nga konferenca vjetore e shkencës KUMTESAT ‘Java e ... · dueshme cilësore e cila po shënon...

851
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë Departamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë KUMTESAT nga konferenca vjetore e shkencës ‘Java e Shkencës’ 2017 Prishtinë, 2018

Transcript of nga konferenca vjetore e shkencës KUMTESAT ‘Java e ... · dueshme cilësore e cila po shënon...

  • Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e TeknologjisëDepartamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë

    cmyk

    KUMTESATnga konferenca vjetore e shkencës‘Java e Shkencës’ 2017

    KUMTESAT

    Kumtesat nga konferenca vjetore e shkencës

    ‘Java e Shkences’ 2017

    Prishtinë, 2018

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    1

    KUMTESAT IKumtesat nga konferenca vjetore e shkencës

    ‘Java e Shkencës’ 2016

    Prishtinë, 2017

    Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e TeknologjisëDepartamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë

    KUMTESATKonferenca vjetore e shkencës “Java e Shkencës

    2017

  • 2

    KUMTESAT

    KUMTESAT I Kumtesat nga konferenca vjetore e shkencës

    ‘Java e Shkencës’ 2016

    Redaktor:Dr. Murteza Osdautaj

    Këshilli botues:Prof. Dr. Myzafere LimaniProf. Dr. Fehmi Krasniqi

    Prof. Dr. Gazmend QorrajProf. Dr. Hysen MatoshiProf. Dr. Bajram BerishaProf. Dr. Rexhep Gashi

    Prof. Dr. Majlinda Daci - Ajvazi

    Redaktor:Dr. Murteza Osdautaj

    Këshilli botues:Prof. Dr. Myzafere LimaniProf. Dr. Fehmi Krasniqi

    Prof. Dr. Gazmend QorrajProf. Dr. Hysen MatoshiProf. Dr. Bajram BerishaProf. Dr. Rexhep Gashi

    Prof. Dr. Majlinda Daci - Ajvazi

    KUMTESATnga konferenca vjetore e shkencës

    “Java e Shkencës” 2017

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    3

    Të nderuar lexues,

    Është arritje e shënuar që para jush po paraqiten dy vëllimet e reja të kumtesave të paraqi-tura në Konferencën Kombëtare të Shkencës “Java e Shkencës 2015”. Vëllimet që keni para vetes paraqesin kontributin e hulumtueseve shkencor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Austria dhe vendeve të tjera evropiane nga të cilat kishte pjesëmarrës në Konferencë. Ne ndjehemi mirë që “Java e Shkencës”, për disa vite me radhë, po profilizohet dhe është of-ruar si një vend i prezantimit të vlerave shkencore të hulumtuesve shqiptarë dhe të huaj, të cilët dëshirojnë që rezultatet e tyre shkencore t’i prezantojnë në konferencë. Ne besojmë se kontributet shkencore të konferencës “Java e Shkencës” po e shënojnë një ngritje të vazh-dueshme cilësore e cila po shënon rritje cilësore vit pas viti. Kjo është arritur me anë të ngritjes së mekanizmave recensues dhe vlerësues të konferencës por edhe me mekanizmin e recensimit të aplikuar për kumtesat në institucionet prej nga vijnë shkencëtarët pjesëmarrës të konferencës. Për disa vite në konferencë është shënuar rritje e vazhdueshme e pjesëmar-rjes së hulumtuesve shkencorë. Në vitin 2015 kishte rreth 580 autorë dhe bashkautorë nga 7 vende të rajonit dhe Evropës. Masivizimi i tillë ka realizuar qëllimin e tij të parë, ndërsa që këtë vit dhe vitet në vijim, fokusi do të përqendrohet ekskluzivisht në rritjen e cilësisë së punimeve shkencore të paraqitura dhe në ndërkombëtarizimin e kësaj ngjarje dhe vlerave të prezantuara.Për të arritur cilësinë e hulumtimit shkencorë në vend dhe për të ngritur cilësinë e punimeve të paraqitura në konferencën e ardhshme ne kemi riorganizuar të gjitha këshillat shkencore të fushave dhe Këshillin Shkencorë të MAShT. Në të ardhmen paraqitja dhe prezantimi i punimeve shkencore do të bazohet në standardet ndërkombëtare dhe sistemi i pranimit dhe i vlerësimit do të bëhet krejtësisht i digjitalizuar ndërsa sistemi i vlerësimit do të ngrihet në nivele të recensimit dhe vlerësimit anonim. Për t’i arritur qëllimet e mësipërme, MAShT do të krijojë rrethana mbështetëse për ve-primtarinë kërkimore-shkencore, si përmirësim i bazës ligjore për veprimtarinë kërki-more-shkencore, rritjen e financimit dhe ndërkombëtarizimin e kësaj veprimtarie. Në këtë kuadër, ne kemi nënshkruar shumë marrëveshje bilaterale dhe rajonale në fushën e bash-këpunimit shkencor me vendet e ndryshme që e lehtësojnë inkuadrimin e hulumtueseve shkencorë kosovarë në aktivitete dhe projekte rajonale dhe ndërkombëtare.

    KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2016

    Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e TeknologjisëDepartamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë

    KUMTESATnga konferenca vjetore e shkencës

    “Java e Shkencës” 2017

    Prishtinë, 2018

  • 4

    KUMTESAT

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    5

    Fjala e ministrit

  • 6

    KUMTESAT

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    7

    STUDIMET GJUHËSORE DHE KULTURORE

  • 8

    KUMTESAT

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    5

    EMËRTIMET E TOKËS DHE ELEMENTET QË LIDHEN ME TË NË TË FOLMEN E VUSHTRRISË

    Instituti Albanologjik Prishtinë Dr. Abdurrahim Maxhuni

    ABSTRAKT

    Shumë fjalë të sferës dialektore, nën ndikimin e zhvillimeve mbarëbotërore kanë dalë nga përdorimi dhe kanë kaluar në leksikun pasiv, të cilat po që se nuk mblidhen humbin së bashku folësit e tyre, që kryesisht janë të moshuar. Është e njohur se thesari leksikor ka rëndësi të madhe për dialektologjinë dhe për gjuhësinë në përgjithësi, andaj vjelja e tij dhe shpëtimi nga harresa është një punë e çmueshme. Nisur nga ky qëllim, kemi bërë përpjekje që leksikun dialektor për emërtimin e tokës dhe elementeve që lidhen me të, në folmen e Vushtrrisë ta mbledhim dhe ta trajtojmë në këtë punim.

    Fjalët çelës: Emërtime, tokë, dialekt, e folme, Vushtrri

    4.1.1. Emërtime për tokën dhe elementet që lidhen me të

    Areali i Vushtrrisë ka një tokë pjellore që ka mundësuar kultivimin e shumë kulturave bujqësore. Më parë toka është punuar shumë në të gjitha rrethinat e saj. Ndër kulturat më të kultivuara kanë qenë patatja dhe lakra. Ekzistojnë shumë emërtime për tokën e punuar dhe elementet që lidhen me të. Pjesa më e madhe e tokës së kësaj treve ka qenë dhe është e punueshme dhe mjaft pjellore edhe për faktin se lumi Sitnicë kalon përmes tokës rrafshinore të kësaj komune. Fjalët që lidhen me tokën dhe me mënyrën se si punohet ajo, janë të shum-ta. Një vend të veçantë zënë emërtimet e tokës sipas përmbajtjes, konfiguracionit, ngjyrës, lagështisë e thatësisë. Në emërtimet e tokave sipas përbërjes të përhapura janë ato që kanë si bazë fjalën gur, zall, si: gurisht, gurin, zallin e zallisht, tokë gurish, tokë zallin etj. Nga natyra e tokës me gurë dalin edhe toponimet gúri bardh (Ceceli), gúri gat (Pasomë) gúri i rrushit (Pasomë), gúrt e Mellës (Breznicë). Emërtime të tilla me fjalën bazë gur e zall hasen pothu-ajse në të gjitha të folmet e tjera gege: gurishtë (Dukagjin), tokë guricë (Shkodër)1, gurinë, gurina, toka gurinë (Rrafshi i Dukagjinit) etj. Me fjalën gur ndërtohen edhe togfjalësha e njësi frazeologjike, si: gur mulliri, guri megjs, e boni zemrën guri, e gjun gurin e mshef dorën etj. Si tregues i jashtëm në krijimin e njësive leksikore për tokën mund të merret edhe uji ose lagështia. Skllot e lloçkovinë quhet toka e cila pas shiut është bërë me baltë, ndërsa bucīna është vend që është zbutur nga uji. Po ashtu emërtime të tjera leksikore që kanë elementin

    1 Simon Pepa, Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor, Shkodër, 2002, f. 27.

  • 6

    KUMTESAT

    ujë, dalin edhe ato që kanë si rrënjë fjalën baltë, si baltinë, baltak. Emërtimet e fundit i hasim edhe në të folme të tjera, si baltomë, baltishtë, balushë etj.2 Me elementin ujë janë krijuar edhe toponimet arat mi vad, arat ner vad.

