Te Menduarit Dhe Inteligjenca

20
KOLEGJI FAMA MITROVICE VITI I PARE Te menduarit dhe Inteligjenca

Transcript of Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Page 1: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

KOLEGJI FAMA MITROVICE VITI I PARE

Te menduarit dhe Inteligjenca

Page 2: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Të menduarit…=======================

• Në grupin e proceseve njohëse, të menduarit zë një vend të rëndësishëm, dhe ka funksione të shumëfishta.

• Derisa me ndijime dhe perceptim, të mësuar dhe kujtesë, njeriu pasqyron në mënyrë direkte realitetin objektiv , të menduarit bën të mundshëm njohjen e tërësishme të këtij realiteti. Pra të menduarit mund ta përkufizojmë si proces të njohjes së tërthortë dhe të përgjithësuar të gjërave dhe dukurive të realitetit objektiv. Por gjithashtu mund ta përkufizojmë si një proces të rëndësishëm njohës me ndihmën e të cilit ne zgjidhim probleme të ndryshme, duke i zbuluar ato dhe duke i konceptuar marrëdhëniet dhe lidhjet e reja ndërmjet tyre.

2

Page 3: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Të menduarit…======================

• Llojet e të menduarit

Në varësi të kritereve që vendosim, mund të bëjmë edhe ndarjen e llojeve të të menduarit, kështu nëse bazohemi në llojin e simboleve, rëndom dallojmë të menduarit konkret dhe të menduarit abstrakt. Nëse në procesin e të menduarit i shfrytëzojmë perceptimet dhe riprodhimet e tyre, atëherë kemi të bëjmë me të menduarin konkret, ndërsa nëse në procesin e të menduarit përdoren simbole , do të thotë se kemi të bëjmë me të menduarin abstrakt.

3

Page 4: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Të menduarit…======================

• Llojet e të menduarit

Kur si kriter vendosim dobinë që i sjell njeriut ky proces psikik, kemi të bëjmë me të menduarit produktiv dhe të menduarit krijues. Në literaturë përmendet edhe mendimi realist, kur rëndon ekziston vetëm një zgjidhje e saktë. Po ashtu kemi edhe të menduarit imagjinativ, që në të vërtetë është më i lirë.

4

Page 5: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca…=================

• Lidhur me përkufizimin e inteligjencës, në literaturë sot gjejmë shumë përpjekje për përcaktimin e saj si cilësi e veçantë, dhe mendimet, qëndrimet dhe pyetjet e shumta për inteligjencën kanë kushtëzuar në fillim shfaqjen e tri lloj përkufizimesh të kësaj cilësie: përkufizimin biologjik (si aftësi për tu adaptuar në situata të reja); përkufizimi pedagogjik (aftësia e individit për të mësuar, shfrytëzimi i përvojave të mëparshme në situata të reja) dhe përkufizimi psikologjik: që bazohet në të menduarit e njeriut dhe zgjidhjen e problemeve.

Page 6: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca…================

Kështu Alfred Binet (1905), ka dhënë një ndër përkufizimet më komplete për inteligjencën, sipas të cilit ajo është aftësi e përgjithshme e përbërë prej katër karakteristikave themelore: të kuptuarit; invencioni; direksioni; censura (vërtetimi i zgjidhjeve).

Ndërsa psikologu Robert Sterberg (1986) e ka përcaktuar inteligjencën si aftësi për të nxjerrë mësme nga përvoja dhe aftësia për t’ju përshattur mjedisit.

Charles Spearman (1904) e përshkruan si aftësi për shfrytëzimin e marrëdhënieve ndërmjet të dhënave dhe aftësive të të menduarit abstrakt.

Page 7: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca …=================

• Pra nga këto përkufizime, mund të dallojmë tri botëkuptime kryesore: inteligjenca si aftësi e zgjidhjes së suksesshme të detyrave; inteligjenca si aftësi e të mësuarit dhe inteligjenca si aftësi e gjendshmërisë në situata të reja, dhe botëkuptimi i fundit sot pranohet nga shumica e psikologëve si përkufizimi më i qëlluar.

• Zhvillimet e vrullshme të shkencave, kanë bërë që edhe koncepti i inteligjencës dhe përkufizimi i saj të jenë më gjithëpërfshirës. Në vitet 1975, krijuesi i një numri të madh të testeve që matnin inteligjencën e njeriut, D. Wechsler, konstatoi se inteligjenca është aftësi e njeriut për të kuptuar botën ku jeton dhe për t’ju përgjigjur kërkesave të saj. Mbështetur edhe në përcaktime nga autorë të tjerë (Vernon, 1979; Sternberg,1986) mund të konkludojmë se inteligjenca është aftësi për të mësuar dhe mundësi që sjellja jonë ti përshtatet rrethit.

