Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga...

22
DEREK PRINCE Kisha-Nuse apo Prostitutë Në këtë studim duam të analizojmë një aspekt i cili është pjesërisht profetik, domethënë që shikon e parshikon drejt të ardhmes. Megjithatë unë besoj se kjo e ardhme nuk është shumë e largët dhe unë shoh disa tipare të saj të portretizuara qartë në krishtërimin e sotëm. Ky studim profetik quhet Nuse apo Prostitutë. Studimi që vijon do të titullohet Antikrishti dhe Kisha e rreme. Këto dy studime janë një pasthënie e studimeve për kishën. Le të shohim tek Zbulesa dhe të lexojmë disa vargje që lidhen me temën tonë: Zbulesa 17: 1Dhe erdhi një nga shtatë engjëjt që kishin shtatë kupat, dhe foli me mua dhe tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur mbi ujëra të shumta,” 2 -me të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me veprën e prostitucionit të saj.” 3- Dhe më çoi në frymë në shkretëtirë dhe pashë një grua që rrinte në një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.” 4-Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj. 5 -Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: Misteri, Babilonia e madhe, nëna e lavireve dhe e neverive të dheut.” 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.” Tani le të shohim gjithashtu tek Zbulesa se si portretizohet Nusja, kisha e vërtetë që i qëndron besnike Jezus Krishtit. Zbulesa 19: 7 Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t`i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është

Transcript of Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga...

Page 1: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

DEREK PRINCE

Kisha-Nuse apo Prostitutë Në këtë studim duam të analizojmë një aspekt i cili është pjesërisht profetik, domethënë që shikon e parshikon drejt të ardhmes. Megjithatë unë besoj se kjo e ardhme nuk është shumë e largët dhe unë shoh disa tipare të saj të portretizuara qartë në krishtërimin e sotëm. Ky studim profetik quhet Nuse apo Prostitutë. Studimi që vijon do të titullohet Antikrishti dhe Kisha e rreme. Këto dy studime janë një pasthënie e studimeve për kishën. Le të shohim tek Zbulesa dhe të lexojmë disa vargje që lidhen me temën tonë: Zbulesa 17:

1Dhe erdhi një nga shtatë engjëjt që kishin shtatë kupat, dhe foli me mua dhe tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur mbi ujëra të shumta,”

2 -me të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me veprën e prostitucionit të saj.”

3- Dhe më çoi në frymë në shkretëtirë dhe pashë një grua që rrinte në një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.”

4-Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.

5 -Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: “Misteri, Babilonia e madhe, nëna e lavireve dhe e neverive të dheut.”

6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

Tani le të shohim gjithashtu tek Zbulesa se si portretizohet Nusja, kisha e vërtetë që i qëndron besnike Jezus Krishtit. Zbulesa 19:

7 Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t`i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është

Page 2: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

përgatitur!

8 Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve``.

Zbulesa 21:

9 Pastaj erdhi drejt meje një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat plot me shtatë plagët e fundit, dhe foli me mua, duke thënë: ``Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit``.

Pra këtu ne shohim se Bibla na shpalos dy anë krejt të kundërta: Nga njëra anë një prostitutë nga ana tjetër një nuse. Ne dimë nga shumë citime të Dhjatës së Re se Nusja përfaqëson kishën e vërtetë besnike të Jezus Krishtit. Pra nën emrin e Nuses nënkuptohen një grup besimtarësh, jo një person i vetëm. Po ashtu Prostituta përfaqëson gjithashtu një grup njerëzish dhe ky grupim është një grup njerëzish fetarë e besimtarë. Bibla na tregon qartë se në fundin e epokës sonë midis atyre që e quajmë vetveten të krishterë do të ketë dy grupime: Nusja dhe Prostituta. Kjo e vërtetë mund të shtrihet edhe më tej dhe të thuhet se në tërësinë e të gjithë botës fetare do të ekzistojnë vetëm këto dy alternativa apo grupime. Kjo nuk është një çështje thjesht teorike, por një e vërtetë me rëndësi të jashtëzakonshme praktike. Pasi koha ecën me shpejtësi dhe ka mundësi që secili nga ne një ditë të gjendet para dilemës dhe para udhëkryqit: Të bëhet pjestar i Nuses apo i Prostitutës. Dhe unë nuk besoj se do të kemi alternativë tjetër. Tani dëshiroj të kthehemi tek libri i parë i Biblës tek Zanafilla pasi gjithçka që fillon tek Zanafilla përfundon tek Zbulesa. Po t’i studiosh me imtësi zbulon një përputhje të jashtëzakonshme midis këtyre dy librave. Le të shohim tani ofertat për herë të parë se si njerëzit përpiqen të lidhen me Kijuesin e Jetës ose me fjalë të tjera këtu na përshkruhet fillimi i fesë, pra i religjionit. Është parim i Biblës se kur një fenomen ose koncept pasqyrohet për herë të parë aty na jepet thelbi, esenca e fenomenit dhe e konceptit dhe të gjitha ato që pasojnë janë thjesht shtjellime dhe zhvillime të tyre. Mund të themi me fjalë të tjera se në fillim ne na jepet fara nga e cila mbin dhe zhvillohet bima e cila jep frytet e saja në librin e Zbulesës. Ky parim është i vërtetë kur ne shohim dhe analizojmë fenë e Kainit dhe fenë e Abelit. Po të shohim historinë e njerëzimit që nga ajo kohë deri sot unë mendoj se kurrë nuk ka patur lloje të tjera fesh përveç fesë të tipit të Kainit dhe fesë të

Page 3: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

tipit të Abelit. Çdo person fetar, pavarësisht se si e quan vetveten, ka e zbaton ose fenë e tipit të Kainit ose fenë e tipit të Abelit. Këtu ne duhet t’i shohim gjërat qartë dhe duhet t’i jemi mirënjohës Zotit i cili kaq thjesht e qartë na i shpalos këto të vërteta në fjalën e Tij. Shkrimi i Shenjtë na i shpalos ne qartë para syve tanë këto fe të kundërta njëra me tjetrën. Duhet theksuar se këto dy lloj fesh janë jo vetëm të ndryshme, ato janë të kundërta, luftojnë dhe i kundërvihen njëra-tjetrës. Kjo na del ne qartë që në fillim sepse Kaini u ngrit dhe vrau Abelin në këtë ngjarje nuk ka asgjë të parëndësishme dhe asgjë që është e rastit. Çdo detaj i saj ka rëndësinë dhe domethënien e saj. Zanafilla 4:3 Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit.

4 Por Abeli ofroi dhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij.

5 Por nuk e çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Dhe kështu Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij mori një pamje të dëshpëruar.

