PARIMET THEMELORE

25
DEKRET MBI SHPALLJEN E LIGJIT MBI MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE Shpallet Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve, aprovuar nga aprovuar nga Kuvendi RSFJ, në seancën e Dhomës Federative datën 30 mars 1978. Beograd, nr/30 mars 1978 Kryetari i Kuvendit të RSFJ, Kiro Gligorov, d.v. Kryetari Republikës,Josip Broz Tito, d. V. PARIMET THEMELORE Qëllimi dhe përmbajtja e ligjit Neni 1 • Për krijimin e kushteve për qarkullimin e lirë të mallrave dhe për kryerjen e shërbimeve në tregun mik jugosllav në kushtet e prodhimit socialist të mallrave dhe për plotësimin e nevojave materiale nevojave të tjera të punonjësve e të qytetarëve si, dhe për sigurimin e përgjegjësisë së organizatave e punës së bashkuar e të pjesëmarrësve të tjera në qarkullimin juridik për kryerjen e detyrimeve të veta si pasojë edhe për realizimin dhe zhvillmin e marrëdhënieve

Transcript of PARIMET THEMELORE

Page 1: PARIMET THEMELORE

DEKRET

MBI SHPALLJEN E LIGJIT MBI MARRËDHËNIET

E DETYRIMEVE

Shpallet Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve, aprovuar nga aprovuar nga Kuvendi RSFJ, në

seancën e Dhomës Federative datën 30 mars 1978.

Beograd, nr/30 mars 1978

Kryetari

i Kuvendit të RSFJ, Kiro Gligorov, d.v.

Kryetari Republikës,Josip Broz Tito, d. V.

PARIMET THEMELORE

Qëllimi dhe përmbajtja e ligjitNeni 1

• Për krijimin e kushteve për qarkullimin e lirë të mallrave dhe për kryerjen eshërbimeve në tregun mik jugosllav në kushtet e prodhimit socialist të mallrave

dhepër plotësimin e nevojave materiale nevojave të tjera të punonjësve e të

qytetarëve si, dhe për sigurimin e përgjegjësisë së organizatave e punës sëbashkuar e të pjesëmarrësve të tjera në qarkullimin juridik për kryerjen e

detyrimeve të veta si pasojë edhe për realizimin dhe zhvillmin e marrëdhënieveshoqërore-ekonomike socialiste vetëqeverisëse, me këtë ligj rregullohen bazat e

marëdhënieve të detyrimeve (pjesa e përgjithshme) dhe kontratat emarëdhëniet e tjera të detyrimeve në lëmin e qarkullimit të mallrave dhe të

shërbimeve.Pjesëmarrësit e marrëdhënieve të detyrimeve

Neni 2• Pjesëmarrës të marrëdhënieve të detyrimeve janë organizatat themelore dhe

organizatat e tjera të punës së bashkuar dhe personat e tërë shoqërorë ejuridikë (në tekstin e mëtejmë: personat shoqërorë juridikë ) individët dhe

Page 2: PARIMET THEMELORE

personat civilë juridikë.Marrëdhëniet e detyrimeve dhe disponimi i mjeteve shoqërore

Neni 3Personat shoqërorë juridikë marrin pjesë në marrëdhëniet e detyrimeve

realizimine të drejtës së disponimit të mjeteve shoqërore që drejtohen nga punëtorët në

organizatat themelore dhe në organizatat tjera të punës së bashkuar respetivishtnga puna njësit pranë personave shoqërorë juridikë.

Personat shoqërore juridikë realizojnë të drejtën e disponimit të mjeteveshoqërore në marrëdhëniet e detyrimeve në pajtim me punëtorët në organizatat

themelore organizatat e tjera të punës, së bashkuar, respektivisht punonjësitpranë personave të tjerë shoqërorë juridikë në pajtm me statusin, me aktet e

tjeratë përgjithshme vetëqeverisëse dhe me ligjin.

Marrëdhëniet e detyrimeve dhe planifikimi shoqërorNeni4

Në themelimin e marrëdhënieve të detyrimeve, personat shoqërore juridikë veprojnë

në pajtim me planet e tyre dhe sigurojnë zbatimin e detyrimeve materiale të marra

përsipër me marrëveshjet vetëqeverisëse mbi bazat e planeve të organizatave e të

bashkësive vetëqeverisëse e të marrëveshjeve shoqërore mbi bazat e planeve tëbashkësive shoqërore politike.

