klasifikimi bimeve

12
KLASIFIKIMI I BIMËVE KRITERET E KLASIFIKIMIT TË BIMËVE Ndër përpjekjet e para për të sistemuar njohuritë për gjallesat, u hartuan katalogët me emrat e tyre, të ngjashëm me fjalorët e sotëm. Në këta katalogë, përbri çdo emri, përshkruhej gjallesa që emërtohej. KATALOGET ME EMRA TË GJALLESAVE Si mund të lexohen e kuptohen katalogët me emra gjallesash që përmbajnë: rreth 12 000 emra Briofitesh (myshqe dhe hepatike), rreth 11 000 emra Pteridofitesh (fiere), rreth 1 200 emra Likopodesh, rreth 29 000 emra Këputjesh, rreth 160 emra Cykadofitesh, rreth 630 emra Koniferesh (pisha, bredha), rreth 258 650 emra Magnioliofitesh (bimë me lule). Në këto shifra nuk përfshihen gjallesat që kanë lindur dhe janë “shuar” në historinë e gjatë të botës bimore. Si mund të orientohemi më shpejt p.sh. për njohjen e një bime në këtë shumëllojshmëri të tyre? A nuk do të na ngjante vetja si në një bibliotekë pa inventar? SISTEMATIKA E BIMËVE DHE SISTEMET ARTIFICIALE TË KLASIFIKIMIT Me klasifikimin e shumëllojshmërisë së madhe të bimëve dhe studimin e krahasuar të grupeve të ndryshme të tyre merret ajo degë e biologjisë së bimëve, që quhet sistematikë e bimëve. Klasifikimet më të hershme primitive janë klasifikimet që i ndanin bimët në dy grupe: bimë të dobishme për njeriun dhe bimë të dëmshme për njeriun. Në njëfarë mase, këto klasifikime praktike nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre edhe në ditët tona. Kështu, në shumë raste përmenden grupet bimore: të bimëve të kultivuara, bimëve të egra, të bimëve të ngrënshme, të bimëve të helmëta, bimëve mjaltëse, të bimëve mjekësore etj. Gjithë këto sisteme klasifikimi të bazuara në kritere praktike që nuk merrnin parasysh prejardhjen dhe lidhjet gjinore midis gjallesave njihen si sisteme klasifikimi artificiale. Sipas sistemeve te klasifikimit artificial, shpesh bashkohen në një grup gjallesa që kanë dallime të mëdha njera nga tjetra. Sistemi i klasifikimit natyror 1

description

sd sd

Transcript of klasifikimi bimeve

KLASIFIKIMI I BIMËVE KRITERET E KLASIFIKIMIT TË BIMËVE Ndër përpjekjet e para për të sistemuar njohuritë për gjallesat, u hartuan katalogët me emrat e tyre, të ngjashëm me fjalorët e sotëm. Në këta katalogë, përbri çdo emri, përshkruhej gjallesa që emërtohej.

KATALOGET ME EMRA TË GJALLESAVESi mund të lexohen e kuptohen katalogët me emra gjallesash që përmbajnë:rreth 12 000 emra Briofitesh (myshqe dhe hepatike), rreth 11 000 emra Pteridofitesh (fiere), rreth 1 200 emra Likopodesh, rreth 29 000 emra Këputjesh, rreth 160 emra Cykadofitesh, rreth 630 emra Koniferesh (pisha, bredha), rreth 258 650 emra Magnioliofitesh (bimë me lule). Në këto shifra nuk përfshihen gjallesat që kanë lindur dhe janë “shuar” në historinë e gjatë të botës bimore. Si mund të orientohemi më shpejt p.sh. për njohjen e një bime në këtë shumëllojshmëri të tyre? A nuk do të na ngjante vetja si në një bibliotekë pa inventar?

SISTEMATIKA E BIMËVE DHE SISTEMET ARTIFICIALE TË KLASIFIKIMITMe klasifikimin e shumëllojshmërisë së madhe të bimëve dhe studimin e krahasuar të grupeve të ndryshme të tyre merret ajo degë e biologjisë së bimëve, që quhet sistematikë e bimëve.Klasifikimet më të hershme primitive janë klasifikimet që i ndanin bimët në dy grupe: bimë të dobishme për njeriun dhe bimë të dëmshme për njeriun.Në njëfarë mase, këto klasifikime praktike nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre edhe në ditët tona. Kështu, në shumë raste përmenden grupet bimore: të bimëve të kultivuara, të bimëve të egra, të bimëve të ngrënshme, të bimëve të helmëta, të bimëve mjaltëse, të bimëve mjekësore etj. Gjithë këto sisteme klasifikimi të bazuara në kritere praktike që nuk merrnin parasysh prejardhjen dhe lidhjet gjinore midis gjallesave njihen si sisteme klasifikimi artificiale. Sipas sistemeve te klasifikimit artificial, shpesh bashkohen në një grup gjallesa që kanë dallime të mëdha njera nga tjetra.

Sistemi i klasifikimit natyror Me sistemet artificiale të klasifikimit që bazoheshin në një tipar çfarëdo, sigurisht nuk u arrit të klsifikoheshin të gjitha gjallesat. Kjo vështirësi u kapërcye, sidomos, pas daljes së teorisë së Darvinit mbi evolucionin natyror të gjallesave. Duke u bazuar në teorinë e Darvinit mbi evolucionin natyror të gjallesave, klasifikimi i tyre filloi të bazohej në një tipar: në lidhjen gjinore, në prejardhjen e tyre. Sistemi i klasifikimit të gjallesave që bazohej në lidhjen gjinore, në prejardhjen e tyre u quajt sistem klasifikimi natyror. Sistemi i klasifikimit natyror, në dallim nga sistemet e shumta artificiale, është i vetëm.

Klasifikimi shkencor i bimëve Në natyrë hasen bashkësi të shumta bimësh.Emërtime të tilla, si: patate, tërfil zvarritës, grurë i butë etj. janë të vlefshme jo vetëm për individë të veçantë, por për bashkësi individësh.

1

Kur thuhet se individët e një bashkësie (fjala vjen, bimët e një parcele me grurë) janë të njëjtë me njeri-tjetrin, kjo s’duhet kuptuar në mënyrë ideale. Për gjithë gjallesat, ndryshueshmëria është veçori karakteristike e jetës. Prandaj edhe në një parcelë me mollë ose në një pyll me pisha, çdo gjallesë ruan indivdualitetin e vet.Krahas individualitetit, bimët e një parcele me grurë, tërfilat e një livadhi apo bredhat e një pylli kanë edhe shumë gjëra të ngjashme. Gjithë individët e çdonjërës nga këto bashkësi, që janë të njëjtë me njeri-tjetrin përbëjnë një lloj ose një specie.

LLOJI BIMORNjësia bazë e hierarkisë së klasifikimit të bimëve, sikurse edhe për gjallesat e tjera, është lloji. Tashmë njihen rreth 258 650 lloje ose specie bimësh me lule. Individët bimor që janë të një lloji dallohen pothuajse me lehtësi pasi janë shumë të ngjashme në pamjen e jashtme të tyre. Veçanërishtë e ngjashme është struktura e lules së tyre. Ky është edhe shkaku që tiparet e lules shërbejnë si baza kryesore e klasifikimit të bimëve me lule.

Gjinia Gjinia mund të përfshijë edhe një lloj të vetëm. Por në një gjini mund të përfshihen edhe disa lloje të ngjashme. Grupimi i bimëve në gjini bazohet gjithashtu në ato tipare që përdoren për klasifikimin e llojit. Forma e llapës së gjethes dhe pamja e përgjithshme te bimët e një gjinie mund të jetë shumë e ndryshme (megjithatë ne nuk do të gjejmë ndonjëherë një bimë drunore dhe një bimë barishtore që të bëjnë pjesë në të njejtën gjini). Tiparet bazë të strukturave të lules së bimëve të një gjinie përgjithësishtë janë të ngjashme, por me variacione në ngjyrë, në madhësi dhe në tipare të tjera.

Familja Familja është njësia sistematike që në sistemin hierarkik të klasifikimit qëndron mbi gjininë. Vetëm te bimët me lule numërohen mbi 300 familje bimësh. Në një familje mund të bëjë pjesë një gjini ose disa gjini.

Rendi Rendi është njësia sistematike që në sistemin hierarkik të klasifikimit qëndron mbi familjen. Në një rend mund të bëjë pjesë një familje ose disa familje.

Kështu p.sh. në rendin Geraniales përfshihen: familja Gerianace (Gerianaceae), familja Linace (Linaceae), familja Oxalidace (Oxalidaceae).

2

Klasa Klasa është njësia sistematike që në sistemin hierarkik të klasifikimit qëndron mbi rendin. Dy klasat kryesore të bimëve me lule (Anthophyta) janë: 1.klasa e njëthelboreve (Monocotiledone) dhe 2.klasa e dythelboreve (Dycotiledone).

Njësitë sistematike rend dhe klasë në biologjinë e bimëve nuk janë shumë të përdorshme. Si njësi më e përdorshme është familja.

Filiumet bimoreKLASAT e ngjashme bimore përfshihen në njësi sistematike më të lartë që quhet Filium. Disa nga Filumet kryesore të mbretërisë së bimëve janë: Filiumi Hepaticophyta ose i hepatikeve,Filiumi Anthocerophyta ose i anthoceroteve,Filiumi Bryophyta ose i myshqeve,Filiumi Psilophyta ose i psilofiteve,Filiumi Lycophyta,Filiumi Sphenophyta,Filiumi Pterophyta ose i fiernave,Filiumi Coniferophyta ose i konifereve,Filiumi Cycadophyta,Filiumi Ginkgophyta,Filiumi Gnetophyta,Filiumi Anthophyta ose i bimëve me lule.Në secilin Filium grupohen bimë që kanë diçka të përbashkët në mënyrën e riprodhimit dhe në morfologjinë e tyre.

KATEGORITE HIERARKIKE TE KLASIFIKIMIT BIOLOGJIKPesë mbretëritë e gjallesave Për një kohë të gjatë, grupimi i gjallesave bëhej në dy ndarje të mëdha: grupi i parë përfshinte bimët dhe grupi i dytë përfshinte kafshët. Teknikat e reja të studimit të ndërtimit, të biokimisë e të funksionit të qelizës grumbulluan të dhëna të shumta për dallimet dhe ngjashmërinë ndërmjet gjallesave. Duke u bazuar në këto të dhëna, disa autorë i klasifikojnë gjallesat në pesë grupe të mëdha ose në pesë mbretëri: Monerët, Protistët, Kërpudhat, Bimët dhe Kafshët. Por meqenëse Protistët, Bakteret (Monerë) dhe Kërpudhat kanë disa tipare të ngjashme me bimët, ka mjaft autorë që i analizojnë ato në Biologjinë e bimëve.

Tipare karakteristike për bimët Organizmat që “ngjasojnë si bimë” duhet të kenë disa tipare që janë karakteristike për bimët. Të gjithë gjallesat që bëjnë pjesë në mbretërinë e bimëve kanë: 1. qeliza eukariote (qeliza që përmbajnë vakuola, kloroplaste dhe organele të tjera.)2. mur qelizor të përbërë nga celuloza dhe pektina,3. tipe qelizash me diferencim të ndryshëm, 4. aftësi të kryejnë fotosintezë, (duke përdorur klorofilin a dhe b, dhe duke depozituar amidon),5. përshtatje për të jetuar në tokë,6. aftësi për t’u riprodhuar në mënyrë seksuale me këmbim breznishë.

3

Tre gupe të mëdha të Mbretërisë së bimëve Mbretëria e bimëve ndahet në tre gupe të mëdha që janë:

a. Bimët joenëzore ku bëjnë pjesë myshqet (Briofitet), Hepaticophytet dhe Anthocerophytet; b. Bimët enëzore pa farë ku bëjnë pjesë Psilofitet Lycophytet, Sphenophytet dhe Pteridophytet.; c. Bimët enëzore me farë ku bëjnë pjesë Coniferophytet, Cycadophytet, Ginkgophytet,

Gnetophytet dhe Anthophytet.

BIMËT JOENËZORE (1) Filiumi Hepaticophyta Filumi Hepaticophyta e ka marrë këtë emër sepse bimët që bëjnë pjesë në këtë filium kanë formën e mëlçisë (nga latin. “mëlçi”= hepar).

Disa autorë e emërtojnë këtë filium me emrin Marchantiophyta duke u bazuar në përfaqësuesin më të zakonshëm të këtij filumi që quhet Marchantia polymorpha. Në filumin Hepaticophyta llogariten të jenë rreth 6000 deri në 8000 lloje bimësh joenëzore. Disa nga llojet më të zakonshme të tyre e kanë trupin tal të shtypur pa gjethe. Shumë lloje të tjera kanë pamje gjethore të shtypur, të ngjashme me myshqet. Bimët e këtij filiumi janë të vogla, rreth 10 cm të gjata. Ato janë të përhapura kryesisht në mjedise me shumë lagështi.

BIMËT JOENËZORE (2) Filiumi Anthocerophyta ose i anthoceroteve Filumi Anthoceropyta përfshin bimë joenëzore që kanë formë të stërgjatur si bri. Edhe Anthocerotet janë të përhapura kryesisht në mjedise me shumë lagështi. Në filumin Hepaticophyta deri tani janë njohur rreth 100 lloje dhe të tjera janë duke u zbuluar. Këto lloje kategorizohen në disa familje e gjini të ndryshme.

4

BIMËT JOENËZORE (3) Filiumi Bryophyta ose i myshqeve Pas bimëve me lule dhe fiernave, Briofitet ose myshqet janë Filiumi me më shumë lloje, rreth 12 000 lloje të grupuara në 700 gjini. Briofitet nuk tërheqin shumë vëmendjen e njeriut aq sa e tërheqin bimët me lule dhe fiernat, sepse shumica e tyre janë bimë të vogla dhe s'bien në sy. Briofitet nuk kanë enë përçuese, as gjethe të mëdha dhe as boçe ose lule që bien në sy. Megjithatë Briofitet (myshqet) janë një grup i rëndësishëm bimor në natyrë që ndikojnë së tepërmi në pakësimin e erozionit përgjatë rrjedhave me ujë.

BIMËT ENËZORE PA FARË (1)

Filiumi Psilophyta ose i psilofiteve

Te bimët enëzore pa farë bëjnë pjesë Psilophytet, Lycophytet, Sphenophytet dhe Pteridophytet. Filiumi Psilophyta ose i psilofiteve.Psilofitet përfaqësojnë një filium të Mbretërisë së bimëve në të cilin përfshihen pak lloje bimore. Psilofitet kanë enë përçuese por u mungojnë rrënjët dhe

gjethet e vërteta. Bimët e këtij filiumi grupohen në dy gjini kryesore: gjinia Psilotum dhe gjinia Tmesipteris.

Filiumi Lycophyta ose i likopodeve Filiumi Lycophyta ose Lycopodiophyta përfaqëson një grup të Mbretërisë së bimëve në të cilin përfshihen lloje bimore që kanë enë përçuese. Në dallim nga bimët e tjera enëzore që kanë gjethe të mëdha, sikurse janë fieret dhe bimët me farë, likopodet kanë gjethe të vogla të pajisura vetëm me një nervurë. Në filumin Lycophyta bëjnë pjesë rreth 1 200 lloje që kategorizohen në disa klasa e rende të ndryshme.

5

Filiumi Sphenophyta ose Equisetophyta

Filiumi Sphenophyta ose Equisetophyta përfaqëson një grup të Mbretërisë së bimëve në të cilin përfshihen gjithashtu lloje bimore që kanë enë përçuese. Equisetet ose këputjet jetojnë kryesisht në toka moçalore. Kërcelli i tyre është i nyjëtuar. Në çdo nyjë të kërcellit dalin gjethëza në formë luspash. Strukturat me spore të tyre janë të vendosura në majë të disa kërcejve pjellorë. Trupi i këtyre bimëve ka pëmbajtje të lartë silici.

Filiumi Pterophyta ose i fiernave

Filiumi i Pteridofiteve është më i madhi i bimëve enëzore pa fara. Këtu bëjnë pjesë fiernat nga të cilat mbi dy të tretat e llojeve janë kryesisht tropikale. Fieret kanë gjethe të mëdha me shumë nervura. Kërcelli i tyre nëtokësor (rizoma) ka shumë rrënjë të vogla.

6

BIMËT ENËZORE ME FARË Te bimët enëzore me farë bëjnë pjesë: Coniferophytet, Cycadophytet, Ginkgophytet, Gnetophytet dhe Anthophytet. Bimët enëzore me farë ndahen në dy grupe të mëdha: 1. Gymnosperme ose bimë me farë të zhveshur;2. Angiosperme ose bimë me farë të veshur.

Gymnospermet quhen bimë me farë të zhveshur, sepse prodhojnë fara që nuk janë të mbuluara nga ndonjë strukturë e veçantë.Angiospermet quhen bimë me farë të veshur, sepse prodhojnë fara që janë të mbuluara struktura të veçanta. Por meqenëse prodhojnë edhe lule, Angiospermet quhen edhe bimë me lule ose Anthophyte.Fara e bimëve përmban një embrion në gjendje të fjetur me një sasi lënde ushqyese rezervë( endosperma) si dhe një mbulojë të fortë mbrojtëse të jashtme. Farat zakonisht janë të afta të mbijetojnë për një periudhë kohe të gjatë, madje edhe në kushte të papështatshme.

BIMËT ENËZORE ME FARË (1) GYMNOSPERMET ose bimë me farë të zhveshurTe Gymnospermet përfshihen Filiumet: Ginkgophyta, Cycadophyta, Gnetophyta dhe Coniferophyta.

Filiumi Ginkgophyta Filiumi Ginkgophyta përfshin bimë që kanë gjethe të gjera e të shtypura, të ndara në dy lobe. Kërcelli i tyre është i degëzuar dhe gjethet të rënshme.

7

Filiumi Cycadophyta Filiumi Cycadophyta përfshin bimë që kanë gjethe të ngjashme me gjethet e palmave dhe kërcell drunor të shkurtër.

Filiumi Gnetophyta Filiumi Gnetophyta përfshin bimë që kanë kërcell por nuk kanë gjethe. Këto bimë jetojnë kryesisht në shkretëtira.

Filiumi Coniferophyta ose i konifereve Filiumi Coniferophyta ose i Konifereve është filium i bimëve enëzore me farë të zhveshur (Gymnosperme). Shumica e bimëve Konifere janë përherë të gjelbra. Të tilla janë: pishat, dëllinjat, cedrat, selvitë etj. Bimët e Filiumit Coniferophyta ose Koniferet i kanë gjethet në formë halash dhe strukturat riprodhuese prodhohen kryesisht në boçe që kanë formë koni.

BIMËT ENËZORE ME FARË TË VESHUR ose ANGIOSPERMET Tek Angiospermet përfshihen bimët me farë të veshur. Përveç farës së veshur, karakteristikë tjetër e këtyre bimëve është edhe aftësia për të prodhuar lule (Anthos) prej nga kanë marrë edhe emrin bimë Anthofite ose bimë me lule.

Filiumi Anthophyta ose i bimëve me luleFiliumi Anthophyta ose i bimëve me lule është filumi që përfshin numrin më të madh të llojeve bimore dhe me përhapjen më të madhe në natyrë. Pjalmimin e bimëve me lule e kryejnë insektet dhe kafshë të tjera, prandaj dhe janë më pak të ndërvarura nga era dhe uji. Janë bimë enëzore me farë të veshur (Angiosperme). Sipas numrit të thelpinjve në farat e tyre Anthofitet ndahen në dy klasa të mëdha: klasa e bimëve dythelbore (Dykotiledone) dhe klasa e bimëve njëthelbore (Monokotiledone).

Bimët dythelbore (Dykotiledone) e kanë farën me dy thelpinj (kotiledone). Lulja e tyre përbëhet si rregull nga pesë ose nga katër pjesë. Gjethet e tyre janë me nervura pendore ose me nervura pellembore.Bimët njëthelbore (Monokotiledone) e kanë farën me një thelp (kotiledone). Lulja e tyre përbëhet si rregull nga tre pjesë ose shumëfisha të treshit. Gjethet e tyre janë me nervura paralele.

8

9