PLANI STRATEGJIK 2016 - dpttv.gov.aldpttv.gov.al/taxweb/DocumentFile/Legjislacioni/Plani Strategjik...

16
BASHKIA TIRANË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE Nr. 130175/1 Prot. Tiranë, më 31 /10 / 2016 M I R A T O H E T ARLI NASKA DREJTOR I PËRGJITHSHËM PLANI STRATEGJIK 2016 - 2019 PËR DREJTORINË E AUDITIT TË BRENDSHËM DHE INVESTIGIMIT

Transcript of PLANI STRATEGJIK 2016 - dpttv.gov.aldpttv.gov.al/taxweb/DocumentFile/Legjislacioni/Plani Strategjik...

BASHKIA TIRANË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Nr. 130175/1 Prot. Tiranë, më 31 /10 / 2016

M I R A T O H E T ARLI NASKA DREJTOR I PËRGJITHSHËM

PLANI STRATEGJIK 2016 - 2019

PËR DREJTORINË E AUDITIT TË BRENDSHËM DHE INVESTIGIMIT

3

Hyrje Standardet e Auditimit të Brendshëm të Sektorit Publik e përkufizojnë Auditin e Brendshëm si:

“... një aktivitet këshillues i pavarur, objektivë që jep garanci, i dizenjuar për të përmirësuar apo sjellë vlerë të shtuar për operacionet e organizatës. Ai ndihmon organizatën për të arritur objektivat e saj përmes një procesi sistematik, qasje të disiplinuar të vlerësimit dhe përmirësimit të efektivitetit të proceseve të qeverisjes, kontrollit dhe manaxhimit të riskut”.

Standardet më të mira të fushës kërkojnë që:

“Plani i anagazhimeve të Auditit të Brendshëm duhet të bazohet në një vlerësim të dokumentuar të riskut, i cili duhet të rishikohet të paktën mbi baza vjetore.”

Kjo është baza mbi të cilën është përpunuar Plani Strategjik 2016-2019 “Për veprimtarinë e Auditimit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”.

Qëllimi Qëlllimi i këtij plani është zhvillimi strategjik i këtij aktivitetit bazuar në një qasje drejt riskut. Strategji që do të shërbejë edhe për planifikimin vjetor të aktiviteteve të Auditit të Brendshëm në funksion të plotësimit të objektivave kryesor të kësaj njësie të organizatës. Në përgatitjen e këti plani Auditi i Brendshëm, është konsultuar e ka rënë dakort me menaxhimin lidhur me

problematikat dhe dobësitë që reflektojnë sistemet e kontrolleve të brendshme dhe manaxhimi financiar, duke synuar që në mënyrë efektive të mbulohen aktivitetet (veprimtaria operacionale) kryesore dhe me risk të lartë.

Plani Strategjik 2016-2019 “Për veprimtarinë e Auditimit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, ka si qëllim identifikimin e sistemeve/fushave me nivel të lartë rrisku, duke përcaktuar mbulimin dhe frekuencën e auditimit. Angazhimet e auditimit të brendshëm në Planin Strategjik janë vlerësuar mbi bazën e nevojave tre vjeçare për auditime.

Misioni

Auditi i brendshëm ka si mision të tij kryesor, dhënien në mënyrë të pavarur të një sigurie te arsyeshme për Drejtorin e Përgjithshëm, në funksion të përmbushjes së objektivave kryesorë të organizatës:

a. Të vlerësojë, disenjojë dhe implementojë programe në përputhje me objektivat e përgjithshme dhe proceset që shoqërojnë këto.

b. Rritjen e efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke kontribuar më përmirësimin e proceseve të vlerësimit të riskut

c. Shqyrtimin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve për sistemet e kontrollit të brendshëm për përmirësimin e

4

tyre, për të arritur objektivat e caktuara duke përdorur burimet në mënyrë ekonomike dhe efiçente.

Në kryerjen e misionit, stafi i auditimit do të mbështetet në parimet e ligjshmërisë, pavarësisë, paanësisë, fshehtësisë dhe në standartet e auditimit të brendshëm të emetuara nga Njësia Qëndrore e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm. Për shkak të burimeve të kufizuara në dispozicion, nuk do të jetë e mundur të mbulohen me auditime të gjitha aspektet të cilat janë vlerësuar si me risk. Pra planifikimi strategjik dhe ai vjetor nuk tenton të përmbushi cdo risk të evidentuar brënda aktiviteteve të organizatës, por do të fokusohet tek aspekte më me risk dhe që vlerësohen se kanë lidhje direkte me performancës e Drejtorisë në përmbushje të objektivit të saj. Ky Plan Strategjik bazohet mbi një rishikim të përgjithshëm të sistemit të auditimit.

Objektivat Strategjike të Drejtorisë së Auditit Objektivat e Drejtorisë të Auditit të Brendshëm dhe Investigimit për periudhën 2016 – 2019 janë si më poshtë:

Dhënia e sigurisë objektive menaxhimit të lartë, mbi saktësinë dhe besueshmërinë e raporteve financiare dhe performancën e realizimit të mbledhjes së të ardhurave.

1. Identifikimi dhe vlerësimi i riskut. Dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e sistemeve të

menaxhimit të riskut, përmes auditimit të zonave më me risk referuar objektivit kryesor të organizatës.

2. Përsosja e metodave në parashikimin e rrezikut dhe dëmtimeve të mundshme në veprimtari specifike të sistemit vendor të taksave dhe tarifave.

3. Zgjedhja e llojit të auditimit në vartësi të objektivave që duhet të arrijë çdo auditim specifik dhe risqeve të subjekteve. Përmirësimi i procesit të planifikimit të auditimit, mbi bazën e vlerësimit të riskut.

4. Minimizimi i mbivendosjeve në auditim me strukturat e tjera audituese si Drejtoria e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm dhe KLSH, duke rakorduar veprimtarinë që në procesin e planifikimit.

5. Kualifikimi dhe trajnimi i vijueshëm i auditëve me metodat dhe standartet e zhvillimit të angazhimeve audituese.

1. Kuadri rregullator dhe përqasja për zhvillimin e planit strategjik 2016-2019

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm dhe Investigimit ushtron aktivitetin e saj duke u mbështetur në

Baza ligjore Ligji Nr. 114, datë 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”. Ky ligj rregullon veprimtarinë e auditimit të brendshem në sektorin publik, si dhe përcakton fushën e veprimit,

5

objektivat, parimet, organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë.

Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar, V.K.B. Nr. 59, datë 30.12.2015, “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar.

Manuali i Auditit të Brendshëm Publik

Për metodologjinë e funksionimit të auditimit financiar është miratuar VKM-ja Nr. 806, datë 06.12.2006, botuar në fletoren zyrtare Nr. 139, datë 28.1.2007 dhe Urdhëri i Ministrit të Financave Nr. 69, datë 29.9.2010 “Për miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik”, ku përcaktohen drejtimet kryesore të veprimtarisë së auditimit të brendshëm.

Rregullorja e Brendshme e Funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore

Akte normative të lidhura me ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve dhe vlerësimit të cilësisë në dhënien e sigurisë

Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik

Drejtoria e Auditit të Brendshëm ka zhvilluar Planin strategjik 2016-2019 mbi bazë të një qasje zhvillimi që kalon në 5 etapa si dhe do ta shpjegojmë më poshtë.

1 Përcatimi i fushave të auditimit

Fushat e Auditimit, përcaktohen si funksionet, proceset që konsiderohen si të auditueshme nga auditi i brendshëm.

2 Vlerësimi i riskut të qënësishëm

Vlerësimi i riskut të qënësishëm për çdo aktivitet të auditimit bazuar në kriterin e impaktit. Ky vlerësim i riskut lidhet me objektivin kryesor dhe riskun që shoqëron atë. 3 Vlerësimi i efektivitetit

të sistemeve të kontrollit

Identifikimi i fushave të auditimit me efekt në nivelin e kontrolleve.

4 Përcaktimi i frekuencës së auditimit

Përcaktimi i shpeshtësisë së çdo auditimi duke marrë parasysh riskun e qënësishëm dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit.

6

5 Përcaktimi i planit të auditimit

Përcaktimi i kohës dhe qëllimi i punës audituese bazuar në prioritete e organizatës dhe atyre të identifikuara nga procesi i vlerësimit të riskut.

Identifikimi i fushave Fushat e auditueshme përfshijnë funksione, procese, sisteme, zona. Çdo proces dhe sistem mbulon fusha të shumëfishta të cilat janë të ndara në funksione të ndërthurura në zonat e auditueshme.

Një ndër hapat kryesore për realizimin e veprimtarisë audituese është identifikimi i fushave që përcakton prioritet dhe fokusimin e veprimtarisë së auditit të brendshëm. Me qëllim realizimin e auditimit me bazë rrisku mbetet i nevojshëm përcaktimi dhe identifikimi i sistemeve. Për realizimin e identifikimit të sistemeve dhe fushave të llogarisë Drejtoria e Auditimit të Brendshëm dhe Investigimit, u mbështet në objektivat e Drejtorisë të Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, rregjistrin e riskut dhe programeve vjetore të Drejtorive Operacionale të Mbikqyrjes Territoriale Nr. 1, 2, 3, 4, dhe të sektorëve në varësi, Drejtorisë Ekonomike dhe të sektorëve në varësi, Drejtorisë të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe të sektorëve në varësi dhe të Drejtorisë Juridike dhe Menaxhimit të Apelimeve.

Auditimi në bazë sistemi do të mbështetet në sistemin e menaxhimit financiar dhe sistemin e kontrollit të brendshëm, me qëllim që të përcaktojë nëse ato po funksionojnë me kosto efektive, në mënyrë efiçente për arritjen e objektivave. Sistemet prioritare: Identifikimi i sistemeve dhe fushave për t’u audituar është bërë në bazë të vlerësimit të rrezikut nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm dhe për çdo Drejtori dhe Sektor. Auditi i Brendshëm, mbështetur në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut ka përcaktuar krahas sistemeve të përgjithshme dhe sisteme të veçanta për t’u audituar në çdo Drejtori dhe Sektor. Në vijim po japim sistemet që janë vlerësuar si prioritare për veprimtarinë e Auditit të Brendshëm të sektorëve që janë në varësi të Drejtorive.

Drejtoritë Operacionale Në Sektorin e Vlerësimit të Pasurisë dhe Kontrollit Tatimor, do të përqëndrojë veprimtarinë në këto drejtime:

HAPI 1:

Fushat e auditimit

HAPI 2:

Risku i qënësishëm

HAPI 3:

Sistemet e kontrollit

HAPI 4:

Frekuenca e auditimeve

HAPI 5:

Plani i Auditimeve

7

Vlerësimi i saktësisë së identifikimit dhe rregjistrimit të pronës dhe menaxhimit të punës për kontrollet tatimore pranë Drejtorit Operacional.

Analiza e vlerësimi të riskut për përzgjedhjen e kontrolleve tatimore.

Programimi i verifikimeve në terren (planet mujore) dhe përdorimi me eficencë i specialistëve të sektorit. Vlerësimi i zbatimit të kërkesave ligjore lidhur me përgatitjen e programit të kontrollit, njoftim kontrollit dhe ndjekja e ecurisë së tyre.

Saktësia e dokumentimit dhe raportimit të akteve të kontrollit.

Në Sektorin e Verifikimit në Terren, do të përqëndroj veprimtarinë në këto drejtime:

Dokumentimi i subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda Territorit të Bashkisë Tiranë.

Vlerësimi i sipërfaqeve ndërtimore që shfrytëzohen për aktivitet tregtar dhe rakordimin me sistemin vendor.

Tarifimi i hapësirave publike që shfrytëzohen nga subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe rakordimin me sistemin vendor.

Tarifimi i tabelave reklamuse të thjeshtë dhe elektronike, të vendosura nga subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe rakordimin me sistemin vendor.

Evidentimi dhe ndjekja e subjekteve debitorë ndaj DPTTV-së.

Subjektet që kanë aplikuar pranë QKB-së për mbyllje aktiviteti, mënyra e vlerësimit dhe dokumentimit të mbylljes nga inspektorët e zonës.

Të tjera.

Në Sektorin e Vlerësimit Tatimor dhe Marrëdhëniet me Taksapaguesit do të përqëndroj veprimtarinë në këto drejtime:

Ndjekja e korrespondencës për kërkesë/ankesat e subjekteve, korrespondencës me Sektorin e Verifikimit në Terren dhe të tjerë.

Vlerësimi dhe kontabilizimi i detyrimeve për subjektet që ushtrojnë aktivitet brenda territorit të Bashkisë Tiranë.

Zbatimi i legjislacionit të taksave dhe tarifave vendore, vendimeve të Këshillit Bashkiak, si dhe procedurave të tjera ligjore për përcaktimin dhe llogaritjen e taksave dhe tarifave vendore, sipas llojit të aktivitetit.

Afatet e Njoftim Detyrimit dhe dërgimi në subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar, sipas llojit të taksave.

Në Sektorin e Menaxhimit të Borxhit do të përqëndrojë veprimtarinë në këto drejtime:

Zbatimi i hapave ligjore për ndjekjen dhe mbledhjen e detyrimeve të prapambetura.

8

Zbatimi i planeve të punës dhe përpunimit të informacionit për subjektet debitorë VIP, BM, BV dhe të Taksës së Pasurisë.

Raportimet lidhur me ecurinë e ndjekjes së debitorëve

pranë Drejtorit Operacional të Mbikqyrjes Territoriale. Raportimet pranë Përgjegjësit të Sektorit për gjithë

subjektet të cilat është ndjekur procedura e Njoftimit të Detyrimit, Bllokimit të Llogarive (me konfirmim pa llogari ose llogari zero) dhe marrja e konfirmimit nga çdo bankë e nivelit të dytë për vazhdimin e mëtejshëm të bllokimit të llogarive bankare.

Marrja e masave për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave ligjore sipas afateve për subjektet debitore që janë pa llogari bankare.

Drejtoria Ekonomike Në Sektorin e Financës do të përqëndrojë veprimtarinë në këto drejtime:

Programimi i kërkesave buxhetore, alokimi i fondeve buxhetore, shpërndarjen dhe ndjekjen e tij. Monitorimi i shpenzimeve.

Listën e pagave për punonjësit e DPTTV-së. Realizimin e shpenzimeve dhe kryerjes së procedurës së

prokurimit.

Të parandalimi i gabimeve, abuzimeve, dhe shpenzimeve të tepërta. Devijimet ndërmjet normave dhe realitetit, të përmirësojnë situatën ekzistuese, nëse mënyrat e mbajtjes së kontrollit janë efektive, parashikuese të gabimeve, sigurojnë nevojshmëri efektive për burimet dhe ndihmojnë për arritjen e objektivave të caktuara për objektet që auditohen.

Mbajtja e llogarive të mjeteve monetare dhe verifikimi i kontabilizimeve

Në Sektorin e Kontabilitetit do të përqëndrojë veprimtarinë në këto drejtime:

Rregullshmëria e hartimit të pasqyrave financiare Kontabilizimi i detyrimeve dhe të drejtave Rakordimin me thesarin Kontabilizimi i aseteve dhe saktësia e llogaritjes së

amortizimit

Në Sektorin e Agjentit Tatimor do të përqëndrojë veprimtarinë në këto drejtime:

Ndjekja e realizimit të të ardhurave nga agjentët tatimorë. Akt rakordimet me Njëstë Administrative, Ndërmarrja e

Ujësjellës Kanalizimi, Bashkia Tiranë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, dhe Drejtoria e Transportit Rrugor Tiranë.

9

Raporte rakordimi për çdo Taksë apo Tarifë të ndjekur nga Agjentët Tatimorë dhe të rakorduara me Degën e Thesarit.

Në Drejtorinë Juridike dhe Menaxhimit të Apelimeve do të përqëndrojë veprimtarinë në këto drejtime: Përfaqësimin në të gjitha rastet e konflikteve gjyqësore

civile/administrative që kanë të bëjnë me taksapaguesit dhe me ish punonjësit e DPTTV-së

Përfaqësimi në të gjitha shkallët e proceseve gjyqësore dhe afatet e ankimimit të të gjitha çështjeve gjyqësore në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Interpretimet juridike dhe respektimi i afateve ligjore dhe procedurave administrative në trajtimin e ankesave dhe kërkesave të taksapaguesve

Plani i auditit të brendshëm duhet të fokusohet në fushat më me risk të vletrësuara bazuar në rregjistrin e riskut operacional të Drejtorisë së e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Risku Risku përkufizohet is kërcënimi që një ngjarje apo aktivitet mund të rezikojë realizimin e objektivave të strategjisë menaxheriale.

Risku i qënësishëm përkufizohet si:

Risku i qënësishëm është risku që një ose me shumë aspkete/aktivitete në mungesë të kontrolleve të brendshme, nuk përmbullin objektivat. Risku i qënësishëm për një aspekt/fushë është funksion i karakteristikave që ky aspekt/fushë ka.

Në këtë strategji dhe planet që derivojnë nga ajo, për cdo fushë të auditueshme është përcaktuar një % e riskut të qënësishëm. Ky risk sic e thamë më lart ka dalë nga rregjistri i riskut i përgatitur nga drejtimi në plotësim të kërkesave dhe detyrimeve të Ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

Risku i mbetur përkufizohet si: Risku që mbetet edhe pas vendosjes së kontrolleve efektive brenda një organizate, ose risku i cili mbetet i pa vleresueshem.

Frekuenca e auditimeve Niveli i kontrolleve dhe përgjigjja e tyre ndaj riskut përdoret për të përcaktuar frekuencën e auditimit.

Niveli i riskut qënësishëm

0-20%

21-40%

41-60%

61-80%

51 – 64 (Lartë)

Këshillim i mundshëm

Këshillim i mundshëm

33 – 50 (Lartë)

Këshillim i mundshëm

Këshillim i mundshëm

16 – 32 (Mesëm)

Këshillim i mundshëm

Këshillim i mundshëm

10

4 – 15 (I ulët)

Fushate auditueshme mund të rishikohen çdo vit, çdo dy vjet ose çdo tre vjet.

Kodi i ngjyrave Frekuenca e

auditimit Frequency Përvitshëm

Çdo dy vjet years Çdo tre vjet years Jo në fokus

Auditimet për të siguruar objektivitetin duhet të realizohen duke përdorur teknika të ndryshme auditimi, të cilat mund të përmbledhin:

Verifikimi i transaksioni

Kur është marre informacioni për një rrethane të caktuar ose transaksion nga një burim i caktuar, atëherë ky informacion krahasohet me një informacion të marrë për të njëjtat transaksione, por me origjine nga një burim tjetër.

Intervistimi

Është metoda më e mirë për të fituar kohë gjatë auditimit si dhe për të marrë informacione të menjëhershme. Duhet shqyrtuar nëse evidenca e arritur gjatë përdorimit të një metode të tillë është plotësisht e besueshme.

Raporte dhe informacione

Shfrytëzimi i raporteve/informacioneve duhet të lidhet me objektivat e auditimit dhe problemet që lidhen me të. Raportet mund të tregojnë gjithashtu dhe vëmendjen që u është kushtuar mangësive të mëparshme, por që nuk është marrë asnjë

eliminimin e tyre.

Por duhet thënë se mund të përdoren edhe teknikat e pyetësorëve apo teknika kompjuterike, por kjo e fundit për shkak të vështirësive nuk do të jetë efektive gjatë realizimit të këtij plani.

Për realizimin e misioneve të auditimit me efektivitet dhe efiçencë dhe me qëllim dhënien e një sigurie për menaxhimin e lartë, rëndësi e veçantë i kushtohet identifikimit të riskut. Në vijim ju paraqesim një informacion të detajuar mbi risqet e identifikuara duke u përpjekur të bëjmë dhe një prioritarizim të tyre bazuar në dy elemente kryesore, mundësinë e ndodhjes dhe impaktin që këto risqe vlerësohen të kenë në arritjen e objektivave.

Kërcënimet në realizimin e këtij plani strategjik dhe i punës audituese

1. Niveli i kualifikimit, aftësitë profesionale të stafit të strukturës së Auditimit të Brendshëm, theksojmë se struktura nuk ka specialistë të mirëfilltë auditimi dhe është duke performuar ndërkohë që specialistët janë duke u trajnuar për auditimin e brendshëm.

11

2. Ndryshimet e shpeshta strukturore dhe organike dhe paqëndrushmëria e stafit të strukturës së auditit të brendshëm, numër i reduktuar i stafit

3. Procedurat e domosdoshme për miratimin dhe hyrjen në fuqi të akteve ligjore e nënligjore (qarkullimi i dokumentacionit apo vonesat), të cilat kërkojnë kohë të konsiderueshme për ndjekje dhe zbatim,

4. Numër shumë i lartë i fushave me risk dhe që kanë nevojë për auditim ndërkohë që burimet jo vetëm strukturore por edhe financiare janë të kufizuara.

12

3. Vlerësimi i Riskut dhe Strategia 2016-2019

Ref

Fushat e auditimit

Risk

u i q

ënë

%

% e

ulje

s si

pa

sojë

e

kont

rolle

ve

Frek

uenc

aud

iti

2016

/17

2017

/18

2018

/19

Komente

A Ndër sektoriale

A.1 Fokusi Financiar

A.1.1

Manaxhimi i kontratave

34

50%

Nisur nga natyra që përfshin menaxhimi i kontratave, risku i qënësishëm për shkak të ndryshimeve të mjedisit të brendshëm është shtuar. Duke e çuar këtë risk në nivelet 50% dhe duke kërkuar vëmendje të auditit të brendshëm dhe frekuencë çdo dy vjet për auditim

A.1.2

Prokurimi dhe Blerja

53

36%

Prokurimi është fusha më me risk në shpenzimet buxhetore referuar shumës së shpenzuar për mallra dhe shpenzime. Prandaj dhe frekueca e auditimit është me të kuqe.

A.1.3 Kontroll buxhetor 36 39%

Mënyra se si programohen nevojat dhe shpenzimet sipas funksioneve, rritja e strukturës ka bërë që risku i qënësishëm të jetë në nivele më të larta.

13

Ref

Fushat e auditimit

Risk

u i q

ënë

%

% e

ulje

s si

pa

sojë

e

kont

rolle

ve

Frek

uenc

aud

iti

2016

/17

2017

/18

2018

/19

Komente

A.1.5

Manaxhimi i aktiveve

Kjo fushë nuk është cilësuar në regjistrin e riskut, megjithatë duke ditur rëndësinë e menaxhimit të drejtë të aktiveve dhe evidencës së tyre, frekueca e kësaj fushe është 1 herë në 3 vjet.

Kjo fushë lidhet me verifikimin dhe drejtimin financiar të aktiveve përfshirë inventarizimin e tyre.

A.1.6 Mbështetja administrative e proceseve

Kjo fushë nuk do të mbulohet me auditime specifike por do të jetë në

fokus gjatë auditimeve të lidhura me të.

A.1.7

Manaxhimi i Cash (mjeteve monetare në bankë)

60

39%

Duke e lidhur mënyrën e menaxhimit të operacioneve monetare edhe me mundësitë e mashtrimit apo të gabimit në administrimin e vlerave kjo fushë është konsideruar me risk të lartë dhe parashikohet një frekuencë auditimi në çdo vit. Ky aspekt lidhet edhe me performancën e realizimit të të ardhurave dhe saktësitë e raportimit.

A.1.8 Grande Mungesa e grandeve si dhe niveli i ulët i tyre e bën këtë aspekt një fushë

me risk të ulët prandaj frekuenca e auditimit është e ulët, 1 auditim në çdo tre vjet

B Organizimi i Brendshëm

B.1

Burimet Njerëzore

51

45%

Procesi i rekrutimit është i lidhur me riskun e lartë operacional që shoqëron njësinë. Saktësia e llogaritjes së pagave dhe detyrimeve të lidhura me to. Frekuenca jo e lartë një herë në dy vjet

14

Ref

Fushat e auditimit

Risk

u i q

ënë

%

% e

ulje

s si

pa

sojë

e

kont

rolle

ve

Frek

uenc

aud

iti

2016

/17

2017

/18

2018

/19

Komente

B.2

Proceset e trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve

26

41%

Vlerësimi i trajnimeve si detyrim në marrëdhëniet e punës dhe rregulloret e brendshme. Vlerësimi i performancës dhe ndikimi I trajnimeve në drejtim të rritjes së efektivitetit të punës

B.3 Planifikimi I nevojave për punonjës dhe ndjekja

33 43% Frekuencë e ulët auditimi pasi vlerësohet si zonë me risk të jashtëm jo të qënësishëm

B.4 Ndërprejrja e marrëdhënieve të punës dhe ndjekja e proceseve gjyqësore, risku I detyrimeve të larta

53 40% Frekuenca një auditim në çdo dy vjet, nisur edhe nga fakti që proceset gjyqësore zgjasin dhe efektet financiare nuk shfaqen ne buxhete vjetore

15

Ref

Fushat e auditimit

Risk

u i q

ënë

%

% e

ulje

s si

pa

sojë

e

kont

rolle

ve

Frek

uenc

aud

iti

2016

/17

2017

/18

2018

/19

Komente

C Qeverisja dhe Financa

C.1 Qeverisja dhe Auditimi

C.1.1 Auditi i Brendshëm

27

Ndjekja e planit dhe zbatimit të rekomandimeve në fund të çdo vit, kjo në funksion të rritjes së efektivitetit të këtij funksioni si mbështetës i drejtimit

C.1.2

Manaxhimi i riskut

Vlerësimi i regjistrit të riskut dhe përmirësimi i risqeve të identifikuara është një aspekt që mbulohet nga struktura e audtimit të brendshëm me synim e identifikimit të zonave më me risk dhe ndjekjes së riskut të qënësishëm në kohezion me riskun e jashtëm me të cilin përballet njësia. Në kohët e sotme Menaxhimi i Riskut i mbetet si funksion Auditit të Brendshëm të cilit i kërkohet ta menaxhojë me kujdes dhe të eleminoj çdo aspekt të konfliktit të interesit në këtë drejtim. Vlerësimi i riskut dhe marrja e masave të zbutjes së këtij risku mbetet subjekte të punës së Audituesit të Brendshem.

C.1.3

Qeverisa e informacionit dhe siguria e të dhënave

61

36%

C.1.4 Ligjori

16

Ref

Fushat e auditimit

Risk

u i q

ënë

%

% e

ulje

s si

pa

sojë

e

kont

rolle

ve

Frek

uenc

aud

iti

2016

/17

2017

/18

2018

/19

Komente

C.2 Financa dhe Raportimi

C.2.1 Pasqyrat Financiare

Për shkak se pasqyrat janë pjesë e pranimit nga dega e thesarit që

vlerëson nga pikëpamja formale këto pasqyra, auditimi financiar do realizohet më një frekuecë të ulët

C.2.2 Llogaritë e arkëtueshme 61 40%

C.2.3 Llogaritë e pagueshme 38 33%

C.2.4 Pagat dhe shtesat 27 50%

C.2.5 Prokurimi 53 36%

Lidhur me A.1.2

C.2.6 Llogaritë e aktiveve të qëndrueshme 40 33% Aspektet e saktësisë së evidendimit në pasqyra të aktiveve si dhe amortizimi iI llogaritur për to do ketë një fokus të ulët në auditime dhe frekuenca e tillë do të jetë

17

Ref

Fushat e auditimit

Risk

u i q

ënë

%

% e

ulje

s si

pa

sojë

e

kont

rolle

ve

Frek

uenc

aud

iti

2016

/17

2017

/18

2018

/19

Komente

D Operacionali

D.1 Departamentet operacionale

D.1.1 Regjistrimin e pronave të subjekteve fizikë dhe juridikë

61

43%

Analiza e vlerësimit të riskut për përzgjedhjen e taksapaguesve që janë kontrolluar mbi bazën e analizës së riskut

D.1.2 Ligjshmëri e llogaritjes dhe hedhjes

së detyrimeve tatimore, sistemet e kontrollit

58

43%

Zbatimi i hapave ligjore në vlerësimin dhe kontabilizimin e detyrimeve vendore.

D.1.3

Raportimi, ndjekja e detyrimeve

52

43%

Afatet e raportimit pranë Drejtimit

D.1.4 Borxhi tatimor dhe ndjekja e tij

72

50%

Zbatimi i hapave ligjore për ndjekjen dhe mbledhjen e detyrimeve të prapambetura.

D.1.5

Falja dhe amnistia e detyrimeve, sistemi i kontrollit

43

50%

Zbatimi i hapave ligjorë dhe të afateve të përcaktuara në ligj

D.1.6 Verifikimi i subjekteve që ushtrojnë aktivitet brenda territorit të Bashkisë Tiranë

Zbatimi dhe mënyra e vlerësimit të Taksave dhe Tarifave vendore,.

Punoi, konceptoi: S.Asllani

SEJKO ASLLANI

DREJTOR

Drejtoria e Auditi të Brendshëm dhe Investigimit