REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e...

28
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian PROCESVERBAL Tiranë, më 09.02.2017, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Majlinda Bregu kryetare e Këshillit Rendi i ditës: 1. Informim nga zëvendësministrja e Integrimit Europian, zonja Eralda Çani, lidhur me ecurinë e zbatimit të pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. 2. Diskutime rreth Shkollës Verore Europiane 2016 dhe vijimit të forcimit të kapaciteteve administrative për procesin e integrimit europian. Marrin pjesë: Majlinda Bregu, Taulant Balla, Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Arlinda Gjata (anëtare zëvendësuese), Eralda Çani (anëtare zëvendësuese), Eridana Çano, Ilda Zhulali, Klodian Seferaj, Gledis Gjipali, Gjergji Vurmo, Zana Vokopola, Dorarta Hyseni (anëtare zëvendësuese), Nikolin Jaka, Albert Rakipi (anëtar zëvendësues), Enio Haxhimihali (anëtar zëvendësues), Pranvera Strakosha, Besnik Dervishi, Krisela Haçkaj, Fjorida Ballauri (anëtare zëvendësuese), Miranda Ostrosi Veliaj (anëtare zëvendësuese). Mungojnë: Arta Dade, Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, Spartak Braho, Flamur Noka, Erion Braçe, Ridvan Bode, Albana Vokshi, Klodiana Spahiu, Genc Ruli, Genc Pollo, Alfred Peza, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Gramoz Ruçi, Edi Paloka, Klajda Gjosha, Odeta Barbullushi, Igli Totozani, Edith Harxhi, Alba Çela, Arben Shkodra, Shkëlqim Ganaj, Vasil S.

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian

PROCESVERBAL

Tiranë, më 09.02.2017, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Majlinda Bregu – kryetare e Këshillit

Rendi i ditës:

1. Informim nga zëvendësministrja e Integrimit Europian, zonja Eralda Çani, lidhur me

ecurinë e zbatimit të pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

2. Diskutime rreth Shkollës Verore Europiane 2016 dhe vijimit të forcimit të kapaciteteve

administrative për procesin e integrimit europian.

Marrin pjesë:

Majlinda Bregu, Taulant Balla, Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Arlinda Gjata (anëtare

zëvendësuese), Eralda Çani (anëtare zëvendësuese), Eridana Çano, Ilda Zhulali, Klodian Seferaj,

Gledis Gjipali, Gjergji Vurmo, Zana Vokopola, Dorarta Hyseni (anëtare zëvendësuese), Nikolin

Jaka, Albert Rakipi (anëtar zëvendësues), Enio Haxhimihali (anëtar zëvendësues), Pranvera

Strakosha, Besnik Dervishi, Krisela Haçkaj, Fjorida Ballauri (anëtare zëvendësuese), Miranda

Ostrosi Veliaj (anëtare zëvendësuese).

Mungojnë:

Arta Dade, Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, Spartak Braho, Flamur Noka, Erion Braçe,

Ridvan Bode, Albana Vokshi, Klodiana Spahiu, Genc Ruli, Genc Pollo, Alfred Peza, Monika

Kryemadhi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Gramoz Ruçi, Edi Paloka, Klajda Gjosha, Odeta

Barbullushi, Igli Totozani, Edith Harxhi, Alba Çela, Arben Shkodra, Shkëlqim Ganaj, Vasil S.

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

2

Tole, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Irma Baraku, Anila Basha, Adriatik Llalla, Claudia Vollmer,

Shezai Rrokaj, Romana Vlahutin dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

3

HAPET MBLEDHJA

Majlinda Bregu – Duke qenë se nuk jemi shumë veta, sa të bëjmë zhurmë si zakonisht,

mirëmëngjesi juve që keni ardhur!

E kuptoj se ndoshta ky është një moment jo aq i përshtatshëm për t’i mbledhur dhe për t’i

ulur të gjithë njerëzit në një tryezë dhe për të folur për integrimin europian, për më tepër për

mënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe

pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të vijojnë punët ose do të rifillojë historia, i bie data

e zgjedhjeve. Kam përshtypjen se kjo lloj atmosfere dhe ndjesie i largon të gjithë nga detyrimet e

përditshme, aq sa duket sikur zgjedhjet janë nesër, sepse përndryshe do të kishte më shumë

përfaqësues dhe anëtarë të Këshillit të Integrimit në këtë sallë.

Megjithatë, ne menduam sot të zhvillonim një mbledhje të radhës me dy çështje: e para,

sepse nuk kemi dëgjuar të paktën që nga fundi i dhjetorit të këtij viti, mos qofsha unë e gabuar,

ndonjë informacion apo plan se çfarë do të bëhet të paktën deri në këtë 6-mujorëshin e parë për

sa i përket pjesës së zbatimit jo vetëm të pesë prioriteteve, por edhe të rekomandimeve që kanë

mbërritur nga progresraporti, madje ky nuk është Komisioni Integrimit, por, normalisht, sipas

ligjit në bazë të të cilit është themeluar dhe është ngritur edhe ky këshill, ne duhet ta kishim

pasur këtë diskutim edhe me ministren e Integrimit në Komisionin e Integrimit, gjë që nuk ka

ndodhur, dhe sot Ministria e Integrimit përfaqësohet me zëvendësministren, pavarësisht se roli

dhe vendi i tyre në këtë këshill është, në fakt, permanent, pra janë anëtarë të përhershëm të

këshillit.

Po ia jap fjalën Eraldës vetëm për të na dhënë disa pika kryesore. Nuk besoj se po të

kishit nevojë për ndonjë ndihmë apo për ndonjë gjë nga këshilli do të na kishit kontaktuar vetë,

por për sa kohë nuk na keni kontaktuar për ndonjë gjë, nuk besoj se ka ndonjë çështje për të cilën

mund t’ju ndihmojmë në këta muaj në vijim, po i rikthehem njërës, nëse mund ta quaj detyrë, se

nuk e kemi medien këtu dhe kam përshtypjen se nuk keqkuptohet, ose kërkesë a sugjerim, që nga

ky këshill është përsëritur disa herë, të paktën mbledhjet e fundit, për të kuptuar cila do të jetë

strategjia, plani, vizioni a ideja, quajeni si të doni, dokumenti për çeljen e negociatave, sepse pika

fundore, në fund të fundit, pasi të gjithë flasin, mbërrin te përgatitja jonë për datën e çeljes së

negociatave.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

4

Duke qenë se ky këshill normalisht është konsultativ, pra nuk është, po e them meqenëse

jemi pa medie, “më ka çu nona me la gojën”, pra në momentin e fundit sillet një dokument për të

kuptuar ose për të thënë: “Ja, e kemi bërë”, do të thotë se gjërat duhen konsultuar hap pas hapi.

Mandati i këtij parlamenti po vjen dhe po mbyllet, pra ne nuk e kemi kohën kaq shumë në

dispozicion, sa të rrimë të presim të mblidhemi edhe nga dy herë të tjera, për më tepër nuk besoj

se do ta kenë vëmendjen edhe deputetët, duke falënderuar kolegët që janë sot këtu, për të

ndjekur, për të diskutuar apo edhe për të lexuar strategji, position paper apo ku ta di unë, ide apo

dokumente që mund të prodhohen edhe nga Ministria e Integrimit apo nga qeveria.

Kështu që, me keqardhje, dhe do t’ia jap fjalën Eraldës, që të bëjë kundërsulmin e saj në

emër të Ministrisë së Integrimit, them se jeni tmerrësisht vonë, të paktën për të diskutuar dhe për

të përgatitur një dokument, i cili të kishte, me aq sa di gjithsecili, ndoshta vëmendjen dhe

kontributin e të gjithëve, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, e cila rri urtë dhe e ngre zërin

vetëm kur vjen këtu në mbledhje, se kur vjen puna për të ngritur ndonjë çështje përpara apo për

të na e kujtuar, nuk i bie në mend për të thënë se një detyrë ose një sugjerim, që e keni lënë para

tri herësh të tjera nuk po e shohim akoma.

(Zoti Vurmo ndërhyn pa mikrofon.)

Gjergji, do ta marrësh fjalën pastaj!

Atëherë, po ia lë fjalën zëvendësministres së Integrimit dhe pastaj do të doja t’ju vija në

dijeni edhe për vijimin e raundit të dytë, të asaj që nisëm në shtator të vitit 2016, siç e kemi

quajtur të Shkollës Verore Europiane, pavarësisht se u realizua në shtator, sigurisht edhe për të

vendosur, nuk e di kur mund të jetë momenti për të zhvilluar raundin e dytë. Sigurisht, raundi i

dytë mund të zhvillohet edhe jashtë parlamentit, pra kur parlamenti të mos jetë më, në një

ambient tjetër, kur të mos jetë më kjo legjislaturë, pra kur të jetë mbyllur, se jo domosdoshmërish

kërkon praninë tonë: timen, të Taulantit apo të deputetëve, por organizimi i saj, duke qenë se do

të jetë pjesë përsëri nga Këshilli Kombëtar i Integrimit, për të vijuar me administratën publike,

është mirë të kemi një vendimmarrje për kohën, momentin dhe sigurisht për të legjitimuar pastaj

vazhdimësinë e saj.

Tani po ia lë fjalën Eraldës, duke përsëritur edhe një here faktin se jemi pa medie dhe do

të mund të jemi pak më të qetë dhe me këmbë në tokë kur të flasim. Pastaj do të vijojmë fare

shkurt për pjesën e shkollës, pasi nuk kemi edhe shumë kohë, pavarësisht se e filluam me

vonesë, sepse edhe ne deputetët do të lëvizim për në seancë.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

5

Eralda Çani – Faleminderit!

Mirëdita të gjithëve!

