RAPORT I AUDITIMIT EFEKTIVITETI I SISTEMIT STANDARD TË ...€¦ · republika e kosovËs zyra e...
Transcript of RAPORT I AUDITIMIT EFEKTIVITETI I SISTEMIT STANDARD TË ...€¦ · republika e kosovËs zyra e...
-
REPUBLIKA E KOSOVËS
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
Nr i dokumentit. 21.20.10-2012-08
RAPORT I AUDITIMIT
EFEKTIVITETI I SISTEMIT STANDARD TË
INTEGRUAR QEVERITAR TË ADMINISTRATËS
TATIMORE (SIGTAS)
Prishtinë, Qershor 2013
-
2
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) kryen auditime të
rregullsisë si dhe ato të performancës. Auditori i Përgjithshëm,
Lage Olofsson, është kreu i ZAP-it që ka të punësuar rreth 140
anëtarë të stafit. Auditori i Përgjithshëm dhe ZAP janë të pavarur
dhe që certifikon rreth 90 Pasqyra Vjetore Financiare për çdo vit,
derisa ndërmarrin forma të tjera të auditimit.
Misioni ynë është që të kontribuojmë në menaxhim të shëndoshë
financiar në administratë publike. Ne do të kryejmë auditime
cilësore në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare të
auditimit të sektorit publik dhe praktikat e mira evropiane. Ne
do të ndërtojmë besim në shpenzimin e fondeve publike. Ne do
të luajmë një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve
dhe palëve tjerë të interesit në rritjen e llogaridhënies publike.
Raportet e nxjerra nga ZAP në mënyrë direkte promovojnë
llogaridhënien pasi që ato ofrojnë bazë për ti mbajtur
llogaridhënës menaxherët e organizatave individuale buxhetore.
Auditori i Përgjithshëm ka vendosur për raportin e auditimit
mbi efektivitetin e Sistemit Standard të Integruar Qeveritar të
Administratës Tatimore - SIGTAS në konsultim me Ndihmës
Auditorin e Përgjithshëm, Ibrahim Gjylderen, i cili ka bërë
mbikëqyrjen e auditimit.
Opinioni dhe raporti i nxjerrë janë rezultat i auditimit të kryer
nën menaxhimin e Drejtorit të Auditimit, Bezad Halilaj
mbështetur nga Fitim Haliti (Udhëheqës i ekipit), Mjellma
Dibra, Fanol Hodolli dhe Fatlinda Ramosaj.
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM –Adresa: Musine Kokollari, No. 16, Prishtina 10000, Kosova
Tel.: +381(0) 38 25 35 /121/262-FAX: +381(0) 38 2535 122 /219 http://oag-rks.org/
http://oag-rks.org/
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
3
TABELA E PËRMBAJTJES
Përmbledhje e përgjithshme .......................................................................................................... 5
1 Hyrje ......................................................................................................................................... 7
2 Përshkrimi i dizajnit të sistemit SIGTAS dhe vlerësimi i tijë ........................................... 8
3 Përdorimi i sistemit SIGTAS ............................................................................................... 16
4 Kontrolli dhe Mbikëqyrja .................................................................................................... 23
5 Konkluzioni i përgjithshëm ................................................................................................ 25
Shtojca I: Fushë veprimi dhe Metodologjia e auditimit .......................................................... 26
Shtojca II: Modulet e SIGTAS-it .................................................................................................. 27
Shtojca III: Format e vlerësimit ................................................................................................... 28
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
4
Lista e shkurtesave
ATK – Administrata Tatimore e Kosovës
AT – Administrata Tatimore
DA – Departamenti i Ankesave
DF – Deklarata Financiare
SIGTAS – Standard Integrated Government Tax Administration System
EDI – Deklarimi elektronik
ZAP – Zyra e Auditorit të Përgjithshëm
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
5
Përmbledhje e përgjithshme
Ne, kemi kryer auditimin e sistemit Standard të Integruar Qeveritar të Administratës
Tatimore (SIGTAS) për të vlerësuar funksionimin e tij. Gjatë auditimit ne kemi testuar
dizajnin dhe përdorimin e elementeve në kalkulimet dhe vlerësimet informatave tatimore
nga ana e sistemit. Gjithashtu kemi vlerësuar regjistrimin dhe raportimin e rimbursimeve
nga SIGTAS-i, marrëveshjet mbi borxhet, regjistrimin e ankesave dhe kontrolleve në
SIGTAS dhe procesin e dhënies së vlefshmërisë (validimit) së të dhënave nga Banka
Qendrore (BQ).
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) që nga viti 2001 ka filluar ta përdor SIGTAS-in
me një numër të caktuar modulesh, ndërsa me kalimin në versionin e ri në vitin 2010 janë
shtuar edhe disa module të reja. Dizajnimi i sistemit, edhe përkundër disa mangësive i
përmbush nevojat për të administruar informatat për tatimet.
Megjithatë, ne jemi të shqetësuar për faktin se, përkundër se në vitin 2010 sistemi është
avancuar në një version të ri të SIGTAS-it, ky proces ka pasur ngecje dhe është përcjellë
me mangësi. Deri në korrik të vitit 2012 modulet e parashikuara të fillojnë në 2010, sipas
zyrtarëve të ATK-së kanë qenë në fazën testuese. Për më tepër, disa prej tyre edhe pas
kësaj faze ende nuk janë funksionale.
Ne kemi identifikuar disa mangësi gjatë auditimit të SIGTAS-it. Këto mangësi kanë të
bëjnë me dizajnin e sistemit dhe përdorimin e tij.
Mangësitë më të theksuara lidhur me dizajnin e SIGTAS-it janë:
Mangësi në menaxhimin e informatave në sistem; dhe
Mungesë e përditësimit të informatave për disa nga aktivitetet e zhvilluara në
sistem.
Çështjet e theksuara për sa i përket përdorimit të SIGTAS-it
Vonesa në aplikimin e përdorimit të moduleve të sistemit;
Raportimi i informatave jo të plota dhe të sakta nga sistemi;
Mungesa e ndërlidhjeve midis aktiviteteve brenda për brenda sistemit;
Vonesa në procesimin e informatave në sistem; dhe
Mungesë e harmonizimit të informatave të sistemit më një vegël tjetër (Share
point) që përdorët nga ATK.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
6
Mangësitë e lartpërmendura duhet të adresohen para se sistemi të konsiderohet një vegël
plotësisht funksionale. ATK, si pronare e tij, është e nevojshme që sa më shpejt që është
mundur të ndërmarrë veprime për të siguruar efikasitetin e këtij sistemi. Kjo do të
mundësoj menaxhim më efikas të informatave për sa i përket procesit të tatimeve në
Kosovë, përkatësisht të hyrave që mblidhen.
