PRILL 2009 NGJALLJA 1 PASHKË TË GËZUARA! … Prill 2009.pdfPRILL 2009 NGJALLJA 3 Salla e...

12
NGJALLJA Nr. 4 (195) Viti XVIII i botimit PRILL 2009 Çmimi 20 lekë Ë shtë gjithmonë Pashkë, cilatdo qofshin rrethanat e jetës apo historisë sonë. Perëndia erdhi mes nesh, mbajti gëzimet, dëshpërimet tona, që gëzimet tona të mos mbërrijnë në iluzion, por në Mbretëri, që hidhërimet tona të mos na çojnë në hiç, por në Mbretëri. Dhe Mbretëria është Jeta, “Drita e Jetës”, ashtu siç thoshte shën Joani. Pashkën mund ta kremtojmë në gëzim duke u shpërndarë fëmijëve vezë apo ëmbëlsira, mund ta kremtojmë Pashkën në dëshpërim, në tortura dhe në bomba, sepse rrënja e së keqes - vdekja - u shkul me anë të Ngjalljes; kështu vdekja biologjike dhe të gjitha llojet e vdekjeve të pjesshme që e paraprijnë të parën nuk janë veçse “kalime” drejt ngjalljes, pasi vdekja shpirtërore që i përmbledh dhe që ato simbolizojnë është shkatërruar njëherë e përgjithmonë. “Është gjithmonë Pashkë!” Që sot e tutje, gjithçka ka një kuptim, një kuptim të përjetshëm. Jeta, Fryma, burojnë sot më shumë se kurrë nga vetë ankthet dhe neveritë tona. Thellë në re- voltën tonë, në indinjatën apo dëshpërimin tonë, nuk ekziston më hiçi, por i Kryqëzuari i Lavdëruar. Perëndia nuk është i fuqi- shëm në kuptimin e fuqive kozmike dhe sociale, si p.sh. tiranët dhe uraganet, ai vepron si një rrezatim, një derdhje jete, kuraje, besimi, lirie. Ai e lë veten të kryqëzohet mbi të keqen e botës, “Krishti është në agoni deri në fund të botës”, ka thënë Paskali, ndërsa shën Maksim Konfesori thotë: “Perëndia u bë i varfër për shkak të përkujdesjes së tij ndaj nesh, duke vuajtur mistikisht nga dhembshuria e tij deri në fundin e kohëve, sipas masës së vuajtjes së secilit”. Por ky i Kryqëzuar (vijon në faqen 6) PASHKË TË GËZUARA! Ikonë “Ngjallja”, Onufri shek. XVI Kisha e Kryeengjëllit Mihail në Vithkuq, Korçë. Ajo është monument kulture i klasit të parë dhe është ndërtuar në vitin 1682. Pikturimi i saj është bërë në vitin 1728 dhe dallohet veçanërisht për afresket e mrekullueshme, të cilat kanë ardhur deri në ditët e sotme në gjendje shumë të mirë.

Transcript of PRILL 2009 NGJALLJA 1 PASHKË TË GËZUARA! … Prill 2009.pdfPRILL 2009 NGJALLJA 3 Salla e...

PRILL 2009 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 4 (195) Viti XVIII i botimit PRILL 2009 Çmimi 20 lekë

Ë shtë gjithmonë Pashkë, cilatdo qofshin rrethanat e jetës apo historisë sonë.

Perëndia erdhi mes nesh, mbajti gëzimet,dëshpërimet tona, që gëzimet tona të mosmbërrijnë në iluzion, por në Mbretëri, qëhidhërimet tona të mos na çojnë në hiç,por në Mbretëri. Dhe Mbretëria ështëJeta, “Drita e Jetës”, ashtu siç thoshteshën Joani. Pashkën mund ta kremtojmënë gëzim duke u shpërndarë fëmijëvevezë apo ëmbëlsira, mund ta kremtojmëPashkën në dëshpërim, në tortura dhe nëbomba, sepse rrënja e së keqes - vdekja- u shkul me anë të Ngjalljes; kështuvdekja biologjike dhe të gjitha llojet evdekjeve të pjesshme që e paraprijnë tëparën nuk janë veçse “kalime” drejtngjalljes, pasi vdekja shpirtërore që ipërmbledh dhe që ato simbolizojnë ështëshkatërruar njëherë e përgjithmonë.

“Është gjithmonë Pashkë!”Që sot e tutje, gjithçka ka një kuptim,

një kuptim të përjetshëm. Jeta, Fryma,burojnë sot më shumë se kurrë nga vetëankthet dhe neveritë tona. Thellë në re-voltën tonë, në indinjatën apo dëshpërimintonë, nuk ekziston më hiçi, por i Kryqëzuarii Lavdëruar. Perëndia nuk është i fuqi-shëm në kuptimin e fuqive kozmike dhesociale, si p.sh. tiranët dhe uraganet, aivepron si një rrezatim, një derdhje jete,kuraje, besimi, lirie. Ai e lë veten tëkryqëzohet mbi të keqen e botës, “Krishtiështë në agoni deri në fund të botës”, kathënë Paskali, ndërsa shën MaksimKonfesori thotë: “Perëndia u bë i varfërpër shkak të përkujdesjes së tij ndaj nesh,duke vuajtur mistikisht nga dhembshuriae tij deri në fundin e kohëve, sipas masëssë vuajtjes së secilit”. Por ky i Kryqëzuar

(vijon në faqen 6)

PASHKË TË GËZUARA!

Ikonë “Ngjallja”, Onufri shek. XVI

Kisha e Kryeengjëllit Mihail në Vithkuq, Korçë.Ajo është monument kulture i klasit të parë dhe ështëndërtuar në vitin 1682.

Pikturimi i saj është bërë në vitin 1728 dhe dallohetveçanërisht për afresket e mrekullueshme, të cilat kanëardhur deri në ditët e sotme në gjendje shumë të mirë.

2 NGJALLJA PRILL 2009

Për më tepër informacion rreth

KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE

TË SHQIPËRISË

vizitoni faqen tonë të internetit

www.orthodoxalbania.orgose na kontaktoni në

[email protected]

Ne që po shkruajmë jemi banorëorthodhoksë të fshatit Grabovë eSipërme, komuna Lenie, rrethiGramsh. Ashtu si dhe shumëarumunë në mbarë Shqipërinë emë tej kemi një histori të veçantëpër sa i përket besimit tonë tëkrishterë orthodhoks. Këtë besimne e kemi ruajtur me shumëfanatizëm ndër shekuj. Dëshmi për

Letër falënderimi në redaksi

E falënderojmë dhe i jemi mirënjohës...këtë jemi vetë sot. Në qoftë sepushtimi turk arriti të nënshtrojë dhet’u kthejë besimin pjesës më tëmadhe, ne nuk e pranuan këtë gjëdhe vajtëm të banonim në majat mëtë larta, ku jeta përballej mevështirësi nga më të mëdhatë.

Mirëpo gjithë kësaj sakrifice tëmadhe për të ruajtur besimin,sistemi komunist për 50 vjet u

përpoq t’i hedhë baltë e tashkatërrojë derisa Perëndia bëri tëmundur ardhjen e demokracisë nëkëtë vend. Perëndia na solli edheFortlumturinë e Tij, KryepiskopinAnastas, i cili hodhi themelet eRingjalljes së besimit shpirtëror nëShqipëri, si dhe të rindërtimit tëKishës Orthodhokse në mbarëvendin, deri në skajin më të largët.Dëshmi për këtë punë të madhe qëka bërë ky njeri jemi dhe nebanorët orthodhoksë të Grabovës,ku Kryepiskopi restauroi 2 kishate vjetra, atë të Shën Parashqevisë(1703) dhe shpëtoi përfundimishtkishën e Shën Kollit, një nga objek-tet më të rëndësishme të kulturësOrthodhokse dhe të artit mesjetarshqiptar, e rindërtuar në vitin 1803

mbi themelet e një kishe akoma mëtë vjetër bizantine, me një sipërfaqendërtimi afro 600 m2, ku gjëja mëe veçantë e saj ishte tavani i kësajkishe ku kishin piktura piktorët efamshëm grabovarë vëllezëritÇetiri.

Ja pra përse e falënderojmënga thellësia e zemrës prof. dr.Anastasin. E falënderojmë përpunën e madhe dhe të pazëvendë-sueshme që ai ka bërë dhe bën nëShqipëri. Për këtë ne orthodhoksëte Grabovës i jemi shumë mirënjo-hës dhe jo vetëm ne, po gjithë po-pulli shqiptar.

Zoti e bekoftë atë.

Me shumë respekt, nga orthodhoksët

e Grabovës.

Libra të rinj

Në këtë botim janë shfrytëzuar gjerësishtpërkthimet dhe përshtatjet në gjuhën shqipe tëImzot Theofan Nolit, në dy variantet e botuara:“Triodi i Vogël”, Boston, 1913; “Triodi dhe Pesë-dhjetorja”, Boston, 1952; “Pesëdhjetore e Vogël”,Boston, 1914. Ndërsa Shërbesat e Mbrëmësoresdhe të Mëngjesores, të cilat u morën nga “Libër iShërbesave të Shenjta të Kishës Orthodhokse”,botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-përisë, Tiranë, 1994, janë vendosur të plota nëpjesën e dytë të këtij libri. Gjithashtu, po nga kylibër, janë marrë edhe një pjesë e psalmeve dhevargjeve psalmike të aliluarëve dhe të leximevebiblike, ndërkohë që psalmet e tjera janë marrëdhe përshtatur në gjuhën e sotme nga përkthimi nëshqip i tyre prej Konstandin Kristoforidhit“Psaltiri”, Konstandinopol, 1868.

Leximet nga Dhiata e Re janë marrë nga botimi“Dhiata e Re”, përshtatur në gjuhën e sotme shqipeprej përkthimit të Konstandin Kristoforidhit, botuarnga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipë-risë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-risë, Tiranë, 2005. Ndërsa leximet nga Dhiata eVjetër, të cilat janë botuar në një shtojcë të veçantëqë shoqëron këtë libër, janë marrë nga “Bibla”,

versioni Diodati i Ri, përkthimi 1991-94,botim i Shoqatës Shqiptare Biblike (ABS),Tiranë, 1994.

