Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti

19
Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 1 Pyetjet me përgjigje nga Kontabiliteti : 1.KONTABILITETI GJUHË E BIZNESIT Kontabiliteti është sistem informativ që mat aktivitetet biznesore, i proceson të dhënat përmes raporteve dhe iu komunikon rezultatet vendim marrësve. 2. KOMPONENTË KYÇË TË KËTIJ DEFINICIONI JANË: a)Sasiorë – kontabiliteti lidhet ne numrat, b)Financiarë – shprehja e të dhënave përmes raporteve financiare, c)I shfrytëzueshëm – si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, d) Vendimet – informata që del nga kontabiliteti është e rëndësishme vetëm nëse është e shfrytëzueshme. 3. ÇKA ËSHTË BILANCI I FIRMËS? Bilanci I firmës paraqet gjendjen financiare të saj në një moment kohe të dhënë. 4. PASQYRA E REZULTATIT FINANCIAR? Tregon se qfarë ndodhë gjatë një periudhe kohe.(mujore,tre mujore apo vjetore). 5. ÇKA ËSHTË KONTABILITETI? KONTABILITETI ËSHTË SISTEM I CILI IDENTIFIKON, REGJISTRON, KOMUNIKON INFORMATA QË JANË RELEVANTE, TË BESUESHME DHE TË KRAHASUESHME NË MËNYRË QË TI NDIHMOJ SHFRYTËZUESIT PËR MARRJEN E VENDIMEVE MË TË MIRA. 6. FOKUSIMI I KONTABILITETIT ËSHTË NË? Identifikim, matje, regjistrim, raportim dhe analizë 7. LLOJET E SISTEMEVE KONTABILITETIT: KONTABILITETI FINANCIAR KONTABILITETI I KOSTOS KONTABILITETI MENAXHERIAL KONTABILITETI I TAKSAVE.

description

pyetje shum te mira bashk me pergjigje ne kontabilitet

Transcript of Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 1

Pyetjet me përgjigje nga Kontabiliteti :

1.KONTABILITETI – GJUHË E BIZNESIT

Kontabiliteti është sistem informativ që mat aktivitetet biznesore, i proceson të dhënat përmes raporteve dhe iu komunikon rezultatet vendim marrësve. 2. KOMPONENTË KYÇË TË KËTIJ DEFINICIONI JANË: a)Sasiorë – kontabiliteti lidhet ne numrat, b)Financiarë – shprehja e të dhënave përmes raporteve financiare, c)I shfrytëzueshëm – si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, d) Vendimet – informata që del nga kontabiliteti është e rëndësishme vetëm nëse është e shfrytëzueshme. 3. ÇKA ËSHTË BILANCI I FIRMËS? Bilanci I firmës paraqet gjendjen financiare të saj në një moment kohe të dhënë. 4. PASQYRA E REZULTATIT FINANCIAR? Tregon se qfarë ndodhë gjatë një periudhe kohe.(mujore,tre mujore apo vjetore). 5. ÇKA ËSHTË KONTABILITETI? KONTABILITETI ËSHTË SISTEM I CILI IDENTIFIKON, REGJISTRON, KOMUNIKON INFORMATA QË JANË RELEVANTE, TË BESUESHME DHE TË KRAHASUESHME NË MËNYRË QË TI NDIHMOJ SHFRYTËZUESIT PËR MARRJEN E VENDIMEVE MË TË MIRA. 6. FOKUSIMI I KONTABILITETIT ËSHTË NË? Identifikim, matje, regjistrim, raportim dhe analizë 7. LLOJET E SISTEMEVE TË KONTABILITETIT: KONTABILITETI FINANCIAR KONTABILITETI I KOSTOS KONTABILITETI MENAXHERIAL KONTABILITETI I TAKSAVE.

