PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Graf.3 Struktura e gjinisë së pacientëve për periudhën...
Transcript of PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Graf.3 Struktura e gjinisë së pacientëve për periudhën...
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME
PUNIM DIPLOME
KUJDESI INFERMIEROR TEK TË SËMURËT
ME ALZHEIMER
Punuan: Mentori:
Blerta Rama Prof. Ass. Dr. Dardan Koçinaj
Lejla Perolli
Gjakovë, 2018
2
INFORMACIONE RRETH PUNIMIT
Punimi i temës ‘‘ Kujdesi infermieror tek të sëmurët me Alzheimer’’, e kandidateve Blerta
Rama dhe Lejla Perolli u punua në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Infermierisë në Universitetin
‘‘Fehmi Agani’’ në Gjakovë.
Mentori i kësaj teme është : Prof.Ass.Dr Dardan Koçinaj.
Punimi përmban : 41 faqe, 5 tabele , 6 grafikone dhe 3 figura.
3
DEKLARATA E STUDENTEVE
Ne si studente, deklarojmë se kjo temë e diplomës, “KUJDESI INFERMIEROR TEK TË
SËMURËT ME ALZHEIMER’’, është punimi ynë origjinal. E gjithë literatura dhe burimet tjera
që i kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara. I gjithë
punimi është punuar dhe përgatitur duke respektuar dhe mbeshtetur në këshillat dhe rregulloren
për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit “Fehmi Agani“
Gjakovë.
Në mbështetje të Rregullores për Studime Themelore të Fakultetit te Mjekësisë neni 46 dhe të
vendimit të këshillit të fakultetit të mjekësisë të datës 02.10.2017 nr. ref 005/368, deklarojmë se:
1. Pjesa e temës : Hyrja, Simptomat, Diagnoza, Trajtimi dhe Studim Rasti është punuar nga
unë Blerta Rama.
2. Pjesa e temës : Shkaqet dhe faktorët e rrezikut, Kujdesi infermieror dhe Rezultatet mbi
sëmundjen në Spitalin e qytetit të Gjakovës është punuar nga unë Lejla Perolli.
4
FALENDERIME
Është shumë e vështirë që të gjejmë fjalët e duhura që t’ju falenderojmë për të gjitha gjërat e
jashtëzakonshme që keni bërë për ne, për secilën ditë, por me pak fjalë mund të themi
‘‘faleminderit shumë familje’’. Është kënaqësi, që së pari faleminderimet e përzemërta, jua
dedikojmë familjeve tona, për përkrahjen dhe mbështetjet e tyre, që na kanë ofruar gjatë gjithë
periudhës së studimeve, si në aspektin moral, po ashtu edhe në atë material. Pa prezencën e tyre,
ne nuk do të ishim në këtë nivel.
Një falenderim tjetër shkon për profesorin e nderuar Dardan Koçinaj, i cili në cilësinë e mentorit,
na ka ndihmuar dhe mbështetur në çdo aspekt, për realizimin e temës së diplomës. Shprehim
falenderim të veçantë ndaj profesorit, për durimin e ofruar në diskutime, këshilla dhe
rekomandime gjatë gjithë kohës.
5
Përmbajtja 1. ABSTRAKTI .......................................................................................................................... 7
2. HYRJE .................................................................................................................................... 8
2.1 Simptomat e sëmundjes Alzheimer ................................................................................ 10
2.2 Diagnostikimi i sëmundjes ................................................................................................ 12
2.3 Trajtimi .............................................................................................................................. 12
2.4 Fazat e sëmundjes.............................................................................................................. 13
2.5 Shkaqet dhe faktorët e rrezikut ....................................................................................... 15
2.5.1 Alzheimeri me fillim të vonshëm ................................................................................. 16
2.5.2 Alzheimer me fillim të hershëm ................................................................................... 17
2.6 Kujdesi infermieror........................................................................................................... 17
2.6.1 Organizimi i kujdesit .................................................................................................... 18
2.6.2 Roli i infermieres në ofrimin e kujdesit të pacientëve me Alzheimer ......................... 19
2.6.3 Ndërhyrja infermierore në pacientet me sëmundjen Alzheimer .................................. 20
2.6.4 Vlerësimi infermieror ................................................................................................ 22
2.6.5 Diagnoza Infermierore .................................................................................................. 23
2.6.6 Planifikimi infermieror ................................................................................................. 24
2.6.7 Ndërhyrja infermierore ................................................................................................. 24
2.6.8 Evaluimi........................................................................................................................ 25
3. Qëllimi i punimit .................................................................................................................. 26
4. Metodologjia......................................................................................................................... 27
5. Rezultatet ................................................................................................................................. 28
5.1 Studim Rasti ...................................................................................................................... 28
5.2 Rezulatet mbi sëmundjen në Spitalin e qytetit të Gjakovës .......................................... 30
6. Diskutime ................................................................................................................................. 35
7. Përfundime .............................................................................................................................. 36
8a. Rezyme ................................................................................................................................... 37
8b. Summary ............................................................................................................................... 38
9. Referencat ............................................................................................................................... 39
10. CV e Kandidateve ................................................................................................................. 41
6
Lista e shkurtesave:
AD - Alzheimer’s Disease (Sëmundja e Alzheimerit)
MRI - Magnetic Resonance Imaging ( Rezonanca Magnetike)
CT - Computed Tomography (Tomografi e kompjuteruar)
NIH - Nation Institute of Health ( Instituti Kombëtar i Shëndetit)
WHO - World Health Organisation (Organizata Botërore e Shëndetësisë)
FAD - Familial Alzheimer Disease (Sëmundja Familiare Alzheimer)
APP - Amyloid Precursor Protein
Lista e figurave :
Fig. 1. Dallimet në mes trurit të shëndoshë dhe trurit me sëmundjen Alzheimer
Fig. 2. Progresi i sëmundjes përgjatë fazave
Fig. 3 Hapat që duhet të merren në konsiderat në procesin e intervenimit tek pacienti
Lista e tabelave:
Tab. 1. Dallimet në mes Alzheimerit me fillim të vonshëm dhe atij me fillim të hershëm
Tab. 2. Pacientët e hospitalizuar sipas gjinisë, viteve të hospitalizimeve dhe moshës mesatare
Tab.3. Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2015
Tab.4. Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2016
Tab.5. Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2017
Lista e grafikoneve:
Graf. 1. Simptomat kryesore
Graf. 2. Fazat e sëmundjes
Graf.3 Struktura e gjinisë së pacientëve për periudhën kohore 2015-2017
Graf.4 Mosha mesatare e pacientëve për periudhën kohore 2015-2017
Graf.5 Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2015
Graf. 6. Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2016
7
1. ABSTRAKTI
Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim i pakthyeshëm dhe progresiv i trurit që ngadalë
shkatërron aftësitë e kujtesës dhe të menduarit, dhe përfundimisht aftësinë për të kryer detyrat
më të thjeshta. Shumica e pacientëve i përjetojnë simptomat e para në mesin e viteve të 60-ta.
Alzheimer përkeqësohet me kalimin e viteve. Alzheimer është një sëmundje pogresive, ku
simptomat e demencës gradualisht përkeqësohen gjatë kalimit të viteve. Në fazat e hershme,
humbja e kujtesës është e butë, por në fazat e më vonëshme të Alzheimerit, individët e humbin
aftësinë për të kryer bisedë dhe t’u pëgjigjen mjedisit të tyre. Sëmundja e Alzheimer është një
nga sëmundjet me shkallë të lartë të vdekshmerisë në botë, është e rëndësishme që popullata të
edukohen mbi këtë sëmundje dhe të mos neglizhohet. Ky punim është realizuar me qëllim të
zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm mbi këtë sëmundje si dhe mbi kujdesin që i’u
ofrohet pacietëve.
Disa nga informatat për këtë punim janë gjetur në Universitetin e Gjakovës ‘‘Fehmi Agani’’ -
Fakulteti i Mjekësisë - Drejtimi : Infermieri e Përgjithshme, informatat tjera janë marrë në
kërkimet online të revistave shkencore të publikuara dhe website të besueshme. Të dhënat
statistikore janë marrë në Spitalin Rajonal të Gjakovës ‘‘Isa Grezda’’.
