PO DIBRËS! JO SKAVICËS

279
Abdurahim Ashiku PO DIBRËS! JO SKAVICËS! Publicistikë Njerëz që i dua - 4

Transcript of PO DIBRËS! JO SKAVICËS

Page 1: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

Abdurahim Ashiku

PO DIBRËS! JO SKAVICËS!

PublicistikëNjerëz që i dua - 4

Page 2: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

Abdurahim Ashiku

PO DIBRËS! JO SKAVICËS!

Tiranë, 2010

Publicistikë

Njerëz që i dua - 4

Page 3: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

Abdurahim AshikuPO DIBRËS! JO SKAVICËS!

Njerëz që i dua - 4Publicistikë

Redaktor: Bujar KAROSHINë kompjuter: Indrit ASHIKU

ISBN: 978-99956-04-46-2

© Të gjitha të drejtat e autorit

Fotografi të janë nga arkivi fotografi k i autorit dhe nga interneti.

Për kontakt me autorin: [email protected]

Libri botohet me kursimet nga pensioni të autorit dhe bashkëshortes së tij, NATASHA ASHIKU

Shtypur në shtypshkronjën “Mirgeeralb”, Tiranë 2010Formati: 140 x 205 mm; Tirazhi: 300 kopje

Botimet “m&b”Adresa: Rr. “Zenel Baboçi”, Pallati “Ferar”, Tiranë

Tel: +355 4 2233 283 Cel: 069 20 68 603 E-mail: [email protected]

Page 4: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

Është koha që të ngrihet zëri për mos mbytjen e Dibrës, bukurisë dhe historisë së lavdishme të luginës së Drinit.

Me respektABDURAHIM ASHIKU

Athinë, shkurt 2010

Në truallin e lindjes

Page 5: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

6 Abdurahim Ashiku

Dibranët nga ndërtimi i liqenit artifi cial të Dibrës dhe hidrocentralit të Shpiles nuk panë asgjë të mirë për këto 40 vjet pos humbjes të rreth 5000 hektarë të tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane.

Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfi tohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën.

ARGËTIM FIDA

Kryetar i komunës së Dibrës, Maqedoni

Page 6: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

7PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

NË VEND TË PARATHËNIES...

Përshëndetje Abdurahim,E lexova shkrimin tuaj dhe problemi mu duk shumë i rëndësishëm

dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe kuptova që pak e njoh problematikën që do të sjellë ndërtimi i Skavicës.

Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të kërkojnë vlerësimin mjedisor që është bërë për këtë projekt (është e drejta e tyre dhe detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës).

Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë ta anulojnë, në se nuk janë dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me të drejtë.

Kjo është rruga ligjore por si e dini dhe ju, ligjet shpërfi llen në këtë drejtim në Shqipëri, kështu që ngel hapi i dytë gjyqi, i cili gjithashtu nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëjë një grup i pa bashkuar, shpesh i pamotivuar në ndërgjegje.

Së fundi është gjyqi publik të cilin ju jeni duke e bërë, por këtu të gjithë ata që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashmë rreshtohem pas jush.

Te fala Xhemali

Page 7: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

8 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Hidrocentrali që do të ndërtohet në Skavicë, liqeni i Skavicës është një cunam tjetër për Veriun por mbase edhe për zonat e tjera...

Një lexues...

* * *

Të mendosh se diga e Skavicës do të bëhet pa cilësinë e duhur, mendo se çfarë mund të bëhet në se ajo çahet...

Një lexuese...

Page 8: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

9PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I PARË

IKJE ME KOKËN PAS...

Page 9: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

10 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 10: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

11PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

GJIRI I VLORËS, LUGINA E DRINIT TË ZI DHE...

Me Vlorën jam takuar për herë të parë në korrikun e vitit 1955, kur sapo i kisha kaluar të katërmbëdhjetë vjetët e jetës. Shkolla ushtarake ku unë sapo kisha mbaruar klasën e shtatë e kish në program që të përcillte pushimet verore të skënderbegasve në Vlorë.

Atje, për herë të parë provova tallazet dhe ujin e kripur të detit. Dija të notoja. Kisha mësuar duke kaluar shkulmat e Drinit të Zi një orë larg shtëpisë sime në fshatin e madh të Brezhdanit. Uji i detit, ndryshe nga ai i lumit, të mbante në sipërfaqe, kështu që kungujt e ujit, që i rrisnim kopshteve për të mbajtur ekuilibrin e për të mësuar notin, ishin tashmë të panevojshëm...

Provova edhe kandilat transparentë që të përcëllonin trupit atje ku ngjisnin hifet e tyre.

Provova për herë të parë edhe një gjë tjetër, gjë e cila është bërë sebep për këto shënime të largëta në kohë e hapësirë e që lidhen me Vlorën dhe Gjirin e saj, me Drinin e Zi dhe Dibrën mbarë, por edhe me të tjera probleme të ditëve tona.

Provova njollat e naftës dhe të vajit mbi trup, njolla që ishin më të vështira e të pështira se sa ato të kandilave të detit...

Plazhi aso kohe, i joni por edhe i qytetarëve, ishte në krah të djathtë të portit kur sheh detin, atje ku edhe atëherë edhe sot quhet “Plazhi i vjetër“.

I madh, i gjerë, me rërë të virgjër...por me ujë ku pluskonin njolla nafte dhe vaji.

Page 11: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

12 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Nga vinin? Kush i hidhte?Vinin nga Uji i Ftohtë, siç quhej atëherë dhe siç quhet edhe

sot. Një naftësjellës i kohës së mesit të viteve tridhjetë merrte nga Kuçova naftën për ta përcjellë me benzinatat në drejtime të ndryshme ashtu si dekovili merrte serën nga Selenica për ta përcjellë në të njëjtat rrugë. Teknika dhe teknologjia e ngarkimit të këtyre prodhimeve të tokës shqiptare i përshtateshin kohës. Ishte kjo arsyeja që bregu i bukur i Ujit të Ftohtë nuk ishte plazh, nuk frekuentohej nga vlonjatët që e kishin në derë të shtëpisë, ashtu siç nuk frekuentohet ( po bëj një kapërcim në kohë e hapësirë ) bregdeti i Pireut apo ai i pjesës lindore të Salaminës, Megarës, Elefsinës, etj. në Greqi. Prania në brigjet e detit e ndotësve organikë dhe veçanërisht ata me burim nafte (veprim i ndërgjegjshëm) ashtu si edhe prania e tyre në raste aksidentale (të papërgjegjshme e të pandërgjegjshme) çon në shkatërrime ekologjike të cilat ushtrojnë një peshë të pa matshme mbi njerëzit dhe qeniet e gjalla.

Erdhi një kohë që Vlorës ia hoqën këtë “çiban“. Lindi aso kohe Plazhi i Ri dhe ndërtimet e bukura për kohën, ndërtime që zunë vendin e kasolleve të ngritura me ngut nga mërgata çame...

Vlora është përsëri përballë një “çibani“. Bregdetit të saj janë hedhë themelet e një kompleksi të madh nafte e gazi dhe të një strukture të gjerë termocentralesh.

Vlora, në thelb, përjeton dilemat e ekzistencës së saj. Bukuria i jep asaj vlerat e një vendi turistik të shkallës së parë. Afërsia me brigjet e Italisë i jep asaj vlerat e vendit ekonomik të shkallës së parë në lidhjen me Italinë dhe me vendet e tjera të Evropës. Nga Vlora, që në kohën e pushtimit turk dhe të Ismail Qemalit kalonte kablli telegrafi k që lidhte Lindjen me Perëndimin. Prerja e tij nga anijet greke (siç kumtohet historikisht) në vitin 1912, preu edhe lidhjen e Lindjes me Perëndimin në këtë linjë komunikimi.

A duhet të kalojë linja e re e gazit dhe e naftës nëpër Vlorë drejt Italisë kur distanca tokësore midis këtyre dy pikave është më e shkurtra?

A duhet që Vlorës si alternativë e vetme t’i jepet që energjinë

Page 12: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

13PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

elektrike ta prodhojë në bregdetin e saj me termocentrale duke ia fshirë nga kujtesa projektet e ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin e Shushicës dhe të Vjosës?

Por, në qoftë se gazsjellësi dhe naftësjellësi (apo gaz përcjellësi e naftë përcjellësi) do t’i hiqej Vlorës atëherë kujt do t’i jepej ?

Greqia, nëpërmjet Igumenicës, është gati ta marrë ashtu siç ka marrë edhe disa linja përcjellëse nëpër territorin e saj të naftës e gazit të ardhur nga Rusia nëpërmjet Bullgarisë dhe Turqisë.

Në Vlorë dilema hamletiane “Të jesh apo të mos jesh“ (Ta bësh apo mos ta bësh) është shtruar në sofër.

* * *

Në fi llim të shkrimit, në titull, por edhe në radhët e para, futa një paralele, futa Drinin e Zi dhe Dibrën. Nuk përmenda atë që e shndërron përfundimisht Drinin e Zi në një Liqen të Zi. Them “Liqen të Zi“ sepse pas liqenit të Fierzës ku bashkohet Drini i Zi me Drinin e Bardhë si dhe pas dy liqeneve të tjerë në territorin e Maqedonisë deri në Strugë, me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, nuk ka më Drin të Zi. Madje, me ndërtimin edhe të hidrocentralit tjetër mbi Bushat të Shkodrës thuajse nuk ka më as Drin. Këtu nuk është fjala se shuhet një lumë për tu ngritur disa liqene, por fjala është se shuhet një krahinë e tërë, shuhet Dibra në tërë gjatësinë dhe gjerësinë e saj historike dhe ekonomike.

Për historianin Ali Hoxha, iniciues dhe kryetar nderi i shoqatës “Për mbrojtjen e pronave dhe të mjedisit të pellgut të Drinit të Zi“, në një dëshmi para ministrit Ruli “Dëmi ekonomik qëndron të plan të dytë në krahasim me dëmin historik dhe etnokulturor që i shkaktohet Kombit.

Duke ballafaquar rastin e Dibrës me atë të Vlorës ai thekson se, “...Vlonjatet kundërshtojnë ndërtimin e një TEC – i në krahinën e tyre, vetëm me pretekstin se ai u dëmtuaka atyre biznesin dhe turizmin. Krejt e kundërta ndodh me projektin e

Page 13: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

14 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Skavicës. Këtu nuk bëhet fjalë për një “dëmtim“ mjedisi, por me zhytjen përgjithmonë nën ujë të gjithë pellgut të Dibrës, më saktë zhdukjen e gjithë Dibrës dhe historisë së saj. Këtu nuk është fjala për cenim të pronës, por është fjala për zhdukjen e vendbanimit të një krahine të tërë, për zhdukjen e kujtimeve historike dhe varreve të të parëve, të trashëgimisë kulturore, bile mijëravjeçare, të rrënjëve etnokulturore të një krahine të tërë.”

Për të: “Në qoftë se shteti ka me të vërtetë interes kombëtar për ndërtimin e atij HEC – i, atëherë më parë duhet të ndërtojë një Dibër të re...”

Po ku do të ndërtohet “ Dibra e re” ? Ai thotë se duhet të ndërtohet “diku ndërmjet Tiranës

e Durrësit“ ndërsa unë shtoj edhe bregdetin shqiptar (siç u ndërtuan në bregdetin e Semanit shtëpitë e të shpërngulurve nga liqeni i Banjës çuditërisht i harruar), madje edhe bregdetin e Vlorës dhe më gjerë, duke bërë pyetjen: A do të pranonin vlonjatet që në vend të parkut energjetik dhe petroliferës të ndërtohej një qytet i tërë me pesëdhjetëmijë dibranë?

Flasim thjesht për njerëzit e gjallë që humbin gjithçka nga përmbytja e trojeve të tyre, pa u ndalur në atë që lidhet me varret e të parëve, historinë dhe kulturën, lashtësinë e kësaj treve në qendrën gjeografi ke shqiptare që deri tani nuk është përfi llur fare nga arkeologjia e kohës dhe kërkimet intensive...

A është gati shteti shqiptarë ta iniciojë një gjë të tillë ashtu siç inicioi shteti i kaluar ndërtimin e Kuksit të Ri, të qytezës së Fajzave e të qytezave të tjera më parë për të shpërngulurit nga pellgjet e liqenit të Ulzës etj.? A është i aftë shteti shqiptarë që të detyrojë fi rmën sipërmarrëse që të investojë në një lëvizje të tillë biblike, të shkuljes nga themeli të një krahine të tërë?

Praktika e deritanishme tregon se ai është i paaftë ta bëjë një gjë të tillë.

Hidrocentrali i Skavicës dhe pellgu ujor që formon ai nuk është gjë tjetër veçse një rezervuar, një ujëmbledhës, një cisternë gjigante (me ndryshimin se ai nuk përdoret për ujitje në mot të

Page 14: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

15PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

thatë por për prodhim energjie elektrike po në mot të thatë). Kuptohet, në kalimin e rrjedhës së ujit drejt hidrocentraleve të tjerë të kaskadës së Drinit ai do të prodhojë energji elektrike nga njëra anë dhe do t’i mbajë gjallë HEC – et pasardhës.

Të zhdukësh një krahinë të tërë, të mbytësh në ujë periudhën më të lavdishme me të cilën krenohet i madh e i vogël, jo vetëm në hapësirën shqiptare pranë e pranë, por edhe diasporën shqiptare në mbarë botën, të mbytësh nën ujë 18 nga 25 betejat fi timtare që ka bërë Skënderbeu në hapësirën e 25 vjetëve kundër pushtimit turk në trevën e Dibrës, që nga beteja e parë e tij që në histori njihet me emrin “Beteja e Torviollit“ e zhvilluar më 29 qershor 1444 me epiqendër në Fushë Çidhën e duke përfunduar me atë të vitit 1467 në Çidhën ku thuhet se u masakruan mbi dhjetë mijë burra, gra e fëmijë e që në histori ka hyrë me emrin “Masakra e Çidhnës“, ta fshish të gjithë këtë, sipas historianit Ali Hoxha dhe atyre që e duan Dibrën, është krim.

Page 15: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

16 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

* * *

A ka zgjidhje që edhe Shqipëria të ketë dritë të bollshme edhe mjedisi i saj të jetë i pastër, edhe njerëzit e saj të mos detyrohen dhunshëm të ikin nga trojet e tyre?

Për Vlorën cituam projektin e njohur të ngritjes së hidrocentraleve mbi Vjosë e Shushicë për të shtuar edhe centralet e erës dhe ato të diellit.

Për Dibrën do të desha që të nxirresh nga sirtarët e kohës së shkuar projekti për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël mbi kanalet ujitës, projekt i cili e ngjiste prodhimin e energjisë elektrike nga 16 milionë kilovatorë në vit (i mjaftueshëm për nivelin e kohës të harxhimit të energjisë për popullin dhe industrinë pa minierën e Bulqizës) në 220 milionë kilovatorë në vit energji, e mjaftueshme edhe për gatim e ngrohje të të gjithë trevës.

Sikur këtij studimi t’i shtoheshin hidrocentralet e tjerë mbi degët e Drinit si ai mbi Zallin e Okshtunit, Murrën, Setën, Mallën, Veleshicën etj. atëherë tërësia e prodhimit të energjisë do të ishte më e madhe se ajo e Skavicës dhe furnizimi i hidrocentraleve të kaskadës së Drinit do të ishte në të njëjtat nivele prurjesh ujore.

* * *

Banorët e Kuksit me rezistencën që i bënë projektit për autostradën Durrës – Morinë, arritën t’i mbushin mendjen shtetit për devijimin e saj. Kjo u bë me dhimbjen e vonesës gati njëvjeçare të ecurisë së punimeve...

Intelektualët e Shkodrës jo vetëm me rezistencën por edhe me intelektin e tyre arritën të argumentojnë se ndërtimi i hidrocentralit në Bushat do të shkaktonte dëme të mëdha ekologjike për zonën. Ata, megjithatë nuk e lan zonën e tyre pa një hidrocentral të ri, por jo në Bushat, diku sipër tij, atje ku harmonizohet më mirë e sotmja me të ardhmen...

Page 16: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

17PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Ndoshta autostrada Tepelenë - Levan do të ishte në mes të punimeve sikur politika të mos kishte këmbëngulur me kryeneçësi për ndryshimin drastik të linjës së saj...

Ndoshta edhe gratë e “Autostradës Ballkanike“ në Vlorë nuk do të ishin futur në grevë urie sikur shteti t’i shpërblente në mënyrë dinjitoze për dëmet që u shkaktoheshin nga shkatërrimi i pronës.

Në Vlorë kërkohet me këmbëngulje referendum për ndërtimin ose jo të kompleksit energjetik dhe të petroliferës...

Në Dibër, nesër, kur buldozerët e fi rmës së huaj do të nisin ndërtimin e digës së Skavicës... me siguri do të kërkohet një referendum miratimi ose jo të mbytjes së trevës...

Në rrethinat e Tiranës ku thuhet se është zbuluar në thellësi të mëdha një sasi e tillë gazi e nafte që do ta shndërronte vendin në një Kuvajt...me siguri nesër do të kërkohet referendum lidhur ekologjinë e zonës...

Në...Kërkesa për referendum bëhet atje ku shteti nuk pyet...Referendumi është një e drejtë e miletit që rrjedh nga

padrejtësia dhe paaftësia e shtetit...

Athinë, 13 shkurt 2008Rruga e Arbrit, shkurt 2008

Page 17: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

18 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

SKAVICA MBYT NJË QYTETËRIM TË LASHTË

Në një nga faqet e Balkan Web më 17/4/2008, ora 08.54 më ra në sy një titull i bujshëm “Harrohet prej 3 vitesh Hidrocentrali i Skavicës“.

Më tërhoqi vëmendjen ndaj si të gjitha shkrimet që Verilindjen ma shohin nga “sisët” dhe jo nga “goja“, e lexova dhe e rilexova me vëmendje.

Zoti Genc Kondi është i shqetësuar se një investim prej 600 milionë eurosh ka mbetur pezull “ndonëse bëhet me fi nancim tërësisht të huaj dhe ka të bëjë me sektorin problematik të energjetikës”. Ai është tepër i shqetësuar se “Qeveria shqiptare ka lënë në harresë zhvillimin e tenderit për dhënien me koncesion të HEC-it të Skavicës.”

Pas kësaj zoti Kondi nuk mungon të bëjë avokatin e Konsorciumit italian TGK duke theksuar se “duhej të përbënte investimin më të madh të realizuar ndonjëherë nga kapitali i huaj privat deri tani, me fondet e veta...”

Më tej kalon nga roli i avokatit në atë të inxhinierit projektues hidroelektrik dhe të zëdhënësit të fi rmave të mëdha private italiane të cilat janë të shqetësuara për vonesën pa asnjë justifi kim të tenderit “ndonëse “Geoteknika“ kishte paraqitur një studim të plotë për hidrocentralin e Skavicës si dhe projekt idenë përkatëse që ekonomizon terrenin”.

Nuk harron zoti Kondi të sqarojë edhe “meraket“ e qeverisë Berisha, “me një zgjidhje origjinale edhe pse me një liqen më të

Page 18: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

19PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

vogël, pa u shtrirë në tokën maqedonase, jep të njëjtin rendiment si me liqen më të madh, ruan ambientin dhe konsideron veçoritë gjeologjike të tokës e zonës në përbërjen e materialeve të digës“.

Nuk e di se çfarë profesioni qytetar keni zoti Kondi përndryshe do t’ju fl isja më drejtpërdrejt. Nuk e di edhe nga jeni zoti Kondi dhe çfarë interesash ju çojnë që përsëri t’i ngjitni digat e hidrocentraleve të mëdhenj në Veri e Verilindje duke u rrëmbyer në mënyrën më të turpshme banorëve të atyshëm jo vetëm tokën por edhe historinë e kulturën.

Në medien e sotme i nderuar z. Kondi po bëhet një polemikë tepër e ashpër, shoqëruar me greva dhe burgosje për ngritjen e petroliferës së Vlorës. Për mendimin tim, siç e kam shprehur edhe në shkrimin “Gjiri i Vlorës dhe Lugina e Drinit të Zi“ botuar në gazetën “Rruga e Arbrit“, vlonjatët kanë të drejtë sepse prania e naftës dhe produkteve të saj, me gjithë masat moderne të kohës,

Page 19: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

20 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

përbën një rrezik për turizmin dhe jetën në bregdetin vlonjat. Por krahasuar me luginën e Drinit të Zi dhe me pasojat që le pas përmbytja nga liqeni i Skavicës ajo nuk është asgjë.

Ju i nderuar z. Kondi jeni i gëzuar sepse varianti i ri me “një liqen më të vogël“ nuk shtrihet në zonat e Maqedonisë. Nuk e di se sa e keni të qartë gjeografi në e zonës dhe sa tokë përfi tojnë dibranët e anës tjetër të kufi rit nga “liqeni i vogël“. Po ta them unë: nuk e kapin qindin përfshirë edhe cekat dhe shelgjishtet e deltës së Zallit kur bashkohet me Drinin në fushë të Gjoricës.

Por çuditërisht, ndërsa merakosesh për “tokën maqedonase“ nuk merakosesh fare, madje e shpërfi ll në mënyrë të turpshme “tokën shqiptare“.

E dini ju i nderuar z. Kondi se sa tokë, nga toka më pjellore e Dibrës përmbytet ?

E dini ju i nderuar Genci se 18 betejat (nga 25 gjithsej) të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut përfundojnë në fund të “liqenit të vogël“?

E dini ju se Kastrioti ku është vërtetuar tashmë historikisht se lindi dhe u rrit Gjergji i Gjon Kastriotit përfundon nën ujë?

E dini ju se beteja e parë historike e shqiptarëve të bashkuar kundër perandorisë otomane, Torviolli mbytet?

E dini ju se para se të ndërtohet një shtëpi e vetme në botën e qytetëruar në vendin ku hapen themelet zbresin të parët arkeologët të cilët mbajnë përgjegjësi për ato dhjetëra metra katrorë ndërtim?

Dibra, i nderuar z. Kondi, me ndonjë përjashtim të rrallë si Kalaja e Grazhdanit nuk e ka parë kazmën dhe furçën e arkeologut për shkaqe të asaj që përmenda në fi llim se qeveritë e djeshme dhe të sotme e kanë parë siç shihet lopa nga gjinjtë dhe jo nga goja?

E dini sa krom ka dalë nga nëntoka e Dibrës i nderuar z. Kondi dhe ku kanë shkuar të ardhurat në fl ori nga eksportimi i tij, kur Dibra është treva më e sakatuar në rrugë kryesore e rurale?

Në historinë e shekullit të kaluar njihen dy dyndje të mëdha

Page 20: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

21PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

të Dibranëve, dy shpërngulje do të thosha apoliptike të dhunshme nga trojet e tyre.

E para ishte ajo e vitit 1913 kur fuqitë e mëdha e prenë Shqipërinë si berr mes për mes kurrizit dhe ata u vendosën (qytetarët e Dibrës së Madhe) në Tiranë ku edhe sot ka një lagje nga më të mëdhatë që quhet “Mëhalla e dibranëve“

E dyta ishte ajo e viteve nëntëdhjetë kur dibranët si e gjithë Verilindja dhe Veriu, si pasojë shuarjes së të gjitha punëve dhe e mohimit (edhe sot e kësaj dite) të pyllit si pronë e tyre shekullore që i ka mbajtur me bukë dhe me strehë përballë asimilimeve historike, ikën natën i nderuar z. Kondi, ikën pa e kthyer kokën me nga një gjysmë IFA ngarkuar me anje dërrasash me të cilat ngritën barakat në rrethinat e Tiranës dhe të Durrësit...

Megjithatë Dibra ende mbijeton i dashur Kondi. Këtë mbijetesë të saj ju dhe të gjithë ata që mbron doni ta shuani.

Doni të mbytni varret e të parëve, varret e luftëtarëve që ranë në beteja heroike me serbin për ta pasur Luginën e Drinit të Zi shqiptare.

Doni të shuani historinë, kulturën, traditat gjithçka me vlerë të madhe kombëtare që ka krijuar kjo krahinë në “qendrën gjeografi ke të shqiptarëve“.

E dini se ku është “qendra gjeografi ke shqiptare“, “Verduni shqiptar“ zoti Kondi. Në qoftë se nuk e dini gjeni një hartë shqiptarësh dhe bëni matjet. Matjet do të çojnë në Dibër...

Nuk e di i nderuar z. Kondi në se e keni lexuar referatin “Shpërngulja e arnautëve“ të shovinistit të tërbuar serb Vaso Çubriloviq, platformën e tij për t’i shkulur shqiptarët nga trojet e tyre shekullore. Lexoje zotëri, sidomos atë pjesën ku programohet dëbimi i 40 mijë familjeve shqiptare (dyqind mijë vetë), pjesë e cila më ngjan me shpërnguljen dibranëve sot nga trojet e tyre në Luginën e Drinit të Zi.

Dua të ju pyes zoti Kondi si do ta administronte shteti shqiptar shpërnguljen e 40 apo 60 mijë dibranëve që llogaritet tu përmbytet gjithçka?

Page 21: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

22 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Sa do tu paguhet atyre në odisenë e ikjes nga vendlindja? Sa do të vlerësohet toka e tyre, shtëpitë dhe katanditë? Po të vlerësohej me çmimin e tregut të tokës që në Dibër

është 80 – 100 lekë për metër katror, paratë që ata do të merrnin nuk do të mjaftonin me mbush një kamion me anie e dërrasa e jo për të blerë tokë e ngritur shtëpi.

Të përmbyturit nga liqeni i Fierzës ka kohë që bërtasin dhe kush nuk i dëgjon.

Gërdeci ku ndodhi një krim i shëmtuar me përgjegjës shtetin është treguesi më i qartë se pushteti dhe shteti në Shqipëri janë në koma.

Dua të ju pyes z. Kondi në se në këmbim të mos ndërtimit të petroliferës së Vlorës do të sakrifi kohej Dibra a do të pranonin vlonjatët që në atë hapësirë bregdetare të ngriheshin vila për dibranët e shpërngulur?

Mund të vazhdoj gjatë i nderuar z. Kondi me pyetje e argumente.

Në qoftë se jeni gazetar atëherë shkoni një javë në Dibër ose më e pakta merrni kontakt me historianin dhe kryetarin e nderit të shoqatës “Për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi“ zotin Ali Hoxha dhe drejtues të tjerë. Ata do të ju japin argumente të gjëra që do tua ndryshojnë mendimin.

Page 22: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

23PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Në qoftë se jeni inxhinier hidroelektrik, atëherë do të ju rekomandoja të merrnit kontakt me ata specialistë që para njëzet vjetësh argumentuan se vetëm me ngritjen e hidrocentraleve të vegjël mbi kanalet ujitëse prodhimi vjetor i energjisë elektrike shkonte nga 16 milionë kilovat/orë në 220 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit, aq sa e tërë Dibra të ngrohej e gatuante me energji elektrike.

Do të ju rekomandoja edhe një gjë tjetër. Merrni ata që studiuan Skavicën dhe i çoni në tërë degëzimet e Drinit të Zi: në Mallë, Veleshicë, Setë, Gramë, Murrë, Okshtun etj. Ngrini me ta “diga“ me mjete ndërtuese vendore, llogarisni sasinë e ujit dhe prodhimin e energjisë elektrike...Jam i sigurt se sasia e ujit dhe prodhimi i energjisë elektrike në hapësirën në fjalë do të ishte më e madhe nga sa argumentoni ju me ndërtimin e Skavicës...

Po ju them edhe një gjë i nderuar z. Kondi. Po të ngrihet një digë hidrocentrali mbi degën e Setës, poshtë Çidhnës, do të formohej një liqen që do të shkonte deri në Gurë Lurë. Do të lundrohej nëpër të me gondola për të vazhduar më tej me teleferik drejt Liqenit të Luleve dhe Fushës së Pelave...

Skavica vdes përgjithmonë turizmin dibran, atë që lidhet me malet dhe me luginën e bukur të saj ...

Edhe një gjë të “fundit“ i nderuar Genc. Ju jeni tepër i shqetësuar, madje i revoltuar se pse Qeveria e ka postuar vëmendjen nga Skavica duke e përcjellë mbi Devoll. Nuk e di se nga i keni rrënjët e të parëve tuaj por me argumente të “modelit tuaj“ desha të ju pyes. Sikur pellgu i lartë i lumit Devoll, prurjet mesatare të të cilit janë shumë pranë me ato të Drinit të Zi dhe lartësia mbi nivelin e detit dyfi sh me atë të Luginës së Drinit të Zi, të mendohej si një rezervuar i madh dhe hidrocentral (me të njëjtin funksion si të Skavicës), të përmbytej e tërë zona nga Maliqi deri në Bilisht me të tëra vlerat e veta parahistorike (Kultura e Maliqit) dhe historike dhe kjo do të bëhej “falas“ nga ndonjë kompani italiane, greke, turke, amerikane etj., etj. si do të reagonit? Do të bënit thirrje që të mos ndërtohet rezervuari

Page 23: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

24 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

dhe hidrocentralet që do të vinin njeri pas tjetrit në atë rënie prej rreth 800 metro mbi nivelin e detit? Unë nuk do ta pranoja një gjë të tillë edhe pse mua nuk më prek asnjë lloj interesi ashtu siç nuk më prek edhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Ju thashë disa, pa folur për të tjerat, të cilat po ua lë ju t’i thoni.

Mos kërkoni ta mbysni Dibrën z. Genc Kondi për hir se një fi rmë,e cila për interesat e veta, me mbështetjen e qeverive të korruptuara (majtas e djathtas pa dallim), donë të ngulë thonjtë në tokën e një prej trevave më në zë në historinë e popullit shqiptar, duke e zhbë atë.

Mos u bëni bashkëpunëtorë dhe kobure të shkatërrimit...

Athinë, 20 prill 2008 Rruga e Arbrit-prill 2008

Page 24: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

25PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

PO MBYTET DIBRA, KU JANË DIBRANËT?

- Letër e hapur drejtuar historianit Ali Hoxha dhe tërë trurit dibran në botë.

Të kisha harruar i dashur Ali në fjalën që diçka të shkruaja për brengën tënde dhe timen, brengë që ma do mendja është e të gjithë dibranëve që nuk e kanë përzierë gjakun dhe qelizat e trurit me serbë e mendje serbësh që donin t’i hynin shqipes mes përmes për të dalë e mbushë vegshat me ujë të kripur deti. Arritën që t’i presin kokën e t’i linin trupin, t’ia merrnin qytetin e qendrën gjeografi ke të shqiptarëve, qendër që ngado që t’i heqësh drejtëzat në Dibër bashkohen.

E fi llova këtu bisedën me ty sepse sapo zbrita nga interneti një përkthim të Gëzim Aliut nga gazeta Corriere delle Puglia, Bari XXVI, 354, e 21 dhjetorit 1913 me titull: “Raport zyrtar paraqitur Fuqive të Mëdha: Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër.”

Unë e ti e njohim këtë “raport” falë shkrimtarit të shquar dibran Haki Stërmilli në librin e tij “Dibra në prak të historisë”

Page 25: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

26 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

i vitit 1940 (çuditërisht ende në dorëshkrim) por edhe të “Kalendarit kombjar” dhe “Përlindjes së Shqipërisë” të qeverisë së Vlorës...

E nisa bisedën me “Masakrat serbe në Dibër”, sepse ato mu përballen sot kur lexova një njoftim në internet se METE (Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë) kishte shpallë tenderin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës....

Do të thotë lexuesi në skaj të ngjarjeve se çfarë lidhje kanë masakrat serbe në Dibër, gati një shekull më parë, me hidrocentralin e Skavicës gati një shekull më vonë.

Unë them se ka një lidhje. Masakrat serbe në Dibër kishin si qëllim ta zhduknin popullsinë autoktone, t’i zhduknin shqiptarët dhe në vend të tyre të vendosnin kolonë serbë, plan i cili, afro tri dekada më vonë, do të paraqitej në nivel akademik në leksionin “Shpërngulja e arnautëve” të akademikut famëkeq serb Vasa Çubriloviç. Asaj kohe i takon shpërngulja masive e qytetarëve të Dibrës drejt Tiranës (ku ka edhe sot një lagje me emrin “Lagja Dibrane”), Elbasanit etj.

Ja si e përshkruan shkrimtari Haki Stërmilli pamjen e asaj ikjeje biblike...

“Ndërsa burrat e Dibrës po luftofshin egërshëm mbi majat e Kërçinit, të Korabit dhe të Jabllanicës, familjet e Dibranëve – të qytetit dhe të katundeve – ishin vu n’ikje drejt Tiranës e Elbasanit. Ishte natë dhe nji nga ata ma të zezat për Dibranin, pse po i thoshte lamtumir Atdheut, liris, pasunis, e lumnis. Ma shumë se 100.000 frymë – gra, burra e çilimij – po vrapojshin drejt Perëndimit për me mos ra në dorë t’anmikut. Terri i natës ishte shdukë nga drita e zjarrit të katundeve të djegun prej Serbëve. Klithma e fëmijëve dhe gjama e grave që përbëfshin koncertin e asaj nate dy herë të zezë, përziheshin me krismën e pushkëve dhe bubullimën e topave për t’u ngjitë naltë. Ky ishte marrshi funeral i Dibrës së vorrueme në robëni, ishte vaji i zemrave të plasuna e të përvëlueme për liri. Dy kortezhë të gjatë – Dibër – Elbasan dhe Dibër – Tiranë – përcjellën lirin në robni.

Page 26: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

27PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Kjo qe kanga e fundit q’i këndoi Dibrani liris e lumntunis...

Të gjithë kishin ikë vetëm me petkat e shtatit dhe shumë kush pa asnjë dysh në xhep, pse s’kishin pas kohë...”

Në një nga faqet e Balkan Web më 17/4/2008, ora 08.54 më ra në sy një titull i bujshëm “Harrohet prej 3 vitesh Hidrocentrali i Skavicës“. Më tërhoqi vëmendjen ndaj si të gjitha shkrimet që Verilindjen e shohin nga “sisët” dhe jo nga “goja“, e lexova dhe e rilexova me vëmendje. Zoti Genc Kondi ishte i shqetësuar se një investim prej 600 milionë eurosh ka mbetur pezull “ndonëse bëhet me fi nancim tërësisht të huaj dhe ka të bëjë me sektorin problematik të energjetikës”. Ai është tepër i shqetësuar se “ Qeveria shqiptare ka lënë në harresë zhvillimin e tenderit për dhënien me koncesion të HEC-it të Skavicës.”

Pas kësaj zoti Ko. nuk mungon të bëjë avokatin e konsorciumit italian TGK duke theksuar se “duhej të përbënte investimin më të madh të realizuar ndonjëherë nga kapitali i huaj privat deri tani, me fondet e veta...”

Më tej kalon nga roli i avokatit në atë të inxhinierit projektues hidroelektrik dhe të zëdhënësit të fi rmave të mëdha private italiane të cilat janë të shqetësuara për vonesën pa asnjë justifi kim të tenderit “ndonëse “ Geoteknika “ kishte paraqitur një studim të plotë për hidrocentralin e Skavicës si dhe projekt idenë përkatëse që ekonomizon terrenin”. Nuk harron zoti Kondi të sqarojë edhe “meraket“ e qeverisë, “me një zgjidhje origjinale edhe pse me një liqen më të vogël, pa u shtrirë në tokën maqedonase, jep të njëjtin rendiment si me liqen më të madh, ruan ambientin dhe konsideron veçoritë gjeologjike të tokës e zonës në përbërjen e materialeve të digës“.

Nisur nga kjo bëra një shkrim me titull: “Skavica mbyt një qytetërim të lashtë”, shkrim të cilin ia përcolla “Ballkan Web” dhe gazetës me pronar italian. Shkrimi nuk u botua dhe as u mor mundimi të më bënin një përgjigje njerëzore. Nuk kish si ta botonin dhe as të përgjigjeshin për faktin se gazeta është një

Page 27: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

28 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

gazetë italiane në gjuhën shqipe dhe nuk kishte se si të mbronte interesat e një treve të tërë që mbytej kundër interesave të bosëve italianë që bashkë me z. Ko. ishin skandalizuar pse “Qeveria shqiptare ka lënë në harresë zhvillimin e tenderit për dhënien me koncesion të HEC-it të Skavicës.”

Më 17 nëntor 2008, më në fund, e njëjta agjenci, njofton si “sihariq të madh” se METE, Ministria e Energjetikës dhe Tregtisë, ka shpallur tenderin për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës(!)

Dibra i nderuar miku im Ali do të mbytet. Qeveria shqiptare kërkon xhelatin për ta mbytë atë. Në qoftë se, në ata që ju përcolla më lart, dje orekset për shuarjen e Dibrës vinin nga Beogradi, sot ata vijnë nga Tirana. Mjerisht në zërin thirrës për mbytjen e Dibrës ka edhe dibranë “me grada” në qeveritë që brohorasin “Ta mbysim Dibrën”, të majta e të djathta, se zërat për mbytjen e saj janë gjithëpërfshirës në politikën shqiptare.

Më 8 prill 2008 ju gjeta në Bibliotekën Kombëtare me një faqe gazete përpara me titull me germa të mëdha kapitale: “NDAL! PROJEKTEVE PËR SHITJEN DHE ASGJËSIMIN E PELLGUT TË DIBRËS”, fi ksuar edhe në një fotografi që po ta dërgoj.

Nuk do të ndalem në hollësitë e shkrimit tuaj botuar më 14 qershor 2005 në faqen 6 të gazetës “Rimëkëmbja”, as edhe në shkrimet e tjera që janë përcjellë në “Rruga e Arbrit”, “Dibra” dhe në ndonjë gazetë tjetër. Kush ka dëshirë ato mund t’i gjejë dhe t’i lexojë, veçanërisht dibranët “me grada”.

Ti je historian dhe unë do të desha të di prej teje se çfarë dëmi i sillet historisë shqiptare me fshehjen nën ujë të historisë të një treve nga më të lashtat dhe nga më krenaret, një treve që ka nxjerrë Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun i cili, nga 26 beteja fi toresh të mëdha me zë në historinë e Shqipërisë dhe të Evropës kundër dy sulltanëve osmanlinj, 18 i ka zhvilluar me dibranët dhe në tokën dibrane. Vetëm kaq do të mjaftonte që Dibra të shndërrohej në një “Park Kombëtar Kujtimesh të Luftimeve të Mëdha”, i mbrojtur nga shteti, madje edhe më gjerë.

Page 28: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

29PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Ju, i nderuar Ali jeni nismëtar dhe kryetar nderi i shoqatës “Për mbrojtjen e pronave dhe të mjedisit të pellgut të Drinit të Zi“. Në një dëshmi para ministrit Ruli disa muaj më parë, në një takim me të në praninë edhe të një deputetit dibran të djathtë keni deklaruar: “Dëmi ekonomik qëndron në plan të dytë në krahasim me dëmin historik dhe etnokulturor që i shkaktohet Kombit.” Duke ballafaquar rastin e Dibrës me atë të Vlorës ju theksonit, “...Vlonjatët kundërshtojnë ndërtimin e një TEC – i në krahinën e tyre, vetëm me pretekstin se ai u dëmtuaka atyre biznesin dhe turizmin. Krejt e kundërta ndodh me projektin e Skavicës. Këtu nuk bëhet fjalë për një “ dëmtim “ mjedisi, por me zhytjen përgjithmonë nën ujë të gjithë pellgut të Dibrës, më saktë zhdukjen e gjithë Dibrës dhe historisë së saj. Këtu nuk është fjala për cenim të pronës, por është fjala për zhdukjen e vendbanimit të një krahine të tërë, për zhdukjen e kujtimeve historike dhe varreve të të parëve, të trashëgimisë kulturore, bile mijëravjeçare, të rrënjëve etnokulturore të një krahine të tërë.”

Para ministrit ju deklaruat: “Në qoftë se shteti ka me të vërtetë interes kombëtar për ndërtimin e atij HEC – i, atëherë më parë duhet të ndërtojë një Dibër të re...”

Ju, në shkrimin tuaj “Ndal! Projekteve për shitjen dhe asgjësimin e pellgut të Dibrës” ndaleni në faktin se fqinjët i kanë bërë dhe i bëjnë presion qeverisë shqiptare që të ndryshojë historinë e Shqipërisë sipas interesave të tyre. Grekët, më në fund, nën presionin e njohjes së marrëveshjes së asocim stabilizimit, arritën që të kenë varrezat e tyre në tokën shqiptare duke i dhënë një kuptim tjetër historisë. Nesër këtë gjë mund ta bëjnë edhe turqit duke kërkuar që të ngrenë një varrezë në kodrat e Gjoricës atje ku dibranët, me shpatë dhe pushkë me gjalmë, në vitin 1844 bënë, siç thotë kënga, “nand mijë vorre” të nizamëve të Hajredin Pashës. Po të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe serbët për mijëra të vrarët e tyre në luftërat e paepura të dibranëve në dekadat e para të shekullit të kaluar për mbrojtjen e Dibrës nga synimi i tyre i afërt që vija e kufi rit të kalonte nga Qafa e Buallit në Mërkurth të

Page 29: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

30 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Lurë-Mirditës dhe ajo e largët për të dalë në Durrës e Shëngjin. Për ju projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, “jo vetëm e ndryshon, por, bile, e përmbyt dhe e zhduk krejt Dibrën me gjithë historinë e saj”.

Më poshtë, duke hulumtuar në “ndërtimin e një Dibre të re” ju theksoni: “Në qoftë se do të ishte fjala që ai projekt të ishte bërë me të vërtetë për interesa kombëtare, atëherë Qeveria Shqiptare që e ka fi rmosur atë koncesion për HEC-in e Skavicës, le të ndërtojë më parë një qytet të ri, ashtu siç u ndërtua Kukësi i Ri dhe pronarëve që u përmbyten pronat tu sigurojë një sipërfaqe toke të barabartë me aq sa përmbytet, afro 64 kilometra katrore, pra të krijojë një Dibër të re...dhe pastaj të hyhet në bisedime me pronarët e ligjshëm të Pellgut të Dibrës për atë problem. Në qoftë se u plotësohen të gjitha kushtet e lartpërmendura, përfshirë këtu edhe të qenurit aksionarë të përhershëm të gjithë pronarëve e banorëve të zonës që përmbytet...”

Këtu i dashur Ali ke harruar të shtosh se duhet të ndërtojë shteti edhe një varrezë ku të varrosen eshtrat e qindra mijë dibranëve se ata që do të ikin nuk do t’i lënë eshtrat e të parëve të mbyten e mbulohen nga llumi i harresës.

Më sipër je treguar pak ëndërrues dhe ke dalë jashtë realitetit të kohës që jetojmë dhe shoqërisë që po ndërtohet dhunshëm me synimin e fi timit maksimal. Ju në shkrimin tuaj keni llogaritur, në bazë të kostove fi nanciare të deklaruara, se për 64 kilometra katrore tokë të rrëmbyer e të mbytur ofrohen 41.3 milionë euro. “Italianët, vreni ju, kanë vlerësuar Pellgun e Dibrës, me 41.3 milionë euro, që për 64 kilometra katrorë të sipërfaqes që parashikohet të përmbytet, i bie një vlerë prej rreth gjysmë euroje për metro katror...”

Kalemxhinjtë e kapitalit shfrytëzues deri në palcë të vendeve të tjera e kanë mësuar se si rezultat i lëvizjes masive të dibranëve drejt Tiranës e Durrësit pas viteve ’90-të (ikje disa herë më e madhe pas asaj të vitit 1913 nga pushtimi serb i trojeve shqiptare) vlera e tokës më pjellore në Dibër, tokë e cila është në planin e

Page 30: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

31PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

përmbytjes, rrotullohet nga 50 – 100 lekë. Kaq është kocka që ata japin. Ndërsa për atë që thua për një “Dibër të Re”, për 64 kilometra katrore, apo 6400 hektarë tokë për të përmbyturit dhe për varrezat që shtova unë, harroje. Sot në Shqipëri nuk ka një metër katror tokë të lirë nga pronarët e ligjshëm dhe të kundërligjshëm, tokë e cila vlerësohet jo me një gjysmë euroje për metro katror por me njëqind. Nuk është koha kur tokat ishin “pronë shtetërore” dhe shteti i merrte “të mbyturit” e Ulzës e i zbriste në Mamurras e Thumanë, të mbyturit e Fierzës i ngjiste në Qytetin e Fajzave duke i punësuar në ndërmarrjen bujqësore të Krumës, në gjeologji, miniera etj, të mbyturit e Banjës i zbriste në vila të ndërtuara apostafat për ta mes pishave, vetëm njëqind metra larg detit dhe i punësonte në Ndërmarrjen Bujqësore të Hoxharës. Harroje atë që shkrove i nderuar Ali. Shteti ka vendosur ta mbysë Dibrën në interesa të një kompanie të huaj fi tuese e tenderit që ka shpallur duke u lënë dibranëve alternativën e vetme për të shpëtuar, daljen me not në breg dhe ngrohjen në diell, në qoftë se do të ketë diell.

Ti je dibran i nderuar Ali me rrënjë në një fshat që i ka dhënë kombit kujtesën e masakrës më të madhe në historinë e Shqipërisë që njihet me emrin e dhimbshëm “Masakra e Çidhnës”, qyteti-kështjellë që përjetoi masakrimin nga shpata e pushtimit osman të më se dhjetë mijë shqiptarëve në rezistencën e fundit pas vdekjes së Skënderbeut. Ti je historian dhe për krimin historik të mbytjes së Dibrës duhet të ftosh në tryezë njerëz që i dinë mirë gjërat, të ftosh autorin e veprës madhore për Skënderbeun - Kristo Frashërin, njeriun që më shumë se kushdo tjetër i ka qëndruar pranë historisë së lashtë dhe të re të Dibrës, të ftosh historianin dhe politikanin Pëllumb Xhufi , të ftosh arkeologun-nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë Neritan Ceka... dhe të tjerë për ta thënë fjalën e tyre dhe për t’i thënë ndal krimit të shuarjes së një treve dhe të historisë së saj.

Unë nga ana ime, desha të ftoj në një tavolinë debati publik, jo si specialist, por si gazetar, si një njeri që i njeh burimet energjetike

Page 31: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

32 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

të Dibrës, specialistë të hidroenergjisë me në krye akademikun, projektuesin e hidrocentraleve të mëdhenj të Shqipërisë, njeriun që më mirë se kushdo në Shqipëri i njeh projektet dhe potencialet hidroenergjetike të vendit dhe besoj edhe të Dibrës, Farudin Hoxhën.

Do të desha të ftoj inxhinierin e talentuar dibran Elmas Xhediku, kryeinxhinierin e fundit të ndërtimit të një hidrocentrali shtetëror në Shqipëri, njeriun që drejtoi me kompetencë punimet e hidrocentralit të Banjës, njeriun që i mbytet vendlindja e tij, Zall-Dardha.

Do të desha të ftoj ata që bënë projektin e ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël lokalë mbi veprat ujore të Dibrës e që dolën në përfundimin se Dibra nga 15 milionë kilovat-orë energji që prodhonte në vitet ’80-të mund të prodhojë 220 milionë kilovat-orë, me mundësinë e ngrohjes dhe gatimit me energji elektrike të tërë krahinës, inxhinierin hidroteknik Kliton Rusi dhe atë elektrik Bardhok Rajta.

Do të desha të komunikoj në një mjedis debati televiziv edhe me mbrojtësin më konsekuent të mjedisit shqiptar zotin Xhemal Mato.

Dua që “pretencën për mbytjen e Dibrës” ta bëjnë jo shtetarët por shkencëtarët.

Dibra ka një potencial ujor dhe basen ujëmbledhës nga më të mëdhenjtë (në mos më të madhin) në të gjithë rrjedhën e lumenjve, basen i cili fi llon nga Struga me Drinin e Zi, në Dibër të Madhe me Radikën dhe degëzimet e tjera. Në të majtë të rrjedhës së Drinit të Zi ajo merr ujërat e maleve të Gollobordës nëpërmjet përrenjve e burimeve ujëgjallë të Tuçepit, Okshtunit, Bulqizës, Murrës, Setës dhe Mallës. Në të djathtë ajo mbledh ujërat e basenit të Bellovës, Deshatit, Gramës dhe Veleshicës.

Dua t’i pyes njerëzit e mëdhenj të shkencës hidroelektrike të vendit se çfarë potencialesh ujore dhe energjetike fshehin këta burime ushqyese të Drinit të Zi në qoftë se ata futen në skemën e shfrytëzimit të forcës së ujit.

Page 32: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

33PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Ti e njeh Setën i dashur Ali, e njeh jo vetëm nga kanali që ushqen një hidrocentral që më ngjan se është i mjaftueshëm për të furnizuar aktualisht me energji elektrike fshatrat e Çidhnës dhe të Sinës. E njeh sepse me siguri në fëmijëri ke zbritur monopatin e thepisur dhe ke freskuar trupin ditëve të nxehta të verës në ujërat e saj.

Sikur t’i pyesnim bashkë, madje të ftonim edhe ekonomistin e njohur, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë çidhnakun Shkëlqim Cani, ndihmësin e kryeministrit Berisha, ekonomistin e talentuar me rrënjë lindje në Shumbat, Selami Xhepa dhe të tjerë, çfarë vlerash do të kishte që pikërisht pak më lart se godina e hidrocentralit të vogël të ngrihej një digë hidrocentrali mbi Setë?

Unë do të ftoja edhe drejtues të Ministrisë së Turizmit që nga sheshi mbi trapezin e digës së liqenit të Setës të më përgjigjeshin se a nuk do të ishte e udhës që prej atje të lundronin midis atij monumenti natyror, por edhe të një monumenti trimërie për hapjen e kanalit të Setës në verën e vitit 1967, varka-gondola që do t’i merrnin turistët për t’i zbritur në Gurë-Lurë e nëpërmjet një teleferiku për t’i ngjitur në sheshin tek Liqeni i Luleve?

Do të kishim disa gjëra bashkë: një ujëmbledhës të madh, dritë elektrike, veprimtari turistike. Po të njëjtën gjë këtyre, dhe të tjerë, do tua bëja edhe në qoftë se do të ngrinim të tillë hidrocentrale me liqene “turistikë” mbi Mallë, Murrë, Veleshicë, Zallin e Okshtunit etj. Dibra me një potencial të tillë hidroenergjetik, me një luginë pjellore ku molla, dardha, qershia, vishnja, arra, kumbulla, gështenja janë në “shtëpinë e vet”...dhe me perime e një blegtori të shëndetshme, me liqene të mrekullueshëm malorë si ato të Lurës dhe Kacnisë, me bjeshkë madhështore si ato të masivit të Korabit...do të ishte një perlë e maleve tona.

Në shoqëri të këtyre specialistëve, për të vënë dorën në zemër dhe për të thënë fjalën e tyre “Ndal mbytjes së Dibrës!” do të ftoja edhe deputetin Farruku për ta pyetur në se më e udhës është mbytja e Muhurrit, e vendlindjes së tij apo ndërtimi i një hidrocentrali mbi Murrë me vlera të barabarta me ato të Setës.

Page 33: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

34 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Po në të njëjtën shoqëri do të ftoja edhe deputetët e tjerë ngjitur në Kuvend me votën e popullit të Dibrës, zotërinjtë Kaleci, Shehu dhe Abazi

për t’i pyetur në se më mirë është që mbi degëzimet e Drinit të Zi, në të dy krahët e tij, që nga Zalli i Okshtunit e deri në Veleshicë të krijoheshin ujëmbledhës dhe hidrocentrale dhe me ta edhe pika turistike në këmbë dhe drejt majave të maleve të Dibrës me Korabin në ballë apo ta mbysnim gjithë luginën pjellore të Dibrës në rritje të fi timeve të një fi rme të huaj që veç parasë nuk i hyn asgjë në sy.

Pasi të merrja një përgjigje “teknike” dhe “politike” do të desha të shuaj kuriozitetin me një pyetje komplekse:

Sa do të ishte volumi ujëmbledhës i të gjithë këtyre hidrocentrale mbi degëzimet e Drinit të Zi dhe cili është raporti i ujëmbledhjes së tyre me “kazanin” e Skavicës?

Sa do të ishte energjia elektrike e prodhuar nga këto ndërtime “të vogla” në raport me atë që do të prodhojë Skavica?

