RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË...

21

Transcript of RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË...

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR I

GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

PËR PROGRAMET E STUDIMIT

BACHELOR NË “EKONOMI – MENAXHIM”

dhe BACHELOR NË “EKONOMI – FINANCE”

TË INSTITUCIONIT PRIVAT “SHKOLLA E

LARTË NDËRKOMBËTARE E TIRANËS”

Ekspert: Prof. Dr. Suzana PANARITI

Dhjetor 2012

2

HYRJE

Institucioni i arsimit të lartë jo publik “Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes“ është një

institucion i krijuar në bazë të ligjit nr.9741, dt 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.156, datë 22.03.2001, "Për shkollat jo-publike

në Republikën e Shqipërisë" dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.281, datë 18.03.2009

“Për dhënien e lejes për hapjen e institucionit Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes”.

SHLNTja e ka filluar aktivitetin mësimor të saj gjatë vitit akademik 2009-2010 dhe ofron këto

programe studimi: Programe studimi të ciklit të parë Bachelor ne Ekonomi – Menaxhim dhe

Ekonomi – Finance.

Baza ligjore e aktivitetit të GVJ për vlerësimin e jashtëm të cilësisë të SHLNTsë është:

- Ligji nr.9741, dt 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”, dhe akte të tjera nënligjore në

mbështetje të tij. Sigurimi i jashtëm i cilësisë, sipas këtyre dispozitave realizohet nëpërmjet

proçeseve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe Akreditimit, i cili kryhet nga Agjensia

Publike e Arsimit të Lartë (APAAL).

- Vendimet e Këshillit të Ministrave për hapjen e programeve të studimit pranë SHLNT.

- Udhëzimet e MASHit për projektimin e programeve të studimit, për hapjen dhe funksionimin

e institucioneve private të arsimit të larte, për transferimin dhe njohjen e krediteve, për

administrimin e dokumentacionit, etj.

- Urdhëri nr.134 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, datë 21.03.2011 “Për miratimin e

standardeve shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve

të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të lartë”.

- Udhëzues i APAAL mbi vlerësimin e jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë.

- Aspektet dhe treguesit e vlerësimit të cilësisë në Arsimin e Lartë (APAAL).

Metodologjia për hartimin e projekt – raportit

Për hartimin e këtij raporti, GVJ është mbështetur në:

- Shqyrtimin dhe analizimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, të hartuar nga grupi i

vlerësimit të brendshëm të SHLNTsë.

3

- Shqyrtimin dhe analizimin e dokumentacionit bazë mbi të cilën organizohet e gjithë

veprimtaria e zhvillimit te programeve mesimore, të tilla si rregulloret dhe udhëzimet, dosjet

e programeve të studimit, regjistrat themeltarë, dokumentacioni i zyrës se burimeve

njerëzore, kurrikulave, karrierës dhe financës, si dhe sekretarisë mësimore.

- Vëzhgimet e kryera gjatë vizitës në vend tek SHLNT si dhe në intervistimet e stafit drejtues

të universitetit, pedagogëve, studentëve dhe stafit administrativ.

Gjatë vizitës në vend u realizuan takime me drejtues të universitetit, të tillë si Rektorin e

Shkolles se larte, me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm, drejtuesit e njësive bazë, si dhe stafin

akademik, studentë, punonjësit e sekretarisë mësimore, të zyrës së kurrikulës, të burimeve

njerëzore, të karrierës, etj. Gjithashtu u bë vizitë në mjediset mësimdhënëse të këtij universiteti

dhe në bibliotekën e universitetit. Gjatë gjithë proçesit të realizimit të vizitave në vend në

SHLNT, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm u asistua dhe nga punonjës pranë Agjensisë së

Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL). Angazhimi dhe bashkëpunimi i drejtuesve të SHLNT

për ofrimin e informacionit të kërkuar ishte mjaft serioz. Pothuajse të gjitha kërkesat e anëtarëve

të grupit, lidhur me vënien në dispozicion të dokumentacionit u plotësuan menjëherë, ndërsa në

rastet kur informacioni nuk disponohej në moment, si në rastet e të dhënave analitike, ai është

ofruar brenda afateve të arsyeshme.

Ky raport konsiston në vlerësimin e jashtëm të programeve të studimit Bachelor (BSc) në

Ekonomi – Finance dhe Ekonomi - Menaxhim.

4

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Bachelor në “Ekonomi – Menaxhim dhe Ekonomi – Finance”, mbështetur në Standardet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1

Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Sipas vlerësimit të bërë, programi i studimit të ciklit të parë në Ekonomi – Menaxhim dhe

Ekonomi – Finance ofrohet në përputhje me misionin dhe qëllimin e shkolles se larte. Programet e studimeve në SHLNT që janë

vlerësuar, janë të organizuara me kohë të plotë dhe me module e te vleresuara ne kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek program studimi me kohë të plotë ne Ekonomi është 60 kredite;

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të

përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë

program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit dhe

që karakterizojnë profilin e programit;

Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Hartimi i programit te studimit nuk eshte mbeshtetur ne ndonje studim specifik te kerkesave te tregut te punes, por pavaresisht kesaj, ofron formim qe pranohet ne tregun e punes.

