Respektimi Dhe Mbrojtja e Të Drejtave Të Punëtorëve Në Kosovë · publikimi është...
Transcript of Respektimi Dhe Mbrojtja e Të Drejtave Të Punëtorëve Në Kosovë · publikimi është...
Respektimi Dhe Mbrojtja e TëDrejtave Të Punëtorëve Në Kosovë
EU-level initiatives on
Brie�ng #37
Autor: Prof.Afrim Hoti
Përmbajtja
1. Hyrje 12. Situata e tregut të punës në përgjithësi 33. Kompleksi i kornizës ligjore the politike për të drejtat e punëtorëve 54. Inspektorati i punës 95. Dispozitat e rëndësishme NGA mekanizmat ndërkombëtarë lidhur me punën dhe aplikim e saj në Kosovë 116. Partnerët social 147. Konkluzione dhe rekomandime 16Aneks I 18Bibliografia 20
Ky publikim është botuar me ndihmë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësia e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk re�eknton pikëpamjet e Bashkimi Evropian.Publikuar me Tetor 2011
Olof Palme alb:Palme Qendra punon në frymën e Olof Palmes për demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe paqe. Ne bashkëpunojmë me njerëz dhe organizata në mbarë botën, në vende të tilla si Brazili, Burma, Afrika e Jugut, Palestinë, dhe Moldavi.
Nëpërmjet projekteve tona të zhvillimit, ne kërkojmë që të fuqizojë njerëzit, të ndryshojnë shoqëritë e tyre dhe në këtë mënyrë jetën e tyre. Gratë, të rinjtë, dhe aktivistët janë grupet kryesore tonë të synuar.Rrjet të gjerë ndërkombëtare suedeze për lëvizjen e punës mundëson bashkëpunim me partnerë globalë që ndajnë vlerat tona.
Solidar alb:SOLIDAR paraqet shqetësimet e organizatave të saj anëtare në BE dhe institucione ndërkombëtare duke kryer lobimit aktiv, menaxhimin e projekteve, koordinimin, monitorimin e politikave dhe ngritjen e vetëdijes në të gjithë fushat e politikave të ndryshme të saj. SOLIDAR punon në bashkëpunim me organizatat progresive të shoqërisë civile, sindikatat dhe partitë socialdemokrate dhe socialiste. SOLIDAR është anëtar i Platformës Sociale, Concord (BE OJQ Konfederata për Ndihmë dhe Zhvillim) dhe EUCIS-LLL.
CLARD alb:Qendra për Ndihme Juridike dhe Zhvillim Regjional – CLARD, është themeluar ne vitin 2007 nëpërmes procesit te lokalizimit te Organizatës Joqeveritare Spanjolle MPDL, si rezultat i iniciatives së punës së punëtoreve të cilët punuan në MPDL në Kosovë për më shume se 5 vjet. Gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe ditët e sotme, stafi i CLARD-it është specializuar në lëmit e ndryshme të sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik ne Kosovë. Deri tani shumica e fondeve janë të siguruara nga Agjencioni Spanjoll për Kooperim Ndërkombëtare dhe Zhvillim (AECID).
Misioni i CLARD-it është te kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e të Drejtave te Njeriut , e cila ne theks te veçante i përkrahë individët me nevoja te veçanta për qasje me të mire në drejtësi dhe për vendosjen e Sundimit te Ligjit dhe të nxis përfshirjen sociale dhe ekonomike te grupeve të margjinali-zuar të popullatës
1 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
1. Hyrje
Kosova është, nga disa vende ende i kontestuar,
shteti më i ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka deklaruar pavarësinë e saj nga Republika
e Serbisë me 17 shkurt 2008. Deri në kohën e
përfundimit të këtij raporti, Kosovën e kanë
pranuar 81 shtete nga rajone të ndryshme
gjeografike, përfshirë 22 nga 27 shtetet anëtare
të Bashkimit Evropian (BE). Vendi gjithashtu i ka
bërë hapat e parë për të avancuar pozitën e saj
në perspektivën globale duke u anëtarësuar në
Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën
Ndërkombëtare për Rindërtim me 29 qershor
2009.
Përkundër faktit se nuk është njohur nga 27
shtete të BE-së, Kosovës iu është dhënë statusi
i kandidatit potencial në vitin 2008.1 Bashkimi
Evropian ia ka ofruar Kosovës instrumentet e
njëjta sikur të gjitha shteteve tjera të Ballkanit
Perëndimor, që do të thotë Partneritet Evropian
dhe Raportin e Progresit dhe siguron ndihmë
financiare me programin e Instrumentit Para
Aderimit (IPA) programi, CARDS, Instrumenti
për Stabilitet dhe iniciativat tjera në mënyrë që të
ndihmojë për krijimin e strukturës ligjore e cila
përputhet me legjislacionin e EU-se - acquis
communautaire. Hapi i ardhshëm që do të jepte
shtytje në reformë është nënshkrimi i
Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (SAA). Për
momentin marrëdhëniet kontraktuale janë të
udhëhequra nga alternativa e Procesit për
Stabilizim Asocim (SAP) mekanizmi përcjellës i
dizajnuar posaçërisht për Kosovë. Mekanizmi
përcjellës SAP në realitet është një zëvendësim
për SAP e cila siguron qasje në elementet
thelbësore të SAP-it në përgjithësi, asistencën
financiare nga BE, këshillime mbi politika dhe
monitorimin e standardeve të BE-se.
Si pjesë e procesit për integrim në EU, në prill të
2010 qeveria e ka themeluar Ministrinë për
Integrime Evropiane e cila është e transformuar
1 Komunikimi nga Komisioni i Këshillit të Parlamentit
Evropian, Strategjia e Rritjes dhe Sfidat Kryesore 2008-2009, 5 nëntor 2008 (shënim relevant par. 12, p. 14 që “Kosova ka një perspektivë të pastër Evropiane, në përputhje me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”).
dhe ndërtuar mbi kapacitetet e mëparshme të
Agjencionit për Integrim Evropian e cila ka
funksionuar në Zyrën e Kryeministrit. Duke
pasur parasysh kërkesën se të gjitha anëtaret e
ardhshme duhet ta harmonizojnë kornizën
legjislative me EU acquis communautaire
qeveria e ka bërë të detyrueshme që secili draft
ligj që përgatitet dhe propozohet për adaptim të
jetë në harmoni me acquis. Kjo detyrë e cila më
herët është ushtruar nga Agjencioni për Integrim
Evropian tani është bartur tek ministra e
sapoformuar e cila ka për detyrë të sigurojë
Deklaratën e Pajtueshmërisë për secilin draft
ligj.
Sigurimi Social dhe Ekonomik janë aspekte
shumë të rëndësishme të sigurimit njerëzor2. Në
këtë aspekt e drejta për punë dhe mbrojtja e të
drejtave në punë duke përfshirë kushtet e
përshtatshme për punë si dhe mbrojtja ndaj
diskriminimit dhe eksploatimit janë faktorë
shumë të rëndësishëm në garantimin e sigurisë
njerëzore3. Puna gjithashtu siguron edhe
mirëqenien, mundësi për vetëvendosje, vetë-
respekt, etj. Mungesa e punës së denjë dhe
punëve me cilësi mund të shpien drejt pasigurisë
personale, rrezikut, kushteve shëndet ligë,
padrejtësisë dhe mund te krijojnë ndërprerje që
ndikojnë në jo-stabilitet në shoqëri. Roli i
drejtësisë sociale dhe kushteve të mira të punës
janë domosdoshmëri për paqe dhe zhvillim, një
fakt që nuk guxon të nënvlerësohet4.
