Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan...

24
Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon seri- ozisht shkrirjen. Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve duket se po i kthehet në bumerang partisë së Monika Kryemadhit. Gazeta ka mësu- ar se kryebashkiakët e dalë fitues nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë futur... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Diel 3 Nëntor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Kush na e rrënoi dinjitetin?! Nga Zef BUSHATI Nga Bardhyl BEJKO Të dëshpëruarit me vendimin për largimin e Agim Kajmakut Nga Besi BEKTESHI Të indoktrinuarit, “militant leverdisës” të vërtetës i thonë “tradhti”! Përplasje në opozitë, Berisha grupe kundër Bashës, kreu i PD reformim total partisë nëse shkohet në zgjedhje Ligji i ri, rriten benefitet financiare për policët e burgjeve, shtesë page për çdo vit vjetërsie pune, ja detajet AVNI DELVINA: “Notre Drame De Tiran” iu dedikohet të gjithë qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar Ekspozita “Notre Drame DeTiran” u çel për publikun në hollin eTeatrit Kombëtar me punime të artistit të njohur Avni Delvina. Një ekspozitë, ku piktori prezanton 40 grafika kushtuar rezistencës për... Qeveria ka vendosur të ndryshojë procedurat sa u takon përfitimeve financiare të policëve të burgjeve. Pak ditë më parë gazeta zbardhi deta- jet nga ligji i ri që është dërguar në Parlament, ndërsa sot po tregojmë të gjitha benefitet financiare që përfitojnë policët e burgjeve. Në relacionin e projektligjit, tregohet se policët do të përfitojnë rritje rroge... Faqe 10 Në vitin 1946 Shqipëria fitoi Kupën Ballkanike në futboll, një ngjarje monumentale në historinë e futbollit shqiptar. Loro Boriçi me shokë do t’i jepnin emër përfaqësueses kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe ky emër i mirë do të ruhej edhe për shumë vite të tjera... Deputeti i opozitës parlamentare, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka ndërmarrë një nismë ligjore duke depozituar në Kuvend një projektligj për ish të dënuarit politik. Përmes këtij projektligji, Artur Roshi kërkon që dëmshpërblimi për ish të përndjekurit SABRI PEQINI: Ju rrëfej “turneun e zi” ku na mundi Hungaria 12-0 dhe takimet me Ferenc Pushkashin e madh Nisma për dëmshpërblimin e ballistëve, Porodini dhe Çuni: Propozim absurd, po kërkohet mbështetje financiare për tradhtarët e kriminelët Prokuroritë e Përgjithshme ka vënë në mon- itorim të gjitha prokuroritë në vend, sa i takon transferimit të dosjeve te Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. 31 tetori ishte afati i fundit për prokuroritë që të dorëzonin të dhënat mbi dosjet që do kalojnë te SPAK, ndërsa sapo... Transferimi i dosjeve, të gjitha prokuroritë në skaner, dyshime për mbyllje të hetimeve për të shmangur kalimin te SPAK Qindra zyrtarë rrezikojnë bllokime vizash, DASH paralajmëron: Të korruptuarit nuk mund të shkelin në territorin tonë, do të gjurmojmë paratë e fshehura PS nis operacionin fshesa në bashkitë e drejtuara nga partia e Kryemadhit, valë shkrimesh e kallëzimesh penale, panik në LSI KLGJ “gozhdon” Ilir Metën, dosje me skandalet e presidentit në krye të KLD, ja si mbajti në detyrë 2 inspektorë në shkelje flagrante të ligjit Afera e videos 700 mijë euroshe, zbulohen detajet si Ilir Meta ka mbërthyer sistemin e drejtësisë, ndërhyrje deri në Gjykatën e Lartë Faqe 7 Këshilli i Lartë Gjyqësor ka fundosur presi- dentin Ilir Meta. Për sa kohë ky i fundit ishte në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, skandalet vijonin të ishin të njëjta si në kohën e Bujar Nis- hanit. Me dhjetra gjyqtarë të kapur në shkelje nuk u shkarkuan nga KLD, ndërsa inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë tre viteve të fundit nuk bënë asnjë inspektim, duke u paguar me taksat e qytetarëve... Faqe 20 Faqe 9 Faqe 8 Faqe 5 Faqe 6 Faqe 3 Faqe 2 Faqe 18,19

Transcript of Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan...

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon seri-ozisht shkrirjen. Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve duket se po i kthehet në bumerang partisë së Monika Kryemadhit. Gazeta ka mësu-ar se kryebashkiakët e dalë fitues nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë futur...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Diel 3 Nëntor 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Kush na e rrënoi dinjitetin?!

Nga Zef BUSHATI

Nga Bardhyl BEJKO

Të dëshpëruarit me vendimin për largimin

e Agim Kajmakut

Nga Besi BEKTESHI

Të indoktrinuarit, “militant leverdisës” të

vërtetës i thonë “tradhti”!

Përplasje në opozitë, Berisha grupe kundër Bashës, kreu i PD reformim total partisë nëse shkohet në zgjedhje

Ligji i ri, rriten benefitet financiare për policët e burgjeve, shtesë page për çdo vit vjetërsie pune, ja detajet

AVNI DELVINA: “Notre Drame De Tiran” iu dedikohet

të gjithë qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Ekspozita “Notre Drame De Tiran” u çel për publikun në hollin e Teatrit Kombëtar me punime të artistit të njohur Avni Delvina. Një ekspozitë, ku piktori prezanton 40 grafika kushtuar rezistencës për...

Qeveria ka vendosur të ndryshojë procedurat sa u takon përfitimeve financiare të policëve të burgjeve. Pak ditë më parë gazeta zbardhi deta-jet nga ligji i ri që është dërguar në Parlament, ndërsa sot po tregojmë të gjitha benefitet financiare që përfitojnë policët e burgjeve. Në relacionin e projektligjit, tregohet se policët do të përfitojnë rritje rroge... Faqe 10

Në vitin 1946 Shqipëria fitoi Kupën Ballkanike në futboll, një ngjarje monumentale në historinë e futbollit shqiptar. Loro Boriçi me shokë do t’i jepnin emër përfaqësueses kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe ky emër i mirë do të ruhej edhe për shumë vite të tjera...

Deputeti i opozitës parlamentare, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka ndërmarrë një nismë ligjore duke depozituar në Kuvend një projektligj për ish të dënuarit politik. Përmes këtij projektligji, Artur Roshi kërkon që dëmshpërblimi për ish të përndjekurit

SABRI PEQINI: Ju rrëfej “turneun e zi” ku na mundi Hungaria 12-0 dhe takimet me

Ferenc Pushkashin e madh

Nisma për dëmshpërblimin e ballistëve, Porodini dhe Çuni: Propozim absurd, po kërkohet

mbështetje financiare për tradhtarët e kriminelët

Prokuroritë e Përgjithshme ka vënë në mon-itorim të gjitha prokuroritë në vend, sa i takon transferimit të dosjeve te Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. 31 tetori ishte afati i fundit për prokuroritë që të dorëzonin të dhënat mbi dosjet që do kalojnë te SPAK, ndërsa sapo...

Transferimi i dosjeve, të gjitha prokuroritë

në skaner, dyshime për mbyllje të hetimeve për të shmangur kalimin te SPAK

Qindra zyrtarë rrezikojnë bllokime vizash, DASH paralajmëron: Të korruptuarit

nuk mund të shkelin në territorin tonë, do të gjurmojmë paratë e fshehura PS nis operacionin fshesa

në bashkitë e drejtuara nga partia e Kryemadhit, valë shkrimesh e kallëzimesh

penale, panik në LSI

KLGJ “gozhdon” Ilir Metën, dosje me skandalet e presidentit në krye të KLD, ja si mbajti në

detyrë 2 inspektorë në shkelje flagrante të ligjit

Afera e videos 700 mijë euroshe, zbulohen detajet si Ilir Meta ka mbërthyer sistemin e

drejtësisë, ndërhyrje deri në Gjykatën e Lartë

Faqe 7

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka fundosur presi-dentin Ilir Meta. Për sa kohë ky i fundit ishte në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, skandalet

vijonin të ishin të njëjta si në kohën e Bujar Nis-hanit. Me dhjetra gjyqtarë të kapur në shkelje nuk u shkarkuan nga KLD, ndërsa inspektorët e

Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë tre viteve të fundit nuk bënë asnjë inspektim, duke u paguar me taksat e qytetarëve...

Faqe 20

Faqe 9

Faqe 8

Faqe 5

Faqe 6

Faqe 3

Faqe 2

Faqe 18,19

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

2 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Përmbajtja e kësaj videoje mbështet plotësisht deklarimet e dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e të pandehurit për ankandin e shitjes së 30 mijë ton naftë bruto, si dhe për garën koncesionare të ndërtimit të H/C Egnatia-Shushicë. Ashtu siç shpjegon edhe dëshmitari, kjo video

vërteton komunikimin në telefon me përfaqësuesin e Shoqërive Bash-kimi i përkohshëm... dhe kalimin e telefonatës dëshmitarit Dritan Prifti nga vetë i pandehuri Ilir Meta. Kjo rrethanë fakti, mbështetet plotësisht nga analiza e tabulateve telefonike”, thuhet në argumentet e prokurorisë. Gazeta tregoi dhe më herët se si tabulatet telefonike fundosën Metën.

KONFIRMIMI I DËSHMIVE

“Që kjo video është origjinale dhe e patjetërsuar u vërtetua gjatë shqyrtimit gjyqësor. Rezultoi e provuar, me deklarimet e dëshmitarit Dritan Prifti, se ai e ka hedhur (shkarkuar) videon nga ora/kamera në laptop menjëherë sapo ka përfunduar regjistrimin. Gjithashtu, kohëmatësi i videos dhe ora e biosit në laptop përputhen dhe tregojnë datën 01.03.2010 dhe orën 13:33. Po kështu, ky “file”, siç del dhe nga akti i ekspertimit, ka vetëm një datë modifikimi, atë 01.03.2010, ora 01:33 p.m. Pra, rezulton saktësisht e

vërtetuar që të mos jetë hapur as për t’u parë më pas e jo më të jetë ndërhyrë në të. Ekspertët vetë, duke ju përgjig-jur pyetjes sonë, u shprehën se duhet një kohë e caktuar për të ndërhyrë në video, nëpërmjet kompjuterëve dhe programeve, kohë e cila, siç vërtetohet, mungon në këtë rast. Këto fakte, provojnë jo vetëm origjinalitetin e videos, por konfirmojnë gjithashtu edhe vërtetësinë e thënieve të dëshmitarit Dritan Prifti, për këtë moment të dëshmisë së tij”, thuhet në vendim.

ORIGJINALITETI I VIDEOS

Atentati ndaj prokurorit, PD e LSI: Rama dhe Lleshaj në shërbim të krimit të organizuar, në çdo ngjarje të përfshirë njerëzit e tyreIsh-deputeti Ervin Salianji deklaroi dje se

autoriteti i shtetit është vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar. Në kuadër të plagosjes së prokurorit Arjan Ndoja pasditen e së premtes, Salianji, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individë me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama, ndërsa thekson se qeveria është bërë palë me bandat kriminale. “Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individë me rekorde të

rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama. Më kujtohet se si ky “Rru-mi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej, por kontrollon zona influence në administratën publike. Parimi është i qartë: Ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike. Sot konflikti është mes bandave që mbështesin Ramën dhe kur qeveria bëhet palë me njërën, tjetra ka guxim dhe të kërkojë eliminim fizik”, u shpreh ish- deputeti. Ndërsa ish-deputeti i LSI, Endrit

Braimllari, lidhur me këtë çështje, ka hedhur akuza të rënda mbi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Facebook, Braimllari u shpreh se Rama dhe Lleshaj janë vënë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar, ndërsa shton se qytetarët janë në mëshirë të fatit. "Siguria publike në mëshirë të fatit. Qytetarët po përballen çdo ditë e me shumë me ngjarje të rënda dhe nuk ka asnjë reagim apo plane masash nga kjo qeveri. Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit sepse Kryeministri dhe qeveria

e tij janë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar. Ministria e Brendshme me Sandër Lleshin ministër është kthyer në institut statis-tikash, numëron vetëm viktimat, aksidentet dhe kilogramët e kokainës që kalojnë sa në një port në portin tjetër. Qytetarët janë të pambrojtur nga instuticionet e sigurisë, që për fatin tonë të keq vetëm numërojnë viktimat dhe nuk bëjnë asnjë gjë tjetër”, shkruan ish-deputeti. Pasditen e së premtes, prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë u plagosën ndërsa udhëtonin me makinë. Ende nuk janë identifikuar autorët.

Kliti TOPALLI

Vendimi i Gjykatës së Lartë ku shpalli të pafajshëm Ilir Metën për bllokun 700 mijë eurosh tregon shumë

të vërteta të hidhura për sistemin e drejtësisë. Përveçse tregon arsyen se përse u tentua largimi i Bujar Sheshit nga KLP, hedh dritë mbi gjendjen e kalbëzuar të gjykatave në vend. Sot gjykata që shfajësoi Metën është shkrirë dhe trupa gjyqësore është jashtë sistemit, pikërisht për shkak të korrupsionit endemik. Por vendimi tregon dhe të vërtetën tjetër se si Meta e Berisha kanë kapur gjithë sistemin e drejtësisë në vend. Vetingu po largon një pjesë të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emëruar prej tyre dhe kjo është arsyeja se përse sulmohet procesi. Por gazeta po tregon sot se si që në vitin 2010 Meta kishte miqë-si të forta në drejtësi, madje deri në Gjykatën e Lartë, gjykatë që i dha atij pafajësinë. Sipas videos, Meta i kërkoi ish-ministrit Dritan Prifti që të favorizojë një kompani të caktuar për koncesionin e HEC Egnatia-Shushicë. Por në atë kohë kjo kompani ishte në proces gjyqësor me Agjencinë e Trajti-mit të Pronave. Çështja ishte mbyllur në Apel dhe do kalonte në Gjykatën e Lartë. Një gjë e tillë është thënë dhe në dëshminë e Dritan Priftit. “Zoti Meta më informon gjatë këtij takimi që në Apel çështja ka përfunduar, pra është fituar nga ky Bashkim, pra është fituar, prandaj mbaroje këtë punë menjëherë sot”, ka thënë Prifti në dëshminë e tij. Më saktë, duke qenë se kompania ishte në proces gjyqësor, nuk mund të kualifikohej për të fituar tenderin. Por nga hetimet e Prokurorisë rezulton se vetë Meta kishte dalë garant se do ndërhynte dhe në Gjykatën e Lartë që çështja të mbyllej sa më shpejt. “Gjithashtu, në këtë bisedë, edhe marrja përsipër prej të pandehurit për t’u interesuar deri në Gjykatën e Lartë për zgjidhjen e konfliktit gjyqësor të Shoqërisë... me Agjencinë e Prokurimit Publik, sipas dëshmisë së Dritan Priftit dhe që konfirmohet edhe nga video, është tregues i qartë për natyrën jo të ligjshme të ndërhyrjes së tij për të favorizuar, në kundërshtim me ligjin, këtë shoqëri në garën koncesionare. Kjo ndërhyrje tregon, gjithashtu,

Vendimi i Gjykatës së Lartë hedh dritë mbi miqësitë e Metës në sistemin gjyqësor

Afera 700 mijë euroshe, zbulohen detajet si Meta ka mbërthyer sistemin e drejtësisë,

ndërhyrje deri në Gjykatën e LartëBalliu: Hajdutët gëzojnë institucionet, qytetari i

thjeshtë në qeliIsh- deputeti i Partisë Demokra-

tike, Klevis Balliu akuzoi dje kryem-inistrin Rama, lidhur me çështjen e projektit tek Unaza e Re. Përmes një postimi në Facebook, Balliu shkruan se bashkë me banorët e Unazës së re, denoncojnë projektin famëkeq dhe rënien e drejtësisë. Ish-deputeti nën-vizon se personat që vodhën 40 milionë euro i kanë shpëtuar drejtësisë dhe as nuk janë marrë në pyetje, ndërsa protestuesit arrestohen. “Banorët e Unazës së Re denoncojnë sot projektin famëkeq dhe rënien totale të drejtësisë. Pasi qytetarët që denoncuan mega aferën korruptive tek Unaza dhe protestuan kundër saj, janë arrestuar me qindra herë pa asnjë bazë ligjore. Ndërkohë ata të cilët tentuan të vjedhin 40 milion euro jo vetëm nuk janë vënë përpara drejtësisë por as nuk janë marrë në pyetje. Kjo është qeveria e Edi Ramës, hajdutët dhe banditët je-tojnë dhe gëzojnë institucionet ndërsa qytetari i thjeshtë përfundon në qeli”, shkruan Balliu.

Në vitin 2020 rikthehet censusi i popullsisë, ja risitë

Në vitin 2020 do të fillojë ri-numërimi i popullsisë dhe të bane-save në vend. Censusi rinis tetorin e vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 mil-ionë euro. Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi tha në një media televizive se do të ketë ndrys-hime në mënyrën se si do të mblidhen të dhënat, dhe do të jenë më cilësore. “Nga mënyra e kryerjes janë të njëjtë, por mënyra se si do të mblidhen të dhënat ndryshon. Në censi e vitin 2011 të dhënat janë mbledhur me pyetësor letër ndërkohë që këtë vit INSTAT për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave do të përdor formën elektronike, pra do të përdorim tabletë në mbledhjen e të dhënave. Kjo mënyrë e re e mbledh-jes së të dhënave do të na sigurojë një cilësi më të mirë të mbledhjes së informacionit nga anketuesi” u shpreh Nesturi. Pyetjet e përgatitura për qytetarët do të zbulojnë jo vetëm lëvizjen demografike të saj, por edhe nivelin arsimor, ekonomik dhe social.

anormale të kurbës së sinjalit në pikat e mësipërme i çojnë në përfun-dimin se probabiliteti i ndërhyrjeve të mundshme rezulton të jetë shumë i madh”. Në këtë përfundim, jo kat-egorik, por edhe as shkencor, këta ekspertë arritën vetëm për shkak se, sipas tyre, “në minutën 11.25 konsta-tohet në spektër gjurmë e ngjashme me një tik-tak (tepër) jo në harmoni

me tik-tak–ët e tjerë”, në një kohë që siç deklaruan vetë para gjykatës në përgjigje të pyetjeve tona, “tik-taku i tepërt” mund të ishte edhe ndonjë zhurmë nga jashtë regjistruesit apo edhe ndonjë defekt i mekanizmit të orës që kamuflonte regjistruesin, duke pranuar kështu pasaktësinë e përfundimit të arritur prej tyre”, thuhet në argumentet e prokurorisë.

shkakun për të cilin dëshmitarit po i ofrohej ky përfitim i paligjshëm”, ka thënë prokurori Bujar Sheshi në hetimet e tij. Pra kjo dëshmon qartë se çfarë ndodh në sistemin gjyqësor dhe përse sot Gjykata e Lartë është shkrirë.

Debati për autenticitetin e videosTë gjithë e mbajnë mend deba-

tin që nisi pas publikimit të videos Meta-Prifti. Presidenti aktual fliste për montazhe nga “sekti i spiunëve”. Por prokurori Sheshi ka deklaruar të kundërtën. Ai ka thënë gjatë procesit se nga tërësia e rrethanave të çështjes, të vërtetuara në rrugë gjyqësore, por dhe nga përmbajtja e aktit të ekspertimit teknik, rezultoi se regjistrimi audio-viziv i bisedës Meta-Prifti ishte origjinal dhe i pat-jetërsuar. “Ekspertët duke mos gje-tur, në rrugë shkencore, asnjë detaj të fshirjes apo montimit të videos, u shprehen vetëm se: “Deformimet

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

2,3,6,8,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

KLGJ “gozhdon” Ilir Metën, dosje me skandalet e presidentit në krye të KLD, ja si

mbajti në detyrë 2 inspektorë në shkelje të ligjit

Llagami: Nëse Meta nuk dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë, KLGJ ka mekanizëm zhbllokues

Meta tjetër sulm ndaj Ramës: Liria e medias në vend është përkeqësuar ndjeshëm, qeveria intimidon gazetarët dhe mbyll emisionet

Presidenti Ilir Meta iu është rikthyer sulmeve në adresë të mazhorancës qeverisëse. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ngre shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së me-dias dhe të kushteve të punës së gazetarëve, ndërsa kritikoi indirekt qeverinë për mbyllje të emisioneve të televizioneve për shkak të presioneve politike, duke larguar nga ekranet e televizioneve figura të spikatura të gazetarisë. Sipas tij, ato janë zëvendësuar nga panelet e emisioneve politike të mbrëmjes që nuk mbrojnë qytetarët, por oligarkët. “Liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.

Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshme dhe të shumël-lojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar”, deklaroi ai. Më tej, presidenti Meta shprehu bindjen se shumë portale janë porositur që të godasin me lajme të rreme dhe se këto media sipas tij, shkruajnë apo

transmetojnë lajme të diktuara nga njerëz me pushtet. “Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake News” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve”, u shpreh ai. Po ashtu, kreu i shtetit hodhi akuza në adresë të qeverisë, duke e cilësuar nismën e saj ligjore anti-shpifje si një marrëzi. Sipas tij, shumë pronarë mediash janë të kapur nga qeveria. “Një nismë ligjore "anti-shpifje" e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organiza-

tat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë. “Zëri i Amerikës” dhe “Deutsche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime infor-macioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit pub-lik. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëg-johen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpësisht për lirinë e medias”, nënvizoi presidenti Meta.

Rigels SELIMAN

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka fun-dosur presidentin Ilir Meta. Për sa kohë ky i fundit ishte në krye të Këshillit të Lartë

të Drejtësisë, skandalet vijonin të ishin të njëjta si në kohën e Bujar Nishanit. Me dhjetra gjyqtarë të kapur në shkelje nuk u shkarkuan nga KLD, ndërsa ins-pektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë tre viteve të fundit nuk bënë asnjë inspektim, duke u paguar me taksat e qytetarëve. Dy ditë më parë Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të dre-jtësisë” zhvilloi një seancë dëgjimore me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Anëtarët e Komision-it i drejtuan kryetares së KLGJ një sërë pyetjesh, për të cilat ajo u përgjigj një për një. Por aty u zbulua se KLGJ ka tashmë një dosje me të gjitha skandalet e KLD, kur kjo e fundit drejtohej nga Ilir Meta.

Dosje me skandalet e Metës në krye të KLD

Kryetarja e KLGJ bëri me dije se është zhvilluar një audit në KLD dhe janë gjetur shumë shkelje, sidomos me funksionimin e Inspektorati të KLD. Llagami theksoi se në kontrollet e zhvil-luara gjatë periudhës së tranzicionit, ek-spertët të KLGJ u asistuan nga ekspertë të EURALIUS dhe OPDAT, duke vënë në dukje faktin se gjatë ekzistencës së saj, KLD ka pasur shumë shkelje. Ajo deklaroi se shumë dosje me skandale janë evidentuar, duke veçuar faktin se mes tyre ishte emërimi apo mbajtja në detyrë në shkelje të ligjit të dy inspek-torëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas saj edhe pse ligji e ka taksativ se inspektorët duhet të jenë magjistratë, dy prej tyre nuk e plotësonin këtë kriter, duke qëndruar në punë në shkelje të ligjit. “Këshilli i Lartë Gjyqësor kaloi një periudhë tranzicioni. Pra, shumë dosje dhe burimet njerëzore kaluan nga ish-KLD tek KLGJ. Ne kemi bërë audite dhe kemi gjetur shkelje. Ndërkohë kemi kërkuar asistencë për rolin e ins-pektorëve të KLD dhe jemi mbështetur nga EURALIUS dhe OPDAT. Kemi verifikuar statusin e 4 inspektorëve, ku në raportin e fundit të datës 22 tetor janë gjetur shkelje. Më konkretisht dy nga inspektorët nuk kanë pasur statusin e magjistratëve, duke qëndruar në detyrë

edhe pse ligji e ndalon dhe thotë se ata duhet të jenë magjistratë. Ndërkohë për dy të tjerët jemi duke pritur përgjigje. Këta të fundit do të qëndrojnë deri në momentin e ngritjes së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. KLD nuk ka funk-sionuar se duhej. Por ne jemi të vendosur për ta reformuar gjyqësorin dhe po i japim një frymë të re Këshilli të Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi ajo. Këto shkelje të bërë publike nga kryetarja e KLGJ, janë vetëm disa nga shumë shkeljet që gazeta ka bërë publike më herët të bëra nga Ilir Meta gjatë kohës që ishte në krye të KLD.

Meta nuk bllokon dot Gjykatën e Lartë

Anëtarët e Komisionit të Pavarur për Koordinimin e pyetën kryetaren, Naureda Llagami për ecurinë e pro-cesit të plotësimit të vendeve të lira në

Shehu: Opozita parlamentare është

vegël e qeverisëIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Tritan Shehu ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet politike në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, Shehu hodhi akuza në adresë të deputetëve të opozitës par-lamentare, duke i quajtur ata se janë të kapur nga qeveria. “Aksioni politik i opozitës është padyshim një aksion politik i gjerë, që lidhet ngushtë me ecurinë e vendit. Pikërisht është ky aksion politik, i cili bëri dhe ka bërë të dukshme problemet e mëdha që ka Shqipëria. Ne kishim dy rrugë. E para ishte që të vazhdonim të bënim sikur gjërat po shkojnë normalisht, ndërsa e dyta ka të bëjë me faktin që të ngriheshim dhe t’u thoshim shqiptarëve se ku ndodhet realisht Shqipëria. Ky rrugëtim i joni synon rikthimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Mos harroni që sot kemi në Parlament deputetë të opozitës, që janë aty ilegalisht dhe të kapur nga qeveria”, deklaroi ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Dhima: SHBA një partner strategjik për Shqipërinë

Deputetja e Partisë Socialiste, An-toneta Dhima e konsideron SHBA-në një partner strategjik për Shqipërinë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dhima falënderoi dje Amerikën për investimet e kryera prej saj në zonën e qarkut të Fierit. “Banorët e fshatit Sheqishte në Njësinë Administrative Zharrëz së shpejti do të kenë një Qendër Shëndetësore të rikonstruk-tuar totalisht, një kopsht për fëmijët si dhe qendër Multifunksionale me standarde. Ky investim shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirëpritur nga banorët e kësaj zone vjen falë donacionit të Programit të Ndih-mave Humanitare të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në ambasadën ameri-kane në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Patos. Investimi i cili pritet të përfundojë në shkurt të vitit 2020 do të sjellë një shërbim shëndetësor më cilësor dhe me kushte bashkë-kohore”, deklaroi Dhima.

Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” zhvilloi dy ditë më parë një seancë dëgjimore me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Anëtarët e Komisionit pyetën kryetaren Llagami nëse kishte apo jo KLGJ një plan konkret për

mënyrën e menaxhimit të numrit të madh të dosjeve të pashqyrtuara dhe ngarkesën me të cilën përballet Gjyka-ta e Lartë aktualisht. Në përgjigjen e saj, zonja Llagami theksoi se në Gjykatën e Lartë janë plot 32 mijë dosje që duan shqyrtuar. “Ne kemi bërë një inventar dhe janë plot 32 mijë dosje stoqe dhe që duan shqyrtuar”, deklaroi Llagami.

NË GJYKATËN E LARTË, 32 MIJË DOSJE TË PASHQYRTUARA

Gjykatën e Lartë me anëtarë nga jashtë gjyqësorit. Zonja Llagami theksoi se brenda muajit nëntor do të përfundojë faza e parë e verifikimit pasuror të 8 kandidatëve të mbetur në garë për 4 po-zicione. “Në total ishin 23 kandidatë, nga të cilët 4 u tërhoqën, 1 kandidat u skual-ifikua pasi ishte i lidhur me politikën, ndërsa 10 kandidatët u skulifikuan për mos pasjen e gradës shkencore. Kështu që, mendoj se brenda muajit nëntor mbaron procedura e verifikimit të pasurisë dhe figurës së 8 kandidatëve jogjyqtarë për 4 vende të juristëve të spi-katur në Gjykatën e Lartë. Më pas, do të vijojmë me procedurën e pikëzimit dhe renditjes”, u shpreh ajo. Ndërkohë,

zonja Llagami zbuloi edhe strategjinë që do të ndjekë KLGJ për ngritjen e Gjykatës së Lartë, duke qenë se është Presidenti i Republikës ai që i dekreton ata. Në këtë kontekst, kryetarja e KLGJ theksoi se kreu i shtetit ka 10 ditë kohë për t’u shprehur, nëse ai refuzon t’i dekretojë kandidatët që i ka dërguar KLGJ, kjo e fundit do të mblidhet sërish dhe emrat që do marrin më shumë vota do të zgjidhen automatikisht anëtarë të Gjykatës së Lartë. “KLGJ do ia përcjellë presidentit, ai mund shprehet me dekret brenda 10 ditësh. Po refuzoi Meta, KLGJ rivoton dhe emërohen kandidatët me më shumë vota”, nën-vizoi Llagami.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami deklaroi dy ditë më parë se procesi i vetingut ka krijuar vakan-ca në sistemin gjyqësor. “Procesi i vetingut ka krijuar vakanca në sistemin gjyqësor. Aktualisht usht-rojnë detyrën 307 gjyqtarë. Gjithsej janë 101 vakanca, mes tyre edhe vakanca nga dorëheqjet apo dalje në pension”, deklaroi ajo. Ndër-kohë, anëtari Saimir Vishaj e pyeti se nga nisja e reformës në drejtësi sa ka ndikuar në minimizimin e korrupsionit. Ndërkohë që, zonja Llagami u përgjigj se KLGJ është institucion i ri. “Ne jemi krijuar në fund dhjetori 2018 dhe s’mund të flas që nga nisja e reformës. Po t’ju referohemi ankesave të qytetarëve të drejtuara në KLGJ, është çështje perceptimi”, nënvizoi Llagami.

Kryetarja e KLGJ: Vetingu ka krijuar

vakanca në gjyqësor

Zonja Llagami zbuloi edhe strategjinë që do të ndjekë KLGJ për ngritjen e Gjykatës së Lartë, duke qenë se është Presidenti i Republikës, ai që i zg-jedh në finale ata duke u shprehur me dekret. Në këtë kontekst, kryetarja e KLGJ theksoi se kreu i

shtetit ka 10 ditë kohë për t’u shprehur

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

4 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryedemokrati Lulzim Basha, disa ditë më parë, deklaroi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të par-akohshme, duke i bërë thirrje PS që të reflektojë, pasi sipas tij, një tjetër përgjigje negative nga BE, do të ishte fatale për vendin. “PS të reflektojë sa nuk është vonë. Shqipëria ka humbur 4 herë rrugën drejt Europës dhe hera e 5 do të ishte fatale. Rruga përpara janë zgjedh-jet e parakohshme që shqiptarët të mos ikin nga vendi. Nëse ne e hedhim këtë hap do të prodhojmë shpresë për çdo shqiptar”, deklaroi Basha. Kreu i PD, nënvizoi se këto zgjedhje duhet të vijnë përmes programit të opozitës me 5 pika për reformën zgjedhore, në mënyrë që të jenë të lira dhe të ndershme.

Kreu i PD, Lulzim Basha disa ditë më parë deklaroi përmes një postimi në Facebook se ajo që i duhet vendit është një qeveri tranzitore në çdo zgjedhje, derisa Shqipëria të jetë anëtare e BE për të garantuar zgjedhje të lira. “Derisa të jetë anëtare e BE, para zgjedhjeve vendi duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë mënyrë do ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale. Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë”, shprehet Lulzim Basha.