8
2. HYRJE
Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje degjeneruese e trurit shkaku i së cilës është ende i
panjohur, forma më e zakonshme e demencës, që zakonisht fillon në moshën e mesme të vonë
ose në pleqëri, dhe rezulton në humbje progresive të kujtesës, mendim të çrregulluar, disorientim
dhe ndryshime në personalitet dhe humor.Histologjikisht karakterizohet nga degjenerimi i
neuroneve të trurit sidomos në korteksin cerebral dhe nga prania e linjave neurofibriliare dhe
pllakave që përmbajnë beta-amiloid.1
Sëmundja e Alzheimerit është një formë e demencës. Demenca është një term që përdoret për të
përshkruar humbjen e kujtesës dhe humbjen e aftësive të tjera intelektuale, si arsyetimi dhe
mendimi, që janë mjaft të rënda. Sëmundja e Alzheimerit është emëruar sipas Dr. Alois
Alzheimer, i cili zbuloi sëmundjen në vitin 1906. Dr. Alzheimer vërejti ndryshime në indin e
trurit të një gruaje që kishte vdekur nga një sëmundje mendore e pazakontë. Simptomat e saj
përfshijnë humbjen e kujtesës, problemet gjuhësore dhe sjelljen e paparashikueshme. Pasi vdiq,
ai shqyrtoi trurin e saj dhe gjeti shumë grumbuj anormale dhe tufa të ngatërruara me fibra.2
Kjo sëmundje gradualisht keqësohet me kalimin e kohës. Në fazat e fundit, pacienti mund të mos
jetë në gjendje të komunikojë ose të arsyetojë me ata përreth tyre. Ata gjithashtu do të kenë
nevojë për kujdes të plotë për jetën e përditshme. Sipas Shoqatës Alzheimer, sëmundja është
shkaku i gjashtë i vdekjes në Shtetet e Bashkuara. Jetëgjatësia mesatare e një personi me
sëmundje është tetë vjet pas diagnozës, por mund të jetojnë deri në 20 vjet në varësi të kushteve
të tjera shëndetësore. Edhepse nuk ka shërim në këtë kohë, ka trajtime që mund të ngadalësojnë
progresin dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës për ata me sëmundjen.3
1Perel A., Definicioni i sëmundjes Alzheimer, Nëntor 2007. E mundshme në: https://www.merriam-
webster.com/dictionary/Alzheimer's%20disease .(Qasja e fundit: 29 shtator 2018).
2NIH, Fakte mbi sëmundjen Alzheimer, Gusht 2016 . E mundshme në: https://www.nia.nih.gov/health/alzheimers-disease-fact-sheet (Qasja e fundit: 29 shtator 2018). 3Shoqata Alzheimer, Sëmundja Alzheimer. E mundshme në: https://www.healthline.com/health/alzheimers-disease-overview. (Qasja e fundit: 29 shtator 2018).
9
Ndryshimet e trurit
Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim neurologjik në të cilin vdekja e qelizave të trurit
shkakton humbje të kujtesës dhe rënie njohëse. Dëmtimi i trurit fillon një dekadë ose më shumë
para se të shfaqen problemet me kujtesën dhe problemet tjera kognitive. Gjatë kësaj faze
preklinike të sëmundjes Alzheimer, njerëzit duket të jenë pa simptoma, derisa ndryshimet toksike
ndodhin në tru. Depozitat jonormale të proteinave formojnë pllaka amiloide dhe linja
neurofibrilare në të gjithë trurin, dhe sapo neuronet e shëndetshme ndalojnë së funksionuari,
humbasin lidhjet me neuronet e tjera dhe vdesin. Ndryshimet fillimisht duket se ndodhin në
hippocampus, pjesë e trurit esenciale në formimin e kujtimeve. Përderisa neuronet vdesin, pjesët
e trurit që janë të prekura fillojnë të tkurren. Në fazat përfundimtare të Alzheimer, dëmtimi është
i përhapur dhe indet e trurit janë zvogëluar dukshëm.4
5
Fig. 1. Dallimet në mes trurit të shëndoshë dhe trurit me sëmundjen Alzheimer
4 NIH, Ndryshimet e trurit gjatë sëmundjes Alzheimer . E mundshme në : https://www.nia.nih.gov/health/alzheimers-disease-fact-sheet. (Qasja e fundit më 30 shtator 2018) 5 Burim i modifikuar nga : https://newsnetwork.mayoclinic.org/discussion/mayo-clinic-q-and-a-identifying-alzheimers-in-its-earliest-stages/
10
2.1 Simptomat e sëmundjes Alzheimer
Në fillim, rritja e harresës ose konfuzionit të butë mund të jenë simptomat e vetme të sëmundjes
së Alzheimerit. Por me kalimin e kohës, sëmundja heq më shumë nga memoria, sidomos
kujtimet e fundit. Shkalla në të cilën simptomat përkeqësohen ndryshojnë nga personi në person.
Ndryshimet e trurit të lidhura me sëmundjen Alzheimer çojnë në probleme me:
Memorie
Humbja e kujtesës lidhur me sëmundjen e Alzheimerit vazhdon dhe përkeqësohet, duke ndikuar
në aftësinë për të punuar në punë dhe në shtëpi. Personat me Alzheimer mund të:
Përsëritin pyetje pa pushim, pa e kuptuar se ata e kanë bërë pyetjen më parë
Harrojnë biseda, takime apo ngjarje, dhe nuk i mbajnë mend ato më vonë
Humbasin në vende të njohura
Me kalimin e kohës i harrojnë emrat e anëtarëve të familjes dhe objektet e përditshme
Kanë vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura për të identifikuar objekte, për të shprehur
mendime ose për të marrë pjesë në biseda
Mendimi dhe arsyetimi
Sëmundja e Alzheimerit shkakton vështirësi në përqendrimin dhe në të menduarit, veçanërisht në
lidhje me konceptet abstrakte si numrat. Detyrat e shumëfishta janë veçanërisht të vështira dhe
mund të jetë sfiduese për të menaxhuar financat dhe pagesat e faturave në kohë. Këto vështirësi
mund të përparojnë në pamundësinë për të njohur dhe trajtuar numrat.
Planifikimi dhe kryerja e detyrave të njohura
Aktivitetet që kërkojnë hapa vijues për kryerje, të tilla si planifikimi dhe gatimi pamundësohen
me përparimin e sëmundjes. Përfundimisht, njerëzit me Alzheimer të avancuar mund të harrojnë
se si të kryejnë detyra themelore.
Ndryshimet në personalitet dhe sjellje
Ndryshimet e trurit që ndodhin në sëmundjen Alzheimer mund të ndikojnë në mënyrën se si
pacienti vepron dhe si ndihet. Njerëzit me Alzheimer mund të përjetojnë:
Depresion
11
Apati
Tërheqje sociale
Luhatje humori
Mosbesim në të tjerët
Ndjeshmëri dhe agresivitet
Përkeqësim të gjumit
Shumë aftësi të rëndësishme nuk humbasin deri në fund të sëmundjes. Këto përfshijnë aftësinë
për të lexuar, vallëzuar dhe kënduar, për të shijuar muzikën e vjetër, për t'u angazhuar në vepra
artizanale dhe hobi. Kjo është për shkak se informacioni, aftësitë dhe zakonet e mësuara në fillim
të jetës janë ndër aftësitë e fundit që duhet të humbasin kur sëmundja përparon; pjesa e trurit që
ruan këtë informacion ndikohet më vonë gjatë sëmundjes. Fokusimi i këtyre aftësive mund të
nxisë suksese dhe të ruajë cilësinë e jetës edhe në fazën e moderuar të sëmundjes.6
Graf. 1 Simptomat kryesore
6 Mayo Clinic, Sëmundja Alzheimer. E mundshme në: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/alzheimers-disease/symptoms-causes/syc-20350447 (Qasja e fundit: 30 shtator 2018).
Simptomat kryesore
Gjykim i dobësuar
Humbje e kujteses
Ndryshime drastike të
personalitetitNgatërrim i vendeve,
ditëve
Probleme me te folur, lexim,
fokusim
12
2.2 Diagnostikimi i sëmundjes
Sëmundja Alzheimer zakonisht diagnostikohet me testimet fizike dhe neurologjike, përmes
testeve standarde të funksionit mendor për shenja të dëmtimit intelektual.