Rekomandimet
Për t’i tejkaluar mangësitë e përshkruara më lartë, ne rekomandojmë Drejtorinë e
Përgjithshëm të ATK-së të ndërmarrë masa të duhura që do të ndikonin në përdorimin
më efikas të potencialit të këtij sistemi. Në lidhje më këtë, ne rekomandojmë:
Marrjen e masave për të identifikuar shkaqet që prodhojnë gabime në sistem,
eliminimin e tyre dhe krijimin e mundësive për procesim dhe raportim të saktë të
informatave të tatimpaguesve;
Rishikimin e procesit të pajisjes me numër fiskal të bizneseve dhe përshtatjen e tij
në përputhje me kornizën ligjore;
Aplikimin e procesit të komunikimit me tatimpaguesit me anë të njoftim
vlerësimeve, përmes të cilave ata informohen për dallimet në kalkulime;
Marrjen e veprimeve te duhura për të bërë të mundur përdorimin e të gjitha
moduleve tjera të SIGTAS-it që do të lehtësonin dhe saktësonin menaxhimin e
informatave për tatimet; dhe
Identifikimin e saktë të shkaktarëve për mangësitë e ndodhura në Share Point.
Zhvillimin e planeve për eliminimin e tyre dhe krijimin e sigurisë se raportet që
nxirren nga ai janë të sakta.
Menaxhmenti është pajtuar me të gjitha të gjeturat tona të auditmit dhe janë zotuar se do
t’i adresojnë rekomandimet tona.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
7
1 Hyrje
SIGTAS-i është një sistem i integruar i informacionit që i mundëson ATK-së
administrimin e informatave për tatimet. Ky sistem është i dizajnuar për të përmbushur
nevojat e vendeve, për të rritur kontrollin e tyre mbi të ardhurat nga tatimet. Sistemi
është i projektuar edhe për t’iu përshtatur ndryshimeve në politikat tatimore.
Funksioni i SIGTAS-it është i dizajnuar që të mundësoj menaxhimin e çdo aspekti të
procesit menaxherial të tatimeve, që nga regjistrimi i bizneseve e deri të kontrolli dhe
menaxhimi i informatave në lidhje më këtë.
Përveç kësaj, sistemi ofron mundësinë e ndërlidhjes (ndërfaqe) me sisteme të tjera,
përfshirë Bankën Qendrore për shfrytëzimin e të dhënave.
Disa nga llojet kryesore te tatimeve që mbështeten nga SIGTAS-i janë:
Tatimi mbi të ardhurat;
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
Tatimet e Mbajtura në Burim, etj.
SIGTAS-i është një sistem gjithëpërfshirës për të mbështetur të gjitha proceset e ATK-së
dhe llojet e tatimeve në një sistem të integruar.
SIGTAS-i në Kosovë ka filluar të përdoret që nga viti 2001 me modulet si në vijim:
Regjistrimi i tatimpaguesve, vlerësimet, pagesat, rimbursimet, menaxhimi i dosjeve, letër
kujtesat dhe administrimi.
Në vitin 2010 sistemi është transformuar në një version të ri të SIGTAS-it duke i’u shtuar
edhe disa module si: Transferimi i pagesave nga bankat, kontrolla, ankesat, mbledhja dhe
marrëveshjet për pagesë dhe tatimi specifik.
Nga fillimi i vitit 2012 sistemi është avancuar më tutje. Përmes SIGTAS-it është
mundësuar që tatimpaguesit të kryejnë një pjesë të shërbimeve ndaj ATK-së nga interneti.
Mundësitë e ofruara nga ky avancim janë: përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave të tatimit
në paga, kontributeve dhe TVSH-së. Sipas menaxhmentit të ATK-së ekzistojnë plane për
vazhdimin e zgjerimit të këtyre mundësive edhe për procesim të llojeve të tjera të
tatimeve.
Objektivi i auditimit
Objektivi i këtij auditimi është që të vlerësojmë nëse sistemi SIGTAS është efektiv për të
siguruar procesimin, ruajtjen dhe gjenerimin e të dhënave të sakta dhe të plota.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
8
2 Përshkrimi i dizajnit të sistemit SIGTAS dhe
vlerësimi i tijë
Konkluzioni i përgjithshëm
Pajisja e tatimpaguesve me numër fiskal nuk na ofron siguri të mjaftueshme. Në sistemin
e SIGTAS-it bëhen ndryshime të numrave edhe përkundër faktit se kërkesat ligjore
përcaktojnë ndryshe.
Si pasojë e plotësimit jo të drejtë të shumave nga ana e tatimpaguesve dhe bartja e tyre si
të tilla edhe gjatë procesimit në sistem ndodh që gjendja e tatimpaguesit të mos jetë e
saktë. Sistemi lejon futjen e vlerave negative në linjat e shpenzimeve me ç’rast
ndryshohen rregullat e llogaritjes.
Përshkrimi
Sistemi i SIGTAS-it është i përbërë nga modulet përkatëse që mundësojnë procesimin dhe
menaxhimin e informatave sipas fushave. Modulet janë si në vijim:
2.1 Moduli i regjistrimit të tatimpaguesve
Përshkrimi
Ky modul përdoret për regjistrimin e tatimpaguesve dhe mirëmbajtjen e të dhënave të
tyre në SIGTAS, si p.sh. për të krijuar dhe printuar çertifikatën e numrit fiskal, për të
hapur dhe mirëmbajtur llogari tatimore për tatimpaguesit.