LULZIM BASHA KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

BASHA PROPOZON QEVERI TRANZITORE NË ÇDO ZGJEDHJE

Kreshnik Spahiu: Ja pse Lulzim Basha vodhi fushatën e “Thurja” njësoj si protestat studentore

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar dje kreun demokrat Lulzim Basha, se po vjedh fushatat e të rinjve. Kreu demokrat vendosi që të nisë një tur takimesh në bazë. Por sipas Spahiut, e gjitha është e kop-juar. “Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj pasi rinia ka filluar lëvizjen “Thurja e Shpresës”. Prej dy muajsh një nga lëvizjet më popullore në Shqipëri kishte nisur një fushatë të ashtuquajtur “Thurja e shpresës”! Dhjetra intelektualë të rinj nën drejtimin e Dr. Endri Shabanit, Erion Kristos, Besian Peshës etj, kanë mbushur sheshet dhe sallat, por mediat qeveritare dhe opozitare e kanë censuruar dhe

na është dashur ta ndjekim vetëm nga Facebook apo rrjetet sociale! Thurja e shpresës mbushi sheshet e Korçës, Durrësit, Tiranës dhe shumë qyteteve gjatë ditëve kur Lulzim Basha ishte me pushime në Portugali. Të gjitha mediat janë mbyllur për nismën “Thurja” dhe opozita është xhelozuar maksimalisht, njësoj siç ndodhi me lëvizjen studentore ku Basha dhe Berisha nuk u lejuan në shesh të afroheshin. Kujtojmë që një muaj më pas opozita dogji mandatet e frikësuar se një opozitë e re po linde”, tha ai. Sipas Spahiut, me gjithë paralajmërimet për revolucion, opozita vazhdon proteston me konferenca shtypi nga selia e SHQUP. Sipas tij, Nisma Thurja po fitonte

terren çdo ditë, ndërkohë që Basha gënjente. “Nëse krahason portalin Thurja, me faqen e Partisë Demokratike do kuptoni ndryshimin dhe popul-laritetin e lëvizjes në raport me opozitën. Lideri i “Thurjes shpresa” shkatërroi në një debat televiziv liderin e demokratëve Sali Berisha me argumenta, duke arritur një audiencë me mbi 1 milion klik-ime. Thurja për shpresën po kërkon ndryshimin e sistemit elektoral, gjë e cila përkthehet nxjerrje në pension për Ramën, Berishën, Metën. Thurja për shpresën është një dritë jeshile që xhaketat e vjetra të largohen”, tha Spahiu. Sipas tij, e gjithë kjo ndodhi prej ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit, pretendon Spahiu, i ka thënë Bashës

se e vetmja formë që të mbetet në politikë, është të shkatërrojë fushatën në fjalë. “Thurja për shpresën po kërkon ndryshimin e sistemit elektoral, gjë e cila përkthehet nxjerrje në pension për Ramën, Berishën, Metën. Dje Berisha thirri në zyrë Lulzim Bashën dhe i tha: “Ti ke vetëm një shpresë të mbe-tesh në politikë. Rrëmbe kauzën Thurja e shpresës dhe quaje “Turi i shpresës”. Shkatërroi alternativat e reja se ato janë armiku apo rivali yt, dhe jo Edi Rama. Ai do largohet vetë një ditë, por mos lejo askënd të dalë ajo opozitë e re”. Mos u çudisni me vjedhjen e fundit se kështu kanë rrëmbyer dhe minuar me dhjetëra kauza nga ato Kuqezi dhe deri tek Thurja”, shkruan Spahiu.

Ornela ÇELPICA

Kreu demokrat, Lulzim Ba-sha ka hedhur pas thirrjet për protestat dhe ka ven-dosur të zbresë në bazë.

Berisha dhe mbështetësit pranë tij ditët e fundit kanë bërë thirrje për të rinisur aksionin opozitar, por Basha ka dalë me axhendë të re. Ditën e djeshme, që nga ora 09:00 e mëng-jesit, kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje me Ko-legjin e Kryetarëve të PD, ku dhe është vendosur se që nga dita e hënë të nisë një cikël takimesh me qytetarët, për të vijuar në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë. Në kuad-rin e zgjedhjeve të parakohshme, në takimin e djeshëm, kryetari i Partisë Demokratike u ka lënë kryetarëve të degëve të PD nëpër rrethe disa porosi. Një pikë kyçe që është dis-kutuar, është përcaktimi i numrit të personave që janë anëtarësuar në Partinë Demokratike. Një tjetër porosi që kryedemokrati la ditën e djeshme, ishte se Partia Demokra-tike ka nevojë për anëtarë të rinj, gjithashtu të rikthehen personat të cilët dikur kanë qenë pjesë e partisë dhe janë larguar nga pakënaqësitë. Gjatë takimit, kreu demokrat nuk la pa përmendur edhe reformën zg-jedhore. Sipas tij, Partia Demokra-tike do të jetë gjithmonë pro, por, nënvizoi se nuk është ky problem dhe për pasojë, nuk është reforma zgjedhore ajo që do të zgjidhë krizën politike në vend. Basha shtoi më tej se reforma zgjedhore nuk do e ndalë kryeministrin Rama që të blejë vota apo dhe të mbajë kon-takte me krimin. Ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë, kryedemokrati u shpreh se vendi ka nevojë për një qeveri tranzitore në çdo zgjedhje.

Fatmir Mediu për reformën zgjedhore

Aleatët mendojnë ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Ba-sha. Fatmir Mediu, në Asamblenë Kombëtare të Republikanëve gjatë fjalës së tij, nuk la pa përmendur edhe sistemin zgjedhor në vend. Kreu i Republikanëve u shpreh se kishte një propozim të qartë për

Basha deklaron se reforma zgjedhore nuk sjell zgjidhje të krizës politike

Lulzim Basha përgatitet për zgjedhje të parakohshme, braktis protestat dhe

nis takimet në bazë, ja porositë për degëtIsh- kreu i PS në

Shkodër reagon për shkrirjen e degës

Ish- kreu i Partisë Socialiste në Shkodër, Ndue Dodaj, pas lajmit që janë shkrirë strukturat e Partisë Socialiste, deklaroi se me këtë ven-dim është shkelur statusi i Partisë Socialiste. Ditën e djeshme, ish-kreu i Partisë Socialiste, Ndue Dodaj nënvizoi se të deleguarit e partisë i kanë vlerësuar ardhjet e krerëve të partisë në Shkodër, si kalim kohe dhe jo si detyrë për të ndihmuar e zgjidhur vështirësitë me plane e punë konkrete. E ndërsa, nga ana tjetër, më datën 16 nëntor do të organizohen zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste nga anëtarësia sipas parimit një anëtar, një votë. Ndërkohë, kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë, në mbledhjen e drejtuar nga deputeti Arben Pëllumbi, të deleguarit e Ramës u përballën me kritika e akuza kryesisht për çështjen e punësimeve në Shkodër.

Berisha akuzon Ramën për shembjen e teatritIsh-kryeministri Berisha akuzoi

rëndë kryeministrin Rama dhe kom-paninë Fusha për shembjen e teatrit. I pranishëm në ekspozitën “Notre Dame”, të piktorit Avni Delvina në ambjentet e Teatrit Kombëtar, ai tha për mediat se Rama dhe Veliaj nuk do ti shpëtojnë dënimit të historisë. “Duam elementë të zhveshur nga çdo lloj vlere, përveç babëzisë si Edvin Ma-fia dhe Lal plehu të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që s’do i shpëtojë kurrë dënimit të historisë siç është “ligj Fusha” për të groposur historinë e artit teatral. Unë e kam ndjekur me shumë angazhim të gjithë dramën. Drama e fundit ishte ajo e një grupi narko-ban-ditësh me pushtet dikur, ai që Edvin Mafia e kishte shpallur të gjithë këtë zonë të paprekshme historike, dikur kishte bërë vendimin e qeverisë të fir-mosur. Tani vërsulet si i tërbuar, për të ndarë para me një mercenar siç është ligj Fusha, që ka blerë një pëllëmbë tokë këtu dhe kërkon të përvetësojë të gjithë sipërfaqen, të rrënojë teatrin”, tha Sali Berisha.

më shumë vota në rang kombëtar. Po ashtu, mbetjet e votave i shkojnë listës së partisë përkatëse, të cilat nuk plotësojnë numrin e nevojshëm për deputetë, i shkojnë partisë me presjen dhjetore më të madhe”, u shpreh Mediu. E përpos kësaj situ-ate, propozimet e republikanëve për Kushtetutën dhe reformën zgjed-hore, arrijnë deri aty ku kërkojnë president nga populli, krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma,

Senat dhe Dhomë të Përfaqësuesve, por dhe rishikim të reformës ter-ritoriale. Mediu shtoi se kërkon unifikimin e qëndrimit opozitar për këto çështje dhe çështje të tjera me rëndësi. Gjatë fjalës së tij, kreu republikan deklaroi se për të pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve, duhet që të ketë një dialog opozitë- pozitë, duke përfshirë kërkesat tona dhe sidomos kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

sa i përket kësaj çështjeje. Mediu u shpreh se në thelb është sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura. “Në thelb të këtij propozimi qëndron sistemi proporcional kom-bëtar me lista të hapura, sipas së cilës votuesi përzgjedh partinë që dëshiron dhe brenda kësaj partie të ketë mundësinë që të zgjedhë 10% të kandidatit të listës së partisë përkatëse. Në fund, deputetë përzg-jidhen ata kandidatë që kanë marrë

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-deputetja e PD Grida Duma u shpreh dy ditë më parë se opozita duhet të kishte rifilluar aksionin opozitar kundër qeverisë pas re-fuzimit të Gjermanisë për hapjen e negociatave. “Unë mendoj se nëntë pikat e Bundestagut duhen bërë se s’bën, por ne nuk mund të lëmë pa përfaqësuar valën e protestës pop-ullore. Pas datës 18 unë kam thënë

se duhet të vazhdojnë protestat. Ne e kemi thënë që në shtator nisin protestat, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kemi thënë që do të nisin protestat. Për mua protesta është pjesë e fushatës. Data 18 e tejkalon-te PD-në. Protesta është një kolonë dhe pasi nuk u arrit integrimi, pa diskutim që duhet të kishte një kundërsulm”, tha Duma.

DUMA: PD DUHET TË KISHTE FILLUAR PROTESTAT

Kandidatja për ambasadore, Yuri Kim, deklaroi pak ditë më parë para Senatit se do të ndihmojë që të marrë fund kriza politike në Shqipëri. Kjo do të thotë se SHBA do të tentojë të ulë në tryezë Ramën e Bashën. “Fillimisht, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qën-drueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate. Së dyti, do të vazhdoj të

promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjëhershëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE. Së treti, do të punoj për të promovuar eksportet dhe inves-timet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet”, tha Kim.

SHBA E ANGAZHUAR PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE

Largimi i Kajmakut dhe Pjetrit, Sokol Hazizaj: Presidenti duhet t’i referohet Kushtetutës, nuk ka të drejtë të mbajë bashkitë pa kryetarë

Largimi i Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut nga bashkitë e Shkodrës dhe të Vorës ka sjellë re-agime të ndryshme nga juristë dhe konstitucion-alistë. Vendimmarrja unanime e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i hapi rrugë riaktivizimit të një konflikti të hapur mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës. Vendim-marrjen e saj KQZ do t’ia përcjellë kryeministrit Rama, i cili pasi të ketë firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të propozuar prej tij, do të duhet t’ia përcjellë këtë informacion Ilir Metës dhe t’i kërkojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Vorë. Por a mund të shpallë Ilir Meta zgjedhje të

pjesshme në Vorë dhe Shkodër në kushtet kur ai nuk e njeh 30 qershorin? Juristi Sokol Hazizaj në një reagim për mediat, u shpreh se presidenti Ilir Meta duhet t’i referohet Kushtetutës, duke theksuar se nuk është në dorë të kreut të shtetit të mbajë peng një bashki. “Detyra e tyre është vetëm të prodhojnë aktet për të ndihmuar qytetarët të realizojnë një të drejtë kushtetuese. Kapërcimi i çdo lloj konflikti personal këtu në Shqipëri bëhet vetëm nëpërmjet akteve kushtetuese. Por nëse kjo nuk ndodh, do të thotë që organet tona nuk funksionojnë në raport me Kushtetutën. Ata që nuk prodhojnë aktet janë jo kushtetues. Gjëja që e zgjidh këtë problem është njohja e zgjedhjeve

të 30 qershorit ashtu siç janë ato, për të prodhuar një dekret tjetër për t’u krijuar mundësi qytet-arëve të Shkodrës dhe të Vorës për të votuar një kryebashkiak. Në ligj dhe në Kushtetutë parashi-kohet që dy organet, që është kryebashkiaku dhe këshilli bashkiak, vijnë për shkak të zgjedhjes së drejtë të qytetarëve përmes votës. Këtu nuk është në dorën e presidentit dhe kryeministrit për të mbajtur një pushtet pa kryetar”, tha Sokol Hazizaj. Ndërsa ish-kreu i KQZ Kristaq Kume deklaroi se kësaj krize mund ti jepet fund vetëm përmes dakordësisë politike. Në një reagim për mediat, ai tha se Kushtetuta i jep të drejtë vetëm presidentit për të dekretuar një datë të re për

zgjedhjet e pjesshme në këto dy bashki. “Si në rastin e Shkodrës, ashtu dhe në rastin e Vorës në fund është Presidenti i Republikës ai që në fund duhet të shprehet me dekret për datën se kur duhet të bëhen zgjedhjet për këto dy bashki. Referuar situatave që kemi kaluar deri tani, e bën të vështirë që presidenti ti bjerë ndesh sjelljes së tij të mëparshme dhe të dekretojë një datë zgjedhje për zgjedhjet e pjesshme për këto dy bashki. Presidenti i Republikës të thërrasë forcat politike dhe vetëm pasi të marrë dakordësinë e tyre që janë të gatshme të hyjnë në një proces zgjedhor, mund të dekretojë datat për këto dy bashki”, tha Kume.

Elisjeda KIKO

Situata brenda Partisë Demokra-tike dhe opozitës duket se nuk është aspak e qetë. Një pjesë e madhe e demokratëve,

përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha prisnin që vjeshta të ishte e mbushur me protesta dhe revolta, por duket se nuk do të ndodhë asnjë gjë e tillë. Flirtet e Bashës me Ramën dhe tërheqja nga protestat kanë thelluar divergjencat mes tij dhe Berishës. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, ish-kryeministri ka ngelur shumë i pakënaqur nga mënyra se si po vepron kreu demokrat. Prej kohësh, Berisha ka shtuar presionet ndaj Bashës për të mos hequr dorë nga revoltat kundër qeverisë, duke tentuar për t’i marrë edhe frenat e opozitës. Kryeopozitari prej kohësh ka dalë kundër Berishës, duke mos mbështetur mënyrën e ashpër që ai dëshiron të udhëhiqet PD, duke i dhënë një goditje ish-kryeminis-trit. Po ashtu, Berisha ka marrë edhe një tjetër goditje të fortë nga Basha. Ky i fundit ka nisur takimet me struk-turat në bazë, duke u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme dhe duke hequr dorë përgjithmonë nga retorika e Berishës për protesta dhe revolta.

Reforma zgjedhorePor një tjetër pikë që ka shtuar

përplasjet Basha-Berisha është refor-ma zgjedhore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian prej disa kohësh kanë rritur presionet për të ulur palët në një tryezë dhe të miratojnë sa më parë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE. Por miratimi i kësaj reforme ka tmerruar jo vetëm ish-kryeministrin Sali Berisha, por edhe presidentin Ilir Meta. Këta të fundit kanë rritur presionet ndaj Bashës për të mos u ulur në tryezë, pasi i tremben një mar-rëveshje të dytë si ajo e 17 majit 2017. Të vetmit që ngelën të dëmtuar nga marrëveshja e fshehtë mes Ramës dhe Bashës ishin pikërisht Meta dhe Berisha. Partia e presidentit humbi shumë nga ajo marrëveshje, duke shkuar në zgjedhje pa koalicion çka solli dhe një dobësim të ndjeshëm të partisë së tij. Por edhe ish-kryeminis-tri mori një goditje të fortë, pasi Basha largoi njerëzit e tij. Por frika e tij është se do të përsëritet e njëjta gjë. Basha

Ina Zhupa akuza kryebashkiakut të Gramshit

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa akuzoi kryetarin e Bashkisë së Gramshit se i ka dhënë tender për blerje dru zjarri për shkollat një kompanie që është vendosur nën sekuestro. Përmes një postimi, ajo tha se fituesi i tenderit është shpallur më 30 tetor dhe ka qenë kompania e vetme në garë e cila ka detyrime të papaguara. “Kryetari i emëruar me votime i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe i jep tender për blerje dru zjarri për shkollat, kompanisë nën sekues-tro për mos pagesë gjobe për prerje pyjesh! Me 30 tetor 2019 Bashkia Gramsh e drejtuar nga rilindësi i mbështetur nga Taulant Balla, Klodian Taçe ka shpallur fituese kompaninë e vetme në garë “Al-Mex-wood”sh.p.k” me ofertën në vlerën 5. 863. 650 lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”. Sipas urdhrit të përmbarimit për sekuestro nr.2012 datë 10. 10.2019 është vendosur sekuestro mbi këtë kompani për shkak të ndëshkimit me gjobë për prerjen e pyjeve në kundërshtim me ligjin”, tha ajo.

Rritja e çmimit të ujit, reagon Përparim Spahiu

Ish-deputeti i Lëvizjes Social-iste për Integrim, Përparim Spahiu reagoi ditën e djeshme për rritjen e çmimit të ujit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spahiu deklaroi se Tirana po vuan mung-esën e ujit, duke shtuar se fituesi i koncesionit do të jetë i përcaktuar. “Qartazi del që Erion Veliaj me rritjen e çmimit të ujit i ka paraprirë dhënies me koncension apo PPP furnizimin me ujë privatit. Dy vite pas rritjes me 40% të çmimit të ujit në kryeqytet, me arsyetimin për më shumë investime, kemi një panoramë krejt tjetër. Tira-na vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit. Argu-menti? Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë. Normal që dhe fituesi, siç ndodh rëndom, do të jetë përcaktuar”, u shpreh ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.

ka hequr dorë nga thirrjet e Berishës për protesta, duke shtuar retorikën e tij për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, qendrore dhe vendore. Por nëse shkohet në zgjedhje të para-kohshme, sipas burimeve, Basha do e spastrojë partinë. Pjesa dërrmuese e atyre që dogjën mandate pritet të mos rikandidohen. Po të njëjtin fat do kenë

dhe kryebashkiakët. Nëse përsëriten zgjedhjet, Basha do dalë me emra të rinj. Frika e Berishës është se Basha do i heqë dhe ata pak njerëz që i kanë mbetur dhe në këtë mënyrë do të humbasë kontrollin e partisë. Kjo është dhe arsyeja se përse ka nisur një luftë kaq e fortë. Në 2017 Basha i dha goditje Berishës. Ai nuk

Strategjia e Bashës kundër qeverisë nuk mbështetet nga Berisha

Përplasje në opozitë, Berisha grupe në qendër dhe në bazë kundër Bashës, kreu i PD reformim total partisë nëse shkohet në zgjedhje

kandidoi asnjë nga figurat e vjetra të PD, ku shumë emra si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Pa-tozi e shumë të tjerë u përjashtuan. Pra, frika se do të nxirren jashtë çdo funksioni politik ka nxitur Metën dhe Berishën për të rritur presionet ndaj Bashës për të mos u ulur në tryezë për reformën zgjedhore.

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT6 E Diel 3 Nëntor 2019

2,3,6,8,10,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Transferimi i dosjeve, të gjitha prokuroritë në skaner, dyshime për mbyllje të hetimeve

për të shmangur kalimin te SPAK

Ja prapaskenat e udhëzimit të Markut për hetimet pasurore

Spartak Ngjela paralajmëron: Ju tregoj si do likuidohen 60 për qind e elitës politike të korruptuar në Shqipëri

Avokati Spartak Ngjela ka bërë dje një paralajmërim për politikën, teksa ka analizuar dhe shpjeguar se si do të likuidohen 60% e elitës përmes reformës në drejtësi. Me anë të një statusi në Facebook, Ngjela ka shkruar se Shqipëria ndodhet më në fund në pragun e ndryshimit të madh, duke iu referuar implementimit të reformës në drejtësi dhe garancisë amerikane për funksion-imin e saj. Ngjela shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vjen fundi. “Kjo reformë mendohet të likuidojë 60 për qind të elitës politike në Shqipëri. Dhe pas kësaj, pa shitësit e interesit kombëtar,

procesi sigurisht që do të kalojë në korrigjimin real të padrejtësive shekullore kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Sot, janë politikat e mëdha, politika amerikane dhe ajo gjermane të cilat, duke iu referuar historisë reale si shkencë, kanë deklaruar të vërtetën se etnia shqiptare është etnia më e vjetër në Gadishullin Ballkanik. Domethënë që koha e sotme flet për shqiptarët”, ka deklaruar Ngjela. Në një analizë të gjatë, Ngjela ka shkruar edhe për konspiracionin ndërkombëtar, siç ka dashur ta cilësojë ai. Ai është shprehur se Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në

procesin e shpëtimit të madh të shqiptarëve au-toktonë në Ballkanin Perëndimor. “SPAK në Tiranë dhe kryeministri Kurti në Kosovë, në qeverinë Kurti-Osmani, janë dy aspektet realë politikë që, siç duket, historia i ka sjellë për të ndaluar shitjen e interesit kombëtar. Kurse, e gjithë situata aktuale kuptohet se ka hyrë në hullinë ku do të kryhet akti përfundimtar kundër konspiracionit 180-vjeçar antishqiptar, të drejtuar nga Stambolli Osman, Patriarkana Ortodokse e Stambollit në fillim, e pastaj, nga Moska, Beogradi, Athina, e Parisi”, ka shkruar ndër të tjera Ngjela. Më tej ai vijon duke

thënë se edhe politika amerikane e njeh këtë kon-spiracion antishqiptar. Teksa shton se vetëm prej forcës së Amerikës ky konspiracion antishqiptar ka arritur të zbehet. “Kjo situatë antishqiptare, që ka filluar me dhunë të epërme pas pavarësisë së Greqisë në vitin 1821, ka vijuar me Kongresin e Berlinit në vitin 1878 dhe pastaj u kurorëzua me humbjen e rreth 70 mijë km2 territor shqiptar në vitin 1913. Por, për vetë rrethanat historike, tani po kuptohet qartë se ky konspiracion i gjatë antishqiptar ka mbërritur drejt fundit të tij”, ka shkruar Ngjela në rrjetet sociale.

Kliti TOPALLI

Prokuroritë e Përgjithshme ka vënë në monitorim të gjitha prokuroritë në vend, sa i takon transfer-

imit të dosjeve te Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. 31 tetori ishte afati i fundit për prokuroritë që të dorëzonin të dhënat mbi dos-jet që do kalojnë te SPAK, ndërsa sapo kjo strukturë të jetë gati do nisë dhe kalimi i dokumenteve. Por një burim në Prokurorinë e Përgjithshme i tha gazetës se ek-ziston rreziku që për shumë çësht-je të pushohen qëllimisht hetimet, për të shmangur kalimin në SPAK. Ka shumë prokurorë që e dinë se do të ngelin dhe frika është që po pushohen hetime për zyrtarë të caktuar apo personazhe të botës së krimit, me qëllim që t’i shpë-tojnë SPAK. Pikërisht për këtë arsye ka dalë dhe një udhëzim i kryeprokurores Arta Marku. Më datë 1 nëntor, të gjithë krerëve të prokurorive në vend u është dër-guar një udhëzim, ku u kërkohet që të mos pushojnë asnjë hetim pasuror pa informuar më parë Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Kryeprokurorja Arta Marku, një vit më parë nxori një udhëzim, ku u kërkonte të gjitha prokurorive në vend që të nisin hetimet pas-urore për të gjithë ata persona të akuzuar për korrupsion e krim të organizuar, për të cilët nuk ka pasur hetim pasuror më përpara. Këtu përfshihen çështjet në he-tim, çështjet e mbyllura dhe ato të dërguar në gjykatë. Procesi i vetingut ka konstatuar se shumë prokurorë kanë shmangur hetimin pasuror për shumë kriminelë edhe pse ligji i detyron. Bëhet fjalë për ligjin antimafia, i cili e përcakton qartë se kur një peron akuzohet për krim të organizuar, trafiqe droge, apo korrupsion, automa-tikisht hyn dhe në verifikim pas-urie për të parë nëse e justifikon dhe nëse e ka vënë me para të pista. Por në pjesën dërrmuese të rasteve nuk ka pasur hetime dhe Marku nxori udhëzimin në fjalë. Vetëm te Krimet e Rënda janë 900 hetime pasurie momentalisht që duhet të kalojnë te SPAK. Por

derisa të mbyllet transferimi i dosjeve, ekziston frika se mund të pushohen çështjet dhe për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme ka rritur vigjilencën.

Inspektorati i DrejtësisëAktualisht prokurorët dhe

gjyqtarët janë në liri të plotë. Mund të kryejnë shkelje dhe të mbyllin në fshehtësi dosjet dhe nuk u hyn dot gjemb në këmbë. Arsyeja është sepse mungon Inspektorati i Drejtësisë. Ligji i vjetër parashikonte që në proku-rori i bënte inspektimet Ministria

e Drejtësisë, ndërsa në gjyqësor Inspektorati i KLD. Por që kur hyrën në fuqi ndryshimet kus-htetuese në 2016, këto institucione nuk bëjnë dot asnjë inspektim. Kjo do të thotë se prej 3 vitesh si gjykata ashtu dhe prokuroritë janë lënë në gjendje të lirë dhe askush nuk e di se si janë zbatuar afatet e hetimeve e të gjykimeve apo dhe nëse ka pasur abuzime. Por gazeta ka mësuar se sapo In-spektorati i Drejtësisë të ngrihet, do nisë një verifikim i thellë në të gjithë vendin, përfshirë dhe për

rastet e dosjeve që kanë kaluar te SPAK. Ka shumë nga ata emra që kanë bërë të gjitha lëvizjet që t’i shmangen SPAK dhe me ndihmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve disa ja kanë dalë. Një lëvizje të ngjashme tentoi dhe ish-kryep-rokurori Adriatik Llalla. Ai doli dy herë kundër zgjatjes së hetimeve, por u refuzua dhe do jetë nën het-im nga SPAK. Por në prapavijë ka shumë të tjerë që kanë bërë të tilla manovra dhe dyshimet janë se disa ja kanë hedhur të shmangin transferimin e dosjeve.

Dade: Rama është refuzuar nga socialistët

Ish-deputetja e Partisë Social-iste, Arta Dade ka sulmuar dje sërish Partinë Socialiste teksa ka thënë se kryeministri Edi Rama është braktisur edhe nga vetë socialistët. Ish-ministrja tha se në votimet e 30 qershorit, Rama u braktis edhe nga socialistët. “Duket sikur opozita ka marrë garanci që të ndërpresë protestat, të përfshihet në reformën zgjedhore sepse ka gjithë mundësitë të fitojë zgjedhjet pasi Rama është braktisur dhe nga socialistët siç u pa dhe në zgjedhjet e fundit. Në zg-jedhjet e fundit u braktis Rama dhe nga socialistët. Në disa zona, ku unë e njoh mirë fizionominë zgjedhore, kishte mbushje kutish me fletë voti-mi që kalonin numrin e votuesve”, është shprehur Dade. Po ashtu ajo deklaroi se personat e lidhur me botën e krimit janë aktivizuar në fushata zgjedhore edhe nga PD. Dade tha se sistemi aktual duhet të ndryshojë, por problemet nuk duhet ti atashohen vetëm sistemit.

Plenkoviç: Shans të ri Shqipërisë për negociatat

Kryeministri korat Andrej Plenkoviç ka deklaruar dje se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Ve-riut duhet t’i jepet një shans tjetër sa i përket hapjes së negociatave. Në një prononcim për mediat Plenkoviç tha se negociatat për të dyja vendet duhet të rishiko-hen pasi me shkallën e tashme të pasigurisë, askush nuk mund ta parashikojë kohëzgjatjen e procesit. Sipas kryeministrit korat integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Ve-riut në Bashkimin Europian është një hap pozitiv për vetë rajonin pasi rit stabilitetin. “Ambicia jonë është të bisedojmë me ata të cilët ende nuk janë të bindur dhe t’u themi se është më mirë për stabilitetin e rajonit, më mirë për të ardhmen europiane të fqinjësisë tonë që të fillojnë bisedimet. Argumenti është t’u japim shans dhe të fillojmë, pasi me shkallën e tashme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit”, tha kryem-inistri korat Andrej Plenkoviç.

1. Inspektorët i ushtrojnë detyrat e tyre në emër të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

2. Në ushtrim të detyrave të tyre, inspektorët kryejnë verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të subjekteve të parashikuara në nenin 194, pika 1, të këtij ligji, mbledhin të dhëna dhe vlerësojnë çdo informacion ose akt që çmojnë se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës,

në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

3. Inspektorët kanë të drejtë të hyjnë në ambientet ku ushtrojnë veprimtarinë subjektet e procedimit disiplinor, të inspektojnë, të kopjojnë, shumëfishojnë dhe marrin çdo informacion ose dokument të nevojshëm për kry-erjen e detyrës.

DETYRAT E INSPEKTORËVE

1. Pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë organizohet dhe funksionon administrata, e cila ndih-mon në realizimin e misionit dhe të funksioneve të zyrës.

2. Administrata e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton para Inspektorit të Lartë.

3. Personeli administrativ i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka statusin e nëpunësit civil, në për-puthje me dispozitat e ligjit “Për nëpunësin civil”.

4. Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë punëson punonjës administrativë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës.

ADMINISTRATA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

2,3,6,8,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qindra zyrtarë rrezikojnë bllokime vizash, DASH: Të korruptuarit s’mund të shkelin në territorin

tonë, do të gjurmojmë paratë e fshehura

DASH sqaron se përse po bllokohen vizat ndaj të korruptuarve që duan të shkojnë në SHBA

BBC: Gabimi historik i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë i ka zhgënjyer të gjithë, po i lihet rrugë e lirë RusisëBllokimi i negociatave për Shqipërinë dhe

Maqedoninë e Veriut i ka zhgënjyer të gjithë. Shumë shtete të cilat ishin pro hapjes së negoci-atave për të dy vendet kanë kritikuar ashpër BE dhe kryesisht Francën, e cila bllokoi procesin e in-tegrimit të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në deklarata e tyre kanë përmendur se ky gabim i Këshillit mund të hapte rrugën për rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, si edhe kanë shtuar se Ballkani është pjesë e Europës dhe si i tillë e ka vendin vetëm në

BE. Ftesa nga Bashkimi Ekonomik Euroaziatik bëri që të shpërthejnë edhe njëherë presionet ndaj BE që të hapë sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një shkrim për integrimin europian të Shqipërisë dhe Maqe-donisë së Veriut ia ka kushtuar dhe prestigjiozja BBC. Ajo shkruan se konfuzioni i BE-së ka dër-guar një mesazh të zymtë në të gjithë Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, e për më tepër për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. “Në

Shqipëri dhe Maqedoni askush nuk pretendonte se dy vendet do të bëheshin menjëherë anëtarë të Unionit, por të gjithë ishin të përgatitur për çeljen e negociatave. Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zaev, përballë një opozite të kënaqur nga moshap-ja e negociatave, po përballet me një sfidë të re, të bindë votuesit që kursi i vetëm i vendit është BE shkatërruese për rininë ballkanike”, ka shkruar BBC. Sipas BBC, për Rusinë ky është një opor-tunitet i madh. Ekziston frika se disa vende, pa u shqetësuar shumë për implikimet, mund të shohin

si zgjidhje, nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të mbizotëruar nga Rusia (EAEU). Sipas BBC, për sa kohë që Emmanuel Macron është presidenti i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit. BBC përmend deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili e quajti veton franceze "një gabim historik", duke paralajmëruar se do të dëmtonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Arbjona ÇIBUKU

Qindra zyrtarë në Shqipëri rrezikojnë të hyjnë në listën e zezë të amer-ikanëve. Ambasada e

Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëroi disa ditë më parë se do të ketë bllokime vizash për të korrup-tuarit, duke treguar dhe kategoritë që rrezikojnë. Por ai që ka dhënë më shumë detaje është Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka dhënë arsyet se përse është ndërmarrë një nismë për të bllokuar vizat e të korruptuarve në të gjithë botën. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta, theksohet dhe bëhet e qartë se të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion janë të refuzuar për të hyrë në SHBA. “Refuzimi i hyrjes së individëve të korruptuar në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet financiare globale dërgon një mesazh të fortë për vlerat tona dhe demonstron në mënyrë kuptimplotë se ka pasoja për ata që përfshihen në korrupsion. INL koordinon autoritetet e veçanta ligjore të vizave që mund të ndalojnë hyrjen e të korruptuarve dhe famil-jeve të tyre në Shtetet e Bashkuara dhe të mohojnë qasjen në burimet amerikane”, theksohet në raportin e siguruar. DASH nënvizon trajtimin dhe hetimin e personave të përfshirë në korrupsion. Departamenti Amer-ikan i Shtetin e vendos theksin tek rëndësia që ka drejtësia dhe gjurmi-mi i këtyre personave. “Ne gjithash-tu punojmë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA dhe organizatat ndërkombëtare për t'i ndihmuar ven-det të ndjekin të ardhurat e korrup-sionit që ndodhen jashtë vendit. Për shembull, mbështetja INL (Byroja Kundër Narkotikëve dhe zbatimit të Ligjit) i ka lejuar INTERPOL-it të mbledhë një rrjet global të prakti-kuesve të rivendosjes së pasurive dhe të trajnojë hetuesit dhe prokurorët nga mbi 30 vende në Europën Lin-dore, Afrikë dhe Azi për të gjurmuar dhe rikuperuar pasuritë publike të vjedhura”, thuhet në dokument. Në dokument theksohet se shtetet duhet ta marrin seriozisht angazhimin e tyre. Amerikanët insistojnë që qever-ia të jetë transparente me publikun dhe të tregohet e përgjegjshme. “Për të siguruar që vendet t'i marrin seriozisht angazhimet e tyre, INL

është në terren, duke forcuar af-tësinë e qeverive dhe qytetarëve të tyre për të promovuar transparencë, përgjegjshmëri dhe integritet më të mirë publik. INL (Byroja Kundër Narkotikëve dhe zbatimit të Ligjit) mbështeti Ministrinë e Brendshme të Ukrainës për të rekrutuar dhe tra-jnuar 7,000 policë të rinj patrullues, duke rikthyer besimin e qytetarëve në forcën e tyre policore”, thuhet në dokument. Ndërkohë përveç përp-jekjeve jashtë vendit, Departamenti i Shtetit po punon për të forcuar aftësinë për të adresuar sa më mirë korrupsionin, ashtu siç manifestohet në sektorë dhe rajone të ndryshme.

