- WordPress.com Rreth Ramazanit · 24 Injeksionet me të gjitha llojet e tyre nuk e prishin...

12
Rruga e drejtë - WordPress.com Rreth Ramazanit 1. Ramazani është muaji i nëntë hënor dhe vjen pas muajit Shaban. 2. Ibn Mendhuri (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Fjala ‘Ramadan’ është marr nga ‘rameda’, që nënkupton kur agjëruesit i nxehet brendësia nga etja e madhe.” 3. Prej emrave të Ramazanit janë: muaji i agjërimit, muaji i faljes së namazit të natës, muaji i sabrit, muaji i Ramazanit, muaji i Kuranit, muaji i fitoreve etj. 4. Transmetimi nga Haseni dhe të tjerë, se emri Ramadan është një prej emrave të bukur të Allahut, është i dobët dhe jo i saktë. Ngjashëm edhe hadithi që e përcjell Bejhekiu nga Ebu Hurjera (radijAllahu anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: "Mos thoni Ramadan, sepse Ramadan është prej emrave të Allahut, por thoni muaji Ramadan." Këtë hadith e vlerësoi si të dobët vet Bejhekiu dhe dijetarë të tjerë. 5. Agjërimi i Ramazanit është i vlefshëm vetëm nëse bëhet nijeti (me zemër) gjatë natës; nijet i përgjithshëm për tërë Ramazanin dhe nijet i posaçëm për çdo natë. 6. Nëse agjërimi është nafile (vullnetar) nuk kushtëzohet bërja e nijetit natën për agjërimin e të nesërmes. 7. I lejohet xhunubit të bëjë nijet agjërimin para se të lahet dhe agjërimi i tij është i saktë edhe nëse hyn si xhunub në kohën kur duhet të agjërohet. Mirëpo duhet të lahet sa më parë, në mënyrë që ta falë sabahun në xhami, së bashku me muslimanët e tjerë. 8. Shtatzëna është e njëjtë me të sëmurin. Nëse frikohet për shëndetin e saj apo

Transcript of - WordPress.com Rreth Ramazanit · 24 Injeksionet me të gjitha llojet e tyre nuk e prishin...

Rruga e drejtë - WordPress.com

Rreth Ramazanit

1. Ramazani është muaji i nëntë hënor dhe vjen pas muajit Shaban.

2. Ibn Mendhuri (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Fjala ‘Ramadan’ është marr nga ‘rameda’, që nënkupton kur agjëruesit i nxehet brendësia nga etja e madhe.”

3. Prej emrave të Ramazanit janë: muaji i agjërimit, muaji i faljes së namazit të natës, muaji i sabrit, muaji i Ramazanit, muaji i Kuranit, muaji i fitoreve etj.

4. Transmetimi nga Haseni dhe të tjerë, se ‘emri Ramadan është një prej emrave të bukur të Allahut’, është i dobët dhe jo i saktë.

Ngjashëm edhe hadithi që e përcjell Bejhekiu nga Ebu Hurjera (radijAllahu anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: "Mos thoni Ramadan, sepse Ramadan është prej emrave të Allahut, por thoni muaji Ramadan." Këtë hadith e vlerësoi si të dobët vet Bejhekiu dhe dijetarë të tjerë.

5. Agjërimi i Ramazanit është i vlefshëm vetëm nëse bëhet nijeti (me zemër) gjatë natës; nijet i përgjithshëm për tërë Ramazanin dhe nijet i posaçëm për çdo natë.

6. Nëse agjërimi është nafile (vullnetar) nuk kushtëzohet bërja e nijetit natën për agjërimin e të nesërmes.

7. I lejohet xhunubit të bëjë nijet agjërimin para se të lahet dhe agjërimi i tij është i saktë edhe nëse hyn si xhunub në kohën kur duhet të agjërohet. Mirëpo duhet të lahet sa më parë, në mënyrë që ta falë sabahun në xhami, së bashku me muslimanët e tjerë.

8. Shtatzëna është e njëjtë me të sëmurin. Nëse frikohet për shëndetin e saj apo

Rruga e drejtë - WordPress.com

të fetusit, e prish agjërimin dhe e kompenson pas Ramazanit dhe nuk e ka për detyrë të japë ushqim.

9. Ibn Uthejmin rahimehullah: “I lejohet atij që është në itikaf të flasë me telefon për t'iu ndihmuar muslimanëve.”

10. Shejh Feuzan: “Kush ka sëmundje kronike dhe e prish agjërimin, pastaj shërohet prej saj, duhet t'i kompensojë ditët e lëna.”