Informatat mbi tatimpaguesit
Pajisjen më numër fiskal të subjekteve që i nënshtrohen çfarëdo lloj tatimi të administruar
nga ATK e rregullon Ligji 03-L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i
ndryshuar dhe plotësuar me 04-L-102. Udhëzimi Administrativ 07/2009 për regjistrimin,
çregjistrimin dhe pajisjen me numër fiskal vendos procedurat dhe kërkesat për pajisje me
numër fiskal në përputhje me ligjin e lartcekur. Në lidhje më këtë, ne kemi vërejtur
mangësinë në vijim:
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
9
Të gjeturat dhe rekomandimet
1. Çështja - Ndryshimi dhe pajisja me numër të ri fiskal është përcjellë me mangësi
E gjetura Sipas dispozitave ligjore, ndryshimi apo pajisja me numër të ri fiskal
bëhët vetëm me rastin e ndryshimit të formës së biznesit. Kemi
vërejtur se subjektet tatimore janë pajisur me numër të ri fiskal edhe
për shkak të ndryshimit të emrit apo ndryshimit të pronarit. Në
sistem, kjo është mundësuar duke i shtuar numrit aktual të regjistrimit
të biznesit një karakter shtesë për të ruajtur veçantinë e tij. Kjo ka
rrjedhë si rezultat mungesës së koordinimit të veprimeve paraprake të
Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Mirëpo, për të realizuar këtë, paraprakisht do të duhej që të shlyhen
borxhet tatimore që ndërlidhën më numrin e vjetër, ai të mbyllet për
të lënë vetëm një numër fiskal aktiv.
Gjithashtu, ka raste kur informatat mbi tatimpaguesit nuk janë të
plota në sistem edhe pse kjo duhej të ishte e kërkueshme. Për më
tepër, këto informata ka raste kur për biznese të njëjta nuk
korrespondojnë me ato në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve në
Kosovë (ARBK).
Rreziku Ndryshimet e tilla të numrit fiskal, kanë bërë që për të njëjtin biznes
në sistem të figurojnë më shumë se një numër fiskal aktiv. Kjo do
mund të ndikojë në pasqyrim jo të qartë dhe të plotë të informatave
financiare të biznesit në raport me detyrimet ndaj ATK-së.
Rekomandimi 1 Drejtori i përgjithshëm, në koordinim me ARBK-në duhet të siguroj se
janë rishikuar proceset e pajisjes me numër fiskal të bizneseve. Kjo do
të siguroj pasqyrë më të qartë dhe të saktë të informave për tatimet.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
10
2.2 Moduli i Vlerësimit
Përshkrimi
Moduli është i dizajnuar për të menaxhuar deklaratat tatimore të procesuara në SIGTAS
dhe vlerësimet e tatimpaguesve. Pas procesimit, nese është nevoja shumat e tyre ri-
kalkulohen dhe korrigjohen automatikisht nga SIGTAS-i për të krijuar vlerësim zyrtar.
Me vlerësim ri-kalkulohet tatimi, ndëshkimet dhe interesi. Një rivlerësim e zëvendëson
vlerësimin paraprak të deklaratës tatimore.
Nga testimet e kryera nga raportet e SIGTAS-it kemi identifikuar diferenca gjatë
vlerësimeve. Këto përfshijnë krijimin dhe modifikimin e vlerësimeve, vlerësime të
sistemit me rastin e deklarimit, rivlerësimet dhe korrigjimet e tatimpaguesit.
Në vlerësimin e kryer për të testuar saktësinë e informatave, saktësinë e kalkulimeve dhe
bartjen e humbjeve nga vitet paraprake kemi vërejtur të gjetura në vijim:
2. Çështja - Mangësi në menaxhimin e informatave në sistem – Prioriteti-i rëndësishëm
E gjetura Kemi identifikuar mangësi në menaxhimin e kalkulimit te shumave
dhe bartjen e tyre në linjat përkatëse. Mangësitë kanë ndikim në
Deklaratën vjetore të tatimit në korporata dhe të Deklaratës vjetore të
tatimit personal. Në linjat e shpenzimeve, sistemi pranon vlera
negative. Kjo bën që të ndryshohen rregullat e llogaritjes duke
ndryshuar rezultatin, ku në vend se të zbriten shpenzimet bën që ato
ti shtohen fitimit apo humbjes. Po ashtu, nëse është paraqitur nevoja
të bëhen ri-kalkulime dhe janë bërë korrigjime në pjesën e fundit të
deklaratës (pjesa e Pasqyrës së të Ardhurave) duke ndryshuar
gjendjen e të ardhurave neto ose humbjeve, kjo shumë nuk bartet
automatikisht në linjën 10 të ardhurat neto (humbja) të deklaratës prej
ku fillon edhe kalkulimi i obligimeve tatimore.
Kjo ndodh si pasojë e plotësimit jo të drejtë të shumave të deklaratave
nga tatimpaguesi dhe procesimi i tyre si të tilla në sistem.
Rreziku Mangësitë në kalkulime shkaktojnë informata të pasakta në gjendjen e
tatimpaguesit dhe në përcaktimin e vlerës së obligimit tatimor.
Rekomandimi 2 Drejtori i përgjithshëm, duhet te siguroj se janë marrë masat e duhura
për identifikimin e shkaqeve që prodhojnë gabime në sistem. Të
konsiderohet trajnimi i stafit për parandalimin e procesimit të vlerave
negative dhe krijimin e mundësive për procesim dhe raportim të saktë
të informatave.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
11
Humbjet e bartura
Një tabelë që përmban humbjet e bartura është krijuar në SIGTAS si vegël e veçantë. Të
dhënat në të janë futur manualisht dhe përmban në total të gjitha humbjet e bartura deri
në vitin 2009. Si e tillë është bazë për vitet pasuese.
3. Çështja - Mos azhurnimi i tabelës së humbjeve – Prioritet – i rëndësishëm
E gjetura Testet tregojnë se, jo gjithmonë të dhënat në këtë tabelë janë të sakta.
Kjo ndikohet si nga mangësitë në kalkulime në deklaratat tatimore,
ashtu edhe korrigjimet e deklaratave nga ana e tatimpaguesve apo
ndryshimet që ndodhin si rezultat i ndonjë kontrolle nga ATK.
Shkak i kësaj është se, të dhënat brenda saj punohen manualisht. Në
rastet kur ka ndryshime si me rastin e kontrollave nuk njoftohet
divizioni i llogarive tatimore që të bëhet rregullimi i gjendjes sipas
kontrollës.
Rreziku Mos azhurnimi i tabelës së humbjeve ndikon në saktësinë e fitimit të
tatueshëm.
Rekomandimi 3 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se është aplikuar procesi i
komunikimit të vazhdueshëm me divizionin e llogarive tatimore që
do të mundësoj rregullimin e gjendjes së humbjes pas kontrolleve apo
ankesave.