Paralajmërimi i ambasadës amerikane

Pak kohë më parë Ambasada e SHBA-ve publikoi një video ku para-lajmëronte se do të ketë bllokime vizash për në SHBA, për të gjithë zyr-tarët e korruptuar. Ajo ka deklaruar se është e vendosur në financimin e programeve kundër korrupsionit tek-sa sjell rastin e një projekti me të rin-jtë. "Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sun-dimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do

të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion mad-hor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skual-ifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Disa zyrtarë të korruptuar shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të tyre janë skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në SHBA. Është një ndëshkim i rëndë vetëm për zyrtarët më të korruptuar kudo në botë", deklaroi Ambasada e SHBA.

BE mbështet Shqipërinë për ndërtimin e

institucioneve të fortaBashkimi Europian ka mbështe-

tur Shqipërinë për ndërtimin e institucioneve të forta publike që mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. Duke folur për përg-jegjshmërinë në prezantimin e Strategjisë së Menaxhimit të Finan-cave Publike 2019-2022, Shefi i Bash-këpunimit në delegacionin e BE-së, Mario Mariani tha institucionet dhe individët duhet të mbajnë përgjeg-jësi për vendimet. “Si institucionet ashtu dhe individët duhet të prano-jnë dhe të marrin përgjegjësi për veprimet, vendimet dhe politikat, kjo vlen për politikanët po aq sa për çdo nëpunës të administratës publike. Media dhe shoqëria civile luajnë gjithashtu rol për mbështetjen e një transparence më të madhe dhe për të kërkuar përgjegjshmëri. Qëllimi për të gjithë duhet të jetë efikasiteti në shërbimin publik, me fjalë të tjera t’i bësh gjërat mirë, me sukses dhe pa humbje, për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha ai.

LSI: Po thellohet hendeku mes të pasurve

dhe të varfërveLëvizja Socialiste për Integrim

ka akuzuar dje qeverinë se vazhdon të mos i shohë problemet sociale si kambanë alarmi mbi kokat e shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Nora Malaj i ka kujtuar kryeministrit se nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet për të realizuar politikat sociale. “Kjo qeveri është vite dritë larg, nga ajo mënyrë qeverisje që u premtua për të realizuar politika sociale. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve. Kriza financiare që tashmë ka mbërritur, papunësia, pagat e ulëta dhe kushte e pafavorshme të jetesës, po ua bënë të pa përballueshme financimin e shkollimit të tyre. Fëmijët e familjeve të divorcuara po kalojnë dramën më të madhe sot, se shteti nuk i ka në prioritet. Studentët shqiptarë para-qiten më vështirësitë më të mëdha financiare në Europë”, tha Malaj.

“Në të gjithë botën, korrupsioni rrëzon rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, minon demokracinë dhe siguron hapje për grupe të rrezikshme siç janë kriminelët, trafikantët dhe terror-istët. Departamenti i Shtetit e ka bërë antikorrupsionin një përparësi të sigurisë kombëtare dhe punon në të gjithë globin për të parandaluar shartimet, forcimin

e hetimit dhe ndjekjen e korrupsionit, promovimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe fuqizimin e reformatorëve. Duke i dhënë përparësi antikor-rupsionit, Departamenti kërkon të bëjë edhe më të vështirë për kriminalitetin dhe terrorizmin që të çrrën-joset dhe përhapet, të promovojë qeveritë që janë më të qëndrueshme dhe të përgjegjshëm”, thekson DASH.

ANTIKORRUPSIONI PRIORITET I SHBA

Vendimet e amerikanëve për të bllokuar vizat e të korrup-tuarve bazohen në dy aspekte. Së pari është ligj për buxhetin. Në sesionin 7031/c, përcaktohet qartë se Sekretari Amerikan i Shteti kur ka prova mund të shpallë non grata një person të përfshirë në afera. “Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e familjes së tyre, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion

të besueshëm se janë të përfshirë në korrupsion, përfshi dhe për nxjerrjen e burimeve natyrore, apo shkeljen e të drejtave të njeriut, u ndalohet hyrja në SHBA. Sekretari informon gjithashtu publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e afërt të familjes, për të cilët ka informacion të besueshëm, nëse kanë aplikuar për vizë”, thuhet në ligj.

PËRCAKTIMET LIGJORE

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

8 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rudina Hajdari: Ujërat brenda grupit demokrat janë qetësuar, opozita e vendosur për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, ja pse u distancova nga Basha

Debatet dhe sherri që kishte mbërthyer grupin demokrat gjatë ditëve të fundit duket se është venitur. Ka qenë deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e cila teksa dje ishte e ftuar në një studio televizive zbuloi se kishte komuni-kuar me deputetin Korab Lita, me të cilin thekoi se kishte folur dhe i kishte sheshuar debatet në grupin demokrat. “Ajo çfarë ka ndodhur brenda grupit demokrat mendoj ishte një problem që mund të ishte evituar shumë kollaj, sepse nuk është e nevojshme që ne të kemi kështu përball-jesh. Mendoj se jemi një grup që kemi një kauzë të përbashkët dhe mundohemi të bashkërendo-jmë të gjitha objektivat tonë edhe me grupet e

tjera parlamentare në opozitë. Ishte një gjë që mund të shmangej, por gjithsesi ajo u nda me publikun dhe ne u munduam ta zgjidhim sa më drejt për të gjithë. Shumë natyrshëm deputetë të tjerë shprehën dëshirën për t’ju bashkuar grupit demokrat dhe kjo tregon se jemi një grup që kemi goxha mbështetje dhe një grup që po forcohet akoma më shumë. Ky konflikt mendoj se është sheshuar tani dhe ne do vi-jojmë punën tonë me të gjitha gjërat që kemi marrë përsipër brenda Kuvendit”, deklaroi ai. Duke komentuar zërat, për debate mes grupit në mbledhjen e zhvilluar për reformën zgjed-hore, Hajdari theksoi se për këtë çështje është

e vetmja që të gjithë brenda grupit demokrat janë dakord me njëri-tjetrin dhe nuk ka asnjë debat. Sipas saj, opozita parlamentare është e vendosur për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. “Nuk ka debate mbi këtë temë. Jemi shumë të vendosur të kemi dy procese paralele, pra të kemi propozimet konkrete për ndryshimin e sistemit dhe të shqyrtojmë me detaje e të shikojmë çfarë propozimesh na kanë dhënë ek-spertët për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Drafti i parë ishte një draft paraprak dhe i pjesshëm dhe mbi këtë draft ne diskutuam këto pika, por nuk kishte debat mbi këtë gjë, sepse ne jemi goxha të hapur sa i

përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këto rekomandime kanë ardhur ndër vite”, u shpreh ai. Ndërkohë, Hajdari zbuloi edhe arsyet se përse u distancua nga Basha. “Nuk kam asnjë lloj kompleksi, kam mirënjohje që jam vlerësu-ar për t’u futur si e treta në listë, por kjo nuk do të thotë që kjo duhet të përcaktojë axhendën time politike. Nuk do të thotë që unë duhet të ngelem peng i këtij vendimi. Unë duhet të luftoj për atë që unë mendoj se është e drejtë. Fakti që sot opozita nuk ndodhet në Parlament, është arsye e vetme që unë jam jashtë vendimit apo kundra vendimit të kryetarit të PD, nuk kam as-gjë kundra tij personalisht”, nënvizoi Hajdari.

Rigels SELIMAN

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon seriozisht shkrirjen. Djegia e mandateve dhe bo-jkoti i zgjedhjeve duket se po i

kthehet në bumerang partisë së Monika Kryemadhit. Gazeta ka mësuar se krye-bashkiakët e dalë fitues nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë futur në skaner të gjithë administratën, sidomos në ato bashki që deri më dje janë admin-istruar nga opozita. Sipas informacion-eve, në disa bashki si ajo e Gjirokastrës, Përmetit, Devollit, Shkodrës, Lezhës, etj kryebashkiakët e rinj kanë urdhëruar nisjen e auditit për të gjitha vendimet e dhëna nga paraardhësit e tyre, si dhe për drejtorët e bashkive që drejtojnë. Mësohet se pas kontrollit shumica e drejtorëve të pezulluar nga detyra janë shkarkuar nga detyra, pasi raporti au-ditit të brendshëm, ka konstatuar shkelje të rënda për ta gjatë kohës që ata kanë qenë në detyrë. Sipas informacioneve, mësohet se shumica e shkeljeve ka pas-ur lidhje me keqmenaxhimin e fondeve dhe investimeve, si dhe punësimet pa kriter apo respektimi i orarit të punës.

Panik në LSIRasti më i freskët vjen nga Bashkia

e Gjirokastrës, teksa mësohet se gjatë kësaj jave është shkarkuar Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Gjirokastër, K. K. Sipas informacioneve, mësohet se ai ka bërë mungesa të shumta, duke mos u paraqitur në ambientet e Bashkisë Gjirokastër dhe kësisoj është ndërmar-rë procedura për shkarkimin e tij në bazë të të gjithë dispozitave që përcak-ton Statusi i Nëpunësit Civil. Kujtojmë që, Sekretari e ka mbajtur këtë post në administratën e mëparshme të drejtuar nga ish-kryebashkiakja Zamira Rami. Aktualisht mban edhe postin e kryetarit të LSI Gjirokastër. Natyrisht që në këtë lëvizje nuk përjashtohet as shkarkimi i sfondit politik, duke qenë se postet e drejtorëve në shumicën e rasteve janë poste politike dhe jo administrative. Nga ana tjetër, gazeta mësoi se e njëjta situatë do të vijojë edhe në ditët në vijim, ku shumë drejtorë dhe nëpunës të tjerë pritet që të shkarkohen, duke qenë se raporti i auditi i ka gjetur me shkelje. Auditi i nisur nga kryebashkiakët e rinj në bashkitë e drejtuara nga opozita, duket se ka futur në panik Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi shkarkimi

PS auditim vendimeve në të gjitha bashkitë e drejtuara nga opozita, zbulohen dhjetra shkelje

Panik në LSI, PS nis operacionin fshesa në bashkitë e drejtuara nga partia e Kryemadhit,

valë shkrimesh dhe kallëzimesh penale

nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikojnë të ndiqen penalisht. Sinjalin e parë e dha kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili akuzoi publikisht paraardhësen e tij që vinte nga radhët e LSI, Zamira Rami se e kishte bos-hatisur arkën e bashkisë, ndërkohë që e kallëzoi edhe penalisht për shpërdormi detyre. Ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me ish-kryebashkiaken e Prrenjasit, Miranda Rira, e cila u kallëzua penal-isht nga pasardhësi i saj, socialisti Nuri

Belba. Ndërkohë, gazeta kontaktoi me disa nga kryebashkiakët e rinj, që kanë marrë drejtimin e bashkive të opozitë, të cilët garantuan se përveç shkarkimit, drejtorët, të cilët auditi i ka gjetur me shkelje do të kallëzohen edhe penalisht. Nga ana tjetër, të njëjtët burime theksu-an se ata nëpunës, të cilët janë emëruar politikisht apo që nuk kanë lidhje me pozicionin e punës ku janë do të largo-hen apo shkarkohen. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Spiropali: Zgjedhjet në PS janë model i demokracisë

Koordinatorja e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali zhvilloi ditën e djeshme një takim me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore. Gjatë fjalës së saj në këtë takim, deputetja socialiste deklaroi dje se zgjedhjet e nisura brenda Partisë Socialiste, jo vetëm që janë demokratike, por duhet të jenë edhe model frymëzimi për partitë e tjera. “Po përgatisim një proces zgjedhor shembull në Partinë Socialistë në Tiranë. Ndaj ndihem e bindur që në 16 nëntor duhet treguar më e mira e shpirtit dhe organizimit socialist. Jemi të përqendruar maksimalisht në gjithë elementet që do t’i japin formë procesit zgjedhor. Pikërisht këtë angazhim diskutuam me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore të Qarkut të Tiranës, të cilët po përgatiten për një proces zgjedhor shembullor”, deklar-oi koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, në takim e djeshëm me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore.

Balla: Agjencia Kombëtare Japoneze

do investojë në ElbasanPas kthimi nga Japonia, kryetari

i grupit parlamentar të Partisë Social-iste, Taulant Balla mori dje pjesë në një aksion të organizuar për pastrimin e Kodër Krastës në Elbasan. Balla solli lajmin e mirë të kërkesës, drejtuar Agjencisë Kombëtare Japoneze, për financimin e projektit për rivital-izimin e Kodër Krastës. Në fjalën e tij, Balla deklaroi se projekti parashikon shtimin e gjelbërimit dhe hapësir-ave rekreative. “Me mbështetjen e qeverisë japoneze kemi depozituar zyrtarisht tashmë pranë Agjencisë Kombëtare Japoneze një projekt shumë të madh i cili synon mbjelljen e shumë hapësirave bosh brenda par-kut. Kjo për të garantuar gjelbërimin e plotë sipas të gjithë standardeve të parkut, mbushjen e parkut edhe me kënde sportive të cilat janë të do-mosdoshme. Përfundimin e të gjithë kësaj infrastrukture rrugore të parkut. Por duhet ta dimë që i gjithë parku i Krastës është i rrethuar nga zona informale”, deklaroi Balla.

i militantëve nga puna, duket se e thel-lon akoma më shumë krizën brenda partisë së Kryemadhit, ku rrjedhimisht kjo forcë politike tkurret elektoratikisht. Kështu që, në kushtet, kur LSI është një parti që elektoratin e saj e ka thi-thur rreth vetes përmes punësimit, me largimin e tyre nga puna LSI është e destinuar të shkrihet.

Kallëzime penaleInteresant është fakti se disa nga

ish-kryebashkiakët e opozitës dhe drejtorët e bashkive të administruara

Ish-kryetarja e Bashkisë së Pr-renjasit është kallëzuar penalisht dy muaj më parë për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për ish-kryetaren që vinte nga radhët e LSI, Miranda Rirën, e cila është kallëzuar në prokurori nga kreu aktual i kësaj bashkie, Nuri Belba. Krye-bashkiaku Belba, teksa ka dorëzuar kallëzimin penal për “Shpërdorim detyre”, në dokumentin dorëzuar në organin e akuzës ka argumentuar edhe rastin për të cilin ka bërë padinë. Miranda Rira akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tenderin për fushën sportive të Prrenjasit. “Unë, Nuri Belba në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Përrenjas par-ashtroj ketë kallëzim penal për ish-kryetaren e Bashkisë, Prrenjas Miranda Rira, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’”, shkruhet ne denoncim.

Bashkia Gjirokastër bëri disa ndërhyrjet në shkolla e kopshte, duke bërë gati për vitin e ri shkollor që nis më 16 shtator. Kryebashkiaku Flamur Golemi vizitoi pak kohë më parë shkollën “Naim Frashëri” për të parë nga afër punimet. Teksa publikoi disa foto në faqen e tij në “Facebook”, Golemi theksoi se nuk ka gjetur para në dispozicion për këto punime nga paraardhësja e tij në bashki. “Edhe pse mundësitë financiare që gjeta në bashki për këto ndërhyrje janë të kufizuara dhe thuajse nuk ka fare, do të bëjmë çdo përpjekje që shkollat e kopshtet të kenë kushte optimale. Falënderoj bizneset që u treguan të gatshëm për të na ndihmuar”, deklaroi pak ditë më parë kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

BELBA AKUZA RIRËS: ABUZOI ME FONDET E BASHKISË SË PRRENJASIT

GOLEMI AKUZAT RAMIT: S’GJETA LEKË NË BASHKI PËR SHKOLLAT

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

2,3,6,8,10,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nisma për dëmshpërblimin e ballistëve, Porodini dhe Çuni: Propozim absurd, po kërkohet mbështetje financiare për tradhtarët e kriminelët

Xhafa: Shteti i borgjezisë është kundër LANÇ dhe pro pushtuesve nazifashistë

Pensioni suplementar për ushtarakët dhe policët, ISSH jep detajet, ja sa do përllogaritet masa e përfitimit

Pensionet suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëti-mit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, do të indeksohen dhe masa e pensionit suplementar do të vihet në kufirin deri në 50 për qind të masës së pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se në 6-7 vitet e fundit janë ndërmarrë disa nisma nga qeveria për të rregulluar pensionet dhe pensionet e pleqërisë të shumicës së ushtarakëve janë rritur. Por gjatë një interviste për “ATSH”, Astrit Hado vuri në dukje ligjin, që thotë se ata persona të cilat kanë punuar në ushtri, apo polici, pensioni suplementar llog-aritet sipas një formule të caktuar, por asnjëherë kjo masë nuk mund të jetë më e madhe se 50 për

qind e pensionit të pleqërisë. Dhe në momentin që këto pensione janë caktuar, theksoi ai, nuk është se janë bërë gabim nga ana e Institutit të Sig-urimeve Shoqërore, sepse pensioni është dhënë në masën 50 për qind e pensionit të pleqërisë. “Ndërkohë pensioni suplementar nuk e ndoqi këtë trend dhe pensioni aktual suplementar që marrin një pjesë e ushtarakëve është më i vogël se gjysma e pensionit të pleqërisë. Atëherë me këtë vendim do të rregullohet edhe ky hendek.

Pra të gjithë ata ish ushtarakëve që kanë punuar në ushtri apo polici dhe ju takon për të marrë pen-sion suplementar do t’i marrin shtesat e pensionit për të gjithë periudhën”, deklaroi drejtori i ISSH Astrit Hado. Efekti financiar vjetor nga zbatimi i këtij vendimi llogaritet në shumën 26 milionë lekë. Për vitin 2019, efekti financiar llogaritet në shumën 13 milionë lekë dhe do të përballohet nga fondet e parashikuara në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të këtij viti.

Elisjeda KIKO

Deputeti i opozitës parla-mentare, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka ndërmarrë

një nismë ligjore duke depozituar në Kuvend një projektligj për ish të dënuarit politik. Përmes këtij projektligji, Artur Roshi kërkon që dëmshpërblimi për ish të përndjekurit duhet të nisë para vitit 1944, pra periudhë kjo që përkon me ballistët. Në një reagim për media, Roshi bëri me dije se qëllimi i këtij pro-jektligji është që të përfitojnë familjet e viktimave që janë pushkatuar pa gjyq. “Së pari unë kam dashur të përputh statusin e ish të përndjekurve politik i cili fillon nga 8 nëntor i vitit 1941 deri në 1990. Statusi duhet të përputhet me dëmshpërblimin. Dëmshpërblimi në ligj është nga viti 1944 deri në 1990. Së dyti unë me këtë nismë nuk kam dashur që të preken dëmshpërblimet që u janë dhënë në forma të ndryshme, ndër vite deri më sot këtyre ish të përndjekurve. Pra që kanë përfituar nga ligjet e tjera. Pra kanë marrë ndoshta banesa, kanë qenë si karabina i kanë adoptuar përsëri me paratë e tyre. Ndërsa sot iu zbritet atyre sikur është një ndërtesë luksi në mes të Tiranës. Së treti të përfitojnë edhe familjarët e viktimave të pushkatuar pa gjyq”, u shpreh Roshi. Por kjo deklaratë e kreut të Ballit Kombëtar Demokrat ka irrituar veteranët dhe funksionarët e partive komuniste. Në një reagim për gazetën “SOT” Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, Odhise Porodini, u shpreh se ky është një propozim absurd. Porodini u shpreh se përmes këtij projektligji po kërkohet mbështetje financiare për ata që kanë vrarë dhe prerë njerëz të pafajshëm dhe që janë dënuar edhe nga Gjykata e Hagës për krimet që kanë bërë. “Kjo është një tentativë e dëshpëruar e tyre. Kjo nuk mund të realizohet kurrë sepse ata u vranë duke qenë bashkëpunëtorë me fashistët dhe nazistët. Ata nuk u vranë se dolën në shesh dhe u qëlluan nga partizanët. Ata vranë, prenë dhe dogjën. Si mund të marrin dëmshpër-blim ata, janë kriminelë të gjithë, janë dënuar edhe në Hagë. Ky është një propozim absurd që nuk mund të merret në konsideratë dhe as nuk duhet të men-dohet fare”, tha Porodina për gazetën.

Reagon Partia KomunistePo ashtu, kundër propozimit të

Artur Roshit ka dalë edhe kreu i Par-tisë Komuniste të Shqipërisë 8 Nëntori,

Preng Çuni. Në një reagim për gazetën “SOT”, Çuni u shpreh se ballistët du-het të ndihen të turpëruar për bëmat e paraardhësve të tyre, duke theksuar se ata nuk kanë turp dhe dalin me këto projektligje. “‘Nuk kam turp, s'ke ç'më bën-kjo sentencë do t'u shkonte për shtat atyre pinjollëve të ballistëve. Këta në vend që të ulin kokën e të ndjehen të turpëruar nga "bëmat"

e prindërve të tyre në vitet e Luftës Nacional Çlirimtare, ngrenë kokën e kakarisin si "gjeli majë plehut", duke kërkuar edhe dëmshpërblim për tradhtinë e tyre ndaj popullit dhe atdheut. Organizata famëkeqe e Ballit Kombëtar është produkt i "ofiçinës" Luogotenences dhe ka dalë në ato momente kur prestigji e autoriteti i PKSH dhe i Frontit Antifashist ishte

Falsifikimi i monedhave, reagon Ministria

e BrendshmeProjektligji për aderimin e vendit

tonë në Konventën Ndërkombëtare të luftës kundër falsifikimit të monedhës, ka si qëllim krijimin e një qendre, e cila do të jetë në kontakt të drejtpërdrejt me zyrat homologe të 80 vendeve anëtare të kësaj konvente. Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj u shpreh se përmes kësaj konvente Shqipëria do të ndërtojë një zyrë qendrore që do jetë në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit sa i takon luftës ndaj fal-sifikimit të parave. “Qeveria shqiptare ka sjellë në Kuvend një propozim për aderimin në një konventë ndërkom-bëtare në luftën kundër falsifikimit të monedhës. Është një konventë që shërben si një instrument për bash-këpunimin ndërkombëtar, janë më shumë se 80 shtete pjesëmarrëse. Ajo që sjell si risi, ky projektligj, është se krijohet një zyrë qendrore, e cila është në kontakt me organet që prodhojnë dhe menaxhojnë paratë, me organet policore, agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda vendit dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrat homologe të krijuara në vendet anëtare”, tha ai.

Tërmeti në Korçë, prefekti bën bilancin e dëmeve

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari ka deklarua se nga tërmeti i dy ditëve më parë nuk ka banesa të reja të dëmtuara, ndërkohë që janë thelluar dëmtimet në banesat e prekura nga tërmeti i 1 qershorit. Në një reagim për mediat, Spirollari u shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkak-tuara, ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë. Ai shtoi se në terren kanë dalë edhe disa grupe për të evidentuar dëmet. "Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet, konk-retisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë. Dy në Qafëzezë janë me probleme serioze. Janë ngritur grupet e inxhinierëve. Këto banesa kanë qenë të gjitha në dëmshpërblim. Pra është grupi i evidentimit që është në terren dhe paraprakisht po themi dëmet e shkaktuara. Thirrje bashkive t'iu qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë", tha ai.

“Shtylla vertebrore e BK për-bëhej nga elementë të borgjezisë me reaksionare, nga intelektuale antipopullor, aventurierë të cilët ish-in lidhur me pushtuesit. PKSH disa herë e ftoi BK të bashkohej në luftën kundër pushtuesit okupator, por përfaqësuesit e tyre do të refuzonin prerë, duke thënë se: "Ne nuk e njohim Frontin tuaj, ne nuk e njohim as Konferencën e Pezës e as vendi-

met e saj". Ballistët e sotëm ashtu sikurse ata të djeshmit mendojnë se deti u bë kos tani në Shqipëri dhe turren me vrap si dikur me lugë në dorë, pa menduar se tradhtia dhe imoraliteti nuk falen asnjëherë dhe se ato janë të dënueshme nga çdo sistem”, u shpreh ditën e djeshme në një reagim për gazetën “SOT” kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë 8 Nëntori, Preng Çuni.

ÇUNI: TRADHTIA DHE IMORALITETI I BALLISTËVE NUK FALET

rritur, kur po zgjerohej vazhdimisht numri i çetave e njësive partizane, kur populli po e shikonte dhe po bindej çdo ditë e më tepër me fakte se PKSH dhe Fronti Antifashist Nacional Çlirimtare ishin forcat e vetme reale të luftës kundër pushtuesit”, tha ai. Çuni shpërtheu në akuza në drejtim të deputetëve të opozitës në Parlament, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, duke shtuar se pavarësisht tentativave ata nuk do të fitojnë asnjë dëmshpër-blim. “Në Parlament sot kanë hyrë turli lloj mostrash, pa shkollë e pa din e pa iman, shkurt ajo nuk është "Oda e burrave të mençur", por atyre që njohin si të "shenjtë" euron e dollarin. Aty janë edhe ballistët e tipit Roshi apo Alimadhi të cilët ashtu sikur etërit e tyre dje zihen për kockat që u hedhin të tjerët dhe krekosen si për të thënë se jemi edhe ne këtu, ndaj mos na harroni, na hidhni ndonjë gjë. Por s'kanë për të fituar asgjë veç "qenit të ngordhur" apo faqen e zezë të tyre”, tha Preng Çuni.

Muharrem Xhafa në një reagim për gazetën “SOT” u shpreh i vendosur se projektligji i depozituar nga Artur Roshi nuk do të miratohet nga Kuvendi. “Shteti i sotëm është i ballisto-zogistëve, i të humburve, jo i fitimtarëve, jo i pop-ullit. Shteti i borgjezisë, i sotëm, është kundër LANÇ-it dhe pro pushtuesve nazifashistë e bashkëpunëtorëve të tyre, qofshin ballistë, zogistë apo të

tjerë bajraktarë e reaksionarë. Po të ishte shteti i popullit shqiptar, Artur Rroshi nuk do të guxonte as ta shkonte nëpër mend dëmshpërblimin e atyre që bashkëpunuan me pushtuesit nazi-fashistë. Sado profashist në përmbajt-jen e tij, unë nuk mendoj se Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë nismën e ballistit, Roshi”, tha Muharrem Xhafa në reagimin e tij për gazetën.

XHAFA: SHTETI SOT ËSHTË I BALLISTO-ZOGISTËVE

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

10 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

e k o n o m i www.sot.com.al

Papunësia është një nga fenomenet që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregu i punës në vend është në një situatë të përkeqësuar, këtë e reflekton fakti se gjysma e punëkërkuesve të papunë në të gjithë vendin rezultojnë që të jenë në listëpritje me vite për një vend pune. Sipas të dhënave, rreth 65 mijë të papunë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë vendin, 32,473 individë ose 50% e Totalit, janë afat-gjatë. Punëkërkues afatgjatë kategorizohet ai individ i cili rezulton mbi një vit i regjistruar në zyrën e punës. Në këtë kategori, 31 për qind e përbëjnë ata që kanë 1-3 vite të regjistruar dhe 19 për qind, ata që kanë mbi 3 vite. Grupmosha mbi 40 vjeç dhe ata që janë me arsim të mesëm, rezultojnë që ta kenë më të vështirë gjetjen e një vendi pune dhe që qëndrojnë më së shumti në listë pritje. Nisur nga situata aspak pozitive e 2018, qeveria ka përcaktuar një qasje tjetër sa i takon punësimit, kjo e përcaktuar në strategjinë kombëtare për punësim dhe aftësim 2019-2022.

Duke qenë se së shpejti do të bëhet lidhja e impianteve fotovoltaike në rrjetin e shpërndar-jes nga ana e konsumatorëve familjarë dhe bizneseve, Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për përcaktimin e tarifave që do të aplikojë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE ka paraqitur pranë Entit dhe propozime konkrete në këtë drejtim, duke kërkuar aplikimin e tarifës së studimit dhe vlerësimit të miratimit të projektit si dhe tarifën e shërbimeve për realizimin e lidhjes së re dhe matjes. Kështu, për impiantet që do të instalohen në tensionin e ulët 0.4 kv, kostot totale shkon në 10 288 lekë, ndërkohë që tensionin e mesëm 6, 10, 20 dhe 35 kv, kosto totale shkon në 28 288 lekë. Sipas procedurës së lehtësuar, një shoqëri e vogël ose e mesme, apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet më të vogël se 500 kv për vetë prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, por që impianti duhet të vendoset në objektin e konsumatorit.

Gjatë muajve të kontrollit në terren në kuadër të misionit kundër informalitetit, tatimet kanë gjobitur shumë subjekte për shkak të shkeljeve të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe kontrollet kanë qenë të fokusuar më tepër në subjekte të tipit: restorante, bare, supermarkete, magazina të prodhimit apo tregtimit të mallrave. Të cilat më shumë rezultonin shkelje të tipit: mos lëshim kuponi tatimor apo mos pajisjen me kasë fiskale. Në muajt e ardhshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do ta drejtojë fokusin e saj në bizneset që mbajnë punëtor në të zezë. Sipas DPT, tre sektorët në të cilat është më i pranishëm ky fenomen janë: ndërtim, call center, fasonë. Ashtu siç deklaroi disa ditë më parë Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, këta sektorë do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme. Nëqoftëse këtë vit një pjesë e madhe e bizneseve kanë marrë paralajmërime apo gjobë me vlera jo të larta, nga viti i ardhshëm, bizneset në shkelje do të përballen me gjoba në rritje dhe progresive sipas kategorisë së subjekteve.