11. Nëse femra e shkakton ardhjen e ciklit menstrual apo e pengon atë, atëherë vendimi fetar për agjërim varet nga gjendja në të cilën është.

12. Nuk punohet me imsak (të takvimit) për nga aspekti i kujdesit dhe maturisë, mirëpo e ke të lejuar të hash e të pish derisa të hyjë agimi i vërtetë.

13. Nuk i lejohet njeriut të udhëtojë me qëllim që t'i lejohet prishja e agjërimit, sepse kjo do të thotë të bësh hile në fe.

14. Komisioni i përhershëm: “Nuk i lejohet nxënësit të prish agjërimin gjatë mësimit për provime, sepse një gjë e tillë nuk është arsye për prishjen e tij.”

15. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Masturbimi gjatë ditës së Ramazanit e prish agjërimin dhe është haram (edhe jashtë tij). Kjo për shkak të hadithit kudsij:

"Agjëruesi e braktis epshin e vet për hir Timin."

16. S'ka gjë nëse nuhatet aroma e parfumeve dhe myskut, përveç nëse qëllimisht e thith brenda tymin që del prej tyre.

17. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “S'ka gjë nëse agjëruesi përdorë pastën e dhëmbëve, nëse nuk depërton në brendësinë e tij.”

18. Përdorimi i makijazhit dhe pudrave për qëllim të zbukurimit dhe vënia e parfumit nuk e prishin agjërimin.

Rruga e drejtë - WordPress.com

19. Përdorimi i aparatit spërkatës për astmë, apo për vrasjen e insekteve, apo largimin e djersëve e gjëra tjera të kësaj natyre, nuk e prishin agjërimin.

20. shejkh Feuzan: “Përdorimi i aparatit spërkatës për t'i dhënë aromë të mirë gojës, nuk e prish agjërimin, përveç nëse depërton brenda fytit.”

21. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “S'ka gjë në përdorimin e pikave të syrit apo të veshit, edhe nëse e ndien shijen e tyre në fyt.”

22. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Nëse pikat e hundës arrijnë në fyt, e prishin agjërimin, ngase hunda është vend prej nga ku mund të futet ushqimi.”

23. Anestezioni lokal apo i përgjithshëm dhe lëvizja e tij nëpër trup, nuk e prishin agjërimin.

24 Injeksionet me të gjitha llojet e tyre nuk e prishin agjërimin, përveç nëse janë ushqyese.

25. Pirja e duhanit e prish agjërimin dhe nuk lejohet të bëhet hile duke thithur tymin e tij.

26. Përgojimi, bartja e fjalëve dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, nuk e prishin agjërimin, por e pakësojnë shpërblimin e tij.

27. Nuk lejohet vonimi i iftarit dhe shpejtimi i syfyrit, ashtu siç bëjnë rafidat.

28. Nëse femrës i vjen cikli para perëndimit të diellit, qoftë edhe për një moment të shkurtë, i prishet agjërimi.

Rruga e drejtë - WordPress.com

29. Shejkh bin Baz rahimehullah: “Mbushja e dhëmbëve nuk e prish agjërimin, edhe nëse ndien shije në fyt.”

30. Dhënia e gjakut për analiza nuk e prish agjërimin, ndërkohë që për hixhamen ka mospajtime mes dijetarëve.

31. Ai që sëmuret në Ramazan, pastaj pas tij dëshiron të kompensojë ditët e lëna, mirëpo e kupton që sëmundja e tij është kronike, nuk detyrohet me asgjë tjetër, përveç dhënies së ushqimit për çdo ditë të lënë.

32. Lejohet që ushqimi t'i jepet vetëm një të varfri, apo një grupi të varfrish, apo tridhjetë vetave prej tyre, pra aq sa janë ditët e Ramazanit. Lejohet të japësh atë përnjëherë, qoftë në fillim të muajit, në mes apo në fund të tij, apo të ndarë në ditë, edhe pse është më mirë të jepet sa më parë.

33. Kush vuan nga ndonjë sëmundje kronike dhe jep ushqim për të varfrit në fillim të muajit të Ramazanit për tërë muajin, pastaj në mes të muajit apo gjatë disa ditëve të tij, mjeku i tregon se është shëruar, ky njeri duhet t'i agjërojë ditët e mbetura dhe nuk i mjafton ushqimi i dhënë në fillim të muajit.