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 2

8. CILI ËSHTË DALLIMI NË MES TE KONTABILITETIT FINANCIAR

DHE ATIJ MENAXHERIAL? KONTABILITETI FINANCIAR është procesi i përgatitjes, raportimit dhe interpretimit të informacionit kontabël që u ofrohet marrësve të jashtëm të vendimeve KONTABILITETI I MENAXHMENTIT është proces i përgatitjes, raportimit dhe interpretimit të informacionit llogaritar që u jepet marrësve të brendshëm të informatave 9. KONTABILITETI FINANCIAR I SIGURON INFORMATAT ? NGA SHFRYTëZUESIT E JASHTëM - investitorët - kreditorët - rregullatorët - konsumatorët - konkurenc 10. KONTABILITETI I MENAXHMENTIT I SIGURON INFORMATAT? NGA SHFRYTëZUESIT E BRENDSHëM - pronarët - menaxherët - Punëtorët 11. RAPORTET FINANCIARE JAN? Bilanci – i cili paraqet pasqyren përbërse të pasuris si aktivë si dhe detyrimeve dhe kapitalit si pasivë, në momentin e caktuar. Pasqyra e të ardhurave- paraqet raportin financiar të të ardhurave dhe të dalave perms profitit apo humbjes,po ashtu në një periudhë të caktuar kohore. Raporti mbi rrjedhjen e parasë- shpreh ndryshimet si pasoj e rritjes apo zvoglimit Të parasë në periudhën parallogaritse.Në këtë aspekt ,ndryshimi ndodh në Qastin kur është paguar paraja apo kur është marr ajo.

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 3

Pasqyra e ndërrimeve në ekuitet,e cila shpjegon ndryshimet në kapital dhe rezerva gjat një viti(apo mjetet-detyrimet=ekuiteti). Analizat financiare përmes – raporteve të likuiditetit,raportet e rentabilitetit,raportet e tregut,raportet e drejtimit të aktiveve,të pasqyrave të llogarive të arkëtueshme etj.

12. RAPORTET E BRENDSHME ? Përdoren nga menaxhmenti për - Planifikim - Implementim të planeve - Kontrollim të kostove - Marrje vendimesh Raportet e jashtme Përdoren nga palë të jashtme që kanë interes ekonomik në firmë - Bilanci i gjendjes - Pasqyra e të ardhurave - Pasqyra e cash flow-it

13. INFORMACIONI KONTABEL ? Informacioni kontabël ndihmon në marrjen e vendimeve rreth bizneseve. Ata ndimojn vendimarrsit të përcaktojn ku janë, ku është dashur të jenë dhe ku janë duke shkuar.Shfrytzuesit primarë të informacionit kontabël janë kreditorët, invesitorët, menaxherët si dhe individët dhe organizatat të tjera të interesuara për atë informacion kontabël.

14. ÇKA JAN RAPORTET FINANCIARE? Raportet financiare janë raporte kontabël ku permblidhet ecuria financiare e një subjekti biznesi përgjat një periudhe të dhënë kohore .

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 4

15. QKA ËSHTË BIZNESI ? Biznesi është një mënyrë organizimi e aktivitetit me qëllim të sigurimit të fitimit për të furnizuar njerëzit me mallra dhe shërbime që ata kanë nevojë.

16. SA LLOJE TË ORGANIZIMIT TË BIZNESIT I KEMI? I kemi 3 lloje: 1. Biznesi individual 2. Ortakëria 3. Korporata

17. SA LLOJE TË ORGANIZIMEVE JO BIZNESORE I KEMI?

I KEMI 3 LLOJE: 1. Qeveria 2. Jo profitabile 3. Shkollat

18. ÇKA JANË BIZNESE INDIVIDUALE? Bizneset individuale janë biznese në pronësi të një individi Kto janë biznese më të thjeshta dhe në numër më të madh.

Te këto biznese pronari paraqitet ne rolin edhe të menaxherit. Kjo formë e organizimit të biznesit është karakteristikë e shitoreve të Vogla, e fermave , e bizneseve shërbyese por edhe të bizneseve profesionale( jurist,mjekë,kontabilist etj.)

CILAT JANË PËRPARSIT E KËTYRE FIRMAVE? - Lehtë për t’u formuar, - Lehtë për t’u shpërndar, - Structure jo formale, - Lejon kontroll të plotë të menaxhmentit.

CILAT JANË MANGËSIT E KËTYRE FIRMAVE? - Përgjegjsi e pakufizuar, - E papërshtatshme pë më shumë pronarë, - Transferimi i vështirë i pronsisë,

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 5

- Pergjithsisht kërkon rregullim aktiv, - Pjesmarrje relativisht e mangët e kapitalit, - Biznesi lidhet me individë specifikë.

