Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

21
ARHAHO provimet.weebly.com 049 373 681 Testet BANKA GRUPI A 1.Politika eskonte? P.E shte nje instrument i rendesishem i politikes monetare-kreditore nepermjet te ciles B.Q ben rregullimin vellimit te kredive dhe te potencialit kreditor te bankave ne ekonomine e tregut. Me politiken eskonte B.Q e cakton qmimin e kredise (normen e kamates), ne baze te se ciles ajo i lejon kredi afatshkurter bankave afariste permes eskontimit dhe rieskontimit te kambialeve. Dhe keshtu nga ky qmim varet edhe lartesia e normes se kamates me te cilen bankat afariste i lejojne kredi afatshkurter shfrytezuesve te kredise. Pra me rritjen e normes se kamates (qmimit te kredise) kredia behet me e shtrejte gje qe ndikon drejteperdrejte uljen e mases monetare (sasise se parase ne qarkullim) dhe me zvoglimin e normes se kamates kredia behet me e lire gje qe ndikon ne rritjen e mases monetare 2.Qka jane bankat multinacionale? Bankat multinacionale janë banka te cilat mjetet e tyre i mobilizojnë me bashkimin e kapitaleve te bankave te njohura botërore. Bankat multinacionale lejojnë te gjitha llojet e kredive, kryejnë punët ne lidhje me letrat me vlere, u japin informata organizatave monopolistike ndërkombëtare, etj. Këto banka posedojnë shuma te mëdha mjetesh financiare, kane rrjet te zhvilluar te filialeve dhe kane teknologji me moderne, dhe për këtë arsye ato u bëjnë konkurrence bankave tjera komerciale ne atë vend ku këto banka veprojnë. ARHAHO provimet.weebly.com 049 373 681

description

Gazmend Luboteni

Transcript of Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

Page 1: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Testet BANKA

GRUPI A1.Politika eskonte?P.E shte nje instrument i rendesishem i politikes monetare-kreditore nepermjet te

ciles B.Q ben rregullimin vellimit te kredive dhe te potencialit kreditor te bankave ne ekonomine e tregut. Me politiken eskonte B.Q e cakton qmimin e kredise (normen e kamates), ne baze te se ciles ajo i lejon kredi afatshkurter bankave afariste permes eskontimit dhe rieskontimit te kambialeve. Dhe keshtu nga ky qmim varet edhe lartesia e normes se kamates me te cilen bankat afariste i lejojne kredi afatshkurter shfrytezuesve te kredise. Pra me rritjen e normes se kamates (qmimit te kredise) kredia behet me e shtrejte gje qe ndikon drejteperdrejte uljen e mases monetare (sasise se parase ne qarkullim) dhe me zvoglimin e normes se kamates kredia behet me e lire gje qe ndikon ne rritjen e mases monetare

2.Qka jane bankat multinacionale?Bankat multinacionale janë banka te cilat mjetet e tyre i mobilizojnë me bashkimin

e kapitaleve te bankave te njohura botërore. Bankat multinacionale lejojnë te gjitha llojet e kredive, kryejnë punët ne lidhje me letrat me vlere, u japin informata organizatave monopolistike ndërkombëtare, etj. Këto banka posedojnë shuma te mëdha mjetesh financiare, kane rrjet te zhvilluar te filialeve dhe kane teknologji me moderne, dhe për këtë arsye ato u bëjnë konkurrence bankave tjera komerciale ne atë vend ku këto banka veprojnë.

3.Qka kuptoni me parimin e efikasitetit te deponimeve?Efikasiteti i deponimeve nënkupton realizimin e rezultateve te suksesshme te

bankes ne fushen e kreditimit. Efikasiteti i deponimeve mund te vlerësohet nga aspketi i operacioneve individuale te bankës, por edhe nga aspekti i subjektit ekonomik si shfrytëzues i kredisë, apo nga aspekti i bankes si teresi. Ky parim i obligon bankat qe ti orientojne mjetet ne ato dege qe kane rëndësi te veçante , ne mënyre qe deponimet e tilla te japin rezultate te optimale. Keto parime me se shumti shprehen ne politiken e plasmanit.

4.Si mund te shprehet matematikisht oferta dhe kerkesa e fondeve kreditore?

Sipas teorise se fondeve kreditore, niveli i kmates ne baze te kerkeses dhe ofertes se kredive. Dhe matematikisht oferta dhe kerkesa e fondeve kreditore mund te shprehet keshtu:

LFs = S + M – RM (LFs-supply e fondeve kreditore, S-kursimi, M-masa monetare, RM-rezervat monetare)

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 2: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681LFd = B + G + SG + H (LFd-demand e fondeve kreditore, B-kerkesa e ekonomise,

G-kerkesa e shtetit, , SG-kerkesa e njesive lokale shteterore, H-kerkesa e popullsise).

5.Qka punesh kryejne bankat e autorizuara per afarizem me boten e jashtem?