6 Atëherë Zoti i tha Kainit; “Pse je pazmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?”

7 Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq mëkati po të ruan tek porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh.”

Këto dy lloj fesh unë i kam ndarë dhe klasifikuar kështu:

1. Feja e Kainit: - Feja e Kainit: vepra të kryera me aftësitë njerëzore pa u mbështetur e pa u varur nga mëshira e Zotit.

2. Feja e Abelit: - Feja e Abelit është mëshirë e pranuar me besim.

Ndryshimet ( kundërvëniet) Analiza mbi ofertën e Kainit: Nga ana tjetër duket qartë se Kaini kish patur të njëjtën urdhër, të njëjtën zbulesë nga Zoti, por ai nuk e respektoi këtë urdhër e zbulesë hyjnore, përkundrazi veproi sipas mendjes së tij.

2. Kaini mohoi faktin se që të mund t’i afrohesh Zotit duhet të ofrohet dikush.

Page 4: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

3. Kaini ofroi produktet e tokës, tokës që ish nën mallkim.

4. Kaini dhe oferta e tij nuk u pranuan nga Zoti.

5. Nuk iu dha asnjë shenjë që të tregonte se Zoti pranoi

ofertën e tij.

Zanafilla 4:5 Por Zoti nuk e çmoi Kainin dhe ofertën e tij.

Kaini e njihte domethënien e kësaj shenjë pasi ai u ofendua shumë kur Zoti nuk i dha këtë shenjë ofertës së Tij.

Analiza mbi ofertën e Abelit:

Abeli mori zbulesë nga Zoti. Këtë fakt e mësojmë tek Hebrenjtë 11:

4 Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijim më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha dëshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me anë të tij, ndonëse vdiq, ai po flet ende.

Besimi lidhet gjithmonë me fjalën e Zotit, me zbulesat që Ai, vetë Zoti jep. Romakët 10:17 Besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.”

Pra besimi vjen nga Zoti dhe fjala e tij. Pali thotë: “Me anë të besimit Abeli ofroi...”

1. Pra Abeli pati një zbulesë nga Zoti. Ai e pranoi dhe veproi sipas kësaj zbulese. Fjalën që i tha Zoti Abeli e besoi dhe veproi sipas saj.

2. Abeli pranoi faktin se që t’i afrohesh Zotit së pari duhet ofruar gjaku i një oferte që të mund të lahet mëkati (Jezusi).

3. Abeli ofroi që të mos prekej nga mallkimi që kishte rënë mbi tokën Zbulesa 3;17

4. Abeli dhe oferta e tij u miratuan nga Zoti dhe ky miratim u vërtetua me shenja të mbinatyrshme nga Zoti.

Page 5: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

Zbulesa 4:4 Zoti respektoi Abelin dhe ofertën e tij

Hebrenjve 11:4... Sepse Perëndia dha dëshmimin se i pranoi ofertat e tij ...me një shënjë të mbinatyrshme

Shumë besojnë se zjarri ra nga qielli dhe konsumoi ofertën ashtu siç ndodhi shekuj më vonë në Izrael. Kjo megjithatë nuk dihet me siguri. Megjitatë dihet me siguri që Zoti dha një shenjë të qartë të mbinatyrshme që tregoi qartë se oferta e Abelit u pranua. Kjo tregon se të dy si Kaini dhe Abeli ishin të ndërgjegjshëm për atë që kryenin si dhe për domethënien e gjithçkaje. Kur kjo shenjë nuk u dha Kaini u hidhërua dhe u zemërua e u mbush me urrejtje kundër vëllait të tij. Dhe natyra njerëzore nuk ka ndryshuar. Kur një grup të krishterësh që besojnë sipas Biblës përjetojnë shenja të mbinatyrshme u dëshmojnë të krishterëve tredicionalë për këto gjëra, të cilët nuk i kanë këto shenja të mbinatyrshme ata zemërohen. Megjithëse kanë kaluar mijëra vjet nga koha e Kainit dhe Abelit në këtë pikë nuk ka ndryshuar. Feja e Kainit nxorri një vrasës. Kaini e urreu dhe e vrau të vëllanë Abelin vetëm sepse Zoti e pranoi ofertën e tij kurse vetë Kainit ju refuzua kjo gjë. Edhe ky fakt është sot pikërisht kështu. Armiqtë më të rrezikshëm të besimit të vërtetë nuk janë as ateizmi e as komunizmi; është feja egënjeshtërt. Feja e Kainit do të prodhojë Prostitutën. Feja e Abelit nxorri një martir, besimi i kushtoi Abelit jetën e tij. Feja e Abelit do të prodhojë Nusen. Fara e hedhur në Zanafilla 4 do t’i japë frytet e saj tek Zbulesa 17, 19. Le të shohim tani portretizimin e Nuses dhe të Prostitutës dhe le të shohim ndryshimin midis Nuses dhe Prostitutës. Po ta analizosh nxjerr se ky ndryshim është shumë i qartë dhe i thjeshtë. Këtu nuk ka asgjë të komplikuar.2 Korintasve 11:2. Le të shohim se si Pali u drejtohet të krishterëve të vërtetë që në atë kohë banonin në Korint. Pali i paralajmëron ata me fjalët: 2 Korintasve11:

2 Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t’ju nxjerr para Krishtit si një virgjëreshë të dlirë.

Tani fejesa ashtu si na përshkruhet në Dhjatën e Re nuk është martesë. Fejesa në atë kohë ishte një ngjarje më solemne se ç’është sot në vendet perëndimore. Vajza qëishte e fejuar ishte veçuar krejtësisht për të fejuarin e saj, ajo nuk lejohej të kishte asnjë lidhje me ndonjë burrë tjetër dhe në qoftë se gjatë periudhës së fejesës ajo kishte ndonjë marrëdhënie me dikë tjetër kjo quhej tradhëti bashkëshortore dhe i fejuari i saj kishte të drejtë ta

Page 6: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

ndante dhe kjo vajzë quhej një grua e ndarë e lënë nga burri, ashtu si do të quhej një grua që burri i saj e divorconte. Ky fakt na del qartë atje ku na përshkruhet ngjarja midis Jozefit dhe Marisë tek Mateu 1:

18 Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.

19 Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.

20 Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.

21 Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre``.

22 E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:

23 ``Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"``.

