I pranIshëm Ishte dhe shefIIshtabIt të përgjIthshëm …...i NATO-s në Kosovë një histori...

16
E premte, 16 nëntor 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 46 (8147) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] 81 VJET SHTYP USHTARAK/ HISTORIA E REVISTAVE DHE GAZETAVE USHTARAKE NGA 1931 DERI MË SOT Evolucioni drejt suksesit i doktrinës së forcave tokësore në shekullin e XXI-të “Konteksti historik i shtypit ushtarak”, 1912-1931 TAKIMET E GJENERALBRIGADE BARDHYL HOXHËS ANALIZA STUDIMI MERR JETË NJË INSTITUCION I KUJTESËS HISTORIKE TË FA Komandanti i KDS dhe Kursi i Sigurisë dhe Mbrojtjes vizitë në Kosovë Kaplan: Gjeografia e fuqisë iraniane Muzeu i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (MFA), në prag të inaugurimit faqe 4 faqe 6 faqet 14 faqe 15 Shtypi ushtarak në 100 vjetorin e FA Ceremoni përkujtimore për dëshmorët britanikë të rënë në Shqipëri, gjatë Luftës së II Botërore Kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami zhvilluan homazhe dhe vendosën një kurorë me lule pranë memorialit të dëshmorëve britanikë, duke shprehur nderimet më të thella për sakrificën sublime të ushtarëve britanikë Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi priti gjeneralmajor Halbauer Imami me komandantin e KFOR-it: “Misioni i NATO-s në Kosovë një histori suksesi” faqet 5 faqe 8-9 faqe 10-13 I pranIshëm Ishte dhe shefI I shtabIt të përgjIthshëm I farsh-së, gjeneralmajor gjunkshI Ministri Imami priti në takim admiralin Sir George Zambellas Pjesëmarrja e flamurtarëve të 19 vendeve partnere të NATO-s, vlerësim i madh për Shqipërinë TAKIMI Admirali Zambellas nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët që do të organizohet së afërmi në territorin e Shqipërisë dhe për të diskutuar më tej për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e stërvitjes mes FA shqiptare dhe atyre britanike, kryesisht në komponentin detar faqe 5 faqe 8-9 Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi: Shtypi ushtarak ka luajtur një rol të posaçëm në historinë e FA në këto 100-vjet Gjeneralmajor Halbauer ka vlerësuar kontributin e trupave dhe të personelit të FA Shqiptare që punojnë në KFOR, duke shprehur falenderime të veçanta për këtë bashkëpunim, si dhe ndau të njëjtin vlerësim me ministrin Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për situatën në rajon e sidomos në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen faqe 3 PO ZHVILLOHET NË PERIUDHËN 2 – 18 NËNTOR 2012 ANALIZA Zhvillohet stërvitja e përbashkët me Britaninë e Madhe “ALBANIAN LION-12” Mundësitë dhe nevojat mbrojtëse të Europës PARADA E 100 VJETORIT OSE 300 RRESHTAT E NJË ALFABETI MISTIK faqe 2 faqe 7 Konferenca me temë: “Shtypi ushtarak në 100-vjetorin e Forcave të Armatosura-Historia e shtypit ushtarak dhe sfi- dat e pritshme të informimit në FA” u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar si dhe të FA nga QKMBM (Drejtoria e Publikimeve Ushtarake) DOC.DR. MUHAMET RACAJ, GJENERALBRIGADE SHSHP të FA, NDOQI PËRGATITJET PËR KONCERTIN E 4 DHJETORIT Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi inspektoi trupat e rreshtuara gjatë provave për Paradën Ushtarake faqe 6 NGA PROF. DR. BASHKIM GJERGJI

Transcript of I pranIshëm Ishte dhe shefIIshtabIt të përgjIthshëm …...i NATO-s në Kosovë një histori...

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 2012 1

E premte, 16 nëntor 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 46 (8147)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

81 VjEt shtyp ushtarak/ historia E rEVistaVE dhE gazEtaVE ushtarakE Nga 1931 dEri më sot

Evolucioni drejt suksesit i doktrinës së forcave tokësore në shekullin e XXi-të

“Konteksti historik i shtypit ushtarak”, 1912-1931

takimet e gjeneralbrigade bardhyl hoxhës

analiza

studimi

merr jetë një institucion i kujtesës historike të FaKomandanti i KDs dhe Kursi i sigurisë

dhe Mbrojtjes vizitë në Kosovë

Kaplan: Gjeografia e fuqisë iraniane

Muzeu i Forcave të armatosura të republikës së shqipërisë

(MFa), në prag të inaugurimitfaqe 4

faqe 6

faqet 14

faqe 15

Shtypi ushtarak në 100 vjetorin e FA

Ceremoni përkujtimore për dëshmorët britanikë të rënë në

shqipëri, gjatë Luftës së ii BotëroreKryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami zhvilluan homazhe

dhe vendosën një kurorë me lule pranë memorialit të dëshmorëve britanikë, duke shprehur nderimet më të thella për sakrificën sublime të ushtarëve britanikë

Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi priti gjeneralmajor Halbauer

Imami me komandantin e KFOR-it: “Misionii NATO-s në Kosovë një histori suksesi”

faqet 5

faqe 8-9faqe 10-13

I pranIshëm Ishte dhe shefI I shtabIt të përgjIthshëm I farsh-së, gjeneralmajor gjunkshI

Ministri Imami priti në takim admiralin Sir George Zambellas

Pjesëmarrja e flamurtarëve të 19 vendeve partnere të NATO-s,

vlerësim i madh për Shqipërinë

TakiMi

Admirali Zambellas nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët që do të organizohet së afërmi në territorin e Shqipërisë dhe për të diskutuar më tej për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e stërvitjes mes FA shqiptare dhe atyre britanike, kryesisht në komponentin detar

faqe 5

faqe 8-9

Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi: Shtypi ushtarak ka luajtur një rol të posaçëm në historinë e FA në këto 100-vjet

Gjeneralmajor Halbauer ka vlerësuar kontributin e trupave dhe të personelit të FA Shqiptare që punojnë në KFOR, duke shprehur falenderime të veçanta për këtë bashkëpunim, si dhe ndau të njëjtin vlerësim me ministrin Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për situatën në rajon e sidomos në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen

faqe 3

Po zhvillohet në Periudhën 2 – 18 nëntor 2012

analiza

Zhvillohet stërvitja e përbashkët me Britaninë e Madhe “aLBaNiaN LiON-12”

Mundësitë dhe nevojat mbrojtëse të Europës

Parada e 100 vjeToriT ose 300 rreshTaT e një alfaBeTi MisTik

faqe 2

faqe 7

Konferenca me temë: “Shtypi ushtarak në 100-vjetorin e Forcave të Armatosura-Historia e shtypit ushtarak dhe sfi-dat e pritshme të informimit në FA” u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar si dhe të FA nga QKMBM (Drejtoria e Publikimeve Ushtarake)

doc.dr. muhamet racaj, gjeneralbrigade

shshP të Fa, ndoqi Përgatitjet Për koncertin e 4 dhjetorit

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi inspektoi trupat e rreshtuara gjatë provave për Paradën ushtarake

faqe 6

nga ProF. dr. bashkim gjergji

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 20122 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Stërvitja “ALBANIAN LI-ON-2012” është stërvitja më e madhe e Flotës Mbretërore Britanike për vitin 2012, e cila përfshin 5 anije ushtar-ake (2 anije zbarkuese, 1 Fre-gatë, 1 Helikoptermbajtëse dhe 1 anije transporti). Janë përfshirë rreth 11 helikopterë sulmues dhe transportues (Apache, Lynxs, Sea-King, Merlin). Janë përfshirë rreth 400 marinsa (Forca Speciale), të cilët kryejnë veprimtaritë stërvitore në breg, si dhe au-tomjete ushtarake transporti

Zhvillohet stërvitja e përbashkët me Britaninë e Madhe “ALBANIAN LION-12”

Në periudhën 02 – 18 nëntor 2012, në rajonet Pashaliman – Porto Pal-ermo – Kuçovë – Poshnjë

– Zall Herr, po zhvillohet stërvitja e përbashkët me Britaninë e Madhe “ALBANIAN LION-12”. Stër-vitja “ALBANIAN LION-2012” është stërvitja më e madhe e Flotës Mbretërore Britanike për vitin 2012, e cila përfshin 5 anije ushtarake (2 anije zbarkuese, 1 Fregatë, 1 Helikopter-mbajtëse dhe 1 anije transporti). Janë përfshirë rreth 11 helikopterë sulmues dhe transportues (Apache, Lynxs, Sea-King, Merlin). Janë përfshirë rreth 400 marinsa (Forca Speciale), të cilët kryejnë veprimtaritë stërvitore në breg, si dhe automjete ushtarake trans-porti. Rajoni i zhvillimit të stërvitjes është gjiri i Vlorës, ku përfshihen gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit dhe bazën e Porto-Palermos. Gjithashtu do të kryhen fluturime me helikopterë dhe lëvizje me automjete ushtarake në drejtimet Pashaliman – Sazan – Porto Palermo – Kuçovë – Zall Herr – Bizë. Qëllimi kryesor i kësaj stërvitje do të jenë Operacionet Jo-Luftarake të Evakuimit (NEO), si dhe mbështetja e këtyre operacioneve me veprimtari luftarake nga deti, toka dhe ajri. Trupat dhe automjetet Britanike kanë zbarkuar në rajonet e Porto-Palermos dhe Pashalimanit dhe veprimtaria stërvitore është sh-trirë në vendosjen e Spitalit Fushor në Batalionin e Këmbësorisë, Posh-një, si dhe është ngritur Grupi i Mbështetjes Logjistike në ambientet e Bazës Ajrore, Kuçovë. Në rajonet Pashaliman dhe Sazan janë kryer veprimtari stërvitore të përbash-këta, ku kanë marrë pjesë 2 anije të Forcës Detare. Janë kryer simu-lime të sulmeve me mjete detare, operacione Bordingu, SAR, etj. Në ambientet e Zall Herrit dhe në Pashaliman/Sazan, është zhvilluar stërvitje taktike me trupat britanike (Komando), ku janë angazhuar një togë e Batalionit Komando dhe një togë e Batalionit III-të i Këmbësorisë, Poshnjë. Në këto rajone janë kryer fluturime, duke simuluar kryerjen e operacioneve NEO. Stërvitje e ngjashme është kryer edhe vitin e shkuar, “ALB ANIAN LION-11” në periudhën 25 Maj – 04 qershor 2012, e cila shërbeu si bazë për përsëritjen

e stërvitjes edhe në vitin 2012. Në datë 16 nëntor do të zhvillohet Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day), ku do të ftohen të marrin pjesë personalitetet më të larta të vendit. Programi para-shikon fluturimin me helikopter prej Aeroportit “Nënë Tereza” në anijen flamurtare, e cila ndodhet në rajonin e stërvitjes, në gjirin e Vlorës. Në datë 12 nëntor, stërvitja është vizituar nga

komandanti i Flotës Britanike admi-rali Sir George Zambellas, njëkohë-sisht edhe zv/shef i Shtabit të Flotës Mbretërore. Në Drejtorinë e Op-eracioneve dhe Stërvitjes në SHPFA është krijuar Grupi Koordinues dhe Mbështetës i stërvitjes, si dhe janë caktuar koordinatorë në çdo rajon ku kryhen veprimtari stërvitore. Policia Ushtarake është angazhuar dhe ka

bërë shoqërimin e gjithë lëvizjeve në rajonet e stërvitjes. Përkatësisht: Në SHPFA: N/kolonel Ilir By-tyçi, shefi i Sektorit të Stërvitjes, J-3/7; kapiten lejtnant Bedo Mër-ruko, specialist Stërvitje për Forcën Detare, J-3/7; kapiten Engjëll Shahu, specialist Stërvitje për NATO/PfP. Në Forcën Detare: kapiten lejtnant Fatmir Likskëndaj, komandant Grupi;

n/lejtnant Alban Dafa, komandant anije. Në Forcën Tokësore: Ferdinant Beqiraj, Batalioni Komando; n/tetar Dashnor Ago, Bat III-të Poshnjë. Në Forcën Ajrore: Major Ermir Hoxha, në Kuçovë; kapiten Rakip Pronjari, në FAj. Në Policinë ushtarake: Toger Eldi Prifti kapiten lejtnant Bedo Mër-ruko, specialist stërvitje për FD, J-3/7, SHPFA

Qëllimi kryesor i kësaj stërvitje do të jenë Operacionet Jo-Luftarake të Evakuimit (NEO), si dhe mbështetja e këtyre operacioneve me veprimtari luftarake nga deti, toka dhe ajri

Po zhvillohet në periudhën 2 – 18 nëntor 2012, në rajonet Pashaliman – Porto Palermo – Kuçovë – Poshnjë – Zall herr

Zhvillohet me sukses stërvitja e Menaxhimit të Krizave “CMX-12”

16 Nëntor 2012. Në ambientet e Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në datat 12-16 nëntor 2012, u zhvillua stërvitja e Menax-himit të Krizave “CMX-12”, me pjesëmarr jen e përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Sigurimit të Infor-macionit të Klasifikuar pranë Këshil-lit të Ministrave. Stërvitja CMX-12 zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të përvitshme që realizon NATO në

përgjigje të krizave apo sulmeve të mundshme ndaj vendeve anëtare të NATO-s si dhe atyre aleate. Shtabi i integruar ndër-institucional u drej-tua nga Z. Agim Fagu, drejtor i Drejtorisë së NATO-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Stërvitja në fjalë pati si qëllim testimin e ndërve-prueshmërisë dhe të operacionalitetit të strukturave kombëtare dhe atyre të NATO-s, për të reaguar në kohë dhe ashtu siç duhet ndaj emergjencave dhe krizave që lindin si pasojë e ve-primtarisë së organizatave terroriste apo ekstremiste.

3ushtriaE prEmtE, 28 ShtatOr 2012zyrtare

operacionet e drejtuara nga NATO. Gjatë takimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, me Komandantin e ri të Forcës së Kosovës COMKFOR-it, gjeneralmajor Volker Hal-bauer, u bisedua mbi situatën e sigurisë në Kosovë, u bë një rezyme e ecurisë dhe reformave në FA të RSH si dhe kontributi i FA shqiptare në operacione ndërkombëtare dhe veçanërisht në Kosovë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal GJUNKSHI,vlerësoi kontributin e COMKFOR në ruajtjen dhe përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, sidomos

Paraditen e djeshme, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka pritur në një takim të veçantë komandantin e ri të KFOR-

it, gjeneralmajor Volker Halbauer, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë në krye të një delegacioni të Forcës së Kosovës COMKFOR. Ministri Imami, pasi i ka uruar gjen-eralmajor Volker Halbauer mirëseard-hjen në Tiranë dhe për detyrën e re si komandant i KFOR-it, është ndalur në situatën në Kosovë. “Përsa i përket situatës në Kosovë kam parë shumë progres gjatë këtyre viteve dhe kjo është falë përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës, por edhe sepse NATO është prezente. Misioni i NATO-s në Kosovë është një histori suksesi”, - ka theksuar ministri Imami.

Më tej ministri Imami nënvizoi punën që është bërë dhe bëhet për të shëruar plagët e të kaluarës dhe për të ndërtuar të ardhmen për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Për këtë ne kemi qenë shumë të interesuar si një vend fqinj, si vendi i origjinës, - është shprehur ai, - Për ne paqja dhe stabiliteti kanë qenë vendimtar në këto njëzet vite, pas rënies së regjimit më të egër në të gjithë Europën Lindore dhe për të vazhduar në këtë rrugë ne jemi gati për të bashkëpunuar më shumë dhe për të dhënë një kontribut akoma dhe më të madh në KFOR dhe FSK, për të konsoliduar stabilitetin e këtij vendi, për të krijuar të gjitha mundësitë për një të ardhme europiane edhe në Republikën e Kosovës”. Nga ana e tij komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Volker Halbauer falënderoi ministrin e Mbrojtjes Imami për pritjen që rezervoi dhe për mundësinë për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm. “Meqenëse kjo është hera e parë që unë vizitoj Shqipërinë dhe të kaloj kufirin me Kosovën për mua ishte disi emocionuese pasi mësova se çfarë vendi i mrekullueshëm gjendet menjëherë pas kufirit. Kështu që do të doja t’ju falënderoja edhe njëherë për mundësinë që më krijuat për të folur me ju dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare”, - është shprehur, ndër të tjera, gjeneralmajor Halbauer. Kjo është shumë e rëndësishme për mua, ka vijuar më tej ai, sepse duke qenë se jam përgjegjës për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe duke qenë përgjegjës, si një komandant i NATO-s për një situatë të sigurt dhe për të vendosur lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, do të doja që t’u falenderoja për kontributin tuaj dhe të vendit tuaj në misionin tim. Gjeneralmajor Volker Halbauer ka vlerësuar sidomos kontributin e trupave dhe të personelit të FA Shqiptare që

punojnë në KFOR, duke shprehur falenderime të veçanta për këtë bashkëpunim, si dhe ndau të njëjtin vlerësim për situatën në rajon e sido-mos në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. Kjo është vizita e parë që gjeneralmajor Volker Halbauer bën në vendin tonë si komandant i Forcës së Kosovës COMKFOR, në kuadër të një sërë vizitash që ai po zhvillon në rajon, me qëllim njohjen me gjendjen e sigurisë në Shqipëri, progresin e reformave në fushën e mbrojtjes, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe FA Shqiptare.

Takimi me gjeneralmajor GjunkshinMë parë edhe shefi i Shtabit të Përgjith-

shëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti në një takim zyrtar koman-dantin e ri të Forcës së Kosovës COMK-FOR, gjeneralmajor Volker Halbauer dhe delegacionin që e shoqëronte. Vizita, e cila është në vazhdën e një sërë vizitash që ko-mandanti i KFOR-it po zhvillon në rajon, ka si synim njohjen me gjendjen e sigurisë në Shqipëri, progresin e reformat në Forcat e Armatosura Shqiptare si dhe nxitjen e bash-këpunimit midis COMKFOR dhe Forcave të Armatosura Shqiptare. Në fillim të takimit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, e uroi gjen-eralmajor Volker Halbauer për pozicionin e ri si komandant i Forcës së Kosovës COMK-FOR. Gjeneralmajor Gjunkshi në këtë takim, bëri një panoramë të përgjithshme të zhvil-limeve kryesore të Forcave të Armatosura Shqiptare si reformat, procesi i demontimit dhe kontributi i Forcave të Armatosura në

Imami me komandantin e KFOR-it: “Misionii NATO-s në Kosovë një histori suksesi”

Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Gjunkshi priti gjeneralmajor Volker halbauer

Gjeneralmajor Volker Halbauer ka vlerësuar kontributin e trupave dhe të personelit të FA Shqiptare që punojnë në KFOR, duke shprehur falenderime të veçanta për këtë bashkëpunim, si dhe ndau të njëjtin vlerësim me ministrin

Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për situatën në rajon e sidomos në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen

pas ngjarjeve të fundit në veri të saj, duke u shprehur se Forcat e Armatosura Shq-iptare mbështesin fuqishëm misionin tuaj në Kosovë si dhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Rasmussen, për aktivitetin tuaj në Mitrovicën Veriore. Gjithashtu gjeneral Gjunkshi e njohu gjeneral Halbauerme përgatitjet që Forcat e Ar-matosura Shqiptare po bëjnë për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të Forcave të Armatosura. Nga ana e tij, edhe Komandanti i COMKFOR-it, gjeneralma-jor Volker Halbauer, duke e vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura Shq-iptare si tepër domethënës, shprehu vlerësime tepër pozi-

tive për aftësitë e personelit të angazhuar në KFOR dhe ndau të njëjtin vlerësim për situatën në Rajon e sidomos në Kosovë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin në të ardhmen. Gjithashtu ai theksoi se mbështetja që i jep Shqipëria Forcave të Sigurisë të Kosovës është mjaft e vyer, sidomos për rritjen e kapaciteteve operacionale të saj në mënyrë që të arrihen standardet e kërkuara dhe t’i shërbejë paqes dhe sigurisë në rajon. Në fund të takimit gjeneral Halbauer, la në Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, përshtypjet e tij më të mira për Forcat e Armatosura Shqiptare.

