P R O J E K T I K O N C E P T U A L

42
P R O J E K T I K O N C E P T U A L OBJEKTI I SIGURIMIT DHE ZYREVE ADMINISTRATES PËR A S H N A (Agjencia e Sherbimeve të Navigacionit Ajror) Investitori: - ASHNA - Agjencia e Sherbimeve të Navigacionit Ajror Dhjetor, 2019

Transcript of P R O J E K T I K O N C E P T U A L

Page 1: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L

OBJEKTI I SIGURIMIT DHE ZYREVE TË ADMINISTRATES

PËR

A S H N A

(Agjencia e Sherbimeve të Navigacionit Ajror)

Investitori:

- ASHNA -

Agjencia e Sherbimeve të Navigacionit Ajror

Dhjetor, 2019

Page 2: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

1

Duke u mbështëtur në Udhëzimin administrativ nr.01/2019, për Përcaktimin e

Proceduarat për Dorëzimin dhe Shqyrtimin e Kërkesave për Kushte Ndërtimore

dhe leje Ndërtimore për Objektet e Kategorisë së III...

Kompania projektuese SH.P.K “L’PLAN | architects” harton :

P R O J E K T I N K O N C E P T U A L

P Ë R

O B J E K T I N P Ë R C J E L L Ë S T Ë A S H N A - së

Projektues:

______________________

Page 3: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

2

HISTORIK MBI ASHNA – (Agjencia e Sherbimeve të Navigacionit Ajror)

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), është themeluar në janar

të vitit 2016, në bazë të Ligjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të

Navigacionit Ajror, i cili ka hyrë në fuqi më 28.04.2014. Deri në shndërrimin në

Agjenci të Pavarur më 2016, ASHNA ka funksionuar nën statusin e kompanisë

publike me emërtimin Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Kontrolli Ajror “Adem

Jashari”, e që me këtë status ka funksionuar që nga viti 2011, përkatësisht që

nga koncesionimi i shërbimeve terminale të Aeroportit Ndërkombëtar të

Prishtinës. Me këtë rast qenë ndarë Kontrolli i Trafikut Ajrorë nga njëra anë dhe

Shërbimet Terminale nga ana tjetër, ku deri në këtë kohë kanë funksionuar si një

ndërmarrje publike me emrin Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem

Jashari” .SH.A

Hyrje :

Objekti percjelles do të dedikohet për zyret e Administrates dhe Kontrollit në kuadër

të ASHNA- së me etazhitet (P+1), i cili do të vendoset në hapesirat (oborrin) e

objektit aktual ekzistues të Administratës.

Ky projekt paraqet një Dizajn Konceptual për Objektin përcjelles të Zyreve të

Administrates dhe Kontrollit.

Qëllimi i Projektit

Qëlllimi i projektit është që të ndërtohet një objekt përcjelles me një siperfaqe

prej 513 m2 hapësirë bruto, kjo bëhët me qëllim të zgjerimit të hapësirës për

stafin e sigurimit (zona e kontrollit) dhe për zgjerimin e hapësirave të punës për

punonjesit e administrates në menytë qe të krijohen kushte sa me adekuate të

punëtorve dhe hapësira të cilat permbushin kerkesat e punonjeseve.

Page 4: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

3

Arsyeshmëria e Investimit

Shërbimet aktuale në të sigurimit dhe Administrates së ASHNA-së kryhen në të

njejtin lokacion përkatesisht në objektin aktual (ekzistues) të administratës së

ASHNA-së ku cilësia e ofrimit të shërbimeve aktuale është në nivel jo të kënaqëshëm, si

dhe nuk plotëson kriteret dhe standardet që janë të aplikueshme në BE.

Për tejkalimin e të gjitha vështirësive aktuale, si dhe që sigurimi i ASHNA-së dhe i

Stafit Administrativ të funksionoj me kriteret dhe standardet e BE-së, atëher

paraqitet nevoja që të behët planifikimi për ndërtimin e Objektit përcjellës me

tërë infrastrukturën dhe hapësiren e nevojshme teknike dhe logjistike që duhet t‟i

ketë një objekti për destinim të tillë, ku shërbimet e sigurisë parashihen të

realizohen si një tërësi e përbashkët me asete decidivisht të ndara dhe të

veçanta .

Arsyeja kryesore që mbulon investimin, është që objekti përcjellës do të ofroj një

infrastrukturë komplete si njësi e integruar e ASHNA-së, me të gjitha shërbimet

administrative, logjistike, të sigurisë, etj... – e gjitha kjo në sherbim , të gjithë atyre

qe shfrytëzojnë shërbimet në Aeroportet Ndërkombtare.

Page 5: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

4

Makrolokacioni:

Lokacioni në të cilin do të ndertohet ky objekt përcjelles është në kuadër të zonës

ekonomike të ANP (Aeroporti Ndërkombëtar I Prishtinës) - “ADEM JASHARI”

Aeroporti i Prishtinës ndodhet në pjesën territoriale cila është nën administrimin e

Komunës se Lipjanit – (Zona Kadastrale –Vrellë e Goleshit).

Apo shiquar në kontekst me Kryeqytetin e Kosoves, Prishtinën është i vendosur 15 km

(kilometra) në Jugperëndim të Prishtinës.

Pozita e KK –Lipjan me Tersin teritoriale të Kosovës; Makro lokacioni për rreth Aeroportit

Konkretisht në kordinatat 42°31 48 V dhe 21°08 19 L

Aeroporti Nderkombetar i Prishtinës është larg nga qendrat e tjera të Gadishullit

Ballkanik është 90 km nga Shkupi, 120 nga Nishi, mbi 200 nga Sofja rreth 300 km Tirana

dhe Beogradi, rreth 350 Selaniku, pastaj me Podgoricën dhe Sarajevën diçka më

larg.

Page 6: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

5

Kushtet Klimatike:

Rajoni i Komunës së Lipjanit ka klimë të mesme kontinentale me dimra relativisht të

butë dhe verëra mesatarisht të nxehta dhe te thata. Temperaturat mesatarja

vjetore e Lipjanit, është rreth 10.5 gradë celsius sipas IHMK, kështu që në visët malore,

zbritin në 9 gradë celsius. Muajt më të nxëhtë janë korriku dhe gushti më tempëraturë

mesatare 20,6 dhe 20,5 gradë celsius, ndersa më i ftohti është janari më –1,4 gradë

celsius. Maksimumi apsolut i tempëraturës së ajrit është në gusht 37,3 gradë celsius,

ndersa minimumi –26,0 gradë Celsius.

Sipas pozitës gjeografike, zona e Aeroportit Nderkombetar të Prishtinës

karakterizohet me klimë kontinentale. Megjithatë, pjesa Jug-Perendimore e Rrafshit të

Kosovës është e hapur ndaj ndikimeve të klimës së ndryshueshme mesdhetare në

mënyrë karakteristike me një temperature shumë të ndryshueshme të ajrit dhe me

reshje shiu jo të rregullta përgjatë vitit (koncentrim më i lartë i reshjeve të shiut

gjatë motit të ftohtë të vitit).

Reshjet e shiut janë regjishtruar dhe analizuar në stacionin meterologjik të Prishtinës

për periudhën prej vitit 1948 – 1978. Në Prishtinë, reshjet mesatare vjetore të shiut

janë rreth 892 mm, llogarituar nga vlera mesatare në Kosovë.

Kushtet e Pergjitheshme Topografike dhe Gjeologjike:

Komuna e Lipjanit eshte e rrethuar me Komunat si Gllogoci, FusheKosova, Ferizaji,

Shtimja, Gjilani dhe një pjes me Prishtinën.

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën

qendrore të Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit.

Koordinantat gjeografike te kesaj komunë shtrihen rreth 42°31 48 V dhe 21°08 19 L.

Përmes territorit të komunës rrjedh lumi Sitnica, përreth dhe përgjatë të cilit

shtrihen sipërfaqet më të plleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari

bujqësore intensive. Gjithashtu, kjo komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të

qendrave më të mëdha të rajonit si;

Lipjan – Prishtinë 16.2 km

Lipjan – Mitrovicë 52.2 km

Lipjan – Prizren 57.2 km

Lipjan – Gjakovë 96 km

Lipjan – Pejë 87.1 km

Lipjan – Podujevë 46 km

Lipjan – Ferizaj 25 km

Lipjan – Gjilan 50 km

Lipjan - Aeroporti i Prishtines 15 km ( vijë ajrore 6 km)

Page 7: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

6

Territori i komunës së Lipjanit shtrihet në mes të gjerësisë gjeografike veriore 42o 44‟-

42o-52‟ dhe të gjerësisë lindore prej 18o30‟-18o45‟. Ka mundësi të volitshme të

shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenëse aeroporti

gjendet në territorin e komunës dhe është nga qendra vetëm 15 km largësi. Kjo

pozitë e territorit të komunës, si dhe e vetë qytetit Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të

përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Përmes territorit të komunës

së Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin

në tërësi.

