Revista Delirje & Edukim Nr.7

45

description

Premtimet e rrejshme dhe premtimet e vërteta ......................2 Shkaqet e devijimit të muslimanëve nga rruga e vërtetë ........ 34 Haxhi i të Dërguarit sipas transmetimit të Xhabirit ................ 17 Vlera e ditës së Arafatit dhe disa dispozita të saj .................... 26

Transcript of Revista Delirje & Edukim Nr.7

Page 1: Revista Delirje & Edukim Nr.7
Page 2: Revista Delirje & Edukim Nr.7

EDITORIALIKryeredaktoriPremtimet e rrejshme dhe premtimet e vërteta ...................... 2

Dr.Muhamed ibën Abdulvehab el‐AkilDomethënia e besimit në melaikeTema e parë: Besimi i përgjithshëm në melaike ....................... 4

Adem AvdiuDashuria ndaj Pejgamberit dhe lartësimi i pozitës së tij sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem ...................................................... 9

Xheladin LekaVlera e dhjetë ditëve të Dhul hixhes ...................................... 14

Husejn bin Avde El AvajshehHaxhi i të Dërguarit sipas transmetimit të Xhabirit ................ 17

Abdulmuhsin El Abbad el BedërKëshilla për haxhiun (mysafirin e Allahut) ............................... 20

Muhamed Nasiruddin AlbaniHutbeja Lamtumirëse e Pejgamberit sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem ..................................................... 24

Xheladin LekaVlera e ditës së Arafatit dhe disa dispozita të saj .................... 26

Unejs MuratiTherja e kurbanit dhe dispozitat e tij ....................................... 32

Prof. Dr Hamud bin Ahmed Er‐RuhejlShkaqet e devijimit të muslimanëve nga rruga e vërtetë ........ 34

Xheladin Leka & Zejd Haziri Fetva të rëndësishme të haxhit ............................................... 38

Zejd HaziriShëmbëlltyra e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në haxh me ummetin e tij ........................................................ 42

PËRMBAJTJA

Kryeredaktor:Zejd Haziri

Anëtarët e revistës:Unejs MuratiFidan Xhelili

Xheladin LekaBashkëpunëtorët:

Adem AvdiuMuhamed Abdullahi

Sabahudin SelimiBali Sadiku

Lirim SadikuNamik Vehapi

Redaktor gjuhësor:Arian Koçi

Redaktor Teknik:Avni G. Gashi

Ballina/Dizajni:Avni G. Gashi

Boton:Shtëpia botuese

AtikGjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan

Republika e Kosovës Tel: 044 988 400

e‐mail:[email protected]

Ndihmo Revistën:Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09

ProCredit Bank of KosovoSwift Code: MBKORS22

Gjilan, Republika e Kosovës

Page 3: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Editorial

PREMTIMET E RREJSHMEDHE PREMTIMET

E VËRTETA

2 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

Nuk do mend se që kur njerëzitnuk i përfillën ligjet e Krijuesittë tyre dhe i zëvendësuan ato

me ligje të vendosura nga tekat dhe ep -shet e tyre, toka është mbushur me padre -jtësi, zullum, diktatura, derdhje gjaku ngaluftërat e pandërprera, premtime të rre-jshme dhe të kota, duke e zhytur atë nënjë kaos të papërshkrueshëm e çoroditës.Krijuesi ynë njeriun nuk e ka lënë pandihmë në udhëheqjen e kësaj toke nëmënyrën më të mirë, përkundrazi, i kadërguar Pejgamberë dhe libra të shenjtë,kushtetuta të përkryera, të cilat që nga fil-limi e deri në mbarim janë vetëm në in-teres të njeriut dhe assesi nuk sjellin dëmpër mirëqenien dhe jetën e tij shoqërore,sociale, ekonomike, politike etj.Ai e ka bërë këtë sepse as njeriu i parëAde mi alejhi selam e as njerëzit e tjerënuk kanë ardhur në këtë botë me dije dhenjohuri të vetën, por i kanë përfituar atonga Krijuesi i tyre, madje Allahu rrëfennë Kur'an se si pasi e krijoi Ademin alejhi

selam, së pari ia mësoi emrat e çdo gjëje,duke thënë: "Allahu ia mësoi Ademitemrat e çdo gjëje." Bekare: 31Ai gjithashtu dërgoi Pejgamberë me librasepse njeriu me kapacitetin e tij mendornuk mund ta dallojë të mirën nga e keqja.Allahu nuk ka zbritur ndëshkim mbindonjë popull të mëhershëm pa u dër-guar atyre paraprakisht paralajmërues ngaradhët e Pejgamberëve, për t’i lajmëruarata për të mirën dhe të keqen. Allahuthotë: "Ne nuk dënojmë asnjë popull pa -ra se të çojmë të Dërguar." Isra: 15Lexues të nderuar, nëse e kemi kuptuarkëtë koncept hyjnor, atëherë e pranojmëshumë lehtë të vërtetën se sado që njeriudo të mundohet të zbatojë ligje në interestë bijve të Ademit, prapëseprapë ato ligjejanë të mangëta dhe plot kundërshtime,duke pasur vazhdimisht nevojë për për-mirësime dhe ndryshime.Ky është një realitet shekullor te njerëz-imi, të cilin asnjë njeri i mençur nuk emohon. Që kur njerëzit kanë marrë për

Atëherë pse gjithë këto premtime të rrejshme nga këta pretendentë, kur ata nuk kanëasgjë në dorën e tyre? Ata nuk posedojnë as veten e tyre, as shpirtin e tyre, e lëre mëjetën e rehatshme ekonomike e sociale të njeriut!

Page 4: Revista Delirje & Edukim Nr.7

3Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

bazë në shoqëritë e tyre ligjet e shpikuranga vetë ata, vazhdimisht i ndryshojnëkushtetutat e tyre sepse gjithmonë në tohasin, siç thamë më lart, në kundërshtimetë ndryshme, të cilat në shumicën erasteve janë në dëm të njerëzimit dhe nuki shërbejnë progresit të vazhdueshëm.E tërë kjo na e bën të qartë realitetin epremtimeve aktuale në vendin tonë ngaana e atyre që pretendojnë të ndryshojnëjetën e individit dhe të shoqërisë. E kamfjalën për pretendentët e zgjedhjeve lokaletë muajit të ardhshëm në vendin tonë, tëcilët me anë të premtimeve të tyre të llo-jllojshme dhe absurde sikur dëshirojnë tëthonë se suksesi është në dorën e tyre e jonë Dorën e Allahut, Krijuesit e Furnizue-sit të vetëm. Çdo Pejgamber i dërguarnga Allahu, kur ka arritur ndonjë suksesnë misionin e vet, ka deklaruar se suksesiështë vetëm prej Allahut. Allahu nëKur'an në gjuhën e tyre thotë: "Dhe suk-sesi im nuk mund të vijë përveçse nga Al-lahu, tek Ai unë mbështetem." Hud: 88Pastaj, askush nuk e di të ardhmen përveçAllahut, askush nuk e di se çfarë furniz-imi do të ketë të nesërmen e lëre më pasdisa muajsh.Atëherë pse gjithë këto premtime të rre-jshme nga këta pretendentë, kur ata nukkanë asgjë në dorën e tyre? Ata nuk pose-dojnë as veten e tyre, as shpirtin e tyre, elëre më jetën e rehatshme ekonomike esociale të njeriut! A thua vallë nuk e dinëse të gjitha këto janë vetëm në posedimtë Allahut, Poseduesit e Sunduesit absolutdhe të askujt tjetër? Allahu thotë: "Atij ipërket gjithë ç'është në qiej e gjithë ç'ështënë tokë." Bekare: 255 Dhe: "A nuk e di se vetëm Allahut i takon

sundimi i qiejve dhe i tokës?" Maide: 40Këta pretendentë nuk posedojnë përveten e tyre as afrimin e së mirës e aslargimin e së keqes, e lëre më për të tjerët.Allahu thotë: "...dhe nuk zotërojnë përveten as dëm e as dobi." Furkan: 3 Nëse kjo është e vërteta, atëherë prem-timet e vërteta dhe të vetmet të realiz u -eshme janë ato të Krijuesit, Poseduesitdhe Furnizuesit tonë, e jo të atyre që nukposedojnë as vetveten dhe nuk dinë asgjëpër të ardhmen e tyre.Prandaj, secili musliman duhet të jetësyçelë e të nxitojë në nënshtrimin ndajurdhrave të Allahut dhe t’u largohet nda -lesave të Tij, të cilat janë ligj për çdo mus-liman. Muslimani duhet ta ketë frikëAllahun e të jetë i devotshëm, pasi vetëmkjo i garanton një jetë të mirë në cilëndosferë.Allahu i Madhërishëm thotë: "Dhe kush -do që ka frikë Allahun dhe përmbush de-tyrimet ndaj Tij, Ai do t'i gjejë rrugëdaljenga çdo vështirësi dhe do t'i japë risk prejnga nuk e pret." Talak: 2-3Pra, dije o musliman se premtimet evetme të realizueshme janë ato të Krijue-sit e Furnizuesit tënd të vetëm, prandajnxito e bindu urdhrave të Tij, pasi Ai dota realizojë atë që të ka premtuar!E lutja jonë e fundit është se falënderimidhe lavdërimi i takon vetëm Allahut,Zotit të botëve!

Kryeredaktori

Page 5: Revista Delirje & Edukim Nr.7

TEMA E PARË:BESIMI I PËRGJITHSHËM NË

MELAIKE

Besimi në Allahun, melaiket, librat, Pejgam-berët, Ditën e Gjykimit, caktimin në tëmirën dhe në të keqen është obligim, pra

duhet të besohen në mënyrë të përgjithshme. Nukvërtetohet besimi i njeriut vetëm se me këtë. Sa mëshumë t'i shtohet njeriut dituria në detajet e këtyregjërave, aq më tepër i shtohet obligimi që të besojënë to dhe me këtë i shtohet edhe besimi, siç thotëAllahu: "E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre qëthonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa upërket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhegëzohen për të." Tevbe:124 Allahu thotë: "Embikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër përveç en-gjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an)nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata qënuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri,e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…"Mud-deth-thir: 31Këtu ekziston një çështje shumë me rëndësi, qëshumica e njerëzve e anashkalojnë, e ajo është se kybesim obligativ nuk arrihet ndryshe vetëm se dukemësuar, prandaj mësimi i këtyre gjërave në mënyrëtë përgjithshme është obligim për çdo musliman. Imam Ibën Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë, thotë:"Dijetarët kanë rënë në ujdi se diçka nga dija ështëobligim të dihet për çdo person e diçka është

obligim kolektiv. Nëse ndokush e kryen, bie oblig-imi nga të tjerët. Ajo që është obligative për të gjithë,ku njeriut nuk i lejohet injoranca ndaj saj, janështyllat obligative si për shembull dëshmia me gojëdhe bindja me zemër se Allahu është i vetëm dhenuk ka ortak, se nuk i përngjan askush Atij, nuk kalindur askënd dhe nuk është i lindur dhe Atij askushnuk i është i barabartë, se Ai është Krijues i çdo gjëje,se tek Ai kthehet çdo gjë, se Ai është Ngjallësi, se ibën të vdesin krijesat e Ai nuk vdes, se është i cilësuarme emrat dhe cilësitë e Tij, i pafillim dhe i pam-barim, se Ai qëndron mbi Arsh".[1] Pastaj ky dijetarpërmendi pjesë të tjera të besimit dhe shtyllat e fesë.Kjo çështje është e rrezikshme e shumë prej njerëzvee anashkalojnë dhe pajtohen me injorancën e tyreduke menduar se njohja e këtyre gjërave nuk ështëobligative për ta, duke kundërshtuar kështu Kur'a -n in, Sunnetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe konsensusin e muslimanëve.Besimi i përgjithshëm në melaike përfshin këtogjëra:1. Miratimi i ekzistimit të melaikeve dhe se ato janëkrijesa nga krijesat e Allahut. Allahu i krijoi që taadhurojnë Atë dhe se ekzistenca e tyre është evërtetë, ndërsa pamundësia jonë për t'i parë nuk ar-gumenton se ato nuk ekzistojnë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka parë disa prej tyre nëpamjen e tyre origjinale. Pejgamberët, njerëzit emirë dhe sahabët i kanë parë melaiket në pamjene njerëzve. Melaiket janë të dërguarit e Allahut te

DOMETHËNIA E BESIMIT NËMELAIKE

______________[1] "Xhami bejan el ilm" (1\10).

4 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

"E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur nëKur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që uështë dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…" Mud-deth-thir: 31

Page 6: Revista Delirje & Edukim Nr.7

krijesat e Tij me atë që do Allahu nga shpallja apoedhe me diçka tjetër. Më vonë do të japim edhesqarimin e kësaj pike.2. Dhënia e pozitës që u ka dhënë Allahu, vërtetimise janë krijesa të Allahut, të urdhëruara dhe tëngarkuara me obligime, se nuk posedojnë mundësiqë të kryejnë diçka përveç asaj që u ka mundësuarAllahu. Allahu i ka nderuar dhe e ka ngritur pozitëne tyre, disa i ka bërë më të vlefshëm se disa të tjerë,megjithëkëtë melaiket nuk zotërojnë për vete dheas për dikë tjetër asgjë përveç asaj që do Allahu.Duke qenë kështu, është rreptësisht e ndaluar t'uatribuohet diçka prej llojeve të adhurimeve e jo mëtë cilësohen me cilësi hyjnore, siç pretendojnë të kr-ishterët.3. Besimi në atë që është thënë për to në Kur'andhe Sunnet.4. Besimi i melaikeve që Allahu i ka përmendur meemra, i pranojmë ata emra dhe pohojmë se Allahuka melaike, në mesin e të cilëve janë Xhibrili, Mi -ka ili dhe Israfili. Për çdonjërin që Allahu e ka emër-tuar nga melaiket është obligim të besojmë nëemrin e tij, kurse ata që nuk janë emërtuar i besojmëpërgjithësisht.[2]

Ky është besimi i përgjithshëm në melaike ale-jhimus-selam, i cili është obligim për çdo muslimandhe muslimane që ta mësojnë. Hollësitë për këtëdo të vijnë më pas, me emrin e Allahut.

Tema e dytë:Krijimi i tyre dhe urtësia e

këtij krijimi

Çështja e parë: Lënda e krijimit të me lai -keve. Allahu i Madhërishëm i ka krijuarmelaiket nga drita, siç vërtetohet në ko le -

ksionin autentik të Imam Muslimit nga hadithi iAishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotëse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

ka thënë: "Janë krijuar melaiket nga drita dhe janëkrijuar xhinët nga zjarri, ndërsa Ademi u krijua ngaajo që u është treguar juve." [3]

Kjo dritë me të cilën janë krijuar melaiket është kri-jesë që nuk ka dyshim. Allahu e ka krijuar së pariatë, pastaj nga ajo ka krijuar melaiket, sikurse e kakrijuar së pari zjarrin e pastaj nga ai xhinët, gjith a -sh tu ka krijuar njëherë dheun e pastaj nga aiAdemin alejhi selam.Fraza "dhe u krijua Ademi nga ajo që u është treguarjuve"do të thotë ajo që Allahu na ka përmendur nëKur'anin Fisnik, siç është fjala e Allahut: "Kur Zotiyt u tha engjëjve: “Unë po krijoj një njeri nga baltadhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë ngaana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (nësexh de).” Sad: 71-72Dhe fjala e Allahut: "Allahu ju krijoi prej dheu,mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift…”Fatir: 11Dhe fjala e Allahut: "Vërtet, çështja e Isait (të lindurpa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit.Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu!”,ai u bë." Alu Imran: 11Allahu bashkoi në mes krijimit të Ademit alejhiselam dhe krijimit të shejtanit në shumë citate tëKur'anit, si p.sh.: "(Allahu) Tha: “Çfarë të pengoity të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi)tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove muanga zjarri, e atë e krijove nga balta!” Araf: 12Edhe Sunneti ashtu e ka cilësuar krijimin e Ademitalejhi selam, lëndën dhe kohën e krijimit të tij, sip.sh. hadithi i sapopërmendur, d.m.th. hadithi iAishes, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahuqoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahualejhi ve sel-lem ka thënë: "Allahu e krijoi Ademin,gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë kut."[4]

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqurprej tij, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kur Allahue ka krijuar Ademin në xhennet, e ka lënë sa deshi Al-

______________[2] Shiko "Shuabul iman" e Imam Bejhekiut (1\301), "El Hakaik fi ahbar el melaike", faqe 9.[3] "Sahih Muslim" (4\2294), Kitabuz-zuhdi verr-rrekaik.[4] Transmeton Buhariu (3\1210), Kitabul enbija, dhe Muslimi (4\2183).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9 5

Page 7: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 96

lahu ta lërë, ndërkohë filloi Iblisi të sillej rreth tij dheshikonte se çfarë ishte. Kur pa se ishte i zbrazët,[5] e ditise paska krijuar krijesë që nuk përmbahet.” [6]

Transmetohet nga Ebu Musa El Eshariu, Allahuqoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: "E kam dëgjuartë Dërguarin e Allahut duke thënë: "Allahu e ka kri-juar Ademin nga një grusht dhe, të cilin e mori nga egjithë toka. Për këtë arsye bijtë e Ademit kanë ardhursipas llojit të tokës: të kuq, të bardhë, të zinj dhe të ng-jashëm, të lehtë dhe të vështirë, të këqij dhe të mirë." [7]

Hadithet në këtë kontekst janë të shumta.Ndërsa sa i përket krijimit të melaikeve, Kur'aninuk ka përmendur në mënyrë të detajuar siç ka për-mendur në krijimin e xhinëve dhe njerëzve, mirëpoka sqaruar se melaiket janë krijesa nga krijesat e Tij,i ka krijuar për adhurim, i ka nderuar dhe i ka ngri -tur në pozitë të lartë dhe nuk u takon asgjë më tepër,janë krijesa të ndershme dhe nuk i paraprijnë Al-lahut me fjalë, kurse urdhrin e Tij e zbatojnë.Ky përgjithësim, Allahu e di më së miri, ka ardhurpër arsye se besimi në to është diçka që Allahu isprovoi robërit e Tij. Atëherë kush e vërteton Al-lahun në atë që ka lajmëruar, ai është besimtar,ndërsa kush e përgënjeshtron, ai është në të kun -dërtën, Allahu na ruajttë!Edhe Sunneti nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhjeme lëndën e krijimit të melaikeve, edhe pse shpesh-herë përmenden cilësitë e tyre, adhurimet, punëtdhe llojet e tyre, por nuk kam gjetur asnjë hadithautentik që flet për lëndën e krijimit të melaikeve,përveç hadithit të Aishes, Allahu qoftë i kënaqurprej tij, të cilin e cekëm më lart.Edhe pse unë kam gjetur transmetime të këputura,gjithashtu edhe fjalë sahabësh (mevkufe), të cilatflasin në mënyrë të detajuar në lidhje me lëndën ekrijimit të melaikeve. Këtu mund të përmendim

atë që transmeton Imam Abdullah ibën ImamAhmedi në librin e tij "Es-sunet" dhe Ebu Esh-Shejh në "El Adhame" dhe shumë të tjerë nga Ab-dullah ibën Amr ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqurprej tij, se ka thënë: "Allahu i krijoi melaiket ngadrita e krahut dhe e gjoksit."[8] Rreth këtij transme-timi kanë folur dijetarët dhe kanë qartësuar se nukështë i saktë dhe se argumentimi me të në çështjetë akides është jo i drejtë.Imam Bejhekiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "kytransmetim është fjalë e Abdullah ibën Amr ibënAsit dhe transmetuesi nga ai është person i paemër-tuar, d.m.th se është i këputur transmetimi. Mëështë thënë se Sufjan ibën Ujejne e transmeton ngaHisham ibën Urve e ai nga babai i tij, e ai nga Ab-dullah ibën Amri. Nëse vërtetohet kjo, duhet tëdihet se Abdullah ibën Amri shikonte në librat e tëparëve (israilijate) dhe kjo nuk e ngre tek i Dërguarii Allahut. Mendohet se e ka marrë nga këta libra,pastaj nuk është larg që "dy krahët" dhe "gjoksi"janë nga emrat e disa krijesave të Allahut, sepse ështëpërmendur se disa yje janë quajtur "dy krahët". Nëhadithin autentik, të cilin e transmeton Urve ngaAishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, i Dërguari iAllahut ka thënë: "Janë krijuar melaiket nga drita."Kështu ka ardhur, në mënyrë të përgjithësuar", për-fundon fjala e Imam Bejhekiut.[9]

Siç shihet, në hadithin e Abdullah ibën Amr ibënAsit shprehja "nga drita e dy krahëve dhe gjoksit"është shprehje shtesë që është futur në hadithin e tijgabimisht. E themi këtë për disa arsye:a) Kundërshtimi i kësaj shprehjeje me atë që ështëvërtetuar nga i Dërguari i Allahut në hadithin eAishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj.b) Shëmtimi i kësaj fjale, në disa transmetimethuhet "nga drita e kraharorëve dhe gjoksit të tij."[10]

______________[5] Fjala"exhvef" d.m.th: pronar i zbrazëtirës, thuhet që brendësia e tij është e zbrazët. Ndërsa nuk përmbahet d.m.th. se nuk mund ta ndalë veten ngaepshet, se nuk mund t'u ikë cytjeve të shejtanit, gjithashtu thuhet se nuk e përmban veten në hidhërim. Qëllimi këtu është te lloji i birit të Ademit e jo përçdo person në veçanti (Imam Neveviu).[6] Muslimi (4\2016), "Kitab el birr ves-sile vel arab".[7] Transmeton Tirmidhiu (4\273) në librin e tefsirit, kapitulli nga kaptina Bekare dhe thotë "hadith hasen sahih"; Ebu Davudi (4\222) në librin e Sun-netit, kapitulli i kaderit dhe Ahmedi (4\406), senedi i tij është sahih. Shiko "Sahihul xhami' (1\109, nr. 1755).[8] "Es-sunet" Abdullah ibën Ahmed (2\375, nr.1084) thotë: "Më ka thënë babai im, se i ka thënë Ebu Umame, se atij i ka thënë Hishami ibën Urve e ainga babai i tij Urve, e ai nga Abdullah ibën Amr ibën Asi. Dhe transmeton Ebu Shejhu në "El Adhame" (2\732, nr. 215) me zinxhir të tij nga EbuUmamja me të njëjtin zinxhir të Abdullah ibën Ahmedit.[9] "El esma ves-sifat", faqe 432-433.[10]"Po aty.

