Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf ·...

36
1 UDHËZUES PËR MËSUESIN PËR TEKSTIN DITURI NATYRE 1

Transcript of Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf ·...

Page 1: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

1

UDHËZUES PËR MËSUESIN

PËR TEKSTIN

DITURI NATYRE

1

Page 2: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

2

Shënim. Ky Udhëzues Mësuesi është dhënë pjesërisht, pasi është në proces hartimi

dhe do të plotësohet e pasurohet në vazhdim. Ju lutemi, verifikoni herë pas here

përditësimin e tij në faqen tonë të internetit www.albas.al.

Teksti “Dituri natyre 1” dhe Libri i mësuesit janë dhe në formatin e-libër, që do

të mund të shkarkohen prej mësuesve dhe nxënësve nga portalishkollor.al. Teksti i digjitalizuar krijon mundësinë që të shpjegohet apo studiohet në mënyrë

interaktive; ai përmban video, audio, foto dhe lehtëson kryerjen e detyrave, të

ushtrimeve, testeve me anë të plotësimeve, nënvizimeve e mbajtjes së shënimeve.

Page 3: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

3

PLANIFIKIMI VJETOR I LËNDËS

Lënda: DITURI NATYRE 1

Shkalla: I

Klasa: I

Viti shkollor: 2015-2016

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup; përshkruan në forma të ndryshme shprehëse mjedisin natyror me të cilin rrethohet apo ndonjë ngjarje shoqërore dhe e prezanton atë para të tjerëve; Kompetenca e të menduarit - gjen veçoritë e një objekti, dukurie apo ngjarje të dhënë, ndan dhe krahason më pas në grup gjetjet e veta; - krahason objektet, materialet e paraqitura nga mësuesi duke i klasifikuar ato sipas formave, madhësive, ngjyrave, përbërjes, vjetërsisë etj. dhe tregon funksionin që kanë në natyrë apo në shoqëri; - gjen dhe ndan në grupe të përbashkëta dallimet ndërmjet gjallesave, ngjarjeve, dukurive të njohura si dhe shkruan për to, të paktën gjysmë faqe fletore (rreth 250 fjalë) apo i paraqet në njërën nga format shprehëse; - ndërton tekste, objekte apo animacione sipas imagjinatës, në bazë të elementeve apo materialeve të dhëna; - arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së një problemi në kohëzgjatje nga 3 -5 minuta; Kompetenca e të nxënit - përzgjedh materialet/mjetet si: letrën, plastelinën, shkopinjtë, ngjyrat, numëratoren etj., për kryerjen e një detyre të caktuar dhe arsyeton zgjedhjen që ka bërë; - ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në material për të realizuar një veprimtari /aktivitet /detyrë që kërkohet; - parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemin/ detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit; - zgjidh në mënyrë të pavarur problemin, detyrën e dhënë dhe prezanton para të tjerëve mënyrat e mundshme të zgjidhjes; - mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen zgjidhjen; - grumbullon dhe klasifikon materialet e performacës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal; - identifikon njohuritë që ka, të cilat e ndihmojnë për të kryer një detyrë apo veprimtari të caktuar dhe kërkon këshilla e informacion për kapërcimin e vështirësive;

Page 4: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

4

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin - përgatit një plan të thjeshtë ditor, me shkrim, vizatim, shenja apo simbole, për dy- tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës; - kontrollon mjetet /materialet dhe kohën, që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre/ aktiviteti (në klasë, shkollë apo jashtë saj); - diskuton me moshatarët për mënyrën e sjelljes së nxënësve në klasë apo për një grup të caktuar njerëzish në raport me të tjerët apo me mjedisin që e rrethon gjatë realizimit të një aktiviteti të caktuar; - gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet aktiviteteve, që organizohen në shkollë me ato në shtëpi dhe i përshkruan në mënyrë individuale përmes njërës prej formave të të shprehurit duke i diskutuar në grup; - identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/veprimtarie në klasë, në shkollë, në mjedisin shtëpiak, në lagje/komunitet; - diskuton në grup për hapësirat e pastra, të sigurta në mjedisin që e rrethon dhe tregon të paktën një mënyrë veprimi për - përgatit një plan pune njëjavor dhe specifikon veprimtaritë parësore duke argumentuar përzgjedhjen e tyre; - përgatit një projekt të vogël duke theksuar veprimtaritë kryesore për një çështje që e shqetëson në shkollë ose komunitet dhe përcakton kohën, vendin, materialet, mjetet e nevojshme për zbatimin e tij; � diskuton në grup për gjendjen e mjedisit që e rrethon dhe bën një listë në bashkëpunim me anëtarët e grupit për veprimtaritë e mundshme, për mbikëqyrjen dhe përmirësimin e gjendjes; - paraqet në formë tabele, grafike, vizatimi apo formë tjetër, veprimtaritë e përkujdesjes për qeniet e gjalla, të cilat mundësojnë zhvillimin, rritjen apo ruajtjen e shëndetit të tij; Kompetenca personale - prezanton para të tjerëve rregullat themelore të higjienës personale dhe të higjienës së mjedisit në të cilin jeton dhe vepron; - bën një listë me ushqimet që konsumon dhe i rendit ato sipas rëndësisë që kanë për shëndetin dhe mirëqenien e vet si dhe ndërmerr masa parandaluese për t’u mbrojtur nga sëmundjet që shkaktohen nga papastërtitë dhe përdorimi i tepruar i tyre (duke përdorur një nga format shprehëse si: shkrim, vizatim etj.); - tregon mënyrën e shfrytëzimit dhe menaxhimit të kohës së lirë në të mirën e shëndetit dhe mirëqenies së vet duke ndarë përvojat me të tjerët; - përkujdeset për një mjedis të shëndetshëm gjatë realizimit të një aktiviteti, duke krijuar kushte të përshtatshme pune (ajrosje, ndriçim, shfrytëzim maksimal të hapësirës, mbajtje të pastërtisë, mbajte të rregullt të sendeve që e rrethojnë etj.); Kompetenca qytetare - prezanton rolet dhe detyrat e anëtarëve të familjes së vet apo të ndonjë grupi, në të cilin është pjesëmarrës (grup loje, aktiviteti), tregon detyrat dhe i diskuton me bashkëmoshatarët; - diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup, në klasë, për realizimin e aktivitetit, mirësjelljes, pastërtisë etj.; � arsyeton nevojën e zbatimit të rregullave në lojë, në klasë dhe shkollë, në rrugë apo në familje dhe paraqet pasojat e moszbatimit të ndonjë rregulli në shembullin e caktuar; - shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke e dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar; - identifikon personat dhe shërbimet e nevojshme nga të cilët kërkohet ndihma në situatat e rrezikut për shëndetin e vet, fizik apo mendor;

Page 5: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

5

Kompetenca digjitale - njeh disa mjete të thjeshta të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; - tregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësuesi), me përmbajtje jo më shumë se një faqe teksti; realizon punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë për të shprehur emocionet e tyre; - kupton rëndësinë e ruajtjes së të dhënave individuale (emri, mbiemri, adresa e shtëpisë, mosha) dhe mospublikimit të tyre në asnjë burim informacioni të palicencuar. Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Kompetenca 1: Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre Nxënësi:

a) identifikon një problem ose përcakton një grup problemesh; b) përdor strategji të ndryshme eksplorimi; c) vlerëson qasjen e vet dhe të të tjerëve.

Kompetenca 2: Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore Nxënësi:

a) familjarizohet me rolet dhe funksionet e mjeteve, teknikave, instrumenteve dhe procedurave shkencore dhe teknologjike; b) përdor mjete, objekte dhe procedura të ndryshme në përputhje me situatat dhe mënyrat e përdorimit të tyre në to; c) vlerëson ndikimin e mjeteve, instrumenteve dhe procedurave.

Kompetenca 3: Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës. Nxënësi:

a) familjarizohet me gjuhën e jetës së përditshme që lidhet me shkencën dhe teknologjinë;

b) përdor gjuhën e simboleve dhe të jetës së përditshme për shkencën dhe teknologjinë; c) përdor efektivisht gjuhën e simboleve dhe të jetës së përditshme për të formuluar

pyetje dhe për të argumentuar përgjigjet.

Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës

Kompetencat/Tematikat Nr. Shtator-Dhjetor 12 orë

Janar-Mars 12 orë

Prill-Qershor 11 orë

Diversiteti Diversiteti dhe klasifikimi i

gjallesave (12 orë)

1 Gjallesat

2 Gjërat që nuk kanë qenë kurrë të gjalla

3 Bimët dhe kafshët në mjedisin e tyre jetësor

4 Pjesët e bimës 5 Çfarë u nevojitet bimëve për

t`u rritur?

6 Të gjithë jemi të ndryshëm, por edhe të ngjashëm

Page 6: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

6

7 Pjesët e trupit 8 Shëndeti dhe ushqimi 9 Shqisat 10 Përpunimi i njohurive 11 Përpunimi i njohurive 12 Përpunimi i njohurive

Ciklet (5 orë)

1 Rritja e bimëve

2 Prindër dhe të vegjël

3 Përpunim njohurish 4 Përpunim njohurish 5 Përpunim njohurish

Diversiteti Diversiteti i materialeve

5 orë

6 Nga se përbëhen gjërat?

7 Vetitë e materialeve 8 Emërtimi i

materialeve

9 Grupimi i materialeve

10 Përpunim njohurish Ndërveprimet

7 orë 11 Lëvizja

12 Shtytja dhe tërheqja

Ndërveprimet 1 Ndryshimet në lëvizje

2 Përpunim njohurish 3 Përpunim njohurish 4 Përpunim njohurish 5 Përpunim njohurish

Energjia 6 orë

6 Burimet e tingujve

7 Tingulli dhe largësia

8 Dëgjimi i tingujve 9 Përpunim njohurish 10 Përpunim njohurish 11 Përpunim njohurish

Page 7: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

7

PLANIFIKIMI PËR TREMUJORIN E PARË (Shtator-Dhjetor)

Nr Kompetenca/ tematika

Tema mësimore

Situatat e parashikuara të të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Për çfarë do të vlerësohen nxënësit

Burimet dhe materialet didaktike

1 Diversiteti ( Diversiteti dhe klasifikimi i gjallesave)

Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh

Vëzhgimi, klasifikimi, hulumtimi, regjistrimi, punë individuale, punë në grup

Vlerësohen nxënësit për dallimin , krahasimin e kafshëve dhe bimëve si dhe për pyetjet që bëjnë për to gjatë bashkëveprimit në grup

Teksti shkollor, fletore pune, enciklopedi, informacione nga interneti

2 Gjërat që nuk kanë qenë kurrë të gjalla

Foto të gjërave të gjalla, të gjërave jo të gjalla, gjërave që kanë qenë dikur të gjalla, eksplorimi jashtë klasës.

Klasifikimi, vëzhgimi, hetimi, eksplorimi, punë e pavarur

Vlerësohen nxënësit për përcaktimin e klasifikimin e gjërave si dhe interesin që shfaqin nëpërmjet pyetjeve që ata bëjnë rreth tyre.

Natyra, teksti shkollor, fletorja e punës, enciklopedi, revista

3 Bimët dhe kafshët në mjedisin e tyre jetësor

Eksplorim në një mjedis jetësor

Eksplorimi, vëzhgim, punë në grup, regjistrim, parashikim, krahasim, ekspozitë

Vlerësohen nxënësit për krahasimin dhe për shpjegimet që japin nga krahasimi i këtyre mjediseve.