Bankat e autorizuara per punet me botej e jashtme (i ashtuquajturi autorizimi i madh) kryejne keto pune:

Punet devizore ne vend, Pagesat dhe arketimet me boten e jashtme, Afarizmin me akreditiv dokumentar, Marrdhenie korrespodente me bankat e jashme, Punet kreditore me boten e jashtme, Japin garancione per ndermarrje qe kryejne afarizem me boten e jashtme, etj.

6.Qka perfshine aspekti makroekonomik i harmonizimit te ofertes dhe kerkeses se mjeteve financiare ne nje treg financiare?

Duhet theksuar se bankat duhet te veprojne ne drejtim te ekuilibrimit te ofertes e te kerkeses. Kjo eshte detyre e tregut financiare, dhe pa marrdhenie te baraspeshuara ne tregun financiare, nuk mund te funksionoje ne menyre efikase as sistemi bankar, e sidomos do te mungoje funksionimi efikas ne fushen e alokimit ekonomik te mjeteve financiare. Ne kete drejtim eshte e orientuar politika e teresishme ekonomike e nje vendi, te gjitha instrumentet qe nga masat fiskale e deri te politika e bilancit te pagesave, ku politika monetare-kreditore dhe politika e afarizmit stabil, ze vend te rendesishem. Nese mbeshtetja per baraspeshen e ofertes dhe kerkeses kerkohet vetem ne politiken e normave te kamates ose politiken monetare kunatitative, pa eliminimin e ndikimeve eksterne dhe te pagesave te jashtme, atehere nuk kemi kurrfare garance perafrimin e ofertes e te kerkeses se mjeteve financiare dhe si rrjedhim te kesaj as per funksionimin efikas te sistemit bankar.

7.Shpjegoni baraspeshen financiare te bilancit te bankave?Baraspesha financiare ne bilancin e bankes mund te jete afatgjate dhe afatshkurter.

Baraspesha afatgjate paraqet raportin e ekuilibruar te plasmaneve afatgjate ne aktivin e e bilancit te bankes dhe te mjeteve afatgjate ne pasivin e bilancit te bankes, ndersa baraspesha afatshkurter paraqet raportin e ekuilibruar te plasmaneve afatshkurtra ne aktivin e e bilancit te bankes dhe te mjeteve afatshkurtra ne pasivin e bilancit te bankes. Jobaraspesha afatgjate e bilancit shfaqet kur plasmanet afatgjata jane me te vogla sesa burimet e mjeteve aftgjata, e njejta rregull vlen edhe per jobaraspeshen afatshkurter te bilancit te bankes.

8.Qka paraqet boniteti i bankave dhe si vlersohet ai?Boniteti i bankave ka te bej me aftesite e bankave qe ti kryejne te gjitha obligimet

e tyre ne afate dhe njekohesisht ta ruaj afarizmin e saj, apo aftesine e saj kreditore. Pikat kryesore gjata anlizes se bonitetit (performances) te bankave jane: 1)Struktura e bilancit te bankes, 2)Kualiteti i afarizmit, 3)Pozita financiare e bankes.

9.Si mund te klasifikohen nevojat likuide?

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 3: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681Nevojat likuide ndahen ne 4 grupe:-nevojat per kompensimin e daljes se mjeteve nga banka (financing risk-rreziku i

financimit),-nevojat per mbulimin e mungeses se hyrjes se mjeteve (time risk-rreziku kohore),-nevojat per gjetjen e burimeve te reja te financimit (risk for finding fund in short

time),-nevojat per kryerjen e nje transaksioni te ri ne qdo kohe (call risk).

10.Si behet qeverisja me rrezikun kreditore?Tri metodat (qasjet) kryesore per menaxhimin e rrezikut kreditore (credit risk)

jane:-selektimi (selektimi ka te bej me zgjedhjen me kujdes te huamarresve-debitoreve

duke bere nje analize detale te tyre e pastaj ti jipen kredite)-limitimi (limitimi ka te bej me kufizimin e llojeve dhe kategorive te ndryshme te

kredise qe i lejon banka, por ka te bej edhe me kufizimin e shumes maksimale te kredise qe mund ti jepet nje debitor-huamarresi).

-diversifikimi (diversifikimi ka te bej me shperndarjen e rrezikut ne dege te ndryshme te ekonomise sepse te gjitha deget nuk kane rrezik te njejte, pastaj shperndarjene e rrezikut ne sa me shume individ (persona) qe ndikon ne zvoglimin e rrezikut kreditore, etj).

Mirepo rreziku kreditore mund te menaxhohet edhe permes qasjes ALM (asset liability management) permes menagjimit te GAP-it ndermjet mjeteve dhe detyrimeve te bankes.

GRUPI B

1.Cilat jane punet bankare passive me afat te gjate?Punet bankare pasive me afat te gjate permes te cilave banka ben mbjedhjen e

mjeteve me afat te gjate jane : Emisioni i aksioneve dhe te letrave te tjera me vlere, Depozitat e afatizuara (time deposits), Depozitat afatgjata te shtetit, Emitimi i fleteolbigacioneve (bond issue), Marrja e kredive me afat te gjate ne boten e jashtme, etj.