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Konkluzione: Institucioni ofron programe studimi në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij per pregatitjen e studenteve te Ekonomise.

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

5

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Percaktohet qe ne strategjine e institucionit eshte ne themel Misioni i Fakultetit te Ekonomise me te cilin perputhet programi.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Nëpërmjet programeve te studimeve të ciklit të parë sigurohet pajisja me njohuritë bazë teorike, me metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme si dhe me njohuritë praktike (parashikohet zhvillimi i praktikes profesionale). SHLNT synon forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me universitetet të tjera vendase dhe ato të huaja, si dhe me gjithë stakeholdersat të tillë si studentë, prindër etj.

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një

llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Programi i studimit ne Ekonomi synon formimin e shprehive te vecanta ne perputhje me llogjiken formuese standarte te fushes, por edhe me kuptimin qe ka ky institucion per profesionin e manaxherit. Lendet e perfshira, menyra e organizimit te programit me praktika mesimore, etj, flasin per kete.

Konkluzione:

Nga ana e SHLNTsë synohet përgatitja e menaxhereve të mirëfilltë, të pajisur me dije të nevojshme për të ndjekur studimet master dhe për t„u integruar ne kërkimin shkencor brenda dhe

jashtë vendit, si dhe për të kontribuar me njohuritë dhe eksperiencën e tyre në tregun shqiptar të punës dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar, ne pergjigje te kerkesave si te sektorit publik ashtu dhe te atij privat

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm

të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Ndonese Institucioni ben nje parashikim per numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program – 20 deri ne 30 studente, ende nuk ka patur te mundur te dije ne lidhje me punesimin e tyre. Mesi i vitit 2012 shënon dhe të diplomuarit e parë të këtij universiteti. SHLNT, në lidhje me vlerësimin e nevojave të tregut të punës kerkohet të kryejë studim vlerësues, për studimin e mundësive të punësimit të të diplomuarve të rinj të vitit 2012 për të verifikuar nivelin e të diplomuarve të këtij universiteti. Ky proçes duhet te perfshije analizat e informacioneve të siguruara nga stafi drejtues i SHLNT, por edhe nga kontaktet me punëdhënës të mëdhenj.

Konkluzione: Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Standardi II.2

6

- Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ne perparimin e studenteve duke kontribuar edhe ne ruajtjen e vlerave tona kulturore kombëtare.

Konkluzione: Programet e studimeve ruajne dhe pasurojne vlerat kulturore te vendit dhe nuk bien ndesh me interesat kombetare.

Standardi II.3

- Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Instrumentat e deklaruara jane: Nota mesatare, frekuentimi i studenteve, kalueshmeria.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Informacioni nuk eshte perfshire ne vetvleresimin institucional.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Institucioni publikon planet e punes dhe rezultatet që synon të arrijë. Nuk ka te dhena te publikuara mbi rezultatet e vleresimit dhe pritshmerine.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime

për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët

(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

Lidhur me vlerësimin e rezultateve të programeve të studimeve, SHLNT përdor: - konsultimet me stafin mësimdhënës, me

ekspertë të jashtëm nga brenda e jashtë vendit, si dhe me studentët.

- analizat krahasuese të programeve të ngjashme të studimeve që zbatohen në universitetet e tjera të vendit.

Metodat që përdoren për kryerjen e vlerësimit përfshijnë pyetësorë drejtuar studentëve të SHLNT, pedagogëve të SHLNT, ekspertëve të ndryshëm, për të vlerësuar proçesin e të mësuarit në SHLNT, si dhe në vlerësimin e kurrikulave; intervista të ndryshme të strukturuara dhe të pastrukturuara; dëgjimet në auditor; vlerësimet me nota/pikë; testimet paraprake dhe përfundimtare; provimet për modulet, praktikat; vlerësimin e detyrave të kursit nga studentët për të analizuar proçesin e të kuptuarit konceptual, provimet, si dhe vëzhgimet gjatë proçesit të praktikës për vitin e tretë (kete vit eshte viti i pare i praktikes)

7

Konkluzione:

Për akreditimin e programeve të studimeve, institucioni përdor instrumente matëse dhe vlerësuese

për ecurinë e tyre.

Standardi II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Njësia kryesore përgjegjëse në SHLNT për dhënien e informacionit të nevojshëm mbi përmbajtjen e programeve të studimeve eshte departamenti i Ekonomise se SHLNTsë, ku pedagogët japin informacionet e nevojshme për personat e interesuar (studentët etj) lidhur me lëndët e detyrueshme apo ato me zgjedhje. Fillimisht, studentët i marrin informacionet e nevojshme nga sekretaria mësimore dhe më pas edhe nga pedagogët e lëndëve te departamentit përkatës në lidhje me ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin apo ndjekjen e programit. Orët janë të organizuara në leksione dhe seminare, dhe në seminare kërkohet pjesmarrja e studentëve në 75% të orëve.

