RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM PERIODIK Për ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Marin...

30
Page 1 RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM PERIODIK Për Programin e studimit BSc Shkenca Politike SHLU JO-PUBLIKE UNIVERSITETI “MARIN BARLETI” Ekspertët e vlerësimit të jashtëm: Prof. Asoc. Dr. Merita Xhumari Prof. Asoc. Dr. Afrim Krasniqi Tetor, 2016

Transcript of RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM PERIODIK Për ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Marin...

Page 1

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM PERIODIK

Për Programin e studimit BSc Shkenca Politike

SHLU JO-PUBLIKE UNIVERSITETI “MARIN BARLETI”

Ekspertët e vlerësimit të jashtëm:

Prof. Asoc. Dr. Merita Xhumari

Prof. Asoc. Dr. Afrim Krasniqi

Tetor, 2016

Page 2

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit BSc Shkenca Politike SHLU Jo-Publike MB

Tabela e të dhënave për programin e studimit

1 IAL Aplikues: SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e

Politike

3 Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit Shkresë Nr. 2365, datë 12.04.2006

4 Urdhëri/VKA e Akreditimit të parë UMASH Nr. 228, datë 04.09.2009

5 Titulli i programit të studimit: Shkenca Politike

6 Cikli i studimit: Bachelor

7 Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vjet

8 Kreditet në total (ECTS): 180 Kredite (ECTS)

9 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme): Me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme*

10 Gjuha (shqip/tjetër): Gjuha shqipe

11 Programi ofrohet nga institucioni UMB 12 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera Jo

13 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): Jo

14 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): Jo

15 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve 6

16 Aktivizimi i programit të studimit 2006

etj

*programi i studimit nuk do të ofrohet më me kohë të pjesshme, nuk kishte rregjistrime në vitin akademik 2015-2016. Shënim: Verifikimi ligjor sipas pikave si më sipër kryhet paraprakisht nga specialist/ët e APAAL që ndjekin këtë vlerësim

Page 3

HYRJE Programi për të cilin është hartuar raporti i vlerësimit të jashtëm i përket Ciklit të Parë të studimeve, Bachelor në “Shkenca Politike”, i cili zhvillohet në Fakultetin e Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale e Politike. Programi është akredituar me Urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës Nr. 288, datë 4.09.2009. SHLU Jo-Publike MB ka paraqitur kërkesën e akreditimit periodik dhe mbi këtë kërkesë APAAL me dt.16.09.2016 ka caktuar grupin e punës dhe eskpertët e jashtëm të vlerësimit të cilësisë.

I. GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ) KA dhe APAAL vendosën Prof. As. Dr. Merita Xhumari dhe Prof. As. Dr. Afrim Krasniqi si ekspertë të jashtëm për këtë program studimi. GVJ është asistuar nga specialistja e APAAL Znj. Suela Kromidha Më datën 11.10.2016 dërgohet në institucion Draf Raporti i Jashtëm, në datën 14.10.2016 vijnë nga institucioni komentet në lidhje me këtë draft. Ekspertet u njohën me këto komente, i morën parasysh duke i reflektuar në raport për sa i përkët standartit II.5 kriteri 3.

ANALIZË PËR PLOTËSIMIN E REKOMANDIMEVE TË DHËNA NGA KA NË VENDIMIN PËR AKREDITIMIN E PARË Në Urdhërin e akreditimit të parë të këtij programi studimi Nr 288, datë 04.09.2009 “Për akreditimin pozitiv të Institucionit dhe të programeve të studimit të Shkollës së Lartë Universitare private “Universiteti Marin Barleti”,akreditimi është pozitiv. SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, nuk ka asnjë rekomandim për këtë program.

Page 4

ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT

1. MISIONI/OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TË STUDIMIT

Pjesa përshkrimore

Terma reference: Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, strategjitë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, ndjekja dhe përshtatja e objektivave dhe e qëllimeve me kohën, të dhëna të përgjithshme për IAL.

SHLU Jo-Publike MB është krijuar dhe funksionon në përputhje me kërkesat e legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe në kuadër të Kartës së Bollonjës. SHLU Jo-Publike MB ka mision1, “të përgatisë studentë të një niveli të lartë, që të mund të realizojnë synimet e tyre profesionale brenda dhe jashtë vendit e, mbi të gjitha, të zhvillojnë pasionet dhe interesat e tyre në funksion të komunitetit ku ata jetojnë dhe punojnë”. Referuar dokumenteve kryesore të SHLU Jo-Publike MB, ai2 “ka për qëllim të ofrojë studime universitare në cikle të ndryshme, të bazuara në kërkim dhe njohuri shkencore, për të përgatitur specialistë dhe shkencëtarë të rinj. SHLU Jo-Publike MB, në kuadrin e të mësuarit gjatë gjithë jetës, ka për qëllim të ofrojë gjithashtu programe studimi afatshkurtra për kualifikime e specializime, si dhe për përditësimin e dijeve të fituara”. Misioni i tij mbetet edhe “forcimi i trashëgimisë dhe reputacionit në drejtim të përpjekjeve shkencore për të krijuar një model të arsimit të lartë që kombinon standardet akademike me aplikimet e botës reale”. 3 Këto citime nga Raporti i Vlerësimit të Brendshëm institucional, i cili bazohet në dokumentin Standardet Shtetërore të Cilësisë për Vlerësimin dhe akreditimin Institucional të Institucioneve të Arsimit të Lartë, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në 2011, u vërtetuan përmes vizitës në institucion dhe verifikimit të një morie dokumentesh e bisedash me stafin akademik dhe atë administrativ. Programi i studimit në shkencat politike mundëson një përgatitje cilësore të studentit, si dhe fokusohet në formimin e njohurive të thelluara në administrimin publik, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në fushën e diplomacisë, në institucionet ndërkombëtare, etj. Lëndët e këtij programi Bachelor në Shkenca Politike, sipas dokumenteve të verifikuara në SHLU Jo-Publike MB, janë të orientuara në drejtime specifike, por edhe mbi një bazë kulturore ndërdisiplinore. Programi ofron mjetet analitike dhe konceptuale për interpretimin dhe zgjidhjen e problemeve që rrjedhin nga procesi i evropianizimit dhe globalizimit dhe zhvillon aftësi kërkimore në shkencat sociale. Struktura multidisiplinore rrit aftësinë për të kuptuar dhe zgjedhur problemet në kontekstet e vendimmarrjes ku është i rëndësishëm bashkëveprimi midis elementëve juridikë dhe administrativë. SHLU Jo-Publike “Marin Barleti” ka një strategji disavjeçare për avancimin e synimeve dhe qëllimeve të mishëruara në vizionin dhe misionin e tij dhe e pozicionon veten si një institucion i përparuar i arsimit të lartë në rajonin e Evropës Juglindore. Strategjia përfshin gjerësisht ndjekjen e temave kryesore me rëndësi strategjike për sukses në të ardhmen. Këto tema strategjike identifikohen dhe shprehen nëpërmjet një sërë ambiciesh të ndërlidhura. Vizioni strategjik lidhet “me zgjerimin e demokratizimit dhe reformës institucionale, me vështrim drejt modernizimit dhe pranimit të plotë në Evropë” 4 që janë objektiva strategjike të zhvillimit të vendit. Objektiva strategjike afatgjata të këtij programi studimi në kuadër të objektivave të SHLU Jo-Publike UMB janë:

Të krijohet një kulturë akademike e besueshme

Të përhapet një përvojë studentore e shquar

1 Statuti i Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, Marin Barleti, neni 5, Tiranë, 2015. 2 Statuti i Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, Marin Barleti, neni 7, Tiranë, 2015. 3 Raport i Vlerësimit të Brendshëm, UMB, 2016. 4 Raport i Vlerësimit të Brendshëm, UMB, 2016.