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 20124 muzeu

Qendra “George C. Marshall” zhvillon në tiranë seminarin kundër ekstremizmit.

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm ishte kryefjala e seminarit që mblodhi në Tiranë ekspertë të Ministrive të Mbrojtjes, Ministrive të Brendshme dhe Shërbimeve In-teligjente Shtetërore, të Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi, Kosovës, Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Takimi në fjalë u zhvillua në ambientet e Hotel “Tirana International”, në datat 14-15 nëntor 2012, nga Qendra Evropiane e Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Seminari u drejtua nga Kolonel Filip Lark, Profesor në Qendrën Ndërkombëtare të Sigurisë “George C. Marshall”, në Gjermani. Në hapje të Seminarit përshëndeti Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Z. Visho Ajazi Lika, i cili vlerësoi se takime të tilla janë shumë të rëndësishme dhe i shërbejnë thellimit të bash-

këpunimit në çështjet madhore të sigurisë. Më pas seminari vijoi me seanca të veçanta plenare, ku u prezantuan ide dhe eksperienca nga lektorë të Qendrën Ndërkombëtare të Sigurisë “George C. Marshall”. Të pranishmit në seminar shkëmbyen ide dhe mendime rreth çështjeve sensitive të sigurisë në ven-det përkatëse, por edhe për në sfidat dhe kërcënimet e reja të sigurisë rajonale dhe asaj globale. Takime të tilla Qendra Ndërkombëtare e Sigurisë “George C. Marshall” realizon cdo vit, të shpërndara në vende të ndryshme, por edhe me tematikë të larmishme, me qëllim diskutimin dhe informimin rreth temave të nxehta që lidhen me çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe ruajtjen e kontakteve ndërmjet studentëve të këtij institucioni të rëndësishëm arsimor në Evropë për çështjet e sigurisë.

Merr jetë një institucion i kujtesës historike të FAMuzeu i Forcave të armatosura të republikës së shqipërisë (MFa), në prag të inaugurimit

Nëse shkon sot ambientet e KDS-së, vihen re dy lloje lëvizjesh që ndryshojnë nga të të tjerat e që u japin

gjallëri hapësirave të atyshme. Këto janë provat për paradën dhe punimet për ndërtimin e Muzeut të FA (MFA). Disa vite më parë, u mor iniciativa për fillimin e ndërtimit të MFA dhe kjo iniciativë sheh sot finalizimin e saj. Për herë të parë do të kemi një muze të FA që do të përpiqet të pasqyrojë historinë e FA. Iniciatorët e parë të këtij pro-jekti, për ndërtimin e një muzeu të FA, tre-katër vite më parë zhvilluan kon-ferencën e parë për këtë ide. Kjo kon-ferencë e drejtuar nga gjeneral Sandër Lleshi, bazuar në punën e profesorëve Proletar Hasani, Pajtim Ribaj, Çapajev File e Arshi Çela hodhi idenë fillestare të formuluar në një formë projekti për ndërtimin e këtij muzeu. Sot kjo ide ka marrë trajtën finale dhe në datën 4 dhjetor 1912 do të inaugurohet muzeu i parë i FA.

Godina ku është u ngritur muzeu i FA është pjesë e ish-fushës (kazermës) së xhenios së Ushtrisë Shqiptare, që shtrihej prej ish-shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe vinte deri në veri të vendit të quajtur “fusha e gjuetisë së pëllumbit”. Kjo godinë u ndërtua në vitet 1930-1931 dhe shër-bente si spital i kafshëve të transportit të xhenios shqiptare. Si e tillë, ajo shërbeu për një kohë të caktuar edhe në vitet ‘50 të shekullit XX. Godina ishte e ndërtuar sipas arkitekturës së kohës dhe kjo është pasqyruar edhe në projektin e xhenios ushtarake italiane, përgatitur për ndërtimin e “kazermave të xhenios” në vitet 1940-1941. MFA është Institucion shtetëror në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes, i bazuar në ligjin nr. 9386, dt. 04.05.2005 "Për Muzetë” dhe në ligjin nr. 9048, dt. 07.04.2003, "Për trashëgiminë kulturore" në Republikën e Shqipërisë. Në mbështetje të idesë së një vendi me histori e traditë shumë të lashtë, syno-het që ky muze tipologjik të pasqyrojë ngjarjet më të rëndësishme ushtarake dhe vlerat më të mira të trashëguara nga kombi ynë gjatë historisë së tij në shekuj. Sigurisht që në esencë, muzeu do të shprehë identitetin, kujtesën, personalitetin dhe progres-zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Misioni i këtij muzeu është “Evidentimi, grumbullimi, seleksionimi dhe vënia në dispozicion për grupet e interesuara të vlerave edukative të trashëgimisë ushtarake të Forcave të Armatosura”. MFA do të ngrihet mbi bazën e një përvoje dhe eksperience të së gjithë muzeve të tjera kombëtare dhe të huaja, ndërsa për realizimin e misionit dhe të funksioneve të tij, MFA do të bash-këpunojë dhe negociojë marrëveshje me institucione dhe individë, publikë dhe privatë, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë institucion do të koleksionohet një pjesë e rëndësishme e historisë në trajtën dokumentare të saj, në trajtën e objekteve që disponohen, në trajtën materiale të sistemeve të armatimit e të pajisjeve, të teknikës e të mjeteve, që fillojnë që nga armët e vjetra e deri

albert hitoaliaj

tek raketat e avionët. Po ashtu pjesë e këtij muzeu do të jenë uniformat dhe simbolet ushtarake, flamujt dhe dekoratat, gradat dhe objektet e tjera me vlera si dhe objekte të kulturës, artit dhe sportit në FA. Ekspozimi dhe tra-jtimi i eksponateve, nëpër pavijonet e muzeut, do të synohet të bëhet përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore, të realizuara me një skenografi, dekor, ndriçim dhe ruajtje, me kulturë të lartë profesionale.

Miratimi Në zbatim të kërkesave të Ligjit

Nr. 9386, datë 04.05.2005 “Për Muzetë”, neni 18, Muzeu i FA-së aplikoi pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për regjistrim në regjistrin kombëtar të muzeve dhe për marrjen e licencës si Muze Tipologjik me emrin “Muzeu i Forcave të Armatosura”. Në datën 13 nëntor 2012 në MTKRS, nën drejtimin e ministrit Aldo Bumçi, u shqyrtua aplikimi nga Komisioni Shtetëror i Muzeve dhe në përfundim u miratua regjistrimi dhe dhënia e licencës për Muzeun e FA-së. Muzeu i Forcave te Armatosura (MFA), është institu-cion shtetëror, buxhetor, në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Muzeu i FA-së është person juridik publik, që nuk ndjek qëllime ekonomike. Ai e ka vendndodhjen ne mjediset e Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes, Tiranë. MFA me veprimtarinë e tij zbaton politikën e Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e njohjes dhe edukimit me vlerat aktuale dhe ato të trashëgimisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet ekspozimit, mbrojtjes, konservimit, restaurimit dhe kërkimit shkencor të vlerave dhe objekteve muzeale. Ministria e Mbrojtjes, përcakton normat tekniko-profesionale dhe metodologjike dhe rregullat të shër-bimit për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sigurinë fizike të muzeut dhe të fondit muzeor, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rregullat në fuqi për fondin arkivor.

Funksionimi i MFAVeprimtaria e MFA mbështetet

në ligjin nr. 9386, dt. 04.05.2005 "Për Muzetë” dhe në ligjin nr. 9048, dt. 07.04.2003, "Për trashëgiminë kulturore", i ndryshuar. Marrëdhëniet juridike të punës të punonjësve civilë të MFA-së, rregullohen në bazë të Ligjit nr. 796I, dt. 12.07.1995, “Për Kodin e Punës”, i ndryshuar, ndërsa të punonjësve ushtarakë sipas legjis-lacionit ushtarak në fuqi. MFA për realizimin e funksioneve dhe detyrës së tij, bashkëpunon me institucione shtetërore dhe jo shtetërore, me or-gane administrative qendrore dhe vendore, me persona fizikë dhe juridikë privatë, për identifikimin, grumbullimin dhe restaurimin e ek-sponateve me vlera muzeale. MFA bashkëpunon dhe negocion mar-rëveshje me institucione homologe, institucione shkencore, historike, kulturore dhe artistike, brenda dhe jashtë vendit, publike dhe private, me qëllim evidentimin, prezantimin dhe tërheqjen në fondin e tij të objek-teve, të cilat i konsideron me vlera të veçanta dhe të rëndësishme. Muzeu i Forcave të Armatosura përgatit

pasaportën shkencore (certifikatën) e çdo eksponati që hyn në fondin e tij. MFA organizon çeljen e ekspozitave, brenda dhe jashtë vendit, me objektet që disponon, kundrejt ligjeve në fuqi, në bashkëpunim me institucione të tjera të specializuara për këtë qëllim. Hyrja në salla për qëllime studimi ose kontrolli, filmimi dhe fotografi-mi i eksponateve pjesë e inventarit të MFA, për qëllime botimi dhe studimi bëhet me autorizim të drejtuesit të institucionit, pas kërkesës me shkrim të subjektit kërkues. Për prezantimin e vlerave të trashëgimisë ushtarake të Forcave të Armatosura, MFA bën botime periodikësh, albume, guida, kartolina, reklama të ndryshme etj. MFA organizon veprimtari për ng-jarje të shënuara që kanë lidhje me historinë e Forcave të Armatosura, për personalitete të shquara, semin-are, dhe konferenca që përshtaten me specifikën e tij.

Organizimi i MFAStruktura organizative e MFA dhe

numri i punonjësve propozohet nga Drejtori i institucionit dhe mirato-het nga Ministri i Mbrojtjes. Drej-tori MFA emërohet dhe shkarkohet

nga Ministri i Mbrojtjes. Drejtori i MFA është njëkohësisht edhe Kry-etari i Këshillit Shkencor të MFA-së. Ai drejton dhe koordinon punën e MFA si dhe përfaqëson institu-cionin në marrëdhëniet me të tretët. Emërimet dhe shkarkimet e punon-jësve të MFA bëhen nga Ministri i Mbrojtjes ndërsa detyrat e stafit të MFA përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të MFA-së. Veprim-taria e MFA-së realizohet në bazë të planit vjetor, i cili paraqitet nga Drejtori i MFA-së dhe merr miratimin e Ministrit të Mbrojtjes. Pranë MFA-së funksionon Këshilli Shkencor si organ këshillimor. Këshilli Shkencor përbëhet prej 5 personash, (3 përfaqësues të MFA-së 2 personalitete të fushës jashtë institucionit). Veprimtaria e Këshillit Shkencor drejtohet nga Drejtori i MFA. Këshilli udhëheq veprimtarinë shkencore e kërkimo-re të institucionit si dhe proceset më të rëndësishme të konceptimit tërë-sor apo pjesor të pavijoneve duke nxjerr rekomandime përkatëse. Këshilli Shkencor zgjidhet një herë në 4 vjet. Emrat e anëtarëve të Këshillit Shkencor propozohen nga Drejtori i MFA dhe miratohen nga Ministri i Mbrojtjes. Si rregull Këshilli Shkencor mblidhet një herë në çdo dy muaj, në 10 ditët e para. Thirret nga kryetari i tij. Këshilli Shkencor mund të zëvendësojë një nga anëtarët e tij me kërkesën e këtij të fundit dhe me miratimin e Ministrit të Mbrojtjes. E njëjta procedure përdoret edhe për ndry-shimin e përbërjes së Këshillit. MFA është institucion buxhetor dhe mund të marrë donacione ose sponsorizime të ndryshme edhe nga institucione apo organizata të ligjshme, shtetërore ose jo-shtetërore, vendase ose të huaja si edhe mund të sigurojë të ardhura në bazë të marrëveshjeve me të tretët sipas legjislacionit në fuqi. MFA ka vulën, flamurin dhe logon e tij, sipas Aneksit 1, pjesë e pandarë e këtij Statuti. Ky insti-tucion mund të jetë disi i vonuar, pasi duhet të ishte ngritur që kohë më parë, por duhet përgëzuar fort finalizimi i kësaj iniciative, pasi çdo ditë që kalon, humbet një objekt i vjetër i cili mund të ishte pjesë e muzeut.

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 2012 5zyrtare

në nderim të të rënëve britanikë dhe, më pas, zhvilluan homazhe dhe ven-dosën kurora me lule pranë memori-alit britanik. Kurorë me lule vendosi edhe Ministri i Mbrojtjes Z. Arben

britanik sugjeroi që ushtarakë të lartë të FA shqiptare të vizitojnë Britaninë e Madhe për t’u njohur nga afër me mënyrën se si zhvillohen stërvitje të tilla, me armë të kalibrit të lartë, si dhe për të parë rajone të stërvitjes dhe mënyrën se si funksionojnë këto stërvitje. Për Shqipërinë, ka theksuar admirali Zambellas, bash-

Kryeministri Berisha mori pjesë, dje paradite, në ceremoninë përku-jtimore për dëshmorët britanikë të rënë në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të organizuar nga ambasada britanike në Tiranë. Kjo ceremoni u zhvillua pranë memo-rialit britanik dhe Komonuelthit, të vendosur në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kryeminis-tri Berisha zhvilloi homazhe dhe vendosi një kurorë me lule pranë memorialit të dëshmorëve britanikë, duke shprehur nderimet më të thella për sakrificën sublime të ushtarëve britanikë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli, Ambasadori britanik në Tiranë Nicholas Cannon, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-së, Gjeneral Major Xhe-mal Gjunkshi, ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, personalitete të tjerë të shquar shqiptar e britanikë,

Paraditen e së hënës, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami priti në një takim të veçantë komandantin e Flotës Detare dhe zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm për Forcat Detare të Britanisë së Madhe, ad-miralin Sir George Zambellas. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe i akredituar në vendin tonë, z. Nicholas Cannon. Ministri Imami, pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë admiral Zambellas, vlerësoi kontributin dhe mbështetjen që Britania e Madhe dhe Forcat e saj të Armatosura kanë dhënë për integrimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe për reformimin dhe modernizimin e FA Shqiptare. Ndërsa Admirali Zambellas nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët që do të organizohet së afërmi në territorin e Shqipërisë dhe për të dis-kutuar më tej për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e stërvitjes mes FA shqiptare dhe atyre britanike, kryesisht në komponentin detar. Nga perspektiva e NATO, ai e

ushtarakë të të dy vendeve, etj. Personalitetet e larta të shtetit shq-iptar dhe ata britanikë, si dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, fil-limisht mbajtën një minutë heshtje

quajti qëllimin e stërvitjeve të tilla si një mënyrë e cila ndikon në krijimin e partnershipeve të përbashkëta. Më tej, ai ngriti nevojën e zhvillimit të stërvitjeve duke përdorur armë të kalibrave të ndryshme dhe kërkoi që edhe pjesëtarë të FA shqiptare të kenë akses në mënyrën e planifikimit të tyre. Në këtë kontekst, admirali

Ceremoni përkujtimore për dëshmorët britanikë të rënë në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ministri Imami priti në takim admiralin Sir George Zambellas

I pranishëm ishte dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-së, gjeneralmajor Gjunkshi

Ministri i Mbrojtjes e garantoi admiralin britanik se pala shqiptare do të vazhdojë të mbështesë palën britanike në stërvitjet e këtij lloji

Kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami zhvilluan homazhe dhe vendosën një kurorë me lule pranë memorialit të dëshmorëve britanikë, duke shprehur nderimet më të thella për sakrificën sublime të ushtarëve britanikë

Admirali Zambellas nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët që do të organizohet së afërmi në territorin e Shqipërisë dhe për të diskutuar më tej për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fushën e stërvitjes mes FA shqiptare

dhe atyre britanike, kryesisht në komponentin detar

Imami. Më pas z. Florjan Nuri, Drejtor i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë LEXOI Dekretin e Presidentit për dhënien e medaljes së Artë të Shqiponjës

këpunimi mes komponentit tokësor dhe atij detar rrit më tej sigurinë në ujërat territoriale kombëtare. Për sa i takon komponentit detar admi-rali sugjeroi se mund të investohet në mjetet e komunikimit në atë që ai e quajti “Effect Soft”, e parë kjo edhe në kontekstin e sigurisë kombëtare. Në këtë kuadër, ai

ushtarakëve të vrarë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ceremoni përkujtimore, e kthyer tashmë në një traditë në Shqipëri nga Ambasada britanike në Tiranë, zhvillohet jo vetëm në Britani dhe në vendin tonë, por në shumë vende të tjera të Evropës, Francë, Belgjikë, etj, ku kanë dhënë jetën ushtarët britanikë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ceremoni përkujtimore, e kthyer tashmë në një traditë në Shqipëri nga Ambasada britanike në Tiranë, zhvillohet jo vetëm në Britani dhe në vendin tonë, por në shumë vende të tjera të Evropës, Francë, Belgjikë, etj, ku kanë dhënë jetën ushtarët britanikë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto ceremoni zhvillohen çdo datë 11 nëntor, në orën 11, një simbolikë e vendosur nga Britania e madhe, në nderim të Ditës së Kujtesës për të rënët e saj në këtë luftë.

siguroi mbështetjen e Britanisë në zhvillimin e koncepteve që kanë të bëjnë në zhvillimin e Forcave Detare. Admirali theksoi se do të ishte mirë që ushtarakë britanikë, të cilët kanë një eksperiencë në mar-rëdhëniet me personelin shqiptar mund të ndihmojnë në planifikimin dhe zhvillimin e planeve afatgjata përsa i përket Forcave Detare. Min-istri i Mbrojtjes Imami e garantoi admiralin britanik se pala shqiptare do të vazhdojë të mbështesë palën britanike në stërvitjet e këtij lloji, madje edhe në ambiente të tjera, duke iu referuar ambienteve stër-vitore që kanë në dispozicion FA, siç është poligoni i Bizës. Po ashtu z. Imami theksoi se një planifikim i mirë dhe në avancë merr një rëndësi të madhe në zhvillimin e këtyre forcave. Ministri Imami theksoi rëndësinë e planifikimit, duke u ndalur gjithashtu edhe tek çështja e stërvitjes të tre komponentëve, duke e lidhur këtë me pjesëmarrjen tonë në operacionet jashtë vendit, sidomos të forcave tona speciale që janë dërguar dhe marrin pjesë në operacione luftimi në Afganistan.

