PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

22
PROGRAM KOMBËTAR PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM AGJENCIA E KËRKIMIT, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT “MATERIALET” Afati: 2010-2012

Transcript of PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

Page 1: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

PROGRAM KOMBËTAR

PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM

AGJENCIA E KËRKIMIT, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT

“MATERIALET”

Afati: 2010-2012

Page 2: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

2

Tiranë, 20 Qershor 2007 I. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME 1. Emërtimi i Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit:

“MATERIALET” 2. Ministria përgjegjëse: AGJENCIA E KËRKIMIT, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT 3. Ministritë dhe Institucionet qëndrore bashkëpuntore: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve 4. Institucionet Shkencore dhe Shkollat e Larta të përfshira në Program: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës. 5. Fushat e veprimtarisë që zhvillon Programi:

a. Fushat e veprimtarisë shkencore dhe zhvillimore:

1. Teknologjitë e prodhimit/përpunimit të materialeve (metalike, qeramike, polimerike, kompozite), përdorimi i materialeve inovative.

2. Metodat dhe teknikat e avancuara për karakterizimin, testimin, investigimin dhe

vlerësimin e materialeve, produkteve apo objekteve; infrastruktura dhe menaxhimi i njësive të specializuara për zbatimin e metodave dhe teknikave të mësipërme.

3. Metoda, Standarde dhe Kode bashkëkohore të përzgjedhjes e shfrytëzimit racional të

materialeve, bazat e të dhënave dhe softe në fushën e materialeve. b. Fushat e veprimtarisë ekonomike c. Fusha e veprimtarisë juridike: 6. Afati: Shtator 2010 – Dhjetor 2012 7. Financimi total, në milion lekë: 40

Page 3: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

3

II. PËRMBAJTJA 1. GJENDJA EKZISTUESE E KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK NË FUSHËN E MATERIALEVE. ARRITJET BOTËRORE. GJENDJA NË VEND Në emërtimin “Materiale” në shkencë e teknologji përfshihen të gjithë trupat e ngurtë që mund të transformohen me leverdi ekonomike nëpërmjet teknologjive ekzistuese në produkte/objekte që njeriu e shoqëria i përdor për të siguruar/rritur komoditetin e jetesës. Në “Materiale” bëjnë pjesë klasat e materialeve (sipas natyrës së tyre): metalike, qeramike, polimerike, kompozite, natyrore. Fusha Materialet si disiplinë kërkimore zhvillimore artikulohet “Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve” dhe përfshin katër elementet themelore: përbërja dhe struktura, vetitë, performanca në përdorim, prodhimi dhe përpunimi, të konsideruara në marrëdhënie të ndërsjelltë mes tyre. Sipas etapave dhe tendencës së zhvillimit të fushës dallohen këto grupime të mëdha: “Materiale Tradicionale”, “Materiale të Avancuara” dhe “Nanomateriale e Nanoteknologji”. Rëndësia relative e sektorëve industrialë përkatës, për një vend të caktuar, varet nga niveli i zhvillimit industrial të vendit. Nga ana tjetër zhvillimi i fushës në tërësi është një nga treguesit më të rëndësishëm të nivelit tekniko-teknologjik dhe ekonomik të një vendi. Karakteristika të rëndësishme të zhvillimeve të kohës janë dinamika e lartë e konceptimit dhe realizimit të materialeve të përmirësuara ose të reja dhe, në kushtet e globalizmit, shpejtësia e madhe me të cilën këto materialet dhe produktet prej tyre, depërtojnë edhe në vendet ku këto nuk prodhohen duke u bërë pjesë, madje përcaktuese, e realitetit të ryre ekonomik. Arritjet botërore Situata në shkallë botërore vazhdon të karakterizohet nga një lidership i pakontestueshëm, si në planin e prodhimit dhe atë të kërkimit, nga SHBA, ku, për motive strategjike historike, zhvillimi i materialeve dhe teknologjive themelore ka qënë gjithmonë objekt i financimeve të fuqishme kryesisht shtetërore. Që nga fundi i viteve 1980, Akademisa Kombëtare e Shkencave të SHBA-së, e konsideronte fushën e materialeve të një rëndësie të tillë sa në raportet përkatëse flitej për «Epokën e Materialeve ». Në raportin e Qeverisë Gjermane për kërkimin shkencor, të vitit 2000, nënvizohet : « Materialet tradicionale të përmirësuar ose krejtësisht të reja përbëjnë bazat për inovacionin sistematik ; ata janë çelësi drejt, dhe forca lëvizëse e, progresit teknologjik dhe ekonomik». Ndërsa në një raport të ngjashëm, të të njejtit vit, të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gjendet titulli “Materialet po formësojnë shoqërinë tonë” (Materials shaping our society). Nga fundi i viteve 1990 dhe fillimi i viteve 2000 në fondet për kërkim dhe zhvillim teknologjik në fushën e Materialeve dallohen dy karakteristika kryesore: rritje progresive e fondeve dhe e peshës specifike të tyre kundrejt fushave të tjera, dhe ndryshim i brendshëm i peshës specifike nga Materialet e Avancuar te Nanomaterialet e Nanoteknologjitë. Pa u ndalur në politikat dhe drejtimet e financuara për kërkim dhe zhvillim të vendeve të ndryshme mjafton të përmendim reflektimin që pasqyrojnë Programet Kuadër të Bashkimit Europian (Frameëork Programms-FP).