2.Kredite vikulare?Kredia vinkulare ka te bej me dhenien e avansit per blerjen e mallit, i cili mall

udheton ne adresen e bleresit, me qrast banka e gezon te drejten e pronesise se mallit dhe ate ia barte bleresit pasi qe ky ta paguaj shumen e avansit (kredise). Dhe kredia vinkulare dallon nga kredia ramburse sepse kjo e dyta sherben per financimitn e qarkullimit tokesor, ndersa kredia ramburse sherben per financimin e qarkullimit tejdetare.

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 4: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 6813.Shpjegoni punet tjera ndermjetesuese bankare?Ne punet tjera ndermjetesuese te bankave bejne pjese: a)Marrja dhe ruajtja e

gjesendeve me vlere (per ruajtjen e ketyre gjesendeve me vlere ne depot e bankave siq jane stolit, diamanti, letrat me vlere, etj banka merr nje provizion te caktuar nga klientet), b)Dhenia me qira e kasafortave (safe deposit box, keshtu banka ia mundeson qiramarresit qe sendet e tij me vlere ti vendos ne nje kuti te posaqme te qelikut e cila eshte e ruajtur dhe e siguruar 24 ore nga banka, dhe per kete qiramarresi paguan qirane mujore ose vjetore).

4.Qeku bankar?Eshte ai qek, te cilin e leshon banka e huaj dhe ate e trason ne nje bane tjeter te

huaj. Ne nje qek te tille gjithmon shenohet emri i remitentit, dhe zakonisht perdoren dy lloje te qeqeve bankare:

a)Qeqet te cilat banka e huaj i trason ne banken tjeter te huaj ne ate vend apo ne ndonje vend tjeter ne boten e jashtme,

b)Qeqet bankare, te cilat banka e huaj ia trason (leshon) bankes se vendit.Qeqet bankare mund te jene ne valute konvertibile, ne valuta kliringe apo ne valute

te vendit. Qeqet kliringe mund te blejen vetem kur trasohen nga nje banke e huaj ne nje banke te vendit.

5.Cilat jane trendet e revolucionit informative ne banka?Afrimi i teknologjise se kompjutereve me tekonologjine e komunikimit, Zvolgimi i

madh i kostos se komponenteve elektronike, Pranimi i gjere i teknologjise nga ata qe duhet ta perdorin.

6.Qka eshte marzhi I kamates dhe si llogaritet ai?Marzhi i kamates paraqet diferencen midis kamates aktive (te cilen e arketon

banka nga dhenia e kredive) dhe kamates pasive (te cilen e paguan banka pre shkak te pranimit te depozitave). Pra marzhi i kamates paraqet rreth 80% te fimtimit te bankes, ndersa 20% eshte nga pranimi i komisionieve nga kryerja e sherbimeve te tjera.

7.Qka eshte rejtingu i bankave dhe rejting agjencite?Rejtingu i bankave ka te bej me modelin per informimin lidhur me bonitetin

(performancen) e bankes, dhe ratingu i bankave mund te shprehet permes aftesise kreditore (credit worthiness), dhe solventitetit te bankave (solvency of the bank).

Ratingun e bankave e bejne agjensite e ratingut (p.sh Standard and Poor’s, Fitch, Moodys, etj). Agjensite e ratingut pra bejne vlersimin e performances se bankes duke u bazuar ne procedura te caktuara, dhe keto agjensi analizojne keto elemente: a)strukturen e menaxhmentit, b)fitimet, c)bilancet e kredimarresve (debitoreve), etj.

8.Si mund te evitohet rreziku valutore?

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 5: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681Bankat per ta zvogluar rrezikun valutore, duhet qe operacionet me valuta te

ndryshme ti ndaje (p.sh kredite ne dollare te jepen ne baze te burimeve apo depozitave ne dollare, kredite ne euro te jepen ne baze te burimeve ose depozitave ne euro, etj).

Gjithashtu rreziku valutore mund te zvoglohet edhe permes blerjes se kontratave Futures, Options, etj , te cilat mund te lidhen per valuta te ndryshme, per tu mbrojtur nga rreziku devizorë.

9.Si llogaritet profitabiliteti i aseteve dhe profitabiliteti i kapitalit?a)Profitabilitetit i aseteve (profitability of assets, PA = NI/A, ku NI-net income,

A-assets),b)Profitabiliteti i kapitalit (profitability of capital, PK = NI/FF, ku NI-net income,

FF-foundation fund),

10.Cilat faktore ndikojne ne kufizimin e multiplikimit?Konversioni i parave depozitare (D) ne para te gatshme dhe mbajtja e parave ne

duart e popullsise,Derdhja e parave nga komitentet e bankes ne llgarite e komitenteve te B.Q (shteti,

etj), qe paraqet derdhjen e mjeteve nga bankat afariste ne depozitat e B.Q,Perqindja e monetizimit te depozitave,Perqidnja e potencialit te pashfrytezuar, etj.