    Emërtimi i tokave sipas konfiguracionit është element tjetër me rëndësi. Toka e klasës së lartë quhet llukī, një tokë mjaft e mirë dhe e lehtë për t’u punuar, ndërsa toka që punohet me vështirësi quhet smoni:c. Edhe emërtimi seīsht përdoret për tokën që është pjellore.

    Gjithashtu ekzistojnë edhe emërtimet për tokën e punuar dhe atë të papunuar. Batall quhet toka e cila nuk punohet. Dikur është punuar por me kalimin e kohës është lënë e papunuar, ndërsa orrnīc quhet toka që është lëvruar moti. Për tokën e livruar ka një emërtim, ugár. Ndërsa lamë quhet vendi ku është fshirë gruri. Stëvāj quhet vendi me drithëra e me barë të rrëzuar. Emërtim tjetër është zabelīsht, vendi ku ka qenë dikur zabeli, ndërsa kullota e rrethuar me gardh quhet ogranxh. Picel quhet maja e rrafshët e kodrinës së lartë. Vendi ku është prerë mali quhet qylin. Ka pasur raste kur kultivuesit e tokës, në mungesë të tokës, ose për arsye të tjera, kanë çelur malin, duke i prerë drunjtë dhe atë pjesë e kanë punuar. Kjo tokë është quajtur cunglaj, pra vendi ku është çelur mali dhe është bërë arë për t’u mbjellë. Për vendin e çelur ekziston edhe një emërtim gargjuer.

    Gjithashtu ka edhe disa emërtime të tjera që lidhen me tokën e punuar, p.sh. nermjetëza quhet pjesët në sipërfaqen e arave që mbesin pa i lëvruar, që nuk e kap plugu. Braz është njëra pjesë e sipërfaqes së arës, ndërsa llagêm është një vijë e thellë e cila shërben për ta kulluar një tokë nga uji.

    Emërtime të tjera që lidhen me tokën janë edhe: ba:s - pjesë e vogël dheu në formë të rrumbullakët. Stomak, ngriturin apo stomi i vogël. Stãm, vend i ngritur në pjesën e sipërme të rrugës. Tubrrīc - grumbull i dheut që e bëjnë buburrecat.

    Procesi i punimit të tokës kalon nëpër disa faza deri te marrja e produktit të tij. Edhe lidhur me proceset që janë të nevojshme për lëvrimin e tokës ka emërtime të ndryshme. P.sh. treniraç (me) thuhet për arën kur duam ta livrojmë. Vllaçit (me) thuhet kur arën e livruar e rrafshojmë, duke e sjellë në një nivel pak a shumë të njëjtë, sepse gjatë lëvrimit të arës, dheu është i trashë e i fortë, me ç’rast është i vështirë për t’u punuar më tej. Pastaj kemi emërtimin vllaçit (me). Ky emërtim përdoret kur të thyhen plisat e lavrës me trinë, ndërsa emërtimi shpatis (me) përdoret kur toka të zbutet ndërmjet renave të misrit. Emërtimi përskat (me) përdoret kur ta spërkasim tokë, pasi të nxjerrë krye bima e mbjellë, sikurse rasti i patates. Emërtimi neh (m’u) dhe polozhit përdoret kur të rrëzohen kulturat bujqësore, qoftë pas një ere të madhe, qoftë për ndonjë arsye tjetër.

    Thuajse çdo shtëpi në katundet e Vushtrrisë ka pasur lopë e ballica për ta mbështetur ekonominë e tyre familjare. Gjithashtu është kultivuar edhe ushqimi i kafshëve shtëpiake, si bari, tetelina etj. Për kultivimin e këtyre ushqimeve mjetet moderne nuk kanë ekzistuar, andaj puna kryesore është bërë me dorë, përkatësisht me kosë dhe është zhvilluar në disa procese. Fillimisht bari është kositur, pastaj një kohë është lënë të thahet në diell, për ta rrotulluar më vonë që të thahet krejtësisht. Puna e mëtejshme ka qenë mbledhja e këtij bari që është