Për tu marrë me vështirësitë që vijnë nga shkelja
e normave dhe dispozitave të punës, shtetet
duhet të koordinojnë aktivitetet e tyre me
punëdhënësit dhe punëtorët si zgjedhje
trepalëshe që bashkërisht të krijojnë politikat dhe
programet që promovojnë punën e denjë për të
gjithë. Përveç kësaj veprimi në përputhje me
standardet de normat e vendosura nga
2 Të drejtat e punëtorëve në Kosovë. Dy raste studimi për të
vlerësuar pajtimin ligjor të praktikimit të legjislacionit vendor me zbatimin e standardeve ndërkombëtare. Redaktuar në 2010, f 2 3 Ibid, f 2
4 Ibid, f 2
2 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)5
është një element tjetër me rëndësi. Deri me tani
asnjë konventë nga ILO nuk është adaptuar nga
institucionet e Kosovës.
Ky rast studimi synon të elaborojë në situatën
momentale lidhur me legjislacionin e adaptuar
dhe implementuar në fushën e të drejtat e
punëtorëve, funksionimit të disa institucioneve
kyçe dhe të nxjerr në pah vështirësitë dhe sfidat
në Kosovë dhe si ti adresojmë ato.
5 ILO është strukturë trepalëshe ku qeveritë dhe partnerët
social nga 183 shtete anëtare mund të debatojnë në mënyrë të lirë dhe të hapur standardet dhe politikat e punës.
3 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
2. Situata e tregut të punës në përgjithësi
Derisa Kosova ka kaluar nëpër zhvillime të
ndërlikuara politike, të drejtat socio-ekonomike,
përfshirë të drejtat e punëtorëve nuk janë
adresuar në mënyrë të përshtatshme as ndër
administrimin e Kombeve të Bashkuara e as pas
pavarësimit të vendit. Sot, Kosova ka popullsinë
më të re në rajon dhe një popullsi që ka rritje më
të shpejtë se çdo vend në Evropë. Të rinjtë
mashkuj e femra nën moshën 25 vjeqare
përbëjnë 49% të popullsisë, nga të cilët 19.1%
janë të moshës 15 deri 246. Sipas shënimeve të
marra nga Zyra e Statistikave punësimi në vend
është rritur gradualisht para pavarësisë, duke
rënë gradualisht në vitin 2008. Për momentin ka
një tendencë ngritjeje edhe pse niveli është
ende i ulët me rreth 26%7(shih paragrafin 1 më
poshtë).
Sfidë tjetër është niveli i lartë i papunësisë. Zyra
Statistikore ka raportuar se papunësia ndryshon
pak nga viti në vit por ende mbetet rreth 40% të
totalit të fuqisë punëtore8 (shih paragrafin 2 më
poshtë). Kjo përqindje padyshim është më e
larta në rajon dhe Evropë.
Kur flitet për të drejtat e punëtorëve, standardet
në sektorin publik dhe privat nuk janë në
përputhshmëri me standardet dhe konventat
ndërkombëtare. Situata e punëtorëve në
sektorin privat, krahasuar me atë të sektorit
publik është shumë më e rëndë se shumica e të
punësuarve në sektorin privat janë pjesë e
ekonomisë joformale, ekonomisë së zezë dhe
janë të dëmtuar nga shmangiet e shpeshta
fiskale. Nga rreth 400.000 punëtorëve në
Kosovë9 rreth 30 % nga ta janë pjesë e
ekonomisë joformale. Sipas Trustit Pensional të
Kosovës në Kosovë janë rreth 234 729 punëtorë
6 Zyra Statistikore e Kosovës. Për më shumë http://esk.rks-
gov.net/eng/index.php?option=com_docman&task=cat_view&gid=16&Itemid=8 – shih rezultatet e hulumtimit të fuqisë punëtore të vitit 2009 7Ibid. Zyra Statistikore e Kosovës
8Ibid. Statistikat e tregut të punës 2008
9 Ndarja e punës dhe punësimit. Për më shumë
http://mpms.rks-gov.net/sq-al/departmentet/departamentiipunësdhepunësimit/divizioniipunësimit.aspx
që paguajnë kontribute10
, nga dyja sektorët,
publik dhe privat, kurse vlerësohet rreth 30% të
cilët i takojnë ekonomisë joformale.
Shumica e të punësuarve në sektorin joformal
punojnë pa kontrata pune, me orare të zgjatura
të punës, pa të drejtë për pushim ditor, pushim
javor ose vjetor, pa kompensim për punë jashtë
orarit, pa sigurim në punë, pa pajisje mbrojtëse
dhe pa të drejta fundamentale të cilat rrjedhin
nga instrumentet legale ndërkombëtare. Mbrojtja
e punëtorëve dhe e drejta e të papunëve për
mbrojtje sociale dhe masat për punësim janë të
kufizuara11
. Sipas publikimit të Bankës Botërore
“Të Bësh Biznes”, Kosova është e renditur në
vendin e 113 nga gjithsej 183 shtete ku mund të
bëhet biznesi. Megjithatë kur vjen puna te
punësimi dhe shkarkimi Kosova zë vendin e 3412
që ilustron situatën e pasigurtë të punëtorëve.
10
Për më shumë: http://www.trusti.org/TRUSTI/Portals/0/Dokumentet/Anglisht/Raportet%20vjetore/Annual_report_2010.pdf 11
ETF- Duke punuar së bashku, mësojmë për jetë. ETF në Kosovë (në UNSCR 1244/99)1 2010-2012. fq 6. Për më shumë; http://213.215.218.75/pubmgmt.nsf/(getAttachment)/8956DE7A3897E205C125770C0031CA8D/$File/NOTE84QCMV.pdf 12
Publikimi i Bankës Botërore. Të bësh biznes 2010 - Kosovë.
4 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Punësimi 2001-2009
Grafikoni 1. Zyra Statistikore e Kosovës. Statistikat e tregut të punës 2008
Grafikoni 2. Zyra Statistikore e Kosovës. Statistikat e tregut të punës 2008
5 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
3. Kompleksi i kornizës ligjore the politike për të drejtat e
punëtorëve
Legjislacioni në Kosovë mbetet problem serioz
për shkak të kompleksitetit të saj dhe konfliktit të
normave. Për momentin korniza legjislative
përbëhet nga:
Legjislacioni i ish-Jugosllavisë,
Regullativat e UNMIK-ut 13
,
Ligjet e Kosovës të shpallura nga UNMIK dhe
Ligjet e Kosovës pas pavarësimit të vendit.
a. Konteksti Ndërkombëtarë
Kur bëhet fjalë për legjislacionin ndërkombëtarë
Kosova ka pasur vështirësi të adaptojë
konventat dhe normat ndërkombëtare të cilat
janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e të
drejtave të punëtorëve. Konventat e ILO,
mekanizmat dhe normat ndërkombëtare të
natyrave të punës nuk janë përfshirë në
legjislacionin e vendit. Veç kësaj as Korniza
Kushtetuese e UNMIK-ut14
e as Kushtetuta e
Republikës së Kosovës nuk kane përfshirë
dispozita nga dy mekanizmat kryesore ligjore
për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve:
Marrëveshja Ndërkombëtare për të Drejtat
Ekonomike dhe Sociale15
dhe Karta Evropiane
Sociale16
. Prapë se prapë Kushtetuta e
Kosovës në nenin 22 [Aplikimi Direkt i
Instrumenteve dhe Marrëveshjeve
Ndërkombëtare] përfshinë konventat e natyrës
politike:
Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të
garantuara nga marrëveshjet dhe instrumentet
ndërkombëtare në vazhdim janë të garantuara
me këtë Kushtetutë janë të aplikueshme në
Republikën e Kosovës dhe në rast të konfliktit
13
Mision i Kombeve të Bashkuara e cila është vendos në territorin e Kosovës, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 14
Një dekret që vepron me Kushtetutën në gjendje normale. 15
Dekret i adaptuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB në vitin 1966 e cila është fuqizuar pas mbledhjes së nënshkrimeve të mjaftueshme me 1976. 16
Dekret Evropian i miratuar me 1966
kanë prioritet mbi dispozitat e ligjeve dhe akteve
tjera të institucioneve publike:
(1) Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të
Njeriut;
(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Lirive të
Njeriut dhe Lirive Fundamentale dhe
Protokollet e saj;
(3) Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat
Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj;
(4) Konventa Kornizë e Këshillit Evropian për
Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare;
(5) Konventa për Eliminimin e të Gjitha
Formave të Diskriminimit Racor;
(6) Konventa për Eliminimin e të Gjitha
Formave të Diskriminimit ndaj Femrës;
(7) Konventa për të Drejtat e Fëmijëve;
(8) Konventa Kundër Torturës dhe Dënimeve e
Trajtimeve Tjera Mizore dhe Jonjerëzore.17
Foto 1. Ministri i kosovar i Punës së bashku me
përfaqësuesit e ILO / Galeria e Ministrisë
Prandaj mund të përfundojmë se shumë
traktate/mekanizma ndërkombëtarë që kanë
lidhshmëri me të drejtat e punës dhe jetës
ekonomike dhe sociale në përgjithësi, ende
mbesin të miratohen në mënyrë që të sigurojë
që të drejtat e punëtorëve në Kosovë janë
plotësisht të mbrojtura dhe të respektuara. Për
të përparuar në rrugë drejt bashkimit me BE
është në interes vetanak të Kosovës qe të
17
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 22
6 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
vazhdojë të përpiqet të anëtarësohet në
Organizatën Ndërkombëtare për Punë.