Nuk e di, ndoshta gaboj me hamendjet e mia por më ngjan se raportet do të jenë një me një dhe sasia e ujit që do tu jepet hidrocentraleve të Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe “Bushatit” në kohë piku do të ishte po aq, madje e sigurt, sa ajo e Skavicës. Them “e sigurt” pasi unë dyshoj se kompania e huaj do ta mbaj fjalën që kur niveli në Fierzë të arrijë pikën minimale do ta ndërpresë prodhimin e energjisë elektrike për të hapur portat për boshatisjen e ujëmbledhësit mbasi kjo ka qenë (nuk e di në se edhe tani është) vendi i hidrocentralit të Skavicës në raport me hidrocentralet e tjerë. Kam frikë se do të ndodhë si një herë e një kohë kur Maqedonia nuk i hapte portat e hidrocentralit të Spiles dhe shteti i diktaturës e kërcënoi me ultimatumin: “Në qoftë se nuk hapni portat atëherë ne do të hapim një tunel për ndërtimin e një hidrocentrali në Përrenjas dhe nivelin e liqenit të Ohrit do ta zbresim në pikën ku Drini i Zi nuk do të rrjedhë më ujë”. Një ultimatum i tillë për kompaninë italiane shfrytëzuese të ujit të Skavicës nuk vlen. Ajo, e shumta, mosprodhimin e

Page 34: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

35PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

energjisë elektrike si pasojë e hapjes së portave, do të kërkonte ta kompensonte me “shitje uji”.

Por, në lidhje me ujin, mbushjen e rezervuarit ka një problem që nuk ka se si të mos ngjallë kontradikta mes fi rmës së huaj dhe shtetit shqiptar, Dikur thuhej se mbushja e rezervuarit do të kërkonte kohë, jo muaj por vite. Gjatë kësaj kohe sistemit të hidrocentraleve mbi kaskadën e Drinit, pronë, tani për tani, shtetërore do t’i mungojnë tërësisht prurjet e Drinit të Zi, prurje që janë shumë më të mëdha se sa prurjet e Drinit të Bardhë. Gjatë kësaj kohe Shqipëria, pa alternativë të shpejtë burimesh energjetike ujore e termike, do të përjetojë një errësirë marramendëse.

Mbytja e Dibrës nga hidrocentrali i Skavicës do të refl ektojë me “mbytje” energjetike në mbarë Shqipërinë.

Por le të ndalemi edhe në një çast tjetër, atë të ndërtimit të hidrocentralit dhe të mbushjes së rezervuarit.

Nuk ka ndonjë të dhënë për brigjet e pasqyrës ujore të rezervuarit përveç asaj që është deklaruar si “zgjidhje origjinale ... me një liqen më të vogël, pa u shtrirë në tokën maqedonase”. (Sa largpamës jemi, nuk shqetësohemi se po mbytet një trevë e tërë, po mbytet fusha e Gjoricës dhe fushëzat e fshatrave për rreth, por shqetësohemi se po mbyten disa dhjetëra dynymë në bërrakat e fshatrave shqiptarë nën Maqedoni!)

Po përfytyroj një skenë miqsh e miqësishë i dashur Ali. Ti je në Çidhën. Unë jam në Zdojan. Të dy kemi në sy përpara Dibrën e përmbytur. As ty dhe as mua nuk na ka prekur uji as tokat, as shtëpitë dhe as na ka mbytur varret e të parëve tanë. Në këtë komoditet indiferent mua më shkon mendja që të vij mik tek ti, ta pi një kafe në atë kullën e hershme të gjyshërve të tu, t’ju marr përkrahu të kalojmë anës kullës në tri pode të Krrashëve për të kundruar liqenin poshtë këmbëve. Nuk e di në se burimet e ujëvarës të Sopanikës do të jenë mbytur apo jo por, sidoqoftë, syri do të na ndalet mbi ujë e kujtesa nën ujë. Do të na ndalet në Sinë, diku aty ku është muzeu i vendlindjes së Skënderbeut,

Page 35: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

36 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

në “Kuvendin e Arrasit” e më tej te “Pusi i Gjonit”, “Ara e Gjonit”, “Fusha e Torviollit” dhe kujtesa historike për fi toren e shqiptarëve, me përmasa të fi tores më të madhe botërore të kohës...Ato janë zhytur në ujë e mbuluar me llumin që shirat rrëmbyes të vjeshtës e të pranverës mbledhin nga Gjagjishti në Korab dheun e të gjitha ngjyrave. Nuk e di në se do të jetë “ishull” apo “gadishull” Suka e Arrasit, kodra e bukur që dominon tërë pamjen në veri, lindje e jug, e merr e ta jep Dibrën mbi pëllëmbë duarsh të hapura, ashtu siç i falemi Zotit. Por një gjë di: Unë nuk mund të vij ta pi një kafe me ty dhe të dal shëtitje ndash poshtë e ndash lart Gjalicave. Nuk mund të vij sepse ura e hekurit në Muhurr do të jetë mbytur dhe të “Nëntë Malet e Dibrës” nuk mund të jenë më të Dibrës. “Rruga e Rinisë” e nisur në vitin 1946 është e mbytur dhe mbi bregun e ujëmbledhësit nuk ka as rrugë dhish që të lidhë tërë “Malet e Dibrës”. Tërë fshatrat në perëndim, që nga Hoteshi e deri në Bardhaj Reç e Thark do të jenë përfundimisht të ndarë nga Dibra. Do të ndodhë një shpërndarje administrative e Dibrës. Lura me siguri do të shkojë me Mirditën. Me të mund të bashkohet edhe Çidhna e Dardha. Reçi mund të bashkohet me Arrnin e të bëhet “mal” i Kukësit. Katër Grykët e Murrës do të bashkohen me Matin. Nuk e di se me kë do të shkojnë Muhurri dhe Luznia, me Bulqizën apo me Matin. Dibrës do t’i mbetet vetëm një rrip majëmalesh që nga Kërçini në Korab e Sorokol dhe një “prehër” tokë...

...E ndjen se sa tragjike do të jetë një ndarje e tillë i nderuar Ali? E ndjen se si ai ujë i amullt mbuluar me leshterikë të gjelbër mbyt dhe ndan përgjithmonë kohët, njerëzit, miqësitë, krushqitë. Nuk të duket ky brez ujor më i tmerrshëm se “brezat e butë - klonet elektrikë” që në kohë të shkuara ndanin kufi jtë? Nuk të duket kjo ndarje më e tmerrshme dhe më e kobshme se sa ndarja e dhunshme e Dibrës –qytet me Dibrën-fshat nga Konferenca e Londrës e vitit 1913? Nuk të duket kjo si në tregimin e fi llimit të këtij hulumtimi për “Barbaritë serbe në Dibër” në fi llim shekullin e kaluar?

Mos donë të thuash se “shtoj dhe ekzagjeroj” i dashur Ali?

Page 36: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

37PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Ma korrigjo të lutem shikimin tim për “Dibrën e mbytur”. Jo vetëm ti por të gjithë ata që i thonë vetes intelektualë, dibranë qofshin apo jo, ata që u dhemb në shpirt çdo pëllëmbë e kësaj toke të mbrojtur me gjak, çdo skelet nëntokë me plagë nga shpata e plumbi ngulur thellë në gjoks nga armiqtë e të gjitha kohërave.

Unë fola dhe shkrova i nderuar Ali. Po e lë fjalën time në Odën Dibrane, në Universitetin e Dibrës, për ta marrë e thënë kushdo, nga çdo hapësirë e globit ku jeton, me gojë e me zë të lartë...

Athinë, Nëntor 2008Rruga e Arbrit, nëntor 2008

Page 37: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

38 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

SKICË IDE PËR MBROJTJEN E DIBRËS

Unë e hodha në publik mendimin dhe protestën time qytetare për të parandaluar katastrofën dibrane, për të mos e mbytur atë. Jam larg dhe nuk jam në kontakt me dibranët për të përjetuar reagimin e tyre. Deri tani, me përjashtim të Xhemal Matos dhe një kosovari, mësues në Finlandë, nuk kam pas asnjë prononcim. Kjo më duket si “hallvë e ftohtë”. Ndoshta masin pulset, ndoshta “tundin kokën për të mbledhë mendtë”, megjithatë unë gjykoj se duhet vepruar. Po si?

Unë kam disa mendime që dua t’ju a parashtroj.1. Në skenë duhet të dalë me zë të plotë “Shoqata për

mbrojtjen e pellgut të Dibrës”, të dalë me një program të plotë e me argumente të plota.

2. E domosdoshme është krijimi i një fondacioni të natyrës “FONDACIONI PËR MBROJTJEN E DIBRËS”. Pa një fondacion të tillë nuk mund të bëhet asnjë hap ligjor e prezantues të problemit.

3. Gazeta “Rruga e Arbrit” e fi nancuar nga ky fondacion duhet menjëherë të kalojë në gazetë javore. Me një numër në muaj nuk mund të përballohet volumi i madh i problemeve për tu evidentuar.

4. Shpejt duhet të kalohet në një konferencë shkencore me referime të njerëzve të nivelit akademik për të sqaruar në detaje problemin.

5. Duhen skicuar hapat që duhen bërë për mbrojtjen e Dibrës nga mbytja, hapa që përfshijnë gjykatat e të gjitha niveleve (deri

Page 38: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

39PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

në Strasburg), referendum popullor, etj.6. Të gjenden që tani avokatët më të mirë dibranë që

vullnetarisht apo me një shpërblim modest të mbrojnë çështjen.

7. Gazeta, në qoftë se do ta marrë përsipër mbrojtjen propagandistike, duhet të bëjë një plan të hollësishëm për të ftuar në faqet e saj personalitete të larta të historisë, hidroenergjetikes etj.

8. Të shihet mundësia e botimit të një broshure të vogël me thirrjen time dhe thirrjen e shoqatës për mbrojtjen e pellgut të Dibrës si dhe ndonjë material tjetër për ta çuar problemin tek të gjithë dibranët, në Dibër, në Tiranë e Durrës (kudo ku janë shpërngulur) por edhe jashtë, në Evropë, SHBA, Kanada etj.

9. Të bisedohet me Rudina Xhungën dhe me drejtues të tjerë në televizionet private për një debat televiziv pro dhe kundër ndërtimit të HEC të Skavicës.

Këto ishin disa mendime paraprake. Mua më keni të gatshëm që të vij edhe në Shqipëri për të dhënë ndihmesën time.

Përshëndetje!

Athinë, 28 nëntor 2008Rruga e Arbrit, dhjetor 2008

Page 39: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

40 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

“PËRMBYTJA E SHKODRËS”, URDHËR: “TË MBYTET DIBRA”!

Edhe njëherë: ku janë dibranët, ku janë intelektualët, ekologët, historianët, arkeologët e ndershëm shqiptarë? A ka alternativë tjetër përveç alternativës së “gijotinës”, mbytjes së Dibrës?

Dhe një pyetje për korçarët: A do të lejonit ju të mbytej Maliqi, fusha e bukur e Korçës, për hir të ndërtimit të një ujëmbledhësi vetëm e vetëm që hidrocentralet që është menduar të ndërtohen në kaskadën e lumit të Devollit të kenë po atë siguri si në rastin e Skavicës dhe hidrocentraleve në kaskadën e Drinit?

Përmbytja e fushës së Shkodrës, në ato përmasa tashmë të deklaruara (11.400 hektarë dhe 2649 shtëpi) përbën katastrofën më të madhe ujore të njohur në Shqipëri, katastrofë mbi shtëpitë dhe pasuritë e ngritura me gjakun dhe djersën e njerëzve në emigrim apo jo, mbi tokën dhe prodhimet e saj, mbi blegtorinë dhe bazën e saj ushqimore (të thatë, të koncentruar e të njomë), mbi gjallesa në shërbim të njeriut (pula, dele, qengja, lopë...), gjallesa të natyrës së egër, etj.

Katastrofa e Shkodrës mund të themi me plot gojën se erdhi “nga Zoti” dhe “nga Robi”, katastrofë e lidhur me reshjet mbi pellgun ujëmbledhës që nga Struga, Rrafshi i Dukagjinit e deri

Page 40: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

41PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

nga Alpet e Veriut, por edhe nga mosmenaxhimi i situatës në ujëmbledhësit e mëdhenj në Fierzë, Koman e Vaun e Dejës duke shtuar këtu edhe gjendjen e patolerueshme të kanaleve kullues, digave, hidrovoreve, lumit të Bunës etj.

Përmbytja e Shkodrës është tashmë një realitet sa i dhimbshëm po aq edhe tregues se në këtë zonë (ashtu si edhe në zona të tjera të Shqipërisë) prej njëzet vjetësh ka munguar shteti.

Kur them “ka munguar shteti” nuk kam parasysh vetëm Berishën e Parë dhe Meksin që ka dominuar vitet 1991-1997 (kur “kuota zero” në pritje të “çekut të bardhë” ishte fjalë e ditës) por edhe vitet 1997-2005 me serinë e kryeministrave socialistë: Nano, Majko, Meta e prapë Nano. Kam parasysh edhe Berishën e Dytë nga citi 2005 e deri sot, përfshirë këtu edhe krahët e “dy krahëve”, serinë homologe të ministrave të energjetikës, bujqësisë, transportit, ekonomisë, fi nancave etj.

Një analizë me letrat e hapura “Çfarë bënë të tjerët (para vitit 1990) dhe çfarë nuk bëmë ne (më troç: çfarë shkatërruam dhe vodhëm ne) në vitet 1990 - 2010 vite të politikës “të djathtë” e të “majtë”shqiptare, një vetë-operacion është i domosdoshëm në qoftë se nuk duam të përballemi nesër me ndodhi të tilla. Të presësh lëmoshë nga natyra, të shtrish duart duke iu lutur asaj, pa punuar që t’ia rrëmbesh vlerat, nuk është gjë tjetër veçse një theqafje. Nuk kam ndërmend të bëj as prokurorin dhe as avokatin e Përmbytjes së Shkodrës, togfjalësh shumë i lakuar këto ditë. Këtë le ta bëjë politika dhe shoqëria shqiptare në një gjyq jo vetëm për të treguar me gisht fajtorët por edhe në një paralajmërim për të ardhmen.

Fjalën e kam se po ndodh që “Përmbytja e Shkodrës” po çon verbërisht në “Mbytjen e Dibrës”.

“Përmbytja”dhe “Mbytja” ndryshojnë gramatikisht vetëm nga parashtesa e së parës “për-mbytja”.

Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (të cilin e mbaj me vete në emigracion) fjalët “përmbyt”, “përmbytem”, “përmbytje” zbërthehen si: “E mbyt me ujë të shumtë”, “Drini përmbyt fshatra

Page 41: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

42 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

të tëra”, “I mbuluar nga ujërat e tepërta të shirave apo të lumenjve a përrenjve”, “Fushë e përmbytur” etj.

Fjalët “mbyt”, “mbytem”, “mbytje” në të gjitha rastet e treguara (përveç atyre fi gurative) ka kuptimin vrasës, vdekës: “e bëj të vdesë”, “e vras duke e goditur”, “nuk e lë të marrë frymë”, “shtyp me dhunë”, “që është fundosur në ujë”, “anija e mbytur”...

“Përmbytja e Shkodrës” dhe “Mbytja e Dibrës” janë në segmentin e dy të kundërtave që i ikin njëra tjetrës. E para ka shansin e jetës, shansin që “Drini” pasi “përmbyt fshatra të tëra” kthehet në shtratin e vet me paralajmërimin e natyrës memece se do të vijë përsëri. E dyta, “Mbytja e Dibrës”, nuk e ka këtë shans. E humb përgjithmonë ashtu siç e humbën fshatrat që mbyti liqeni artifi cial i Ulzës, i Fierzës, Banjës etj. Kukësi tashmë është i mbytur ashtu siç janë mbytur fshatrat e tjerë. Ulza është e mbytur dhe ndonjë gjurmë e shtëpive apo pemëve të fshatrave nën ujë mund të shihet vetëm në thatësitë ekstreme. Darëzeza në liqenin e Banjës “jeton” vetëm në shtëpitë e ndërtuara midis pishave vetëm disa dhjetëra metra larg bregdetit në Seman të Fierit. Shkurt një “Dibër e mbytur” nga ngritja e një dige në Skavicë të Kukësit dhe nga uji i amullt i liqenit që formohet nga Reçi e deri në Gjoricë, në luginën më pjellore të maleve të Shqipërisë është një “Dibër e vdekur”.

Kur dy vjet të shkuara në kundërshtim të një tenderi të hapur nga qeveria Berisha II për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës dola publikisht në disa gazeta me shkrimin “Dibra po mbytet, ku janë dibranët?” kisha ndjenjën e sigurisë se Dibra dhe dibranët do të fl isnin, madje të revoltuar. Kisha ndjenjën e sigurisë se intelektualët dhe të zgjedhurit në kuvend dhe në piramidën e pushtetit lokal, të majtë e të djathtë, do të dilnin për pak kohë nga “prehri” i partive të tyre për të bashkuar zërin në pyetjen: “A do të mbytet dhe pse duhet mbytur Dibra?”. E kisha këtë ndjenjë sepse Dibra në fund të fundit nuk është krijesë e asnjë partie politike të “kohës sonë” dhe të “asnjë kohe” por është

Page 42: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

43PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

krijesë e natyrës, e Zotit.U zhgënjeva në ekstrem. Asnjë dibran i shtetit dhe i pushtetit,

i djathtë apo i majtë, nuk doli nga “prehri” i partisë së tij për të thënë fjalën e vet, pro ose kundër.

Por ndërsa u zhgënjeva nga dibranët, u ftoha nga dëbora dhe akulli i qëndrimeve të tyre, më ngrohu, madje më solli “pranverë” një zë jashtë Dibre, një njeri që nuk ishte dibran, një jugor,Xhemal Mato. Po përcjell reagimin e tij publik:

Përshëndetje Abdurahim,E lexova shkrimin tuaj dhe problemi mu duk shumë i

rëndësishëm dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe kuptova që pak e njoh problematikën që do të sjellë ndërtimi i Skavicës. Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të kërkojnë vlerësimin mjedisor që është bërë për këtë projekt (është e drejta e tyre dhe detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës). Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë ta anulojnë, në se nuk janë dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me të drejtë. Kjo është rruga ligjore por si e dini dhe ju, ligjet shpërfi llen në këtë drejtim në Shqipëri, kështu që ngel hapi i dytë gjyqi, i cili gjithashtu nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëjë një grup i pa bashkuar, shpesh i pamotivuar në ndërgjegje. Së fundi është gjyqi publik të cilin ju jeni duke e bërë por këtu të gjithë ata që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashmë rreshtohem pas jush.

Te fala Xhemali

* * *

Për hir të së vërtetës do të vlerësoja reagimin e Bujar Karoshit të gazetës “Rruga e Arbrit” në “Pazari” dhe në “Shënimin e redaksisë” ku thotë:

Page 43: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

44 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

“Letra e hapur e bashkëpunëtorit tonë, Abdurahim Ashiku, drejtuar intelektualëve dibranë, dhe në veçanti, Presidentit të shoqatës “Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”, trajton një problem shumë madhor për Dibrën dhe dibranët. Problemi nuk është vetëm lokal, është gjithëkombëtar. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se Hidrocentrali i Skavicës është një vepër “madhore”, por ajo nuk duhet të kthehet një vepër “mizore”...

Pas kësaj do të vinte vetëm një reagim - kronikë nga një gazetar matjan, Hasan Pasha. Po e përcjellim atë:

Qindra banorë të Dibrës, kryesisht nga fshatrat e komunës Fushë-Çidhën u mblodhën në një protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Dibra mbytet”, “Ndal projektit italian”, “Jo hidrocentralit të Skavicës”, etj. Në krye të protestës qëndronin drejtuesit e shoqatës “Drini i Zi” Nazmi Driza, Sadin Përnezha, drejtues të komunës Fushë-Çidhën, banorë të fshatrave që përmbyten, qytetarë të Peshkopisë etj... Në krah të protestuesve dibranë ndodhej edhe historiani Ali Hoxha, i cili hapi mitingun dhe tha se “ndërtimi i HEC të Skavicës mbyt një qytetërim të lashtë dhe të njohur në trevat shqiptare. Ndërtimi i Skavicës sjell fshehjen nën ujë të historisë së një treve nga më të lashtat dhe nga më krenaret, një trevë që ka nxjerrë heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin –Skënderbeun, i cili, nga 26 beteja fi toresh të mëdha me zë në historinë e Shqipërisë dhe të Evropës kundër dy sulltanëve osmanlinj, 19 i ka zhvilluar me dibranët dhe në tokën dibrane”

Në tetor të vitit 2009 vjen një reagim tjetër, replikë ndaj një shkrimi të Prof.dr. Pandi Stradobërdha, Niko Pana e Alfred Frashri botuar në gazetën “Republika” me titull “Lëreni të bukur luginën e Drinit të Zi” të Murat Koltrakës. Është i gjatë reagimi, me analizë ekonomike, historike, gjeografi ke, shoqërore, me shifra e fakte që nuk e di pse nuk e ka mbështetur asnjë dibran në hapësirën kohore të katër muajve, nuk e ka thënë fjalën asnjë kuvendar-deputet (nga e majta apo nga e djathta), asnjë pushtetar lart e poshtë, i pozitës apo opozitës (në prefekturë, në bashki, në

Page 44: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

45PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

komuna), asnjë intelektual në Dibër, në Tiranë apo një hapësirë më të madhe gjeografi ke.

Megjithatë, në respekt intelektual ndaj z. Koltraka, po shkëpus disa shqetësimi të mëdha të tij, shqetësime që janë edhe të miat, edhe të mbarë dibranëve:

Ai u drejtohet Prof.dr. Pandi Stradobërdha, Niko Pano e Alfred Frashri:

Për rajonin që përmbytet, pasojat që i vijnë atij, ju nuk e keni vënë lapsin në letër, pra nuk u interesojnë. Kjo do të thotë, të shikosh vetëm njërën anë të medaljes, ose është si të bisedosh me vetveten...

Skavica përmbyt luginën e Drinit të Zi në një gjatësi prej 75 km, nga Kukësi në veri, deri në kufi me Maqedoninë në jug, asgjëson potenciale të mëdha etnike, ekonomike, kulturore, historike, ekologjike, të cilat ju nuk i keni studiuar...

Dibra një etni, një gjak, një gjuhë, me të njëjtat tradita e zakone, me një histori të përbashkët, më 1913 u nda më dysh. Ata që e ndanë, nuk përfi llën asnjë parim për vendosje, por vulosën vendimin duke marrë me vete njollën e turpit gjatë tërë historisë. Dibra e Epërme padrejtësisht u kaloi sllavëve,

Page 45: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

46 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Dibra e Poshtme i mbeti Shqipërisë. Kjo gjysmë e territoreve dibrane që i mbeti Shqipërisë, të nderuar zotërinj, a duhet të ndahet dhe një herë nga jugu në veri sipas idesë suaj? Nëse ndodh kështu, Dibra e Poshtme shpërbëhet.

Ndërtimi i Skavicës të nderuar zotërinj, zhduk nga harta e Shqipërisë një nga Perlat më të bukura e më të pasura në tërë territoret shqiptare. Ideja juaj detyron mijëra banorë të lënë trojet e tyre etnike, pa qenë fajtorë, ndërpret jetën njerëzore në këtë luginë pas më se 8000 vitesh, jetë të cilën nuk arritën ta ndërpresin luftërat në këtë rajon historikisht të trazuar, epidemitë, as katastrofa të natyrës .

Ideja juaj mbi Skavicën fundos përgjithmonë vlera të pazëvendësueshme historike me rëndësi jo vetëm rajonale, por, sidomos kombëtare.

Dikur, për një ide të tillë, për luginën e Kolorados në Amerikë i nderuari presidenti amerikan i asaj kohe A. Linkoln këshillonte: “Lëreni luginën e Kolorados, të bukur ashtu siç e ka dhënë Zoti”.

Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti, zotërinj të nderuar!..

Duke cituar z. Koltraka do të ftoja intelektualët shqiptarë të nxjerrin nga kujtesa e debateve për “Përmbytjen e Shkodrës” pozicionet e politikanëve të të dy krahëve, por edhe të specialistëve do të thosha me autoritet akademik që kur vinte puna për Skavicën bashkoheshin në diktatin “Të mbytet Dibra”. Edhe ish ministri socialist i energjetikës Doda në mbledhjen e asamblesë së partisë socialiste si alternativë të vetme jepte “Të mbytet Dibra!”

Prof. Dr. Edmond Pinguli në një prononcim në gazetën 55 thotë:

Mbas 23 vjetëve për hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi 10 pikësh treshes italiane me në krye Geoteknica të Romës dhe behet gati për tender. Pata rastin të takohem me njërin nga pronarët dhe të diskutojmë për këtë hidrocentral. Projekti

Page 46: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

47PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

parashikonte një digë 160 metro të lartë, salla e turbinave futej 30 metro poshtë, duke realizuar idenë tonë të parë me digë 190 metro të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe s’postonte 40 mijë banorë.

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me spostimin e banorëve? Përgjigja ishte që sigurisht jo.

Unë iu përgjigja se e ka një zgjidhje, e cila është vetëm nëse kthehet sistemi i vjetër që mbyti një qytet si Kukësi...

Një problem që e ngre një specialist që sheh përtej teknikës, që e “zbret në tokë problemin” ashtu siç jam munduar ta zbresë edhe unë në shkrimin “Po mbytet Dibra, ku janë dibranët?”, ashtu siç e zbret z. Koltraka në shkrimin replikë: “Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti”.

E dini pse diktatura nuk e ndërtoi Skavicën? Një “lajm i brendshëm” i asaj kohe e lidhte me strategjinë, me faktin se “liqeni i Skavicës” e ndante përfundimisht Dibrën, e bënte “kafshatë të lehtë për sërbosllavinë”, e mbyste historinë e saj, i mbyste të 19 nga 26 betejat fi timtare të Skënderbeut që u zhvilluan në Dibër, mbyste arkeologjinë tërësisht të pa prekur të saj, mbyste

Page 47: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

48 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

ato burime bujqësore e blegtorale që nuk i ka pothuajse asnjë luginë në Shqipëri.

Profesori i nderuar Pinguli fl et për 62 kilometra katrorë tokë të mbytur e 40 mijë banorë të shpërngulur. Në Shkodër kishim 11.400 hektarë dhe 2649 shtëpi të përmbytura, një popullsi afro katër herë më të vogël se sa popullsia në pellgun mbytës të Dibrës, një popullsi që do të kërkonte 62 kilometra katrorë tokë për tu shpërngulur, që do të kërkonte rreth 8 mijë banesa të ndërtuara...

A është e mundur një shpërngulje e tillë kaq masive në kushtet kur në Shqipëri nuk ka qoftë edhe një pëllëmbë tokë të lirë?

Kësaj pyetje nuk i përgjigjet as politika dhe as specialistët. E vetmja fjalë e tyre është: Të mbytet Dibra!

I citova këto për arsye se po të ndodhte një gjë e tillë, po të ishte ngritur lart zëri i dibranëve mbarë, pas “Përmbytjes së Shkodrës” nuk do të fl iste njeri për “Mbytjen e Dibrës”.

Duke theksuar solemnisht si njeri me ndërgjegje e shpirt human se ndjej dhimbje të madhe për atë që i ndodhi Shkodrës, për atë përmbytje të pashembullt pre e “natyrës qorre” dhe e “njeriut me sy, veshë e shpirt” dhe se jam me ta në këtë fatkeqësi dua që atë që i erdhi nga “natyra dhe njeriu” Shkodrës dhe Shkodranëve të mos i vijë nga ”njeriu, dhe vetëm nga njeriu” Dibrës.

Rrjedha e lumit Drini i Zi nga Ura e Spiles nën hidrocentralin e Dibrës së Madhe e deri në derdhje në det ka nevojë për “mendjen e shkencëtarëve” e jo “mendjen e magjarëve”, e politikës dhe e politikanëve, e pushtetarëve dhe shtetarëve në alternativat e “majës së piramidës”.

Para se të mbytet Dibra duhet të “mbytet” mendimi i “njëshit”, mendimi i “njërës anë të medaljes”. Lugina e Dibrës, mbytja e saj, nga sa shoh e dëgjoj nga larg, shihet si “alternativa e hurdhës” që mbledh ujë për të “ujitur turbinat e fi timit kapitalist”. Dibranët e njohin “përvojën e hurdhës”, e kanë praktikuar në mijëra vjet të ekzistencës dhe të rezistencës së tyre. E kanë praktikuar për të

Page 48: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

49PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

ujitur misrin, jonxhën e bimët e tjera verës së thatë. Hurdhat e ujit pranë çdo burimi për të ujitur “dy pashë tokë” janë në kolonën vertebrale të ekzistencës dhe rezistencës së saj.

Dhe mos kujtoni se ata nuk i duan “hurdhat moderne”. I duan, madje unë do të thosha ti dëgjoni ku i duan dhe pse i duan.

Studiojeni një variant të tyre, atë të “hurdhave” mbi degëzimet e Drinit të Zi. Studiojeni sa “hurdha” e poshtë tyre sa turbina e stacione shpërndarës energjie elektrike mund të ngrihen në zbritjen e Mallës së Lurës nga Krej Lura e deri në Drinin e Zi mbi Skavicë. Ngjituni më lart e bëni të njëjtën gjë mbi Setë, Murrë, Zallin e Okshtunit, mbi Veleshicë, Prroin e Gramës e vende të tjera. Mbi këto degë të Drinit të Zi do të kishim dhjetëra “hurdha” e dhjetëra hidrocentrale ujëmbajtja dhe fuqia energjetike e të cilëve në mos qoftë e barabartë me “hurdhën e vdekjes” që vjen nga Skavica ma do mendja se i afrohet asaj. Këto “hurdha” mendja më shkon se do të ishin po aq të bukura sa edhe liqenet e Lurës apo të Kacnisë. Për më tepër do të ishin vende pune të përhershme për mijëra dibranë por edhe stacione të gjerë të rritjes së troftës aq të shijshme në ujërat e pastra të burimeve mbushëse të tyre. Brezit që do të vijë do të desha që pas digës së Setës, diku në Grykën e Gjalicave të Lurës, të gjenin një “mol gondolash” që do ti përcillnin midis asaj pamje mahnitëse të Gjalicave, atij “tuneli” shpatesh të thepisura malesh nga kalon “kanali i piketuar me pushkën e Gani Tuçepit” i Çidhnës tek burime e Setës në Gurë Lurë e prej andej, me teleferik do ti ngjisnin në bregun e Liqenit të Luleve e në Fushën e Pelave...

Poshtë Setës, poshtë Murrës e degëzimeve të tjera të Drinit të Zi do të gjelbëronin me bimë arash, perime, vreshta e drufrutorë fushat nga Reçi, në Zall-Dardhë, Fushë të Çidhnës, Kishavec, Muhurr, Brezhdan, Luzni, Gjoricë, hambari i Dibrës dhe i dibranëve në shekuj. Por jo vetëm i dibranëve. Flitet shumë për agro-turizëm. Nuk ma merr mendja që të ketë ndonjë trevë shqiptare ku bujqësia dhe turizmi të jenë kaq pranë e kaq të

Page 49: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

50 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

lexueshëm se sa në Luginën e Drinit të Zi krahëhapur me “Nëntë Malet” në perëndim dhe me Korabin, Hynoskën e deri me Majën e Zylit në Gollobordë në lindje. Po të dijë ndokush ndonjë vend që e bashkon më mirë bujqësinë me turizmin, ndonjë vend agroturist, kuptohet pa mbytjen e Dibrës, le ta thotë.

Unë e shoh se të dy krahët e politikës shqiptare janë për mbytjen e Dibrës “me variant të plotë apo të shkurtuar” siç deklarojnë. Një gjë u them, para se ta bëni këtë studiojeni edhe këshillën që jepte shekuj më parë A. Linkoln: “Lëreni luginën e Kolorados, të bukur ashtu siç e ka dhënë Zoti”. Studiojeni edhe alternativën dibrane: “Na e lini Dibrën siç na e ka lënë Zoti”, “Na lini të gjallë në tokën që na e ka falë Zoti”.

Pyeteni Dibrën për të mos pasur telashe me të!Së fundi një pyetje për korçarët: A do të lejonit ju të

mbytej Maliqi, fusha e bukur e Korçës, për hir të ndërtimit të një ujëmbledhësi vetëm e vetëm që hidrocentralet që është menduar të ndërtohen në rënien e lumit të Devollit të kenë po atë siguri si në rastin e Skavicës dhe hidrocentraleve në kaskadën e Drinit?

Athinë, janar 2010Rruga e Arbrit, janar 2010

Page 50: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

51PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

LËRENI DIBRËN TË BUKUR...!

Pyetje dhe replikë me Pajtim Bellon

Falë mjeteve moderne të komunikimit masiv, në distancë 800 kilometra nga Tirana në Athinë, lexova në gazetën e nderuar edhe për emigrantët “Telegraf”, intervistën Tuaj “Ndërtimi i Skavicës, vendimi më qesharak i Berishës”

E lexova sepse disa ditë më parë unë kisha përcjellë për gazetat në Shqipëri dhe në internet një shkrim paksa të gjatë me titull “Përmbytje e Shkodrës, urdhër: Të mbytet Dibra!” dhe desha që të di (megjithëse nuk kisha dyshim) nga një kuadër i lartë i të majtës shqiptare që ka pas poste me përgjegjësi në qeveritë e majta në se është dakord të mbytet Dibra apo jo. Kërshëria mu rrit shumë kur ju e cilësonit ndërtimin e Skavicës si “Vendimi më qesharak i Berishës”.

Në fi llim u ngroha por sa më poshtë lexoja aq poshtë binte edhe temperatura sa të ftohti më hyri në palcë.

Ju deklaroni: “Për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka pasur Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 299 date 6/5/2005 dhe ky vendim u hodh poshtë nga Qeveria “Berisha”, pa asnjë arsye të qenësishme. Ende nuk kane shpjeguar përse nuk vazhduan procedurat për lidhjen e kontratës koncensionare, por nëse do të ishte proceduar seriozisht ne sot do te kishim në punë një nga agregatet e Hidrocentralit të Skavicës.”

Nga sa kuptoj unë nga ato që shkruani, Ju jeni për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, për mbytjen e Dibrës, Luginës së Drinit

Page 51: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

52 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

të Zi, luginës më pjellore dhe me një kujtesë të jashtëzakonshme historike për popullin shqiptar (18 nga 25 betejat fi timtare të Skënderbeut...)

Nisur nga ato që shkruani atëherë mua më lind e drejta të them të njëjtën gjë, të shprehem njëlloj si ju: “Ndërtimi i Skavicës, vendimi më qesharak i Nanos”

Qesharak unë i quaj në këtë rast edhe Berishën edhe Nanon, edhe qeverinë e së djathtës edhe atë të së majtës.

Pse i quaj qesharakë? Thjesht sepse si e majta po ashtu edhe e djathta llogaritë i

bëni me kilovat e megavat, me energji elektrike me koncesion, me mall dhe para.

Thjesht sepse ju, të dy krahët e trupit politik shqiptar, harroni se në Dibër ka njerëz, jo pak por siç thotë intelektuali i nderuar, Prof. Dr. Edmond Pinguli: “Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe s’postonte 40 mijë banorë.”

Page 52: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

53PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Harroni se në Dibër ato 62 kilometra katrorë tokë, pronë private prej shekujsh (dibranët kanë shkuar secili në tokën e të parëve, tokë e mbrojtur me gjak dhe e kultivuar me djersë) e banorëve të Luginës së Drinit. Harroni se Dibra ka një histori që mbytet, histori nga më e lashtat, tetëmijë vjet e dokumentuar, e deri e ditëve tona. Harroni se Lugina e Drinit të Zi është lugina më pjellore e maleve të Shqipërisë, lugina e mollëve, kumbullave, vreshtave, misrit, grurit, perimeve, blegtorisë intensive etj. Të tëra këto mbyten përgjithmonë, zhytën në llucën e hurdhës së Skavicës, hurdhë që formohet vetëm e vetëm për hir të kaskadës së Drinit, për hir të “përmbytjes së Shkodrës” siç është lakuar këto ditë nga të dy krahët e politikës.

Ju, i nderuar Bello, ndërtimin e Skavicës e bëni sipas projektit të Partisë së Punës, me ato të dhëna apo (siç ka deklaruar Berisha) me “digë më të vogël” për të mos mbytur tokat (bërrakat) e ndonjë fshati në Maqedoni që lagen nga delta e hyrjes së Drinit në tokën shqiptare ( ! ) Ju nuk na jepni asnjë arsye se pse regjimi i kaluar nuk e ndërtoi Skavicën. Ju i keni arkivat, hapini ato dhe na i tregoni.

Regjimi diktatorial me që e kishte siç themi ne në Dibër “Edhe teskën edhe kakrrukun”, “tokën pronë e shtetit”, nuk e kishte problem që t’i shpërngulte dibranët në “Povelçë” ashtu siç shpërnguli banorët e Darëzezës së Banjës duke u ndërtuar vila dy kat-she midis pishave buzë detit dhe duke i bërë punëtorë në ndërmarrjen bujqësore. E kishte por nuk e di pse nuk e bëri. Të paktën zyrtarisht, në publik, sepse në surdinë asokohe është folur për “Ndarje të Dibrës”, “Rrezikun jugosllav” etj.

“Regjimi diktatorial” nuk e bëri kurse “regjimi demokratik”, me të dy krahët e vet, kërkon ta bëjë.

Ju pyes i nderuar Bello: Ku do t’i vendosni dyzetmijë banorë të Dibrës? Ku do tu jepni troje dhe do të ndërtoni për to tetëmijë banesa? Ku do të gjeni 6500 hektarë tokë që ata të jetojnë me bujqësi e blegtori?

Shpresoj që të më jepni një përgjigje publike, përgjigje të paktën si alternativë e të majtës shqiptare nesër në pushtet.

Dibra nuk duhet të mbytet i nderuar Bello. Ajo duhet të

Page 53: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

54 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

qëndrojë ashtu siç e ka dhënë Zoti. Kështu thoshte A. Linkolni për një trevë që në kohën e tij donin ta mbytnin:

“Lëreni luginën e Kolorados, të bukur ashtu siç e ka dhënë Zoti”.

Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti, zotërinj të nderuar të së majtës dhe të djathtës shqiptare!..

Unë, përkundrejt alternativës së Skavicës do të jepja alternativën e ndërtimit të liqeneve dhe hidrocentraleve mbi veprat ujore, mbi degët e Drinit të Zi; mbi Mallë, Setë, Murrë, Zallin e Okshtunit, Prroin e Gramës, lumin e Veleshicës si dhe mbi kanalet ujitës të Dibrës. Studiojeni mirë dhe do të keni një Dibër me një luginë pjellore, me liqene të rinj që japin ujë dhe dritë, me turizëm malor në liqenet e Lurës, Kacnisë, bjeshkët e Korabit...

Ju, i nderuar Bello përmendni diku “Kaskadën e Devollit”. Për mendimin tim “Kaskada e Devollit” është si “Kaskada e Drinit” me një prurje dhe fuqi pak më të vogël. Ju pyes: A do ti zhysnit përsëri nën ujë të 5300 hektarët e Fushës së Maliqit dhe më gjerë Fushën e Korçës për hir të një liqeni për furnizimin e pandërprerë me ujë të hidrocentraleve mbi kaskadën e Devollit?

Përgjigjen e di por e dua të shkruar nga ju.Athinë 8 shkurt 2010

“Fjala e lirë” dhe “Gazeta Kritika” - internet

Page 54: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

55PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

MALLKIMI I DRINIT...

Malet na kanë shitue sepse shkelëm mbi Zana...

Replikë shoqërore me Rexhep Ndreun për shkrimin “Mallkimi i malit”

Të kuptoj i nderuar Rexhep Ndreu dhe të mbështes. Jam në krahun tënd ndër të tjera sepse ju jeni një fi liz i pyjeve të Dibrës, nga ata fi liza që nuk i përkul stuhia, bora e rrebeshi. Të kam lexuar herë pas here gjatë këtyre vjetëve ikjeje larg atdheut, malli e brenge për Dibrën dhe dibranët. Më gëzove kur në një kalendar për Dibrën pashë syrin tënd pas okularit të aparatit fotografi k në vëzhgim të bukurisë së bukurive të maleve të Dibrës, fushës së Ponajrit. Kam dobësi për atë bjeshkë, kam edhe një kujtim të mrekullueshëm, një fotografi në krye të fushës, tek burimi, dhuratë e mikut tim Gani Xhengo në udhëtimin me të në vitin 1988 bjeshkëve të Korabit. E kam vënë në kapakun e librit tim publicistik “Njerëz që i dua”, vëllimi i parë.

Nuk dua që ato bukuri të qëndrojnë si “margaritari në guaskë të moluskut”, bukuri të bjeshkëve të Korabit, të pyjeve e liqeneve të Lurës, të pyjeve e liqeneve të Kacnisë, Tërnovës, Kallkanit...

Dua që ato të jenë gjerdanë margaritarësh mbi qafën e Dibrës, mbi male e luginën e Drinit të Zi, lugina më pjellore dhe më e madhe e Shqipërisë së brendshme.

Kemi bërë shumë gabime i nderuar Rexhep, gabime që nuk do të na i falin brezat. Më duket se thashë një fjalë që nuk shkon.

Page 55: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

56 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Jo gabime por FAJE (me germa kapitale) kemi bërë.Dibra i nderuar mik kishte një pasuri që nuk e ka vend tjetër

në Shqipëri, kishte pyllin. Nuk e kam fjalën thjesht për pyllin me rrënjë, degë e gjethe, me dushk, bredh, pishë, mështekën, arne e të tjera lloje. Fjalën e kam tek shpirti mbrojtës popullor i pyllit për pyllin.

Edhe ti, edhe unë, e dimë se mbi Tejs të Radomirës ka një pyll të bukur me pisha, pyll që në pamjen e zhveshur kullosore të Korabit më ngjan me fl oririn e cucave-nuse të Radomirës mbi gushë ( e ke dëgjuar këngën “Cuca e Radomirës faqet me nishana... të Muharrem Xhedikut ?) E pra ai pyll, ku askush nuk prek një krande, është jeta e fshatit, është siç thonë vendasit “Vakuf”, është mbrojë e fshatit nga rrëshqitja e malit, është mbrojë nga ortekët.

Atë ditë të gushtit 1988 kur mbi Sorokol shpërtheu stuhia kam qenë atje. Jo në qendër por në skaj të stuhisë, sapo kisha kaluar Veleshicën dhe u ndala në Sllovë. Isha bashkë me mikun tim, të ndjerin Baftjar Shahini. Kam një fotografi të pamjes

Page 56: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

57PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

pas rrebeshit fi ksuar nga Sllova. Kam disa fotografi dy ditë më pas kur u ktheva dhe përshkrova në një reportazh katastrofën.

Ai rrebesh i dashur Rexhep luajti vendit të gjithë malin e Sorokolit. E çau,e copëtoi, e përplasi siç përplasen e llokoçiten njëra me tjetrën rrobat në rrobalarëse, bëri çfarë mund të bëjë një forcë e verbër e natyrës.

Veçse, k jo “forcë qorre” në një moment u bë me sy. U bë kur tërbimi i saj ndeshi në pyllin e Tejsit. Atje hapi sytë dhe pa se nuk mund të ndeshej me rrënjët e pyllit, degët i theu por rrënjët nuk i shkuli. Rrënjët e pyllit janë “betoni” më i fortë i natyrës,”beton” që deri sot njeriu nuk ka arritur ta bëjë me çimento dhe aliazhe të ndryshëm lidhës.

“Vakufe”, vende që populli i konsideron të shenjtë, ka në çdo fshat të Dibrës. Godvija po mos kishte “vakufi n” mbi kokë, një fshat ashtu si edhe Krajka vendosur mbi formacione rrëshqitëse do t’i kishte marrë Zalli e shkrirë në turbullirat e Drinit. Nuk ka ndodhë kjo sepse fshatarët e Krajkës dhe Godvisë shkonin deri afër Pratit për dru zjarri dhe në pyllin mbi fshat nuk prisnin asnjë degë.

Nuk po vazhdoj me “vakëfet” e tjerë, në çdo fshat të Dibrës,

Katastrofë 1988”

Page 57: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

58 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

“vakëfe” që, me sa dëgjoj e lexoj nga 1000 kilometra larg, i kanë ruajt themelet e kullave të Dibrës, të qëmotshmet dhe të ditëve tona.

Po kthehem nja 60 vjet pas, kur ende isha fëmijë, kur nga Brezhdani kalonim natën Drinin për ta kapur mëngjesin në Bufull apo kur kalonim urën e Muhurrit për të larë sytë në Krue të Zi mbi fshatin Shqath. Ngarkonim kafshët me dru të thatë (detyrimisht të thatë) me kujdesin që kur të kalonim Urën në anë të samarit të kishim vetëm kërrabat të gjalla. Përndryshe, le që na shkarkonin drutë, na merrnin kafshën por edhe na gjobisnin aq sa nuk merret me mend sot.

Në vjeshtë të vitit 1988 kur përjetova në Lurë “masakrën e bishtave”, kur për të bërë bishta veglash priteshin lisa të mëdhenj, kur këta bishta kalonin nën bekimin e “partisë dhe pushtetit në rreth” nga privati nëpër llogarinë e kooperativës për të rritur artifi cialisht vlerën e ditës së punës, bëra një shkrim atëherë në një gazetë qendrore, shkrim që solli në Lurë kontrollin e shtetit, kontroll i cili përballë fakteve që zbuloi nuk pati guximin të më groposte mua, por as guximin që të groposte titullarë në rreth. Atëherë kisha shkruar se “kur pylli i dha bisht sëpatës preu veten e vet”.

Tani, pas 22 vjetësh, kur në një emision televiziv pashë se si ishte masakruar Parku Kombëtar i Liqeneve të Lurës, kur në udhëheqje të masakrës ishin rojtarë pyjesh me makina 4 x 4, “Xhip” apo “Tuareg”, madje kërcënues me armë ndaj gazetarëve, ula kokën në faj.

Ti je “dashnor i pyjeve” i nderuar Rexhep kurse unë jam “dashnor i pemëve”. Unë - agronom i mesëm, Hilmi Karasani-beu i Brezhdanit i sapo dalë nga burgu dhe Setki Vojka- punëtor, në shkurt të vitit 1960 kemi piketuar me tre zhalonë të lidhur në formën “kuikonç” bllokun frutorë në Gjarajcë, bllok që sipas idesë së Heroit pa titull të Frutikulturës në Dibër Xhavit Hysës u mboll me arra në distancë 8 me 8 me qëllim që kur të takohen kurorat e tyre të pritej një rresht për të shkuar në distancën biologjike

Page 58: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

59PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

16 me 16 metra. Gjarajca u mbush me arra, mollë e kumbulla, u fut e tëra nën ujë nëpërmjet sifonit të Muhurrit. Blloku i arrave konsiderohej si më e madhi bllok i mbjellë nga dora e njeriut jo në Shqipëri por në Ballkan, ashtu siç konsiderohej blloku i vishnjave në Kabe, ashtu siç konsideroheshin blloqet e tjerë në Kastriot, Ostush, Sllovë, Shumbat, Kuben, Qenok... ashtu siç konsiderohej edhe blloku i Kuplonit, projektuar e zbatuar nga Haki Kola e Met Ramizi, si bllok i lajthive “Visoku” dhe i qershive “Napolon” që piqeshin në gusht...

Kam një fotografi të bllokut të arrave mbetur në kunja si kunja varresh mesjetarë. Po ta dërgoj...

Më vjen keq i nderuar Rexhep që këto “pyje frutash”, u prenë dhe Dibra që prodhonte njëqindmijë kuintal fruta në vit dhe kishte një kompleks përpunues frutash e perimesh modern për kohën, merr mollë në Maqedoni e konserva frutash në Bullgari.

Më vjen keq i nderuar Rexhep që në Dibër, në Peshkopi ku siç më thonë bulevardi kryesor i saj është mbushur me buste, nuk ka vend jo për një monument por as edhe për një bust të thjeshtë të Xhavit Hysës, njeriu që persekutimin e tij lidhur me gjininë dhe gjakun e mundi me heroizmin për ngritjen e pyjeve frutorë.

Mos ndërruam temë i nderuar Rexhep? Unë them jo. Kjo për arsye se malet e Dibrës, siç thoni ju na

kanë nëmur, na kanë shitue sepse shkelëm mbi Zana...E keqja është se mallkimi tash na ka zënë, na ka paralizuar

jo vetëm trupin por edhe gojën. Nuk kemi gojë të fl asim, mik i dashur. Koha jonë e “moshës së tretë” nuk ka gojë të fl asë. Ne nuk i vumë “pritë” me “pushkë” tek “Ura e Muhurrit” shkatërrimit të pyllit. Ne nuk ia dhamë pyllin atij që i takon, fshatarit të maleve, siç i dhamë tokën fshatarit të fushave të përftuara nga bonifi kimi me djersën e tërë popullit shqiptar. Ne, me një gjysmë IFA me anje pishe e me një krah me postaqi i lamë malet dhe zbritëm të jetojmë në baraka në periferi të metropoleve. Na i morën malet, na i morën pyjet, na i prenë mollët, arrat, qershitë e kumbullat.

Page 59: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

60 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Na i morën ne për tua lënë pushtetarëve. A e mban mend i dashur Rexhep historinë “drurit të arrës”?

Ai që preu arrat e Dibrës, arra që jetojnë pesëqind vjet, arra një kilogram i të cilave, siç thotë Haki Kola, është i barabartë me 7 kilogram mish, e që me të vërtetë kanë qenë “mishi i fukarait” në ditë zie, ai njeri nuk e ka lëshuar gjatë gjithë këtyre viteve kolltukun e ministrit.

Ju në shkrimin tuaj lakonit lavdërueshëm emrin e një ministri të ditëve tona. Më vjen keq i dashur por derisa pyjet, mjedisi të drejtohen nga inxhinierë nafte apo me agro-politikanë servilë të racës “xhuvele”, malet do të na mallkojnë për jetë të jetëve...

Domethënës ka qenë një tregim në librin e këndimit të brezit tim, nxënësve të fundviteve dyzetë. Nuk më shqitet nga kujtesa.

...Një plak nëntëdhjetë e ca vjeç po mbillte një pemë. Një udhëtar, i çuditur, i thotë: “Shpreson që të hash frutat e asaj peme?”. Plaku i mençur i thotë: “Mbollën të tjerët, hëngra unë, tani mbjell unë të hanë të tjerët”.

Ne hëngrëm nga ato që mbollën prindërit tonë, mbollëm edhe vetë. Pastaj morëm sëpatën dhe i premë në rrëzë. Premë degën ku kishim vënë këmbët pa menduar se do t’i biem kaq keq tokës me kokë.

Ti i nderuar Rexhep fole për mallkimin e malit. Bëre mirë, më dhe edhe mundësinë të komunikoj me shpirtin tënd të vrarë nga kjo kohë e tmerrshme që kalojmë.

Page 60: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

61PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Unë i dashur Rexhep kam përgatit për botim një libër ku shkruaj për “Mallkimin e Drinit”. Drinin e Zi duan ta kthejnë nga lum në liqen, duan ti venë një pritë dhe të mbysin Luginën e Dibrës, Trojet e tij miliona vjeçare. Të mbytësh trojet e njeriut është krim, por të mbytësh “trojet” e Drinit është mallkim mbi mallkim, mallkimi i natyrës, mallkim që vret...

Drini i Zi nuk do të jetë më Drini i Zi, do të tjetërsohet në “Liqeni i Zi”. Kob më ndjell ky emër, nëmë, mallkim. Dhe në qoftë se mallkimi i pyllit, “rrëshqitjet e tokës” merr me vete një lagje apo një fshat, mallkimi i Drinit kthyer në “Liqen të Zi” do të marrë me vete gjysmën e Shqipërisë

Dibra nuk duhet lënë të mbytet nga “Diga e Skavicës” ashtu si nuk duhej lejuar sëpata mbi pyje dhe mbi pemët frutore të saj dy dekada më parë...

Nesër do të jetë vonë, shumë vonë...

Athinë, 7 mars 2010

Page 61: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

62 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

LETËRKËMBIME PËR “MALLKIMI I DRINIT”

Bisedë me Hamit Salkurtin

Mirëmëngjesi i nderuar Z. Abdurahim,Shkrimi juaj më pëlqeu shumë dhe ishte një kronologji ndër

vite dhe për çështje shumë të rëndësishme që pa to nuk do të ketë mbijetesë.

Me respektHamiti

** *

Faleminderit i nderuar Hamit! Nga mbiemri e shoh se je prej Rashnapoje, komshiu im në

troje të të parëve. Nuk e di i kujt je. Unë njoh shumë Salkurte por midis tyre

e pashlyer në kujtesë është fi gura e Vehbi Salkurtit. Nuk e di në se jeton apo jo por me siguri jetojnë djemtë dhe nipërit të cilët i përshëndes dhe u uroj të gjitha të mirat.

Unë e ti nga Skavica nuk mbytemi, nuk na mbyten as trojet as varret e të parëve por na mbytet Dibra e tërë, shuhet nga liqeni një trevë nga më të lashtat e popullit shqiptar. Shpejt do të dalë libri im PO DIBRËS, JO SKAVICËS. Shpresoj që Dibranët do të bëhen bashkë për të mos u ndërtuar Skavica por për tu ndërtuar hidrocentrale mbi kanalet ujitës dhe mbi degët e Drinit të Zi, energji e cila ma do mendja se do të jetë, në mos më e madhe, sa ajo e Skavicës.