Meqenëse edhe koha e prezantimit, me sa kuptoj, është paksa e kufizuar, në respektim të

axhendës, po ndaj me të pranishmit disa informacione lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria

e Integrimit, pas marrjes së raportit për Shqipërinë të Bashkimit Europian për vitin 2016.

Lidhur me pesë prioritetet, sigurisht, në radhë të parë, vetë Ministria e Integrimit bëri një

analizë, të cilën e shpërndau zyrtarisht tek të gjitha institucionet dhe pati komunikime me ta, me

qëllim që të kemi një reflektim korrekt të përmbajtjes së raportit lidhur me pesë prioritetet. Në

vijim të kësaj, në fakt, në datën 1 dhjetor të vitit 2016, Ministria e Integrimit organizoi edhe një

takim konsultativ me grupet e interesit, shoqërinë civile, ku morën pjesë 40 organizata të

shoqërisë civile. Një raport për këtë takim, ku, në fakt, vëmendja ishte evidentimi i arritjeve dhe

rekomandimeve të Bashkimit Europian lidhur me pesë prioritetet, por sigurisht takimi pati

qëllimin jo vetëm të ndarjes së tyre me shoqërinë civile, sepse, në fund të fundit, gjithsecili e

lexon vetë raportin, por më së shumti për të marrë prej tyre opinionet, mendimet dhe sugjerimet

lidhur me mënyrën sesi Ministria e Integrimit, si institucioni përgjegjës për adresimin e kësaj

çështjeje në qeveri, do të duhej të reflektonte më tej lidhur me pesë prioritetet.

Një raport, po e them prapë, lidhur me këtë takim e gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së

Integrimit, ashtu sikurse është edhe detyrimi ligjor, pas konsultimeve të tilla dhe në reflektim të

së drejtës për informim.

Në vijim, gjithashtu, më duhet të them se në respektim edhe të ligjit “Për rolin e Kuvendit

në procesin e integrimit”, Ministria e Integrimit, në javën e dytë të dhjetorit të vitit 2016,

depozitoi në Kuvend një raport përmes të cilit mbaheshin qëndrimet, evidentoheshin arritjet dhe

rekomandimet e raportit të 2016-ës, si dhe ku mbanim qëndrimet tona, pra tregonim edhe

vijueshmërinë e hapave që ministria dhe shteti do të duhej të merrnin lidhur me to.

Përpos kësaj, në respektim sërish të ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit”

Ministria e Integrimit, përsëri në javën e dytë të dhjetorit të vitit 2016, ka depozituar një raport

në vijim të raporteve tremujore që depoziton vazhdimisht pranë Kuvendit, në të cilin, ndër të

tjera, përpos çështjes së pesë prioriteteve, kemi ndarë me Kuvendin edhe disa informacione

lidhur me hapat që kanë marrë Ministria e Integrimit dhe qeveria në lidhje me procesin e

negociatave, pra me parapërgatitjen, aq sa do të jetë e mundur për momentin, për procesin e

negociatave. Kështu që më duhet të them se informacioni gjendet në shkresat dhe në raportet që

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

6

ne kemi depozituar. Në fakt, këto raporte janë edhe publike dhe gjenden në faqen zyrtare online

të Ministrisë së Integrimit.

Në vijim të raportit të Bashkimit Europian për të reflektuar më tej punën që duhet të

bëjmë për masat lidhur me pesë prioritetet, Ministria e Integrimit në bashkëpunim me

institucionet përgjegjëse për pesë prioritetet, në respektim edhe të Udhërrëfyesit për Pesë

Prioritetet, që përkatësisht janë: Ministria e Inovacionit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe

Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Shtetit për

Çështjet Vendore, është në procesin e evidentimit të masave konkrete, që do të duhet të

ndërmerren në reflektim të secilit prej prioriteteve.

Sigurisht, secili institucion përgjegjës për secilin prej pesë prioriteteve, duke qenë

koordinator i secilit prej prioriteteve, ka ndërmarrë deri tani disa hapa lidhur me institucionet, të

cilat adresojnë secilin prej pesë prioriteteve. Për shembull, thjesht për ilustrim, lidhur me

prioritetin e pesë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka mbajtur takim dhe është në

ndërveprim me institucionet e pavarura, si me Avokatin e Popullit, Komisionerin kundër

Diskriminimit, si dhe me institucionet e tjera, me qëllim që të evidentojë masat për

rekomandimet për prioritetin nr. 5. E njëjta gjë është bërë edhe nga ministri i Shtetit për Çështjet

Vendore për prioritetin lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për

prioritetin nr. 1 dhe 2, përkatësisht, MIAP-i është në bashkëpunim me institucionet, për

shembull, AMA-n apo me institucionet e tjera në varësi, sepse çështjet kanë të bëjnë kryesisht

me DAP-in.

Reforma në drejtësi është një çështje, të cilën ne e dimë shumë mirë se Kuvendi

është i angazhuar maksimalisht. Sigurisht, edhe Ministria e Drejtësisë, si institucioni koordinues

i këtij prioriteti, ka bashkëpunuar me Kuvendin për të evidentuar se cilat prej masave që lidhen

me reformën në drejtësi do të vendosen në planin e veprimit për vitin 2017 për pesë prioritetet.

Aktualisht jemi në proces bashkëpunimi me institucionet. Kuvendi është, gjithashtu, i angazhuar

maksimalisht për të evidentuar masat, të cilat do të duhet të futen në planin e veprimit.

Materiali që kemi përgatitur është ende në proces përpunimi. Kështu që gjithkush që

dëshiron, përtej këtyre hapave që kemi hedhur dhe ndërveprimeve, të bëjë sugjerime në lidhje me

këtë plan-projekt veprimi për pesë prioritetet për vitin 2017 është mëse i mirëpritur.

Unë e thashë edhe pak më parë, në dhjetor të vitit 2016 bëmë një takim me shoqërinë

civile. Çdo koment, diskutim dhe sugjerim i tyre është hedhur tashmë në një raport, që është bërë

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

7

publik në faqen e ministrisë dhe janë mbajtur parasysh edhe në procesin e hartimit të këtij

projekti.

Së shpejti do të sjellim edhe raportin përfundimtar për integrimin të Këshillit të

Ministrave, që është një raport tjetër përtej atij të Ministrisë së Integrimit Europian, që e kemi

depozituar tashmë, përmes të cilit do të ndajmë me Kuvendin edhe draft-projektplanin e masave

për pesë prioritetet. Kështu që Kuvendi, gjithashtu, do të adresohet edhe me projektin më të

konkretizuar, të themi, të këtyre pesë masave.

Lidhur me secilën prej masave, unë nuk po shkoj përmes tyre (sigurisht e çojmë me

shkrim këtë) për të paraqitur gjendjen e tyre, por sigurisht janë ndërmarrë disa hapa nga

institucionet.

Në lidhje me përgatitjen e strategjisë për negociatat, unë e thashë, kemi depozituar

tashmë në Kuvend një informacion përmes raportit tonë të Ministrisë së Integrimit Europian,

përmes të cilit informojmë Kuvendin se Ministria e Integrimit ka ndërmarrë disa hapa, me qëllim

që të bëhet një analizë e praktikave më të mira të vendeve të tjera, sigurisht të rajonit, për të parë

se si ata kanë proceduar në lidhje me parapërgatitjen për negociatat. Kjo analizë është ndarë

sigurisht me Këshillin e Ministrave, me institucionet, është thjesht një analizë e cila tregon cilat

janë modelet dhe përmes së cilës, sigurisht, në momentin e duhur, sepse e dimë shumë mirë se

nuk kemi ende një vendim përfundimtar për hapjen e negociatave me vendin tonë, do të na

ndihmojë për të proceduar me kujdesin e duhur që duhet të tregojmë në lidhje me këtë çështje

për finalizimin e strukturave, kjo sigurisht edhe në bashkëpunim me Kuvendin.

Gjithashtu, përpos kësaj, Ministria e Integrimit Europian ka përshpejtuar, ka forcuar edhe

më shumë bashkëpunimin me homologët në rajon, si me kryenegociatoren e Serbisë, ashtu edhe

me kryenegociatorin e Malit të Zi, i cili, për hir të së vërtetës, para jo më shumë sesa një muaji u

emërua, gjithashtu, edhe ministër i Integrimit Europian në Malin e Zi. Kështu që në Malin e Zi

kemi një model tashmë për ta parë pak, sepse ka ndryshuar nga modeli që ne kemi analizuar deri

para një muaji, informacion të cilin e kemi ndarë edhe me Kuvendin, siç e thashë pak më parë.

Nëse mund të ndaj edhe një informacion tjetër, Komisioni Europian, për shkak të

kërkesës për të rritur angazhimin e tij me Republikën e Shqipërisë, bërë nga Këshilli i Bashkimit

Europian në mbledhjen e tij të dhjetorit të vitit 2016, e ka përforcuar më tej bashkëpunimin me

ne për t’u parapërgatitur lidhur me procesin e negociatave. Sigurisht, ky angazhim i përforcuar

është mjaft pozitiv për vendin tonë, duhet lexuar patjetër në kontekstin e duhur për të mos e

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

8

tejçuar drejt euforisë, pra për ta parë me këndvështrim euforik, por është mjaft pozitiv për vendin

tonë, sepse tregon angazhimin e qëndrueshëm që Komisioni Europian ka përkushtimin e tij për të

bashkëpunuar me ne për të pasur përgatitjen e duhur në momentin që do të hapen negociatat.

Në këtë këndvështrim, meqenëse edhe parimi përmes të cilit paketa e zgjerimit të parat ka

themelet, Fundamentals first, ky bashkëpunim i cili ka nisur në fillim të këtij viti midis qeverisë,

përmes Ministrisë së Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian do të përqendrohet në dy

kapitujt 23-24, që adresojnë çështjet e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë. Ky bashkëpunim

nënkupton një analizë të thelluar të masave që vendi ynë ka marrë lidhur me këta dy kapituj, të

cilët adresojnë reformën në drejtësi, por sigurisht përtej reformës në drejtësi edhe të gjitha

prioritetet në fund të ditës. Ama, në fund të fundit, adresojnë Acquis-në e këtyre dy kapitujve

(siguria, çështjet e brendshme, drejtësia dhe të drejtat e njeriut). Këtë bashkëpunim e kemi filluar

tashmë, por do ta shohim realisht edhe më të përshpejtuar në pranverën e këtij viti.