b.Konteksti Kombëtar
Rastet e sipërpërmendura të abuzimeve, shkelja
dhe pasiguria e madhe janë bërë edhe më
evidente nga koha e fillimit të procesit të
privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. 18
Ligji i
Punës i adaptuar në vitin 2010 paraqet një nxitje
të fuqishme drejt ofrimit të sigurisë dhe
avancimit të gjendjes së punëtorëve, përderisa
implementimi dhe mbikëqyrja mbesin ende sfida
të rëndësishme për institucionet vendore,
sindikatat, si dhe shoqërinë civile.
Njëkohësisht ekziston brenga për efektet e saja
negative në sektorin privat. Të gjitha
asociacionet e biznesit të cilat i kemi intervistuar
e kanë pasur ndjenjën se ligji i punës është
shkas edhe pse është ende herët të matet
shkalla e efektit të saj19
. Pikësëpari ligji i ri ngrit
koston e punëtorit sepse orari i punës është më i
shkurtë dhe pushimet janë më të gjata. Së dyti
ligji e ngrit koston relative për punësimin e
femrës për shkak të pushimit afatgjatë të
lehonisë (deri një vit). Së fundmi ata që janë në
favor të grave që punojnë ka shumë gjasa se
mund t‟iu krijojnë efekt të kundërt. Ky ligj i
dekurajon kompanitë privatë të punësojnë femra
e që mund të konsiderohet si diskriminim, në
njëfarë kuptimi. Kur është pyetur për ligjin e ri,
një intervistues në pozitë menaxheriale ka
deklaruar: “...është absurde për një punëtor të
jetë larg vendit të punës për një vit. Nëse ky ligj
nuk ndryshon ne nuk do të punësojmë femra në
kompaninë tonë” 20
.
Për të paraqitur një vizion më të qartë të situatës
së punës në Kosovë më poshtë është një tabelë
e cila paraqet krahasimet në mes të
Standardeve Ndërkombëtare te ILO-së,
18
Qasja në të drejtat e punëtorëve në Ballkan. Vështrim nga perspektiva rajonale – Shembulli i Kosovës, fq 3 19
Dokument informues – Zhvillimi i sektorit privat. Forum mi politikat ekonomike. Maj 2001. Për më shumë http://www.fes-prishtina.org/wb/media/pdf/ENGFES-RiinvestPrivateSectorDevelopment18may2011-draft%282%29.pdf 20
Ibid. fq 10
predispozitave në Ligjin e Punës në Kosovë dhe
ato rajonale.
7 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Shteti / Standardi
Ndërkombëtar
Kosova Konventa
ILO
Shqipëria Mali i Zi Maqedonia Serbia
Kontrata Shkrim Sipas ligjeve
ndërkombët
are /
marrëveshje
kolektive
Me shkrim dhe
verbal
Pacaktuar Pacaktuar Pacaktuar
Orari i Punës 40 orë 40 orë 40 orë 40 orë 40 orë 40 orë
Ditët e punës në javë Pacaktuar n/a 40 orë
Pushimi javor Së paku 24
orë
Së paku 24
orë
24 orë
Pushimi i lehonisë 365 ditë 14 javë 365 ditë 9 muaj dhe 1
vit për më
shumë se një
fëmijë
365 ditë
Pushimi vjetor 20 ditë plus
një ditë shtesë
për 5 vjet
eksperiencë
pune
Jo më pak
se tre javë
për një vit
pune
Minimum 4
javë
Minimum 18
ditë
Minimum 18
ditë,
maksimum 26
ditë
Minimum 18
ditë
Pushim mjekësor 10 ditë me
pagesë
n/a Pacaktuar
Puna jashtë orarit 8 orë në javë n/a 10 orë në javë Pacaktuar Maksimum 10
orë për javë
20 orë për
javë
Periuha e provës 6 muaj 3 muaj Maksimumi
6 muaj
Maksimumi
6 muaj
Puna Praktikë 6 muaj deri në
një vit pushim
pa pagesë
6 mmuaj
deri 1 vit
Maksimumi 1
vit
Pushimi gjatë orarit Minimumi 30
minuta
30 minuta 30 minuta
Pushim me pagesë 2-3 ditë 5 ditë 7 ditë 7 ditë në vit 5 ditë
Kompenzimi për
pushim mjekësor
70% e pagës 60% 80% e pagës
për 14 ditë
Tabela 1. Informim mbi politikat Rregullimi i Punësimit në Kosovë. Ligji i punës dhe implementimi i saj.
Legjislativët tjera kombëtare, përveç ligjit të
punës në Kosovë, të cilat mund të zbatohen në
këtë fushë janë:
a. UNMIK Rregullativa Nr. 2001/36 për
shërbyesit civil të Kosovës, e cila është njëra
ndër rregulloret e para të adaptuara nga
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë,
e cila i përket rregullimit të drejtave dhe
obligimeve të shërbyesve civil që do të thotë
vetëm për zyrtarët publik.
b. Nënshkrimi i kontratës kolektive në vitin
200521
, e hartuar dhe nënshkruar nga
21
Një dekret i nënshkruar nga komiteti trepalësh: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Për shkak të mungesës së fondeve ka pasur pengesa në implementim.
komiteti trepalësh në kohën kur administrata
ndërkombëtare është vendosur në Kosovë.
c. UNMIK Rregullativa Nr. 2003/33 për sigurinë
në punë, shëndet dhe mjedisit të punës – një
pjesë e legjislativit që synon të mbrojë dhe
siguron mjedis të shëndetshëm dhe të duhur
pune për punëtorët në Kosovë.
d. Ligji për Inspektoratin e Punës në Kosovë, Nr.
03/L-01722
, dhe
e. Ligji për aftësimin profesional, rehabilitim,
dhe punësimi personave me aftësi të
kufizuara Nr. 03/L-019.
22
Legjislacion që ka paraparë mbrojtjen e dispozitave implementuese për ligjin e punës dhe aspekteve tjera të punës në Kosovë.
8 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Përkundër faktit që janë adaptuar një numër
ligjesh, ka shumë pengesa për implementimin e
tyre, si p.sh:
Punëtorët, punëdhënësit dhe shërbyesit civil
ende nuk janë të njoftuar me ligjin e ri të
miratuar dhe implikimet që mund të ketë.
Rregullativat e UNMIK në shumicën e
rasteve duhet të ndryshohen për të
pasqyruar ndryshimet në fushën e të
drejtave të punëtorëve. Ekziston një listë me
zëvendësime të dekreteve e cila duhet të
hartohet për të mundësuar dekretet të
funksionojnë.
Kompanitë publike dhe private duhet të
hartojnë rregullat dhe procedurat e tyre për
të funksionalizuar, organizuar, respektuar
dhe mbrojtur të drejtat e punëtorëve.
