Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për...

16
Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018) 1 Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018) Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) 201 8 KKRF

Transcript of Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për...

Page 1: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018)

1

KKRF2018

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018) Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF)

Page 2: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Republika e KosovësRepublika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës – Vlada Kosova – Government of Kosova

Ministria e FinancaveKëshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF)

Page 3: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018)

Përmbajtja:I. Hyrje......................................................................................1

II. Indikatorë bazik të ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë............2

II.1. Pasuritë..............................................................................................................................2

II.2. Të hyrat (qarkullimi)...................................................................................................3

II.3. Fitimi, Humbja dhe Tatimi.......................................................................................3

II.4. Forma e regjistrimit të shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë dhe ndarja...................................................................................................................................6

në sektore...................................................................................................................................6

III. Indikatorë bazik të raporteve të auditimit të ndërmarrjeve të.7

mëdha në Kosovë......................................................................7

3

Page 4: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018)

I. Hyrje

Bazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë duhet të auditohen në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit, nga firmat e auditimit të licencuara nga KKRF-ja. Njëkohësisht konform nenit 11 të Ligjit, shoqëritë tregtare të mëdha obligohen që të dorëzojnë dhe të publikojnë pasqyrat financiare pranë Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF). Pasqyrat financiare të shoqërive tregtare të mëdha duhet të përgatiten konform Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK). Pasqyrat financiare të dorëzuara pranë KKRF-së janë pjesë përbërëse e regjistrit të pasqyrave financiare vjetore në nivel të vendit. Regjistri vjetor i pasqyrave financiare shërben si burim qendror i informatave të aktivitetit të shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë pozitës dhe performancës së tyre financiare. Duhet theksuar që të gjitha shoqëritë tregtare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës, nuk janë subjekt i ligjit aktual në fuqi për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Qëllimi kryesor i krijimit të një regjistri vjetor të pasqyrave financiare, është ngritja e transparencës financiare të shoqërive tregtare të mëdha të cilat kanë ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e vendit. Prandaj formimi i një regjistri të këtillë është një hap drejt harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me atë të vendeve të Bashkimit Evropian. Afati për dorëzimin e pasqyrave financiare të shoqërive tregtare të mëdha është data 30 prill e vitit vijues. Sa i përket shoqërive tregtare të mëdha të cilat obligohen të përgatisin pasqyra financiare të konsoliduara, afati për dorëzim të këtyre pasqyrave është 30 qershor i vitit vijues.

Numri i shoqërive tregtare të mëdha të cilat kanë dorëzuar pasqyrat financiare pranë KKRF-së për vitin financiar që përfundon më 31 dhjetor 2017 është 361, duke përjashtuar bankat dhe shoqëritë e sigurimit të cilat nuk janë subjekt i Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Ndërsa, shoqëritë tregtare të mëdha të cilat kanë dorëzuar pasqyrat financiare për vitin financiar që përfundon më 31 dhjetor 2018 është 361, (gjithsej total janë dorëzuar 378 raporte financiare duke përfshirë këtu disa subjekte ekonomike që i përkasin edhe kategorisë së shoqërive tregtare të mesme) duke përjashtuar bankat dhe shoqëritë e sigurimit të cilat nuk janë subjekt i Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

1

Page 5: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

II. Indikatorë bazik të ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë

Tabela 1: Rezultatet Financiare të Shoqërive Tregtare në Kosovë (vlerat në ‘000)

       Përshkrimi 2017 2018 Ndryshi

mi (%)Qarkullimi (të hyrat) € 4,862,613 € 5,345,574 10%Pasuritë € 5,039,552 € 5,551,683 10%Fitimi para tatimit (FPT) € 283,684 € 315,493 11%Humbja para tatimit -€ 50,348 -€ 84,116 67%Tatimi në fitim € 31,592 € 37,562 19%Fitimi pas tatimit € 251,928 € 282,108 12%Humbja pas tatimit -€ 58 761 -€ 82,032 40%Numri i të punësuarve 51 62 22%

II.1. PasuritëBazuar në të dhënat e tabelës 1 dhe grafikut 1 vlera e pasurive të

shoqërive tregtare të mëdha në vitin 2017 ishte €5.039 miliardë, ndërsa në vitin 2018 kjo kategori e bilancit të gjendjes arriti vlerën prej €5.551 miliardë. Ky ndryshim nënkupton që pasuritë e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë janë rritur për 10% krahasuar me vitin paraprak.

Grafiku 1: Lëvizja e aseteve e shoqërive tregtare të mëdha viti 2017/2018 (vlerat në ‘000€)

2017 20184,700,0004,800,0004,900,0005,000,0005,100,0005,200,0005,300,0005,400,0005,500,0005,600,000

5,039,553

5,551,684

Asetet 17/18

Asetet 17/18

Page 6: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018)

II.2. Të hyrat (qarkullimi)

Bazuar në të dhënat e tabelës 1 dhe grafikut 2, në vitin 2017, shoqëritë tregtare të mëdha në Kosovë kanë realizuar të hyra totale në vlerë prej €4.862 miliardë. Në vitin 2018 të hyrat arritën në €5.345 miliardë, vlerë e cila krahasuar me vitin 2017 ka shënuar një rritje prej 10%. Kjo nënkupton që ndërmarrjet e mëdha në Kosovë kanë treguar performancë pozitive sa i përket totalit të shitjeve të produkteve apo ofrimit të shërbimeve gjatë vitit 2018.

