TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

103
AZRA TUTIQ TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR PËT VITIN III DREJTIMI HEKURUDHOR TEKNIK PËR TRANSPORT DHE EKSPEDICION Shkup, 2013

Transcript of TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Page 1: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

1

AZRA TUTIQ

TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

PËT VITIN III

DREJTIMI HEKURUDHOR TEKNIK PËR TRANSPORT DHE EKSPEDICION

Shkup, 2013

Page 2: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

Botues: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Rr. Mito Haxhivasilev Jasmin, p.n. Shkup

Recensentë:

1. Dr. Ile Cvetanovski, inxhi. i dipl. i komun.

2. Donço Petkov, inxhi. i dipl. i maqi.

3. Sllave Dimovski, inxhi. i dipl. i komun.

Përkthyes: Bajram SELMANI Lektor: Shkëlzen HALIMI

. 22-4311/1 28.07.2010

. Me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë numër 22-4311/1 të datës 28.07.2010, lejohet përdorimi i këtij libri. CIP -

" . ", 656.2(075.3)

, III :

/ . - : , 2010. - 105 .; 30

ISBN 978-608-226-261-1 COBISS.MK-ID 84271114

Shtypi: Grafi cki centar dooel, Shkup

Tirazhi: 90

Page 3: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

3

PËRMBAJTJA PARATHËNIE.......................................................................................................... 7 Tema e PARË: Procedura që i paraprin pranimit të dërgesave të transportit.. 9

1.1. Porositje e vagonit........................................................................................ 10

1.2. Zgjedhja dhe dërgimi i vagonit për ngarkim................................................. 13

1.3. Importi dhe vendosja e dërgesave.............................................................. 15

1.4. Vendosja e përkohshme e dërgesave......................................................... 16

1.5. Paketimi i dërgesave................................................................................... 17

1.6. Shënimi i dërgesave.................................................................................... 19

1.7. Sjella e dërgesave në pjesë......................................................................... 20

1.8. Plotësimi i listës ngarkuese......................................................................... 21

1.9. Regjistrimi i listës transportuese në listën e magazinës për dërgim............ 23

Tema e DYTË: pranimi i dërgesave të transportit............................................. 25 2.1. Kontrollimi i listës ngarkuese..................................................................... 26

2.2. Përcaktimi i rrugës transportuese.............................................................. 27

2.3. Pranimi i dërgesave të transportit............................................................. 28

2.4. Kontrollimi i përmbajtjeve të dërgesave.................................................... 29

2.5. Ngarkimi i dërgesave................................................................................. 31

2.6 Kufiri i ngarkimit të vagonëve..................................................................... 32

2.7. Dërgesat të cilat i ngarkon dërguesi, përkatësisht hekurudha................... 34

2.8. Verifikimi i masës dhe matja kontrolluese e dërgesave............................. 35

2.9. Verifikimi i numrit të copave të dërgesave................................................. 37

2.10. Vendosja e fletëzave në vagonë.............................................................. 37

2.11. Mbyllja dhe plombimi i vagonëve............................................................. 39

Tema e TRETË: procedura gjatë kohës së transportit të dërgesave............... 41 3.1 Organizimi i transportit të dërgesave në dengje......................................... 42

3.2. Ngarkimi K-218.......................................................................................... 44

Page 4: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

4

3.3. Afati i ngarkimit të dërgesave të vagonit.................................................... 44

3.4. Procedura gjatë transportit të dërgesave................................................... 45

3.5. Dërgimi i dërgesave me tren...................................................................... 46

3.6. Transporti i dërgesave në dengje.............................................................. 47

3.7. Dorëzimi i dërgesave të trenave................................................................ 48

3.8. Mbingarkesa e dërgesave......................................................................... 49

3.9. Dorëzimi dhe pranimi i dërgesave në stacionet kalimtare.......................... 50

3.10. Përcjellja e dërgesave.............................................................................. 51

3.11. Lënia e vagonëve dhe dërgesave në stacionet....................................... 51

3.12. Transporti i dërgesave të posaçme.......................................................... 52

Tema e KATËRT: Rastet e veçanta gjatë transportit të dërgesave................. 55 4.1. Shitja e dërgesave të pa porositura........................................................... 56

4.2. Vendosja në ndalim i dërgesave dhe konfiskimi i tyre............................... 58

4.3. Asgjësimi i dërgesave................................................................................ 59

4.4. Marrja e mostrave nga dërgesat................................................................ 59

4.5. Dërgesa të humbura................................................................................... 60

4.6. Tejkalimi i kufirit të ngarkimit të vagonëve – kundërpesha e dërgesave

– shtojcë e taksës transportuese për shkak të tejkalimit të kufirit të

ngarkimit të vagonit.................................................................................. 61

4.7. Ndryshimi i marrëveshjes për transport................................................... 63

Tema e PESTË: procedura gjatë dhënies së dërgesave.................................. 67 5.1. Përgatitja e dhënies së dërgesave............................................................ 68

5.2. Regjistrimi i listave të ngarkimit në librin e magazinave të rritjeve............ 68

5.3. Lajmërimi i pranuesit për arritjen – afati për lajmërim të pranuesit............ 69

5.4 Mbledhja e listave ngarkuese.................................................................... 71

5.5. Dërgimi i dërgesave nga stacioni.............................................................. 73

5.6. Afatet për shkarkim të vagonëve dhe sjellja e dërgesave......................... 75

5.7. Dorëzimi i serishëm i dërgesave për transport (re ekspedicion)............... 75

5.8. Ripaketimi i dërgesave në stacionin e udhëzuar sipas

ndryshimit të marrëveshjes për transport.................................................. 76

Page 5: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

5

Tema e GJASHTË: llogaritja e shpenzimeve të transportit............................... 77 6.1. Tarifat hekurudhore.................................................................................... 78

6.1.1. PARIMET TARIFORE............................................................................... 78

6.1.2. SJELLJA E TARIFAVE............................................................................. 79

6.2. Afatet e dorëzimit....................................................................................... 86

6.3. Pagesa e shpenzimeve të transportit......................................................... 87 6.3.1. AVANS, PAGIMI NDËRMARSHMËRISË................................................. 87

6.4. Elementet themelore për llogaritjen të taksës transportuese.................... 88

6.5. Llogaritja e taksës paqësore për dërgesat në dengje............................... 90

6.6. Elementet themelore për llogaritjen e taksës transportuar

për dërgesa të vagonëve........................................................................... 90

6.7. Llogaritja e taksës transportuese për dërgesa të vagonëve në afate,

ekspres dhe transport të kontraktuar......................................................... 91

6.8. Llogaritja e taksës transportuese të dërgesave vagonore të cilat

i takojnë klasave të ndryshme tarifore....................................................... 92

6.9. Llogaritja e taksës transportuese për dërgesa vagonore

në paleta dhe boks paleta......................................................................... 92

6.10. Llogaritja e taksës transportuese për kafshë të

gjalla si dërgesa vagonore......................................................................... 93

6.11. Llogaritja e taksës transportuese për dërgesa të vagonëve nga

sendet e gjata të ngarkuar në më shumë vagonë..................................... 94

6.12. Llogaritja e taksës transportuese për kontejner të vogël

dhe të mesëm në dërgesa të vagonëve.................................................... 95

6.13. Shtojcë e taksës transportuese................................................................. 95

6.14. Llogaritje e taksës transportuese për dërgesa në kontejnerë

të mëdhenj dhe sënduk të kamionëve të ndryshueshëm.......................... 96

6.15. Llogaritja e taksës transportuese për dërgesa të posaçme...................... 97

6.16. Përcjellës i dërgesave............................................................................... 99

6.17. Transporti i materieve të rrezikshme dhe sendeve

të rregulluara në RID................................................................................ 100

6.18. Llogaritja e taksës transportuese për transport të dërgesave

në vagonë me konstruksione speciale në pronësi të hekurudhës............ 101

Page 6: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

6

6.18.1. VAGON FRIGORIFER............................................................................. 101

6.18.2. VAGON FRIGORIFER NËN ADMINISTRATËN

E SHOQATËS “ITERFRIGO”................................................................... 101

6.18.3. CISTERNA PËR TRANSPORT TË LËNGJEVE DHE PRODHIMEVE

NË GJENDJE TË DERDHUR, ME PAJISJE TË SHKARKIMIT

AUTOMAT NËPËRMJET GRAVITACIONIT OSE PRESION

AJROR DHE BARTËS TË KONTEJNERËVE TË MËDHENJ.................. 102

6.18.4. CISTERNA PËR TRANSPORT TË GAZIT DHE VAGON ME

MAKINA PËR FTOHJE PA HAPËSIRË PËR NGARKIM.......................... 102

6.18.5. TRANSPORTI I AUTOMOBILAVE........................................................... 102

6.18.6. TRANSPORTI NË VAGON PËR TRANSPORTIN E

PESHKUT TË GJALLË............................................................................ 102

LITERATURA......................................................................................................... 103

Page 7: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

7

P A R A TH Ë N I E

Ky libër është dedikuar për nxënësit e vitit III arsimi i mesëm profesional për profilin arsimor teknik për transportin dhe ekspedicionit, të cilat organizohen në mënyrë të rregullt ose çrregullt.

Libri është përpunuar sipas programit mësimor për lëndën Teknologjia e transportit hekurudhor për vitet e III.

Libri mund të përdoret edhe për lëndën organizimi i transportit të udhëtarëve dhe mallit nga vitet e III për profilin arsimor teknik për transportin hekurudhor.

Materia në libër është e ndarë në gjashtë tërësi tematike: përgatitja e pranimit të dërgesave për transport, pranim i dërgesave për transport, procedura gjatë kohës së transportit të dërgesave, rastet e posaçme gjatë transportit të dërgesave, procedura gjatë dhënies së dërgesave dhe llogaritja e shpenzimeve transportuese. Këto duhet t’i ndihmojnë nxënësit të zotëroi qëllimet e lëndës mësimore të cilat janë shtruar në programin mësimor:

- ta përshkruajë procedurën e cila i paraprin pranimit të dërgesave të transportit;

- ta përshkruajë procedurën gjatë pranimit të dërgesave të transportit;

- ta përshkruajë procedurën gjatë kohës së transporti dhe gjatë kohës së dhënies së dërgesave;

- t’i identifikojë rastet e veçanta gjatë transportit të dërgesave;

- të llogarisë shpenzime transporti për transportin me hekurudhë.

Nëpërmjet temave janë përpunuar temat konkrete të cilat nxënësi duhet t’i përvetësojë.

Libri mund të përdoret edhe për aftësim profesional të punëtorëve hekurudhor për punët e arkëtarit të mallit, konduktorit, magazinieri, manipulantit të trenave dhe komunikacionit – punëtorit transportues.

Page 8: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

8

Page 9: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

9

Tema e PARË: Procedura e cila i paraprin pranimit të dërgesave të transportit

Rezyme e temës: Në këtë temë është përfshirë materia e cila ka të bëjë me procedurën që i paraprin pranimit të dërgesës për transport. Kjo tërësi tematike, nxënësit do t’i lehtësojë të mësojë:

- Ta shpjegojë procedurën gjatë porositjes së vagonit:

- Ta përshkruajë zgjedhjen e vagonit, dërgimin për ngarkim, vendosjen, paketimin dhe shënimin e dërgesave;

- Ta shpjegojë procedurën gjatë pranimit të dërgesave të cilat nuk mund të sillen menjëherë;

- Ta përshkruajë mënyrën të evidentimit të listave ngarkuese.

Page 10: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

10

1.1 Porosia e vagonit Shfrytëzuesi i transportit mund ta dorëzojë dërgesën për transport çdoherë kur stacioni ka vagonë të lirë. Dërgesat në dengje përveç në trena transportues, mund të transportohen edhe në trena të udhëtarëve. Në pothuajse të gjitha rastet, hekurudha dhe shfrytëzuesi i transporti merren vesh rreth kushteve për transport, por ajo nuk është e obligueshme përderisa shfrytëzuesi i transportit është i kënaqur me kushtet të cilat janë përcaktuar me tarifën për transportin e sendeve.

Për sasinë të madhe të dërgesave, mirë është të planifikohet afati i dërgimit, mënyra e transportit, pagimi i shpenzimeve të transportit dhe të ngjashme. Këtu, hekurudha si transportues dhe shfrytëzuesi i transporti, merren vesh rreth kushteve për transport për një vit kurse pas kalimit të këtij afati, kushtet ripërtërihen. Çdoherë kur është në pyetje vëllimi më i madh i dërgesave, shfrytëzuesit e transportit paraprakisht duhet të paralajmërojnë dhe të planifikojnë dorëzimin e sasive më të mëdha të dërgesave, për shkak të mundësisë së pranimit të transportit dhe pajisjeve në periudhë sa më të shkurtër kohore. Në këtë rast, paralajmërimi për dorëzimin e dërgesave është e obligueshme.

Porosinë e vagonëve e kryen dërguesi në stacionin dërgues për dërgesa, të cilat vetë i ngarkon. Vagonët e nevojshëm për ngarkim të dërgesave në dengje, kurse edhe për ringarkim, stacioni domosdo me kohë duhet t’i porosisë sipas detyrës zyrtare me porosi vagoni Vag-23 (figura 1). Të njëjtën duhet ta regjistrojë në librin për porositë e vagonëve Vag-24.

Vagonët duhet të porositen më së voni dy ditë para ngarkimit të planifikuar, edhe atë për vagonët me konstruksion të rëndomtë, përkatësisht tri ditë për vagon me konstruksion special për eksport. Porositja e vagonëve në këtë periudhë kohore quhet porosia e rregull e vagonëve.

Stacioni mund të pranojë edhe porosi të jashtëzakonshme të vagonëve për të njëjtin ose ditën vijuese nëse ka numër të mjaftueshëm të vagonëve. Për miratimin e jashtëzakonshëm për ngarkimin e vagonit, duhet menjëherë të lajmërohet shërbimi operativ.

Vagonët mund të porositen në mënyrën vijuese:

Me shkrim – bashkëngjitja e Vag -23;

Përmes telefonit – nëse ekziston marrëveshje e lidhur më parë për transportin ndërmjet hekurudhës dhe shfrytëzuesit të transportit.

Me telegram – nëse shfrytëzuesi i transportit paraprakisht ka paguar depozitë (kapar, qira).

Page 11: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

11

Figura 1: Porosia e vagonit Vag - 23 (formulari)

Page 12: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

12

Shfrytëzuesi i transportit në Vag - 23 duhet të theksojë datën e ngarkimit si dhe:

Për vagonin: sasia, numri i themelorëve dhe lloji (hapur, mbyllur, me rrafshinë, tjetër ose me konstruksion special);

Për dërgesat: masa, volumi, sipërfaqja, ndërse për objekte më të gjatë se 7 m dhe gjatësia e objektit;

Nëse me vagonët porositen edhe veglëria transportuese, në Vag -23 duhet të theksohet sasia dhe lloji i veglërisë transportuese.

Në bazë të këtyre të dhënave, stacioni e përcakton serinë dhe nën serinë e vagonit.

Me një Vag - 23 mund të porositen edhe më shumë vagonë, por për ditën e njëjtë.

Porosia e vagonit në stacionet më të vogla e pranon shefi i stacionit, ndërsa te më të mëdhatë shefi i pajisjeve të vagonit.

Nëse shfrytëzuesi i transportit në rubrikën “Deklaratë” në listën ngarkuese është pajtuar, hekurudha në vend të një lloji të vagonëve t’i ofrojë këmbim gjegjës me shtojcën në pjesë të caktuar.

Pyetje:

1. Në cilat raste shfrytëzuesi porosit vagon për transport, ndërsa në cilat hekurudha?

2. Në cilën kohë duhet të bëhet porosia e vagonëve?

3. Në sa dhe cilat mënyra mund të porositen vagonët?

4. Çka duhet të theksojë shfrytëzuesi në transportin për porosinë e vagonëve Vag - 23?

5. Cili e pranon porosinë e vagonëve prej shfrytëzuesit të transportit në stacion?

Page 13: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

13

1.2. Zgjedhja dhe dërgimi i vagonëve për ngarkim

Dërguesi në stacionin dërgues porosit vagon për dërgim të cilën vetë e ngarkon. Vagonët e nevojshëm për ngarkim të dërgesave si dhe për shkarkim, stacioni patjetër me kohë t’i porositë me kërkesë me shkrim. Shefi i stacionit ose shefi i pajisjeve të vagonëve, përkatësisht karakteristikat mekaniko – eksploatuese të cilët i kërkojnë vetit e dërgesës. Vagonët dorëzohen në bazë të urdhëresës për dorëzim të vagonit Vag - 29 të cilët i dorëzohen magazinierit.

Vagonët dhe veglëria ngarkuese ju dorëzohen shfrytëzuesve të transportit të ngarkimit me “Fletoren e pranim dorëzimin të vagonit, veglëria ngarkuese, paleta dhe kontejner Vag - 4”.

Në stacionet më të mëdha, shefi i stacionit (shefi i pajisjeve të vagonëve) jep urdhëresë Vag - 29 magazinierit me të cilat shfrytëzuesve të transportit u janë lejuar ngarkimet, numri i vagonëve, veglëria ngarkuese, në të cilët është shënuar edhe i dërgesës dhe stacioni i drejtuar.

Në bazë të Vag - 29 plotësohen Vag -23 dhe Vag - 24. Magazinierët nuk guxojnë të dorëzojnë në ngarkim asnjë vagon për të cilët nuk kanë pranuar Vag -29.

Kërkesa dhe vërtetimi për gjendjen e rregullt të vagonëve japin magazinieri dhe kontrolluesi i vagonëve në shpërndarje të manovrimeve S-22 në dy kopje.

Rregull themelore është se duhet të dorëzohen vagonë ashtu siç janë kërkuar gjatë porosisë, me konstruksion dhe vëllimit përkatëse. Por, nga kjo rregull mund të ketë edhe përjashtime, vetëm nëse për to arrihet pajtimi. Raste të tilla janë:

- Nëse dërguesi kërkon vagonë të mbyllur, ndërsa stacioni nuk ka të tillë në dispozicion. Me pajtimin e tij mund t’i dërgohen vagonë të hapur me mbulesë ose pa to. Në rastin e tillë, dërguesi duhet në listën ngarkuese, në rubrikën “Deklaratë”, të shkruajë “pajtohem me vagonë të shpaluar me mbulesë (pa mbulesë)”.

- Në qoftë se dërguesi kërkon vagonë të hapur, kurse stacioni nuk i ka në dispozicion, me pajtimin e tij mund t’i dorëzojë në ngarkim vagonë të mbyllur nëse janë përkatës për ngarkim dhe nëse ajo nuk është kundërshtim me rregullat ekzistuese të Rregullores RID. Në rastin e tillë, dërguesi duhet në listën ngarkuese në rubrikën “Deklaratë” të shkruaj: “Pajtohem me vagonët e mbyllur”.

Page 14: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

14

Çdo vagon duhet patjetër të kontrollohet para dorëzimit për ngarkim si dhe para bashkëngjitjes në tren. Para dorëzimit në ngarkim, kontrollimin e vagonëve e bënë kontrolluesi i vagonëve në stacionet dhe udhëheqësin e trenave (nënshkrues i udhëheqësit të trenave). Gjatë ndarjes për ngarkim, vagonët patjetër të jenë të aftësuar për komunikacion (të mos ketë kaluar afati i kontrollimit periodik, të jenë të lyer dhe mirë të pastruar, kurse kanatat, dyert, dyshemeja dhe kulmi të jenë në rregull).

Para dorëzimit të vagonëve të hapur me kanata, magazinieri duhet të vërtetojë se a janë shtyllat në mënyrë të sigurt të vendosur në shtretërit e tyre. Magazinieri është i obliguar me shkrim të kërkojë nga kontrolluesi i vagonëve të kryejë kontrollimin individual të vagonëve në të cilat do të ngarkohen dërgesat.

Pas kontrollimit të kryer kontrolluesi i vagonëve është i obliguar me shkrim të vërtetojë se vagonët e kontrolluar janë teknikisht në rregull për ngarkimin e kërkuar. Vagonët duhet patjetër t’i dorëzohen shfrytëzuesit për transport në binarët e caktuar manipulative, ndërsa nëse dorëzohen në binarët industrial, duhet të llogaritet shtojca për dorëzim sipas tarifës Pjesë 6 a – “Kompensim për vendosjen ose tërheqjen e vagonëve në binarët e veçantë industrial të hekurudhave të Republikës së Maqedonisë”.

Pyetje:

1. Çka zgjedhin shefat e stacioneve (shefi i pajimeve hekurudhore) dhe shfrytëzuesi i transportit, në bazë të të dhënave të theksuara në Vag -23?

2. Me cilin dokument kryhet pranim dorëzimi i vagonëve ndërmjet personelit të stacionit dhe shfrytëzuesit të transportit?

3. Në bazë të cilit dokument magazinieri e dorëzon vagonin në ngarkim?

4. A mund hekurudha shfrytëzuesit të transportit t’i dorëzojë vagon të hapur nëse ai ka porositur të mbyllur ose anasjelltas, a thua mund t’i dërgojë vagon të mbyllur nëse ai në Vag -23 ka porositur vagon të hapur?

5. Në çfarë gjendje duhet të jetë vagoni gjatë dorëzimit për ngarkim?

Page 15: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

15

1.3 Importi dhe vendosja e dërgesave

Magazinieri i cili i merr dërgesat e përcakton vendin në të cilin dërguesi është i obliguar t’i vendosë.

Nëse dërguesi vetë e ngarkon dërgesën, në stacion mund ta sjellë vetëm nëse vagonët e porositur janë vendosur për ngarkim. Nëse dërguesi shtron kërkesë me shkrim, hekurudha mund të lejojë vendosje të përkohshme të dërgesës në tokën e hapur hekurudhore. Për qëndrimin e dërgesës së këtillë të vendosur llogaritet magazinim i paraparë me tarifën Pjesa -6 “Çmimet e shërbimeve hekurudhore”.

Nëse dërgesa nuk dorëzohet për transport ose nuk zhvendoset nga toka hekurudhore në afat prej 30 ditësh nga dita e vendosjes, hekurudha mund për shkak të lirimit të vendit ta dorëzojë në magazina, ndërsa nëse nuk mund ta lirojë tokën në këtë mënyrë, mund edhe ta shesë dërgesën.

Nëse stacioni nuk mund menjëherë ta transportojë dërgesën të cilën e ngarkon hekurudha, është i obliguar që me kërkesë të dërguesit ta pranojë në vendosje të përkohshme nëse për të ka vend në magazinën ose në rampën e magazinës. Dërgesën të cilën e ngarkon dërguesi nuk pranohet në vendosje të përkohshme, por stacioni mund t’i lejojë shfrytëzuesit të transportit ta vendosë në tokën e lirë hekurudhore. Në magazinat hekurudhore për vendosje nuk guxojnë të pranohen:

- dërgesat lehtë të thyeshme; - kafshë të gjalla; - kufomat; - dërgesat e posaçme; - dërgesat me vlerë të madhe.

Nëse stacioni pranon paketë për vendosje të përkohshme, dërguesi duhet patjetër së bashku me dërgesën ta dorëzojë listën ngarkuese dhe në rubrikën “Deklaratë” në të gjitha kopjet të listës ngarkuese të shkruaj:”Pajtohem me vendosje të përkohshëm të dërgesës deri te mundësimi i transportit”. Për dërgesën e pranuar për vendosjen e përkohshme hekurudha përgjigjet si rojtar. Por, dërguesit të dërgesës i jepet vërtetim për pranim K-113.

Pyetje:

1. Kur dërguesi mund ta sjellë dërgesën në stacion?

2. Çka mund të bëjë hekurudha nëse shfrytëzuesi i transportit nuk e merr dërgesën në afat prej 30 ditësh?

3. Cilat dërgesa nuk pranohen për vendosjen në magazinat hekurudhore?

Page 16: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

16

1.4. Vendosja e përkohshme e dërgesave

Dërgesat të cilat i ngarkon hekurudha, ndërsa të cilat nuk mund menjëherë të dërgohen nga stacioni për shkak të ekzistimit të kufizimit transportues, stacioni do t’i pranojë në vendosje të përkohshme vetëm nëse në magazinë ka vend të mjaftueshëm. Dërgesat e vagonëve të cilat i ngarkon dërguesi, sipas rregullit, nuk pranohen në vendosje të përkohshme, megjithatë stacioni mund të bëjë përjashtim dhe t’i pranojë në vendosje të përkohshme nëse ka vagonë të zbrazët në rezervë. Në vendosje të përkohshme nuk pranohen:

- dërgesat që thyhen lehtë;

- kafshët e gjalla;

- materie dhe objekte të cilat transportohen sipas Rregullores RID.

Nëse stacioni pranon dërgesë për vendosje të përkohshme, dërguesi patjetër me dërgesën në stacion të dorëzojë listë ngarkuese me shënim në rubrikën “Deklaratë”, në të gjitha kopjet të listës ngarkuese “Pajtohem në vendosjen e përkohshme deri te transporti i mundshëm”. Për dërgesën e pranuar për vendosje të përkohshme të dërgesave të cilat hekurudha i ngarkon patjetër të vërtetohet numri i copave dhe masa e dërgesës, kurse pastaj të dhënat shënohen në të gjitha kopjet e listës ngarkuese dhe në librin për matje K – 258, me theksim të ditës dhe orës kur dërgesa është pranuar në vendosje të përkohshme.

Për dërgesën të cilën e ngarkon dërguesi të dhënat shënohen edhe në Librin e pranim dorëzimit të vagonëve, veglërisë ngarkuese, paleta dhe kontejner Vag-4, me vërejtjen se dërgesa është pranuar në vendosjen e përkohshme deri te transporti i mundshëm. Kur transporti do të jetë i mundshëm, lidhet marrëveshja për transport dhe dërgesa do të dërgohet deri te stacioni i drejtuar. Në këtë rast marrëveshja për transport mund të lidhet edhe pa prezencën e dërguesit të cilit kopja nga lista transportuese mund t’i jepet vetëm nëse në stacionin e kthen vërtetimin K-113, e cila i është dhënë në momentin e pranimit të dërgesës në vendosjen e përkohshme. Marrja e vërtetimit K-113 i bashkëngjitet kopjes nga lista transportuese. Për dërgesat e pranuara për vendosjen e përkohshme llogaritet magazinimi ose humbja kohe e vagonit sipas Tarifës Pjesa 6 – Lista e çmimeve të shërbimeve hekurudhore, edhe atë nga dita dhe ora kur dërgesa është pranuar në vendosjen e përkohshme deri te dita dhe ora kur është lidhur marrëveshja për transport, me këtë që në këtë afat nuk merret dita e pranimit të dërgesës në vendosjen e përkohshme.