4. Çështja - Mungesë e rivlerësimit të informatave nga SIGTAS-i pas korrigjimit të tyre
– Prioriteti-i rëndësishëm
E gjetura Nëse duhet të modifikohet (korrigjohet) një vlerësim i bërë nga sistemi
pas deklarimit të tatimpaguesit, sistemi mundëson që të bëhet
rivlerësimi. Rivlerësimet përgjithësisht bëhen pas ndonjë ankese apo
kontrolle. Pas rivlerësimit, ai duhet verifikuar dhe aprovuar nga një
zyrtar përkatës tatimor.
Është vërejtur se me rastin e korrigjimit nga tatimpaguesi të deklaratës
tatimore, në sistem zëvendësohet vlerësimi paraprak. Por, pas këtij
korrigjimi, SIGTAS-i nuk bën ndonjë rivlerësim nga sistemi të njëjtë si
me rastin e deklarimit të parë nga ana e tatimpaguesit. Kjo bën që
gjendja e fundit të mbetet ajo e korrigjimit nga tatimpaguesi.
SIGTAS-i, mundëson krijimin e raporteve me dallimet e ndodhura në
kalkulime. Raste këto kur deklarimi i tatimpaguesit dallon nga
vlerësimi i SIGTAS-it. Më pas, këto të dhëna duhet të verifikohen për
t’u siguruar nëse ato janë procesuar si duhet.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
12
Kemi kuptuar se ATK-ja, nuk ka zhvilluar ndonjë sistem të
mbikëqyrjes dhe analizës së raporteve me dallime të mëdha kalkulimi
dhe nuk trajtohen arsyet që i kanë shkaktuar ato.
Rreziku Mungesa e rivlerësimit të informatave të vendosura nga tatimpaguesit
pas deklarimit të parë, rrit mundësinë për gabime, por edhe për
nënvlerësim të obligimeve tatimore. Mundësia është edhe më
potenciale kur kemi parasysh se forma e deklarimit është vullnetare.
Rekomandimi 4 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se;
- Janë marrë masat e duhura për rishikimin e gjendjes së
tatimpaguesve në sistem dhe korrigjimin e informatave në
përputhje me gjendjen reale të ndodhur, përfshirë edhe deklaratat
vjetore tatimore;
- Është aplikuar procesi i komunikimit me tatimpaguesit me anë të
njoftim vlerësimeve të parapara, përmes të cilave ata informohen
për dallimet në kalkulime.
Mos deklaruesit
Përshkrimi
Mos deklaruesit janë tatimpaguesit që nuk kanë kryer në afatin e caktuar deklarimet e
obliguara tatimore ndaj ATK-së për një periudhë të caktuar kohore. Për të identifikuar
tatimpaguesit mos deklarues SIGTAS-i ofron mundësinë e nxjerrjes së raportit (Lista e
Mos – Deklaruesve). Në lidhje më këtë, testet tona kanë shpalosur të gjeturat në vijim:
5. Çështja - Mungesë e përditësimit të informatave për mos-deklaruesit – Prioriteti-i
rëndësishëm
E gjetura Nga evidencat (Lista) që mban ATK për mos deklaruesit tatimor, kemi
identifikuar se informatat e prezantuara nuk janë të sakta. Lista
përmban edhe biznese që mund të jenë deklarues të rregulltë, por
vetëm janë transferuar1 në lloj tjetër statusi.
Përkundër se, SIGTAS-i posedon opcionin e përditësimit apo mbylljes
së llogarisë tatimore, ajo nuk po përdoret nga ana e organizatës.
1 Psh, Transferi mund të bëhet prej statusit të biznesit individual në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e cila pastaj klasifikohet në grupim tjetër biznesësh), Ndërkaq llogaritë tatimore të statusit të më parshëm kanë mbetur të hapura.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
13
Rreziku Mos përditësimi i informatave ndikon në saktësinë e raportimit për
bizneset që nuk deklarojnë tatime. Përderisa, ekziston rreziku qe në
raportim të përfshihen tatimpagues të rregulltë, por me status tjetër.
Rekomandimi 5 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se janë rishikuar dhe
analizuar evidencat e tatimpaguesve mos-deklarues. Në kuadër të
kësaj, llogaritë tatimore të bizneseve të rregullta të mbetura hapur,
por që vetëm kanë ndryshuar statusin, do të duhej të ri-trajtohen në
përputhje me ndryshimet.
2.3 Moduli i rimbursimeve
Përshkrimi
Sipas legjislacionit tatimor, tatimpaguesit mund të kërkojnë rimbursim (rikthim) tatimor
nëse dëshmohet se për një periudhë të caktuar kanë paguar më shumë tatim se sa që ka
qenë i obliguar. Kërkesa për rimbursim duhet të jetë e procesuar në SIGTAS, përkatësisht
në modulin e rimbursimeve dhe me pas, ajo të analizohet dhe auditohet.
6. Çështja - Mos raportim i rimbursimeve nëpërmjet SIGTAS-it – Prioriteti-i
rëndësishëm
E gjetura Përkundër se sistemi ofron mundësinë për evidentim përmes modulit
të rimbursimit, kemi vërejtur se procesimi i kërkesave për rimbursim
nuk bëhet nëpërmjet këtij moduli në kohën e parashtrimit të kërkesës.
Për qëllime raportimi për rimbursimet përdoren faqe të excelit.
Rreziku Mungesa e informatave në kohë në sistem për sa i përket
rimbursimeve zvoglon efikasitetin dhe transparencën për mënyrën e
menaxhimit dhe arsyetimin e kthimit të mbipagesave tek
taksapaguesit.
Rekomandimi 6 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se moduli i rimbursimeve
brenda SIGTAS-it është duke u përdorur për të raportuar në lidhje me
to. Kjo do të mundësoj menaxhimin dhe nxjerrjen e informatave në
kohë dhe si duhet.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
14
2.4 Moduli i Administrimit
Përshkrimi
Është i dizajnuar për t’u ndihmuar administratorëve të sistemit në menaxhimin operativ,
si; rolet e punëtorëve, format tatimore, këstet, ndëshkimet dhe interesi. Gjithashtu, për
konfigurimin e parametrave siç janë: caktimi i rregullave të TVSH-së, normave të
ndëshkimit, dhe të interesit, ndërfaqës së bankës, ndërfaqës së mbajtjes në burim dhe
humbjes.
Konfigurimi i roleve të punëtorëve dhe parametrave të ndryshëm
Testet tona tregojnë se rolet e punëtorëve në sistem janë të caktuara sipas pozitës që i
takojnë. Gjithashtu, caktimi i rregullave të përgjithshme të ATK-së, atyre të TVSH-së,
normave të ndëshkimit dhe interesit dhe informatat e humbjes, janë bërë në përputhje me
kornizën ligjore të ATK-së.
