Parimet e Pemtarise Organike

12
1 POM AL © I. PARIMET E PEMËTARISË ORGANIKE 1.1 Përkufizimi, historiku dhe zhvillimi i bujqësisë organike Që nga viti 1900, bujqësia organike është zgjeruar me shpejtësi në Evropë dhe në Botë. Ky zgjerim është nxitur nga interesi i fortë i konsumatorit dhe politikëbërësve, duke pasqyruar potencialin e perceptuar të bujqësisë organike për të kontribuar në përmbushjen e objektivave mjedisorë, të mirëqënies së kafshëve, atyre sociale dhe të të ushqyerit. Më vonë vëmendja i është kushtuar potencialit të zhvillimit rural të bujqësisë organike në kuadrin e rënies së të ardhurave nga sistemet bujqësore konvencionale. Sidoqoftë, bujqësia organike si koncept nuk është i ri dhe e ka zanafillën në fillim të shekullit të njëzetë dhe koncepti është më i gjerë se sa perceptimi i rëndomtë i mospërdorimit të plehrave dhe pesticideve artificiale. Bujqësia organike është ajo metodë prodhimi bujqësor që synon të krijojë sisteme prodhimi të integruara, njerëzore, mjedisore dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Mbështetja maksimale qëndron mbi burimet e ripërtëritshme, siguruara në nivel lokal ose që merren nga ferma si dhe menaxhimi i proceseve dhe ndërveprimeve ekologjike dhe biologjike vetë-rregulluese, me qëllim që të sigurohen nivele të pranueshme të bimëve bujqësore, bagëtisë dhe ushqimit njerëzor, mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe kompensimin e duhur të burimeve njerëzore e burimeve të tjera të përdorura. Në shumë vende, bujqësia organike njihet si bujqësia ekologjike, duke pasqyruar kështu mbështetjen më tepër tek menaxhimi i ekosistemeve se sa inputet e jashtme. Emërtimi ‘organik’ ka të bëjë jo me tipin e inputeve të përdorura, por të konceptimit të fermës si një organizëm, në të cilën të gjithë pjesët përbërëse, mineralet e tokës, lënda organike, mikro-organizmat, insektet, bimët, kafshët dhe njerëzit, ndërveprojnë për të krijuar një tërësi koherente dhe të qëndrueshme. Vitet e fundit, tregu për ushqime organike është zhvilluar mjaft dhe shihet shpesh si tipar kryesor i bujqësisë organike. Sidoqoftë, tregu nisi më tepër si mjet mbështetës për objektivat më të gjerë të bujqësisë organike, se sa si një qëllim në vetvete, në një kohë kur mbështetja zyrtare mungonte. Kjo i mundësonte prodhuesve organikë që të kompensoheshin nga pikëpamja financiare për kufizimin e praktikave të prodhimit, duke marrë efektivisht mbi vete ato që mund të konsideroheshin si efekte negative të bujqësisë konvencionale. Zhvillimi i bujqësisë organike mund të gjurmohet në vitet 1920 edhe pse shumë nga idetë e vetëmbështetjes dhe qëndrueshmërisë hasen edhe në shkrime më të hershme. Steiner (1924) hodhi themelet e bujqësisë biodinamike, mbështetur në filozofinë shpirtërore të antropozofisë, e cila më vonë pati ndikim më të fortë mbi zhvillimin e bujqësisë organike. Bujqësia bio-dinamike, e zhvilluar nga Dr. Rudolf Steiner, një filozof dhe shkencëtar gjerman, ishte lëvizja e parë në drejtim të bujqësisë organike. Steiner

Transcript of Parimet e Pemtarise Organike

Page 1: Parimet e Pemtarise Organike

1

POM AL©

I. PARIMET E PEMËTARISË ORGANIKE

1.1 Përkufizimi, historiku dhe zhvillimi i bujqësisë organikeQë nga viti 1900, bujqësia organike është zgjeruar me shpejtësi në Evropë dhe në Botë. Ky zgjerim është nxitur nga interesi i fortë i konsumatorit dhe politikëbërësve, duke pasqyruar potencialin e perceptuar të bujqësisë organike për të kontribuar në përmbushjen e objektivave mjedisorë, të mirëqënies së kafshëve, atyre sociale dhe të të ushqyerit.

Më vonë vëmendja i është kushtuar potencialit të zhvillimit rural të bujqësisë organike në kuadrin e rënies së të ardhurave nga sistemet bujqësore konvencionale.

Sidoqoftë, bujqësia organike si koncept nuk është i ri dhe e ka zanafillën në fillim të shekullit të njëzetë dhe koncepti është më i gjerë se sa perceptimi i rëndomtë i mospërdorimit të plehrave dhe pesticideve artificiale.

Bujqësia organike është ajo metodë prodhimi bujqësor që synon të krijojë sisteme prodhimi të integruara, njerëzore, mjedisore dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Mbështetja maksimale qëndron mbi burimet e ripërtëritshme, të siguruara në nivel lokal ose që merren nga ferma si dhe menaxhimi i proceseve dhe ndërveprimeve ekologjike dhe biologjike vetë-rregulluese, me qëllim që të sigurohen nivele të pranueshme të bimëve bujqësore, bagëtisë dhe ushqimit njerëzor, mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe kompensimin e duhur të burimeve njerëzore e burimeve të tjera të përdorura. Në shumë vende, bujqësia organike njihet si bujqësia ekologjike, duke pasqyruar kështu mbështetjen më tepër tek menaxhimi i ekosistemeve se sa inputet e jashtme.