Page 17: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

17

Pyetje:

1. Cilat dërgesa pranohen ndërsa cilat nuk guxojnë të pranohen në vendosjen e përkohshme?

2. Si hekurudha e kompenson këtë shërbim nga shfrytëzuesi?

3. Çfarë evidence mban magazina për dërgesat të cilat janë pranuar në pranim të përkohshëm?

1.5. Paketimi i dërgesave

Paketimi i dërgesave konsiderohet i sigurt nëse në to gjatë kushteve normale të transportit dërgesa është e mbrojtur nga ndikimet negative të cilat do të mund të ndodhnin në kohën nga pranimi i dërgesës për transport deri te dorëzimi i dërgesës pranuesit, me ç’rast duhet pasur parasysh manipulimin e përkohshëm gjatë kohës së transportit të dërgesës, ngarkimit, përpunimit në vagon, dridhjet, goditjet dhe ndikimet atmosferike.

Tipat e ambalazhimit të cilët më shpesh paraqiten si mënyrë e paketimit për llojet e caktuar të dërgesave, të cilat konsiderohen për të mjaftueshme, janë shënuar në “RREGULLAT E NJËLLOJTA PËR PAKETIMIN DHE NGARKIMIN TË LLOJEVE TË CAKTUARA TË MALLIT” në Tarifën Pjesa 1 – Kushtet për transport dhe llogaritja e transportit (figura 2). Ambalazhi që mban vulë për atestim quhet ambalazhi i vulosur dhe dërgesa që paketohet në këtë ambalazh konsiderohet për mjaftueshëm e paketuar. Dërguesi është i obliguar në listën transportuese në rubrikën “Shënimi i llojit të dërgesave” në vazhdim të përmbajtjes së shënuar të dërgesave, të shkruajë “Ambalazhimi i vulosur i HM”.

Dërgesat e vogla kur dorëzohen për transport si dërgesa në dengje patjetër të jenë të lidhura në një pjesë për shkak të manipulimit më të lehtë. Sendet që lehtë thyhen, të cilat mund të derdhën nëpër vagon, të cilat mund të zhytën ose t’i dëmtojnë dërgesat e tjera, mund të pranohen për transport dhe si dërgesa në dengje nëse janë të paketuara në mënyrë të sigurt ose të lidhura ashtu që të mos mund të thyhen, humben, zhyten ose dëmtohen.

Nëse dërguesi dërgon dërgesë të pa paketuar ose jo mjaftë të paketuar, në stacionin dërgues patjetër të dorëzojë “Deklaratën e përgjithshme për paketimin ose jo

Page 18: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

18

mjaftueshëm të paketuar të dërgesave” në formularin e përcaktuar. Deklaratat e përgjithshme ruhen në arkivat e stacioneve tri vjet.

Figura 2. Rregullat e njëtrajtshme për paketim dhe ngarkim të llojeve të caktuar të masave

Për dëmtimin e shkaktuar nga transportuesi ose dërgesave të tjera për të cilat shkak ka qenë paketimi jo i mjaftueshëm të dërgesave përgjigjet shfrytëzuesi i transportit, ndërsa kjo nëse nuk është shënuar në listën transportuese, transportuesi është i obliguar të dëshmojë se ato mangësi kanë ekzistuar. Dërgesat e vagonëve të cilët transportohen në vagonë të hapur, dërguesi është i obliguar t’i stërpikë me ujë gëlqeror.

Materiet dhe sendet që transportohen sipas rregullores RID, kurse pranohen për transport nën kushte të caktuara, shfrytëzuesi i transportit do t’i pranojë vetëm në rastin kur janë mjaftueshëm të paketuar. Për këto sende shfrytëzuesi i transportit nuk mund të jep deklaratë me të cilën do të transportohen si jo mjaftë të paketuara.

Page 19: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

19

Pyetje:

1. Kur paketimi konsiderohet si i mjaftueshëm?

2. Ku janë dhënë tipat e ambalazhimit të cilat përdoren në hekurudhë?

3. Si quhet ambalazhi e cila përmban vulë nga atestimi?

4. A mund dërgesa të transportohet jo mjaftë e paketuar ose aspak e paketuar?

5. Cilat dërgesa mund të transportohen si mjaftueshëm të paketuar?

1.6. Shënimi i dërgesave

Çdo copë e dërgesës në dengje duhet të shënohet me fletëza për transport të rregullt, përkatësisht të afatizuar.

Nëse shënimin nuk e bënë dërguesi, atë do ta bëjë stacioni dërgues gjatë të cilës paguan kompensim për shërbimin e kryer sipas Tarifës Pjesa 6 – Lista e çmimeve e shërbimeve hekurudhore.

Fletëzat për shënim të copave për dërgesave stacioni i porosit nga shtypshkronja, i vulos me vulën e gjatë të stacionit dhe me kërkesë të dërguesit i jep falas në shfrytëzim.

Dërgesat në dengje të pavulosura nuk guxojnë të dërgohen prej stacionit. Të dhënat që kanë të bëjnë me adresën e dërguesit dhe pranuesit, patjetër të pajtohen me të dhënat nga lista transportuese.

Copat e dërgesave transportuese të cilat pranohen në transport në stacionet jo doganore ose dërgesa eksportuese të cilat pranohen për transport në stacionet doganore, kurse nuk doganohen në to, stacioni dërgues është e obliguar t’i shënojë si copa nga dërgesa dhe ta shënojë emrin e stacionit në të cilin duhet të kryhen formalitetet doganore.

Pyetje:

1. Në çfarë transporti është pranuar dërgesa e cila fletëzohet me fletëza?

2. Kush mund ta kryej fletëzimin e dërgesave?

3. Cilat të dhëna i përmbajnë fletëzat me të cilat fletëzohet dërgesat?

4. A mund stacioni të dërgoi dërgesa të pa fletëzuar?

Page 20: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

20

1.7. Sjellja e dërgesave në dengje

Nëse dërgesat të cilat i ngarkon hekurudha dërguesi nuk mund përnjëherë t’i dorëzojë në transport, por patjetër dërgesën ta çojë në pjesë, është i obliguar me pjesën e parë nga dërgesa në stacionin dërgues të dorëzojë listë transportuese me rregull të plotësuar.

Për çdo pjesë të sjellë menjëherë duhet të vërtetohet pesha dhe numri i copave me shënimin e ditës dhe orës kur pjesë të veçanta janë sjellë. Këto të dhëna shënohen në librin e matjeve për pesha të magazinës K-258. Për çdo pjesë të sjellë të dërgesës stacioni dërguesit i jep vërtetim për pranimin e formularit K-113 në qoftë se atë e kërkon dërguesi. Dërgesa e cila çohet në pjesë patjetër të dorëzohet në afat prej 24 orëve, duke e llogaritur prej orës kur është sjellë pjesa e parë. Nëse dërgesa e cila i takon një liste transportuese nuk sjellët në afat prej 24 orëve, atëherë llogaritet magazinimi e paraparë në Tarifën Pjesa 6 – Lista e çmimeve të shërbimeve hekurudhore. Gjatë pranimit të krejt dërgesës për transport nga dërguesi merren vërtetimet K-113 dhe i bashkëngjitet “Kopjes” nga lista transportuese pjesa 5, kurse dërguesit i jepet “Dublikatë” listë transportuese pjesa 4. Në këtë rast kompensimi i magazinimit paguhet me letër me vlerë K – 161.

Pyetje:

1. Cilat dërgesa mund të barten me pjesë?

2. Pse dërgesat për të cilën ngarkimi e kryen shfrytëzuesi nuk mund të barten në pjesë?

3. Çfarë është procedura gjatë bartjes dërgesa në pjesë?

Page 21: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

21

1.8. Plotësimi i listës transportuese

Para se ta dorëzojë dërgesën për transport, dërguesi patjetër duhet të plotësojë dhe ofrojë në stacionin sipas rregullit listën transportuese. Në HM përdoret listë transportuese CIM. Lista transportuese përbëhet prej 8 pjesëve edhe atë:

Lista 1 – lista transportuese

Lista 2 – karta ngarkuese

Lista 3 – lajmërimi i arritjes

Lista 2a – lista plotësuese për relacion transit

Lista 4 – dublikatë

Lista 4a – listë plotësuese për dërguesin

Lista 5 – kopje

Lista 5a – përshkrim i kopjes nga lista transportuese.

Lista 4 dhe lista 5 a mbesin në stacionin dërgues me atë që dublikata i jepet dërguesit, kurse përshkrimi i kopjes shërben si dokument i kontabilitetit. Fletët e mbetura e përcjellin dërgesën deri te stacioni i drejtuar me atë që lista 5 mbet në stacionin kufitar. Lista transportuese plotësohet me shkronja të shtypit në gjuhën dhe shkrimin në të cilën jepen, ndërsa nëse kryhet në komunikacionin ndërkombëtarë edhe të një UIC gjuhë(gjuha frënge, italiane dhe gjermane).

Pjesa e listës transportuese (rubrikat prej 1 deri më 30) e plotëson dërguesi, kurse tjetrën punëtori hekurudhor. Punëtori hekurudhor i cili e plotëson listën transportuese në vend të dërguesit është i obliguar që në të të shkruan të dhënat dhe deklaratën çfarë e kërkon dërguesi. Kërkesat ose deklarata e dërguesit patjetër duhet të përgjigjen me gjendjen e vërtetë. Dërguesi është i obliguar vetë ta nënshkruajë listën transportuese edhe në rastin kur e plotëson punëtori hekurudhorë, por çdoherë në prezencë të tillë.

Dërguesi patjetër me kohë duhet t’i sigurojë të gjitha dokumentet e duhura për kryerjen e punëve të cilat në bazë të rregullave doganore, veterinare, fitosanitete dhe të tjera patjetër të zbatohen gjatë transportit të dërgesës. Këto dokumente, të cilat afrohen në listën transportuese, dërguesi është i obliguar t’i shënojë në rubrikën “shtojca”. Për shtojcat e pranuara përgjigjet hekurudha. Për vonimin eventual të dërgesës gjatë transportimit, shfrytëzuesi nuk mbanë kurrfarë padrejtësie. Dokumentet të cilat nuk janë në lidhje me dërgesën nuk mund të ofrohen me listë transportuese.

Page 22: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

22

Figura 3. Pamje e listës transportuese CIM

Page 23: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

23

Magazinieri patjetër çdo listë transportuese ta shënoi në librin e magazinës të dërgimeve K-117, e cila mbahet veçmas për komunikacionin e brendshëm dhe veçmas për ndërkombëtarë. Numri rendor i librit të magazinës shkruhet në të gjitha kopjet të listës transportuese në rubrikën përkatëse. Ky numër patjetër të përputhet numrin e ngjitëse kontrolluese dhe paraqet numrin e dërgimit.

LIBRI I MAGAZINËS PËR DËRGESA K-117

Numri i listës transportuese

E dorëzuar

Stacioni drejtues

Numri i copave

Shënimi i llojit të

dërgesës

Masa kg

Vërejtje

1 2 3 4 5 6 7 8

Figura 4. Libri i magazinës për dërgesa K-117 (formulari)

Në kapakët e K-117 duhet të shënohet data kur regjistrimi fillon dhe data kur mbaron, ndërsa nëse përdoren më shumë libra, atëherë duhet secila të shënohet me numrin rendor duke filluar prej një.

Nëse në stacion ekzistojnë më shumë vende për marrjen e dërgesave, atëherë secili vend mban K-117 të veçantë. Ndërsa nëse në stacion nuk ekzistojnë arka të posaçme për dërgimin e dërgesave me transport me “afat” dhe “ekspresë”, atëherë në rubrikën “Vërejtje” shënohet mënyra e transportit.

Në K-117 futen të dhëna nga lista transportuese dhe kështu te dërgesat në dengje, të cilat përbëhen prej më shumë llojeve të dërgesave për shënimin vetëm të numrit të përgjithshëm dhe masën e dërgesës në rubrikën “Shënimi i mallit” fjala “Të ndryshme”. Te dërgesat me vagon në rubrikën “Numri i copave” shkruhet “1 vagonë”, kurse numri i vagonëve që përdoren shënohet në rubrikën “Vërejtjet”.

Nëse dërgesa bartet me pjesë në K-117 do të regjistrohet mandej pas sjelljes të pjesës së fundit nga dërgesa, ndërsa nëse dërgesa është pranuar në vendosje të përkohshme, pas pranimit të dërgesës për transport. Nëse transporti i dërgesës heq dorë para lidhjes së marrëveshjes, ajo shënohet në rubrikën “Vërejtje”.

Page 24: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

24

Pyetje:

1. Me cilën listë transportuese transportohen dërgesat e hekurudhës?

2. Prej sa dhe cilave pjesë përbëhet lista transportuese e cilat përdoret në binarët e R. së Maqedonisë?

3. Pse plotësohet rubrika shtojcat?

4. Ku shënohen listat transportuese gjatë dërgimit?

5. Sa vende në një stacion mbajnë evidencë për dërgimin e dërgesave?

6. Çka shkruhet në rubrikën “Vërejtje” nga K-117?

Page 25: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

25

Tema e DYTË: Pranimi i dërgesave për transport

Rezyme e temës:

Në këtë temë është përfshirë materiali, i cili ka të bëjë me pranimin e dërgesave për transport, kurse nxënësi do ta ketë më lehtë:

Të dallojë listën e plotësuar transportuese të rregullt dhe jo të rregullt;

Të definojë dhe të përcaktojë rrugë transportuese;

Të definojë dhe vërtetojë kufij të ngarkimit të vagonëve;

Të njohë mënyra për vërtetimin e masës së dërgesave.

Page 26: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

26

2.1 Kontrollimi i listës transportuese

Lista transportuese në të cilat janë kryer përmirësime ose shënime plotësuese të të dhënave pranohet vetëm nëse dërguesi i vërteton përmirësimet me nënshkrimin e tij, kurse kur është në pyetje përmirësimi i numrit të copave dhe masës, përmirësimet patjetër duhet të shkruhen me shkronja dhe me numra. Përmirësimet kryhen me kopjim ashtu që të dhënat e mëparshme do të mbesin të kuptueshme. Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet si dhe deklaratat e shkruara për përmirësimet transportuese, dërguesi është i obliguar në mënyrë të kuptueshme t’i shkruajë në të gjitha kopjet të listës transportuese. Stacionimi shkruhet sipas Tarifës Pjesa 3 – “Katalogu i stacioneve hekurudhorë në Republikën e Maqedonisë.” Adresa e pranuesit shkruhet në mënyrë të kuptueshme në të gjitha kopjet e listës transportuese.

Posaçërisht është e ndaluar të përmirësohet rubrika “Shënimi i mallit”.

Lista transportuese me deklarata dhe shtojcat të pasakta, pa karta jo të rregullt ose të palejueshme, duhet patjetër të hedhet në qoftë se dërguesi këto të meta nuk i largon. Magazinieri nuk guxon të përmirëson, plotëson ose ndryshon të dhëna të cilat në listën transportuese i ka shkruar dërguesi, përveç kur është kërkuar ndryshim i marrëveshjes për transport nga ana e shfrytëzuesit të transportit. Nëse janë në pyetje materiet dhe sendet të cilat transportohen sipas Rregullores RID, dërguesi duhet të paralajmërohet se dërgesa duhet të jetë e shkruar me emrin që është theksuar në Rregulloren RID dhe se duhet të plotësohet rubrika 23 nga lista transportuese. Në të kundërtën, pranimi i dërgesës do të duhet patjetër të refuzohet.

Nëse transportohet dërgesa e cila transportohet sipas Rregullores RID katrori shënohet me x.

Punëtori hekurudhor i cili e pranon listën transportuese dhe e merr mallin është i obliguar të kontrollojë se a janë afruar vërtetë të gjitha shtojcat e nevojshme të cilat janë të theksuar në listën transportuese, a kanë të bëjnë me atë mall dhe a janë përforcuar në mënyrë të sigurt me pajisje transportuese përkatëse. Në qoftë se dërguesi nuk i ka shtrënguar shtojcat, atë e bënë punëtori i hekurudhës. Për shtesat të cilat janë bashkangjitur në listën transportuese duhet posaçërisht të kihet kujdes për kohëzgjatjen e transportit, sepse hekurudha përgjigjet për humbjen e tyre ose përdorimin jo të drejtë. Te mallrat ndërkombëtarë dokumentet dhe shtojcat transportuese si dhe procedura me të gjatë të transportit, janë rregulluar sipas Rregullave për komunikacionin ndërkombëtar të mallrave (PIM).

Page 27: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

27

Pyetje:

1. Si duhet të jetë lista transportuese për mallin i cili pranohet për transport?

2. Në cilën rubrikë të listës transportuese nuk guxojnë të kryhen përmirësime të përkatësve?

3. Kur plotësohet rubrika 23 e listës transportuese?

4. Si kryhen përmirësimet e të theksuarve në listën transportuese?

2.2 Përcaktimi i rrugës transportuese

Rruga nëpër të cilën malli transportohet prej stacionit që dërgohet deri te stacioni i drejtuar quhet rruga transportuese.

Mallrat transportohen nëpërmjet rrugës së rregullt transportuese, të paraparë në Tarifën Pjesa – 5 Shenjë udhërrëfyese. Rrugën transportuese mund ta përcakton edhe dërguesi, por vetëm në rastet vijuese:

1. Te mallrat e kafshëve të gjalla;

2. Nëse malli nuk mund të transportohet përmes rrugës së rregullt transportuese për shkak të kufizimeve transportuese, por patjetër të transportohet përmes rrugës ndihmëse – në këtë rast taksa transportuese llogaritet sipas distancës tarifore për rrugën e rregullt transportuese, e cila është e shënuar në rubrikën “Rruga transportuese” në listën transportuese;

3. Nëse nëpërmjet rrugës së rregullt transportuese kufiri i ngarkimit është më e vogël nga rrugët e tjera alternative;

4. Nëse nëpërmjet rrugës së rregullt transportuese nuk ka vagë të vagonit, ndërsa dërguesi kërko vërtetimin e masës;

5. Nëse stacioni doganor nuk gjendet në rrugën e rregullt transportues;

6. Nëse arrihet marrëveshje e veçantë ndërmjet shfrytëzuesit transportues dhe hekurudhës.

Pyetje:

1. Çka është rruga transportuese?

2. Nëpër cilën rrugë transportuese transportohen mallrat në kushte të rregullta për transport?

3. Kur dërguesi mund ta përcaktojë rrugën transportuese?

Page 28: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

28

2.3. Pranimi i mallrave për transport

Para pranimit të mallit për transport, magazinieri është i obliguar të dëshmojë se a është i lejuar transporti ose është i lejuar nën kushte të caktuara si dhe a janë plotësuar kushtet e përcaktuara për transport. Malli pranohet për transport vetëm nëse stacioni dërgues dhe stacioni që i drejtohet janë të hapur për këtë lloj transporti. Për cilin lloj të transporti janë të hapur stacionet shihet prej Tarifës Pjesa 3 – “Notesi i stacioneve hekurudhore të binarëve të R. së Maqedonisë”.

Pas pranimit të materieve dhe sendeve të RID, magazinieri është i obliguar të kontrolloi se a janë të plotësuar kushtet për transport. Mallrat që prishen lehtë, kafshë të gjalla dhe materie eksplozive në transport të rregullt si dhe dërgesa në afat dhe transport i kontraktuar dërgohen në stacione vetëm në kohën kur është shpallur në shpallje.

Gjatë pranimit të mallit për transport, magazinieri patjetër duhet të vërtetojë se janë mirë të paketuar dhe a mund të transportohen nga dërguesi deri te pranuesi pa dëmtime. Mallrat e dëmtuar ose mallrat jo mjaftë mirë të paketuara në mënyrë të vetme mund të pranohen për transport nëse nuk ekziston rrezik t’ju sjellin dëm mallrave të tjerë ose personave. Në këtë rast dërguesi në listën transportuese duhet patjetër saktë t’i shënojë shenjat e dëmtimit ose mungesat e tjera në paketimin, edhe atë ta verifikojë me nënshkrimin e tij. Megjithatë, nëse malli është më shumë i dëmtuar ose nuk është për transport, patjetër të refuzohet për çka vendos punëtori i cili e pranon për transport.

Disa lloje të mallrave domosdo duhet të kontrollohen duke pasur parasysh natyrën e tyre dhe, në listën transportuese, duhet të shënohen të dhënat për llojin e mallit. Te mallrat e vagonëve të ngarkuar në vagon të mbyllur magazinieri është i obliguar ta paralajmërojë dërguesin se të dhënat të cilat kanë të bëjnë me mallin, pranuesin dhe stacionin e drejtuar duhet t’i shënojë në copën e veçantë të letrës dhe t’i shtrëngojë në kanatat e brendshme të vagonëve, përkatësisht dyerve. Objektet në të cilat janë vendosur plomba doganore, përkatësisht plomba të dërguesit mund të pranohen për transport vetëm nëse plombat ose vulat janë të padëmtuar. Nëse dorëzohet për transport malli në komunikacionin ndërkombëtarë te i cili është siguruar procedura e rregullt, stacioni dërgues medoemos duhet që mallin e tillë me kohë ta lajmërojë në shërbimin operativ.

Pyetje:

1. Cilin kusht duhet ta plotësojë stacioni dërgues dhe pranues?

2. Çka kontrollon magazinieri gjatë pranimit të mallit për transport?

3. Si pranohen për transport materiet dhe sendet e RID dhe objektet të cilave ju është vendosur plomba doganore?

4. Si pranohen për transport mallrat e dëmtuar?

Page 29: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

29

2.4. Kontrollimi i përmbajtjes së mallrave

Përmbajtja e mallit duhet të kontrollohet në të gjitha rastet kur dyshohet se është diçka jo në rregull, jo saktë dhe jo plotësisht e shënuar. Me kontrollim të përmbajtjes së mallit, konsiderohet jo vetëm kontrollimi i shënimit të mallit, por edhe të gjitha të dhënat e tjera të listës transportuese, mandej edhe masa e mallit. Ky kontrollim kryhet në stacionin pranues dhe dërgues, kurse në stacionet kalimtare vetëm kur rrezikohet siguria e komunikacionit.

Në rastin kur në stacionin kalimtar dyshohet për gjendjen e rregullt të përkatësive në listën transportuese, kurse nuk ekziston rrezik për sigurinë e komunikacionit, stacioni kalimtar nuk do ta kontrollojë përmbajtjen e mallit, por në titullin e listës transportuese do të shënojë vërejtje: ”Ekziston dyshim për saktësinë e përkatësive – të kontrollohet përmbajtja (masa) e mallit në stacionin e dërguar”. Stacioni që e ka shkruar vërejtjen është e obliguar për atë me shkrim ta njoftojë HTP të vetë, duke i theksuar të gjitha të dhënat për mallin.

Kontrollimi i përmbajtjes së mallit, përkatësisht hapja e disa copave të veçanta nga mali, mund ta zbatojë shefi i stacionit, respektivisht shefi i TKP. Para kontrollimit të përmbajtjes së mallit në stacionin dërgues duhet të ftohet dërguesi, kurse në stacionin pranues pranuesi. Gjatë kontrollimit të përmbajtjes së mallit në stacionin pranues dhe në rastin kur është prezent pranuesi, duhet të marrin pjesë edhe dëshmitarët nëse lista transportuese nuk është plotësuar. Punëtorët hekurudhor mund të merren për dëshmitarë vetëm në qoftë se nuk ka persona të tjerë.

Nëse natyra e mallit kërkon, ftohen edhe ekspertuesit të cilët marrin pjesë në kontrollimin. Në qoftë se vërtetohet se gjendja e mallit nuk përgjigjet me përkatësen në listën transportuese, gjendja e vërtetuar do të shkruhet në të gjitha kopjet e listës transportuese. Kur kontrollimi kryhet në stacionin dërgues, shënimet patjetër duhet të shkruhen edhe në listën transportuese – kopje. Pas kontrollimit të përmbajtjes së mallit, stacioni harton listë për kontrollimin e përmbajtjes K-276, në tri kopje, prej të cilëve njëri bashkëngjitet me listën transportuese dhe i lëshohet pranuesit me mbledhjen e listës transportuese, tjetri me kartën ngarkuese, kurse i treti mbetet me kopjen e listës transportuese, respektivisht me njoftimin për arritjen. Në procesverbalin për kontrollim të përmbajtjes K-276 duhet të futen të dhëna për përkatësinë të cilën dërguesi i ka shkruar në listën transportuese dhe për gjendjen e vërtet të vërtetuar pas kontrollimit. Procesverbalin e nënshkruajnë personat të cilët e kanë kryer kontrollimin.

Nëse me kontrollimin vërtetohet se të dhënat nga dërguesi janë jo të sakta, jo të rregullta ose jo plotësisht të shënuara, ose nuk janë përmbushur kriteret për sigurinë, krahas dallimeve të magazinimit paguhet edhe shtesë e taksës transportuese.

Page 30: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

30

Në qoftë se vërtetohet dallimi ndërmjet gjendjes së vërtet të mallit dhe të theksuarës në listën transportuese ose të mos jenë plotësuar masat për siguri të parapara në RID, stacioni i cili ka dëshmuar jo rregullshmëri domosdo në listën transportuese duhet të vendosë zhig për ndërprerjen e afatit të dërgesës. Koha për qëndrimin llogaritet nga ora kur ka hyrë në hapësirën e caktuar e deri në orën kur do të jetë i mundësuar transporti me trenin e parë të përshtatshëm.

Nëse gjatë transportit vërtetohet se për transport është pranuar malli i cili është përjashtuar nga transporti, transporti i mëtutjeshëm duhet të tërhiqet, për çka stacioni do ta njoftojë dërguesin dhe HM. Nëse gjatë kohës së transportit të objekteve dhe materieve të cilat parashikohen nën kushte të posaçme (RID materie) vërtetohet se kushtet e përcaktuara nuk janë plotësuar, stacioni domosdo menjëherë duhet ta ndërpresë transportin pa marrë parasysh atë se në listën transportuese në mënyrë të rregullt ose jo të rregullt janë shënuar. Nëse stacioni nuk mund vetë t’i shmangë të metat, kërkon udhëzim prej dërguesit. Transporti mund të vazhdojë kur do të plotësohen kushte. Nëse transporti nuk vazhdon, dërguesi është i obliguar të paguajë taksë transportuese dhe shpenzime të tjera të krijuara nga stacioni në të cilin sendet e njëjta janë ndaluar.

Në qoftë se dërguesi, përkatësisht pranuesi dyshon se kontrollimi i masës nuk është zbatuar saktë, mund të kërkojë para dhënies së tij të kontrollohet masa në prezencë të tij ose në prezencë të personave të cilët ai do t’i autorizojë. Nëse gjatë kontrollimit të sërishëm vërtetohet se masa e cila është vërtetuar gjatë kontrollimit të parë është e saktë, shpenzimet për kontrollimin e sërishëm, duke e përfshirë edhe humbjen e kohës së krijuar të vagonit, përkatësisht magazinimin, e rëndojnë dërgesën.