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 6: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

GRUPI C

1.Dallimi ne mes te bankave dhe institucioneve financiare tjera?Bankat pra i plotësojnë këto katër kritere qe i dallojnë ato prej institucioneve tjera

financiare:a)Te ndikon krijimin e parave (p.sh përmes lejimit te kredive, ose emisionit te

parave nga banka qendrore),b)Qe veprimtaria kryesore është marrja dhe dhënia e kredive,c)Te mbështet realizimin e qëllimeve te politikes ekonomike dhe zhvillimore

te vendit,d)Te ndikon ne qarkullimin e pagesave dhe shpejtimin e qarkullimit

monetare.

2.Kredite ramburse?Kredia bankare kryesisht shfrytezohet ne tregtine tejdetare, si gjate importimit te

mallrave ashtu edhe gjate eksportimit te tyre. Rambursi eshte kombinim i 3 puneve: kredise akceptuese, pengut te mallrave dhe akreditivit te mallit. Puna ramburse quhet ndryshe edhe letter of credit per shkak te letrave, te cilat ia dorezon banka shitesit (eksportuesit) dhe me kete e autorizon qe te paraqes kambialin ne akcept. Duhet theksuar se keto kredi mund ti japin vetem bankat e njohura me reputacion nderkombetare (p.s bankat Londineze).

3.Teoria e preferences se likuiditetit?Nje nder teorite e formimit te normes se kamates ne treg eshte edhe teoria e

preferences. Sipas kesaj teorie normat e kamates determinohen nga raporti ne mes te ofertes dhe kerkeses se parave. Ajo bazohet ne teorine e Kenjsit mbi motivet transaksione, syqelstore dhe spekulative per mbajtjen e parave. Vellimi i parave transaksione varet nga niveli i aktivitetit ekonomik, vellimi parave syqelsore eshte konstant dhe nuk varet nga aktiviteti ekonomik, dhe vellimi i parase spekulative eshte invers me nivelin e normes se kamates, ne periudhat e kamatave te ulta, rritet preferenca e mbajtjes se rezervave likuide.

4.Instrumentet e pagesave me para te gatshme?Instrumentet e pagesave me para te gatshme mund ti ndajme ne 2 grupe:a)Instrumentet per pagimin me para te gatshme (Fletepagesa e pergjithshme,

Fletepagesa e veqante, dhe urdheresa e pagimit per liberezen e kursimit ), dheb)Instrumentet per terheqjen e parave te gatshme (qeku, mandaposta, mandaposta

per dergesa te jashtme, urdheresa per pagesa me te gatshme, urdhersa me te gatshme sipas librezes se pagesave, urdheresa per pagese sipas liberezes se kursimit).

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 7: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 6815.Instrumnetet qe duhet te zbatojne bankat per stimulimin e

kursimeve?Aplikimin e nje numri te madh te instrumenteve per mobilizimin e kursimit (p.sh

fleteobligacionet, polisat, CD-te, etj)Organizimi bashkohore i sherbimit te kursimit,Ne kuader te depozitave me te pare (A-vista) duhet forcuar konkurencen midis

depozitave te kursimit dhe depozitave me te pare (Rrjedhese),Ofrimi i normave me te larta te kamates per depozitat e krusimit te popullsise,

aplikimi i premvie per kursim ku normna e kamates do te jete shume me e larte, etj,Emisioni i CD-ve te bartshme (negociushme) si instrumente mjaft te pershtatshme

te kursimit, etj.

6.Si behet rangimi (rejtingu) i bankave?Ratting i bankave behet nga agjencite e rejtingut dhe behet sipas disa kritereve:1)Fuqia e bankes (merr parasysh kapitalin e saj, ne shumen absolute),2)Madhesia e bankes (merre parasysh asetet e teresishme, ne shumen absolute),3)Fitimi para kamates dhe tatimeve EBIT (ne shumen absolute),4)Performancat e bankes (merre parasysh rritjen reale te fitimeve, raportin

fitimet/kapital, apo fitimet/assete, etj), etj.

7.Bankat per likuidimin e llogarive nderkombetare?Eshte themeluar para L.II.B ne Bazel ne periudhen e depresionit te madh ekonomik

te vitit 1930. Qellimi i kesaj banke ishte realizimi i planit te pagimin e demshperblimeve (reparacioneve) gjermane nga L.I.B. Detyra e kesaj banke ishte sigurimi i bashkpunimit ne mes bankave qendrore, lejimi i kredive afatshkurter bankave qendrore, etj.

8.Dallimi ne mes te sis.bankar te Anglise dhe Frances?Dallimi ne mes te sistemit bankar ne Angli dhe France ishte sepse afarizmi bankar

ne Angli ishte i koncentruar ne nje numer te vogel te bankave komerciale te cilat kane nje numer te madh te filialave, ndersa ne France nuk eshte bere koncentrimi i madh i bankave si ne Angli, pra ketu kemi nje numer te madh te bankave.

9.Akreditivi i jashtem dokumetare   ? Ky akreditiv dokumentare (i mallit) quhet dokumentare sepse shfrytezimi i tij

kushtezohet gjithmone me dorezimin e dokumenteve te mallit. Ky akreditiv i ofron nje siguri te madhe si bleresit ashtu edhe shitesit. Akreditivi i mallit funksionon keshtu : bleresi (importuesi) ia le ne dispozicion bankes se vet shumen e qmimit bleres te mallit te kontraktuar, ne menyre qe ajo banke pastaj tia paguaj ate shume shitesit (eksportuesit) pasi qe ky ti dorezoj dokumentet e caktuara ku shihet se ia ka derguar mallin bleresit.

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 8: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 68110.Rreziqet kryesore ne afarizmin bankare   ? Rreziqet kryesore qe ballafaqohet banka gjate afarizmit te saje jane : Rreziku

kreditore apo rreziku nga terheqja e depozitave (Credit risk), Rreziku i normes se kamates (Interes rate risk), Rreziku devizore (currency risk), Rreziku i likuiditetit (liquidity risk), Rreziku jashtbilancore (contigent risk), Rreziku nga shperdorimet dhe vjedhjet (Fraud risk), etj.

SHTESA

1.Çfar jane campores?Ne Mesjete ne Italine Veriore paraqiten kembyesit qe quheshin Campores (cambio-

kembim), dhe bankieret te cilet pranonin para per te ruajtur duke dhene deftesa, ne baze te te cilave kane mundur te terhiqen parate e deponuara te partneret afariste te atyre bankiereve ne vende te ndryshme.

2.Rendesia per vendet e pazhvilluara te kreditojne nga IDA?Qellimi i Shoqates Nderkombetare per Zhvillim (IDA) eshte qe vendeve te

pazhcilluara tu sherbej si burim per financimin e programeve krysore te zhvillimit te tyre, siq jane: energjia, infrastruktura, bujqesia, arsimi, shendetesia, etj. Keto kredi jepen me kushte shume te volitshme pa kamate me afat te gjate deri ne 50 vite dhe me nje provizion te vogel, per dallim nga kredite qe japin Banka Boterore, dhe Korporata Financiare Nderkombetare.

3.Cilat jane funksionet e kapitalit te bankave   ? Funksionet kryesore te kapitalit te bankës janë:1)Ti siguroje mjetet financiare te nevojshme per fillimin e punes , 2)Ti mbroje kreditoret ,

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 9: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 6813)Ti krijoje një norme konkurrente te kthimit per aksionaret4)Ti përmbushe rregullat ligjore , etj.

4.Karakteristikat e fletobligacioneve?Karakteristikat kryesore te fleteobligacioneve jane: a)Paraqesin dokumentin i cili i jep te drejten pronarit qe ti kthehet kryegjeja

(principali) se bashku me nje norme te caktuar te kamates, mirepo ketu nuk kemi edhe te drejten e pjesmarrjes ne fitim siq kane aksionmbajtesit,

b)Fleteobligacioni leshohet ne forme te caktuar, ai perbehet nga fleteobligacioni dhe kuponat e kamates dhe anuiteteve permes se cilave pronari i fleteobligacionit mund ti arketoj kamatat dhe anuitetet (pjesen e kryegjese),

c)Mund te behet shiteblerja e fleteobligacioneve ne tregun e kapitalit dhe varesisht nga kerkesa dhe oferta percaktohet edhe qmimi i tyre,

d)Paraqesin instrument te rendesishem ne politiken e tregut te hapur, me ane te se cilave B.Q ben rregullimin e mases monetare, etj.

5.Procedurat e kreditimit per veprimtarit ekonomike nga banka afariste?

Precedurat e kreditimit te veprimatrive ekonomike perfshine a)kerkesen kreditore e cila permban: qellimin e shfrytezimit te huase, menyren e shfrytezimit te huase, shumen e kredise, kushtet e shfrytezimit, garancen qe ofrohet dhe shpjegimet plotesuese, dhe b)perpunimin e kerkeses kreditore nga ana e bankes qe bazohet ne Pasqyrat financiare te vitit paraprak, Pasqyrat financiare te vitit vijues, Raportet mbi shumen minimale te mjeteve xhiruese, Raportin e llogarive te arketeueshme sipas afateve, etj.

6.Si ndikon qarkullimi I pagesave pa para te gatshme ne zhvillimin ekonomik te vendit?

Ben: Kursimin e shpenzimeve, Kursimin ne kohe (pasi qe pagesat kryehen me shpejte), Kursimin ne pune, Kursimin ne humbjet e kamates, Sigurimin nga humbja, demtimi, zjarri, falsifikimi, zvoglohet nevoja per mbajtjen e rezervave te medhaja, rritja e potencialit kreditore te banakve, etj.

7.Si ndikon sistemi bankar elektronik (M.B.)?Sistemi bankare elektronik ne radhe te pare ka ndikuar ne qarkullimin e pagesave

dhe kryerjen e transaksioneve, permes futjes se transferit elektronik te parave (EFT-electronic funds transfer), pastaj permes shfrytezimit te teknologjise informative per kryerjen e operacioneve qe do te mundesojne zgjedhjen e variantave me te volitshme gjate marrjes se vendimeve ne ndonje sektor te bankes. Pastaj duhet permendur edhe

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 10: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681inovacionet e fundit siq jane: Credit cards, ATM (automated teler machines), POS (point of sale), HB (home banking), E-banking, etj.

8.Trendet e afarizmit bankar?-Trendet kryesore te afarizmit bankare jane:-Ekspansioni i sherbimeve te cilat bankat ua ofrojne klienteve te vet,-Rritja e konkurences midis bankave,-Derregullimi qe nenkupton kombinimin midis veterregullimit dhe rregullimit

logjor formal,-Rritja e shpenzimeve te depozitave,-Revolucione teknologjik nda aplikimit te automatizimit,-Ekspansioni gjeografik,-Globalizimi i afarizmit bankare,-Rreziku i shtuar nga deshtimi, etj.

11.Qka paraqet kostoja e depoiztave si llogaritet ajo?Depozitat bankës i shkaktojnë shpenzime direkte dhe indirekte. Shpenzimet

direkte paraqesin kamatën (SHk) te cilën bankat ua paguajnë depozitarëve për shfrytëzimin e mjeteve te tyre. Shpenzimet indirekte përbehen nga shpenzimet e tërheqjes se depozitave(SHt), shpenzimet e servisimit te tyre(SHs) dhe sigurimi i depozitave(SD). Formula e kostos se depozitave eshte si vijon:

VM-vlera mesatare e depozitave, R-shuma e rezervave per depozitat

12.Si behet vlersimi i kerkesave kreditore te klienteve te bankave?Vleresimi i kerkesave kreditore behet nga analistet e kredise ne kuader te

departamentit te kredise, te cilet duhet se pari duhet ti kene te gjthe informatat relevante per kredikerkuesin ne menyre qe te vleresoj karakterisn, kapacitetin, kapitalin, pengun dhe kushtet. Nje nder burimet e rendesishme kreditore mund te jene edhe CREDIT AGENCY-t. Duke analizuar kerkesen per kredi analisti i kredise duhet te shqyrtoje keta faktore shume te rendesishem:

a)Karakterin – qe ka të bëj me gatishmërinë dhe dëshirën e huamarrësit të bankës për të paguar borxhet,

b)Kapacitetin – që nga aspekti ekonomik na tregon aftësinë e huamarrësit për ta paguar kredinë, kur ajo të arrije për pagesë. Dhe kapaciteti zakonisht përcaktohen nëpërmjet analizës se pasqyrës se cash flow (rrjedhës se parëse se gatshme).

c)Kapitali – pra kapitali që huamarrësi disponon tregon edhe aftësinë e huamarrësit për të paguar kredinë (p.sh një ndërmarrje që posedon kapital të madh më lehtë do të merrte kredi sesa një ndërmarrje tjetër me kapital me te vogël),

d)Pengu (kolaterali) – qe ka të bëj me garancinë që banka e kërkon, zakonisht gjatë dhënies së kredive afatgjata. Ku si peng mund të jetë pasuria e paluajtshme, letrat me vlerë, etj.

f)Kushtet – ka të bëj me kushtet ekonomike, në të cilat e kryen veprimtarinë e vet huamarrësi i kredisë, pra banka duhet të njihet me karakteristikat e degës së cilës i përket huamarrësi.

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 11: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

15.Cilat jane burimet kryesore te informatave te bankave? (221)Burimet themelore te informatave te nje institucioni financiare mund te ndahen ne

3 grupe: a)Shenimet mbi komitentet individual dhe grupet e komitenteve te ngjajshem (credit agency-t), b)shenimet lidhur me produktet dhe sherbimet e ndryshme, te cilat i ofron banka (p.sh instrumentet e kursimit, llojet e kredive te ndryshme, etj), c)shenimet lidhur me deget dhe njesite afariste te bankes.

Per te siguar nje afarizem te mire banka duhet te disponoje me lloje te ndryshme te onformatave siq jane: informatat mbi afarizmin e pergjithshem, informatat financiare, informatat mbi komitentet, informatat mbi afarizmin e brendshem, informatat mbi konkurentet, etj.

16.Cilat jane shkaktaret e problemeve me kredite bankave?Shkaktaret me te shpeshte te problemve me kredi jane: katastrofat natyrore siq jane

termetet, vershimet, etj, pastaj kushtet ekonomike, Analizat joadektuate, dhenia e kredise miqeve te udheheqesve, rrjedhat ne politikat dhe praktiken kreditore te bankave afariste, veshtiresite e huamarresit te cila rrjedhin nga paaftesia e realizimit te te ardhurave te mjaftueshme per kthimin e kredise sipas marrveshjes , malverzimet e huamarresit, etj.

17.Qka ndikon ne lartesine e rezervave te likuiditetit? Ne lartesine e rezervave te likuiditetit ndikojne keto faktore:a)Nga format sekondare dhe tercioare te aktives likuide dhe kerkesat,b)Nga struktura e komitenteve nga aspekt i veprimtarise dhe madhesise se tyre,c)Nga struktura e depozitave dhe formave te tjera te huazuara,d)Nga struktura e afatit te plasmaneve te bankes,e)Nga madhesia e bankes dhe shkalla e kompenzimit te pagesave,f)Nga aftesia e beankes qe tge planifikoje dhe te siguroj likuiditetin e saj, etj.

18.Cilat jane karakteristikat e kredive konsumuese?Karakteristikat kryesore te kredive konsumuese jane:a)Ato i japin bankat ne baze te depozitave te kursimit dhe mjeteve te tjera te

afatizuara,b)Kredine konsumuese mund ta marr qdo person qe eshte ne marrdhenie te

prehershme pune dhe ata qe kane te ardhura te rregullta (pensionistet, invalided, etj),c)Kredite konsumuese jepen per blerjen e produkteve industriale, blerjen e

automobilave, lendeve djegese, etj.d)Afati i kthimit eshte 2-5 vjet,e)Banka zakonisht paguan kredine ne qeqe te kufizuara ose ne qeqe te udhetareve.

20.Cilat jane institucionet e pavarura perllogaritese?Si institucionet te pavaruara perllogaritese veprojne keto organizata:a)Institucionet kliringe (Clearing House) – te cilat kryejne perllogaritjen ne mes te

bankave, te cilat jane te lidhur per entin e caktuar kliring.

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 12: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681b)Xhirocentralet – te cilat bejne perrlogaritjen e qarkullimit te pagesave te anareve

te vet,c)Entetet postare,d)Perllogaritja permes B.Q, etj.

21.Cilat jane llojet e kartave kreditore?a)Karatat kreditore, sipas te cilave leshuesi i tyre paguan ne fund te muajt te gjtha

shpenzimet, te cilat i ka bere pronari me karten kreditore gjate asaj periudhe. Pronari i ben pagesat duke e prezentuar karten dhe duke nenshkruar llogarine per mallin e blere. Karat me te njohura te ketij tipi jane: American Expres, Hilton, etj.

b)Kartat kreditore te cilat i sherbejne pronarit te tyre si garanci qe qeku, te cilin e leshon, ka mbulese. Pronari i kesaj kartele i paguan shpenzimet e veta me qeqe. mbulesen e te cilave e garanton karta kreditore.

c)Kartat kreditore, sipas te cilave pronari ia paguan leshuesit shpenzimet e bera ne afatin, te cilin e kontrakton me leshuesin e kartes. Zakonisht afatin e cakton pronari sipas deshires se vet.

22.Qka eshte sistemi SWIFT dhe si funksionon ai?SWIFT-i eshte sistemi me i njohur per bartjen e porosive financiare ne boten e

jashtme. Permes ketij sistemi kryhen pagesat nderkombetare ne menyre elektronike te cilat kryhen ne menyre shume te shpejte dhe te sigurite.Urdheri per pages eqe leshohet nga ndonje banke qe eshte antare e sistemit SWIFT, shkon se pari permes procesorit regjional dhe permes qendres operative (ekzistojne 2 qendra operative ne Holande dhe SHBA). Qdo shfrytezues i sistemit e ka kodin, i cili mund te konsiderohet si SWIFT adrese per mes se ciles edhe kryhen transaksionet nderkombetare.

23.Cilat jane punet financiare te bankave?Dy grupet themelore te puneve financiare te bankes jane:a)Punet e krijimit te parase – qe nenkupton emisionin e kartmonedhave dhe krijimin

e parave (depozitave bankare). Aftesia e ssitemit te bankave depozitare per rritjen e sasise se parave qe me pare i ka pranuar, ne radhe te pare nga B.Q, quhet multiplikim, dhe

b)Punet e ndermjetesimit financiare – qe ka te bej me ndermjetesimin ne mes te sektoreve te ndryshem (p.sh ekonomia, popullsia, shteti, etj), te cilet kane suficit te mjeteve financiare dhe sektoreve te cilat kane deficit te mjeteve financiare. Funksioni i ndermjetesimit eshte funksion bazik i bankave.

24.Qfare aktvitetesh perfshine politika afariste e bankave?Politika afariste e bankes ka te bej me politiken qe e udhëheqin bankat gjate

afarizmit te tyre. Indikatori kryesore i politikes afariste te bankave është Tregu Financiare. Pra politika afariste e bankave varet nga kërkesat apo nevojat qe paraqiten ne tregun financiare. Politika afariste e bankave permban dy grupe aktivitetesh: a)Politika e koncentrimit (grumbullimit) te mjeteve, qe paraqet

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 13: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681grumbullimin e mjeteve te ekonomise dhe mjeteve te lira te qytetareve, marrjen e kredive ne vend dhe ne boten e jashtme dhe emitimin e letrave me vlere, dhe b)Politika e plasmanit te mjeteve, qe përfshinë plasmanin e mjeteve te grumbulluara, blerjen e letrave me vlere, dhënien e kredive, garancive, avaleve, etj.

25.Si e siguron banka likuiditetin?Likuiditetin e bankes duhet definuar si aftesi e saj qe ne afate te caktuara ti kryej te

gjitha obligimet e skaduara. Likuiditetin e saj banka e siguron me sinkronizimin e afatit te plasmaneve (kredite dhe plasmanet tjera) me afatet e skadimit te detyrimeve (depozitat dhe burimet tjera). Nese detyrimet jane afatshkurtera atehere banka duhet qe pjesen e aktives se saj ta mbaje ne gjendje me likuide, dhe nese detyrimet jane afatgjata banka mund te bej plasmane me afat te gjate. Likuiditeti ideal arrihet kur afatet jane te sinkronizuara, pra kur mjetet afatshkurtera perdoren per dhenien e kredive afatshkurter, dhe mjetet afatgjata perdoren per dhenien e kredive afatgjata.

26.Cilat jane karakteristikat e kredive per tregti te jashtme?a)Nevoja e marrjes se lejes paraprake, ne menyre qe te harmonizohen nevojat e

vendit me importin dhe eksportin,b)Kredia duhet te kete ndikim orientues ne tregtine e jashtme,c)Procedura e lejimit te kredive te tilla duhet te jete e shpejte dhe ekspeditive,d)Te keto kredi kemi me shume rreziqe sesa te kredite e vendit sepse blersit dhe

shitesit mund te mos njihen paraprakisht.e)Mund te shfrytezohen pernjehere, ne transhe (pjese pjese, kur nuk dihet shuma se

sa do te shfrytezohet por vetem dihet shuma maksimale e kredise si dhe afati i shfrytezimit),

f)Valuta e kredise (kredite mund te mirren ne valute te vendit, ose ne valute te partnerit prej nga i blejme mallrat), etj.

28.Qka jane faktoring punet?Faktoring punet kane te bejne me kryerjen e sherbimeve per ndermarrjen ekonomike

lidhur me arketimin e kerkresave te arketueshme (recievebles). Ne faktoring punet hyjne keto aktivitete:

-Kryejra e sherbimeve ne lidhur me arketimin e faturave,-Mbajtja e kontabilitetit ne emer te komitentit, dhe-Financimi i kerkesave afatshkurter nga momeni i krijimit te tyre deri ne arketim.Ne kuader te faktoring puneve , sherbimi me i rendesishem ka te bej me blerjen e

kerkesave te komitenteve.

29.Cilat jane sistemet e pagesave me boten e jashtme?Sistemet kryesore te pagesave me boten e jashtme jane:a)Sistemi multilateral i pagesave – ky sistem bazohet ne konvertibilitetin e valutes,

e cila mundeson qe nje valute e caktuar konvertibile, te shfrytezohet per pagesa te

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681

Page 14: Provime-Banka Dhe Afarizem Bankar

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681caktuara ne cilin do vend tjeter. Kjo metode paraqet metoden me efikase te qarkullimit nderkombetare te pagesave,

b)Sistemi bilateral i pagesave (sistemi kliring) – qe nenkuptojne llogaritjen e obligimeve e te kerkesave me thyerjen apo kompensimin e tyre, keshtu qe ne fund plotesohet vetem salldoja e pathyer (pakompensuar),

c)Sistemi i pagesave me valute kombetare – ku pagesat apo transaksionet nderkombetare kryhen permes valutes kombetare.

30.Cilat jane sistemet informative analitike?Ekzistojne 2 sisteme analitike te cilat ndihmojne ne marrjen e vendimeve ne

afarizmin bankare:a)sistemet qe mbeshtesin marrjen e vendimeve (DSS-decision support systems), dheb)sistemet eksperte (ES-Espert Systems),Dallimi ne mes te ketyre 2 sistemeve qendron ne ate se ssitemet eksperte punojne ne

nivelin me te larte te sofistikimit dhe bazohen ne hulumtimet afatgjate ne fushen e intelegjences afatgjate (AI). Ne keto sisteme eshte aplikuar per here te pare intelegjenca artificiale (AI). Keto sisteme eksperte mund te aplikohen ne afarizmin e bankave investive, gjate kohes se blerjes dhe shitjes se letrave me velere).

ARHAHOprovimet.weebly.com

049 373 681