Emërtimi ‘organik’ ka të bëjë jo me tipin e inputeve të përdorura, por të konceptimit të fermës si një organizëm, në të cilën të gjithë pjesët përbërëse, mineralet e tokës, lënda organike, mikro-organizmat, insektet, bimët, kafshët dhe njerëzit, ndërveprojnë për të krijuar një tërësi koherente dhe të qëndrueshme.

Vitet e fundit, tregu për ushqime organike është zhvilluar mjaft dhe shihet shpesh si tipar kryesor i bujqësisë organike. Sidoqoftë, tregu nisi më tepër si mjet mbështetës për objektivat më të gjerë të bujqësisë organike, se sa si një qëllim në vetvete, në një kohë kur mbështetja zyrtare mungonte. Kjo i mundësonte prodhuesve organikë që të kompensoheshin nga pikëpamja financiare për kufizimin e praktikave të prodhimit, duke marrë efektivisht mbi vete ato që mund të konsideroheshin si efekte negative të bujqësisë konvencionale.

Zhvillimi i bujqësisë organike mund të gjurmohet në vitet 1920 edhe pse shumë nga idetë e vetëmbështetjes dhe qëndrueshmërisë hasen edhe në shkrime më të hershme. Steiner (1924) hodhi themelet e bujqësisë biodinamike, mbështetur në filozofinë shpirtërore të antropozofisë, e cila më vonë pati ndikim më të fortë mbi zhvillimin e bujqësisë organike.

Bujqësia bio-dinamike, e zhvilluar nga Dr. Rudolf Steiner, një filozof dhe shkencëtar gjerman, ishte lëvizja e parë në drejtim të bujqësisë organike. Steiner

Page 2: Parimet e Pemtarise Organike

2

Parimet e pemëtarisë organike

ishte i shqetësuar me çështjet bujqësore vetëm në një nivel teorik. Qëllimi i tij ishte një formë e vetë-mjaftueshme e bujqësisë e cila merr gjithashtu në konsideratë të gjithë forcat kuintesenciale që veprojnë në nivelin më të imët të ekzistencës. Madje edhe yjësitë kozmike duhet të merren në konsideratë në kultivimin e tokës, kontrollin e bimëve dhe duke përdorur preparatet. Për aq sa lejojnë kushtet e motit, përdorimi praktik i bujqësisë bio-dinamike merr në llogari forcat kozmike gjatë mbjelljes, mbarështimit dhe vjeljes. Në shkrimet e tij, Steiner përshkruante prodhimin dhe veprimin e disa preparateve me bazë bimore (barpezmi mijëfletësh, kamomili, hithra, lëvorja e dushkut, lulerradhiqja dhe valeriana) të cilat përdorim në prodhimin e plehrave për fermën. Preparate të tjera janë plehu i brirëve dhe silici i brirëve, të cilët mbështesin rrjedhën e forcave tokësore ose kozmike. Një vëmendje e veçantë i kushtohet masave parandaluese për fuqizimin 1se bimëve. Veç kësaj, kafshët duhet të mbahen në fermë.

Pothuajse në të njëjtën kohë, Dr. Hans Müller themeloi një lëvizje për reformën bujqësore në Zvicër dhe Gjermani, e përqendruar në administrimin e tokës dhe ruajtjen e fermave familjare.

Bujqësia organike-biologjike, siç është paraqitur nga Dr. Hans Müller, një politikan bujqësor, u zhvillua vetëm pas viteve 1960. Qëllimi i Müller ishte t’i bënte fermat sa më të pavarura që të ishte e mundur nga produktet e blera. Ai u përpoq t’u jepte fermerëve më shumë vetë-besim duke u caktuar atyre përgjegjësinë për shëndetin publik. Një tokë e shëndetshme është një parakusht thelbësor për bimët dhe kafshët e shëndetshme dhe rrjedhimisht edhe për qeniet njerëzore. Qëllimi i plehërimit është të ushqejë organizmat e tokës. Përpjekje bëhen për të minimizuar plehrat dhe pesticidet artificiale nëpërmjet teknikave të qarkullimit të bimëve bujqësore me një game të gjerë bimësh bujqësore dhe krijimin e kushteve të favorshme për speciet e dobishme.

Ekuilibri biologjik është shpesh i shpërndarë nga faktorë të jashtëm, të cilët mund ta kenë origjinën nga natyra ose nga veprimtaritë e njerëzve. Një problematikë e shtuar e dëmtuesve mund të shkaktohet thjeshtë nga shqetësime që vijnë prej motit. Çdo tip i bujqësisë përbën në këtë mënyrë një interference me marrëdhëniet ekologjike dhe rezulton në probleme të mbrojtjes së bimëve.

Më vonë, Dr. Hans-Peter Rusch kontribuoi me ide të rëndësishme për pjellorinë dhe mikrobiologjinë e tokës, e cila çoi në zhvillimin e bujqësisë organike-biologjike në Evropën Qendrore.

King (1911) në Farmers of Forty Centuries, përdori historinë e bujqësisë kineze me theksin tek riciklimi i plehut organik si model i qëndrueshmërisë, ndërsa Mc Carrson (1936) fokusohet në çështjet e të ushqyerit dhe ndikimin që kanë metodat e prodhimit të ushqimeve mbi cilësinë e ushqimit dhe shëndetin e njerëzve.