Për tipikonë e shërbesave dhe plotë-simete nevojshme ndihmëse, është përdorur simodel botimi në greqisht: “Java e Madhe dhee Shenjtë”, Athinë, 1999. Në botimin shqip,ndryshe nga ai në greqisht, nuk janë vendosurShërbesat e Orëve të çdo dite, Pasdarka eMadhe, që kryhet tri ditët e para të Javës sëMadhe, si dhe Pasdarka e Vogël.

JAVA E MADHEE SHENJTË

Më 31 mars, natën, kisha e ShënThanasit në Korçë, është bërë shënjestrae radhës, ku persona ende të paiden-tifikuar kanë hyrë brenda, duke thyerkasafortën dhe marrë paratë e hedhuranga besimtarët.

Policia nisi hetimet, por ende nuk kandonjë të ndaluar për këtë veprim tëshëmtuar. Kanë qenë përfaqësuesit eMitropolisë së Shenjtë të Korçës, qëkanë sinjalizuar policinë për këtë vjedhjedhe kanë kërkuar kapjen e autorëve,pasi ky është një rast i përsëritur qëcenon objektet e kultit orthodhoks, jovetëm në qytet, por dhe në zonat e tjeratë qarkut.

Policia deklaroi se ishte në gjurmëte autorëve, por vetëm 4 ditë më pas uthye po gjatë natës dhe u vodhën paratëe besimtarëve edhe kisha e Hyjlindësesnë fshatin Mborje, rreth 3 km larg qytetittë Korçës.

Gjithashtu, në janar ishte vjedhur përtë disatën herë kisha e Trinisë së Shenjtë,në varrezat e Korçës.

Të gjitha këto vjedhje iu shtohenatyre të vitit të kaluar apo viteve tëmëparshme, kur deklarohet se pohetohen “të dyshuar”, por asnjëherë nukkapen autorët.

Shpeshtohen vjedhjet ekishave në zonën e Korçës

PRILL 2009 NGJALLJA 3

Salla e universitetit, ishte mbu-shur si asnjëherë. Në ceremonimerrnin pjesë profesorati, studentë,gazetarë, intelektualë të gjithëzonës së Thrakës etj.

Për të nderuar KryepiskopinAnastas kishin ardhur Mitropolitëte Komotinisë Dhamaskino, i Ksan-thit, i Aleksandropolit, i Kavallës, iNevrokopit, autoritetet shtetëroree lokale, Myftiu i Komotinisë etj.

Ceremoninë e hapi Rektori i Uni-versitetit “Demokriti” të Thrakës,z. Konstandinos Simopoullos, Pro-fesor i Kirurgjisë, i cili foli me njërespekt të thellë dhe mirënjohje tëbotës intelektuale për punën dheveprën e Kryepiskopit Anastas.Rektori tha veç të tjerash se, kjomënyrë jetese dhe pune me vetë-sakrifikim të painteres, frymëzohetkryesisht nga dashuria për Perë-ndinë dhe për njeriun. “Në një kohëkur rreth nesh vihen në dyshim vle-rat dhe zhvlerësimi i figurave ështënjë fenomen i rëndomtë, Kryepisko-pi Anastas përbën përjashtiminpozitiv.”, theksoi ai ndër të tjera.

Një atmosferë të veçantë për-colli edhe leximi i mesazhit të dër-

Titull Nderi për Kryepiskopin Anastasnë Universitetin “Demokriti” të Thrakës

“... DASHURIA E MUNDFRIKËN”

Me një ceremoni të ngrohtë stafi akademik dhe studentët eUniversitetit “Demokriti” të Thrakës, nderuan Kryepiskopin eTiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasin, me rastin eakordimit të titullit “Doktor Nderi” i këtij Universiteti. Ceremoniae dorëzimit të titullit u zhvillua të hënën, 31 mars 2009, pasdite, nëamfiteatrin qendror të Universitetit, në Komotini. Kryepiskopin eshoqëronte Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri.

guar me këtë rast nga PatriarkuEkumenik, Tërëshenjtëria e TijVartholomeu I, të cilin e përfaqë-sonte Mitropoliti i Komotinisë.

Vendimin e Departamentit tëHistorisë dhe Etnologjisë, si edheatij të Gjuhëve, Filologjisë dheKulturës së Popujve të Detit të Zi,e komunikoi Kryetari i këtij tëfundit, Profesor i së Drejtës Pe-nale, z. Stefanos Pavllos. Mes tëtjerash theksoi se nga ky vendim idepartamenteve të tyre për nde-rimin e Kryepiskopit Anastas“Doktor Nderi” dhe pranimi prej tij,nderon vetë Universitetin tonë. Merespekt te veçantë z. Pavllos iu re-ferua jetës së Kryepiskopit, respek-tit që ai tregon për çdo figurë njeriudhe më gjerë. Ky është direkt më-simi më i vyer për pedagogët dhestudentët tanë, të cilët pikërisht ekanë objekt te studimeve dhe punëssë tyre kërkimore. Këtu veçohetshembulli që Kryepiskopi ka treguarnë krye të Kishës në Shqipëri, dukekontribuar për bashkëjetesën ndër-fetare dhe paqtimin e Ballkanit.

Për jetën dhe veprën e Kryepi-skopit Anastas foli Profesori i Pa-

leografisë, Kryetar i Departamentittë Historisë dhe Etnologjisë, z. JorgoPapazoglou. I gjithë publiku u njohme një dëshmi të gjallë të vleravetë njeriut që i është dhënë tërësishtKrishtit. Kudo ku Kryepiskopi pu-noi, në Afrikë, në Greqi dhe veça-nërisht në Shqipëri, në Kishë aponë auditorët e Universiteteve, kudomanifestoi vlera të veçanta, origji-nalitet, dashuri të pakufishme.

Gjatë veprimtarisë u shfaq përtë pranishmit një dokumentar ishkurtër filmik nga vepra e jashtë-zakonshme e ringjalljes së besimitOrthodhoks në Shqipëri.

Pas aktit të dorëzimit zyrtar tëdekoratës dhe leximit të vendimittë dy departamenteve, e mori fja-lën Kryepiskopi Anastas. Ai mbajtiligjëratën me temë: “Terrorizmi dhe

frika - Korelacione religjioze”. Bë-het fjalë për një kumtesë aq aktuale,ku ligjëruesi befasoi edhe një herëpublikun me nivel të lartë të prani-shëm në sallë, me informacionin egjerë të zhvillimeve në këtë fushë.

Për qëndrimin e Kishës Orthodho-kse mbi këto çështje KryepiskopiAnastas theksoi se kemi detyrimnga besimi ynë që të duam pa asnjëekuivok çdo krijesë njerëzore, tërespektojmë çdo person apo komu-nitetet, pavarësisht nëse beson dhenë çfarë beson. “Frikën e mundimme Dashuri”, ishte përfundimi ifjalës së Fortlumturisë së Tij.

Kryepiskopi kreu edhe vizitavëllazërore në mitropolitë e Komotini-së, të Ksanthit dhe Aleksandropolit.

Korresp. i “NGJALLJA”,Komotini, 31 mars 2009

Feja nuk është alibi për gjakderdhjeFjalë prekëse e Kryepiskopit të Tiranës me rastin e shpalljes së tij “Doktor Nderi”

i Universitetit “Demokriti”

Kur në mes të vitit 1998 kriza nacionalistee Jugosllavisë shkaktoi luftë në Kosovë, merrezik shtrirjen e zjarrit në Ballkanin Juglindordhe disa qarqe të caktuara u përpoqën t’i japinkarakter fetar konfliktit, ai nuk ngurroi tëlartësojë zërin e tij.

“Askush nuk ka të drejtën të përdorë vajin eshenjtë të fesë që të fuqizojë zjarrin e konfliktevetë armatosura. Feja është dhuratë hyjnore përtë zbutur zemrat, për të shëruar plagët dhe përt’i afruar njerëzit në paqe. Ata që e implikojnëme dhunën dhunojnë thelbësiaht frymën e saj”.Sikundër ka ndodhur edhe me luftërat e tjeranë të shkuarën në rajonin tonë, kështu edhe tanikur frika e terrorizmit mbarëbotëror, që kakarakteristika të dallueshme fetare, shtrihet nga (vijon në faqen 4)

një cep i planetit në tjetrin, Kryepiskopi i Tiranësdhe i gjithë Shqipërisë nuk rresht së shpalluritek të gjithë se “Duhet t’i bëjmë rezistencëpërdorimit të fesë për konflikte të armatosura,si dhe mbështetjes së terrorizmit nga ana e saj”.

Terrorizëm dhe frikëE nënvizoi këtë gjë edhe në darkën e së

hënës në Komotini, një qytet ku bashkëjetojnëtë krishterë dhe myslimanë, gjatë ceremonisësë shpalljes së tij “Doktor Nderi”, nga De-partamenti i Jurisprudencës i Universitetit“Demokriti”, duke folur përballë një audience

Nga Stavro Xhima,

gazeta “Kathimerini”

Godina qendrore e Universitetit “Demokriti” në Komotini.

4 NGJALLJA PRILL 2009

Më 22 mars, Falja e Kryqit u kremtua me madhështi nga të gjithë besimtarët orthodhoksë, të cilët morën dhe çuan në shtëpitë e tyre luletqë simbolizojnë jetën e re që çel nëpërmjet kryqit të Zotit.

Feja nuk është alibi për gjakderdhje

të gjerë, midis të cilëve edhe myftiu iKomotinisë, zoti Menxho Xhemali, me temë“Terrorizmi dhe frika - korrelacione religjioze”.Zoti Anastas tha se “argumentet e Bin Ladenitpër sulme në Perëndim, ngjajnë shumë meretorikën fetare të Papës Urbani II, kur më 27nëntor 1095 predikoi në Kishën Katedrale tëKlermontit në Francë për të nxitur të krishterëte Perëndimit për Kryqëzatën e parë” dhe pasivuri re se “vepra si për shembull vetëvrasja,kamikazët etj., të cilat në Perëndim i quajnë akteterroriste, janë për mijëra myslimanë vepraheroike, pranim i sakrificës për mbrojtjen eIslamit”

…“Liderët fetarë dhe politikë të Evropës duhet

t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe ndjenjëssë fortë që mbizotëron në botën islamike, se ajopo pëson padrejtësi nga bota perëndimore dhese duhen ndërmarrë lëvizje që ta korrigjojnëkëtë. Por në të njëjtën kohë duhet që të nxjerrimnë pah edhe padrejtësitë që bëhen nga regjimemyslimane në dëm të minoriteteve të krishtera.”