Marrëdhëniet e detyrimeve dhe shfrytëzimi i mjeteve shoqëroreNeni 5

Në themelimin e marrëdhënieve të detyrimeve, personat shoqërorë juridikë kanë për

detyrë ti përdorin mjetet shoqërore që disponojnë në mënyrën shoqërisht dheekonomikisht, të përshtatshme dhe ta ruajnë vlerën e tyre të pazvogluar si dhe të

sigurojnë avancimin dhe zgjerimin e bazës materiale të punës së bashkuar, 25respektivisht realizimin e qëllimeve dhe detyrave të tyre e të mbrojnë pronën

shoqërore.Marrëdhëniet e detyrimeve dhe marrëveshjet vetqeverisëse

Neni 6(1) Personat shoqëore juridikë që themelojnë marrëdhëniet e detyrimeve përzbatimin e marrëveshjes vetëqeverisëse që e kanë lidhur midis tyre kanë për

Page 3: PARIMET THEMELORE

detyrë të veprojnë në pajtim me këtë marrëveshje vetëqeverisëse.Në themelimin e marrëdhënieve të detyrimeve personat shoqërorë juridikë kanë

për detyrë të kujdesen për marrëveshjet shoqërore dhe marrëveshjetvetëqeverisëse që i kanë lidhur me të tjerët dhe për përgjegjësinë e vet për

zbatimin e detyrimeve të marra përsipër me këto marrëveshje vetëqeverisëse dheme marrëveshjet shoqërore.

Bashkëpunimi në marrëdhëniet e detyrimeveNeni 7

Në themelimin e marrëdhënieve të detyrimeve dhe në realizimin e të drejtave e të

detyrimeve që dalin nga këto marëdhënie, personat shoqërorë juridikë realizojnëbashkëpunimin në ndërlidhjen dhe vartësinë reciproke, të përgjegjesisë reciprokee të soldidaritetit të punëtorëve në punën e bashkuar, të bazuar vetëqeverisjen e

në pronën shoqërore të mjeteve të prodhimit e të mjeteve të tjera të punës.Në marrëdhëniet reciproke të bashkpunimit, personat shoqërore kanë për detyrë

të kujdesen për qëllimet e bashkpunimit të vazhdueshëm e për realizimin einteresave të tjera të përbashkëta dhe që në ndonjë mënyrë tjetër të krijojnë

kushtet për realizimin e të drejtave dhe zbatimin e detyrimeve nga marëdhëniet edetyrimeve.

Mbi këto baza, organizatat themelore dhe organizatat e tjera të punës sëbashkuar, kooperativat bujqësore dhe koperativat, e tjera,realizoinë

bashkëpunimin në marrëdhëniet e detyrimeve edhe me bujqit dhe punonjësit etjerë që në mënyrë të pavarur në veprimtari me punë personale.

Qytetarëve si konsumatorë dhe shfrytëzues të shërbimeveNeni 8

Në themelimin e marrëdhënieve të detyrimeve dhe në realizimin e të drejtave dhe të

detyrimeve që dalin nga këto marrëdhënie, organizatat themelore dhe organizatat e

tjera të punës së bashkuar, kooperativat dhe punonjësit që ushtrojnë në mënyrë të

pavarur veprimtari me punë personale, kanë për detyrë që, kur me ushtrimin eveprimtarisë së tyre i plotësojnë direkt nevojat e qytetarëve, të drejtat e

detyrimet etyre t'i rregullojnë dhe, t'i ushtrojnë sipas mënyrës që siguron plotësimin e

rregullt

Page 4: PARIMET THEMELORE

dhe me cilësi të qytetarëve dhe kushte sa më të favorshme për plotësimin e këtyre

nevojave.Sjelljet në treg

Neni 9Organizatat e punës së bashkuar dhe pjesëmarrësit e tjerë të qarkullimit kanë për

detyrë që në marrëdhëniet e detyrimeve të veprojnë në pajtim me parimin e unitetit

të tregut jugosllave dhe me politikën e përcaktuar ekonomike, të mos e shrregullojnë

stabilitetin e tregut dhe të mos u sjellin dëm pjesëmarrësve të tjerë në treg,konsumatorëve dhe bashkësisë shoqërore në tërësi.

Liria e rregullimit të formave të marrëdhënieve të detyrimeveNeni 10

Pjesëmarrësit e qarkullimit i rregullojnë lirisht marrëdhëniet e detyrimeve, por nuk 26

mund ti rregullojnë në kundërshtim me parimet e përcaktuara me kushtetutë tërregullimit shoqëror, me dispozitat e detyrueshme dhe me moralin e shoqërisë

socialiste vetëqeverisëse.Barazia e pjesëmarrësve në marrëdhënien e detyrimit

Nen 11Pjesëmarrësit e marrëdhënies së detyrimit janë të barabartë.

Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisëNeni 12

Ne themelimin e marredhënieve te detyrimeve dhe në realizimin e të drejtave dhe

detyrimeve nga këto marrëdhënie, pjesëmarrësit kanë për detyrë t'i përmbahenparimit të ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë.