    2 Po aty, f. 31.

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    7

    quajtur sâ:n dhe është vendosur në një vend të ngritur të quajtur mullar. Navik është quajtur një grumbull më i vogël sane, mullar i vogël sane. Është vendosur një dru i gjatë e i fortë dhe rreth tij është palosur bari i tharë si rezervë për kafshët gjatë kohës së dimrit. Ndërsa gjatë sezonit pranverë-verë, kafshët i kanë lëshuar në fusha të hapura për t’u ushqyer. Procesi i mbledhjes së barit të thatë ka kaluar në disa duar (shkallë), andaj edhe emërtimet kanë qenë të ndryshme, p.sh.: anth është quajtur sâ:na e imtë, ndërsa bashkimi i disa pjesëve në një tërësi: është quajtur dâ , dâ i sâns. Emërtimi nani është përdorur për grumbull duajsh rëndom prej nëntë sish. Enthi i sanës, lulja e sanës, është quajtur byku i sanës të cilën nuk e hanë kafshët Edhe emërtimet e kositjes nga kositja e parë dhe e dytë kanë dalluar. Siç është e njohur bari gjatë sezonit të verës është kositur më tepër se një herë, nëse moti ka qenë i nxehtë dhe nëse ka pasur lagështi të mjaftueshme. Rendi i barit të kositur është quajtur ajkos/ otkos, ndërsa kositja e dytë që i është bërë barit është quajtur atavë, pra sâ:n e kositjes së dytë.

    Kositja e barit ka qenë një punë e lodhshme dhe e gjatë, varësisht nga madhësia e livadhit dhe ka kërkuar mjeshtëri të madhe në përdorimin e kosës. Zakonisht atë punë e ka bërë një kositës ose më shumë se një, për ta mbaruar më shpejt kositjen. Kostarët që e kanë kositur barin kanë pasur emërtime të ndryshme, p.sh.: ai që u printe kosëtarëve të tjerë është quajtur kasabash, ndërsa i fundit është quajtur bishtar, pra kositësi që gjendet në fund të rreshtit. Ndërsa ai që ka kositur është quajtur kosaç.

    Emërtime që lidhen me elemente të cilat shërbejnë për punë të ndryshme në ara kemi: kopaçicë - mjet për misër, për ta livruar ndërmjet renave.valak, mjet për punimin e tokës.nabod, sfurk druri i fortë, me dy rremba, që përdoret për t’i qitur duajt e drithërave të

    bardhë në shtregë apo qerre.

    Gjithashtu ekzistojnë edhe disa emërtime të ndryshme për vende e për male, që lidhen me tokën e me kafshët shtëpiake, si:

    shkozīn, mal që ka vetëm (ose kryesisht) drurë shkoze.thyeshëm (i), vend i vështirë për udhëtim.th k, vend shumë i pjerrët. Nuk mujta mu ngjit se ish th k përpjet. pojāt, kasolle me dërrasa për bagëti.pozllâºm, vathë e rrethuar me dërrasa për ushqim bagëtish.kundedor/e, shportë e thurur prej thuprash që u vihet qeve për t’i penguar që të mos hanë

    kur janë duke lëvruar.kular, shkop i drejtë druri në zgjedhë, ku mbështetet qafa e kaut ndërmjet tij dhe zhegrës.Pleme, kasolle për të mbajtur ushqimin e bagëtive. trollīsht, vendi ku u qitet ushqimi bagëtisë dimrit.grazhdoje, mbeturina bari a kashte që teprojnë nëpër grazhdet e kafshëve.trell, mbeturinë, ushqim shtazësh në grazhd.

  • 8

    KUMTESAT

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    9

    VARIETETI I FOLUR I STUDENTËVE NË STRUGË

    Prof. dr. AJTEN HAJDARI - QAMILIKatedra e Gjuhës dhe e Letërsisë ShqiptareFakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”Universiteti “Shën Kirili e Metodi” – Shkup, MaqedoniE-maili: [email protected]

