PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të...

28
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: KËNDVËSHTRIME TË PRAKTIKËS TRADICIONALE DHE BASHKËKOHORE TË MËSIMDHËNIES NË KOSOVË Mentori: Kandidatja: Prof.dr.Ragip Gjoshi Arita Berisha GJAKOVË,2018

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të...

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:

KËNDVËSHTRIME TË PRAKTIKËS TRADICIONALE DHE BASHKËKOHORE TË

MËSIMDHËNIES NË KOSOVË

Mentori: Kandidatja:

Prof.dr.Ragip Gjoshi Arita Berisha

GJAKOVË,2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

2

PËRMBAJTJA

1. HYRJE ...............................................................................................................................3

1.1. Qëllimi i punimit .............................................................................................................3

1.2. Metodat e përdorura ........................................................................................................4

2. MËSIMDHËNIA TRADICIONALE PËRBALL ASAJ BASHKËKOHORE ................5

2.1. Mësimdhënia bashkëkohore ...........................................................................................5

2.2. Ndryshimi i mësimdhënies .............................................................................................6

2.3. Vlera e mësimdhënies bashkëkohore ..............................................................................6

2.4. Përparësi e mësimdhënies bashkëkohore ndaj asaj tradicionale .....................................7

3. DISA ASPEKTE TË MSËIMIT BASHKËKOHORË .....................................................9

3.1. Mjetet mësimore dhe plotësuese .....................................................................................9

3.2. Vlerësimi i nxënësit .......................................................................................................10

3.3. Disa teknika të mësimdhënies bashkëkohore .................................................................11

3.4. Nxënësi në mësimin bashkëkohorë .................................................................................12

3.5. Mësimdhënësit në kohën bashkëkohore në orën mësimore ............................................12

4. QËLLIMI I MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE .......................................................14

4.1. Qëllimi i futjes së sistemit bashkëkohorë të mësimit ......................................................14

4.2. Vlerat e ndryshimit të mësimdhënies në vendin tonë .....................................................15

4.3. Avancimi i mësimdhënies në vendin tonë ......................................................................16

5. HULUMTIME EMPIRIKE-MËSIMDHËNIA TRADICIONALE PRAN ASAJ

BASHKËKOHORE NË SHKOLLAT E VENDIT TONË ...................................................17

5.1.Diskusioni I anketës .........................................................................................................17

5.2.Rekomandime ..................................................................................................................26

PËRFUNDIM ........................................................................................................................27

LITERATURË .......................................................................................................................28

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

3

1. HYRJE

Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka

synuar të ndërtoi forma të reja duke integruar mentalitete të reja të mësimdhënies dhe normave

pedagogjike, si dhe përmirësimin e rolit parësor të mësuesit në misionin e procesit mësimor dhe

edukativ në shkollë. Rezultatet shprehen për ditë, përdorimi i teknikave të reja dhe mësimdhënia

me nxënësin në qendër ka bërë nxënësit të jenë kontribues më të motivuar dhe më të

suksesshëm.

Fakti është që, në armatën e mësuesve shqiptarë, ka mijëra drejtues dhe mësues duke filluar nga

shkollat e ciklit të ulët, ato të mesëm, të cilët janë me formim të plotë akademik e shkencor, por

janë në gjendje t`u japin rrugëzgjidhje shkencore problematikave që shtron vazhdimisht

arsimimi i brezave. Mësues dhe drejtues profesional, mjaft prej tyre, bëjnë maksimalisht të

vlerësueshme shkollën dhe standardet e saja të larta, duke çelur njëherazi koncepte të reja, që

mbështeten në baza të shëndosha zhvillimi, për të sotmen dhe për të ardhmen e arsimit në vendin

tonë

1.1. Qëllimi i punimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të ofroj informacione më të sakta kur është në pyetje

këndvështrimi i praktikës tradicionale dhe bashkëkohore i mësimdhënies në Kosovë. Kjo temë e

përzgjedhur për hulumtim ju ofron informacione shumë të rëndësishme të cilat deri me tani nuk

janë shumë të hulumtuara. Unë gjatë punimit jam përpjekur të prezantojë në mënyrën më të mirë

qëllimin e përcaktuar dhe mendojë se qëllimin tim mund ta vëreni me ofrimin e një pjese teorike

dhe empirike.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

4

1.2. Metodat e përdorura

Përdorimi i metodave është i nevojshëm kur fillojmë të hulumtojmë për një punim

shkencor i cili duhet të ketë një vlerë akademike. Në këtë punim jam përqendruar të përdoroj

literaturë të nevojshme përmes së cilës kam arritur të përfundojë këtë punim diplome.

Përdorimi i metodave shkencore më ka ndihmuar në realizimin e punimit . Metodat e përdorura

në këtë punim janë kryesisht në përdorimin e literaturës, për pjesën teorike të këtij punimi kam

përdorur metodat e: Analizës1 me të cilën kam analizuar mësimdhënien tradicionale dhe

bashkëkohore.

Anketës2 me të cilën kam siguruar informacione të nevojshme të cilat kanë të bëjnë për

“Këndvështrime të praktikës tradicionale dhe bashkëkohore të mësimdhënies në Kosovë” iu

kam ofruar pyetësorin mësimdhënësve, kam siguruar të dhënat të cilat i kam përpunuar dhe i

kam paraqitur në diagrame.

1Alili I. (2013), Metodologjia e punës hulumtuese shkencore , Kolegji ISPE, 2Ibid

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

5

2. MËSIMDHËNIA TRADICIONALE PËRBALL ASAJ BASHKËKOHORE

2.1. Mësimdhënia bashkëkohore

Mësimdhënia bashkëkohore kërkon planifikim të mirëfilltë të materialit mësimor, metodologjisë

mësimore dhe teknikave që do të përdoren për të arritur objektivat mësimor dhe synimet e

shoqërisë. “Me depërtimin e shkollave didaktike në Kosovë, paraqitet një periudhë e zhvillimit të

mendimit pedagogjik ku reflekton kujdesin për ngritjen e godinave shkollore moderne, madje

për instalimin e parimeve humaniste në mësimdhënie. Një rëndësi e veçantë i kushtohej mësimit

të gjuhëve dhe letërsive klasike”3. Dihet se shkolla bashkëkohore dallohet shumë nga ajo

tradicionale si në pikëpamje të metodologjisë ashtu dhe në pjesëmarrjen aktive të nxënësve dhe

të arsimtarit ku në qendër kemi nxënësin. Shkolla bashkëkohore niset nga përvoja e nxënësve

duke i stimuluar ata për aktivitete praktike.