Page 4: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

4

Kështu, ndërsa në FP 3, Materialeve dhe teknologjive përkatëse i janë destinuar 730 milionë Euro, baraz me 11,5% të fondit total, në FP 7 për fushën e Materialeve (vetëm për kërkimin në bashkëpunim) parashikohen 3,5 miliard Euro (renditur pas TIK, Shëndetit, dhe Transportit-përfshirë aeronautikën). Në FP 4 (1994-1998), në Programin specifik “Teknologjitë Industriale (teknologjitë industriale dhe të materialeve; standarde, matje dhe prova)” përfshihej nënfusha Materialet dhe Teknologjitë për inovacionin e prodhimit (inxhinieringu i materialeve; metodologji të reja për projektimin e produktit dhe manifakturën; besueshmëria dhe cilësia e materialeve dhe e produkteve; teknologjitë për tërheqjen e produktit në fund të ciklit të tij të jetës) me qëllime kryesore: stimulimin e inovacionit teknologjik, inkurajimin e sektorëve tradicionalë të industrisë për të përvetësuar teknologji dhe procese të reja, promovimin e teknologjive shumë-sektoriale dhe shumë-disiplinore, zhvillimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik. Duke filluar nga FP 6 (2002-2006) dhe vazhduar me FP 7 (2007-2013) fusha e Materialeve përfaqësohet me “Nanoshkenca, nanoteknologjitë, materialet dhe teknologjitë e reja të prodhimit” me objektivin për t’a bërë dhe mbajtur BE lider botëror në këtë sektor. Krahas nevojave për kërkime inovative, në ekonominë botërore vazhdojnë të kenë ndikim të ndjeshëm dhe kërkimet për zhvillim mbi minimizimet dhe shmangiet e dëmtimeve në këto ekonomi nga pasojat e shkatërrimeve dhe daljeve jashtë përdorimit të parakohshëm dhe të papritur te strukturave e impianteve me rëndësi të veçante (impiante të energjive bërthamore, të nxjerrjes dhe transporteve të naftës e gazit, të aeronautikës etj.), me pasoja të mëdha ekonomike, mjedisore dhe njerëzore. Janë objekt i kërkimeve të fuqive të mëdha ekonomike nevoja e minimizimeve të domosdoshme të dëmeve, që sot vlerësohen të rangut deri ne 4% të PGB (në vlera absolute të rendit qindra bilion Euro). Këto kërkime orientohen veçanërisht drejt investigimeve të sjelljes së materialeve gjatë shfrytëzimit të tyre me synimin e rritjes së sigurisë dhe garancisë në punë të tyre, sidomos për parandalimin e ngjarjeve me pasoja fatale. Në këto tendenca të zhvillimit të fushës ecën dhe vëmendja, financimet e përpjekjet për përmirësimin e formimit të specialistëve të lartë dhe ekspertëve të materialeve, sidomos të shkollave inxhinierike dhe të përgatitjes së shkencëtarëve të ardhshëm me kulturë sa më pluridisiplinore. Gjendja në vend Sektori industrial i fushës së Materialeve Përgjatë viteve të tranzicionit, sektori industrial i fushës ka ecur progresivisht drejt privatizimit dhe tashmë është tërësisht i privatizuar (pjesërisht në konçension). Njëkohësisht, ky sektor është fuqizuar nga lindja, prej nisiativës private, të një numri të konsiderueshëm ndërmarrjesh ekonomike prodhuese dhe përpunuese të materialeve. Sektori industrial i prodhim/përpunimit të materialeve/produkteve bën pjesë në Industri si degë e ekonomisë dhe paraprin dhe mbështet jo vetëm zhvillimin e kësaj degë, por edhe atë të Ndërtimit, e cila aktualisht është dega më vitale e ekonomisë shqiptare. Sipas INSTAT 2005, Industria ka 36.5% të të punësuarëve (63.3 mijë të punësuar), ka realizuar 53.3 % të investimeve gjithsej në vend dhe së bashku me Ndërtimin, realizon 36.2% të shifrës së afarizmit.

Page 5: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

5

Në tërësi industria e materialeve ka tashmë një shtrirje në ekspansion dhe mbulon disa nga nevojat më imediate të industrisë së ndërtimeve e më gjërë. Ndër sektoret produktivë janë dhe prodhimet e materialeve për ndërtime, ajo metalurgjike e celiqeve dhe profileve të celiqeve për ndërtime, industria e ferrokromit, industria e pjesëve të ndërrimit me produkte të fonderive dhe atyre të stampimeve, farktrimeve etj. Në trajta të detajuara mund të nënvizohen këto natyra të sektorëve produktivë:

- Në mbështetje degës së Ndërtimit, në drejtimet: ∙ prodhim i çelikut për ndërtim, i profileve prej çeliku, i tubave dhe profileve të salduar prej çeliku për konstruksione; prodhim i profileve prej lidhjesh alumini, etj. ∙ prodhim i çimentos, i gëlqeres dhe i allçisë; prodhim e përpunim i inerteve; prodhim i llaçit të thatë dhe llaçeve ngjitës (kola), etj. ∙ prodhim i tullave, i tjegullave e i blloqeve qeramike; prodhim i pllakave për shtrim e veshje; përpunim i gurëve dekorativë, etj. ∙ prodhim i betoneve të zakonshëm dhe llaçeve të muraturës dhe suvatimit si dhe të të ashtuquajturave plastifikatorë e superplastifikatorë për përmirësimin e karakteristikave fiziko-mekanike të tyre. ∙ prodhime objektesh dhe materialesh polimerike (tuba, tuba fleksibël, rakorderi, pllaka, etj; polistirene, materiale sfungjeroze, etj.)

- Në mbështetje të sektorit industrial të pjesëve të këmbimit dhe të mekanikës në përgjithësi:

· prodhime të fonderisë, të presimit, të stampim-farkëtimit, të përpunimeve termike e kimiko-termike, etj –metale dhe materiale metalike; ∙ prodhime e artikuj prej materialesh polimerike, etj.

- Në mbështetje të sektorit industrial të amballazhimit dhe konfeksionimit: prodhime prej materialesh metalike, termoplastike, prej qelqi, prej letre, kompozite, etj. Krahas mbështetjes së drejtimeve të mësipërme, industria e materialeve siguron edhe prodhime të tjera me interes të madh ekonomik si, ferrolidhje (ferro-krom), tela e kabllo bakri, etj. Përsa i përket nivelit të teknologjisë, Sektori industrial i prodhimit e përpunimit të materialeve karakterizohet nga gjendje ekstremale që shkojnë nga teknologji të vjetëruara dhe impiantistikë e amortizuar deri në teknologji dhe impiantistika të kohës. Disa ndër problematikat e vërejtura mund të konsiderohen: - janë aplikuar teknologji jo koherente dhe produktet nga lëndët e para të vendit nuk janë konkuruese të prodhimeve nga importi; - janë lejuar dëmtimet e mjedisit, errozioni i tokës dhe nuk janë paraparë mbrojtjet nga korrozioni të strukturave të ndërtimit sidomos të atyre të ndërtuara gjatë vijës bregdetare; - për përdorimet e materialeve inovative nuk ka patur vëmendje të veçantë; Megjithë zgjerimin dhe zhvillimin me ritme të mira të industrisë së fushës (sikurse e tregon vlera e investimeve e cituar më sipër), niveli akoma i lartë i importit të materialeve e produkteve (deri dhe i tullave për ndërtim) është tregues se ka vend për rinovim/përmirësim të teknologjisë si dhe për zgjerim të aktivitetit prodhues, për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të vendit.

