PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I...
Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rexhaj.T-Diplome, 2017.pdf · Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I...
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
“Fehmi Agani”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI - PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla
Tema: Krijimi i personazheve pozitive dhe negative, ndikimi i tyre tek fëmijët
Mentor: Kandidatja:
Prof. dr. Ilir Muharremi Vjosa Rexhaj
Gjakovë, qershor 2017
Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017
Ky punim diplome u mbrojt_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje
1. _____________________ Kryetar2. _____________________ Anëtar3. _____________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________
Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:
1. ____________2. ____________3. ____________
Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullitBachelor i Edukimit – Drejtimi Parashkollor.
Përmbajtja:
1. Hyrje............................................................................................................................4
2. Rëndësia e artit skenik...............................................................................................5
3. Kukullat dhe fëmijët...................................................................................................8
4. Dramatizimi i një teksti dhe pjesës teatrale.............................................................15
5. Dramaturgjia dhe rëndësia e saj tek fëmijët...........................................................21
6. Kukullat dhe hijet......................................................................................................26
7. Personazhet pozitive dhe negative në përralla........................................................28
8. Përfundimi..................................................................................................................30
9. Literatura....................................................................................................................31
10. Autobiografia..............................................................................................................32
Hyrje
Fëmijët që në vitet e para të jetës lidhen ngushtë me kukullat sepse ata tërhiqen shumë
kur i japin jetë fenomeneve dhe sendeve. Kukulla mund të thotë atë çka mendon fëmija, por
nganjëherë është vërejtur se edhe më të rriturit frekuentojnë teatrin e kukullave sepse ky art është
i lidhur ngushtë me simbolet e legjendës dhe zakonet e së kaluarës dhe së tashmes. Kukullat
mund të përdoren për të forcuar marrëdhëniet sociale të fëmijëve dhe për të plotësuar
personalitetin e tyre. Për këtë arsye në të gjithë botën kukullat përdoren gjerësisht, sepse në këtë
mënyrë fëmijët mund të shprehin ndjenjat dhe opinionin e tyre. Të tilla shfaqje përbëjnë një mjet
të mirë për mësimin e tregimeve dhe legjendave historike dhe ndihmojnë në njohjen më të thellë
të tyre.
Pedagogjia, shkolla dhe teatri janë të gjitha mjete për të stimuluar kreativitetin apo mirëkuptimin
dhe metodat e të mësuarit. Arsimi dhe teatri janë institucione me një qëllim të përbashkët: nga
njëra anë, arsimi është në qendër të veprimtarisë edukative të njerëzve (nxënësve) me të gjithë
potencialin e tyre për t'u zhvilluar; teatri ka të njëjten objektiv nëpërmjet aktiviteteve që
stimulojnë zhvillimin e kreativitetit dhe veprimit.
4
Rëndësia e artit skenik
Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e
natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është
një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që
përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi
skulptura, piktura etj.
Tërësitë e njohurive dhe arritjeve zhvillimore të një grupi, shoqërie ose populli, në fushat e
caktuara të veprimtarisë mendore, krijuese, materiale e shoqërore përmblidhen me termin
kulturë. Një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kësaj kulturës që karakterizon një popull,
është edhe arti. Si lloj i krijimtarisë artistike arti luan një rolë të veçanta në zhvillimet
kulturore.Ai kristalizon dhe ngrit vlerat e një shoqëri deri në piedestalin më të lartë.
Gjithashtu, përmes veprimit, manifestimit, kompozimit, formës, arti mishëron dhe realitetin
që na rrethon me ndjenjat shpirtërore, duke krijuar atë harmoni të përsosur që provokon
emocione estetike.
Arti është edhe një burim, një përçues, një urë komunikuese mes qenieve njerëzore në
veçanti por edhe mes kulturave e popujve në përgjithësi.
Kur përmendim dramën menjëherë na shkon mendja për veprat që zakonisht shfaqen në
teatër. Madje, edhe kur veprat e tilla i lexojmë, nuk mund të shkeputemi nga mendimi se ato
“leximin” më autentik mund ta kenë në skenën e teatrit, derisa ne qëndrojmë në vendin tonë
bashkë me publikun, kurse atje para nesh, në skenën e rregulluar në mënyrë të veçantë për t’u
shfaqur vepra zhvillohet, para syve tanë, intriga e fabulës e organizuar si një varg ngjarjesh të
lidhura në atë mënyrë që me kapërcimin e një miktroteme, pason e kulmon dhe zgjidhet në
fundin e dramës. Kurse çdo gjë tjetër pos asaj që e thonë aktorët në skenë, na kujtohet kur e kemi
lexuar dramën si vepër letrare, e kemi lexuar në ato pjesët e tekstit të dramës që zakonisht jepet
në kllapa dhe përbërësit që i gjejmë zakonisht në veprën e dramës, e shohim që
kanë funksione të ndryshme dhe njëri tekst u dedikohet atyre që duhet ta flasin, aktorëve, kurse
tjetri atyre që duhet ta organizojnë shfaqjen e dramës në skenën e teatrit. 5
Në shekullin V para Krishtit, shfaqjet fitojnë formë më të organizuar në Athinë. Eskili, autori i
madh i kësaj kohe, krijon edhe rolin e dytë, pra kemi dy aktorë dhe korin, kurse Sofokliu futi
edhe aktorin e tretë, ndërsa kori u përcaktua 12-15 vetë. Aktori gjithmonë është mashkull dhe
paraqitet me maskë për t’u identifikuar me rolin, moshën, gjininë. Kori lëvizte në rreth, prandaj
vendi ku shfaqeshin këto pjesë ishte një skenë rrethore. Në midis ishte altari, kurse kori në
gjysmëhark. Shikuesit, publiku, në fillim qëndronte rrotull, kurse më vonë ulej në gjysmërreth
nëpër rendet e përgatitura.
Arti në tërësi ose çdo vepër e veçantë, përbëhet nga një strukturë komplekse dhe e
shumanshme. Në të përfshihen elemente materiale, shpirtërore, substanciale, formale, krijuese
etj., përmes së cilave mishërohet puna e gjallë e njeriut me ndjenjat emocionale të tij. Mirëpo,
gjithë ky kompleks dhe kjo shumanshmëri ka një dominante rreth së cilës përmblidhen gjithë
përbërësit e saj, që dallojnë nga dukurit e tjera të realitetit. Pra, është dukuria estetike që e
karakterizon atë, sepse nuk ka vepër artistike pa vlerë estetike.
Nga kjo pikëpamje artin mund ta definojmë si një pasqyrim estetik të realitetit që na
rrethon, por edhe imagjinatës së bujshme njerëzore. Për ta pasur më të qartë këtë definicion,
duhet zbërthyer kuptimin e nocionit “pasqyrim estetik”!.
Duke shkruar për veprën e Sofokliut e të Euripidit, Aristoteli në veprën Poetika do të
shkruajë se i pari i paraqiste njerëzit si duhet të jenë, kurse Euripidi sic janë në të vërtetë. Duke
skicuar kështu njërin ndër dallimet midis llojit të tragjedisë dhe llojit të komedisë, dy lloje
kryesore të kësaj gjinie, deri në shekullin XVIII, kur nga komikja, duke ia përjashtuar anën
komike temës shoqërore, krijohej lloji i ri i njohur si dramë, lloj i cili në këta dy shekujt e fundit
e dominon gjininë në tërësi. Për poetikën antike poezinë dramatike ishte një imitim i veprimeve
të njerëzve të cilët paraqiten duke vepruar dhe duke folur. Ky veprim i njerëzve mund të jetë i
lartë si te tragjedia dhe i ulët si te komedia. Ky koncept edhe në kohën tonë nuk ka ndryshuar.
Personazhet, heronjtë e tragjedisë janë prijës ose gjysmëperëndi, pra i takojnë shtresës më të lartë
se ne, ndërsa heronjtë e komedisë janë njerëz të zakonshëm, më të ulët se ne, për shkak të një
vesi a dobësie që tek ata është e theksuar (p.sh. koprracia, frika, gënjeshtra etj), mbi këtë element
ndërtohet një pjesë e mirë e efektit psikologjik mbi lexuesit, publikun.
6
Kur e shohim një tragjedi, heroin apriori e konsiderojmë superior ndaj nesh, prandaj tragjikja e
tij është më e madhe, sepse është tragjedi e më të madhit, ndërsa personazhin e komedisë që
pëson në tragjedi e përcjellin me qeshje, sepse tragjikja e tij na duket qesharake.
Poezia dramatike trajton një konflikt i cili është vendimtar për ta zgjidhur dilemën jetësore të
personazhit, ai nuk është konflikt që mund të zgjidhet në mënyrë të rëndomtë, përfundimi i tij
shënon ndërrimin e gjendjes nga lumturia në tragjedi dhe anasjelltas nga fatkeqësia në lumturi.
Ndryshimi i parë e cilëson tragjedinë, ndërsa i dyti komedinë.
“Arti skenik është një prej formave më të vjetra të shprehjes, që merr pjesë në zhvillimin
intelektual dhe kulturor të individit, i cili mbështet dhe forcon procesin e pjekurisë dhe blerjen e
aftësive të komunikimit, respektimin e rregullave sociale dhe ndjenjat e duhura estetike që
inkorporohen në personalitetin e individit.” 1
7
1 Zejnullah Rrahmani, Teoria e Letersise, Botim i dyte, SHB “Faik Konica”, Prishtine 2008, f. 334-335
Kukullat dhe fëmijët
Llojet e kukullave
Për dallim nga veprimi fizik i vetë aktorit, veprimin skenik të kukullës duhet ta quajmë veprim
plastik. Po çka është kukulla? Ajo është prej leckash dhe letrash. Ajo ka formë plastike të
skulpturës dhe mundësinë potenciale për të lëvizur. Në shkrirjen e veprimit të brendshëm të
aktorit me lëvizjet plastike të kukullës arrihet veprimi plastik i aktorit të teatrit të kukullave. Ky
veprim lind në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është rezultat jo vetëm i forcës natyrore njerëzore
të aktorit, po në masë aspak më të vogël edhe të veçorisë së mjeshtërisë profesionale. Veprimi
këtu është në të njëjtën kohë edhe natyral, edhe artistik. Njëherësh veprimi fizik i aktorit në
teatrin e kukullave gjithashtu merr forma të jashtëzakonshme, artistike-bëhet ndërmjetësues mes
veprimit psikologjik të aktorit dhe veprimit plastik të kukullës.
Kukullat
Kukullat janë objekte të animuara ose prezantojnë figura të animuara që manipulohen nga një
person. Ato përdoren në një teatër kukullash, një lojë ose një prezantim e cila është një formë e
vjetër e teatrit. Ka shumë variante kukullash të cilat trealizohen me një sërë materialesh, që varën
nga forma e tyre dhe nga mënyra e përdorimit. Ato mund të jenë shumë komplekse ose shumë të
thjeshta në ndërtim. Ato gjithashtu mund të jenë edhe objekte të gjetura.
Llojet e pupacëve
Teatri i kukullave për nga natyra është fleksibël dhe një mjet për të përdorur fantazinë. Shumë
kompani punojnë për të krijuar forma të ndryshme pupacësh, ku inkorporojnë objekte reale në
performancat e tyre.
8
Kukullat me dritë në sfondin e zi – Janë një formë kukullash, të cilat krijohen me drita
ultravioletë, e cila thekson ngjyrat e kukullës dhe fsheh aktorin që e mban. Mbajtësi i
kukullës (aktori) performon me uniformë të zezë, në një sfond të zi. Aktori i lëviz
kukullat nën efektin e dritës, ndërkohë që pozicioni i tij është i padukshëm në sfondin e
zi. Kukulla të madhësive të ndryshme mund të përdoren në mënyra të ndryshme shumë
interesante.
Kukullat prej druri – këto kukulla përgatiten duke gdhendur drurin. Përdoreshin në
dritën e skenës mbi sfondin e zi.
Karnavalet ose kukullat trupore – zakonisht janë menduara të jenë pjesë e një
spektakli të madh. Zakonisht ato përdoren nëpër parada dhe demonstrime dhe janë në
përmasat e njeriut real ose shumë më të mëdha.
9
Kukullat me gishta – një variant shumë i thjeshtë kukullash janë kukullat me gishta. Ato janë tëndërtuara nga një cilindër në formën e gishtit dhe nuk ka pjesë lëvizëse. Kjo formë kukulle kaaplikim të kufizuar, dhe kryesisht përdoret në parashkollor.
Kukullat me thes. – kukullat e formuara nga një thes ku në të dyja anët i vendosen duart.
Ato të japin mundësi të krijosh lëvizjen e duarve duke luajtur herë njërën anë e herë
tjetrën. Dhe të japin përshtypjen e të folurës. Elementet e tjerë si sytë goja etj, vendosen
për ti bërë më realiste. Ato janë të thjeshta për tu bërë dhe për tu përdorur. Kryesisht ato
përdoren në shfaqje satirike dhe për fëmijë.
Kukullat e dorës – Këto janë kukulla që kontrollohen nga një dorë e cila zë vend në
brendësi të saj. Te kjo lloj kukulle mund të kontrollosh gojën, lëvizjen e duarve, të kokës,
të trupit. Kukullat e dorës mund të përgatiten me çorape, me doreza prej cope apo me
doreza prej letre.
10
Kukullat nga krahu i njeriut, quhen ndryshe kukullat e gjalla të dorës.
11
Marionetat. – këto kukulla kontrollohen nga një numër fijesh, të cilat mblidhen në një pikëkontrolli që komandohet nga mbajtësi. Kontrolli mund të jetë horizontalisht ose vertikalisht. Fijetkryesore ndodhen në kokë, në shpinë, duart( për të kontrolluar krahët) dhe në gjunjë (për tëkontrolluar këmbët). Është një formë komplekse dhe e sofistikuar për tu përdorur.
Marotte – Është një kukull rruge që qëndron në krahun e personit që e mban. Zakonishtato kanë një fije që e mban aktori për të lëvizur gojën e kukullës kur flet.
Kukullat hije – Figura të prera dhe që mbahen midis burimit të dritës dhe një ekranitë tejdukshëm. Hijet e kukullave krijojnë siluetë të plotë ose mund të dekorohen medetaje të të ndryshme e dekorime.
12
Nëse ne shikojmë shoqërinë njerëzore si një sistem të roleve që duhet kryer, dhe nëse ne jemi
aktor të fshehur të këtyre roleve, atëherë do të marrë kuptim edhe thënia e Sheskspirit, se: “E
gjithe Bota është skenë , ku të gjithë femrat dhe meshkujt janë aktorët kryesor, të cilët kanë një
hyrje dhe dalje; ku njeri prej tyre luan shumë pjesë për të parën herë, duke filluar nga mosha
shtatë vjeçare”. (“Si te duash ti”akti II, skena e VII-të).
Fëmijët nuk mund ti shikojmë vetëm si objekt, por edhe si subjekt i edukimit; ka urtësi dhe dituri
të cilat duhet të mësohen nga fëmijët, sepse ata i kanë disa fuqi të cilat ne rrallë i vërejmë.
Gjithmonë është e rëndësishme që të kuptojmë çka fëmija dëshiron të tregojë apo në të vërtetë
cka dëshiron të bëjë, pa marrë parasysh se cfarë tregon apo ç’është duke bërë tani. Por në vend se
të udhëhiqemi me dëgjimin dhe ndjenjat e pulsit të natyrës së fëmijës, ne udhëhiqemi me atë që
së shpeshti është sipërfaqësore për fëmijën. Për këtë arsye, krahas zhvillimit të dijes rreth
fëmijëve, duhet të zhvillojmë ‘veshin’ (dëgjimin) për fëmijën, për ta dëgjuar botën e brendshme
të tij, pavarësisht se sa dhe si ajo botë shprehet apo fshihet. Për këtë, siç është e rëndësishme si
dhe në çfarë mënyre dhe sa është, dhe në çfarë niveli ka arritur një fëmijë të shprehet përmes
lojës dramatike, për shembull: aq është e rëndësishme dhe nganjëherë edhe më e rëndësishmja,
ajo çka fëmija dëshiron të shprehë dhe të manifestojë dëshirave të realizuara apo të pa realizuara
pavarësisht drejtimit të tij individual, duhet të vlerësohet aktiviteti dramatik i fëmijëve dhe të
gjitha ato që lidhen me fëmijët.
Përjetimet e fëmijëve, mënyrat e shprehjes së tyre njëkohësisht janë masat e aktiviteteve të tyre
në lojërat dramatike por edhe në format e tjera të krijimtarisë dhe zbulimeve të fëmijëve
13
Drama mund të ndihmojë fëmijën në shumë drejtime dhe mund të ndikojë pozitivisht në
personalitetin dhe formimin e tij. Ajo mund të ndihmojë:
• për të kuptuar dhe të moderuar sjelljen e tij,
• të bëhet më spontan, të ketë besim dhe vetëbesim në trajtimin me të tjerët,
• për të nxitur, në mënyrë praktike, ndjenjat e tij unike dhe nga ana tjetër të zhvillojë një
këmbëngulësi pozitive, si bazë të trajtimit të konfliktit dhe zgjidhjen e problemeve,
• të vlerësojë aftësitë dhe prirjet e tij,
• për të kuptuar dhe të vijnë në terma me të, në një nivel shumë praktik, çdo dëm që rrjedh nga
mjedisi i fëmijës,
• të njohë aspektet pozitive dhe negative të emocioneve dhe rëndësinë e tyre në jetën e tij,
• për të ardhur në kushtet me aspektet përkatëse të rritjes dhe zhvillimit të tij,
• të ketë besim, respekt dhe mbështetje te të tjerët, sepse baza është hedhur gjatë bashkëpunimit
në krijimin e dramës,
• të përjetojnë hapjen me të tjerët për të praktikuar, pa frikë zbulimin dhe shprehitë e vetes,
• të respektojë dhe çmojnë dallimet në njerëz,
• të jetë i kënaqur dhe ekspresiv në gjuhën verbale dhe jo-verbale,
• të përjetojnë dhe të krijojë një atmosferë në të cilën idetë, mendimet dhe ndjenjat mund të
shprehen lirshëm, ku konflikti të trajtohet pozitivisht, dhe situatat e jetës në mënyrë të hapur dhe
me ndershmëri,
• të përjetojnë marrëdhënie të hapura dhe të shëndetshme me të gjithë anëtarët e klasës dhe jo
vetëm me një pakicë të zgjedhur ose ekskluzive.
14
Dramatizimi i një teksti dhe pjese teatrale
Arti dramatik, drama është forma apo modeli më i rëndësishëm i të nxënit të mesuarit.
Eshtë një ndër format më të përshtatshme e cila i ndihmon fëmijët, të kuptojnë individualitetin e
tyre, të njohin dhe të kuptojnë situata të ndryshme komplekse sociale. Duke vënë në përdorim
dramën fëmijët mësohen të shqyrtojnë probleme, ngjarje, apo të kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet të
gjithave gjërave që na rrethojnë.
Ashtu sikurse në teatër, arti dramatik ia del të nxjerrë në pah dhe të çlirojë energjitë e
fëmijëve, aftësitë e tyre krijuese, emocionale, intelektuale, njëherazi duke rritur dhe vetbesimin e
tyre.
Sa i takon korrelacionit të artit dramatik me procesin e mësimdhënies, autorë të ndryshëm
ndërkombëtare shprehen se: edukimi (arsimimi) është proces që ndihmon njerëzit të gjejnë
kuptimin e jetës e që përfshinë të dyja aspektet si të dhënit mësim ashtu dhe të mësuarit.
Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat
shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se
zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjenden në natyrën e interpretimit teatror. Duke
ndjekur udhëzimet, të rinjtë do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë:
1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;
2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;
3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të
personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;
4. Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.
15
Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i
historisë të shpie drejtë një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një teme
(një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve.
Në modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon.
Paralelisht, moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet
vënies në jetë të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga të
rinjtë, nga këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe e përgjegjësisë në raport
me projektin.
Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur emocionet.
Thelbi i dramatizimit është historia, e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale, ku në kushte të
caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara. Të rinjtë e grupit do të luajnë
personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të nxjerrë rolin, ata do të
karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij fizike, emocionale dhe
intelektuale. Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të
cilën ndodhet.
16
Puna në grupe
Grupi duhet të punojë me ato gjëra që ka përreth. Do të ishte fat i madh nëse grupi do të kishte
një farë skene ku të punonte dhe të paraqiste punën e vet. Fillimisht grupi duhet të provojë
klasën që ka në dispozicion. Natyra e historisë që do të dramatizojë, do të kushtëzojë edhe
përdorimin e materialeve të nevojshme (nëse do të jenë të nevojshme) për shfaqjen. Në varësi
edhe të kushteve klimatike, mund të punoni edhe jashtë, në një mjedis të qetë. Meqë kërkohet
prania e të gjithë grupit, nuk do të jetë e nevojshme ndarja në nëngrupe etj.
Tregimet janë fuqi e madhe për fëmijët
Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin. Më fuqinë e përrallës
fëmijët i dërgojmë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti shndërrohet në fantazinë.
Qëllimi është që fëmijët t’i njohin personazhet, të mishërohen me ta, përjetojnë përvojë e cila i
ndihmon edhe në mësime. E rëndësishme është që fëmijët t’i dëgjojnë tregimet, por jo të kalojnë
në obligim, qëllimi është sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një pjese letrare.
Nëse fëmijët kanë rolet e tyre aktive, më lehtë e kuptojnë idenë e rolit, ngaqë janë më të
angazhuar, kuptojnë gjendjen e brendshme dhe të jashtme të personazhit, madje edhe tregimin.
Në momentin kur fëmijët emocionalisht dhe intelektualisht aktivizohen, zhvillojnë kreativitetin
dhe imagjinatën. Shpesh tregimet që i zgjedhim nuk janë dinamike atraktive dhe gjatë leximit të
pjesëve, duhet të imagjinojmë disa elemente shtesë që lidhen me ngjarjen ta bëjmë më atraktive
përrallën. Të arrihet efekti ku edukatorja gjatë leximit të pjesës t’i dërgojë fëmijët në rolet e tyre.
Në momentin kur edukatorja interpreton në formë profesionale tregimin, fëmijët do t’i gjejnë vet
rolet e tyre. Edukatorja dhe fëmiu-aktor komunikojnë harmonishëm. Nga ky moment ringjallet
loja spontane dhe rolet e dramatizuara. Pas kësaj çdo fëmijë ka rolin e tij, edukatorja është
moderatore që bashkëvepron me rolet e tyre. Kjo kërkon prova më shumë, por rezultati është
pozitiv. Në disa dialogë fëmijët do t’i dramatizojnë gjatë interpretimit. Gjatë provave mund të
kërkojmë që fëmijët të jenë edhe bashkëbisedues të roleve të tyre.
17
Në fillim kërkoni t’i vendosin emrat e roleve kryesore, ose ta përshkruajnë ambientin evendngjarjes, kur e bëjnë këtë atëherë vëmendjen do ta kenë të gjithë, dhe mund të bëjnë regjitok me ju duke i pyetur:
- Çfarë ndodh më pastaj?- Si ta zgjidhim këtë problem?- Çfarë do të veprojë nëna?
Qëllimi është integrimi në lojë dhe krijimi i balanit ndërmjet fëmijëve. Fëmijët më të vegjël do ta
humbin përqendrimin. Nëse dramatizojmë një tregim të njohur, apo të ri, duhet ta zgjedhin
teknikën e cila do të jetë tërheqëse për të vegjlit, t’i shohin imazhet, kjo arrihet përmes zhvillimit
të lojës.
“Roli mund të performohet spontanisht gjatë aktrimit, ngase mund të imponohet me rivalitet apo
imitim, duke mësuar ose identifikuar vetveten me dikë apo diçka. Në procesin e shqyrtimit,
miratimit dhe zhvillimit apo realizimit të rolit të tyre shpesh është konstatuar që shfaqja
zakonisht përfundon me të papritura, duke transformuar dhe plotësuar rolin .
Për shembull, kur një fëmijë të marrë një rol për të aktruar, ai zakonisht është në kërkim për të
përfituar ndonjë rol tjetër”.2
Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes: “Cili është roli i situatave të veçanta jetësore”, kjo është edhe
arsyeja pse janë zhvilluar role për situata të ndryshme dhe të kundërta me ç’rast krijohen një sërë
rolesh të përshtatshme për situata të ndryshme jetësore.
18
2 C O'Neill, A Lambert.1982 -Drama structures; A practical handbook for teacher
E gjithë kjo mund të shihet, për shembull, në dramën e organizuar të ilustruar me këngë
tërheqëse , ritmike dhe plot ngjyra te “Fëmija dragua” ku Pera aktronte si mjek ku vajza luante
rolin e nënës, djali në rolin e një mjeku i cili kuron kukullën e saj të sëmurë (që kishte rolin e së
bijës)
“I nderuari mjek”, Do ja shkruaj ilaçet,Ju kam thirru mirëpo, T’i përdorë çdo orë,Kukullën e kam të sëmurë, Duhet t’i përzihej mirëVështrojeni ju lutem. Gjyshja juaj Nata.Prekjani faqet, Limunandën ja përgatisniPrekjani ballin, Në gota të mëdha;Mua më duket, Nëse nuk do të pi,Është shumë e nxehtë.” Merreni ju vet.”Mjeku qëndron i shtangurMe qetësi serioze,Prek ballin kukullësDridh republikën:“Influenca është e madhe,Nuk do të vdes.Mos e puthniSe mund të sëmureni
Kjo lojë e "mjekut dhe trajtimit" zbulon se:a) mundëson të luajë rolin (djali si një mjek, vajza-nënë, kukulla-vajzë);b) pas çdo roli është fshehur apo zbuluar sundimi i sjelljes apo veprimit në rol;c) Ndryshe nga sfera e realitetit që fëmijët luajnë në rindërtimin (ku në familje është vajza esëmurë = kukulla, atë që mund të përshkruhej si një përmbledhje lojë), nuk është përmbajtja elojës: kjo është zhvillimi i operacioneve dhe kuptimit të lojë që është e shënuar si një shembull(përmbajtja e lojës është për t’i trajtuar dhe shqyrtuar kukullat = bijat);
d ) Përveç kësaj ne jemi duke zhvilluar në dy sfera - në realitet- dhe në esencë , kjo lojë kashtresa të shumta të veprimit : në sferën e pare është shprehur zëri , lojëra me tekst ( telefononimjekun dhe histori - provimit - diagnoza - trajtim ) , dhe ne sfera tjetër është shprehur në mënyrëimplicite : amësia si një subtext i lojës ;e) . Dhe në këtë lojë - me përjashtim të situatës se lojës ( sëmundje, ekzaminim mjekësor,trajtim), dhe veprimin e lojës si , për shembull : " Pipa shtrëngon kapelën e kukullës se saj " - osepërshkrimin e recetave mjekësore dhe objektet të cilat nuk shpjegohen, të tilla si , për shembull,një shkop ose laps , apo në rolin e funksionit të termometrit ngjallin diskutime te shumta.
19
Siç mund ta shikoni , çdo lojë shkakton transformimin e objekteve ose transformimin e
manifestuar në një përdorim të ri , për te riemërtuara objektet e reja ne bazë të pozitës së saj të re
në lojë . Prandaj , përveç objekteve përkatëse në realitet, funksione e reja dhe objektivat e reja te
lojës marrin kuptim tjetër ne realitetin e tyre të ri :sistemi i ri i lojës, ku fëmija është mësuar te
kursehet nga sistemi i realitetit brutal.
Për këtë arsye arti dramatik mund të përdoret në mënyrë të mencur për të transmetuar
informacionin e përcaktuar në kurrikulume.
Kësisoj edukimi dhe arti dramatik kanë aspekte të përbashkëta në raport me procesin e të
mësuarit dhe të dy palët kanë në qender të tyre fëmijët/nxënësit.
20
Dramaturgjia dhe rëndësia e saj tek fëmijët
Llojet e mëdha të së kaluarës, tragjedia, epi e ndonjë tjetër e humbin garën me llojet që po
krijoheshin në frymën e kërkesave të kohës ku një rol të pakontestueshëm e kanë pasur
ndryshimet e përgjithshme shoqërore në shoqëritë europiane, zhvillimi i hovshëm kapitalist dhe
krijimi i kombeve dhe i shteteve nacionale. Epin e zëvendesoi romani, ndërsa tragjedinë lloji i ri
drama, e cila duhet të ketë dalë nga komedia dhe tema e saj shoqërore, mirëpo këto i trajton pa
efektet komike.
Edhe më herët në kuadër të llojeve ka pasur përzierje elementesh, në tragjedi, situate
komike dhe anasjelltas. Zhanri i ri i trajton problemet e njeriut, konfliktin e individit me të tjerët
ose me rrethin pa iu frikësuar elementeve tragjike por edhe pa e kursyer individin nga
fshikullimet komike e satirike. Megjithatë, edhe përfundimet tragjike të dramës individin nuk e
ngritin në nivel të heroit tragjik për arsye se ai në të vërtetë nuk i shpreh idelaet as interest e
kolektivit, as është përfaqësues i tyre.
Heroi i dramës është individ që e ndien thellësisht vuajtjen dhe me gjithë shpirt lufton për t’i
zgjidhur cështjej e mëdha jetësore dhe në këtë përpjekje nuk kalon në ekstremin komik, në
krijimin e vesit të caktuar nga virtyti.
Tematikisht drama është fare afër tematikës së prozës, llojeve representative të saj,
romanit e novelës. Konfliktet janë njerëzore, pa ato prapavijat mitike të përzierjeve hyjnore në
faktin e njerëzve, megjithëse edhe këtu shpesh mund të hetohen e mira dhe e keqja, nderi dhe
turpi, ndjenja fisnike dhe ajo amorale, mirëpo trajtimi i tyre është si konflikt njerëzor, pa lënë të
kuptohet që prapa qëndrojnë forca të tjera kundër të cilave njeriu s’mund t’ia dalë.
Drama në periudhën e romantizmit kur edhe është shfaqur, nuk e ka gjetur plotësisht
shprehjen e vet për shkak të kontradiktës së kërkesës për realizëm brenda një drejtimi jorealist.
21
Në shekullin XIX është zhvilluar drama natyraliste me përfaqësuesit më të shquar Henrik Ibsenin
e Gerhar Hauptmanin. Më vonë shfaqen drejtime të reja që shënojnë orientime të reja në teatër,
me të cilin drama lidhjet pashkëputshëm. Ky institucion do të zgjojë gjithnjë e më tepër interesim
tek publiku dhe do të njohë zhvillim të madh në gjithë Evropën.
Të përmendim tendencën e rikthimit të romantizmit, pastaj teatrin lirit të Cehovit, dramën
simboliste, ekspresioniste etj. Në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të shek. XX Luixhi
Pirandelo shquhet për dramën në të cilën individi kërkon identitetin e vet.
“Drama e tij në përgjithësi shquhet për mendimin e thellë, gjë që e afron me dramën filozofike në
të cilën një ide themelore përmban esencën e konfliktit dramatic p.sh. dramat e Zhan Pol Sartrit,
Alvert Kamysë etj”.3
3 Zejnullah Rrrhmani, Teoria e Letersise, Botim i dyte, SHB “Faik Konica”, Prishtine 2008, f. 346-347
22
Dramë – a (gr. δράμα – vepër, veprim). 1. Lit. Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën
përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; vepër letrare e
këtij lloji; shfaqja e kësaj vepre në skenë; 2. Ngjarje e rëndë a tronditëse, ngjarje dramatike;
fatkeqësi që shkakton vuajtje a dhembje të mëdha shpirtërore”.4
Drama është një nga gjinit kryesore të letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë
dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore. Në kohrat e
hershme mbizotronte shkrimi i dramës në vargje por sot ajo shkruhet në prozë, pasi proza i ofron
asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me atë të prozës
(tema historike, tema shoqerore, tema filozofike, etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje
dramash: drama historike, drama shoqerore etj. Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme
që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.
Autorët tanë të dramës njihen Anton Santori (“ E Mira”), Sami Frashëri (“Besa”), Shtjefan
Gjeqovi, Mihal Grameno, Namik Delvina, Kristaq Floqi, Gjergj Fishta ,Teki Dervishi, Ymer
Shkreli,etj.
Veprat dramatike në përgjithësi ndahen në disa lloje:
Komedia
Tragjedia
Tragji-komedia
Permbajtja e dramave zakonisht ndahen në disa pjesë të quajtura akte. Një akt zgjate diku 30-40minuta, dhe një dramë mund të ketë 1 deri në 6 akte.
4 Mikel Ndreca, Fjalor Fjalësh dhe shprehjesh të huaja, RB “Rilindja”, Prishtinë 2000, f. 16923
Drama shkruhet: Fillimi i dramës, që nuk jep fjalë, futet në kllapa. Kur flitet, para se të
thuhen fjalët, jep me të madhe emrin e folësit. Nuk ka fare fjalë autori. Fjalet e tjera në kllapa
paraqesin veprime.
Qëllimi i artit dramatik nuk është vetëm krijimi i rolit për “jetën e shpirtit njerëzor”, por që
edhe anës së jashtme të tij t’ia japim formën artistike. Prandaj aktori nuk duhet ta përjetojë
rolin vetëm nga ana e brendshme, por edhe nga ana e jashtme.
Që ta pasqyrosh jetën delikate dhe shpesh herë jetën subkoshiente, është e domosdoshme që
t’i zotërosh aparatet, shumë të ndieshme dhe shumë të komplikuara të zërit e të trupit. Zëri
dhe trupi me një mjeshtëri të madhe dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të shprehin, aty
për aty dhe me saktësi, ndjenjat e brendshme dhe shumë delikate dhe gati të pakuptueshme.
Ja përse aktori duhet, shumë më tepër sesa drejtimet e tjera artistike, të kujdeset jo vetëm për
aparatin e brendëshëm që krijon procesin e përjetimit, por edhe për aparatin e jashtëm, për
aparatin e trupit i cili tregon në mënyrë besnike rezultatet e punës krijuese të ndjenjave –
shprehjen e formës së jashtme të tij.
Në këtë punë subkoshienca ka një ndikim të madh. Edhe në fushën e të krijuarit me
subkoshiencën nuk mund të krahasohet as teknika më të urryer e artit dramatik, megjithëse
ajo e pretendon vendin e parë me plot besim.
24
Ne besojmë edhe e dimë me siguri nga përvoja se vetëm ai teatër që është i ngopur me përjetime
të gjalla organike të njeriut-aktor, mund t’i krijojë në mënyrë artstike të gjitha reflekset dhe
thellësitë e jetës së brendshme të rolit. Vetëm një art i tillë mund ta bëjë për vete tërësisht
spektatorin dhe vetëm me anë të një arti të tillë spektatori jo vetëm që do ta kuptojë, ç’është më e
rëndësishmja, por edhe do ta përjetojë atë që ndodh në skenë, do ta pasurojë përvojën e tij të
brendshme dhe te ai do të ngelin gjurmë që nuk do t’i shlyejë koha. E përpos kësaj – gjë që
gjithashtu është tejet me rëndësi – parimet kryesore të krijimit dhe ligjet e natyrës organike në të
cilat ndërtohet arti, e ruajnë aktorin nga një rrugë e gabuar. Në qoftë se do të dihen me siguri
kufijtë e artit të vërtetë dhe ligjet organike të natyrës krijuese, atëhere nuk do të humbet asgjë,
por aktorët do të dinë që t’i evitojnë gabimet e veta. Pa baza të shëndosha (të cilat mund t’ua
dhurojë arti i të përjetuarit, udhëheqja dhe mendimi i ligjeve të natyrës artistike), aktorët do të
humbasin, do të ngecin dhe do ta humbasin kriterin. Ja sepse unë e quaj të domosdoshme pa
përjashtim për të gjithë aktorët që t’i studiojnë bazat e artit tonë të përjetimit.5
25
5 Kostantin Stanislavski, Metoda / Arti skenik dhe mjeshtëria skenike, PDF, f. 5-6
Kukullat dhe hijet
26
Duart duke luajtur, për herë të parë janë paraqitur në estradë. Në etydet e shkurtra koncetrale
ato kanë filluar të veprojnë skenikisht, duke formuar pamje të njerëzve, të shtazëve, të
natyrës, të gjërave dhe të simboleve abstrakte. Ku qëndron shkaku i paraqitjes së duarve të
artistëve në teatrin e kukullave dhe popullariteti i madh i tyre? Si i kanë zbuluar ato njerëzit
kompetentë për këtë teatër, ajo mbetet si çështje e krijimtarisë individuale. Por, mund të
ndodh, që ekziston ndonjë shkak më i përgjithshëm, i mbyllur në vetë elementin artistik dhe
në rregullat estetike të teatrit të kukullave? Ky shkak vërtetë ekziston. Në esencë ky element
është i lashtë, edhe pse nuk është shfrytëzuar përpara. Kush nuk ka provuar në fëmijëri të
bëjë në mur, nga hija e duarve të veta, macen, qenin ose njeriun? Kanë provuar, me siguri
edhe njerëzit e shpellave, duke fantazuar netëve të gjata të dimrit pranë zjarrit. Studentët
kukullantë të teatrit të Sofjes e kanë krijuar variantin e vet të teatrit të hijeve. Ajo, si veprojnë
ata me duar, në esencë aspak nuk dallon nga ajo, si veprojnë me duar shume artistë të kësaj
fushe. Duart në skenë kanë dy aftësi: aftësinë për të shprehur dhe aftësinë për të vepruar.
Aftësia e duarve që të veprojnë në skenë është dukuri e zakonshme në teatër. Në balet duart
vallëzojnë, në teatrot tjera veprojnë po ashtu ose përafërsisht ashtu, si duart e njeriut në jetë,
në teatrin e kukullave i vënë kukullat në lëvizje. Dhe vetëm në një rast më nuk janë duar, kur
shndërrohen në material për formimin e figurave skulpturale. Ky funksion duart në skenë,
dallon nga të gjitha funksionet e tjera të tyre. Ja, u paraqit koka e palëvizshme e qenit, e
formuar me duar. Figura të tilla të palëvizshme të formuara me duar ka shumë. Gishtat e
mëdhenjë kanë lëvizur, si nofullat e qenit, duart e kanë kapur vrazhdë, qeni ka lehë. Figura ka
filluar të veprojë dhe është ngjallur. Nëse në gjatë kësaj dëgjojmë edhe lehjen e qenit,
iluzioni do të jetë edhe më i plotë. Me çka dallohen këto figura nga veprat e rëndomta të artit
figurativ? Të gjitha veprat e artistëve punohen nga materiali i vdekur. E këtu duart e gjalla të
njeriut. Duart që formojnë figura dhe që veprojnë paraqiten si skulpturë edhe si aktorë.
Persona gjithë artistik. Me qëllim që ta pasurojë shprehjen e vet artistike, teatri i duarve
shfrytëzon gjithashtu edhe ngjyrën. Në duar vihen dorëza me ngjyra. Dorëzat me ngjyra Iv
Zholi i përdor me duart e mashkullit dhe të femrës, me dorëza më ngjyra vijnë në plazh. Para
se të hyjnë në ujë, ata i heqin dorëzat dhe mbesin lakuriq. Teatri i duarve dallohet nga teatri i
kukullave me ndërrimin e mjetit kryesor: dora e sukullarit e ka zëvendësuar kukullën.
27
Personazhet pozitive dhe negative në përralla
Sigurisht, që një përrallë nuk do të dukej e kompletuar dhe interesant, po të mos kishte edhe
personazhet negative.Këto përsonazhe, ndonëse negative i japin përrallës një pasqyrim dhe
përmbajtje, duke e bërë atë edhe më tërheqëse për lexuesit, (fëmijët në këtë rast). Personazhet
brenda përrallës luajnë rol të veçantë për lexuesit. Si të tilla, ato i japin një ngjyrim tërë
përmbajtjes së përrallës.
Ndonëse tek çdo përrallë është e zakonshme të ngadhënjej personazhi pozitiv dhe të triumfoi e
mira në çdo fund të përrallës. Pra, tek fëmijët zgjohet ndjenja e fitores, e lumturisë, ku përralla e
tyre mbretëron me fund të mirë. Krahas kësaj, personazhet negative kanë domethënjen e tyre.
Roli i tyre jo pozitiv, e bënë përrallën kuptimplotë, duke e krahasuar çdo herë të mirën me të
keqen përballë.
Derisa ngjarja e përrallës zhvillohet, aty ndeshen dy kategori, e mira dhe e keqja. Lexuesit janë
çdo herë në pritje të asaj se çdo të ndodhë tutje. Gjatë kësaj pritjeje tek ta zgjohet ajo ndjenja e
papritur e dëshirës, e rrënqethjes, e nxitjes, duke e bërë përrallën akoma më tërheqëse deri në
fund.
Shembull konkret është ndër përrallat më të këndshme për fëmijët “KËSULËKUQJA” , dhe sado
e lezetshme të jetë ajo pjesa kur Kësulëkuqja përgatitet të shkoi për vizitë tek gjyshja, më
tërheqëse mbetet pjesa ku përfaqësohet ujku, si personazh negativ.
E njejta ndodh edhe tek përralla “BORËBARDHA” e cila si personazh pozitiv të jep ndjenjen e
së mirës, por pjesa e transformimit të “plakës së keqe” të lë gojëhapur dhe për fëmijët është
akoma më interesante ecuria dhe zhvillimi i mëtejmë i ngjarjes.
Personazhet pozitive dhe negative i japin vlera përrallës, ndërsa ndikimi i tyre tek fëmijët duhet
të jetë edukativ, ndjenjëmirë, fantastik, i kënaqshëm dhe i paharrueshëm.
Si rrjedhojë e gjithë kësaj, fundi i përrallës cilësohet si pjesa më e rëndësishme, ku çdo herë e
mira e mund të keqen.
28
Personazhet pozitive
Personazhet negative
29
Përfundimi
Në mënyrën më të mirë të mundshme, jam angazhuar dhe jam munduar t’i qasem punimit
përfundimtar, ku në mënyrë simbolike përfundoj studimet.
Përdorimi i metodologjive efikase në procesin e të nxënit të teatrit është kusht për rritjen e
cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë
potencialin artistik, që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të teatrit do
të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata përjetojnë dhe provojnë
vetë dukuritë dhe fenomene teatrore. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi të drejtë dhe
përkundrejt zhvillimit të një kompetence të caktuar e cila arihet nëpërmjet rezultateve të të nxënit
dhe tematikave përkatëse mësimore.
Mësimdhënia dhe teatri, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari emocionale dhe fizike jo
gjithmonë krejtësishtë vetëdijshme për nxënësit e kësaj grupmoshe. Çdo përmbajte dhe
veprimtari mësimore teatrore është e pëlqyeshme dhe krijon emocione, kur nxënësit drejtohen
drejtë një veprimtarie në mënyrë të vetëdijshme, çka u mundëson atyre shprehjen e potencialit të
tyre intelektual/artistik në shumë aspekte.
30
Literatura
Literatura: Rrahmani, Zejnullah, Teoria e Letërsisë, Botim i dytë, SHB “Faik Konica”,Prishtinë, 2008
Robert J. Landy, Drama Therapy: Concepts, Theories, andPractices, Charles CThomasPub., 1994
Hamiti, Sabri, Tematologjia, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,Prishtinë, 2005,
Islami, Nebi, Historia dhe poetika e dramës shqiptare I (1886-1996), Prishtinë, 2003, Papagjoni, Josif, Teatri dhe dramaturgjia shqiptare, Tiranë, 2011,
Ndreca, Mikel, Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, SHB “Rilindja”, Prishtinë, 2000
31
Vjosa Rexhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017
Autobiografia
Jam Vjosa Rexhaj, e lindur më 23.8.1994, në Istog.
Shkollën fillore e kam përfunduar në Istog në SHFMU “ Bajram Curri” me sukses të
shkëlqyer. Në atë kohë, mora pjesë në gara të ndryshme të shkollës. Kështu, duke sjellur suksese
në përmbylljen e shkollës fillore.
Ndërkaq, shkollën e mesme e kam përfunduar në gjimnazin “ Haxhi Zeka” në Istog po
ashtu me sukses të shkëlqyer. Ëndrra ime që të punoj me fëmijët, dashuria ndaj tyre dhe vullneti
ndaj këtij profesioni kaq madhështor, ishte pikërisht ajo që më shtyri të përcaktohem në këtë
drejtim.
U regjistrova, prandaj, në Fakultetin e Edukimit, në Programin Parashkollor, me bindjen
që do të arrija suksese të mëtejshme. Sigurisht me punë, me mund, me përkushtim dhe mbi të
gjitha me vullnet arrita të realizoja të gjitha synimet e mia, përkundër sfidave. Shpresoj që në një
të ardhme të afërt të punoj me nxënësit, si një mësuese punëtore, e afërt me fëmijët, si një
mësuese e denjë në profesionin e saj. Prandaj, me ndërgjegje dhe krenari do t’a kryej detyrimin
tim, duke mbrojtur nderin e profesionit të mësuesit.
Falënderoj familjen time, pa ndihmën e të cilëve unë s’do të kisha pasur mundësi t’i përballojagjitha sfidat e jetës, po ashtu edhe sfidat e studimeve, sepse më përkrahën pa masë gjatëstudimeve.
Gjithashtu e falënderoj profesorin dhe njëkohësisht mentorin tim shumë të nderuar Prof. Ilir
Muharremi, për motivimin, ofrimin e njohurive adekuate, për mbështetjen profesionale që më
ofroi gjatë realizimit të temës së diplomës.
32