Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re...

29
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos Steel sh.p.k përmes metodës spin-off special Këto rregulla të tenderit përcaktojnë udhëzimet dhe procedurat për dorëzimin e ofertave. Përmes pjesëmarrjes së ofertuesit në çfardo faze të tenderit dhe dorëzimit të ofertës, ofertuesi pajtohet t’i nënshtrohet kushteve të këtyre Rregullave të Tenderi. Përkufizimet Termat në vijim kanë kuptimin e dhënë në këto Rregulla të Tenderit, përveç se në rastet kur logjika e kërkon ndryshe: “Kompania ndërvarëse” nënkupton çfarëdo korporate ose subjekti afarist që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë ka në pronësi dhe e kontrollon ofertuesin. Për qëllime të këtij përkufizimi fjala “pronësi” nënkupton pronësinë mbi 50% ose më shumë të aksioneve të asaj korporate ose të drejta pronësore të 50% të atij subjekti tjetër. Agjencia” nënkupton Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. Agjenti” nënkupton çdonjërin i cili vepron si agjent ose vepron drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë në emër të, ose sipas udhëzimeve të një personi tjetër, pa marrë parasysh nëse veprimet e tilla bëhen në mënyrë të zbuluar ose të pazbuluar. "Pronari përfitues" nënkupton pronarin përfitues të aksioneve ose të ndonjë lloji tjetër të interesave pronësore në një subjekt juridik, ku aksionet ose të interesat tjera pronësore të tij mund të jenë të regjistruara në emër të një personi tjetër (p.sh. i afërm, ndërmjetës, kujdestar, bankë ose ndonjë person ose subjekt tjetër) për arsye të ndryshme, dhe i cili mund, apo ka të drejtë, t’i shes aksionet ose interesat e tilla pronësore dhe/ose ka të drejtë të pranojë çfarëdo dividente, interesi ose profiti. Oferta” nënkupton mbledhjen e dokumenteve të dorëzuara nga një ofertues në përputhje me këto Rregulla për Tender. Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041 Page 1 of 29

Transcript of Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re...

Page 1: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

Rregullat e Tenderit për

privatizimin e Ndër. së Re Llamkos Steel sh.p.k përmes metodës spin-off special

Këto rregulla të tenderit përcaktojnë udhëzimet dhe procedurat për dorëzimin e ofertave. Përmes pjesëmarrjes së ofertuesit në çfardo faze të tenderit dhe dorëzimit të ofertës, ofertuesi pajtohet t’i nënshtrohet kushteve të këtyre Rregullave të Tenderi.

Përkufizimet

Termat në vijim kanë kuptimin e dhënë në këto Rregulla të Tenderit, përveç se në rastet kur logjika e kërkon ndryshe: “Kompania ndërvarëse” nënkupton çfarëdo korporate ose subjekti afarist që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë ka në pronësi dhe e kontrollon ofertuesin. Për qëllime të këtij përkufizimi fjala “pronësi” nënkupton pronësinë mbi 50% ose më shumë të aksioneve të asaj korporate ose të drejta pronësore të 50% të atij subjekti tjetër. “Agjencia” nënkupton Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. “Agjenti” nënkupton çdonjërin i cili vepron si agjent ose vepron drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë në emër të, ose sipas udhëzimeve të një personi tjetër, pa marrë parasysh nëse veprimet e tilla bëhen në mënyrë të zbuluar ose të pazbuluar. "Pronari përfitues" nënkupton pronarin përfitues të aksioneve ose të ndonjë lloji tjetër të interesave pronësore në një subjekt juridik, ku aksionet ose të interesat tjera pronësore të tij mund të jenë të regjistruara në emër të një personi tjetër (p.sh. i afërm, ndërmjetës, kujdestar, bankë ose ndonjë person ose subjekt tjetër) për arsye të ndryshme, dhe i cili mund, apo ka të drejtë, t’i shes aksionet ose interesat e tilla pronësore dhe/ose ka të drejtë të pranojë çfarëdo dividente, interesi ose profiti. “Oferta” nënkupton mbledhjen e dokumenteve të dorëzuara nga një ofertues në përputhje me këto Rregulla për Tender.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 1 of 29

Page 2: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

“Ofertuesi” nënkupton çdo person ose subjekt i cili: (1) aplikon për t’u përfshirë në Librin e Ofertuesve të Mundshëm dhe/ose (2) është në procesin e përgatitjes, apo ka dorëzuar një ofertë.

“Dokumentet e ofertës” nënkuptojnë: (1) Njoftimin për Tender; (2) një memorandum i informatave (a) ku jipet një përmbledhje e aktivitetit afarist të NSH-së dhe aseteve kyçe të saja, (b) së bashku me një ilustrim të Detyrimeve Rrjedhëse dhe (c) kontratave të cilat do t’i transferohen subjektit të ri, së bashku me informacionet e tjera; (3) këto Rregulla të Tenderit; (4) një marrëveshje për ruajtjen e sekretit afarist për t’u nënshkruar nga ofertuesit dhe Agjencia; dhe (5) modeli i Kontratës së Shitjes dhe modelin e dekleratave të transferit (duke përfshirë cilindo nga dokumentet e bashkangjitura) dhe çfarëdo dokumente tjera të cilat përmenden në këto Rregulla të Tenderit dhe të cilat duhet të nënshkruhen apo të dërgohen. “Bordi” nënkupton Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. “Marrëveshja për Zotime” nënkupton marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Agjencisë dhe Ofertuesit Fitues, përmes së cilës Ofruesi Fitues si blerës i subjektit të ri, pajtohet t’i nënshtrohet (1) zotimeve për investime, (2) zotimeve për punësim, (3) çfarëdo zotime tjera dhe (4) mekanizmave detyrues që kanë të bëjnë me (1) deri në (3) dhe që janë përshkruar në Shtojcën C të këtyre Rregullave të Tenderit (“Shtojca C”). "Kontrolluesi" nënkupton cilindo person i cili ka për detyrë të kontrollojë veprimet e subjektit juridik (korporatën, partneritetin etj) sipas kontratës së punësimit, prokurës ose diçka tjetër, si p.sh: drejtori menaxhues, shefi ekzekutiv, kryetari i bordit ose ndonjë aksionar i madh. "Detyrimet Rrjedhëse" nënkupton disa borxhe dhe detyrime të caktuara të NSH-së, të cilat janë krijuar gjatë afarizimit të zakonshëm dhe të cilat janë paraqitur në një listë ilustrative në Memorandumin e Informatave dhe/ose në zyrën e të dhënave, ku ndër të tjerash përfshihen: (1) detyrimet për TVSH-në neto të NSH-së, ku përjashtohen kamatat dhe gjobat, të cilat janë grumbulluar dymbëdhjetë muaj para datës së hyrjës në fuqi të deklerates përkatëse të transferit dhe të cilat mbeten të papaguara deri në të njëjtën datë, (2) koston e furnizimit me mallëra dhe shërbime (por duke mos përfshirë pagat, pensionet dhe pagesat tjera që janë bërë për punonjësit ose në emër të tyre si punonjës të NSH-së) që grumbullohen gjatë afarizimit të zakonshëm dhe që (a) janë grumbulluar brenda periudhës tre mujore e cila përfundon në datën e hyrjes në fuqi të deklerates përkatëse të transferit, (b) mbetet e papaguar deri në datën e tillë dhe të cilat i atribuohen Biznesit, si dhe (3) çfarëdo obligime që i barten subjektit të ri përmes dekleratës përkatëse të transferit, të cilat janë identifikuar në memorandumin e informatave dhe në azhurimet e bëra aty apo në zyrën e të dhënave. “Zotimet për nivelin e punësimit” nënkupton numrin e punonjësve për t’u punësuar nga ose në emër të Subjektit të Ri për të cilët Ofertusi zotohet se do t’i mbajë gjatë 2 viteve të para pas futjes në fuqi të Kontratës së Shitjes, ashtu siç theksohet në Shtojcen C. “Data për Dorëzimin e Ofertës së Parë” për qëllime të këtij Tenderi nënkupton 19 janar 2005 ose çfarëdo date tjetër më pas e cila në çfarëdo amandamenti të këtyre Rregullave të Tenderit nga Agjencia përcaktohet të jetë Data e Dorëzimit të Ofertës së Parë.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 2 of 29