Page 8: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca=======================

Zhvillimi i inteligjencës :Inteligjenca si aftësi dhe cilësie personalitetit, zhvillohet gjatë gjithë jetës, dhe ka temp të ndryshëm zhvillimi në individë të ndryshëm. Sipas psikologut zviceran J.Piazhe (1952), shenjat e para të shfaqjes së inteligjencës vërehen nga fundi i vitit të parë të jetës, deri në atë kohë fëmija reagon në bazë të aftësive të tij sensorike dhe motorike.

Studime të shumta kanë sjellë si rezultat që, zhvillimi i inteligjencës ka varësinë e tij nga trashëgimia dhe nga faktorë të tjerë si rrethi shoqëror dhe aktiviteti i vetë individit. Studimet e fundit kanë treguar se trashëgimia kushtëzon inteligjencën, por jo në 80% siç është menduar kohë më parë, por në rreth 50 % të saj, duke vërtetuar se zhvillimi i inteligjencës është i pafund dhe se varet kryesisht nga trashëgimia dhe nga mjedisi. Studimet e 6000 çifteve të binjakëve kanë zbuluar se binjakët identikë kanë koeficient inteligjence më të ngjashëm, përafërt, se binjakët jo-identikë.

Page 9: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca…===============

• Në lidhje me shkallën e zhvillimit dhe moshën kur bëhet ky zhvillim, ka polemika të shumta. Por meqënëse vetë inteligjenca varej nga trashëgimia dhe mjedisi edhe shkalla e zhvillimit dhe mosha janë të kushtëzuara nga ndikimi i faktorëve biologjikë dhe ndikimi i faktorëve shoqërorë.

• Shumë hulumtues amerikanë kanë treguar me hulumtimet e tyre të fundit se familjet me status të lartë socioekonomik kanë ndikuar në rritjen e koeficientit të inteligjencës së fëmijëve të tyre deri në 30 pikë brenda dy viteve, krahasuar me fëmijët që kanë jetuar në kushte më të rënda shoqërore, koeficienti i inteligjencës tek të cilët është ulur për disa pikë vlerë. Studime të tjera kanë treguar se fëmijët e ushqyer dobët kanë nivel më të ulët të inteligjencës, krahasuar me fëmijët që kanë përdorur ushqim më të pasur dhe cilësor.

Page 10: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca…===============

Gjithashtu ekzistojnë ende mospajtime në mesin e psikologëve rreth moshës në të cilin bëhet ky zhvillim. Disa psikologë, theksojnë se pjekuria intelektuale arrihet në moshën 16-18 vjeçare, disa të tjerë e zgjasin këtë kufi deri në 25 vjeç. Pas këtyre kufijve, kemi rënie të inteligjencës, në fillim me ritëm shumë të ngadaltë e pastaj më shpejt, sidomos pas moshës 50 vjeçare. Por, hulumtimet më të reja kanë treguar që nëse aktiviteti mental vazhdon edhe pas moshës 50 vjeçare, ekziston mundësia e krijimit të lidhjeve të reja nervore në tru që përbëjnë bazën organike për zhvillimin e inteligjencës.

Kjo tezë mund të mbështetet nga fakte të shumta praktike dhe veprimtaria e individëve të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në shoqëri të caktuara për veprimtari të caktuara. Pra duhet theksuar edhe një herë fakti se në zhvillimin e inteligjencës kanë rëndësi të posaçme si trashëgimia ashtu edhe ambienti shoqëror në të cilën individi zhvillon aktivitetin e tij.

Page 11: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca…-----------------------------------------------------

Pasqyra e strukturës së popullsisë, sipas shkallës së zhvillimit të inteligjencës ( D.ëechsler)

IQ Kategoria e popullsisë % e popullsisë

Mbi 130 Gjenialët 2.2

120-129 Talentet 6.7

110-119 Inteligjentët (mbimesatarët) 16.1

90-109 Mesatarët 50.0

80-89 Zhvillimi i ulët (nënmesatarët) 16.1

70-79 Zhvillimi shumë i ulët ( të kufizuarit) 6.7

50-69 Debilët ↓

25-49 Imbecilët ↓

0-24 Idiotët 2.2

Page 12: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca …====================

• Struktura e inteligjencës :

Teoria e parë për strukturën e inteligjencës, teoria e dy faktorëve, është parashtruar nga psikologu, Ç.Spirman (1863-1945), sipas së cilës suksesi i një individi në punë varet nga dy faktorë : faktori i përgjithshëm ‘G’ e që i përgjigjet asaj që ne sot e konsideromë inteligjencë; dhe faktori specifik ‘S’ i cili është me rëndësi në kryerjen me sukses të një apo disa punëve.