Gjithashtu, studentët informohen nga pedagogët përkatës të departamenteve të SHLNT me informacionet e duhura lidhur me syllabuset e detajuara për secilën lëndë, praktikat, ushtrimet, orët e laboratorit, etj.

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Ne planin mesimor eshte informacioni i nevojshem mbi lendet per cdo semester si per ato te detyruara ashtu dhe ato me zgjedhje

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Egzistojne informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Ne raportet e dorezuara per efekt vleresimi jane informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë te perfshire ne programin e Ekonomise – Menaxhim dhe ate Finance, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Konkluzione:

Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. Ne pjesen dermuese te tyre jane pothuajse te rakorduara me ato te Universitetit te Tiranes, Fakulteti i Ekonomise. Ne

syllabuset e lendeve te hartuara e qe behen prezent ne fillim te vitit akademik ka ndryshime te emrave te pedagogeve pergjate ketyre tre viteve, ndonese nje pjese e mire e tyre jane pedagoge

efektive te Fakultetit te Ekonomise.

Standardi II.5

8

- Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Institucioni i arsimit të lartë jo publik SHLNT bën auditim të përvitshëm të situatës financiare të tij, qe kryhet nga shoqeria Henri ne perputhje me legjislacionin ne RSH. Disponohen dokumenta te rregullta financiare.

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Në raportin që hartohet nga audituesit, jepet mendimi lidhur me pasqyrat financiare të tilla si pasqyra e fitimeve, bilanci, etj. Kjo gjë është detyrim ligjor për SHLNT për të rritur dhe besueshmërinë e institucionit.

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

Pasqyrohen kontratat e shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë Bachelor në SHLNT, si dhe jepen rekomandime të ndryshme përsa i përket administrimit financiar sa më eficent dhe efektiv të SHLNT.

Konkluzione: Intitucioni vlereson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1

- Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të

personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Bazuar ne RVB dhe vizitat e bëra tek institicioni i arsimit ta lartë jo publik SHLNT konstatohet se ai ndjek proçedura ligjore dhe bën përpjekje për transparencë në funksion të rekrutimit dhe vlerësimit të punonjësve të SHLNT.

Lidhur me rekrutimin e punonjësve, SHLNT përdor proçedurat e përzgjedhjes me konkurs duke bërë publikime të njoftimeve në gazeta, televizione apo dhe në faqen e internetit (në këtë rast publikohen edhe formularët e aplikimit). Janë departamentet ato qe propozojnë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik dhe për personel ndihmës mësimor shkencor për vendet e lira të punës. Pasi ndjekin proceduren e miratimit deri tek Rektori behet shpallja e vendeve te lira te punes. Kandidatët duhet të paraqesin paketën e plotë të aplikimit që përfshin formularët e aplikimit të plotësuar, tre letra rekomandimi nga pedagogë me tituj apo grada shkencore ku njëra të jetë nga punëdhënësi i fundit nëse ka një të tillë, fotokopje të noterizuar të diplomës, fotokopje të dokumenteve te identifikimit, të arsimimit, të kualifikimeve apo të titujve shkencorë të fituar. Vlerësimi i kandidaturave për personel akademik bazohet në masën 70% në paketën e aplikimit dhe 30% merret nga intervista që zhvillohet me kandidatët që përfshihen në listat e përzgjedhura.

9

Vlerësimi i kandidaturave bëhet nga komisionet e vlerësimit të ngritura nga SHLNT, të cilët shqyrtojnë paketat e aplikimit të kandidatëve, verifikojnë informacionet e paraqitura, dhe hartojnë një listë sipas pikëve të fituara në rendin zbritës per te arritur ne nje liste paraprake te kandidateve te cilet do te thirren ne interviste. Pas përfundimit të proçesit të intervistimit, komisioni për vlerësimin e kandidatëve harton listën

me pikët përfundimtare për çdo kandidat ku përfshihen pikët nga paketa e aplikimit dhe pikët nga intervista, listë e cila diskutohet në rektorat, nga ku merret vendimi për kandidatët fitues.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë qe nga viti 2009 deri ne vitin aktual 2012 ka qene ne rritje. Ne listen e e pedagogeve te Ekonomikut me kohe te plote ka qene vetem 1 me graden Master dhe 7 me part-time, kryesisht pedagoge te Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranes. Ne vitin 2012 eshte arritur qe te kihen 7 pedagoge me kohe te plote (1 me titull Profesor, 3 me titull Doktor)dhe 18 me kohe te pjeseshme. Keshtu numri i pedagogeve me kohe te plote perben rreth 30% te personelit akademik te angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të pare.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Nga takimet e kryera na u vu ne dukje se kryhet vleresimi ne disa nivele i procesit te mesimdhenjes se nje pedagogu, si nga studentet, titullaret e fakultetit, dekanit apo pergjegjesit te departamentit. Rezultatet e vleresimit i behen prezent pedagogut, per te reflektuar permiresimet ne procesin e mesimdhenjes, qofte ne leksione apo seminare.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Institucioni mban e ka te dhena mbi menyren e punesimit te personelit e te njoftimit per pune.