Page 6: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

6

Për më tepër, nëpërmjet rritjes së eficiencës teknologjike dhe cilësisë/performancës së produkteve nga sektori industrial i fushës pritet fuqizimi i eksportit duke kontribuar kështu në përmirësimin e bilancit tregëtar që është një nga problemet më serioze të ekonomisë së vendit dhe objektiv i vazhdueshëm i Programeve Qeveritare. Kërkimi shkencor dhe zhvillimi teknologjik Kërkimi shkencor në fushën e materialeve është zhvilluar kryesisht në departamente të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Ndërsa kërkimi për zhvillim teknologjik është mbuluar kryesisht nga Institutet ose ish-Institutet e kërkimit e projektimit. Në këto studime kërkimore është synuar sidomos në zgjidhjen e nevojave të çastit apo të problemeve konkrete si: për studimin e lëndëve të para dhe të proceseve të përpunimit të tyre, për prodhimin e markave apo produkteve të reja, për përmirësimin e proceseve siderugjike dhe fonderike, për qeramikën dhe derivatet e saj, për lidhësat çimento-gëlqere-gipse, për betonet dhe asfalto-betonet, për materialet zjarrduruese, gurët dekorativë, argjilat, inertet e ndryshme, etj.; për vlerësimin e karakteristikave të produkteve të ndryshme; për shtrirjen e përdorimeve të materialeve tipike metalike, qeramikave, polimerike; për vlerësimin dhe karakterizimin e sjelljeve komplekse të tyre; për mbrojtjen nga korrozioni, riqarkullimin dhe shfrytëzimin e mbetjeve, për mbrojtjen e mjedisit, etj.. Me gjithë vlerën e këtyre studimeve, shumë prej të cilëve janë bërë objekt disertacionesh dhe aktivitetesh ndërkombëtare, ato, duke qënë përgjishësisht të veçuara, sporadike e të shpërndara në problematika relativisht të ngushta, nuk kanë arritur të vihen si duhet në shërbim të perspektivës së zhvillimit të fushës dhe ekonomisë së vendit. Me pjesëmarrje në programe Europiane në shkencë dhe të arsimit të lartë (Copernicus e Tempus) e të NATO-s për kërkim, ndihmuar dhe nga programe të mëparshme kombëtare për kërkim e zhvillim, tashmë në këtë fushë ka eksperiencë të azhornuar kërkimesh e të organizuara grupe kërkimore. Janë forcuar shkëmbimet dhe me qendra kërkimore të fushës sidomos në Francë, Itali, Gjermani dhe në vendet e rajonit ballkanik. Ndër arritjet kryesore në drejtim të kërkimit dhe zhvillimit në fushën e Materialeve mund të përmendim: ∙ Janë realizuar studime që kanë shërbyer për ngritjen e disa fabrikave dhe impianteve teknologjike për prodhimin e materialeve dhe artikujve të ndryshëm të ndërtimit. ∙ Janë realizuar studime për karakterizimin dhe valorizimin e lëndëve të para të vendit me synim rritjen e shkallës së përdorimit të tyre. ∙ Eshtë themeluar, në 2005, Rrjeti i Shkencës dhe Teknologjisë së Materialeve, i cili bashkon specialistë të fushës të universiteteve të vendit (Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës -FSHN, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Elbasanit) me ato shqipfolëse në Kosovë e Maqedoni (Universiteti i Prishtinës, Universiteti Shtetëror i Tetovës) si dhe Universiteti Teknik TU Bergakademie i Freiberg, Gjermani. ∙ Eshtë institucionalizuar organizimi dhe mbajtja e Simpoziumeve periodike “Materialet dhe përdorimi i tyre – Materials and their use” (në Tiranë, Prishtinë, Tetovë), që në 2006 shënoi

Page 7: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

7

serinë 6-të të tij. Në secilin nga këto Simpoziume janë prezantuar dhe botuar më shumë se 30 punime me referim, përveç dhjetra punimeve të prezantuara me Postera. ∙ Janë realizuar dhe mbrojtur disa punime doktorature dhe problematika të tyre janë pasqyruar në një numër të konsiderueshëm botimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit. ∙ Eshtë iniciuar, duke shfrytëzuar edhe një Projekt Tempus të FIM-UPT, sensibilizimi i komunitetit të fushës së Materialeve si dhe organeve akademike, për nevojën e ngritjes të një Strukture qëndrore të kërkimit e zhvillimit në fushën e materialeve (Qendra e Materialeve) pranë UPT dhe është miratuar në parim ngritja e kësaj Qendre. Eshtë për tu nënvizuar se pjesa më e madhe e këtyre aktiviteteve e ka patur bazën në vullnetin e mirë dhe pasionin profesional të punonjësve mësimorë-shkencor të fushës. Por për shkak të dobësive organizative, moskoordinimit të përpjekjeve, bazës së dobët laboratoriko-kërkimore, dhe veçanërisht mungesës së mbështetjes financiare, niveli dhe impakti i studimeve nuk ka qënë në lartësinë e duhur. Në këtë kuadër nuk mund të mos përmendim faktin se i vetmi Program Kërkim-Zhvillimi i mëparshëm (1997-2001) që përbënte një inisiativë të rëndësishme për mbështetjen e veprimtarive kërkimore dhe që bashkoi interesat e shumë kërkueseve të fushës është ndërprerë që vitin e parë për mungesë fondesh. Shënojmë gjithashtu se megjithë zhvillimet pozitive të sektorit privat të fushës, ku kohët e fundit po investohet edhe për laboratore kontrolli e testimi, me teknika në përgjithësi moderne, ende nuk mund të flitet për struktura të mirëfillta kërkimi dhe zhvillimi madje as dhe për embrione të tyre. Kjo lidhet edhe me zgjedhjen nga ana e bizneseve të mesme e të mëdha që të varen në shkallë të madhe nga liçenca të huaja, duke hequr dorë nga zhvillimi i knoë-hoë vetiak edhe kur i kanë mundësitë. Ndërsa përsa i përket bizneseve të vogla janë të kuptueshme vështirësitë e tyre për të investuar në drejtim të KZHT.

Page 8: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

8

2. MOTIVIMI I NDËRMARRJES SË PROGRAMIT NË FUSHËN E MATERIALEVE

∙ Egzistojnë mundësi reale që në kuadrin e Programit, puna kërkimore-shkencore në fushën e prodhimit e përpunimit të materialeve të zgjerohet më tej, duke qënë në koherencë me objektivat e përgjithshme të zhvillimit, të përcaktuara në Programin ekonomik të Qeverisë. Fushat e propozuara të veprimtarisë shkencore dhe zhvillimore, të cilat përfshijnë: teknologjitë e prodhimit/përpunimit të materialeve; metodat dhe teknikat e avancuara për karakterizimin, testimin, investigimin dhe vlerësimin e materialeve, produkteve apo objekteve; infrastruktura dhe menaxhimi i njësive të specializuara për zbatimin e metodave dhe teknikave të mësipërme; metoda dhe standarde bashkëkohore të përzgjedhjes e shfrytëzimit racional të materialeve, mund të lëvrohen me sukses në kuadrin e një Programi Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit. Zgjidhjet e ofruara ndikonjë konkretisht në zhvillimet ekonomike, të programuara nga Shteti për tani dhe në perspektivë, në mënyrë të veçantë në drejtim të rritjes së prodhimit industrial për të plotësuar nevojat e vendit, por edhe për eksport, edhe nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe sigurimit të cilësisë. Ndër elementet nga programet e politikave shtetërore dhe zhvillimore në shkencë e teknologji në mbështetje të këtij programi nënvizojmë si më të rendesishme misionet:

- mbështetje kërkimit shkencor në shkollat e larta nëpërmjet ristrukturimit të këtij kërkimi në shërbim të interesave të drejtpëdrejta të progresit të ekonomisë kombëtare;

- mbështetje programeve për fuqizimin e modernizimin e studimeve universitare në degë të shkencave të aplikuara;

- programeve qeverisëse për stimulimin e ekselencave dhe krijimin e qendrave të ekselencave në sektorë kërkimorë rentabel në ndihmë të integrimit të shpejtë të ekonomisë në nivelet europiane;

- mbështetja shtetërore në pjesëmarrjen në programet europiane të kërkimit dhe zhvillimit dhe në veçanti në fushat respektive të programit FP-7 të BE;

- në domosdoshmërinë e përshtatjes së normave, kodeve e standarteve europiane sidomos

mbi sigurinë në shfrytëzim të objekteve të rëndësisë së veçante si ato energjetike të naftës e gazit etj.