Page 8: Revista Delirje & Edukim Nr.7

7Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

c) Është transmetuar nga vetë Abdullah ibën Amribën Asi pa shtesën: "dy kraharorët dhe gjoksi".Pra, u qartësua se kjo shtesë është e pasaktë sepsekundërshton atë që është vërtetuar nga i Dërguari iAllahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. ha-dithin e Aishes që u përmend më lart.Për këtë arsye, disa dijetarë kanë thënë se kjo shpre-hje është nga israilijatet që nuk bën të merren sepsenuk është përmendur nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.[11]

Nga lloji i këtyre transmetimeve është edhe ajo qëtransmetohet nga Enesi, i cili thotë: "Hebrenjtë eHajberit erdhën tek i Dërguari i Allahut dhe i thanë:"O Ebal Kasim, Allahu i ka krijuar melaiket ngadrita e mbulesës, Ademin nga balta e formuar, Ib-lisin nga zjarri, qiellin nga tymi, ndërsa tokën ngauji. Na trego kush është Zoti yt?" Enesi tha: "I Dër-guari i Allahut nuk iu përgjigj derisa i erdhi Xhibrilidhe i tha: "O Muhamed: "Thuaj: Ai, Allahu ështëNjë! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (imbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nukështë i lindur. Dhe Atij askush nuk i është ibarabartë." Ihlas: 1-4.[12]

Ky transmetim nga Enesi dhe të tjera, të cilat japintë kuptojnë se melaiket janë të krijuara nga drita embulesës, nuk janë të sakta, autentike. Nuk kadyshim se mbulesa e Allahut është nga drita, siçvërtetohet në hadithin e Ebu Musa Eshariut, Allahuqoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: "U ngrit nëmesin tonë i Dërguari i Allahut dhe na këshilloi mepesë fjalë, ndër to: "… perdja e Tij është dritë dhesikur ta zbulonte atë, Shkëlqesia e Fytyrës së Tij do tëdigjte çdo gjë që arrin Shikimi i Tij (e Shikimi i Tijarrin çdo gjë)."[13]

Ky hadith, edhe pse tregon se perdja e Allahut ështënga drita, nuk tregon se melaiket janë të krijuara

nga drita e perdes së Allahut, prandaj përgjithësimii dritës tek melaiket mbetet ashtu siç është dhe assesinuk lejohet ta shtojmë këtë dritë dhe të themi senga drita e perdes së Allahut, sepse një gjë e tillë nukvërtetohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem.Nga transmetimet të cilat përmendin krijimin emelaikeve është edhe ai që e transmeton Abdullahibën Ahmedi me zinxhir të tij nga Ebu Salih ngaIkrime, se ka thënë: "Melaiket janë krijuar nga dritae krenarisë, ndërsa Iblisi është krijuar nga zjarri i kre-narisë.[14] "Por edhe ky transmetim, si të tjerat që upërmendën, është i dobët dhe nuk lejohet argu-mentimi me të në akide. Në realitet nuk e dimë seçfarë është kjo krenari me dritën e së cilës janë kri-juar melaiket dhe nga zjarri i së cilës është krijuarIblisi.Gjithashtu, nga këto transmetime është ai që trans-metohet nga Jezid ibën Mervani, se atij i është trans-metuar se melaiket janë krijuar nga shpirti i Allahuttë Madhëruar. Edhe ky transmetim është i dobët,nuk argumentohet me të në çështje të besimit,ndërsa shpirti i atribuuar Allahut, nëse ky transme-tim vërtetohet, ka për qëllim atribuimin e krijesëste Krijuesi, siç është fjala e Allahut: "E kur ta përsosëatë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin qëështë krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde.”Hixhër: 29Pra, shpirti i fryrë tek Ademi është i krijuar dhe nukka dyshim në të. Rezymeja e kësaj çështjeje është selënda e krijimit të melaikeve është drita. Drita metë cilën janë krijuar është krijesë sikur ato, ndërsaajo që është përmendur jashtë kësaj është e tëra epasaktë dhe nuk bën të merret për argument, porduhet të ndalemi te citatet autentike të vërtetuaramirë, duke mos shtuar dhe duke mos pakësuar.

______________[11]Shiko "Es-silsiletus-sahiha" (1\741, nr. 458).[12]Transmeton Ebu Shejhu në "El adhame" (1\370, nr. 86), e ka përmendur edhe hoxha i Islamit Ibën Tejmije në "Mexhmu’ul fetava" (17\223), ndërsanë librin e tij "Err-rred alel xhehmije" e cilësoi si fjalë të El Hakem ibën Meabedit. Në zinxhirin e tij gjendet Eban ibën Ebi Ajash "metrukul hadith",thënie e rëndë për transmetuesin, nuk bën të transmetohen nga ai hadithe dhe nuk pranohet hadithi i tij assesi (sh.p). Shiko fjalët për të në "Et-tehadhib"të Ibën Haxherit (1\162). [13]Muslimi (1\162).[14]"Es-sunet" Abdullah ibën Ahmed (2\474, nr. 311), zinxhiri i tij është i dobët sepse është transmetim i Ebu Salih. Ibën Haxheri thotë: "Ebu Salih Bad-ham, i thuhet Badhan, "mevla Umu Hani'i daifun mudel-lis" (Et-takrib 1\93). Shprehja "Daif" domethënë i dobët, pra ky transmetues është cilësuar mecilësi të cilat e obligojnë mospranimin e hadithit të tij. Mudel-lis është ai transmetues i cili ka dëgjuar hadithe nga një transmetues tjetër, mirëpo një hadithnga hadithet nuk e ka dëgjuar dhe ky në këtë rast përdor shprehje të cilat japin të kuptojnë se ky e ka dëgjuar nga ai lart, ndërsa në realitet nuk e kadëgjuar hadithin në fjalë, përdor p.sh. si shprehjet "nga" në vend të shprehjeve "e kam dëgjuar", "më ka transmetuar" etj (sh.p).

Page 9: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 98

Çështja e dytë: Koha e krijimit të tyre

Sa i përket kohës kur u krijuan melaiket, Kur'anidhe Sunneti nuk japin ndonjë sqarim. Në Sunnetështë përmendur koha e krijimit të Ademit alejhiselam dhe koha e krijimit të disa gjërave të tjera.Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,transmetohet se ka thënë: "Më mori i Dërguari iAllahut për dore dhe tha: "Allahu e krijoi dheunditën e shtunë, nga dheu krijoi kodrat ditën e diel, kri-joi pemët ditën e hënë, të urryerën e krijoi të martën,dritën e krijoi të mërkurën, ditën e enjte i krijoi gjalle-sat, ndërsa Ademin e krijoi në orën e fundit të ditës sëxhuma, mes ikindisë dhe akshamit."[15]

Mirëpo Sunneti nuk e precizoi kohën e krijimit tëmelaikeve, mirëpo nëse drita të cilën e krijoi Allahuditën e mërkurë është drita me të cilën i ka krijuarmelaiket, atëherë ndoshta janë krijuar të mërkurën,Allahu e di më së miri, mirëpo që melaiket janëkrijuar para Ademit alejhi selam është gjë e ditur nëmënyrë të prerë, siç e cek edhe Kur'ani Fisnik, kuAllahu thotë: "Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unëdo të vendos një zëvendës të trashëgueshëm nëtokë…" Bekare: 30.I urdhëroi t'i bien në sexhde pasi e krijoi atë: "Dhekur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin!”,ata menjëherë ranë në sexhde me përjashtim të Ib-lisit, i cili refuzoi, bëri mendjemadhësi dhe ishte prejmohuesve." Bekare: 34Këto citate dhe të ngjashme me to, edhe pse trego-jnë se krijimi i melaikeve ishte para atij të Ademit,nuk e përcaktojnë kohën e krijimit të melaikeve.Është obligim të besohet kjo dhe të ndalemi aty kutregojnë citatet e mos ta teprojmë në gjëra për tëcilat nuk tregon Kur'ani dhe Sunneti.

Çështja e tretë: Urtësia e krijimit të tyre

Urtësia e krijimit të melaikeve është adhurimi ndaj

Allahut të Madhëruar. Pra, ato janë njësoj si krijesate tjera, rob prej robërve të Allahut. Allahu thotë: "Eata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg sajqoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin eTij. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çkado të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnëpos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata ngafrika prej tij janë të kujdesshëm. Ndërsa, kush thotëprej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për tëështë xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zul-lumqarët." Enbija: 26-29Adhurimi i melaikeve është i larmishëm. Disa ngaadhurimet janë kryekëput adhurime, si dhikri (për-mendja e Allahut), tesbihi (madhërimi i Allahut),sexhdeja, rukuja dhe të ngjashme, mirëpo ka ngaato që janë vepra me të cilat ngarkohen qoftë nëqiell apo në tokë, i kryejnë ato si adhurim ndaj Al-lahut. Kur'ani dhe Sunneti na tregojnë se melaiketjanë të ngarkuara me adhurime të shumta që nukmund t'i kryejnë njerëzit, mirëpo ato adhurime janënë pajtim me fuqinë e madhe trupore që u ështëdhënë melaikeve, prandaj adhurimet e tyre nëpërgjithësi janë të ngjashme me ato që Allahu i kangarkuar njerëzit dhe nuk gjejmë ndonjë citat tëpohojë se melaiket janë ngarkuar me ndonjë ad-hurim të veçantë vetëm për to, adhurime që nukkanë ngjashmëri me adhurimet e njerëzve. Allahue di më së miri!

Shkëputur nga libri “Bindjet e fraksioneve muslimane dhe fevetë tjera rreth melaikeve të ndershme” Autor: Dr.Muhamed ibën Abdulvehab el-AkilMësimdhënës në Universitetin Islamik të MedinësPërshtati: Fidan Xhelili

______________[15] "Muslimi" (4\2149).

Page 10: Revista Delirje & Edukim Nr.7

9Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

DASHURIA NDAJ

PEJGAMBERITDHE LARTËSIMI I POZITËS SË TIJ

Ai sal-lallahu alejhi ve sel-lem është i lavdëruar tek Allahu, tek engjëjt e Tij, është i lavdëruarte të gjithë Pejgamberët alejhimus-selatu ve sel-lem si dhe te banorët e globit tokësor, edhenëse disa nuk e besojnë.

SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM

Allahu subhanehu ve tela e ka pajisurPejgamberin tonë sal-lAllahu alejhi vesel-lem me veçori të larta e madhësh-

tore, me atribute të fuqishme e të lartësuarasi dhe me moral të shkëlqyer, një burim ipashtershëm nga i cili përsoset devotshmëria,kalitet shpirti dhe fitohet lumturia në këtëbotë dhe në amshueshmëri. Ai që e reflektonkëtë dritë rrezatuese e kënaq syrin e të tjerëve,kudo që këmba e tij shtegton sjell sigurinëshpirtërore, paqen, rehatinë dhe harmoninë.Këto gjëra të dhuruara nga Zoti i Plotfu qi -sh ëm janë mesazh i fuqishëm për musli-manët se i Dërguari sal-lAllahu alejhi vesel-lem e meriton lartësimin, nderimin dhedashurinë me zemër, gjuhë dhe me vepërbrenda kufijve të sheriatit, duke mos kaluarnë ekstremizëm.Ehli Sunneti në shtegtimin e tij, që ngazanafilla e deri sot, ka shfaqur dashuri, res pe -kt dhe pasim të drejtë dhe të balancuar ndajtrashëgimisë fetare e shkencore që la person-aliteti i ndritshëm, Resulullahu sal-lAllahu

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke e realizuarkëtë qëndrim me dinamizëm të fuqishëm tëmbushur me dashuri e respekt. Këtë tëvërtetë e faktojnë librat që Ehli Sunneti kashkruar me zell e plot dashuri për thëniet earta të Pejgamberit sal-lAllahu sal-lAllahualejhi ve sel-lem dhe për jetëshkrimin, sjelljetdhe personalitetin e tij madhështor.[1]

Allahu i Madhëruar për Pejgamberin sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem zgjodhi emrin Muha -mmed, emër që tregon në vetvete lavdërim.[2]

Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është i lav dë -r u ar tek Allahu, tek engjëjt e Tij, është ila v dëruar te të gjithë Pejgamberët al e jhimus-selatu ve sel-lem si dhe te banorët e globittokësor, edhe nëse disa nuk e besojnë. Aiështë i lavdëruar sepse cilësitë e tij janë tëlavdëruara nga çdo person që ka logjikë tëshëndoshë dhe ndër gjegje humane, edhenëse ky person është mendjemadh dhe mo-hues. Këtë realitet e vërteton vetë thënia e tëDërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Unëjam zotëria i birit të Ademit në Ditën e

______________[1]Prej këtyre librave veçojmë: "Shemailun-Nebij sal-lallahu alejhi ve sel-lem" nga Tirmidhiu si dhe versionin e shkurtuar të këtij libri nga Imam Albani;"Subulul Huda ver-Reshad" nga Salihi; "Gajetus-Sul fi Hasaisir-Rresul" nga Ibn Mulkin; "Bidajetus-Sul fi Tafdilir-Rresul" nga Iz ibn Abdus-selam, njëlibërth i dobishëm, të cilin e ka recensuar muhadithi dhe fakihu Muhammed Nasirudin Albani dhe ka cituar se gjitha hadithet në të janë të sakta; "HasaisulKubra" nga Sujutij. Po ashtu ia vlen për t'u theksuar libri vuliminoz "Nektari i vulosur i xhennetit" nga dijetari Safijurrahman el Mubarekfuri. [2] Shiko për këtë librin "Xhelaul Efham fi Fadlis-Salati ves-Selam ala Hajril Enam" nga Ibn Kajjimi me recensim të dijetarit Mesh'hur Hasen Selman, faqe277.

Page 11: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 910

Gjykimit dhe nuk ka mendjemadhësi. Unë jami pari që do të më hapet varri, i pari ndërm-jetësues dhe i pari që do t’i pranohet ndërm-jetësimi."[3]

Allahu i Plotfuqishëm me këtë të Dërguar endihmoi njerëzimin e fundosur në errësirate idhujtarisë, injorancës e devijimeve. Dukee larguar këtë errësirë, ai sal-lAllahu alejhive sel-lem vendosi besimin e vërtetë, sigur-inë shpirtërore dhe e përmirësoigjendjen e tërë ummetit dheme këtë u bë imami abso-lut i udhëzimit prejbijve të parë dhe tëfundit të Ademit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.[4] Pra, Allahume të i udhëzoinjerëzit nga pau dh -ësia në rrugën e dr e -jtë, me të u për hapdituria e vërtetë dhe ulargua injora nca, syvedhe vesh ëve iu largua pe r -dja e paditurisë,ku rse zemravepa ku j desia dhe kë shtu u realizua kre-naria pas po sh tërimit.Me ardhjen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhive sel-lem njerëzit e njohën Zotin dhe të ad-huruarin e tyre në mënyrën më të përsosur,duke mos pasur nevojë për njohuri e sqarimenga askush tjetër. Ajo që tregoi dhe sqaroi aido të jetë e mjaftueshme, e përsosur dhe dhu-ratë e artë për të gjitha gjeneratat që do tështegtojnë në këtë jetë deri në kiamet. Allahuthotë: "Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta sh-pallëm ty librin, i cili u lexohet atyre, e s'kadyshim se kjo është mëshirë e përkujtim për

njerëz që duan të besojnë."[5] Ai sal-lAllahualejhi ve sel-lem na tregoi rrugën që na dër-gon te Zoti ynë, në vendbanimin ku arrihetlumturia e përsosur, vendi i përjetshëm dhemagjepsës. Nuk pati të mirë që ai alejhi se-latu ve sel-lem të mos na e tregonte e të mosna urdhëronte për të dhe nuk pati të keqeprej së cilës nuk na ndaloi.

Ajo që e bën Resulullahun sal-lAllahu alejhive sel-lem të jetë i lavdëruar është

personaliteti i tij, i formuarme një kulturë të lartë, të

cilën nuk e mohuan asarmiqtë e tij. Një kul-

turë e bazuar nëmesazhin hyjnor,me moral të përso-sur, me besni kërinë të shprehur.Fjalët e tij ishin të

qarta, të shprehurame pak fjalë, por me

shumë dobi qëngërthenin kupti me e ide

të shu mta. Ai i mbante prem-timet, ishte durimtar dhe me sjellje

të mre ku llueshme, i mëshirshëm, fa lës, ko-munikues, se n timental. Pra, e tërë vepra e tijshfaqte udhëzimet rrezatuese që përmbanlibri i Zotit të të gjitha krijesave, Kur'aniFamëlartë.

Shkaqet që motivojnë për dashurinë dhelartësimin e pozitës së Pejgamberit sal-lAllahualejhi ve sel-lem

Prej shkaqeve që e motivojnë muslimanin qëta dojë dhe lartësojë pozitën e Pejgamberitsal-lAllahu alejhi ve sel-lem veçojmë:

______________[3] Transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij, nr. 2278.[4] Mexhmu'ul fetava të Shejhul Islam Ibën Tejmijës 10/727.[5] Ankebutë, 51.

Page 12: Revista Delirje & Edukim Nr.7

11Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

1. Dashuria e Pejgamberit është edhe urdhëri Allahut, i Cili e do dhe e lartëson pozitën ePejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ajoqë e argumenton këtë është betimi i Allahuttë Lartmadhëruar: “Pasha jetën tënde (Mu -h a mmed),[6] s'ka dyshim se ata (populli iLutit) ishin të humbur në dehjen e tyre."[7]

Gjithashtu i Plotfuqishmi e lavdëroi kur tha:"Vërtet, ti (Muhammed) je në një shkallë tëlartë të moralit!"[8] si dhe: "Dhe Ne (o Muh -a mmed) ta ngritëm lart famën tënde.”[9]

Nuk është përmendur dhe lavdëruar asnjënjeri ashtu siç është përmendur e lavdëruarPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dheZoti ynë atë e ka bërë Halil,[10] paqja dhemëshira e Zotit qoftë mbi të.Ibën Kajjimi rahimehullah thotë: "Çdo dash -uri dhe lartësim i pozitës së ndonjë personilejohet nëse ajo pajtohet dhe pason dashurinëdhe lartësimin e Allahut, si p.sh. dashuriandaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemsi dhe lartësimi i pozitës së tij. Kjo vërtetështë plotësim i dashurisë ndaj të Dërguarittë Tij dhe lartësim i tij. Për këtë arsye, mus-limanët e duan Pejgamberin sal-lAllahu alejhive sel-lem për shkak se Allahu e do atë dhee lartësojnë dhe e nderojnë sepse Allahu elartëson dhe e nderon atë. E, kjo e bënobligim dashurinë për Allahun. Gjithashtudashuria për dijetarët e fesë si dhe dashuriapër sahabët radijallahu anhum dhe nderimii tyre është pasuese e dashurisë për Allahundhe Resulullahun sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.[11]

2. Dashuria dhe lartësimi i pozitës së Resul-ullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është prejkushteve të besimit të njeriut, madje gjë e do-

mosdoshme, ashtu siç thotë Ibën Tejmije:"Me të vërtetë realizimi i lavdërimit, lar të -simit dhe respektimit ndaj tij është ndërtimii gjithë fesë dhe lëshimi i saj është lëshim itërë fesë.[12]

3. Allahu e veçoi atë me gjenealogji të nder-shme e me atribute, morale e vepra të për-sosura.4. Dashuria dhe mëshira që kishte ai sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem për ummetin e tij. Al-lahu thotë: "Juve ju erdhi i Dërguari nga llojijuaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja sepseështë lakmues i rrugës së drejtë për ju, është indjeshëm dhe i mëshirshëm për besimta -rët."[13] Sa herë ka kërkuar i Dërguari sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem nga Allahu i Lartësuarhairin për ummetin e tij? Ai ishte i gëzuardhe i lumtur për të mirat e Allahut mbi um-metin e tij. Sa herë mbajti mbi supet e vetavështirësi për përhapjen e fesë dhe sa herë ekeqtrajtuan idhujtarët me fjalë e vepra, derisaAllahu e plotësoi me të këtë fe dhe i përsosipërmes tij begatitë?

