Rritja e aftësive n ë sektorin e TIK -...
Transcript of Rritja e aftësive n ë sektorin e TIK -...
Buletin Informativ
Në vijim të analizës në sektorin e TIK, RISI ka planifikuar disa ndërhyrje për të rritur
cilësinë dhe sasinë e aftësive profesionale të të diplomuarve në TIK në Shqipëri për të
plotësuar kërkesën e kompanive vendore dhe të kompanive potenciale të huaja.
RISI ka krijuar partneritet me Real Visualz Foundation, një degë e kompanisë Real
Visualz me seli në SHBA, si edhe me PROTIK, një organizatë me partneritet publik dhe
privat duke synuar zhvillimin e sektorit të TIK në Shqipëri. Ndërhyrja e kryer nga RISI
për ndërtimin aftësive profesionale në TI do të bazohet në dy shtylla kryesore:
RisiAlbania është një program për
punësimin e të rinjve i cili fokusohet
në ndryshimet sistemike në tregun e
punës në Shqipëri për të përmirësuar
përqasjen e të rejave e të rinjve ndaj
mundësive të punësimit.
Kohëzgjatja e projektit: Nëntor 2013 – Tetor 2017 Adresa & Kontakti: Rr. Ismail Qemali, P18, H.3, Apt. 15 Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 422 48 52
Email: [email protected] Website i projektit: www.risialbania.al
RisiAlbania synon të përmirësoje tregun e punës për të rinjtë e të rejat në Shqipëri përmes promovimit të punëve të reja dhe ndërmjetësimit efektiv
në tregun e punës.
Për të përmbushur synimet, RisiAlbania bashkëpunon me parterë të ndryshëm në sektorin privat e publik dhe me përfaqësues të shoqërisë
civile. Rritja e aftësive në sektorin e TIK
Një konkurs i ri për Produktin Turistik Inovativ
1. Mbështetja e platformës e-learning ALMOOC për zgjerimin e gamës së kurseve profesionale të TI që reflektojnë kërkesën e
tregut të huaj dhe të organizuar nga ekspertët e industrisë nëpërmjet të nxënit të bazuar në projekte; dhe 2. Mbështetja e
ofruar për shpërdarjen e mjeteve të Akademisë Microsoft të TI në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në shkollat e AFP që
kanë departamente për TI, të cilat mund të përdoren nga lektorët dhe mësuesit për të pasuruar materialit e kursit, dhe nga
studentët për të përftuar aftësi profesionale. PROTIK do t’ju ofrojë studentëve kurse trajnimi nga Akademia e IT, trajnim për
këshillimin e karrierës dhe mundësi për të organizuar internship-e/stazhe pune. Gjithashtu, RISI ka krijuar partneritet me një
shoqatë të sapo formuar të kompanive Business Process Outsourcing (BPO) (Nënkontraktimi i Proceseve të Biznesit), me
Albania Outsourcing Association (AOA) në lidhje me nënsektorin e BPO. Mbështetja e RISI synon t’i krijojë mundësi AOA për të
kryer funksionet e saj përkrahëse dhe promovuese me efikasitet, në mënyrë që shoqata të kthehet në një instrument për
promovimin e shërbimeve të BPO së Shqipërisë në tregjet e huaja dhe për influencimin e politikave të favorshme të qeverisë
shqiptare në këtë sektor në tregun vendas.
RisiAlbania po mbështet diversifikimin e produkteve të turizmit në Shqipëri
nëpërmjet krijimit të një konkursi për produktet inovatore të turizmit të titulluar
“Risi Turistike”. Ky konkurs është lançuar këtë vit në Berat dhe në Shkodër përpara
shtrirjes së tij në të gjithë vendin, nën kujdesin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.
Gjithashtu, RisiAlbania ka mbështetur edhe Federatën Shqiptare të Rafting për
zhvillimin e planifikimit strategjik të qendrës Rezorti Shqiptar i Aventurës
(Albanian Adventure Resort). Kjo qendër ekologjike do të ofrojë një numër
aktivitetesh që lidhen me aventurën dhe sportin për tregun e huaj dhe atë
vendas. Qendra është e para e këtij lloji e cila ofron produkte eko-turistike në
Shqipëri, ndihmon për ruajtjen, edukimin dhe vlerësimin e natyrës dhe që
siguron punësim alternativ dhe mundësi për të ardhura për komunitetet lokale.