Pyetje:

1. Çka nënkuptohet me kontrollimin e përmbajtjes së mallit?

2. Në cilat stacione kontrollohet përmbajtja e mallit?

3. Kur kontrollohet përmbajtja e mallit në stacionet kalimtare?

4. Çfarë evidence përmbahet gjatë kontrollimit të përmbajtjes së mallit?

Page 31: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

31

2.5. Ngarkimi i mallrave

Rregullat që vlejnë për ngarkim të mallit zbatohen pa marrë parasysh në atë se mallin e ngarkon hekurudha ose dërguesi.

Gjatë dërgimit në vagon për ngarkim, magazinieri patjetër duhet t’i largojë të gjitha mbishkrimet dhe fletëzat të cilat më nuk vlejnë në komunikacionin e brendshëm (fletëzat e stacionit), përderisa te vagonët e administratave të huaja hekurudhore fletëzat kalimtare nuk largohen, por shërbejnë si udhë rrëfim për kthimin e vagonëve në vijat hekurudhore të administratës së hekurudhës shtëpiake.

Në prezencë të dërguesit duhet të vërtetohet se a janë vagonët të aftë për komunikacion, a janë të pastër, a janë dyert dhe hapjet e tjera mirë të mbyllura, a thua në to nuk ka mbeturina nga transportimi i mallrave të mëparshëm. Mallin të cilin e ngarkon dërguesi ose hekurudha, nuk guxon të jetë në kundërshtim me Rregullat për ngarkim të vagonëve.

Nëse në vagonët e hapur ngarkohet mall që prishet lehtë, vagonët patjetër duhet të kenë edhe mbulesa, të cilat duhet të jenë në gjendje të rregullt dhe të përdorshëm.

Makinat e rënda, trupat dhe dërgesa të mëdha ngarkohen vetëm në vagonë me kanatat për së gjati, të cilat janë të lëvizshëm, përkatësisht mund të ngarkohen në vagonë, kanatat e të cilëve janë të palëvizshëm nëse dërguesi në listën transportuese ka dhënë deklaratë se ai do ta ngarkojë në stacionin ngarkues, kurse pranuesi në stacionin e udhëzuar do ta shkarkojë mallin me mjetet të veta mekanizuese për ngarkim shkarkim.

Automjetet mund të ngarkohen vetëm në vagon, kanatat e të cilëve munden të zbriten, respektivisht vagonët e ulët, edhe atë në stacionet të cilat kanë trap transportuese.

Gjatë ngarkimit duhet të mbahet llogari që malli të ngarkohet në atë mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komunikacionit, ngarkesa të jetë e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në vagonët dhe të mos vijë deri te dëmtimi i vagonëve, gjegjësisht deri te kalimi i kufirit të ngarkimit të vagonëve.

Pyetje:

1. Kur vlejnë rregullat për ngarkim të mallit?

2. Çfarë duhet të jetë vagoni gjatë dërgimit për ngarkim?

3. Si transportohen llojet e caktuar të mallrave (lehtë që prishen, makina të rënd, automjete)?

Page 32: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

32

2.6. Kufiri i ngarkimit të vagonëve

Me kufirin e ngarkimit të vagonëve nënkuptohet masa ose sasia e mallit i cili mund të ngarkohet në një vagon. Kufiri i ngarkimit i vagonëve përcaktohet sipas:

- fuqisë bartëse të vagonit;

- ngarkimit të lejuar boshtor ose ngarkimit të lejuar sipas gjatësisë në metër (ngarkimit të lejuar boshtor dhe ngarkimit për gjatësi metër janë dhënë në Tarifën Pjesa 4 – Largësia për transport të mallrave nëpër vijat hekurudhore në R. e Maqedonisë – Figura 5);

- profili ngarkues i vijës hekurudhore.

Kufiri i ngarkimit të vagonëve duhet të vërtetohet dhe menjëherë të shkruhet në rubrikën përkatëse të listës transportuese. Kufiri i llogaritur për ngarkimin e vagonëve duhet komunikuar dërguesit dhe t’i tërhiqet vërejtja se vagoni nuk guxon të ngarkohet me shumë se sa që është llogaritura.

Kufiri i ngarkimit të vagonëve vërtetohet me shumëzimin e numrit të boshteve të vagonëve me ngarkimin më të madh të lejuar sipas boshteve, gjegjësisht për gjatësi metër për çdo kategori të shkruar të vijës hekurudhore dhe nga masa e fituar hiqet masa neto e vagonit. Ajo mund të jetë e korrigjuar te poshtë në varshmëri nga konstruksioni e vagonit dhe shpejtësia me të cilën qarkullon.

Shembull: Të llogaritet kufiri i ngarkimit për një Eas vagon me masë vetjake prej 5000kg, i cili qarkullon në relacion Prilep – Kremenicë. Fuqia bartëse e vagonit është 50 t.

Zgjidhje:

Nëse vagoni qarkullon në relacionin Prilep – Kremenicë, ku si ngarkim boshtor lajmërohet 16 t/bosht dhe 20 t/bosht, si madhësi për llogaritjen e kufirit ngarkues merret madhësia më e vogël përkatësisht 16 t/boshti. Vagoni Eas është vagon 4 – boshtor:

16 * 4=64 t (shumëzim i ngarkimit boshtor me numrin e boshteve)

64 – 5=59 t (nga prodhimi i fituar zbritet masa vetjake e vagonit).

Kufiri i llogaritur për ngarkim është 59 t, por ajo masë është më e madhe nga fuqia bartëse e vagonit, dhe në këtë rast do të merret fuqia bartëse e vagonit si kufi i ngarkimit, respektivisht 50 t.

Page 33: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

33

Veles – Kremenicë kufiri

Ngarkimi i lejuar

në t/bosht

Nga stacioni Veles

Deri te stacioni

Nga stacioni Kufiri

Kremenicë

20

km km

- VELESI 173

18 ÇASHKA 155

26 STARI GRADI 147

35 VASILL ANTEVSKI

138

51 BOGOMILLA 122

68 GOSTRAZHNI 105

99 PREILEP 74 a) Bakarno guano - Sopotnicë

116 BAKARNO GUMNO

57 16 - BAKARNO GUMNO

40

131 DAME GRUEV 42 40 TAJMISHTE -

143 NIKOLLA KAREV 30

16

152 MANASTIRI 21

172 KREMENICA 1

173 KUFR. KREMENICA

-

Figura 5. Kopje nga Tarifa Pjesa 4 – Largësia për transport të mallit në vija hekurudhore të P. Maqedonisë

Pyetje:

1. Çka është kufiri i ngarkimit?

2. Marrë parasysh në çka përcaktohet kufiri i ngarkimit?

3. Përshkruaje procedurën e përcaktimit të kufirit të ngarkimit?

4. Pse ngarkimi relativisht i boshtit për llogaritjen e kufirit të ngarkimit, është më e vogla nga relacioni i caktuar? (të mendosh!)

Page 34: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

34

2.7 Mallrat të cilët i ngarkon dërguesi, përkatësisht hekurudha

Dërguesi është i obliguar t’i ngarkojë të gjitha mallrat e vagonëve si dhe sendet më të rënda se 500 kg për copë nëse nuk janë të paletizuara, objekte me vëllim të jashtëzakonshëm dhe kafshë të gjalla të pa paketuare.

Sendet më të rënda se 500 kg për copë, hekurudha mund t’i ngarkojë në qoftë se disponon me mjete për ngarkim dhe për atë shërbim llogaritë shtojcë për shërbime anësore të parapara me tarifën Pjesa 6. Dërguesi mund të fillojë të ngarkojë kur magazinieri do t’ia dorëzojë vagonët e vendosur për ngarkim. Vagonët dorëzohen për ngarkim me Librin e pranim dorëzimit të vagonëve dhe veglërisë ngarkuese (Kol 4), në të cilët dërguesi me nënshkrimin e tij vërteton se në cilën ditë dhe orë i ka pranuar vagonët për ngarkim dhe në çfarë gjendje.

Magazinieri patjetër duhet të ketë kujdes që dërguesi pjesët e lëvizshme të vagonit të mos i përdorë si mjet për ngarkim. Gjatë ngarkimit të mallit në gjendje të shkriftë dërguesi domosdo t’i ndajë hapjet e dyerve të vagonëve me dërrasë mjaftë të fuqishme.

Dërguesi në rubrikën e listës transportuese “Shënimi i mallit” duhet të theksojë se mallin e ka ngarkuar në gjendje të shkriftë. Thasët duhet t’i ngarkojë për së gjati ashtu që të mos zënë në dyert. Nëse ngarkohen drejtë, pjesa lidhëse duhet të jetë e kthyer lartë. Gjatë ngarkimit të lëngjeve në kanistra tapat duhet të jenë të kthyer lartë. Pas mbarimit të ngarkimit, magazinieri është i obliguar të kontrollojë nëse dërguesi në mënyrë të rregullt e ka ngarkuar mallin në vagonë dhe në kanatat e brendshme të vagonëve të mbyllur ka ngjitur fletëza me të dhëna për dërguesin, pranuesin dhe stacionin dërgues.

Nëse me këtë kontrollim nuk dëshmohet ndonjë parregullshmëri, magazinieri në prezencë të dërguesit ose të autorizuarit të tij vendos në vagonët e mbyllur plomba hekurudhor dhe vagonët i merr nga dërguesi me vërtetim në Vag-4.

Nëse magazinieri vërteton se vagonët janë të ngarkuar në mënyrë jo të rregullt, do të kërkojë prej dërguesit t’i shmangë jo rregullshmëritë, kurse pranimin e vagonëve do ta vërtetojë në Vag-4 kur do të largohen jo rregullshmëritë. Në qoftë se vërtetohet se është tejkaluar kufiri i ngarkimit të mallit, se vagonët janë të mbingarkuar ose se malli e ka tejkaluar profilin ngarkues, nga dërguesi duhet të kërkojë ta shkarkojë mallin që e ka tejkaluar profilin ngarkues. Nëse dërguesi nuk mund të lajmërohet ose nëse lajmërimi është me vonesë, ringarkesën do ta kryejë vetë stacioni në kosto të dërguesit, kurse pjesa e shkarkuar nga malli do të vihet në disponim të dërguesit.

Page 35: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

35

Nëse për faj të dërguesit shkaktohet dëm i vagonëve ose ndonjë dëm tjetër, atëherë dërguesi domosdo duhet ta kompensojë. Në Vag-4 dërguesi me nënshkrimin e tij e vërteton dëmin e krijuar.

Nëse dërguesi nuk e ngarkon mallin dhe nuk e dorëzon atë për transport në afatin e ngarkimit të paraparë në Tarifën për transport të mallit Pjesa 1, llogaritet kohë humbja e vagonit, përkatësisht magazinimi e paraparë në Tarifën Pjesa 6.

Pyetje:

1. Cilat dërgesa i ngarkon dërguesi?

2. Kur hekurudha mund ta bënë ngarkimin?

3. Çfarë është procedura nëse ka rregullshmëri gjatë ngarkimit të vagonit?

4. A thua pjesët lëvizëse të vagonit guxojnë të përdoren si mjete për ngarkim?

2.8. Vërtetimi i masës dhe matja e kontrolluar e mallit

Masën e mallit të shkruar në listën transportuese magazinieri nuk e kontrollon. Masa e mallrave të vagonit si dhe numri i copave të mallit vërtetohet, vetëm nëse dërguesi atë e deklaron në listën transportuese.

Në qoftë se stacioni dërgues nuk ka vagë të vagonëve ose ajo është e papërdorshme, malli do të drejtohet në matje në stacionin e parë kalimtarë, e cila ka vagë të përshtatshme vagonore. Nëse nuk ka vagë të përshtatshme të vagonit, dërguesi do ta përcaktojë rrugën transportuese nëpër stacionet në të cilat ekzistojnë vagë të vagonëve. Në këtë rast taksa transportuese llogaritet sipas largësisë tarifore për rrugën transportuese të cilën e ka përcaktuar dërguesi. Nëse malli edhe në atë rast nuk mund të matet, kurse dërguesi nuk dëshiron në listën transportuese të shënoi masën, magazinieri mallin e tillë nuk do ta pranojë për transport.

Page 36: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

36

Matja guxon të matet vetëm në vagat e bazhdaruar, plotësisht në rregull dhe në afat ligjor. Magazinieri domosdo çdo ditë para përdorimit duhet ta kontrollojë stabilitetin e vagës. Te vagat e vagonëve taririmi duhet të kryhet para çdo fillimi të matjes. Matja kryhet në stacionet dërguese që të iket ndalimi i plotësishëm.

Masa e veglërisë transportuese vërtetohet në mënyrë të posaçme para fillimit të ngarkimit të mallit në vagon. Masa e veglërisë ngarkuese duhet të shënohet në të gjitha ekzemplarët të listës transportuese në rubrikën “Masa kg”.

Nëse stacioni dërgues udhëzon mallin në matje në ndonjë stacion kalimtarë, në listën transportuese duhet të ngjitet fletëza K-107a, kurse në vagon domosdo duhet të ngjitet fletëza K-107. Pastaj, domosdo me telefon ose me telegraf duhet ta njoftojë stacionin kalimtarë se cili tren dhe sa vagonë dërgohen në matje.

Matja kontrolluese paraqet kontrollim të masës se cila hekurudhë e zbaton te mallrat kur vetë dërguesi e ka shkruar masën në listën transportuese dhe nuk kërkon përdorimin e masës nga ana e hekurudhës. Matja e kontrolluar ka për detyrë ta pengojë kapërcimin e kufirit të ngarkimit të vagonëve dhe të paguhet taksë transportuese më e vogël.

Stacioni domosdo duhet të kryejë matje të kontrolluar çdoherë kur do të dyshohet për saktësinë e masës së theksuar në listën transportuese. Nëse masa e fituar dallohet për më shumë se 2% nga masa e theksuar në listën transportuese, stacioni domosdo duhet të zbatojë matjen e kontrolluar, me matjen e kontrolluar mund të verifikohet:

- masa e vërtetuar nuk është më e madhe ose më e vogël se 2 % nga masa të cilën dërguesi e ka shkruar në listën transportuese, stacioni do t’i shënojë të dhënat nga matja e kontrolluar vetëm në pjesën nga lista transportuese. Në këtë rast nuk hartohet procesverbal K-276;

- nëse masa e vërtetuar është më e madhe për më shumë se 2 % (p.sh. nëse masa është 100 kg, kurse me matjen e kontrolluar vërtetohet masa prej 103 dhe më shumë), stacioni të gjitha të dhënat për matjen e kontrolluar të zbatuar i shënon në kopjet e listës transportuese;

- Në qoftë se me matjen e kontrolluar masa e vërtetuar është më e vogël për më shumë se 2 % (p.sh. nëse masa është 100 kg, kurse me matjen e kontrolluar vërtetohet masa prej 97 dhe më pak), nga masa të cilën dërguesi e ka shkruar në listën transportuar, stacioni harton procesverbal K-320 vetëm nëse ekzistojnë shenja të dëmtimit ose humbjes së pjesërishme, por që në pyetje është gabimi i dërguesit, stacioni do të formulojë vetë K-276.

Page 37: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

37

Pyetje:

1. Athua dërguesi mund ta zbatojë matjen e mallit?

2. Kush e ka kryer matjen e mallrave të vagonit nëse stacioni dërgues nuk ka vagë të stacionit?

3. Në çfarë vaga kryhet matja e mallrave?

4. Çka ka për qëllim matja kontrolluese?

5. Çfarë gjendje mund të vërtetohet me matjen e kontrolluar?

2.9. Vërtetimi i numrit të copave të mallit

Gjatë pranimit të transportit të mallrave të cilat i ngarkon hekurudha, stacioni është i obliguar falas ta vërtetojë numrin e copave. Te mallrat në vagonë dhe dengje të cilat i ngarkon dërguesi, stacioni e verifikon numrin e copave me kërkesë të tij (nëse ka shtruar kërkesë në rubrikën Deklaratë në listën transportuese), gjatë së cilës paguan kompensim të paraparë me Tarifën Pjesa 6. Nëse malli përbëhet prej më shumë elemente të njëjta të cilat janë bashkuar në një copë, në listën transportuese duhet të vërtetohet vetëm numri i copave, kurse jo numri i sendeve në copa. Të dhënat për numërimin e kryer të mallrave në vagon dhe dengje të cilat i ngarkon dërguesi shënohen në librin e posaçëm K-258. Punëtori i cili e ka kryer numërimin këtë e vërteton me nënshkrim. Në këtë libër shënohet: data dhe ora e numërimit, numri i listës transportuese, stacioni i udhëzuar, seria, numri i vagonëve, lloji i mallit dhe numri i vërtetuar i copave.

Pyetje:

1. Athua hekurudha paguan ndonjë farë kompensimi për vërtetimin e numrit të copave të mallit?

2. Çka është K-258?

2.10. Vendosja e fletëzave në vagonët

Pas marrjes për transport të mallrave të vagonit nga komunikacioni i brendshëm, stacioni domosdo, në vagonët nga të dy anët në vendin e caktuar, duhet të vendosë fletëza K-120a, me shënimin e numrit të klasifikuar dhe të zakonshëm. Numrat e klasifikuar, përkatësisht të zakonshëm vërtetohen në bazë të Listës në stacione nga

Page 38: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

38

tarifa Pjesë 5. Te vagonët të cilët në rrugën transportuese nuk kalojnë asnjë stacion klasifikues, si dhe në vagonët malli i të cilave nuk transportohen nëpërmjet rrugës transportuese, vendosen fletëza K-120.

Te mallrat e vagonëve ndërkombëtarë stacioni dërgues patjetër në të dy anët e vagonit, në vendin e caktuar, duhet të vendosë fletëza K-395a. Nëse malli i vagonit transportues doganohet në ndonjë stacion kalimtar, në vagonët domosdo duhet të vendosen fletëza të klasifikuar të stacionit me klasifikim, respektivisht numrin e zakonshëm i cili vlen për atë stacion doganor si dhe fletëza K-417. Pas mbarimit të doganimit, stacioni doganor është i obliguar t’i zbresë fletëza K-120 dhe K-417, kurse të vendosë K-395a dhe në rubrikën ta shkruajë emrin e stacionit dërgues për mallin me shkronja të shtypura dhe të futë shifër. Stacionet kufitare hyrëse domosdo gjatë pranimit të vagonëve nga hekurudhat fqinje duhet të kontrollojnë se a janë saktë të fletëzuar. Në qoftë se nuk janë të fletëzuar me fletëza K-395a sipas rregullave që vlejnë, pranimi i vagonëve mund të refuzohet. Krahas fletëzave K-120a, K-395a, stacioni, sipas rastit të vagonëve, duhet t’i vendosë edhe fletëzat vijuese:

- për mallra të transportit me afat dhe të kontraktuar K-85;

- për mallra të veçantë S-105;

- për mallin lehtë të thyeshëm K-244;

- për kafshët K-242 dhe K-245;

- për mbushje, ushqim dhe dhënie ujë bagëtisë K-106 dhe K-107;

- në vagonët të cilët pas shkarkimit, sipas rregullave veterinare, patjetër duhet të dezinfektohen K-291/K-292;

- për mallin i cili bën pjesë në procedurën doganore sipas udhëzimit 164;

- në vagonët e ngarkuar me materie dhe sende të cilat transportohen sipas Rregullores RID, dërguesi duhet të vendosë fletëza të paraparë me Rregulloren;

- dërguesi mund në vagonët të ngjit edhe fletëza të veta. Fletëzat kalimtare Vag-30, nuk zbriten prej vagonëve. Fletëzat e vjetra patjetër duhet të largohen para ngjitjes së të rejave.

Pyete:

1. Me cilat fletëza fletëzohet vagonët?

2. Cilën fletëz duhet ta posedojë vagoni i cili qarkullon në transportin ndërkombëtar?

3. Çka mund të bëjë stacioni nëse vagoni nuk i ka me ligj të rregulluara fletëzat?

Page 39: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

39

2.11. Mbyllja dhe plombimi i vagonëve

Vagonët e mbyllur pas mbarimit të ngarkimit patjetër duhet të mbyllet me çengelat dhe hallka të cilat për atë ekzistojnë dhe të plombohet në prezencë të dërguesit ose të autorizuarit të tij. Para fillimit të ngarkimit të mallit në vagonin e mbyllur të cilin e ngarkon hekurudha, patjetër duhet t’i plombojë dyert në të cilat nuk kryhet ngarkimi. Vagonët cisternë dhe kontejnerët patjetër duhet të plumbohen menjëherë pas mbarimit të ngarkimit. Dërguesi vagonëve mund t’ju vë edhe plomba të veta, por vetëm në prezencë të punëtorit hekurudhor.

Plombimi i vagonëve dhe kontejnerët kryhet me plombim automatik.

Plomba përbëhet nga kutisë së rrumbullakët të teneqes dhe shiritit të teneqes. Në njërën anë të kutisë shtypet kartoni i lëmuar me të dhëna të shtypura për HM, emrin e stacionit dhe numrin kontrollues të plombës (prej 0001 deri më 10000). Plomba mbyllet tërheqjen e pjesës së lirë të shiritit në kutizë. Në rast se plomba nuk mund të përdoret për shkak të asaj se shiriti i teneqes është i shkurt, gjatë plombimit shfrytëzohet pjesa e tij shtuese. Vagonët e hapur transportues të mbuluar me mbulesë plombohet, ashtu që mbulesa më së pari lidhet me litarë të trash për shkak të mbajtjes së shtrënguar për vagonët, kurse pastaj plombohen me përdorimin me konop më të hollë të fortë dhe pjesës plotësuese të plombës. Magazinieri mban evidencë për plombat e pranuara në Notesin për vënien e plombave K-221 (figura 6.). Në qoftë se vjen deri te humbja e plombave, qoftë nga rezervat ose përdorimit të përditshëm, stacioni është i obliguar këtë me procesverbal ta konstatojë dhe të kryen hetim. Procesverbali dhe materiali hetimor dërgohet deti te HTP, e cila për humbjen e plombave në mënyrë telegrafike do t’i lajmërojë stacionin në territorin e vet.

Notesi i plombave të vendosura K-221

Data Numri i vagonëve

Numri i plombave të vendosura

Nënshkrim i punëtorit i cili e kryen plombimin

1 2 3 4

Figura 6: Nxjerrje nga K-221 Notesi i plombave të vendosura (formulari)

Page 40: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

40

Përshkrimi nga procesverbali dërgohet edhe deri te kontrolluesi hetues. Të gjitha stacionet janë të obliguara të mbajnë evidencë për plombat e humbura ose të pavlefshme dhe me mbajtjen e saj nga vagoni t’i kontrollojnë. Nëse vërtetohet se në vagonët gjenden disa nga plombat të cilat janë shpallur për të pavlershme, stacioni është i obliguar të kryejë hetim nëpërmjet stacionit të vetë dërgues. Në të gjitha dyert e mbyllura dhe hapjet e tjera të vagonëve ngarkues patjetër duhet t’ju vihet plumba, ashtu që pa asgjësimin e tyre dërgesa të mos mund të nxirret prej vagonëve. Vagonët i plombon magazinieri i cili e merr mallin për transport. Numrat e plombave shënohen në rubrikën e paraparë në të gjitha kopjet e listës transportuese. Ndryshimi i plombave gjatë transportimit gjithashtu shënohet në mënyrën e mëparshme të përshkruar. Shkaku për ndryshimin e plombave patjetër të shënohet (doganor, kontrolli fitosanitet, ringarkimi, humbja e plombave), përveç gjatë transportit të mallrave në dengje kur plomba patjetër të ndryshoi për shkak të manipulimit të rregullt.

Para se të hiqet plomba, të dhënat barazohen me të dhënat nga lista transportuese dhe nga dokumentet e tjera transportuese në të cilat është shënuar plomba. Nëse shkarkimin e kryen hekurudha, plombat i kontrollon dhe i heq magazinieri, kurse nëse shkarkimin e kryen pranuesi, në mënyrë të obligueshme është prezenca e magazinierit dhe pranuesit. Plombimi dhe heqja e plombave nga dërgesat e vijave hekurudhore industriale kryhet me pranim dorëzim të vagonëve dhe dërgesa në vend dhe në mënyrën siç është paraparë me marrëveshje ndërmjet hekurudhës dhe pronarit të vijës hekurudhore industriale.

Pyetje:

1. Në cilat derë së pari vendosen plombat hekurudhore?

2. Me çfarë plomba kryhet plombimi në vijat hekurudhore të R. së Maqedonisë?

3. A duhet vagoni patjetër të plombohet me plomba të hekurudhës?

4. Si dhe cili lloj i evidentimit është vendosur në plomba?

5. Si duhet të kryhet plombimi?

6. Cili duhet të jetë prezent gjatë heqjes së plombave nga vagonët?

7. Kush duhet të njoftohet nëse ndodhë humbja e plombave?

Page 41: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

41

Tema e TRETË: Procedura gjatë kohës së transportit të mallit

Rezyme e temës:

Në këtë temë është përpunuar materiali i cili ka të bëje me procedurën gjatë kohës së transportit të mallit, i cili nxënësit do t’i ndihmojë që t’i përvetësojë qëllimet nga programi mësimor:

Ta përshkruajë procedurën gjatë transportit të mallit;

Ta njohë platformën ngarkuese K-218;

T’i njohë afatet për ngarkimin dhe dorëzimin e dërgesave në dengje,

Ta shpjegojë procedurën gjatë ngarkimit të mallit;

Të përshkruajë dorëzimin e mallit në stacionet kalimtare: ta shpjegojë nevojën për përcjellje të mallit;

Të identifikojë raste të lënies së mallit dhe vagonit në stacion.

Page 42: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

42

3.1. Organizimi i transportit të mallrave në dengje

Transporti i mallrave në dengje nëpër rrjetin e vijave hekurudhore të HM, është organizuar në parim të qendrave mbledhëse. Regjioni i qendrës mbledhëse përfshinë zonën e caktuar në kuptimin gjeografik në të cilën gjenden jo vetëm vijat hekurudhore të hekurudhave, por edhe vendbanimet të cilët gravitojnë ndaj qendrës mbledhës.

Për shkak të shfrytëzimit më të mirë të vagonëve dhe zvogëlimit të manipulimit kalimtar, malli duhet të ngarkohet së pari në vagonë direkt, ndërsa nëse nuk janë plotësuar kushtet për ngarkim në këto vagonë, malli ngarkohet dhe transportohet në vagonë tubues. Për çdo vagon lëvizës me mall në dengje formohet taksë transportuese K-218.