Me rëndësi parësore janë edhe puna e Stapledon për sistemet alternative të mbarështimit të bagëtisë më 1930 dhe 1940 dhe Howard për rolin e lëndës organike në tokat bujqësore dhe për kompostimin. Këto autorë ofruan një stimul të fuqishëm për Lady Eve Balfour e cila themeloi Soil Association më 1946. Siç kuptohet edhe

Page 3: Parimet e Pemtarise Organike

3

POM AL©

nga emërtimi, theksi në këtë stad vihej mbi pjellorinë dhe mbrojtjen/ruajtjen e tokës. Lidhja ndërmjet një toke të shëndetshme, pjellore dhe shëndetit të tokës e bimëve bujqësore, cilësisë së ushqimit dhe shëndetit të njerëzve ishin në qendër të misionit të kësaj organizate.

Që nga viti 1960, shqetësimet në rritje ndikuan në zhvillimin e bujqësisë organike, përfshi shqetësimet për sigurinë ushqimore për shkak të mbetjeve të pesticideve, BSE dhe çështje të tjera, shqetësime sociale për kushtet e punës në bujqësi, humbja e vendeve të punës dhe rënia e popullësisë rurale si dhe shqetësimet për mirëqenien e kafshëve dhe mjediseve, për humbjen e llojeve të egra dhe përdorimin e burimeve të paripërtëritshme.

Këto çështje kanë ardhur duke u pasqyruar në konceptin e gjerë të bujqësisë së qëndrueshme, e cila e vë theksin tek përdorimi i sistemeve dhe praktikave që ruajnë dhe përmirësojnë furnizimet e ushqimit, sigurinë dhe cilësinë, rentabilitetin financiar të biznesit të fermës; qëndrueshmërinë e përdorimit të burimeve; ndikimet ekologjike (përfshi ndikimet mbi ekosisteme të tjera, ndotjen, biodiversitetin); dhe mirëqenien social-kulturore të komuniteteve rurale.

Objektivi i qëndrueshmërisë qëndron në zemër të bujqësisë organike dhe është një ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë pranimin ose refuzimin e praktikave dhe teknologjive të caktuara të prodhimit. Sidoqoftë, bujqësia organike nuk është qasja e vetme për arritjen e qëndrueshmërisë bujqësore; të tjera metoda janë prodhimi i integruar i bimëve, bujqësia e qëndrueshme me pak inpute në SHBA që parashikon mundësi më pak kufizuese, dhe permakultura dhe agro-pylltaria të cilat e vënë theksin tek potenciali i integrimit të bimëve shumëvjeçare (pemët dhe shkurret) për të arritur qëndrueshmërinë. Prodhimi i integruar mund të konsiderohet si një stad i ndërmjetëm në drejtim të prodhimit organik të pemëve frutore. Sipas përkufizimit teknik, ‘prodhimi i integruar i bimëve’, përshkruan një program i cili brendëson të gjithë metodat e mundshme të mbrojtjes së bimëve, përfshi metodat kimike. Për të shmangur shqetësimet shtesë mbi ekuilibrin ekologjik, masat kimike zbatohen vetëm nëse tejkalohet pragu i demit ekonomik. Për fat të keq, ky prag i demit ekonomik nuk është gjithnjë i njëjtë me pragun e dëmit ekologjik.

Një bujqësi e qëndrueshme e përsosur është e paarritshme sepse qëndrueshmëria është një koncept që përmbledh shumë objektiva dhe ekzistojnë pashmangshmërisht konflikte dhe zgjedhje ndërmjet objektivave të ndryshëm.

Prandaj, një çështje kryesore është kontributi relativ që mund të ofrojnë metoda të ndryshme. Ky është objekt i një debati të konsiderueshëm, jo thjesht për shkak të fakteve dhe argumenteve në disa drejtime, por për shkak të nevojës për të marrë në konsideratë peshën që vendosin objektivat individualë të qëndrueshmërisë nga pjesë të ndryshme të shoqërisë, me ndryshime të qarta të vrojtueshme, për shembull, midis industrisë ushqimore dhe lëvizjes mjedisore.

Vitet e fundit është vënë re një rritje e shpejtë e bujqësisë organike. Më 1985, prodhimi organik i certifikuar dhe i mbështetur me politika llogaritej në 100.000 ha në BE ose më pak se 0,1% të sipërfaqes bujqësore gjithsej. Nga fundi

Page 4: Parimet e Pemtarise Organike

4

Parimet e pemëtarisë organike

i vitit 2000, 4 milion ha, 3% e sipërfaqes bujqësore gjithsej menaxhohej sipas parimeve organike duke përfaqësuar një rritje 40 herë për 15 vjet. Gjatë të njëjtës periudhë, numri i sipërfaqeve të çertifikuara u rrit nga 6.000 – 14.000 herë.

Këto shifra fshehin një ndryshueshmëri të madhe brenda dhe midis vendeve. Disa vende kanë arritur 6 – 12% të sipërfaqes së tyre të menaxhuar në mënyrë organike dhe në disa raste mbi 30% mbi baza rajonale. Ritmet më të larta i kanë pasur vende si Austria, Italia, Spanja, Suedia dhe Zvicra e më vonë Britania e Madhe.

Së bashku me rritjen e bazës së ofertës, është rritur gjithashtu tregu për produktet ‘bio’, megjithëse statistikat mbeten të kufizuara.