Page 5

Të mbështetet dhe të çohet më tej puna kërkimore e një standardi më të lartë në fushat kyçe me ndikim në shoqëri dhe në ekonomi

Të jetë forcë akademike drejtuese brenda Shqipërisë dhe më gjerë në rajonin e Evropës Juglindore

Të rriten mundësitë, emri dhe reputacioni ynë përmes ndërkombëtarizimit – procesit të integrimit të një dimensioni ndërkombëtar, ndërkulturor dhe global

Të përsoset më tej ekspertiza në zhvillimin e qëndrueshëm

Të edukojë dhe të mbështesë tek të gjithë të diplomuarit shpirtin e sipërmarrjes dhe aftësinë për të shfrytëzuar teknologjinë e re

Të kooperohet me partnerët kryesorë për zhvillimin e përgjegjësisë shoqërore përmes aktivitete

Të sigurohet që të gjitha strategjitë, politikat dhe sistemet të mundësojnë dhe të përshpejtojnë angazhimin tonë për të qenë një universitet i transformimeve dhe që krijon struktura të përgjegjshme dhe elastike. 5

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve6

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike është në përputhje me misionin e institucionit të përcaktuar në Planin e Zhvillimit Strategjik, UMB, Vizion 2020, Horizonte dhe perspektiva të reja, Tiranë, 2015. Programi ka objektiva të përcaktuara qartë për formimin e studentëve. Sistemi multidisiplinor dhe modulet e përfshira në program i kanë të shprehura qartë qëllimet dhe objektivat në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e pritshme që duhet të zotërojë studenti i diplomuar në shkenca politike. Programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike reflekton nevojat e tregut të punës, sipas vlerësimeve të institucionit. Programi i studimit është në harmoni me zhvillimin ekonomik të vendit, i cili kërkon specialistë të shkencave politike të orientuar drejt njohjes së prioriteteve të BE dhe problematikave të administrimit publik, dy drejtime këto që evidentohen qartë në modulet e programit.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda

Programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike synon të harmonizohet me strategjinë për zhvillimin e institucionit të përcaktuar në Planin e Zhvillimit Strategjik, UMB, Vizion 2020, Horizonte dhe perspektiva të reja, Tiranë, 2015. Programi Bachelor në Shkenca Politike i ofron studentëve njohuritë bazë teorike ku reflektohen metodat e parimet shkencore të përgjithshme referuar lendëve të ofruara që

5 Plani i Zhvillimit Strategjik, UMB, Vizion 2020, Horizonte dhe perspektiva të reja, Tiranë, 2015. 6 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha standardet (bazuar në kriteret përkatëse). Në fund të çdo rubrike grupi duhet të japë mendimin e

tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 6

e parime shkencore të përgjithshme; Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;

në semestrin e parë të vitit të parë dhe të konfirmuara nga fokus grupi me studentët e shkencave politike të realizuar ditën e dytë të vizitës në institucion. Ky program ofron gjithashtu njohuritë bazë për formimin e shprehive të veçanta të konfirmuara nga fokus grupi me studentët e shkencave politike të realizuar ditën e dytë të vizitës në institucion, ku elokuenca ne komunikim, qartësia e ideve dhe e të shprehurit saktë të tyre provojnë shprehitë e fituara. Studentët e Shkencave Politike kanë iniciuar dhe zbatuar projektin “Bashkia ime” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës duke dhënë ide se si mund të përmirësohet puna e bashkisë në shërbim të komunitetit.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. Numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike synon harmonizimin me nevojat e tregut të punës dhe objektivat strategjik të zhvillimit ekonomik kombëtar, referuar moduleve për integrimin evropian dhe administrimin publik. SHLU Jo-Publike UMB ka ndërmarrë studim tregu referuar: a. punësimit të studentëve të diplomuar apo studentëve që kanë vazhduar ciklin e dytë Master në Shkenca Politike në universitetet e tjera evropiane, një rast në Universitetin e Barit, Itali, të cilëve nuk u është kërkuar ndonjë provim shtesë; b. kërkesave të punëdhënësve referuar institucioneve me të cilat ata kanë marrëdhënie bashkëpunimi për praktikat profesionale të studentëve dhe projekte të tjera; c. Pritshmëritë e SHLU Jo-Publike UMB kishin një bazë referuar numrit në rritje të studentëve në programin Bachelor në Shkencat Politike nga 6 studentë në fillimin e programit në vitin akademik 2006-2007 në 27 studentë në vitin akademik 2015-2016. d. Referuar informacioneve nga diskutimi me stafin akademik dhe drejtuesen e departamentit të Shkencave Politike ato kishin bashkëpunime dhe projekte e kontakte me universitetet e tjera në vend, si publike edhe private, nga ku rezultonte se kërkesat e studentëve për degën shkenca politike kanë ardhur në rritje.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të

Programi studimit Bachelor në Shkenca Politike nuk bie ndesh me interesat kombëtare të demokratizimit të shoqërisë shqiptare referuar moduleve dhe sillabuseve të lendëve. Programi studimit Bachelor në Shkenca Politike synon

Page 7

ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

njohjen dhe kultivimin e vlerave kulturore kombëtare përmes lendëve si Mendimi Politike Shqiptar, projekteve si “Bashkia ime” apo “Vota ime”, si dhe konferencave te rregullta lidhur me demokratizimin dhe pjesëmarrjen qytetare, e fundit me datë 8 Tetor 2016.

Konkluzione të GVJ: Institucioni ofron program studimi Bachelor në Shkenca Politike në përputhje me misionin dhe qëllimin

e tij. Programi i studimit është në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit të përcaktuar në

Planin e Zhvillimit Strategjik, UMB, Vizion 2020, Horizonte dhe perspektiva të reja, Tiranë, 2015. Programi i studimit synon të plotësojë nevojat e tregut të punës për specialistë në shkencat politike,

fokusuar në tematikat e integrimit Evropian dhe të Administrimit Publik. Programi i studimit synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare jo vetëm përmes

mësimdhënies, por edhe përmes projekteve me aktorë të tjerë dhe veprimtarive shkencore.

2. STRUKTURA AKADEMIKE E FAKULTETIT (PËRGJEGJËS PËR PROGRAMIN E STUDIMIT) Pjesa përshkrimore

Terma reference: përbërësit e njësisë dhe stafet e tyre, kompetencat, Baza e të dhënave të njësisë, freskimi i vazhdueshëm i saj dhe përgjegjësitë e mbajtjes dhe dhënies së informacionit

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale e Politike si pjesë e SHLU Jo-Publike UMB përbëhet nga tri departamente:

a) Departamenti i Drejtësisë b) Departamenti i Shkencave Politike c) Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit

Departamentet kanë në programet e tyre studimore lëndë bazë ndërdisiplinore dhe lëndë të profilizuara. Personeli akademik që jep mësim në programin Bachelor në Shkenca Politike është tërësisht personel akademik efektiv i SHLU Jo-Publike UMB. Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale e Politike ka në përbërjen e tij 26 punonjës të angazhuar full time. Në mbështetje të stafit akademik angazhohet dhe stafi administrativ sikurse përshkruhet në Raportin e Vlerësimit të brendshëm të SHLU Jo-Publike UMB (shih Tabela 2.1, Faqe 30).

Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet

Organi kryesor i SHLU Jo-Publike UMB është Bordi Drejtues, me funksion bazë drejtimin dhe mbikëqyrjen e institucionit. Bordi përbëhet nga 7 anëtarë me të drejtë vote, si dhe 2 përfaqësues të Asamblesë së Aksionarëve dhe Rektori pa të drejtë vote. Anëtarët e Bordit kanë mandat dyvjeçar me të drejtë përsëritjeje.7

Rektorati vepron nën drejtimin e Rektorit, kryen menaxhimin e Universitetit. Rektori është autoriteti drejtues i SHLU Jo-Publike UMB. Ai ka titullin “Profesor” dhe është emëruar për

7 Statuti i UMB, neni 19.

Page 8

të dytën herë me një mandat trevjeçar.8 Ndryshe nga sa përcaktohet në Ligjin nr.80/2015 apo në Ligjin e mëparshëm të Arsimit të Lartë (2007) Përgjegjësi i Departamentit nuk zgjidhet nga stafi akademik.

Senati është organ kolegjial, vendimmarrës dhe këshillimor. Krahas stafit akademik, në përbërje të Senatit janë punonjësit e Njësisë së vlerësimit të Cilësisë, sikurse u konfirmua nga takimi me to, të cilat ishin njëkohësisht edhe staf akademik i universitetit, po ashtu dhe një përfaqësuese e studentëve të shkencave politike, që kishte përfunduar studimet e vitit të dytë Bachelor në Shkenca Politike dhe që nga takimi me të ajo ishte mëse e familjarizuar më vendimarrjet e institucionit.

Rektorati është organ kolegjial ekzekutiv i institucionit, i cili kryesohet nga Rektori dhe në përbërje të tij janë: Rektori, Zëvendës Rektori, Administratori i Deleguar dhe dekanët e fakulteteve.9 Nga takimet e realizuara me Rektorin dhe Dekanët e fakulteteve u realizua që ai funksiononte si një organ ku vendimet merreshin në formë unanime dhe në bashkëpunim me të gjitha njësitë e universitetit.

Dekani, është menaxheri kryesor i Fakultetit, fakt që u verifikua gjatë takimit me të dhe me dekanët respektivë të Departamentit të Shkencave Politike dhe të Shkencave Sociale dhe të Edukimit.10 Ndryshe nga sa përcaktohet në Ligjin nr.80/2015 apo në Ligjin e mëparshëm të Arsimit të Lartë (2007) Përgjegjësi i Departamentit ai nuk është zgjedhur nga stafi akademik por emëruar.

Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës në fakultet. Këshilli i Fakultetit përbëhet nga 6 anëtarë, të cilët zgjidhen nga personeli akademik i fakultetit. Mandati i anëtarëve të Këshillit i Fakultetit është tre vjet.11 Në përbërje të tij janë dy Profesorë Doktorë, një Profesor i Associuar dhe tre staf akademik me gradën shkencore Doktor. Vijon të jetë në funksion edhe pas Ligjit të ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor nr.80/2015, ligj i cili nuk e parashikon si strukturë.

Përgjegjësi i Departamentit sipas Statutit të SHKU Jo-Publike UMB është autoriteti drejtues i Departamentit. Kandidatura e tij i propozohet Rektorit nga Dekani.12 Pra, ndryshe nga sa përcaktohet në Ligjin nr.80/2015 apo në Ligjin e mëparshëm të Arsimit të Lartë (2007) Përgjegjësi i Departamentit nuk zgjidhet nga stafi akademik.

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Një konstatim që duhet të merret në konsideratë është fakti se sipas statusit të SHLU Jo-Publike UMB pozicionet drejtuese të fakultetit nuk zgjidhen, por emërohen. Lidhur me shkencat politike (BA) në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm thuhet se shefi i departamentit “zgjidhet” nga personeli, duke nënkuptuar votim dhe proces zgjedhor, pra ka një mospërputhje pasi nga vizita në institucion u konstatua se është respektuar Statuti. Rekomandimi në këtë situatë është respektimi i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimit Shkencor nr. 80/2015 që kërkon zgjedhje të drejtuesve, që nga Rektori deri tek Përgjegjësi i Departamentit.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit Pjesa përshkrimore

8 Statuti i UMB, neni 28. 9 Statuti i UMB, neni 33. 10 Statuti i UMB, neni 43. 11 Statuti i UMB, neni 41. 12 Statuti i UMB, neni 51.

Page 9

Terma reference: Të dhëna për kualifikimin e Personelit akademik, ndarja e tij në Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK), Personel Administrativ (PA), raporti PAE/PAK, raportet: Personel akademik/Personel administrativ/student; nevojat për Personel akademik/ administrativ, shpërndarja e ngarkesës për personelin akademik, marrëdhëniet me strukturat e tjera jashtë kohës së punësimit, kriteret e rekrutimit të personelit akademik, etj.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Struktura didaktike (seksionet) për departamentet ose programin e studimit Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),

titujt/gradat, ( Nga verifikimi i tabelave të paqyruara në RVB)

Në Programin e studimit Bachelor në Shkenca Politike, gjatë vitit akademik 2015-2016 janë angazhuar 7 anëtarë të personelit akademik, të gjithë staf i brendshëm i Departamentit të Shkencave Politike të SHLU Jo-Publike UMB me të cilët diskutuam gjatë vizitës në institucion. Departamenti i Shkencave Politike nuk ka personel me titullin “Profesor”. Përgjegjësja e Departamentit dhe një anëtar tjetër janë me titull “Profesor i Asociuar”. Ka një pedagog me gradën shkencore “Doktor”, tre pedagogë janë doktorantë dhe vetëm një është me diplomë të nivelit Master. Një pjesë e lendëve në programin e studimit Bachelor në Shkenca Politike plotësohet nga stafi akademik i departamenteve të tjera të Fakultetit të Shkencave Sociale, si Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit dhe ai i Drejtësisë që i përmbushin kriteret e stafit akademik për mësimdhënie në nivel Bachelor, apo nga departamente të tjera të SHKUJ UMB, si nga departamenti i Ekonomisë, etj. Ngarkesa e personelit akademik përbëhet prej 3 komponentësh: a) mësimdhënie 70%; b) punë kërkimore shkencore 25%; c) punë në mbështetje të institucionit 5%, sikurse paraqitet në RVB. Këtë e verifikuam përmes shqyrtimit të kontratave individuale të punës gjatë takimit me Drejtuesen e Zyrës së Burimeve Njerëzore. Në kontratat e punës rezultonte një ndryshim në dy komponentët: b) punë kërkimore shkencore 20%; c) punë në mbështetje të institucionit 10%, që besojmë se mund të jetë më afër realitetit, pasi edhe drejtuesja e kësaj zyre ishte staff akademik i Departamentit të Drejtësisë. Po ashtu, edhe anëtarë të tjerë të stafit akademik me te cilët biseduam gjatë vizitës në institucionmbanin edhe poste administrative, e kuptueshme për një universitet relativisht të vogël. Pedagogët efektivë me grada dhe tituj duhet të plotësojnë ngarkesën prej 410 orë mësimore njësi në vit, nga të cilat 260 në auditor, dhe 150 përmes udhëheqjes dhe oponencave të temave të diplomës në të dy ciklet e studimit, Bachelor dhe Master. Kriteret kryesore mbi të cilat institucioni deklaron se ka mbështetur rekrutimin e kandidaturave janë:

a) Përvojën në mësimdhënie të kandidatëve në nivel universitar b) Preferenca për universitetet perëndimore c) Grada “Doktor” si dhe titujt akademik d) Fusha e kërkimit dhe botimet e) Rezultatet akademike f) Zotërimi i gjuhëve të huaja

Përzgjedhja e kandidatëve, sipas Statutit, bëhet prej një Komisioni të kryesuar nga Rektori dhe të përbërë prej Dekanit të Fakultetit, Përgjegjësit të zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Përgjegjësit të Departamentit. Kjo u konfirmua nga takimi me stafin akademik, me Përgjegjësen e Departamentit të Shkencave Politike dhe me drejtuesen e zyrës së Burimeve Njerëzore. Nga verifikimi i dosjeve të personelit të vëna në dispozicion nga kjo zyrë, rezulton se të gjitha kriteret e mësipërme janë marrë në konsideratë në rekrutimin e personelit akademik me kohë të plotë të Departamentit të Shkencave Politike. Pjesa e stafit akademik pa gradën shkencore Doktor vinin me një diplomë Masteri të kryer në një universitet jashtë vendit, në SHBA apo në Europë dhe që ishin në përfundim të programeve të Doktoraturës në universitetet në vendin tonë.

Page 10

Për treguesit e matshëm të vendosur në Tabelën 2.4 “Të dhënat e stafit sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre” që ndodhet në faqen 35 të Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, u verifikuan dhe janë të saktë të gjithë treguesit e kërkuar më poshtë.

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Referohu në Tabelën 2.4, faqe 35 RVB) Të dhënat sipas seksit Të dhëna sipas moshës së personelit (Referohu në Tabelën 2.4, faqe 35 RVB) Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Departamenti i Shkencave Politike ka një personel akademik me përvojë në mësimdhënie dhe me një periudhë mbi 3-vjeçare në SHLU Jo-Publike UMB. Drejtuesi i Burimeve Njerëzore na prezantoi procedurat ligjore transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me Statutin e UMB. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programin Bachelor Shkenca Politike përbën 100% të gjithë stafit të angazhuar në Departamentin e Shkencave Poltike dhe në dy departamentet e tjera të Fakultetit të Shkencave Sociale. Tematika e vlerësimit të personelit u diskutua gjatë vizitës në institucion si me stafin akademik të departamentit, me Përgjegjësin e Departamentit, me zyrën e sigurimit të cilësisë, ashtu dhe me studentët. Instrumentet e vlerësimit ishin të larmishme, që nga vlerësimi i programeve të lendëve, literaturës bashkëkohore të ofruar, komunikimit në auditor i cili vlerësohej nga Përgjegjësi i Departamentit, nga kolegët që hynin në orët e mësimit të njeri tjetrit, si edhe nga pyetësorët me studentët në fund të semestrit. Drejtuesja e zyrës së burimeve njerëzore si juriste në profesion dhe njëkohësisht pedagoge në departamentin e drejtësisë së këtij universiteti ishte e kujdesshme në respektimin e rregullave të rekrutimit dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Institucioni disponon një bazë të dhënash të detajuara për anëtarët e personelit akademik (dosje për çdo pedagog (ku përfshihet CV, botimet dhe aktiviteti kërkimor). Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik (personel me kohë të plotë, personelit ndihmës mësimor

Page 11

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ; Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik; Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

shkencor dhe atij administrativ) të angazhuar për çdo semester. Vendet e lira shpallen në ëebsitin e institucionit dhe në një nga gazetat ditore në vend, gazetën Telegraf. Personeli akademik i angazhuar, sikurse përshkruhet edhe në RVB, është me përvojë në mësimdhënie. Nga 4 pedagogë të cilët nuk kanë gradën Doktor, tre janë në proces të përfundimit të doktoraturës në universitetet në vend, dy prej të cilëve kanë diploma Masteri të fituara në universitetet jashtë vendit dhe vetëm 1 pedagoge e brendshme mbetet me diplomë Masteri.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivpave të programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Institucioni jep mbështetje për personelin mësimdhënës e shkencor edhe në mjetet laboratorike që lidhen me shkencat politike. Gjatë vizitës na u demonstrua mbështetja që ata marrin në laboratorin ku informaticienët kishin krijuar një sistem të informatizuar të menaxhimit të të dhënave për stafin akademik, atë administrativ dhe studentët që kishin akses të vazhdueshëm në internet. Burimet njerëzore janë cilësore, por praktika e 100% full time e stafit akademik dhe ngarkesa prej tyre e të gjitha lëndëvë, mund të krijojë shqetësim në dy aspekte: ngarkesën e madhe të stafit të brendshëm dhe cilësinë e mësimdhënies në një numër relativisht të lartë lëndësh deri në 4-5 lendë/pedagogu. Megjithese numri i studentëve ka ardhur në rritje nga viti në vit, kursi prej 27 studentësh të rregjistruar në vitin e fundit akademik 2015-2016 sipas rregjistrave mundëson që ata të kenë vëmendjen e personelit për praktikat profesionale, e verifikuar kjo nga biseda me studentët dhe me personelin.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të Kualifikimeve të ofruara.

Institucioni ofron trajnime mbi teknikat e mësimdhënies të karakterit pedagogjik me qëllim kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik. Kjo është realizuar nga pedagogët e departamentit të Edukimit përmes projekteve të ndryshme për aftësimin në metodat dhe teknikat e mësimdhënies. Institucioni disponon CV të përditësuara të personelit akademik dhe të angazhimeve të tij në programet e kualifikimeve

Konkluzione të GVJ: Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit përmes

instrumenteve, metodave dhe subjekteve të ndryshme. Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e

misionit të tij. Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij në

metodat bashkëkohore të mësimdhënies.

Page 12

4. INFRASTRUKTURA NË FUNKSION TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT, LOGJISTIKA DHE SHËRBIME TË TJERA NDAJ KOMUNITETIT

Pjesa përshkrimore Terma reference: mjediset, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, biblioteka, shërbime të tjera për studentët, residencat. (Për informacion më të detajuar rreth mjediseve fizike të institucionit shih tabelën 4.1 Mjediset e SHLUJ UMB referuar RVB, faqe 41).

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Mjediset për Programin e studimit

Salla për leksione

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese

Salla për praktikë lëndore/ profesionale

Laboratorë për lëndët

Laboratorë informatike

Salla interneti

Salla për bibliotekë

Mjedis për fotokopjime, librari etj

Zyrë informacioni për studentët

Nyje hidrosanitare

Mjediset për stafin:

Mjedise për Dekanin/ kancelarin

Zyra për sekretarinë mësimore

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore

Zyra për personelin akademik

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Institucioni në tërësi ka literaturë cilësore bazë për studentët si dhe ofron literaturë ndihmëse për modulet e lëndëve që ofrohen në programin Bachelor në Shkenca Politike. Sigurisht shtimi i literaturës bashkëkohore dhe në gjuhën shqipe përbën një proces me rendesi në shkencat sociale.

Në bibliotekë ka literaturë (burime në gjuhë shqipe dhe të huaj) që u vjen ne ndihmë studenteve për realizimin e programit të studimit. Duhet të evidentojmë se nga stafi akademik, ka vetëm një tekst me autor përgjegjësen e departamentit të botuar nga shtëpia botuese Dudaj, e lidhur me SHLUJ UMB dhe asnjë botim tjetër të stafit

Page 13

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të; Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

akademik të brendshëm të Departamentit të Shkencave Politike. Në bibliotekë ofrohen botime periodike dhe kapacitete të kufizuara për literaturë në burime ndërkombëtare elektronike për revista dhe botime të tjera shkencore. Stafi akademik sugjeron tituj dhe botime të reja profesionale vjetore për pasurimin e bibliotekës, si dhe buxhetin përkatës për një investim të tillë, buxhet i cili jo gjithmonë konsiderohet nga vendimmarrja e SHLUJ UMB, sikurse doli nga diskutimet me drejtuesit e institucionit. Oraret e shërbimit në biblotekë janë të shpallura dhe të përshtatura me oraret e programit të studimit në Shkenca Politike. Bibloteka është e pajisur me PC dhe shërbim internet dhe studentët kanë mundësi të aksesojnë burimet elektronike.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator. Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj. Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

UMB ka mjedise mësimi, laboratori (sallë kompjuerash, etj), të mjaftueshme për realizimin me sukses të mësimit në shkencat politike. Të gjithë laboratorët janë të pajisur me mjetet didaktike të nevojshme për zhvillimin optimal të procesit mësimor. Laboratorët përmbushin detyrimin që kërkohet në studimet e shkencave politike në lidhje me aparaturat e nevojshme Institucioni ka një sallë kompjuterash dhe sistem interneti në funksion të studentëve dhe mësimit Programi Bachelor në Shkenca Politike ka në dispozicion laborator, i cili përdoret kryesisht në fushën e statistikës. Kompjuterat në laburator kanë të instaluar programin SPSS19 edhe pse statistika në nivelin bachelor nuk përfshin përdorimin e programeve statistikore për interpretimin e të dhënave. Institucioni i realizon praktikat profesionale në bashkëpunim me një sërë institucionesh me të cilat ka marrëveshje institucionale, apo në rastet kur profesorët punojnë për projekte studimore, studentët i kryejnë praktikat profesionale si pjesë e ekipit studimor.

Konkluzione të GVJ: Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij të pasur, por që ka nevojë të

shtohet me literaturë në gjuhën shqipe për të realizuar me sukses programin Bachelor në Shkenca Politike.

Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme

Page 14

mësimore dhe për formimin praktik. Institucioni i realizon praktikat profesionale në bashkëpunim me një sërë institucionesh me

të cilat ka marrëveshje institucionale. Institucioni garanton që studentët t’i kryejnë praktikat profesionale si pjesë e projekteve

studimore të Departamentit apo të pedagogëve të brendshëm të tij.

5. FINANCIMI DHE MENAXHIMI I BURIMEVE FINANCIARE

Pjesa përshkrimore Terma reference: burimet e financimit, kostoja për student, kapacitetet menaxhuese. (Për informacion më të detajuar rreth mjediseve fizike të institucionit shih tabelën me te dhenat financiare te SHLUJ UMB referuar RVB, faqe 44-45). Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi:

Grantet për kërkim

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj) Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në përqindje) Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj; Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

SHLUJ UMB realizon raport auditi çdo vit. Raporti i auditit paraqet të gjitha marrëdhëniet financiare përfshirë detyrimet financiare, pagat, shpenzimet operative, etj. Procesi i auditit reflekton edhe prurjet apo detyrimet financiare që burojnë nga përfitimi me sistemin e granteve të huaja apo nga bashkëpunime të tjera brenda e jashtë vendit, me lidhje direkte ose indirekte me programin mësimor dhe kërkimin shkencor.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Çdo vit hartohen raportet financiare dhe përllogariten kostot për programe studimi, pritshmëritë dhe programohen shpenzimet e nevojshme. Nga raporti financiar evidentohet se pjesa dërrmuese e të ardhurave vijnë nga pagesat e studentëve të cilat shpenzohen në masën më të madhe për paga dhe sigurimet shoqërore, dhe zëri i shpenzimeve për studentët dhe kërkimin

Page 15

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

shkencor zenë një peshë specifike fare të vogël.

Institucioni ruan dokumentacion të rregullt të raporteve financiare të tri viteve të fundit. Eksperti i jashtëm nuk zotëron ekspertizën e nevojshme për të bërë ndonjë konstatim mbi qëndrueshmërinë financiare të institucionit. Fakti që institucioni paraqet një bilanc pozitiv midis të ardhurave dhe shpenzimeve që janë më të ulëta sesa të ardhurat, mund të jetë një indikator i qendrueshmërisë.

Konkluzione të GVJ: Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare. Institucioni harton një raport financiar të kostove bazuar në të ardhurat dhe shpenzimet e

institucionit. Eksperti jashtëm mund të gjykojë mbi qëndrueshmërinë financiare të institucionit referuar të

dhënave mbi bilancin e të ardhurave dhe shpenzimeve që duken të ekuilibruara. Del evidente se pjesa dërrmuese e të ardhurave vijnë nga pagesat e studentëve të cilat

shpenzohen në masën më të madhe për paga dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zëri i shpenzimeve për studentët dhe kërkimin shkencor zenë një peshë specifike fare të vogël.

6. SISTEMI I BRENDSHËM I SIGURIMIT TË CILËSISË Pjesa përshkrimore Terma reference: institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, ngritja e Njësisë së SBC, funksionimi i saj, vetëvlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë, rezultatet e vlerësimeve të jashtme. Komisioni i Sigurisë së Brendshme të Cilësisë (KSBC) e zhvillon veprimtarinë sipas planit të veprimit të përvitshëm në të cilin planifikohen kontrollet të cilat shoqërohen me raportet përkatëse. Në përbërje të këtij komisioni ka anëtarë nga secili fakultet, si dhe nga studentët. Rezultatet e kontrolleve të zhvilluara, ndahen me drejtuesit e fakulteteve dhe stafet pedagogjike me qëllim përmirësimin e cilësisë akademike të institucionit. Pedagogët me kohë të plotë trajnohen rregullisht mbi metodat e mësimdhënies dhe rregulloret e brendshme të institucionit. SHLU Jo-Publike UMB ka ngritur platformën Intranet ku përfshihet gjithë informacioni dhe dokumentacioni që lidhet drejtpërdrejt me procesin akademik në SHLU Jo-Publike UMB. Po ashtu organizohen takime, anketime dhe fokus grupe me studentët dhe stafin (me frekuencë semestrale) ku merret opinioni i studentëve mbi çdo program në tërësi dhe lëndë e pedagog në veçanti. Këto janë instrumenta që përdoren nga drejtuesit e institucionit për vlerësimin e performancës së çdo pedagogu në Programin Bachelor në Shkenca Politike. KSBC angazhon gjithashtu ekspertë të jashtëm për të vlerësuar cilësinë e mësimdhënies, sillabuseve për çdo program studimi. Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit, si: o Sa anketime kanë bërë me studentët o Sa studentë janë anketuar o Sa prej tyre janë përpunuar dhe çfarë problemesh kanë dalë o Cilat kanë qenë hapat e mëtejshëm o Etj.

Page 16

Kontrolli i brendshëm i cilësisë Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;

provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët

(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

Institucioni përdor disa forma kontrolli për vlerësimin e cilësisë dhe ecurisë së programeve të studimit, që drejtohen nga Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë, e përbërë nga dy pedagogë të SHLUJ UMB. Nga takimi zyrtar doli qartë se ato i përmirësonin instrumentet e vlerësimit të cilësisë vit pas vit në bashkëpunim me departamentet, si p.sh pyetësorët me studentët në fund të semestrit. Po, informacioni i marrë nga pyetësorët dhe vlerësimet e pedagogëve përfshihet në RVB. Rezultatet e vlerësimeve i vihen në dispozicion drejtuesve të institucionit, atyre të fakulteteve dhe departamenteve si dhe reflektohen në vlerësimin e performancës së çdo pedagogu. Raportet e vlerësimit janë në ëebsitin e SHLUJ UMB. Burimet e vlerësimit janë studentët nëpërmjet anketave dhe fokus-grupeve; ekspertët e jashtëm për cilësinë e mësimdhënies dhe silabuseve. a.Sa i takon metodave jo të drejtpërdrejta, nga biseda me studentët verifikuam që institucioni kryente anketime të tyre në fund të semestrit. b.Vlerësimi i kurrikulës ishte marrë përmes suksesit të të diplomuarve në Bachelor në Shkenca Politike nga SHLUJ UMB që kishin vazhduar studimet Master jashtë vendit pa pasur nevojën për provime shtesë. c./d. Nga intervistat me punëdhënësit me te cilët kishin marrëveshje bashkëpunimi kishin realizuar suksesin e kurrikulës së këtij programi. a. Sa i takon metodave të drejtpërdrejta, përderisa profesioni i punonjësit të shkencave politike nuk hyn në profesionet e rregulluara, nuk ka teste të standardizuara. b. Nëpërmjet dëgjesave në auditor të pedagogëve të lëndëve, vlerësimet bëhen nga vetë stafi akademik ndaj njeri tjetrit dhe nga përgjegjësi i departamentit.

Page 17

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

c. Vlerësimet e studentëve janë me pikëzime nga 49 pikë që i takon nota 5, ndërkohë që në syllabus nota e provimit final ka 50 pikë. Kjo pasaktësi ka nevojë të korrigjohet që pikëzimet të jenë në uniformitet me notat, pasi studenti nuk mund të kalojë në Bachelor pa dhenë provimin, që sipas formateve të vlerësimit ai rezulton kalues me 49 pikët e fituara edhe pa provimin final të lendës.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Institucioni dhe Programi Bachelor në Shkenca Politike është akredituar në vitin 2009 me UMASH Nr 288, datë 04.06.2009 Instrumentat për sigurimin e cilësisë që përdor Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë janë të duhurat. Institucioni ka një politikë dhe procedura të qarta për vlerësimin periodik të standardeve të Programit Shkenca Politike, sikurse rezultoi gjatë takimit me Njësinë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë. Sikurse u verifikua nga takimet me stafin akademik dhe drejtuesin e departamentit, ata e kanë bërë traditë rishikimin e programit të studimit Bachelor në Shkenca Politike, duke respektuar ndryshime deri ne 20 % të tij në një vit akademik. Prurjet e pedagogëve të diplomuar jashtë vendit si dhe ndryshimet ligjore i kanë orinetuar stafet akademike drejt përmirësimeve të vazhdueshme. Stafi akademik dhe studentët janë familjarë me procedurat, instrumentat dhe rëndësinë e procesit të vlerësimit. Ata kanë qenë pjesë e projekteve innovative për lidhjen e teorisë me praktikën si projekti “Bashkia ime” apo krijimi i katedrës Jan Monet në SHLUJ UMB. SHLU Jo-Publike UMB ka hartuar dhe vijon të zbatojë një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Kjo strategji është e publikuar në faqen online të institucionit Plani i Zhvillimit Strategjik, UMB, Vizion 2020, Horizonte dhe perspektiva të reja, etj.

Konkluzione të GVJ: Instrumentat e vlerësimit të cilësisë janë bashkëkohore dhe sigurojnë informacion cilësor nga disa

burime. Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre. Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Plani i Zhvillimit Strategjik, SHLU Jo-Publike UMB, Vizion 2020, Horizonte dhe perspektiva të reja,

reflekton përgjegjshmërinë e institucionit për rritjen e cilësisë së programeve të studimit që ofron.

Page 18

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Terma reference: misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit, organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij (lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të studimit, orët mësimore përkatësisht në auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj

Programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike, deklarohet se është përgatitur në përputhje me nevojat e kohës dhe për tiu përgjigjur aspiratave për një shoqëri të zhvilluar e të integruar në bashkësinë evropiane. Programi është bazuar në përvojat më të mira botërore, dhe sipas SHLU Jo-Publike UMB, i përgjigjet nevojave të tregut të punës. Ky program sjell disa risi në formimin akademik të specialistëve të shkencave politike, duke iu referuar arritjeve më të mira të studimeve në shkencat politike bashkëkohore, sidomos përvojës anglo saksione mbi kërkimin shkencor. Programi ka një strukturë specifike: një grup lëndësh multidisiplinore që përbëjnë kurrikulën bazë, me formim të përgjithshëm që përfshijnë njohuri në ekonomi, sociologji, jurisprudencë, metodat kërkimore, IT dhe gjuhën e huaj. Këto përbëjnë 36 ECTS që ju mundëson studentëve të kalojnë në vitin e dytë dhe të mund të përcaktojnë përzgjedhjen e tyre të programit të studimit, duke vijuar me studime në degën e Shkencave Politike, të Drejtësisë apo të Sociologjisë. Ky organizim mundëson lëvizshmërinë e studentëve dhe zgjedhjen e degës bazuar në disa informacione më shumë. Programi tre-vjeçar Bachelor në Shkenca Politike është organizuar sipas sistemit evropian të transferimit dhe grumbullimit të krediteve, përmban 60 ECTS. Ai përmban 22 module të modulizuara, duke përfshirë diplomën, (temë për studentët e shkëlqyer/provim për gjithë të tjerët). U evidentua se ka ndonjë modul si “Qeverisje dhe Zhvillim i Qendrueshëm” që përmban vetëm një lendë me 6 ETCS me të njejtin titull, ndërsa të tjerë përmbajnë 3 lendë, apo 24 ECTS që përbën normën mesatare të një moduli. Ora e mësimit është 60 minuta, ndërsa totali i orëve konvertohet me kredite (Për më tepër informacion shih Tabelën 7.1 “Plani Mësimor Bachelor në Shkenca Politike, RVB faqe 51) dhe tabelat ne aneksin bashkengjitur) Sipas Statutit të SHLU Jo-Publike UMB, senati akademik vlerëson dhe miraton programet e studimit, programet e kërkimit dhe zhvillimit dhe ndryshimet në këto programe me propozim të Rektorit dhe njësive kryesore (Fakulteteve). Ndërsa në programin e miratuar dhe akredituar nuk ka specifikime përveç titullit specialist në Shkenca Politike, në programin referuar tabelës 7.1 , faqe 52 të RVB gjen specifikimin “Emërtimi i Profilit / Minorit të Zgjedhur”. Sipas sqarimeve të kërkuara nga Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Politike këto specifikime jane realizuar në një periudhë të mëvonshme nga miratimi i këtij programi, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Administrim Publik.

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor 1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor

Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit behet sipas RVB, faqe 53-54.

Page 19

Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë.

1) Emërtimi i lëndës/modulit 2) Viti/semestri kur zhvillohet lënda 3) Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën 4) Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit 5) Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës 6) Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë 7) Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik 8) Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS 9) Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre 10) Format e vlerësimit të studentëve 11) Detyrimet e studentit për lëndën 12) Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Dokumentacioni përkatës, i marrë në institucion

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Programi Bachelor në Shkenca Politike është i akredituar në vitin 2009, organizuar në module dhe vlerësuar me kredite sipas ECTS. Programet i kanë specifikuar qartë lendët e disiplinave të formimit bazë, të disiplinave karakterizuese të programit dhe atyre mbështetëse. Kreditet e grumbulluara sipas lëndëve gjatë një viti akademik janë 60 ECTS. Problematika me modulet është se ato nuk kanë të njëjtën peshë spefike në totalin e ECTS të ofruara nga programi Bachelor në Shkenca Politike, disa kanë vetëm një lendë me 6 ECTS, disa module kanë dy lëndë me 12 ECTS dhe të tjera tre lendë me 18 ECTS.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër; Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën

Njësitë kryesore ofrojnë informacion të detajuar mbi përmbajtjen e programeve të studimit në studentët e Shkollave të Mesme dhe për ata që vizitojnë faqen online të SHLUJ UMB informacioni është lehtësisht i aksesueshëm dhe tërheqës. Nga biseda me studentët dhe pyetja se si e kanë marrë informacionin mbi SHLUJ UMB shumica u përgjigjën prej bashkëmoshatarëve të tjerë që kishin studjuar në këtë institucion. Hyrja e lirë pa kritere përjashtuese e ben të lehtë rregjistrimin jo vetëm të studentëve me nota të ulëta, por edhe të studentëve që vinin nga shkollat e mesme të Tiranës me mesatare të lartë, që nuk kishin siguruar zgjedhjen e prefuruar në universitetet publike.

Page 20

mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit; Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Njësitë kryesore ofrojnë informacion të detajuar mbi për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër gjatë javës së parë të prezantimit të studentëve të vitit të parë. Mënyra e organizimit të programit ku gjatë semestrit të parë të vitit të parë ofron lendët bazike për të tria departamentet, mundëson zgjedhjen e mëpasme dhe levizshmërinë brenda degëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale. Lendët me zgjedhje për programin Bachelor në Shkenca Politike janë 4 dhe ofrohen ne vitet e mëvonshme, duke mundësuar profilizimin e studimeve në marrëdhënie ndërkombëtare dhe në administrim publik. Njësitë kryesore ofrojnë informacion të detajuar mbi ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit sikurse u konfirmua nga biseda me studentët e të tre viteve të studimit që ishin prezentë; këto njësi ofrojnë informacion të detajuar mbi për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Konkluzionet e GVJ: Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. Njësitë ofrojnë informacion të detajuar për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/

ndjekjen e programit sikurse u konfirmua nga biseda me studentët e të tre viteve të studimit që ishin prezentë gjatë vizitës në institucion.

8. MËSIMDHËNIA Pjesa përshkrimore

Terma reference: organizimi i mësimdhënies, format e mësimdhënies, ngarkesa dhe cilësia e realizimit, kontrolli i njohurive të studentëve, metodat e mësimdhenies, teknologjitë e mësimdhënies, vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj.

Mësimdhënia organizohet nëpërmjet kombinimit të leksioneve, seminareve dhe praktikat profesionale. Kontrolli i njohurive të studentëve bëhet ndërmjet detyrave të kursit, provimeve të ndërmjetme, provimeve përfundimtare dhe punimit të diplomës (në rastin kur nuk zbatohet provimi me shkrim). Plani mësimor kombinon njohuri të përgjithshme në nivelin hyrës për një tërësi disiplinash me njohuri të formimit karakterizues të Programit Bachelor në Shkenca Politike. Po ashtu pjesë të programit mësimor janë dhe njohuritë që merren nëpërmjet lëndëve të disiplinave të ngjashme dhe veprimtaritë formuese. Ngarkesa nga perspektiva e studentëve është e shpërndarë mirë ndër vite, vetëm se ata kërkuan që në semestrin e parë të vitit të parë t’i zhvillonin lendët e kurrikulës bazë të ndarë sipas degëve dhe jo të gjitha degët së bashku. (Për më shumë informacion shih tabelën 7.1. RVB dhe dhe tabelat ne aneksin bashkengjitur)

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:

Leksione

Seminare

Page 21

Ushtrime

Laboratore

Praktikë lëndore

Praktikë profesionale

Etj.

Format e kontrollit të njohurive Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj

9. STUDENTËT Pjesa përshkrimore

Terma reference: procedurat e pranimit të studentëve, cilësia në hyrje e studentëve, numri i studentëve në hyrje dhe në dalje në vite, koha mesatare e zgjatjes së studimeve, kalueshmëria e studentëve dhe problemet që lidhen me të, statistika, punësimi i të diplomuarve, komunikimi me ish-studentët e diplomuar, informimi i studentëve.

Në Programin e studimit të Shkencave Politike procedurat e pranimit të studentëve janë të përcaktuara në Rregulloren e Organizimit të Programeve të Studimit të SHLUJ UMB. Aspekt pozitiv është se nuk janë specifikuar kritere hyrëse të cilat mund të diskriminojne grupe studentësh. Numri i studentëve të rregjistruar në Programin Bachelor në Shkenca Politike në 5 vitet e fundit është 111 studentë, ku përfshihen studentët me kohë të plotë dhe ata me part-time që kanë vazhduar të rregjstrohen deri në vitin akademik 2014-2015. Numri i studentëve të diplomuar në këtë program studimi gjatë këtyre 5 viteve është 21. (Tabela 9.1 ne RVB dhe aneksi 5 bashkengjitur.) Nga statistikat e marra në Sekretarinë e institucionit ka disa mospërputhje në statistikat për numrin e studentëve të rregjistruar në vitin e parë për herë të parë në 5 vitet e fundit, me ato të paraqitura në RVB, Tabela 9.1 “Cilësia në hyrje dhe dalje e studentëve”, faqe 59. (Shih Aneks 5 statistikat e marra nga Sekretaria e institucionit gjatë vizitës aty)

Vlerësimi i Tregues të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë) Nota Mesatare Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse) Nota Mesatare Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend Të dhëna për punësimin e studentëve Numri total të diplomuarve Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën) Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën) etj

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Page 22

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Procedurat e pranimit të studentëve janë të përcaktuara në Rregulloren e Organizimit të Programve të Studimit të SHLUJ UMB, bazuar në kuadrin ligjor në fuqi. Aspekt pozitiv është se nuk janë specifikuar kritere hyrëse të cilat mund të diskriminojne grupe studentësh për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve ku përfshihet edhe programi Bachelor në Shkenca Politike. Ky fakt dhe mirëpritja e studentëve në SHLUJ UMB ka sjellë çdo vit rritje të numrit të studentëve të pranuar për herë të parë në vitin e parë Bachelor në Shkenca Politike.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve; Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës; Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Nga biseda me studentët dhe stafin e institucionit gjatë javës së parë studentët informohen për të gjitha detajet e programit të studimit. Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde në përfundim të semestrit. Vlerësimi konsiston në disa çështje që kanë të bëjnë me komunikimin, shpjegimin, vlerësimin, aspekte pedagogjike etj. Studentët marrin shërbim këshillimi të karrierës nga Njësia e Këshillimit të Karrierës që bashkëpunon me shoqatën e studentëve të diplomuar Alumni. Studentët këshillohen për karrierën nga zyra e dekanit të studentëve dhe informohen për mundësitë e punësimit referuar punësimeve të studentëve të diplomuar nga ky institucion si dhe nga agjencia private e punësimit “Europe” me të cilën ka marrëveshje bashkëpunimi.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

SHLU Jo-Publike UMB disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të diplomuar në programin Bachelor në Shkenca Politike, ku në të gjitha vitet numri i të diplomuarve është shumë më i vogël sesa numri i të rregjistruarve, por nota e tyre mesatare në dalje është në të gjitha rastet më e lartë sesa nota mesatare hyrëse. SHLU Jo-Publike UMB disponon statistika vjetore mbi numrin e studenteve të regjistruar, të tërhequr dhe të larguar nga programi Bachelor në Shkenca Politike, si dhe të dhëna për ecurinë e studentëve përgjatë kohës së studimit në këtë program, të specifikuara për studentët e transferuar në SHLUJ UMB nga universitetet e tjera dhe ata të larguar Universiteti mban të dhëna të detajuara në lidhje me studentët e regjistruar, studentët me bursë, studentët e transferuar, ata që kanë ndërprerë studimet për një periudhë afatshkrutër, ata që janë

Page 23

çregjistruar, si dhe studentët e diplomuar për program studimi.

Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

SHLU Jo-Publike UMB ofron këshillim karriere për studentët dhe gjithashtu organizon tutoriate për t’i ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit mësimor sikurse u konfirmua gjatë bisedës me studentët. Zyra për këshillimin e karrierës në bashkëpunim me institucionet me të cilat SHLUJ UMB ka marrëveshje bashkëpunimi ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit ku do të zhvillojnë praktikën profesionale.

Konkluzionet e GVJ Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj të cilët rrisin reputacionin e tij dhe

prurjet në këtë institucion, sikurse rezultoi nga biseda me studentë të programit Bachelor në Shkenca Politike.

Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit bazuar në lidhjet me studentët e diplomuar dhe në marrëveshjet me agjencitë private të punësimit.

Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë, ndonëse ka nevojë të saktësojë numrin e studentëve të rregjistruar në vit të parë për herë të parë në programin Bachelor në Shkenca Politike përgjatë 5 viteve të fundit akademike.

Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve tgë cilët përmendën vemendjen edhe të stafit akademik më të vjetër.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor Pjesa përshkrimore

Terma reference: politikat e kërkimit shkencor në këtë program studimi, botimet në vite, projektet e fituara dhe të realizuara, pjesëmarrja në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit, aktivitetet e organizuara nga njësia, lidhja e kërkimit me mësimdhënien.

Politika e kërkimit shkencor në Programin Bachelor në Shkenca Politike është pjesë integrale e politikës së kërkimit të vetë institucionit. SHLU Jo-Publike UMB mbështet aplikimin në projekte shkencore nga stafi akademik, pjesëmarrjen e tyre në konferenca shkencore. SHLUJ UMB boton periodikisht revistën “Gjeopolitika”, ndonëse aksionerët e saj përmes shtëpisë botuese DUDAJ kanë investuar pak në botimet shqip të pedagogëve të brendshëm të departamentit të Shkencave Politike. Pranë SHLUJ UMB veprojnë Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit “Barleti”, Instituti shqiptar për Çeshtje Publike, si dhe Katedra Jean Monnet. SHLUJ UMB ka zhvilluar disa projekte me fokus kërkimin shkencor sikurse u konfirmua nga bisedat me Rektorin, Përgjegjësen e Departamentit të Shkencave Politike dhe stafin akademik, referuar RVB, Tabelës 10.1 “Të dhëna për kërkimin shkencor të stafit akademik përgjegjës për programin e studimit”, faqe 65. Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Page 24

Të dhëna për kërkimin shkencor Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL Numri i projekteve kërkimore të fituara Numri i projekteve të zbatuara Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor Numri i Çmimeve Kombëtare Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

Konkluzionet e GVJ Pavarësisht aktiviteteve për kërkimin shkencor, shpenzimet e SHLUJ UMB si institucion për kërkimin

shkencor janë më të ulëtat krahasuar me të gjithë zerat e tjerë të shpenzimeve në SHLUJ UMB. Shtëpia botuese DUDAJ mund të mbështesë më tepër sesa një publikim në fushën e botimeve shkencore në shkenca politike, dhe mbi të gjitha t’i ofrojë mbështetje tre kërkuesve të rinj të Departamentit të Shkencave Politike që janë në procesin e finalizimit të temave të Doktoraturës, të cilët përbëjnë gati gjysmën e stafit akademik të brendshëm të Departamentit.

11. BASHKËPUNIMI KOMBËTAR, NDËRKOMBËTAR DHE MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Pjesa përshkrimore

Terma reference: bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar, mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura, pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit dhe me tregun e punës.

Pjesa përshkrimore SHLU Jo-Publike UMB është pjesë e bashkëpunimit dhe partneritetit shkencor me një numër institucionesh vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ka marrëveshje me një numër institucionesh akademike në vend, rajon dhe më gjerë. (Referuar në Tabelën 11.1 “Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar” dhe në Tabelën 11.2 “Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rendësishëm për arsimin e lartë” në RVB, faqe 67, e konfirmuar nga vizita në institucion).

Vlerësimi i Treguesve të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale,

komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për arsimin e lartë: Institucionet qeveritare bashkëpunuese Organizatat Profesionale Komuniteti i biznesit, tregu i punës

Page 25

Dokumentacioni përkatës

VLERËSIMI SIPAS STANDARDEVE

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni realizon nxitjen e bashkëpunimit midis personelit përmes diskutimeve dhe përmirësimeve të kurrikulës e cila ndryshon me gati 20% çdo vit, projekteve kërkimore shkencore, ku realizohet shkëmbimit të informacionit shkencor. SHLU Jo-Publike UMB praktikon shkëmbimin e informacionit në formën e konsultimit si dhe bën prezantime/debate mujore të punimeve shkencore të stafit akademik. Vlerësimet e stafit për punën akademike dhe mësimdhënien në auditor, përfshirja e stafit akademik edhe në funksione administrative si në zyrën e Burimeve Njerëzore, në Njësinë e Vlerësimit të Cilësisë dhe në qendrën e orientimit të studentëve realizon ndarjen e detyrave dhe marrjen e përgjegjësive edhe për 10 % të volumit të punës administrative.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

SHLUJ UMB ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione homologe brenda vendit, publike dhe private, e sidomos me universitetet e rajonit, ku specifikohet Universiteti i Strugës, përmes projekteve të përbashkëta kërkimore dhe mësimdhënies. SHLUJ UMB është fryt i një biznesi privat dhe komponenti i “enterprise” është pjesë e pandarë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënës të disa kategorive për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës: OJF, Institute Kërkimore dhe Agjenci private punësimi. Institucioni ka mundësuar projekte për ngritje kapacitetesh në kuadrin e programeve të BE si TEMPUS, ERASMUS +, për trajnime profesionale të stafit akademik. Institucioni i përfshin në raportin vjetor analizat e përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve. Ato i kanë shërbyer rritjes së cilësisë së mësimdhënies, kualifikimit të stafit dhe praktikave profesionale të studentëve apo mobilitetit të tyre. Sikurse u verifikua gjatë bisedave me stafin akademik dhe studentët, ka pasur dy studentë të SHLUJ UMB të larguar jashtë vendit dhe 7 studentë të ardhur nga jashtë për praktika në vendin tonë.

Page 26

Konkluzionet e GVJ Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet përmes diskutimit

të kurrikulës dhe sillabuseve të programit Bachelor në Shkenca Politike të cilat rishikohen në masën e lejuar 20% pothuajse çdo vit të ri akademik.

Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe brenda e jashtë vendit, publike apo private, me institucione të adminbistratës publike në nivel qendror dhe vendor, si dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR VLERËSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

I. ANALIZA PËRMBLEDHËSE E RVJ SIPAS METODËS SWOT (STRENGTHS-PIKAT E FORTA, WEAKNESSES- PIKAT E DOBËTA, OPPORTUNITIES-MUNDËSITË, THREATS-PENGESAT).

a. Pika të forta: 1) Përcaktimi i qartë i vizioneve dhe objektivave në dokumentin Plani i Zhvillimit Strategjik,

UMB, Vizion 2020, Horizonte dhe perspektiva të reja, Tiranë, 2015. 2) Dokumentacion i plotë institucional dhe rregullore të detajuar për programin e studimit

Bachelor në Shkenca Politike sipas Standadeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Parë, APAAL 2011.

3) Staf akademik me përvojë dhe të kualifikuar si dhe materiale didaktike të mjaftueshme për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie.

4) Plan mësimor me specifikime të qarta për lëndët duke i specifikuar ato në disiplina të formimit të përgjithshëm, ato karakterizuese të programit, etj. , sipas standardeve kombëtare.

5) Lenia e një hapësire të lendëve me zgjedhje deri në 4 lendë me nga 6 ECTS që mundëson profilizimin e studentëve sipas interesave në marrëdhënie ndërkombëtare apo administrim publik.

6) Aftësi për përfitim në projekte kërkimore shkencore si Erasmus+, Katedra Jean Monet, dhe në promovimin publik e profesional të stafit akademik.

7) Mjedise të përshtatshme me auditore, laboratore, bibliotekë, restorant, bar, kënd sportiv. 8) Faqe interneti me informacion të pasur dhe lehtësisht të aksesueshëm nga të gjithë. 9) Publikimi ne faqen e internetit të SHLUJ UMB i RVB 10) Punë e gjithanshme informuese për studentët e interesuar të vazhdojnë studimet

universitare përmes takimeve në shkollat e mesme, ofrimit të kurseve falas për provimet e Maturës Shtetërore.

11) Hyrja e lirë në programin Bachelor pa kritere kushtëzuese apo përjashtuese. 12) Trajtim shumë i mirë i studentëve të cilët pastaj rrisin reputacionin e SHLUJ UMB. 13) Marrëveshje bashkëpunimi pë praktikat e studentëve dhe projekte kërkimore më

institucione homologe brenda dhe jashtë vendit, qofshin këto universitete publike apo private; bashkëpunime me OJF dhe Institute Kërkimore; Bashkepunime me administratën publike në nivel vendor (Bashkia e Tiranës) dhe qendror (Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Administratës Publike dhe Innovacionit).

b.Pika të dobëta: 1. Ngarkesa e personelit akademik, me ndikim indirekt ne kufizimin e hapësirës për kërkim

shkencor, 2. Pavarësia institucionale e strukturave bazë në administrim dhe praktika e emerimit nga lart

e stafeve drejtueseve 3. Vlerësimet e studentëve nuk u komunikohen personelit akademik drejtpërdrejtë, ndonëse

merren në konsideratë në raportet dhe vlerësimet e brendshme. 4. Rishikimi i shpërndarjes së ECTS në modulet ekzistuese, pasi një moduli i jepen 6 ECTS

me një lende, të tjerave 12 ECTS me nga dy lendë dhe të tjera module kanë në përbërjen e tyre 3 lendë me një total prej 18 ECTS.