19. ÇKA ËSHTË BIZNESI ME ORTAKRI? Ortakëria është biznes në pronësi të dy a më tepër individëve. Ortakët mbajnë përgjegjsi kolektive dhe individuale për borxhet dhe detyrimet e tjera të ortakrisë me tërë pasurin e tyre.

SA LLOJE TË ORTAKRIVE EGZISTOJNË ? 1. Ortakria e përgjithshme - paraqet llojin e ortakrisë në të cilën secili nga ortakët përgjigjet me tërë pasurin e tij për detyrimet që kan biznesi. 2. Ortakria e kufizuar- është lloj i ortakrisë që ka një apo më tepër partnerë të kufizuar,të cilët përgjigjen ndaj detyrimeve tërgjigjen ndaj detyrimeve të biznesit deri në lartësin e pjesëmarrjes së paguar. 3. Ortakria kryesore e kufizuar – publikisht paraqet si shoqëri aksionare dhe tregton me aksione në tregun financiar,mirpo për dallim nga shoqëritë aksionare, profiti tatimor vetëm njëher. 4. Bashkëndërmarrja – është kryesisht biznes i kontraktuar që përfshin dy apo më tepër persona fizikë apo juridik me qëllim të pjesmarrjes në profitin e përbashkët.

CILAT JANË PËRPARSIT E KËTYRE FIRMAVE? - Lehtë për t’u formuar - Lehtë për t’u shpërbër, - Kanë struktur të thjeshtë organizative, - Relativisht pak rregullore, - Lejojnë më shumë pronarë. CILAT JANË MANGËSIT E KËTYRE FIRMAVE? - Përgjegjsi e pakufizuar, - E papërshtatshme për numër të madh pronarësh, - Transferim i pronësisë i vështirë, - Zakonisht rezultojnë me menaxhment të ngathët,

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 6

- Ortakëria përfundon me vdekjen, jo kompetencën apo tërheqjen e pronarit.

20. ÇKA ËSHTË BIZNESI I KORPORATAVE? Korporata është biznes i organizuar në bazë të ligjit si një entitet i ndarë ligjor. Aksionaret e korporates nuk mbajnë përgjegjësi për detyrimet e shoqëris. Kur korporata emeton vetë një lloj të aksioneve, ato i quajm aksione te të zakonshme. Pronarët e korporatave quhen: Aksionar.

SI ORGANIZOHEN ZAKONISHT KORPORATAT? Korporatat zakonisht organizohen në formë të: - Shoqërive aksionare- që paraqesin korporatat, pronarët e së cilës mund t’i transferojnë aksionet e tyre pa miratimin e aksionarve të tjerë ose të shoqëris, - Shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)- që paraqet korporatën,aksionet e së cilës shpërndahen vetëm ndërmjet themeluesve të saj ose ndërmjet personave të tjerë të përcaktuar paraprakisht.

CILAT JANË PËRPARSIT E KORPORATAV? - Korporatat kanë përgjegjsi të kufizuar, - Korporatat kan jetë të vazhdueshme, të ndarë nga ato të pronarëve të tyre - Aksionarët nuk janë personalisht përgjegjës për borxhet e një korporate( përgjegjësi e kufizuar), - Në shumicën e korporatave aksionarët nuk menaxhojn kompanit,ata zgjedhin menaxher profesionalë.

CILAT JANË MANGËSIT E KORPORATAV? -Pronarët individualë mundë të kenë ndikim të vogël mbi menaxhmentin, -Pjesa më e madhe e korporatave duhet të paguajnë taksa mbi të

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 7

ardhurat e tyre, -Korporatat janë të rregulluara nga agjenci të ndryshme të shtetit ose të qeverisë, -Relativisht vështir rregullohen, -Zbatimi I rregulloreve është me kosto, - Korporatat më të mdha është vështir të menaxhohen.

21. ÇKA ËSHTË ETIKA NË KONTABILITET? Etika është posaçërisht e rëndësishme për kontabilitetin sepse saktësia e informatës së kontabilitetit varet nga sinqeriteti i atyre që i përgatisin, raportojnë dhe auditojnë ato informata.

Zakonisht personat që merren me këto qështje,duhet bazohen rreptësisht në kodinë e mirsjelljes profesionale,i cili duhet bazuar në tri parime themelore e ato jan: 1. Në integritetin e personit që përgatit, raporton dhe kontrollon Informatat e kontabilitetit 2. Në objektivitetin e informatave të përgatitura 3. Në pavarësinë profesionale të personit...