Vagonë direkt janë vagonë transportues, në të cilat malli transportohet drejtpërdrejt, pa përpunim kalimtar, deri te stacioni që drejtohet, qendra tubuese, respektivisht deri te stacioni nismëtar i tubimit. Vagonët direkt mund të lëvizin edhe kur janë të ngarkuar me ngarkesë më të vogël nga e përcaktuara, mandej edhe kur hapësira e vagonit nuk është shfrytëzuar në rastin kur malli përbëhet prej një cope që është më e rëndë se 500 kg ose prej më shumë copave, prej të cilave së paku njëra prej tyre është më e rëndë se 500 kg dhe kur bëhet fjalë për mallra që sipas rregullave ekzistuese të RID nuk guxojnë të ngarkohen së bashku. Vagonët direkt ndahen në: vagonë të stacioneve, rajoneve, të grupit dhe vagonë përpunues.

Vagonë të stacionit kanë më së paku 2500 kg mall për transport të afatizuar ose 3000 kg mall për transport të rregullt, ose masë më të vogël nëse hapësira është shfrytëzuar.

Vagoni i rajonit patjetër duhet të lëviz në çdo stacion që nuk ka sasi të mjaftueshëm të mallit për lëvizjen e vagonëve të stacionit, por ka për stacionet në fushën e regjionit të qendrës tubuese më së paku 3000 kg mall për transport të rregullt, kurse mund edhe sasi më të vogël nëse hapësira e vagonit është e shfrytëzuar. Në vagonin e regjionit ngarkohen mallra për të gjitha stacionet, të cilat i takojnë një regjioni, kurse stacioni në selinë e qendrës tubuese i dërgon këto mallra më tutje nga stacioni i udhëzuar. Në vagonët e regjionit të cilët ngarkohen nga një qendër tubuese për qendrat tubuese fqinje, sipas rregullit bën të ngarkohet malli nga stacionet të cilat gjenden ndërmjet atyre dy qendrave.

Vagonë në grupe lëvizin në stacione që nuk kanë mall të mjaftueshëm për dërgimin në një stacion ose për stacione në regjionin të një qendre tubuese, por ka më shumë stacione të cilët përbëjnë një grup transportuese të miratuar dhe të përcaktuar nga transportuesi me së paku 3000 kg mallra në dengje të transportit të rregullt.

Page 43: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

43

Vagonë përpunues lëvizin vetëm në stacione të përcaktuara me Tarifë.

Si vagonë tubues konsiderohen vagonët transportues të cilët qarkullojnë në pjesën e caktuar të vijës hekurudhore dhe në të cilat stacionet nuk kanë sasi të mjaftueshme të mallrave për lëvizje në vagonë direkt ngarkojnë mallra për këto stacione të asaj grupe ose për ndonjë stacion të caktuar si dhe për stacione të cilat gjenden pas stacionit të fundit nga i cili vagonët qarkullojnë, kurse nga vagonët tubues zbatohet edhe shkarkimi nëpër ndërmjet stacione. Vagonët tubues afrojnë vetëm stacionet të cilët janë paraparë me rendin e vozitjes dhe patjetër duhet të afrojnë për çdo ditë ose në ditët e caktuara me tren të caktuara, pa marrë parasysh atë se stacioni i cili i afron ka mall për ndërmjet stacione në atë vijë hekurudhore. Vagonët tubues ndahen në: vagonë të stacioneve, regjioneve dhe ofruar.

Vagonë tubues të stacioneve afrohen në pjesën e caktuar të vijës hekurudhore për çdo ditë ose në ditët e caktuar dhe në to, stacionet, nga ajo vijë hekurudhore ngarkojnë mall për stacionin e caktuar dhe stacionin e vijës hekurudhore të kyçur.

Vagonët tubues regjional afrohen në pjesën e caktuar të vijës hekurudhore për çdo ditë ose në ditët e caktuara dhe në to stacionet nga ajo vijë hekurudhore ngarkojnë mallra për stacionin e regjionit në qendrën tubuese amë.

Vagonët tubues afrues afrohen për çdo ditë ose në ditët e caktuare të vijës hekurudhore të caktuar. Edhe në to ngarkohen mallrat e mbetur të cilat nuk kanë mundur të ngarkohen në vagonët direkt, respektivisht në stacionet ose vagonët tubues të regjioneve për ndërmjet stacioneve, në të cilat vagonët qarkullojnë dhe nëpër stacione të cilat gjenden pas stacionit të fundit nga ku vagonët qarkullojnë. Gjatë manipulimit me këto vagon duhet të mbahet llogari çdoherë që së pari të kryhet shkarkim i vagonëve, kurse pastaj ngarkimi i vagonëve.

Pyetje:

1. Mbi çfarë parimi organizohet transporti i dërgesave në dengje?

2. Në çfarë vagon ngarkohen mallrat në dengje për shkak të shfrytëzimit më të mirë të vagonëve?

3. Çfarë mund të jenë vagonët direkt?

4. Kur dërgohen vagonët e tubuar nga stacionet?

5. Çfarë mund të jenë vagonët tubues?

Page 44: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

44

3.2. Taksa transportuese K-218

Për çdo vagon afrues me mallra në dengje formohet taks transportuese K-218, edhe atë prej dy ekzemplarëve, me kopjim. Ekzemplari i parë nga taksa transportuese e përcjell vagonin deri te stacioni i fundit, kurse kopja tjetër mbetet në vagonin e cila e ka afruar vagonin. Në K-218 regjistrohen të gjitha mallrat që janë ngarkuar në vagonët në bazë të. të dhënave nga dokumentet transportuese, sipas renditjes të cilat janë ngarkuar.

Pyetje:

1. Për cilat mallra formohet Taksë transportuese K-218?

2. Në sa ekzemplarë formohet Taksa transportuese K-218?

3. Çka shënohet në Taksën transportuese K-218?

3.3. Afati i ngarkimit i mallrave të vagonit

Afati ngarkimit për mallrat e vagonëve është 6 orë, përveç për vagonët të shfrytëzuesit të transporti (P-vagonët) ose vagonët e dhënë me qira.

Për mallra të trenave itinerarit të dërguesit – MVI (me MVI nënkuptohet transport i 500.000 kg të njëjta mallra të ngarkuar në më shumë vagonë ose vagonë të zbrazët kur dorëzohen për transport me një listë transportuese). Mallrat në gjendjen e të cilave ndikojnë kushtet kohore për shkak të së cilës vështirësohet ngarkimi i tyre, afati i ngarkimit rritet për 10 orë.

Dërguesi dhe transportuesi mund të kontraktojnë edhe afate të tjera të ngarkimit me marrëveshjen për transport.

Afati i ngarkimit fillon prej orës kur dërguesi është njoftuar se vagonët janë vendosur ne vendin e ngarkimit, përkatësisht në fillim të kohës së punës së stacionit nëse vagonët janë vendosur para fillimit të kohës së punës së stacionit. Nëse vagonët janë porositur për orën e caktuar, afati i ngarkimit rrjedh nga ajo kohë.

Page 45: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

45

Nëse afati i ngarkimit të mallrave nuk ka kaluar deri në fund të kohës së punës së stacionit, vazhdon me fillimin e ditës vijuese në stacionin dërgues. Në qoftë se afati i ngarkimit kalon gjatë kohës së punës në stacion, humbja e ditës së vagonëve llogaritet prej orës së kalimit të afatit deri te ora kur vagoni i ngarkuar do të dorëzohet për transport, mandej edhe gjatë kohës kur stacioni nuk punon.

Nëse vagoni nuk mund të vendoset për ngarkim për shkak se vagoni i cili paraprakisht ishte vendosur nuk është ngarkuar, kurse është e të njëjtit shfrytëzues të transportit, afati për ngarkim do të konsiderohet nga ora kur vagoni është i përgatitur për ngarkim.

Nëse dërguesi e ngarkon mallin dhe nuk e dorëzon për transport në afatin e përcaktuar për ngarkim, për kohën e tejkalimit të afatit të ngarkimit, gjegjësisht për kohën prej orës së kalimit të afatit dhe deri te lidhja e marrëveshjes për transport llogaritet kohë humbje e vagonit e rregulluar në Tarifën Pjesa 6.

Pyetje:

1. Sa është afati i ngarkimit të vagonit?

2. Prej kur fillon të rrjedh afati i ngarkimit të vagonit?

3. Kur do të llogaritet afati për ngarkim i tejkaluar?

4. Çka llogarit transportuesi nëse shfrytëzuesi i transporti e kapërcen afatin për ngarkim?

3.4. Procedura gjatë transportit të mallrave

Fletët ngarkuese për dërgesat të cilat duhet t’i dërgojë magazinieri, patjetër duhet t’i përgatis sipas drejtimit të transportit, respektivisht sipas stacioneve të udhëzuara dhe trenave në të cilat mallrat dërgohen. Krahas kësaj, magazinieri harton orar të manovrës S-22, me të cilën kërkon tërheqjen e vagonëve nga vendet manipulative dhe lidhjen për trenat e caktuar. Orari i trenave i dorëzohet drejtuesit të trenave.

Nëse magazinieri nuk e dorëzon mallin e trenave, atëherë është i obliguar që punëtorit të stacionit më mënyrën dëshmuese t’ia dorëzon të gjitha listat transportuese për mallrat që janë të përgatitur për dërgim.

Page 46: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

46

Për mallrat të cilat dorëzohen në trenin e caktuar, transitin (magazinieri, administruesi i trenave) duhet paraprakisht t’i ndajë dhe përgatisë listat transportuese. Veçimi i listave transportuese për dërgesat e vagonëve zbatohet në bazë të nënshkrimit në trenin dhe atëherë punëtori i stacionit patjetër duhet të kontrollojë:

-gjendjen e vagonëve dhe plombave,

-gjendjen e transportit në vagonët e hapur,

-gjendjen e rregullt të vagonëve,

-a janë vendosur mbulesat me rregull dhe shtrënguar,

-a ka gjurmë ose pjesë nga malli tjetërsuar,

-a është siguruar transporti sipas rregullave për transport të vagonëve.

Nëse me regjistrimin vërtetohen jo rregullshmëri të cilat nuk mund të largohen, respektivisht nëse është e nevojshme të pengohet dëmi i mallit, ai duhet të tretët, përkatësisht vagonët duhet të lihen në stacion për shkak të marrjes së masave të nevojshëm.

Pas mbarimit të regjistrimit dhe kontrollimit të trenit, udhëheqësi i trenave merr prej punëtorit të stacionit listat transportuese për dërgesat e vagonëve dhe taksës transportuese me listat transportuese për dërgesat në dengje. Udhëheqësi i trenave i merr të dhënat nga dokumentet transportuese të marra me librin regjistrues. Udhëheqësi i trenave i cili e përcjellë trenin, domosdo para pranimit të dokumenteve transportuese duhet t’i kontrollojë vagonët të lidhur në trenin.

Pyetje:

1. Çfarë detyre ka magazinieri gjatë dërgimit të mallit?

2. Cili bën regjistrimin dhe kontrollimin e trenave?

3. Çka kontrollohet gjatë kontrollimit të trenit?

4. Çfarë është procedura nëse me kontrollimin e trenit vërtetohen parregullshmëritë?

3.5. Dërgimi i mallrave me tren

Gjatë dërgimit të mallit duhet të kihet kujdes që të mos kalohet afati i përcaktuar i dërgesës. Së pari duhet të dërgohen mallrat e afatizuar dhe transporti i kontraktuar,

Page 47: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

47

kurse pastaj mallrat e rregullt. Gjatë mënyrës së njëjtë të dërgimit të mallrave, të njëjtit duhet të dërgohen sipas kësaj radhitje:

1. Mbeturinat pas mortjes;

2. Mallrat lehtë që prishen;

3. Kafshët e gjalla;

4. Mallra me afat të siguruar të dërgimit.

Si mallra që prishen lehtë konsiderohen mallrat që i nënshtrohen prishjes së shpejt dhe kalbjes.

Sipas rendit të rregullores së stacionit dhe procesit teknologjik të punës së stacionit duhet të përcaktohet mënyra e kontrollimit për përgatitjen e rregullt të mallit.

Pyetje:

1. Sipas cilës radhë dërgohen mallrat nëse zbatohet në mënyrë të njëjtë të transportit?

2. Çka nënkuptohet me mallin që prishet lehtë?

3.6. Transporti i mallrave në dengje

Fletët transportuese për të gjithë vagonët të kompozuar në tren si dhe për vagonët tubues i merr udhëheqësi i trenave.

Nëse treni ka manipulant, ai manipulon me mallrat në dengje gjatë transportit. Ngarkesat e pranuara me fletët e ngarkimit për vagonët e tubuar pas pranimit të trenit i dorëzohen manipulantit. Pas mbarimit të manipulimit, respektivisht para ardhjes së trenit në stacionin e fundit, manipulanti i kthen fletët e pranuara ngarkuese me taksë udhëheqësit të trenave, i cili i dorëzon në stacion së bashku me listat transportuese nga vagonët e tjerë të trenave.

Nga ora e pranimit të fletëve ngarkuese nga udhëheqësi i trenave, manipulanti është përgjegjës për manipulimin e drejtë me mallrat. Përveç udhëheqësit të trenave dhe manipulantit, për mallin përgjigjet edhe personeli tjetër përcjellës. Gjatë transportit të mallrave në dengje duhet pasur kujdes malli të mos humbet, dëmtohet, tjetërsohet ose barra në vagonët të mos zhvendoset.

Page 48: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

48

Gjatë kohës së ndalimit në stacion treni gjendet nën mbikëqyrje të personelit tren-përcjellës dhe shërbimit të rojeve të stacioneve. Gjatë mbikëqyrjes së trenit posaçërisht duhet të kontrollohet:

- a janë vagonët në mënyrë të rregullt të mbyllur dhe të mos janë dëmtuar plombat;

- a mos rrjedh lëng nga vagonët transportues;

- a është zhvendosur ngarkesa në vagonët e hapur dhe a ekziston rreziku që malli të derdhet ose ta dëmtojë vagonin ose mallrat e tjerë;

- a thua malli në vagonët e hapur është në mënyrë të mjaftueshme i mbrojtur nga zjarri, respektivisht të mos ndizet;

- a janë tendat në mënyrë të rregullt të vendosura dhe shtrënguara.

Punëtori i cili do të vërejë çfarëdo parregullshmëri në vagonët ose mallrat, patjetër duhet ta lajmërojë menjëherë udhëheqësin e trenave, respektivisht administruesin e trenave i cili do të ndërmerr masa që të eliminohen të gjitha lëshimet dhe rreziqet.

Pyetje:

1. Kujt ia dorëzon listat transportuese udhëheqësi i trenave?

2. Prej cilit moment manipulanti është përgjegjës për manipulimin e drejtë me mallrat?

3. Çka kontrollohet gjatë mbikëqyrjes dhe kompozimit të trenave në stacionet?

3.7 Dorëzimi i mallrave në trenat

Dokumentet transportuese për mallrat të cilat duhet të dërgohen nga stacioni, magazinieri i rregullon sipas drejtimit të transportit, gjegjësisht nëpër stacionet drejtuese dhe për trenat të cilët kanë mallra për dërgim. Krahas kësaj, magazinieri harton orar të manovrave (S-22), ku i shënon numrat individual të vagonëve dhe vijave hekurudhore prej të cilave duhet të merren vagonët dhe të bashkëngjiten ndaj trenave të caktua. Ky orar i manovrimit i dorëzohet administruesit të trenave i cili është i obliguar të lëshojë orar të veçantë të manovrave për marrjen e vagonëve dhe manovrimin me to. Në bazë të orarit të pranuar për manovrim, udhëheqësi i trenave kalon në vijën hekurudhore të shënuar dhe i shkruan të gjitha vagonët të cilët duhet të radhiten në tren. Gjatë regjistrimit udhëheqësi i trenave në të njëjtën kohë i kontrollon vagonët dhe kontrollon te vagonët e mbyllur se a janë në rregull plombat,

Page 49: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

49

te të hapurit rregullshmëritë e mallrave, kurse te vagonët e zbrazët a janë të pastruar pas shkarkimit. Në qoftë se udhëheqësi i trenave vëren ndonjë parregullsi, do të kërkojë nga punëtori i stacionit e njëjta të largohet.

Pas zbatimit të regjistrimit dhe kontrollimit të vagonëve, udhëheqësi i trenave i merr prej transitorit (ose administruesit të trenave) listat transportuese dhe i barazon të dhënat nga dokumentet transportuese të marra me regjistrimin nga vagonët.

Të gjitha mallrat në një stacion të cilat i pranon udhëheqësi i trenave mund t’i pranojë vetëm me dokumente transportuese. Vetëm te mallrat e eksportit, për shkak të zbatimit të formaliteteve doganore, mund të shmangën nga kjo rregull. Pranim dorëzimi i mallit ndërmjet personelit të stacionit dhe përcjellësit të trenave kryhet me “listën e dorëzimeve K-93”. Me listën e dorëzimeve K-93 personeli i stacionit dhe përcjellësi i trenave kryejnë pranim dorëzimin e:

- të gjitha mallrave në paketa të cilët nuk transportohen në vagonë direkt;

- të gjitha mallrat e vagonit të cilët transportohen me trena pa udhëheqës të trenave;

- të gjitha mallrat e doganuar;

- metalet fisnike dhe gjësendeve me vlerë të lartë;

- mallra të mbingarkuar me avancë;

- mallra të posaçëm;

- mallra vagoni të drejtuar në matje kalimtare.

Lista e dorëzimeve K-93 përbëhet me kopjim në dy ekzemplarë. Origjinali mbetët në stacion dhe ruhet më së paku tri vjet, kurse kopja dorëzohet në udhëheqësin e trenave, përkatësisht manipulantit.

Pyetje:

1. Kujt i dorëzon orarin e manovrave magazinieri?

2. Çka bënë udhëheqësi i trenave në bazë të orarit të pranuar të manovrave?

3. Si kryhet pranim dorëzimi i mallit ndërmjet stacioneve dhe personelit të trenave?

3.8. Shkarkimi i mallit

Gjatë shkarkimit të mallit duhet posaçërisht të kihet kujdes në dispozitat për shkarkim, së pari për sigurinë e komunikacionit, të mos ndodh deficit në masën

Page 50: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

50

derdhje, dëmtim ose tjetërsimi i mallit. Nëse është e nevojshëm malli të ringarkohet në mënyrën e njëjtë sikurse që kishte qenë ngarkuar në stacionin dërgues, krejt malli duhet shkarkohet dhe nga fillimi të ngarkohet sipas mënyrës së përcaktuar.

Mallrat në gjendje të shkriftë (derdhur) nuk guxojnë të shkarkohen me lopata hekurudhore ose vila, por me lopata të drurit, lugë për drithëra, shporta ose thasë. Nëse gjatë shkarkimit të mallit krijohen vështirësi të cilat stacioni nuk mund t’i eliminojë, stacioni dërgues duhet të kërkojë udhëzim nga dërguesi. Pas shkarkimit të zbatuar stacioni patjetër duhet që në të gjitha kopjet e listës transportuese të vizatojë të dhënat fillestare të jenë të lexueshme, kurse pastaj të shkruhet numri dhe shenja e përkatësisë së vagonëve në të cilat është kryer shkarkimi, fuqia bartëse e tyre dhe masa vetjake e vagonit. Krahas kësaj, në të gjitha kopjet nga lista transportuese, stacioni shkarkues patjetër duhet të vendosë vulë. Stacioni i cili e ka kryer shkarkimin e mallit është i obliguar në fleta të veçanta të letrës saktë ta shkruajë adresën e dërguesit dhe pranuesit dhe emrin e stacionit dërgues dhe ta shtrëngojë në brendësinë e kanatave të vagonëve të mbyllur. Shkarkimi patjetër duhet të zbatohet nën mbikëqyrjen e punëtorit hekurudhor. Për çdo shkarkim të kryer patjetër duhet të formulohet “procesverbal për parregullsitë gjatë shkarkimit K-162””. Krahas K-162, në listën transportuese patjetër duhet të shkruhet vërejtja në lidhje me shkarkimin (shkarkim i parregullt, mungesë teknike e vagonëve, dëmtim i vagonëve).

Pyetje:

1. Për çka duhet të mbahet llogari gjatë shkarkimit të mallit?

2. Me çfarë mjete shkarkohen mallrat në gjendje të derdhur?

3. Çka formulon stacioni për çdo shkarkim të kryer?

4. Kujt i drejtohet stacioni nëse krijohen parregullsi gjatë shkarkimit?

3.9. Dorëzimi dhe pranimi i mallrave në stacionet kalimtare

Pranim dorëzimi i mallrave ndërmjet administratave hekurudhore kryhet pa kontrollim-simbolik huazor, përveç nëse administratat hekurudhore nuk janë marrë vesh më ndryshe. Sipas rregullit, mallrat në vagonët e hapur dorëzohen në mënyrë faktike.

Page 51: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

51

3.10. Shoqërimi i mallrave

Në mënyrë të detyrueshme shoqërohen mallrat vijues të vagonëve:

- lokomotivat dhe vagonët me motor të cilët transportohen në rrota vetjake;

- makinat e rënda dhe konstruksionet nëse për shkak të gabaritit të tyre, vëllimit dhe peshës është e nevojshme mbikëqyrja gjatë kohës së transportit;

- mallra në vagonë të posaçëm me pajisje për ngrohje;

- kafshë të gjalla të cilat transportohen të pa paketuara.

Për dërgesa të mbeturinave post-mortore nuk është e nevojshme përcjellje, nëse dërguesi në stacionin dërgues dorëzon deklaratë me shkrim, deklaratë me telefon nga pranuesi se mbeturinat post mortore do t’i marrë menjëherë pasi të arrijnë.

Administruesi i trenave mund të lejojë shoqërim të mallrave të vagonit në komunikacionin e brendshëm të cilat nuk i takojnë asnjërit grup nga më parë të theksuar. Parasysh vijnë shkaqe dhe mallra me vlerë, mallra ushtarak për të cilat posta ushtarake kërkon shoqërim, si dhe mallrat e tjerë për të cilat për shkaqe të arsyeshme kërkohet përcjellje. Në këtë rast dërguesi në rubrikën “Deklaratë” nga lista transportuese do të shkruajë: “Kërkoj përcjellje”, respektivisht “Mallin e përcjell____________ (emri dhe mbiemri i përcjellësit)”.

Pyetje:

1. Si dorëzohen mallrat në stacionet kalimtare?

2. Për cilat mallra është e obligueshme përcjellja?

3. Çka shkruhet në listën transportuese nëse malli është nën përcjellje?

Page 52: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

52

3.11. Lënia e vagonëve dhe mallrave në stacion

Vagonët e ngarkuar në trena nuk mund të lihen në stacionet kalimtare që në vendin e tyre të radhiten vagonë të tjerë. Gjatë shpërndarjes së trenave nëpër stacionet kalimtare për shkaqe të komunikacionit nga treni i tillë ndahen mallrat që prishen lehtë, kafshë të gjalla, materie dhe sende të cilat transportohen sipas Rregullores RID, mallra të eksportit dhe të ngjashëm, dhe me të njëjtën lokomotivë dërgohen në stacionin e fundit për shkak të ngjitjes në trena të tjerë, por edhe për shkak të vetë natyrës së këtyre dërgesave dhe përgjegjësisë së hekurudhës si transportues.

Lënia e paplanifikuar e vagonit nëpër stacionet kalimtare më shpesh është për shkak të defekteve teknike të vagonëve, ngarkimit jo me rregull (tejkalim i kufirit të ngarkimit) ashtu që me këtë të pengohet rrezikimi i sigurisë në komunikacion.

Stacioni në të cilin janë lënë vagonët e këtillë, parregullsia patjetër të vërtetohet me komision, duke formuluar “Procesverbal për parregullsi gjatë ngarkimit në vagon K-162”. Komisioni përbëhet prej shefit të stacionit dhe dy punëtorëve; nëse në stacion ka kontrollues të vagonëve, ai hynë në përbërjen e komisionit. Qëllimi i procesverbalit ka të bëjë me atë që të vërtetohet se vallë për parregullshmërinë e krijuar te vagonët është fajtor dërguesi ose hekurudha. Për këtë shkak, gjatë formulimit të procesverbalit komisioni duhet saktë t’i theksojë mungesat teknike të vagonëve, përkatësisht parregullsive gjatë ngarkimit dhe gjatë saj të theksojë nenin dhe pikën e dispozitës të cilat nuk i ka përfillur punëtori hekurudhor ose dërguesi.

Pyetje:

1. Në cilat stacione rregullisht lihen mallrat dhe vagonët?

2. Cilat mallra ndahen gjatë shpërndarjes së trenave nëpër stacionet kalimtare për shkaqe komunikacioni?

3. Nga cilat shkaqe mund të lihen vagonët në ndërmjet stacionet?

4. Pse formulohet procesverbali K-162?

Page 53: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

53

3.12. Transporti i mallrave të veçantë

Mallrat që shmangen prej shërbimeve të rregullta të transportit pranohen vetëm në bazë të marrëveshjes së posaçme që lidhet ndërmjet hekurudhës dhe shfrytëzuesit të transportit. Kushtet për transport dhe taksa e transportit rregullohen në varshmëri prej asaj se për çfarë malli bëhet fjalë.

Si mall i posaçëm konsiderohet çdo mall ose send ngarkimi, transporti, shkarkimi ose ngarkimi i të cilëve, duke marrë parasysh instalimet ose mjetet transportuese, hekurudhës i krijon vështirësi të posaçme dhe për shkak të kësaj pranohet vetëm nën kushte teknike ose eksploatuese.

Përcaktime më të afërta për transport të mallrave të jashtëzakonshëm përmban “Rregullorja për transport të mallrave të posaçëm – Rregullorja 20”.

Dërguesi i cili dëshiron të dorëzojë për transport mall të posaçme duhet paraprakisht ta paralajmërojë transportuesin. Fletëparaqitja me shkrim duhet të parashtrohet para transportit edhe atë më së voni:

1. 10 ditë për mallra të posaçëm të cilat transportohen në komunikacionin e brendshëm.

2. 30 ditë për mallra të veçanta të cilat transportohen në komunikacionin ndërkombëtarë.

Fletëparaqitja me shkrim duhet të përmbajë:

- Adresën, përkatësisht emrin dhe selinë e dërguesit;

- Ditën e ngarkimit të mallit;

- Stacionin dërgues dhe të udhëzuar, kurse te mallrat eksportues edhe stacionin kufitar, stacionin doganor dhe vendin e drejtuar;

- Vendi i shkarkimit;

- Lloj i ngarkesës dhe shënimi i projeksioneve horizontale dhe vertikale me të gjitha të dhënat karakteristike për gjerësinë e gjatë dhe lartësinë e ngarkesës;

- Masa e ngarkesës;

- Animi i ngarkesës edhe pse nuk është në mjedisin e vagonit.

Me fletëparaqitjen me shkrim duhet të bashkëngjiten edhe të dhënat numerike në të cilat janë shënuar masat të cilat e paraqesin barrën në prerje horizontale dhe vertikale si dhe të gjitha në raport 1:25. Në vizatim duhet të jenë të shënuara pikat kritike të mallit.