Edicioni 5, Maj 2015
Vëmendja tek informacioni dhe shërbimet e punësimit
4 Media Kombëtare po transmetojnë në mënyrë tërheqëse programe në lidhje me orientimin për karrierë dhe punë
Katër media kombëtare si Top Channel, Club FM, A1 Report dhe Shqiptarja.com, në partneritet me RisiAlbania, janë duke
prodhuar dhe shpërndarë me sukses shfaqjet, programet dhe suplementet e tyre tërheqëse dhe interesante për audiencën
e gjerë të të rinjve, mbështetur gjithashtu edhe nga faqet përkatëse të Internetit dhe/ose faqet në Facebook. Tre programet
në media si “Ora e Punës” – i transmetuar në radion Club FM dhe në Club TV, “Ti Mundesh” – i transmetuar në Top Channel,
“Drejt Punës” – i transmetuar në A1 Report TV dhe suplementi “Drejt Punës” – i shpërndarë si pjesë e gazetës
Shqiptarja.com po kthehen në një burim të vlefshëm informacioni për mijëra të rinj në lidhje me orientimin për karrierë dhe
punë. Nga ana tjetër, media ka arritur të zgjerojë audiencën e saj tek një numër më i madh të rinjsh dhe tek prindërit e tyre
si edhe të përfitojë nga sponsorizimet e bizneseve, ndërkohë që bizneset e ndryshme janë duke i reklamuar produktet e tyre
tek një audiencë më e madhe. Progresi i deritanishëm është vënë re edhe nga grupi i audiencës së krijuar kohët e fundit nga
RisiAlbania për të dhënë feedback, i cili përbëhet nga 20 të rinj me historik të ndryshëm dhe nga rajone të ndryshme, nën
mbikqyrjen e një konsulenti nga media. Numri i shikuesve/lexuesve është relativisht i lartë dhe programet konsiderohen si
elemente inovatore në tabllonë shqiptare të mediave.
Ofruesit e shërbimeve të ndërmjetësimit, ofrojnë mundësi të reja për të rinjtë dhe NVM-të
Portali i punës “duapunë.com”, me mbështetjen e RISI ka
lançuar versionin e ri “duapunë.com 3.0”, një version
modern dhe gjithpërfshirës me veçori dhe shërbime të reja, i
cili e ka lehtësuar procesin e aplikimit për të rinjtë si edhe
procesin e shpalljes së vendeve të punës për punëdhënësit.
Veç kësaj, aplikacioni i celularit është tani në dispozicion në
Google Play dhe është shkarkuar tashmë më shumë se një
mijë herë dhe ka një shkallë të lartë përdorimi. Numri i
postimeve të vendeve të punës për periudhën Janar-Maj
2015 1564, është rritur me tre herë krahasuar me
parashikimet. Kjo përkthehet në akses më të madh të të
rinjve tek mundësitë e punës.
“Profesionisti”, shërbimet më të
reja të rekrutimit në treg, pjesë e
grupit Çelësi, i mbështetur nga RISI
ofron shërbime tërheqëse rekrutimi
për Ndërmarrjet e Vogla dhe të
Mesme (NVM). E lançuar më 1
nëntor 2014, ekipi i “Profesionisti”
po rrit me shpejtësi numrin e
rekrutimeve të suksesshme duke
ecur mirë drejt objektivave të tyre
ambicioze.
Ngjarjet e ardhshme
Maj 2015
Investime të Huaja për tre sektorë: Agropërpunimi, Turizmi dhe TIK
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (Foreign Investors Association of Albania -FIAA) dhe RisiAlbania po punojnë aktivisht për të tërhequr Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri. Ato do të organizojnë një numër takimesh dhe seminaresh me dhomat e tregtisë, ambasadat, shoqatat, etj.
RisiTuristike
Ceremonia për ndarjen e Çmimeve për fituesit e konkursit RisiTuristike do të organizohet në Maj. TIK në Shqipëri
Në datën 14 maj, si pjesë e Javës së Inovacionit, RisiAlbania dhe AITA do të bëjnë prezantimin e rezultateve të studimit mbi sektorin e TIK në Shqipëri.
Konferencë: Informacioni për tregun e punës, një biznes i ri për median
Bazuar në programet e suksesshme të mediave të mbështetura nga Risi, në fillim të muajit korrik do të organizohet një konferencë e dytë në partneritet me Fakultetin e Gazetarisë.
Në kuadrin e mbështetjes së ofruar nga RisiAlbania, 15 gazetarë nga Top Channel,
Club FM, A1 Report dhe nga Shqiptarja.com, së bashku me 5 studentë dhe 2
pedagogë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit morën pjesë në trajnimin
praktik me Z. Sven Astheimer, përgjegjës për suplementin mbi tregun e punës “Beruf
und chance” të gazetës së mirënjohur gjermane Frankfurter AllgemeineZeitung
(FAZ). Gazetarët shqiptarë e konsideruan këtë shkëmbim eksperience me
Z.Astheimer, si edhe udhëzimet e tij në lidhje me raportimin në mënyrë sa më
tërheqëse si një përvojë të vlefshme për rritjen e cilësisë së programeve të tyre.