Rekomandimi
Ne nuk kemi ndonjë rekomandim në lidhje me këtë fushë.
Konfigurimi i rregullave të kalkulimit për format e tatimeve
Nga testet e bëra për rregullat e kalkulimit si dhe bazuar në diferencat e vlerësimeve
ndërmjet tatimeve të deklaruara dhe atyre të vlerësuara nga sistemi, janë identifikuar
mangësi, si:
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
15
7. Çështja - Mos përputhje midis deklarimeve të tatimpaguesve dhe informatave në
sistem – Prioriteti-i rëndësishëm
E gjetura Sistemi posedon mundësinë e kalkulimeve logjike të vlerave pozitive
dhe negative dhe jep rezultate në bazë të formulave.
Rastet të shpeshta ndodhin kur taksapaguesit në formatin standard të
deklarates vjetore, vlerat për pjesën e shpenzimeve i deklarojnë si
vlera negative, përkundër se nuk është paraparë. Si rezultat i kësaj
rrjedhin mos përputhje midis informatave në deklaratën e
tatimpaguesit dhe atyre në sistem. Kjo rrjedhë për shkak të mungesës
së kufizimeve të duhura në sistem që do të pamundësonin procesime
të gabuara. (Një shëmbull i tillë është shpalosur në shtojcën III).
Një problem tjetër i vërejtur në sistem është procesi i deklarimit
përfundimtar të fitimit të rregulluar2. Fitimi i nxjerrë nga sistemi nuk
bartet si informatë në linjën përkatëse të raportimit.
Rreziku Diferencat që rrjedhin nga procesimi i paharmonizuar si duhet i
vlerave financiare prodhojnë pasaktësi të informatave për sa i përket
tatimeve.
Rekomandimi 7 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se;
- Janë krijuar mekanizma të monitorimit dhe veprimit të shpejtë
për të identifikuar dhe parandaluar dallimet e paraqitura në
sistem; dhe
- Do të zhvillohen procese të trajnimeve me taksapaguesit për të
këshilluar dhe ngritur nivelin e njohurive për sa i përket
mundësive për gabime.
2 Linja që paraqet të ardhurat neto (humbja) sipas Deklaratave Financiare (DF) nuk e thërret në mënyrë
automatike rezultatin nga linja e të ardhurave neto (humbja) në DF, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i drejtë dhe i saktë i Fitimit të rregulluar (axhustuar).
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
16
3 Përdorimi i sistemit SIGTAS
Konkluzioni i përgjithshëm
Konkludojmë se SIGTAS-i për sa i përket përdorimit nuk është duke funksionuar në
nivelin e pritshëm në përputhje me qëllimin e tij. Përkundër planeve për avancim në
përdorim të disa prej moduleve tjera ende nuk janë duke u përdorur plotësisht. Përveç
kësaj, vonesat në procesimin e pagesave në mënyrë manuale janë evidente, përkundër
edukimeve të vazhdueshme të palëve të përfshira nga ana e ATK-së. Për më tepër procesi
i raportimit nga një vegël tjetër që përdorët (SharePoint) nuk është gjithnjë i saktë. Kjo e
bën të pasigurt menaxhimin e informatave për sa i përket tatimeve.
Përshkrimi
Disa prej moduleve janë shtuar në versionin e ri të SIGTAS-it në vitin 2010. Sipas
informatave të menaxhmentit të ATK-së, aplikimi i këtyre moduleve ka qenë në fazën
testuese deri në gjysmën e parë të vitit 2012. Ne nuk kishim informacione të tjera që të
jemi në gjendje të vlerësojmë nëse implementimi i këtyre moduleve ka mundur të
jetësohet me herët se që na është shpjeguar. Ne kemi testuar përdorimin e këtyre
moduleve të reja.
3.1 Moduli i ankesave
Përshkrimi
Nëpërmjet këtij moduli i mundësohet zyrtarëve të Departamentit të Ankesave (DA) të
bëjnë regjistrimin e rasteve të ankesave dhe procesit në përgjithësi. Po ashtu, mundësohet
monitorimi i të gjithë procesit të shqyrtimit të ankesave. Moduli, sipas nevojes mundëson
krijimin e raporteve të ndryshme.
Përdorimi i modulit të ankesave
Përkundër se moduli është planifikuar të përdoret nga viti 2010, ai ka filluar të përdoret
në gjysmën e dytë të vitit 2012. Me këtë rast DA ka filluar futjen e të dhënave për rastet e
trajtuara në mënyrë retroaktive për të gjithë vitin.
Ne, nuk kemi ndonjë rekomandim në lidhje më këtë, por inkurajojmë ATK-në të vazhdojë
përdorimin e këtij moduli. Përdorimi i tijë do të mundësoj efikasitet më të madh të
trajtimit të rasteve dhë qartësimit të vështirësive në proceset e mbledhjës së të hyrave.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
17
3.2 Moduli i mbledhjes dhe marrëveshjeve për pagesë
Procesi i mbledhjes iniciohet nga ATK kur tatimpaguesi dështon të paguaj detyrimin
tatimor. Kjo ndodh, pasi të jenë dërguar njoftimet paraprake dhe pasi t’u ketë kaluar afati
i caktuar për pagesë.
Përmes SIGTAS-it, mund të përcaktohen rastet e llogarive tatimore që janë në borxhe. Ai,
përcjell progresin e çdo procedure dhe ndikimin e çdo veprimi të marrë nga zyrtarët e
mbledhjes. SIGTAS-i, gjithashtu mund të shfrytëzohet për të krijuar dhe administruar
marrëveshjet e pagesës.
8. Çështja - Moduli i mbledhjes dhe marrëveshjeve për pagesë ende nuk është duke u
përdorur – Prioriteti-i rëndësishëm
E gjetura Edhe pse, sipas zyrtarëve të ATK-së ky modul ka filluar të përdoret
nga gjysma e dytë e viti 2012, testet tona tregojnë se ai ende nuk duket
se është duke u aplikuar. Arsyeja për zvarritjen e përdorimit është se
një pjesë e modulit (kalkulimi i orarit të marrëveshjeve nuk kishte
funksionuar si duhet). Marrëveshjet për pagesë me këste janë bërë
sipas metodës manuale të përdorur më parë dhe faqeve të Excel-it.