Relievi

Relievi i territorit të komunës së Lipjanit pjesa më e madhe e sipërfaqeve janë

rrafshina me 44.53 %, nga ana jug-perëndimore 10.98 %,të lindjes 4.03 %, pjesa veriore

si më negative është kryesisht në terrenet e larta rreth 5.78 %,verilindore 7.96% dhe

veri-perëndimore 6.71%.Territori i komunës së Lipjanit gjendet në lartësinë

mbidetare mbi 500m ose 43.0 % të sipërfaqeve(bruto) gjinden në pjesën e rrafshët

do të thotë gjer në 600 m të lartësisë mbidetare të cilat janë edhe më të

përshtatshme për prodhimtarinë bimore. Kështu që në kuadër të këtyre

sipërfaqeve gjendet numri më i madh I vendbanimeve, rrugëve, objekteve

ekonomike dhe objekteve të tjera si dhe lumenjve me degët e tyre të cilat

përfshijnë rreth 6 % të territorit të përgjithshëm të Komunës.Në aspektin topografik

të përthyeshmërisë së terrenit pjesa qendrore dhe kryesisht pjesa fushore

katopografi të but, ku ekuidistanca me dy izohypseve 10m është disa qinda metra,

ndërsa pjesët lindore dhe perendimore të komunës karakterizohet me përthyeshmëri

të madhe të terrenit të përbër nga disa qindra rrjedhe ujore kryesisht të

përkohshme.

Page 8: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

7

Ndertimi Gjeologjik

Morfologjinë e relievit të hapsirës së Lipjanit si dhe e kosovës e kan përcaktuar

fuqit e brendshme dhe të jashtme gjatë një kohe të gjatë gjeologjik.Krijimi i hapsires

së Lipjanit nuk mund të shikohet si hapsir e ndarë nga ajë i Kosovës.Territori i

Kosoves i takon sistemit orogjenik të Tetisit i rrudhosur në depozitimet e formuara

gjatë mesozoikut dhe pjesërisht kenozoikut.Ndertimi gjeologjik i Lipjanit përbëhet

kryesisht prej shkëmbinjve metamorfik si mermerve,kuarciteve,duniteve,gëlqerorve

marrin pjesë edhe formacionet e reja si depozitimet ranore dhe rëra argjilore e

rrafshinave aluviale të lumit Sitnica dhe degëve të saj. Në të dy anët e lumit Sitnica

mbi rrafshinat aluviale janë të përhapura sendimentet liqenore të pliocenit. Ato

janë të përfaqësuar me argjila ranore dhe mergele. Si një rezultat i një ndertimi

gjeologjik të llojllojshëm kemi një larmi të mineraleve të metaleve: rezervat e xehes

së Nikelit, pjesërisht Hekurit, Kromit, Kobaltit etj, pastaj kemi rezervat e lëndëve të

para jometalore, rezervat e magnezitit, duniteve, materialeve të ndërtimit

gëlqerorëve , rërave kuarcore, rërave dhe zhavorreve.etj.

Tabela në vijim paraqet profilin e përgjithshëm gjeologjik të Lipjanit.

Thellësi

a në

Materiali

0 ÷

1 -Shtresa e epërme e tokës / Humus

1 ÷

4 Dheu i përzier me rërë dhe zhavor

4 ÷

10 -Zhavori dhe argjila të përziera me guralecë nga gurët gëlqerorë të

thyer e poashtu rërë e kokërrzuar / zhavor

10÷15 -Shtresa qe janë të përfaqësuar me argjila ranore dhe mergele.

Page 9: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

8

Ekonomia:

Lipjani ka një pozitë shumë të përshtatshme në të gjitha aspektet. Komuna e

Lipjanit ka një pozit atraktive për zhvillimin e aktiviteteve të branshave të ndryshme

.Lipjani pra si paralagje e Prishtinës ,me një infrastruktur të mir rrugore , ku e pershkojnë

dy magjistralet kryesore ,nyja e randsishme hekurudhore dhe aeroporti

nderkombëtar ,krijojn një baz të mir per zhvillimin e aktiviteteve qoft prodhuese

.trgtare sherbyese dhe idustris perpunuese si dhe me fushen e gjer dhe mjaft pjellore,

mund të quhet lirisht si hambar i Kosovës, sector tjeter I randsishëm është edhe

turizmi ktu duhet cekur Shpellen e Mermert në Gadime , ujin termal në Bajic

Parkun Blinaja dhe Qyteze e vjetër të Janjevës që me pak investime kishin për të qen

atraksione shum të randsishme për Lipjanin. Në komunen e Lipjanit veprimtarit

kryesore sipas bizneseve që operojn jan tregtia , transporti, prodhimi, ndertimtaria

,hoteleria dhe të tjera. Për shkak të rrethgjirimit të shpejt të kapitalit shumica e

bizneseve jan të orjentuara në tregti që shprehur në përqindje kap vleren

47.8%,transporti me 17.6% prodhimi 8.7% ndertimtaria 8.5% hoteleria me 7.0% të tjera

me 10.4%.Meq komuna e Lipjanit posedon në pronsi të veten 2080 h. tok kjo

imundson komunës investime të perbashkëta me partneritetin publiko-privat, në

vazhden e kësaj komuna ka të krijuar dhe planifikuar një zone idustriale në verilindje

të Lipjanit si është në përgaditje të dokumentacionit për shpalljen edhe të një

zone tjeter industriale në veri perendim të qytetit të Lipjanit ekskluzivisht në pronen

komunale, ku do të vinte në shprehje investimi publiko privat. Punsimi, në strukturat

udhëheqëse të komunës së Lipjanit zë vend meritor ,rëndësi e veqant do t‟i

kushtohet në strategjin zhvillimore punësimit këtë e mbështesim në resurse

bujqësore që me investime të vogla do të apsorbonin numer të madh të puntorëve

,mundsi tjetër e punësimit tek kjo lami është edhe blektoria dhe pemtaria qe mund

të zhvilloheshin intenzivisht ne te dy krahet e komunës son që rrethojnë fushen e

gjër të Lipjanit. Sektor tjeter irandësishëm për komunën e Lipjanit është edhe industria

nxjerrëse dhe perpunuese siq jan Miniera e Magures e pasur me Magnezit shum

kualitativ, Nikeli ,miniera e thëngjillit në Babush dhe industria e perpunimit të

metaleve të ngjyrosura në Janjev. Në ket sector kemi ngecje per shkak të

politikave jo të mira nga niveli qendror. Me të lartëcekurat Lipjani ka një

perspektiv të mir zhvillimore , interesimi I vazhdueshëm I ivestitorëve të huaj

(ndertimi I fabrikës së tullave silikat , kolexhi Mehmet Akif) si dhe shum investitor tjer

sidomos interesimi I tyre por edhe I investitorëve vendor per zonat industriale jep

shpres të mir se Lipjani së shpejti do të ket nje zhvillim të hovshem dhe të

qëndrueshem ekonomik.

Page 10: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

9

Lokacioni Ekzistues

Lokacioni ku është paraparë të bëhet ndërtimi dhe funksionimi kontinual i

objektit dhe të infrastrukturës percjellëse për objektin e Zyreve të punes për

ASHNA-në është në kuader të Zones Ekonomike të Aeroportit Nderkombëtar të

Prishtinës – ANP-së.

Saktesisht pozita e Objektit percjelles është mbrenda rrethojes se parcelles ku

ndodhet objekti ekzistues ku po i njejt përdoret për qellime administrative.

Situacioni ekzistues ortofoto

Page 11: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

10

Ngastrat Kadastrale

Objekti percjelles per zyret e punes parashihet te ndertohet ne kuader te Objekteve

ekzistuese si objekt percjelles. Perfshir Objektin i cili do ndertohet dhe Objektin

ekzistues shtrihen në ngastrat (parcelat) me nr kadasral te parcelave

89-3 dhe 89-4.

Në skicen e me poshtme shihet pozita dhe shtrira e objekteve

ekzistuese ne ngastrat Kadastrale.

Paraqitja e Ngastrave Kadastrale

Page 12: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

11

Mikrolokacioni

Parcela është paraparë ndertimi i Objektit përcjelles për zyret e punes se ASHNA

(Agjensioni i Sherbimit të Navigimit Ajror), në Zonen Kadastrale: Vrellë e

Goleshit…

Me nr. Kadastal të parcelelave 89-3 dhe 89-4.

Ne distancë prej 50 m nga objekti janë paraqitur në situacion të gjitha objektet

eksistuese.(me ngjyre të verdh diametri prej 50 m), (me vijë të vjollcë rrethoja e

parceles mbrenda te cilit ndodhet objekti percjelles) dhe (me vijë të kuqe janë

të paraqitura vijat e parcelave 89-3 & 89-4.

Mrenda ketij diametri jane dy objektet ekzistuese te cilat shfrytezohen nga

Administrata e ASHNA-se.

Objekti qe do te ndertohet prej 513 m2 do të jete objekt percjelles poashtu pronë

e ASHNA-se ...