Page 54: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

54

Nëse është në pyetje malli i posaçëm në mjete transportuese të vijave hekurudhore në rrota vetjake, krahas përcaktimeve të lartpërmendura në fletëparaqitjen shkruhen edhe:

- Lloji i mjetit transportues dhe masa e tij;

- Gjatësia e përgjithshme e mjetit transportues;

- Masa e mjetit transportues sipas gjatësisë metër;

- Numri i boshteve dhe ngarkimi i lejuar për bosht;

- Distanca ndërmjet skajeve të boshteve;

- Largësia ndërmjet boshteve në këmbëzën rrotulluese;

- Shpejtësia më e madhe e lejuar në km/h;

- Radiusi më i vogël në kthesë nëpërmjet të së cilës mundë të kalon mjeti transportues;

Pyetje:

1. Çka është dërgesa e posaçme?

2. Si përcaktohen kushtet për transport të dërgesave të posaçme?

3. Sipas cilës rregullore transportohen dërgesat e posaçme?

4. Çka duhet të bëjë dërguesi i cili në transport dëshiron të dorëzojë dërgesë të posaçme?

5. Çka duhet të theksojë shfrytëzuesi në deklaratën me shkrim nëse transportohet dërgesë e posaçme nga mjetet transportuese të vijave hekurudhore në rrota vetjake?

Page 55: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

55

Tema e KATËRT: Raste të posaçme gjatë transportit të mallrave

Rezyme e temës:

Në këtë tërësi tematike janë përfshirë pyetje të cilat kanë të bëjnë për rastet e posaçme gjatë transportit të mallrave dhe nxënësit do t’ia lehtësojë t’i arrijë qëllimet e parapara me programin mësimor:

- T’i definojë rastet e posaçme gjatë transportit të mallrave;

- Ta përshkruajë procedurën gjatë rasteve të posaçme të transportit.

Page 56: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

56

4.1 Shitja e mallit të pa porositur

Mallrat e pa porositur, mallrat tepricë dhe mallrat e gjetur mund të shiten vetëm në stacionet tubuese për shitjen e mallrave, të cilat i ka përcaktuar transportuesi, çdonjëri në rrjetin e tij. Mallrat, vlera shitëse e të cilave nuk mund t’i mbulojë shpenzimet transportuese dhe të tjera me të cilat malli është i ngarkuar si dhe ato të cilat do të ndodhnin deri te shitja në stacionet tubuese dhe mallrat lehtë që prishen, i shet stacioni në të cilin gjendet malli.

Sendet eksplozive, municioni dhe armët stacioni nuk guxon t’i shesë, por patjetër t’i paraqesë në organet kompetente. Mallrat drejtohen në shitje në stacionin tubues me të njëjtën listë transportuese, me të cilën kanë arritur në stacionin e udhëzuar. Mallrat e këtillë dërgohen me listë të re transportuese, me të cilën tregohet se cilat mallra udhëzohen në shitje.

Stacioni i cili i dërgon mallrat në shitje në stacionin tubues me listën fillestare transportuese, duhet ta shkruajë adresën e pranuesit dhe stacionin e udhëzuar dhe si pranues edhe stacioni i udhëzuar ta shkruajë emrin e stacionit tubues.

Në të gjitha rastet në titullin e dokumenteve transportuese stacioni shkruan vërejtje: “Malli udhëzohet në shitje”. Të gjitha shpenzimet e krijuara nga dërgimi i mallit në shitje stacioni i llogarit si paraprakisht të paguara, kurse taksa deri te stacionet tubuese si e paguar. Nëse mallrat udhëzohen në shitje me listën fillestare transportuese, shpenzimet e mëparshme dhe taksën transportuese të udhëzuar, dërgohen me karta të posaçme transportuese.

Për mallrat e arritur në shitje, stacioni tubues llogarit magazinim, përkatësisht humbje kohe të vagonit nga ora e arritjes deri te ora e shitjes. Për tepricat nuk llogaritet kurrfarë kompensimi për shërbimet e dorës së dytë. Mallrat dorëzohen në shitje publike. Mallrat i shet komisioni të cilin e përbëjnë tre punëtorë të stacionit, të cilët i përcakton shefi i stacioni.

Çdo shitje publike patjetër duhet të shpallet për shitje publike në K-276, edhe atë më së voni 10 ditë para shitjes. Kjo shpallje duhet të theksohet (në stacione) në vende të dukshme. Stacioni tubues për shitje të mallrave është i obliguar që me shkrim ta njoftojë ekonomistin e hekurudhës, edhe atë 10 ditë para shitjes.

Shitja publike në sasi të mëdha e mallit që prishet lehtë shpallet në të njëjtën ditë kur kryhet shitja, edhe atë me pajtim të stacionit.

Page 57: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

57

Stacioni që e kryen shitjen, patjetër duhet ta njoftojë dërguesin, gjegjësisht nëse lista transportuese është e blerë, pranuesin me njoftim K-280. Për mallrat lehtë që prishen njoftimi, sipas nevojës, dërgohet në mënyrë telegrafike.

Pas vlerësimit të ekspertuesve shitja mund të kryhet edhe pa njoftimin paraprak të dërguesit, respektivisht pranuesit.

Para fillimit të shitjes publike duhet t’ju lejohet palëve të interesuara në prezencë të punëtorit të caktuar, t’i kontrollojnë mallrat të cilat ekspozohen në shitje.

Pas kryerjes së shitjes, punëtori i caktuar i stacionit do të kryejë përllogaritje për shitjen. Llogaritja kryhet ashtu që nga vlera e fituar zbriten shpenzimet të cilat i bart shitja dhe në këtë mënyrë verifikohet teprica nga shitja, përkatësisht shuma e pambuluar. Vlera e cila fitohet me shitje duhet t’i mbulojë:

- shpenzimet e transportit;

- shpenzimet e licitacionit;

- kompensimin për shitjen e mallit.

Teprica e lënë për shitjen vihet në disponim të dërguesit, kurse shuma e pambuluar e realizuar me shitje do t’i paguhet dërguesit me llogaritjen e mjeteve të paguara më parë nga stacioni dërgues fillestar.

Pyetje:

1. Për cilat mallra kryhet shitja?

2. Cili stacion e llogarit licitacionin?

3. Cilat mallra nuk guxojnë të ekspozohen në shitje publike (licitacion)?

4. Si do të njoftohen stacionet e tjera për blerësit e interesuar kur hekurudha organizon licitacion?

5. Sa ditë para shitjes së mallrave që lehtë prishen duhet ajo të shpallet?

6. Për çka janë të dedikuar mjete e realizuara prej shitjes?

Page 58: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

58

4.2. Vënia në ndalim e mallrave dhe konfiskimi i tyre

Nëse sipas vendimit gjyqësorë vendoset ndalim i ndonjë malli të cilën hekurudha e ka pranuar për transport dhe përcakton ekzekutimi të shtyhet, përkatësisht të zbatohet vetëm me vendim gjyqësorë, nëse me vendim gjyqësor zbatohet robërimi (konfiskimi) dhe shitja, stacioni do të veprojë sipas vendimit të gjyqit dhe për të menjëherë do ta njoftojë transportuesin. Në njoftim duhet të bashkëngjitet vendimi gjyqësor dhe kopje nga lista transportuese.

Kur organet shtetërore administrative me vendim me shkrim do të përcaktojnë ekzekutim në procedurën administrative (konfiskimin ose shitje) ose do të përcaktojnë që malli të dorëzohet në ruajtje në ndonjë organ administrativ ose te ndonjë person i tretë, stacioni do të kërkon të pranojë vendim prej organit të caktuar.

Nëse stacioni sipas vendimit të gjyqit ose organeve shtetërore administrative duhet mallin ta dorëzojë në gjyq, në organe të administratës shtetërore ose ndonjë personi të tretë, pranim dorëzimi i mallit do të kryhet në bazë të procesverbalit, me parapagimin paraprak të të gjitha shpenzimeve, me të cilat është ngarkuar malli. Procesverbali formulohet në tri kopje, prej të cilave e para qëndron në stacion, e dyti dorëzohet në organin i cili e merr mallin, kurse e treta dërgohet te transportuesi. Në procesverbal duhet të theksohet gjendja, sasia dhe masa e mallit, si dhe shkaku i dorëzimit. Nëse organi i cili e merr mallin, nga cilat do shkaqe refuzon t’i paguajë shpenzimet me të cilat malli është ngarkuar, kjo posaçërisht patjetër duhet të verifikohet në procesverbalin me shënimin e shumës. Procesverbalin e nënshkruan punëtori i caktuar dhe organi i cili e pranon mallin. Në listën transportuese të kësaj dërgese arkëtari shënon vërejtje nga e cila shihet se malli është konfiskuar nga organi shtetëror. Nëse stacioni gjatë shitjes së mallit i paguan shpenzimet me të cilat është ngarkuar malli, lista transportuese së bashku me procesverbalin për shitjen e mallit i dorëzohet transportuesit. Në qoftë se gjatë shitjes këto shpenzime nuk mbulohen, lista transportuese mbetet në stacionin gjithnjë deri te rregullimi i arkës. Për hartimin e ndalimit të mallit, përkatësisht për shitjen e mallit organi gjyqësor administrativ ose ndonjë person i tretë në stacion, krahas transportuesit, njofton edhe:

- dërguesin nga stacioni dërgues, nëse lista transportuese nuk është blerë;

- pranuesin, nëse lista transportuese është blerë.

Pyetje:

1. Çka do të bëjë stacioni kur do të hyjë në fuqi ndalimi ose konfiskimi i mallit sipas vendimit gjyqësor?

2. Në cilin rast njoftohet dërguesi, kurse në cilin pranuesi gjatë hyrjes në fuqi konfiskimi?

Page 59: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

59

4.3. Asgjësimi i mallrave

Gjendja e mallit që patjetër të asgjësohet duhet të verifikohet me “Procesverbal për mbikëqyrje K-320.” Asgjësimi patjetër duhet të kryhet me procesverbal. Komisionin e përbëjnë tre punëtorë të stacionit të cilët i përcakton shefi i stacionit. Sipas nevojës, mund të ftohen edhe organe të tjera (sanitare). Nëse asgjësimi kryhet në stacionin dërgues përkatësisht në stacionin e udhëzuar, sipas mundësisë duhet të ftohet edhe dërguesi gjegjësisht pranuesi. Asgjësimi kryhet në mënyrën që malli i cili asgjësohet duhet të bëhet i papërdorshëm.

Për asgjësimin e mallit patjetër të hartohet “Procesverbal K-283”.

4.4 Marrja e mostrave prej mallit

Marrja e mostrave nga mallrat para blerjes të listës transportuese, i lejohet pranuesit nëse dërguesi në rubrikën përkatëse të listës transportuese ka dhënë pëlqim për të, respektivisht nëse këtë pëlqim e parashtron në mënyrë plotësuese, me shkrim.

Pranuesi dhe parashtron në stacionit udhëzues kërkesë me shkrim për marrjen e mostrës. Këtë mund ta bëjë pas pranimit të njoftimit për arritjen e mallit. Për shkak të marrjes së mostrave nuk vazhdohet me afatin e porosisë.

Materiali i nevojshëm për marrjen mostra siguron pranuesi. Gjatë marrjes së mostrave nga mallrat e mbështjella mund të hapen më së shumti 10 copa prej një dërgese, kurse masa e mostrave të marra nuk duhet të jetë më e madhe se 3 kg për paket. Mostrat mund të merren vetëm në prezencë të punëtorit hekurudhor që në listën transportuese në rubrikën “Shënimi i mallit” patjetër ta shkruaj vërejtjen “Marrja e mostrës së mallit” dhe sasia e marrjes së mallit, këtë vërejtje e vërteton personi i autorizuar me nënshkrim dhe vulë. Për marrjen e mostrave paguhet kompozim sipas “Tarifa Pjesa 6”.

Pyetje:

1. Si kryhet asgjësimi i mallrave?

2. Çka vërtetohet në procesverbal K-320?

3. Cili mund të merë mostra nga malli i cili transportohet?

4. Cili është maksimumi që mund të merret prej një pakoje gjatë marrjes së mostrave?

Page 60: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

60

4.5. Dërgesat e humbura

Për mall i humbur konsiderohet ai mall i cili pjesërisht ose plotësisht është shmang nga rruga transportuese e përcaktuar, pa marrë parasysh se dërgesa është e ndarë nga lista transportuese ose jo si dhe dërgesa e cila e ka kaluar stacionin e udhëzuar. Stacioni i cili ka vërtetuar se malli ka humbur, duhet patjetër ta dërgojë në stacionin e udhëzuar ose në stacionin në të cilën do të kryhen formalitetet doganore dhe tjera nga organet shtetërore të administratës.

Mallrat që prishen lehtë ose mallrat te të cilët ekziston rreziku nga kalimi i afatit të dërgimit të cilët janë pranuar me transport të rregullt, kurse posaçërisht te dërgesat me afat të siguruar të dërgimit, patjetër edhe më tutje të transportohen në mënyrën dhe nën kushte nën të cilat janë pranuar për transport.

Dërgesa e humbur dërgohet më tutje me të njëjtën listë transportuese me të cilën është shënuar për transport, me atë që në listën transportuese përmirësohet rruga transportuese të cilën e kishte shënuar stacioni dërgues, nëse gabimisht është e shënuar duke e pasur parasysh rrugën transportuese e ka përcaktuar dërguesi, respektivisht në rrugën transportuese të paraparë në Shenjat udhërrëfyese. Nëse dërgesa e humbur është ndarë prej listës transportuese, dërgohet në stacionin udhëzues me përcjellje K-316. Për dërgesat e transportit ndërkombëtarë vlejnë përcaktimet “Rregullat për komunikacionin ndërkombëtarë – PIM”.

Pyetje:

1. Kur ndonjë mall konsiderohet i humbur?

2. Çka do të bëjë stacioni i cili do të vërtetojë se malli ka humbur?

3. Për cilin dokument transportues transportohen dërgesat e humbura pas humbjes?

Page 61: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

61

4.6. Tejkalimi i kufirit të ngarkimit të vagonëve – shtrëngim i mallit – shtim i taksës transportuese për shkak të tejkalimit të kufirit të ngarkimit të vagonëve

Nëse rëndimi vërtetohet në stacionin dërgues, atëherë menjëherë thirret dërguesi me qëllim që rëndesën ta shkarkojë në afat, që veçmas për secilin rast e përcakton shefi i stacionit. Afati nuk guxon të jetë më i gjatë nga afati i sjelljes që vlen për atë lloj malli për të cilin bëhet fjalë gjatë rëndimit. Për ndalimin e vagonëve për shkak të shkarkimit të mbipeshës në stacionin dërgues, paguhet humbja e kohës së caktuar të vagonëve sipas Tarifës Pjesa 6. Nëse dërguesi nuk e ka shkarkuar mbingarkesën në afatin e caktuar, përkatësisht nëse mbingarkimi e ka ngarkuar hekurudhën, humbja e kohës së vagonit llogaritet nga ora e rrjedhjes së afatit të caktuar dhe deri te ora e dërgimit të vagonëve, kurse më së shumti për 24 orë.

Nëse marrëveshja për transport tanimë është lidhur, stacioni dërgues në të gjitha kopjet e listës transportuese shkruan vërejtje për ndërprerjen e afatit për dërgim. Për çdo mbingarkesë të shkarkuar stacioni dërgues, respektivisht stacioni kalimtarë, patjetër në të gjitha kopjet e listës transportuese duhet të shkruajë vërejtje, të cilën arkëtari e verifikon me vulë stacioni me datë dhe nënshkrim. Mbingarkimi i shkarkuar është i liruar nga pagimi i magazinimit në stacionin dërgues për 24 orë, kurse në stacionin kalimtarë për 4 ditë, duke e llogaritur prej mesnate të kësaj dite kur mbingarkesa është vendosur në disponim të dërguesit. Për shkarkimin e mbingarkesës dërguesi mund të jep udhëzim:

- jepet në stacionin në të cilin është shkarkuar te personi të cilin atë e ka përcaktuar;

- ta kthejë në stacionin dërgues;

- ta udhëzojë në stacionin drejtues me vagon tjetër;

- kontraktime ndaj ndonjë malli tjetër.

Dërguesi jep udhëzim në kurriz (prapavijën) të njoftimit me shkrim me të cilën shkarkimi i mbingarkesës i është vënë në disponim.

Nëse dërguesi kërkon mbingarkimi të kthehet në stacionin dërgues ose të dërgohet më tutje deri te stacioni i udhëzuar ose ndonjë tjetër, nuk është e nevojshme parashtrimi i dublikatatit nga lista transportuese. Kështu shkarkimi konsiderohet si dërgesë e posaçme dhe taksa transportuese llogaritet sipas rregullave të përgjithshme tarifore.

Page 62: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

62

Nëse udhëzuesi jep udhëzim mbingarkesa e shkarkuar të ngarkohet ndaj ndonjë malli tjetër, në rubrikën “Deklaratë” në listën transportuese deklaron: “Kërkoi ringarkim të mbingarkimit prej____ kg______”.

Për ndalimin e vagonëve në stacionet kalimtare për shkak të shkarkimit – ngarkimit ose shkarkimit të mbingarkesës, humbja kohe e vagonit llogaritet për krejt kohën të ndalimit, por më së shumti për 24 orë.

Koha e ndalimit të dërgesës shkruhet në listën transportuese si ndërprerje e afatit të dërgimit. Nëse vagonët nga të cilët është shkarkuar mbingarkesa duhet përsëri të maten për shkak të vërtetimit të masës së dërgimit, hekurudha paguan kompensim për matjen e përsëritshme. Për shkak të ndryshimit të presionit themelor stacioni që e ka kryer shkarkimin e mbingarkesës i dërgon falas në vagonë të posaçëm deri te stacioni përfundimtar me përcjellje. Kjo patjetër të konstatohet në të gjitha kopjet e listave transportuese dhe të vërtetohet me vulë dhe datë të stacionit. Për ndalimin e vagonëve në rastet e këtilla nuk llogaritet ditë humbja e vagonëve. Ndërprerja e afatit të dërgimit shkruhet në listën transportuese.

Nëse dërguesi nuk jep udhëzim në afat prej 24 orëve për mbingarkimin e shkarkuar në stacionin dërgues, ose në afat prej 8 ditësh për shkarkimin e mbingarkesës në stacionin kalimtar, duke e llogaritur nga dita e dërgimit të njoftimit, me shartimin e mbingarkesës stacioni vepron sikurse me dërgesën te e cila është krijuar pengesa gjatë lëshimit.

Shtesat e taksës transportuese llogariten edhe atëherë kur shfrytëzuesi i transportit do ta tejkalojë kufirin e ngarkimit të vagonëve. Lartësia e shtesës së taksës transportuese është verifikuar në tarifën për transport të dërgesës Pjesa 1, ndërsa për dërgesat e komunikacionit ndërkombëtarë vlejnë përcaktimet me Konventë ndërkombëtare për transport me hekurudhën CIM. Çdo punëtor hekurudhor kur do të hetojë se vagonët e kanë tejkaluar kufirin e ngarkimit është i obliguar atë menjëherë ta paraqesë te shefi i stacionit, respektivisht te zëvendësi i tij, i cili do të vendosë se a është e nevojshme të kryhet kontrollim i përmbajtjes së dërgesës ose matja, përkatësisht do të vendosë shënim në listën transportuese dhe për të me telegram do ta njoftoi stacionin që drejtohet.

Nëse me kontrollimin vërtetohet se gjendja e dërgesës nuk përgjigjet me të dhënat e listës transportuese, gjendja e vërtetuar do të regjistrohet me të gjitha kopjet e listës transportuese dhe do të formulohet “Procesverbal për kontrollimin e përmbajtjes së dërgesës K-276”.

Kur do të vërtetohet shuma e saktë e cila duhet të paguhet, kryhet përllogaritja. Dërgesa, sipas kësaj, nuk mund të jepet as në rastin kur taksa transportuese është e frankuar (e paguar që më parë), gjithnjë derisa shtesa e taksës transportuese nuk paguhet, gjegjësisht përderisa nuk i shtohet depozitë në lartësi të mjaftueshme. Nëse pranuesi refuzon pranim të dërgesës për shkak të shtesës së taksës transportuese, stacioni domosdo ta vendosë dërgesën në disponim të dërguesit, kurse krahas kësaj të paraqes njoftim te HTP.

Page 63: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

63

Pyetje:

1. Çka është mbingarkim i dërgesës?

2. Çfarë është procedura me mbingarkesën nëse vërtetohet në stacionin dërgues?

3. Çfarë është procedura me mbingarkesën e cila do të vërtetohet në stacionin kalimtar?

4. Çfarë udhëzimesh mund të jep dërguesi për mbingarkimin?

5. Në cilën kohë është i obliguar dërguesi të jep udhëzim për mbingarkimin në stacionin dërgues, kurse në cilën në stacionin kalimtarë?

4.7. Ndryshim në marrëveshjen për transport

Për dhënien e ndryshimit të marrëveshjes për transport, dërguesi në stacionin dërgues patjetër të paraqesë:

1. formular të përcaktuar, të plotësuar dhe nënshkruar për ndryshimin marrëveshjes të transportit K-263 (figura 7);

2. listë transportuese dublikatë në të cilën e vërteton kërkesën prej K-263;

Ndryshimi i marrëveshjes për transport çdoherë ka të bëjë me krejt dërgesën dhe jepet me të drejt, nga stacioni dërgues. Ekskluzivisht, te dërgesat e kafshëve të gjalla të cilat transportohen me përcjellës, përcjellësi, i cili me deklaratë të dërguesit në listën transportuese është i autorizuar të ndryshojë marrëveshjen për transport, mund të jep udhëzim që kafshët e sëmura ose lënduara të ndalohen në ndonjë stacion kalimtar ose të dorëzohen në ndonjë pranues të tjetër. Taksa transportuese me këtë rast paguhet për krejt dërgesën nga stacioni dërgues dreri te stacioni pranues.

Dërguesi ka të drejtë me ndryshim të marrëveshjes së transportit të kërkojë:

1. dërgesën ta kthejë në stacionin dërgues;

2. ta ndërpresë dërgesën rrugës;

3. ta shtijë dhënien e dërgesës;

4. mallin t’ia jep ndonjë pranuesi tjetër;

5. dërgesën ta jep në ndonjë stacion tjetër pranues;

6. shuma e parasë për të cilin në listën transportuese është shënuar se do ta paguaj pranuesi të paguhet prej dërguesit;

7. të ngarkohet me pagim të ndërmarrjes ose shuma nga ndërmarrja paguese të zvogëlohet, zmadhohet ose të hiqet dorë nga pagimi plotësues.

Page 64: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

64

HEKURUDHAT E MAQEDONISË (Faqja 1) k-263 TRANSPORTI SHA – SHKUP

NDRYSHIMI I MARRËVESHJES PËR TRANSPORT

Në stacionin _______________________________________ _________________________

Lus që në marrëveshje për transport, porositë:

Adresa ose shenja Sasia Lloji i paketimit Shënimi i llojit të mallit Masa (kg) e dorëzuara për transport me listën e ngarkesës nr. ______ nga data ___________ 20___ në adresën ________________________________________ në ______________________________________

futen këto ndryshime:

1. t’i kthehet dërguesit në stacionin e përgatitur; 2. të ndalohet në rrugë dhe të priten ndryshime plotësuese; 3. të anulohet dhënia dhe të priten ndryshimet plotësuese; 4. të jepet ______________________________ në ___________________________________ 5. të dërgohet në adresën _______________________________________________________

në stacionin ________________________________________________________________ 6. të kthehet në stacionin përgatitës në adresë _______________________________________

__________________________________________________________________________ 7. shpenzimet e dërguara transportuese të paguhen nga dërguesi; 8. (a) të jepet vetëm pas pagesës së avansit prej _____________________________________ 9. të jepet, jo me pagesën e shënuar në listën ngarkuese, por me avans prej

___________________________________________________________________________ 10. të jepet pa pagesë të avansit: Në _______________ 20____

Mbiemri dhe emri, respektivisht emërtimi i dërguesit dhe adresa e tij (vendi, rruga dhe numri) dhe nënshkrimi:

______________________________________________________ *Të rrethohet numri rreshtor i ndryshimit dhe të shkruhen të dhënat e nevojshme RISHTYPJA ËSHTË E NDALUAR

Figura 7. K-263 Ndryshimi i marrëveshjes për transport (formulari).

Page 65: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

65

Pranuesi ka të drejtë ta ndryshojë marrëveshjen për transport, nëse dërguesi në listën transportuese nënvizon se pranuesi ka të drejtë të disponojë me dërgesën ose nëse i është dhënë dublikatë nga lista transportuese. Në këtë rast pranuesi mund të kërkoi:

1. dërgesa të ndalet rrugës; 2. dhënie e mallit të shtyhet; 3. malli t’i jepet ndonjë pranuesi tjetër; 4. dërgesa të jepet në ndonjë stacion tjetër dërgues; 5. dërgesa të kthehet në stacionin dërgues.

Hekurudha do të veprojë sipas kërkesave të dërguesit, përkatësisht të pranuesit për ndryshimin e marrëveshjes vetëm nëse ajo kërkesë mund të zbatohet. Stacioni i cili pas kërkesës së dërguesit, respektivisht pranuesit kryen ndryshim në marrëveshjen për transport, është e obliguar, krahas ndryshimeve të të dhënave në listën transportuese, të shënojë edhe shënimin për ndryshimin e kryer në marrëveshjen për transport në shpinën (anën e pasme) të listës transportuese dhe kartës transportuese. Nëse hekurudha nuk është në gjendje të veprojë sipas kërkesës për ndryshimin e marrëveshjes për transport, në mënyrën më të shpejt e njofton dërguesin, përkatësisht pranuesin për pengesat, për shkak të të cilave nuk mund të zbatohet kërkesa për ndryshim të marrëveshjes. Nëse me ndryshimin e marrëveshjes për transport kërkohet dërgesa të ndërpritet në ndonjë stacion kalimtar ose të ndalet në stacionin e dërguar, transportuesi për çdo ndalim, përkatësisht vonim do të paguajë ditët e humbura, respektivisht magazinim. Në rastin e ndalimit të dërgesës dhe vonimi i saj më gjatë se 24 orë transportuesi dërgesën mund ta shkarkojë dhe ta lë në magazinim, ose ta dërgojë te ekspedituesit ose në deponitë publike në shpenzim dhe përgjegjësi të dërguesit, përkatësisht pranuesit.