Mbikëqyrje e dobët institucionale e politikave
të punësimit ku zhvillimi, menaxhimi,
monitorimi dhe vlerësimi duhet të forcohen.
Një numër i vogël i inspektorëve të punës
dhe mungesa e përkrahjes institucionale për
të kryer punën e tyre në mënyrë adekuate.
Me rëndësi është që sistemi gjyqësor të
zgjedh problemet e natyrës së punës. Në
sistemet e mëparshme Gjykatat e Punës së
Përbashkët janë aplikuar. Këto gjyqe janë
marrë vetëm me kontestet e punës. Në
shumicën rasteve ka ndihmuar shumë,
posaçërisht në rastet më komplekse që janë
adresuar në kohe dhe me profesionalizëm.
Mungesa e këtij lloj gjyqi është mjaft
problematik për arsye se ka shumë raste që
pritet të procedohen në gjykata. Nga numri i
përgjithshëm i 217.758 rasteve të
pazgjedhura në gjykatat e Kosovës 204.119
ose 93.7% nga to ende pritet të procedohen
në gjykatat komunale23
.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës (IOB) për
shërbyesit civil24
, ka nevojë për përkrahje
më të madhe nga autoritetet. Brenga
kryesore e vendimeve të marra nga IOB
mbetet implementimi i tyre. Pavarësisht
faktit se vendimet e marra nga IOB janë
23
Sekretariati i Këshillit Kosovar Gjyqësor. Statistikat e gjykatave të rregullta. 24
Trup përgjegjës i dedikuar për zgjidhjen e konfliktit për shërbyesit civil.
obligative, praktika na tregon një situatë
tjetër. Nga 192 ankesave të aprovuara gjatë
vitit 2010, punëdhënësit i kanë
implementuar 91 nga to derisa 61 mbeten
ende të pa implementuara25
.
Si të tilla, këto raste janë të identifikuara dhe
konsideruara si pengesa serioze për promovimin
dhe respektimin e plotë të drejtave të
punëtorëve edhe pse Strategjia e Punësimit në
Kosovë 2010 -201226
parasheh në kohë
afatgjatë “Përmirësimin e funksionalizimit të
tregut të punës nëpërmjet institucioneve,
politikave dhe procedurave më të mira në tregun
e punës”. Objektivat tjera të kësaj strategjie janë
masat mbrojtëse të punësimit27
.
Për të përfunduar, mes tjerash, mbikëqyrja e
implementimit të dispozitave nga Ligji i Punës
mbetet temë e ngrohtë në muajt dhe vitet në
vijim. Kjo është për shkak të faktit se
implementimi i mbikëqyrjes së dispozitave mund
të ketë dy efekte pozitive: në njërën anë mbrojtja
dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve, derisa
identifikon nevojat për ndryshime eventuale në
anën tjetër. Në këtë drejtim roli i inspektoratit të
punës mbetet fundamental.
25
IOB raport 2010. Për më shumë https://kpmk.rks-gov.net/document/shqip/publikime/raporti_2010.pdf 26
Strategjia e Punësimit në Kosovë 2010 – 2012 miratuar në dhjetor 2009 fq. 20 27
Ibid. fq 27
9 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
4. Inspektorati i punës
Element tjetër i dobët në fushën e punësimit
është Trupi Ekzekutiv i Inspektoratit të Punës28
,
e themeluar nga Rregullativa e UNMIK mbi Ligjin
Thelbësor të Punës me një Ligj të veçante mbi
Inspektoratin e Punës e miratuar në vitin 2002,
ndryshuar ne vitin 2008. Që nga fillimi i saj
Inspektorati është ballafaquar me vështirësi në
kryerjen e kompetencave të caktuara dhe
funksionalizimit në organizimin struktural dhe
mungesës së përkrahjes. Për këtë arsye nuk ka
arritur të përmbush funksionet dhe obligimet e
saja të parapara me legjislacionin vendor dhe
ILO standardeve, në përgjithësi ILO Konventës
Nr.81 dhe protokollit të saj nga viti 199529
. Neni
3.1.a. i Konventës përcakton se funksionet e
sistemit të inspektimit të punës duhet “të
sigurojnë zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me
kushtet e punës dhe mbrojtjes së punëtorëve në
vendin e punës, dispozita të tilla që lidhen me
orë, pagesë, sigurim, shëndet dhe mirëqenie,
punësimin e fëmijëve dhe personave të rinj dhe
çështjeve tjera, deri në atë masë që dispozitat e
tilla të zbatohen nga inspektorët e punës”. Kjo
kërkon përkrahje të plotë nga autoritetet
qendrore para se gjithash duke krijuar kushte
adekuate të punës dhe përkrahje optimale
logjistike. Tabela në vijim30
tregon çështjet e
përmendura të prezantuara me një përmbledhje
të numrit të bizneseve të mbuluara nga stafi i
Inspektoratit të Punës në komuna të ndryshme.
Pas procesit të decentralizimit, Kosova ka 37
komuna. Inspektorët e punës ende nuk janë
përcaktuar për komunat e sapoformuara e as në
28
Ky trup funksionon brenda Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e udhëhequr nga Drejtori i Agjencionit dhe e përkrahur nga tre zëvendës të ngarkuar me fusha specifike të punës. 29
ILO Konventa Nr. 81, dhe protokolli i saj i vitit 1995, mbi kushtet optimale për punë të Inspektorëve të Punës. 29
Ky trup funksionon brenda Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e udhëhequr nga Drejtori i Agjencionit dhe e përkrahur nga tre zëvendës të ngarkuar me fusha specifike të punës. 29
ILO Konventa Nr. 81, dhe protokolli i saj i vitit 1995, mbi kushtet optimale për punë të Inspektorëve të Punës. 30
Përmbledhje e Politikave. Rregullimi i Punësimit në Kosovë. Ligji i Punës dhe implementimi i saj. Fq 17. Për më shumë http://www.fes-prishtina.org/wb/media/pdf/Labouranalysis.pdf
komunat e formuara më herët siç janë Fushë
Kosova, Istogu, Suhareka, Shtërpca dhe Novo
Bërda31
. Komunat e mëdha si Ferizaj dhe Lipjan
janë të mbuluara nga një inspektor. Komuna e
Prishtinës e ka numrin më të madh të
inspektorëve të punës, me një total prej 632
inspektorëve. Përveç numrit të vogël të
inspektorëve, për shkak të pagave të vogla, 9
inspektorë e kanë lënë vendin e tyre të punës
duke krijuar rënie të numrit të inspektorëve nga
58 në 4933
.
Duke marrë parasysh mungesën e kapaciteteve
dhe ushtrimit të fuqive të sindikatave si dhe
inspektorateve të dobëta të cilat duhet të
mbikëqyrin punëdhënësit është e qartë se ka
hapësirë të mjaftueshme për abuzim dhe shkelje
të drejtave. Për këtë arsye në vazhdim të këtij
hulumtimi ne dëshirojmë që të analizojmë disa
nga dispozitat të cilat shkelen më shpesh siç
janë ato të mbrojtjes së femrave në rast të
lehonisë, sigurimi social, përfundimi i kontratës,
orari i punës, puna e natës duke krahasuar
situatën reale me atë që është e përcaktuar nga
Ligjet ndërkombëtare dhe vendore dhe pastaj
japim rekomandime si duhet të përmirësohet
situata.