1.2 Parime të përgjithshme Kultivimi i tokës dhe mbajtja e gjësë së gjallë ka detyrimisht një ndikim si mbi peizazhin e fermës ashtu edhe mjedisin natyror, e në këtë mënyrë, mbi hapësirën e gjallë dhe çlodhëse të përdorur nga e tërë popullata. Fermeri ka detyrimin të mbajë këtë burim jetësor të shëndetshëm dhe funksional për një periudhë afatgjatë, duke garantuar në këtë mënyrë bazën për një stil jetese të shëndetshme. Bujqësia organike orvatet të plotësojë këto kërkesa në standardin më të lartë të mundshëm duke shmangur përdorimin e lëndëve kimike sintetike. Duke bërë bujqësi në përputhje me ligjet që qëndrojnë në themel të natyrës, d.m.th. mirëmbajtjen e cikleve të energjisë dhe ushqyesve të cilët janë sa më të mbyllur, synimi është të shkaktuarit e sa më pak shqetësimi për ekuilibrin natyror. Nga pikëpamja praktike kjo nënkupton

• mos-përdorimin e plehrave minerale të tretshme, por në vend të tyre, plehërimin e plehërave natyrorë të prodhuar në fermë (komposto, pleh i lëngshëm stalle i ajrosur), pleh i gjelbër, mulçe, qarkullime bujqësore të ndryshme dhe punim toke të kujdesshëm;

• mos-përdorimi i herbicideve, por në vend të tyre, kontrolli mekanik ose shoqërimi termik dhe menaxhimi i bimëve tokëmbuluese;

• mos-përdorimi i pesticideve kimike sintetike, por në vend të tyre rritja e shëndetit të tokës, zgjedhjen e specieve që janë të përshtatshme për vendndodhjen, duke përdorur kultivarë rezistentë dhe agjentë natyrorë aktivë.

1.3 Aspekte ligjoreBujqësia organike është metoda e vetme e prodhimit ushqimor e cila drejtohet nga Rregullorja e Bashkimit Evropian: ‘Rregullorja e Këshillit (EC) No. 834/2007 për prodhimin organik të produkteve bujqësore dhe udhëzimeve që lidhen me të për produktet bujqësore dhe mallrat ushqimore’. Kjo Rregullore trajton rregullat e prodhimit, etiketimit, sistemin e inspektimit dhe importet nga vendet e treta.

Rregullat për etiketimin janë trajtuar në Kapitulli 5, Titulli IV, ‘Etiketimi’. Etiketimi dhe promovimi i një produkti bujqësor mund t’i referohet ligjërisht metodave të prodhimit organik vetëm kur të gjithë kërkesat e kësaj Rregulloreje

Page 5: Parimet e Pemtarise Organike

5

POM AL©

janë plotësuar. Emërtimet e mëposhtme janë përdorur më shpesh: ‘nga bujqësia organike’.

Produktet të cilat nuk janë paketuar ende për konsumatorin përfundimtar duhet të pajisen me një etiketë dhe duhet të transportohen në paketim të mbyllur ose në kontejnerë të vulosur në një mënyrë që parandalon zëvendësimin e përmbajtjes. Së bashku me kërkesat e zakonshme për etiketim, etiketimi duhet të përmbajë gjithashtu informacionin e mëposhtëm: emri dhe adresa e personit përgjegjës për prodhimin ose përgatitjen e produktit, emrin e produktit dhe kodin e trupës së inspektimit.

Ajo që është me rëndësi më të madhe për metodat e prodhimit bujqësor, përveç Kapitullit 2, ‘Prodhimi Bujqësor’, janë rregullat që përmbahen në Anekse.

‘Rregullat e Përgjithshme të Prodhimit’ (Neni 11) deklarojnë inter alia se metodat e prodhimit organik nënkuptojnë që për prodhimin e produkteve bujqësore, duhet të plotësohen, të paktën kërkesat e Aneksit I. Vetëm produktet e përbëra nga substanca të përmendura në Anekset I dhe II mund të përdoren si produkte për mbrojtjen e bimëve, produkte pastruese, plehra dhe kushtëzues të tokës. Për më tepër, kjo mund të përdoret vetëm për sa kohë që përdorimi korrespondues është i autorizuar në përputhje me dispozitat kombëtare. Mund të përdoret vetëm materiali farë ose vegjetativ, i prodhuar nga metoda e prodhimit organik.

Aneksi I përcakton parimet e prodhimit organik, në lidhje me bimët dhe produktet bimore në nivel ferme. Pika 1 ka të bëjë me gjatësinë e periudhës së konvertimit (kalimit). Parimet e

përcaktuara në Rregullore duhet të zbatohen për të paktën 2 vjet përpara mbjelljes ose, në rastin e bimëve shumëvjeçare (kultivimi i pemëve frutore), të paktën 3 vjet përpara vjeljes së parë. Periudha e konvertimit mund të zgjatet ose zvogëlohet në raste të caktuara.

Pika 2 mbulon metodat për mbajtjen ose rritjen e pjellorisë dhe aktivitetit biologjik të tokës. Kjo përfshin kultivimin e bishtajoreve, plehut të gjelbër ose bimëve me rrënjëzim të thellë, zbatimin e duhur të qarkullimit të bimëve dhe brendësimin e materialit organik nga operatorë (ferma apo njësi të tjera) organikë. Të tjerë plehra organikë ose mineralë të përmendur në Aneksin II mund të përdoren vetëm si shtesë. Preparatet me bazë bimore (preparatet biodinamike) ose mikroorganizmat mund të përdoren për kompostim.

Pika 3 rendit masat e lejuara për kontrollin e dëmtuesve, sëmundjeve dhe bimëve të padëshirueshme. Ato përfshijnë zgjedhjen e specieve dhe varieteteve të duhura, me programin e qarkullimit të duhur dhe me mbrojtjen e organizmave të dobishëm duke krijuar kushtet e favorshme ose lëshimin e armiqve natyrorë të dëmtuesve. Bimët e padëshirueshme mund të kontrollohen vetëm nëpërmjet metodave mekanike ose termike.