Tregu i punës në krizë, punëkërkuesit presin vite të tëra për vendet vakante

Instalimi i impianteve fotovoltaike, ja tarifat për bizneset dhe familjarët

Ndërtimi, fasonët dhe call center sektorët me më shumë punonjës informalë

Pagë shtesë dhe mbrojtje të veçantë për policët e burgjeve

Ligji i ri, rriten benefitet financiare për policët e burgjeve, shtesë page për çdo vit vjetërsie pune, ja detajet

Esmeralda HIDA

Qeveria ka vendosur të ndryshojë procedu-rat sa u takon përfi-timeve financiare të

policëve të burgjeve. Pak ditë më parë gazeta zbardhi detajet nga ligji i ri që është dërguar në Parlament, ndërsa sot po tregojmë të gjitha benefitet financiare që përfitojnë policët e burgjeve. Në relacionin e projektligjit, tregohet se policët do të përfitojnë rritje rroge në bazë të gradës dhe vjetërsisë së punës. “Neni 17 parashikon trajtimin ekonomik dhe finan-ciar të punonjësve të Policisë së Burgjeve, duke iu referuar trajtimit financiar të punon-jësve të Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim, punonjësit të Policisë së Burgjeve i njihet e drejta për trajtimin ekonomik dhe financiar, ku përfshihen: paga mujore, e cila përbëhet nga paga për gradë, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe

shtesa për natyrë të veçantë pune; kompensimi për kostot shtesë për largësi nga vend-banimi, pagesat për transport apo qiraja e banesës, në rast pamundësie të garantimit të transportit në vendin e punës

nga vetë institucioni”, thuhet në relacion. Më tej në rela-cion shpjegohet se do të ketë shqyrtim edhe për sigurimet shoqërore të policëve gjatë periudhës që ata janë në punë, bazuar në ligjin përkatës për

këtë çështje që miratohet nga Këshilli i Ministrave. “Ndërsa procedurat që do të ndiqen për trajtimin gjatë qëndrimit në punë do të miratohen me ven-dim të Këshillit të Ministrave. Krahas rregullimeve të këtij

një mbrojtje e veçantë për policët gjatë orëve të punës. “Neni 18 parashikon trajtimin e familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës, ndërsa neni 19 për-cakton rregullime specifike për mbrojtjen e veçantë për punonjësit e Policisë së Burg-jeve dhe drejtuesit e IEVP-ve”, sqarohet në relacion. Ndër të tjera ky relacion qartëson se policët do mund të marrin pushime javore apo vjetore për të cilat do të paguhen në bazë të gradës që zotërojnë. “Neni 21 parashikon të dre-jtën për kohën e pushimit javor, vjetor dhe pushimeve të tjera të paguara. Kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar për punonjësit e rolit madhor dhe të lartë është 45 ditë kal-endarike, për rolin e mesëm 40 ditë kalendarike, ndërsa për punonjësit e rolit bazë dhe punonjësit në cilësinë e aspirantit është 30 ditë kal-endarike”, thuhet në relacion.

projektligji dhe për ato çështje që nuk janë përcaktuar shpre-himisht në këtë projektligj, do të zbatohen dispozitat e ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplemen-tar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Poli-cisë së 6 Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipëri”, të ndryshuar”, thu-het në relacion.Benefitet e tjera për policët

Në relacionin e nxjerrë shpjegohen edhe benefitet e tjera që do të përfitojnë policët e burgjeve, pasi të miratohet ky projektligj. Aty shpjegohet në detaje se do të ketë shpër-blim financiar edhe për famil-jarët e policëve që kanë hum-bur jetën në detyrë, gjithashtu theksohet se do të organizohet

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

3,6,7,9,11,13,14,16,17,20,21,24GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kosovë, Palmer inkurajon politikën e publikun: Nuk ka

integrim pa dialog me Serbinë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraI dërguari i Trump vijon leksionet për avantazhet e kompromisit me Serbinë

Andi LAMKO

Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perën-dimor, Matthew Palmer, ka kryer dje vizitën e zgjeruar në

Prishtinë, duke u takuar me autorite-tet dhe grupe të shoqërisë civile, me të cilët argumentoi nevojën e rinisjes së dialogut me Serbinë, si për vetë Kosovën dhe për rajonin mbarë. Palmer përgëzoi votën për ndryshim të popullit të Kosovës dhe uroi që qeveria e re të jetë sa më përfaqësuese. "Sot është e jashtëzakonshme gjithë atë që keni arritur dhe frytet e arritjes. SHBA i kanë qëndruar popullit këtu. Qëllimi ynë për këtë rajon mbetet integrimi i plotë në Evropë. Kosova e izoluar nuk mund të arrijë... Me zgjedhjet në fillim të tetorit keni treguar rëndësinë demokratike. Opinioni publik votoi për ndryshim, edhe SHBA e përqafojnë këtë. Sytë e botës do të shikojnë se çfarë mund të bëjë qeveria e re e Kosovës. Kosovës i du-het një koalicion që përfaqëson popullin e Kosovës. SHBA-të kanë qenë të qarta, shpresojmë që do të shohim adresim. Qeveria e re kur të formohet mundet dhe duhet të ngjallë negociatat. Ne nuk mund të shohim asnjë integrim nëse nuk ka negociata me Serbinë", tha ai.

Shtetësia e Kosovës, e pathyeshme

Palmer tha në një audiencë me studentë dhe grupe të shoqërisë civile se marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme për Kosovën dhe do të rrisë statusin e saj. "Qytetarët e Kosovës

Komentet e emigracionit të Emmanuel Macron zemërojnë bullgarët

Britani, 39 viktimat e kamionit frigoriferik ishin vietnamezë

Bullgaria ka reaguar me ashpërsi ndaj një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron i cili ka përmendur “bandat bullgare“ në një in-tervistë për emigracionin me mediat franceze. “Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar", është shpre-hur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bull-gari, Krasimi Karakatshanov të shtunën. Të enjten në një intervistë me revistën e djathtë franceze “Valeurs Actuelles", Macron tha se do të veprojë

me të gjithë forcën kundër sho-qërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë. “Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare", citohet presidenti francez. Kritikët e akuzojnë presidentin francez, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Ma-rine Le Pen. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka dërguar një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze.

Të 39 viktimat e gjetura brenda një kamioni frigoriferik në Mbretërinë e Bashkuar një javë më parë, janë shtetas viet-namezë. Policia e qytetit juglin-dor ku ato u gjeten njoftoi se po kontakton familjet dhe qeverinë e Vietnamit për të ndihmuar me identifikimin e të gjithë per-sonave. Në një deklaratë, Minis-tria e Jashtme e Vietnamit theksoi se "e konsideron trafikimin e njerëzve një krim tejet serioz dhe kërkon që të gjitha shtetet e botës të marrin masa për parandalimin e këtyre tragjedive." Denoncimet

e një numër familjesh të varfra nga shteti aziatik ditët e fundit ndihmuan autoritetet të arresto-jnë dy persona nën akuzën e or-ganizimit të emigracionit të palig-jshëm. Dy vëllezër nga Irlanda Veriore gjithashtu janë ndaluar për veprën penale të vrasjes dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa një tjetër 23-vjeçar pritet të ekstradohet nga Irlanda. Dre-jtuesi i trajlerit që po udhëtonte nga Belgjika u paraqit të hënën para gjykatës dhe ndaj tij rën-dojnë 39 akuza për vrasje nga pakujdesia.

Mesiç: Serbia e ka vështirë të pranojë shpejt njohjen e KosovësIsh presidenti i Kroacisë,

Stipe Mesiç tha dje në një in-tervistë për mediat kosovare se kundërshton zërat që para-lajmërojnë shkëmbimin e terr-itoreve mes Kosovës dhe Ser-bisë dhe ajo çfarë duhet të bëhet nga BE është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës. Mesiç e ka vlerësuar si një lajm të keq mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bashkimit Evropian. Ish kreu shtetit kroat thotë se dialogu mes Kosovës dhe Ser-bisë duhet të rifillojë, por është

pesimist se Serbia do të marrë ndonjë vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës. Mesiç po ashtu i bën thirrje Bashkimit Evropian që të hapen kufijtë për qytetarët e Kosovës, që të udhë-tojnë dhe të shkëmbejnë idetë e kapitalin e tyre. Ndërkaq, për vendimin e BE për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Me-siç thotë për KosovaPress, se ka qenë vendim i keq dhe i dëmshëm për rajonin. Mesiç ka shprehur gjithmonë mbështet-jen e tij për Kosovën.

Sondazhi: Amerikanët pro hetimit për shkarkimin

e Presidentit

Rusia: Al Baghdadi i krijuar nga SHBA,

vdekja e paverifikuar

Trump shprehet optimist për marrëveshjen

tregtare me KinënPresidenti i Shteteve të Bash-

kuara Donald Trump, tha dje se mund ta nënshkruajë marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, pasinegociatat për fazën e parë të marrëveshjes po shkojnë mirë. Ai shtoi se shpreson të nënshkruajë marrëveshjen me presidentin e Kinës Xi Jinping në Ioëa të SHBA, vendi ku procesi i kësaj marrëveshjeje është finalizuar. “Ne jemi duke shikuar lokacione të ndryshme, por mund të jetë në Ioëa”, tha Trump për gazetarët.

Mijëra njerëz marshuan dje në Glasgow për të kërkuar pavarësinë e Skocisë nga Britania. Kryemi-nistrja skoceze i tha njerëzve se "është koha që Sko-cia të zgjedhë vetë të ardhmen e saj". Organizatorët thanë se 20,000 njerëz morën pjesë në marshimin në sheshin George Square. Kryeministrja e qeverisë lokale të Skocisë Nicola Sturgeon, i tha turmave: "Është koha që Skocia të zgjedhë vetë të ardhmen e saj, është koha që Skocia të jetë e pavarur, gjë që tashmë shtë më afër nga e kemi parë ndonjëherë”. Kjo ishte hjera e parë që vetë Sturgeon merr pjesë në një miting pro-pavarësisë që prej vitit 2014. Liderja skoceze kërkon të mbajë një referendum të dytë mbi pavarësinë nga Britania në 2020, por kjo mund të bëhet vetëm me lejen e qeverisë së Londrës.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha dje se partitë politike duhet të përgatisin listat e kandi-datëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill 2020, pasi procedura e ratifikimit për anëtarësim të NATO-s pritet të përfundojë më 11 shkurt, kur shpërndahet përbërja aktuale parlam-entare. “Të gjitha projektet që i kemi bërë është të mbetet vetëm Spanja, e cila më 10 nëntor ka zgjedhje parlamentare, ka caktuar konstituimin e Parlamentit më 3 dhjetor. Kjo nënkupton se e kemi krejt dhjetor-in, krejt janarin dhe dhjetë ditë nga shkurti dhe se ekziston kohë adekuate të realizohet. Nuk dua të dërgoj asnjë porosi deri te cilado parti politike dhe lista potenciale të kandidatëve që zgjedhjet të mos përgatiten”, ka thënë Zaev.

Protestuesit skocezë kërkojnë pavarësi nga Britania Maqedoni, Zaev: Partitë të përgatiten për zgjedhje më 12 prill

meritojnë më shumë se partnerit me SHBA, ju e meritoni botën, BE, OKB-në. Jo të qëndroni prapa SHBA por krahë për krahë, dhe kjo mund të arrihet me dialog. Qysh prej fillimi vet themeli i Kosovës ka qenë ajo ka negociuar e ka përfaqësuar vetën, ajo ka bërë të mundur deklaratën e Selanikut në vitin 2003. Dialogu shtroi rrugën", tha Palmer. Sipas tij, prej vitit 2013, serbët e Kosovës kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës me ligje të po këtij vendi. Ai foli për avantazhet ekonomike që do të sillte normalizimi si rritja e investi-meve dhe lëvizja e lirshme e bizneseve. "Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ofron mundësi më të mëdha ekonomike sepse bizneset ngurojnë të investojnë këtu, sepse ekziston një perceptim sepse këtu është vend i rrezikshëm dhe ka konflikt. Kur bizne-

set mund të lëvizin lirshëm në atë vend ka prosperitet”, tha ai, duke shtuar se Serbia duhet të ndalojë stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin e organizatave.

Kritika për të dyja palëtAshtu si dhe në raste të tjera, Palm-

er përsëriti se procesi i dialogut vjen me tolerancë në dy drejtime. "Nganjëherë ka pasur mungesë të transparencës në dialog. Shqetësimi dhe dëshira e disave është që SHBA të përpiqen t’i ofrojnë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ndalojë stimulimet për bllokimin e Kosovës në anëtarësimin e organizatave, dhe nxitjen e serbëve të Kosovës. Jemi të gatshëm për të punuar me udhëheqësit e vendeve", ka shtuar ai. Ai shtoi se SHBA e nxit qeverinë e re të Kosovës që krahas prioriteteve të brendshme, të merret

edhe me dialogun. “Në vend se ta shohim dialogun si shpërqendrim, kon-siderojeni normalizimin si trasim për prosperitet dhe drejtësi”, tha Palmer, duke transmetuar qartë mesazhin se dialogu dhe normalizimi i raporteve me Serbinë çojnë Kosovën dhe rajonin nga e ardhmja. "Nuk u takon SHBA që të përcaktojnë afatin kohor. Kjo u takon palëve. SHBA e mbështet dialogun dhe këtë e themi vazhdimisht. Ditën e mar-rëveshjes duam që të dy palët të arrijnë marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ne do të jemi këtu dhe do të kërkojmë që ajo që arrihet si marrëveshje të zbatohet", tha Palmer.

Sipas një sondazhi pjesa më e madhe e amerikanëve janë pro het-imit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit, sesa kundër tij. Meg-jithatë vetëm rreth një e treta thonë se hetimi duhet të jetë përparësi kryesore e Kongresit. Sondazhi i Associated Press tha se mbështetja për hetimin, shërben si një shenjë paralajmëruese për Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarët e fushatës Trump, të cilët kanë këmbëngulur se vazhdimi i hetimit do t’u kus-htojë demokratëve në vitin 2020.

Rusia e ka përshkruar dje ish-kreun e ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi si një "krijesë" të SHBA dhe tha se ende nuk mund të verifikojë pretendimet e Uashingtonit për vdekjen e tij. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha e Uash-ingtoni ka lehtësuar krijimin e ISIS dhe se Baghdadi ishte një personazh i kr-ijuar nga SHBA. "ISIS lindi nga push-timi ilegal i Irakut, shembja e shtetit të Irakut dhe lëshimin e ekstremistëve nga burgjet prej amerikanëve”, tha Lavrov për mediat vendase.

Me zgjedhjet në fillim të tetorit keni treguar rëndësinë demokra-tike. Opinioni publik votoi për ndryshim, edhe SHBA e përqafo-jnë këtë. Sytë e botës do të shikojnë se çfarë mund të bëjë qeveria e re e Kosovës. Kosovës i duhet një koalicion që përfaqëson popul-lin e Kosovës...

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

12 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Grupi hetimor po shqyrton çështjet sen-sitive që kanë kaluar në duart e prokurorit, që kanë të bëjnë me hetimin e personave dhe aktiviteteve të ndryshme të palig-jshme. Sipas hetimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, ndërsa automjeti ku ndodheshin tre personat është...

Elvis MYRTA

Dy janë pistat që ka ngritur grupi heti-mor që po punon për zbardhjen e atentatit

ndaj Arjan Ndojas dy ditë më parë në Shkozet. Prokurorët e Krimeve të Rënda, por edhe policia, janë përqendruar në pistën e vrasjes për shkak të detyrës të mbetur në tentativë ndaj prokurorit, por ata nuk kanë përjashtuar dhe pista të tjera të konflikteve personale të tij apo personave të tjerë që ndodheshin në automjet, Andi Maloku dhe Landi Muharre-mi. Por pistat për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje vërtiten rreth dosjeve që ka shqyrtuar prokurori Ndoja apo proble-meve në të cilat është përfshirë miku i tij Pëllumb Muharremi, që njihet si një ndër të fortët e Shijakut. Në këtë pikë, proku-rorët nuk kanë mundur ende të përcaktojnë se kush ka qenë shënjestra e atentatit, prokurori Ndoja, miku i tij apo të dy bash-kë. Grupi hetimor po shqyrton çështjet sensitive që kanë kaluar në duart e prokurorit, që kanë të bëjnë me hetimin e personave dhe aktiviteteve të ndryshme të paligjshme. Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj po i kryejnë hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja për dy akuza: atë të “Vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese e mbetur në tentativë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Por, pistat për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje vërtiten rreth dosjeve që ka shqyrtuar prokurori Ndoja apo problemeve në të cilat është përfshirë miku i tij Pëllumb Mu-harremi, që njihet si një ndër të fortët e Shijakut. Sipas hetimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, ndërsa automjeti ku ndodheshin tre personat është prekur nga 8 plumba. Ekspertiza e deritanishme ka përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të zjarrit. Gjithash-

tu në laboratorin e Policisë Shkencore janë dërguar dhe dy armët tip automatik që u gjetën në makinën e autorëve të atentatit, i cili rezulton të jetë i vjedhur në Tiranë rreth 2 javë më parë, ndërsa targat ishin të falsifikuara dhe të mbivendosura. Ndryshe nga sa ka ndodhur në ngjarje të kësaj natyre, atentatorët nuk e kanë djegur mjetin për të humbur gjurmët. Kjo ndoshta për faktin se nuk kanë dashur të tërheqin vëmendjen e policisë, ndërsa kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë. Një provë tjetër që pritet të ndihmo-jë në zbardhjen e ngjarjes janë dhe kamerat e sekuestruara përgjatë itinerarit që ka përsh-kuar makina e prokurorit dhe autorëve. Gjithashtu janë se-kuestruar dhe kamerat e lokalit ku ka drekuar prokurori për të parë personat e dyshimtë që mund ta kenë ndjekur atë bren-da apo afër lokalit. Ndërkohë gjendja shëndetësore e shoferit, Andi Maloku, vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën prokurori Arjan Ndoja dhe personi tjetër që ishte në makinë me të, Landi Muharremi.

Shoqërohen Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe

Në lidhje me atentatin ma-fioz të dy ditëve më parë ndaj

prokurorit Arjan Ndoja, grupi hetimor që ka marrë përsipër dosjen e atentatit të ndodhur në mbikalimin e Shkozetit ka konfirmuar se janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhe Plarent Dervishi dhe Juljan Meçe, të cilët janë lënë të lirë pasi u është marrë dëshmia. Shoqërimi dhe marrja e tyre në pyetje u krye nga grupi i hetimit, për shkak të një aten-tati të ndodhur ndaj tyre në muajin qershor të këtij viti dhe për faktin nëse ata dyshonin apo jo që këtë atentat mund ta kishte porositur Muharremi, i

njohur edhe me pseudonimin “Rumi”. Burime brenda grupit të hetimit bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se Dervishi dhe Meçe kanë qenë një lokal me kamera sigurie në momentin kur u real-izua atentati ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Lan-di Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”. Përveç dy personave të lartpërmendur, Policia e Durrësit shoqëroi mbrëmjen e atentatit 20 persona në komis-ariat që mendohet se mund të kishin dijeni për ngjarjen.

Ende mister se kush ka qenë shënjestra e atentatit me 3 të plagosur

Zbardhen detajet, atentati ndaj prokurorit Ndoja u krye nga një grup i strukturuar kriminal,

ja dy pistat ku janë përqendruar hetimet

Mori dy plumba në atentat, prokurori Ndoja del nga reanimacioni

Prokurori Arjan Ndoja, i cili u plagos me dy plumba pas një atentati të ndodhur ditën e premte, ka dalë nga reani-macioni dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ai është takuar me familjarët ndërkohë vijon të ruhet nga forca të shumta policie. Aktualisht në spital ndodhet edhe miku i tij Pëllumb Muharremi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit, ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku, është shtruar tek Trauma. Mësohet se ka qenë pikërisht manovrimi i shoferit të prokurorit Arjan Ndoja ai që i ka shpëtuar jetën të tre personave që udhëtonin në këtë makinë pasditen e 1 nëntorit. Të tre personat po udhëtonin në autostradë nga Durrësi në drejtim të Sukthit pikërisht tek mbikalimi i Shkozetit, makina që drejtohej nga Andi Maloku dhe udhëtonte Arjan Ndoja e Landi Muharremi u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tjetër, e cila po lëvizte paralel me ta në të njëjtin sens. Makina ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal ndërsa të plagosurit janë transportuar nga kalimtarë të rastit me makinë private.

Drejt identifikimit të autorëve, grupi hetimor gjen prova në makinën e braktisur

Në mjetin që u gjet i braktisur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Ishmit, që mendohet se u përket autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, grupi hetimor ka gjetur disa prova që mund t’u hyjnë në punë hetuesve. Burime bëjnë me dije se brenda mjetit të braktisur në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën u gjetën dy maska me mbetje biologjike, (mendohet se kanë pështymë), të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, për të parë nëse gjenden prova që do të çojnë drejt identifikimit të autorëve. Po ashtu, brenda mjetit që rezulton i vjedhur, po ashtu edhe targa (janë vjedhur në vende të ndryshme) u gjetën 2 kallashnikovë dhe një shishe me benzinë. Ekspertët e çështjes, theksoi Lala, mendojnë se autorët pasi kanë kryer krimin, kanë dashur që të djegin mje-tin. Por ende nuk dihet fakti se pse nuk e kanë djegur mjetin, i cili është gjetur nga banorët e zonës, teksa ishte me bllokazh ndezur. Mjeti ishte braktisur në një zonë të veçuar në errësirë.

Zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja: S'isha unë shënjestra e atentatitProkurori i Durrësit Arjan Ndoja ka mo-

huar të ketë parë autorët e atentatit që ndodhi ndaj tij të premten e 1 nëntorit në ora 16:30 tek mbikalimi i Shkozetit. Kolegët nga Krimet e Rënda e kanë pyetur në katin e dytë të Spitalit të Durrësit prokurorin e plagosur nga dy plumba, i cili të shtunën ka dalë nga reanimacioni. Ai mësohet se nuk ka dhënë shpjegime të detajuara duke përsëritur shpesh fjalën “nuk kam parë gjë” ndërsa ka shpjeguar se pasi kishte drekuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës me shoferin e tij Andi Maloku, në tavolinë u është afruar edhe shtetasi Landi Muharremi, me të cilin më pas

janë nisur me makinën me targa AA 333 ZD për në Tiranë. Ndoja është shprehur se nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë deri në momentin kur breshëritë e armëve janë derdhur mbi makinë krejt papritur. Prokurori ka pohuar se nuk ka arritur të fiksojë asgjë në lidhje me autorët e at-entatit pasi makina ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. “Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës. Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk

ka arsye që të më sulmonin në autostradë”, ka pohuar prokurori. Ndërkohë, Muharremi, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Durrësit nuk ka arritur të japë dëshminë, pasi e ka të pamundur të flasë. Kjo për shkak të gjendjes së tij shën-detësore, pasi një nga plumbat e ka prekur në nofull. Sipas Ndojas, devijimi i lëvizjes së mak-inës që ka bërë shoferi i tij u ka shpëtuar jetën të tre personave pasi plumbat kanë qenë të shumtë. I plagosuri tjetër në këtë ngjarje, Aleksandër Laho i njohur edhe si Landi Muharremi ndodhet në reanimacion pasi ka marrë plumb në shpatull dhe nofull çka ia ka bërë të pamundur dhënien e

deklarimeve. Ai dhe prokurori Ndoja ruhen me policë në Spitalin e Durrësit, i cili është blindu-ar me forca të tjera të rendit që janë vendosur jashtë godinës. Ndërkohë në vendngjarje duket se grupi i hetimit ka harruar një natë më parë targën e makinës me të cilën lëvizte prokurori Ndoja. Sipas të dhënave, makina po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës me rreth 90 km për orë dhe pas breshërive të armës, fuoristrada ku ndod-hej Andi Maloku shofer, Ndoja në vend të parë si pasagjer, dhe Landi Muharremi pas shoferit është përplasur me ishullin e rrethrrotullimit e më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Manovrimi i shoferit i shpëtoi jetën prokurorit dhe “të fortit të Shijakut”

Manovrimi i shoferit të prokurorit Arjan Ndoja i ka shpëtu-ar jetën të tre personave që udhëtonin në këtë makinë pasditen e 1 nëntorit. Të tre personat po udhëtonin në autostradë nga Durrësi në drejtim të Sukthit pikërisht tek mbikalimi i Shkozetit, makina që drejtohej nga Andi Maloku dhe udhëtonte Arjan Ndoja e Landi Muharremi u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tjetër, e cila po lëvizte paralel me ta në të njëjtin sens. Sipas burimeve ka qenë manovrimi i shoferit, Andi Maloku që ka shpëtuar jetën sepse në rast të kundërt do të ishin të tre viktima të atentatit. Makina ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal ndërsa të plagosurit janë transportuar nga kalimtarë të rastit me makinë private. Autorët janë nisur drejt Tiranës, në Sukth kanë dalë në rrugë dytësore për t'iu shmangur ndonjë postblloku të policisë. Nga hetimet mësohet se autorët duhet ta kenë pasur nën vëzhgim të gjithë intenerarin dhe duhet të kenë pasur informacione të sakta për lëvizjen.

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

3,6,7,9,11,13,14,16,17,20,21,24GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët pasi kanë dëgjuar

të bërtiturat e fqinjëve të tyre kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar drejt vendit të ngjarjes. Autorët pasi kanë marrë shumën e parave kanë dalë me shpejtësi nga aty, por poli-cia i është vënë në ndjekje...

Vrau për një kalë pronarin e lokalit, Gjykata e Vlorës lë në burg 34-vjeçarinGjykata e Vlorës ka vendosur masën e

sigurisë “Arrest me burg” ndaj Eduart Xhezos, i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e vrasjes së biznesmenit Arben Beqiraj dhe plagosjen e djalit dhe nipit të tij. Ngjarja për të cilën akuzohet Xhezo ka ndodhur në 4 gusht të këtij viti në zonën e plazhit në Vlorë, pas një konflikti për një kalë. Beqiraj mori 6 plumba në trup dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, Ndërsa Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj mbetën të plagosur. Togat e zeza të qytetit bregdetar kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese", kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve,

armëve shpërthyese dhe e municioneve”. Eduart Xhezo është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për ten-tativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Eduart Xhezo, i akuzuar nga prokuroria si i dyshuari kryesor i vrasjes së Arben Beqirajt, pronar i një lokali në Vlorë, në muajin gusht, është vënë në pranga dje nga Policia e Durrësit. Policia e Vlorës, Tiranës e Durrësit kanë bërë një vëzhgim disa ditor për të vënë në pranga 34-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje. Pas informacion-eve të marra për vendin e ndodhjes së Eduart Xhezos janë organizuar forcat e Posaçme të

Operacionales në Tiranë për ta kapur, por sapo ka parë Policinë 34-vjeçari ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Durrësit. Edhe në hyrje të Durrësit, Policia ngriti një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mjetit nuk i është bind-ur urdhrit për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi. Forca e Posaçme Shqiponja të Durrësit dhe ato të Qarkullimit Rrugor i janë vënë në nd-jekje dhe tek “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit, u bë bllokimi i mjetit sëbashku me personat e tjerë që ndodheshin në të, të cilët u shoqëruan në Polici sëbashku me Eduart Xhe-

zon, i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Vrasja për të cilën akuzohet Xhezo ndodhi më 4 gusht të këtij viti, ku ai hapi zjarr dhe la të vrarë Arben Beqiraj, në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër. Bashkë me viktimën u plagosën edhe Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj. Sipas dosjes hetimore, konflikti nisi për shkak të një perso-ni që po kalëronte përmes zonës së plazhit që administrohej nga Arben Beqiraj. Ky i fundit u konfliktua me personin, i cili disa orë më pas u rikthye aty me Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan. Debati mes burrave për-shkallëzoi në përdorimin e armës së zjarrit dhe me bilanc një të vdekur e dy të plagosur.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNë kërkim personi që ka paratë e grabitura

U këpuste grave nga qafa varëset e floririt, arrestohet 30-vjeçariNjë 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se u ka vjed-

hur me dhunë disa personave varëset e floririt nga qafa. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooperation” u zbardhën 3 raste të ngjashme. Në pran-ga ra shtetasi me inicialet R. S., 30 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Durrës edhe ky i dënuar më parë për “Vjedhje”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Yrshek i kanë marrë forcërisht nga qafa varësen e floririt shtetases M. L. Po këta shtetas në vendin e quajtur Pezë-Helmez, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt nga qafa shtetases F. R. Në vijim të hetimeve rezultoi se shtetasi A. G., më datë 4 tetor i kishte marrë me dhunë një shtetasi varësen nga qafa. Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Denoncoi makinën e vjedhur, Policia e Vlorës zbulon mashtrimin e kosovarit

Policia e Vlorës ka zbuluar një mashtrim dhe një inskenim pas denoncimit të rremë të një të riu nga Kosova. Ai kishte denoncuar vjedhjen e makinës luksoze me vlerë 180 mijë euro, por me sa duket ka gënjyer. Në vijim të ngjarjes ku më datë 31.10.2019, shtetasi me inicialet G. H., i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz S Class 63 AMG”, menjëherë filluan hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet e kryera, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku ka rezultuar se shtetasi G.H ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë për arsye se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi. “Mercedes Benz S Class 63 AMG” i vit prodhimit 2019, shtetasi G. H., e kishte blerë në Gjermani me këste nga një kompani. Ky automjet kap vlerën 180 000 euro nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm.

Korçë, akuzohen për vepra të ndryshme penale, 3 në prangaPolicia e Korçës ka vënë në pranga ditën e djeshme 3 per-

sona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshime penale. Në pranga është vënë J.M, 35 vjeç, banues në Korçë, pasi gjykata e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj për "Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". 35-vjeçari, në vitin 2016 ka tentuar të trafikojë një sasi prej 11 kg e 400 kanabis sativa në Kapshticë. Ai është arrestuar më pas, në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku gjatë kontrollit i është gjetur edhe lënda narkotike. Po ashtu, blutë e Korçës ka vënë në pranga edhe 27-vjeçarin me iniciale A. N., pasi është dënuar me 4 muaj burg për “Mashtrimi”. Per-soni i tretë i arrestuar nga policia është 35-vjeçari me iniciale Th. D., i cili ishte në kërkim pasi ka i përvetësuar një 58-vjeçari nga Korça, shumën prej 200.000 lekë me premtimin se do t'i siguronte këtij të fundit një vend pune pranë një institucioni, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme tek drejtuesit e tij.

Elvis MYRTA

Një familje në fsha-tin Grykë Nokë të Dibrës ka rënë pre e grabitjes mëng-

jesin e djeshëm. Katër të rinjtë nga Kukësi e Dibra, në bash-këpunim me njëri-tjetrin kanë terrorizuar anëtarët e familjes së shtetasit me inicialet I. H.. Të maskuar dhe me kallash-nikov në dorë katër grabitësit kanë hyrë në banesën e shteta-sit të lartpërmendur dhe nën kërcënimin e armës duke dhunuar dhe kërcënuar të zotët e shtëpisë, kanë arritur të marrin një shumë parash. Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e fqinjëve të tyre kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar drejt vendit të ngjarjes. Autorët pasi kanë marrë shumën e parave kanë dalë me shpejtësi nga aty, por policia është vënë në ndjekje. Dy orë pas ndjekjes policia ka arritur të bëjë të mundur arrestimin e Mensur dhe Dia-mant Matmuja, dy 26-vjeçarë me lidhje gjaku me njëri-tjetrin, banues në Kukës. Dy bashkëpunëtorët u shpallën në kërkim, pasi arritën t’i shpëtojnë policisë. Por poli-cia vazhdoi operacionin dhe në mesditë arrestoi autorin e tretë, shtetasin me inicialet M. K. 25 vjeç. I riu u arrestua disa orë më pas në Bathore. Ndër-kohë i vetmi person në kërkim është shtetasi me inicialet F. H., 20 vjeç, i cili ka mundur të largohet duke marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura. Sipas policisë ata morën 300.000 lekë dhe u larguan nga banesa me një makinë, të cilën e brak-tisën në malin Shumbat, kur kuptuan që ishin në ndjekje. Policia e Dibrës thotë se vijon krehja e zonës për kapjen e personit tjetër të shpallur në kërkim dhe të gjetjes së armës që dyshohet se autorët e kanë hedhur porsa kanë parë që po ndiqeshin.

Operacioni “Shumbati”Policia e Dibrës ndërmori

një operacion mëngjesin e djeshëm të koduar me emrin “Shumbati”, duke bërë të mun-dur zbardhjen e një vjedhjeje me armë në një banesë të një shume të konsiderueshme parash. Pas disa orë ndjekjeje dhe mbajtje nën rrethim, tre nga autorët ranë në pranga, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Policia e Dibrës pas marrjes së informacionit se disa persona, nën kërcënimin e armës ishin futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë dhe nën kërcënimin e armës kishin marrë një shumë par-ash ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorëve. Autorët në mo-

mentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim dhe me ag-jentët e Hetimit të Krimit në DVP, kanë rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijuar ndjekjen dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tyre. Pas disa orë ndjekje dhe mbajt-je nën rrethim është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve Mensur Matmuja dhe Diamant Matmuja, të dy nga Kukësi, kushërinj me njëri-tjetrin. Ndërsa, fillimisht dy autorët e tjerë mundën të arratiseshin dhe ti humbnin

gjurmët policisë. Por kjo ka zgjatur vetëm disa orë për 25-vjeçarin me inicialet M. K., i cili është arrestuar mesditën e djeshme disa orë pas ngjarjes në kryeqytet. Ai u arrestua nga blutë e Tiranës në zonën e Bathores. Për grabitjen e mëngjesit të djeshëm i vetmi person i shpallur në kërkim është 20-vjeçari me inicialet F. H., 20 vjeç, banues në Kukës. Ai ka mundur të largohet dhe ka marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura. Po vijon puna për kapjen e tij. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit me inicialet I. H, shumën prej 300.000 lekë dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Opel”. Vijon krehja e zonës për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe të gjetjes së armës që dyshohet se autorët e kanë hedhur porsa kanë parë që ndiqeshin nga policia. Në cilësinë e provës materi-ale është sekuestruar mjeti i përdorur nga autorët. Materi-alet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vjedhje me armë", e kryer në bashkëpunim.