Grafiku 2: Lëvizja e të hyrave të shoqërive tregtare të mëdha viti 2017/2018(vlerat në ‘000€)

2017 20184,600,0004,700,0004,800,0004,900,0005,000,0005,100,0005,200,0005,300,0005,400,000

4,862,614

5,345,575

Të hyrat 17/18

Të hyrat 17/18

II.3. Fitimi, Humbja dhe TatimiBazuar në të dhënat e tabelës 1 dhe grafikut 3, për këtë kategori të

shoqërive tregtare, fitimi para tatimit (FPT) në vitin 2017 ishte €283.684 milionë, ndërsa në vitin 2018 fitimi para tatimit (FPT) ishte €315.493 milionë, duke shënuar ngritje 13% krahasuar me vitin paraprak. Kjo nënkupton që ndërmarrjet e mëdha kanë pasur më pak shpenzime

3

Page 7: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

operative dhe shpenzime tjera gjatë vitit 2018 krahasuar me vitin 2017 dhe si rezultat i kësaj FPT ka pësuar ngritje.

Grafiku 3: Fitimi para tatimit të shoqërive tregtare të mëdha viti 2017/2018 (vlerat në ‘000€)

2017 2018260,000

270,000

280,000

290,000

300,000

310,000

320,000

283,684

315,493

Fitimi para-tatimit 17/18

Fitimi para-tatimit 17/18

Bazuar në të dhënat e tabelës 1 dhe grafikut 4, për këtë kategori të shoqërive tregtare, fitimi pas tatimit apo fitimi neto në vitin 2017 ishte €254.928 milionë, ndërsa në vitin 2018 fitimi pas tatimit ishte €282.108 milionë, duke shënuar ngritje 12%. Kjo përsëri mund të jetë si pasojë e rënies së nivelit të shpenzimeve të kësaj kategorie të ndërmarrjeve gjatë vitit 2018.

Page 8: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018)

Grafiku 4: Fitimi pas tatimit të shoqërive tregtare të mëdha viti 2017/2018 (vlerat në ‘000€)

2017 2018235,000

240,000

245,000

250,000

255,000

260,000

265,000

270,000

275,000

280,000

285,000

251,928

282,109

Fitimi pas-tatimit 17/18

Fitimi pas-tatimit 17/18

Tatimi në fitim për shoqëritë tregtare të mëdha për vitin 2018 ishte në vlerë prej €37.562 milionë, ndërsa në tatimin në fitim për 2017 ishte €31.592 milionë.

Grafiku 5: Tatimi në fitim të shoqërive tregtare të mëdha viti 2017/2018 (vlerat në ‘000€)

5

Page 9: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

2017 201828,00029,00030,00031,00032,00033,00034,00035,00036,00037,00038,000

31,593

37,562

Tatimi ne Fitim 17/18

Tatimi ne Fitim 17/18

Vlen të theksohet edhe roli i rëndësishëm i shoqërive tregtare të mëdha në tregun e punësimit në Kosovë (grafiku 6), duke punësuar rreth 62 mijë punonjës në vitin 2018, ndërsa në vitin 2017, numri i punonjësve ishte rreth 51 mijë. Numri i punonjësve shënoi rritje gjatë vitit 2018 në lartësi prej 22%.

Grafikun 6: Numri i të punësuarve 2017/2018 (vlerat në ‘000)

2017 20180

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

60,000

70,000

51,20062,412

Të punësuarit 17/18

Të punësuarit 17/18

Page 10: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018)

II.4. Forma e regjistrimit të shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë dhe ndarja

në sektoreBazuar në të dhënat e tabelës 2, lloji më i sheshtë i formës së

organizimit të shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë është ajo e ‘shoqërive me përgjegjësi të kufizuara’ që përfaqëson 79% të të gjitha shoqërive tregtare të mëdha të cilat kanë dorëzuar pasqyrat financiare në KKRF. Ndërsa lloji më i rrallë është ai i ‘ortakërive’ me një nivel prej 1%, i pasuar me llojin e “shoqërive aksionare’ me një nivel prej 10% dhe llojin e ‘’biznesit individual’’ me një nivel prej 10.5%.

Tabela 2: Format e organizimit të shoqërive tregtare të mëdha në vitin 2018

Përshkrimi 2018Përqindja

Biznes individual 3810.5%

Ortakëri 2 1%

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar 284

79%

Shoqëri aksionare 3710.0%

TOTALI 361 100%

Bazuar në të dhënat e tabelës 3, 93.1% e të gjitha shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë të cilat kanë dorëzuar pasqyrat financiare në KKRF janë të sektorit privat, ndërsa vetëm 6.9% janë të sektorit publik. Kjo statistikë tregon që sektori privat ka një dominim absolut në tregun e kategorisë së shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë.