Page 13: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

12

Situacioni i Planifikuar

Situacioni i planifikuar

Legjenda

Page 14: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

13

Lokacioni perkatesisht Parcela shtrihet pergjat rruges se asfaltuar e cila gjindet

perbrenda zones administrative te Aeroportit. Ne kuader të parcelës janë të

ndertuara edhe dy objekte të tjera të cilat janë në sherbim te Administrates se

Aeroportit përkatesisht te ASHNA - (Agjensioni i Sherbimit të Navigimit Ajror), keto

objekte shtrihen në kuadër të dy parcelave konkretisht 89-3 dhe asaj 89-4 ku është

bërë me bashkim të parcelave për shkak të Rolit, Rëndesis, Qëllimit dhe Funksionit të

këtyre Objekteve.

Pozita e objekteve ne kuader te lokacionit .

Page 15: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

14

Korniza Ligjore dhe Standardet

Në këndvështrim të mungesës së standardeve të Kosovës për planin për realizim të

strukturës urbo-arkitektonike, në mesin e të tjerave, janë aplikuar Standarded

Evropiane apo ato të harmonizuara te EU-së dhe Rekomandimet e Planit si në vijim.

Hierarkia e Standardeve që duhet të referohet kur të formulohen specifikacionet

teknike:

1. Një standard Kosovar që implementon një standard Evropian,

2. Një standard Europian,

3. Një aprovim teknik Europian,

4. Një specifikim teknik i përbashkët,

5. Një standard ndërkombëtar dhe/ose sistem tjeter i references

teknike i krijuar nga organet Evropiane të standardizimit.

Re (1): Agjencia Kosovare e Standardizimit është duke zbatuar standardet Evropiane.

Re (2): Standardet Evropiane janë të aprovuara nga Komiteti Evropian për

Standardizim (CEN), dhe Komiteti Evropian për Standardizim Elektroteknik

(CENELEC).

Re(3): Aprovimet teknike Evropiane (sektori i ndërtimit) lëshohen nga organet

aprovuese të Shteteve Anëtare te BE-së në baza të “kërkesave esenciale” të perbashkta.

Re (4): Një specifikacion i përbashkët teknik nënkupton një specifikacion teknik i krijuar

ne baze të një procedure të BE-së.

Re (5): Standardet ndërkombëtare janë si: ISO, apo ndonjë referencë tjeter e krijuar nga

organet e Evropës.

Direktivat Kosovare Relavante

- Ligji mbi Mbrojtjen e Ambientit (Ligji No. 03/L-25)

- Ligji mbi Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor (Ligji No. 03/L-214)

- Ligji mbi Ofruesit e Shërbimeve te Ujit, Ujërave të Zeza dhe Mbeturinave (Ligji No.

03/L-086)

- Ligji mbi Shëndetin Publik (Ligji No. 02/L-78)

- Ligji mbi Planifikimin Hapësinor (Ligji No. 2003/14)

- Ligji mbi Ndërtimin (Ligji No. 04/L-110)

- Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e procedurave për

dorëzim dhe shqyrtim të aplikacioneve per kushte të

ndërtimit dhe leje të ndërtimit (No. 16/2014)

- Ligji mbi Inspektorin Sanitar të Kosovës (Ligji No. 2003/22)

Page 16: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

15

RAPORTI TEKNIK

NDËRTESA: OBJEKTI I ZYREVE TE PUNES TË ASHNA-se

1.PËRGADITJA E PUNISHTES

Para fillimit të punëve ndërtimore, punishtja duhet të rrethohet ndërsa shenjëzimi

përkatës duhet të vendoset në të gjitha pikat e nevojshme, sipas praktikave më të

mira dhe ligjit ekzistues (Ligji I Ndërtimit), duke siguruar mundësinë për qasje dytësore

në lokacion.

Punishtja duhet të organizohet duke u bazuar në format standarde të organizimit,

në lidhje me:

Pajisjet që do të shfrytëzohen gjatë punëve ndërtimore

Afatin kohor të punëve ndërtimore

Sigurinë dhe qështjet e mbrojtjes së shëndetit public

Kontraktuesi duhet të mundësojë qasje sekondare për makinat qe do të

shfrytëzohen gjatë procesit të ndertimit, duke përfshirë qasjen për zjarrfikës, në dy

pika – hyrje dhe dalje, si dhe lidhjen me sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit, sipas

ligjeve ekzistuese.

2. PUNËT E DHEUT

Punët e dheut do të zhvillohen sipas normave për kategoritë III dhe IV të dheut, me

lagështi normale. Gërmimi me dorë do të bëhet at ku gërmimi me makinë mund të

shkaktojë defekte dhe rrëshqitje, apo të dëmtojë vijat e ngastrës. Gjatë gërmimit,

kujdes I posaqëm duhet t‟i kushtohet vijave infrastrukturore . Me qëllim të sigurimit të

punëtoreve gjatë punimeve, punët e dheut do të shenjëzohen, mbrohen dhe

ndriqohen në mënyre adekuate.

Përkundër formës dhe vëllimit të themeleve, sipas thellësisë së nevojshme, duhet të

ndërmerren masat stabilizuese duke u bazuar në raportin gjeomekanik, që është

pjesë e dokumentacionit të projektit të ndërtimit. Shtresa stabilizuese është në

kuotën -4.09m (-5.24m – kuota te puseta e ashensorit). Stabilizimi do të bëhet

përmes zhavorrit të ngjeshur në qdo 30cm, Ms=800kg/m², ndërsa instalohet

drenazhimi nën themel.

Vërejtje: Gjatë punëve të gërmimit, inxhinieri i autorizuar i dherave duhet ta

vëzhgojë procesin në mënyrë qe të parandalohet qfarëdo dëmi apo rrezikimi i

personelit punues.

Page 17: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

16

3. PUNËT E ARMIMIT DHE BETONIMIT

Qimentoja: Portland qimentoja PC 500 do të shfrytëzohet për prodhimin e betonit.

Depozitimi i qimentos do të bëhet 30cm mbi tokë dhe do të jetë vazhdimisht I

mbuluar.

Zhavorri: Zhavorri dhe zalli për beton, do të jenë nga gurthyesit, të pastër dhe pa

përbërës organik. Për qdo sasi të shfrtytëzuar të zhavorrit dhe zallit kontraktori do ti

dorëzoje mbikqyrësit një raport me diagramet e kushteve të zhavorrit.

Shtesat për izolim ndaj lagështisë: Betoni që do të shtrytëzohet për pllakën dhe

muret e bodrumit, do të përmbajë shtesën “Sikacrete P” (SIKA apo produkte tjera

me veqori dhe efektshmëri të njejtë apo më të mirë).

Përzierja dhe arritja e kompaktësisë së betonit: Betoni duhet ti përmbushë kërkesat e

specifikuara në projektin e konstruksionit – klasa C-30 (MB-30). Kompaktësia duhet të

arrihet përmes vibrimit, duke shmangur segregimin, me frekuenca prej 7000-10000

cikle për minutë.

Pahitë për formësimin e betonit: Mund të jenë nga druri apo metali, apo nga cilido

material tjetër me të njëjtat veqori. Vendosja dhe largimi I pahive duhet të behet

sipas rregullave për punët e betonit. Pahitë duhet ti përmbushin kërkesat për

stabilitet gjatë punëve të betonimit. Kujdes I posaqëm duhet ti kushtohet pastrimit

nëse ato shfrytëzohen përsëri, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi I elementeve

konstruktive të betonit.

Vërejtje: Kërkesat specifike në lidhje me punët e betonit do të vërtetohen dhe

miratohen nga mbikëqyrësi I ndërtimit.

Derdhja /Vendosja e betonit: Betoni do të vendoset më së largu 30 minuta pas

prodhimit të tij apo 30 minuta pasi kamioni është ngarkuar në fabrikën e procesit të

betonimit.

Cilësia e armimit duhet të jetë klasa S 500 për shufra dhe Q 500 – 600 për rrjeta të

armimit.

Vërejtje: Shufrat dhe rrjetat e armimit duhet të jenë të atestuara në laboratorin e

materialeve ndërtimore në FNAP, ndërsa shpenzimet I mbulon kontraktori.

Në përgjithësi, sipërfaqet e betonit duhet të punohen ashtu që të duken në rregull.

Elementet e betonit që duken në enterier – shtyllat dhe muret, duhet të punohen

me beton natyral dhe nuk do të suvatohen. Elementet e përfunduara prodhimit të

betonit.

Temperatura: Betoni I përgatitur duhet të mbrohet nga dielli dhe era. Në

temperatura më të larta se 32°C, zhavorri dhe rëra duhet të mbulohen dhe

freskohen me ujë. Punët e betonimit nuk duhet të zhvillohen nëse temperature arrin

45°C nën hije.

Kërkesat gjatë armimit: Armimi duhet të bëhet sipas detajeve të dhëna në project.

Gjatë montimit, duhet të ndërmerren masat e domosdoshme me qëllim të

parandalimit të deformimeve të elementeve konstruktive dhe

konstruktive të betonit do të mbrohen gjatë tërë procesit të ndërtimit. Mbikëqyrësi I

ndertimit do të vendosë se cilat metoda të mbrojtjes do të aplikohen.

