PUNIM DIPLOME Tema: KRYEFJALA TE “TARTUFI” I MOLIERIT · 2020. 9. 3. · Deklaratë Përmes...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: KRYEFJALA TE “TARTUFI” I MOLIERIT Kandidatja: Udhëheqësja shkencore: Nita Zeka Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli - Kryeziu Gjakovë, 2020

Transcript of PUNIM DIPLOME Tema: KRYEFJALA TE “TARTUFI” I MOLIERIT · 2020. 9. 3. · Deklaratë Përmes...

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS

    FAKULTETI I EDUKIMIT

    PROGRAMI FILLOR

    PUNIM DIPLOME

    Tema: KRYEFJALA TE “TARTUFI” I MOLIERIT

    Kandidatja: Udhëheqësja shkencore:

    Nita Zeka Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli - Kryeziu

    Gjakovë, 2020

  • Përgatitur nga: Nita Zeka

    Për mbrojtje të temës së diplomës për titullin – Bachelor i Programit Fillor

    Fusha e veҫantë: Programi Fillor

    Titulli: KRYEFJALA TE “TARTUFI” I MOLIERIT

    Udhëheqëse shkencore: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli - Kryeziu

    Komisioni vlerësues e vlerëson punimin me notën____________

    Mbrohet më, dt: ____. ____. ______ para komisionit:

    1. (Kryetar)

    2. (Anëtar)

    3. (Anëtar)

    Gjakovë, 2020

  • Deklaratë

    Përmes kësaj deklarate, unë Nita Zeka, deklaroj se ky punim diplome është rezultat i punës

    sime origjinale, të bazuar në hulumtimet dhe analizat e mia vetanake. E gjithë literatura dhe

    burimet e tjera, që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të

    cituara.

    Vepra që kam zgjedhur për analizë në këtë punim diplome, ka një ndërtim të veçantë dhe njihet

    si njëra ndër veprat më të lexuara të Molierit. Objektivi im brenda kësaj teme diplome është që të

    paraqes sa më denjësisht përdorimin e kryefjalës, si njësi sintaksore, brenda veprës “Tartufi” të

    Molierit. Vepra brenda vetes përmban shumëllojshmëri të përdorimit të kryefjalës, gjë e cila e bën

    unike dhe të veçantë këtë vepër. Temën e kam zgjedhur së bashku me mentoren time, duke

    bashkëpunuar lidhur me literaturën, strukturën e punimit dhe përmbajtjen e brendshme të tij. Sa i

    përket të dhënave, jam munduar të jem sa më e saktë e sa më e qartë, në mënyrë që të arrij qëllimin

    e dëshiruar. Ky punim është ideuar dhe planifikuar nga unë, duke u bazuar më gjerësisht edhe në

    referencat e marruara nga literatura dhe burimet e cituara.

    E gjithë kjo e bën punimin tim unik, të veçantë dhe të papërsëritur më parë, duke mos cenuar

    të drejtat e asnjë autori të mëparshëm.

  • Dedikim

    Këtë punim diplome, do të doja të ia dedikoja familjes sime të

    dashur, meqenëse aty gjendet foleja, ku njeriu gjen

    ngrohtësinë, mbështetjen dhe frymëzimin për sukseset jetësore.

  • MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME

    Kam kënaqësinë të shpreh falënderimet e mia për stafin akademik të Fakultetit të Edukimit të

    Universitetit të Gjakovës, të cilët përgjatë këtyre katër vite studimesh, na mbështetën, udhëzuan

    dhe mësuan me nder, përkushtim e çiltërsi. Për të arritur deri këtu ku jam sot, nuk ishte një rrugëtim

    edhe aq i lehtë, andaj për këtë u jam mirënjohëse familjes sime dhe profesorëve të nderuar, të cilët

    na qëndruan pranë në çdo hap të këtij rrugëtimi studentesk.

    Unë ndër të tjera, e konsideroj veten me fat të madh, që pata mundësinë të udhëheqem dhe të

    bashkëpunoj me të nderuarën Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli - Kryeziu. I jam shumë mirënjohëse

    profesoreshës Sindorelë, e cila nuk kurseu asnjëherë kohën e saj për të më ndihmuar, këshilluar e

    motivuar, vetëm e vetëm, që ky punim të arrinte një paraqitje sa më të denjë.

    Falënderime dhe mirënjohje pafund u dedikohen edhe miqve dhe kolegëve të mi për

    mbështetjen e vazhdueshme morale dhe shoqërinë e përbashkët përgjatë studimeve.

  • PËRMBAJTJA

    Abstrakti…………………………………………………………………………………………..1

    Hyrje ............................................................................................................................................... 2

    KAPITULLI I................................................................................................................................ 4

    1. Sintaksa ................................................................................................................................ 4

    1.1. Njësitë sintaksore .......................................................................................................... 4

    KAPITULLI II .............................................................................................................................. 9

    2. Kryefjala .............................................................................................................................. 9

    2.1. Format e shprehjes së kryefjalës ................................................................................. 90

    KAPITULLI III .......................................................................................................................... 14

    3. Vepra “Tartufi” e autorit Molieri ...................................................................................... 14

    3.1. Të dhëna për autorin ................................................................................................. 147

    3.2. Të dhëna për veprën ................................................................................................... 16

    3.3. Analizë e kryefjalës në veprën “Tartufi” të Molierit ................................................. 19

    Rezymeja....................................................................................................................................... 25

    Literatura ..................................................................................................................................... 256

  • 1

    Abstrakti

    Gjuha e folur ose siç quhet ndryshe e folura dialektore, është ajo formë e komunikimit, të

    cilën e përdorin pjesëtarë të bashkësive të caktuara folësish (të një krahine apo të një

    vendbanimi) për marrëveshje në mes tyre. Kjo i takon formës jozyrtare të të folurit, që

    përdoret në shtëpi, rrugë, shoqëri, familje etj., si një lloj zhargoni i kuptueshëm vetëm nga

    pjesëtarë të bashkësive të caktuara të njerëzve, që dallon dukshëm nga komunikimi zyrtar

    apo gjuha standarde.