Në Pikën 4, rregullohet edhe mbledhja e bimëve të egra (spontane) të ngrënshme.

Aneksi II është i ndarë në Pjesën A dhe B. Substancat e përmbajtura në Pikën

Page 6: Parimet e Pemtarise Organike

6

Parimet e pemëtarisë organike

A, ‘Plehrat dhe kushtëzuesit e tokës’ dhe në Pjesën B, ‘Pesticidet’, mund të përdoren si shtesë vetëm nëse masat e renditura në Aneksin I nuk janë të përshtatshme ose nëse kemi një kanosje të menjëhershme të bimës së kultivuar.

Aneksi III: Kërkesat minimale për inspektim Çdo operator i cili prodhon ose përgatit produkte organike ose i importon

ato nga një vend i tretë, duke patur për qëllim marketingun, duhet të inspektohet. Prodhimi duhet të kryhet në një njësi në të cilën parcelat e tokës dhe

vendndodhjet e prodhimit dhe ruajtjes janë qartësisht të ndara nga ato të një njësie tjetër që nuk prodhon në përputhje me rregullat e shkruara në Rregullore. Kur zbatohen fillimisht rregullat e inspektimit, duhet një përshkrim i plotë i njësisë. Çdo vit, prodhuesi duhet të njoftojë trupën e inspektimit për kalendarin e tij të prodhimit të produkteve bujqësore, duke bërë një zbërthim sipas parcelave. Ai duhet të mbajë gjithashtu të shkruar dhe/ose në llogari të dokumentuara që tregojnë origjinën, natyrën dhe sasitë e të gjithë lëndëve të para të blera dhe t’i përdorë këto materiale. Veç kësaj, duhet mbajtur dokumentacion mbi natyrën, sasitë dhe livrimet e të gjithë produkteve bujqësore të shitura. Përveç vizitave të paparalajmëruara të inspektimit, çdo njësie i bëhet një inspektim i plotë të paktën një herë në vit. Duhet të deklarohen të gjithë përbërësit, shtuesit, ndihmësit dhe formulimet e përdorura në përpunim. Për qëllime inspektimi, prodhuesi duhet që të lejojnë hyrjen në mjediset e ruajtjes dhe prodhimit dhe për në parcelat e tokës, si edhe në të gjithë dokumentacionin. Ai duhet gjithashtu t’i ofrojnë trupës së inspektimit informacionin që konsiderohet i nevojshëm. Një produkt që reklamohet si organik duhet të jetë qartësisht i deklaruar dhe i dallueshëm si i tillë në të gjithë vendet dhe mjediset e prodhimit ku ndodhet fizikisht ose në formën e faturave, fletëve të livrimit, etj. Një kërkesë kyçe është gjurmueshmëria e fluksit të produkteve nëpërmjet përpunimit dhe tregtimit tek konsumatori. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet besueshmëria e produkteve dhe prodhimit organik.

Prodhuesit të cilët vetëm rishesin mallin e paketuar janë të përjashtuar nga inspektimi.

Aneksi VI rendit përbërësit me origjinë bujqësore dhe jo-bujqësore dhe lëndët ndihmëse në përpunim që janë të lejuara.

1.4 EtiketimiMë poshtë janë cituar disa pasazhe nga Rregullorja 834/2007:

Edhe nëse përdorimi i produkteve sintetike të mbrojtjes së bimëve kërkohet nga autoritetet (masat fitosanitare të detyrueshme, p.sh. në rastin e zjarrit bakterial), produkti nuk do të etiketohet si i prodhuar në mënyrë organike.

Bimët e të njëjtit varietet mund të mos prodhohen në njësi prodhimi si organike ashtu edhe konvencionale të cilat drejtohet nga i njëjti pronar. [Bimët shumëvjeçare (kultivimi i pemëve frutore dhe vreshtaria) të cilat shndërrohen gradualisht nga bujqësia konvencionale në organike, janë të

Page 7: Parimet e Pemtarise Organike

7

POM AL©

përjashtuara nga kjo ndalesë.]

Në rrethana të caktuara, mundet që produkteve t’u vendosen shënime që tregojnë statusin e tyre gjatë periudhës së kalimit: produkt në kalim në bujqësinë organike’. Kërkesat për këtë janë: një periudhë shndërrimi prej të paktën 12 muajsh përpara vjeljes; produkti përmban vetëm një përbërës bime bujqësore me origjinë bujqësore; dhe emrin ose numrin e kodit të trupës inspektuese.

1.5 Konsiderata të përgjithshme për pemëtarinë organikePemët frutore farore (molla dhe dardha) janë pemët frutore kryesore të klimës së ftohtë të cilat kultivohen sipas metodës organike në Mesdhe. Pemët frutore bërthamore (pjeshka, nektarina, kajsia, qershia dhe kumbulla) kultivohen gjithashtu me metodën organike por në sipërfaqe të kufizuara. Si pemët frutore farore ashtu edhe bërthamore kultivohen tradicionalisht në zonat me klimë të ftohtë por kohët e fundit kanë arritur të shtrihen edhe në drejtim të zonave nëntropikale falë kultivarëve të cilët kanë kërkesa të pakta për pranverizim.