Për të formuar konceptin e duhur mbi aktivitetin e nxënësit gjatë të nxënit duhet të theksohen tre

elemente kyçe: Të përcaktohet komponenta kryesore e aktivitetit të nxënësit duke kaluar nëpër

proceset intelektuale të ngjashme me ato që i ka kaluar edhe shkenca për të arritur deri te

zbulimet duke i rekonstruar ato procese mendore. Objekti i aktiviteteve intelektuale s’është

vetëm përvoja e drejtpërdrejtë vetanake, por edhe përmbajtjet mendore nga disiplinat e ndryshme

shkencore. Qëllimi i të nxënit me metoda aktive janë4:

• Kuptimi i duhur i diturive shkencore, si dhe

• Përvetësimi i shkathtësive mendore për aktivitete prodhuese dhe kreative.

Aktiviteti i nxënësve paraqet “aktivitetin vetanak spontan”, ai duke folur për parakushtet e

reformës së suksesshme të nxënit, veçanërisht të shkencave natyrore, ai thotë: “ së pari duhet të

zbatohen metodat aktive, në të cilat nxënësi është subjekt duke kërkuar të vërtetat që duhet të

mësohen duhet përsëri të zbulohen nga nxënësit ose të rikonstruohen në vend që ti servohen të

gatshme.

3 Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015 4 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

6

2.2. Ndryshimi i mësimdhënies

Në kushte të përshpejtimit të ndryshimeve të brendshme të përmbajtjes dhe organizimit të

mësimdhënies me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit paraqitet nevoja që gjendjet në

arsimin inicial të mësimdhënësve dhe trajnimi plotësues i tyre të jenë vazhdimisht të përcjellura

dhe të vlerësuara5.

Kërkesat për rritjen e cilësisë në arsimin fillor çdoherë janë të lidhura jo vetëm me rritjen e

nivelit të arsimit inicial të arsimtarëve, por edhe me zhvillimin e programeve për përsosje

profesionale. “Shkolla jonë kombëtare në trevën e Kosovës u ndihmua edhe nga klubet shqiptare

që vepronin në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë. Kryesisht, ky aktivitet ishte i përqendruar në

sigurimin e ndihmave materiale për të gjetur dhe mbajtur mësuesit e shqipes, për të ngritur kurse

për mësimin e gjuhës amtare dhe për të siguruar librat e nevojshëm arkivor, të cilat dëshmojnë se

pjesa më e madhe e këtyre klubeve ishin shndërruar në qendra shkollore.”6 Zhvillimi i

mësimdhënësve ka qenë një ndër prioritetet e sistemit të arsimit në Kosovë në vitet e fundit.

Licencimi i mësimdhënësve ishte menduar si një nga mekanizmat kryesorë për zhvillimin e

cilësisë së mësimdhënies, motivimin e mësimdhënësve për performancë të mirë, si dhe për

adresimin e rasteve kur performanca nuk është në nivelin e duhur. Sistemi i licencimit të

mësimdhënësve, ashtu siç është planifikuar të zbatohet, ngërthen në vete mekanizmin e

zhvillimit profesional të obliguar për secilin mësimdhënës dhe mekanizmin e vlerësimit të

performancës së secilit prej tyre, si dy elemente përcaktuese. Avancimi në skemën e licencimit

ishte menduar të ndërlidhej me rritjen e pagës për mësimdhënësit, si instrument motivues i

performancës së mirë.7

2.3. Vlera e mësimdhënies bashkëkohore

Në procesin e mësimdhënies bashkëkohore, ka ndryshuar roli i nxënësit i cili nuk është sikurse

ka qenë në mësimdhënien tradicionale në cilësinë e dëgjuesit dhe përvetësuesit pasiv të

5 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e

rishikuar), Prishtinë.2016 6 Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015 7 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e

rishikuar), Prishtinë.2016

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

7

përmbajtjeve mësimore. Tani nxënësi është në cilësinë e subjektit dhe është faktori më i

rëndësishëm i cili është i pranishëm që nga planifikimi i punës mësimore, formave, metodave e

teknikave, objektivave e deri te përmbushja, udhëheqja dhe drejtimi i veprimtarisë mësimore.

Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi është aktiv, ai e kupton atë që mëson, i vërteton dhe

praktikon njohuritë e mësuara. Ata nxiten për të menduar në mënyrë kritike.

Gjatë veprimtarive mësimore nxënësit krijojnë, bashkëbisedojnë, diskutojnë, shqyrtojnë,

zgjedhin problemet, zbulojnë (hetojnë), kritikojnë, analizojnë, gjykojnë. Për ndryshim nga

mësimdhënia tradicionale, në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi mendon për atë që mëson, e

përdorë në jetën e përditshme, ndërton përvojën dhe aftësohet për të punuar në mënyrë të

pavarur. Sot nxënësi, intereset, aftësitë, prirjet, nevojat janë pikëmbështetje e të gjitha strategjive

bashkëkohore të mësimdhënies. Prandaj njohja e nxënësit përmes dosjeve, mbledhjeve të

prindërve, vëzhgimit, testeve vlerësuese etj. është një çështje që duhet ta ketë parasyshë çdo

mësimdhënës për të organizuar një mësimdhënie cilësore dhe frytëdhënëse8.

2.4. Përparësi e mësimdhënies bashkëkohore ndaj asaj tradicionale

Në procesin kompleks së mësimdhënies, është dhe mbetet problem edhe në të ardhmen

përdorimi i metodave sa më efikase të punës me nxënësit. Mësimdhënia duhet të jetë e menduar

mirë dhe e planifikuar drejt. Mësuesi në veprimtarinë e tij përdor një sërë strategjish, metoda

dhe teknika mësimore ku nxënësit ndërveprojnë në mënyra të ndryshme organizimi. Metodat e

diskutimit të punës me grupe krijojnë një mjedis mësimor në të cilin mbështetet të nxënit aktiv.

Mësimdhënia bashkëkohore mbështetet në disa parime9:

• Aftëson nxënësit për të nxënit e pavarur,

• Nxitë nxënësit që të jenë nismëtar,

• Krijohet dallueshmëri në të nxënë dhe nxitet të menduarit kritik, krijues,

• Nxitë dhe krijon kushte për komunikim shumë kahor dhe të frytshëm,

• Aftëson nxënësit për vlerësim dhe vetëvlerësim.

Mësimdhënia bashkëkohore është gërshetim i artit dhe shkencës, ku mësimdhënësi mëson

vazhdimisht për vete por edhe për t’i mësuar të tjerët, nxënësit, duke u ofruar atyre njohuri sipas

8 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane,2011 9 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

8

metodave, teknikave, teknologjisë më të re bashkëkohore. Kjo njëherit kërkon nga mësimdhënësi

njohjen e stileve të të nxënit, përcaktimin e objektivave mësimorë, përgatitjen e pyetjeve sipas

niveleve të shkallshmërisë (taksonomia) e Blumit, përfshirjen e sa më shumë faktorëve në

procesin mësimorë.