Nëse me ndryshim të marrëveshjes për transport dërgesa kthehet te dërguesi në stacionin dërgues, krahas kompensimit të krijuar për shërbimet kalimtare, për dërgesat në dengje llogaritet magazinim, kurse për dërgesa të vagonëve ditët e humbura të vagonit, edhe atë nga ora e dërgimit të vagonëve për ngarkim dhe deri te kthimi i vagonëve të zbrazët, kurse kompensim më i vogël llogaritet për heqjen dorë nga vagoni pas dërgimit. Për kryerjen e ndryshimit në marrëveshje për transport transportuesi paguan edhe kompensim për ndryshimin e marrëveshjes për transport tarifa Pjesa 6. Shpenzimet në lidhje me ndryshimin e marrëveshjes për transport dhe kompensimi i rregulluar, dërguesi, përkatësisht pranuesi është i obliguar ta paguajë me paraqitjen e kërkesës për ndryshim të marrëveshjes për transport.

Pyetje:

1. Në cilin rast dërguesi mund të kërkojë ndryshim të marrëveshjes për transport dhe çka mund të kërkojë për ndryshimin?

2. Në cilin rast pranuesi mund të kërkojë ndryshim të marrëveshjes për transport dhe çka mund të kërkojë me ndryshimin?

3. Në cilin rast hekurudha do të veprojë sipas kërkesës në ndryshim të marrëveshjes për transport?

4. Si kërkohet ndryshimi i marrëveshjes për transport?

Page 66: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

66

Page 67: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

67

Tema e PESTË: Procedura gjatë dhënies së dërgesave

Rezyme e temës:

Në këtë temë është përpunuar materiali i cili ka të bëjë me procedurën e dhënies së dërgesave, që nxënësit do t’i ndihmojë t’i zotërojë qëllimet e programit mësimor për këtë temë:

Ta shpjegojë procedurën për dhënien e dërgesave të arritura;

Ta përshkruajë procedurën gjatë dhënies së dërgesave;

T’i dallojë detyrat e të punësuarve në procesin e dhënies së dërgesave;

T’i identifikojë rastet e veçanta gjatë dhënies së dërgesave.

Page 68: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

68

5.1. Përgatitja për dhënien e dërgesave

Pas ardhjes së trenit, përkatësisht të vagonëve në stacionin e udhëzuar, duhet patjetër të zbatohet kontrollimi komerciali-teknik i trenit. Vagonët e arritur të ngarkuar me dërgesa të vagonëve duhet sa më herët të lihen në vendet e caktuar për shkarkim (magazine, të manipulimit, vijës hekurudhore industriale) në bazë të renditjes të manovrës S-22, të cilën e ka dhënë magazinieri, transitori ose administruesi i trenave. Nëse vagonët nuk vendosen në afatin e paraparë me orarin e stacioneve dhe procesit teknologjik të punës në magazinë, magazinieri i caktuar është i obliguar me orarin e manovrave përsëri të kërkojë vendosjen e tyre të menjëhershme.

Pasi vagoni do të vendoset për ngarkim, magazinieri e kontrollon gjendjen e rregullt të plombave dhe i nxjerrë së pari nga këto dyer nga të cilat është kryer ngarkimi dhe më tutje edhe nga të gjitha dyert e tjera.

Pasi dërgesa do të shkarkohet, shfrytëzuesi i transportit është i obliguar ta pastrojë, ndërsa sipas nevojës edhe dezinfektojë vagonin.

5.2 Shënimi i listave transportuese në librin e magazinës së arritjeve Çdo dokument transportues i arritur (lista transportuese), pa marrë parasysh atë se a ka arritur ose jo dërgesa, duhet menjëherë pas mbarimit të manipulimit të shënohet në “Librin e arritjes së magazinës K-254” (figura 8), e cila udhëhiqet posaçërisht për komunikacionin e brendshëm, kurse në mënyrë të posaçëm për atë ndërkombëtarë. Para çdo shënimi në K-254 magazinieri duhet të gjitha dokumentet transportuese t’i vulosë me vulë statik me datë.

LIBRI I MAGAZINËS SË ARRITJEVE K-254

Numri i arritjeve

Stacioni dërgues

Numri i listave

transportuese

Numri i copave

Shënimi i llojit të

dërgesës

Masa kg

Vërejtje

1 2 3 4 5 6 7

Figura 8. Libri i magazinës i arritjeve K- 254 (formular)

Page 69: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

69

Çdo stacion mban një K-254. Nëse në stacionin ekzistojnë më shumë kasaforta të arritjeve, çdo arkë mban K-254 të veçantë. Lista transportuese në K-254 shënohet sipas radhës së ngjitëseve të përdorura kontrolluese gjatë arritjes, posaçërisht për komunikacionin e brendshëm dhe posaçërisht për atë ndërkombëtarë.

Numri rendor që është shënuar në K-254 përcillet në të gjitha kopjet e listës transportuese në rubrikën “Numri i arritjeve”. Dërgesat në dengje të cilat përbëhen prej llojeve të ndryshme të dërgesave dhe mënyrave të ndryshme të paketimit, dërguesi i shënon në mënyrë të ndarë dhe në dokumentet transportuese e shënon numrin e përgjithshëm dhe masën e copave, kurse në rubrikën “Shënimi i mallit” shkruan “Të ndryshme”. Te dërgesat e vagonëve në rubrikat “Numri i copave” shkruhet vetëm një vagon, përderisa numri individual të vagonëve të përdorura shkruhet në rubrikën “Vërejtje”. Krahas kësaj, në rubrikën “Vërejtje” shkruhet shënimi “Transporti i afatizuar”, “Transporti i kontraktuar”, “Dogana”.

Të gjitha dokumentet e transportit, pas futjes së K-254, të rregulluar në formë të komunikacionit, së bashku me shtesat e tij, magazinieri i dorëzon në arkën pas rritjes.

Pyetje:

1. Çka duhet së pari të bëhet pas ardhjes së trenit në stacion?

2. Në çfarë gjendje është i detyruar pranuesi ta kthejë vagoni?

3. Ku shënohen dërgesat e arritura?

4. Cilat vende në stacione mbajnë K-254?

5.3. Njoftimi i pranuesit për arritjen – afati i njoftimit të pranuesit

Gjatë lëvizjes së trenit të itinerarit të dërguesit, transportuesi është i obliguar ta njoftojë pranuesin për arritjen më së voni 6 orë para arritjes së trenit komplet të itinerarit të komunikacionit. Më parë njoftimi i pranuesit kryhet edhe për disa dërgesa, por 2 orë para arritjes së treni. Për njoftimin e mëparshëm të pranuesit nuk paguhet kurrfarë kompensimi.

Përderisa nuk kontrollohen shpenzimet transportuese të llogaritura nuk guxon të njoftohet pranuesi për arritjen e dërgesës, e as të t’i jepet listë transportuese ose dërgesës.

Page 70: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

70

Kjo nuk ka të bëjë me dërgesat me sende eksplozive, dërgesa që prishen lehtë, kafshë të gjalla dhe dërgesa me afat transportues të cilat kanë arritur pas kohës së punës në arkën e arritjeve. Gjatë dhënies së dërgesave të këtilla pranuesi duhet ta vërtetojë pranimin e ekzemplarit nga lista transportuese “Njoftim për arritjen” dhe ta bashkëngjit depozitën në lartësi të shpenzimeve të transportit të cilat i bart dërgesa. Stacioni e ndalë listën transportuese deri te llogaria përfundimtare. Pranuesi patjetër duhet të njoftohet në kohën e caktuar të punës në stacionin udhëzues, edhe atë posa dërgesa të përgatitet për dhënie, por më së voni:

për dërgesa në dengje të transportit të afatizuar në afat prej 24 orëve pas ardhjes së trenit, sipas orarit të komunikacionit;

për dërgesat në dengje të transportit të rregullt në ditën e arritjes, kurse më së voni ditën e nesërme;

për dërgesat e mbeturinave post mortore pa përcjellës menjëherë pas arritjes;

për dërgesat e kafshëve të gjalla dhe dërgesa të vagonëve të transporti të afatizuar menjëherë, por më së voni në afat prej 2 orësh pas arritjes së dërgesës;

për dërgesa të materieve dhe sendeve të RID menjëherë pas arritjes;

për dërgesa të marrëveshjes së kontraktuar në kohën e paraparë me kuptim të veçantë gjatë kontraktimit të transportit.

Për arritjen e dërgesës pranuesi njoftohet me letër rekomanduese, telefon, telefaks, teleks, telegram për letrën rekomanduese ose përmes rrugës së shpërndarësit (korrierit). Gjatë njoftimit të pranuesit shënohet afati në të cilën dërgesa patjetër duhet të dërgohet dhe të paguhet taksa e shpenzimeve transportuese.

Pranuesi nuk duhet të lajmërohet për arritjen e dërgesës në rastet vijuese:

nëse hekurudha vetë ose më ndihmën transportuesit të kontraktuar (ekspedituesin) e dërgon dërgesën në lokalet afariste ose vendin e pranimit;

nëse dërgesa është e dërguar me shenjën “Mbetët në stacion”;

nëse dërguesi me deklaratë në listën transportuese kërkon pranuesi të mos njoftohet për arritjen;

nëse pranuese në formularin K-180 kërkon të mos lajmërohet për arritjen, por ai personalisht ose i autorizuari i tij do ta merr njoftimin në stacionin e udhëzuar;

Page 71: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

71

Lajmërimi konsiderohet për i kryer:

nëse kryhet me telefon, faks ose teleks, pas mbarimit të bisedës, përkatësisht pas dorëzimit të faksit, teleksit;

nëse kryhet nëpërmjet rrugës telegrafike, 12 orë pas dorëzimit të telegramit në postë;

nëse kryhet me letër rekomanduese, 24 pas dorëzimit të lajmërimit në post;

nëse kryhet me shpërndarës (avizer, korrier) drejtpërdrejt me dorëzimin me njoftimin për arritjen.

Hekurudha dhe shfrytëzuesi i transportit munden me marrëveshje të posaçme ta përcaktojnë mënyrën dhe kohën e njoftimit. Për lajmërimin e marrësit për arritjen e dërgesës hekurudha paguan kompensim sipas Tarifës Pjesa 6.

Pyetje:

1. Kur transportuesi e njofton shfrytëzuesin për arritjen e dërgesës?

2. Për cilat dërgesa nuk është e thënë lajmërimi të zbatohet gjatë kohës së punës nënstacion, por mund edhe jashtë saj?

3. Në cilat raste nuk kryhet lajmërimi për arritjen?

4. Kur lajmërimi konsiderohet për i zbatuar?

5.4. Blerja e listës transportuese

Për dërgesat për të cilat hekurudha nuk ka dorëzim, pranuesi është i obliguar ta blejë listën transportuese. Në të kundërtën do të hartohet marrëveshje e re. Gjatë blerje së listës transportuese pranuesi, respektivisht i autorizuari i tij është i obliguar në arkë të arritjes të dorëzojë kopje me datë të pranimit nga lista transportuese “Njoftim për arritje”, përkatësisht K-130 ose njoftim telefonik për arritjen. Nënshkrimi i pranuesit patjetër të pajtohet me adresën e listës transportuese, përveç kur i autorizuari e vërteton pranimin. Numri i autorizimit patjetër shënohet në njoftimin. Personat juridik me nënshkrim dhe vulë e vërtetojnë pranimin e dërgesës në “Njoftimin për arritje”.

Page 72: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

72

Pas pagimit të shumës së shënuar në listën transportuese pranuesit i jepet listë transportuese dhe i dorëzohet “Njoftim për arritjen”, sepse doganimi e jep dërgesën vetëm në bazë të listës transportuese blerëse.

Nëse personi që do ta sjellë “Njoftimin për arritjen” nuk është i njohur, arkëtari në “Njoftimin për arritje “ duhet ta shkruajë numrin e letrës së njoftimit dhe vendin e dhënies së saj.

Lista transportuese dhe dërgesa e cila është dërguar me shenjën “Mbetet në stacion” ose nëse dërguesi në listën transportuese shkruan pranuesi të mos njoftohet, dërgesa mund t’i jepet pranuesit vetëm nëse e tregon identitetin e tij me paraqitjen e dublikatit të listës transportuese, përkatësisht me letër-njoftim. Arkëtari e shkruan në njoftimin arritjen e numrit të letrës së njoftimit dhe vendin e dhënies së tij. Listën transportuese dublikatë e ndalon dhe e bashkëngjit ndaj “Njoftim për arritjen”.

Gjatë blerjes së dokumenteve transportuese, arkëtari i arritjes është i obliguar të dhënat nga njoftimi për arritjen t’i krahasojë me të dhënat nga lista transportuese, posaçërisht me të dhënat për pranuesin, numrin e copave, llojin e dërgesës, masën dhe shpenzimet e transportit. Dallimet eventuale në njoftimin për arritjen përmirësohen në prezencë të sjellësit.

Nëse humbet lajmërimi për arritjen, lista transportuese mund të blihet vetëm nëse pranuese ose i autorizuari i tij e dëshmon të drejtën e tyre për pranim. Në rastin e tillë arkëtari i mallit harton lajmërim K- 130 dhe e shënon me shënimin “Pranuesi-dublikatë e ka humbur njoftimin për arritjen”. Njoftimi-dublikatë për arritje i jepet pranuesit ose të autorizuarit të tij me vërtetim të K- 255, në të cilin shënohen shënimi “Dublikatë”. Numri i letërnjoftimit dhe vendi i dhënies së tij shkruhen në librin e dërgesave dhe në dublikatë – njoftim për arritjen. Nëse paraqitet dikush me kërkesë, dërgesa duhet t’i jepet në bazë të ekzemplarit të parë njoftim për arritjen. Njoftimi për arritjen do të ndalet dhe rasti do të paraqitet në MPB.

Pyetje:

1. Në bazë të cilit dokument pranuesi e blenë listën transportuese?

2. Cilat të dhëna nga njoftimi arkëtari i barazon me atë të listës transportuese?

3. Çfarë është procedura gjatë blerjes së listës transportuese nëse pranuesi e ka humbur lajmërimin?

4. Çka do të bëjë hekurudha nëse pas dhënies së dërgesës në bazë të dublikatit të njoftimit për arritjen lajmërohet njoftimi origjinal?

Page 73: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

73

5.5. Sjellja e dërgesave nga stacioni

Dërgesa e arritur mund t’i jepet pranuesit vetëm nëse e parashtron listën transportuese blerëse dhe njoftimin për arritjen në të cilin ka vërtetuar pranimin. Magazinieri patjetër para dhënies duhet të vërtetojë se a thua në listën transportuese dhe në njoftimin për arritje është vendosur vula “e paguar” me ditën e shënuar të pagimit, respektivisht vula “për faturë”. Nëse pranuesi vjen pas dërgesës pas kalimit të afatit për sjellje, magazinieri patjetër duhet ta drejtojë në arkëtari të arritjeve për shkak të pagesës së magazinimit, humbje dite të vagonit, qëndrimi sipas tarifës Pjesa 6. Në stacionin në të cilat dërgimin e organizon shpedicioni, që dërgesën ia dërgon pranuesit. Nga kjo përjashtohen:

dërgesa për të cilat dërguesi ka deklaruar se nuk dëshiron t’i sjellë në shpedicion;

pastaj dërgesa për të cilat ka përcaktuar deklaratë K- 180, pranuesi të jetë personi i tretë;

si dhe dërgesat e drejtuara me shenjën “Mbetën në stacion”.

Para sjelljes shpedicioni e blenë listën transportuese dhe i paguan të gjitha shpenzimet e transportit dhe shpenzimet e tjera që janë krijuar deri te ora e dhënies.

Dërgesat në dengje i jepen pranuesit para derës së magazinës dhe me atë rast i krahason të dhënat nga lista transportuese me gjendjen e vërtet të dërgesave. Nëse vërtetohet humbja e pjesërishme ose dëmtim i dërgesës, hartohet procesverbal për mbikëqyrje K-320.

Në qoftë se pranuesi e merr dërgesën në pjesë, lista transportuese dhe njoftimi për arritjen mbesin te magazinieri gjithnjë deri te sjellja e pjesës së fundit nga dërgesa, me atë që sjellja e çdo pjese duhet të shënohet në listën transportuese. Nëse pranuesi është i obliguar vetë ta shkarkojë dërgesën, magazinieri ia jep dërgesën pranuesit në vetë vagonët hekurudhor. Magazinieri jep dërgesa vagonore në këtë mënyrë që me arritjen e pranuesit i barazon të dhënat nga lista transportuese me numrin e vagonëve dhe plombat. Pastaj e vërteton gjendjen e vagonëve dhe gjendjen e jashtme të barrës.

Pas kryerjes së barazimit dhe verifikimit të gjendjes magazinieri i dorëzon vagonët te pranuesi për shkarkim në Vag - 4, në të cilat pranuesi me nënshkrimin e vetë e vërteton ditën dhe orën e pranimit si dhe gjendjen e vagonëve dhe barrës. Në prezencë të pranuesit magazinieri i zbret të gjitha plombat nga të dy anët e vagonit. I vendos në paketë, në të cilën patjetër shënohet data e heqjes. Plombat ruhen tre muaj.

Page 74: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

74

Si dëshmi se dërgesa është dorëzuar magazinieri vendosë në listën transportuese njoftim për arritjen, vulën për dhënien dhe datën kur dërgesa është dhënë me nënshkrim. Te dërgimi i dërgesës në pjesë, vula për dhënie vendoset gjatë dërgimit të pjesës së fundit të dërgesës.

Për çdo rast njoftimi për arritjen e mbanë magazinieri, kurse listën transportuese i kthehet pranuesit.

Nëse dërgesa e cila është vendosur në tokën e hekurudhës nuk dërgohet në afat prej 30 ditësh nga dita e vendosjes, stacioni mund ta jep në depon publike, ekspedituesit ose personit të tretë me pagimin e shpenzimeve të bëra me paralajmërimin se mund ta shesë për ti’ mbuluar shpenzimet e veta.

Pas mbarimit të shkarkimit, pranuesi është i obliguar vagonët dhe hapësirën rreth vagonëve mirë ta pastrojë. Në qoftë se është e nevojshme të bëjë dezinfektimin, vagonët domosdo duhet të dërgohen në stacionin dezinfektues. Nëse pranuesi nuk i pastron vagonët, pastrimin do ta bëjë stacioni, me pagimin e kompensimit për shërbime anësore të përcaktuara në tarifën Pjesa 6.

Pas mbarimit të shkarkimit, magazinieri i pranon vagonët nga pranuesi, me ç’rast të dy me nënshkrim e vetë atë e vërtetojnë në Vag-4. Nëse mbi vagonët është bërë ndonjë dëm nga ana e shfrytëzuesit, ai është i obliguar hekurudhës t’i kompensojë për dëmin.

Pyetje:

1. Kur magazinieri ia jep dërgesën pranuesit?

2. Cilit i jepet dërgesa nëse dërgesën e organizon ndonjë ekspedicion?

3. Për cilat dërgesa ekspedicioni nuk mund ta organizojë dërgimin?

4. Çfarë është procedura nëse gjatë dhënies së dërgesave vërtetohet humbje?

5. Në çfarë gjendje shfrytëzuesi i kthen vagonët hekurudhës?

6. Shpjegoje procedurën për heqjen e plombave prej vagonëve?

7. Shpjegoje procedurën gjatë dhënies së dërgesave të vagonit?

8. Shpjegoje procedurën gjatë pranim dorëzimit të vagonëve ndërmjet shfrytëzuesit dhe magazinierit?

Page 75: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

75

5.6. Afatet për shkarkim të vagonëve dhe sjelljes së dërgesave

Afati i sjelljes së dërgesave të cilat i shkarkon pranuesi, është 6 orë pune të stacionit; për dërgesa të trenit të itinerarit të dërguesit 10 orë, kurse për kafshë të gjalla 2 orë. Shfrytëzuesi i transportit dhe transportuesi munden të kontraktojnë edhe afate të tjera.

Afati për sjelljen e dërgesave të cilat i shkarkon pranuesi, fillon të rrjedh nga ora kur njoftimi për arritjen është kryer, përkatësisht kur dërgesa është e përgatitur për dorëzim.

Nëse dërgesa është dërguar me shenjën “mbetet në stacion” afati fillon të rrjedh nga ora kur dërgesa është pranuar për dorëzim.

Për kapërcimin e afateve, llogaritet humbja dite e vagonit, përkatësisht magazinimi i paraparë me tarifë.

Nëse afati i sjelljes nuk rrjedh në kohën e punës të stacionit, humbja dite e vagonit rrjedh nga momenti kur afati ka kaluar pa marrë parasysh që stacioni nuk punon. Nëse dërgesa shkarkohet, kurse vagoni nuk kthehet para kalimit të afatit të shkarkimit, humbja dite e vagonit do të rrjedhë gjithnjë deri sa vagoni nuk kthehet në stacion.

Pyetje:

1. Sa është afati për shkarkimin e vagonit dhe prej kur fillon të rrjedhë?

2. Prej kur do të fillojnë të llogariten magazinimi i humbje ditës së vagonëve?

5.7. Dorëzimi i sërishëm i dërgesave për transport (reekspedicioni)

Pranuesi mund dërgesën e arritur në dengje ose vagon në stacionin e arritur, para dhënies përsëri ta dërgojë në transport nën kushte gjithë kohën të kishte qenë në ruajtje në hekurudhën dhe përsëri të dorëzohet për transport në gjendje të njëjtë, në të cilën ka arritur në stacion me dorëzimin e sërishëm. Dërgesa nga fillimi mund të dorëzohet për transport nëse plotësohen të gjitha kushtet për transportin e mëtutjeshëm për stacionin drejtues të ri, sipas përcaktimeve dhe dispozitave të hekurudhës. Kërkesa për dorëzimin e sërishëm pranuesi patjetër me shkrim të kërkojë në stacion, kurse miratimin e jep shefi i stacionit. Para dhënies së miratimit, patjetër të vërtetohet se vallë është i mundur transporti i dërgesës. Shpenzimet e mëparshme për transport të dërgesave të riekspedituara patjetër të jenë të paguara dhe nuk mund ta ngarkojnë dërgesën si pagesë ndërmarrje.

Page 76: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

76

Me dorëzimin e sërishëm, dërguesi është i obliguar ta parashtrojë listën transportuese fillestare si dhe lista e re transportuese. Në rubrikën “Deklaratë” të listës së re transportuese shkruhet shënimi: “Dorëzimi i sërishëm pa ndryshimin e barrës – e arritur me numër_______”. Afati për dorëzimin e sërishëm të dërgesave është 3 orë. Afati i për dorëzimin e sërishëm është 10 orë. Afati për dorëzimin e sërishëm fillon të rrjedh nga ora e sjelljes për dërgesën e arritur. Për kryerjen e sërishme të dorëzimit stacioni llogarit kompensim për shërbim të sërishëm sipas tarifës Pjesa 6. Miratimi për riekspedicion të dërgesave nga komunikacioni ndërkombëtarë për stacione të hekurudhave të huaja e jep HM.

Pyetje:

1. Si është e mundur riekspedicioni i dërgesave?

2. Si dërgohet dërgesa në riikspedicion?

3. Sa është afati për reekspedicion?

4. Cili kompensim konsiderohet për dërgesë në riekspedicion?

5. Si paguhen shpenzimet transportuese?

5.8. Ripaketimi i dërgesave në stacionin drejtues sipas ndryshimit të marrëveshjes për transport

Me ripaketim nënkuptohet dorëzimi i sërishëm i dërgesës për transport në stacionin drejtues tjetër ose prapa në stacionin dërgues në bazë të marrëveshjes për transport. Dërgesa e këtillë dërgohet me pjesën nga lista transportuese lista transportuese (lista 2)njoftimi për arritjen (lista 3) kopja e listës transportuese (lista 5) dhe kështu dërgesa dorëzohet në stacionin e ri dërgues.

Pyetje:

1. Në cilin rast ridorëzohen dërgesat?

2. Si dërgohen dërgesat e ridorëzuara?

Page 77: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

77

Tema e GJASHTË: Llogaritja e shpenzimeve të transportit

Rezyme e temës:

Në këtë temë janë përpunuar pyetje të cilat nxënësit i mundësojnë:

T’i identifikojë pjesët e tarifës për transport të mallit;

T’i definojë elementet themelore për llogaritjen e taksës transportuese;

Të llogarisë shpenzimet e transportit për dërgesa të pranuara për transport të rregullt, të afatizuar dhe ekspres;

Ta njohë mënyrën e plotësimit të listës transportuese.

Page 78: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

78

6.1. Tarifat hekurudhore

Për shërbimet të cilat i afron hekurudha, tarifa parashikon dy çmime themelore të transportit, edhe atë çmimi i komunikacionit për transport të udhëtarëve – të përcaktuara me tarifa për transport të udhëtarëve dhe çmimi i transportit për dërgesa – e përcaktuar me tarifa për transport të dërgesave. Në strukturën e tarifave hekurudhore ndarja e këtillë paraqet ndarje themelore të tarifave.

Krahas çmimit për transport të udhëtarëve dhe çmimit të transportit të dërgesave, përcaktohen edhe çmimet për shërbime plotësuese të cilat i zbaton hekurudha, kurse janë në lidhje të drejtpërdrejtë me zbatimin e marrëveshjes për transport. Meqenëse zbatimi i tyre është direkt i lidhur me transportin dhe çmimet e këtyre shërbimeve janë pjesë përbërëse e tarifës për transport të udhëtarëve, përkatësisht dërgesave. Por, meqenëse kanë strukturë të posaçme tregohen në pjesën e veçantë të tarifës. Dhe sipas kësaj, tarifat hekurudhore ndahen në:

Tarifa për transport të udhëtarëve;

Tarifa për transport të mallrave;

Tarifa për kompensime

6.1.1. PARIMET TARIFORE

Gjatë përpunimit të tarifave, merren parasysh parime teorike parimore të njohura deri te të cilat është ardhur nëpërmjet praktikës shumëvjeçare. Parimet tarifore më të rëndësishme dhe më shpesh të përdorura janë:

Parimi i rentabilitetit i hekurudhës si ndërmarrje – sipas këtij parimi, duhet të sigurohet mbledhjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të transportit, mirëmbajtjes së vijave hekurudhore dhe mjeteve transportuese si dhe mbledhja e akumulimit të njohur, i cili do të përdorej për modernizimin e kapaciteteve hekurudhore dhe për reproduksionin (ndërtimin e vijave të reja hekurudhore dhe të ngjashme);

Parimi i vlerësimit i shërbimit transportues – sipas të cilit kundër shërbimi të cilën e paguan hekurudha duhet sa është e mundur më shumë t’i afrohet shpenzimeve të vërteta të transportit, përkatësisht shuma e paguar për shërbimin transportues duhet t’i mbulojë shpenzimet e transportit dhe të sigurojë akumulacion më të vogël të njohur të mjeteve të parave;

Page 79: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

79

Parimi i vlerës të dërgesës së transportuar – sipas këtij parimi, çmimi i shërbimit transportues përcaktohet në bazë të vlerësimit të dërgesës e cila transportohet. Me fjalë të tjera, për dërgesën me vlerë më të madhe tregtare çmimi i transportit do të jetë më e lartë në raport të dërgesës me vlerë më të vogël tregtare. Ky parim kërkon dërgesat të jenë të ndara në më shumë klasa tarifore, gjegjësisht formimin e klasifikimeve të dërgesave;

Parimi për shfrytëzim racional të mjeteve transportuese – sipas të cilit i kushtohet kujdes i madh shfrytëzimit racional të vagonëve. Sipas tij, shfrytëzuesit e transportit janë në fitim nëse i shfrytëzojnë vagonët deri në kapacitet të plotë, për shkak se në atë rast, sipas njësisë së transportit (një ton) dhe një kilometër paguajnë në mënyrë të konsiderueshme çmim më të vogël të transportit në krahasim me atë nëse vagonin e shfrytëzojnë me një të tretën ose një gjysmë. Në këtë rast edhe hekurudha është në fitim, sepse me transport të masës më të madhe të dërgesave do të fitojë të ardhura më të mëdha. Në bazë të këtij parimi ekzistojnë 10 – qëndrime tarifore më të ulëta, 15- më të ulëta, 20 – më të ulëta dhe 25 – më të ulëta për dërgesa të vagonëve.

