Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

17
Dhun a Gjimnazi:”Sinan Tafaj” ICLUB 2015

Transcript of Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Page 1: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

DhunaGjimnazi:”Sinan Tafaj”

ICLUB 2015

Page 2: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Ekzistojnë më shumë përkufizime të dhunës. Dhuna ngjan, kur ndokush shërbehet me forcën ose pozitën e tij, për ta lënduar ndokënd me qëllim, jo me pahir.Dhuna përmban edhe kërcënime

për dhunë, veprime që do të mund të shkaktonin lëndime ose

dëmtime, si dhe veprime që në të vërtetë shkaktojnë lëndim ose

dëm. Lëndimi ose dëmi i ndonjë personi mund të jetë edhe psikik, ndaj shëndetit, mirëqenies, dhe trupit. Po ashtu dhuna përmban edhe lëndimin dhe dëmin që ndokush qëllimisht mund t'ia shkaktojë vetes, përfshirë edhe vetëvrasjen.

Çfarë është dhuna?

Page 3: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Format e dhunësAbuzimi fizik si:•Pickimi, gërvishtja dhe shtypja,•Tërheqja e qëllimshme (për shembull: për pjesë të rrobave, për flokë ose pjesë tjera të trupit),•Goditja me ndonjë pjesë të trupit (për shembull: shkelmimi, goditja me kokë, shuplaka, goditja me grusht etj.),•Goditja me objektet (për shembull: me shkumës, me ditar, me shkop),•Përplasja e ndokujt në ndonjë objekt (për shembull: për dërrase, për muri, për dere),•Shkaktimi i lëndimeve me armë të ftohtë (për shembull: me thikë, me zinxhirë, me shufër hekuri),•Shkaktimi i lëndimeve me armë zjarri (për shembull: me pistoletë, me lëndë plasëse),•Veprime të tjera për të shkaktuar dhimbje ose lëndim fizik.

Dhuna fizike

Shpesh personat që janë dhunues përdorin edhe mohimin e nevojave bazë njerëzore ndaj viktimës, sic janë: ushqimi, gjumi, ndihma mjekësore. Në studimet e bëra kohët e fundit del se ky lloj abuzimi sjell me qindra vdekje në vit në të gjithë botën.

Ligjet ndërkombëtare kërkojnë raportimin e të gjitha rasteve në mënyrë që të dalë haptasi sesa është numri i vërtetë i viktimave që për arsye nga më të ndryshmet nuk raportohet.

Page 4: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Abuzimi psikologjik përfshin:•Nënçmim, përqeshje dhe kritikë para tjerëve (për shembull: thirrja me emra abuzive ose etiketimi, ngjitja e tipareve negative...),•Sharja,•Kërcënime dhe frikësime,•Zhvatje (për shembull: zhvatje parash, pranim (faji)) dhe shtrëngim (për shembull: të iket nga ora, të gënjehet),•Injorim dhe përbuzje,•Thashetheme dhe përhapje të gënjeshtrave për të tjerët,•Mbajtje të armëve (për shembull: thikë, pistoletë),•Marrja e ndonjë objekti që i takon tjetërkujt, pa e pyetur atë dhe dëmtimi i tij,•Veprime të tjera me qëllim të cenimit të ndjenjave.

Format e dhunësDhuna psikologjike

Page 5: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Ne kete lloj dhune bejne pjese:•Kontrolli për të ardhurat e familjes ,•Refuzim për të kontribuar financiarisht për mbajtjen e familjes ,•Mohim të nevojave bazë të familjes,

Format e dhunësDhuna ekonomike

Viktimat më të shumta të kësaj lloj dhune janë gratë, edhe për faktin që ato janë më pak të punësuara dhe nuk kanë mundësi të mbajnë familjen me të ardhurat e tyre. Dhunuesit përdorin aftësinë financiare për të mbajtur të nënshtruar viktimën.