Rikthehen maskat në Dibër, grabitën 3 milionë lekë nën kërcënimin e

armës, tre në pranga e një në kërkim

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

14 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

Nga Besi BEKTESHI

Me afrimin dalën-gadalë të "SPAK dhe BKH" ose më mirë me afrimin e

vënies për herë të parë drejtësi në Shqipëri, si në PS dhe PD, por dhe të gjitha " zombie-t" e tjera politike në Shqipëri, po fillon gjuetia e shtrigave kundër atyre që tashmë mbajnë qëndrim dhe thonë të vërtetën! Si ajo në pushtet dhe ajo në opozitë (partitë zombie) po përgatiten për aferën e ardhshme, për marrëveshjen e ardhshme politike për mbijetesë, për të ruajtur pronat e pamerituara, të vjedhura dhe grabitura, për të ruajtur pozitat dominuese në treg dhe ekonomi, financa, për të devijuar drejtësinë dhe si gjithmonë përdorur atë për keq! Në fakt, po përpiqen, por tashmë nuk ju ka dalë shoqëria përpara, as ai që i thonë popull, por USA dhe shumë kush në Europë! Si USA dhe Gjermania apo BE, nuk duan të humbin investimet as politike dhe as moralo etike, por dhe ato në euro e dollarë për drejtësinë në Shqipëri! Tashmë është bërë e qartë dhe për një pjesë të mirë të shoqërisë më të evoluar kulturalisht në Shqipëri, se fytyrat e Berishës, Ramës, Bashës, Metës, Monikës, Mediut dhe shumë të tjerëve pas tyre, janë bërë njësoj të shpifura dhe njësoj të shëmtuara, sa që nuk duan

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Bardhyl BEJKO

Socialistët, besoj se nuk janë të lumtur me çfarë ngjau me largimin nga detyra në zbatim të

ligjit të dekriminalizimit të dy përfaqësuesve të zgjedhur në 30 qershor, Valdrin Pjetrit në krye të Bashkisë Shkodër dhe Kajmakut , fare pranë kryeqytetit, në Bashkinë e Vorës. Me këtë ndëshkim nuk është se janë ndjerë mirë forumet e PS në qendër apo ato në rang bashkie në këto dy qytete aq më tepër që në të dyja rastet vinin në krye të tyre për herë të parë në një garë, ku opozita braktisi pjesëmarrjen, duke mos i njohur rezultatet në përfundim të zgjedhjeve. Të qetë për këtë ndëshkim nuk ndi-hen kryeministri, të deleguarit politikë. Deputetët e zonës. Kryetarët e qarkut. Prefektët. Forumet lokale. Po sëpaku vepruan ndershmërisht në rrugë ligjore. Në realitet nga gërmimet në analet e drejtësisë në dy vendet fqinjë, PD, ia mbërriti të zhbironte dhe të gjente njollat në biografinë e dy të zgjedhurve, të cilët për një kohë të gjatë nuk pranuan dhe refuzuan informacionin e servirur nga opozita, e cila ishte investuar totalisht për të gjetur gjilpërën në kashtë dhe për të provuar se dy ish-kryetarët, kishin njolla të patreguara, duke shkelur në këtë mënyrë kërkesat e rrepta të ligjit, i cili për një po ose jo, të çon pas hekurave edhe nëse individi i emëruar apo i zgjedhur nuk ka pasur fare dijeni ose qëllimisht i joshur nga pos-ti dhe mendimi se mbetet sekret jeta e tij, pranon t`i hyjë një gare që nuk të shpie shumë larg dhe të ndërpret, jo vetëm karrierën, po të shpie edhe në burg. Beteja reale për këto dy raste dhe të tjera më parë nuk është për vet personat që goditen. Kjo është thjesht dukja ose mbulimi i qëllimit real, i cili synon damkosjen e mazhorancës, duke e paraqitur si të inkriminuar dhe mbështetëse të krimit dhe kriminelëve ose siç shprehen liderët politikë në opozitë, banditët që duan të penetro-jnë në funksione të larta të nxitur nga Partia Socialsite dhe kryeministri, që nuk inkurajojnë sipas tyre individë me integritet, po njerëz që bashkëpunojnë me krimin. Një e pavërtetë abso-lute dhe një konkluzion pa asnjë bazë. Në zgjedh-jet e fundit, ku gara dhe ballafaqimi mungoi, askujt nuk i interesonte aq më tepër socialistëve të mbështesnin figura që kanë të kaluar të dy-shimtë edhe pse për raste fare pa peshë, po

Të indoktrinuarit, "militant leverdisës" të vërtetës i thonë "tradhti"!

më ti ndjekin, as duan t’iu dëgjojnë më as emrin! E kjo është kuptuar fare mirë si në SHQUP dhe "Selinë Pink" (ata thonë vjollcë) apo dhe atë me të "inatosur nga Skrapari"! Por dhe te të tjerat rreth tyre! Nuk i do më pjesa dërmuese dhe normale e shoqërisë shqiptare! Nuk i duan as anëtarët e partisë brenda tyre, që janë shtuar shumë, kaq shumë sa është bërë e rrezikshme të sundosh me retorikën e dikurshme! Po ti mbledhësh dhe me të tjerët në Shqipëri që kanë kohë që nuk i duan, do të thotë se janë shumë që nuk i duan dhe as që ju besojnë më! Tashmë ka filluar pikërisht gjuetia e shtrigave kundër atyre që nuk i duan, që mbase janë dhe brenda tyre, por thonë të vërtetën, nuk duan atë mashtrim dhe gënjeshtër që ju serviret në parti! Po pra njerëzve që nuk ju mban më "ujë pilafi" dhe nuk pajtohen me padrejtësinë dhe gënjeshtrën deri tani! Tashmë organizimi i atyre lart në partitë "Zombie" është të luftojnë përpara marrëveshjes në afrim, për të qelbur edhe njëherë politikën - ata që nuk do ti ndjekin më pas! Nuk do t’iu besojnë më në mashtrimin e madh të radhës! Në inkoherencën e re dhe armiqësinë e re në lidhje me lirinë dhe demokracinë, duke tentuar të mashtrojnë dhe njëherë Perëndimin dhe ne si shoqëri! Për këtë ju shërben retorika e qelbur e fjalëve të mbushura me helmin të kërpudhave të bukura, ngjyra-ngjyra! Kjo retorikë ju drejtohet të indoktrinuarave të pakët që kanë dhe më shumë "militant leverdisës" që janë si "anëtarët e leverdisë në kohë të PPSH-së"! Sot

sidoqoftë lehtësisht të cenueshëm nga ligji dhe opozita politike. Pikërisht ndaj u bë shumë poli-tik dhe u vunë para përgjegjësisë forumet e PS dhe Edi Rama nga liderët e opozitës. Sepse dihet që opozita synon pikërisht të godas lartë, pasi kryebashkiakët as i hyjnë dhe as u prishin punë. Synimi i tyre është, si ta paraqesin politikën e kundërshtarëve përballë të inkriminuar. Ta diskreditojnë sa të munden çdo përzgjedhje të saj. Të nominuarit për të përfaqësuar një komu-nitet të gjerë në qytete të madha apo të vogla, kanë përgjegjësinë të rrëfehen në zbatim të ligjit dhe duhet të tregojnë tërë peripecitë e jetës. Është në nderin e detyrimin e tyre të flasin hapur deri edhe për detaje që nuk i interesojnë askujt, po që ligji i presupozon. Ata duhet të dinë deri ku prekesh dhe ndëshkohesh nëse mbulon apo fsheh një dënim apo ndalim në një gjykatë apo prokurori, je gjobitur për ecje me shpejtësi të mjetit apo ke shkelur ndonjë kondicion urbanis-tik. Edhe kur e di edhe kur nuk e ke mësuar kurrë. Atë që nuk e di kandidati për kryebashki-ak duhet ta dinë institucionet ligjzbatuese, të cilat duhet të kenë inventar të saktë për çdo shtetas shqiptar aq më tepër kur këtë e kërkon ligji. Nëse PD apo LSI, sot akuzojnë për fshehje të qël-limshme të dënimeve qofshin edhe në proces a të pushuara për mungesë faktesh, të dy kryebash-kiakëve të larguar nga detyra dhe lëshojnë thirrje frenetike deri në inkriminim të politikës dhe mbështetje të socialistëve tek banditët, siç i emërton të gjithë kundërshtarët opozita jonë. Mund të themi se kështu është duke bërë lojën e vetë. Dënimi i kundërshtarëve, denigrimi dhe shkatërrimi i reputacionit të tyre, është synimi i opozitës tonë. Këto janë llogaritë politike të cilat i japin oksigjen lëvizjeve të opozitës në betejën anti mazhorancë. Po ç’po ndodh pas largimeve? Në një kohë kur opozita duhet ta llogarisë, si një fitore, largimin e dy kryebashkiakëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit, në fjalimet e deklara-tat e tyre ndihet një dëshpërim i thellë, tronditje që nuk ka asnjë sens e kuptim. Ndryshe nga praktikat e derisotme të PD dhe LSI-së, kur një

kemi më shumë se kurrë artin e retorikës idiote politike! Thomas Macaulay thotë: “Qëllimi i artit të oratorisë në retorikë nuk është e vërteta, por bindja”! Pra duan të bindin dhe jo të thonë të vërtetën! Këtë e bëjnë me një marrëzi të qartë dhe të ashpër, aq sa të shëmtojnë ditën atëherë kur qëllon ti dëgjosh në TV e shumtë të tyre! Por po shtyhem akoma më shumë në kohë, sepse Sokrati thotë: “Retorika pra, është me sa duket, autorja e asaj bindjeje që të çon të besosh, por që nuk të mëson kurrë asgjë rreth të drejtës, apo të pa drejtës”! E sigurisht që asnjëri prej "retoristëve politikë që duan të bindin" si Rama, Basha, Berisha; Meta, Monika etj etj - nuk kërkojnë as të drejtën dhe as të vërtetën! Ata kërkojnë dhe duan të bindin njërzit që t’iu japin pushtetin, t’i falin pushtetin që pastaj, ti të jetosh keq dhe ata të pasurohen me të keqen tënde kudo në jetë! Tani sulmi i tyre është kundër atyre që nuk binden dhe që duan të vërtetën! Ata kanë me vete si të indoktrinuarit e partisë dhe "militantë leverdisës" që presin punë dhe përfitime nga partia! Ky tabor dhe kjo hordhi e cila është kudo në parti, luftën nuk e kanë në mes tyre ose ndër partitë e tyre, por e kanë me njerëzit që janë sqaruar njëherë e mirë me "partitë Zombie" dhe njerëzit e tillë sipër tyre! Të gjithë të sqaruarit politikisht, shpallen "tradhtarë" e në shërbim të krahut përballë! Nga ky tabor mil-itantësh injorantë e dembelë, të pashkolluar dhe mashtrues ordinerë, të gjithë intelektualët e sqaruar, (të pabindur pra), por dhe njerëzit e thjeshtë, por të

nga përfaqësuesit e tyre është vënë përballë një akuze edhe pse me baza, e vërtetuar tërësisht me prova, kur për të zgjedhur të opozitës së sotme, janë hetuar dhe gjykuar funksionarë nga radhët e tyre, ish-ministra, drejtorë drejtorie, deputetë apo janë dërguar para togave të zeza dhe u është provuar fajësia, qëndrimi i partisë ka qenë re-fraktar dhe në mbrojtje të fortë të të akuzuarve, vetëm se janë nga radhët e tyre, kanë mbajtur poste dhe kanë ushtuar funksione, janë me tesër të partisë. Krejt ndryshe u veprua me dy ish-krye-bashkiakët, Pjetri dhe Kajmaku. Kjo është fare e dukshme. Askush nuk mbrojti të akuzuarit edhe kur goditeshin politikisht dhe nuk ishin provuar faktet. Partia në pushtet edhe qeveria nuk doli të deklaronte se ishin të pafajshëm. Se do mbro-heshin dhe nuk do lihej drejtësia të bënte punën e vet. Se organet zgjedhore do merrnin koman-dën për të parandaluar largimet se binte reputa-cioni i partisë. Jo vetëm që nuk u mor askush në mbrojtje, po iu la dorë e lirë organeve të bënin detyrën. Komisioni Qendror Zgjedhor, është në raportin katër me një për mazhorancën. Nëse qeveria, PS, kryeministri do merrnin në mbrojtje kryebashkiakun e Vorës, atëherë nuk do kishte vendim unanim që Kajmaku të largohej nga drejtimi i bashkisë. Prokuroria nuk do guxonte nëse do ishte e kapur si akuzohet nga qeveria. Nuk do hetonte në mënyrë të pavarur. Të vetmit që u dëshpëruan nga këto qëndrime, janë liderët tanë në opozitë. Brahimllari i LSI-së, nxitoi të konkludonte se largimi i kryebashkiakëve, tre-gon se zgjedhjet e tridhjetë qershorit, ishin të inkriminuara dhe të zgjedhurit krimnelë. Të njëjtën gjuhë përdorën Lulzim Basha e Gazment Bardhi të PD-së. Në të vërtetë, të dyja këto forca politike nuk do donin që Pjetri e Kajmaku të iknin nga karriget e kryebashkiakut. Ata luteshin përditë që mazhoranca t`i mbante monumente, atje në krye të bashkive për t`u bërë lehtësisht të ndëshkueshëm, të shërbenin si objekt sulmi e beteje politike kundër socialistëve. Largimi i tyre u prit me shumë dëshpërim nga opozitarët. U iku nga duart një argument. Çanë rrjetën dy peshq

Të dëshpëruarit me vendimin për largimin e Agim Kajmakut

ditur me mashtrimin shpallen - tradhtarë! Sepse, kështu i mësojnë ata sipër tyre në parti që kanë dalë nga mësimet e partisë mëmë ose PPSH dhe nga vep-rimet kriminale të Enverit! Duhen shpallur tradhtarë, sepse vetëm kështu fillojnë "ose kryqëzatat e tyre, ose luftën e shenjtë" me mundësisht shumë viktima që të mbijetojnë vetë! Persekutojnë individë dhe shoqëri që kanë evoluar në kohë dhe duan realisht demokraci! Fillojnë persekucionin politik dhe ekonomik - që ta shtyjnë shoqërinë deri në luftë civile, që ajo pastaj ose të huajt, t’i thërrasin në bisedime të poshtra ndarjeje pushteti! Këtë përgatitën me protestat e tyre dhe këtë pretenduan se do të fitojnë, kur ikën nga Kuvendi dhe këtë bënë ato në opozitë me qeverisjen, mbas këtij plani të kurdisur bashkë! Po pra, e para për të mos lejuar reformën në drejtësi dhe e dyta për ta manipuluar atë! Por USA dhe UE, nuk lejuan veten të gabojnë dhe kësaj radhe si në 1997-ën! Të tillë mashtrues tashmë dihen se si mendojnë dhe se si veprojnë! Të tillë mashtrues nuk duan asnjëherë të vërtetën, sepse të shpallin tradhtar! Po të ngrihesh dhe të thuash në PD dhe PS apo çdo parti tjetër e të deklarosh se lideri dhe lidershipi, po mashtrojnë dhe po gabojnë, je tradhtar! Je tradhtar dhe po kërkove të drejtën, e cila mund të jetë sanksionuar dhe me Kus-htetutë e parime ligjore të partisë në statute! Mirëpo kur e vërteta dhe e drejta shpallen tradhtare, aty do të thotë se kemi tirani! Absolutisht tirani dhe krim e korrupsion! Tashmë kjo gjë është plotësisht e qartë!

të mëdhenj. U zbeh një kauzë e cila do ishte kalë beteje për të goditur “kriminelët” në pushtet. Ishte kjo arsyeja e reagimit të egër të përfaqësuesve të opozitës pas largimit të tyre. Ata ndiheshin të lumtur dhe kërkonin me çdo kusht që të cenuar-it me plagë në biografi, të qëndronin në pushtet. Të mos zbrisnin kurrë nga ata poltronë, se kësh-tu opozita do kishte gojë të fliste dhe të ngrinte zërin për krimin dhe mbështetjen e tij. Pak i in-tereson opozitës tonë të pastrohet administrata dhe të zgjedhurit të jenë me integritet e të paqor-tueshëm në ballafaqim me ligjin. Ata ndjehen komodë kur mazhoranca bëhet njësh me të përfolurit dhe duan doemos që të merren në mbrojtje nga qeveritarët. Mezi presin ndonjë deklaratë të forumeve partiake për të kundërsh-tuar largimin e tyre. Do donin që partia të bëhej bllok, si ata dikur që nuk dërgonin askënd para drejtësisë, ndërhynin dhunshëm për t`i nxjerrë të pastër. Me këtë logjikë mbrojtën ata që vranë në 21 janar, para godinës së Kryeministrisë, ku zinxhiri komandues i Gardës, u mor në mbrojt-je dhe nuk iu dorëzuan prokurorisë, duke bërë një grusht shteti të hapur. Është heqja e kauzës nga dora, largimi i dy ish-kryebashkiakëve so-cialistë, pamundësia e përdorimit të tyre për të vijuar betejën politike të diskreditimit të mazhorancës dhe qeverisë për ta paraqitur si mbështetëse të krimit, arsyeja që liderët e opozitës janë kaq të dëshpëruar me largimin e kryebashkiakëve dhe me vendimin e KQZ-së. Ky qëndrim është edhe një standard ndryshe i paaplikuar nga ata që sot bërtasin për dekrimi-nalizimin. Mos prisni që opozita të festojë nga largimi i dy ish-kryebashkiakëve. Për ta fitore ishte mos prekja. Marrja në mbrojtje. Largimi dhe drejtësia, është goditje për kauzën e tyre politike. Festë nuk ka, as thirrje, fitore-fitore, mos prisni! Opozita do donte mbrojtje me çdo kusht të ish-kryebashkiakëve. Ndaj janë të dëshpëruar. U ka humbur kauza e ndërtuar me kaq shumë sakrifica, gjurmime, shfletime, survejime, harx-hime, investigime, blerje informacioni. Të gjitha ua dogji KQZ me vendimin që mori!

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 15

www.sot.com.al

Pjesa më e madhe e viktimave nga aksiden-tet në rrugë kanë qenë të rinj, prandaj jo vetëm dramaciteti dhe dhimb-ja kanë qenë të mëdha

vit mbas vitesh, por ç’është më e keqja ato vazhdojnë me ritme të frikshme. Nëse marrim për bazë sasinë mesa-tare vjetore, e cila arrin deri në 60-70 viktima

në vit (kjo shifër mesa-tare është për vitet e

fundit) atëherë i bie që për gati 30 vite...

k o m e n t e & a n a l i z e

Nga Zef BUSHATI

Po, mund të jesh i varfër. Mund të jesh shumë i varfër, por jeton me dinjitet. Mund të jesh

dhe inxhinier, agronom, artist, ekonomist, por përsëri je i varfër. E megjithatë të tjerët kanë respekt për ty, të vlerëso-jnë dhe të nderojnë. Mund të kesh shumë para, mund të jesh i pasur, mund të jesh biznesmen, ministër, deputet, drejtor,... je i korruptuar, të mungon karakteri, dinjiteti,.... të tjerët të nëpërkëmbin, të përçmojnë, nuk kanë respekt për ty, të për-buzin, të quajnë mashtrues, drogaxhi, kriminel, i korruptuar, gënjeshtar, i pabesë. Të tjereët të largohen, nuk dëshirojnë të flasin me ty, duan që ti të dënohesh, të futesh në burg. More legen, palaço, nuk e kuptoni ende arsyen? Mendoni se jeni njerëz korrektë? Kujtoni se njerëzit nuk

Nga Ylli MEÇE

Nuk bëhet aspak fjalë për “Kan-unin e Lekës”, i cili sipas të dre-

jtës zakonore mbështetur në paragrafët e shkruar e të pa shkruar, ku “gjakmarrësi” zinte një pritë në rrugën ku do të kalonte viktima, duke i marrë atij jetën edhe për një fjalë të vetme dhe kështu kalvari i vuajt-jeve nga ky libër i mallkuar, do të na sho-qëronte në shekuj që prej lindjes së tij. Ashtu sikurse reagojnë metastazat e tumorit “mal-injë”, nga terapia e fortë, ky libër do të zh-dukej pa nam e nishan vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Por jo! Ai vetëm do të tkurrej përkohësisht për gjysëm shekulli, për ta rin-isur startimin e tij me regjimin despotik berishian dhe që për nga pasojat, ato janë aq të rënda e tragjike për popullin tonë e veçanërisht për trevat tona të veriut, saqë kjo dramë nga i gjithë rruzulli tokësor është e vetmja që luhet në Shqipëri. Dramë e cila ka burgosur në kulla e shtëpi me qindra e mijëra banorë duke filluar nga fëmijët e shkollave e deri te pleqtë malësorë që mallkojnë kohët. Megjithatë, ky shkrim nuk ka të bëjë aspak me Kodin e Lekës, por për nga marrja e jetës së njerëzve jo me plumba, ka të bëjë me “Ko-din e rrugëve”. Pra, sikurse vërehet si njëra ashtu dhe tjetra lidhen me dy elementë nga ku të përbashkët nuk kanë vetëm “Kodin”, por dhe viktimat. Shqipëria e mbas viteve ‘90-të të shekullit të kaluar e deri me sot, pra për gati 30 vjet radhazi i ka përgjakur rrugët e saj në mënyrë sa të dhimbshme aq dhe të frikshme e dramatike. Aktualisht, në çdo km rrugë të shtruar e të pashtruar ka patur nga një aksident me pasoja të dhimbshme të shoqëruara ose me viktima, ose me plagosje të rënda e shumë të rënda. Pjesa më e madhe e viktimave nga aksidentet në rrugë kanë qenë të rinj, prandaj jo vetëm dramaciteti dhe dhimbja kanë qenë të mëdha vit mbas vitesh, por ç’është më e keqja ato vazhdojnë me ritme të frikshme. Nëse marrim për bazë sasinë mesatare vjetore, e cila arrin deri në 60-70 viktima në vit (kjo shifër mesatare është për vitet e fundit ) atëherë i bie që për gati 30 vite nga aksidentet në rrugë të kemi patur rreth 2500- 3000 viktima me humbje jete, pa folur këtu për të plagosurit rëndë e të mbetur përgjithmonë invalidë, të cilët jua u kalojnë numrit të viktimave. Kjo, sigurisht është një statistikë e dhimbshme, është thjesht një konstatim. Problemi shtrohet,

Kush na e rrënoi dinjitetin?!ju njohin? Kujtoni se njerëzit nuk e dine se si i keni fituar miliona euro? Njerëzit ju urrejnë, ata mezi presin që të dënoheni, ata mezi presin që t'ju shikojnë në burg. Njerëzit revoltohen me ju sa herë që kapen 3 ton kanabis në brigjet e Italisë, Greqisë, në Portin e Durrësit e Vlorës, në qytetet e Shqipërisë. Qytetarët nervozohen me veten e turfullojnë pa zë, sa shumë kanabis paska pasur Shqipëria, sa shumë drogë, nuk mbaron kurrë! Pak më vonë dëgjojnë në TV se një tjetër të thotë që do arrestohen ish-deputetë për korrupsion, se pritet të arrestohen zyrtarë të lartë për korrupsion, ka prokurorë e gjykatës të korruptuar, ka deputetë që kanë vjedhur vota, ministra e ish-ministra që do arrestohen për korrupsion dhe bashkëpunëtorë me krimin dhe qytetarët përsëri nervozohen se nuk besojnë, se janë të zhgënjyer. Përsëri takon një tjetër që të tregon se një djalë 10-vjeçar vrau me thikë vëllanë e tij 13-vjeçar, se një burrë vrau gruan për prostitucion, se një makine shtypi një plak që kalonte rrugën, një nënë me fëmijë e për-

kush janë fajtorët e vërtetë dhe cilat janë shkaqet?! Policia jua u hedh fajin drejtuesve të automjeteve, këta të fundit akuzojnë sis-temin e sigurisë në qarkullimin rrugor, duke atakuar direkt apo dhe indirekt shtetin, shteti akuzon firmat dhe kompanitë që janë marrë me punimet e që i kanë bërë ato me cilësi të dobët, ose i kanë braktisur se kanë falimen-tuar si firma (në fakt kanë bërë sikur kanë falimentuar, mbasi kanë vjedhur paratë). Disa kompani të tjera, thjesht kanë qenë fantazma, kanë hedhur dhe shtruar kilome-trat e parë e më vonë janë zhdukur, teksa disa të tjera edhe pse planifikonin (psh “Rrugën e Kombit”) aty nga fundi i shtuan shifrat dhe i ndryshuan preventivat duke i rrëmbyer shtet-it miliona. Shteti jo vetëm se hesht, por i jep paratë “kokërr më kokërr”. Sa korrekt ky shteti ynë me privatin e sidomos kur mbas tyre, fshihet një mar-rëveshje e heshtur, një % (përqindje e caktuar) që kompania ia dhuron ma-fiozit shtetar, i cili masko-het dhe krijon sistem mbrojtës (imunitet) me karrigen e ministrit! Është përfolur jo vetëm “Rruga e Kombit”, por pothuajse të gjitha akset kryesore të të ashtuquajturave “autostra-da”, të cilat për nga cilësia e punimeve dhe masat mbrojtëse, mund të përa-frohen deri diku me rrugët komunale të ndonjë qyteze në Evropë. Akse të tilla si ajo e Fier -Levan (që për nga mënyra e punës ngja-son me kalanë e Rozafës, për 6 vjet mezi po përfun-dojnë 12 km, pra i bie 2 km në vit) apo ajo Levan-Tepelenë, Durrës-Rro-gozhinë, Tiranë- Durrës e kështu me radhë deri në Shkodër, apo Han të Hotit, janë poth-uajse jo vetëm jashtë standardeve, por për nga masat e sigurisë tërësisht të rrezikshme. Në një rrugë nuk mjafton tabela për të sin-jalizuar se diku është një kthesë, apo të ku-fizohet shpejtësia. Jo aspak! Kjo gjë është ana teknike, e cila nuk duhet të nënvleftëso-het. Por nëse gjatë të ashtuquajturës “ auto-stradë” nuk ka mbikalime apo tunele për nënkalime, nëse nuk ka parapeta mbrojtës prej metali që të jenë elastike e të amortizojnë goditjet e përplasjet, nëse kthesat janë të ngushta, nëse një apo dy metra larg saj, ka

plasi një veturë, se në aksident vdiqën tre vetë, se njëri qëllonte me armë, se tjetri bëri luftë me policinë, se kriminaliteti po bën namin, se krimi organizuar drejton shtetin, se politikanët janë të lidhur me kriminelët, se kryeministri, se ministri, se kreu i opozitës, se... se... Shqiptarët po ikin nga Shqipëria, se Shqipëria po popullo-het me refugjatë që vinë nga Afrika dhe Azia, se Shqipëria do bëhet shtet multi etnik dhe shqiptarët do jenë minorancë në shtetin e tyre... Se na ikën infermierët, mjekët, se kush do na i vizitojë fëmijët dhe pleqtë kur të sëmuren, se varfëria po bën kërdinë, se... mjaft,....mjaft se qytetarët nuk po durojnë dot! Si ju duket vetja? Se jeni të pasur, se keni para shumë dhe jeni të fortë e nuk keni frikë? Se nuk ju bën përshtypje që jeni pa moral, pa karakter, pa dinjitet? Se mjafton të keni para? Po atëherë pse kërkoni të largoheni nga Shqipëria? Se keni frikë? Se nuk duroni dot? Kërkoni të ruani pasurinë? Edhe në vrimën e miut po të fshiheni do ju gjejnë. E dini pse? Se keni bërë shumë mëkate kundër qytet-

kanale dhe hendeqe të rrezikshme gjatë rrëshqitjeve, nëse sinjalizimi me drita, me tabela dhe shenjat fosforeshente me bojë mbi rrugët e shtruara mungojnë, nëse në dre-jtimin tonë paralel apo në të kundërtën tonë, por në të njëjtën korsi me ne, ecën një njeri në këmbë, një motorino, një karro, apo dhe kafsharë të ndryshëm çfarë pritet më tej? Le të marrim një shembull: Në Vlorë rruga “Transballkanike” është e gjerë dhe e mjaftueshme për qarkullim. Dikur ajo quhej dhe “ballkanikja e vdekjes”, por edhe sot ajo paraqet rrezikshmëri sidomos për kalimtarët, madje edhe për vet drejtuesit e automjeteve sepse të gjitha rrethqarkullimet e saj janë në lartësi të mëdha me mozaikë gurësh (natyr-

isht të bukur), por që nga pakujdesia për drejtuesin e automjetit, mund të pa-raqitet e të jenë fatale për jetën. A nuk do të qe më mirë të ishin, me dhé, bar e lule, për të zbutur godit-jet në një rast eventual dhe për rrjedhojë minimizuar viktimat?! Njëkohësisht një mini lulishte në rreth-qarkullim i jep hijeshi rrugës duke zbukuruar qytetin. Veçse kjo nuk e përjashton mundësinë për të instaluar një seri dritash paralajmëruese. Pra në kompleksitet, gjendja e rrugëve tona është e tillë, që për nga standardet dhe mënyra e funksionimit në shumë raste na çojnë ato drejt aksidenteve. Shteti i ka paguar paratë, që në fakt janë paratë dhe taksat tona. Sikur ato të ishin mirëadministruar, kontrol-luar, verifikuar dhe të mos

përvetësoheshin, sigurisht që do të kishim rrugë, nga ku do të na i kishin zili dhe vendet fqinje, jo se jemi më të mirë se ata, por për faktin që i nisëm punimet nga fillimi, duke patur si modele shumë shembuj nga stand-ardet e rrugëve europiane. Në morinë e fak-torëve dhe elementëve që na çojnë drejt ak-sidenteve, nuk përjashtohen as ata të rinj (sigurisht të pakët,) aventurierë që bëjnë gara me makina, sikurse dhe dasmorët çakërrqe-jf, të cilët në disa raste kanë çuar drejt vdekjes dhëndrin, nusen, apo dhe dasmorët. Po ashtu jo të rralla kanë qenë rastet kur patentat e drejtuesve të mjeteve, nga instruktorët për-katës, në bashkëpunim me autoritetet e

Mua, kush më vret... në rrugë?!

arëve të këtij shteti. Se ua keni rrënuar dinjitetin qytetarëve shqiptarë, se u shkatërruat jetën me taksat, tatimet dhe "gjobat marramendëse". Po, po, sa dalin në rrugë gjobat i ndjekin nga pas, sa shkojnë në pune gjobat i gjejnë mbi tavolinë, sa shkojnë në kafene i presin gjobëvënësit që kërkojnë para, po çmendem qytetarët, nuk durojnë dot më. Janë bërë si budallenj... Miqtë e mi, qytetarë të ndershëm të shtetit tonë, ruajeni karakterin, ndershmërinë, dinjitetin... Dikush më thotë: "Çfarë dinjiteti më kërkon të ruaj, unë mezi po ruaj mendjen". Po mirë more mik, a e di se kush e ka fajin, a e di se kush ta rrënoi dinjitetin? Vetvetja. Se hesht dhe nuk flet, se rri në kafe e nuk proteston, se lejon qeverinë dhe politikën që të të rrënojë gjithçka deri edhe dinjitetin. Prandaj duhet të ngrihesh në një opozitë të re, të ndershme, të pakorruptuar, pa lidhje me krimin dhe kontrabandën e drogës e prostitucionin, të ngrihesh kundër padrejtësisë dhe poshtërsisë, që të shpëtosh të ardhmen e fëmijëve të tu dhe vendin tonë.

verifikimit dhe lëshimit të tyre, jepen dhe me anë miku, duke paguar mbi dorë e nën dorë pa ju nënshtruar kurseve të mësimit apo dhe të praktikave. Kuptohet lehtë se me këtë rast, njëri e ka blerë patentën, por ka shitur vdekjen te dikush i cili meritonte jetën. Po policia e sidomos ajo e qarkullimit rrugor?! Ata as që e vrasin mendjen fare për këtë gjë. Nuk shqetësohen se rrugët tona po na përg-jaken. Ata e kanë më të lehtë të dalin me një radar në anë rruge (si dikur gjeometrat që përcaktonin kuotat) mbajnë shënim targat për tejkalim shpejtësie, kush është me rrip a pa rrip, me drita, pa drita, të tundin bllokun e gjobave si për të të thënë: Do gjobën e shtetit apo pjesën e policit?! ( mbase dhe unë do zgjedhja – policin!). Të tjerët syresh vrapo-jnë e raportojnë aksidentin me roleta shiri-tash plastikë për të kufizuar lëvizjet. Ka prej tyre që në flukse të mëdha të lëvizjes së emigrantëve që përkojnë dhe me sezonin veror, fërkojnë duart nga gëzimi sepse sa më shumë shkelje të ketë..... të tjerat i gjykoni vetë! Ka ardhur koha që seksionet e policisë rrugore jo që duhet të pastrohen nga policët e trafikut rrugor “trafikantë”në shkallë qytetesh, por dhe brenda për brenda minis-trisë, por njëkohësisht të koordinojnë punën me të gjitha ato instanca të cilat e kanë për detyrë. Koordinimi në kësi rastesh, dhënia e mendimeve, propozimet konkrete për zba-timin e Kodit Rrugor, pa ngjarje të jashtëzakonshme dhe përmirësimi i sistemit të projektim ndërtimit të rrugëve, ka të bëjë me jetën e qytetarëve, të atyre qytetarëve që paguajnë dhe policinë dhe ministritë dhe firmat e ndërtim-shtrim-asfaltimit, bile dhe vet qeverinë. Ka ardhur koha që Drejtoria e Transportit Rrugor e Automobilistik të shkundet nga puna rutinë dhe të merret se-riozisht në bashkëpunim me bashkitë e rretheve dhe prefekturat. Është e pafalshme që të humbasë jeta nga standardet “ jashtë standardeve” të rrugëve tona. Është e pa-falshme që qytete të mëdha të Shqipërisë edhe mbas 30 vitesh, të jenë ende pa semaforë për të siguruar një qarkullim të rregullt e pa stres brenda për brenda qyteteve. Mungesa e tyre e sidomos në akset kryesore të rrugëve, është domosdoshmëri jetike për udhëtarët, jo vetëm të atyre që drejtojnë automjetet, por dhe pasagjerëve që në shumë raste e pagua-jnë me kokë indiferentizmin dhe apatinë e shtetit. Shteti... o shteti po nëse një ditë hum-bas jetën në rrugë për këto që shkruajta më lart kush e paguan kokën time?! Ahh po unë di. E di mirë. Ti do ta japësh në kronikën televizive, por ama kurrë s’ke për të thënë se më vrave ti me rrugët e tua pa rrugë.

