PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lota... · përditshmërisë dhe të kesh çasje në nevoja te...

31
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT Programi:Fillor PUNIM DIPLOME SHKRIMI I BRAJIT NË FUNKSION TË AVANCIMIT TË ARSIMIMIT TË NXËNËSVE TË VERBËR Mentori: Kandidatja : Prof.Ass.Dr Shefqet Mulliqi Mirlinda Lota Gjakovë 2017

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Lota... · përditshmërisë dhe të kesh çasje në nevoja te...

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMIT

Programi:Fillor

PUNIM DIPLOMESHKRIMI I BRAJIT NË FUNKSION TË AVANCIMIT TË

ARSIMIMIT TË NXËNËSVE TË VERBËR

Mentori: Kandidatja :

Prof.Ass.Dr Shefqet Mulliqi Mirlinda Lota

Gjakovë

2017

2

Përmbajtja:

1.Abstrakti.................................................................................................................3

2.Hyrje……………………………………………………………….....………….. 4

3.Qëllimi i hulumtimit …………….…….….…..……………..……………...……..5

4.Hipotezat themelore………………….…………..………...........................……..5

5. Verbëria …………..…………..............……………............................………….5

6. Shkrimi i Brajit …..…….........................……..................................................….9

7. Shkrimi i Brajit nëpër Botë.........................................................………..…..…..10

8. Braili dhe rëndësia e tij në jetën e të verbërve......................................................10

9 Shqisat e të prekurit................................................................................................11

10.Vështirësitë (problemet pamore)..........................................................................12

11. Struktura e shkrimit të Brajit ..............................................................................12

12.Makina e shkrimit për të verbër............................................................................14

12. Abetarja e parë për të verbër ...............................................................................15

13. Strategjitë e mësimdhënies..............................................................……..…..… 16

14. Kurrikula tek të verbërit ......................................................................................16

16. Teknologjia informative.......................................................................................18

17. Muzika dhe vizatimi tek të verbërit......................................................................19

18. Shkrimi i Brajit dhe entet mësimore të publikuara...............................................20

19.Shenjat e dëmtimeve në të parë ............................................................................21

20.Lodrat tek të verbërit.............................................................................................21

21. Përfundimi …..…………………..……..……………..………...……..……….. 22

22.Literatura...............................................................................................................23

23.Shtojca...................................................................................................................24

3

Abstrakti

Në këtë punim do të përfshij arsimimin, inkuadrimin dhe do të bëjë përgjithësim duke sqaruarmë konkretisht verbërinë .Gjatë këtij punimi do të tregoj për shqisat e të prekurit ku pa ndjeshmërinë e të cilave nuk mundtë realizohet të mësuarit e po këtij shkrimi.Rëndësi i kushtohet historikut dhe përhapjes së saj nëpër Botë, dëshirës për të qenë njëemancipim dhe që sa më shumë të bëhet sensibilizimi njerëzorë.Vetë përvoja ime e realizuar për kaq shumë vite më dha shtytje dhe dëshirë që edhe më tutje tëKërkimi i realizuar duke e bashkangjitur edhe përvojën time, përfshin vizitat e realizuara neshkollën për të verbër në Pejë, poashtu në shoqatën e të verbërve dhe në shkolla të rregullta ku kapasur fëmijë me nevoja të veçanta.Me shtjellimin e kësaj teme arrita të kuptoj, se të verbërit kanë aq shumë veçanti ,ata dinë tëshquhen për diçka të veçantë për të cilën njerëzit që nuk e kanë verbërinë ka elemente të cilatnuk i posedojnë, ata dinë të jenë pozitivë, kreativë, dinë të shprehin me fjalë Botën dhe ngjyrat esaj .Sa shumë duam të ngrisim zërin dhe të themi sa ata vlejnë, familje , nënë , motër, prind, qëndrojpranë sepse ke një dhuratë të çmuar, e cila do mund të krijohet ,me mund dhe përkushtim , mepërkrahje , dashuri dhe afërsi.

Fjalët kyçe: verbëria, edukimi, shkrimi i Brajit,mësimi

4

Hyrje

Për një moment të mbyllim sytë dhe të pyesim veten, athua e dimë vlerën e asaj që kemi!

Nënë, motër vëlla prind dhe familje, përkrahe duaje vlerësoje ,kontribuo në të mirën e tyre, të

gjithë kemi diçka të veçantë.

Të kesh rastin dhe mundësinë mbi të gjitha privilegjin e pashmangshëm, të jesh pjesë e

përditshmërisë dhe të kesh çasje në nevoja te veçanta, nuk është diçka e vogël. Nga mosha kur

unë fillova të kuptoj botën dhe të shoh ngjyrat e saj, kuptova që ekziston edhe e kundërta . Ky

ishte realiteti i pandryshueshëm, kjo ishte një sprovë për ata fëmijë dhe ato familje që bartin në

supe një nevojë të veçantë.

Sa më shumë të hulumtosh, shihet një psikologji mjaftë e gjerë në vetvete, përvoja ime , vizitat e

shumta të realizuara në shkolla ku ka fëmijë të veçantë , pastaj në parashkollorë e më tutje ,duke

qenë në shoqatën e të verbërve . Shkrimi i Brajit, është ky shkrim që jam duke e mësuar, është

pikërisht dëshira dhe vullneti im i nxitur nga dëshira që këta fëmijë të jenë pjesë e një klase të

rregullt.Njohuritë , vizitat, takimet qe kam pasur rastin të bëjë me të verbër pikërisht tek “Njeriu

me shkop të bardhë”,kanë lënë mjaftë gjurmë.

Unë zyrtarisht jam përcjellëse e një personi te verbër L.Z i cili poashtu është i verbër me shikim

të humbur që nga lindja.

Këtu po përfshij faktin që përkundër bagazhit të ndritur dhe sprovave të shumta, nuk duhet të

mungoj harmonia, zemërgjerësia mbi të gjitha vullneti për jetë. Të mësuarit e shkrimit të Brajit

jo rastësisht ju mundëson të bëjnë hapin e parë drejt zhvillimit, të bëhen të “Zotë” të vetvetes,

duke ju ndritur jeta dhe duke arritur ta shohin “Botën” dhe ta jetojnë në formën e tyre më të mirë.

Pas arritjes së një avancimi në pikëpamje të shkollimit, arrin të zhvillohet puna e cila për të

verbrit është frymëzim për jetë, kalitje dhe triumf. Shkathtësia dhe memoria e përparuar, duke

mos harruar të përmend dhe elaburoj gjatë punimit se pothuajse çdo i verbër e ka të zhvilluar të

dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit , pra forca e shikimit shkon në këto elemente të cekura. Ideja

kryesore është në vetë faktin që te krijuarit e pavarësimit jetësore është një themel i

pakrahasueshëm , gjërat fillojnë nga ajo që duket më e thjeshtë, duke rritur ndikimin e saj.

5

Qëllimi i hulumtimit

Interesimi im rreth kësaj teme ishte shumë i madh ,për shkak të përballjes me kategorinë e

njerëzve me nevoja të veçanta gjatë jetës time, qysh nga mosha e vogël, pikërisht duke pasur në

rrethin tim familjarë ,më saktësisht në pikëpamjen e verbërisë.

Kam pasur rastin dhe mundësinë poashtu të mbaj orë ligjëruese në shoqatën e të verbërve,

pikërisht për shkrimin e Brajit dhe për orientimin e të verbërve në hapësirë.

Nevoja të veçanta, mos të harrojmë se të gjithë kemi veçantinë tonë në ndonjë aftësi, siç janë

edhe këta fëmijë.

Ata shohin botën me duar dhe mendje, sepse pikërisht prekja dhe të lexuarit është kaq i

nevojshëm sa edhe vetë ushqimi .Integrimi i tyre në shoqëri dhe në të nxënë, është po kaq i

rëndësishëm sa edhe frymëmarrja për ne. Jo rastësisht thuhet, se sigurimi i një jetese bëhet me

rritjen e njohurive dhe inkuadrimin tonë në rrethin shoqërorë.

Hipotezat themelore

Duke pasur parasysh temën e hulumtimit me një bazë të veçantë jam fokusuar në dy hipoteza

themelore:

H1-Si duket shkrimi i Brajit sot tek personat e verbër?

H2-Verbëria dhe inkuadrimi i shkrimit të Brajit në shumë struktura jetësore?

Verbëria

Kemi të verbër që lindin të tillë, kemi raste që verbohen më vonë ,qoftë prej vetvetes prej ndonjë

sëmundjes, qoftë prej ndonjë aksidenti, në përgjithësi e merr emërtimin verbëri .

Por elaburimi shkon më shumë për fëmijët që lindin të verbër, sepse një mësimdhënës i

mundshëm i fëmijëve të verbër është me rëndësi që të dijë të trajtojë atë fëmijë në të ardhmen.

6

Një nënë nëse do të ketë një fëmijë të atillë, ajo nuk duhet të ketë urrejtje vetëm pse është i tillë,

sepse edhe ai nuk ka faj pse ka lindur i tillë ,por duhet ta trajtojë në mënyrën më të mirë të

mundshme, duhet ta mëshirojë atë. Nëse ajo nuk ka njohuri, përpos asaj që ajo mundohet të ofroj

më të mirën nga vetvetja për këtë fëmijë ,ajo duhet të pyes dikë (të këshillohet) me dikë që ka

pasur rastin e tillë.

As stërledhatimi madje as urrejtja nuk janë të mira, nëse vendosen në një peshore të llogaritjes.

Sepse kemi thënë në disa raste, kur vjen tek mosha shkollore, si ai fëmijë që është i stërledhatuar

si ai fëmijë që është i urryer peshon njëjtë. Ai do të jetë dy vite mbrapa fëmijëve që shohin

pikërisht për këtë arsye.I stërledhatuari për shkak të paragjykimeve të ndryshme, ka mbetur

mbrapa, nuk është zhvilluar ,nuk është trajtuar ashtu siç duhet, ashtu si ka pasur nevojë dhe si e

ka merituar, ndërsa i urryeri për shkak që është urryer ,është izoluar prej vetë prindërve, është

vetëfshehur në ndonjë dhomë të veçantë, nuk është lënë të ekspozohet psh.nëse ajo familje ka

pasur ndonjëherë mysafir ose miq të afërt ,poashtu edhe në rastin e tillë ka pësuar rëndë. Nëse ai

trajtohet në mënyrë të barabartë me të tjerët ,me vëmendje pak më të madhe për shkak të

gjendjes që është krijuar tek ai fëmijë prej një lindjes, ai do të jetë i barabartë me të tjerët dhe

poashtu kur të fillon nga mosha shkollore e tij do të jetë shumë ndryshe. Prapë se prapë do të

ketë ngecje me të tjerët, por me punë më të madhe të mësimdhënësit, do ta tejkalojë dhe do të

barazohet me të tjerët.Kur të rritet ,shumë është e rëndësishme çfarë trajtimi do të ketë duke u

nisur prej familjes, institucioneve parashkollore si dhe nga shoqëria e përgjithshme.

Dhe shpeshherë, jo që do të barazohet me të tjerët, por ka pasur raste të tilla që ai ka qenë edhe

më i përparuar se të tjerët, por normal në atë mënyrën e vet. Sepse të pamurit që nuk i ka

ekzistuar e ka kompensuar në forma të tjera pra me prekje, me dëgjim, me orientim dhe me

forma të ndryshme.

Çka do të thotë se ,njëjtë sikur që e kemi përmendur se të prekurit më shumë është variant i

ushtruar sesa i krijuar ,e njëjta gjë ndodh edhe me dëgjimin ,ndoshta shumë ekspert nëpër debate

dhe shkrime të ndryshme thuhet se e kanë shumë më të zhvilluar shqisën e të dëgjuarit, ndoshta

sepse shkon forca e të pamurit tek dëgjimi, por ka të vërteta. Mirëpo edhe kjo në njëfarë forme

ushtrohet prej vetvetes, kompensohet me të pamurit që nuk është, si pasojë e mungesës së

shqisës së të parit, të përqendruarit bëhet dhe në dëgjim, në njëfarë mënyre kërkon të orientohet

disi. Ekzistojnë të vërteta që ndoshta ka dëgjueshmëri më të madhe se të tjerët, por e vërteta mbi

të gjitha është se e përdorë më tepër dëgjimin, pikërisht për ta kompensuar të pamurin ,prandaj

7

edhe arrihet forma që e bën të dallojë prej njerëzve të tjerë, sepse njerëzve që nuk ju mungon të

pamurit ata e përdorin njësoj si shikimin si dëgjimin, kurse një njeri që nuk e ka shikimin

,atëherë mundohet me forma të tjera ta kompensojë shikimin ,me të prekurit dhe të dëgjuarit e

pjesërisht edhe të nuhaturit. Por më së shumti që është marrë përfundim, janë organizuar debate

shkencore shpesh ,përveç shkrimeve të dijetarëve të ndryshëm në këtë pikëpamje ,janë

përmendur dëgjimi dhe shqisa e të prekurit, mund të ketë edhe në shqisën e të shijuarit edhe pse

nuk kam pasur rastin të përballem me informata të tilla, as personalisht edhe as nga hulumtimet

që i kam bërë.

Kam pasur rastin të përjetoj indirekt në lëkurën time ndjenjën e verbërisë, duke mbyllur sytë dhe

duke u munduar që me anë të prekjes të ndjej shkrimin e Brajit.

Verbëria është pjesërisht e trashëgueshme, ndërsa arsyet e verbërisë janë të ndryshme, duke

filluar nga aksidentet e shkaktuara, nga krijimi i mëvonshëm i cili ka ardhur vetvetiu, martesave

farefisnore ,trashëgimisë etj.

Njerëzit që mendojnë të merren me persona të verbër dhe persona të tjerë me nevoja të veçanta,

duhet të dinë që një i verbër duhet të trajtohet ndryshe nga fëmijët tjerë, por pa paragjykime.

Paragjykimet nuk duhet të jenë prezentë, dhe nuk duhet parashtruar pyetjet:

Si mund ta bëjë një punë një i verbër sepse është i verbër?

Paragjykimet që janë vënë re fillojnë duke u nisur nga shkollimi, njerëzit ndoshta pa qëllim

ndoshta sepse nuk kanë pasur njohuri, si dhe mësimdhënësit, por duke u nisur edhe nga

profesionet tjera të njerëzve ,për shkak të paragjykimeve ,kanë vepruar ndryshe me të verbërin,

madje shpeshherë nuk kanë arritur edhe rezultate të kënaqshme, pikërisht për shkak të

paragjykimeve, sepse nëse një i verbër ka menduar të bëjë diçka ,ose vetë personi përgjegjës që

është kujdesur për një grup ose një të verbër, më së pari për shkak të përgatitjes jo profesionale

që i ka munguar atij personi ose për shkaqe të ndryshme, i ka sjell përpara paragjykimet, dhe

pikërisht për këtë arsye kanë ekzistuar ngecjet, duke parashtruar pyetjet se si mund të bëjë një i

verbër këtë ose atë punë, duke mos patur informata as përgatitje të veta personale dhe

profesionale, prandaj shpesh herë janë arritur rrezulltatet jo aq të kënaqshme. Kurse aty ku është

bëre trajtimi ndryshe, ka pasur rezultate të kënaqshme. 1

1 Ligjërata nga prof.Shefqet Mulliqi

8

Fëmijët me dëmtime në të parë në

shkollën inkluzive nuk mbesin prapa sa i

përket zhvillimit intelektual prej

bashkëmoshatarëve që shohin dhe e

përvetësojnë planin e programin e

rregullt të paraparë për klasat e veçanta.2

Shkrimi i Brajit

Historikisht themeluesi i shkrimit të Brajit është Luis Brail-francez në vitin 1904, dhe ky shkrim

ndryshe quhet shkrimi i natës.

Luisi e krijoj këtë shkrim nga 8 pika sa ishin gjithsej, ai arriti t’i reduktonte në 6.Në të majtë

horizontalisht 1,2,3 dhe në të djathtë vertikalisht 4,5,6 me kombinimin e këtyre pikave ai nxori

63 shkronja (simbole). Ky shkrim është unik në botë, por i adaptuar sipas alfabetit shtetërorë të

shteteve.

Braille eksperimentoj me forma të ndryshme për të krijuar një shkrim që ishte i njëjtë për t’u

lexuar me prekje (me anë të gishtërinjve).

2 Shefqet Mulliqi- Fëmijët me nevoja te veçanta në institucionet parashkollore dhe në klasat erregullta në shkollat fillore, Prishtinë ,2008, fq 9

9

Ndërsa sistemi dhe forma për krijimin(shpikjen) e saj u zhvillua duke u bazuar nga shkrimi i

natës, i cili historinë krijuese e ka nga Çarls Barbier për dërgimin e mesazheve ushtarake në

fushën e betejës pra gjatë luftës.

Gjashtë pika për prekje si gjashtë faktorë kryesorë dhe tepër të rëndësishëm të historisë, që më

vonë do të bëhen arritje e shumë të verbërve, inkuadrim i tyre në shoqëri, njohuri dhe arritje e

krenarisë jetësore.

Luis Brail i lindur në një qytet të vogël të Couprag afër Parisit. Në moshën 3 vjeçare duke luajtur

me thikën e babait që i nevojitej për punë e lëndoj njërin sy. Më pas u shkaktua një infeksion i

cili ja verboj edhe tjetrin sy, duke u krijuar kështu një verbërim i tërësishëm.

Luisi shkonte në një shkollë për dy vite të tjera, por ai nuk arrinte të mësonte gjithçka duke

dëgjuar, kishte ndjesinë se i duhej shumë më shumë për të arritur sukses.

Luisi arriti që të bënte shpikjen e parë ,ai krijoj një kod prej 12 pikash ,por ky kod përdorej nga

ushtarët për të arritur komunikimin e ndërsjellë gjatë natës së errët ,pra ndarja e informacionit

dhe e fjalive ndërmjet veti.

Ai më tutje bëri një reduktim nga një kod prej 12 pikash duke i zvogëluar ato në gjashtë.

Sikur të dinte se kaq shumë do të përdoret kodi i tij më vonë, për vetë faktin se ky shkrim filloj

të përhapej në të gjithë botën, pas vdekjes së tij.

Braille është një sistem pikash të ngjitura që mund të lexohen prej të verbërve që kanë dëmtime

në të parë.

Mësuesit ,prindërit apo të tjerët që kanë shikim që e lexojnë me sytë e tyre shkrimin e Brajit ka të

tillë që ju ka shkaktuar dëmtim shikimi, duke lënë pasoja të pazëvendësueshme. Braille nuk është

një gjuhë ,ai është një kod me anë të së cilit mund të shkuhen shumë gjuhë poashtu edhe të

lexohen, si anglisht ,italisht, gjermanisht etj. Braille përdoret nga mijëra njerëz në të gjithë botën

në gjuhën amtare.

Mprehtësia e të pamurit matet me hartën e Snelenit.

Gjendja patologjike e syrit mund të ketë për pasojë verbërinë në tri raste(mundësi):

Tek mprehtësia e të pamurit e cila mund të jetë e zvogëluar, fusha e të pamurit mund të jetë e

ngushtuar , dhe ekziston vështirësia për t’i dalluar ngjyrat. 3

3 Nazer Zabeli- Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, 2001, fq 18

10

Shkrimi i Brajit nëpër botë

Shkrimi i Brajit nëpër botë nuk është i ndryshueshëm , pasi përdoret i njëjti kodifikim, mirëpo

logjika e të shkruarit është e njëjtë sikur tek shkrimi që e përdorim ,është sipas kohëve dhe

gjuhëve, psh.sikur latin dhe cirilik ,vetëm se të kuptuarit e ka të ndryshëm ,madje nëse e

llogarisim me shkrimin e njerëzve në të parë, ky është alfabet shumë më i pasur.

Sikur shkrimi i cili përdoret nga njerëzit që shohin që ndryshon varësisht prej kombeve ,gjuhëve

, është e natyrshme pse ndryshon edhe ky, se ne e krahasojmë me shembujt që i përmendëm nuk

do të thotë se është i ndryshëm në kodifikim.

Brajli dhe rëndësia e tij në jetën e të verbërve

Që një individ të gëzojë lirinë intelektuale, sigurinë personale ,pavarësinë dhe të ketë mundësi të

barabarta për të studiuar dhe punuar, duhet të jetë i shkolluar.Edhe pse është shikuar për ndonjë

zëvendësim eventual i shkrimit të Brajit, realisht nuk është arritur që ndonjë alternativë digjitale

të zëvendësojë plotësisht shkrimin e Brajit.Shkrim-leximi lidhet drejtpërdrejtë me arritjet

11

akademike dhe punësimin që mund të bëhet dhe mundësohet tek të verbërit duke përfshirë edhe

ata të cilët kanë dëmtime më të vogla në të parë.

Pa Braille një person i verbër varet plotësisht nga teknologjia siç është digdafoni, kompjuterët

dhe nga sintisajzerë të tjerë.

Të verbërve poashtu shkrimi i Brajit ju ndihmon për t’i identifikuar dhe për të mos humbur gjërat

e tyre që ata i përdorin .Psh.mund të bëjnë një shenjë në rrobën që e veshin,dhe të qepet(thuret)

ajo shenjë në veshmbathje, ose të bëhet një shenjë në pastë të dhëmbëve për të njohur se cila

është pasta e tyre.

Kujdesi i arsimtarit për këta nxënës duhet të jetë i madh :

Ruani nga shkëlqimi i tepërt

Ulja në rreshtin e parë

Shmangni nga vendet e zhurmshme

Lexoni me zë ato që shkruhen në tabelë

Përdorni materiale taktike që aktivizojnë shqisën e të prekurit 4

Shqisat e të prekurit

Një fëmijë i verbër shumë e ka varshmëri se si trajtohet në radhë të parë në familje, pastaj në

institucionet shkollore dhe parashkollore, si dhe në shoqërinë e përgjithshme. Sepse nga kjo që

është përmendur varet shumë se si do të jetë zhvillimi i një fëmije në të ardhmen, duke filluar

nga orientimi ,pastaj zhvillimi, qëndrimi si dhe pikëpamjet fizike dhe mendore të një fëmijë i

verbër sepse:

Prapë e themi ,nga kjo varet se si do të ndërtohet në të ardhmen një fëmijë i verbër.

Mbështetja në shqisën e të prekurit dhe të ushtruarit e vazhdueshëm të shqisës e bën atë më të

ndjeshme. Shqisa e të prekurit është variant që tek personat e verbër menjëherë pas lindjes

,vetvetiu e ushtrojnë duke u munduar ta kompensojnë ,shkaku i mungesës së shikimit.

4 Edukimi special- Gazmend Tahiri, Gjakovë, 2010

12

Ndërsa personat që e humbin shikimin më vonë, ata nga këshillat e të tjerëve si dhe nga vetvetja,

krijojnë ambient që të ushtrojnë dhe ta avancojnë të prekurit.

Disa nxënës të verbër të cilët tregojnë aftësi të zhvilluara mentale dhe kanë tipare të larta dhe

aftësi të shumta në mbajtje në mend ,ekziston mundësia që edhe pse kanë shkallë të lartë të

inteligjencës me IQ të lartë ,mos të munden të përvetësojnë shkrimin e Brajit. Një nga arsyet

mund të jetë që gishtat e tyre nuk janë mjaftë të ndjeshëm për të arritur të ndjejnë pikat relativisht

të vogla të këtij shkrimi.

Psh. shumë persona të verbër diabetik kanë vështirësi të lexojnë

shkrimin e Brajit.

Vështirësitë (problemet pamore)

Vështirësitë e krijuara nga problemet pamore nuk janë pasojë e dëmtimeve në të pamur, e

dëmtimit të organeve të të pamurit-syrit,por janë pasojë e çrregullimeve të proceseve

neurologjike ,të cilat shkaktojnë vështirësi si vijon:

*Vështirësi në të kuptuarit e shenjave dhe simboleve

*Vështirësi në perceptimin e drejtë të shkronjave

*Vështirësi ne orientimin në hapësire sipas asaj që ata shohin

*Vështirësi në kopjimin e materialeve nga tabela,nga libri etj. 5

Struktura e shkrimit të Brajit

Karakteristikë e alfabetit të Brajit është shkrimi i Brajit sepse në rastin kur shkruajmë, të

shkruarit realizohet duke shkuar prej anës së djathtë nga e majta ndërsa kur të lexohet arrihet të

5 Naser Zabeli-vështirësitë në të nxënë, Prishtinë 2004, fq 24

13

realizuarit duke shkuar nga ana e majtë nga e djathta, më pas e kthejmë faqen në anën tjetër, për

dallim nga shkrimi në të parë që nga shkruhet andej edhe lexohet .

Të shkruarit tek të verbërit realizohet

me tabelë dhe lakues, lakuesi në këtë

rast është sikur lapsi për ne.

Mos të harrojmë të cekim anën e

dorës me të cilën shkruajmë, dhe si

është më së miri të bëhet të lexuarit,

kur të shkruajmë të shkruarit bëhet

me dorë të djathtë, ndërsa të lexuarit

me dorë të majtë.

Në këtë rast arrihet një aktivizim i

dy duarve, pra dora e djathtë e të

shkruarit përmban drejtimin nga e djathta, ndërsa tek dora e majtë e ka drejtimin e majtë.

Shumë njerëz qofshin ata të verbër, qofshin ata mësues që mendojnë të jenë mësues për fëmijë të

verbër apo që mendojnë se kur e mësojnë shkrimin e Brajit është e mjaftueshme dhe e njohin

plotësisht, por realisht është plotësisht e kundërta. Alfabeti i Brajit i ka edhe karakteristikat tjera

psh. i numërojmë disa raste: Largësia e ndarjes së shkronjës nga shkronja tjetër si dhe e ndarjes

së rreshtave ndërmjet veti, për arsye se i verbëri nuk mund ta lexojë këtë shkrim. Mu për këtë

shkak kemi hasur në shumë probleme të mëdha, sepse pikërisht këta që nuk e njohin këtë alfabet

kanë marrë përsipër të botojnë tekste të ndryshme mirëpo nuk ka pasur sukses, sepse i verbëri

nuk ka mundur ta lexojë ,për vetë faktin se njeriu që nuk e njeh këtë alfabet e ka të pamundur të

dalloj shkronjën nga shkronja.

Mirëpo të gjithë pedagogët duhet t’i përmbahen një mësimi të tillë, por realisht një proces i tillë

shumë pak njihet dhe përdoret, kjo është një pikë e dobët tek ne, madje në qytetin tim në

Gjakovë ka mjaftë të verbër të cilët edhe pse thonë që e njohin këtë shkrim, ata nuk e dinë mirë.

Ka shumë të atillë që nga familja nuk janë përkrahur ,përkundër arsyetimit që ata e kanë

vazhdimisht se nuk ekzistojnë kushtet materiale, vlen e kundërta sepse ata e kanë kompenzimin

të cilin e marrin ,por faktikisht janë tërhequr dhe nuk vijojnë mësimin.

Në shoqatën e të verbërve ku tubohen shumë pjesëtarë të kësaj kategorie ,numri i atyre që e

përdorin këtë alfabet është simbolik. Pikërisht për këtë arsye kërkohet prej organeve relevante

14

duke u nisur nga Qendra Burimore që ekziston në Pejë ,dhe shkollat që prej vitit 2010 ka hyrë në

fuqi ligji mbi arsimin gjithëpërfshirës, poashtu edhe nga shoqatat që të bëjnë përpjekje që ky

alfabet të jetë i pranishëm sa më masovikisht tek këta persona.

Hapja e shkollës dhe të mësuarit në shkrimin e Brajit ka filluar në Mitrovicë ,pikërisht si

evolucion dhe ky zhvillim daton në shtatorë të vitit 1968 . Pastaj ka vazhduar në Prishtinë në

tetor të vitit 1970 për tu bartur pastaj në Prizren në nëntor të vitit 1975 ,për të përfunduar në Pejë

prej tetorit të vitit 1983 ku gjendet edhe sot.

Karakteristikë e shkrimit të Brajit është se merr shumë hapësirë më të madhe në botim sesa

alfabeti në të parë.

Makina e shkrimit për të verbër

Makina e shkrimit është e krijuar në formë mjaftë të sofistikuar, e përgatitur veçanërisht për të

mundësuar të shkruarit më të shpejtë , duke qenë kështu lehtësim për të verbërit.

Në makinën për të verbër ekziston një ikonë sikur buton i tastierës për shtypje në pjesën e

poshtme të makinës, i cili shërben për të lënë hapësirë ndërmjet shkronjave.

Në anën e majtë të çelësit (butonit për shtypje) në hapësirë janë tastet 1,2,3 pra:

Çelësi menjëherë në të majtë të shiritit të hapësirës është pika 1, tasti i ardhshëm është pika 2.

Çelësi i tretë(tasti) i cili gjendet në pjesën e majtë është pika 3.

Në mendjen tonë numërojmë

gishtat:

15

Dora e majtë: Gishti tregues është pika 1, gishti i mesëm është pika 2, gishti i unazës është pika

3.

Djathtas: Treguesi është pika 4.

Gishti i mesëm është pika 5.

Gishti i unazës është pika 6.

Psh Për të bërë shkronjën a, e shtypim majtas 1(treguesin) pra butonin 1.

Për të bërë shkronjën b, shtypim tastet për pikat 1 dhe 2 (të dy gishtat tregues) në të njëjtën kohë.

Abetarja e parë për të verbër

Abetarja e parë për të verbër është bërë nga një shkrimtar shumë i njohur Tajar Hatipi,kurse në

përgjithësi është shqipëruar më vonë për të gjithë të verbërit shqiptarë kudo që janë ,shqipërimi

është bërë nga i verbëri i cili është nga Gjakova dhe jeton në Prishtinë Fahredin Kumnova,dhe

sot ai përdoret si në Kosovë,si në Shqipëri si në Maqedoni ,si në Mal të Zi si dhe tek të gjithë të

verbërit shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare ku ka të verbër.

Ajo abetare e parë ekziston edhe në shoqatën e të verbërve në Gjakovë.

Në Braille përdoren kontraktime “reduktime” të fjalëve, psh “ai” ,kjo përdoret në kopshte,

sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdoret në shenja publike dhe në material leximi

të përgjithshëm .

Një kontraktim i tillë mundëson zvogëlim vëllimi të letrës së nevojshme psh. prodhimin e librave

në Braille ,duke lehtësua procesin e leximit. 6

6 Arhiva e shkollës për të verbër

16

Një abetare e quajtur “Dritare jete” është pikërisht për ata persona të cilët e kanë humbur

verbërinë më vonë. Sepse sa i përket verbërisë ka pasur raste që janë verbuar në moshë të shtyrë.

Vështirësinë në të lexuar e sjell edhe materiali në fletë i cili mund të jetë i rrëshqitshëm ,ky e

vështirëson njohjen e shkronjave. Shkronjat poashtu edhe mund të dëmtohen prandaj edhe nuk

duhet shtypur ato me diçka konkrete madje edhe leximi duhet te bëhet lehtësisht.

Strategjitë e mësimdhënies

Strategjia kryesore këtu është mësimdhënia dhe mësimnxënia për nxënësit me dëmtime në të

parë, sikur tek të gjithë të tjerët ,varësisht se ku përdoret dhe si përdoret ajo. sikur kudo në botë

edhe tek ne ka filluar arsimi gjithëpërfshirës ,por edhe arsimi i veçantë që e kemi për momentin

në Qendrën Burimore në Pejë. Nëse një mësimdhënës në një paralele ka vetëm fëmijë të verbër

,atëherë punon me reforma çfarë veç janë të njohura si duke u nisur prej planprogrameve

mësimore,por që janë të njëjta sikur tek fëmijët tjerë, vetëm të përdoret shkrimi i Brajit (alfabeti)

si dhe duhet te punohet më tepër për shkaqe të përgatitjes paraprake të fëmijës , si në familje ,si

në institucionet parashkollore dhe shkollorë , duhet të punohet më tepër, të dihet të punohet me

alfabetin e Brajit ,por edhe në forma të tjera , në forma akustike varësisht prej lëndëve që i

posedon në atë periudhë.

Kurrikula tek të verbërit

Nëse një mësimdhënës e ka paralelen vetëm për të verbër do të kishte qenë më mirë të realizohet

sipas kurrikules, mirëpo nëse ekziston vetëm një i verbër dhe te tjerët janë pothuajse të gjithë pa

17

nevoja të veçanta , pra përkushtimi duhet të jetë pak më i madh sesa me fëmijët tjerë , që do të

jenë në atë paralele.

*Çfarë kurrikule ekziston për njerëzit me nevoja të veçanta , a vjen kurrikula me kodifikim apo

vjen si pjesë e kurrikules normale ,sikur tek klasat tjera ?

A janë zhvilluar kurrikulat, a është bëre diçka si pjesë e pilotimit?

Zyrtarisht nuk ka informata sa i përket pilotimit dhe kurrikulave te reja, mirëpo sipas

hulumtimeve të bëra dhe vizitave te zhvilluara gjatë studimeve nëpër shkolla kam vënë re se

punohet me kurrikulë të njëjtë ,për dallim me fëmijët tjerë me nevoja te veçanta sepse kemi

shumë fëmijë me paaftësi, por tek të verbërit punohet me kurrikulë të njëjtë sikur me te gjithë të

tjerët përveç që këtu punohet me shkrim të Brajit. Por nga përvoja paraprake kam parë se

mësueset janë ato që kanë mbajtur trajnime . Madje edhe tek nevojat tjera të veçanta realisht

nxënësit gjenden në klasë të rregullta , psh ata fëmijë me sindromë doën ,epilepsi e kështu me

radhë , në këto shkolla nuk kam vënë re kurrikulë (psh. Emin Duraku ) nuk ka pasur kurrikulë

përkatëse , që dallon nga nxënësit tjerë.

Ndërsa nëse parashtrojmë pyetjen: Pse kurrikula nuk ndryshon varësisht prej nevojave të

veçanta?

Këtu kanë filluar të huajt( vendet tjera të jashtme) pikërisht pas përfundimit të luftës , u vu nën

administrimin Ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe të emisionit për bashkim Evropian

që ndryshe quhet OSBE, këtu është bërë një gabim që në shtetet tjera , nëse ne i përmendim

Integrimet vropiane dhe botërore nuk është e pranishme. Psh. Defekti më i madh dhe gabimi më i

madh që është bërë këtu është kur paralelet e kombinuara sidomos me fëmijë me nevoja të

veçanta , me një paralele janë përfshirë fëmijë të verbër ,fëmijë me sindromën doën dhe fëmijë

me nevoja tjera të veçanta ose paaftësi të tjera, dhe ky ka qenë gabimi më i madh sepse kjo është

provuar në disa shtete ndoshta para 30 viteve ose më tepër, por ka dështuar si mision, Prandaj

nuk është qasur në kurrikula të tilla sepse këtu ka qëndruar defekti. Në Gjakovë kemi pasur

mjaftë të tilla raste, pikërisht në shkollën Mustafa Bakija . Faktikisht janë bërë disa eksperimente

në Kosovë, çka nuk është bërë në vende të tjera, këto eksperimente i goditën fëmijët me nevoja

të veçanta , edhe rezultatet nuk kanë sjellur anë pozitive .

18

Teknologjia informative

Në shkrimin Braj ,pikat dallojnë nga një karakter në tjetrin. Meqenëse kodet e transkriptimit

ndryshojnë nga gjuha në gjuhë.Nuk janë vetëm qelizat(pikat) gjëja e vetme që paraqiten si pjesë

e Braillit.

Teknologjia informative ne fillim kur është krijuar , nuk është menduar vetëm për të

verbër,mirëpo të verbërit , për shkak të dëshirës së madhe për ta përdorur atë dhe për tu bërë të

barabartë me gjithë të tjerët , menduan vetëm për vetveten , dhe me ndihmën e atyre që e kanë

krijuar këtë teknologji , arritën që të bëjnë mjete shtesë të vendosin sidomos nëpër kompjuter dhe

printer te ndryshëm mjete të nevojshme , qe të përdorin teknologjinë informative edhe në

alfabetin e Brajit. Arsyeja më kryesore ku është përdorë dhe ku përdoret më së shumti përmes

zërit psh.kompjuteri, llaptopi, telefonat e mençur , kurse pjesërisht për shkak që po kushtojnë më

shtrenjtë mjetet shtesë për të dalë ai shkrim në alfabetin e Brajit kur shkruan i verbëri në

kompjuter, psh.po përdoret shumë pak edhe pse ka nevojë të përdoret shumë më tepër, më së

shumti po përdoret me zë, dmth në mënyrë akustike.

Të verbërit e kanë mahnitur botën sepse masovikisht po i përdorin edhe telefonat e mençur të

llojeve të ndryshme siç janë Samsung, iphone, dhe lloje të tjera të telefonave të mençur , me

kohë është menduar edhe për ketë kategori të njerëzve, për shkak se e kanë instaluar edhe të

folurit me zë , po i përdorin edhe të verbërit në masë të madhe.

19

Muzika dhe vizatimi tek të verbërit

Në disa shtete të Botës ka enkas shkolla për të verbër ,për arsye se notat e muzikës sikurse tek

personat që shohin ,nuk bëhen vetëm me shkronja por bëhen edhe me shenja të tjera. Forma e

krijimit të notave muzikore është me shkronja si dhe në formë të relievit. 7

Në bazë të informatave jo në të gjitha Shtetet e Evropës, që ne e përmendim Evropën si një

parajsë e shumëçka tjetër, por tek disa përveç që ekzistojnë shkolla për të verbër sikur që kemi ne

në Pejë,ekzistojnë edhe shkollat e muzikës enkas për të verbër ,pikërisht për shkaqe të notave në

pentagram e gjërave të tjera muzikore është paraparë të ketë shkolla të veçanta për të verbër.

Madje e para në Kosovë që është shkolluar është një e verbër e cila prej klasës së parë të shkollës

fillore ka vijuar mësimet në shkollë të rregullt , ajo është Marigona Ajdini nga Prishtina, e cila

tashmë është 13 vjeçare në klasën e shtatë,ajo ka shkuar edhe në shkollë të muzikës për të verbër

jashtë vendit pra në Holandë, edhe pse kjo shkollë nuk është në të gjitha Shtetet Evropës ,por në

disa shtete ekziston. Mu për këtë arsye të verbërit psh. në Kosovë që unë kam pasur rastin t’i

takoj kanë thënë se nuk kanë pasur rastin të kenë në duar shkrime të atilla muzikore, por në fakt

ato ekzistojnë.

Vizatimin të verbërit e bëjnë gati në mënyrë të njëjtë sikur me notat muzikore, dmth pjesërisht

me të shkruar e shkronja dhe me reliev, varësisht prej kërkesave që paraqiten nga mësimdhënësit

në atë periudhë kohore,por natyrisht që i verbëri duhet të mësohet me kohë për një gjë të atillë. 8

7 Ligjërata nga Prof. Shefqet Mulliqi8 Arhiva e shkollës për të verbër

20

Shkrimi i Brajit dhe entet mësimore të publikuara

Shkrimi i Brajit nuk e ka karakteristikën sikur shkrimet tjera, pra vetëm të dihet të shkruhet një

shkronjë dhe si lexohet, poashtu edhe entet që merren me botime të teksteve në shkrim të Brajit

duhet ta mendojnë mirë se si do të lexohet prej të verbërve ai shkrim .Duhet të kemi kujdes në

ndarjen e shkronjës prej shkronjës si dhe rreshtit prej rreshtit, në mënyrë që të jetë sa më i lehtë

dallimi kur i verbëri e lexon ,pra lexim të lehtë në të kundërtën nëse këtu do të kemi përzierje ajo

nuk do të mund të lexohet edhe nëse është e shkruar saktë si shkronjë është e pamundur të

lexohet.

Mu pikërisht shumëkush mendon që e njeh këtë alfabet por në realitet nuk e njeh fare sepse të

njohurit e alfabetit të Brajit nuk do të thotë se duhet të dihet vetëm të shkruhet si shkronjë por

duhet të dihet edhe mënyra se si do të lexohet ajo, të cilën e quajmë mënyrë teknike të shkrimit

dhe leximit. Njëra pa tjetrën nuk bënë për këtë arsye ky shkrim është shumë i ndjeshëm pikërisht

për këto arsye.

Ekzistojnë katër shtypshkronja në Kosovë, njëra është e shkollës publike kurse tjerat janë

individuale ose në kuadër të shoqatave dmth katër janë që dihen për momentin.

Mirëpo ende nuk është hasur një shkrim i mirëfilltë i alfabetit të Brajit, dmth edhe ajo çka është

shkruar nuk ka qenë e mundur të lexohet.

A ndodh të dëmtuarit e librave në shtypje?

Shtypshkronjat janë ato që ose vijnë me defekte nga vendi i prodhimit ose në gjendje të rregullt

por duhet paraprakisht të akordohet ,sepse shkronjat e Brajit sikur shkronjat që i kanë personat që

shohin, alfabeti jonë në të parë që posedon 36 shkronja, ato mund të shtypen nga

fotokopja(shtypshkronja) me shkronja të mëdha ose të vogla, mirëpo paraprakisht para se të

botohet diçka duhet të këshillohemi me të verbërit e atij rajoni se cilin shkrim mund ta lexojnë

më lehtë, pra ajo para se të përdoret duhet të akordohet.

Nëse një fëmijë është pjesërisht i verbër dhe ka rrezikshmëri qe sipas atyre qe thonë mjeket t’i

humbet shikimi, atëherë është mirë te mësoj shkrimin e Brajit. Ka edhe te atille qe kanë pak

shikim ,dhe e aplikojnë te lexuarit me shkronja te shkrimit qe e përdorin personat jo të verbër,

por ato kanë numër më të madh fonti,varësisht sipas lehtësisë për të arritur të lexuarit më të lehte

dhe pa vështirësi.

21

Ndërsa tek ata ku të shikuarit e kanë pak me vështirësi, po realisht shohin , tek ta aplikohet të

mësojnë shkrimin që e përdorin personat që shohin, dhe pas dy viteve mësohet të lexuarit në

shkrimin Braj .

Ekziston edhe kabineti i biologjisë, ku një i verbër me anë të prekjes mëson llojet e bimëve.

Dagsteri është një program që nëse gjatë shkrimit bëhet gabim, zëvendësohet duke shtypur një

vlerë të caktuar, paraprakisht merret digjital nëpër shtëpitë botuese .

Shenjat e dëmtimeve në të parë

Dëmtimet e syrit mund të jenë të dukshme dhe të padukshme

*Sytë ose kapakët e syrit duken të skuqur

*Bebëzat e syrit të turbullta

*Njëra ose dy bebëzat e syrit duken të përhita ose të bardha

*Deri në moshën 3 mujore sytë nuk ndjekin objektin

*Fëmija tregon interesim të vogël për objektet me ngjyra

*Kanë problem në të pamurit pas perëndimit të diellit (verbëria e natës)9

Lodrat tek te verbërit

Dominat me të cilat të verbërit luajnë, kjo u ndihmon edhe

për t’i mësuar numrat dhe me prekje arrihet dallimi i

shumës së numrave që ato përmbajnë.

Një lodër e cila me goditje ,mundësonte të mësuarit e

muzikës dhe notave muzikore.

Një pllakë me numra,e cila mundëson të mësuarit e tyre.Të

ilustruara janë numrat siç ne shohim,dhe në formën si të

verbërit i kuptojnë ato me prekje.

Ekzistojnë edhe paisje (libta) të cilat me anë të “mausit” dhe baterive që posedojnë, gjatë lëvizjes

me maus arrihet të dëgjohet me zërim përralla.

9 Naser Zabeli-Edukim Special, Gjakovë, 2016

22

Përfundim

Në këtë punim kam arritur të përfshijë njohuritë ,hulumtimet e zhvilluara dhe përvoja e krijuar

deri me tash. Fjalët janë të pakta për të përshkruar atë çfarë është në lëkurën e tyre. Jetojnë dhe

zgjohen duke mos ditur kur bie muzgu dhe kur perëndon dielli, duke mos i soditur ato. Jetojnë

duke pritur se një ditë do të ndodhë mrekullia dhe do të shohin. Duan që fryma e tyre dhe krijimi

të jetë në këmbët e tyre. Sa shpesh ndjejnë që janë ndryshe nga të tjerët dhe që shikohen me

mëshirë.

Të jetuarit është një sprovë, një ulje dhe ngritje për të gjithë, pavarësisht nëse ata kanë nevoja të

veçanta , të gjithë ndjejnë se ju mungon diçka, te gjithë luftojnë që të arrijnë atë që herë është e

mundur herë është e vështirë , por puna dhe përkushtimi , dhe ajo çka kemi pranë vetes është

madhështia kryesore që mund të ekzistojë.

Sipas ligjit të verbërisë që është bërë në Kuvendin e Republikës së Kosovës , më 14 qershor të

vitit 2012 , i cili ka filluar të zbatohet me 1 janar te vitit 2013, sipas verifikimit që është bërë nga

një komision mediko social vetëm si të lindur të verbër janë evidentuar 800 persona,kurse numri

i përgjithshëm ka dal deri në 2500 persona , për arsye të lëndimeve dhe aksidentit që kanë pasur ,

nga e cila edhe është shkaktuar verbëria.

Të verbërit “shikojnë” ngjyrat në formën e vet e cila ndjehet instinktivisht me prekje dhe me

nuhatje. Vazhdojnë të shikojnë në mënyrën e vet pa dëshirë që dikush të ndjen dhembshuri për

fatin e tyre jetësorë.

Të brengosemi për fatin e tyre jetësorë është e paktë, prandaj ajo që na mbetet është të jetojmë në

këtë botë të mistershme,por të mos mërzitemi nëse kemi në duar një fëmijë të verbër, një engjëll

të pafajshëm , i cili ka një nevojë të veçantë. Duhet të luftojmë deri në momentin e fundit të jetës

tonë duke zgjatur dorën e përkrahjes.

Rekomandim:

Shpresoj dhe dëshiroj që të mos mungoj përkrahja e DKA-ve, e prindërve dhe e shumë

institucioneve, ta marrin më me përgjegjësi, interesim dhe vullnet që këta fëmijë të kenë atë

ç’farë ju nevojitet. Ka prej atyre që dhomën e tyre e kanë botën ku kalojnë pjesën më të madhe të

kohës, bashkë me kompjuterin dhe teknologjinë, ngase ndjehen te pa inkuadruar dhe përkrahur

nga rrethi , familja,shoqëria, si pasojë e shumë shkaqeve dhe faktorëve.

23

LITERATURA:

1) Zabeli, Naser, ”Nxënësit me nevoja të veçanta”, Prishtinë, 2004

2) Tahiri, Gazmend, “Edukimi Special” , Gjakovë, 2010

3) Vështirësitë në të nxënë, “Naser Zabeli” , Prishtinë, 2004

4) Mulliqi, Shefqet , “Fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet parashkollore dhe në

klasat e rregullta në shkollat fillore”, Prishtinë, 2008

5) Zabeli, Naser ,” Edukimi Special” , Gjakovë, 2016

6) Q.B.M.K

7) SH.N.V

24

SHTOJCË

25

Fig 1.Ne florida, flamuri me prekje, për të verbër, e bërë nga veteranët e verbër në Florida

26

Fig 2.Mësimi i ores me anë të prekjes

27

Fig 3. Tastiera për të verbër

28

Fig 4. Makina për shtypjen e shkrimit të Brajit

29

Fig 5. Globi i cili mundëson njohjen e kontinenteve me anë të prekjes

30

Fig 5. Prekja e hartës së relievit nga Shaipi në Shoqatën e të verbërve

31

Fig 6. Lodrat dhe ora për të verbër