∙ Realizimi i një programi për kërkim e zhvillim në fushën e materialeve bëhet gjithashtu i mundshëm dhe nga të qënurit tashmë dhe i disa faktorëve objektivë, atyre të kualiteteve njerëzore e organizmave të kërkimit ashtu dhe aktivizimit dhe modernizimit të infrastrukturave për kërkime të aplikuara në keto fusha. Me hollësisht nëvizojmë:

- potenciali njerëzor shkencor i kualifikuar me eksperienca nga shkolla të njohura perëndimore;

- eksperienca të kërkimeve në bashkëpunim me institucione e shkencëtarë perëndimorë

dhe të rajonit;

- ekzistenca e strukturave (grupeve) të kërkimit të disa natyrave si: për planifikim-analizë eksperimeni për përmirësim/optimizim të proceseve teknologjike apo

Page 9: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

9

produkteve; kontroll i cilësisë industriale, studim/ndërtim i bazave të të dhënave-përzgjedhje të automatizuar të materialeve/proceseve/formave; siguria e besueshmëria e materialeve-produkteve konstruktive në shërbim, kontrolle, prova dhe teste të qëndresës dhe shkatërrimeve të materialeve; vlerësimi i ciklit të jetës dhe riqarkullimi; krahas drejtimeve më tradicionale të proceseve sipas klasave të materialeve ose natyrës së proceseve etjera;

- teknika informatike relativisht të avancuara e të azhornuara me hardëare-softëare

profesionalë, baza të dhënash etj.;

- laboratore relativisht të përshtatshëm, por të shpërndarë dhe me pak koordinime. Motivimi i këtij programi në fushën e materialeve gjithashtu mbështetet nga:

- ekzistenca në vend e mjaft lëndëve të para bazë me cilësi dhe të shumëllojshme;

- ekzistenca tashmë e industrive prodhuese dhe përpunuese të materialeve, degë të rëndësishme të ekonomisë dhe degë me eksperiencën e nevojshme teknologjike që të mund të rinovohet;

- aplikimi tashmë dhe i teknologjive të reja për produkte me cilësi më të larta;

- ekzistenca e një potenciali kërkuesish dhe ekspertësh të kualifikuar në fushën e

materialeve dhe ekzistenca e strukturave të organizuara për kërkim mbështetur dhe me infrastrukturë laboratorike të nivelit për kërkime dhe testime;

- ekzistenca e tashme e programeve të konsoliduara dhe moderne të studimeve të plota

universitare në fushën e materialeve (Bachelor dhe Master në Inxhinierinë e Materialeve) dhe të formimeve pluridisiplinore të ketyre fushave të shkencave bazë e të aplikuara si në fizikë, mekanikë, ndërtim, mjedis, elektroteknikë, tekstil etj.;

- formësimi i bërthamës së qëndrës së materialeve e koceptuar një organizëm bashkues

kombëtar i njësive dhe strukturave të kërkimit në shkollat e larta shqipfolëse dhe bazë e një rrjeti bashkëveprimi rajonal;

- lidhje të vlefshme me institucione të mirënjohura ndërkombëtare të fushës dhe

eksperienca me pjesëmarrje në programe europiane të kërkimit dhe të publikimeve shkencore;

- siguria në shfrytezimin e objekteve të rëndësisë së veçantë si ato energjetike të naftës

e gazit, të strukturave industriale metalike, etjera, në respektim të rregullave të sigurisë deri rajonale bëjnë të domosdoshme nevojën e përshtatjes së normave, kodeve e standarteve europiane të kontrollit dhe të garancisë së tyre.

- vlerësimi sa më i plote i natyrave të sjelljeve të materialeve për konstruksione dhe

përdorimi i analizave dhe testimeve joshkatërruese për prëvenimin e ngjarjeve e katastrofave.

Page 10: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

10

∙ Ndonëse nuk mund të nënvizohen planifikime të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit apo përfitime nga buxheti për shkencë, burime indirekte dhe të drejpërdrejta kanë ndihmuar sidomos për të ruajtur apo mbrojtur nivelet aktuale dhe në veçanti për të azhornuar teknikat informatike, softet dhe publikime të reja nga fusha. Theksojmë gjithashtu se nuk ka munguar dëshira e mirë e strukturave shtetërore në këtë drejtim, e shfaqur me miratimin e një Programi të mëparshëm kërkimi në fushën e Materialeve. Eshtë vendi të nënvizojmë se investimi në infrastrukturën kërkimore (bazën laboratorike) për fushën e Shkencës dhe Teknologjisë së Materialeve kërkon resurse financiare relativisht të larta. Ky fakt përbën një ndër motivet kryesore që rezultaet e disa prej Objektivave të këtij Programi do të pasqyrojnë studime argumentuese dhe të bazuara në gjendjen dhe nevojat perspektive në shkallë vendi për kërkim-zhvillimin dhe mbështetjen përkatëse financiare. Ky përbën dhe motivin pse në Program nuk është parashikuar fond i lartë për blerje pajisjesh të mëdha, ndërsa financimi i kërkuar është i mjaftueshëm për realizimin e gjithë objektivave të planifikuara. ∙ Rezultatet e arritura në Programet e KZHT të mëparëshme në fushat pararendëse, si “Gjeologjia, Nxjerrja dhe Përpunimi i Mineraleve – 1999-2001”, “Pasuritë Natyrore – 2003-2005” si dhe rezultatet e arritura nëpërmjet Projekteve të realizuara nga Institutet kërkimore të fushës, si ISPM Elbasan, IN Tiranë, përbëjnë një bazë të mirë mbështetje për disa nga objektivat e këtij Programi. Rezultate dhe konkluzione nga fondi i pasur i punimeve të paraqitura në serinë I deri VI të Simpoziumeve “Materialet dhe Përdorimi i tyre”, i financuar nga Programi DAAD-Gjermani, në të cilët stafi shqiptar i fushës ka qënë protagonist kryesor ndërsa ai i UPT edhe organizatorë janë tashmë një pasuri në duart e specialistëve të fushës dhe ndihmesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të tjera kërkimore. Pjesëmarrja në programe europiane të kerkimit dhe ato akademike (programet Copernicus dhe Tempus), programet për shkencë të NATO-s dhe programe të bashkpunimeve bilaterale nga Gjermania, Franca, Italia etjera., ka shënuar rritjen e ndjeshme të kualiteteve të punës kërkimore si dhe në kryerje të doktoraturave të përbashkëta.

Page 11: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

11

3. DREJTIMET PËRPARËSORE TË KËRKIMIT E TË ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK Në fushën 1: Teknologjitë e prodhimit/përpunimit të materialeve (metalike, qeramike, polimerike, kompozite), përdorimi i materialeve inovative. Drejtimi: Studime mbi përmirësimin e Teknologjive ekzistuese dhe mundësinë e futjes së teknologjive të avancuara në industrinë e prodhimit/përpunimit të materialeve; studime mbi përdorimin e materialeve inovative dhe veshjeve. Studimet do të orientohen mbi këto grupe kryesore materialesh:

- materialet qeramike për ndërtim dhe për aplikime të avancuara; qelqet; gurët dekorative; - materialet lidhëse (çimento, gëlqere, allçi), llaçet dhe betonet; - materialet metalike (çeliqet, lidhje të aluminit, lidhje të bakrit, ferrolidhjet); - materialet polimerike dhe materialet kompozite

Në fushën 2: Metodat dhe teknikat e avancuara për karakterizimin, testimin, investigimin dhe vlerësimin e materialeve, produkteve apo objekteve; infrastruktura dhe menaxhimi i njësive të specializuara për zbatimin e metodave dhe teknikave të mësipërme. Drejtimi: Studime mbi aplikimin e metodave dhe teknikave të avancuara për karakterizimin, testimin, investigimin e materialeve dhe për vlerësimin e besueshmërisë së produkteve apo objekteve në shfrytëzim si dhe studime për rritjen/zhvillimin e kapaciteteve dhe menaxhimin e njësive të specializuara për zbatimin e metodave dhe teknikave të mësipërme. Në fushën 3: Metoda dhe standarte bashkëkohore të përzgjedhjes e shfrytëzimit racional të materialeve, bazat e të dhënave dhe softëare në fushën e materialeve. Drejtimi: Studime mbi zbatimin e metodave llogaritëse dhe standarteve bashkëkohore të përzgjedhjes e përdorimit racional të materialeve, zhvillimi i bazave të të dhënave dhe softëare në fushën e materialeve. KZHT në drejtimet e mësipërme duhet të synojë:

- Mbështetjen, nëpërmjet studimeve, të Industrisë së Materialeve Tradicionale në drejtim të rritjes së efektivitetit, optimizimit të proceseve, shfrytëzimit më racional të burimeve vendase të lëndëve të para, etj., për zhvillim të qëndrueshëm.