Obligueshmëria e dashurisë ndaj Pejgamberitsal-lAllahu alejhi ve sel-lem

Dashuria për Pejgamberin sal-lAllahu alejhive sel-lem është bazë madhështore prejbazave të fesë, prandaj nuk ka besim tek aiperson që nuk e ka Resulullahun sal-lAllahualejhi ve sel-lem më të dashur se fëmijët, seprindërit e tij si dhe më të dashur se gjithënjerëzit. Allahu i Lartmadhëruar thotë:"Thuaj (o i Dërguar): Në qoftë se etërit tuaj,djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortettuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia

______________[6] Të betuarit në krijesa është prej veçorive të Allahut dhe nuk i lejohet njeriut të betohet në asnjë gjë përveç në Allahun. Pejgamberi sal-lallahu alejhi vesel-lem thotë: "Kush betohet në diçka tjetër përveç Allahut vetëm se ka bërë kufër apo shirk." Transmeton Tirmidhiu në "Sunenin" e tij 5/253 dhe thotë sehadithi është hasen. [7] Hixhër, 72.[8] Kalem, 4.[9] Inshirah, 4.[10] I dashur dhe mik i veçantë.[11] Xhelaul Efham, faqe 297.[12] Es-Sarimul Meslul, faqe 211.[13] Tevbe, 128.

Page 13: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 912

që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimetme të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto)janë më të dashura për ju se Allahu, se i Dër-guari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij,atëherë, pritni derisa Allahu të sjellëvendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk i ud-hëzon njerëzit e prishur."[14]

"Pejgamberi është më i afërt për besimtarët(dhe më i merituar) sesa vetë ata me vet ve -ten."[15] Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka besimtar veçse unë jammë i afërt e më i merituar tek ai në këtë jetëdhe në përjetësi. E, nëse dëshironi ta dinikëtë, atëherë lexoni: "Pejgamberi është mëafër besimtarëve (dhe më i merituar) sesa vetëata me vetveten..."[16] Pejgamberi alejhi selatuve sel-lem thotë: "Unë jam më i afërt e mëmeritor për çdo besimtar sesa vetja e tyre."[17]

"Nuk ka besuar askush përderisa unë të jemtek ai më i dashur sesa prindërit e fëmijët etij dhe sesa gjithë njerëzit."[18]

"Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirtiim, nuk ka besuar askush prej jush përderisaunë të jem më i dashur tek ai sesa prindëritdhe fëmijët e tij."[19] Transmetohet nga Ab-dullah ibën Hishami se ka thënë: "Ishim mePejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dheai kishte kapur për dore Umerin të birin eHatabit, i cili i tha: "O i Dërguari i Allahut,ti je më i dashuri për mua, përveç vetes sime."Atëherë Pejgamberi alejhi selatu ve sel-lem itha: "Jo (o Umer). Pasha Atë në dorën e të Cilitështë shpirti im, (assesi) derisa të jem unë më idashur për ty sesa vetja jote." Umeri i tha:"Tani, pasha Allahun, ti je më i dashur përmua sesa vetja ime." Pejgamberi salalllahu ale-jhi ve sel-lem ia ktheu: "Tani po, o Umer."[20]

Në lidhje me këtë Ibën Haxheri rahimehul-lah thotë: "Kjo ka kuptimin se tani o Umere ke kuptuar dhe deklaruar atë që ështëobligim."[21]

Vërtetimi i dashurisë ndaj Pejgamberit salallaualejhi ve sel-lem dhe lartësimi i pozitës së tij

Çështja e dashurisë dhe e lartësimit të pozitëssë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lemdo të thotë adhurim i Allahut të Plot-fuqishëm dhe afrim tek Ai, qoftë i lartësuare i madhëruar.Adhurimi të cilin e do Allahu i Lartësuar prejrobit dhe me të cilin Ai është i kënaqur ështëai adhurim që është realizuar duke pasur përsynim Fytyrën e Zotit dhe që është imple-mentuar në formën e legjitimuar nga Allahunë librin e Tij, Kur'anin, dhe përmes gjuhëssë Pejgamberit të Tij të ndershëm sal-lAllahualejhi ve sel-lem.Sa i përket sinqeritetit në vepra duke pasursynim Fytyrën e Allahut të Lartësuar, atë engërthen dëshmia la ilahe il-lallah sepsedomethënia e saj është nuk ka të adhuruarme të drejtë përveç Allahut të Madhëruar.Pasimi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është ajo që synon dëshmia se Muha -mmedi është i Dërguari i Allahut dhekuptimi i drejtë i saj realizohet duke iu nën-shtruar urdhrave të tij, duke besuar të gjithainformatat dhe ngjarjet që tregoi ai, duke ularguar nga ajo që ndaloi dhe duke e adhu-ruar Allahun ashtu siç e legjitimoi ai sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem.[22]

Kjo është përsosmëria e dashurisë dhe elartësimit të pozitës së Pejgamberit sal-lAl-

______________[14] Tevbe, 24..[15] Ahzabë, 6.[16] Buhariu 4781.[17] Muslimi 867.[18] Buhariu 15, Muslimi 45.[19] Buhariu 14.[20] Buhariu 6632.[21] El-Fet'hul Barij 11/536.[22] Mexhmu’u Muelefat Esh-Shejh Muhammed bin Abdulvehab 1/190.

Page 14: Revista Delirje & Edukim Nr.7

13Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

lahu alejhi ve sel-lem. E si mund ta quajmëda shuri dhe lartësim të pozitës së Resulul-lahut alejhi selatu ve sel-lem kur dikushdyshon në atë që tregoi e informoi ai, nuk unënshtrohet urdhrave të tij dhe e kundërsh-ton atë ose shpik në fenë e tij dhe e adhuronAllahun jo sipas rrugës së tij sal-lAllahu alejhive sel-lem?!Allahu i Plotfuqishëm i ka qortuar skajsh-mërisht ata të cilët i bëjnë adhurimet e tyrenën metodologjinë e cila nuk është legji ti -muar nga Ai, duke thënë: ”A kanë ata të adh -uruar (që me ta i bëjnë rival Allahut) e të cilëtkanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fetë cilën nuk e ka lejuar e përcaktuar All -ahu?”[23] Pejgamberi alejhi selatu ve sel-lemthotë: “Kush bën ndonjë vepër që nuk është prejfesë sonë, ajo është e refuzuar.”[24]

Dashuria dhe lartësimi i pozitës së Pejgam-berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është ibadetdhe vendi i ibadetit është në zemër, gjuhëdhe në gjymtyrë. Realizimi i lartësimit tëpozitës së Pejgamberit alejhi selatu ve sel-lemme zemër bëhet kur dashuria për të nxirretpara dashurisë për veten, prindërit, fëmijëtdhe gjithë njerëzit. Imani plotësohet vetëmme këtë dhe nuk ka respekt, dëgjueshmëridhe lartësim të pozitës vetëm se me dashuri.

Përgatiti: Adem AvdiuKjo temë kryesisht është përgatitur nga libri "HukukunNebij bejnel Ixhlali vel Ihlal", nga faqja 61-69, të cilëne botoi revista El bejan me miratim nga dijetari imadh, prof. dr. Salih ibën Fevzan el Fevzani,

Allahu e ruajttë.

______________[23] Shura, 21. [24] Transmeton Muslimi, numër 1718.

Page 15: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 914

VLERA E DHJETË DITËVE TË

DHUL HIXHESAllahu i Lartësuar e ka veçuar përmendjen e Tij në këto ditë ndaj ditëve të tjera.Allahu thotë: ”…ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi).”Haxh: 28 Ibën Abbasi thotë: "Ditët e caktuara në këtë ajet janë dhjetë ditët e Dhul hixhes."

Falënderimi i takon Allahut, Atë efalënderoj dhe vetëm prej Tij ndihmëkërkoj. Përshëndetjet më të përzemërta

qofshin mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhive sel-lem, mbi shokët e tij, mbi familjen etij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë mepërpikëri udhëzimin e tij, derisa t'u vijëmeleku i vdekjes!Pasi jemi në prag të dhjetë ditëve të Dhulhixhes, ishte e rrugës që në këtë numër tëkësaj reviste të bereqetshme t'i bëj një përku-jtim vetes së pari e pastaj edhe juve, tënderuar lexues, për vlerën e këtyre ditëve dhepër vlerën e adhurimit në këto ditë.Shpresoj tek Allahu që kjo temë të jetë inku-rajim për ne që t’i kthehemi Allahut mëshumë duke bërë vepra të mira, të çfarëdofushe qofshin ato. Lus Allahun që veprat to -na t’i shumëfishojë çdo herë dhe të namundësojë që t’i veprojmë ato vepra ashtusiç ka kërkuar Ai nga ne!

VLERA E KËTYRE DITËVE

Vlera e këtyre ditëve është shumë e madhe,

siç na tregojnë Kur’ani dhe fjalët e Pejgam-berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por unë dotë përmend shkurtimisht disa vlera të tyreduke u munduar që të jem sa më i qartë dheduke iu larguar zgjatjes së panevojshme. E lusAllahun ta realizoj këtë qëllim!E para: Allahu është betuar në këto ditë nëlibrin e Tij të shenjtë dhe dihet se i Lartësuaribetohet vetëm në diçka që ka vlerë të madheAllahu i Lartësuar thotë: ”Pasha agimin!Pasha dhjetë netët!” Fexhër, 1-2. Dhjetënetët e përmendura në këtë ajet janë dhjetëditët e Dhul hixhes, siç është transmetuarnga Ibën Abbasi, Muxhahidi[1] etj.

E dyta: Allahu i Lartësuar e ka veçuar për-mendjen e Tij në këto ditë ndaj ditëve të tjeraAllahu thotë: ”…ta përmendin Allahun nëato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi).”Haxh: 28 Ibën Abbasi thotë: "Ditët e caktu-ara në këtë ajet janë dhjetë ditët e Dhul hix-hes."[2]

E treta: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka dëshmuar se këto ditë janë ditët më të

______________[1] Shiko më gjerësisht “Xhamiul-Bejan” të Taberiut, “El xhamiu li ahkamil Kur’an” të Kurtubiut, “Tefsirul kur’anil-Adhim” të Ibën Kethirit. Këta libra ekanë treguar gjerësisht këtë çështje gjatë komentimit të kaptinës Fexhër.[2] E transmeton këtë ether Buhariu pa sened, te kapitulli: "Vlera e veprave të mira gjatë ditëve të Bajramit” (2/24 nga renditja e Fet’hul-Barit). Shiko poashtu në librat e tefsirit që përmendëm më lart, te komenti i këtij ajeti të kaptinës Haxh.

Page 16: Revista Delirje & Edukim Nr.7

15Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

vlefshme të dynjasëPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: ”Nuk ka ditë që vepra e mirë të jetë mëe dashur tek Allahu se në këto ditë - dhjetë ditëte Dhul hixhes." Shokët i thanë: "As xhihadi nërrugën e Allahut, o i Dërguar i Allahut?"Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha:"As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç njënjeriu i cili shkon në xhihad me veten dhe pa-surinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.”[3]

Pra, çdo vepër e mirë që kryhet në këto ditëtë Dhul hixhes është më e dashur për Al-lahun sesa çdo vepër tjetër që kryhet jashtëkëtyre ditëve të Dhul hixhes, qoftë kjo vepëredhe xhihadi në rrugën e Allahut, me për-jashtim të njeriut që ka sakrifikuar veten dhepasurinë e tij dhe nuk është kthyer me asgjë,d.m.th. ka vdekur në këtë luftë dhe asgjë ngapasuria e tij nuk është kthyer në shtëpinë etij.

E katërta: Në këto ditë gjendet edhe dita eArafatitSikur të mos kishte ekzistuar asnjë dobi përkëtë ditë përveç ditës së Arafatit, do të kishtemjaftuar.[4]

E pesta: Në këto ditë është edhe dita e therjessë kurbanit (Kurban Bajrami).Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemthotë: ”Dita më e madhe tek Allahu është ditae therjes së kurbanit (Kurban Bajrami).”[5]

Dita e Kurban Bajramit e ka këtë vlerë tëmadhe ngase në atë ditë bëhen shumë ad-hurime. Në atë ditë bëhet gjuajtja e gu-ralecëve në Mina, bëhet rruajtja apo prerja eflokëve (për ata që janë në haxh), bëhet therjae kurbanit si dhe sa’ji dhe tavafi rreth Qabes.

E gjashta: Në këto ditë janë ndërlidhur ad-hurimet më kryesore të muslimanitIbën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë:”Arsyeja e dallimit të dhjetë ditëve të Dhulhixhes nga ditët e tjera është se në këto ditëjanë përputhur adhurimet kryesore të mus-limanit, si: namazi, agjërimi, sadakaja, haxhidhe një gjë e tillë nuk ndodh në ditët tjera.”[6]

VEPRAT E PREFERUARA GJATËKËTYRE DITËVE

1. Haxhi dhe umrejaDobinë e haxhit dhe të umres në këto ditë earrijnë haxhitë, ngase dita e dhjetë e Dhulhixhes është edhe dita e Kurban Bajramit,prandaj ai që ka shkuar në haxh, përveç do-bisë dhe shpërblimit të madh që ka për hax-hin, në të njëjtën kohë ka shpërblim të madhqë haxhi kryhet vetëm në këto dhjetë ditë tëDhul hixhes. Pra, haxhiu merr shpërblimine haxhit dhe shpërblimin e adhurimit qëbëhet në dhjetë ditët e këtij muaji.

2. AgjërimiNë këto ditë preferohet më shumë agjërimi,edhe pse duhet ditur që nuk ka ndonjë ha-dith të veçantë për vlerën e agjërimit në këtoditë, mirëpo Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem i ka agjëruar këto ditë, ashtu siç kanëtransmetuar disa gra të Pejgamberit sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem: ”Pejgamberi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem agjëronte nëntë ditët eDhul hixhes, ditën e dhjetë të muajit Muhar-rem, tri ditë nga çdo muaj dhe ditën e hënëdhe të enjte.”[7]

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka______________[3] Transmeton Ebu Davudi në "Sunenin" e tij (2440). Shejh Albani e ka konsideruar të saktë. Esenca e këtij hadithi gjendet në "Sahihul Buhari"(969,nga renditja e Fethul-Barit).[4] Për vlerën e ditës së Arafatit kthehu te tema “Vlera e ditës së Arafatit dhe disa dispozita të saj”, po në këtë numër.[5] “Sahihul Xhami’is-sagir” (1944).[6] “Fethul Bari” (2/460).[7] Transmeton Ebu Davudi (2437). Shejh Albani e ka konsideruar të vërtetë.

Page 17: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 916

agjëruar nëntë ditët e Dhul hixhes ngase ditae dhjetë është dita e Kurban Bajramit, në tëcilën nuk lejohet agjërimi, ngase “Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar tëagjërohet dita e Fitër Bajramit dhe e KurbanBajramit.”[8]

3. NamaziNamazi është vepra më e mirë, prandaj edhenë këto ditë të dobishme preferohet të bëhetnamaz sa më tepër. Përveç namazeve farze –që nuk lejohet të lihen në asnjë mënyrë- nëkëto ditë muslimani duhet të mundohet tëbëjë sa më shumë namaze vullnetare,,sido-mos 12 rekatet sunet, të cilat Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem pothuajse nuk i kalënë asnjëherë, përveç nëse ka qenë në udhë-tim.

4. Dhikri, të thënët "Allahu ekber, La ilahe il-la Allah"Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:”Shpeshtoni në këto ditë thënien "SubhanAllah,Elhamdulil-lah, La ilahe il-la Allah, Allahuekber”.[9]

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, tregonse Ibën Umeri dhe Ebu Hurejra gjatë këtyreditëve kanë dalë në treg dhe kanë bërë tekbir"Allahu ekber" dhe se njerëzit kanë bërë tek-bire pas tyre. Gjithashtu Imam Buhariu tre-gon se sahabët këto tekbire i bënin edhe nëxhami, duke bërë kështu tekbire edhe gratësë bashku me burrat.[10]

Mirëpo duhet të kemi kujdes që këto tekbiretë mos bëhen së bashku me një zë, pra t'iafillojnë të gjithë njëzëri dhe të mbarojnë tëgjithë njëzëri, ngase një vepër e tillë nuk kabazë në fe. Të gjithë duhet t'i bëjnë këto tek-

bire në veten e tyre, qoftë me zë të lartë apome zë të ulët, por jo që t’ia fillojnë së bashkudhe të mbarojnë së bashku.Përveç këtyre veprave që përmendëm nëformë të veçantë, në këto ditë duhet të sh-peshtohet çdo vepër tjetër e mirë, ngase çdovepër gjatë këtyre ditëve ka shpërblim shtesënga shpërblimi që jepet ditëve të tjera.Lus Allahun e Madhëruar t'i falë mëkatettona, t'i shumëfishojë shpërblimet tona dhetë na mundësojë të shohim Fytyrën e Tij tëNdritshme atë ditë kur do të dalim para Tij.Falënderimi i takon Allahut në fillim dhembarim.

Përgatiti: Xheladin Leka

______________[8] Transmeton Imam Buhariu (1992) dhe Imam Muslimi (827).[9] “Sahihut-tergibi ve terhib” (1248).[10] Të dyja këto transmetime Imam Buhariu i ka përmendur në "Sahihun" e tij pa sened (pa zinxhir transmetuesish), mirëpo në formën e prerë të saktë-sisë. Shiko kapitullin ”Vlera e veprave të mira gjatë ditëve të Bajramit” si dhe kapitullin "Tekbiri gjatë ditëve të Minasë dhe në Arafat” (2/24, nga renditja e“Fet’hul Barit").

Page 18: Revista Delirje & Edukim Nr.7

17Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

HAXHI I TË DËRGUARIT[1]

SIPAS TRANSMETIMIT TË XHABIRIT[2]

...nuk kishte mbetur pa ardhur asnjë njeri që kishte mundësi të vinte, qoftë hipur apo nëkëmbë. Ata u bashkuan që të bënin haxh me të Dërguarin e Allahut. Çdonjëri dëshironte tëpasonte të Dërguarin dhe të vepronte si ai.

