Provo veten 3 - Albas gjuha 3.pdf · 3 Teste Gjuha shqipe 3 1. Lexo tekstin e mëposhtëm. Në...
Transcript of Provo veten 3 - Albas gjuha 3.pdf · 3 Teste Gjuha shqipe 3 1. Lexo tekstin e mëposhtëm. Në...
1
Teste Gjuha shqipe 3
Teste për Gjuhën shqipe
3
Botimet shkollore Albas
Provo veten
22
Teste Gjuha shqipe 3
Testi nr. 1
Rubrika 1: Unë mësoj nga të rriturit
Objektivat e testit:
Niveli bazë • Të dallojë tekstin nga joteksti duke u bazuar në kuptimin e fjalive. • Të dallojë fjalinë pyetëse, thirrmore dhe dëftore duke u bazuar në shenjat e pikësimit. • Të përdorë shenjat e pikësimit në fund të fjalive. • Të dallojë fjalinë pohore dhe mohore duke u ndihmuar nga pjesëza nuk dhe s’.
Niveli mesatar • Të përcaktojë paragrafët e një teksti duke u bazuar në kuptimin e tyre. • Të renditë fjalitë e një teksti. • Të përcaktojë pjesët kryesore të fjalisë.
Niveli i lartë • Të ndërtojë një tekst duke u ndihmuar nga fjalët dhe fjalitë e dhëna. • Të krijojë fjali pohore dhe mohore. • Të krijojë fjalinë më të vogël duke hequr pjesët jo të domosdoshme.
3
Teste Gjuha shqipe 3
1. Lexo tekstin e mëposhtëm.
Në qendrën tregtareUnë jam Kleidi. Sot kam dëshirë t’ju tregoj si e kalova ditën e diel. Familja ime është e vogël. Ajo përbëhet nga mami, babi, vëllai im, Dejvi, dhe unë. Këtë
të diel prindërit vendosën të na çonin në një qendër tregtare në periferi të qytetit. Udhëtimi zgjati pak.
Ishte hera e parë që vinim në këtë qendër dhe unë u befasova nga bukuria dhe madhësia e saj. - Sa bukur qenka këtu! - tha vëllai im Dejvi. - Po kënd lojërash ka? - pyeta unë mamin. Por aty kishte diçka më të bukur. Në katin e dytë ndodhej një pistë e madhe patinazhi.
Dy patinatore i ndihmonin fëmijët që të rrëshqitnin me patina në akull. Prindërit na prenë biletat, na veshën patinat dhe pajisjet e tjera dhe hymë në pistë. Në
fi llim kisha shumë frikë, por pastaj ia mora dorën. Vëllai im Dejvi shtrëngonte fort pinguinin dhe rrëshqiste ngadalë. Pranë meje rrëshqiste një djalë më i madh se unë. Ai ishte shumë i zoti. Djali më tregoi se vinte shumë shpesh të patinonte dhe tani mund të bënte fi gura të vështira. Pasi mbaroi koha e caktuar, dola nga pista, i falënderova prindërit dhe iu kërkova atyre që të më sillnin më shpesh aty.
Rretho përgjigjen e saktë.
1. Prindërit e çuan Kleidin: 1 pikë a. në park b. në kopshtin zoologjik c. në një qendër tregtare
2. Kleidit i bëri përshtypje: 1 pikë
a. udhëtimi b. gjelbërimi c. bukuria dhe madhësia e qendrës tregtare
3. Çfarë bëri Kleidi dhe vëllai i tij: 1 pikë
a. luajtën me makina b. kërcyen c. bënë patinazh
Test nr. 1Varianti I
44
Teste Gjuha shqipe 3
4. Pse djali më i madh kishte mësuar të patinonte shumë mirë? 1 pikë________________________________________________________ 5. Si ua shprehu Kleidi mirënjohjen prindërve? 2 pikë__________________________________________________________ 6. Po ti, ke provuar të patinosh në akull? Përshkruaj me tri fjali 5 pikëemocionet që ke provuar ose që imagjinon.
....................................................................................................................... ....................................................................................................................... ....................................................................................................................... ....................................................................................................................... ........................................................................................................................ 7. Vendos numra në fjalitë e mëposhtme sipas rendit të ngjarjes. 3 pikë
• Kleidi dhe Dejvi u kënaqën shumë.
• Ata patinuan në një pistë patinazhi.
1. Prindërit i çuan fëmijët në një qendër tregtare.
• Kleidi u njoh me një djalë që patinonte shumë mirë.
• Dejvi patinonte duke u mbajtur te pinguini.
• Kleidi i falënderoi prindërit e tij. 8. Sa paragrafë ka teksti “Në qendrën tregtare”? 1 pikë ....................................................................................................................... 9. Shëno me D fjalitë dëftore, me P fjalitë pyetëse dhe me Th fjalitë 3 pikëthirrmore në fjalitë e mëposhtme.