- Inkurajimin/nxitjen e sektorit industrial për të ecur drejt Materialeve dhe Teknologjive të Avancuara

- Fuqizimin/gjallërimin e KZHT nëpërmjet studimeve për riorganizimin strukturor dhe fuqizimin/përdorimin racional të bazës laboratorike/kërkimore.

- Krijimin e infrastrukturës për informim/bashkëpunim të zhdërvjelltë mes biznesit të fushës dhe institucioneve akademike-kërkimore.

- Rritjen e kapaciteteve/aftësive metodologjike për kontrollin dhe vlerësimin e cilësisë së materialeve/produkteve.

- Mbështetjen e shkollës së lartë për formimin cilësor të specialistëve të fushës së Materialeve.

Page 12: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

12

4. OBJEKTIVAT E KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT Drejtimi: Studime mbi përmirësimin e Teknologjive ekzistuese dhe mundësinë e futjes së teknologjive të avancuara në industrinë e prodhimit/përpunimit të materialeve; studime mbi përdorimin e materialeve inovative dhe veshjeve. Objektivi Nr.1 Studime për të zgjeruar llojin e lëndëve shtesë që përdoren në prodhimin e çimentove të klasave të larta (52.5 MPa) dhe për evidentimin e mbetjeve teknologjike me mundësi përdorimi si lëndë të para në prodhimin e materialeve të ndertimit dhe përdorimin e tyre në infrastrukturën rrugore, etj.

Rezultatet e pritshëme Rezultati Nr.1: Studim mbi llojet e reja të lëndëve shtësë që sigurojnë prodhimin e çimentove të klasave të larta (52.5 Mpa). Rezultati Nr.2: Studim që evidenton llojet e mbetjeve teknologjike të vendit që mund të përdoren si lëndë të para në prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në infrastrukturën rrugore.

Afati: 2 vjet: Institucionet që do të punojnë: UPT (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit), Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve (IN), Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (Instituti i Gjeologjisë), Fabrika e çimentos në Fush-Krujë.

Objektivi Nr.2 Studime për përmirësimin e teknologjisë ekzistuese të prodhimit të betoneve me synim rritjen e llojeshmërisë dhe të cilësisë së betoneve të prodhuar për të arritur kërkesat e normativave europiane (Eurokodet). Rezultatet e pritshme Rezultati Nr.1: Studim për zgjedhjen e lëndëve të para dhe projektimin e përbërjeve të betoneve të klasave të larta me qëndrueshmëri ndaj mjediseve agresive sulfatike dhe tretësirave industriale. Rezultati Nr.2: Hartimi i një Softëar-i për projektimin e përbërjeve optimale të betoneve në përgjithësi dhe atyre me qëndrueshmëri ndaj ambienteve agresive në veçanti, në përputhje me normativat Europiane të betonit.

Afati 2 vjet: Institucionet që do të punojnë: UPT (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit), Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve (IN). Objektivi Nr. 3: Zhvillimi i aftësive metodologjike në planifikimin, realizimin dhe analizën e eksperimentimit në shkallë industriale ose pilot për optimizimin e proceseve teknologjike kyçe të prodhimit/përpunimit të materialeve metalike, qeramike, polimerike/kompozite nëpërmjet aplikimit në disa procese të realitetit industrial të vendit (në SME të fushës)

Page 13: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

13

Rezultatet e pritshme: Rezultati Nr.1 Planet e eksperimentimeve të projektuara për një numër çiftesh proces-bisnes (2-4) të interesuar të përzgjedhur për aplikimin e metodës. Rezultati Nr.2 Raport me konkluzione dhe rekomandime mbështetur në eksperimentimin e kryer sipas planit (lidhur me vlefshmërinë e metodës dhe me efektet mbi procesin teknologjik). Afati: 2 vjet Institucionet që do të punojnë: FIM, FIN, Departamenti i Matematikes dhe Informatikës pranë UPT. Shënim: Për këtë objektiv, Programi mbulon kostot e punës kërkimore dhe botuese, ndërsa kostot e kryerjes së eksperimentimit duhet ti mbulojë biznesi i përzgjedhur. Drejtimi: Studime mbi aplikimin e metodave dhe teknikave të avancuara për karakterizimin, testimin, investigimin e materialeve dhe për vlerësimin e besueshmërisë së produkteve apo objekteve në shfrytëzim si dhe studime për rritjen/zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe menaxhimin e njësive të specializuara për zbatimin e metodave dhe teknikave të mësipërme. Objektivi Nr.1 Studime për vlerësimin e nevojave dhe mundësive të aplikimit në vendin tonë të metodave dhe teknikave të avancuara për karakterizimin e materialeve (lidhur me provat fiziko-mekanike dhe teknologjike, analizat kimike, ekzaminimet makro dhe mikroskopike, të strukturës kristalore, etj.), konform standardeve dhe prirjeve të kohës për sigurimin e cilësisë. Rezultatet e pritshme Rezultati Nr.1 Evidentim analitik i gjendjes ekzistuese të kapaciteteve të strukturave publike dhe private mbi shkallën dhe cilësinë e mbulimit të provave, analizave, ekzaminimeve, etj të materialeve/produkuteve kundrejt kërkesave të standardeve përkatës dhe nevojave të ekonomisë. Rezultati Nr.2 Rekomandime lidhur me drejtimet e rritjes së kapaciteteve ekzistuese për mbulimin e provave standarte dhe me nevojën e futjes së metodave dhe teknikave të reja të karakterizimit në fushën e materialeve Objektivi Nr.2 Mbi metodat dhe teknikat joshkatërruese të kontrollit të intergritetit dhe vlerësimit të besueshmërisë të produkteve, strukturave apo objekteve në shfrytëzim dhe mbi problematikën e zbatimit të tyre në vend (kontrollet dhe ekzamimimet me ultratinguj, me rreze X, me fusha elektromagnetike, me lëngje depërtues, etj., të zbatuara në konstruksione të salduara, enë nën presion, tubacione, rezervuarë, rotorë turbinash, etj.).