31
Ibid. fq 17 32
Ibid. fq 17 33
Ibid. fq 17
10 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Tabela 2. Numri i bizneseve / inspektorëve në disa nga komunat e Kosovës
Komunat Numri i bizneseve të
regjistruar**
Numri i inspektorëve
të punës**
Mesatarja e bizneseve për tu inspektuar nga secili
inspektor
Për vit Për ditë (220 ditë pune)
Deçan 1492 3 497.3 2.2
Gjakovë 5510 5 1102 5.0
Drenas 2426 1 2426 11.0
Gjilan 6191 3 2063 9.3
Dragash 891 1 891 4.0
Kaçanik 2049 1 2049 9.3
Klinë 1754 1 1754 7.9
Kamenicë 1799 2 899.5 4.0
Mitrovicë 4672 4 1168 5.3
Leposaviq 806 2 403 1.8
Lipjan 2811 1 2811 12.7
Obiliq 947 1 947 4.3
Rahovec 1963 1 1963 8.9
Peje 6277 5 1255 5.7
Podujevë 3195 2 1597 7.2
Prishtine 23789 6 3965 18.0
Prizren 8914 2 4457 20.2
Skenderaj 1680 1 1680 7.6
Shtime 1151 1 1151 5.2
Ferizaj 7436 1 7436 33.8
Viti 2328 1 2328 10.5
11 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
5. Dispozitat e rëndësishme NGA mekanizmat ndërkombëtarë
lidhur me punën dhe aplikim e saj në Kosovë
a. Karta Sociale e Evropës
Dispozitat e Kartës Sociale të
Evropës34
Dispozitat Ligjore Vendore35
Vërejtjet dhe rekomandimet lidhur me
implementimin praktik
Pjesa I, par 8:
“Femrat e punësuara në rast të
lehonisë, kanë të drejtë në mbrojtje të
posaçme”.
1. Kontrata Kolektive – Nuk ka dispozita
ligjore të cilat parashohin mbrojtjen e
femrës shtatzënë të punësuar.
2. Ligji i Punës – nuk përmban dispozita
lidhur me mbrojtjen e posaçme të femrës
në rast të lehonisë: ekzistojnë të drejta
dhe obligime por nuk ekziston mbrojtja e
posaçme.
Marrëveshja ndërkombëtare e ratifikuar
dhe normat juridikisht të detyrueshme të
së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi
ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës36
.
Karta duhet të ratifikohet dhe të aplikohet
në Kosovë.
Pjesa I, par 12 37
“Të gjithë punëtorët dhe varësit e tyre
kanë të drejtë në sigurim social”
1. Kontrata Kolektive – asnjë dispozitë
nuk parasheh të drejtën e sigurimit social
për punëtorët dhe varësit e tyre.
2. Ligji i Punës nuk përmend sigurimin
shëndetësor fare.
Sigurimi social në të gjitha format nuk
është e përfshirë në asnjë ligj e cila
merret me marrëdhënien e punësimit në
Kosovë; për këtë arsye është një nevojë
e menjëhershme që ligji i sigurimit të
shëndetit dhe ligji për themelimin e
fondit për invaliditet dhe pensionet të
aprovohet.
Neni 24, par. a)38
“E drejta e punëtorëve të mos u
përfunduar punësimi, pa arsye, me
bazë për përfundim të tillë e cila lidhet
me kapacitetet e tyre, sjelljen e tyre,
ose bazuar në kërkesat operacionale
të ndërmarrjes, themelimit ose
shërbimit”.
Neni 71. 2 i Ligjit të Punës në Kosovë
Punëdhënësi mund ta përfundojë një
kontratë pune me njoftim në afat prej
tridhjetë (30) ditë kalendarike.
Punëdhënësi i cili nuk dëshiron ta
përtërijë kontratën me afat të caktuar
duhet ta informojë punëtorin së paku
tridhjetë (30) ditë para skadimit të
kontratës. Dështimi për vepruar në këtë
mënyrë jap të drejtë punëtorit një vazhdim
me pagesë të plotë për tridhjetë (30) ditët
e ardhëm kalendarik.
Me dispozitat përkatëse ligjore është e
caktuar mënyra e përfundimit të
kontratës. Në praktikë në sektorin privat,
punëdhënësit në shumicën e rasteve nuk
i njoftojnë punëtorët për arsyet e
përfundimit të kontratës, as me letër me
shkrim e as në mënyrë orale, siç është e
paraparë me ligj.
Më poshtë është një shembull i XX
kompanisë:
Në administratën publike punonjësit
gjatë gjithë kohës kanë pranuar njoftimin
me shkrim për përfundimin e kontratës,
brenda afatit kohor, siç është e paraparë
me ligj.
34
Meqenëse Karta Evropiane Sociale mbulon në masë të madhe dispozitat e ligjit të punës ne konsiderojmë si të rëndësishme ta analizojmë këtë instrument ndërkombëtar duke krahasuar dispozitat e saja me përputhshmëritë e dispozitave vendore në këtë fushë. 35
Analiza jonë është koncentruar në dispozitat e këtyre akteve ligjore vendore: kontrata kolektive, ligji i punës së Kosovës, UNMIK Rregullativa Nr 2001/36, si dhe Instruksionet Administrative Nr 2003/2 për implementimin e Rregullativës së UNMIK Nr 2001/36. 36
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 19, pjesa 2 37
Karta Evropiane Sociale, Pjesa I, pika 12 38
Ibid, neni 24, paragrafi (a)
12 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Rekomandimi:
Inspektorati i Punës duhet të jetë më
aktiv dhe të inspektojë.
b. Konventa vitit 1930 (ILO) e orarit të punës (komerciale dhe zyrë)
c. Konventa e Punës së Natës e Vitit 1990, (ILO)
Dispozitat e Konventës së Punës së
Natës, 199041
Dispozitat Ligjore Vendore42
Vërejtjet dhe rekomandimet lidhur me
implementimin praktik
Neni 8
Punëtorët e natës në orarin e punës që
kompensohen me pagesë ose përfitime
të tilla do të njihet si punë e natës.
Ligji i Punës, Neni 27
Ndërrimi i Natës
1. Orari i punës ndërmjet 22:00 dhe 06:00
do të konsiderohet si ndërrimi i natës.
2. Nëse puna është e organizuar me
ndërrime, është e detyrueshme që të
organizohen ndërrimet në atë mënyrë që
punëtori të mos punojë një (1) javë rresht
ndërrim nate pa asnjë ditë pushimi.
3. Ndërrimi i natës duhet të ndalohet për
Kompensimi i punëtorëve të natës, në
formë të orarit të punës, nuk përfillet me
pagesë ose përfitime të tilla.
Rekomandimi:
Amendamenti i parë i ligjit duhet të
konsiderohet.
39
Orari i Punës (Komercial dhe Zyre) Konventa u mor si instrument ndërkombëtarë për tu analizuar. Neni 3 dhe 4 kanë qenë nën fushëveprimin e analizës. 40
Ligji i Punës së Kosovës dhe Instruksioni Administrativ i UNMIK-ut 2003/02 mbi orarin e punës të shërbyesve civilë dhe janë përdorë si referencë. 41
Konventa e Punës Natën si instrument i rëndësishëm ndërkombëtar për këtë hulumtim. Posaçërisht kemi analizuar artikullin 8. 42
Ligji i punës, është analizuar neni 27 për të krahasuar dhe shikuar përputhshmëritë me standardet ndërkombëtare.
Konventa vitit 1930 e orarit të punës
(komerciale dhe zyrë)39
Dispozitat Ligjore Vendore40
Vërejtjet dhe rekomandimet lidhur me
implementimin praktik
Neni 3
Orari i punës për personat ku kjo
konventë aplikohet nuk guxon të kalojë
dyzet e tetë orë në javë dhe tetë orë në
ditë, përveç nëse parashihet ndryshe në
tekstin e mëtutjeshëm.
Neni 4
Maksimumi i orëve të punës i
përcaktuar në Nenin 3 mund të
rregullohet në atë mënyrë që orari i
punës në cilido ditë mos të tejkalojë
dhjetë orë.
1. Ligji i Punës Parasheh:
Neni 20
Vendosja e Orarit të Punës
1. Orari i punës nënkupton periudhën
kohore gjatë së cilës punëtori kryen punë
ose shërbime për të mirën e punëdhënësit.
2. Orari i plotë i punës është dyzet (40) orë
për javë, përveç nëse është e përcaktuar
ndryshe me këtë ligj.