LINDJA E DETYRIMEVEKAPTINA IKONTRATANënpjesa 1

LIDHJA E KONTRATËSPAJTUESHMËRIA E VULLNETEVE

Kur kontrata quhet e lidhur?Neni 26

Kontrata quhet e lidhur kur palët kontraktuese të jenë marrë vesh mbi pjesët

Page 5: PARIMET THEMELORE

përbërëse esenciale të kontratës.Lidhja e obligueshme dhe përmbajtja e obligueshme e kontratës

Neni 27Në qoftë se ndokush është sipas ligjit i obligueshëm ta lidhë kontratën, personi i

interesuar mund të kërkojë që kontrata e tillë të lidhet pa shtytje.Dispozitat e akteve nënligjore me të cilat caktohet, pjesërisht apo tërësisht,

përmbajtja e kontratës, janë pjesë përbërëse e këtyre kontratave, kështuqë iplotësojnë ato, ose hyjnë në vend të dispozitave kontraktuese që nuk janë në

pajtimme to.

Deklarimi i vullnetit 29Neni 28

Vullneti për ta lidhur kontratën mund të deklarohet me fjalë, me shenjat ezakonshme ose me ndonjë sjellje tjetër nga e cila mund të konkludohet me siguri

përekzistimin e tij.

Deklarimi i vullnetit duhet të bëhet lirisht dhe seriozisht.Leja dhe autorizimi

Neni 29Kur për lidhjen e ndonjë kontrate nevojitet pëlqimi i personit të tretë, ky mund tëjepet para lidhjes së kontratës, si leje, apo, pas lidhjes së saj, si autorizim, në qoftë

se me ligj nuk është parashikuar diçka tjetër.Leja, respektivisht autorizimi duhet të jepen në formë të parashikuar për

kontrata,për lidhjen e të cilave jepen.

NegociatatNeni 30

Negociatat që vijnë para se, të lidhet kontrata nuk obligojnë dhe secila palë mundtë ndërprejë kurdo që të dëshirojë.

Mirëpo, pala që ka zhvilluar negociata pa pasur qëllim që të lidhë kontratëpërgjigjet, për dëmin e krijuar për shkak të zhvillimit të negociatave.

Përgjigjet për dëmin edhe pala që i ka zhvilluar negociatat më qëllim që të lidhëkontratë, e pastaj heq dorë nga ky qëllim pa ndonjë shkak të bazuar dhe në këtë

mënyrë i shkakton dëm palës tjetër.Në qoftë se nuk mirren vesh ndryshe, secila palë përballon shpenzimet e veta

rreth pregaditjes për lidhjen e kontratës,kurse shpenzimet e përbashkëta ipërballojnë në pjesë të barabarta.

Page 6: PARIMET THEMELORE

Koha dhe vendi i lidhjes së kontratësNeni 31

Kontrata quhet e lidhur në çastin kur ofertuesi ta ketë pranuar deklaratën e tëofertuarit se e pranon ofertën.

Konsiderohet se kontrata është lidhur në vendin, ku ofertuesi ka pasur selinërespektivisht vendbanimin në çastin, kur e ka bëre ofertën.

OfertaNeni 32

Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar e cilapërmban të gjitha pjesët përbërëse esenciale të kontratës, kështuqë me pranimin

esaj do të mund të lidhej kontrata.

Në qoftë se palët kontraktuese pas pajtimit të arritur mbi pjesët përbërëse esenciale

të kontratës i kanë lënë disa pika sekundare për më vonë, kontrata konsiderohet e

lidhur, ndërsa pikat sekundare, po që se vetë kontraktuesit nuk arrijnë pëlqimin mbi

to do të rregullohet nga gjykata, duke pasur kujdes për negociatat paraprake përpraktikën e përcaktuar midis kontraktuesve dhe zakonet.

Oferta e përgjithshmeNeni 33

Propozimi për lidhjen e kontratës që i bëhet numrit të pacaktuar personash, i cilipërmban pjesë përbërëse esenciale të kontratës, i destinuar për lidhjen e saj, vlen

siofertë, në qoftë se nuk rezulton ndryshe nga rrethanat e rastit apo nga zakonet.