Page 62: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

63PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Faleminderit që më erdhe në këtë mëngjes Athine dhe solle në kujtesën e shpirtit Rashnapojën dhe Salkurtet.

Abdurahim AshikuAthinë, 9 mars 2010

** *

Përshëndetje edhe njëherë për këtë mëngjes,Unë jam djali i Hasan Salkurtit, dhe Salkurtet me Ashikët

kanë lidhje të ndryshme por një lidhje që nuk i ndan ato është që ne jemi vëlla me troje sepse trojet tona lidhen me njëra tjetrën. Sa për Vehbi Salkurtin ai ka lënë dy djem dhe katër vajza. Ai vetë ka vdekur para nja 10 vitesh. Njeri nga djemtë e Vehbiut është në Athinë si dhe ju dhe punon atje.

Për ato që ti shkruan janë shumë të vërteta për Drinin e Zi. Sa herë unë diskutoj me shokët për Skavicën ju them që ato që janë larguar me dëshirë janë larguar dhe shumë mirë kanë bërë por ne që kemi ngelë jemi më keq nga ndërtimi i këtij liqeni super gjigant për Dibrën, ku asnjëherë nuk do të hiqet mjegulla dhe lagështia, ku nuk do te kemi një luginë të Drinit ku nuk do të arrijmë ta shohim ndonjëherë Malin e Runjës siç e shohim sot apo dhe shumë efekte mjedisore do të ndodhin për shkak të atyre mendimtarëve koti të qeverisë.

Siç edhe ju keni përmendur edhe mua nuk më hiqet nga mendja që sa për energji do të prodhohej shumë më shumë energji me skema të vogla se sa të mendohet për një skemë të tillë gjigante ku ndoshta për nja 20 vjet nuk do të ketë problem përmbytje por mund të vijë një moment dhe mund të ndodhë dhe shumë më keq se këtë vit ndodhi në Shkodër nëse Liqeni i ngritur në Dibër me pritën e Skavicës dhe atëherë do të na mallkojnë brezat që do të vijnë dhe do të kenë shumë të drejtë nëse ne nuk do të fl asim.

Me respektHamiti

Page 63: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

64 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

BISEDË ME DURIM KABËN

Përshëndetje!E lexova shkrimin dhe të falënderoj që e dërgove edhe në

adresën time.Unë kam lindur në vitin 1976 dhe diçka mbaj mend nga

sistemi i kaluar, por kronologjia e ngjarjeve dhe fakteve që ti përshkruan në këtë shkrim më lanë pa fjalë.

Me respekt,Durimi

*

* *

Faleminderit Durim!Më vjen mirë që më shkruan duke më ngrohur shpirtin në

këtë mëngjes me diell në Athinë, mëngjes që në Peshkopi është me dëborë.

Nuk e di nga cilët Kabe je, nga ata që janë në “ballkonin” e Luginës së Drinit, lagjen Kabe, apo nga ata që janë në “ballkonin” e Peshkopisë, fi sin Kabe. I kujtdo “ballkoni” të jesh përcilli në radhë të parë të falat e mia nga larg babait, nënës dhe njerëzve që më mbajnë mend. Nga mosha e shoh se je një vit më i madh nga vajza ime Erblina Ashiku. Kurse nga intelekti e shoh se je me të vërtetë një Kabe i vërtetë.

Përshëndetje nga Athina e mirë u takofshim!Abdurahim Ashiku

Athinë, 9 mars 2010

Page 64: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

65PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KTHIMI I GJERGJ GJON KASTRIOTIT NË VENDLINDJE

Nuk jam veçse një amator i historisë, një njeri që lexon por edhe tund kokën mendueshëm kur diçka i duket se nuk shkon. Kështu më duket edhe “debati” për Gjergjin e Gjon Kastriotit – Skënderbeun. Nisur nga kjo, bazuar edhe në një lajm që Skënderbeun – monument, mendohet që ta venë në qytetin e Peshkopisë, mendoj që Ai duhet vendosur në Vendlindje dhe në Fushëbetejat e tij si një përgjigje ndaj të gjithë atyre që janë hedhur direkt apo indirekt në luftë për të mohuar identitetin etnik dhe historik të bëmave të tij.

Ky rast nuk duhet të humbasë për asnjë arsye, Një monument i Gjergjit të Gjon Kastriotit, i vendosur në Vendlindje i bën nder Shqipërisë dhe shqiptarëve...

** *

Më në fund edhe Dibra do ta ketë “Skënderbeun e vet”. Kjo, siç mësova nëpërmjet gazetës “Rruga e Arbrit”, falë skulptorit Sadik Spahia dhe biznesmenit Zaim Krosi. Nuk e di nga janë dhe as e di në se i kam takuar ndonjëherë, por vetëm për kaq ata duhet të shpallen “Qytetar Nderi” të Dibrës me një motivacion të thjeshtë: “Sollën Skënderbeun në Dibër”.

Por unë, nisur nga ajo që shkruhet: “Shtatorja 3.3 metra e lartë, do të vendoset mbi një piedestal 1.5 metra para Pallatit të

Page 65: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

66 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Kulturës në Peshkopi në pranverë” mendoj që në Dibër të mos sjellim “Skënderbeun” p o r G j e r g j G j o n Kastriotin, ta sjellim atë jo në Peshkopi por në vendin ku lindi dhe u rrit si Gjergji i biri i Gjonit dhe luftoi si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

N d a j G j e r g j Kastriotit, kohët e fundit është drejtuar tehu i mprehtë i shpatës së kundërshtarëve të tij shekullorë, të atyre që e duan “ndryshe”, e duan “të tyren” si hero, si Georgi apo si Jorgo, si serb apo grek (po përcjell edhe një foto-pikturë me diçiturë në greqisht), apo duan ta damkojnë si “tradhtar të Islamit”. Së fundi, paqenësinë e tij si shqiptar dhe si hero i madh kombëtar i shqiptarëve po mundohen ta sulmojnë nëpërmjet babait, Gjon Kastriotit, duke e quajtur atë Ivan apo dreqi e di se çfarë u thotë leksikoni i gjuhës së tyre.

Gjon Kastrioti, Gjon Dibrani, siç e quan R. Voltarrano, tashmë nuk diskutohet se është dibran.

“Fakti që në Sinë të Dibrës, shkruan Kristo Frashri, historian i madh, biograf i Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbeut, dy orë larg fshatit Kastriot, i cili ndodhet po ashtu, siç shënon

Page 66: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

67PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

kronika e Lukarit, pranë lumit Drin, tre ose katër breza pas Pal Kastriotit, ekzistonte një familje me të njëjtin mbiemër, siç është ajo e Dhimitër Kastriotit, kjo nuk është e rastit. Kjo tregon se Kastriotët ishin vendosur prej kohësh në fshatin Sinë”.

Por edhe pse ishin në fshatin Sinë Kastriotët pronat e tyre i kishin poshtë në fushë. Në mes të kësaj fushe ndodhet fshati Kastriot. Pikërisht në disa pika të caktuara të këtij fshati, një varg i tërë toponimesh janë të lidhura me emrin e babait të Skënderbeut, siç janë Kulla e Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjonit, Ograja e Gjonit... Të gjitha këto të dhëna, përfundon Kristo Frashëri, mbështetin traditën popullore dibrane, sipas së cilës Skënderbeu lindi në Shëgjerth (lagje e Sinës) dhe u rrit në Çelias (lagje e Kastriotit).

Nuk ka pse të citoj Hazis Ndreun dhe Ali Hoxhën që patën meritën e madhe që nëpërmjet toponimisë të sjellin në vëmendje të historianëve fakte se Gjergj Kastrioti “lindi në Shëgjerth (lagje e Sinës) dhe u rrit në Çelias (lagje e Kastriotit)” dhe se beteja e parë dhe fi torja e parë me rëndësi evropiane – afrikane - aziatike (bota e asaj kohe) mbi hordhinë osmane, u shënua në vendlindjen e tij.

Nisur nga fakti tashmë i pakontestueshëm se Gjergj Kastrioti lindi në Sinë të Dibrës, u rrit në Kastriot, u kthye në Shqipëri në Dibër, mori besën dibrane në “Kuvendin e Dibrës”, zgjodhi Dibrën për betejën e parë dhe për 17 nga 24 betejat e tij fi timtare mbi hordhinë më të madhe të kohës, si dhe të tjera vlera të Tij, mendimi im është që përmendorja në fjalë të vendoset në VENDLINDJE.

Gjergj Kastrioti ishte njeri i lirë. Ai, në tërë betejat e tij, nuk u mbyll kurrë në ndonjë kështjellë. Ta mbyllësh atë në një bulevard të vogël këmbësorësh, përpara një pallati kulture që mban emrin e “Haki Stërmillit”, me vështrim mbi pullaze tjegullash pallatesh të vjetra dykatëshe në moshën për tu prishur, mendoj se është gabim dhe duhet parë.

Po ku duhet të vendoset monumenti i bronztë i Gjergj Gjon Kastriotit?

Page 67: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

68 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Përvoja e dymbëdhjetë viteve emigracion më ka mësuar se kujtesat e mëdha të një kombi asnjëherë nuk janë mbyllur mjediseve të vogla. Ata janë vendosur në pika të larta ku heronjtë “shohin” larg dhe ku njerëzit i shohin nga larg, me dëshirën e madhe tu afrohen, m a d j e e d h e t ë kalojnë çaste të bukura çlodhjeje s h p i r t ë r o r e e kujtese historike. Ata janë vendosur ose në vendlindjen e tyre ose në vendet k u k a n ë b ë r ë histori. Mendoj që edhe ne, në kushtet e hapjes me botën duhet të hapemi.

Statuja e madhe e S k ë n d e r b e u t duhet të vendoset në një vend që bota ta shohë edhe nëpërmjet sistemit satelitor, në një vend që të dominojë vendlindjen dhe fushëbetejat e tij.

Po cili është ky vend?Mendimi im është që Gjergj Gjon Kastrioti të vendoset në

Sukë të Arrasit, në atë kodër që i qëndron gjithë luginës së Dibrës si far. Aty, Gjergj Gjon Kastrioti - Skënderbeu duhet të vendoset në atë mënyrë që djathtas të ketë “Shëgjerthin”, majtas “Çelinë” poshtë “Fushën e Torviollit” dhe përpara Dibrën mbarë. Ai duhet ta vështrojë Lindjen si sfi dë që i bëri asaj në të gjitha betejat. Pas ai duhet të ketë Malet e Dibrës, ato male që iu bënë mburojë e

Page 68: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

69PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

që luftuan deri në fëmijën e fundit pas vdekjes së tij, Çidhnën...Piedestali i lartë dhe mjedisi rreth e qark krijojnë mundësinë e

“shkrimeve” të tjera në art për bëmat e mëvonshme të dibranëve si “Kuvendi i Arrasit”, “Qeverinë e Arrasit”dhe ngjarje të tjera të shumta historike të zonave për rreth.

Një kompleks turistik, një restorant me ballkone që shohin malet me Korabin në krye dhe luginën e Drinit në të dy krahët, një restorant me “Troftë Sete”, pse jo edhe një qendër administrative e komunës me një muze që mund të “shpërngulet” nga Sina, do të përbënin perlën turistike të historisë së Dibrës.

Më ka ndodhur që në vitet tetëdhjetë të jem ciceron i një grupi gazetarësh të huaj në udhëtimin e tyre tek Liqenet e Lurës, Kanali i Setës etj. Në Qafë të Arrasit kërkova të ndalojë autobusi i vogël turistik. I udhëhoqa gazetarët në shkallët e sajuara drejt majës, midis dy rreshtave të ngarkuar me kumbulla të pjekura, drejt Sukës së Arrasit. U befasuan nga pamja mbrëmësore me Drinin nën këmbë e Korabin mbi krye. Por, kur u tregova për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, vendlindjen dhe vendluftimet e tij fi timtare, kur për një çast i ktheva pesë shekuj më pas duke u thënë që t’i përfytyronin radhët e mollëve të Kastriotit dhe Ostushit dhe radhët e kumbullave të Shumbatit, si ushtarë në betejën e parë të Skënderbeut dhe në fi toren e parë historike të botës së asaj kohe mbi hordhinë osmane, befasia e tyre arriti kulmin. Aty, për të dytën herë atë ditë, pas pamjes së bukur tek Liqeni i Madh, pash një njeri të ulet në gjunjë e të lutet si para Zotit...

Vendosja e monumentit të Gjergj Gjon Kastriotit mbi Sukë të Arrasit mendoj se duhet parë edhe në një tjetër këndvështrim.

Dibra ka një festë të vetën, një festë popullore me rrënjë pagane. Ajo festë ka emrin e Gjergjit, “Shën Gjergji”. Festohet gjithnjë më 6 maj.

A nuk do të ishte bukur që kjo festë të shpallej si “Festë Popullore e Dibrës” ashtu siç tashmë është shpallur (edhe si festë zyrtare) “Dita e Verës e Elbasanit”?

Page 69: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

70 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Vendi, por edhe pozicioni gjeografi k, lejon veprimtari të bukura në natyrë. Lejon që aty të zhvillohet një garë e bukur blegtorale se kush do të sillte në konkurs “qengjin apo kecin më të madh”, një festival këngësh për pranverën nga fondi shumë i pasur folklorik i zonës, që nga Lura, Selishta e deri në Reç e Kala të Dodës.

Gjergji i Gjon Kastriotit - Skënderbeu, nuk duhet të “burgoset” në një bulevard të vogël, nuk duhet të “fshihet” pas degëve të blirit. Gjergj Kastrioti nuk e ka njohur kurrë as “burgun” e as “fshehjen”. Nuk e ka njohur i gjallë, nuk duhet ta njohë edhe si statujë. Ai duhet të vendoset atje ku i bën nder Dibrës dhe tërë Shqipërisë, në vendlindjen dhe fushëbetejën e tij të madhe.

Dikush do të thotë se është larg. Unë, nisur nga hapësirat që përshkoj në fundjavë për një “kafe” apo për një “drekë”, them se është shumë afër, vetëm 20 kilometra nga Peshkopia dhe 100 kilometra (kur të bëhet Rruga e Arbrit) nga Tirana. E çfarë janë 120 kilometra me infrastrukturën që do të krijohet detyrimisht edhe në Dibër për të pirë një kafe apo për të ngrënë një drekë me “troftë të pjekur në prush” në atë vend zanash për nga bukuria dhe të vetmin për nga historia?

Ndokush do të thotë se Fusha e Çidhnës, Kastrioti, “Çelia” dhe tërë lugina e Drinit nga Reçi në Gjoricë do të mbytet. Unë e kam thënë fjalën time për këtë dhe pres që ta thonë tërë dibranët. Por, edhe sikur kokëfortësia e shtetit ta mbysë Dibrën, vendlindjen dhe vendbetejat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, monumenti i Gjergj Gjon Kastriotit atje e ka vendin, si një FAR – drite, nder për Dibrën dhe tërë Shqipërinë.

Ky ishte një mendim imi, mendim që e ve në debat me historianë, njerëz të artit dhe të kulturës, me Sadik Spahinë, Zaim Krosin, Naim Plakun, Qerim Sulën, Përparim Tomçinin, Ali Hoxhën, Adem Bungurin, Luan Kabën, Xhaferr Martinit, Moisi Murrën, Hajri Shehun, Bajram Krrashin dhe të tjerë që për momentin nuk i sjell dot emrat në kujtesë.

E ve në diskutim edhe me njerëz që kanë pushtet, pushtet

Page 70: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

71PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

të votës së popullit apo të emëruar; me kryetarin e bashkisë së Peshkopisë z. Krosi, kryetarin e komunës së Arrasit, kryetarin e komunës së Fushë – Çidhnës, prefektin e Dibrës z. Seiti, sekretarin e prefekturës z. Begu, deputetët e zonës dhe të tjerë.

Për Gjergjin e Gjon Kastriotit, për përmendoren e Tij, duhet të vendosin intelektualët dhe jo pushtetarët.

Unë e thashë mendimin tim, edhe pse e di se do të përballet me heshtje ashtu siç po përballet edhe mendimi për t’i thënë ndal “Mbytjes së Dibrës”.

E shkruara mbetet...

Athinë, 11 dhjetor 2008Rruga e Arbrit, dhjetor 2008

Fotopiktura që paraqes është marrë nga një kalendar grek. Në të shkruhet:

Jorgos Kastriotis (pikturë e Konstantin Potamjanit)17-I-1467 Vdekja e Kastriotit – Skënderbej-Historia e

Epirotasit Grek Jorgji Kastrioti është epike...

Page 71: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

72 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

TOPONIMIA ΝË RRËNJË TË KASTRIOTËVE

Faqe historie që i mbyt hurdha e Skavicës

Gjergj Kastrioti lindi në Kullën e Gjon Kastriotit. Po ku ka

qenë Kulla e Gjon Kastriotit ? Në cilën Odë shqiptare u vendos dhe u përkund djepi, i vetmi mjet që shtriu e lidhi me dizga të leshta Gjergj Kastriotin ?

Barleti, që konsiderohet më pranë tij në kohë e hapsirë, na fl et për Emathian, që studjuesit e mëvonshëm (Biemi, Tivarasi, Noli) e lidhën me Matin, lidhje që Kristo Frashëri e kundërshton, kurse Edith Durham, në “Brenga Ballkanike”, duke cituar Strabonin thotë se “Ai vend që tani quhet Maqedoni, dikur quhej Emathia” (f.433), emër i cili, sipas saj, do të thotë “ E Madhja”.

Autorë të tjerë, korifej në historiografi në shqiptare si Aleks Buda e të tjerë, bazuar në përshkrimet e Barletit dhe të disa autorëve të tjerë, i kërkuan rrënjët e Kastriotëve në Has të Kukësit. Të tjerë i kërkuan dhe i kërkojnë rrënjët e Kastriotëve, madje edhe të Vojsa-vës, në Mirditë kur të tjerë autorë, jasht kufi jëve të Shqipërisë së sotme, por brenda kufi jëve shekullorë shqipfolës, rrënjët e kësaj të fundit (Vojsavës ) i gjejnë në Pollog e fshatin Gradec në Gostivar.

Të tjerë autorë, hajdutë të historisë, Gjergj Kastriotin janë munduar e mundohen ta quajnë dikush Georgij e dikush Jorgji, dikush sllavoserb, sllavomaqedonas apo grek.

Gjergj Kastrioti lindi në Shqipëri, lindi shqiptar, u rrit si shqiptar, lufoi siç luftojnë shqiptarët, me shpatë në dorë, dhe vdiq shqiptar.

Page 72: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

73PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Për mendimin tim, nuk ka rëndësi në se Gjergj Kastrioti lindi në Mat, në Dibër, në Has, në Krujë a gjetkë. E rëndësishme është se ai qe, në rradhë të parë, një shqiptar i madh, pastaj një dibran i madh, a matjan i madh, a hasjan i madh, a krutan i madh.

Në qoftë se unë në prezantimin tim do të përdor “prashajkën” duke tërheq pas vetes e paraqitur para jush tezën se Gjergj Kastrioti lindi në Kullën e Gjon Kastriotit në Dibër duke e lidhur me toponiminë që personalisht e njoh, lindi në Dibër, e cila gjeografi kisht gjëndet atje ku takohen vektorët e popullsisë shqipfolëse, qendra gjeografi ke shqiptare, nuk i mbyll rrugën kërkujt që të thotë fjalën e vet mbi fakte e dokumente. Rrugën ua mbyll vetëm atyre që emrin Gjergj e shkruajnë dhe e shqiptojnë Georgij apo Jorgji.

Barleti dhe të tjerë studjues, të afërt apo të largët në kohë me Skënderbeun, na ka lënë dyzina emra vëndesh që lidhen me lindjen dhe jetën e Skënderbeut. Këta emra, studjues dhe historianë të vonët i kanë lidhë me Matin dhe me Hasin. Çuditrisht ata, për një kohë të gjatë nuk i kërkuan në Dibër.

I pari, në shekullin e kaluar, në vitin 1940, në përmbledhjen

Page 73: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

74 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

historike, ende në dorëshkrim ( ! ), “ Dibra në prak të historisë”, Haki Stërmilli, autori i të parit roman historik kalorsiak shqiptar, “Kalorësi i Skënderbeut”, duke kundërshtuar Nolin paraqet si çelës për tezën e tij se Gjergj Kastrioti lindi në Dibër, toponiminë e cila përkon tërësisht me emrat dhe emërtimet e vendeve historike të cituara nga Berleti, Bjemi, Anonimi i Venedikut dhe të tjerë.

Skënderbegasi i madh Kristo Frashëri në artikullin e vet me titull “Nga ishin Kastriotët ? Ku lindi Skënderbeu? “( gazeta “Mësuesi” 4 dhe 11 shtator 1974 ) çështjeve në burimet historike, arkivore dhe letrare, u shtoi edhe të dhënat toponimike të mbledhura në teren.

Nga analiza e të dhënave, ai nxorri konkluzionin se me emrin Has autorët e ndryshëm nuk kanë patur parasysh Hasin e sotëm mbasi ai deri në shekullin XVI nuk quhej Has por Pashtrik, por një nga krahinat e Dibrës, qendra e së cilës ishte Qidhna e masakruar barbarisht nga Sulltan Mehmeti II më 1466 ( ku u kaluan në tehun e thikës dhe të shpatës më se dhjetmijë burra, gra, fëmijë e pleq të strehuar aty për t’i shpëtuar genocidit otoman) në gjirin e së cilës ndodhen fshatrat Kastriot, Sinë dhe Gardhi i Poshtëm, që lidhen historikisht me familjen e Skënderbeut. Nuk është e rastit, thotë autori, që bashkëkohësi i heroit R. Voltarrano e quan të jatin e

Page 74: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

75PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Skënderbeut Gjon Dibra apo Gjon Dibrani. Kristo Frashëri thotë se nga defteri turk i përpilluar në vitin 1467 del se në fshatin Sinë, që një shekull më parë ishte zotërim feudal i Pal Kastriotit ( gjyshi i Skënderbeut ), banonte një familje me të njëjtin mbiemër – familja e Dhimitër Kastriotit. “ Fakti që në Sinë të Dibrës, shkruan K. Frashëri, dy orë larg fshatit Kastriot, i cili ndodhet po ashtu siç shënon kronika e Lukarit, pranë lumit Drin, tre ose katër breza pas Pal Kastriotit, ekzistonte një familje me të njejtin mbiemër, siç është ajo e Dhimitër Kastriotit, kjo nuk është e rastit. Kjo tregon se Kastriotët ishin vendosur prej kohësh në fshatin Sinë”.

Por edhe pse ishin në fshatin Sinë Kastriotët pronat e tyre i kishin poshtë në fushë. Në mes të kësaj fushe ndodhet fshati Kastriot. Pikrisht në disa pika të caktuara të këtij fshati, një varg i tërë toponimesh janë të lidhura me emrin e babait të Skënderbeut, siç janë Kulla e Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjonit, Ograja e Gjonit. Të gjitha këto të dhëna, përfundon K. Frashëri, mbështetin traditën popullore dibrane, sipas së cilës Skënderbeu lindi në Shëgjerth (lagje e Sinës ) dhe u rrit në Çelias ( lagje e Kastriotit).

Po në këtë kohë, dy autorë dibranë, Hazis Ndreu dhe Ali Hoxha, lindur e rritur në këtë zonë, në shkrimin “Toponimia në ndihmë të Kastriotëve” botuar në gazetën “Mësuesi” e përforcuan tezën dibrane të origjinës së Kastriotëve. Ali Hoxha në shkrimin “Mbi lokalizimin e fushës së Betejës së Torviollit” (Fushë e Çidhnës) botuar në “Studime historike” nr. 3 viti 1979, në vlerë të rrënjëve të Kastriotëve na jep në dorë toponime të tilla si Kastriot, Fusha e Kastriotit, Kalaja e Gjonit ose Kulla e Gjonit, Kroi i Kastriotit, Pusi i Gjonit, Zabeli i Gjonit, Kalueri (vend në të cilin thuhej se stërviteshin kalorsit). Çeliasi (thuhet se këtu ka qenë burgu), Gjuri i Luftës, Gjardhi i Poshtëm, dikur fshat më vete, sot lagje e fshatit Sinë e Poshtme, Gjardhi i Epër në Sinë të Epër. Brenda territorit “Gjardhi i Poshtëm, ose shkurt Shgjerth janë edhe toponimet Troja, ( ku thuhet se kanë pasë trojet Kastriotët) e ku ka gjurmë themelesh prej guri, Kodra e Trojes,

Page 75: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

76 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Hambaret. Po në Sinë të Poshtme kemi edhe toponimet Pajella e Skënderbeut dhe Hurdha e Kalit të Skënderbeut. Në Sinë të Epërme ruhet toponimi Thana e Skënderbeut. Në Çidhën: Kepi i Xhitetit, Kepi i Matjes ( i cili sipas gojëdhënës shërbente për të matur ushtarët e Skënderbeut). Pusi i Skënderbeut, Guri i Kalit të Skënderbeut ( në të cilin thuhej se Skënderbeu ka pas lidhë kalin e tij), Kalaja e Skënderbeut etj.

Hazis Ndreu në shkrimin e 14 janarit 1976 në gazetën “Mësuesi” vë në dukje se materiali toponimik i trevës së Dibrës jo vetëm pajtohet me burimet dokumentare mbi Skënderbeun, por ka edhe veshjen folklorike Kastriotase, gjë që i mungon materialit toponimik të viseve të tjera.

Për rrënjët e Kastriotëve në trevën e Dibrës fl et edhe historia e jetës dhe e veprës së Skënderbeut. Skënderbeu, në kthim nga beteja me Huniadin, në krye të treqind kalorësëve shqiptarë erdhi në Dibër. Cili hero historik nuk është mbështet në marshin e tij legjendar nga vendlindja ? Pse nuk shkoi Skënderbeu në Has të Kuksit por erdhi në Dibër dhe prej andej nisi çlirimin e vendit?

Beteja e parë e Skënderbeut, ajo e 29 qershorit 1444 është zhvilluar në Dibrën e Poshtme, në Fushën e Çidhnës, në ato vende që Gjergji i Kastriotëve i njihte symbyllurazi që në vogëli. Cili strateg ushtarak nuk do të zgjidhte për të tërhequr në betejë armikun në ato terrene ku ai njeh çdo pëllëmbë toke ?

Skënderbeu, nga 26 beteja të mëdha që ka zhvilluar kundër ushtrisë më të madhe e më të egër të kohës, turqëve osmanllinj, 19 beteja i ka zhvilluar në Dibër. Cili kordhtar i madh nuk do të tërhiqte e ngrinte pusi kundër armikut në ato vende ku edhe rrënjët, degët, gurët, drurët, malet, luginat, gratë dhe fëmijët, do t’i kishte shpatulla e krah të fortë, armë fi toreje ?

- Kumtesë e mbajtur me rastin e 600 vjetorit të Lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Athinë dhjetor 2005

Page 76: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

77PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

DIBRA DHE KONGRESI I LUSHNJËS

“Sa herë që luftojshin malësorët tanë në Lanë të Lurës,

ngrihesh e fl uturonte mbi ta një shqipe e cila tue u rrotullue gërhiste egërshëm me zanin e saj të ashpër dhe sulej drejt frontit të serbëve. Kjo ngjarje e mrekullueshme ndodhëte përditë sa herë bëhej luftë, Tue e pamë malësorët tanë këtë shqipe që fl uturonte përmbi krenat e tyne, pa u drashtë as nga plumbat e anmikut as edhe nga zhurma e luftës, përtriheshin me fuqi morale e e quejshin si shenjë ngadhënjimi fl uturimin e saj dhe tue brohoritë “ Besa besë, asht dita jonë “ sulmojshin me tërbim mbi armikun, të cilin e shtyjshin, shtypshin dhe e dërmojshin…”

Janë këto shënimet e Ismail Strazimirit, të njeriut që mori pjesë me armë në dorë në tre luftra, historikisht të mëdha për tërë Shqipërinë e në veçanti për Dibrën:

Të luftës epokale për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë nga pushtimi shekullor osman.

Të luftës për mbrojtjen e kufi jëve etnikë të shqiptarizmës nga synimet grabitqare të serbëve.

Të Luftës së Madhe Antifashiste Nacional - Çlirimtare të shqiptarve, luftë e cila e rradhiti Shqipërinë në krahun e fi tuesëve të mëdhenj.

Patrioti dibran Ismail Strazimiri ra më 16 nëntor të vitit 1943 në Sllovë, karakollin historik të qëndresës së Eles Isufi t, ra heroikisht duke luftuar me armënë dorë kundër pushtuesëve gjermanë.

Beteja e Lan Lurës, një karakoll në kalanë natyrore të Sinës

Page 77: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

78 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

e të Çidhnës, kala në të cilën u përkundën djepet e të parëve të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, ishte pjesë e betejës historike shqiptare me rrënjë në Kongresin e Lushnjës.

Atje lindi dhe mori dhenë kënga epokale e Djelmënisë Dibrane:

Drin, o lum i gjanë, Plaku i malësisëA ke me ia lanë Dibrën Serbisë ?Kurrë nuk durohet kjo robëniDibra e Mojsiut asht Shqipëni

Çohi burra, çohiGjithë me besa besëPër Dibrën luftoniMe të madhen shpresë

Lurë o vend i naltë, vend i trimënisë !Aty u banë fjalët, besa e lirisë:Dibra do shpëtue, vend i KastriotitDibrani lirue, si ka qenë motit

Page 78: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

79PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Çohi burra, çohi !Gjithë me besa besë !Dhe lirinë festoniMe të madhen shpresë !

Dibra historike, me lufta valë- valë,Dera e Kastriotit, gjinit tand ka dalë.Ke pasur kreshnikë, por ke edhe sot,Ai për Shqipni, gjakun s’kursen dot.

Kur Lushnja mblidhte në Gjirin e saj burra në zë nga e gjithë Shqipëria, Dibra ishte nën pushtimin serb, Dibra shëronte plagët e luftrave të pandërprera, mblidhëte armë dhe thante barutin për beteja të reja.

Konferenca e Londrës e kishte prerë tokën e shenjtë shqiptare sipas anatomisë së prerjes së berrave, vijës kurrizore. Qendra gjeografi ke shqiptare, Verduni shqiptar në qoftëse do të përmendim pikën baraspeshore të Francës, njerës prej fuqive më të egra shqiptare të kohës, gjendej në anën tjetër të kufi rit. Qytetet kryesore në kurrizin tokësor të Shqipçrisë, ishin prerë me sopatën e mëndjeve të ndryshkura të krerëve të fuqive të mëdha. Nuk njihet, në asnjë vend të botës, që qytetet, qendrat e krahinave të priten e të lihen në njerën anë të kufi rit e fshatrat, trupi i krahinave, të lihej në anën tjetër. Dibra, Prizreni, Gjakova… qytete me histori të përveçme për shqiptarët mbetën nën Serbi, fusha dhe malësia e Dibrës, Prizrenit, Gjakovës…mbetën të gjymtuara nën… Shqipëri.

Një miku im, Myrteza Shehu, familja tetëvetëshe e të cilit në shtator 1913, pas pushkatimit barbar nga serbët të babait të tyre Sheh Hysenit, patriot, shoqërues i Abdyl Frashërit për në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një ndër udhëheqësit e kryengritjes së madhe popullore dibrane të shtatorit 1913 kundër pushtimit serb dhe ëndrrës së tyre moçme për të dalë fi llimisht në Drin, qe e detyruar të lejë pasuri e katandi dhe të ikte nga qyteti i Dibrës

Page 79: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

80 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

me “rrobat e trupit”, sa herë e takoja më përsëriste refrenin e një poeme të Gjergj Fishtës, poemë të cilën e kishte mësuar në shkollën fi llore:

Padrejtësia e Londonit E la Dibrën jasht kufi nit S’kemi ndigjue nga asnjeri Të ketë kufi nëpër vi ( uji ) Nëpër vi e puren n’puren Veç ke ti e ne Prizeren U vunë kufi jt ven pa ven

Solla paksa, shumë pak, nga klima dibrane që parapriu dhe shoqëroi dhe pasoi Kongresin Historik të Lushnjës.

Dibra ishte nën pushtim. Lugina e Drinit, vargmalet nga Golloborda në Lurë e Arrën të Kukësit përbënin synimin e afërt të Serbisë, tashmë me një pagëzim të ri shovinist, Jugosllavi, kumbar i së cilës ishte Parisi.

Nga majmalet e Nëntë Maleve të Dibrës, jugosllavët shihnin detin, shihnin daljen në Durrës dhe Shëngjin, shihnin ëndrrën e tyre të moçme, daljen në Adriatik, ëndërr të cilën do ta shuante pushka dibrane me barutin e thatë që solli Kuvendi i Madh i Lushnjës.

Në këtë Kuvend apo Kongres, siç ka hyrë në histori morën pjesë tre njerëz në zë në botën dibrane të asaj kohe.

Haki Stërmilli, shkrimtari demokrat, autori i romanit më në zë në vitet ’30-të, romanit “ Sikur të isha djalë “, në shënimet e tij “ Dibra në prak të historisë “ shënime të përfunduara më 3 prill 1940, fatkeqësisht ende në dorshkrim shkruan:

“Mu në këtë kohë, kur shqiptari ishte mbushun plot helm dhe vner kundër armiqëve të tij, një tufë patriotësh u mblodhën në Lushnje dhe, tue interpretue vullnetin e popullit, i thirrën botës e i thanë se Shqiptarët do t’a përballojshin me vdekje çdo vendim që mund të nepesh në dam të tanësisë toksore t’Atdheut të tyne

Page 80: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

81PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

dhe se ata nuk p r e m t o j s h i n m e b a a s n j i koçesion mbi kurriz të tyne. K j o t h i r r j e , që në realitet ishte klithma e z e m r a v e s h q i p t a r e t ë plasuna e të ngufmueme prej dëshprimit, i shtangu anmiqt dhe ua rrudhu guximin, pse para tyne tash kish dalë një mur pengues. Menjiher ranë poshtë thikat e kasapëve, pse Shqiptari i shtrimë për dheu kish hovë dhe ish ngritë në kambë, me fuqi të jashtëzakonëshme.

Ky qe Kongresi i Lushnjës që u hap më 21 Kallnuer 1920 dhe që protestoi kundër traktatit të mfshehtë të Londrës më 1915 dhe kundër kërkesave të padrejta të fqinjve. E rrëzoi qeverin e Durrësit për vepra ilegale e arbitrare të kryeme prej saj, zgjodhi dërgatën Shqiptare për Paris, redaktoi një statut themeltar, zgjodhi anëtarët e Regjencës dhe ata të Senatit. Të gjitha këta vendime u zbatuen menjiherë dhe kabineti i formuem erdh e zu vend në Tiranë…

…Në Kongresin e Lushnjës më 1920 u vunë themelet e Shtetit të lirë Shqiptar…Dibra në këtë Kongres u përfaqësue prej Ramiz Dacit, Dine Maqellarës e Dine Demës…”

Ramiz Daci lindi në qytetin e Dibrës në vitin 1887. Mbasi mbaroi në Stamboll shkollën ushtrake “ Ashiret “ vazhdoi karierën ushtarake me gradën e ofi cerit. Ishte një ndër përkrahësit e zjarrtë të çështjes shqiptare. Kur u ngrit fl amuri i Shqipërisë në Vlorë dhe Shqipëria u shpall e Pavarur, ai ishte aty. Në janar të vitit 1920 ishte një ndër përfaqësuesit e Dibrës në Kongresin e

Page 81: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

82 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Lushnjës. Ishte deputeti i parë i Dibrës në qeverinë e re shqiptare. Në vitin 1922 u burgos në Peshkopi dhe në rrugë drejt Tiranës, u vra tek Ura e Qytetit të Skënderbeut prej mercenarëve të Ahmet Zogut, asokohe ministër i Brendshëm.

Dine Maqellara lindi në vitin 1875 në Maqellarë. Në vitin 1912, bashkë me disa atdhetarë të tjerë doli maleve të Dibrës për të kërkuar me armë në dorë lirinë e shqipëtarëve. Ishte kundërshtar i ashpër i Esat Pashë Toptanit. Ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha kryengritjet kundër pushtimit serb. Në janar 1920 përfaqësoi Dibrën në Kongresin e Lushnjës. Vdiq në vitin 1928.

Delegatët e Dibrës në Kongresin e Lushnjës shkonin me krahë të ngrohtë. Në Dibër, në roje të tokës së të parëve, ata kishin lënë një njeri që populli e quante Arusha e Maleve, në krye të forcave kryengritëse shqiptare në Dibër ishte Gjenerali me Shajak, Eles Isuf Ndreu.

Arrasi, një fshat i vogël në grykëderdhjen e Setës në Drinin e Zi, fshat në Trojet e vjetra të Kastriotëve, do të shëndrrohej fi ll pas Kongresit të Lushnjës, në qendrën e Prefekturës së Drinit, prefekturë e cila shtrihej nga Llanga në kufi me Librazhdin në Has në kufi me Gjakovën. Asokohe Peshkopia ishte nën pushtimin serb. Do të shëndrrohej edhe në qendrën e Kuvendit të Arrasit, apo e thënë sipas gojës së popullit, në selinë e “Qeverisë së Arrasit”. Më 13 gusht Kuvendi i Arrasit dha kushtrimin popullor “ O liri, o vdekje “ . Mbi tremijë dibranë erdhën, me armë në dorë për të përshëndetur “Qeverinë e Arrasit”, për t’u vënë nën komandën e më të madhit luftëtar kundër synimeve serbe ndaj Shqipërisë, gjeneralit të pamposhtur popullor, Eles Isuf Ndreut, i sapo emruar nga Kuvendi si Komandant Forcave të Armatosura Dibrane.

“Në mëngjesin e 15 gushtit 1920, shkruan Haki Stërmilli, u ndigjue britma “ Besë a Besë “ e Sufë Xhelilit ( nipit të Eles Isufi t ) dhe krisma e pushkës së tij që u zbraz kundër serbëve të grumbulluem tek Vorret e Shumbatit. Mbasandaj nuk u ndigjue tjetër veçse nji gurgullimë e vrazhdët prej krismës së pushkëve,

Page 82: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

83PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

të mitrolozëve, të topave, të bombave dhe të gjamëve. Menjiherë u çue Elezi dhe u bërtiti trimave që kish aty: Në Luftë !

Të gjithë sulmuen. Mbrenda pesë minutave lufta kish plasë në të katër anët e Dibrës, qysh prej skajeve të Gollobordës e deri në Kala të Dodës, prej vijës së kufi rit 1918 e deri në buzë të kufi rit 1913.

Në mbramë, kur po perëndonte dielli, kishte perëndue sundimi serb në tanë qarkun e Dibrës…”

Kongresi i Lushnjës i dha Dibrës dhe Dibranëve lëngun e jetës për t’i rrënjosur thellë e më thellë rrënjët në truallin e qëmotshëm të Kastriotëve, i dha barutin e thatë për një fi tore të madhe historike. Pas tij e më tej, do të kishim për herë të parë një Shqipëri, ndonëse të cunguar e të prerë mizorisht. Kjo copë shqiptare, me përjashtim të Shën Naumit dhe Vermoshit që Zogu ua dha dhuratë serbëve - jugosllavë, nuk do të nënshtrohej më kurrë, as nga pushtimi fashist dhe nazist dhe as nga synimet e Jugosllavisë së Titos për t’a aneksuar atë si republikë të shtatë të Jugosllavisë.

Kongresi i Lushnjës, është si vera, si vera e kuqe – gjak i shqiptarëve në luftrat për liri e pavarësi, sa më shumë vite të kalojnë aq më shumë vlera merr.

Shpresoj që nëpërmjet kënvështrimit nga Dibra të kem sjellë disa vlera, nga vlerat shumë të mëdha ende të panjohura që ai ruan në kujtesë dhe dokumente.

Athinë, 30 janar 2005

Page 83: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

84 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 84: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

85PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I DYTË

BASHKË PËR MBROJTJEN E DIBRËS

Page 85: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

86 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 86: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

87PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

SHITJA, PËRMBYTJA DHE ASGJËSIMI I DIBRËS - TRADHTI NDAJ KOMBIT

ALI HOXHA

Projekti për të ashtuquajturin HEC-i i Skavicës, i cili parashikon përmbytjen e Pellgut të Dibrës që nga Reçi deri në Gjoricë, ka qenë përdorur si pretekst nga regjimi monist për të mos bërë asnjë investim në rrethin e Dibrës, duke e lënë këtë, krahinën më të prapambetur të Shqipërisë, sa që edhe rruga nacionale Kukës-Peshkopi ka mbetur edhe sot, ashtu siç është bërë qysh në vitin 1946, d.m.th. pa asnjë metër asfalt, unikale në gjithë Shqipërinë.

Në qoftë se projekti për ndërtimin e HEC-it të Skavicës do të ishte zbatuar para vitit 1990, ai do të ishte bërë nga shteti shqiptar dhe për interesa kombëtare. Shteti shqiptar i asaj kohe, me kushtetutë quhej “Shteti i Diktaturës së Proletariatit”, për pasojë populli shqiptar ishte zhveshur nga pronësia mbi tokën e vet, d.m.th. ne ishim kthyer në proletarë të vërtetë, prandaj askush nuk kishte asnjë mundësi për të kundërshtuar projekte të tilla në atë kohë. Por, edhe pse shtet i diktaturës, ai vetë hoqi

Page 87: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

88 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

dorë nga zbatimi i atij projekti asgjësues,jo se nuk kishte mundësi për ta bërë atë HEC, por konkludoi se në rast se do të zbatohej ai projekt, dëmi ekonomik dhe etnokulturor do të ishte shumë më i madh se sa fi timi, sepse:

1) Në aspektin ekonomik, Dibra është “Myzeqeja”, hambari i zonës verilindore të Shqipërisë. Ky pellg i Dibrës ka mbajtur me bukë jo vetëm gjithë Dibrën, por edhe Lumën, Mirditën e Matin, bile dhe Tiranën. Por dëmi ekonomik, për ne, qëndron në plan të dytë në krahasim me dëmin që shkaktohet në aspektin gjeopolitik dhe etnokulturor.

2) Në aspektin gjeopolitik Dibra e Poshtme do të shpërbëhej sepse pjesa lindore e Dibrës do t’i bashkëngjitej pjesës tjetër që ka mbetur nën pushtimin serbosllav qysh prej vitit 1913, kurse pjesa tjetër e Dibrës, në anën perëndimore të Drinit të Zi, do të copëtohej dhe do t’u bashkëngjitej rretheve të Kukësit, të Mirditës dhe të Matit. Pra nuk do të kishte më Dibër

3) Në aspektin etnokulturor dëmi është i pallogaritshëm,

Lugina e qumshtit

Page 88: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

89PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

sepse nga përmbytja e këtij territori, asgjësohet një qytetërim i tërë, një etni e tërë, do të zhdukej e gjithë Dibra me gjithë historinë e saj, gjithë ato gjurmë të qytetërimit të lashtë iliro-pellazge, si dhe Principata e Kastriotëve dhe terreni ku u zhvilluan 19 betejat fitimtare të Skënderbeut, kundër supërfuqisë më të madhe të botës në atë kohë, nga 24 beteja gjithsej që ai bëri kundër Perandorisë Osmane; po kështu do të zhdukeshin edhe të gjitha varret e mijëra dëshmorëve të rënë për mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit e të gjitha kohërave, duke u përmbytur përgjithmonë nga uji i atij “deti” artifi cial.

Në këtë aspekt, nisur nga ky këndvështrim, do të theksojmë se, në qoftë se vëllezërit tanë të Dibrës së Madhe që u detyruan të shpërnguleshin nga invadimi i pushtuesve serbo-sllave në vitet 1913-1920 dhe u vendosën në Tiranë, ata, kurdo që të kthehen në Dibër të Madhe, tokat dhe pronat aty i kanë. Edhe vëllezërit tanë çamë do të kthehen një ditë në trojet dhe pronat e veta në Çamëri, ashtu siç u kthyen vëllezërit tanë kosovarë në trojet e veta pas shpërnguljes masive të vitit 1999, të cilët pronat dhe shtëpitë e veta, edhe pse të djegura e të bombarduara nga agresioni serb, aty i gjetën ato dhe i bënë të reja, bile edhe më të mira nga ç’ishin më parë; Edhe palestinezët, herët a vonë, do të kthehen një ditë në trojet e veta në Palestinë, rindërtojnë shtetin e vet, sepse tokën aty e kanë. Ndërsa pas përmbytjes së Pellgut të Dibrës nga ai “cunam” njerëzor, nga uji i liqenit, më saktë, i detit të atij projekti ogurzi, e gjithë Dibra me historinë e saj do të zhdukeshin nën ujë njëherë e përgjithmonë, kurse ne, dibranët, do të ktheheshim në emigrantë dhe endacakë të përjetshëm si arixhinjtë në çadra, dhe të shpërndarë si beduinët e shkretëtirave arabe. Pra, që të jemi realistë, shteti i diktaturës së proletariatit, i para viteve ‘90 u tregua më më i përmbajtur, kur e anuloi atë projekt asgjësues të Dibrës, në një kohë kur ne dibranët, si gjithë shqiptarët, nuk kishim asnjë mundësi ligjore për të kundërshtuar në atë kohë projekte të tilla, asgjësuese, bile nuk kishin asnjë mundësi ligjore për të mbrojtur as shtëpinë tonë dhe as vetveten,

Page 89: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

90 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

e jo më të mbronim tërë krahinën dhe historinë e saj. Kurse tani, pas vitit 1990, me shembjen e shtetit të Diktaturës dhe vendosjen e sistemit të Demokracisë kemi hyrë në një epokë të re, jemi në kushte të tjera historike. Është tepër sinjifi kativ fakti se Dibra nuk e ka njohur dhe nuk e ka zbatuar të ashtuquajturin, ligjin nr. 7501 për shpërndarjen e tokës për frymë, por secila familje dibrane ka shkuar vetëm në atë pëllëmbë tokë të trashëguar nga të parët e vet. As në rastet kur me ligjin shtetëror mund të përfi tonte më shumë, dibrani nuk ka pranuar të marrë tokën e tjetrit. Por tani, krahas së mirës, për ne dibranët, na ka ardhur edhe një e keqe e madhe. Rreziku për Dibrën është real. Duke fi lluar që nga pranvera e vitit 2005, por sidomos tani në vitin 2008-2009 në pragun e zgjedhjeve parlamentare për ndërrimin e pushteteve si atëherë, ka dalë në skenë përsëri projekti asgjësues për Dibrën, i ashtuquajturi HEC-i i Skavicës. Theksojmë se ky projekt nuk paraqitet as nga shteti shqiptar dhe as për interesa kombëtare. Ata projekte janë paraqitur nga 6 (gjashtë) kompani të huaja për interesat e veta tregtare, sigurisht edhe në bashkëpunim me qarqe të caktuara të brendshme. Fakti që njoftimi i dhënë nga Ministria e Energjetikës për ndërtimin në zonën e Lezhës e një parku energjetik me erë, nga kompania italiane “Moncada”, njoftim ky i botuar në gazetën “Shekulli” të datës 5 dhjetor 2008, f. 6, me titull: “Parku me erë, energjia elektrike vetëm për eksport”, është një argument tjetër më shumë se edhe HEC-i i Skavicës nuk kërkohet të bëhet për nevojat kombëtare, por vetëm për interesa, tregtare të disa individëve apo qarqeve të caktuara të pushtetarëve qendror dhe atyre lokalë, pa përmendur këtu interesat e kompanive të huaja. Në këtë aspekt, përmendim këtu edhe një fakt tjetër tepër domethënës për çështjen tonë se, edhe vëllezërit tanë vlonjatë, në protestat e tyre kundër ndërtimit të një parku për prodhimin e energjisë me anë të erës, kishin një parullë shumë kuptimplotë: “Mullinjtë në Shqipëri, kurse rryma në Itali”. Pra është e qartë nga gjithkush se 6 (gjashtë) kompanitë e huaja private nuk garojnë për të fi tuar tenderin që të “lulëzojnë”

Page 90: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

91PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Dibrën tonë e ta bëjnë atë një vend turistik, por ata garojnë për të grabitur Dibrën dhe pasuritë e saj. prandaj, vëllezër dibranë, jini vigjilentë dhe mos bini pre nga mashtrimet apo kërcënimet e kompanive të huaja dhe të bashkëpunëtorëve të tyre vendas, por ta dini mirë se askush nuk do t’jua shpërblejë pronën tuaj më shumë se “një euro” për m2, d.m.th. sa një paketë cigare! Sot gjithçka është privatizuar. Edhe KESH-i shqiptar, së shpejti do të privatizohet, më saktë do të grabitet dhe askush nuk do t’ju përgjigjet juve. A nuk i keni ndjekur kornikat televizive ku herë pas here shfaqen disa nga banorët e fshatrave të Kukësit, të vendosur në barakat e përroit të Drojës, në Mamurras, të cilat vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimin e tokave të mbytura nga liqeni i HEC-it të Fierzës, por askush nuk ua dëgjon zërin atyre?! Prandaj e gjykojmë me vend t’ua kujtojmë atyre pushtetarëve lokalë që mund të jenë bërë mercenarë të kompanive të huaja vetëm për një drekë në një hotel me pesë yje, apo për një “zarf” që mund t’ua kenë futur në xhep sekserët e atyre kompanive, ua kujtojmë atyre se “Kushtetuta” e të parëve tanë, Kanuni i Dibrës, ka një “nen” të caktuar që ata mercenarë nuk mund të shesin jashtë fi sit as tokën e vet pa marrë më parë miratimin nga gjithë anëtarët e fi sit, e jo më të mund të shitkan tokën e të tjerëve, pra Dibrën tonë. Ndërsa pushtetarëve qendrorë, u sugjerojmë që ta studiojnë dhe ta njohin më mirë historinë e Dibrës dhe karakterin e dibranëve. Me këtë rast, përsëris edhe këtu se në të gjitha krahinat e Shqipërisë etnike, që nga Nishi në Veri e deri në Artë e Prevezë në Jug, dhe që nga Adriatiku në Perëndim dhe deri në Manastir e Preshevë, në Lindje, nuk ka krahinë shqiptare që të mos ketë varre dëshmorësh dibranë, d.m.th. dibranët çdo pëllëmbë të tokës arbërore e kanë mbrojtur me gjakun dhe me jetën e tyre nga pushtuesit e huaj të të gjitha kohërave. Në kundërshtim me sa sipër, është tepër domethënës fakti se në gjithë territorin e Dibrës, në asnjë qoshe të saj, nuk gjendet asnjë varr dëshmori jodibranë, të asnjë periudhe të historisë, që të ketë ardhur nga ndonjë krahinë tjetër në mbrojtje të Dibrës nga

Page 91: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

92 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

pushtuesit e huaj të të gjitha kohërave. Nuk llogariten këtu ata partizanë që u vranë në korrik të vitit 1944 në Fushë-Alie dhe në Sinë të Dibrës, pasi ajo ishte një luftë civile, sepse në atë periudhë atje nuk kishte asnjë këmbë pushtuesi.

Pra theksoj se Dibra është mbrojtur në çdo kohë vetëm me forcat e veta. Në këtë aspekt, mendoj se nuk është jashtë temës së trajtesës sonë, që të përmend këtu edhe një fakt ordiner të ditëve tona, por tepër sinjifi kativ lidhur me trajtesën tonë: theksojmë se ai adoleshenti i gjimnazit të Saukut të Tiranës, i cili para dy-tre vjetësh, vetëm për një ofezë që i thanë “malok” dhe për një goditje me grusht që mori nga një shoku klase, pa i dhënë asnjë shkak, ai të nesërmen ia nxori zorrët në diell agresorit, dhe e dërgoi në botën tjetër, ai djalë është dibran, nga Kishaveci i komunës së Kastriotit, Fation Zira, trojet e të cilit i përmbyt projekti për HEC-in e Skavicës. Prandaj u tërheqim vëmendjen atyre kompanive të huaja që tentojnë të përmbytin Pellgun e Dibrës, duke i kthyer banorët e asaj krahine në emigrantë dhe endacakë të përjetshëm, si arixhinjtë, pasojat do të jenë të paparashikuara, sepse dibranët janë tepër të ndjeshëm në këtë aspekt. Prandaj autorëve të atyre projekteve asgjësuese të Dibrës, d.m.th. si atyre që duan ta shesin, ashtu edhe atyre që duan ta grabisin Dibrën, ua kujtojmë se as dje dhe as sot, akoma nuk kanë lindur ata burra që të mund të grabisin e të shesin Dibrën, sepse Dibra i ka tashmë pronarët e vet të ligjshëm prej mijëra vjetësh nuk ka nevojë për pronarë të rinj. Dibra nuk ka dalë as në shitje dhe as në ankand. Në këtë kontekst, theksojmë këtu se përveç himnit kombëtar “Rreth Flamurit të përbashkuar”, Dibra ka edhe një himn specifi k të vetin qysh prej vitit 1844, i njohur me emrin me emrin “Kanga e Hajredin Pashës”, ku, ndër të tjera, thuhet: “Hajredin Pasha, ku e ke ushtrinë/ Të gjithë në Dibër m’i kanë gri /Jo ma pak, veç dymbëdhjetë mijë! /Hajredin Pasha mor kraje shanajk /Nuk asht Dibra Selanajk /Selanajk, nuk asht për lepe,/ Si e lipe, Pashë, në Dibër e gjete!” Të parët tanë dibranë e dinin se për të bërë një jetë më të mirë, mund të ishin bërë kolaboracionistë, duke

Page 92: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

93PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

bashkëpunuar me pushtuesit, ose të kishin mërguar në vende të huaja duke u asimuluar, por ata nuk bënë as njërën as tjetrën. Ata sakrifi kuan duke e mbrojtur me gjakun dhe jetën e tyre këtë truall të Arbërisë dhe lirinë e tyre.