Nuk di se çfarë mund t’ju them më shumë se kaq. Jam e hapur për çdo pyetje që mund të

keni.

Çdo informacion tjetër të detajuar, unë e thashë, do të ketë edhe një raport të Këshillit të

Ministrave javën që vjen, bashkëlidhur të cilit do të vijë edhe projekt-plani për pesë prioritetet.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Tani, pa u vonuar, këtu ka institucione të pavarura, shoqëri civile,

jemi edhe ne nga Kuvendi, si përfaqësues.

Eralda, e ripërsëris, nuk janë mediet, se kur janë mediet pastaj bëhet pak pazar me drejtim

gishtash. Ju thoni që keni sjellë idenë, strategjinë për çeljen e negociatave...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pra idenë, draftin në Kuvend.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, pra, keni sjellë draftin e strategjisë në Kuvend!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Si jo?

Eralda Çani – Nuk e thashë ashtu.

Majlinda Bregu – Po si e thatë?

Eralda Çani – Thashë që kemi sjellë një informacion përmes të cilit...

Majlinda Bregu – Informacion, dakord.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

9

Eralda Çani – ...Kuvendi vihet në dijeni për një analizë...

Majlinda Bregu – ...që keni bërë.

Eralda Çani – ...që ka bërë Ministria e Integrimit Europian.

Majlinda Bregu – Dakord, analizë. Tani, unë nuk e di se kujt ia keni çuar në Kuvend, e

para.

E dyta, e vetmja gjë që ka marrë Kuvendi, por që nuk e ka marrë as Këshilli i Integrimit,

as Komisioni i Integrimit, sepse në Kuvend në qoftë se do të sillni një informacion, çfarëdo që të

jetë, sido që ta quani, pak rëndësi ka titulli, do t’i sillet Këshillit të Integrimit, që është një forum,

dhe Komisionit të Integrimit, që është komision parlamentar, pra tjetër gjë. Tani, ky informacion

nuk ka mbërritur as në këshill, as në komision.

Po më thonë këshilltarët se ka mbërritur një informacion nga Ministria e Drejtësisë, pra e

ka përcjellë Ministria e Drejtësisë në kuadër të grupit të saj ndërministror të punës. Nuk e di nëse

informacioni përcillet te Kryetari i Kuvendit ose, meqenëse ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë,

do t’i shkojë Komisionit të Ligjeve, nuk e kam idenë, por informacion këtu nuk ka mbërritur!

Ju do të jeni në punë edhe pas zgjedhjeve, çka do të thotë se ju do të raportoni për një

progresraport tjetër gjatë periudhës së verës; çka do të thotë se duhet të keni një plan dhe duhet të

jeni gati se, në qoftë se presim, siç bëjmë ne zakonisht me parashikimet tona, që nganjëherë dalin

shumë të mira për të qenë të vërteta, por qoftë e bërë, në qoftë se prisni që në fund të vitit të ketë

ndonjë ide tjetër për çelje negociatash, sigurisht kjo nuk është në dorën e ministrisë suaj, por të të

gjitha zhvillimeve të tjera që janë në vend, mirë është të filloni të konsultoni disa ide në mënyrë

ligjore dhe rigoroze, si dhe në mënyrë të saktë, sepse unë nuk mund të dal dhe të kërkoj nëpër

protokoll të Kuvendit nëse ju keni sjellë ndonjë shkresë apo Ministria e Drejtësisë ka sjellë një

letër në kuadër të grupit ndërministror të punës. Nuk funksionon kështu!

Shumë mirë për takimet që bëni me shoqërinë civile, është puna juaj, por prapë edhe kjo

shoqëria civile që vjen këtu besoj se ka nevojë për ta pasur këtë informacion, të cilin ka gati një

vit që e kërkojmë. Besoj se duhet të jenë të gjithë të ndërgjegjshëm se është vonë për të marrë

vesh se çfarë do të bëjmë.

E përsëris, e kam shumë të qartë pozicionin e Ministrisë së Integrimit Europian, e di

shumë mirë sesa keni në dorë ju për të lëvizur rrotën e fatit të historisë, por ju keni në dorë të

paktën të zbatoni pjesën e ligjit dhe të rrini në kontakt të ngushtë me ato institucione, përfshirë

edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, që kanë mundësi të konsultojnë një dokument

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

10

që në fund fare të mos bëjmë lojën “E sollët, nuk e sollët; na pëlqeu, nuk është i mirë” apo të

ngelet nesër si domain i një debati politik, sepse, në fakt, nuk duhet të jetë debat politik!

Në qoftë se do të jetë vizion kombëtar, position paper kombëtar ose çfarëdo t’ia vëmë

emrin, do të duhet që të bëhet në konsultim me të gjithë aktorët dhe organi më i lartë konsultativ,

përfshirë modestinë me të cilën vijnë këtu të gjithë anëtarët, është ky këshill. Dokumentin në

fjalë kanë nevojë ta kenë edhe institucionet e pavarura dhe ta diskutojmë këtu, sikurse ka nevojë

shoqëria civile, ka nevojë biznesi, e ku di unë, dhe të gjithë me radhë, gjithnjë nëse do të jetë

national position paper.

Pjesën tjetër për informacionin që do të përcillni nga Këshilli i Ministrave dhe të tjerët,

shumë mirë, faleminderit, por vetëm mos harroni të na e çoni në Komisionin e Integrimit dhe në

këshill, se mos e lini prapë pa sjellë në protokoll dhe nuk dimë ku na e sjellin, se nuk ka njeri

ndër mend të shkojë të kërkojë nëpër protokoll!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem, Eralda, se nuk po bëj debat tani!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E kisha në mbarëvajtje të punës.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

A mund ta mbaroj fjalën unë, Eralda, dhe pastaj vazhdo ti?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ligji është shumë i qartë dhe, pse ligji është i qartë dhe është ngritur ky organ në bazë të

ligjit, dhe nuk është hera e parë që e bëjmë këtë diskutim këtu, e kemi bërë në prezencën e

ministres disa herë, duhet që dokumentet të cilat janë dokumente të rëndësishme, përfshirë

pjesën se çfarë detyrash ka për progresraportin Komisioni i Integrimit, që është gjë tjetër, por po

flas për këshillin, normalisht këshilli është organ konsultativ që duhet të konsultohet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Se po bëj një diskutim tani...

Kjo e sotmja ishte për të kuptuar se çfarë mund të bëjmë dhe ku jemi.

Unë po them...

Ju keni parë ndonjë letër, ndonjë dokument, se ndryshe do të thuhej se nuk jua kam

përcjellë unë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

11

Unë nuk jua kam përcjellë, sepse nuk e kam!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Dakord.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Tani bën shumë mirë që të na i japësh kopjet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E para, duhet t’i dërgohen Këshillit Kombëtar dhe, e dyta, po them se protokolli i

Kuvendit ka marrë një letër nga Ministria e Drejtësisë, nga grupi ndërministror i punës, vetëm

nga ai ka mbërritur.

(Diskutime pa mikrofon.)

Prandaj them çfarë nuk bën vaki.

E dyta, ju thashë pak më parë...

Eralda Çani – Absolutisht, e kemi sjellë në Kuvend raportin siç e kemi për detyrë në

bazë të neneve 16, 18 dhe 19, të mos jua them edhe pikat, të ligjit “Për rolin e Kuvendit në

procesin e integrimit”.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Por, absolutisht, ne angazhohemi që t’ia përcjellim personalisht edhe zonjës Bregu,

patjetër!

Majlinda Bregu – Këshillit, këshillit...

Eralda Çani – Si kryetare të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Majlinda Bregu – ...që të ketë mundësi të diskutohet këtu, se personalisht nuk më duhet

as mua!

Kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës, te Shkolla Verore Europiane, që jua përmenda pak

më parë. Tani, unë do t’ju sugjeroja, duke qenë se, siç ju thashë, raundi i parë ishte një tentativë,

por që rezultoi interesant dhe me përfshirjen e administratës publike, të Young Reserarchers dhe

të gjithë atyre të cilët vendosën pas aplikimeve dhe u përzgjodhën për të ndjekur raundin e parë

të kësaj shkolle, unë besoj se kjo është një iniciativë, e cila nuk duhet lënë në mes të rrugës,

pavarësisht se cilat mund të jenë detyrimet tona më të rëndësishme.

Do t’ju ftoja që, në momentin kur do të bëjmë gati tani edhe pjesën e çeljes dhe të call-it

për propozimet e reja edhe për ata që do të ndjekin raundin e dytë të shkollës, të ishit pak më

aktivë edhe në propozimin e atyre që mendoni se duhet të jenë pjesë e saj.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

12

Qëllimi kryesor ishte identifikimi dhe, nuk po them zbulimi, por që të kuptonim të gjithë

dhe të arrinim që të identifikonim se ku janë, ku punojnë, sa të aftë janë ata që nesër mund të

jenë pjesë e grupeve të negociatave, pra negociatorët e ardhshëm. Ndaj do t’ju ftoja që të

mendonit për të propozuar njerëz, individë, të cilët mund të jenë pjesë të administratës, mund të

punojnë në organizatat ku ju jeni, në institucionet prej nga ju vini, por që mendoni se kanë

vullnetin, devotshmërinë dhe dëshirën për t’u angazhuar gjatë në këtë proces. Pastaj ne do të

duhet që me ndihmën dhe kontributin e donatorëve, të cilët, në fakt, do të jenë ata që do të bëjnë

financimin e shkollës, Kuvendi do të ofrojë vetëm pjesën in kind nëse do të arrijmë ta realizojmë

gjatë periudhës që do të jetë akoma kjo legjislaturë, përndryshe do të gjejmë një ambient tjetër,

ndaj mirë do të ishte që të ishte sa më gjithëpërfshirës.