Nënpjesa 4PAVLEFSHMËRIA E KONTRATËS

NULETETI I KONTRATAVENuliteti

Neni 103Kontrata që është në kundërshtim me parimet e përcaktuara me kushtetutë tërreguilimit shoqëror me dispozitat e detyrueshme apo me moralin e shoqërisë

vetëqeverisëse socialiste është nul, në qoftë se qëllimi i rregullës së shkelur nukpasjell ndonjë sanksion tjetër apo në qoftë se ligji në rastin e caktuar nuk

parashikon diçka tjetër.Në qoftë se lidhja e kontratës së caktuar është e ndaluar vetëm për njerën anë

Page 7: PARIMET THEMELORE

kontrata do të mbetet në fuqi, në qoftë se në ligj nuk është parashikuar diçkatjetër për rastin e caktua ndërsa pala që e ka shkelur ndalesën ligjore do të pësojë

pasoja përkatëse.Pasojat e nulitetit

Neni 104Në rastin e nulitetit të kontratës secila palë kontraktuese ka për detyrë t'ia kthej

palës atë që ka marrë në bazë të kontratës së tillë e në qoftë se kjo nuk ka mundësi

apo nëse vetë natyra e asaj që është plotësuar i kundërvihet kthimit duhet të jepet

kompensimi përkatës në të holla sipas çmimeve në kohën e nxjerrjes se vendimitgjyqësor në qoftë se ligji nuk cakton diçka tjetër.

Mirëpo, në qoftë se kontrata është nul për shkak se sipas përmbajtjes ose qëllimit të

vet është në kundërshtim me parimet e përcaktuara në kushtetutë të rregullimitshoqëror me dispozitat e detyrueshme ose me moralin e shoqërisë

vetëqeverisësesocialiste gjykata mund ta refuzojë tërësisht ose pjeserisht kërkesën e palës së

pandërgjegjshme për kthimin e asaj që ia ka dhënë palës tjetër, e mundet edhe tëvendosë që pala tjetër tia dorëzojë komunës ate që ka marrë në bazë të kontratës

sëndaluar në territorin e së cilës ndodhet selia, reskpektivisht vendbanimin e saj.

Me rastin e marrjes së vendimit gjykata do të ketë parasysh ndërgjegjshmërinë enjerës ose të të dy palëve rëndësinë e interesave shoqërore që cenohęn si dhe

opinionin moral të shoqërisë.Nuliteti i pjesshëm

Neni 105Nuliteti i ndonjë dispozite të kontratës nuk passjell nulitetin edhe të vetë

kontratës, në qoftë se ajo mund të qëndrojë pa dispozitën nul dhe në qoftë se ajonuk ka qenë as konditë e kontratës dhe as motiv vendimtar për shkak të së cilës

është lidhur kontrata.Mirëpo, kontrata do të mbetet në fuqi edhe atëherë kur dispożita nul ka qenë

kusht ose motiv vendimtar i kontratës në rastin kur nuliteti është vërtetuarpikërisht që kontrata të lirohet prej kësaj dispozite dhe të ketë vlerë pa te.

KonversioniNeni 106

Kur kontrata nul i plotëson kushtet për plotfuqishmërinë e ndonjë kontrate tjetër

Page 8: PARIMET THEMELORE

atëherë midis kontraktuesve do të vlejë kjo kóntratë tjetër në qoftë se kjo do të ishte

në përshtatje me pikësynimin të cilin kontraktuesit e kanë pasur parasysh kur e kanë

lidhur kontratën dhe në qoftë se mund të merret se këta do ta lidhnin këtë kontratë 45

po të kishin ditur për nulitetin e kontratës së tyre.Lindja e mëvonshme e shkaqeve të nulitetit

Neni 107Kontrata nul nuk bëhet e plotfuqshme kur ndalesa ose ndonjë shkak tjetër i

nulitetit lind më vonë.Mirëpo, në qoftë se ndalesa ka qenë me rëndësi të vogël ndërsa kontrata është

zbatuar nuliteti nuk mund të theksohet.Përgjegjësia e personit fajtor për nulitetin

e kontratësNeni 108

Kontratktuesi që është fajtor për lidhjen e kontratës nuk është përgjegjës parabashkëkontraktuesit të vet për dëmin që pëson për shkak të nulitetit të kontratës,

nëqoftë se ky nuk ka ditur apo nga rrethanat nuk është dashur të dinte për

ekzistimin eshkakut të nulitetitTheksimi i nulitetit

Neni 109Për nulitetin gjykata kujdeset kryesisht dhe atë mund ta invokoj çdo person i

interesuar.Theksimi i pakufizuar i nulitetit

Neni 110• E drejta e theksimit të nulitetit nuk parashkruhet.