McKhan me bp. përcaktojnë deficitet kognitive fillestare të bazuara në anamnezën dhe
ekzaminimin në njërën nga kategoritë e mëposhtme si: të kuptuarit dhe kujtesën, gjetjen e
fjalëve, në njohjen hapësinore, objekteve, në gjykim dhe zgjidhje të problemeve.
Testet e diagnostikimit të tilla si MRI dhe CT dhe testimet laboratorike janë bërë gjithashtu për të
u orientuar. Pacientët e AD janë me nryshime mikroskopike që mund të shihen vetëm kur
analizohet një mostër e indit të trurit, zakonisht gjinden gjatë autopsisë.7
2.3 Trajtimi
Medikamentet
Medikamentet aktuale të Alzheimerit mund të ndihmojnë për një kohë me simptomat e kujtesës
dhe ndryshimet e tjera njohëse. Aktualisht përdoren dy lloje të ilaçeve për të trajtuar simptomat
konjitive: Frenuesit e kolinesterazës dhe Memantine (Namenda).
Medikamentet alternative
Përzierje të ndryshme bimore, vitamina dhe preparate alternative të tjera janë promovuar
gjerësisht si përgatitje që mund të mbështesin shëndetin mendor ose të parandalojnë / vonojnë
sëmundjen e Alzheimer. Disa nga trajtimet që janë studiuar kohët e fundit përfshijnë: Acidet
yndyrore Omega-3, Curcumin nga shafranët me veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që
mund të ndikojnë në proceset kimike në tru; Ginko ekstrakt bimor për funksionet kognitive
sepse promovon qarkullim të mirë të gjakut në tru dhe mbron trurin dhe pjesët tjera nga
dëmtimet nervore; Vitamina E.
Preparate që mund të ndërveprojnë me medikamente që pacienti është duke marrë për sëmundjen
Alzheimer ose për gjendje të tjera shëndetësore. 8
7 Duthey B. ,Alzheimer dhe demencat tjera, 2004, (fq.28-29) . E mundshme në: http://www.who.int/medicines/areas/priority_medicines/BP6_11Alzheimer.pdf (Qasja e fundit: 30 shtator 2018) 8 Mayo Clinic, Trajtimi i sëmundjes Alzheimer. E mundshme në: https://www.mayoclinic.org/diseases-
conditions/alzheimers-disease/diagnosis-treatment/drc-20350453 (Qasja e fundit 30 shtator 2018)
13
2.4 Fazat e sëmundjes
Alzheimer ndikon në njerëz në mënyra të ndryshme, çdo person do të përjetojë simptoma - ose
përparim përmes fazave të Alzheimerit në mënyra të ndryshme. Simptomat e sëmundjes së
Alzheimerit përkeqësohen me kalimin e kohës, megjithëse shkalla në të cilën zhvillohet
sëmundja ndryshon. Mesatarisht, një person me Alzheimer jeton katër deri në tetë vjet pas
diagnozës, por mund të jetojë deri në 20 vjet, në varësi të faktorëve të tjerë. Ndryshimet në tru të
lidhura me Alzheimer fillojnë vite para paraqitjes së shenjave të sëmundjes. Kjo periudhë
kohore, e cila mund të zgjasë me vite, quhet sëmundja paraklinikale e Alzheimerit. Fazat më
poshtë ofrojnë një ide të përgjithshme se si ndryshojnë aftësitë sapo shfaqen simptomat. Fazat
ndahen në tri kategori të ndryshme:
Grafikoni 2. Fazat e sëmundjes
I Sëmundja e lehtë e Alzheimerit (faza e hershme)
Në fazën e hershme të Alzheimerit, një person mund të funksionojë në mënyrë të pavarur. Ai ose
ajo ende mund të vozitë, të punojë dhe të jetë pjesë e aktiviteteve shoqërore. Përkundër kësaj,
personi mund të ndihet sikur ai ose ajo ka mungesa të kujtesës, siç është harresa e fjalëve të
njohura ose vendndodhja e objekteve të përditshme. Miqtë, familja fillojnë të vënë re vështirësi.
Gjatë një bisedës të detajuar mjekësore, mjekët mund të jenë në gjendje të zbulojnë probleme në
kujtesë ose përqendrim. Vështirësitë e fillestare përfshijnë:
Probleme që vijnë me fjalën ose emrin e duhur
Problemet që të kujtojnë emrat kur u njohën me njerëz të rinj
Harresa e materialit që sapo e kanë lexuar
Humbja e një objekti të vlefshëm
Rritja e problemeve me planifikimin ose organizimin
Faza e hershme
Faza e moderuar
Faza e rëndë
14
II Sëmundja e moderuar e Alzheimerit (faza e mesme)
Alzheimeri i moderuar është zakonisht faza më e gjatë dhe mund të zgjasë me vite. Ndërsa
sëmundja përparon, personi me Alzheimer do të kërkojë një nivel më të lartë kujdesi. Gjatë fazës
së moderuar të Alzheimerit, individët mund të kenë më shumë vështirësi në kryerjen e detyrave
të tilla si pagesa e faturave, por ata ende mund të kujtojnë detaje të rëndësishme për jetën e tyre.
Dëmtimi i qelizave nervore në tru mund ta bëjë të vështirë për të shprehur mendimet dhe për të
kryer detyra rutinë. Tani simptomat do të jenë të dukshme për të tjerët dhe mund të përfshijnë:
Harresa e ngjarjeve edhe personale
Tërheqja e individit
Dezorientimi
Nevoja për ndihmë për të zgjedhur veshje të përshtatshme për sezonin apo rastin
Probleme që kontrollojnë urinimin dhe defekimin
Ndryshimet e gjumit
Ndryshimet e personalitetit dhe të sjelljes, dyshimet, sjelljet ekzagjeruara, të përsëritura.
III Sëmundja e rëndë e Alzheimerit (faza e vonshme)
Në fazën përfundimtare të kësaj sëmundje, individët humbin aftësinë për t'u përgjigjur në
mjedisin e tyre, për të kryer një bisedë dhe, përfundimisht, për të kontrolluar lëvizjen. Ata ende
mund të thonë fjalë ose fraza, por komunikimi bëhet shumë i vështirë. Kujtesa dhe aftësitë
njohëse vazhdojnë të keqësohen, ndryshime të rëndësishme të personalitetit mund të ndodhin dhe
ata kanë nevojë për ndihmë të gjerë me aktivitetet e përditshme. Në këtë fazë, individët mund të:
Kenë nevojë për asistencë me aktivitetet e përditshme dhe kujdesin personal
Përjetojnë ndryshimet në aftësitë fizike, duke përfshirë aftësinë për të ecur, ulur dhe,
përfundimisht gëlltitur
Kanë vështirësi në komunikim
Bëhen të prirur ndaj infeksioneve9
9Shoqata Alzheimer, Fazat e semundjes Alshejme. E mundshme në : https://www.alz.org/alzheimers-dementia/stages (Qasja e fundit 1 tetor 2018)
15
Figura 2. Progresi i sëmundjes përgjatë fazave10
2.5 Shkaqet dhe faktorët e rrezikut
Shumë faktorë ndikojnë në fillimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe përparimin e saj. Mosha
është faktori më i rëndësishëm i njohur i rrezikut për Alzheimer. Rreth një e treta e të gjithë
njerëzve të moshës 85 vjeç e lart mund të kenë sëmundjen e Alzheimerit.
Shkaqet e vonesës së Alzheimerit, ndoshta përfshijnë një kombinim të faktorëve gjenetik, të
jetesës dhe të mjedisit. Rëndësia e ndonjë prej këtyre faktorëve që ndikon në rritjen ose
zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit Alzheimer mund të ndryshojë nga personi në person.
Ndryshimet e lidhura me moshën përfshijnë atrofinë e disa pjesëve të trurit, inflamacionin,
prodhimin e molekulave të paqëndrueshme të quajtura radikale të lira dhe shkatërrimin e
prodhimit të energjisë brenda qelizave pa e lënë anash edhe faktorin gjenetik.