3. Orari i plotë i punës për një punëtor më
të ri se tetëmbëdhjetë (18) vjet nuk guxon
të tejkalojë tridhjetë (30) orë në javë.
Në sektorin privat, orari i punës nuk
është në harmoni as me këtë konventë e
as me dispozitat lokale. Punëtorët janë
të obliguar të punojnë minimum 12 orë
në ditë dhe vetëm një ditë pushimi gjatë
javës. Në këtë rast të drejtat e tyre
themelore janë të shkelura duke mos i
mundësuar punën në përputhshmëri me
orarin e punës të rregulluar me ligj.
Rekomandimi:
Inspektorati i Punës duhet ti përmbush
obligimet e saja të cilat janë të
përcaktuara me ligjin e punës mbi
Inspektoratin e Punës në mënyrë që të
monitorojë rregullisht, sektorin privat në
veçanti, dhe të identifikojë vendet e
punës ku orari i punës nuk respektohet
siç është e paraparë me ligj. Në rastet
ku Inspektorati i Punës identifikon dhe
gjen abuzime të tilla duhet të veprojë me
gjoba të përcaktuara me dispozitat
ligjore.
13 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
persona më të rinj se tetëmbëdhjetë (18)
vjeç, grave shtatzëne, dhe grave që japin
gji. Ndërrimet e natës mund të mbahen
nga prindër të vetëm dhe femra të cilët
kanë fëmijë tre (3) vjeçar e më të vjetër,
ose kanë fëmijë me të meta por vetëm me
miratimin e tyre.
4. Nëse gjendja shëndetësore e punëtorit
që punon në ndërrim nate përkeqësohet si
rezultat i punës së kryer, pas vlerësimit të
trupit shëndetësor kompetent,
punëdhënësi është i obliguar që të gjejë
një punë të përshtatshme për atë punëtor
gjatë ditës.
14 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
6. Partnerët social
a. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të
Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës
është sindikatë e cila daton më shumë se 20
vjet. Duke filluar aktivitetin e saj si mbrojtës i të
drejtave dhe lirive të shqiptarëve etnik në
Kosovë nen ish-Jugosllavinë ajo u transformua
në një organizatë e cila ngrit zërin kundër të
gjitha shkeljeve të punëtorëve pa marrë
parasysh përkatësitë etnike, religjioze, gjinore
ose çfarëdo përkatësie tjetër. Sot, kjo sindikatë
është një faktor i rëndësishëm në dialogët social
dhe përbëhet nga disa degë:
1. Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkenës
së Kosovës (SBASHK)
2. Federata Sindikatave e Shëndetësisë së
Kosovës (FSSHK)
3. SP e Policisë së Kosovës (SPK)
4. SP e Energjetikës së Kosovës (SPEK)
5. SP e Judikaturës së Kosovës (SPJK)
6. SP e Administratës së Kosovës (SPAK)
7. SP e Agrokompleksit të Kosovës (SPAgK)
8. SP e Metalistëve të Kosovës (SPMK)
9. SP e Veprimatarive Komunale dhe Banesore
(SPVKBK)
10. SP e Ndërtimtarisë dhe Projektimit (SPNPK)
11. Federata e Metalurgjisë dhe Industrisë
Kimike të Kosovës (FMIKK)43
Foto 2. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës
43
Degët e BSPK-së http://www.bspk.org/english/aboutus.html
Sidoqoftë për shkak të mungesës së
kapaciteteve organizative dhe efektivitetit në
strukturat e saja për nga aspektet organizative
dhe funksionale, nuk ka qenë në gjendje të
mbrojë të drejtat e punëtorëve në mënyrë
efektive. Këto dobësi janë bërë më evidente me
pasiguri në vendet e punës e të krijuara nga
procesi i privatizimit nga e cila shumica e
pronarëve të rinj nuk i kanë përmbushë normat
dhe dispozitat ligjore. Shembujt në aneks
ilustrojnë disa nga shembujt tipik. Përveç kësaj
Konfederata e Sindikatave të Kosovës si
fraksion i BSPK-së, e krijuar rishtazi, nuk duket
se është duke punuar në mënyrë aktive.
Foto 3. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës
b. Oda Ekonomike e Kosovës
Oda Ekonomike e Kosovës44
është asociacioni
kryesor i bizneseve të Kosovës. E themeluar në
vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës, është
përfaqësuesi kryesor i interesave të komunitetit
të bizneseve Kosovare. Oda Ekonomike e
Kosovës është organizatë jo-profitabile, e
pavarur pa përkatësi politike dhe objektivi i saj
është përmirësimi i ekonomisë së tregut,
ndërmarrësisë dhe nxitjes së konkurrencës në
mes të anëtarëve të saj. Ajo përkrah dhe
44
Oda Ekonomike e Kosovës udhëhiqet nga kryetari i saj. Kuvendi i OEK-ut organizon zgjedhje çdo katër vite. OEK-u gjithashtu ka Këshillin Drejtues të përbërë nga 27 anëtarë.
15 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
përfaqëson në mënyrë të denjë anëtarët e saj,
jap këshillime për fillim biznesi dhe jap këshillime
për asistencë profesionale për kompanitë
anëtare e në veçanti promovon investimin dhe
zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Si partner
social Oda Ekonomike e Kosovës luan rol kyç në
mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Kjo për
shkak të faktit se Oda Ekonomike e Kosovës ka
autorizim publik të ofrojë shërbime arbitrimi në
konfliktet ekonomike dhe ligjore në mes të
kompanive mes vete ose kompanive vendore
dhe ndërkombëtare45
. OEK njëkohësisht
ndihmon në hartimin dhe amandamentimin e
legjislacionit të qeverisë46
.
c. Aleanca Kosovare e Bizneseve
Aleanca Kosovare e Bizneseve është aleanca
më e madhe e asociacionit të bizneseve dhe
bizneseve individuale në Kosovë. E themeluar
në vitin 2002, AKB ka 28 asociacione të
bizneseve me më shumë se 9500 anëtarë. Kjo
aleancë ka arritur të ngrit nivelin e
bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe
publik, duke përfshirë shoqërinë civile dhe
organizatat e donatorëve të cilat janë aktive në
Kosovë. Si partner social Aleanca ka për qëllim
të bashkojë të gjitha asociacionet e bizneseve
dhe të ndikoj në zhvillimin dhe politikat
ekonomike të sektorit privat, të krijojë partneritet
të qëndrueshëm në mes të sektorëve publike
dhe private me qëllim që të ngritë punësimin dhe
përmbush nevojat e konsumatorëve.
Megjithatë edhe pse kemi ligje te adaptuara,
organe të themeluara shtetërore dhe partnerëve
socialë, të drejtat e punëtorëve shpesh janë të
rrezikuara, abuzuara dhe të shkelura siç
tregohen në shembujt e mëposhtëm në aneks.
45
Arbitrimi i Odës Ekonomike të Kosovës. Për më shumë http://www.oek-kcc.org/en/services/arbitrage 45
Ibid. Për më shumë http://www.oek-kcc.org/en/services/arbitrage 45
Arbitrimi i Odës Ekonomike të Kosovës. Për më shumë http://www.oek-kcc.org/en/services/arbitrage 46
Ibid. Për më shumë http://www.oek-kcc.org/en/services/arbitrage
16 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
7. Konkluzione dhe rekomandime
Edhe pse ka pasur përparime në fushën të
drejtave të punëtorëve në Kosovë, ende ka sfida
për tu tejkaluar. Kjo ndodh për shkak të
kompleksitetit të ligjeve dhe legjislacionit në një
anë dhe implementimit të dobët në anën tjetër.