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT16 E Diel 3 Nëntor 2019

3,6,7,9,11,13,14,16,17,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja si komunistët “mashtruan” fillimisht fshatarët e thjeshtë

Ja si CIA mblidhte informacione mbi çdo gjë që ndodhte gjatë regjimit komunist, nga kultura, te zhvillimi bujqësor dhe industrial në Shqipëri

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvil-lime gjatë pushtimit gjer-mano-italian dhe regjimit

komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi. Në një dokument voluminoz, CIA tregon me detaje rrëfimin e një funksionari të partisë dhe që ka qenë pjesë e luftës, pa përmendur emrin. Sot po tregojmë se si amerikanët kërkonin informacion për çdo gjë ndodhte në Shqipëri, nga kultura te bujqësia dhe industria.

31 janar 1957Raport Partia e Punës

(Vijon nga numri i kaluar)-Cilat janë veprat e ngritura sot

nga pushteti komunist? Ç’rezultate ka arritur deri më sot ky regjim?

...Realizime të mira në kulturë (si sasi, jo në cilësi) ishin krijimi i grupeve artistike, nga ku përmend Teatrin e Shtetit (si grup artistik, jo si objekt material) pasi më parë Shqipëria nuk kishte grup teatral profesionist. Filarmonia e shtetit (si grup artistik, jo si objekt), ku përfshihen rreth 60-70 instrumentistë. Kjo është orkestra e parë simfonike në Shqipëri. Baleti i shtetit përfshin gjithashtu 40-50 të rinj e të reja, të cilët më tepër se dans klasik, bëjnë gjimnastikë suedeze. Por megjithatë ky grup ka vënë në skenë disa shfaqje klasike si “Esmer-alda”, “Shatërvani i Bahçi Sarajt” etj. funksionon mirë si grup folkloristik. Estrada e shtetit përfshin maksimumi 40 vetë. Është njëfarë cirku në embri-onet e saj. Korri i shtetit, përfshin rreth 60-70 vetë dhe është ndoshta realizimi më me cilësi nga krijimet e tjera në këtë fushë. Opera e shtetit, përfshin disa solistë dhe ka dhënë e vazhdon të japë shfaqje lirike në bashkëpunim me korrin. Ka vënë në skenë “Rusalka”, “Ivan Susanin” e opera të tjera të lehta ruse. Krahas këtyre grupeve artistike janë krijuar gjithashtu Muzeumi i Shkencave të Natyrës, Muzeumi Etnologjik-Arkeologjik, Muzeumi i Luftës Nacional-Çlirimtare, galeria e skulpturës e pikturës, Biblioteka Qen-drore Shtetërore e Tiranës. Janë krijuar gjithashtu disa institucione të tjera kulturore si Instituti i Shkencave që merret me kërkime në fushat e klimës së Shqipërisë, gjuhës së Shqipërisë, historisë dhe bujqësisë. Janë krijuar fakultete të arsimit të lartë si Po-liteknikumi, fakulteti i Mjekësisë, pedagogjisë, shkencave politike etj. Këto janë shkollat e para të larta në Shqipëri, kanë nisur funksionimin në 1950 dhe frekuentohen shumë. Gjithashtu është zgjeruar rrjeti ar-simor i mesëm e fillor, janë shtuar sallat kinematografike dhe janë ndërtuar disa stadiume moderne sportive (në Tiranë, Korçë, Shkodër), janë bërë botime e përkthime më të shumta se në të kaluarën dhe janë krijuar shumë kurse kundër anal-fabetizmit. Në përgjithësi në fushën e kulturës realizimet janë të mëdha e të rëndësishme në Shqipëri edhe pse janë vetëm në sasi e jo në cilësi.

PropagandaKa shumë shkolla, grupe artistike,

qendra kulturore, por edukata që merret në to është e njëanshme. Ato janë mjete propagande për edukimin e masave në vijën e partisë dhe jo burime reale arsimimi. Çdo gjë në këtë front i nënshtrohet interesave të partisë dhe vijës së saj politike.

Në fushën e bujqësisë politika e partisë që prej çlirimit ka qenë e paqëndrueshme, hezituese. Shteti herë tërheq fondet e parashikuara për industrinë e i kalon te bujqësia dhe herë të tjera anasjelltas duke investuar në objekte industriale. Nganjëherë e konsideron sektorin e bujqësisë të dorës së parë dhe herë tjetër e lë në plan të dytë (kjo e fundit ka ndodhur më shpesh së fundmi) duke zbatu-

ar udhëzimet sovjetike për të bërë prioritar sektorin e industrisë. Këto luhatje kanë pasur pasoja të rënda për bujqësinë shqiptare, aq më shumë sepse programi i kulturave bujqësore që duheshin mbjellë nganjëherë i jepte prioritet bimëve industriale (pambuku, luledielli, duhani, panxhar-sheqeri) dhe herë të tjera i jepte prioritet drithërave si gruri, misri, thekra. Pa këto sondazhe të dëmshme herë djath-tas e herë majtas kam bindjen që një politikë më serioze dhe e studiuar do të jepte rezultate më të mira në Shqipëri. Sado që është vend malor, Shqipëria nuk është e varfër në toka pjellore. E keqja është se shumica e tokave të përshtatshme për bujqësi (Vurgu, Myzeqeja, Zadrima, Durrësi etj.) janë të mbuluara me këneta ose pa kanale kullimi, gjë që shkakton përmbytje të shpeshta në zonat më pjellore.

Zhvillimi bujqësorNdërtimet më të rëndësishme në

këtë drejtim janë: Tharja e kënetës së Maliqit në Korçë, e cila i dha bujqësisë në mos gaboj rreth 2500 hektarë tokë të re shumë pjellore. Hapja e kanalit vaditës Vjosë-Levan-Fier, rreth 60 km i gjatë në jug të Shqipërisë. Punimet në vazhdim të kanalit të Gjadrit në Zadrimë (qarku i Shkodrës) nga i cili do të përftohen 2000 ha tokë të reja. Punimet në vazhdim për tharjen e kënetës së Tërbufit në qarkun e Be-ratit. Kanali ujitës Naum Panxhi në Elbasan. Nuk më kujtohen shifra për dobitë e tij. Kanale të tjera më të vegjël në qarkun e Tiranës, Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Durrësit e Beratit. Përveç punimeve në fushën e bonifi-kimit në bujqësi duhet të përmenden dhe krijimi i fermave shtetërore, disa prej të cilave të pasura si ato të Kamzës e Sukthit, krijimi i disa stac-ioneve zooteknike për përmirësimin e racave të bagëtive (më i madhi ai i Shkodrës), krijimi i fidanishteve pemëtore si në jug dhe në veri të vendit, si dhe programi i pyllëzimeve që ka qenë i studiuar mirë dhe është i vetmi i realizuar më shpejt se para-shikimet, pa pësuar ndryshime apo zvogëlime në prapaskenë. Duhet

pranuar se në ndryshim me kohën e Zogut, prodhimi bujqësor në Shqipëri është shtuar shumë, sidomos sa i përket bimëve industriale (edhe gruri e misri kanë pësuar rritje), por duhet ditur se bujqësia shqiptare ishte shumë e prapambetur dhe primitive në kohën e Zogut prandaj nuk mund të shërbejë si krahasim. Të gjitha ven-det e botës kanë shënuar përparime pas mbarimit të luftës, por prodhimi në Shqipëri do të kishte qenë më i madh po të mos ishte influencuar nga interesat e huaja.

Industria Në fushën e industri-minierave

sukseset janë shumë më të mëdha se në sektorin bujqësor. Kjo për arsye se i tillë ka qenë orientimi i Partisë Komu-niste në fushën e ekonomisë dhe sepse nëntoka e Shqipërisë është e pasur. Gjatë viteve të pushtetit komunist në Shqipëri janë ndërtuar gjithashtu 2-3 fabrika për zhveshjen e orizit, të cilat me kapacitetin e tyre mbulojnë të gjithë nevojën për orizin shqiptar; 2-3 fabrika të rëndësishme vaji, pa përmendur punishtet e vogla, të cilat plotësojnë kërkesën e përpunimit të vajit shqiptar të ullirit dhe të farërave oleogjinoze të vendit; 2-3 fabrika për zhveshjen e pambukut në Shqipërinë e Mesme, të cilat plotësojnë nevojat e vendit dhe të eksportit; 1 fabrikë çimentoje në Vlorë e cila sëbashku me fabrikën e vjetër në Shkodër sipas parashikimeve plotëson nevojat e vendit. Fabrika e konservave në Vlorë parashikohet si objekt i rëndësishëm, por jo i aftë të plotësojë nevojat e pop-ullsisë. Fabrikë sheqeri nga panxhari në Maliq me kapacitet 100 000 ton në vit, domethënë e aftë për konsumin e tërë popullsisë shqiptare. Kombinati i drurit në Elbasan konsiderohet si një nga veprat më të mëdha që ka nisur të funksionojë; kombinati i tekstilit Stalin në Tiranë me kapacitet 20 000 metra të pambukta në vit; uzina mekanike Enver me reparte saldimi, tornitorësh, shkrirjeje etj.

Ndërkohë e gjithë industria e vogël e kohës zogiste e italiane që ishte pronë private është shtetëzuar dhe u

janë shtuar mjete apo reparte të reja, ku përfshihen disa fabrika këpucësh, lëkurësh, marmelatash, cigaresh, por-celani, ofiçina apo qendra riparimi.

-Si e shikojnë masat e gjera gjend-jen e krijuar nga regjimi aktual?

Para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje duhet të theksoj se Lufta Nacional-Çlir-imtare kundër okupatorit italo-gjerman bëri atëherë që Partia Komuniste të fitonte prestigj dhe besim nga populli. Dhe në fakt fitorja e frontit komunist nuk ishte vetëm një imponim i Partisë Komuniste mbi popullin shqiptar për nga forca ushtarake. Unë besoj se para se të ishte një fitore ushtarake, një diktaturë e vendosur me anë të forcës, ardhja e komunistëve në Shqipëri pas largimit të gjermanëve ishte një fitore e madhe politike, një pushtet i pranueshëm me vullnet të lirë nga shumica e popullit. Kjo do të thotë se propaganda e partisë në atë kohë dhe programi i saj ishin të përkrahur nga populli dhe në radhë të parë nga forcat e avancuara të shoqërisë, të cilat kanë peshë në çdo regjim. Fshatari mori tokë me reformën agrare, ndërsa pakica e prekur nga shpronësimet e reformës ishin një pikë uji në oqeanin e fshatarëve. Si rezultat kjo masë nuk mund ta dëmtonte partinë, por i shtoi mbështetjen në fshat. Punëtoria u bë klasa shoqërore më e preferuar. Kështu që në 1945 partia kishte përkrahjen mo-rale e materiale të shumicës dërmuese të shtresave të shoqërisë. Por a mund të thuhet e njëjta gjë dhe sot? Aspak. Baza e Partisë Komuniste është zvogëluar shumë në krahasim me atë kohë dhe humbjet e saj në fushën morale e poli-tike janë të ndjeshme. Kjo vjen si pasojë e orientimit ekstremist që ka ndjekur në të gjitha fushat e jetës, si pasojë e reformave ekstremiste të majta në 1945 dhe detyrimeve të mëdha në natyrë ndaj fshatarësisë. Ky është opinioni im personal dhe nuk mund të them se nëse partia mbahet sot në Shqipëri vetëm me anë të terrorit. Ajo mund të jetë akoma mbështetje morale në disa shtresa të caktuara. Punëtoria është një shtresë që shtohet vazhdimisht me dekompozimin e fshatarësisë, e cila po grumbullohet në kantiere ndërtimi e prodhimi dhe mbetet një mbështetje e madhe për Partinë Komuniste. Rastet e veçanta që bëjnë përjashtim nga ky rregull nuk i zbresin vlerat asaj. Partia mbështetet gjithashtu nga fshatarësia më e varfër, e cila në të kaluarën rronte edhe më keq. Mendoj se ndoshta rinia, kjo forcë e gjallë e çdo shoqërie, është më shumë pro regjimit sesa kundër. Unë besoj se nuk duhet harruar fakti i rëndësishëm që populli shqiptar ka qenë gjithmonë shumë i varfër dhe ka qenë në anakronik me Evropën e shekullit të XX-të. Regjimi i Zogut që pasoi krijimin e Shqipërisë si shtet i pa-varur, nuk i dha asgjë popullit shqiptar. Deri në vitin 1945 një e treta e tokës së punueshme ishte pronë e familjeve të mëdha si Toptanasit, Vrionasit, Verlacët etj. Më shumë se 50 për qind e fshatarë-sisë nuk zotëron asnjë metër tokë dhe gjysmetarë mbi të cilët rëndonte taksa e “të dhjetës”, xhelepi apo taksa të tjera mesjetare feudale. Edhe punëtoria sado e vogël që ishte vuante nga papunësia.

Çdo gjë në këtë front i nënshtrohet intere-save të partisë dhe vijës së saj politike. Në fushën e bujqë-sisë politika e par-tisë që prej çlirimit ka qenë e paqën-

drueshme, hezituese. Shteti herë tërheq fondet e parashi-

kuara për industrinë e i kalon te bujqësia

dhe herë të tjera anasjelltas duke

investuar në objekte industriale...

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

3,6,7,9,11,13,14,16,17,20,21,24GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 17

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji nga Kushtrim Bekteshi po shfaqet në ekranin e madh të kinemasë Cineplexx, në Prishtinë. Filmi ka në role aktorë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Në film luajnë aktorët Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Donikë Ah-meti, Taulanda Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, etj. Në fshatin e harruar jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” e çrregullon ardhja e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy vëllezërve, Xhinga dhe Murseli. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit në alkool dhe seks. Në shkollën e fshatit mbizotëron gjendje kao-tike, por dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Nga e gjithë kjo gjendje kaosi përfitojnë dy të rinjtë Agimi dhe Shpresa, të cilët arrijnë të realizojnë lidh-jen e dashurisë që ua kanë ndaluar prindërit e tyre. Ndër klientët e rregullt në kaf-ene është edhe i papuni Xharra, i cili me gruan e tij Hanën (e cila është shtatzënë) ka tre fëmijë të vegjël. Hoxha e humb autoritetin tek burrat e fshatit. Përveç pleqve, askush tjetër më nuk shkon në xhami. Edhe përkundër thirrjeve të tij apokaliptike për katastrofën që i kanoset fshatit, prapë se prapë kafeneja vazhdon me punë. “Spiuni” i fshatit (Avdili) përpiqet që ta përmbushë misionin që ia ka ngarkuar Xhinga për ta vënë në tundim Hoxhën që edhe ai ta vizitojë kafenenë. Ndërkaq që gratë e fshatit detyrohen vetë të përkujdesen për fëmijët, shtëpinë, arat dhe gjithçka tjetër. Përpjekjet e tyre për t’i ndalur burrat për të shkuar në kafene, rezultojnë të pasuksesshme. Në fund Hana me ndihmën e hoxhës dhe gruas së tij, arrin t’i organizojë gratë e fshatit që të rebelohen, të ndërmarrin aksion për t’i dëbuar prostitutat dhe për ta djegur kafenenë. Kafeneja digjet e tëra, ndërsa jeta në fshat ka gjasa të kthehet përsëri në normalitet. Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkë prodhim në mes Manufaktura Pro-duction (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media & Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Përmeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti.

Regjisori Kristaq Mitro: U përzgjodh mes filmave që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore

por dhe për kinemanë shqiptare”, thotë regjisori Kristaq Mitro. Sipas tij, edhe nga kritika në Vjenë “Nusja dhe shtetrrethimi” është cilësuar si një film befasues. “Kritika në Vjenë për filmin ka shkruar se është një film befasues i kinemasë Europiane”, tregon më tej regjisori Mitro.

“Viennale” në AustriProdhim i vitit 1978 në Kinos-

tudio, filmi tregon për Shpresën, që shkon në një shtëpi bash-këpunëtorësh të fashizmit për të shitur qëndisma dhe kryen një aten-tat të rëndësishëm. Pas kësaj i duhet të dalë në ilegalitet e veshur si nuse. Për këtë ajo ndihmohet nga shokët me të cilët ka bashkëpunuar për atentatin. Kështu Shpresa shpëton nga shtetrrethim. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit më herët njoftoi për bashkëpunimin me “Viennale”

dhe “Austrian Film Museum” në ret-rospektivën Pan-European O PAR-TIGIANO. Fotoja nga shesh xhirimi i filmit u përzgjodh nga “Viennale” për të ilustruar retrospektivën O PAR-TIGIANO, që mbahet në Vjenë nga data 25 tetor deri në 4 dhjetor 2019. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shprehet se “Nusja dhe shtetrrethimi” jep shpresë për promovimin e the-sareve të kinemasë shqiptare. “Funk-sioni i një arkivi është studimi dhe sjellja në vëmendje e trashëgimisë filmike. Puna dhe suksesi i AQSHF me “Nusja dhe shtetrrethimi” na jep shpresë për promovimin e të tjerave thesare të kinematografisë shqiptare. 41 vjet më vonë filmi shfaqet në një nga ngjarjet kryesore Evropiane!”, pohon AQSHF. “Nusja dhe shtetrre-thimi” do të rishfaqet në Vjenë edhe më datë 30 nëntor.

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, për

publikun në Prishtinë

“Nusja dhe shtetrrethimi”, 41 vjet pas premierës shqiptare shfaqet në “Viennale”

Julia VRAPI

Filmi “Nusja edhe shtetrrethi-mi”, 41 vjet pas premierës shqiptare u shfaq në Austri. Filmi prodhim i vitit 1978

shënoi premierën e tij ndërkom-bëtare në “Viennale”, që është një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane. Nëpërmjet këtij filmi me skenar të Helena Kadaresë dhe regji të Kristaq Mitros e Ibrahim Muçajt, promovohet një pjesë e thesarit të kinematografisë shqiptare. Filmi u përzgjodh në “Viennale” për të qenë pjesë e programit të filmave europianë, që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore. Me muzikë nga Kujtim Laro, në role janë Rajmonda Bulku, Llazi Serbo, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko, Kastriot Çaushi, Gjergj Lala, Marta Burda, për të vijuar dhe me aktoret Behije Çela, Pavlina Mani, Zyliha Miloti, Vitore Nino, etj. Reg-jisori Kristaq Mitro shprehet se dekada më parë “Nusja dhe shtetr-rethimi” i shpëtoi censurës. U shfaq premierë, por më pas u hesht për këtë film prodhim në Kinostudio më 1978. Regjisori Mitro tregon se pas 41 vitesh, ky film bëhet pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kin-emasë. ““Viennale” bëhet me rastin e 75- vjetorit të Luftës së Dytë Botërore dhe ata kanë marrë ndër filmat më të mirë, ku dhe “Nusja dhe shtetr-rethimi” u përzgjodh krahas tyre. Filmi, që u prodhua në 1978 i shpëtoi censurës dhe u shfaq, por u hesht për të. Kanë qenë shumë personal-itete të kohës si Pirro Mani dhe të tjerë, apo dhe të huaj që e kanë parë filmin dhe kanë thënë, që ky është film ndryshe nga ata, që ju keni bërë në Shqipëri”, pohon regjisori Mitro. Me aktivitetin në kinematografinë shqiptare, regjisori Kristaq Mitro është i vlerësuar për kontributin e tij me filmin. Për filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”, ai shprehet se përcil-let një aspekt i luftës. “Në “Viennale” një film nga Shqipëria, që tregon një luftë partizane. Ky film përcjell luftën në Shqipëri në një aspekt të saj. “Nusja dhe shtetrrethimi” shfaqet bashkë me filmin “Kozara”, që është një nga më të mëdhenjtë, që ka bërë Europa për Luftën e Dytë Botërore, dhe ata në “Viennale” e kanë zgjedhur njësoj siç kanë zgjedhur filmin tim. Është vlerë kjo jo vetëm për mua,

“Shpia e Agës”, në 13 nëntor në festivalin e Lubjanës

Shfaqja teatrore “Nata magjike”, në skenë për fëmijët

Filmi “Shpia e Agës” me regji të Lendita Zeqirajt do të shfaqet më 13 nëntor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Lubjanë. Ky film është bashkëprodhim ndërmjet Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë. Ky projekt filmik, rrugëtimin për në Slloveni e vazhdon menjëherë pas lajmit për tri-umfin e dyfishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Bosforit. Në festival, çmimi për aktoren më të mirë i është ndarë katërshes së aktoreve: Adriana Matoshi,

Rozafa Çelaj, Shengyl Is-maili dhe Melihate Qena. Po në këtë festival filmi u nderua edhe me çmimin special të jurisë. Filmi i me-trazhit të gjatë “Shpia e Agës” u dha premierë botërore, duke u shfaqur në konkur-rencën “East of the West” në njërin nga festivalet më të rëndësishme evropiane dhe botërore, në Karlovi Vari të Çekisë. Ky projekt ka pasur premierën kosovare në gusht të këtij viti, ku edhe është njoftuar për rrugëtimin e tij në 35 festivale ndërkombëtare.

Shfaqja teatrore për fëm-ijë "Nata magjike" vjen në skenë te “ArTurbina”. Teatri Kombëtar Eksperimental “Ku-jtim Spahivogli” shprehet se është një shfaqje e mbushur me të papritura. “Të ëndërrosh gjatë natës është normale, por që ëndrrat të bëhen realitet, është magjike. “Nata magjike” do të jetë e mbushur me të pa-pritura dhe me plotë mrekulli. Kjo natë do të jetë speciale për dy vogëlushët Mia dhe Lars. Ka për të qenë një nga ato net, që ka për të ngelur gjatë në kujtimet e tyre më

të bukura dhe që ka për t’i ndryshuar ata në një mënyrë apo në një tjetër”, bën me dije teatri. Shfaqja është me autor dhe regjisor Kleard Gërmenji. Skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara, koreografia nga Rosel-la Pellicciotti. Në role janë aktorët Aleksandër Grami, Lejla Çeli, Mateo Dervishaj dhe Rexhina Ibro. Kjo vepër teatrore me interpretimin e katër artistëve vjen në skenë në vijim të sezonit artistik, që ka sjell shfaqje të ndrys-hme për fëmijët.

Dokumentari “Kodi i shqiptarit”, premierë në Tel Aviv

Filmit dokumentar “Kodi i shqiptarit”, me producente Yael Katzir u shfaq premierë në Tel Aviv, Izrael. Ambasada shqiptare në Izrael shprehet se, ky dokumentar ka qëllim dhe rolin unik të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve. “Realizimi i këtij dokumentari, është frut i një pune të konsid-erueshme në bashkëpunim me producenten Katzir, me qëllim promovimin e rolit unik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fakt, i cili i shër-ben rritjes së krenarisë kom-

bëtare, një gjest historik i cili e veçon Shqipërinë jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Europën”, pohon ambasada. Në ceremoninë e filmit dokumentar, ambas-adori i Shqipërisë në Izrael Bardhyk Canaj u vlerësua me medaljen e “Mirënjohjes” nga produksioni “Katzir”, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti. Aktiviteti në fjalë, pati interes dhe je-honë jo vetëm në komunitetin shqiptaro-hebre, por edhe në pjesëmarrjen e trupit diplo-matik të akredituar në Izrael.

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

18 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

Ekspozita “Notre Drame De Tiran” u çel për publikun në hollin e Teatrit Kombëtar me punime të artistit të njohur Avni

Delvina. Një ekspozitë, ku piktori prezan-ton 40 grafika kushtuar rezistencës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm artistë të ndryshëm, qytetarë, personalitete të jetës politike në vend etj. Piktori i njohur Avni Delvina shprehet se këtë ekspozita ia dedikon qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në interv-istën për gazetën “SOT”, piktori Avni Delvina pohon se që kur ka nisur protesta e ka mbështetur me krijimtarinë e tij. Në grafikat e piktorit gjejmë aktorë të Teatrit Kombëtar me qëndresën e tyre, por nuk mungojnë qytetarë të ndryshëm dhe të tjerë. Artisti pohon se një pjesë të grafikave kanë qenë realizuar në një hark kohor prej gati 20 muajsh, dhe sipas tij në këtë Tiranë ku nuk po ngel pikë gjurme, si artist ai ka menduar që ti mbështesë protestën në mbrojtje të Teatrit Kom-bëtar. Artisti shprehet se përmes kësaj ekspozite vjen diçka e re. Piktori pohon se janë tablo, që sigurisht që brenda kanë dozën e hidhërimit, të sarkazmës për gjendjen në të cilën ne ndodhemi, por nga ana tjetër njeriu i bën një farë analize dhe koshience vetes vet. Ekspozita është e kuruar nga Adrian Devolli dhe piktori Avni Delvina shprehet se ka rreth dy muaj, që ka punuar intensivisht për realizimin e “Notre Drame De Tiran”, duke krijuar një sërë punimesh të reja enkas për Te-atrin Kombëtar, si dhe duke ripunuar e transformuar disa punime të publikuara më parë. Ekspozita u çel për publikun në Teatrin Kombëtar, por piktori Avni Delvi-na shprehet se falënderon të gjithë miqtë dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar, që e nxitën në këtë aventurë artistike dhe shpirtërore. Me organizatore Adriana Kalaja ekspozita në Teatrin Kombëtar është me mbështetjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Si artist Avni Delvina vazhdon të prezantojë krijimtarinë e tij me ekspozita të ndryshme herë pas here, ku edhe pse i larguar nga Shqipëria prej afro 3 dekadash, ai vazhdon të revoltohet për hallet e atdheut të tij dhe asnjëherë nuk e ka harruar atë. Ekspozita te Teatri Kombëtar është e dyta, që artisti ka hapur gjatë këtij viti. Në muajin shkurt piktori Avni Delvina erdhi para publikut me ekspozitën “The Donald”, ku jehona e saj nuk mungoi edhe në shtete të ndryshme. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se është një ekspozitë e shumëpritur. AMT shprehet se Avni Delvina, miku i madh i Teatrit Kombëtar, çel më 2 nëntor një ekspozitë të shumëpritur e që premton befasi të bukura për artdashësit shqiptarë e sidomos për qëndrestarët e teatrit, artistë e qytetarë, që prej 20 muajsh pro-testojnë e mbrojnë ndërtesën, truallin e trashëgiminë e bukur kulturore të lidhur me të. 40 grafika me shumë domethënie e me stilin e veçantë delvinian, përmes të cilave Teatri Kombëtar del në dritë si kurrë më parë.

- “Notre Drame De Tiran” titullohet ekspozita juaj personale me 40 grafika e hapur në hollin e Teatrit Kombëtar. Ju jeni shprehur se ekspozita iu dedikohet qyte-tarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Si nisi puna për ekspozitën?

Ekspozitë “Notre Drame De Tiran” iu dedikohet të gjithë qytetarëve dhe ar-tistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar prej gati dy vitesh. Që në fillimet e kësaj pro-teste, e kam mbështetur me krijimtarinë time. Kur e nisa këtë ekspozitë sigurisht, që njeriu duhet të mendojë për manifestin. Manifesti duhet të jetë diçka, që të japë vizionin e të gjithë ekspozitës. Natyrshëm më lindi ideja e djegies së monumentit të famshëm, të fatkeqësisë të Shën Mërisë të Parisit, dhe menjëherë një shkëndijë ishte që të vë Teatrin Kombëtar. Pasi e ndërtova pak nga pak, më bindi që mund

Piktori pohon se përballë protestës, që zhvillohej për teatrin nuk mund të qëndronte indiferent

shpeshherë i ngacmuar dhe nga tensioni dhe ngjarjet, që ata kalonin dhe unë i ndiqja edhe në rrjetet sociale. Një pjesë të tyre i njoh dhe personalisht. Një ndër simbolet, një ndër njerëzit më pozitivë për të cilin kam pasur një konsideratë qoftë dhe si artist, ka qenë regjisori dhe aktori Edmond Budina, të cilin e kam vënë në rolin e mendimtarit të Rodenit. Ideja e një njeriu, që mendon. Nga pas i kam vënë muret e shkatërruar, që i gjej në kronikat e Top-Channel, që i jepte në vazhdimësi për të treguar degradimin, sikur degradimi ishte kusht për zhdukjen e tij. Kjo është pak a shumë kontrasti apo sarkazma, që unë transmetoj me aktorin e madh dhe të mirënjohur Edmond Budina.

-Në grafikat tuaja është dhe momenti kur policia erdhi në Teatrin Kombëtar. Çfarë mund të na thoni për këtë pjesë në punën tuja?

Unë u influencova për këtë grafikë në momentin, që ndodhi protesta kur policia tentoi të merrte Teatrin Kombëtar. Ajo është e bazuar mbi një foto, që tregon protestën e teatrit me policinë dhe më pas në qendër i kam futur në ferr, dhe i kam vënë Dante Aligerin me Virgjilin. Virigjli i tregon Date Aligerit, i thotë këta ishin njerëz të cilët frenonin zhvillimin në jetën tokësore dhe zinin objekte të pavlera dhe i mbronin për të frenuar zhvillimin, dhe në ferr protestuesit e Teatrit Kombëtar janë të dënuar të protestojnë dhe të hanë dhe dru

nga policia. Kjo është ideja. Kurse kryesori Dante Aligeri përfaqësohet nga ambasa-dori Soreca, dhe për dore është i marrë nga Virgjili, që i shpjegon ferrin që është drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu.

-Në një pjesë të grafikave tuaja gje-jmë edhe figura politikanësh shqiptarë...

Një grafikë e presidentit Ilir Meta, që u bë në periudhën e korrikut, kur do të merrej vendimi që ishte bërë ligji nga parlamenti dhe pritej firma e tij për prish-jen e Teatrit Kombëtar. Sigurisht që ishin brenda dhe dyshimet, që dhe mund të firmosej dhe bëhej. Dhe unë e interpretova me këtë grafikën “Darka e fundit”, ku ideja është që dikush nga ju do të më tradhtojë dhe në fund asnjë nga ju nuk do të më tradhtojë. Ku që nga Krishti dhe të gjithë apostujt është vetë presidenti i vendit, ku tregon dhe mëdyshjet e politikanit, por në këtë rast pozicioni i presidentit ishte jashtëzakonisht pozitiv për sa përket Teatrit Kombëtar, gjë që e vërtetoi më pas dhe me veprimet e tij.

-Në “Heroika e kompromisit” ju sillni një tablo të medias në vend. Si artistit, si

e keni parë?Në veprën “Heroika e kompromisit”

vendosa impresion gazetarësh, të cilët sigurisht që asnjë nuk është i paanshëm në këtë botë. Unë mendova, që ti vendosja në trapin e meduzës, dhe kjo është kryevepër e një piktori francez. Unë i kam vendosur të shpartalluar siç janë, që luftojnë midis dallgëve dhe është një histori shumë e dhimbshme në Francë, që nisen për në një koloni. Anija mbytet dhe këta me një trap përfundojnë në kanibalizëm me njëri-tjetrin. Sigurisht, që kjo ka dozën e ironisë, tregon brishtësinë e njeriut, atë luftën që mund të bëjnë dhe këta brenda vetes së tyre midis simpatisë së shtirë dhe antipatisë të fshehur. Pra është një kompl-eks gjërash, dhe kjo është një tablo që unë i kam vendosur.