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 20126 zyrtare

Kapiteneria e Portit të Durrësit: “santa Ciza”ka konstatuar një kufomë,

rreth 25 milje në detPasditen e së martës,

rreth orës 14:40, Kapiten-eria e Portit të Durrësit, ka njoftuar në Qendrën Ndërin-stitucionale Operacionale Detare (QNOD), se anija e peshkimit “Santa Ciza” ka konstatuar një kufomë, rreth 25 milje detare larg bregdetit të Durrësit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, me urdhër të komandantit të Forcës Detare, gjener-albrigade Qemal Shkurti, anija e gatshme e Rojës Bregdetare “R-117”, është nisur në drejtim të vendit ku ndodhej kufoma. Operacioni i kërkimit zgjati rreth tre orë dhe përfundoi me gjetjen e një trupi të pajetë të seksit femër. Për procedimin e mëtejshëm me qëllim iden-tifikimin e personit, si dhe të detajeve të tjera lidhur me këtë ngjarje, janë duke punuar ekspertët e Policisë së Qarkut të Durrësit.

Komandanti i KDs dhe Kursi i sigurisë dhe Mbrojtjes vizitë në KosovëKomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjen-

eralbrigade Bardhyl Hoxha, stafi pedagogjik dhe studentë të kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Republikës së Shq-ipërisë bënë një vizitë mësimorë në disa institucione mjaft të rëndësishme në Kosovë. Fillimisht bënë vizitë në Komandën e KFOR në Prishtinë, ku u pritën nga zëvendës Komandanti i KFOR gjeneralbrigade Bojan Pograjc, i cili rezervoi një pritje të veçantë për gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, komandantin e KDS Tiranë, i cili ka shërbyer personalisht për një peri-udhë jo të shkurtër në këtë strukturë. Për kursantët e KLSM 2012, shefi i shtabit të KFOR gjeneralbrigade(SHBA) Rex A. Spitler bëri pritjen e pjesëmarrësve dhe një prezantim rreth misionit dhe detyrave të KFOR në Kosovë nga Drejtori i J-3. Më pas vizita vazhdoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë, ku u pritën nga ministri i Brendshëm i Kosovës

Bajram Rexhepaj. Ministri Rexhepaj dha një informacion të përgjithshëm mbi aktivitetin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës. Gjeneral Bardhyl Hoxha falënderoi ministrin Rexhepaj për pritjen dhe i bëri ftesë atij që Institucioni i Ministrisë së Brendshme të Kosovës të ketë pjesëmarrës në kursin e radhës së KLSM. Më tej vazhdoi Vizita në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku përveç drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shpend Maxhuni i cili mbajti një prezantim rreth aktivitetit të institucionit të Poli-cisë së Kosovës, ishin të pranishëm gjithë drejtorët kryesor në këtë Drejtori. Gjeneral Bardhyl Hoxha vlerësoi punën e kryer dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit me këtë institucion. Vizita u zhvillua me mjaft interes edhe në Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ku u pritën nga zëvendësministri Shemsi Veseli

dhe u mbajt një prezantim mbi aktivitetin e FSK nga drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit në fushën e Sigurisë kolonel Ilir Qeriqi. Gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha dhe studentët e KLSM ë shoqëruar nga shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri vizituan Qendrën për studime universitare të Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes të FSK ku dhe u mbajt një prezantim për sistemin e edukimit në Qendrën për Studime Universitare. Një vlerësim maksimal nga gjeneral Hoxha pati për punën e shkëlqyer të zhvilluar në Qendrën për Studime Universitare. Gjeneral Hoxha në fjalën e tij falënderoi autoritetet Kosovare për bashkëpunimin e shkëlqyer midis FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes e SHPFA dhe veçanërisht në fushën e arsimimit me KDS Tiranë. Së fundmi, KLSM 2012 zhvilloi vizitën në memorialin e familjes Jashari në Prekaz.

SH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vlerësoi punën e bërë dhe përkushtimin e drejtuesve të këtij institucioni të rëndë-sishëm mediatike dhe kulturor për Forcat e Armatosura si dhe i ka siguruar ata për mbështetjen e vazhdueshme me qëllim që ky ansambël që është krijuar të zgje-rohet edhe me talente të tjera dhe të veprojë në mënyrë të përher-shme në çdo event që do të kenë Forcat e Armatosura Shqiptare. Ndërkohë në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralbrigade Sandër Lleshi, zhvilloi një takim me ushtarakët që kanë paraqitur ankesat për vlerësimin e Komisionit të Lartë të Karrierës. Gjeneral Gjunkshi në

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH-së gjen-eralmajor Xhemal Gjunk-shi, inspektoi trupat e

rreshtuara gjatë provave për Par-adën Ushtarake. Pas parakalimit të trupave, toga e nderit bëri një demonstrim “ veprimet rreshtore me armë”, veprime të cilat do të demonstrohen për herë të parë në këtë Paradë Ushtarake. Më pas gjeneral Gjunkshi falenderoi të gjithë efektivët pjesëmarrës në këtë paradë për performancën e treguar, performancë e cila siç shihet ka përmirësim të dukshëm në raport me provën e bërë një javë më parë. “ Kjo është ar-ritur me angazhimin e secilit prej jush, nga drejtuesit e paradës gjeneralmajor Viktor Berdo dhe gjeneralmajor Zyber Dushku, dhe gjithë drejtuesve të komandave, njësive dhe drejtuesve të kuadrat-eve”, u shpreh gjeneral Gjunkshi. Pavarësisht nga kjo performancë, Gjeneral Gjunkshi pasi vuri thek-sin në intensifikimin e nivelit të përgatitjeve, për një prezantim dinjitoz në ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, nënvizoi se kjo kërkon përqendrim për të vepruar si një organizëm i vetëm, për të prezan-tuar para publikut një performancë të shkëlqyer. Në përfundim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në paradë. Ndërkohë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ndoqi nga afër përgatit-jet që po bëhen në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes për përgatitjen e

shfaqjes që do të jepet me rastin e 4 Dhjetorit, Ditës së Krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare. Për afro dy javë në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, nën drejtimin Drej-torisë së Rekreacionit po bëhen përgatitje për vënien në skenë të një shfaqe me talente brenda radhëve të Forcave të Armatosura Shqiptare. Gjeneral Gjunkshi ka ndjekur provat që po bëjnë ofi-cerët, nënoficerët dhe ushtarët profesionistë të evidentuar për talentin e tyre në fushën e muzikës në njësitë dhe repartet e Forcave të Armatosura nën drejtimin znj. Mira Bregu, këngëtare e njohur dhe njëkohësisht specialiste për marrëdhëniet me komunitetin pra-në Qendrës e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FAR-

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi inspektoi trupat e rreshtuara gjatë provave për Paradën Ushtarake

Gjeneralmajor Gjunkshi zhvilloi një takim me ushtarakët që kanë paraqitur ankesat për vlerësimet e Komisionit të Lartë të Karrierës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, ndoqi nga afër dhe përgatitjet për koncertin me rastin e 4 Dhjetorit

fjalën e tij në këtë takim, duke u shprehur se e ka ndjekur në mënyrë të veçantë procesin e gradimit për vitin 2012 dhe se ky proces është organizuar mbi një bazë të plotë ligjore dhe administrative dhe me masat e nevojshme organizative e proceduriale ndër të tjera theksoi se:” Ashtu si edhe në fillim të procesit, i mbështetur edhe nga Ministri i Mbrojtjes, kam kërkuar nga Komisioni i Shqyrtimit të Ank-esave që në respekt të kritereve ligjore e nënligjore në fuqi, me objektivitet të evidentohen dhe të shqyrtohen ankesat e ngritura nga kandidatët…”. Më tej gjeneral Gjunkshi pasi theksoi faktin që ky proces përfundoi, kërkoi nga ushtarakët që të përqendrohemi në realizimin e detyrave përkatëse e të rrisim angazhimin, të kon-siderojmë dhe të kemi besim se

gjatë këtij procesi e në vijim, çdo ushtarak ka mundësi ta shkruajë vetë ecurinë e tij në karrierë me punën e tij. “ Si shef i Shtabit të Përgjithshëm, jam përpjekur të përdorë të gjithë autoritetin për një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh gjeneral Gjunkshi në takimin me ushtarakët.

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 2012 77analiza

prognozuar tensionet dhe presionet e mëdha migruese të rajoneve përreth Evropës. Njëkohësisht Evropa do të bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga pjesët e tjera të botës, veçanërisht për t’u furnizuar me energji. Vlerësimet janë se deri në vitin 2030 konsumi i përgjithshëm i energjisë do të rritet 50 për qind. Konsumi i naftës do të rritet 40 për qind, ndërsa shpenzimi i gazit do të rritet deri 90 për qind.

Burime të naftës dhe të gazit ka me bollëk, por sa do të ketë qasje tek ato. Deri në vitin 2025 Evropa do të duhet të importojë 90 për qind të naftës dhe 80 për qind të gazit. Një-kohësisht Kina dhe India do ta rrisin në mënyrë konstante shpenzimin e këtyre emergjentëve, duke kërkuar burime të reja në Azi, Afrikë dhe në Lindjen e Afërt. Gjithsesi interesat e sigurisë evropiane do të cenohen drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga ten-sionet në rritje jo vetëm rreth saj, por edhe në përgjithësi. Njëkohësisht Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga bota, fqinjët e saj gjithnjë e më tepër do të jenë problematik, liderët e saj do të jenë më të ndjeshëm rreth çështjeve për të ndërmarrë ndonjë intervenim ushtarak. Opera-cionet ushtarake, veçanërisht jashtë BE do të jenë subjekt i një mbikëqyrje më të madhe nga ana e politikanëve, mediumeve dhe qytetarëve. Do rriten shqetësimet e shoqërive dhe të qeverive rreth çështjeve të sigurisë nacionale dhe bashkëjetesës sociale, që do të shkaktonte refuzimin e mundësive për intervenime ushtarake jashtë rajonit të Unionit, veçanërisht në rajonet nga vinë dose do të vijnë numri më i madh i emigrantëve. Pritet që të bëhet vazhdimisht edhe përhapja e kapaciteteve bërthamore, biologjike dhe kimike, që do të komplikonte edhe më shumë marrjen e vendimeve për intervenime ushtarake.

Si pasojë e globalizimit, këtu do të përfshihet gjithashtu edhe çështja e së drejtës ndërkombëtare dhe aspekti legal i ndërhyrjes ushtarake në rajonet e shteteve të pavarura. Kështu , çdo operacion ushtarak, apo vetëm ndonjë veprim që nuk do ta lejonin Kombet e Bashkuara do të konsiderohet si ilegal, që do të shtonte antagonizmat edhe më shumë. Në zbatimin e operacioneve ushtarake vëmendje më e madhe do t’i kushtohet proporcionit dhe logjikës së përdorimit të forcës, duke i dhënë mundësi përforcimit të përgjegjësisë individuale, jo vetëm të drejtuesve poli-tik dhe eprorëve më të lartë ushtarak, por edhe oficerëve dhe nënoficerëve të niveleve më të ulëta të komandimit. Ndjeshmëria e operacioneve ushtarake në raport me dëmin e ndërsjellë do të përforcohet edhe më tepër.

Kujdesi i shtuar për ruajtjen e sigurisë kombëtare gjithashtu do të zvogëlonte dallimin ndërmjet asaj që është shënuar si fushë e “mbrojtjes” dhe asaj që quhet fushë e “sigurisë”, veçanërisht nëse fitohet përshtypja se po zvogëlohen kërcënimet “konvencionale” siç është mundësia për ndonjë sulm të drejtpërdrejtë ndaj Evropës.

Vazhdon…

MUNDËSITË DHE NEVOJAT MBROJTËSE TË EUROPËS

Nga fillimi i viteve nëntëd-hjetë të shekullit të kaluar Bashkimi Europian dhe vendet e tij anëtare, të

shtyrë nga interesi për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin mbrojtës nisën etapën e re në procesin e integrimit, duke vënë një bashkëpunim më të fortë ndërna-cional dhe ndërshtetëror. Në Mastriht në vitin 1992 me marrëveshjen për Bashkimin Europian qëllimi ka qenë një bashkim ekonomik dhe monetar (si shtyllë e parë e BE), politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë (shtylla e dytë) dhe bashkëpunimi i ngushtë në jurisprudencë dhe në punët e brendshme (shtylla e tretë). Në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë u bë e mundshme që në një moment të caktuar në të ardhmen të instalohet politika e përbashkët mbrojtëse, e cila do të ngrihej në nivel të mbrojtjes së përbashkët.

Vlerësimi rreth kërcënimeve dhe sprovave të sigurisë, me të cilat do të ballafaqohet Europa nuk e përcakton mundësinë për një sulm masiv ndaj Europës, por Bashkimi Europian bal-lafaqohet me kërcënime të reja, mjaft të paparashikueshme dhe të llojllojshme, me përplasje regjionale, përhapje të armëve për shfarosje në masë, rënien e shteteve dhe krimin e organizuar. Përpjekjet për të zgjidhur kërcënimet kyçe e nxitën nevojën për të rishikuar mundësitë dhe nevojat mbrojtëse të Europës. Gjurmëve për të gjetur meka-nizma të rinj mbrojtës, planifikuesit e mbrojtjes, teknologët dhe industrialistët çdo ditë anë e mbanë Euvropës marrin vendime, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në mundësitë mbrojtëse dhe krijojnë bazën teknologjike dhe industriale për njëzet vitet e ardhshme. Atyre që marrin vendime të këtilla, të quajtur “ krijues të së ardhmes “ u nevojitet ndihma më e madhe e mundshme, që të kuptojnë të ardhmen për të cilën marrin vendime që sot.

Për shembull tezë kryesore që përdoret në studime të këtilla është se do të vazhdojë procesi i globalizimit. Shumë lehtë është që të parashihen skenarë që këtë hipotezë e vënë në pikëpyetje: pandemi masive të pakon-trolluara, përdorim i tepruar i armëve për shkatërrim në masë, ose përforcimi i regjionalizmit në marrëdhëniet globale ekonomike, me të cilin shtetet do të mbroheshin nga zhvillimi jo i barabartë global dhe nga shfrytëzimi. Shumë studime mbështeten në tezën se procesi i globalizimit është pandalshëm se një

rritje e pjesëmarrjes dedikuar sigu-rimit shëndetësor dhe të pensioneve. Këto kompensime gjatë katër deka-dave të ardhshme mund të rriten nga 11 dhe 16 për qind e të ardhurave bruto kombëtare sa janë sot deri në 17 dhe 33 për qind. Rritja e ulët ekonomike dhe rritja e numrit të të papunëve do të ishin si presion shtesë ndaj shpenzimeve shtetërore dhe do t’i detyrojnë ligjvënësit të ndajnë më tepër për të papunët dhe për programe sociale, që patjetër do të shkaktonte ngarkesë për tatimpaguesit dhe kjo gjithsesi do të shkaktonte pengesa edhe për të ndarë mjetë për rroga dhe shpenzime të tjera për personelin ushtarak. Globalizimi padyshim se do të ketë ngadhënjyes dhe të humbur, qoftë ndërmjet shteteve, rajoneve qoftë ndërmjet shoqërive. Sistemet e reja komunikuese edhe më shumë do t’i thellojnë dallimet. Rajonet rreth Evropës do të jenë para sprovave të veçanta. Për shkak të shtimit të madh, numri i popullsisë në Afrikë rritet më shumë se në cilindo vend tjetër të botës, dhe deri në vitin 2025 do të rritet rreth 48 për qind, duke arrirë 1,3 milion njerëz, edhe përkundër sëmundjes së sidës. Mosha mesatare e afrikanit do të jetë 22 vjet. Ngrohja globale dhe zgjerimi i shkretëtirave, do ta detyrojnë popullsinë të shpërn-gulet nëpër qytete më të mëdha (pritet se Afrika në vitin 2025 do të ketë 11 megaqytete me më shumë se 5 milion banorë). Shumica e popullsisë do të jetë e papunë. Gjithsesi ky do të jetë një vend ideal për të përhapur brengosjen, ku do të krijohen kriza të mëdha humanitare dhe migrime në rajonet më të pasura.

Për nga shkalla e shtimit, Lindja e Mesme do të shtohet edhe më shpejtë se sa Afrika. Popullata e aftë për punë do të shtohet edhe për 50 për qind. Kjo do të shkaktojë prob-lemet e njëjta me papunësinë, ndërsa afër 70 për qind e popullsisë do të vendoset nëpër qytete deri në vitin 2025. Nga ana tjetër , Rusia deri në vitin 2025 me siguri do të humb 10 për qind të popullsisë. Nuk duhet ndonjë aftësi paragjykuese për të

gjë të këtillë të gjithë e kanë pranuar si diçka të kryer. Globalizimi në mënyrë vendimtare ndikon edhe në formimin e Politikës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes Europiane (European Security and Defence Policy, ESDP). Në fakt kapac-itetet dhe aftësisë mbrojtëse europiane përcaktohen nëpërmjet Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes Europiane.

Gjithsesi në këtë proces janë përzier edhe nevojat individuale të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, por edhe kërkesat e aleancës së NATO-s. Kështu pak a shumë fitohen vizione, plane dhe programe të pavarura, të cilat bashkërisht përbëjnë mundësitë aktuale dhe të ardhshme të shteteve të Bashkimit Europian.

Realisht mund të thuhet se pas plotësimit të nevojave individuale të shteteve dhe nevojave të NATO-s, në radhë vjen shqyrtimi i nevojave të Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes Europiane. Nga ana tjetër pozitiv është edhe fakti që nevojat e NATO-s dhe të Politikës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes Europiane janë identike.

Për shkak të gjendjes momentale politike në BashkiminEuropian është fare pak e sigurt se në një të ardhme të afërt nevojat e Politikës së sigurisë dhe mbrojtjes europiane do të ngrihen mbi nevojat e aleancës së NATO-s dhe të nevojave të veçanta të vendeve anëtare. Edhe përkundër kësaj anëtaret e BE kanë mundur të gjejnë qëllimin kryesor dhe strategjinë evropiane të sigurisë e cila ka për të mbuluar një numër të madhe të sprovash sigurie dhe detyra të mundshme. Kjo përfshinë mundësinë e ndarjes së detyrueshme të palëve në konflikt. Kjo mundësi bazohet në themelet e përvojës të vitit 1999 dhe të nevojave të atëhershme që me forcë të vendoset paqe në Kosovë.

Strategjia parasheh edhe kryerjen e operacioneve të stabilizimit në shtetet në të cilat për shkak të veprimeve terroriste shkaktohet një dobësim ose rënie e sistemit shtetëror. Kjo mjafton që Politika e sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane të hartojë një plan mjaft të gjithanshëm për veprim.