24 Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;

Pra në procesin e martesës në atë kohë kemi fejesën e cila është e shenjtë, ajo nuk duhet shkelur, por fejesa nuk është martesë. Nga ana tjetër bashkimi bëhet i plotë ditën e martesës. Pali duke u shkruar të krishterëve në Korint, të cilët përfaqësojnë të gjithë të krishterët e vërtetë, thotë se ata janë të fejuar shpirtërisht me Jezus Krishtin dhe lutja ime, qëllimi im është që ju të mbeteni të pastër e besnikë deri në fund, deri në ditën e kthimit të Jezus Krishtit. Pra pendesa, besimi tek Jezus Krishti, pranimi i Tij si Zot është vetëm faza fillestare, është vetëm fejesa. Periudha midis fejesës shpirtërore dhe

Page 7: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

martesës shpirtërore, kur ne të shkojmë tek Jezus Krishti është një periudhë me rëndësi jetike. Mënyra se si ne qëndrojmë gjatë kësaj kohe të fejesës sonë shpirtërore do të përcaktojë vendin dhe pozitën tonë në përjetësi. Martesa shpirtërore na përshkruhet tekZbulesa 19:

7 Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t`i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!

8 Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve``.

Pra martesa do të bëhet e plotë në dritën kur Zoti Jezus Krisht të kthehet në tokë si Zot e sundimtar. Deri sa të vijë ajo ditë ne gjendemi në fejesë, në kohën e provës. Tani le të shohim se cilat janë rreziqet që kërcënojnë besimtarët në periudhën midis fejesës dhe martesës. 2 Korintasve 11: 3 Po druaj se, ashtu si gjarpri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.

Pali trembet se gjajtë kësaj kohe të fejesës shpirtërore Satani do të mund të depërtojë në kishën në Korint dhe do të mund t’i mashtrojë ata duke i larguar nga sinqeriteti e thjeshtësia e besimit tek Krishti sipas fjalës së Zotit, Biblës, në vargun 4 na shtjellohet se si do të mund të depërtojë Satani në bashkësinë e Korintit në qoftë se ata nuk janë të kujdesshëm e vigjilentë: 2 Korintasve 11: 4 Sepse po të vinte dikush dhe t’ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e kini marrë ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.

Mashtrimin që Satani do të përdorte kundër kishës së Korintit Pali e shpjegon duke vendosur fjalë tjetër Një Jezus tjetër. Pra Satani do të dërgonte kundër kësaj kishe agjentët e tij të cilët do të shfaqeshin si besimtarë e predikues të aftë, por ata në predikimin e tyre do të shpallnin një Jezus tjetër, një Jezus të ndryshëm nga Ai që pasqyrohet në Bibël.

Kjo gjë ka ndodhur sot. Shumë kisha e bashkësi që e quajnë veten të krishtera shpallin një Jezus Krisht të ndryshëm nga Ai që na përshkruan

Page 8: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

Bibla. Një version i këtij Krishti tjetër që shpallet në Perëndim është Krshti që nuk ka lindur në mënyrë të mbinatyrshme nga virgjëresha Mari, që nuk është hyjnor, por vetëm thjesht një njeri, një Jezus Krisht të barabartë me Platonin, Sokratin e me filozofë të tjerë të kësaj natyre. Shpesh këta lloj predikues flasin pa respekt për Jezusin si për një njeri të zakonshëm që mund të takosh çdo ditë në rrugë. Më kujtohet një rast kur unë predikova në një takim në Miçigan. Një natë unë predikova për të çliruar besimtarët nga demonët. Predikimi im atë natë ishte i rreptë dhe ata që më dëgjuan nuk ishin të gjithë dakort me fjalët e mia. Shumë vetë u tronditën dhe u shqetësuan, por unë e dija se Zoti vetë më kishte dhënë mua atë predikim dhe i qëndrova besnik asaj që Zoti më kishte zbuluar. Vërtetësia e predikimit tim u konfirmua me faktin se shumë vetë u çliruan nga demonët. Në fund të takimit m’u afrua një zonjë e cila më tha: “Dua të të falënderoj për predikimin tënd. Ti më shpalose një portret të vërtetë të Jezus Krishtit. Ajo që më ishte shitur mua si Jezus Krishti ishte një njeri sentimental, njerëzor pa elementin hyjnor, ishte një portret i gabuar, krejtësisht i njëanshëm. Të falëminderit që më shpalose para syve Jezus Krishtin e vërtetë.” Ajo grua ishte në rrezik të pranonte si Zot një Jezus Krisht tjetër vetëm me dashuri pa drejtësi e ndëshkim që pranon të gjithë në Parajsë, që nuk kërkon pendesë, që nuk dërgon askënd kurrë në Skëterrë. Jezus Krishti nuk është kështu. Pastaj thuhet gjithashtu se në qoftë se pranoni një shpirt tjetër. Shpirti që vjen dhe mbështet Jezus Krishtin e vërtetë është Shpirti i Shenjtë. Por Satani dërgon shpirtin e tij Satanik të antikrishtit për të mbështetur ata që predikojnë Krishtin e gënjeshtërt. Ose në qoftë se pronari një ungjill tjetër. Dhe Pali në letrën e tij drejtuar Galatasve thotë:Galatasve 1:

6 Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,

7 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.

8 Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t`ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.

9 Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.

Page 9: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

Dhe duhet thënë se ka shumë kisha e predikues sot që predikojnë një ungjill tjetër, një ungjill të ndryshëm nga ai që paraqitet në Bibël. Ky lloj ungjilli vë në radhë të parë njeriun, veprimet e tij atë që mund të arrihet me aftësitë njerëzore, kurse Jezus Krishti është një figurant i dorës së dytë. Ky quhet ungjilli social. Kjo është feja e Kainit. Këtu nuk pranohet fakti se njeriu është mëkatar prej natyre, se është vetëm mëshira e Zotit ajo që na bën të kemi sukses dhe jo veprat tona. Kjo lloj feje mohon nevojën e ofertës zëvendësuese. Domethënë që të mund t’i afrohesh Zotit duhet të derdhet gjak për të shlyer mëkatin që na ndan nga Krijuesi. Pa ofertën zëvendësuese. Në Dhjatën e Vjetër ishte gjaku i kafshëve në Dhjatën e Re, gjaku i Jezus Krishtit. Është e pamundur për një njeri që t’i afrohet Zotit pasi midis nesh dhe Krijuesit qëndron mëkati i Adamit dhe pa u shlyer ky mëkat nuk mund që asnjë njeri të arrijë tek ai. Vetëm gjaku mund ta shlyejë mëkatin pasi Zoti tha: “Kush mëkaton do të vdesë!”Çdo vepër, çdo ofertë e jona që nuk vjen nga besimi në Jezus Krishtin, por nga besimi tek njeriu dhe nga aftësitë njerëzore është një ofertë e papranueshme për Zotin pasi Ai e ka mallkuar tokën për shkak të Adamit, Zoti ka mallkuar gjithashtu ata njerëz që besojnë në aftësitë njerëzore:Jeremia 17: 5 Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu. Natyrën njerëzore të trashëguar nga Adami Zoti e quan pemë të kalbur e të prishur e cila nuk mund të prodhojë fryte të mira. Më poshtë tek 2Korintasve 11:13,14 Pali na përshkruan se si do të ndodhë ky proces i largimit nga Zoti. Duke folur për ata njerëz që predikojnë një Krisht tjetër, një ungjill tjetër dhe duke vepruar kështu i hapin rrugën të veprojë një shpirti tjetër, një ungjill tjetër dhe duke vepruar kështu i hapin rrugën të veprojë një shpirti tjetër, shpirtit Satanik të antikrishtit. 2 Korintasve 11:

13 Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit.