Konkluzione: Ne zyren perkatese te personelit te ofrohen dosjet me dokumentacionin e plote si per pedagoget e brendeshem ashtu dhe ata me kohe te pjeseshme, ndonese levizjet (si prurjet ashtu dhe largimet kane qene te konsiderueshme).

Standardi III.2

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Në bazë të të dhënave të siguruara në zyrën e burimeve njerëzore të SHLNT, u konstatua se ajo disponon një bazë të hollësishme të dhënash për të gjithë anëtarët e personelit akademik të përfshirë në programet e studimit si dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të sudimit, të dhëna të siguruara në formën e dosjeve të detajuara.

10

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Kjo zyrë gjithashtu disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor shkencor dhe të personelit administrativ.

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Lidhur me publikimin dhe proçedurat e rekrutimit të personelit akademik, SHLNT ka përdorur një proçes ligjor e transparent, duke përdorur formën e rekrutimit me konkurs, dhe publikimin e njoftimit “Për shpalljen e vendeve të lira të punës për personel akademik”, në faqen zyrtare të internetit të SHLNT dhe në gazeta apo televizione.

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent”

Përsa i përket angazhimit si titullarë të lëndëve/moduleve për programin e studimeve të ciklit të parë në programet bachelor në Ekonomi – Biznes dhe Finance, nga shqyrtimi i dokumentacionit u vërejt se SHLNT në shumicën e lëndëve/moduleve ka angazhuar si titullarë personel akademik që kanë gradën shkencore “Doktor”. Pergjegjesja e Departamentit te Ekonomise qe mbulon dy profilet, Biznes dhe Finance eshte me graden Msc.

Konkluzione: Ekziston baza e mjeftueshme e te dhenave per personelin, pedagoget dhe stafin ndihmes si dhe te atij administrative.

Standardi III.3

- Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për

përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të personelit ndihmës mësimor-shkencor për

realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e

laboratorëve e mjediseve shkollore;

Numri relativisht i vogel i studenteve qe ndjekin programet e studimit “Bachelor ne Ekonomi-Finance” (nr. gjithsej i te regjistruarve nga viti 2009 deri ne 2012 eshte19 studente) dhe “Bachelor ne Ekonomi-Biznes” (ky numer arrin ne 20) nuk e ben te nevojshme perdorimin ekstensiv te laboratoreve ne procesin didaktik. Keshtu nevojat mbulohen plotesisht vetem nga pedagogu i lendes.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave

të programeve të studimeve të ciklit të parë;

Ka angazhim per permbushjen e objektivave te programeve te studimit te ciklit te pare, por sipas drejtuesve të SHLNT, synohet përmirësimi i vazhdueshëm i punës së pedagogëve dhe punonjësve kërkimorë shkencore, gjë e cila do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të SHLNTsë në këtë treg mjaft konkurues në vend e më gjerë.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të

mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale

(së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Nga takimi ne vend na u tha qe i kushtohet vemendje instruktimit e udheheqjes se studenteve. Duke u bazuar ne numrin relativisht te ulet te studenteve, mund te garantohet sigurimi 1 tutor/12 studente.

Konkluzione:

Ne programin Ekonomi-Biznes dhe Ekonomi-Finance, Institucioni me Personelin administrativ te

11

tij i sherben njekohesisht edhe ketij programi studimi.

Standardi III.4

- Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të

tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike

për kualifikimin e mëtejshëm profesional të

personelit akademik e të personelit mësimor-

shkencor;

Nuk ka te dhena qe provojne hartimin dhe ofrimin e programeve kualifikuese per personelin.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

programeve të studimeve të ofruara. Nuk morem te dhena per kete.

Konkluzione: Mos disponibliteti i te dhenave si grup i vleresimit te jashtem e bent e veshtire provimin e ekzistences ose jo te programeve specifike per kualifikimin professional te personelit akademik dhe te atij mesimor-shkencor.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1

- Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

SHLNT bën pranimin e studentëve nga shkolla të mesme të përgjithshme dhe profesionale të të gjitha rretheve të vendit, studentë nga qyteti i Tiranës dhe qytetet e tjera të mëdha të vendit, duke kombinuar aftësitë e tyre të veçanta, kërkesat e çdo programi studimi dhe mundësitë në rritje të SHLNT për të realizuar këtë kombinim. Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t‟u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Në bazë të statutit të SHLNT, në përcaktimin e kritereve të pranimit në SHLNT, synohet që të jenë sa më transparente dhe jo diskriminuese, ku kriter bazë është përfundimi me sukses i maturës shtetërore nga ana e kandidatëve për studentë. Nga ana tjetër, pranohen dhe kandidatë që kanë mbaruar shkolla të mesme vendase apo të huaja si dhe transferime të mundshme nga universitete ose shkolla të tjera të larta universitare. Gjithashtu, rregullorja e SHLNT ka të përcaktuar qartë dokumentacionin që duhet të paraqesin kandidatët për tu regjistruar si studentë në këtë universitet.

Konkluzione: Institucioni i Arsimit të Lartë - SHLNT ka kriteret e veta për përzgjedhjen e kandidatëve për t‟u pranuar në ciklin e parë të studimeve dhe ndjek politiken e mirepritjes se studenteve te rinj.

Standardi IV.2

- Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

12

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Nga biseda me grupin e vleresimit te brendshem, kuptohet qe studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve. Nuk mund te bazohet ky konkluzion ne pyetesorin me studentet pasi nuk u intervistuan student te programit bachelor ne Ekonomi.

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

Ne Raportin e vetvleresimit dhe ne takimin me goje me grupin e vleresimit te brendshem permendet qe “permes anketave behet vleresimi i performances se pedagogeve” dhe qe po punohet per te ndertuar nje pyetesor per kete. Ne materialet mbeshtetese, institucioni paraqet nje kopje te plotesuar formulari vleresimi.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

SHLNT është në hapat e parë të vënies në funksion të plotë të Zyrës së Këshillimit të Karrierës, me anë të së cilës synohet informimi i studentëve të ardhshëm potencialë për programet e studimeve dhe kërkesat e tyre, politikat dhe standardet që ndiqen në pranimin e studentëve të rinj; këshillimi i studentëve të viteve të ndryshme universitare, dhe gjithashtu këshillimi i studentëve të vitit të fundit Bachelor për mundësitë e vazhdimit të studimeve master profesional apo shkencor, si dhe mundësisë së punësimit të tyre në tregun e brendshëm të punës, në sektorin publik e privat, apo edhe mundësitë potenciale të punësimit në tregjet rajonale.

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi. Studentet e vitit te trete te kesaj dege sapo kane mbaruar dhe perbjene studentet e pare te ketij programi.

Konkluzione:

Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit ndonese ende nuk jane te punesuar studentet e pare te programit bachelor ne Ekonomi.

Standardi IV.3

- Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e

studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Viti aktual eshte viti i pare i dipllomimit te studenteve te pare ne kete fushe.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Nga sekretaria mesimore na u vune ne dispozicion te dhenat ne lidhje me nurimin e te regjistruarve ne cdo vit, per numrin e te larguarve dhe atyre te transferuar nga nje institucion tjeter i jashtem. Keshtu nga nisja ne vitin 2009 deri tani ne vitin 2012 numri i te larguarve ne programin e studimit bachelor ne Ekonomi (Menaxhim dhe Finance) eshte 7 dhe atyre te transferuar eshte 4.

13

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Nga regjistrat qe na u vune ne dispozicion tek sekretaria mesimore pame direkt se ato ishin te plotesuar mjaft mire e disponoheshin te dhena për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi deri në diplomim.

Konkluzione: Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve, me numrin e te largfuarve dhe atyre te transferuar nga institucionet e tjera jashte. Po keshtu te dhenat per ecurine e studenteve pasyroheshin ne Regjistrin e notave, proces verbalet e provimeve perkatese.

Standardi IV.4

- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Institucioni ndjek progresin e studenteve dhe i ndihmon në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Institucioni ka zgjidhur ceshtjen e praktikave profesionale kryesisht me banka te nivelit te dyte me te cilat ka lidhur marreveshje per kryerjen e praktikave per studentet e Ekonomikut.

Konkluzione: Megjithese nuk ka nje qender te mirefillte te keshillimit te karrieres, Institucioni ndjek progresin e studenteve dhe i ndihmon në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor. Institucioni ka zgjidhur ceshtjen e praktikave profesionale ne marreveshje paraprakisht te rena dakord me institucione te tjera.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE

BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore.

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Biblioteka përmban literaturë të mjaftueshme që i ndihmon studentët për realizimin me sukses të programit të studimit të ciklit të parë. Këto tekste konsistojnë në përkthime të teksteve bazë të autorëve klasikë të shkencave ekonomike, politike, administrative; përkthime të teksteve të autorëve të njohur ndërkombëtarë të shkencave ekonomike, botime të autorëve të njohur shqiptarë në fushën e shkencave ekonomike. Gjithashtu, nga biblioteka e SHLNT po krijohen mundësi përdorimi nga studentët dhe pedagogët të literaturës së nevojshme në rrugë elektronike. Përsa i përket orareve të punës të bibliotekës së SHLNTsë, ato shpallen në katin të parë dhe në hyrje të saj.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Ka sistem kompjuterik dhe lidhje me internetin qe ndihmon studentet ne perditesimin e njohurive.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të Nga plani i punës të SHLNT nuk u tha se

14

detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

parashikohet alokimi i ndonje fondi qofte ky edhe perfitim granti nga ndonje projekt për pasurimin e bibliotekës me literaturë bashkëkohore të vendit dhe të huaj në shërbim të studentëve, pedagogëve dhe punonjësve të tjerë kërkimorë shkencorë të këtij universiteti.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Biblioteka ka te shpallura oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve. Ajo eshte e hapur cdo dite mesimi deri ne oren 16oo.

Konkluzione: Institucioni ka nje biblioteke te pajisur me nje sere librash. Biblioteka sherben me salla leximi e skedar elektronik per gjetjen e materialeve. Pasurohet vazhdimisht. U sherben studenteve deri ne oren 16oo te darkes. Nga sa pashe ne vend ishin titujt kryesore ne mbeshtetje te mesimit e kerkimit ne programin Ekonomi – Biznes dhe Ekonomi – Finance.

Standardi V. 2

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme

mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Nga vizitat e bëra në ambientet e SHLNTsë,

konstatohet se ky institucion vë në dispozicion të studentëve, pedagogëve dhe punonjësve të

tjerë të tij një bazë të mjaftueshme llogjistike ku bëjnë pjesë : laboratorë, klasa, zyra, studio dhe mjedise të tjera me pajisje elektronike, me

printera, fotokopje, video projektorë, duke patur shërbim të vazhdueshem interneti.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Këto pajisje të këtyre mjediseve mësimore janë

të përshtatshme për mësimdhënien dhe në përputhje me të gjitha standardet e cilësisë të

njohura ndërkombëtarisht.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Laboratorët janë bashkëkohore dhe përmbajnë të gjitha mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

SHLNT vendos në dispozicion të studentëve,

pedagogëve dhe punonjësve të tjera të tij, laboratorin e teknologjisë së informacionit dhe

që përbëhet nga një sasi e mjaftueshme kompjuterash.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit. Nuk u verifikua nese kishte programe specifike per statistike apo ekonomi.

15

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Gjithashtu, nga ana e SHLNTsë synohet që me kapacitetet që zotëron dhe në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, të sigurojë mjedise të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale për studentët e viteve të fundit. Nga takimet me studentët e SHLNT, ata shpreheshin të kënaqur me të gjitha fasilitetet e ofruara nga ku institucion, duke filluar që nga infrastruktura me të gjitha kushtet bashkëkohore, stafin e pedagogëve, kurrikulat bashkëkohore, si dhe ishin të kënaqur përsa i përket shërbimeve të ofruara nga biblioteka e universitetit me një literaturë të bollshme, dhe gjithashtu nga një staf mjaft ndihmues e mbështetës i sekretarisë mësimore.

Konkluzione:

Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe

për formimin praktik.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1

- Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

SHLNT harton një raport financiar që përmban pasqyrën financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët apo ndarjen e burimeve financiare.

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

SHLNT ka te dokumentuar raportet financiare per tre vitet akademike sebashku me pasqyrat financiare të përgatitura.

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

SHLNT dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të

mjaftueshme në llogaritë e saj bankare për përmirësimin e situatës financiare dhe

gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen. Konkluzione: Sipas asaj qe na u raportua, institucioni harton raportin financiar te kostove te programeve.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE

TË JASHTME

Standardi VII.1

- Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Institucioni i arsimit të lartë jo publik SHLNT në mënyrë të vazhdueshme nxit bashkëpunimin efiçent dhe efektiv ndërmjet personelit të tij, duke u kujdesur vazhdimisht në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të mira e bashkëpunuese ndërmjet tyre.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së

Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së

16

vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

vazhdueshme të punës, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.Kjo gjë u konstatua dhe nga takimet me pedagogët dhe punonjësit e tjerë që dukeshin mjaft entuziastë, dhe kjo frymë sipas tyre ekzistonte për shkak të klimës së mirë në këtë institucion, nëpërmjet ndarjes së saktë të detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, duke patur diskutime e debate konstruktive vartës-vartës, vartës-epror, gjë e cila është predispozitë e mirë për të garantuar marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi në të ardhmen. Nga takimi me pedagoget me kohe te pjesshme qe perbejne numrin me te madh te mesimdhenesve, feedbeku eshte shume pozitiv.

Konkluzione: Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.Nga takimi me pedagoget me kohe te pjesshme qe perbejne numrin me te madh te mesimdhenesve, feedbeku eshte shume pozitiv. Shprehjet qe u perdoren nga pedagoget, jane: “serioziteti i raportimit”, “qetesia per te punuar”. Si konkluzion, mund te themi qe institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të angazhuar.