Ne e kemi pak më të vështirë që ta bëjmë përzgjedhjen e kandidatëve pasi ata kanë

aplikuar, sepse zakonisht CV-të që përcillen janë gjithmonë shumë të mira, por kësaj radhe kam

përshtypjen se do të duhet edhe kontributi juaj për të identifikuar me të vërtetë ata të cilët janë të

interesuar për të vijuar në këtë proces.

Do t’i përcjellim pastaj me dakordësinë tuaj Byrosë së Kuvendit një kërkesë zyrtare për

miratimin e procedurave, për t’u hapur rrugë pastaj, siç ka ndodhur edhe herën e kaluar kur

Kuvendi angazhohet në bazë të marrëveshjeve bilaterale me donatorët për financimin e Shkollës.

Kush ka ndonjë ide, sugjerim ose koment...?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Gjergji, mos kërkove fjalën, se nuk të pashë, apo jo?

Gjergji Vurmo – Unë e kam ndërhyrjen për pjesën e Ministrisë së Integrimit, në fakt,

por...

Majlinda Bregu – Për të dyja, se nuk kemi shumë kohë tani dhe nuk kemi ndonjë

axhendë sa të ndajmë...

Kushdo ka ndonjë ide apo sugjerim, ju lutem, të marrë fjalën që edhe të mos zgjatemi

shumë.

Gjergji Vurmo – Për shkollën, po, patjetër!

Faleminderit edhe për informacionin!

Lidhur me pjesën e informacionit të përcjellë nga Ministria e Integrimit Europian ose të

prezantuar, në fakt, se nuk është se kemi informacion, por besoj se edhe kolegët e tjerë nga

shoqëria civile prisnin shumë sot të merrnin informacion konkret për planin ose për strategjinë,

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

13

çfarë ka hartuar Ministria e Integrimit Europian lidhur me strukturat për hapjen e negociatave,

kam disa pyetje fare të thjeshta, për të cilat, në qoftë se ka vërtet informacion të tillë dhe është

përcjellë në Kuvend, ndoshta mund të na japë shkurtimisht informacion edhe zëvendësministrja e

Integrimit Europian. Pyetjet janë: cila është qasja që ka ose propozohet nga ana e qeverisë

shqiptare? Cilat janë strukturat? Çfarë nevojash kanë këto struktura për t’u bërë realisht dhe për

të kryer në mënyrë efikase detyrat e tyre, si pjesë e gjithë kuadrit të hartimit të negociatave? Cili

është roli i shoqërisë civile dhe i grupeve të interesit? Si e shihni këtë rol në propozimin apo në

vizionin tuaj? Cili është roli i institucioneve të tjera? Sa kushtojnë negociatat? Sa kushton e

gjitha kjo skuadër apo strukturë e përfaqësuesve që do të përfshihen në negociata pas një viti që

kërkohet, të paktën nga ky këshill, hartimi i një dokumenti të tillë që të fillojmë të paktën të

diskutojmë në këtë këshill dhe më gjerë, të japim edhe ne gjykimet dhe sugjerimet tona?

Në fund, me thënë të drejtën, e kam pikëpyetje të madhe, unë dyshoj se ka një plan të tillë

vërtet, por pyetja është: a e bëni apo nuk e bëni dot? Në qoftë se nuk e bëni dot, jam i bindur se

në këtë strukturë do të gjeni boll kapacitete dhe njerëz me dëshirën e mirë që mund të përfshihen

në këtë propozim.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Tani, sa për sqarim, se e pyeta edhe zëvendësministren, ju kërkoj

ndjesë, por po flasim për dy gjëra të ndryshme. Unë pyes për planin për negociatat, atë që thashë

pak më parë, për position paper-in, ndërkohë që zëvendësministrja është përgjigjur për detyrimin

sipas ligjit për të sjellë në Kuvend raportet tremujore për ecurinë e procesit të integrimit, çka

është gjë tjetër. Kjo i përcillet Komisionit të Integrimit.

Atëherë, edhe një herë, që të jemi të qartë, janë përcjellë disa raporte tremujore, siç kanë

qenë sjellë historikisht, pra quarterly report, që kanë qenë për pjesën e zbatimit të detyrimeve.

Por draft-ide, draft-position paper, draft-vizion, vizion apo ku ta di unë, masterpiece-in a se çfarë

do të jetë, se si ne e mendojmë që do të bëhen negociatat, ajo që tha Gjergji se e kemi diskutuar

këtu: “Sa veta do të jenë? Sa do të kushtojë? Cilat do të jenë prioritetet kombëtare? Kujt do t’i

qëndrojmë? A kemi boshllëqe? Në cilat fusha duhet të investojmë më shumë? Me cilët kapituj e

ndiejmë veten më të dobët, më të mirë”, që do të thotë se nuk është dokument dyfaqësh, për të

qenë të qartë, nuk ka ende.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

14

Eralda, të mos keqkuptohemi, prandaj jua mora edhe letrën për të marrë vesh se çfarë ka

ardhur në Kuvend.

Eralda Çani – Tani, asnjëri nuk e tha këtu, prandaj, ju lutem, as mos keqlexoni dhe as

mos rithoni fjalët që thonë të tjerët; do të ishte korrekte nga ana e të gjithëve.

(Diskutime pa mikrofon)

Po, jua dhashë unë!

Askush nuk tha këtu që ka një strategji, draft-strategji, draft-plan të gatshëm për

strukturat, për negociatat. Dakord? Këtë nuk e thashë në asnjë moment, prandaj, ju lutem, mos

keqinterpretoni!

Majlinda Bregu – Ngaqë nuk e keni, thashë që nuk ka ardhur, unë nuk jam duke thënë

që e keni dhe nuk e keni sjellë. Unë thashë që nuk e keni.

Eralda Çani – Kjo është një gjë. Ajo që unë thashë është që Ministria e Integrimit ka

bërë një analizë, të cilën e ka shpërndarë me institucionet e qeverisë dhe në Këshillin e

Ministrave. Ju thashë që jemi ende në momentin e përgatitjes sonë zyrtare për strukturat e

negociatave, ne kemi menduar, kemi analizuar, kemi vlerësuar dhe nuk mendojmë që jemi

momentin në të cilin ne duhet të avancojmë kaq shumë me këtë dokument.

Siç edhe jua thashë, e ndava me ju se Ministria e Integrimit e ka bërë këtë lloj analize

krahasimore, ka ndërmarrë hapa të përshpejtuar takimesh, ndërveprimesh me Serbinë dhe me

Malin e Zi, dy vende, të cilët janë në proces negociatash për kapituj të ndryshëm, për të marrë

eksperiencat e tyre. Jemi dakordësuar me ta për të pasur ndërveprime edhe më intensive për të

kuptuar se si procedohet në të tilla situata. Ndava me ju edhe informacionin që Komisioni

Europian, ndërkohë, ka përshpejtuar punën me ne për dy kapituj, dhe kjo është në kuadër të

kërkesës të Këshillit të Bashkimit Europian, për të pasur një angazhim të përshpejtuar për atë që

quhet Fundamentals first, si dhe informacionin që dy kapitujt në të cilët ne do të kemi një

analizë institucionale, jo të njërës prej fazave të negociatave, sepse ajo nuk është hapur dhe

asnjeri nuk mund të hyjë në atë lloj procesi, e cila do të vijojë më tej në muajt në vijim, por në

asnjë moment nuk ju thashë që ka një strategji apo një plan veprimi të tillë. Dakord?

Analiza që kemi bërë është një analizë që reflekton eksperiencat e vendeve të tjera, të

cilat ndryshojnë nga koha në kohë dhe nga vendi në vend.

Meqenëse, zoti Vurmo, m’u drejtuat për shoqërinë civile, do të thosha se shoqëria civile

ka qenë e angazhuar në nivele dhe në rrafshe të ndryshme të përqendrimit të saj në këtë proces.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

15

Kjo është analiza që kemi bërë. Se çfarë qëndrimi do të mbajë vendi ynë në lidhje me këtë,

sigurisht që kjo është një çështje e dokumentit që do të hartohet besoj në vijim, sigurisht edhe me

këtë institucion, mendoj dhe gjykoj unë.

Faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Majlinda Bregu – Do t’ia jap fjalën Taulantit.

Gjergji Vurmo – Një pyetje të shkurtër fare: meqë nuk është koha për këtë, kur është

koha?

Taulant Balla – Do ta sqarojmë.

Majlinda Bregu – Gjergji, prandaj desha ta thosha, tani po flasim për... Doni mendimin

tim, meqenëse nuk kam lëçitur ndonjë gjë në këtë pjesën e eksperiencave të vendeve të tjera dhe

të procesit? Jeni jo vonë, por tmerrësisht vonë. Jo se nuk ka kohë, shyqyr që nuk kishte kamera

Eralda, se të thuash që ne nuk jemi në kohë për të përgatitur strategjinë dhe nuk e kemi menduar

akoma për negociatat, po.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, jo, nisur nga eksperiencat e vendeve të tjera që i kanë bërë gati, e kam thënë këtë para

një viti, para një viti duhet të ishte gati. Jeni jo vonë, por jeni tmerrësisht vonë që do të thotë që

sot çfarëdo të ndodhë (po bëheshim gati me demek për të çelur negociatat për të marrë ndonjë

propozim në dhjetor, që iku, lëre tjetrin), me këtë angazhim që merr administrata publike

shqiptare në periudhën zgjedhore kur nuk e ka mendjen më për të punuar e të tjera dhe të mos

kemi ne një ide se çfarë do të bëjmë, pra të jemi gati, jemi tmerrësisht vonë, puna juaj. Kjo është

detyra që duhet ta kishit bërë ju, nuk duhet ta kishim bërë ne. Ne jemi vonë për ta konsultuar, por

nuk kemi çfarë të konsultojmë kur nuk e keni hartuar.