Është fakt historik i njohur se “Nëntë Malet e Dibrës”, që nga koha e Skënderbeut e më pas, kurrë nuk u janë nënshtruar pushtuesve të huaj. Edhe gjatë sundimit 500-vjeçar të Perandorisë Osmane, Nëntë Malet e Dibrës, të vetmit në gjithë Perandorinë, kanë gëzuar një autonomi specifike, duke u vetëqeverisur gjithnjë me Kanunin e Maleve të Dibrës, e thënë ndryshe me Kanunin e Skënderbeut, edhe pse e gjithë krahina pranoi fenë Islame. Prandaj neve, brezit të sotëm dhe brezave të ardhshëm na bije detyra që Dibrën tonë dhe historinë e saj ta mbrojmë me çdo kusht, me të gjitha mjetet e ligjshme nga çdo rrezik që mund t’i kanoset asaj, veçanërisht nga ky “Cunam” njerëzor i përmbytjes dhe i asgjësimit të saj, i ashtuquajtur HEC-i i Skavicës. Kjo gjë, kundërshtimi i atyre projekteve të ashtuquajtura HEC-i i Skavicës, është një sprovë e rëndë për ne, brezin e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm, sepse neve dibranëve ky “cunam” do të na qëndrojë mbi kokë si “shpata e Demokleut” edhe në të ardhmen, sa herë që do të bëhen zgjedhje të reja parlamentare për ndërrim pushtetesh nga partitë politike, pasi pushtetarët do ta përdorin herë pas here si gur shahu atë projekt të HEC-it të Skavicës, veç të tjerash, edhe për fushatë elektorale. Por ne nuk duhet të dekurajohemi, sepse për mbrojtjen e trojeve tona etnike të trashëguara prej mijëra vjetësh nga të parët tanë dhe për ruajtjen e etnisë dhe të qytetërimit tonë mijëravjeçarë, ne, dibranët, nuk jemi vetëm, por gëzojmë edhe përkrahjen e intelektualëve patriotë nga mbarë Shqipëria, sepse mbrojmë një të drejtë themelore, ekzistencën e identitetit tonë, dibranë. Sa për ilustrim, e gjykoj me vend t’ju citoj në ligjëratë të drejtë përgjigjen e ambientalistit të mirënjohur vlonjat, akademikut Xhemal Mato, që i ka dërguar gazetarit të mirënjohur dibran, atdhetarit Abdurrahim Ashikut, emigrant në Athinë, për

Page 93: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

94 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

shkrimin e tij të botuar, së pari, në gazetën “Ndryshe” nr. 780 datë 26 nëntor 2008, f. 14-15, me titull “Apo mbytet Dibra” dhe së dyti në gazetën “Rruga e Arbërit” të muajit nëntor 2008, f. 6-7, me titull: “Po mbytet Dibra, ku janë dibranët?”: “... E lexova shkrimin tuaj dhe problemi m’u duk shumë i rëndësishëm dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe kuptova që pak e njoh problematikën që do të sjellë ndërtimi i Skavicës. Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të kërkojnë vlerësimin mjedisor që është bërë për këtë projekt (është e drejta e tyre dhe detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës). Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë ta anylojnë, nëse nuk janë dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me të drejtë. Kjo është rruga ligjore, por siç e dini edhe ju, ligjet shpërfi llen në këtë drejtim në Shqipëri, kështu që ngel hapi i dytë, gjyq, i cili gjithashtu nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëjë një grup i pabashkuar, shpesh i pamotivuar në ndërgjegje. Së fundi është gjyqi publik, të cilin ju jeni duke e bërë, por këtu të gjithë ata që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashmë rreshtohem pas jush”. Pra, vëllezër dibranë, të jemi vigjilentë tani sa është herët, të zbatojnë këshillat e vëllaut tonë vlonjate, akademiku Xhemal Mato dhe të mos biem pre e mashtrimeve, apo kërcënimeve, sepse, përndryshe, do ta pësojmë si “viçi i Gjonit, në Mustafe, i cili nuk iu përgjigj thirrjes së të zotit për të dalë nga pylli që të kthehej në vathë, më përpara se ta hante ujku, por ai pëlliti vetëm kur e hëngri ujku...” por atëherë ishte tepër vonë. Në këtë kuadër nuk mund të lëmë pa theksuar këtu se nuk duhet marrë i shkëputur, pa lidhje me synimet për shitjen, përmbytjen dhe asgjësimin e Dibrës edhe fakti i asaj fushate shpifjesh ndaj historisë nga disa individë, apo qarqe të caktuara antishqiptare, të brendshme dhe të jashtme, për denigrimin e fi gurës së simbolit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, themeluesit të shtetit të parë kombëtar shqiptar.

Mendojmë kështu pasi pellgu që përmbytet nga i ashtuquajturi HEC i Skavicës përmbyt edhe pjesën më të madhe të truallit të

Page 94: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

95PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Principatës së Kastriotëve e të Skënderbeut. Taktika dhe strategjia e kësaj fushatë është shumë e qartë dhe krejtësisht antishqiptare, pasi, siç thotë proverbi popullor, ata “me një gur vriten dy zogj”: duke errësuar fi gurën e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, rrënjët e të cilit janë në Dibër, ua bën më të lehtë punën atyre qarqeve të caktuara që janë të interesuara për të grabitur e përmbytur Dibrën nëpërmjet projektit të HEC-it të Skavicës dhe nga ana tjetër, pas asgjësimit të Dibrës, të Principatës së Kastriotëve, për rrjedhojë do të zhduket edhe vet historia e tyre, pra edhe historia e vet Skënderbeut. Prandaj, në këtë aspekt, për analogji me deklaratën e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare të dhënë para pak kohësh në një intervistë televizive, kur ndër të tjera tha: “Përbaltja e fi gurës së Skënderbeut është një turp kombëtar”, unë do të shtoj se të gjitha përpjekjet dhe projektet për shitjen, përmbytjen dhe asgjësimin e Dibrës dhe të historisë së saj janë TRADHTI KOMBËTARE. Këtë mendim e argumentoj me faktin se energjia e prodhuar nga HEC-i i Skavicës është projektuar jo për nevojat kombëtare, por për eksport dhe së dyti, për faktin se aq energji që parashikohet të prodhojë HEC-i i Skavicës, Dibra i ka të gjitha resurset, që nga ujëvarat e saj mund të ndërtohen rreth 10 (dhjetë) HEC-e të vegjël, të cilët do të jepnin po aq energjia elektrike sa ç’parashikon HEC-i i Skavicës, pa u dëmtuar asnjë pëllëmbë tokë. Në këtë aspekt, tradhti kombëtare do të bënim edhe ata dibranë që do të braktisnin trojet e veta, “vetëm për një euro”, pasi do të humbasin identitetin e vet. Prandaj edhe njëherë u themi Ndal të gjitha projekteve për përmbytjen dhe asgjësimin e Dibrës dhe të historisë së saj.

Page 95: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

96 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

DISA PIKËPYETJE MBI HIDROCENTRALIN E SKAVICËS

NGA ALI HOXHA*

Kohët e fundit, kur vendi është zhytur në krizën energjetike më të madhe të dekadës së fundit, ka ridalë sërish në skenë ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, si një mënyrë e vetme e zgjidhjes së krizës energjetike në vend.

Lidhur me këtë, por edhe me deklarata e veprime të tjera të fi rmës koncensionare TGT dhe Qeverisë Shqiptare, më shtyjnë të argumentoj dhe njëherë, se Hidrocentrali i Skavicës nuk i jep zgjidhje krizës energjetike në vend, por përkundrazi, zhduk një Dibër të tërë nën ujë, e bashkë me të një histori të tërë, për të mos thënë se zhduk Zemrën e Shqipërisë!

Në Maj 2005, “Qeveria shqiptare ka miratuar … vendimin “Për fi llimin e procedurës së dhënies me koncesion të fi rmës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim, transferim) të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës sipas propozimit të pa kërkuar”.

1.- Sipas këtij vendimi, hidrocentrali i Skavicës do t’i jepet me konçesion grupit italian TGT... Në projektin e paraqitur nga grupi TASARA-GEO TECNA – KINGLOR (Grupi TGT), parashikohet që … 41.3 milionë Euro do t’u jepen pronarëve të tokave që do të shpronësohet nga ndërtimi i HEC-it të Skavicës”…. Ndërsa pak ditë më parë, Top Channel, në një nga edicionet e saj të lajmeve, njoftoi se grupi koncensionar i mësipërm, në një marrëveshje të

Page 96: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

97PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

mbetur në tentativë, kishte përgatitur një kompensim prej 100 milionë Eurosh. Televizioni e justifi koi këtë me “një minierë ari për këto zona të varfra”, por vetëm dy ditë më vonë, po ky televizion dha një lajm “skup” për shitjen e Beckham në Angli me një vlerë për 275 milionë dollarë.

Besoj se pas kësaj, edhe gazetari vetë duhet ta ketë kuptuar se “miniera e arit” nuk kushton 100 milionë Euro. Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, që në fi llim has në dy probleme themelore, bazuar në të drejtën e pronës. Sipas një letre të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit (nr. 1116 Prot, datë 24.03.2005), drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, më saktësisht Komisionit Hetimor Parlamentar për Hetimin e Praktikave të Privatizimit, lidhur me të dhënat e privatizimeve të kryera… për periudhën 01 janar 2002-03 mars 2005, ndër të tjera, thuhet: “Kriteret e vlerësimit të pronës publike shtetërore që privatizohet, përcaktohen në dispozita ligjore dhe nuk kanë ndryshuar nga dispozitat e miratuara nga Këshilli i Ministrave nga viti 1994 (V.K.M. nr. 47 datë 07.02.1994 e deri më sot (VKM nr. 159 datë 13.03.2003).”

Me këtë citim kuptohet se për tokën e shpronësuar askush nuk do të marrë vlerën reale të pronës së vet me vlerën e tregut të sotëm, por me vlerën e kohës para vitit 1994.

Ndryshon puna nëse Hidrocentrali i Skavicës do të ishte ndërtuar para vitit 1990. Në atë kohë shteti ekzistues ishte i tillë që edhe me Kushtetutë quhej “Shteti i Diktaturës së Proletariatit”, ku çdo pëllëmbë e tokës shqiptare quhej pronë shtetërore, ndërsa të gjithë ne, shtetasit shqiptarë, ishim të zhveshur nga prona private. Prandaj kundërshtimi i një projekti të tillë as që mund të mendohej. Po të ishte realizuar në atë kohë ai projekt, pa dyshim që ai do të shërbente thjesht për interesa kombëtare.

Shkaqet dhe arsyet se përse nuk u zbatua në atë kohë projekti i HEC-it të

Skavicës, mund të jenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Unë prirem të besoj më shumë se faktori kryesor që ai nuk u bë

Page 97: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

98 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

në atë kohë, është shkaku se dëmi ekonomik dhe etn-okulturor që i shkaktohej vendit e kombit, ka qenë dhe është shumë herë më i madh se sa fi timi ekonomik.

Lidhur me humbjet ekonomike, parë vertikalisht dhe horizontalisht, mund të fl asin dhe specialistët, për të cilët mendoj se redaksia e gazetës “Rruga e Arbrit” do t’u hapë rrugë botimit te mendimeve të tyre.

Të parët tanë fare mirë mund të kishin bërë kompromise me pushtuesit dhe “për një jetë më të mirë” ose mund të ishin bërë bashkëpunëtorë me pushtuesit duke u asimiluar, ose mund të ishin larguar e të kishin braktisur, si shumëkush, vendin e vet e të kishin emigruar, siç thuhet sot “për një jetë më të mirë” në dhe të huaj. Por ata nuk bënë asnjërën prej tyre, ata luftuan deri në pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur trojet dhe atdheun e tyre, pasi, siç dihet, atdheu fi llon, së pari, nga shtëpia, trojet, familja, fi si dhe pastaj më gjerë. Në emigrim, në dhe të huaj, mund të merret një pagë më e mirë, por nuk bëhet jetë më e mirë.

Për ne dibranët, jeta bëhet më mirë vetëm në Dibrën tonë, në Shqipëri.

Duke u rikthyer edhe një herë në trajtimin e çështjes se nevojat e vendit tonë për energji elektrike mbulohen bile edhe tejkalohen vetëm me hidrocentralet ekzistuese (është fakt që shteti ynë prej vitesh eksporton energji elektrike), por edhe nga fakti i njoftimit të lartpërmendur për prezantimin e projektit të H.C. të Skavicës, në të cilin theksohej se një nga kriteret e kontratës ishte që gjysma e kapacitetit të prodhimit të HC

Skavicë, të merret nga Shoqëria Italiane në vitin e tretë të punës, dhe në vitin e pestë t’i jepej asaj 80% e kapacitetit të tij, është argumenti më bindës se ky projekt i fi rmosur nga Qeveria “Nano”, por që ka gjasa të rikthehet në tryezën e bisedimeve edhe nga Qeveria “Berisha”, është fi rmosur në kohë ndërrimesh pushtetesh dhe në kohë krize energjetike. Kjo bën që në nxitim e sipër, mund të anashkalohen shumë çështje thelbësore, duke i bërë një dëm shumë të madh Dibrës e Shqipërisë, nga njëra anë,

Page 98: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

99PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

dhe nga ana tjetër duke u shërbyer interesave private e korruptive të një apo disa individëve të caktuar.

Fakti që gjithçka ish-pronë shtetërore është privatizuar dhe po privatizohet, pra edhe KESH do të privatizohet së shpejti, ashtu siç janë private dhe shoqëritë italiane TGT, është argumenti më bindës se këtu, në këtë koncesion, nuk ka asgjë për çështje interesash kombëtare, por vetëm për interesa private. Fjalët “interes kombëtar apo shtetëror” shërbejnë vetëm si fasadë prapa të cilave fshihen interesat private të individëve të caktuar.

Në rastin kur besojmë se kjo është një vepër kombëtare, që shërbeka Shqipërisë dhe interesave të saj, atëherë Qeveria Shqiptare që e ka fi rmosur atë koncesion për HEC-in e Skavicës, duhet më parë të ndërtojë një qytet të ri, ashtu siç u ndërtua Kukësi i Ri, dhe pronarëve që u përmbyten pronat t’u sigurojë një sipërfaqe toke të barabartë me aq sa përmbytet, afro 64 km2. Pra, të krijojë një Dibër të Re, ashtu siç është krijuar Nju Jorku,

Page 99: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

100 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Nju Xhersi, Nju Delhi, etj, dhe pastaj të hyhet në bisedime me pronarët e ligjshëm të Pellgut të Dibrës për atë problem. Në qoftë se u plotësohen të gjitha kushtet e lartpërmendura, përfshirë këtu edhe të qenurit aksionarë të përhershëm të të gjithë pronarëve e banorëve të zonës që përmbytet, pra nëse do të jenë të pranueshme të gjitha kushtet për të gjitha palët, vetëm atëherë mund të ishte nënshkruar ajo kontratë, por kurrsesi nuk duhej nënshkruar ai koncesion nga Qeveria Shqiptare në atë mënyrë si në kohën e Diktaturave. Dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjë as qeveria e tanishme.

Përderisa populli i Vlorës kundërshton ndërtimin e një termocentrali me argumentin se ndot ambientin e zonës turistike të Vlorës, me moton se “Vlora është e vlonjatëve”; po kështu dhe ambientalistët e Shkodrës kundërshtojnë ashpër ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit, me argumentin se përmbytet shumë tokë, por për Dibrën, e cila me ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës zhduket nga faqja e dheut, ç’duhet të thonë dibranët dhe ç’duhet të bëjnë?

Kontributin e secilit për mirë në mbrojtje të trojeve të veta amtare, të Dibrës sonë, pra të Atdheut, me çfarëdo lloj forme qoftë, historia do ta vlerësojë për mirë dhe brezat e ardhshëm do ti urojnë; në rast të kundërt, historia është e pamëshirshme për këdo.

Duke përfunduar, nuk mund të lë të pa përmendur në këtë kontekst, edhe një këshillë kuranore, për ata që janë besimtarë: “Nuk ka dyshim se Allahu nuk e ndryshon në të mirë gjendjen, situatën e vështirë të një populli, për aq sa vet ai popull nuk bën përpjekje për të ndryshuar vetveten”.

2.- E thënë më shqip, as Zoti nuk e ndihmon një popull në qoftë se ai dorëzohet dhe kapitullon përpara vështirësive.

* Autori është President Nderi i Shoqatës “Për Mbrojtjen e Pronave dhe të Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”.

1) Gazeta “Ekonomia”, 15 maj 20052) Kurani: ERR-RRAËD, ajeti 11

Page 100: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

101PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

SKËNDERBEU DHE SKAVICA

NGA BUJAR KAROSHI

Muajin e parë të vitit 2007, Dibra ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, qoftë në planin historik, qoftë dhe në planin aktual.

I pari ka lidhje me Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, ndërsa i dyti, me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Prej shumë kohësh ka një tendencë të studiuesve të rinj, shumë prej tyre vijnë nga shkolla jo të fushës përkatëse, të cilët përpiqen të ndryshojnë domosdoshmërish vendlindjen a vendorigjinën e Skënderbeut.

Qëllimi i tyre, unë personalisht nuk i kuptoj, por një gjë kam të qartë: Qëllimet e tyre nuk janë serioze, pasi të kërkosh pas 500 viteve të ndryshosh origjinën a varrin e Heroit Kombëtar, nuk mund ta përcaktoj si tendencë tjetër veç shkulje e rrënjëve historike të një kombi, për të humbur identitetin e vet.

Skënderbeu është nga Hasi, jo është nga Tropoja, dikush thotë nga Kukësi, dikush nga Kruja e dikush tjetër nga Kosova, nuk bën gjë tjetër në gjithë këtë histori, veçse trazon eshtrat e të parëve tanë e veç i nxin faqen Dibrës.

Page 101: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

102 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Një temë tjetër e këtyre ditëve të ngrohta janari është edhe Skavica. Madje, pasi doli historia e Skavicës, kam falur edhe ata që e ndryshojnë vendlindjen e Skënderbeut. Kam menduar se, meqë do ndërtohet hidrocentrali, Skënderbeu nuk duhet të mbetet pa një vendlindje, të vizitueshme për turistët kristianë evropianë, të cilën, në shenjë mirënjohje për mbrojtjen nga turqit, do të kishin dëshirë gjithmonë të vizitonin vendlindjen e Kalorësit të Krishterimit.

Në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë krizës energjetike, parashikohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Unë, personalisht, në këto radhë nuk shpresoj të jap një opinion përfundimtar nëse duhet ndërtuar apo jo ky hidrocentral dhe se është apo jo zgjidhje e krizës ndërtimi po ose jo i tij. Ndërsa Ali Hoxha, në një shkrim po në këtë numër, shpreh argumentet e tij se pse nuk duhet ndërtuar. Por në këto radhë dua të nënvizoj se investimet në Dibër nuk duhen të shihen përpjekje të sakatosura për ta nxjerrë Dibrën nga varfëria e zhvillimi.

Nëse duhet apo nuk duhet hidrocentrali i Skavicës, këtë mund ta thotë vetëm ai që jetën e tij ia ka kushtuar këtij profesioni. Dhe njëri prej tyre mund të ishte Farudin Hoxha, ashtu siç për Skënderbeun duhet t’i bindemi Kristo Frashërit, që gjithë jetën e tij, si një dibrandashës, ia ka kushtuar jetën historisë së Dibrës dhe historisë së Skënderbeut.

Unë, si dibran, dhe shumë të tjerë si unë, përpjekjet tona duhet t’i theksojmë në nevojën e investimeve të harmonizuara për rajonin Dibrës nga koncesionarët, cilëtdo qofshin ato, qoftë edhe nga qeveria. Në qoftë se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është vërtetë një vepër që i shërben vendit, nuk duhet të jemi ne ato që e pengojmë, por kjo duhet të kushtëzohet e shoqërohet me investime mbështetëse të domosdoshme për të mirën e Dibrës dhe rajonit më gjerë, edhe matanë kufi jve, dhe në radhë të parë, me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Mes Skavicës dhe “Rrugës së Arbrit” ka një lidhje të pashmangshme. Në qoftë se për “Rrugën e Arbrit” mund të themi se i shërben Dibrës dhe gjithë Shqipërisë,

Page 102: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

103PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

qoftë edhe pa hidrocentralin e Skavicës, për këtë të fundit mund të themi plotësisht të kundërtën: Hidrocentrali i Skavicës nuk ka kuptim dhe nuk i shërben Shqipërisë pa “Rrugën e Arbrit”.

Thënë më qartë, për të ndërtuar Hidrocentralin e Skavicës më parë duhet ndërtuar “Rruga e Arbrit”. Ky duhet të jetë një element thelbësor në konceptin e investimeve në Dibër.

Madje, qeveria shqiptare, në qoftë se është e paaftë të kryejë një investim të tillë, duhet të gjejë patjetër partnerë ose të kushtëzojë dhënien me koncesion të hidrocentralit të Skavicës me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Përveç kësaj, qeveria shqiptare duhet të kërkojë mbështetje edhe për një plan investimesh dhe në fusha të tjera në Dibër. Kjo duhet bërë patjetër për të eliminuar një migrim të madh të popullsisë, duke i lënë këto zona të shkreta e në varfëri. Qeveria duhet të nxisë donatorë vendas e të huaj të mbështesin frutikulturën e bujqësinë në Dibër, të nxisin investimet në nëntokën e mbitokën e Dibrës, të gjejnë e negociojnë kontrata për prodhimet stinore bujqësore, qoftë edhe duke përcaktuar një buxhet të vazhdueshëm, në mënyrë që dibranët të qëndrojnë në vendin e tyre, të investojnë e të zhvillojnë Dibrën, sepse kështu, përveç se do tu ndihmojnë familjeve, do të ndihmojnë edhe Shqipërinë. Atëherë do të ketë kuptim madhor edhe Skënderbeu, edhe Skavica!

Page 103: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

104 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PAZARI

NGA BUJAR KAROSHI

Prej kohësh kam ndjekur me vëmendje gjithë procesin për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

Ajo që bie në sy kohët e fundit është PAZARI! Më duket sikur “Skavica” është ngritur dhe është ulur në mes të Tiranës dhe 6 kompani të huaja kërkojnë ta blejnë, ndërsa gjithë ata që përmbyten kërkojnë ta marrin “Skavicën” dhe ta ulin në breg të Drinit të Zi dhe aty ta bëjnë Pazarin!

Të kërkosh të ndërtosh një vepër të madhe energjetike, me kaq rëndësi të madhe për vendin, natyrisht që është një përgjegjësi e qeverisë dhe atyre që hartojnë politikat e zhvillimit, por të kërkosh që një gjë të tillë ta bësh pa pyetur qytetarët e këtij vendi, kjo është një gjë antidemokratike. Prandaj, në këtë kontekst, qeveria duhet të hapë një fushatë informimi, e cila më pas duhet të ndiqet me një referendum popullor.

Në një vend me demokraci, kurrë nuk mund të vijë progresi, në qoftë se pjesë e këtij progresi nuk bëhen qytetarët. Por, ndërsa përfaqësuesit e popullit e kanë lënë krejt në mëshirë të qeverisë “Çështjen Skavica”, është vetë populli që kërkon të marrë situatën në dorë. Por, ata e ndjejnë veten të humbur, kur përballë u vihen argumentet se “Skavica është një vepër madhore”, “Skavica i duhet Shqipërisë”, “Skavica mbyll kaskadën mbi Drin”, “Skavica është vepër kombëtare”, etj. Dhe janë të humbur, pikërisht se përballë këtyre fjalëve të mëdha, nuk duan ta ndjejnë veten më

Page 104: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

105PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

pak atdhetarë se kryeministri i vendit, deputeti i tyre, kryetari i komunës apo kryeplaku i fshatit.

Duke mos pasur argumentet e mjaftueshme dhe të nevojshme për t’iu kundërvënë “interesave kombëtare” të mësipërme, atë kthehen tek e vetmja e drejtë kushtetuese, juridike dhe morale:

Mbrojtja e pronës së tyre! Që në të vërtetë, duket si çështje pazari. “Askush nuk ka të drejtë të shesë pronën që na kanë lënë të parët tanë” mbrohen anëtarët e Shoqatës për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi, por duke harruar se kështu kanë rënë në kurthin që të ofron pazari. Po dole në treg je i detyruar të shesësh dhe të blesh, ndryshe je i falimentuar! Dhe për t’i shpëtuar falimentimit duhen njerëz të tjerë! Duhen njerëz që nuk e presin me pushkë Hajredin Pashën që po vjen Radikës, por i shtrojnë tavolinën dhe i thonë “Bujrum, ja kushtet tona!”

Gazeta “Rruga e Arbërit”, Nr. 32, Dhjetor 2008

Page 105: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

106 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

LËRENI LUGINËN E DRINIT TË ZI, TË BUKUR SIÇ E KA DHËNË ZOTI!

Replikë me Prof. dr. Pandi Stratoberda, Niko Pano e Alfred Frashëri, mbi shkrimin e botuar në gazetën Republika, date 4 tetor 2009, “Mbi sistemin hidrografi k liqeni i Shkodrës-Bunë-Drin, Perspektivat e zhvillimit dhe parregullsitë që ekzistojnë”

Vendi ynë, ende në tranzicion e në proces të shpejtë transformimi, ka nevojë më tepër se kurrë për fjalën e akademikëve, profesorëve, doktorëve, në të mirën e zhvillimit të vendit tonë. Ndonëse rrallë në shtyp shfaqet mendimi i tyre, ndonjëherë dhe na zhgënjejnë.

Në gazetën ‘Republika‘ të datës 04. 10. 2009 botohet një studim i tre Prof. dr. Pandi Stratoberda, Niko Pano e Alfred Frashëri mbi sistemin hidrografi k liqeni i Shkodrës-Bunë-Drin, perspektivat e zhvillimit dhe parregullsitë që ekzistojnë. Shifrat dhe faktet e sjella prej tyre mbi shumëllojshmërinë e shpendëve, të amfi bëve, të reptilëve, të molusqeve, gjitarëve e të tjera çështje, janë tregues të një punë serioze, që pasqyrojnë potencialin ekologjik të një ekosistemi, i cili, me të drejtë, duhet mbrojtur dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij duhen mënjanuar parregullsitë që pengojnë.

Duke marrë shkas nga shkrimi juaj, të nderuar zotërinj, deshëm të replikojmë pak me ju, jo për kompetencë shkencore

Page 106: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

107PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

e profesionalizëm, por se ju në punën tuaj jeni treguar tepër të njëanshëm. Ju rekomandoni si të vetmen alternativë për mbrojtjen e ultësirës shkodrane e asaj malazeze, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, pasi, sipas jush, variante të tjera janë të kushtueshëm.

Për rajonin që përmbytet, pasojat që i vijnë atij, ju nuk e keni vënë lapsin në letër, pra nuk u interesojnë. Kjo do të thotë, të shikosh vetëm njërën anë të medaljes, ose është si të bisedosh me vetveten. Trajtimi i një anshëm i këtij problemi, që përbën kërcënim për një komunitet, prej dhjetëra-mijëra banorësh, me tridhjetë fshatra të kësaj lugine, e të tjerët përreth, vë në diskutim qëllimin e studimit tuaj, motivet që u shtyjnë.

E themi këtë pasi, ideja juaj është të asgjësohet një ekosistem, vlerat te tjera te mëdha te tij, për të mbrojtur një ekosistem tjetër; Ne ju pyesim: A mund të quhet zgjidhje, një justifi kim si ai i juaji, që sakrifi kon jo një, por disa zgjidhje të tjera duke sjellë katastrofë për një komunitet të tërë, pasoja të rënda për Dibrën ne tërësi? Ideja juaj të nderuar zotërinj nga ne dibranët lexohet: “Qep një pëllëmbë e shqep një pash”.

Skavica përmbyt luginën e Drinit të Zi në një gjatësi prej 75 km, nga Kukësi në veri, deri në kufi me Maqedoninë në jug, asgjëson potenciale të mëdha etnike, ekonomike, kulturore, historike, ekologjike, te cilat ju nuk i keni studiuar, në një pellg të pasur mbi 160 km2, që për këtë popull kanë një kosto shumë të madhe.

Dibra një etni, një gjak, një gjuhë, me të njëjtat tradita e zakone, me një histori të përbashkët, me 1913 u nda më dysh. Ata që e ndanë, nuk përfi llën asnjë parim për vendosje, por vulosën vendimin duke marre me vete njollën e turpit gjate tere historisë. Dibra e Epërme padrejtësisht u kaloi sllavëve, Dibra e Poshtme i mbeti Shqipërisë. Kjo gjysmë e territoreve dibrane që i mbeti Shqipërisë, të nderuar zotërinj, a duhet të ndahet dhe një herë nga jugu në veri sipas idesë suaj? Nëse ndodh kështu, Dibra e Poshtme shpërbëhet.

Page 107: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

108 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Përmbytja e luginës së Drinit të Zi për mbrojtjen e “Aeroportit” më të madh të shpendëve e të gjallesave të tjera të një rajoni tjetër, për Dibrën në fushën ekonomike do të thotë; deri në 8000 ha tokë produktive më pak nga 12500 ha që ka Dibra gjithsej, deri me 8000 persona të larguar nga puna, pasi në një hektar tokë punësohet një punëtor, 200 mijë rrënjë dru frutorë më pak, 4000 hektarë foragjere, pa llogaritur pyjet, kullotat, material ndërtimi e të tjera.

Do të thotë 9000 krerë lopë nga racat më të mira, 25000 krerë të imta më pak, ndërsa në produktet, i hiqen nga menuja popullit të këtij rajoni; 9000 kv mish gjedhi cilësi e parë, 5000 kv mish të imtash, 32000 kv grurë, 70000 kv misër, 1.600.000 kv fruta, 180 000 kv qumësht lope, 21.000 kv qumësht të imtash në vit, perime të freskëta e të thata, e të tjera.

Ky është vetëm hapi i parë i hedhur këto vitet e fundit nga qindra biznese të mesëm e të vegjël që ushtrojnë, aktivitetin në

Page 108: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

109PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

këtë rajon, kur mundësitë për të ardhmen janë shumë herë më të mëdha. Ndërtimi i Skavicës të nderuar zotërinj, zhduk nga harta e Shqipërisë një nga ”Perlat“ më të bukura e më të pasura në tërë territoret shqiptare, produktet e saj në përmasa kolosale, konkurruese në tregun ndërkombëtar për cilësinë e lartë të tyre vite më parë, zhduk “ Hambarin” e Dibrës e për rajonet përreth, me ekzistencën e të cilit është e kushtëzuar jeta e popullit të këtij rajoni nga prehistoria deri në ditët tona.

Pra ndërtimi i kësaj vepre për Dibrën do të thotë; më pak prodhime, më pak të ardhura, më pak dibranë në këtë rajon historik, më shumë ditë pa diell, më shumë ndotje të ambientit, më shumë rrezik për shëndetin e jetën e njerëzve e jo të shpendëve, amfi bëve e të tjera gjallesave, që ju u kushtoheni në studimin tuaj. Ideja juaj të nderuar zotërinj, detyron mijëra banorë të lënë trojet e tyre etnike, pa qenë fajtor, ndërpret jetën njerëzore në këtë luginë pas më se 8000 vitesh jetë, të cilën nuk arritën ta ndërpresin luftërat në këtë rajon historikisht të trazuar, epidemite, as katastrofa të natyrës.

Page 109: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

110 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Ideja juaj mbi Skavicën fundos përgjithmonë vlera të pazëvendësueshme historike me rëndësi jo vetëm rajonale, por, sidomos kombëtare. Në pellgun e Drinit të Zi, edhe pse ky rajon bën pjesë në një krahinë të brendshme malore, jeta ka fi lluar që në neolitin e hershëm, njëherësh me vendbanime të para në rajone të Adriatikut e të Mesdheut me një popullsi vazhdimisht të dendur dhe njeh vetëm vazhdimësi. Në këtë pellg, arkeologët, deri tani, kanë evidentuar 40 qendra arkeologjike, shumë prej tyre në nivele shumë të ulëta, që i përmbyt çdo variant i ndërtimit të kësaj vepre, vendbanime historike të virgjëra, që përfaqësojnë çdo epokë, në të cilën ka kaluar shoqëria njerëzore në më shumë se 8500 vite jetë.

Zotërinj të nderuar: E tërë kjo pasuri e madhe historike, kulturore, shpirtërore, jo vetëm ekologjike e transmetuar nga brezi në brez ne mijëra vite, a duhet të fundoset përjetësisht nën ujë që mbi të rëndojë veç peshës së ujit edhe errësirës së përjetshme dhe pesha e harresës? Çdo objekt arkeologj ik ka jo vetëm vlera materiale, por sidomos vlera kulturore shpirtërore. Ç d o g j e n e r a t ë i transmeton diçka vitale nga vetja, brezit pasardhës. Ç’do të thotë, të nderuar zotërinj, të fundosësh

Page 110: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

111PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

përjetësisht nën ujë një trashëgimi kaq të pasur të transmetuar në breza për mijëra vjet, ta fshish nga kujtesa e një populli dhe për brezat që do të vijnë për mbrojtjen e një ekosistemi tjetër?

Këto thesare janë vetëdija historike e një populli vital, janë të shenjta, për ta nuk ka çmim, ata as nuk mund te blihen, as te shiten për interesat e të tjerëve. Nuk mendojmë të ketë ndonjë vend ku intelektualët e vet t‘u rekomandojmë pushtetarëve të atij shteti, të asgjësojnë thesare të tilla të historisë për të mbrojtur ekosistemin e një rajoni tjetër, gjallesat e tij, qoftë edhe për arsye më madhore.

Përfaqësojnë prehistorinë në Luginën e Drinit të Zi, vendbanimet e mëposhtme si: “Kronza” e Blliçes, “Burimi” në zonën e Maqellarës, që i përkasin neolitit të hershëm, ndërsa “Blliçja”, “Çetushi” “Topojani”, “Salbatra e Sule”, “Topuzet”, “Çuku i Lekës” “Zall – Sina”, “Meja e Qytetit” ne Zall Dardhë e të tjera janë vendbanime prehistorike te mëvonshme.

Në këtë rajon përfaqësohet kultura qytetare ilire me tre qytete ilire, 1)në Zall – Dardhë, 2) ne Gjire të Përnezhës ne Fushë – Alie dhe 3) ne Gradec ne nivele shume të ulëta, qe çdo variant i Skavicës i përmbyt. Studiuesi latin Tit Livi shkruan (shek II p. e. s.) se në luginën e Drinit të Zi janë 14 qytete e kështjella ilire të penestëve (ende të palokalizuara).

Më të përmendurat për luginën e Drinit te zi ne Dibër janë; “Uskana” qyteti i dyte pas Durrësit për nga madhësia në tërë trevat ilire, Draudaku, Oenea e famshme si qyteza më e fortifi kuar të cilën prof. dokt. Kristo Frashëri, Apolon Baçe dhe studiuesit dibranë e lokalizojnë në fshatin Çidhën e Poshtme, pjesë e këtij rajoni.

Me territore të kësaj lugine janë të lidhur ekzistenca dhe historia e Kastriotëve. Këtu janë vendlindja dhe vendbanimi i Pal Kastriotit, i Gjonit, i heroit tonë kombëtar dhe hero i rilindjes evropiane, (sipas disa studiuesve), Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në këtë luginë buzë Drinit të Zi më 29 Qershor 1444 u

Page 111: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

112 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

zhvillua beteja e “Torviollit” e cila përfundoi me shpartallimin e plot te ushtrisë turke, jehona e të cilës u dëgjua në tërë kontinentin evropian, ngjalli shpresa shpëtimi për popujt në robëri, për të cilën Skënderbeu u vlerësua shumë dhe mori mesazhe urimi nga disa kancelari evropiane te kohës.

Me historinë e Kastriotëve lidhet vendi me toponimin “Kodra e Pareve”. Disa studiues mendojnë se ka qenë tempull i Kastriotëve. Ka mendime se këtu mund të ketë lindur Skënderbeu. Këtë objekt e përmbyt dhe varianti më i ulët i ndërtimit të kësaj vepre. Në këtë pellg ndodhet Sina e Pal Kastriotit, fshat ku nis dalja e Kastriotëve në skenën e historisë, ndodhet Kastrioti, fshati i krijuar dhe i banuar nga Gjon Kastrioti. Këtu kaloi vitet e para të jetës heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Skavica” fundos varret e të parëve tanë, zhduk një toponomi mjaft të dendur me emra ilir, emra te tjerë te lidhur me emra fortesash, betejash, objektesh e pronash të Kastriotëve.

“Viset e Çidhnës”, janë vise të Skënderbeut, shkruan Barleti.

Fundoset “Ura e vjetër e Reçit”, kryevepër arkitektonike në ndërtimin e urave, Katedralja e Shën Lleshit, (rrënojat) më e madhja në Ballkan me kapacitet mbi 2000 vende, ku zhvilloi punimet Kuvendi i dytë ndërkrahinore i Dukagjinit, më 1602.

Fundoset “Ferra e Pashës” buzë Drinit të Zi që ka shërbyer si “Seli” e fi snikërisë së “Nëntë Maleve” historike të Dibrës për rreth pesë shekuj. Këtu janë marrë vendime historike sa herë ky rajon është kërcënuar, ose është sulmuar nga pushtues të huaj.

Fundoset shtëpia e “Riza Lushës” ku më 1920 u krijua “Qeveria e Arrasit”. Në këtë shtëpi u krijua shtabi që udhëhoqi kryengritjen dibrane për çlirimin e Dibrës nga pushtuesit serb.

Pa u zgjatur më tej të nderuar miq, ky rajon meriton të shpallet zonë muzeale e vlerave të mëdha historike. Në shërbim të idesë sonë mbi paprekshmërinë e këtyre burimeve të historisë, citojmë një pjesë nga gjeniu i jashtëzakonshëm Shekspir i cili shkruan: “Nuk mund të pretendosh se e njeh një komb edhe sikur

Page 112: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

113PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

të jesh pjesë e tij, nëse nuk din historinë e prejardhjes së tij”. Për historinë e Dibrës volume të tëra nuk mjaftojnë, është

me rëndësi kombëtare të nderuar zotërinj, si e tillë është dhe e juaja.

Në vendin e këtyre thesareve të historisë duhet investuar, jo për fundosjen e tyre në errësirë te përjetshme, por që të zbulohen, të dalin në dritë, që të mos heshtin, por të fl asin dhe të presin vizitorë nga vendi e bota.

Kush mohon historinë e një kombi ka mohuar ekzistencën e tij. Dikur, për një ide të tillë, për luginën e Kolorados në Amerikë i nderuari presidenti amerikan i asaj kohe Linkoln këshillonte: “Lëreni luginën e Kolorados, të bukur ashtu siç e ka dhënë Zoti”.

Studiuesit tanë nuk duhet të bëjnë studime të njëanshme, qe pushtetarët tanë të mos e njohin realitetin ashtu siç është.

Ju të nderuar zotërinj, kërkoni t’i shkulni themelet asaj përmendoreje madhështore, që Dibra ngriti gjatë tërë historisë, aq të lartë sa shikohet në Kosovë, në Shkodër, në Durrës, në Vlorë, në Janinë, kudo ku fl itej gjuha e bukur e shqipes, pasi në këto vende prehen të qetë martirë dibranë, që dhanë jetën në mbështetje të bashkëkombësve të tyre sa herë kaluan stuhi të historisë në këto anë.

Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë Zoti, zotërinj të nderuar!

Murat KOLTRAKA

Page 113: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

114 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

A DUHET TË NDËRTOHET SKAVICA?!

SHAQIR SKARRA

Vite më parë, kur sistemi i kaluar

miratonte plane pesëvjeçare, pak vija në letër dhe disa studime sporadike u bënë edhe për hidrocentralin e Skavicës, ku qysh në ato vite diskutohej se do të ishte një ndër hidrocentralet më të mëdhenj në lumin Drin. Dibranët si nën zë, në rrugë e nëpër oda shtronin pyetjen mes njëri-tjetrit. “Mirë se vendos qeveria, por në fakt a duhet të ndërtohet Skavica?! Po Dibrës çfarë do t’i mbetet pastaj? Pikërisht ndërtimi i këtij hidrocentrali i trembte dibranët dhe ashtu shpreheshin si nën zë se nuk guxonin ta thoshin mendimin haptas.

Atëherë neni famëkeq i dënonte edhe me një aktakuzë si sabotator të ekonomisë socialiste.

Erdhën vitet nëntëdhjetë. Hija e frikshme e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës sikur u largua pak. Sistemi ndryshoi dhe investimet në energjetikë u ndërprenë. Liria e fjalës tashmë ishte legalizuar me ligj dhe dibranët përsëri pyesnin njëri-tjetrin: A duhet të ndërtohet Skavica? Tashmë kjo pyetje bëhej në vende publike dhe njeri nuk kishte frikë ta thoshte haptas mendimin e

Page 114: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

115PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

tij. Kishte mjaft dibranë që fi lluan ta kundërshtojnë këtë projekt dhe pse me rëndësi të madhe kombëtare.

Pas viteve 2000 fi lloi Skavica të endej luginës së Drinit të Zi si një fantazmë që fi lluan të tremben banorët e kësaj lugine. Dhe kishin plotësisht të drejtë. Ndaj një pjesë e intelektualëve u grumbulluan në shoqatën “Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”. Shoqata fi lloi ta sensibilizojë opinionin qytetar mbi rëndësinë e hidrocentralit të Skavicës, por dhe për dëmet që sjell për Dibrën dhe dibranët ndërtimi i kësaj vepre me përmasa të mëdha kombëtare. Filluan të prononcohen në media të ndryshme, por dhe bënë takime me titullarë, siç ishte takimi i ditëve të fundit me ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës zotin Genc Ruli.

Hidrocentrali i Skavicës është lakuar herët. Ka qenë prioritet i qeverisë së mëparshme shqiptare. Sot po lakohet më shumë, ku dhe mjaft kompani serioze kanë shprehur gatishmëri me koncesion që të fi llojnë sa më parë të ngrenë digën. Flitet se një kompani norvegjeze ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë disa diga, që të eliminojë në maksimum përmbytjet që do të ndodhin.

Ky hidrocentral është një projekt madhor, pasi zgjidh njëherë e përgjithmonë krizën e rëndë energjetike në vend. Skavica do të jetë si rregullator i gjithë hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin. Por në qoftë se ky hidrocentral sjell përfi time të mëdha për kombin, dëmton rëndë Dibrën dhe dibranët. Atëherë edhe në qoftë se diga nuk ngrihet në kuotën e parë që ka qenë projektuar, edhe në qoftë se kompania norvegjeze, siç fl itet, diskuton në dobi të dibranëve, të paktën lugina e Drinit të Zi përmbytet, ajo kthehet në një liqen.

E gjithë ajo zonë e bukur që vetë natyra ua ka falur dibranëve, Skavica e fshin në çast.

Dibranët këtë e dinë dhe i kanë tepër të qarta pasojat dhe përfi timet, por duke parë se në një të ardhme mund të ndërtohet Skavica, tashmë jo vetëm shoqata “Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”, por dhe individë të veçantë dhe intelektualë dibranë

Page 115: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

116 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

shtrojnë pyetjen: “A duhet të ndërtohet Skavica?”Pas takimit që patën me ministrin e Ekonomisë dhe

Energjetikës zotin Genc Ruli dhe prononcimit në shumë media të vendit, me dhjetëra qytetarë të Dibrës para pak ditësh u hodhën në një protestë paqësore, duke kundërshtuar zbatimin e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Mes protestuesve kanë qenë dhe anëtarë të shoqatës “Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”. Gjatë tubimit ato janë shprehur se janë të vendosur që të mos ndërtohet kjo vepër, pasi kjo do të shkaktonte përmbytjen e 8 mijë hektarëve tokë në pronësi të tyre.

“Ne nuk duam që të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, pasi kjo do të pasonte jo vetëm me përmbytjen e tokave tona, por do të shkatërronte dhe gjithë vlerat e kësaj treve” - shprehet zoti Ali Hoxha. Ndërkohë, të tjerë shprehen se, nëse qeveria aktuale nuk merr për bazë kërkesën e tyre, atëherë do të shkohet deri në mosbindje civile. Nga ana tjetër, drejtues të lartë të instancave shtetërore kanë deklaruar se ngritja e hidrocentralit të ri të Skavicës në lumin Drin do të ndikonte drejtpërdrejt në zbutjen e krizës së lartë të krizës energjetike në vendin tonë. Projekte si hidrocentralet, rrugët, hekurudhat, tecet si dhe petrolifera e Vlorës janë objekte kombëtare dhe ndikojnë në ekonominë kombëtare. Fill pas tenderimit të petrolifera në Vlorë u ngrit aleanca qytetare për mbrojtjen e qytetit, duke kundërshtuar projektet e petrolifera dhe teceve që ishin planifi kuar për t’u ndërtuar. Kërkuan dhe referendum për këto objekte por mendimi qytetar nuk u mor parasysh. Megjithatë, është fakt se këto projekte nuk e përmbytin Vlorën, nuk i shpërngulin vlonjatët, nuk ua fshin historinë e të parëve uji dhe, megjithatë, ata kanë bërë protesta, janë prononcuar në media se nuk do të lënë qytetin e tyre të “shkatërrohet” në këtë mënyrë.

Vite më parë qeveria e atëhershme ngriti Fierzën, Komanin, Vaun e Dejës, Ulzën. U përmbytën toka, shtëpi, varreza. U shpërngulën fshatra e qytete. Ende dhe sot ka banorë që nuk kanë

Page 116: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

117PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

përfi tuar qoftë dhe një kacidhe nga këto përmbytje e megjithatë dritë nga këto vepra gjigante ka marrë dhe Vlora dhe e gjithë Shqipëria. Dibranët u ngritën në protesta për një projekt me përmasa kombëtare që do të fi tonte e gjithë Shqipëria, por që do të humbiste shumë Dibra dhe dibranët. Është fakt se dhe me krijimin e këtij liqeni të madh do të zbutet sadopak klima, do zhvillohet dhe turizmi, do të pësojë ndryshime dhe infrastruktura. Këto ndryshime që mund të ndodhin me ndërtimin e Skavicës i dinë të gjithë, por dëmet që shkaktohen nga ky ndërtim janë më të mëdha. Lugina e Drinit të Zi është një nga tokat më pjellore, ku me të drejtë është quajtur si “Myzeqeja” e Dibrës. Jo vetëm drithërat e bukës, por dhe frutikultura është e pranishme në këtë luginë. Sot toka bujqësore në Shqipërinë e Mesme është vlerësuar me një çmim të leverdishëm. Në Dibër dhe pikërisht në luginën e Drinit të Zi, çmimet që përfl iten janë tepër qesharake, një çmim që nuk kap as njëqind lek të reja për metra katrorë. Nuk dihet se çfarë kategorie e kanë planifi kuar luginën aq pjellore të Drinit të Zi, por një pagesë që kushton sa një kilogram oriz është një

Page 117: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

118 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

absurditet që sot më nuk shkon. Jo vetëm kaq, por ende nuk dihet klasifi kimi i tokës. Si do të paguhet trualli, tokë e kategorisë parë, tokë e kategorisë dytë, tokë e kategorisë tretë, bjeshkët, kullotat, zabelet. Le pastaj shtëpitë, ato shtëpi që janë ndërtuar herët dhe u kanë rezistuar dhe hordhive serbe. Ato të gjitha janë prona të trashëguara dhe jo të zaptuara. Tashmë dalim dhe tek historia, ajo e shkruara dhe e pashkruara. Dibranët në luginën e Drinit të Zi kanë shumë histori. Është pikërisht kjo luginë që tregon gjenezën e fi seve të para qysh nga Penestia ilire. Është pikërisht kjo luginë që na afron më shumë me jetën dhe veprat e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Atëherë, po të përmbytet kjo luginë, ne çfarë do t’ju tregojmë të huajve kur të interesohen për origjinën e heroit, për betejën e Torviollit dhe masakrën e Çidhnës. E historiani dhe studiuesi Sefedin Xharri shprehet për gazetën:

“Kur të interesohen të huajt për historinë e kësaj treve, do t’ju themi: - Vendorigjina e Skënderbeut është në liqen. Beteja e famshme e Torviollit në liqen. Masakra e Çidhnës në liqen. Në liqen Ferra e Pashës, në liqen e gjithë historia e Dibrës”.

Atëherë jemi të bindur se Dibra nuk do të ekzistojë më. Çdo gjë e mirë dhe e bukur është e lidhur me këtë luginë që Skavica po të ndërtohet e mbulon me ujë. Do të varroset dhe vetë historia e Dibrës ku dhe në qoftë se ka plane nga Instituti i Arkeologjisë për të bërë gërmime, nesër do të jetë vonë, nuk do të ketë më nevojë. Të gjitha do të fshihen, ato do të mbulohen nga uji.

Dibranët nuk duan që t’i politizojnë edhe veprat e mëdha siç është Skavica, por dëmi që i shkaktohet Dibrës është i madh.

Pyetja se: a duhet të ndërtohet Skavica? - do një përgjigje. Këtë përgjigje më mirë se kushdo tjetër mund ta japin vetë dibranët me anën e një referendumi. Besojmë se kjo është një e drejtë legjitime e kujtdo. Le të vendosin vetë dibranët për Skavicën me votën e tyre, sepse ato dinë të zgjedhin më të mirën.

Rruga e Arbrit-shkurt 2008

Page 118: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

119PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

SKAVICA

SHAQIR SKARRA

Ndoshta nuk do të merrej njeri këto ditë të ftohta dimri me një projekt që ka nisur qysh para viteve nëntëdhjetë nga qeveria shqiptare.

U desh të përmbytej Shkodra e Lezha e ja tani përsëri na del në skenë Skavica, një hidrocentral ky që po të ndërtohet siç thonë nuk mund të ndodhin këto përmbytje në Shkodër. Nuk ka asnjë të keqe këtu, fundja fjala e specialistit nuk është fjalë dosido.

I pari foli Komisari i Italisë për Digat, Roberto Guercio, i dërguar në Shqipëri pas situatës kritike të krijuar nga përmbytjet që ndodhën ditët e fundit. Duke folur në një emision televiziv lidhur me sigurinë që paraqet zinxhiri i ujë mbledhësve mbi lumin Drin, Roberto deklaroi se një ndihmë shumë të madhe për të shmangur situata emergjente do të kishte qenë ndërtimi në kohë i hidrocentralit të Skavicës, që është edhe HEC-i i parë mbi Drin sipas projektuesve shqiptarë të Kaskadës. “Natyrisht që do të kishte qenë një mjet i mirë për të shmangur katastrofa përmbytjesh”, -tha ai.

Në fakt projekti i Skavicës ka qenë i gatshëm prej vitesh në dispozicion të qeverisë shqiptare, madje prej disa vjetësh u caktua edhe konsorciumi Italian, që do të ndërtonte atë me koncesion, me fi nancime që kalonin të 600 milion eurot. Qeveria Berisha vendosi të ndryshojë skemën e HEC-it pas së cilës ajo shpalli sërish tenderin ndërkombëtar.

Ky tender u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar, por këtë

Page 119: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

120 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

herë asnjë subjekt, as i huaj dhe as vendas nuk paraqiti interes duke bërë kështu të dështojë tenderi.

E kjo edhe pritej në një kohë kur kriza globale i ka bërë Bankat dhe kompanitë e mëdha financuese tepër të kujdesshme në drejtim të kredive të mëdha, aq më tepër në vende s i Shqipëria.

F i l l pas Komisar i t Italian folën dhe specialistët shqiptarë.

Luigj Pjetri, një ndër specialistët e hidrocentraleve tha: “Skavica do shmang përmbytjet në fushën e Shkodrës. Qysh kur ka nisur projekti i Kaskadës së Drinit janë përfshirë në të të ndërtoheshin 5 hidrocentrale.

Tre janë ndërtuar, kështu që mbeten edhe dy për t’u ndërtuar që janë Skavica dhe Bushati. Në fakt projekti i Skavicës i projektuar herët e kanë kaluar shumë vite deri atëherë, ai ende nuk u ndërtua. Fundja edhe ndërtimi i Kaskadës duhej të fi llonte nga fi llimi,d.m.th nga Skavica por ja që kështu nuk u nis. Lind me të drejtë pyetja; Pse?.Po të ndërtohet Skavica do të përmbytet Dibra, e gjithë ajo luginë e bukur e mjaft pjellore e Drinit të Zi. Do të zhduket një histori kombëtare që me të drejtë nuk mburret vetëm Dibra por e gjithë Shqipëria. Ajo luginë e mbushur me bëma historike të një kombi ndër vite do të zhduket në një kohë të shkurtër e do të kthehet në një liqen gjigand. A thua vetem Skavica e shpëton Shkodrën nga përbytjet? Sot në Ministrinë e Energjitikës dhe Ekonomisë, sipas një burimi të

Page 120: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

121PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

sigurtë, janë mbi 400 kërkesa për të ndërtuar hidrocentrale të vegjël. Një hidrocentral i tillë përafërsisht prodhon mbi 1000 kw energji elektrike. Atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: Pse rendet pas këtyre digave të mëdha që krijojnë shpërngulje masive të popullsisë kur kemi mundësi të ndërtojmë hidrocentrale të vegjël me pak shpenzime e me shumë leverdi për të siguruar energji, lere pastaj tecet që po ndërtohen e do të ndërtohen në të ardhmen.

Vetëm mbi Setë në Arras një fi rmë italiane ka ngritur tashmë një hidrocentral të vogël ku janë montuar edhe makineritë. Të vogël i thonë por ka një kapacitet mbi 4000 kw. Po sa kemi të tillë në Dibër si Selishtë,

Lurë, Kala të Dodës etj?. Skavica po të ndërtohej sipas projektit norvegjez, me prita të vogla mbi dhjetë metra që nga ura e Topojanit e deri në ngushticën e Skavicës do të prodhonim energji dhe do të shpëtonim nga përmbytja një zonë të tërë siç është Dibra.P ër të shpëtuar Dibrën nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës u ngrit dhe një shoqatë me emrin “Brigjet e Drinit të Zi” të cilët kanë bërë edhe takime në Ministrinë e Energjitikës. Janë shkruar mjaft shkrime në organe të ndryshme të shtypit ku

Page 121: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

122 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

kanë hedhur mendime njerëz të ndryshëm se a duhet në fakt të ndërtohet Skavica apo jo.E nde specialistët e digave të mëdha nuk e kanë dhënë mendimin e tyre për Skavicën. Mjaft fi rma janë afruar për këtë projekt të madh energjetik. Ende qeveria ka heshtur, nuk është ulur as në zonat që përmbyten nga ky projekt sikur u shprehën atë ditë në takim me shoqatën.

Sot kur ndodhi kjo përmbytje fi lluan disa si nën zë të fl asin se është pikërisht Skavica ai që shpëton nesër Shkodrën nga përmbytja. Po Dibrën kush e shpëton? Vërtet kush po e kërkon të përmbytet Dibra? A ia vlen të krijohet një dëm kaq i madh për të ndërtuar një hidrocentral si Skavica. Sa pronarë do të dëmshpërblehen? Sa familje do të shpërngulen? A është bërë një studim i tillë për dëmet që mund të shkaktojë Skavica apo o burra kemi një projekt dhe hajde ta bëjmë. Ne jemi shquar për ndërtime digash të mëdha sa dhe vende si Kanadaja na kanë zili, ne jemi shquar për sigurimin e energjisë elektrike nga burime hidrike por nuk jemi marrë me studime të tjera se si mund të prodhojmë energji pa dëmtuar, tokë, shtëpi e prona të tjera. Jo për këto tek ne askush nuk mendon. Ne kemi shprehur gadishmëri edhe për energji bërthamore e ku vetë Italia fqinje na mbështeti në këtë projekt. Megjithatë problemet nuk janë kaq të thjeshta sa duken në projekt. Skavica është një projekt ndoshta madhor për kombin por shkatërrimtar për Dibrën.

Për këtë Dibra dhe dibranët e kanë dhënë fjalën e tyre. Kur kemi mundësi të tjera për të prodhuar dhe siguruar energji elektrike nuk ka pse të ndërtohet Skavica. Sa kohë mund tju duhej italianëve për të vendosur për një projekt të tillë? Ndoshta vite të tëra. Atëherë pse ne duhet të vendosim kaq shpejt. Besoi nuk është as koha, as momenti për projektin e Skavicës. Nuk duhet përdorur ky projekt si gogoli për të trembur atë popullsi të pafajshme të cilët janë në vendin e tyre e kanë frikë të investojnë akoma.

Skavica fl e çdo mbrëmje në vatrat e dibranëve. Deri kur gogoli Skavica do të endet lirshëm luginës së Drinit të Zi?

Page 122: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

123PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I TRETË

“JO SKAVICËS! FUNDOS DIBRËN”

Page 123: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

124 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 124: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

125PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

LETËR

Drejtuar:Z.BAMIR TOPIPRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËZNJ. JOZEFINA TOPALLIKRYETARE E PARLAMENTIT TË SHQIPËRISËZ.SALI BERISHAKRYEMINISTËR I SHQIPËRISËZ.GENC RULIMINISTËR I EKONOMISË DHE ENERGJITIKËSFIRMËS KONCENSIONARE ITALIANE“TGK- SKAVICA”DEPUTETËVE TË QARKUT TË DIBRËS TIRANË

“TGK-Skavica srl.”, Shoqata, pasi grumbulloi të dhëna edhe nga burime të tjera; duke qenë e vetmja shoqatë në vend në mbrojtje të banorëve, pronave e mjedisit të këtyre trevave, pas vjeljes së mendimeve në të gjithë nëndegët e seksionet që mbulon shoqata, me vendimin nr.27, datë 28.11.2007, të Bordit Drejtues , i thotë “JO” ndërtimit të Skavicës për këto arsye:

Zhduket identiteti dhe pastërtia etnike e këtij populli.Pa Pellgun e Drinit të Zi nuk ka Dibër. Ky projekt është katastrofi k për ekonominë e dhjetëra mijë

banorëve të 30 fshatrave, pa përmendur mundësitë potenciale të zhvillimit në të ardhmen.

Page 125: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

126 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

- Asgjëson qindra biznese të vegjël e të mesëm, të ngritur me shumë mundime për një jetë më të mirë.

- Ky projekt parashikon një shpërngulje masive të një populli të tërë dhe kjo përbën gjenocid të vërtetë pa qenë fajtorë. Katastrofa të tilla mund të shkaktojnë luftërat, epidemitë dhe vetë natyra.

- Ky projekt shkel rëndë të drejtën themelore mbi pronësinë.

- Ndërtimi i kësaj vepre fshinë nga faqja e dheut dhe fundos përgjithmonë vlera të pakrahasuara etnike, kulturore dhe historike.

- Çdo pëllëmbë e kësaj toke ka një “status” mbrojtës të shkruar me gjakun e martirëve dibranë që nga penestët kundër romakëve, në veçanti gjatë rezistencës antiosmane, nën udhëheqjen e Skënderbeut, luftërat me serbët e kundër armiqve të tjerë.

- Zhduk monumentet historike që kanë bërë emër në shekuj, toponime që lidhen me fortesat, betejat, pronat, rrugët, trojet e Kastriotëve e heronjve të tjerë që ky popull ka nxjerrë në tërë historinë e tij jetësore. Nëse do të ishin bërë investime për kërkime arkeologjike në këtë luginë , sot do të vinin vizitorë nga e gjithë bota.

- Fundos dhjetëra mijë varreza të të parëve tanë.- U tjetërson njerëzve jetën, pronën, pasuritë, kulturën,

historinë, natyrën e pakrahasueshme me të cilat kjo popullsi është e lidhur me mijëra vite.

- Kundërshtojmë vendimin e Këshillit të Ministrave të muajit nëntor , i cili i hap rrugë Kompanisë Italiane “TGK-Skavica srl.” Për ndërtimin e HEC të Skavicës.

Ne jemi pronarë të ligjshëm të kësaj toke. Askush nuk ka të drejtë as ta shesë dhe as ta blejë këtë tokë. Kjo e drejtë ekskluzive është vetëm e pronarit të saj dhe e askujt tjetër. Në emër të Kryesisë dhe të Bordit Drejtues të Shoqatës shprehim vullnetin e ligjshëm të popullit të kësaj zone dhe i themi “JO” ndërtimit të HEC të Skavicës. Kundërshtimi ynë do të jetë i përshkallëzuar, deri në mosbindje civile.

Duke përfunduar u kërkojmë përgjigje maksimumi deri më 05.12.2007

Page 126: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

127PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

MINISTRI RULI TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË SHOQATËS “PËR

MBROJTJEN E PELLGUT TË DRINIT TË ZI”

Në përgjigje të PETICIONIT të Shoqatës “Për mbrojtjen e pronave dhe të mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, me qendër në Dibër, të datës 19.11.2007, drejtuar Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë, z. Genc Ruli, lidhur me shqetësimin për projektin për ndërtimin e mundshëm të një HEC-i në Skavicë të Kukësit, me pasojë përmbytjen dhe asgjësimin e gjithë Pellgut të Dibrës, ditën e enjte, datë 13.12.2007 në orën 17.00 u ftua në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Energjetikës dhe u prit në një takim një delegacion i Kryesisë së Shoqatës “Për mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi”, i përbërë nga nënshkruesit e atij peticioni, Z. Nazmi Drizi - Kryetar i Shoqatës, Z.Ali Hoxha – iniciues dhe Kryetar Nderi i Shoqatës; Z.Sadin Përnezha – nënkryetar dhe z. Nazmi Skepi – sekretar i Shoqatës.

Në takim të cilin e organizoi dhe e drejtoi ministri Genc Ruli, ishin të pranishëm edhe zv. ministri N.Alibali, deputeti i Dibrës Rr.Kaleci,

Prefekti i Dibrës, Xh. Seiti, si dhe dy anëtarë të Kryesisë së Shoqatës: Osman Begu dhe Zyber Kaba.

Ajo që duhet theksuar që në fi llim është fakti se pavarësisht se nga të dyja palët pati mirëkuptim lidhur me shqetësimin e njëri-tjetrit, është për t’u theksuar dhe evidentuar se ministri Ruli, fjalën e tij të hapjes e fi lloi me këtë shprehje:

Page 127: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

128 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

“Shteti ka logjikën e vet dhe i bën gjërat ashtu sipas asaj logjike”.

Më tej sqaroi duke iu drejtuar palës negociuese: “Ju keni të drejtën të argumentoni pretendimet tuaja...” Dhe pasi parashtroi një sërë çështjesh të tjera lidhur me

mungesën e energjetikës në vend, duke sqaruar se ai nuk është një projekt i ri, por i trashëguar nga qeveritë e mëparshme, që nga koha e monizmit etj. dhe se ndërtimi i HEC-it të Skavicës, më tepër ka të bëjë si rregullator për gjithë krahinën e Drinit lidhur me HEC-et e tjera, të Fierzës, etj, si rezervuar për ta, e përfundoi fjalën e hapjes duke theksuar se “Çdo zgjidhje do ta bëjmë me konsultime sipas shkallëve”.

Më pas e mori fjalën z.Nazmi Drizi, Kryetar i Shoqatës, i cili pasi falënderoi ministrin Ruli dhe stafi n e tij për organizimin e këtij takimi, parashtroi disa argumente të paraqitura edhe në atë peticion, mbi bazën e të cilave populli i Dibrës e kundërshton ndërtimin e HEC-it të Skavicës, duke theksuar se dëmi ekonomik është shumë më i madh se sa fi timi.

I dyti, nga delegacioni i Shoqatës e mori fjalën z.Ali Hoxha, iniciues dhe Kryetar Nderi i Shoqatës, i cili e vuri theksin në argumentet historike dhe etnokulturore të problemit:

“Për mua, dëmi ekonomik qëndron në plan të dytë, në krahasim me dëmin historik, etnokulturor që i shkaktohet kombit, pasi me ndërtimin e atij projekti përmbytet një herë e përgjithmonë e gjithë Dibra së bashku me varret dhe historinë e saj, - theksoi ai. – Ne nuk kërkojmë “qiqra në hell” siç bëjnë vlonjatet kur kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i në krahinën e tyre, vetëm me pretekstin se ai u dëmtuaka atyre biznesin me turizmin. Krejt e kundërta ndodh me projektin e Skavicës, pasi këtu nuk bëhet fjalë për një “dëmtim” mjedisi, por për përmbytjen përgjithmonë nën ujë të të gjithë Pellgut të Dibrës, më saktë zhduket e gjithë Dibra dhe historia e saj.

Këtu nuk është fjala thjesht për cenimin e pronës, por fjala është për zhdukjen e vendbanimit të një krahine të tërë, për zhdukjen e kujtimeve historike e të varreve të të parëve,

Page 128: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

129PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

të trashëgimisë shekullore, bile mijëravjeçare, të rrënjëve etnokulturore të një krahine të tërë. Në qoftë së shteti ka me të vërtetë interes kombëtar për ndërtimin e atij HEC-i, atëherë më parë duhet të ndërtojë një Dibër të re, diku ndërmjet Tiranës e Durrësit dhe të gjejë vend edhe për rivarrosjen e eshtrave të varreve qindravjeçare të të parëve tanë, të cilët kanë dhënë jetën për mbrojtjen e atyre trojeve nga armiqtë e huaj shekullorë dhe vetëm atëherë mund të bëhen negociata, për një gjë të tillë, duke mos harruar faktin se i gjithë populli i Dibrës që shpërngulet duhet të jetë aksionar, me kushtin që pasardhësit tanë të rikthehen përsëri në trojet e të parëve të vet, pas skadimit të afatit kohor”, - përfundoi fjalën Ali Hoxha.

Më pas, gjithsecili nga të pranishmit shfaqën mendimet dhe argumentet e veta duke plotësuar njëri-tjetrin në atë takim që zgjati prej më shumë se një orë bashkëbisedimi.

Në fjalën e tij të mbylljes, ministri Ruli, ndër të tjera theksoi sa vijon:

“E vlerësoj shumë seriozisht këtë takim. Asgjë nuk do të bëhet pa i vënë në balancë të gjitha gjërat, të gjitha anët e problemit. Do të bëjmë të gjitha vlerësimet, deri tek ambienti. Por do të merret mendimi i shumicës. Asnjeri nuk do të guxonte të ndërmerrte veprime të njëanshme. Qëndrime të njëanshme nuk do të mbajmë.”

Pas këtyre fjalëve shpresëdhënëse të ministrit Ruli, takimi u mbyll me mirëkuptim nga të dyja palët dhe me premtimin nga ana e Ministrisë së do të shpresojmë edhe për takime të tjera. Në fund depozituam tek sekretari edhe disa materiale të botuara kohë më parë në shtypin e përditshëm, me argumentet që kundërshtojnë ndërtimin e një projekti të tillë, si ai i HEC-it të Skavicës, duke sqaruar se në Pellgun e Dibrës nga ujëvarat natyrore ndërtohen rreth 10 HEC-e të vegjël, të cilën prodhojnë aq energji elektrike sa ç’mund të ofrojë projekti i Skavicës, në një kohë që ato nuk dëmtojnë fare asnjë pëllëmbë tokë produktive dhe pa cenuar asnjë nga vlerat historike dhe etnokulturore të Dibrës.

Korresp. i “Rruga e Arbërit”

Page 129: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

130 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PESHKOPI, BANORËT KUNDËR HEC-IT TË SKAVICËS:

Kryeministri të anulojë tenderin

Qindra banorë të Dibrës, kryesisht nga fshatrat e komunës Fushë-Çidhën u mblodhën javën që shkoi në një protestë kundër ndërtimit të HC-së së Skavicës.

Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Dibra përmbytet”, “Ndal projektit italian”, “Përmbyten 6800 hektarë tokë”, “Jo hidrocentralit të Skavicës”, etj.

Në krye të protestës qëndronin drejtuesit e shoqatës “Drini i Zi” Nazmi Drizi, Sadin Përnezha, drejtues të komunës Fushë-Çidhën, banorë të fshatrave që përmbyten, qytetarë të Peshkopisë etj. Ka bashkëbiseduar me organizatorët e mitingut sekretari i prefektit të Dibrës, por nuk është prononcuar zyrtarisht në lidhje me qëndrimin e institucionit për këtë çështje.

Oratorët në miting ngritën zërin kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës duke renditur dëmet ekonomike dhe historike që sjell realizimi i këtij projekti.

Më 17 nëntor 2008, qeveria njoftoi se ka shpallur tenderin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Në garë janë vënë disa fi rma të huaja, ndërkohë që më e lakuara për ndërtimin e kësaj vepre është një fi rmë italiane.

Në krah të protestuesve dibranë ndodhej edhe historiani Ali Hoxha, i cili hapi mitingun dhe tha se “Ndërtimi i HC të Skavicës përmbyt një qytetërim të lashtë dhe të njohur në trevat

Page 130: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

131PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

shqiptare, sjell fshehjen nën ujë të historisë së një treve nga më të lashtat dhe nga më krenaret, një trevë që ka nxjerrë heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin –Skënderbeun, i cili, nga 26 beteja fi toresh të mëdha me zë në historinë e Shqipërisë dhe të Evropës kundër dy sulltanëve osmanlinj, 19 ika zhvilluar me dibranët dhe në tokën dibrane”.

Më tej ai tha se “Ismail Kadare para pak ditësh deklaroi se “përbaltja e fi gurës së Skënderbeut është turp kombëtar, ndërsa unë do të shtoja se përmbytja e Dibrës është krim kombëtar”.

Protestuesit dhe oratorët që morën më pas fjalën i bënë thirrje qeverisë, veçanërisht kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Ekonomisë Genc Ruli, të anulojnë tenderin që pritet të zhvillohet në fi llim të muajit janar 2009, ndryshe banorët e Fushë-Çidhnës do të pengojnë nisjen e punimeve. Sipas tyre, ky hidrocentral përmbyt më shumë se 6800 hektarë tokë, pronë të cilën dibranët e kanë të paktë dhe të shenjtë.

Protestuesit deklaruan se përfaqësues të shoqatës dhe intelektualë të njohur të Dibrës kanë kontaktuar me ministrin Ruli dhe i kanë bërë të ditur atij reagimin e banorëve të kësaj treve. Ndryshe nga TEC i Vlorës që ndot mjedisin, për dibranët ndërtimi i Skavicës zhyt përgjithmonë nën ujë të gjithë pellgun e Dibrës.

Hasan PashaRruga e Arbrit nr. 1 - 2009

Page 131: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

132 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 132: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

133PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I KATËRT

PROKURORË...

Page 133: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

134 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 134: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

135PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

NANO - 2005

“Për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka pasur Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 299 date 6/5/2005 dhe ky vendim u hodh poshtë nga Qeveria “Berisha”, pa asnjë arsye të qenësishme. Ende nuk kanë shpjeguar përse nuk vazhduan procedurat për lidhjen e kontratës koncensionare, por nëse do të ishte proceduar seriozisht ne sot do të kishim në punë një nga agregatet e Hidrocentralit të Skavicës.”

Pajtim Bello, gazeta “Telegraf”

Page 135: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

136 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PARTIA SOCIALISTE 2010

Ish-ministri i Energjetikës, Viktor Doda në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste deklaroi si primare ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit sipas projektit fi llestar, duke mundësuar shkarkimin në Daragjat të një prurje prej rreth 1100 m3/sek, si dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Page 136: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

137PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

SALI BERISHA – KRYEMINISTËR

“Skavica do të jetë në 2 vitet që vijnë projekti kryesor i punëve publike në Republikën e Shqipërisë”.

”Shqipëria ka të gjitha potencialet për të ndërtuar këtë vepër të mrekullueshme”.

”Ne jemi para dy alternativave: e para është të shkojmë sërish në tender, por ka dhe një alternativë tjetër që më është dukur gjithnjë më e mira, që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike”.

”Tani është krijuar një situatë tjetër shumë më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigante.”

”Në kohën që përgatitet projekti, do një kohë minimumi 1 vit dhe maksimumi 2 vjet, kohë kjo kur edhe projektet e mëdha të rrugëve do të kenë marrë drejtim zhvillimi”.

Ndërtimi i këtij HEC-i,”jo vetëm që shton me rreth 350 apo 400 megavat prodhimin e energjisë, por optimizon funksionimin e gjithë kaskadës”.

”Kjo ide ka rreth 30 vite që qarkullon. Qeveria e mëparshme kishte firmosur një memorandum mirëkuptimi me një nga kompanitë më serioze të energjetikës së Italisë dhe grupit më serioz fi nanciar. Qeveria jonë vendosi ta njohë këtë vendim dhe këtë memorandum e shtroi në një tender më vonë, të cilin e fi toi kompania italiane”.

Qeveria zhvilloi negociata me konsorciumin italian, i cili, “u tregua i arsyeshëm dhe pranoi kriteret e qeverisë shqiptare”. “Kërkoi hapjen e një tenderi të dytë për Skavicën, për të cilën

Page 137: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

138 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

treguan interes kompanitë më të mëdha të Europës”. Ndërtimi i HEC-it të Skavicës “Ul në mënyrë të ndjeshme

edhe mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e Nënshkodrës dhe Shkodrës”.

”Ndërtimi i këtij HEC-i do të fi llojë gjatë këtij mandati dhe shpresoj që mandatin tjetër ajo të jetë vepra kryesore publike.”

”Skavica do të jetë në 2 vitet që vijnë projekti kryesor i punëve publike në Republikën e Shqipërisë”.

“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të ndërtojmë”, - tha shefi berisha duke theksuar se “Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore”.

“Ne duhet të ndërtojmë Skavicën. Kaskada është pasuri e madhe, Skavica është nëna e të gjitha digave nën të”.

“Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin ku presupozohet se do ndërtohet diga, por edhe me shpatullat shkëmbore më të forta. Do prodhohet më shumë se 1 miliardë kilovat orë energji.

“Duhet të hapë tenderin për projektin, nga studimet fi llestare deri te projekti i zbatimit”

Page 138: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

139PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

EDMOND PINGULI - PROFESOR

Hidrocentrali i Skavicës, i cili ishte ai që do të furnizonte ritmikisht të gjithë kaskaden e Drinit për shume vjet, kishte të parashikuar nga

studimi një fuqi rreth 350MW dhe një rezervuar me kapacitet rreth 6-6.5 miliard m3 ujë për një dige me lartësi 190-220 m. Me gjithë përpjekjet

tona ne vitin 1985 për të bindur Qeverinë e atëhershme për të fi lluar ndërtimin e tij, investimet kaluan në hekurudhën Milot-Klos. Kjo ishte edhe goditja e pariparueshme që iu dha mosfunksionimit të studiuar shkencërisht kësaj kaskade. Pra rolin e furnizuesit të kaskades do ta kryente hidrocentrali i Fierzës, që kishte një rezerve ujore për rreth 1 vit.

Mbas 23 vjetëve për hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi 10 pikësh treshes italiane me në krye Geoteknica të Romës dhe behet gati për tender.

Pata rastin të takohem me njërin nga pronaret dhe të diskutojmë për këtë hidrocentral. Projekti parashikonte një digë 160 m të lartë, salla e

turbinave futej 30 m poshtë, duke realizuar idenë tonë të parë me digë 190 m të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe s’postonte 40 mijë banorë.

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me s’postimin e banorëve? Përgjigja ishte që sigurisht jo. Unë iu përgjigja se e ka një zgjidhje, e cila është vetëm nëse kthehet sistemi i vjetër që mbyti një qytet si Kukësi. E shpjegova me detaje këtë hidrocentral, sepse dëmi qe iu bë kaskades ishte i pa riparueshëm.

Page 139: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

140 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

EMIN MUSLIU- PROFESOR

Emin Mysliu, një nga projektuesit dhe drejtuesit e hidrocentraleve më të mëdhenj në vend, si Fierza, Komani, Vau i Dejes, etj., e sheh më se të mundshme realizimin e këtij investimi.

Por duke marrë shembull ndërtimin e HEC-eve të tjerë mbi Drin, Mysliu thekson se Skavica mund të bëhet realitet por me kushtin që për projektin me kosto rreth 500 milionë euro të vendosin specialistët e KESH-it dhe jo politika.

Ajo që është përfolur së fundmi ka të bëjë edhe me marrëveshjen që duhet arritur me Maqedoninë për shkak se pas ndërtimit të një dige në kuotën 485 metra, uji do të përmbysë disa hektarë tokë në territorin administrativ të këtij shteti. Por ka edhe një version tjetër të projektit në kuotë më të ulët 445 metra realizimi i së cilës nuk do të shkaktonte përmbytje jashtë territorit të vendit.

Page 140: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

141PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

LUIGJ PJETRI - KESH

Kaskada e Drinit është projektuar për 5 hidrocentrale përveç Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës janë edhe dy të tjerë që nuk kanë gjetur zbatim Skavica dhe Bushati.

Në këtë moment që po fl asim Skavica do të kishte një rëndësi të madhe sepse dhe ajo do akumulonte një sasi të madhe uji që do të lehtësonte shkarkimet nga Fierza.

Po të ishte bërë ky hidrocentral, në fazën e tij përfundimtare ai është planifi kuar që të akumulojë sa dyfi shi i Fierzës por aty janë bërë disa studime të cilat vazhdojnë të kalojnë nëpër zyrtarë dhe nuk po i jepet drejtim kontraktimit të koncesionit për ndërtimin e tij.

Nëse do ishte ndërtuar Skavica, tjetër situatë do të kishim sot pavarësisht prurjeve...

Page 141: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

142 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

BERISHA: UNË DI TË NDËRTOJ VEPRA BOTËRORE...

Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se do e ndërtojë vetë hidrocentralin e Skavicës, që do jetë vepra më e madhe hidroenergjetike në vend. Berisha tha se kompanitë më të madha në Evropë nuk e morën përsipër këtë vepër, ndaj qeveria do realizojë ndërtimin e saj, me një kosto më së paku gjysmë miliard dollarë. Berisha tha se është momenti i duhur për të nisur këtë vepër. Berisha, i cili është shprehur për TEC-e e centrale bërthamore, tani kërkon të ndërtojë një vepër gjigante sërish për energjinë, duke thënë se ai ka faktuar që di të ndërtojë vepra botërore, duke pasur në mendje rrugën Durrës- Kukës.

“Skavica normalisht duhet të kishte qenë hidrocentrali i parë që duhej ndërtuar në kaskadën e Drinit. Pozicioni i saj natyror e bën atë një nga vendet më të përshtatshme në tërë Evropën për ndërtimin e një hidrocentrali.

Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin e presupozuar që do të ndërtohet diga, por dhe me shpatulla shkëmbore më të forta. Skavica përbën edhe nënën e digave nën të, në sensin e ushqimit të tyre të pandërprerë, me sasitë e nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tërë funksionin e kaskadës,” tha Berisha. Ai shtoi se asnjë kompani e madhe evropiane nuk e mori përsipër këtë vepër.

“Por, mesa duket kriza e thellë financiare bëri që këto

Page 142: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

143PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

kompani të mos mund t’i dalin zot ambicieve dhe projekteve të tyre.

Atëherë, ne jemi para dy alternativave. E para është të shkojmë sërish të tender. Por ka edhe një alternativë tjetër që, të jem i sinqertë e ju, më është dukur gjithnjë më mira, që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike. Në këtë ide kam hasur në kundërshtime të shumta më parë, por kundërshtimet kanë qenë të bazuara, sepse energjinë e blen në tregun botëror, rrugët nuk mund t’i blesh, por t’i ndërtosh. Ky ka qenë fakti që qeveria në rrafshin infrastrukturor u dha përparësi rrugëve dhe natyrisht, rrugët në njërën anë dhe Skavica, një projekt gjigant në anën tjetër, me një kosto minimale gjysmë miliardi Euro, nuk ishte në rrezen e mundësisë sonë. Tani është krijuar një situatë tjetër. Situata është më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigante. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, KESH-i dhe agjenci të tjera duhet ta shqyrtojnë me hollësi, duhet të hapë tenderin për projektin, nga studimet fi llestare deri tek projekti i zbatimit, ose të përcaktojë parimet dhe ta tenderoi me çelësa në dorë,” tha Berisha.

“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të ndërtojmë. Pasi të bëhen të gjitha përllogaritjet, kostoja, projekti, në pamundësi ekstreme mund të shihet mundësia e afrimit të aksionarëve të tjerë, por ku qeveria të jetë lider, të udhëheqë e të ketë të gjithë përgjegjësinë e përfundimit të kësaj vepre.

Sërish mendoj se duhet t’i përmbahemi parimit përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh.”

Page 143: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

144 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

BANJA ... PAAFTËSI NDËRTUESE

Ai nuk u quajt thjesht hidrocentral i Banjës, mbasi vepra nuk ishte vetëm për të prodhuar energji elektrike por për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Kështu ai u quajt “Kompleksi hidroenergjetik i Banjës”, vepër e cila fi lloi të ndërtohej më 15 qershor 1986.

Në janar të vitit 1987 u bë transferimi i ndërmarrjes së ndërtimit të hidrocentralit nga Komani në Banjë dhe fi lluan punimet në shkallë të gjerë. Në prill të vitit 1987 mbaruan punimet në kanalin e devijimit dhe lumi Devoll u devijua nga shtrati i tij. Liqeni që u krijua fi lloi që në verën e vitit 1988 të japë një sasi të konsiderueshme uji për ujitje. Kështu gjatë këtij viti nga ky liqen bujqësisë iu dha 30 milionë m³ ujë. Gjatë verës së vitit 1989 bujqësisë iu dhanë 120 milionë m³ ujë.

Fuqia e instaluar e hidrocentralit të Banjës do të kishte një kapacitet prej 60.000 kilovat me një prodhim vjetor prej 250 milion Kw/orë. Liqeni i cili do të krijohej nga ngritja e hidrocentralit të Banjës do të shkonte deri në Gramsh dhe ky qytet do të bëhej një qytet liqenor. Liqeni do të kishte një vëllim prej 700 milionë m³ujë nga i cili 400 milionë m³ ujë do të përdorej për ujitje në bujqësi. Me këtë ujë do të ujiteshin rreth 100.000 ha tokë bujqësore nga e cila 30.000 ha do të futeshin për herë të parë nën ujë, ndërsa 70 mijë ha të tjera do të përmirësoheshin në disa rrethe të vendit si në Elbasan, Lushnje, Fier, Berat, Durrës etj. Si rezultat i punës së bërë për ngritjen e hidrocentralit të Banjës, lëvizën 3 fshatra: Darëzeza, Shushica e Banja. Fshati i parë kaloi në rrethin e Fierit, ndërsa

Page 144: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

145PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

dy të tjerët u ngritën aty pranë hidrocentralit. Me përfundimin e hidrocentralit të Banjës dhe krijimin e liqenit, parashikohej vendosja e tragetit për lëvizjen e udhëtarëve dhe të mallrave drejt qytetit të Gramshit e fshatrave përreth dhe anasjelltas duke e bërë lumin e Devollit të lundrueshëm.

Në vitin 1990 punimet në hidrocentralin e Banjës kishin arritur në 50%. Zhvillimet e reja Demokratike, që fi lluan në Shqipëri me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990, bënë që Banja të mbetej peng i ndryshimit të sistemeve. Inxhinierë dhe punëtorë të punësuar për ndërtimin e veprës vendosën të largoheshin, ndërsa një pjesë e tyre tashmë me familje vazhduan jetën buzë veprës gjigante, e cila e braktisur në punime, u la në mëshirën e fatit. Në vitet e tranzicionit hidrocentrali i Banjës iu nënshtrua shkatërrimeve duke shtuar këtu edhe faktorët natyralë. Ajo që mund të grabitej u mor me të gjitha mënyrat, ndërsa pjesa tjetër u shkatërrua gjatë viteve nga procesi i ndryshkjes dhe lagështira.

Page 145: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

146 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

NJËZET E NJË VJET PA ASNJË BURIM TË RI ENERGJETIK

Gjatë viteve të tranzicionit, nuk është ndërtuar në Shqipëri asnjë burim i ri energjetik. Është shkruar se në vitin 1994 është bërë një studim për strategjinë elektroenergjetike shqiptare nga Lamahyer, fi nancuar nga Banka Botërore. Nga ai studim dilte që Shqipëria nuk kishte nevojë të ndërtonte burime të reja energjetike deri në vitin 2005. Mirëpo sektori energjetik në Shqipëri ka vite të paktën që nga viti 1996, që është në një krizë permanente, dhe në momente të caktuara kulmohet më shumë.

Page 146: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

147PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KALIVAÇI- SHEMBULL DËSHTIMI DHE MASHTRIMI

Kambanë që bie edhe për Dibrën

6 QERSHOR 2006

Hidrocentrali i Kalivaçit, që me letra zyrtare ka nisur në 6 qershor të vitit 1996, do të përdoret me koncencion për 25 vjet dhe në vitin 2011 pritet të përfundojë e plotë vepra.

Aktualisht për ndërtimin e hidrocentralit punojnë 300 punëtorë, me një rrogë mesatare që varion nga 50 mijë deri në 90 mijë lekë. Ky projekt fi nancohet nga kompania private italiane “Beg. S.A”, me vlerë 200 milionë euro.

8 QERSHOR 2001

Nisin punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohet nga shoqëritë

italiane ENEL dhe BEG, të cilat do të përfundojnë punimet brenda 4 viteve dhe do të shfrytëzojnë për 30 vjet, sipas marrëveshjes dypalëshe qeveritare…

KOMPANIA italiane “Bechetti Energi”

Italianët koncesionarë në hidrocentralin e Kalivaçit, deklaruan në medien italiane, se energjia e prodhuar në Shqipëri do të bëhet shpejt pjesë e rrjetit energjetik evropian, pasi ajo do të eksportohet drejt Italisë.

Page 147: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

148 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

GENC RULI, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

“Disa ditë më parë, i kam kërkuar firmës zbatuese të hidrocentralit të Kalivaçit në Tepelenë, në formë ultimatumi, që të paraqesë pranë METE-s dosjen e projektit, pasi, në rast të kundërt do të zgjidh kontratën”,- ka pohuar ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

GJERGJ BOJAXHI, zv/ministri i Energjetikës,

“Kontrata koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit dhe më pas shfrytëzimit të tij, është një nga kontratat më të dobëta të lidhura nga shteti ynë. Italianët e “Bechetti” mund ta shesin energjinë, jo vetëm në Itali, por ku të duan, pasi e tillë është nënshkruar kontrata, ndërkohë që autoritetet përkatëse shtetërore të vendit tonë, nuk kanë asnjë mundësi për të ndërhyrë, pasi ne si shtet jemi të zhveshur nga kompetencat”.

“Kjo kontratë koncesionare, ka edhe një mori pikash të tjera të dobëta jashtë të gjitha interesave të ekonomisë sonë. Kështu, në kontratë është parashikuar, që ndërtuesit e “Bechetti” të shfrytëzojnë inertet përreth zonës ku po ndërtohet hidrocentrali, duke shkatërruar kështu zonën, por edhe duke sjellë mangësi të tjera në ekonominë tonë. Për të shfrytëzuar inertet në ndërtimin e këtij HEC-i, duhej të merrej një licencë e veçantë e ngritur në bazë të ligjit minerar, çka aktualisht italianët e disponojnë brenda kontratës së koncesionit, që vlen për t’u theksuar, se është më e dobëta e lidhur midis shtetit dhe kompanive vendëse apo të huaja”

13 nëntor 2006

BANORËT NË PROTESTA

Mosnjohja e fondit të dëmshpërblimit nxjerr në protestë

Page 148: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

149PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

banorët e 5 komunave në rrethin e Tepelenës. Ditën e sotme komuniteti i zonës ku po ndërtohet hidrocentrali i Kalivaçit kanë organizuar një tubim paqësor gjatë të cilit kanë kërkuar njohjen e vlerës fi nanciare që do t’u akordohet nga qeveria shqiptare të tokave bujqësore dhe banesave që do të përmbyten nga liqeni i veprës hidrike.

Hidrocentrali i Kalivaçit e para vepër hidroenergjetike që po ndërtohet pas viteve 1990 në rajonin jugor do të përmbytë 1700 hektarë tokë dhe 128 banesa, në 5 komuna, ku më të prekurat do të jenë Krahës dhe Qesarat.

22.01.2009

TOKA: NJË METRO KATROR – 80 CENT.

Çmimi i ulët i ofruar si kompensim për tokat që do përmbyten nga Hidrocentrali i Kalivaçit, ka hedhur në protesta banorët e fshatrave të Tepelenës. Këta të fundit kanë bllokuar aksin nacional Memaliaj-Mallakastër si shenjë presioni ndaj qeverisë. Banorët kanë dalë në rrugë për të protestuar me pretendimin për t’u kompensuar në mënyrë të merituar nga ana e ekzekutivit shqiptar për tokat e tyre, të cilat do të vihen në dispozicion të ndërtimit të veprës më të madhe energjetike në jug të vendit. Sipas banorëve të fshatrave, çmimet e përcaktuara nga qeveria për shpronësimin në kuadrin e ngritjes së këtij hidrocentrali janë të gabuara dhe nën koston reale të vlerës së çmimit të tokës. Sipas tyre, çmimi 80 cent për metër katror është i papranueshëm dhe tallës...

22.12.2009

Page 149: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

150 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 150: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

151PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I PESTË

BISEDË ME DIBRANË DHE TË TJERË...

Page 151: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

152 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 152: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

153PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

XHEMAL MATO

I nderuar z. Xhemal!Nuk më ka qëlluar fati të njihem

nga afër me ju. Ju nderoj dhe ju respektoj për kulturën tuaj në të gjitha drejtimet por në veçanti në fushën e mjedisit. Unë kam mbaruar për agronomi në vitin 1966 dhe çështja e shkatërrimit të mjedisit më dhemb më shumë se çdo tjetër në vendin tonë.

Po ju dërgoj një “bisedë” timen për “Mbytjen e Dibrës” me lutjen që të shpreheni publikisht si njeri kompetent në fushën e mjedisit.

Do të doja të isha pranë jush në një emision televiziv për të mbrojtur Dibrën nga mbytja e vlerave mjedisore dhe nga afi rmimi i vlerave të mëdha që i ka falur natyra.

Faleminderit!Abdurahim Ashiku

Athinë, 25 nëntor 2008

** *

Përshëndetje Abdurahman,E lexova shkrimin tuaj dhe problemi mu duk shumë i

rëndësishëm dhe kompleks. Unë vetë mësova shumë gjëra dhe

Page 153: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

154 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

kuptova që pak e njoh problematikën që do të sjellë ndërtimi i Skavicës. Mendoj se intelektualët e zonës së Dibrës duhet të kërkojnë vlerësimin mjedisor që është bërë për këtë projekt (është e drejta e tyre dhe detyrim ligjor i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës).

Gjithashtu me ligj ata kanë të drejtë ta anulojnë në se nuk janë dakord dhe argumentojnë ato që ju përmendni me të drejtë.

Kjo është rruga ligjore por si e dini dhe ju, ligjet shpërfi llen në këtë drejtim në Shqipëri kështu që ngel hapi i dytë gjyqi i cili gjithashtu nuk fi tohet kollaj dhe s’e merr përsipër ta bëjë një grup i pa bashkuar shpesh i pamotivuar në ndërgjegje.

Së fundi është gjyqi publik të cilin ju jeni duke e bërë por këtu të gjithë që janë dakord me ju duhet ta bëjnë dhe unë tashme rreshtohem pas jush.

Te fala Xhemali

** *

Po shoh mundësinë për ta ngacmuar problemin në gazetën tonë modeste Ekolevizja

Xhemali

** *

Faleminderit Xhemal! Jeni me gjithë mend njeri me kulturë të gjerë dhe patriot. Jeni

i pari që më jeni përgjigjur dhe e keni vlerësuar shqetësimin tim. Unë e di që intelektualët dibranë, në qoftë se e ndjejnë veten të tillë, kanë një “mal që s’bëzan” që duhet t’i bien fort me grusht, që grushti i tyre do të gjakoset e mund të thyhet nga “mali që s’tundet” por ata duhet të luftojnë jo të vetëm dhe gatishmëria

Page 154: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

155PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

juaj më ngroh. Unë, fatkeqësisht, prej 12 vjetësh jam larg Dibrës, megjithatë më dhemb fort shuarja gjeografi ke e saj, ndonëse trojet dhe varret e të parëve të mi janë larg pasqyrës së mbytjes së Dibrës.

Unë jam i mendimit se mbytja e Dibrës është si të mbytësh fushën e Korçës nga Maliqi në Bilisht për ta pasur si një kazan furnizimi me ujë të hidrocentraleve që mendohen të ndërtohen mbi kaskadën e Devollit.

Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në një kazan fi timesh për të huajt.

Edhe një herë ju falënderoj për përgjigjen e menjëhershme dhe për radhitjen tuaj në krah të Dibrës.

Ju lutem, me autoritetin Tuaj, bëjeni publik ato që kam trajtuar në shkrimin tim.

Përshëndetje

Abdurahim AshikuAthinë, 25 nëntor 2008

Page 155: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

156 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

BUJAR KAROSHI

Përshëndetje Bujar!Ju kam dërguar shkrimin për mbytjen e Dibrës, shkrim që e

kam përcjellë në tërë medien e shkruar dhe televizive shqiptare që kisha adresat. Është botuar në gazetën e internetit “Start” dhe në gazetën “Ndryshe”. Kam një reagim shumë pozitiv të Xhemal Matos i cili do ta botojë në gazetën e tij për ekologjinë. Deri tani nuk kam asnjë reagim nga dibranët intelektualë dhe me pushtet.

Desha mendimin tuaj se si mund ta çojmë problemin tek masa e dibranëve dhe të përgatisim një reagim dinjitoz deri në sakrifi ca sublime që të mos na mbytet historia dhe të harrohet Dibra.

Ju lutem më jepni mendimin tuaj se si mund të ndihmojmë për këtë. Gazetarëve u takon që të jenë edhe iniciatorë të problemeve të tilla të mëdha, të udhëheqin luftën për fi tore.

Më jepni mendimin tuaj që tu jap edhe unë një ide vepruese.

A. AshikuAthinë, 27 nëntor 2008

** *

Përshëndetje Duro, Dëshiroj të jesh mirë.

Page 156: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

157PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Unë e kam marrë shkrimin për mbytjen e Dibrës se bashku me foton e Aliut. Unë do ta botoj këtë numër, që besoj se do ta nxjerr të dielën.

Reagimin e Xhemal Matos, në qoftë se e ke, ne mund ta botojmë edhe te gazeta jonë.

Ne do bëjmë ç’është e mundur dhe çfarë kemi në dore, por “intelektualët” dhe dibranët me “pushtet” nuk i kemi në dorë.

Do shkruaj serish shpejt,Bujari

27 nëntor 2008

** *

Përshëndetje Duro, Dëshiroj të jesh mirë. Bashkë në zyrë, tani kam edhe Ali Hoxhën. Bashkë me Aliun

dhe Prof. Dr. Zyhdi Dervishin e lexuam letrën tënde. Nuk kemi asgjë kundër dhe do përpiqemi, Aliu i pari, të

bëjmë diçka në këtë drejtim. Aliu kërkoi celularin tënd të të merrte ne telefon, por unë i

krijova mundësinë që të të shkruante. Ai shkroi shpejt e shpejt disa rreshta, dhe po ti nis në emër të tij.

Bujar Karoshi, 29 nëntor 2008

Page 157: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

158 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

ALI HOXHA

“Urimet më të nxehta për festat Kombëtare të Nëntorit! Falënderimet e mia më të përzemërta për kontributin e

pallogaritshëm tuajin në mbrojtje të Dibrës, o Prometheu i Dibrës!

Për mua ti je bashkëkryetar nderi, dhe kryetar ekzekutiv “de facto” i Shoqatës për Mbrojtjen e Dibrës.

Askush tjetër, përveç Allahut, nuk mund ta vlerësojë kontributin tuaj dhe vetë Ai jua shpërbleftë me të mira!

I Juaji, Ali Hoxha”29 nëntor 2008

** *

Faleminderit i dashur Ali. Epitetet nuk më takojnë mua, i takojnë Dibrës që na lindi, na

rriti, na i vrau këmbët e zbathura me gurët e saj për të na thënë se për të jemi po aq borxhlinj sa edhe për nënën biologjike. Ajo është nëna jonë e madhe, NËNË që sot ka nevojë për ne, për ta mbrojtur dhe ngritur lart, shumë lart, atje ku i takon.

Ju përqafojA. Ashiku

Athinë, 29 nëntor 2008

Page 158: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

159PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

RAGIP KÇIKU

I dashur Him Tungjatjeta! Ka kohë që nuk të kam shkruar megjithatë nuk të kam

harruar as një çast. E kam lexuar artikullin tuaj dhe e ndjej shqetësimin tënd për

historikun e Dibrës. Këto fate kemi! Unë me këtë rast dëshiroj t´u uroj Ditën e Pavarësisë së

Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit të bukur dhe legjendar. Për shumë vjet Gëzuar i dashur!Me respekt!

Ragip Kçiku, Suedi, 27 nëntor 2008

** *

Faleminderit Ragip!Ju uroj 28 Nëntorin, Ditën e Madhe të Pavarësisë dhe të

Flamurit, 96 Vjetori i së cilës bie në të njëjtin vit me Ditën e Madhe të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, Pavarësinë e Kosovës.

Ju uroj gjithashtu edhe 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, ditë e cila, me gjakun e partizanëve shqiptarë e radhiti Shqipërinë midis fi timtarëve të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Pa të ne mund të ishim shndërruar në copa për llogari të grekëve, serbëve e dreqi e di se të kujt tjetër.

Faleminderit për atë çka thua për “Mbytjen e Dibrës” por e kam një kundërshtim: Po të pranojmë “Këto fate kemi” atëherë nuk do të kishim sot Kosovë të Pavarur, Shqipëri të Pavarur...

Shqipëria, fatkeqësisht, sot është më e varur se kurrë.Miku jot A. ASHIKU

Athinë, 28 nëntor 2008

Page 159: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

160 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

BASHKIM KOPLIKU

I nderuar z. Bashkim!Nga Athina, nëpërmjet internetit lexoj vazhdimisht opinionet

tuaja për kohën dhe njerëzit e politikës. Sot lexova opinionin tuaj për Berluskonin dhe Xhuvelin. Unë i kam dërguar gazetës shqiptare shkrimin “Mbytja e Dibrës...”. Nuk e ka botuar sepse ajo mbështet mbytjen e saj, mbështetje që e ka bërë herë pas here me ngutjen për “shpalljen e tenderit”.

Po ju dërgoj juve shkrimin në fjalë me kërkesën që të jepni mendimin tuaj, pro ose kundër, mendim të argumentuar, jo politik. Opinionin tuaj mund të ma dërgoni ose në adresën time elektronike ose publikisht nëpërmjet gazetës ku bashkëpunoni ose të ndonjë gazete tjetër.

Ju pyes: A duhet të mbytet një krahinë e tërë vetëm e vetëm për të

qenë një “kazan” për mbledhje uji në shërbim të HEC-eve të kaskadës së Drinit?

A nuk është koha që të kërkojmë alternativa të tjera (paraqitur në shkrim) që e kthejnë Dibrën në një qendër të madhe turistike malore?

A nuk është krim historik që pikërisht tani kur mbi Gjergj Kastriotin-Skënderbeun ka fi lluar një fushatë denigrimi që ne të mbytim vendlindjen e tij dhe fushë betejën e parë historike, Torviollin e njohur që theu mitin e pathyeshmërisë së hordhisë otomane?

A nuk ngjan ngritja e digës së Skavicës dhe mbytja e Dibrës

Page 160: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

161PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

me ndërtimin e një dige mbi Devoll dhe mbytjen e Maliqit dhe tërë fushës së Korçës për hir të furnizimit të vazhdueshëm me ujë të HEC-eve të ardhme mbi lumin e Devollit?

Shpresoj në një përgjigje tuajën, sido që të jetë ajo?Me respekt

Abdurahim AshikuAthinë 9 dhjetor 2008

** *

I nderuari z. Ashiku,Shqetësimi juaj është shumë i drejtë.Unë nuk mund të them nëse duhet “përmbytur” apo jo

“Dibra” etj. Kjo është një përgjigje shumë komplekse, që patjetër kërkon që të vlerësohen me kujdes pro-të (përfi timet) që do të ketë Dibra dhe Shqipëria nga hidrocentrali, si dhe kundra-t (dëmet).

Siç kam shkruar edhe në shkrimin tim të cituar nga ju, sot, përgjigjen duhet ta japë një debat sa më transparent, por dhe një ekspertizë e paanshme e një fi rme të ruajtjes së ambientit.

Unë do t’u jepja shumë precedencë mendimit të vetë dibranëve.

PërshëndetjeBashkim Kopliku, 9 dhjetor 2008

*

* *

Faleminderit z. Bashkim ! Këtë dua edhe unë, një debat të gjerë publik mbasi nuk është

puna për përmbytjen e një fshati por të një treve të tërë.

Athinë, 10 dhjetor 2008

Page 161: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

162 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

ARGËTIM FIDA

Abdurahim,Me shqetësim përcjell reagimin

tuaj. Unë edhe nuk kam të drejtë të reagoj se banoj në Dibër të Madhe dhe ky liqen drejtpërdrejte nuk do të ndikojë tek ne, por sigurisht do të ketë impakte në mikroklimën edhe tek ne.

Historinë dhe të afërmit tonë i kemi edhe atje dhe kjo na brengos. Një fakt është i saktë dhe dëshiroj të argumentoj shqetësimin tuaj: Dibranët nga ndërtimi i liqenit artifi cial të Dibrës dhe hidrocentralit të Shpiles nuk panë asgjë të mirë për këto 40 vjet pos humbjes të rreth 5000 ha tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane.

Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfi tohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë lese këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën. Jam më shume për ndonjë burim energjie ose zgjidhje që nuk do të përmbyste gjithë këtë territor.

Duke të mbështetur Argëtim Fida kryetar i Komunës Dibër e Madhe

14 shkurt 2010-02-15

Page 162: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

163PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

** *

Mirëmëngjesi nga Athina i nderuar Argëtim! Ju uroj shëndet dhe gëzime: Ju lexoj herë pas here në gazetën “Rruga e Arbrit” dhe e ndjej veten mik tuajin për vlerat që përcillni në interes të Dibrës sonë të prerë arbitrarisht dhe të dibranëve.

Unë në Dibër kam qenë para 14-15 vjetësh. Kam mik kolegun tim gazetar Nefail Spahiu dhe Ramadan Telqiu të cilëve ju lutem përcillni nderimet dhe respektin tim.

Më vjen mirë i nderuar Argëtim, e quaj vlerë dhe krenari, që prononcimi i parë dibran për MBYTJEN E DIBRËS më vjen nga Ju. Nga ana tjetër më vjen keq që shqetësimit tim (mua, në Zdojan, nuk më mbyten as toka, as varre, asgjë familjare, përkundrazi trojet e mia dalin si ballkon mbi liqen) nuk i është përgjigjur asnjë intelektual dibran. Po të ndodhte kjo në Korçë, në Vlorë apo në ndonjë vend tjetër jugor do të ishte tronditur Shqipëria.

Unë, ndonëse larg, do ti qëndroj në këmbë kësaj çështje.Do të doja që në mënyrë urgjente të bëja një libër për të

sensibilizuar opinionin por mundësitë e mia fi nanciare janë të pamundura, por edhe përkrahja është e zbehtë.

Nga ana juaj, në qoftë se do të bëja një libër, do të dëshiroja të venit ndonjë njeri që të tregojë me hollësi se çfarë humbi Dibra e Madhe nga ndërtimi i hidrocentralit të Dibrës; humbje materiale, humbje klimatike, humbje sociale, demografi ke etj. shoqëruar edhe me fotografi të vendeve para mbytjes së tokave. Nuk e di, ndoshta gaboj, por eksodi i Dibranëve me mbytjen e tokave atje më ngjan me ikjen e vitit 1913 nga serbi, ikje sot në kushtet e kohëve moderne.

Faleminderit dhe Ju uroj shëndet e gëzime dhe një të diele të gëzuar me familje, miq e shokë.

Abdurahim AshikuAthinë, 14 shkurt 2010

Page 163: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

164 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

ZEF NACI

I dashur Mik!E mbështes shqetësimin tuaj qytetar. Pa kenë Dibran, pa një

njohje më të hollësishme të gjeografi së së asaj zone e kam vërtetë të vështirë të mbroj me argumente shkencore për atë që thoni. Ndryshe do të ishte në se do fl itej për territore të Shkodrës e Malësisë se Madhe që kam patur rastin ti shkel me këmbë e një pjesë të mirë të tyre edhe studiuar.

Për fatin tonë të keq, prej kohesh mendimi intelektual është anashkaluar nga politika shqiptare dhe pasojat e këtij anashkalimi janë ndjerë e ndjehen dhe do të ndjehen vazhdimisht.

Prej larg natyrshëm do të me tingëllonte shumë më mirë ndërtimi i tuneleve e projektimi me përmasa moderne të një rruge që të bënte realitet rrugën e Arbrit. Fjala mbytje duket mjaft e vrazhdë e në një rast të zbatimit të atij projekti atëherë ajo merr përmasat e vërteta.

Uroj që kësaj here mendimi intelektual e qytetar të dominojë ndaj atij politik me mendimin se asnjëherë nuk është vonë me ba atë që duhet.

Zef Naci

West Palm Beach,FL27 Janar 2010

[email protected]

Page 164: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

165PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

** *

I nderuar Zef!Nuk njihemi por mjaftojnë ato radhë në adresën time që ta

ndjej veten se njihemi prej kohësh dhe se jemi miq.E ndjeva këtë nga fjalët tuaja për një problem që nuk është i

imi sa është i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është koha që për gjëra madhore të kombit problemet të bluhen e shoshiten nga “mullinj të imët” e jo nga “mokra dore” që e bëjnë drithin më shumë krunde se sa miell. E them këtë sepse dje Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me rezultatin 9 me 0 votoi për mospranimin e aktit për kufi jtë ujorë me Greqinë, kufi j që u vendosën pa asnjë lloj transparence. “Krundet” që dolën nga “marrëveshja” ma do mendja që do të na e prishin “bukën” e krisur të marrëdhënieve me shtetin fqinj dhe do ta përkulin kurrizin tonë si emigrantë në Greqi. Një papjekuri e shtetit tonë për kufi jtë detarë nuk e dimë deri ku do të na çojë. Edhe “mbytja e Dibrës”, pa një debat të gjerë intelektual, pa vënë në balancë dëmet në fushën ekonomike, historike, gjeografi ke, njerëzore, pa i dhënë përgjigje pyetjes se ku do të shkojnë këta 8000 njerëz që shpronësohen me 100 lekë metrin katror, në peshore me atë që do të fi tohet nga mbytja e një krahine të tërë, fi tim që nuk do të jetë as i shtetit dhe as i shoqërisë shqiptare por i fi rmave ndërkombëtare, pa e vënë gjithçka në “kandarin e farmacistit” nuk mund të jetë e pranueshme, madje mund të çojë në një krim historik.

Mbytja e Dibrës është si të mbysësh Fushën e Maliqit, fushë me një sipërfaqe 5300 hektarë, fushë e përfi tuar nga tharja e kënetës me të njëjtin emër. A do ta pranonin korçarët krijimin e një ujëmbledhësi të madh mbi këtë fushë vetëm e vetëm për disiplinimin e ujërave të Devollit në rënien e tij tatëpjetës së maleve ku do të ndërtohen disa hidrocentrale? Pamja mua më ngjan e njëjtë me pamjen e Drinit në tatëpjetën e tij drejt detit, tatëpjetë ku janë ngritur tre hidrocentrale. A do ta pranonte

Page 165: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

166 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

historia dhe arkeologjia shqiptare të mbytej ajo që quhet “Kultura e Maliqit”, kulturë e cila është në hapat fi llestare të njohjes së saj të thellë?

Ju i nderuar Zef! Ju jeni shkodran, jeni nga Malësia e Madhe të cilën, siç thoni, e njihni mirë. Unë në jetën time jam ngjitur deri në Razmë e Valbonë, herët në vitet ’60-të kur isha student. Për mua ato male janë kaq madhështorë dhe kaq të bukur sa edhe Zvicra do ti kishte zili. Kështu janë edhe malet e Dibrës. Në Bjeshkët e Zonjave shkonin për pushime hanëmet e pashallarëve osmanë nga edhe ka marrë emrin. Në ato bjeshkë në kupën e Korabit kishte ngritur çadrat misioni anglez gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Atje Julian Emeri dhe Reginal Hibert kanë shkruar: “...Katër ditë në Dibër më kishin mësuar më shumë për thelbin e politikës, se sa të gjitha librat për teorinë e kushtetutës dhe ekonomisë politike që i kisha lexuar në Oksford ”Julian Emery “Kujtime që nuk shlyhen” Unë kam mbaruar Universitetin e Oksfordit, por mbarova edhe një universitet të dytë, atë të Dibrës Reginald Hibbert “Albania Life”.

Me mbytjen e Dibrës i nderuar Zef “mbytet” edhe “Universiteti i Dibrës”, siç është quajtur dhe vazhdon të quhet për vlerat e përcjella në shekuj.

Nuk dua t’ju lodh i nderuar Zef me gjëra të ditura e të thëna. Për kërshërinë e studiuesit po ju përcjell shkrimin tim të afro dy vjetëve më parë botuar në “Rruga e Arbrit” dhe në disa gazeta në Shqipëri dhe në emigracion.

I nderuar Zef! Jeni i pari që më përgjigjeni me zemër ndaj një problemi të ngritur nga unë. Ju faleminderit! Deri tani dy vetë kanë reaguar ndaj “Mbytjes së Dibrës”, një jugor dhe një verior, Xhemal Mato nga Delvina para dy vjetësh dhe ju nga Malësia e Madhe, sot. Fatkeqësisht dibranët po heshtin.

Siç do ta lexoni në letrën e hapur drejtuar historianit Ali Hoxha nga Çidhna mua nuk më mbytet asnjë pëllëmbë tokë

Page 166: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

167PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

dhe as edhe një varr i familjes sime. Trojet e mia, me “Mbytjen e Dibrës” dalin në “ballkon të liqenit”. Vitin që vjen mbush shtatëdhjetë vjet jetë. Edhe sikur të “Mbytet Dibra” unë nuk shpresoj ta arrij atë ditë. Do të udhëtoj në jetën tjetër me bukurinë dhe begatinë e saj në shpirt.

Faleminderit për këtë mbrëmje në emigrim, për emocionet që më krijove duke shkruar këto radhë.

Me respekt!Abdurahim Ashiku

Athinë, 28 janar 2009e-mail: a_ashiku@yahoo.

Page 167: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

168 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

HALIM LALA

Përshëndetje Abdurahim,Dëshiroj të jeni mirë familjarisht. Shkrimet Tuaja i kam

lexuar dhe më kanë pëlqyer. Jam i mendimit duhen zhvilluar edhe disa aktivitete të tjera siç mund të jenë tubime apo ndonjë aktivitet tjetër në Pallatin e kongreseve.

Me respekt Halim Lala [email protected]

** *

Faleminderit i nderuari Halim! Unë jam larg që të organizoj veprimtari të mëdha siç thoni Ju. Unë jam i gatshëm që të vij nga Athina dhe të shpreh mbështetjen time. Është koha që të ngremë zërin. Platformën na e ka shtruarXhemal Mato dy vjet të shkuara, rrugët ligjore dhe rrugët e protestave.

Mbytja e Dibrës duhet të barazohet me mbytjen e fushës së Korçës ku vetëm fusha e Maliqit (ish këneta) ka 5300 ha. “Hurdha” e Dibrës për kaskadën e Drinit është njëlloj si “hurdha e Korçës” për kaskadën e devollit. Të pyesim veten: Ado ta lejonin korçarët një veprim të tillë. Jam i sigurt se do të tundin malet.

Me respekt Abdurahim Ashiku

Page 168: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

169PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

MURAT KOLTRAKA

Përshëndetje Z. Abdurrahim.Të përgëzoj për kontributin tuaj shumë të çmuar për

sensibilizimin e opinionit dibran në mbrojte të Dibrës nga rreziku i katastrofës që e pret.

Unë jam përpjekur të ve në lëvizje shoqatën “Për Mbrojtjen e Pronave e të Mjedisit në Pellgun e Drinit të Zi”. Kam botuar shkrime me emër të kësaj shoqate dhe në emrin tim .Jeni i vetmi që më inkurajoni me shkrimin tuaj të çmuar në gazetën tonë “Rruga e Arbrit”. Opinioni dibran këtu në Dibër i ka mirëpritur shkrimet tuaja. Po më çudit një fakt që nuk është në natyrën e dibranit, heshtja e intelektualeve dhe një përgjumje e komunitetit. Uroj që dibranët tanë të shkunden nga kjo plogështi.

Shpresoj që origjina do t’u bëjë thirrje dhe zëri i genit do të ngrejë krye si dikur në mbrojtje të Dibrës.

Keni mbështetjen time maksimale në këtë mision jetik. Më vjen keq që Ju, Z Ali Hoxha dhe unë jemi larg nga ana gjeografi ke por kjo s’do të na pengojë në punën tonë.

Ju uroj shëndet të plotë, paqe dhe lumturi në familje, të tjera prodhime të arta nga mendja zemra dhe dora juaj në dobi të vendlindjes sonë.

MURAT KOLTRAKA

** *

Faleminderit i nderuar Murat! Më gëzove shumë në këtë mëngjes Athine me shi larg

Atdheut.

Page 169: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

170 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Unë, ti dhe Aliu jemi pak larg gjeografi kisht por në mendimin për të mbrojtur Dibrën jemi një e tërë, bashkë. Është koha që ta mbrojmë atë me fjalën tonë, me argumentin tonë. Unë vazhdoj të polemizoj çdo ditë me njerëz që i bëjnë jehonë fjalimeve të Berishës siç i bëhej njëherë e një kohë jehonë Enver Hoxhës kur mbante ndonjë fjalim. Por Enver Hoxha nuk e mbyti Dibrën. Atë po e mbyt Berisha, Nano, Rama e Meta, së bashku në një mendje për Skavicën. Kundër tyre duhet “mprehur shpata”.

Unë i kam kërkuar Bujarit të bëjmë në mënyrë urgjente një libër në të cilin të botojmë materialet tona duke argumentuar se nuk duhet mbytur Dibra. Unë kam grumbulluar deri tani (me gjithë shkrimet e tjerë që po bëj) ndoshta mbi 100 faqe të shkruara. Po e ndjek çdo ditë shtypin shqiptar dhe po replikoj me ata që kërkojnë mbytjen e Dibrës. Kam sensibilizuar opinionin dibran në Greqi nëpërmjet gazetës që bashkëpunoj këtu. Të njëjtën gjë e kam bërë edhe me gazetën Albanian Mail në Londër si dhe me dy gazeta interneti “Fjala e lirë” www.fjalaelirë.com dhe “Gazeta Kritika” www.gazetakritika.com.

Po të dërgoj një replikë me Pajtim Bellon. Po gjete ndonjë gazetë botoje.Faleminderit!

Page 170: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

171PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

HAKI KOLA

Të jesh i bindur se është shakaja e radhës, si me energjinë atomike, apo me të tjera. Ai mund të bëjë punishte të thjeshta si e Gërdecit, por jo gjëra aq të komplikuara, pasi ndërron mendje, i prish duke i inauguruar pa pritur të bëhen, kur ai donë, apo .............

Haki Kola

** *

Përshëndetje e faleminderit Duro, Përshëndetje edhe stafit te gazetës Rruga e Arberit që

e bëri publik shqetësimin qytetar të disa herë përsëritur të Abdurahimit.

Sa herë kujtohem që duhet përgjigje, më vete mendja te “Ushtari i mirë Shvejk” në momentin që ka arritur në front dhe fi llojnë luftimet. Ai, në mos gabohem ngrihet në këmbë dhe thërret me të madhe “mos gjuani se në anën tjeter ka njerëz”

Ndoshta në vitet 1970 kur është bërë studimi i parë, për Skavicën, një pjese e jona kishte ngazëllimin e zhvillimit, vitet kaluan e kur sytë na u hapen dhe unë p.sh. ne Kaliforni kam parë sistemin që ndërtohet e shoqëron çdo digë HC, nga ku derdhet

Page 171: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

172 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

ujët i turbinave e deri në pasqyrën e liqenit, për të siguruar rrugë kalimin për peshqit, menjehere alarmi i Duros me çoi në mendje, mirë se për peshqit, neve nuk kemi arritur në stadin që të mendojmë, (e ne fakt as kjo nuk duhet të na bëjë krenarë) po njerëzit tonë ku do jetojnë, si do të lëvizin?????????????????????????????????

Duhet t’ja kujtojmë opinionit publik se atje ka njerëz, ata duhen pyetur se çfarë duan të bëjnë me tokën e tyre, dhe kush u jep të drejtë të tjerëve që t’ju mbulojnë tokën, shtëpinë e historinë me ujë atyre????????????

Haki Kola

** *

Haki!Lexo Shekulli, reagimet ndaj Berishës. Është urgjente bërja e

një libri. A mund të bësh një shkrim për vlerat e luginës së Dibrës në pemëtari? Është pjesë e madhe e dashurisë tënde të jetës.

2010/2/4

** *

Sot Berisha deklaroi MBYTJEN E DIBRËS!Pas kësaj, po nuk u ngritëm në këmbë, e vetmja gjë që na

ngelet është të urojmë: SHËNDOSH GJËJA E GJALLË SE DIBRANËT VIJNË E

SHKOJNË...Përshëndetje!

2010/2/3

Page 172: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

173PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

ARDIAN THANO

Përshëndetje!Një pjesë të shënimit tuaj do ta botojmë nesër në rubrikën e

opinioneve të lexuesve.LexohemiAdrianAdrian THANOShekulli NewspaperNews DirectorRepublika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të

fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja. - Joseph Pulitzer Maj 1904

** *

Është koha që të ngrihet zëri për mos mbytjen e Dibrës, bukurisë dhe historisë së lavdishme të luginës së Drinit.

Me respektAbdurahim Ashiku 2010/1/27

*

* *

Abdurahim! Po ke dëshirë dhe kohë do te të ftoja për një bisede tek A1 Televizion.

Page 173: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

174 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Sapo kam nisur të merrem disi me të disa orë paraditeve. Kam dëshirë të ringjall pak studion e bisedave atje.

Kanë nisur të vinë disa të ftuar këto ditë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Bëhet fjalë për biseda të shkurtra 20 minuta, vetëm ti me një moderator në studio.

Ju mund të fl isni për projektin e SkavicësNëse është OK, bëmë një SMS ...në cilëndo ditë të javës që

mundesh. Unë qëndroj atje deri në 13 të drekës. Të fala Adrian Thano, 2010/2/8

** *

Faleminderit Adrian për nderin dhe respektin ndaj meje. Me thënë të drejtën edhe mosha (kam hyrë në vitin e 70-të të jetës) edhe puna që bëj si kopshtar këtu, edhe shpenzimet e udhëtimit ma ndalin pak hapin.

Do të doja të isha i pranishëm por e kam tepër të vështirë.Megjithatë ndoshta ndonjë rrethanë tjetër mund të më hapë

rrugë të vij. Në këtë rast do të ju njoftoj.Përveç Dibrës unë kam edhe një temë me vlerë, mësimin

e gjuhës shqipe në emigracion për të cilën kam botuar dy libra dhe vazhdoj shkrimet në Gazeta e Athinës. Librat i keni tek Bujar Karoshi.

Me respektAbdurahim Ashiku

** *

Është koha që të ngrihet zëri për mos mbytjen e Dibrës, bukurisë dhe historisë së lavdishme të luginës së Drinit.

Me respekt

Abdurahim Ashiku 2010/1/27

Page 174: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

175PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

GAZETA KRITIKA

Z.Ashiku, mos u shqetëso, sepse asgjë s’ka për të ndodhur. Unë e kuptoj plotësisht këndvështrimin tuaj, por të jeni i

sigurt se s’do ndërtohet Skavica.Të paktën këta politikanë që ka sot Shqipëria s’kanë për ta

bërë. Çfarë bënë tjetër që do bëjnë atë?Për të shkatërruar ndonjë gjë, bujrëm, atë punë e bëjnë. Kur vjen puna për të ndërtuar, jo. Vetëm llafe kanë, thjesht

e vetëm për të shtyrë ekzistencën në politikëPostuar nga: Kritika 08/02/2010 - 13:34:07 -

Page 175: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

176 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 176: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

177PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I GJASHTË

BISEDA ME DIBRANEN LINDA

Page 177: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

178 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 178: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

179PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

BISEDA ME DIBRANEN LINDA

Kisha botuar në faqet e gazetës KRITIKA në internet shkrimin: LËRENI DIBRËN TË BUKUR SIÇ E KA DHËNË ZOTI...! - Pyetje dhe replikë me Pajtim Bellon - kur një koment me fi rmën Linda, koment tipik në “Gjuhën e Universitetit të Dibrës”, do të më rrëmbente mëngjese dhe mbrëmje në emigrim, mall dhe dashuri për vendin ku linda, për njerëzit me të cilët u rrita dhe punova, për atë vend që duan ta mbysin.

Më vonë do ta njihja Lindën, me emër të plotë dhe me mbiemër, me vend origjinë e me vendlindje, me rrjedhën e vrullshme të lumit të turbullt të viteve të tranzicionit.

Po i përcjell bisedat elektronike me të sepse gjykoj që janë më të gjëra se sa biseda midis dy njerëzve, gjykoj se janë leksione për “Universitetin e Dibrës”, “universitet” i cili pa Luginën e Bukur dhe pjellore të Drinit të Zi, pa “Teqet” dhe “Oxhaqet”, vetëm me “Malet” anës tjetër gjolit të turbullt, është topall, në mos i shuar...

*

* *

Keni një të keqe ju dibraposhtasit se nuk keni gallo që t’i kishit futur mik tek Berisha.

Fatkeqësisht ai hidrocentral do të bëhet sepse kur po piketohen dhe shfrytëzohen në maksimum edhe përrenjtë jo me për lumenjtë. (Mendoni ta bëjnë këtë me disiplinën e tyre që diga do të çahet pa bërë vitin).

Page 179: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

180 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Ju thoni se ku do të shkojë e gjithë ajo popullsi? Po ku shkuan kuksianët. Dëgjoja një ditë në televizion një kuksian që jetonte në periferi të Tiranës dhe që thoshte se ne tokat na i përmbyti liqeni i hidrocentralit, kompensim nuk na dhanë, erdhëm në Tiranë dhe blemë tokë tek ish punonjësit e fermës së Kamzes dhe tani na thonë se duhet ta paguajmë prapë tokën që të na legalizojnë shtëpitë.

E kush pyet për popullin këtu. Akoma me ëndrra jetoni ju. Tek ne është një thënie e mençur. Ku lyp e s’të japin, ku fl et e s’të dëgjojnë mos të çoftë zoti. Kështu po na ndodh ne si popull. Janë të tjerë që vendosin në këtë vend. Kjo është e qartë tashmë.

Si nuk shkon Drini për tërma e të bëhet i lundrueshëm.Linda 10/02/2010 - 03:13:16 -

** *

Faleminderit Linda! Faleminderit që e lexuat, faleminderit që më shkruat me sinqeritet.

Një mik imi më shkruante duke cituar Zhvejkun në një moment kur austro-hungarezët derdhnin breshëri pushkësh e mitralozash kundër serbëve. Ndërsa ata qëllonin ai bërtiste: “MOS QËLLONI ! ANDEJ KA NJERËZ!”

Në ditët tona injorohet pikërisht kjo gjë, ATJE KA NJERËZ.

Unë e nderuar Linda, po qe se një ditë, kur të mbytet Dibra do të jem gjallë (jam 69 vjeç), do ta ndjej veten shumë komod. Trualli i të parëve të mi është në “ballkon të liqenit”...

Faleminderit që ishit në mendimin tim në këtë mbrëmje të kryeqytetit grek ku jam ngujuar prej 14 vjetësh, një mbrëmje që në këtë çast po përmbytet nga shiu i rrëmbyeshëm.

Me respektA. Ashiku- [email protected]

Athinë, 10 shkurt 2010.

Page 180: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

181PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

** *

Kjo shprehja që përdorët ju me kujtoi një shprehje që përdor Kamy në librin e tij “Rënia” kur një francez u dërgua në një kamp përqendrimi, në kohen e Luftës së Dytë Botërore, dhe ai kërkonte të fl iste dhe t’u thoshte se ishte i pafajshëm.

Zoti Ashiku, ju uroj lumturi në Athine ku keni kaq vite. Por fakti që interesoheni për Dibrën më bën të mendoj se dibranet nuk e lënë lehtë vendin e tyre, ata ikin me kokën pas. Me siguri atyre që do t’u përmbyten tokat dhe shtëpitë do të ngjiten më lart mbase deri në Korab. Gjithsesi klima do të zbutet disi, do të ndërtohet infrastruktura për të cilën po interesohen tashmë edhe të huajt sepse kane interes edhe për hidrocentralin. Ai vend aq i bukur duhet të kthehet në zone turistike. E rëndësishme është që ndërtimet në Shqipëri të bëhen me parametrat e kohës dhe të merren në konsideratë edhe interesat e banorëve.

Nuk e kam idenë sa fshatra përmbyten dhe çfarë zone konkretisht.

Linda 11/02/2010 - 02:59:39 -

** *

Faleminderit e nderuar Linda!Ju keni kërshëri të dini se cilët fshatra mbyten. Më e lehtë

do të ishte të më pyesje se cilët fshatra nuk mbyten. Megjithatë unë po ju përgjigjem:

Mbyten fshatrat Zall-Reç dhe Draj-Reç në afërsi të digës së liqenit. Mbyten fshatrat e zonës së ulët të Kalisit të Kukësit si dhe fshatrat Zall-Kalis, Shulla dhe Vleshë në grykëderdhjen e Veleshicës. Mbyten fshatrat Lugje, Zall-Dardhë dhe Shënlleshën në zonën e Dardhës. Mbyten Fusha e Alie, Arrasi, Mustafaj

Page 181: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

182 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

(poshtë), Blliçja. Mbytet Fusha e Kastriotit, Përgjegjet, Kandrri, Kishaveci, Vakufi , Vajmëdhej, Fushë - Muhurri. Mbytet fusha e Brezhdanit dhe pjesa e poshtme e tij. Mbytet Fusha e Luznisë dhe Katundi i Ri i tërë, Fusha e Ushtelencës dhe Cetushit përballë dhe më lart fshati Selane dhe pjesa e poshtme e fshatit Hotesh. Më tej mbyten disa fshatra të Maqellarës në buzë të Drinit si dhe fusha e Gjoricës me Gjoricën e Poshtme plotësisht dhe Gjoricën e Epërme pjesërisht. Mbyten edhe tokat e ulëta të Shupenzës dhe të Boçevës.

Nga ana tjetër e kufi rit shqiptaro-shqiptar, nën Maqedoni, mbyten disa toka dhe shtëpi në fshatrat në breg të Drinit si Spasi, Kojnara etj. Niveli i ujit shkon deri afër digës së hidrocentralit të Dibrës së Madhe, tek Ura e Spiles.

Specialistët llogarisin 65 kilometra katrorë sipërfaqe toke të përmbytur dhe një popullsi prej rreth 40 mijë banorësh të shpërngulur, një pjesë e të cilëve kanë lëvizur por truallin e të parëve e kanë në pronësi. Mund t’ju them se e gjithë toka në fushat që përmenda (nuk ka fusha të tjera më Dibra) sot kultivohet me bimë bujqësore e pemë frutore si në asnjë vend tjetër të Shqipërisë.

Flitet për një digë më të vogël dhe një liqen që siç e ka deklaruar Berisha të mos mbysë tokat e fshatrave në anën tjetër të kufi rit, nën Maqedoni. Mos mbytja e tyre nuk është shenjë humanizmi por llogari ekonomike. Një metro katrorë tokë në pjesën shqiptare thuhet se do të shpërblehet me një gjysmë euroje kurse në pjesën maqedone kërkohet njëzet fi sh.

Do të mbytet tërësisht “Rruga e Rinisë” dhe të gjitha fshatrat nga Luznia e deri në Reç nuk do të kenë rrugë komunikimi njeri me tjetrin dhe me Peshkopinë por do të kërkojnë të bëhen pjesë e ndarjes territoriale të Matit, Mirditës apo Kukësit. Kjo në qoftë se në buzë të liqenit nuk do të ndërtohet një rrugë tërësisht e re që të lidhë Peshkopinë me Luzninë, Muhurrin, Çidhnën, Dardhën e Reçin deri në Skavicë.

E ndjej se jeni dibrane dhe se e njihni Dibrën. Tani mund ta

Page 182: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

183PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

imagjinoni tërë pamjen.Shpresoj që për ndonjë gjë tjetër të komunikojmë edhe me

adresën time elektronike. Mendoj që kam të bëj me një njeri me kulturë.

Me respektAbdurahim Ashiku 11/02/2010 - 07:59:59 -

*

* *Katastrofë...

Linda 11/02/2010 - 10:34:35 -

** *

E nderuar Linda!Sikur shteti ynë, i majtë apo i djathtë qoftë, i Berishës apo

i Ramës, i PD apo PS të ishte i aftë të ndërtonte një qytet të ri me dyzet mijë banorë, sikur ky shtet të ndërtonte një varrezë të madhe për eshtrat e “koklës së zemrës” siç thonë nënat dibrane për ata që prehen në varret e fshatrave që do të mbyten, sikur ky shtet tu gjente këtyre njerëzve punë dhe burime jetese, atëherë unë si gazetar, si njeri që e kam njohur Dibrën dhe luginën e saj pjellore ( veçanërisht blloqet frutorë ku ka disa pika të djersës time asokohe agronom ), atëherë unë do të shkruaja me germa kapitale: LE TË MBYTET DIBRA!

Kur u krijua liqeni i Ulzës banorët shteti i atëhershëm (1956) u ndërtoi fshatarëve shtëpi dhe i vendosi në Mamurras duke i punësuar në fermë. Kur u krijua liqeni i Fierzës shteti ngriti një Kukës të ri komplet ashtu siç ngriti “Qytezën e Fajzave” dhe banorët e saj i punësoi në NB Krumë. Kur u formua liqeni i Banjës banorët e Darëzezës u vendosen në vila dykatëshe ( i kam parë me sytë e mi ) në bregdetin e Semanit, mes pishave, treqind metra larg detit dhe u punësuan në NB e Povelçës.

Page 183: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

184 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Në qoftë se ky shtet apo fi rmat e huaja që për interesat e veta (siç bëhet hidrocentrali i Kalivaçit mbi Vjosë) ndërtojnë hidrocentrale dhe e marrin energjinë elektrike për Italinë apo për ndonjë vend tjetër ndërtojnë një Dibër të re atëherë LE TË MBYTET DIBRA. Historia e saj në të ardhmen le të shkruhet nga brezat si historia e Atlantidës.

Dibra e Madhe në vitin 1913 nën bajonetat e serbit u zhbë. Dibranët u vendosën kryesisht në Tiranë ku sot ka një lagje që quhet Lagja e Dibranëve, lagje që thonë se ka shtatëdhjetë mijë dibranë, bijë e nipa të muhaxhirëve të atij viti të egër që e ndau Shqipërinë siç ndahet berri për kurrizi. E blenë tokën me fl ori dhe me punën e palodhur të tyre. Kishte toka të lira dhe njerëz që u hapën dyert nga egërsia e serbit.

Sot edhe tokat, edhe dyert janë të mbyllura. Shteti nuk ka fuqi të ndërtojë një Dibër të re.

Këtu qëndron katastrofa e madhe, katastrofë që sot për sot ka “tingujt e qemanes së Nastradinit”.

Me respektAbdurahim Ashiku 11/02/2010 - 12:55:00 -

Zoti Ashiku

Unë që po ju shkruaj jam Linda e gazetës kritikaMe qenë se nuk mund të bëj shumë komente në gazete pasi

jam bërë e bezdisshme, dua t’ju përgëzoj për shkrimet tuaja, pasi aty ndjeva mençurinë dibrane dhe përkushtimin që ju keni ndaj vendit tonë.

Lexova edhe gazetën Rruga e Arbrit për të marrë informacion më të plotë për ndërtimin e Skavicës. Është e tmerrshme të mendosh se do të përmbyten tërë ato vende. Mbase do të kisha dashur të bëja komente edhe në gazetë për të kuptuar edhe të tjerët që ky nuk është një problem vetëm i dibraneve por edhe i të tjerëve. Madje Shkodra nuk do të shpëtojë nga mbytja e

Page 184: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

185PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Dibrës sepse hidrocentrali që do të ndërtohet në Skavice apo liqeni i Skavices është një cunam tjetër jo vetëm për Veriun por mbase edhe për zona të tjera. Kur mendon se sot ndërtimet bëhen për përfi time të çastit mbase të atyre që janë në pushtet apo të vendeve të tjera të mendosh se diga e Skavices mund të behet pa cilësinë e duhur dhe mendo se çfarë mund të ndodhë nëse çahet ajo. Mbase kësaj linje është më mirë t’i mëshohet që të frikësohet edhe Tirana. Se mund të fl asësh sa të duash ata nuk e çajnë kokën, as turp, as frikë nuk kanë. Të mendosh se pranë PD-se ka edhe dibranë që për më tepër kanë qenë edhe të persekutuar në atë regjim dhe mund të bëjnë ndonjë gjë, unë nuk kam asnjë shpresë sepse për mua ata njerëz që rrinë pranë Berishës ai i ka kompromentuar dhe nuk kanë gojë të fl asin. Sikurse ata fare mirë mund të marrin aksione në këtë hidrocentral dhe e fl enë mendjen. E keqja është për popullin e thjeshtë.

Lexova qe i jeni referuar edhe Linkolnit që mbrojti Koloradon. Unë do të thoja se nuk ia vlen sepse Linkolni kishte fi lozofi tjetër. Ai ishte për qeverinë nga populli, me popullin dhe për popullin gjë që për qeveritë shqiptare as që mund ta mendosh një gjë të tillë. Linkolni ka fjalimin e famshëm ku i bën thirrje popullit të tij për bashkim dhe të kujtonin aspiratat e gjyshërve kur erdhën në Amerikë. E për çfarë bashkimi bëjnë thirrje qeveritë shqiptare, përveç se i fryjnë zjarrin të përçarjes?

Argumenti që përdorni se do të mbyten varret dhe historia është fare i papërfi llshëm për ata. Ata atë duan të mbysin historinë e Dibrës. Këtë bëri Turqia duke groposur historinë ilire. Këtë bëri regjimi komunist që ndërtoi Durrësin e ri mbi Durrësin ilir duke groposur vlera të pallogaritshme. Këtë duan të bëjnë edhe këta të mbysin gjithë Shqipërinë. Për më tepër që janë hedhur në sulm për të nxjerrë edhe Skënderbeun sllav.

Sot nuk ka mbetur njeri që të protestojë se iku rinia, ikën shqiptarët. Këtu kanë mbetur njerëz të drobitur, apo që i bëjnë hyzmet bukës së gojës duke punuar në administratë. Po pasurohet një pjesë, por e keqja më e madhe se po përfi tojnë më

Page 185: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

186 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

shumë të huajt. Besoj e dëgjuat Berluskonin si tallet, i pëlqejnë edhe vajzat e bukura shqiptare.

Unë i mbetem mendimit se duhet të frikësohen me idenë e përmbytjes që mund të përfshijë gjithë Shqipërinë. Paraprakisht mund të formulohet një peticion që të qarkullojë dhe të fi rmoset nga dibranët dhe kush e përkrah faktin që të mos ndërtohet Skavica.

Ideja që shtronit në gazetën Rruga e Arbrit që të ndërtohen centrale mbi përrenj është shumë e drejtë. Realisht në Dibër ka shumë mundësi të tilla dhe jo vetëm në Dibër. Për aq sa kam dijeni janë bërë shumë kërkesa për të marrë kredi për centrale mbi përrenj. Nuk e di a e kanë dijeninë ata që po investojnë për centrale të vegjël se ato mund të përmbyten nga hidrocentrali i madh.

Te krijohet ideja se madje dhe përmbytja e Shkodrës u bë me qëllim që të përligjej ndërtimi i centralit bërthamor dhe Skavica. E keqja na ka përfshirë. Duket se janë të pangopur.

** *

Zoti Ashiku

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por dua të jap kontributin tim për aq sa mundem për këtë çështje. Atje është historia jonë dhe ne kemi një lidhje të natyrshme me atë vend. Atje gjejmë qetësinë dhe kur fl asin dibranet me mençurinë e tyre e kupton se kanë mbetur vlerat në këtë vend që duan ta shkatërrojnë nga çdo pikëpamje. Mezi po pres që të ndërtohet Rruga e Arbrit dhe kam në plan të ndërtoj diçka se edhe ne kemi toka në Gjoricë.

Duke ju uruar për shkrimet e tjera që janë të mrekullueshëm edhe këtë të fundit për taksistin arvanitas, sikurse ju jepni një mësim të mirë edhe Jugut që hesht ndaj asaj çfarë po i bën Greqia që donë ta marrë me dhunë dhe ta greqizojë gjithë historinë e arvanitasve që është historia e lashtë pellazgjike dhe e atyre që

Page 186: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

187PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

quhen grekë të lashtë. Nuk e di a keni lexuar materiale të mia në gazetë për këtë, që kuptohet janë kundër qëndrimit zyrtar të deritanishëm por që faktet janë kokëforte se historia e shqiptareve është synuar të tjetërsohet në favor të fqinjëve. Mbase sot duan përfundimisht t’i zhdukin shqiptaret ca duke i përzënë, ca duke i skllavëruar.

Në të vërtetë gjithnjë kam qenë krenare që jam dibrane dhe që jam rritur në familje dibrane me njerëz të urtë e të mençur.

Ju kërkoj edhe njëherë ndjesë për shqetësimin, duke Ju uruar gjithë të mirat dhe të fala nga familja.

Me respektLinda

** *

Mirëmëngjesi Linda! Ju faleminderit shumë për emocionet e këtij mëngjesi Athine,

emocione që më erdhën nga një mik dhe shok imi i vjetër, nëpërmjet bijës së tij Lindës...

Unë në korrik mbush 14 vjet në Athinë. Më mbeti plagë në shpirt ikja nga Dibra por isha i detyruar për shkak të dhunës ushtruar ndaj meje dhe rrezikut për fëmijët. Megjithëse më dhembi shumë them se bëra mirë, sepse nuk mund të bashkëjetoja dhe bashkëpunoja me ata njerëz që veç paranë dhe derivatet e saj kanë në shpirt...

Po grumbulloj materialet, deri tani janë afro 200 faqe për një libër. Dua që në këtë libër të futen sa më shumë intelektualë dibranë ndaj shkrimin tim të fundit e kam përcjellë në adresat e tyre elektronike.

Dibranët janë shumë indiferentë ndaj kërkesës që u kam bërë për të reaguar me argumente. Ju jeni e para intelektuale që hytë me mua në debat (më sollët kënaqësi të jashtëzakonshme)

Page 187: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

188 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

në gazetën Kritika dhe më shkruat me shpirt e zemër.Unë do të ju dërgoj disa nga prononcimet e mia këto 2-3 vjet

që ti lexoni dhe po deshët edhe ti komentoni për të qenë pjesë e një botimi.

Unë nuk tërhiqem për çështjen e mbytjes së Dibrës dhe po gjeta ndonjë biznesmen që të fi nancojë librin do ta botoj menjëherë me emrin tim. E di që ata që me pazaret e Skavicës po fryjnë xhepat do të kërkojnë të më “mbysin” por unë do ti qëndroj mendimit tim deri në fund.

Faleminderit e nderuar Linda për mallin që më shuat këtë mëngjes larg vendlindjes, në dhe të huaj.

Athine, 13 shkurt 2010

** *

Faleminderit zoti Abdurahim për fjalët e ngrohta. Më vjen mirë që ju ka shkruar Argëtimi. Ai është kushëriri ynë, i ati i tij Munir Fida, që nuk jeton më, ka qenë moshatar me babin, ai është nip te ne. Bën mirë t’i përgjigjeni dhe t’i kërkoni ndihmë se ata kanë shumë infl uencë edhe në qeverisjen e Tiranës. Përpiquni t’ia argumentoni dhe t’ia mbushni mendjen se Dibra do të ketë shumë e më shumë fi time nëse do të ndërtohen centrale të vegjël, ku edhe energjia do të jetë mbase e njëjtë me atë që do të prodhojë ky hidrocentral, por as popullsia nuk do të lëvizë, për më tepër do të krijohen qendra turistike nga të cilat do të kemi shumë e më shumë përfi time sesa shitja e energjisë nga hidrocentrali. Për më tepër që mund të kthehen edhe shqiptarët që tashmë janë jashtë dhe do të gjejnë vendin e tyre sepse do të vijë një ditë që ata shqiptarë që janë jashtë do ta ndjejnë veten keq atje ku kanë shkuar sepse njeriu nuk jeton vetëm për një copë bukë e për rehati, janë edhe shumë gjëra të tjera që e mbajnë gjallë një individ e mbi të gjitha rrënjët. E për ne shqiptarët që rrënjët i kemi shumë të thella, ata na thërrasin. Argëtimit mund t’ia bësh

Page 188: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

189PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

prezent domosdoshmërinë e mbrojtjes së historisë sepse ai është patriot. Mund t’i thoni se keni njohur edhe tim atë.

Zoti Abdurrahim! Genc Kondi që i jeni përgjigjur në atë shkrim është nipi i Vito Kapos dhe duhet ta kuptoni se ata që kanë qeverisur në atë kohë vazhdojnë të qeverisin e të vendosin për këtë vend. Sepse është e njëjta dorë që nuk i do shqiptarët dhe kërkon t’i zhdukë si komb e si racë. Prandaj siç themi ne, sipas vendit bëhet kuvendi, me ata njerëz duhet me folë me gjuhë të ashpër. Ata nuk do të mbrojnë Dibrën dhe Shqipërinë sepse nuk ju dhimbset.

Më vjen mirë që keni marrë këtë iniciativë dhe tek ju unë gjej dibranin me të gjitha virtytet që e karakterizojnë atë popull.

Ju faleminderit që gjeni kohë për të m’u përgjigjur. Do të kisha dëshirë që të bashkëpunonim edhe për botimet tuaja. Mbase në një të ardhme të afërt do te kem mundësi të sponsorizoj edhe botimet tuaja.

Ju falënderoj nga zemra që mbroni Dibrën tonë të bukur e të shenjtë.

Ju uroj shëndet dhe lumturi familjarishtLinda

E diele 14 shkurt 2010, 12:52

** *

Mirëmëngjesi e nderuar Linda!

Faleminderit për përgjigjen e shpejtë dhe për ato që më shkruanit... Për sa i përket problemit që kam ngritur, unë do të qëndroj “derisa të më mbytë liqeni” në këmbë. Kam një ftesë nga A1-TV për një bisedë por e refuzova sepse edhe mosha edhe xhepi, edhe gjendja e rrugëve për shkak të grevave, nuk ma lejon. Megjithatë shpresoj se dibranët do të zgjohen. Mos e dhëntë zoti të zgjohen kur tu vijë uji në grykë, mos përjetojnë atë që thuhet

Page 189: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

190 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

“Si magjari në ëndërr”Sot në mëngjes më erdhi një mesazh mbështetje, i pari nga

intelektualë dibranë, por nga Dibra e Madhe, shumë domethënës. Po jua përcjell:

Z.Abdurahim,Me shqetësim përcjell reagimin tuaj. Unë edhe nuk kam

të drejtë të reagoj se banoj në Dibër te Madhe dhe ky liqen drejtpërdrejt nuk do të ndikojë tek ne, por sigurisht do të ketë impakte në mikro klimën edhe tek ne.

Historinë dhe të afërmit tonë i kemi edhe atje dhe kjo na brengos. Një fakt është i saktë dhe dëshiroj të argumentoj shqetësimin tuaj: Dibranët nga ndërtimi i liqenit artifi cial të Dibrës dhe hidrocentralit të Shpiles nuk panë asgjë të mirë për këto 40 vjet pos humbjes të rreth 5000 ha tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane. Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfi tohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën. Jam më shumë për ndonjë burim energjie ose zgjidhje që nuk do të përmbyste gjithë këtë territor.

Duke të mbështetur Argëtim Fida kryetar i Komunës Dibër e Madhe.

** *

Edhe njëherë Mirëmëngjesi, të diele të bukur dhe Gëzuar Shën Valentinin.

Fatkeqësisht këtë vend e kane sunduar dhe vazhdojnë ta sundojnë antishqiptaret. Nëse gjyshërit tanë i vrau serbi ballë për ballë, prindërit na u shfrytëzuan në një forme tjetër, kurse ne na lanë pezull dhe pa perspektivë. Përshtypja që kam krijuar është se synimi i gjithhershëm për të përvetësuar këtë vend sot po realizohet përfundimisht. Aq sa kuptohet ekonomia po

Page 190: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

191PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

kapet nga biznese që e kane burimin nga fqinjët. Kështu që ne do të mbetemi si të huaj në vendin tonë. Ju nuk e ndjeni por ne e kuptojmë sesi i kanë ngritur veshët ata që i quajmë pakica, që jo vetëm janë fuqizuar ekonomikisht por i vendosin në detyra me përgjegjësi dhe të komandojnë.

I lexova edhe njëherë materialet që më kishit dërguar dhe ju përgëzoj edhe njëherë për shkrimet dhe e kam bindje se ju do te vazhdoni të ngulni këmbë dhe të tërhiqni edhe të tjerë dibranë që të mbrojnë këtë çështje. Mbase duhet të shfrytëzohen ata që janë pran pushtetareve se mund të kenë më shumë mundësi që të ngrenë zërin.

Gjithsesi duhet forca e argumentit dhe ngritja e opinionit kundër ndërtimit të Skavices.

Mbase këtë herë do t’i ngecet sharra në gozhde Berishës me dibranët.

Ju uroj jetë të lumtur ju dhe fëmijëve tuaj. Me respekt

Linda*

* *

Në lidhje me përgjigjen për Argëtimin më pëlqeu. Është ajo që thoshte gjithnjë im atë që historikisht dy Dibrat kanë bashkëpunuar sepse janë një popull që sado i ndarë nga historia ata janë një. Unë diku e kam thënë se nuk mund t’u vihet më kufi ri shqiptarëve.

Linda

Page 191: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

192 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 192: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

193PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I SHTATË

SHTYPI DHE LEXUESI

Page 193: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

194 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 194: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

195PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

GAZETA SHEKULLI DHE LEXUESIT

“Përmbytja e Shkodrës dhe mbytja e Dibrës”Letër e nënshkruar Abdurahim Ashiku 02/02/2010

Përmbytja e fushës së Shkodrës, në ato përmasa tashmë të deklaruara (11.400 hektarë dhe 2649 shtëpi) përbën katastrofën më të madhe ujore të njohur në Shqipëri, katastrofë mbi shtëpitë dhe pasuritë e ngritura me gjakun dhe djersën e njerëzve në emigrim apo jo, mbi tokën dhe prodhimet e saj, mbi blegtorinë dhe bazën e saj ushqimore (të thatë, të koncentruar e të njomë), mbi gjallesa në shërbim të njeriut (pula, dele, qengja, lopë...) etj.

Përmbytja e Shkodrës është tashmë një realitet sa i dhimbshëm po aq edhe tregues se në këtë zonë (ashtu si edhe në zona të tjera të Shqipërisë) prej njëzet vjetësh ka munguar shteti.

Kur them “ka munguar shteti” nuk kam parasysh vetëm Berishën e Parë dhe Meksin që ka dominuar vitet 1991-1997 (kur “kuota zero” në pritje të “çekut të bardhë” ishte fjalë e ditës) por edhe vitet 1997-2005 me serinë e kryeministrave socialistë: Nano, Majko, Meta e prapë Nano. Kam parasysh edhe Berishën e Dytë nga viti 2005 e deri sot, përfshirë këtu edhe krahët e “dy krahëve”, serinë homologe të ministrave të energjetikës, bujqësisë, transportit, ekonomisë, fi nancave etj.

Një analizë me letrat e hapura “Çfarë bënë të tjerët (para vitit 1990) dhe çfarë nuk bëmë ne (më troç: çfarë shkatërruam dhe vodhëm ne) në vitet 1990 - 2010 vite të politikës “së djathtë” e të “majtë” shqiptare, një vetë-operacion është i domosdoshëm

Page 195: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

196 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

në qoftë se nuk duam të përballemi nesër me ndodhi të tilla. Të presësh lëmoshë nga natyra, të shtrish duart duke iu lutur asaj, pa punuar që t’ia rrëmbesh vlerat, nuk është gjë tjetër veçse një theqafje.

Nuk kam ndërmend të bëj as prokurorin dhe as avokatin e Përmbytjes së Shkodrës, togfjalësh shumë i lakuar këto ditë. Këtë le ta bëjë politika dhe shoqëria shqiptare në një gjyq jo vetëm për të treguar me gisht fajtorët, por edhe në një paralajmërim për të ardhmen.

Fjalën e kam se po ndodh që “Përmbytja e Shkodrës” po çon verbërisht në “Mbytjen e Dibrës”.

“Përmbytja e Shkodrës” dhe “Mbytja e Dibrës” janë në segmentin e dy të kundërtave që i ikin njëra-tjetrës. E para ka shansin e jetës, shansin që “Drini”, pasi “përmbyt fshatra të tëra”, kthehet në shtratin e vet me paralajmërimin e natyrës memece se do të vijë përsëri. E dyta, “Mbytja e Dibrës”, nuk e ka këtë shans. E humb përgjithmonë ashtu siç e humbën fshatrat që mbyti liqeni artifi cial i Ulzës, i Fierzës, Banjës etj. Kukësi tashmë është i mbytur ashtu siç janë mbytur fshatrat e tjerë. Ulza është e mbytur dhe ndonjë gjurmë e shtëpive apo pemëve të fshatrave nën ujë mund të shihet vetëm në thatësirën ekstreme. Darëzeza në liqenin e Banjës “jeton” vetëm në shtëpitë e ndërtuara midis pishave vetëm disa dhjetëra metra larg bregdetit në Seman të Fierit. Shkurt një “Dibër e mbytur” nga ngritja e një dige në Skavicë të Kukësit dhe nga uji i amullt i liqenit që formohet nga Reçi e deri në Gjoricë, në luginën më pjellore të maleve të Shqipërisë është një “Dibër e vdekur”.

Kur dy vjet të shkuara në kundërshtim të një tenderi të hapur nga qeveria Berisha II për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës dola publikisht në disa gazeta me shkrimin “Dibra po mbytet, ku janë dibranët?” kisha ndjenjën e sigurisë se Dibra dhe dibranët do të fl isnin, madje të revoltuar. U zhgënjeva në ekstrem. Asnjë dibran i shtetit dhe i pushtetit, i djathtë apo i majtë, nuk doli nga “prehri” i partisë së tij për të thënë fjalën e vet, pro ose kundër...

Page 196: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

197PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KOMENTE

Prof. Dr. Edmond Pinguli në një prononcim në gazetën 55 thotë:

Mbas 23 vjetëve për hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi 10 pikësh treshes italiane me në krye Geoteknica të Romës dhe behet gati për tender. Pata rastin të takohem me njërin nga pronarët dhe të diskutojmë për këtë hidrocentral. Projekti parashikonte një digë 160 metro të lartë, salla e turbinave futej 30 metro poshtë, duke realizuar idenë tonë të parë me digë 190 metro të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe s’postonte 40 mijë banorë.

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me spostimin e banorëve? Përgjigja ishte që sigurisht jo.

Unë iu përgjigja se e ka një zgjidhje, e cila është vetëm nëse kthehet sistemi i vjetër që mbyti një qytet si Kukësi.

JU QË JEPNI MENDIME JU PYES: KU DO TË SISTEMOHEN 40 MIJË BANORË, 8 MIJË FAMILJE QË SHPËRNGULEN? A DO TU GJEJË SHTETI 62 KILOMETRA KATRORË TOKË DHE TU NDËRTOJË 8 MIJË BANESA?

NË SHQIPËRI NUK KA ASNJË PËLLËMBË TOKË TË LIRË.

Duro *

* *

Nuk duhet dhenë përgjigje kaq ‘ekspres”, problemi që shtrohet paraqet shumë interes deri kombëtar prandaj nuk duhet nxituar.

Page 197: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

198 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Me gjithë respektin për sa shkruhet, për mirë apo për keq sipas konceptit tim, duhet shikuar.

Z. Durim jep argumeta më të plot, pse nuk duhet ndërtuar, sa dhe shumë drejt e kanë me ato hidrocentralet e vogla në degë bija të Drinit do të bëhej më mirë.

Që kanë ndaluar atë hidrocentralin e Skavices “monistet” paskan bërë mire. Arsyetimi z. S. Tirana, hiq atë për ndërtimin e hidrocentralit madh qëndron.

Le tua leme specialisteve te të gjitha fushave si thonë kolegët e mësipërm.

Na behet zemra mal, kur dëgjojmë se ka meraklinj atdhetarë për Shqipërinë tonë, tashmë leqendisur nga lakmitaret politikanë të pa b...

“Matni shtatë herë e prisni një here” thotë populli. Pionier në hidrocentrale

Golik Kokojka D.

** *

Bukur i nderuar Saviani. Unë ju ofroj jo variantin e “Hurdhës së vdekjes së Dibrës”- Skavicës por një tjetër variant...Studiojeni një variant të tyre, atë të “hurdhave” mbi degëzimet e Drinit të Zi. Studiojeni sa “hurdha” e poshtë tyre sa turbina e stacione shpërndarës energjie elektrike mund të ngrihen në zbritjen e Mallës së Lurës nga Krej Lura e deri në Drinin e Zi mbi Skavicë. Ngjituni më lart e bëni të njëjtën gjë mbi Setë, Murrë, Zallin e Okshtunit, mbi Veleshicë, Prroin e Gramës e vende të tjera. Mbi këto degë të Drinit të Zi do të kishim dhjetëra “hurdha” e dhjetëra hidrocentrale ujëmbajtja dhe fuqia energjetike e të cilëve në mos qoftë e barabartë me “hurdhën e vdekjes” që vjen nga Skavica ma do mendja se i afrohet asaj. Këto “hurdha” mendja më shkon se do të ishin po aq të bukura sa edhe liqenet e Lurës apo të Kacnisë. Për më tepër do të ishin vende pune të përhershme

Page 198: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

199PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

për mijëra dibranë por edhe stacione të gjerë të rritjes së troftës aq të shijshme në ujërat e pastra të burimeve mbushëse të tyre. Brezit që do të vijë do të desha që pas digës së Setës, diku në Grykën e Gjalicave të Lurës, të gjenin një “mol gondolash” që do ti përcillnin midis asaj pamje mahnitëse të Gjalicave, atij “tuneli” shpatesh të thepisura malesh nga kalon “kanali i piketuar me pushkën e Gani Tuçepit” i Çidhnës tek burimet e Setës në Gurë Lurë e prej andej, me teleferik do ti ngjisnin në bregun e Liqenit të Luleve e në Fushën e Pelave...

Poshtë Setës, poshtë Murrës e degëzimeve të tjera të Drinit të Zi do të gjelbëronin me bimë arash, perime, vreshta e drufrutorë fushat nga Reçi, në Zall-Dardhë, Fushë të Çidhnës, Kishavec, Muhurr, Brezhdan, Luzni, Gjoricë, hambari i Dibrës dhe i dibranëve në shekuj. Por jo vetëm i dibranëve. Flitet shumë për agroturizëm.

Nuk ma merr mendja që të ketë ndonjë trevë shqiptare ku bujqësia dhe turizmi të jenë kaq pranë e kaq të lexueshëm se sa në Luginën e Drinit të Zi krahëhapur me “Nëntë Malet” në perëndim dhe me Korabin, Hynoskën e deri me Majën e Zylit në Gollobordë në lindje. Po të dijë ndokush ndonjë vend që e bashkon më mirë bujqësinë me turizmin, ndonjë vend agroturist, kuptohet pa mbytjen e Dibrës, le ta thotë.

Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, mbytja e Dibrës është njëlloj si në fund të fushës së Korçës, atje ku Devolli nis zbritjen të ngrihej një digë e të mbytej fusha e Maliqit e Korça të bëhej një qytet liqenor. A do ta pranonin korçarët këtë?

Duro replikë për komentin nga Saviano

** *

Një pyetje për korçarët: A do të lejonit ju të mbytej Maliqi, fusha e bukur e Korçës, për hir të ndërtimit të një ujëmbledhësi vetëm e vetëm që hidrocentralet që është menduar të ndërtohen

Page 199: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

200 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

në kaskadën e lumit të Devollit të kenë po atë siguri si në rastin e Skavicës dhe hidrocentraleve në kaskadën e Drinit?

Drini *

* *

Abdurahim Ashiku, penë e njohur, gjithnjë me atdhetarizëm, kur ka folur s’ka lënë vend për tu tërhequr. Pra fl et fjalë me vend, sa e kam njohur unë.

Për këtë problem që fl et më sipër, pjesën e dytë “mbytja e Dibrës”, na tremb, neve që si njohim ato vende, veç fare kalimthi në harta shkollore.

Ndoshta ka të drejtë, kjo për më tepër, paska shkruar për problemin dhe më parë, kur është hedhur ideja e ndërtimit të atij hidrocentrali, që “mbytka” Dibrën.

Duhet parë e parë më përgjegjësi sa specialisti dhe shtetari.Na kish mare malli të lexojmë shkrime në gazetë nga pena

juaj z. Ashiku, ndoshta nga që jam emigrant.Se merakosesh për problemet jetike të Shqipërisë mëmë, bëni

mirë dhe ju shtofshin “meraklinjtë si ju” Shqipërisë.Dashamirësi D

** *

Nuk më mbush mendjen se Skavica nuk duhet ndërtuar, pra them Skavica duhet ndërtuar. Nuk jam atdhetar aq i mangët sa te them se me mire një Dibër e pa zhvilluar pa Skavice, se sa një Dibër me zhvillim ne një drejtim tjeter me Skavice.

Ju e dini se një pjesë e popullsisë nga lidhja tradicionale me sipërfaqe të vogla toke, të pa mjaftueshme për jetesë, pjesa me vitale e fuqisë punëtore kanë emigruar, siç dhe ju vetë jeni larguar për arsyen se kjo Dibër veç frymëzimit patriotik për të shkruar nuk ti përmbushi interesat e tjera.

Page 200: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

201PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Skavica duhet bërë, shpresojmë në variantin me turizëm për ata qe do rrinë në këto zona, pjesa tjetër të marrin ç’ju takon e të vihen në kerkim të një jete me të denjë pa fshirë emrin DIBRAN.

Saviano

** *

Të ndërtosh Skavicën duke mbytur 6500 hektarë tokë dhe lënë në mëshirën e Zotit të 8000 banorëve, të krijosh një liqen vetëm për hir të hidrocentraleve mbi kaskadën e Drinit dhe “përmbytjes së Shkodrës”, të zhdukësh nga faqja e dheut një histori të tërë midis të tjerave edhe të 18 betejave fi timtare të Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë, është njëlloj si të mbytësh Fushën e Korçës, 5300 hektarë tokë në Fushën e Maliqit dhe këtë vetëm e vetëm për hir të hidrocentraleve që do të ndërtohen mbi rrjedhën e Devollit.

Mbytja e Dibrës është një krim që nuk do të na e falin brezat që vijnë. Dibra ka një alternativë që të mos mbytet, alternativë që nuk e ka asnjë trevë tjetër e Shqipërisë. Ngritja e digave të vogla mbi degët e Drinit të Zi, krijimi i liqeneve turistiko-hidroenergjetikë mbi lumin e Mallës, Setës, Murrës, Zallit të Okshtunit, Prroit të Gramës, lumit të Veleshicës etj. me potenciale ujëmbledhëse dhe prodhim energjie gati (në mos më shumë) sa ai i Skavicës. Zhvillimi në luginën e Drinit i bujqësisë, blegtorisë, agroturizmit do ta kthente Dibrën në një vend të begatë, një trevë të turizmit malor më të kompletuarën duke pas parasysh liqenet e Lurës, liqenet e Kacnisë, bjeshkët e Korabit etj.

Është koha që për këtë problem të flasin shkencëtarët, historianët, biologët, arkeologët, njerëz që shohin horizonteve të largëta dhe jo politikanët e të dy krahëve lidhur me interesa vrasëse të Dibrës dhe të çdo gjëje me vlerë të saj.

Durimi

Page 201: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

202 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

** *

Shqetësimi juaj është i drejtë zoti Ashiku, por ky problem nuk është aspak i ri. Specialistë të huaj dhe të vendit që kanè vizituar hidrocentralet tona kanë vënë në dukje me një herë se hidrocentrali i parë që duhej të ndërtohej do ish ai i Skavicës. Ky veç prodhimit të energjisë elektrike do të shërbente si rregullator për hidrocentralet e tjerë. Po ja përse nuk u ndërtua më parë:

Dibra është një krahinë e njohur me traditat e saj të larta për trimërinë, zgjuarsinë, për prodhimet bujqësore e blegtorale, folklorin e të tjera. Mjafton të përmendim : Skënderbeun me Moisi Golemin, Iliaz Pashë Dibrën e Vehbi Dibrën, Haxhi Lleshin e të tjerë që janë personalitete të kombit Shqiptarë. Pa përmendur këtu folklorin dhe muzikën popullore që janë në themel të gjithë asaj shqiptare. Dibra kish një prestigj, ishte një krahinë me peshë, gjë që shteti komunist që mbështetej mbi vlerat social-kulturore nuk e ndërtoi hidrocentralin e Skavicës. Ky Hidrocentral me rëndësinë ekonomike do të fundoste pjesën më të madhe të fushës së Dibrës përfshi këtu dhe vendlindjen e Skënderbeut, Sinën.

Kjo do të thotë : Të sakrifi kohet fusha e Dibre së Poshtme për energjinë elektrike që nuk dihet ku përfundon!!!

Para viteve ‘90 atje mbizotëronin plantacionet me kumbulla e mollë, rrush e arra e të tjera. Sot asgjë nuk ka mbetur dhe njerëzit janë shpërngulur duke i lënë një hije të trishtë.

E kuptoj shqetësimin tuaj zoti Ashiku por në këtë gjendje që është katandisur Dibra do kish më vlera Hidrocentrali.

Ndoshta Dibranève do ju pëlqejë më shumë kur të këndojnë për liqenin dhe gjuetinë e peshkut.

Po atyre njerëzve toka bujqësore e të cilëve do të përmbytet kur të ndërtohet ky projekt si do u bëhet? A do dëmshpërblehen? A mund të na e bëni të ditur ju lutem ju të shekullit në qoftë se dini gjë për këtë. Faleminderit

Irena

Page 202: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

203PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

** *

Projektet megalomaniake duhet të harrohen. Qeveria shqiptare duhet të mendojë për minicentrale pa kosto të lartë e pa pasoja dramatike në rast defekti!

Duhet me shtri këmbët sa e ke jorganin!Apo mos është vetëm edhe një rast për vjedhjeje masive si

për rrugën Durrës Kukës?Lili

** *

I nderuar z. Lili! Qeveritë (e majta dhe e djathta) në vend që të ndërtojnë disa

hidrocentrale mbi degët e Drinit të Zi në Dibër duke e kthyer Dibrën në një trevë të mrekullueshme të turizmit malor, kërkojnë ta mbysin atë me liqenin e Skavicës duke i lënë 40 mijë banorë të enden si çifuti në shkretëtirë. Ky është një krim nga më të shëmtuarit.

Durimi *

* *

Edhe një herë për nismat e Kryeministrit.Ai mbasi ndërtoi H/C e Banjës, Kalivaçit, 380 H/C të vegjël

ruralë, Mullinjtë e Erës në Karaburun, T/C atomik, Rrugëm Derres-Kukës, tani është kthyer për Skavicën.

Thotë se do të bëjë tender për Projektimin e tij, kur Projektet janë si të Skavicës dhe të Banjës të përfunduara deri në fazën e ndërtimit. Ky do të kënaqë disa specialistë, që të mbyllin gojën për katastrofën që shkaktoi vetë, nga përmbytja e ultësirës së Shkodrës, duke u blerë projektet. Sigurisht që do të jetë dhe përfi timi i tij personal.

Nikolaj

Page 203: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

204 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

** *

Po të dhënat e popullsisë që do të shpërngulet nga Peshkopia e fshatrat përreth i ka llogaritur ky zoti Sali?

Po qe se miratohet ky ligj Dibra vdes, fshihet nga harta e Shqipërisë!!!

Po për çfarë për ti shitur korrentin Evropës ose vendeve fqinje...!!!

Me hidrocentralet që kemi energjia për Shqipërinë del dhe tepron por ua japim të tjerëve e vetë rrimë me qiri..!!

Zoti na ndihmoftë me qeveritaret tonë se nuk kanë të ngopur mbi këtë popull të shkretë!!!!

Ladi *

* *Është folur dhe propozuar që në kohën e monizmit ndërtimi

i hidrocentralit të Skavices në marrëveshje me shtetin Jugosllav të Titos. Ky projekt nuk u realizue për mos miratim nga pala jugosllave se shkakton përmbytje të mëdha toke.

Rëndësia e këtij asht se duke qenë i vendosur para Fierzës si dhe kapaciteti i madh ujëmbledhës bën që ky hidrocentral të luajë rolin e rregullatorit të prurjeve në HEC-et e tjerë.

Duke e mbyllur mundësin e shfrytëzimit të lumit Drin me hidrocentralin e Ashtës, Shkodra me te gjithi rrethinat (fshatrat) bën që të mos ekzistojnë përmbytje në asnjë mundësi.

Por unë i druhem pisllëqeve të kësaj demokraci zezëKryeministri ynë edhe pse i shkolluem asht i rrezikshëm se

rrah gjoksin se e ndërtoi vetë, se kam eksperiencë në ndërtimin e veprave të kalibrit botërorë.

Po ti behet bilanci i këtyre veprave na del se të gjitha sa janë ndërtuar në vend, qofshin më ordineret nuk kanë siguri mbasi rrezikojnë shembje dhe pikërisht ajo më botërorja vazhdon çdo ditë të shembet. Shoferët nuk guxojnë ta përshkojnë veprën, po i hipin siprit mbi kurriz nga Shqipëria ne Kosovë dhe kthim.

Page 204: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

205PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

A beson ndonjë se gjysma e digës së Skavicës nuk do të vidhet dhe shpërthimi i saj nuk do të mbysë jo vetëm Shkodrën dhe Lezhën por edhe Laçin, Tiranën e Durrësin e më gjerë Tuzin dhe Podgoricën?

Vendet historike që mund të përmbyten

Shqipërisë, përkatësisht në rajonin e Dibrës, në një pozitë gjeografi ke të përshtatshme. Kjo luginë ka krijuar një korridor të rëndësishëm natyror, me drejtim veri-jug, që e ve në lidhje këtë rajon me viset tjera fqinje e më të largëta. Ajo kufi zohet në të dy anët e saj nga dy vargje malorë paralel, vargu perëndimor dhe ai lindor, midis të cilëve shtrihen dy pellgjet më të rëndësishëm të Drinit të Zi, atë të Dibrës dhe të Peshkopisë, që përbëjnë edhe zonat kryesore bujqësore të rajonit dhe thelbin hapësinor të Dibrës së mirëfi lltë.

Kërkimet e organizuara në luginën e Drinit të Zi kanë dëshmuar një intensitet të lartë banimi, i shprehur në numrin e madh të qendrave arkeologjike në një sipërfaqe relativisht të kufi zuar.

Në këtë rajon ekzistojnë mbi 40 qendra arkeologjike, me kufi j kronologjikë nga prehistoria në mesjetë (nga mijëvjeçari VII para Krishtit. e deri ne shekullin e XII-XIV pas Krishtit). Ata rrezikojnë të mbulohen përjetësisht nga ujërat e liqenit të HC të Skavicës që planifi kohet të ndërtohet në këtë rajon.

Ndërtimi i këtij HC, parashihet të përmbysë Luginën e Drinit të Zi, përshkon një rajon prej 75 km të gjatë në skajin lindor të mbi 64 km2 të sipërfaqes së këtij pellgu, duke fshirë praktikisht nga harta e Shqipërisë dy nga pellgjet më të begata të saj.

Studiuesi Ali Hoxha ka argumentuar shkencërisht në dhjetëra shkrime të zgjeruara kotësinë e ndërtimit të këtij HC, dhe për këtë meriton përgëzimet më të mira të të gjithë dibranëve. Por ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të mbrojtur me mjete demokratike tokën tonë dhe varret e të parëve, ashtu si gjyshërit

Page 205: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

206 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

tanë, që e bënë këtë me pushkë me gjalmë dhe me besa besën e maleve të Dibrës.

Më poshtë do të paraqesim shkurtimisht disa nga sitet arkeologjikë të rrezikuar nga ndërtimi i këtij HC.

Skeda të disa vendbanimeve prehistorike të rrezikuara nga përmbytja:

Nr. Fshati Site arkeologjik Periudha KuotaBurim Burim Neolit hershëm 490Topojan Gradishtë Prehistori-antikë 473Brezhdan Gradec eneolit 450Cetush Cetush prehistorik 350Blliçe Blliçe eneolit 507Fushë-Alie Kronëza neolit 330Zall-Dardhë Meja e qytetit Shek.VII-V pes 305Zall-Dardhë Çuku i Lekës Eneolit-bronz 430Grazhdan Kalaja Grazhdan Shek. IV-VI 500mGradec Qyteza e Gradecit Prehistoriko-antiko-mesjetare 420 mSkavicë Fortifi kim Shek IV-VI 539 mBllice Kodra e kutësVendb. prehistorik 507 m Fushë Aliaj Kronëza Vendb. prehistorik 360 mFushë Aliaj Fshat Vendb. shek I-IV 300 mFushë Aliaj Fshat Vendb. shek I-IV 300 mCetush Qyteza Vend. prehistorik 350 mBrezhdan Gradec Vend. prehistorik 450 mMazhicë Muri i Videnit Fortifi kim IV-VI 450 m

Të nderuar zotërinj të NOA!Lexova në faqet e gazetës një informacion tuajin, gati

entuziast, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.Ju lutem botoni një prononcim paksa të gjatë të një kolegu tuaj,

një gazetari Dibran që i njeh problemet hollësisht dhe i parashtron ato me alternativën e shndërrimit të Dibrës në një vend të bukur agraro-turistik dhe jo në mbytjen e saj, mbytjen e vlerave të mëdha historike, shoqërore, ekonomike etj. që mbart.

Page 206: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

207PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Mbytja e Fushës së Dibrës për hir të “kaskadës së Drinit” është si të mbytësh Fushën e Korçës për hir të “kaskadës së Devollit”.

Për Skavicën para të gjithave duhet të pyeten dibranët, ato 40 mijë vetë që shpërngulen, ato 65 kilometra katrorë që mbyten përgjithnjë bashkë me historinë e 18 betejave fi timtare të Skënderbeut zhvilluar në këtë luginë, e tërë krahina që ndahet e përçahet.

Me respekt

Abdurahim AshikuGazetar

Athinë 3 shkurt 2010

** *

A mundet të blihet historia me para? Skavica, një emër fshati që ndodhet në kufi rin administrativ të

rrethit Kukës dhe Dibër, për ditë e më shumë po bëhet një nga temat më të nxehta të bisedave ne komunat Zall-Reç, Zall-Dardhë, Fushë-Çidhën, Arras, Kastriot, Muhurr dhe Luzni të rrethit Dibër.

Parë në këndvështrimin tjetër “Skavica” tashmë po bëhet realitet, por qëllimi ynë është të shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë në Dibër.

Në kushtet e ekonomisë së tregut mund të blihet gjithçka, por nuk mund të blihet historia, kështjellat dhe kalatë më të vjetrat të pellazgëve, Ilirëve të cilët dhe për të cilët lugina e Drinit te Zi ka qenë një kështjellë në vete.

Sot po ju servir vetëm disa fakte por së shpejti do të ju përcjell të gjithë vendbanimet prehistorike të zonës:

1- Ne vitin 1990, gjate gërmimit ne lagjen Sule (Fushë Alie), janë gjetur eshtrat e pellazgëve të cilët ishin dy herë me të mëdha se eshtrat e njeriut të sotëm...

Page 207: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

208 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Askush nuk u interesua për këtë.2- Ne Xhire të Alieje janë gjetur pllaka qeramike të cilat nga

Pellazget përdoreshin për banjo publike.Askush nuk ka eksploruar me tej për të zbuluar shenjat e

qytetërimit dhe të vërtetën e historisë. 3- Arena në fshatin Shenlleshen (Zall dardhë), ka qenë

ndërtuar për 2400 persona. Eksploruesve të historisë as që iu ka vajtur mendja këtu.....

Pajtim Përnezha

Informacion mbi SKAVICËN:Varianti 1: Me tre diga: Një ne Skavicë... Një ne Laçes... Një ne Luzni... Shpëton pa u mbytur Fushë Çidhna, Arrasi, Muhurri,

Luznia.

Varianti 2: Me dy diga: Një në Skavicë ...Një në Luzni... Shpëton vetëm një pjesë e Muhurrit.Varianti i 3: Me një digë në Skavicë ...Krye shëndoshë për Dibrën!

SOT, MË 3 SHKURT 2010 U VENDOS TË MBYTET DIBRA. PAS KËSAJ DITE, NË QOFTË SE NUK REZISTOJMË NUK NA MBETET GJË VEÇSE TË THEMI: “SHËNDOSH GJËJA E GJALLË SE NJERËZIT SHKOJNË E VIJNË”

Përshëndetje Abdurahim Ashikua_ashiku@yahoo,gr

Athinë, 3 shkurt 2010

Page 208: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

209PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I TETË

BERISHA DHE SKAVICA

Page 209: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

210 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 210: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

211PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

BERISHA DHE SKAVICA

Sipas një informacioni në “Shekulli”

Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se do e ndërtojë vetë hidrocentralin e Skavicës, që do jetë vepra më e madhe hidroenergjetike në vend. Berisha tha se kompanitë më të madha në Evropë nuk e morën përsipër këtë vepër, ndaj qeveria do realizojë ndërtimin e saj, me një kosto më së paku gjysmë miliard dollarë. Berisha tha se është momenti i duhur për të nisur këtë vepër. Berisha, i cili është shprehur për TEC-e e centrale bërthamore, tani kërkon të ndërtojë një vepër gjigante sërish për energjinë, duke thënë se ai ka faktuar që di të ndërtojë vepra botërore, duke pasur në mendje rrugën Durrës- Kukës. “Skavica normalisht duhet të kishte qenë hidrocentrali i parë që duhej ndërtuar në kaskadën e Drinit. Pozicioni i saj natyror e bën atë një nga vendet më të përshtatshme në tërë Evropën për ndërtimin e një hidrocentrali. Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin e presupozuar që do të ndërtohet diga, por dhe me shpatulla shkëmbore më të forta. Skavica përbën edhe nënën e digave nën të, në sensin e ushqimit të tyre të pandërprerë, me sasitë e nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tërë funksionin e kaskadës,” tha Berisha. Ai shtoi se asnjë kompani e madhe evropiane nuk e mori përsipër këtë vepër.

“Por, mesa duket kriza e thellë financiare bëri që këto

Page 211: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

212 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

kompani të mos mund t’i dalin zot ambicieve dhe projekteve të tyre. Atëherë, ne jemi para dy alternativave. E para është të shkojmë sërish të tender. Por ka edhe një alternativë tjetër që, të jem i sinqertë me ju, më është dukur gjithnjë më mira, që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike. Në këtë ide kam hasur në kundërshtime të shumta më parë, por kundërshtimet kanë qenë të bazuara, sepse energjinë e blen në tregun botëror, rrugët nuk mund t’i blesh, por t’i ndërtosh. Ky ka qenë fakti që qeveria në rrafshin infrastrukturor u dha përparësi rrugëve dhe natyrisht, rrugët në njërën anë dhe Skavica, një projekt gjigant në anën tjetër, me një kosto minimale gjysmë miliardi Euro, nuk ishte në rrezen e mundësisë sonë. Tani është krijuar një situatë tjetër. Situata është më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigante. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, KESH-i dhe agjenci të tjera duhet ta shqyrtojnë me hollësi, duhet të hapë tenderin për projektin, nga studimet fi llestare deri tek projekti i zbatimit, ose të përcaktojë parimet dhe ta tenderoi me çelësa në dorë,” tha Berisha.

“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të ndërtojmë. Pasi të bëhen të gjitha përllogaritjet, kostoja, projekti, në pamundësi ekstreme mund të shihet mundësia e afrimit të aksionarëve të tjerë, por ku qeveria të jetë lider, të udhëheqë e të ketë të gjithë përgjegjësinë e përfundimit të kësaj vepre. Sërish mendoj se duhet t’i përmbahemi parimit përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh.”

Page 212: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

213PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

41 KOMENTE

** *

Ky është vërtet personazh tagji-komik.Kris-Shkodër

*

* *Askush nuk e merr për të vërtetë marrëzinë e radhës te

kryeministrit ditëzi. Po të kthehemi vite më parë edhe pse të ndarë nga perëndimi

pa përkrahjen e askujt, me paratë e shqiptareve, bëheshin hidrocentrale, hekurudha, dhe sot pas shume vitesh janë funksionale, edhe pse askush nuk kujdeset!

Dallimi midis së shkuarës dhe së tashmes është i qartë si dielli, atëherë punohej, sot shkatërrohet, dhe është ky njeri që për 20 vjet i gënjen, i mashtron, i vret, i ve edhe në lojë shqiptaret duke u thënë marrëzinë e radhës hidrocentralin e Skavices!?...

England

** *

Kryeministri shqiptarë ka idera të mëdha është një shkencëtar i lindur. Sa here që dështon politika e tij mediokre ai e bën një shpikje ai po na dhuron një kryevepër botërore ekologjike një hidrocentral qeë ndofta do ta emërojë Sali Berisha...

Dardani

Page 213: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

214 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

** *

Ky të bën me qesh, njëherë thotë minimale gjysmë miliardi Euro e një herë së paku gjysmë miliardi Dollarë. Ndërmjet këtyre shifrave vetëm fjala gjysmë është e njëjtë sepse vlera është shumë e ndryshme? Unë kisha një pyetje te thjeshte sesa mund të jete kostoja maksimale? Përshëndetje.

Irdak *

* *

Zt - veprat e mëdha, kërkojnë KOKRRA (të gjinisë mashkullore) të mëdha e jo fjale e vjedhje të mëdha.

Përvoja e kësaj qeverie është që 500 Milionëshi kthehet 1.5 Miliard prandaj vjedhjet do te jene katastrofi ke për popullin Shqiptar...

Altini UK *

* *

KJO NUK ËSHTË TALLJE!?More Zoti Doktor; po thonë se një maçok në Angli me emrin

Ockar paska parapare vdekjen e 50 pacienteve. Madje, edhe pse mjeket e paskëshin orientuar shpesh te një tjeter krevat, ky maçoku Ockar paskësh treguar një tjeter paciente dhe personeli mjekësor i paska thirrë familjarët menjëherë për të marrë kuptohet atë që po vdes. Por, ti Zoti doktor po parasheh ndërtim të centraleve si atë të Skavices 500 milionë euro; pastaj ca centrale bërthamore që do të kushtonin 6-7-8-9... miliardë euro. Po si nuk mund të parashikosh edhe ti se kur do të vdesin “armiqtë” tu politikë. Por, ç’e do, “askush” nuk e di se ti Doktor vërtet je një “vizionar” i madh.

Xhemajl

Page 214: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

215PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

** *

Njerëz, përfundimisht ky është komplet i ÇMENDUR!!! Si arrin të thotë që paska faktuar se di të bëjë vepra të

mëdha?? Mbase e ka fjalën për vepra “madhore” si: - Armatimi deri në dhembë i gjithë popullsisë - Rrjepja e të gjitha parave te shqiptareve me piramidat e

‘97-tes.- Gërdeci! - Përmbytja - Rrënimi absolut ekonomik! etj.etj.etj. Për vepra të tilla je i modh o Berish! Vetëm se ti je me fat të madh, ti ke një popull dele që rri e të

dëgjon, se po te ishte për një popull më të ndjeshëm... APOKALYPSIS

** *

Një rrugë e dy “punë”.1-Fitoj para vetë e banda ime.2-Gjunjëzoj ekonominë e Shqipërisë.Një popull i pa ushqyer, s’ka forcë të protestojë.Një dele, nga Deleria e jo (Shqipëria).

** *

Këtë hidrocentral nuk e mori përsipër asnjë nga kompanitë më të mëdhoja në Evropë dhe botë do e bojë sala vetë ???????????

Zoti na ruajt!Altin

Page 215: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

216 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

** *

Çfarë nuk e morën dot serbet me luftë, pjesën lindore të Drinit të Zi, qeveria shqiptare dashka t’jua falë në tavolinë sllavëve. Të interesuar për të përmbyt Dibrën duket të jenë të interesuar dhe qarqe të caktuara politike brenda vendit, që nesër do të përfundojnë në mbrojtje të hapur të interesave të tyre të huaja. As Shkodra e as Dibra nuk do të përmbyten. Thjeshte as nuk është nevoja të provokohen më shumë. Enough is enough. Neve na intereson qoftë dhe një metër katror më shumë tokë arë e jo të fshijmë nga harta e Shqipërisë tokën më të begatë që na ka dhuruar zoti. Apo që të ushqehemi nga komshinjtë e të jemi në jetë të jetë peng e kavie të tyre? Historia nuk mund të përsëritet. Kombi shqiptar nuk ka pse humb orën e vet të ringjalljes e ringritjes. Si gjithë të tjerët të paktën...

Albin Sulku

** *

Saliu di se çfarë bën. Ne nuk dimë se ç’të bëjmë me të!Mbasi zhyti në borxhe ekonominë e Shqipërisë për rrugën

Durrës-Merdare “kombit” ja dhe një “kolpo”e dytë për ta rrezuar Shqipërinë në tapet e që mos të ngrihet me kurrë!

Nëse me fondet e rrugës Durrës-Merdare u bë vjedhja e shekullit, po me Skavicen si do quhet?

Çfarë qëllimi i ka vënë vetes ky njeri në lidhje me Shqipërinë e Shqiptarët?!

Një dele, nga Deleria e jo (Shqipëria).

** *

Saliu mbasi ndërtoi H/C-in e Banjës, Mullinjt e erës në

Page 216: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

217PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Karaburun, T/C Atomik, 380 Centrale tè vegjël, H/C e Kalivaçit në Tepelenë dhe së fundi do të ndërtojë H/C-in e Skavicès.

Do të bëjë gjasme tender për projektin e Skavicës. Po ju them të gjithë lexuesve të kësaj faqe të shekullit se Projektet e Skavicës janë deri në fazën e ndërtimit por ato janë grabitur kur u shkatërrua I.S.T.N.- 2 (Instituti i projektimit të veprave H/Teknike përfshi dhe Hidrocentralet).

Dinaku i bënë llogaritë gabim se nuk do të mund tu mbyll gojën specialistëve për përmbytjen që i shkaktoi Shkodrës duke u blerë projektet.

E kam thënë më shumë se një herë se ky njeri vazhdon të jetë një kërcënim për Shqipërinë.

Nikolaj

** *

Problemi kryesor i këtij vendi (nder kryesoret se ka edhe te tjera plot), është se politikanet fl asin para studimeve. Normalisht një vendim diskutohet ne nivel teknik, parashtrohen disa opsione e pastaj merret vendimi politik e del e fl et kryeministri.

Nëse ka mundësi që HEC të bëhet me para private, pse duhet të bëhet me para publike? Gjithë bota sot po shkon drejt partneriteteve private-publike për gjetjen e parave. A ka takat buxheti ynë që pas një sforcoje si Rruga e Kukesit të përballojë edhe një tjetër si kjo e propozuara. E gjitha kjo në një kohë që mund të investoje në arsim e shëndetësi. Po ngelemi pas gjithë botës në arsim, krenohemi se kemi rritur numrin e studenteve te diplomuar te te gjitha niveleve por cilësinë e njohim te gjithë. Nesër do hysh ne BE, por a mund të punojë dikush me universitetin e Tiranës (pa folur për të tjerët) në një vend Evropian. Apo do shkojmë të gjithë të punojmë në ndërtim e shërbime në Evropë?

A e imagjinoni çfarë revolucioni mund të bëhet në, p.sh

Page 217: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

218 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Arsimin e lartë, me 500 mln Euro? Së fundmi, urime të gjithë së bashku nga fi torja në fi torje.

Admir

** *

Kjo është vepra me madhore e planit te 11-te 5-vjeçar te SALI BERISHES. Ai vazhdon me metodat komuniste, llogarit vetëm koston e ndërtimit, se për kostot e tjera as që ja pret rradakja. Kujton akoma se toka është prone e Partisë, ose se mund ta “blejë” me 1 euro metri katror. Dikush mund të thotë se ka rrjedhur nga trutë (çka mund të jetë e vërtetë), por besoj se ai e bën vetëm që populli të mos i kërkojë llogari atij për hallet që e kanë zënë, por të merret me ëndrrat e tij për ndërtimin me “forcat tona”. Ah! Pika që si bie! Se jo vetëm që e shkatërroi ekonomikisht më se 2 herë këtë popull, por edhe e përçau, i hoqi shpresën dhe ia degjeneroi ëndrrën për demokraci!

Artiles

** *

Ndërtimi i Hidrocentralit apo i rregulluesit te ujërave të Drinave është një detyre emergjente për interesat e shqiptareve sepse ujërat e grumbulluara apo të rregulluara në kaskaten e Drinit jo vetëm që prodhojnë më shumë energji dhe i pret rrugën importit por ajo vepër hap edhe shumë vende pune për shqiptaret e papunë sidomos ato te veriut qe nuk kane turizëm siç ka Jugu i Shqipërisë. Ndërtimi asaj vepre nga të huajte ka një kosto shumë te madhe sepse ato spekulojnë qe te kenë fi time astronomike dhe vendi i ynë nuk ka fuqi ta toleroj një kompani te huaj te shfrytëzoj risorset e tone pa kontribut dhe pa fi tim për shqiptaret, por nga ana tjeter po qe se ajo ndërtohet nga qeveria aty hapen rrugë për

Page 218: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

219PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

korrupsion shumë te madh sepse shumë makineri do te blihen nga jashtë duke fi lluar qysh te makinat e transporteve te tipit perlina etj. dhe qeverise i duhet te ngrejë një grup ekspertësh shumë te mire qe te drejtojnë punimet dhe me angazhimin e shtetit punimet ne atë vepër zgjaten shumë me tepër sesa me kompanitë private qe kërkojnë ta e mbarojnë atë shpejt për fi timin e kohës dhe te parasë me kosto shumë te vogël. Është një mendim i mire ajo e qeverise sepse jo vetëm qe i shfrytëzon te gjtha vendet e punës për shqiptaret por kursen shumë para për ndërtimin e asaj vepre ,por këtu duhet një angazhim shumë i madh dhe i ndershëm nga qeveria dhe qeveria mund te marri kompani te tjera shqiptare me kontrate .etj. Dëshiroja qe ky mendim i qeverise te ketë sukses sepse Shqipëria ka shumë vepra te tjera te rëndësishme për te ndërtuar dhe i kursen shqiptareve me miliarda Euro.

Mentari

** *

Inxhinieri i ndërtimit me famë botërore, Prof. Dr. Dr. Sasali Berisha, i ka hyre punës për ndërtime hidrocentralesh.

Pasi e përfundoi me sukses 2 vjet para afatit dhe 1 vit para zotimit rrugën e Kombit (ne fakt ndërtoi vetëm 50 km dhe tuneli u shemb), pasi mbaroi centralin bërthamor diku midis Shkodres dhe Parruces, tani po ndërton Skavicen.

Studimet e tij tregojnë që Skavica duhej ndërtuar i pari, por Enver Hoxha, si diktator qe ishte, i beri punët mbrapsht. Tani qe erdhi Sala (dhe vendi pyet ç’vapor e solli, ku ish gjer dje kjo farë sokoli) për herë të tretë në pushtet, papritur pa që shpatet e malit në Skavicë ishin ku e ku më të mira se të Fierzës. Këtu po - tha Komandant Saliu - këtu o të dale hidrocentral i mirë.

O mjerë njerëzit që dëgjojnë këtë teveqel që lëshon vetëm shashka e budallallëqe nga goja e tij me atë shqipen e tij te çale dhe

Page 219: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

220 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

vetëm uleret si i ndërkryer sapo i venë një mikrofon përpara.Mirë tha Spartak Ngjela: Qe nga koha e Nastradinit nuk ka

pare dheu i Arbrit kryeministër si ky.Blendi

** *

Skavica përmbyt luginën e Drinit të Zi në një gjatësi prej 75 km, nga Kukësi në veri, deri në kufi me Maqedoninë në jug, asgjëson potenciale të mëdha etnike, ekonomike, kulturore, historike, ekologjike te pastudiuara...

Ndërtimi i Skavicës zhduk nga harta e Shqipërisë një nga Perlat më të bukura e më të pasura në tërë territoret shqiptare.

Skavica fundos përgjithmonë vlera të pazëvendësueshme historike me rëndësi jo vetëm rajonale, por, sidomos kombëtare.

Projekti parashikonte një digë 160 metro të lartë, salla e turbinave futej 30 metro poshtë, duke realizuar idenë e parë me digë 190 metro të lartë. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe s’postonte 40 mijë banorë...

Pyetja ime ishte: A ishte dakord Qeveria me postimin e banorëve? Ku do ti çoje ata? Ku do banojnë e ku do jetojnë me shumë se 40 mijë banorë?

Ndërkohe sot, ne Ministrine e Energjitikes presin kërkesën për miratim mbi 400 hidrocentrale te vegjël ne Dibër, qe do ta bënin te panevojshëm Skavicen...

Skavicën nuk mund ta kuptojnë njerëzit në Tiranë...Media duhet te shkoje atje dhe te kuptoje se çfarë do te

ndodhe me ndërtimin e tij...Për me shumë mbi argumente kundër Skavices mund shihni

gazetën “Rruga e Arberit” në internet ne adresën: www.dibra.org.Ftoj gazetën shekulli, që ashtu si dhe herët e kaluara, të botojë

shkrime mbi Skavicën...Skavica do te jete skandali tjeter i kësaj qeveria...

Page 220: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

221PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Rruga që do na bashkonte po na ndan. Skavica që do na ndriçonte, po na mbyt...

Bujar

** *

Kryeministri i tanishëm përfundimisht nuk është ne rregull. Po ç’ke bere o i shkrete? Asgjë nuk ke bere; rrugën e rëndësishme D-K vaj halli. Tani do ta djallosesh me Skavicen se mendon se do ta besh “me forcat tona”.

Çdo projekt duhet te shkoje nëpërmjet konsultimeve me publikun dhe te interesuarit e tjerë, bërjen e studimit, kalkulohen leverditë qe sjell pas hyrjes ne shfrytëzim, llogariten demet materiale dhe njerëzore qe shkaktohen, përcaktohet koha optimale e fi llimit dhe mbarimit etj, etj. KM nuk është ne gjendje te beje asgjë nga me lart se ai shkurt nuk është menaxher projektesh pavarësisht se mundohet te na mbushe mendjen se di gjithçka. ne fakt është me pikëpyetje nëse ai di diçka. Marrëzi!

Ladi

** *

Po rregullo njëherë tunelin e shembur dhe të inauguruar tre herë, shpërble për dëmet që i bëre Shkodrës me përmbytje, lidhu pension 26 të vrarëve në Gërdec dhe megjithëse je deri në grykë borxh me bankat e jashtme “ndërto” dhe Skavicën për Fazlliçin.

Malsori, Boston 3 shkurt 2010. USA

** *

Kjo është një tjeter çmenduri e Berishës. jam dakord me ASHIKUN , është shume e dhimbshme të përmbyten gjithë ato fusha bashke me to gjithë investimet qe kane bere me thonj këto

Page 221: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

222 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

banore, gjithë ajo histori, kujtime .....do te thotë shume për neve qe jemi nga ajo zone. Pastaj ku do ti çojë Berisha banorët, apo në ndonjë kamp. Jo jo jo nuk do ta pranojnë dibranet këtë gjë. I lutem zotit qe kjo te mos ndodhe. Do ju duhet njerëzve te trazojnë dhe eshtrat e te vdekurve. Jo kurrë.

Dini

** *

hahhahahahha, ikni me ca te mundni, me not, nga malet se ka për tu mbyt teë gjithëve kësaj radhe.

Arber

** *

Po mire ky Njeri Llap kot me kot , po se kuptoj si ka mundësi qe ai Popull te jete kaq i verbër valle dhe te dëgjojë akoma këtë mashtrues shkatërrues , ky vetëm ka shkatërruar, nuk është ky qe do ndërtojë hidrocentrale, këtu është me shume. Do te pastrojnë paratë me këto palo hidrocentrale, nuk mund te besh ti hidrocentrale, ti do qe ti ngjash Enverit, po edhe atij sja arrin kurrë sepse Ai popullin nuk e shiti e as e shkatërroi, po vetëm e nxori dhe bëri vepra madhështore qe ju nuk dini as ti mirëmbani...

Naim Frasheri

** *

Te ndërtosh një hidrocentral me shume ne Shqipëri është diçka shume e mire. Me duket se Enver Hoxha i ngriti nja pesë, dhe pa u mburrur shume. Edhe Sala ne rast se e ngre këtë hidrocentral aferim i qofte. Por kam nja dy pyetje: Me çfarë fondesh do ngrihet? Me sa përqindje interes? Për sa kohe do ta shlyeje investimin hidrocentrali?! etj. etj.

Sali Berisha mburret me rrugën Durrës - Kukës. Unë nuk e kuptoj se perse mburret! Si e ndërtoi ai këtë rruge, nëse është

Page 222: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

223PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

ndërtuar?! Me para borxh. Po kush do t’i paguaje paratë borxh qe ai u ka marre bankave te huaja dhe interesin e tyre?! Pa qene as ing. dhe as “li-derr”, unë mund te ndërtoja plot rruge me para borxh. Se mos do t’i paguaj unë! Do t’i paguaj populli dhe me interes bile. Ndërsa unë do fus ne xhep për vete, familjen, (se unë nuk jam si Rama qe nuk mendon për familjen) nja 10 për qind nga fondi i përdorur. A nuk jam edhe unë po aq i zoti sa Berisha?

I zoti është ai qe e ndërton vendin e tij, jo duke e futur fyt e mbyt ne borxhe, por duke e zhvilluar ekonomikisht, duke rritur GDP-ne, duke nxitur akumulimin e brendshëm kombëtar etj. etj. Por këto gjera Sala nuk i di. Dhe nuk mund te presësh dhe te kërkosh me shume nga ai. Kam bindjen e pa lëkundur se Sali Berisha është shume i mire për te shkatërruar, për te bere rolin e opozitarit, por ai nuk di te ndërtojë. Mjafton te shohësh çfarë ka ndërtuar dhe ka shkatërruar gjate këtyre 20 vjetëve, për te pasur një pasqyre te qarte te aftësive te tij.

Katarakti

** *

Dine Hoxha ish këshilltar i Mbretit Zog i Pare ka çu fjale se nuk ja fal trojet Sales se mjaft troje ka marre dhe i ka dhënë dhe Faslliqit kundra te cilit ka luftuar me 12000 burra për te mbrojtur Dibrën dhe fushat e Muhurrit e jo me një fjalë goje te djeg e te mbuloj me ujë Dibrën Shkodren te berthamosi Durrësin te djeg Gërdecin te shkatërrojë ekonominë ne emër te Rrugës së Kombit dhe me çdo gafe tjetër.

Hydajeti *

* *Dibran “thuaj JO Skavicës”: Nuk mund të mbytim Dibrën

për të shpëtuar Shkodran. Rroftë Dibra dhe Dibranët! Dibran përgjithmonë, Proud to be.

DIBRAN

Page 223: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

224 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

** *

Po me centralin bërthamor çdo te bëhet?Sikur do te ndërtohej një central bërthamor ne Shkodër apo

e kam gabim zotërinj?Këtë sikur e tha para dy javësh ne mbledhjen e çetës

qeveritare, apo jo?Ardit

** *

Sali Berisha është tallur shumë...ly

** *

Nëse realizohet është punë e mirë se Shqipëria po kthehet në një gjeneral hidroenergjetik. Sa për luftërat e Skënderbeut edhe ai luftoi për një Shqipëri të fortë që të përmendet për diçka. Dhe energjia elektrike është një nga faktorët më të mëdhenj ekonomikë që ka Shqipëria. Suksese në këtë projekt të rëndësishëm ekonomik dhe ne shqiptarët nuk duhet që ti vejmë ngjyra politike çdo lloj projekti të madh që nis qeveria qoftë e Berishës qoftë edhe ndonjë tjetër qeveri që do të vijë nesër. Hidroenergjitika do ti japë një bum ekonomik Shqipërisë dhe kjo është 100 për qind fi timprurëse dhe për Fazlliçë që shumë shqiptarë fl asin. Ky është sistemi i ekonomisë së tregut. Po të mos ishte Fazlliç do të ishte ndonjë tjetër. Prandaj mjaft me propaganda dashakeqëse për kombin se asgjë nuk vjen nga thashethemet tuaja vetëm se panik dhe keqardhje dhe turp ti vijë kujtdo që shkruan keq për Shqipërinë.

Alfred Muça

Page 224: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

225PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

** *

Kjo do të thotë të mbytet lugina e bukur e Dibrës, 65 kilometra katrorë, të shpërngulen 40 mijë banorë, tu jepen troje e tokë dhe të ndërtohen 8 mijë banesa.

E pyes Berishën ku do tu gjejë tokë, troje dhe sa para do të kushtojë shpërngulja e tyre kur gjithçka në Shqipëri është ndarë? Fazlliçi nuk besoj se do tu japë ndonjë metro tokë.

Do të thotë të zhduket historia e një treve ku Skënderbeu ka bërë 18 nga 25 betejat fi timtare të tij.

A do ta lejoni o njerëz të mbytet Dibra për hir të Sali Berishës dhe kompani?

A. Ashiku- gazetar, Athinë

Page 225: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

226 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 226: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

227PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I NËNTË

KUR TË MUNGON VENDLINDJA

Fragmente - pjesë të librit “Biseda me dibranë ikanakë”, në dorëshkrim...

Page 227: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

228 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 228: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

229PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

ALI KRRASHI NGA ARRASI I ÇIDHNËS

Kur më tha se e kishte mbiemrin Krrashi e pyeta se nga cilët Krrashe i kishte rrënjët, nga ata mbi urë apo nga ata nën urë...

Këtu do të fi llonin edhe rrugët dhe rrugicat e njohjes. E ata do të zbrisnin pak poshtë trojeve të Krrashëve, do të kalonin urën e Lushës, një urë teli e vjetër, e do të ndaleshin herë në Fushën e Çidhnës, herë në Blliçe e herë në Përgjegje ku do të takonin njerëzit e gjakut.

Page 229: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

230 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Më tej do të ngjiteshin malit, do të pinin ujë në burimet e Sopanikës që i varen shkëmbit për të shkumëzuar në ujërat e Setës, do të ngjiteshim në Çidhën e do të kërkonim qytetin e qëndresës së madhe të shqiptarëve kundër turqve dhe masakrën e njohur passkënderbejane që e shoi fare qytetin, do të ngjiteshim në Sinë e do të trokisnim në derën e mbyllur të muzeut të ngritur në rrënjë të Kastriotëve, do të pushonim paksa në Sukë të Arrasit në kërkim jo vetëm të gjurmëve të betejës së parë dhe fi tores së madhe të Skënderbeut në atë që në histori ka hyrë me emrin “Beteja e Torviollit” por edhe të plantacioneve të mëdha frutore të Kastriotit, Ostushit, Zdojanit, Sinës etj. ku trungjet e prerë të ndjellin ndjenjën e kunjave të drunjtë varrezash otomane. Kaluam edhe Gjalicat e Lurës, anës kanalit të Setës e në atë tërkuzë që hedh rruga kur uji futet tuneleve, në ato tunele ku është shkruar një ndër faqet historike të punës heroike të ndërtuesit të talentuar dibran, inxhinierit pa diplomë universitare Gani Tuçepi dhe Laureatit të Çmimit të Republikës Beqir Kalia.

Malli për vendlindjen, kur je larg saj (dhe i ikën asaj), është si një limë hekuri që të gërryen shpirtin. Kujtimet për të kaluarën janë pronë shpirtërore e njeriut.

Unë do të thosha se sido që të jetë e kaluara është e jotja, nuk mund ta ndërrosh, nuk mund ta ndryshosh dhe nuk mund të ta marrë askush . Një njeri, një komb pa të kaluar nuk mund të ketë as të tashme e as të ardhme. Ai që fshinë (i duket se e fshinë!) me fshesë të hekurt të kaluarën është steril, impotent, nuk lind qenie njerëzore por bastardë…

Tiranë-Athinë, 29 qershor 2006

Page 230: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

231PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

E BUKUR ËSHTË LURA OR BENI I VLADEVE!

Një SMS në celularin tim. Në kërkesë e pazakontë. Po e përcjellim si një dëshirë njerëzore për të njohur vendlindjen. Jo vetëm Lurën por të gjithë trevat. Po e përcjellim me dëshirën që në celularin tonë kërkesa të tilla të na vijnë përditë duke hapur kështu një bisedë të gjerë, bisedën “Të njohim Shqipërinë”.

Page 231: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

232 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Ai shkruan:“Ju lutem miqve të “Emigrantit” që të shkruani diçka për

bukuritë e natyrës së Lurës. Ai që nuk njeh Lurën nuk njeh Shqipërinë. Nga Arben Vladi, Lurë. Cel.00306943039760, 8 prill 2007, ora 14.16.

I dashur Arben ! Ju faleminderit për kërkesën. Meqë e njoh Lurën, jo vetëm natyrën por edhe njerëzit e saj, do të desha të të marr “përdore” dhe së bashku të udhëtojmë mes natyrës dhe njerëzve të saj. Nuk e di nga cilët Vlade je, nga ata të Fushë Lurës, Lurës së Vjetër, të Pregj Lurës, Borie Lurës, Arrmallës... Ke të bësh me doktor Ndrecën dhe nënën e tij burrneshë Dilën ? ...Ke të bësh me atë lisin e moçëm të Vladeve, Dodën në qendër të Lurës? Ke të bësh me Arif Vladin, korifeun e këngës epike shqiptare?

Oh, edhe unë çfarë pyetje bëj. Ti je një Vlad, je një fi liz nga rrënjët e moçme të një fi si të njohur dhe kjo më mjafton...

Nuk e di nga ke dëshirë t’ia nisim, ku t’i kërkojmë rrënjët e degat e bukurive të Lurës? Të ngjitemi asaj të përpjetës që të çon në Lanë-Lurë, të mbushim duart me ujin e burimit dhe të kthejmë fytyrën prapa dhe të shohim si zbardhojnë kullat që nga Borie Lura e deri në Lurë të Vjetër? Apo donë të ngjitemi në Lanë Lurë, ti biem mes përmes atyre livadheve e diku në anë, atje ku fi llon pylli të mbushim duart me luleshtrydhe e mjedra që të dehin nga aroma ? Apo donë të zbresim pyllit të Nikës, të pimë një kafe në kullën e Rajteve, ulur këmbëkryq siç qe ulur shtatëdhjetë e ca vjet më parë plaku i maleve Bajram Curri? A mos doni të mbledhim një tufë me lulevere e t’i vendosim në lapidarin e Dom Nikoll Kaçorrit, burrit të madh të Lurës që i dha krahun e tij krahut të plakut të Vlortës Ismail Qemalit për të ngritur fl amurin më 28 Nëntor 1912 ? A mos doni të ngjitemi në Pregj Lurë dhe të pimë një kafe në një kullë vladesh në krye të fshatit duke kundruar si në një ballkon tërë pamjen në perëndim, pamjen që dominohet nga Guri i Kuq lart, Vlashaj e Arrmolla poshtë ?

Nuk ma do mendja që të mos duash t’i biesh mes përmes Borie Lurës, të ndalesh paksa në kullat e Hotit dhe duke lënë pas

Page 232: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

233PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

një bukuri të zbresësh e të kapësh një tjetër bukuri, atë të Gurë-Lurës. Me siguri do të deshe të ulesh në një odë në lagjen Thanë e të pije një gotë me raki kristal të pastër thane që nuk është vetëm pije por edhe ilaç. Mos donë të zbresësh poshtë, të shohësh se si buron, nga një shkëmb-shpellë disa metra lart, Seta, si asaj i është vënë pritë dhe e kanë detyruar të çajë Gjalicat e ujërat e saj të shkojnë deri në Reç, të ngjiten në Sinë, të kalojnë Drinin e të shkojnë deri në Fushë-Çidhën e Kastriot ?...

Prill 2007

Page 233: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

234 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

MA RINOVE SHPIRTIN OR MANUKA I SELISHTËS

T’mujshe edh’ un’ me fl uturue,dojsh edhe un’ me u nisë me ty,m’e pa prap at vend me sy !

(Filip Shiroka «Shko dallëndyshë»)

E mata disa here derisa e preva të publikoj në gazetë telefonin familjar dhe celularin vetjak. Ndjej se kam bërë mire.

E them këtë sepse tashmë e ndjej se e jetoj jetën më aktivisht. E them këtë sepse tashmë e ndjej veten jo vetëm në Athinë ku kam nëntë vjet i ngujuar, por edhe në treva të tjera greke.

E them këtë sepse tani e ndjej veten më pranë vendit tim, e ndjej veten në Shqipëri, në dheun ku linda dhe u rrita, atje ku gurët e gjembat më gjakosnin këmbët e zbathura, majëmaleve të lartë duke kapur retë…

Një telefonatë nga Mitilini më ngjiti në bjeshkët e Hynoskës. Më ngjit javë për javë sa here më merr Beni i Ilnicës…

Një telefonatë nga Korfuzi më zbriti në luginën e Drinit. Më zbret sa herë më merr në telefon Ibrahimi nga Muhurri...

Për ta kam shkruar...Sot më mori në telefon një burrë nga Manukajt e Selishtës, Guri

e quajnë. Është mësues. Ka mbaruar për anglisht dhe gjermanisht. Më mori nga Kavalla në veriun ekstrem të Greqisë. Punon në peshkim, një ndër punët më të lodhshme dhe më të vështira...

Në atë bisedë të shkurtër takuam të njohurit, Mevlud Bucin me të tjerë. E kemi lënë të takohemi përsëri në telefon dhe në

Page 234: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

235PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

internet. Kjo e fundit më gëzoi: Shqiptarët, edhe në skaje të largëta të Greqisë, dinë të lidhen me kohën, dinë ta tregojnë kulturën e tyre...

Mua nuk më pritet, kam ngrënë „zallnec“, kur themi në anët tona, dhe po eci përpara, po e ftoj birin e Manukajve në një udhëtim në dheun e tij, në një udhëtim nëpër “Katër Grykët e Murrës”

Kështu quhet në emërtimin popullor. Kështu quhet edhe në emërtimin e „Nëntë Maleve të Dibrës“. Katër fshatrat:- Selishta, Lukani, Kacnia dhe Qafë - Murra i rrjedhin ujërat duke i bashkuar në Lunarë. Selishta matet me Lukanin, i bëjnë karshillëk njeri tjetrit. Janë në një garë se kush do t’i hedhë themelet e shtëpive më lart. Lukani afrohet paksa nën Qafën Lukanjake. Dritaret nuk arrijnë të shohin bukurinë e madhështinë e bjeshkëve të Pllajës ku mërzejnë që nga qershori e deri në tetor kope të mëdha delesh e qengjash. Ama pyllin e thanave, atë që shtrihet lart e poshtë rrugës që të çon në Krue të Zi e prej andej në Hurdhë Muhurr, Shqath e Bulaç, masivi më i madh i thanave në vend, e ka si në pëllëmbë të dorës...

Athinë, maj 2005

Page 235: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

236 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

MA NDEZE MALLIN OR BENI I ILNICËS

“…Dhe në vuaj, le të vuaj, të mos vdes në dhe të huaj…”

Çajupi Kur mosha udhëton nëpër brezin e tretë, kur je larg

vendlindjes ku “balta është më e ëmbël se mjalta”, kur e lexon Naimin dhe Çajupin si bashkemigrant, një zë i largët të zgjon nga gjumi dhe të çon maleve të lartë…

Kjo më ndodhi para disa ditësh. Një zë nga ishulli i largët i Mitilinit, zëri i Arbenit nga Ilnica, më shkundi siç shkund era nga pemët fl okët e dëborës së parë…

Arbeni më ngjiti në Ilnicë. Dibranët ia kanë dëgjuar emrin atij fshati në fole të Valivarit. Fshatrat fqinj, ato të Grevës e Melanit

Page 236: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

237PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

ia kanë pas zili bukurisë së atij vendi… Unë e kam jetuar Ilnicën në vitet e hershme të fëminisë dhe në vitet e burrërisë…

Thashë se është në “fole të Valivarit”, një fole dallëndysheje që ka në pëllëmbë të dorës Dibrën mbarë. Është një ballkon i pallateve të mëdha të natyrës, maleve, që po të ulesh njëherë e të gjerbësh kafenë e mikpritjes do të mbetesh atje.

Page 237: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

238 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

MIRË SE TË GJETA QANI SHEHU!

Kur udhëton për në Dibër, për në kryeqendrën e saj në anën tjetër të kufi rit shqiptaro – shqiptar, Dibrën e Madhe, apo për në Peshkopi - “fshatin” që të fuqishmit e kohës e detyruan të bëhet qytet ashtu siç e detyrojnë të bëhet “mbretëreshë” bletën punëtore kur zgjoi ngelet pa kreun e familjes - nuk ka se si të mos i biesh mes për mes shtëpive të katundit të vogël të Vojnikës...

Kur ndalesh e të qëllon të gdhish një natë në Amfi loqia, Qani Shehun do ta takosh në shoqëri të emigrantëve, ose në shtëpinë e tij në shkallët e amfi teatrit ku ka themelet qyteti i vjetër i Karavasarasë...

Nga Vojnika ai ka ikur kur ishte tetë vjeç. I lindur në një familje ushtaraku katundin e vet në fi llim do ta ndërronte me Burrelin e më pas me Tiranën. Ibrahimi, babai i tij, ishte ofi cer...

Amfi loqia, tetor 2007

Page 238: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

239PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

NUK KAM GJUNJË PËR KORAB SALI HAFUZI

E pata takuar një ditë tek “Iliria” në Omonia. Donte ta kishte Shqipërinë me vete ndaj interesohej për një antenë satelitore. Sa u njohëm, sa shkëmbyem pak fjalë, sa më ngjiti në Ceren dhe... më la.

E dinte se kisha ku ta kaloj natën, madje edhe ditët dhe netët. Kishin mjaftuar disa emra njerëzish të njohur, njerëz me rrënjë e me degë si ato të Ziaudin Vishës, vëllezërve e bijve të tyre që të ndjente siguri se nuk do të humbja. Mori me vete kartën me telefonat e mi dhe nxitoi që të mos humbte punën...

. . .Të shtunën më mori në telefon. Më kishte marrë edhe dy herë të tjera por këtij dreq telefoni seç i kisha shtyp dhe bubërronte si bumballë në vetvete, dridhej e përdridhej por zë nuk lëshonte...

...Kur u lidhëm më tha emrin, më pyeti edhe në se e kujtoja. E si të

Page 239: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

240 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

mos e kujtoja njeriun që më kishte trazuar vendit e më kishte ngjitur mbi Korab ? Më tha se ishte në Omonia dhe donte të më takonte. Ishte vonë dhe që të shkoja deri atje duhej humbur e gjithë mbrëmja ndaj, kur më tha se banonte në Marusia i thashë të merrte autobusin A – 8 dhe të takoheshim tek Sheshi Amerika.

Nuk u vonua. E pashë kur zbriti nga autobusi dhe i thirra para se ai të më shikonte. I qeshën sytë, qeshje karakteristike që mund ta gjesh vetëm ndër lumjanët në rrënjë të Korabit...

U ulëm, unë duke gjerbë kafen kurse ai duke rrufitur portokalladën. Harrova të shkruaj se kur më telefonoi, para se të caktonim vendtakimin, më pyeti për këngën e Rexhës, atë këngë që fi llon “Çou Rexh e hipi kalit, çou Rexho, çou djalo“, atë këngë që në zërin e Lirie Rashës dhe nën melodinë e kavallit të Myfterim Kupës kthehet në perlë. Kishte bërë një debat me një shok se nga është dhe kush është Rexha i vërtetë i këngës por nuk kishin ra në ujdi. Më vuri në mëdyshje dhe po në mëdyshje iu përgjigja: “Nga Dibra apo nga Kosova ?“...

Athinë, 11 maj 2008

Page 240: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

241PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

MALLI QË MË ZGJOI BESNIK KOKA...

Pasi zbrita sokakëve, herë duke u mbajtur pas bordurave të gurta e herë duke i hapur krahët për të krijuar baraspeshë, mora të ngjitem. Kur bëra hapat e parë vështrimin ma mori një vitrinë në qiell të hapur me copëza akulli poshtë e me peshk sipër e nëpër të. Nga të gjithë llojet e peshqve, nga ata që njihja e nga ata që i shihja për herë të parë. Pastaj ma mori një tjetër vitrinë, me perime të freskëta ku patëllxhanët e bardhë dukeshin si kunguj, aq të mëdhenj ishin. Në të djathtë, si në një shpellë, një

Page 241: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

242 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

burrë me bluzë e kapuç të bardhë këndellte prushin e rrotullonte me mashë patëllxhanët që e kishin lënë të bardhën e natyrës dhe kishin marrë të kaftën e zjarrit...

Kur ndala hapin në shkallën e tretë vështrimin ma mori një shesh mbushur me tavolina me mbulesa të bardha prej ku pamja të gozhdonte e të mbante peng.

U ndala, ose më saktë të them më ndali syri hetues i një burri. Unë ngjitesha dhe ai priste. I hodha një sy sa nga koka tek këmbët, siç i hedhim një sy një kavaku të gjatë për t’i rrok majën e rrënjët, siç masim malin e lartë nga qeleshja e dëborës majave, në rrjedhën e lumit shtratit të ngushtë, poshtë.

Ai më foli anglisht dhe unë i përgjigja shqip. Ai më tha “good evening” e unë i thashë “mirëmbrëma“. Ai qeshi me shpirt e unë ia lexova atë jo mbi buzë e fytyrë por në shpirt.

E pyeta se nga ishte. Më tha se jam nga Reçi i Dibrës. I përmenda me radhë fshatrat të cilat mbarojnë të gjitha në fund me Reç: Hurdhë-Reç, Gjurë-Reç, Bardhë-Reç, Zall-Reç, Draj-Reç, Kraj-Reç...

U ndal tek i fundit, Kraj-Reçi.E pyeta se cilat janë “Tre mrekullitë e Reçit“ dhe ai nisi t’i

numërojë: “Burri me fustan”, “Frigoriferi në shkamb”, “Rrëzimi mbi saç“ – një mesele e vjetër me gurrë Gjurë - Reçin që vinte në tehun e sarkazmës popullore një të deleguar të Tiranës...

Qeshëm siç dinë të qeshin njerëzit kur rrëmojnë e gjejnë pjesë të përbashkëta të jetës.

E pyeta se si quhej. Më tha se quhej Besnik dhe ishte nga fi si i njohur i Koke. Këtu u ndala, e pashë në sy dhe prashita arën e madhe të kujtesës. I pari mu kujtua një shoku dhe miku im, i punës dhe i pallatit, Myslim Koka. Ai uli kokën dhe më tha me gjysmë zëri se Myslimi nuk jeton më. U trondita. Dy vjet të shkuara një tepelenas, Luan Memishi, më kishte pyetur për të. Vajza e tij në emigracion kishte rënë në dashuri me djalin e Myslimit po në emigracion. Pata kënaqësinë të vija dorën në “zjarr“ e t’i thosha se njeri më të mirë, të besës, të fjalës dhe të

Page 242: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

243PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

dijes e kulturës nuk gjeje. U bënë miq dhe iu gëzuan nipit të parë. Luanin e pata takuar një herë në Athinë bashkë me djalin e Myslimit dhe së fundi në Tiranë në një kafene prapa muzeut. I pata marrë numrin e telefonit të Myslimit që kishte zbritur nga Peshkopia në Durrës dhe prisja që një ditë të ulesha me të e të kujtonim ditët e dimrit 1985 kur mes dëborës që e kalonte metrin dhe akullit, ngjiteshim maleve të Luznisë ku ai asokohe punonte. Besniku ma uli kokën në dëshpërim dhe vetëm ftesa për një kafe ma mblodhi shpirtin. I thashë të më piqte një “Kafe Reçi“. Vetëm ajo më mblodhi për ta marrë shpirtin e për ta përcjellë në ato vende e ato njerëz ku pihet kafja më e mirë në botë e ku miku e ndjen veten si në shtëpinë e tij...

Santorini, qershor 2007

Page 243: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

244 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

KU MË ÇON ATYRE GJALICAVE GËZIM NEZHA?

E di Gëzim Nezha, e di. Ma do shpirti, ma do zemra, bile, kur e mendoj ajo hov terma e donë të çajë gjoksin, të dalë dhe e lirë të fl uturojë atyre maleve, atyre vendeve që ti me një fjalë të vetme mi vure përpara, siç vihet kafja në ato anë, e siç nis kuvendi në ato oda.

Qejfi ma ka Gëzim Nezha, por këmba nuk ma mba. Shpirti ma do Gëzim Nezha, por fryma ma dro.

Page 244: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

245PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

T ë ç a s h Gjalicat e të biesh në Ç idhën , t ë ngjitesh shkallëve të Gjalicave e të shtrohesh në Gurë Lurë, dikur në fëmini, tregimet e u d h ë t a r ë v e më ngjanin me p ë r r a l l a , m e legjenda. I kam përfytyruar dhe i përfytyroj edhe në këto çaste që po bisedoj me ju. Është shuar ajo rrugë. Ti je i ri dhe nuk e di në se të ra ndonjëherë në hise të kalosh asaj rruge, që as rrugë dhish nuk mund ta quash dhe as rrugë njerëzish. Rrugë pëllumbash të egër me fole në shkëmbinj ndoshta, megjithëse edhe pëllumbat i frikeshin veriut kur ai vinte me borë e suferinë...

Donë të kthehemi pas. Ke dëshirë ta lëmë këtë raki Krete të nxjerrë nga bërsitë shterpe të rrushit që ia kanë vjedhur mushtin e ëmbël ? Me ty jam, veç me një kusht. Zgjidh cilën odë në Gurë – Lurë dhe na ul atje. Unë e kam provuar njëherë të ulem në lagjen Thanë dhe nuk mund ta harroj kurrë atë mikpritje e atë muhabet të ëmbël me një gotë raki thane përpara e një pjatë me gjizë me speca e pastërma keci të skuqur në prush. Jam ulur edhe në lagjet e tjera, në odat e fi sit Nezha e Murati që kanë nxjerrë burra që kanë bërë kuvend.

Donë ta lemë fshatin e të ngjitemi malit ? Atij mali me përrenj të rrëmbyeshëm midis gjelbërimit të pishave që u ngjajnë gishtave

Page 245: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

246 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

që lart lidhen tek një dorë e tek një krah i fuqishëm? Atij mali që mban një ndër bukuritë më të shquara të Shqipërisë ? Këmbë nuk kam por shpirt po. Ku donë ta mbushim grushtin me ujë burimi e të fusim buzët sa të na çahen prej të ftohtit ? Tek Liqeni i Luleve ? Bukur e gjete. Burim më të mirë dhe më të ftohtë nuk gjen në tërë malet e Lurës. Donë t’i futemi mes përmes me not ndonjë liqeni ? Ai i Gallabës ngrohet që në qershor po nuk ka shumë thellësi. Liqeni i Zi është më i miri për të notuar. Unë në vitin 1992 kam kaluar dy javë të mrekullueshme duke notuar në qetësinë e ujërave të tij. Në daç beso e në daç mos beso por lezetin e atij notimi nuk do ta ndërroja me asnjë plazh të vendit. Është diçka që ka një lloj madhështie e bukurie që nuk e shpjegoj dot.

Donë të shkojmë në Fushë të Pelave, të ecim mes luleve në qershor e të kapim kosën për të formuar ato zigzage bari të prerë që andej i quajmë zakosa? Apo donë që t’ia marrim rrugës për në Qafë Murrë e Mat, midis pyllit e krojeve nën degët e pishave e arrneneve. E shoh se u lodhe dhe donë t’i biem në të majtë e të zbresim në bjeshkët e Pllajës, të pimë ujë në atë burimin në mes të luginës, të hamë bukë e gjizë stani me kos që pritet me thikë dhe në mbrëmje të kthehemi në katund.

Gurë Lura është një vend i bukur i dashur Gëzim, gjynah që e keni lënë. Është e bukur me natyrën që i ka falë Zoti, natyrë e cila po të futet në “ekonominë e tregut” bukurinë do ta shndërronte në një pasuri të madhe, në një begati për breza të tërë.

Bëmë muhabet në fi llim për Gjalicat e vjetra por nuk bëmë për “Gjalicat e reja“. Nuk u ulëm tek ai burimi në fund të fshatit që i jep jetë të përhershme lumit të Setës. Nuk përfytyruam Gani Tuçepin e legjendës së ndërtimit të kanaleve dhe ujëmbledhësve tek tereziste gjermankën mbi një nivelë uji e tek tërhiqte këmbëzën e saj. E pe ku ra plumbi ? Atje duhet të kalojë kanali. Ndodhte kjo në vitin 1960 apo në 1961 – shin. Nuk e mbaj mend mirë se arkivi i letrave më ka mbetur në Shqipëri, në gjumë, në pritje për tu zgjuar. Asokohe Gjalicat e bënë të vetën, morën jetë njerëzish që provuan t’i hapin barkun...

Page 246: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

247PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Do kalonin vite me plumbin e gjermankës në shkëmb derisa treqind trima (si në legjenda) nën drejtimin e Gani Tuçepit dhe Beqir Kalisë do të gdhendnin mbi mal atë që gazetarët e kohës do ta quanin “ekspozitë e trimërisë dibrane“. Unë kam lexuar një reportazh të ditës shkruar në gazetën “Bashkimi“ nga njeri nga gazetarët më të mirë të kohës sonë, Hamit Boriçi, një pikturë e skulpturë e gjallë trimërie për njerëz me të vërtetë heronj, njerëz që për eksplozivë përdorën barutin e predhave trofe të luftës, për njerëz që varur për orë të tëra në litarë bënë foletë nga nisën të hapen tunelet. Ishin jo pak por 3500 metra shkëmb. U hapën jo pak por 600 metra tunele. U çanë dhe u hapën pa asnjë makineri. Nuk u përdor as marteli, as kompresori, as...Vetëm kazmat, barominat, daltat, çekiçët e farkëtuar në një barakë në krye të fshatit Çidhën...Katër muaj u deshën që të bëhen të gjitha këto dhe uji i Setës të ujiste për herë të parë më 4 korrik 1967 tokat e Çidhnës e Grykë Nokës, për të udhëtuar më tej në 42 kilometra drejt Dardhës e Reçit, drejt Sinës e Arrasit, për të kaluar pastaj Drinin e vazhduar drejt Kastriotit e Zdojanit...

Mos po të mërzis me këtë kthim dyzet vjet prapa i dashur Gëzim ? Më fal në qoftë se është ashtu. Po të kthej mbarë, në ditët e sotme, në këndin e një ëndrre për të nesërmen, ëndërr që do të dëshiroja me gjithë shpirt që ta jetosh...

Do të doja që diku poshtë, pak më lart atij hidrocentralit që merr e kthen në dritë ujin e kanalit të Gjalicave, të ngrihej një digë e lartë deri në nivelin e kanalit. Të ngrihet me argjilën e Çidhnës e me çimenton e një fabrike çimentoje të ngritur në vend (ka një studim të shumë viteve më parë për të). Do të formohej një liqen i bukur që do tua bënte me sy liqeneve të Luleve, Gallabës e Liqenit të Zi, një liqen me trofta e me varka që do të lundronin midis asaj pamje madhështore malesh e asaj “ekspozite të hershme trimërie“. Gurë Lura do të kthehej në një fshat me këmbët e shpatullat mbi liqene, në një stacion teleferiku që do t’i lidhte të dy pjesët e trupit të saj.

A e ke ëndërruar ndonjëherë që Gurë Lura jote, që Seta

Page 247: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

248 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

jote, që liqenet tua do të shkrinin në një të vetme bukurinë dhe begatinë, t’i jepnin vetes dhe vendit dritë dhe gjelbërim ?

Po ta kesh ëndërruar me siguri nuk do të thoshe “do të iki prej Greqie kur të hyjë Shqipëria në Evropë”. Por do të thoshe “Jam gati të bëj tridhjetë e tre rrugë më këmbë nga Greqia në Gurë Lurë“ për ta mbajtur mbi shpatulla dhe për ta arritur atë ditë.

...Unë jam pak ëndërrues i dashur Gëzim, ëndërrues me “këmbë në tokë“. Ëndrrat e çojnë përpara njerëzimin. Kur jeton midis ëndrrash të shtohet jeta...

Faleminderit që më more e më çove në ato vende ku fshihen perlat e Shqipërisë evropiane, Shqipërisë të së nesërmes...

Athinë, 20 janar 2008

Page 248: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

249PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

MA DALLGËZOVE SHPIRTIN VELO CFARKU

Më mirë mos ma kishe dërguar atë libër Velo Cfarku, mos ma merrje shpirtin e ta dallgëzoje atyre maleve, atyre vendeve që hyjnë e mbeten përjetë si një ëndërr, asaj treve ku ti linde e unë mora e mbusha shpirtin me një tufë kujtimesh që syrgjyni (dhe vetëm ai) i ve në qendër të jetës. Se ty, i dashur Velo, nuk të ra shorti i jetës të syrgjynosesh, të udhëtosh në legjendën “Nëntë male kaptuar“, të përballesh me gjuhë tjetër e dhunën për t’iu përshtatur vendit të huaj. Ti Velo ishe e Velo mbete. E vetmja rrugë e jetës tënde ishte nga malet e Gollobordës; nga Gjinoveci,

Page 249: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

250 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Klenja e Trebishti në Peshkopi. Më pas shkove në Lezhë e siç më tha Kozmai tani ke ngreh një pallat në Tiranë.

Unë, megjithëse “Nëntë male kaptuar“, më ndodh, kur takoj apo fl as me ndonjë dibran, të iki (si ai qengji i Naimit) me mend atyre vendeve e të bujë në ato kulla apo kasolle mbi male. Unë, vazhdoj të jem dibran jo vetëm shpirtërisht por edhe ligjërisht. Ende nuk e kam hequr qenien qytetar i Peshkopisë, megjithëse bashkë me fëmijët, e kam një shtëpi në Tiranë dhe nja pesëqind metro katrore tokë në Kamzë. E shumta që mund të bëj është që ta postoj gjendjen civile në Zdojan, në fshatin ku linda dhe ku kam varret e prindërve. Por këtë do ta bëj kur atje, në majë të asaj kodrës që sheh tërë luginën e Drinit të Zi e Nëntë malet e Dibrës, të bëj një kasolle dhe të dremis vitet e fundit të jetës...

Athinë, 17 shkurt 2008

Page 250: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

251PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

RRËNJË NGA RRËNJËT E ARTUR LIKSALËS

Pinim kafe në sheshin qendror të Iraklios, shesh i madh, më i madhi nga sheshet që më ka takuar të shoh në hapësirën greke. Për një moment, nga një fjalë, nga një toponim që përmendi Arturi, mendja më fl uturoi larg me atë shpejtësi që deri sot nuk kam dëgjuar të ketë masë matjeje, as me kilometra, as me milje detare dhe as me vjet dritë në hapësirën e universit.

Ai përmendi fjalën Kuplon dhe unë nuk mund të rrija pa u ngjitur menjëherë atij mali lajthish. Desha ta shoh vendlindjen e tij – Begjunecin nën “këmbët e mia”, desha ta shoh qytetin tim ku kalova rininë dhe burrërinë (për të ikur në pleqëri) nga “qielli”.

Page 251: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

252 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Kush është ngjitur atje nuk ka si të mos ta kërkojë e ta gjejë në arkivin e kujtesës ndjenjën që të zgjon ajo pamje...

Në Kuplon së fundi, në verën e vitit 1991, ende pa u vënë tehu i mprehtë i sëpatës mbi trungjet e pemëve frutore të Dibrës, isha ngjitur me Sali Roshin. Por, më parë se me Saliun isha ngjitur me Haki Kolën e me Met Ramizin. Në fi llim në projektin e tyre për kthimin e Kuplonit në një bllok me qershi “Napolon” dhe lajthi “Visoku” dhe më vonë me punëtorët që formuan brezaret, hapën gropat dhe mbollën qershitë e lajthitë. Kuploni konsiderohej atëherë blloku më i lartë frutorë i mbjellë në Shqipëri, bllok që niste në 1200 metra mbi nivelin e detit, vend ku qershia piqej shumë vonë duke mbyllur konvejerin e pjekjes së saj nga muaji maj në luginën e Drinit, në gusht – shtator në lartësitë e Kuplonit...

...E kisha humbur Kuplonin ashtu siç i kisha humbur edhe kujtimet që lidheshin me Sali Roshin dhe me Haki Kolën e Met Ramizin...

Ma gjeti dhe ma solli në Iraklio të Kretës, në breg të detit, në kuotën e lartësisë gjeografi ke zero Artur Likasala...

Iraklio, Kretë, tetor 2008

Page 252: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

253PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

MALLI DHE BRENGA E SHEFKI BUCIT

Ai është një djalë i ri, një djalë i zakonshëm nga ata që takojmë në jetën e përditshme. Ka sy të bukur, sy ku më ngjan se kanë marrë ngjyrë nga pyjet e Masdejës, lulet e fundmajit në bjeshkët e Pllajës dhe kaltërsia e Murrës që lag themelet shtëpive të Buceve…

Më tha se është 26 vjeç dhe se ka ardhur në Greqi në vitin 1993. Nga diferenca e viteve del se ai ka ardhur këtu fëmijë, një njeri në moshën kur ka nevojë ende për ledhatimet e nënës dhe këshillat e babait. Kaloi malet fizikë, kaloi edhe malet psikologjikë. Fitoi mbi malet dhe tani është një qytetar evropian i formuar …

Page 253: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

254 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Kur erdhi në Greqi dikush e thirri Andrea dhe kështu i mbeti. Shqiptari, për t’u mbijetuar kohëve dhe epokave qe i detyruar të ndërrojë jo vetëm njëherë fenë pa ndërruar kurrë kombësinë, pa ndërruar kurrë gjuhën. Mua m’u prezantua me emrin e vërtetë, atë emër që është regjistruar në jehonën e maleve të Katër Grykëve të Murrës, atë emër që e thirri për të herë baba dhe nana…

Page 254: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

255PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

IBRAHIM DODA NGA VAJMËDHEJ?

Ai zë më erdhi nga larg, nga Korfuzi, një “kërcim tre hapësh” nga Shqipëria. Më tha se ishte nga fshati Vajmëdhej i Muhurrit dhe quhej Ibrahim Doda. Më tha se më njihte nga afër dhe kishim pirë kafe së bashku…

Ai zë më zgjoi menjëherë kujtime, më solli në shpirt vende të bukura buzë Drinit, fytyra njerëzish të dashur…

Fushë Muhurr 1956

Page 255: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

256 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Në Muhurr, në mars të vitit 1960 pata fi lluar për herë të parë punën…

Ai njeri më befasoi…Sot është e shtunë 26 shkurt dhe ai po më fl iste me kaq hollësi

për numrin më të ri të “EMIGRANTIT”, numër që këtu në Athinë unë e mora të premten në mëngjes, sa më dukej e pabesueshme. Më tha se “Emigrantin” e marrim çdo javë e se në hotelin ku rrimë jemi tridhjetë dibranë që e kalojmë dorë më dorë…

Ibrahimi ka dymbëdhjetë vjet që punon e jeton në Greqi, Dhjetë vjet ka punuar në Athinë e dy vitet e fundit punon në Guvja të Korfuzit. Punon në ndërtim; suvaton, patinon, lyen. Është dyzet vjeç dhe ka tre fëmijë të cilët jetojnë në Vajmëdhej të Muhurrit...

Page 256: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

257PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

ME NJË USHTELENCASH UDHËTOJ…

Ai është nga Ushtelenca e Dibrës, nga fi s i njohur i Zebeve. Unë e quajta “Mitilinasi” sepse atje, në atë ishull të bukur të Egjeut, ai ka gjetur folenë e punës dhe të jetesës, në ndërtim e në turizëm, në ato punë që vendasit u rrinë larg e shqiptarët përbëjnë “zërin e parë të violinës së punës”.

Në hapësirën që krijon udhëtimi nga Athina në Agrinio ai, sa më afër shkonim ngrinte telefonin dhe fl iste me dikë. Fliste,

Page 257: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

258 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

i vinte kapakun celularit dhe pyeste se ku ndodhej fshati ku ai donte të ndalej. Kështu shqetësimi i tij u shpërnda dhe mendimi i udhëtarëve u fokusua në vende e kilometra.

Kur kaluam urën që lidh Patrën me Rion zilet telefonike u shtuan e në bisedë morën pjesë, madje edhe folën në telefon, edhe shoferët e autobusit.

…Ai u ndal në kilometrin e dyzetë të rrugës nga Rio në Agrinio. E priste e motra dhe i shoqi. E prisnin me një makinë të vogël anës rrugës. Në hapësirën rrugore që kaluam ai na tregoi se kishte shfrytëzuar disa ditë pushimi që të shkonte të shihte të motrën, nipin e mbesën e vogël dhe kunatin të cilin na e përshkroi si një njeri të punës, një njeri që me qëndrimin dhe punën e tij kishte bërë që të ishte tepër i kërkuar në punët bujqësore dhe në veçanti në ato punë që lidheshin me spërkatjen e pemëve frutore dhe me ujitjen e tyre. Kunati i tij ishte nga Haset e Kandrrit, fshat tokat e të cilit kishin qenë truall ku për dekada të tëra lulëzuan dhe dhanë fruta mollët e njohura të Kastriotit. Atje, nën kurorat e mollëve ai kishte bërë shkollën e spërkatjes dhe të mbrojtjes së pemëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit, shkollë të cilën e kishte vënë në punë në fushat e gjëra të Agrinios, hapësirë e përmendur për kultivimin e bimëve të arave, perimeve dhe pemëve frutore.

Page 258: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

259PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

SHKËLZEN MUÇA NË “POLIN E JUGUT”

Ierapetra është qyteti më jugor i Greqisë, madje edhe i tërë Evropës. Prej portit të tij të vogël shkohet më shpejt në Tripoli të Libisë se sa në Pire. Është vendosur në qendër të një bregdeti me gjatësi 51 kilometra, bregdetit më të bukur të ishullit të Kretës, me një rërë të pastër e të imtë si rërat e bregdetit të Shqipërisë, nga Vlora në Velipojë...

Në Ierapetra jeton një komunitet goxha i madh emigrantësh shqiptarë, komunitet me njerëz të nderuar në sajë të punës dhe kulturës së jetesës, një komunitet që ka fi tuar dashurinë dhe

Page 259: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

260 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

respektin e banorëve por edhe të komuniteteve të tjera që punojnë e jetojnë tashmë prej vitesh këtu.

Në udhëtimin tim katërditor nëpër qytetet e ishullit të madh të Kretës takova disa dibranë, njerëz të nderuar dhe të respektuar nga vendasit dhe nga emigrantët nga të gjitha trevat shqiptare. Disa prej tyre do të jenë në serialin e udhëtimit katërditor në “Polin jugor” të Greqisë...

...Shkëlzen Muça mu prezantua se është nga Ostreni i Vogël, fshati i bukur gollobordas me shtëpitë “një mbi një”, me çatitë në Testikamen e themelet në gurrën ujëftohtë...

Kohët e fundit hapat e mia në hapësirën greke më kanë çuar çuditërisht në takime me ostrenavoglas. Dhe të gjithë në breg të detit, në Sarantin e Thivas dhe në Ierapetran e Kretës, tek fi si i nderuar i Suleve dhe tek ai i Muçeve...

Dhe në të gjithë rastet ata do të më merrnin e ngjisnin në “tetëqind metra lart”, në Ostrenin e Vogël, për të mbushur duart me ujin e gurrës, për të m’i ngjyer ato me lëngun e freskët të arrave e shpuar me gjembat e boçeve të gështenjave...

Shkëlzen Muça do të më befasonte në atë udhëtim të shkurtër nga bregdeti tek pallati i sportit i Ierapetrës kur biseda do të sillej rreth jetës së tij, jo thjesht si emigrant por si pjesë në hallet e tyre, si motor i zgjidhjes së tyre...

Ierapetra, Kretë, tetor 2008

Page 260: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

261PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I DHJETË

KUR LUFTONIN DIBRANËT...

- Faqe nga historia...

Page 261: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

262 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 262: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

263PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KRYENGRITJA E DIBRANËVE - SHTATOR 1913, NË SHTYPIN E KOHËS.

Dibra, kryengritja popullore kundër pushtuesve serbë dhe politika e egër e gjenocidit ndaj shqiptarëve që ushtronin shovinistët serbë, zë, në prag të Luftës së Parë Botërore, faqet e para të shumë gazetave të kohës që botoheshin brenda dhe jashtë vendit.

Jehonë të gjerë bëri veçanërisht kryengritja popullore e shtatorit e vitit 1913.

Gazeta “Shqypnia e re” e cila dilte dy herë në javë, mundohet

Page 263: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

264 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

ta pasqyrojë kryengritjen popullore në Dibër gjerësisht. Në lajmin me burim nga Vlora të datës 25.IX, gazeta jep sihariqin: “Dibra asht marrun me nji luftë të rreptë të shqiptarëve, të cilët e kanë ndjekun anmikun deri në fushë të Ohrit”

Në lajmin e po asaj date, por tashmë në mbrëmje dhe nga një burim tjetër, Elbasani, theksohet se “Dy sahat ma parë erdh nji njeri prej sheshit të luftës, i cili lajmon se anmiku kje shty deri në Pyll të Zezë dhe i muernë 11 topa, 2 mitraloza dhe shumë xhephane”, se “Lëvizje e madhe ka edhe ka ana e Lumës dhe e Prizrenit”.

Në të dy lajmet e tjera, që botohen në faqen e katërt e që janë marrë në kohë të ndryshme të natës, tregohet se “Lufta u nis në malësi. Malësorët kryengritës bashkë me qytetasit e Dibrës të dishpruem nga barbarizmat serbe i ranë anmikut dhe e shtynë

Page 264: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

265PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

në tri anë, në Gostivar, në Kurçovë e Strugë. Zaptuen 13 topa, xuen 300 serb rob e prishën fare pesë batallona”

Në një lajm të datës 27 shtator tregohet se jo vetëm Struga, Gostivari e Ohri janë marrë , por është marrë edhe Gjakova, ndërsa Prizreni është rrethuar.

Dy lajme të tjera të marrë njeri më 27 shtator në mbrëmje e tjetri natën, vetëm pak orë para botimit të gazetës, tregojnë se “Në Ohër asht ngrehun qeveria shqiptare”.

Kjo dendësi lajmesh, ky interesim për ngjarjet, duke i ndjekur ato ditën dhe natën, tregojnë se ato ditë jetohej me ngjarjet e Dibrës, me luftën e popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë tokësore.

Një tablo të plotë, jo vetëm të teatrit të luftimeve, por edhe të heroizmit popullor, na jep gazeta “Përlindja e Shqypnisë”, Organ i Qeverisë së Vlorës. Madje ajo na jep edhe emrat e atyre që “ranë dëshmorë për lirimin e atdheut të vet, të cilëve historia meriton t’i shkruaj emnat e tyne për kujtim të përjetshëm”.

Në këtë numër gazeta, duke folur për “malet plotë famë e nder”, luftën dhe unitetin luftarak të tyre thotë: “ Sot, pra, ka një marrëveshje të plotë midis dy Dibrave...Me gëzim të madh luftëtarët tanë ngritën fl amurin e Shqipënies...Qytetet qeverisen prej një komisie popullore” duke nxjerrë në pah unitetin, qëndrueshmërinë, aftësinë për tu vetëqeverisur-probleme këto që janë diskutuar gjerë në këtë kohë në kanalet diplomatike e që i mohoheshin popullit shqiptar.

Burim lajmesh për gazetën “Liri e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, fi llimisht janë agjencitë e huaja, të cilat theksojnë se “...shqiptarët e muntnë ushtrinë serbe pranë Dibrës dhe muarnë këtë qytet e po përparojnë drejt Ohrisë dhe Kiçovës”

Lajmet e agjencive dhe gazetave të huaja ajo i ballafaqon me lajmet që vijnë nga Beogradi duke theksuar se “Këto lajme duket se janë të vërteta se, në Belgrad janë shumë të trembun dhe po bëhen përgatitje të mëdha për të shuarë lëvizjen shqiptare, e cila po përhapet në tërë Kosovën”. Gazeta fi llon ta ndjekë luftën e dibranëve kundër pushtuesve serbë nëpërmjet korrespondentëve

Page 265: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

266 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

të saj në Durrës, Elbasan, Manastir etj., duke na pasqyruar hapat e kryengritjes, rritjen e saj, pjesëmarrjen e masave popullore, qëndresën e dëshpëruar të pushtuesve.

“Dishnica”, një fi rmë që pasqyron ngjarjet në gazetë, ngre në një piedestal të lartë heroizmin popullor kur thotë: “Këto lajme mbushin me gëzim zemrat e shqiptarëve dhe i japin Evropës një mësim të plotë që kurrë shqiptari s’do durojë të jetë nën zgjedhë dhe se vendimet e Londrës s’mund të kenë forcë...”

Në gazetat e kohës shquajnë tituj të tillë si: “Dibranët dhe malësorët përreth po luftojnë kundër serbëve”, “Dibranët dalin fi tues në shumë beteja me serbët”, “Dibranët janë 6 000”. “Luftime të rrepta në Dibër”. “Serbët hëngrën shuplakë nga shqiptarët e Dibrës”, “Dibra shqiptare” etj.

Me gjithë politikën e heshtjes, që ndoqën fuqitë e mëdha ndaj ngjarjeve në Shqipëri, në këtë periudhë e veçanërisht ndaj kryengritjes popullore në Dibër dhe politikës së paparë të gjenocidit që ushtruan shovinistët serbë ndaj shqiptarëve, agjenci të ndryshme lajmesh, gazeta të ndryshme nuk munguan që të ngrenë zërin e tyre në anë të kryengritjes popullore të Dibrës. “Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue Freie Press”, “The dal mail”, “Reichpost” etj., e pasqyrojnë kryengritjen e Dibrës që në ditët e para duke u munduar ta datojnë sa më saktësisht (10 të muajit, ora 10 në mëngjes), duke u munduar të japin edhe numrin e luftëtarëve (“Shqipëtarët 6 000 vetë”). Gazeta Wiener Alge meine Zeitung”, duke folur për fqinjët e kryengritjes së Dibrës, na jep gjerësinë e luftës së shqiptarëve për të mbrojtur truallin e tyre shekullor. Ajo thekson: “Gazeta lajmërohet prej Shkodre se çeta shqiptare nën kryesinë e Isa Boletinit dhe të Bajram Currit, u përpoqën dhe i shtynë ushtritë serbe në Dibër dhe afër Prizrenit. Ushtarët malësorë i zunë gjithë malet e kufi jtë.

“Giornale d’Italia” tërheq vëmendjen edhe për shqetësimet në Beograd: “Lajmi i të hymit të shqiptarëve në Dibër i turbulloi fare mendjet në Beograd. Me pesë ditë, thonë gazetat e Serbisë,

Page 266: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

267PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

do të gjenden në Shqipëri 40 000 ushtarë serbë”Shtypi në këtë periudhë tërheq vëmendjen kryesisht në dy

çaste kryesore; në qëndresën masive e heroizmin popullor kundër pushtuesve dhe terrorin e egër dhe reprezaljet e serbëve ndaj shqiptarëve. Barbarizmat, që u zhvilluan ndaj shqiptarëve, Fuqitë e Mëdha u munduan t’i mbulojnë me heshtje. Megjithatë gazetarë të disa gazetave më në zë të kohës, diplomatë e të dërguar të ndryshëm duke udhëtuar nëpër Dibër e në viset e tjera shqiptare, nuk mungojnë të ngrenë zërin e t’i japin shtypit dokumente të pakontestueshme për barbarizmat dhe mizoritë serbe.

Gazeta “Corriere de la Puglie” qe ndër të parat që përshkroi “Barbaritë serbe në Dibër”. Bazuar në “shënimet që kishte marrur, duke shëtitur të gjitha vendet i dërguari i një fuqie të Evropës dhe pas të cilave i bëri guvernës së vet raportin”.

Në këto përshkruhen reprezaljet e bëra në 103 fshatra, duke treguar me adresë të plotë varjet, vrasjet dhe djegiet në zjarr të mbi 1700 burrave, grave e fëmijëve. Djegien e mbi 1 600 shtëpive. Grabitjen e mbi 2 700 bagëtive të trasha, 21 000 të imta dhe 800 njëthundrakëve, grabitjen e një sasie të madhe lirash që e kalonin milionin. Në këtë numër nuk janë futur barbari të tilla masive që raporti i përmbledh me fjalët: “plaçkitën tërë fshatin dhe pasi morën gjithë ç’gjetën i vunë zjarrin dhe e dogjën fund e krye”, “Gjindjen; gra, burra e çilimi i shkuan të gjithë në bajoneta”, “s’është punë që mund të rradhiten emrat e gjithë të vrarëve”

Barbaritë arritën në kulme të tilla: “ të zotin (e shtëpisë A.A.) e therën në sy të s’ëmës plakë, të së shoqes dhe të fëmijës”, “vranë me bajonetë një çupëz 6 vjetë”, “hodhën të gjallë në zjarr një djalë 5 vjetësh, Shyqyrinë dhe një 4 vjetësh, Hasanin”, “Zenelit i dogjën në zjarr gruan me një djalë në djep” etj., etj.

Një tablo ngjethëse të mizorive serbe jepet edhe në një përshkrim të titulluar “Udhëtim në Gollobordë” botuar në faqet 4 e 5 të dy numrave radhazi të “Përlindja e Shqipërisë” të janarit 1914.

Në gazetat e kohës, jehonë të madhe bëri letra e një ushtari

Page 267: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

268 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

serb, botuar në gazetën socialiste serbe “Randiçka Novine” më 22 tetor 1913, letër e cila u botua më pas në shumë gazeta të kohës.

“Shoku im i dashur, shkruante ai, gjëra të tmerrshme po ngjajnë. Unë po tmerrohen para tyre...Në këto anë nuk shikohet gjë tjetër veç kufomave dhe hirit”...

“Shqypnia e re”, në numrin e saj të 20 nëntorit 1913, duke folur për barbarizmat serbe, nxjerr në pah edhe devizën e pushtuesit: “Asnjë t’falun, asnjë pshtim”, ç’ka fl et për egërsinë e pashembullt të këtij rrebeshi mesjetar ndaj shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.

Kryengritja e shtatorit 1913 në Dibër ishte një kryengritje popullore, një kryengritje e masave, që ngriti në këmbë, siç theksojnë gazetat, mbi 6 000 luftëtarë. Dibra në këtë luftë foli me grykën e pushkës. “Do të vijë ora, thoshte Luigj Gurakuqi në një intervistë botuar në gazetën “Atdheu” ato ditë, kur populli ynë do të organizohet në udhën që do t’i tregojë organizimi i tij politik, gjer atëherë nuk mbetet veçse udha e armëve... Buçitja e armëve dëgjohet shpejt në veshët e Evropës. Do ta përdorim sa herë që veshi i Evropës është i shurdhër, që të na dëgjojë zërin, i cili nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi”

Për vetë kushtet e asaj kohe me mjete të pakta komunikimi e ndërlidhjeje, mungesë kronistësh në fushën e betejës etj., dhe mbi të gjitha të politikës së heshtjes që ndiqnin Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe shtetet ballkanike, lidhë kjo edhe me prapaskenat e turpshme që thurnin në kulisat e diplomacisë së fshehtë, gazetat arritën vetëm sa ta preknin problemin e Dibrës dhe barbarizmat që u ushtruan ndaj saj, politikën e një gjenocidi të tmerrshëm që u veprua në këtë kohë ndaj shqiptarëve me banim në trojet e tyre shekullore.

Dokumentet arkivale e në veçanti popullit me gojën e tij, janë një pasqyrë më e plotë e madhësisë dhe e forcës së kryengritjes popullore të Dibrës, e heroizmit popullor në luftë.

Botohet sipas gazetës “Ushtima e maleve”, 24 shtator 1983

Page 268: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

269PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

PSE HESHTIN DAULLET, PSE “NGRINË“ DASMORËT?

Nuk është baladë, është një rit afro shekullor...

Nga Ploshtani në Ceren rruga dhjetë herë zbret për të

mbushur ujë bore në përrenjtë shkëmbejgrryes e dhjetë herë ngjitet për të kullotur sytë në pamjen që zhveshin bjeshkët pambarim dhe Korabi kreshtathinjur...

Këtyre dredhave rrugore, nën trysninë e asaj pamje që të ringjall, me atë ajër të pastër në mushkri, ecja një ditë shtatori të vitit 1983 hipur në një kalë dasme, ngjeshur pas samarit mbuluar me një lëkurë dashi tre vjet pa qethur...

Në krye të karvanit, hipur në një kalë çil, një djalë i ri i shpaloste erës një fl amur të kuq me shkabën e zezë dykrenore. Pas tij, mbi një kalë të bardhë, vinte nusja e pas saj tre kalorës.

Page 269: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

270 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Dy daulle e cule, nga ato të Lumës, dridhnin tokën me gjëmimet e melodive dasmore...

Tek i ngjitesha termales së fundit, kur hapat u shtruan në rrugën që çante përmes një sheshi të madh, një heshtje varri na ngriu në vend...

Kalorësit u zbritën kuajve...Lodërtarit i ngriu topuzi në dorë... Kuajve, nga i pari tek i fundit, u ngriu hapi në ajër... Njerëzve u ngriu vështrimi majtas...Syri kishte ngrirë mbi një kodër që i qëndronte pamjes me

kurorën e Korabit mbi krye si një shkëmb... Mbi kodër një varrezë.. Gurët e varreve, ngrënë nga era, ngrica e myshku mërmërisnin

në gjuhën e një kohe të largët...Një çast dhe ngrirja u shkri. Karvani i dasmorëve nisi të

lëvizë. Heshtjen në atë copë rrugë e griste vetëm valëvitja e flamurit dhe troku i kuajve. Njerëzit kishin përhumbë me vështrim majtas...

Kur rruga nisi të zbresë teposhtës së Cerenit, midis atyre shtëpive një mbi një e një pas një, tingujt e lodrës dhe cules, pasi zbritën për të marrë ujë Veleshice e fl lad nga bjeshkët dhe pylli i Livadhit të Gjatë, jehuan luginës së Radomirës për tu ngjitur bjeshkëve e Kreshtave të bardha të Korabit që u qëndron Shqiptarëve si zemra trupit. Gjëmuan daullet. Jehoi kënga e grave dhe vajzave që prisnin nusen. Krisën pushkët. Burrat, duke marrë ngrykë njeri tjetrin uleshin odave....

Në njërën prej odave ku isha ulur, siç është zakoni i Universitetit Popullor të Dibrës, biseda e parë nisi me historinë...

Në vjeshtë të vitit 1913, pas kryengritjes së njohur popullore të Dibrës kundër pushtuesit serb, në Ceren shkjau kishte vrarë 36 djem të rinj, kishte djegur të gjitha shtëpitë dhe kishte rrëmbyer më se njëzet mijë dele e kuaj...

Kaladodasit, në kujtim të tyre, në ditë dasmash, ndalonin

Page 270: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

271PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

për një çast frymëmarrjen e ngrinin hapin, pushonin këngën e këpusnin gjëmimin e daulleve...

Në ditë të zakonshme, në udhëtime të përditshme kalimtarët copën e rrugës përballë varreve e bëjnë duke heshtur me kokën kthyer djathtas apo majtas sipas drejtimit të rrugës që kanë marrë. Kodra quhet “Kodra e shahitëve“ dhe varret quhen “Vorret e Cerenit“.

Në një bllok shënova, ashtu si më tha një mik studiues i historisë së zonës, emrat e 36 djemve dëshmorë. I shënova për t’i kontrolluar me faksimilen e një raporti që një i dërguar i Evropës i kishte bërë vendit të vet në udhëtimin e tij nëpër Dibër e Lumë, raport që ishte botuar në gazetën “Përlindja e Shqipërisë” , organi i Qeverisë së Vlorës dalë nga 28 Nëntori i vitit të madh 1912.

Me ndonjë ndryshim të vogël që lidhej me përkthimin, emrat ishin po ata...

E nxora këtë fl etë nga blloku i shënimeve që i ofron kujtdo Oda e Dibrës. E nxora për ta bashkuar me atë që sot ofron Oda e Kosovës, ajo Odë që po trondit botën me dhimbjen që përcjell, Odë përkohësisht e zhvendosur në kampe refugjatësh.

Historia e përcjellë nga Odat e Dibrës, Lumës e Kosovës, histori shekullore, tregon se kurrë serbi nuk bëhet mik.

KURRË...

Athinë 27 prill 1999

Page 271: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

272 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 272: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

273PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I NJËMBËDHJETË

MBYLLJE E NJË FLETE...

Page 273: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

274 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

Page 274: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

275PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

MBYLLJE E NJË FLETE, PËR TË VIJUAR NË TË TJERA FLETË...

Udhëtova nëpër Dibër me ndjenjën e “Zogut Shtegtar” që kërkon folenë ku plasi cipën e vezës për të shpërndarë cicërimat e jetës.

U ngjita në bjeshkën e Panairit, folenë e Korabit. Mbusha grushtet me ujë tek burimi në krye të bjeshkës. Ia hodha fytyrës para se t’ia hedh gojës. Të lash fytyrën është gjëja e parë kur ngjitesh maleve. Të heq djersën e ngjitjes, të çel sytë e mendjes.

Zbrita në bjeshkën e Preshit. I mbusha përsëri grushtet me ujin e burimit, atij burimi që vjen shkëmb pas shkëmbi nga Bjeshka e Panairit, ashtu nga vjen edhe ai i Shpellasit.

Grushtet me ujë i futa në tuba për ti zbritur drejt Peshkopisë në atë rënie që, po ti kesh larë mirë sytë me ujë bjeshkësh, do të shohësh si shndërrohen stërkalat në dritë...

U ngjita përroit të Bjeshkës së Shehut për të parë se si burimet zbresin në Veleshicë, por edhe si çajnë mes gipsesh të bardhë për të

Page 275: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

276 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

zbritur drejt Sllatinës me stërkala që shndërrohen në dritë...Në Bjeshkën e Zonjave u ula këmbëkryq në shilten e barit

me sytë mbi liqenin që në ditë shiu mbledh ujëra e në ditë dielli mbledh pamjen e atij vendi të virgjër të natyrës së bukur shqiptare. Kërkova në sifon të digës së liqenit fuçitë e Gani Tuçepit vënë njëra pas tjetrës. Ganiu nuk është më, ata janë. Kërkova projektuesit me projektin që donte ti hiqte fuçitë, të vendoste tuba të gjerë e të fortë, të ngrinte digën...dhe ujin ta kthente në gjelbërim dhe dritë...

I hipa “kalit të kujtesës”, çava mes Gjalicave dhe u ndala në Gurë Lurë, atje ku Seta del nga Shkëmbi, jo nga këmbët e maleve por nga gjoksi. Mbusha grushtet me ujë dhe ia hodha fytyrës. Më duhej të qartësoja shikimin në atë ngjitje drejt Liqenit të Luleve...

Më tej zbrita rrokullimthi në bjeshkët e Lukanit, Bulaçit e Gurë Lurës për tu ngjitur në Qafën e Lukanakëve e për të fl uturuar tek Liqenet e Kacnisë. Një ëndërr që kush qëllon ta shikojë njëherë e bën ëndërr jete në bukurinë por edhe në dritën që përcjellin stërkalat e ujit në rënien drejt Selishtës, Pratit, Luznisë dhe liqenit të Bllacës...

Po e mbyll. Nuk kam këmbë dhe as zemër të fortë që të përballoj emocionet në rrugët e jetës dhe të dritës, foletë e ëndrrave të mija në malet e Dibrës, male që fi llojnë në Bjeshkët e Kallkanit dhe, valle pas valleje ndalen në Bjeshkët e Fushë Lugje, bjeshkë të Krej Lurës e të Oroshit...

Kërkoj folenë e shpirtit tim nëpër një Dibër me dritë dhe me ujë që fl ladit fytyrën time, fytyrat e dibranëve.

Atje, kur të iki, ma hidhni hirin e trupit tim...Tani jam gjallë, në këmbë, bashkë me Ju për t’i thënë: JO SAKAVICËS! PO DIBRËS!

Athinë, e dielë 21 shkurt 2010

Page 276: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

277PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

Një faqe për ty lexues...

Kjo faqe është për ty lexues, dibran apo jo, shqiptar apo edhe i huaj.

Shkruaj, bëju krah, bëju pjesë e “Furtunës Dibrane” kundër “Digës së Skavicës”, kundër liqenit mbytës të gjithçkaje dibrane...

Page 277: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

278 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

PËRMBAJTJA

Në vend të parathënies...................................................................................7

KAPITULLI I PARËIkje me kokën pas......................................................................................9Gjiri i Vlorës, lugina e Drinit të Zi dhe...................................................11Skavica mbyt një qytetërim të lashtë ....................................................18Po mbytet Dibra, ku janë dibranët?........................................................25Skicë ide për mbrojtjen e Dibrës..............................................................38“Përmbytja e Shkodrës”, urdhër: “Të mbytet Dibra”!........................40Lëreni Dibrën të bukur!............................................................................51Mallkimi i Drinit........................................................................................55Letërkëmbime për “MALLKIMI I DRINIT” (Bisedë me Hamit Salkurtin)........................................................................62Bisedë me Durim Kabën...........................................................................64Kthimi i Gjergj Gjon Kastriotit në vendlindje........................................65Toponimia νë rrënjë të Kastriotëve.........................................................72Dibra dhe Kongresi i Lushnjës................................................................77

KAPITULLI I DYTËBashkë për mbrojtjen e Dibrës..............................................................85Shitja, përmbytja dhe asgjësimi i Dibrës - tradhti ndaj kombit...........87Disa pikëpyetje mbi hidrocentralin e Skavicës.....................................96Skënderbeu dhe Skavica.........................................................................101Pazari.........................................................................................................104Lëreni luginën e Drinit të Zi, të bukur siç e ka dhënë zoti!...............106A duhet të ndërtohet Skavica?!..............................................................114Skavica.......................................................................................................119

Page 278: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

279PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

KAPITULLI I TRETË“Jo skavicës! Fundos dibrën”...............................................................123Letër...........................................................................................................125Ministri ruli takohet me përfaqësues të shoqatës “Për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi”...............................................127Peshkopi, banorët kundër Hec-it të Skavicës:.....................................130

KAPITULLI I KATËRTProkurorë..................................................................................................133Nano - 2005...............................................................................................135Partia Socialiste 2010..............................................................................136Sali Berisha – kryeministër.....................................................................137Edmond Pinguli - profesor.....................................................................139Emin Musliu - profesor...........................................................................140Luigj Pjetri - KESH..................................................................................141Berisha: Unë di të ndërtoj vepra botërore............................................142Banja ... Paaftësi ndërtuese.....................................................................144Njëzet e një vjet pa asnjë burim të ri energjetik...................................146Kalivaçi- shembull dështimi dhe mashtrimi.......................................147

KAPITULLI I PESTËBisedë me dibranë dhe të tjerë.............................................................151Xhemal Mato............................................................................................153Bujar Karoshi............................................................................................156Ali Hoxha..................................................................................................158Ragip Kçiku..............................................................................................159Bashkim Kopliku.....................................................................................160Argëtim Fida............................................................................................162Zef Naci.....................................................................................................164Halim Lala................................................................................................168Murat Koltraka.........................................................................................169Haki Kola..................................................................................................171Ardian Thano...........................................................................................173Gazeta Kritika..........................................................................................175

KAPITULLI I GJASHTËBiseda me dibranen Linda....................................................................179

Page 279: PO DIBRËS! JO SKAVICËS

280 Abdurahim Ashiku

NJERËZ QË I DUA - 4

KAPITULLI I SHTATËShtypi dhe lexuesi..................................................................................193Gazeta “Shekulli” dhe lexuesit..............................................................195Komente....................................................................................................197

KAPITULLI I TETËBerisha dhe Skavica.................................................................................209Berisha dhe Skavica.................................................................................21141 Komente...............................................................................................213

KAPITULLI I NËNTËKur të mungon vendlindja (Fragmente - pjesë të librit “Biseda me dibranë ikanakë”, në dorëshkrim......................................227Ali Krrashi nga Arrasi i Çidhnës...........................................................229E bukur është Lura, or Beni i Vladeve !................................................231Ma rinove shpirtin, or Manuka i Selishtës...........................................234Ma ndeze mallin, or Beni i Ilnicës.........................................................236Mirë se të gjeta Qani Shehu!...................................................................238Nuk kam gjunjë për Korab Sali Hafuzi................................................239Malli që më zgjoi Besnik Koka...............................................................241Ku më çon atyre Gjalicave Gëzim Nezha?...........................................244Ma dallgëzove shpirtin Velo Cfarku.....................................................249Rrënjë nga rrënjët e Artur Liksalës.......................................................251Malli dhe brenga e Shefki Bucit.............................................................253Ibrahim Doda nga Vajmëdhej?..............................................................255Me një ushtelencash udhëtoj…..............................................................257Shkëlzen Muça në “Polin e Jugut”........................................................259

KAPITULLI I DHJETË Kur luftonin dibranët (Faqe nga historia).............................................261Kryengritja e dibranëve - shtator 1913, në shtypin e kohës...............263Pse heshtin daullet, pse “ngrinë“ dasmorët?.......................................269

KAPITULLI I NJËMBËDHJETËMbyllje e një fl ete...................................................................................273Mbyllje e një fl ete, për të vijuar në të tjera fl etë...................................275Një faqe për ty lexues..............................................................................277