Niveli i studimeve: Bachelor - Raportim...

18
Niveli i studimeve: Bachelor Lënda: Raportimi financiar II Prof.dr.Muhamet Aliu

Transcript of Niveli i studimeve: Bachelor - Raportim...

Niveli i studimeve:

Bachelor

Lënda:

Raportimi financiar II

Prof.dr.Muhamet Aliu

Prezantimi njoftues

•Përmbajtja e lëndës

•Metodologjia e punës

•Punime seminarike, prezantime

•Mënyra e vlerësimit

•Literatura dhe Web sajtet

Përmbajtja e lëndës

Java e 1: Përgjithsësisht mbi objektivat e raportimit financiar II

Java e 2: Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF)

Java e 3: Raportimi financiar i organizatave qeveritare - buxhetore

Java e 4: Raportimi financiar i organizatave joqeveritare (OJQ)

Java e 5: Pasqyrat e konsoliduara financiare

Java e 6: Pasqyrimi i ngjarjeve pas datës së raportimit financiar

Java e 7: Raportimi i instrumenteve financiare

Java e 8: Testi i parë

Java e 9: Raportimi i aseteve

Java e 10: Raportimi i detyrimeve dhe kapitalit

Java e 11: Raportimi i qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare

Java e 12: Raportimi për burimet minerare dhe vlerësimi i tyre

Java e 13: Raportimi financiar për kontratat e ndërtimit

Java e 14: Raportimi financiar elektronik

Java e 15: Testi i dytë

Metodologjia e punës

• Ligjerata

• Ushtrime

• Punime seminarike

• Testet vlerësuese (Kolokiume)

• Puna praktike (përdorimi i materialeve

të bizneseve

Mënyra e vlerësimit

Vlerësimi përfundimtar i studentëve do të bëhet në bazë të vijueshmërisë dhe angazhimit, punimeve seminarike apo detyrave me shkrim, kolokiumeve (testeve vlerësuese) si dhe në provimin përfundimtar. Struktura e vlerësimit do të jetë:

• Pjesëmarrja në ligjërata: 0-10 pikë

• Punimi seminarik: 0-10 pikë

• Testi I (kolokiumi): 0-40 pikë

• Testi II (kolokiumi): 0-40 pikë – Gjithsejt : 100 pikë

Literatura dhe Web sajtet

Literatura bazë:

•Raportimi Financiar, edicioni i 12-të nga Donald E.Kieso, Jerry J.Weygandt, dhe Terry D.Warfield, Hoboken, Nj: John Wiley & Sons, Inc, 2008. •Financial Accounting and Reporting, Barry Elliott and Jamie Elliott, 14th Edition, 2011

•Financial Reporting and Analysis, Charles H. gibson, 10th Edition, 2007is

Literatura shtesë:

•Kontabiliteti financiar Robert Ingram, Thomas Albright dhe Bruce Baldwin (teksti i përkthyer në shqip), •Fundamental Financial Accounting Concept, Thomas P. Edmonds, Frances M. McNair, Edward E. Milam, Philip R. Olds, 2th Editional, 1997

•Kontabiliteti financiar, Meigs & Meigs

•Financial accounting, Albregt, Stice, Stice, Skousen.

Përshkrimi i lëndës Raportimi Financiar II, shtjellon si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktit: • objektivat e raportimit financiar, • mënyrën e përgatitjes së pasqyrave financiare, • Raportimin e instrumenteve financiare, • raportimin elektronik, • interpretimin e pasqyrave financiare dhe raporteve si dhe • kontrollin e të dhënave kontabile si informacion për vendimmarje. për organizatat qeveritare, joqeveritare, bizneset individuale e ortakëritë, koorporatat.

Rezultatet e pritura të nxënies:

Pas përfundimit të kësaj lënde, studentet do të jetë në gjendje që të: 1. Prezantojnë njohuritë profesionale mbi raportimin financiar II; 2. Njohjen e drejtë të zërave bilancorë duke u mbështetë në

SNRF; 3. Zgjerimin e njohurive për hartimin e pasqyrave financiare të

organizatave biznisore, jobiznisore dhe buxhetore; 4. Thellimin e njohurive për hartimin dhe interpretimin e

pasqyrave të konsoliduara financiare; 5. Ngritjen e njohurive për instrumentet financiare, ruajtjes së

substancës së subjektit dhe raportimit të ndryshimeve statutare të bizneseve, etj.