Po, Taulant.

Taulant Balla – Unë dua të ndaj një shqetësim me kryetaren e Këshillit: që qeveria duhet

të ketë patjetër një position paper lidhur me qasjen, këtë duhet ta kemi në mënyrë urgjente; që ne

si vend shpresojmë që viti 2017 ,në një kohë që nuk e përcaktojmë dot ne, por e përcakton

Bashkimi Europian kur ne presim sinjalin pozitiv për hapjen e negociatave, e kemi thënë të

gjithë. Kështu që urgjentisht ne duhet të fiksojmë një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar të

Integrimit, me qëllim që qeveria zyrtarisht të vijë në këshill dhe të bëjë një qasje tjetër. Nuk e

fajësoj aspak zonjën Çani, për arsyen e thjeshtë që sot në këtë mbledhje kishte për detyrë të

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

16

raporte për ecurinë e zbatimit të 5 prioriteteve dhe dokumenti që ka ardhur në Kuvend në muajin

dhjetor është pikërisht ai raportimi i përcaktuar nga ligji “Për rolin e Kuvendin të Shqipërisë në

procesin e monitorimit të integrimit europian”. Këto janë dy gjëra të ndara, por Këshilli

Kombëtar i Integrimit kurrsesi nuk mund të anashkalohet si institucioni më i lartë monitorues,

këshillues i qasjeve dhe i hapave që ndërmerr qeveria, kurse Komisioni i Integrimit Europian

është gjë tjetër.

Në fakt, në ligjin “Për rolin e Kuvendit të Shqipërisë” ne kemi bërë ndryshimet e duhura

ligjore, ku i kemi dhënë autoritetin drejtues këtij këshilli dhe do t’ju kërkoja që Ministria e

Integrimit, në konsultim me Ministrinë e Jashtme dhe më pas në tërësi me Këshillin e Ministrave

duhet patjetër që ju të bëni një informacion më të plotë në lidhje me pjesën tjetër. Pra, nuk jemi

duke ju kërkuar informacion për ecurinë e 5 prioriteteve, po ju kërkojmë diçka komplet tjetër dhe

unë mendoj se të gjitha shqetësimet që u hodhën, si dhe propozimet që bëri Gjergji, por edhe

shqetësimet që ngriti zonja Bregu, duhet të hidhen në një letër që Këshilli Kombëtar i Integrimit

t’ia drejtojë qeverisë dhe ku të kërkojmë informacion në mbledhjen më të shpejtë të mundshme,

do ta quaja në fund të këtij muaji, maksimumi në fillim të muajit mars dhe më pas të hapim një

debat në këshill.

Ju mos u shqetësoni shumë, kohë ka sa të duash deri në zgjedhje, sepse parlamenti

shpërndahet më 3 maj dhe deri në këtë datë institucionet e këtij vendi, të paktën parlamenti do të

punojnë në mënyrë normale, të gjitha institucionet e tjera përfshi edhe qeverinë do të punojnë në

mënyrë normale. Pra, nuk e afekton as fushata zgjedhore dhe as fushata parazgjedhore punën e

institucioneve, si dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit nuk e përfundon punën me këtë legjislaturë,

por do ta vazhdojë punën e tij edhe me më shumë intensitet.

E dyta, meqenëse e mora fjalën dhe besoj se kjo pjesë quhet e ezauruar, pra urgjentisht ne

duhet të biem dakord për një mbledhje tjetër. Qeveria të vijë me një informacion më të qartë, se,

në fund të fundit, Eraldën e kemi thirrur për një gjë tjetër dhe jo në lidhje me këto gjëra që

kërkuam.

Është e vërtetë që në mbledhjen e fundit të këshillit, pra në atë që e ka paraprirë këtë

mbledhje, kemi kërkuar këtë informacion, të cilit i referohet zonja Bregu, por, me thënë të

drejtën, ia kemi kërkuar zonjës ministre dhe kemi pritur që ky informacion të vijë. Do të marrim

kontakt edhe me zonjën ministre që ky informacion të qartësohet dhe të vijë.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

17

Meqë e mora fjalën, do t’ju kërkoja 2 minuta për ta informuar Këshillin Kombëtar të

Integrimit mbi çështje po aq të rëndësishme që janë pjesë e proceseve integruese të vendit,

sikurse është standardi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe ajo që ju të gjithë jeni të informuar, mbi një

përpjekje të Kuvendit të Shqipërisë për të adresuar disa prej rekomandimeve të dy raporteve të

OSBE-ODIHR-it për vitin 2013 dhe vitin 2015, për të cilat duhet t’ju them me keqardhje se

konstatoj që Komisioni i Reformës Zgjedhore, i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë pikërisht për të

adresuar këto rekomandime, ka hyrë në një impas për shkak të bojkotit të gjysmës të komisionit,

të cilët janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të opozitës. Ju e dini që komisioni nuk

mund të punojë në qoftë se gjysma e komisionit nuk është e pranishme.

Lidhur me një kërkesë të opozitës për aplikimin e teknologjisë dixhitale në zgjedhje,

OSBE-ja dhe ekspertët e ODIHR-it janë shumë të qartë që në kohën e mbetur, madje edhe sikur

edhe para një viti të ishin bërë ndryshimet ligjore për aplikimin e kësaj teknologjie, nuk ka asnjë

vend në botë që ka kaluar nga sistemi manual, do ta quaja sistemi tradicional, i votimit në një

sistem të plotë elektronik pa kaluar përmes disa proceseve pilote në pjesë të caktuara të territorit.

Kjo është një çështje ku të gjithë jemi të qartë, që në 4 muaj e pak ditë që kanë mbetur deri në

zgjedhje nuk ka asnjë mundësi që kjo të aplikohet, ndërkohë që janë plot çështje të tjera që ne

mund t’i zgjidhim dhe mund t’i adresojmë deri në fushatën zgjedhore, sikurse është financimi i

partive politike.

Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet ta dijë që një prej problemeve më të mëdha që ka

jeta politike në Shqipëri, që kanë zgjedhjet në Shqipëri, është pikërisht financimi i partive

politike dhe financimi i fushatave zgjedhore. Duhet ta dini që në zgjedhjet e vitit 2013 dy partitë

më të mëdha politike, Partia Demokratike ka deklaruar si shpenzime vetëm 700 mijë euro në

fushatë, Partia Socialiste ka deklaruar dy herë më shumë, por prapë se prapë jemi shumë larg të

vërtetave të mëdha në mënyrën e..., pavarësisht se një pjesë janë in kind, pavarësisht se janë në

mënyra të ndryshme, ne duhet ta fillojmë këtë punë me ligj dhe biem dakord këtu, falë Zotit që

jemi pa media, që nëse ka një gjë që është krejtësisht e arritshme është auditi i financimit të jetës

së partive politike dhe më pas i 45 ditëve të fushatës zgjedhore.

Këtu kemi propozime konkrete dhe e vetmja parti politike që ka propozuar amendamente

ligjore në lidhje me këtë gjë është Partia Socialiste. Nëse komisioni do të dështojë do të përdorim

mekanizma të tjerë parlamentarë për t’i çuar përpara këto. Është një dokument shumë i

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

18

mirëpërgatitur me konsulencën e Këshillit të Europës dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, për

të cilën pjesa e maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë është e gatshme t’i kalojë.

Duhet të dini që ka një praktikë të konsoliduar, një traditë që ndryshimet në Kodin

Zgjedhor kalojnë përmes konsensusit, por konstatimi është që nuk duket se do të kemi një lloj

dakordësie nga ana e Partisë Demokratike për t’i kaluar me konsensus këto. Kemi pasur edhe

rekomandime të tjera të OSBE-ODIHR që lidhen me depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Është e papranueshme që në Shqipëri voton populli dhe votat i numërojnë partitë, dhe mandatet i

marrin po partitë. Populli voton, populli duhet t’i numërojë votat përmes modeleve më të mira që

ka sot bota. Në shumë vende i numërojnë mësues, në vende të tjera i numërojnë institucione të

tjera të besuara, shoqëria civile është gjithashtu shumë e përfshirë në procesin e numërimit apo të

monitorimit. Pra, duhet të gjejmë modele të tjera, sepse modeli që kemi nuk është model që

ndikon pozitivisht në kredibilitetin e procesit zgjedhor. Edhe për këtë çështje nuk ka dakordësi,

ne jemi në favor të depozitimit kurse pala tjetër është kundër depolitizimit.

Për sa i përket çështjes së reduktimit të reklamave televizive, duhet ta dini, si anëtarë të

Këshillit Kombëtar të Integrimit, që një nga shpenzimet më të mëdha që kanë partitë politike në

fushatat zgjedhore janë reklamat televizive dhe më pas kompani të caktuara heqin reklama nga

koha e tyre mediatike dhe ua transferojnë partive politike pa asnjë lloj kontrate paraprake apo një

lloj transparence për çmimin e reklamave e të tjera me radhë. Edhe për këtë çështje ne jemi të

gatshëm, madje të shkojmë deri në masa drastike: t’i heqim fare apo t’i reduktojmë. Pra, edhe për

këtë çështje nuk ka një lloj dakordësie.