    E folura dialektore mendohet të ketë lindur në bashkësitë primitive dhe si e tillë, që nga

    ajo kohë ka qenë pjesë e pandashme e komunikimit në mes njerëzve të bashkësive të caktuara

    të folësve. Në mes të gjuhës së folur dhe gjuhës standarde ekzistojnë dallime qenësore edhe

    pse këto të dyja së bashku përbëjnë gjuhën e përbashkët kombëtare. Dialektet janë burimi

    kryesor i pasurimit të një gjuhe, megjithëse rëndësia e përdorimit të gjuhës standarde është e

    domosdoshme dhe esenciale. Në gjuhën standarde ekzistojnë rregulla dhe ligje të cilat

    individi fillon t’i mësojë që në moshë të re, madje që nga periudha kur fillon të flasë.

    E një rëndësie të veçantë për ruajtjen e standardit të një gjuhe është kujdesi ndaj njësive

    sintaksore të asaj gjuhe, pasi që sintaksa është mëmbrana e gjuhës. Në kohët e sotme po

    ballafaqohemi me një shumëllojshmëri ndërhyrjesh, qoftë nga ndikimet e termave

    teknologjikë, e gjithashtu edhe nga ndikimet e gjuhëve në kontakt, ku dominon ndikimi i

    gjuhës angleze. Kjo, mund të them se ndoshta edhe ishte arsyeja pse zgjodha, që në këtë

    punim të trajtoj kryefjalën, pasi që i përket fushës së sintaksës. Në punim paraqitet hulumtimi

    rreth kryefjalës në veprën “Tartufi” të Molierit, për ta ndërlidhur me mesazhin e veprës që të

    mos mashtrohemi nga gjërat që mund të na shfaqë koha, por të kujdesemi dhe ta ruajmë

    gjuhën tonë amtare dhe ta pasurojmë me fjalë të reja burimore standardin e saj. Në këtë punim

    kam hulumtuar më shumë për kryefjalën, për rëndësinë e saj në fjali, për të paraqitur më qartë

    format përmes të cilave ajo mund të shfaqet.

    Fjalët kyçe: kryefjalë, sintaksë, emër, përemër, vepër.

  • 2

    Hyrje

    Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit, e cila paraqitet si një degë e

    veçantë në trungun e familjes së gjuhëve indoevropiane. Ajo është vazhdim i ilirishtes, i

    gjuhës së popullsisë së lashtë ilire, që ka banuar në një truall më të gjerë të pjesës perëndimore

    të Ballkanit.

    Ndonëse, si komb shqiptarët ishin të kërcënuar nga pushtime të shumta, ku vlen të përmenden

    ato romake, turke e sllave, megjithatë ata arritën të ruajnë gjuhën, doket dhe zakonet e tyre.

    Kontaktet gjuhësore nga këto pushtime patën ndikime në shtresën leksikore të gjuhës shqipe.

    Nën ndikimin e gjuhës së pushtuesve kanë hyrë në gjuhën tonë mjaft fjalë latine, sllave e

    turke, të cilat i ndeshim edhe në të sotmen.

    Në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Rilindja Shqiptare me përfaqësuesit e saj

    (XIX-XX) zë një vend të veçantë. Gjuha shqipe shihej prej tyre, si një nga tiparet kryesore

    dalluese të një kombi, e cila si e tillë duhej të pasurohej, të mbrohej e të unifikohej. Prandaj,

    gjatë kësaj periudhe problemet që lidheshin me gjuhën u bënë pjesë përbërëse e programit të

    Rilindjes Kombëtare, e cila me Alfabetin e Shoqërisë së Stambollit (1878) hodhi bazat për

    zgjidhjen e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe, i cili përfundimisht u zgjidh në kongresin

    e Manastirit në nëntor të vitit 1908, ku si bazë e alfabetit të gjuhës shqipe u mor alfabeti latin

    me disa shkronja dyshe në vete.

    Gjuha shqipe ka dy kryedialekte bazike, atë gegë dhe toskë, megjithëse ajo që nga viti

    1972 e ka të zgjidhur edhe çështjen e standardizimit të gjuhës, që u vendos në Kongresin e

    Drejtshkrimit në Tiranë. Gjuha shqipe është një gjuhë shumë e lashtë, që e dokumentojnë një

    numër i madh këngësh, ninullash e rrëfimesh popullore, mirëpo si të shkruar atë e hasim, që

    në dokumentet e para të saj si: “Formula e pagëzimit” (1462) dhe “Fjalorthi i Von Harfit”

    (1497) të cilat janë variant letrar i gegërishtes, ndërsa “Ungjilli i Pashkëve” që i takon fundit

    të shek. XV, del në variantin letrar të toskërishtes letrare. Libri i parë i shkruar në gjuhën

    shqipe është “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), i shkruar në variantin e gegërishtes letrare,

  • 3

    ndërsa vepra e Lekë Matrëngës “E mbësueme e krishterë” (1592) është e shkruar në variantin

    e toskërishtes letrare.