Page 3: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

“Periudha për Dorëzimin e Ofertës së parë” nënkupton periudhën kohore prej orës 10 deri në orën 12, koha e Kosovës, gjatë Datës për Dorëzimin e Ofertës së Parë. “Kapitali themelues fillestar” nënkupton 1.250 € (njëmijëedyqindepesëdhjetë euro) i cili është paguar ose do të paguhet nga ana e Agjencisë në kapitalin themelues të subjektit të ri me qëllim të themelimit të Subjektit të ri. “Zotimet për investime” nënkuptojnë investimet kapitale të cilat do të bëhen nga ose në emër të Subjektit të Ri për të cilat Ofertuesi zotohet se do t’i bëjë gjatë 2 viteve të para pas futjes në fuqi të Kontratës së Shitjes, ashtu siç thuhet në Shtojcën C. “Libri i Ofertuesve të Mundshëm” nënkupton librin konfidencial të ofertuesve të mundshëm të kualifikuar i cili mbahet nga Agjencia. “Ofertuesit e Kualifikuar” nënkupton ashtu siç është përcaktuar në nenin 7.2 të këtyre Rregullave të Tenderi. “Përfaqësuesi” nënkupton cilindo person të autorizuar në mënyrë ligjore për të vepruar në emër të Ofertuesit gjatë periudhës së Tenderit deri në, dhe duke përfshirë, realizimin e kontratës së shitjes. “Kontrata e shitjes” nënkupton marrëveshjen e shitblerjes së aksioneve e cila lidhet ndërmjet ofertuesit fitues dhe Agjencisë, në emër të NSH-së, nëpërmjet së cilës ofertuesit fitues i shitet tërë kapitali i aksioneve të emetuara të subjektit të ri. “Data për Dorëzimin e Ofertës së Dytë” për qëllime të këtij Tenderi nënkupton 26 janar 2005, ose çfarëdo date tjetër më pas e cila në çfarëdo amandamenti të këtyre Rregullave të Tenderit nga Agjencia përcaktohet të jetë Data e Dorëzimit të Ofertës së Dytë. “Periudha për Dorëzimin e Ofertës së Dytë” nënkupton periudhën kohore prej orës 10 deri në orën 12, koha e Kosovës, gjatë Datës për Dorëzimin e Ofertës së Dytë. “NSH” nënkupton ndërmarrjen shoqërore, ku asetet, detyrimet rrjedhëse dhe operimet e saj i nënshtrohen këtij Tenderi, ashtu siç theksohet në Njoftimin për Tender. “PSSP” nënkupton Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. “Subjekti i Ri” nënkupton kompaninë me përgjegjësi të kufizuar e cila do të themelohet nga ana e Agjencisë në emër të NSH-së, në të cilën do të barten asetet e caktuara dhe detyrimet rrjedhëse të NSH-së. “Tenderi” nënkupton procesin në të cilin Agjencia zgjedh ofertuesin fitues për të blerë subjektin e ri, siç është shpallur në Njoftimin për Tender.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 3 of 29

Page 4: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

“Njoftimi për Tender” nënkupton njoftimin e lëshuar nga Agjencia në lidhje me një NSH të caktuar ku ofrohen detajet e tenderi. “UNMIK-u” nënkupton Misionin e Përkohshëm të Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. “Ofertuesi Fitues" nënkupton ofertuesin që ka dorëzuar ofertën fituese ashtu siç është përcaktuar duke përdorur formulën e dhënë në Shtojcen C, i cili në pajtim me këto Rregulla të Tenderit do t’a ketë obligim të blej të gjithë kapitalin e nxjerrë të aksioneve të subjektit të ri dhe t’i përmbahet obligimeve të përcaktuara në Marrëveshjen për Zotime. Hyrje Agjencia Kosovare e Mirëbesimit është themeluar bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/12 të datës 13 qershor 2002 mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Një pjesë e mandatit të Agjencisë ka të bëjë me administrimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe kryerjen e aktiviteteve të tilla që do të ruajnë ose rrisin vlerën dhe qëndrueshmërinë e atyre ndërmarrjeve, duke përfshirë këtu shitjen e aseteve të atyre ndërmarrjeve personave juridik. Për informata shtesë në lidhje me UNMIK-un dhe agjencinë ju lutem vizitoni vebfaqet e dhëna: www.unmikonline.org and www.kta-kosovo.org Struktura e Shitjes Shitja e aseteve dhe e një numri të kufizuar të detyrimeve rrjedhëse të një NSH-je tek një investues do të ndikohet duke krijuar së pari subsidiarin apo subjektin e ri të NSH-së. Asetet e caktuara të NSH-së dhe detyrimet rrjedhëse, më pas do të transferohen në subsidiarin ose subjektin e ri, i cili do t’i shitet ofertuesit fitues. Gjithashtu, nga ofertuesi fitues do të kërkohet të plotësojë zotimet e caktuara për investime, punësim dhe të tjera, të cilat janë të përshkruara në Shtojcën C. Procesi i vlerësimit të ofertave dhe përzgjedhjes së ofertuesit fitues është definuar në Shtojcen C. Krijimi i subjektit të ri dhe transferimi i aseteve dhe detyrimeve rrjedhëse të NSH-së tek subjekti i ri do të kryhet përpara nënshkrimit të kontratës së shitjes. Me dorëzimin e ofertës, ofertuesi kupton dhe pajtohet që ai konkurron për blerjen e subjektit të ri që përbëhet nga asetet dhe detyrimet rrjedhëse e NSH-së që ofrohet për shitje në atë tender të caktuar. Procesi i Tenderit Këto Rregulla për Tender përcaktojnë udhëzimet dhe procedurat për dorëzimin e ofertës dhe për Agjencinë që të zgjedhë Ofertuesin Fitues. Për t’u marrë parasysh një ofertë duhet të jetë në pajtim me këto Rregulla për Tender.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 4 of 29

Page 5: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

1. Ofertuesit që nuk kanë të drejtë të ofertojnë 1.1 Personat juridik dhe fizik të përmendur më poshtë nuk kanë drejtë të ofertojnë dhe në rast

të dorëzimit të ofertave, ata do të diskualifikohen:

(a) ndërmarrjet publike dhe shoqërore;

(b) departamentet qeveritare ose shumica e institucioneve qeveritare apo shtetërore;

(c) personat fizik dhe juridik të cilët aktualisht i nënshtrohen procedurave të falimentimit apo të josolvencës;

(d) personat fizik të cilët janë shpallur fajtor për ndonjë krim të kryer pas qershorit

1999 ose të cilët përndryshe i janë nënshtruar procedurave kriminale.

(e) Personat fizik dhe juridik që: (i) nuk i kanë respektuar kushtet e kontrates të lidhur me Agjencinë ose me çfardo ndërmarrje që administrohet nga Agjencia (ekzistenca dhe natyra e atij mosrespektimi do të përcaktohet nga Agjencia sipas zgjedhjes së saj); (ii) kanë borxh ose gjobë të pashlyer ndaj Agjencisë ose ndërmarrjes; (iii) që janë në listën e personave ose subjekteve për të cilët një organizatë e njohur, siç është “OFAC”, ndërkombëtare ia ka ndaluar Agjencisë, Bashkimit Europian ose UNMIK-ut që të bëjnë transaksione me të, përfshirë këtu listën e personave të cilët i nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare ose rregullave për kontrollin e eksportit; (iv) personat fizik dhe juridik të cilët nuk kanë paguar gjobat e caktuara nga Agjencia, sipas kompetencave të saj të përcaktuara në Nenin 27 të Rregullores së UNMIK-ut nr.2002/12 ose që i nënshtrohen ndonjë padie apo kontesti (pa marrë parasysh nëse çështja e tillë është ngritur në gjykatë) që është në lidhje me Nenin 28 të Rregullores së UNMIK-ut nr.2002/12;

(f) Personi fizik dhe juridik që vepron në cilësinë e Agjentit të subjekteve të

përmendura në nenet 1.1 nga pika (a) deri në (e), ose cilido Agjent i cili nuk i ka bërë të ditur personat që i përfaqëson ashtu siç kërkohet nga këto Rregulla Tenderi; and

(g) subjektet juridike, ku Pronarët Përfitues dhe Kontrolluesit e tyre i takojnë

kategorive të theksuara në nenin 1.1 (a)-(f) më lartë (h) ofertuesit të cilët nuk mund të dokumentojnë apo konfirmojnë përvojën e tyre në

prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e metaleve, si dhe që kanë arritur të prodhojnë apo tregtojnë së paku 100,000 ton metal gjatë vitit 2003. Agjencia do të shqyrtojë dokumentet e Ofertusit në mënyrë që të konfirmoj se Ofertuesit kanë përvojën e tillë industriale.

2. Pasqyra e përgjithshme dhe Kushtet e Ofertës

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 5 of 29

Page 6: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

2.1 Gjatë procesit të tenderit do të ekzistojnë dy raunde të ofertimit. Pas hapjes së raundit të

parë të ofertave, Agjencia do të ndërmarrë hapat e arsyeshëm për të siguruar që emrat e ofertuesve të mbeten konfidencial.

2.2 Për dorëzimin e ofertës, ofertuesi duhet të jetë i regjistruar në Librin e Ofertuesve të

Mundshem në pajtim me nenin 4 më poshtë. 2.3 Ofertuesit e regjistruar që kanë dorëzuar ofertën, e cila bënë pjesë në tri ofertat më të larta

(ose të gjithë ofertuesit nëse ekzistojnë tre ose më pak ofertues) gjatë raundit të parë të ofertimit, do të informohen për Ofertat më të larta të përcaktuara në bazë të formulës së dhënë në Shtojcën C dhe do të ftohen për pjesëmarrje në raundin e dytë të ofertimit. Ofertuesit e kualifikuar nga raundi i parë do të kenë rastin që gjatë raundit të dytë të rrisin Ofertat e tyre në mënyrë që të ballafaqojnë ofertat më të mira për investime dhe punësime si dhe të rrisin çmimin e ofertës së tyre. Ofertat e raundit të dytë do të dorëzohen gjatë periudhës së dorëzimit të ofertës së dytë. Ofertuesi i cili ka ofruar çmimin më të lartë gjatë këtij procesi do të konsiderohet si ofertues fitues.

2.4 Me dorëzimin e ofertës, ofertuesi do të jetë i obliguar t’iu përmbahet kushteve të ofertës

të paraqitura në vijim:

(a) Ofertuesi fitues duhet të pajtohet me zotimet e përcaktuara në Shtojcën C të këtyre Rregulave të Tenderit, si dhe Ofertuesi Fitues duhet të nënshkruaj me Agjencinë marrëveshjen e zotimeve sipas së cilës zotimet e tilla shndërrohen në kusht për fuqizimin e Kontratës së Shitjes.