10 Burim i modifikuar nga : https://www.mccare.com/education/alzprogression.html (Qasja e fundit 2 tetor 2018)
16
Gjenetika
Gjenet kalohen nga prindërit e lindjes tek fëmija. Ata mbajnë informacion që përcakton tiparet si
ngjyra e syve , gjatësia etj. Gjenet gjithashtu luajnë një rol në mbajtjen e qelizave të trupit të
shëndetshëm. Problemet me gjenet - madje edhe ndryshime më të vogla në një gjen mund të
shkaktojnë sëmundje si sëmundja e Alzheimerit.
Gjenetika e sëmundjes Alzheimer
Ekzistojnë dy lloje të Alzheimer-it me fillim të hershëm dhe me fillim të vonshëm. Të dyja llojet
mund të kenë komponente gjenetik (Tabela 1.)
Tabela 1 . Dallimet në mes Alzheimerit me fillim të vonshëm dhe atij me fillim të hershëm
Alzheimeri me fillim të vonshëm Alzheimeri me fillim të hershëm
Shenjat së pari shfaqen në mes të
viteve të 60-ta
Shenjat së pari shfaqen në mes të
viteve të 30-ta
Tipi më i shpeshtë Tipi më i rrallë
Mund të përfshijë një gjen që quhet
APOE ɛ4
Zakonisht shkaktohet nga gjenet e
trasheguara nga pindi tek fëmija
2.5.1 Alzheimeri me fillim të vonshëm
Shumica e njerëzve me Alzheimer kanë formën e vonuar të sëmundjes, në të cilën simptomat
bëhen të dukshme në mesin e viteve '60. Studiuesit nuk kanë gjetur një gjen të veçantë që
shkakton drejtpërdrejt formën e vonuar të sëmundjes. Faktori i rrezikut gjenetik - që ka një formë
të gjenit apolipoprotein E (APOE) në kromozomin 19 rrit rrezikun për këtë sëmundje.
17
2.5.2 Alzheimer me fillim të hershëm
Alzheimer me fillim të hershëm ndodh diku rreth moshës 30- 60 vjecare dhe përfaqëson më pak
se 10% të të gjithë njerëzve me Alzheimer. Disa raste janë shkaktuar nga një ndryshim i
trashëguar në një nga tre gjenet, duke rezultuar në një lloj të njohur si sëmundja familiare
Alzheimer, ose FAD. Për rastet e tjera të Alzheimer-it me fillimin e hershëm, mund të ketë një
komponent gjenetik që lidhet me faktorë të ndryshëm nga tre gjenet e lartpërmendur.11
Faktorët e rrezikut
Faktorët e pashmangshëm të rrezikut për zhvillimin e kushteve përfshijnë:
Plakja
Anamneza familjare pozitive
Gjenet
Faktorët e ndryshueshëm që mund të ndihmojnë në parandalimin e Alzheimerit përfshijnë:
Ushtrimet e rregullta
Sistemi i shëndetshëm kardiovaskular
Modifikimi i faktorëve të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, obezitetit,
Regjimi dietetik
Mësimi gjatë gjithë jetës 12
2.6 Kujdesi infermieror
Roli i infermiereve është i madh në mbështetjen e personit dhe familjes, kujdesin, sigurimin e
informatave, prezentimin e shërbimeve që u nevojiten.13
11 Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Gjenomit të Njeriut dhe Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë. E mundshme në: https://www.nia.nih.gov/health/what-causes-alzheimers-disease (Qasja e fundit: 3 tetot 2018) 12 Medical News Today, Faktoret e rrezikut. E mundshme në: https://www.medicalnewstoday.com/articles/159442.php (Qasja e fundit 3 tetor 2018) 13 Jurczak V.,Porzych K., Polak-Szabela A., Roli i infermierieres ne kujdesin e pacientit me Alzheimer, 2014 (fq.6). E mundshme në: file:///C:/Users/hp/Downloads/3538-11380-1-SM.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
18
Mbajtja e dinjitetit të pacientit dhe respektimi i individualitetit të pacientit është një sfidë, sepse
disa pacientë nuk mund të kujtojnë gjërat edhe më të thjeshta personale, nuk kujtojnë emrat e
tyre ose kanë vështirësi të njohin anëtarët e familjes. Infermierët duhet të avokojnë për nevojat e
individit, edhe kur pacienti nuk duket se mbajnë mend se kush janë ata. Infermieret duhet të
mbajnë gjithmonë në mend se pacienti i ngatërruar në shtrat ose karrige nuk është një pasqyrim i
individit "real", por një individ i prekur nga rrethana të pakontrollueshme. Përparimi i sëmundjes
mund të jetë shumë shqetësues për pacientët dhe familjet. Pacientët në njërën anë mund të ndihen
të frustruar dhe të pafuqishëm. Pjesëtarët e familjes mund të ndjehen të lënduar ose të dëshpëruar
kur sjelljet e pacientit/ familjarit ndryshojnë ose nuk njeh më të afërmit. Infermierja ka detyrë
unike për të siguruar mbështetje dhe siguri për pacientët dhe familjet e tyre.14
Më e rëndësishmja është përcaktimi i cilësisë së kujdesit për infermieren ose kujdestarin e
pacientit të sëmundjes Alzheimer, këta pacientë varen shumë nga infermierja për t'i ndihmuar ata
në aktivitetet e tyre të përditshme pasi që nuk kanë autonomi për të marrë vendime për veten e
tyre. Ata nuk mund të refuzojnë ose të zgjedhin llojin e kujdesit që duhet të marrin, infermierja
është për këtë arsye të avokojë për këta pacientë, prandaj është shumë e rëndësishme për
infermierët që të kenë mekanizma për përballimin e streseve të punës. 15
2.6.1 Organizimi i kujdesit
Kujdesi për një person me sëmundjen Alzheimer duhet të jetë gjithëpërfshirës. Ekipi
multidisciplinar që ofron kujdesin terapeutik të pacientëve të tillë përfshin: mjekun, infermieren,
kujdestarin, punonjësin social, fizioterapeutin, etj. Ata duhet të punojnë ngushtë së bashku.
Megjithatë, kërkohet që stafi mjekësor të bashkëpunojë me familjen e pacientit, kryesisht në
aspektin e shkëmbimit të ndërsjellë të informacionit mbi gjendjen biologjike, psikologjike dhe
sociale të pacientit, gjë që lejon një zbatim më të mirë të aktiviteteve mbrojtëse.
14Akademia e infermiereve të kirurgjisë mjekësore, Menaxhimi efektiv infermieror, 2014 (fq.2). E mundshme në:
https://www.amsn.org/sites/default/files/documents/articles-events/amsn/matters_0513_taft.pdf (Qasja e fundit
5 tetor 2018)
15 Bond.J dhe Corner.L,. Cilësia e jetës dhe të moshuarve2004. Botimi i 9-të (Fq. 55-74).
19
Procedurat për të punuar me pacientët kërkojnë një rregullim të ambientit përreth. Ndërhyrjet e të
gjithë ekipit terapeutik kanë për qëllim të pengojnë përparimin e sëmundjes dhe parandalimin e
komplikimeve. Qëllimi parësor është pavarësia e pacientit të jetë sa më gjatë që të është e
mundur. Kjo lejon përmirësimin e vetëbesimit të pacientit dhe zvogëlimin e barrës së kujdestarit.
Kur organizohet kujdesi, është e rëndësishme të vlerësohet kapaciteti, aftësitë, nevojat dhe
interesat, si dhe të përcaktohen llojet dhe numri i deficiteve ekzistuese. Lloji dhe fushëveprimi i
detyrave të infermieres ndryshojnë varësisht nga gjendja aktuale dhe me progredim të
sëmundjes. Është e rëndësishme të krijohet një atmosferë sigurie dhe besimi dhe të paraqitet
qëndrimi i mirësisë, respektit dhe pranimit të sjelljes së pacientit.16
2.6.2 Roli i infermieres në ofrimin e kujdesit të pacientëve me Alzheimer
Infermieret e sotme mbajnë shumë funksione që përfshijnë kryesisht detyrat që lidhen me
promovimin e shëndetit, kujdesin parandalues, diagnozën, trajtimet mjekësore dhe rehabilitimin.
Pra është e rëndësishme që me saktësi të definohen nevojat, kushtet dhe problemet. Infermierja
ofron shërbime në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me mjekun e me akterët tjerë duke
ofruar kujdes sa më të mirë shëndetësor. Kujdesi për një person me sëmundjen Alzheimer është
një detyrë shumë e vështirë. Prandaj, për të siguruar kujdes të duhur, është e rëndësishme të
bashkëpunohet me të gjithë anëtarët e ekipit terapeutik (mjekët, infermierët, punonjësit socialë,
fizioterapistët, psikologët, terapistët e fjalës), roli i një infermiere është i veçantë. Infermierja
duhet të përpiqet të sigurojë cilësinë më të lartë të jetës së të sëmurit dhe kujdestarit dhe
parandalon ndërlikimet e sëmundjes. Roli i infermieres është shumë i rëndësishëm, sidomos kur
ka të bëjë me kujdesin e pacientëve me sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ajo duhet të jetë i
përgatitur mirë për sigurimin e kujdesit të tillë. Ndërhyrjet infermierore përmirësojnë cilësinë e
jetës së pacientit dhe kujdestarit të tij. Objektivat kryesore që duhet të merren nga një infermiere
janë:
ruajtjen e efikasitetit të pacientit për aq kohë sa të jetë e mundur;
vonesa e shfaqjes së simptomave negative të sëmundjes;
16 Jurczak V.,Porzych K., Polak-Szabela A., Roli i infermierieres ne kujdesin e pacientit me Alzheimer, 2014 (fq.6). E mundshme në: file:///C:/Users/hp/Downloads/3538-11380-1-SM.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
20
sigurimi i një ndjenje sigurie për pacientin dhe të afërmit e tij;
përshtatja e mjedisit jetësor17
Prioritetet e kujdesit infermieror
1. Sigurimi i ambientit të sigurtë dhe parandalimi i dëmtimeve.
2. Nxitja e përgjigjeve të pranueshme nga shoqëria
3. Ruajtja e orientimit të realitetit dhe parandalimi i mbingarkesës së pacientit.
4. Nxitja e pjesëmarrjes për vetë-kujdes.
5. Promovimi i mekanizmave të përballimit të klientit
6. Përkrahja e klientit dhe familjes në procesin e trajtimit të sëmundjes.
7. Sigurimi i informacionit rreth procesit të sëmundjes, prognozës dhe burimet në
dispozicion për ndihmë.18
2.6.3 Ndërhyrja infermierore në pacientet me sëmundjen Alzheimer
Një aspekt i rëndësishëm është të përpiqemi të konstatojmë gjendje faktike. Duhet të
identifikohet se në cilën fazë të sëmundjes është pacienti dhe kështu më lehtë përcaktohet aftësia
funksionale, që ne të dimë nivelin e pavarësisë së pacientit.
Qëllimi i ndërhyrjeve infermierore është të rritet aftësia funksionale dhe cilësia e jetës: ruajtja e
mirëqenies së plotë të pacientit, këto plane të kujdesit duhet të bëhen duke marrë në konsideratë
edhe mendimet e pacientëve dhe të familjes. Ndërsa sëmundja përparon, bëhet më e vështirë të
planifikohen aktivitete për këta pacientë. Duke u kujdesur për një pacient me AD është shumë
sfiduese për infermieret . Aspekti i parë më i rëndësishëm është historia e pacientit. Pacientët me
AD do të harrojnë gjithmonë të marrin pjesë në aktivitetet e jetesës së përditshme dhe prandaj
infermierja i ndihmon ata aty ku ka nevojë.
17 Jurczak V.,Porzych K., Polak-Szabela A., Roli i infermierieres ne kujdesin e pacientit me Alzheimer, 2014 (fq.8). E mundshme në: file:///C:/Users/hp/Downloads/3538-11380-1-SM.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018) 18 Sommers M., Johnson S., Beery Th., 2007, SËMUNDJET DHE KUJDESET: Një manual për terapinë e infermierisë, Botimi i tretë (fq. 60,61,62). E mundshme në: http://fac.ksu.edu.sa/sites/default/files/diseases_and_disorders_a_nursing_therapeutics_manual.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
21
Pacientët me AD marrin kohë për t'u përshtatur me aktivitete të reja rreth tyre, prandaj është
shumë e rëndësishme që infermierja t’i shpjegojë këto ndryshime (forma e ushqyerjes, planeve të
kujdesit, medikamenteve). Një rutinë e përditshme duhet gjithmonë të jetë në vend për të
ndihmuar pacientin të njohë veten me aktivitetet e përditshme, kjo e bën pacientin të ndihen më
të sigurt. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është mbajtja aktive e pacientit gjatë gjithë kohës,
krijimi dhe planifikimi i aktiviteteve në natyrë, këto aktivitete duhet të jenë ato që pacientët i
kanë bërë shpesh, aktivitetet fizike i ndihmojnë fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht.
Gjithashtu në vend të mjediseve të zhurmshme përpiqen t'i mbajnë këta pacientë në vende të
qeta, më së shumti preferojnë të luhet muzika që janë të njohura për ta, ajo ndihmon në aftësitë e
tyre njohëse. Kur komunikoni me pacientin, është e rëndësishme që mos të ndërpresësh pacientin
ndërkohë që ai ose ajo po flet, por t'i lejojmë ata të shprehin veten dhe t'i mbështesim me
shprehje të fytyrës dhe gjeste të vogla, në këtë mënyrë pacienti ndihet në kontroll, i respektuar
dhe dëgjuar. 19
19 Tilly J., Reed P., Dëshmi mbi Ndërhyrjet infermierore për Përmirësimin e Cilësisë së Kujdesit për pacientet me demencë dhe asistencën për të jetuar, 2004. (fq.3,4). E mundshme në: https://www.alz.org/documents/national/dementiacarelitreview.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
22
Fig. 3 Hapat që duhet të merren në konsiderat në procesin e intervenimit tek pacienti
2.6.4 Vlerësimi infermieror
Infermieri kryen vlerësimin kognitiv tek pacienti :
Orientimi
Të menduarit
Koncentrimi
Aftësitë verbale
Infermieri vlerëson për ndryshimet në sjellje dhe aftësinë për të kryer aktivitete ditore jetësore :
Kujdesi për higjenën personale
Veshmbathja
23
Lëvizshmëria
Kryerja e nevojave personale
Ushqyerja
Infermieri vlerëson ushqyerjen dhe hidrimin duke kontrolluar:
peshën,
turgorin e lëkurës,
të ushqyerit
Infermiei vlerëson aftësinë motorike:
forcën,
tonusin e muskujve,
fleksibilitetin20
2.6.5 Diagnoza Infermierore
Diagnoza infermierore përfshinë:
Proces të mendimeve të shqetësuara
Konfuzion kronik
Komunikim verbal të crregullt
Deficit i vetë-kujdesit, aktivitetet bazike ditore, aktivitetet instrumentale
Lëvizshmëri fizike të ulur ose të dëmtuar
Modeli i gjumit i shqetësuar
Përceptime të ndjesive të shqetësuara
Izolim shoqëror
Bredhje21
20 Martha S. , Vlerësimi dhe Menaxhimi i Alzheimer 2001. E mundshme në: https://www.medscape.com/viewarticle/408411 (Qasja e fundit: 6 tetor 2018) 21 CEU, Sfida e jetesës me sëmundjen Alzheimer, 2017 ,(fq.14). E mundshme në: https://www.ceucentral.com/assets/uploads/course/ivingwithlzheimersisease149106129688.pdf (Qasja e fundit: 3 tetor 2018)
24
2.6.6 Planifikimi infermieror
Planifikimi infermieror përfshinë:
Ruajtjen e mirëqenies të pacientit
Përgaditjen e aktiviteteve për pacientin
Mbajtjen e apcientit në gjendje aktive
Përgatitjen e planit ushqimor të pacientit
Njohjen me nevojat e pacientit
Prevenimi i lëndimit të pacientit22
2.6.7 Ndërhyrja infermierore Ndërhyrja infermierore përfshinë:
Krijimi i rutinave për njerëzit me Alzheimer
Parandalimin e humbjes së gjërave duke mos ndërruar vendet
Përdorimin e kalendarëve
Përcjellja e pacientit nëse shqetësohen
Inkurajimi i pushimit të përshtatshëm
Nxitja për ushtrimet e duhura
Krijimi i një mjedisi të qetë
Të folurit me zë të qetë dhe neutral
Mos nxitimi, jepni personit kohë të mjaftueshme për të përfunduar një detyrë
Mbështetja emocionale për pacientin dhe anëtarët e familjes së tyre
Administrimi i drejtë i medikamente
Inspektimi i rregullt i pacientit (traumat, plagët)
Inkurajimi i familjes për pavarësi të pacientit
22 NursesLab, 13 Planet e Kujdesit infermieror per Alzheimer dhe demencen. E mundshme në: https://nurseslabs.com/alzheimers-disease-nursing-care-plans/ (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
25
2.6.8 Evaluimi
Evaluimi përfshinë:
Vlerësimin e efektivitetit të terapisë
Vlerësimin e efektivitetit të aktiviteteve të përgatitura
Vlerësimin e gjendjes të pacientit23
23 CEU, Sfida e jetesës me sëmundjen Alzheimer, 2017 ,(fq.15,16). E mundshme në: https://www.ceucentral.com/assets/uploads/course/ivingwithlzheimersisease149106129688.pdf (Qasja e fundit: 3 tetor 2018)
26
3. Qëllimi i punimit
Qëllimi i këtij punimi është shtjellimi i sëmundjes Alzheimer, edukimi mbi kujdesin infermieror,
paraqitja e të dhënave të pacientëve të diagnostikuar me Alzheimer për periudhën kohore 2015,
2016 dhe 2017 në komunën e Gjakovës dhe prezantimi i një studim rasti.
