjatë ndërsa ai strangulativ përbën një

emergjencë kirurgjikale e për rrjedhojë koha e marrjes në intervent është më e shkurtër të ky i fundit.

Të dhënat klinike karakteristike të obstruksionit intestinal mekanik janë dhimbja e cila në rastet në studim

ishte100% e pranishme , të vjellat,stop i feçeve dhe gazrave,metorizëm.Secila nga këto ka karakteristikat e saj

Page 48: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

48

të cilat na ndihmojnë në përcaktimin e vëndit të lokalizimit të obstruksionit dhe llojin e tij.Kështu dhimbja e

fortë dhe e pandërprerë na jep të dhëna për obstruksionin intestinal strangulativ dhe/ose peritonit ,dhimbja e

vazhdushme na jep të dhëna për mundësinë e kompromentimit vaskular.Të vjellat fekaloide tregojnë për

obstruksion intestinal të zorrëve të trasha,stop i gazrave flet për OZH,dhe metorizmi i zgjatur flet për

kohëzgjatjen e OI dhe sa ka qënë OZT.

Inspeksioni ka vlerë të veçantë në djagnostikimin e saktë të obstruksionit intestinal.Ai mund të na ndihmojë për

të gjetur etiologjinë e tij.Askultacioni na ndihmon në vlerësimin e peristaltikës së zorrëve.Rografi abdominal

për nivele hidroareike.Eko abdominal flet për zgjerim të ansave,trashje të paretit të zorrëve,likid midis ansave

dhe tumor intraabdominal.Eko abdominal është ekzaminimi ndihmës në djagnostikimin e obstruksionit

intestinal me sensibël dhe specifik.Klinika dhe të dhënat imazherike ndihmuan në diferencimin preoperator të

obstruksionit intestinal të zorrëve të holla nga ai i zorrëve të trasha.

Në përgatitjen preopëratore të të sëmurëve u realizuan ekzaminimet laboratorike 100%,perfuzione dhe

reanimimi i të sëmurit 100%,sonda nazogastrike dhe asgjë nga goja 100%,trajtimi i smundjeve

shoqëruese.Rregullimi i bilanceve elektrolitike,monitorizimi i gjithë sistemeve dhe përgatitja operatore u krye

100% nën kujdësin e plotë të stafit mjekësor ku një rol të veçantë luajnë infermierët.

Realizimi i detyrave dhe protokolleve infermierore ka një rol të rëndësishëm në mjekësi veçanërishtë në

kirurgjinë e urgjencës.Kështu nga infermierët u realizua monitorimi i sondës nazogastrike dhe diurezës

100%,administrimi i barnave dhe perfuzioneve sips përshkrimit të mjekëve 100%,mbështetja psikologjike e

pacientëve dhe familjarëve.

Page 49: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

49

REKOMANDIME

Sensibilizimi i popullatës për të pasur njohuri shëndetësore,është diçka që i takon të tashmes dhe të ardhmes,gjë

që ndihmon si masë profilaktike në parandalimin dhe manjanimin e faktorëve shkaktues apo rëndues të

obstruksionit intestinal.

Ekzaminimi i kujdesshëm e në dinamik i pacientit mbetet dhë është një nga detyrat e të tashmes e të ardhmes se

STAFIT mjëkësor .Kjo ndikon dukshëm në suksesin apo mos suksesin e ekzaminimit dhe të trajtimit të

pacientit.

Përgatitja e një stafi të kualifikuar infermieror është detyrë e të tashmes e të ardhmes ,kualifikimi teorik dhe

praktik.

Cilësinë e kujdesit për të sëmurin;

Djagnostikimin e hershëm ;

Ndjekjen korrekte dhe bashkëkohore të sëmurit;

Mbarëvajtjen e punës në ekip;

Uljen e sëmundëshmërisë pre,intra ,dhe post operatore;

Uljen e vdekshmërisë së pacientëve.