34. I lejohet femrës, nëse është e nevojshme, që gjatë agjërimit ta provojë ushqimin për të ditur se a ka kripë e gjëra të ngjashme, mirëpo nuk duhet ta gëlltisë atë.

35. S'ka gjë të keqe nëse thithet avulli i ujit, nga ata që punojnë nëpër fabrikat e pastrimit të tij, apo nga ta që i pastrojnë veturat.

36. Nënës i lejohet ta përtypë ushqimin e të voglit, nëse s'ka zgjidhje tjetër, mirëpo s'duhet që ta përpijë atë.

37. S'ka gjë të keqe nëse agjëruesi detyrohet të shijojë ndonjë artikull që e blen nga tregu. Ibn Abbasi radijAllahu anhu thoshte: "S'ka gajle nëse agjëruesi e kërkon uthullën apo atë që dëshiron ta blejë." Ky transmetim është vlerësuar si hasen (i mirë) nga imam Albani në "Irua El-Galil".

Rruga e drejtë - WordPress.com

38. Nëse agjëruesi përpin paqëllim atë që i është ngjitur për dhëmbë, apo është aq e pakët saqë vështirë mund të ruhet prej saj apo ta qet jashtë gojës, atëherë ajo gjë konsiderohet sikur të ishte pështymë

39. Nëse gjatë procesit të dializës (pastrimit të veshkës) ka nevojë për nxjerrjen e gjakut, pastaj rikthimin e tij duke i shtuar edhe elemente kimike e ushqyese, atëherë agjërimi prishet.

40. Kush ha dhe pi duke menduar se ende është natë, mirëpo pastaj i qartësohet se ka hyrë agimi, nuk detyrohet me asgjë. Këtë mendim e zgjodhi edhe ibn Tejmije rahimehullah. Ndërkaq, ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë: "Allahu ta ka lejuar ngrënien dhe pirjen kur dyshon në hyrjen e kohës së sabahut."

41 Kush ha apo pi nga harresa, agjërimi i tij është i saktë, pavarësisht se a është obligim apo vullnetar. Ndërkaq, kujt i kujtohet duke e pasur ushqimin ende në gojë, duhet ta qesë jashtë, në të kundërtën, agjërimi i prishet.

42 Nëse thirret ezani i sabahut dhe ena është në dorë, qoftë me ujë apo ushqim, atëherë njeriut i lejohet të vazhdojë, mirëpo pa e tepruar. Nuk e ke për detyrë ta heqësh jashtë atë që e ke në gojë sapo ta dëgjosh ezanin, sepse feja jonë është shumë e lehtë e jo e rëndë.

43. Gjërat të cilave s'mund t'u iket, nuk e prishin agjërimin, si: përpirja e pështymës, apo tubimi i saj në gojë, pastaj përpirja, apo pluhuri i rrugës, apo i miellit, apo hyrja e tymit, apo e insekteve të vocrra, mirëpo nëse kjo ndodh paqëllim.

44. Vjellja nuk e prish agjërimin, përveç nëse bëhet qëllimisht.

45. Besimi i njerëzve se nata e Kadrit është në natën e njëzeteshtatë të Ramazanit, është besim i gabuar dhe i privon ata nga mirësi të shumta. Ajo ndodhet në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, në njërën prej netëve tek të tij dhe vazhdimisht zhvendoset nga njëra natë në tjetrën.

Rruga e drejtë - WordPress.com

46. Bërja e nijetit me gojë për agjërim është bidat (shpikje në fe), sepse vendi i nijetit është zemra. Nijet do të thotë dëshira për veprim. Kush ha syfyr, veçse e ka bërë nijetin për agjërimin e së nesërmes.

47. Nëse femra pastrohet nga cikli menstrual pak para hyrjes së kohës së sabahut, e ka obligim ta agjërojë atë ditë dhe s'ka gjë nëse e vonon larjen e trupit.

48. Komisioni i përhershëm për fetua: “Studentëve nuk u lejohet ta prishin agjërimin nga frika se bien në provime apo se nuk mund të përgjigjen siç duhet, sepse kjo s'është arsye që e lejon prishjen e agjërimit.”

49. Imam Uthejmin rahimehullah: “Kujt i humb tërësisht mendja, nuk obligohet me agjërim. Po ashtu, kujdestari i tij nuk e ka për detyrë të japë ushqim për të, ngase detyrimi për agjërim ka rënë nga ai për shkak të humbjes së mendjes.”