Page 14: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

14

Rezultatet e pritshme Rezultati Nr.1 Aplikimi i kritereve të Shoqatës Europiane të Integritetit të Strukturave për vlerësime të gjendjeve kritike të shkatërrimeve dhe të pragut të katastrofave në objekte me risk të veçantë. Vlerësimi i sjelljeve të materialeve konstruktivë për lindjet dhe avancimet e plasaritjeve dhe përcaktime të kritereve modernë të sigurisë dhe garancisë për mos shkatërrime. Rezultati Nr.2 Ndërtimi i njësive të ekspertizave të kualifikuara për vlerësime të integritetit të strukturave me përdorime të testeve joshkatërrues të materialeve konstruktive. Bashkërendimi i analizave të pranive dhe avancimit të çarjeve me teknikat ekzaminuese për vlerësimin e gjendjeve kritike në struktura të industrisë energjetike, impiantistikës dhe atyre të ndërtimit. Mundësi të aplikimeve të Eurokodeve të integritetit të këtyre strukturave.

Afati: 2 vjet Institucionet që do të punojnë: UPT, METE, etj. Objektivi Nr. 3: Studim për ngritjen e një strukture qëndrore kërkimi dhe informimi në fushën e materialeve me qëllim :

- fuqizimin e kapaciteteve të testimit, karakterizimit, ekzaminimit dhe përgjithësisht, vlerësimit cilësor të materialeve dhe produkteve,

- grumbullimin dhe menaxhimin sa më efikas të informacionit të fushës, si dhe vënien e tij në dispozicion të palëve të interesuara.

Rezultatet e pritshme Rezultati Nr.1 Hartimi i Projekt-Idesë për ngritjen e një strukture qëndrore kërkimi dhe informimi të materialeve (Qendra e Materialeve) dhe miratimi i saj në instancat përkatëse. Rezultati Nr.2 Hartimi i projektit të detajuar të Strukturës qëndrore, Qëndra e Materialeve, përfshirë strukturën organizative, infrastrukturën kërkimore, parimet e funksionimit dhe skedulën e ngritjes dhe plotësimit të saj

Afati: 2 vjet Institucionet që do të punojnë:

UPT, FSHN i UT, MASH, M. Ekonomisë, etj

Page 15: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

15

Drejtimi: Studime mbi zbatimin e metodave llogaritëse dhe standarteve bashkëkohore të përzgjedhjes e përdorimit racional të materialeve, zhvillimi i bazave të të dhënave dhe softëare në fushën e materialeve. Objektivi Nr.1 Studim për krijimin e një sistemi elektronik informacioni në dobi të studiuesve, prodhuesve dhe përdoruesve të materialeve, duke zhvilluar baza të specializuara të dhënash (data base), që përmbajnë informacion të detajuar mbi llojet dhe karakteristikat e materialeve (kryesisht atyre me përdorim më të gjerë në vend), prodhuesit dhe furnizuesit e tyre, fushat më tipike të përdorimit, elementë të teknologjisë së prodhimit dhe përpunimit, etj. Rezultatet e pritshme Rezultati Nr.1 Ndërtimi i Strukturës së Bazës së të dhënave konform kërkesave të objektivit si dhe përpilimi i Matricës për vjeljen e informacionit. Rezultati Nr.2 Plotësimi i Bazës së të dhënave me informacionet e vjelura dhe bërja e saj operative. Shënim: Vjelja e informacionit në rang vendi dhe futja e tij në bazën e të dhënave përbën një aktivitet voluminoz; projektet për objektivin Nr.1 të këtij drejtimi mund të përfshijnë marrjen e informacionit nga rrethe të veçanta, me prioritet rrethet kryesore të vendit. Objektivi 2 Zhvillimi dhe zbatimi i metodave llogaritëse sipas standardeve (normave) bashkëkohore dhe i programeve përkatëse informatike për përzgjedhjen e kompjuterizuar të materialeve, me synim rritjen e efikasitetit të procesit të projektimit dhe përdorimin sa më racional të materialeve,. Rezultatet e pritshme: Rezultati Nr.1: Hartimi i një metodike për aplikimin e metodave të kompjuterizuara për përzgjedhjen e materialeve, formave dhe proceseve. Rezultati Nr.2: Adaptimi i një Programi profesional të përzgjedhjes së materialeve (Paketë ndërkombëtare), me bazë të dhënash të personalizueshme (për vendin tonë) Afati: Institucionet që do të punojnë: FIM, etj.

Page 16: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

16

5. NDIKIMI I REZULTATEVE TË PRITSHME NË ZHVILLIMIN SOCIAL-EKONOMIK Rezultatet e pritshme nga plotësimi i Objektivave të Programit do të ndikojnë pozitivisht: ∙ Në ngritjen e nivelit shkencor të mësimdhënies dhe përgatitjen e stafeve të kualifikuar për punë studimore. ∙ Në sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit shkencor e teknologjik mes institucioneve të interesuara e në veçanti ndërmjet ndërmarrjeve ekonomike dhe institucioneve akademike. ∙ Në krijimin e një baze më të shëndetëshme dhe efektive (në strukturë, infrastrukturë, metodologji, etj.) për kërkimin për zhvillim teknologjik, sidomos në shërbim të ndërmarrjeve ekonomike të fushës. ∙ Në rritjen e nivelit të kërkimit shkencor në vend në mënyrë që ai t’i përqaset ose të paktën të mos mbetet shumë mbrapa në raport me botën. Gjithashtu, rezultatet e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik pritet që të ndikojnë si në prodhimin material edhe në përmirësimin dhe nxitjen e transferimit të teknologjive dhe në krijim të vendeve të reja të punësimit: ∙ Nëpërmjet përdorimit të çimentove me klasë të lartë do të bëhet e mundur sigurimi materialeve lidhës të domosdoshëm për realizimin e betoneve të klasave të larta dhe me jetëgjatësi të rritur. ∙ Zbatimi i rezultateve të studimit mbi përmirësimin e cilësisë së betoneve do të sjellë përmirësimin dhe zgjerimin e strukturës të kësaj industrie, përshpejtimin e ritmeve në ndërtimet e larta, rritjen e jetëgjatësisë së ndërtimeve dhe shmangien e riskut të dëmtimeve e shkatërrimeve të betonit, si material kryesor, nga korrozioni në ndërtimet gjatë vijës bregdetare dhe në veprat e artit të infrastrukturës rrugore. ∙ Do të evidenton llojet e mbetjeve teknologjike të vendit që mund të përdoren si lëndë të para në prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në infrastrukturën rrugore. ∙ Studimet e drejtpërdrejta eksperimentale përveç se do të ndikojnë në përmirësimin e teknologjive të eksperimentuara, do të shërbejnë edhe si nxitje e njësive të tjera prodhuese për të synuar përmirësime në teknologji ose për teknologji të reja. Së fundi, por jo për nga rëndësia, nënvizojmë dy drejtime kryesore të ndikimit të rezultateve të Programit: ∙ Do të rrisin kapacitetin e përgjithshëm kërkimor-shkencor të fushës në vend, e në mënyrë të veçantë aftësimin e stafeve me metodologjinë kërkimore, me metodologjitë e analizave, provave e vlerësimit të materialeve e produkteve, etj. ∙ Do të rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe të formimit të specialistëve të lartë si në kurrikulën e drejtpërdrejtë të Inxhinierit të Materialeve edhe të disiplinave të fushës në inxhinieritë e tjera.