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,thotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem qëndroi në Medinë nëntë vite dhe

ende s'e kishte bërë haxhin. Pastaj, në vitin e dhjetë,njerëzit u lajmëruan se i Dërguari do të bënte haxh.Atëherë Medinës ia mësynë shumë njerëz; nukkishte mbetur pa ardhur asnjë njeri që kishtemundësi të vinte, qoftë hipur apo në këmbë. Atau bashkuan që të bënin haxh me të Dërguarin eAllahut. Çdonjëri dëshironte të pasonte të Dër-guarin dhe të vepronte si ai. I Dërguari sal-lAllahualejhi ve sel-lem tha: "Mikati (vendi ku bëhet nijetipër haxh ose umre) i banorëve të Medinës është "DhulHulejfe", i banorëve të Shamit "El Xhuhfe", ibanorëve të Irakut "Dhatu Irk", i banorëve të Nexhdit"Karn Menazil", i banorëve të Jemenit "Jelemleme"."Ka dalë nga Medina duke mbetur edhe pesë ditëose katër nga muaji Dhil Ka'de dhe me vete moriedhe kurbanin.[3] Edhe ne ishim me të dhe me vetemorëm gratë dhe fëmijët. Kur arritëm tek "DhulHulejfe", i Dërguari u fal në xhami, por nijetin përhaxh ende s'e kishte bërë. Pastaj hipi mbi devenë etij Kasva dhe kur u ngjit lart bëri telbijen për haxhdhe kështu vepruan edhe shokët e tij. Xhabirithotë: "Shikova sa më shihte syri dhe para të Dër-guarit kishte njerëz të hipur mbi deve dhe kishteqë ecnin në këmbë, edhe në të djathtë e të majtë,gjithashtu edhe mbrapa, ndërsa i Dërguari ishte nëmesin tonë. I zbriste Kur'ani, e dinte kuptimin etij dhe çdo gjë që e praktikonte e praktikonim edhene. Filloi haxhin dhe bëri telbijen duke e njësuarAllahun: "Të përgjigjem o Zot, të përgjigjem, Ti je

i pashoq, vetëm Ty të përgjigjem, falënderimi tëtakon vetëm Ty. Të gjitha begatitë dhe e tërë pa-suria është e Jotja Ti je i Pashoq", dhe kështu vazh-doi duke e për së ritur, ndërsa njerëzit vepronin tënjëjtën gjë.”Xhabiri thotë: "Ne bërtitnim shumë "Të përgjig-jem Ty O Allah, të përgjigjem për haxh". Nukkemi bërë nijet diçka tjetër përveç haxhit, dukemos e përzier me umren. Kështu vazhduam derisaarritëm në Qabe, në ditën e katërt të muajit DhulHixheh." Në një transmetim tjetër thuhet: "Kemiarritur në Mekë në kohën e duhasë. Atëherë erdhii Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe hyri nëxhami, u afrua afër Qabes dhe preku me dorëkëndin jemenas." Në një transmetim thuhet sepreku Gurin e Zi. "Dhe vazhdoi tavafin në tëdjathtë duke shpejtuar në të ecur dhe duke i afruarhapat. Kështu vazhdoi tre rrotullime, ndërsa katërrrotullimet e tjera i bëri duke ecur qetë. Më pas uafrua te Mekami Ibrahim alejhi salatu ve selam dhelexoi fjalën e Allahut: "… (u thamë): Vendin kuqëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje…"(Bekare: 125) E ngriti zërin që ta dëgjojnë njerëzitdhe u fal mbrapa mekamit, d.m.th. mes Qabes dhetë Dërguarit ishte Mekami Ibrahim. Aty fali dyrekate: në të parin recitoi suren "Kafirun", ndërsanë të dytin "Ihlas". Më pas shkoi tek uji Zem ze m,piu nga ai dhe e lagu kokën me të, pastaj u kthyepërsëri te këndi jemenas dhe e preku me dorë.Kështu doli nga dera për t'u drejtuar nga kodraSafa dhe kur u afrua tek Safa, lexoi fjalën e Allahut:“Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim)

______________[1] Sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.[2] Allahu qoftë i kënaqur prej tij.[3] Më e vlefshme për ne është lënia e kurbanit dhe bërja e haxhit në formën temetu, duke u bazuar në hadithin: "Sikur të isha vitin e ardhshëm, nuk dota merrja kurbanin…"

Page 19: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 918

e Allahut…" Bekare: 158 dhe tha: "Po filloj me atëqë ka filluar Allahu." Pra, ka filluar nga Safa derisaështë ngjitur mbi të derisa e ka parë Qaben, ështëdrejtuar nga kibla, e ka madhëruar Allahun, kamarrë tekbir dhe ka thënë: "Nuk meriton të adhuro-het askush përveç Allahut Një dhe të Pashoq. Atij itakon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plot-fuqishëm mbi çdo send; e përmbushi premtimin e Tij,e ndihmoi robin e Tij dhe Vetë i mposhti grupacionet(pa ndihmën e askujt).” Pastaj është lutur mes kësajdhe kështu ka vepruar tri herë. Më pas ka zbriturdhe duke ecur u drejtua nga Merva gjersa arriti telugina "ku ka vrapuar Haxherja". Vrapoi derisaështë ngjitur lart dhe përsëri ka ecur derisa ka ar-ritur te Merva, atje është ngjitur mbi të derisa e kaparë Qaben dhe veproi të njëjtën gjë që veproi teSafa. Kështu vazhdoi deri në tavafin e fundit teMerva, ku iu drejtua njerëzve me këto fjalë: "O junjerëz! Sikur të më jepej mundësia prapë, nuk do tamerrja kurbanin me vete dhe këtë do ta shndërrojanë umre. E nëse ndonjëri prej jush nuk e ka me vetekurbanin, le të lirohet nga ihrami dhe le ta shndërrojëkëtë në umre." Në një transmetim tjetër: “Lirohuninga ihramet, bëni tavafin rreth Qabes dhe rrethSafasë dhe Mervës, shkurtoni flokët dhe rrini të lirëderi ditën e Tervijes (natën e Arafatit). Atëherë hyninë haxh duke i veshur ihramet, ndërsa kjo që vepruatderi tani le të jetë umre.”Xhabiri rrëfen: “Na urdhëroi i Dërguari që nëselirohemi nga ihrami, atëherë të presim kurban, tëtuboheshim shtatë persona në një deve apo lopë,ndërsa ai që s'kishte mundësi të priste kurban, tëagjëronte tri ditë në Mekë dhe shtatë kur të kthehejnë shtëpi. I thamë të Dërguarit: “Çfarë është elejuar për ne?” Na tha: “Është e lejuar çdo gjë.” Nau duk shumë e rëndë kjo gjë dhe na u ngushtuangjokset. Dolëm në një luginë dhe thamë: “Kemidalë me të vetmin qëllim që të kryejmë haxhin dhederi në Arafat kishin mbetur edhe katër net (në njëtransmetim pesë net), ndërsa neve na u lejua t’uafrohemi grave tona. Disa prej tyre thanë: “Si tashndërrojmë në umre, kur e kemi quajtur haxh?!”Ky dialog arriti deri tek i Dërguari sal-lAllahu alejhive sel-lem. Atëherë ai u ngrit dhe i këshilloi njerëzit,e falënderoi dhe e madhëroi Allahun, pastaj tha:"A për Allahun po më mësoni mua?! Ju kam treguar

se unë jam më i devotshmi prej jush, më i drejti dhemë vepërmiri. Veproni atë që ju kam urdhëruar, sepseunë, sikur mos ta kisha me vete kurbanin, do të liro-hesha nga ihrami siç jeni liruar ju, por mua nuk mëlejohet të lirohem derisa ta ther kurbanin (ditën e Ba-jramit). Sikur të kem rastin herën tjetër, s'do ta marrkurbanin me vete, prandaj lirohuni nga ihramet."Atëherë tregon Xhabiri dhe thotë: "Iu afruam gravetona, u parfumuam dhe i veshëm rrobat (d.m.th. ikanë hequr ihramet). Të gjithë njerëzit u liruan, ishkurtuan flokët, përveç të Dërguarit sal-lAllahualejhi ve sel-lem dhe atij që kishte kurban, mirëpokurban kishte vetëm i Dërguari dhe Talha. Ditëne Tervijes (natën e Arafatit), Mekën e lamë pas sh-pine dhe u drejtuam nga Mina duke bërë nijetinpër haxh nga vendi i quajtur Bat'ha'. I Dërguarishkoi tek Aishja, e pa atë duke qarë dhe i tha:“Çfarë ke që qan?” Ajo ia ktheu: “Mua më erdhënmenstruacionet. Të tjerët u liruan nga ihramet,ndërsa unë jo. Nuk bëra tavaf rreth Qabes dhe taninjerëzit po shkojnë për në haxh.” Atëherë i Dërguarii tha: "Kjo është një çështje që e ka caktuar Allahu përvajzat e Ademit alejhi selam, pastrohu dhe bëje nijetinpër haxh.” Në një transmetim: "Pastrohu, pastaj bëjhaxh dhe vepro ashtu siç veprojnë haxhitë, vetëm semos bëj tavaf rreth Qabes dhe mos u fal.” Më pas iDërguari e fali në Mina drekën, ikindinë, ak-shamin, jacinë dhe namazin e sabahut, pastaj qën-droi pak derisa lindi dielli dhe vazhdoi rrugën.Kurejshët mekas nuk dyshuan se i Dërguari do tëndalonte në Mesh'aril Haram (Muzdelife) dhe sedo ta merrte për vendqëndrim atë, ashtu siç ve-pronin kurejshët në injorancë, mirëpo i Dërguarie kaloi Muzdelifen derisa arriti afër Arafatit. Aipushoi aty derisa hyri koha e drekës, më pas u për-gatit dhe u nis derisa arriti te "Batnil Vadij", aty ungrit dhe u ligjëroi njerëzve duke thënë: "O junjerëz! Gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta sikurseshenjtëria e kësaj dite, e këtij muaji dhe e këtijvendi…" Pastaj Bilali thirri një ezan, bëri ikametindhe Pejgamberi fali drekën. Bëri ikametin prapëdhe fali ikindinë dhe në mes tyre nuk fali namaz.Më pas erdhi në Arafat dhe u kthye nga kibla dukeqëndruar në këmbë. Ashtu qëndroi derisa perëndoidielli e në fund tha: "Kam qëndruar këtu, mirëpoArafati i tëri është vendqëndrim." Më pas u nis për

Page 20: Revista Delirje & Edukim Nr.7

19Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

në Muzdelife duke bërë me shenjë me dorën edjathtë që të ecnin në qetësi. Kështu i qetë vazhdoiderisa arriti në Muzdelife, ku fali akshamin dhe jac-inë me një ezan dhe dy ikamete, ndërsa mes tyrenuk fali namaz. Pastaj u shtri të pushonte deri nëkohën e namazit të sabahut. E fali sabahun, më pasu kthye nga kibla duke bërë dua. Vazhdoi kështuderisa drita e diellit kishte kapluar tokën. Atëherëtha: "Kam qëndruar këtu, por Muzdelife e tëraështë vendqëndrim", dhe u nis para lindjes së diel-lit. Kur kaloi pranë "Batn Muhasir" shpejtoi pak(sepse ishte vendi ku Allahu kishte dënuar ushtrinëme elefantët. Ibën Kajimi thotë se kjo ishte traditae të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nëvendet ku kishte zbritur dënimi i Allahut, pra tëshpejtonte) dhe mori rrugën që shpinte për tekxhemreja e madhe. Kur arriti tek xhemreja emadhe në kohën e duhasë, ai gjuajti shtatë gurëdhe në çdo gur thoshte "Allahu ekber". Gurët igjuante duke qenë hipur në devenë e tij dhe tha:"T'i merrni nga unë rregullat e haxhit sepse unë nuke di, ndoshta nuk do të bëj haxh pas këtij haxhi."Ditët e tjera gurët i gjuante pas zevalit (pas ezanittë drekës). Më pas shkoi te thertorja dhe preugjashtëdhjetë e tre kurbane, pastaj ato që kishinmbetur i theri Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.Në fund morën nga një pjesë nga secili kurban, epërgatitën mishin dhe hëngrën prej tij. Në njëtransmetim qëndron se i Dërguari preu kurban përgratë e veta një lopë. Xhabiri thotë se kemi ngrënënga kurbani tri ditë vetëm sa ishim në Mina,mirëpo i Dërguari na lejoi që të merrnim edhe mevete dhe kështu kemi marrë me vete edhe në Med-inë. Në një transmetim: "Theri kurbanin dhe mëpas rroi flokët."Ai qëndroi në Mina ditën e Ba-jramit. Atë ditë për çdo gjë për të cilën pyetej seishte vepruar më herët apo më vonë, thoshte se nukka gjë të keqe. Erdhi një njeri e tha: "I kam rruarflokët para se të ther kurbanin." I tha: "Nuk ka tëkeqe." Pastaj i erdhi një tjetër dhe i tha: "I kam rruarflokët para se të gjuaj gurët." I tha: "Nuk ka të keqe."Pastaj i erdhi një tjetër dhe i tha: "Kam bërë tavafinpara se të gjuaj gurët." I tha: "Nuk prish punë." Njëtjetër i tha: "Kam bërë tavafin para se të preskubanin." I tha: "Nuk prish punë." Një tjetër i tha:"Kam prerë kurbanin para se të gjuaj gurët." I Dër-

guari i tha: "Gjuaj gurët dhe nuk prish punë."Më pas i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: "E kam therur kurbanin këtu, mirëpo kurbanibën të theret në tërë Minan dhe në çdo vend në Mekë,prandaj therni në shtëpitë tuaja."Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "IDërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ligjëroiditën e therjes (Bajramit) dhe na pyeti: "Cila ështëdita më e shenjtë?" I thanë: "Dita jonë, kjo." Atëherëtha: "Cili muaj ka shenjtëri më të madhe?" I thanë:"Muaji në të cilin jemi." Pastaj u tha: "Cili vend ështëmë i shenjtë?" I thanë: "Vendi ynë, ky." Atëherë i Dër-guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u tha: "Me të vërtetëgjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta sikurse shen-jtëria e kësaj dite, e këtij vendi dhe e këtij muaji. A ekumtova?" I thanë se po. I Dërguari tha: "O Allahuim, dëshmoje!"Më pas i Dërguari hipi mbi deve dhe shkoi nëQabe, ku bëri tavafin dhe fali namazin e drekës,pastaj piu ujë Zemzemi.Xhabiri thotë: "Aishja, Al-lahu qoftë i kënaqur prej saj, i kishte kryer të gjitharregullat e haxhit me përjashtim të tavafit, sepse ishteme të përmuajshmet. Atëherë, kur u pastrua, bëritavafin rreth Qabes dhe në Safa dhe Merva. Atëherëi Dërguari i tha: "Je liruar edhe nga haxhi edhe ngaumreja së bashku." Aishja i tha: "O i Dërguari i Al-lahut! A do të ktheheni me haxh e umre e unë të kthe-hem vetëm me haxh?!" I Dërguari i tha: "Ti keshpërblim sikurse ata." Aishja i tha: "Për shkakun qës'kam bërë tavaf rreth Qabes derisa e kreva haxhin,po e ndiej veten keq." I Dërguari ishte njeri i lehtë,prandaj i tha Abdurrahman bin Aufit: "Merre dheshko e le të bëjë umre nga Ten'imi (vendi më i afërtnga haremi i Mekës). Aishja bëri pastaj umren.Xhabiri vazhdon e thotë: "I Dërguari sal-lAllahualejhi ve sel-lem në haxhin lamtumirës bëri tavafmbi devenë e tij, Gurin e Zi e përshëndeste meshkopin e tij, që ta shihnin njerëzit dhe ta pyesnin."

Marrë nga libri "El mevsua el fikhije el mujesere", i autoritHusejn bin Avde El Avajsheh, Allahu e ruajttë.Përshtati dhe rregulloi: Fidan Xhelili

Vërejtje: Disa gjëra të cilat janë përmendur në hadithin eXhabirit, por nuk kanë lidhje direkte me rregullat e haxhit,i kemi hequr.

Page 21: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 920

KËSHILLA PËR HAXHIUNMYSAFIRIN E ALLAHUT

Nga gjërat më të rëndësishme që duhet të ketë njeriu në haxhin dhe umren e tij është sinqeritetinë veprat që bën, domethënë që të jetë i sinqertë për Allahun, në mënyrë që të shpëtojë nga sye-faqësia dhe nga lëvdatat e nje rë zve dhe të fitojë shpërblim në haxhin dhe umren e tij.

Vëlla musliman, ti ke vendosur të udhë-tosh për në shtëpinë e Allahut, nëQabe, duke iu përgjigjur thirrjes së

Ibrahimit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke imarrë nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ritet në kryerjen e obligimin tënd, duke emadhështuar Qaben dhe duke shfaqur dobës-inë dhe robërimin tënd para Allahut, në zba-tim të fjalës së Allahut: "Për hir të Allahut,vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atëqë ka mundësi udhëtimi tek ajo." Alu imran:97Por edhe të fjalës së Muhamedit sal-lAllahualejhi ve sel-lem: "O ju njerëz, Allahu e bëriobligim haxhin, prandaj shkoni në haxh." Mus-limi:3257.O ti mysafir i Allahut, tregohu korrekt në këtëmision që Allahu ta mundësoi, të cilin e bëringa shtyllat e Islamit, që të kthehesh me haxhtë pranuar, të shpërblehesh me xhennet, të pas-trohesh nga gjynahet, të shpalosësh pendimintënd, të kthehesh i pastër nga mëkatet si atëditë që ke lindur, i pastër si petku i bardhë paasnjë njollë.Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla tërëndësishme, me qëllim që të veprosh atë qëtë zbukuron dhe të largohesh nga ajo që tëshëmton.

1Nga gjërat më të rëndësishme që duhet tëketë njeriu në haxhin dhe umren e tij është

sinqeriteti në veprat që bën, domethënë që tëjetë i sinqertë për Allahun, në mënyrë që të sh-pëtojë nga syefaqësia dhe nga lëvdatat e nje rë -zve dhe të fitojë shpërblim në haxhin dheumren e tij. Transmetohet nga Ebu Hurejra,Alla hu qoftë i kënaqur prej tij, se Resulullahusal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahui Lartësuar thotë: "Unë jam më i pasuri që të mëshoqërohet Mua diçka, kush punon një vepër dheshoqëron dikë tjetër me Mua në të, do ta lë atëdhe atë që më shoqëroi."[1]

Gjithashtu transmeton Enesi, Allahu qoftë ikënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem ka thënë në haxhin e tij: "OAllah, ky është haxhi në të cilin nuk ka syefaqësie as që kërkoj me të lëvdata prej njerëzve."[2]

2Largimi nga shirku, llojet dhe format e tij:Shirku është nga mëkatet më të mëdha që

i bëhet Allahut, është zhvlerësim i veprave dheai që e vepron është përgjithmonë në zjarr dheAllahu nuk pranon prej tij asnjë vepër.Allahu thotë: "Pasha Allahun, ty të është sh-pallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok(Allahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe tido të jesh prej të humburve." Zumer: 65"E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhendonjë nga këta), kishte për t’iu shkuar huqajo që kanë vepruar." Ena'm: 88"Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t’ibëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i

______________[1] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (7475).[2] Transmeton Ibën Maxhe në “Sunenin” e tij me sened të dobët (2890) dhe dijetari i madh Albani në “Silsile sahiha” (2617) ka cekur disa transmetimeqë e përforcojnë këtë sened, me të cilat hadithi është hasen li gajrihi (i mirë).

Page 22: Revista Delirje & Edukim Nr.7

21Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

fal atij që dëshiron." Nisa: 116

3Pasimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi vesel-lem: Sinqeriteti për Allahun pa pasimin

e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nukmjafton dhe nuk shpërblehet. Allahu e pranonnjë vepër që është për hir të Tij vetëm pasi tëpasohet Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, bazuar në fjalën e tij: "Kush refuzon Sun-netin tim, ai nuk është prej meje."Në mënyrë që ummeti ta pasojë Muhamedinalejhhi selam në haxhin e tij e që kjo vepër tëjetë e pranuar, Muhamedi sal-lAllahu alejhi vesel-lem thotë: "Merrni nga unë ritet tuaja."Shokët e tij e kanë ruajtur dhe transmetuarhaxhin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem prej momentit kur ka dalë nga Medina ederisa është kthyer në të, duke mos shtuar epakësuar asgjë. Hadithi i Xhabirit është argu-menti më adekuat për këtë.

4Pasimi i Sunnetit në praktikimin e haxhitarrihet duke dhënë mundin maksimal në

njohjen e dispozitave të haxhit dhe umres, nëmënyrë që haxhiu t'i kryejë ato me dije, dukeposeduar libra të mirë për haxhin, që shpjego-jnë rregullat e tij. Gjithashtu ai duhet t’i pyesëdijetarët dhe hoxhallarët për çdo gjë para se taveprojë atë, në mënyrë që të mos gabojë.

5Kujdesi gjatë udhëtimit për në haxh dukezgjedhur shoqëri të mirë, prej së cilës

mund të përfitojë dituri dhe edukatë. Trans-metohet nga Ebu Musa el Eshariu, Allahuqoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Shembulli ishokut të mirë dhe atij të keq është si shembulli ipronarit të parfumit dhe farkëtarit. Pronari iparfumit ose do të të dhurojë, ose do të blesh prejtij apo do të marrësh prej tij erë të mirë, ndërsafarkëtari ose do të të djegë rrobat ose do të mar-rësh erë të keqe nga ai."[3]

6Pendimi dhe kthimi i hakut: Haxhiuduhet të pendohet për mëkatet me pendim

të sinqertë, sepse vazhdimi në mëkate sjell për-fundim të keq, Allahu na ruajttë prej tyre, dheshpëtimi është i lidhur me pendimin. Allahu thotë: "Pendohuni të gjithë tek Allahu,o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim."Nur: 31Dënimi është rezultat i mëkateve. Shkatërrimii popujve është prodhim i kundërshtimit të ur-dhrave të Allahut dhe i zhytjes në ndalesat eAllahut.Obligohesh, o ti që ke marrë rrugën për nëhaxh, që t'ua kthesh hakun pronarëve të tyre,t'ia paguash borxhin borxhliut dhe t'ua ktheshamanetet pronarëve të tyre.

7Posedimi i pasurisë së nevojshme: Haxhiunuk duhet të ketë nevojë që të presë t'i

japin të tjerët. Transmetohet nga Ebu Seid elHudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pe-jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Kush përmbahet (për të mos kërkuar), Allahu endihmon në të dhe kujt i mjafton ajo që posedon,do t'i mjaftojë atij Allahu."[4]

8Morali i lartë dhe sjelljet e mira me tëtjerët: Tregohet nga Ebu Dherri, Allahu

qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Frikësoju Al-lahut kudo që të jesh dhe pas të keqes vepro mirë,do ta shlyejë atë, si dhe sillu ndaj njerëzve memoral të mirë."[5] Po ashtu transmetohet ngaAbdullah ibën Amër ibën A’asi, Allahu qoftë ikënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem ka thënë: "Kush dëshiron të largo-het nga zjarri e të hyjë në xhennet, le ta zërëvdekja duke besuar Allahun dhe Ditën eGjykimit si dhe të sillet me njerëzit ashtu siçdëshiron të sillen ata me të." [6] D.m.th. të silletdhe të bashkëpunojë me njerëzit ashtu siç

______________[3] Transmeton Buhariu (5534) dhe Muslimi (6692).[4] Transmeton Buhariu (1469) dhe Muslimi (2424).[5] Transmeton Tirmidhiu në "Sunenin" e tij 1987 me sened të mirë.[6] Transmeton Muslimi 4776.

Page 23: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 922

dëshiron të bashkëpunojnë ata me të.