Page 18: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

17

4. PUNËT E MURATIMIT

Hidroizolimi nën mure do të bëhet para fillimit të punëve të muratimit. Mbishtresimi

prej 30cm është I nevojshëm për hidroizolimin e pllakës së bodrumit. Hidroizolimi do

të punohet me një shtresë bazë, dy shtresa bitumeni dhe një shtresë membranash

bitumen (p.sh Kondor 4). Muratimi I mureve të jashtme do të bëhet me blloqe të

zgavruara argjile (“gitter”) ndersa muret e brendshme do te punohen me blloqe

siporex sipas rregullave ekzistuese. Kontrollimi I linearitetit dhe këndeve do të bëhet

para vendosjes së tullave dhe blloqeve të argjilës dhe atyre siporex.

Për lartësinë e muratimit, referencë do të jetë kuota e pllakës. Hapjet për dyer dhe

dritare janë sqaruar në skemat dhe specifikimet e zdrukthëtarisë. Pasi që dyert

montohen në mënyrë të thatë, qdo pozicion duhet të jetë më I lartë për trashësinë

e dyshemesë dhe më I gjerë varësisht nga korniza e derës. Mbi dyer do të punohet

mbitrau I betonit I armuar me shufra 4Ø R12, Ø6/10cm.

5. PUNËT E SUVATIMIT

Suvatimi I mureve do të bëhet vetëm në brendi të ndërtesës, me llaq gjipse MP 75

(Knauf) ose të ngjashëm. Të gjitha këndet do të mbrohen me profile këndore si dhe

do te finalizohen të lëmuara me qëllim të parandalimit të lëndimeve. Kontraktori, në

bashkëpunim me hartuesin e projektit dhe mbikëqyrësit e ndërtimit, do të vendosë

për metodën e përmbushjes së kësaj kërkese.

6. PUNËT E HIDROIZOLIMEVE

Hidroizolimi do të punohet sipas specifikimeve të prodhuesit. Hidroizolimi me shtresa

bitumeni dhe membrana bitumeni aplikohen në muret dhe dyshemenë e bodrumit.

Materiali duhet të jetë I qëndrueshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe

goditjeve mekanike gjatë punimeve. Sipërfaqet duhet të jenë të thata dhe të

pastra. Shtresa primare duhet të shtrohet në sipërfaqe para shtrimit të shtresave të

asfaltit. Hidroizolimi I bodrumit duhet të përbëhet nga tri shtresa dhe membrana

asfalti.

Hidroizolimi I tualeteve do të punohet me lyerje të ftohtë. Përgatitja e sipërfaqes

bazë është e njëjtë si të hidroizolimi me shtresa të nxehta. Do të shtrohen dy shtresa,

të ndara me rrjetë elastike.

Page 19: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

18

7. PUNËT E IZOLIMEVE TERMIKE

Izolimi termik dallon në varësi të pozitës. Materialet e aplikuara janë pllaka polisteroli

te presuara – Styrofoam ose ngjashëm dhe lesh guri.

STUKO FASADA – Pllaka izoluese të presuara polisteroli (Styrofoam) me trashësi 10cm,

përdoren nën stuko fasadë. Vlera e perqueshmerise termike λ˳=0.034 W/mk, vlera

transmetimit termik jo me e madhe se U=0.30 W/m²K.

KONSTRUKSIONI MESKATËSH – Përdoren pllaka të forta zë izoluese polisteroli të

presuara 2x2cm.

KONZOLLAT – Përdoren pllaka izoluese të presuara polisteroli (Styrofoam) 18cm.

Vlera e përqueshmerisë termike λ˳=0.034 W/mK, vlera e transmetimit termik jo më e

madhe se u=0.30 W/m²K.

9. PUNËT E DYERVE DHE DRITAREVE

Specifikimi I dyerve dhe dritareve është dhënë në detaje të vizatuara veqmas.

Dritaret me hapje të dyfishtë – me hapje horizontale dhe me kiper, do të punohen

me profile alumini trashësia 76.5mm dhe ngjyra RAL 7001. Dritaret do të kenë xham

të dyfishtë 4-16-4, të mbushur me argon 90%. Vlera e izolimit termik Ud=1.0 W/m²K.

Faktori solar g-50%. Faktori I rrjedhjes se ajrit L – 0.10 m³/m²/h. Aty ku ekziston rreziku I

lëndimit nga thyerja e xhamit, propozohet që xhami të jetë I laminuar me dy shtresa

xhami 3mm dhe folia në mes.

Specifikimet e detajuara të dyerve sipas standardeve DIN janë dhënë në detaje të

vizatuara veqmas. Dyert punohet me pllaka të perforuar të drurit të m‟veshur me

llamarinë qeliku të dyfishtë trashësie 40mm të profiluar në të tri anët. Pllaka e drurit

mbështillet me llamarinë qeliku 0.6mm e ngjitur për pllakë në tërë siperfaqen, RAL

9016. Derë me mbindriqim me qelq 4-16-4mm. Dryni standard I pajisur me cilindër

DIN 18250. Sharniera standarde 2 pjesëshe qeliku. Vlera e izolimit termik Ud=2.1

W/m²K. Vlerra e izolimit akustik 30 dB.

Në objekt janë paraparë edhe dyer zjarrduruese (90min – qendrueshmëri) të cilat

janë evidentuar me simbolin El2 90-C. Dyert janë të mveshur me llamarinë qeliku të

dyfishtë të trashësisë 2mm e mbushur me lesh mineral me trashësinë totale 60mm.

Korniza e derës duhet të jetë e punuar me profile qeliku e perforcuar në mur në tri

anë. Sherniera të forta qeliku. Dryni standard I pajisur me cilinder DIN 18250. Dera e

ngjyrosur me pluhur të pjekur epoxy poliester dhe e finalizuar me shtresë mbrojëse

ndaj demtimeve me ngjyrë NCS 4020-B50g dhe korniza me ngjyrë NCS 5020-B50G.

Dera të pajiset me dritare zjarrëduruese 300x400mm. Dera evakuese të pajiset me

mekanizëm të mbylljes ndaj zjarrit dhe me dorez paniku.

Në pjesën e zyreve ndarja e hapësirave administrative do të punohet me qelq dhe

me profile të aluminit 10cm. Qelqi termopan 4-16-4mm i mbushur me argon.

Page 20: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

19

Dera e plotë e punuar nga pllaka e perforuar e drurit e m‟veshur me llamarinë

qeliku të dyfishtë trashësie 400mm. Pllaka e drurit mbështillet me llamrinë qeliku

0.6mm e ngjitur për pllakë në tërë sipërfaqen, RAL 7001. Dryni standard i pajisur me

cilindër DIN 18250. Sherniera standarde 2 pjesëshe qeliku. Vlera izolimit terrmik

Ud=2.1 W/m²K. Vlera e izolimit akustik 30dB.

Të gjitha dimensionet e dyerve dritareve para porositjes perfundimtare duhet të

sigurohen edhe njëherë në ndertesë pas përfundimit të muratimit.

10. FASADA E ALUMINIT

Fasada e aluminit gjysëmstrukturale që do të përdoret në hapësiren e hollit hyrës,

hyrjes së stafit, dhe të shkallëve. Elementet konstruktive të fasadës dhe profilet e

xhamit punohen me profile alumin.

Enterier – profil alumini RAL 7001

Eksterieri – m‟veshja e aluminit me RAL 7001

Dritare dhe dyer funksionale të përfshira në fasadë

Sistemi I propozuar është „ALUMIL façade‟ apo ndonjë sistem tjtër I ngjashëm.

Detajet e fasadave janë të përgjithshme.

Sipërfaqet e xhamit punohen me xham të dyfishtë sigurie.

33.1 xham sigurie stratobel

Shtresë argon 905 16mm

33.1 xham sigurie stratobel

11. PUNËT E STUKO FASADËS – ROFFIX ose ngjashëm

Sistemi I jashtëm termoizolues kompozit me stuko fasadë do të aplikohet në fasadë.

Për izolim termik do të përdoret pllaka polisteroli (Styrofoam) me trashësi 10cm, I

ngjitur në mur dhe I përforcuar me bulona teleskopik. Shtresa përfundimtare e

fasadës do të jetë m‟veshje silikat-silikonike me ngjyrë të bardhë, rezistente ndaj

lagështisë. Sistemi ROFIX ose I ngjashëm përfshinë:

Ngjitës ROFIX Unistar LIGHT për ngjitjen e pllakave të polisterolit

Pllaka polisteroli me trashësi 10cm

Bulona teleskopik ROFIX NDT-8Z (MEDIUM)

Rrjetë përforcuese ROFIX P50

Shtresa bazike ROFIX Grund UNI

Shtresa finale strukturore ROFIX SiSi-mortar VITAL

Në kënde duhet të shfrytëzohen profile këndore rrjetë. Për ta përfunduar fasadën

në mënyrë të sigurt, profile përkatëse alumini “L” 100x100mm, duhet të vendosen në

pjesën e poshtme dhe të sipërme.

Page 21: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

20

12. DYSHEMETË NGA LINOLEUMI

Dyshemeja nga linoleumi duhet të shtrohet në shtresë nivelizimi nga qimentoja të

përgatitur së paku 4 javë më herët. Rolot e linoleumit akustik t=4mm me nënshtresë

jute, kapen me nxehtësi më së largu 48 orë pas ngjitjes, lugëzohen me formësues

“U” max. 3.5mm, thellësi 2 mm në 450°C. I formësoni pjesët e bashkuara me dy

veprime të njëpasnjëshme. Lidhjet me dyshemenë e epoksidit do të bëhen duke

shfrytëzuar profile jokorroduese “T” 20x10mm, të futura në shtresën bazë të

qimentos.