Etika në kontabilitet funksionimi e ka në këto parime: - Mënjanon gabimet e vogla etike. - Përqendrohet në reputacionin e juaj afat gjatë. - Ju mund të pritni të keni pasoja nga mbajtja e një pozicioni etik.

Në Kodin e mirësjelljes profesionale janë dhënë parimet bazë, të cilat i përgjithsojmë në tri pjesë:

1.Çmuarja – kontabilisti duhet të jetë i sinqertë, i drejtë , i ndershëm 2. Objektiv në paraqitjen e informatave, t’i ikë konfliktit të interesave 3. Të ketë aftësi profesionale 4. Të jetë i besueshëm 5. Të ketë sjellje profesionale 6. Të respektoj standardet e kontabilitetit

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 8

Kontabilistët që punojë në firma biznesore apo jo profitabile thuhet se janë kontabilistë ( private).

Kontabilistët që ofrojnë shërbime në bazë të tarifave quhen kontabilistë të çertifikuar.

GAAP - Generally Accepted Accounting Principles – (parimet e kontabilitetit përgjithësisht të pranuara) janë standarde të zhvilluara nga organizata profesioniste llogaritarësh për të identifikuar procedura të qarta.

. 21. ÇKA ËSHTË AUDITIMI? Auditimi është ekzaminimi i hollësishëm i raporteve financiare të një organizate.

Auditorët e pavarur të cilët ekzaminojnë informacionet për të konfirmuar se janë të përgatitura në pajtim me GAAP janë kontabilistë publik të çerfifikuar.

Këshillat dhe shoqatat e kontabilistëve: 1. Federata ndërkombëtare e kontabilistëve (IFAC) 2. Këshilli për standardet financiare dhe kontabël (FASB) 3. Komisioni për sigurimin e këmbimeve (SEC 4. Instituti amerikan për certifikimin e kontabilistëve (AICPA) 5. Komiteti ndërkombëtar për standardet e kontabilitetit (IASC) 6. Këshilli kosovar për standardet për raportim financiar

22. CILAT JANË OBJEKTIVAT E BIZNESIT? Objektivat e biznesit jan: - Realizimi i profitit - Të mbeturit solvent (me aftësi pagimi

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 9

22.CILAT JAN AKTIVITETET FINANCUESE? Aktivitetet financuese -Financimi nga pronarët (ekuiteti) - Financimi nga jo pronarët (detyrimet)

CILAT JANË AKTIVITETET INVESTUESE? Aktivitetet investuese -Blerja e burimeve (aseteve) -Shitja e burimeve (aseteve)

CILAT JANË AKTIVITETET OPERUESE? Aktivitetet operuese - Shitja e produkteve dhe shërbimeve -Rezultati në shitje dhe shpenzime

Bizneset janë si pemët

23. CILAT JANË BURIMET E KAPITALIT TË BIZNESIT? -Investitorët (Pronarët) -Kreditorët (Lenders) -Fitimet nga bizneset

24. PËR ÇFARË PËRDOREN BURIMET E BIZNESIT? Burimet e biznesit shfrytëzohen për:

Blerje të tokës, ndërtesave dhe pajisjeve Blerje të materialit dhe furnizimeve Pagesën e të punësuarve Pagesën e shpenzimeve tjera operative

25. ÇFARË OFROJNË FUNKSIONET VIJUESE TË BIZNESEVE?

26. SI SHFRYTËZOHEN ATO TË ARDHURA TË KRIJUARA NGA

BIZNESI?

27. PASURIA ËSHTË E BARABARTË ME INTERESIN FINANCIAR

PASURIA = INTERESI FINANCIAR

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 10

28. ÇFARË ËSHTË EKUACIONI BAZIK I KONTABILITETIT? Ekuacioni bazik i kontabilitetit është raporti në mes të aseteve,detyrimeve plus ekuitetit të pronarëve.

29. DEFINIMI I KONTABILITETIT TË DYFISHTË ? Sistem i regjistrimit të transaksioneve në drejtim të ruajtjes së barazisë së ekuacionit të kontabilitetit.

ÇKA ËSHTË EKUACIONI I KONTABILITETIT ? Ekuacioni i kontabilitetit është një ekuacion algjebrik, që shpreh raportin në mes të aseteve(burimeve), detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëve(neto aseteve apo interest të mbetur(residual) në biznes pasi që të jenë mbuluar detyrimet.