Për sa i takon pemëve frutore nëntropikale, bimët kryesore janë agrumet dhe në një shtrirje më të pakët banania dhe avokado. Gjinia Citrus përmbledh një larmi speciesh të cilat e kanë origjinën nga disa zona të Lindjes së Mesme dhe Australisë. Llojet e agrumeve të kultivuara me metodën organike përfshijnë qitron, portokallin e thartë, limetën, limonin, portokallin e ëmbël, pumelon, grejpfrutin dhe mandarinën. Në zonën mesdhetare prodhohen katër herë më shumë portokalle se sa mandarina. Në shkallë botërore, 33% e prodhimit shkon për përpunim. Pemë frutore nëntropikale të tjera janë ulliri, fiku, hurma dhe shega. Hurmat organike po shtrihen gjerësisht në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Spanjë.

Fermerë me përvojë, kur krahasojnë bujqësinë konvencionale me bujqësinë organike, arrijnë ta sintetizojnë në një fjali: “Në ditët e sotme, është e vështirë t’ia dalësh mbanë me sukses në bujqësinë konvencionale dhe është dyfish e vështirë të jesh i suksesshëm në bujqësinë organike”. Ky këndvështrim është mjaft i vërtetë për bujqësinë organike në përgjithësi, dhe akoma më i vërtetë për pemëtarinë organike. Pas shumë vitesh përvoje, shumë fermerë e specialistë të cilët punojnë në fushën e pemëtarisë organike kanë arritur në konkluzionin se kalimi (konvertimi) nga bujqësia konvencionale në atë organike nuk është një ndërrim i thjeshtë i një seri mjetesh apo metodash me një tjetër, por më shumë se kaq: Pemëtaria organike kërkon informacion intensiv dhe menaxhim të fortë.

Zakonisht, përpara pemërritësit të angazhohen në prodhimin organik, duhet të zgjedhin një nga dy mundësi, të konvertojnë një pemëtore konvencionale ekzistuese ose të ndërtojnë një pemëtore të re sipas metodës organike. Nga pikëpamja teknike, zgjedhja e dytë lejon më tepër fleksibilitet për sa i takon krijimit të një ekosistemi më të larmishëm duke përdorur mbjellje të përziera, duke kontrolluar dhe projektuar dendësinë e bimëve dhe duke përdorur kultivarë vendas apo të huaj por që kanë një aftësi më të madhe tolerance ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Ndërsa në rastin kur dëshirojmë të konvertojmë pemë ekzistuese,

Page 8: Parimet e Pemtarise Organike

8

Parimet e pemëtarisë organike

do të hasen më tepër probleme për shkak të kufizimeve të trashëguara të një pemëtoreje intensive (plehërimi, sistemi i ujitjes, mbështetja e plotë tek pesticidet, etj.).

Një tipar i përbashkët i të gjithë pemëve frutore është nevoja për më shumë punë në sistemin e bujqësisë organike. Shërbimet që kërkojnë më tepër punë janë rrallimi, tëharrja, plehërimi dhe spërkatja. Rrallimi është operacioni më punëkërkues pasi aktualisht nuk ekzistojnë në treg preparate të lejuara për trajtimet kimike për rrallim. Tëharrja është punëkërkuese veçanërisht në pemëtoret organike të reja. Duke qenë se plehrat organike (plehrat e stallës, komposto, mbetjet, etj.) janë në sasi të mëdha, përdorimi i tyre mbi dyshemenë e pemëtores kërkon më tepër punë se sa përdorimi i plehrave sintetike.

Nga këndvështrimi social, një kërkesë më e lartë për punë, konsiderohet si përparësi për komunitetet rurale në vendet në zhvillim si Shqipëria, pasi ofron mundësi më të shumta dhe gjithëvjetore punësimi, ndërsa në vendet e zhvilluara për faktin se punëtorët parapëlqejnë të punojnë në pemëtore ku nuk përdoren trajtime kimike. Ky tipar i sigurisë i ndihmon fermerët organikë që të gjejnë punëtorë edhe në tregje pune dhe periudha viti të vështira.

1.6 Shndërrimi i njësive të prodhimit konvencional të pemëve frutore në prodhim organik Përpara se të drejtohen tek sistemi organik, fermerët hasin në përgjithësi këto probleme: 1. Problemi i parë është i lidhur me ndryshimin e mendësisë pasi ata duhet të ndryshojnë mënyrën bazë të të menduarit. Për shembull, parimi bazë “një problem = një zgjidhje” duhet të zëvendësohet me konceptin organik “kur ke një problem, gjej shkaqet”. Gjatë kësaj periudhe, fermerët që janë konvertuar rishtazi duhet të mësojnë se si të menaxhojnë një agro-ekosistem të tërë dhe jo vetëm një bimë bujqësore. Ata duhet të kuptojnë proceset natyrore dhe se si të përmirësojnë përbërësit e dobishëm e të zvogëlojnë ndikimin e atyre të dëmshëm e të rrezikshëm. Në këtë proces, niveli i arsimimit të fermerëve luan një rol kryesor. Kjo mund të mos përbëjë një shqetësim të veçantë në vendet e zhvilluara, por është faktor me mjaft rëndësi në vendet në zhvillim si Shqipëria, ku pjesa dërrmuese e bujqve kanë pak njohuri teknike bujqësore, madje mjaft prej tyre janë analfabetë. Prandaj, janë të pakta gjasat se këta bujq vetvetiu do të arrijnë të integrojnë sistemet e prodhimit organik të projektuara mirë brenda sistemeve bujqësore që disponojnë pa një ndihmesë e mbështetje intensive dhe të vazhdueshme nga punonjësit e shërbimit këshillimor dhe specialistët.2. Në lidhje me pjellorinë e tokës dhe të ushqyerin e bimëve bujqësore, shumë pemërritës i druhen përballjes në dy ose tre viteve të para me një rënie të thellë të mundshme në gjendjen e lëndëve ushqyese në tokë për bimën. Megjithatë, kjo është fazë e zakonshme dhe nuk duhet t’i dekurajojë fermerët nga vazhdimi i pemërritjes me metodën organike. Këto mungesa zhduken me kalimin e kohës pasi ushqyesit çlirohen nga lënda organike e cila përbën burimin bazë të ushqyesve në bujqësinë organike.