14 Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.

15 Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.

Siç e shohim ata njerëz që e sjellin me vete këtë ungjill tjetër, këtë Krisht

Page 10: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

tjetër dhe këtë shpirt tjetër e shpallin vetveten si misonarë, apostuj si të krishterë të vërtetë. Këta mësues të rremë pretendojnë se predikojnëKrishtërimin, ata pretendojnë të jenë shërbëtorë të dritës dhe thonë se shpallin të vërtetën dhe ecin sipas drejtësisë, por në fakt ata janë shërbëtorë të Satanit, përhapin dhe u mësojnë besimtarëve gënjeshtra, mohojnë të vërtetat themelore të Biblës. Dhe shumicën e këtij auditori që ndodhet sot në SHBA dhe kudo në botë, pikërisht në këtë qytet ku unë po predikoj sot ka shumë kisha dhe predikues që po bëjnë të njëjtën gjë. Kjo nuk është teori këto janë fakte që i sheh njeriu çdo ditë. Kjo dëshmon edhe një herë vërtetësinë apsolute të Biblës. Tek 1 Timoteut, Pali na përshkruan se si do të ndodhë ky proces i largimit nga Jezus Krishti i vërtetë me anën e veprimit të Satanit dhe të shërbëtorëve të tij.” 1 Timoteut 4:

1- Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymërave gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve.

Pra Shpirti i Shenjtë e thotë qartë se në fund të epokës disa do të largohen nga besimi i vërtetë, nga Krishti dhe krishtërimi i vërtetë. Këta njerëz dikur kanë qenë besimtarë e të krishterë të vërtetë që më vonë u larguan nga besimi. Ky largim ndodh sepse pushtohen nga shpirtrat gënjeshtarë të Satanit. Kjo ndodh sepse ata dëgjojnë e pranojnë doktrinat e demonëve. Satani dërgon nëpër kishat e krishtera agjentët e tij të cilët e shpallin vetveten si apostuj, mësues, predikues e profetë të Jezus Krishtit. Ata vijnë me lajka e me fjalë të mëdha e me gjithëfarë taktikash. Ata pretendojnë të shpallin të fshehta e të vërteta të mëdha, por në fakt ata predikojnë doktrina të rreme, doktrina të cilat nuk vijnë nga frymëzimi i Shpirtit të Shenjtë, por janë krijesa mashtruese të demonëve. Kushdo që i pranon këta lloj predikuesish të rremë dhe kushdo që pranon mësimet e tyre bëhet viktimë e demonëve. Dhe unë personalisht mund të dëshmoj nga përvoja ime për vërtetësinë e këtij profetizimi të Palit. Edhe gruaja ime pa dyshim e mban mend këtë incident kur ne u lutëm për një person që të çlirohej nga demonët. Ishte një luftë jashtëzakonisht e vështirë që zgjati më tepër se 5 orë. Personi i pushtuar nga demonët ishte një grua e re, ajo e quante veten të krishterë dhe ishte anëtare e një kishe me emër të mirë. Kjo grua e re madje kishte përjetuar edhe pagëzimin në Shpirtin e Shenjtë, por pastaj kishte marrë rrugë të gabuar. Pa dashur dhe pa e planifikuar paraprakisht ne u ndeshëm me këtë rast dhe na u desh të luftojmë për më tepër se 5 orë që ta çlirojmë atë nga të gjithë demonët që ishin futur në trupin e saj.

Page 11: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

Një zonjë që ishte me ne numëroi 72 demonë të cilët folën me anën e gojës së gruas dhe u detyruan të largohen prej trupit të saj sepse ne i urdhëruam në emrin e Jezus Krishtit, në emrin e Jezus Krishtit të vërtetë. Dhe kjo gjë ndodhi në prani të dëshmitarëve që janë persona të njohur dhe po të dojë ndokush ta vërtetojë vërtetësinë e fjalëve të mia unë mund t’ju jap ju emrat e tyre. Ky incident ishte me të vërtetë diçka dramatike. Demonët më folën mua edhe pse unë nuk i urdhërova ta bënin këtë gjë. Ata nuk thoshin gjithmonë emrin e tyre, por thoshin atë që bënin. Njëri prej këtyre demonëve më tha: “Ne i falemi Zotit në gurë dhe pemë.” Unë i thashë: “Dhe ku tjetër?” As vetë nuk e di përse ja bëra këtë pyetje. “Në pendët e zogjve,” - m’u përgjigj demoni. “Çfarë lloj shpirti je ti?” -i thashë unë ndërsa ai u përgjigj: “Unë jam shpirt i fetishizmit.” “Nga vjen?” e pyeta pasi demonët që gjendeshin në trupin e asaj gruaje vinin nga gjithë bota. “Nga Afrika,”- mu përgjigj demoni ndërsa unë e pyeta sërish: -“Nga ç’pjesë e Afrikës?” Ai tha: -“Nga Afrika Lindore.” Unë kisha qenë misionar në Afrikën Lindore për vite me radhë, prandaj e pyeta: -“A më njeh mua?” -“Po të njoh,” m’u përgjigj. -“Ku më ke parë?”- i thashë. -“Të kam ndjekur nga pas, kudo që ke shkuar:” -m’u përgjigj demoni. Megjithatë unë vendosa ta verifikoj këtë gjë deri në fund kështu që i drejtova këtij demoni 10 pyetje rreth hollësirave e fakteve që askush nuk mund t’u përgjigjej në qoftë se nuk e njihte me saktësi Afrikën Lindore, madje i drejtova pyetje rreth gjuhës Suahili që flitet aty. Demoni i’u përgjigj çdo pyetjeje menjëherë me saktësi. Gruaja që ishte pushtuar nga ky demon ishte nga Anglia. Ajo nuk kishte njohuri për Afrikën Lindore dhe për gjuhën Suahili dhe me aftësitë e saja njerëzore ajo nuk mund t’u përgjigjej asnjë prej këtyre pyetjeve. Kështu ishte e qartë për këdo se megjithëse fjalët dukej sikur dilnin na goja e saj në fakt ishte demoni që fliste. Kjo më vërtetoi mua fjalët e Palit tek 1 Timoteut 4: 1 “Dhe Fryma thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymërave gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve.”