Parimi i tarifës unike – përbëhet në atë që në çmimin territori i një rrejti hekurudhor zbatohet tarifë e njëjtë, të paguhen çmime të njëjta të transportit për një shërbim.

Krahas të numëruarave të mëparshëm ekzistojnë edhe parime të tjera sikurse që janë: parimi i vlerës së përdorimit të dërgesës së transportuar, parimi për ekonomi politike të bashkësisë shoqërore etj. 6.1.2 SJELLJA E TARIFAVE

Rregullat themelore të cilat i rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet hekurudhës dhe shfrytëzuesit të transportit të dhëna në Ligjin për marrëveshje për transport në komunikacionin hekurudhorë (Gazeta zyrtare nr. 55 nga 4 maj të vitit 2007). Akti tjetër që i rregullon marrëdhëniet ndërmjet hekurudhës si transportues dhe shfrytëzuesit të transportit është tarifa për transport të sendeve nëpër hekurudhat në Republikën e Maqedonisë. Tarifa zbatohet për transport të sendeve në komunikacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë, nëse për atë transport nuk aplikohen tarifat ndërkombëtare ose nëse nuk janë përcaktuar me tarifa ndërkombëtare. Për transportin e dërgesave në hekurudhat e Republikës së Maqedonisë, krahas kësaj tarife përdoren edhe:

Rregullat të cilat i sjellin organet kompetente, të cilat janë në lidhje me punën e hekurudhës dhe marrëdhënieve të saj me shfrytëzuesit të shërbimeve transportuese;

Rregullorja për transport të materieve të rrezikshme me hekurudhë në komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtarë RID.

Page 80: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

80

Tarifa për transport të dërgesave përbëhet nga pjesët vijuese:

- Pjesa 1 – Kushtet për transport dhe zhvendosja e taksës transportuese;

- Pjesa 2 – Klasifikimi i dërgesave;

- Pjesa 3 – Katalogu i stacioneve hekurudhore;

- Pjesa 4 – Largësia për transport të dërgesave nëpër hekurudhat në R. e Maqedonisë;

- Pjesa 5 - Rrugë tregues;

- Pjesa 6 – Lista e çmimeve e shërbimeve hekurudhore;

- Pjesa 6a – Kompensimet për dorëzim ose tërheqje e vagonëve në vijat e posaçme hekurudhore dhe industriale në hekurudhat në R. e Maqedonisë.

Tarifa, pjesët e tarifës dhe kontributet e tyre shpallen në botime të veçanta.

Tarifa vlen prej vitit 23.05. 2007.

Taksa transportuese, shtesa e taksës transportuese dhe kompensimet për shërbimet anësore llogariten sipas rregullave të kësaj tarife, e cila vlen prej ditës së lidhjes së marrëveshjes për transport. Me kërkesë të shfrytëzuesit transportuesi është i obliguar ta vë në mbikëqyrej tarifën.

Tarifa për transport të sendeve Pjesa 1 (Kushtet për transport dhe llogaritje e taksës transportuese)

Teksti në këtë tarifë ka të bëjë me kushtet e përgjithshme për transport dhe llogaritje të taksës transportuese. Përveç kësaj përmban edhe rregulla të njëllojta për paketimin dhe ngarkimin të llojeve të caktuara të mallit dhe mostrave nga formularët K-24, K-160, K-180, K-181, K-257, K-263, K-288 dhe Vag-23.

Tarifa për transport të sendeve Pjesa 2 (Klasifikimi i dërgesave)

Harmonizimi (përputhja) e nomenklaturës së mallit NHM për kodifikimin e mallit në komunikacionin hekurudhor. Nomenklatura e përputhur është e përbërë në bazë të sistemit të harmonizuar të shënimit dhe kodifikimit të dërgesave të Këshillit për bashkëpunim doganor.

NHM përbëhet prej listës së pozicioneve. Lista e pozicioneve është e ndarë në 22 pjesë të shënuar prej I deri më XII dhe 99 kapituj dhe përmban 1275 pozicione. Çdo pozicion përmban shifra prej katër numrave, dy të parët e shënojnë kapitullin me të cilën kanë të bëjnë, kurse vijueset dalin prej renditjes të pozicionit të atij kapitulli. Nëse ndonjë mall nuk është e shpërndarë, klasa e saj përcaktohet sipas mallit i cili edhe është më i ngjashëm.

Page 81: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

81

Kopje nga tarifa Pjesa 2 – klasifikimi i dërgesave:

POZI-CIONI

LLOJ I MALLIT

KLASA

TARI-FORE

PJESA V MINERALE

PRODHIMET

Kripë; sulfur; tokë dhe gurë; gips, gëlqere dhe çimento

2501 Krip, uji deti 1 2502 Piriti i hekurit, të padërguar 2 2503 Squfur 1 2504 Grafit, natyror 2 2505 Rërë natyrore 3 2506 Kuarc (përveç rërës natyrore); kuarciti 2 2507 Kaolin dhe argjile të tjerë të kaolinës të pjekura ose të papjekura 3 2508 Argjila 3 2509 Shkumësi 2 2510 Kalciumi, fosfati, aluminium kalcium fosfati dhe shkumësi i fosfatit

natyror 2

2511 Barium sulfati (bariti), natyror; barium karbonati natyror (viteriti) 2 2512 Miell, fosil, silikat (p. sh. kiselgur, tripla, diatomit, dhe dhera të

ngjashme silikate, të pjekura ose jo të pjekur me masë të rrejshme 1 ose më të vogël

Kapitulli i 26 Xehet, zhgurrat dhe pluhurat

2601 Xehet e hekurit dhe koncentrate 2 2602 Xehe të manganit dhe koncentrate 2 2603 Xehe të bakrit dhe koncentrate 2 2604 Xehe të nikeli dhe koncentrate 2 2605 Xehe të kobaltit dhe koncentrate 2 2606 Xehe të aluminiumit dhe koncentrate 2 2607 Xehe të plumbit dhe koncentrate 2 2608 Xehe të xingut dhe koncentrate 2 2609 Xehe të kallajit dhe koncentrate 2 2610 Xehe të kromit dhe koncentrate 2 2611 Xehe të volframit (tungstenit) dhe koncentrate 2 2612 Xehe të uranit ose torium dhe koncentrate 2 2613 Xehe të molibdenit dhe koncentrate 2

Figura 9. Kopje nga tarifa Pjesa 2 – Klasifikimi i objekteve të cilat transportohen në hekurudhat e R. të Maqedonisë

Page 82: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

82

Tarifa Pjesa 2 shërben për gjetjen e klasës tarifore të dërgesës, e cila është pranuar për transport. Klasa tarifore është e nevojshme për llogaritjen e taksës transportuese të dërgesave, kurse pozicioni sipas NHM shkruhet në listën transportuese në rubrikën 24.

Shembull: Xehet e plumbit dhe koncentrat kanë pozicion sipas NHM 2607 në klasën tarifore 2.

Tarifa për transport të sendeve Pjesa 3 (Katalogu i stacioneve hekurudhore të hekurudhave të R. së Maqedonisë)

Në këtë pjesë të tarifës janë dhënë të gjitha stacionet sipas rendit të alfabetit në territorin e R. së Maqedonisë dhe të dhënat për to: a janë të pajisura me vaga, magazina dhe rampa. Gjithashtu janë shënuar edhe stacionet hekurudhore të cilat janë të hapura për zbatimin e punëve doganore.

Tarifa për transport të objekteve Pjesa 4 (Largësia për transportin e mallit nëpër hekurudhat e R. së Maqedonisë)

Largësia përdoret për llogaritjen e distancës tarifore ndërmjet stacioneve hekurudhore të vijave hekurudhore të R. së Maqedonisë. Ai përbëhet prej listave të hekurudhave me ngarkime të lejuara dhe distanca ndërmjet stacioneve.

Kopje nga Tarifa 4 – Largësia për transport të mallit nëpër vijat hekurudhore të R. së Maqedonisë.

TRUBAREVË – KËRÇOVË

Ngarkimi i lejuar

në t/bosht

Nga stacioni i

Trubarevës

Deri te stacioni

Nga stacioni Kërçovë

22,5 Km TRUBAREVË km 22 GORÇE PETROV 141 43 RADUSHA

JEGUNOVCË 119

55 TETOVË 98 72 ZHEROVIJANË 86 84 GOSTIVAR 69

100 ZAJAZ 57 126 GOSTIVAR 41 141 ZAJAZ 15 20 - ZAJAZ 8

KËRÇOVË - 8 TAJMISHTE -

Figura 10: Kopje nga tarifa Pjesa 4 – largësia për transportin e mallit në vijat hekurudhore të R. së Maqedonisë

Page 83: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

83

Largësia tarifore përcaktohet në bazë të rrugës transportuese që është shënuar në listën tarifore. Se si përcaktohet largësia tarifore, do të tregohet nëpërmjet shembullit vijues:

Të përcaktohet largësia tarifore nga stacioni Gjorçe Petrov deri te stacioni në Tetovë?

Shikuar nga pika fillestare Trubarevë, stacioni Gjorçe Petrov gjendet 119 km, kurse stacioni Tetovë në 69 kilometra, që të përcaktohet largësia tarifore duhet këto dy numra të zbriten, respektivisht

119-69=50 km

Do të thotë largësia tarifore nga Gjorçe Petrovi deri në Tetovë është 50 kilometra.

Nëse për relacionin e njëjtë si pikë fillestare e marrim stacionin në Trubarevë atëherë stacioni Gjorçe Petrov gjendet 22 kilometra, kurse stacioni Tetovë në 72 kilometra, që të përcaktohet largësia tarifore duhet këto dy numra të zbriten, respektivisht

72-22=50 km.

Gjatë përcaktimit të largësisë tarifore e dhënë e rëndësishme është nëse rruga e njohur shkon nëpërmjet një ose më shumë vija hekurudhore.

Figura 11: Rrjeta hekurudhore e vijave hekurudhore në Republikën e Maqedonisë

Në Shembullin 2 do ta përcaktojmë largësinë tarifore prej Gostivari deri në Tajmishte:

Page 84: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

84

Meqenëse Gostivari dhe Tajmishtja nuk i lidh drejtpërdrejt hekurudhat, por rruga transportuese shkon në relacion Gostivar – Zajaz, Zajaz – Tajmishte, ashtu edhe do të përcaktojmë distancë tarifore: Gostivar – Zajaz: 41-15=26 km Zajaz – Tajmishte: 8-0=8 km Në bazë të lartë-theksuarës, mund të përfundohet se largësia tarifore prej Gostivarit derti në Tajmishte është: 26+8=43 km. Tarifa për transportin e sendeve Pjesa 5 (Rrugëtreguesit) Rrugëtreguesja i përmban të gjitha rrugët transportuese të vijave hekurudhore në territorin e R. së Maqedonisë. Tarifa për transportin e sendeve Pjesa 6 (lista e çmimeve të shërbimeve hekurudhore) Lista e çmimeve i përmban çmimet për transport dhe për kompensim për shërbime anësore. Lista e çmimeve përbëhet prej tabelave tarifore për komunikacion të brendshëm dhe për eksport import, me qëndrime transportuese për dërgesa të vagonëve, për transport të dërgesave kontejner dhe për nevoja personale. Në figurën 12, 13 dhe 14 janë treguar kopje nga tarifa Pjesa 6.

Tarifa Pjesa 6: Tabela tarifore

1.1.1 TABELA TARIFORE QËNDRIMET TRANSPORTUESE PËR DËRGESA TË VAGONËVE NË TRANSPORTIN E

RREGULLT- KOMUNIKACIONI I BRENDSHËM

Figura 12:Kopje nga tarifa Pjesa 6 – Lista e çmimeve të shërbimeve hekurudhore

Page 85: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

85

Tarifa Pjesa 6: Tabela tarifore të posaçme taksa transportuese të llogaritura për kontejner të mëdha transportuese për transport të rregullt

1.3.1 TABELA TË VEÇANTA TARIFORE TAKSA TRANSPORTUESE PËR KONTEJNER TË MËDHENJ TRANSPORTUES PËR TRANSPORT

TË RREGULLT- KOMUNIKACION TË RREGULLT-

Figura 13: Kopje nga tarifa Pjesa 6 - Lista e çmimeve të shërbimeve hekurudhore

Tarifa Pjesa 6: Tabela të posaçme tarifore

Figura 14: Kopje nga tarifa Pjesa 6 - Lista e çmimeve të shërbimeve hekurudhore

1.2.1. TABELA TARIFORE TAKSA TRANSPORTUESE PËR KONTEJNER

TË MËDHENJ TRANSPORTUES PËR TRANSPORT TË RREGULLT-

KOMUNIKACION TË RREGULLT-

1.2.2. TABELA TARIFORE TAKSA TRANSPORTUESE PËR KONTEJNER

TË MËDHENJ TRANSPORTUES PËR TRANSPORT TË RREGULLT-

KOMUNIKACION TË RREGULLT-

Page 86: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

86

6.2. Afatet e dërgesave

Hekurudha është e obliguar t’i transportojë dërgesat në afatin e kontraktuar – afati i dërgimit.

Afati i dërgimit është koha për të cilën hekurudha është e obliguar dërgesën e pranuar ta dërgojë deri te stacioni dërgues, ta transportojë deri te stacioni i udhëzuar, ta përgatisë për dhënien dhe ta njoftojë pranuesin për arritjen e tij.

Afati i dërgimit kontraktohet me dërguesit në varshmëri nga largësia tarifore, rruga transportuese dhe organizimin e transportit. Ky afat mund të kontraktohet me dërguesin gjatë lidhjes së çdo marrëveshje të veçantë për transport.

Nëse afati i dërgimit nuk është posaçërisht i kontraktuar, atëherë konsiderohet se dërguesi e ka pranuar afatin e rregulluar me tarifën për transport të dërgesave Pjesa 1, i cili përbëhet prej:

1. Afati dërgues – 1 ditë 2. Afati transportues për çdonjërin të filluar 250 km sipas një dite 3. Afati plotësues

- për ngarkimin e dërgesave për shkak të ndryshimit të mjetit transportues – ditë

Afati i dërgimit fillon të rrjedh prej 00:01 ora në ditën e nesërme pas pranimit të dërgesave në transport, kurse për dërgesat lehtë që prishen dhe kafshë të gjalla të dorëzuara në transport paradite prej 12:01 ditën e njëjtë.

Afati i dërgesës do të jetë i ruajtur nëse hekurudha para kalimit të saj e përgatitë dërgesën për dhënie dhe e njofton dërguesin për arritjen e dërgesave.

Hekurudha mund të thirret në vazhdimin e afatit nëse në listën transportuese është shkruar “ndërprerja e afatit të dërgimit”.

Afati i dërgimit nuk rrjedh gjatë kohës së qëndrimit të dërgesës që është krijuar për shkak të:

1. Kontrollimit të përmbajtjes dhe masës së dërgesës, nëse me këtë kontrollim është vërtetuar jo saktësi në listën ngarkuese;

2. Punë të organeve doganore ose të tjera; 3. Ndryshimi i marrëveshjes për transport është zbatuar sipas kërkesës së

dërguesit; 4. Veprime të posaçme në lidhje me dërgesën (ushqyerit, dhënia ujë kafshëve

dhe ngjashëm); 5. Shkaqe të tjera të cilat e pengojnë fillimin ose vazhdimin e transportit nëse për

to nuk ka faj transportuesi.

Page 87: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

87

6.3. Pagimi i shpenzimeve të transportit

Dërguesi i cili i merr mbi vete shpenzimet e transportit ose pjesën e shpenzimeve të transportit (taksën transportuese, shtesën a taksës transportuese ose kompensim për shërbimet anësore) është i obliguar atë ta shënojë në listën ngarkuese në rubrikën përkatëse “deklaratën për pagesë”.

Dërguesi që më parë i paguan shpenzimet e transportit për mallrat vijues:

1. Mallrat lehtë që prishen;

2. Mallra me vlerë të parëndësishme;

3. Kafshë të gjalla.

Transportuesi përveçse mbi bazën e marrëveshjes së veçantë, mund t’i lejojë dërguesit shpenzimet e transporti t’i paguajë pranuesi.

Nëse shuma e shpenzimeve të transportit të cilat duhet t’i paguajë dërguesi nuk mund saktë të vërtetohet, atëherë transportuesi mund të kërkojë nga dërguesi si garanci të japë shumën që përafërsisht i përgjigjet këtyre shpenzimeve, për çka i jep dëftesë. Shpenzimet e transportit transportuesi është i obliguar të llogarit në afat prej 30 ditësh pas kalimit të afatit të dërgimit, për çka i jep llogari franko dërguesit, kurse dërguesi duhet ta kthejë dëftesën.

Kompensimet për shërbimet anësore siç janë: humbje dite vagonore, magazinimi, kontrollimi i masës, njoftimi për arritje, transporti i dërgesave në stacionin e dërguar, shkarkim i vagonit në vijën hekurudhore të hapur ose transportimin në rreth të së njëjtit stacion të dërguar të shkaktuar me ndonjë vepër e cila i përshkruhet pranuesit, patjetër çdoherë duhet t’i paguajë pranuesi.

6.3.1 AVANS, PAGIM NDËRMARRJEJE

Avansi është shuma me të cilën dërguesi e obligon hekurudhën në llogari të saj ta paguaj nga pranuesi gjatë marrjes së dërgesës, përkatësisht blerjes së listës transportuese. Kjo shumë zakonisht është çmimi i shitblerjes së dërgesës e cila transportohet.

Page 88: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

88

Shuma më e vogël e avansit me të cilën mund të ngarkohet malli është e përcaktuar në tarifën Pjesa 6. Dërgesat e vagonëve të zbrazët shfrytëzuesit në transport dhe vagonëve me qira si dhe kontejnerët nuk mund të ngarkohen me avans.

Dërguesi i cili dëshiron ta ngarkoi mallin me avans do ta shkruajë si kërkesë të vet në rubrikën përkatëse të listës transportuese shumën vetëm me numra dhe do ta paraqesë në listën transportuese në zarf të veçantë fletëpagesën e plotësuar me shumën e avansit. Krahas kësaj, dërguesi do ta shkruajë adresën e vet dhe numrin e llogarisë rrjedhëse nëse e posedon.

Dublikata e listës transportuese në të cilën është shënuar shuma e avansit që është vërtetuar me vulë stacioni dhe nënshkrim të dërguesit, i shërben si dëshmi se dërgesa është e ngarkuar me avans. Avansi mund të paguhet edhe me para të gatshme. Shumën e paguar të avansit me para të gatshme stacioni udhëzues ia dërgon dërguesit nëpërmjet postës në afat prej tre ditësh.

Pagimi i ndërmarrjes është shumë e parave të cilën stacioni dërgues me kërkesë të dërguesit i paguan gjatë lidhjes së marrëveshjes për transport.

Transportuesi me kërkesë të dërguesit në bazë të dërgesave të cilat i ka pranuar në transport, duhet t’i paguajë pagesë ndërmarrëse. Shuma më e madhe e pagesës ndërmarrëse është e rregulluar me tarifën Pjesa 6.

Shumën e pagesës ndërmarrëse dërguesi e shkruan në listën transportuese në rubrikën përkatëse vetëm me numra.

Për shumën e avansit dhe pagesën ndërmarrëse hekurudha paguan provizion e cila është e rregulluar me tarifën Pjesa 6.

6.4. Elementet themelore për llogaritjen e taksës transportuese

Gjatë lidhjes së marrëveshjes për transport, është e nevojshme të vërtetohen shpenzimet e përgjithshme të transportit, të cilat llogariten në listën transportuese. Shpenzimet e transportit përbëhen prej:

- Taksës transportuese; - Kompensimeve të shërbimeve anësore; - Shtesës së taksës transportuese.

Nën taks transportuese nënkuptohet çmimi i transportit për mallin nga dërgimi deri te stacioni dërgues nëpërmjet rrugës së kërkuar transportuese. Taksa transportuese llogaritet për çdo mall. Nën nocionin taksë transportuese konsiderohet edhe taksa transportuese shtesë e cila llogaritet vetëm në transportin e përzier (kombinuar).

Page 89: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

89

Kompensimi për shërbime anësore është rregulluar me tarifën Pjesa 6.

Shtesa e taksës transportuese paguhet nga shfrytëzuesi në rastin e listës transportuese të plotësuar jo saktë ose jo plotësisht, për shkak të së cilës ka ardhur deri te zvogëlimi i shpenzimeve të transportit ose ishte sjellë në pyetje siguria e komunikacionit.

Elementet themelore për llogaritjen e taksës transportuese janë:

1. Lloji i mallit (në dengje ose vagon);

2. Mënyra e transportit (e rregullt, afatizuar, e kontraktuar ose transport ekspres);

3. Lloj i dërgesave – në dengje – a bëhet fjalë për të dërgesa të rëndomta, të trasha ose dërgesa me vëllim të jashtëzakonshëm, të vagonit – në cilën klasë tarifore sipas tarifës Pjesë 2.

4. Masa e dërgesës – mund të jetë:

Masa e vërtetë – ajo masë e cila është e shkruar në listën transportuese, kurse është e vërtetuar me matje;

Masa e vetme e cila është vërtetuar me tarifë për mallrat e caktuar, më shpesh për kafshë të gjalla të cilat transportohen si dërgesa në dengje.

Masa me vagon e vërtetuar me tarifë, për llogaritjen e taksës transportuese është:

- Për dërgesa në dengje të rëndomta 50 kg

- Për dërgesa të trasha në dengje 100 kg

- Për dërgesa në dengje me vëllim të jashtëzakonshëm 1.000 kg

- Për dërgesa të përbëra prej materieve dhe sendeve të RID 4.000 kg

- Për dërgesa të vagonit 5.000 kg për një bosht (2 – vagoni i boshtit ka masë më të vogël prej 10.000 kg)

- Largësia tarifore e cila përcaktohet sipas tarifës Pjesa 4;

- Lloji dhe përkatësia e vagonit (konstruksioni i rëndomtë dhe special në pronësi të shfrytëzuesit ose të hekurudhës)

Masa e dërgesës e cila shërben për përllogaritjen e taksës transportuese rrumbullakohet për çdo 100 kg të filluar në 100-ta vijuese (768 kg rrumbullakohet 800 kg, 521 kg rrumbullakohet në 600 kg).

Gjatë llogaritjes së taksës transportuese për mallra në dengje dhe vagon, çmimi rrumbullakohet një dinarë më lartë (56,3 den rrumbullakohet në 57 den).

Page 90: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

90

Taksa transportuese nuk guxon të jetë më e vogël nga taksa transportuese më e vogël e cila është e përcaktuar me tarifën Pjesa 6.

6.5. Përllogaritja e taksës transportuese për mallrat në dengje

Dërgesat me një ose më shumë copa të cilat pranohen në transport me hekurudhë me listë transportuese në të cilën është shënuar se malli transportohet si në dengje.

Në varshmëri nga lloji i mallit, kushtet për transport, vendosja në magazinë dhe përllogaritja e taksës transportuese, të gjitha dërgesat në dengje mund të ndahen në:

- Mallra të thjesht në dengje;

- Mallra të trasha;

- Mallra me vëllime të jashtëzakonshme;

- Mjeti transportues;

- Materie të rrezikshme dhe objekt të RID;

- Kafshë të gjalla dhe peshq të gjallë në ujë;

- Mallra të ngarkuar në paleta;

- Mallra të ngarkuar në kontejner;

- Mallra në dengje grumbulluese.

Për çdonjërën prej këtyre mallrave krahas themelorëve ekzistojnë edhe rregullat e posaçme të cilat përdoren gjatë zhvendosjes së taksës transportuese. Elementet themelore për përllogaritjen e taksës transportuese për mallra në dengje janë:

1. Largësia tarifore;

2. Masa e llogaritur;

3. Mënyra e transportit;

4. Qëndrimi transportues.

Page 91: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

91

6.6. Elementet themelore për përllogaritjen e taksës transportuese për dërgesat e vagonit

Me dërgesë vagoni nënkuptohet dërgesa për transportin e të cilave dërguesi ka porositur vagon ekskluzivisht për transport të asaj dërgese.

Dërgesa e vagonit mund të dorëzohet në: transport të rregullt, transport të afatizuar, transport ekspres dhe në transport të kontraktuar.

Krahas mënyrës së transportit për përllogaritjen e taksës transportuese, të dërgesave të vagonit duhet të vërtetohet klasa tarifore në të cilat gjenden dërgesat sipas tarifës Pjesa 2 – Klasifikimi i dërgesave (a gjenden dërgesat në klasën 1, 2 ose 3).

Në varshmëri prej masës e cila është e ngarkuar në vagon ose nga fuqia bartëse e vagonit, çdo klasë tarifore është e ndarë në 4 qëndrime transportuese edhe atë: 10 – tonësh, për masën e llogaritur prej 10.000 kg, 15 – tonësh për masën e llogaritur prej 15.000 kg, 20 tonësh për masën e llogaritur prej 20.000 kg dhe 25 tonësh për masën e llogaritur prej 25.000 kg.

Qëndrimi transportues është shuma e parave për 1.000 kg dërgesa në distancë tarifore të caktuar.

Masa më vogël për përllogaritjen e taksës transportuese është 5.000 kg për bosht.

Në elementet themelore për përllogaritjen e taksës transportuese bëjnë pjesë edhe lloji i dërgesave, përkatësisht klasave. Duhet të mbahet llogari në listën transportuese dërgesa të shënohet pasi që është shënuar në tarifën Pjesa 2.

6.7. Përllogaritja e taksës transportuese për dërgesat e vagonit për transport të afatizuar, ekspres dhe e kontraktuar

Për dërgesat e vagonit në transport të afatizuar, taksa transportuese llogaritet sipas rregullave për dërgesat e vagonit në transport të rregullt, gjatë së cilës taksa transportuese e pa rrumbullakuar rritet për 50% (shumëzohet me koeficientin 1,5).