50. Nëse gjatë ditës së Ramazanit, të çmendurit i kthehet mendja, apo femra pastrohet nga cikli menstrual, apo udhëtarit i mbaron udhëtimi, apo shërohet i sëmuri, apo hyn në pubertet i vogli, apo bëhet musliman jobesimtari, asnjëri nga këta nuk detyrohet me agjërim të asaj dite, ngase nuk detyroheshin me të në fillim të saj. Ndërsa, kush ndalet nga ngrënia e pirja në këtë ditë, kjo nuk u vlen dhe duhet të kompensojë atë pas Ramazanit.

51. Atyre që punojnë punë të rënda nuk u lejohet të mos agjërojnë për shkak të vështirësisë apo lodhjes së mundshme. Po ashtu, nuk lejohet mos agjërimi nga frika (e imagjinueshme) se njeriu mund të goditet nga ndonjë sëmundje për shkak të nxehtit të të verës.

52. Shejkh bin Baz rahimehullah: “Kënd e zë uria apo etja e madhe dhe frikohet (gati është i bindur) për veten se do të vdesë, apo do t'i ikin shqisat apo njëra prej tyre (mirëpo jo hamendësim), e prish agjërimin dhe pastaj e kompenson, ngase ruajtja e vetës është obligim.”

53. Hyrja e Ramazanit pohohet duke e parë hënën e re, ndërkaq kalkulimet e takvimeve nuk merren në konsideratë për hyrjen e muajit.

Rruga e drejtë - WordPress.com

54. Agjërimi është shëndet, mirëpo hadithi: "Agjëroni që të jeni të shëndetshëm", nuk është i saktë. Atë e ka vlerësuar si të dobët imam Albani në "Da'if El-Xhami'", nr. 3504.

55. "O Allah, mundësona ta arrijmë Ramazanin!" është një lutje e mirë. Mirëpo hadithi i përhapur në mesin e njerëzve: "O Allah, na beko në Rexheb e Shaban dhe na mundëso ta arrijmë Ramazanin!" është hadith i dobët. Imam Albani e vlerësuar si të dobët në "Da'if El-Xhami'", nr. 4395.

56. Sikur njeriu të dinte se çfarë shpërblimi dhe sevapi ka në Ramazan, do të dëshironte që ai kurrë mos të përfundonte. Mirëpo hadithi: "Sikur njerëzit të dinin se çfarë ka në Ramazan, ummeti im do të dëshironte që tërë viti të jetë Ramazan” është i dobët. Shih: "Da'if Et-Tergib", 1/302 të imam Albanit.

57. I tërë Ramazani është mëshirë, falje mëkatesh dhe lirim nga zjarri. Ndërkaq, hadithi: "Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij është falje dhe fundi i tij është lirim nga zjarri." është i dobët. Shih "Da'if El-Xhami'", nr. 2135 të imam Albanit (Allahu e mëshiroftë).

58. Ramazani është arenë e atyre që garojnë drejt punëve të mira. Askush nuk tregohet dembel në të, përveç pasivëve e batallëve dhe askush nuk përpiqet në të përveç prijatarëve. Mirëpo hadithi: "Allahu e shikon garimin tuaj në të, andaj shfaqni Atij vetëm punë të mira." është i shpikur. Shih: "Da'if Et-Tergib", nr. 592.

59. Prej zakoneve të këqija gjatë Ramazanit është gjumi i tepërt, deri në atë shkallë ku njeriu nuk e ndien kënaqësinë e agjërimit. Muslimani duhet ta mbushë kohën e tij me dhikr dhe adhurim. Ndërsa hadithi: "Gjumi i agjëruesit është adhurim, heshtja e tij është tesbih dhe lutja e vepra e tij janë të pranuara." është i dobët. Shih: "Es-Silsile Ed-Dai'fe", nr. 4696 të imam Albanit.

60. Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi." (El-Bekare, 183) Allahu e bëri atë obligim për një qëllim, urtësi dhe dobi, të cilën e

përshkroi me fjalët: "që të mund të ruheni nga të këqijat." Andaj, nëse

Rruga e drejtë - WordPress.com

devotshmëria jote nuk shtohet së bashku me agjërimin, atëherë dije se në agjërimin tënd ka defekt, ndaj dhe rishikoje atë.

61. Gjatë abdesit shpërlaje gojën e hundën mirë e mirë, duke e futur ujin shumë thellë, përveç nëse je agjërueshëm. Nuk ka dëshmi për atë që e ndalon agjëruesin nga shpëlarja e tyre apo nga përdorimi i misuakut.