Objektivat kryesore të realizimit të këtij punimi janë:
Njohja me sëmundjen
Prezantimi i studim-rastit
Përcaktimi i kujdesit infermieror
Vlerësimi i të dhënave mbi pacientët e prekur nga sëmundja
27
4. Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda studim i rastit dhe studim restrospektiv i të
dhënave. Të dhënat për prezantimin e rastit dhe të dhënat për vitet 2015, 2016 dhe 2017 janë
mbledhur në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë - në repartin e neurologjisë, me lejen e
drejtorit ekzekutiv.
Ndërsa të dhënat e literaturës mbi sëmundjen janë marrë në libra mjekësor të ndryshëm të
botimeve më të fundit dhe në website-ve të besueshme.
Literatura është përzgjedhur në bazë të këtyre kritereve :
Lloji i sëmundjes
Kujdesi infermieror mbi sëmundjen
Fjalëve kyçe mbi sëmundjen
Botimeve të besueshme
28
5. Rezultatet
5.1 Studim Rasti
Prezantimi i studim rastit të një pacienti me sëmundjen Alzheimer
Vlerësimi fillestar:
Të dhënat subjektive : Pacienti i gjinisë mashkull 72 vjeçar, lajmërohet ne repart me udhëzim nga
mjeku i përgjithshëm, me ankesa të familjarëve të pacientit që thonë se pacienti ka filluar të ketë
probleme me kujtesën 2 vitet e fundit dhe tani nuk e mban mend nipin e tij dhe ka çregullime në
të folur, ngadalësim në dhënien e përgjigjjeve, tërheqje nga rrethi shoqëror dhe vështirësi në
përqëndrim. Poashtu pacienti ka çregullime me gjumin dhe probleme me kujtesën, si dhe
dridhje. Nuk ka alergji në barna. Jeton me familjen e tij, në kushte mesatare ekonomike. Është
duhanpirës aktiv dhe më parë ka qenë i hospitalizuar në repartin e pulmologjisë pasi që ka qenë i
diagnostikuar me sëmundje mushkërore dhe vuan nga shtypja e lartë e gjakut.
Të dhënat objektive: Pacienti është i vetëdijshëm, duket i lodhur dhe i dobët. Vërehet që pacienti
ka vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura për tu shprehur dhe nuk ka mendime të qarta. Gjendja
e shenjave vitale: Tensioni Arterial 145/85mmHg, Frymëmarrja 17 f/min, Pulsi 78 rrahje/min,
Temperatura trupore 36.8oC.
Diagnoza infermierore:
çregullime të gjumit
Lëvizshmëria fizike e dobësuar
Deficit në vetëkujdes
Humbje e interest në gjërat që dikur kanë qenë të rëndësishme për pacientin
Ndryshim në procesin e të menduarit
Komunikim verbal i dobët
Ndërveprimi social i dobët
Ushqyerja jo e rregullt
Rrezik për lëndime
Planifikimi infermieror :
Ruajtja e mirëqenies së pacientit
29
Ofrimi i një ambienti të sigurt për pacientin
Komunikimi me pacientin
Edukimi i pacientit
Njohja me nevojat e pacientit
Dhënia e terapisë
Marrja e gjakut për analiza laboratorike
Kujdesi për pacientin gjatë ekzaminimeve të ndryshme
Ndërhyrja infermierore:
Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së pacientit
Administrimi i terapisë me rregull sipas përshkrimit të mjekut
Informimi i pacientit dhe familjarëve mbi sëmundjen
Shoqërimi i pacientit për në ekzaminime
Marrja dhe dergimi i gjakut për analiza laboratorike
Kontrolli i gjendjes fizike dhe shpirtërore të pacientit
Kontrolli i gjendjes së banimit të pacientit
Përgatitja e shtratit të pacientit
Inkurjaimi i pacientit për pushim të përshtatshëm
Sigurimi i mbështetjes emocionale për pacientin dhe anëtarët e familjes së tyre
Inkurajimi i familjes së pacientit që të lejoj pacientin të jetë sa më i pavarur
Inkuajimi i familjes që të krijoj një plan mbi argëtimin dhe kujdesin ndaj pacientit
Vlerësimi përfundimtar: Pacienti gjatë qëndrimit në repart i ka kryer të gjitha ekzaminimet
neurologjike dhe plotësuese të nevojshme të përcaktuara nga mjeku, MRI dhe CT e kokës,
analizat laboratorike dhe i është përshkurar terapia që duhet të vazhdoj për dy javët e ardhshme
dhe pastaj të lajmërohet për kontrollë. Rekomandohet që pacienti të marrë pjesë në aktivitete të
ndryshme dhe të marrë ushqime të pasura me vitamina dhe minerale. Terapia e përshkruar nga
mjeku:
Antikolinergjik (biperiden hydrochloride)
Frenues të acetilkolinesterazës (Donepezil HCL)
Vitaminë B-complex
30
5.2 Rezulatet mbi sëmundjen në Spitalin e qytetit të Gjakovës
Mëposhtë do të paraqesim rezultatet nga të hospitalizuarit në Spitalin Regjjional të Gjakovës -
Reparti Neurologji. Rezultatet janë kategorizuar sipas gjinisë, moshës për numrin e të
hospitalizuarve për vitet e sipërshënuara. Në tabelën 2 janë prezentuar të hospitalizuarit sipas
vitit të hospitalizimit, gjinisë dhe moshës mesatare
Tab. 2. Pacientët e hospiatlizuar sipas gjinisë, viteve të hospitalizimit dhe moshës mesatare
Vitet 2015
N (%)
2016
N (%)
2017
N (%)
Gjithsej 7 (100.00) 9 (100.00) 3 (100.00)
Femra 3 (42.85) 6 (66.67) 1 (33.33)
Mosha mesatare 75.6 76.3 74
Meshkuj 4 (57.15) 3 (33.33) 2 (66.67)
Mosha mesatare 73.2 66.6 82
Pra, gjatë vitit 2015 rastet e paraqitura në repartin e Neurologjisë në Spitalin Rajonal të
Gjakovës, gjithsej ishin 7 pacientë, prej tyre 4 meshkuj dhe 3 femra. Në vitin 2016 të
hospitalizuar me këtë diagnose ishin gjithsej 9 pacientë, me dyfish më tepër dominim të gjinisë
femrore. Për dallim në vitin 2017 ishin vetëm 3 pacientë të hospitalizuar. Edhe pse në dy vitet e
skajshme më tepër kishte të hospitalizuar me këtë sëmundje pacientë të gjinisë mashkullore
dallimi në mes të gjinive nuk ishte i lartë. Mosha mesatare e të gjithë të analizuarve ishte mbi 65
vjeçare. Mosha mesatare është llogaritur sipas mestares aritmetike të thjeshtë. Përgjatë këtyre 3
viteve, kemi arritur në përfundim se raporti i gjinisë në mes të pacientëve të paraqitur për
Rajonin e Gjakovës, ka dallim të vogël, ku prej pacientëve të diagnostikuar 53% janë femra dhe
47% meshkuj. (Graf. 3. dhe 4.)
