Sfida e zhvillimit profesional e mësimdhënësve

2
Sfida e zhvillimit profesional e mësimdhënësve Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është një fushë shumë e gjerë dhe e larmishme në rrafshin e dijeve. Megjithatë, e para, me më shumë thellësi, e kësaj problematike do të kishte në objektiv kërkimin dhe ekzaminimin më të hollësishëm të përmbajtjeve të ndryshme dhe proceseve të cilat çojnë mësuesit në drejtimin për të mësuar. Unë si mësimdhënës edhe si drejtor i një shkolle, nuk kam arritur të gjej një përgjigje të vetme për sa i përket zhvillimit profesional të mësimdhënësve, megjithatë, çfarëdo qasje tjetër duhet të kuptohet se profesioni i mësimdhënies dhe zhvillimi i tij është themelor dhe vendimtar për garantimin e cilësisë në mësimin e nxënësve të shekullit XXI. Profesioni i mësimdhënies është “profesion i njohurive”, njohuritë në fakt, legjitimojnë profesionin e mësimdhënësit. Në këtë kontest, transformimi i mësimdhënësve të shekullit XX, në mësimdhënës të shekullit XXI, është domosdoshmëri për arsim cilësor në kohën që po jetojmë. Në këtë mënyrë, ky angazhim duhet të rinovohet në vazhdimësi, siç është rasti edhe me shumë profesione tjera, prandaj në këto rrethana edhe mësuesit nuk pushojnë dhe janë gjithherë në kërkim të risive për të shfaqur bindjen e tyre ndaj nevojës për të zgjeruar edhe më tej njohuritë për të përmirësuar aftësitë e tyre personale dhe profesionale. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve konsiderohet si një proces individual dhe kolektiv që duhet të realizohet në bashkëveprim me mësimdhënësit, shkollën, institucionet arsimore dhe partnerë tjerë arsimdashës. Për më tepër, kjo është pamja dhe kontributi për zhvillimin e

Transcript of Sfida e zhvillimit profesional e mësimdhënësve

Page 1: Sfida e zhvillimit profesional e mësimdhënësve

Sfida e zhvillimit profesional e mësimdhënësve

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është një fushë shumë e gjerë dhe e larmishme në rrafshin e dijeve. Megjithatë, e para, me më shumë thellësi, e kësaj problematike do të kishte në objektiv kërkimin dhe ekzaminimin më të hollësishëm të përmbajtjeve të ndryshme dhe proceseve të cilat çojnë mësuesit në drejtimin për të mësuar. Unë si mësimdhënës edhe si drejtor i një shkolle, nuk kam arritur të gjej një përgjigje të vetme për sa i përket zhvillimit profesional të mësimdhënësve, megjithatë, çfarëdo qasje tjetër duhet të kuptohet se profesioni i mësimdhënies dhe zhvillimi i tij është themelor dhe vendimtar për garantimin e cilësisë në mësimin e nxënësve të shekullit XXI. Profesioni i mësimdhënies është “profesion i njohurive”, njohuritë në fakt, legjitimojnë profesionin e mësimdhënësit. Në këtë kontest, transformimi i mësimdhënësve të shekullit XX, në mësimdhënës të shekullit XXI, është domosdoshmëri për arsim cilësor në kohën që po jetojmë. Në këtë mënyrë, ky angazhim duhet të rinovohet në vazhdimësi, siç është rasti edhe me shumë profesione tjera, prandaj në këto rrethana edhe mësuesit nuk pushojnë dhe janë gjithherë në kërkim të risive për të shfaqur bindjen e tyre ndaj nevojës për të zgjeruar edhe më tej njohuritë për të përmirësuar aftësitë e tyre personale dhe profesionale.

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve konsiderohet si një proces individual dhe kolektiv që duhet të realizohet në bashkëveprim me mësimdhënësit, shkollën, institucionet arsimore dhe partnerë tjerë arsimdashës. Për më tepër, kjo është pamja dhe kontributi për zhvillimin e

Page 2: Sfida e zhvillimit profesional e mësimdhënësve

aftësive profesionale të mësimdhënësve që ngulmon me anë të një shumëllojshmërie të përvojave të të nxënit si; ato formale, joformale apo informale. Koncepti i zhvillimit profesional ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit, në të vërtetë, zhvillimi profesional kohët e fundit është domosdoshmëri e një procesi afatgjatë, që mbulon lloje të ndryshme të mundësive dhe përvojat që janë të planifikuara në mënyrë sistematike për të stimuluar zhvillimin dhe evolucionin e mësuesit për arritje dhe cilësi në arsim.Zhvillimi profesional i mësuesve duhet të jetë konceptuar në lidhje të ngushtë me një kërkim për identitetin profesional, nga mënyra se si ata e përcaktojnë veten dhe të tjerët. Ky është ndërtimi profesional, që zhvillohet gjatë gjithë karrierës së mësimdhënësve, që ngushtë do të duhej të ndikohet nga ndryshimet që ndodhin në shoqëri dhe shkollë. E tëra që duhet përforcuar, them unë, është vlerësimi i punës së mësimdhënësit. Trajnimet që po ndodhin për ngritjen profesionale të mësueseve janë të mirëseardhura, por unë pyes: këto trajnime a janë duke sjellë cilësi dhe a janë evidente dallimet në rezultatet e nxënësve? Dallimet në cilësi, për mësimdhënësit, më shumë janë evidente në kuadër të një shkolle se sa në mesin e shkollave të ndryshme. Këto dallime nxjerrin në pah të vërtetën se mësimdhënia është një profesion që tejkalon masën e një profesioni të llojit tjetër, është ky profesion që lidhet me patriotizmin e vërtetë për zhvillimin e vendit, prandaj jo secili mund të jetë mësimdhënës efektiv. Mbi bazën e vëzhgimeve dhe vlerësimeve, për sa i përket ngritjes së kapaciteteve personale dhe profesionale të mësimdhënësit, si mësimdhënës i shekullit XXI, konstatojmë se në këtë rrafsh, ne krijojmë pamjen dhe vijmë te përfundimi; se jo secili trajnim është efektiv. Kritika ka të bëj për faktin se organizatat burokratike në të cilat teoria dhe praktika shihen si të divorcuara, pra kur nuk shihen rezultatet konkrete në avancimin e cilësisë në arsim, por vetëm kemi grumbullim të informatave të panevojshme, të cilat paraqesin redundancë në qendrat memorizuese të trurit, nuk duhet konsideruar ndryshe, pos si të dëmshme dhe aspak favorizuese në planin e ngritjes së kapaciteteve të mësimdhënësve për tu përballur me sfidat e shekullit XXI në sistemin arsimor.

Shkroi: Alush Kryeziu – Drejtor në SHFMU “Beqir Gashi” – Rrezor