Nëse dërgesa e vagonit me kërkesë të dërguesit transportohet në trena të udhëtarëve taksa transportuese do të llogaritet sipas dispozitave për dërgesa vagoni në transport të rregullt, gjatë së cilës taksa transportuese e pa rrumbullakuar rritet për 100% (shumëzohet me koeficientin 2). Transporti i këtillë quhet transport ekspres.

Dërgesat e vagonit në transport të kontraktuar pranohen në transport vetëm në bazë të marrëveshjes së posaçme ndërmjet dërguesit dhe hekurudhës. Më këtë marrëveshje vërtetohet çmimi i transportit, mënyra e llogaritjes së taksës transportuese, kompensimet dhe shërbimet e tjera.

Page 92: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

92

6.8. Përllogaritja e taksës transportuese për dërgesa vagoni të cilat i takojnë klasave të ndryshme tarifore

Dërgesa e vagonit që dërgohet në transport zakonisht janë të një. Megjithatë nëse natyra e dërgesave atë e lejon, dërguesi në një vagon mund të ngarkon 2 ose më shumë lloje të mallrave, të cilat sipas klasifikimit mund t’i takojnë në klasa të ndryshme tarifore. Dërguesi është i obliguar masën e këtyre mallrave ta shënojë veçmas.

Taksa transportuese për mallrat e këtilla të vagonëve llogaritet sipas rregullave vijuese:

1. Nëse masa e mallrave ë cilat u takojnë klasave të ndryshme tarifore nuk është posaçërisht e shënuar në listën transportuese, taksa transportuese llogaritet për masën e llogaritur, sipas klasës tarifore të mallit e cila ka klasë më të lartë tarifore;

2. Në qoftë se masa posaçërisht është shënuar në listën transportuese, taksa transportuese llogaritet veçmas për secilin mall në bazë të masës së tyre të vërtet të rrumbullakuar në 100-tën vijuese. Kjo do të thotë se merret ai qëndrim transportues i cili i përgjigjet masës së llogaritur të krejt mallit, pa marrë parasysh në masën e vërtetë të pjesës nga malli i cili gjendet në vagon.

6.9. Përllogaritja e taksës transportuese për mallra të vagonëve të paletave dhe boks paletave

Për mallra vagoni në paleta dhe boks paleta taksa transportuese llogaritet sipas rregullave për dërgesa të vagonëve, për masën e cila vërtetohet ashtu që nga bruto masa e mallit, zbritet masa individuale e paletës, e cila është 25 kg për të rrafshëta dhe 85 kg për paletat boks. Masa e paletës e cila zbritet nga masa bruto e mallit, nuk guxon të jetë më e madhe se 15% nga neto masa e mallrave transportues. Te dërgesat me objekte të cilat i takojnë klasave të ndryshme tarifore, pjesë e masës së paletës që kalon 15 % nga masa neto e mallit shtohet në masën e mallit e cila është më e madhe. Nëse janë të barabarta, atëherë malli i takon klasës më të madhe tarifore. Në qoftë se dërguesi nuk shkruan masën e paletës, taksa transportuese llogaritet për masën bruto të mallit.

Page 93: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

93

6.10. Përllogaritje e taksës transportuese për kafshët e gjalla si dërgesa vagoni

Për dërgesa vagoni të kafshëve, taksa transportuese llogaritet për masën të cilën dërguesi e ka shënuar në listën transportuese, përkatësisht të cilën hekurudha e ka verifikuar me matje sipas rregullave për përllogaritjen e taksës transportuese të mallrave të vagonit.

Në rastin e transportit të kafshëve të trasha dhe derrave, dërguesi vagonin e shtron me rërë ose e siguron nga përlyerja me ndonjë shtrojë tjetër.

Me kërkesë të dërguesit hekurudha do të vë në disponim: rërë, parmak dhe veglëri tjetër, në qoftë se me të disponon me pagimin e kompensimeve të parapara.

Me kafshët të cilat kanë përcjellje mund të transportohet edhe sasi e ushqimit, e cila është e nevojshme për ushqimin e tyre gjatë transportimit, pajisje për kafshët dhe bagazh i dorës i pranuesit. Këto sende transportohen falas në vagonin e njëjtë në të cilin transportohen kafshët dhe nuk shënohet në listën transportuese.

Kafshët të cilat transportohen me tren për transportin e udhëtarëve pranohen në transport vetëm me përcjellës, i cili i përcjellë deri te stacioni udhëzues.

Shoqëruesi gjatë kohës së transportit kujdeset për kafshët në çdo pikëpamje. Ai gjendet në vagon në të cilin transportohen kafshët gjatë gjithë kohës së transportit. Nëse ajo nuk është e mundur, ai mund të kërkojë t’i caktohet vendi në vagon zyrtarë ose të posaçëm për udhëtarë ose transportues.

Dërguesi mund ta obligojë përcjellësin në emër të tij të kërkojë ndryshim të marrëveshjes për transport, me dhënie deklaratë – autorizim të listës transportuese. Përcjellësi mund të ndryshojë stacionin udhëzues ose pranuesin vetëm nëse shtron dublikatë të listës transportuese dhe në rubrikën “ndryshim të marrëveshjes për transport” e shkruan kërkesën për ndryshim të marrëveshjes për transport.

Rreptësisht është e ndaluar aktiviteti i cili do të mund të shkaktojë zjarr (pirja e duhanit, përdorim i materieve që ndizen dhe të ngjashme).

Nëse transporti zgjat më shumë se 24 orë, dërguesi duhet në mënyrë të mjaftueshme t’i ushqejë dhe u jep ujë kafshëve para ngarkimit. Kafshët patjetër duhet të ushqehen dhe të pinë ujë më së voni pas 24 orëve, gjithnjë deri te dhënia e dërgesës pranuesit. Dërguesi mund të kërkojë ushqimi dhe dhënia e ujit kryhet vetëm në stacione të pajisura me pajisje të posaçme për atë qëllim. Në rubrikën, “ndërprerja e afatit të dërgimit” në listën transportuese shkruan ditën dhe orën kur është kryer dhënia e ushqimit dhe e ujit. Për dhënien e ushqimit dhe ujit hekurudha paguan kompensim sipas tarifës Pjesa 6.

Page 94: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

94

Nëse sipas vlerësimit të dërguesit ose organit të shërbimit veterinar-sanitar hapjet e vagonëve nuk janë të mjaftueshëm, atëherë dyert mund të mbahen pjesërisht ose plotësisht të hapura. Nëse dërguesi siguron parmak ose gardh në lartësi prej 1,5 metra, me atë që pjesa e poshtme e parmakëve në lartësi deri më 30 cm nuk guxon të lëshon pleh dhe shtrat prej vagonit.

Stacioni i drejtuar është i obliguar ta njoftojë pranuesin menjëherë pas arritjes së kafshëve të gjalla. Hekurudha është e obliguar ta lajmërojë pranuesin për kohën e arritjes së kafshëve të gjalla (njoftim paraprak), kurse më së voni 2 orë pas dërgimit të tyre nga stacioni i fundit i ranguar ose stacioni kalimtar, respektivisht dërguese nëse ajo është më e afërt nga e ranguara ose e radhitura. Për këtë lajmërim paraprakisht hekurudha paguan kompensim të veçantë.

Për dërgesat e vagonëve taksa transportuese llogaritet për masën të cilën dërguesi e ka shënuar në listën transportuese, gjegjësisht hekurudha e ka vërtetuar me matje, sipas rregullave të përgjithshme për dërgesa të vagonëve.

6.11. Përllogaritja e taksës transportuese për dërgesa vagoni të sendeve të gjata të ngarkuara në më shumë vagonë

Dërgesat të cilat dorëzohen si dërgesa vagoni sipas rregullit ngarkohen me një vagon me ç’rast hekurudha mban llogari për gjatësinë e dërgesës. Hekurudha gjatë porositjes së vagonit, e përcakton serinë në raport me gjatësinë e dërgesës.

Shpesh për shkak të gjatësisë së dërgesës ajo nuk mund të ngarkohet në një vagon, por ngarkohet në 2 ose më shumë. Ngarkimi mund të kryhet në mënyrën vijues:

- Sendi të jetë i ngarkuar në dy vagon;

- Të shtohen vagonë të zbrazët mbrojtës për shkak të sigurimit të sendeve transportuese,

- Shtohen vagonë të zbrazët për shkak të lidhjes së vagonëve në të cilën gjendet ngarkesa (vagonë të futur);

- Shtohen vagonë të zbrazët të furnizuar me frekuentues automat. Kur transportohen sende në vagon me frekuentues automatik, konsiderohet se çdo vagon duke e përfshirë edhet zbrazëtin, është barabarësish i ngarkuar.

Taksa transportuese llogaritet posaçërisht për çdo vagon sipas dispozitave të përgjithshme tarifore në varshmëri prej tipit dhe pronësisë së vagonëve.

Page 95: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

95

6.12. Përllogaritja e taksës transportuese për kontejner të vogël dhe të mesëm në dërgesat e vagonëve

Për kontejnerët e vogël dhe të mesëm të cilët dorëzohen për transport si dërgesa vagoni taksa transportuese llogaritet sipas kushteve të përgjithshme për llogaritjen e taksës transportuese për masën e vërtet të dërgesave.

6.13. Shtesa e taksës transportuese

Gjatë dorëzimit për transport të dërgesës dërguesi është i obliguar në listën transportuese drejtë të regjistrojë:

- Llojin e dërgesave (sipas klasifikimit të dërgesave);

- Masa e dërgesave.

Te dërgesat e vagonëve dërguesi patjetër duhet të mbajë llogari që vagoni të jetë i ngarkuar sa nga masa e cila është regjistruar në listën transportuese në rubrikën “kufiri i ngarkimit”.

Në qoftë se dërguesi vepron sipas këtyre rregullave, hekurudha do të mund drejt ta llogaritë taksën transportuese dhe kompensimet e tjera.

Në qoftë se dërguesi me qëllim ose pa qëllim regjistron informata të gabuara në listën transportuese hekurudha do të paguajë shtesë të taksës transportuese, krahas taksës transportuese të rregullt:

- Shuma e dyfishtë e dallimit në taksën transportuese nga stacioni dërgues deri te stacioni i dërguar, ndërmjet taksës transportuese të llogaritur mbi bazën e të dhënave jo të sakta të regjistruar dhe taksës transportuese e cila do të llogaritej nëse do të ishin të sakta të dhënat e regjistruara;

- Shuma e dyfishtë e taksës transportuese për transportin e kryer nga stacioni dërgues deri te stacioni në të cilin është vërtetuar parregullsi, dhe kompensim të dëmit që është krijuar për shkak të saj.

Nëse transporti nuk ka filluar, llogaritet vetëm kompensimi për shpenzimet e krijuara dhe eventualisht dëmi i krijuar.

Nëse krahas dërgesës si në të dy rastet e mëparshme, do të llogaritet vetëm sipas dispozitës së dytë, sepse konsiderohet si më i rëndë mosrespektimit të hekurudhës.

Page 96: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

96

Shuma e shtesës së taksës transportuese, kompensim për dëmin dhe baza për pagesën e saj hekurudha do ta shënojë në listën transportuese.

6.14. Përllogaritja e taksës transportuese për dërgesat në kontejner të mëdhenj dhe sëndukë të ndryshueshëm të kamionëve

Kontejnerët e mëdhenj – të ngarkuar ose zbrazët, transportohen ekskluzivisht si dërgesë vagoni. Sipas pronësisë mund të jenë:

- Në pronësinë e hekurudhës (HM ose hekurudhat e shteteve të huaja);

- Në pronësi të shfrytëzuesit të transportit.

Sipas dedikimit mund të jenë:

- Universale – për transportin e të gjitha llojeve të dërgesave;

- Speciale – për transportin e llojeve të caktuara të dërgesave.

Sipas madhësisë, kontejnerët e mëdhenj munde të jenë prej:

10’ (shkallë) – gjatësia 2,990 m, fuqia bartëse 10.000 kg

20’ (shkallë) – gjatësia 6,058 m, fuqia bartëse 20.000 kg

40’ (shkallë) – gjatësia 12,192 m, fuqia bartëse 30.000 kg

Në një vagon mund të ngarkohet më shumë kontejnerë të mëdhenj nëse kjo nuk kundërshtohet me dispozitat për ngarkim të vagonëve.

Në listën transportuese, dërguesi krahas të dhënave të zakonshme regjistron:

- Në rubrikën “adresa ose shenja”, shenja e pronësisë së hekurudhës, e cila e ka radhitur kontejnerin në parkun e tij dhje numri individual i kontejnerit;

- Në rubrikën “shënim i dërgesave”, me titullin e dërgesave, llojin, kategorinë e kontejnerëve, kapacitetin pronësinë dhe numrin e kontejnerëve të veçantë për transport;

- Në rubrikën masë, me masën e dërgesave, masa vetjake e kontejnerëve në kilogram

Page 97: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

97

Nëse dërgesa e vagonit përbëhet prej më shumë kontejnerëve të ndryshëm, të gjitha të dhënat patjetër të shënohen ndaras për secilën kategori.

Taksa transportuese për transport të kontejnerëve të mëdha është llogaritur në tabela, në tarifën Pjesë 6, posaçërisht për transportuesit, posaçërisht për kontejnerët e zbrazët në varshmëri nga largësia tarifore dhe kategoria për çdo kontejner veçmas. Dy kontejner prej 10’ konsiderohen si njëra prej 20’.

Nëse bruto masa të një kontejneri të madh është më i madh prej 24.000 kg taksa transportuese për atë kontejner zmadhohet për 20 %.

Sipas parimeve për kontejner të mëdhenj llogaritet taksa transportuese dhe për sënduk të ndryshueshëm të kamionëve.

Sëndukët e ndryshueshëm të kamionëve shërbejnë si zëvendësim për kontejnerët e mëdhenj dhe kanë dedikimin e njëjtë. Gjatësia e tyre sillet deri më 7,15 m deri më 13,20 m.

Në varshmëri nga gjatësia krahasohen me kontejnerët e mëdha me ç’rast sënduk i kamionit me gjatësi:

Prej 7 deri më 9 m konsiderohet si kontejner prej 20’

Prej 9 deri më 12 m konsiderohet si kontejner prej 30’

Më shumë se 12 m konsiderohet si kontejner prej 40 ‘

6.15. Përllogaritja e taksës transportuese për dërgesa të posaçme

Dërgesat të cilat e tejkalojnë profilin tarifor, mbingarkimi i lejuar për bosht ose gjatësi metër ose nuk i përmbushin normat e përcaktuara teknike dhe në transport shkaktojnë vështirësi të posaçme, për çka patjetër duhet të ndërmerren masa të posaçme teknike mbrojtëse si dhe kontejner, lartësia dhe gjerësia e të cilave tejkalojnë tetë shkallë angleze, pranohen për transport vetëm në bazë të marrëveshjes së posaçme ndërmjet shfrytëzuesit të transportit dhe transportuesit. Me marrëveshjen e posaçme vërtetohen obligimet e shfrytëzuesit dhe të transportuesit për tërë rrugën transportuese, kushtet për transport, përqindjen e zmadhimit të taksës transportuese dhe shpenzimeve të shpenzimeve për shërbimet.

Dërguesi i cili dëshiron të dorëzojë për transport dërgesë të posaçme duhet paraprakisht ta paralajmërojë te transportuesi. Njoftimi me shkrim duhet të parashtrohet para transportit edhe atë më së voni:

Page 98: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

98

3. 10 ditë për dërgesat të cilat veçanërisht transportohen në komunikacionin e brendshëm.

4. 30 ditë për dërgesat të cilat veçanërisht transportohen në komunikacionin ndërkombëtarë.

Lajmërimi me shkrim duhet të përmbajë:

- Adresën, përkatësisht emrin dhe selinë e dërguesit;

- Ditën e ngarkimit të dërgesës,

- Stacionin dërgues dhe të dërguar, kurse te dërgesat e eksportit edhe stacioni kufitar, stacioni doganor dhe vendi i dërguar;

- Vendi i shkarkimit;

- Lloji i ngarkesës dhe shënimi i projeksioneve të tij vertikale dhe horizontale, me të gjitha të dhënat karakteristike për gjatësinë dhe gjerësinë dhe lartësinë e barrës;

- Masën e barrës, animin e barrës nëse nuk është në mes të vagonit.

Me lajmërimin me shkrim duhet të bashkëngjiten edhe vizatimet e numëruara në të cilat janë shënuar masat, të cilat e paraqesin ngarkesën në prerje horizontale dhe vertikale, në përmasa 1:25. Në vizatimin duhet të jenë të shënuara pikat kritike të mallit.

Nëse është në pyetje dërgesa e posaçme e mjeteve transportuese në binarë në rrota personale, krahas përcaktimeve të lartpërmendura në fletëparaqitjen shënohet edhe:

- Lloji i mjetit transportues dhe masa e tij;

- Gjatësia e përgjithshme mjetit transportues;

- Masa e mjetit transportues për gjatësi metër;

- Numri i boshteve dhe ngarkimi i lejuar për bosht;

- Largësia ndërmjet boshteve të skajshme;

- Largësia ndërmjet boshteve në mbështetësen rrotulluese;

- Shpejtësia më e madhe e lejuar në km/h;

- Radiusi më i madh në kthesë, përmes të cilit mund të kalon mjeti transportues;

Page 99: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

99

Krahas taksës transportuese të llogaritur sipas rregullave të përgjithshme tarifore për dërgesat e vagonit, llogaritet edhe shtesë për taksën transportuese për transport të dërgesës së posaçme. Shtesa llogaritet për tërë rrugën transportuese ashtu që taksa transportuese e llogaritur rritet për:

- Për 60 %, kur merret njëra nga masat vijuese mbrojtëse teknike:

Zvogëlimi i shpejtësisë së trenit i cili transporton mall të posaçëm i cili e tejkalon profilin transportues në gjerësinë ose e tejkalon ngarkimin boshtor të lejuar, gjatë së cilës është e nevojshme të rregullohen numër më i madh i lëvizjeve të ngadalshme nëpër vendet e caktuara kritike të hekurudhës;

Transport vetëm nga një për shkak të mbikëqyrjes së obliguar të hekurudhës drejtpërdrejt pas kalimit të trenit me ngarkesë të jashtëzakonshme;

Shoqërim i obligueshëm i organeve profesionale hekurudhore, profesione ndërtimore ose vagon-teknik për dërgesa të posaçme, të cilat nuk e tejkalojnë profilin transportues, por shoqërimi është i nevojshëm për shkak natyrës së dërgesës;

Transport i lokomotivave të cilat janë pronë e HM në rrota vetjake në gjendje të ftohët, me përcjellës i cili e siguron shfrytëzuesin në transport dhe transportohen në përbërje të trenave të rregullt me shpejtësi të kufizuar prej 60 km/h.

- Për 30 % nëse merren masa tekniko-mbrojtëse si në rastin për 60 %, por ato janë më të vogla për transport të lokomotivave në rrota vetjake dhe tërheqje vetjake që nuk janë në pronësi të HM.

- Për dërgesa të posaçme në komunikacion transit për 30% për të gjitha rastet.

Shtesa e përllogaritur për transportimin e dërgesave të posaçme nuk guxon të rritet e as të zvogëlohet sipas dispozitave të tjera tarifore.

6.16. Shoqërues i dërgesës

Çdo shoqërues udhëton me biletë treni për klasën e dytë të trenit të udhëtarëve, kurse nëse udhëton me tren për transport të udhëtarëve do të blejë biletë treni për klasën e përdorur dhe llojin e trenit. Dokumenti i udhëtimit patjetër duhet të tregojë deri te stacioni i dërguar i dërgesës, patjetër të jetë e shkruar në listën transportuese si dhe emri i shoqëruesit në rubrikën “deklaratë”.

Page 100: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

100

Në qoftë se shoqëruesi nuk mund të vendoset në vagon me dërgesën, kurse nuk ka mundësi të tjera për udhëtim, transportuesi është i obliguar me kërkesë të dërguesit të sigurojë vagon të posaçëm udhëtarësh ose transportues për transportin e shoqëruesit. Taksa transportuese llogaritet veçmas për secilin vagon sipas dispozitave të përgjithshme tarifor në bazë të masës së sendeve të cilat i takojnë një vagoni të përdorur, duke e përfshirë edhe vagonin e shoqëruesit.

Nëse shoqëruesi udhëton në vagon së bashku me dërgesën, udhëtojnë falas.

6.17. Transportimi i materieve të rrezikshme dhe sendeve të përcaktuara në RID

Dërguesi është i obliguar për çdo dërgesë të materieve të rrezikshme dhe sendeve të transportuesit t’u jep dokument të posaçme për transport dhe udhëzime për masa sigurie tekniko-mbrojtëse të cilat ndërmerren gjatë transportit.

Për materie dhe sende eksplozive, materie radioaktive dhe helmuese të cilat pranohen për transport vetëm nëse plotësohen kushtet të përcaktuara me RID, dërguesi është i obliguar t’i japë leje të posaçme e dhënë prej organeve të posaçme shtetërore. Leja nuk do të jetë e nevojshme për materie eksplozive dhe sendeve për nevojat ushtarake për të cilat ka sigurim të ushtrisë. Dokumentet dorëzohen me listën transportuese dhe patjetër të përmbajnë:

- Të dhëna për përmbajtjen e dërgesës;

- Deklarim i dërguesit se janë plotësuar kushtet për transportin e materieve dhe sendeve të rrezikshme;

- Emrin dhe adresën e dërguesit dhe pranuesit;

- Shënimi se me dokumentin për transport transportuesit i është dorëzuar udhëzim për masat e posaçme për siguri gjatë transportit dhe leje për transport;

- Nënshkrim dhe vulë e dërguesit.

Page 101: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

101

6.18. Përllogaritje e taksës transportuese për transportin e dërgesave në vagonë me konstruksion special në pronësi të hekurudhës

Krahas vagonëve me konstruksion të rëndomta të cilët shërbejnë për transportin e dërgesave, hekurudha ka edhe vagon për transportin e të cilat kërkojnë kushte të posaçme për transport. Vagonët e tillë konsiderohen si vagon me konstruksione speciale. Në të numërohen:

1. Frigorifer me aparate të përhershme të pajisur për ftohje dhe nxehje (seria 1);

2. Cisterna për transport të gazit, lëngjeve dhe prodhimeve në gjendje të derdhur (seria U,Z);

3. Vagon me kate për transportin e automobilave (seria L,S);

4. Vagon me makina për ftohje pa hapësirë për ngarkim (seria Lii);

5. Vagon me dysheme të lëshuar (seria Ui);

6. Vagon me pajisje për shkarkim automatik nëpërmjet të gravitacionit ose shtypjes ajrore (seria F,T,U);

7. Vagon për transportin e peshqve të gjallë (seria U);

8. Bartë të kontejnerëve të mëdhenj të cilët me kontejnerin përbëjnë një njësi transportuese, vetëm në pronësi të HM (seria L,R).

6.18.1 VAGONI INTREFRIGO

Për dërgimin e dërgesave në vagon interfrigo pa aparate të ndërtuara ose me aparat të përhershëm të ndërtuar për ftohje ose ngrohje, taksa transportuese përllogaritet sipas kushteve të përgjithshme për llogaritjen e taksës transportuese, me atë që taksa transportuese e llogaritur e pa rrumbullakuar zmadhohet për 30%.

6.18.2. VAGONI INTERFRIGO NËN ADMINISTRATËN E SHOQATËS “INTERFRIGO”

Për transportin e dërgesave në vagon interfrigo nën administratën e shoqatës “interfrigo” taksa transportuese përllogaritet sipas kushteve të përgjithshme për përllogaritjen e taksës transportuese në vagonë të rëndomtë në pronësi të hekurudhës, me pagim të kompensimit për shfrytëzimin që është paraparë me Tarifë.

Page 102: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Teknologjia e transportit hekurudhor

102

6.18.3. CISTERNA PËR TRANSPORT TË LËNGJEVE DHE PRODHIMEVE NË GJENDJE TË LËNGËT, ME PAJISJE TË SHKARKIMIT AUTOMATIK NËPËRMJET RRUGËS SË GRAVITACIONIT OSE PRESIONIT AJROR DHE BARTËSVE TË KONTEJNERËVE TË MËDHENJ

Për transportin e dërgesave në vagon të serisë L dhe R si dhe Ui taksa transportuese përllogaritet sipas kushteve të përgjithshme për përllogaritjen e taksës transportuese dhe kështu taksa transportuese e pa rrumbullakuar, rritet 30 %.

Për rastet e tjera taksa transportuese përllogaritet sipas kushteve të përgjithshme për përllogaritjen e taksës transportuese me agimin e kompensimit që më parë varësisht prej rastit që është paraparë me tarifën për transport të dërgesave në hekurudhat e R. së Maqedonisë dhe e dhënë në tarifën Pjesa 6.

6.18.4. CISTERNA PËR TRANSPORTIN E GAZRAVE DHE VAGONËVE ME MAKINA PËR FTOHJE PA HAPËSIRË PËR NGARKIM

Taksa transportuese përllogaritet sipas masës vetjake të vagonit të përdorur sipas qëndrimit transportues për atë masë, nuk zbatohet rregulla për masën më të vogël 5000 kg për bosht. Kështu taksa transportuese e përllogaritur e pa rrumbullakuar zmadhohet për 30%.

6.18.5. TRANSPORTI I AUTOMOBILAVE NË VAGON ME KATE

Taksa transportuese përllogaritet në bazë të masës së vërtetë të automobilave të ngarkuar me masë më të vogël prej 10.000 kg për një automobil dhe kështu përllogaritje e pa rrumbullakësuar zmadhohet për 30 %, nuk zbatohet rregulla për masën më të vogël 5000 kg për bosht.

6.18.6. TRANSPORTI NË VAGON PËR TRANSPORTIN E PESHQVE TË GJALLË

Për transportin e peshqve të gjallë në vagonë special taksa transportuese llogaritet në bazë të masës së vërtetuar me bazhdarim të enëve për ujë dhe peshq (1 l=1 kg), për klasën e parë tarifore sipas rregullave të përgjithshme dhe kështu taksa transportuese e pa rrumbullakësuar zmadhohet për 30%.

Page 103: TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Azra Tutiq

103

LITERATURA

1. Ligji për marrëveshje të transportit në komunikacionin hekurudhor

2. Tarifa për transport të mallit nëpër vijat hekurudhore në Republikën e Maqedonisë

3. Rregullorja për transport të materieve dhe sendeve të rrezikshme në komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtarë Rregullorja RID

4. Rregullorja për transport për dërgesa të posaçme Rregullorja 20

5. Dispozitat për ngarkim të karrocave