Elementet e ekuacionit të kontabilitetit janë: Asetet = Detyrimet + Ekuiteti i pronarëve

Çfarë është roli i kontabilitetit të dyfishtë?

Debitë duhet përherë të jenë të barabarta me kreditë. Debitë = Kreditë

Janë dy karakteristika të rëndësishme të kontabilitetit të dyfishtë: - Secili transaksion duhet të regjistrohet në dy llogari,dhe - Secila llogari duhet të ketë dy shtylla(vargje).

Kontabiliteti i dyfishtë

EKUACIONI I KONTABILITETIT

EKUACIONI I KONTABILITETIT

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 11

30.CILAT JANË BURIMET E ASETEVE? Burimet e siguruara nga kreditorët dhe pronarët

ÇFARË JANË ASETET? • Diçka që posedon kompania e që ka vlerë të ardhshme ekonomike. – Toka – Ndërtesa – Pajisjet – Goodwill (emri i mirë)

ÇFARË JANË DETYRIMET? • Njëlloj borxhi i kompanisë. – para – shërbime – produkte

ÇFARË ËSHTË EKUITETI I PRONARËVE? . Është ajo çka ka mbetur nga asetet pas zbritjes së detyrimeve. – Njëjtë si asetet neto – Kërkesat e pronarëve ndaj aseteve të ekuitetit.

Transaksionet që ndikojnë në ekuitetin e pronarëve

EKUITETI I PRONARËVE EKUITETI I PRONARVE RRITET NGA: ZVOGLOHET NGA :

ÇFARË JANË TË ARDHURAT? • Ato janë shumat e pranuara apo që do të pranohen nga konsumatorët nga shitja e produkteve apo shërbimeve. – Shitjet – Kryerja e shërbimeve – Qiraja – Interesi

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 12

ÇFARË JANË SHPENZIMET? • Ato janë shumat që janë paguar apo do të paguhen më vonë për kostot që janë shkaktuar për të fituar të ardhurat. – Pagat dhe mëditjet – Shërbimet – Furnizimet e shfrytëzuara - Reklamat, konkurset, propaganda.... 31. ÇKA ËSHTË TRANSAKSIONI BIZNESOR? Transaksioni biznesor është ngjarje ekonomike apo kusht që direkt ndryshon kushtet financiare të entitetit apo ndikon në rezultatet e operacioneve të biznesit.

ÇFAR TRANSAKSIONESH KEMI? Transaksionet e jashtme të shkaktuara në mes të organizatave dhe palëve të jashtme. Transaksionet e brendshme të shkaktuara brenda organizatës.

32. PASQYRAT FINANCIARE

• Kriteret dhe parimet e ndërtimit të pasqyrave financiare: 1. Qartësia dhe vërtetësia (të tregohet ashtu siç është), 2. Qëndrushmëria – rregullat nuk duhet ndryshuar nga viti në vit, 3. Materialiteti (rëndësia) – përmbajtja e të gjitha rregullave që kanë rëndësi të veçantë në përpilimin e PF 4. Korrektësia në përpilimin e PF, 5. Kujdesi (në veprimet e krijimit të PF) 6. Kontimuiteti apo biznesi në vijimësi 7. Kostoja historike – të gjitha mjetet e kompanisë paraqiten në lartësinë e të dhënave reale monetare,

• Raporti i të ardhurave—Përmbledhje i të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhë specifike kohore.

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 13

• Raporti i fitimeve të mbajtura— Përmbledhje e fitimeve të mbajtura të korporatës për periudhë specifike kohore.

• Bilanci i gjendjes— Listë e aseteve, detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëve në ditën e caktuar.

• Raporti i rrjedhës së parasë—Përmbledhje e të pranuarave të gatshme (Paraja) dhe pagesave për periudhën specifike kohore.

ÇFARË ËSHTË PASQYRA E TË ARDHURAVE? Pasqyra e të ardhurave është një raport formal i operacioneve të biznesit brenda një periudhe të caktuar kohore. Ajo po ashtu quhet edhe pasqyrë e profitit apo humbjes apo edhe pasqyrë e të ardhurave shpenzimeve.