Page 9: Parimet e Pemtarise Organike

9

POM AL©

3. Gjatë periudhës së konvertimit, disa dëmtues e sëmundje mund të shkaktojnë probleme serioze për pemërritësit organikë, por edhe në këtë rast, ashtu si me mungesën e lëndëve ushqyese, këto probleme zbehen me stabilizimin e agjentëve natyrorë të kontrollit biologjik. Fermerët janë veçanërisht në panik për sëmundjet dhe dëmtuesit për të cilët nuk ekzistojnë ende mjete mbrojtëse alternativë. Për shembull, fermerët në Francë dhe në pjesë të tjera të Evropës, kanë probleme të mëdha në vitin e parë pas konvertimit me kampilomën, por problemi vihet nën kontroll brenda pak viteve. Po kështu, fermerët në SHBA kanë treguar se pas 10 vitesh përvojë në menaxhimin e pemëtoreve organike, ato kanë vënë re se trysnia e disa dëmtuesve si këpushat dhe cikadat bie gradualisht. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë për sëmundje e dëmtues të tillë si hiri, kroma dhe dëmtues të frutave. Për këto probleme, fermerët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në zbatimin e një strategjie afatgjatë për mbrojtjen e bimëve.4. Kur mbjelljet e vjetra konvertohen në sistemin organik, vëmendje e veçantë i duhet kushtuar sistemeve të ujitjes. Për shkak të mungesës së ujit në vendet e Mesdheut në përgjithësi, ku bën pjesë Shqipëria, gjatë konvertimit në sistemin organik, përgjithësisht pemërritësit kalojnë nga sistemi i ujitjes me brazda në ujitjen me pika. Ky ndryshim mund të ketë ndikim negativ pasi sistemi rrënjor i një peme të vjetër, le të themi 20-vjeçare, ka shkuar përtej thellësisë së tokës që mund të laget nga sistemi i ujitjes me pika.5. Shërbimet bujqësore (përkujdesjet) në prodhimin e frutave fillojnë me përzgjedhjen e vendit, pemës frutore që do të mbillet, nënshartesës dhe kultivarit për mbishartesë, e duke vijuar me përgatitjen e tokës (punimi dhe përmirësimi përpara mbjelljes) si dhe projektimin e pemëtores (hapësira midis pemëve dhe rreshtave). Këto konsiderata përcaktojnë prodhimtarinë, shëndetin dhe efikasitetin e shërbimeve në periudhën afatgjatë; për këtë arsye, pasi pemëtorja të jetë ngritur ato nuk mund të ndryshojnë me lehtësi.6. Nëse një pemëtore konvertohet në sistem organik, fermerët duhet të shfrytëzojnë dobitë dhe kufizimet, jo vetëm në lidhje me gjendjen e pjellorisë së tokës, sëmundjeve dhe dëmtuesve, por gjithashtu edhe për gjendjen aktuale të tregut. Lind nevoja për hartimin e një programi afatgjatë i cili të parashikojë të vazhduarit me këto kufizime ose bërjen e planeve për një ripërtëritje në një farë shkalle, në varësi të kërkesës së tregut.

Zonat e kultivimit të pemëve frutore të cilat kanë ende një ekuilibër ekologjik të pacënuar dhe, për këtë arsye, janë të përshtatshme për prodhim organik, ekzistojnë vetëm në formën e pemëtoreve të vjetra me dendësi të vogël (pemë frutore të përhapura në fermë), pa masa plehërimi ose mbrojtje bimësh. Prandaj, është thelbësore që këto njësi prodhimi intensiv që menaxhohen në mënyrë konvencionale nëpërmjet rrugës tërthorazi të prodhimit të integruar dhe fazës së konvertimit në njësi të menaxhuara në mënyrë organike. Ky proces duhet të kryhet në stade, pasi përdorimi i lëndëve ndihmëse artificiale (agjentë të mbrojtjes së bimëve dhe plehra) është shumë i kufizuar dhe i duhet kushtuar vëmendje pikave të mëposhtme:

Page 10: Parimet e Pemtarise Organike

10

Parimet e pemëtarisë organike

• përmirësimi i ekuilibrit ekologjik të njësisë; • një angazhim pozitiv të kultivuesve në metodat e prodhimit organik; • trajnim profesional të kultivuesve; • minimizimi i humbjeve ekonomike në rastin e një dështimi të përkohshëm

të prodhimit;

Me qëllim që të minimizohen humbjet, mund të nevojitet kombinimi i prodhimit organik me prodhimin e produkteve të pemëve frutore të përpunuara të marra nga ky prodhim organik. Kjo e bën të mundur ofrimin e një game të gjerë produktesh të cilat mund të shiten nëpërmjet marketingut të drejtpërdrejt (shih Kapitulli 6 për Marketingun). Në këtë mënyrë, pemët frutore që nuk mund të shiten në tregun e freskët të pemëve frutore për shkak të defekteve të vogla në cilësi mund të përpunohen ende si një produkt me vlerë të shtuar. Sidoqoftë, përpunimi i pemëve frutore dhe marketingu i drejtpërdrejt, janë sipërmarrje që kërkojnë shumë punë dhe rrjedhimisht edhe shumë burime nga prodhuesi, qoftë në formën e mjediseve teknologjike ose formën e krahut të lirë të punës.