(b) Ofertuesi fitues, përveç çmimit të ofertës fituese, do të kompenzojë Agjencinë për

kapitalin themelues fillestar.

(c) Çmimi i ofertës fituese plus kapitali themelues fillestar, dhe nga kjo shumë duke zbritur shumën e depozitit të ofertës të përmendur në nenin 6 më poshtë, paguhen nga ofertuesi fitues në një llogari të besuar në ruajtje (të caktuar nga Agjencia) brenda 15 ditëve pasi që ofertuesi fitues, në pajtim me nenin 11 më poshtë, të jetë njoftuar se oferta e tij është zgjedhur si ofertë fituese. Nuk do të ketë asnjë pagesë të shtyrë tërësisht apo pjesërisht të çmimit të blerjes apo të kapitalit themelues fillestar.

(d) Duke mos pasur paragjykime ndaj çfarëdo dispozite të këtyre Rregullave të

Tenderit, Ofetuesi fitues duhet t’ia sigurojë Agjencisë të gjitha informatat dhe dokumentet e kërkuara nga Agjencia me qëllim që (i) të përmbushin nevojat e hetimeve dhe procedurave për larjen e parave të pista, (ii) me qëllim të kryerjes së hetimeve nga Agjencia për të konfirmuar origjinen e fondeve për çmimin blerës, (iii) me qëllim që Agjencia të konfirmoj se Ofertuesi Fitues është i kualifikueshëm sipas nenit 1.1 të këtyre Rregullave të Tenderit dhe/ose (iv) me qëllim që të arrihet pajtueshmëri me cilindo ligj të aplikueshëm ose praktika të mira ndërkombëtare, ashtu siç përcaktohet nga Agjencia.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 6 of 29

Page 7: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

2.4 Të gjitha kostot dhe rreziqet në lidhje me Tenderin, përfshirë këtu hulumtimet paraprake, janë përgjegjësi dhe rrezik i plotë i ofertuesit.

3. Marrja e Dokumenteve të Ofertimit

Ofertuesit e ardhshëm në njoftimin e veçantë për tender, udhëzohen që të kontaktojnë me shkrim personin e caktuar në agjenci përpara afatit përfundimtar të lajmëruar për marrjen e dokumenteve përkatëse të ofertes. Agjencia do të mundohet të sigurojë dokumentet e ofertimit për ofertuesit e mundshem brenda tri ditë pune nga marrja e një kontakti të tillë. Dokumentet e ofertës dërgohen zakonisht pa pagesë me postë elektronike apo me postë të rregullt. Ofertuesi që dëshiron të marrë dokumentet e ofertës në ndonjë mënyrë tjetër merr përsipër shpenzimet e kësaj mënyre.

4. Kualifikueshmëria dhe Procedurat e Parakualifikimit 4.1 Për të qenë i kualifikueshëm për dorëzimin e ofertes gjatë tenderit, ofertuesi konkurron

(me dokumentet e nevojshme) për regjistrim në Librin e Ofertuesve të Mundhshëmsë paku 5 ditë pune para Datës për Dorëzimin e Ofertave të Para. AKM-ja do të përfshijë një palë në librin e ofertuesve të mundshëm nëse Agjencia ka përcaktuar se pala e tillë ka përmbushur kërkesat e këtij neni 4. Agjencia mbanë të drejtën për largimin e ofertuesve të mundshëm ose aktual nga Libri i Ofertuesve të Mundshëm në çfarëdo kohe nëse Agjencia vërteton se, sipas nenit 1.1 më lart ofertuesi është i pakualifikueshëm ose ofertuesi nuk i plotësuar kërkesat e këtij neni 4. Ofertuesit e përfshirë në Librin e Ofertuesve të Mundshëm do të marrin një formular për regjistrimin e kualifikueshmërisë nga Agjencia, si dhe u jipet një numër unik i regjistrimit të kualifikueshmërisë. Një kopje e këtij fomulari duhet të përfshihet në çfarëdo oferte që dorëzohet në Agjenci nga ai ofertues, pastaj formulari dhe numri i tillë i regjistrimit të kualifikueshmërisë mund të përdoret në cilindo raund të tenderëve të ardhshëm përveç nëse nuk anulohet, ose nuk përcaktohet ndryshe nga Agjencia.

4.2 Për tu përfshirë në Librin e Ofertuesve të Mundshëm, Agjencisë duhet t’i dorëzohen

dokumentet si më poshtë:

(i) Ofertuesi duhet të dorëzoj te dhënat e audituara financiare për vitin fiscal 2003, që të konfirmoj se ka pasur së paku 100.000 ton në vit prodhim dhe/ose shitje të hekurit.

(ii) emri i ofertuesit, adresa dhe detaje të tjera kontakti, si dhe emrin dhe

detajet e kontaktit të përfaqësuesit i cili shërben si personi kryesor për kontaktet e ofertuesit me Agjencinë;

(ii) informatat e mëposhtme siç aplikohen për secilin Ofertues:

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 7 of 29

Page 8: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

(aa) nëse Ofertuesi është person fizik, kopjen e verifikuar të

letërnjoftimit ose pasaportës; (bb) nëse Ofertuesi është subjekt juridik, një kopje të verifikuar të

çertifikatës së regjistrimit të aktivitetit afarist të subjektit dhe identitetin e pronarëve përfitues dhe kontrolluesve. (vërtetimi i identitetit të pronarëve përfitues dhe kontrolluesve sipas nenit (bb) nuk do të kërkohet nga subjektet juridike të cilat janë të rradhitura në listat e tregjeve të letrave me vlerë të njohura ndërkombëtarisht, duke pasur parasysh që listat e tilla janë në dispozicion).

(cc) në rast se Ofertuesi është partneritet një koje të verifikuar të

dokumenteve të themelimit të partneritetit dhe identitetin e pronarëve përfitues dhe kontrolluesve të tij;

(dd) në rast se ofertuesi është konsorcium i përbërë prej individëve,

partneriteteve ose kompanive, kopjet e verifikuara të dokumenteve themeluese të atij konsorciumi, së bashku me kopjet e verifikuara të letërnjoftimeve, pasaportave dhe të dhënat e regjistrimit të biznesit të pjesëmarrësve në konsortium, përfshirë këtu edhe të dhënat mbi identitetin e pronarëve përfitues dhe kontrolluesve të anëtarëve të konsorciumit; ose

(ee) Nëse ofertuesi dorëzon oferten në cilësinë e agjentit për një palë

tjetër, atëherë duhet të jipet marrëveshja për një përfaqësim të tillë, emri dhe të dhënat e asaj pale tjetër së bashku me informatat lidhur me atë palë, siç përcaktohet në pikat (aa)-(cc) më lartë, përfshirë identitetin e pronarëve përfitues dhe kontrolluesve të asaj pale tjeter, aty ku është e nevojshme.

(iii) një dekleratë me shkrim ku thuhet që ofertuesit mund të ofertojë sipas

nenit 1.1 më lartë, së bashku me dokumentet tjera përkrahëse që duken relevante.

Agjencia mund të kërkojë nga ofertuesi konfirmimet, informatat ose dokumentet e tilla pasi që ajo mund të kërkojë konfirmimin e çfarëdo çështje të përmendur këtu në nenin 4.3.

4.3 Të gjitha informatat e dorëzuara për regjistrim në Librin e Përgjithshëm të Ofertueseve

duhet të dorëzohen me shkrim. 4.4 Gjatë konkurimit për regjistrim në Librin e Ofertuesve të Mundshëm, ofertuesi konfirmon

dhe paraqet që ka autoritet, të dhënë ose tjetër, për të zbuluar informatat e dhëna në aplikacion, dhe se personat apo subjektet juridike të cilët theksohen në aplikacionin e tillë kanë miratuar zbulimin e atyre informatave. Ofertuesi gjithashtu pajtohet që Agjencinë

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 8 of 29

Page 9: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

t’a mbaj të padëmtuar dhe t’a kompensoj atë në rast të ngritjes së ndonjë padie nga cilido person ose subjekt në lidhje me zbulimin e tillë.

4.5 Agjencia do të bëjë përpjekje të arsyeshme që stafi i saj t’i trajtoj si konfidenciale

informatat të cilat janë paraqitur në aplikacionin për regjistrim në Librin e Ofertuesve të Mundshëm, si dhe nuk do t’i zbuloj ato te palët e treta përveç nëse: (a) kërkohet nga ligji ose nga ndonjë urdhër i lëshuar nga ndonjë gjykatë kompetente në Kosovë apo jashtë Kosovës, (b) nga agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë dhe jashtë saj, (c) çfardo organe tjera të cilat janë udhëzuar nga Agjencia me qëllim të verifikimit të historikut dhe për hetime tjera të arsyeshme nëse ofertuesi bëhet ofertuesi i kualifikuar dhe/ose ofertues fitues ose (d) nëse ofertuesi është pajtuar ndryshe me shkrim.

4.6 Dokumentet e dorëzuara për qëllime të këtij neni 4 duhet të dorëzohen në një version në

gjuhën angleze, si dhe në gjuhën origjinale (me përjashtim të pasaportave dhe/ose letërnjoftimeve të përmendura në nenin 4.2, të cilat sipas zgjedhjes së Ofertuesit mund të dorëzohen në gjuhën origjinale).