Ligjerata 1

Tema: Objektivat e raportimit financiar

• Përgatitja dhe hartimi i pasqyrave financiare

– Bruto bilanci

– Bilanci i gjendjes, Pasqyra e të ardhurave, Pasqyra e rrjedhës së

parasë, Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet

• Kriteri për paraqitjen e pozicioneve bilancore

– Kriteri i likuiditetit në Aktivë dhe Pasivë

• Ritës

• Rënës

• Asetet,

– Asete monetare

– Asete materiale (fizike)

– Asete jomateriale (jofizike)

• Detyrimet, – Detyrimet ndaj furnizuesve (kreditorëve) për mallra dhe shërbime,

– Detyrimet ndaj huadhënësve (bankave),

– Deetyrimet ndaj pagave dhe kompensimeve

– Detyrime tatimore ndaj institucioneve shtetërore dhe

– Detyrime ndaj parapagimeve për mallra dhe shërbime të cilat duhet t`i kryejmë

• Ekuiteti

Prej parasë kah pasuria afatgjatë

Prej pasuria afatgjatë kah paraja

Detyrimet afatshkurtëra, afatgjata dhe ekuiteti

Detyrimet afatgjata, afatshkurtëra dhe Ekuiteti,

Bruto bilanci qarkullues-Bilanci vërtetues

Qarkullimi Gjendja

Llogaritë Debi Kredi Debi Kredi

Keshi (Paratë e gatshme në arkë dhe bankë) 1,245 1,210 35

Depozitët në Bankë 750 740 10

Llogaritë e arkëtueshme 2,300 2,100 200

Stoqet 1,900 1,650 250

Shpenzimet e parapaguara 150 145 5

Palujtshmëritë, impiantët dhe pajimet 4,960 496 4,464

Pasuritë e dhëna në lizing 890 500 390

Investimet 50 50

Shpenzimet 500 500

Gjithsejt Aktiva 12,745 6,841 5,904

Mbitërheqje bankre 50 50 -

Llogari të pagueshme 1,150 1,210 60

Shpenzimet e grumbulluara 420 430 10

Pjesa kurente për lizinget kapitale 20 20

Dividendët e pagueshëm 100 200 100

Tatimi mbi fitim I pagueshëm 100 110 10

Huatë 250 300 50

Obligimet për lizingjet kapitale 200 200

Kapitali i emetuar 4,000 4,000

Rezervat 350 350

Fitimi i mbajtur 300 300

Të hyrat 804 804

Gjithsejt Pasiva 2,070 7,974 5,904

Totali: 14,815 14,815 5,904 5,904

Objektivat e kontabilitetit dhe raportimit

• ”Kontabiliteti është arti i komunikimit të informacionit financiar të

etnitetit (njësisë) biznisorë për përdoruesit siç janë aksionerët dhe

menaxherët” . Barry Elliott & Jamie Elliott, Financial Accounting and

Reporting, 13th edition, 2009, faqe 3

• “Kontabiliteti është proçesi i evidentimit dhe përpunimit të të dhënave

në librat e evidencës kontabël të një subjekti biznesi për operacionet

tregtare, ekonomike e financiare që kryhen përgjatë një periudhe të

dhënë kohe”. Ilir Hoti, Fjalor Enciklopedik, Star, Durrës, 2001

• Në aspektin e teorisë shkencore “Kontabiliteti përfaqëson shkencën

dhe teknikën e vlerësimit, regjistrimit (kronologjik e sistematik),

përmbledhjes dhe kontrollit të pasurisë dhe të të gjitha veprimeve

ekonomiko-financiare të një njësie ekonomike (kompani ose

institucion), me anë të metodave, parimeve e librave të posaçëm”.

Aristotel Pano, Fjalor, Ekonomiko-Financiar, Tiranë, 2002

Objektivat:

• Dhënia e informacioneve investitorëve potencial, kreditorëve si dhe

përdoruesve tjerë për bërjen e investimeve racionale, kreditimet, dhe

vendime të ngjashme.

– Informacioni duhet të jetë i kuptueshëm për ata që kanë një kuptim të arsyeshëm të

biznesit dhe të aktiviteteve ekonomike dhe janë të gatshëm për të studiuar të dhënat

me kujdes të arsyeshëm.

• Ndihmon investitorët e tashëm dhe të mundshëm, kreditorët, dhe

përdoruesit tjerë që vlerësojë shumat, kohën dhe pasigurinë e të hyrave

të ardhshme në arkë nga dividentët ose interesi dhe të ardhurat nga

shitja, shpengimi, ose pjekurin (arritjen) e letrave me vlerë dhe kredive.