II. KONTRATA TË RRËZUESHMEKur kontrata është e rrëzueshme

Neni 111Kontrata është e rrëzueshme kur e ka lidhur pala me zotësi të kufizuar për të

vepruar, kur gjatë lidhjes së saj ka pasur të meta në pikëpamje të vullnetit të palëve,

si dhe kur kjo gjë është caktuar në këtë ligj ose me dispozitë të veçantë.Anulimi i kontratës

Page 9: PARIMET THEMELORE

Neni 112Pala kontraktuese në interesin e së cilës është vërtetuar rrëzueshmëria, mund të

kërkojë që kontrata të anulohet.Mirëpo,i bashkëkontraktuesi i kësaj pale mund të kërkojë prej saj që në afatin e

caktuar, por jo më pak se 30 ditë të deklarohet a i përmbahet kontratëstratës apojo sepse në të kundërten do të konsiderojë se kontrata është anuluar.

Në qoftë se pala kontraktuese e thirrur brenda afatit të lënë nuk deklarohet,aponëse deklaron se nuk i përmbahët kontratës do të konsiderohet se kontrata është

anuluar.Pasojat e anulimit

Neni 113Në qoftë se në bazë të kontratës se rrëzueshme që është anuluar është

përmbushur diçka, duhet të bëhet kthimi e nëse kjo nuk ka mundësi, apo në qoftëse natyra e asaj që është përmbushur i kundërvihet të jepet kompensimi përkatës

në të holla.Kompensimi në të holla jepet sipas çmimeve në kohën e kthimit, respektivisht të

nxjerrjes së vendimit gjyqësor.Kthimi dhe kompensimi në rast anulimi

të kontratës, të personit me zotësi të kufizuarpër të vepruar46

Neni 114Në rast anulimi të kontratës për shkak të zotësisë së kufizuar për të vepruar, të

njëkontraktuesi, bashkëkontraktuesi i pęrsonit të tillë mund të kërkojë kthimin

vetëm tëasaj pjese të përmbushjes që ndodhet në posedim të personit me zotësi të

kufizuarpër të vepruar, ose që është përdorur në dobi të tij, si dhe të asaj që është

asgjësuarapo jetërsuar me dashje.

Përgjegjësia për anulimin e kontratësNeni 115

Kontraktuesi në anën e të cilit është shkaku i rrëzueshmërisë, është përgjegjës para

bashkëkontraktuesit për dëmin që pëson për shkak të anulimit të kontratës nëse ky

Page 10: PARIMET THEMELORE

nuk ka ditur dhe as që është dashur ta dinte për qënien e shkakut të rrëzueshmërisë

së kontratës.Përgjegjësia e personit me zotësi të kufizuar

për të vepruarNeni 116

Personi me zotësi të kufizuar për të vepruar përgjigjet për dëmin e krijuar ngaanulimi i kontratës, në qoftë se me dinakri e ka bindur bashkëkontraktuesin e vet

seka zotësi për të vepruar.

Pushimi i të drejtaveNeni 117

E drejta për të kërkuar anulimin e rrëzueshmërisë së kontratës pushon meskadimin e afatit prej një viti nga data kur të jetë ditur shkaku i rrëzueshmërisë,

respektivisht i pushimit të dhunës.Kjo e drejtë në çdo rast pushon me skadimin e afatit prej pesë vjetësh nga data e

lidhjes së kontratës.. ZGJIDHJA E KONTRATËS PËR SHKAK TË MOSPËRMBUSHJES

Të drejtat e njerës palë kur pala tjetër nuk 48e përmbush detyrimin e vet

Neni 124Për kontratat dypalëshe kur njëra palë nuk e përmbush detyrimin e vet, pala

tjetërmundet në qoftë se nuk është caktuar diçka tjetër,të kërkojë përmbushjen e

detyrimit ose, në kushte parashikuara në nenet e mëpastajmë, ta zgjidhë kontratën

me deklaratë të thjeshtë në qoftë se zgjidhja e kontratës lind sipas vetë të drejtës, e

sidoqoftë ka të drejtë t'i kompensohet dëmi.Kur përmbushja brenda afatit është pjesë përbërëse

esenciale e kontratësNeni 125

Kur përmbushje e detyrimit në afatin e caktuar është pjesë përbërëse esenciale ekontratës, ndërsa debitori nuk e përmbush detyrimin brenda këtij afati kontrata

zgidhet me vetë të drejt.Por, kreditori mund ta mbajë kontratën në fuqi në qoftë se pas skadimit të afatit,

pa shtytje e njofton debitorin se kërkon përmbushjen e kontratës.

Page 11: PARIMET THEMELORE

Në qoftë se kreditori ka kërkuar përmbushjen, por nuk e ka marrë brenda afatit tëarsyeshëm, mund të deklarojë zgjidhjen e kontratës.

Këto rregulla vlejnë si në rastin kur palët kontraktuese kanë parashikuar qëkontrata të konsiderohet e zgjidhur në qoftë se nuk do të përmbushët brenda

afatit të caktuar, ashtu edhe atëherë kur përmbushja e kontratës brenda afatit tëcaktuar është pjesë përbërëse esenciale e kontratës sipas vetë natyrës së punës.