Kjo vajzë e re ishte e krishterë, por ajo kreu një veprim mëkatar. Ky veprim u hapi rrugën demonëve të futen në trupin e saj. Le të shohim gjithashtu atë

Page 12: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

që thotë Jezus Krishti tek Mateu 24:11-13 Këtu Jezus Krishti na parashikon gjërat që do të ndodhin. Midis të tjerave Jezusi parashikon se: Mateu 24: 11 Dhe do të dalin shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. 12 Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria.

Në origjinalin në greqisht thuhet: Shumicës do t’i ftohet dashuria. Fjala dashuri përdoret për dashurinë e krishterë jo dashurinë e botës tokësore apo sensuale. Këtu përdoret fjala agapi që tregon dashurinë që vjen nga Zoti, dashurinë hyjnore. Pra Jezus Krishti thotë se dashuria e shumicës të të krishterëve do të ftohet.

13 Por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.

Pra kemi nevojë për durimin e për ngulmimin hyjnor që të mund të mposhtim vështirësitë që na dalin përpara. Durimi e ngulmimi na nxjerrin ne fitimtarë dhe na mundësojnë të qëndrojmë besnikë në periudhën midis fejesës dhe martesës. Durimi na jep mundësi t’i qëndrojmë besnikë Jezus Krishtit sipas Biblës. Le të shohim tani portretizimin e atyre që i qëndrojnë besnikë Jezus Krishtit dhe atyre që e tradhëtojnë Atë. Kishat, bashkësitë e krishtera që i qëndrojnë besnike Jezus Krishtit do të formojnë Nusen kurse ato që e tradhëtojnë atë do të formojnë Prostitutën. Këto fakte na jepen fare qartë në Bibël. Mbase disa hollësi janë të paqarta në lidhje me fundin e epokës tonë, por drejtimet kryesore të zhvillimit të ngjarjeve janë krejt të qarta aq sa mund t’i shohë kushdo. Gjithçka përqendrohet vetëm në një pikë: A do t’i qëndrojmë besnikë Jezus Krishtit apo do ta tradhëtojmë Atë? A do të qëndrojmë besnikë ndaj atyre që na thuhen në Bibël apo do të pranojmë doktrinat e demonëve? Le të shohim përshkrimin e besimtarëve të vërtetë dhe qëndrimit të tyre. Gjoni 14: 2, Në shtëpinë e Atit tima ka shumë banesa... Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.

3 Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem e do t’ju marr pranë Meje, që aty ku jam Unë të jeni edhe ju.

Pra këtu Jezusi na premton fare qartë se Ai do të kthehet që t’i marrë besimtarët e vërtetë tek vendbanimi qiellor i Atit të Gjthësisë. Tek 1

Page 13: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

Thesalonikasve 4:16,17 na jepet se si do të ndodhë kthimi i Jezus Krishtit dhe si do t’i marrë Ai besimtarët e vërtetë. 1 Thesalonikasve 4:

16 sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;

17 pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.

Pra kjo është shpresa e besimtarëve të vërtetë, kjo është e ardhmja e tyre. Ata e presin me dëshirë e me dashuri këtë ditë ashtu si pret nusja ditën e martesës. Shpirti që i përgatit besimtarët për këtë gjë është dhënë tek:

Zbulesa 22:17 Dhe Fryma dhe nusja thonë: “Eja!”

Siç shohim është Fryma, Shpirti i Shenjtë Ai që e mëson Nusen të thotë: “Eja!” Vetëm ata që janë të mësuar e të drejtuar nga Shpirti i Shenjtë mund të thonë me gjithë zemër: “Eja, eja sa më shpejt Zoti Jezus Krisht!” Pra Shpirti i Shenjtë përgatit Nusen, besimtarët e vërtetë për ardhjen e Zotit Jezus Krisht, dhëndërrit. Tani në grupin tjetër nuk vepron Shpirti i Shenjtë, aty veprojnë demonët e shpirtrat Satanikë. Shpirti i Antikrishtit i përgatit të krishterët e rremë për ardhjen e Antikrishtit. Le të shohim shkurtimisht atë që na thuhet në vargjet më poshtë.

1 Gjoni 2:

18 Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit.

19 Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse, po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët.

20 Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe i dini çdo gjë.

21 Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni të vërtetën, por sepse ju e njihni dhe sepse asnjë gënjeshtër nuk del nga e vërteta.

Page 14: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

22 Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin.

23 Kushdo që mohon Birin, s`ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.

24 Ajo që ju, pra, dëgjuat nga fillimi le të qëndrojë në ju; në qoftë se ajo që dëgjuat nga fillimi qëndron në ju, edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.

Në këtë pikë duhet të kemi parasysh se fjala Krisht që vjen nga greqishtja është përkthim i fjalës Mesia. Mesia është hebraisht. Kjo fjalë ka kuptimin: Ai që është i mbushur me Shpirtin e Shenjtë, i vajosuri. 1 Gjoni 4: 1 Shumë të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Zoti i vërtetë, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.

Ky fakt u parashikua nga Jezus Krishti. Profet i rremë është ai njeri që drejtohet, frymëzohet dhe fuqizohet nga një shpirt i rremë Satanik. 1 Gjonit 4:

2 Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia.

3 Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë.

4 Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.

5 Ata janë nga bota; prandaj flasin për gjërat e botës dhe bota i dëgjon. (bota mëkatare, jobesimtarët do ta pranojnë antikrishtin dhe agjentët e tij dhe do të hedhë poshtë Krishtin e vërtetë.)