Pasi që rrjedha e parave së investitorëve dhe kreditorëve është e lidhur

me rrjedhjen e parave së ndërmarrjes, raportimi financiar duhet të jep

informacion për të ndihmuar investitorët, kreditorët, dhe të tjerët të

vlerësojnë shumën, kohën, dhe pasigurinë e të hyrave të ardhshme të

parave të gatshme neto të ndërmarrjes përkatëse.

Objektivat:

• Dhënia e informacioneve investitorëve potencial, kreditorëve si dhe

përdoruesve tjerë për bërjen e investimeve racionale, kreditimet, dhe

vendime të ngjashme.

– Informacioni duhet të jetë i kuptueshëm për ata që kanë një kuptim të arsyeshëm të

biznesit dhe të aktiviteteve ekonomike dhe janë të gatshëm për të studiuar të dhënat

me kujdes të arsyeshëm.

• Ndihmon investitorët e tashëm dhe të mundshëm, kreditorët, dhe

përdoruesit tjerë që vlerësojë shumat, kohën dhe pasigurinë e të hyrave

të ardhshme në arkë nga dividentët ose interesi dhe të ardhurat nga

shitja, shpengimi, ose pjekurin (arritjen) e letrave me vlerë dhe kredive.

– Pasi që rrjedha e parave së investitorëve dhe kreditorëve është e lidhur me rrjedhjen

e parave së ndërmarrjes, raportimi financiar duhet të jep informacion për të

ndihmuar investitorët, kreditorët, dhe të tjerët të vlerësojnë shumën, kohën, dhe

pasigurinë e të hyrave të ardhshme të parave të gatshme neto të ndërmarrjes

përkatëse.

Objektivat:

• Pasqyrimin e burimeve ekonomike të një

ndërmarrjeje, kërkesat për këto burime

(obligimet e ndërmarrjes për transferimin e

burimeve të subjekteve të tjera dhe të

barazisë pronare), dhe efektet e

transaksioneve, ngjarjeve, dhe rrethanat

që ndryshojnë burimet e saj dhe

pretendimet ndaj atyre burimeve.

• Objektivat e raportimit financiar ndryshojne ndërmjet

shteteve.

– Tradicionalisht, objektiva parësore e kontabilitetit në shumë

shtete Europiane dhe në Japoni ishte perputhja me ligjin.

– Nga ana tjeter, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe

shumë vende te tjera bashkohen me mendimin amerikan që

objektiva parësore është të japë informacion rreth

investitorëve.

– Objektivat e raportimit financiar janë për të siguruar informacione

që janë:

1. të dobishme në investime dhe vendimet për kredi,

2. të dobishme në vlerësimin e perspektivave të rrjedhës së

parave, dhe

3. në lidhje me burimet e kompanisë, pretendimet mbi ato burime,

si dhe ndryshimet në to.

• Theksi mbi "vlerësimin e mundësisë së rrjedhës së

parave" nuk do të thotë se baza në të holla preferohet

mbi bazën e kontabilitetit rrjedhës. Ky nuk është qëllimi.

• Informacionet e bazuara mbi kontabilitetin rrjedhës në

përgjithësi më mirë tregon aftësinë e tanishme dhe të

ardhshme të një kompanie për të gjeneruar rrjedhat e

parave të gatshme se sa informacioni i kufizuar në

efektet financiare të hyrave në arkë dhe pagesave.

Raportimi kontabël - para të gatshme (kesh)

• Objektivi i kontabilitetit rrjedhës: Ai siguron që një kompani të

regjistron ngjarjet që ndryshojnë pasqyrat e saj financiare në

periudhat në të cilën ngjarjet ndodhin, jo vetëm në periudhat në të

cilat ajo merr apo paguan të holla.

• Duke përdorur bazën rrjedhëse për të përcaktuar të ardhurat neto

do të thotë se një kompani njeh të ardhurat, kur ajo i fiton ato e jo

kur ajo i pranon të hollat.

• Në mënyrë të ngjashme, kompania i njeh shpenzimet kur ajo i bën

ato në vend se, kur i paguan ato.

• Sipas kontabilitetit rrjedhës, një kompani në përgjithësi e njeh të

ardhurat, kur ajo i bën shitjet.

• Kompania pastaj mund të lidh të ardhurat për mjedisin ekonomik të

periudhës në të cilën ato kanë ndodhur.

Raportimi kontabël - rrjedhës (akrual)