Kur përmbushja e detyrimet brenda afatit nuk ështëpjesë esenciale e kontratës

Neni 126Kur përmbushja e detyrimi brenda afatit të caktuar nuk është pjesë esenciale e

kontratës, debitori rezervon të drejtën që edhe pas skadimit të afatit tapërmbushë detyrimin e vet, kurse kreditori të kërkojë përmbushjen e saj.

Në qoftë se kreditori dëshiron zgjidhjen e kontratës duhet t'i lëjë debitorit një afattë ri për përmbushjen e detyrimit.

Në qoftë se debitori nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të ri lindin të njëjtapasoja sikurse kur afati është pjesë përbërëse esenciale e kontratës.

Zgjidhja e kontratës pa lënien e afatit të riNeni 127

Kreditori mund ta zgjidhë kontratën pa i lënë debitorit afatin e ri për përmbushjen e

detyrimit në qoftë se nga qëndrimi i debitorit rezulton se ai detyrimin e vet nuk do ta

zbatojë as në afatiń e ri.Zgjidhja e kontratës para skadimit të afatit

Neni 128Kur para skadimit të afatit për përmushjen e detyrimit del e qartë se njëra palë

nukdo ta përmbushë detyrimin e vet nga kontrata, pala tjetër mund ta zgjidhë

kontratëndhe të kërkojë shpërblimin e dëmit.

Zgjidhja e kontratës me detyrime të njëpasnjëshmeNeni 129

Kur në kontratën me detyrime të njëpasnjëshme njëra palë nuk plotëson një ngadetyrimet e veta pala tjetër mundet me kusht që këtë ta bëjë në afat të

arsyeshëm ta zgjidhë kontratën lidhur me të gjitha detyrimet e ardhshme në qoftëse nga.rrethanat konkrete del e qartë se, as ato nuk do të përmbushen.

Page 12: PARIMET THEMELORE

Ajo mund ta zgjidhë kontratën jo vetëm përsa u përket detyrimeve të ardhshme, 49

por edhe përsa u përket detyrimeve të përmbushura, po qe se përmbushja e tyrepa përmbushjen e atyre që kanë mbetur nuk ka interes për të.

Debitori mund ta mbajë kontratën në qoftë se jep sigurimin përkatës.Detyrimi i njoftimit

Neni 130Kreditori i cili për shkak të mospërmbushjes së detyrimit të debitorit e zgjidh

kontratën ka për detyrë që këtë tia komunikojë debitorit pa shtytje.Kur kontrata nuk mund të zgjidhet

Neni 131Kontrata nuk mund të zgjidhet për shkak të mospërmbushjes së pjesës së

parëndësishme të detyrimit.Efekti i zgjidhjes

Neni 132Me zgjidhjen e kontratës të dy palët lirohen nga detyrimet e veta me përjashtim

tëdetyrimit për shpërblimin e dëmit eventual.

Në qoftë se njëra palë ka plotësuar kontratën tërësisht ka të drejt t'i kthehet ajoqë ka dhënë.

Në qoftë se të dy palët kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e asaj që kanë dhënë,kthimet reciproke bëhen sipas rregullave për zbatimin e kontratave dypalëshe.

Secila palë ka detyrime ndaj palës tjetër për dobitë që ka pasur në ndërkohë prejasaj që e ka për detyrë ta kthejë ose ta shpërblejë

Pala që i kthan të hollat ka për detyrë të paguaj kamatëvonesën që nga dita kur eka marrë pagesën.

Nënpjesa 2VONESA

I. VONESA E DEBITORITKur debitori është në vonesë

Neni 324Debitori është në vonesë kun nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të caktuar

përpërmbushje.

Në qoftë se afati për përmbushje nuk është caktuar, debitori është në vonesë kurkreditori ta ftojë që ta plotësojë detyrimin e vet, verbalisht ose me shkrim,

paralajmërim jashtëgjygësor, ose duke filluar ndonjë procedurë, qëllimi i së cilës

Page 13: PARIMET THEMELORE

është realizimi i përmbushjes të detyrimit. 87II. VONESA E KREDITORIT

Kur kreditori është në vonesëNeni 325

Kreditori është në vonese në qoftë se pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon tëpranojë përmbushjen, ose me sjelljet e veta e parandalon atë

Kreditori është në vonesë edhe kur është i gatshëm të pranojë përmbushjen edetyrimit të njëkohshëm të debitorit, por nuk ofron përmbushjen e detyrimit të

vettë rrjedhur për pages.