6 Ne jemi prej Perëndisë; kush njeh Perëndinë na dëgjon; kush nuk është prej Perëndisë nuk na dëgjon; nga kjo

Page 15: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit.(

Gënjeshtrës)

Le të shohim këtu kundërvënien midis Frymës së Vërtetë që është Fryma e Shenjtë dhe Frymës së Gënjeshtrës, kulmi i mashtrimit është shpirti i Antikrishtit. Ketu duhet të dallojmë tre nivele veprimtarie: Niveli i parë: Shpirti i antikrishtit është shpirti Satanik i cili ka si pikësynim të luftojë Jezus Krishtin e vërtetë dhe ta zëvendësojë Atë me një Krisht të rremë. Niveli i dytë: Shumë antikrishtë! Shumë njerëz gjatë historisë njerëzore janë frymëzuar e fuqizuar në mënyrë të mbinatyrshme nga shpirti i antikrishtit. “Ka shumë shembuj në historinë njerëzore kur persona të caktuar kanë dalë duke mohuar hapur faktin se Jezu Krishti është Biri i Vetëm i Atit të Gjithfuqishëm të Jetës duke shpallur vetveten në vend të tij. P.sh. në Bashkimin Sovjetik pati gazetarë që shkrojtën: “Tani jo lindja e Jezu Krishtit, por lindja e Stalinit do të merret si datë bazë për fillimin e një epoke të re…” Antikrishti pranon një pjesë të të vërtetave të Shkrimit të Shenjtë. Në ndryshim nga paganizmi shpirti i antikrishtit vepron atje ku njihet e vërteta për Jezus Krishtin. Shpirti i Antikrishtit nuk mund të veprojë atje ku nuk është shpallur Jezus Krishti më parë. Luka në kapitullin katër ku na përshkruan tundimin e Jezusit nga Satani, na dokumenton se Satani i premtoi Jezus Krishtit pushtet mbi të gjithë mbretëritë e popujt e botës në qoftë se Jezusi do të përulej para tij. Po të studiojmë origjinalin në Greqisht zbulojmë se fjalët që Jezusi i drejtoi Satanit janë: Dil prapa meje Satan! Domethënë kudo ku Jezus Krishti do të predikohet e do të shpallet Satani do të lejohet të shpallë dhe të përhapë mashtrimet e tij vdekjeprurëse. Shpirti i antikrishtit është kundërveprimi i Satanit kundër Jezus Krishtit dhe Lajmit të Mirë. Niveli i tretë: Antikrishti si person. Do të vijë dita kur në botë, në historinë njerëzore do të shfaqet një person i cili do të jetë kulmi i poshtërsisë, së keqes e mashtrimit. Unë personalisht besoj se koha e shfaqjes së tij nuk është shumë larg. Tani le të shohim disa tipare të shpirtit të antikrishtit. Njohja e këtyre tipareve ka rëndësi sepse ato na ndihmojnë ne të njohim dhe të kuptojmë: Tipari i parë: Antikrishti fillon aktivitetin e tij duke u lidhur me besimin e vërtetë ndaj Jezus Krishtit dhe duke patur lidhje me besimtarët e vërtetë, me kishën e vërtetë: 1 Gjoni 2: 19 Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse po të ishin nga

Page 16: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

tanët do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët.

Kjo është e vërtetë për të gjithë antikrishtit, edhe për antikrishtin si person. Ky fakt i Shkrimit të Shenjtë na tregon se padyshim antikrishti do të fillojë karrierën e tij në lidhje me besimin dhe me kishën e krishterë. Ky fenomen duket qartë në mënyrë embrionale në personin e peshkopit Pajk. Tipari i dytë: Antikrishti mohon faktin se Jezus Krishti është Mesia, Biri i vetëm i Atit diellor të jetës dhe rruga e vetme për tek Ati. 1 Gjoni 2: 22 Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezusi është Krishti? Antikrishti është ai që mohon Atin dhe Birin.

23 Kushdo që mohon Birin s’ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.

Antikrishti nuk mohon faktin që ka një Zot. Ai mohon lidhjen midis Atit dhe Birit. Antikrishti mund të flasë për një Mesia që do të vijë, ai mund të pretendojë se ai vetë është ky Mesia, por ai do ta mohojë se Mesia ka ardhur dhe është shfaqur në formë njerëzore në personin e Jezus Krishtit. Po mohove faktin se Jezusi ka lindur nga një virgjëreshë, ke mohuar faktin se Jezusi është Mesia. Sepse si Dhjata e Vjetër ashtu dhe Dhjata e Re shpallin se Mesia duhet të lindte nga një virgjëreshë dhe se Jezusi lindi nga virgjëresha Maria. Në qoftë se Maria nuk ishte virgjëreshë automatikisht Jezusi nuk është Mesia. Ata që mohojnë faktin se Maria nuk ishte virgjëreshë janë antikrishtë dhe drejtohen nga shpirti i antikrishtit. Një herë mua më ftuan në një kishë Metodiste t’u jepja mësim të rinjve atje. Meqë ishte kishë Metodiste unë desha të jem i kujdesshëm dhe të evitoj ato tema si folja me gjuhë të panjohura etj. që kjo kishë nuk do t’i pranojë dhe aq sa munda, ju paraqita Jezus Krishtin thjesht e qartë ashtu si na pasqyrohet në Bibël. Disa muaj më vonë shkova përsëri në atë qytet dhe një zonjë nga kjo kishë Metodiste më tha: “A e di se shumë veta nga kisha jonë e ndjejnë veten të provokuar nga predikimi yt.” Dhe unë e pyeta: “Si ka mundësi?” Unë bëra ç’ishte e mundur që ta evitoj një gjë të till: Si, me se i provokova këta njerëz?” “Po ti the se të thuash se Maria nuk ishte virgjëreshë e ke quajtur Jezus Krishtin ilegjitim e bastard.” Tha gruaja dhe unë i thashë: “Po ky është fakt.” Duhet të pohosh se Jezus Krishti ka lindur vërtet nga virgjëresha Maria. Në qoftë se ajo nuk ishte virgjëreshë, po the dhe deklarove se Maria nuk ishte e tillë ti ke hedhur poshtë një thënie të rëndësishme të Fjalës së Zotit, Biblës dhe e ke quajtur Zotin e

Page 17: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

gjithëfuqishëm gënjeshtar sepse Bibla është fjala e Tij. Dhe ai që nuk thotë të vërtetën është gënjeshtar. Së dyti, nëse nuk pohon të vërtetën e ke quajtur Jezusin ilegjitim e bastard. Po mohove një të vërtetë të Biblës duhet të jesh i ndershëm për të pranuar pasojat e mohimit tënd deri në fund. Dhe po pranove se Maria nuk ishte virgjëreshë, do të kalosh pasoja të paevitueshme. Ky shpirt Satanik i antikrishtit është në veprim nëpër kisha që e quajnë vetveten të krishtera kudo në botë. Shërbëtorët e këtij shpirti Satanik zakonisht janë njerëz të respektuar, të shkolluar nëpër shkolla e seminare teologjike me tituj shkencorë e doktorata, me tituj fetarë e me pozita drejtuese në hiearkinë fetare. Disa miq të mi në një kishë tjetër Metodiste më thanë: “Në kishën tonë Jezus Krishti përbuzet dhe emri i tij quhet e konsiderohet si diçka e papastër.” Hjade dhe folë për Budën, për Sokratin, për Martin Luter Kingun dhe çdo gjë është në rregull dhe e pranueshme, por mos folë për Jezus Krishtitn se të gjithë do të të kundërvihen. Kjo është një shenjë e sigurt se kjo kishë është pushtuar nga shpirti i Antikrishtit. Ky shpirt Satanik është drejtuar krejtësisht kundër personit të Jezus Krishtit. Le të shohim tani se si na e përshkruan Bibla kishën e vërtetë. Në studimin tjetër do të shohim se si na e portretizon Bibla kishën e gënjeshtërt. Efesianëve 5:

23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

24 Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t`i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

Këtu na tregohet qartë se kisha e vërtetë, nusja i nënshtrohet Jezus Krishtit në çdo gjë. Ajo i është nënshtruar Jezus Krishtit në çdo gjë, e quan Atë kreun e saj. Dhe çështja themelore në krishtërim qëndron në faktin se kush është me të vërtetë kreu, pikësynimi i një kishe, i një besimtari. Çështja kryesore e krishtërimit nuk qëndron në faktin nëse ti flet në gjuhë të panjohura apo jo. Çështja kryesore qëndron gjithmonë në faktin se kush është kreu: A jemi të gatshëm ne ta pranojmë Jezus Krishtin si kreun tonë, si kreun e vërtetë të kishës sonë. A jemi ne të gatshëm t’i nënshtrohemi vullnetarisht Jezus Krishtit dhe fjalës së Tij në gjithçka? Kjo është çështja themelore, parakushti kryesor që të bëhemi pjestarë të Nuses.

Efesianëve 5:

8 Kështu burrat duhet t`i duan gratë e veta porsi trupat

Page 18: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.

29 Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,

30 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.

31 ``Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm``.

32 Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.

Këtu shohim qartë se ka një periudhë kohe gjatë së cilës kisha përgatit vetveten për të takuar Zotin e Shpëtimtarin e saj ashtu si përgatit vetveten nusja për të takuar dhëndrrin, kjo quhet periudha e pastrimit dhe e shenjtërimit, periudha e pastrimit, periudha e larjes me ujit me anë të fjalës. Nga koha e fillimit të besimit tek Jezus Krishti deri në momentin që ne do të takohemi me të duhet që të kryhet ky proces pastrimi e shenjtërimi dhe ky pastrim e shenjtërim mund të kryhet vetëm me anën e Fjalës së Zotit. Këtë gjë unë e kam parë në veprim e të përmbushur në përvojën time personale. Unë kam predikuar në shumë kisha e bashkësi të krishtera kudo në botë. Kam parë kisha e bashkësi të krishtera ku kishte shumë bekime, dëshmi të veprimit të Shpirtit të Shenjtë, mrekulli dhe dhunti shpirtërore e megjithatë nuk kishte pastërti e shenjtëri. Dhe pa pastërti e shenjtëri mund të kesh paralelisht mrekulli që kryen nga Shpirti i Shenjtë e nga demonët dhe njerëzit nuk janë në gjendje të dallojnë nga vjen njëra e nga vjen tjetra. Nga përvoja ime unë mund të them se nuk ka mundësi të gjesh një kishë apo bashkësi të krishterë ku ka pastërti e shenjtëri shpirtërore, po qe se pjestarët e saj nuk pastrohen e shenjtërohen rregullisht nga fjala e Zotit. Vetëm fjala e Zotit mund të na pastrojë e të na shenjtërojë. Ne çlirohemi nga pushteti i mëkatit me anën e gjakut të Jezus Krishtit, por që të jemi të denjë ta takojmë e të qëndrojmë në Të ne duhet të pastrojmë e të shenjtërojmë vetveten me anën e fjalës së Zotit. 1 Gjoni 5: 6 Ky është Ai që erdhi me anë të ujit dhe gjakut, Jezus Krishti; jo

Page 19: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

vetëm me anë të ujit, por me anë të ujit e më anë të gjakut. Dhe Fryma është Ai që dëshmon se Fryma është e vërteta.

Këtu na shpjegohet shërbesa e dyfishtë e Jezus Krishtit: Ai erdhi me anë të fjalës, si mësuesi i madh i fjalës (me anë të ujit) dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me gjakun e Tij si shpëtimtar e çlirues. Por pa ujin e fjalës kisha, bashkësia e krishterë nuk mund të bëhet një Nuse e pastruar dhe e shenjtëruar e denjë të takojë çlirimtarin, shpëtimtarin, dhëndrrin. Çlirimi, që është faza e parë, çlirimi me anën e gjakut duhet patjetër të pasohet me pastrimin me anë të ujit. Shumë persona, kisha e bashkësi që janë çliruar me anë të gjakut nuk duan t’i nënshtrohen procesit të pastrimit dhe shenjtërimit me anë të fjalës dhe si rrjedhojë nuk mund të jenë gati të takojnë dhëndrrin. Tek Zbulesa 19:8 shohim një anë tjetër të kishës së vërtetë. Zbulesa 19: 7 Le të gëzohemi dhe të ngazëllehemi dhe le t’i japim Atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e Tij është përgatitur!

Më kujtohet koha kur ne kishim në bashkësinë tonë në Londër, një zonjë nga Xhamajka e cila thoshte gjithmonë këtë lutje sa herë që mblidheshim: “O Zoti Jezus Krisht mos na lër të harrojmë se duhet të përgatitemi para se ti të kthehesh si Zot e Sundimtar!” Dhe sa herë që unë dëgjoja këtë lutje thosha Amen megjithë zemër. Le të mos harrojmë virgjëreshat budallaqe që deshin të përgatiten pasi erdhi dhëndrri. Ato nuk u pranuan në dasmë. Në vargun 7 thuhet: “Nusja është përgatitur.” Mua më ka rënë rasti të shoh shumë dasma në gjithë botën. Kudo është përgjegjësia e nuses të stolisë vetveten. Dhëndrri mbase i ble e i sjell stolitë, por nusja stolis vetveten me to. Po ashtu është përgjegjësia e kishës të pastrojë e të shenjtërojë vetveten. Jezu Krishti na ka krijuar ne mundësitë, na ka siguruar ne gjithçka që na duhet, por është përgjegjësia jonë të përgatisim vetveten. Në martesën e zakonshme sa më shumë afrohet data e martesës aq më shumë nusja përqendrohet në përgatitjet e saj. Ditët e fundit mendja e saj është përqëndruar vetëm atje. Kështu ndodh edhe me kishën e vërtetë. Zbulesa 19: 8 Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve.