Familja ime është e vogël. Sa bukur qenka këtu! Pranë meje rrëshqiste një djalë më i madh se unë. - Po kënd lojërash a ka? - Ju faleminderit, ne u kënaqëm shumë sot! - Babi, a do të na sillni prapë këtu? 10. Rretho. Fjalia me të cilën pyesim quhet: 1 pikë a. fjali dëftore b. fjali pyetëse c. fjali thirrmore
5
Teste Gjuha shqipe 3
11. Në fjalinë “Në pyll dëgjohej gjinkalla.”, kryefjala është: 1 pikë a. dëgjohej b. gjinkalla c. në pyll 12. Fjalinë pohore ktheje në fjali mohore. 2 pikë Djali vinte shpesh në pistën e patinazhit. ..................................................................................................................... 13. Në fund të fjalisë thirrmore vihet: 1 pikë a. pikë b. pikëpyetje c. pikëçuditje
14. Shkruaj fjalinë më të vogël. 2 pikë Një djalë i madh rrëshqiste pranë meje në akull. ..................................................................................................................... 15. Formo një fjali ku kryefjalë të jetë emri Shqipëria 2 pikë ..................................................................................................................... 16. Formo një fjali ku kallëzuesi të jetë mësoj. 2 pikë....................................................................................................................... 17. Shkruaj pyetjet me të cilat gjendet kryefjala dhe kallëzuesi. 2 pikë Kryefjala ________. Kallëzuesi ________. 18. Nënvizo kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e mëposhtme. 4 pikë a. Vëllai im rrëshqiste me vështirësi në akull. b. Ne u kënaqëm shumë në qendrën tregtare. Vlerësimi
Pikët 0-7 8-12 13-17 18-22 23-27 28-31 32-35Nota 4 5 6 7 8 9 10
66
Teste Gjuha shqipe 3
Varianti II
Rretho përgjigjen e saktë.
1. Pjesët e mëposhtme janë: 1 pikë
a. Lina është pianiste. Ajo sot do të japë një koncert para shokëve të klasës. Sa e emocionuar është!
a. tekst b. jotekst
b. Albi është futbollist. Ai stërvitet çdo ditë. Kampionati Botëror i Futbollit u zhvillua në Afrikë. Ai ëndërron t’i ngjajë lojtarit të Argjentinës, Lionel Mesit.
a. tekst b. jotekst
2. Teksti i mëposhtëm ka: 1 pikë a. 2 paragrafë b. 3 paragrafë c. 4 paragrafë
Para një viti Ola shkoi me pushime në Himarë. Sa bukur ishte atje! Uji ishte i pastër dhe deti shumë i thellë. Ola notonte me krahëza.
Këtë vit Ola do të shkojë me pushime në Vlorë. Ajo shpreson se sivjet do të notojë pa krahëza. Babi i ka premtuar se do ta ndihmojë të mësojë notin.
Asaj i pëlqen shumë të notojë në det!
3. Fjalia “Sot u lodha shumë.” është: 1 pikë
a. Fjali dëftore b. Fjali thirrmore c. Fjali pyetëse 4. Shkruaj elementet e skedës së një libri. 5 pikë a._______________________________________ b._______________________________________ c._______________________________________ ç._______________________________________ d._______________________________________
7
Teste Gjuha shqipe 3
5. Fjalia “Ti s’paske ndryshuar fare!” shpreh: 1 pikë
a. kënaqësi b. zemërim c. habi ç. keqardhje
6. Në fjalinë “Ah, ç’më bëri vëllai që ma mori çadrën” duhet vënë: 1 pikë a. pikë b. pikëpyetje c. pikëçuditje
7. Ktheje në fjali mohore fjalinë e mëposhtme: 2 pikë Ata nuk shkuan të gjithë në ekskursion. ....................................................................................................................... 8. Shkruaj përbri fjalët me kuptim të kundërt. 4 pikë
Të gjithë ______________________ Gjithmonë ______________________ Gjithandej ______________________ Gjithkund _______________________
9. Plotëso zarfi n. 4 pikë
10. Plotëso. 2 pikë
Në fjalitë mohuese përdoren fjalëzat mohuese ______ ose _______. 11. Vendos fjalëzat mohuese që duhet para fjalëve të dhëna. 3 pikë
____ shoh, ____ dëgjoj, ____ këndoj, ____zhvilloj, ____lexoj, ____ stërvitem. 12. Qarko fjalët e shkruara gabim. 1 pikë
a. kurrë gjë b. kurrkund c. kurrë kush ç. as një d. asgjë dh. askush
Pulla
88
Teste Gjuha shqipe 3
13. Në fjalinë “Dejvi po mblidhte guaska në bregun e detit Adriatik.”, fjalia 1 pikëmë e vogël është:
a. Dejvi po mblidhte guaska në bregun e detit Adriatik. b. Dejvi po mblidhte guaska. c. Dejvi po mblidhte.
14. Pse nuk është fjali “Elona po mblidhte”? 2 pikë
....................................................................................................................... 15. Në fjalinë “Peshku po noton në ujë.”, kryefjala është: 1 pikë a. noton b. ujë c. peshku
16. Në fjalinë “Në pyll dëgjohej gjinkalla.”, kryefjala është: 1 pikë a. dëgjohej b. gjinkalla c. në pyll
17. Në fjalinë “Ermiri fl uturon me helikopter.”, kallëzuesi është: 1 pikë a. Ermiri b. fl uturon c. helikopter
18. Në fjalinë “Macja luan me fi jen e perit.”, kallëzuesi është: 1 pikë a. me fi jen e perit b. Macja c. luan
19. Formo një fjali ku kryefjalë të jetë emri dielli. 2 pikë.......................................................................................................................