-Janë 40 grafika, që janë në dimen-sione të mëdha. Sa kohë keni punuar për realizimin e tyre?

Një pjesë të mirë të grafikave unë i kisha punuar më parë. Tridhjetë prej tyre janë realizuar në harkun kohor të njëzet muajve, që kur nisi protesta për mbrojtjen

Avni Delvina: “Notre Drame De Tiran” iu dedikohet të gjithë qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

të qëndronte si grafikë. Në bisedat që bëra me një mikun tim, Arian Bejko që banon në Gjermani, që është një intelektual, një njeri i plotë, një njeri me të cilin shpesh këshillohem, duke diskutuar me të men-doj manifestin. Ai është një ideator i shumë fjalëve, duke nisur që nga universiteti, etj, ka nxjerrë shumë në rrjetet sociale, që më pas janë bërë të përgjithshme dhe ai nuk është se pretendon autorësinë. Ariani menjëherë më tha: si të duket t’ia vësh emrin “Notre Drame De Tiran”? Kështu u vendos emri, dhe kjo është ideja e kësaj ekspozite.

-Ju keni qenë i influencuar nga protesta, por si vijnë aktorë të ndryshëm të teatrit në grafikat tuaja?

Unë kam qenë i influencuar nga kjo protestë, që po zhvillohet në teatër, e cila ka rreth njëzet muaj dhe nuk mund të qëndroja indiferent. Sigurisht, që ne kemi kujtimet tona. Nuk ka rëndësi intensiteti me të cilën ne kemi ndjekur artin, por kjo është një pjesë e Tiranës. Në këtë Tiranë të rrafshuar, në këtë Tiranë ku nuk po ngel pikë gjurme, ku gjithçka po transformo-het, ku dhe një shesh kthehet në një gungë, atëherë në këtë Tiranë unë mendova që ti mbështetem protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Unë iu mbështeta kësaj iniciative të këtyre aktorëve dhe qytet-arëve të Tiranës. Unë kam bërë gjatë kësaj kohe mbi 80 grafika, që është një numër i konsiderueshëm, por thjesht i bëja dhe

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 19

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

Piktori pohon se përballë protestës, që zhvillohej për teatrin nuk mund të qëndronte indiferent

e Teatrit Kombëtar. Por tensioni qe shumë i madh dhe gjithçka më dukej e pabërë dhe e pambaruar nga ana artistike. Ekspozita është bërë me një punë shumë intensive, dy mujore, pa gjumë dhe me 20 orë punë në ditë për grafikat.

-Jeni një artist i njohur për publikun. Këtë herë ekspozita juaj vjen në Teatrin Kombëtar përmes grafikave të ndryshme. Çfarë përcjell për ju me krijimtarinë e saj?

Kam përshtypjen, që është diçka e re. Janë tablo komunitative, mund ti shërbejnë, mund të pësojnë një ngacmim. Në fund të fundit në këtë amulli që ndodh dhe në këtë dizekuilibër, këto janë pamje që të sjellin një imazh pozitiv. Sigurisht që brenda kanë dozën e hidhërimit, të sarkazmës për gjendjen në të cilën ne ndodhemi, por nga ana tjetër njeriu i bën një farë analize dhe koshience vetes vet. Mesazhi im përmes kësaj ekspozite është, që populli shqiptar duhet të marrë në dorë fatet e vendit, duhet të ketë dinjitet, duhet të ketë grincë, sigurisht brenda çdo rregulle të demokracisë, por ama duhet të tregojë inatin, forcën në sensin jo agresiv, por ti

vërë frena kësaj politike.-Jeni një artist i vlerësuar me aktivi-

tetin tuaj në art. Në bisedat mi miqtë tuaj artistë kur flitet për artin në vend dhe problemet, çfarë ju shqetëson?

Sot ka shumë ndrojtje. Unë kur bëra një ekspozitë para disa kohësh në Shqipëri, një artist që se mbaj mend tha, që po të bëj unë një veprim të tillë këtu më tredhin. Në fakt nuk është e vërtetë. Artisti duhet të ketë kurajo. Janë të ndrydhur artistët. Kanë një ndrojtje nga pushteti. Kjo lloj ndrojtje i çon në ndrydhje, qoftë dhe artistike, njerëzore dhe qytetare. Kjo ekspozitë të shërbejë dhe të tregojë, që çdo njeri ka dinjitetin e tij dhe duhet të shprehet. Mjaft qëndruam 45 vjet duke dëgjuar idiotësitë e kohë së Enverit, tani këto janë momente që nëse gabojmë, gabojmë ne. Fatet tona janë në dorën tonë. Nëse nuk e shfrytëzojmë demokracinë defekti është i joni.

-Për publikun u prezantua gjatë këtij viti në muajin shkurt me 46 tablo në Muzeun Historik Kombëtar, të cilat kishin në qendër veprimet edhe ndikimet

bashkë në skenë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit më herët ka bërë me dije se beteja për mbrojtjen e teatrit po vazhdon edhe përmes artit. Deri tani si e keni parë këtë festival që ka sjellë në skenë artistë të ndryshëm, ku dhe ju me ekspozitën tuaj i jeni bashkuar atyre?

Festivali për Mbrojtjen e Teatrit, që po zhvillohet në Teatrin Kombëtar e shikoj një mrekulli, shumë e bukur, është shpresë demokracie. Madje janë dhe disa grafika, që të gjitha nuk mund ti vija dot. Me këtë parlament kështu siç jemi katandisur ne, shpeshherë kam bërë grafika dhe e kam vendosur këtu te teatri, pra po të flasim për një parlament të vërtetë, që shumë më tepër e kam ndjerë këtu , kurse aty nuk ndjej bindje, nuk shikoj që të zgjid-hen problematikat e mia, përkundrazi e shkoj negativ. Ndaj shpeshherë kam bërë grafika, ku këtu në sheshin e teatrit kam vënë karrige të parlamenti, etj, dhe kam vendosur artistët dhe qytetarët që protestojnë.

-Si e keni parë deri tani Ministrinë e Kulturës përballë problemeve, që po kalon arti dhe kultura në vend?

Në Apollo, kur isha i vogël më bënte përshtypje mungesa e rëndesës, për anijet kozmike që iknin. Unë i ndjej të qeshur që vijnë në ajër pa peshën e rëndesës. Janë të ajër të gjithë. Unë e shoh si një karosel i kënaqur pa peshë rëndese.

Intervistoi: Julia VRAPI

social-politike të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ekspozita pati jehonë edhe në shtete të ndryshme të botës. Çfarë mund të na thoni si autor i saj?

Në tetë muaj kam hapur dy ekspozi-ta. Në muajin shkurt ekspozita, që u hap për presidentin Donald Trump ishte dhe interesante nga tematika dhe mori një vizion shumë të madh. Një ekspozitë për të cilin u shkrua në rreth 40 vende të botës. Mora një sadisfaksion shumë të madh duke zbritur i pasigurt për at-mosferën, që sigurisht nuk është ndonjë atmosferë pritëse Tirana për presidentin amerikan Donald Trump. Por mora një sadisfaksion shumë të madh, ku 46 tablotë e kësaj ekspozite i kushtoheshin SHBA-ve, presidentit Trump dhe politikës amerikane. Kjo më pas më nxiti, dhe kur këta miq të teatrit më propozuan për këtë ekspozitë te teatri. Më treguan dhe mundësitë e tyre në formë kontrib-utesh, ku secili do të kontribuonte me mundësitë e veta për këtë gjë. Sigurisht, që një meritë të madhe për këtë ekspozitë ka Adriana Kalaja, që u bë një pikë mbështetje dhe referimi për realizimin e saj në Teatrin Kombëtar, dhe unë vendo-sa që ta bëja. E shikoj që gjithçka shkoi mbarë për ekspozitën time.

- Festivali për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillohet në Teatrin Kombëtar, ku artistë shqiptarë dhe të huaj janë bërë

Avni Delvina: “Notre Drame De Tiran” iu dedikohet të gjithë qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

k u l t u r e www.sot.com.al

ADRIANA KALAJA: Ekspozita eveniment, hapen pas dy vitesh

dyert kryesore të teatritOrganizatorja e ek-

spozitës Adriana Kalaja, shprehet se “Notre Drame De Tiran” është një eveni-

ment, sepse hapen dhe dyert kryesore të Teatrit

Kombëtar. Duke folur me vlerësime për punën e

piktorit Avni Delvina, ajo pohon se ka dalë me veprat e tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. “Në çdo ngjarje

që ndodhte, qoftë në aspekt të ligjit special, apo VKM që ka dalë, Avniu ishte me një grafikë të jashtëzakonshme,

që e paraqiste më mirë ngjarjen se dhe vetë ngjarja. Kjo ndodhi dhe më datë 24 korrik kur ne u sulmuam

nga policia, dhe duke qenë se ne e morëm në dorë Teat-rin Kombëtar, po e mirëm-

bajmë dhe vëmë në punë. Po e mbrojmë dhe mirëmbajmë më mirë se ata që e kishin që e rrënuan dhe e lanë në gjendjen për ta prishur në funksion të një afere kor-

ruptive. Është një eveniment i madh, sepse dyert krye-sore të Teatrit Kombëtar hapen me këtë ekspozitë të artistit Avni Delvina.

Këto dyer kryesore hapen për herë të parë pas dy

vitesh me këtë ekspozitë”, pohon ajo. Duke folur për ekspozitën Adriana Kalaja shton më tej se ekspozita është menduar të jetë për dy javë për publikun, por mund të qëndrojë dhe më

gjatë. Sipas saj, paralelisht me këtë ekspozitë në pjesën

brenda në sallës së Teatrit Kombëtar do të ketë shfaqje

të ndryshme sipas kalen-darit, që është në kuadër

të Festivalit të Mbrojtjes së Teatrit. “Ne kemi vënë një

objektiv, që Teatri Kombëtar do të mbrohet me art dhe e gjitha kjo në funksion të Festivalit për Mbrojtjen e

Teatrit, që ka nisur para disa kohësh. Ka pasur shumë

aktivitete, që janë zhvilluar në Teatrin Kombëtar gjatë kësaj kohe. Janë zhvilluar dhe dy apo tre shfaqje në javë nga artistët të ndry-shëm jo vetëm shqiptarë,

por dhe të huaj”, thotë Adriana Kalaja. Në mbrojt-je të Teatrit Kombëtar, por Adriana Kalaja tregon se e menduan ekspozitën edhe duke prekur aktualitetin. “Nga daljet publike, por dhe nga gjërat që bëhen

jashtë ekranit në dijeninë tonë Bashkia e Tiranës po

përgatitet sërish për të ndërhyrë dhe boshatisur ambientin dhe shembur

Teatrin Kombëtar dhe për ti hapur rrugë një projekti abuziv me pronën publike. Po të shikojmë dhe pjesa

dërrmuese e grafikave janë në këtë qëllim, në mbrojtje

të Teatrit Kombëtar”, shpre-het Adriana Kalaja, organi-

zatore e ekspozitës.

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT20 E Diel 3 Nëntor 2019

3,6,7,9,11,13,14,16,17,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Datëlindja 15.12.1926 Vendlindja: Dumre Zhvilloi kampionatin e

parë më 1946 me Erzenin në Kategorinë e Parë, duke qenë dhe golashënuesi më i mirë i grupit B.

Më 1950 kalon te Dinamo, ku fiton 4 tituj kampionë e 5 kupa të Republikës.

1954-1957 mbaron shkollën e fizkulturës në Hungari, special-iteti futboll. Atje njihet nga afër dhe me Ferenc Pushkashin.

Ka pasur shumë detyra, por si trajner punoi 10 vjet në Elbasan dhe 2 vjet me Dinamon. Disa nga lojtarët e shquar që kanë dalë nga trajningu i Peqinit janë: Ballgjini, Përnaska, Çeço, Zëri etj.

KUSH ËSHTË SABRI PEQINI?

Mjeshtër Sporti (1952). Mjeshtër i Merituar i Sportit (1970). Nderi i Sportit Shqiptar (2000, dhënë nga presidenti R.Mejdani). Nderi i klubit Dinamo (2002). Qytetar nderi i Elbasanit (2004). Njeriu i Shekullit dhe Nderi i Dumresë (2005). Mjeshtër i Madh (2006, dhënë nga presidenti A. Moisiu). Qytetar Nderi i Belshit (2010). Dekoratë nga Ministria e Mbro-jtjes (2012). Pllakatë mirënjohjeje nga FSHF në 80-vjetorin e FSHF-së. Medalja “Naim Frashëri” në arsim (2010). Urdhri i Punës i klasit të dytë. Trajner i Merituar dhe Trajner Kombëtareje. Legjendë e Futbollit Shqiptar (dhënë nga FSHF).

VLERËSIMET

Veterani dinamovit dhe i përfaqësueses kuqezi, rrëfen emocionet nga karriera e tij si lojtar e trajner

Ju rrëfej “turneun e zi” ku na mundi Hungaria 12-0 dhe takimet me Ferenc Pushkashin e madh

SABRI PEQINI:

Në vitin 1946 Shqipëria fitoi Kupën Ballkanike në futboll, një ngjarje monumentale në historinë e futbollit shqiptar.

Loro Boriçi me shokë do t’i jepnin emër përfaqësueses kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe ky emër i mirë do të ruhej edhe për shumë vite të tjera. Në fund të vitit 1949, u mor vendimi për krijimin e Dinamos, e cila brenda 5 vitesh fiton 4 tituj radhazi, si dhe 5 kupa të Republikës. Në 11-shen e parë dinam-ovite, nga ata të mbetur gjallë, është dhe Sabri Peqini, ish-futbollist dhe trajner, lojtar që ka përjetuar ngjarje epokale në futboll dhe njeriu që ka shënuar golin e parë me fanellën e Dinamos, pikërisht në pranverën e vitit 1950. Më vonë ai do të luante me ekipin kombëtar dhe do të kishte mundësinë që të takonte disa herë, të madhin e futbollit botëror, hungarezin Ferenc Pushkash. Këto emo-cione, dhe të tjera nga jeta e tij e lidhur me futbollin, ai i rrëfen në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”.

-Keni një karrierë të spikatur spor-tive si futbollist e trajner. Shumë njerëz ju lidhin me Peqinin, duke pasur para-sysh mbiemrin tuaj. Si është e vërteta dhe si erdhën rrethanat që u lidhët në atë kohë me futbollin?

Ashtu mendojnë shumë njerëz, por e vërteta është se unë jam lindur në Dumre (Belsh) dhe jam rritur në Shijak. Arsyeja që jemi shpërngulur nga Dum-reja në Shijak ka të bëjë me një internim të familjes tonë në kohën e Zogut, sepse babai nuk pranonte të dorëzohej. Babai im ka qenë i martuar dy herë dhe kishte fëmijë me të dy gratë. Pasi u arrit falja, gruaja e parë e babait tim u kthye në Dumre, kurse nëna ime, me mua dhe motrën, vendosëm të qëndronim në Shijak. Gjatë kohës së luftës kam dy momente që lënë mbresë. E para kur isha ende fëmijë na përzgjodhën nga shumë qytete një grup të madh për të veruar në brigjet italiane dhe një ditë na grumbulluan në qendër të Romës, ku mbajti fjalim Duçja, e kisha vetëm 4-5 m larg. Ishte orator i madh, por fashist, kjo dihet. Kurse në vitin 1941 më arrestuan e ngritën aktakuzë se kisha ndihmuar me rroba çetën e Myslim Pezës. Më mbajtën në burg disa ditë dhe njeriu që bënte namin në atë kohë, “kapter Hila”, kështu i thonin, pas 20 vjetësh e shoh përgjegjës të madh në Elbasan. Kishte ndryshuar kah, nga filoitalian ishte bërë pjesë e Sigurimit, një histori befasuese. Në fund të luftës, pikërisht në Shijak nisa punë si mësues dhe duke qenë se isha me shkollë u punësova inspektor në seksionin e arsimit. Në Shijak kisha reputacionin e mirë, pasi bëja punë teatri, muzikë etj, dhe njerëzit më donin, e po kështu autoritetet. Me futbollin jam lidhur që herët, më doli shpejt nami si lojtar i mirë dhe unë u bëra pjesë e Erzenit në vitin 1946, në Kategorinë e Parë, ku arrita të dal kryegolashënues në grupin B. Karapici dhe Stërma-si erdhën të më merrnin tek Tirana, por refuzova.

-Si u bashkuat me Dinamon dhe kush e përbënte ekipin e parë?

Luajta për Erzenin deri në vitin 1949, kur shkova ushtar në Gjirokastër. Në atë periudhë Partizani i shkatërronte ekipet e tjera, pasi ushtria mblidhte tek Partizani më të mirët. Duke qenë se spikata më mori Partizani dhe atje qën-drova vetëm 1 muaj. Kjo pasi në fund të vitit 1949, Ministria e Brendshme e asaj kohe krijoi klubin e Dinamos. Dinamo u krijua për të rivalizuar Partizanin dhe Mehmet Shehu e Beqir Balluku, që ishin funksionarët e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ranë dakord që tre lojtarë të Partizanit të kalonin tek Dinamo. Kështu që unë, Zihni Gjinali dhe Xhodë Shaqiri kaluam tek Dinamo. Ekipi i parë dinamovit kishte 14 futbol-listë dhe përveç kësaj tresheje ishin edhe Koçi Sherko nga Korça, Qamil Teliti nga Kavaja, Bule Vathi dhe Besim Boriçi nga Tirana, Hamdi Bakalli, Pal Mirashi dhe Bahri Kavaja nga Shkodra, kurse nga Durrësi vinin Qemal Vogli, Taq Murati, Skënder Jareci dhe Latif Fërmija. Erdhi na takoi Kadri Hazbiu dhe na bëri të qartë se do të rivalizonim Partizanin. Më 1950 u grumbulluam me trajner Bik Jakovën. Patëm një trajtim special, aq sa, ndërsa Partizani kishte normën 9 të trajtimit ushqimor, ne na thonin që e kishim normën 29. Kjo ishte diferencë e madhe me ekipet e tjera që trajtoheshin me triska. Me Dinamon luajta nga 1950 deri më 1954, ku fituam 4 tituj kampionë e 5 kupa të Republikës. Golin e parë e kam bërë pikërisht unë, ia kam shënuar Besëlidhjes. Në 6-7 ndeshje nuk pësuam asnjë gol, ishim të papërmbajtshëm. Por në një ndeshje të zakonshme në Kavajë, Besa na shënon për 20 minuta 3 gola. U hutuam dhe më pas u hodhëm në sulm. Arritëm të bënim dy gola, por humbëm. Atë ditë Kavaja ishte në festë. Një javë më pas vinte Vllaznia. Edhe shkod-ranët mendonin se do të vepronin si Besa. Erdhën me daulle, gër-netë e dajre, ishin “mpre-hur” për fitore, por i mundëm 3-0. Askush nuk i dilte para Dinamos së

asaj periudhe dhe ne arritëm ta zbrisnim Partizanin në vend të dytë. Kam luajtur me numër 10. Në atë kohë futbolli luhej me skemën 2-3-5, kurse sot është krejt ndryshe. Kam pasur dy nofka, “Tanks” dhe “Tarzani”, sepse isha shumë i fortë. Dinamo shkollë futbolli, histori e fut-bollit, kurse sot e degdisur si mos më keq, diçka e pafalshme për këtë klub legjendë të futbollit shqiptar.

-Si ndodhi që u përzgjodhët të shkonit në shkollën e futbollit në Hungari?

Më 1954 qeveria çoi në Budapest për sportin disa studentë. Unë isha me specifikë për futbollin dhe ndenja në Hungari afro 3 vjet, që përkoi me kohën e të madhit Ferenc Pushkash dhe Hungaria e asaj kohe ishte skuadra më e mirë e futbollit botëror. Fatkeqësi e mad-he që nuk e fituan Botërorin e viti 1954.

-Si e kujtoni Pushkashin?Ishte me trup sa unë, por vinte

me më shumë muskuj. Ishte lojtar i shkathët, i shpejtë, padyshim një nga më të mëdhenjtë që ka parë bota e futbollit. Sapo e mori vesh që isha lojtar i Kombëtares erdhi më takoi. Madje e kam takuar shpesh, ai interesohej për ne, më pyeste për futbollin në Shqipëri, interesohej për trajtimin tonë.

-Megjithatë, në mendjen e sport-dashësve për shumë e shumë vite ka mbetur Turneu i Lindjes i vitit 1950, ku Shqipëria ka regjistruar rezultatin më negativ në historinë e saj 12-0 ndaj Hungarisë. Si u përjetua kjo ngjarje?

Demokracitë e Lindjes në atë kohë organizonin aktivitete sportive dhe ne morëm pjesë në një turne, të cilin unë më vonë e kam quajtur “turneu i zi”. Do të luanim me Hungarinë, Rumaninë dhe Çekosllovakinë. Shumë njerëz nuk e dinë historinë e vërtetë se si ka mësuar ekipi përfaqësues para se të luante këto ndeshje. E vërteta është se Shqipëria kishte një imazh të madh jashtë, si një përfaqësuese shumë e fortë. Vinim si fitues të Kampionatit Ballkanik më 1946, kishin barazuar me Hungarinë B 0-0, kishim fituar me Rumaninë 1-0 në Buku-resht etj. Këto rezultate kishin bërë bujë dhe gazetat atje shkruanin se Shqipëria është skuadër fluturuese. Përgatitjet u bënë në Pogradec por udhëtimi drejt këtij turneu, për shkak të bllokimit të kufijve ishte i vështirë. Sepse nuk kalonim dot në

rrugë ajrore e tokësore as nga Gre-qia e as nga Jugosllavia, kurse

Italia ishte më keq sepse i përkiste bllokut Perëndimor. Pra mbetej të udhëtonim në det. Mbaj mend që pritëm në Durrës disa ditë për pasaportat dhe nuk erd-hën. Kur erdhën ishte shumë vonë dhe nuk kishte mjet lundrimi. Sidoqoftë, në port në Durrës mbërrin një vapor i madh mall-rash që mbante zift

dhe me atë lundru-am. Nuk kishte fare

komoditete, por udhëtu-am me të disa ditë dhe

kaluam disa dete për

të mbërritur në Konstanca të Rumanisë. Atje në vapor pata dhe një aksident ku për pak humba jetën, por shpëtova mirë. Gjatë kohës që lundronim, kur hymë në Stamboll, duke parë qytetin në dy brigje, na mungonte një lojtar. Një tjetër shkon për ta kërkuar e në fund “humbën” të dy. Ishin B.Kavaja dhe B.Vathi. Ne si ekip u premë, edhe pse vapori ndaloi, ata ikën, pra u arratisën. Ne të gjithë e pamë skenën dhe e përjetuam shumë keq. Një turk u afrua me varkë dhe më bënte shenjë të hidhesha, por unë e shaja në shqip. Komisari filloi të na bënte moral, e ne nisëm të qanim. Në Kostanca na pritën ngrohtë, por lajmi kishte marrë dhenë. Turneu duhej bërë, por ne nuk ishim në gjendje të mirë psikologjike e as fizike. Në fillim shkuam në Çeki, ku humbëm 3-0. Atje u prezantuam edhe si ekip aq keq sa ata na dhanë çanta se nuk kishim. U kthyem në Hungari dhe ata, të mërzitur me ne që s’pranuam të luanim fillim-isht me ta, na u përveshën keq dhe na mundën 12-0. Në Rumani humbëm 6-0 dhe si përfundim në këtë turne pësuam 21 gola e nuk shënuam asnjë gol. Në Tiranë, revista “Hosteni” na nxjerr me një rrjetë në krahë që mbante brenda 21 topa (nënkupton gola të pësuar). Pra, askush nuk kujtohet sot të thotë se në çfarë der-exheje mbërritëm ne në këtë turne. Më vonë, kur studioja në Hungari, Pushkash erdhi dhe kërkonte nga studentët tanë nëse kishte ndonjë nga ata që kishin pësuar 12 gola. Në fillim unë refuzoja të përgjigjesha, por në fund i thashë që isha unë. Si dukej ai e kishte kuptuar që isha unë një prej tyre. “Pse s’më flet?”- më tha. “Çfarë të them, që më ke mundur 12-0”, -iu përgjigja. Pastaj mori shokët e u thoshte që këtu është njëri nga ata të “50-ës, ose 12-0-s”. Por ishte i këndshëm, njerëzor, sillej mirë me ne.

-Me kthimin nga studimet hun-gareze nisët karrierën e trajnerit. Çfarë do të veçonit nga karriera juaj?

Manush Myftiu më thirri në zyrë e më tha që ka letra nga Elbasani që të duan trajner të Labinotit. Pranova, se mos kisha rrugë tjetër. Atje më bënë pritje të madhe, se kisha krijuar emër

unë në futboll. Vajta në një moment të keq, na duhej që të mbijetonim dhe kalendari ishte i vështirë. Sidoqoftë, ia dolëm të mbijetonim. Nuk e harroj në një nga edicionet e tilla me emocione të forta, ndoshta më 1968, kur ndesheshim me Skënderbeun e Korçës në “play-out”. Në Elbasan dolëm 0-0 dhe e parandje-va që në kthim mund të shkonim me penallti dhe u përgatita mirë. Jani Kaçi ishte heroi i Skënderbeut në ato dy takime. Ai priti penallti, por arbitri tha të përsëritej, ndoshta padrejtësi. Gjuajtja e penalltive u mbyll 5-5. Ishte penalltia e 6-të dhe unë vendosa t’ia besoj një lojtari “të rëndomtë”. Shënon gol dhe na jep frymëmarrje, kurse nga korçarët lojtari i tyre goditi shtyllën e topi përfundoi jashtë. Tension i madh, por surpriza e madhe na priste në Elbasan, ku u krijua një manifestim i paparë, janë emocione që më kanë mbetur në mendje dhe e kanë përjetuar edhe byroistët e asaj kohe. Si trajner kam punuar dy vjet tek Dinamo e 10 vjet në Elbasan. Gjatë kësaj kohe kam takuar dy herë Enver Hoxhën, një herë në Elbasan e një herë në Tiranë. Gazetat e kanë kapur këtë moment dhe unë dola dy herë në fotografi me “shokun Enver”. Anëtarët e Byrosë na ndalnin në rrugë, na flisnin dhe na jepnin kurajë. Ishte koha kur sporti vlerësohej shumë.

-Cila është përshtypja juaj për futbollin sot?

Këtë futboll që luhet sot nuk dua ta shoh. Ka shumë vite që nuk shkoj në stadium, sepse është futboll pa ndjenjë, futboll që sheh vetëm paratë e nuk in-teresohet për ndjenjën apo përkatësinë e qytetit. Nga ana tjetër, ekipi kombëtar është disi më ndryshe, jep më shumë emocion dhe ka cilësi të mirë, ku dua të veçoj skuadrën e de Biazit që bëri një paraqitje të mirë. Sidoqoftë, ne jemi vend i vogël, është e vështirë të arrish majën. Brezi im luajti në kushte të vështira, por pasioni dhe puna na bënte të pakrahasueshëm.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

3,6,7,9,11,13,14,16,17,20,21,24GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ndonëse 18-vjeçar, Armando Broja po shkëlqen me fanellën e skuadrës së Çelsit U-23, duke treguar se është lojtar i një cilësie të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë ka treguar me lojën e tij edhe dje se mund të jetë vendimtar edhe ndaj të rriturve, pasi ka ndihmuar Çelsin U-23 që të kthehet përsëri në kreun e renditjes në kampionatin e rezervave. Në duelin ndaj Blekbërnit, ai u aktivizua në minutën e 56-të kur rezultati ishte 1-0 për skuad-rën e tij. Në minutën e 74-t, shifrat u barazuan. Por vetëm 2 minuta më vonë Broja tregoi talentin e tij. Ai rrëmbeu to-pin në rrethin e mesfushës dhe pasi bëri 30 metra mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar golin e fitores 2-1.

KATEGORIA I

NGJARJA

TALENTI

Skuadra e Kamzës vijon me fitoret e njëpasnjëshme, java e ardhshme vendimtare për kreun

Kamza si uragan, thyen Apoloninë dhe i shpall “luftë” Elbasanit

Adriatik BALLA

Basketbolli po rimerr veten dhe këtë e dëshmon më së miri prania e një numri të madh spektatorësh në

shkallët e pallateve të sportit, si dhe cilësia në rritje e shumë ekipeve, ku padyshim djemtë e klubit të Kamzës po bëjnë një paraqitje mbresëlënës javë pas jave. Kuptohet, në Superligë “ligjin” po e bëjnë skuadrat e Durrësit e të Tiranës, që njëlloj si sezonin e shkuar po përpiqen të “saldojnë” pozi-tat e tyre eprore në koshin shqiptar, por nga poshtë po vjen si uragan Kamza, e cila, edhe pse konkurron në Kategorinë e Parë, po shfaq am-bicie të forta për rikthim në elitë, në mesin e më të mirëve të koshit shqiptar. Pak ditë më parë, kryebash-kiaku i Kamzës, Rakip Suli, shprehu mbështetjen e tij maksimale për ek-ipet e basketbollit, meshkuj e femra, me objektiva të qarta jo vetëm për të rikthyer skuadrën në Superligë, por për ta shndërruar Kamzën në bas-tion të fortë të këtij sporti, një qendër rivalizuese e kryeqytetit dhe klubeve elitare të kryeqytetit si Partizani dhe Tirana. Dje Kamza siguroi fitoren e katërt rresht në Kategorinë e Parë, një fitore e ardhur në transfertën e vështirë në Vlorë përballë Apolonisë. Fitoi ekipi kamzali me rezultatin 61-58, një fitore e ngushtë, e ardhur në fund të takimit, por me një dypikësh domethënës për ecurinë e grupit, objektivat dhe padyshim renditjen, pasi dueli dhe rivaliteti me Elbasa-nin janë në kulminacion dhe javën e ardhshme këto dy skuadra do të përplasin “brirët” me njëra-tjetrën, në një duel luftarak për kreun e tabelës.

Ndeshja e djeshme e Kamzës në Fier ishte në vazhdën e takimeve të mira që ka zhvilluar skuadra e trajnerit Eni Llazani, me veprime tekniko-taktike kryesisht ofensive, por edhe me mbro-jtje solide dhe efikase, duke gërshet-uar mirë lojën e shpejtë, elementin teknik dhe saktësinë në gjuajtje. Spikati loja pasionante, organizative dhe rezultative e Prodanit dhe Qilimit, dy koshashënuesit më të mirë. Epërsia e Kamzës në lojë u vu re që në fillim të takimit, ku në parket perioda e parë u mbyll me shifrat 12-23. Plot 11 pikë diferencë që tregojnë diferencë në kualitet, por edhe veprime taktike të studiuara mirë. Sidoqoftë, Apolonia bëri kthesë në periodën e dytë, duke fituar 18-14, kurse perioda e tretë për-fundoi në barazim 11-11. Në periodën e katërt fierakët u treguan akoma më të vendosur për të bërë surprizën e madhe (18-13), por nuk e përmbysën

dot. Edhe pse dominimi dhe kryesimi i Kamzës ishte nga fillimi në fund, lëshimi disi në lojë në periodat e tjera i dha mundësinë Apolonisë të afrohej e madje dhe të rrezikonte, duke vënë në dyshim fitoren e miqve. Por morali i lartë i grupit të Kamzës, kualiteti i lojtarëve dhe vendosmëria bënë që Kamza të dilte me pikë të plota nga kjo përballje e të presë e qetë duelin direkt për kreun me Elbasanin javën e ardhshme. Duke folur pas këtij taki-mi, trajneri i Kamzës, Eni Llazani, u shpreh se skuadra po përmirësohet në vijimësi. “Ekipi po paraqitet mirë, është më i përgatitur dhe po bën përmirësime nga ndeshja në ndeshje. Dueli i radhës, me Elbasanin, është shumë i rëndësishëm. Siç dihet, for-mula e garës nuk është me “play-off”, kështu që ngjitet në Superligë vetëm një ekip dhe shpresojmë të jetë Kamza. Kemi disa takime direkte me Elbasa-

Një lojtar shqiptar po shkëlqen në këtë moment në Europë. Është fjala për Milot Rashicën e Verder Bremenit, në Bundesligën gjer-mane, i cili shënoi dje golin e tretë radhazi në kampionatin gjerman. Në fakt, Verder Bremeni e cilëson sulmuesin kosovar si të vetmen gjë të mirë në barazimin e tyre me Freiburgun dje pasdite. Sulmuesi shqiptar ishte i jashtëzakonshëm në barazimin e skuadrës së tij me rezultat 2:2 kundër Freiburgut, duke arritur ta shënojë njërën gol

në minutën e nëntë, ndërsa e asistoi golin e Theodor Gebre Selasie, të shënuar në minutën e 59-të. Go-lin e parë për mysafirët e shënoi Nils Petersen në minutën e 28-të të ndeshjes dhe pastaj ai shënoi sërish pak para fundit të ndeshjes. “Paraqitja e Milot Rashicës: Një gol, një asist. Gjëja e vetme pozitive në një pasdite zhgënjyese”, shkru-an faqja zyrtare e Bremenit në rr-jetin social Facebook. Pas ndeshjes, vetë Rashica u shpreh i zhgënjyer që skuadra e tij s’arriti ta fitojë këtë

ndeshje, pasi që ai beson se ata e kontrolluan ndeshjen dhe bënë paraqitje mjaftueshëm të mirë. “Nuk është se ne po luajmë keq. Ne e kishim ndeshjen plotësisht nën kontroll dhe duhej ta kishim siguruar fitoren shumë më herët”, ka thënë Rashica pas ndeshjes. Me këtë barazim, Bremeni radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me 11 pikë të fituara nga dhjetë ndeshjet e para. Ndërsa, Freiburgu është në pozitën e pestë, me 18 pikë të grumbulluara.