62. Allahu thotë në një hadith kudsij: "Agjërimi është për mua dhe unë shpërblej për të." Sa nder i madh është ky për agjëruesin!

63. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Enteroskopi i zorrëve (aparat i pajisur me kamerë për kontrollimin e zorrëve që futet brenda nga goja) nuk e prish agjërimin, përveç nëse lyhet me ndonjë materie ushqyese që e lehtëson hyrjen e saj (si: uji që përdoret për pastrimin e kamerës). Në këtë rast, agjërimi prishet për shkak të kësaj materie dhe jo për shkak të aparatit.”

64. Prej udhëzimit profetik është shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit.

65. Shejkh Uthejmin rahimehullah: “Kush ka nevojë për prishjen e agjërimit në mënyrë që të shpëtojë dikë që është duke u mbytur në ujë, apo për të fikur ndonjë zjarr, e prish atë dhe pastaj e kompenson.”

66. Pilulat që vendosen poshtë gjuhës për të trajtuar sëmundjet e zemrës, nuk e prishin agjërimin, përveç nëse përpihen.

67. Përdorimi i spirales nga ana e femrave, apo i medikamenteve për trajtimin e infeksioneve të organit, apo kryerja e paptestit (kontrollit të qafës së mitrës) nuk e prishin agjërimin. Po ashtu as përdorimi i supositorëve.

68. Nëse agjërimi të shkakton humbje të vetëdijes, e prish atë dhe e kompenson.

69. Kujt i humbet vetëdija gjatë ditës së agjërimit, pastaj i kthehet para perëndimit të diellit, agjërimi i tij është i saktë, sepse ai e ka filluar ditën agjërueshëm.

Rruga e drejtë - WordPress.com

70. Oksigjeni në formë gazi dhe anestezioni nuk e prishin agjërimin, përderisa të sëmurit nuk i jepen materie ushqyese.

71. Në kuptimin gjuhësor fjala ‘agjërim (saum)’ do të thotë të përmbajturit. Realiteti i të përmbajturit është dy llojesh: a) të përmbajturit material, pra nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, b) të përmbajturit shpirtëror nga gjërat e kota, përgojimi, bartja e fjalëve, grindjet, zilia etj. Siç lexojmë në një hadith:

"Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të punuarit me të, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lejë ushqimin dhe pijen."

72. Kush vdes gjatë muajit të Ramazanit, atëherë as ai dhe as kujdestari i tij nuk detyrohen me asgjë, sa i përket pjesës së mbetur të muajit pa agjëruar.

73. Kush e merr vesh për fillimin e Ramazanit pas hyrjes së agimit, në atë ditë ai duhet të përmbahet nga gjërat që e prishin agjërimin dhe duhet ta kompensojë atë, sepse nuk ka agjërim ai i cili nuk e bën nijetin natën.

74. Kush e sheh agimin e vërtetë pa thirr ende ezani, ai vepron sipas asaj që e sheh dhe nuk e merr në konsideratë ezanin. Po ashtu, edhe ai i cili e sheh diellin duke perënduar, e prish agjërimin dhe nuk e pret thirrjen e ezanit.

75. Marrja e mostrave nga mëlçia apo organet tjera nuk e prishin agjërimin, përderisa nuk shoqërohet me futjen e solucioneve.

76. Atyre që udhëtojnë shpesh, si: pilotët, tregtarët, transportuesit etj. u lejohet ta prishin agjërimin edhe nëse kjo gjendje e tyre zgjatë tërë muajin e Ramazanit, mirëpo e kanë për detyrë t'i kompensojnë ditët e lëna.

77. Kush është ende në tokë dhe e prish agjërimin pasi të perëndojë dielli, mirëpo pasi të ngjitet aeroplani e sheh diellin, nuk obligohet me asgjë sepse ai e ka plotësuar agjërimin.

78. Kur femra fillon t'i zëvendësojë ditët e lëna, nuk i lejohet ta prishë agjërimin, përveç nëse ka ndonjë arsye fetare dhe po ashtu nuk e ka për detyrë të marrë leje

Rruga e drejtë - WordPress.com

nga burri për agjërimin e tyre, apo ta dëgjojë atë nëse e urdhëron për të mos agjëruar.