Mos përdorimin e tij gjatë gjithë vitit 2012 e kemi konfirmuar, përveç
në qendrën e ATK-së edhe në tri regjione të sajë. Ne kemi konfirmuar
nga ana e tyre edhe për pasaktësitë që janë shfaqur në lidhje me këtë.
Sipas zyrtarëve përgjegjës, pas masave të marra në fund të vitit 2012,
këto parregullsi janë eliminuar. Sidoqoftë në auditimet e ardhshme ne
do të vlerësojmë efektet e këtyre masave.
Edhe moduli për menaxhimin e dokumenteve ende nuk është duke u
përdorur. Sipas ATK-së, arsye për këtë është krijimi i arkives
elektronike3, jashtë SIGTAS-it. Megjithatë, ne nuk nuk kemi mundur
të sigurohemi se arkiva përmbush kërkesat për monitorim dhe
organizim të dosjes fizike të tatimpaguesve.
3 Në arkivë elektronike janë të skanuara deklaratat e para të tatimpaguesve të cilat mund të thirren nga Share
Point, por arkiva nuk përmban edhe deklaratat e mundshme të korigjuara.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
18
Rreziku Dështimi për të përdorur këtë modul pamundëson mbikqyrjën e
duhur të procesit të zbatimit të marrëveshjeve për mbledhje te
tatimeve nga tatimpaguesit.
Rekomandimi 8 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se janë marrë veprimet e
duhura për të bërë të mundur përdorimin e të gjitha moduleve tjera të
SIGTAS-it që do të lehtësonin dhe saktësonin menaxhimin e
informatave për tatimet.
3.3 Moduli menaxhimi i dokumenteve
Moduli i menaxhimit të dokumenteve mundëson organizimin dhe monitorimin efikas të
dokumenteve të tatimpaguesve, përmes krijimit të dosjes elektronike për çdo dosje fizike
dhe të gjenerimit të raporteve të ndryshme. SIGTAS-i mundëson edhe mbikqyrjën e
gjendjes se printimit4 të dokumenteve.
Ky modul nuk është përdorur nga ana e ATK-së. Arsye sipas tyre është se është krijuar
arkiva elektronike, jashtë sistemit SIGTAS, ku janë skenuar deklaratat e para të
deklaruara nga ana e tetimpaguesve të cilat mund të thirren nga SharePoint.
Rekomandimi
Ne nuk kemi ndonjë rekomandim në lidhje me këtë fushë.
4 Zyrtarët tatimor nuk mund ti ri - printojnë dokumentet që nuk është dashur të ri - printohen për arsye
sigurie, pasi që ata kanë mundësinë të përcjellin se a është printuar një dokument apo jo.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
19
3.4 Moduli i kontrolleve
Përshkrimi
Moduli i kontrolleve ofron mundësinë e evidentimit të të gjitha aktiviteteve gjatë një
procedure të kontrollit. Ky modul ka qenë i gatshëm për aplikim nga korriku 2012, por ai
ende nuk ka filluar të përdoret nga të gjitha nivelet e stafit si: udhëheqësit e ekipeve të
kontrollit dhe inspektorët tatimor.
9. Çështja - Mos aplikimi i proceseve ndërlidhëse ndërmjet modulit të mbledhjes dhe
atij të kontrollit - Prioriteti – I rëndësishëm
Në regjionet e ATK-së, kemi vërejtur se mungon një ndërlidhje midis
proceseve nga moduli i mbledhjes me atë të kontrollës. Me hyrjen në
marrëveshje me tatimpaguesin për shlyerjen e borxhit, fillimisht bëhet
analiza e borxhit e pastaj bëhet marrëveshja. Por, kur deklaratat
korrigjohen pas kontrollës mund të ndodh që rezultatet për sa i përket
vlerës së borxhit të jenë të ndryshme nga vlera me të cilën është hyrë
në marrëveshje.
Kjo ndodhë si pasojë e mos ekzistimit të një lidhjeje midis procecit të
ekzekutimit të marrëveshjes dhe kontrollës.
Rreziku Kjo shkakton dis-harmoni të informatave për borxhet. Më tutje kjo
shkakton vështirësi të konsiderueshme në procesin e mëtutjeshëm të
menaxhimit të informatave dhe raportimit të saktë të tyre.
Rekomandimi 9 Drejtori i përgjithshëm, përmes sistemit duhet të konsideroj
mundësinë e ndërlidhjes se procesit të mbledhjes se tatimeve pas
marrëveshjeve dhe atij të kontrollës. Kjo do të mundësoj përcaktim më
të saktë të borxheve ndaj ATK-së.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
20
3.5 Moduli ndërfaqja e bankës
Përshkrimi
Në SIGTAS ekziston ndërfaqja e bankës5 në të cilën mund të ngarkohen informatat mbi
pagesat nga dosja elektronike e Bankës Qendrore (BQ). Të dhënat e dërguara nga BQ
ngarkohen në një tabelë të përkohshme, në të cilën çdo e dhënë validohet6. Me tutje,
transaksionet e pagesës do të krijohen në SIGTAS. Nëse të dhënat pranohen pas
validimit, atëherë ato transferohen në tabelat transaksionale të SIGTAS-it. Nëse ndonjë e
dhënë mbi pagesën nuk mund të ngarkohet, pagesa do të shënohet manualisht në
SIGTAS pas një procedure biznesore.
10. Çështja - Vonesë në procesimin manual të pagesave - Prioriteti – I rëndësishëm
E gjetura Kemi vërejtur se ekzistojnë 9,985 pagesa në vlerë të përgjithshme mbi
1,9 milion euro, të cilat nuk janë validuar në mënyrë automatike, por
që duhet të procesohen manualisht në sistem. Ky numër i pagesave
daton që nga viti 2010 deri në kohën e auditimit tonë.
Arsyet e mos validimit janë të ndryshme si: bizneset nuk kanë llogari
tatimore të hapur, ekziston ndonjë gabim në dokumentin e SIGTAS-it,
pagesa të dyfishuara nga banka, pagesa me Uniref7 të njëjtë.
