Rikonceptimi i NATO-s Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia

6
Rikonceptimi i NATO –s, Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia (Në vigjilie të dymbëdhjet vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, prespektiva nga lindja dhe këndëvështrimi i sotshëm politiko - ushtarak i NATO -s) Bahri M.Gashi, 24.Mars. 2011 Përsosja politiko - ushtarake gjashtë dekadëshe e alenacës më jetgjate të globit nënkuptohet si aftësaia e mbidominimit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të NATO-s në hapsirat për ndikimin në shkallën e një qëndrueshmërie gjithpërfshirëse rajonale e globale e cila do ta gjente mesin e barazpeshimit për të ulur tensionet çoftë me mjete politike, diplomatike apo edhe ekskluzivisht ushtarake me theks të veçantë për shtetet anëtare të saj. NATO- ja gjithashtu ka arritur të ofroj mbështetje superiore edhe për vendet tjera të rajonit, siq ishte ishte lufta e Kosovës ku më 24 mars 1999 me rastin e ndërhyrjës ushtarake ajrore kundër caqeve të ushtërisë serbe në (hapsirat) e ish-Jugosllavisë dymbëdhjet vjet më parë ka ndikuar që gjeopolitika e saj në shtrirjen e civilizimit global, të ruajtjës të së drejtës humanitare duke krijuar hapësira të lira gjostrategjike në zgjidhjen e problemeve të marrëdhënieve në mes dhe brenda shteteve ka vënë në ndikimin e vet në dispozicion shumëdimensional, kooperues, koordinues dhe operacional, fuqinë moderne ushtarake të saj. Origjina dhe fillet e krijimit dhe rrugëtimit të vendeve antëtare të NATO –s

Transcript of Rikonceptimi i NATO-s Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia

Page 1: Rikonceptimi i NATO-s Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia

Rikonceptimi i NATO –s, Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia

(Në vigjilie të dymbëdhjet vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, prespektiva nga lindja dhe këndëvështrimi i sotshëm politiko - ushtarak i NATO -s)

Bahri M.Gashi, 24.Mars. 2011

Përsosja politiko - ushtarake gjashtë dekadëshe e alenacës më jetgjate të globit nënkuptohet si

aftësaia e mbidominimit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të NATO-s në hapsirat për ndikimin në shkallën e një

qëndrueshmërie gjithpërfshirëse rajonale e globale e cila do ta gjente mesin e barazpeshimit për të ulur

tensionet çoftë me mjete politike, diplomatike apo edhe ekskluzivisht ushtarake me theks të veçantë për

shtetet anëtare të saj.

NATO- ja gjithashtu ka arritur të ofroj mbështetje superiore edhe për vendet tjera të rajonit, siq

ishte ishte lufta e Kosovës ku më 24 mars 1999 me rastin e ndërhyrjës ushtarake ajrore kundër caqeve të

ushtërisë serbe në (hapsirat) e ish-Jugosllavisë dymbëdhjet vjet më parë ka ndikuar që gjeopolitika e saj në

shtrirjen e civilizimit global, të ruajtjës të së drejtës humanitare duke krijuar hapësira të lira gjostrategjike në

zgjidhjen e problemeve të marrëdhënieve në mes dhe brenda shteteve ka vënë në ndikimin e vet në

dispozicion shumëdimensional, kooperues, koordinues dhe operacional, fuqinë moderne ushtarake të saj.

Origjina dhe fillet e krijimit dhe rrugëtimit të vendeve antëtare të NATO –s

Shikuar historikun në fillim të viteve 90-ta, një numër vendesh të Europës shprehen interesim të

madhë për anëtarësimin në NATO duke parë se interesat e tyre të sigurisë në të ardhmen mund të

mbroheshin në mënyrën më të mirë.

Vendet e para nënshkruese - Me 4 Prill 1949 Pakti i Organizatës se Atlantikut Verior në Uashington

nënshkruhet nga; Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Netherlanda,

Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (Britania e Madhe) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

(SHBA). Ndërsa me vonë me 1952, Greqia dhe Turqia iu bashkohen dymbdhejtë vendeve antare të

Aaleances. Në vitin 1955 Gjermania pranohet anëtare e NATO-s. Ndersa me 1982 Spanja. Në vitin, 1999

për herë të parë tri shtete ish pro- sovjetike (dhe gjithashtu ish pjestare të Traktatit te Varshavës) bashkohen

me NATO-n. Këto ishin Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria, duke quar kështu numrin e përgjithshëm në

19-të. Ndërsa me 23 Nentor, 2002 Bulgaria, Estonia, Latvia, Lituania, Rumania, Slovakia dhe Slovenia u

ftuan që në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në NATO brenda vitit 2007. Shtetet e lartëcekura u bënë

formalisht anëtare të Aleancës në fund të marsit 2004. Ndërsa për shumë arsye (politike, ushtarake,

ekonomike) tri shtetet e tjera që pretendonin për tu antarësuar në familjen e madhe, në NATO: Shqipëria,

Kroacia dhe Maqedonia nuk u pranuan si antare në këtë fazë. Por edhe përkundër përjashtimeve, zgjerimi i

NATO-s për shtetet nuk mund të shihet si një proces i mbyllur.

Page 2: Rikonceptimi i NATO-s Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia

Misioni i NATO-s për antarësim shihet si një procesin gjeopolitik e gjeostrategjik, si i hapur, progresiv,

profesional, efikas dhe efektiv në vazhdimësi. Megjithatë e gjithë kjo kronologji ngjarjesh të rëndësishme që

nga lindja dhe 60 –të vjetori i saj u kurorëzua me ëndrrën dhe realitetin e shqiptarëve për antarësim.