Page 6: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Format e dhunës

Abuzimi seksual lidhet me:•Kryerjen e marrëdhënieve seksuale me forcë pa dëshirën e viktimës.•Prekjen e dhunshme të saj në pjesë të caktuara të trupit •Fyerjet verbale duke bërë komente poshtëruese

Mund të ushtrohet nga bashkëmoshatar, arsimtari, drejtori ose ndonjë person tjetër i moshës madhore brenda ose jashtë shkollës; nga person i gjinisë së njëjtë ose gjinisë së kundërt; nga person i cili nuk është i vetëdijshëm se sjellja e tillë paraqet dhunë seksuale – me rëndësi është se viktima e përjeton këtë sjellje si dhunë seksuale.

Dhuna seksuale

Page 7: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Forma të tjera të dhunës

Vandalizëm: Kur të rriturit ose fëmijët qëllimisht dëmtojnë objekte, të cilat i takojnë tjetërkujt – siç është thyerja e dritares etj.

Dhuna përmes rrjeteve elektronike: Për fëmijët rrjeti i internetit paraqet burim të begatshëm të informacioneve dhe mjeteve për shoqërim – me të kontribuohet në realizimin e të drejtës së tyre për informim, arsim dhe vetëartikulim; mirëpo interneti hap një kanal të ri për ekspozimin e fëmijëve ndaj rreziqeve të dhunës. Disa nga rreziqet kanë të bëjnë me rrezikun e abuzimit seksual, ekspozimin para fotografive abuzive dhe të pahijshme, përgjithësisht dhunë në rrjetet elektronike.

Page 8: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

•Faktorë ekonomik: varfëria, veçanërisht në zonat rurale e të izoluara nga pjesët e tjera të territorit. Shumë fëmijë e kanë braktisur shkollën për shkaqe ekonomike. Gjithashtu një pjesë e tyre nga komuniteti rom apo kanë zbritur nga zonat malore në qytete nuk gjejnë mjedisin e përshtatshëm social dhe ekonomik për të zhvilluar personalitetin e tyre për shkak edhe të kushteve të rënda ekonomike.

Faktorët e dhunësFaktorët që ndikojnë tek fëmijët për t’u bërë të

dhunshëm e për të kryer krime janë shumëdimensionalë.

•Faktorë socialë: alkooli, droga, pabarazia e gruas me burrin, programe me karakter joshoqëror që transmetohen nga mediat, ku një rol negativ dhe shumë të dëmshëm luajnë rrjetet sociale dhe filmat me vrasje (me killera). Dhuna e filmave merret si model për reagimet e mëvonshme personale dhe njeriu modelohet për t’u sjellë në mënyrë agresive.

•Faktorë psikologjik: stresi, depresioni, sëmundjet mendore, prejardhje nga familje të dhunshme. Faktorët individualë të personalitetit, si temperamenti, dëshira për të qenë i fuqishëm, kurioziteti për të ushtruar dhunë.

Page 9: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

•Faktorë që lidhen me familjen: mungesa e kontrollit të përshtatshëm prindëror, prindër të ashpër me një orientim disiplinor jo të qartë, divorcet e prindërve, mungesa e vlerave familjare. Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre bëhen më vonë prindër keqtrajtues për fëmijët e tyre.

Faktorët e dhunës

• Prishja e marrëdhënieve familjare, konfliktet dhe mosmarrëveshjet prindër-fëmijë janë shkaku i rritjes së frikës dhe të pasigurisë së fëmijëve, i largimeve të

tyre nga shtëpia deri në futjen së tyre në banda kriminale.

Jeta në një shtëpi të dhunshme apo në një komunitet të dhunshëm mund të krijojë turbullime tek fëmija. Pra sjellja agresive dhe dhuna e shfaqur janë reagim ndaj situatave që ai i mendon se e kërcënojnë. Aspiratat e prindërve për fëmijët dhe vlerat prindërore luajnë rol formues në të gjitha aspektet e zhvillimit të tij sepse shkak i shfaqjes së dhunës tek fëmijët është keqpërshtatje midis prindërve dhe fëmijës (një fëmijë i shkathët dhe energjik dhe një prind i ngathët krijon lidhje emocionale të tendosur).

Page 10: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Faktorët e dhunës•Faktorë që lidhen me shkollën: frekuentim i dobët, largime nga orët e mësimit, dobësim dhe prishje e disiplinës në shkollë, marrëdhënie jo të mira mësues-nxënës dhe nxënës-nxënës, dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e mësuesve ndaj nxënësve, motivim i pakët i nxënësve për të mësuar, shkatërrim i bazës materiale në shkollë, kontroll i dobët dhe ndëshkime të buta për nxënësit që vijnë në shkollë me mjete të forta, thika apo edhe armë zjarri.

Page 11: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Dhuna familjare përbën një problem të mprehtë social, për arsye se cenon bazat e shoqërisë në themelin e saj më të thellë siç është familja. Ajo nuk i ka gjithmonë shkaqet në faktorët e brendshëm familjarë, moralë apo psikologjikë, por edhe në shkaqe të tjera sociale.

Dhuna familjare është një model sjellje abuzive, kërcënuese ose ndëshkuese.  Ajo është një sjellje që mësohet për mes vëzhgimit (se si sillen më të mëdhenjtë) dhe mbështetjes (kur shoqëria e përkrah dhe e konsideron diçka të zakonshme e morale) edhe brenda familjes, edhe në shoqëri. Ajo nuk shkaktohet nga shkaqe gjenetike ose nga sëmundje psikike. Dhuna familjare përsëritet sepse vërehet që ajo funksionon për të arritur qëllimet për të cilat shtrohet. Ky model sjellje i jep mundësi përsëritësit të nënshtrojë viktimën përmes frikës e kërcënimit

Dhuna familjare

Page 12: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Studimet deshmojne se grate reagojne ne menyra te ndryshme ndaj dhunes qe provojne.   •Shumica fajesojne veten per dhunen qe ushtroihet mbi to. Ato besojne gjithmone se ishin ato fajtoret qe e zemeruan bashkeshortin e tyre.•Nje grup tjeter grash te dhunuara ndjehen te pambrojtura dhe te pafuqishme te reagojne sepse mendojne qe dhuna ne familje dhe ndaj tyre eshte pjese normale e jetes bashkeshortore.•Nje grup i trete, per shkak te dhunes se perseritur dhe mosgjetjes se mbeshtetjes se nevojeshme, fillojne te nenvleftesojne veten dhe te mendojne se nuk jane te pelyeshme e aq te mira per bashkeshortin, ndjehen te pavlera, se nuk sherbejne me per asgje, se nuk jane te afta per asgje dhe nuk ju mbetet tjeter vecse te nenshtrohen e ta pranojne dhunen pa reaguar. •Nje pjese jo e madhe grash gjejne rrugedalje tek ankimi per dhunen qe ushtrohet ndaj tyre tek te afermit e familjes dhe me vone kur dhuna perseritet kerkojne ndihmen e specialisteve. •Ka gjithashtu edhe gra qe reagojne duke u larguar nga shtepia tek njerezit e vet, perkohesisht si per te zbutur gjakrat ose largohen pergjithmone duke kerkuar divorc.

Dhuna ndaj femrave

Kur pyeten se cfare ndjene gjate dhunes qe pesuan ato japin pergjigje te ndryshme per ndjenjat e tyre. “45% ndjejne urrejtje, 32% ndjejne turp per situaten ku jane perfshire, 21% ndjene keqardhje per situaten qe i detyroi te provojne dhunen, 35% e rasteve te anketuara ndjehen te depresuara dhe te frikesuara, 26% ndjehen fajtore dhe 20% mendojne te vrasin veten.” Nuk eshte e veshtire te kuptohet se gra qe kane ndjenja te tilla negative nuk jane ne gjendje te reagojne e te mbrojne veten. Ato nuk jane ne gjendje te marrin vendimin e duhur ne dobi te tyre ne situaten e mbeshtetje dhe nuk mund te kujdesen per nevojat qe kane dhe behen ortake ne dhunen e vazhdueshme qe ciklon brenda familjes ne syte e femijeve. Rreth 40 % e grave shqiptare dhunohen. Rreth 90 % e fëmijëve janë të pranishëm gjatë episodeve të dhunës në familje.

Page 13: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Femijet ndikohen nga dhuna. Niveli i zhvillimit te tyre psikosocial e psikik nuk i lejon te kuptojne situatat e dhimbshme e te veshtira qe kalon familja e tyre ne rastet e dhunes. Per kete arsye ndodh shpesh qe femije qe perjetojne ngjarje te tilla te shkeputin kontaktet me shoket e tyre sepse kane frike se mos ngjarje te tilla ndodhin edhe ne pranine e tyre. Kjo i shtyn te veteizolohen dhe te mbyllen ne vetvete qe ne moshe te vogel kur kane nevoje me shume se kurre te luajne me shoket dhe keshtu rrezikojne te margjinalizohen ne shoqeri.Keta femije qe rriten ne nje mjedis te tille familjar ka shume te ngjare, dhe statistikat e mbeshtesin kete konkluzion, te perdorin dhunen ne vetevete si model sjellje per te zgjidhur problemet. Me ne fund, por jo e fundit, keta femije nisin te kene probleme dhe veshtiresi gjate procesit te te mesuarit. Manifestojne mungese te vemenjes, humbje te deshires per te mesuar, behen pasive gjate mesimit, kane nje fjalor te kufizuar dhe vulgar, lene shkollen etj.  

Dhuna ndaj fëmijëve

Një studimi i UNICEF-it ka treguar se 75% e fëmijëve të moshës 2 deri në 14 vjeç në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike apo psikologjike. Sipas një anketimi kombëtar mbi dhunën në familje, 56.8% e fëmijëve raportuan se një anëtar i familjes i kishte qëlluar me shuplakë, grusht apo shkelmuar; për më tepër, 12.8% e fëmijëve raportuan se dikush në familjen e tyre i kishte goditur me objekte dhe 4% raportuan se ata ishin djegur me cigare ose me një objekt tjetër të nxehtë.

Page 14: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Dukuria e dhunës në shkolla është pasojë edhe e dobësisë së lidhjeve mësues-nxënës-prindër-menaxhment i shkollës, paaftësi e mësuesve për të për të punuar dhe mungesë e vullnetit për të ndikuar.

Dhuna në shkolla

Mjaft mësues nuk e njohin sa duhet moshën e tyre dhe nuk janë të motivuar sa duhet për të ndikuar në këtë moshë tek fëmijët. Dhuna te fëmijët është pasqyra e asaj që ndodh në shoqëri.

Page 15: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

•Nivele te larta stresi;   •Nivele te larta ankthi, depresioni dhe semundjesh psikike;   •Nje ne pese ka te ngjare te tentoje vetevrasje;   •Ne menyre te vazhdueshme paraqiten per kujdes mjekesor me ankesa somatike si dhimbjet e forta te kokes;   •Zvogelim i aftesive dhe shprehive per zgjidhjen e problemeve;  

 

Pasojat e dhunës

Ka shume te ngjare qe:  • Te izolohen nga shoqeria dhe miqte personale;   •Te perdorin drogen dhe alkoolin;    •Te abuzojne me femijet e tyre apo me femije te tjere qe kane ne kujdestari. 

Page 16: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Si mund të parandalohet?•Duke dokumentuar ngjarjen dhe dëmtimet e konstatuara,•Duke kërkuar për burimet e ndihmës se specializuar,•Duke kërkuar të drejtat tek institucionet ligjore.

Page 17: Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"

Faleminderit për

vëmendjen!

ICLUB 2015Gjimnazi: ”Sinan Tafaj”