5. Përmbajtja e ofertës 5.1 Ofertat duhet të dorëzohen në një version në gjuhën angleze. Ofertuesi sipas zgjedhjes së

tij, mund të dorëzojë kopjen e dokumenteve për aplikim në gjuhën shqipe ose serbe së bashku me versionin në gjuhën angleze. Versioni i gjuhës angleze mbizotëron në rast të ndonjë mospërputhjeje ndërmjet versioneve në gjuhë të ndryshme.

5.2 Oferta e parë, e cila duhet të dorëzohet gjatë Periudhës për Dorëzimin e Ofertës së Parë,

duhet të dorëzohet si më poshtë:

(a) Dokumentet në vijim duhet të futen në një zarf të mbyllur të vulosur me fjalët “Informatat shtesë për ofertën” të shtypura në pjesën e jashtme të zarfit:

(i) origjinali i formularit për regjistrimin e kualifikueshmërisë që është dhënë në Shtojcën D e plotësuar dhe nënshkruar nga ose në emër të Ofertuesit

(ii) kopja e formularit për regjistrimin e kualifikueshmërisë që është lëshuar

në pajtim me nenin 4 më lartë;

(iii) origjinali i një letre të nënshkruar nga, ose në emër të ofertuesit, ku thuhet se ofertuesi pajtohet t’i përmbahet zotimeve të përshkruara në Shtojcën C të këtyre Rregullave të Tenderit dhe të cilat në tërësi do të përcaktohen në Marrëveshjen për Zotime;

(iv) dokument bankar origjinal, që në esencë ka formën si në Shtojcën E, nga

një bankë e mirënjohur (p.sh., një bankë që nuk është regjistruar në një vend i cili është në “listën e zezë” të Grupit Punues për Veprime Financiare (FATF)), i cili konfirmon që ofertuesi do të ketë qasje në fonde

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 9 of 29

Page 10: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

të mjaftueshme gjatë gjithë periudhes së tenderit për të paguar çmimin e plotë dhe kapitalin themelues fillestar. Ai dokument bankar nuk duhet të jap vlerën e çmimit të ofertës së ofertuesit;

(v) dëshmi e cila tregon se tarifa për dorëzimin e ofertes është transferuar në

llogarinë përkatëse; (vi) dëshmi e cila tregon se depozita e ofertës (që përmendet në nenin 6 më

poshtë) është transferuar në llogarinë përkatëse;

(b) Shuma e (i) çmimit të ofertës, (ii) Garancisë për Investime, të dhëna në euro (€) dhe (iii) Zotimet për Nivelin e Punësimit duhet të vendoset në një zarf të veçantë të vulosur me fjalët “Çmimi i ofertës së parë” të shtypur në pjesën e jashtme të zarfit. Në shtojcen B të këtyre rregullave të tenderit është dhënë një tabelë për llogaritjen e shumës totale të parave që duhet t’i paguhen Agjencisë në rast se ata zgjidhen si ofertues fitues. Ofertuesit duhet ta plotësojnë dhe ta dorëzojnë atë me anë të një zarfi.

(c) Zarfat e vulosur në (a) dhe (b) më sipër duhet të vendosen së bashku në një zarf të

tretë të vulosur me mbishkrimin “Oferta e parë për tenderin nr. [ ]”. Asnjë informatë tjetër nuk duhet të jipet në pjesën e jashtme të këtij zarfi dhe po ashtu asnjë informatë apo shenjë që mund ta identifikojnë ofertuesin.

(d) Me marrjen e ofertës do të shkruhet një numër mbi zarfin kryesor të ofertës dhe

gjithashtu do të regjistrohet në dëftesën e cila dorëzohet sipas nenit 7 më poshtë. 5.3 Oferta e dytë, e cila do të dorëzohet gjatë Periudhës për Dorëzimin e Ofertës së Dytë,

duhet të dorëzohet si më poshtë: (a) Oferta e dytë duhet të përfshijnë informatat si më poshtë:

(i) kopja e formularit për regjistrimin e kualifikueshmërinë; (ii) numrin e ofertës që është caktuar gjatë dorëzimit të ofertës së parë;

(iii) Shumën e (AA) çmimit të ofertës së dytë, (BB) Garancisë për Investime,

të dhëna në euro (€) dhe (CC) Zotimet për Nivelin e Punësimit. Në shtojcen B të këtyre rregullave të tenderit është dhënë një tabelë e cila mund të shfrytëzohet nga ofertuesit për llogaritjen e shumës totale të parave që duhet t’i paguhen Agjencisë në rast se ata zgjidhen si ofertues fitues.

(b) dokumentet e nevojshme të paraqitura më lartë duhet të vendosen së bashku në

një zarf të vulosur me mbishkrimin “Oferta e dytë për tenderin nr. [ ]”.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 10 of 29

Page 11: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

(c) Me marrjen e ofertës do të shkruhet një numër mbi zarfin e ofertës dhe gjithashtu

do të bëhet regjistrimi i saj në dëftesën e dhënë nga Agjencia.

6. Tarifa për dorëzimin e ofertës dhe depoziti i ofertës 6.1 Për kompensimin e kostos administrative dhe të komunikimit në lidhje me shqyrtimin

dhe përpunimin e ofertave, çdo ofertues së bashku me ofertën e tij të parë duhet të dorëzojë tarifën e pakthyeshme të dorëzimit të ofertës në vlerë prej 1.000,00 € (njëmijë euro). Tarifa e tillë paguhet me anë të një transferi bankar në llogarinë bankare të caktuar nga Agjencia.

6.2 Çdo ofertues gjatë dorëzimit të ofertës së parë duhet të dorëzojë depozitin e kthyeshëm të

ofertës në vlerë prej 20.000,00 € (njëzetmijë euro). Tarifa e tillë i paguhet Agjencisë nëpërmjet transferit bankar në llogarinë e caktuar nga Agjencia dhe që ajo shumë të jetë e pagueshme për Agjencinë. Depozita e ofertës është për të siguruar vullnetin e mire të ofertuesit. Agjencia e krediton depozitën e ofertës së ofertuesit fitues ndaj çmimit të blerjes sipas Karrëveshjes së Shitjes.

6.3 Agjencia do të bëjë përpjekje që brenda 10 (dhjetë) ditëve pas Datës për Dorëzimin e Ofertës së Dytë t’ia kthej depozitin e ofertës çfarëdo ofertuesi i cili në raundin e parë nuk ka qenë i përcaktuar si ofertues i kualifikuar.

6.4 Agjencia do të bëjë përpjekje që t’ia kthej ofertuesve të kualifikuar depozitat e ofertës

brenda: (i) 10 (dhjetë) ditëve pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës së shitjes dhe (ii) ditës së 30-të pas Datës për Dorëzimin e Ofertës së Dytë, cilado që të ndodhë më heret.

6.5 Depozita e ofertës mund të konfiskohet në rrethanat e përshkruara në nenet 11, 12 dhe 14

më poshtë. 7. Dorëzimi i ofertave 7.1 Dorëzimi i ofertave të para

(a) Të gjitha ofertat e para duhet të dorëzohen gjatë Periudhës për Dorëzimin e Ofertës së parë në datën për Dorëzimin e Ofertës së Parë, 19 janar 2005, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00, koha e Kosovës, në zyret e Agjencisë në Prishtinë ose në Mitrovicë. Agjencia nuk i pranon ofertat e para që janë dorëzuar jashtë kësaj periudhe kohore ose që dërgohen në ndonjë vend tjetër.

(b) Personit, i cili dorëzon ofertën në emer të ofertuesit në kohën e dorëzimit të saj,

do t’i jipet një dëftesë, ku është shkruar data, ora dhe minuta e dorëzimit të saj, e nënshkruar nga ose në emër të komisionit të punonjësve të Agjencisë për pranimin e ofertave. Në momentin e dorëzimit të ofertës, personi i cili e dorëzon

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 11 of 29

Page 12: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

atë nuk do t’a identifikon ofertuesin. Përcaktimi i komisionit të punonjësve të Agjencisë për kohën e dorëzimit të ofertës është përfundimtar dhe ndaj tij nuk mund të ushtrohet ankesë në ndonjë gjykatë ose organ tjetër.

(c) Ofertat e para do të hapen para publikut brenda tre orëve pas përfundimit të

Periudhës për Dorëzimin e Ofertës së Parë dhe pastaj do të tregohen numrat e dëftesave të 3 ofertave më të larta të tri ofertave më të larta të përcaktuara në bazë të formulës së dhënë në Shtojcën C. Do të bëhet identifikimi dhe shpallja e çmimit më të lartë, ofertës më të lartë për investime dhe ofertën më të lartë të punëtorëve për punësim.

7.2 Dorëzimi i ofertave të dyta

Ofertuesit që gjatë periudhës së dorëzimit të ofertës së parë kanë dorëzuar tri ofertat më të larta (“Ofruesit e Kualifikuar”) (dhe nëse janë vetëm tri oferta, atëherë ato tri oferta) do të kenë rastin që të rrisin çmimet e ofertave të tyre më larta (siç përcaktohet në bazë të formulës së dhënë në Shtojcën C) se sa çmimi i ofertës më të lartë që është dorëzuar gjatë periudhës së dorëzimit të ofertës së parë. Në rast se shfaqen dy ose më shumë oferta me çmim të njëjtë i cili kualifikohet si çmimi i tretë për nga lartësia atëherë të gjithë ofertuesit që kanë ofruar oferta të tilla do të bëhen Ofertues të Kualifikuar.