Page 50: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

50

ABSTRAKT

Hyrje.Obstuksioni intestinal përbën një urgjencë kirurgjikale, e cila mund të jetë me pasoja të larta

sëmundëshmërie dhe vdekshmëriete nëse pacienti nuk diagnostikohet në koh. Kështu vdekshmëria në

botë është 8-37% dhe nëse nuk ndërhyhet 70%.

Qëllimi i studimit. Është njohja me pacientët në kirurgji në lidhje me operacionet , shpërndarjen sipas

grupmoshave, gjininë dhe ditëqëndrimi gjatë kësaj periudhe në lidhje me rehabilitimin dhe kujdesin infermieror.

Metodologjia e studimit statistikor. Është studiuar baza e të dhënave të shërbimit të kirurgjisë për vitet

2012,2013, janë përdorur regjistrat e shtrimeve të pacientëve për këto vite dhe janë marrë informacione pranë

shërbimit të statistikës në Spitalin Rajonal Durrës. Numri i pacientëve të marrë në studim është 193 gjatë

periudhës 2012,2013. Studimi është retrospektiv dy vjeçar. Qëllimi i përdorimit të këtyre bazave të dhënave

është studimi i aktivitetit të klinikës . studimi është bazuar në të dhënat e marra nga anamneza ,egzaminimi

objektiv ,nga egzaminimet imazherike si rografi, eko abdominale , në pak raste CT-abdominal , egzaminimet

laboratorike. Diagnoza është vërtetuar nga gjetjet operatore .

Rezultatet . Pas marrjes në studim të 193 pacientëve me moshë nga 5-65, mosha 45-65+ është mosha më e

prekur nga obstruksioni intestinal dhe mosha mesatare është 34±5 vjet. Ditë qëndrimi gjatë periudhës

2012,2013 është mesatarishtë 6.5 dite per pacientë . Diagnoza më e shpeshtë është obstruksioni mekanik dhe

trajtimi i tij kirurgjikal. Gjinia më e prekur është gjinia mashkull.

Konkluzionet . Studimet e bëra tregojnë se pacientët qe janë më të qetë dhe të përgatitur emocionalisht

për operacion kanë komplikacione postoperatore më të pakta. Përgatitja dhe reaniminimi luajnë një rol

të rëndësishëm në uljen e morbiditetit dhe mortalitetit. Protokollet infermierore janë të nevojshme dhe

të domosdoshme si për përgatitjen preoperatore dhe për specifikat e obstruksionit intestinal.

Fjalet kyçe : obstruksion intestinal, zorrë,ndërhyrje kirurgjikale, strangulativ , mekanik

Page 51: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

51

REFERENCAT

ASÇ Surgery ,2007 Edition

Mixon TA, Houçk PD. Intestinal obstrucion Mimicking Açut Myoccardial Infarction tex Heart Inst J.

2003:155-157

Current_medical_diagnosis_treatment_2008.

Hoxhaj A , Çeliku E ,Gjokutaj A. Urgjenca abdominal,diagnoza klinike ekografike CT scan dhe alternativat e

trajtimit ( Tiranë 2001).

Ansari P, intestinal obstruction Merçk Manuals 2007.

Çonsorti ET, liu TH, Diagnosis and treatment of caecal volvulus. Postgrad Med J 2005.

Linçoln Memorial University , Caylor Sçhool of Nursing, Nursing Strategies. Alternations of Gastrointestinal

function .

Brunner ,L.S ,and Suddarth,D (1993) the Lippiçott manual of medical and surgical Nursing (2nd edition ).

Chapman and Hall ( Care of patient eith gastro –intestinal disorder .page 488 ).

Penrod , j . , Morse, J. ,and Eilson,S. (1999) omforting strategies usëe during nasogastric tube insertion. Journal

of clinical Nursing .(pagë 8,31-38).

Kisten Bass Eilkins, Rbert Eood Johnson: Preoprative Mnagment ,UMDNJ –Ne Brunseick , Nee Jersey. 2003.

Ann Bemis ,RN , CEN Abdominal pain and abdominal emergency. 2004 .