E ndieva si detyrim duke qenë edhe nënkryetar i këtij këshilli, por edhe si bashkëkryetar

Komisionit të Reformës Zgjedhore që ta informoja këshillin. Unë ende besoj dhe shpresoj se nga

Partia Demokratike do të ketë një reflektim që çështje që janë realisht të arritshme për çështjen e

financimit të fushatës zgjedhore mjafton të mblidhemi një ditë. Nuk kemi nevojë të shpikim,

sepse janë modele të suksesshme të aplikuara në vende që janë në të njëjtën shpejtësi me ne,

tashmë jemi në kuadër të Europës me dy shpejtësi apo me shumë shpejtësi, kështu që mjafton të

marrim shembuj të vendeve të tjera, si: Kroacia, Rumania, të cilat janë vende, ku ne mund të

marrim prej tyre dhe t’i përkthejmë. Megjithatë, shpresat për të pasur një reformë zgjedhore,

pavarësisht se unë prej fillimit kam qenë kundër definicionit “reformë zgjedhore”, ne kemi një

ligj zgjedhor shumë të mirë, por ajo që i mungon Shqipërisë jo vetëm te ligji zgjedhor, por që i

ka munguar në tërësi është te pjesa e implementimit të mirë të asaj që është kuadër ligjor.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

19

Po të lexoni ligjin tonë zgjedhor edhe në lidhje me çështjet që unë thashë, që lidhen edhe

me financimin e partive, që lidhen edhe me auditin e fushatave zgjedhore, ligji i ka dhënë

kompetenca KQZ-së, por KQZ-ja deri më sot nuk i ka ushtruar deri në fund detyrimet që ka ligji.

Domethënë, po të shihni raportet e auditit që ka bërë KQZ-ja për financat e partive dhe për

financat e fushatave zgjedhore, lënë shumë për të dëshiruar. Në këtë kontekst, një prej

mundësive që mund të përfitojmë në këto zgjedhje është që t’i rrisim kapacitetet e KQZ-së për të

pamundësuar parti politike, të cilat fshehin shpenzimet e tyre gjatë fushatës.

Faleminderit!

Albert Rakipi – A mund të them edhe unë diçka, zonja kryetare?

Majlinda Bregu – Po, të them unë Berti, një sekondë!

Taulanti u zgjat në pjesën e reformës zgjedhore, sepse drejton Komisionin e Reformës

Zgjedhore. Ne që jemi këtu, unë jo një herë, nuk jemi anëtarë të Reformës Zgjedhore dhe as kam

ndër mend të merrem me këtë pjesë për t’u dukur sikur bëjmë replika politike, pasi nuk ka

rëndësi. Ka një gjë që është e vërtetë dhe besoj se këtu jemi dakord që të gjithë: gjërat bëhen kur

ka vullnet politik. Sa herë që nuk kemi pasur vullnet politik, gjithmonë kemi gjetur nga një bisht

apo justifikim tjetër.

E vërtetë është që ka nevojë për ndryshim, sigurisht edhe për të miratuar paketën e

ndryshimeve, të cilat prej kohësh duhet të kishin qenë pjesë, sepse rekomandimet e OSBE-

ODIHR-it kanë qenë aty, pra nuk kemi pasur nevojë të shpikim, por është po aq është e vërtetë se

me gjithë shpresën për të pasur një reformë zgjedhore që thotë Taulanti, unë e kam akoma, besoj

se pjesa më e madhe kanë shpresë që të ketë zgjedhje të mira ose duhet të jetë më e preokupuar

për të pasur zgjedhje të mira, sepse, pavarësisht sistemit të votimit qoftë ai elektronik, apo me

letër, me touch apo me finger, çfarëdo që të jetë, askush nuk e heq në fund fare shumatoren apo

aksiomën që përgjegjësia për zhvillimin e zgjedhjeve të mira i takon qeverisë. Kështu që në këtë

pjesë gjithsecili duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e vet. Zgjedhjet me standarde janë

zgjedhje, të cilat i takojnë qeverisë që është në pushtet për t’i realizuar.

Në lidhje me pjesën nëse kemi apo jo kohë për votimin elektronik, pjesa e shprehjes apo

të presim se çfarë thonë ndërkombëtarët, personalisht jam fed up ose e bezdisur nga kjo tërheqje

që bëjmë ne gjithmonë para përgjegjësisë sonë politike dhe, sa herë kemi çështje madhore,

themi: “Dëgjojmë një herë ata ekspertët se mbase na thonë ndonjë gjë që na vjen për shtat dhe

më pas vendosim ne”, ndërkohë që në një vend normal, Shqipëria duhet të ishte një vend normal

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

20

me përgjegjësi politike, duhet të vendoste politika dhe pastaj ekspertët të bënin përkthimin e

vendimmarrjes politike.

E kanë kërkuar fjalën Nikolini dhe Berti. Do t’ju lutesha që të ishit sa më preciz dhe ta

mbyllim. Dakord?

Albert Rakipi – faleminderit!

Do të flas shumë shkurt. Mendoj që sjellja e çështjes së zgjedhjeve nga zoti Balla në

Këshillin Kombëtar të Integrimit është shumë e rëndësishme, sepse ky këshill besoj se është

politik, së pari.

Jam dakord me kryetaren për arsyet që ne i dimë të gjithë. Mundësia e hapjes së

negociatave për vendin është shtyrë për një pjesë të faktorëve që nuk varen nga Shqipëria, siç

janë zhvillimet brenda BE-së e të tjera, nuk po zgjatem me këtë gjë, por në qoftë se do të

dëmtohen zgjedhjet, dështimi për të realizuar zgjedhje të lira e të drejta do të thotë që ta hedhësh

në erë atë mundësi që ka mbetur në këto rrethana, në këtë kontekst të zhvillimeve europiane,

perspektivën e hapjes së negociatave dhe të avancimit të integrimit të vendit.

Do të mendoja që ndoshta në një mbledhje tjetër të tij, Këshilli Kombëtar të dalë me një

qëndrim, me një thirrje për t’i inkurajuar partitë politike për të prodhuar një proces zgjedhor, i

cili do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejta, të cilat, së pari, duhen për stabilitetin dhe

zhvillimin e vendit, por në perspektivën europiane do të jetë një zhvillim shumë negativ.

Çështjen e dytë e kam në lidhje me shkollën. Besoj se është një investim i mirë strategjik

në fushën e edukimit, e cila ndoshta më vonë mund të mos jetë ad hoc në verë ose në konceptin e

një shkolle verore, sepse do të duhet sigurisht për të përgatitur negociatat, negociatorët dhe për të

rritur kapacitetet.

Jemi vend i vogël dhe besoj se ka ekspertizë edhe në disa institute kërkimore, nuk them

në mënyrë të domosdoshme shoqëria civile per se, që duhet të jetë në çdo vend, por disa institute

në Tiranë, që janë marrë dhe vazhdojnë të merren me çështje të integrimit evropian kanë përvojë

edhe në fushën e organizimit të akademisë evropiane. Instituti i Studimeve Kombëtare ka më

shumë se një dekadë e gjysmë që organizon, duke sjellë përvojën e Sllovenisë, Hungarisë, të

Rumanisë, Bullgarisë, në çështje të caktuara. Kështu që, besoj se është mirë që mblidhemi dhe

diskutojmë për mbarëvajtjen e shkollës, por, në fakt, disa nga ne, flas për Institutin e Studimeve

Ndërkombëtare, kemi qenë jashtë kësaj shkolle, se ekspertizë ka kudo. Do të ishte mirë, që

radhën tjetër të ishin më të vëmendshëm, sepse në qytet gjërat nuk fillohen gjithmonë nga zero.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

21

Faleminderit!

Majlinda Bregu– Fjalën e ka zoti Jaka.

(Zoti Xhafaj ndërhyn pa mikrofon.)

Fatmir, do ta jap më vonë fjalën, se biznesi...

(Zoti Xhafaj flet pa mikrofon.)

Nikolin Jaka - Biznesi ka të drejtë gjithmonë, por asnjëherë nuk fiton.

Majlinda Bregu – Të hyjmë drejt e në temë.

Nikolin Jaka – Atëherë, po kaloj drejt e në temë, nuk dua t’ju humbas kohë. E

vlerësojmë shkollën verore, është mëse normale ta vlerësoj, sepse isha pjesë dhe pata një

komunikim, një trajtesë, që e mbajta për pjesëmarrësit.

Nga ana tjetër, në fakt, ne themi që ka bërë mirë Europa që po e pengon hapjen e

negociatave, sepse ne ende nuk jemi gati dhe jemi shumë larg. Për hir të së vërtetës, ne jemi

shumë larg.

Së pari, jemi shumë larg dhe, së dyti, na mungon vullneti, dëshira dhe kapitali njerëzor

për të përballuar kërkesën që ka implementimi me sukses i negociatave. Por unë do të doja të

ndalesha pak te sinjalet që lëshon sipërmarrja shqiptare në përgjithësi. Mungesa e menaxhimit

territorial, si dhe mungesa e planeve strategjike dhe vizionare se ku do të shkojë Shqipëria, qoftë

me integrim ose pa integrim, për çfarë do të potencojë ky vend me ekonominë dhe kapitalin

human që ka, bëjnë që sipërmarrja të lëngojë dhe të ndezë sinjalet e alarmit për aktualitetin.

Ne sot kemi një marrëveshje të tregtisë së lirë, kemi një CEFTA dhe kemi procesin e

negociatave që e presim, ndërkohë që edhe marrëveshja e tregtisë së lirë, edhe procesi i CEFTA-

s janë në dëm të sipërmarrjes shqiptare dhe janë në një dëm serioz, që e rëndojnë ekonominë e

vendit dhe iniciativën e sipërmarrjes private.