7.3 Ofertuesve të kualifikuar do t’ju lejohet që të dorëzojnë ofertën e tyre të dytë ndërmjet

orës 16:00 dhe 18:00 në datën për dorëzimin e ofertës, në vendet e njëjta të caktuara për dorëzimin e ofertave të para.

7.4 Në rast se Ofertuesi i Kualifikuar nuk ka dorëzuar Ofertën e dytë gjatë Periudhës për

Dorëzimin e Ofertës së Dytë atëherë Oferta e parë e Ofertuesit të tillë do të konsiderohet si Ofertë e dytë e tij dhe Ofertuesi i tillë është i obliguar të respektojë Ofertën e tij të Parë. Oferta e dytë e Ofertuesit të kualifikuar nuk mund të ketë vlerë me të ulët se oferta e parë e tij.

7.5 Agjencia, para Periudhës për Dorëzimin e Ofertës së Dytë, mund të kontaktoj me disa ose

të gjithë Ofertuesit e Kualifikuar dhe të kërkojë të mbajë mbledhje me një ose më shumë ofertues të kualifikuar për të diskutuar përmbajtjen e dokumenteve të tyre, të cilat janë dorëzuar sipas neneve 4.3 dhe 5.2 (a) të këtyre Rregullave të Tenderit, për të verifikuar dekleratat faktike që janë dhënë aty dhe/ose të kërkojë qartësime për çfardo deklerate tjetër të dhënë aty..

8. Hulumtimi paraprak 8.1 Mbledhja e informatave dhe analizat para dorëzimit të ofertës janë përgjegjësi e secilit

ofertues. Para dorëzimit të ofertave nga ofertuesit, Agjencia brenda kufijëve të resurseve të veta administrative do të bëj përpjekje të arsyeshme për t’u mundësuar të gjithë ofertuesve qasje të drejtë dhe të barabartë ndaj aseteve të NSH-së dhe tërë dokumentacionit relevant. Agjencia u lejon të gjithë ofertuesve të mbledhin informata në Kosovë, në lokacionin e NSH-së dhe në çdo zyrë të të dhënave që Agjencia mund të hap

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 12 of 29

Page 13: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

për inspektimin e dokumenteve në lidhje me një NSH. Agjencisë nuk i kërkohet t’i përkthejë këto dokumente për ofertuesit apo të ofrojë shërbime interpretimi. Agjencia mund t’ia pamundësoj qasjen çdo personi i cili sipas mendimit të saj nuk duket të jetë një investues ose ofertues i sinçertë dhe i vërtetë.

8.2 Agjencia mbahet përgjegjëse për bashkërendimin e vizitave në lokalet e NSH-së dhe çdo

zyrë të dhënash me ofertuesit. Ofertuesit nuk duhet ta kontaktojnë NSH-në në mënyrë direkte dhe për çfarëdo pyetje mund ti drejtohen vetëm Agjencisë. Ofertuesit e mundshëm mund të caktojnë takime duke drejtuar pyetjet siç thuhet në njoftimin për tender. Vizitat mund të kryhen vetëm gjatë datave të specifikuara në programin e shitjes të përcaktuar në Shtojcën A të këtij dokumenti.

8.3 Me dorëzimin e ofertës ofertuesi pranon para Agjencisë që ka bërë hetime dhe vlerësime

të pavarura lidhur me kushtet dhe operimet e NSH-së, si dhe dokumentet në dispozicion (përfshirë këtu, por jo kufizuar vetëm në, Memorandumin e informatave, zyren e të dhënave, kërkimet dhe regjistrat publike, si dhe shqyrtimin e ligjit të aplikueshëm) dhe se ai është i kënaqur me këto rrethana dhe saktësinë e të gjitha informatave rreth NSH-së të siguruara nga Agjencia apo në emër të saj. Asnjë moskryerje e hetimeve dhe mosnjohje e informatave në dispozicion, si dhe rrethanave ekzistuese nga ana e ofertuesit, nuk e liron atë nga kryerja e detyrimeve të tij sipas kontratës së shitjes. As Agjencia dhe as NSH-ja përkatëse nuk marrin përgjegjësi për përfundimet ose interpretimet e nxjerra nga ofertuesi në bazë të informatave që i janë dhënë në dispozicion.

8.4 Çdo ofertë e cila varet nga hulumtimet e mëtutjeshme paraprake, hulumtime tjera apo nga

oferta e një ofertuesi tjetër mund të si jo e plotë dhe e papranueshme nga ana e Agjencisë. 8.4 Si rezultat i rrethanave në Kosovë, është e njohur që një pjesë e dokumentacionit në

lidhje me NSH-në dhe aktivitetet e saj në të kaluaren mund të kenë humbur, të jenë shkatërruar apo hequr nga lokalet e NSH-së dhe mund të konsiderohen se nuk janë në dispozicion. Për këtë arsye ofertuesit duhet ta kenë parasysh që analiza e dokumentacionit mund të jetë jo e plotë dhe duhet të shoqërohet nga një vlerësim i thellë fizik i aseteve dhe detyrimeve rrjedhëse të NSH-së të cilat janë bartur tek subjekti i ri.

8.6 Ofertuesi është përgjegjës për çdo interpretim apo përkthim që nevojitet gjatë procesit të

hulumtimit paraprak. Personat të cilët ofertuesit i ofrojnë shërbime interpretimi ose përkthimi duhet t’i përshtaten obligimeve të ruajtjes së sekretit, ashtu siç është përcaktuar në Rregullat e Tenderit dhe nëse Agjencia kërkon, ata persona mund të nënshkruajnë dekleraten e ruajtjes së sekretit afarist.

8.7 Ofertuesi duhet të nënshkruajë marrëveshjen për ruajtjen e sekretit afarist që është

përfshirë në dokumentet e ofertës dhe t’a kthejë atë në agjenci përpara se ofertuesit t’i lejohet të kryejë një vizitë në terren apo të shqyrtojë dokumentet në lidhje me NSH-në. Ofertuesi mund të ketë nevojë të bie dakort me rregullat e zyrës së të dhënave përpara se t’i mundësohet qasja në cilëndo zyre të të dhënave ku ndodhen dokumentet e NSH-së.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 13 of 29

Page 14: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

9. Modifikimi, tërheqja, ose dorëzimi me vonesë i ofertave

Një ofertues nuk mund të modifikojë një ofertë (përveç nëse bëhet me leje të Agjencisë apo në pajtim me këto Rregulla të Tenderit) dhe as ta tërheqë ofertën e tij pas dorëzimit të saj në Agjenci. Nuk do të pranohet asnjë ofertë pas afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave.

10. Klasifikimi i ofertave të dyta dhe zgjedhja e tyre 10.1 Pas periudhës për dorëzimin e ofertës së dytë do të bëhet shqyrtimi i të gjitha ofertave të

dorëzuara nga ofertuesit e kualifikuar. Ofertuesi me oferta e së cilit ka marrë më së shumti pikë në bazë të formulës së dhënë në Shtojcën C, nga raundi i parë ose nga raundi i dytë, është ofertuesi fitues. Në rast se ka dy apo më shumë oferta me pikë të njëjtë atëherë ofertuesi fitues zgjidhet si më poshtë:

(a) në rast se në një nga ofertat merr pjesë një ose më shumë punonjës të NSH-së së

caktuar atëherë oferta e tillë është ofertë fituese; ose (b) nëse në asnjë nga ofertat ose në dy e më shumë oferta identike merr pjesë një ose

më shumë punonjës të NSH-së së caktuar atëherë si ofertë fituese do të jetë ajo ofertë e cila është dorëzuar më heret.

Përcaktimi nga ana e Agjencisë se nëse në ofertë merr pjesë një ose më shumë punonjës të NSH-së së caktuar është përfundimtar dhe ndaj këtij përcaktimi nuk mund të parashtrohet ankesë në gjykatë ose në ndonjë organ tjetër.

10.2 Bordi ose komisioni i bordit, sipas rastit, e deklaron tenderin të pasuksesshëm nëse në mesin e ofertave të pranuara nuk ekziston asnjë ofertë që përmbush kriteriumet dhe kushtet e Rregullave për Tender.

10.3 Në rast se gjatë periudhës për dorëzimin e ofertës së parë ose të dytë janë dorëzuar më

pak se tri (3) oferta të kualifikueshme atëherë bordi mbanë të drejtën e refuzimit të ofertave që, sipas gjykimit të tij nuk kanë lidhje racionale me vlerën e perceptuar të aseteve dhe detyrimeve rrjedhëse që i janë bartur subjektit të ri në fjalë. Në raste të tilla, Bordi ose komisioni i bordit sipas rastit, mund ta shtyjë përcaktimin e ofertuesit fitues deri në një datë tjetër pas Datës për Dorëzimin e Ofertës së Dytë.

10.4 Agjencia informon në mënyrë zyrtare me shkrim ofertuesin fitues që ka fituar tenderin

dhe do të mundohet t’i njoftojë me shkrim ofertuesit e tjerë për zgjedhjen e ofertuesit fitues brenda 2 ditësh pu.

11. Llogaria për ruajtje

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 14 of 29

Page 15: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

11.1 Brenda 20 ditësh pune pas njoftimit me shkrim për zgjedhjen e ofertuesit fitues, ofertuesi fitues do të depozitojë shumën e çmimit të ofruar në llogarinë e caktuar për ruajtje të Agjencisë. Agjencia dhe ofertuesi fitues nënshkruajnë një marrëveshje dorëzanie ku palët pajtohen që shitja nuk konsiderohet e përfunduar deri në fuqizimin e Kontratës së Shitjes dhe Marrëveshjes për Zotime. Në rast se ofertuesi fitues nuk arrin t’i depozitoj fondet në llogarinë për ruajtje brenda periudhës të përcaktuar në Rregullat e Tenderit atëherë atij automatikisht do t’i konfiskohet depozita e ofertës.

11.2 Fondet e shfrytëzuara për pagesën e çmimit të blerjës mund të mos paguhet në kesh dhe

paratë nuk duhet të kenë origjinen nga ndonjë vend që është në listën e zezë të “FTAF”. 12. Bisedimet për Kontratën e Shitjes dhe Marrëveshjen për Zotime

12.1 (1) Marrëveshja për Zotime dhe (2) Kontrata e shitjes, duhet të nënshkruhet brenda 60

ditëve kalendarike nga data e njoftimit zyrtar të ofertuesit fitues për përzgjedhjen e tij nga ana e Agjencisë.

12.2 Agjencia me vendimin e saj mund ta zgjasë këtë afat duke njoftuar me shkrim ofertuesin

ose ofertuesit, në rast se beson që ka nevojë për kohë shtesë për të mundësuar realizimin e kontratës së shitjes dhe Marrëveshjes për Zotime.

12.3 Ofertuesi fitues bën përpjekjet maksimale për të realizuar kontratën e shitjes dhe

Marrëveshjen për Zotime me Agjencinë. 12.4 Bisedimet ndërmjet Agjencisë dhe ofertuesit fitues në lidhje me kontraten e shitjes dhe

Marrëveshjen për Zotime mbahen në minimum dhe Agjencia mbanë të drejtën që sipas zgjedhjes së saj të mos pranojë ndryshime materiale në afatet dhe kushtet e atyre kontratave ose çfarëdo ndryshime tjera në marrëveshjet dhe kontratat e tilla, ku sipas mendimit të Agjencisë, ndryshimet e tilla së bashku mund të konstituojnë ndryshime materiale në këto marrëveshje ose kontrata.

12.5 Në rast se bisedimet me ofertuesin fitues në lidhje me kontratën e shitjes dhe/ose

Marrëveshjen për Zotime nuk janë të suksesshme brenda afatit kohor, ose sipas mendimit të Agjencisë bisedimet e tilla nuk pritet të rezultojnë me nënshkrimin e Kontratës së Shitjes dhe Marrëveshjes për Zotime, të përcaktuar në nenin 12.1 më lartë apo ofertuesi fitues nuk arrin të bëjë pagesat e kërkuara sipas klauzolës 11.1 më sipër atëherë si ofertë fituese do të trajohet oferta e dytë më e lartë në renditje (dhe më pas në rast se është e nevojshme oferta e tretë të renditje) dhe me këtë ofertues do të fillojnë bisedimet në përputhje me nenin 12 më sipër.

13. Nënshkrimi i Marrëveshjes për Zotime dhe Kontratës së Shitjes

Kontrata e shitjes dhe Marrëveshja për Zotime nënshkruhet nga përfaqësuesi i autorizuar i Agjencisë dhe Përfaqësuesi i Ofertuesit Fitues. Dokumentet mbështetëse që vërtetojnë

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 15 of 29

Page 16: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

autoritetin e Përfaqësuesit për të nënshkruar kontratën e shitjes duhet të paraqiten në Agjenci gjatë ose përpara kohës së nënshkrimit.

14. Rezervimi i të drejtave nga ana e Agjencisë 14.1 Amandamentet në kërkesat e tenderit

Agjencia mbanë të drejtën për të bërë ndryshime, modifikime ose të përfundojë çdo procedurë të dhënë në këto Rregulla për Tender, në çdo kohë, pa ndonjë njoftim paraprak dhe me asnjë shpenzim apo përgjegjësi ndaj Agjencisë. Amendamentet në këto rregulla për tender nxirren me shkrim nga ana e Agjencisë, bëhen publike, dhe i dërgohen secilit ofertues të regjistruar në Librin e Ofertuesve të Mundshëm.

14.2 Refuzimi i ofertuesit fitues

Agjencia mund ta refuzojë ofertën e ofertuesit fitues si dhe të përfundojë bisedimet për kontratën mbi shitjen, në rast se Agjencia kupton që informatat e dhëna në aplikacionin e ofertuesit fitues për regjistrim në Librin e Ofertuesve të Mundshëm nuk janë të sakta. Në një rast të tillë ku ofertuesit fitues i konfiskohet depozita e ofertës atëherë oferta e dytë më e lartë në renditje (dhe më pas nëse është e nevojshme, oferta e tretë më e lartë në renditje) do të trajtohet si oferta fituese në përputhje me nenin 12.5 më sipër.

14.3 Anulimi i tenderit

Agjencia mund ta anulojë, ose ndryshoj plotësisht ose pjesërisht procesin e tenderit për shitjen subjektit të ri subsidiar sipas mendimit të saj në çfarëdo kohe dhe për çfarëdo arsyeje. Në veçanti, por duke mos kufizuar parimin e përgjithshëm të fjalisë paraprake, Agjencia mund të anulojë tenderin në rast se Agjencia merr sinjale, ose dyshon në, ndonjë marrëveshje të fshehtë ndërmjet ofertuesve, përdorim të shtrëngimit ose kërcënimit nga një ofertues apo disa ofertues për t’ua kthyer mendjen në lidhje me dorëzimin e ofertave nga ana e ofertuesve të tjerë, apo për të ndikuar në përmbajtjen e ofertave nga ofertues të tjerë apo çdo aktivitet të parregullt të kryer nga kushdo në lidhje me procesin e tenderit. Në rast se agjencia atëherë e anulon tenderin, ajo nuk mbahet përgjegjëse për koston apo detyrime që i shkaktohen ndonjë ofertuesi apo palëve të treta. Në rast se Agjencia e anulon tenderin, të gjitha depozitat e ofertave të marra dhe çdo fond tjetër i pranuar (përveç tarifës së pakthyeshme për dorëzimin e ofertës) kthehen tërësisht brenda 15 ditësh pune nga dita e anulimit.

14.4 Marrëdhëniet kontraktuese

Deri në datën e hyrjes në fuqi të kontratës së shitjes ose Marrëveshjes për Zotime, nuk ekziston asnjë kontratë në fuqi ndërmjet Agjencisë dhe ofertuesit fitues dhe as Agjencia e as NSH-ja nuk varet në asnjë mënyrë nga ofertuesi fitues. Më tutje, kushtet e Memorandumit të informatave ose dokumenteve tjera të ofertës nuk do të shndërrohen në ofertë nga Agjencia..

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 16 of 29

Page 17: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

14.5 Mospranim

Agjencia dhe përfaqësuesit e saj për aq sa është e lejuar me ligj në mënyrë të qartë nuk pranojnë: (a) çdo dhe të gjitha përgjegjësitë për përfaqësimet, garancitë apo deklaratat që

ndodhen në çdo material me shkrim, që është i ndryshëm nga Kontrata e Shitjes (përfshirë këtu, pa asnjë kufizim, memorandumin e inforamatave dhe informatat në dhomën e të dhënave), apo në çfarëdo informate të transmetuar gojarisht tek një ofertues nga Agjencia ose NSH-ja, apo çfarëdo punonjësi i tyre, personel, kontraktues ose agjentë përveç përfaqësimeve të Agjencisë që janë të përshkruara në Kontratën e Shitjes; dhe

(b) çfardo përfaqësime apo garanci që përfshihet në cilindo ligj i aplikueshëm në

Kosovë apo që në Kontratën e Shitjes ose në Marrëveshjen për Zotime është përcaktuar si ligj qeverisës.

14.6 Gjuha

Këto rregulla të tenderit janë përgatitura në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe. Versionet në gjuhen shqipe dhe serbe janë për t’ua lehtësuar punën palëve dhe në rast të mospërputhjes ndërmjet versioneve të gjuhëve atëherë mbizotëron versioni i gjuhes angleze.

14.7 Mundësitë e anulimit të kontratës së shitjes

Pavarësisht nga neni 10.5 i Rregullores së UNMIK-ut nr.2002/13 ose dispozitave tjera të ligjeve të aplikueshme, nëse përcaktohet se: (a) fondet e përdorura nga ofertuesi fitues për blerjen e subjektit të ri rrjedhin në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë nga aktiviteti joligjor, ose (b) gjatë procesit të tenderit blerësi ka qenë i përfshirë në marrëveshje të fshehtë ose ka bërë ndonjë shkelje tjetër të rregullave të tenderit, atëherë kontrata e shitjes mund të anulohet nga AKM-ja.

15. Zgjedhja e kontesteve 15.1

15.2

Duke iu nënshtruar nenit 15.2 më poshtë, vendimet e Agjencisë që vijnë sipas Rregullave për Tender apo në përgjithësi sipas procesit të tenderit. janë përfundimtare dhe ndaj tyre nuk mund të ushtrohet ankesë në gjykatë ose në ndonjë organ tjetër. Ofertuesit nuk kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në asnjë gjykatë brenda Kosovës, apo edhe të ndryshojnë një vendim të Agjencisë, ose për kompenzim të shpenzimeve apo detyrimeve që rrjedhin si rezultat i një vendimi të Agjencisë, der në atë masë që lejohet me ligj.

Pavarësisht nga klauzola paraprake, palët pranojnë dhe pajtohen qe Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 17 of 29

Page 18: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

Mirëbesimit në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë ka juridiksion eksluziv dhe përfundimtar mbi Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit.

16. Programi i tenderit

Programi i tenderit i cili përcakton periudhat kohore dhe datat e rëndësishme për tenderin është bashkangjitur si Shtojcë A.

PJESA NE VAZHDIM E KESAJ FAQEJE ESHTE LENE E ZBRAZËT ME QËLLIM

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 18 of 29

Page 19: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

SHTOJCA A

Programi i tenderit Programi përmbledhës Data Nga Deri Botimi i Njoftimit për Tender

21 tetor 2004

Vizitat për hulumtimet paraprake

21 tetor 2004 19 janar 2005

Afati për Parakulifikim dhe Kualifikueshmëri

11 janar 2005

Data për Dorëzimin e Ofertës së Parë

19 janar 2005

Informimi i ofertuesve në lidhje me rezultatet e tenderit

Menjëherë

Data për Dorëzimin e Ofertës së Dytë

26 janar 2005

Bisedimet përfundimtare me ofertuesin fituese

Brenda 60 ditëve pas njoftimit zyrtar të ofruesit fitues

Bartja e Aseteve dhe Detyrimeve Rrjedhëse në Subjektin e Ri/Nëshkrimi i Kontratës për Blerjen e Aksionev

Pas ratifikimit të kontratës

AKM-ja mbanë të drejtën për ndryshimin e këtij programi.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 19 of 29

Page 20: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 20 of 29

Page 21: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

SHTOJCA B

Tabela për llogaritjen e shumës totale të parave që një ofertues fitues duhet t’ia paguaj Agjencisë

Emri i plotë i Ofertuesit: …………………..

Numri i regjistrimit të kualifikueshmërisë së Ofertuesit: ………………..

Emri i Ndër. së R/Subjektit të Ri: ……………..

Nr. i Tenderit: …………………………

[OFERTA E PARË][OFERTA E DYTË] – FSHIJE ATË QË NUK ADEKUATE

HAPI 1: Çmimi i ofertës. Futni çmimin e ofertës

që ju synoni të paguani për subjektin e ri..... 1. _____________ HAPI 2: Kapitali Themelues Fillestar. Kjo shumë në

linjën 2 është shuma e kapitalit themelues fillestar të degës për të cilin Agjencia duhet të rimbursohet ........................................... 2. 1.250.00€_

HAPI 3: Mbledhi shumat në linjat 1 dhe 2 dhe fut

rezultatin në linjën 3........................................... 3. _____________ SHUMA NE LINJEN 3 ESHTE SHUMA TOTALE E PARAVE QE JU DO T’IA PAGUANI AGJENCISE NE RAST SE ZGJIDHENI SI OFERTUES FITUES.. HAPI 4: Garancia për Investime. Shumën për të cilën Ofertuesi garanton t’a investoj në Përmirësime Kapitale gjatë dy viteve të para pas Përfundimit të Kontratës së Shitjes …………... 4. ________________ HAPI 5: Zotimi për Nivelin e Punësimit. Numri i punonjësve që garantohet se do të mbahen gjatë dy viteve pas hyrjes në fuqi të Kontratës së Shitjes.. 5. ________________

………………………. Nënshkrimi Për dhe në emër të Ofertuesit

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 21 of 29

Page 22: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

Emri: ……………. Data: ……………….

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 22 of 29

Page 23: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

Shtojca C

KUSHTET E OFERTËS PËR SPIN-OFF SPECIAL A. Kërkesat: Në Marrëveshjen për Zotime do të përfshihen obligimet dhe mekanizmat për zbatim që janë në vijim:

• Secili ofertues duhet të dorëzojë Ofertën, e cila përshinë Zotimin për Nivelin e Punësimit dhe Garancinë për Investime.

• Zotimi për Nivelin e Punësimit duhet të paraqitet si numër i përgjithshëm i

punonjësve për të cilët Ofertuesi është i gatshëm t’i angazhoj në afarizmin e Subjektit të Ri. 50% e Zotimit për Nivelin e Punësimit duhet të arrihet brenda gjashtë(6) muajve pas datës së hyrjes në fuqi të Kontratës së Shitjes dhe Marrëveshjes për Zotime. 100% i Zotimit për Nivelin e Punësimit duhet të arrihet brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas datës së hyrjes në fuqi të Kontratës së Shitjes dhe Marrëveshjes për Zotime dhe ai nivet duhet të mbahet së paku një (1) vit vijues. “Punonjësi” për qëllime të këtij zotimi nënkupton punonjësin e punësuar në kompani me numër të zakonshëm të orëve të punës gjatë një jave duke përjashtuar festat/pushimet ose pushimin mjekësor. Punonjësit që gjatë javës punojnë më shumë se sa numri i zakonshëm i orëve do të konsiderohen si gjysëm (jo të plotë).

• Nga Ofertuesi Fitues do të kërkohet prezantimi i planit afarist. Ky plan do të

monitorohet nga Agjencia duke u bazuar në zotimin se sa punonjës do të punësohen në fillim të secilit tremujor të vitit të parë, në fillim dhe gjysmën e vitit të dytë dhe në fund të vitit të dytë duke filluar nga tremujori i parë pas datës së Kontratës së Shitjes dhe Marrëveshjes për Zotimet, dhe duke vazhduar gjatë dy viteve të ardhshme pas dates së Marrëveshjes së Shitjes dhe Marrëveshjes për Zotimet.

• Garancia për Investime duhet të jetë e dhënë në euro dhe i drejtohet investimeve

kapitale në Subjektin e Ri në Kosovë. Garancia për Investime duhet të sigurojë që investimet kapitale të zotuara nga ose në emër të Subjektit të Ri do të ndodhin brenda 2 viteve pas hyrjes në fuqi të Kontratës së Shitjes. “Investimet Kapitale” për qëllime të kësaj marrëveshjeje nënkupton paratë e paguara për blerjën e aseteve kapitale dhe themelore, ku përfshihen: E gjithë prona e prekshme e cila nuk mund të konvertohet në para të gatshme dhe e cila zakonisht mbahet për një periudhë më të gjatë, përfshirë këtu pasurinë e patundshme, pajisjet etj. Këto asete, për t’ju shmangur dyshimeve, janë asete të afatgjate të prekshme të cilat mbahen për afarizëm dhe që gjatë vitit të tanishëm ose të ardhshëm fiskal nuk pritet të konvertohen në para të gatshme, ku përfshihen pajisjet prodhuese, pasuria e patundshme dhe mobiljet. Investimet kapitale mund të përfshijnë shpenzimet e transportit dhe instalimit të pajisjeve, por mund të mos përfshijë studimet e fizibilitetit (realizueshmërisë) tarifat për konsulentët dhe menaxhim, taksat, etj. Vendimi i AKM-së se çka do të përfshihet në investimet kapitale do të jetë përfundimtar.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 23 of 29

Page 24: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

• Në Marrëveshjen për Zotime do të përfshihet mundësia e tërheqjës të të gjitha

aksioneve të emetuara të Subjektit të Ri. Kjo mundësi e tërheqjes do të ushtrohet nga ose me udhëzim të PSSP-së ose të pasardhësit të tij/saj në rast se blerësi i Subjektit të Ri dështon në përmbushjen e obligimeve të tij që rrjedhin nga Marrëveshja për Zotime.

• Hollësitë në lidhje me këto obligime dhe mekanizma detyrues do të përcaktohen në

Marrëveshjen për Zotim. Përshkrimi i llojit të mekanizmit për Kontrollin dhe Vëzhgimin e Kontratës është bashkangjitur si Shtojcë F.

Në raundin e parë të ofertimit Në oferta do të zbatohen koeficientët e dhënë më poshtë: 25% Zotimi për Nivelin e Punësimit 25% Garancia për Investime, 50% Çmimi Llogaritja e pikëve nga Zotimi për Nivelin e Punësimit Zotimi për Nivelin e Punësimit i ofruar nga secili Ofertues do të pjesëtohet me Zotimin për Nivelin më të lartë të Punësimit të ofruar gjatë roundit të parë të ofertimit. Herësi do të shumëzohet me 25% (njezetepesë përqind) për të përcaktuar peonat e secilit Ofertues nga Zotimi për Nivelin e Punësimit. Llogaritja e pikëve nga Garancia për Investime: Garancitë për Investime të ofruara nga secili Ofertues do të pjesëtohet me Garancitë për Investime më të larta gjatë roundit të parë të ofertimit. Pastaj herësi do të shumëzohet me 25% (njëzetepesë përqind) për të përcaktuar pikët e secilit Ofertues nga Garancitë për Investime. Llogaritja e pikëve nga çmimi i ofertës: Çmimi i ofruar nga secili Ofertues do të pjesëtohet me çmimin më të lartë të ofruar gjatë raundit të parë të ofertimit. Pastaj, herësi do të shumëzohet me 50% (pesëdhjetë përqind) për të përcaktuar pikët e secilit ofertues nga çmimi i ofertës. Llogaritja e totalit të pikëve të ofertës: Këto pikë (pikët nga Zotimi për Nivelin e Punësimit, Garancitë për Investime dhe çmimi i ofertës) do të mblidhen së bashku për të gjetë shumën totale të pikëve për secilin Ofertues. Në raundin e dytë të ofertimit