Shkallet kryesore do të m‟veshen po ashtu me linoleum mbi shtresen nivelizuese.

Perpunimi I kendeve do të bëhet me këndore alumini.

13. DYSHEMETË E EPOKSIDIT - SIKAFLOOR® QUARTZITE 1100 OSE NGJASHËM

Përgatitja:

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e fortë dhe e thatë. Largoni pluhurin, mbetjet,

yndyrat, përzirjet për konsolidim, impregnimet që pengojnë lidhjen, masat dyllore

dhe qfarëdo ndotësi tjetër. Të gjitha pjesët e dala, pjesët e vrazhda etj, duhet të

hiqen në menyrë që të arrihet një sipërfaqe e rrafshët para përdorimit.

Betoni – duhet të pastrohet dhe të përgatitet si një sipërfaqe cilësore, e pastër dhe

e lirë, me presion (shot-blast) apo me ndonjë mjet të ngjashëm mekanik (CSP-3

sipas udhëzuesve ICRI). Pastroni apo largoni qdo mbeturinë dhe pluhur me makinë

thithëse me ujë/të thatë. Largimi I mbetjeve të pluhurit ndihmon në sigurimin e

lidhjes së fortë në mes shtresës primare dhe shtresës bazë. Sa herë që shfrytëzohet

vendosja përmes presionit, keni kujdes që betoni të mbetet në teksturë të

njëtrajtshme. Teprimi I aplikimit të presionit do të rezultojë me një ulje të shkallës së

mbulueshmërisë së shtresës primare dhe/ose shtresave të sipërme pasuese. Po ashtu

mund të ndodhë që paterna e fituar pas vendosjes me presion, të duket edhe

përmes shtresës finale. Kjo është e njohur si “gjurmë” (tracking”). Fuqia e

kompresionit të shtresës bazë nga betoni duhet të jetë së paku 3500psi (24 MPa)

pas 28 ditësh dhe së paku 250psi (1.7 MPa) në tension gjatë aplikimit të Sikafloor 107.

Page 22: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

21

14. DYSHEMET NGA TERACO

Dyshemeja do të punohet me pllaka të parafabrikuara të teracos me trashësi

30mm të ngjitura me ngjitës mbi shtresen e estrihut.

Përgatitja:

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e fortë dhe e thatë. Largoni pluhurin, mbetjet,

yndyrat, përzirjet për konsolidim, impregnimet që pengojnë lidhjen, masat dyllore

dhe qfarëdo mdotësi tjetër. Të gjitha pjesët e dala, Pjesët e vrazhda etj, duhet të

hiqen në mënyrë që të arrihet një sipërfaqe e rrafshët para përdorimit.

Betoni – duhet të pastrohet dhe të përgatitet si një sipërfaqe cilësore, e pastër dhe

e lirë, me presion (shot-blast) apo me ndonjë mjet të ngjashëm mekanik (CSP-3

sipas udhëzuesve ICRI). Pastroni apo largoni qdo mbeturinë dhe pluhur me makinë

thithëse me ujë/të thatë. Largimi I mbetjeve të pluhurit ndihmon në sigurimin e

lidhjes së fortë në mes shtresës primare dhe shtresës bazë.

15. PUNËT E QERAMIKËS

Pllakat qeramike në mure duhet të vendosen sipas standardeve. Pllakat e

qeramikës duhet ti përmbushin të gjitha kërkesat për shfytezuesin e ndërtesës.

Pllakat duhet të ngjiten me fuga me trashësi 3mm, të mbushura me mbushje të

hirtë. Dimensionit e pllakave 20x20cm ndersa ngjyrat do të zgjedhen nga

projektuesi.

Pllakat e porcelanit në dysheme do të aplikohen në tualete, ndërsa duhet ti

plotësojnë të gjitha kërkesat kundër rrëshqitjes dhe të jenë të qëndrueshme ndaj

aciditetit. Dimensionet e pllakave 30x30cm me ngjyrë të hirtë mat.

16. PUNËT E PLLAKAVE ME GRANITIT ARTIFICIAL

Në pjesën e jashtme te hyrja kryesore dhe atë administrative si dhe sipërfaqet e

rampave për persona me nevoja të veqanta do të aplikohet dyshemeja me pllaka

të vrazhda granitit artificial. Pllakat do të vendosën në bazë te estrihut, të ngjitura

me llaq qimentoje për kushte të jashtme, ndërsa fugat do të mbushen me mbushje

përkatëse për kushte të jashtme. Pllakat do te kenë trashesinë 12mm dhe duhet te

plotesojnë të gjitha kërkesat kundër rrëshqitjes dhe të jenë të qëndrueshme ndaj

aciditetit.

Shkallet e jashtme – shkelset do të m‟veshen po ashtu me pllaka të granitit aftificial

me trashësi 12mm ndersa balloret me pllaka graniti artificial me trashësi 20mm.

Këndet duhet të jenë të perpunuara. Mbi shkallë e jashtme do të vendosën

këndoret – shiritat metalike të aluminit që sherbejnë si sinjalizim për personat me

aftësi të kufizuar te të pamurit.

Page 23: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

22

17. PUNËT E PLAFONIT DHE DEKORIMIT

Pllakat akustike me fibra minerale (p.sh Armstrong) për plafonë do të montohen

sipas specifikimeve dhe standardeve të prodhuesit në konstruksionin mbajtës me

dimensione 60x60cm.

Në pjesët e jashtme, siq është hyrja kryesore si dhe pjesa e perfundimit të fasadës së

qelqit me pllaken, plafoni do të punohet me Knauf Aquapanels ose ngjashëm, sipas

specifikimeve të prodhuesit.

Plafoni te sanitaret do të punohet me shirita alumini të perforuar të cilat do të

montohen sipas specifikimeve dhe standardeve të prodhuesit në konstruksionin

mbajtës nga qeliku I galvanizuar.

Të gjitha punët e kërkuara në plafon duhet të trajtohen duke përshtatur montimin

me punët në plafon. Mbikëqurësit e ndërtimit duhet ti marrin të gjitha përgjegjësitë

për harmonizimin e instalimit të pajisjeve dhe infrastrukturës me plafonin e finalizuar.

Dekorimi I mureve dhe plafonëve duhet të kryhet duke shfrytëzuar ngjyra dispersive

në tri lyerje – shtresën primare dhe dy shtresa përfundimtare në tone dhe/ose ngjyra

të definuara nga projektuesi.

18. PAJISJET E SANITAREVE

Hapësirat e tualeteve do të ndahen me kabina të punuara nga panele të

parafabrikuara të montuara në dysheme me laminat kompakt me trashësi 20mm

dhe me baze të zezë fenoli të qendrueshëm ndaj lageshtisë. Përshkrimet e

detajuara jepen në faqet e dizajnit dhe specifikimit të zdrukthëtarisë.

Pajisjet e sanitareve do të jenë nga programi “Jika” apo ngjashëm. Rekomandojnë

shrytëzimin e pajisjeve cilësore dhe të qëndrueshme si “Grohe” ose të ngjajshme

dhe WC guaca me sistem “Geberit” të fshehur në muret e tualetit.

19. INSTALIMET E NDRIQIMIT, NDËRPRERËSIT DHE PRIZAT

Insralimet e ndriqimit janë thelbësore për leximin dhe duhet të instalohen tërësisht

sipas projektit dhe speifikimeve për furnizim me rrymë. Instalimet e ndriqimit,

ndërprerësit dhe prizat duhet të jenë të cilësisë të vërtetuar, të qëndrueshme ndaj

dëmtimeve fizike, si dhe vizualisht të pranueshme. Insttalimet e ndriqimit,

ndërprerësit dhe prizat që nuk janë të qertifikuara sipas ISO standardeve dhe/ose

nuk kanë qertifikatë të prodhuesit, nuk do të pranohen.

Page 24: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

23

20. INSTALIMI I ASHENSORIT

Në ndërtesë do të instalohet një ashensor me dy stacione - përdhesë dhe kati I, i

dedikuar në rradhë të parë për asistim personave me nevoja të veqanta.

Dimensionet e kabinës së ashensorit do të jenë 2.200mm x 2.100mm, kurse dera

duhet të jetë me hapje 900mm. Kabina do ti ketë të gjitha pajisjet e nevojshme për

asistencë personave me nevoja të veqanta të përcaktuara me standardin ISO/FDIS

21542:2011(E) – Building construction-Accessibility and usability of the built

environment.

Ashensori është paraparë të realizohet konform:

Ligjit Nr. 04/L-039 “Për kërkesat teknike për produkte dhe vleresim të konformitetit”.

Ligjit Nr. 04/L-110 “Ligjit të Ndërtimit”.

Rregullore Nr. 09/2012 “Për ashensorët dhe komponentët e tyre të sigurisë

Direktivave Evropiane: 95/16 EC

Standardit Evropian: EN 81.1 dhe 2 “Rregulla të sigurisë për ndërtimin dhe instalimin e

ashensorëve - Pjesa 1. Ashensorët elektrik.