Page 17: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

17

III. FINANCIMI

1. Tabela përmbledhëse e financimit të programit.

MATERIALET Gjithsej Ndarë në vite (Mijë Lekë)

Emërtimi (Mijë Lekë) 2010 2011 2012 a) Kosto Totale 40,000 13,000 14,000 13,000 b) Financimi i Siguruar c) Kërkesa për Financim 40,000 13,000 14,000 13,000 2. Shpenzimet për programin sipas llojit. Totali Ndarë në vite

Nr. Lloji i Shpenzimit

Gjithsej Sig Kërkuar 2010 2011 2012

(Mijë L) (S) (K) S K S K S K 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

1. Shpenzime Operative a) shpenzime

personeli b) shpenzime të

tjera

23,000

12,000

11,000

23,000

12,000

11,000

6,500

5,000

1,500

10,000

7,600

2,400

6,500

5,000

1,500

2. Shpenzime Kapitale c) paisje të

mëdha d) të tjera

kapitale e) ndërtime

15, 000

15,000

5,000

3,400

4,500

3. Asistence teknike e huaj

4. Shpenzime Funksionimi a) për Grupin

Shkencor b) për

ekspertiza

2,000

2,000

1,500

600

1,500

SHUMA

40,000

40,000

13,000

14,000

13,000

Shënim: Rekomandohet që financimi për çdo projekt të jetë 5–15% të shumës së financimit të Programit.

Page 18: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

18

3. Burimet e Financimit.

Totali Ndarë në vite Nr. Emërtimi Gjithsej Sig Kërkuar 2010 2011 2012

(Mijë Lekë)

(S) (K) S K S K S K

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 1. Fonde buxhetore 40,000 40,000 13,000 14,000 13,000 2. Fonde jo-

buxhetoree

3. Fonde nga firmat a) bashkë -

financim b) sponsorizim

4. Fonde të huaja 5. Fonde të tjera

SHUMA

40,000

40,000

13,000

14,000

13,000

4. Paisje të mëdha. Nr.

Emërtimi i paisjes Qëllimi i përdorimit

Studimi pse kërkohet

Vlera në (000) Lekë

Shënim: Paisjet e çdo lloji do të paraqiten në dokumentat e projekteve të veçanta.

Page 19: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

19

IV. SKEDA INFORMATIVE E PROGRAMIT

MATERIALET AGJENCIA E KËRKIMIT, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT AFATI QERSHOR 2010 - Dhjetor 2012 MOTIVIMI I PROGRAMIT: ∙ Ekzistojnë mundësi reale që në kuadrin e Programit, puna kërkimore-shkencore në fushën e prodhimit e përpunimit të materialeve të zgjeroht më tej, duke qënë në koherencë me objektivat e përgjithshme të zhvillimit, të përcaktuara në Programin ekonomik të Qeverisë. Fushat e propozuara të veprimtarisë shkencore dhe zhvillimore, të cilat përfshijnë: teknologjitë e prodhimit/përpunimit të materialeve; metodat dhe teknikat e avancuara për karakterizimin, testimin, investigimin dhe vlerësimin e materialeve, produkteve apo objekteve; infrastruktura dhe menaxhimi i njësive të specializuara për zbatimin e metodave dhe teknikave të mësipërme; metoda dhe standarte bashkëkohore të përzgjedhjes e shfrytëzimit racional të materialeve, mund të lëvrohen me sukses në kuadrin e një Programi Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit. Zgjidhjet e ofruara ndikojnë konkretisht në zhvillimet ekonomike, të programuara nga Shteti për tani dhe në perspektivë, në mënyrë të veçantë në drejtim të rritjes së prodhimit industrial për të plotësuar nevojat e vendit, por edhe për eksport, edhe nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe sigurimit të cilësisë. Ndër elementet nga programet e politikave shtetërore dhe zhvillimore në shkencë e teknologji në mbështetje të këtij programi nënvizojmë si më të rendesishme misionet:

- mbështetje kërkimit shkencor në shkollat ë larta nëpërmjet ristrukturimit të këtij kërkimi në shërbim të interesave të drejtpëdrejta të progresit të ekonomisë kombëtare;

- mbështetje programeve për fuqizimin e modernizimin e studimeve universitare në degë të shkencave të aplikuara;

- programeve qeverisëse për stimulimin e ekselencave dhe krijimin e qendrave të ekselencave në sektorë kërkimorë rentabel në ndihmë të integrimit të shpejtë të ekonomisë në nivelet europiane;

- mbështetja shtetërore në pjesëmarrjen në programet europiane të kërkimit dhe zhvillimit dhe në veçanti në fushat respektive të programit FP-7 të BE;

- në domosdoshmërinë e përshtatjes së normave, kodeve e standarteve europiane sidomos mbi sigurinë në shfrytëzim të objekteve të rëndësisë së veçante si ato energjetike të naftës e gazit etj.

∙ Realizimi i një programi për kërkim e zhvillim në fushen e materiale bëhet gjithashtu i mundshëm dhe nga të qënurit tashmë dhe i disa faktorëve objektiv, atyre të kualiteteve njerëzore e organizmave të kërkimit ashtu dhe aktivizimit dhe modernizimit të infrastrukturave për kërkime të aplikuara në keto fusha. Me hollësisht nënvizojmë:

- potenciali njerzor shkencor i kualifikuar me eksperienca nga shkolla të njohura perëndimore;

- eksperienca të kërkimeve në bashkëpunim me institucione e shkencëtarë perëndimorë dhe të rajonit;

- ekzistenca e strukturave (grupeve) të kërkimit të disa natyrave si: për planifikim-analizë eksperimeni për përmirësim/optimizim të proceseve teknologjike apo

Page 20: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

20

produkteve; kontroll i cilësisë industriale, studim/ndërtim i bazave të të dhënave-përzgjedhje të automatizuar të materialeve/proceseve/formave; siguria e besueshmëria e materialeve-produkteve konstruktive në shërbim, kontrolle, prova dhe teste të qëndresës dhe shkatërrimeve të materialeve; vlerësimi i ciklit të jetës dhe riqarkullimi; krahas drejtimeve më tradicionale të proceseve sipas klasave të materialeve ose natyrës së proceseve etjera;

- teknika informatike relativisht të avancuara e të azhornuara me hardëare-softëare profesionalë, baza të dhënash etj.;

- laboratorë relativisht të përshtatshëm, por të shpërndarë dhe me pak koordinime. Motivimi i këtij programi në fushën e materialeve gjithashtu mbështetet nga:

- ekzistenca në vend e mjaft lëndëve të para bazë me cilësi dhe të shumëllojshme; - ekzistenca tashmë e industrive prodhuese dhe përpunuese të materialeve, degë të

rëndësishme të ekonomisë dhe degë me eksperiencën e nevojshme teknologjike që të mund të rinovohet;

- aplikimi tashmë dhe i teknologjive të reja për produkte me cilësi më të larta; - ekzistenca e një potenciali kërkuesish dhe ekspertesh të kualifikuar në fushën e

materialeve dhe ekzistenca e strukturave të organizuara për kërkim mbështetur dhe me infrastrukturë laboratorike të nivelit për kërkime dhe testime;

- ekzistenca e tashme e programeve te konsoliduara dhe moderne të studimeve të plota universitare në fushën e materialeve (Bachelor dhe Master në Inxhinierinë e Materialeve) dhe të formimeve pluridisiplinore të ketyre fushave të shkencave bazë e të aplikuara si në fizikë, mekanikë, ndërtim, mjedis, elektroteknikë, tekstil etj.;

- formësimi i bërthamës së qëndres së materialeve e koceptuar një organizëm bashkues kombëtar i njësive dhe strukturave të kërkimit në shkollat e larta shqipfolëse dhe bazë e një rrjeti bashkëveprimi rajonal;

- lidhje të vlefshme me institucione të mirënjohura ndërkombëtare të fushës dhe eksperienca me pjesëmarrje në programe europiane të kërkimit dhe të publikimeve shkencore;

- siguria në shfrytezimin e objekteve të rëndësisë së veçantë si ato energjetike të naftës e gazit, të strukturave industriale metalike, etjera, në respektim të rregullave të sigurisë deri rajonale bëjnë të domosdoshme nevojën e përshtatjes së normave, kodeve e standarteve europiane të kontrollit dhe të garancisë së tyre.