Tabela 3: Ndarja sipas sektorëve

   

Përshkrimi 2018

Përqindja

Sektori privat 336 93.1%Sektori publik 25 6.9%

7

Page 11: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

TOTALI 361 100%

Bazuar në të dhënat e tabelës 4, 53.19% e të gjitha shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë të cilat kanë dorëzuar pasqyrat financiare në KKRF janë ndërmarrje të cilat merren me tregti, ndërsa vetëm 28.80% e ndërmarrjeve janë të cilat merren me prodhim dhe 18% merren me ofrimin e shërbimeve.

Tabela 4: Ndarja sipas industrisë

Përshkrimi 2018 Përqindja

Prodhim 104 28.80%Tregti 192 53.19%Shërbime 65 18%TOTALI 361 100%

III. Indikatorë bazik të raporteve të auditimit të ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë

Në vijim janë prezantuar rezultatet e analizës së llojit të firmave të auditimit të cilat kanë bërë auditimin e shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë për vitin financiar 2018. Bazuar në të dhënat përmbledhëse në tabelën 6, vërehet që në vitin 2018 firmat vendore të auditimit kanë lëshuar opinion për 241 shoqëri tregtare të mëdha, përkatësisht për 66.75% të të gjitha ndërmarrjeve të kësaj kategorie. Ndërkaq, firmat e huaja të auditimit kanë lëshuar opinione për 113 shoqëri tregare të mëdha, përkatësisht për 31.30% të të gjitha ndërmarrjeve të kësaj kategorie. Kjo statistikë tregon që pjesa dërmuese e shoqërive tregtare të mëdha në Kosovë janë audituar nga firmat vendore të licencuara të auditimit. Siç shihet nga tabela 5, 5 ndërrmarrje janë të audituara nga ZKA dhe 2 ndërmarrje nuk kanë raport auditimi.

Tabela 5: Lloji i firmës së auditimit

Page 12: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare (viti financiar 2018)

Përshkrimi 2017 Përqindja

Firmë e huaj 113 31.30%Firmë vendore 241 66.75%ZKA1 5 1.38%

Nuk kanë raport auditimi 2 2 0.55%

TOTALI 361 100%

Në tabelën 6, janë prezantuar rezultatet e analizës së llojit të opinioneve të lëshuara nga auditorët. Bazuar në të dhënat përmbledhëse në tabelën 6, vërehet që në vitin 2018 numri i opinioneve të pakualifikuara ka qenë 211 (58.4%), numri i opinioneve të kualifikuara ka qenë 137 (37.9%), numri i opinioneve të kundërta ka qenë 5 (1.38%) si dhe numri i mohimeve të opinionit ka qenë 5 (1.38%). Kjo statistikë tregon që rreth 60% të ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë kanë pasur pasqyra financiare të cilat kanë qenë plotësisht në pajtueshmëri me SNRF/SNK. Sa i përket kategorisë së opinioneve të kualifikuara, duhet theksuar që arsyet më të shpeshta që kanë shpirë në kualifikim kanë qenë: (i) mosprezenca në numërimin e stoqeve, (ii) vlerësimi i patundshmërive, impianteve dhe pajimeve, (iii) mosprovizionimi i llogarive të arkëtueshme, (iv) detyrimet akruale, (v) tatimi i shtyrë, etj.

Tabela 6: Lloji i opinionit të dhënë

Përshkrimi 2018 Përqindja

I pakualifikuar 211 58.4%I kualifikuar 137 37.9%I Kundërt 5 1.38%Mohim i opinionit 5 1.35%Mungon opinioni3 3 0.83%

TOTALI 361 100%

Vlen të theksohet se në zyrat e KKRF-së janë pranuar edhe shtatëmbëdhjetë Pasqyra Financiare të Konsoliduara me raportet e audituara.

1 Zyra Kombëtare e Auditimit – ka audituar 5 ndërmarrje publike të cilat kanë dorëzuar raportet si të tilla duke mos respektuar edhe Ligjin për Kontabilitet Raportim Financiar dhe Auditim nr.04/L-014.2 Nuk ka raport të auditimit - dy ndërmarrje publike kanë raportuar vetëm Pasqyrat Financiare vjetore pa raport të auditimit.3 Mungon opinion- dy ndërmarrje publike nuk kanë raport auditimi dhe te një ndërmarrje private mungon opinion.

9

Page 13: Raport Vjetor për Raportim të Pasqyrave Financiare … · Web viewBazuar në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim nr. 04/L-014, pasqyrat financiare të shoqërive

Lista e subjekteve ekonomike të cilat kanë raportuar Pasqyrat Financiare të Konsoliduara të bashkangjitura me raportet e auditimi janë:

1. Kosovo Calik Limak Energy SH.A