Page 25: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

24

21. PUNËT E PEISAZHIT

A. PËRGADITJA E TERRENIT

1. NIVELIMI DHE PËRGADITJA E DHEUT

Punët e dheut dhe vendosja e shtresës së punueshme: Do të përfshijnë

gërmimin dhe mbushjen për sistemin e ujitjes dhe përgaditjen për

shpërndarjen, ngjeshjen, kultivimin dhe punimin e shtresës së punueshme,

duke përfshirë edhe plehërimin dhe kondicionimin.

Përgatitja paraprake: Shkrifëroni dheun ekzistues në thellësi deri 15cm, para

mbushjes me shtresë të punueshme. Gjatë punimit paraprak, largoni gurët

më të mëdhenjë se 20mm.

2. PËRGADITJA DHE KONDICIONIMI I SHTRESËS PUNUESE

Lloji dhe trashësia: Shtresa punuese duhet të ketë thellësi prej së paku 15cm

mbi shtresën e poshtme apo siq është dhënë në vizatime – ajo që është më e

madhe.

Para shtruarjes së shtresës punuese, shtresa bazë duhet të pastrohet nga I tërë

bari I keq, gurët prej 20mm apo më të mëdhenj, si dhe tërë materialin tjetër të

huaj deri në thellësi prej 15cm.

Shtresa punuese nuk duhet të përpunohet kur është aq e lagët ose e thatë sa

të ngjeshët së tepërmi apo të krijohen re të dendura pluhuri.

Dheu ekzistues mund të përdoret si shtresë e sipërme punuese vetëm nëse I

përmbushë kërkesat sipas pikës 2.01.A të këtij specifikimi.

3. PLEHËRIMI DHE KONDICIONIMI

Përgatitni sipërfaqet për mbjellje deri në nivelimin përfundimtar, duke përfshirë

grumbujt e dheut, para shpërndarjes së plehut përkatës apo materialeve

për kndicionimin e dheut.

Shpërndani në mënyrë mekanike sasinë vijuese të plehut të plehut apo

materialeve për kondicionimin e dheut, në shkallë të njëtrajtshme për qdo

100 m² të sipërfaqes që mbjellët:

2.5 m³ kompost druri të pasuruar me nitrogjen

1.5 m³ pleh organik

45 kg gjips

15 kg pleh komercial

Pas shpërndarjes së plehut dhe materialeve për kondicionimin e dheut,

kultivoni materialet njëtrajtshëm në 15 centimetrat e sipërm me pajisje

adekuate në së paku dy drejtime në kënd përafërsisht të drejtë. Vazhdoni

deri sa të shkriftohet.

Page 26: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

25

4. NIVELIMI PËRFUNDIMTAR

Duhet të arrihet nivelimi përfundimtar I cili është I butë, I njëtrajtshëm, pa

ndryshime të mëdha të nivelimit dhe pa thellësi të theksuara, në mënyrë që

të mundësohet drenimi adekuat sipërfaqësor.

Nivelimi përfundimtar afër skajoreve të sipërfaqeve me pllaka duhet të jetë

për 2.5cm më I ulët në sipërfaqet me bar, dhe 5cm më ulët në sipërfaqet me

shkurre apo me dhe.

Bëni ujitjen e tokës pas shpërndarjes së plehut dhe materialeve për

kondicionimin e dheut. Lejoni që dheu të pushojë. Krijoni një sipërfaqe të

qëndrueshme. Pasi që dheu të jetë tharë deri në masën që mund të

punohet, e bëni ri-nivelimin, punimin, dhe rrafshoni deri në nivelimin dhe

konturat e kërkuara. Sipërfaqet e përfunduara duhet të mbesin të pastra dhe

të gatshme për mbjellje.

Sipërfaqet në të cilat do të bëhet mbjellja duhet të nivelohen dhe barten në

mënyrë që të fitohet një drenim I plotë sipërfaqësor; të gjitha gropat dhe

thellimet në të cilat mblidhet uju, duhet të mënjanohen.

Po ashtu, sipërfaqet në të cilat do të bëhet mbjellja duhet të përfundohen

ashtu që në kontakt mendonje rrugë, shteg, apo qfarëdo sipërfaqe tjetër, të

mos mbetet ndonjë gropë apo hulli me ujë.

Sipërfaqet ku bari do të jetë në kontakt me bimë tjera në pellgje akumuuese

dhe sipërfaqe me pllaka, do të formësohet me ngritje 2.5cm, ashtu që kur

bari të mbjellët, të jetë në nivel me shtresën e afërt për mbjellje.

5. KANALET

Pas përfundimit të kondicionimit të dheut apo veprimevve për nivelim

përfundimtar, mbusheni pjesën e sipërme të kanaleve ashtu që të rivendoset

trashësia përkatëse e shtresës punuese në kanal.

6. PASTRIMI I BARERAVE TË KËQIJA

Pasi lokacioni të jetë pastruar dhe niveluar vrazhdë, të gjitha sipërfaqet e

peisazhit duhet të mirëmbahen dhe të menjanohen bimët e padëshiruara

deri në fillimin e fazës së ujitjes dhe mbjelljes.

Page 27: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

26

B. MBJELLJA

E përgjithshme: Të gjitha materialet për mbjellje duhet të inspektohen para mbjelljes.

Mbjellja të kryhet me materiale, pajisje dhe sipas procedurave të favorshme

për rritjen optimale të bimës. Mbjellja nuk duhet të bëhet në mot me erë.

Filloni të gjitha veprimet e mbjelljes menjëherë pas përfundimit të sistemit të

ujitjes.

1. MBROJTJA DHE DEPONIMI :

Ruani në kushte të shëndetshme të gjitha bimët e sjellura në lokacion.

Mos lejoni që bimët të thahen.

Ndani rrënjët e zhveshura dhe “ngjallni” duke I vendosur në tokë të lagësht

apo ndonjë material tjetër të përshtatshëm.

2. PLANIMETRIA DHE VENDOSJA E BIMËVE:

Vendndodhjet e bimëve të dhëna në vizatime janë të përafërta.

Bimët mund të rivendosen para mbjelljes, me kërkesë të askitektit.

Ofroni një plan të detajuar të bmëve etj., në sipërfaqet për mbjellje dhe

siguroni një rishikim nga arkitekti para fillimit të mbjelljes përkatëse.

3. VENDOSJA E DRURËVE DHE SHKURREVE:

Hapni gropat për mbjellje në trajtë përafërsisht katrore me mure vertikale.

Gropa duhet të jetë dy herë më e madhe se masa e rrënjëve apo ena në të

cilën është e vendosur rrënja; nëse ka nevojë mund të jetë edhe më e

madhe në menyrë që të mundësohet vendosja pa dëmtime. Pjesa e

poshtme e enës së rrënjës apo masës së rrënjës duhet të vendoset në tokë

ekzistuese të paqrregulluar.

Mos I mbillni bimët me masë rrënjësh të thyer apo të qarë.

Enët e rrënjëve duhet të happen dhe largohen në atë mënyrë që nuk I

dëmton rrënjët.

Largoni mbështjelljen e masës së rrënjëve pasi ajo të jetë e vendosur në

gropë.

Shkriftësoni dheun në gjysmën e poshtme të gropave në thellësi deri 15cm.

Rimbushni gjysmën e poshte të gropës me përzirje të veqantë për rimbushje

pa plehra. E rregulloni me ujë.

Pas rregullimit me ujë të gjysmës së poshtme të gropës, vendoseni bimën

përafërsisht në qendër të gropës dhe rregulloni rrënjët për për përfundim të

nivelimit.

Page 28: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

27

Rimbusheni gropën me përzierje të veqantë për rimbushje, pleh dhe rregulloni

me ujë.

Shkurtoni apo largoni degët e thyera apo të demtuara.

Krijoni një pellg qarkullues për ujitje diqka më të madh se gropa; 10cm të lartë

për dru, 2cm të lartë për shkurre. Formësini fundin e pellgut qe të jetë diqka

më I ulët se nivelimi përfundimtar.

E ktheni sipërfaqen përreth bimëve në nivelimin përfundimtar.

Pas vendosjes, bimët duhet të përshtaten me kurorën e rrënjës dhe thellësinë

e saj natyrale, duke e respektuar nivelimin përfundimtar.

Të gjithë drunjtë e rinj në sipërfaqet me bar duhet të kenë mbrojtëset në trajtë

rrethoje.

4. SIPËRFAQET ME BAR

Përfundoni nivelimin dhe të gjitha përgaditjet specifike të dheut paa mbjelljes

së barit.

Përdorni plehun fillestar sipas udhëzimeve të furnizuesit.

Lloji I barit, dendësia dhe sipërfaqet ku bari mbjellet duhet të jenë sipas

vizatimeve dhe specifikimeve.

Përfundoni kondicionimin dhe nivelimin e dheut para mbjelljes. Mos punoni

me pajisje të rënda mbi shtresën bazë të përgaditur. Shtrsa bazë duhet të jetë

e lagësht kur bari mbjellët.