31
Graf. 3. Struktura e gjinisë së pacientëve për periudhën kohore 2015 - 2017
Graf. 4. Mosha mesatare e pacientëve për periudhën kohore 2015 - 2017
47%
53%
Meshkuj Femra
72
73
74
75
76
Meshkuj
Femra
Meshkuj Femra
Mosha mesatare e pacientëvepër periudhën kohore 2015 -
201775.9 73.8
32
Tab. 3 Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2015
Mosha 60- 69 vjeç 70-79 vjeç 80- 89 vjeç
Meshkuj 2 1 1
Femra 0 2 1
Gjithsej 2 3 2
Graf. 5. Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2015
Në tabelën 3 dhe grafikonin 4 janë paraqitur numri, grupmosha dhe gjinia e pacientëve të
analizaur me këtë sëmundje gjatë vitit 2015. Grupmosha më e prezentuar ishte ajo 70-79 vjeçare
me gjithsej 3 pacientë.
0
0.5
1
1.5
2
2.5
60 - 69 vjeç 70 - 79 vjeç 80 - 89 vjeç
2015
Meshkuj
Femra
33
Tab. 4 Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2016
Mosha 60- 69 vjeç 70-79 vjeç 80- 89 vjeç 90-99 vjeç
Meshkuj 2 1 0 0
Femra 1 2 2 1
Gjithsej 3 3 2 1
Graf. 6. Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2016
Në tabelën 4 dhe grafikonin 5 kemi prezentuar pacientët me sëmundjen e Alzheimerit të
hospitalizuar gjatë vitit 2016 sipas grupmoshës dhe gjinisë. Grupmoshta më të prezentuara ishin
60-69 vjeçare dhe ajo 70-79 vjeçare.
0
0.5
1
1.5
2
2.5
60 - 69 vjeç 70 - 79 vjeç 80 - 89 vjeç 90 - 99 vjeç
2016
Meshkujt
Femrat
34
Në tabelen 5 janë paraqitur numri, grupmosha dhe gjinia e pacientëve të hospitalizuar.Në vitin
2017 vërejmë rënie të numrit të rasteve të paraqitura, gjithsej pacientë të diagnostikuar këtë vit
ishin 3, ndërsa grupmosha më e atakuar ishte ajo 80-89 vjeçare.
Tab. 5 Pacientët e diagnostikuar në Repartin Neurologjik për vitin 2017
Mosha 70- 79 vjeç 80-89 vjeç 90- 99 vjeç
Meshkuj 2 1 1
Femra 0 2 1
Gjithsej 2 3 2
35
6. Diskutime
Sëmundja Alzheimer karakterizohet nga një rënie progresive kognitive që zakonisht fillon me
dëmtime në kujtime të kohëve të fundit, por që në mënyrë të pashmangshme ndikon në të gjitha
funksionet intelektuale dhe çon në varësi të plotë madje edhe për funksionet themelore të jetës së
përditshme dhe paraprinë vdekjen e parakohshme.
Sipas Shoqatës për Alzheimer, sëmundja Alzheimer është shkaku më i shpeshtë i demencës në
botën perëndimore. Në SHBA, janë prekur përafërsisht 5,5 milion njerëz dhe prevalenca në të
gjithë botën vlerësohet të jetë deri në 24 milionë. Duke qenë se vendet e themeluara dhe në
zhvillim po plaken me shpejtësi, frekuenca pritet të dyfishohet deri në vitin 2040. Gratë më
shumë se burrat kanë Alzheimer ose demenca të tjera. Pothuajse dy të tretat e amerikanëve me
Alzheimer janë femra. Nga 5.5 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e më tepër me Alzheimer në
Shtetet e Bashkuara, 3.4 milion janë të gjinisë femrore dhe 2.0 milion janë meshkuj. 24
Në studimin tonë kemi një pacient në moshen 72 vjeçar me gjendje ekonomike të mesme është
diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer. Pacienti gjatë qëndrimit në repart për të kryer të gjitha
ekzaminimet neurologjike dhe plotësuese të nevojshme, i është ordinuar terapia dhe është lëshuar
nga spitali më stabil me rekomandime për aktivitete të ndryshme dhe regjim dietetik.
Në studimin tonë për vitet 2015, 2016 dhe 2017 të hospitalizuarit me këtë diagnozë ishin 53% të
gjinisë femrore me moshë mesatare te gjinia mashkullore 75.9 vite dhe ajo femrore 73.8 vite.
24 Shoqata për Alzheimer, Fakte dhe fotografi mbi sëmundjen Alzheimer, 2018 (fq.8). E mundshme në: https://www.alz.org/media/HomeOffice/Facts%20and%20Figures/facts-and-figures.pdf
36
7. Përfundime
Sëmundja Alzheimer është një sëmundje progresive që shkatërron kujtesën dhe funksionet e tjera
të rëndësishme mendore. Në fillim, pacienti me sëmundjen Alzheimer mund të vërejë konfuzion
dhe vështirësi në kujtesë. Në fazat e fundit, pacienti me Alzheimer mund të mos jetë në gjendje
të komunikojë dhe gjithashtu do të duhet të ketë kujdes të plotë në baza ditore.
Numri më i lartë i hospitalizimeve nga kjo sëmundje në tre vitet e analizuara ishte në vitin 2016.
Te të gjithë të analizuarit 53% I takonin gjinisë femrore me moshë mesatare mbi 73 vjecare.
Kujdesi për një person me sëmundjen Alzheimer duhet të jetë gjithëpërfshirës. Procedurat për të
punuar me pacientët kërkojnë një rregullim të ambientit fizik dhe social. Ndërhyrjet e të gjithë
ekipit terapeutik kanë për qëllim të pengojnë përparimin e sëmundjes dhe parandalimin e
komplikimeve në mënyrë që pavarësia e pacientit ë jetë sa më gjatë që është e mundur. Kjo lejon
përmirësimin e vetëbesimit të pacientit dhe zvogëlimin e barrës ndaj rrethit.
Rekomandime mbi kujdesin që ju ofrohet pacientëve me Alzheimer:
Njohja me simptomatologjinë dhe fazat e simptomave
Njohja me trajtimin e sëmundjes
Kijimi i një raporti komunikues me pacientin
Identifikimi dhe mbështetja e pacientit nëpër fazat dhe realitetin e ri që e përjeton
Vlerësimi I rregullt i kujdesit dhe ndërmarja e ndryshimeve të duhura
Evidentimi i shqetësimeve, shenjave dhe simptomave
Vlerësimi i mirëqenies fizike, sociale dhe fizike
Inkurajimi i të gjithë akterëve
Sigurimi i informative edukative për pacientin dhe familjen e tij
Përshkrimi i strategjive për promovimin e vetëkujdesit dhe veprimeve të pavarura
Përkrahja e ecjes dhe sigurisë për pacientin.
37
8a. Rezyme
Sëmundja e Alzheimer (AD) është një çrregullim degjenerativ i trurit. Simptomat e sëmundjes së
Alzheimerit përkeqësohen me kalimin e kohës, dhe shkalla në të cilën zhvillohet sëmundja
ndryshon. Ndryshimet në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer fillojnë vite para shfaqjes së
ndonjë shenje të sëmundjes.
Përgjegjshmëria është një nga aspektet më të rëndësishme të kujdesit infermieror, një përgjegjësi
e mirë profesionale përbëhet nga pesë fusha: siguria, kujdesi, përgjegjësia, integriteti dhe kujdesi
tërësor. Infermieret duhet të sigurohen për të ruajtur shëndetin shpirtëror, emocional dhe njohës
të pacientëve, pacientët duhet të ndihen të sigurt me infermieret dhe besimin se do të kujdesen
mirë për ta. Infermieret kanë një përgjegjësi të madhe në administrimin e kujdesit ndaj klientëve,
në sigurimin e kujdesit, infermierët janë përgjegjës dhe për veprimin që ata marrin për klientët.
Kujdesi për pacientin e AD është shpesh i vështirë, ndërsa sëmundja përparon aktivitetet e jetës
së përditshme bëhen më të vështira për të kryer dhe për këtë arsye një plan i mirë për kujdesin
është i nevojshëm për të krijuar një rutinë të rregullt për pacientët. Zakonisht këto rutina
planifikohen nga infermierja dhe përsëriten çdo ditë për ta bërë më të lehtë që pacienti të përcjell.
Infermieret janë të nevojshme gjithmonë rreth këtyre pacientëve për t'i drejtuar ata.
Fjalë kyçe : Sëmundja e Alzheimer, demenca, truri, të moshuarit, kujdesi infermieor, harresa.
38
8b. Summary
Alzheimer's disease (AD) is a degenerative brain disorder. The symptoms of Alzheimer's disease
worsen over time, and the rate at which the disease develops differs. The brain changes
associated with Alzheimer's disease begin years before the appearance of any sign of illness.
Accountability is one of the most important aspects of nursing care, a good professional
responsibility consists of five areas: security, care, responsibility, integrity and holistic care.
Nurses need to be provided to maintain the spiritual, emotional, and cognitive health of patients,
patients should feel confident with their nurses and the confidence that they will take good care
of them. Nurses have a big responsibility in managing customer care, providing care, nursing
staff are responsible for the action they receive for clients. Caring for the AD patient is often
difficult, while the disease progresses everyday life activities become more difficult to perform
and therefore a good care plan is needed to create a regular routine for the patients. Usually these
routines are planned by the nurse and are repeated each day to make it easier for the patient to
follow. Nurses are always needed around these patients to guide them.
Keywords : Alzheimer's disease, dementia, brain, elders, nursing care, forgetfullnes.
39
9. Referencat 1. Perel A., Definicioni i sëmundjes Alzheimer, Nëntor 2007. E mundshme në:
https://www.merriam-webster.com/dictionary/Alzheimer's%20disease .(Qasja e fundit:
29 shtator 2018).
2. NIH, Fakte mbi sëmundjen Alzheimer, Gusht 2016 . E mundshme në:
https://www.nia.nih.gov/health/alzheimers-disease-fact-sheet (Qasja e fundit: 29 shtator
2018).
3. Shoqata Alzheimer, Sëmundja Alzheimer. E mundshme në:
https://www.healthline.com/health/alzheimers-disease-overview. (Qasja e fundit: 29
shtator 2018).
4. NIH, Ndryshimet e trurit gjatë sëmundjes Alzheimer . E mundshme në :
https://www.nia.nih.gov/health/alzheimers-disease-fact-sheet. (Qasja e fundit më 30
shtator 2018)
5. Mayo Clinic, Sëmundja Alzheimer. E mundshme në:
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/alzheimers-disease/symptoms-
causes/syc-20350447 (Qasja e fundit: 30 shtator 2018).
6. Duthey B. ,Alzheimer dhe demencat tjera, 2004, (fq.28-29) . E mundshme në:
http://www.who.int/medicines/areas/priority_medicines/BP6_11Alzheimer.pdf (Qasja e
fundit: 30 shtator 2018)
7. Mayo Clinic, Trajtimi i sëmundjes Alzheimer. E mundshme në:
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/alzheimers-disease/diagnosis-
treatment/drc-20350453 (Qasja e fundit 30 shtator 2018)
8. Shoqata Alzheimer, Fazat e semundjes Alshejme. E mundshme në :
https://www.alz.org/alzheimers-dementia/stages (Qasja e fundit 1 tetor 2018)
9. Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Gjenomit të Njeriut dhe Biblioteka Kombëtare e
Mjekësisë. E mundshme në: https://www.nia.nih.gov/health/what-causes-alzheimers-
disease (Qasja e fundit: 3 tetot 2018)
10. Medical News Today, Faktoret e rrezikut. E mundshme në:
https://www.medicalnewstoday.com/articles/159442.php (Qasja e fundit 3 tetor 2018)
40
11. Jurczak V.,Porzych K., Polak-Szabela A., Roli i infermierieres ne kujdesin e pacientit me
Alzheimer, 2014 (fq.6). E mundshme në: file:///C:/Users/hp/Downloads/3538-11380-1-
SM.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
12. Akademia e infermiereve të kirurgjisë mjekësore, Menaxhimi efektiv infermieror, 2014
(fq.2). E mundshme në: https://www.amsn.org/sites/default/files/documents/articles-
events/amsn/matters_0513_taft.pdf (Qasja e fundit 5 tetor 2018)
13. Bond.J dhe Corner.L,. Cilësia e jetës dhe të moshuarve, 2004. Botimi i 9-të (Fq. 55-74).
14. Jurczak V.,Porzych K., Polak-Szabela A., Roli i infermierieres ne kujdesin e pacientit me
Alzheimer, 2014 (fq.6). E mundshme në: file:///C:/Users/hp/Downloads/3538-11380-1-
SM.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
15. Jurczak V.,Porzych K., Polak-Szabela A., Roli i infermierieres ne kujdesin e pacientit me
Alzheimer, 2014 (fq.8). E mundshme në: file:///C:/Users/hp/Downloads/3538-11380-1-
SM.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
16. Sommers M., Johnson S., Beery Th., 2007, SËMUNDJET DHE KUJDESET: Një manual
për terapinë e infermierisë, Botimi i tretë (fq. 60,61,62). E mundshme në:
http://fac.ksu.edu.sa/sites/default/files/diseases_and_disorders_a_nursing_therapeutics_
manual.pdf (Qasja e fundit 4 tetor 2018)
17. Tilly J., Reed P., Dëshmi mbi Ndërhyrjet infermierore për Përmirësimin e Cilësisë së
Kujdesit për pacientet me demencë dhe asistencën për të jetuar, 2004. (fq.3,4). E
mundshme në: https://www.alz.org/documents/national/dementiacarelitreview.pdf
(Qasja e fundit 4 tetor 2018)
18. Martha S. , Vlerësimi dhe Menaxhimi i Alzheimer 2001. E mundshme në:
https://www.medscape.com/viewarticle/408411 (Qasja e fundit: 6 tetor 2018)
19. CEU, Sfida e jetesës me sëmundjen Alzheimer, 2017 ,(fq.14). E mundshme në:
https://www.ceucentral.com/assets/uploads/course/ivingwithlzheimersisease1491061296
88.pdf (Qasja e fundit: 3 tetor 2018)
20. NursesLab, 13 Planet e Kujdesit infermieror per Alzheimer dhe demencen. E mundshme
në: https://nurseslabs.com/alzheimers-disease-nursing-care-plans/
21. Shoqata për Alzheimer, Fakte dhe fotografi mbi sëmundjen Alzheimer, 2018 (fq.8). E
mundshme në: https://www.alz.org/media/HomeOffice/Facts%20and%20Figures/facts-
and-figures.pdf
41
10. CV e Kandidateve
Blerta Rama ka lindur më 14.11.1982 në Gjakovë, me Kombësi Shqipëtare dhe Shtetësi
Kosovare, jeton në Gjakovë. Shkollën e mesme të lartë e mbaroi në Shkollën e Mesme të
Mjekësisë “Hysni Zajmi” Gjakovë , dhe u Diplomua në Drejtimin e Infermiere e përgjithshme.
Shkollimin universitar e filloi në vitin 2015 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”,
Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi Infermieri me numër të ID: 150306053
Të dhënat kontaktuese: rr.Nënë Tereza 143/13, Gjakovë, email: [email protected] dhe nr.
tel: 044-683-669
Lejla Perolli ka lindur më 15.12.1970 në Prizeren, me Kombësi Shqipëtare dhe Shtetësi
Kosovare, dhe jeton në Prizeren. Shkollën e mesme të lartë e mbaroi në Shkollën e Mesme të
Mjekësisë në Prizeren , dhe u Diplomua në Drejtimin e Infermiere e përgjithshme. Shkollimin
universitar e filloi në vitin 2015 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i
Mjekësisë, Drejtimi Infermieri me numër të ID: 150306134
Të dhënat kontaktuese: rr. Saraqve 82 , Prizeren, email: [email protected] dhe nr. tel:
044-339-902