Natyra, teksti shkollor, fletore pune, enciklopedi, letër vizatimi, laps, enë/vazo/kuti

4 Pjesët e bimës Figura e një bime Bimë natyrale

Vëzhgim, vizatim, modelim, krahasim, punë e pavarur.

Vlerësohen nxënësit për interesin që shfaqin gjatë vëzhgimit të pjesëve të bimës, vizatimin dhe modelimin e saj. Vlerësohen gjithashtu për krahasimin e tyre.

Teksti shkollor, fletore pune, mjedis i jashtëm, letër vizatimi, laps, kuti, gota kosi, litar, fije leshi, fije pambuku, peceta letre, pastrues gypash

5 Çfarë u nevojitet bimëve për t`u rritur?

Foto(në tekstin shkollor),

Hetim, zbulim, investigim, regjistrim,

Vlerësohen nxënësit për mbledhjen dhe regjistrimin e informacionit nga vëzhgimet dhe për nxjerrjen e përfundimeve.

Teksti shkollor, fletore pune, letër vizatimi, kuti, metër,vazo me bimë laps, enciklopedi,

Page 8: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

8

informacione nga interneti

6 Të gjithë jemi të ndryshëm, por edhe të ngjashëm

Figurat e fëmijëve

vizatim, krahasim, diskutim

Vlerësohen nxënësit për identifikimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve midis njerëzve si dhe për interesin që shfaq gjatë veprimtarisë

Teksti shkollor, fletore pune, letër vizatimi, lapsa me ngjyra

7 Pjesët e trupit Figura e fytyrës, krahut, këmbës

Punë individuale, lojë, regjistrim, interpretim i grafikut

Vlerësohen nxënësit për dallimin dhe emërtimin e pjesëve kryesore të jashtme të trupit të njeriut si dhe për interpretimin e grafikëve e interesin që shfaqin gjate veprimtarive.

Teksti shkollor, fletore pune, letër vizatimi, lapsa, letër me katrorë

8 Shëndeti dhe ushqimi

Figura ushqimesh

Krahasim, punë në grup, diskutim.

Nxënësit vlerësohen për njohuritë që kanë rreth dietës së shëndetshme dhe ushqimit të duhur, për rëndësinë që i kushtojnë dietës së shëndetshme

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi,

9 Shqisat Detyrë në lidhje me figurat e organeve të shqisave, ambient jashtë shkolle ( rrugë,park etj.)

Punë individuale, punë në dyshe, punë në grup diskutim, lojë

Nxënësit vlerësohen për përcaktimin e organeve të shqisave dhe shqisat, për kryerjen e veprimtarive ku provuan se si përmes shqisave njerëzit dhe kafshët njohin botën rreth tyre si dhe për interesin që treguan duke kontribuar në zhvillimin e veprimtarive në klasë dhe jashtë saj.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi

10 Përpunimi i njohurive (..........)

11 Përpunimi i njohurive (..........)

12 Përpunimi i njohurive (..........)

Page 9: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

9

PLANIFIKIMI I LËNDËS PËR TREMUJORIN E DYTË

(Janar-Mars)

Nr Kompetenca/ tematika

Tema mësimore Situatat e parashikuara të të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Për çfarë do të vlerësohen nxënësit

Burimet dhe materialet didaktike

13 Ciklet Rritja e bimëve Figura (në tekstin shkollor), mbjellja e një bime.

Investigim, hetim, diskutim, vëzhgim, regjistrim, krahasim.

Nxënësit vlerësohen për interesin që kanë gjatë veprimtarisë, për mënyrën e vëzhgimit dhe krahasimit që i bënë rritjes së farave dhe bimëve.

Teksti shkollor, fletore pune, mjedis i jashtëm, letër vizatimi, laps, vazo, dhe fara bimësh.

14 Prindër dhe të vegjël

Klasifikim i figurave, renditje e figurave.

Renditje, klasifikim, punë individuale.

Vlerësimi i nxënësve bëhet për detyrat klasifikuese dhe renditësh që bënë si dhe për kuriozitetin e përpjekjet e secilit dhe të grupit gjatë zhvillimit të veprimtarive.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi.

15 Përpunim njohurish(..........)

16 Përpunim njohurish(..........)

17 Përpunim njohurish(..........)

18 Diversiteti ( Diversiteti i materialeve)

Nga se përbëhen gjërat?

Figurë me objekte të ndryshme, objekte prej materialesh të ndryshme.

Diskutim, punë e pavarur, krahasim, vëzhgim, eksplorim.

Vlerësohen nxënësit për përshkrimin e përbërjes së objekteve të ndryshme në mjedisin përreth si dhe për interesin që shfaqin gjatë eksplorimit.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi.

19 Vetitë e materialeve

Objekte prej materialesh të ndryshme.

Punë individuale, regjistrim të dhënash, diskutim.

Vlerësohen nxënësit për përshkrimin e vetive fizike të materialeve të jetës së përditshme dhe për kuriozitetin që shfaq nëpërmjet

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi, sende prej materialesh të ndryshme.

Page 10: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

10

pyetjeve gjatë eksplorimit të materialeve të ndryshme.

20 Emërtimi i materialeve

Figurë më objekte të ndryshme, objekte prej materialesh të ndryshme.

Vëzhgim, klasifikim, regjistrim, punë në grup, punë individuale.

Vlerësohen nxënësit për emërtimin dhe klasifikimin e materialeve.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi, letër vizatimi, laps/stlolaps

21 Grupimi i materialeve

Figurat e objekteve, objekte prej materialesh të ndryshme.

Diskutim, punë në grup, lojë, klasifikim

Vlerësohen nxënësit për klasifikimin e objekteve sipas karakteristikave të përbashkëta dhe për bashkëpunimin në grup.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi , sende prej materialesh të ndryshme, letër vizatimi, laps/stilolaps

22 Përpunim njohurish(..........)

23 Ndërveprimet Lëvizja Figura (në tekstin shkollor)

Diskutim, punë në grup, eksplorim, vëzhgim, krahasim

Vlerësohen nxënësit për përshkrimin e mënyrave të ndryshme të lëvizjes së trupave në mjedisin rrethues.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi , letër vizatimi, laps/stilolaps

24 Shtytja dhe tërheqja

Figura (në tekstin shkollor), lëvizja e sendeve në klasë,

Diskutim, punë në grup, vëzhgim, krahasim

Vlerësohen nxënësit për demonstrimin e lëvizjes së trupave si pasojë e tërheqjes dhe shtytjes.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi , letër vizatimi, laps/stilolaps

Page 11: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

11

PLANIFIKIMI I LËNDËS PËR TREMUJORIN E TRETË

(Prill-Qershor)

Nr Kompetenca/ tematika

Tema mësimore Situatat e parashikuara të të nxënit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Për çfarë do të vlerësohen nxënësit

Burimet dhe materialet didaktike

25 Ndryshimet në lëvizje

Lodra ( makina, topa), figura (në tekstin shkollor),

Diskutim, punë në grup, lojë, vëzhgim, krahasim

Vlerësohen nxënësit për parashikimin, regjistrimin e krahasimin e mënyrave të ndryshme të lëvizjes së trupave.

Teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi , letër vizatimi, laps/stilolaps

26 Përpunim njohurish(..........)

27 Përpunim njohurish(..........)

28 Përpunim njohurish(..........)

29 Përpunim njohurish(..........)

30 Energjia Burimet e tingujve Vlerësohen nxënësit për eksplorimin, e tingujve nga burime të ndryshme dhe për eksplorimin e tingujve të ulët dhe të lartë.

31 Tingulli dhe largësia

Vlerësohen nxënësit për eksperimentimin e përhapjes së tingujve.

32 Dëgjimi i tingujve Vlerësohen nxënësit për përgjegjësinë dhe kujdesin që tregon për ruajtjen e shqisës së dëgjimit nga tingujt e ulët dhe të lartë.

33 Përpunim njohurish(..........)

34 Përpunim njohurish(..........)

35 Përpunim njohurish(..........)

Page 12: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

12

Hyrje Ky Libër Mësuesi është hartuar për të ndihmuar përdorimin e Librit të Nxënësit dhe Fletores së Punës. Çdo kapitull në librin e nxënësit përmban tema që përshijnë objektivat, konceptet dhe aftësitë e përcaktuara në kurrikulë. Për shembull, në librin e nxënësit, kapitulli i parë: “Bimët” fillon me temën “Gjallesat”. Numri i temave në kapituj ndryshon, në mënyrë që të përshtatet me objektivat e strukturës. Librin e Mësuesit fillon me synimet për çdo kapitull të librit të nxënësit. Ato janë të shprehura si përfundime që nxënësi duhet të arrijë në fund të kapitullit. 1. Biologji Në fund të këtij kapitulli nxënësi duhet që: Të dijë që bimët janë qenie të gjalla.

Mbështetja Mbështetja për çdo kapitull të Librit të Nxënësit është paraqitur nëpërmjet titujve të mëposhtëm: Zhvillimi i koncepteve dhe aftësive – një përmbledhje e kapitullit, e cila

përshkruan idetë shkencore pas temave dhe diskuton aftësitë që nxënësi do të praktikojë. Fjalori – fjalët kyçe që ju do të përdorni gjatë mësimdhënies. Përdorimi i një

terminologjie të saktë dhe inkurajimi që nxënësit ta përdorin atë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e të menduarit në mënyrë shkencore. Materialet – mjetet që do t’ju duhen për veprimtarit janë të listuara, kështu që

ju mund të përgatiteni lehtësisht përpara mësimit. Mbështetja për çdo kapitull është e prezantuar nga një komentim faqe më faqe, me këshilla dhe sugjerime në lidhje me përdorimin e librit të nxënësit. Komentimi faqe më faqe është mbështetur nga referencat me fletën e punës. Veprimtaritë janë të shpjeguara me anë të: pikave që i duhet vënë rëndësi; mjeteve që duhen përgatitur që më përpara; si t’i futim në punë rezultatet e aktivitetit.

Diferencim Qasjet e çdo veprimtarie mund të përshtaten me aftësitë e ndryshme që kanë nxënësit në klasën tuaj, si: organizimi i nxënësve për të punuar në dyshe me aftësi të larta/të ulëta; organizimi i grupeve të diskutimit për të ndarë me njëri-tjetrin rezultatet e

veprimtarive. Këto qasje bëjnë të mundur që nxënësit t’i japin mbështetje maksimale njëri-tjetrit. Shpjegimi dhe diskutimi i rezultateve përforcon njohuritë e marra nëpërmjet “të mësuarit duke vepruar”. Në çdo fazë do të ketë disa veprimtari të gjata, që do të ishte mirë të realizoheshin në disa orë mësimi ose gjatë gjithë semestrit. Niveli i udhëheqjes që ju do të jepni këtu duhet të jetë mjaft i përshtatur me aftësitë e secilit nxënës, dyshe ose grup nxënësish dhe mësuesi duhet të vëzhgojë procesin me kujdes, p.sh. kujtojini nxënësve se çfarë kanë bërë gjatë veprimtarive dhe pyetini: - Cili është hapi i ardhshëm? Cilat janë gjërat që duhet të bëjmë në këtë hap? Disa nxënësve mund t’i duhet më shumë ndihmë me shkrimin dhe regjistrimin e të dhënave. Ju mund t’i drejtoni ata te fjalitë fillestare dhe te tabelat në fletën e punës.