Mesfushori/ Milot Rashica fenomenal, tjetër gol në Bundesligë

Broja tjetër gol për Çelsin U-23, tani e kërkojnë të gjithë

Korabi thyen Erzenin, merr kreun e grupit A

Një pakujdesi e portierit Ilion Lika në kohën shtesë i hoqi dy pikë Tiranës në “Niko Dovana” të Durrësit (1-1), në një sfidë që dhuroi shumë emocione, sidomos në minutat e fundit, me gjyqtarin që ndëshkoi dy lojtarë bardheblu me kartonë të kuq, ndërsa Teuta tentoi deri në sekondat e fundit përmbys-jen e madhe, por pa mundur të marrë më shumë se një pikë. Dy pikë të humbura nga kryeqytetasit, të cilët treguan karakter ndaj një kundërshtari të fortë, por jo qetësinë e duhur për të menaxhuar situatat e vështira. Tirana e nisi ndeshjen me frymën e duhur

dhe jo rastësisht në minutën e 18-të bard-heblutë kaluan në epërsi me Majkëll Ngo, që shfrytëzoi topin e mbetur në zonë pas gabimit të dyfishtë të Kristi Vangjelit thuajse në zonën e portierit (goditi shtyllën dhe u ndal nga portieri). Miqtë nga kryeqyteti e menaxhuan më së miri ndeshjen në minu-tat në vazhdim, duke patur raste të tjera shënimi, deri në momentin kur Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 76-të. Edhe në inferioritet numerik Tirana rezistoi me autoritet, por Ilion Lika, nuk vlerësoi si duhet një parabël,

duke i dhënë një asist Rustem Hoxhës në minutën e dytë shtesë në tentativën për të larguar topit mbi tra. Kartoni i dytë i verdhë për Torasën bëri që Tirana të luante edhe disa minuta me 2 lojtarë më pak, por Teuta nuk pati qetësinë e duhur për të shënuar golin e dytë. Ndërkohë, Skënderbeu duket se ka nisur të dorëzohet me fillimin e fazës së dytë. Skuadra korçare u mposht 1-4 nga Laçi në Korçë, ku dy nga katër golat e kurbinasve i shënoi Nuabueze. Në fakt, vendësit kaluan ne epërsi që në minutën e 5-të me një supergol nga distanca të Nazmi

Gripshit nga distanca, por 20 minuta më vonë u kundërpërgjigj me të njëjtën cilësi Regi Lushkja, që ktheu baraspeshën në re-zultat. Me fillimin e pjesës së dytë kurbinasit përmbysën rezultatin me Nuabueze, i cili pasi fitoi duelin me Pollozhanin, gjuajti lehtë brenda zonës për ta kaluar topin në rrjetë pas shpinës së Koliçit. Redon Xhixha mori një asist nga Nuabueze në minutën e 63-të, shënoi të tretin për Laçin, ndërsa sulmuesi më i mirë i Superiores (Nuabueze) mbylli llogaritë në minutën e 83-të me golin e 1-4, pasi një topi të gjatë të portierit Stazhilla.

Laçi “mace e zezë” për Skënderbeun, Tiranës i rrëshqet fitorja nga duart

Granit Xhaka mbeti jashtë skuadrës së Arsenalit dje në për-balljen me Uolves në Premierligë, pasi incidentit të tij me tifozët kur u zëvendësua nga ndeshja kundër Krystal Palave javën e kaluar. Xhaka e sqaroi përgjigjen e tij, duke preten-duar se ai kishte marrë kërcënime online dhe deklarata ofenduese për bashkëshorten dhe vajzën e tij të por-salindur gjatë muajve të fundit. Meg-jithatë, ish-i i Arsenalit, Çarl Nikolas nuk mendon se Xhaka pati të drejtë të reagojë kështu. “Ti thjesht s’mund të sillesh në atë mënyrë, është kaq e thjeshtë kjo punë. Tifozët paguajnë para, ata vijnë këtu, dhe për klubet si Arsenali duhet të paguash shumë para dhe ata duan më mirë sesa aq”, tha Nikolas për “Sky Sports”.

U kap me tifozët e Arsenalit, Xhaka

kërcënohet nga familja

Korabi ia doli të marrë pikët e plo-ta nga një transfertë e vështirë përballë Erzenit. Dibranët, mbajnë falë kësaj fitoreje kreun e Kategorisë së Parë në Grupin B. Korabi ishte i pari që kaloi në avantazh, falë realizimit të Skukës, mirëpo në pjesën e parë, ekzaktësisht në minutën e 45-të, Erzeni vendosi baraspeshën. Por, kjo nuk ndikoi në moralin e kryesuesve të cilët gjetën forcat dhe në minutën e 52-të kaluan sërish në avantazh. Një avantazh të cilin e ruajtën me fanatizëm deri në minutat e fundit të ndeshjes. Sakaq, Besëlidhja ka dalë pa pikë nga trans-ferta e Burrelit ndërsa është mposhtur me rezultatin 2-0. Vendasit iu falën dy golave të Mitraj në pjesën e dytë për të prekur triumfin.

nin dhe diferencën e bëjnë pikërisht duelet direkte. Ata janë të fortë dhe nuk është rastësi fitorja e tyre në xhi-ron e parë. Në këtë duel të dytë do të luajmë në transfertë dhe do ta kemi të vështirë. Sidoqoftë, asgjë nuk është e paarritshme. Na mungon eksperienca, por jemi të motivuar. Mosha e ekipit tim është 19 vjeç dhe Kamza është një eksperiment ndryshe nga e shkuara, sepse ka lojtarë të ekipeve kombëtare të moshave, që do të jenë baza e Kom-bëtares së madhe në vitet në vijim. Po ecim mirë dhe për këtë falënderojmë edhe Bashkinë e Kamzës që po na mbështet”, tha Llazani.

Apolonia: Tegu (7), Shkurti (3), V.Ajdhoni (11), Nakuçi (0), Bitri (13), Bare (11), Xhafaj (5), Alime-maj (8), Vruho (0). Kamza: Qilimi(19), Prodani (13), Hajdari (6), Salillari (2), Osmani (6), Kollovi (11), Xhilaga (4), Pin-deri (0).

REZULTATET E XHIROS SË 5-TË

Apolonia-Kamza 58-61Skënderbeu-Flamurtari 76-66Elbasani-Teuta B 77-52

RENDITJA Elbasani 10Kamza Basket 9Skënderbeu 7Flamurtari 7Apolonia 7Teuta B 5

APOLONIA-KAMZA 58-61

BASKETBOLL MESHKUJ/ KATEGORIA E PARË

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

22 GAZETA SOTE Diel 3 Nëntor 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Michelle Obama flet për racizmin: Njerëzit e bardhë na largoheshin

Michelle Obama mbajti një fjalim emocionues për jetën e saj. Ish zonja e parë e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës, Michelle Obama, foli para të pranishmëve në samitin e organizuar nga “Fonda-cioni Obama”, ku nuk hezitoi që para një audience të gjerë të ndajë momente të hidhura nga e kaluara e saj. Ajo u shpreh se fëmijëria e saj nuk ka qenë e lehtë, dhe se ajo ishte rritur në një lagje të thjeshtë në jug të Çikagos. Duke e quajtur këtë fenomen si “Fluturimi i bardhë”, Obama tregoi për racizmin që kishte përjetuar dikur vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës. Në një çast, ish zonja e parë rrëfeu kujtimin

kur bashkë me të vëllanë e saj përjetuan momente jo të mira, në një palestër. “Sapo ne u futëm brenda, njerëzit e bardhë nisën të largoheshin prej saj, pasi ata kishin frikë nga ne, nga ajo çfarë ne përfaqësonim”, tha ajo. E njëjta vazhdoi të tregojë se familjet e bardha largoheshin gjithmonë nga familja e saj. Megjithatë me kalimin e viteve gjërat ndryshuan, pasi ajo dhe vëllai i saj filluan ta gjejnë veten edhe në ambiente të ndryshme pune, ku dominonin kryesisht njerëzit e bardhë. Ajo arriti suksesin më të madh në jetë duke u bërë zonja e parë e SHBA-së, dhe tashmë është një nga folëset më aktive për sa i përket të drejtave të njeriut.

Skenë baletiNjë bionde shoqëroi shoqen e

saj në një skenë baleti.Duke parë kërcimtaret balerina,

që ngriheshin në majë të gishtave të këmbës pyeti:

-Një gjë po më habit mua, përse nuk marrin balerina më të gjata?

Zyra e taksaveNjë letër anonime vjen në zyrën

e taksave:-Nuk kam mundur të fle këto

kohët e fundit për shkak të mos deklarimit të saktë të fitimeve, që kam marrë prej dyqanit.

Brenda në letër kishte një shumë të madhe të hollash dhe një P.S.:

-Në qoftë se nuk më zë gjumi edhe as sonte, do të sjell pjesën tjetër.

Në gjykatëGjykatësi gjatë seancës së py-

etjeve me të pandehurin, e pyet atë para se të marrë vendimin dhe i thotë:

-Mund të më thoni, ju lutem sesi përfundoi portofoli i denoncuesit në shtëpinë tuaj?

Ndërsa i pandehuri qetë -qetë përgjigjet:

-Sigurisht zoti gjykatës, por ju lutem më lini pak kohë sa të men-dohem.

Gjykatësi përgjigjet:-Besoj se koha që do t’ju jap unë

do të jetë e mjaftueshme. Ju jap një vit e një muaj kohë për t’u menduar.

2 4 6 9 7

9 1 8

5 7 4 3

1 8 2 6

3 2 9

5 9 7 4

8 2 7 3

1 4 8

7 1 9 6 5

7 4

7 3

6 2 5 3 7

4 3 9 8 1 2

1

7 2 5 6 8 9

2 4 9 5 1

6 5

6 7

3 6

5 1 8

6 3 7 4

5 8 7 9

4 2

1 6 3 4

9 4 1 7

6 3 4

4 8

Dua Lipa me këngën e re, një sukses botëror

Këngëtarja Dua Lipa, u rikthye me këngë të re pas një mungese goxha të gjatë në aspektin e pru-rjeve muzikore. “Don’t start now”, titullohet kënga e saj e re e cila u publikua të premten bashkë me klip. Dua erdhi shumë e freskët dhe energjike në këngën e re, e cila në vetëm një ditë ka kaluar mbi pesë milionë shikime në kanalin You-Tube. “Don’t start now” gjithashtu është renditur menjëherë lart edhe në top listat e hiteve ndërkom-bëtare. Dua ka bërë të ditur së fundmi përmes një postimi në InstaStory, se “Don’t start now” është pozicionuar aktualisht në numrin 1, në top listën botërore të platformës së madhe globale të muzikës, iTunes. “E para në listën mbarëbotërore të këngëve. Fale-minderit”, ka shkruar 24-vjeçarja.

1-E pashë vehten ngushtë, pa rrugëdalje apo ... 20-Masë e vjetër peshe e bara-bartë me 1.250 kg. 3- Arritje, fitore. 4- Titull fisniki në një perandori. 5- Lumë në Rusinë Lindore rrjedh nga malet Altai. 6- Literaturë Italiane. 7- Gozhdë korçare. 8- Shkrimtari turk ... Nesin. 9- Me shumë shokë. 10- Industria Minerale. 11- Pikturë e një shenjtori në dru. 13- I thuhet kalit me qime të kuqe e të kuqërremtë. 14- Lartsia midis Palestinës dhe Izraelit. 16- Lumi që kalon përmes Parisit.17- Është shtet në Lindjen e Mesme. 18- Qyetet veriperëndimor në Itali. 20- Shembëlltyrë e një tjetri, që i ngjet shumë. 21- Liqeni në Hungari (A=E). 22- Usain ..., xhamaikani kampion bote në vrapim. 23- Kacek prej lëkure ku mban ushqimet bariu. 24- Kompozitori Daija. 25- Lloj konjaku prodhim vendi. 26- Gadishull në Gjirin Persik. 27- Qendra. 29- Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë. 30- Njëra anë e horizontit. 31- Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Muskat. 33- Çdo ligj e ka një të tillë. 34- ... Shelton, tek filmi “Shigjeta e zezë”. 35- Është organizatë terroriste në Irlandë e drejtuar nga Shi Pen. 36- Roma në makina. 37- Notë në pentagram.

1-Është lidhëse, sikurse, për të përforcuar një pohim apo miratim për diçka të dyshimtë. 4- Piktori Hidromeno. 7- Vargmale në veri të Indisë dhe në perëndim të Kinës. 12- U larguan. 13- Përfitim. 14- Ish-baletmaestri Kaceli. 15- Krahinë e gjerë në Gjermani dhe në Europën veriperëndimore. 17- Canaj i futbollit. 18- Korça në makina. 19- Telë shumë i fortë që nuk jepet. 20- Magazinë e madhe drithi, hangar. 21- Një qytet gjerman. 22- Ai ecën vet tek filmi. 23- Ish-aktorja e eshtradës Melpoemi ..., pa fund. 24- Një gazetë e përditëshme. 25- Një shpend femër shtëpijak. 26- Politikani Bejo. 27- Historiani dhe politikani Paskal ... 28-Profil Metalik. 29- Kryeqyteti Santiago ka për shtet ... 30- Njëlloj uji që tregtohet. 32- Drejtoria e Ti-ranës.33- Një shtet afrikian me kryeqytet Nairobi. 34- Abort, mossukses. 36- Përsëri një shpend shtëpijak, por mashkull. 37- Këngëtarja popullore Rasha. 38- Këngëtarja italiane Rita ... 39- Ngjarje. 40- Arigo ... ish-trajner italian. 41- Kofi ... ish-Sekretari i OKB-së.

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT E Diel 3 Nëntor 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntor

Do të përpiqeni të bindni partnerin në mënyrë të atillë, që ai të reagoj në mënyrën më të saktë. Shanse të mira sot për ata persona, që ëndërrojnë një dashuri të vjetër.

23 shtator-22 tetor

Nuk jeni në lartësinë e duhur për të vendosur këmbët në tokë. Një këshillë e vetme, qëndroni më pranë personit të dashur dhe personave që ju rrinë pranë.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Këtë ditë do të kërkoni të jeni larg çështjeve që nuk ju pëlqejnë, ose që mund të përkeqësojnë humorin tuaj. Miqtë dhe familjarët ju përkrahin deri diku.

Nëse ndjeni mungesën e dikujt, lini mënjanë orën dhe telefonatat! Edhe një buzëqesh-je mund të jetë tërheqëse dhe do të arrini të bëni për vete personin, që ju intereson.

Nuk është momenti i për-shtatshëm për të bërë llogaritë me veten tuaj. Të tjerët do ta kenë të vështirë t’ju kuptojnë aq sa duhet, nuk duhet të shqetësoheni për këtë fakt.

Demi

Inspirime krijuese janë më të disponueshëm për dia-log, sot do të jeni me të vërtetë perfekt. Interesi juaj ditën e sotme është përqendruar tek ndjenjat.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kërkoni bashkëpunëtorë besnik, me të cilët do të ndani përgjegjësitë. Flisni për qëlli-met tuaja me ata persona që ndajnë interesat me ju, dhe do të arrini rezultate të mira.

Entuziazmi dhe dëshira për gjëra të reja, ju bëjnë “triumfues” të vërtetë në am-bientin ku jetoni. Lërini pas angazhimet dhe bëni pak kohë pushim.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majNjë kritikë e pabazë këtë

ditë do t’ju bëjë nervoz. Nuk duhet të shqetësoheni për një shpenzim ekstra, sepse papritur do të vini re shtimin e parave.

Google blen mbi 2 miliardë dollarë “Fitbit”

Nuk duhet të merrni për-sipër angazhime të ekzagje-ruar, dhe nuk duhet të bëni premtime. Vazhdon për ju periudha e ndryshimit, duke filluar nga humori tek veshjet.

Horizontal

Nëse do të arrini të mbër-rini atje ku dëshironi, mund të falënderoni personat e afërt, që me durim të veçantë arrijnë të kryejnë edhe an-gazhimet tuaja.

Situata të pavarura nga vullneti juaj, do të vënë në provë ekuilibrin dhe durimin tuaj. Do të përpiqeni t’i kusht-oni më tepër rëndësi angazhi-meve profesionale.

“Alphabet”, kompania mëmë e Google, ka arritur një marrëveshje për të blerë “Fitbit”, një prodhues kryesor i matjes së fituesit. Google do të paguajë 7.35 dollarë për aksion për “Fitbit”, një çmim që vlerëson kompaninë me rreth 2.1 miliardë dollarë. Blerja do të përballë “Alphabet” kundër “Apple”, ku ora “Ap-ple” është lider në mbarë botën në pajisjet fitnes të veshjes. “Kemi nënshkruar një marrëveshje për të blerë “Fitbit”. Së bashku, synojmë të nxisim inovacionin në pajisje që mund të vishen dhe të ndër-tojmë produkte të dobishme, që njerëzit në mbarë botën të mund të përfitojnë”, deklaroi Google në një postim në Twitter.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Një fotografi me geishat, gjoba 80 euro

1- Është ekip futbolli i Nikosias. 6- Diçka që ndalohet të preket apo të zihet në gojë. 7- Letra e parë më me vlerë. 8- Pohojnë italianët. 9- Vend i cekët ku mund të kalohet lumi. 10- Ish-këngëtari popullor Myslym ... pa të fundit. 11- Mesi, apo qemeri siç i thonë rrobaqepësit. 12- Janë edhe ato të privatizimit. 16- Vend midis maleve që zakonisht kalon lumi. 17- Aktrori francez Delon. 18- Zalla i futbollit. 19- Dushk ose... 20- Qytet bregdetar në jug të Spanjës pothuajse në brigjet e Gibraltarit. 22- Zyrë Operative. 23- Pikë turis-tike në Malësinë e Madhe. 24- Notë muzikore. 25- Një brejtës i vogël shumë i frikësuar. 26- Bukuri, hijeshi. 27- Gryka e vullkanit. 29- Aktori Ymer... 30- Orar pune pa pushim. 31- Firmë e një detergjenti larës. 32- Largon më forcë dikë. 33- Lumi që kalon përmes Fierit. 35- Vajza më e bukur. 36- Gjarpër i madh aziatik pa helm. 37- Shkrimtari turk Nesin në inic. 38- Njeri që përdor një fjalor të ndyrë dhe imoral. 39- Notë në pentagram. 40- Është lidhëse, të paktën. 41- Fshat turistik buzë Ohrit. 42- Në këtë çast. 43- Virna ... aktore italiane.

1-Ka për kryeqytet Kanadaja. 2- Filipe ... i garave të formulës uno. 3- Lumë në Rusinë Lindore buron nga malet Altani. 4- Ndër-marrje Ushtarake. 5- Lëndë për përgatitjen e bojërave. 8- ... Myrtja, tek filmi “Kur hid-heshin themelet”.10- Politikani Ndre ... pa fund. 11- Mund të jetë edhe frymëzimi një i tillë. 12- Shkrimtari francez Honore De... 13- Nofkë humoristit anglez Atkinson.14- ... kafe. 15- Organizatë Ndërkombëtare. 16- Drejtues partie. 18- Ish-aktori Filipi. 20- Plenci i pulës. 21- Ish-shoqëri karbu-rantesh në vendin tonë. 23- Cipa e kokërd-hokut të syrit. 24- Një ekip futbolli italian. 25- Kërcënim ose e.... 26- Ish-futbollisti turk Shukur. 28- Gurë i çmuar. 29- Notë në penta-gram që tregon se një notë muzikore mund të ulet në gjysmë toni. 31- Lloj boje që thahet shpejt. 33- Gadishulli në Gjirin Persik. 34- Ish Cari i tmerrshëm i Rusisë. 36- Njëlloj si mar-rëveshje. 38- Johan Sebastian ... dramaturg gjerman. 39- Njerëz të një gjaku. 40- Sistemi i futbollit në inic. 41- Literaturë Italiane.

Për një selfie me geishat në Japoni, gjoba që duhet të paguash është 80 euro. Në rajonin japonez Gion, i njohur për rrugët luksoze, shtëpitë tradicionale dhe geishat, është e ndaluar të fotografosh pa leje. Personat, që do të shkelin rregullat e reja do të ndëshkohen. Mediat japoneze shprehen se këto rregulla kanë hyrë në fuqi, në ditët e fundit të muajit tetor. “Rregullat e reja, që përfshijnë ndalesë për foto-grafimin e rrugëve private, si dhe fotografimin me geishat dhe ndi-hmëset e tyre, hynë në fuqi nga 25 tetori”, njoftojnë mediat japoneze. Autoritetet do të përdorin edhe video-mbikëqyrje, për të parë se çfarë ndodh në zonë.

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E ......dëshmitarit Dritan Prifti edhe në lidhje me natyrën e bisedës, prob-lematikën e saj, interesimin e

GAZETA SOT24 E Diel 3 Nëntor 2019

3,6,7,9,11,13,14,16,17,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Javë dramatike në fut-bollin europian. Edhe pse Liverpuli arriti ta shmangte disfatën në

sekondat e fundit ndaj As-ton Vilës, në Gjermani dhe Spanjë kryesuesit pësojnë disfata të thella, që mund të kenë pasoja në harmon-inë e grupit dhe objektivat sezonale. Kështu, Bajerni i Mynihut pësoi një nga dis-fatat më të rënda të viteve të fundit. U mund 5-1 nga Eintrahti i Frankfurtit. Zher-ome Boateng mori karton të kuq në minutën e 9-të, duke prishur planet e bavarezëve. Frankfurti shfrytëzoi numrat në fushë dhe realizoi pesë gola përmes Kostiqit, Souit, Abrahamit, Hinteregerit e Paciencias. Për Bajernin shënoi golin e nderit Robert Levandovski. Pos Frankfur-tit, fitore tejet të thellë ka shënuar edhe Leipzigu që mposhtu 8-0 Mainzin. Dy gola i shënoi Verneri, ndërsa nga një e shtuan Sabitzeri, Nkunku, Halstenberg, Pouls-en e Mukiele. Në këtë xhiro, Dortmundi ka fituar thellë 3-0 ndaj Volfsburgut me go-

SERIE A/ Roma nuk shkëlqen, por merr tri pikë përballë Napolit

PREMIER LEAGUE Premier League dhuroi emocio-net e radhës ditën e djeshme, me lo-jëra spektakolare dhe rezultate sur-prizuese. Kështu, Liverpuli vijon të marshojë në krye të Premier League angleze me një karakter të fortë, një karakter dhe qëndrueshmëri që e mban atë në krye dhe si pretend-ent absolut për titullin. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop mposhti në frymën e fundit me përmbysje Aston Vilën, teksa e shënoi golin e fitoren (1-2) në minutën e dytë sht-

esë, ndërsa atë të barazimit vetëm tre minuta para se të mbyllej koha e rregullt. Heroi i kampionëve të Europës, për të disatën herë rezultoi Sadio Mane, që devijoi me kokë drejt rrjetës krosimin nga këndi të Aleksander-Arnold. 7 minuta më herët ishte Robertson që sërish me kokë kishte kthyer baraspeshën, teksa skuadra nga Birminghami kishte kaluar në epërsi që në pjesën e parë me Trezeguet, goli i të cilit u desh të konfirmohej nga sistemi

VAR, pasi dyshimeve për pozicion jashtë loje. Më këtë sukses Liverpuli ruan diferencën prej 6 pikësh me Mançester Sitin, që fitoi me të një-jtin rezultat 2-1, po me përmbysje, përballë Sauthempthonit në “Etihad”. Uard-Prese realizoi për vendasit që në minutën e 13-të, ndërsa golat për “qytetarët” u shënuan në fraksionin e dytë, pikërisht nga Aguerro (70’) dhe Ualker (86’). Arsenali dështoi të mer-rte fitoren ndaj Uolves (1-1), pasi golit të Aubamejang iu përgjigj Jimenez.

TEKNIKU QËNDRIMI DËSHTIMI

Junajtid vijon të vuajë, tjetër zhgënjim ndaj Bournemuthit

Valverde: Nuk tërhiqem, Barçën po e drejtoj mirë

Trajneri i Kinës, Marcelo Lipi, u akuzua të premten për neglizhencë dhe se nuk e arsyeton pagën si një prej trajnerëve më të paguar në botë. Ish-mesfushori i Ever-tonit, Li Tie, do të marrë për-kohësisht detyrën e teknikut për duelet në kuadër të kam-pionatit të Azisë Lindore që do të mbahet muajin tjetër në Korenë e Jugut. Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kinës për këtë ndërrim të përkohshëm në krye të ekipit u përshëndet nga mediumet lokale që insistuan se Lippi ka kohë që po injoron ekipin pasi po preferon më shumë

Ernesto Valverde nuk e ka ndërmend të japë dorëheq-je nga detyra e trajnerit të Barcelonës pas humbjes së djeshme 3-1 ndaj Levantes. “Sigurisht që nuk po mendoj për këtë, është vetëm një humbje. Duhet të reagojmë, e bëjmë gjithmonë këtë dhe nuk do të jetë më ndryshe këtë herë”, ka deklaruar ai, raporton Reuters. “Qëllimi ynë ishte të përpiqemi dhe të ar-rinim golin e dytë, pasi morën epërsinë, por s’ishim në gjend-je të rrezikonim mjaftueshëm. Na mungoi organizimi në pjesën e dytë dhe kishim pak kontroll në lojë”, theksoi Val-

Josh King e shfrytëzoi një harkim të Adam Smith për t’ia dhuruar Bournemuthit fitoren 1:0 në Premier League kundër Mançester Junajtid. Ky gol i shënuar pak para fundit të pjesës së parë mbeti i vetmi i shënuar në 90 minutat e lojës. Goli i King bëri që skuadra e Junajtid të ketë dështuar ta mbajë portën e vet të paprekur në 11 ndeshjet e fundit të zh-villuara jashtë fushe, ecuria më e dobët e tyre në këtë garë. Ata e kishin arritur këtë ecuri prej 11 ndeshjeve pa e mbajtur portën e paprekur edhe një herë tjetër në his-tori, gjatë gushtit të vitit 2002

të qëndrojë në vendlindje, Itali. Mediumet po kërkojnë shkarkimin e Marcelo Lipit, pasi ka shumë që janë të pa-kënaqur me të.

dhe janarit të vitit 2003, por shpresohet të mos e thyejnë këtë në ndeshjen e radhës jashtë “Old Traffordit”, kundër Shefield Junajtid.

lat e Hazardit, Guerreiros e Mario Gëtzes. Në renditje, Munshengladbahu prin me 19 pikë. Lepizigu, Bajerni e Freiburgu kanë nga 18 pikë. Ndërkohë, surpriza e madhe e kësaj fundjave (pas humb-jes së thellë 5-1 të Bajernit) vjen nga La Liga, ku kam-pionët në fuqi të Barcelonës u mposhtën 3-1 nga Levante e lojtarit shqiptar Enis Bar-dhi (në këtë ndeshje mori një karton të verdhë, luajti mirë por nuk realizoi dot, sidoqoftë ndihmoi ekipin në fitore) në transfertë. Edhe pse

Javë tronditëse në Europë, Bajerni turpërohet nga Eintrahti, Barcelona bie përballë Levantes

“tredhëmbëshi” i frikshëm Mesi-Suarez-Griezman u hodh në fushë që nga minuta e parë nga Valverde dhe Bar-celona e mbylli pjesën e parë në epërsi me gol të Mesit me penallti, “blaugranat” u fikën në pjesën e dytë, duke pësuar 3 gola brenda 7 minu-tave lojë. Barcelona la për të dëshiruar në lojën e sajë në prapavijë, duke kryer gabi-meve të pafalshme, sikurse ndodhi në rastin e golit të parë (61’) kur Pike e largoi keq topin dhe në vazhdim të aksionit përfitoi Kampana,

Bavarezët pësojnë disfatë 5-1 në javën e 10-të të Bundesligës, kurse Barcelona mposhtet 3-1 nga Levante në La Liga spanjolle

verde. Pas 11 ndeshjeve këtë sezon, Barcelona udhëheq me 22 pikë. Ajo ka realizuar shtatë fitore, ka një barazim e ka humbur tre takime.

duke barazuar rezultatin. Vetëm dy minuta më vonë Majoral shkarkoi të djath-tën nga jashtë zonës, me Ter Shtegen që s’mund të bënte asgjë, pasi topi përfundoi në trekëndësh. Por Levante nuk u ndal me kaq. Në minutën e 74-t, Radoja, i ndihmuar edhe nga devijimi i lehtë i Buskets, kompletoi përmbysjen e madhe, duke vulosur shifrat në 3-1. Edhe në sfidë u pa qartë se dyshja Mesi-Griez-man nuk funksionin, ndërsa largimi para kohe nga fusha i Suarezit për arsye fizike (41’) uli dramatikisht forcën goditëse të Barcelonës. Fitore më përmbysje 1-2 e Valen-cias në fushën e Espaniolit. Pavarësisht avantazhit të vendasve me 11-metërshin e shndërruar në gol nga Roca në pjesën e parë, miqtë reaguan në fraksionin e dytë me finalizimet e Parejos (11-m) dhe Gomez. Duhet thënë se disfata e Barcelonës ndaj Levantes, na kujton se dysh-ja sulmuesi Mesi-Griezman nuk funksionon, të paktën jo deri tani dhe kjo mund të ketë pasoja edhe më të këqija se humbja e djeshme kundër Levantes.

Lipi pezullohet, kinezët të pakënaqur me italianin

Liverpuli përmbys Aston Vilën, mban kreun në Angli

Roma mposhti Napolin 2-1 për të dalë në pozitën e tretë në tabelën e Serisë A. Nikolo Zaniolo dhe Xhordan Veretout realizuan golat për fitoren e Romës në xhiron e 11-të. Te Napoli shënoi Arkadiusz Milik. Në tabelë, Roma ka 22 pikë, pra në pozitën e tretë. Juve e Interi prijnë me 26 dhe 25 pikë. Napoli ka vetëm 18 në pozitën e shtatë, duke mos qenë në pozitat që ëndërronin presidenti De Laurentis dhe trajneri Ançeloti. Ndërkohë, po në Serinë A, Interi është i pagabueshëm larg “San Siros”. Në 6 ndeshje në trans-fertë ka marrë 6 fitore, e fundit 1-2 në “Dall’Ara” të Bolonjës. Në një mënyrë a në një tjetër, duke

dominuar apo vuajtur, të besuarit e Antonio Kontes konfirmohen e vetmja skuadër në Europë që i ka fituar të gjitha ndeshjet jashtë. Edhe në Bolonja zikaltrit vuajtën shumë, por triumfuan falë dy-golëshit të Romelu Lukakut. Një fitore me përmbysje që erdhi në kohën shtesë, me 11-metërshin e shndërruar në gol nga sulmu-esi belg, i cili në minutën e 75-të kishte barazuar golin e shënuar nga Soriano në minutën e 59-të. Numrat e Lukakut e bëjnë të krahasueshëm me sulmuesit më të mirë që ka patur Interi (Ron-aldo “Fenomenin”) 9 gola në 11 ndeshje. Thelbësor për të thyer një skuadër tepër të vështirë si Bolonjën e Mihajloviçit.