    Në shekujt XIX e XX mbi bazën e këtyre varianteve letrare, qe formuar një variant tjetër,

    i cili mbështetej në të folmen e Elbasanit, i cili ishte i njohur si varianti i gegërishtes së

    mesme. Kjo për shkak, se u munduan të gjenin një të folur të mesme, me karakteristika të

    përbashkëta për të dyja dialektet ekzistuese, për tërë territorin shqipfolës. Tashmë

    problematika e standardit të gjuhës shqipe është zgjidhur, ku kemi një numër të madh veprash

    të botuara në gjuhën standarde, i cili si i tillë përdoret në komunikimin zyrtar, në shkolla,

    institucione, media etj.

    Gramatika e gjuhës shqipe përfshin fonetikën e fonologjinë, morfologjinë, sintaksën dhe

    leksikologjinë, të cilat janë të lidhura me njëra – tjetrën, duke qëndruar në raporte reciproke

    mes tyre. Ne do ndalemi te sintaksa e gjuhës shqipe, ku do të trajtojmë kryefjalën si gjymtyrë

    kryesore të fjalisë dhe më pas do ta analizojmë atë në veprën “Tartufi”të Molierit.

  • 4

    KAPITULLI I

    1. Sintaksa

    Vetë termi “sintaksë” rrjedh nga gjuha greke syntaxis, që do të thotë lidhje, bashkë,

    bashkëradhitje. Sintaksa si disiplinë gjuhësore ka rëndësi të madhe teorike e praktike, ngase

    nga studimi i sintaksës ne mësojmë, se si duhet t’i lidhim e t’i përdorim fjalët në të folur e në

    të shkruar, në bazë të ligjeve të gjuhës sonë, për ta shprehur sa më të qartë e më të saktë

    mendimin tonë.

    Sintaksa si objekt studimi e ka ligjërimin e lidhur. Kështu, fjalët kur bashkohen ndërmjet vete

    krijojnë raporte të ndryshme kuptimore e gramatikore.

    Shembull:

    Nuk mund të thuhet: “vajzat ishte e bukur” por “vajzat ishin të bukura”.

    Sintaksa në radhë të parë studion fjalinë e thjeshtë dhe atë të përbërë, si dhe pjesët e tyre

    përbërëse, si: gjymtyrët e fjalisë, togfjalëshat dhe raportin ndërmjet tyre.1

    1.1. Njësitë sintaksore

    Siç dihet, sintaksa është ajo pjesë e gramatikës, që studion fjalët gjatë procesit të ligjërimit,

    rregullat e bashkimit të tyre në grupe fjalësh e në fjali, si dhe rolin që luajnë ato brenda fjalisë.

    Në kuadër të përbërësve kryesorë të fjalisë dallohen dy grupe përbërëse:

    Grupi emëror (kryefjala);

    Grupi foljor (kallëzuesi);

    Grupi emëror është ai grup, që tregon për personat për të cilët flitet, gjersa grupi foljor tregon

    çfarë thuhet për ta.

    1Prof. Dr. Ali Jashari, Prof. Dr. Bahtjar Kryeziu “Gjuhë amtare” 2011, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, f.

    296.

  • 5

    Fjalia paraqet një grup fjalësh të lidhura në mes vete sipas kuptimit dhe rregullave

    gramatikore të gjuhës. Fjalia ndër të tjera është, ajo që kumton diçka. Në gjuhën e folur

    fjalitë karakterizohen nga një intonacion ose vijë melodike e veçantë (zbritëse, ngjitëse etj.).

    Në gjuhën e shkruar ato përcaktohen nga shenjat e pikësimit (pikë, pikëpyetje, pikëpresje,

    pikëçuditje).

    Fjalia mund të jetë e thjeshtë ose e përbërë. Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëm një folje.

    Fjalia është e përbërë kur ka më shumë se një folje. Fjalia ka edhe gjymtyrët kryesore të saj,

    të cilat janë të njohura si:

    Kryefjalë dhe

    Kallëzues.

    Kryefjala është njëra nga gjymtyrët kryesore të fjalisë. Ajo gjendet përmes pyetjeve: cili,

    cila, cilët, cilat dhe kush. Ajo tregon një apo më shumë frymorë apo sende. Kryefjala

    zakonisht qëndron para foljes dhe shprehet me:

    o emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës;

    o përemër (dëftor, të pacaktuar, lidhor, vetor të çdo vete apo numri);

    o numëror dhe

    o grup emëror.

    Kallëzuesi është gjymtyrë tjetër kryesore e fjalisë, që tregon një veprim apo një gjendje të

    kryefjalës. Ai gjendet përmes pyetjeve, si: ç’bën, ç’është. Kryefjala dhe kallëzuesi janë të

    lidhur ngushtësisht me njëri - tjetrin. Kështu, po të ndryshojë kryefjala, ndryshon edhe

    kallëzuesi. Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë.

    Llojet e kallëzuesit janë:

    o Kallëzuesi i thjeshtë foljor (nga një folje);

    o Kallëzuesi i përbërë foljor (nga dy e më shumë folje)

    Ndër të tjera, kryefjala mund të marrë edhe vetëm një kallëzuesor. Kallëzuesori i kryefjalës

    tregon një cilësi të personit apo sendit, që shënohet nga kryefjala. Kryefjala dhe kallëzuesi të

    rënditura së bashku krijojnë fjalinë.

  • 6

    Fjalia është njësia themelore sintaksore, është fragment i ligjërimit, që përbëhet zakonisht

    prej dy apo më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara në bazë të ligjeve të brendshme të

    një gjuhe, në një tërësi të vetme kuptimore, gramatikore e intonacionore, që përmban qëllimin

    e shprehjes së një kumtimi.2

    o Fjalia dhe fjalia e përbërë (periudha);

    o Togfjalëshi;

    o Gjymtyrët e fjalisë

    Pra, fjalia është njësia më e vogël kumtuese, mjeti kryesor i formulimit dhe i shprehjes së

    mendimit. Fjalia përbëhet nga dy apo më shumë fjalë, por nganjëherë edhe vetëm nga një

    fjalë e vetme kallëzuesore, me një bërthamë kallëzuesie.

    Shembull:

    Kohë me diell! Diell! Ngrohtë!

    Pra, kallëzuesia është tipar i përgjithshëm, të cilën e posedon çdo fjali e gjuhës shqipe, andaj

    mund të themi se kallëzuesia është baza e fjalisë dhe tipari më i qenësishëm dhe i

    pamungueshëm i saj.

    Fjalia e përbërë ose periudha përbëhet prej dy apo më shumë njësish kallëzuesore në formë

    fjalie, të cilat qëndrojnë në raporte të caktuara midis tyre. Si fjalia, ashtu edhe periudha, të

    dyja kanë rol kumtues. Ndërsa, nga pikëpamja3 ndërtimore, formale e gramatikore fjalia ka

    vetëm një bërthamë kallëzuesie, kurse periudha dy apo më shumë.

    Shembull:

    Bora kishte zbardhur çatitë. (fjali e thjeshtë)

    Bora u vesh dhe doli pa i përshëndetur të ftuarit. (periudhë)

    2 Bahri Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe”, EDFA, Prishtinë, f. 168. 3 Prof. Dr. Ali Jashari & Prof. Dr. Bahtjar Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, f.

    300.

  • 7

    Togfjalëshi është njësi strukturore e formuar nga bashkimi i dy apo më shumë fjalëve

    kuptimplota, të cilat qëndrojnë në raporte të caktuara kuptimore e gramatikore ndërmjet tyre.

    Është njësi më e vogël se fjalia, pra nuk shpreh kumtim si fjalia dhe si e tillë qëndron vetëm

    brenda fjalisë si pjesë e nënrenditur e saj, e cila nuk mund të qëndrojë vetëm.

    Shembull:

    Macja e zezë.

    Hije e Tartufit.

    Koprracinë e Harpagonit.

    Gjymtyra, pra është pjesë e fjalisë, e cila si e tillë edhe është njësia më e vogël sintaksore.

    Gjymtyra e fjalisë lind në fjali dhe shpreh marrëdhënie, domethënë ajo nuk kuptohet jashtë

    lidhjes me një gjymtyrë tjetër ndaj së cilës është e varur. Gjymtyrët janë vetëm fjalët

    kuptimplota, të shoqëruara ose jo me fjalë shërbyese. Sipas funksioneve semantiko -

    sintaksore, në fjali dallohen gjymtyrët kryesore: kryefjala dhe kallëzuesi. Ato janë qendrat

    organizuese të fjalisë, sepse të gjitha lidhjet e fjalëve fillojnë prej tyre.

    Kjo ndikon, që si rregull në fjalinë dykryegjymtyrëshe të formohen dy grupe fjalësh:

    o Grupi i fjalëve të kryefjalës dhe

    o Grupi i fjalëve të kallëzuesit.

    Kryefjala dhe kallëzuesi si baza e fjalisë dykryegjymtyrëshe, nuk mund të kuptohen pa njëra

    - tjetrën. Fjalët tjera, që varen prej tyre quhen gjymtyrë të dyta.

    Pra siç e cekëm edhe më lart, kryefjala dhe kallëzuesi quhen gjymtyrë kryesore, sepse e

    përbëjne bazën e fjalisë. Fjalët tjera, që varen prej tyre quhen gjymtyrë të dyta. Kjo bën që,

    si rregull në fjalinë dykryegjymtyrëshe të formohen dy grupe4 fjalësh: grupi i fjalëve të

    kryefjalës dhe grupi i fjalëve të kallëzuesit.

    4 Aty, f.301.

  • 8

    Tabela 1.

    Të gjithë fëmijët luanin në oborr.

    Grup emëror Grup foljor

    (kryefjala) (kallëzuesi)5

    Shembuj:

    Të gjithë nxënësit vizituan teatrin.

    Grup emëror Grup foljor

    Plot lule kishin mbuluar pemët.

    Grup emëror Grup foljor

    Dhe pikërisht në kapitullin e radhës do të flasim më gjerësisht lidhur me karakteristikat e

    kryefjalës, si gjymtyrë të rëndësishme dhe kryesore të fjalisë.

    5 https://www.slideshare.net/alushkryeziu11/kryefjala

  • 9

    KAPITULLI II

    2. Kryefjala

    Kryefjala është gjymtyrë kryesore e fjalisë dykryegjymtyrëshe, gramatikisht e pavarur

    prej gjymtyrëve të tjera, që tregon sendin, frymorin, veprimi, gjendja apo tipari, i të cilit

    tregohet nga kallëzuesi. Kryefjala, si e tillë u përgjigjet pyetjeve: Kush? Cili? Cila? Cilët,

    Cilat? Një ndër rregullat bazë të gramatikës së gjuhës shqipe është përshtatja në numër e

    kallëzuesit me kryefjalën. Kjo do të thotë se kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës,

    edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës.6

    Tabela 2.

    2.1. Format e shprehjes së kryefjales

    6Prof. Dr. Ali Jashari & Prof. Dr. Bahtjar Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, f. 338.

    KRYEFJALA

    Pjesë

    kryesore e

    fjalisë

    Gjendet

    në:

    -FILLIM

    të fjalisë

    -MES të

    fjalisë

    -FUND të

    fjalisë

    Shprehet

    me:

    -emër

    -përemer

    -numëror

    -grup

    fjalësh

    Gjendet me

    pyetjet:

    -Kush?

    -Cili, cila?

    -Cilët,

    cilat?

  • 10

    Kryefjala, si gjymtyrë kryesore e fjalisë na paraqitet në disa forma si:

    a) Shprehet me emër në trajtën e shquar në rasën emërore pa parafjalë te

    shembujt, si:

    Tartufi është pjesë me kapacitet dhe aktualitet të madh historik.

    Nuk ishte Arditi.

    Orgoni i mbushi mendjen Dorinës.

    Hipokriti kapet në flagrancë duke u nxitur për tradhëti bashkëshortore.

    b) Rastet kur kryefjala shprehet me emër në trajtën e pashquar në numrin njëjës,

    e prirë nga fjalëza “një”, si në shembujt:

    Ç’dëm mund t’i sjellë një vizitë e ndershme!

    M’i ndërroni rrobat si ndonjë princeshë!

    Padyshim që është një hajdut.7

    c) Rastet kur shprehet me emër të pashquar dhe tregon një numër të pacaktuar

    sendesh në numrin shumës, ku mund të shoqërohet me përemra të pacaktuar

    dhe numërorë, si: ca, disa, shumë, dy, tre etj., si te shembujt:8

    Se folkan ca trutharë llafazanë!

    Nuk kishte shumë kohë.

    Në oborrin e mbretit kishte shumë ushtarë.

    Jashtë frynte erë.

    7https://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR1po61ZJ7jrna65LeiË0JeYHzRaYA7iPKu2bdSag9hDxD7ix-vNRfX6Tdk 8 Prof. Dr. Ali Jashari & Prof. Dr. Bahtjar Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, f. 339.

    https://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR1po61ZJ7jrna65LeiË0JeYHzRaYA7iPKu2bdSag9hDxD7ix-vNRfX6Tdkhttps://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR1po61ZJ7jrna65LeiË0JeYHzRaYA7iPKu2bdSag9hDxD7ix-vNRfX6Tdk

  • 11

    d) Kryefjala mund të shprehet po ashtu me përemër të ç’do lloji:

    me përemër vetor: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato, si:

    As unë s’di.

    Ajo dreq arkëz, më tronditi pa masë!

    Ti nuk do të vish?

    Ne kishim ëndrrat tona.

    Nuk dua, që ju të dëgjoni të tjerët!

    E çfarë ishte ajo që thatë?

    Hë dhe ju!

    Te ju e kam varur shpresën krejt, ta dini.

    Po unë s’i them gjë!

    Ç’ kërkon të thotë ai me këto fjalë?

    Me përemër dëftor, si: ky, kjo, ai, ajo, këta, këto, si:

    Ky maskara gëzonte mallin hua.

    Kjo është kokëfortë!

    Këto s’ju pinë ujë.

    Me përemër pyetës: kush, cili, cila, çfarë, si p.sh.:

    Kush e shpresonte, se do të binte shi atë ditë?

    Çfarë donte?

    Cili nga ju nuk e kuptoi?

    Kush mendon se është?

    E di se kush jam?

  • 12

    Me përemër lidhor: që, i cili, e cila etj., si p.sh.:

    E cila u vu në skenë?

    Orgoni, të cilit i ishin verbuar sytë.

    Iku, që të mbrohej.

    Me përemër të pacaktuar: dikush, askush, ndonjë etj., si p.sh.:

    Askush nuk i beson.

    Dikush duhet ta vërtetojë.

    Ndoshta ndonjë, që ka qenë pranë e ka parë.

    Pse nuk më beson askush?!

    Kryefjala mund të shprehet me çdo pjesë tjetër, të emërzuar të ligjëratës, si: me

    emër, numëror, lidhëz etj.

    E bukura është për t’u parë. (me mbiemër të emërzuar).

    Dhjeta është numër me fat. (me numëror).

    I kishte hedhur ëmbëlsues.

    Në veprimet aritmetike kryefjala shprehet me një numëror, si p.sh.:

    Dhjetë herë pesë bëjnë pesëdhjetë.

    Njëshi dhe treshi janë numra tekë.

    Katërshi dhe dyshi janë numra çiftë.

    Kryefjala mund të shprehet me togfjalësh të lirë ose të qëndrueshëm, si p.sh.:

    Ca llafazanë e trutharë.

    Ky djalë punon shumë.

    Kjo punë është ë vështirë!

  • 13

    Defneja, fqinja jonë. (Pra, kur fjala kryesore nuk mund të qëndrojë pa pjesën e varur.)

    Në fjali mund të jenë disa kryefjalë, që i përkasin të njejtës folje. Kryefjalë të

    tilla quhen kryefjalë homogjene.9 Ato, zakonisht bashkohen ndërmjet veti me

    lidhëza bashkërenditëse ose intonacion numërimi, si te shembujt:

    Valeri e Mariana u mërzitën.

    Agroni dhe Luljeta u lanë bashkë në lumë.

    Kryefjala zakonisht qëndron në krye të fjalisë, por shpesh e hasim edhe në mes

    dhe në fund të saj, si:

    Tartufi tashti është njeri laik.

    Fundi fundit nga “Tartufi” u hoq emri i klerikut.

    Si është Tartufi?10

    9 Bahri Beci “Gramatika e gjuhës shqipe", EDFA, Tiranë, 2010, f. 194. 10 Prof. Dr. Ali Jashari & Prof. Dr. Bahtjar Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë: Universiteti i Prishtinës.

    https://www.slideshare.net/alushkryeziu11/kryefjala

    https://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR1po61ZJ7jrna65LeiË0JeYHzRaYA7iPKu2

    bdSag9hDxD7ix-vNRfX6Tdk

    https://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-gjymtyret-kryesore-te-fjalise-

    kryefjala/?fbclid=IëAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSdE-ënT1dxoUaVE

    https://www.slideshare.net/alushkryeziu11/kryefjalahttps://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR1po61ZJ7jrna65LeiË0JeYHzRaYA7iPKu2bdSag9hDxD7ix-vNRfX6Tdkhttps://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR1po61ZJ7jrna65LeiË0JeYHzRaYA7iPKu2bdSag9hDxD7ix-vNRfX6Tdkhttps://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-gjymtyret-kryesore-te-fjalise-kryefjala/?fbclid=IwAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSdE-wnT1dxoUaVEhttps://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-gjymtyret-kryesore-te-fjalise-kryefjala/?fbclid=IwAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSdE-wnT1dxoUaVE

  • 14

    KAPITULLI III

    3. Vepra “Tartufi” e autorit Molieri

    3.1. Të dhëna për autorin

    Molieri lindi në Paris me 15 janar të vitit 1622 në një familje të pasur artizanësh dhe u

    pagëzua me emrin Zhan-Batist Pokëlen. Studioi në kolegjin më të mirë të Parisit. Pasi i vdes

    e ëma, me pjesën e trashëgimisë, që i takonte nga ajo, ai fomoi një trupë teatrale, të cilës i

    dha emrin “Teatri i ndritur”. Dhe pikërisht në këtë kohë mori pseudonimin Molier. Molieri

    ishte profesionist i teatrit. Përpara se të krijonte

    pjesët, që e bënë të famshëm, ai punoi për një kohë

    të gjatë si aktor, regjisor e drejtor trupe. E ardhmja

    e trupës së themeluaj nga ai, varej vetëm prej tij,

    kështu ai filloi të shkruante vetë, për të siguruar

    një sukses të lavdishëm. Ai ishte i pari autor

    francez që e ktheu komedinë në gjini serioze duke

    e lidhur atë me jetën dhe njeriun e gjallë. Molieri

    fitoi aq shumë popullaritet sa pjesët e tij nisën të

    përktheheshin dhe të shfaqeshin edhe jashtë

    Francës. Ndër komeditë më të njohura të

    karaktereve të tij janë: Kopraci, Tartufi, Don

    Zhuani, Mizantropi, I sëmuri për mend, kurse

    komeditë e zakoneve u futen te: Shkolla e

    burrave, Shkolla e grave, Gratë dijetare etj.

  • 15

    Komedia “Tartufi” u shkrua në kohën e kulmit të krijimtarisë së shkrimtarit, të cilën e

    përpunoi tri herë për ta shpëtuar nga censura, ngase hasi në pengesa të mëdha sepse me anë

    të veprës Molieri, ai shfaqte tendencën antifetare. Kështu ai i vuri vetës një detyrë politike,

    që të demaskonte aktivitetin e organizatës së fshehtë jezuite, që njihej në histori me emrin

    “shoqëria e dhuratave të shenjta”. Ishte kjo, një organizatë e cila ishte e përkrahur nga nëna

    e mbretit Luizit XIV, e cila gjurmonte popullsinë, zbulonte dhe kapte ateistët, njerëzit me

    mendime të lira. Guximin për ta shkruar Tartufin e për ta shfaqur me çdo kusht Molieri e

    pagoi me shkishërim.11

    11 Ardian Marashi “Letërsia Botërore 11”, ALBAS, Kosovë, f. 107-111.

  • 16

    3.2. Të dhëna për veprën

    Personazhet:

    ZONJA PERNELË - nëna e Orgonit

    ORGONI - burri i Elmirës.

    ELMIRA - gruaja e Orgonit.

    DAMISI - biri i Orgonit.

    MARIANA - bija e Orgonit dhe e dashura e Valerit.

    VALERI - i dashuri i Marianës.

    KLEANTI - kunati i Orgonit.

    DORINA - kamariere e Marianës.

    ZOTI BESNIK - ftues gjyqi

    FLIPOTA - shërbëtore e zonjës Pernelë.

    NJË OFICER I POLICISË

  • 17

    Shtjellimi i ngjarjes

    Tartufi është një njeri laik, një feudal aristokrat i varfëruar, që kishte hyrë në shtëpinë e

    Orgonit si një njeri i shenjtë, për të cilin kishin fituar besim të madh. Mirëpo, Tartufi nuk

    ishte gjë tjetër, përveç se një gënjeshtar dhe mashtrues.

    Ngjarja fillon në shtëpinë e Orgonit, ku zonja Pernelë shkon për vizitë. Ajo fillon t’i

    kritikojë të gjithë anëtarët, që sipas saj nuk ia dinin vlerat Tartufit. Ajo mendonte se ai ishte

    një njeri i sinqertë dhe shumë i zellshëm. Mirëpo, në kundërshti me mendimin e saj ishin të

    gjithë të tjerët sepse ata besonin, që ai ishte një gënjeshtar dhe një njeri hipokrit e mashtrues.

    Damisi djali i Orgonit donte të martohej me motrën e Valerit, prandaj për këtë donte ta pyeste

    Orgonin nëse e lejonte akoma martesën e Marianës me Valerin. Për këtë veprim ai e kërkonte

    ndihmën e Kleantit, në mënyrë që ta pyeste të atin, në lidhje me Valerin. Mirëpo, Tartufi ia

    kishte pastruar trurin Orgonit, saqë Orgoni mendonte që ta martonte atë me vajzën e tij

    Marianën, për ta mbajtur edhe më pranë. Pastaj, këto pëlqime dhe vendime të tij për Tartufin,

    Orgoni ia tregoi edhe Marianës, e cila edhe pse e dashuruar në Valerin nuk e kundërshtoi atë,

    nga respekti i madh që kishte për të atin. Ndërkohë, Elmira shkon te Tartufi për ta bindur atë,

    që të mos e pranojë martesën me Marianën. Tartufi fillon t’ia shprehë dashurinë, që kishte

    për të dhe i propozon asaj, që të qëndronin fshehtas të dashuruar. Damisi e dëgjon këtë

    rastësisht dhe kur vjen Orgoni ia tregon ngjarjen, mirëpo Orgoni në vend se t’i besonte gruas

    dhe djalit të tij, ai i beson Tartufit duke i cilësuar fjalët e tyre, si paragjykim dhe shpifje ndaj

    tij. Kështu, ai i revoltuar e dëbon Damasin nga shtëpia dhe ia lë të gjithë pasurinë Tartufit.

    Elmira për t’ia dëshmuar të vërtetën Orgonit i kërkon atij, që të fshihet dhe e thërret

    Tartufin duke e vënë në grackë, që t’ia shfaqte përsëri dashurinë. Orgoni më në fund e sheh

    fytyrën e vërtetë të Tartufit, mirëpo tashmë ishte tepër vonë, ngase tashmë Orgoni të gjithë

    pasurinë ia kishte lënë atij. Tartufi duke i planifikuar gjërat që në fillim, ia kishte vjedhur

    Orgonit edhe dokumentet, të cilat ai ia kishte lënë në përkujdesje dhe kishte shkuar te mbreti,

    mirëpo, mbreti e kishte kuptuar hipokrizinë e Tartufit. Ai kishte dërguar policët që të

    merrninTartufin, e jo Orgonin.

  • 18

    3.3. Analizë e kryefjalës në veprën “Tartufi” të Molierit

    Ajo – kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e tretë numri njëjës, gjinia femërore.

    Cili – kryefjalë e shprehur me përemër pyetës, rasa emërore, numri njëjës, gjinia

    mashkullore, lakimi I.

    Kush – kryefjalë e shprehur me përemër pyetës, rasa emërore.

  • 19

    Ju – Kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e dytë, numri shumës.

    Unë – Kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e parë numri njëjës.

    Tartufi – kryefjalë e shprehur me emër në rasën emërore, trajta e shquar, veta e tretë, numri

    njëjës, lakimi i I.

    Motra – kryefjalë e shprehur me emër në rasën emërore, trajta e shquar, veta e tretë, numri

    njëjës, lakimi i III.

  • 20

    Ky zotëria – kryefjalë e shprehur me togfjalësh të lirë ose të qëndrueshëm.

    Ato – kryefjalë e shprehur me përemër dëftor.

    Ajo – kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e tretë, numri njëjës.

    Unë – kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e parë, numri njëjës.

    Një grua – kryefjalë e shprehur me emër, rasa emërore, trajta e pashquar, numri njëjës, lakimi

    III.

    Nderi – kryefjalë e shprehur me emër, rasa emërore, trajta e shquar, gjinia mashkullore,

    lakimi i I.

    Ju, Damis - kryefjalë e shprehur me togfjalësh të lirë

  • 21

    Ne – kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e parë, numri shumës.

    Ca trutharë, llafazanë – kryefjalë e shprehur me përemër të pacaktuar, në trajtën e pashquar

    ose togfjalësh i lirë.

    Dafneja, fqinja – kryefjalë e shprehur me togfjalësh të lirë (kur fjala kryesore nuk mund të

    qëndrojë pa fjalën varur).

    Kjo punë - kryefjalë e shprehur me përemër dëftor dhe emër në trajtën e pashquar, në numrin

    njëjës.

    I qeshuri – kryefjalë e shprehur me mbiemër të emërzuar.

    Qejfi dhe qëllimi – kryefjalë e shprehur me togfjalësh të lirë ose të qëndrueshëm.

  • 22

    Zoti - kryefjalë e shprehur me emër, trajta e shquar, numri njëjës, gjinia mashkullore, lakimi

    I.

    Ju, trashëgimtari – kryefjalë e shprehur me togfjalësh të lirë.

    Kush – kryefjalë e shprehur me përemër pyetës.

    Shkëlqimi – kryefjalë e shprehur me emër, trajta e shquar, numri njëjes, gjinia mashkullore,

    lakimi I.

    I ati – kryefjalë e shprehur me emër, trajta e shquar, numri njëjës, gjinia mashkullore, lakimi

    I.

    Frika – kryefjalë e shprehur me emër, trajta e shquar, numri njëjës, gjinia femërore, lakimi i

    III.

    Unë – kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e parë, numri njëjës.

  • 23

    Tjetri – kryefjalë e shprehur me përemër të pacaktuar, gjinia mashkullore, numri njëjës,

    lakimi I.

  • 24

    Rezymeja

    Përmes punës dhe përkushtimit tim në këtë punim jam munduar që të jap maksimumin e

    mundshëm që ta qartësoj dhe ta bëj sa më të kuptueshëm konceptimin rreth kryefjales, si

    pjesë apo gjymtyrë kryesore të fjalisë. Gjithashtu, hulumtimi mbi kryefjalën më nxiti të

    mbledh shembuj të shumtë, për të treguar rëndësinë e saj në fjali.

    Gjatë shtjellimit të këtij punimi diplome, jam munduar të bëj të ditur, se ajo që duhet të

    dimë për kryefjalën është se shprehet me: emër, përemër, numëror dhe togfjalësh, dhe se

    mund të gjendet lehtë përmes pyetjeve, si: kush, cili, cila, cilët, cilat etj. Kryefjala na paraqitet

    si gjymtyrë kryesore e fjalisë, qoftë në fjalitë e thjeshta, qoftë në ato të përbëra, duke u

    përshtatur me kallëzuesin në vetë dhe në numër. Vendi i saj në fjali mund të jetë në fillim, në

    mes ose edhe në fund të fjalisë. Atë e ndeshim si gjymtyrë kryesore të fjalisë edhe te fjalitë

    e bashkërenditura edhe te ato të nënrenditura.

    Hulumtimi që kam bërë në vepra të ndryshme studiuesish gjuhësorë dhe vjelja e

    materialeve të dobishme sintaksore rreth kryefjalës, më ka ndihmuar që lehtësisht dhe pa

    problem të realizoj analizën rreth kryefjalës në veprën “Tartufi” të Molierit, vepër e cila

    njihet në letërsinë botërore, si një vepër me karakter komik dhe është mjaft tërheqëse për

    fëmijët dhe të rriturit.

    Ky punim, njëkohësisht më ka dhënë një ndihmesë të madhe profesionale, për aftësimin

    tim si mësimdhënëse në të ardhmen, duke më ndihmuar që të bëj më të lehtë shpjegimin e

    njësive mësimore përmes përdorimit të teknikave të ndryshme, në mënyrë që orët mësimore

    të jenë sa më atraktive. Mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmbushur synimin kryesor

    që ka të bëjë me masivizimin dhe rritjen e cilësisë, mirëpo unë shpresoj që ky punim imi t’u

    hyjë në punë gjeneratave të ardhshme, por prapëseprapë që të mos mbetet fjala e fundit e

    thënë, por të dërgojë në studime të reja edhe më të specializuara.

  • 25

    Literatura

    Beci, Bahri, “Gramatika e gjuhës shqipe”, EDFA, Tiranë, 2010.

    Prof. Dr. Ali Jashari, Prof. Dr. Bahtjar Kryeziu “Gjuhë amtare” 2011, Prishtinë:

    Universiteti i Prishtinës, f. 296.

    Marashi, Ardian, “Letërsia Botërore 11”, ALBAS, Kosovë

    Burime nga interneti

    https://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-

    gjymtyret-kryesore-te-fjalise

    kryefjala/?fbclid=IëAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSd

    E-ënT1dxoUaVE

    https://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR05fUskbBËh

    EUFB7k_RgIë012-xKCU3ALIx1O8FSMcbrVnHqiVo-qtkSHë

    https://www.slideshare.net/alushkryeziu11/kryefjala

    https://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-gjymtyret-kryesore-te-fjalisekryefjala/?fbclid=IëAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSdE-ënT1dxoUaVEhttps://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-gjymtyret-kryesore-te-fjalisekryefjala/?fbclid=IëAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSdE-ënT1dxoUaVEhttps://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-gjymtyret-kryesore-te-fjalisekryefjala/?fbclid=IëAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSdE-ënT1dxoUaVEhttps://kallxo.com/e-mesimi/e-mesimi-klasa-7-lenda-gjuhe-amtare-mesimi-gjymtyret-kryesore-te-fjalisekryefjala/?fbclid=IëAR1tInAUdcDddciagXiB126UiKPS9C2s7IM9JcdkfIhhSdE-ënT1dxoUaVEhttps://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR05fUskbBËhEUFB7k_RgIë012-xKCU3ALIx1O8FSMcbrVnHqiVo-qtkSHëhttps://www.youtube.com/watch?v=L6t8Z7hHTtM&fbclid=IëAR05fUskbBËhEUFB7k_RgIë012-xKCU3ALIx1O8FSMcbrVnHqiVo-qtkSHëhttps://www.slideshare.net/alushkryeziu11/kryefjala

  • 26

    Punimi me titull: KRYEFJALA TE “TARTUFI” I MOLIERIT

    Autore e punimit: NITA ZEKA

    Lektore: M. Sc. Elinda Rexha Pruthi; Nënshkrimi:

    Gjakovë, 2020