Me objektiva të këtilla që në fakt ofron vetëm bazën, janë propozuar

themelet në të cilat duhet të ngrihen aftësitë e reja të sigurisë, duke përfshirë edhe analizat e hollësishme të reja të cilat do të çonin në udhëzime më efek-tive. Plotësimi i këtyre rekomandimeve do të sjellë zhvillimin e mundësive dhe kapaciteteve mbrojtëse në të ardhmen.

Në kontekstin globalPër çfarë Evrope bëjmë fjalë dhe për

çfarë bote? Vetën nëse ngec globalizimi apo nëse merr në drejtim të kundërt, bota në vitin 2025 me siguri do të jetë më e pabarabartë, me tepër e varur në mënyrë reciproke që do të shkaktonte pabarazi edhe më të mëdha. Parashi-kimet për rritjen e bruto prodhimit kombëtar kinez tregon qartë se Kina do të jetë ekonomi e dytë më e fortë , India mund të arrijë Japoninë dhe të zë vendin e tretë. Evropa edhe më tutje do të ketë rritje të qëndrueshme - në të ardhurat kombëtare bruto, ndoshta edhe anëtarët e saj, por përparësia e saj teknologjike në lëmin e teknologjisë informatike, bioteknologji dhe nanoteknologji dalë nga dalë po shkrihet.

Evropa në fakt do të ngecë për shkak të shkallës së dobët të rritjes që momentalisht në Evropë është 1,5 %. Numri i popullsisë mund të stagnojë për shkak të lindjeve të pakta, por edhe për shkak të zgjatjes sa më të madhe të jetës. Deri në vitin 2025 përqindja e popullsisë me aftësi punuese (nga 15 deri 64 vjet dhe mbajtja e kufirit për marrje të pensionit) do të rritet nga 37 në 48 për qind. Kështu evropiani mesatar do të jetë me moshë 45 vjeçare. Evropa në vitin 2025 do të ketë vetëm 6 për qind të popullsisë së botës. Pleqëria dhe zvogëlimi i numrit të popullsisë do t’i detyrojë qeveritë evropiane të ‘importojnë” të rinj dhe punëtorë të arsimuar. Gjersa mungesa e forcës së punës mund të neutralizohet me “import”, forcat e armatosura do të gjenden në një pozitë edhe më të vështirë. Në fakt deri në vitin 2025, në Evropë numri i personave të aftë për t’u rekrutuar (nga 16 deri 30 vjet) do të zvogëlohet 15 për qind.

Trendët e këtillë demografik do të kenë ndikim në sferën e financimeve publike, për shkak se do të kërkohet

doc.dr. muhamet racaj, gjeneralbrigade (maqedoni)

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 20128

Pjesëmarrja e flamurtarëve të 19 vendeve partnere të NATO-s, vlerësim i madh për Shqipërinë

reportazh

Parada e 100 vjetorit ose 300 rreshtat e një alfabeti mistik

bejdo malo

Të gjithë drejt 28 Nëntorit. Sa shpjegueshëm e kalon nëpër mend këtë fjalë që ka lidhje me lindjen e

shtetit shqiptar. Ai mbush 100 vjet dhe në një prej skajeve veriorë të Tiranës zhvillohen përgatitjet për paradën e këtij jubileu. Në një gar-nizon ushtarak rreth 300 rreshta si shkronjat e një alfabeti mistik përbëjnë 30 kuadratet, të cilat kanë marrë konfiguracionin e tyre të plotë të manifestimit të datës 28 nëntor 2012. Mu si ai qiell që zbulohet papritur mes shirash të shkëndijshëm të shfaqet besuesh-mërisht i lëndët dhe i cekshëm, jo vetëm 100 vjetori, por dhe protag-onistët e tij. Përgjatë ndërtesave historike të KDS shtillet ky shesh ku rrëzëllen vjeshta më një dritë të praruar, të qetë dhe të përmbajtur si dekor ceremonish. Aty tringëllin hapi rreshtor i këtyre kuadrateve në një harmoni të plotë me notat muzikore të marsheve. Si zogj shtegtarë, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë shtegtuar shumë larg për paqen, ata formojnë kuadratet e 100 vjetorit. Ata janë de profun-dis i vërtetë shqiptar, si ato lutjet e teksteve të shenjtë duke filluar nga Meshari i Gjon Buzukut, që ka hapur faqet në zëmër të Tiranës e deri tek armët dhe përkrenarja e Skënderbeut që ndriçojnë këtë nëntor. E fillojnë përgatitjen sapo qielli fillon e bëhet blu dhe deri sa bie buzëmbrëmja farfuritëse atëherë ku çdo sy njerëzor bëhet ëndërrimtar….Ëndërrimtar deri në atë pikë.. sa te zgjimi vjen kur mëson se më datën 28 Nën-tor pas kuadratit të parë do të jetë kuadrati i 19 vendeve anëtare të NATO-s, i përbërë nga 19 flamurët e këtyre vendeve. Çdo vend anëtar i NATO-s do të ketë nga tre flamurtarë, të cilët do të harmonizohen në kuadratin e hapit më të madh, që kanë bërë jo vetëm Forcat e Armatosura, por dhe vetë Shqipëria. Kolonel Adi Ndoni, shefi i shtabit të Forcave Tokë-sore, anëtari numër një i Grupit të Stërvitjes së Paradës të shpjegon

se përgatitja ka hyrë në fazën e saj intensive. Pas inspektimit që i bëri asaj ditën e martë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi, grupi i stërvitjes së paradës ka marrë vlerësime për përkushtimin, për këmbënguljen, për disiplinën dhe për cilësinë e stërvitjes. Janë kualiduar shumë procese të stërvitjes individuale që lidhen me hapin rreshtor, me harmoninë e rreshtave dhe për harmoninë me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura. Të për-gatitësh një paradë është një punë voluminoze dhe një gërshetim i shumë elementëve të përgatitjes luftarake. Grupi i Stërvitjes së Paradës së 100 vjetorit, që drej-tohet nga gjeneralmajor Zyber Dushku, gjatë një jave ka punuar për unifikimin e kuadrateve. Të gjithë komandantët e Forcave këtë javë e kanë përqendruar punën e tyre në përgatitjen individuale të kuadrateve. Kjo për fatin se parada ushtarake e Forcave të Armatosura konsiderohet si njëra prej fijeve të gërshetit të historisë së shtetit shqiptar. Historia të kthen shumë e shumë vite para kur autoriteti i shtetit të brishtë shqiptar në vitin 1921 është identifikuar nëpërm-jet autoritetit të ushtrisë dhe të paradës që ajo zhvilloi. Historia përsëritet dhe këtë e shikon të materializuar në këtë paradë. Duke

filluar që nga kuadrati i veteranëve që ndryshe nga herët e tjera me kujdesin e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami përbërja e kuadratit të veteranëve duhet të përfaqësojë tërë historinë 100 vjeçare të këtij kombi. Do të jenë ata veteranë,

që jetën e tyre e kanë përkushtuar për atdheun pa dallime. Kuadrati i dytë që përbëhet nga 19 vendet anëtare të NATO-s, është një vlerësim i madh për Shqipërinë si partnere e tyre në këtë aleancë dhe mbi të gjitha është dhe një

vlerësim që i bëhet shkallës së për-gatitjes dhe standardit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Partnerët e vlerësojnë Shqipërinë si një vend që ka bërë arritje të mëdha sapo ka kapërcyer portën e NATO-s para dy vjet e gjysëm.

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 2012 9

”Parada ushtarake e Forcave të Armatosura konsiderohet si njëra prej fijeve të gërshetit të historisë së shtetit shqiptar. His-toria të kthen shumë e shumë vite para kur autoriteti i shtetit të brishtë shqiptar në vitin 1921 është identifikuar nëpërmjet autoritetit të ushtrisë dhe të paradës që ajo zhvilloi.

parada

Parada e 100 vjetorit ose 300 rreshtat e një alfabeti mistik

Ata janë të pranishëm më nga tre flamurtarë, të cilët do të përbëjnë dhe kurorën e kësaj parade, e cila do të jetë një manifestim shumë sinjifikativ më datën 28 Nëntor në orën 10.00. Gjeneral-brigade Syrja Gjoka, komandant

i Brigadës Logjistike, që mbulon tërë mbështetjen logjistike të kësaj parade, por dhe përfaqësohet me dy kuadrate thotë se: “Uniforma e re është më e mira e përdorur nga ana e Forcave të Armatosura në këto 100 jo vetëm nga paraqitja

e saj, por dhe nga simbolika. Ajo do të jetë një uniformë, që i jep autoritet dhe prestigj Forcave tona të Armatosura dhe që përfaqëson në mënyrë të denjë tërë pjesët përbërëse të saj. Simbolet e për-dorura janë një gërshetim shumë

unik i përfaqësimit kombëtar dhe i simboleve të aleancës ku bëjmë pjesë. Me uniformën e re kemi arritur dhe një standard tjetër në autoritetin e ushtarakëve shqiptarë sqaron gjeneral i për gazetën “Ushtria”, për këtë risi të kësaj parade. Po ashtu nëntë kuadratet e Forcave Tokësore thotë kolonel Adi Ndoni, shef i shtabit të kësaj force kanë marrë autoritetin e tyre të plotë dhe kanë arritur një nivel shumë të mirë. Ata janë në pararojë se e kanë në gen dhe në adrenalinën e tyre përgatitjen luf-tarake dhe në veçanti përgatitjen ceremoniale ku pjesë e saj është dhe rreshtorja. Kur shikon trupat tokësore se si stërviten dhe si parakalojnë në provat gjenerale atëherë bindesh se standardi i tyre është shumë i konsoliduar. Një përvojë e fituar për rreth 15 vjet në shumë e shumë operacione paqeruajtëse jashtë Shqipërisë, por dhe në shumë e shumë detyra të tjera të rëndësishme në vendet ku NATO vendos paqen botërore. Kuadratet e marinës nën kujdesin dhe drejtimin e gjeneralbrigade Qemal Shkurti pothuajse janë gati për provat gjenerale. Ata përfaqë-sojnë forcat detare dhe uniforma e tyre është një tjetër tregues i këtyre arritjeve. Forcat Detare në përbërjen e tyre janë të parat që kanë pësuar transformimin në teknikë. Po ashtu dhe gjeneral-

brigade Abas Lleshi komandant i BrMR me kuadratet e tij ka bërë një punë shumë këmbëngulëse dhe e ndjek stërvitjen me shumë kujdes dhe përkushtim. Për të shkuar tek dita e madhe thotë gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, komandant i KDS, duhen dhe 12 ditë dhe kuadratet e KDS janë të përbërë nga elita e oficerëve të Forcave të Arma-tosura të Shqipërisë. Të gjithë po kontribuojnë që kjo paradë të dalë sa më perfekt dhe nëse nuk do të përmendësh punën e tërë atyre ushtarakëve në karrierë, që përbëjnë tërë strukturat e FA atëherë do të ishte një përgjegjësi e madhe. Kjo paradë është një produkt kolek-tiv, duke filluar që nga ministri i Mbrojtjes dhe duke përfunduar tek pjesëtari i 60-të i Orkestrës Frymore të FA, duke filluar që nga ushtaraku numër një i Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe duke përfunduar tek ushtaraku i rreshtit të fundit të kuadratit të fundit. Grupi i Stërvitjes së Paradës së 100 vjetorit është në krye të punëve dhe dy herë në ditë bëhen takime dhe analiza për të përcak-tuar të gjithë elementët që duhet të përmirësohen. Gjneralmajor Viktor Berdo, që ndjek këtë përgatitje dhe tërë gjerdanin e aktiviteteve të 100 vjetorit në FA i konsideron këto 12 ditë si mjaft vendimtare. Objektivat do ti arrijmë. Kjo është motua që ndesh kudo.

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 201210 konferenca

Shtypi ushtarak në 100 vjetorin e Forcave të Armatosura

Ministri imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi: shtypi ushtarak ka luajtur një rol të posaçëm në historinë e Fa ne këto 100-vjet

Konferenca me temë: “Shtypi ushtarak në 100-vjetorin e Forcave të Armatosura-Historia e shtypit ushtarak dhe sfidat e pritshme të informimit në FA” u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit së themelimit të shtetit shqiptar si dhe

të FA nga QKMBM (Drejtoria e Publikimeve Ushtarake)

Në kuadër të 100-vjetorit së themelimit të shtetit shq-iptar si dhe të 100-vjetorit të krijimit së Forcave të Ar-

matosura, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, drejtoria e publikimeve ushtarake në këtë qendër zhvilloi konferencën me temë: “Shtypi ushtarak në 100-vjetorin e Forcave të Armatosura-Historia e shtypit ushtarak dhe sfidat e pritshme të informimit në FA”. Në këtë veprimtari morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm së FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë nga Forcat tona të Armatosura, ish-drejtues, gazetarë dhe punonjës që kanë punuar ndër vite në shtypin ushtarak si dhe mjaft të ftuar të tjerë nga shtypi i përditshëm i shkruar dhe media elektronike. Fjalën hapëse të kësaj konference e mbajti drejtori i Drejtorisë së Publikimeve Ushtarake, Lavdrim Lita, i cili pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën e tyre tha: - “Ky aktivitet pati shtysë iniciativën për të përkujtuar një punë voluminoze të kryer nga shtypi ushtarak ndër vite dhe janë jo pak, por thuajse një shekull jetëgjatësi. Kujtesa, si proces konsiston në atë që quhet ruajtje dhe mbajtje mend të asaj që ka ngjarë. Pa dyshim shtypi ushtarak është arkiva e gjallë e Forcave të Armatosura. Kujtesa e shoqërisë nuk duhet të funksionojë vetëm nëpërmjet arkivave, por edhe nëpërmjet kujtesës e ri-kujtesës së asaj që ka ngjarë. Pikërisht kjo kujtesë, pavarësisht zhvillimit teknologjik dhe progresit të kulturës së komunikimit, vjen në formën e homazhit për punën e brezave të tërë së shtypit ushtarak dhe në formën e një ekspozite me botimet e ruajtura në arkiv dhe fonde të bib-liotekave që nga numrat e parë e deri sot, do të jetë edhe motivi i gjithë këtij aktiviteti. Konferencën e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. “Sot është një ditë e shënuar që ne kujtojmë, analizojmë dhe mendojmë për të ar-dhmen e shtypit ushtarak. Padyshim që shtypi ushtarak ka luajtur një rol të posaçëm në historinë e Forcave të Armatosura në këto 100-vjet, pikësë-pari duke dokumentuar, komunikuar dhe duke bërë akoma më transparente punën e FA gjatë kryerjes së misionit të tyre kushtetues, brenda dhe jashtë

vendit, çka na bën të mendojmë se ai ka një vlerë të vërtetë dhe të paçmuar”, tha ministri Imami.

Shtypi ushtarak, ka vijuar më tej z. Imami, ka një detyrë të madhe, ka detyrën e komunikimit dhe të bërit të njohur të atyre modeleve më të mira të sjelljes, të përkushtimit dhe të sakrificës së ushtarakut tonë në këto 100-vjet. Kjo ushtri, kjo FA, që nga krijimi i saj, padyshim që kanë dhënë heronj dhe dëshmorë të shquar, një pjesë të së cilëve unë kam pasur fatin t’i dekoroj, duke nisur që nga ata që kanë jetuar e punuar në fillim të shekullit të kaluar, si Kasem Sejdinin, duke vazhduar me Mujo Ulqinakun dhe deri në dëshmorin më të ri të kësaj ushtrie, kapiten Feti Vogli. Padyshim, këta edhe qindra e mijëra dëshmorë të tjerë të Luftës së Vlorës, Luftës së Dytë Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe dëshmorë të tjerë që kanë rënë pas viteve të Luftës së Dytë Botërore. Duke u ndalur në rëndësinë që ka rritja e nivelit të shtypit ushtarak, ministri Imami theksoi rëndësinë që ka për të ardhmen dixhi-talizimi i arkivit dhe shtypit në mënyrë që të rritet eksesi në shfrytëzimin e të dhënave dhe mundësia për studime në këtë fushë, që e gjithë kjo pasuri, e cila është pasuri e Forcave tona të Armato-sura, por edhe publikut të gjerë, të bëhet me të vërtetë një pronë e këtij publiku. Kemi bërë përpjekje për të forcuar së pari Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, për të rritur transparencën dhe komunikimin me

publikun. Ne po punojmë për të ngritur Muzeun e Forcave tona të Armatosura dhe këto ditë do të hapim një ekspozitë për 100- vjetorin e tyre. Së shpejti, Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes do të vendoset në një godinë të re që ndodhet brenda hapësirës së Komandës së Dok-trinës dhe Stërvitjes.