Pasqyra e të ardhurave

Tregon diferencën në mes të ardhurave nga shitja e mallrave dhe shërbimeve si dhe shumës së shpenzuar për të operuar biznesi.

33.ÇFARË ËSHTË E ARDHURA (FITIMI) NETO? E ardhura neto është rezultat i tejkalimit të të ardhurave ndaj shpenzimeve.

ÇFARË ËSHTË HUMBJA NETO? Humbja neto është rezultat i tejkalimit të shpenzimeve ndaj të ardhurave

34. RAPORTI I RRJEDHJES SË PARASË ? Rrjedhja e parasë nga aktivitetet operuese—ky seksion raporton përmbledhjen e Cash pranimeve dhe Cash pagesave nga operacionet. Rrjedhja e parasë nga aktivitetet investuese—ky seksion raporton Cash transaksionet për blerje dhe shitje të aseteve të përhershme dhe transaksioneve që kanë të bëjnë me to.

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 14

Rrjedhja e parasë nga aktivitetet financuese—ky seksion raporton Cash transaksionet që lidhen me cash investimet nga pronari, huazimet dhe tërheqjet e kapitalit nga pronari.

35. ELEMENTET E PASQYRAVE FINANCIARE SI: • Asete, detyrime, ekuitet (bilanci i gjendjes) • Të ardhura dhe shpenzime (pasq. e të ardhurave) • Aktivitete operuese, investuese dhe financiare (pasqyra e rrjedhjes së parasë)

Llogaria Regjistrimi detal i rritjeve dhe zvogëlimeve në asete, detyrime, ekuitet, të ardhura dhe shpenzime specifike. Për secilin zë rëndësishëm mbahet llogari e posaçme.

LLOGARITË E ASETEVE: ASETET JANË BURIME NË PRONËSI NGA BIZNESI Aktivi- Debi Pasuria - Asetet - Paraja - Dëftesat e pranueshme - Shpenzimet e parapaguara - Toka -Ndërtesat -Pajisjet - Furnizimet e shitores - Furnizimet e zyrës - Llogarit e arkëtueshme - Sigurimi I parapaguar -objektet -Makinat - Stoqet - Mjetet themelore

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 15

-Mallrat -licencat -Patentat -Kamatat e argëtueshme -llogaritë e argëtueshme - Arka -TVSH e argëtuar -KMSH -Kontributi në sport -Neto fitimi -Impiantet -Ptundshmria -Mteriali -Vetura -Inventari -Shpenzimet e parapaguara -Logarit e pranueshme afatshkurtra -Llogarit e pagueshme

LLOGARITË E DETYRIMEVE: DETYRIMET JANË BORXHE KREDITORËVE

(PERSONAVE JASHTË KOMPANISË). Pasivi-Kredi Detyrime -Pagat e pagueshme -Dëftesat e pagueshme -Të ardhurat e pafituara -Detyrimet akruale -Llogarit e pagueshme -Pagat e pagueshme -Detyrimet afatshkurtra -Tërheqjet -Shpenzimet akruale -Detyrimet afatgjata

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 16

-Huat afatgjata -Kredit -Detyrimet e pagueshme -Qirat e pagueshme -Tatimi pagueshem -obligacionet -Kapitali aksionar -kredit afatshkurtra -Dividenta e pagueshme -Taksat dhe akcizat mbi shitje -Detyrimet rritëse -Dëftesat e afatshkurtër

LLOGARITË E EKUITETIT:

-Aksionet e zakonshme -Dividenta -Shpenzimet -Fitimet e mbajtura -E ardhura -Aksionet nominale -Kapitali dhe rezervat -Aksionet e zakonshme - Aksionet e preferuara

Asetet = Detyrimet + Ekuiteti i pronarve

MBANI MEND

DEBITORI ËSHTË GJENDJA FILLESTARE DHE PËRFUNDIMTARE E

LLOGARIS

NË ÇDO REGJISTRIM, SHUMA E DEBISË PËRHERË ËSHTË E

BARABARTË ME SHUMËN E KREDISË

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 17

35 .CIKLI I KONTABILITETIT ? Cikli i kontabilitetit është proces sipas të cilit kontabilistët përgatitin raportet financiare të një kompanie për një periudhë specifike kohore.

Për bizneset e reja, cikli fillon me hapjen e llogarive të reja, Për bizneset ekzistuese, fillon me bartjen e balancave (gjendjeve, saldove) nga periudha e kaluar.