Para se të procesohen informatat, duhet të ndiqet një procedurë
biznesore si; kontakti me tatimpaguesit, qartësimi me bankat etj.) Në
lidhje me këtë, ATK nuk ka përcaktuar persona përgjegjës për të
trajtuar këto çështje dhe procesimin manual të tyre në sistem. Kjo ka
shkaktuar edhe vonesat e theksuara më sipër për sa i përket
procesimit. Megjithatë, krahasuar me vitet e kaluara është një progres
i dukshëm drejt azhurnimit ngase numri i deklaratave të pa
procesuara është minimizuar. Kjo sepse, sipas ATK-së numri mesatar i
deklaratave në tri vitet e fundit ishte rreth 880 mijë.
5 Ndërfaqja e bankës- Vegël ndërlidhëse më Bankën Qendrore që shërbën për procesimin dhe menaxhimin e
informatave nga banka për sa i përket të hyrave. 6 Validohet- Behet i vlefshem
7 Uniref- Numri identifikues i deklaratave tatimore.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
21
Rreziku Vonesat e reflektuara ndikojnë në nxjerrje të informatave jo të plota
dhe të sakta mbi gjendjen e tatimpaguesve. Derisa te jenë të pa
procesuara ato rrisin mundësinë e llogaritjes së ndëshkimeve dhe
interesit për mos pagesë në kohë, si dhe mund të ndikojnë në nën
vlerësimin e të hyrave të mbledhura.
Rekomandimi 10 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se janë procesuar informatat
mbi pagesat e pranuara, sidomos të atyre që kanë mbetur të pa
validuara për një kohë të gjatë.
3.6 Vegla “SharePoint”
Konkluzioni i përgjithshëm
Vlerësimet tona tregojnë se, në përgjithësi informatat që përmban kjo vegël janë të sakta.
Megjithatë, edhe më tutje paraqiten mangësi në procesin e përcjelljes së kreditimit të
TVSH-së për muajin pasues.
Përshkrimi
ATK, ka përdorur aplikacionin Share Point 8 për të dizajnuar portalin e vet për nxjerrjen
më të shpejtë të informatave të ndryshme për tatimpaguesit. Raportet përmbajnë të
dhëna nga SIGTAS-i, Deklarimi elektronik (EDI) të dhëna nga institucione tjera si
Dogana, Thesari, Trusti Pensional etj.
Paraqitja e informatave mbi tatimpaguesit në SharePoint
11. Çështja - Mangësi në procesin e përcjelljes se kreditimit të TVSH-së - Prioriteti – I
rëndësishëm
E gjetura Marrë në përgjithësi, informatat në këtë vegël janë të sakta, megjithatë
ende paraqiten mangësi në procesin e përcjelljes së kreditimit9 të
TVSH-së për muajin pasues. Ka raste kur, përkundër se gjendja e
tatimeve është kreditim, kur ajo bartët në muajin tjetër kalon si
obligim. Këto situata janë vërejtur tek deklarimet e vitit 2010.
8 SharePoint, është një ueb aplikacion i cili shërben për dizajnimin e portaleve. ATK, kete vegel e ka përdorur
per të nxjerrë informatat e nevojshme më shpejt se ai i SIGTAS-it.
9 Gjendja e TVSH-së në fund të muajit nëse është mbipagesë/kreditim bartet si kërkesë ndaj ATK-së në muajin pasues. Ndërsa nese është borxh/debitim duhet të paguhet nga tatimpaguesi.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
22
Shkaqet e ndodhjes ata i ndërlidhin me rastet e korrigjimeve të
deklaratave të viteve të më parshme.
Megjithëkëtë, nëse këto mangësi krahasohen me të dhënat që janë në
bazën reale vërejmë se kjo e fundit përmban të dhënat e sakta.
Kjo na bënë të kuptojmë që duhet të analizohet thirrja e informatave
në SharePoint në mënyrë që këto informacione të jenë të sakta.
Rreziku Parregullësi të tilla ndikojnë në saktësinë e gjendjes së tanishme të
tatimpaguesit.
Rekomandimi 11 Drejtori i përgjithshëm, duhet të siguroj se, janë identifikuar saktë
shkaktarët për mangësitë e ndodhura në SharePoint. Janë bërë plane
për eliminimin e tyre dhe krijimin e sigurisë që raportet që nxirren
nga ai janë të sakta.
3.7 Edukimi i tatimpaguesve
Divizioni i Shërbimit dhe Edukimit në vazhdimësi ka mbajtur seminare të ndryshme me
tatimpagues dhe palët e tjera të ndërlidhura (Banka komerciale, Gjyqtar dhe Prokuror,
etj). Zakonisht janë mbuluar temat, si: Deklarimi Vjetor dhe të rejat nga ATK-ja, reformat
në regjistrimin e bizneseve, deklarimi dhe pagesa e tatimit përmes EDI-it.
Trajnimet e kryera nga ATK për përdorimin e moduleve të ndryshme të SIGTAS-it
Ne kemi trajtuar edhe çështjen e trajnimit të zyrtarëve të ndryshëm për përdorimin e
SIGTAS-it. Sipas zyrtarëve për trajnim dhe zhvillim, janë organizuar trajnime sipas
kërkesave të stafit dhe në bazë të ndryshimeve që pësojnë në modulet e SIGTAS-it. Sipas
një raporti të ofruar, për vitin 2011 dhe 2012, janë trajnuar 40 përkatësisht 35 zyrtar në
lidhje me shfrytëzimin e SIGTAS-it.
Rekomandimi
Ne nuk kemi ndonjë rekomandim në lidhje më këtë fushë.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
23
4 Kontrolli dhe Mbikëqyrja
Konkluzioni i përgjithshëm
ATK, ka të dizajnuar procese të kontrollit dhe mbikëqyrjes së përdorimit dhe
funksionimit të SIGTAS-it. Ekziston një strategji për ruajtjen e të dhënave. Ndërsa
veprimet e zhvilluara në lidhje me këtë ofrojnë siguri të duhur që në rast rreziku të mund
të rikthehen informatat e nevojshme. Sistemi i kontrollit dhe mbikëqyrjes së proceseve të
zhvilluara në sistem është duke funksionuar. Megjithatë, vëmendje për rishikim duhet
kushtuar rolit të administratorit që mbulon njëkohësisht sistemin dhe bazën e të dhënave.
Përshkrimi
Këto procese rregullojnë qasjen e secilit të punësuar në SIGTAS, varësisht prej detyrave
dhe përgjegjësive që kanë, por dhe ofrojnë siguri fizike të veglave që përpunojnë të
dhënat.
Me kontroll të qasjeve nënkuptohet mekanizmi që rregullon qasjen në rrjetat
kompjuterike, softuera ose resurse tjera.