“Në këtë takim, i cili është takimi i parë me të cilin ne po hapim 100-vje-torin e krijimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FA, tamam-tamam emërimin e ministrit të parë të Mbrojtjes, njeriut të madh dhe të shquar siç ishte Meh-met Pashë Dëralla, gjej rastin të falënderoj në mënyrë të posaçme të gjithë ata që në këto 100 vite kanë dhënë kontribut në këtë fushë. Ky është një kontribut i cili është i lidhur drejtpërdrejtë me thelbin e ushtrisë, nuk është një element shtesë, nuk është një element i make up-it të ushtrisë tonë. Ky është një element i domosdoshëm për të treguar se çfarë bëjnë gratë dhe burrat në Forcat tona të Armatosura për t’i paraqitur ato në frymën dhe dritën më të mirë dhe jo vetëm për të edukuar një ndjenjë të nevojshme patriotizmi qytetar në FA. Çdo njeri, çdo qytetarë i botës së lirë ku bën pjesë sot Shqipëria, çdo qytetarë i një vendi demokratik duhet ta ketë një patriotizëm qytetarë, jo me nuanca ekstremiste dhe të nacional-izmit të sëmurë, por një patriotizëm që edukon qytetarët me ndjenjën e komunitetit, me ndjenjën e sakrificës për këtë komunitet çka në mënyrën

më të shkëlqyer e bëjnë Forcat tona të Armatosura”, u shpreh ministri Imami. Në fund të fjalës së tij, min-istri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për forcimin dhe rritjen e mëtejshme të rolit dhe të rëndësisë së shtypit tonë ushtarak. Më tej punimet e kësaj konference vijuan me mbajtjen e disa kumtesave dhe diskutimeve si: “Kon-teksti historik i shtypit ushtarak”, 1912-1931, mbajtur nga prof. dr. Bashkim Gjergji. Kontekstin historik të shtypit dhe sfidat e pritshme të informimit në FA e përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Gjeneral Gjunkshi pasi vlerësoi rëndësinë e organizimit e kësaj kon-ference, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të Forcave të Armatosura u shpreh se: - ”Unë kam vlerësimin më të mirë për rolin e medias në këtë 100-vjetor, i cili ka qenë në të njëjtin valë me angazhimin e vetë Forcave të Armatosura në të gjithë këtë 100 vjeçar. Vlerësimi vjen për ju, por edhe për gjithë brezat që kanë qenë pjesë e armatës së madhe të gazetarëve në FA, civilë e ush-tarakë”. Më tej gjeneral Gjunkshi u ndal në rolin e medias gjatë gjithë kësaj periudhe, duke e cilësuar atë si dritare të Forcave të Armatosura, e cila bën të mundur komunikimin me opinionin publik, aq të rëndësishëm dhe jetik për misionin e Forcave të

Armatosura. “Roli juaj nuk ka qenë i rëndësishëm vetëm në rastet e situ-atave të emergjencave civile, në mbrojtje të popullsisë e ekonomisë për të cilën kam vlerësime, por ju jeni po aq të rëndësishëm edhe në ditët e zakonshme, pasi Forcat e Armato-sura kanë një dinamikë tepër inten-sive. 100 vjetori i krijimit të shtetit shqiptar përveç pasqyrimit të vlerave më të mira është edhe momenti i re-flektimit për të parë sesi promovohet imazhi i Forcave të Armatosura. Unë do të isha mjaft entuziast nëse ne do të kishim në këtë ditë mjaftueshëm dokumentarë, shkrime, albume për ato çka ka qenë historia e FA në këto 100 vjet, por edhe për historinë që FA prekin dita –ditës deri tek mis-ionet që plotësojnë kontingjentet tona në rajone të ndryshme të botës, në krah të Aleancës”. Në përfundim të fjalës së tij gjeneral Gjunkshi thek-soi:” Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe 100-vjetorit të kri-jimit të Forcave të Armatosura, do të uroja përmirësim të performancës të punës nga secili prej nesh dhe një koordinim dhe bashkëpunim të përkryer me njëri-tjetrin. Personal-isht, kam besim të plotë në aftësitë dhe përkushtimin tuaj”. Ne konfer-ence u mbajt dhe referati “Buletini dhe e përkohshmja ushtarake”, 1931-1939, nga prof. dr. Bernard Zotaj dhe prof.dr. Zaho Golemi. Kumtesa tra-jtoi fillesat si dhe kushtet në të cilat lindi dhe u zhvillua shtypi ushtarak shqiptar në periudhën e Mbretërisë Shqiptare. Si dokument i parë i ush-trisë pas krijimit të Qeverisë së Vlorës njihet rregullorja e parë e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare që mban datën 22 prill 1913. Ky dokument është me një faqe dhe ka 7 nene, që shprehin identitetin kombëtar shqiptar, pas një pushtimi të gjatë prej pesë shekuj nga Perandoria Osmane. Pas rregullores së parë ushtarake, në 3 qershor të vitit 1913 del rregullorja e milicisë (xhandarmërisë) me tre faqe por e shkruar në gjuhën osmane. Kumtesa theksoi se Ushtria Kombëtare Shq-iptare dhe Shtabi Madhor në 14 muaj të veprimtarisë nuk mundi të krijonte një shtyp ushtarak, por ngriti një komision të Terminologjisë Ushtar-ake, në të cilin përfshinte personalitete me kulturë të gjerë ushtarake e gjuhë-sore, të cilët zotëronin gjuhë të huaja dhe njihnin mirë gjuhën shqipe. Në gazetën “Liria e Shqipërisë”, që

alba musaraj

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 2012 11 konferenca

botohej në Sofje, për herë të parë më 29 korrik 1913, në artikullin “Kufizat e ushtrisë” u botua një listë me 26 terma shqip-turqisht, si një nisje e mbarë e terminologjisë ushtarake shq-iptare, që u pasua edhe me botime të tjera të shkëputura brenda dhe jashtë vendit. Në Statutin themeltar të Mbretërisë shq-iptare, në vitin 1928, në artikullin 197 të saj thuhej se: “Liria e fjalës dhe e shtypit është e garantuar, censura parandaluese nuk mund të vihet, përveç në kohë lufte, mobilizimi dhe në raste të jashtëzakon-shme të tjera të parashikuara prej ligjit.” Gjithashtu kumtesa nënvizoi se pas orga-nizimit të shtetit Mbretëror shqiptar kemi për herë të parë edhe një shtyp ushtarak të organizuar, me struktura të veta që përfshinte edhe shtypshkronjën e vet, në strukturën e vitit 1929, e dokumentuar kjo në Fletoret zyrtare të këtij viti. Në vitet 1920-1939 u hodhën hapa të rëndësishëm në ndërtimin dhe fuqizimin e strukturave shtetërore, që mundësonte vënien në themele më të organizuara edhe botimet ushtarake. Një numër rregulloresh, in-struksionesh e tekstesh mësimore për trupat dhe për shkollat ushtarake ndi-kuan në ndërtimin e administratës, në rregullimin e jetës së brendshme të ushtrisë, në përgatitjen luftarake të reparteve e në kualifikimin e kuadrove. Botimi i parë në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare ishte “Buletini dhe e për-kohshmja ushtarake” që doli në 1 qer-shor 1931 dhe pasuesja e saj “Re-vista ushtarake” në vitin 1937.

Dalja e revistës së parë ushtarake ishte eveniment i kohës në jetën e Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, që vinte nga një përvoja dhe traditë e shtypit shqiptar të kohës në fillimin e shekullit XX. Po në këtë kohë u realizua edhe organizimi i parë në fushën e botimeve ushtarake të shtypit ushtarak të shkruar, që syn-onin respektimin e traditave historike dhe sidomos ushtarake të kombit shqiptar, por që sillnin një frymë italo-perëndimore. Ndërsa ish-gazetarët e vjetër Ibrahim Gani, Thanas Tane, Agustin Gjinaj sollën kujtime dhe detaje nga jeta dhe puna e tyre si gazetarë ndër vite në shtypin ushtarak. Ibrahim Gani, i cili ka qenë gazetar i gazetës “Luftëtari”, shprehu mbresat e tij për punën dhe kulturën e tij ushtarake. Ai u shpreh: - “Më lejoni që në prag të festës së madhe të pavarësisë t’ ju uroj të gjithëve ta festoni me suksese dhe me tregues të lartë cilësorë përgatitjeje ushtarake dhe njëkohësisht me të gjithë njerëzit tuaj ta shndërroni në një ditë të madhe gëzimi. Më erdhi mirë që ministri i Mbrojtjes bëri një përm-bledhje të së gjithë rrugës së ushtrisë dhe që parafolësi u ndal te shtypi i Ushtrisë Popullore në kohën kur vendin e udhëhiqte Partia e Punës së Shqipërisë”. Ndër të tjera ai tha se është e vërtetë se në atë kohë shtypi propagandonte idenë e partisë. Shty-pi ushtarak kishte dy varësi. E para

varej nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë, e dyta ishte drejtoria poli-tike. E para ishte mbi të gjitha, e dyta i bindej së parës. Tre kolona ishin kryesore në shtypin ushtarak. Arritja e treguesve cilësorë së gatishmërisë ushtarake, forcimi i lidhjeve të pan-dërprera me popullin dhe ruajtja e traditave të ngritur në një shkallë më të lartë. Në këto dekada është hedhur shumë baltë, megjithatë, historia e vërtetë herët apo vonë do t’i vërë gurët në vendin e vet. Nuk duhet har-ruar që në të gjithë këtë proces ushtria pati rolin e saj. Kur ne flisnim për treguesit e gatishmërisë ushtarake, gazetari kishte autoritet të plotë. Kri-tika duhet të ishte e saktësuar dhe e ndershme. Në rast se gazetari shpifte kritikë dhe e botonte, të nesërmen organizata e partisë i jepte vërejtje e po të përsëriste herën e dytë kritikë të paargumentuar nuk kishte më vend në shtypin ushtarak. Historia na vuri në provë. Ne nuk jemi pishman që kemi shkruar për dashurinë e popul-lit në ushtri dhe mbetemi krenarë para historisë që në momentin më tragjik, ushtria u bashkua me popullin. Më vjen keq që nuk mund të them gjë për shtypin ushtarak të kohës, se për ne ai ishte një bunker, më vjen keq që nuk mund të them gjë për ushtrinë shqiptare, se ushtarët e oficerët shq-iptarë i shikoj kur nisen në Afganistan e kur kthehen prej andej nëpërmjet ekranit. Megjithatë, ndjej krenari që

bijtë e Shqipërisë nderojnë dinjitetin e kombit dhe ushtrinë tonë e ngrenë në një shkallë më të lartë. Më pas fjalën e mori gazetari Thanas Thane si njohës i mirë e përjetues i ndryshi-meve të regjimeve dhe në këndvësh-trimin e shtypit ushtarak. Ai u shpreh se: - “Këtu ka nisur historia ime e lidhjeve me shtypin ushtarak para 37 vjetëve, këtu ku janë tani zyrat e kësaj qendre. Shtypi nuk ishte thjesht një vend pune për ne, por ishte një lidhje shumë e fortë. Në fillim të viteve 70 erdhi një brez ndryshe gazetarësh, sepse vinim direkt nga bankat e uni-versitetit, kishim bërë shkollë gazeta-rie dhe sollëm një mentalitet e stil tjetër të së shkruari. Kjo lidhet dhe me veçoritë që kishte jeta politiko-kulturore e vendit në ato vite. Ato ishin vitet 70, vite kur ndodhën ndry-shime të mëdha në lidershipin ush-tarak, por edhe në jetën politike të vendit. Ministri i Mbrojtjes në atë kohë ishte një nga figurat më të forta të regjimit, ai ishte dhe kryeministër i vendit dhe problemet e mbrojtjes dolën në plan të parë më tepër se kurrë. Mbrojtja ishte temë e ditës jo vetëm për ne të ushtrisë, por për të gjithë jetën e vendit. Realisht, ishte një ushtri shumë e madhe. Brenda një ore nëse binte sinjali i alarmit, në pozicionet e luftimit duhet të ishin prezent 100.000 ushtarë. Kjo është një ambicie shumë e madhe për një vend të vogël si i yni, por jetonim në një psikozë rrethimi. Rrethimi ishte shndërruar në një psikozë kolektive, pra, nuk ishte thjesht një shprehje dhe ne realisht mendonim se ishim të rrethuar dhe nga çasti në çast mund të sulmoheshim. Këtu pasqyrohej një gatishmëri që duhej të kishte ushtria, ishte gatishmëri sfilitëse, sidomos për armë të tilla siç ishte kundërajrori dhe me këtë mentalitet fillonte mëngjesi, madje dhe me fizkulturën e mëngjes-it në mënyrë që të ishim të stërvitur e të fuqishëm. Natyrisht kjo psikozë pasqyrohej edhe në të gjithë veprim-tarinë politike e në atë tonën. Tema e mbrojtjes dominonte në atë periudhë, se nuk ishte thjesht një shërbim ose një degë e veçantë, por ishte dhe pjesë e kulturës kombëtare. Kjo temë dominonte dhe në letërsi e art, ku kujtoj shkrimtarë të mëdhenj, përf-

shirë edhe Kadarenë u angazhuan në temën e mbrojtjes e të ushtrisë. Mbrojtja ishte një temë shumë e fuq-ishme dhe ne ishim krenarë që i shërbenim kësaj pune. Shtypi ush-tarak nuk ishte pa rëndësi. Në ansam-blin e tërë shtypit të vendit ishte një gazetë e rëndësishme. Ajo nuk ishte ushtarake, ishte politiko-ushtarake dhe kulturore. Në gazetën “Ushtari” kishte edhe një rubrikë ku pasqyrohej jeta e partisë, ku ishte e pashmang-shme ana politike. Ishte i pashmang-shëm haraçi që ne gazetarët duhet të paguanim. Paragrafi i parë ishte ha-raçi që do paguhej në shkrim e do thuhej se çfarë bëhej në udhëheqje e pastaj fillonte shkrimi. Këtu fillonte pak dhe liria jonë e po të shikosh gazetën e asaj kohe kishte disa gjëra ku njeriu mund të ndjehej pak i lirë nga samari i shabllonit që duhej t’i nënshtroheshim. Një zhvillim mjaft të mirë në gazetën “Luftëtari” të atyre viteve mori dhe gjinia e reportazhit. Pra, duke shkuar pranë njerëzve të zakonshëm, që nuk kanë pushtet, vetvetiu kjo gjë sjell një frymë demokratizimi, sepse ka të bëjë me njerëzit. Temë interesante e atyre viteve ishin dhe temat shoqërore, të cilat hynin në problemet e imta të jetës së brendshme të individit, të mar-rëdhënieve me njëri-tjetrin, të atyre të oficerit me ushtarin dhe kjo e ngrohte frymën e gazetës. Ushtria shtrihej në të tërë vendin dhe atëherë u bënë organizime të rëndësishme nga korpuset ku kaluan në divizione, pra ushtria ishte prezente në çdo pëllëm-bë të territorit. Fati ynë ishte që duhej të shkonim atje dhe kështu njohëm vendin tonë, se nuk kishim udhëtuar dhe gëzimi më i madh ishte kur shkonim me shërbim”. Në fund të fjalës së tij, gazetari Thanas Thane përgëzoi të gjithë ato që punojnë në shtyp, të gjithë brezat, të gjithë her-onjtë e heshtur që punojnë sot duke thënë se është një front i rëndësishëm i atdheut dhe pas 37 vjetësh duhet ta mbajnë mend këtë ditë si një kujtim.

Gjithashtu edhe Agustin Gjinaj solli disa kujtime për kohën e tij: “Problemet shkencore u trajtuan dhe dua të sjell disa mbresa nga jeta si gazetar. I uroj gjithë të mirat per-sonelit që punon në shtypin ushtarak që ka një detyrë sa fisnike edhe të vështirë. Fisnike për faktin se ata duhet të flasin, duhet të informojnë, duhet të pasqyrojnë jetën e Forcave të Armatosura, që në një farë mënyre historikisht ka mirëdashjen e opinionit publik shqiptar dhe figura e ushtarakut është mjaft e dashur për të gjithë dhe është simbol i paanësisë politike, simbol jo vetëm i njeriut të mirë, por edhe i shtetarit të rregullt, i njeriut që e do Shqipërinë. Siç tha dhe zoti Thanas, nuk është një shtyp që të bën hero ose të njohur në faqet e shtypit të përditshëm, por është një shtyp qeveritar. Në lidhje me këto dëshiroj të sjell disa kujtime. Në vitin 2000, ushtria më dha mundësinë të shkoja në Gjermani dhe në Bon, në gazetën “Die Bundewehr” (Ush-tria), kryeartikulli i gazetës ishte shkruar nga kryetari i opozitës dhe u skandalizova si një shqiptar i reformuar dhe titulli i shkrimit ishte që na duhet të kemi një ushtri të fortë dhe fliste për të gjithë detyrat që duhet të ndiqte populli gjerman, ushtria gjermane dhe kjo më krijoi ndjesinë se ushtria është e të gjithëve dhe nuk ka veçanti politike për ta dashur, nuk ka diferenca”.

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 201212 historiku

81 vjet shtyp ushtarak historia e revistave dhe gazetave ushtarake nga 1931 deri më sot

Në maj të vitit 1931 doli numri i parë i revistës ush-tarake “Buletini dhe e për-kohshmja ushtarake”. Në

historinë 19-vjeçare të Ushtrisë Shq-iptare, kjo ishte e para revistë ushtar-ake në Shqipëri. Artikuj të ndryshëm mbi ushtrinë, reformat, organizimin, protagonistët dhe modernizimin e saj ishin bërë në shtypin e ditës, i cili që në fillim të viteve 900 ka qenë shumë aktiv. Por qe një gazetë e dedikuar ushtrisë dhe problemeve të saj dilte për herë të parë në vendin tonë. Qël-limi i revistës ishte të përhapte dhe pasuronte kulturën ushtarake sidomos të kuadrove. Revista ishte mujore, e përkohshme, që kishte drejtorin, redaksinë dhe administratën pranë Komandës së Mbrojtjes Kombëtare. Kishte 24 faqe, ku përmblidhej bu-letini zyrtar (emërime, transferime, etj) si dhe komunikime të ndryshme. Gjithashtu në faqet e saj botoheshin edhe argumente morale e teknike ushtarake si dhe ngjarje dhe lajme të huaja. Sipas drejtuesve “kjo revistë ka me qenë palestra e gjimnastikës së mendjes”. Revista i kushtonte vë-mendje të gjithë armëve të ushtrisë, si një mjet i fuqishëm për të ngulur thellësisht ndjenjën e bashkëpunimit. “Shtypi, si topi, si pushka, si shpata, si zemrat e të gjithë shqiptarëve, ka me qenë një armë e re për shërbimin e besës shqiptare për me i bam të pakapërcyeshme kufijtë e Atdheut e të sigurt marshimin kah fati që i përket. Me këtë frymë po e nis jetën e vet që sjell energji të reja dhe urim të përzemërt për madhësinë e fuqive armate shqiptare”. Në numrin e parë të saj revista botonte një mesazh të Mbretit Ahmet Zogu, i cili, ndër të tjera, shkruante: “Dy sende janë të nevojshme për me i dalë në krye kësaj pune: studimi që e ban të hollë mendjen dhe stërvitja që zhvillon kuptimin praktik. Atdheu, me therorët e tij, ju jep gjithçka asht e mund-shme; asht detyra e juaj t’ia shpagoni dashtuninë dhe besimin e tij, tue u banun mësimtarë të zotë, në kohë paqe e prisa e trima në kohë lufte, me anë të studimit të papremë dhe të kujdesit me gjith’ zemër. ”Koman-danti i Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral Xhemal Aranitasi, në parathënien e numrit të parë të revistës shkruan: “Me këtë fashikull del për herë të partë nji revistë shqiptare ushtarake që prej formimit të Ushtrisë Shqiptare, e cila do të jetë një bazë e mirë për perfeksionimin e përgjithshëm kul-tural e ushtarak të gjithë ushtrisë. Dalja e revistës difton një përparim të ri në zhvillimin e ushtrisë. Drejtor i revistës ishte kolonel Enrico Grazzi. Në dhjetor 1931, drejtori i gazetës botoi një urim në numrin e dhjetorit, me rastin e 8 mujorit të daljes së numrit të parë. “Kjo revistë e jonë po mbush 8 muaj. Si mbas dëshirës së Naltmadhënisë së Tij Mbretit, filloi në maj. Ka ndjekë ligjën e natyrshme. Qiti lule në pranverë e dha frute verore e vjeshtore. Revista jonë

asht ushtarake, fare ushtarake. Don të jetë shesh i ushtrimit i mendjeve ushtarake”. Ai e drejtoi këtë revistë me profesionalizëm deri në vitin 1933. më pas postin e drejtorit e mori nënkolonel Luigi Bonfatti, deri në 1934. Më pas erdhi radha e major Leonardo Motzo-s, i cili e drejtoi këtë revistë deri në fund të 1937-s. Atë vit stafi i revistës u ndryshua dhe njëherësh u ndryshua edhe emri i saj. “Buletini dhe e përkohshmja ushtar-ake” doli gjithsej 77 numra, nga maji i vitit 1931 deri në nëntor 1937.

“Rivista ushtarake” (1937-1939) Vendin e “Buletini dhe e për-

kohshmja ushtarake” e zuri “Rivista ushtarake”, që ishte e njëjta redaksi, por në krye drejtor ishte n/kolonel Sami Koka, i cili e drejtoi këtë revistë të përmuajshme deri në 1939, deri në numrin 91, pra nga numri 78-91. Revista dilte me 60 faqe, në gjuhën shqipe dhe trajtonte po ato probleme ushtarake si më parë. Me pushtimin fashist italian, shumica e gazetave që dilnin gjatë kohës së mbretërisë e pushuan aktivitetin e tyre dhe filluan të dalin një sërë gazetash të tjera, në shërbim të okupatorit. Mes tyre që e pushuan aktivitetin ishte edhe “Rivista Ushtarake”.

“Fuqitë e Armatosura të 25-vjetorit” (1938) Kjo revistë e ilustruar me katër

faqe doli vetëm një numër special, me rastin e 25-vjetorit të Pavarë-sisë dhe ishte organ i Komandës së Mbrojtjes Kombëtare. Drejtor i saj ishte toger Shaban Strazimiri. Gjatë kohës së Luftës 1939-1944 dolën në treg shumë gazeta e revista, thellë-sisht propagandistike në shërbim të fashizmit apo nazizmit, si dhe mjaft gazeta antifashiste, gazeta të njësive, brigadave batalioneve, divizioneve partizane, qarqeve të çliruara etj. Pa

llogaritur gazetat poetike të kohës viti 1944 është viti më i pasur në botimin e gazetave dhe revistave ushtarake. Më poshtë do të renditet një mori gazetash e revistash të përkohshme të cilat dolën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk do të llogariten buletinet e ndry-shme të cilat dolën gjatë luftës si nga ana e lëvizjes nacional-çlirimtare, ashtu edhe nga ato të forcave fashiste e naziste, si p.sh “Bolletino” (1940), “Buletini i jashtëzakonshëm” (1943-1944), “Buletini i luftës nacional-çlirimtare” (1943-1944), “Buletin i përdyjavshëm” (1944-1945), e shumë buletine të tjera.

“Krahët e Luftës” (1941-1942) Revista e përdyjavshme “Krahët

e luftës” doli në 10 qershor 1941, si organ i “luftëtarëve të ajrit dhe atyre që nxjerrin krahët”. Revista kishte 32 faqe, botohej në shqip dhe doli gjith-sej 26 numra, edhe gjatë vitit 1942. Drejtor i saj ishte Amedeo Mecozzi. Revista botohej në Romë dhe trajtonte probleme të aviacionit luftarak fash-ist.

“Liria” (1943-1944) Kjo revistë dilte në Kosovë si

organ ushtarak i frontit të përbashkët nacional-çlirimtar të Kosovës dhe Metohisë. Botohej në dy gjuhë dhe trajtonte probleme e lajme nga lufta, doli deri në fund të 1944-s.

“Mundimi” (1943-1944) Kjo gazetë e përjavshme me dy

faqe ishte organ i politik, propagan-distik i aviacionit ushtarak britanik e amerikan. Gazeta ishte informative, propagandistike dhe botohej në Bari dhe shpërndahej në Shqipëri. Drejtor i saj ishte major Barbrok. Gazeta doli gjithsej 38 numra deri në vjeshtë të 1944-s.

“Përpara në sulm” (1944) Kjo gazetë ishte organ politik

ushtarak i Brigadës së Parë Sulm-uese, me parullën “Në sulm, në zjarr,

gjithmonë Brigada e Parë”. Kishte 26 faqe dhe numri i parë doli në shkurt 1944. Vijoi deri në vitin 1945.

“Buçitja” (1944) Ishte organ ushtarak, politik i

Brigadës së V s. Kishte 46-58 faqe dhe mbante informacione nga lufta. Numri i parë doli në prill – maj 1944. U botua gjithsej 3 numra.

“Lirija e Shqipërisë” (1944)Gazetë politike, ushtarake e

Forcave të Armatosura gjermane. Ishte gazetë naziste, e propagandës së fuqive të armatosura gjermane, dilte në gjuhën shqipe. Numri i parë doli në 19 qershor 1944, me dy faqe. Gazeta që shpërndahej çdo dy javë doli 36 numra, deri në fundin e luftës në Shqipëri.

“Ylli çlirimtar” (1944-1945) Organ politik ushtarak i Divizionit

të Parë sulmues. Doli në qershor 1944 numri i parë vijoi deri në 1945.

“Pishtari” (1944) Organ politik, ushtarak i Brigadës

VIII s, me 48 faqe, doli vetëm katër numra dhe trajtonte problemet e luftës.

“Zëri i luftëtarit” (1944) Organ politik, ushtarak u Brigadës

së IV s, me 20-24 faqe, doli vetëm katër numra.

“Horizonti në ndriçim” (1944) Organ politik, ushtarak i Brigadës

XII s, me 8 faqe, doli vetëm katër numra.

“Përpara” (1944) Organ politik, ushtarak i Diviz-

ionit II s, me 40 faqe “Zëri i të riut” (1944-1945) Organ politik, ushtarak i Brigadës

XII s, vijoi edhe në 1945 “Iriqi” (1944) Organ satirik, ushtarak i Brigadës

së VI s, me 6 faqe, doli vetëm 2 numra.

“Thumbi” (1944) Organ satirik ushtarak i Brigadës

VIII s, me 6 faqe, doli edhe kjo vetëm 2 numra. Fundi i Luftës së Dytë Botërore solli në pushtet komunistët, të cilët e nisën gjithçka nga e para. Tashmë ndryshimi i rendit të ri poli-tik, solli ndryshime edhe në shtyp, duke e parë këtë të fundit si një mjet të fuqishëm të propagandës së vet komuniste. Që në vitin 1945 dolën organet e para në shërbim të politikës së re komuniste. Mes tyre dolën edhe organet e para ushtarake.

“Luftëtari” (1944-1991) Numri i parë i gazetës “Luftëtari”

doli në tetor 1944 në Tiranë. Ishte një gazetë me katër faqe, që i bënte jehonë ushtrisë partizane, përpjekjeve për çlirimin e Tiranës dhe të vendit. Gazeta me këtë emër filloi të dalë rregullisht që nga maji i vitit 1945, si organ i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, “një armë e fuqishme për edukimin politik, ideologjik e ushtara-ko-profesional, të të gjithë efektivave të Forcave të Armatosura”.

Ajo e ndryshoi herë pas here formatin, po ashtu edhe numrin e faqeve, por në thelb mbeti një gazetë ushtarake, më praktike, me probleme të ditës dhe kryesisht ushtarake, por gjithnjë, duhet patur parasysh koha, ajo ishte si gjithë të tjerat një gazetë propagandistike, për edukimin komu-nist të ushtarëve dhe ushtarakëve të lartë. Gazeta e pushoi jetën e saj në vitin 1991, me ndryshimet e mëdha demokratike që ndodhën në vend si dhe në ushtrinë shqiptare. Vendin e saj e zuri një tjetër gazetë, po si organ i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ushtria dhe koha” (1992-1997) Në vitin 1992 doli numri i parë

i gazetës “Ushtria dhe koha”, në formatin A3, me 8 faqe e më pas me 16 faqe. Gazeta do të vijonte të traj-tonte problemet ushtarake, të para në këndvështrimin e ri politik e shoqëror të vendit, mjaft e çliruar politikisht, pa censurë dhe jo propagandiste. Një gazetë ushtarake që trajtonte prob-leme të ndryshme, që kishin të bëjnë që nga jeta në ushtri deri tek traktatet, aleancat, misionet dhe organizimin e ri të ushtrisë shqiptare, në parametrat europianë që kërkonte koha.

“Ushtria” (1997-2012) Në vitin 1997, pas trazirave që

ndodhën, për shkak të rebelimit komunist, ndryshimeve politike në vend, edhe gazeta ushtarake “Ush-tria dhe koha” ndryshoi emër. Stafi i ri drejtues, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, i ndryshoi emrin gazetës, në “Ushtria”. Problematika ishte po ajo, por gjatë kësaj kohe vend të rëndësishëm zuri Lufta e Kosovës dhe gjithë zhvillimet pas saj. Njëherësh në shekullin e ri gazeta “Ushtria” u bë frymëzuese, aspiruese, mbështetësve e objektivave dhe dëshirës që edhe Ushtria Shqiptare të ishte më së fundi në gjirin e ushtrive perëndimore, për të qenë pjesë e NATO, gjë që u ar-rit me shumë dinjitet. Sot kjo gazetë vijon misionin e saj, nën këtë emër, si një organ dinjitoz i një ushtrie po

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 2012 13kumtesë

“Konteksti historik i shtypit ushtarak”, 1912-1931

aq dinjitoze.“10 korriku” (1947-1991) Në vitin 1947 doli numri i parë

i revistës “10 korriku”, një revistë si organ i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila trajtonte probleme të ushtarit, kryesisht, probleme të edukimit, jetës artistike e kulturore, por edhe prob-leme të propagandës dhe përgatitjes teorike dhe ushtarake të ushtarëve. Kjo revistë pati jetën e gjatë dhe vijoi të dalë deri në nëntor 1991. Numri i 12 i saj, në dhjetor 1991, doli me emrin “Ushtria dhe koha”. Revista “10 korriku” ka qenë më e afërt me ushtarët dhe më e drejtpërdrejtë.

“Revista ushtarake” (1948-1954) Në vitin 1948, si organ i Minis-

trisë së Mbrojtjes doli edhe “Revista Ushtarake”. Kjo revistë trajtonte probleme më teorike ushtarake, fjalime politike, tema mbi edukimin komunist, tema ndërkombëtare, të miqësisë me BS, apo tema histo-rike në funksion të formës së re të regjimit. Kjo revistë, në një farë mënyre ishte e natyrës së revistës së mëparshme “Buletini dhe e për-kohshmja ushtarake”, por që kishte tjetër mision dhe tjetër objektiv.

“Revista ushtarake politike” (1954-1967)

Duke qenë se revista misionin kryesor e kishte atë të përgatitjes politike të ushtarëve dhe oficerëve të lartë, u vendos që ajo të ndryshonte

emër, duke i shtuar pas edhe fjalën “politike”. Kështu që prej vitit 1954 deri në vitin 1967 kjo revistë mori emrin “Revista ushtarake politike” (1954-1967). Sikurse u tha më lart, problemet trajtoheshin në rrafshin politik, edukimin komunist, je-hona e “tradhtive” ndërkombëtare, forcimi i ushtrisë dhe kufijve, mbi të gjitha udhëzues mbi përgatitjen politike të ushtrisë shqiptare.

“Revista politike ushtarake” (1967-1975) Në vitin 1966, pas heqjes së

gradave në ushtri, kujtojmë këtu paradën e ushtrisë me 1 maj pa grada, ndodhën disa reforma edhe pranë Ministrisë së Mbrojtjes drej-tuesit e revistës menduan që këtë të përmuajshme t’i ndryshonin sërish emrin. Duke bërë një rokadë të vogël mes dy mbiemrave revista nga ushtarake politike do të kalonte në politike ushtarake. Pra në radhë të parë politika, pastaj ushtria, për-gatitja fizike e teorike e ushtrisë shqiptare.

“Për mbrojtjen e atdheut” (1975-1991) Pa kaluar disa vite, pas “shpar-

tallimit të grupeve puçiste” në ush-tri, dënimit të ministrit dhe gjithë stafit të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, revista mori tjetër emër. Edhe funksionin saj politik nuk e kishte luajtur aq sa duhet. “Armiku e kishte bërë punën e vet

sabotuese”. Kështu që drejtuesit e rinj i ndërruan emrin revistës teorike, politike, luftarake, ush-tarake. Nga viti 1975 deri në vitin 1991, kur pushoi së dali kjo re-vistë, mbajti emrin “Për mbrojtjen e atdheut”, një titull i huazuar nga një vepër letrare e Foqion Postolit. Gjithsesi revista në thelb kishte po ato probleme dhe mbeti si një propagandë e pastër komuniste në edukimin ushtarak të kuadrove të lartë.

“Ushtria dhe koha” (1991-1993) Një tjetër revistë doli në vitin

e vështirë ekonomik 1992. Ndry-shimi i pushtetit bëri që këtë vit, kur forcat demokratike morën pushtetin nga vota plebishitare e 22 marsit 1992, ndikuan edhe në problemet ushtarake të ushtrisë shqiptare. Pranë Ministrisë së Mbrojtjes doli revista “Ushtria dhe koha”, si vijim i revistës “10 korriku”. Paralelisht, po me këtë emër, dilte edhe gazeta tjetër e ministrisë. Kjo revistë divulgative doli vetëm një vit e gjysmë dhe nga fillimi i vitit 1993 pushoi së ekzistuari.

“Revista ushtarake” (1992-1994 dhe 2002-2006) Kjo revistë ishte organ ush-

tarak i Akademisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Ishte revistë teorike e shkencore mbi

problemet e ushtrisë. Në vitin 2002 kjo revistë ridoli përsëri me këtë emër si organ i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Re-vista dilte katër numra në vit, ku shkruanin kryesisht profesorë dhe personalitete të njohura të ushtrisë shqiptare.

“Mbrojtja” (1992-1997) Një tjetër organ më profesional

pa dritë e botimit pranë MM. Re-vista “Mbrojtja” doli në numrin e parë të saj në mesin e vitit 1992. Me staf të ri, me emra të rinj, me vizione të reja, revista u bë para-rojë e ndryshime të domosdoshme edhe në ushtrinë shqiptare. Revista ishte në shërbim të ushtarëve, të problemeve të tyre, më e çliruar, më shumë argëtuese, edukative dhe informuese.

“Revista Mbrojtja” (1997-2012) Stafi i ri që erdhi në krye të

MM në vitin 1997 edhe revistës “Mbrojtja” i ndryshoi emrin. Përf-shiu në të edhe fjalën “Revista”. Kështu me këtë emër “Revista Mbrojtja” ky organ i specializuar ushtarak, periodik, në formatin A4, 54 faqe me ngjyra vijon tra-ditën e botimit edhe sot.

“Krenaria ushtarake” (2000-2008) Kjo gazetë ishte organ i sho-

qatës së Bashkuar të Ushtarakëve në Rezervë. Gazeta kishte 16

faqe dhe doli në 28 numra, duke trajtuar kryesisht probleme të ush-tarakëve në lirim e në rezervë si dhe probleme të së kaluarës.

“Zëri i ushtarakut” (2009) Këtë vit doli si gazetë me vete,

pasi më parë dilte si suplement ushtarak i gazetës “Ndryshe”. Gazeta doli disa numra, nën ku-jdesin e B. Nikollës dhe trajtonte problemet e ushtarakëve të liruar, kryesisht.

“Aleanca ushtarake” (2010) Gazeta ushtarake ishte organ i

aleancës kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë dhe filloi botimin në mesin e vitit 2010, si një gazetë pe-riodike me 12 faqe. Gazeta trajtonte edhe kjo probleme të ushtrisë dhe jetës së ushtarakëve si dhe probleme të ndryshme kulturore kombëtare e ndërkombëtare. Kjo ishte një pan-oramë e shpejtë e shtypit ushtarak në 81 vjet jetë, duke nisur nga maji i vitit 1931, kur doli numri i parë i revistës “Buletini dhe e përkohshmja ushtarake”. Siç shihet nga ky shkrim numri i gazetave dhe revistave ushtar-ake në të gjitha regjimet ka qenë shumë i madh. Ajo që është e rëndësishme, hiq anën e propagandës së pastër, këto revista i kushtuan rëndësi jetës dhe karrierës së ushtarakut, formimit dhe edukimit të tij.

Përgatiti: L. Lita, drejtor i Drejtorisë së Publiki-

meve, QKMBM

Jubileu i madh i njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është eveniment historik që jep mundësinë për një refleksion shumëpalësh të së shkuarës e së sotmes si për të vënë në dukje arritjet e popullit e të shoqërisë sonë

në të gjithë këtë periudhë, ashtu edhe për të parë më qartësisht perspektivën e zhvillimeve. Ky rishikim i historisë sonë në përgjithësi apo në aspekte të veçanta shërben si një homazh për brezat që dhanë kontribut në bërjen e shtetit, por edhe si një bilanc tregues që dëshmon se gjatë rrugës së zhvillimit ia vlen të kthejmë vështrimin nga e kaluara për të mos harruar të vërtetat historike që mbajnë gjallë e forcojnë më tej ndërgjegjen shoqërore. Studimet e deritanishme në plan historik dhe e gjithë ajo pjesë e konsiderueshme e arkivit të dokument-eve në përdorim japin një lëndë të pasur që dëshmon së pas shpalljes së pa-varësisë para popullit dhe klasës politike të kohës qëndronte detyra e forcimit të pavarësisë, konsolidimi i institucioneve, ruajtja e integritetit territorial dhe përballja e përpjekjeve për cenimin e shtetit të ri shqiptar si dhe zhvillimi i gjithanshëm ekonomik, shoqëror e kulturor. Shtypi i kohës, që pas vitit 1912 në mënyrë graduale nis të zhvendoset nga kolonitë shqiptare brenda kufijve kombëtarë, përmes pasqyrimit të hollësishëm të ngjarjeve merr rolin e kroni-kanit të kohës. Ai na sjell sot një panoramë besnike të Shqipërisë se pas shpalljes së pavarësisë, duke prezantuar njëkohësisht dy tipare të karakterit profesional, pasojë direkte e përmbajtjes së tij: Ai është një shtyp gjeneralist, ku pavarësisht se theksohen çështjet e mbrojtjes së vendit, apo një herë tjetër relacionet ndërkombëtare të qeverisë së re, tenton të sjellë të gjitha detajet e situatave në të cilat kalon vendi. Ai mbart tiparet e gazetarisë zhvilluese, tipike kjo për vendet e reja me një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje, që i jep vend pikërisht atyre programeve e nismave politike që parashihen nga klasa politike për arritjen e objektivave të caktuar. Në këtë kuptim, besoj se është e drejtë të pohohet se periudha 1912 e deri në fillimin e viteve 30, shtypi shqiptar përfiton tipare që flasin qartë për zhvillimin e tij në plan horizontal e vertikal, çka sipas disa prej studiuesve tanë dëshmohet në fletorarizmin shqip të kohës ku spikasin çështjet politike, por edhe ato ekonomike, financiare, arsimore e të emancipimit shoqëror në përgjithësi. Pra, në periudhën 1912-1931 nuk flitet për një shtyp të profilit thjesht ushtarak, por kjo dukuri, pasojë e kushteve të zhvillimit mediatik deri në atë kohë, nuk na pengon nga ana tjetër të pohojmë se mbrojtja, ushtria e re e shtetit të ri, xhandarmëria, apo ruajtja e kufijve përbëjnë që në krye rubrikën konstante të përmbajtjes së shtypit. Kjo arsyeto-het me kushtet dhe ecurinë e ngjarjeve të viteve 1912-1913, periudhë kjo kur zgjerohet lëvizja politike e shoqërore, kur shtohen përpjekjet e forcave patriotike dhe masat e shtetit të ri për të kapërcyer vështirësitë e shumta, disa syresh objektive, por edhe shumë të tjera të krijuara artificialisht në funksion të inte-resave ndërkombëtarë që ndeshen mes tyre në terrenin politik shqiptar. Nuk është e rastit që gazetat e para të kësaj kohe emërtohen “Përlindj e Shqipërisë” (1914), “Mbrojtja Kombëtare” (1920) apo “Populli” (1914). “Përlindj e Shqipërisë” doli si botim i qeverisë, ndaj në të 21 numrat e saj linja editoriale do të afirmojë qëndrimin kundërshtues ndaj synimeve kolonizuese të monarkive