20. Formo një fjali ku kallëzuesi të jetë këndoj. 2 pikë....................................................................................................................... Vlerësimi
Pikët 0-8 9-13 14-18 19-23 24-28 29-33 34-37Nota 4 5 6 7 8 9 10
9
Teste Gjuha shqipe 3
Test nr. 2
Rubrika 2: Unë mësoj nga miqtë e mi
Objektivat e testit
Niveli bazë
• Të dallojë pjesët plotësuese në fjali.• Të përdorë pyetjet për gjetjen e grupit të kallëzuesit dhe grupit të kryefjalës.• Të dallojë grupin e kryefjalës dhe grupin e kallëzuesit duke u ndihmuar nga pyetjet.• Të përzgjedhë alternativën e duhur duke u bazuar në tekst.
Niveli mesatar
• Të ndajë fjalinë në etiketa.• Të dallojë fjalën kryesore në grupin e kryefjalës dhe grupin e kallëzuesit.• Të përcaktojë grupet e domosdoshme dhe jo të domosdoshme nëpërmjet zhvendosjes
së etiketave.
Niveli i lartë
• Të zgjerojë fjalinë e vogël me pjesë plotësuese.• Të shkruajë një fl etë ditari.• Të përshkruajë një situatë të ngjashme me situatën e dhënë në tekst.
1010
Teste Gjuha shqipe 3
Lexo tekstin e mëposhtëm:
Mira dhe Linda janë shoqe të ngushta. Ato banojnë në një pallat. Para disa ditësh në pallatin e tyre erdhi të banonte një familje e re, e cila kishte dy
fëmijë, Eglën dhe Drinin. Egla ishte moshatare me Mirën dhe Lindën. Mira tani ftonte Eglën që të luanin bashkë. Kur Linda e thërriste për të luajtur, Mira nuk shkonte. Ajo i thoshte se po shihte një fi lm ose do të shkonte për vizitë te kushërinjtë e saj. Linda mërzitej shumë. Ajo fi lloi të mendonte se Mira nuk e kishte më shoqe të ngushtë.
Por një ditë mami i tha Mirës se Linda ishte shtruar në spital. Ajo kishte pasur gjatë natës temperaturë të lartë. Sa turp i erdhi Mirës! Ajo ishte sjellë shumë keq me shoqen e saj të ngushtë. Iu lut mamit që të shkonin në spital për ta parë. Mami ia plotësoi dëshirën.
Kur shkuan atje, Linda u gëzua shumë. Sapo e pa, ajo i tha: - Sa mirë, që erdhe! Më mori malli shumë. - Edhe mua, - i tha Mira. – Linda, të kërkoj falje dhe të uroj të shërohesh sa më shpejt! - Patjetër që të kam falur. Ti je shoqja ime më e mirë, - i tha Linda.
Rretho përgjigjen e saktë.
1. Linda u zemërua me shoqen e saj sepse: 1 pikë a. Mira nuk luante më me të. b. Mira luante me shoqen e re, Eglën. c. Mira nuk e kishte më shoqe.
2. Mira me mamin e saj shkoi: 1 pikë a. te kushërinjtë b. në kinema c. në spital te Linda.
3. Mira u ndje keq për shoqen e saj sepse? 1 pikë a. i erdhi keq për të. b. nuk ishte sjellë mirë. c. e kishte zemëruar atë.
4. Shëno me √ fjalitë e vërteta dhe me X ato jo të vërteta. 2 pikë Mira dhe Linda nuk banojnë në një pallat. ____ Egla ishte moshatare me Mirën dhe Lindën. ____
Test nr. 2 Varianti I
11
Teste Gjuha shqipe 3
Mira nuk i kërkoi falje shoqes së saj, Lindës. _____ Mira ishte sjellë shumë keq me shoqen e saj të ngushtë. _____ 5. Shkruaj titullin që mendon ti për tregimin? 3 pikë......................................................................................................................
6. Po ty a të ka ndodhur të zemërohesh me shokun ose shoqen tënde 3 pikëmë të ngushtë? Nëse po, shkruaj se cila ka qenë arsyeja e zemërimit?
......................................................................................................................... ......................................................................................................................... .........................................................................................................................
7. Si ke vepruar më pas? 3 pikë ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... .........................................................................................................................
8. Shkruaj të kundërtat e fjalëve: 2 pikë
i shkathët -______________ i shëndoshë - _______________ i çrregullt - _____________ i pastër - _____________
9. Nënvizo grupin e kryefjalës në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë Mira dhe Linda janë shoqe të ngushta.
10. Nënvizo grupin e kallëzuesit në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë Egla banonte në pallatin e tyre.
11. Ndaj në etiketa fjalinë e mëposhtme. 4 pikë Mira sillet shumë mirë me shoqen e saj. 12. Hiq grupet e fjalëve jo të domosdoshme dhe shkruaj 4 pikëfjalinë më të vogël: Çdo ditë pasdite Mira luante me Eglën në oborrin e madh të shtëpisë. .........................................................................................................................
1212
Teste Gjuha shqipe 3
13. Nënvizo me një vijë pjesët kryesore në tekstin e mëposhtëm 10 pikë dhe me dy vija pjesët plotësuese. Shkruaji ato në dy shtylla. Mira dhe Linda janë shoqe të ngushta. Ato banojnë në një pallat. Në pallatin e tyre erdhi një shoqe e re. Ajo quhej Egla. Egla ishte moshatare me Mirën dhe
Lindën. Mira e ftoi Eglën që të luanin bashkë.