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 24 of 29

Page 25: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

Në raundin e dytë të ofertimit, Ofertuesit e Kualifikuar do të ftohen të përmirësojnë Zotimet për Nivelin e Punësimit dhe/ose Garancinë për Investime të ofruar gjatë raundit të parë. Ofertuesit e kualifikuar nuk mund të rrisin Zotimet për Nivelin e Punësimit dhe Garancinë për Investime më lartë se sa Zotimi me i lartë për Nivelin e Punësimit dhe Garancia më e lartë për Investime që janë ofruar gjatë raundit të parë të ofertimit. Gjatë raundit të dytë të ofertimit, Zotimet për Nivelin e Punësimit dhe Garancitë për Investime të ofruara nga secili ofrues do të pjestohen me Zotimin për Nivelin më të lartë të Punësimit, përkatësisht me Garancinë më të lartë për Investime të ofruar gjatë roundit të parë. Pikët për secilën pjesë të ofertave të secilit ofrues të dorëzuara në raundin e dytë do të llogariten në mënyrë të njëjtë si në raundin e parë të ofertimit. Çmimet e ofruara gjatë raundit të parë të ofertimit mund të rriten nga ofertat e roundit të parë pakufi. Çmimet e ofruara nga secili Ofertues gjatë raundit të dytë të ofertimit do të pjestohen me çmimin më të lartë të blerjës të ofruar gjatë raundit të parë dhe pikët nga çmimi i blerjës të secilit Ofertues do të llogariten në mënyrë të njëjtë si në raundin e parë të ofertimit.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 25 of 29

Page 26: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

SHTOJCA D

FORMULARI PËR DORËZIMIN E OFERTËS

KJO LETËR DUHET TË PËRFSHIET NË NJË ZARF TË VEÇANT NGA ÇMIMI I OFERTËS Për: Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit Rr. “Ilir Konushevci” nr. 8 Prishtinë Kosovë Të nderuar zotërinjë: Emri i plotë i Ofertuesit:............................

Numri i regjistrimit të kualifikueshmërisë së ofertuesit:................................

Emri i Ndër. së Re/Subjektit të Ri:......................................

Nr. i tenderit:........................... Ofertuesi është duke dorëzuar ofertë për Ndër. e Re/Subjektin e Ri të lartëpërmendur. Bashkangjitur është:

DOKUMENTI BASHKANGJITUR – PO OSE JO? Kopja e formularit për regjistrimin e kualifikueshmërisë të përmendur në Rregullat e Tenderit

dokumenti bankar origjinal, nga një bankë e mirënjohur (p.sh., një bankë që nuk është regjistruar në një vend i cili është në “listen e zezë” të Grupit Punues për Veprime Financiare (FTAF)), i cili konfirmon që ofertuesi do të ketë qasje në fonde të mjaftueshme gjatë gjithë periudhes së tenderit për të paguar çmimin e plotë dhe kapitalin themelues fillestar. Ai dokument bankar nuk duhet të jap vlerën e çmimit të ofertës së ofertuesit

Dëshmi e cila tregon që tarifa për dorëzimin e ofertes është transferuar në

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 26 of 29

Page 27: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

llogarinë përkatëse Dëshmi e cila tregon që depozita e ofertës (që përmendet në Rregullat e Tenderit) është tranferuar në llogarinë përkatëse

Ofertuesi (i emëruar më lartë) me dorëzimin e kësaj oferte:

• konfirmon se sipas Nenit 1.1 të Rregullave të Tenderit mbetet i kualifikueshëm për të ofertuar

• pranon dhe pajtohet që t’I nënshtrohet (përmbahet) Rregullave të Tenderit • konfirmon se ka pranuar dhe lexuar Memorandumin Informues për Ndër.e re(-ja) dhe

Kontratën për Shitje • pajtohet se ka qenë i informuar se ekziston një zyre me të dhëna që përmban informata të

rëndësishme të cilat mund të ndikojnë në vendimin e tij për të dorëzuar ofertë/për ta dorëzuar çmimin e ofertës, përfshirë këtu edhe dokumentin e quajtur “Disa Rreziqe Ligjore dhe të tjera“

• pajtohet se i është dhënë mundësia që ta vizitoj këtë zyre të të dhënave dhe se ka vizituar zyrën e të dhënave apo me qëllim ka marrë rrezikun që mos ta vizitoj zyrën e të dhënave

• nëse është ofertues fitues, pajtohet të lidh kontraten e shitjes që kryesisht është në formën dhe përmbajtjen e Modelit të Kontratës së Shitjes e cila ofrohet së bashku me Dokumentet e Ofertimit.

………………………. Nëshkrimi Për dhe në emër të Ofertuesit Emri: ……………. Data: ……………….

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 27 of 29

Page 28: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

SHTOJCA E

FORMULARI I DOKUMENTIT BANKAR

- KY DOKUMENT DUHET TË PËRFSHIHET NË NJË ZARF TË VEÇANTË NGA ÇMIMI I OFERTËS

- NË KËTË LETËR NUK DUHET TË JIPET SHUMA E ÇMIMIT TË OFERTËS SË

OFERTUESIT

[TË SHKRUHET NË KRYE TE DOKUMENTIT BANKAR]

Për: Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit Rr “Ilir Konushevci” nr. 8 Prishtinë Kosovë Nga: [shkruani emrin e bankës] Re: Oferta e [shkruani emrin e ofertuesit] për [shkruani emrin e Ndër. të Re/Subjektit të Ri] Theksojmë se [shkruani emrin e ofertuesit] është klient i bankës tonë. Ne kemi diskutuar qëllimin e [shkruani emrin e ofertuesit] për të dorëzuar ofertë për blerjen e [shkruani emrin e Ndër. të Re/Subjektit të Ri], sipas numrit të ofertës [shkruani numrin e ofertës të caktuar nga AKM-ja]. Pas shqyrtimit të fondeve të [shkruani emrin e ofertuesit] të depozituara në llogarinë bankare të tij/saj në bankën tonë dhe burimet tjera të fondeve, ne mendojnë se do të ketë qasje në fonde të mjaftueshme për të paguar shumën e ofertës së tij dhe shpenzimet relevante (përfshirë këtu, por duke mos u kufizuar në, 1.250 euro për Kapitalin Themelues Fillestar) gjatë afatit të tenderit dhe në pajtim me kërkesat dhe afatet e përcaktuara në Rregullat e Tenderit përkatës. Ne konfirmojmë se jemi bankë e regjistruar në [shkruani emrin], vend i cili nuk gjendet në “listen e zezë” të Grupit Punues për Veprime Financiare (“FATF”). Sinçerisht i juaji, ………………………….. Emri i nënshkruesit:……………. Titulli i nënshkruesit: ……………… Emri i bankës: ………………. Data: ………………

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 28 of 29

Page 29: Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re ...kta-kosovo.org/ktareg/rules-of-tender-alb/llamkosrt-alb.pdf · Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Llamkos

SHTOJCA F

MONITORIMI I MARRËVESHJES PËR ZOTIME

Zotimet e bëra nga Ofertuesi Fitues në lidhje me nivelin e punësimit dhe të investimeve do të

monitorohen dhe të fuqizohen si në vijim:

Mbledhjet për rishikimin e gjendjes pas privatizimit Mbledhjet për rishikimin e gjendjes pas privatizimit do të mbahen 3, 6, 12, 18 dhe 24 muaj pas

privatizimit. Në rrethana të veçanta, mund të organizohen vizita të jashtëzakonshme në lokacoin

duke dhënë njoftim 24 orë më heret.

Qëllimi i mbledhjeve është të verifikohet përmbushja e kushteve të kontratës. Si shtesë ndaj rishikmit të përgjithshëm të situatës së tërësishme, duhet që pikat e më poshtme të vëzhgohen më me kujdes: • Niveli i fuqisë punëtore – a është në nivelin e njëjtë siç zotuar në kontratë? • Shumën aktuale të investimeve të bëra deri në atë datë – a është e arritshme shuma totale e

kontraktuar?

Gjobat dhe Ndëshkimet Në ndërmarrjet e privatizuara do të zbatohet gjobat dhe/ose ndëshkimet e dhëna në vijim nëse

nuk i përmbahet kushteve të kontratës:

• Zotimi për fuqinë punëtore – për secilën pozitë të paplotësuar gjatë periudhës së përmbushjes të kontratës do të paguhet gjoba në shumë prej 3.000 euro në vit dhe në baza proporcionale për periudha që janë më të shkurtëra se 1 vit.

• Investimet e kontraktuara – gjoba në shumë prej 20% të shumës së mungesës nga shuma e kontraktuar e investime plus kamata e llogaritur në shkallën e 12% të shumës që mungon në vit përderisa vazhdon të ekzistoj mungesa.

Fuqizimi i ndëshkimeve Nëse pas privatizimit del në shesh se blerësi nuk ishte i kualifikueshëm për të dorëzuar ofertë ose nuk i është përmbajtur kushteve, atëherë pas dy vërejtjeve dhe pas mosrregullimit të mungesave AKM-ja, përmes PSSP-së dhe duke përdorur Mundësinë e Tërheqjes, do të kërkojë kthimin e aksioneve të blera nga investitori. Me këtë nënkuptohet edhe humbje e të gjitha investimeve dhe e çmimit të paguar nga investitori.

Rules of Tender – Special Spin Off – Llamkos – FINAL -–Albanian – 13 Nov 20041

Page 29 of 29