Page 13: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

13

Aftësitë e nevojshme për Kërkimin Shkencor Materiale nga më të ndryshme gjenden kudo rrotull nesh, kështu që nuk do të jetë i vështirë përdorimi i qasjes për të praktikuar kërkimin shkencor (KSH). Veprimtaritë zhvillojnë aftësitë hap pas hapi dhe rimerren në secilën fazë. Ato synojnë të nxitin nxënësit të ngrenë pyetje shkencore për botën që i rrethon. Ndërkohë që nxënësit do të bëjnë veprimtarit ato do të mësojnë aftësitë e dorës, syrit dhe mendjes. Për shembull, vizatimi i grafikëve është një rast se si mund të paraqisni rezultatet. Kjo është një marrëveshje që matematikanët kanë zhvilluar për të kthyer numrat në pamje grafike të një lloji apo të një tjetri. Një grafik është më shumë një pikturë sesa një listë numrash. Fëmijët duhet të mësojnë aftësitë e të vizatuarit dhe të lexuarit grafik. Kjo është padyshim një aftësi që është e përbashkët si e matematikës dhe e shkencës, me aplikim në lëndë të tjera gjithashtu. Piktogramet, të cilat përdorin vizatime të vogla për të treguar sendet që po numërohen me anë të kolonave, ku gjatësia e një kolone është e lidhur me numrin e sendeve që përfaqëson, na drejtojnë në ndërtimin e grafikëve linearë dhe në thurjen e të dhënave të marra nëpërmjet investigimeve. Nxënësit në fazën 1 duhet të fillojnë të përdorin versionet fillestare të grafikëve në mënyrë të tillë që në fazën 6 ato të jenë të aftë të përdorin një varietet grafikësh për të prezantuar informacionet e tyre. Aftësi të tilla janë të përdorshme gjithandej por në shkencë ato janë thelbësore. Aftësi të tjera të KSH që veprimtarit në libër përfshijnë janë:

Vëzhgimi – përdorimi i të gjitha shqisave për të gjetur informacion. Vëzhgimi përdoret kur nxënësi është duke përshkruar objekte ose ngjarje. Vë në përdorim njohuritë kryesore.

Krahasimi – është një tip i veçantë i vëzhgimit ku vëzhgohen të përbashkëtat dhe ndryshimet.

Klasifikimi – përdorimi i vëzhgimeve për t’i ndarë gjërat në grupe, bazuar në kritere të ndryshme si p.sh. ngjyra, forma, materiali. Vëzhgimi është gjithmonë hapi i parë. Një ndarje e thjeshtë duhet të zhvillohet në procesin më kompleks të klasifikimit duke përdorur emërtime shkencore për grupet.

Matja - është një lloj vëzhgimi që përfshin sasinë. Lloji i parë i matjes që bëhet nga nxënësi është në formë krahasimi. Më pas, matja e vërtetë duke përdorur njësi jo standarde si p.sh. pëllëmbët e dorës ose gjatësia e këmbës do të zhvillohet. Këto njësi do të zëvendësohen gradualisht më njësi si centimetri apo kilogrami.

Llogaritja – është pjesë e aftësisë së të maturit. Ndërkohë që nxënësit përshtaten me njësitë standarde gjatë praktikës, mund të përdorin njohuritë e tyre për të njehsuar masën e objektit. Kjo është një aftësi shumë e dobishme në jetën e përditshme.

Regjistrimi – mund të bëhet në mënyra të ndryshme dhe duhet të shoqërojë çdo aktivitet. Vizatimi i pikturave është shumë i përshtatshëm për nxënësit e rinj por ndërkohë që ata progresojnë, shkrimi, mbledhja e figurave në tabela dhe vizatimi i grafikëve bëhen më të përdorur.

Investigimi – përfshin testimin, eksperimentimin dhe mbledhjen e të dhënave, planifikimin. Investigimet nisen nga pyetjet, prandaj është e rëndësishme të inkurajojmë fëmijët që të bëjnë pyetje dhe të ndërmarrin veprimtari për të gjetur përgjigjet.

Parashikimi – është pjesë e planifikimit dhe ndërmarrjes së një investigimi. Fëmijët duhet të inkurajohen që të mendojnë se çfarë kanë vëzhguar më parë dhe të përdorin njohuritë për të parashikuar se çfarë mendojnë ata se do të ndodhi në një investigim.

Interpretimi – është thelbësor nëse rezultatet e investigimit dhe vëzhgimet mund të përdoren si përgjigje e pyetjeve të nënshtruara. Nxënësit duhet të shohin rezultatet dhe të pyesin: ‘Çfarë do të thonë këto rezultate? Çfarë na tregojnë ato?’Kjo gjë

Page 14: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

14

përfshin kërkimin e rrugëve të ndryshme për të arritur te rezultatet. Interpretimi na nxjerr në konkluzione të cilat na drejtojnë drejt shpjegimeve dhe arsyeve. Mjedisi Struktura e kurrikulës së shkencës së ciklit të ulët adreson shqetësimet në lidhje me mjedisin që kanë individët, komunitetet dhe qeveritë rreth e rrotull botës. Në këtë tekst i është vënë rëndësi të madhe përkujdesjes ndaj mjedisit dhe përpjekjeve për të ndihmuar nxënësit që të dinë rëndësinë e tij dhe të sugjerojnë mënyra që dhe ato të luajnë rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit. Fjalori Fjalori i librit të nxënësit është i përfshirë në çdo libër mësuesi. Ka gjithashtu një listë fjalësh kyç për mësuesin, të lidhur me fazën e përshtatshme. Fjalët kyçe për mësuesit janë me të zeza kur shfaqen për herë të parë në tekst. Teksti i drejton nxënësit një stil bisedor. Niveli i gjuhës ndryshon duke u përshtatur me zhvillimin e aftësive gjuhësore të nxënësit. Veprimtarit e librit të nxënësit. Çdo aktivitet që kërkon përdorimin e materialeve të ndryshme përfshin një listë të sendeve që do i duhen, për shembull: Veprimtaria 3 - Juve do t’ju duhen: një hapësirë e jashtme, ku mund të eksploroni, fletë vizatimi ose fleta e punës, dhe një laps ose një stilolaps. Përgjithësisht këto sende janë gjëra të përditshme që shkolla mund t’i sigurojë lehtësisht. Me raste ju dhe nxënësit do të keni nevojë të sillni gjëra nga shtëpia ose do t’ju duhet të gjeni në hapësirën përreth shkollës. Hapat që nxënësi duhet të ndjekë janë të përcaktuara në një sekuencë me numra. Këto përfshijnë pyetje të adresuara nxënësve. Disa hapa në sekuencën me numra kanë ikona ngjitur me to për t’i treguar nxënësve se ku duhet që të: Vëzhgo Shkruaj Diskuto Këto reflektojnë aftësi shkencore bazike të të shikuarit nga afër, regjistruarit çfarë ndodh dhe diskutimin e rezultateve. Ju duhet të përdorni hapat dhe pyetjet për ta fokusuar vëmendjen e nxënësit në atë që ato janë duke bërë dhe në rezultate. Shpesh përgjigjet do të jenë me gojë por ndërkohë që nxënësit rriten do t’iu kërkohet një përgjigje me shkrim. Ky lloj zakoni i të regjistruarit të gjërave ndërkohë që ato krijojnë veprimtari është një zakon mjaft i mirë për tu zhvilluar dhe e bën detyrën e të shkruarit më të lidhur me eksperiencën. Disa veprimtari janë të bazuara tek libri më shumë sesa tek përdorimi i pajisjeve. Ato kryesisht përfshijnë vëzhgimin e pikturave, grafikëve ose tabelave për të gjetur përgjigjet e pyetjeve të bëra në tekst. Këto veprimtari nuk janë ekstra mësimdhënies, ato janë mjeti kryesor i mësimdhënies – nëpërmjet atyre nxënësit do të kuptojnë dhe do të mësojnë përmbajtjen e mësimit dhe do të zhvillojnë aftësi. Librat nuk furnizojnë me gjithë informacionin e nevojshëm – shumë nga informacioni do të duhet të vijë nga veprimtarit praktike. Të gjithë veprimtaritë kanë nevojë për drejtim dhe mbikëqyrjen nga mësuesi, por disa veprimtarive i duhet kujdes shtesë për arsye sigurie. Ato mbajnë paralajmërime të tilla: PARALAJMËRIM: Përdoreni thikën me kujdes.

Page 15: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

15

Gjatë librit të studentit ka kujtesa për nxënësit e fakteve dhe koncepteve shkencore që t’i ndihmojë ato në atë pikë, në këtë mënyrë: Kujto që në shkencë, një numër gjërash që kanë diçka të përbashkët quhet ‘grup’. Figurat Fotografitë, ilustrimet,vizatimet dhe diagramet e librit të studentëve janë një pjesë thelbësore e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit. Nuk janë vetën për zbukurim. Duhet t’i vësh në punë ato sa herë që i ndesh, pasi janë vënë aty për një qëllim të caktuar. Ka sugjerime për përdorimin e tyre gjatë gjithë librit. Ushtrime shkrimi Ka një numër ushtrimesh shkrimi që përfshijnë kopjimin dhe plotësimin e fjalëve apo fjalive. Marrëveshja e përdor është që çdo shkronjë që mungon është e përfaqësuar nga një vizë. Do t’iu duhet t’ia shpjegoni këtë gjë nxënësve, në mënyrë që ata ta kuptojnë detyrën e dhënë në mënyrë korrekte. Fletët e punës Fletët e punës për çdo fazë janë në dispozicion dhe përfshijnë ushtrime shkrimi të llojeve të ndryshme. Fletët e punës janë bërë që nxënësit t’i përdorin si një alternativë e librit të ushtrimeve për të regjistruar proceset dhe rezultatet e të gjithë veprimtarive të përfshira në librin e nxënësve dhe si pjesë e detyrave të tyre të shtëpisë të cilat i përforcojnë më pas në klasë. Fjalori Është e nevojshme që të mësohen fjalë të reja në çdo fazë, veçanërisht ato fjalë me një kuptim posaçërisht shkencor. Këto fjalë janë të theksuara në një ngjyrë të ndryshme nga teksti dhe të listuar në fjalorin që ndodhet në fund të librit të nxënësit. Për shembull:

Të gjithë kishin prindër. prind – mamaja ose babi; një kafshë plotësisht e rritur.

Do t’ju duhet t’i mësoni nxënësve se si të përdorin fjalorin. Dalja jashtë klasës. Libri nuk mund të përdoret saktësisht ose efektivisht nëse qëndroni gjatë gjithë kohës në mjediset e klasës – janë shkruar me synimin që nxënësit të dalin jashtë në mjedisin e shkollës dhe më pas me raste dhe në fusha. Mjedisi do të shërbejë si ‘klasa’ në një shtrirje të gjerë. Është vendi ku nxënësit do të shpenzojnë shumicën e kohës së tyre dhe është vendi ku mund t’i japin më së miri kuptim botës natyrore dhe vendit të tyre në të.

Page 16: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

16

Objektivat e mësimit të Kërkimit Shkencor për fazën e parë Objektiva për KSH janë të ngulitura në veprimtarit e çdo kapitulli. Në fazën e parë ato janë:

Idetë dhe provat Nxënësit do të:

Përpiqen që t’i përgjigjen pyetjeve duke mbledhur prova nëpërmjet vëzhgimit

Puna hetimore e planifikuar Nxënësit do të:

Bëjnë pyetje dhe do të marrin pjesë në diskutimet se si të arrijnë tek përgjigjet Bëjnë parashikime Vendosin se çfarë të bëjnë që të përpiqen për t’iu përgjigjur një pyetje shkencore.