5. Tek format e kontrollit të njohurive të studentëve ka nevojë të rishikohet pesha specifike e provimit përfundimtar, pra të rritet mbi 50%, pasi nota 5 sipas përcaktimeve të institucionit merret me 49 pikë që mund të lerë hapësira pë abuzime me studentët që ta konsiderojnë veten kalues edhe pa hyrë në provimin final të lendës.

Page 27

6. Pjesa dërrmuese e të ardhurave vijnë nga pagesat e studentëve të cilat shpenzohen në masën më të madhe për paga dhe sigurimet shoqërore, dhe zëri i shpenzimeve për studentët dhe kërkimin shkencor zenë një peshë specifike fare të vogël.

1) RVB evidenton si pikë të dobët numrin e kufizuar të literaturave në funksion të këtij programi Bachelor

në Shkencat Politike dhe sigurimin e literaturës elektronike, të evidentuara edhe nga grupi ynë.

c. Mundësitë: 1) Zgjerimi i kapaciteteve të stafit dhe aplikimi i sistemit të grantit kërkimor ndaj stafit për

kërkim me qëllim realizimin e studimeve me impakt të gjerë në shoqëri (në Shkenca Politike).

2) Ekzistenca e shtëpisë botuese DUDAJ përbën një burim të mirë për botime cilësore e profesionale. Nëse në librari u konstatua vetëm një botim i përgjegjëses së departamentit të Shkencave Politike, mundësitë që kjo shtëpi botuese e atashuar me aksionerët e SHLUJ UMB të botojë së paku punimet shkencore të atafit të brendshëm akademik, do të zgjeronte literaturën e kufizuar në gjuhën shqipe për programin Bachelor në Shkenca Politike.

3) Nxitja e stafit akademik në proces doktorature të përfundojnë kërkimet e tyre shkencore, duke i lehtësuar nga ngarkesa në mësimdhënie dhe punë administrative në institucion.

d.Pengesat:

1) Nevoja për burime shtesë të ardhurash për institucionin, por jo duke rritur pagesat e studentëve, të cilat janë të krahasueshme me universitetet e tjera private në vend, por relativisht të larta krahasuar me pagesat në universitetet publike.

2) Të ardhurat shtesë janë të domosdoshme edhe për të mundësuar angazhimin e pedagogëve të jashtëm si titullarë lendësh në rastet kur stafi akademik i brendshëm nuk ka gradën Doktor, apo për mbështetjen e kërkimit shkencor qoftë edhe të tre doktorantëve që janë në përfundim të tezave të doktoraturës.

SUMMARY ANALYSIS OF THE STUDY PROGRAM’S EVALUATION

I. Summary Analysis of the External Evaluation Report based on the SWOT Method (Strengths, Weaknesses, Opportunities, Threats).

a. Strong points:

1) A clear definition of the vision and objectives in the document “Strategic Development Plan, UMB, Vision 2020, the new perspectives and horizons, Tirana 2015. 2) The full institutional documentationand detailed regulations for the study program Bachelor in Political Science according to the State Quality Standards of Accreditation Programs of the First Cycle Study, PAAHE 2011. 3) Experienced and qualified academic staff and adequate teaching materials for quality assurance in teaching. 4) Curriculum with clear specifications in general disciplines, of characterization disciplines, those specifying the program, etc.,according to the state quality standards. 5) Leaving a space of 4 elective subjects of 6 ECTS enables the profiling of students by interests in international relations or public administration. 6) Ability to benefit scientific research projects as Erasmus +, Chair Jean Monet, and public and professional promotion of academic staff. 7) Suitable classroom environments, laboratories, library, restaurant, bar, and sports fields. 8) Website with rich information and easily accessible to all. 9) The publication on the website of the SHLUJ UMB of its Internal Evaluation Report 10) Comprehensive information activities for students of secondary schools interested in continuing university education through meetings in schools, and providing free courses for Matura exams. 11) Free admission to the Bachelor program without conditional or exclusion criteria. 12) Very good communication with students who then increase the reputation of SHLUJ UMB. 13) Cooperation Agreement on student internships and research projects with similar institutions at home and abroad, whether public or private universities; cooperation with NGOs and research institutes;

Page 28

Collaborations with local public administration (the Municipality of Tirana) and central government (Ministry of Education and Sports, Ministry of Public Administration and the Innovation).

b.Weakness:

1) Overloads of the academic staff, with an indirect impact in restricting the space for scientific

research.

2) Weakness of institutional independence ofFaculties and Departments because of the

appointment of Dean and Chiefs and not respecting the law on their election by the academic staff.

3) Students’ evaluations did not directly communicated to the academic staff, although considered in

internal reports and professor’s performance assessments.

4) Review of the distribution of ECTS in existing modules, as a 6 ECTS module provided with only a

subject, other modules have 12 ECTS with two subjects and there are modules incorporating 3 subject

with a total of 18 ECTS.

5) Template for the control of students’ knowledge need to review the specific weight of the final

exam, lower than 50%, as thegrade 5 is determined by the institution with 49 points that can leave

space of abuse by students to consider passing themselves without entering the final examination.

6) The majority of revenue comes from student fees, while the majority of expenditures goes for

wages and social security, the costs for students and research occupy a very small specific weight.

7) The SHLUJ UMB Internal Evaluation Reportrecords as the weak point the limited number of

literature on the function of this Bachelor program in Political Science and the provision of electronic

literature. This is evidenced by the external evaluation team, too.

c. Opportunities:

1) Expanding the capacity of the academic staff and application of the research grants for increasing

research studies in order to achieve wider impact on society (Political Science).

2) The existence of DUDAJ publishing house is a good source for quality and professional publications.

If in the library was found only one edition of the Chief of Department of Political Science, the

opportunities that this publishing house attached to the shareholders SHLUJ UMB to publish at least the

scientific works of the full-time academic staff would expand the Albanian literature forsuch Bachelor

program in Political Science.

3) Promoting academic staff to complete the doctoral scientific researchby facilitating them on teaching

and administrative workload.

d. Threats:

1) The need for additional sources of revenue for the institution, but not by increasing the student fees, which are comparable to other private universities in the country, but relatively high compared with fees in public universities. 2) Additional revenues are also required to enable the engagement of part-time teachers in cases where the full-time academic staff have not finalized yet the Doctoral thesis, or to support the research of the three doctorate students who are at the end of their PhD.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

1. Prof. As. Dr. Merita Xhumari

Page 29

2. Prof. As. Dr. Afrim Krasniqi

Të dhënat janë marrë gjatë vizitës në Institucion Aneksi 1: Stafi i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike

FAKULTETI I DREJTËSISË DHE SHKENCAVE SOCIALE E POLITIKE

Prof. Dr. Gëzim Hadaj, Dekan i Fakultetit

Departamenti i Drejtësisë

Dr. Ilir Panda përgjegjës i dept.

PhD Ledian Droboniku

Msc. Edlira Lloha

Llm Elona Bano (Doktorante)

Msc. Valbona Alikaj (Doktorante)

Llm Esmeralda Hasanaj

Msc. Jonida Lamaj (Doktorante)

Gjithsej: 7

Doktor: 2

Doktorantë: 3

Master: 2

Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit

Dr. Robert Gjedia përgjegjës i dept.

Prof. Dr. Gëzim Hadaj

Prof.Dr. Lluka Heqimi

Prof. Dr. Gavrosh Kavaja

Dr. Edita Fino

Dr. Alketa Çaushi

Msc. Silvana Loka (Doktorante)

Msc. Sokol Jareci

Msc. Migena Kapllanaj (Doktorante)

Msc. Enkelejda Hamzaj (Doktorante)

Msc. Enkelejda Braho

Msc.Aida Hudhri

Gjithsej: 12

Profesorë: 3

Doktorë: 3

Doktorantë: 3

Master: 3

Departamenti i Shkencave Politike

Prof. Ass. Dr. Zamira Çavo përgjegjës i dept.

Prof. Ass. Dr. Reis Mulita

Dr. Dorian Jano

Page 30

Msc. Eurona Leka (Doktorante)

Msc. Erion Kristo (Doktorant)

Msc. Xhuljeta Krasta (Doktorante)

Msc. Fatjona Qurku

Gjithsej: 7

Profesorë: 2

Doktorë: 1

Doktorantë: 3

Master: 1

Këshilli i Fakultetit ka përbërjen si vijon:

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Gëzim Hadaj Prof. Dr. Kryetar Zamira Çavo Prof. Ass. Dr. Anëtare

Ilir Panda Dr. Anëtar

Robert Gjedia Dr. Anëtar

Ervis Martani Dr. Anëtar

Lluka Heqimi Prof. Dr. Anëtar