Siç vërehet më herët konflikti i normave mbetet
një pengesë serioze për implementimin plotë të
dispozitave ligjore dhe shpesh krijon situata të
paqarta dhe pasiguri kur flasim për mbrojtjen e
të drejtave të punëtorëve. Është me rëndësi që
të qartësohet Ligji i sapo adaptuar i Punës si
dhe të sigurojë të drejtat e punëtorëve dhe të
krijojë siguri të përgjithshme dhe mbrojtje më të
mirë për punëtorët. Siç përmendet më herët
ligjet e tanishme duhen të plotësohen me aktet
nënligjore të cilat japin detaje dhe hapin rrugë
për implementimin saj të plotë në praktikë. Është
obligim i autoriteteve dhe kompanive të hartojnë
dhe zbatojnë rregullat përkatëse të procedurave
dhe instruksionet e tjera ligjore në mënyrë që të
përmbushin dispozitat e ligjit të punës. Në
përgjithësi është me rëndësi që të adaptohen
instrumentet ndërkombëtare ligjore sa më
shpejtë që është e mundur.
Institucionet publike do të jenë më aktive në
promovimin dhe monitorimin e respektimit të
drejtave të punëtorëve. Inspektorati i Punës,
Bordi Mbikëqyrës i Pavarur, Gjykata, Partnerët
Social si dhe Shoqëria Civile duhet të
kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim.
Në të njëjtën kohë institucionet administrative siç
është Inspektorati i Punës si dhe institucionet
juridike, në përgjithësi gjykatat, u mungojnë
kapacitetet që të mbikëqyrin implementimin e
ligjeve dhe të ushtrojnë detyrat e tyre sipas
kompetencave të tyre, për shkak të problemit me
staf, përkrahjes financiare dhe pajisjeve
adekuate, të cilat janë çështje thelbësore. Duke
marrë parasysh mungesën e kapacitetit të
sindikatave për të ushtruar fuqitë dhe dobësitë të
përmendura më lartë, është e qartë se
mbikëqyrja dhe implementimi i ligjit të punës
mbetet një sfidë e vërtetë për institucionet
vendore, partnerët socialë si dhe shoqërisë civile
në përgjithësi, duke e bërë këtë çështje temë
diskutimi serioz për muajt dhe vitet në vijim.
Në këtë drejtim ne nxjerrim rekomandimet si
në vijim:
Autoritetet vendore, qeveria dhe parlamenti,
duhet të organizojnë kapacitetet ligjore dhe
hartojnë aktet nënligjore të parapara me
ligjet relevante. Kujdes të veçantë duhet ti
kushtohet për tu siguruar ekspertiza e
nevojshme, posaçërisht me stafin ligjor, për
të hartuar legjislacionin e nevojshëm dhe të
mbikëqyr implementimin.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,
Inspektorati i Punës duhet të hartojnë dhe
implementojnë rregullat dhe procedurat e
tyre për të siguruar organizimin dhe
respektimin e plotë të drejtave të
punëtorëve, përderisa kompanitë private
duhet ti binden tyre gjatë implementimit.
Autoritetet vendore duhet të sigurojnë
koherencë dhe pajtueshmëri me standardet
dhe normat ndërkombëtare siç është
legjislacioni i BE-së, Karta Sociale e
Evropës, konventat e KB dhe ILO. Duhet të
organizohen debate dhe negociata për
inicimin e adaptimit të mekanizmave
ndërkombëtare.
Autoritetet vendore urgjentisht duhet të
adaptojnë Ligjin e Sigurimit Shëndetësor
dhe themelimin e Fondit për Invalidët dhe
Pensionet.
Qeveria duhet të sigurohet se dispozitat në
Kontratën Kolektive janë plotësisht të
implementuara.
Në nivelin gjyqësor, një Odë duhet të
krijohet e cila merret me çështjet e
punëtorëve, e në këtë mënyrë zvogëlon
ngarkesën e krijuar dhe zvogëlon zgjatjen e
proceseve. Ligji i ri i gjykatave duhet të
17 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
amandamentohet dhe ky rekomandim të
meret parasysh.
Autoritetet qendrore dhe lokale duhet të
ofrojnë përkrahje të plotë institucioneve
përgjegjëse për implementim dhe
mbikëqyrje të legjislativit siç është
Inspektorati i Punës dhe Bordi i Pavarur
Mbikëqyrës (IOB) duke krijuar kushte pune
adekuate dhe përkrahje logjistike optimale.
Në thelb numri i inspektorëve duhet të rritet
sa më shpejtë që është e mundur. Veç kësaj
Qeveria dhe Parlamenti duhet të jenë më
aktivë në zbatimin e vendimeve të IOB-së.
Agjencioni Kosovar i privatizimit47
duhet të
jetë më efikas dhe saktë në kontrollimin e
implementimit të dispozitave të cilat dalin
nga kontratat e privatizimit të ndërmarrjeve
shtetërore. Gjithashtu duhet të jetë më e
vendosur në marrjen e masave kundër cilido
që e shkel kontratën.
Kampanjat publike duhet të organizohen për
ngritjen e vetëdijesimit brenda punëtorëve
dhe punëdhënësve për të drejtat dhe
obligimet e tyre, në veçanti për Ligjin e sapo
adaptuar të Punës dhe implikimet e saja.
BSPK si partner social duhet të jetë më aktiv
dhe të kontribuojë duke:
Marrë pjesë në grupet punuese gjatë
procesit të hartimit dhe amandamentimit
të legjislacionit (p.sh. Ligji i Punës)
Mbikëqyrjen e implementimit të
dispozitave ligjore, posaçërisht të Ligjit
të Punës.
Duke u bashkuar dhe përparuar njëzëri,
partnerët social, në veçanti sindikatat,
munden pa dyshim të arrijnë rezultate më të
mira dhe përmirësojnë situatën lidhur me të
drejtat e punëtorëve.
47
Pasardhës i Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca
Kosovare e Bizneseve, si partnerë socialë,
duhet të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre jo
vetëm në sferën e biznesit por njëkohësisht
edhe të mbrojtjes së drejtave të punëtorëve.
Përveç rolit të tyre themelor, ata duhet të
insistojnë në implementimin e rreptë dhe
respektimin e plotë të dispozitave ligjore
lidhur me të drejtat e punëtorëve (p.sh.
Kontrata Kolektive).
Pasi që jemi në fazat e para të adaptimit dhe
implementimit të legjislacionit në këtë fushë,
projekti mund të kontribuojë shumë duke
shërbyer si mbikëqyrës i implementimit të
dispozitave ligjore. Në këtë kontekst kur
flasim për avokim, organizimin e tryezave të
rrumbullakëta, konferencave, seminareve
dhe ndihmës me hulumtime akademike
mund të kontribuoje në përmirësimin e
kapaciteteve ekzistuese dhe situatës në
përgjithësi.
18 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
ANEKS I – Shembujt praktik
Rasti I: “X” Kompania e Ndërtimit
Në vitin 2006 gjatë valës së shtatë të privatizimit
në Kosovë, Kompania Ndërtimore “X” përfundoi
procesin e privatizimit duke krijuar spin-off
special. Pronari i ri premtoi se do ti ri punësojë
236 punëtorët, nga 420 punëtorët e punësuar
paraprakisht dhe të investojë 2.8 Milion Euro.
Përveç se nuk e ka investuar shumën e
premtuar edhe pse disa thirrje janë
bërë zyrës Mbikëqyrëse48
pronari i ri vendosi të
punësojë vetëm 120 punëtorë, nga të cilët vetëm
84 nga punëtorë të punësuar paraprakisht. Të
tjerët nuk pranuan as rimbursimin e as arsyen e
largimit. Në këtë mënyrë pronari i ri shkeli
kushtet e kontratës të vendosura me privatizim.
Të pakënaqur me situatën, punëtorët kërkuan të
drejtat e tyre dhe kërkuar implementimin e
dispozitave të parapara me kontratë duke
organizuar një sërë protestash dhe grevash në
prill të 2011. forcat policore duke ushtruar dhunë
i dhanë fund kësaj çështjeje. Pronari i ri i
kërcënoj se do ti largojë nga puna protestuesit
dhe lëshoi një vendim për përfundimin e
kontratave bazuar me Ligjin e Punës (neni 67,
par.1.3) e cila përcakton se ”kontrata mund të
përfundojë pas skadimit të saj49
“50
. Në praktikë
kjo nuk ka qenë e mundur, pasi që punëtorët
ende kanë pasur kontrata valide.