Ndërsa, me siguri, nënkuptohet mbrojtja fizike e serverëve10 mbrojtja ndaj zjarrit dhe
fatkeqësive natyrore si dhe rikthimi i të dhënave në rast të ndonjë prishje. Një rrjetë
kompjuterike e dizajnuar mirë e ka një plan që i mbulon të gjitha këto.
Strategjia e ruajtjes së të dhënave
Për të siguruar rikthimin e sigurt të të dhënave pas ndonjë defekti, në rrethana normale
krijohen kopje rezervë. Gjithashtu preferohet që të dhënat e rëndësisë së veçantë të ruhen
në ndonjë lokacion alternativ jashtë objektit ku ndodhet baza e të dhënave qendrore.
ATK, ka një strategji për ruajtjen e të dhënave (Backup-at). Backup-at bëhen sipas asaj
strategjie në baza ditore, javore, mujore dhe vjetore. Këto kopje përveç që ruhen në
objektin qendror të ATK-së një kopje e tyre ruhet edhe në një nga regjionet e sajë.
Administrimi i Bazës se të dhënave
Detyrat dhe përgjegjësitë e administratorit të bazës së të dhënave janë të zhvillojë dhe
mirëmbajë bazën e shënimeve, të implementoj procedurat për ruajtjen fizike dhe nivelet e
sigurisë, të implementoj procedura për kthim të të dhënave në rast të fatkeqësive të
mundshme, etj.
10 Pajisje që përmbajnë dhe ruajnë informatat e procesuara.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
24
12. Çështja - Ndarje jo e mirë e detyrave- Prioriteti – të tjera
E gjetura Në ATK, janë katër administrator të bazës reale të të dhënave, por ne
kemi vërejtur se njëri prej tyre është edhe administrator i sistemit që
sipas detyrave dhe përgjegjësive nuk janë të njëjta me ato të
administratorit të bazës së të dhënave.
Rreziku Ndarja jo e mirë e detyrave mund të shkaktojë paqartësi në
përgjegjësitë e stafit për ekzekutimin e proceseve operative që
ndërlidhen midis dy proceseve.
Rekomandimi 12 Drejtori i përgjithshëm, duhet të rishikojë mundësitë për profilizim të
stafit në fusha të ndara të përgjegjësive për të mbuluar njëkohësisht
nevojat koherente të organizatës.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
25
5 Konkluzioni i përgjithshëm
Konkluzioni
Një numër mundësishë që ofron sistemi SIGTAS janë përdorur që nga viti 2001, mirëpo
synimet për përdorim të tërësishëm të tij kanë qenë nga viti 2010, pas një transformimi të
kryer. Përkundër përpjekjeve për të implementuar sistemin, ende ky sistem nuk është
tërësisht funksional.
Përkundër disa mangësive të theksuara, dizajnimi i sistemit përmbush nevojat e procesit
te evidentimit dhe menaxhimit të informatave për sa i përkët tatimeve. Përveç tjerash,
sistemi përmban në vete mekanizma të kontrollit dhe monitorimit të proceseve të
mbledhjes së të hyrave.
Megjithatë, ende mbetet sfidë vënia në përdorim e sistemit SIGTAS, edhe pse sistemi ka
potencialet e duhura për përmbyshjen e nevojave të ATK-së. Edhe më tutje një numër
modulesh që do të ndihmonin procesin e menaxhimit të informatave për tatimet nuk janë
duke u përdorur.
Në anën tjetër, një varg dobësish te aspektit teknik bëjnë që informatat në sistem të mos
jenë të plota dhe të sakta. ATK duhet të ndërmarrë veprime për eliminimin e mangësive
teknike.
Dështimi për të siguruar përdorimin e plotë të tijë dhe mangësitë teknike që për pasojë
reflektojnë pasaktësi dhe informata jo të plota në lidhje me tatimet tregojnë se sistemi nuk
është efektiv.
Në lidhje më këtë është e nevojshme që ATK, të zhvilloj plane shtesë për të përcaktuar
veprimet e duhura që do të mundësojnë një rrugë të qartë për të vënë në funksion të plotë
këtë sistem.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
26
Shtojca I: Fushë veprimi dhe Metodologjia e auditimit
Metodologjia e këtij auditimi përbëhet prej disa procedurave që përfshijnë këto faza:
vlerësimi paraprak i rrezikut, faza e planifikimit, faza e testimeve dhe ajo e vlerësimit të
rezultateve të dala nga testimet.
Bazuar nga disa rezultate të dala nga analizat fillestare, nga raportet e auditimit të
rregullsisë, në lidhje me funksionimin e SIGTAS-it, ekziston shqetësimi se sistemi ende
nuk po funksionon si duhet.
Kemi vazhduar me fazën e planifikimit, gjatë së cilës jemi njohur me secilin prej
moduleve të SIGTAS-it. Auditorëve iu është mundësuar qasja si lexues në bazën reale të
të dhënave si dhe në aplikacionin, për qëllime raportimi, jashtë sistemit në SharePoint.
Auditorët janë njohur me punën dhe përgjegjësitë e zyrtarëve që merren me zhvillimin
dhe mirëmbajtjen e formave, administrimin e bazës së të dhënave, administrimin e
sistemit si dhe me procedimin e të dhënave.
Në fazën e testimeve, auditorët kanë shqyrtuar proceset e sistemit të SIGTAS-it si dhe
procedimin e të dhënave. Puna ka qenë e përqendruar në Departamentin e Teknologjisë
Informative. Auditimi kryesisht është zhvilluar në terren me përzgjedhjen e mostrave nga
raportet e ndryshme të nxjerra nga SIGTAS-i.
Gjatë auditimit janë vizituar tre regjione të ATK-së, si: regjioni i Prizrenit, Gjakovës dhe
Prishtina 2. Në këto regjione janë bërë intervista me menaxherët regjional, dhe zyrtarët
tjerë përgjegjës: të mbledhjes, procesimit, kontrollës, udhëheqjes se ekipeve.
Ky raport është rezultat i testimeve dhe analizave të bëra nga vlerësimet e deklaratave
tatimore, gjendjeve të tatimpaguesve, pagesave të tyre, intervista me menaxhmentin dhe
zyrtarë të ndryshëm.
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
27
Shtojca II: Modulet e SIGTAS-it
-
ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM
28
Shtojca III: Format e vlerësimit
Në figurën në vijim është paraqitur pjesë e një detaji të vlerësimit: