PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë...

40
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Shtjellimi i mbiemrit te vepra “Pse” Sterjo Spasse UDHËHEQËSE SHKENCOR: KANDIDATJA Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Elvisa Racaj Gjakovë, korrik 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Shtjellimi i mbiemrit te vepra “Pse” Sterjo Spasse

UDHËHEQËSE SHKENCOR: KANDIDATJA

Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Elvisa Racaj

Gjakovë, korrik

2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

2

Ky punim diplome u mbrojt më ____________ para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1.____________________ Kryetare

2.____________________ Anëtar

3.____________________ Anëtar

Komisioni Vlerësoi punimin me notën __________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

3

Dedikuar Këtë punim diplome ia dedikoj pasurisë më të madhe në botë

Familjes…

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

4

PËRMBAJTJA

MIRËNJOHJE………………………………………………………………………...…………5

ABSTRAKT................................................................................................................................... 6

HYRJE ........................................................................................................................................... 7

1. Jeta dhe veprimtaria e Sterjo Spasse ...................................................................................... 8

1.1. Objekti i Morfologjisë ....................................................................................................... 8

1.2. Lidhjet e morfologjisë me disiplinat e tjera gjuhësore .................................................. 8

1.3. Pjesët e ligjëratës ............................................................................................................... 9

2. MBIEMRI ................................................................................................................................ 10

2.1. Njohuri të përgjithshme ................................................................................................. 10

2.2. Formimi i mbiemrave .................................................................................................... 11

2.3. Klasifikimi i mbiemrave ................................................................................................ 13

2.3.1. Klasifikimi semantik ................................................................................................. 13

3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË MBIEMRIT .......................................................... 15

3.1. Gjinia e mbiemrit ........................................................................................................... 15

3.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm ........................................... 15

3.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm ...................................... 16

3.2. Numri i mbiemrit ........................................................................................................... 16

3.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore. ..... 16

3.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë mashkullore. . 16

3.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore. ........... 17

3.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore. ....... 17

3.3. Lakimi i mbiemrave ....................................................................................................... 18

3.3.1. Gjinia mashkullore ................................................................................................... 18

3.3.2. Gjinia femërore ......................................................................................................... 19

3.4. Shkallet e mbiemrit ........................................................................................................ 20

3.4.1. Shkalla pohore ........................................................................................................... 20

3.4.2. Shkalla krahasore ..................................................................................................... 21

3.4.3. Shkalla sipërore ......................................................................................................... 22

4. Analizë gramatikore e mbiemrit tek romani “PSE” Sterjo Spasse ................................... 24

PËRFUNDIM .............................................................................................................................. 39

BIBLIOGRAFIA......................................................................................................................... 40

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

5

MIRËNJOHJE

Rrugëtimi i studimeve të mia në nivelin Bachelor po përfundon këtu, fillimisht falendëroj Zotin që

më dha shëndet, forcë dhe dije që të përfundoj këtë mision.

Dua të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi Agani”, ku në

sajë të profesionalizmit të tyre për të përçuar njohuri kam arritur deri në diplomim.

Dua të shpreh një falënderim të veçantë dhe të sinqertë për profesoreshën njëherit udhëheqësen time

shkencore prof.ass.dr. Sindorela Doli- Kryeziu për mbështetjen dhe bashkëpunimin reciprok dhe

produktiv gjatë kryerjes së këtij punimi, një profesoreshë e cila me delikatesën, sinqeritetin, kujdesin

që ka për secilin student është model se si duhet të jetë një mësimdhënës, e cila me mësoi që për të

poseduar gjërat që kemi në mendje duhet të punojmë shumë për to.

Falënderimi më radhë i takon shoqërisë sime të vlefshme. Pa ju studimet e mia nuk do të kishin

kuptim.

Një falënderim i pafund, për të cilin është vështirë të gjejë fjalët më me peshë që shprehin

mirënjohje të thellë për përkrahjen, motivimin dhe ndihmën sistematike është për familjen time, që

ishin shtytja më e fuqishme drejt triumfit, ata që sakrifikuan shumë që unë të jem këtu dhe ta gëzoj

titullin “Mësuese”.

Falënderime të pafundme për të gjithë!

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

6

ABSTRAKT

Nëpërmjet këtij punimi synohet të tregohen mënyrat, procedurat e përdorimit sa më të drejt të

mbiemrit. Përmes këtij punimi në pika të shkurtra do të paraqes jetën dhe veprimtarinë e autorit

Sterjo Spasse, objektin e morfologjisë dhe lidhjet e morfologjisë me disiplinat e tjera gjuhësore dhe

pjesët e ligjëratës. Po ashtu nga natyra e këtij punimi janë trajtuar mbiemrat hap pas hapi sipas

ndarjes, duke filluar nga njohuritë e përgjithshme, klasifikimi i tij si dhe kategoritë gramatikore të

mbiemrit. Përveç trajtimit të këtyre koncepteve në fund do të bëhet analiza morfologjike e

mbiemrave tek vepra e Sterjo Spasse “Pse”. Rëndësia e mbiemrave dëshmohet nga fakti i përdorimit

të shumtë të tij si në aspektin gramatikor ashtu edhe në përdorimin e tij gjatë komunikimit, andaj kjo

ishte një ndër arsyet që unë u mundova të shtjelloj atë në mënyrën më të thjeshtë dhe sa më praktike

dhe shpresoj që ky punim t’i ndihmojë sado pak gjeneratave të ardhshme.

Fjalë kyçe: mbiemër, morfologjia, analiza, shtjellim, vepër etj.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

7

HYRJE

Gjuha është një dukuri që i shërben gjithë shoqërisë, si mjet i ndriçimit, i marrëdhënieve mes

njerëzve, si mjet për të shprehur mendimet si dhe duke i japur mundësi njerëzve të organizojnë

veprimtari praktike shoqërore, e filloj me këtë sepse unë sot po marrë titullin mësuese, me bën që të

jem më përgjegjëse dhe të ruaj përdorimin e saj sa më të saktë. Në këtë punim diplome jam munduar

që t’i shfrytëzoj të gjitha njohuritë e marra gjatë viteve të studimeve në Universitetin e Gjakovës

“Fehmi Agani” si dhe literaturën e autorëve të ndryshëm në mënyrë që të krijoj një punim të

suksesshëm.

Në kreun e parë të këtij punimi do të shtjellohet jeta dhe veprimtaria e autorit Sterjo Spasse, njohuritë

e përgjithshme mbi objektin e morfologjisë, lidhjet që ka morfologjia me sintaksën dhe fonetikën.

Në kreun e dytë paraqitet formimi i mbiemrave, klasifikimi kuptimor ku bëjnë pjesë mbiemrat

cilësorë, marrëdhëniorë, këtu hyjnë edhe klasifikimi i mbiemrave të nyjshëm dhe të panyjshëm.

Në kreun e tretë janë hartuar më shumë vemendje dhe saktësi gjinia e mbiemrit, këtu hyn formimi i

gjinisë femërore të mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm, pastaj më radhë vjen numri i mbiemrit,

pra numri njëjës dhe shumës tek gjinia mashkullore dhe femërore, të mbiemrat e nyjshëm dhe të

panyjshëm. Në vazhdim shtjellohet lakimi i mbiemrave, këtu hyjnë gjinia mashkullore dhe gjinia

femërore. Kreu i tretë përfundon me shtjellimin e kategorisë të shkallës së mbiemrit, ku bëjnë pjesë

shkalla pohore, krahasore dhe sipërore.

Kreu i fundit ka të bëjë me analizën e mbiemrit tek vepra “PSE” të Sterjo Spasse.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

8

1. JETA DHE VEPRIMTARIA E STERJO SPASSE

STERJO SPASSE - njeriu që shkruajti për të edukuar dhe kënaqur breza të tërë shqiptarësh. U

afirmua si shkrimtar, jo me shkollë të lartë, por vetëm me shkollën e mesme. Sterjo Spasse lindi në

14 gusht të vitit 1914. Ai kreu dy klasat e para fillore në gjuhën greke, më tej nën ndikimin e

mësuesve të tij u nis për të vazhduar Normalen e Elbasanit. Më 26 qeshor në vitin 1919 u botua

shkrimi i tij i parë “Problema” në gazetën “Ora” të Tiranës. Kryevepra e tij është romani “Pse”, që u

shkrua në Derviçan të Gjirokastrës më 1932- 1933 dhe që u botua në Korçë më 1935. Ky libër u prit

shumë mirë u fol shumë për të dhe herë pas here vazhdon dhe sot të shkruhet për të.

Ai është një ndër shkrimtarët me të vlerësuar me çmime, para dhe para dhe pas vdekjes. Është

nderuar me çmime të para kombëtare për romanet “Afërdita përsëri në fshat”. Veprat: “Në krahët e

një femre”- tregime 1934, “Kurorë rinie” – tregime 1934, “Pse”- roman 1935, “Afërdita” roman

1944, “Ata nuk ishin vetëm” - roman 1952, “Afëdita përsësi në fshat”- roman 1955, “Buzë liqenit” -

roman 1965, “Të fala nga fshati” - 1968.

1.1. OBJEKTI I MORFOLOGJISË

Morfologjia rrjedhë nga greqishtja morphe = formë dhe logos = fjalë, dije, teori. Morfologjia merret

me studimin e formave të ndryshme që marrin fjalët gjatë përdorimit dhe të kuptimeve të këtyre

formave, merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të

ligjëratës, si dhe tiparet kryesore të fjalëformimit. Morfologjia dallohet qartë nga leksiko-logjia e cila

ka objekt studimi fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si një njësi që shërben për të

emëruar një send, një cilësi, një veprim, një rrethanë etj.

Pra nga pikëpamja e kuptimit dhe prejardhjes, nga pikëpamja e përdormimit të saj në stile të

ndryshme etj. Morfologjia studion edhe klasa fjalësh, që nuk ndryshojnë formën si parafjalët,

lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat. Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion

veçoritë e përbashkëta të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla më karakter të

përgjithshëm, që kanë vlerë për mbarë klasën e dhënë, e si rrjedhim, edhe për secilën fjalë të asaj

klase.1

1.2. LIDHJET E MORFOLOGJISË ME DISIPLINAT E TJERA

GJUHËSORE

Morfologjia lidhet shumë ngushtë më sintaksën, si dy pjesë të gramatikës. Nuk mund të studiohen

format gramatikore të fjalës në morfologji, pa pasur parasysh funksionet e tyre sintaksore, të cilat

konkretizohen gjatë përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme. Morfologjia ka lidhje të ngushta edhe

më fonetikën. Shumë dukuri fonetike kanë funksione gramatikore të caktuara. Kështu, formimi i

1 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f.129.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

9

shumësit dash-desh, derë-dyer, ose dallimi i vetave në të tashmen dal-del, marr- merr, realizohen

nëpërmjet ndërrimeve fonetike.2

1.3. PJESËT E LIGJERATËS

Fjalët e gjuhës shqipe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore dhe gramatikore, grupohen në klasa

dhe kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës. Të mbështeturit vetëm në kriterin

morfologjik, e bën të vështirë dallimin e fjalëve në pjesë të ligjëratës, dhe për këtë arsye në

përcaktimin e fjalëve në pjesë të ligjëratës duhet të merren parasysh të tre kriteret: leksikor,

morfologjik, sintaksor.

Në bazë të kritereve të mësipërme, në gjuhën shqipe dallohen qartë këto pjesë të ligjëratës:

emri

mbiemri

numërori

përemri

folja

ndajfolja

parafjala

lidhëza

pjesëza

pasthirrma.3

2 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f, 130.

3 F. Agalliu. F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A. Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I,

Tiranë, f. 36-37.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

10

2. MBIEMRI

2.1. Njohuri të përgjithshme

Mbiemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një tipar të reales dhe përshtatet në gjini, në numër.

Mbiemri ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, dhe përveç këtyre ka edhe kategorinë e

shkallës që dallon nga emri. Kategoritë gramatikore të emrit janë të mëvetësishme, ndërsa të

mbiemrit janë të varura nga ato të emrit, p.sh.:

Mbi barin e ri shëndritnin ca pika të mëdha vese, që pasqyronin dritën e fortë të diellit mëngjesor.4

Mbiemri tregon një cilësi, një karakteristikë (formë, ngjyrë, madhësi, cilësi morale), të një frymori,

sendi a dukurie të emërtuar nga emri. Ai mund të jetë i lidhur ngushtë me emrin dhe shqiptohet pa

pauzë (e në këtë rast nuk ka asnjë shenjë pikësimi midis tyre), por mund të jetë edhe i veçuar më një

pauzë ose nga një a më shumë fjalë, p.sh.:

E gëzuar nga dhurata, vajza sillej në shtëpi si flutur.

Autovetura elektrike ka një të metë të madhe.5

Kuptimi kategorial i mbiemrit është kuptimi i tiparit të reales, të emërtuesit e një cilësie, vetie a

karakteristike dalluese të kësaj realie, p.sh.:

Pushka e gjatë/ Me qindra kilometra hije lëshon mbi dhe.

Këto tipare të emërtuara nga mbiemri nuk janë të mëvetësishme, por u përkasin sendeve të

karakterizuara prej tyre. Pra, mbiemrat e emëtojnë cilësinë si diçka që i përket një realie të dhënë,

prandaj në fjali ata janë në lidhje të ngushtë gramatikore me emrin që emërton ose me përemrin që

tregon. Duke u përdorur në fjali, mbiemrat ndryshojnë formën e tyre sipas numrit, gjinisë, e një pjesë

e tyre, edhe sipas rasës, dhe të gjitha këto përbëjnë paradigmën karakteristike të mbiemrit. Mbiemri

ka një kategori karakteristike të cilën emri nuk e ka, kategorinë e shkallës: këngë e vjetër (më e

vjetër, shumë e vjetër). Në fjali mbiemri kryen këto funksione sintaksore: të përcaktorit më

përshtatje, të gjymtyrës emërore të kallëzuesorit emëror dhe të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës e

të kundrinorit të drejtë p.sh.:

Vepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6

Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e tyre edhe në rasë.

P.sh.: U shemb e ra përdhe kështjella e vjetër.

4 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f. 107. 5 B. Beci, L. Bubani, Z. Gurabardh,” Gjuha shqipe 6”, Prishtinë, 1999, f. 105-106.

6 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f. 180-181.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

11

Këto janë muret e kështjellës së vjetër të qytetit tonë.

Ndryshe nga emri, mbiemri ndryshon formë edhe sipas gjinisë p.sh.:

Kjo ishte një këngë e re për montatorët.

Veçori të tjera srtukturore e gramatikore të mbiemrave janë ndarja e tyre në të nyjshëm e të

panyjshëm: i mirë, i ri, i zi etj. Dhe emërzimi i mirë-i miri, i madh-i madhi etj.

2.2. FORMIMI I MBIEMRAVE

Njohuri të përgjithshme - kjo pjesë e ligjëratës është pasuruar dhe po pasurohet pa pushim me

fjalë të reja, si nga pjesë të tjera të ligjëratës, ashtu edhe nga vetë klasa e mbiemrave. Një nga

mënyrat më prodhimtare të fjalëformimit të mbiemrave janë prejardhja (ndajshtesimi, para

nyjëzimi, paranyjëzimi e ndajshtesimi njëkohësisht), konversioni dhe përbërja. Krahas

mbiemrave që formohen në rrugë të ndryshme, në gjuhën shqipe ka edhe një numër mbiemrash

të parmë.

Mbiemra të parmë - të parmë quhen ata mbiemra, të cilët sot janë të paanalizueshëm në pjesët e

tyre përbërëse, nuk mund t’u hetohet as tema fjalëformuese, as ndonjë format fjalëformues.

Mbiemrat e parmë nuk vijnë prej fjalësh të tjera, p.sh.: i ri, i keq, i gjallë etj. Këtu hyjnë edhe

mbiemrat me prejardhje të huaj që përbrenda shqipes nuk zbërthehen në pjesët e tyre përbërëse si,

naiv, elegant, absolut etj.

Mbiemra të prejardhur - një mbiemër është i prejardhur, kur në shqipen e sotme mund t’i

hetohet burimi, pra këta mbiemra janë të zbërthyeshëm, të analizueshëm në elementet e tyre

përbërëse.

1. Formimi parashtesor

Numri i parashtesave që formojnë mbiemra, nuk është shumë i madh, por disa prej tyre janë

mjaft prodhimtare, këto parashtesa janë pa- dhe jo-, p.sh.: i paafrueshëm, i pabotuar, i

pakundërshtueshëm, jofetar, jopërparimtar, jo zyrtar etj. Për nga kuptimi e njëjtë me parashtesën

pa-, por pak prodhimtare, është parashtesa mos- që u shtohet mbiemrave të panyjshëm, p.sh.;

mosmirënjohës, mospërfillës. Mjaft priodhimtarë janë edhe parashtesat anti-, para, pro-, p.sh.:

antifashist, antifetar, antiamerikan, parafundor, parashkollor, paraushtarak, proamerikan etj.

2. Formimi prapashtesor

Si tema fjalëformuese për formimin e mbiemrave më parashtesa shërbejnë emrat, mbiemrat,

numërorët, foljet ndajfoljet etj. Parashtesat më prodhimtare janë: -(ë)s, -ar, -tar, -or, -tor, -ak.

Parashtesa -(ë)s është shumë prodhimtare. Më këtë parashtesë formohen mbiemrat që tregojnë

marrëdhënien e sendit të dhënë ndaj një veprimi të shprehur nga folja, kanë kuptim vepror, p.sh.:

djegës (spec djegës “që djegë” dhe lëndë djegëse “që digjet, e djegshme”). Parashtesa –ar, është

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

12

prodhimtare sepse me të cilën formohen mbiemra që tregojnë marrëdhënie përkatësore të sendit

të dhënë ndaj një sendi tjetër, p.sh.: bregdetar, elementar, letrar, planetar etj. Mbiemrat e

formuar nga parashtesat – tar-or-ak, tregojnë marrëdhënie përkatësore të sendit të karakterizuar

ndaj një sendi tjetër: amtar, kombëtar, mesdhetar, bimor, diellor, dimëror, femëror, perandorak,

zemërak etj. Mbiemrat e formuar nga parashtesa –tor kanë kuptim përkatësor p.sh.: baritor etj.

3. Formimi me prapashtesim dhe nyjëzim

Parashtesat që marrin pjesë në këtë mënyrë fjalëformimi, janë: - shëm, ueshëm, -(ë)t(ë), -(ë)m(ë)

dhe –ë, p.sh.: i ndjeshëm, i domosdoshëm, i gatshëm, i avullueshëm, i çmueshëm, i

mrekullueshëm, i artë, i kristaltë, i jashtëm, i mesëm, i sotëm, i sipërm, i drejtë, i fortë, i shpejtë

etj.

4. Formimi i mbiemrave me nyjëzim

Nyja e përparme e mbiemrave shpesh luan edhe rol fjalëformues. Me anë të nyjës së përparme

formohen mbiemra nga pjesët e ndryshueshme të ligjëratës, por numri më i madh i mbiemrave të

këtij tipi është formuar nga temat foljore si: i zënë, i përdorur, i hapur, i besuar etj.

5. Formimi i mbiemrave me konversion

Fjalë nga pjesë të tjera të ligjëratës kalojnë në mbiemra pa ndonjë ndajshtesë. Me konvesion

formohen kryesisht mbiemra nga klasa e emrave, p.sh.: kukull, kyç, plak, trim etj., ose të formuar

më prapashtesa të ndryshme, si: gënjeshtar, fshatar, pasanik etj.

6. Mbiemra të përbërë

Mbiemri i përbërë (kompozitë) formohet nga bashkimi i dy temave në një fjalë të vetme.

a) Mbiemra të përbërë me lidhje bashkërenditëse këta janë mbiemra të panyjshëm, të cilët janë

të barazvlershëm si nga pikëpamja kuptimore ashtu edhe nga pikëpamja sintaksore, nuk varen

nga njëri-tjetri, as përcaktojnë njëri-tjetri, por vetëm deri diku plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë

të ndërsjelltë: anglo-amerikan, ekonomiko-shoqëror, tekniko-shkencor etj.7

b) Mbiemra të përbërë me lidhje nënrenditëse edhe kjo mënyrë fjalëformimi është mjaft

prodhimtare në gjuhën shqipe, njëri element përcakton tjetrin: mund të përcaktojë i pari të dytin

ose i dyti të parin. Këta mbiemra mund të formohen:

Nga dy tema emërore elementi i dytë përcakton të parin, si: bishtgërshërë, gushëpëllumb, gojëflori,

zemërgur, ose elementi i parë e përcakton të dytin, si: frytdhënës, lotsjellës, jetëdhënës etj.

Nga një temë emërore dhe një temë mbiemërore elementi përcaktues është i dyti, si: belhollë,

ditëgjatë, fatbardhë, zemërgjerë etj.

7F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë,

2002, f. 184-197.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

13

Nga dy tema mbiemërore elementi i parë përcaktohet nga i dyti, si: elektromekanik, gjermanolindor,

elektromagnetik etj.

Nga një temë ndajfoljore dhe një emër ose anasjelltas si element përcaktues është elementi i parë,

si: largpamës, largvajtës, mirëbërës etj.

Nga një numëror element përcaktues është një mbiemër çfarëdo, si: dyvjeçar, njëditor, i njëanshëm

etj.

Nga një temë pjesoreje dhe një temë ndajfoljore këtu hyjnë mbiemra të tillë si: dashamir,

dashakeq etj.8

2.3. KLASIFIKIMI I MBIEMRAVE

Mbiemrat klasifikohen në bazë të dy kritereve:

Sipas kuptimit të tyre leksikor

Sipas veçorive të tyre morfologjike

2.3.1. Klasifikimi semantik

Duke u nisur nga fakti se çfarë tipari emërtojnë dhe në çfarë mënyre e emërtojnë këtë tipar, mbiemrat

e gjuhës shqipe ndahen në dy grupe të mëdha:

Mbiemra që tregojnë cilësi në mënyrë të drejtpërdrejtë, të cilët quhen mbiemra cilësues të

drejtpërdrejtë.

Mbiemra që tregojnë cilësi në mënyrë të ndërmjetuar, të cilët quhen mbiemra cilësues të

ndërmjetuar.

2.3.1.1. Mbiemrat cilësues të drejtpërdrejtë emërtojnë veti a cilësi që lidhen drejtpërsëdrejti më

anë të shqisave, ose që janë vetëm të mendueshme si p.sh.:

a) Ngjyrë: i bardhë, i kuq, i verdhë, i zi etj.

b) Shtrirje hapësinore, madhësi, formë: i gjatë, i hollë, i madh, i ngushtë, i ëmbël, i shijshëm etj.

c) Veti fizike e gjendje shpirtërore: i butë, i dobët, i kënaqur, i mërzitur, i ri, i verbër etj.

d) Cilësi karakteri a mendore: besnik, krenar. i ndershëm, i turpshëm, i zgjuar etj.9

2.3.1.2. Mbiemrat cilësues të ndërmjetuar e japin cilësinë e sendit nëpërmjet emërtimit të

marrëdhënieve të këtij sendi më një send tjetër ose më një rrethanë, më një veprim a më një numër.

8 Jashari.A, Çitaku.F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë, f. 53-54.

9 Nushi, Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f. 106.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

14

Këta mbiemra mund të shprehin:

a) Marrëdhënie lëndore: unazë e artë, shtëpi e gurtë etj.

b) Marrëdhënie përkatësore: shtëpi atërore, dukuri natyrore, trup qiellor etj.

c) Marrëdhënie kohore: ngjarja e djeshme, prodhimi i sivjetshëm etj.

d) Marrëdhënie hapësinore: kati i poshtëm, pamja e jashtme etj.

e) Marrëdhënie me një numër: klasa e dytë, grupi i tretë etj.

2.3.2. Veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësues të drejtpërdrejtë dhe të ndërmjetuar

2.3.2.1. Mbiemrat cilësues të drejtpërdrejtë kanë këto veçori morfologjike:

1. Mund të jenë fjalë të parme, të prejardhura ose të përbëra: i bukur, guximtar, i ngjashëm,

zemërmirë;

2. Prej tyre mund të formohen emra abstraktë vetish, cilësish a gjendjesh me anë të prapashtesave -i, -

(ë)ri, -zi etj., si: bukuri, bardhësi, marrëzi etj.;

3. Mund të formojnë çifte antonimike, si i ri – i vjetër, i lehtë- i rëndë, i pasur-i varfër;

4. Kanë kategori gramatikore të shkallës, si: djalë i urtë, më i urtë, shumë i urtë.

2.3.2.2. Mbiemrat cilësues të ndërmjetuar kanë këto veçori:

Janë të gjithë të prejardhur nga emra që emërtojnë lëndë ose përkatësi, nga ndajfolje vendi a kohe,

nga numërorë, nga folje ose nga emra veprues, si: i bakërt, gëlqeror, i djeshëm, i sipërm, i pestë, i

nëntë, dëftues:

a) Prej tyre nuk mund të formohen emra absraktë;

b) Nuk e kanë kategorinë gramatikore të shkallës (me disa përjashtime), p.sh.: i afërt, më i afërt, i

largët etj.

c) Njohin vetëm emërzimin kontekstual.10

2.3.3. Klasifikimi morfologjik

Një veçori strukturore që është karakteristike për mbiemrin është paranyjëzimi. Në bazë të kësaj

veçorie mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: të nyjshëm dhe të panyjshëm.

10

Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f. 182.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

15

2.3.3.1. Mbiemrat e nyjshëm janë:

Të gjithë mbiemrat e parmë që mbarojnë me –ë, si: i bardhë, i mirë, i parë, mbiemrat e formuar me -

(ë)m(ë), -shëm, -(ë)t(ë), si: i fisëm, i parmë, i mesëm, i fortë, i sjellshëm, i hekurt; gjithë mbiemrat që

vijnë nga pjesorja, si: i sjellshëm, i zënë, i lyer, i mbyllur; mbiemrat që formohen nga paranyjëzimi

dhe përngjitja e togut pa+emer, p.sh: i papunë, i pagjumë; disa mbiemra të tjerë të parmë a të

prejardhur, si: i ëmbël, i shurdhër, i verbër, p.sh.:

Qetësohu, i dashur, qetësohu!

Ime shoqe, zotëri, më tha se jeni shumë burrë i ndershëm dhe miku i saj i ngushtë.

2.3.3.2. Mbiemrat e panyjshëm janë:

Mbiermrat që formohen më anë të konversionit nga emrat përgjegjës duke u mbiemërzuar, si:

shkodran; mbiemrat me kuptim përkatësor më prapashtesat –ar, -tar, -ik, -iv, -or, -tor, -ist si: amtar,

bankar, elementar, kombëtar, edukativ, dimëror etj. Mbiemrat e prejardhur nga pjesorja, si:

bombardues, shkatërrues, goditës etj. Dhe mbiemrat e përbërë: buzëplasur, ditëgjatë, fatmirë etj.

P.sh.: Kjo shërbetorja jonë është besnike.

3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË MBIEMRIT

3.1. GJINIA E MBIEMRIT

Ndryshe nga emrat, mbiemrat ndryshojnë edhe sipas gjinisë. Në shqipen e sotme letrare mbiemrat

kanë dy gjini: gjininë mashkullore dhe gjininë femërore. Mbiemrat e panyjshëm përdoren

vazhdimisht në të njëjtën formë, edhe kur karakterizojnë emra të gjinisë mashkullore dhe femërore,

këta mbiemra nuk kanë gjininë asnjanëse. Mbiemrat e nyjshëm përdoren ende në gjininë asnjanëse

vetëm në bashkëvajtje më disa emra asnjanëse prejmbiemërorë ose parafoljorë të paranyjëzuar: të

ftohtë-t, të nxehtë-t, të ecur-it, të ngrënë-t. Këta mbiemra në këtë gjini marrin gjithandej nyjën të: të

ecur të këndshë.

3.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm

Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore:

1. Duke ndryshuar vetëm nyjën e përparme i në e, si: i njomë – e njomë, i lëngët – e lëngët, i rëndë –

e rëndë. Dhe në këtë mënyrë e formojnë gjithë mbiemrat e nyjshëm me përjashtim të atyre që

mbarojnë me –m(ë) dhe të mbiemrave: i keq, i kuq, i lig, i ri, i madh, i zi, p.sh: i ve – e ve, i njomë – e

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

16

njomë, i rëndë – e rëndë, i vrarë – e vrarë, i bukur – e bukur, i ëmbël – e ëmbël, i vogël – e vogël, i

ftohur – e ftohur, i thyer – e thyer, i pastër – e pastër etj.11

2. Duke ndryshuar nyjën e përparme i të gjinisë mashkullore në e dhe duke marrë në fund mbaresën

femërorizuese e. E formojnë kështu gjininë femërore ata mbiemra tema e të cilëve mbaron me -m(ë):

i afërm – e afërme, i këndshëm – e këndshme, i sotëm – e sotme.

Mbiemri i ri, i zi, i ligë dhe i pashok nuk futen në asnjërin grup. Këta e formojnë gjininë femërore në

këtë mënyrë: i ri – e re, duke ndryshuar nyjën i dhe zanoren i të temës në e.

3.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm

Këta mbiemra e formojnë gjininë femërore:

Duke i shtuar temës së gjinisë mashkullore mbaresën femërorizuese –e, si: diank - dinake,

normal - normale, sylesh - syleshe, absolute – absolute, shumëkëmbësh – shumëkëmbëshe, kyç –

kyçe, fizik – fizike, dhjetëkatësh – dhjetëkatëshe etj.

Duke e ruajtur të pandryshuar formën e gjinisë mashkullore, si: gojëmjaltë – gojëmjaltë etj.

Ashtu si do ta formonte elementi i dytë i mbiemrit të përbërë: zemërmadh-e, shpirtlig-ë,

ekonomiko-shoqëror-e, gojëmbël.12

3.2. NUMRI I MBIEMRIT

Mbiemri ka dy numra: njëjësin dhe shumësin.

3.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore

Këta mbiemra e formojnë shumësin duke ndryshuar nyjën e përparme i në të: i thatë- të thatë, lehtë-

të lehtë, i mirë- të mirë. Kështu e formon shumësin shumica dërmuese e mbiemrave, më përjashtim

të: i madh, i vogël, i zi, p.sh.: i mirë - të mirë, i gjatë - të gjatë, i nesërm - të nesërm, i sotëm - të sotëm,

i afërt- të afërt.

3.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë mashkullore

Mbiemrat e panyjshëm që nuk janë fjalë të përbëra, e formojnë shumësin:

a) Duke marrë mbarsën –ë. E formojnë shumësin kështu të gjithë mbiemrat e panyjshëm që janë

fjalë më theks fundor, të parmë dhe të prejardhura: absurd – ë, abstrakt – ë etj.

b) Duke ruajtur të pandryshuar trajtën e njëjësit. Këtu hyjnë të gjithë mbiemrat e formuar më

prapashtesën – (ë)s/ - ues: botues, pyetës, shkelës etj; dhe të gjithë mbiemrat e formuar më

11

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 112-113. 12

Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f. 184.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

17

prapashtesën –sh: javësh, muajsh, katësh etj., gjithë mbiemrat që mbarojnë më – ë: gegë, toskë

etj.13

Mbiemrat mashkullor që janë fjalë të përbëra, e formojnë shumësin:

a) Ashtu siç e formon elementi i dytë i tyre, kur përdoret i mëvetësishëm. E formojnë kështu gjithë

ata mbiemra të përbërë, elementi i dytë i të cilëve është një mbiemër: shpirtmadh –

shpirtmëdhenj, shpirtvogël – shpirtvegjël.

b) Duke ruajtur edhe në shumës trajtën e njëjësit. Kjo ndodhë më mbiemrat e përbërë që kanë si një

element të dytë një emër të gjinisë femërore: mjekërfshesë etj. Po ashtu edhe më disa mbiemra të

tjerë të përbërë që kanë element të dytë një emër të gjinisë mashkullore, që tregon lëndë e që nuk

ka shumës: gojëmjaltë, zemërhekur etj.

c) Duke marrë mbaresën – ë: buzëgaz-ë etj.

3.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore

Mbiemra të tillë e formojnë shumësin me këto rrugë:

a) Duke ndryshuar vetëm nyjën e përparme e në të. Kështu e formojnë shumësin gjithë mbiemrat e

nyjshëm që në njëjës dalin me –e: gazetë e sotme - gazeta të sotme, e kuqe - të kuqe, e sjellshme -

të sjellshme etj. Nga kjo bëjnë përjashtim disa mbiemra: e keqe- të keqija, e madhe- të mëdha etj.

b) Duke ndryshuar nyjën e në të e duke marrë edhe mbaresën –a. Këtu hyjnë gjithë mbiemrat që në

njëjës nuk mbarojnë me –e: e mirë - të mira, e verdhë - të verdha, e dashur - të dashura etj.

3.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore

Këta mbiemra e formojnë shumësin:

a) Duke ruajtur të pandryshuar formën e njëjësit. Këtu hyjnë të gjithë mbiemrat që në njëjës dalin

me –e ose më një zanore të theksuar: vajzë guximtare- vajza guximtare, faqekuqe, syqershi, etj.

b) Duke marrë mbaresën –a. Këtu hyjnë mbiemrat që nuk mbarojnë më –e ose më një zanore

tjetër të theksuar, si dhe mbiemrat e përbërë që kanë si element të dytë një pjesore:

vajzëzemërbardhë - vajza zemërbardha, gojëmbël - gojëmbla etj.14

13

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 114-115. 14

Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f.185.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

18

3.3. LAKIMI I MBIEMRAVE

Mbiemri vendoset zakonisht pas emrit, por mund të vendoset edhe para tij kur ka ngarkesë

emocionuese, p.sh.; E gjora vajzë.15

Mbiemri mund të lakohet kur është në togfjalësh më emrin dhe vetëm. Lakimi i mirëfilltë i mbiemrit

është kur ai është në bashkëvajtje me emrin, ndërsa i pashoqëruar më emër, mbiemri lakohet si i

emërzuar, pra si një emër. Mbiemri i nyjshëm kur është pas emrit, gjatë lakimit ndryshon vetëm

nyjën, kurse mbiemri i panyjshëm nuk ndryshon fare. Në gjuhën e sotme shqipe kemi pesë rasa:

emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore.16

3.3.1. Gjinia mashkullore

1. Emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

Emërore Djalë i mirë e i urtë Ca djem të mirë e të urtë

Gjinore I/e një djali të mirë e të urtë I/e ca djemve të mirë e të urtë

Dhanore Një djali të mirë e të urtë Ca djemve të mirë e të urtë

Kallëzore Djalë të mirë e të urtë Ca djemë të mirë e të urtë

Rrjedhore Prej një djali të mirë e të urtë Prej (ca) djemve të mirë e të

urtë

2. Emër i shquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

Emërore Djali i mirë, i urtë Djemtë e mirë e të urtë

Gjinore I djalit të mirë, të urtë I djemve të mirë e të urtë

Dhanore Djalit të mirë, të urtë Djemve të mirë e të urtë

Kallëzore Djalin e mirë e të urtë Djemtë e mirë e të urtë

Rrjedhore Prej djalit të mirë, e të urtë Prej djemve të mirë e të urtë

15

Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, F.167. 16

Nushi, Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë, f. 103.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

19

3.3.2. Gjinia femërore

1. Emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

Emërore (një) vajzë e mire Ca vajza të mira

Gjinore I/e (një) vajze të mire I/e (ca) vajzave të mira

Dhanore (një) vajze të mire (ca) vajzave të mira

Kallëzore (një) vajzë të mire (ca) vajza të mira

Rrjedhore Prej (një) vajze të mirë Prej (ca) vajzash të mira

2. Emër i shquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

Emërore Vajza e mirë Vajzat e mira

Gjinore I/e vajzës së mirë I/e vajzave të mira

Dhanore Vajzës së mirë Vajzave të mira

Kallëzore Vajzën e mirë Vajzat e mira

Rrjedhore Prej vajzës së mirë Prej vajzave të mira17

17

Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f. 187.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

20

3.4. SHKALLËT E MBIEMRIT

Këtë kategori e kanë vetëm mbiemrat cilësues të drejtpërdrejtë, kuptimi i të cilëve lejon që tipari i

emërtuar prej tyre të shprehet në masë të ndryshme. Nuk shkallëzohen mbiemrat cilësues të

ndërmjetuar (i drunjtë, i metaltë, i tretë etj.) gjithashtu, nuk shkallëzohen edhe mbiemra cilësues të

drejpërdrejtë që tregojnë një tipar absolutë: i vdekur, i verbër, i çmendur etj.

Duke u mbështetur në kundërvënien kuptimore, mbiemri ka tri shkallë: shkallën pohore, shkallën

krahasore dhe shkallën sipërore.

3.4.1. Shkalla pohore

Emërton thjesht tiparin e sendit, jashtë çdo krahasimi. Kjo shkallë e jep cilësinë e sendit si diçka

absolute. P.sh.: Mbi malet e larta bora e re zbardhte si një çarçaf i paanë.

Kjo shkallë është bazë për ndërtimin e dy shkallëve të tjera, këtu bëjnë pjesë këta mbiemra: i bardhë,

i ditur, i bukur, i gjatë, i ftohtë, i mirë, trim, bujar etj. 18

18

Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010, f. 188-1889.

Shkalla pohore

Shkalla krahasore

Shkalla sipërore

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

21

3.4.2. Shkalla krahasore

Kjo shkallë tregon se cilësia e dhënë krahasohet me të njëjtën cilësi ose më një cilësi tjetër, p.sh.;

Atë mëngjes fusha dukej më e gjerë dhe më e bukur.

Eliona dukej pak më e madhe në moshë dhe më e pjekur nga të tjerët.

Shkalla krahasore e shpreh cilësinë në formë krahasimi. Krahasimi mund të tregojë barazi të cilësisë

(po aq i madh), shkallë më të lartë (më i madhë), shkallë më të ulët (më pak i madh). 19

Për të pasur krahasimin midis dy apo më shumë cilësive, duhet të kemi patjetër dy krahë, dy

gjymtyrë të krahasimit. zakonisht ato shprehen që të dyja, por ndodh që krahu i dytë nuk shprehet,

sepse është i nënkuptueshëm p.sh.:

Foli gjatë.

Pastaj shtoi me zë të lartë.

Rita është më e dashur (gjymtyra e parë) se e motra (gjymtyra e dytë), cilësia në shkallën krahasore

(më e dashura) shprehet vetëm të gjymtyra e parë; meqë nënkuptohet, kjo cilësi nuk shprehet të

gjymtyra e dytë.

1. Shkalla krahasore e barazisë

Kjo shkallë tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë të barabartë me një cilësi tjetër ose më të

njëjtën cilësi të një realie tjetër. Kjo shkallë nuk ka formë të veçantë, dhe zakonisht shoqërohet më

ndajfoljet e sasisë aq ose kaq të paravendosura, kur krahu i dytë i krahasimit lidhet më lidhëzën:

Viona u tregua aq e shkathët, sa dhe e zgjuar.

Rita është aq e gjatë sa Arta.

Mbiemri ka edhe shkallën krahasore të pabarazisë e cila ndahet në:

Shkallën krahasore të sipërisë relative

Shkallën krahasore të sipërisë absolute

Shkallën krahasore të ultësisë

19

B. Beci, L. Bubani, Z. Gurabardhi, “Gjuha shqipe 7”, 1999, f. 109.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

22

1. Shkallën krahasore të sipërisë relative

Kjo shkallë tregon se cilësia e dhënë të një a disa sende është në shkallën më të lartë në krahasim më

po atë cilësi të te njëjtit grup. Kjo shkallë ndërtohet duke ia paravendosur mbiemrit në shkallën

pohore ndajfoljen më, p.sh.:

Inxhinieri ishte më i gjatë se tekniku.

Kjo qetësi e bënte detin më madhështor, më të pafund etj.

2. Shkallën krahasore të sipërisë absolute

Mbiemri është në shkallën krahasore të sipërisë absolute, kur cilësia të një a disa sende të një grupi

homogjen është në shkallën më të lartë, në krahasim më po atë cilësi të mbarë grupi. Në këtë shkallë

mbiemri mund të përdoret si emër në trajtë të shquar i paraprirë nga ndajfolja më, ose kur kemi: emër

në trajtë të shquar + më + mbiemër në shkallën pohore, p.sh.:

Babai është më i gjati në familjen tonë.

Gjërsa ishte me prindër, Luani i kaloi ditët më të lumtura të jetës.

3. Shkalla krahasore e ultësisë

Mbiemri është në këtë shkallë, kur cilësia e dhënë është në një shkallë më të ulët se cilësia e

krahasuar. Kjo shkallë ndërtohet duke ia shtuar përpara mbiemrit në shkallën pohore lokucionin

ndajfoljor më pak, p.sh.:

Memli nuk dukej më pak i zgjuar nga shokët.

Ai nuk është më pak trim se ata. 20

3.4.3. Shkalla sipërore

Shkalla sipërore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë shumë më të lartë dhe

shihet jashtë çdo krahasimi. Ndërtimi i kësaj shkalle bëhet në mënyrë analitike më anë të ndajfoljeve

të sasisë: tepër, shumë, mjaft, fort, fare, krejt, të cilat zakonisht vendosen para mbiemrit të shkallës

pohore. Skema është: ndajfolje sasie + mbiemër në shkallën pohore, p.sh.:

Atëherë jetonin në kushte shumë të vështira.

Shkolla është fare e re.

20

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 121-122.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

23

Ai ishte një gjest tepër fisnik dhe ka një domedhënie jashtë-zakonisht të madhe.

Si ndajfolje të tilla përdoren edhe disa ndajfolje të tjera përforcuese, si: thellësisht, tmerrësisht,

çuditërisht etj.

P.sh: Stacioni është fare i ri.

Ajo ishte e lagur qull dhe e ngjyer e tëra më baltë, krejt e bardhë në fytyrë.

Për të shprehur një shkallë shumë të lartë të cilësisë, në gjuhën popullore dhe letrare, përveç shkallës

sipërore të mbiemrit përkatës, përdoren edhe disa emra në kuptim të figurshëm, të cilët në rastin e

dhënë nuk emërtojnë më sende, por një nga tiparet më karakteristike të këtyre sendeve, të cilët ata e

kanë në një shkallë shumë të lartë: akullë, mjaltë, dyllë, borë etj., p.sh.:

Të vegjëlit flakë nga fytyra e me buzë në gazë shkonin në shtëpinë tjetër.

Prapa faqeve të tij prush fshihej një shpirtë energjik. 21

21

F. Agalliu. F, Angoni. E, Demiraj. SH, Dhrimo. A. Hysa. E, Lafe. E, Likaj. E (2002): Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, f. 179-180.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

24

4. ANALIZË GRAMATIKORE E MBIEMRIT TEK ROMANI

“PSE” STERJO SPASSE

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

25

Figurë 1. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

I shkurtër - cilësor, i nyjshëm, shkalla pohore, gjinia mashkullore, numri njëjës, i lakueshëm, rasa

emërore.

I trashë - cilësor, i nyjshëm, shkalla pohore, gjinia mashkullore, numri njëjës, i lakushëm, rasa

emërore.

Të mirë - cilësor, numri shumës, gjinia mashkullore, i lakueshëm, rasa emërore, i nyjshëm, shkalla

pohore.

Shumë i dashur - cilësor, i nyjshëm, shkalla sipërore, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa

emërore, i lakueshëm.

Shumë i sjellshëm - cilësor, i nyjshëm, shkalla sipërore, rasa emërore, gjinia mashkullore, i

lakushëm, numri njëjës.

Më të pjekur - cilësor, numri shumës, gjinia mashkullore, shkalla krahasore, i nyjshëm, i

palakueshëm.

I zgjuar - cilësor, i lakueshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, i nyjshëm, shkalla

pohore.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

26

Shumë e bukur - cilësor, i nyjshëm shkalla sipërore, i lakueshëm, numri njëjës, gjinia femërore,

rasa kallëzore.

Shumë tërheqës - cilësor, i panyjshëm, gjinia mashkullore, shkalla sipërore, numri njëjës.

Figurë 2. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

Më të madhe- cilësor, i nyjshëm, shkalla krahasore, gjinia femërore, numri njëjës, i lakueshëm,

rasa dhanore.

Më të voglën- mbiemër cilësor, i nyjshëm, është në shkallën krahasore, numri njëjës, gjinia

femërore, rasa kallëzore.

Të vogla- mbiemër cilësor, gjinia femërore, numri shumës, mbiemër i lakueshëm, shkalla pohore,

rasa dhanore.

Të gjalla - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia femërore, numri shumës, është i

lakueshëm, rasa dhanore.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

27

Të ngurta - gjinia femërore, i nyjshëm, shkalla pohore, i lakueshëm, numri shumës, rasa dhanore.

Më të pasur - është mbiemër cilësor, në shkalën krahasore, gjinia mashkullore, numri shumës,

emër i lakueshëm, i nyjshëm, rasa kallëzore.

Më të bukur - shkalla krahasore, cilësor, mbiemër i nyjshëm, numri shumës, gjinia mashkullore, i

lakueshëm, rasa kallëzore.

Figurë 3. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

E vogël - numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër në shkallën pohore, i nyjshëm, mbiemër cilësor, i

lakueshëm, rasa emërore.

E keqe - rasa emërore, në gjininë femërore, mbiemër i nyjshëm, cilësor, në shkallën pohore, i

lakueshëm, numri njëjës.

Të mirë - mbiemër i lakueshëm, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia mashkullore, cilësor, rasa

kallëzore.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

28

E bukur - cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i lakueshëm, i

nyjshëm, rasa emërore.

E urtë - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër cilësor, i

lakueshëm, rasa emërore.

I tradhëtuar - cilësor, në shkallën pohore, gjinia mashkullore, i lakueshëm, numri njëjës, i

nyjshëm, rasa emërore.

I dënuar - gjinia mashkullore, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, shkalla pohore, cilësor, numri

njëjës, rasa emërore.

Të pastër - numri njëjës, gjinia mashkullore, mbiemër në shkallën pohore, i lakueshëm, i nyjshëm,

cilësor, rasa kallëzore.

Të lidhur - mbiemër cilësor, numri njëjës, në shkalla pohore, mbiemër në gjininë mashkullore, i

nyjshëm, rasa kallëzore.

Më e madhe - cilësor, në shkallën krahasore, mbiemër i nyjshëm, i lakueshëm, numri njëjës, gjinia

femërore, rasa emërore.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

29

Figurë 4. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

E mrekullueshme - mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, i lakueshëm, numri njëjës,

mbiemër në shkallën pohore, rasa emërore.

Më i vogël - gjinia mashkullore, në shkallën krahasore, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, numri

njëjës, cilësor, rasa emërore.

I gëzuar - cilësor, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia

mashkullore, rasa emërore.

Të reja - numri shumës, gjinia femërore, mbiemër cilësor, i lakueshëm, i nyjshëm, në shkallën

pohore, rasa dhanore.

I shkretë - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia mashkullore, numri njëjës, i lakueshëm,

cilësor, rasa emërore.

Më të bukura - numri shumës, i nyjshëm, në shkallën krahasore, cilësor, mbiemër i lakueshëm,

gjinia femërore, rasa kallëzore.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

30

I përsosur - cilësor, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia

mashkullore, rasa emërore.

E bukur - cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i lakueshëm, i

nyjshëm, rasa emërore.

I natyrës - gjinia mashkullore, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, në shkallën pohore, numri njëjës,

cilësor,

I dehur - gjinia mashkullore, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, shkalla pohore, cilësor, numri

njëjës, rasa emërore.

Figurë 5. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

I padjallëzuar - i nyjshëm, numri njëjës, shkalla pohore, mbiemër cilësor, i lakueshëm, gjinia

mashkullore, rasa emërore.

Më i miri - rasa emërore, është në gjininë mashkullore, numri njëjës, i nyjshëm, në shkallën

krahasore, mbiemër i lakueshëm, cilësor.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

31

E re - mbiemër i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, i lakueshëm, në shkallën pohore, cilësor,

rasa emërore.

I mallkuar - është në gjininë mashkullore, shkalla pohore, numri njëjës, i nyjshëm, gjinia

mashkullore, cilësor, rasa emërore.

Të holla - cilësor, gjinia femërore, numri shumës, i nyjshëm, i lakueshëm, shkalla krahasore, rasa

kallëzore.

Të ri - cilësor, numri shumës, gjinia femërore, mbiemër i nyjshëm, i lakueshëm, është në shkallën

pohore, rasa kallëzore.

Figurë 6.Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

32

Të shkundërmuarit - mbiemër në numrin shumës, në shkallën pohore, rasa kallëzore, i nyjshëm, i

lakueshëm, gjinia mashkullore, cilësor.

Shumë e bukur - mbiemër i nyjshëm, rasa emërore, është në shkallën sipërore, gjinia femërore,

mbiemër i lakueshëm, numri njëjës, cilësor.

E bardhë - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

Të mbyllur - cilësor, i nyjshëm, numri njëjës, i lakueshëm, shkalla pohore, rasa kallëzore, gjinia

mashkullore.

Të hollë - gjinia mashkullore, shkalla pohore, numri njëjës, i lakueshëm, rasa kallëzore, mbiemër

cilësor, i lakueshëm.

Të rregullt - është në shkallën pohore, numri shumës, gjinia mashkullore, në rasën kallëzore, i

nyjshëm, i lakueshëm, mbiemër cilësor.

I natyrshëm - i nyjshëm, i lakueshëm, gjinia mashkullore, cilësor, ështët në shkallën pohore, rasa

emërore, numri njëjës.

E largët - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

E fortë - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

Kaltëroshe - mbiemër cilësor, i panyjshëm, është në gjininë femërore, numri njëjës, i palakueshëm,

në shkallën pohore.

E re - mbiemër i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, i lakueshëm, në shkallën pohore, cilësor,

rasa emërore.

E bukur - cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i lakueshëm, i

nyjshëm, rasa emërore.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

33

Figurë 7. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

Të lartë - gjinia mashkullore, shkalla pohore, numri njëjës, i lakueshëm, rasa kallëzore, mbiemër

cilësor, i lakueshëm.

E pagdhendur - cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i lakueshëm, i

nyjshëm, rasa emërore.

E qetë - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

E pabindur - është mbiemër cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i

lakueshëm, i nyjshëm, rasa emërore.