HAPAT BAZIK TË CIKLIT TË KONTABILITETIT: • Hapat bazik: 1. Krijimi i dokumenteve 2. Analizimi i transaksioneve 3. Regjistrimi në ditar 4. Përcaktimi i balancës së llogarisë 5. Regjistrimi dhe transferimi i zërave në llogarinë T, 6. Regjistrimi dhe rregullimi i zërave të parapagimeve dhe akrualet 7. Rregullimi i bilancit vërtetues 8. Përgatitja e pasqyrave financiar 9. Mbyllja e librave përmes transferimit të balanceve të llogarive të përkohshme 10. Bilanci vërtetues pas mbylljes së librave në tërësi.

36.CASH? Sipas bazës cash për konceptin e periudhës së kontabilitetit, të ardhurat dhe shpenzimet raportohen në pasqyrën financiare në periudhën në të cilën janë pranuar apo paguar paratë.

• 37. E ARDHURA SHPREH RRJEDHJEN E ASETEVE NGA SHPËRNDARJA APO

PRODHIMI I MALLRAVE, KRYERJA E SHËRBIMEVE APO VEPRIMTARIVE TË

TJERA QË NJË KOMPANI E CAKTUAR ËSHTË NË GJENDJE TË BËJË BRENDA NJË

PERIUDHE TË CAKTUAR KOHORE FISKALE.

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 18

• E ardhura regjistrohet kur plotësohen dy kritere kryesore: 1. Procesi i fitimit kryesisht është i kompletuar, përgjithësisht shitja është bërë apo shërbimi është kryer, 2. Paraja gjithashtu është e grumbulluar apo grumbullimi është shtyrë me arsye.

• SI MUND TË NDAHEN TË ARDHURAT? 1 E ardhura akruale 2 E ardhura e shtyrë • Shpenzimet janë derdhjet apo shfrytëzimi i aseteve, shkaktimi i detyrimeve nga shpërndarja apo prodhimi i mallrave, kryerja e shërbimeve apo i veprimtarive tjera.

• ATO MUND TË PARAQITEN SI: 1. Shpenzime rrjedhëse, 2. Shpenzime të parapaguara 3. Shpenzime të shtyra

• Diferenca në mes të ardhurave dhe shpenzimeve shprehet përmes fitimit përkatësisht humbjes. 1. E ardhura neto paraqet ndryshimin në ekuitet të kompanisë gjatë periudhës nga transaksionet apo ngjarjet dhe rrethanat tjera, apo diferencën në mes të ardhurës dhe shpenzimeve. Zakonisht është e njohur si fitim neto apo profit, apo nëse është negativ si humbje neto. 2. Fitimet paraqesin rritje në ekuitet nga transaksionet, ngjarjet periferike apo të rastësishme, 3. Humbjet parqesin zbritje në ekuitet nga transaksionet, ngjarjet periferike apo të rastësishme,

38. SHPENZIMET E SHTYRA: Shpenzimet e shtyra rezultojnë kur shpenzimet njihen pas pagimit të parave

Punoi: Kushtrim Xhemajli 2014 Page 19

39. TË ARDHURAT E PAFITUARA: Të ardhurat e pa fituara (të shtyra) janë llogari detyrimi që rezulton kur një kompani merr nga një konsumator për mallrat dhe shërbimet që do të jepen në të ardhmen. Të ardhurat njihen kur shërbimi është kryer.

40. PSE KRYEJMË REGJISTRIMET RREGULLUESE? Regjistrimet rregulluese kërkohen në fund të secilës periudhë kontabël sipas bazës akruale të kontabilitetit, kryesisht për të përgatitur pasqyrat financiare.

Për të sjellë llogaritë e bilancit në gjendje rrjedhëse. Për të reflektuar shumat e drejta të të ardhurave dhe shpenzimeve në pasqyrën e të ardhurave.

41. LLOGARIT E ARKËTUESHME: Llogari e arkëtueshme është një llogari asetesh që rritet kur mallrat shiten me kredi.

E ardhura nuk njihet si e tillë në kohën kur merren paratë, pasi që ajo është e njohur në momentin kur janë shitur mallrat.

Të ardhurat fitohen në periudhën në të cilën janë regjistruar por nuk janë pranuar.