9Bërja e dhikrit (përmendja e Allahut):Haxhiu duhet të bëjë dhikër dhe lutje

duke kërkuar falje për mëkatet e tij dhe taruajë gjuhën e tij duke e përdorur vetëm përfjalë të mira. Ai duhet ta kalojë kohën me atëqë i sjell dobi në dynja dhe ahiret. TransmetonEbu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: "Kush beson Allahun dhe Ditën eGjykimit, le të flasë mirë ose le të heshtë."[7]

Gjithashtu transmetohet nga Ibën Abbasi, Al-lahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Shumica enjerëzve nuk ua dinë vlerën dy mirësive: shënde-tit dhe kohës së lirë."[8]

10Kujdesi që të mos i bëhet dëm dikujtqoftë me fjalë apo me vepër: Transme-

ton Abdullah Ibën Amëri, Allahu qoftë i kë-naqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhive sel-lem ka thënë: "Musliman është ai ngadora dhe gjuha e të cilit shpëtojnë muslimanët".[9]

Po ashtu, ai duhet të ketë kujdes të mos u bëjëdëm të tjerëve me erën e keqe të duhanit. Kushështë sprovuar me pirjen e tij, e ka për obligimta lërë dhe të pendohet tek Allahu i Gjithë-fuqishëm sepse me pirjen e duhanit dëmtohetshëndeti dhe humb pasuria.

11Shkuarja e gruas në haxh vetëm meburrin e vet apo me dikë tjetër, me të

cilin i ndalohet martesa: Haxhi nuk ështëobligim për atë grua e cila nuk ka mahrem,pasi ajo është jashtë fjalës së Allahut: "Për hirtë Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) ështëobligim për atë që ka mundësi udhëtimi tekajo." Alu Imran: 97Pra, nëse ajo nuk gjen mahrem, kjo aludon senuk ka mundësi të shkojë në haxh, ngase rua-

jtja e moralit, e gjakut dhe e pasurisë kanë për-parësi para kryerjes së haxhit.Për shkak të mëshirës së Tij për këtë ummet,Allahu e bëri haxhin obligim për atë që kamundësi, duke e ditur dobësinë dhe pamu -ndësinë e njerëzve.Muslimanët nuk duhet t'ua vënë veshinshumë atyre që e lejojnë shkuarjen e gruas nëhaxh me një grumbull grash të sinqerta, porpa mahrem.

VËREJTJE PËR DISA GABIME TË HAXHIVE

1. Mosfjetja ne Mina natën e nëntë të Dhil-hixhes: Shumë haxhi flenë në Arafat ose nda -len në vendbanimet e tyre në Mekë ngane g lizhenca e tyre.U themi atyre se Muhamedi sal-lAllahu alejhive sel-lem, kur ishte paraditja e ditës së Tervi-jës, dita e nëntë, shkoi në Mina dhe qëndroiatje, fali drekën, dhe ikindinë dhe fjeti aty.2. Mosfjetja në Muzdelife, vetëm një pjesë tënatës, e për këtë nuk e falin sabahun në të: Kyështë gabim fatal, ngase fjetja në Muzdelifeështë shtyllë për shumë nga dijetarët islamë.3. Gjuajtja e guralecëve në ditët e teshrikutpara zevalit: Kjo është kundër udhëzimit tëMuhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ngaseMuhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem pristezevalin dhe kur kalonte ai, ecte me kafshën evet duke mos hipur në të dhe gjuante në se-cilën nga një veç e veç.

Në vijim janë disa këshilla për punë të miragjatë udhëtimit për në haxh:1. Përqendrohu në pastërtinë e rrobave, tëçadrës tënde, të banimit tënd, të ushqimittënd, ngase pastërtia të ndihmon në ruajtjen eshëndetit dhe të ndihmon të mos sëmuresh.2. Kujdesu nga hedhja e mbeturinave në

______________[7] Transmeton Buhariu 6475 dhe Muslimi 74.[8] Transmeton Buhariu 6412.[9] Transmeton Buhariu 10 dhe Muslimi 64.

Page 24: Revista Delirje & Edukim Nr.7

23Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

rrugët e njerëzve, që të mos bëhesh shkaktarpër pengimin e tyre. Je i obliguar t'i largoshpengesat nga rruga dhe t'i vendosësh në vendete posaçme.3. Bëhu durimtar nga dëmet e fqinjëve, mosakuzo asnjërin prej tyre, kundërvihu me atë qëështë sa më e mirë dhe me fjalë të mira e meedukatë. 4. Kujdes nga fjalët ofenduese, kacafytjet,polemikat e kota, në mënyrë që haxhi yt të jetësa ma i pranuar. Lexo fjalën e Allahut: “Kohae haxhit është në muaj të caktuar. Kush vendostë kryejë haxhin, le të largohet nga marrëd-hëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.”Bekare:197Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Ai që e bën haxhin dhe nuk flet fjalë tëturpshme apo nuk bën keq, kthehet prej mëkatevetë tij si në ditën kur e ka lindur nëna e tij.”5. Bëhu modest në shitblerjet e tua, që janë tëlejuara për haxhiun. Pasurohu me moral tëmirë dhe mos u ballafaqo me askënd me atëqë ai e urren.6. Kujdes në pirjen e duhanit dhe në shfaqjene moralit të ulët, sharjeve e ofendimeve, ngasesharja e muslimanit është vepër e lig dhe vrasjae tij është kufër.7. Mos e humb kohën në tregje, në shitje dheblerje e në thashetheme.8. Sillu butësisht me ata që ke afër vetes gjatëtavafit dhe gjatë puthjes së Gurit të Zi, gjatëecjes në Safa dhe Merva dhe gjatë gjuajtjes sëguralecëve. Gjithë kjo butësi është e kërkuarngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemka thënë: "Kujt nuk i jepet butësia, nuk i jepenshumë sende."9. Mos e ngre zërin e lutjeve gjatë tavafit, ngasepengon të tjerët.10. Mos i shtyj njerëzit, posaçërisht gjatë puth-jes së Gurit të Zi, të mjafton përshëndetja medorë në rast se ka kallaballëk.Ki kujdes të mos gjuash me sandale apo gjëratë ngjashme, ashtu siç bëjnë shumica e injo-

rantëve, ngase kjo është nga veprimet e urry-era.Kujdes se mos prekësh dritaren e varrit tëMuhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem osemurin e Qabes, me përjashtim të asaj që ështëe lejuar, si prekja e Gurit të Zi ose puthja e tijdhe prekja e "Rukun Jemani". 11. Ke obligim rruajtjen ose shkurtimin eflokëve, ngase Allahu thotë: “Me siguri ju dotë hyni në xhaminë e shenjtë, dashtë Allahu, tësigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar." Fet’h:27 Ki kujdes se mos rruash mjekrën, gjë e cilaështë haram, sipas konsensusit të dijetarëve. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Shkurtoni mustaqet, lëshoni mjekrën dhekundërshtoni zjarrputistët."12. Lexo sa më shumë Kuran dhe puno me të,bëj tavaf, dërgo salavate mbi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, bëj sa më shumë duae posaçërisht gjatë natës, Muhamedi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush zgjohetnatën dhe thotë "La ilahe ila Allahvahdehu lasherike leh,lehul-mulku ve lehul hamdu ve huveala kuli shejin kadir, subhanallah velhamdulilahve la ilahe ila Allah, vAllahu ekber la havle vela kuvvete ila bil-lah", pastaj thotë "o Allah mëfal mua", apo lutje tjetër, i pranohet. Nëse merrabdest dhe falet, i pranohet namazi."Muslimani duhet t'u përmbahet këtyre sjell-jeve dhe moraleve të larta përherë, në veçantigjatë udhëtimit të tij në haxh dhe umre.

Shkëputur nga libri: "Tebsirul Nasik bi AhkamilMenasik", i autorit Abdulmuhsin El Abbad el BedërNesaih lil-Huxhaxh, Merkez Imam Albani, Jordani.

Pëmblodhën dhe përshtatën: Namik Vehapi dhe Unejs Murati

Page 25: Revista Delirje & Edukim Nr.7

"... O ju njerëz! Gjaku, pasuria dhe nderi juaj

janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, e

këtij muaji dhe e këtij vendi.

Pa dyshim se të gjitha gjakmarrjet që keni

pasur para xhahilijetit anulohen. E para prej

tyre është ajo e Ibën Rrebi ibën el Harithit

(djali i AbdulMutalibit), për të cilin në fëmi-

jërinë e tij kujdesej fisi Beni Sead dhe e vrau

Hudhejli.

Fajdja, kamata, është e gjitha e ndaluar dhe e

anuluar dhe kamata e parë që i nënshtrohet

këtij vendimi është kamata e Abbas ibën Abdul-

Mutalibit. Ajo është e tretur tërësisht.

Kini frikë Allahun për gratë tuaja, ngase ato

janë dorëzuar në besë të Zotit mbi supet tuaja.

Hutbeja Lamtumirëse e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

Page 26: Revista Delirje & Edukim Nr.7

U është lejuar jeta me to me fjalë të Allahut,

prandaj atyre nuk u lejohet të ftojnë dhe të

pranojnë askënd në shtëpi pa lejen tuaj. E,

nëse e bëjnë këtë, atëherë goditini ato me

goditje të lehtë e pa lëndime. Ato tek ju kanë

mbështetje financiare, ushqim dhe veshmbathje.

Unë në mesin tuaj kam lënë diçka. Nëse

kapeni për të, nuk do të devijoni asnjëherë:

Librin e Allahut. Ju gjithashtu do të pyeteni

për mua. Si do të përgjigjeni?” Thanë: “Do të

dëshmojmë se i ke kumtuar mesazhet e Zotit

tënd, duke e këshilluar ummetin tënd, duke e

realizuar misionin me të cilin ishe

ngarkuar.” Pastaj, duke e ngritur gishtin

tregues nga qielli dhe duke e drejtuar nga

njerëzit, thoshte: "O Allah, dëshmo! O Allah,

dëshmo!"Shkëputur nga libri “Haxh-xhetu en-Nebijji”

të Muhamed Nasiruddin Albanit Allahu e mëshiroftë

Page 27: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 926

VLERA E DITËS SË

ARAFATITDHE DISA DISPOZITA TË SAJ

Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, liron njerëzit nga xhehennemi dhe mburret para melaikeveme njerëzit që qëndrojnë në Arafat. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk kaditë që Allahu liron më shumë robër nga zjarri i xhhennemit sesa dita e Arafatit. Atë ditëAllahu afrohet afër tyre, pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: "Çfarë dëshi-rojnë këta?”

Falënderimi i takon Allahut për çdodhunti dhe mirësi që na dhuroi. Efalënderoj Atë për çdo shans për shly-

erjen e mëkateve që na mundësoi. E falën-

deroj Atë për Arafatin, ditën më të vlefshmetë vitit, që Ai e caktoi. E falënderoj në çdomoment për këtë fe të pastër në të cilën naudhëzoi, posaçërisht me pasimin e Sunnetittë Pejgamberit alejhi selam, me të cilin nangriti dhe na begatoi.Fjala më e mirë është fjala e Allahut, ndërsa

udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgam-berit alejhi selam. Veprat më të këqija janëbidatet, çdo bidat të çon në humbje dhe çdohumbje të çon në zjarr të xhehennemit.

S'ka dyshim që Allahu i Lartësuar dëshironqë robërit e Tij t’i drejtohen vetëm Atij dhetë kërkojnë ndihmë dhe falje vetëm prej Tij.Madje për ta ngulitur këtë çështje në zemrëne çdo muslimani, Allahu caktoi disa muaj,disa net dhe disa ditë për t’iu kthyer Atij mëshumë, për të kërkuar nga Ai me më seri-

Page 28: Revista Delirje & Edukim Nr.7

27Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

ozitet dhe për të fituar sa më shumë mirësidhe shpërblime në botën tjetër.Nga këto mundësi të arta është edhe dhuntiae ditës së Arafatit, e cila është e veçantë,vetëm një herë në vit, madje vetëm për njëpjesë të njerëzve, të cilët janë musafirë të Al-lahut dhe i janë përgjigjur thirrjes së Allahut.Arafati është vetëm një ditë, por për nga vleradhe dobia që ka llogaritet me vite, llogaritetme gjithë jetën e njeriut. Duke pasur para -sysh këtë dhunti të madhe të kësaj dite dheduke ditur që kjo ditë është afruar shumë,desha që përmes disa këshillave t’i drejtohemvetes së pari, pastaj atyre të cilët dëshirojnëtë bëjnë haxhin sivjet dhe atyre të cilët do tabëjnë në të ardhmen.E lus Allahun të ma mundësojë realizimin ekëtij qëllimi dhe ky shkrim të jetë këshillë përmua së pari e pastaj për të gjithë ata që e lex-ojnë!

ÇFARË DO TË THOTË ARAFAT?

Fjala Arafat, që në gjuhën arabe shqiptohet

Arefete apo Arafat, rrjedh nga fjala “arefe”,që do të thotë ka ditur, ka njohur. Dijetarëtislamë kanë dhënë disa mendime në lidhjeme arsyen e emërtimit të Arafatit me këtëemër. Nga këto mendime të shumta do tëcekim tre mendimet më kryesore:1. Është quajtur “arafete” ngase Xhibrili ale-jhi selam kur ia ka treguar Ibrahimit alejhiselam vendet e shenjta në Mekë, e ka pyetur:"A i dite, a i njohe?" Ibrahimi alejhi selamështë përgjigjur: "Po, i dita, i dita."2. Quhet “arafete” ngase njerëzit njihen njërime tjetrin në atë ditë.3. Quhet ”arafete” ngase Ademi alejhi selamështë njohur me gruan e tij, Havanë, në këtëvend, pasi kanë zbritur nga xhenneti.[1]

VLERA E KËSAJ DITE

1. Në këtë ditë Allahu ka plotësuar fenë e Tij

Në "Sahihun" e Buhariut dhe të Muslimittregohet se një çifut e ka pyetur Umerin, Al-lahu qoftë i kënaqur prej tij: "O prijës i bes-

______________[1] Shiko më gjerësisht “Sherhu Sahihil Buhari”(4/353); Iben Bettal, “Umdetul Kaari sherhu sahihil buhari” (4/259); ”Bedrud-din el Ajni el hanefi “Ik-malul mu’lim sherhu sahihil muslim”(4/149); Kadi Ijad.Vërejtje: Siç e pe edhe ti lexues i dashur, nuk dihet saktësisht se për çfarë arsyeje është emërtuar Arafati me këtë emër, mirëpo kështu thuhet në librat e dije-tarëve. Sidoqoftë, dëshiroj ta informoj lexuesin që kjo çështje nuk është diçka me rëndësi, pasi njohja e saj nuk të ofron tek Allahu ashtu sikur mosnjohja esaj nuk e dëmton aspak fenë e një muslimani, mirëpo për të qenë tema më e kompletuar, e pashë të rrugës t'i përmendja edhe këto informata, që ndoshtapër lexuesin nuk kanë qenë të njohura.

Page 29: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 928

imtarëve, keni një ajet në librin tuaj(Kur’anin), që e lexoni. Sikur të na kishtezbritur neve çifutëve një ajet i tillë, do takishim bërë atë ditë feste." Umeri tha: "Ciliajet është ai?" Çifuti i tha: "Sot përsosa përju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinëTime, zgjodha për ju Islamin fe.” Maide: 3 Atëherë Umeri i thotë: "E dimë këtë ditë dhee dimë vendin ku i ka zbritur ky ajet Pejgam-berit alejhi selam, derisa ishte në Arafat, ditëne xhuma."[2]

2. Kjo ditë është festë për muslimanëtPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Dita e Arafatit, dita e prerjes së kurbanit(Kurban Bajrami) dhe ditët e tjera të Ba-jramit janë festë për ne pasuesit e Islamit dheato ditë janë ditët e ngrënies dhe të pirjes.”[3]

3. Allahu i Lartësuar është betuar në këtë ditëdhe i Madhërishmi nuk betohet vetëm se përnjë gjë të madhërishmeAllahu i Lartësuar thotë: "Pasha atë që dësh-mon dhe atë që dëshmohet.” (Buruxh: 3).Dita e Arafatit është dita që dëshmohet.Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kë-naqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhive sel-lem ka thënë: "Dita e premtuar ështëDita e Kiametit, dita që dëshmohet është ditae Arafatit dhe dita që dëshmon është dita exhuma...”[4]

4. Agjërimi i kësaj dite shlyen mëkatet e dyviteveTransmeton Ebu Katade, Allahu qoftë i kë-naqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem është pyetur për agjërimin në ditëne Arafatit dhe ka thënë: "Agjërimi i kësaj ditei shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit qëvjen.”[5]

5. Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, lironnjerëzit nga xhehennemi dhe mburret paramelaikeve me njerëzit që qëndrojnë në ArafatPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Nuk ka ditë që Allahu liron më shumë robërnga zjarri i xhhennemit sesa dita e Arafatit. Atëditë Allahu afrohet afër tyre, pastaj mburret meta para melaikeve duke u thënë: "Çfarë dëshi-rojnë këta?”[6]

6. Në këtë ditë ka shpresë të pranohen duatëPejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Duaja më e mirë është duaja në ditën eArafatit.”[7]

DISA DISPOZITA TË KËSAJ DITE

Koha e qëndrimit në ArafatDijetarët islamë kanë mospajtime për fil-limin e kohës së Arafatit. Disa mendojnë qëkoha e qëndrimit në Arafat fillon që nga daljae agimit në ditën e nëntë deri në daljen eagimit në ditën e dhjetë dhe ky është me n -dimi i medhhebit hanbeli.[8]

Disa të tjerë mendojnë që fillimi i qëndrimitnë Arafat është që prej hyrjes së drekës nëditën e nëntë deri në agim të ditës së dhjetëdhe ky është mendimi i hanefive dhe ishafive.[9]

Që të gjithë janë të mendimit që dita e qën-drimit në Arafat përfundon me daljen e

______________[2] Transmeton Buhariu (45, sipas renditjes së Fethul barit), transmeton edhe Muslimi (7711) me disa ndryshime të vogla.[3] Transmeton Nesaiu (3004), Ebu Davudi (2419) dhe Tirmidhiu ( 773). Shejh Albani e ka konsideruar të saktë.[4] Transmeton Tirmidhiu (3339). Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.[5] Transmeton Muslimi (2804).[6] Transmeton Muslimi (3354).[7] Transmeton Tirmidhiu (3585). Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.[8] “El-Mugnij” (3/432), Ibën Kudame el Makdisi.[9] Shiko “Bedaius-Sanai’”(2/125-127) Kasanij el hanefi, “Nihajetul Muhtaxh”(2/422-423) Shemsud-din Erremli.

Page 30: Revista Delirje & Edukim Nr.7

29Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

agimit në ditën e dhjetë, pra në ditën e Ba-jramit.Kurse sa i përket fillimit të qëndrimit, siduket mendimi më i saktë është mendimi idytë, pasi një gjë të tillë e ka vepruar edhePejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dheka thënë: ”Merrini nga unë dispozitat e hax-hit.”[10]

Qëndrimi në ArafatQëndrimi në Arafat është ndër shtyllat e hax-hit, ashtu siç thotë Pejgamberi sal-lAllahualejhi ve sel-lem: "Haxhi është qëndrimi nëArafat.”[11]

Për atë person që nuk qëndron në Arafatditën apo natën, qoftë edhe një çast, nuk kahaxh. Për këtë çështje ka konsensus mes di-jetarëve islamë.[12]

Mirëpo nëse ai nuk arrin të qëndrojë ditën eArafatit në Arafat (ditën e nëntë), e ka tëlejuar të qëndrojë natën e dhjetë deri nëagim, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem ka thënë: "Kush e zë Arafatin para setë dalë agimi (ditën e Bajramit), e ka zënë hax-hin.”[13]

Personi që qëndron në Arafat ditën obligohettë qëndrojë deri në perëndimin e diellit dhenëse largohet nga Arafati dhe nuk kthehetmë derisa të perëndojë dielli, sipas shumicëssë dijetarëve ky person obligohet të shpaguajëngase ka lënë një obligim, bazuar në fjalën eIbën Abbasit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:"Kush ka lënë apo ka harruar diçka nga dis-pozitat e haxhit, le të derdhë gjak.”[14] Kjo dotë thotë se ai duhet të therë një dele.

Kushtet e qëndrimit në ArafatPër të qenë qëndrimi në Arafat i pranuar, di-jetarët kanë përmendur disa kushte:- të qenët musliman (ky kusht është paraprakpër çdo vepër të fesë);- të qenët i mençur, ngase i çmenduri nuk kaqëllim;- të jetë bërë nijeti për haxh.Përveç këtyre kushteve për të cilat nuk kamospajtim mes dijetarëve,[15] ekzistojnë edhedisa çështje të tjera për të cilat dijetarët kanërënë në mospajtim mes tyre, si p.sh. qën-drimi në Arafat tërë kohën duke fjetur apoqëndrimi gjatë tërë ditës i alivanosur. Pra, aiperson që ka njërën nga këto dy gjendje akonsiderohet që ka ndenjur në Arafat dhekështu haxhi i tij është i saktë apo jo? E saktapër këto dy gjendje është se personit në fjalëi llogaritet që e ka zënë Arafatin, domethënëhaxhin, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhive sel-lem ka thënë: "Kush qëndron nëArafat…” Një person i tillë ka qëndruar nëArafat, prandaj edhe haxhi i tij është i plotëinshallah.[16]

Namazi në ArafatHaxhiu duhet të falë gjatë qëndrimit nëArafat vetëm farzet e drekës dhe të ikindisëtë shkurtuara dhe të bashkuara. Pra, ai fal dyrekate farz të drekës dhe dy rekate farz tëikindisë me një ezan dhe dy ikamete, ngasekështu ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem, ashtu siç është transmetuar nëhadithin e Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqurprej tij.[17]

______________[10] “Sahihu Xhami’is-sagir we zijadetuhu” (9192).[11] Transmeton Nesaiu (3016), Tirmidhiu(889), Ibën Maxheh (3015). Shejh Albani e ka konsideruar të vërtetë.[12] Shiko “Et-temhid”(10/20) Ibën Abdul-Berr, “Bidajetul Muxhtehid”(1/335) Ibën Rushd.[13] Transmeton Tirmidhiu (2975). Shejh Albani e ka konsideruar të vërtetë.[14] Transmeton Imam Maliku “El Muvetta” (890).[15] Shiko “Silsiletud-davabitil Fikhije”, Velid ibën Nasir Essuajdan.[16] Shiko më gjerësisht këtë çështje dhe mospajtimin e dijetarëve në të si dhe argumentet e tyre në "El-Mugnij” i Ibën Kudames (7/155), “El-Mexhmu’ulMuhedh-dheb” i Imam Neveviut (8/118), “El-Mebsut”(5/62) i Serahsiut.[17] Hadithin e Xhabirit e transmeton Imam Muslimi (3009).

Page 31: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 930

Abdesti gjatë qëndrimit në ArafatNuk është obligim që haxhiu gjatë qëndrimitnë Arafat të ketë abdest, ngase për një gjë tëtillë nuk kemi argument. Mirëpo s'ka dysh -im që qëndrimi me abdest është më i prefer-uar, ngase kështu ka qenë udhëzimi iPe j ga mberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjatëgjithë jetës së tij.[18]

Agjërimi i kësaj ditePërmendëm në fillim vlerën e madhe që kaagjërimi i kësaj dite, mirëpo kjo nuk është nëformë të përgjithshme, për arsye se sipas Sun-netit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është më e preferuar për haxhiun të mose agjërojë këtë ditë, në mënyrë që të jetë samë i fortë dhe të ketë energji më shumë qëtë bëjë dua. Ashtu ka vepruar edhe Pejgam-beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili nëprezencë të haxhive piu një gotë me qumështderisa kishte hipur mbi deve.[19] Por vlera emadhe e agjërimit të kësaj dite vlen për atëperson i cili nuk gjendet në haxh.

Drejtimi nga kibla gjatë duasëËshtë sunnet që haxhiu gjatë bërjes së duasëditën e Arafatit të drejtohet nga kibla, ashtusiç ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhive sel-lem, sipas transmetimit të Xhabirit, Al-lahu qoftë i kënaqur prej tij.[20]

Disa gabime që bëhen në këtë ditë1. Disa haxhi nuk kanë kujdes gjatë qën-drimit në Arafat, prandaj edhe ka mundësitë qëndrojnë jashtë kufijve të Arafatit dukemos e hetuar dhe kështu u humb haxhi pa evënë re. Ata duhet të jenë të kujdesshëm qëtë mos i kalojnë shenjat e kufijve të Arafatit.Për këtë arsye janë vendosur shenja të mëdhaqë tregojnë kufijtë e Arafatit, shenja të cilatshihen shumë qartë.

2. Disa haxhi në vend që të drejtohen ngakibla kur bëjnë dua, drejtohen nga Kodra eArafatit ngase kanë dëgjuar që Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem është drejtuarashtu. Është e vërtetë që Pejgamberi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem është drejtuar ngakodra, por i tillë ka qenë drejtimi i kiblës sëtij, ngase ai ishte mbrapa kodrës dhe në drej-tim të kiblës kishte edhe kodrën.3. Disa haxhi mundohen të gjejnë vendin kuka qëndruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem dhe kështu lodhen dhe humbinkohën duke e kërkuar. Kjo vepër ështëteprim, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhive sel-lem, kur është ndalur në Arafat, kathënë: ”U ndala këtu, edhe pse i gjithë Arafatiështë vend për qëndrim.”[21]

4. Disa haxhi mendojnë që kodra në të cilënështë ndalur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem ka një shenjtëri të veçantë, edhe mëkeq kur disa shkojnë tek ajo kodër dhe mar-rin guralecë apo pjesë të drurëve nga bindjase ato kanë një vlerë të veçantë. E gjithë kjoështë e ndaluar rreptësisht, pasi çdo musli-man duhet të ketë bindjen që asgjë nukmund t’i bëjë dobi e as dëm, përveç nëse doAllahu. Prandaj kjo kodër është si çdo kodërtjetër dhe nuk ka ndonjë shenjtëri apo vlerëtë veçantë.5. Disa haxhi nga nxitimi dalin nga Arafatipara perëndimit të diellit. Kjo vepër është endaluar dhe është përngjasim me politeistët,të cilët largoheshin nga Arafati para perë n -dimit të diellit, kurse Pejgamberi sal-lAllahualejhi ve sel-lem e kundërshtoi veprën e tyreduke ndenjur në Arafat deri në perëndimine diellit.6. Disa haxhi e kalojnë këtë ditë si çdo ditëtjetër, duke biseduar ose duke dalë për tëblerë gjëra ushqimore, a thua se do të rrinë

______________[18] Shiko “El-Mugnij” (7/155).[19] Transmeton Imam Buhariu (1661) dhe Imam Muslimi (2688).[20] Transmeton Imam Muslimi (3009).[21] “Sahihu Xhami’is-sagir” (11694).

Page 32: Revista Delirje & Edukim Nr.7

31Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

disa ditë në atë vend! Ata harrojnë që ajoështë dita më e mirë dhe duatë e asaj dite pra-nohen nga Allahu. Kështu ata i humbin këtodobi të mëdha, që ndoshta nuk u përsëritenmë kurrë në jetën e tyre.7. Disa haxhi falin namaz nafile, qoftë mesdrekës dhe ikindisë qoftë edhe pas ikindisë.Një gjë e tillë është në kundërshtim me Sun-netin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pasi ai nuk ka falur asnjë namaz tjetërpërveç drekës dhe ikindisë, të cilat i ka falurtë shkurtuara dhe të bashkuara.8. Disa haxhi qëndrojnë në heshtje dukemedituar dhe kështu e humbin rastin tëbëjnë dua.[22]

DISA MËSIME TË NXJERRA NGAKJO DITË

-Afrimi i Allahut pranë robërve të Tij në këtëditë të madhe, që tregon për vlerën e kësajdite si dhe për mëshirën e madhe që ka Al-lahu ndaj robërve të Tij.-Shpërblimi i madh që arrin haxhiu për këtëkohë të shkurtër tregon edhe një herë për bu-jarinë absolute të Allahut dhe se Allahu nuki dëshiron askujt të keqen.-Kjo ditë është një mësim për muslimanin,që edhe gjatë jetës së mbetur të mos ishkëputë lidhjet kurrë me Allahun dhe gjith-monë për çdo çështje t’i kthehet Atij dhe tëkërkojë ndihmë vetëm nga Ai.-Kjo ditë është mësim gjithashtu për musli-manin që çdo vepër të jetës së tij ta veprojësipas Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem.-Në këtë ditë të madhe dhe në këtë bashkimtë njerëzve në atë vend, muslimani duhet tësjellë ndër mend ditën ku do të bëhetbashkimi më i madh, Ditën e Kiametit. Ditae Arafatit duhet të jetë këshillë për të, se në

një kohë shumë të shkurtër njerëzit do tëbashkohen në bashkimin më të madh që prejekzistencës së tyre, në bashkimin përfundim-tar para Allahut të Plotfuqishëm, pastaj do tëndahen disa në zjarrin e xhehennemit e disanë mirësitë e xhennetit. E lus Allahun e Lartësuar të na bashkojë tëgjithë muslimanëve në xhennetet e Tij tështrenjta, ngase ai është bashkimi përfu ndi -mtar dhe kryesor! Amin! Amin! Amin!

Përgatiti: Xheladin LekaReferencat:1.”Kur’ani Famëlartë”, përkthim Sherif Ahmeti2.”Sahihul Buhari” Muhamed ibën Ismail el Buhari.3. “Sahihul Muslim” Muslim ibën Haxh-xhaxh en-Nejsaburi4.”Sunenun-Nesai” Ahmed ibën Shuajb en-Nesai, meverifikim të Shejh Albanit.5.”Sunenu Ebi Davud” Sulejman ibën el-Esh’ath, meverifikim të Shejh Albanit.6.”Sunenu Tirmidhi” Muhamed Ibën Isa, me veri-fikim të Shejh Albanit.7.”Sunenu Ibën Maxheh” Muhamed ibën Jezid, meverifikim të Shejh Albanit.8.”el-Muvetta” Malik ibën Enes9. ”Xhamius-sagir ve zijadetuhu” Xhelalud-din es-Su-juti, me verifikim të Shejh Albanit.10.”Sherhu Sahihil Buhari” Ali ibën Halef el Bet-tal11.”Umdetul Kaarij sherhu sahihil Buhari” Bedrud-din el Ajni.12.”Ikmalul mu’lim sherh sahihil Muslim” el KadiIjad.13.”el Mebsut” Muhamed ibën Ahmed es-Serhasi.14.”Bedaius-Sanai fi tertibish-shera’i’” Alaud-din elKasaani.15.”Et-temhid lima fil muvetta minel meaani welesaanid” Jusuf ibën Abdullah el Kurtubi.16.”el Mexhmu sherhil-Muhedh-dheb” Ebu Zekerija,Jahja ibën sheref en Nevevi.17.”Nihajetul Muhtaaxh ila Sherhi el Minhaxh”Shemsud-din err Rremli 18.”el Mugni fi fikhil Imam Ahmed ibën Hanbel eshShejbani” Muveffikud-din el Makdesi.19.”Silsiletud-davabitil fikhije” Velid ibën Nasir Es-suajdan.

______________[22] Shumicën e këtyre gabimeve i kam marrë nga Shejh Uthejmini në faqen elektronike http://islamqa.com/ar/ref/34293.

Page 33: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 932

THERJA E KURBANITDHE DISPOZITAT E TIJ

Therja e kurbanit është vaxhib, obligim i domosdoshëm për atë musliman i cili ka mundësifinanciare për blerjen e tij çdo vit, ngase Allahu në Kur’an ka thënë: “Andaj ti falu dhe prejkurban për hir të Zotit tënd!” Kevther: 2

Falënderimi i takon Allahut që adhu -rimet ndaj Tij janë gjëja kryesore përarritjen e kënaqësisë së Tij. Paqja dhe

mëshira e Allahut qoftë mbi Muha me din sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili theri kurbanpër të gjithë muslimanët që nuk e kanë këtëmundësi.Pa dyshim se çdo adhurim ndaj Allahut kaqëllime të caktuara, me bërjen e të cilavemuslimani afrohet tek Allahu. Te therja ekurbanit kemi këto qëllime:E para: Therësi i kurbanit me këtë adhurimafrohet tek Allahu duke e njësuar vetëm Atënë adhurim.E dyta: Me therjen e kurbanit shprehet sin-qeriteti se një njeri jeton për Allahun.Allahu në Kur’an thotë: “Thuaj: “Namaziim, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janëthjesht për Allahun, Zotin e botëve. S’ka tëadhuruar me meritë pos Tij.” En’am: 162-163E treta: Me therjen e kurbanit arrihet devot-shmëria ndaj Allahut. Allahu në Kur’anthotë: “E kush madhëron dispozitat e Al-lahut, ajo është shenjë e devotshmërisë sëzemrave.” Haxh: 32Allahu thotë: “Tek Allahu nuk arrin as mishi

e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja, de-votshmëria juaj.” Haxh: 37

Vendimi islam për kurbanin:Therja e kurbanit është vaxhib, obligim i do-mosdoshëm për atë musliman i cili kamundësi financiare për blerjen e tij çdo vit,ngase Allahu në Kur’an ka thënë: “Andaj tifalu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”Kevther: 2Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kathënë: “Kush ka mundësi të therë kurban dhenuk e bën atë, mos t’i afrohet vendfaljevetona.”[1]

Me këtë veprim obligohen përgjegjësit famil-jarë, të cilët, nëse kanë mundësi dhe nuktherin kurban çdo vit, janë mëkatarë para Al-lahut. Nga mëshira e Muhamedit sal-lAllahualejhi ve sel-lem është se ka therur kurban përtë gjithë të varfrit e muslimanëve deri nëDitën e Gjykimit.[2]

Ai që vendos të therë kurban duhet të largo-het nga këto gjëra, ashtu siç i ka përmendurMuhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:”Nëse ka filluar dhjetëshi i muajit dhe dikushnga ju dëshiron të therë kurban, atëherë të mosshkulë (presë) qimet dhe të mos shkurtojë thon-

______________[1] Sahih Ibën Maxhe (2/ 199), nr. (2532),[2] E ka saktësuar Albani në “Sahihun” e Tirmidhiut (1521).

Page 34: Revista Delirje & Edukim Nr.7

33Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

jtë e tij.”[3]

Kafshët e kurbanit:Kurban bëhen bagëtitë. Allahu në Kur’anthotë: “... që ta përmendin emrin e Allahutnë ato ditë të caktuara (duke therur) bagëtitëqë i ka furnizuar me to (për kurban).” Haxh:28Kafshët që bëhen kurban janë deveja, lopa,delja dhe dhia.

Kafsha më e preferuar për kurban:Kafsha më e preferuar prej këtyre është de-veja, pastaj lopa e pastaj delja.

Kushtet që duhet të plotësojë kafsha që tëjetë kurban:1. Mosha: Deveja duhet të jetë më shumë sepesë vjeçe, lopa më shumë se dy vjeçe, dhiatë ketë mbushur një vit, kurse delja së pakuduhet të jetë gjashtëmuajshe.2. Cilësitë: Parim i kurbanit është të jetë ishëndetshëm, pa të meta, pa sëmundje tëqartë dhe pa mangësi, si shembull të mosketë verbëri të qartë (të mos i mungojë ndo -një sy), të mos jetë e çalë, të mos ketë gjym-tyrë të thyer dhe të mos jetë e dobët në trup.

Koha e therjes së kurbanit:Koha e therjes së kurbanit fillon pas faljes sënamazit të Bajramit dhe vazhdon deri nëditën e katër të Bajramit.

Mënyra e therjes së kurbanit:Devetë theren duke qenë në këmbë, ndërsakafshët e tjera duhet të shtrihen në tokë, tëmprihet mjeti i therjes larg syve të kafshëvedhe të thuhet “Bismilah, Allahu ekber! OAllah, kjo është e jotja dhe për Ty! O Allah, kjoështë nga unë dhe familja ime.”[4]

Më e preferuar është që kurbanin ta therë

vetë ai që bën kurban. Po nëse nuk e bën aitherjen, atëherë mund ta therë dikush tjetërnë emër të tij.Ajo që është e ndaluar në këtë rast është senëse ngarkon dikë që ta therë kurbanin mepagesë, kjo pagesë për këtë punë të jetë epavarur, pra të mos jetë mish nga kurbani eas të mos i jepet atij lëkura e kurbanit.

Pjesëmarrja në kurban:Për shtazët e vogla nuk ka pjesëmarrje të mëshumë se një personi të vetëm, ndërsa te kaf-shët e mëdha, si lopa dhe deveja, pjesëmarrjanë një prej tyre mundë të shkojë deri nështatë persona.

Si shpërndahet mishi i kurbanit?Mishi i kurbanit mund të ndalet i tëri përvete, ngase qëllimi është të theret dhe tëderdhet gjaku për hir të Allahut, mirëpo sh-përndarja e tij është më e preferuar, prandajnjë pjesë ndahet për të varfrit, pjesa tjetër përfqinjët dhe pjesa e mbetur për familjen.

A lejohet prerja e kurbanit për të vdekurit?Allahu të gjithë Kur’anin e zbriti për të gjall -ët, prandaj edhe ky adhurim është për të gjal-lët, me përjashtim të rastit kur ka lënëte s t a ment për therjen e kurbanit dhe atëherëky testament duhet të zbatohet.

Përmblodhi dhe përshtati: Unejs Murati

Referenca:Muhamed Salih el Uthejmin “Fetava nurun ala derb”,kaseta me nr: 93, 186, 353.AbdulAziz ibën Baz “Fetava nurun ala derb”, kaseta menr: 419.Muhamed Salih el Uthejmin “Sherh el Mumti ala zadilmustekni”, kapitulli i haxhit.Muhamed Nasirudin Albani “Silsiletil Huda ve Nur”,kaseta me nr: 29.

______________[3] I vërtetë, shiko “Irvail Galil” (1163), Sahih Ebi Davud (2488).[4] Buhariu 5565, Muslimi 1966.

Page 35: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 934

SHKAQET E DEVIJIMIT TË

MUSLIMANËVEN G A R R U G A E V Ë RT E T Ë

Vërtet ekstremizmi është sëmundje e rrezikshme dhe kancer shkatërrues që e shkatërron bind-jen dhe i prish popujt. Ai nuk është tjetër vetëm se kundërshtim i asaj për të cilën ka urd-hëruar Allahu dhe tejkalim i kufirit në ligjin e legjitimuar nga Allahu.

EKSTREMIZMI NË FE GULUVI[1]

Njerëzimi e filloi jetën duke e një-suar në adhurime Allahun subh a -nehu ve te ala që nga zbritja e

Ademit alejhi selam në tokë. Ibën Abasi, All -ahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Në mesAdemit dhe Nuhut ishin dhjetë gjeneratadhe të gjithë ishin në Islam"[2] Por njerëzitmë pas u dhanë pas njerëzve të mirë dheshfaqën guluv në ta dhe këtu filloi devijiminë besim te ky popull, të cilëve Allahu u dër-goi Nuhun alejhi selam pasi shejtani uazbukuroi adhurimin e idhujve për shkak setreguan da shuri ekstreme për njerëzit e de-votshëm.Buhariu, Allahu e mëshiroftë, transmeton në“Sahihun” e tij nga Ibën Abasi, i cili në lidhjeme fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dheu thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuajkurrsesi, mos braktisni Veddan, Suvvan,

Jeguthën, Jeukën e Nesren",[3] shprehet: “Këtaishin emrat e njerëzve vepërmirë prej popullittë Nuhut, mirëpo kur vdiqën ata, e inspiroishejtani popullin e tyre që të bëjnë skulpturatidhujve në tubimet ku ata mblidheshin dhet’i emërtonin me emrat e tyre. Ata e prak-tikuan këtë, por nuk i adhuruan, derisa kaloikjo gjeneratë dhe u harrua dituria. Atëherë uadhuruan (këta idhuj).”[4]

Vërtet ekstremizmi është sëmundje e rrezik-shme dhe kancer shkatërrues që e shkatërronbindjen dhe i prish popujt. Ai nuk ështëtjetër vetëm se kundërshtim i asaj për të cilënka urdhëruar Allahu dhe tejkalim i kufirit nëligjin e legjitimuar nga Allahu. Për këtë, Al-lahu na ka tërhequr vërejtjen nga teprimi nëfe, nga ekstremizmi në të madhëruar dhe kjoështë e njëjtë qoftë me bindje, fjalë a vepër.Thotë i Lartmadhëruari: "O pasuesit e librit,mos e teproni në fenë tuaj!"[5] Pra, mos etejkaloni limitin që Allahu ka caktuar për ju

______________[1] Ekstremizëm, teprim në fe, kalim i kufirit të caktuar nga i madhi Zot. Shfaqje e dashurisë së tepruar, e cila çon në shirk duke e lavdëruar ndokëndpërtej asaj që e meriton me gjëra të ndaluara dhe që i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar. Ndërsa akademiku prof. dr. Rebij ibën Hadi el Med'hali, Al-lahu e ruajttë, guluvin e përkufizon kështu: “Shtim në ato gjëra të cilat i ka legjitimuar dhe limitizuar Allahu subhanehu ve te ala.” Shiko “Beraetus-Saha-betul Ahjar mint-Teberruki bil Emakini vel Athar”, faqe 5 (sh.p). [2] Transmeton Hakimi në Mustedrek 2/547, Kitabu Tarih dhe thotë: “Hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut, por ai nuk e ka transmetuar e mekëtë pajtohet Dhehebiu. Gjithashtu e ka cituar Ibën Kethiri në El Bidajetu ven Nihaje 1/101 dhe e adreson te Buhariu. Shiko Tefsirin e Ibën Kethirit1/259, Fet'hul Barin 6/372 dhe Tefsirin e Ibën Xherir Et-Taberiut 3/334.[3] Nuh: 23.[4] Sahihul Buhari meal Fet'h 8/667, Kitabut Tefsir, suretu Nuh, numër 4920.[5] Nisa: 171.

Page 36: Revista Delirje & Edukim Nr.7

35Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

dhe pasuesit e librit të cituar këtu janë çifutëtdhe nazaretistët[6] dhe i ndaloi ata nga te p ri -mi në fe, por edhe këtë ummet (musli-manët), ashtu siç thotë Allahu kur i drejtohetMuha medit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Ti(Mu ha med) përqendrohu vendosmërisht ash -tu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ataqë janë penduar (prej idhujtarisë), e mos tej -kaloni (kufijtë e caktuar), se me të vërtetë Aiështë shikues i asaj që veproni.”[7]

Transmetohet nga Ibën Abbasi, Allahu qoftëi kënaqur prej tij, se i Dërguari sal-lAllahualejhi ve sel-lem ka thënë: "Kini kujdes ngaekstremizmi, se vërtet ekstremizmi në fe i shka -tërroi ata që ishin para jush.”[8]

Gjithashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem ka tërhequr vërejtjen nga ndërtimi ixhamive mbi varreza për arsye se adhurimi iAllahut te varrezat e njerëzve vepërmirë ështërrugë që të dërgon në adhurimin e tyre. Përkëtë, kur Ummu Habibja dhe Ummu Sele-meh, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, i tre -guan Resulullahut sal-lAllahu alejhi vesel-lem për kishën në Habeshe,[9] në të cilënkishte piktura. Ai tha: "Vërtet kur tek atakishte njeri të devotshëm dhe kur vdiste ai, indërtonin mbi varrin e tij faltore dhe i piktur-onin ato piktura. Këta janë krijesat më tëkëqija tek Allahu në Ditën e Kiametit."[10]

Po ashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka tërhequr vërejtjen edhe nga lavdërimii tepërt, kur thotë: "Mos më lavdëroni ashtusiç e lavdëruan nazaretistët birin e Merjemes.

Unë jam rob, prandaj thoni rob i Allahut dhei Dërguari i Tij."[11]

El Itirau është të kaluarit e kufirit me kotësinë lavdërim dhe gënjeshtra në të dhe kuptimii hadithit “la tatruni” është mos më lavdëronime kotësi apo mos e kaloni kufirin nëlavdërim ndaj meje.[12]

Ekstremizëm te nazaretistët ka shumë. Atashfaqën dashuri ekstreme për Isain alejhiselam kur nga pozita e Pejgamberit ata e mo -rën atë për të adhuruar përveç Allahut. Ata eadhurojnë atë ashtu siç adhurojnë All a hun,madje ata bënë ekstremitet edhe në atë që uadresua rrejshëm se është në fenë dhe prej pa-suesve të tij dhe i cilësuan këta si të pa -gabueshëm dhe i pasuan në çdo gjë qëpro klamuan, qoftë ajo gjë e vërtetë apo ekotë. Çifutët i kundërshtuan këta në çështjene Isait alejhi selam dhe e ulën atë nga pozitae tij derisa e paraqitën si fëmijë prostitucio -ni.[13]

Muslimanët nuk arritën t’i shmangen asajprej së cilës ua tërhoqi vërejtjen Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem, saqë shumë nje -rëz paraqitën ekstremizëm në fenë e Allahutdhe e kaluan kufirin e asaj që iu legjitimuaatyre si dhe u bënë të ngjashëm me ata qëishin para tyre nga radhët e çifutëve, naza -retistëve dhe të tjerëve.Hoxha i Islamit Ibën Tejmije, Allahu e mësh -i roftë, thotë: “Kush u ngjan çifutëve dhenazaretistëve prej muslimanëve dhe shfaqteprim ekstravagant dhe neglizhues duke

______________[6] Të krishterët, por Allahu i quan nasara sipas vendit ku është rritur Isai sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai është rritur në Nazaret dhe e drejtë është të quhenashtu siç i ka quajtur Allahu në Kur'an dhe Resulullahu sal-lallahu alejhi ve sel-lem në Sunnet, pra nasara - nazaretistët dhe assesi me termin të krishterë,që rrjedh nga emri Krisht, emër i Isait alejhi salatu ve selem sipas Ungjillit të ndryshuar (sh.p.). [7] Hud: 112. [8] Transmeton Nesaiu 5/286, Kitabu Menasikul Haxh, Babul Tekatul hasa. Ibën Maxhe 2/1008, Kitabul Menasik, bab Kadru hasar-Remij. Hakimi1/466, Bejhekiu 5/127 dhe Ahmedi 1/347, 215. Hakimi thotë: “Hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit e me këtë pajtohet Dhehe-biu dhe e ka saktësuar shejh Nasirudin el Albanij.” Shiko Silsiletul Ehadithus-Sahiha 3/278, numër 1283. [9] Etiopia.[10] Sahihul Buhariu meal Fet'h 1/523, Kitabus-Salatu, Bab hel Nebsha Kuburu Mushrikij el Xhahilijeh... dhe Muslimi 1/375, Kitabul Mesaxhid veMevadius-Salat, Bab En-nehju an Benail Mesaxhidi alal kuburi.[11] Sahihul Buhari meal Fet'h 6/478, Kitabul Enbija, Bab kavlihi te ala "vedhkur fil kitabi merjem" numër 3445 nga Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prejtij.[12] Tejsirul azizul Hamid 314.[13] Tejsirul Azizul Hamid 306-307.

Page 37: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 936

vepruar si ata, vetëm se u kanë ngjarë atyre,si p.sh. havarixhët,[14] të cilët kanë dalë prejIslamit dhe u shfaqën në kalifatin e Ali ibënEbi Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, icili luftoi kundër tyre atëherë kur ata ungritën kundër muslimanëve. Lufta kundërtyre ishte sipas urdhrit të Pejgamberit sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem ashtu siç është vërtetuarnë dhjetëra aspekte në librat e ndryshëm tëhadithit. Po ashtu këtu futen edhe ata qëshfaqën teprim ekstrem në fenë e tij prejrafidive,[15] kaderive,[16] xhehmijve[17] dhemu'te zilitëve.”[18] Ibën Tejmije po ashtu tho -të: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ale-jhi ve sel-lem kishte të tillë që i referoheshinIslamit dhe që u larguan nga ai, edhe pse atabënin ibadete madhështore. Prandaj duhetditur se ai që i referohet Islamit dhe Sunnetitnë këto kohëra mund të largohet gjithashtuprej Islamit për shkaqe të shumta, në mesine të cilave është teprimi në fe, të cilin Allahue ka qortuar në librin e Tij me fjalët: "O pa-suesit e librit, mos e teproni në fenë tuaj!"[19]

Nga e tërë kjo na sqarohet se sprova më emadhe që pati njerëzimi është guluvi (ek-stremizmi) dhe prej shkaqeve të devijimit tëmuslimanëve nga rruga e vërtetë dhe nganatyrshmëria e shëndoshë është kalimi i ku-firit (të fesë). Kjo i ka bërë disa njerëz që ad-hurimet e tyre t'ia drejtojnë dikujt tjetërpërveç Allahut të lartmadhërishëm me afrim,me ndërmjetësim tek ata që i emërtojnë sievlija[20] dhe të devotshëm, duke qëndruar tevarret e tyre me namaz, lutje, kurban, zotim,

tavaf dhe teberuk[21] apo me gjëra të ngja sh -me me to që janë vepra shirku, prej të cilitna e ka tërhequr vërejtjen Allahu dhe i Dër-guari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nëmënyrën më të rreptë.

INJORANCA

Me të vërtet injoranca është së-mundje e madhe që të dërgon nëhumbje dhe sjell shkatërrim. In-

joranca është prej shkaqeve më të mëdha tëdevijimit të muslimanëve nga rruga e vërtetë.Transmetohet në hadithin e Abdullah ibënAmrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cilika thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Vërtet Allahu nuke merr diturinë me heqje duke e çmemorizuarnga njerëzit, mirëpo e merr diturinë duke ivdekur dijetarët, derisa të mos mbetet asnjë di-jetar dhe njerëzit i marrin injorantët për ud-hëheqës. I pyesin ata e iu përgjigjen pa dituri.I kanë devijuar ata edhe kanë devijuar vetë.[22]

Neveviu thotë: “Ky hadith sqaron se qëllimii marrjës së diturisë në hadithet e tjera tëpërgjithësuara nuk është çmemorizim ngagjokset e hafizëve, mirëpo domethënia e tijështë vdekja e mbartësve të diturisë. E njerë -zit i marrin si gjykues injorantët, të cilët igjykojnë me injorancën e tyre dhe i devijojnëata dhe devijojnë edhe vetë.”[23]

Qëllimi i diturisë këtu është dituria e Kur'a -nit dhe e Sunnetit (dituria fetare), e cila ështëdituria e trashëguar nga Pejgamberët ale-

______________[14] Ky fraksion është prej të parëve që u paraqit në mesin e muslimanëve. Këta i bëjnë jobesimtarë ata muslimanë që bëjnë mëkate. Pra, sipas tyre, musli-mani ose është besimtar i devotshëm ose bëhet jobesimtar dhe assesi nuk ka muslimanë mëkatarë (sh.p.).[15] Tek masa e thjeshtë njihen me emrin shiitë ose shia, por e drejtë është të quhen rafidij, që do të thotë refuzues. Qëllimi me këtë emërtim është se atajanë refuzues të tre halifëve të drejtë: Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, si dhe refuzues të së vërtetës, pra të Islamit auten-tik (sh.p.).[16] Fraksion që mohon kaderin, njërin prej shtyllave të Imanit (sh.p.).[17] Fraksion që mohon emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ve teala (sh.p.).[18] Fraksion që mohon cilësitë e Allahut subhanehu ve teala (sh.p.).[19] Nisa: 171.[20] Të dashur të Zotit, por të dashurit e Zotit janë vetëm ata që i praktikojnë udhëzimet e Ku'anit dhe Sunnetit ashtu siç i praktikuan sahabët (sh.p).[21] Kërkim mirësie e begatie.[22] Shiko Sahihul Buhari meal Fet'h 1/194, Kitabul ilm, Bab kejfe jukbidul ilm nr 100. Sahihul Muslim 4/2058, Kitabul ilm Bab reful ilm ve kabduhuve dhuhurul xhehël vel fiten fi ahiriz-Zeman, nr 2671. [23] Sherhun Nevevi ala Sahihil Muslim 16/223-224.

Page 38: Revista Delirje & Edukim Nr.7

37Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

jhimus-selam, sepse dijetarët janë trashëgim-tarët e Pejgamberëve dhe me largimin e tyrelargohet dituria, vdesin sunnetet, shfaqenbidatet dhe përhapet injoranca. Ndërsa ditu-ritë e kësaj bote (jofetare) janë duke u përso-sur dhe nuk flitet për to në hadith. Argumentështë fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi vesel-lem: "I pyesin ata e iu përgjigjen pa dituri.I kanë devijuar ata edhe kanë devijuar." De-vijimi ndodh kur ka injorancë në fe, kursedijetarët e vërtetë janë ata të cilët veprojnëme diturinë, e drejtojnë ummetin dhe i udh -ëzojnë në rrugën e vërtetë dhe udhëzuese.[24]

Nga injoranca më e madhe është të flasëshpër Allahun pa dituri, të bësh hallall atë qëAllahu e ka bërë haram apo të bësh haramatë që Ai e ka bërë hallall. I Lartmadhëruarithotë: "Thuaj: “Vërtet Zoti im ndaloi tëkëqijat e turpshme, ato të shfaqurat dhe tëfshehtat, ndaloi mëkatin, shtypjen e tjetrit patë drejtë, ndaloi edhe të bërit shok Allahut papasur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloitë thoni për Allahun atë që nuk e dini."[25]

Gjithashtu thotë: "...E kush është më mizorse ai që trillon rrenë për Allahun për t’i de-vijuar njerëzit pa dituri..."[26] Prandaj, kushi jep fetva ndokujt pa dituri, ai në të vërtetëdo të mbartë mëkatin e vet dhe të atij që i kadhë në fetva. Allahu i lartmadhërishëm thotë:"Sa për t’i bartur në Ditën e Gjykimitmëkatet e veta tërësisht (të plota) dhe njëpjesë të mëkateve të atyre që pa dituri imashtruan dhe i devijuan. Sa e keqe është ajome çka ngatërr ohen."[27]

Rrezikshmëria e injorancës është se ajo e nxitinjorantin që të jetë mendjemadh në tëdëgjuarit e së vërtetës dhe atij i vjen rëndë ta

dëgjojë atë. Diturinë dhe mësimin ai i shehsi fantazma të rrezikshme, të cilat janë largpër t’u arritur për arsye se, sipas tij, është epamundur të arrihet atje dhe kështu ai mbe -tet në injorancën e tij deri në vdekje.Shikoni sot gjendjen e shumë muslimanëve,veçanërisht gjendjen e atyre që ndjekin shu -më fraksione partiake[28] në këtë kohë, frak-sione të cilat kanë vendosur për vetveten,vulosje partiake duke shfaqur shumë in-teresim vetëm në disa çështje të numëruaraprej çështjeve sheriatike apo çka ata i lloga-risin prej meseleve sheriatike dhe kjo ështëbërë iluzion absurd se kjo është e vetmja gjëqë të dërgon drejt shpëtimit si dhe për-parimin e shoqërisë islame që kërkohet nëkëtë kohë. Sikur t’i pyesësh për një çështje tëlehtë dytësore prej çështjeve të diturisë, do tëpërgjigjen se ne nuk i dimë këto çështje, juveju mbetet të pyetni dijetarët për arsye se nejemi të zënë me thirrjen për tek Allahu.[29]

Shikoni se çfarë çudie. Si thërrasin për tekAllahu pa dituri dhe si mund të jetë kompe-tent për thirrje ai që nuk i di gjërat e namazitnë atë mënyrë si e ka falur Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?[30]

Ilaçi dobibërës për injorancën dhe rruga eshëndoshë është dituria fetare dhe për këtëkanë ardhur argumente prej Kur'anit dheSunnetit, argumente që nxisin për dituri dhegjithashtu lavdërim për poseduesit e tyre, dhepër këtë vetëm se është sqaruar më lart.[31]

Marrë nga libri “El Menhexhus Sahih ve etheruhu fidDaveti ilall-llahi teala”, nga prof. dr Hamud bin AhmedEr-Ruhejli.Përshtati: Adem Avdiu

______________[24] Eshratus-Sa'atu lish-Shejh Jusuf el Vabil 133[25] Arafë, 33.[26] Enam, 144.[27] Nahël, 25.[28] Parti, ata që mundohen të arrijnë ndihmën e Allahut dhe triumfin përmes partive (sh.p.).[29] Por ke të atillë që nuk të orientojnë fare te dijetarët e mirëfilltë apo të orientojnë tek ata që nuk i takojnë Ehli Sunnetit (sh.p.).[30] Tenbihu Ulul Ebsar li Shejh Salih ibën Sead es-Suhejmij 123.[31] Në temën dituria në këtë libër, fq. 33.

Page 39: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 938

FETVA TË RËNDËSISHME TË

HAXHITVlera e haxhit është shumë e madhe dhe shpërblimi për të është gjithashtu i madh. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush bën haxh për Allahun dhe nuk flet fjalëtë pista apo nuk bën marrëdhënie intime, kthehet si në ditën që e ka lindur nëna e tij."Buhariu 1521, Muslimi 3358.

POZITA E HAXHIT NË ISLAM DHEKOHA E OBLIGUESHMËRISË SË TIJ

Haxhi është njëra nga shtyllat krye-sore të Islamit, obligim për çdomusliman një herë në jetën e tij.

Allahu thotë: “Për hir të Allahut, vizita eshtëpisë (Qabes) është obligim për atë që kamundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk ebeson (ai nuk e viziton); Allahu nukështë i nevojshëm për (ibadetin që ebëjnë) njerëzit.” Alu Imran: 97Gjithashtu, Pejgamberi sal-lAl-lahu alejhi ve sel-lem ështëpyetur se cila vepër është më emira dhe ka thënë: “Besimi nëAllahun dhe të Dërguarin e Tij.”E kanë pyetur pastaj se cila. Kathënë: “Lufta në rrugën e Al-lahut.” Kanë pyetur prapë se cila.Ka thënë: “Haxhi i pranuar.”Buhariu 1519 dhe Muslimi258Ndërsa koha e obligueshmë risë së tij, sipasmendimit më të saktë, është se është bërëobligim në vitin e dhjetë sipas hixhretit.

VLERA E HAXHIT

Vlera e haxhit është shumë e madhedhe shpërblimi për të është gji tha -shtu i madh.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Kush bën haxh për Allahun dhe nuk flet fjalëtë pista apo nuk bën marrëdhënie intime, kthe-het si në ditën që e ka lindur nëna e tij."

Buhariu 1521, Muslimi 3358.Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem thotë: "Umreja deri nëumren tjetër i shlyen mëkatet që janë

bërë mes tyre, kurse haxhi i pranuarnuk ka shpërblim tjetër përveç

xhenetit." Buhariu 1773, Mu -s limi 3355.

Hadithet për vlerën e haxhit janëtë shumta, por nga këto dy ha-

dithe konkludojmë që:- haxhi është shkak për fshirjen e

mëkateve;- shpërblimi për haxhin e pranuar ështëxheneti;- haxhi i pranuar është shkak për shpëtiminprej zjarrit të xhenetit.Por si mund të jetë haxhi i një muslimani i

Page 40: Revista Delirje & Edukim Nr.7

39Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

pranuar? Haxhi i tij është i pranuar nëse:- e bën për hir të Allahut dhe jo që t’i thonënjerëzit haxhi;- që të shkojë në haxh me pasuri hallall dhejo haram apo të dyshimtë;- t’i veprojë ritet e haxhit ashtu siç i ka ve p r -u ar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,pa shtuar dhe pa munguar asgjë;- gjendja e tij pas haxhit të jetë konform lig-jeve të Allahut, duke u ruajtur nga çdo vepërqë ka ndaluar Allahu apo i Dërguari i Tij.

KUSHTET PARAPRAKE PËR OBLIGUESHMËRINË E HAXHIT

Që të obligohet haxhi për një personduhet të plotësohen këto kushte:- të jetë i rritur, pra të ketë hyrë në

moshën e pjekurisë;- të jetë i mençur (të mos jetë i çmendur);- të jetë musliman;- të ketë mundësi ta kryejë haxhin. Mundësiapër kryerjen e haxhit ka këtë kuptim:- të jetë i shëndetshëm;- të posedojë mjet për arritjen deri në Qabe,qoftë makinë, aeroplan apo edhe në këmbënëse ka mundësi;- të posedojë të mira materiale (të holla) përnevojat e tij, prej nisjes e deri tek kthimi i tijnë familje;- nëse është kujdestar i familjes, familja e tijduhet të ketë gjërat e nevojshme prej nisjessë tij derisa të kthehet;- obligimi i mahremit (kujdestarit) për gruane cila dëshiron të shkojë në haxh.Këto janë kushtet për obligueshmërinë e ha -xh it dhe nëse ndonjë person i posedon këtomu ndësi, atëherë për të menjëherë bëhetobligim haxhi, ngase Pejgamberi sal-lAllahualejhi ve sel-lem thotë: “Shpejtoni për në haxh,ngase secili prej jush nuk e di çfarë do t’i ndodhëatij (në të ardhmen).” Sahihut tergib vet ter-hib: 1111

DUAJA E HAXHIT

Në trevat tona, personat të cilët dotë shkojnë në haxh mblidhen nënjë xhami dhe bëjnë duanë e hax-

hit. Por kjo dua nuk ka bazë në fenë tonë bu-rimore, ngase një gjë e tille është adhurimdhe afrim tek Allahu, ndërsa ne e dimë që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nukka lënë gjë që na ofron tek Allahu vetëm sena ka treguar për të. E, sikur duaja e haxhittë kishte qenë nga veprat e preferuara, s’kadyshim që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem do të na kishte nxitur për veprimin esaj, por pasi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi vesel-lem nuk e ka bërë një vepër të tillë dhenuk ka rekomanduar për veprimin e saj, enjëkohësisht as shokët e tij nuk e kanë vep -ruar këtë gjë, atëherë s’ka dyshim që veprimii asaj vepre është bidat, haram, ndërsa lëniae saj është sunnet.

HAXHI I PERSONIT ME BORXHE

Nëse dikush ka borxhe dhe ka hyrëkoha e kthimit të tij, por në tënjëjtën kohë dëshiron të bëjë ha -

xh in, ky person duhet të marrë leje prej atyreqë i kanë dhënë borxhin për kryerjen e haxh -it.Nëse ata kërkojnë mallin e tyre, atëherë këtijpersoni i ndalohet shkuarja në haxh pa e pa -g uar borxhin. Nëse ata i japin këtij një afattjetër, atëherë ky person ka të drejtë të kryejëhaxhin, nëse mendon se mund t’ua kthejëborxhin në afatin tjetër. Mirëpo nëse nukshkon në haxh dhe paguan borxhin, s’kaasgjë të keqe ngase përderisa ka borxhe, nuki bëhet obligim haxhi sepse një nga kushtetpër obligueshmërinë e haxhit është mundësiamateriale, siç e cekëm më lart. Allahu e di mësë miri!

Page 41: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 940

GRUAJA DHE CIKLI MUJOR GJATË HAXHIT

Gruaja e cila është me ciklin mujorgjatë haxhit e ka të lejuar t’i kryejëtë gjitha ritet e haxhit përveç tavafit

rreth Qabes. Një gjë e tillë i ka ndodhur edheAishes, Allahu qoftë i kënaqur me të. Pe-jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i kathënë: “Vepro ashtu siç vepron haxhiu, përveçsemos bëj tavaf rreth Qabes derisa të pastrohesh.”Transmeton Buhariu 294 dhe Muslimi 2977

BEDELI NË HAXH

Kryerja e haxhit nga një person për njëperson tjetër (bedeli) është i lejuar,ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi

ve sel-lem ka dëgjuar një person duke bërënijet haxhin për një person tjetër, i cili quhejShubrume, pastaj i ka thënë: “Bëje haxhin sëpari për vete, pastaj për Shubrumen.” SahihuEbi Davud 1579Personi i cili kryen haxhin për tjetrin duhetqë këtë vepër ta bëjë për hir të Allahut dhetë shpresojë shpërblim prej Tij, mirëpo ai katë drejtë të marrë edhe të holla, edhe nësekëto të holla janë më shumë se nevojat e tijnë haxh, për sa kohë që edhe ai që i jep tëhollat edhe ky që i merr janë të kënaqur.Mirëpo duhet të kemi kujdes që këtë adh -urim mos ta shndërrojmë në tregti dhe për-fitimi material të mos jetë qëllimi kryesor.Allahu e di më së miri!

KUJT I LEJOHET TË MARRË NJË BEDEL

Personat për të cilët lejohet të bëhethaxhi janë:

- i vdekuri;

- plaku shumë i moshuar, që nuk mund tëudhëtojë;- i sëmuri me sëmundje kronike, i cili nuk kashpresë të shërohet.Për këta tre lloj njerëzish lejohet të bëhethaxhi, ashtu siç është transmetuar në ha-dithe, kurse për një person i cili është i së-murë me ndonjë sëmundje kalimtare nuklejohet të bëhet haxhi.

NJË ADET I KEQ

Në vendin tonë shumë herë i dëgjonnjerëzit duke i thënë personit qëshkon në haxh: “Shkofsh e mos u

kthefsh!”, duke menduar se kështu duhet t’ithuhet atij që niset për haxh. Mirëpo kjo fjalënuk ka bazë në Islamin e pastër. Nuk ështëtransmetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhive sel-lem ta ketë bërë këtë dua për ndonjëperson, as në haxh dhe as jashtë ha xh it.Prandaj ata që përdorin shprehje të tilla tadinë që nuk janë duke fituar ndonjë sevap,përkundrazi, ndoshta do bëjnë mëkat përshkak se kërkojnë vdekjen e tjetrit pa ndonjëarsye dhe argument.Këta persona i këshillojmë që në vend tëkësaj shprehjeje të bëjnë dua për vëllanë apomotrën që niset për haxh, që Allahu t’ua pra-nojë haxhin dhe t’ua falë mëkatet.

VIZITA E PERSONIT QË DO TËSHKOJË NË HAXH

Një traditë jo e mirë e popullit tonëështë edhe vizita e personit që dotë shkojë në haxh. Njerëzit shkojnë

ta vizitojnë atë dy muaj para se të niset përnë haxh, që t’ia bëjnë për hair haxhin. Edhekur kthehet nga haxhi shkojnë që t’ia bëjnëpër hair haxhillëkun. Aq çështje e ndjeshmeështë bërë kjo në mesin tonë, saqë nëse një i

Page 42: Revista Delirje & Edukim Nr.7

41Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

afërm nuk shkon t’ia urojë haxhin atij qëdëshiron të bëjë haxhin, ky person do të hid-hërohet me të e ndoshta nuk do t’i flasë më.Kjo vepër s’ka të bëjë fare me Islamin, bilepersonat e tillë me këto vizita përveçse vepro-jnë diçka që nuk ka argument në fe, në tënjëjtën kohë edhe bëjnë harxhime për vetedhe për atë që shkon në haxh pa pasur ne -vojë.Pranimi i haxhit nuk bëhet duke ta uruarnjerëzit apo duke të thënë haxhi filani. Pra-nimi bëhet nëse je i sinqertë me Allahun dhei përmbahesh fesë së Tij dhe i kryen ritet ehaxhit ashtu siç na ka mësuar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

FALJA E NAMAZIT GJATË HAXHIT

Namazi gjatë haxhit për haxhilerëtqë shkojnë nga trevat tona duhettë falet i shkurtuar; domethënë,

dreka, ikindia dhe jacia në vend që të falenkatër rekate, falen nga dy rekate. Kurse sa upërket namazeve të tjera jo obligative, si vitriapo sunneti, ata kanë të drejtë ta falin vitrindhe sunnetin e sabahut, kurse sunnetet etjera nuk duhet t’i falin, mirëpo lejohet tëfalin namaz nafile, vullnetare. Kështu ka ve -pruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lemdhe ka thënë: “Merrini nga unë dispozitat ehaxhit tuaj.” (Sahihu Xhami’is-sagir 13840)

TË SHKOSH NË HAXH APO TËNDIHMOSH NJË TË VARFËR?

Edhe kjo çështje problematike është epranishme te populli ynë. Shumënjerëz kanë bindjen që ndihmesa e një

të varfri është më primare se haxhi, bile disaprej tyre mendojnë që ndihmesa e një të var-fri është haxhi i vërtetë. Shpeshherë ka ndo -dh ur të kemi dëgjuar që një person nuk ka

shkuar në haxh, por me ato të holla ka ndih-muar një familje skamnore apo ka ndërtuarndonjë rrugë apo ndonjë kanalizim të njëfshati etj.Një ndihmë e tillë është për t’u lavdëruar dhelusim Allahun e Lartësuar që ta shpërblejëpersonin në fjalë për nijetin e mirë dhe përbamirësinë ndaj njerëzve.S’ka dyshim që feja jonë e pastër urdhëronta ndihmojmë njëri-tjetrin, mirëpo feja jonëna urdhëron që obligimet tona ndaj Allahutdu het t’i praktikojmë pa u vonuar. Prandajçështja e haxhit është obligim ndaj Allahut,kurse ndihmesa e një të varfri mund të jetëobligim moral ndaj atij personi dhe në qoftëse bie në konflikt ndonjë obligim ndaj All -ahut me ndihmesën e ndonjë njeriu, atëherëduhet t’i japim përparësi obligimit të All -ahut.Përfundimisht, personat që kanë mundësi tabëjnë haxhin duhet ta bëjnë sa më shpejt,ngase një gjë të tillë e kanë obligim fetar. Pashaxhit, nëse kanë mundësi, le të bëjnë ba -mirësi të tjera dhe do të shpërblehen shumë,por nëse nuk kanë mundësi, le ta dinë që All -ahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive tëtij.

Përgaditën: Xheladin Leka dhe Zejd Haziri

Page 43: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 942

SHËMBËLLT YRA E

PEJGAMBERITNË HAXH ME UMMETIN E TIJ

Pejgamberi ynë alejhi selam para së gjithash në haxhin e tij ishte një planifikues dhe orga-nizator i suksesshëm në kryerjen haxhit së bashku me popullin e tij, në mënyrë që t'ua mësojëatyre rregullat e haxhit ashtu siç e kishte mësuar atë Allahu i Madhërishëm.

Çdo musliman është i vetëdijshëm se jetae tij është e ndërlidhur fort me shëm-bëlltyrën e Pejgamberit tonë fisnik, Mu -

h ammedit alejhi selam, për arsye se është njëporosi dhe urdhër hyjnor nga ana e Allahut tëMadhërishëm, i Cili ka thënë: "Tashmë pa dy -shim që tek i Dërguari i Allahut ju keni një shem-bull të mrekullueshëm për ta pasuar për atë qëshpreson në (takimin me) Allahun dhe në Ditëne Fundit.." Ahzab: 21 Kurse në anën tjetër, një citat tjetër kur'anor ikërcënon ata që nuk i përfillin urdhrat e këtij Pe-jgamberi dhe nuk e marrin për shembull atë nëje tën e tyre të përditshme. Allahu i Madhërishëmthotë: "Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnëur dhrat e tij, se mos po i godet ata (në këtë botë)ndonjë sprovë (mosbesim, devijim, fatkeqësi) osese mos po i godet (në botën tjetër) ndonjë dënimi dhimbshëm." Nur: 63Duke u nisur nga ky parim si dhe duke pasurparasysh faktin se jemi afër një stine tjetër meadh urime të shumta, në mesin e të cilave oblig-imi i haxhit, i cili është një nga kushtet e Islamit,edhe në këtë stinë muslimani për shëmbëlltyrënuk mund të marrë dikë tjetër përveçse Pejgam-berin Muhammed, i cili me të vërtetë, siç do tëshohim më poshtë, ishte shëmbëlltyrë për tërënjerëzimin me virtytet e tij të larta dhe sublime.

Nuk jam duke folur për praktikimin e Sunnetittë tij në rregullat e ritualet e haxhit, por dua tëvë në pah raportet dhe sjelljet e Pejgamberit tonëfisnik me popullin e vet, edukatën dhe moraline tij të pashembullt me njerëzit, preokupimin etij për ummetin e vet, mëshirën dhe bamirësinëe tij ndaj tyre, duke qenë se është dërguar si më -shirë për njerëzimin. Allahu thotë: "Dhe Ne nuktë kemi dërguar ty (o Muhammed), veçse simëshirë për botët." Enbija: 17Pejgamberi ynë alejhi selam para së gjithash nëhaxhin e tij ishte një planifikues dhe organizatori suksesshëm në kryerjen haxhit së bashku me po -pullin e tij, në mënyrë që t'ua mësojë atyre rreg-ullat e haxhit ashtu siç e kishte mësuar atë Allahui Madhërishëm. Pra, ai alejhi selam ishte mësuesi më i mirë i nje -rëzimit dhe madje ishte dërguar mësues e leh tësu -es,[1] saqë shokët e tij e kishin përshkruar si njëmësues unik, si të cilin ata nuk kishin parë as mëherët e as më vonë[2] dhe kushdo që mediton përha xhin e Pejgamberit alejhi selam, do të bindetpër këtë fakt, pasi shihet qartë organizimi i tij ishkëlqyer. Ai kishte urdhëruar që të lajmërohennjerëzit që para haxhit se ai kishte vendosur tëshkonte në haxh, në mënyrë që t'ua mundësontenjerëzve përgatitjen për udhëtim, për ata që ekishin nijetin dhe mundësinë e shoqërimit të tij

______________[1] Transmeton Muslimi (1478).[2] Transmeton Muslimi (537).

Page 44: Revista Delirje & Edukim Nr.7

43Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

në haxh. Për këtë arsye, ai kishte qëndruar jashtëMedinës në Dhul-Hulejfe tërë ditën duke priturse kush do t'i bashkëngjitej atij.[3]

Shëmbëlltyra e Pejgamberit tonë në mësimin enje rëzve për rregullat e haxhit duket qartë kur aii urdhëroi njerëzit që t'i merrnin rregullat e haxh -it prej tij[4] dhe nga fakti që ky haxh ishte haxhii tij i fundit, siç e shpreh edhe vetë ai në hutbenlamtumirëse në Arafat.[5] Ai këtë çështje e realizoidhe e përsosi me sukses duke caktuar dikë ngashokët që t'i qetësonte haxhitë[6] që e shoqëroninatë (thuhet se numri kishte arritur në mbi një qi -nd mijë haxhi), në mënyrë që ta dëgjonin më mi -rë. Madje ai alejhi selam nuk u ndal vetëm mekaq, por caktoi sahabin Rabia bin Umeje, Allahuqoftë i kënaqur prej tij, që të fliste me zë më tëlartë pas tij në Arafat që njerëzit ta dëgjonin hut-ben e tij[7] dhe po ashtu kishte caktuar një tjetërqë t’ua transmetonte të tjerëve shpjegimet e tij.[8]

Të njëjtën gjë kishte bërë edhe gjatë qëndrimitnë Mina, kur kishte caktuar Aliun, Allahu qoftëi kënaqur prej tij, që t’i përsëriste fjalët e tij[9] kurdikush prej njerëzve ishte ulur e dikush në kë m -bë, madje edhe çonte njerëz te grupet e haxhivenë Arafat dhe Mina për të njëjtën gjë.[10]

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ikishte harruar as haxhitë e shtyrë në moshë e astë sëmurët apo të dobëtit me shëndet. Përkun-drazi, ai kishte një kujdes të veçantë edhe për ata,duke i orientuar nga lehtësimet që i kishte cak-tuar Allahu për ta, siç ishte rasti kur Duba'ate,Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ishte ankuar ngasëmundja. Ai i kishte thënë që ta kryente haxhindhe t’ia kushtëzonte vetes gjatë shqiptimit të ni-jetit deri aty ku kishte mundësi,[11] kurse UmmuSelemes, e cila gji th ashtu ishte ankuar për dobës-

inë e saj, i kishte thënë që ta bënte tavafin dukeqëndruar pas njerëzve dhe e hipur mbi kafshë.Kurse gratë e tj e ra dhe të dobëtit i kishte urd-hëruar që mos të rrinin me grumbullin e madhtë njerëzve, por të largoheshin prej tyre.[13]

Pra, kjo ka qenë shëmbëlltyra e Pejgamberit tonëme ummetin e tij në haxh dhe kjo është mësimpër të gjithë hoxhallarët, të cilët marrin përsipërmbikëqyrjen dhe mësimin e haxhive gjatë haxhit.Këtë e them sepse te ne ekziston një neglizhencëe madhe nga ana e hoxhallarëve në këtë sferë, përarsye të ndryshme, njëra prej tyre është se disanuk i njohin mirë rregullat e haxhit, kurse disatë tjerë i orientojnë haxhitë në rregullat e haxhitsipas medhhebeve të tyre dhe kështu e lënë anashpraktikimin e mirëfilltë të disa rregullave. Por jovetëm kaq, ata edhe bien ndesh apo shpeshherëe kundërshtojnë Sunnetin e Pejgamberit tonë nëhaxh, duke mos praktikuar shumë obligime dhesunnete të haxhit me pretekstin se ato nuk kanëpeshë të madhe ose se praktikimi i tyre s’është gjëe rëndësishme!Kështu, janë ata që e marrin përsipër përgjegjës-inë për injorancën ose fanatizmin e tyre medhhe-bor, që bëhet shkaktar për mospraktikimin edrejtë të rregullave nga haxhitë dhe kjo është shk -ak që atyre ndoshta nuk u pranohet haxhi, për tëcilin kanë sakrifikuar aq shumë.Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në hax-hin e tij ishte shë m bëlltyrë edhe në këshillat dhepërkujtimet që u bënte muslimanëve duke shfry-tëzuar rastin si në Arafat[14] edhe gjatë trans-ferimit në vendet e shenjta,[15] si në Mina nëditën e therjes[16] edhe gjatë ditëve të teshrikut[17]

dhe gjithashtu gjatë kthimit për në Medinë.[18]

Gjatë tërë kësaj kohe ai i kë shi ll onte muslimanët______________[3] Transmeton Buhariu (1551).[4] Transmeton Ebu Davudi në "Sunenin e tij" (1905).[5] Transmeton Muslimi (1297).[6] Sunen Ibën Maxhe (3924).[7] "Es-Sire en-Nebevijje" të Ibni Kethirit (4/324).[8] Sunen Ebi Davud (1949).[9] Sunen Ebi Davud (1956).[10] Sahih Sunen et-Tirmidhi (700), Ahmedi në "Musned" (10664) dhe Ibën Huzejme (2960).[11] Transmeton Muslimi (1207).[12] Transmeton Buhariu (464).[13] Transmeton Buhariu (1679), Nesaiu (3034).[14] Transmeton Muslimi (1218).[15] Transmeton Buhariu(1671).[16] Transmeton Buhariu (1741, 4403, 4406, 5550).[17] Transmeton Ahmedi në "Musned" (20695).[18] Transmeton Nesaiu në "El-Kubra" (8464).

Page 45: Revista Delirje & Edukim Nr.7

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 944

që të jenë sa më të devotshëm, robër të bindur tëAllahut. Këtë kohë ai e shfrytëzonte për këshillasepse njerëzit gjatë kësaj kohe janë më të përgat-itur për ta pranuar këshillën dhe për t’u ndikuarnga ato. Pejgamberi ynë këtë nuk e bënte vetëm,por kishte urdhëruar njërin nga shokët e tij qët’u thoshte njerëzve në ditën e teshrikut: “Nuk dotë hyjë në xhennet përveçse robi besimtar i devot-shëm.”[19]

Pejgamberi ynë gjatë haxhit gjithashtu i kishtekëshilluar muslimanët dhe i kishte paralajmëruarnga ekstremizmi në fe, duke shpjeguar se ek-stremizmi në fe kishte qenë prej shkaqeve tëshkatërrimit për disa nga popujt e mëhershëm.[20]

Ai kishte porositur për bamirësi ndaj prindërvedhe kujdes të veçantë për lidhjet farefisnore.[21]

Ai i kishte porositur burrat që të jenë të ku-jdesshëm dhe të matur me gratë e tyre sepse atou janë dhënë atyre si amanet i Allahut dhe u ështëbërë atyre hallall martesa me to, me fjalën e All -ahut.[22] Gratë janë pjesë shumë e rëndësishme eshoqërisë sonë, me mirëqenien e tyre arrihet edhemirëqenia në shoqëri dhe siç kanë thënë disa ngamuslimanët e hershëm: "Pas çdo suksesi të njëburri fshihet një grua".Shëmbëlltyra e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi vesel-lem në haxh vërehet edhe në modestinë e tij,i cili kur i ofrohej të pinte ujë nga enët e posaçmeqë nuk i kishin prekur të tjerët, ai u thoshte:“Nuk kam nevojë për to, më jepni të pi nga enët qëkanë pirë njerëzit e tjerë.”[23] Modestia e tij mëmbresëlënëse është mosveçimi i tij nga njerëzitgjatë kryerjes së haxh it. Të gjithë ishin së bashkume të[24] dhe askush nuk shtyhej për ta parë osepër t’u takuar me të[25] sepse kjo ishte e mund-shme për të gjithë. Ndërsa në kohët e sotme këtëmodesti, fatkeqësisht, nuk e gjen tek udhëheqësitaktualë të muslimanëve, pa marrë parasysh secilët janë ata.Shëmbëlltyra e tij në haxh me njerëzit duket edhenë atë se si ai i këshilloi muslimanët që të jenë

një, të mos përçahen jashtë së vërtetës, i këshilloiqë mos ta vrasin njëri-tjetrin pas vdekjes së tij,duke thënë: “Mos u ktheni pas vdekjes sime në mos-besim duke vrarë njëri-tjetrin.”[26]

Megjithatë kjo ka ndodhur në periudha tëndryshme të historisë së muslimanëve dhe njëraprej arsyeve kryesore për këtë është moskapja pasfesë burimore që i kishte zbritur Pejgamberittonë. Kjo vrasje e njëri-tjetrit nga vetë musli-manët, për fat të keq sot është shumë e pran-ishme dhe e ka degraduar këtë ummet duke ebërë të nënçmuar para popujve të tjerë, saqë pop-ujt e tjerë nuk mërziten shumë për ndikimin ethirrjes islame, sepse asaj i është zënë fryma ngapërçarjet, ndarja në parti të ndryshme të këtijummeti dhe lufta e muslimanëve mes njëri-tjetritduke shkatërruar vendet e tyre dhe duke derdhurshumë gjak. Allahu është ndihmësi i vetëm!Pra, lexues i nderuar, këto ishin disa nga shem-bujt e virtyteve dhe shëmbëlltyrës së Pejgamberittonë me popullin e tij gjatë haxhit, se cili duhettë jetë raporti i duhur, kujdesi i nevojshëm dheçështjet e mëdha e të rëndësishme për çdo mus-liman që e ka brengë gjendjen e mjerueshme tëkëtij ummeti sot.E lusim Allahun e Plotfuqishëm që të na për mi -rë sojë ne dhe muslimanët e tjerë duke pasur përshembull moralin dhe edukatën e Pejgamberittonë fisnik e kështu të na bëjë pishtarë ndriçuestë kësaj feje, përhapës të drejtë të saj sepse kyështë edhe profesioni më i dashur tek Allahu dhekarakteristika e këtij ummeti, siç thotë i Madhër-ishmi Allah: "E kush flet më mirë se ai që i ftonnjerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhethotë: "Unë me të vërtetë jam musliman."Fussilet: 33

Allahu është Ai që i dëgjon lutjet tona dhe upërgjigjet atyre!

Shkroi: Zejd Haziri______________[19] Transmeton Ibën Huzejme (2960).[20] Sahihul-Xhami'ë (2819).[21] Sahihul-Xhami'ë (1400).[22] Transmeton Muslimi (1218).[23] Transmeton Buhariu (1636).[24] Transmeton Muslimi (1187, 1218, 1273).[25] Transmeton Muslimi (1274), Ahmedi (2842).[26] Transmeton Buhariu (121).