Ujisni lehtë brenda dy orëve pas mbjelljes së barit dhe para mbështjelljes.

Ujisni sipërfaqen në tërësi ashtu që bari të mbahet I lagësht deri sa të lëshojë

rrënjë në shtresën bazë. Mbroni sipërfaqet me bar nga ecja sipër tyre deri sa

bari të rrënjoset mirë. Sipërfaqet e dëmtuara I zëvendësoni me bar të ri.

C. SIPËRFAQET E SHTRUARA

Pllakat e parafabrikuara të betonit me dim. 30x60x6cm do të shfrytëzohen për

shtrim në pjesën para shkalleve të hyrjes kryesore si dhe te pjesa para hyrjes

administrative. Pjesa tjetër e parterit do të shtrohet me elemente betoni (kubëza)

me dim. 20x10x6cm ndërsa në sipërfaqet e parkimit të automjeteve do të përdoren

elemente betoni (kubëza) me dim. 20x10x10cm.

Para vendosjes, baza e dheut do të ngjeshët dhe thahet në mënyrë të duhur.

Elementet e betonit do të vendosën sipas specifikimeve të vizatuara. Shtrimi I këtyre

elementeve do të jetë në përputhshmëri me rregullat. Mbikëqyrësi I ndërtimit do të

vëzhgojë saktësinë e vijave dhe sipërfaqeve. Sipërfaqet e shtruara do të mbushen

me zall. Në pjesët kufizuese të parterit me dheun duhet të parashihen edhe

anësoret.

Kontraktori do të marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me vijat nëntokësore

të infrastrukturës dhe pusetave të cilat ndikojnë në sipërfaqet e shtruara. Qdo

problem që mund të lindë si pasojë e mungesës së të dhënave, do të zgjidhet me

arkitektin.

Page 29: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

28

Qasjet në Infrastrukturë

INSTALIMET ELEKTRIKE

Shënimet Gjenerale

Ky seksion përfshin raportin teknik të instalimeve elektrike për objektin percjelles te

ASHNA- së, per zyret e punes I cili ndodhet ne zonen e ANP-se (Aeroportit

Nderkombetar te Prishtines).

Instalimet Elektrike të Objektit Percjelles per zyret e punes se ASHNA-së,

përfshijnë:

1.1 -Furnizimi me energji elektrike të objektit…

1.2 -Instalimet Elektrike rrymave të forta…

1.3 -Instalimet Elektrike rrymave të dobëta…

1.4 -Sistemi i lajmrimit të zjarrit - (MBZ – Mbrojtja nga Zjarri)…

1.5 -Instalimet eTokëzimit dhe Rrufepritësit…

Furnizimi me Energji Elektrike të Objektit Percjelles per zyret e punes

se ASHNA-së

Furnizimi me energji elektrike të ketij objekti percjelles do të behet nga rrjeti .

Përbashket i Stacionit Transformatorik 10 / 0.4kV me fuqi nominale 400kVA sipas

llogaritjeve janë të mjaftueshme për funksionim normal të këtij objekti.

Pika e kyqjes me sistemin e shperndarjës TM 10/04kV do të përcaktohet në kushtet

teknike të përcaktuara nga kompania lokale e distribuimit KEDS.

Furnizimi me enrgji elektrike nga rrjeti distribohet mbrenda ne PPK sipas sistemit TN në

bazë të standardeve në fuqi, me tension trefazor plus neutral 400/230V, 50Hz.

Matja e konsumit të energjisë elektrike do të bëhët më njehsor digjital 63 A dhe U=

04kV , i cili do të vendoset ne kuadrin kryesor ,në kudër të objektit

Page 30: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

29

Stacioni i gjeneratorit:

Për furnizim të objektit të ASHNA-së ,në rast të ndërprerjes së rrjetit elektrike është

paraparë gjeneratori dizel për furnizim emergjent, të gjithe konsumatorët elektrik

thelbësor i cili starton në momentin e dështimit të furnizimit nga rrjeti me energji

elektrike.

Stacioni gjeneratorik- dizel është tërësisht e parafabrikuar, dhe është planifikuar të

vendoset në afërsi të objektit të ASHNA-së, i vendosur në bazë të betonit.

Fuqia e gjeneratorit të vendosur është 50 kVA. Energjia emergjente elektrike nga

gjeneratori i ka të njejtat specificione elektrike si energjia elektrike nga rrjeti i

shpërndarjes.

Stacioni Gjeneratorik i vendosur ka opsione për startim automatik, si dhe

transferimin automatik të ngarkesës. Të gjitha operacionet automatike janë të

pajisur edhe me pajisje për operim manual.

Sistemi i lajmrimit të zjarrit

Me qëllim të mbrojtjes së objektit të ASHN-së është paraparë sistemi automatik

për zbulimin dhe alarmit të zjarrit në fazat e hershme i cili e minimizon rrezikun e

përhapjes së zjarrit, në objekt

Sistemi i alarmit të zjarrit është adresibil. Vendi ku buron zjarri zbulohet me detektor

të tipit të ndryshëm. Sistemi është i aftë për të minimizuar dukuritë e alarmeve

false për shkak të pajisjeve me të meta, gabimet e sistemit, etj

Paneli kryesor i kontrollit të alarmit të zjarrit është e vendosur në hapsirë me puntor

në detyrë të cilët janë të pranishëm permanent.

Çdo ngjarje si zjarri, gabimi apo paralajmërimi do të regjistrohen me kohën, datën

dhe vendin e ndodhjes në kujtesen e sistemit.

Sistemi i Alarmit te Zjarrit, është zakonisht i përbërë nga pajisjet e mëposhtme:

- Paneli Kryesor i kontrollit dhe alarmit të zjarrit

- Dedektor Optik të tymit / temperaturës

- Dedektor Optik të tymit / temperaturës me sirene të integruar

- Pikë thirrje manual

- Sirena elektronike (adresabile)

Në kuadër të sistemit është edhe një furnizim rezervë me kapacitet të

baterisë për 72 orë pune.

Page 31: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

30

Instalimet e Tokëzimit dhe Rrufepritësit

Instalimet e sistemit të tokëzimit dhe rrufepritësit mbrojtës objektit të ASHNA-së,

përfshin të gjitha komponentët e sistemit për mbrojtjen tërësor të njerëzve, ndërtesës

dhe infrastrukturës elektrike.

Të gjitha pjesë t e instalimit dhe të gjitha pjesët metalike të ekspozuara të pajisjeve

do të tokëzohen në përputhje me standardet përkatëse dhe kërkesat e autoriteteve

lokale.

Sistemi i tokëzimit dhe rrufepritësit përfshin instalimet komplekse me shirit galvanizuar

Fe/Zn 30x4mm në të cilin kyqen të gjitha hapsirat në sistem uniformë: hapsirat e

administratës, Hapsirat e pritjes, kontrollit etj.

Page 32: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

31

Hidro Instalimet

Sipas detyrës projektuese në pajtim me dispozitata ekzistuese për ndërtimin e

objektve investuese të punohet projekti i i nstalimeve të ujit për pije, largimi i

ujërave të zeza, largimi i ujërave atmosferike dhe ujërave nëntoksore (drenazhimi i

objektit) si dhe rrjetin e hidrantëve për shuarjen e zjarrit për objektin.

Objekti është parapar të furnizohet me ujë nga rrjeti ekzistues i cili eshte i shperndare ne

zonen Ekonmike te Aeroportit.

Ujësjellesi

Rrjeti i ujësjellësit të jashtëm të punohet sipas dispozitave teknike dhe të projektohet

kyqja në rrjetin e qytetit.

Në rrjetin e brendëm të parashihet i gjithë objekti (të gjitha nyjet sanitare të furnizohen

me ujë të pastër sanitar, ndërsa me ujë të ngrohtë, furnizimi të bëhet me anë të

bojlerëve elektrik.

Nga llogaria hidraulike është fituar sasia e nevojshme e ujit Q=1.20 lit/sec.Për këtë

sasi të ujit është zgjedhur gypi i PE 100 prej ujëmatësit deri te vertikalet në objekt Ф

25mm. Puseta e ujëmatesit DN 20mm nga plastika është paraparë të vendoset

përpara objektit nga hyrja.

Rrjeti horizontal të punohet prej gypave të plastikës së bardhë system

“GIAKOMINI”.

Për kryerjen e të gjitha instalimeve të brendshme është paraqitë skema izometrike me

profilet përkatëse.Gypat të cilët tërhiqen në muret e jashtme të izolohen mire me

izolim termik në mënyrë që të mbrohen nga temperaturat e ulta. Këta gypa duhet

të izolohen me material antikorodues.

Gjithë instalimi të punohet me gypa të kalsit të parë dhe para lëshimit të bëhet

testimi i gypave në shtypje prej 10 Atm, pastaj të përfundohet me mbulimin e vijave

përshkues sipas projektit të arkitekturës.

Të shtohet kujdesi që gjithnjë gypat e ujësjellësit të shtrihen mbi gypat e

kanalizimit.

Kanalizimi

Kanalizimi i brendshëm të realizohet nën dysheme dhe mure me të gjitha pjesët e

nevojshme (revizionet e dhe kokat ventiluese në përfundim të secilës vertikale).