Pata fatin të diskutoja me zotin Shalsi për problematikën që kanë sot sektorët realë të

ekonomisë së vendit dhe problematikën që ata kanë për eksportimin e produkteve të tyre. Unë do

t’ju jap dy shembuj realë se çfarë ndodh sot: në momentet që diskutohet për CEFTA-n, personat

përgjegjës të administratës shtetërore, 20-vjeçarë të mumifikuar totalisht, nuk kanë asnjë qëllim

tjetër veçse të mbulojnë me veprimin tyre moshapjen dhe mosinteresimin për problematikat e

sipërmarrjes shqiptare me CEFTA-n. Konkretisht ka shumë produkte shqiptare, të cilat nuk futen

në CEFTA, për arsye të konkurrencës. Çfarë është kjo konkurrencë? Kjo konkurrencë është

tërësia e metodave të subvencionit dhe të suportit financiar që vendet e BE-së dhe vendet e

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

22

CEFTA-s i bëjnë ekonomisë së tyre. Pamundësia e qeverisë sonë për të subvencionuar produktet

në sektorët përkatës e bën të pamundur që produkti shqiptar të futet në këtë, madje jo vetëm kaq,

por edhe futja e atyre produkteve në Shqipëri dhe mosmarrja e masave parandaluese që e lejon

CEFTA dhe MTL-ja, bëjnë që ky produkt shqiptar jo vetëm të mos eksportohet, por edhe të

sfumohet dhe sipërmarrja të falimentojë po brenda në Shqipëri.

Në një bisedë, fatkeqësisht të bërë me një nga përfaqësuesit e industritë prodhuese me

personin përgjegjës që mbulon CEFTA-n, kur bën analizën e çmimeve të mungesës së

konkurrencës, përgjigjja e këtij inspektori 20-vjeçar në administratën shtetërore ishte: “Çfarë

doni ju nga prodhimi? Shumë mirë, mund ta merrni produktin nga jashtë dhe ta sillni këtu”.

Ndërsa përgjigjja e një zyrtari tjetër të një ministrie tjetër ishte: “Maqedonia nuk ka shtet. Si

mund t’i marrim masë reciprociteti ne atyre?” Pra, kjo është administrata publike shqiptare.

Sipërmarrja shqiptare po lëngon në mënyrë të paimagjinueshme: nuk harton dot një plan

investimi në sektorin e prodhimit, të agropërpunimit, të bujqësisë, të turizmit ose shumë e shumë

sektorëve të tjerë të ekonomisë. Pra, ne duhet të bëjmë në mënyrën më urgjente një plan për

menaxhimin territorial, cilët janë sektorët që potencojnë, ku janë sektorët që potencojnë, ku

duhet të fokusohet sipërmarrja dhe ku duhet të shkojë paraja dhe financa.

Është më se e vërtetë që zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor duhet të jenë të besueshëm, por

unë po ju siguroj se ka humbur shpresa e sipërmarrjes te kjo klasë politike. Është unifikuar në

një, nuk ka të majtë apo të djathtë, por ka një klasë politike, të cilën kanë filluar ta perceptojmë si

një. Pra, nuk ka asgjë tjetër veç ndërrim krahësh, 8 vjet njëra, 8 vjet tjetra. Asgjë nuk lëviz. A

ekziston mundësia që ta ndërgjegjësojmë këtë klasë politike dhe këtë maxhorancë, në radhë të

parë, që administrata publike duhet të vihet në shërbim të sipërmarrjes dhe qytetarit? Vetëm

atëherë ne mund të hartojmë planet dhe vizionet e duhura.

Faleminderit!

Majlinda Bregu- Po, zoti Xhafaj.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Unë fillimisht dua t’ju përgëzoj ju personalisht, natyrisht edhe zëvendësin tuaj, se duhen

balancuar krahët dhe nuk mund të rri dot pa e thënë këtë gjë. Sinqerisht dua t’ju komplimentoj

dhe t’ju vlerësoj për përkushtimin me të cilin jeni duke e bërë këtë gjë. Nuk është fort e

zakonshme që në parlamentin tonë të ndodhin iniciativa të tilla dhe të ketë individë që kanë

vullnet përtej asaj që ndodh përditë dhe çfarë ndodh çdo të enjte.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

23

Gjithashtu, dëshiroj të them se ne duhet të jemi pak më mirëkuptues me Ministrinë e

Integrimit dhe të kemi mundësi t’u japim atyre më shumë mbështetje për punën që janë duke

bërë, por, nga ana tjetër, jam shumë dakord që është e nevojshme të kuptojmë si do të ecim përtej

këtij procesi. Ky nuk është proces i një ministrie, nuk është një proces i një partie, as i një

maxhorance, por është një proces i shqiptarëve. Në këtë kontekst, unë kam nevojë të kuptoj se

cilat janë kapacitetet e ministrisë dhe nëse ka nevojë që ne, Kuvendi, t’i ushtrojmë presion

pozitiv qeverisë që t’i zgjerojë këto kapacitete dhe t’i forcojë ata, apo ka nevojë për një

teknologji të re për ta ndërtuar këtë proces, ku ministria mund të ketë rolin saj? Të kuptohemi,

sot jemi ne në maxhorancë, nesër mund të jetë dikush tjetër, por ky është një proces që ndoshta

do të duhet të jetë përtej maxhorancave dhe duhet të ketë nevojë për një konsensus të gjerë edhe

nga pikëpamja e mekanizmit dhe përfshirjes së tij në këtë mekanizëm. Ne nuk kemi pse të mos e

bëjmë këtë gjë, qoftë edhe me një akt vullnetmirë të Kuvendit, për të bërë më në fund një gjë që

ka vullnetin dhe mirëkuptimin e të gjitha palëve në funksion të aspiratave të qytetarëve shqiptarë.

E mbështes fort idenë e zotit Rakipi, lidhur me atë që ky këshill, për natyrën që ka, që

është i balancuar me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, por që ka edhe një pjesëmarrje

aktive të shoqërisë civile, ndoshta nuk do të ishte e tepërt që nga mbledhja e sotme të dilnim me

një konkluzion, nuk po them me një rezolutë, por me një deklaratë publike në mbështetje të

nevojës që ka për të ecur përpara procesi zgjedhor. Nëse ne flasim për integrim dhe nuk flasim

për një proces zgjedhor të mirorganizuar dhe të mirëzhvilluar, është e kotë.

Kështu që ky këshill mund ta bëjë këtë gjë. Natyrisht, me maturinë e nevojshme, pa

dyshim, por mund ta bëjë që sot këtë gjë dhe unë e vlerësoj propozimin racional të përfaqësuesit

të shoqërisë civile, zotit Rakipi.

Nga ana tjetër, dua të them faktin se ne jemi përfshirë në një proces debati, diskutimi dhe

miratimi të paketës së dytë të reformës në drejtësi prej 27 ligjesh. Jemi duke organizuar disa

tryeza konsultimi në Tiranë dhe në rrethe me profesionistët e fushës, me grupe interesi dhe

shoqërinë civile.

Meqenëse jam këtu, dëshiroj të kërkoj ndjeshmërinë e grupeve të interesit dhe, në mënyrë

të veçantë, të shoqërisë civile në këtë proces, sepse përfshirja e tyre është e vogël, për të mos

thënë është inaktive, por ndoshta mund të ketë ndonjë defekt në mënyrën e komunikimit dhe të

marrëdhënies, unë nuk besoj që të jetë kjo, sepse ne jemi të hapur dhe ia kemi dërguar të gjithë

paketën të gjitha organizatave të shoqërisë civile, por mbase ka nevojë të përmirësohet në

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

24

funksion të nevojës që kemi për të pasur prezencë më shumë prej tyre, për të ndihmuar në

cilësinë e këtyre projektakteve.

Së fundi, dua të them diçka lidhur me shkollën dhe informacionin që lexova këtu. Unë

nuk e di si do të ecë, e konsideroj si diçka shumë pozitive, dua t’ju jap mbështetje juve

personalisht dhe të gjithë atyre që janë marrë me këtë gjë dhe i përgëzoj!

Sa më shumë ditë kalojnë nga përvoja me reformën, kuptoj që ne kemi një gjeneratë të re,

së cilës duhet t’i japim shumë hapësirë dhe nuk duhet të ngurrojmë për të filluar të artikulojmë

shumë më qartë ne, , në radhë të parë, politika.

Kam dy detaje që më kanë bërë jo vetëm mua, por besoj edhe kolegët e mi të reflektojmë.

Ishte rasti i garës për Avokatin e Popullit. Fillimisht, pati një njoftim, ku morën pjesë tri

kandidatura. Ne e çmuam për ta hapur më tej, për të pasur një komunikim shumë më të gjerë me

të. Kanë marrë pjesë në konkurrim rreth 20 vetë dhe jam i impresionuar nga cilësia e

përfaqësimit të shumë të rinjve dhe të rejave që janë futur në këtë garë. Natyrisht, mund të

mbetet ky që është përsëri në këtë funksion, mund të zgjidhet i ri, kjo nuk është çështje që më

takon mua, i takon vullnetit të ligjvënësve, që do ta mbështesin këtë proces, kjo ka pak rëndësi,

por ajo që është më e rëndësishme nga i gjithë ky proces është se aty kishte djem dhe vajza të

pasionuar me vizion shumë të qartë, të cilët deri dje, nëse i shikoje nga lart, do të dukeshin si

qenie të zakonshme; nëse i kishe përballë, kuptohej që gjërat janë krejt ndryshe.

Ose po marr çështjen e vetingut. Deri 10 ditë përpara askush nuk do të besonte se do të

kishte njerëz që do të konkurronin, madje kam pasur fatin e mirë, siç ndodh ndonjëherë, thuhet

se ke bërë një marrëzi të madhe se nuk ka njerëz në këtë vend, por unë nuk arrij të kuptoj se sot

ka njerëz, por sot janë jo pak, por 100 kandidatë që kanë marrë pjesë për të kandiduar në

komisionet e Vetingut, që janë komisionet më të vështira, jo më në të tjerat. Kështu që ne kemi

nevojë për t’i përfshirë dhe për t’i mbështetur të gjithë këto djem dhe vajza, që po guxojnë të

bëjnë një gjë ndryshe në këtë vend, në të cilin ka kohë që nuk ndryshon gjë.