Page 13: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca …====================

• Struktura e inteligjencës :

• Ndërkaq, psikologu L.Thurston (1887-1955), ka parashtruar një teori të re për aftësitë duke përpunuar analizën faktoriale si procedurë për studimin e natyrës së inteligjencës. Sipas tij, përveç faktorit të përgjithshëm ‘G’, në zgjidhjen e problemeve marrin pjesë edhe shtatë faktorë specifikë, të cilët ky autor i ka quajtur aftësi parësore ose faktorë parësorë. Kjo është quajtur teoria e faktorëve gruporë të inteligjencës, dhe këto aftësia janë; aftësia fjalësore – faktori W ; aftësia verbale – faktori V; aftësia mendore numerike – faktori N; aftësia hapësinore – faktori S; aftësia e memories – faktori M; aftësia perceptive – faktori P dhe aftësia e rezonimit ose arsyetimit faktori R.

Page 14: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca …==============

Inteligjencat e shumëfishta :

Frymëzuar nga teoria e filozofit Xhon Dju, sipas të cilit, të gjithë individët mësojnë sipas mënyrës së tyre dhe secili mund të fitojë inteligjencë vetëm duke nxënë gjatë të vepruarit dhe jo nga ajo që dëgjon në mësim apo përmes provimeve të standardizuara, Haruard Gardner, një psikolog amerikan, zhvilloi teorinë e tij të inteligjencave të shumëfishta, e cila përshkruante mënyrat nëpërmjet të cilave shumë njerëz interpretojnë informacionin dhe mësojnë.

Page 15: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca…======================

• Inteligjencat e shumëfishta :

• Inteligjenca është aftësia për të zgjidhur problemin apo për ti dhënë formë një produkti, i cili vlerësohet në një apo më shumë mjedise kulturore. Sipas teorisë së Gradnerit, tetë inteligjencat janë : inteligjenca gjuhësore; logjike-matematikore; trupore-kinestezike; pamore –hapësinore; ndërpersonale; intrapersonale dhe natyrore.

• Është shumë e rëndësishme që të njohim të gjitha inteligjencat njerëzore dhe të gjitha kombinimet e tyre. Ne jemi kaq të ndryshëm sepse kemi kombinime të ndryshme inteligjencash. Nëse e kuptojmë këtë, atëherë do të kemi, të paktën, një mundësi më të mirë për t’u marrë me problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. H.Gardner ( 1987)

Page 16: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjencat e shumefishta…========================

Page 17: Te Menduarit Dhe Inteligjenca
Page 18: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca …==================

• Matja e inteligjencës : Bëhet me ndihmën e testeve, të cilat përbëhen prej një numri detyrash, në bazë të të cilave konstatojmë rezultatet që arrin një individ nga zgjidhja e tyre. Në fillim këto teste janë përdorur për të përcaktuar personat me inteligjencë të ulët, sidomos fëmijët me qëllimin e vendosjes s ëtyre në programet e edukimit special. Testi i parë i inteligjencës ishte i dizajnuar për të krahasuar inteligjencën e një fëmije me atë se çfarë duhet të jetë inte;igjenca e tij krahasuar me moshën e fëmijës. Nëse fëmija rezultonte të ishte më inteligjent se një fëmijë normal i moshë së tij, fëmija merrte pikë më të larta në vlerësimin e tij dhe e kundërta.

Page 19: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca …==================

• Matja e inteligjencës :

• Sot testet e inteligjencës përdoren jo më kryesisht për të testuar inteligjencën e fëmijëve, por për të rriturit. Këto teste pretendojnë të përcaktojnë potencialin e vërtetë mendor të një individi të rritur duke e krahasojnë atë me rezultatet e fituara nga individë të tjerë që kanë zhvilluar të njëjtin test.

Page 20: Te Menduarit Dhe Inteligjenca

Inteligjenca …=================

• Testi i parë për matjen e inteligjencës është përpiluar nga psikologu A.Bine (1905) me ndihmën e mjekut T.Simon, me qëllim për të konstatuar koeficientin e inteligjencës tek fëmijët. Ky test më vonë është përmirësuar disa herë.

• Në një test inteligjencë, detyrat e vëna mund të jenë verbale ose jo-verbale. Procedura e testimit përbëhet prej rezultateve që një individ i arrin në zgjidhjen e detyrave të testit, të cilat kanë vlerën e tyre numerike, shuma e të cilave tregon rezultatin e përgjithshëm. Ky rezultat në hulumtimet psikologjike përfaqëson moshën mentale të individit, dhe shënohet me shkronjat MM. Mosha kalendarike që paraqet ditën, muajin dhe vitin e lindjes së individit që testohet, shënohet me MK. Kështu nxirren vlerat e dy madhësive numerike, që gjatë llogaritjeve shndërrohen në një vlerë të normuar i quajtur koeficient i inteligjencës KI, dhe llogaritet KI = MM / MK x 100