Mësimdhënia bashkëkohore i aftëson nxënësit, i nxitë ata në veprimtaritë mësimore, t’i gjejnë

vet burimet e informacionit, të zhvillojnë aftësitë, shkathtësitë dhe të formojnë shprehitë e tyre.

Për arritjen e këtyre rezultateve duhet krijuar kushte, një mjedis të përshtatshëm mësimorë.”

Prandaj detyrë e mësuesit është të krijoj një mjedis sa më të përshtatshëm dhe mjedis të ngrohtë

pune, ku secili nxënës të ndjehet i lirshëm të shprehë mendimin e vet, të besoj në vetvete, të

besojnë te mësuesi dhe shokët e tij10.

Në mësimdhënien bashkëkohore planifikohen metoda, teknika, forma të përshtatshme në

procesin mësimorë, ku edhe ndryshon pozita e nxënësit dhe mësimdhënësit, ku shkolla është më

e hapur ndaj mjedisit shoqëror11.

Prandaj për të arritur rezultate dhe suksese duhet që në planifikimin e punës mësimore të

përfshihen më shumë strategji gjithpërfshirëse dhe me nxënësin në qendër, për të përmbushur

një mësimdhënie dhe të nxënë cilësor12.

10 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane,2011 11 Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003 12 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

9

3. DISA ASPEKTE TË MËSIMIT BASHKËKOHORË

3.1. Mjetet mësimore dhe plotësuese

Mësimdhënia është një detyrë e ndërlikuar dhe me shumë aspekte për t’u marrë në konsideratë.

Një listë e metodave apo teknikave për mësimdhënie do të përfshinte shumë ide e shembuj, dhe

një diskutim i plotë për to do të zinte volume të tëra. Megjithatë, është e mundur që t’i

grumbullojmë ato në disa fusha të përgjithshme të metodave, teknikave dhe përqasjeve të

mësimdhënies që janë thelbësore për mësimdhënien e efektshme. Kjo pjesë do t’u drejtohet disa

prej këtyre fushave të rëndësishme13.

Mësimi plotësues organizohet për nxënës të cilët ballafaqohen me vështirësi të kohëpaskohshme

në mësim dhe të cilët përparojnë më ngadal ose ngecin në përvetësimin e përmbajtjeve dhe

detyrave tjera nga një ose më tepër lëndë mësimore14. Ngecjet dhe vështirësitë në mësim mund të

jenë pasojë nga shumë shkaqe dhe të paraqiten në shumë forma dhe në periudha të ndryshme

kohore. Për këtë arsye ndihmë përkatëse në formë të mësimit plotësues mund t’i nevojitet një

numri të madh nxënësish, e në disa raste edhe çdo nxënësi. Për vendosjen e vlerësimit të saktë

dhe në kohë për nevojat e nxënësve (lidhur me ngecjet eventuale ose, mangësitë në mësim dhe

në mësimnxënie) përgjegjësi të veçantë kanë arsimtarët klasor dhe lëndor, pedagogët dhe

psikologët e shkollës dhe udhëheqësi i paraleles.

Për mësimin plotësues, grupet arsimore formohen në periudha të ndryshme, varësisht nga koha

kur paraqiten dobësi të caktuara te disa nxënës. Ky mësim sipas rregullave, organizohet gjatë tërë

vitit shkollor, paralelisht me mësimin e rregullt, para ose pas mësimit të rregullt, në kohën e lirë

edhe në mënyrë të mësimit të vazhdueshëm në fund të vitit shkollor. Përmbajtjet për mësimin

plotësues dhe mënyra e punës, kryesisht janë specifike për çdo nxënës. Sa i përket kësaj është e

nevojshme të zbatohen format individuale dhe format në grupet e punës së nxënësve dhe puna

ekipore e arsimtarëve. Për këtë arsye do të përgatitet koncept për programet plotësuese, me çka

do të përpunohen qëllimet, përmbajtjet dhe format e punës që do t’i ofrojë shkolla15.Kur të

vendosni se cilat metoda të përdorni në mësimdhënie, është e rëndësishme të kujtoni se metodat

dhe teknikat janë vetëm hapa për të arritur një qëllim, dhe jo një qëllim në vetvete.

13 Kraja M. Pedagogjia e zbatuar, Tiranë, 2008 14Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016 15 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

10

Mësuesit duhet të zgjedhin metoda që do t’i ndihmojnë më mirë nxënësit të kuptojnë

përmbajtjen, doktrinat dhe parimet e një blloku të veçantë të shkrimit dhe që do të ndihmojnë

lartësimin dhe zbatimin. Të kujtuarit e qëllimit për përdorimin e një teknike ose metode të

veçantë do t’i ndihmojë mësuesit ta zbatojnë atë në një mënyrë më kuptimplotë16.

3.2. Vlerësimi i nxënësit

Shumë shpesh mësimdhënësit kanë konfuzitet gjatë identifikimit të llojeve të vlerësimit,

instrumenteve të vlerësimit dhe metodave të vlerësimit, andaj po japim disa informacione që ka

të bëjë me metodat e vlerësimit. Si përmbledhje, çka është më me rëndësi në lidhje me

vlerësimin që të kuptohet se si mund të përdorën metodat dhe idetë e përgjithshme fundamentale

të vlerësimit për të përmirsuar nxënien e nxënësve dhe efikasitetin e mësimdhënies së

mësimdhënësve. Këtë do ta arrijnë mësimdhënësit duke mësuar për konceptet metodat dhe

procedurat teorike dhe teknike për vlerësim të shkallës së gjërë dhe për atë të bazuar në klasë,

duke i zbatuar këto baza në mësimdhënien e tyre17.

Vlerësimi është një proces i ndërlikuar .Vlerësimi shihet nga mësuesit si proces i vazhdueshëm

gjatë gjithë vitit shkollor dhe kulmin e arrin në dëftesën e arritjeve të nxënësve, në fund të

simestrit apo në fundin e vitit shkollor. Disa mësues pohojnë se të gjitha aktivitetet që zhvillohen

gjatë mësimdhënies janë raste të mundshme vlerësimi, kurse disa mësues kanë treguar se

vlerësimi është arsyeja pse ata shpesh herë e kundërshtojnë. Mësuesit e kanë të vështirë që ta

kuptojnë se si mund t‟i lënë nxënësit të punojnë së bashku dhe në të njëjtën kohë të bëjnë

vlerësime individuale. Vlerësimi duhet shoqëruar realisht me shpjegim, që të ketë vlerë për

nxënësit e vlerësuar. Mësuesi është një observues i performancës së nxënësit. Vlerësimi është një

përmbledhje shënimesh që përdoren për të drejtuar nxënësit drejt një performance të

përmirësuar. Kur nxënësit vlerësohen, kanë nevojë që t‟u jepet një shpjegim i qartë se çfarë

duhet të përmirësojnë, ku gabuan e përse u vlerësuan me atë notë. Pra, përmirësimet e

nevojshme, çfarë duhet të bëjnë në vazhdim, progresi i bërë që nga vlerësimi i mëparshëm.18