Ky li i hollë është drejtësia, shenjtëria e Jezus Krishtit e pranuar me besim dhe e vënë në jetë me anë të veprave, që motivohen nga besimi në Jezusin

Page 20: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

sipas fjalës së Biblës dhe rrjedhimisht këto vepra kanë nga prapa fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Ky fakt m’u bë mua i qartë kur dëgjova një ëndërr që kishte parë një zonjë që ne e njihnim mirë personalisht. Ajo quhej Perl Benjamin dhe ishte bashkë me ne misjonare në Jeruzalem. Një herë ajo u sëmur rëndë dhe kujtoi se i kishte ardhur koha të vdiste. Por një natë Zoti i dha asaj një ëndërr: Po bënte një fustan të bukur nuseje. Dhe ndërsa e pa me kujdes vuri re se kishte edhe shumë punë që fustani të përfundohej. Me anë të kësaj ëndrre ajo e kuptoi se puna e saj nuk kishte përfunduar ende. Ajo pa me kujdes çdo pe e çdo syçkë që bënte fustanin. Çdo veprim i drejtë i yni është një syçkë që formon këtë rrobë martese. Gjërat e vogla janë po aq të rëndësishme sa gjërat e mëdha: si dhënia e përgjigjes së një letre ose edhe gjëra më të vogla se kjo të gjitha këto kanë vendin e tyre të rëndësishëm në rrobën e martesës. Ja se çfarë ju shkruan Pali besimtarëve në Korint. 1 Korintasve 1: 6 Sikurse dëshmimi i Krishtit që u vërtetua në ju.

7 Kaq sa nuk ju mungon asnjë dhunti, ndërsa prisni zbulesën e Zotit tonë Jezus Krisht.

Ky varg është një nga provat e shumta që dëshmon se dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë do të jenë në veprim në kishat e në bashkësitë e vërteta të krishtera deri në fund, deri sa të shfaqet Jezus Krishti në lavdinë e Tij si Zot e Sundimtar i gjithçkaje.

Shënim i përkthyesit: Ky varg si shumë të tjerë hedh poshtë mësimet e Shpirtit të Shenjtë kanë vepruar vetëm në kohën e apostujve, por nuk veprojnë më sot.

Dhe këtu na jepet qartë se kisha e vërtetë e krishterë duhet të stoliset me këto dhunti të Shpirtit të Shenjtë ashtu si stoliset nusja me stolistë që i dhuron dhëndrri. Isaia 61: 10- Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë, ashtu si një dhëndrr që ve një diademë, si një nuse që zbukurohet me xhevahirët e saj.

Pra le të shohim ato që e tipizojnë nusen: Së pari, rrobat e shpëtimit, së dyti, manteli i drejtësisë. Pra nuk mjafton të shpallësh shpëtimin që vjen nga Jezus Krishti po nuk veshe edhe mantelin e drejtësisë. Dhe mbi

Page 21: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

mantelin e drejtësisë janë gurët e çmuar të cilat janë dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë që Zoti na i jep në mëshirën e Tij. Tek Zanafilla 24 na jepet tipizimi më i bukur i kësaj përgatitjeje. Në këtë kapitull na përshkruhet se si Abrahami dërgon shërbëtorin e tij për të gjetur një nuse për Isakun. Këtu kemi 4 personazhe të cilët kanë një kuptim simbolik për ne sot. Abrahami: Simbolizon Atin e Shenjtëruar Qiellor. Isaku: Simbolizon Birin e Vetëm të Atit, Jezus Krishtin. Shërbëtori: Simbolizon Shpirtin e Shenjtë. Rebeka: Simbolizon Kishën e vërtetë të krishterë.

Po ta analizojmë këtë ngjarje shohim se kur u nisshërbëtori mori me vete 10 deve të ngarkuara me dhuratadhe kur takoi Rebekën pasi u bind që ajo ishte nusja që Zoti kishte zgjedhur për Isakun, gjëja e parë që shërbëtori bëri ishte t’i vinte asaj një stoli dhe më vonë kur shkuan në shtëpinë e saj shërbëtori i dha Rebekës të gjitha dhuratat që dhëndrri kishte dërguar për të. Kur Rebeka u nis të takonte dhëndrrin ajo vuri stolitë që ai i kishte dërguar me anën e shërbëtorit të tij. Analogjia këtu është e qartë: Asnjë nga kishat e krishteranuk do të quhet e denjë të takojë Jezus Krishtin në qoftëse ajo nuk është stolisur me dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë.Kur unë takoj të krishterë që më thonë se ata e duan Jezu Krishtin, por nuk i duan dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë kjo është për mua diçka e pabesueshme. Unë nuk mund tëimagjinoj një vajzë të re që të thotë: Unë të dua ty i fejuari im, por këto stoli, këtë unazë me gur të çmuar që po më dhuron nuk dua ta mbaj. Unë nuk besoj se këta dy të rinj do të martohen. Po ashtu edhe kishat që refuzojnë dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë të dërguara nga Jezus Krishti nuk do të jenë në gjendje të takohen me dhëndrrin. Bibla na thotë se ne nuk duhet të na mungojë asnjë dhunti shpirtërore ndërsa presim ardhjen e Zotit tonë. Dhe së fundi le të lexojmë nga: Hebrenjtë 9 28 Kështu edhe Krishti, pasi u dha vetëm një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin për shpëtim.

Pra Krishti do të vijë të marrë me vete vetëm ata që e presin.

Titit 2: 11 Sepse hiri shpëtues i të Gjithëfuqishmit iu shfaq gjithë njerëzve.

12 Dhe na mëson të mohojmë lakminë dhe pabesinë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me

Page 22: Kisha-Nuse apo Prostitutë · 6 Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe kur e pashë u çudita me çudi të madhe.”

perëndishmëri në këtë jetë.

13 Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht.

Vetëm shpresa e të shfaqurit të Jezus Krishtit është në gjendje të na japë fuqi t’i shmangemi lakmive e pabesive të kësaj bote dhe të mos të bëhemi pjestarë të tyre. Shkrimi i Shenjtë e quan Jezus Krishtin Zot. Dhe kushdo që e quan Jezusin Shpëtimtar duhet ta quajë edhe Zot. Jezus Krishti është i shenjtë. Kushdo që nuk merr parasysh faktin se Jezus Krishti është Zot dhe i Shenjtë nuk ka pjesë në shpëtimin e Tij. Vetëm po jetuam të veçuar nga mëkatet e pabesitë e kësaj bote, duke patur parasysh vetëm një gjë Jezus Krishtin, Zotin e Shenjtë do të jemi të denjë ta takojmë Atë.