Joyce M . Black, Esther Matassarin. Jaçobs Medical –surgical Nursing ,1996.

Michael J . Ehite, Francis L. Counselman : Troublehooing Acute Abdominal Pain. Emerg Med.2002.

Charles Mc Cabe, Joseph J Saçhter ; Francisco Talavera, Eugene Hardin ;John Halmaka ; Jonatan Adler ;

Obstruction , Large Boeel , 2005 .

Begos DG, Sandor A Modlin IM: The diagnosisand managemnt of adult intussusception. AM J Surg 1997 .

Page 52: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

52

Falenderimet

Së pari do të doja të falënderoja udhëheqësin tim

profesor INDRIT BIMIN për përkrahjen e tij të

pakushtezuar për këtë punim dhe mundin e tij të

vazhdueshëm për shumë kohe për krahë nesh.

Falenderime të përzëmërta për të gjithë stafin

akademik për punen e palodhshme dhe të

pakushtëzuar për këto pesë vite studime akademike.

Një njeri i vetëm pavarsishtë këmbënguljes së tij të

vazhdueshme nuk mund të arrijë gjithcka i vetem

prandaj falenderoj gjithë familjen time për

mbështetjen që më kanë ofruar për të arritut deri

këtu.

Page 53: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

53

Përmbajta

Shkurtesat e perdorura.......................................................................................................................................................2

Lista e figurave ....................................................................................................................................................................3

Lista e tabelave ...................................................................................................................................................................4

Lista e grafikeve...................................................................................................................................................................4

Hyrja...................................................................................................................................................................................5

1.Anatomia dhe fiziologjia normale e sistemit digjestiv ....................................................................................................5

1.1Fizpatologjia e ileusit .....................................................................................................................................................6

1.2Anatomia patologjike .....................................................................................................................................................7

2.Klasifikimi i obstruksionit ................................................................................................................................................8

2.1.Ileusi mekanik ................................................................................................................................................................9

2.2.Ileusi funksional .............................................................................................................................................................9

3.Etiologjia..........................................................................................................................................................................10

4.Disa forma te obstruksionit intestinal mekanik.............................................................................................................11

4.1. Ileusi mekonial ............................................................................................................................................................11

4.2. Invaginacioni................................................................................................................................................................12

4.3.Fitobezoaret.................................................................................................................................................................15

4.4.Ileusi biliar....................................................................................................................................................................16

4.5.Ileusi nga tumoret kolike...............................................................................................................................................17

4.6.Anomali kongenitale.....................................................................................................................................................18

4.7.Aderancat....................................................................................................................................................................19

4.8. Ileusi nga herniet interne .........................................................................................................................................20

Page 54: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

54

4.9. Ileusi nga herniet ekstene.....................................................................................................................................20

5. Klinika......................................................................................................................................................................21

4.1. Komplikacionet....................................................................................................................................................24

4.2.Prognoza...............................................................................................................................................................25

4.3. Diagnostikimi i obstruksionit intestinal..............................................................................................................25

5. Ekzaminimet...........................................................................................................................................................26

6. Trajtimi...................................................................................................................................................................31

7. Procesi infermjeror................................................................................................................................................34

8.Diagnoza infermierore.........................................................................................................................................35

9. Nderhyrjet infermjerore....................................................................................................................................35

10.Qellimi studimit.................................................................................................................................................39

10.1.Objektivat.......................................................................................................................................................39

11.Metodologjia e studimit statistikor.....................................................................................................................40

12.Planifikimi.............................................................................................................................................................47

13.konkluzionet.........................................................................................................................................................47

14. Rekomandime.....................................................................................................................................................49

15.Abstrakt.............................................................................................................................................................50

16.Referencat.........................................................................................................................................................51

Page 55: TEMA Obstruksioni intestinal dhe kujdesi infermieroruamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Obstruksioni-intestinal... · Ileus të zorrës së hollë (ileus deudonal ose i lartë,ileus

OBSTRUKSIONI INTESTINAL

Jurisa Hysenaj

55