Vlerësimi është proces i vrojtimit, i mbledhjes sistematike, i analizimit dhe i interpretimit të

informatave me qëllim të përcaktimit se deri në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat

16 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 17 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 18 Kraja M. Pedagogjia e zbatuar, Tiranë, 2008

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

11

udhëzuese. Ai duhet të mbështetet në rezultatet e pritura të programit të lëndës përkatëse dhe të

nivelit përkatës. Ky proces mbështetet në disa parime themelore, siç janë19:

• Përcaktimi i qëllimit dhe i përparësive në procesin e vlerësimit,

• Zbatimi i instrumenteve adekuate të matjes në përputhje me qëllimin në mënyrë që të matet ajo

që është synuar të matet,

• Sigurimi i cilësisë së informatave për arritshmërinë e rezultateve të nxënësit nëpërmes matjes

dhe vlerësimit të vazhdueshëm,

• Matja dhe vlerësimi duhet të jenë të balancuara, të përfshihet e tërë përmbajtja programore e

lëndës,

• Vlefshmëria e qëndrueshme e të dhënave se shkalla e arritshmërisë së nxënësit është e saktë,

• Zbatimi i teknikave të vlerësimit me anë të së cilave bëjmë dallimin e qartë të arritshmërisë së

nxënësve.

3.3. Disa teknika të mësimdhënies bashkëkohore

Sipas programeve të reja mësimore të planifikohen teknikat përkatëse në mësim dhe shkencë me

çka do të nxitet interesi, si dhe teknikat dhe format e mësimit që janë përkatëse për moshën dhe

aftësitë e nxënësve20. Në klasat më të larta të zbatohet të mësuarit sipas metodës së zbulimit të

njohurive, zbatimi i mjeteve, përpjekjet, ushtrimet dhe zgjidhjet e problemeve. Problemet e

mësimit të nxënësve të ngadaltë janë uniforme në të gjithë botën. Ata i përkasin një grupi të

identifikueshëm të fëmijëve për të cilët vetëm disa metoda mësimore nuk janë efektive në klasën

e rregullt. Ato nuk përfitojnë shumë nga teknikat e zakonshme të mësimdhënies të përdorura në

klasë. Mësimet e planifikuara për shumicën e nxënësve shpesh dështojnë për të përmbushur

nevojat specifike të të mësuarit të nxënësve të prapambetur. Mësimdhënësit duhet të përdorin

teknika të ndryshme që të avancojnë mësimin në shkollë. Prandaj çdo mësimdhënësi duhet :

• Të krijojnë klasa që nxisin bashkëveprim të hapur dhe të përgjegjshëm.

• Të përdorin një strukturë për mësimdhënie që nxit mendimin kritik dhe të nxënit e

pavarur.

19 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 20 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

12

• Të përdorin teknika të shumëllojshme e të efektshme, të cilat ndihmojnë nxënësit në

procesin e përvetësimit të njohurive dhe kontrollimit të tyre.

• Të bëhen burim përvoje dhe njohurish për mësimdhënësit e tjerë.

3.4. Nxënësi në mësimin bashkëkohorë

Mësimdhënia është një proces jo i lehtë, është veprimtari e rëndësishme shoqërore dhe me

përgjegjësi. Ka mendime se mësimdhënia është art, është shkencë, apo të dyja së bashku. Nëse

është mësimdhënia art, kërkon frymëzim, intuitë, talent e krijimtari dhe pak prej tyre mund të

mësohen.21 Nëse është shkencë, mësimdhënia kërkon njohuri dhe shprehi që me të vërtetë mund

të mësohen. Nxënësi në mësim bashkëkohorë posedon mundësi të shumta në bazë të asaj të

kaluarës. Për mësimin mësimdhënësi është i detyruar që të kujdeset për përgatitjen e orës

mësimore e cila përfshinë pjesën e përgjithshme dhe të veçantë. Pjesa e përgjithshme e

përgatitjes i përket mësimit të lëndës në tërësi, kurse pjesa e veçantë i përket përgatitjes së çdo

ore. “Përgatitja e përgjithshme përfshin njohjen e planit dhe programit, përpunimin e tekstit,

doracakut, përmbledhjen e detyrave dhe literaturën profesionale22. Përgatitja ditore konkretisht

ndërlidhet me materialin mësimor, metodat dhe mjetet për realizimin e mësimdhënies. Duke e

patur si kriter periodën kohore, përgatitja e arsimtarit për mësimdhënie mund të jetë:

Përgatitja globale, vjetore për mësim. Kjo përgatitje është e tërësishme, arsimtari në tërësi lexon

literaturën profesionale, hollësisht analizon realizimin e programit mësimor të vitit të kaluar

shkollor etj.

Përgatitja ditore bëhet për çdo orë mësimi, qoftë zhvillim materialit mësimor, përforcim,

përsëritje, ushtrime numerike, sistematizim

3.5. Mësimdhënësit në kohën bashkëkohore në orën mësimore

Një pjesë e rëndësishme e mësimit është aktiviteti i nxënësve në orën mësimore. Mësuesi e

udhëheq aktivitetin e tyre në mënyrë kreative dhe dinamike. Ora mësimore përfshin aspekte të

caktuara të procesit të njohjes mësimore. Për realizimin dhe sigurimin e pozicionit aktiv të

nxënësit në orë, mësuesi i ndërmerr këto hapa: fokusim në atë që janë duke punuar nxënësit,

21 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 22 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit, Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

13

nxitja e kërshërisë tek nxënësit dhe motivimi i tyre, koncentrimi i nxënësve në punën mësimore,

ushtrimi i nxënësve të hulumtojnë (parashtrojnë pyetje, dilema, kërkojnë shpjegime) , mësoni

nxënësit të bashkëpunojnë (mësim në grupe, ekip) , lejoni nxënësit të kenë një mendim të dytë, të

kërkojnë ndihmë me arsye, vini në përdorim logjikën dhe dijen tuaj metodike23.

Ora është e suksesshme nëse keni qasje proaktive në udhëheqjen e klasës, nëse ajo është

interesante dhe joshëse. Po ashtu me rëndësi është të theksohet klima që krijohet në klasë,

gjeometria dhe arkitektura e klasës (renditja e karrigeve dhe e bankave, këndet për aktivitete

etj.), sjellja dhe angazhimi i nxënësve. Çdo mësim duhet të filloj me parashtrimin e pyetjeve,

parashtrim të supozimeve dhe prezantimin e qasjeve. Mësimi është proces dhe ka përmbajtje.

Mësimin dhe mësimdhënien e karakterizojnë katër aspekte themelore: aspekti gnosologjik,

aksiologjik, demijurgjik dhe komunikues. Këto aspekte reflektojnë esencialisht në gjerësinë dhe

thellësinë e përmbajtjeve mësimore që duhet të përvetësohen24. Qasjen proaktive të mësimit e

veçojnë: mësimi të kuptohet si proces i brendshëm zhvillimor, mësimi të jetë atraktiv, sfidues

dhe produktiv, mësimi të ketë qëllime të sakta, mësimi të jetë dinamik dhe procesual, mësimi të

mbështetet në stile dhe metodologjinë e të mësuarit dhe mësim-nxënies, mësimi të ofroj dituri

solide, kompakte, strukturë dhe nocione, mësimi të nxit shkallë të lartë të të menduarit logjik,

kreativ, problemor, kritik dhe të zhvilloj shkathtësitë mendore.

Përpjekjet, për racionalizimin e procesit mësimor të mësimdhënies dhe ndjekja e qëllimeve

pedagogjike, shpiejn deri në krijimin e vizioneve të reja dhe qasjeve moderne në procesin e të

nxënit. Sido që të jetë, përpjekjet për promovimin e mësimit proaktiv kërkojnë pjesëmarrjen e të

gjithë nxënësve dhe jo të një grupi.25 Është e domosdoshme motivimi dhe nxitja e interesit të

nxënësve gjatë mësimdhënies. Mësimdhënia dhe mësimi proaktiv mbeten për tu diskutuar

gjithnjë në teorinë dhe praktikën pedagogjike, por edhe në përditshmërinë arsimore, për faktin se

a kemi ne mësim dhe mësimdhënie bashkëkohore dhe a duhet të investojmë në kultivimin e

tyre26. Mësimi tradicional në kohën e teknologjisë moderne ka marrë tani përfundimisht fund dhe

në rastin e shkollës bashkëkohore në kohën e ndryshimeve të mëdha, dyshimet dhe pikëpyetjet

për kursin e ri pedagogjik në arsim dhe edukim janë diçka normale.

23 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 24 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016 25Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003 26 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

14

4. QËLLIMI I MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE

4.1. Qëllimi i futjes së sistemit bashkëkohorë të mësimit

Mësimi bashkëkohor evulon vazhdimisht dhe pasurohet me forma të reja zbatimi. “Ndryshimi,

pra fillon me përdorimin e llojllojshëm të metodave dhe teknikave të mësimdhënies, nga kjo

kuptojmë se sa është me rëndësi që ne, si mësimdhënës të ardhshëm të jemi në hap me kohën.

Sado e përsosur të jetë përmbajtja, pa përdorimin e metodave dhe teknikave kurrikuli dështon”27.

Futja e sistemit bashkëkohorë në mësim ka për qëllim që nxënësve:

• T’iu sigurojë kushte të përshtatshme për zhvillimin intelektual, estetik, fizik, shoqëror, moral

dhe shpirtëror të nxënësve;

• T’iu sigurojë orientim dhe t’iu ndihmojë në realizimin e intereseve të tyre personale për

plotësimin e aspiratave përmes nxënies.

• T’iu bëjë konsolidimin e diturive, ngritjen, orientimin e prirjeve dhe të shkathtësive në

ndërtimin e të ardhmes së tyre;

• T’iu mundësojë shfrytëzimin e burimeve të shumta për sigurimin dhe përpunimin e

informacioneve si dhe për zhvillimin e një qasjeje kritike ndaj informacioneve dhe fakteve që u

ofrohen;

• T’iu mundësojë që në mënyrë të pavarur të marrin iniciativë dhe veprim të pavarur, gjithnjë

duke pasur parasysh rregullat themelore të sjelljes në grup, varësisht prej llojeve të ndryshme të

veprimtarive që zhvillojnë.

Për mësimdhënie të suksesshme duhet së pari të krijojmë atmosferë konstruktive për punë,

ambient të përshtatshëm, integrim, siguri për të gjithë nxënësit që të shprehin atë që kanë në

mendjen e tyre, ti motivojmë, ti nxisim, ti bëjmë kureshtar për temën, lëndën, t`i nxjerrim ata

para problemit ti japim përgjegjësi etj28. ‘’Nxënësi nxë më mirë duke vetëvepruar’’, nisur nga ky

parim rrjedh se metodat tradicionale më nuk kanë efekt. Çdo ndryshim në punën tonë do të sjellë

freski, si për ne ashtu edhe për nxënësit . Strategjia e mësimit bashkëkohor përmban ato elemente

që i mungojnë mësimdhënies tradicionale.

Andaj ruaji vlerat që i ke krijuar dhe që do t’i krijosh nga shkollimi dhe përvoja e punës, por

pasurimi dhe freskimi i këtyre vlerave dhe njohurive janë domosdoshmëri e kohës dhe

27 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 28 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

15

profesionit që ne e ushtrojmë. Që të jemi të suksesshëm duhet t’i pranojmë ndryshimet në

mënyrë të natyrshme dhe t’i shohim si nevojë dhe domosdoshmëri. Kjo do të jetë logjika më e

thjesht e suksesit tonë.

Çdo fëmijë ka potencial të sjellë diçka unike dhe të veçantë për botën që na rrethon. Ne vetëm

duhet të ju ndihmojmë që fëmijët të zhvillojnë potencialin e tyre duke besuar në ta. Në raste të

caktuara duhet të asistojmë tek fëmijët, kështu që ata mund të shprehin opinionet e tyre dhe të

zhvillojnë idetë e tyre personale29.

4.2. Vlerat e ndryshimit të mësimdhënies në vendin tonë

Reformat e fundit në arsim dhe debatet që e kanë shoqëruar atë dëshmojnë për një rritje të

ndërgjegjësimit të shoqërisë për problemet e arsimit dhe shkollës. Këto probleme duket se i

përkasin gjithë shoqërisë dhe jo vetëm një pjese të saj30. Reformimi i arsimit tashmë ka prekur të

gjithë sistemin arsimor dhe duket se po kulmon me ligjin për arsimin e lartë. Duke qenë se

intensiteti i reformave ka qenë i madh dhe koha e kryerjes së tyre, relativisht e shkurtër, janë

vënë re dhe po dalin në pah shumë problematika. Është e kuptueshme që vetëm me një reformim

të tillë problemet nuk mund të zgjidheshin përnjëherë. Kështu dolën në pah problematikat të cilat

në disa raste, nëse nuk trajtohen me seriozitetin e duhur mund të lënë pasoja të rënda në

arsimimin e brezave.

Reforma në arsim ka përfshirë legjislacionin, kurrikulat, infrastrukturën, por për fat të keq ende

nuk ka një reformë ose ende nuk është vënë në zbatim një reformim i burimeve njerëzore,

d.m.th., i kuadrit dhe emërimeve në arsim31.

Përsa i përket reformës së kurrikulës, mendoj se janë bërë përparime të dukshme që e sjellin

arsimin shqiptar pranë standardeve të vendeve të tjera. Edhe pse duket sikur në shkollë nuk ka

ndodhur ndonjë ndryshim i madh, kurrikula e re dhe reformimi tërësor i sistemit parauniversitar

ka bërë një revolucion në fushën e arsimit tek ne. Ky reformim nuk duhet parë i ndarë, d.m.th, i

copëzuar dhe i rastësishëm, pasi nëse e shohim kështu nuk do të arrijmë të përceptojmë gjithë

ndryshimin që është kryer. Reformat e kryera shpeshherë e kanë gjetur të papërgatitur mësuesin

për të përballuar gjithë këto ndryshime. Nëse synimi dhe arritja kryesore e kurrikulës së re dhe

29 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 30Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003 31 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

16

reformës ka qenë ndryshimi i konceptimit në arsim, pra vënia në qendër e nxënësit, kjo jo nga të

gjithë mësuesit është kuptuar, ose është kuptuar në mënyrë sipërfaqësore. Të vendosësh nxënësin

në qendër të mësimit nuk do të thotë të mjaftohesh duke përdorur disa teknika mësimdhënieje që

në literaturën pedagogjike njihen si “teknika të të mësuarit me në qendër nxënësi”, por duhet të

ndryshohet mendësia e mësimdhënies, duhet ndryshuar këndvështrimi. Mësimi dhe shkolla duhet

t’i shërbejë nxënësit dhe nëse kjo nuk arrihet misioni mund të quhet i parealizuar, për të mos

thënë i dështuar. Ende sot, ka mësues që e shohin nxënësin si objekt dhe jo si subjekt..

4.3. Avancimi i mësimdhënies në vendin tonë

Rritja e gjithëpërfshirjes dhe parandalimi i braktisjes në arsim kërkojnë kohë dhe nuk mund të

arrihen pa zbatimin e plotë të kornizës ligjore. Në rrethanat kur sistemi i arsimit është i

decentralizuar, përveç ekzistimit të autonomisë së plotë financiare dhe profesionale, avancimet

në arsim varen kryesisht, nga zhvillimi i kapaciteteve menaxhuese në nivelin qendror, komunal

dhe të shkollës32. “Zhvillimi i mësimdhënësve ka qenë një ndër prioritetet e sistemit të arsimit në

Kosovë në vitet e fundit. Hapa të rëndësishëm për mësimdhënien në vendin tonë janë ndërmarrë

në ndërtimin e mekanizmave për realizimin e qëndrueshëm të zhvillimit profesional33. Po ashtu,

është zhvilluar mekanizmi për përcaktimin e procedurave dhe përgjegjësive të secilës palë në

zbatimin e një sistemi të qëndrueshëm të zhvillimit profesional, duke ndarë rolet dhe

përgjegjësitë e secilës palë në proces. Zhvillimi i sistemit arsimor i bazuar në cilësi, në qasje

gjithëpërfshirëse dhe në llogaridhënie, që mundëson formimin e individëve në përputhje me

standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Sot, në literaturën udhëzuese për një mësimdhënie të suksesshme dhe cilësore, është parësor

zhvillimi i mendimit krijues. Nuk mjafton që nxënësi vetëm të riprodhojë, duke iu përgjigjur

mekanikisht pyetjeve të mësuesit. Të nxënit aktiv dhe novator është kthyer në qëllim të sistemit

arsimor në vendet e zhvilluara. Në këtë rrugë përpiqet të ecë edhe shkolla jonë. Kjo sepse,

zhvillimet dhe ndryshimet e vrullshme të botës në të cilën jetojmë, kërkojnë njerëz të aftë dhe

krijues për të përballuar sfida globale.

32 Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011 33 Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

17

5. HULUMTIME EMPIRIKE-MËSIMDHENIA TRADICIONALE PRAN

ASAJ BASHKËKOHORE NË SHKOLLAT E VENDIT TONË

5.1.Diskusioni i anketës

Gjatë realizimit të anketës për temën e përzgjedhur jam fokusuar që të marr përgjigje të

cilat kanë të bëjnë për “Këndvështrime të praktikës tradicionale dhe bashkëkohore të

mësimdhënies në Kosovë”. Duke marr parasysh rrethanat të cilat janë duke u zhvilluar në

sistemin arsimorë në vendin tonë unë jam munduar të zhvilloj një anket në shkollat fillore

përmes së ciles kam kuptuar sa më mirë temën e përzgjedhur duke ofruar pyetësorin e

formuluar kam siguruar të dhënat e nevojshme që të pasuroj këtë temë diplome.

Gjatë realizimit të anketës iu kam ofruar pyetësorin 37 personave të cilët janë të punësuar në

arsimin fillorë.

Afati kohor për realizimin e anketës ka zgjatë 10 ditë , ku gjatë kësaj periudhe kam siguruar

informacione të rëndësishme për praktiken tradicionale dhe bashkëkohore së mësimdhënies në

vendin tonë.

Gjatë anketimit jam fokusuar të anketoj të dy gjinit ku prej tyre 27,33% kanë qenë të gjinisë

mashkullore dhe 72,67% të gjinisë Femërorë .

Grafiku 1. Gjinia e të anketuarve

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

80.00%

Femërat Meshkuj

Series1 72.67% 27.33%

Axi

s Ti

tle

Gjinia e të anketuarve

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

18

1. Si e vlerësoni metodën e mësimdhënies bashkëkohore?

a) Shumë e mirë 62.33%

b) Deri diku është e mirë 09,00%

c) Nuk e di 18,67%

Grafiku 2. Vlerësimi i mësimdhënies bashkëkohore

Procesi i mësimdhënies i cili është zhvilluar në periudhën e pas luftës ka ndryshuar metodën e

mësimdhënies . Qëllimi i kësaj metode të mësimdhënies është që të avancon dhe ti ndihmon si

mësimdhënësit po ashtu dhe nxënësit, sipas grafikut të lartë mund të themi se 62,33% janë

përgjigjur më përgjigje pozitive se mësimdhënia më metodën e re të mësimit është shumë e

mirë, pastaj ata të cilit janë përgjigjur së është deri diku 09,00% dhe të tjerë prej 18,67% janë

përgjigjur më përgjigje nuk e di34.

34 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

Shumë e mirë Deri dikuështë e mirë

Nuk e di

Series1 62.33% 9.00% 18.67%

Axi

s Ti

tle

Vlerësimi i mësimdhënës bashkëkohore

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

19

2. Si janë duke u përshtatur nxënësit me Kurrikulen e re të mësimit?

a) Shumë mirë 71,28%

b) Më vështirësi 0.09%

c) Nuk munden mu përshtat 0,00%

d) Nuk e di 19, 63%

Grafiku 3. Përshtatja e nxënësve sipas Kurrikules së re

Metoda e mësimit sipas Kurrikules së re ka për qëllim që të ofroj shumë përparësi si nxënësve

po ashtu dhe mësimdhënësve. Ne e dimë së çdo risi na sjell moskuptime dhe me kalimin e kohës

përfitohen njohuri për realizimin e mësimdhënës/ të anketuarit mësimdhënësit në pyetjen se sa

janë përshtatur nxënësit në mësim sipas Kurrikules së re 71,28% janë përgjigjur shumë mirë.

Pastaj ata të cilët janë përgjigjur me vështirësi janë 0,09% ata të cilët janë përgjigjur nuk e di

janë 19,63%. Sipas përgjigjeve të ofruara mund të konstatojmë se me përqindje të madhe

nxënësit janë duke u përshtatur shumë mirë sipas programit të ri35.

35 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%10.00%20.00%30.00%40.00%50.00%60.00%70.00%80.00%

Shumëmirë

Mëvështirësi

Numunden

mupërshtat

Nuk e di

Series1 71.28% 0.09% 0.00% 19.63%

Axi

s Ti

tle

Përshtatja e nxënësve sipas Kurrikules se re

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

20

3. Sa jeni duke përkrahur metodën e re të mësimdhënies?

a) Shumë 67,24%

b) Deri diku 19,45%

c) Nuk e di 13, 31%

Grafiku 4. Përkrahja e metodës së re të mësimit

Mësimdhënësit me përkrahjen e tyre mund të ndihmojnë zhvillimin e mësimdhënies . Prandaj

metoda e re e mësimit ka ofruar mundësi që të integrohen nxënësit në proceset e mësimit. Të

anketuarit në pyetjen e parashtruar se sa janë duke përkrahur metodën e re të mësimit 67,24%

shumë, pastaj ata të cilit janë duke përkrahur deri diku janë 19,45% dhe të tjerë prej 13,31%.

Sipas përgjigjeve të paraqitura mund të themi së mësimdhënësit janë duke përkrahur metodën e

re të mësimit36.

36 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

Shumë Deri diku Nuk e di

Series1 67.24% 19.45% 13.31%

Axi

s Ti

tle

Përkrahja e metodës se re të mësimit

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

21

4. A keni marr pjesë në seminare për përfitimin e njohurive të reja të mësimdhënies?

a) Po 83,46%

b) Jo 16, 54%

Grafiku 5. Pjesëmarrja e mësimdhënësve në seminare

Ne e dimë se me pjesëmarrjen e seminareve dhe trajnimeve të ndryshme mund të përfitojnë të

gjithë mësimdhënësit . Me përfitimin e njohurive të avancuara mund të përfitojnë dhe nxënësit .

Mund të themi se organizimi i seminareve dhe trajnimeve mund të kontribuon shumë në

zhvillimin e mësimdhënies . Të anketuarit në këtë pyetje sipas grafikut e më sipërm 83,46% janë

përgjigjur se kanë marr pjesë në seminare37.

37 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%

20.00%

40.00%

60.00%

80.00%

100.00%

Po Jo

Series1 83.46% 16.54%

Axi

s Ti

tle

Pjesëmarrja e mësimdhënësve në seminare

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

22

5. Në shkollën tuaj a janë krijuar kushtet për zhvillimin e mësimdhënies bashkëkohore?

a) Po 62,18%

b) Deri diku 11,25%

c) Jo 27,57%

Grafiku 6. Kushtet për zhvillimin e mësimdhënies

Me krijimin e kushteve mund të kemi sukses dhe mësim të mirë. Prandaj institucionet shkollore

duhet të kujdesen në krijimin e kushteve për zhvillimin e mësimdhënies në mënyrë të duhur.

Prandaj në pyetjen e parashtruar se si janë kushtet për zhvillimin e mësimdhënies të anketuarit

janë përgjigjur 62.18% së janë shumë të mira, pastaj 11.25% mendojnë së janë deri diku të mira

dhe të tjerë prej 27,57% janë përgjigjur së nuk janë të mira38.

38 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

Po Deri diku Jo

Series1 62.18% 11.25% 27.57%

Axi

s Ti

tle

Kushtet për zhvillimin e mësimdhënies

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

23

6. Sa jeni të motivuar nga udhëheqësit për zhvillimin e mësimdhënies në shkollën tuaj?

a) Ju mungon motivimi 23,34%

b) Jemi shumë të motivuar 45,22%

c) Nuk keni nevojë për motivim 32,44%

Grafiku 7. Niveli i motivimit për zhvillimin e mësimdhënies

Si në jetën e përgjithshme ashtu dhe ne orë të mësimit na nevojitet që të kemi motiv. Nëse na

mungon motivi nuk mundem ti arrijmë rezultatet e dëshiruara. Prandaj dhe në mësimdhënie

është e nevojshme që të krijojmë kushtet dhe ambientin në të cilin mund të ndjehemi të motivuar

dhe të zhvillojmë orë të mësimit të anketuarit me këtë pyetje janë përgjigjur prej 45,22% se janë

të motivuar, pastaj nuk kanë nevojë janë 32,44% dhe të tjerë prej 23,34% janë përgjigjur ju

mungon motivi39.

39 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

Mungonmotivi

Janë tëmotivuar

Nuk kanënevoj përmotivim

Series1 23.34% 45.22% 32.44%

Axi

s Ti

tle

Niveli i motivimit për zhvillimin e mësimdhënies

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

24

7. Me pjesëmarrje në seminare a keni arritur që të përfitoni njohuri për zhvillimin e

mësimdhënies sipas programeve të avancuara për mësim bashkëkohorë?

a) Po, kemi marr pjesë 81,29%

b) Kemi nevojë për pjesëmarrjen 9,14%

c) Nuk kemi nevojë 9,57%

Grafiku 8. Pjesëmarrja në seminare për avancimin e mësimdhënies

Mësimdhënësit të cilit janë duke marr pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme mund të

përfitojnë njohuri shtesë për zhvillimin e një mësimdhënie të mirë. Prandaj çdo mësimdhënës

duhet të fokusohet për pjesëmarrje në seminare dhe trajnime të avancuara të cilat mund të

kontribuojnë në avancimin e mësimit. Të anketuarit 81,29% në ketë pyetje janë përgjigjur se

kanë marr pjesë në seminare dhe trajnime, pastaj ata të cilit nuk kanë nevojë janë 9,57% dhe ata

të cilët kanë nevojë për trajnim janë 9,14%.40

40 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%10.00%20.00%30.00%40.00%50.00%60.00%70.00%80.00%90.00%

Kanë marrpjesë

Kanë nevojëpër

pjesëmarrjen

Nuk kanënevojë

Series1 81.29% 9.14% 9.57%

Axi

s Ti

tle

Pjesëmarrja në trajnime për avancimin e mësimdhënies

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

25

8. A jeni të kënaqur me të arriturat e nxënësve dhe sa ndikon mësimdhënësi në përfitimin e

njohurive ?

a) Shumë 61,22

b) Mund të jetë më mirë 19,00%

c) Nuk jemi të kënaqur 11,35%

d) Nuk e di 8,43%

Grafiku 9. Kënaqësia e mësimdhënësit për të arriturat e nxënësve

Çdo mësimdhënës ka për qëllim që nxënësit të arrijn rezultate të mira gjatë orës së mësimit. Me

suksesin e nxënësit dhe mësimdhënësi është duke përjetuar kënaqësinë për kontributin e dhënë

gjatë orës së mësimit. Të anketuarit në këtë pyetje janë përgjigjur prej 61,22% se janë shumë të

kënaqur për të arriturat e nxënësve , pastaj ata të cilit mendojnë që mund të jetë më mirë janë

19,00% , ata të cilit janë përgjigjur nuk e di janë 8,43% dhe të tjerë prej 11,35% janë përgjigjur

se nuk janë të kënaqur me arritjet e nxënësve41.

41 Anketa më mësimdhënësit 08.11.-20.11/2018

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

Shumë Mund tëjetë më

mirë

Nuk e di Nuk janëtë kënaqur

Series1 61.22% 19.00% 8.43% 11.35%

Axi

s Ti

tle

Kënaqesia e mësimdhënesit për të arriturat e nxënësve

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

26

5.2.Rekomandime

Të gjithë mësimdhënësit duhet të synojnë që t`ë arrijnë rezultate sa më të mira mësimore dhe të

fokusohen që të ofrojnë mësimdhënien ashtu si është përcaktuar sipas Kurrikules së re e cila

mund të ofroj përparsi si për mësimdhënësin po ashtu dhe për nxënësin. Prandaj ne do të

sugjerojmë që:

• Mësimdhënësit duhet të përpiqen që të organizojn një orë mësimore që të jetë sa më e

suksesshme.

• Të përfshijë të gjithë fëmijët në të nxënë pa marrë parasysh ndonjë gjendje të tyre të

disfavorshme.

• Mësimdhënësit duhet të kujdesen që të përfshijnë të gjithë nxënësit që kanë vështirësi në

të nxënë dhe të ofrojnë metodat e mësimit në të cilat mund të përshtaten më mirë.

• Mësimdhënësit duhet të formulojnë një strategji mësimore të zbatohet strategjia në

mënyrën e duhur dhe t’ua bëjë më tërheqëse mësimet .

• Mësimdhënësit duhet të aftësojn nxënësit për të nxënë në mënyrë të pavarur, kritike,

kreative, individuale dhe grupore.

• Duhet të përpiqen që të aftësojn nxënësit që të jenë në gjendje të vlerësojnë dhe vetë

vlerësojnë të nxënit e tyre,

• Duhet të kujdesen si të ndikojë tek ata që ta ndihmojnë njëri tjetrin në raste të caktuara,

• Mësimdhënësit duhet të përmbaj vetën të mos shfaqë zemërimin në situata të caktuara ?

• Duhet të analizojnë së çfarë të ndryshoj dhe çfarë strategji e teknika mësimore të zbatoj

që të sjell produktivitet në mësim, këto janë disa nga pyetjet që duhet t’ia parashtrojmë

vetës.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

27

PËRFUNDIM

Shkolla duhet të jetë në hap me këto ndryshime, përndryshe nuk do të mund të luaj rolin dhe

funksionin e saj edukativo-arsimor.Në teorinë pedagogjike janë të njohura disa prej tyre,

përdorimi i të cilave ndikon në planifikimin dhe organizimin e mësimdhënies bashkëkohore.

Mësimdhënia bashkëkohore tejkalon të nxënit riprodhues dhe krijon kushte për të nxënit aktiv

dhe zhvillimin e të menduarit. Pra kemi të bëjmë me një mësimdhënie cilësore. Mësimdhënie

bashkëkohore nënkupton një mësimdhënie ndryshe nga ajo tradicionale. Kjo nënkuptohet në

shumë aspekte si: në strategji, metoda, teknika, forma, ndryshimin e rolit të mësimdhënësit dhe

nxënësit, mjedisin shkollor, në respektimin e të drejtave të fëmijëve, në të kuptuarit dhe të

menduarit ndryshe, në përcaktimin e objektivave, në vlerësim etj. Prandaj me mësimdhënie

bashkëkohore duhet të kuptojmë atë lloj mësimdhënie, e cila lehtëson me forma, metoda,

teknika, dhe strategji të përshtatshme në procesin e të nxënit të nxënësve. Mësimdhënia

bashkëkohore nënkupton të nxënit aktiv, të menduarit në mënyrë kritike, krijuese dhe të

nxënit me nxënësin në qendër. Mësimdhënia është një detyrë e vështirë dhe komplekse dhe

kërkon njohuri, aftësi e shprehi të shumta. Procesi mësimorë bëhët duke u mbështetur në

metodat dhe teknikat bashkëkohore, ku nxënësi mëson duke reflektuar, vlerësuar, zbuluar dhe

duke zgjedhur probleme. Ajo është një proces,veprimtari që ndryshon vazhdimisht. Në

mësimdhënien bashkëkohore nxënësi nxitet në procesin mësimorë, veprimtari të ndryshme për

përvetësimin e diturive të reja, gjithëherë duke u mbështetur në përvojën, interesin, nevojat dhe

aftësitë e tyre. Prandaj edhe burimet e informacionit janë të shumta dhe të ndryshme si nga:

mësimdhënësi, përvoja, teksteve, internetit dhe nga shoku-shoku përmes ndërveprimit etj.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Berisha.pdf · 3 1. HYRJE Arsimi jonë ka bërë hapa të rëndësishëm , duke thyer tabu dhe mentalitete të vjetra, si e tillë ka synuar të

28

LITERATURË

1. Doktoratura :Ragip Gjoshi , Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Kosovë (Nga Rilindja

Kombëtare deri në ditët e sotme) Tirane, 2015

2. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë . Korniza Kurrikulare e Arsimit

Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë.2016

3. Rama B. Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë, Tirane, 2011

4. Musaj B. Metodologjia e mësimdhënies , Tirane, 2003

5. Alili I. (2013), Metodologjia e punës hulumtuese shkencore , Kolegji ISPE