E rëndë - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

E nderuar - është në shkallën pohore, gjinia femërore, rasa emërore, numri njëjës, i nyjshëm,

mbiemër i lakueshëm, cilësor.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

34

E madhe - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

Të madhe - cilësor, në shkallën pohore, numri shumës, gjinia femërore, mbiemër i lakueshëm, i

nyjshëm, rasa emërore.

E përkëdhelur - cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i lakueshëm, i

nyjshëm, rasa emërore.

Figurë 8. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

Të jashtëzakonshme - cilësor, i nyjshëm, shkalla pohore, numri njëjës, gjinia femërore, rasa

kallëzore, mbiemër i lakueshëm.

I ngrirë - cilësor, i lakueshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, i nyjshëm, shkalla

pohore.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

35

E re - mbiemër i nyjshëm, gjinia femërore, numri njëjës, i lakueshëm, në shkallën pohore, cilësor,

rasa emërore.

Të pastër - numri njëjës, gjinia mashkullore, mbiemër në shkallën pohore, i lakueshëm, i nyjshëm,

cilësor, rasa kallëzore.

E dehur - është mbiemër cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i

lakueshëm, i nyjshëm, rasa kallëzore.

Të bardhë - gjinia mashkullore, shkalla pohore, numri njëjës, i lakueshëm, rasa kallëzore, mbiemër

cilësor, i lakueshëm.

Të puthitura - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia femërore, numri shumës, është i

lakueshëm, rasa dhanore.

Figurë 9. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

36

E ndershme - mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, i lakueshëm, numri njëjës, mbiemër në

shkallën pohore, rasa emërore.

E urtë - mbiemër cilësor, i nyjshëm, gjinia femërore, i lakueshëm, numri njëjës, mbiemër në

shkallën pohore, rasa emërore.

I ditur - gjinia mashkullore, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, shkalla pohore, cilësor, numri njëjës,

rasa emërore.

I bukur - mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, shkalla pohore, cilësor, numri njëjës, rasa emërore,

gjinia mashkullore.

I sjellshëm - mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, shkalla pohore, cilësor, gjinia mashkullore numri

njëjës, rasa emërore.

I pjekur - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia mashkullore, numri njëjës, i lakueshëm,

cilësor, rasa emërore.

E madhe - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

I shkretë - mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia

mashkullore, rasa emërore.

I dëshpëruar - cilësor, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia

mashkullore, rasa emërore.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

37

Figurë 10. Përdorimi i mbiemrave tek vepra “Pse” Sterjo Spasse

Të ndezur - ështët në shkallën pohore, numri shumës, gjinia mashkullore, në rasën kallëzore, i

nyjshëm, i lakueshëm, mbiemër cilësor.

E zemëruar - cilësor, në shkallën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër i lakueshëm, i

nyjshëm, rasa emërore.

Të bardhë - gjinia mashkullore, shkalla pohore, numri njëjës, i lakueshëm, rasa kallëzore, mbiemër

cilësor, i lakueshëm.

E trashë - i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore, rasa emërore,

numri njëjës.

E hollë - numri njëjës, i nyjshëm, mbiemër i lakueshëm, cilësor, shkalla pohore, gjinia femërore,

rasa emërore.

I ngrohur - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia mashkullore, numri njëjës, i lakueshëm,

cilësor, rasa emërore.

I ngopur - gjinia mashkullore, mbiemër i lakueshëm, i nyjshëm, shkalla pohore, cilësor, numri

njëjës, rasa emërore.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

38

E mirë - rasa emërore, në gjininë femërore, mbiemër i nyjshëm, cilësor, në shkallën pohore, i

lakueshëm, numri njëjës.

I vogël - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia mashkullore, numri njëjës, i lakueshëm,

cilësor, rasa emërore.

Më të madhe - cilësor, i nyjshëm, shkalla krahasore, gjinia femërore, numri njëjës, i lakueshëm,

rasa dhanore.

Të mëdhenj - gjinia mashkullore, shkalla pohore, numri njëjës, i lakueshëm, rasa emërore,

mbiemër cilësor, i lakueshëm.

Të vogla - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia femërore, numri shumës, është i

lakueshëm, rasa dhanore.

E bardhë - në shkalën pohore, numri njëjës, mbiemër i nyjshëm, gjinia femërore, mbiemër cilësor,

i lakueshëm, rasa emërore.

E kuqe - mbiemër i nyjshëm, në shkalën pohore, numri njëjës, gjinia femërore, mbiemër cilësor, i

lakueshëm, rasa emërore.

I hutuar - mbiemër i nyjshëm, në shkallën pohore, gjinia mashkullore, numri njëjës, i lakueshëm,

cilësor, rasa emërore.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

39

PËRFUNDIM

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe për rolin që luan mbiemri si pjesë e

ndryshueshme e ligjëratës në fjali dhe për këtë arsye iu përkushtova punës për të punuar këtë punim

diplome që ishte një ndër punët më të bukura dhe më emocionuese, i cili njëherit është edhe provimi

final në këtë Universitet që të jep një ndjenjë të papërjetuar me parë.

Shtjellimi i mbiemrave të romani “Pse” Sterjo Spasse ishte tema të cilën unë e kisha për studim, e

cila është një vepër universale dhe që ka kaluar dimensionet e kohës dhe vazhdon të jetë aktuale.

Gjatë punës sime jam munduar që sadopak të hedh dritë mbi këtë temë, përkatësisht për mbiemrat në

aspektin e përgjithshëm dhe jam munduar që ky finalizim i punës të shërbejë për brezat e rinj që të

përvetësojnë sadopak njohuri mbi aspektet e përgjithshme të mbiemrit.

Ajo çfarë dua të pasqyroj në fund të kësaj teme se autori ka përdorur një laramani të mbiemrave të

shumtë në vepër, që e bën akoma me të rëndësishme dhe më atraktive gjatë analizës se veprës kam

hasur në shumë mbiemra cilësor, marrëdhëniorë, të nyjshëm, të panyjshëm, gjithashtu duke mos lënë

anash mbiemrat e gjinisë femërore dhe mashkullore, ka pasur edhe shumë mbiemra të shkallës

pohore, krahasore, si dhe të shkallës sipërore, të gjithë këto aspekte thelbësore kanë një rëndësi të

madhe në ndërtimin e mbiemrit dhe ajo çfarë dua të theksoj është finalizimi i punës praktike në

kapitullin e fundit të këtij punimi.

Trajtimi i hollësishëm i mbiemrave ka ndikuar në përvojen time, në përvetësimin sa më të drejtë të

mbiemrave për një punë sa më frytdhënëse dhe efektive në të ardhmen.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Racaj.pdfVepra poetike e Migjenit është e paarritshme.6 Gjatë përdorimit të tyre në fjali mbiemrat ndryshojnë në numër e një pjesë e

40

BIBLIOGRAFIA

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës

shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002.

Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë amtare”, Prishtinë, 2010.

B. Beci, L. Bubani, Z. Gurabardhi, “Gjuha shqipe 7”, 1999.

Nushi, Musa (1998): Gjuha e sotme shqipe I, Gjakovë.

Jashari. A, Çitaku. F (2013): Morfologji e zbatuar, Prishtinë.

B. Beci, L. Bubani, Z. Gurabardh, “Gjuha shqipe 6”, Prishtinë,1999.

S. Spasse, “Pse”, Tiranë, 2010.