Të sigurojnë dhe të prezantojnë provat Nxënësit do të:

Eksplorojnë dhe vëzhgojnë në mënyrë që të mbledhin prova (matjet dhe vëzhgimet) për t’iu përgjigjur pyetjeve

Sugjerojnë ide dhe ndjekin udhëzime Regjistrojnë fazat në punë.

Të marrin në konsideratë provat dhe afrimet Nxënësit do të:

Bëjnë krahasime Krahasojnë çfarë ndodhi me parashikime Modelojnë dhe komunikojnë ide në mënyrë që të ndajnë,shpjegojnë dhe zhvillojnë

ato. Tematika I Bimët Në fund të këtij kapitulli, nxënësit do të:

Dinë që bimët janë gjallesa. Dinë që ka gjallesa por edhe gjëra që nuk kanë qenë kurrë gjallë. Shohin mënyrat që kafshët dhe bimët e ndryshme banojnë në mjediset lokale. Emërtojnë pjesët kryesore të një bime, duke parë në bimë të vërteta dhe në modele. Dinë që bimët kanë nevojë për dritë dhe ujë që të rriten. Zbulojnë se si farat rriten në bimë të lulëzuara.

Diskutimi i koncepteve dhe aftësive Bimët janë fokusi i kapitullit, por gjithashtu preket dhe marrëdhënia e tyre me kafshët në mjedis. Koncepti themelor i futur nëpërmjet disa veprimtarive është që bimët janë shembull gjallesash, ndërkohë që ka dhe shumë gjëra të tjera që nuk kanë qenë ndonjëherë të gjalla. Nxënësit mund ta identifikojnë ‘të gjallën’ me tipare siç është lëvizja (nga një vend në tjetrin), duke marrë frymë ose duke ngrënë. Kjo do t’i nxjerrë ata në konkluzionin që bimët nuk janë të gjalla. Kapitulli i mëson ata që ta shohin ‘të gjallën’ në një mënyrë më shkencore. Koncepti i dytë shpreh marrëdhënien e bimëve (dhe kafshëve) me mjedisin në të cilin jetojnë. Meqenëse bimët janë gjallesa, ato varen në disa tipare të caktuara të mjedisit

Page 17: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

17

për të siguruar mbijetesën e tyre. Disa mjedise i përshtaten bimëve të caktuara më shumë sesa bimëve të tjera, kështu që jo të gjithë bimët do të gjenden në të gjitha mjediset. Ky është fillimi i konceptit shkencor të përshtatjes, i zhvilluar në fazat pasardhëse. Nxënësit do të zbulojnë nga vëzhgimet dhe krahasimet e tyre, që diferencat në mjedis janë të lidhura diferencat në tip dhe në numër të bimëve dhe kafshëve që jetojnë në këto mjedise. Pjesë e planifikimit i drejtohet përgjigjes së pyetjeve që përfshin mbledhjen dhe regjistrimin e provave në të gjitha fazat e hetimit për bimët në mjediset e tyre. Hetimi i mjedisit lokal siguron një mundësi perfekt për nxënësit që të bëjnë parashikime dhe në përfundim të komunikojnë idetë e tyre dhe të shpjegojnë se çfarë gjetën. Nxënësit kanë nevojë të mësojnë emrat e pjesëve kryesore të një bime dhe të jenë të aftë t’i identifikojnë këto pjesë në bimë të vërteta dhe në piktura ose modele bimësh. Ka pak gjëra që janë të vështira ose të reja në këtë temë, por fjalori është i rëndësishëm dhe duhet lexuar, dëgjuar ose shkruar në mënyrë të përsëritur që të përforcojë njohuritë që nxënësit kanë për të. Vëzhgimi i afërt dhe krahasimet janë gjithashtu aspekte të rëndësishme të kësaj teme. Të dy temat e fundit të kapitullit merren me rritjen e bimëve(e para me bimët që kanë gjethe dhe rrënjë dhe e dyta me rritjen e bimëve nga farat). Pika kryesore që duhet theksuar këtu është kontrasti ndërmjet dy tipave të rritjes. Bimët me gjethe kanë nevojë për dritë, sepse drita është burimi i energjisë që i duhet për të prodhuar ushqimin e tyre, por farat nuk kanë nevojë për dritë, sepse kanë një rezervë ushqimi brenda tyre. Të dyja dhe bimët dhe farat kanë nevojë për ujë dhe për ngrohtësi. Temat sigurojnë mundësi për nxënësit që të planifikojnë, parashikojnë, të kryejnë, të regjistrojnë, të komunikojnë, të krahasojnë dhe të shpjegojnë rezultatet e hetimeve të tyre. Fjalët kyçe Lloj, grupe, bimë, kafshë, regjistroj, komunikoj, ngjashmëri, prindër, krahasoj, ndryshimet, strehë, çift, lule, fruta, fara, shqisat, mjediset, eksploroj, vëzhgoj, udhëzime, prova, shfaq/tregoj/ekspozoj, parashikoj, shpjegoj, kërcell, rrënjë,hetim, fidanë. Mjetet e nevojshme

Qese plastike Kavanoz qelqi Kovë Ibrik Kuti kartoni Materialet modelimi si p.sh tub pastrues, letër me ngjyrë,ngjitës, pambuk, spango. Vazo bimësh dhe dhè. Vizore. Matës vëllimi. Bimë të vogla. Fara. Ujë. Qese të zeza plastike. Etiketa.

Page 18: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

18

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore : Gjallesat Situata e të nxënit : foto bimësh dhe kafshësh

Rezultatet e te nxënit: Tregon bimët e kafshët si qenie të gjalla. Vëzhgon e krahason bimët e kafshët Tregon kuriozitet duke bërë pyetje për bimët e kafshët përreth.

Fjalët kyçe: kafshë, bimë, gjallesë, grup

Burimet dhe materialet didaktike: teksti shkollor, fletore pune, enciklopedi, informacione nga interneti

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia:.vëzhgimi, klasifikimi, hulumtimi, regjistrimi, punë individuale, punë në grup Veprimtaritë e nxënësve: Veprimtaria 1 Hapi 1 – fotot janë përdorur që të përfshijnë nxënësit me temën. Mësuesi/ja u lë nxënësve kohë që t’i shohin e t’i flasin njëri- tjetrit për to. Hapi 2 – kjo përfshin shembujt e parë të fjalëve me të kuqe. Këto janë fjalë kyçe. Mësuesi/ja i shpjegon klasës se çfarë janë dhe si ta gjejnë kuptimin e secilës fjalë në fjalorin në fund të librit. Kërkon 4 fjalët (lloj, grupe, bimë, kafshë) bashkë dhe shpjegon kuptimin e tyre klasës. Veprimtaria është një punë me ndarje/ klasifikim kështu që sigurohet që ata e kuptojnë se çfarë do të thotë. Mund t’ia demonstrojë ndarjen/ klasifikimin duke përzier lapsa, stilolapsa, vizore dhe pastaj të kërkojnë një vullnetar nga klasa që t’i ndajë/ klasifikojë ato. Mësuesi/ja duhet të përdorë termin ‘grupe’ dhe të presë që nxënësit ta përdorin gjithashtu kur të flasin për rezultatet e procesit. Kuadrati i ideve kyçe përmban kuptimin shkencor për të të kujtuar, kështu që Mësuesi/ja e lexon dhe atë. Hapi 3 – Dy grupet i kanë emrat : kafshë dhe bimë. Nxënësit duhet të kopjojnë këto dhe më pas nën çdo titull të shkruajë shkronjat e 5 nga gjërat që shohin në figurë. Përgjigjet: Bimët: (a) kokrrat (b) pemë (e) gjethe (f) misër (h) fryt (o) lule (p) patate e ëmbël Kafshët: (c) peshk (d) zog (g) dhëmb (i) guaskë (j) insekt (k) kafshë duke dalë nga zhgualli (l) kockë (m) krimb toke (n) qen (q) vezë zogu. Mësuesi/ja fton nxënësit të kontrollojnë kuptimin e fjalës ‘regjistroj’ në fjalor pasi është një aftësi e rëndësishme e KSH (Kërkimit Shkencor). Hapi 4 – Kjo është mundësia e parë për klasën për të përdorur një tjetër aftësi të KSH – komunikimi. Pasi e kanë parë fjalën në fjalor, Mësuesi/ja lejon nxënësit t’i thonë njëri-tjetrit se çfarë kanë në grupin e tyre. Nëse ka mosmarrëveshje, i vë nxënësit të shpjegojnë mënyrën e tyre të ndarjes/klasifikimit dhe të bëjnë ndryshime nëse i kuptojnë gabimet e tyre. Mësuesi/ja duhet ta përdorë këtë detyrë për të monitoruar e për të kuptuar se cilët nxënës kanë problem me konceptet e bimëve, kafshëve dhe ndarjes/klasifikimit.

Page 19: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

19

Faqja 4 Mësuesi/ja lexon tekstin blu, duke kontrolluar fjalorin për kuptimin e fjalëve kyçe ‘ngjashmëri’ dhe ‘prindër’. Ideja kyçe është që bimët dhe kafshët janë të ngjashme në njërën anë sepse të dyja janë gjallesa. Lejon nxënësit të shtojnë idetë e tyre ndërkohë që Mësuesi/ja lexon dhe diskuton tekstin. Më pas teksti kujton nxënësit që kanë ndryshime të rëndësishme prandaj dhe kemi dy grupe: bimët dhe kafshët. Mësuesi/ja sigurohet që nxënësit e kuptojnë diagramin me shigjeta për të treguar se si gjallesat mund të ndahen/klasifikohen në dy grupe të ndryshme. Faqja 5 Veprimtaria 2 Hapat 1 dhe 2 – detyra është që të krahasohet macja me pemën frutore dhe të gjenden ngjashmëritë dhe diferencat. Mësuesi/ja lexon kuadratin e ideve kyçe që të sigurohet që nxënësit e kanë kuptuar se çfarë do të thotë ‘krahasim’.Të bërit krahasime është një tjetër aftësi shumë e rëndësishme e KSH të cilën nxënësit do ta përdorin gjatë të gjithë edukimit të tyre shkencor. Hapi 3 – vendosen nxënësit në grupe dhe inkurajon ata t’i thonë njëri- tjetrit se çfarë kanë vëzhguar. Hapi 4 – fokusohen në ndryshimet dhe përdorin fjalorin që të shohin kuptimet. Përgjigjet: Për shembull: një bimë nuk ka sy, është jeshile, bima nuk lëviz nga njëri vend në tjetrin, bima ka rrënjë. Macja nuk ka gjethe, macja mund të shohë dhe të dëgjojë, macja ha ushqim. Faqja 6 dhe 7 Teksti me blu në këto faqe fokusohet në disa ndryshime të rëndësishme që ndajnë bimët nga kafshët. Mësuesi/ja lexon pjesët një nga një dhe lejon nxënësit të flasin për informacionin, duke dhënë shembuj që mund të kujtojnë ndërkohë që diskutimi vazhdon (për shembull, të emërtojnë kafshë të cilat ata e dinë që jetojnë nëntokë: lepujt,milingonat,dhelprat dhe kështu me radhë). Të gjitha fjalët kyçe në të kuq duhet të shihen në fjalor. Përdorimi i fjalorit është një detyrë e zhvillimit të mirë të gjuhës që ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe të përdorin fjalorët. Ndryshimi kyç ndërmjet bimëve dhe kafshëve është fakti që bimët duhet të kenë dritë që të përgatisin ushqim. Kafshët nuk mund të përgatisin ushqim – ato duhet të hanë bimë ose kafshë të tjera. Nxënësit nuk kanë nevojë të dinë detaje të tjera rreth mënyrës se si e përgatisin ushqimin bimët, por ata duhet të kuptojnë që bimët NUK e marrin ushqimin nga toka. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për dallimin , krahasimin e kafshëve dhe bimëve si dhe për pyetjet që bëjnë për to gjatë bashkëveprimit në grup. Detyrë: Sillni nga 2 foto bimësh e kafshësh.

Page 20: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

20

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre Klasa 1 Data:________

Tema mësimore: Gjërat që nuk kanë qenë kurrë të gjalla

Situata e të nxënit: Foto të gjërave të gjalla, të gjërave jo të gjalla, gjërave që kanë qenë dikur të gjalla. Eksplorimi jashtë klasës.

Rezultatet e të nxënit Përcakton gjëra të gjalla,gjëra që kanë qenë dikur të gjalla dhe gjëra që nuk kanë qenë kurrë të gjalla. Vëzhgon e krahason gjëra të gjalla,gjëra që kanë qenë dikur të gjalla dhe gjëra që nuk kanë qenë kurrë të gjalla. Tregon interes duke gjetur gjëra të gjalla,gjëra që kanë qenë dikur të gjalla dhe gjëra që nuk kanë qenë kurrë të gjalla në mjedisin jashtë klasës.

Fjalët kyç: gjëra të gjalla,gjëra që kanë qenë dikur të gjalla, gjëra që nuk kanë qenë kurrë të gjalla.

Burimet dhe materialet didaktike: natyra, teksti shkollor, fletorja e punës, enciklopedi,revista

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi; Matematika

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: klasifikimi, vëzhgimi, hetimi, eksplorimi, punë e pavarur Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqet 8-10 Fleta e punës faqet 7-9 Veprimtaria 3(Faqet 8 dhe 9) Kjo është një tjetër detyrë klasifikimi, por ka më shumë vështirësi se e mëparshmja sepse tërheq njohuritë e nxënësit për gjallesat dhe jogjallesat. Hapat 1 dhe 2 – Mësuesi/ja u jep grupeve kohë të shikojnë figurat me kujdes dhe të flasin për çfarë tregojnë figurat. Sapo ndien që janë gati, u thotë çdo nxënësi të vizatojnë rrathë për tre grupe, duke i vënë emrat e grupeve nën çdo rreth. Detyra e klasifikimit është për çdo nxënës ta bëjë në mënyrë të pavarur. Shkronjat në figurë duhet të shkruhen vetëm një herë, në një nga rrathët e grupit. Përgjigjet: Gjallesat: (d) pema (f) zvarranik (g) fëmija (h) farat (j) zogu (k) frytit (m) lulja Gjërat që dikur ishin gjallesa: (n) kocka (o) zhgualli (p) lesh (q) lugë e drunjtë (s) pupël Jogjallesat: (a) tas plastik (b) monedhë (c) kavanoz qelqi (e) guralec (i) thua (l) re (r) dielli. Hapi 3 - Mësuesi/ja shpjegon detyrën përpara se të dalin nga klasa. U Kujton klasës që duhet të mbledhin vetëm një gjallesë dhe një jogjallesë për t’i sjellë përsëri në klasë. Sigurohet që nxënësit janë jashtë rreziku kur të punojnë jashtë klasës. Hapi 4 – Mjetet e mbledhura duhet të vendosen në rrathët e përshtatshëm. Nxënësit mund t’i vizatojnë ato ose të pyesin mësuesen për emrat që t’i kopjojnë tek grupet. Hapi 5 – Mësuesi/ja lejon klasën të lëvizin rreth e rrotull dhe të shikojnë se ç’kanë gjetur të tjerët.

Page 21: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

21

Inkurajon ata të bëjnë pyetje dhe të ngrenë dyshime mbi klasifikimin që kanë bërë të tjerët. Duke i parë rezultatet në mënyrë kritike për t’i kontrolluar dhe për t’i korrigjuar gabimet është një tjetër aftësi e rëndësishme e KSH. Faqja 10 Mësuesi/ja lexon këtë faqe me tekst blu , duke i dhënë nxënësve shansin të bëjnë pyetje dhe të shtojnë ide dhe fakte. Thekson që shumica e asaj që shohim janë jogjallesa. Disa shembuj të jogjallesave që marrim nga bimët dhe kafshët janë të njohura për nxënësit , kështu që i jep atyre kohën t’i mendojnë përpara se t ‘i listojnë. Për shembull, qumësht, gomë, sheqer, yndyrë, pambuk, vaj. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përcaktimin e klasifikimin e gjërave si dhe interesin që shfaqin nëpërmjet pyetjeve që ata bëjnë rreth tyre. Detyrë: Gjeni e sillni në klasë gjëra të gjalla,gjëra që kanë qenë dikur të gjalla dhe gjëra që nuk kanë qenë kurrë të gjalla.

Page 22: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

22

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore: Bimët dhe kafshët në mjedisin e tyre jetësor

Situata e të nxënit: eksplorim në një mjedis jetësor

Rezultatet e të nxënit Eksploron mënyrat se si bimët dhe kafshët përshtaten për të jetuar në mjedise jetësoret e tyre; Përshkruan dhe krahason se si mjedise jetësore të ndryshme plotësojnë nevojat jetësore të bimëve dhe kafshëve. Tregon kuriozitet duke bërë pyetje dhe eksploruar bimët dhe kafshët në mjedisin përreth;

Fjalët kyç: mjedis, eksploro, vëzhgo, prova, parashiko

Burimet dhe materialet didaktike: natyra, teksti shkollor, fletore pune, enciklopedi, letër vizatimi, laps, enë/vazo/kuti

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi, artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: eksplorimi, vëzhgim, punë në grup, regjistrim, parashikim, krahasim, ekspozitë Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqet 11-17 Fletorja e punës faqet 10-17 Faqja 11 Kuptimi i fjalës kyçe ‘mjedis’ duhet të kontrollohet në fjalor pasi është një fjalë e re për nxënësit tuaj dhe do të përdoret gjatë shkollimit të tyre shkencor. Mësuesi/ja lexon faqen bashkë me nxënësit dhe sigurohet që informacioni në çdo pjesë është i kuptuar përpara se të kalohet tek pjesa tjetër. Nxënësit do të mendojnë shumë shembuj të njohur për bimë ose kafshë në mjedisin e tyre. Për shembull, mace, pemë, qen, mizë, zog, bar, lule kopshti. Veprimtaria 4 (Faqet 12 deri 16) Kjo është një veprimtari e gjatë dhe grupet e nxënësve do iu duhet të përgatiten që përpara. Secilit grup do t’i duhet një enë/vazo ku të fusin bimët ose kafshët që kanë marrë nga jashtë. Mësuesi/ja i kërkon atyre që të sjellin kuti dhe mbajtëse plastike e kështu me radhë. Ka disa fjalë kyçe shumë të rëndësishme të përfshira tek udhëzimet (‘eksploro’, vëzhgo’, udhëzime’, ‘prova’, ‘shfaq’, ‘parashikoj’) dhe është thelbësore që nxënësit të shohin në fjalor për të mësuar kuptimet e tyre. Hapi 1 – Në varësi të vendit në të cilin ndodhet shkolla , zgjedhja e mjedisit do të ndryshojë. Nëse ka të rritur të gatshëm për të ndihmuar për të shoqëruar nxënësit jashtë ambienteve të shkollës do të krijohej mundësia që nxënësit të zgjidhnin një shtrirje të gjerë mjedisesh. Mësuesi/ja pyet secilin grup për mjedisin e zgjedhur për t’u siguruar në është i përshtatshëm dhe nëse nuk është i kërkon atyre që të gjejnë një mjedis tjetër. Hapi 2 – Më shumë zgjedhje duhen bërë përpara se të shkohet jashtë e të eksplorohet. Kjo është një tjetër pjesë e rëndësishme e planifikimit. Pjesët përbërëse të mjediseve të mundshme janë të listuara në kuadrat në mënyrë që të krijojnë ide tek nxënësit ndërkohë që ata mendojnë se çfarë do të vëzhgojnë. Ky është një rast i mirë që të bëhet e qartë që vëzhgimi nuk ka lidhje vetëm me

Page 23: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

23

shikimin. Mund të vihet limit në numrin e tipareve të mjedisit, le të themi minimum 3 e maksimumi 5, ose mund të lejohen grupet të zgjedhin në mënyrë të lirë. Mësuesi/ja i thotë nxënësve mos të përdorin shqisën e të shijuarit meqenëse disa gjëra janë helmuese. Hapi 3 – Nëse është e mundur, planifikimi duhet bërë nga çdo grup dhe jo si një klasë e tërë. Kjo është mundësia e parë për nxënësit të planifikojnë, kështu që mund t’i duhet shumë ndihmë në prodhimin e planit të tyre. Procesi konsiston në një radhe hapash ‘Në fillim ne do të…’, ‘Më pas ne do të…’. Kjo gjë ndihmon nxënësit të mendojnë një radhë veprimi, të lëvizin gjatë procesit në një mënyrë të renditur. Planifikimi është një tjetër aftësi kyçe e KSH që nxënësve do t’iu duhet të mësojnë e të zhvillojnë. Kjo është mundësia e tyre e parë. Hapi 4 - Në këtë pikë Mësuesi/ja duhet të kontrollojë planet. A janë plotësuar të gjitha hapat? Bën pyetje grupeve për çdo gjë që iu duket jo e qartë ose e pamundur. Jo thjesht t’i thotë se çfarë të bëjnë. Shansi që të mendojnë vetë për veten e tyre është i rëndësishëm. Kuadrati i ideve kryesore duhet të lexohet nga të gjithë në mënyrë që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të jesh jashtë rrezikut duke iu bindur udhëzimeve të mësueses gjatë gjithë kohës. Hapi 5 – Ato grupe që zgjodhën të përfshijnë bimët ose kafshët në eksplorimet e tyre duhet të sjellin mbajtës për koleksionin e tyre, kështu që Mësuesi/ja i lejon ata të zgjedhin mjete të përshtatshme nga ato të cilat ajo mund t’u sigurojë. Të zgjedhësh pajisje është një tjetër aftësi e rëndësishme e KSH, kështu që nuk duhet ta bëje Mësuesi/ja zgjedhjen për nxënësin. Mund të vejë në dyshim zgjedhjet e tyre duke bërë pyetje për të fokusuar vëmendjen e nxënësit në arsyen se përse një mbajtëse e caktuar mund të mos jetë e përshtatshme. Për shembull, a ka nevojë të jetë rezistente ndaj ujit? Hapi 6 – Veprimtaria të çon drejt një ekspozimi në mënyrë që të gjithë grupet të kenë mundësinë të ndajnë punën e tyre me klasën, kështu që çdo plan do duhet të përfshijë vendime rreth mënyrës se si duhen ndarë rezultatet e eksplorimit, për shembull, një ekspozitë vizatimesh, një koleksion mjetesh të sjella nga mjedisi, lista e gjërave të vëzhguara. Hapi 7 – Nxënësit duhet të kontrollojnë në fjalor për kuptimin e fjalës ‘regjistroj’. Kjo është një tjetër aftësi kyçe të cilën nxënësit do ta zhvillojnë gjatë viteve të edukimit të tyre shkencor. Vizatimet, shënimet, tabelat, fotografitë – të gjitha janë forma regjistrimi të dhënash; nxënësit duhet të pyeten të sugjerojnë sa më shumë që të munden përpara se të zgjedhin një apo më shumë për eksplorimin e tyre. Hapi 8 –Mësuesi/ja lexon këtë hap përpara se ta nxjerrë klasën jashtë. Pjesëtarët e secilit grup kanë nevojë të praktikojnë punën bashkë dhe të ndajnë detyrat në mënyrë që koha e shpenzuar jashtë të shfrytëzohet maksimalisht. (a) Kuadrati i ideve kyçe kujton nxënësit për idenë kyçe shkencore për provat. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të japin shembuj provash. Për shembull, hetimet policore, historitë ose eventet në shtëpi. (b) Zgjedhja e teknikës ndarëse duhet të ishte diskutuar në hapin e 7, në mënyrë që kur grupet të kthehen në klasë të dinë se çfarë të bëjnë. (c) Ata kanë nevojë të identifikojnë ku ishte mjedisi i zgjedhur prej tyre që nxënësit të krahasojnë rezultatet e tyre me ato të grupeve të tjera. Hapi 9 – Ky hap njeh nxënësit me një tjetër aftësi të rëndësishme të KSH kështu që është thelbësore që ato të shohin fjalorin. Mësuesi/ja u kërkon atyre të bëjnë parashikime për gjëra të përditshme në mënyrë që të kontrollojë nëse e kanë kuptuar se çfarë elementësh përfshin parashikimin. Për shembull, parashiko se çfarë do të hash për darkë, parashiko se cili do të jetë mysafiri i radhës në klasë, parashiko se çfarë do të jetë gjëra e radhës që do të thotë mësuesi/ja e kështu me radhë. Mësuesi/ja sigurohet që ata të kuptojnë që një parashikim i mirë përdor njohuritë që nxënësit kanë – nuk është vetëm hamendje. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i ndajnë parashikimet e tyre me atë përpara se të kenë mundësinë të shikojnë gjetjet e të tjerëve.

Page 24: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

24

Hapi 10 – Gjatë kohës që lëvizin vërdallë kujtohen që të shikojnë për ngjashmëri dhe ndryshime në ato gjëra që grupet gjetën në mjediset e tyre të zgjedhura. Ky proces krahasimi është një aftësi kyçe e KSH, kështu që praktika është një pjesë e rëndësishme e saj. Ato gjithashtu duhet të krahasojnë parashikimet e tyre me gjetjet reale. A ishin nxënësit të suprizuar nga ndonjë gjetje e grupeve të tjera? A kishte ngjashmëri të cilat nuk i kishin menduar ndërmjet mjediseve të ndryshme? Për shembull, a kishin të gjithë bimë apo a kishin të gjithë më shumë se një lloj bime? Në të njëjtën mënyrë, a kishte ndryshime ndërmjet mjediseve të cilat ata nuk i kishin menduar? Për shembull, mjediset me hije kishin më pak bimë; disa nuk kishin kafshë fare; llojet e bimëve në secilin mjedis nuk ishin njësoj. I jepet klasës kohë të diskutojë të gjithë këto pika dhe inkurajohen ata që të përpiqen të shpjegojnë se çfarë tregon/zbulon eksplorimi i tyre. Faqet 16 dhe 17 Këto dy faqe me tekst blu përmbledhin pikat kryesore që duhet të jenë mësuar nga nxënësit. Ndërkohë që Mësuesi/ja lexon tekstin me klasën, u kërkohet atyre të japin shembuj nga eksplorimet e tyre. Se sa ata kanë kuptuar mund të testohet nga figurat në faqen 17 dhe pyetjet për to. Aftësia kyçe e krahasimit është përdorur dhe ndiqet nga tentative shpjegimesh. Nxënësit do të vihen në një sfidë nga kjo pjesë e fundit, por Mësuesi/ja inkurajon ata ta provojnë, duke i kujtuar ata që të shohin tiparet e mjedisit (p.sh i thatë, i ftohtë) dhe të mendojnë se pse kjo mund të ndikojë se cilat bimë dhe cilat kafshë jetojnë aty. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krahasimin dhe për shpjegimet që japin nga krahasimi i këtyre mjediseve. Detyrë: Vizato mjedisin jetësor që eksplorove

Page 25: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

25

Fusha: Shkenca natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore: Jemi të gjithë jemi të ndryshëm, por dhe të ngjashëm

Situata e të nxënit : figurat e fëmijëve

Rezultatet e të nxënit Vëzhgon dhe identifikon ngjashmëritë dhe ndryshimet midis njerëzve Tregon interes duke kontribuar në zhvillimin e veprimtarisë

Fjalët kyç: ngjashmëri, ndryshime, krahaso

Burimet dhe materiale didaktike: teksti shkollor, fletore pune, letër vizatimi, lapsa me ngjyra

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi Artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: vizatim, krahasim, diskutim, Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqet 32-34 Fletorja e punës faqet 35-37 Faqet 32 dhe 33 Përdoren figurat për të fokusuar vëmendjen e klasës në krahasimin e fëmijëve. Inkurajohen nxënësit të dallojnë çdo ndryshim që ata mund të vërejnë. Për shembull gjinia, ngjyra e flokëve dhe modeli, rrobat, etnia dhe besimi fetar, aktivitet që bëjnë. Kur të ketë mbaruar kjo, Mësuesi/ja pyet për të përbashkëtat p.sh. Ata të gjithë kanë krahë, këmbë, kokë, trup, fytyra e kështu me radhë. Veprimtaria 1(Faqet 33 dhe 34) Kjo veprimtari e çon detyrën në lidhje me figurën në vizatimin për krahasime të mëtejshme dhe këto vizatime duhet të jenë midis dy njerëzve realë. Hapi 1 –Mësuesi/ja i lë ata të vendosin se çfarë duan të vizatojnë. Portret, një kokë dhe shpatulla ose një vizatim të të gjithë trupit. Hapi 2 – Lejon secilin prej tyre të vendosin se kë duan të vizatojnë, por vizatimi të jetë i njëjtë me atë që ata i kanë bërë vetes. Hapi 3 – Nxënësit duhet që të shfaqin dy vizatime të tyre në tabelë ose në mur.

) Pasi është bërë kjo ata mund të bëjnë krahasimet. Mësuesi/ja pyet disa nxënës t’i japin shembuj të gjërave që ata po shohin: sigurohet që ata të përfshijnë një ndryshim dhe një të përbashkët. Hapi 4 – E njëjta detyrë mund të përsëritet aq herë sa Mësuesi/ja e sheh të nevojshme, më pas klasa duhet të diskutojë rreth mendimeve të tyre dhe gjërave që ato kanë mundur të vëzhgojnë. Mund të ketë ndryshime mes opinioneve të tyre, por nuk duhet të insistohet që ata të mendojnë të gjithë njëlloj. Faqe 34 Mësuesi/ja vë klasën ta ndjekë teksa lexon me zë të lartë tekstin blu dhe i lejon ata të reagojnë në lidhje me atë që shkruhet për njerëzimin. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për identifikimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve midis njerëzve si dhe për interesin që shfaq gjatë veprimtarisë. Detyrë: Bëj vizatimin e dy familjarëve.

Page 26: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

26

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore : Pjesët e trupit Situata e të nxënit: figura e fytyrës, krahut, këmbës

Rezultatet e të nxënit: Identifikon emrat dhe pjesët kryesore të trupit Dallon dhe emërton pjesët kryesore të jashtme të trupit të njeriut Tregon interes duke bërë pyetje gjatë zhvillimit të veprimtarisë

Fjalët kyçe: pjesë e trupit, fytyrë, krah, këmbë

Burimet dhe materialet didaktike: teksti shkollor, fletore pune, letër vizatimi, lapsa, letër me katrorë

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi Matematika

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: punë individuale, lojë, regjistrim, interpretim i grafikut Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqet 35-41 Fleta e punës 38-42 Faqja 35 Nxënësit do të përdorin figurat për tu fokusuar në emërtimin e tipareve të fytyrës. Kjo është një detyrë individuale. Mësuesi/ja do të zbulojë se cilët prej nxënësve kanë nevojë për ndihmë me fjalorin. Ajo mund ta zhvillojë detyrën me të prekur në një lojë. P.sh, Simoni thotë një emër të një pjese të trupit dhe nxënësit e tjerë duhet që të prekin me shpejtësi pjesën e duhur të trupit. Kjo do t’i ndihmojë ata me identifikimin dhe emërtimin. Inkurajon nxënësit që të bëjnë vizatime mjaftueshëm të mëdha, në mënyrë që të shtojnë etiketat me emërtime. Vizatimet duhet të shfaqen nëse janë të vendosura në fletë të ndara. Veprimtaria 2 (Faqja 36) Kjo detyrë është që nxënësit ta bëjnë individualisht. Përgjigjet: 1. Ne përdorim veshët për të dëgjuar tingujt. 2. Ne përdorim gojën për të ngrënë, folur dhe për të marrë frymë. 3. Ne përdorim sytë për të pare. 4. Ne përdorim dhëmbët për të kafshuar dhe për të përtypur ushqimin. Mësuesi/ja mund t’i kërkojë atyre që të lexojnë përgjigjet e tyre ose mund t’i mbledhë dhe t’i kontrollojë vetë, duke i dhënë feedback individëve që kanë pasur vështirësi me detyrën. Faqet 37-39 Veprimtaria 3 Ky është një aktivitet tjetër me emërtime dhe me vizatime pasi pjesët e trupit të jenë gjetur dhe emërtuar.

Hapi 1 - Nxënësit duhet të thonë emrat dhe duhet të prekin pjesën e duhur ndërkohë që Mësuesi/ja vëzhgon. Disa terma janë më të njohur se disa të tjerë kështu që ajo mund t’i ndihmojë.

Hapi 2 –Mësuesi/ja i tregon klasës se sa të mëdha duhet të jenë vizatimet dhe ku duhet të

vendosen në faqe që të ketë mjaftueshëm vend për fjalë dhe për reshta.

Page 27: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

27

Hapi 3 dhe 4 – Këto hapa përsërisin procesin për pjesët e këmbës dhe pjesët e mëdha. Hapi 5 – N.q.s nxënësit dinë këngë në lidhje me pjesët e trupit lejohen t’i ndajnë me klasën.

Kjo gjë do t’i ndihmojë ato të mbajnë mend emrat. Faqet 40 dhe 41 Veprimtaria 4 Kjo është mundësia e parë për nxënësit që të përdorin aftësitë e tyre në numërim dhe në regjistrim duke përdorur tabelat dhe grafikët me blloqe.

Hapi 1 – Nxënësit duhet të kopjojnë tabelën përpara se të fillojnë të numërojnë pjesët e

trupit. Ata duhet të shohin reshtin e parë për të parë se si të mbarojnë me numërimin e pjesëve të trupi. Shënimi i të dhënave në tabelë është një pjesë e rëndësishme e aftësisë kërkimore.

Hapi 2 - Grafiku me shtylla kërkon fletore me katrorë, kështu që Mësuesi/ja duhet t’i japë

atyre fletë të përshtatshme për grafikun. Demonstron në tabelë se si vizatohet dhe emërton dy boshtet e grafikut. Shtyllat duhet të jenë të ndara nga njëra-tjetra. Do të jenë gjithsej 10 shtylla, kështu që vendos se sa të gjera duhet të jenë ato që t’i nxërë fleta. Libri ka shtylla që janë të gjera sa 3 katrorë, por Mësuesi/ja mund t’i bëjë ato më të holla që t’i zërë madhësia e fletës. Mësuesi/ja sigurohet që nxënësit t’i vizatojnë ato duke përdorur vizore. Çdo kolonë duhet të emërtohet me pjesën e trupit që ajo përfaqëson. Vizatimi i një grafiku me kolona përbën një aftësi të KSH që nxënësit duhet t’i mësojnë dhe t’i përdorin.

Hapi 3 – Grafikët duhet të ndahen me njëri- tjetrin. Radha e kolonave mund të jetë e

ndryshme, kështu që Mësuesi/ja u lë nxënësve kohë për të krahasuar grafikët dhe për të kontrolluar nëse kanë informacion të njëjtë. Leximi i grafikëve (interpretimi) është një aftësi shumë e rëndësishme e KSH, kështu që Mësuesi/ja i kërkon nxënësve të lexojnë grafikët e njëri- tjetrit. Mësuesi/ja pyet: çfarë tregon kjo kolonë? Cila kolonë është më e larta? Çfarë tregon kjo kolonë për atë pjesë të trupit? Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për dallimin dhe emërtimin e pjesëve kryesore të jashtme të trupit të njeriut si dhe për interpretimin e grafikëve e interesin që shfaqin gjate veprimtarive. Detyrë: Vizato pjesët kryesore të jashtme të trupit

Page 28: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

28

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore: Shëndeti dhe ushqimi Situata e të nxënit: Figura ushqimesh

Rezultatet e të nxënit: Tregon për nevojën e një diete të shëndetshme përfshirë edhe ushqimet e shëndetshme dhe ujin. Tregon interes duke bërë pyetje gjatë zhvillimit të veprimtarisë. Praktikon dietë ë shëndetshme dhe ushqimin e duhur.

Fjalët kyç: ushqim i shëndetshëm, ushqim i pashëndetshëm, dietë, fruta, perime, mishi, yndyrat, uji, burim,

Burimet dhe materialet didaktike: teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi,

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi Shoqëria dhe mjedisi Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti Teknologji dhe Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: Krahasim, punë në grup, diskutim Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqet 42-47 Fleta e punës faqet 43-45 Faqja 42 Veprimtaria 5 Kjo temë e re fillon me një detyrë në lidhje me figurën. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krahasojnë dy pjatat. Këtë herë krahasimi nuk është i bazuar në gjërat që ata shohin por në koncepte pak më të vështira: dietë e shëndetshme ose e pashëndetshme. Nxënësit mund të kenë disa njohuri lidhur me këto koncepte, kështu që përgjigjet e tyre do të prezantojnë idetë e tyre fillestare dhe në fund të temës ata duhet të kenë njohuri dhe duhet të kenë mësuar shumë më shumë.

Hapat 1 dhe 2 – Mësuesi/ja u jep grupeve kohën për të parë nga afër se çfarë ka në pjata

dhe për të diskutuar se çfarë është e shëndetshme dhe e pashëndetshme. Ndërkohë që ata flasin, Mësuesi/ja lëviz rreth e rrotull dhe dëgjon idetë e tyre. Kur ajo mendon se ata janë gati, pyet secilin grup se cila prej pjatave është sipas tyre më e shëndetshmja dhe t’i tregojnë klasës se cilën do të zgjidhnin ata.

Hapi 3 – Kjo është një mundësi për nxënësit që të japin arsyet dhe të shpjegojnë zgjedhjet

e tyre. Dëgjohet me kujdes, sepse këto shpjegime do të tregojnë mënyrën se si ato mendojnë rreth konceptit të ushqimeve të shëndetshme/të pashëndetshme. Faqet 43-45 Teksti blu në këto faqe jep një shpjegim shkencor sepse disa ushqime janë të shëndetshme dhe disa të tjera jo. Lexohet ky tekst si klasë me radhë, duke inkurajuar nxënësit të bëjnë pyetje dhe të ndajnë eksperiencën e tyre personale nga shtëpia ose nga diku tjetër. Përdoret fjalori për të prezantuar shpjegimin shkencor të dietës, duke qenë se është një koncept kyç.

Page 29: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

29

Mesazhi kryesor i tekstit është që shumë ushqime nuk janë të dëmshme, por nëse ne i konsumojmë në sasi të mëdha, si p.sh sheqeri, kripa dhe yndyra ato do të na dëmtojnë trupin tonë. Faqe 46 Veprimtaria 6 Kjo temë e fundit fokusohet në rëndësinë e ujit në dietën tonë.

Hapat 1 dhe 2 – Lihen grupet të shohin figurat e burimeve të ujit dhe përdorni fjalorin për të

kontrolluar kuptimin e fjalës ‘burim’. Inkurajohen ato të flasin për atë që shohin dhe t’i tregojnë njëri-tjetrit nëse ato i kanë përdorur personalisht ato burime. Detyra është që të ndajnë burimet e shëndetshme të ujit nga burimet e pashëndetshme. Ky është nje koncept tjetër i vështirë, pasi njohuritë e tyre rreth baktereve dhe infeksioneve të kaluara përmes ujit janë me shumë mundësi të zhvilluara shumë pak, por lihen ata të bëjnë zgjedhjet duke u bazuar në njohuritë që ata kanë.

Hapi 3 – Zgjedhjet që ato bënë duhet t’i shpjegojnë dhe kjo është një mundësi e mirë për

mësuesen që të zbulojë nivelin aktual të kuptimit. Faqe 47 Kur ndarja e mendimeve me njëri-tjetrin të ketë mbaruar, Mësuesi/ja lexon tekstin blu si klasë dhe e përdor atë për t’i mësuar nxënësve se pse disa burime janë të pashëndetshme. Realizohet një diskutim në lidhje me idetë që prezantohen në tekst për të ndihmuar nxënësit që të qartësojnë idetë e tyre dhe ndërkohë Mësuesi/ja të kontrollojë nxënien e tyre. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për njohuritë që kanë rreth dietës së shëndetshme dhe ushqimit të duhur, për rëndësinë që i kushtojnë dietës së shëndetshme. Detyrë: Paraqitni me shkrim ose me vizatim një dietë ditore me ushqime të shëndetshme.

Page 30: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

30

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore: Shqisat Situata e të nxënit: detyrë në lidhje me figurat e organeve të shqisave ambient jashtë shkolle( rrugë,park etj.)

Rezultatet e të nxënit Dallon organet e shqisave nga shqisat. Provon se si përmes shqisave njerëzit dhe kafshët njohin botën rreth tyre. Tregon interes duke kontribuar në zhvillimin e veprimtarive në klasë dhe jashtë saj.

Fjalët kyç: organ, shqisa,

Burimet dhe materialet didaktike: teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi Shoqëria dhe mjedisi Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti Teknologji dhe Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: Punë individuale, punë në dyshe, punë në grup diskutim, lojë Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqet 48-53 Fleta e punës 46-52 Faqja 48 Mësuesi/ja përdor detyrën e lehtë në lidhje me figurat për të prezantuar temën e re. Fëmija i zhveshur përfaqëson lëkurën. Lexohet nga të të gjithë së bashku përmes tekstit blu dhe vihen nxënësit që të shohin fjalët kyç në fjalor. Mësuesi/ja duhet të sigurohet që nxënësit të kuptojnë ndryshimin midis organeve (vesh, lëkura etj.) dhe shqisave (dëgjimi, prekja etj.) Veprimtaria 7- Faqja 49 Kjo është një detyrë individuale për nxënësin. Ata duhet të vizatojnë një tabelë dhe të kopjojnë fjalët në dy kolona. Modeli i asaj që po kërkohet nga ata është i siguruar. Përgjigje Organ shqisor Shqisë Sy Shikim Vesh Dëgjim Hundë Nuhatje Gjuhë Shije Lëkurë Prekje

Veprimtaria 8 (Faqja 50) Mësuesi/ja planifikon se ku do të shkojë klasa për ecjen e tyre (shqisore) në natyrë. Zgjedh një rrugë që do t’i japë nxënësve shumë mundësi për të përdorur shqisat e tyre. Mbajtja e nxënësve të sigurt është shumë e rëndësishme, kështu që n.q.s ajo do të vendos t’i nxjerrë nxënësit jashtë territorit të shkollës do t’i duhen dhe shoqërues të tjerë të rritur për të qenë me atë.

Hapi 1 – Klasa duhet të shohë figurën dhe t’i thotë mësueses se çfarë ata mund të shohin

(p.sh prodhimi i tingujve, nuhatja e luleve, uji që po ndihet nga këmbët, shumë gjëra që po shihen, tymi që po nuhatet, lëvozhgat e pemës që po preken me dorë).

Page 31: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

31

Hapi 2 – Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve qëllimin e ecjes në natyrë përpara se të nisen. Mësuesi/ja u thotë atyre se çfarë ajo pret që ata të raportojnë kur të kthehen në klasë. I kujtohet klasës të MOS përdorë shqisën e të shijuarit duke qenë se disa gjëra janë helmuese.

Hapi 3 – Vihen nxënësit që t’i kujtojnë njëri- tjetrit të gjitha shqisat që ata kanë dhe se çfarë

mund të vërejnë duke përdorur ato. Hapi 4 – Inkurajohen nxënësit t’i thonë njëri-tjetrit se çfarë vunë re gjatë ecjes. Pasi kjo të

ketë mbaruar klasa duhet të shohë gjithë informacionin dhe të diskutojë se çfarë na tregon ky informacion.(p.sh ne mund të marrim shumë informacion rreth botës nëpërmjet organeve shqisore). Faqja 51

Lexohet tekstin blu për të përmbledhur temën.

Veprimtaria 9(Faqet 51 dhe 52)

Kjo është një lojë me një qëllim serioz. Mësuesi/ja duhet të përgatitë tabakanë dhe shallin që më përpara. N.q.s nuk ka një tabaka lihen nxënësit t’i vendosin objektet e tyre në tavolinë dhe t’i mbulojnë ato. Hapi 1 – çdo grup duhet të përgatitë objektet e tij, pa i treguar grupeve të tjera se çfarë kanë zgjedhur. Mësuesi/ja nuk duhet t’i tregojë grupeve se çfarë të zgjedhin, por duhet t’i kujtojë atyre udhëzimet që ata të përfundojnë me një varietet objektesh. Hapi 2 – grupet do të shënojnë rezultatet e testimit. Grupet do të ndërrojnë objektet e tyre dhe do të identifikojnë me radhë se çfarë është e fshehur poshtë copës. Hapi 3 dhe 4 – çdo nxënës duhet të shënojë se çfarë mundet të identifikojnë. Hapi 5 – kur të gjithë anëtarët e grupit të kenë mbaruar detyrën rezultatet duhet të shikohen dhe të diskutohen për çdo objekt grupet duhet të nxjerrin shqisën ose shqisat që i kanë ndihmuar ato të identifikojnë objektin. Prekja është shqisa e përdorur më së shumti. Shikimi nuk ishte i mundshëm pasi shalli i ndalonte ata që të shikonin. Ndërkohë dhe dëgjimi dhe nuhatja duhet t’i ndihmojnë të identifikojnë të paktën një objekt. Shijimi nuk duhet të përdoret. Hapi 6 – Disa objekte duhet të jenë identifikuar saktësisht nga çdo kush por disa objekte të tjera mund të mos jenë kuptuar fare. Grupet duhet të mendojnë se pse ka ndodhur ky ndryshim dhe të tentojnë që t’i shpjegojnë këto ndryshime (për shembull asnjeri nuk mund të dallojë ndryshimin midis një gogle të kuqe dhe një gogle blu sepse shikimi nuk u përdor). Faqja 52 dhe 53 Lexohet teksti blu së bashku dhe mendohet se si detyra e fundit demonstroi që puna e shqisave së bashku ndryshon nga puna e një shqise të vetme. Vizatimet e zgjerojnë temën duke përfshirë kafshët dhe mënyrën se si ato përdorin shqisat. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i tregojnë klasën se si mendojnë ata në lidhje me përdorimin e organeve shqisore nga kafshët. Përgjigje: Lakuriqi i natës ka veshë të mëdhenj dhe dëgjim shumë të ndjeshëm i cili i lejon atij të udhëtojë në errësirë dhe të kapë insekte; bufi ka sy të mëdhenj që e ndihmojnë atë të gjuajë prenë natën; qeni ka një hundë të ndjeshme dhe veshë të mëdhenj që e ndihmojnë atë të gjejë ushqim dhe të evitojë rrezikun; gjarpri ka një gjuhë të ndjeshme të cilën ai e

Page 32: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

32

përdor për të gjetur prenë; majmuni ka një lëkurë të ndjeshme dhe ai mund të përdorë duart e tij për të bërë shumë gjëra dhe sy të mëdhenj që e ndihmojnë atë të gjejë ushqim dhe të evitojë armiqtë.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për përcaktimin e organeve të shqisave dhe shqisat, për kryerjen e veprimtarive ku provuan se si përmes shqisave njerëzit dhe kafshët njohin botën rreth tyre si dhe për interesin që treguan duke kontribuar në zhvillimin e veprimtarive në klasë dhe jashtë saj. Detyrë: Gjeni një histori në lidhje me kafshë që keni në shtëpi ose kafshë që i keni parë diku tjetër dhe mënyrën se si i kanë përdorur ato kafshë shqisat.

Page 33: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

33

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Ditur natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore : Prindërit dhe të vegjël

Situata e të nxënit : detyrë për klasifikim e figurave, detyrë për renditjen e figurave

Rezultatet e të nxënit: Tregon se njerëzit dhe kafshët lindin pasardhës që kur rriten ngjajnë me prindërit e tyre. Vëzhgon ndryshimet që pësojnë gjatë ciklit të jetës kafshë si pula, bretkosa, flutura, kafshë shtëpiake dhe njeriu. Tregon kuriozitet duke bërë pyetje dhe eksploruar për ndryshimet gjatë rritjes tek kafshët në mjedisin përreth ose në modele. Vlerëson përpjekjet e secilit dhe të grupit gjatë zhvillimit të veprimtarive

Fjalët kyç: të rritur, të vegjël, pasardhës, prindër,

Burimet dhe materialet didaktike: teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi Shoqëria dhe mjedisi Teknologji dhe Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: punë individuale, klasifikim, renditje, Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqet 54-57 Fletë e punës faqet 53-59 Faqet 54 dhe 55 Veprimtaria 10 Kjo temë e re fillon me një detyrë ‘lidhni figurat’ duke përdorur aftësitë klasifikuese të nxënësve.

Hapi 1 – Me klasën Mësuesi/ja përdor fjalorin për të gjetur kuptimin e fjalës kyç ‘të rritur’ përpara se t’i kërkojë nxënësve që të shikojnë figurat.

Hapi 2 – U kërkon nxënësve ta bëjnë detyrën në mënyrë individuale Hapi 3 – çiftet e shkronjave duhet të shënohen

Përgjigjet: (b) njeri i rritur (g) fëmijë (a) zog i rritur (f) zogth (j) flutur (d) vemje (e) bretkosa (i) larva [e një amfibi] (c) qeni (h) këlyshi Faqja 55 Lexohet teksti blu së bashku dhe kontrollohet kuptimin i fjalëve kyç në fjalor. Inkurajohen nxënësit të ndajnë me mësuesen se çfarë dinë rreth të rriturve dhe të vegjëlve të tyre, bazuar në eksperiencën e tyre me kafshë shtëpiake ose vëzhgimet që ato kanë bërë në natyrë.

Page 34: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

34

Faqja 56 dhe 57 Veprimtaria 11 Nxënësit duhet të bëjnë këtë detyrë klasifikuese në mënyrë individuale. Hapi 1 – Mësuesi/ja u jep nxënësve kohë që të shohin tek figurat dhe të vendosin se cilën fazë tregon secila prej tyre Hapi 2 –U kujton atyre që klasifikimi dhe renditja duhet bazuar në moshë dhe jo në ndonjë kriter tjetër. Hapi 3 – Lista e shkronjave duhet të jetë në renditje sipas moshës Përgjigjet (f) fëmijë duke u zvarritur (b) fëmijë në hapat e parë (e) fëmijë që sapo ka filluar shkollën (d) adoleshent (c) i rritur (a) person i moshuar Hapi 4 – Mësuesi/ja u kërkon individëve të ndajnë listat e tyre dhe i lejon ata të shprehin dyshimin e tyre rreth përgjigjeve të nxënësve të tjerë. Faqja 57 Lexohet teksti blu si klasë, duke u ndaluar për të folur rreth përmbajtjes se secilës pjesë përpara se të vazhdohet. Koncepti kryesor është që të rriturit mund të prodhojnë njerëz të rinj dhe që të rinjtë kalojnë përmes fazave të zhvillimit përpara se të bëhen të rritur. Të mësuarit është pjesë e procesit të rritjes dhe të zhvillimit të cilin duhet ta kalojmë të gjithë. Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve bëhet për detyrat klasifikuese dhe renditëse që bënë si dhe për kuriozitetin e përpjekjet e secilit gjatë zhvillimit të veprimtarive. Detyrë: Vizato një kafshë të rritur dhe të voglin e saj.

Page 35: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

35

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore: Grupimi i materialeve

Situata e të nxënit: figurat e objekteve, objekte prej materialesh të ndryshme

Rezultatet e të nxënit: Vëzhgon objekte sipas karakteristikave të përbashkëta. Klasifikon objekte sipas karakteristikave të përbashkëta. Tregon kuriozitet kur zbulon vetitë e përbashkëta të materialeve të ndryshme.

Fjalët kyç: grupim, veti e materialit, formë, ngjyrë,

Burimet dhe materialet didaktike: teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi, sende prej materialesh të ndryshme, letër vizatimi, laps/stilolaps

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi Shoqëria dhe mjedisi Teknologji dhe Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: vëzhgim, diskutim, punë në grup, lojë, klasifikim Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqe 67-69 Fleta e punës faqe 67-71 Faqja 67-68 Lexohet teksti blu së bashku dhe vendosen grupet të diskutojnë në lidhje me figurat dhe të provojnë që t’i përgjigjen pyetjeve. (Nxënësit janë duke vënë disa objekte në grupe, sipas karakteristikave që kanë ndarë). Teksti e bën të qartë që mund t’i ndajmë objektet në shumë mënyra, duke përdorur gjendje të ndryshme. Disa u vendosën nga ngjyra jeshile. Një grup mund t’i ketë bërë nga materiale të ndryshme, për shembull, një set topash – lesh, gomë, plastikë, qelq, metal, dru. Faqja 68 dhe 69 Veprimtaria 4 Kjo është një veprimtari në grup Hapat 1 dhe 2 – një nxënës individual në çdo grup mund të ketë detyrën për të zgjedhur 3 objekte që ndajnë të paktën një karakteristikë. Këto objekte të reja më pas futen me të gjithë objektet e mbledhura më përpara nga grupi. Hapi 3 – grupi më pas luan një lojë klasifikuese, secili nxënës zgjedh mënyrën e tij të klasifikimit të objekteve pa i thënë të tjerëve. Hapi 4 dhe 5 – detyra është që grupi të nxjerri identitetet e grupeve çdo herë. Klasifikuesi tregon mënyrën se si i ndau objektet. Hapi 6 – Lejohen nxënësit të lëvizin vërdallë dhe të përpiqen të gjejnë karakteristikat që grupet e tjera kanë përdorur për të bërë ndarjet e tyre. Ky është një aktivitet i hapur, pasi i lejon nxënësit të vënë në provë njëri-tjetrin vazhdimisht derisa mos të gjejnë dot më karakteristika për t’i përdorur për ndarjet e tyre. Faqja 69 Lexohet teksti blu bashkë si kujtesë se çfarë nxënësit kanë gjetur si rezultat i detyrave praktike. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për klasifikimin e objekteve sipas karakteristikave të përbashkëta dhe për bashkëpunimin në grup. Detyrë: Listoni 2-3 objekte sipas një cilësie që ju zgjidhni.

Page 36: Plani i Dituri natyre 1 - albas.alalbas.al/udhezuesat/Udhezues Dituri natyre 1 - 2015.pdf · klasifikimi i gjallesave) Gjallesat Foto bimësh dhe kafshësh Vëzhgimi, klasifikimi,

36

Fusha: Shkencat natyrore

Lënda: Dituri natyre

Klasa 1 Data:________

Tema mësimore: Emërtimi i materialeve Situata e të nxënit: figurë më objekte të ndryshme, objekte prej materialesh të ndryshme

Rezultatet e të nxënit: Emërton objektet sipas përbërjes së tyre p.sh: dru, plastikë, letër, metal, qelq etj. Dallon objektet sipas përbërjes së tyre p.sh: dru, plastikë, letër, metal, qelq etj. Tregon kuriozitet kur klasifikojnë materiale të ndryshme.

Fjalët kyç: material,veti,metale, lëngje, dru, plastikë, qelq, pëlhurë, gomë

Burimet dhe materialet didaktike: teksti shkollor, fletore pune, informacione nga interneti, enciklopedi, letër vizatimi, laps/stilolaps

Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi Shoqëria dhe mjedisi Teknologji dhe Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Metodologjia: punë në grup, punë individuale, vëzhgim, klasifikim, regjistrim Veprimtaritë e nxënësve: Libri i nxënësit faqe 65-66 Fleta e punës 64-66 Faqe 65 Kjo temë e re ka një figurë me objekte të ndryshme, të përbërë nga lëndë të ndryshme. Nxënësit duhet të emërtojnë dy grupet: metalet dhe lëngjet. Lejohen disa prej tyre që të ndajnë me klasën atë që ato mendojnë. Përgjigje: Qumështi, Lëngu i portokallit dhe uji – lëngje. Mbajtësja e qiriut, vida, kapëse letrash, unazë, byzylyk, takëm dhe vizore – metale. Faqja 66 Veprimtaria 3 Kjo veprimtari vazhdon procesin e emërtimit të lëndës në një figurë, por e zgjeron atë duke qenë se nxënësit duhet të shohin materiale të vërteta në klasë. Hapat 1 dhe 2 – Grupet duhet të punojnë së bashku për të identifikuar se çfarë lëndësh janë në figurën në faqen 65. Emrat e metaleve nuk mund të përcaktohen nga figura por ato përfshijnë çelik, argjend dhe ar. Mësuesi/ja lejon disa grupeve t’i tregojnë klasës se çfarë mendojnë dhe inkurajon klasën që të kundërpërgjigjet. Hapi 3 – Pjesa tjetër e veprimtarisë është për t’u bërë në mënyrë individuale. Lihen nxënësit të zgjedhin katër lëndët që ata duan që të kërkojnë nëpër dhomë. Hapi 4 – Detyra përfshin identifikimin, emërtimin dhe shënimin. Mësuesi/ja u kujton nxënësve që të bëjnë vizatime të qarta dhe se mund të gjejnë emrat e lëndëve në faqen e fazës 3. Hapi 5 dhe 6 – Mësuesi/ja i lë të gjithë nxënësit të shfaqin vizatimet që kanë bërë dhe të tregojnë lëndët që janë në ato vizatime. Korrigjon çdo gabim që mund të kenë bërë në qoftë se nxënësit e tjerë nuk e bëjnë dot këtë lloj korrigjimi. Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për emërtimin dhe klasifikimin e materialeve. Detyrë: Gjeni objekte prej materialesh të ndryshme.