Kreditori nuk është në vonesë në qoftë se provon se në kohën e ofertës sëpërmbushjes, ose në kohën e caktuar për përmbushje, debitori ka qenë në

pamundësi ta përmbushë detyrimin e vet.Efektet e vonesës së kreditorit

Neni 326Me vonesën e kreditorit pushon vonesa e debitorit dhe në kreditorin kalon rreziku

ishkatërrimit të rastit ose të dëmtimit të rendit.

Që nga dita e vonesës së kreditori pushon të rrjedhë kamata.Kreditori në vonesë ka për detyrë t'i kompensojë debitorit dëmin e krijuar për

shkak të vonesës, për të cilën pergjigjet, si dhe shpenzimet rreth ruajtjes sëmëtejshme të sendeve.

DISPOZITA TË PËRGJITHSHMECilat kërkesa mund të barten me kontrata

Neni 436Kreditori mundet me kontraten e lidhur me personin e tretë ti kalojë këtij

kërkesate veta, me përjashtim të atyre kërkesave kalimin e të cilave është i ndaluar me

ligj, si dhe i atyre që lidhen me personin e kreditorit, ose e cila nga vetë natyra etyre nuk mund t'i bartën tjetrit.

Kontrata mbi cedimin nuk ka efekt ndaj debitorit po qe se ky dhe debitori kanë 109

kontraktuar se ky nuk do të mund t'i kalojë kërkesat në tjetrin, ose nuk do tëmund t'i kalojë pa pëlqimin e debitorit.

Të drejtat akcesoreNeni 437

Me kërkesën kalojnë në pritësin të drejtat akcesore, siç janë e drejta e

Page 14: PARIMET THEMELORE

paraarkëtimit, ipoteka, pengut të drejtat nga kontrata me dorëzanin, e drejta nëkamatë, dënimin kontrakaues etj.

Megjithate, ceduesi mund t'ia dorëzojë sendin peng pritësit vetëm në qoftë sepengdhënësi e ka dhënë në pëlqimin për këtë, përndryshe ajo mbetet pranë

ceduesit për ta ruajtur për llogari të pritësit.Presupozohet se kanë rrjedhur për pagesë dhe se nuk janë paguar kamatat e

ceduara me kërkesën kryesore.Njoftimi i debitorit

Neni 438Për bartjen e kërkesës nuk nevojitet pëlqimi i debitorit, por ceduesi ka për detyrë

ta njoftojë debitorin mbi cedimin e bërë.Cedimi i bërë ceduesit para njoftimit mbi cedimin është i plotfuqishëm dhe e

shkarkon debitorin nga detyrimi, por vetëm në qoftë se nuk ka ditur për cedimin,përndryshe detyrimi mbetet dhe ai ka për detyrë t'ia plotësoj pritësit.

Cedimi i shumëfishtëNeni 439

Në qoftë se kreditori u ka ceduar të njejtën kërkesë personave të ndryshëm, kërkesa

i takon pritësit për të cilin ceduesi e ka njoftuar më parë debitorin ose i cili i ështëlajmëruar i pari debitorit.

Nënpjesa 2RAPORTI MIDIS PRITËSIT DHE DEBITORIT

Neni 440Pritësi ka ndaj debitorit të njëjtat të drejta të cilat ceduesi i ka pasur ndaj debitorit

përpara cedimit.Debitori mund t’i theksojë pritesit përpos prapësimeve që ka ndaj tij edhe ato

prapësime të cilat ka mundur ti theksojë ceduesit deri në momentin kur ka mësuar

për cedim.Nënpjesa 3

RAPORTI I CEDUESIT DHE I PRITËSTTNeni 441

Dorëzimi i dokumenteve mbi borxhin 110Ceduesi ka për detyrë t'i dorëzojë pritësit obligacionin apo dokumentin tjetër mbiborxhin, në qoftë se ka një gjë të tillë si dhe provat e tjera mbi kërkesën e ceduar

dhe mbi të drejtat akcesore.Në qoftë se ceduesi ka kaluar në pritësin vetëm një pjesë të kërkeses ai ka për

Page 15: PARIMET THEMELORE

detyrë t’i dorëzojë kopjen e legalizuar të obligacionit ose të ndonjë dokumentitjetër me të cilin provohet ekzistimi i kërkesës së ceduar.

Ai ka për detyrë që me kërkesën e tij t’i lëshojë vërtetimine e legalizuar mbicedimin.

Përgjegjësia për ekzistimin e kërkesësNeni 442

Kur cedimi është bërë me anë të kontratës me kompensimin ceduesi përgjigjet për

ekzistimin e kërkesës në çastin kur është bërë cedimi.Përgjegjësia për arkëtueshmërinë

Neni 443Ceduesi përgjigjet për arkëtueshmërinë e kërkesës së ceduar në qoftë se kjo gjëka qenë kontraktuar, por vetëm deri në shumën e asaj që ka marrë nga pritësi, si

dhe për arkëtueshmërinë e kamatave, shpenzimeve rreth cedimit dhe tëshpenzimeve të procedurës kundër debitorit.