Kryepiskopi i Shqipërisë, duke vazhduarfjalën e tij, tha se myslimanët në Evropë ndihense bëhen viktima të dyfishta, nga njëra anë eterrorizmit dhe nga ana tjetër e masaveshtrënguese.

“Detyra e të gjithë liderëve fetarë ështëpërpjekja e vazhdueshme dhe e ndërgjegjshme,me fjalë dhe me vepra për mposhtjen e çdo

forme të dhunës, përpjekja e duruar për pajtimnë vendin ku ne jetojmë dhe më gjerë në rajonintonë, interesimi për lirinë e të gjithë minoritetevetë feve të ndryshme në Evropë, Azi dhe nëAfrikë zhvillimi i një sistemi fetar arsimor tëqëndrueshëm.

Në shumë rajone, si në Lindjen e Mesme,në Ballkan ekziston një rrezatim i fortë dyshimi,hidhësie dhe urrejtjeje. Ky është kërcënimi mëi rrezikshëm për paqen dhe bashkekzistencënharmonike, dhe që të përballohet në mënyrëthelbësore, do të nevojiten fuqi shpirtërore, tëcilat do të fuqizojnë faljen, pajtimin dhe dashurinëme anë të një dialogu jete”, theksoi ai në njëpikë tjetër.

Fjala filozofikeFjalë theologjike që është filozofike e thellë,

fjalë pajtimi që dëgjohej e paqtë, por edhe emprehtë në mes të një salle të mbushur plot, sidhe përballë ekranit gjigant ku paraqiteshinskena (nga aventura ballkanike) e këtij Hierarkutë guximshëm: plane me shpjegime të tij në kishatë shkatërruara, liturgji në mbetjet e manastireveorthodhokse të rrënuara etj.

Jetë e mbushur plot me përpjekjeNjë përafrim për një problem shumë akut të

epokës sonë nën prizmin e dimensionevembarënjerëzore dhe universale të dashurisë sëkrishterë “të cilën nuk mund ta përmbajë asnjëgardh, etnik apo fetar”, nga një klerik që e mësoikëtë në xhunglat e Afrikës dhe që përpiqet, në

(vijon nga faqja 3)

Traditë popullore

Ditën e Premte para Pashkës së Madhedilnin fëmijët nëpër fshat e mblidhnin drue në një kodër të fshatit bënin një stivëtë madhe në krye të së cilës vendosninnjë kafkë kafshe që simbolizontevdekjen. Këtë stivë e ndiznin natën ePashkës së Madhe kur thuhej “Krishtiu Ngjall”.

Mbledhim dru për stivënPër stivën e madhe,Se po na vjen PashkaPashka jonë e madhe.Pashka me ve të kuqe,Të gjithë të çukasimEdhe të thërrasim:Krishti ynë u ngjallPashkët gëzuar.

kushte të vështira, ta hedhë themele në një vendsi Shqipëria, ku kishte qenë varrosur për mëtepër se një gjysmë shekulli nga sistemidiktatorial ateist i Hoxhës.

Pikëpamje të një udhëheqësi fetar, njëpersonaliteti fetar me rrezatim mbarëbotëror, qëështë aktiv në një shoqëri ku myslimanë, katolikëdhe orthodhoksë përpiqen përditë për përhapjene parimeve të dogmave të tyre pa kundërvënietë ashpra dhe përplasje të rrezikshme, dukegjetur modus vivendi -n e tyre...

PRILL 2009 NGJALLJA 5

Mrekulliae Dritës së Shenjtë të Pashkës

JerusalemKjo mrekulli ndodh çdo vit në

Kishën e Ngjalljes së Zotit nëJerusalem, vetëm gjatë të kremtessë Pashkës së Madhe orthodhokse.Flaka e Shenjtë e kësaj drite ështëmrekullia më e njohur e të kri-shterëve orthodhoksë dhe del ve-tëm pasi lutet një patriark ortho-dhoks. Nuk ka asnjë mrekulli tjetërnë botë që ndodh me kaq përpik-mëri dhe gjithnjë në një kohë tëcaktuar, kur patriarku futet në va-rrin e Zotit Jisu Krisht për të shpa-llur Ngjalljen e Tij. Kjo Kishë ndo-dhet në vendin ku Krishti u kry-qëzua, u varros dhe ku u ngjall tëtretën ditë.

Besimtarët e shumtë ortho-dhoksë që vijnë nga e gjithë bota,qëndrojnë në pritje nga e Premja eMadhe për t’u bërë dëshmitarë tëmrekullisë që ndodh të Shtunën eMadhe. Gjatë kësaj dite të krishte-rët arabë këndojnë himne tradicio-nale me zë të lartë. Këto himnedatojnë në shekullin e 13-të, kur tëkrishterët nuk lejoheshin të këndo-nin në ndonjë vend tjetër, përveçsenë kishat e tyre. Himnet thonë:“Ne jemi të krishterë, kemi qenëtë krishterë dhe do të jemi të kri-shterë”. Pas kësaj nisin të biendaullet dhe pas tyre bëhet njëheshtje e madhe.

Në këtë pikë vjen një delega-cion i qeveritarëve lokalë izraelitë,funksioni i të cilëve është të për-faqësojnë romakët e kohës sëKrishtit. Këta njësoj si ushtarëtromakë, e vulosin me dyllë varrine shenjtë ku do të hyjë patriarkuorthodhoks dhe para kësaj kon-trollojnë se mos ketë ndonjë burimzjarri të fshehur.

Si ndodh mrekullia“Unë hyj në varr dhe bie në

gjunjë në vendin ku Krishti u vendospasi vdiq dhe u ngjall përsëri sëvdekurish - ka treguar patriarku indjerë Diodori në rrëfimet e tij. -“Them disa lutje që na janë dhënët’i përdorim ndër shekuj dhe pasi ikam thënë, qëndroj në pritje. Disaherë pres pak minuta, por zako-nisht, mrekullia ndodh menjëherë,pasi kam thënë lutjet. Nga e çarae gurit mbi të cilin ishte shtrirë

ndryshme. Disa herë mbulon vetëmgurin, kurse herë të tjera e mbulontë gjithë varrin e besimtarët për-jashta e shikojnë atë të mbushurme dritë. Flaka nuk djeg, kurrë nukmë ka djegur ndonjë herë mjekrëngjatë gjithë viteve që kam qenëpatriark i Jerusalemit dhe kam ma-rrë Zjarrin e Shenjtë. Drita e Shenjtëka një konsistencë tjetër nga ajo qëdigjet në një llambë me vaj... Nënjë moment të caktuar, drita ngjitetlart dhe formon një kolonë në tëcilën zjarri ka një natyrë tjetër.Kështu unë mundem të ndez qiritek kjo kolonë. Kur unë kam marrëflakën për qirinjtë e mi, dal jashtëdhe ia jap së pari patriarkut armendhe pastaj atij kopt. Pastaj unë uajap flakën të gjithë njerëzve qëndodhen në Kishë”.

Drita e Shenjtë nuk shpërnda-het vetëm nga patriarku, por vepronedhe vetë. Del nga Varri i Shenjtëme një dritë tjetër nga ajo e dritësnatyrale. Shkon sa nga njëra anënë tjetrën. Ka edhe pelegrinë shpre-sëtarë të cilëve iu ndizen vetë qirinj-të nga kjo dritë e shenjtë. Është njëflakë e kaltër dhe nuk djeg në mo-mentet e para nëse të prek fytyrën,flokët ose duart. Kjo mrekulli datonnga shekulli i parë, kur apostulliPetro e pa Dritën e Shenjtë në Va-rrin e Zotit. Në disa raste, klerikëjo orthodhoksë janë përpjekur tëmarrin këtë Dritë të Shenjtë, porkanë dështuar dhe janë përballurme dënimin e Perëndisë. Në vitin1579 ndodhi edhe një mrekulli që ebëri të qartë se vetëm orthodho-ksëve iu jepej kjo e drejtë. Armenëtkishin paguar turqit që kishinpushtuar tokën e shenjtë, që të mosi lejonin orthodhoksët të afroheshinpranë Varrit të Shenjtë në ditën ePashkës. Patriarku Orthodhoksqëndroi larg hyrjes bashkë megrigjën e tij afër një kolone për tëbërë celebrimin në atë vend dheDrita e Shenjtë zbriti aty duke e çarëkolonën më dysh siç mund të shiko-het qartë edhe sot. Një muezin qëkëndonte aty afër, e pa mrekullinëdhe u bë i krishterë orthodhoks, e sirrjedhojë e këtij akti u martirizua.

Përgatiti T. Bendo

Krishti, del drita. Zakonisht ka njëngjyrë blu, por ngjyra mund tëndryshojë e të marrë ngjyrime tëndryshme. Drita del nga guri si një

mjegull që ngrihet sipër një liqeni-duket sikur guri është mbuluar nganjë re e dendur, por kjo është dritë.Drita sillet çdo vit në mënyra të

Edhe Maria rrinte pranë varrit duke qarë përjashta. Dhetek po qante, u ul në varr. Edhe vë re dy engjëj me rroba tëbardha duke ndenjur njëri nga kreu e tjetri nga këmbët,atje ku qe trupi i Jisuit. Edhe ata i thonë asaj: Grua, pseqan? U thotë atyre: Sepse ngritën tim Zot, dhe nuk di ku ekanë vënë. Edhe si tha këto, u kthye prapa, dhe vë re Jisuinduke ndenjur, dhe nuk e dinte se është Jisui. Jisui i thaasaj: Grua, pse qan? Cilin kërkon? Po ajo duke pandehurse është kopshtari, i thotë: Zot, në e ngrite ti, thuajmë ku eke vënë, dhe unë do ta ngre atë. Jisui i thotë asaj: Maria!Ajo kthehet e i thotë: Rabuni! që domethënë Mësues. Jisuii thotë asaj: Mos m’u mbështet; sepse ende s’jam ngjiturtek Ati im; po shko tek vëllezërit e mi, dhe u thuaj atyre:Po ngjitem tek Ati im edhe tek Ati juaj, dhe tek Perëndiaim dhe tek Perëndia juaj. Vjen Maria Magdalena dhelajmëron nxënësit se pa Zotin, dhe se i tha asaj këto fjalë.

Joani 20:11-18

6 NGJALLJA PRILL 2009

pranishëm në shumë vende në të njëjtën kohë.Prania e Tij e mishëruar dhe gjithashtu eshpërfytyruar, zbulon një kohë dhe një hapësirëndryshe nga e jona. Ndonjëherë, në momentetë një gëzimi të madh dhe mbushullie, kemi njëparashijim të kësaj gjendjeje ku nuk do të ketëas vdekje dhe as ndarje. Në këtë mendim, LéoZander, mik i afërt i teologut bashkëkohor rusSergej Bulgakov, më ka thënë një ditë: “NëMbretërinë e Perëndisë, do të mund tëvazhdojmë të dëgjojmë muzikën e Bahut dhe tëMoxartit, por nuk do të ketë ikona, sepse tëgjithë ne do të jemi ikona”.

Por si mund të jemi të lidhur me njerëzit qëkanë ikur nga kjo jetë?

Në Eukaristinë Hyjnore! Pasi Trupi i Krishtiti bashkon të gjallët dhe të fjeturit. Sa më shumëhyjmë në Eukaristi, aq më shumë hyjmë nëTrupin e Krishtit, dhe gjithnjë e më pak jemi tëndarë nga njëri-tjetri, të gjallë apo të vdekur.

Pleqëria i është dhënë njeriut që ai të paqë-sohet dhe të përpiqet të tejkalojë gjithë urrejtjet,ashpërsitë që ka akumuluar gjatë jetës. Dhe tëkthehet në një fëmijë. D.m.th. si dikush që jetonnë çast, që nuk projektohet për të ardhmen, porjeton me besim në pritjen e fundit.

Për mua, afrimi i vdekjes nuk është asshkurajuese dhe as dërrmuese. Besoj thellësishtse do të pritemi që të gjithë nga Krishti i ngjallur.E di se Ai më pret, se do të jetë atje. Kam njëbesim të madh. Në Liturgjinë Hyjnore, nekërkojmë hir për të pasur një vdekje të paqme,nëse është e mundur të rrethuar nga të tijtë.Një legjendë e Lindjes së Mesme thotë se kurdikush do të vdesë, Perëndia i dërgon engjëlline vdekjes që t’i marrë shpirtin. Ky engjëll kakrahë të mbuluar me shumë palë sy. NdonjëherëPerëndia ndryshon mendim. E thërret engjëllin,i cili duke u nisur, shkëput një palë sy dhe ia jepatij që, i kthyer nga vdekja, shikon tani gjithçkame këta sy. Ky shikim transparent a nuk ështëajo çka duhet të kërkojmë që tani?

Nga Olivier ClémentPërktheu Eleni Pani

është tani një i Ngjallur, ai jepet tek ne, edhetek ata që e mohojnë.

Që nga Pashka, është gjithmonë Pashkë,kuptimi, jeta na vijnë gjithashtu nga vdekja dhenga të gjitha situatat e vdekjes gjatë ekzistencëssonë dhe të historisë, nëse nga një besim ipërulur, një besim tek nata, ne i identifikojmëato me plagët e gjalla të Krishtit.

Malraux, pak para vdekjes së tij thoshte:“Pres profetin që do të guxojë t’i thërrasë botës:nuk ka hiç!” Secili prej nesh është thirrur tëbëhet, ndonjëherë, pak, për një çast, ky profet.Pasi Ngjallja është bërë një e fshehtë, që pak ekanë kurajën ta komunikojnë, se kaq shumë nadërrmon spektakli i dhimbjeve.

Si ta komunikojmë Ngjalljen - duke hyrë nëkëtë dhembshuri të pamasë, në këtë dashuri pa

kufi, e vetmja që na shpjegon Mishërimin,Pasionin, Kryqin si fitoren e fundit mbi vdekjen.Vetëm njerëzit e dhembshur, me dashuri të gjallëdhe në të njëjtën kohë që mbahen fort nga lutja,mirënjohja, kremtimi, mund të kuptojnë se nëfund të gjërave nuk ka absurditet, por kuptim.Nuk ka hiç, por dashuri më të fuqishme sevdekja.

Korresp. i “Ngjalljes”

“Është gjithmonë Pashkë!”

“Kur të vdes, shkruan shën Serafimi iSarovit, ejani në varrin tim, ejanishpesh atje. M’i thoni të gjitha dheunë do t’ju dëgjoj. Çdo trishtim do tëlargohet nga ju... Më flisni ashtusikundër bënit më parë, sepse jam igjallë dhe do të jem kështupërgjithmonë”.

Ky eremit rus (1759-1833), i cili jetontebashkë me kafshët e egra, është një nga njerëzitshpirtërorë më të mëdhenj, që janë tërësisht“kungim”. Prandaj edhe ai mund ta thotë këtë.Nga ky fakt besoj se ne duhet t’iu besojmë gjëranjerëzve të ndierë të cilët kanë arritur një shkallëtë tillë universalitetit. E kam këtu fjalën përnjerëzit që dëshmojnë që këtu në tokë se nukjemi të ndarë nga asnjë njeri, se njerëzimiformon, in fine, një njeri të vetëm, sepse ajo dotë jetë tërësisht e mbledhur dhe e shpërfytyruarmë Krishtin, sipas shprehjes së Nicolas deCuses, në “njeriun maksimal” në të cilin të gjithëne jemi një. Atë që thotë shën Serafimi i Sarovitmë bëjnë të mendoj banorët e ishullit të Egjinës(Greqi). Ata dëshirojnë fort të shkojnë në varrine shën Nektarit, sepse siç thotë vetë ata, kur evënë veshin mbi gurin e varrit, dëgjojnë zemrëne shenjtit të rrahë. Njoh edhe një murg të Malittë Shenjtë, njeri i thellë, i cili ka atë shpirtërorshën Isak Sirianin, shenjt i shekullit të 7-të. Aika me të një lidhje të thellë, të hollësishme dhereale. Kjo i çudit mendjet tona karteziane, porbesimi na drejton të besojmë se ka gjendjendërgjegjeje, gjendje shpirtërore të shumëlloj-shme. Ky besim nuk është objekt i një doktrinetë fiksuar të Kishës, por është një temë shumëe pranishme dhe e dashur për Etërit.

Të krishterët orthodhoksë flasin për Jeru-salemin qiellor ose Mbretërinë e Perëndisë.Parajsa, ishte në fillin, para rënies. NdërsaMbretëria e Perëndisë e përmbledh Historinë.Mbretëria qiellore do të jetë gjithashtu njëpërmbushje e gjithçkaje të mirë e të bukur, që

njerëzit kanë krijuar gjatë kohëve. Ashtu siçthotë edhe shën Joani në Apokalips, “gjithëkombet do të sjellin nderin e tyre dhe lavdinë etyre në Jerusalemin qiellor”. Parajsa, është njëkopsht, ndërsa Jerusalemi qiellor, është një qytet,për të cilin shën Joani na thotë se muret do tëjenë të ndërtuara me gurët e çmuar më të trashëdhe më transparentë. Ngjallje e përgjithshme,Gjykim i fundit, Jerusalem qiellor: këto shprehjeprovojnë të shprehin një realitet që i shpëton tëkuptuarit tonë. Sipas mësuesit Eckhart, ne dotë jetojmë në një gjendje të “bashkëshkrirjes papërzierje”. Është po aq mistike sa Trinia, për tëcilën teologët thonë se ajo paraqet në të njëjtënkohë bashkimin më absolut dhe ndarjen mërrënjësore. Është ajo çka në besim, në lutje dhesë fundi, në soditjen e mistereve hyjnore, nemund ta kuptojmë menjëherë.

Gjithçka do të jetë e shpërfytyruar, si mendjajonë, ashtu edhe trupi ynë. Sa për trupin, mundtë kemi një parafigurim në atë që ungjillorëtthonë për shfaqjet e Jisuit, mes ngjalljes dhengjitjes së Tij në qiell. Në disa çaste, Ai është i

(vijon nga faqja 1)

“Në bregun tjetër”

PRILL 2009 NGJALLJA 7

Me bekimin dhe fondet e siguruara ngaFortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas, në verëne vitit 2003 filloi funksionimin si një shtëpi-familje “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”,pranë mjediseve të Akademisë Theologjike“Ngjallja e Krishtit”, në Manastirin e ShënVlashit, Durrës.

Veprimtaria e saj nisi vetëm me tetë fëmijë,por shumë shpejt ky numër arriti deri në 30, qëështë edhe kapaciteti maksimal i shtëpisë.

Të gjithë fëmijët, mosha e të cilëve shkonnga 5-18 vjeç, vijnë nga familje me vështirësiekonomike ose fatkeqësi familjare, por edhe ngafamilje ku mungon një nga prindërit biologjikë.Nevojat tyre janë të shumta, por më tepër se çdogjë tjetër ata kanë nevojë për dashuri të paku-

Kontributi i Kishës dhe i Kryepiskopit Anastas për edukimin dhe arsimimin

edhe në zhvillimin kompleks të fëmijëve, duke imbështetur hap pas hapi për një rritje sa më tëshëndetshme:

Nga ana mësimore - edukative: Fëmijëtndihmohen nga mësues privatë dhe edukatorëtpër arritjen e rezultateve sa më të mira nëmësime. Është parë e domosdoshme për tëpasur mbështetje të vazhdueshme, pasi njëpjesë e tyre kur erdhën nga familjet e origjinëskishin mangësi të thella në njohuritë e përgjith-shme. Disa fëmijë kanë qenë tërësisht analfa-betë edhe në moshën shkollore. Kjo për shkaktë arsyeve të ndryshme si: mosfrekuentimi i rre-gullt i shkollës, mungesa e interesit të familjarë-ve për ecurinë e tyre, pamundësia për vazhdimine shkollës për arsye të ndryshme etj.

Sot, ata ndjekin rregullisht shkollën sipasklasave përkatëse dhe me rezultate të kënaqshme.Disa prej tyre janë edhe nxënës të shkëlqyernë klasat dhe shkollat ku mësojnë.

Nga ana fiziko - shëndetësore: Shëndeti ifëmijëve është në qendër të vëmendjes. Për tëpërmbushur sa më mirë këtë qëllim, një pjesëtë veçantë në veprimtaritë e ditës e zënëaktivitetet sportive, argëtuese dhe çlodhëse. Gji-thashtu, të gjithë fëmijëve u bëhen rregullishtvizita të ndryshme mjekësore etj.

Nga ana emocionale: Fëmijët janë ndihmuardhe vazhdojnë të ndihmohen përmes trajtimevepsiko-sociale për kalimin e traumave të përjetu-ara në familjet e tyre, përmes nxitjes së vlerësi-mit të vetvetes dhe mundësive për përmirësimtë vazhdueshëm në jetë.

Ndryshimet që vërehen te këta fëmijë janëshumë domethënëse. Nga fëmijë me problemetë theksuara emocionale, agresivë ose shumëtë ndrojtur, të paaftë për të zotëruar aftësithelbësore sociale, me sjellje antisociale dhevetëshkatërruese etj., sot janë fëmijë dhe adole-shentë të shoqërueshëm, me mendime të qarta,që nuk ngurrojnë t’i shprehin hapur. Kanë

dëshirat e tyre dhe janë integruar mirë në sho-qëri, duke ecur me hapat e kohës si të gjithëbashkëmoshatarët e tyre.

Një tjetër qëllim i “Shtëpisë Orthodhoksetë Shpresës” është edhe përgatitja dhe krijimi ikushteve për rikthimin e këtyre fëmijëve (kurekziston mundësia) në familjet e tyre biologjike.Në përputhje edhe me ligjet në fuqi të shtetitpër këto raste, bëhet një punë shumë e madhe

shtëzuar të njerëzve që i rrethojnë, kanë nevojëtë ndihen të sigurt dhe të vlerësuar, të barabartëmes moshatarëve dhe të respektuar nga tëtjerët. Të gjitha këto kanë qenë në fokusin e pu-nës 4 vjeçare të stafit të kësaj shtëpie-familjeje.

Aktualisht në të jetojnë 28 fëmijë, 19 vajzadhe 9 djem dhe të gjithë shkojnë në shkollë.Ata frekuentojnë nga klasa e 2-të fillore derinë vitin e 2-të të shkollës së mesme.

Kjo shtëpi ofron për të gjithë fëmijët:- Arsimim dhe edukim sa më të mirë- Mbështetje psiko-sociale- Ushqim, veshmbathje, shërbim mjekësor

sipas standardeve- Një jetë komode e të sigurt si në familje- Veprimtari sportive, zbavitëse dhe formuese

brenda kohës së lirë- Stimulimin e marrëdhënieve të mira me

prindërit dhe të afërmitMe rritjen e fëmijëve është rritur edhe për-

gjegjësia e punës dhe kujdesi nga ana e stafit.Gjithashtu, gjatë viteve ka ndryshuar edhe më-nyra e organizimit dhe funksionimit të kësaj qe-ndre. Stafi është i impenjuar jo vetëm në plotë-simin e kushteve materiale dhe ofrimit të njëjete të qetë dhe komode, por është i përqendruar

nga ana e stafit për mbështetjen e familjeve tëfëmijëve për të mundësuar përmirësimin ekushteve në to dhe krijimin e një mjedisi familjartë sigurt dhe të qëndrueshëm, që do tëmundësojë edhe rikthimin e fëmijëve në një tëardhme të afërt.

“Shtëpia Orthodhokse e Shpresës” kujdesetpër ecurinë e fëmijëve jo vetëm brenda mjedise-ve të saj. Ky kujdes vazhdon edhe pasi ata largo-hen nga qendra, duke u interesuar për mirëqe-nien dhe shkollimin e tyre, siç është rasti i dyfëmijëve të rikthyer në familjen biologjike gjatëvitit të kaluar dhe rasti tjetër, i një vajze e cila ështëtashmë maturante me rezultate mjaft të miradhe banon në një nga konviktet e Kishës sonë.

Në “Shtëpinë Orthodhokse të Shpresës”fëmijët rriten si individë unikë, duke iu respek-tuar të gjitha të drejtat dhe nevojat e tyre, simateriale dhe shpirtërore, gjithmonë me qëllimine vetëm, që të jenë një forcë dhe zë i rëndë-sishëm i shoqërisë shqiptare.

“Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”

8 NGJALLJA PRILL 2009

Kisha e re e Kuqanit, Elbasan

Ja parimi i shenjtorëve të Perëndisë, ai i kohëve tëshkuara dhe i kohës së tashme, i çdo kohe e deri nëfund të botës. Ja parimi i çdo strukture të vërtetësociale.

Mbi këtë parim mund të themelojmë një shoqërinjerëzore, e cila do të jetë më e përkryera, më e lumturadhe ajo që do t’i pëlqejë Perëndisë.

Me të gjitha llojet e vështirësive që njerëzit ndeshennë ditët tona, kundër të cilave luftojnë pa fitore e pashpresë, ky parim është shpëtimtar. Shpirti i bekuarshqetësohet për të afërmin e tij, për atë që është nëkrah të tij dhe për atë që është larg tij. Ai shqetësohetse ku do të kalojë natën i pastrehu, me çfarë do tëushqehet, çfarë do të veshë ai që është zhveshur.Shqetësohet për shpëtimin e fqinjëve të tij dhe lutetpër këtë; që zemrat e tyre të mbushen me dashuri përPerëndinë, që fryma e tyre të drejtohet drejt Tij, qëneglizhentët t’i kthejnë kurrizin së keqes, që dyshuesittë forcohen në besë, që të fortët të këmbëngulin edhemë shumë, që të fjeturit të mund të shikojnë Fytyrëne Perëndisë, që të gjallët të shkruhen në Librin e Jetës,në Mbretërinë e Dritës.

“Askush të mos kërkojë interesin e tij personal, porsecili le të kërkojë atë të vëllait të tij” (I Kor.10, 24)

Por kujdes, shikoni se si mund të jetë edhe parimii djallit, i cili shkatërron dhe copëton. Ta dini se djallinuk do që askush të vigjilojë mbi trupin e tij, ta ruajëtë pastër atë nga mëkati, por më tepër të shikojë trupine tjetrit, ta shkatërrojë e ta përlyejë; ai do që askushtë mos ekzaminojë shpirtin e tij që të shpëtojë, por mëshumë të tjetrit, për ta njollosur atë, të shpifë kundërtij, ta varfërojë dhe ta rrënojë; askush të mos kujdesetpër shtëpinë e tij, për ta ndërtuar e rinovuar, por kërkon,që ta djegë e shembë; askush të mos kujdeset përhambarët e tij se si t’i mbushë, por shikonqë t’i vjedhë e boshatisë.

Ja pra se si ky parim mund të jetë në të njëjtënkohë i mirë dhe i keq, një shpatë e mprehtë me dypresa, engjëllore dhe djallëzore. Ja se si ky parim, nëfrymën dhe në formën e tij satanike ka gjetur shprehjene tij sot kudo, në çdo anë të botës.

O Zot, Shpirt i Shenjtë, që i dërgove këto fjalë tëshenjta në botë nëpërmjet gojës së apostujve tëPerëndisë si rreze dielli për të na ndriçuar pa na djegur,na ndihmo t’i përmbushim këto fjalë në kuptimin etyre të vërtetë e qiellor, për lavdi të Perëndisë Triadikdhe për shpëtimin e shpirtrave tanë.

Ty të përket lavdërimi dhe lavdia përherë. Amin.Omeli nga shën Nikolla Velimiroviç

Mbi kujdesin për shpëtimin e vëllezërve tanë

Ky Ungjill na përshkruan dypersonazhe tragjikë: Personazhi iparë jetoi një lumturi absolute, nëluks, me veshje të kushtueshme, nëbankete madhështore, por pasvdekjes pa një fatkeqësi pa fund, ugjend i rrethuar nga flakët e ferritnga ku kërkon pa reshtur që t’idërgojnë pak freskim për ta çliruar.Nga ana tjetër, shikojmë persona-zhin e dytë, një njeri që jetoi nëvarfëri absolute gjatë gjithë jetës,duke pritur në derën e këtij të pasuripër t’i dhënë ndonjë thërrime bukeqë binin nga tavolina. Është i mbu-luar me plagë dhe qentë vinin e ia lë-pinin. Edhe ky vdiq, u çua nga engjëjtnë gji të Abrahamit, në lumturinë epërjetshme. Kjo histori tronditëseka shumë për të na mësuar.

Fillimisht vërejmë se në këtëpjesë të Ungjillit nuk zihet në gojëemri i të pasurit. Ai nuk ka emër,ndërsa i varfri quhet Llazar. Kjo kanjë kuptim të veçantë, pasi emri najep identitetin tonë. Është ai qëtregon se jemi një njeri i veçantëdhe që kemi personin tonë. Njënjeri pa emër është si ai të mosekzistojë fare. Nuk e zgjedhim vetëemrin, na është dhënë nga të tjerët.Kjo nënkupton se që të ekzistojmë,që të kemi një emër, duhet të jeminë marrëdhënie me të tjerët. Kurizolohemi bëhemi të panjohur, ano-nimë, në mosqenie, nuk jemi. I pa-suri i Ungjillit ishte anonim, sepsenuk i përkushtohej njeriu tjetër për-veç vetes së tij, mirëqenies së tij, dhekështu mbetet pa emër. Nga anatjetër Llazari i varfër ka një emërdomethënës që në hebraisht do tëthotë “Përendia më ndihmoi”, sepseaskush nuk e thërriste me emrin etij dhe nuk e donte. E përçmonintotalisht, por me gjithë këtë ai kapersonin e tij dhe jeton, dhe këtë eka nga marrëdhënia me Perëndinë,në duart e të Cilit ka besuar jetëndhe gjithë shpirtin. Njëra anë e kë-saj bote qëndron anonime për Perë-ndinë, ndërsa tjetra ka një hipostazë,një emër që dëshmon se jetonpërjetësisht.

Pika e dytë e Ungjillit, e ciladuhet nënvizuar është situata në tëcilën ndodhet i pasuri, pra në ferrdhe kërkon ndihmën e dikujt,pikërisht të Llazarit (të atij që për-çmonte) që t’i sillte pak ujë për t’ifreskuar gjuhën me majën e gishtit.I përgjigjen se është e pamundur,sepse ka një largësi të madhe mes

ferrit dhe parajsës e kjo humnerëështë e pakapërcyeshme. Përsegjithë kjo humnerë? Por kjo ek-ziston tashmë që në jetën tokësore.Sigurisht, në jetën tonë ne e për-caktojmë të ardhmen për përjetë-sinë. Nëse në këtë jetë ka një hum-nerë mes nesh dhe njerëzve, kjo dotë na ndjekë edhe në përjetësi.Ferri i përjetshëm është zgjatja ekësaj humnere që jetuam mbi tokë,parajsa është zgjatja e një jete nëtë cilën nuk pati humnerë mesnjerëzve, kur dashuria i bashkonata dhe nuk ka largësi.

Një tjetër pikë e rëndësishme ekëtij Ungjilli është se askush nukmund ta përmbysë këtë humnerë.Situata në të cilën gjendet i pasuridhe i varfri mbetet e njëjta për për-jetësinë dhe nuk mund të ndryshojë.Po përse? Duket se i pasuri i cilivuan në ferr, pendohet për jetën etij, megjithatë ky pendim nuk mundta shpëtojë, sepse tashmë nuk kamë trup, kohë, fuqi siç i kishte kurishte në tokë për t’u korrigjuar. Pe-ndimi nuk është real pa një drejtim,ndreqje. Nuk mund të korrigjohemipa pasur trupin tonë, kohën dhe të

gjitha ato që Perëndia jep në jetënkëtu që të pendohemi dhe të rre-gullojmë gabimet tona. Vetëm nëkëtë jetë kemi mundësi të pendo-hemi.

Në urtësinë e Etërve të shkretë-tirës gjejmë një histori të shën Makaregjiptianit tepër domethënëse përrastin tonë. Thuhet se shën Makariduke ecur në shkretëtirë gjeti njëkafkë, e lëvizi me shkopin e tij dhee pyeti: “Kush je ti?” Kafka iupërgjigj: “Jam një prift idhujtar dhegjendem në ferr, por ti je Makari,apo jo? Sepse ti lutesh dhe kjovepron dhe ndihemi pak të çliruar.”Shën Makari i kërkoi: “Si është ferrijuaj dhe si e ndieni çlirimin?” Ai iupërgjigj: “Në ferrin tonë, të gjithëjemi të lidhur dhe fytyra jonë ështëe ngjitur mbi shpatullën e dikujttjetër që është para nesh. Askushnuk mund të shikojë fytyrën e tjetrit.Por kur ju luteni për ne mund tëshikojmë fytyrën e tjetrit.” Atëherëshën Makari e lëvizi kafkën dhetha: “Fatkeqe dita që u lind ky njeri!”

Ky ferr është vërtet i tmerr-shëm, d.m.th. mos mundësh dot tëshikosh as fytyrën e tjetrit. Këtë

jetë që fatkeqësisht e zgjedhimshpesh duke e larguar tjetrin meqëllim që të jemi vetë, ky largim,kjo humnerë që krijojmë në marrë-dhëniet tona me të tjerët, ky ështëferri, ferri i përjetshëm, pasi nëseështë mënyra jonë e jetesës nëkëtë botë, kjo mënyrë do të nandjekë edhe në përjetësi. Le tëvigjilojmë për të ndërtuar një urëmbi të gjitha këto humnera që keminë jetë mes nesh dhe të tjerëve dhesidomos me armiqtë. Nëse nukarrijmë të ndërtojmë një urë mesnesh dhe armikut, kjo do të nandjekë edhe në përjetësi e kjo dopërbëjë ferrin tonë.

Mesazhi i këtij Ungjilli le të naruajë me të vërtetë nga një situatëe tillë. Le të kemi kujdes me hum-nerat që ekzistojnë në jetën tonë,me ndarjet, përplasjet etj. Le tëshërohemi menjëherë, sepse kurrënuk e dimë sa do jemi në këtë botëdhe sa kohë do kemi për të rive-ndosur me ta marrëdhënien e parëdhe të vendosim ashtu si Llazari,qenien dhe përjetësinë tonë në du-art e Perëndisë; atëherë, mëshirae Tij do të jetë me ne.

Nga peshkopi i PergamitJoan (Ziziulas)

I pasuri dhe lypësi LlazarOmeli mbi Ungjillin e Llukait 16,19-31

PRILL 2009 NGJALLJA 9

“Dhurata të fëmijëve përfëmijën” është ndër projektet ezbatuara nga zyra Diakonia Aga-pes, e cila është zyra sociale, zhvi-lluese dhe e emergjencës e KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqi-përisë. Ky projekt ka filluar që nëvitin 2007 dhe mbështetet nga Fo-ndacioni Edukans- Holandë. Meanë të kësaj nisme, për fëmijë tëndryshëm në të gjithë vendin shpër-ndahen dhurata simbolike. E ve-çanta e shpërndarjes është se çdodhuratë përgatitet nga një fëmijëholandez dhe i dedikohet një fëmijeshqiptar.

Përgjatë viteve të zbatimit, zyraDiakonia Agapes ka bërë përzgje-dhjen e fëmijëve përfitues dukesynuar fëmijët të cilët jetojnë nëzona të thella malore, fëmijë tëvarfër, jetimë dhe kryesisht tështresave sociale në nevojë.

Për këto shpërndarje ajo ka pa-sur bashkëpunimin e drejtorive ar-simore në rrethet Librazhd, Gramsh,Elbasan, Kavajë, koordinimin me

Kryepiskopatën e Hirshme dheMitropolinë e Korçës, për identifiki-min dhe kryerjen e shpërndarjes nëTiranë dhe Korçë si dhe në bashkë-punim me organizata të ndryshmetë cilat ofrojnë shërbime për fëmijënë nevojë.

Deri në muajin mars 2009, janëshpërndarë rreth 10600 paketandihme, nga të cilat rreth 9150 përfëmijët e 52 shkollave e kopshteve

të qarkut të Elbasanit, 507 nëdioqezën e Korçës, 400 pako ushpërndanë për fëmijët të cilëtmarrin pjesë në aktivitetet e kryeranga Zyra Kombëtare e Fëmijëve eKishës Orthodhokse AutoqefaleShqipërisë, si dhe rreth 540 pakotë tjera për fëmijët e përkujdesjeveditore të Kishës.

Stafi që është marrë me zba-timin e projektit në zonë shprehet

se edhe pse shpesh duhet një udhë-tim i gjatë për të mbërritur në shko-llat malore të Librazhdit apo Gram-shit, ndihesh vërtet shumë mirë kursheh fytyrat e qeshura të fëmijëve,të cilët i gëzohen dhuratës si-mbolike por me aq shumë vlerë përta! Në zonë na mirëpresin gjith-monë edukatorë, prindër e mësues.Ata, ashtu si edhe fëmijët e dinëse më shumë se sa dhurata për tëgjithë ka rëndësi më shumë vlerë-simi që iu bëhet duke i vizituar aty,në komunitetet e tyre.

Nga kjo kupton se nisma të tillanuk duhet të reshtin asnjëherë. Ngasytë e tyre kupton se njerëzit kanënë radhë të parë nevojë të duannjëri-tjetrin dhe të dinë si ta shpre-hin këtë dashuri, qoftë edhe megjeste të vogla përkujdesjeje. E mbitë gjitha nga kjo kupton se edukimipër dashuri e paqe vjen dukeedukuar së pari brezin e fëmijëve,të cilët janë e ardhmja e njerëzimit.

O. Th.

“Një dhuratë nga fëmija, për fëmijën!”

Një projekt ndihmash për më të vegjlit i zbatuarnga Zyra Diakonia Agapes - Shërbimi i Dashurisë, e Kishës sonë

Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku EkumenikVartholomeu I pati një takim privat me Presi-dentin Barak Obama. Takimi u zhvillua nëHotelin “Conrad” në Konstandinopojë. Në këtëtakim ishin të pranishëm Hirësia e Tij,Kryepiskopi Dhimitër i Amerikës dhe shefi istafit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel.

Takimi u zhvillua në një frymë përzemërsiedhe respekti të ndërsjellë. Thelbi i bisedimevepërfshiu pjesën e fjalimit të Presidentit Obamaqë mbajti në parlamentin e Turqisë, në lidhjeme çështjen e Fakultetit Theologjik të Halkit, sidhe diskutimin për këtë çështje me Presidentine vendit, Abdullah Gul.

Presidenti u shpreh se ai do të ndjekëzhvillimin e kësaj çështjeje për një zgjidhje, ecila do të kënaqë Patriarkanën Ekumenike.

Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik

Takim i Patriarkut Ekumenik Vartholomeu Ime Presidentin e SHBA Barak Obama

Vartholomeu I në bisedën e Tij, iu referua pikavetë mëposhtme:

1. Ai argumentoi nevojën e ngutshme përhapjen e Fakultetit Theologjik të Halkit, ku dotë formohen, edukohen dhe do të përgatitenklerikët e Patriarkanës Ekumenike.

2. Ai theksoi rëndësinë e lirisë fetare dhegarantimin e saj për të gjitha minoritetet nëTurqi.

3. Ai i deklaroi presidentit mbështetjen e tij

të njohur për përpjekjet e Turqisë që të hyjë nëBashkimin Evropian.

4. Bëri të ditur rëndësinë e përpjekjeve tëbëra nga ana e tij në lidhje me ambientin dheSimpoziumin e ardhshëm të Ekologjisë nëMisisipi SHBA në tetor 2009.

5. E falënderoi Presidentin Obama për këtëtakim dhe për interesin e tij aktiv në problemete mprehta të Patriarkanës Ekumenike.

Gjithashtu Tërëshenjtëria e Tij i bëri të diturse i kishte dërguar Presidentit Obama, nëpërmjetkonsullatës së SHBA një ikonë të Profetit Baruk,emrin e të cilit mban edhe z. Obama me njëpërkushtim të shkruar nga dora e tij.

Ajo transmeton për ju 24 orë program.Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore,

sociale dhe kulturore. Muzikë e zgjedhur kishtare, populloredhe klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

10 NGJALLJA PRILL 2009

Kalendari i

Liturgjive Hyjnore,

MAJ 20092 E Shtunë † Sh. Athanasi iMadh. Dësh. Esperi, Zoia.

3 E Diel † E MIROPRURË-SEVE. Dësh. Timotheu e Maura.5 E Martë † Dëshmg. Irini.Efthimi i Madhitës. Dësh.Gajani e Gai.8 E Premte † * Ap. e UngjillorJoan Theologu. Osh. Arseni iMadh.9 E Shtunë † Pr. Isaia. Dësh.Kristofori, Kalinika e Akilina.

10 E Diel † E TË PARALI-ZUARIT. Ap. Simeon Zelloti.Osh. Laurenti.11 E hënë † Qirili e Metodi,ndriçues të sllavëve. Hierod.Mokiu.13 E Mërkurë † # Gjysmë-pentikostia. Dëshg. Gliqeria.Omol. Sergji.15 E Premte * Osh. Pahomi iMadh. Akili i Larisës. Barbarmirovliti.16 E Shtunë † Osh. Theodhorii Shenjtëruar. Dësh. i ri Nikolla.

17 E Diel † E SAMARITA-NES. Ap. Androniku e Junianga të 70-t.21 E Enjte † Konstandini dheElena, mbretër. Borisi, mbretibullgar.22 E Premte † Dësh.Vasiliski. Sin. II Ekum. JoanVladimiri. (Fest. më 4 qershor.)23 E Shtunë † MiroprurëseMaria e Kleopës. Mihaili iSinadës.

24 E Diel † E TË VERBRIT.Osh. Simeoni e Nikita. Dësh.Kristiani.25 E Hënë † Gjetja III ekokës së Joan Pagëzorit. Dësh.Celestini.27 E Mërkurë † # Mbyllja ePashkës. Hierod. Heladhi. Omol.Joan rusi.28 E Enjte † Ngjitja në qiej eZotit Krisht (Analipsi).Hierod. Eftihi.30 E Shtunë † Osh. Isaaku iDalmatëve. Dësh. Natali. ShënEmelia.

31 E Diel † E ETËRVE SIN. IEK. Petronila, bija e Ap. Petros.Dësh. Ermia.

Nga Shenjtorët e muajit

Androniku, siç e kishte emrin e pagëzimit, lindinë Ipati, në Lamia të Greqisë (1305) nga prindër tëpasur dhe të njohur, që vdiqën para kohe. Pra u rritnga xhaxhai dhe studioi Shkrimet e Shenjta. Sapokatalanasit pushtuan vendlindjen e tij (1319), u kaprob, por u arratis, gjeti xhaxhain dhe lundruan drejtSelanikut, ku ai vdiq. Shenjti, duke qenë i pashëm, izgjuar dhe arsimdashës, por i varfër, tërhoqivëmendjen e mësuesve, të cilët e mësuan falas. Ikunë Malin e Shenjtë, por nuk e mbajtën atje, sepseishte ende shumë i ri, pa mjekër. Në Konsta-ndinopojë frekuentoi pranë shën Grigor Sinaitit (6prill) dhe të tjerëve. Në ishullin e Kretës u mikpritprej një besimtari, por shkoi përsëri në Athos (1335),sepse mori vesh se ai e mendonte se ishte i për-shtatshëm të martohejme vajzën e tij. Sipas njëkëshille të shën Kalistit(20 qershor) u bë bindësi hieromonakut GrigorPoliti dhe e monakutMoisi. U qeth murg ngaGrigori me emrin Andonfillimisht dhe më vonëAthanas, dhe moripërsipër të gjitha punët,që kryheshin jashtë, evëllazërisë në mal, megjithë rreziqet e shpeshtanga dëbora. Meqenësesulmoheshin nga piratët,Grigori dhe oshënari ynëshkuan në Selanik, nëVeria dhe në Meteorëne sotme. Atje banuan nëkishën e ngritur mbi shkë-mbin “Stilo” (=shtylla).Kur jeronti u lodh dhe donte të zbriste, nxënësi i tij einkurajoi. Dhe vërtet, njerëzit e morën vesh, shumëvinin e u sillnin gjëra të nevojshme. U krijua njëvëllazëri, por Athanasi, që i pëlqente qetësia, tërhiqejnë izolim dhe vetëm të dielën vinte në Liturgji. U luftuanga demonët dhe në fund u vendos në një shkëmb tëmadh, të cilit i dha emrin “Meteor”. Kur pas dhjetëvjetësh qëndrimi në Meteorë Grigori po largohejpërfundimisht, shenjti e arriti në Selanik, por sipasporosisë së tij ai (Athanasi) u kthye përsëri. Meqë umblodhën mjaft vëllezër, ndërtoi Manastirin eMetamorfozës. Arkimandriti (igumeni) parashikuesidhe çudibërësi si para ashtu edhe pas fjetjes së tij(1383) kishte si nxënës Shën Joasafin.

Athanas meteoriti (20 Prill) Joasaf meteoriti (20 Prill)

Ishte bindësi i oshënarit pararendës, Athanasit dhebashkëndërtuesi i Manastirit të famshëm, Meteorittë Madh. Kur më 1371 mirëbërësi i Meteorëve“Simeoni Urësi Paleologi, perandori i romakëve dheserbëve dhe i çdo shqiptari” vdiq në kryeqytetin e tijTrikalla, në Thesali, pasardhësi i tij, mik i murgjërisë,Joan Urësi Angjeli Komnini, Duka Paleologi, u kthyenga Mali i Shenjtë ku ishte, që të kurorëzohej si mbret.Përshkoi Meteorët dhe u njoh me igumenin e dëgjuardhe organizatorin Athanas, udhëzues i pafjetur ishpirtrave. Manastiri prej shumë anëtarësh i avaitrrezatonte si far, madje rrezatonte më shumë paskthimit të tij nga manastiri “idhiorrithmë” (d.m.th. kuçdo murg ka veç arkën, mensën etj.) siç e kishtekrijuar fillimisht, në manastir qinoviak dhe kishte

s h k r u a rrregullo-ren e tij tëçmuar. Jo-ani kreu njëakt që enderoi ma-n a s t i r i nedhe mës h u m ë .Shkëmbeuk u r o r ë nmbretëroreme “kuku-lin” (mbu-lesë mona-kale e ko-k ë s ) ,d.m.th. uqeth murg,pasi ve-ndosi si

mbret të Epirit - Therralisë një të afërm të tij. Ri-paroi dhe zgjeroi kishën e Metamorfozës (1378-1388), e cila brenda dy shekujve të mëparshëm upikturua përsëri në mënyrë të mahnitshme me afreskeqë ekzistojnë edhe sot. Në punët ndërtimore të kishës,ndihmoi me kërkesë të tij edhe e motra, Agjelina,mbretëresha e Janinës, e cila përveç kësaj i dhuroienë dhe bagëti. Shembullin e oshënarëve të shumë-lidhur, Athanasit dhe Joasafit, që futën në Meteorëjetën monakale qinoviake, e ndoqën dhe murgj tëtjerë atje, të cilët u mblodhën në qinovi gjithashtu.Kafkat e shumërespektuara të dy shenjtorëve ruhennë manastirin e tyre të mrekullueshëm.

Atë Justini

PRILL 2009 NGJALLJA 11

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, (04) 2235 095Fax: (04) 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Në muzeun e Petiti Palais, në Paris, nga data 10 prill deri më 5 qershor,është hapur një ekspozitë e jashtëzakonshme kushtuar thesareve të artitbizantin, me origjinë nga manastiret e Malit të Shenjtë. Ato janë krijuarmidis shekujve IX dhe XVIII, dhe në ekspozitë mund të shihenmanuscripte të shkëlqyera, ikona, objekte liturgjike relikuare, afreske,rroba, mozaikë, krisobulla te perandorëve dhe zyrtarëve të lartë bizantinëapo të mbretërve orthodhoksë sllavë, rumunë etj.

Këto thesare kanë dalë vetëm një herë nga Mali i Shenjtë, për ek-spozitën e artit bizantin në Selanik, në vitin 1997.

Gjithashtu, do të ekspozohen edhe ikonat e koleksionit të Petit Palais,me vlerë të jashtëzakonshme dhe më i pasuri në Francë.

Që nga viti 1974, kur ushtriaturke okupoi pjesën veriore tëishullit, ka pasur një shkatërrim dhedëmtim sistematik të objekteve dhepasurive të Kishës Orthodhokse. Ndaj,sipas agjencive të lajmeve, Kryepi-skopi Krisostomi II ka marrë nismënpër ta çuar problemin përpara GjyqitEvropian për të drejtat e njeriut, nëStrasburg, për dhunim të nenit tëparë të konventës evropiane për të

drejtat e njeriut (mbrojtje e pasurisë)dhe 9 (e drejta e lirisë së mendimit,ndërgjegjes dhe besimit).

Turqia akuzohet se ka mbyllur522 vende kulti, kisha apo mana-stire, një pjesë e të cilave janë shka-tërruar plotësisht dhe të tjerë janëkthyer në xhami (78 kisha), gara-zhe, klube nate, morgje, hotele, ka-zerma ushtarake etj. Gjë e cila vazh-don të ndodhë edhe sot.

Do jepet truallpër një katedrale orthodhokse

Kryetari i Bashkisë së Madridit njoftoi në mars, gjatë një ceremoniesimbolike të dorëzimit të çelësave të qytetit Presidentit rus Medvedev, seshpejt Bashkia do t’i japë një terren Patriarkanës së Moskës, përndërtimin e një katedraleje orthodhokse në kryeqytetin spanjoll.

Qipro

Kisha çon shtetin turk në Gjyqin Evropianpër të drejtat e njeriut

Paris

Ekspozitë me thesaret e Malit të Shenjtë

Kur u kryqëzua Jisui? Sipasstudimeve të kryera, Perandoriaromake është themeluar rreth vitit753 para Krishtit. Me kalendarin evjetër përkon viti 1. Në vitin 767 kaardhur në pushtet Tiber çezari,d.m.th. 767- 753 =14 + 15 vitet e mbre-tërimit të tij = 29, kur u shfaq ShënJoan Pagëzori. 29 + 1 (vit predikimi)=30. 30+3 (vite të predikimit të Zo-tit, sipas Ungjillit të Joanit) përfundi-misht = 33. Jisu Krishti u kryqëzuanë moshën 33-vjeçare.

Vdekjen e Krishtit e shoqëruan 4ngjarje të mrekullueshme: 1 - errësira,2 - grisja më dysh e perdes në Tempull,ndërkohë që tempulli kishte tri pjesëkryesore - sheshet ose oborret për tëgjithë njerëzit, Vendin e Shenjtë (kumund të hynin vetëm priftërinjtë)dhe Vendin më të Shenjtë (ku mund

të hynte vetëm kryeprifti, vetëm njëherë në vit për të larë mëkatet e ko-mbit). Pikërisht në vendin më tëShenjtë rrinte arka e besëlidhjes dheprania e Perëndisë me të. Perdja qëe ndante Vendin e Shenjtë nga Vendimë i Shenjtë u gris në dy pjesë dukesimbolizuar heqjen e pengesës midisPerëndisë dhe njerëzimit; 3 - një tërmetdhe 4 - ngritja e njerëzve të vdekurnga varret.

A ju ka lindur ndonjë pyetje sepërveç shprehjes “O Atë fali se..”çfarë mund të ketë thënë Zoti akomanë momentin kur gjendej në kryq?Njihuni me 7 thëniet e fundit të Jisuitnë kryq: 1 - “O Atë, fali ata sepse nukdinë ç’bëjnë” (Llk.23:34). 2 - “Sot dotë jesh me mua në parajsë (Llk.23:43).3 - Duke iu drejtuar Joanit dhe Mari-së: “Ky është biri yt tani”!... “Ja nëna

jote” (Jn. 19:26-27). 4 - Perëndia im,Perëndia im, përse më ke braktisur”?(Mt. 27:46; Mk. 15:34). 5 - “Kametje” (Jn. 19:28). 6 - “U krye” (Jn. 19:30).7 - “O Atë, në duart e tua po e dorëzojfrymën time” (Llk.23:46). Këtothënie paraqesin si Njerishmërinë eJisuit, ashtu edhe Hyjninë e Tij.Gjithashtu ato ngulitin çastet e fundittë gjithçkaje që Jisui përjetoi për tëfituar faljen tonë.

Në procesin e vdekjes së Jisuit undryshuan 4 njerëz. Krimineli (ku-sari) që ishte duke vdekur në kryqpranë Jisuit, i cili i kërkoi ta merrteatë në mbretërinë e Tij (Llk.23:39-43).Kapiteni romak (centurioni) shpallise sigurisht Jisui ishte Biri i Perëndisë(Mk.15:39). Josifi dhe Nikodhimi,anëtarë të Këshillit çifut dhe ndjekëstë fshehtë të Jisuit (Jn.7:50-52).

Përgatiti Elena Krakulli

Madrid

Fakte nga Ungjilli

12 NGJALLJA PRILL 2009

E Diela e Shën ThomaitE Diela pas Pashke, e quajtur e Diela e Dytë,

është dita e fundit e Javës së Ndritshme.Në shërbesat e Kishës i vihet theksi shfaqjes

së Krishtit tek Apostulli Thoma. Rëndësia editës vjen tek ne nëpërmjet fjalëve të Ungjillit:

Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtudhe shiko duart e mia; dhe shtrije dorën evëre në brinjën time; dhe mos u bëj i pa-besë, por besëtar. Edhe Thomai u përgjigj ei tha “Zoti im dhe Perëndia im!” Jisui i thotë:“Sepse më pe besove, lum ata që nuk panëdhe besuan” (Jn. 20:27-29).

Ne nuk e kemi parë Krishtin me sytë fizikëdhe as e kemi prekur trupin e tij të ngjallur meduart tona, por në Shpirtin e Shenjtë ne e kemiparë dhe shijuar Fjalën e Jetës (I Jn. 1:1-4) dhekështu ne besojmë.

Në çdo shërbesë ditore deri në Ditën e Ngji-tjes, Analipsit, ne këndojmë Troparin e Pashkës.Në secilën nga shërbesat e të Dielave pasPashke, duke filluar me të Dielën e Shën Thomait,këndojmë Kanonin dhe himnet e Pashkës dhepërsërisim kremtimin e “ditës së parë të javës”,në të cilën Krishti u ngjall së vdekurish.

E Diela e MiroprurëseveE diela e tretë mbas Pashke i kushtohet

grave miroprurëse, të cilat u kujdesën për trupine Shpëtimtarit në vdekjen e Tij dhe ishindëshmitaret e para të Ngjalljes së Tij. Të tretroparet e të Premtes së Madhe këndohenpërsëri dhe formojnë temën e ditës:

Bujari Josif, pasi e zbriti trupin tënd prejKryqit të Çmuar, e mbështolli me një savantë paqmë, e leu me vajëra erëmirë dhe evuri në një varr të ri.

Të Dielat pas PashkësZbrite në vdekje dhe në varr për ne, ti o

jetë e pavdekshme, Ferrin të vdekur e shtrivekur ndriçove si Perëndi.

Një engjëll u qëndroi para grave miro-prurëse dhe iu tha: Miroja është e përshtat-shme për të vdekurit, por Krishti e tregoi vetentë çliruar nga prishja! Prandaj shpallni: Zotiu ngjall dhe i fal botës mëshirë e shpëtim.

E Diela e UlokutE Diela e katërt i kushtohet shërimit të

ulokut prej Krishtit (Jn. 5). Ky njeri u shëruanga Krishti ndërsa po priste që dikush ta zbristenë pellgun e ujit. Nëpërmjet pagëzimit në Kishë,ne gjithashtu jemi shëruar dhe shpëtuar ngaKrishti për jetën e amshuar. Kështu, kjo ngjarjena tregon se edhe ne së bashku me ulokun duhetqë “të mos mëkatojmë më që të mos nabëhet ndonjë gjë më e keqe” (Jn. 5:14).

GjysmëpentikostiaNë mes të javës së katërt, kremtohet solem-

nisht dita në mes të Pashkës dhe Pentikostisë,Rrëshajeve. Kjo quhet festa e Gjysmëpenti-kostisë, në të cilën Krishti “në mes të festës”i mëson njerëzit për misionin e tij shpëtimtardhe i ofron të gjithëve “ujin e gjallë” (Jn. 7:14, 38).Përsëri ne kujtohemi për praninë e Mësuesitdhe për premtimin e Tij shpëtimtar: “Nësedikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë”(Jn. 7:37). Ne mendojmë përsëri për vdekjendhe ngjalljen tonë me Krishtin në Pagëzimin tonëdhe për marrjen e Shpirtit të Shenjtë prej Tij nëMirosjen. Ne “shohim mbrapa njërën dheparamarrim tjetrën” siç thotë një nga himnet efestës. Ne e dimë që i përkasim mbretërisë sëKrishtit të Ngjallur, ku “Shpirti dhe Nusjathonë ‘Eja!’ Dhe ai që ka etje, le të vijë;dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin ejetës” (Zbulesa 22:17, Isaia 55:1).

Në mesin e festës, o Shpëtimtar, shuajeetjen e shpirtit tim me ujin e gjallë, siç i kepremtuar të gjithëve: Nëse dikush ka etje,le të vijë të pijë! O Krisht Perëndi, Burim ijetës, lavdi më Ty (Përlëshorja).

Krishti Perëndi, Krijuesi dhe Zoti i tëgjithave, i ftoi të gjithë në mes të festës: Ejanidhe pini ujin e pavdekësisë! Ne falemi paraTeje dhe thërrasim plot besim: Falna mëshirate tua, se Ti je Burimi i jetës sonë! (Shkurtorja).

E Diela e SamaritanesE Diela e pestë flet për një grua nga

Samaria, me të cilën Krishti foli në pusin eJakovit (Jn. 4). Edhe këtu tema është për “ujine gjallë” dhe njohjen e Jisuit si Mesia i Perëndisë

(Jn. 4:10-11; 25-26). Kjo na kujton për jetëntonë të re në atë, për pirjen tonë nga “uji i gjallë”,për adhurimin tonë të vërtetë të Perëndisë nëkohën e krishterë mesianike, “në Frymë dhenë të Vërtetë” (Jn. 4:23-24). Ne shohimgjithashtu që shpëtimi i ofrohet të gjithëve:Judejve dhe Kombeve, burrave dhe grave,shenjtorëve dhe mëkatarëve.

E Diela e të VerbritE Diela e gjashtë përkujton shërimin e një

njeriu që kishte lindur i verbër (Jn. 9). Nejemi të identifikuar me këtë njeri, i cili arriti tëshohë dhe ta njohë Jisuin si Birin e Perëndisë.Zoti i ka lyer sytë tanë me dorën e tij hyjnoredhe i ka larë ato me ujin e pagëzimit (Jn. 9:6-11).

Jisui përdori baltë me pështymë dhe i tha tëverbrit të shkonte e të lahej në pellgun e Siloamit.Ai e bëri këtë në ditën e Sabatit, ditë në të cilën,të pështyrët, baltëbërja dhe larja ishin të ndaluara.Duke i shkelur këto ligje rituale të Judejve, Jisuitregoi që Ai është me të vërtetë Zoti i Sabatit dhe,si i tillë, Ai është i barabartë me Perëndinë Atë,i Cili, sipas traditës Judaike, është i vetmi që punonnë ditën e Sabatit, duke drejtuar botën e tij.

Pati një skandal në shërimin e të verbrit nëditën e Sabatit. Ai u nda nga sinagoga për shkaktë besës së tij në Krishtin. E tërë Kisha e ndoqikëtë njeri në rrugën e saj, duke e ditur se ata qënuk e shohin Jisuin si Zot, janë me të vërtetë tëverbër dhe mbeten në mëkatet e tyre (Jn. 9:41).Të tjerët kanë dritën e jetës dhe mund ta shohindhe ta njohin Birin e Perëndisë, sepse “ti e keparë; është pikërisht ai që po të flet”(Jn. 9:37).

I verbuar plotësisht, nga sytë e shpirtit,tek ty vij, o Krishti im, porsi i verbri në Ungjilldhe i penduar thërras me lot: Ndritmë në tëerrët, o dritë e qiellit! (Shkurtorja).

* * *

* * *

* * *

* * *

* * *