Pjesët kryesore Pjesët plotësuese
14. Shkruaj një kartolinë për shoqen ose shokun tënd më të ngushtë. 4 pikë
.......................... ...................................... .......................... ............................................................... .......................... ............................................................... .......................... ............................................................... .......................... ............................................................... .......................... ............................................................... .......................... ............................................................... .......................... ...............................................................
Vlerësimi Pikët 0-6 7-11 12-17 18-23 24-29 30-35 36-40Nota 4 5 6 7 8 9 10
Kartolinë
Teste Gjuha shqipe 3
Varianti II
Rretho përgjigjen e saktë.
1. Në fjalinë “Në cirk fëmijët bënë foto me elefantin Dumbo.”, pjesët 3 pikëplotësuese janë: a. fëmijët b. bënë c. Në cirk ç. foto d. me elefantin Dumbo
2. Ti do të dish nëse miqve të tu u pëlqen shkolla. Vendos √ në pyetjet 3 pikëqë të ndihmojnë për ta mësuar këtë. _ Sa vjet ke që mëson në këtë shkollë? _ Çfarë ke bërë para një jave? _ Çfarë të pëlqen më shumë në shkollë? _ A të ndihmon mësuesi/mësuesja kur ke vështirësi? _ Cila është loja që të pëlqen më shumë? _ A lexon libra në kohën e lirë? 3. Në fjalinë “Kafshët e cirkut stërviten nga zbutësit e kafshëve.”, grupi i 1 pikëkryefjalës është:
a. Kafshët e cirkut b. stërviten c. nga zbutësit e kafshëve
4. Në fjalinë “Vajzat po rrëshqasin me ski në dëborë.”, grupi i kallëzuesit 1 pikëështë: a. Vajzat b. po rrëshqasin me ski c. po rrëshqasin me shi në dëborë
1414
Teste Gjuha shqipe 3
5. Në grupin e kryefjalës “Qeni i vogël me ngjyrë të bardhë”, fjala 1 pikë kryesore është: a. Qeni b. i vogël c. me ngjyrë të bardhë
6. Në grupin e kallëzuesit “dëgjonte me vëmendje tregimet e gjyshit”, fjala 1 pikëkryesore është:
a. dëgjonte b. me vëmendje c. tregimet e gjyshit 7. Zgjero me nga dy fjalë grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit në fjalinë 4 pikë“Bora binte.” Bora_____________________________ binte_________________________. 8. Shkruaj kur fjalia e humbet kuptimin. 3 pikë......................................................................................................................... .........................................................................................................................
9. Fjalët të cilat edhe nëse hiqen, nuk e prishin kuptimin e fjalisë 2 pikë quhen?........................................................................................................... 10. Rishkruaje fjalinë e mëposhtme duke lëvizur etiketat: 3 pikë 1. 2. 3. 4.
a. ____________________________________________________. b. _____________________________________________________. c.______________________________________________________. 11. Fjalët kryesore në fjalinë “Njëherë një rojtar pylli jetonte në një shtëpi të vogël.”, 2 pikëjanë: a. Njëherë c. jetonte b. një rojtar pylli ç. në një shtëpi të vogël
Ne shkojmë çdo fundjavë te gjyshërit.
Teste Gjuha shqipe 3
12. Fjalinë “Alpinisti guximtar ngjitej në malin me shkëmbinj të thepisur.” , 2 pikëe ndajmë në: a. 2 etiketa b. 3 etiketa c. 4 etiketa ç. 5 etiketa
13. Në fjalinë “Pulëbardhat kërkonin zogjtë e vegjël në breg.”, grupet e 3 pikëfjalëve që mund të lëvizim pa ia prishur kuptimin fjalisë.
a. Pulëbardhat b. kërkonin c. zogjtë e vegjël ç. në breg
14. Shkruaj një fl etë nga ditari yt. (Nëse ke vështirësi përshkruaj si 6 pikëe kalove ditën dje ose shiko modelin se si shkruan një moshatari yt në ditarin tij).
Përshëndetje Leo,Dita e sotshme ishte e mërzitshme. Ndenja në shtëpi, sepse më zuri lija e dhenve, një
sëmundje ngjitëse. Para pak ditësh e kaloi vëllai im. Më kanë dalë puçrra në fytyrë. Mami më tha se nuk duhet t’i ngacmoj, se ndryshe më mbeten shenjë. Gjithë ditën pashë fi lma në televizor. Sa keq që nuk shkova në shkollë dhe në stërvitje!
Sot ishte një ditë jo shumë e bukur, por nesër do të jetë dhe më e bukur.
......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ........................................................................................................................
VlerësimiPikët 0-7 8-12 13-17 18-22 23-27 28-31 32-35Nota 4 5 6 7 8 9 10
1616
Teste Gjuha shqipe 3
Testi nr. 3
Rubrika 3-4: Unë mësoj nga përrallat dhe tregimet
Objektivat e testit:
Niveli bazë
• Të dallojë emrat.• Të përzgjedhë alternativën e duhur duke u bazuar në tekst. Niveli mesatar
• Të ndajë në etiketa fjalinë.• Të dallojë fjalën kryesore në grupin e kryefjalës dhe në grupin e kallëzuesit.• Të përcaktojë grupet e domosdoshme dhe jo të domosdoshme nëpërmjet zhvendosjes
së etiketave.
Niveli i lartë
• Të zgjerojë fjalinë e vogël me pjesë plotësuese.• Të shkruajë një hyrje ose mbyllje përralle.• Të përshkruajë një situatë të ngjashme me situatën e dhënë në tekst.
Teste Gjuha shqipe 3
Lexo përrallën e mëposhtme:
Shumë kohë më parë lepuri kishte një bisht të gjatë dhe me qime të dendura. Bishti i tij ishte më i gjatë se bishti i dhelprës. Lepuri e dinte këtë dhe nuk linte vend dhe kafshë pa mburrur bishtin e tij.
Një ditë prej ditësh dhelpra vendosi që t’i punonte një rreng lepurit mendjemadh. Po afronte stina e dimrit. Filloi të binte borë dhe shumë shpejt ujërat e liqeneve ngrinë
dhe u bënë akull. Një ditë dhelpra zbriti poshtë në liqen dhe hapi një vrimë në akull. Me vete kishte marrë 4 peshq, të cilët i kishte peshkuar në lumë. Dhelpra priti e priti, kur më në fund u shfaq lepuri. Atëherë dhelpra lidhi një peshk në bishtin e saj dhe e futi atë në vrimën që kishte hapur në liqen. Lepuri kur e pa u çudit dhe fi lloi ta pyeste:
-Çfarë po bën aty?-Po peshkoj, - i tha dhelpra.-Sa kohë ke që peshkon? - e pyeti ai.-Kam pak kohë dhe kam zënë katër peshq, - i tha ajo. Për të zënë një peshk më është
dashur pesëmbëdhjetë minuta kohë, - e gënjeu ajo.-Tani po iki në fshat që t’i gatuaj. - Kështu i tha dhelpra dhe u nis drejt fshatit.Lepurit mburravec i erdhi inat dhe fi lloi të peshkonte. Futi bishtin e tij të gjatë në vrimën
e hapur dhe ndenji ashtu gjithë natën.Në mëngjes dhelpra u kthye në liqen, por ç’të shikonte?! Lepuri s’dilte dot nga liqeni.
Ai dridhej nga të ftohtët.-Eja më ndihmo, se kam ngrirë! - i tha lepuri.Dhelpra me një buzëqeshje në fytyrë u afrua ta ndihmonte. Filloi ta tërhiqte, por lepuri
ishte bërë akull. Pas disa përpjekjesh lepuri u shkëput nga akulli, por bishti i tij i bukur mbeti brenda në liqen.
Që nga ajo ditë lepurit i mbeti bishti i shkurtër, shumë i shkurtër.
Test nr. 3 Varianti I
1818
Teste Gjuha shqipe 3
Rretho përgjigjen e saktë:
1. Lepuri mburrej sepse: 1 pikë a. ishte i shpejtë b. kishte bisht të gjatë c. ishte i zgjuar
2. Çfarë vendosi t’i bënte dhelpra lepurit? 1 pikë a. ta hante b. ta tallte c. t’i punonte një rreng
3. Lepuri i besoi dhelprës sepse? 1 pikëa. ishte mendjelehtë dhe mburravecb. kishte besim te vetjac. nuk e kuptoi rrengun e saj
4. Shkruaj mesazhin që nxjerrim nga kjo përrallë. 2 pikë..................................................................................................................................................................................................................................................
5. Shkruaj një mbyllje përralle. A ngjan mbyllja e kësaj përralle me 2 pikëmbylljet e përrallave të tjera që ti di? ........................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................... PO JO
6. Lidh me shigjetë emrin me Jo cilësitë e tij. Shkruaj një cilësi të 4 pikë përbashkëta që kishte lepuri dhe dhelpra e përrallës sonë.
• dinake • • mendjemadh • • mburravec • lepuri • • zemërmirë • • dhelpra
• e zgjuar • • bishtgjatë • ______________________
Teste Gjuha shqipe 3
7. Në tekstin e mësipërm gjej 4 emra të gjinisë mashkullore dhe 4 emra 4 pikëtë gjinisë femërore dhe më pas vendosi në tabelë.
Emra të gjinisë mashkullore Emra të gjinisë femërore
8. Në tekstin e mësipërm gjej dy emra në trajtën e shquar dhe dy emra 2 pikënë trajtën e pashquar dhe vendosi në tabelë.
Emra në trajtën e pashquar Emra në trajtën e shquar
9. Kthe në numrin shumës, në trajtën e shquar, emrat e dhënë në tabelë. 12 pikë
Emra në numrin njëjës, trajta e shquar Emra në numrin shumës, trajta e shquardhelpralepuripeshkuditalumifshati
10. Gjej dhe analizo emrat në fjalinë e dhënë. 16 pikë
Lepuri u shkëput nga akulli i liqenit, por bishti i tij i bukur mbeti brenda.
Emri Lloji Gjinia Numri Trajta
Vlerësimi
Pikët 0-9 10-15 16-21 22-27 28-33 34-39 40-45Nota 4 5 6 7 8 9 10
2020
Teste Gjuha shqipe 3
Varianti II
Rretho përgjigjen e saktë.
1. Fjalët hyrëse të një përralle janë: 1 pikë a. Shumë kohë më përpara... b. Na ishte njëherë ... c. Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë. ç. Dhe ata u martuan dhe u trashëguan. 2. Shkruaj hyrjen e përrallës “Tre derrkucët” 3 pikë ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... 3. Bëj lidhjen e saktë të emrave të mëposhtëm: 3 pikë yll • Valbona • Dajti • • I përgjithshëm mësuesja • • I përveçëm
Adriatik • kodra • 4. Në fjalinë e mëposhtme nënvizo emrat dhe gjej emrin e shkruar 3 pikëgabim, të cilin shkruaje si duhet: “Ata lundruan me kanoe në lumin e vjosës.
........................................ - ............................................. 5. Shkruaj mbylljen e përrallës “Breshka dhe lepuri” me tri fjali. 3 pikë...........................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
Teste Gjuha shqipe 3
6. Në fjalinë “Odeta luan me macen.” zëvendëso emrat e gjinisë femërore 2 pikëme emrat e gjinisë mashkullore.
____________ - ____________; ____________ - ____________. 7. Emrat një ari dhe një lepur në numrin shumës janë: 2 pikëa. disa arij a. disa lepur b. ari b. lepuratc. ariut c. disa lepujç. disa arinj ç. lepujt
8. Plotëso tabelën për emrat e dhënë: 15 pikë
Numri njëjës Numri shumësTr. e pashquar Tr. e shquar Tr. e pashquar Tr. e shquar
kajsi ftuavazolumëzog
9. Formo dy fjali ku të përdorësh emrin tigër dhe lule në numrin njëjës, 4 pikëtrajta e shquar.
1. .................................................................................................................................
2. ................................................................................................................................
10. Formo një fjali ku të përdorësh emrin djalë dhe vajzë në numrin shumës, 4 pikëtrajta e shquar.
1. .................................................................................................................................
2..................................................................................................................................
Vlerësimi
Pikët 0-8 9-14 15-19 20-24 25-29 30-35 36-40Nota 4 5 6 7 8 9 10
2222
Teste Gjuha shqipe 3
Varianti III
Rubrika 3-4: Unë mësoj nga përrallat
Teksti për dorashkën
1. Janë dhënë disa fi gura. Shkruaj poshtë çdo fi gure me fjali se çfarë shikon në të. Në fund lexo fjalitë që shkrove. Do të shohësh se ke formuar një përrallë. Mos harro t’i vësh një titull përrallës.
15 pikë Titulli: ........................................................................................................................
________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________
________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________
Mbi dëborë ishte një dorashkë.
Teste Gjuha shqipe 3
________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________
________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________
________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________
2424
Teste Gjuha shqipe 3
2. Plotëso grafi kun organizues të përrallës që përfundove. 9 pikë
Hyrja: .............................................................................................................. .........................................................................................................................
Zhvillimi: ........................................................................................................ .........................................................................................................................
Mbyllja: ........................................................................................................... .........................................................................................................................
3. Shkruaj emrat e personazheve të përrallës. 3 pikë ...................................................................................................................... ......................................................................................................................
4. Shkruaj pse dorashka i thithte të gjitha personazhet tona? 3 pikë ....................................................................................................................... ........................................................................................................................ .......................................................................................................................
__________________________________ ____________________________________________________________________ __________________________________
Teste Gjuha shqipe 3
5. Shkruaj mesazhin që nxjerr ti nga kjo përrallë. 4 pikë ....................................................................................................................... ........................................................................................................................ ........................................................................................................................ ........................................................................................................................
6. Zgjidh dhe shkruaji tre emra femërorë dhe tre mashkullorë nga 3 pikë përralla që ti krijove.
7. Gjej në përrallë tre emra në numrin njëjës dhe ktheji në numrin shumës. 3 pikë a. _______________ ; _________________ b. _______________ ; _________________ c. _______________ ; _________________.
VlerësimiPikët 0-8 9-14 15-19 20-24 25-29 30-35 36-40Nota 4 5 6 7 8 9 10
Emra femërorëa. ____________________________ b. ____________________________c. ____________________________
Emra mashkullorëa. ____________________________ b. ____________________________c. ____________________________
2626
Teste Gjuha shqipe 3
Test nr. 4 Varianti I
Rubrika 5: Unë mësoj nga natyra
Objektivat e testit:
Niveli bazë• Të dallojë foljen në fjali, duke përdorur pyetjet ç’bën, ç’bëri, ç’do të bëjë.• Të zgjedhojë foljet e rregullta.• Të ritregojë me anë të pyetjeve.
Niveli mesatar
• Të zgjedhojë foljet e tipit rri, përgatit.• Të tregojë kuptimin e kohës së foljes.
Niveli i lartë
• Të formojë fjali duke përdorur foljen në kohën e dhënë.• Të shndërrojë foljen në kohën e caktuar.• Të klasifi kojë foljen sipas kohës, vetës dhe numrit.
Teste Gjuha shqipe 3
Lexo tekstin e mëposhtëm:Ariu panda Tian-Tian
Tian-Tian është një ari panda. Ai ka lindur në Kinë, por tani jeton në SHBA. Ai erdhi në Amerikë kur ishte tre vjeç.
Tian-Tian është një ari panda i madh dhe i fortë. Ai peshon 175 kg. Tian-Tian në vitin 2005 ishte tetë vjeç dhe u bë baba. Fëmija i tij po rritet në një kopsht zoologjik dhe po bëhet i fortë si babai i tij.
Kina është vendi i vetëm ku jetojnë pandat gjigante. Shumë nga arinjtë panda kanë gëzof të zi me pulla të mëdha të bardha. Pandat jetojnë në pyjet malore. Të gjitha pandat hanë një bimë të quajtur bambu. Bambuja rritet në pyje. Por njerëzit po i presin pyjet me bambu dhe pandat do ta kenë të vështirë të mbijetojnë.
Përgjigju pyetjeve:
1. Ku jetojnë dhe me se ushqehen arinjtë panda? 1 pikë................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................. 2. Pse arinjtë panda e kanë të vështirë të mbijetojnë? 1 pikë...................................................................................................................... 3. Ku jeton ariu Tian-Tian dhe çfarë i ndodhi atij në vitin 2005? 1 pikë....................................................................................................................... ....................................................................................................................... 4. Ku dallojnë arinjtë panda nga arinjtë e tjerë? 1 pikë...................................................................................................................... 5. Në tekstin e mësipërm gjej dy folje në kohën e tashme, dy folje në 4 pikëkohën e kryer të thjeshtë dhe më pas vendosi në tabelë.
Folja në kohën e tashme Folja në kohën e kryer të thjeshtë
2828
Teste Gjuha shqipe 3
6. Nënvizo foljet e paragrafi t të dytë. Zgjedho foljen jetoj. 7 pikë
Unë ___________________ Ne _________________Ti ___________________ Ju __________________Ai/ajo ___________________ Ata/ato __________________. 7. Lidh me shigjetë: 6 pikë Ti • • është shumë e sjellshme. Ne • • ndihmoj motrën e vogël të bëjë detyrat. Unë • • pastrojmë klasën bashkë me mësuesen. Ata • • luajnë me top para pallatit. Ju • • reciton shumë bukur vjersha. Ajo • • jeni anëtarë të Klubit të Miqve.
8. Shkruaj foljet e dhëna në kohën e ardhme dhe të pakryer. 4 pikë Folja në kohën e tashme Folja në kohën e ardhme Folja në kohën e pakryer Unë jetoj Ata dalin
9. Përcakto kohën, vetën dhe numrin e foljeve të dhëna. 15 pikë
Folja Koha Veta Numrilindido të kërkojnëpërgatisnindëgjuatfl et
VlerësimiPikët 0-8 9-14 15-19 20-24 25-29 30-35 36-40Nota 4 5 6 7 8 9 10
Teste Gjuha shqipe 3
Varianti II
Rretho përgjigjen e saktë.
1. Folja ishte është në kohën: 1 pikë a. e ardhme b. e tashme c. e pakryer ç. e kryer e thjeshtë
2. Folja luajnë është në kohën: 1 pikë a. e tashme b. e ardhme c. e pakryer ç. e kryer e thjeshtë
3. Folja sodit në kohën e pakryer, veta e dytë, numri shumës është: 1 pikë a. soditët b. do të soditni c. soditni ç. soditnit
4. Folja kam në kohën e pakryer, veta e dytë njëjës është: 1 pikë
a. ke b. kishe c. pate ç. do të kesh
5. Folja marr në kohën e kryer të thjeshtë, veta e tretë, numri shumës 1 pikëështë: a. morën b. merrnin c. do të merrnin ç. marrin
3030
Teste Gjuha shqipe 3
6. Gjej gabimet në zgjedhimin e foljes fl e, koha e pakryer. 2 pikëUnë fl iaTi fl ijeAi/ajo fl inteNe fl enimJu fl iniAta/ato fl inin
7. Gjej gabimet në zgjedhimin e foljes shoh, koha e kryer e thjeshtë. 2 pikë
Unë pavaTi peAi/ajo paNe pamëJu patëAta/ato pan
8. Foljet e mëposhtme vendosi në kohën, vetën dhe numrin e dhënë: 5 pikë
a. shoh, koha e kryer e thjeshtë, veta II, njëjës: _________________b. jam, koha e kryer e thjeshtë, veta II, shumës: _________________ c. marr, koha e pakryer, veta III, shumës: _________________ç. jam, koha e pakryer, veta III, njëjës: _________________d. hyj, koha e kthyer e thjeshtë, veta I, shumës: _________________.
9. Në fjalinë “Fëmijët dëgjojnë tregimet e gjyshit.”, zëvendëso foljen në 2 pikëkohën e tashme me kohën e pakryer. .................................................................................................................................... 10. Në fjalinë “Retë mbuluan qiellin e kaltër.”, zëvendëso foljen në kohën e 2 pikëkryer të thjeshtë me kohën e ardhme.
.................................................................................................................................... 11. Formo dy fjali, ku folja kap të jetë një herë në kohën e pakryer, 4 pikë veta III, numri njëjës dhe një herë në kohën e kryer të thjeshtë, veta III, shumës.
1. ....................................................................................................................................2. ....................................................................................................................................
Teste Gjuha shqipe 3
12. Vendosi foljet në kllapa në kohën e ardhme. 6 pikë
Pushimet e Vitit të Ri sivjet (kaloj) _____________________ te gjyshja në fshat. Atje bie shumë dëborë dhe është shumë bukur. Unë dhe gjyshi (marr) ______________________ një bredh të bukur. Më pas (zbukuroj) ____________________________. Gjyshja (gatuaj) ______________________________ shumë gjëra të mira. Atje kam shumë shokë. Unë (luaj) ________________________ me ta me topa bore. Madje ne (rrëshqas) ___________________________ edhe me ski në mal.
13. Lidh me shigjetë. 6 pikëUnë • • pamëTi • • patëAi/ajo • • pashëNe • • pa Ju • • panëAta/ ato • • pe
14. Shkruaj si duhet foljet në kllapa. 10 pikë
Unë sivjet (jam) ____________________ me pushime me familjen time në Sarandë. Mua më (pëlqej)________________________ shumë ky qytet. Mami kishte dëshirë që ne t’i (kaloj)_______________________ pushime në Vlorë, por babi ma (plotësoj)_______________dëshirën mua. Ne u (kënaq) shumë në Sarandë. Një ditë ne (vizitoj)____________________ Butrintin e lashtë, ndërsa një ditë tjetër babi na (çoj) __________________në Ksamil. Ne (shoh) __________________shumë vende të bukura. Unë dhe familja ime (vij) ________________sërish në Sarandë.
15. Zgjedho foljen kam në kohën e kryer të thjeshtë. 6 pikë
Unë ____________ Ne ____________Ti ____________ Ju ____________Ai/ajo ____________ Ata/ato ____________.
VlerësimiPikët 0-9 10-16 17-23 24-30 31-37 38-44 45-50Nota 4 5 6 7 8 9 10
3232
Teste Gjuha shqipe 3
Test nr. 5 Varianti I
Rretho përgjigjen e saktë 1 pikë
1. Në fjalinë “Ata shkuan dje në plazh.”, ndajfolja është: a. Ata b. shkuan c. dje ç. plazh
2. Në fjalinë “Ajo hyri brenda.”, ndajfolja brenda tregon: 1 pikë
a. vend b. kohë c. mënyrë ç. sasi
3. Rretho ndajfoljen e shkruar gabim: 1 pikë a. shpejt b. larg c. jasht ç. mjaft
4. Kuptimi i kundërt i ndajfoljes thellë është: 1 pikë a. shumë b. pak c. cekët
ç. poshtë
5. Formo ndajfolje nga mbiemrat: 4 pikë
i ftohtë ___________________ i lehtë ___________________i mirë ____________________ i lartë_____________________
6. Gjej çfarë ndajfoljeje është lehtë dhe formo një fjali me të. 4 pikë
Lehtë - _____________________________________________________________________________.
Rubrika 6: Unë mësoj nga lojërat dhe fantazitë
Teste Gjuha shqipe 3
7. Qarko fjalën ku parashtesa është vendosur saktë: 1 pikë
a. shlodhem b. çlodhem c. zhlodhem ç. ç’lodhem
8. Qarko parashtesën që duhet vendosur para fjalës lexon për të formuar 1 pikënjë fjalë të re. a. pa b. për c. ri ç. mbi
9. Me parashtesa formo fjalë të reja me fjalët e dhëna: 4 pikë kalim - _____________ punoj - _____________ i drejtë - _____________ i larë - ______________. 10. Rretho fjalën ku prapashtesa është vendosur saktë. 1 pikë a. valltor b. shkodrar c. shkrimtar ç. arkëtore
11. Gjej antonimet e fjalëve të mëposhtme: 4 pikë natë - ________________ afër - _________________
vesh - ________________ fi lloj - _________________
12. Gjej sinonimet e fjalëve të mëposhtme: 4 pikë fqinjë - ______________ trim - _______________ gjel - _______________ tryezë - _____________. 13. Vendos X te mbiemrat e shkruar gabim dhe √ tek ata të shkruar saktë: 3 pikë
_____i ngrohtë _____ i lart _____ i artë _____ i rregulltë _____ i hekurtë _____i plotë
VlerësimiPikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30Nota 4 5 6 7 8 9 10
3434
Teste Gjuha shqipe 3
Varianti II
Rretho përgjigjen e saktë
1. Në fjalinë “Shoqja ime e bankës shkruan bukur.”, ndajfolja është: 1 pikë a. shoqja ime b. e bankës c. shkruan ç. bukur.
2. Rretho ndajfoljen e mënyrës te ndajfoljet e mëposhtme: 1 pikë a. pranë b. pak c. mirë ç. tani
3. Kuptimi i kundërt i ndajfoljes shumë është: 1 pikë a. larg b. pak c. keq ç. fort 4. Formo ndajfolje nga mbiemrat: 4 pikë i shpejtë ___________________ i tepërt ___________________ i afërt ___________________ i ngadaltë___________________
5. Formo një fjali me një ndajfolje vendi dhe një fjali me ndajfolje kohe. 4 pikë 1. _________________________________________________________. 2. _________________________________________________________.
6. Rretho fjalën ku nuk është vendosur parashtesa e duhur. 1 pikë a. i parregullt b. i çrregullt c. i shrregullt
Teste Gjuha shqipe 3
7. Formo fjalë të reja duke u vendosur prapashtesa fjalëve të mëposhtme: 4 pikë punë - ___________________, pikturë - _________________, Dibër - __________________. kopsht - __________________.
8. Nënvizo ndajfoljet në tekstin e mëposhtëm dhe thuaj çfarë ndajfoljesh janë. 8 pikë Gjyshi im jeton larg qytetit. Në dimër atje bën ftohtë, ndërsa në verë bën freskët. Në fshatin e gjyshit
tim ka mjaft pemë dhe pak makina. Sipër fshatit ndodhet një mal i lartë plot me pisha të gjelbra. Ndajfolje LLoji ___________________________ _____________________________ ___________________________ _____________________________ ___________________________ _____________________________ ___________________________ _____________________________ ___________________________ _____________________________ ___________________________ _____________________________ 9 Shkruaj antonimet e fjalëve të mëposhtme: 4 pikë
qesh - ________________ burrë - ________________ ngadalë - ________________ i shkurtër - ______________
10. Formo një fjali me shprehjen frazeologjike “i bën bisht punës”. 2 pikë____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________.
VlerësimiPikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30Nota 4 5 6 7 8 9 10