Përgjegjësia më e madhe e ceduesit të ndërgjegjëshëm nuk mund tëKontraktohe.

NDËRIMI I DEBITORITNënpjesa 1

MARRJA PËRSIPER E BORXHITI. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Kontrata mbi marrjen përsipër të borxhitNeni 446

Marrja përsipër e borxhit bëhet me kontratë midis debitorit dhe sipërmarrësit, për

të cilën gjë ka dhënë pëlqimin kreditori.Mbi kontratën e lidhur kreditorin mund ta njoftojë secili prej tyre dhe secilit prejtyre kreditori mund ti komunikojë pëlqimin e vet për marrjen përsipër të borxhit.

Presupozohet se kreditori e ka dhëne pëlqimin e vet ne qoftë se pa rezervë kapranuar ndonje përmbushje nga sipërmarrësit, te cilën e ka bërë ky në emer të

vet.Kontraktuesi si dhe secili prej tyre veças, mund ta ftojnë kreditorin që brenda

afatit te caktuar të deklarohet nëse pranon ose jo marrjen përsipër te borxhit dhe,në qoftë se kreditori nuk deklarohet brenda afatit të caktuar, konsiderohet se ka

refuzuar të japë pëlqimin e vet.Kontrata mbi marrjen përsipër të borxhit ka efekt të kontratës mbi marrjenpërsiper të përmbushjes derisa kreditori të mos ta japë pëlqimin e vet për

Page 16: PARIMET THEMELORE

kontratën mbi marrjen përsiper të borxhit, si dhe në qoftë se ky refuzon ta japëpëlqimin.

Rasti kur borxhi është siguruar me ipotekëNeni 447

Kur me rastin e jetërsimit të ndonjë sendi të paluejtshëm mbi të cilin ekzistonipoteka e kontraktuar midis marrësit dhe jetërsuesit se marrësi do ta marrë përborxhin ndaj kreditorit ipotekist, konsiderohet se kreditori ipotekist e ka dhënëpëlqimin për kontratën mbi marrjen përsipër të borxhit në qoftë se me ftesën

shkresore të jetërsuesit nuk e ka refuzuar brenda tre muajsh nga marrja e ftesës.Në ftesën shkresore i duhet theksuar kreditorit për këtë pasojë, përndryshe ftesa

do të konsiderohet si të mos jetë dërguar.II. EFEKTET E KONTRATËS MBI MARJEN

PËRSIPËR TË BORXHITNdërrim i debitorit

Neni 448Me marrjen përsipër të borxhit sipërmarrësi zën vendin e debitorit të mëparshëm

ndërsa ky shkarkohet nga detyrimi.Mirëpo në qoftë se në kohën e pëlqimit të kreditorit për kontratën mbi marrjenpërsiper të borxhit sipërmarrësi ka qenë i zhytur në borxh, ndërsa kreditori këtë

nuke ka ditur dhe as që ka qenë i detyruar ta dinte, debitori i mëparshem nuk

shkarkohet nga detyrimi, ndërsa kontrata mbi marrjen përsipëre të borxhit ka efektin

e kontrates mbi hyrjen borxh. 112Midis sipërmarrësit dhe kreditorit ekziston i njëjti detyrim që ka ekzistuar deri

atëherëmidis debitorit dhe kreditorit të mëparshëm.

Të drejtat akcesoreNeni 449

Të drejtat akcesore që kanë ekzistuar gjr atëherë kundrejt kërkesës ekzistojnëedhe me tutje por dorëzanitë si dhe pengjet që kanë dhënë persona të tretë

pushojnë së ekzistuari në qoftë se dorëzanësit dhe pengdhënësi nuk janë dakordqë të përgjigjen dhe për debitorin e ri.

Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka.tjetër sipërmarrësi nuk përgjigjet përkamatat e paarkëtuara që kanë rrjedhur për pagesë deri në marrjen përsipër.

PrapësimetNeni 450

Page 17: PARIMET THEMELORE

Sipërmarrësi mund të theksojë ndaj kreditorit të githa prapësimet që rezultojnënga raporti juridik midis debitorit dhe kreditorit të mëparshëm nga i cili rrjedh

borxhi i marrë përsipër, si dhe prapësime të cilat sipërmarrësi ka ndaj kreditorit.Sipërmarrësi nuk mund të theksojë ndaj kreditorit prapësime që rezuitojnë nga

raporti i tij juridik me debitorin e mëparshëm, raporti i cili ka qenë bazë e marrjespërsipër.