- vlerësimi sa më i plote i natyrave të sjelljeve të materialeve për konstruksione dhe përdorimi i analizave dhe testimeve joshkatërruese për prevenimin e ngjarjeve e katastrofave.

∙ Ndonëse nuk mund të nënvizohen planifikime të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit apo përfitime nga buxheti për shkencë, burime indirekte dhe të drejpërdrejta kanë ndihmuar sidomos për të ruajtur apo mbrojtur nivelet aktuale dhe në veçanti për të azhornuar teknikat informatike, softet dhe publikime të reja nga fusha. Theksojmë gjithashtu se nuk ka munguar dëshira e mirë e strukturave shtetërore në këtë drejtim, e shfaqur me miratimin e një Programi të mëparshëm kërkimi në fushën e Materialeve. Eshtë vendi të nënvizojmë se investimi në infrastrukturën kërkimore (bazën laboratorike) për fushën e Shkencës dhe Teknologjisë së Materialeve kërkon resurse financiare relativisht të larta. Ky fakt përbën një ndër motivet kryesore që rezultaet e disa prej Objektivave të këtij Programi do të pasqyrojnë studime argumentuese dhe të bazuara në gjendjen dhe nevojat perspektive në

Page 21: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

21

shkallë vendi për kërkim-zhvillimin dhe mbështetjen përkatëse financiare. Ky përbën dhe motivin pse në Program nuk është parashikuar fond i lartë për blerje pajisjesh të mëdha, ndërsa financimi i kërkuar është i mjaftueshëm për realizimin e gjithë objektivave të planifikuara. ∙ Rezultatet e arritura në Programet e KZHT të mëparshme në fushat pararendëse, si “Gjeologjia, Nxjerrja dhe Përpunimi i Mineraleve – 1999-2001”, “Pasuritë Natyrore – 2003-2005” si dhe rezultatet e arritura nëpërmjet Projekteve të realizuara nga Institutet kërkimore të fushës, si ISPM Elbasan, IN Tiranë, përbëjnë një bazë të mirë mbështetje për disa nga objektivat e këtij Programi. Rezultate dhe konkluzione nga fondi i pasur i punimeve të paraqitura në serinë I deri VI të Simpoziumeve “Materialet dhe Përdorimi i tyre”, i financuar nga Programi DAAD-Gjermani, në të cilët stafi shqiptar i fushës ka qënë protagonist kryesor ndërsa ai i UPT edhe organizatorë janë tashmë një pasuri në duart e specialistëve të fushës dhe ndihmesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të tjera kërkimore. Pjesëmarrja në programe europiane të kerkimit dhe ato akademike (programet Copernicus dhe Tempus), programet për shkencë të NATO-s dhe programe të bashkpunimeve bilaterale nga Gjermania, Franca, Italia etjera., ka shënuar rritjen ndjeshme të kualiteteteve të punës kërkimore si dhe në kryerje të doktoraturave të përbashkëta. REZULTATET E PRITSHME DHE NDIKIMI I TYRE: Rezultatet e Programit do të jenë një seri studimesh eksperimentale mbi teknologjitë e prodhimit e përpunimit të materialeve, sudimesh metodologjike, studimesh për infra-strukturën kërkimore dhe riorganizimin e saj, studimi mbi aplikimin e metodave, standarteve e kodeve të analizave, provave, kontrollit dhe vlerësimit të materialeve e produkteve, etj Rezultatet e pritshme nga plotësimi i Objektivave të Programit do të ndikojnë pozitivisht: ∙ Në ngritjen e nivelit shkencor të mësimdhënies dhe përgatitjen e stafeve të kualifikuar për punë studimore. ∙ Në sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit shkencor e teknologjik mes institucioneve të interesuara e në veçanti ndërmjet ndërmarrjeve ekonomike dhe institucioneve akademike. ∙ Në krijimin e një baze më të shëndetëshme dhe efektive (në strukturë, infrastrukturë, metodologji, etj.) për kërkimin për zhvillim teknologjik, sidomos në shërbim të ndërmarrjeve ekonomike të fushës. ∙ Në rritjen e nivelit të kërkimit shkencor në vend në mënyrë që ai t’i përqaset ose të paktën të mos mbetet shumë mbrapa në raport me botën. Gjithashtu, rezultatet e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik pritet që të ndikojnë si në prodhimin material edhe në përmirësimin dhe nxitjen e transferimit të teknologjive dhe në krijim të vendeve të reja të punësimit: ∙ Nëpërmjet përdorimit të çimentove me klasë të lartë do të bëhet e mundur sigurimi materialeve lidhës të domosdoshëm për realizimin e betoneve të klasave të larta dhe me jetëgjatësi të rritur. ∙ Zbatimi i rezultateve të studimit mbi përmirësimin e cilësisë së betoneve do të sjellë përmiresimin dhe zgjerimin e strukturës të kësaj industrie, përshpejtimin e ritmeve në ndërtimet

Page 22: PROGRAMI KOMBWTAR I KWRKIMIT DHE ZHVILLIMIT

22

e larta, rritjen e jetëgjatësisë së ndërtimeve dhe shmangien e riskut të dëmtimeve e shkatërrimeve të betonit, si material kryesor, nga korrozioni në ndërtimet gjatë vijës bregdetare dhe në veprat e artit të infrastrukturës rrugore. ∙ Do të evidentohen llojet e mbetjeve teknologjike të vendit që mund të përdoren si lëndë të para në prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në infrastrukturën rrugore. ∙ Studimet e drejtpërdrejta eksperimentale përveç se do të ndikojnë në përmirësimin e teknologjive të eksperimentuara, do të shërbejnë edhe si nxitje e njësive të tjera prodhuese për të synuar përmirësime në teknologji ose për teknologji të reja. Së fundi, por jo për nga rëndësia, nënvizojmë dy drejtime kryesore të ndikimit të rezultateve të Programit: ∙ Do të rrisin kapacitetin e përgjithshëm kërkimor-shkencor të fushës në vend, e në mënyrë të veçantë aftësimin e stafeve me metodologjinë kërkimore, me metodologjitë e analizave, provave e vlerësimit të materialeve e produkteve, etj. ∙ Do të rrisin cilësinë e mësimëdhënies dhe të formimit të specialistrëve të lartë si në kurrikulën e drejtpërdrejtë të Inxhinierit të Materialeve edhe të disiplinave të fushës në inxhinieritë e tjera.

Ndarë në vite

FINANCIMI GJITHSEJ (Mijë Lekë) 2010 2011 2012 Kosto totale 40,000 13,000 14,000 13,000

Financimi i siguruar Kërkesa për financim 40,000 13,000 14,000 13,000