Ndërsa kanalizimi i jashtëm të realizohet me kyqje në rrjetin e qyteti.Rrjeti i kanalizimit

duhet të jetë i ndërtuar nga tubacionet PVC me ramje 1.5%.

Rrjeti i kanalizimit është parapar të shkarkohet në drejtim të pusete egzistuese .

Rrjeti i jashtëm vendoset në shtresë të rërës t=15cm, po ashtu mbulohet me rërë

në shtresë t=10cm dhe ramje 1.5%.

Page 33: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

32

Kanalizimi Atmosferik

Ujërat atmosferik janë paraparë të shkarkohen në ujëmbledhesa dhe nga aty të

grumbullohen në puseten e kanalzimit atmosferik.

Pusetat e kanalizimit fekal dhe atmosferik janë paraparë të ndërtohen nga rrathët e

betonit Ø1000/L=1000mm dhe Ø800/L=800mm që përfundojnë me konus. Në fund të

pusetës duhet të bëhet kineta. Pasi që rreth objektit do të sillet makina të

rëndë,mbulimi i pusetës duhet të bëhet me kapak metali me peshë 40 kg.

Gypat në tokë të vendosen mbi shtresën e rërës d=10cm. Pas montimit të tyre,

gypat duhen

të mbulohen me shtresë rëre d=5cm, që të pamundësoj dëmtimin mekanik gjatë

mbushjes së kanalit me dhe.

Sistemi i drenazhit duhet të punohet sipas detajeve të paraqitura në vizatime,

duhet të rrethohet me material filtrues-gjeotekstl në mënyrë që të eliminohet

përzierja e zhavorrit me materialin mbushës. Diametri i gypit është Ø110mm.

Gypat e përvetësuar janë prej polietileni PE 100 të perforuar dy shtresëshe dhe të

pajisur me vrima për kullimin e ujërave nëntokësore dhe ujërave sipërfaqësore të

kulluar në sistemin e Drenazhit.

Page 34: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

33

Masat mbrojtëse nga zjarri & Siguria

Lokacioni brenda gjitha përmbajtjeve sipërfaqësore dhe funksionale, janë të parapara

vendosja e aksesorëve standard për mbrojtje nga zjarri, në harmoni me ligjin për

mbrojtje nga zjarri në fuqi, normat dhe standardet relevante nga BE dhe Euro-

Codi, të cilat ofrojnë preventive adekuate kundër paraqitjes së zjarrit dhe tymit, si

dhe masa adekuate të sigurisë nëse vjen deri te paraqitja e zjarrit.

Në lokacion, parashifen të vendosen hidrantët standard nëntoksor, me të cilat

parashihet fikja e zjarreve eventuale në çdo pjesë të lokacionit, gjithashtu

parashihet vendosja e aparateve manual me pluhur dhe gazë, nepër pozicione

të caktuara ne tër lokacionin, posaqërisht në zonat me rrezik potencial për

paraqitjen e zjarrit. Gjithashtu parashihet vendosja e sinjalistikës, panove, vrejtjeve,

informatorëve dhe paralajmërimeve për të gjithë.

Në objektet arkitektonike, është e paraparë vendosja e hidrantëve të brendshëm si dhe

vendosja e aparateve manuale per fikjen e zjarrit, me pluhur dhe gaze, nëpër

pozicionet me potenciale me mundësinë e paraqitjes së zjarrit.

Në lokacion dhe objektet arkitektonike, është e parapare vendosja e

aksesorëve për paralajmërim dhe njoftim (alarmim) në rast të paraqitjes sëtymit

dhe zjarrit.

Qasja e personave me aftësi të kufizuara

Në lokacion, brenda të gjitha përmbajtjeve sipërfaqësore dhe funksionale janë të

parapara vendosja e aksesorëve standard për qasje të personave me aftësi të

kufizuara, si rampa adekuate dhe konvertues nivelesh për të gjitha nivelet e

komunikacionit këmbësor në lokacion dhe objekte.

Në parkingjet publikeështë paraparë numri i mjaftueshëm i vendeve për

automjetet e personave me aftësi të kufizuar.

Page 35: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

34

Për nevojat e personave me pamje të dobësuar dhe të verbër, janë paraparë

vendosja e shiritave standard me pllaka të rrelefuara në strukturë dhe aksesorët me

zërim. Në lokacion dhe objekte gjithashtu janë të parashikuara vendosja e kutive

(seteve) standarde per ofrimin e ndihmës së parë mjeksore (në rast lëndimesh dhe

nevojash), të cilat janë të pozicionuara në vendet kyçe dhe me mundësi qasjeje për të

gjithë.

Page 36: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

35

Kërkesat Arkitektonike

Arkitektura e Objektit percjelles në projekt do të paraqes një dukje të kënaqshme nga a

na e jashtme por që të ruaj linjat e pastra dhe të thjeshta, të kombinuara me

konceptin dhe vijat e objekteve ekzistuese dhe te kete veti të lehta të mirëmbajtjes.

Materialet do të përdoren ato me qëndrueshmëri sipas normave të aplikuara në

Kosovë, duke marre parasysh ekspozimin ndaj natyrës. Materialet lokale do të

përdoren në vartesi te kerkesave.

Përbajtja e Objektit

Objekti percjelles ka etazhitet (P+1) apo 2 etazhe , përbëhet nga hapsirat të cilat janë

paraparë të jene të mjaftueshme dhe te nevojshme nga detyra projektuese e marr

nga ASHNA për zhvillimin e punes se parapar dhe qellimit te cekur me lartë.

Pozicionimi i Objektit ne raport me infrastrukturen percjellese.

Page 37: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

36

Objekti perbehet nga keto hapesira percjellese :

Planimetria e Perdheses, permbajtjet dhe dimensionimi

Page 38: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

37

Planimetria e Katit 1, permbajtjet dhe dimensionimi

Page 39: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

38

Sistemi Konstruktiv

Sistemi konstruktiv përbëhet nga shtyllat dhe trajet nga betoni I armuar dhe

dimensioned e tyre bëhet sipas llogarisë statike.Pllaka e meskatit do të jetë pllakë

e tipit masiv nga Betoni I Armuar…find

Muret e objektit

Muret e jashtme të objektit janë me gjerësi 25 cm,ndërsa muret e brendshme

ndarëse të hapësirave janë me gjerësi 20 cm dhe 12 cm . Suvatimi i objektit do të

bëhet nga materialet e gatshme dhe shtresa finale do të jetë nga shtresa e gletit.

Page 40: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

39

Dukjet e Objektit

Page 41: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

40

Parallogaria financiare

Mjetet financiare për ndertimin e Objektit përcjelles të ASHNA-së janë të

zotuara nga vetë buxheti i këtij Institucioni.

Verejteje: Nese nevojitet dicka shtes për pjesen financiare mund të merrni

informacione nga Institucioni perkates ASHNA-së apo edhe Kerkesen e

Nevojave !

Page 42: P R O J E K T I K O N C E P T U A L

P R O J E K T I K O N C E P T U A L P E R O B J E K T I N E ASHNA-se

41

SHTOJCAT – ANEKSET Shtojca 1: Formularin e plotesuar dhe te nenshkruar. (shtojca 2 e UA – nr.01/2019.

Shtojca 2: Kopja e Planit dhe Certifikata e Proneësisë; Fleta Poseduese.

Shtojca 3: Autorizimi (kopja e leternjoftimit).

Shtojca 4: Kushtet e propozuara ndërtimore të paraqitura nga aplikuesi – të evidentuara

në vizatimin - Situacioni i Gjerë , Vija rregulluese, Vija ndërtimore dhe kërkesat në harmoni

sipas Ligjit: 04-L/174 – Neni 21.

Shtojca 5: Pëlqimet për sigurimin e qasjeve në infrastrukturë – elektrika, hidroteknik,

telekomunikacion, transport, etj.

Shtojca 6: Destinimi i shfrytëzimit të tokës, (Ekstrakt nga Instituti për planifikim

Hapsinor apo nga Komuna perkatese nën të cilen është menaxhimi teritorial)

Shtojca 7: Inqizimi gjeodezik digjital, përfshirë kopjen e fortë. Përfshin perimetrin rreth

ngastrës, për min. +50 m distance nga rrethoja e parcelës.

Shtojca 8: Fotografitë e mjedisit rrethues të ngastrës kadastrale – nga tereni

Shtojca 9: Projekti Konceptual

Shtojca 10: Projekti ideor - me përmbajtje si më poshtë:

- Situacionet

- Të gjitha planimetrit

- Prerjet e Objektit

- Të gjitha dukjet (fasadat) e objektit.

- 3D - Modelimi

Shtojca 11: Raporti i sigurisë i lidhur me rreziqet e aksidenteve - Shkresë nga agjencia e

menaxhimit të emergjencave – MPB

Shtojca 12: Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis –VNM.

Shtojca 13: Pëlqimi nga Ministria e Kulturës (Për sipërfaqet e mbrojura).

Shtojca 14: Pëlqimi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – për kthimin

e tokës bujqësore në tokë jo-bujqësore.