shovene fqinje si dhe ndaj planeve copëtuese të fuqive të kohës. Në këtë kuadër në gazetë zënë vend edhe shkrimet kushtuar bashkimit të popullit si dhe masave mbrojtëse në vend. Depërtimi i ushtrive ndërkombëtare në veri të Shqipërisë në vitin 1913 solli largimin e trupave serbe e malazeze, çka u përshëndet nga “Hylli i Dritës”: ..mbaroi nata e errëshme e robnisë e për shqiptarët filloi me ague dita e bardhë e lirisë”. Drejtime të tilla në shtypin e kohës marrin rëndësi sidomos nëse vendosen në sfondin e zhvillimeve po brenda harkut të Luftës së Parë Botërore, periudhë gjatë së cilës ushtritë ndërluftuese vendosën rregulla të rreptë botimi, që përcaktonin se leja botuese do t’u jepej vetëm periodikëve që jepnin garanci se nuk do të cënonin interesat e tyre ushtarakë. Në kushte të këtilla, gazeta “Adriatiku” e qytetit të Korçës (1916/1917) veproi në krah të komandës së forcave ushtarake franceze dhe duke përdorur burimet e saj të fundit si dhe burime të tjera angleze, italiane, etj, i la hapësirë njoftimeve nga fronti i luftës në shkallë rajonale e kontinentale duke prezantuar kështu profilin e një gazete me rubrika të mirëfillta kushtuar politikës ndërkombëtare dhe operacioneve të gjera ushtarake. Ndërkaq, gazetat e Shkodrës botuan re-portazhe dhe informacione rreth veprimeve që u ndërmorën në këtë kohë për t’i bërë ballë agresionit të forcave serbo-malazeze. Përfundimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë në situatë të vështirë për shkak të rrënimeve që sollën ushtritë ndërluftuese, por kjo nuk ndikoi në zbehjen e lëvizjeve dhe frymës patriotike, që të pasqyruara e njëkohësisht të nxitura nga parullat na-cionaliste të kohës, synonin konsolidimin e pavarësisë dhe kundërshtimin me çdo mjet të përpjekjeve aneksioniste nga jashtë. Nëse do duhej të bënim një përshkrim sintetik të përmbajtjeve të mediumeve mes 1919 dhe 1920 ai do të përmblidhej në një frazë të vetme: Heroikja e kësaj periudhe, si shprehje e përkushtimit të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e atdheut është krye-tema e pjesës më të madhe të gazetave, të vetëdijshme për rëndësinë e momenteve në drejtim të ruajtjes e forcimit të pavarësisë, në drejtim të ngritjes e përmirësim-it të së gjithë strukturës shtetërore shqiptare. “Koha e re” e Nikollë Ivanajt, “Populli” e Sali Nivicës apo “Drita” e Veli Harshovës u renditën krahas titujve me peshë tashmë në sytë e opinionit të brendshëm publik si “Dielli”, “Ylli i Mëngjesit” dhe “Koha” e Gramenos duke i bërë thirrje popullit për t’i dalë zot vetes e vatanit, për të mbrojtur vendimet e Kongresit të Lushnjës e për të penguar realizimin e planeve të reja copëtuese që evidentoheshin gjatë punimeve të Konferencës së Paqes në Paris. Ndërsa “Koha e Re” lëshonte kushtrimin “Atdheu në rrezik”, gazeta tjetër “Populli” ftonte të gjithë atdhetarët në luftë për “independencën e plotë të Shqypenies”, kurse “Drita” shkonte dhe më larg, pasi jo vetëm që ftonte për luftë kundër synimeve të huaja copë-

tuese, por nxiste zgjerimin e veprimeve aktive edhe brenda vendit kundër përkrahësve të huajve dhe çdo trashëgimie nga e shkuara që bëhej pengesë në përparimin e vendit. Në mënyrë të veçantë “Populli” denoncoi jo vetëm planet që çonin në eliminimin de facto të pavarësisë e shtetit të ri, por edhe pikësynimet e shtabeve politike italiane që kërkonin protektoratin mbi Shq-ipërinë”. Lufta e Vlorës pasqyrohet thuajse në të gjitha këto e shumë të tjera që dilnin në qytetet kryesore të vendit. Gazeta “Vëllazërimi” që dilte në Gjirokastër, ndonëse e diskutuar për kredon e vet editoriale, nuk hezitoi të botonte një sërë artikujsh që ngrinin lart heroizmin shqiptar, një frymë kjo e përmbajtjes së një numri të konsiderueshëm gazetash. Peshën kryesore të pasqyrimit së ngjarjeve të Vlorës e mbanin tituj të tillë si “Koha” e Gramenos, që shkruante për ngjarjet në Tërbaç, Kaninë, Mavrovë e Gjorm, apo “Drita” po në Gjirokastër që polemizonte me gjeneralin italian Piaçentini. Mjafton kjo panoramë sempliste e shtypit të kohës për të kuptuar ekzistencën e asaj lloj gazetarie të angazhuar në funksion të interesave të vendit, të atij formati pro-fesional që e prezantonte botën mediatike shqiptare të viteve 20 si gazetarinë e përgjegjësisë sociale, çka mund të konsiderohet edhe sot e kësaj dite një model për industrinë aktuale të medias. Sikurse e theksuam më sipër, kjo periudhë nuk na ofron një titull me karakter të mirëfilltë ushtarak, ndonëse po në këtë periudhë kemi tituj për rininë, gruan apo pedagogjikë, por të gjithë këto së bashku nuk anashkalojnë në asnjë rast problematikën e mbrojtjes së kufijve dhe të tërësisë tokësore sa herë që në faqet e tyre do të trajtojnë politikat e vendeve fqinjë në raport me Shqipërinë. Deri në fundin e vitit 1924, shtypi pasqyroi sipas linjave editoriale edhe veprimet e brendshme luftarake si ato në kohën e rebelimit së forcave të Haxhi Qamilit e deri ato të dhjetorit së vitit 1924 që çuan në ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut. Duke nisur nga viti 1925 një pjesë e shtypit pro linjës drejtuese të Ahmet Zogut do t’u lerë vend edhe materialeve që pasqyrojnë financimin e pajisjen e xhandarmërisë mbretërore, mbështetjen angleze në krijimin e kësaj të fundit apo organizimin e ushtrisë sipas modelit italian. Ajo që do të mbizotëronte në shtypin e kësaj kohe deri në mbërritjen e ngjarjeve të reja që lidheshin me Luftën e Dytë Botërore lidhej kryesisht me ekonominë, politikën e jashtme, arsimin e problemet e tjera sociale me theks nevojën e krijimit të elitave dhe përparimit të vendit në çdo aspekt. Megjithatë, e gjithë linja e shtypit nga viti 1912 deri në vitin 1931 përmban atë shqetësim të thellë e të gjithhershëm të popullit e rilindësve për bërjen, ruajtjen e lulëzimin e Shqipërisë, një akt madhor ky që do të kërkonte sikurse edhe sot një strukturë të konsoliduar ushtarake në dobi të vendit. Shtypi i periudhës në fjalë, ndonëse në kushte të vështira, u dha zë aspiratave kombëtare, ndaj bëri çfarë mundi dhe me një ton të theksuar nacionalist e patriotik për ndërgjegjësimin dhe mbajtjen ndezur në shtresat e popullit si dhe në klasën drejtuese idenë e mbrojtjes së atdheut si një detyrë të shenjtë për çdo shqiptar. Duke dëshmuar veç të tjerave se historia e këtyre 100 viteve nuk është vetëm vepër e politikës, por edhe e shtypit, i cili krahas dy aspekteve të tjera u an-gazhua për të dhënë kontributin e tij.

nga prof. dr. bashkim gjergji

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 201214 analiza

Irani mund të ishte një shtet dhe komb i madh që në lashtësi, por Sa-favids me futjen e shiiteve në pllajën iraniane skaliti Iranin për epokën mod-erne. Në të vërtetë, revolucioni Iranian në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21 është dëshmi e kësaj trashëgimie të thjeshtë e të fuqishme. Natyrisht, ngritja e ajatollahëve ka qenë një ngjarje që çoi në uljen në e dhunës por kjo nuk do të thoshte ekzagjerimin me traditat argëtuese të sofistikuara dhe intelektualisht stimuluese të së kaluarës iraniane. (Persia - “! Si toka e poetëve dhe trëndafilave”.) Duke e krahasuar me përmbysjet dhe revolucionet në botën arabe gjatë fazave të hershme dhe të mesme të Luftës së Ftohtë, regjimi çoi në revolucionin iranian të 1978-1979. Në të vërtetë kjo është diçka që të kthen pas tek Akamenidëvet e anti-kitetit, gjithçka rreth të kaluarës dhe të tashmes iraniane është e një cilësie të lartë, ajo është dinamizmi i perandorive të saj nga Kiri i Madh tek Mahmoud Ahmadinejad (Kush mund të mohojë talentin e dukshëm iranian për drejtimin rrjeteve militante në Liban, Gaza dhe Irak, i cili është, në fund të fundit, një aspekt i sundimit perandorak);! apo mendimi politik dhe shkrimet e klerit të saj shiit, ose efikasiteti kompleks i burokracisë dhe shërbimeve të sigurisë në goditjen ndaj disidentëve. Mënyra revolucionare e Teheranit përbën një strukturë të zhvilluar luksi qeveritar me një përhapje të qendrave të push-tetit, por që nuk është një thugocracy si e llojit Sadam Huseini që u krijua në vendin fqinj arab, Irakun.

Ajo që e bën regjimin klerik në Iran duke ndjekë në mënyrë efektive interesat e tij nga Libani në Afganistan, është bashkimi me shtetin iranian, i cili është vetë produkt i historisë dhe gjeografisë. Lëvizja e Gjelbër, e cila u shfaq në kursin e demonstratave masive anti-regjim pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2009, është shumë e ngjashme me regjimin që ajo kërkon të rrëzojë. Të Gjelbrit ishin shumë të sofistikuar për nga standardet e rajonit (të paktën deri në Revolucionin Jasmine në Tunizi dy vjet më vonë) Të Gjelbrit përbënin një lëvizje të klasit botëror të demokracisë, duke zotëruar mjetet e fundit të teknologjisë e komunikimit si Twitter, Facebook, mesazheve për të rritur peshën e tyre organizative dhe duke adoptuar një përzierje të fuqishme të vlerave universale morale dhe nacio-nalizmit dhe për të çuar përpara kauzën e tyre . Ajo mori të gjitha mjetet e represionit të shtetit iranian, dhe nuk drejtoj lëvizjen underground. (Në fakt, regjimi iranian ishte shumë më kirurgjikal në represionin e tij ndaj të Gjelbërve se sa regjimi sirian deri tani në përpjekjen e vet të dhunshme për të mposhtur kundërshtimin.) A ishin të Gjelbrit për të marrë pushtetin, ose për të lehtësuar një ndryshim në filo-zofinë e regjimit klerikal dhe politikës së jashtme drejt moderimit të Iranit, për shkak të gjendjes së tij të fortë dhe ideve dinamike, a do të ketë mjete për të zhvendosur tërë bazën e Lindjes së Mesme larg radikalizmit, duke siguruar shprehjen politike për një shtresë të re borgjeze me vlerat e një klase të mesme

pa zhurmë dhe në rritje në të gjithë Lindjen e Mesme të Madhe, dhe i cili është makthi amerikan me al Kaedën dhe radikalizmin deri në pranverën Arabe të vitit 2011. Për të folur në terma të fatit është e rrezikshme, pasi kjo nënkupton pranimin e fatit dhe determinizmit, por duke pasur para-sysh në mënyrë të qartë, gjeografinë dhe historinë e Iranit, kapitalin e tij njerëzor, duket se Lindja e Mesme e Madhe, për nga shtrirja, dhe Eurazia, do të ndikohen në mënyrë kritike nga evolucioni politik i Iranit, për mirë ose për keq. Tregues më të mirë se Irani ka ende për të përmbushur fatin, një qëndron në atë që nuk ka ndodhur ende në Azinë Qendrore. Le të spegojmë. Gjeografia e Iranit, siç vumë në dukje, i jep fasadën në Azinë qendrore në të njëjtën masë që ai ka në Mesopotami dhe në Lindjen e Mesme. Por shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka sjellë përfitime të kufizuara në Iran, kur merr parasysh tërë historinë e Iranit të Madh në rajon. Shumë prapashtesa “ISTAN”, të përdorura për Azinë Qendrore dhe Jugore që do të thotë “vend”, janë persisht. Përçuese për is-lamizimin dhe qytetërimin në Azinë Qen-drore ishin gjuha dhe kultura persiane. Gjuha e elitave të inteligjencies në Azinë Qendrore deri me fillimin e shekullit të 20-të ato ishin në një formë ose në një tjetër persiane. Por pas vitit 1991, shiitet Azerbajxhanas në veriperëndim miratuan alfabetin latin dhe u kthyen në Turqi për mesime. Sa për republikat në verilindje të Iranit, sunitë Uzbekistanas të orientuar më shumë drejt një vetë nacionalizmi se sa ndaj një bazë islame, për shkak të frikës së tij prej fondamentalistëve të vet vendas e bën atë të kujdesshëm për Iranin. Taxhikistani, suni por persisht-folës, kërkon një mbrojtje nga Iran, por Irani është i kufizuar për shkak të frikës për të bërë një armik shumë muslimanët turk-folës në vende të tjera në Azinë Qendrore. Sigurisht, ka pasur zhvillime pozitive nga pikëpamja e Teheranit. Irani, si dhe programi i tij bërthamor dëshmon, se është një nga vendet më të përparuara teknologjikisht në Lindjen e Mesme (në përputhje me kulturën dhe politikën), dhe si i tillë ka ndërtuar projektet hidroelek-trike rrugët dhe hekurudhat në këto vende të Azisë Qendrore që një ditë do lidhë të gjitha në Iran drejtpërdrejt ose nëpërmjet Afganistanit. Për më tepër, një tubacion i gazit natyror tani lidhë Turkmenistanin juglindor me Iranin verilindor, duke sjellë gaz natyror turkmen në rajonin Kaspian të Iranit, dhe kështu liron prodhimin e vet të gazit natyror në jug të Iranit për eksport

nëpërmjet Gjirin Persik. (Kjo shkon së bashku me një lidhje hekurudhore të ndërtuar në vitin 1990 që lidh dy vendet.) Turkmenistani ka rezervat të mëdha natyrore ( i katërti në botë) të gazit dhe ka kryer tërë eksportet e gazit natyror të tij në Iran, Kinë dhe Rusi. Prandaj, mundësia e ngritjes së një aksi të unifikuar të energjisë së Euroazisë nga rëndësia gjeografike e tre fuqive kontinentale është kundërshtuar prej demokracive Perëndimore. Irani dhe Kazakistanit kanë ndërtuar një tubacion nafte që lidh dy vendet, me nafte kazake duke e derguar në veri të Iranit, madje edhe një shumë ekuivalente e naftës dër-gohet nga jugu i Iranit nëpërmjet Gjirin Persik. Kazakistani dhe Irani do të jenë të lidhur me hekurudhë, duke siguruar Kazakistanit një qasje të drejtpërdrejtë në Gji. Një linjë hekurudhore gjithashtu mund të lidhë Taxhikistanin malor me Ira-nin, nëpërmjet Afganistanit. Irani përbën rrugën më të shkurtër për të gjitha këto burime të pasura natyrore, për të arritur tregjet ndërkombëtare.

Pra, imagjinoni një Iran mësipërmes rrugëve të gazsjellësve të Azisë Qendrore, së bashku me perandorinë nën-shtetërore të saj, terroriste në Lindjen e Mesme të Madhe. Por ka ende një problem. Duke pasur parasysh prestigjin që Irani shiit ka gëzuar në sektorë sunite të botës arabe, nuk do të thotë asgjë për shiitet në jug të Libanit dhe shiitet në Irak për shkak të përkrahjes së paepur të regjimit për kauzën e natyrshme palestineze dhe anti-semitizmin e tij, kjo është aftësi për të tërhequr mbështetjen masive jashtë kufijve të tij në Azinë Qendrore. Një çështje tjetër është se ish-republikat sov-jetike mbajnë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe thjesht u mungon urrejtja për ta e cila ende mund të jetë kudo në botën arabe, pavarësisht nga faza fillestare e Pranverës Arabe. Megjithatë, ka diçka më të thellë që kufizon apelin e Iranit jo vetëm në Azinë Qendrore, por edhe për botën arabe. Ambiciet perandorake e Iranit janë për herë të kufizuara nga natyra e sundimit të tij klerik.

Nga kryeqyteti i Turkmenistanit, duken pozicionet e favorshme të Teheran-it dhe Mashadit përtej kufirit në Khorasa-nin iranian që gjithmonë kanë lulëzuar si qendra kozmopolitane të tregtisë dhe pelegrinazhit, në kontrast të thellë me vetë peizazhin pak të populluar nomade të Turkmenistanit. Ndërsa tregtia dhe politika e tubacioneve gazsjellse vazhdon me intensitet, Irani në të vërtetë nuk bën asnjë apel për pakicat turke muslimane, të cilët janë kryesisht laike dhe janë shtyrë drejt mullahëve. Pavarësisht influences e

ndikimit iranian për shkak të përballejes me sfidën Amerikane dhe Izraelite, nuk e besohet se do të shihet apel i vërtetë i Iranit, me gjithë lavdinë e tij kulturore, de-risa regjimi të liberalizohet ose rrëzohet. Një Iran ose kuazi demokratik, pikërisht për shkak të fuqisë gjeografike e shtetit iranian, ka mundësinë të aktivizoj qindra miliona muslimanë të tjerë në botën arabe dhe në Azinë Qendrore.

Liberalizmi i Arabeve suni mund të ndihmoje në rritjen e tij, jo vetëm nga shembulli i Perëndimit, apo për shkak të një Iraku demokratik por ende jofunksional, por edhe për shkak të sfidës së hedhur nga një Iran i shfaqur rishtaz liberal dhe historikisht eklitik në të ardhmen. Dhe një Irani i tillë mund ta bëjë ç’farë dy dekada të post-Luftës së Ftohtë demokracisë perëndimore bën për promovimin e shoqërisë civile dhe të çojë në kufizimet shtetërore policore në ish- Azinë Qendrore Sovjetike.

Me kulturën e tij të pasur, territorin e gjerë Irani është në rrugën e Kinës dhe In-disë, një qytetërim në vetvete, e ardhmja e të cilit do të përcaktohet nga politika e brendshme dhe kushtet sociale. Ndryshe nga Akamenidet, Sassanidet, Safavidet dhe perandoritë të tjera iraniane të dikurshme, të cilat ishin me të vërtetë frymëzuese në një kuptim moral dhe kulturor, kjo perandori aktuale irani-ane e mendjes dhe sundimit kryesisht nga frika dhe kërcënimi, bëhet me anë të bombarduesve vetëvrasës dhe jo përmes poetëve. Dhe kjo padyshim e zvogëlon fuqinë dhe sinjalizon rënien eventuale të saj.