Majlinda Bregu- Zoti Xhafaj, faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, zoti Shalsi, keni votim, po më thotë Taulanti.

Eduard Shalsi – Shumë shkurt, meqenëse pjesën e komplimenteve e ezauroi zoti Xhafaj

për ju, unë ju përgëzoj për faktin që nuk keni marrë mediet sot dhe do ta vlerësoj shumë këtë

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

25

pjesë, sepse, edhe ky komision është bërë pre dhe i ngjashëm shpeshherë me seancat

parlamentare.

Kam vetëm një sugjerim. E lexova me shumë vëmendje dhe unë vij me shumë kënaqësi

në këto komisione, por u konfuzova pak. Në fakt, pika ishte ecuria e zbatimit të prosperiteteve,

ndërkohë që u fol nëse është dorëzuar raporti, nuk është dorëzuar raporti apo u sugjerua në lidhje

me hapjen e negociatave. Unë mendoj se mund të jetë një pikë e veçantë se ku jemi me statusin,

me hapjen dhe çeljen e negociatave, çfarë strategjie, një informacion për komisionin. Pra, që ta

bëjmë mbledhjen më efikase, do të doja që ta përcaktonim qartazi që në fillim, por humbëm

kohë.

E dyta, është shumë interesante pjesa që ngritën kolegët e shoqërisë civile. Gjatë punës

në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, duke u konsultuar, kam zbuluar elemente të shoqërisë

civile, të cilët, në fakt, nuk i sheh nëpër televizorë, nuk dalin duke bërë protagonistin, por janë

shumë më tepër të kualifikuar se të gjithë ata që marrin përsipër të flasin për këtë çështje. Shkolla

verore duhet të jetë një moment për të tërhequr, për të evidentuar, për të përfshirë dhe për të

krijuar mjedisin e këtyre individëve. Pjesa pastaj që ngriti edhe Nikolini për biznesin është një

çështje më vete, pavarësisht se nuk ndaj të njëjtin opinion me Nikolinin për shkak të shpresës së

biznesit. Ka disa procese, të cilat në rast se nuk do t’i analizojmë siç duhet, siç është mënyra si

është negociuar CEFTA, marrëveshja e tregtisë së lirë, nëse nuk do të kuptojmë shkaqet pse

gjendemi sot këtu, atëherë do të jetë shumë vështirë për t’u përmirësuar. Tani është momenti për

të rikapituluar, rifilluar një proces analize gjykimi për të parë se çfarë mund të korrigjohet dhe të

nxirren mësime për punën e negociatave nesër, pasnesër.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Atëherë po bëj një përmbledhje meqenëse u diskutuan disa gjëra. Po

e nis nga ajo që tha zoti Shalsi për pjesën e qartësimit që kërkon për informacionin dhe raportin

në Kuvend.

Kur ne flasim për pesë prioritetet, flasim sepse pesë prioritet janë domosdoshmëri për

çeljen e negociatave. Pra, nuk kërkojmë dy gjëra të ndryshme.

Për ta mbyllur këtë kapitull, ligji me të cilin ky këshill funksionon, por edhe komisionet

dhe marrëdhëniet e Kuvendit në procesin e integrimi, ka një nen që është neni 18, pika 1.

Zonja Zëvendësministre, thatë se po prisni që këto ditë të vijë raporti në Kuvend. Ligji ju

detyron që raportin ta kishit përcjellë deri në datën 31 janar, ndërkohë ka kaluar koha.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

26

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nga Këshilli i Ministrave, po.

Deri në datën 31 janar është afati i përcaktuar në ligj. Nuk ka ardhur. Dakord, po e lëmë

këtë pjesë.

Po nga ky nen jeni të detyruar të raportoni për ecurinë e procesit të anëtarësimit, që do të

thotë se kur flasim për ecurinë e procesit të anëtarësimit, unë me inteligjencën time e kuptoj që

procesi duhet të nisë me një kuadër, me një framework se ku do të jemi dhe kthehem tek ajo që

kam një vit që e përsëris te nevoja për position paper-in e famshëm, i cili nuk është ende.

Po e mbyllim këtë pjesë, pra jeni me vonesë edhe për raportin që duhet të sjellë Këshilli i

Ministrave, të paktën me 10 ditë. Derisa nuk ka ardhur, kushedi kur vjen.

Për sa i përket pjesës së shkollës, zoti Rakipi, në raundin e parë të shkollës ishte një

tentativë e bërë me këmbënguljen e tre vetëve gjithsej, dy nga të cilët nga stafi i Kuvendit,

hapëm një aplikim zyrtar, online. Të gjithë ishin të lirë për të aplikuar dhe të gjithë ishin të lirë

për të pasur mundësinë dhe për të bërë propozimet e tyre.

Unë e vlerësoj kontributin dhe dëshirën tuaj për t’u përfshirë në raundin e dytë. Mos

mendoni se këtu kemi ngritur një institucion. Ishte një përpjekje gati personale për të bërë një

tentativë identifikimi, e cila, për fatin tonë të mirë dhe të punës që bënë dy vetë natë e ditë për dy

muaj me radhë, arriti që të financohej, me aq sa u financua, me një minimum nga Soros-i, nuk

patëm mbështetje nga askush tjetër për shkak të vonesave në kohë. Këtë radhë, meqenëse u

konsiderua një eksperiencë e suksesshme, delegacioni ka vendosur ta mbështesë financiarisht,

donatorë të tjerë janë në treg për ta mbështetur financiarisht dhe unë e shoh se është ushtrim

shumë i mirë për të bërë atë, të cilën po diskutojmë, të dimë emër mbiemër, nominativ

personash, që nesër mund të jenë të zotë për të marrë përsipër dhe për të qenë të gatshëm për t’u

marrë me negociatat.

Ndaj, jeni të lirë të sillni propozimet tuaja, askush nuk e ka mbyllur këtë derë dhe madje

do të ishte shumë më mirë se të marrim lektorët nga jashtë, sepse raundi i parë ishte me 90%

lektorë të ardhur nga jashtë dhe për aq sa u zhvillua.

Për sa i përket pjesës së reformës në drejtësi, që ngriti zoti Xhafaj, këtë e kam plea për

shoqërinë civile, ju e mbani mend që edhe në raundin e parë të reformës në drejtësi ne bëmë një

mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit mes humoreve të prishura të shumë përfaqësuesve

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

27

të qeverisë apo të deputetëve, të cilëve iu duk se po kapeshin në kurth, apo jo Gjergji, pse ne

organizuam një mbledhje të këshillit me kërkesën e shoqërisë civile.

Kam për shtypjen se ajo që ngriti zoti Xhafaj është thirrje e kujdesshme për ju. Në rast se

doni t’i ndiqni zhvillimet me kujdes dhe të jeni aktorë, duhet të jeni gjithë kohës on dhe të mos

mbetet procesi vetëm për ditën e fundit, ku detyrohemi pastaj të organizojmë deri në minutën e

fundit, pasi edhe ne vihemi në presion, siç ndodhi radhën e parë për të bërë një mbledhje që e

kërkuat ju.

Për sa i përket pjesës së biznesit, Nikolin, e kemi biseduar shpeshherë bashkë, ajo që

mund të them sot është që ne të bëjmë një takim dhe bisedë me ministren e Ekonomisë një

seancë dëgjimore, qoftë këtu, qoftë në Komisionin e Integrimit. Jam e bindur që, nëse do të ketë

një rrëmujë par excellence, në të cilën ne nuk do të dimë se çfarë do të bëjmë, do të jetë pjesa e

kapitullit të bujqësisë dhe pjesa e tregtisë dhe marrëdhënieve tregtare. Nuk do të jenë kapitujt 23

dhe 24 të drejtësisë. Këta janë kapituj politikë, kurse pjesa tjetër e sigurisë ushqimore, e

bujqësisë, e tregtisë, e marrëdhënieve bilaterale, që do të duhet të negociohen pastaj me çdo vend

edhe gjatë negociatave, do të jetë pjesa ku do të hamë dynjanë të gjithë. Prandaj, bashkë me

Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, mirë do të ishte të bënim një seancë të përbashkët.

Hajdeni të shohim mos zgjidhim ndonjë gjë në atë nivel administrate që mund të zgjidhet sot.

Pastaj gjynahet e atyre 20-vjeçarëve, prandaj jemi në vlerësim, prandaj është prioritet

administrata publike.

(Zoti Jaka ndërhyn pa mikrofon.)

E kam të qartë sa ia vështirëson jetën një biznesmeni kur ka një përgjigje nga këto

surrogato dhe të disa injorantëve që mund të jenë në administratë.

Faleminderit të gjithëve!

(Zonja Çani ndërhyn pa mikrofon.)

Eralda, të lutem se duhet të shkojmë në seancë për votim.

Informacionin e sotëm, ju lutem depozitojani vajzave!

(Zonja Çani ndërhyn pa mikrofon.)

Çfarë do të thoni më tani, kur e mbylla?

Eralda Çani – Dua të them se ka një mbështetje nga Bashkimi Europian, SMEI IV-a, që

nis së shpejti dhe ajo ka në fokus negociatat, gjithashtu.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDImënyrën sesi do të vijojmë edhe në muajt në vijim, kur e gjithë vëmendja ose data dhe pikëtakimi i parë, pas së cilës duket sikur do të

28

Lidhur me pjesën tjetër, ka edhe një komitet për lehtësimin e tregtisë që me ministren e

Ekonomisë vërtet...

Majlinda Bregu – Lehtësojani, pra, që të mos vijnë të na e thonë këtu!

Eralda Çani – Jo, është pjesë, është pjesë.

Majlinda Bregu – Atëherë, e mbyllim këtu këtë takim.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!

MBYLLET MBLEDHJA