Ditëlindjet dhe zhvillimiet e NATO-së në hapësirat e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon dhe botë,

në fillimet e shekullit të XXI, kërcënohen jo vetëm nga lëvizje politike apo tendenca e mentalitete të vjetra të

krijimit të blloqeve rivale, por sidomos nga organizata dhe lëvizje terroriste, të cilat përdorin paaftësitë dhe

dobësinë e institucioneve të shtetit për të krijuar ndjenjën e frikës për të ardhmen ndaj shtetit apo shoqërisë.

Por kjo rritje dhe kjo gjeopolitikë dhe gjeostrategji e NATO-së tashmë është e pakonkurencë në rajon dhe

botë si në; politikë, gjeopolitikë dhe gjeostrategji.

Samiti i NATO-s, në 60 vjetorin e saj, ishte i rëndësishëm jo vetëm për faktin se është i pari i këtij lloji

që mbahet në një vend të gadishullit Ballkanik, por sidomos sepse u mor vendimi historik që Shqipëria dhe

Kroacia, dy vende të po këtij rajoni, ftohen për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në këtë Aleancë të

rëndësishme të sigurisë politike dhe ushtarake. Shqipëria, e përgjegjshme për rëndësinë e aftësive të saj,

merr pjesë në kuadër të Forcave Ndërkombëtare për Siguri dhe Asistencë të NATO-s, në Afganistan, qysh

në vitit 2002, Irak dhe Bosnje për të ndihmuar në konsolidimin e rimëkëmbjen e këtyre vendeve

postluftrake, jo vetëm në planin profesional ushtarak, por edhe në atë logjistik e operativ. Shqipëria e

konsideron pjesëmarrjen e Forcave të saj të Armatosura në misione, në kuadër të NATO-s, jo vetëm si një

kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin rajonal e

global, por edhe një pasurim profesional dhe përvoje të re, të domosdoshme në përballjen e detyrave dhe

misioneve të një rëndësie të veqantë strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare.

NATO – ja sot është konkurente me kapacitetet e saja në gjeopolitikë dhe gjeostrategji kundrejt të

gjithë atyre vendeve që akoma mendojnë të kaluarën e intrigave dhe bestytnive për të tjerët. Kodifikimi i

raporteve strategjike në mes ShBA –së, Unionit Europian dhe NATO –së janë argumenti kryesor i kësaj

superfuqie politike ekonomike dhe ushtarake në mes kontineteve të globit.

Shqipëria dhe Kroacia pikërisht me 1 prill 2009 u bënë vendet e 27 dhe 28 të aleancës së NATO-s.

Shqipëria sot në alencën e NATO – së do të thotë politikë të ekuilibruar, stabilitet të garantuar,

siguri vigjilente dhe permanente të monitoruar nga NATO dhe gjeopolitikë e gjeostrategji të qartë

euoatlantike. Misioni për antarësim e mëmëdheut tim dhe të gjithë shqiptarëve, Shqipërisë u konkretizua

dhe u realizua nga vullneti dhe dëshira e mbi 94% të bashkombasëve për të qenë tani e përgjthmonë të lirë

dhe pa frigë nga hijenat e zeza e të urryera Ruso - sllavo – helene për ta coptuar teritorin e saj.

Antarësimi i Shqipërisë dhe Koacisë ndikoi drejtpërdrejtë edhe në kohezionin impresiv të Francës për

tu futur bindshëm në të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e alencës duke drejtimin e alenacës për ti

garantuar liderët e vendeve antare të NATO-së për kooperim dhe bashkpunim permanent në të tashmën

dhe të ardhmen e saj. Zgjerimi i NATO-s mbetet një koncept i ri i strategjisë kryesore për konsolidimin e

sigurisë së Evropës dhe vendeve të tjera. Gjithashtu e ardhmja e Evropës nuk mund të mbetet peng i

Page 3: Rikonceptimi i NATO-s Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia

koncepteve të vjetra me sferat e influences duke iu referuar së kaluarës. Pikëpamjet mes NATO-s dhe

Rusisë ndryshojnë për çështje të tilla si zgjerimi, sistemet e mbrojtjes, madje dhe Kosova.

Së këndejmi edhe Republika e Kosovës si zonë gjeostrategjike dhe FSK-ja bërthama e ushtrisë së

Kosovës po hapëron drejt plotësimit të standardeve të NATO –s që sa më shpejt të jet e mundur të

përfshihet në gjirin e saj, të aleancës padyshim e vendeve më prosperuese të botës për të qenë brenda

kontekstit ekonomik, politiko - ushtarak e të stabilitetit gjithpërfshirës të së ardhmës së sigurisë dhe paqes

stabile. Në këndvështrimin e saj gjeopolitik dhe gjeostrategjik NATO – ja sot është formësuar plotësisht dhe

në organikën e saj komanduese. Ajo posedon të gjitha aftësitë inteligjente potencialisht konkuruese të

politikave të sigurisë rajonale e globale.

Së fundi mund të themi se çlirimi i Kosovës ështe i lidhur me ndërhyrjen ushtarake dhe rajoni as

sot pa NATO – në nuk do ta kishte kuptimin e sigurisë dhe vlerave të lirisë së sotshme. Aspketi gjeopolitik

dhe gjeostrategjik i NATO –së ngërthen në vete domosdoshmërinë koopruese, opreacionale e manovruese

të influencës politike dhe ushtarake të përballjës dhe intervenimit të menjëhershëm në çdo kohë dhe vend.

Koncepti i ri strategjik i NATO-së vazhdimisht do të ngërthej që alenaca do të jet e hapur për sa kohë që

vendet e të dyja koncepteve të kuptojnë rëndësinë e sigurisë kolektive dhe përfundimisht në nëntor të vitit

2010 në Samitin e Lisbonës pranohet Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s

(Autori është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL, në Shkencat Politike)