Veprat e pronarit gjithashtu kanë qenë në
kontradiktë me Ligjin e Grevave (neni 13, par 1
dhe 2). Paragrafi i parë i ligjit në fjalë përcakton
se “Për organizatorët e grevës, drejt
pjesëmarrësve të grevës dhe drejt punëtorëve
që përkrahin grevën nuk guxohet të merren
masa disiplinore ose materiale dhe marrëdhënia
48
Organ i Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit përgjegjës për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore. 49
Ligji i Punës së Kosovës. Për më shumë http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2010-200-pdf 50
Pronari i ka dhënë “vendimet” 34 punëtorëve d.m.th. ika pushuar nga puna. Vendimet, kontratat, lista e punëtorëve dhe materialet tjera mund të gjinden në sindikatën e kompanisë X.
e punës nuk guxon të përfundojë”51
. Paragrafi i
dytë është edhe më direkt dhe i qartë duke
theksuar se “Gjatë grevës së organizuar sipas
kushteve të përcaktuara nga ky Ligj
punëdhënësit nuk guxojnë të punësojnë
punëtorët e rinj që do ti zëvendësojnë
pjesëmarrësit e grevës”.
Kjo grevë ka filluar pasi që pronari nuk i ka
paguar rrogat që nga dita e fillimit të grevës.
Gjithashtu sipas raportit zyrtar të hartuar nga
Inspektorati i Punës, përfaqësuesit e sindikatës
kanë treguar dy kontratat e stafit të rekrutuar
rishtazi gjatë kohës së mbajtjes së grevës e cila
është në kontradiktë me ligjin e
sipërpërmendur52
.
Punëtorët kanë vendosur të dërgojnë rastin në
gjyq53
.
Rasti II: Orari i Punës54
A.J ka punuar si arkëtar në një supermarket për
18 muaj nga 2008 – 2009. Thuhet se ajo ka
punuar punë jashtë orarit të punës rregullisht me
një mesatare prej 13 orësh në ditë, pas marrë
asnjë kompensim. Ajo gjithashtu deklaron se
asnjëherë paraprakisht nuk e ka ditur orari i
punës. Në këtë rast të dyja dispozitat si ajo
ndërkombëtare ashtu edhe ajo vendore janë
shkelur pasi që punëdhënësi nuk i ka respektuar
orarin e punës e cila është e rregulluar me ligj
dhe konventën cila thotë se: “Në raste të
jashtëzakonshme, me rritjen e vëllimit të punëve
dhe në raste tjera të nevojshme, me kërkesën e
punëdhënësit, punëtori do të punojë orë jashtë
51
Ligji i Kosovës për Grevë. Për më shumë http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2010-200-pdf 52
Raporti formal i Inspektoratit të Punës, data 25.05.2011 53
Padia është hartuar me ndihmën e CLARD – OJQ për ndihmë ligjore. 54
Identifikuar nga Clard Kosova, përvetësuar në MPDL, 2010.
19 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
orarit (overtime) për maksimum të tetë (8) orëve
në javë55
.
Rasti III. Kushtet e sigurta të punës, mbrojtja
e shëndetit dhe ambienti i punës së
punëtorëve56
Për shkak të lëndimeve të ndryshme në punë,
49 ish-punëtorë të një kompanie publike kanë
marrë kompensim mujor pasi që janë shpallur si
të paaftë pjesërisht nga komisioni mjekësor.
Kompania ka qenë ajo që ka propozuar të ndalin
punën dhe të zgjedhin kompensimin mujor
derisa të themelohet Fondi Kombëtar për
Sigurim Invalidor.
Pastaj kompania ka deklaruar në mënyrë
unilaterale dhe pa njoftim paraprak, që të
ndërpriten pagesat edhe pse Fondi ende nuk
është themeluar në Kosovë. Për momentin nuk
ka mbrojtje të punëtorëve në skenarin e
sipërpërmendur e cila do të thotë se dispozitat e
Ligjit për Kushtet e Sigurta në Punë, Mbrojtja e
Shëndetit të Punëtorëve dhe Ambienti i Punës
Nr 2003/19 (neni 2.1) përcakton se
“Punëdhënësi është i obliguar të krijon kushte
për sigurinë në punë, shëndetin dhe ambient të
shëndoshë të punës për punëtorët e tij.
Punëdhënësi duhet të jetë përgjegjës për
pagesën e shpenzimeve lidhur me trajtimin e
sëmundjeve dhe aksidenteve në vendin e
punës” janë shkelur.
55
UNMIK Rregullativa Nr 2001/27 mbi Ligjin Themelor të Punës, neni 16.6: Ligji i Kosovës i Punës së Kosovës, Neni 21, paragrafi 1. 56
Ibid, Clard – MPDL
20 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
Bibliografia
Publikimet:
Mbrojtja e të drejtave në Kosovë: Dy hulumtime ligjore për vlerësimin e nivelit të pajtueshmërisë
së legjislacionit vendor dhe praktikave të aplikueshme të standardeve ndërkombëtare, MPDL,
2010
Duke punuar së bashku, mësojmë për jetë. ETF në Kosovë (nën UNSCR 1244/99)1 2010-2012,
2009
Aktet Ligjore
Udhëzimi Administrativ Nr 2003/2
Kontrata kolektive,
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008
Ligji i Punës së Kosovës, 2010
Ligji i Grevave të Kosovës
UNMIK Rregullativa Nr 2001/36UNMIK Rregullativa Nr.2003/19 (Ligji për Kushtet e Sigurisë në
Punë, Mbrojtja e Shëndetit dhe Ambienti i Punës së Punëtorëve)
Konventat Ndërkombëtare
Karta Sociale Evropiane 1966
Marrëveshja Ndërkombëtare e të drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore 1976
ILO Konventa Nr. 81, dhe protokolli i saj i vitit 1995
ILO Orari i Punës (Komercial dhe Zyre) Konventa e vitit 1930
ILO Konventa e Punës së Natës 1990
Raportet dhe dokumentet
Dokument Informues – Zhvillimi i sektorit privat. Forumi mbi politikat ekonomike. Maj 2001
Bordi I Pavarur Mbikëqyrës 2010
Strategjia e Punësimit të Kosovës 2010 – 2012, adaptuar në 2009
Raporti i Inspektoratit të Punës në rastin e „XX‟ Kompanisë
Rregullorja. Rregullimi i Punësimit në Kosovë. Ligji i punës dhe implementimi i saj, 2010,
Publikimi i Bankës Botërore. Biznes Bërja 2010 – Kosovë
Rezultatet e Hulumtimit të Fuqisë Punëtore 2009
Zyra Statistikore e Kosovës. Hulumtimi i Fuqisë Punëtore (2007)
Burimet tjera
Komunikimi nga Komisioni i Këshillit të Parlamentit Evropian, Strategjia e Rritjes dhe Sfidat
Kryesore 2008-2009, 5 nëntor 2008
Padi zyrtare e punuar nga CLARD – OJQ për ndihmë ligjore, Maj 2011
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
Web faqet e Internetit
http://esk.rks-gov.net/eng/index.php?option=com_docman&task=cat_view&gid=16&Itemid=8
21 | Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në Kosovë
http://kgjk-ks.org/?cid=2,94
https://kpmk.rks-gov.net/document/shqip/publikime/raporti_2010.pdf
http://mpms.rks-gov.net/sq-
al/departmentet/departamentiipunësdhepunësimit/divizioniipunësimit.aspx
http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2010-200-pdf
http://www.bspk.org/english/aboutus.html
http://www.fes-prishtina.org/wb/media/pdf/Labouranalysis.pdf
http://www.ilo.org
http://www.oek-kcc.org/en/services/arbitrage
http://www.trusti.org/TRUSTI/Portals/0/Dokumentet/Anglisht/Raportet%20vjetore/Annual_report_
2010.pdf