Në fazën e konvertimit, me qëllim që të fitohet përvojë për këtë metodë prodhimit dhe të mbahen humbjet ekonomike brenda kufijve të pranueshëm, vetëm pjesë të njësisë së prodhimit menaxhohen mbi bazë organike në një vit të caktuar. Shndërrimi i plotë i një njësie kërkon 3-4 vjet mesatarisht (minimumi 36 muaj). Në disa raste, procesi i konvertimit mund të marrë shumë më tepër kohë. Gjatë fazës së konvertimit, frutat nuk mund të shiten ende si fruta organikë, por vetëm si ‘produkt në kalim’. Çmimet e produkteve të tipit të fundit janë mjaft më të larta se sa ato të frutave që vijnë nga prodhimi i integruar, kështu që gjatë periudhës së konvertimit priten humbje në të ardhura, jo vetëm për shkak të çmimeve të ulëta por gjithashtu edhe si pasojë e rënies në prodhimtari dhe cilësi. Në këtë fazë transitore (prodhimi i integruar) është e këshillueshme:

• zbatimi i prodhimit në linjat e integruara; • kryerja e masave për përmirësimin e strukturës së tokës; • marrjen e masave për përmirësimin e tokës (p.sh. pasurimi i humusit,

përmirësimi i aktivitetit të tokës); • përdorimi i plehrave organikë, të cilët mundësojnë rigjenerimin e jetës së

tokës në një diversitet të gjerë; • optimizimi i kushteve mjedisore, me gardhe të gjalla, livadhe me lule

spontante dhe elementë ekologjikë të tjerë që inkurajojnë organizmat e dobishëm;

• puna me natyrën kërkon një nivel të lartë ekspertize dhe për këtë kërkon një trajnim të vazhdueshëm të pemërritësve;

Njësia e prodhimit e menaxhuar në mënyrë organike është mbështetur në një kombinim ideal të një larmie elementësh ekologjikë:

• rrugëkalimet janë plot me lule spontane dhe kositen në mënyrë të këmbyer;

• rreshtat nuk mbahen të pastruara gjatë gjithë vitit;

Page 11: Parimet e Pemtarise Organike

11

POM AL©

• ka rripa me lule spontane në skajet e blloqeve; • zona joprodhuese nuk mulçërohen, por kositen si livadhe masive; • bimët pioniere rriten në zona që nuk janë përdorur për kultivimin e pemëve

frutore (p.sh. rruginat dhe qoshet e tyre, zonat e kthimit); • gardhet e gjalla dhe korije me një larmi të gjerë të specieve botanike që

sigurojnë ushqim dhe strehë (përfshi mbrojtjen nga era) për kafshët; • ruhen pemët individuale dhe pemëtoret me pemë standarde; • inkurajohen speciet individuale të kafshëve me strehë artificiale (p.sh.

kutitë për fole, grumbujt e gurëve ose degëve, purtekat);• ngastra të vogla me lule të egra të krijuara në zonat që do të rimbillen;

Page 12: Parimet e Pemtarise Organike

12

Parimet e pemëtarisë organike

Listë verifikuese për ata që dëshirojnë të jenë pemërritës organik Sjellja e kultivuesit ndaj pemëtarisë organike(pozitive +1, asnjanëse 0, negative -1) ……………

Struktura e marketingut të fermës(përqindje e lartë e marketingut të drejtpërdrejt, pranë tregut, përpunimi i pemëve frutore +1, raport i mirë ndërmjet marketingut të drejtpërdrejt dhe shitjeve nëpërmjet shitësve me shumicë 0,vendndodhja larg tregut, struktura marketingut të pafavorshme, pa mundësi përpunimi -1) ............

Kualifikimet profesionale të kultivuesit(kultivuesi drejton një pemëtore të klasit të pare me një zbatim të plotë të prodhimit të integruar +1,kultivuesi drejton një pemëtore të mirë me cilësi profesionale të larta 0, fundamentalist mjedisor, braktis pa kualifikime profesionale -1) ............

Metodat e mëparshme për drejtimin e pemëtores(organike +1, integruar 0, konvencionale -1) ............

Vendndodhja e zonat të kultivimit të pemëve frutore(shpate me diell, të mbrojtura, me kullim të mirë e pa rrezik ngricash +1,shpate të mira të buta, vendndodhje të hapura, 0vendndodhje të ulëta, të mbyllura me rrezik të lartë ngricash -1) ............

Kushtet e tokës në të cilat rriten pemët frutore(toka prodhuese me depërtim rrënjor të mirë e përm. humusi optimale +1,toka të zakonshme me nivele ushqyesish të mirë 0, toka me prirje ndaj ngjeshjes e përmbytjes, përmbajtje e ulët humusi -1) ............Diapazoni i kultivarëve në pemëtore(kultivarë pjesërisht rezistentë për kultivim organik +1,diapazon normal 0,përpjesë e madhe e varieteteve të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve -1) ............

Riqarkullimi (kompostim, mulçërim, pleh, etj.)(është një element kyç në drejtimin e pemëtores +1, përdoret deri në një farë mase në pemëtore 0,nuk përdoret në pemëtore -1) ............

Gjithsej ....................

Nëse pikët gjithsej janë më shumë se 4, pemërritësi ka gjasa të plotësojë kërkesat profesionale e tregtare për konvertimin në prodhim organik.