Standardi VII.2

- Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit

dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit. Ndonese aktualisht nuk disponoj te dhena me konkrete per universitetet e huaja.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Bankat e nivelit te dyte, Ministrine e Financave për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës per studentet e programit te studimeve bachelor ne Ekonomi.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Pra ideja eshte: a ofron trainim institucioni pas diplomimit?

Nuk eshte marre nje informacion i tille, ndoshta dhe per aresyen se eshte viti ne te cilen studentet e pare displlomohen.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

VLERESIM INSTITUCIONAL

Konkluzione: Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

vendit dhe aktorët e biznesit vendas. VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1

- Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

17

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Institucioni eshte ne proces akreditimi institucional

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies kryhet në mënyrë të vazhdueshme bazuar ne kontrollet lidhur me zhvillimin e mësimit nga pedagogët, rezultatet e të cilave bëhen objekt i diskutimeve në mbledhjet e departamenteve, nga ku nxirren përfundime dhe merren masa për të korrigjuar nëse është e nevojshme. Përveç kontrollit të zhvillimit të mësimit, korrektesës së pedagogëve, përdoren për vlerësime dhe pyetësorët (kryhen përpara provimit përfundimtar jo nga pedagogët e lëndës, të cilët përpunohen nga Dega Mësimore) që plotësohen nga studentët në përfundim të çdo lënde/moduli. Me këto pyetësorë synohet nga drejtuesit e SHLNT të merret informacion i vlefshëm mbi lëndët, sa lidhen ato me aktualitetin, mbi pedagogët dhe mbi infrastrukturën e fasilitetet e nevojshme të universitetit.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

Institucioni vlerëson efikasitetin e veprimtarive që kryen, për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron; nuk ka nje politike te qarte dhe procedura te standartizuara per kete.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Në mënyrë të vazhdueshme, nga rektorati dhe dekanati mbahen mbledhje periodike me stafin mësimdhënës dhe atë administrativ të universitetit, si dhe me studentë, të gjitha në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë të SHLNT dhe bërjen e tij sa më konkurues në Shqipëri.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Nuk mund te identifikohet strategjia për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë qe perdor Institucioni. Nuk ka te publikuara strategji, politika apo procedura per kete.

Konkluzione: Institucioni eshte ne proces akreditimi institucional. Institucioni perpiqet e ka vullnetin per respektimin e cilësise në realizimin e programeve të studimeve. Nuk ka njesi te posacme qe te pergjigjet per kontrollin e cilesise sipas standarteve.

18

Për ta bërë më të plotë analizën e mësipërme, eshte hartuar dhe një analizë SWOT të SHLNT

lidhur me Fuqitë, Dobësitë, Shanset dhe Kërcënimet që i shfaqen këtij institucioni të arsimit të

lartë jo publik në të ardhmen.

Analiza SWOT për institucionin SHLNT duke përfshirë programin e studimit të ciklit të

parë ne Bachelor ne Ekonomi-Menaxhim dhe Ekonomi – Finance.

Pika të forta (S):

- Ka nje mision te qarte qe percakton sakte perspektivat e tij duke i ndare ne tre nivele – 1)

afat shkurter – konsolidimi dhe garantimi i fuksionimit; 2) afat mesem- zgjerimi i

metejshem i SHLNT; dhe 3) afat gjate (6 deri ne 10 vite) – profilizimi i universitetit dhe

fakulteteve te tij.

- Ka nje infrastrukture te dallueshme me investime ne mjediset mesimore dhe ato llogjistike;

- Programet mësimore sipas standardeve të kohës;

- Eshte i orientuar nga klienti (ka perqasje bashkekohore ne mesimdhenje, komunikim i afert

pedagog-student)

- Ka nje sistem treguesish te integruar te kontrollit te dijeve te studenteve. Vleresimi i

pregatitjes akademike mbeshtetet ne parimin e kontrollit te vazhdueshem dhe eshte rezultat i

kombinimit te disa indikatoreve;

- Ka nje sistem rregullator operativ qe bent e mundur funksionimin e institucionit pa pengesa

te teperta burokratike.

Pika të dobëta (W):

- Numri teper i paket i pedagogëve të punësuar me kohë të plotë;

- Mungesa e kritereve cilësore për pranimin e studentëve për kryerjen e studimeve të larta

pranë SHLNT;

- Mungesa e eksperiences dhe periudha e kohes se nisjes se ketij institucioni relativisht e

paket (3 vjet)

19

- Ndryshimet e konsiderueshme ne nivelet e drejtimit (rektor, dekan, shefa departamentesh),

pothuajse cdo vit.