Megjithatë, në qoftë se dikush do të izolonte fatin e Iranit, ai do të ishte Iraku. Historia dhe gjeografia e Irakut na tregon, se ai është i ndërthurur në politikën iraniane në një mase sa asnjë vend tjetër të huaj. Tempujt shiitë të Imam Aliut (kushëri i Profetit) në Naxhafit dhe i Imam Hussain (nipi i Pe-jgamberit) në Qerbela, të dy në qendër dhe jug të Irakut, u kanë shkaktuar komuniteteve shiite teologjike sfida në Iran. Ishte demokracia e Irakut për të treguar edhe një mase të vogël stabi-liteti, lirie e atmosfere intelektuale në qytetet e shenjta irakiane e cila mund të ketë përfundimisht një ndikim të thellë në politikën iraniane. Në një kuptim më të gjerë, një Irak demokratik mund të shërbejë si një forcë tërheqëse për reformatorët iranianë të cilët mundet në të ardhmen të përfitojnë. Sepse ka shumë ngjashmëri mes dy kombeve me një kufi të gjatë dhe të përbashkët dhe së bashku mund të punojnë për të

minuar dy sistemet shtypëse. Politika iraniane do të nyjëzohet nga bashkëvep-rimi me një shoqëri pluraliste, etnikisht arabe shiite. Dhe nëse kriza ekonomike iraniane vazhdon, iranianët e zakon-shëm mund të zemërohen për qindra e miliona dollarë që po shpenzohen nga qeveria e tyre për të blerë ndikim në Irak, Liban dhe gjetkë.

Kjo nuk do të thotë asgjë për sa kohë iranianët do të bëhen gjithnjë e më të urryer brenda Irakut, si ekuiv-alenti i “Ugly amerikanëve.” Irani do të dëshironte suni në Irak. Por kjo nuk është e mundur krejtësisht, pasi kjo gjë do të ngushtonte universalizmin radikal islamik që synon të përfaqësojë në botën pan-sunite një sektarizëm pa asnjë thir-rje përtej komunitetit Shia. Kështu, Irani mund të përpiqet të ndihmojë koalicione sunite-shiite në Irak dhe për t’i mbajtur ata përherë, madje edhe kur irakianët të krijojnë urrejtjen më të mad-he për këtë ndërhyrje në punët e tyre të brendshme. Pa justifikuar mënyrën e pushtimit të Irakut në vitin 2003 ai ishte planifikuar dhe ekzekutuar, ose racio-nalizuar triliona dollarë të shpenzuar dhe qindra e mijëra jetë të humbura në luftë, por kjo mund të jetë pozitive pasi që nga rënia e Sadam Huseinit filloi një proces që do të rezultojë në çlirimin e dy vendeve, jo njërit. Ashtu si gjeografia që ka lehtësuar kolonizimin delikat Iranian të politikës irakiane, gjeografia mund të jetë gjithashtu një faktor në ndikimin e inkurajimin e influencës së Irakut mbi Iranin.

Perspektiva e ndryshimit paqësor të regjimit apo evolucioni në Iran, pavarësisht dështimit të përkohshëm të Lëvizjes së Gjelbër, është ende më e madhe tani se gjatë Luftës së Ftohtë në Bashkimin Sovjetik. Një Irani çliruar, I rrethuar me më pak qeveri autokra-tike në botën arabe do të detyrojë që qeveritë të përqëndrohen më shumë në çështjet e tyre të brendshme për shkak të pasigurisë dhe do të inkurajojnë një balancë, të pushtetit mes sunive dhe Shia në Lindjen e Mesme, diçka që do të ndihmojë për të mbajtur rajonin e mbuluar me nervozizëm në vetvete me dinamikat e fuqisë së saj të brendshme dhe rajonale, shumë më tepër se sa në Amerikë dhe Izrael. Përveç kësaj, një regjim më liberal në Teheran do të frymëzojë një vazhdimësi të gjerë kulturore të denjë për perandoritë e vjetëra persiane, që nuk do të kufizohen nga forcat e reagimit klerik. Një Iran më liberal, duke pasur parasysh Kurdët, Azerët, turkmenët si ndhe pakicat e tjera në veri dhe gjetiu, ato mund të jenë më pak të kontrolluara nga qendra , gjithashtu një Iran me periferitë etnike shkon larg orbitës së Teheranit. Irani ka qenë shpesh më pak se një shtet, një perandori shumëkombëshe amorfe. Siperfaqja e tij e vërtetë gjithmonë do të jetë më e madhe dhe më e vogël se çdo hartografi përcakton zyrtarisht. Ndërsa në veriperëndim të Iranit të sotëm janë kurd dhe turq azerbajxha-nas, pjesa perëndimore e Afganistanit dhe Taxhikistanit janë kulturalisht dhe në pikpamje linguinstike të paj-tueshem me shtetin iranian. Është ky amorfitet, shumë persian, që mund të kthej në Iran si valën e ekstremizmit islamik ashtu dhe legjitimitetin e perceptuar të regjimit të shkatërruar të mullahëve.

robert d. kaplanPërgatiti: nën/kol.ali ndreu

Kaplan: Gjeografia e fuqisë iraniane

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 2012 15analiza

Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FA-së të RSH, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizon aktivitetin “Talentet brenda radhëve të FA-së”. Ftojmë të gjithë personelin e FA-së që kanë prirje artistike në: instrumente të ndryshme, këngë dhe kërcim; aktrim–recitim; art figurativ -pikturë, gdhendje, skulpturë; të kontaktojnë me zyrën e Marrëdhënieve me Komunitetin.

Jeni të mirepritur deri më 28 Nentor 2012Faleminderit!

Tel zyre (510) 15 31, Cel: 066 40 90 589SEKTORI I REKREACIONIT

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN

NjOFtiM NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të

bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE

ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Në kuadër të planit të bashkëpunimit me SHBA, në fushën e arsimimit, nga Zyra Amerikane të Bashkëpunimit për Mbrojtjen (ODC), nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, është ofruar mundësia e aplikimit për të ndjekur studimet ushtarake në SHBA për vitet akademike 2013-2017, në Aka-deminë e Detarisë, Akademinë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcës Ajrore. Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtën e studimit në këto Akademi, të paraqiten pranë Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura në KDS për regjistrimet. Regjistrimet fillojnë në datën 12.11.2012 ora 09:00 dhe përfundojnë më 30.11.2012 ora 15:00. Regjistrimet do të kryhen pranë sekretarisë mësimore të Akademisë Ush-tarake të Forcave të Armatosura. Tarifa e regjistrimit për konkursin e pranimit për vijimin e studimeve në SHBA është 3.000 (tremijë) lek.Kriteret e pranimit për regjistrim si kandidatë për studime ushtarake jashtë vendit janë:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer një shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.3. Të mos jetë i/e dënuar apo ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.4. Të jetë nën moshën 23 vjeç (deri më datë 1 Korrik 2013).5. Të jetë i/e pamartuar, të mos jetë shtatzënë (kandidaturat femra për AU West Point) dhe të mos ketë persona të tjerë në varësi. 6. Të ketë rezultate të larta mësimore dhe standarde të larta fizike.7. Të jetë ne gjendje të mirë shëndetësore, të mos vuajë nga sëmundje ngjitëse, të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatitit B.8. Të mos vuajë nga sëmundje dentare. Dokumentacioni për regjistrim në konkurim:1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati për të vazhduar studi-met ushtarake në SHBA, në të cilën të jenë renditur 3(tre) Akademitë që dëshiron të ndjekë kandidati. 2. Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë së shkollës së mesme.3. Fotokopje të noterizuar të certifikatës së TOEFL, Scholastic Aptitude Test (SAT) ose American College Test (ACT) nëse ka të tillë (brenda afatit kohor të vlefshmërisë).4. Fotokopje e Pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.5. Fotokopje e kartës së identitetit6. Çertifikatë familjare 1(një) copë.7. Fotografi për dokument, 2 copë.8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Dëshmi Penaliteti.11. Raporti shëndetësor nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar,ku të theksohet “i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit” dhe vërtetim që nuk vuan nga sëmundje ngjitëse12. Analiza e SIDA-s dhe Hepatitit B.

Kandidatët duhet të kryejnë testimin në Scholastic Aptitude Test (SAT) ose American College Test (ACT) dhe TOEFL. Kandidatët duhet të interesohen paraprakisht lidhur me datat e testimit, qendrat e testimit dhe regjistrimin duke vizituar faqet e internetit: www.collegeboard.com për testin SAT, www.act.org për testin ACT dhe www.toefl.org për testin TOEFL.Pas përzgjedhjes paraprake, 6 kandidatët më të mirë për secilën Akademi, do t’i nënshtrohen testimeve të përgatitjes fizike dhe njohjes së gjuhës angleze nga ana e Zyrës Amerikane të Bashkëpunimit për Mbrojtjen (ODC).

Për informacione më të detajuar drejtohuni pranë Sekretarisë Mësimore të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku do të njiheni me “Udhëzimin” mbi procedurat e njoftimit, regjistrimit dhe vlerësimit të kandidatëve që do të aplikojnë për studime në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit, si dhe me informacione të tjera për ndjekjen e studimeve në SHBA.

NjOFtiM

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E MBROJTJESDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKIMIT TË PERSONELIT

Evolucioni drejt suksesit i doktrinës së forcave tokësore

në shekullin e XXI-tëcolonel bill benson, us army

Përktheu dhe përshtati: nën/kol. leonard zhupa

(vijon nga nr. i kaluar)...Ndërsa këto diskutime përshkruan kushtet e gjendura në mjedisin

operacional në atë kohë, ato dështuan të përmirësonin ose të fokusonin në kuptimin se si Forca Tokësore kryen operacionet ose për çfarë qëllimi. Manuali fushor i 1993-shit dështoi të pajiste Forcën Tokësore me një koncept të ri operacional, ose e thënë më mirë, e la konceptin operacional të amullt. Ai bëri, megjithatë hedhjen e farës për idetë që lindën si aspek-tet kryesore të doktrinës së shekullit të XXI. Këto ide të reja përfshijnë termat operacionet me dimension të plotë, dhe funksionet luftarake (duke përfshirë komandim betejën) qe synonin të ndihmonin komandantët në sinkronizimin e efekteve të fushëbetejës. Manuali i 1993 gjithashtu shtoi një seksion në zgjidhjen e konfliktit dhe zëvendësoi termin e konfliktit me intensitet të ulët me operacionet të ndryshme nga lufta (OOTW). Termi operacione me dimension të plotë ishte më i afërti i versionit të 1993 të Manualit Fushor FM 100-5 që doli për të pajisur Forcat Tokësore me një koncept të ri strategjik. Megjithatë, termi duket në material vetëm dy herë, fillimisht ne seksionin e kontekstit strategjik, ku thuhet: “Forcat Tokësore duhet të jenë të afta për operacione me dimension të plotë”, dhe më vonë në hyrjen e kapitullit të 6-të: “Planëzimi”. Fjalori aktualisht i karakterizon operacionet me dimension të plotë si: “përdorimi i të gjitha kapaciteteve të disponueshme nga një komandant i Forcave Tokësore për të përmbushur misionin e tij vendosmërisht dhe me koston më të ulët përgjatë spektrit të plotë të operacioneve të mundshme”. Influenca e operacioneve me dimension të plotë në doktrinën e ardhshme është e dukshme në shfaqjen e termit të ngjashëm- operacione me spektër të plotë- si koncepti i radhës i konceptit operativ të Forcave Tokësore. Operacionet me spektër të plotë janë përcaktuar në 2001 si “shkalla e operacioneve luftarake që forca tokësore kryen në luftë dhe operacionet e ndryshme nga lufta”. Megjithëse përkufizimi ka ndryshuar, ishte akoma në përdorim edhe gjatë kohës që është shkruar ky artikull dhe komponentët e operacioneve me spektër të plotë-mësymja, mbrojtja, stabiliteti dhe mbështetja mbrojtëse për autoritet civile-janë të ruajtura plotësisht në doktrinën e re të operacioneve tokësore të unifikuara. Duke menduar se, mbas zhvillimit të termit operacione me dimension të plotë, ai influencoi në zhvillimin aktual të konceptit të radhës-operacione me spektër të plotë- ashtu edhe paraqitja e funksioneve luftarake rezonon në Forcat tokësore sot. Funksionet luftarake të paraqitura në 1991-inteligjenca, manovra, mbështetja me zjarr, mbrojtja ajrore, lëvizshmëria dhe ruajtja, logjistika dhe komandim beteja- ishin versioni i nivelit op-eracional të sistemeve operative të fushëbetejës. Versionet e 2001 dhe të mëvonshme kombinojnë funksionet luftarake me sistemet operative të fushëbetejës, të cilat më mbrapa evoluuan në funksionet luftarake të Forcave Tokësore. Organizimi dhe grupimi i aktiviteteve të ngjashme të fushëbetejës në sisteme ose funksione për të ndihmuar komandantët dhe shtabet në: “integrimin, koordinimin, përgatitjen dhe kryerjen e operacioneve të forcave-kombinuara” që shfaqet dukshëm sot, por që ishte një kontribut të veçantë në mendimin doktrinar në atë kohë. Paraq-itja e komandim betejës brenda funksioneve luftarake ishte një shtesë e fuqishme në fjalorin e Forcave Tokësore. Termi do të bëhej më vonë sinonim i rolit të komandantit në luftim. Forcat Tokësore i kushtuan një seksion të veçantë të FM 100-5 të 1991 zgjidhjes së konfliktit, duke reflektuar luftimet, duke përfshirë eksperiencën në operacionin Desert Storm, për të përkufizuar kur luftimi përfundon dhe çfarë forme do të ketë paqja që vjen mbas. Seksioni thekson nevojën që ka komandanti për të kuptuar kushtet e kërkuara për të përfunduar konfliktin si dhe më të mirën e kombinimit të operacioneve luftarake për të nxjerrë përfun-dimin e favorshëm. Duke ju drejtuar zgjidhjes së konfliktit në doktrinën

kryesore të Forcave Tokësore pasqyrohet një shtesë e veçantë e cila në versionin e mëvonshëm të FM 3-0 u zgjerua dhe u përvetësua brenda operacioneve tokësore të unifikuara.

Duke ndryshuar termin konflikt me intensitet të ulët në opera-cione të ndryshme nga lufta u bë ndryshimi final i veçantë në version e 1993 të FM 3-0. Në vështrim të parë, kjo mund të duket thjesht si një lojë fjalësh, por qartësisht përcakton rolin e Forcave Tokësore në operacione luftarake si të ndryshëm nga roli i tyre në atë që version i 1993 të FM 3-0 e përshkruan si “konflikt” dhe “kohë paqe”, dhe paralajmëroi debatet e ardhshme rreth prioriteteve të Forcave Tokësore në operacionet e stabilitetit (SO) dhe operacioneve luftarake madhore (MCO). Versioni i 1993 dështoi të artikulonte një koncept operues të aplikueshëm në të gjitha operacionet e Forcave Tokësore, duke për-forcuar idenë e prioriteteve të ndara dhe konkurruese ndërmjet tyre.

Kapitulli 13, “Operacionet të Ndryshme nga Lufta” i FM shpesh ofron parime dhe principe të ndara që aplikohen ekskluzivisht në një mjedis të operacioneve të ndryshme nga lufta. Versioni i 1993 të FM 3-0 ishte një hap mbrapa në drejtim të ofrimit të një koncepti veprues të unifikuar për të gjithë operacionet e Forcave Tokësore, por ai artikuloi disa ide të reja që rezonojnë edhe sot, dhe provoi të jetë manuali më jetëgjatë deri në 2001.

Operacionet me spektër të plotë (2001-2011) Versioni i 2001 i FM 3-0 përkufizon operacionet me spektër të

plotë si “shkalla e operacioneve që forcat e Forcave Tokësore kryejnë në luftë dhe në operacione të ndryshme nga lufta”. Ndërsa nuk është një koncept veprues, termi përshkruan çfarë Forcat Tokësore bënë dhe të gjithë kapitujt i dedikoheshin artikulimit se si të përdoren operacionet me spektër të plotë për të realizuar misionet e Forcave Tokësore. Në të vërtetë, qëllimi i vërtetë i versionit të 2001 të FM 3-0 ishte të krijonte “doktrinën themelore për operacionet me spektër të plotë”, duke e bërë atë në fakt konceptin operacional. Version i 2008 i FM 3-0 pastaj qartësisht përcaktoi operacionet me spektër të plotë si konceptin operacional të Forcave Tokësore dhe e zgjeroi atë si:

Forcat Tokësore kombinojnë mësymjen, mbrojtjen, stabilitetin dhe operacionet në mbështetje të autoriteteve civile njëkohësisht si pjesë e një force të bashkuar të ndërvarur për të kapur, mbajtur, dhe shfrytë-zuar iniciativën, duke pranuar ekonomizimin e rrezikut për të krijuar mundësi për të arritur rezultate vendimtare. Ata përdorin aksione të sinkronizuara-vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse-proporcionale për misionin dhe të informuara sipas një kuptimi të plotë të të gjitha ndryshoreve të mjedisit operacional. Komandim misioni që përçon synimin dhe një vlerësim të të gjithë aspekteve të situatës, udhëzon përdorimin e përshtatshëm të forcave të Forcave Tokësore.

Ky përkufizim reflektoi realitetin e shtatë vjet luftimeve në Afgani-stan dhe Irak. Termat si “rrezik i matur”, “proporcional” “kuptimi i të gjithë ndryshoreve” njeh natyrën komplekse të mjedisit operacional dhe kërcënimeve që Forca Tokësore mund të ndeshë.

Gjatë dekadës që operacionet me spektër të plotë ishin koncepti operativ ekskluziv i Forcës Tokësore, Forca Tokësore paraqiti, përmirësoi dhe zgjeroi disa ide të rëndësishme dhe ndryshoi ose hodhi poshtë disa të tjera. Ajo mbajti rëndësinë e iniciativës në operacionet e Forcës Tokësore. Ajo zgjeroi dhe përmirësoi përkufizimin e koman-dim betejës, aktualisht term i hedhur poshtë në 2011- megjithatë duke ruajtur elementët thelbësore të tij. Forca Tokësore gjithashtu hodhi poshtë termat thellësi, afërsi, dhe shpinë si pjesë e një strukturimi të fushëbetejës, gjithashtu dhe termin përpjekje mbështetëse për të përcaktuar prioritetet. ajo ngriti operacionet stabilitetit në një rëndësi të njëjtë me operacionet luftarake, duke prekur një debat të zgjatur të Forcës Tokësore për balancën dhe prioritetet. Përfundimisht Forca Tokësore zgjeroi dhe ndryshoi përcaktimin e artit ushtarak...

(vijon)

ushtriaE prEmtE, 16 NëNtOr 201216

Njoftojmë shtetasit që kanë aplikuar për

Roje BRegDetARe në përbërje të Forcës

Detare, në Zyrën e Rekrutimit Vlorë dhe Fier

se gjatë muajit dhjetor, do të zhvillohen testimet

për ushtar profesionist në Qendrën e Personel

Rekrutimit, Rruga e Dibrës, tiranë.