Punim seminarik inflacioni

12
FAKULTETI EKONOMIK Punim Seminarik NGA LËNDA: MAKROEKONOMI TEMA: INFLACIONI

Transcript of Punim seminarik inflacioni

Page 1: Punim seminarik inflacioni

FAKULTETI EKONOMIK 

Punim Seminarik   

NGA LËNDA:  

MAKROEKONOMI

TEMA: 

INFLACIONI 

 PUNOI:   PRANOI:Arianit Zeqiri Prof.Visar Sutaj

Gjilan, me 06.2014

Page 2: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

 

PËRMBAJTJA

1.HYRJA..........................................................................22.Kuptimi i Inflacionit......................................................33.Indekset e çmimeve.....................................................43.1 Indekset e çmimeve.......................................................54.Llojet e inflacionit........................................................65.Inflacioni në Kosovë.....................................................76.ANEKSE.......................................................................86.1 Anekse........................................................................9

2

Page 3: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

1.HYRJA Në këtë punim seminarik diskutohet tema e inflacionit e cila njihet si një sëmundje makroekonomike.Gjithashtu diskutohet llogaritja e inflacionit përmes indekseve të çmimeve , pastaj për llojet e inflacionit, për inflacionin i cili ka ndikuar në Kosovë gjatë viteve të fundit si dhe disa anekse (paraqitje grafike) lidhur me inflacionin i cili ka ndikuar në Kosovë gjatë viteve të fundit.  

3

Page 4: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

2.Kuptimi i Inflacionit  Në kuptimin e përgjithshëm me inflacion kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve ose zhvleresimi i monedhes kur me nje sasi te caktuar monedhash blihen me pak prodhime se sa perpara zhvleresimit. Ky fenomen quhet inflacion1.Ndryshimi i niveleve të çmimeve matet me normën e inflacionit e cila llogaritet me formulën:

Norma e inflacionit (t)=

Niveli i çmimeve( t )− Niveli i çmimeve ( t-1)Niveli i çmimeve ( t-1)

∗100

(t)- është periudha korrente (t-1)- është periudha paraardhëse.

Duhet theksuar se inflacioni shpreh ngritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe jo të çmimeve të mallrave apo shërbimeve të veçanta.Me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen dy konceptet :

Deflacioni Desinflacioni

Deflacioni pasqyron proçesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse.Mund të përcaktohet si inflacion si inflacion negativ.Desinflacioni pasqyron proçesin e rënies së çmimeve mesatare , por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraardhëse .Mund të përcaktohet si inflacion positiv.

1 http://sq.wikipedia.org/wiki/Inflacioni4

Page 5: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

3.Indekset e çmimevePër llogaritjen e inflacionit përdorim indekset e çmimeve si tregues të drejtëpërdrejt .Për llogaritjen e inflacionit kemi tri lloje të indekseve :

Indeksi i çmimeve të konsumatorit(CPI) Indeksi i çmimit të prodhuesit(PPI) Deflatori i GNP

Indeksi i çmimeve t ë konsumatorit (CPI ) mat koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga një familje gjatë një periudhe të caktuar kohore.Për të llogarituar CPI mblidhen të dhëna për një numër të caktuar familjeve në zona të caktuara të një vendi. Shembull për llogaritjen e CPI , supozojmë se një konsumatorë konsumatorë konsumon tre të mira : Ushqime , Strehim dhe kujdes shëndetësorë. Sipas statistikave konsumatori rezulton se konsumon 20 % të buxhetit të tij për ushqime , 50 % për strehim dhe 30 % për kujdesin mjeksor. Si vitë bazë e marrim vitin 2014 , çmimet e të mirave të cilat i blen konsumatori supozojmë se janë 100. Sipas këtyre statistikave vim deri tek llogaritja e CPI për vitin 2014 të cilën e llogarisim përmes formulës :

CPI 2014 = (0.20*100)+(2.50*100)+(0.30*100)=100

Tani supozojmë se në vitin 2015 çmimet e ushqimeve rriten për 2 % , çmimi i strehimi 6 % dhe çmimi i kujdesit mjeksor rritet për 10 %.CPI për vitin 2015 do të jetë :

CPI 2015 = (0.20*102)+(2.50*106)+(0.30*110)=106.4

Në bazë të këtyre llogaritjeve vim te llogaritja e normës së inflacionit të cilën e gjejmë përmes formulës:

Norma e inflacionit=

CPI 15−CPI 14CPI 14

∗100

5

Page 6: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

3.1 Indekset e çmimeve

I zëvendësojmë vlerat dhe vim në konkluzion se norma e inflacionit për vitin 2015 do të jetë:

Norma e inflacionit=

106 .4−100100

∗100=6 .4 %

pra norma e inflacionit për vitin 2015 është 6.4%

Indeksi i çmimeve të prodhuesit – Ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, më konkretisht ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e një numri të caktuar produktesh si psh: në SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e rreth 3400 mallra të ndryshme .Deflatori i GNP (produkt kombëtar bruto) – Mat çmimet e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda një territori , ky lloj matësi konsiderohet më i mirë se sa të tjerët për shkak se përfshin çmimet e të gjitha mallrave dhe shërbimeve . Deflatori i GNP llogaritet si raport i GNP nominal dhe GNP real shprehur në përqindje :

Deflatori i GNP=

GNP nomin alGNP real

∗100

6

Page 7: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

4.Llojet e inflacionit

Inflacioni klasifikohet në tre kategori:

•Inflacioni i moderuar

•Inflacioni galopant

•Hiperinflacioni

Inflacioni i moderuar – Ky lloj i inflacionit ndodh kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngrihet ngadalë. Norma e tij shprehet me anën e një numri njëshifrorë 1-10 %.

Ky lloj i inflacionit është i përshtatshëm për njerëzit me një fjalë ndiejn më shumë siguri në vetvete për të marrur vendime me paratë e tyre.

Inflacioni galopant - Ky lloj i inflacionit ndodh atëherë kur niveli mesatar i çmimeve fillon të rritet nga një normë dy ose tre shifrore . Në këtë lloj të inflacionit besimi tek njerëzit lidhur me paratë bie , dhe në këto raste njerëzit priren të grumbullojnë apo të depozitojnë mallra , të blejnë shtëpi etj dhe nuk japin para hua me një normë interesi të ulët.

Hiperinflacioni – Ky lloj i inflacionit njihet si një virus vdekjeprurës për ekonominë , ndodh kur niveli i përgjithshëm mesatar i çmimeve fillon të rritet shumë here çdo muaj . Këto situata hiperinflacioniste janë të rralla dhe zakonisht ndodhin në kohë lufte .

7

Page 8: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

5.Inflacioni në Kosovë

Përmes indekseve të çmimit të konsumit gjatë vitit 2014 rezulton se inflacioni në Kosovë ka qenë me normë më të ulët në krahasim me vitin paraprak . Norma mesatare vjetore e inflacionit deri në qershor 2014 ishte 0.3 për qind, kundrejt inflacionit prej 2.7 për qind në periudhën e njëjtë të vitit paraprak mirëpo pavarësisht nivelit të ulët të inflacionit ekspertët e kësaj fushe thonë se konsumatorët u përballën me ngritje të vazhdueshme të çmimeve të konsumit dhe me ulje të standardit jetësor.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu lidhur me inflacionin në Kosovë thotë :

Kosova eksporton para të gatshme dhe përmes importit të produkteve krahas eksportit të parasë së gatshme, importon edhe inflacion dhe sado që të jetë ai 0,3 për qind, apo 0,5 për qind apo deri në 3 për qind, është një goditje e cila e goditë më të madhe një ndër indikatorët kyç të stabilitetit ekonomik dhe social, çfarë është shporta e konsumatorit të qytetarit të Kosovës. 2

Ai për vitin 2014 ka bërë një përmbledhje duke theksuar se viti 2014 ka qenë viti më i vështirë për të bërë biznes gjithashtu edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.Lidhur me inflacionin i cili ndodhi gjatë vitit 2014 tek qytetarët rezultoi negativisht gjë e cila qoi në varfërin e shportës së tyre mujore . 3

2 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu3 http://www.evropaelire.org/content/article/26765306.html

8

Page 9: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

6.ANEKSE

4 http://www.slideshare.net/GojaniM/prezantim-inflacioni9

SHKALLA INFLACIONIT NË KOSOVË GJATË VITEVE 2004-2014

Page 10: Punim seminarik inflacioni

Punim Seminarik

6.1 Anekse

5

5 http://www.slideshare.net/GojaniM/prezantim-inflacioni10

SHKALLA INFLACIONI NË KOSOVË GJATË VITEVE 2012’ 13 ’ 14