- Funksionalizimi jo i plote ende i te gjitha strukturave dhe aktivizimi me kohe te plote i nje

stafi relativisht te vogel – perbejne pika te dobeta ne drejtim te sistemit organizativ dhe

funksionimit te tij;

- Mos vendosja ende e bashkëpunimeve te ndryshme të SHLNT me institucione të ndryshme

brenda vendit dhe universitete të huaja;

Mundësitë (O):

- Tregu ne kerkim te studenteve qe dipllomohen ne Ekonomi;

- Lehtesirat e shumta per studentet, si punesimi i pjeseshem, mjediset clodhese, ndikojne ne

krijimin e kushteve optimale per studentet si dhe punen normale te stafit te SHLNT;

- Synimi drejt implementimit te standarteve nderkombetare te manaxhimit te cilesise do

krijoje kushte edhe per akreditim nga trupa nderkombetare vleresimi;

- Motivimi i lartë i pedagogëve dhe personelit administrativ e ndihmës (konkluzion ky nga

takimet e bëra me pedagogë të ndryshëm të SHLNT dhe stafin administrativ ndihmës);

- Imazhi publik i SHLNT që synohet të rritet më shumë në të ardhmen;

- Burimet financiare (sipas drejtuesit/esve, ky element do t‟i shërbejë SHLNT për ta

shndërruar në fuqi në të ardhmen).

Kërcënimet (T):

- Programet nuk jane te provuara ende ne praktike per vleren e tyre te plote pasi aktualisht

perfundojne studentet e pare ne Ekonomik.

- Konkurenca nga universitete të tjera private brenda vendit qe ofrojne studime te ngjashme

ne programin Ekonomi-Finance apo Menaxhim;

- Vleresimi deri diku me rezerve i universiteteve jo publike nga opinioni publik, ndoshta i

pergjithesuar pa kritere objektive;

- Kostot e shërbimeve mund të rriten, gjë e cila mund të reflektohet dhe në rritjen e tarifave që

u duhet të paguajnë studentët.

20

Bazuar në analizën e bërë raportit të vlerësimit të brendshëm dhe situacionit të plotësimit të

standardeve për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë në Ekonomi – Finance dhe

Ekonomi - Menaxhim, jam e mendimit se SHLNT ka bërë përpjekje për të arritur standardet e

programeve të studimit dhe të zbatimit të tyre në funksion të arritjes së misionit dhe vizionit të

përcaktuar në planin strategjik të saj.

Mendoj qe anet e forta te identifikuara ne analizen SWOT mund te konsiderohen si gjetje

pozitive gjate vleresimit, ashtu sikurse dhe anet e dobeta do te duhet qe te kapercehen duke

marre masat e nevojshme.

Sektori i arsimit të lartë në Shqipëri këto vitet e fundit ka pësuar dhe po pëson ndryshime të

mëdha, është një sektor ku konkurenca është mjaft e madhe, dhe nga praktika e rajonit dhe ajo

botërore rezulton që jo të gjitha universitetet do të mbijetojnë dhe konkurojnë me sukses në

dekadat e ardhshme. Prandaj, për SHLNT del një detyrë e rëndësishme për hartimin e planeve

afatgjata 10-20 vjeçare për të parashikuar ndryshimet e ndryshme që mund të ndodhin përsa i

përket profesioneve të reja që krijohen dhe të atyre që mund të dalin „jashtë loje‟, dhe përshtatjen

e programeve të studimit dhe kurrikulave sipas ndryshimeve eventuale në të ardhmen. Për të

qenë një institucion arsimor sa më konkurues, theksi duhet vënë në përmirësimin e vazhdueshëm

të cilësisë, element i cili përdoret fuqishëm nga mjaft universitete me emër në rajon e më gjerë.

Lidhur me programet e studimit që janë subjekt i akreditimit: programin e studimit të ciklit të

parë bachelor në Ekonomi – Finance dhe Ekonomi – Menaxhim, mund te jape sugjerimet e

mëposhtme:

- Duhet vënë theksi në përmirësimin dhe azhornimin e vazhdueshëm të programeve të

këtyre profileve duke u bazuar në literaturat më bashkëkohore dhe të autorëve të njohur të

vendit dhe botërorë;

- Të shikohet në të ardhmen mundësia e rritjes së numrit të pedagogëve me kohë të plotë të

SHLNTse sepse kjo gjë do ta ndihmonte atë të krijonte një profil të plotë të sajin;

- Edhe në ato pak lëndë/module që titullarë nuk janë persona me titullin/gradën shkencor të

duhur, të gjendet mundësia në të ardhmen që të afrohen pedagogë të njohur të këtyre

fushave të cilët të bashkëpunojnë me pedagogët aktualë (të cilët dhe këta në një periudhe

1-3 vjeçare do të jenë pajisur me tituj/grada shkencore).

21

- Të bëhet shumë promocion për tërheqjen në këto programe studimi të nje numri me te

madh studentesh (parashikimi eshte mesatarisht 25) por regjistrimet e ndjekjet aktuale

jane shume me te vogla. Kjo gje e ben me te veshtire edhe angazhimin e plote te

pedagogeve efektive.

Eksperti Jashtëm:

Prof. Dr. Suzana PANARITI