79. Nëse gjatë agjërimit të Ramazanit femra i bindet burrit për marrëdhënie intime, atëherë edhe ajo detyrohet me atë që detyrohet burri, për shkak se i është bindur atij dhe që të dytë duhet të japin keffaretin (shpagimin), që është lirimi i një robi. E nëse s'kanë mundësi, atëherë agjërojnë dy muajve rresht. E nëse nuk munden, atëherë i ushqejnë gjashtëdhjetë të varfër. E nëse burri e detyron për marrëdhënie intime, ajo duhet të refuzojë sa të mundet, dhe në këtë rast ajo nuk obligohet me shpagim. Madje, ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë që edhe agjërimi i saj është i saktë.

80. Nëse lehonës i vazhdon gjaku edhe pas të dyzetave, shumica e dijetarëve thonë se e bën nijet agjërimin dhe pastrohet, përveç nëse vazhdimi i gjakut rastis të jetë në kohën kur zakonisht duhet t'i vijnë menstruacionet. Në këtë rast, asaj nuk i lejohet të agjërojë. Në të kundërtën, gjaku i saj është istihada dhe asaj i lejohet të agjërojë.

81. Nëse femra e ndien lëvizjen e gjakut, mirëpo nuk e sheh apo nuk i del, veçse pas perëndimit të diellit, atëherë agjërimi i saj për atë ditë është i saktë dhe nuk i lejohet ta prishë atë, apo ta bëjë nijet një gjë të tillë.

82. Komisioni i përhershëm: “Nëse shtatzëna gjatë agjërimit vëren dalje të gjakut, agjërimi i saj është i saktë dhe kjo nuk ndikon asgjë në agjërimin e saj.”

83. Femra e cila e di se cikli i saj është të nesërmen, vazhdon të agjërojë dhe nuk e prish atë derisa të shohë gjakun.

84. Muslimanët e vendeve ku dallohet nata prej ditës, e kanë për detyrë të agjërojnë edhe nëse dita zgjatet shumë.

85. Vendet në të cilat s'mund të dallohet nata prej ditës, agjërojnë sipas kohës së vendit më të afërt me ta, në të cilin dallohet nata nga dita.

86. Pastrimi i veshit dhe heqja e dhëmbit nuk e prishin agjërimin.

Rruga e drejtë - WordPress.com

87. Futja e aparatit nëpër arteriet e zemrës për t'i incizuar apo trajtuar ato, nuk e prish agjërimin.

88. Atë që trupi e thith nga lëkura, si: vajrat, yndyrat, melhemet, pastaj ato që ngjitën për lëkure me qëllim të kurimit të cilat përmbajnë materie ushqyese apo kimike, nuk e prishin agjërimin.

89. Femra e cila e arrin pubertetin, mirëpo i vije turp të tregojë këtë gjë dhe nuk agjëron, duhet të pendohet dhe t'i zëvendësojë ditët e lëna.

90. Ai që duhet të japë ushqim (si kompensim), lejohet ta autorizojë një njeri të besueshëm për këtë.

91. Dalja e medhjit dhe uedjit nuk e prish agjërimin, pavarësisht shkakut. Medhji është lëng i hollë ngjitës që del nga epshi dhe i paraprinë spermës, ndërsa uedji është lëng i bardhë që del para apo pas urinës dhe nuk ndërlidhet me epsh.

92. Prej hajnave të Ramazanit është edhe gjuha kur ajo lihet e lirë në përgojim, në gënjeshtër, në bartje të fjalëve e mëkate të tjera.

93. Dalja e gjakut nga hundët apo nga mishi i dhëmbëve nuk e prish agjërimin, porse nuk duhet të përpihet.

94. Prej vlerave të Ramazanit është se për çdo natë, prej fillimit e deri në fund, Allahu liron numër të madh të njerëzve nga zjarri.

95. Nuk lejohet vonimi i ezanit të akshamit dhe as vonimi i iftarit qëllimisht për të qenë më të sigurt, sepse në këtë ka kundërshtim të qartë ndaj Sunetit.

96. Nuk është kusht që ditët e lëna me arsye të kompensohen njëra pas tjetrës.

97. Disa femra kur t'u vijë cikli, turpërohen nga familja dhe agjërojnë se bashku me të tjerët. Kjo vepër është haram dhe ato duhet të pendohen.

98. Burrave nuk u lejohet të mos falin në xhami namazin e akshamit, me

Rruga e drejtë - WordPress.com

arsyetimin se kanë për të ngrënë iftar. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bënte iftar me hurma të njoma, apo të pjekura, apo pinte ujë dhe dilte në xhami.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku