PJESA X PROGRAMET, V RGANIZATAT DHE AGJENCITË · i lidhin ato me sisteme moderne të ndërlidhjes...

90
PJESA X PROGRAMET, VEPRIMTARITË, ORGANIZATAT DHE AGJENCITË KAPITULLI 33 Mbrojtja ajrore KAPITULLI 34 Paralajmërmi i hershëm për rrezikun ajror KAPITULLI KAPITULLI armatimeve KAPITULLI KAPITULLI jashtëzakonshme KAPITULLI KAPITULLI KAPITULLI KAPITULLI 42 Logjistika KAPITULLI 43 Meteorologjia KAPITULLI KAPITULLI KAPITULLI KAPITULLI KAPITULLI

Transcript of PJESA X PROGRAMET, V RGANIZATAT DHE AGJENCITË · i lidhin ato me sisteme moderne të ndërlidhjes...

PJESA X

PROGRAMET, VEPRIMTARITË,ORGANIZATAT DHE AGJENCITË

KAPITULLI 33 Mbrojtja ajrore

KAPITULLI 34 Paralajmërmi i hershëm për rrezikun ajror

KAPITULLI

KAPITULLI

armatimeve

KAPITULLI

KAPITULLI

jashtëzakonshme

KAPITULLI

KAPITULLI

KAPITULLI

KAPITULLI 42 Logjistika

KAPITULLI 43 Meteorologjia

KAPITULLI

KAPITULLI

KAPITULLI

KAPITULLI

KAPITULLI

293

KAPITULLI 33

MBROJTJA AJRORE

Mbrojtja ajrore e NATO-s përfshin të gjitha mjetet dhe masat organizative për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve të mundshme ajrore dhe për të përballuar veprimet armiqësore nga ajri. Ajo ka një mision të vazhdueshëm në kohë paqeje, krize dhe konflikti, që ndihmon në ruajtjen e tërësisë së hapësirës ajrore të NATO-s dhe siguron lirinë e veprimit për spektrin e plotë të operacioneve. Ajo përmban një rrjet sistemesh të ndërlidhur me njëri-tjetrin, për të zbuluar, gjurmuar e përcaktuar objektet ajrore dhe për t’i kapur ato me mjetet e duhura të tilla, si sistemet e armëve të bazuara në tokë ose në det dhe aeroplanët kapës nëse është e nevojshme.

Struktura e komandimit dhe drejtimit të mbrojtjes ajrore përbëhet nga Rrjeti Tokësor i Mbrojtjes Ajrore të NATO-s (RRTMAN), i cili përfshin zona që shtrihen nga Norvegjia Veriore deri në Turqinë Lindore, Rrjeti Tokësor i Mbrojtjes Ajrore të Përmirësuar të Mbretërisë së Bashkuar (RRTMAPMB), Sistemi i Komandimit dhe Drejtimit Ajror Portugez (SKDAP) dhe sisteme të vendeve që janë pranuar në NATO kohët e fundit. Këto sisteme bashkojnë stacionet e radarëve, sistemet e shfaqjes dhe të përpunimit të të dhënave dhe i lidhin ato me sisteme moderne të ndërlidhjes shifrore, si dhe me sisteme të armëve e me struktura komandimi e drejtimi brenda një Sistemi të Integruar të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s.

Një pjesë e mirë e strukturave ekzistuese të mbrojtjes ajrore është financuar bashkërisht nga Programi i Investimit për Sigurinë e NATO-s (PISN). Në këtë mënyrë financohet edhe një pjesë e ndjeshme e Sistemit të Komandimit dhe Drejtimit Ajror (SIKDA), i cili është krijuar rishtas. SIKDA synon të ndërthurë e të automatizojë planëzimin taktik, saktësimin e detyrave dhe kryerjen e të gjitha operacioneve ajrore, për të siguruar një sistem komandimi e drejtimi të njësuar për të gjithë Aleancën. Tashmë ai është në zbatim e sipër, nën mbikëqyrjen e Organizatës së Administrimit të SIKDA-s të NATO-s (OASDAN). Programi hyri në fazën e zhvillimit kompjuterik në fund të vitit 2003. Testimi i përbërësve kompjuterikë të programit filloi në vitin 2005, ndërsa testimi i sistemit është planifikuar të kryhet midis viteve 2006 dhe 2008. Sistemi parashikohet të jetë gati për gjendje pune më pas, megjithëse disa prej pjesëve të tij mund të përgatiten edhe më herët.

Sistemi i integruar do të ketë aftësinë për të përballuar një rreze të gjerë kërcënimesh, duke përfshirë raketat balistike dhe ato kruiz. Në të përfshihet zhvillimi i një Sistemi të Mbrojtjes Aktive Shtresore Kundërraketë të Teatrit të Luftimeve (MAKT) për të siguruar mbrojtjen e forcave që veprojnë në këtë

294

teatër, si dhe në një vështrim më të gjerë, për mbrojtjen kundërraketë të territorit, popullsisë dhe forcave të NATO-s. Për këtë janë ndërmarrë studime dhe këshillime, si dhe është në shqyrtim e sipër një program zbatimi në vijim të udhëzimeve ministrore që dolën nga Takimi i Stambollit.

Sistemi i mbrojtjes ajrore të NATO-s përfshin gjithashtu një flotë prej 17 aeroplanësh të Sistemit të Vrojtimit, Paralajmërimit dhe Drejtimit Ajror (AWACS), të cilët përshkruhen në kapitullin pasues.

Që nga marsi i vitit 2004, kur Aleanca u zgjerua me shtatë vende të reja anëtare, patrullimi i hapësirës ajrore të këtyre vendeve, të cilat nuk zotërojnë fuqi të veta të mbrojtjes ajrore, është ndërmarrë nga një numër vendesh anëtare të NATO-s, mbi bazën e një rrethqarkullimi tremujor.

Komiteti i Mbrojtjes Ajrore të NATO-s (KMAN)

Komiteti është përgjegjës përpara Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe Komitetit të Planëzimit të Mbrojtjes për të dhënë këshilla mbi të gjitha aspektet e mbrojtjes ajrore, përfshirë mbrojtjen kundërraketë, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me aspekte të fuqisë ajrore. Përveç kësaj, KMAN-i po zhvillon një Program të Mbrojtjes Ajrore, që u mundëson vendeve anëtare të harmonizojnë përpjekjet e tyre kombëtare me ato të planëzimit në shkallë ndërkombëtare, në lidhje me komandimin e drejtimin ajror dhe me armët e mbrojtjes ajrore. Mbrojtja ajrore e Kanadasë dhe e Shteteve të Bashkuara bashkërendohet nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Aerokozmike të Amerikës së Veriut (KMHAV).

Në vitin 1994, KMAN-i filloi dialogun me vendet partnere me qëllimin për të nxitur mirëkuptimin, transparencën dhe besimin e ndërsjellë për çështje të mbrojtjes ajrore me interes të përbashkët. Zhvillimet në kuadrin e nismës së Partneritetit për Paqe kanë përmirësuar bashkëpunimin në këtë fushë dhe përfshijnë takime faktmbledhëse të ekspertëve të mbrojtjes ajrore, seminare për mbrojtjen ajrore, vizita të ndërsjella në objektet dhe mjetet e mbrojtjes ajrore, studime analitike të përbashkëta dhe një program për shkëmbimin e të dhënave për situatën ajrore.

Grupi i Punës për Studimin e Mbrojtjes Ajrore është një organizëm shumëkombësh, që punon në mbështetje të Komitetit Ushtarak. Ai ka për

295

detyrë të shqyrtojë, të këshillojë dhe të bëjë rekomandime mbi çështjet e mbrojtjes ajrore, që ndikojnë në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s.

Drejtimit Ajror të NATO-s (OASDAN)

Organizata e Administrimit të Sistemit të Komandimit dhe Drejtimit Ajror të NATO-s siguron strukturën për planëzimin dhe zbatimin e sistemit të komandimit dhe drejtimit në mbështetje të operacioneve ajrore të NATO-s. Në kohën e duhur ajo do të zëvendësojë Rrjetin Tokësor të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s (RRTMAN), (shih gjithashtu Seksionin mbi Mbrojtjen Ajrore). Shtabi i saj është në Bruksel, Belgjikë.

Për informacion të mëtejshëm:

Agjencia e Administrimit të Sistemit të Komandimit dhe Drejtimit Ajror të NATO-s- (AASDAN)

NATO Air Command Control System (ACCS) Management Agency (NACMA)Avenue du Bourget 1401110 BrusselsBelgiumTel: +32 2 707 8313Fax: +32 2 707 8777

297

KAPITULLI 34

PARALAJMËRIMI I HERSHËM PËR RREZIKUN AJROR

Flota e aeroplanëve të tipit E-3A për Vrojtimin, Paralajmërimin e Hershëm dhe Drejtimin Ajror në kuadrin e NATO-s (VPDAN), përbën një element të rëndësishëm të aftësive të paralajmërimit të hershëm të Aleancës. Këta aeroplanë sigurojnë vrojtimin, paralajmërimin e hershëm dhe drejtimin ajror në largësi të mëdha dhe lartësi të ulëta. Ata mundësojnë transmetimin e të dhënave drejtpërsëdrejti nga aeroplani në qendrat e komandimit e të drejtimit me bazim në tokë, në det apo në ajër. Sistemi gjithashtu siguron aftësi zbuluese dhe lajmëruese për të gjitha lartësitë, gjë që përmirëson pamjen e hapësirës detare, e cila ka shumë rëndësi për operacionet e vëzhgimit.

Aeroplanët janë në pronësi dhe në përdorim të NATO-s dhe së bashku me aeroplanët e tipit E-3D, në pronësi dhe në përdorim të Britanisë së Madhe, përbëjnë Forcën e Zbulimit të Largët me Patrullim Ajror të NATO-s. Forcat Ajrore Franceze dhe ato të Shteteve të Bashkuara, kanë gjithashtu aeroplanë E-3, të cilët mund të ndërveprojnë me strukturat e mbrojtjes ajrore të NATO-s.

Programi fillestar për paralajmërimin e hershëm ajror përfshinte blerjen nga 12 vende të atëhershme anëtare (Spanja i është bashkuar programit të VPDAN-it më 1998) të flotës së aeroplanëve në pronësi, në përdorim dhe në mirëmbajtje të NATO-s, si dhe modifikimin e përmirësimin e 40 stacioneve ekzistuese të Rrjetit Tokësor të Mbrojtjes Ajrore të NATO-s (RRTMAN) për të mundësuar ndërveprimin e tyre me sistemin e paralajmërimit të hershëm të rrezikut ajror. Stacionet janë vendosur në nëntë vende të ndryshme që shtrihen nga Norvegjia e Veriut deri në Turqinë Lindore.

Pjesa më madhe e programit përbëhet nga 17 aeroplanë E-3A, në pronësi të NATO-s, që veprojnë nga baza në Geilenkirshen të Gjermanisë. Komponenti E-3D me pronësi britanike ndodhet në Bazën Ajrore Mbretërore të Uadingtonit në Mbretërinë e Bashkuar. Aeroplanët e NATO-s E-3A janë të bazuar në Sistemin e Vrojtimit, Paralajmërimit dhe Drejtimit Ajror (AWACS) të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, që kanë hyrë në shërbim që prej vitit 1977. Aeroplanët E-3A janë të tipit Boing 707-320B të modifikuar, që dallohen nga një kupolë me diameter 30 këmbë, e montuar në pjesën e sipërme të trupit të aeroplanit, ku janë vendosur radarët e zbulimit dhe të identifikimit të forcave mike dhe armike. Më pas janë blerë edhe tre Aeroplanë Mësimorë Ngarkesash (AMN) 707.

Ndërkohë kanë filluar programe afatshkurtra dhe afatmesme modernizimi. Programi afatmesëm i përgjigjet mbulimit të kërkesave të NATO-s për

298

paralajmërimin e hershëm të rrezikut ajror për periudhën prej vitit 1998 deri në harkun kohor 2008-2009.

Prej gushtit 1990 deri në mars 1991, në përgjigje të pushtimit të Kuvajtit nga Iraku, aeroplanë të Komponentit E-3A të NATO-s u vendosën në Turqinë Lindore për të përforcuar krahun jugor të NATO-s, për të kontrolluar trafikun ajror e detar në Mesdheun Lindor dhe për të siguruar vrojtim ajror të pandërprerë përgjatë kufirit të Turqisë me Irakun.

Që nga viti 1992, Forca e VPDAN-it, e cila i përmbledh të dy, Komponentin E-3A të NATO-s dhe Komponentin E-3D të Mbretërisë së Bashkuar, është përdorur gjerësisht në rajonin e ish-Jugosllavisë. Ajo ka mbështetur veprimet e NATO-s në lidhje me vëzhgimin dhe zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në vijim për mbështetjen e Forcës Zbatuese (IFOR), Forcës Stabilizuese (SFOR) dhe Forcës së Kosovës (KFOR). Në këto operacione kanë marrë pjesë edhe aeroplanë të tipit E-3F të forcave ajrore franceze.

Nga mesi i tetorit 2001 deri në gjysmën e majit 2002, aeroplanët e AWACS-it të NATO-s, u dërguan për të mbështetur mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas goditjeve të 11 shtatorit mbi Uashington, DC dhe Nju Jork. Këta aeroplanë zbulimi me vrojtim u përdorën përsëri nga shkurti deri në prill 2003, në mbështetje të mbrojtjes së Turqisë në rast të ndonjë kërcënimi ndaj territorit ose popullsisë së saj, që mund të shkaktohej si pasojë e luftës në Irak. Herë pas here flota është përdorur për misione vëzhgimi të hapësirës ajrore gjatë veprimtarive me rëndësi të veçantë, siç kanë qenë Lojrat Olimpike të Athinës të vitit 2004.

Organizata e Drejtimit të Programit të Vrojtimit, Paralajmërimit

ODPNA përgjigjet për të gjitha aspektet e drejtimit dhe zbatimit të Programit të VPDAN-it dhe raporton drejtpërdrejt në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Organizata përbëhet nga një Këshill i Drejtuesve, që mbështetet nga Agjencia e Drejtimit të Programit të Vrojtimit, Paralajmërimit të Hershëm dhe Drejtimit Ajror të NATO-s (ADPNA) me vendvendosje në Brunsum, Holandë, si dhe nga një Komitet Ligjor për Financën dhe Kontratat, një Komitet për Sigurimin Teknik të Operacioneve dhe një Grup Drejtues për Riparime në Ofiçinat e Specializuara.

299

Secili prej 13 vendeve pjesëmarrëse në këtë program përfaqësohet në Këshillin e Drejtuesve dhe në komitetet e tij. Përfaqësuesit e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, të Komandantëve Strategjikë të NATO-s, të Komandantit të Forcës së Zbulimit të Largët dhe të Drejtimit me Patrullim Ajror në kuadrin e NATO-s (ZDPAN) dhe organizma të tjerë të NATO-s, gjithashtu marrin pjesë në mbledhjet e komitetit dhe në mbledhjet e tjera të Këshillit të Drejtuesve, që zakonisht mbahen dy herë në vit.

Administrimi i përditshëm i programit të blerjeve është nën përgjegjësinë e Administratorit të Përgjithshëm të ADPNA-s. Shtabi i Komandës së Forcës të ZDPAN-it është në të njëjtën vendndodhje me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE) në Mons, Belgjikë. Të dyja, si ADPNA, edhe Komanda e Forcës, janë të plotësuara me personel nga vendet pjesëmarrëse.

Baza Operative Kryesore është në Geilenkirshen të Gjermanisë. Ajo gjithashtu është e plotësuar me personel nga vendet pjesëmarrëse në ODPNA. Bazat ajrore në Itali, Greqi dhe Turqi, dhe një bazë operuese e përparuar në Norvegji, janë modifikuar në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar mbështetje për operacionet me aeroplanët E-3 të NATO-s.

Aktualisht, vendet anëtare të ODPNA-s janë: Belgjika, Danimarka, Greqia, Gjermania, Holanda, Italia, Kanadaja, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Mbretëria e Bashkuar siguron shtatë aeroplanë E-3D për Forcën e ZDPAN-it të NATO-s. Franca merr pjesë në mbledhjet e ODPNA-s në rolin e vëzhguesit, bazuar në blerjet që ka bërë për katër aeroplanë E-3F, në pronësinë e saj kombëtare.

Për informacion të mëtejshëm:

Agjencia e Drejtimit të Programit të Vrojtimit, Paralajmërimit të Hershëm dhe Drejtimit Ajror të NATO-s (ADPNA)

NATO Airborne Early Warning and Control ProgrammeManagement Agency (NAPMA)Akerstraat 7 6445 CL BrunssumThe Netherlands Tel: +31 45 526 2759Fax: +31 45 525 4373

301

KAPITULLI 35

DREJTIMI I TRAFIKUT AJROR DHE I HAPËSIRËS AJRORE

Rritja e vazhdueshme e trafikut ajror civil dhe paraqitja e koncepteve të reja operative ushtarake dhe sistemeve të armëve, kanë zgjeruar ndjeshëm kërkesat për hapësirën ajrore, si nga përdoruesit ushtarakë edhe nga ata civilë. Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme të sigurohet një bashkëveprim i frytshëm në nivel ndërkombëtar, ndërmjet autoriteteve civile dhe ushtarake, për të plotësuar nevojat e të gjithë përdoruesve në mënyrë të barabartë. Në veçanti, roli i NATO-s në bashkëveprimin e drejtimit të trafikut ajror civilo-ushtarak është që, në bashkëpunim edhe me organizatat e tjera ndërkombëtare të interesuara, të mbrojë kërkesat për hapësirën ajrore që i mundësojnë Aleancës të plotësojë misionet dhe detyrat e saj të sigurisë, duke zvogëluar vështirësitë që mund të krijohen në aviacionin civil për shkak të kufizimeve të aftësive dhe mjeteve të sistemeve të kontrollit të trafikut ajror e të strukturës së aeroporteve.

Goditjet terroriste të vitit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara e përqendruan vëmendjen në mënyrë dramatike ndaj kërcënimit që vinte nga aeroplanët civilë, të shndërruar në armë vdekjeprurëse. Ndërgjegjësimi në rritje për forma të tilla agresioni, ka thelluar luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe përpjekjet paralele të Aleancës për të përforcuar sigurimin ajror.

Perspektiva e re e përgjithshme e NATO-s ka nxjerrë gjithnjë e më tepër në pah kërkesën e domosdoshme për aeroporte të efektshme brenda zonës së saj të operacioneve. Disponueshmëria e mjeteve dhe e mekanizmave të lëvizshëm të drejtimit të trafikut ajror dhe shfrytëzimi i tyre për të realizuar bashkëveprimin e përpjekjeve ndërkombëtare për përmirësimin e aeroporteve, është me rëndësi themelore për të siguruar efektivitetin e vazhdueshëm të Aleancës.

Ndërkohë duhet të përmbushet edhe nevoja që mjetet ajrore të Aleancës të jenë në gjendje të ruajnë shkallën e kërkuar të pajtueshmërisë me elemente të ndryshme të infrastrukturës së drejtimit të trafikut ajror. Si pasojë e kësaj dhe e përpjekjeve të tjera për të arritur harmonizimin midis procedurave dhe sistemeve të drejtimit të trafikut panevropian dhe Euro-Atlantik, NATO përfaqësohet në një numër forumesh ndërkombëtare që lidhen me hapësirën ajrore dhe drejtimin e trafikut ajror.

Normalizimi i aviacionit civil pas një krize kërkon një përfshirje të plotë të të gjithë aktorëve të interesuar. Aftësia e NATO-s për të përvijuar procesin e dorëzimit përfundimtar të kontrollit të hapësirës ajrore, në bashkëpunim me

302

autoritetet vendore dhe organizmat ndërkombëtarë të aviacionit civil, është e një rëndësie të veçantë në suksesin e operacioneve të NATO-s.

Bashkërendimi në përdorimin e hapësirës ajrore dhe drejtimin e trafikut ajror ishin ndër çështjet e para të bashkëveprimit që NATO zhvilloi me vendet partnere. Aleanca mbetet mjaft aktive në sigurimin e ndihmesës ndaj vendeve partnere, të Dialogut Mesdhetar dhe vendeve të tjera, për zhvillimin e sistemeve të drejtimit të trafikut ajror civilo-ushtarak dhe të strukturave të sigurimit ajror që janë të ndërveprueshme me NATO-n dhe që përmbushin standardet ndërkombëtare. Nisma bashkëpunuese në fushën e hapësirës ajrore janë ndërmarrë gjithashtu në kuadrin e Këshillit NATO-Rusi dhe atë të Partneritetit të Dallueshëm NATO-Ukrainë.

KDTAN-i është organ këshillimor i nivelit të lartë civilo-ushtarak i Këshillit të Atlantikut të Veriut për përdorimin e hapësirës ajrore dhe drejtimin e trafikut ajror. Misioni i këtij komiteti është të përpunojë, të parashtrojë dhe të ngrejë në një nivel më të lartë mendimin teorik të NATO-s për çështjet që lidhen me kryerjen e operacioneve ajrore të shpejta e të sigurta në hapësirën ajrore, nën përgjegjësinë dhe në interes të NATO-s. KDTAN-i merret me forcimin e sigurisë së aviacionit dhe përgjigjet për bashkërendimin e plotë të kërkesave të hapësirës ajrore me qëllim që të ruhet efektshmëria në veprimet e Aleancës. Kjo përfshin drejtimin e operacioneve ajrore dhe atë të stërvitjeve të mëdha si dhe harmonizimin e sistemeve dhe të procedurave. Komiteti mbikëqyr dhe analizon zhvillimet në ndërlidhje, në aviodrejtim dhe në zbulim ajror për të vlerësuar ndikimin e tyre në aftësinë operative të NATO-s.

Në punën e vet Komitetin e ndihmojnë përfaqësues nga Organizata e Aviacionit Civil Ndërkombëtar, Shoqata e Transportit Ajror Ndërkombëtar, Komisioni Evropian, Organizata Evropiane për Sigurimin e Aviodrejtimit (EUROKONTROLL) dhe organizata të tjera të aviacionit civil. Në këtë mënyrë, KDTAN-i është në gjendje të sigurojë një lidhje të pazëvendësueshme midis autoriteteve ushtarake të NATO-s, që janë përgjegjëse për bashkëveprimin e lëvizjeve masive të aeroplanëve ushtarakë dhe organeve e organizatave të aviacionit civil kombëtar e ndërkombëtar.

303

KAPITULLI 36

BASHKËPUNIMI DHE PLANËZIMI NËFUSHËN E ARMATIMEVE

Bashkëpunimi në fushën e armatimeve brenda NATO-s synon të mbështesë objektivat strategjikë të Aleancës nëpërmjet zhvillimit dhe blerjes me kosto të pranueshme të pajisjeve ushtarake, me anë të përmirësimit dhe mbështetjes së ndërveprimit dhe nxitjes së bashkëpunimit në fushën e teknologjisë e të industrisë mes vendeve aleate dhe, kur është e nevojshme, edhe me vendet partnere. Objektivi i bashkëpunimit për armatimin është bashkimi i burimeve dhe i njohurive, përballimi i përbashkët i rreziqeve dhe krijimi i ekonomive të prodhimit të zgjeruar. Vëmendja është përqendruar në trajtimin e atyre mangësive që janë më të ngutshme për aftësinë e mjeteve të Aleancës, si për shembull, përmbushja e kërkesave për pajisje të Forcës Kundërvepruese të NATO-s, ose zhvillimi i aftësive të mbrojtjes kundër terrorizmit dhe puna për plotësimin e kërkesave operative kombëtare.

Bashkësia e NATO-s në fushën e armatimit synon të krijojë marrëdhënie sa më të bashkërenduara ndërmjet bashkësive të veta të prokurimit, të teknologjisë dhe të industrisë. Përmes një rrjeti komitetesh shkëmbehet informacion mbi kërkesat e reja ushtarake dhe teknologjitë e dukurive të reja. Në këtë kuadër janë duke u studiuar mundësitë për harmonizimin e kërkesave në nivel kombëtar dhe për programe bashkëpunimi.

Planëzimi për armatimin, si një nga përbërësit kryesorë të planëzimit të mbrojtjes së NATO-s, realizon përshtatjen e objektivave të forcave ushtarake në objektiva armatimi. Si rezultat i kohës së gjatë të shfrytëzimit të shumë pajisjeve ushtarake, vëmendje e veçantë u kushtohet elementeve afatgjata të sistemit të planëzimit të NATO-s. Planëzimi për veprimtaritë e armatimit bëhet në disa mënyra: me plane vjetore administrimi që përpilohen për Konferencën e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare (KDAK) dhe grupet kryesore, që varen prej saj, për të trajtuar aspekte operative, ekonomike dhe teknologjike të objektivave të NATO-s. Një tjetër mjet i rëndësishëm i planëzimit është grupi i Kërkesave për Aftësitë Afatgjata (KAA), të përcaktuara nga Komanda e Forcave Aleate për Transformimin (KFAT). KAA-ja përshkruan dobësitë më kryesore të aftësive për funksione ushtarake të ndryshme të Aleancës. Ato shërbejnë si udhërrëfyes për përqendrimin e punës së bashkësisë së armatimit.

304

Puna kryesore brenda NATO-s për të përcaktuar mundësitë e bashkëpunimit në kërkimin shkencor dhe zhvillimin e prodhimin e pajisjeve, bëhet nën mbikëqyrjen e Konferencës së Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare (KDAK). KDAK-u është komiteti më i lartë këshillimor për Këshillin e Atlantikut të Veriut në lidhje me çështjet e armatimit. Ajo vendos përparësitë, jep udhëzime kryesore për organizmat vartës, të cilët përbëhen nga ekspertë civilë dhe ushtarakë prej vendeve anëtare dhe atyre të Partneritetit për Paqe. Ajo mblidhet dy herë në vit, në nivelin e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare (DAK) dhe, më shpesh, në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel (PËRDAK).

Nëpërmjet mbledhjeve të grupeve të ekspertëve nga shërbimet e forcave të armatosura dhe ministritë, shkëmbehet informacion rreth kërkesave të pritshme ushtarake, mundësive për harmonizim, vendosjes së standardeve e të ndërveprimit dhe teknologjive të dukurive të reja. Bashkëpunimi midis këtyre grupeve të KDAK-ut dhe grupeve të ekspertëve zhvillohet nga Organizata për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjinë, Organizata për Këshillimin, Komandimin dhe Drejtimin (KKD), Komanda e Forcave Aleate për Transformimin (KFAT), industria dhe përdoruesit që përfaqësohen nga autoritetet ushtarake të NATO-s. Struktura e KDAK-ut u mundëson vendeve anëtare të NATO-s, të përzgjedhin ato projekte kërkimesh shkencore, teknologjish dhe pajisjesh, në të cilat dëshirojnë të marrin pjesë. Në të njëjtën kohë, ajo lehtëson shkëmbimin e informacionit për ato programe kombëtare, ku bashkëpunimi mund të jetë me përfitime të ndërsjella për secilin vend më vete dhe për NATO-n, si një e tërë. Udhëzimet e përgjithshme për këto veprimtari sigurohen nëpërmjet përpilimit të planeve vjetore të administrimit të KDAK-ut, ku përcaktohen objektivat kryesorë dhe fushat parësore të punës.

Organizimi i KDAK-ut

Nënstruktura e KDAK-ut përbëhet nga:

• Tri Grupe Kryesore Armatimi: Grupi i Armatimeve Detare të NATO-s (GADN), Grupi i Armatimeve të Forcave Ajrore të NATO-s (GAFAN) dhe Grupi i Armatimeve Tokësore të NATO-s (GATN), me nëngrupe dhe grupe të ndryshme pune.

305

• (GKIN), i cili i siguron KDAK-ut ekspertizë për industrinë e mbrojtjes.

•të Ciklit të Jetëgjatësisë dhe , si dhe disa nëngrupe të tjera.

•.

Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjinë (KKT) është një organ i integruar i NATO-s, që përgjigjet për kërkimin shkencor në fushën e mbrojtjes dhe për zhvillimet teknologjike. Siguron me këshilla dhe mbështetje KDAK-un si dhe Komitetin Ushtarak. Komisioni bashkërendon politikat e kërkimit shkencor dhe të teknologjisë në organizma të ndryshëm të NATO-s dhe mbështetet nga një Agjenci për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjinë (AKT) e specializuar e NATO-s.

Për informacion të mëtejshëm:

Agjencia për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjinë (AKT)Research and Technology Agency (RTA)BP 25F-92201 Neuilly-sur-SeineFranceTel: +33 1 55 61 22 00Fax: +33 1 55 61 22 98/99Email: [email protected]: www.rta.nato.int

Administrimi i projekteve kryesore të bashkëpunimit, nga faza e zhvillimit në atë të prodhimit, kryhet nga agjenci të specializuara të NATO-s, që veprojnë në emër të vendeve anëtare pjesëmarrëse.

NAMEADSMA mbikëqyr zhvillimin e Sistemit të Mbrojtjes Ajrore për Mjedise më të Gjera (i njohur përgjithësisht sipas formës origjinale të shkurtesës në gjuhën angleze „MEADS“ – Medium Extended Air Defence System).

306

Për më shumë informacion:

NAMEADSMA Building 1620 Discovery Drive, Suite 300HuntsvilleAL 35806USA Tel: +1 205 922 3972Fax: +1 205 922 3900

NETMA u krijua nga shkrirja dhe bashkimi i ish-Agjencisë së NATO-s për Administrimin e Zhvillimit dhe Prodhimit të Aeroplanëve Luftarakë Shumëdetyrësh (e njohur përgjithësisht sipas formës origjinale të shkurtesës në gjuhën angleze „NAMMA“ – NATO Multi-Role Combat Aircraft Development and Production Management Agency) me Agjencinë e NATO-s për Administrimin e Zhvillimit, Prodhimit dhe Logjistikës së Aeroplanëve Gjuajtës Evropianë (e njohur përgjithësisht sipas formës origjinale të shkurtesës në gjuhën angleze „NEFMA“ – NATO European Fighter Aircraft (EFA) Development, Production and Logistics Management Agency). Ajo është përgjegjëse për zhvillimin dhe prodhimin e përbashkët të Aeroplanit Gjuajtës Evropian (Eurogjuajtës) të NATO-s dhe për të siguruar shërbimet e gatishmërisë për fluturim të aeroplanëve luftarakë shumëdetyrësh të NATO-s (Tornado).

Për informacion të mëtejshëm:

NETMA PO Box 1302 82003 UnterhachingGermany

307

(NAHEMA)

NAHEMA drejton zbatimin e programit të helikopterëve NH90 të NATO-s.

Për informacion të mëtejshëm:

NAHEMALe Quatuor, Bâtiment A42 Route de Galice13082 Aix-en-Provence Cedex 2FranceTel: +33 42 95 92 00Fax: +33 42 64 30 50

ZNARH-ja është përgjegjëse për programet e përmirësimit të sistemit të raketave tokë-ajër „Hawk“.

Për më shumë informacion:

NHMO26 rue Galliéni 92500 Rueil-Malmaison FranceTel: +33 147 08 75 00Fax: +33 147 52 10 99

309

KAPITULLI 37

KONTROLLI I ARMËVE DHE ÇARMATIMI

Vendet e NATO-s synojnë të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin me nivelin më të ulët të mundshëm të forcave, në përputhshmëri me aftësinë e tyre për të ndërmarrë të gjitha llojet e misioneve të Aleancës dhe për t’iu përgjigjur çfarëdolloj sfide që mund të shfaqet ndaj sigurisë. Për këtë arsye, ndjekja dhe zbatimi në vijimësi i marrëveshjeve të frytshme dhe të verifikueshme në fushën e kontrollit të armëve, çarmatimit dhe të mospërhapjes së armëve, janë një pjesë e rëndësishme e këndvështrimit të gjerë për sigurinë, të përshtatur nga vendet anëtare të Aleancës dhe përbëjnë një pjesë të pashkëputur të strategjisë së NATO-s.

Tri vende të NATO-s zotërojnë armë bërthamore dhe konkretisht, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Çdonjëri prej këtyre vendeve e ka zvogëluar madhësinë e forcave bërthamore në zotërim, edhe nëpërmjet traktateve dhe marrëveshjeve të përfunduara ndërkombëtare, edhe me anë të vendimeve njëpalëshe. NATO, në tërësi, nuk e vlerëson më si qëllim në vetvete mbështetjen në armët bërthamore, por u ka përcaktuar atyre një rol të mirëfilltë politik, si pjesë e politikës së saj të përgjithshme për të shmangur agresionin. Përkundrazi, deri në një farë mase, kërcënimi gjithnjë në rritje i rrezikut nga terrorizmi dhe nga përdorimi i mundshëm i armëve të dëmtimit në masë, ka nxjerrë në pah rolin e kontrollit të armëve dhe të masave parandaluese të përhapjes së tyre, si dhe të nismave të reja në këtë sferë.

Aleanca i ka kushtuar gjithashtu rëndësi të madhe edhe pakësimit të numrit të armëve konvencionale. Arritja më e madhe në këtë sferë dhe një faktor i rëndësishëm për të siguruar stabilitietin në zonën Euro-Atlantike, ka qenë Traktati i Forcave Konvencionale në Evropë (FKE) i vitit 1990 dhe përshtatja e tij me situatën e re që mbizotëronte në Evropë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Traktati çoi në shkatërrimin e sasive të mëdha të pajisjeve ushtarake dhe në shkëmbimin e rregullt të informacionit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse për forcat që kanë mbetur si dhe për masa të rrepta verifikuese. NATO, gjithashtu, bashkërendon veprimtaritë mes aleatëve në kuadrin e një procesi bashkëbisedimi lidhur me masat e besueshmërisë e të sigurisë, që janë përmbledhur në një marrëveshje të njohur, si Dokumenti i Vjenës dhe mbështet Traktatin e Qiejve të Hapur të vitit 1992, i cili lejon mbikalimet ajrore të territoreve kombëtare mbi baza të dyanshme.

NATO ka ndërmarrë gjithashtu një numër projektesh për shkatërrimin e sasive të tepërta të armëve dhe municioneve, përfshirë minat kundër këmbësorisë dhe për rishikimin e pasojave të reformës në fushën e mbrojtjes.

310

Këto janë shfrytëzuar si mjete mjaft të dobishme për të ndihmuar në zbatimin e projekteve të kësaj natyre, në kuadrin e Partneritetit për Paqe. Mekanizmi i paraqitur për të administruar mbështetjen financiare të vendeve dhuruese për asgjësimin e sigurt të kësaj trashëgimie të panevojshme dhe të rrezikshme, është Fondi i Mirëbesimit të Partneritetit për Paqe (shih Pjesën VII).

Politikat e NATO-s në lidhje me mospërhapjen e armëve rrjedhin nga fakti se njëra prej fushave më të rëndësishme që krijon pasiguri për paqen botërore është përhapja e armëve bërthamore, kimike e biologjike dhe e mjeteve të shpërndarjes së tyre. Vendet e NATO-s janë të të njëjtit mendim se parandalimi i përhapjes së armëve të dëmtimit në masë është një nga detyrat më të rëndësishme me të cilën ballafaqohet Aleanca aktualisht. Në vitin 1999 u ndërmorën nisma të reja në këtë fushë. Një Nismë për Armët e Dëmtimit në Masë (ADM), filloi të konkretizohet dhe pati një ndikim mjaft të gjerë. Ajo u shoqërua me krijimin e Qendrës së Armëve të Dëmtimit në Masë në Shtabin e NATO-s, në maj të vitit 2000. Kjo nismë bazohet në punën përgatitore për forcimin e përpjekjeve të përgjithshme politike dhe ushtarake të Aleancës në këtë fushë dhe është zhvilluar më tej pas goditjeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.

Vendet anëtare të NATO-s i vlerësojnë përpjekjet për krijimin e mirëbesimit, kontrollit të armëve, çarmatimit dhe mospërhapjes, si përbërës të rëndësishëm për parandalimin e konflikteve. Ato janë të vetëdijshme se Aleanca mund të luajë një rol jetësor në këtë fushë, duke nxitur një proces më të gjerë, më gjithëpërfshirës dhe më të verifikueshëm të kontrollit ndërkombëtar të armëve e të çarmatimit. Në këtë mënyrë, NATO ndihmon edhe në punën e organizatave të tjera ndërkombëtare që merren posaçërisht me këto çështje. Politika e përgjithshme e Aleancës në këtë fushë, e shprehur qartë në Konceptin Strategjik të botuar më 1999, përmban në vetvete edhe zotimin për të ndihmuar fuqimisht në këtë proces.

Aleanca ka siguruar një forum këshillimor për anëtarët e saj në lidhje me të gjitha aspektet e kontrollit të armëve, çarmatimit dhe mospërhapjes së tyre. Këshillime mbi këto çështje zhvillohen në një numër organizmash të NATO-s, të krijuar posaçërisht, me qëllim që të përcaktohen rrugët për përmirësime në secilën prej këtyre fushave. Këto tema diskutohen gjithashtu edhe me vendet partnere në kuadrin e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (KPEA), Këshillit NATO-Rusi, Komisionit NATO-Ukrainë dhe Dialogut Mesdhetar.

Organet e NATO-s mblidhen rregullisht me ekspertë të çarmatimit, kryesisht para takimeve të rëndësishme ndërkombëtare të tilla, si Konferenca për Rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, Komiteti Fillestar i KB-së dhe Konferenca për Çarmatimin. NATO organizon gjithashtu një forum për këshillime mbi ndërlikimet që mund të kenë për sigurinë e

311

Aleancës dhe të stabilitetit të përgjithshëm, variantet e ndryshimit të mbrojtjes kundërraketë të teatrit të veprimeve luftarake.

Në vijim jepet një përmbledhje e zhvillimeve kryesore, proceseve bashkëbiseduese dhe drejtimeve të bashkëpunimit në këtë fushë.

Vendet e NATO-s mbeten subjekt i një vargu të gjerë rreziqesh me karakter ushtarak dhe jo ushtarak, që vijnë nga shumë drejtime dhe që është e vështirë të parashikohen. Përhapja e armëve bërthamore, biologjike e kimike (BBK) dhe e mjeteve të tyre të shpërndarjes është një çështje mjaft serioze. NATO është e vetëdijshme se përhapja e armëve mund të ndodhë, pavarësisht nga përpjekjet për ta parandaluar atë dhe mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për popullsinë, territorin dhe forcat e vendeve aleate. Për këtë arsye, mbështetja e NATO-s për regjimet që ndalojnë përhapjen e armëve, si të atyre të zakonshme, ashtu dhe atyre bërthamore, është pjesë përbërëse e politikës të sigurisë së saj. Vendet anëtare kanë përshtatur një qëndrim të dyanshëm, të ndërlidhur politik dhe mbrojtës, për të luftuar mospërhapjen e armëve të dëmtimit në masë si dhe të mjeteve të shpërndarjes së tyre. Sidoqoftë, sfida të mëdha mbeten ende, megjithë përparimin në rrafshin ndërkombëtar, në mbështetje të regjimeve të mospërhapjes së armëve. Rritja e kërcënimit nga terrorizmi ka ndikuar për të nxjerrë në pah rëndësinë e veprimeve të bashkërenduara ndërkombëtare në këtë fushë.

Prania e një sasie të ndjeshme forcash bërthamore jashtë Aleancës duhet mbajtur mirë parasysh. Sidoqoftë, mundësitë në të cilat mund të përfytyrohet përdorimi i armëve bërthamore nga NATO janë shumë të pakta dhe roli i forcave bërthamore të Aleancës brenda strategjisë së saj të përgjithshme të sigurisë është zvogëluar dukshëm. Shkurtime të mëdha në numrin e forcave janë bërë gjithashtu edhe nga vetë vendet anëtare që kanë forca bërthamore dhe pikërisht nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

• Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TMAB)

Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TMAB), ka qenë guri themeltar i marrëveshjeve ndërkombëtare mbi mospërhapjen në shkallë botërore të armëve dhe i procesit që solli çarmatimin bërthamor. Afati i Traktatit u zgjat pafundësisht në Konferencën e Rishikimit e të Zgjatjes së TMAB-së, më 1995. Aty u vendos gjithashtu të forcohej procesi i rishikimit dhe të përshtatej një grup i “Parimeve dhe Objektivave për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

312

dhe Çarmatimin”, me qëllim që t’i jepej një shtysë zbatimit të efektshëm të Traktatit.

Përfundimet e Konferencës së Rishikimit të TMAB-së, që u mbajt në Nju Jork prej 24 prillit deri më 19 maj 2000, pasqyruan mbështetjen e vazhdueshme për aderimin e përgjithshëm në TMAB-në, pajtueshmërinë e plotë me kushtet e TMAB-së, përforcimin e masave ruajtëse të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) dhe hapat e mëtejshëm përpara drejt objektivit kryesor të çarmatimit bërthamor.

Dokumenti përfundimtar përmban një plan që synon zbatimin e rregullt dhe në vijimësi të detyrimit të Nenit VI të TMAB-së përsa i përket çarmatimit bërthamor. Gjithashtu, pesë shtetet me armë bërthamore të njohura nga TMAB-ja, nxorën një komunikatë të përbashkët në të cilën mirëpritën shtrirjen pa afat të traktatit dhe ripohuan vendosmërinë e tyre për zbatimin e vendimeve të vitit 1995.

• Armët kimike dhe biologjike

Mjetet dhe aftësitë e armëve kimike dhe biologjike nuk janë pjesë e strategjisë së Aleancës dhe nuk luajnë rol në strukturën e forcave të NATO-s. Politika e Aleancës në lidhje me këto armë mbështet aderimin e përgjithshëm në regjimet përkatëse të çarmatimit. Sidoqoftë, mospërhapja e këtyre armëve është e njohur gjerësisht si një problem gjithnjë në rritje i sigurisë në shkallë ndërkombëtare, sidomos në kuadrin e terrorizmit.

Përdorimi i armëve kimike dhe biologjike ndalohet nga Protokolli i Gjenevës i vitit 1925. Një tjetër marrëveshje në këtë sferë është Konventa mbi Armët Biologjike dhe Helmuese, që ka hyrë në fuqi më 1975. Sipas saj, palët nënshkruese pranojnë të mos zhvillojnë, prodhojnë, grumbullojnë ose blejnë agjentë biologjikë dhe pajisje të tyre për t’i përdorur për qëllime armiqësore. Në vitin 1994, u krijua një Grup i Posaçëm i Palëve Shtetërore në Konventë, për të shqyrtuar masat e mundshme për verifikimin dhe propozimet në mbështetje të Konventës. Konferencat pasuese për rishikimin e kësaj çështjeje përbëjnë hapa të mëtejshëm në këtë drejtim.

Gjatë viteve 1980 dhe 1992 u kryen bisedime në Konferencën për Çarmatimin lidhur me një Konventë mbi Armët Kimike për ndalimin e armëve kimike, që hyri në fuqi në vitin 1997. Sipas saj, palët marrin përsipër të mos zhvillojnë, prodhojnë, blejnë, grumbullojnë ose të mbajnë armë kimike, të mos përdorin ose të përgatiten për të përdorur armë kimike dhe të mos mbështesin të tjerët për të vepruar në kundërshtim me nenet e konventës. Konventa kërkonte gjithashtu nga palët nënshkruese që të shkatërronin armët kimike që kanë në zotërim si dhe fabrikat për prodhimin e armëve kimike.

313

• Raketat dhe mjetet e tjera të shpërndarjes

Regjimi i Kontrollit të Teknologjisë së Raketave (RKTR), i krijuar më 1987, bashkon 32 shtete që kërkojnë të kufizojnë përhapjen e raketave dhe të teknologjisë së raketave. Partnerët e RKTR-së, kontrollojnë eksportet për një listë të përcaktuar artikujsh në përputhje me një politikë të përbashkët kontrolli të eksporteve.

• Adaptimi i Traktatit të FKE-së

Traktati i Forcave Konvencionale në Evropë (FKE) i 19 nëntorit 1990, vendosi kufizime të detyrueshme ligjore për pesë kategori të Traktatit të Kufizimit të Pajisjeve (TKP) dhe përfshinte kushtet për shkëmbimin e pakundërshtueshëm të një informacioni të përgjithshëm dhe të njoftimeve, si dhe rregullimet përkatëse për ndërhyrje verifikimi dhe inspektimi në vendndodhje të tyre. Traktati solli një transparencë të lartë për gjendjen e rezervave të armëve dhe një ulje mjaft të ndjeshme të pajisjeve ushtarake në Evropë.

Bisedimet për përshtatjen e traktatit me rrethanat e reja që po shfaqeshin pas Luftës së Ftohtë, filluan në vitin 1996, duke pasqyruar ndryshimet rrënjësore që kishin ndodhur që prej nënshkrimit të tij më 1990, përfshirë ribashkimin e Gjermanisë, shpërbërjen e Paktit të Varshavës dhe të BRSS-së, krijimin më pas të shteteve të reja të pavarura, rritjen e numrit të vendeve pjesëmarrëse në traktat nga 22 në 32 dhe procesin e demokratizimit në Evropën Qendrore e Lindore. Zhvillimet e mëvonshme që kanë ndikuar në zbatimin e traktatit përfshijnë pranimin në NATO të vendeve të reja anëtare më 1999 dhe 2004 dhe perspektivën e pranimeve në të ardhmen.

Në Takimin e OSBE-së të Stambollit, të mbajtur në nëntor 1999, u nënshkrua një “Marrëveshje mbi Përshtatjen” e Traktatit të FKE-së, e cila kërkonte nga të 30 palët shtetërore nënshkrimin e Traktatit përpara se ai të hynte në fuqi. Gjithashtu, në këtë takim, u përshtat edhe një “Akt Final”, që parashikon përgjegjësi të detyrueshme politike që lidhen me kufizimet, tërheqjet dhe uljen e vazhdueshme të sasisë së armëve e të pajisjeve sipas parametrave të pranuara nga palët shtetërore në kuadrin e përshtatjes së Traktatit.

Gjatë Takimit të Stambollit të NATO-s, në qershor 2004, udhëheqësit e Aleancës përsëritën vendosmërinë ndaj Traktatit të FKE-së, si një gur

314

themeli për sigurinë evropiane dhe ripohuan mbështetjen e tyre për hyrjen sa më të shpejtë në fuqi të Traktatit të Përshtatur. Ata gjithashtu theksuan se përmbushja e detyrimeve që kanë mbetur nga Zotimet e Stambollit, lidhur me praninë e trupave ruse në Republikat e Moldavisë dhe të Gjeorgjisë, do të krijonte kushtet për Aleancën dhe palët e tjera shtetërore që të lëviznin më përpara në ratifikimin e Traktatit të Përshtatur të FKE-së. Hyrja në fuqi e këtij Traktati do të hapë rrugën për pranimin e vendeve që nuk janë ende anëtarë të FKE-së, të cilat e kanë shpallur këtë si qëllim të tyre. Kjo do të ndihmonte më tej në sigurinë dhe stabilitetin evropian.

Grupi Operativ i Nivelit të Lartë (GONL) i Aleancës është përgjegjës për zhvillimin e politikës në fushën e çarmatimit konvencional, kontrollit të armëve dhe masave të krijimit të mirëbesimit e të sigurisë. Komiteti Bashkërendues i Verifikimit të Armëve (KBVA) në kuadrin e NATO-s, merret me mbikëqyrjen e veprimtarive të bashkërendimit dhe të zbatimit të kontrollit të armëve. KBVA-ja organizon një seminar vjetor me 30 palët shtetërore të Traktatit të FKE-së dhe me vendet e tjera të KPEA-së mbi aspektet e zbatimit të Traktatit të FKE-së.

Dokumenti i Vjenës

Në Takimin e Stambollit të vitit 1999, shtetet anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), përshtatën gjithashtu Dokumentin e Vjenës të vitit 1999, i cili përforcon masat e krijimit të mirëbesimit dhe sigurisë (MKMS) të paraqitura në Dokumentet e Vjenës të viteve 1990, 1992 dhe 1994. Dokumenti i vitit 1999, solli përmirësimet në MKMS-të ekzistuese dhe e vendosi theksin në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Qiejt e Hapur

Traktati “Qiejt e Hapur” i marsit 1992, përfaqëson një element tjetër të rëndësishëm në krijimin e një transparence më të madhe në lidhje me veprimtaritë dhe strukturat ushtarake. Traktati e përmirëson procesin e krijimit të mirëbesimit nëpërmjet masave lehtësuese të mbikëqyrjes së zbatimit të rregullt të marrëveshjeve ekzistuese, ose të ardhshme, të kontrollit të armëve dhe përsosjes së aftësive për zbulimin e hershëm dhe administrimin e krizave me anë të lejimit të mbikalimeve ajrore të dyanshme në territoret kombëtare, mbi baza reciproke. Traktati është ratifikuar më 2001, ndërkohë që ishte lejuar kryerja e një numri prova fluturimesh para hyrjes në fuqi, më 1 janar 2002.

315

Ndërgjegjësimi në rritje i bashkësisë ndërkombëtare për nevojën e ndalimit dhe zvogëlimit të grumbullimeve destabilizuese dhe trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe armatimeve të lehta në të gjitha aspektet, ka nxitur një sërë nismash në nivel botëror, rajonal dhe lokal.

Një Grup i Posaçëm Pune, i krijuar në janar 1999, brenda kuadrit të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, ka përqendruar punën në aspektet praktike të kësaj çështjeje. Në vazhdën e përfundimeve të konferencës ndërkombëtare mbi tregtinë e paligjshme të armëve, të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së në korrik 2001, shtetet anëtare mbështetën një Program Veprimi ndërkombëtar, për të cilin po japin ndihmesën e tyre edhe vendet e NATO-s dhe ato partnere. NATO ka krijuar gjithashtu edhe një numër Fondesh Mirëbesimi të Partneritetit për Paqe, të përqendruara veçanërisht në asgjësimin e rezervave të armëve dhe municioneve në vende si Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Përpjekje aktive po ndërmerren për të përballuar problemet humanitare dhe vuajtjet e shkaktuara nga minat kundër këmbësorisë. Vendet e NATO-s kanë shfaqur vendosmërinë e tyre për të zgjidhur këtë çështje nëpërmjet projekteve të Fondeve të Mirëbesimit të Partneritetit për Paqe. Për shembull, sasi të mëdha minash kundër këmbësorisë janë asgjësuar në Shqipëri. Një projekt i ngjashëm u konkretizua për Moldavinë, ku përfshihen minat, municionet dhe karburantet gërryese të raketave, si dhe një nismë në Ukrainë për asgjësimin e një rezerve disamilionëshe minash, të trashëguara nga periudha e Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1996 u nënshkrua Protokolli mbi Ndalimin ose Kufizimin e Përdorimit të Minave, Minave-kurth dhe Pajisjeve të Tjera, i përshtatur nga palët shtetërore sipas Konventës së vitit 1980 mbi Ndalimin ose Kufizimin e Përdorimit të Disa Armëve Konvencionale të cilat Mund të Shkaktojnë Dëmtime të Rënda ose Pasoja Gjithfarëshe. Një Konventë tjetër mbi Ndalimin e Përdorimit, Grumbullimit, Prodhimit dhe Zhvendosjes së Minave Kundër Këmbësorisë dhe Asgjësimin e tyre, u nënshkrua në Otavë më 3 dhjetor 1997 dhe hyri në fuqi më 1 mars 1999. Grupi i Posaçëm i Punës i KPEA-së, i cili është përmendur më lart, është ngarkuar të mbështesë spektrin e plotë të veprimit kundër minave dhe veprimtarive që lidhen me to.

316

Kërcënimi që i vjen sigurisë ndërkombëtare nga përhapja e armëve të dëmtimit në masë, u shqyrtua nga udhëheqësit e vendeve të NATO-s më 1994. Ata morën vendimin për t’i thelluar dhe shtrirë më tej përpjekjet e Aleancës në këtë fushë. Platforma e Politikës së Aleancës mbi Përhapjen e Armëve të Dëmtimit në Masë (ADM), botuar në vitin 1994, shpall se synimi kryesor i Aleancës dhe i shteteve anëtare të saj është të parandalojnë përhapjen e armëve të dëmtimit në masë. Po qe se nuk e arrijnë dot këtë, të përdorin të gjitha mjetet diplomatike për ndryshimin e gjendjes. Sidoqoftë, dokumenti pranon faktin se, pavarësisht nga normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi mospërhapjen e këtyre armëve, gjasat janë që përhapja e tyre mund të ndodhë dhe që armët e dëmtimit në masë dhe mjetet e tyre të shpërndarjes përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë ndaj territorit, popullsisë dhe forcave të NATO-s. Për këtë arsye, Aleanca ka vënë theksin në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e aftësive mbrojtëse të nevojshme për t’i bërë ballë përhapjes dhe përdorimit të ADM-ve, si dhe në përmirësimin e aftësisë mbrojtëse të NATO-s kundër rreziqeve nga ADM-të. Këto përpjekje synojnë të zvogëlojnë dëmtueshmërinë operative të forcave ushtarake të NATO-s, si dhe të ruajnë zhdërvjelltësinë dhe frytshmërinë e tyre në situata të mundshme të pranisë, kërcënimit ose përdorimit të ADM-ve.

Në Takimin e Uashingtonit të prillit 1999, u ndërmor një nismë për ADM-të me ndikim mjaft të gjerë dhe, në maj 2000, në Shtabin e NATO-s u ngrit një Qendër e ADM-ve. Qendra ka për detyrë të forcojë dialogun dhe mirëkuptimin e përbashkët ndërmjet vendeve anëtare për çështjet e ADM-ve, të zgjerojë këshillimet mbi mospërhapjen, kontrollin e armëve dhe çarmatimin, të bëjë vlerësime për rreziqet dhe të mbështesë përpjekjet mbrojtëse në interes të përmirësimit të gatishmërisë së Aleancës për t’iu përgjigjur rreziqeve që mund të vijnë nga ADM-të dhe mjetet e shpërndarjes së tyre. Personeli i Qendrës përzgjidhet nga Shtabi Ndërkombëtar i NATO-s si dhe nga ekspertë të vendeve anëtare.

Kjo nismë bazohet në punën paraprake që duhet kryer për të përmirësuar në kohë përpjekjet e përgjithshme me karakter politik dhe ushtarak të Aleancës për këtë fushë. Ajo është zhvilluar më tej, pas goditjeve terroriste mbi Shtetet e Bashkuara në shtator të vitit 2001, me qëllim që të përqendrohet më shumë dhe në mënyrë sistematike në mbrojtjen e forcave dhe të popullsisë nga armët bërthamore, biologjike e kimike, nga rreziku i përhapjes së tyre dhe nga raketat balistike.

Komiteti i Përbashkët mbi Përhapjen e Armëve (KPPA) është një organ i lartë këshillimor që siguron raporte të bashkërenduara për Këshillin e Atlantikut të Veriut mbi aspekte politiko-ushtarake dhe të mbrojtjes nga

317

përhapja e armëve të dëmtimit në masë. Nën kryesinë e Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm, ai mbledh së bashku, në sesione të përbashkëta, anëtarët e Grupit të Lartë Politiko-Ushtarak mbi Përhapjen e Armëve (GLPA) dhe Grupit të Lartë të Mbrojtjes mbi Përhapjen e Armëve (GMPA), për të bashkërenduar në nivelin e përmasave politike dhe të mbrojtjes së NATO-s kundërveprimin ndaj një kërcënimi të ADM-ve.

Grupi i Lartë Politiko-Ushtarak mbi Përhapjen e Armëve (GLPA)përbëhet nga zyrtarë të lartë të vendeve anëtare që përgjigjen për çështje politike dhe të sigurisë në lidhje me mospërhapjen e armëve dhe që mblidhet nën drejtimin e Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë. GLPA-ja shqyrton një sërë faktorësh në fushën politike, ekonomike dhe të sigurisë që mund të shkaktojnë ose të ndikojnë në përhapjen e armëve dhe analizon mjetet politike dhe ekonomike për të parandaluar ose për t’iu përgjigjur përhapjes së tyre.

Grupi i Lartë i Mbrojtjes mbi Përhapjen e Armëve (GMPA) është organi këshillimor i nivelit të lartë për Këshillin e Atlantikut të Veriut mbi përhapjen e ADM-ve dhe sistemeve të tyre të shpërndarjes. Në të mblidhen ekspertë dhe zyrtarë me përgjegjësi në këtë fushë, nën kryesinë e bashkuar të vendeve amerikanoveriore dhe atyre evropiane. GMPA-ja shqyrton aftësitë ushtarake që nevojiten për të shkurajuar përhapjen e ADM-ve, për të parandaluar kërcënimet dhe përdorimin e këtyre armëve dhe për të mbrojtur popullsinë, territorin dhe forcat e NATO-s.

(GONL) është një organ këshillimor që bashkon ekspertë qeveritarë nënkryesinë e Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm për të formuluar këshilla në lidhje me kontrollin e armëve konvencionale, që mund t’u paraqiten Ministrave të Jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes. Ai gjithashtu mblidhet në nivel këshilltarësh politikë të delegacioneve të vendeve anëtare pranë NATO-s.

është një organ kryesor në NATO për vendimet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe verifikimin e veprimtarive të kontrollit të armëve konvencionale. Mblidhet në një numër nivelesh të ndryshme dhe në formate të ndryshme të grupeve të punës, të grupeve të ekspertëve dhe të mbledhjeve të punës kërkimore.

, e krijuar në Shtabin e NATO-s, në maj të vitit 2000, ka për detyrë të forcojë mirëkuptimin për çështje të ADM-ve, të vlerësojë rreziqet, të përmirësojë gatishmërinë e forcave ushtarake për të vepruar në mjedise të ADM-ve dhe të përballojë rreziqet e ADM-ve.

e Lehta dhe, organizojnë forume për shkëmbimin e

318

informacionit dhe të mendimeve midis vendeve të NATO-s dhe atyre partnere. Ato shqyrtojnë si mund të ushtrohen kontrolle dhe të ndërmerren objektiva të përbashkët në secilën prej këtyre fushave.

319

KAPITULLI 38

PLANËZIMI I ÇËSHTJEVE CIVILE NË SITUATA TËJASHTËZAKONSHME

Planëzimi i çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme ka qenë për një kohë të gjatë një nga veprimtaritë tipike të NATO-s. Roli i tij kryesor është të sigurojë mbështetje civile për operacionet ushtarake dhe për autoritetet kombëtare gjatë situatave të jashtëzakonshme, sidomos në mbrojtje të popullsisë civile.

Pas goditjeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara, një pjesë e madhe e përpjekjeve të mbrojtjes civile të NATO-s, janë përqendruar në mbështetjen e vendeve anëtare dhe partnere për mbrojtjen e popullsive të tyre nga pasojat e mundshme të sulmeve me agjentë kimikë, biologjikë dhe bërthamorë.Në kuadrin e mbështetjes për planëzimin ushtarak dhe të operacioneve, veprimtaritë për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme, ndihmojnë për të përpunuar bashkërisht plane dhe procedura të efektshme dhe për sigurimin e mjeteve të nevojshme, të përshtatshme. Këtu mund të përfshihen anijet tregtare, aviacioni civil, trenat dhe rrjeti hekurudhor, qendrat mjekësore, ndërlidhja, aftësitë dhe mjetet në përgjigje të fatkeqësive dhe burime të tjera civile.

Megjithatë, karakteristikat e veprimtarive të NATO-s për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme kanë ndryshuar ndjeshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Vëmendja kryesore nuk është më e përqendruar në administrimin e burimeve civile dhe të mbrojtjes së popullsisë, në kuadrin e një lufte në shkallë të gjerë, por tashmë ajo është e orientuar drejt sigurimit të mbështetjes së operacioneve ushtarake kundërvepruese ndaj krizave dhe përballimit të pasojave të fatkeqësive natyrore dhe sulmeve terroriste.

Një tipar tjetër i veprimtarive të NATO-s për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme, është bashkëpunimi i gjerë me vendet partnere në kuadrin e programit të Partneritetit për Paqe dhe të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, të Këshillit NATO-Rusi, të Komisionit NATO-Ukrainë, të Dialogut Mesdhetar dhe, kohët e fundit, edhe të Nismës së Bashkëpunimit të Stambollit. Planëzimi i çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme përbën tashmë pjesën më të madhe me natyrë jo ushtarake të veprimtarive të Partneritetit për Paqe dhe përfshin këshillime e diskutime të rregullta ndërmjet gjithë vendeve anëtare e partnere, si dhe operacione e stërvitje të përbashkëta. Një rol të madh në të ka luajtur Qendra Euro-Atlantike për Bashkërendimin e Masave ndaj Fatkeqësive, e krijuar në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

320

Si rrjedhojë e këtij organizimi, vendet e NATO-s dhe ato partnere kanë qenë në gjendje të sigurojnë ndihmesë të bashkërenduar ndaj Ukrainës, Republikës së Çekisë dhe Shteteve të Bashkuara, menjëherë pas përmbytjeve të mëdha, ndaj Greqisë, Turqisë dhe Pakistanit, në rastet e tërmeteve të forta, ndaj Portugalisë, në rastin e zjarreve masive në pyje dhe ndaj Ballkanit, ku nevoja e ngutshme për ndihma humanitare ishte e pashmangshme si rrjedhojë e konflikteve dhe luftrave rajonale. Aftësitë e NATO-s për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme kanë qenë të vlefshme edhe për ndihmën ndaj vendeve anëtare për administrimin e pasojave gjatë trajtimit të rasteve tepër të veçanta, siç ishin rreziqet e mundshme ndaj Turqisë, në kontekstin e konfliktit në Irak në pranverë të vitit 2003, si dhe gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të Lojrave Olimpike Verore të vitit 2004, në Greqi.

Një numër i madh organizatash ndërkombëtare bashkëpunojnë me NATO-n në fushën e planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme. Këtu hyjnë Bashkimi Evropian, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Shoqatave të Gjysmëhënës së Kuqe, Zyra e KB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Veprimtaritë e planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme, në kuadrin e KPEA-së dhe programit të Partneritetit për Paqe, përfshijnë seminare, mbledhje pune kërkimore, stërvitje, kurse përgatitore dhe shkëmbim informacioni me pjesëmarrjen e personelit civil dhe atij ushtarak, të niveleve të ndryshme të qeverisjes lokale, rajonale e kombëtare, si dhe të organizatave jo qeveritare.

E përbashkëta e shumë prej këtyre veprimtarive është vëmendja e madhe që i kushtohet përgatitjes për të mbrojtur popullsinë civile në raste të situatave të jashtëzakonshme, si pasojë e fatkeqësive ose sulmeve terroriste.Kësaj forme veprimtarie shpesh u referohen edhe si administrim i pasojave. Bashkëpunimi me Zyrën e KB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare në kuadrin e projektit të saj mbi Përdorimin e Mjeteve të Mbrojtjes Civile dhe Ushtarake për Ndihmë në Raste Fatkeqësish, luan një rol të rëndësishëm në shumë prej këtyre veprimtarive.

Në mbështetje të një propozimi të Rusisë, në nëntor 1997, që synonte forma më konkrete bashkëpunimi në fushën e ndihmave në raste fatkeqësish, më 1998, u krijua një Organizëm Euro-Atlantik për Kundërveprimin ndaj Fatkeqësive. Ai përmblidhte një Qendër Euro-Atlantike të Bashkërendimit

321

të Masave ndaj Fatkeqësive (QEABMF) dhe një Njësi Euro-Atlantike Kundërvepruese ndaj Fatkeqësive (NJEAKF). Që prej asaj kohe, QEABMF-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në një varg operacionesh humanitare dhe ka dhënë një ndihmë mjaft të vlefshme ndaj vendeve në përmirësimin e përgatitjes së tyre për ngjarje dhe kriza të veçanta. Menjëherë pas përurimit të saj, ajo luajti një rol të rëndësishëm në konfliktin e Kosovës të vitit 1999, duke bashkërenduar ndihmën e KPEA-së, në mbështetje të operacioneve humanitare në Shqipëri, të drejtuara nga Zyra e Komisionit të Lartë të KB-së për Refugjatët. Më pas QEABMF-ja u përfshi në mbikëqyrjen e situatës humanitare në Kosovë dhe përreth saj. Në prill 1999, ndërmori veprime të mëtejshme për të bashkërenduar ndihmën humanitare me qëllim që të lehtësonte vuajtjet e të shpërngulurve kosovarë.

NJEAKF-ja është një bashkim mbi baza vullnetare i njësive kombëtare dhe atyre shumëkombëshe civile ose ushtarake nga vendet e KPEA-së. Përbërja përcaktohet në përputhje me kërkesat e bëra në kohën kur duhet ndërhyrja e njësisë. Në përbërje të saj mund të përfshihen njësi të kërkimit dhe shpëtimit, njësi mjekësore dhe shërbime të tjera transporti, logjistike dhe ndërlidhjeje. QEABMF-ja mban një inventar sekret të aftësive kombëtare për t’i dhënë mundësinë NATO-s dhe vendeve partnere që, mbi baza vullnetare, të regjistrojnë mjetet që do të vinin në dispozicion ndaj një vendi të dëmtuar. Ky inventar është përdorur në mënyrë të frytshme në një numër rastesh, ku ndër më të fundit mund të përmendet ai në mbështetje të Greqisë gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2004.

Procedurat për përqendrimin e NJEAKF-së janë praktikuar në një numër stërvitjesh shumëkombëshe, me një pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare. Këto stërvitje shërbejnë gjithashtu për të përmirësuar ndërveprimin ndërmjet njësive kombëtare të ndihmës së parë si dhe për bashkëpunimin civilo-ushtarak. Në skenarët e këtyre stërvitjeve janë përfshirë situata të përngjasuara të përmbytjeve në Ukrainën Perëndimore, të zjarreve masive në Kroaci, të pasojave të shpërthimit të një bombe radioaktive ndotëse pranë një stadiumi futbolli në Rumani, të një sulmi ndaj një uzine kimike në Rusi dhe të ndërhyrjes së zjarrfikësve për kërkimin dhe shpëtimin në një rast zjarri në Uzbekistan.

Bashkëpunimi NATO-Rusi për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme e ka fillesën në dhjetor të vitit 1991, kur Këshilli i Atlantikut të Veriut i vuri detyrë Komitetit të Lartë të Planëzimit të Masave Civile të Gjendjes së Jashtëzakonshme të NATO-s që të ndihmonte në bashkëveprimin e transportimit të ndihmës humanitare për në Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Më 20 mars të vitit 1996, u nënshkrua një Memorandum i Mirëkuptimit (MIM) dhe, me nënshkrimin e Aktit Themelues mbi Marrëdhëniet e Ndërsjella,

322

Bashkëpunimin dhe Sigurinë midis NATO-s dhe Federatës Ruse, më 1997, u ngrit një Grup Ekspertësh për Përgatitjen Civile në Situata të Jashtëzakonshme dhe Ndihmën në Raste Fatkeqësish për të mbikëqyrur zbatimin e MIM-it. Që prej asaj kohe, bashkëpunimi me Rusinë në fushën e planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme ka ardhur duke u përmirësuar dukshëm. Në kuadrin e Këshillit NATO-Rusi, vendet anëtare të NATO-s dhe Rusia, tashmë zbatojnë programe të shumta veprimtarish bashkëpunuese, përfshirë punën për rritjen e aftësive kundërvepruese të shpejta dhe për stërvitje të përbashkëta.

Bashkëpunimi NATO-Ukrainë

Një bashkëpunim i gjerë për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme ekziston midis NATO-s dhe Ukrainës. Ai ka filluar më 1995, kur Drejtoria e Planëzimit të Çështjeve Civile për Situata të Jashtëzakonshme,bashkërendoi ndihmën e dhënë nga vende të NATO-s dhe vende partnere pas shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve nga lumenjtë Ouda dhe Don në Ukrainën Lindore. Bashkëpunimi në këtë fushë është një përbërës i rëndësishëm i Kartës NATO-Ukrainë, të nënshkruar në korrik 1997. Kjo u pasua me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit, më 16 dhjetor 1997, midis NATO-s dhe Ministrisë së Ukrainës për Situatat e Jashtëzakonshme dhe Mbrojtjen e Popullsisë nga Pasojat e Fatkeqësisë së Çernobilit, duke u përqendruar në fusha ku bashkëpunimi praktik është i mundshëm dhe i zbatueshëm, si dhe në ekspertizë dhe pajisje të posaçme. Nga kjo marrëveshje janë zbatuar shumë veprimtari praktike, përfshirë një projekt paraprak për parandalimin e përmbytjeve në rajonin e Karpateve dhe një stërvitje fushore në shkallë të gjerë të QEABMF-së në Ukrainë. Ukraina vazhdon të marrë pjesë gjallërisht në veprimtaritë e NATO-s për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme dhe të tjera stërvitje janë planëzuar për të ardhmen.

Përfaqësues nga vendet e Dialogut Mesdhetar kanë marrë pjesënë një varg veprimtarish të planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme, përfshirë kurset për bashkëpunimin civilo-ushtarak (BACIU) në Shkollën e NATO-s në Oberamergau dhe veprimtari të organizuara nga komisionet dhe komitetet e planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme.

Në Greqi dhe në Turqi janë zhvilluar seminare të paracaktuara për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe të përvojës në fusha të ndryshme dhe për zgjerimin e lidhjeve ndërmjet ekspertëve të planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme. Vëmendja kryesore në to është

323

përqendruar përkatësisht në uljen e dëmtimeve të fatkeqësive natyrore dhe në kërkim-shpëtimin në situata fatkeqësish. Tema të tjera të trajtuara në to përfshijnë bashkëpunimin rajonal dhe rolin e organizatave jo qeveritare në situata fatkeqësish. Në kuadrin e përmirësimit të Dialogut Mesdhetar, këto lidhje janë forcuar më tej, duke parashikuar një pjesëmarrje më të gjerë nga vendet e Dialogut Mesdhetar në veprimtaritë për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme.

Për të siguruar lidhjen logjike dhe frytshmërinë e veprimtarive në fushën e planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme, për të lehtësuar përdorimin e aftësive dhe mjeteve të nevojshme të NATO-s, që mund të kërkohen në rastet e mbështetjes së autoriteteve kombëtare për përballimin e situatave të jashtëzakonshme civile, janë vendosur lidhje të forta midis autoriteteve ushtarake të NATO-s dhe strukturave civile të planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme. Ndihma mund të përfshijë vënien në dispozicion të shërbimeve të sigurimit të logjistikës, transportit, ruajtjes, ndërlidhjes, informacionit ose të formave të tjera.

Nga ana tjetër, një nga rolet e strukturave të gjendjes së jashtëzakonshme civile në kuadrin e NATO-s, të përmendura më lart, është të sigurojë mbështetje për operacionet ushtarake kur kërkohet një gjë e tillë. Në këto rrethana, ekspertiza në lidhje me fusha teknike civile mund të sigurohet nga komisionet dhe komitetet e planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme, të përshkruara më poshtë, për fusha të tilla si ndërlidhja, transporti, çështjet mjekësore, ushqimi dhe bujqësia, mbrojtja e popullsisë civile dhe parapërgatitja industriale.

Jashtëzakonshme (KLPMC)

Përgjegjësinë për afrimin e politikave të NATO-s në sferën e planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme dhe të masave për zbatimin e tyre, e ka Komiteti i Lartë i Planëzimit të Masave Civile të Gjendjes së Jashtëzakonshme (KLPMC). Ai mblidhet të paktën dy herë në vit, në sesion plenar dhe çdo dy javë në sesion të përhershëm. KLPMC-ja raporton në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Në punën e tij Komiteti mbështetet nga përfaqësuesit e ministrive të brendshme ose të agjencive të administrimit të situatave të

324

jashtëzakonshme, në përbërje të personelit të një numri delegacionesh të vendeve pranë Shtabit të NATO-s. Në mbledhjet e sesionit plenar vendet përfaqësohen me kryetarët e organeve shtetërore të planëzimit të çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme prej kryeqyteteve të tyre përkatëse. Mbledhjet e KLPMC-së kryesohen nga Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i Degës së Operacioneve të Shtabit Ndërkombëtar.

situata të jashtëzakonshme

Nën drejtimin e KLPMC-së, një numër komisionesh dhe komitetesh të planëzimit të çështjeve teknike, bashkojnë ekspertë të qeverisë e të industrisë dhe përfaqësues ushtarakë nga vende të ndryshme, për të bashkërenduar planëzimin në fushat përkatëse të veprimtarisë civile. Këtu hyjnë transporti i brendshëm tokësor, transporti detar, aviacioni civil, ushqimi dhe bujqësia, prodhimi industrial dhe furnizimi, posta dhe telekomunikacionet, çështjet mjekësore dhe mbrojtja civile. Aktualisht janë tetë komitete dhe komisione të tilla dhe konkretisht, Komisioni i Planëzimit për Transportin Oqeanik, Komisioni i Planëzimit për Transportin e Brendshëm Tokësor, Komiteti i Planëzimit të Aviacionit Civil, Komiteti i Planëzimit të Ushqimit dhe Bujqësisë, Komiteti i Planifikimit Industrial, Komiteti i Planëzimit të Ndërlidhjes Civile, Komiteti i Përbashkët Mjekësor dhe Komiteti i Mbrojtjes Civile.

Këto organe mblidhen rregullisht dhe sigurojnë lidhjen e fuqishme ndërmjet politikës së NATO-s për planëzimin e çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme dhe mjeteve të zbatimit të tyre. Ato mbështeten në punën e tyre nga grupe pune më të vogla e më të zhdërvjellëta dhe komitete teknike më të specializuara.

Fatkeqësive (QEABMF)

QEABMF-ja bashkërendon veprimet ndaj fatkeqësive në kuadrin e KPEA-së dhe vepron si një pikë ndërlidhëse për shkëmbimin e informacionit ndërmjet vendeve të KPEA-së. Në gjithë punën e saj ajo është e lidhur ngushtë me organizatat simotra të Kombeve të Bashkuara dhe me organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat luajnë një rol udhëheqës për zgjidhjen e problemeve të situatave të fatkeqësive. Një oficer ndërlidhës i përhershëm nga Zyra e KB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare është vendosur pranë kësaj Qendre.

Qendra ka përpunuar procedura operative standarde që ndihmojnë dhe mundësojnë përgjigje të shpejta në raste situatash të jashtëzakonshme dhe nxit

325

vendet pjesëmarrëse për të bërë parapërgatitje dypalëshe dhe shumëpalëshe për çështje të tilla, si procedurat e vizave, kërkesat për kalimin e kufirit, procedurat e kontratave të përkohshme dhe zhdoganimeve, të cilat mund të vonojnë mbërritjen e ndihmave në vendndodhjet e fatkeqësive. QEABMF-ja organizon rregullisht stërvitje të mëdha për situata të jashtëzakonshme në vende të ndryshme pjesëmarrëse për të praktikuar procedurat, për të siguruar përgatitjen e pjesëmarrësve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të rritur shprehitë e ndërveprimit e të aftësive dhe për të shfrytëzuar përvojën dhe mësimet e nxjerra për operacionet në të ardhmen.

327

KAPITULLI 39

SISTEMET E INFORMACIONIT DHE TË NDËRLIDHJES

Çështjet e këshillimit, të komandimit dhe të drejtimit brenda NATO-s, njihen me emërtimin “C3” (Consultation, Command and Control – Këshillim, Komandim dhe Drejtim “KKD”). Objektivat e bashkëpunimit në këtë fushë janë që NATO të sigurojë në një shkallë të gjerë aftësi dhe mjete me kosto të pranueshme, të ndërveprueshme dhe të sigurta për të ruajtur këshillimin, komandimin dhe drejtimin në një nivel të lartë politik për forcat e armatosura.

Një numër sistemesh informacioni dhe ndërlidhjeje (SIN) ndërveprojnë me rrjetet kombëtare të lëvizshme dhe të palëvizshme, me qëllim që të mbulojnë gjithë zonën e NATO-s, duke mundësuar lidhjen e Shtabit të NATO-s në Bruksel, të të gjitha shtabeve të Strukturës së Integruar të Komandës Ushtarake, kryeqyteteve dhe komandave ushtarake të vendeve të ndryshme. Sistemet mundësojnë gjithashtu lidhje të sekretuara për të lehtësuar këshillimet edhe me vendet partnere të NATO-s.

(OKKDN) është krijuar më 1996 për të siguruar aftësitë e nevojshme për KKD-në e NATO-s në tërësi, nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve kombëtare dhe atyre shumëkombëshe për përdorim të përbashkët. Organizata realizon ndërthurjen e veprimtarive të punës në fushën e planëzimit, të shkencës, të zhvillimit dhe të blerjeve të SIN-ve të NATO-s. Këto bëhen me qëllim që të përmirësohet aftësia e Aleancës për të kryer detyrat e reja në administrimin e krizave si dhe për ruajtjen e aftësive të mbrojtjes së përbashkët.

Organizata përbëhet nga Komisioni i KKD-së të NATO-s (KKKDN), i cili vepron si një këshill i drejtuesve të OKKDN-së, Grupi i Përfaqësuesve Kombëtarë të KKD-së, i cili vepron si KKKDN në sesion të përhershëm, një Agjenci e KKD-së të NATO-s (AKKDN) dhe një Agjenci e Shërbimeve të SIN-ve të NATO-s (ASHSN).

KKKDN-ja është organi më i lartë shumëkombësh që vepron në emër të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe Komitetit të Planëzimit të Mbrojtjes dhe përgjigjet para tyre për dhënien e këshillave për të gjitha çështjet e politikave të KKD-së, përfshirë ndërveprimin midis sistemeve të NATO-s dhe të atyre kombëtare të KKD-së dhe për të këshilluar Konferencën e Drejtorëve të

328

Armatimeve Kombëtare mbi programet e bashkëpunimit të KKD-së. Komisioni mbikëqyr punën e AKKDN-së dhe të ASHSN-së.

KKKDN-ja përbëhet nga përfaqësues të lartë shtetërorë prej kryeqyteteve, përfaqësues të Komitetit Ushtarak dhe Komandave Strategjike, si dhe të komiteteve të NATO-s të interesuara për KKD-në, Administratori i Përgjithshëm i Agjencisë së KKD-së të NATO-s dhe nga Drejtori i ASHSN-së. Kryesohet nga Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ka një Kryetar të Përhershëm (Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Investimet e Mbrojtjes) dhe dy bashkënënkryetarë (Drejtorin e Sekretariatit të KKD-së të Shtabit të NATO-s dhe një bashkënënkryetar të zgjedhur nga përfaqësuesit kombëtarë).

KKKDN-ja mbështetet nga një strukturë vartëse shumëkombëshe, e përbërë nga tetë nënkomitete (Konceptet dhe Kërkesat për KKD-në e Përbashkët, Ndërveprimi, Kontrolli i Frekuencave, Sistemet e Informacionit, Sistemet e Sigurisë së Informacionit, Rrjeti i Ndërlidhjes, Identifikimi dhe Avio/Anijedrejtimi). Secili prej tyre ka nënstrukturën e vet. Organizata mbështetet nga Sekretariati i KKD-së të Shtabit të NATO-s (SKKDSHN), i cili bashkërendon lidhjen e elementeve të KKD-së, si për Shtabin Ndërkombëtar ashtu dhe për Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar, në një shtab të vetëm të bashkuar.

Detyra kryesore e SKKDSHN-së është të përpunojë politikat dhe udhëzimet kryesore për planëzimin, zbatimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e SIN-ve të NATO-s dhe të mbikëqyrë zbatimin e tyre. SKKDSHN-ja siguron mbështetje për Komisionin e KKD-së të NATO-s dhe nënstrukturat e tij. Ai siguron gjithashtu mbështetje për Këshillin e Atlantikut të Veriut, Komitetin Ushtarak, Konferencën e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare, Komisionin e Lartë të Burimeve dhe komitete të tjera që merren me çështje të KKD-së.

SKKDSHN-ja është i organizuar në pesë sektorë: Sektori i Arkitekturës dhe Ndërveprimit, Sektori i Sistemeve dhe Shkëmbimit të Informacionit, Sektori për Sigurinë e Informacionit, Sektori i Drejtimit të Spektrit dhe Sektori i Rrjeteve të Ndërlidhjes, Identifikimit dhe Avio/Anijedrejtimit, si dhe një Zyrë e Planëzimit dhe Burimeve. Ai funksionon nën drejtimin e bashkërenduar të Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm për Investimet e Mbrojtjes dhe Drejtorit të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar. Drejtori i SKKDSHN-së është Bashkënënkryetar i Komisionit të KKD-së të NATO-s.

Për informacion të mëtejshëm:

NATO Headquarters C3 Staff (NHQC3S): www.nc3a.nato.int/

, zakonisht është i përbërë me pjesëtarë nga delegacionet ose përfaqësitë ushtarake të vendeve të NATO-s. Ai ndihmon Komisionin e KKD-së të NATO-s dhe vepron në emër të tij si KKKDN në sesion të përhershëm.

329

u formua si pjesë e strategjisë së NATO-s për të reformuar veprimtaritë e saj të KKD-së. Agjencia siguron planëzimin qendror, arkitekturën, integrimin e sistemeve, projektimin, teknikën në nivelin e sistemeve, sigurimin teknik dhe kontrollin e shmangies nga projekti fillestar për sistemet dhe instalimet e KKD-së të NATO-s. Agjencia kryen prokurime dhe zbaton projektet e caktuara dhe siguron këshillim dhe mbështetje teknike e shkencore ndaj Komandantëve Strategjikë dhe strukturave të tjera për çështje operative që lidhen me kërkimin, zbulimin, vrojtimin, përnjohjen, komandimin dhe drejtimin ajror (përfshirë mbrojtjen kundërraketë të teatrit të veprimeve luftarake, luftën elektronike dhe vrojtimin, paralajmërimin e hershëm dhe drejtimin ajror) dhe të SIN-ve. AKKDN-ja është vendosur në Bruksel, Belgjikë, por vepron nga dy vendndodhje, në Bruksel (Planëzim dhe Blerje) dhe në Hagë, Holandë (Mbështetje Shkencore).

përgjigjet për sigurimin e kushteve të shkëmbimit të sekretuar të informacionit sipas kërkesave të shtruara për KKD-në e NATO-s, duke përdorur sisteme që planifikohen nga Komisioni i KKD-së të NATO-s (KKKDN). ASHSN-ja u formua në gusht të vitit 2004 mbi bazën e Agjencisë së mëparshme të Funksionimit dhe Mbështetjes të SIN-ve të NATO-s (AFMSNA).

ASHSN-ja siguron mbështetje operative në formën e ruajtjes dhe të mirëmbajtjes së programeve dhe të pajisjeve kompjuterike, këshillave teknike, administrimit të shmangies nga projekti fillestar, përgatitjes së efektivit, instalimeve dhe shërbimeve të tyre shoqëruese. Këtu përfshihet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë së SIN-ve që planifikohen për ASHSN-ën dhe përdoruesit e saj. Në bashkëpunim me organe të tjera të NATO-s, firma tregtare dhe agjenci kombëtare, ASHSN-së, i kërkohet të bëjë vlerësime për efektivitetin e kostos për shërbimet e SIN-ve, në përputhje me marrëveshjet që janë arritur me bashkësinë e përdoruesve dhe t’i pasqyrojë ato në katalogun e shërbimeve.

ASHSN-ja përbëhet nga një Shtab Qendror me vendndodhje në SHAPE, në Mons të Belgjikës, dhjetë sektorë të ASHSN-së, të cilët mbështesin shtabet e tyre bashkëpunuese, dy batalione ndërlidhjeje të lëvizshme të NATO-s dhe Shkolla e SIN-ve e NATO-s në Latina të Italisë.

330

Për informacion të mëtejshëm: NATO CIS Services Agency: www.ncsa.nato.int

Më tepër informacion mund të sigurohet edhe nga:

NATO HQ C3 StaffNATO Headquarters1110 BrusselsBelgiumTel: +32 2 707 4358Fax: +32 2 707 5834

NC3A Brussels(HQ, Planning &Acquisition)Z BuildingNATO Headquarters1110 BrusselsBelgiumTel: +32 2 707 8213Fax: +32 2 708 8770

NC3A The Hague(Scientific &Technical matters)P.O. Box 174Oude Waalsdorperweg 612501 CD The HagueThe NetherlandsTel: +31 70 374 3002Fax: +31 70 374 3239

të NATO-s (SHASI) është pjesë e Degës Administruese Zbatuese. Megjithëse administrativisht ai është një organizëm i Shtabit Ndërkombëtar, SHASI është i plotësuar me personel si nga Shtabi Ndërkombëtar, ashtu dhe nga Shtabi Ushtarak Ndërkombëtar. Ai realizon sigurimin e sistemeve të informacionit për Këshillin e Atlantikut të Veriut, Komitetin e Planëzimit të Mbrojtjes dhe Komitetin Ushtarak, si dhe për komitetet vartëse dhe shtabet mbështetëse. Veç këtyre, SHASI siguron projekte sistemesh, shërbimin e sigurimit teknik dhe të riparimeve në Shtabin Ndërkombëtar dhe në Agjencinë e NATO-s për Standardizimin. Ai siguron mbështetje për detyra të tilla, si administrimi i krizave, shërbimet e regjistrimit dhe të kontrollit të dokumentacionit, sistemet e administrimit të informacionit për personelin e financën dhe planëzimi i forcave. Ai mban përgjegjësinë për funksionimin e qendrorizuar të pajisjeve kompjuterike të Shtabit të NATO-s dhe për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e programeve të kompjuterave për përdorues të veçantë, duke siguruar përgatitje dhe mbështetje për përdoruesit, duke mirëmbajtur sistemet e informacionit të Shtabit të NATO-s dhe duke këshilluar zyrtarët e shtabit për çështje të sistemeve të informacionit.

331

KAPITULLI 40

EDUKIMI DHE STËRVITJA

Megjithëse çdo vend anëtar i NATO-s mban përgjegjësi në rrafshin kombëtar për edukimin dhe stërvitjen e forcave të veta ushtarake, për programet dhe kurset, këto plotësohen në shkallë ndërkombëtare edhe nga një numër kolegjesh e shkollash të krijuara nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, Komiteti Ushtarak dhe Komandat Strategjike.

Stërvitja dhe edukimi luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në kuadrin e Programit të Partneritetit për Paqe (PpP). Përveç pjesëmarrjes së vendeve partnere dhe të Dialogut Mesdhetar në institucionet e edukimit dhe të stërvitjes së NATO-s, që përshkruhen më poshtë dhe që janë pjesë përbërëse e strukturave të NATO-s, Aleanca ka krijuar edhe një rrjet të gjerë të Qendrave të Stërvitjeve të PpP-së, të njohura zyrtarisht dhe që ndodhen në vende të ndryshme anëtare dhe partnere të NATO-s. Aktualisht janë 11 qendra të tilla, me vendvendosje në Austri, Finlandë, Greqi, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Ukrainë dhe Zvicër.

Edukimi dhe stërvitja janë gjithashtu pjesë përbërëse të përfshira nën kujdestarinë e Komandës së Forcave Aleate për Transformimin (KFAT), e krijuar në vitin 2003, në vazhdën e transformimit të strukturës së komandës së NATO-s.

Qendrat kryesore që NATO i përdor për stërvitjen dhe edukimin e drejtuesve dhe ekspertëve nga vendet anëtare dhe partnere, janë Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s, Shkolla e NATO-s në Oberamergau dhe Shkolla e Sistemeve të Informacionit dhe Ndërlidhjes (SIN) e NATO-s. NATO ka gjithashtu një numër qendrash të tjera edukimi, si Grupi i NATO-s për Stërvitjen, Qendra e Stërvitjes e NATO-s për Operacionet Detare të Pengimit, Qendrat e Përkryerjes, Programi i Përbashkët i Përparuar i të Mësuarit në Largësi dhe i Përngjasimit Luftarak dhe Rrjetet e Edukimit të NATO-s në kuadrin e PpP-së.

Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s

Misioni i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s (KMN) është të ndihmojë në efektivitetin dhe kohezionin e Aleancës nëpërmjet përmirësimit të rolit të saj si një qendër e madhe e edukimit, studimit dhe kërkimit shkencor për çështjet e

332

sigurisë transatlantike. Çdo vit, aty zhvillohen kurse dhe seminare për çështje që lidhen me gjendjen e sigurisë Euro-Atlantike, me një pjesëmarrje të larmishme të oficerëve madhorë të forcave të armatosura, të zyrtarëve qeveritarë, të akademikëve dhe parlamentarëve. Përveç pjesëmarrjes së vendeve të NATO-s, të gjitha veprimtaritë e Kolegjit janë të hapura njëmendësisht për pjesëmarrësit nga vendet e Partneritetit për Paqe (PpP) dhe të Dialogut Mesdhetar dhe, mundet gjithashtu që të përfshijnë një pjesëmarrje edhe nga vende të tjera të rajonit të Lindjes së Mesme dhe më gjerë, në kuadrin e Nismës së Bashkëpunimit të Stambollit.

Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s u formua në Paris më 1951 dhe u zhvendos në Romë më 1966. Ai drejtohet nga Komiteti Ushtarak, i cili emëron komandantin e Kolegjit për një periudhë trevjeçare. Komandanti është një ushtarak me gradë, të paktën gjenerallejtënant ose të barasvlefshme me të. Ai mbështetet nga një dekan civil dhe një drejtor ushtarak për administrimin që caktohet nga vendi mikpritës. Kryetari i Komitetit Ushtarak kryeson Këshillin Drejtues Akademik të Kolegjit. Fakulteti i Kolegjit përbëhet nga oficerë dhe zyrtarë civilë, zakonisht prej ministrive të jashtme dhe atyre të mbrojtjes të vendeve anëtare.

Në përgjigje të orientimeve themelore të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe Komitetit Ushtarak, të nxjerra për Kolegjin në vitin 2002, Kolegji i përqendron përpjekjet e tij në tri fusha të rëndësishme, të edukimit, zgjerimit të programit dhe kërkimit shkencor. Veprimtaritë e edukimit dhe ato të kërkimit shkencor të Kolegjit bashkërendohen me Komandën e Forcave Aleate për Transformimin (KFAT), e cila përfaqësohet në nivelin e lartë përkatës në Këshillin Drejtues Akademik të KMN-së, me qëllim që të ndihmojë më mirë në plotësimin e objektivave të NATO-s për edukimin dhe kërkimin shkencor.

Në kuadrin e programeve të edukimit, Kolegji organizon kurse të nivelit strategjik mbi çështje politiko-ushtarake, të paracaktuara për përgatitjen e kuadrove të përzgjedhur, që do të shërbejnë në NATO ose në detyra që lidhen me NATO-n. Veprimtaria kryesore edukuese e Kolegjit është Kursi i Nivelit të Lartë. Ai ndiqet nga 90 pjesëmarrës të përzgjedhur nga qeveritë përkatëse mbi një kuotë të përcaktuar në shkallë kombëtare. Pjesëmarrësit janë oficerë me gradën e kolonelit a të nënkolonelit ose zyrtarë civilë me status të barasvlershëm nga organizmat qeveritarë përkatës ose institucionet e tjera shtetërore. Pjesamë e madhe e pjesëmarrësve të kursit emërohen në funksione shtabi pranë komandave të NATO-s ose në detyra të përafërta me ato të NATO-s nëpër vendet e tyre. Që prej vitit 2002, në programin e kursit janë bërë ndryshime, duke e kthyer atë në një forum të nivelit strategjik me kërkesa më të mëdha akademike si për mendimin kritik, ashtu edhe për analizën e situatave.

Çdo ditë mbahen ligjërata nga akademikë, politikanë, ushtarakë dhe nëpunës të administratës shtetërore të niveleve të larta. Rëndësi e dorës së

333

parë i kushtohet arritjes së konsensusit ndërmjet pjesëmarrësve të kursit gjatë punës përgatitore dhe diskutimeve, gjë që pasqyron vlerën e madhe që ka parimi i konsensusit në të gjitha strukturat e NATO-s.

Disa pjesë të Kursit të Nivelit të Lartë trajtohen si kurse të shkurtra. Në to mundësohet edhe bashkëpjesëmarrja e oficerëve dhe zyrtarëve të përzgjedhur nga Shtabi i NATO-s dhe komandat strategjike për të ndjekur Kursin e Nivelit të Lartë njëjavor për studimin e një teme të veçantë strategjike.

Më 1991, Kolegji organizoi një kurs dyjavor për oficerë dhe zyrtarë civilë të nivelit të lartë nga vendet anëtare të Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, tani Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Pas një viti, ky kurs u përfshi brenda kuadrit të Kursit të Nivelit të Lartë, si një Kurs i PpP/OSBE-së. Si pjesë përbërëse e programit të NATO-s për PpP-në, ky kurs dyjavor, synon të realizojë një perceptim të përbashkët për rajonin Euro-Atlantik ndërmjet pjesëmarrësve të rregullt të kolegjit në Kursin e Lartë dhe përfaqësuesve nga vendet e PpP/OSBE-së dhe të Dialogut Mesdhetar.

Dy Kurse për Gjeneralë, Admiralë dhe Ambasadorë, organizohen dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. Ato synojnë të ndihmojnë forcimin e stabilitetit rajonal nëpërmjet nxitjes së dialogut, mirëkuptimit dhe mirëbesimit.

Si pjesë e programit të zgjeruar, çdo vit organizohet Konferenca e Komandantëve. Në të mblidhen komandantët e kolegjeve të larta të mbrojtjes kombëtare të vendeve të NATO-s, të PpP-së dhe të Dialogut Mesdhetar për të shkëmbyer pikëpamje mbi filozofitë shkencore dhe metodat e edukimit. Kolegji gjithashtu merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Konsorciumin e Akademive të Mbrojtjes dhe Instituteve të Studimeve për Sigurinë, një organ edukativ bashkëpunues jashtë NATO-s. Me këtë cilësim, Kolegji shërben si një pikë qendrore e lidhjeve të NATO-s me konsorciumin. Në shkurt të çdo viti, kolegji organizon një kurs ndërkombëtar në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës në Kiev. Kohët e fundit, Kolegji ka ofruar kurse nëpërmjet internetit në kuadrin e zgjerimit të veprimtarive të tij.

Kolegji e ka përmirësuar ndjeshëm punën e tij në fushën e kërkimit shkencor dhe synon të pajisë zyrtarët e lartë të NATO-s me idetë e reja parashikuese, të zbërthyera nga akademikë, profesionistë dhe ekspertë të shquar gjatë referimeve të tyre në konferenca dhe mbledhje pune kërkimore për çështje madhore që e shqetësojnë Aleancën. Veç këtyre, Kolegji organizon çdo vit, një Seminar Ndërkombëtar Studimor për Sigurinë Euro-Atlantike, në bashkëpunim me një institucion akademik të njërit prej vendeve të PpP-së. Një Seminar i ngjashëm Ndërkombëtar Studimor mbahet çdo vit edhe me vendet e Dialogut Mesdhetar.

334

Gjithashtu, për çdo vit, Kolegji ofron bursa pasuniversitare për kërkimin shkencor në fushën e studimeve për sigurinë, për dy persona nga vendet e PpP-së dhe dy të tjerë nga vendet e Dialogut Mesdhetar. Këtë e bën për të mbështetur kërkimin shkencor të studiuesve të veçantë për tema studimore që lidhen me çështje të sigurisë Euro-Atlantike, Euro-Aziatike dhe Mesdhetare.

Nëpërmjet veprimtarive të shoqatave kombëtare të të diplomuarve të Kolegjit dhe një seminari të përvitshëm, çdo shtator, me ish-studentët, Kolegji ripërtërin një frymë të lartë bashkëpunimi ndërmjet ish-studentëve, shumë prej të cilëve mbulojnë funksione të rëndësishme në strukturat e Aleancës.

Për informacion të mëtejshëm:

NATO Defense College Via Giorgio Pelosi 100143 RomaItalyTel: +39 06 505 259 (switchboard) Fax: +39 06 505 25799Website: www.ndc.nato.int

Shkolla e NATO-s, Oberamergau, Gjermani

Shkolla e NATO-s në Oberamergau shërben si një qendër për edukimin dhe përgatitjen individuale të personelit ushtarak dhe civil të vendeve të Aleancës, të Partneritetit për Paqe (PpP), të Dialogut Mesdhetar dhe të vendeve të kontaktit. Misioni i saj është të sigurojë edukimin dhe stërvitjen në mbështetje të strategjisë, politikës, doktrinës dhe procedurave të sotme dhe të perspektivës së NATO-s. Kurset e saj pasqyrojnë zhvillimet operative bashkëkohore të Aleancës dhe përparësitë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Aleate në Evropë (KIPFAEV) dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Aleate për Transformimin (KIPFAT).

Çdo vit zhvillohen një varg kursesh me tema të gjithfarllojshme. Megjithëse drejtimi kryesor është përgatitja individuale, kur është e nevojshme, shkolla mbështet gjithashtu të gjitha aspektet e përgatitjes së përbashkët, të stërvitjeve dhe të operacioneve. Edukimi dhe stërvitja përqendrohet në artin operativ të forcave gjitharmëshe të bashkuara, duke përdorur metoda edukimi, si kurse, seminare, mësime të përparuara në largësi, modelime dhe stërvitje me përngjasime të kushteve të luftës. Si pjesë e programit të zgjeruar, Ekipe të Lëvizshme Edukimi dhe Stërvitjeje, organizojnë dhe zhvillojnë kurse që ndihmojnë në proceset e transformimit, ndërveprimit dhe bashkëpunimit.

Shkolla është nën drejtimin operativ të KFAT-it, por vepron si një qendër edukimi për të dyja Komandat Strategjike të NATO-s. Një Këshill Drejtues

335

siguron mbështetjen dhe udhëzimet e nevojshme. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara japin ndihmesë për pajisjet dhe sigurimin logjistik dhe sigurojnë më shumë se 60 përqind të personelit. Por Shkolla bazohet edhe në taksën shkollore të studentëve për të kompensuar shpenzimet operative, duke qenë në këtë mënyrë e vetëmbështetur.

Shkolla e NATO-s e ka fillesën që në vitet e para të historisë së Aleancës, por statusin dhe emrin që ka sot e ka marrë në vitin 1975. Për shumë vite, vëmendja e saj kryesore ishte përqendruar në çështjet e mbrojtjes së përbashkët të Aleancës. Kohët e fundit, në vijim të rishikimit të Konceptit Strategjik të NATO-s më 1999, roli i Shkollës ka ndryshuar rrënjësisht. Në të përfshihen aktualisht, kurse, përgatitje stërvitore dhe seminare që mbështetin strategjinë e tashme dhe të ardhshme të NATO-s dhe politikat për sigurinë e përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dhe dialogun me personelin civil dhe ushtarak të vendeve jashtë NATO-s. Veç këtyre, që prej fillimit të operacioneve të NATO-s në Ballkan, Shkolla ka siguruar mbështetje të tërthortë për operacionet e sotme ushtarake të NATO-s.

Kurset organizohen në katër fusha kryesore operative të NATO-s: operacionet gjitharmëshe, parimet e drejtimit, planet dhe operacionet dhe armët e dëmtimt në masë. Trupi mësimor i shkollës përfshin personel nga vende të NATO-s, të përforcuar me ligjërues të ftuar nga komandat dhe shtabet e NATO-s, vendet e NATO-s dhe të PpP-së dhe nga organizatat jo qeveritare. Përpjekjet kryesore për të gjitha kurset janë përqendruar në zhvillimin e aftësive të oficerëve të shtabeve, si të NATO-s dhe të vendeve jashtë saj, për operacione gjitharmëshe të bashkuara, me qëllim që ata të jenë të përgatitur për të punuar së bashku më me frytshmëri.

Gjatë viteve të fundit, numri i pjesëmarrësve jo ushtarakë në kurse është rritur shumë, ndërkohë që janë zgjeruar edhe lidhjet e shkollës me organizmat ndërkombëtarë. Pjesa që ka njohur më shumë zgjerim në programet e shkollës është ajo që mbështet PpP-në, Dialogun Mesdhetar dhe programet e Nismës së Bashkëpunimit të Stambollit.

Janë ndërmarrë përmirësime të mëtejshme të programeve të Shkollës së NATO-s për të pasqyruar mësimet e nxjerra prej operacioneve të drejtuara nga NATO në Ballkan e në Afganistan dhe për të përgatitur trupat që do të marrin pjesë në Forcën Kundërvepruese të NATO-s. Kohët e fundit, Shkolla ka drejtuar përgatitjen në mbështetje të Misionit të Zbatimit të Stërvitjes të NATO-s në Irak. Shkolla e NATO-s është gjithashtu në krye të punës për zhvillimin e programeve me karakter instruktiv për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe për mbrojtjen kundër terrorizmit.

Nëpërmjet programeve të edukimit dhe të stërvitjes, Shkolla ndihmon zhvillimin e aftësive operative për të sotmen dhe për të ardhmen. Në të gjitha

336

këto veprimtari, Shkolla e NATO-s është e përkushtuar në arritjen e përparësive të Aleancës, si dhe në mbështetjen dhe transformimin e aftësive ushtarake për vendet e NATO-s dhe ato partnere.

Për informacion të mëtejshëm:

NATO School Am Rainenbichl 54 82487 Oberammergau GermanyTel: +49 8822 9481 4477 (Student Administration)Fax: +49 8822 9171 1399 Email: [email protected]: www.natoschool.nato.int

(SHSINN)

Shkolla e Sistemeve të Informacionit dhe Ndërlidhjes (SIN) e NATO-s (SHSINN) siguron përgatitje të nivelit të përparuar për personelin civil dhe ushtarak në përdorimin dhe mirëmbajtjen e SIN-ve të NATO-s. Shkolla organizon gjithashtu kurse orientuese dhe përgatitjen për drejtimin eSIN-ve të NATO-s dhe, veç këtyre, ofron kurse orientuese të SIN-ve për vendet partnere.

Fillimisht ajo është krijuar më 1959. Qysh prej asaj kohe Shkolla ka pësuar një varg shndërrimesh dhe prej vitit 1989 njihet me emrin e tanishëm. Në vitin 1994 u hapën kurse të reja në kuadrin e Partneritetit për Paqe. Që prej vitit 1995, me fillimin e përqendrimit të trupave të NATO-s në Bosnje dhe Hercegovinë, Shkolla ka organizuar dhe zhvilluar kurse që lidhen me detyrat operative të forcave të NATO-s. Aktualisht ajo ofron mbi 50 kurse me kohëzgjatje nga një deri në dhjetë javë dhe pret afërsisht 2700 studentë në vit.

Shkolla është e ndarë në dy sektorë, Stërvitje dhe Mbështetje. Sektori i Stërvitjes në vetvete është i ndarë në një Seksion Përgjegjës për Rrjetin, për kurset që lidhen me sistemet e transmetimit, sistemet e komutuara dhe kontrollin e rrjetit, një Seksion Përgjegjës për Abonentët, që përgjigjet për kurset që lidhen me sistemet e informacionit të komandimit dhe drejtimit, programimin dhe drejtimin e projekteve të teknikës së programeve dhe një Seksion Përgjegjës të Sigurisë së Informacionit, që merret me kurset për funksionimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve kriptografike. Sektori i Stërvitjes zhvillon gjithashtu edhe kurse orientuese dhe të SIN-ve për oficerët, kurse për administrimin e frekuencave dhe një kurs të sistemeve të SIN-ve

337

për vendet partnere. Sektori i Mbështetjes përgjigjet për sigurimin logjistik dhe administrativ të Sektorit të Stërvitjes.

Komandanti i Shkollës është një oficer aktiv italian, me gradën e kolonelit ose të barasvlefshme me të. Një ixhinier përgjegjës për telekomunikacionet shërben si këshilltar i tij teknik. Zyra e Drejtimit të Stërvitjes së Shkollës është përgjegjëse për aspekte, të tilla si, përpunimin e shtrirjes vjetore të programeve të kurseve, të dokumentacionit të stërvitjes dhe mbajtjen e statistikave.

Shkolla funksionon si një qendër edukimi dhe stërvitjeje për të dyja Komandat Strategjike të NATO-s. Ajo mbështetet administrativisht nga Shtabi i Komandës së Forcave Gjitharmëshe Aleate në Napoli dhe ka vartësi operative nga Agjencia e Shërbimeve të SIN-ve të NATO-s, në bashkëveprim të ngushtë me Komandën e Forcave Aleate për Transformimin. ASHSN-ja mbështetet në rolin e saj mbikëqyrës nga Grupi i Bashkuar i Planëzimit të Stërvitjes të SIN-ve të NATO-s. Komanda e Forcave Aleate për Transformimin përgjigjet kryesisht për bashkërendimin e programeve. Ajo ndihmohet edhe nga një Këshill Drejtues i SHSINN-së. Shkolla ka dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane nëpërmjet Brigadës së Stërvitjes të Forcave Ajrore të Italisë, në Latina, ku ndodhet dhe shkolla.

Për informacion të mëtejshëm:

NATO CIS School

04010 Borgo Piave

Latina

Italy

Tel: +39 0773 6771

Fax: +39 0773 662467

Grupi i NATO-s për Stërvitjen (GNS)

Qëllimi i përgjithshëm i Grupit të NATO-s për Stërvitjen është rritja e ndërveprimit ndërmjet forcave të Aleancës dhe me forcat e vendeve partnere, nëpërmjet përmirësimit të bashkëveprimit dhe standardizimit të stërvitjes vetmore dhe asaj të përbashkët. Duke qenë në vartësi të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Aleate për Transformimin (KIPFAT), GNS-ja është pjesë e strukturës ushtarake të NATO-s dhe mban lidhje të ngushta me Agjencinë e NATO-s për Standardizimin (ANS). Nga ana tjetër, GNS-ja lehtëson shkëmbimin e informacionit ndërmjet vendeve të NATO-s, të Partneritetit për Paqe, të Dialogut Mesdhetar dhe autoriteteve ushtarake të NATO-s mbi aftësitë e stërvitjes në planin kombëtar. Ai shërben edhe si një forum për diskutimin dhe shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet e stërvitjes vetmore dhe asaj të përbashkët.

338

Nëpërmjet përcaktimit dhe nxitjes së përdorimit të projekteve të stërvitjes, që i shërbejnë bashkëveprimit dypalësh dhe shumëpalësh, GNS-ja i jep një shtysë përmirësimeve cilësore në drejtim të stërvitjes, si dhe të uljes së shpenzimeve e të numrit të efektivit, të standardizimit dhe të ndërveprimit. Ai gjithashtu përpunon procedura, dokumente dhe udhëzues, që shërbejnë edhe si forma orientuese për stërvitjet në vendet e NATO-s dhe ato partnere dhe përkrah përpjekjet e NATO-s për transformim, si për shembull, në zhvillimin e koncepteve të reja të stërvitjes dhe dokumenteve të drejtimit të Komandës së Forcave Aleate për Transformimin. Pjesëmarrja e vendeve të veçanta në projektet e stërvitjeve të përbashkëta bëhet për çdo rast më vete dhe nuk përsërit ose zëvendëson programet kombëtare të stërvitjes. GNS-ja nxit vende të veçanta për të marrë përsipër përgatitjen e projekteve të posaçme të stërvitjes në emër të Aleancës si organizatë ose në interes të kërkesave të përbashkëta të një grupi vendesh të NATO-s. Veprimtaritë e GNS-së janë zgjeruar duke përfshirë projekte të përbashkëta për vendet e Partneritetit për Paqe dhe të Dialogut Mesdhetar.

Puna e tij kryhet me anë të pesë nëngrupeve (të Forcave Gjitharmëshe, Detare, Tokësore, Ajrore dhe të Financës) dhe grupeve vartëse të punës me specialistë, në të cilët përfaqësohen vendet e NATO-s dhe ato partnere. Veprimtaritë e GNS-së bashkërendohen nga Seksioni i GNS-së i Sektorit të Projektimit dhe Zhvillimit të Nëndegës së Edukimit dhe Stërvitjes Gjitharmëshe të Shtabit të KIPFAT-it, me vendndodhje në Norfolk të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara.

Për informacion të mëtejshëm:

NATO Training Group Staff ElementIMS Operations DivisionNATO Headquarters1110 BrusselsBelgiumTel: +32 2 707 5750Fax: +32 2 707 5988Email: [email protected]: www.nato.int/structur/ntg

NTG SectionJoint Education and Training (JET) Sub-DivisionHeadquarters Supreme Allied Commander Transformation (HQ SACT) 7857 Blandy Road, Suite 100Norfolk, Virginia 23551-2490USA Tel: +1 757 747 3219Fax: +1 757 747 3863Email: [email protected]

339

Pengimit

Kjo qendër, me vendndodhje në Gjirin e Soudas në Greqi, është një qendër stërvitjeje e NATO-s me personel shumëkombësh. Megjithëse jashtë strukturës së komandës së NATO-s, marrëdhënet e saj me Komandën e Forcave Aleate për Transformimin janë njëlloj si ato të qendrave të tjera të edukimit dhe të stërvitjes të përshkruara më lart. Ajo organizon dhe drejton stërvitje të përbashkët që të aftësojë forcat e NATO-s për të kryer më mirë zbulimin mbiujor, nënujor, ajror dhe veprime operative të posaçme në mbështetje të operacioneve detare të pengimit.

Qendrat e Përkryerjes janë entitete të njohura, që mbështeten dhe financohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ato ofrojnë ekspertizë dhe përvojë për Aleancën, në veçanti, për mbështetjen e procesit të transformimit të saj. Këto qendra u japin mundësi drejtuesve, ose njësive, a reparteve të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere, që të rritin nivelin e edukimit dhe të stërvitjes së tyre, të përmirësojnë ndërveprimin dhe aftësitë, përpunimin dhe zhvillimin e doktrinave, por edhe testimin dhe vlerësimin e koncepteve të ndryshme nëpërmjet eksperimentimit. Ato nuk janë në përbërje të strukturës së komandës së NATO-s, por bëjnë pjesë në kuadrin e gjerë të edukimit dhe të stërvitjes që mbështet NATO-n. Marrëdhëniet e veçanta midis Qendrave të Përkryerjes dhe Komandave Strategjike bazohen në memorandume të mirëkuptimit me vendin ose vendet pjesëmarrëse dhe në marrëveshje teknike e kritere akreditimi.

Aftësia e të Mësuarit të Përbashkët të Përparuar në Largësi dhe e Përngjasimit Luftarak është në zhvillim e sipër dhe përfshin përmirësimet në teknologjinë e të mësuarit me qëllim që të shfrytëzohen teknologjitë e dukurive të reja në fushën kompjuterike dhe atë të ndërlidhjes për të siguruar të mësuarit sipas motos “kudo dhe kurdo”. Futja e metodës së të mësuarit në largësi përmban në vetvete mundësinë për të harmonizuar dhe për të përmirësuar dukshëm edukimin dhe stërvitjen e personelit ushtarak të të gjitha niveleve, si të NATO-s edhe të vendeve partnere, duke i bërë kurset të shfrytëzueshme nga një numër shumë më i madh pjesëmarrësish në stërvitje dhe me kursime të ndjeshme burimesh. Ajo do të rrisë gatishmërinë për një gamë të gjerë misionesh, veçanërisht për operacionet shumëkombëshe kundërvepruese ndaj krizave dhe do të krijojë mundësitë për një pjesëmarrje më të gjerë të

340

vendeve partnere në stërvitje me NATO-n, gjë që do të ndikonte dhe në rritjen e ndërveprimit.

Drejtimi dhe mbikëqyrja e programit kryhet nga Komanda e Forcave Aleate për Transformimin. Synimi i programit është që të nguliten veti, të tilla si, lirshmëria e përfshirjes, ndërveprimi, ripërdorimi, qëndrueshmëria, përshtatshmëria dhe shpenzime minimale në edukimin dhe stërvitjen ushtarake. Ato pritet të zhvillohen me shpejtësi duke përdorur teknologjitë dhe shërbimet e internetit dhe do të sjellin përfitime që do të vijnë nga puna e të gjitha institucioneve edukuese të NATO-s dhe të atyre kombëtare. Kështu do të shfrytëzohen ato programe që realizohen në klasa për të mësuarit në largësi dhe sistemet e drejtimit të të mësuarit. Me anë të tyre mund të ndiqen e të vlerësohen mundësitë në edukim dhe stërvitje, të cilat ato vetë i sigurojnë. Është një program gjithëpërmbledhës që krahas përfshirjes së rezultatit ndërveprues të vazhdueshëm të programeve që realizohen në klasa për të mësuarit në largësi dhe shfrytëzimit të përngjasimit luftarak, siguron edhe lidhjen e bazave të informacionit të sistemit të administrimit të njohurive, mjeteve të bashkëveprimit dhe aparaturave elektronike të kërkimit. Kjo gjë siguron atë nivel aftësish që kërkojnë komandantët dhe shtabet shumëkombëshe, të përfshirë në procesin e transformimit nëpërmjet realizimit në kohën e duhur, të edukimit dhe përgatitjes në interes të stërvitjeve dhe detyrave të ardhshme operative.

Për informacion të mëtejshëm:

HQ SACTJoint Education and Training (JET) Sub-Division7857 Blandy Road, Suite 100Norfolk, Virginia 23551-2490 USA Tel: +1 757 747 3386Fax: +757 747 3863Email: [email protected]: www.act.nato.int/adl

Përveç objekteve të edukimit, Qendrave të Stërvitjes të Partneritetit për Paqe (PpP) dhe Qendrave të Përkryerjes, të përshkruara më sipër, Rrjeti i Edukimit NATO/PpP përbën gjithashtu një nga pjesët e përmasës së edukimit dhe të procesit të transformimit. Duke ndërthurur objektet e edukimit të NATO-s, Qendrat e Stërvitjes së PpP-së dhe Qendrat e Përkryerjes të përmendura më lart, si dhe objektet e qendrat përkatëse të edukimit në nivel kombëtar, brenda një rrjeti të logjikshëm të përqendruar në objektivat e

341

Komandës së Forcave Aleate për Transformimin, Rrjeti i Edukimit të NATO/PfP-së do të përmirësojë shfrytëzimin e burimeve dhe të ekspertizës, do të harmonizojë programet dhe do të shmangë përpjekjet e tepërta.

343

KAPITULLI 41

LUFTA ELEKTRONIKE

Mundësitë dhe mjetet e luftës elektronike janë një faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e forcave ushtarake dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të rregullt të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ato janë thelbësore për paqeruajtjen dhe detyra të tjera të ndërmarra nga Aleanca. Këto struktura janë krijuar në vitin 1966 për të mbështetur Komitetin Ushtarak, Komandat Strategjike të NATO-s dhe vendet anëtare në këtë sferë si dhe për të rritur nivelin e aftësisë së luftës elektronike (LE) të NATO-s.

(KKLEN) është një organ i përbashkët, shumëkombësh. Ai është krijuar që të plotësojë objektivat e caktuar për mbikëqyrjen e përparimit të arritur në nivel kombëtar dhe në strukturën e integruar të komandës ushtarake në zbatim të masave të pranuara për LE-në. Ai përgjigjet për përpunimin e politikës së NATO-s për luftën elektronike, doktrinën, operacionet dhe kërkesat për edukimin. Njëkohësisht ndihmon në zhvillimin e koncepteve të komandimit dhe drejtimit. KKLEN-i ndihmon gjithashtu për paraqitjen e koncepteve të LE-së të NATO-s tek vendet partnere nëpërmjet kuadrit të Partneritetit për Paqe.

Komiteti përbëhet nga përfaqësues të çdonjërit vend anëtar të NATO-s dhe të Komandantëve Strategjikë të NATO-s. Anëtarët janë ushtarakë me grada të larta në organizmat e LE-së të vendeve të tyre. Kryetari dhe Sekretari i Komitetit janë të emëruar të përhershëm në Degën e Operacioneve të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s. Një numër grupesh vartëse merren me sigurimin e bazës së të dhënave, stërvitjen dhe doktrinën e luftës elektronike.

Për informacion të mëtejshëm:

NATO Electronic Warfare Advisory Committee (NEWAC)

Operations Division

International Military Staff, NATO Headquarters

1110 Brussels

Belgium

Tel: +32 2 707 5627

345

KAPITULLI 42

LOGJISTIKA

Termi “logjistikë”, mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme në vende të ndryshme dhe në kontekste të ndryshme. Në përkufizimin e NATO-s formulohet: “Shkenca që merret me planëzimin, transportin dhe mbështetjen e forcave”. Termi përfshin aspekte të operacioneve ushtarake që lidhen me:

• Projektimin dhe zhvillimin, sigurimin, magazinimin, transportin, shpërndarjen, mirëmbajtjen, shpërnguljen dhe likujdimin e materialeve.

• Transportin e personelit.

• Sigurimin, konstruksionin, mirëmbajtjen, funksionimin dhe shpërndarjen e pajisjeve.

• Sigurimin ose furnizimin e shërbimeve.

• Sigurimin mjekësor dhe shëndetësor.

Kategoritë e mësipërme përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh dhe përgjegjësish që mund të ndahen në sektorët e mëposhtëm:

• Aspekte të prodhimit ose të sigurimit logjistik (planëzimi, zhvillimi i projektit dhe prokurimi i pajisjeve). Këto çështje janë kryesisht përgjegjësi kombëtare dhe zgjidhen nga vendi përkatës. Por sidoqoftë, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi realizohen brenda NATO-s në shumë fusha dhe në pjesën më të madhe nën kujdesin e Konferencës së Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare (KDAK) dhe organeve vartëse të saj.

• Aspekte të përdoruesve ose operative të logjistikës, që lidhen me funksionet e furnizimit dhe të sigurimit të forcave, janë kryesisht nën përgjegjësinë e Konferencës së Shefave të Lartë të Logjistikës së NATO-s (KSHLN) dhe Komitetit të NATO-s për Naftësjellësit. Organe të tjera, si Komiteti i Shefave të Shërbimeve Shëndetësore Ushtarake në NATO, këshillojnë Komitetin Ushtarak për çështje logjistike në fusha të veçanta të përgjegjësisë së tyre.

Shumë prej programeve dhe veprimtarive të përmendura në këtë seksion, zbatohen nga organe dhe agjenci të krijuara nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe Komiteti Ushtarak për kryerjen e detyrave të posaçme.

346

Koncepti Strategjik i Aleancës i vitit 1999 thekson karakterin shumëkombësh dhe të lëvizshëm të forcave të NATO-s dhe nevojën për një sigurim të zhdërvjellët logjistik të tyre. Megjithëse kjo është tërësisht një përgjegjësi kombëtare, parimi bazë mbi të cilin udhëhiqet realizimi i sigurimit logjistik për operacionet ushtarake të NATO-s është ai i përgjegjësisë së përbashkët të të gjitha vendeve pjesëmarrëse dhe strukturave të ngritura brenda NATO-s për të nxitur bashkëpunimin në këtë sferë. Në këto përfshihen, Konferenca e Shefave të Lartë të Logjistikës së NATO-s dhe strukturat logjistike shumëkombëshe, si Qendra Logjistike Gjitharmëshe Shumëkombëshe dhe Njësitë Logjistike të Integruara Shumëkombëshe.

Parimet dhe politikat e reja u miratuan fillimisht në vitin 1992 dhe, që prej asaj kohe, janë rishikuar periodikisht nën dritën e përvojës praktike të fituar prej operacioneve paqeruajtëse të drejtuara nga NATO. Parimet dhe politikat e miratuara nga Komiteti Ushtarak në vitin 2003 dhe nga Këshilli i Atlantikut të Veriut më 2004, të përmbledhura më poshtë, shërbejnë si bazë për udhëzime më të hollësishme për fusha të veçanta të funksionimit të logjistikës, si sigurimi shëndetësor, mbështjetja e vendit mik dhe lëvizja e transporti.

Vendet anëtare të Aleancës dhe autoritetet e NATO-s kanë përgjegjësi të përbashkët për sigurimin logjistik të operacioneve shumëkombëshe të NATO-s. Ky parim themelor i nxit vendet anëtare dhe strukturat ndërkombëtare të NATO-s që të marrin përsipër barrën për sigurimin dhe shfrytëzimin e aftësive logjistike dhe të burimeve të nevojshme për të mbështetur operacionet e forcave shumëkombëshe në mënyrë të frytshme e të dobishme. Plotësimi i kërkesave logjistike të standardizimit, bashkëpunimit dhe shumëkombësisë, përbëjnë bazën për një përdorim të shkathët e të vlefshëm të sigurimit logjistik dhe për rritjen e efektshmërisë operative.

Përgjegjësia dhe autoriteti janë të ndërvarur nga njëri-tjetri. Përgjegjësia që i caktohet një komandanti të NATO-s nga vendet anëtare dhe nga organet e NATO-s, duhet të përmbushet me dhënien e kompetencës që i nevojitet për kryerjen me saktësi të detyrave të ngarkuara. Kjo nënkupton që çdo komandant i një niveli të caktuar, duhet të ketë një autoritet të mjaftueshëm ndaj atyre burimeve logjistike që i nevojiten atij për të lehtësuar pritjen, përdorimin, mbështetjen dhe rigrupimin e forcave të dhëna në dispozicion të tij nga vende të ndryshme anëtare, në mënyrë sa më të dobishme. E njëjta gjë zbatohet

347

edhe për komandantët jashtë NATO-s, që marrin pjesë me forcat e tyre shumëkombëshe në operacionet e drejtuara nga NATO.

Gjithë përpjekjet për sigurimin logjistik që ndërmerren, si nga sektori civil edhe nga ai ushtarak, duhet të drejtohen në plotësimin e kërkesave të nevojshme operative që sigurojnë suksesin e misionit.

Bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare dhe organeve të NATO-s është thelbësor për të gjithë spektrin e logjistikës, përfshirë bashkëpunimin ndërmjet sektorit civil dhe atij ushtarak brenda dhe ndërmjet vendeve anëtare. Ai ndihmon për një përdorim sa më të mirë të burimeve të kufizuara. Për operacionet kundërvepruese ndaj krizave jashtë Nenit 5, ky bashkëpunim duhet të zgjerohet me vendet jo anëtare të NATO-s dhe me organizata të tjera, sipas kërkesave të paraqitura.

Sigurimi logjistik duhet të bashkërendohet ndërmjet vendeve anëtare dhe midis vendeve anëtare dhe organeve të NATO-s, në të gjitha nivelet, si diçka e natyrshme. Ai duhet të përfshijë bashkëveprimin me vendet jo anëtare të NATO-s dhe me organizata të interesuara, kur ato e kërkojnë një gjë të këtillë. Procesi lehtësohet nga bashkëveprimi i parapërgatitur logjistik dhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit. Organet përkatëse të NATO-s kanë përgjegjësinë e plotë për këtë bashkëveprim.

Të gjitha këto parime lidhen me zhvillimin e politikës dhe të doktrinës për të gjitha fushat funksionale të logjistikës, përfshirë lëvizjen, transportimin dhe sigurimin shëndetësor (përveç Gjermanisë, e cila nuk e trajton sigurimin shëndetësor si një funksion logjistik). Ekziston një element thelbësor, me gjerësi mbulimi të dyanshëm i këtyre parimeve, me qëllim që të realizohet një sigurim logjistik i efektshëm dhe i ndërlidhur për të gjitha misionet e Aleancës. Këto misione mund të plotësohen edhe me parime të tjera, që lidhen posaçërisht me fusha të veçanta të funksionimit.

Logjistika bashkëvepruese

Qëllimi i bashkëveprimit në logjistikë është që të ngrihet niveli i operacioneve shumëkombëshe të drejtuara nga NATO, nëpërmjet rritjes së rendimentit dhe uljes së shpenzimeve, si për shembull, me anë të ekonomive të prodhimit të zgjeruar dhe mënjanimit të hallkave të tepërta. Për administrimin dhe prokurimin e materialeve përdoren metoda bashkëkohore, siç është projekti, SHARE (i njohur përgjithësisht sipas formës origjinale të shkurtesës në gjuhën angleze „SHARE“, lexo: SHER - Stock Holding and Asset Requirements Exchange), Inventari i Rezervave dhe Shkëmbimi i Kërkesave për Pjesët Rezervë, i zhvilluar nga Agjencia e NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin (ANAMF). Ai lehtëson ndarjen ose shkëmbimin, ndërmjet përdoruesve, të

348

stoqeve të materialeve të magazinuara, duke siguruar një lidhje të dobishme midis kërkesave të veçanta dhe rezervave në dispozicion.

Logjistika shumëkombëshe

Detyrat me të cilat përballet NATO aktualisht, misionet dhe operacionet e mbështetjes që ajo ka ndërmarrë në Ballkan, në Afganistan dhe në Irak, nënvizojnë nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit dhe të shumëkombësisë në sigurimin logjistik (si për shembull, për transportimin, teknikën e furnizimin dhe aftësitë mjekësore). Nevoja për të kryer operacione në të tilla vendndodhje, ku sigurimi logjistik i mundësuar nga infrastruktura normale e vendit përkatës nuk është i mjaftueshëm, si dhe për të integruar forcat ushtarake të vendeve jo anëtare dhe sigurimin e tyre logjistik, nxjerr në pah domosdoshmërinë e strukturave logjistike gjitharmëshe shumëkombëshe.

Logjistika shumëkombëshe zgjeron gjithashtu mundësitë e përpjekjeve individuale të sigurimit logjistik në rrafshin kombëtar, duke ndikuar në mënyrë të dyanshme në përmirësimin e kostos së shpenzimeve të veprimtarive individuale të sigurimit logjistik kombëtar, si dhe të efektivitetit të tyre. Për të përmirësuar funksionimin e forcave shumëkombëshe po përdoren një varg konceptesh e nismash, duke përfshirë konceptin e specializimit në rolet që do të luajë secili dhe atë të vendit drejtues në operacion. Të tilla rregullime mund të ndikojnë ndjeshëm në suksesin e aspekteve të planëzimit dhe të zbatimit të operacioneve logjistike.

Lëvizja e rregullt dhe në kohë e forcave, duke përfshirë edhe përhapjen e tyre në rajonet e veprimeve, lëvizjen e përparuar dhe sipas etapave të sasive të mëdha të materialeve dhe të pajisjeve, është një parakusht për operacionet ushtarake. NATO duhet të jetë në gjendje të sigurojë lëvizshmërinë strategjike të trupave dhe të materialeve, duke siguruar aftësi transportimi, shërbime transporti, pajisje dhe infrastrukturë të mjaftueshme. Këtu përfshihet mundësia e përdorimit të burimeve civile nëpërmjet nismave shumëkombëshe për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjeve kontraktuese tregtare për transportimin ajror dhe detar strategjik.

Personeli civil dhe ai ushtarak, që përgjigjet për logjistikën në Shtabin Ndërkombëtar dhe në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s, bashkërendon çështjet e politikës dhe të doktrinës brenda shtabeve, me Komandat Strategjike dhe me agjencitë civile dhe ushtarake përkatëse.

349

(KSHLN)

Komiteti kryesor që merret me logjistikën, KSHLN-ja, mblidhet nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dy herë në vit, në sesione të përbashkëta civile dhe ushtarake. Ajo ka dy bashkëkryetarë të përhershëm dhe pikërisht, Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm, që mbulon degën për politikën e mbrojtjes dhe çështjet e planëzimit dhe Zëvendëskryetarin e Komitetit Ushtarak. KSHLN-ja raporton njëherësh, si tek Këshilli i Atlantikut të Veriut, ashtu dhe te Komiteti Ushtarak. Diçka e tillë pasqyron varësinë e logjistikës nga faktorët civilë dhe ushtarakë.

KSHLN-ja përbëhet prej përfaqësuesish të lartë shtetërorë civilë dhe ushtarakë nga ministritë e mbrojtjes, ose nga organe të barasvlershme, me përgjegjësi për aspektet operative të logjistikës në vendet anëtare të NATO-s. Në punën e KSHLN-së marrin pjesë edhe Përfaqësues të Komandave Strategjike, të Agjencisë së NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin, të Komitetit të Shefave të Shërbimeve Shëndetësore Ushtarake në NATO dhe të sektorëve të tjerë të Shtabit të NATO-s. Mandati i përgjithshëm i KSHLN-së është që të analizojë çështje të logjistikës me synimin për të përmirësuar zbatimin e detyrave, leverdinë, qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e veprimeve luftarake të forcave të Aleancës e të stërvitjes dhe të ushtrojë në emër të Këshillit të Atlantikut të Veriut një autoritet bashkërendues gjithëpërfshirës për tërë spektrin e funksioneve logjistike brenda NATO-s.

Pika qendrore për çështjet e lëvizshmërisë strategjike të NATO-s është Grupi për Lëvizjen dhe Transportimin (GLT), një nëngrup i KSHLN-së, i krijuar për të përkrahur frymën bashkëpunuese në drejtim të administrimit të lëvizjes, transportimit dhe çështjeve të lëvizshmërisë midis agjencive ushtarake e civile dhe ndërmjet forcave të NATO-s dhe vendeve anëtare. GLT-ja planëzon e vlerëson mundësitë dhe mjetet e transportit dhe rekomandon rrugëzgjidhjet më të mira për plotësimin e kërkesave politike dhe ushtarake. Ai merr këshilla nga komisionet dhe komitetet e planëzimit civil: Komiteti i Planëzimit të Aviacionit Civil, Komisioni i Planëzimit për Transportin Oqeanik dhe Komisioni i Planëzimit për Transportin e Brendshëm Tokësor.

350

Organizata e NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin (ONAMF)

Organizata e NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin siguron strukturën për sigurimin logjistik të sistemeve të përzgjedhura të armëve nga inventarët kombëtarë të dy ose më shumë vendeve të NATO-s, me anë të prokurimit dhe furnizimit të përbashkët të pjesëve rezervë dhe sigurimit të mjeteve të mirëmbajtjes dhe riparimit.

Agjencia e NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin (ANAMF)

Agjencia e NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin është krahu zbatues i ONAMF-it. Detyra e saj është të sigurojë shërbime logjistike për sistemet e armëve dhe pajisjeve që administrohen bashkërisht nga vendet anëtare të NATO-s, me qëllim që të përmirësojë gatishmërinë e materialeve, të përsosë efektshmërinë e operacioneve logjistike dhe të ndikojë në uljen e shpenzimeve nëpërmjet prokurimit të studiuar për plotësimin e kërkesave në fushën e furnizimit, mirëmbajtjes, kalibrimit, prokurimit, transportimit, sigurimit teknik, shërbimeve xheniere dhe administrimit të shmangies së parametrave strukturorë. Administrimi bashkëkohor i materialeve dhe teknikat e prokurimit, të përpunuara nga ANAMF-i, përfshijnë skemën e Inventarit të Rezervave dhe Shkëmbimit të Kërkesave për Pjesët Rezervë, e njohur si “SHARE” dhe Administrimin Material të Artikujve të Përbashkët (AMAP). ANAMF-i gjithashtu siguron mbështetje për Grupin e Drejtorëve Kombëtarë për Kodifikimin, i cili administron Sistemin e Kodifikimit të NATO-s në emër të Konferencës së Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare dhe sigurimin logjistik për forcat e NATO-s në terren.

ANAMF-i ka luajtur një rol të rëndësishëm si agjenci operative e NATO-s në zbatimin e projekteve për shkatërrimin e sigurt të minave kundër këmbësorisë dhe armëve e municioneve të tjera në kuadrin e Politikës së Fondit të Mirëbesimit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Informacion më i zgjeruar mund të gjendet në:

NATO Maintenance and Supply Agency (NAMSA) 8302 Capellen LuxembourgTel: +352 30 631Fax: +352 30 87 21

Komiteti i NATO-s për Naftësjellësit (KNN)

KNN-ja, që kryesohet nga Kryetari i Logjistikës në Shtabin Ndërkombëtar të NATO-s, është organ këshillimor i nivelit të lartë në NATO për aspektet

351

operative të logjistikës që lidhen me karburantet. Ai vepron në emër të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në këshillim të vazhdueshëm me Autoritetet Ushtarake të NATO-s dhe organe të tjera, për të gjitha çështjet e NATO-s që lidhen me karburantet, lubrifikantet dhe nënproduktet e pajisjet e tyre, me Sistemin për Naftësjellësit e NATO-s dhe me instalime të tjera të karburanteve.

Megjithëse trajtohet si një sistem i vetëm për Aleancën, SNN-ja përbëhet nga dhjetë sisteme ushtarake të veçuara ruajtjeje dhe shpërndarjeje: Islandë, Itali, Greqi, Turqi (dy sisteme të ndara në perëndim dhe në lindje), Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, Portugali, Sistemi i Naftësjellësit të Evropës së Veriut (SNEV) që ndodhet në Danimarkë dhe në Gjermani dhe sistemi më i madh, Sistemi i Naftësjellësit të Evropës Qendrore (SNEQ) në Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë dhe Luksemburg.

Në tërësi, gjatësia e linjave të furnizimit të SNN-së arrin rreth 11.500 kilometra, që kalojnë përmes 13 vendeve të NATO-s, të shoqëruara me depot, bazat ajrore, aeroportet civile, stacionet e furnizimit, rafineritë dhe pikat e hyrjes. Një sasi e madhe shpërndarjeje realizohet nëpërmjet shfrytëzimit të objekteve të siguruara nga fonde të përbashkëta të Programit të Investimet për Sigurinë e NATO-s (shih Pjesën 2, Kapitulli 4). Rrjetet drejtohen nga organizata kombëtare të vendit përkatës, me përjashtim të SNEQ-it, që është një sistem shumëkombësh.

Përveç elementeve të mësipërme të SNN-së, sisteme të lëndëve djegëse ndodhen edhe në Republikën e Çekisë, në Hungari, Poloni dhe Spanjë. Ndonëse ato të Republikës së Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë janë sisteme kombëtare, kërkesat ushtarake të NATO-s janë përfshirë në Paketat e Aftësive të miratuara prej tyre dhe ka filluar zbatimi i projekteve përkatëse. Sistemi i Spanjës është thjesht kombëtar.

OANEQ-ja është organizata e administrimit të Sistemit të Naftësjellësit të Evropës Qendrore (SNEQ) dhe është një nga Organizatat e Prodhimit dhe Logjistikës së NATO-s (OPLN). SNEQ-i shfrytëzon mjetet e NATO-s për lëvizjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e karburantit në Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë dhe Luksemburg. Këto njihen si vende miq, ndërsa Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara përcaktohen si vende përdoruese. Së bashku, vendet miq dhe ato përdoruese përbëjnë vendet anëtare pjesëmarrëse në OANEQ. Sistemi është i projektuar dhe i paracaktuar për të plotësuar kërkesat operative

352

të Evropës Qendrore në kohë paqeje, krize dhe konflikti, por përdoret gjithashtu edhe për shitje publike nën masa të rrepta sigurie. Funksionimi i përditshëm i SNEQ-it është detyrë e Agjencisë së Administrimit të Naftësjellësit të Evropës Qendrore (AANEQ) me vendndodhje në Versajë të Francës.

Këshilli i Drejtuesve i OANEQ-es është organi udhëheqës që vepron në mbështetje të interesave të përbashkëta të të gjitha vendeve anëtare në OANEQ. Ai përbëhet nga përfaqësues të çdo vendi të OANEQ-es, të cilët paraqesin interesat politike, ushtarake, ekonomike, financiare dhe teknike të vendeve të tyre. Në mbledhjen e Këshillit të Drejtuesve të OANEQ-es marrin pjesë edhe Përfaqësuesit e Autoriteteve Ushtarake Kombëtare, Administratori i Përgjithshëm i AANEQ-es dhe Oficeri Ndërlidhës i Sekretarit të Përgjithshëm.

AANEQ-ja është e organizuar në mënyrë të tillë që të mbulojë detyrat kryesore të operacioneve, shitblerjet, zhvillimet ekonomike dhe mbështetjen teknike, financiare e administrative.

Për informacion të mëtejshëm:

Central Europe Pipeline Management Agency (CEPMA)11bis rue du Général PershingB.P. 55278005 Versailles CedexFranceTel: +33 1 3924 4900Fax: +33 1 3955 6539Email: [email protected]

NATO (COMEDS)

Komiteti i Shefave të Shërbimeve Shëndetësore Ushtarake në NATO (i njohur përgjithësisht sipas formës origjinale të shkurtesës në gjuhën angleze „COMEDS“, lexo: KOMEDS – Committee of the Chiefs of Military Medical Services in NATO), përbëhet nga autoritetet më të larta të mjekësisë ushtarake të vendeve anëtare. Ai vepron si një pikë qendrore për zhvillimin dhe bashkëveprimin e çështjeve të mjekësisë ushtarake dhe për të siguruar këshilla në këtë fushë për Komitetin Ushtarak të NATO-s.

Në kuptimin më të ngushtë të fjalës, historikisht, çështjet e mjekësisë në NATO janë vështruar thjesht si përgjegjësi kombëtare. Për këtë arsye, për pjesën më të madhe të kohës së ekzistencës së Aleancës, nuk ka pasur kërkesa për krijimin e një autoriteti mjekësor ushtarak të nivelit të lartë të NATO-s.

353

Misionet dhe konceptet e reja të NATO-s për operacionet, vunë thekse të forta mbi operacionet gjitharmëshe ushtarake, duke nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëveprimit të sigurimit shëndetësor në operacionet paqeruajtëse, të ndihmës në raste fatkeqësish dhe atyre me karakter humanitar. Për atë qëllim u krijua dhe COMEDS-i në vitin 1994. Kryetari dhe sekretari i Komitetit caktohen nga Belgjika dhe sekretariati është i vendosur pranë Zyrës së Shefit të Përgjithshëm të Shëndetësisë Belge në Bruksel. Një oficer shtabi i COMEDS-it është caktuar pranë Degës së Logjistikës, Armatimeve dhe Burimeve të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s, për të siguruar ndërlidhjen e bashkëveprimit.

Komiteti mblidhet dy herë në vit, në sesion plenar dhe raporton çdo vit në Komitetin Ushtarak. Në përbërje të tij përfshihen shefat e shëndetësisë të vendeve anëtare, këshilltarët mjekësorë të Komandave Strategjike, një përfaqësues nga Agjencia e NATO-s për Standardizimin, kryetari i Komitetit të Përbashkët Mjekësor, një përfaqësues nga Komiteti Ushtarak dhe një përfaqësues nga Shtabi Ushtarak Ndërkombëtar i NATO-s. Që nga viti 2001, edhe shefat e shëndetësisë të vendeve partnere janë ftuar të marrin pjesë në Mbledhjen Plenare të COMEDS-it në formatin e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik.

Objektivat e COMEDS-it përfshijnë përmirësimin dhe zgjerimin e organizimit ndërmjet vendeve anëtare për bashkëveprimin, standardizimin dhe ndërveprimin në fushën mjekësore dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit për aspektet organizative, operative dhe procedurore të shërbimit shëndetësor ushtarak në vendet anëtare dhe partnere. Që prej vitit 1997, vendet e Partneritetit për Paqe (PpP) janë ftuar të marrin pjesë në punën e shumicës së grupeve të punës të COMEDS-it dhe, që nga viti 1996, në seminarin vjetor shëndetësor të COMEDS-it në kuadrin e PpP-së, i cili është përfshirë brenda mbledhjeve plenare të COMEDS-it. Në vitin 2001, COMEDS-i ngriti një Grup të Përhershëm Ekspertësh Mjekësorë të Vendeve Partnere për të trajtuar mundësitë dhe pajisjet mjekësore, objektivat e PpP-së dhe masat përgatitore mjekësore për bashkëveprimin me Komandat Strategjike. Puna e COMEDS-it bashkërendohet edhe me organizma të tjerë të NATO-s, që kanë përgjegjësi në fushën mjekësore, ku përfshihet Agjencia e NATO-s për Standardizimin, Komiteti i Përbashkët Mjekësor, Këshilltarët Mjekësorë të Komandantëve Strategjikë të NATO-s, Grupi i Ekspertëve të Faktorëve Njerëzorë dhe Mjekësisë i Organizatës për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjinë dhe Qendra e Armëve të Dëmtimit në Masë.

Për të ndihmuar në kryerjen e detyrave të veta, përveç organizmave të përshkruar më lart, COMEDS-i ka nën vartësi disa grupe pune, që mblidhen të paktën një herë në vit dhe trajtojnë çështjet e mëposhtme: strukturat, operacionet dhe procedurat mjekësore ushtarake, mjekësinë parandaluese

354

ushtarake, mjekësinë e urgjencave, psikiatrinë ushtarake, shërbimet dentare, materialet mjekësore dhe farmacinë ushtarake, higjenën e ushqimit, teknologjinë ushqimore, mjekësinë veterinare, përgatitjen shëndetësore dhe sistemet e drejtimit të informacionit mjekësor.

Gjithashtu, është krijuar edhe një Grup Drejtues i Posaçëm mbi Armët e Dëmtimit në Masë për të rishikuar aftësitë mjekësore ekzistuese dhe mangësitë në lidhje me kërcënimet nga armët biologjike.

Për më shumë informacion:

COMEDS Liaison Staff OfficerNATO HeadquartersLogistics Resources DivisionInternational Military Staff1110 BrusselsBelgiumTel. +32 2 707 9862Fax: +32 2 707 9869

COMEDS SecretariatEtat-major du Service MédicalQuartier Reine ElisabethRue d’Evere1140 BrusselsBelgiumTel: +32 2 701 3067/8/9Fax: +32 2 701 3071

355

KAPITULLI 43

METEOROLOGJIA

Objektivi i NATO-s për bashkëpunimin në fushën e meteorologjisë është që të shfrytëzojë në një mënyrë sa më të frytshme e të dobishme mjetet kombëtare dhe ato të NATO-s për sigurimin e një informacioni meteorologjik të saktë dhe në kohën e duhur për forcat e NATO-s. Përgjegjësinë për këtë punë e ka Grupi Meteorologjik i Komitetit Ushtarak, që përshkruhet më poshtë.

Grupi Meteorologjik i Komitetit Ushtarak (GMKU)

Grupi Meteorologjik i Komitetit Ushtarak (GMKU) është një forum specialistësh, i përbërë nga përfaqësues kombëtarë dhe përfaqësues të Komandantëve Strategjikë të NATO-s. Ai harton orientimet e politikës meteorologjike për Komitetin Ushtarak, Komandantët Strategjikë dhe për vendet anëtare të NATO-s. GMKU-ja mbështetet nga dy grupe pune të përhershme dhe konkretisht, nga Grupi i Punës për Operacionet, Planet dhe Ndërlidhjen dhe nga Grupi i Punës për Sistemet dhe Sigurimin Meteorologjik të Rajonit të Betejës.

trajton çështje të planëzimit dhe karakterit operativ në lidhje me sigurimin meteorologjik për stërvitjet dhe operacionet e NATO-s. Ai zhvillon gjithashtu aftësitë e ndërlidhjes meteorologjike dhe përpunon procedura standarde për ndërlidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave meteorologjike. Me riorganizimin e strukturës së integruar të komandës së NATO-s, funksionet e këtij grupi i janë kaluar Komandës së Forcave Aleate për Operacionet.

Betejës nxit bashkëpunimin në kërkimin shkencor, zhvillimin dhe përshtatjen kalimtare të pajisjeve, metodave teknike dhe programeve kompjuterike të reja meteorologjike me aftësitë operative. Ai u siguron grupeve të tjera të NATO-s këshilla teknike për çështjet meteorologjike dhe ndërmerr studime për tema të tilla, si parashikimi i përmbytjeve dhe shpërndarja artificiale e mjegullës. Parashikimet e motit në kushte të zakonshme, shpesh, nuk janë të mjaftueshme për planëzimin e veprimeve luftarake ose zbatimin e misioneve. Për këtë arsye, grupi i punës mban një inventar të Ndihmës për Vendimet

356

Taktike (NVT) të përgatitur nga vendet anëtare. Për të standardizuar edhe më tej përdorimin dhe funksionimin e NVT-ve dhe për të përmirësuar ndërveprimin, grupi i punës ka krijuar një arkiv me NVT-të e miratuara, të cilat u janë vënë në dispozicion të gjitha vendeve të NATO-s.

GMKU-ja zhvillon mbledhje vjetore me vendet partnere në kuadrin e programeve të Partneritetit për Paqe dhe të Dialogut Mesdhetar dhe ka përgatitur një Udhëzues të Sigurimit Meteorologjik për vendet partnere. Vendet partnere, nga ana e tyre, marrin pjesë gjithashtu në Grupin e Punës për Sistemet dhe Sigurimin Meteorologjik të Rajonit të Betejës.

Për informacion të mëtejshëm:

MCMG Operations Division (IMS) NATO Headquarters1110 Brussels BelgiumTel: +32 2 707 5538 Fax: +32 2 707 5988 Email: [email protected]

357

KAPITULLI 44

OQEANOGRAFIA USHTARAKE

Oqeanografia Ushtarake është studimi i kushteve oqeanografike, që nga temperatura dhe kripësia, deri tek zhvendosjet e baticë-zbaticave dhe karakteristikat e vijës bregdetare, të cilat mund të kenë pasoja në operacionet detare. Subjekti është i lidhur me një sërë aspektesh të operacioneve detare dhe, veçanërisht, të luftës kundër nëndetëseve, luftës me mina dhe operacioneve të luftimit desantodetar. Puna e ndërmarrë në këtë sferë përqendrohet në përfitimin më të madh të mundshëm të forcave ushtarake të NATO-s nga ndikimet oqeanografike.

Grupi i OU-së përbëhet nga përfaqësues të vendeve anëtare, përfaqësues të atyre komandantëve të NATO-s që kanë lidhje të veçantë me detarinë dhe përfaqësues nga Qendra për Kërkimin Nënujor të Komandës së Forcave Aleate për Transformimin. Ai siguron këshilla për Komandat Strategjike të NATO-s dhe mbështetet nga një Nëngrup i përhershëm i OU-së.

Grupi i OU-së siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së oqeanografisë ushtarake me strategjinë e Aleancës. Veprimtaria e përditshme e grupit përfshin mbështetjen e operacioneve dhe të stërvitjeve të NATO-s, zhvillimin e planeve dhe politikave të zbatueshme në fushën e oqeanografisë ushtarake, nxitjen e kërkimit shkencor dhe zhvillimit në fushën oqeanografike dhe vendosjen e ndërlidhjes së bashkëveprimit me grupe të tjera të NATO-s dhe të vendeve të veçanta, përfshirë ato me përgjegjësi në sferën meteorologjike dhe gjeografike.

Grupi i OU-së nxit fuqimisht përpunimin e koncepteve të reja në fushën e sigurimit mjedisor dhe është përgjegjës për formulimin e konceptit të NATO-s për vlerësimin e shpejtë të mjedisit detar. Kjo metodologji përdor teknologji të zhvilluara, si modelimin kompjuterik, ndjesorë të kohës së fundit, mjete ndihmëse për vendimet e shkallës taktike dhe sisteme rrjetesh që sigurojnë në kohën e duhur forma të mbështetjes, të përshtatura sipas nevojave të përdoruesve ushtarakë.

Puna e grupit merr parasysh edhe kërkesat që lindin nga partneriteti strategjik i NATO-s me Bashkimin Evropian, nga fuqizimi i Partneritetit për Paqe

358

dhe nga procesi i zgjerimit të NATO-s. Ai ndihmon për forcimin e bashkëpunimit transatlantik në tërësi.

Nëngrupi i OU-së shqyrton ato çështje që i caktohen nga Grupi i OU-së dhe formulon rekomandimet dhe raportet e duhura. Grupi i OU-së mblidhet një herë në vit dhe vendet partnere janë të inkurajuara të marrin pjesë në punën e tij në kuadrin e programit të Partneritetit për Paqe.

Për informacion të mëtejshëm:

MILOC Group Strategy Division HQ SACLANT 7857 Blandy Road, Suite 1000Norfolk, Virginia 23551-2490 USATel: +1 757 445 3431Fax: +1 757 445 3271Website: www.saclant.nato.int

359

KAPITULLI 45

PROGRAMET E INFORMACIONITDHE TË NDËRLIDHJES TË DIPLOMACISË PUBLIKE

Përgjegjësia për t’i shpjeguar publikut të tyre politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare dhe rolet e tyre si vende anëtare të Aleancës, i takon çdo qeverie më vete që është anëtare. Zgjedhja e metodave të përshtatshme dhe e fondeve që do të shfrytëzohen për informimin e publikut të tyre rreth politikave dhe objektivave të NATO-s, është gjithashtu një përgjegjësi e secilit vend anëtar. Të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s e njohin si të drejtë demokratike të qytetarëve të tyre informimin rreth strukturave ndërkombëtare. Ato përbëjnë themelet për sigurinë e tyre kombëtare, por kanë rëndësi për mirëkuptimin e publikut dhe mbështjetjen e tij për politikat e sigurisë të vendeve të tyre.

Roli i veprimtarive të NATO-s në fushën e diplomacisë publike është të përplotësojë informacionin publik që zhvillohet nga secili vend veçmas. Qëllimi i tyre është t’i shpjegojnë publikut politikat dhe objektivat e Organizatës dhe të inkurajojnë dialogun e mirëkuptimin. Në këtë mënyrë ndihmojnë në zgjerimin e njohurive të publikut për çështjet e sigurisë dhe përfshirjen e tij në një debat të mirinformuar dhe të vlefshëm për sigurinë. NATO e bën këtë nëpërmjet shpërndarjes së informacionit dhe organizimit të programeve të drejtuara enkas për analistët, gazetarët, grupet akademike e parlamentare, rrethet rinore e edukative dhe grupe të tjera të përzgjedhura. Ajo gjithashtu synon t’i japë shtysë një procesi të vazhdueshëm debati mbi zhvillimin e politikave për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Programet që financohen nga buxheti i Diplomacisë Publike të NATO-s, përfshijnë veprimtari të cilat zhvillohen brenda vetë Shtabit të NATO-s, për ngjarje jashtë saj, por që administrohen nga NATO, veprimtari që zhvillohen nën kujdesin e organizatave qeveritare ose jo qeveritare jashtë Shtabit të NATO-s, që mund të mbështeten me ndihmën e NATO-s në pikëpamje të konceptimit, në aspektin praktik a financiar, por dhe veprimtari që organizohen nga agjenci të tjera të jashtme me ndihmesën e drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga NATO.

Veprimtaritë e informacionit dhe të ndërlidhjes për aspektet civile mund të ndahen në tri fusha kryesore: shtypi dhe mjetet e informimit, marrëdhëniet me jashtë dhe përhapja e informacionit elektronik dhe të shkruar. Ka gjithashtu një këshilltar për informacionin publik ushtarak që shërben si zëdhënës për Kryetarin e Komitetit Ushtarak dhe që është si pikë lidhjeje për çështjet e përditshme të shtypit dhe mjeteve të informimit, që lidhen me Komitetin

360

Ushtarak dhe Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar. Oficeri i ngarkuar me këtë detyrë mban lidhje me rrjetin e shefave të informacionit publik që shërbejnë si zëdhënës zyrtarë për komandat e tyre përkatëse dhe, nëpërmjet Komitetit për Diplomacinë Publike të NATO-s, me autoritetet kombëtare të vendeve anëtare të NATO-s. Zyra e këshilltarit për informacionin publik ushtarak, në pikëpamje administrative, është pjesë e strukturës së Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar, por mban lidhje të ngushta edhe me Shtabin Ndërkombëtar për qëllime bashkëveprimi dhe ndërlidhjeje.

• Veprimtaritë e shtypit dhe të informimit

Informimet për shtypin dhe intervistat me zyrtarë të lartë, informimet plotësuese për gazetarët, lejimi i fotografive, mjediset që kanë pajisje video dhe dëgjimore, shërbimet e transmetimit elektronik, të gjitha këto janë pjesë e atyre rregullimeve që nevojiten për të plotësuar kërkesat e mjeteve të informimit botëror gjatë gjithë vitit. Ngjarjet madhore, si mbledhjet e takimeve, apo zhvillimet brenda Aleancës, mund të tërheqin në Shtabin e NATO-s mbi një mijë gazetarë, gjë që kërkon sigurimin e mjeteve të nevojshme. Mjete të ngjashme nevojiten edhe për ngjarje të rëndësishme që zhvillohen larg selisë së NATO-s, si për shembull, gjatë mbledhjeve të ministrave, ose të takimeve që mbahen në vende të tjera.

Zëdhënësi i shtypit dhe punonjësit e tjerë të kësaj fushe punojnë në bashkëpunim të ngushtë, të përditshëm me Zyrën Private të Sekretarit të Përgjithshëm dhe mbështesin Sekretarin e Përgjithshëm për lidhjet me mjetet e informimit dhe shtypin. Ata mbajnë lidhje të rregullta me gazetarët me qëllim që t’u përgjigjen pyetjeve të tyre dhe t’u shpjegojnë politikat e operacionet e NATO-s dhe organizojnë edhe udhëtime e vizita të ndryshme. Lidhjet me mjetet e informimit bashkërendohen edhe për zyrtarë të tjerë të lartë, si dhe për gazetarët që ndjekin ngjarjet e shtypit të NATO-s. Atyre u sigurohet akreditim zyrtar.

Në praktikën e përditshme përgatiten rregullisht përmbledhje dhe një pasqyrë e shtypit ndërkombëtar, raporte të agjencive të lajmeve që u shërbejnë shtabeve ndërkombëtare, delegacioneve kombëtare të vendeve anëtare dhe misioneve diplomatike të vendeve partnere. Punonjës të shtypit dhe të informacionit ndihmojnë gjithashtu në përgatitjen e vizitave zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm në vende të ndryshme.

• Marrëdhëniet me jashtë

Punonjësit e informacionit ndihmojnë për shpërndarjen e informacionit në shumë vende, duke vepruar si zbatues të këtij programi me vendet e NATO-s

361

dhe ato partnere. Programet përfshijnë vizita që bëhen në NATO për informime dhe diskutime të temave aktuale, organizime të konferencave dhe seminareve me vendndodhje të ndryshme nëpër të gjithë NATO-n dhe në vendet partnere, mbështetje për lojra të përngjasuara luftarake dhe veprimtaritë me rininë, por edhe ndihmesa ndaj parlamentarëve, akademikëve, gazetarëve dhe shtresave të tjera pjesëmarrësish të përzgjedhur që janë të interesuar për informacionin mbi NATO-n. Programi i vizitave mundëson, për çdo vit, ardhjen e rreth 20 000 analistëve në selinë politike të NATO-s, në Bruksel, për informime dhe diskutime me ekspertë nga Shtabi Ndërkombëtar, Shtabi Ushtarak Ndërkombëtar dhe delegacionet e vendeve të ndryshme anëtare mbi të gjitha aspektet e punës dhe të politikave të Aleancës.

Veç këtyre, krahas vizitave që kryejnë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Aleancës, në vendet anëtare, në rastet e ngjarjeve të rëndësisë së veçantë, ata marrin pjesë edhe në një varg konferencash, ligjëratash, debatesh dhe në forma të tjera diskutimesh.

Shumë veprimtari informative të NATO-s kanë një karakter të dyanshëm ndërveprues, duke i krijuar mundësinë Organizatës që të mësojë nga përvoja e pjesëmarrësve të cilëve u drejtohet, të njihet me shqetësimet dhe fushat e interesit të tyre dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Rëndësi e madhe i kushtohet përvojës së fituar nga pikëpamjet dhe vlerësimet e publikut të gjerë dhe grupeve të specializuara brenda tij. Nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të Diplomacisë Publike mbahen konferenca të herëpashershme, ku mblidhen së bashku ekspertë nga qendrat kërkimore ndërkombëtare dhe nga institucionet kombëtare të së njëjtës fushë.

Një numër veprimtarish me karakter informativ janë të përcaktuara enkas për pjesëmarrës akademikë. Në to përfshihen seminare, konferenca dhe vizita për studentë të universiteteve, mësues dhe ekspertë të fushave, si dhe bëhet vlerësimi i esesë më të mirë dhe shpërblimi me Bursën Pasuniversitare Manfred Vërner dhe një konkurs vjetor që organizohet që prej vitit 2005. Këto veprimtari ndihmojnë për të vendosur lidhje të reja dhe për të përmirësuar lidhjet tradicionale me bashkësitë akademike në vendet anëtare dhe partnere pa dallim. Programi ndihmon për bashkërendimin dhe zbatimin e programeve shumëkombëshe. Por edhe ato ndihmojnë për të gjallëruar debatin për çështjet e NATO-s. Programi gjithashtu projekton politikat e Aleancës dhe jep ndihmesë për zgjerimin e njohurive ndër qarqet akademike në lidhje me qëllimet dhe objektivat e saj.

362

• Përhapja e informacionit në mënyrë elektronike dhe tëshkruar

Tekstet zyrtare të publikuara nga Aleanca, zakonisht në formën e komunikatave dhe të deklaratave për shtyp, janë dokumente të diskutuara zyrtarisht. Në to shprehen qartë orientimet e politikës së miratuar të vendeve anëtare për subjekte të veçanta ose për tërësinë e çështjeve të politikës, të rishikuara në mënyrë periodike gjatë vitit. Ato përbëjnë arkivin publik të Aleancës dhe mundësojnë ndjekjen e procesit të politikëbërjes dhe të ecurisë së vendimmarrjes, në raport me ngjarjet politike ose rrethanat me të cilat lidhen. Të gjitha këto tekste botohen në dy gjuhët zyrtare të Aleancës, anglisht dhe frëngjisht dhe, shpesh, edhe në gjuhë të tjera.

Përveç këtyre dokumenteve, Diplomacia Publike ka për detyrë të shpërndajë komunikata të nxjerra nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili është zëdhënësi kryesor i Organizatës, si dhe tekste fjalimesh të Sekretarit të Përgjithshëm dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Këto dokumente ndihmojnë për të shpjeguar politikën dhe zgjerojnë njohuritë për të kuptuar thelbin dhe përmbajtjen e objektivave.

Nën autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm publikohen një numër i madh botimesh të shkruara ose elektronike, duke filluar nga hartimi i teksteve dhe i deklaratave zyrtare e deri në publikimet periodike dhe jo periodike. Ato drejtohen për grupe të ndryshme, përfshirë pjesëmarrjen e analistëve dhe të rinjve dhe synojnë të ngrejnë ndërgjegjësimin publik, por edhe të ndihmojnë për zhvillimin e një debati mbi informimin publik për aspektet e politikës së sigurisë. Ato përfshijnë një periodik që mund të gjendet edhe në faqen përkatëse të internetit (Revista e NATO-s) “the NATO Review”, një sërë manualesh, broshurash, përmbledhjesh informuese, fletëpalosjesh dhe materialesh të tjera, si CD-ROMS dhe DVD, që të gjitha bashkë, ndihmojnë për një kuptim dhe njohje më të gjerë në këtë fushë. Këto botohen në faqen e internetit të NATO-s dhe shtypen në dy gjuhët zyrtare të Organizatës. Veç kësaj, bazuar në kërkesat dhe mundësitë e fondeve, ato mund të shtypen dhe në gjuhët e vendeve anëtare të NATO-s dhe, shpesh herë, edhe në gjuhët e shumë vendeve partnere. Gjithashtu NATO siguron mbështetje për veprimtaritë botuese të organizatave jo qeveritare në vendet anëtare dhe partnere.

Në faqen e internetit të NATO-s pasqyrohet gjithë informacioni, i hapur për publikun. Në këtë faqe mund të gjenden gjithashtu dokumente zyrtare (traktate, komunikata, marrëveshje dhe deklarata), botime të tjera që u përmendën më sipër, të cilat mund të porositen drejtpërdrejt nga faqja e internetit, si dhe fjalime, opinione (artikuj dhe intervista). Kjo faqe e NATO-s në internet, ofron gjithashtu lajmet më të fundit për mjetet e informimit dhe grupet e interesuara, si dhe materiale edukimi. Po ashtu, janë të disponueshme prodhime të mjeteve të informimit (skedari i videokonferencave, imazheve e kasetave) dhe

363

përdoruesit e internetit mund t’i drejtojnë nëpërmjet postës elektronike pyetjet e tyre të ndryshme për NATO-n dhe çështje të tjera që lidhen me të. Faqja e internetit të NATO-s shërben gjithashtu si linjë komunikimi me gazetarët për informimet e shtypit dhe veprimtari të tjera me interes për ta (udhëtime dhe vizita shtypi).

NATO ka gjithashtu një Bibliotekë në shërbim të personelit që punon në Shtabin e NATO-s, por që është e hapur edhe për studentët dhe për punonjësit kërkimorë pas akreditimit. Biblioteka është e përqendruar veçanërisht në çështjet e sigurisë e të mbrojtjes dhe përfshin një koleksion me mbi 20 000 vëllime dhe 200 tituj revistash, si dhe një lëndë burimore tejet të rëndësishme në lidhje me Aleancën Atlantike dhe Luftën e Ftohtë. Vizitorët mund të përdorin sistemin e huazimit midis bibliotekave nëpërmjet hyrjes në rrjetin kompjuterik të katalogut të Bibliotekës së NATO-s (http://207.67.203.60/N10314UK/Index.asp). Biblioteka plotëson gjithashtu kërkesat për materialet e botuara dhe organizon veprimtari të veçanta nëpërmjet një rrjeti bibliotekash në Ballkan, krahas vendeve të tjera.

është përgjegjës për çështje të politikës së informacionit dhe për dhënien e këshillave në adresë të Këshillit të Atlantikut të Veriut për tematikën që lidhet me to. Komiteti kryesohet nga Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Diplomacinë Publike dhe përbëhet nga përfaqësues të delegacioneve të vendeve anëtare në NATO. Ai gjithashtu mblidhet rregullisht në formatin e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (KPEA) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve partnere dhe periodikisht me përfaqësues të ambasadave që shërbejnë si pika lidhëse në kryeqytetet e vendeve partnere. Ambasadat e vendeve anëtare të NATO-s në këto vende partnere shërbejnë si pika lidhëse, mbi bazën e rrethqarkullimit.

NATO mban një të vogël në Reikjavik të Islandës. Me përjashtim të saj, NATO nuk ka zyra informacioni rajonale në vendet anëtare të NATO-s.

Në vitin 1995 u dërgua në Moskë një oficer për informacionin dhe, në shkurt 2001, u hap , në qendër të qytetit, që është e administruar, e plotësuar me personel dhe e financuar nga Dega e Diplomacisë Publike. Zyra organizon programe në të gjithë vendin, duke siguruar informacion, ndihmesë për kërkimin shkencor dhe projekte që mbështetin qytetarët rusë dhe organizatat që merren me çështje të NATO-s dhe të sigurisë, si dhe mundësi hyrjeje në dokumentet dhe botimet e NATO-s. Shumë prej tyre janë botuar në rusisht, të shoqëruara me komente dhe artikuj

364

analitikë, për projekte të përbashkëta të ndërmarra nga NATO dhe Rusia dhe për marrëdhëniet NATO-Rusi në përgjithësi.

Një u hap në Kiev më 1996. Ashtu si zyra për informacionin në Moskë, ajo varet nga Diplomacia Publike dhe organizon gjithashtu programe informacioni në të gjithë Ukrainën, përfshirë forma të ngjashme projektesh dhe të ndihmesës për kërkimin shkencor si dhe mundësi hyrjeje në dokumentet dhe botimet. Qendra luan një rol të rëndësishëm për të siguruar përdorimin e dokumentacionit edhe në gjuhën ukrainase dhe që veprimtaritë e saj dhe materialet e botuara të trajtojnë veprimtaritë bashkëpunuese, si dhe thelbin kuptimor dhe gjendjen e partneritetit të dallueshëm midis NATO-s dhe Ukrainës. Qendra është e vendosur brenda Institutit për Çështjet Ndërkombëtare të Ukrainës dhe lejon mundësi hyrjeje në dokumentacionin dhe në veprimtari të tjera të informacionit, si seminare dhe vizita në NATO.

Përveç NATO-s, një numër organizatash dhe agjencish të tjera, luajnë një rol të rëndësishëm për të siguruar informacion për tema që lidhen me Aleancën dhe shpërndarjen e materialeve të shkruara, shfrytëzimin e përfitimeve të ndërlidhjes elektronike përmes internetit dhe përgjigjeve të pyetjeve të publikut. Këtu përfshihen zyrat e informimit publik në NATO dhe në vendet partnere, Asambleja Parlamentare e NATO-s (shih Pjesën IX, Kapitulli 32), organizatat jo qeveritare dhe institutet e fondacionet.

365

KAPITULLI 46

PROGRAMET SHKENCOREDHE MJEDISORE TË DIPLOMACISË PUBLIKE

Shkenca civile ka dëshmuar se është një mjet mjaft i frytshëm për dialogun ndërkombëtar për arsye të gjithanshmërisë, të aftësisë së saj për të krijuar rrjete të reja ndërkombëtare, të zbulimit të mënyrave të gjetjes së rrugëzgjidhjeve për çështje të mprehta dhe të krijimit të urave lidhëse ndërmjet vendeve. Thelbi i Programit të NATO-s për Sigurinë nëpërmjet Shkencës ka synuar së tepërmi për zbatimin e shkencës në çështje të sigurisë dhe, në veçanti, në mundësitë që krijon bashkëpunimi shkencor ndërmjet vendeve anëtare dhe partnere për të zgjidhur sfidat e veçanta ndaj paqes e sigurisë që lindin nga kërcënimet e reja.

• Programi i NATO-s për Sigurinë nëpërmjet Shkencës

Qëllimi i Programit të NATO-s për Sigurinë nëpërmjet Shkencës është të japë ndihmesë për sigurinë, stabilitetin dhe solidaritetin nëpërmjet zbatimit të shkencës për zgjidhjen e problemeve. Bashkëpunimi, krijimi i rrjeteve dhe i aftësive, janë mjete që përdoren për arritjen e këtij qëllimi. Një qëllim më i largët është nxitja e reformave demokratike dhe mbështetja e zhvillimit demokratik në vendet partnere të NATO-s gjatë periudhës së tranzicionit. Programi është konceptuar në mënyrë të tillë që të tërheqë brezin e ri të shkencëtarëve dhe t’u krijojë atyre mundësitë që të fitojnë përvojë nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimtari të përgatitjes shkencore.

Programi u ofron bursa studimi shkencëtarëve për të bashkëpunuar për tema të rëndësishme kërkimore shkencore dhe fonde për të ndihmuar bashkësinë akademike në vendet partnere për të ngritur infrastrukturën bazë kompjuterike. Mbështetja e kërkesave për temat mbi fushat parësore realizohet bashkërisht nga punonjës shkencorë të NATO-s, të vendeve partnere ose të Dialogut Mesdhetar. Formularë kërkesash të veçanta për secilin mekanizëm mbështetës mund të gjenden në programin e paraqitur në faqen e internetit të NATO-s (www.nato.int/science). Kërkesat mund të dorëzohen në çdo kohë, por për çdo vit janë vendosur tre afate përfundimtare, që përkojnë me tre sesionet e rishikimit të grupeve këshillimore shkencore.

Synimet e programit, për rrjedhojë, ndiqen nëpërmjet bursave të studimit dhe rrjeteve kompjuterike të bashkëpunimit.

366

Bursa studimi bashkëpunimi në fushat parësore të kërkimit shkencor:

- Bursa Studimi për Lidhje Bashkëpunimi: bursa studimi për të ndihmuar në grumbullimin e ideve dhe burimeve rreth projekteve të kërkimit shkencor dhe në krijimin e rrjeteve të specialistëve.

- Vizita Ekspertësh: bursa studimi për të mundësuar kalimin e ekspertizës në një fushë të kërkimit shkencor.

- Institute të Studimeve të Përparuara: bursa studimi për të organizuar kurse të veçanta të nivelit të lartë për të përçuar zhvillimet më të fundit për një subjekt të dhënë, me pjesëmarrës të nivelit të përparuar.

- Mbledhje Pune për Kërkime Shkencore të Përparuara: bursa studimi për të organizuar mbledhje pune kërkimore me ekspertë kur, për një shkëmbim të dendur por jozyrtar pikëpamjesh për caqet e reja ndaj një subjekti, synohet që të përcaktohen piketat për punën në të ardhmen.

- Projekte të Shkencës për Paqen: bursa studimi për të bashkëpunuar në kërkime shkencore shumëvjeçare dhe në projekte zhvillimi në vendet partnere ose të Dialogut Mesdhetar.

- Bursa Studimi Riintegrimi: për t’u krijuar mundësitë shkencëtarëve të rinj që punojnë në vendet e NATO-s që të rikthehen dhe të riintegrojnë bashkësitë e kërkimeve shkencore të vendeve të tyre.

Bursa Studimi Bashkëpunimi ofrohen për tema të rëndësishme të kërkimit shkencor në fushën e Mbrojtjes kundër Terrorizmit ose të Kundërveprimit ndaj Kërcënimeve të tjera për Sigurinë, si dhe për Përparësitë e Vendeve Partnere. Mund të miratohet edhe zbatimi i projekteve të veçanta. Të njohura me emërtimin “nga lart-poshtë” (“top-down”), këto janë shpesh projekte të Shkencës për Paqen ose veprimtari që kryhen nga puna e grupeve afatshkurtra të ekspertëve.

Mbështetja e rrjeteve kompjuterike të vendeve partnere:

- Bursa Studimi për Infrastrukturën e Rrjeteve: për të ndihmuar institutet e kërkimit shkencor të vendeve partnere për të përmirësuar nivelin dhe cilësinë e strukturës së telekomunikacionit.

- Mbledhje Pune Kërkimore për Rrjete të Përparuara: bursa studimi për të organizuar mbledhje pune kërkimore për përmirësimin e harmonizimit të drejtimit të rrjeteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ose mbledhje pune mësimore kërkimore për zgjerimin e njohurive të drejtuesve të kualifikuar të rrjeteve.

367

Programi i NATO-s për shkencën civile ka siguruar infrastrukturën e rrjeteve të nevojshme, që mundëson hyrjen në internet, për një sërë institucionesh të kërkimit shkencor dhe të edukimit në vendet partnere. Në qendrat kryesore të banimit janë ngritur rrjete për të përmirësuar lehtësinë e hyrjes në internet për bashkësinë akademike në rajonet lindore të Rusisë dhe në Ukrainë, si dhe për rrjetet kombëtare në Moldavi dhe në-ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë*. Projekti më i madh dhe më ambicioz i financuar nga NATO, është projekti “Virtual Silk Highway” (Udha e Mëndafshtë e së Vërtetës), i cili siguron hyrjen në internet me bazë satelitore për bashkësitë akademike dhe shkencore në Kaukazin Jugor dhe në Azinë Qendrore. Kohët e fundit ky rrjet është shtrirë edhe në Afganistan.

Bursat e studimit për rrjetet kompjuterike kanë një objektiv ndryshe nga bursat e studimit të bashkëpunimit dhe, për këtë arsye, nuk kanë përparësi në fushat e kërkimit shkencor. Ato lidhen kryesisht me zhvillimin e infrastrukturës të rrjetit bazë në vendet partnere, që kanë dhe mangësitë më të mëdha në aftësitë e rrjeteve kompjuterike.

Bashkëpunimi shkencor NATO-Rusi

Një program i veçantë për mbështetjen e bashkëpunimit midis shkencëtarëve të Rusisë dhe shkencëtarëve nga vendet e NATO-s, është ndërtuar brenda Programit të NATO-s për Sigurinë nëpërmjet Shkencës. Komiteti i Shkencës i Këshillit NATO-Rusi (KNR) ka hartuar një Plan Veprimi nëpërmjet të cilit synohet bashkëveprimi në gjashtë fusha parësore të lidhura me sigurinë: zbulimi i lëndëve plasëse, pasojat psikologjike dhe sociologjike të terrorizmit, parashikimi dhe parandalimi i fatkeqësive, mbrojtja nga armët KBRB, sigurimi kompjuterik dhe sigurimi i transportit.

Kërkesat për mbështetje të veprimtarive mbi këto tema bashkëpunimi ndërmjet shkencëtarëve rusë dhe shkencëtarëve nga vendet e NATO-s, mund të paraqiten në NATO. Veprimtaritë mbështetëse janë projektet Shkenca për Paqen, Bursa Studimi për Lidhje Bashkëpunimi, Vizita Ekspertësh, Institute të Studimeve të Përparuara (ISP) dhe Mbledhje Pune për Kërkime Shkencore të Përparuara (MKP). ISP-ja dhe MKP-ja, zakonisht, zhvillohen në Rusi.

Shkencëtarët rusë mund të marrin pjesë gjithashtu në programe kryesore bashkëpunimi në kuadrin e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik.

368

Fonde, shpërblime dhe çmimi për Partneritet në Shkencë në kuadrin e NATO-s

Bashkëdrejtorët e NATO-s të ISP-së dhe MKP-së, kanë fondet e NATO-s në dispozicion, që mund të përdoren për të mbështetur shpenzimet për pjesëmarrësit e kualifikuar nga vendet e NATO-s, vendet partnere dhe të Dialogut Mesdhetar. Nëpërmjet faqes së internetit të NATO-s për programet, mund të kalohet në një kalendar të rifreskuar të mbledhjeve dhe kërkesat për pjesëmarrje duhet të dërgohen në adresë të bashkëdrejtorëve.

Për pjesën më të madhe, rezultatet e shpërblimeve të bëra nga Programi i Sigurisë nëpërmjet Shkencës, botohen dhe vihen në dispozicion të bashkësisë shkencore nëpërmjet revistave shkencore ose nëpërmjet vëllimeve të Serive Shkencore të NATO-s, të cilat përfshijnë rezultatet e ISP-së dhe MKP-së. Katalogët e botuar të Serive Shkencore të NATO-s mund të gjenden në faqen e internetit të programeve.

Për veprimtaritë që mbështeten nga programi jepet një çmim vjetor, në vlerësim të punës më të përkryer në bashkëpunimin shkencor midis shkencëtarëve të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere. Çmimi Partneritet në Shkencë në kuadrin e NATO-s u krijua në vitin 2002 dhe u jepet fituesve në mënyrë ceremoniale nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Funksionimi i programit

Programi drejtohet nga anëtarë të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s në selinë e NATO-s në Bruksel. Përgjegjësia e programit shtrihet në dy fusha: programe për bashkëpunimin dhe programe për kërcënimet dhe sfidat. Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Diplomacinë Publike është kryetar i Komitetit të Shkencës. Veprimtaritë e bashkëpunimit shkencor janë përgjegjësi e një Zëvendësi të Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm.

Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik (KPEA) siguron kuadrin gjithëpërfshirës për këshillime për çështje politike dhe të sigurisë në NATO me pjesëmarrjen e vendeve anëtare të KPEA-së, përfshirë bashkëpunimin brenda Programit të NATO-s për Sigurinë nëpërmjet Shkencës. Komiteti i Shkencës i Këshillit NATO-Rusi, i krijuar nga KNR-ja, nxit, inkurajon dhe bashkërendon projekte të përbashkëta bashkëpunuese ndërmjet shkencëtarëve dhe ekspertëve nga vende të NATO-s dhe Rusisë.

Shkencëtarët nga vendet e Dialogut Mesdhetar mund të marrin pjesë në fusha parësore të kërkimit shkencor, në veprimtaritë e mëposhtme të bashkëpunimit: projekte Shkenca për Paqen, Bursa Studimi për Lidhje Bashkëpunimi, Vizita Ekspertësh, Institute të Studimeve të Përparuara, Mbledhje Pune për Kërkime Shkencore të Përparuara, Bursa Studimi për

369

Infrastrukturën e Rrjeteve dhe Mbledhje Pune Kërkimore për Rrjetet. Kërkesat duhet të hartohen në bashkëpunim me shkencëtarët nga një ose më shumë prej 26 vendeve anëtare të NATO-s.

Evolucioni i programit

Programi e ka zanafillën në vitin 1956, me miratimin nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, të një raporti mbi bashkëpunimin në fushën jo ushtarake në NATO nga ministrat e jashtëm të Italisë, Kanadasë dhe Norvegjisë (i njohur si Raporti i Tre Burrave të Urtë). Raporti vinte në dukje se përparimi në shkencë dhe teknologji mund të jetë vendimtar në përcaktimin e sigurisë së vendeve dhe qëndrimeve të tyre për çështjet botërore. Ai nënvizonte se shkenca dhe teknologjia ishin një fushë e rëndësisë së veçantë për bashkësinë atlantike dhe se pikërisht, për të rritur bashkëpunimin shkencor, ishte krijuar dhe Programi Shkencor i NATO-s.

Për më shumë se 40 vite, forma të ndryshme bashkëpunimi gjetën mbështetjen e shkencëtarëve nga vendet e NATO-s, duke vendosur standarde të larta të përsosmërisë shkencore. Në fillimet e viteve 90-të, pas fundit të Luftës së Ftohtë, programi filloi të hapej shkallë-shkallë për pjesëmarrjen e vendeve jashtë NATO-s. Që nga viti 1999, ai është vënë pothuajse plotësisht në shërbim të bashkëpunimit midis shkencëtarëve të vendeve të NATO-s dhe atyre të vendeve partnere, ose të vendeve pjesëmarrëse në Dialogun Mesdhetar. Në vitin 2004, në program u pasqyrua një ndryshim themelor, në lidhje me përqendrimin e mbështetjes për projekte bashkëpunimi në fushën e sigurisë, në përgjigje të kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar dhe prej kërcënimeve të tjera ndaj sigurisë së botës moderne. Për të pasqyruar këtë mision të ri, programi, i njohur zyrtarisht si Programi Shkencor i NATO-s, u riemërtua, Programi i NATO-s për Sigurinë nëpërmjet Shkencës. Që prej vitit 2004, nëpërmjet këtij programi dhe Komitetit mbi Sfidat e Shoqërisë Moderne (shih seksionin tjetër), NATO është bashkuar me Nismën për Mjedisin dhe Sigurinë (MJESIG), ku përfshihen, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (PKBM), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PKBZH) dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). NATO është përfshirë gjithashtu në veprimtari bashkëpunimi të përbashkëta me Fondacionin për Shkencën Evropiane (FSHE) dhe me Shoqatën Ndërkombëtare për Nxitjen e Bashkëpunimit me Shkencëtarët nga Shtetet e Reja të Pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik (INTAS).

370

Për informacion të mëtejshëm:

Programme for Security through SciencePublic Diplomacy DivisionNATO Heardquarters1110 BrusselsBelgiumTel: +32 2 707 4111 Fax: +32 2 707 4232 Email: [email protected] Website: www.nato.int/science

• Sfidat e Shoqërisë Moderne

Qëllimi i veprimtarive të NATO-s, që përfshihen në programin e njohur si Sfidat e Shoqërisë Moderne, është trajtimi i çështjeve të tilla si, kërcënimet jo tradicionale për sigurinë, rreziqet e reja dhe të tjera në mbrujtje e sipër, që mund të sjellin prishje të stabilitetit ekonomik, shoqëror dhe politik, si dhe parandalimi i konflikteve që shkaktohen, mes të tjerash, nga mungesa e burimeve. Programi është i dallueshëm nga Programi për Sigurinë nëpërmjet Shkencës, të përshkruar më sipër dhe ka objektiva, parime financimi dhe metoda pune të ndryshme.

Nisma për fillimin e programit është ndërmarrë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut në vitin 1969, me synimin fillestar për shqyrtimin e problemeve që ndikojnë në mjedisin e vendeve anëtare dhe në cilësinë e jetës së popujve të tyre. Veprimtaritë janë zgjeruar gjatë viteve, duke përfshirë vendet partnere të NATO-s dhe ekspertë nga vendet e Dialogut Mesdhetar dhe, së fundi, filluan të trajtohen çështjet e reja që ndikojnë në sigurinë. Komiteti për Sfidat e Shoqërisë Moderne (KSSHM) është një forum i veçantë për shkëmbimin e njohurive dhe të përvojës për aspektet teknike, shkencore dhe politike të çështjeve shoqërore dhe mjedisore, si në sektorët civilë dhe në ata ushtarakë të shoqërisë moderne.

Programi shtron për zgjidhje probleme të sigurisë së mjedisit dhe çështje shoqërore në studim e sipër, në nivel kombëtar, për të cilat pas ndërthurjes me ekspertizën dhe teknologjinë në dispozicion të NATO-s dhe të vendeve partnere, synohet të arrihet me shpejtësi në përfundime të vlefshme dhe në rekomandime për veprime nga të cilat të përfitojnë të gjithë. Objektivat e tij kryesorë përfshijnë zvogëlimin e ndikimit të veprimtarive ushtarake për mjedisin, ndërmarrjen e studimeve rajonale, përfshirë veprimet e kalimit të kufijve shtetërorë, parandalimin e konflikteve që mund të lindin nga pamjaftueshmëria e burimeve, shqyrtimin e rreziqeve të reja ndaj mjedisit dhe shoqërisë që mund të shkaktojnë prishje të stabilitetit ekonomik, shoqëror e politik dhe vlerësimin e kërcënimeve jo tradicionale për sigurinë.

371

Kriteri bazë për fillimin e veprimtarive është treguesi për interesin e shfaqur nga një numër vendesh për të punuar së bashku për tema që lidhen me sfidat e shoqërisë moderne dhe gatishmëria e tyre për sigurimin e burimeve. Puna bëhet mbi baza të shpërqendruara, kryesisht nëpërmjet studimeve paraprake që zgjasin nga tre deri në pesë vite dhe me projekte të posaçme afatshkurtra që zgjasin 12-18 muaj, të dyja të financuara në nivel kombëtar. Gjithashtu, veprimtaritë përfshijnë organizimin e mbledhjeve të punës kërkimore për çështje aktuale dhe bashkëfinancimin e konferencave dhe seminareve ndërkombëtare. Raporte teknike të botuara në kuadrin e KSSHM-së, vihen në qarkullim të gjerë dhe janë pa pagesë.

Shembuj të projekteve të ndërmarra në vitet e fundit përfshijnë sistemet e administrimit të mjedisit në sektorin ushtarak, pastrimin dhe ripërdorimin e vendbazimeve të mëparshme ushtarake, vlerësimin e rrezikut të pasojave të aksidentit të Çernobilit, sfidat mjedisore në Detin Kaspik, vendimet e marra për një zhvilllim afatgjatë të çështjeve mjedisore në Azinë Qendrore dhe sigurimin e furnizimit me ushqime. Gjithnjë e më shumë, puna e komitetit është përqendruar drejt aspekteve që lidhen me sigurinë e zhvillimeve teknologjike dhe shkencore në fusha të përcaktuara si të përafërta me ato të sigurisë në një kuadër më të gjerë në rrafshin ndërkombëtar.

Që nga viti 1995 është në funksionim një Sistem Qendror Bashkërendues i KSSHM-së, i bazuar në internet, që lehtëson hyrjen në bazën e informacionit për mjedisin dhe që u krijon pjesëmarrësve mundësinë e gjetjes, organizimit, plotësimit dhe përhapjes së informacionit me interes të përbashkët për mjedisin. Nëpërmjet faqeve të veçanta në internet mund të gjenden raporte teknike të botuara mbi studime dhe projekte paraprake të KSSHM-së dhe informacione të tjera në lidhje me KSSHM-në.

Për informacion të mëtejshëm:

NATO - CCMSPublic Diplomacy DivisionNATO Headquarters1110 BrusselsBelgiumTel: +32 2 707 4850Fax: +32 2 707 4232Email: [email protected]: www.nato.int/ccms

372

Orientimet e përgjithshme politike për Programin e NATO-s për Sigurinë nëpërmjet Shkencës, hartohen nga . Ai përbëhet nga përfaqësues të vendeve anëtare, me përvojë në çështje të drejtimit shkencor. Ata emërohen nga qeveritë, ose institucionet e pavarura shkencore të vendeve përkatëse. Komiteti kryesohet nga Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Diplomacinë Publike dhe mblidhet zakonisht tri herë në vit.Njëra nga mbledhjet bëhet në formatin e Këshilli të Partneritetit Euro-Atlantik (KPEA). Së bashku me përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, në të marrin pjesë edhe kolegët që përfaqësojnë vendet partnere. Komiteti gjithashtu mblidhet dy herë në vit edhe në formatin e Këshillit NATO-Rusi (KNR), kur lind nevoja e diskutimit për tema me interes të përbashkët në sferën shkencore.

Komiteti i Shkencës, në punën e tij për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kërkesave të dërguara për mbështetje, ndihmohet nga grupet këshillimore, anëtarët e të cilëve zgjidhen nga komiteti prej bashkësisë shkencore ndërkombëtare. Në grupet këshillimore shërbejnë edhe pjesëmarrës me statusin e anëtarit shoqërues nga vendet partnere dhe vendet e Dialogut Mesdhetar.

mblidhet dy herë në vit në sesion plenar dhe një herë në vit me vendet partnere në formatin e Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (KPEA), nën kryesinë e Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm për Diplomacinë Publike. Në përgjithësi, ai është i përbërë nga përfaqësues shtetërorë me përvojë dhe përgjegjësi për programet kombëtare të mjedisit. Komiteti siguron një forum të vetëm për shkëmbimin e njohurive dhe të përvojës mbi aspektet teknike, shkencore dhe politike për çështjet shoqërore dhe mjedisore, si në sektorët civilë edhe ushtarakë ndër vendet e NATO-s dhe atyre partnere në kuadrin e KPEA-së. Në vitin 2000, u ripërtërit mandati për KSSHM-në për të pasqyruar përshtatjen e programeve me misionet e reja të NATO-s.

KSSHM-ja mblidhet gjithashtu dy herë në vit në formatin e KNR-së për të rishikuar çështje të politikave dhe të zbatimit të Planit të Veprimit. Brenda këtij Plani Veprimi të KNR-së janë përcaktuar 12 tema për bashkëpunimin, ku përfshihen dhe çështje të mbrojtjes së mjedisit. Komiteti i Shkencës dhe KSSHM-ja kanë krijuar gjithashtu një Grup Pune të Bashkuar NATO-Ukrainë mbi një bashkëpunim të veçantë shkencor dhe mjedisor për rishikimin e mënyrave të mundshme të përmirësimit të mëtejshëm të pjesëmarrjes së ekspertëve të Ukrainës në veprimtaritë e KSSHM-së dhe të Programit për Sigurinë nëpërmjet Shkencës.

373

KAPITULLI 47

KËRKIMI SHKENCOR DHE TEKNOLOGJIA

Nxitja dhe realizimi i kërkimit të përbashkët shkencor dhe shkëmbimi i informacionit, për të mbështetur përdorimin e frytshëm të kërkimit shkencor e të teknologjisë së mbrojtjes kombëtare të çdo vendi, është një element themelor për plotësimin e nevojave ushtarake të Aleancës në ruajtjen e nivelit të zhvillimeve teknologjike dhe në sigurimin e dhënies së këshillave në adresë të NATO-s dhe të vendimmarrësve në rrafshin kombëtar. Këto detyra shtrojnë kërkesa për një rrjet më të zgjeruar me ekspertë të vendeve të ndryshme dhe për një bashkëveprim të veprimtarive midis organeve të NATO-s, që merren me aspekte të shumëllojshme të kërkimit shkencor dhe teknologjisë në fusha të ndryshme shkencore.

e NATO-s është përgjegjëse për harmonizimin e drejtimit dhe bashkërendimit të kërkimit shkencor dhe teknologjisë së mbrojtjes së NATO-s, për drejtimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në kërkimin shkencor dhe në shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve kombëtare, për zhvillimin e një strategjie afatgjatë të NATO-s për kërkimin shkencor dhe teknologjinë dhe për dhënien e këshillave kryesore në lidhje me çështjet e kërkimit shkencor e të teknologjisë.

OKT-ja është mbështetur në bashkëpunimin e hershëm, të kërkimit shkencor e të teknologjisë në fushën e mbrojtjes, të punës së ish-Grupit Këshillimor për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin e Mjeteve Fluturuese në Hapësirën Aerokozmike dhe të Grupit të Punës Kërkimore-Shkencore për Mbrojtjen, mbi bazën e bashkimit të të cilëve u formua organizata e re. OKT-ja raporton tek Komiteti Ushtarak dhe tek Konferenca e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare. Ajo ka në përbërje një Komision për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjinë, që përgjigjet për formulimin e politikës së NATO-s për kërkimin shkencor e teknologjinë dhe mbështetet nga një Agjenci për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjinë (AKT), me shtabin të vendosur në Neji, Francë. Spektri i plotë i veprimtarive për kërkimin shkencor dhe teknologjinë mbulohet nga shtatë grupe ekspertësh, që merren me trajtimin e subjekteve të mëposhtme:

374

• Studimet, analizat dhe përngjasimet luftarake.

• Konceptet dhe integrimi i sistemeve.

• Teknologjia e ndjesorëve dhe elektronikës.

• Teknologjia e sistemeve të informacionit.

• Teknologjia e zbatuar e mjeteve të transportit.

• Faktorët njerëzorë dhe mjekësia.

• Grupi i NATO-s për Modelimin dhe Përngjasimin Luftarak.

Çdo grup ekspertësh përbëhet nga përfaqësues kombëtarë, ku përfshihen edhe ekspertë shkencorë me kualifikim tepër të lartë. Grupet e ekspertëve mbajnë lidhje me përdoruesit ushtarakë dhe organe të tjera të NATO-s. Puna shkencore dhe teknologjike e OKT-së kryhet nga ekipe teknike të krijuara për veprimtari të posaçme dhe me kohëzgjatje të përcaktuar. Ekipet teknike organizojnë mbledhje pune kërkimore, simpoziume, prova në terren, eksperimente laboratorike, ligjërata dhe kurse përgatitore, duke siguruar kështu vijimësinë e rrjetit të ekspertëve. Ato, gjithashtu, luajnë një rol të rëndësishëm në përpilimin e planeve afatgjata.

Me qëllim që të lehtësojnë lidhjet me përdoruesit ushtarakë dhe me veprimtari të tjera të NATO-s, një pjesë e personelit të AKT-së është vendosur pranë Seksionit të Zgjerimit të Kërkimeve Shkencore për Teknologjinë dhe Industrinë, në Shtabin e NATO-s, në Bruksel. Ky personel bashkëvepron me Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar dhe me Degën e Investimeve për Mbrojtjen të Shtabit Ndërkombëtar. Gjithashtu, bashkërendimi i përpjekjeve për mbështetjen e vendeve partnere ndërmerret kryesisht nga Brukseli.

Bashkërendimi i veprimtarive të kërkimit shkencor dhe teknologjisë, me pjesë të tjera të strukturave të NATO-s, lehtësohet nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të OKT-së në komisionet përkatëse dhe në mbledhjet e organeve drejtuese të tilla, si Komisioni i Këshillimit, Komandimit dhe Drejtimit të NATO-s dhe Komiteti i Shkencës i NATO-s. Një Komision Këshillimor për Teknologjinë është krijuar gjithashtu për të siguruar dhënien e këshillave të pavarura për Komandën e Forcave Aleate për Transformimin mbi çështjet teknologjike që lidhen me transformimin e aftësive ushtarake të NATO-s. Administratori i Përgjithshëm i Agjencisë së KKD-së të NATO-s dhe Drejtori i Qendrës për Kërkimin Nënujor në kuadrin e NATO-s, janë anëtarë të Komisionit të Kërkimit Shkencor dhe Teknologjisë, mbi bazën e pushtetit që u jep posti. Bashkërendimi i veprimtarive të kërkimit shkencor dhe teknologjisë me vendet anëtare bëhet nga bashkërenduesit kombëtarë, të cilët ndihmojnë edhe për organizimin e veprimtarive të tilla si, simpoziume, mbledhje komisionesh, ligjërata dhe detyra me karakter këshillimor.

375

Për informacion të mëtejshëm:

Research and Technology Agency (RTA) BP 25 F-92201 Neuilly sur Seine FranceTel: +33 1 55 61 22 00 Fax: +33 1 55 61 22 98/99Email: [email protected]: www.rta.nato.int

377

KAPITULLI 48

STANDARDIZIMI

Standardizimi ndihmon së tepërmi në efektshmërinë e operacioneve të forcave të bashkuara ushtarake të Aleancës dhe krijon mundësi që mund të shfrytëzohen për një përdorim më të mirë të burimeve ekonomike. Përpjekje të shumta janë bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të shmangur hallkat e tepërta në kërkimin shkencor, zhvillimin, prodhimin, prokurimin dhe sigurimin logjistik të sistemeve të mbrojtjes, kryesisht nëpërmjet propagandimit të Marrëveshjeve të NATO-s për Standardizimin (të njohura përgjithësisht sipas formës origjinale të shkurtesës në gjuhën angleze “STANAGs” - Standardization Agreements). Zbatimi i STANAG-ve, ndihmon vendet për arritjen e niveleve të kërkuara të ndërveprimit dhe për plotësimin më të mirë të detyrave të tyre të përbashkëta strategjike, operative dhe taktike, për kuptimin dhe zbatimin e procedurave të komandimit dhe për përdorimin më të dobishëm të teknikës, materialeve dhe pajisjeve.

Forumi kryesor për përpunimin e politikës së standardizimit është , e cila ka për qëllim ta

përfshijë standardizimin si një pjesë përbërëse të planifikimit të Aleancës. Ajo vepron si bashkërenduese midis organeve të larta të NATO-s që merren me kërkesat për standardizimin. Në ONS bëjnë pjesë Komiteti i NATO-s për Standardizimin, Grupi i Shtabit të Standardizimit i NATO-s dhe Agjencia e NATO-s për Standardizimin.

Shfaqja e kërcënimeve të reja dhe masat e marra nga NATO për përshtatjen e aftësive të saj, kuptohet vetiu që kanë çuar në ndryshime të kërkesave operative për forcat e armatosura. Këto ndryshime kanë rritur në mënyrë të ndjeshme rëndësinë e ndërveprimit në lidhje me materialet, doktrinën, taktikat, stërvitjen, ndërlidhjen dhe shumë fusha të tjera në të cilat ndërveprimi i forcave ushtarake dhe i sistemeve që i mbështesin ato, është një faktor madhor. Objektivi i standardizimit është që të arrijë nivelin e kërkuar të ndërveprimit në lidhje me të gjitha këto aspekte.

Roli i ONS-së është përmirësimi i ndërveprimit me qëllim që të ndihmohet në aftësinë e forcave të Aleancës për përgatitjen, stërvitjen dhe kryerjen e veprimeve të efektshme si në kuadrin e NATO-s, ashtu edhe me vendet partnere dhe vende të tjera jashtë NATO-s për zbatimin e detyrave të caktuara.

378

Ajo e realizon këtë nëpërmjet nismave, harmonizimit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për standardizimin brenda Aleancës, si dhe me anë të mbështetjes së veprimtarive të standardizimit. Ajo gjithashtu vepron në emër të Komitetit Ushtarak të NATO-s për të zhvilluar, bashkërenduar dhe vlerësuar çështje të standardizimit operativ.

Në përputhje me politikën e Aleancës, autoritetet kombëtare dhe ato të NATO-s, inkurajohen për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar koncepte, doktrina, procedura dhe projekte, të cilat ua lehtësojnë atyre arritjen dhe ruajtjen e ndërveprimit. Kjo kërkon përcaktimin e niveleve të nevojshme të pajtueshmërisë, ndërkëmbimit ose përbashkësimit në fushat operative, procedurore, materiale, teknike dhe administrative.

ONS-ja është krijuar në janar 1995 nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe në vitin 2000 u ristrukturua si pasojë e Rishikimit të Standardizimit, që u krye në zbatim të kërkesave që rridhnin nga vendimet e marra në Takimin e Uashingtonit të vitit 1999 për transformimin e NATO-s.

është autoritet i lartë i NATO-s për të gjitha çështjet e standardizimit dhe i raporton Këshillit.

Ai mbështetet nga Përfaqësuesit e KNS-së (PKNS), të cilët sigurojnë harmonizimin dhe udhëzimet në nivel delegimi, nën drejtimin dhe administrimin e përgjithshëm të Komitetit. Puna kryesore e PKNS-ve, përqendrohet në harmonizimin e standardizimit ndërmjet organeve të NATO-s dhe atyre kombëtare dhe në nxitjen e ndërveprimit midis tyre në fushën e standardizimit.

KNS-ja kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm, i përfaqësuar zakonisht nga dy bashkëkryetarë të përhershëm, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Investimet e Mbrojtjes dhe Drejtori i Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar. Që prej shtatorit 2000, vendet partnere të NATO-s janë përfshirë gjerësisht në veprimtaritë e KNS-së.

është nën vartësinë e Komitetit të NATO-s për Standardizimin. Detyra e tij kryesore është të harmonizojë politikat e procedurat dhe të bashkërendojë veprimtaritë e standardizimit me organet e NATO-s. Ai është përgjegjës për ndërlidhjen e bashkëveprimit të shtabit dhe për përgatitjen e dokumentacionit përkatës, duke ndihmuar, midis të tjerave, në hartimin e Kërkesave Ushtarake për Standardizimin nga Komandat Strategjike dhe në përpilimin e projektit të Objektivave të Standardizimit për Programin e NATO-s për Standardizimin. Ai përfshin përfaqësues nga Komandat Strategjike dhe përfaqësues të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar e të Shtabit Ndërkombëtar, të cilët mbështesin Autoritetet e Saktësimit të Detyrave të Standardizimit. Këto janë organe të larta të NATO-s me autoritetin për t’u caktuar detyra grupeve vartëse, për të përgatitur botimin e Marrëveshjeve të Standardizimit (STANAGs) dhe Botimeve

379

të Aleatëve (BA) që propagandojnë marrëveshje të tilla dhe konkretisht, Komiteti Ushtarak, Konferenca e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare, Konferenca e Shefave të Lartë të Logjistikës së NATO-s dhe Komisioni i Këshillimit, Komandimit dhe Drejtimit të NATO-s. Përfaqësues shtabi të organeve dhe organizatave të tjera marrin pjesë gjithashtu në punën e GSHSN-së.

është një organ i njësuar, i bashkuar, që është krijuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe përbëhet nga personel civil dhe ushtarak. Ajo është përgjegjëse para KNS-së për bashkëveprimin e çështjeve ndërmjet të gjitha fushave të standardizimit. Ajo përcakton detyrat për procedurat, planëzimin dhe zbatimin në lidhje me standardizimin, të cilat duhet të përdoren në të gjithë Aleancën. Ajo përgjigjet për punën përgatitore të mbledhjeve të KNS-së, të PKNS-ve e të GSHSN-së dhe për adminstrimin e përgjithshëm të STANAG-ve dhe BA-ve.

ANS-ja mbështet Komisionet për Standardizimin Gjitharmësh, Detar, Tokësor, Ajror dhe Shëndetësor, ku secili prej tyre vepron si një autoritet për saktësimin e detyrave të standardizimit operativ, përfshirë doktrinën, që delegohet nga Komiteti Ushtarak. Komisionet e Standardizimit përgjigjen për zhvillimin e standardizimit operativ dhe proceduror ndërmjet vendeve anëtare. Ashtu si dhe autoritetet e tjera të saktësimit të detyrave, ato e bëjnë këtë nëpërmjet përgatitjes të STANAG-ve dhe BA-ve në bashkëpunim me vendet anëtare dhe komandat ushtarake të NATO-s. ANS-ja mbështet gjithashtu Zyrën e NATO-s për Bashkërendimin e Terminologjisë. E krijuar nën autoritetin e KNS-së, kjo zyrë drejton Programin e Njësimit të Terminologjisë së NATO-s dhe mbikëqyr Politikën e Standardizimit të Terminologjisë së NATO-s, e cila formulon parimet gjithëpërmbledhëse dhe përgjegjësitë kryesore, si dhe procesin e standardizimit të Terminologjisë brenda NATO-s si një e tërë.

Drejtori i ANS-së është përgjegjës për punën e përditshme të pesë sektorëve të agjencisë dhe konkretisht, Sektori për Politikën dhe Bashkëveprimin dhe Sektorët e Forcave Gjitharmëshe, Detare, Tokësore dhe Ajrore. Sektorët e llojeve të armëve sigurojnë mbështetje shtabi për komisionet përkatëse që mbulojnë dhe grupet e tyre ndihmëse të punës e të ekspertëve. Ato përgjigjen për mbikëqyrjen dhe harmonizimin e veprimtarive të standardizimit në fushat e tyre të përgjegjësisë.

Komisionet, të përbëra me nga një anëtar për çdo vend, janë në sesion të përhershëm dhe normalisht mblidhen tetë deri në dymbëdhjetë herë në vit. Vendimet merren zakonisht mbi bazën e unanimitetit. Sidoqoftë, meqë standardizimi është një proces vullnetar, marrëveshjet mund të bazohen në parimin e vendimit të shumicës ndër vendet që marrin pjesë në STANAG-e të veçanta. Komandantët Strategjikë kanë përfaqësues në secilin komision.

380

Për më shumë informacion:

NATO Standardization AgencyNATO Headquarters1110 BrusselsBelgiumTel: +32 2 707 5576 Fax: +32 2 707 5718Email: [email protected] Website: http://nsa.nato.int