    ABSTRAKTI

    Asnjë mjedis gjuhësor nuk mund të llogaritet si mjedis me folës, që flasin një gjuhë të vetme dhe plotësisht të njëllojtë në të gjitha segmentet gjuhësore për të gjithë folësit pa asnjë përjashtim. Ekzistojnë shumë forma të ndryshme në të njëjtën hapësirë dhe kohë. Faktorët kryesorë për paraqitjen e kësaj dukurie janë: karakteri shoqëror-kulturor i folësit, faktorët gjeografikë, kohorë (diakronia dhe sinkronia) të folësit, përkatësia klasore e folësit, funksioni në shoqëri, profesioni, mosha, rrethi, religjioni, gjinia etj. Si variante shoqërore më të njohura që janë trajtuar mirë në gjuhësinë shqiptare llogariten varianti shoqëror i kallajxhinjëve nga Përmeti (dogançja), e muratorëve të Oparit (purishtja) dhe të punëtorëve rebelë të Shën Gjergjit në Tiranë (dalipbepçja dhe çorterishtja). Edhe në Strugë, mbase jo edhe aq të zhvilluara e të tërësishme, megjithatë jetojnë disa variante shoqërore, si: gjuha e fshehtë e studentëve, e muratorëve, e muzikantëve, e tezgaxhinjëve, e pjesëtarëve të OJQ-ve dhe të nxënësve. Më e zhvilluar dhe me vlerë më të madhe sociololinguistike janë sociolektet e studentëve struganë, për këtë arsye do të ndalem dhe trajtoj vetëm varietetin e folur të këtij grupi shoqëror. Materialin e mbledhur në terren e kam klasifikuar sipas përdoruesve të këtyre gjuhëve të fshehta, përkatësisht në zhargonin e studentëve struganë që kanë studiuar: në Tiranë, në Shkup, në Tetovë, në Prishtinë dhe në Strugë.

    Fjalët çelës: varietet i folur, studentë, Strugë, faktorë, klasifikim.

    I. HYRJE

    Varietetet e folura shoqërore në Ballkan, në krahasim me shtetet më të zhvilluara botërore, janë trajtuar shumë pak, sepse edhe vetë sociolinguistika është disiplinë e re shkencore. Sociolinguistë më të njohur botërorë janë: Burling (1970), Pride (1971), Fishman (1972), Robinson (1972), Ditmar (1973), Trudgill (1974), Berruto (1975), Plat (1975), Bell (1976), Wardhaugh (1976), Hudson (1980) etj., ndërkaq sociolinguistë shqiptarë janë: Sh. Haxhihasani, Gj. Shkurtaj, J. Gjinari etj.

  • 10

    KUMTESAT

    Faktorët gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë, që ndikojnë në dukuri të caktuara të varieteteve shoqërore të grupmoshave dhe gjinive të ndryshme, janë aq të thjeshta dhe i hasim çdo ditë, por nuk e vërejmë se sa dallime apo ngjashmëri krijojnë në të folmet tona.

    Shumica e folësve janë në gjendje të përdorin forma të ndryshme të po së njëjtës gjuhë, varësisht prej situatës gjuhësore në të cilën ndodhen. Folësit të cilët nuk janë të shkathët të përdorin forma të ndryshme të asaj gjuhe, janë të aftë t’i kuptojnë folësit e tjerë teksa i përdorin format e çfarëdoshme të saj.

    Gjuhët e fshehta përfaqësojnë më shumë përjashtim nga gjuha, sesa gjuhë më vete. Ato nuk janë mjet i tërësishëm i komunikimit, sepse ato hasen vetëm në leksik dhe në shprehjet frazeologjike. Ky variant social nuk ka strukturë gramatikore të vetën, por mbështetet në strukturën gramatikore të varianteve dialektore përkrah të cilave gjallon dhe përdor fond fjalësh, i cili mund të jetë i huazuar nga gjuhët fqinje ose të jenë krijuar përmes kalkimit, të jenë me kuptime të tërthorta, figurative, metaforike, shkurtesa, metateza, përmbysje të fjalës, ndërfutje të po së njëjtës fonemë pas çdo rrokjeje, zhvendosje të qëllimshme të theksit të fjalës apo fjalisë dhe të intonacionit etj., kurse grupi shoqëror i cili e përdor këtë lloj varianti gjuhësor ka për qëllim të fshehë bisedën nga ata të cilët nuk janë pjesëtarë të kësaj shtrese apo grupi shoqëror. Prandaj, ky varietet i folur ndryshe quhet edhe si gjuhë e fshehtë ose zhargon > argo. Te ne vetëm ky variant shoqëror (social) gjuhësor njihet si e folme shoqërore dhe në krahasim me të folmet dialektore, ky është më pak i trajtuar.1

    I. 1. Klasifikimi i varieteteve të folura të studentëve të Strugës sipas vendit të studimitSiç e përmendëm edhe më sipër, se në Strugë më i zhvilluar dhe me vlerë më të madhe

    sociololinguistike është varieteti i folur i studentëve struganë, për këtë arsye në vijim do të trajtoj vetëm këtë varietet të folur.

    Vjelja e materialit për këtë studim është bërë prej vitit 2009 deri në vitin 2011. Tash me siguri ka fjalë dhe shprehje të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në këtë punim. Materialin e mbledhur në terren e kam klasifikuar sipas përdoruesve të këtyre gjuhëve të fshehta, përkatësisht në zhargonin e studentëve struganë që kanë studiuar: 1. në Strugë, 2. në Shkup, 3. në Prishtinë, 4. në Tiranë dhe 5. në Tetovë.

    Arsyeja pse i klasifikova varietetet e folura në këto grupe, është se studentët struganë, varësisht prej saj se në cilën qendër universitare kanë studiuar, drejtpërsëdrejti janë ndikuar nga të folmet dialektore të vendit ku studiojnë, nga mënyra e të jetuarit, e të shprehurit, e të perceptuarit etj. Dhe kur takohen në Strugë, ata mes veti menjëherë përdorin sociolektin e tyre. Në vijim po japim disa nga fjalët që regjistruam në terren sipas këtij klasifikimi.

    1 Haxhihasani, Q. Të folmet shoqërore

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    11

    1.1. Te studentët struganë që kanë studiuar në Strugë hasen këto fjalë e shprehje: masmon (i thjeshtë, i paditur), shkërdhat (i pandershëm), qurrash (njeri që vetëm qan e ankohet), langaç (rrugaç, endacak), potour (njeri pa ndjenja kombëtare dhe fetare), çerepxhë�i (i prapambetur, i paemancipuar), liega (nga: koleg, por për secilin mik, shok, të afërm, nganjëherë edhe për person me të meta mendore, e thënë me përbuzje), ke mbet Ajdar (ke mbetur pa asgjë dhe i vetmuar), Ke mbet si Alili i rru:m (fraz. lok.: nuk e ke marrë atë që e ke pritur prej kohësh), n’hamam tijtëjrës (fraz. lok.: kurrë, asnjëherë), ferzhan, mende (mendjelehtë, ngelës), daso (i pashëm, elegant, i autoritetshëm), laku (nga serb.: seljak, për njeri i thjeshtë, jobashkëkohor me modën dhe qytetërimin), nari (nga: katundar, me vlerë të ngjashme si fjala paraprake, por më tepër lidhet me aspektin shpirtëror, arsimor dhe kinestetik të personit), bollëic (e trashë, e pakujdesshme, e cila vetëm shemb e derdh gjërat përreth), maler (i pafat, fatkeq), ceno (nga: rrenacak, mashtrues, gënjeshtar) çitak (njeri nga familje e parespektuar dhe pa nam), xhip Novoselle (njeri që vazhdimisht lyp gjëra nga shokët: cigare, stilolaps, para etj.), kopë�ita (njeri me shputa të mëdha), gaskonj (femër tepër e dobët dhe e neveritshme ose e “tharët”, aspak joshëse), taku (nga: ortak, për secilin mik, shok, dashamir), Shakira (nga këngëtarja e njohur botërore, për femër me flokë të gjata të bukura, por ndonjëherë me kuptim krejtësisht të kundërt), gjali (nofkë për një profesor, i cili shumë shpesh e përdorte këtë fjalë: djali > gjali), t’ardhtë keq (as mos u përpiq kot, sepse nuk ka shpresa për këtë çështje), më çoj nëna ta laj gojën (fraz. lok.: kur i thua dikujt diçka vetëm sa për ta kaluar rendin, por nuk e thotë me gjithë zemër ose kur e fton dikë, por nuk dëshiron që të vijë), cëpër (njeri shumë i imët, i dobët, i vogël), kolloqustër, bërshlem (mysafir i padëshirueshëm), kë:m sovajkë (vajzë me këmbë shumë të holla e të shtrembëra), bajmake (femër që ec më shputa të kthyera përbrenda), më çau (jam shumë i/e uritur), shpagetë e zier (njeri i gjatë, i dobët, me lëvizje të lakueshme e të labërguara), e buturushme (tepër e bukur, por ndonjëherë me kuptim të kundërt, pra: tepër e shëmtuar), çfafarë bofon? (çfarë bën?), sifi jefe? (si je?), mifir jafam (mirë jam), zhazhajdezhe tezhe uzhun (ajde tek unë), tëzhë duzhuazha (të dua), e lezebeçme (e lezeçme, simpatike), u vrava duke punuar (me kuptim të kundërt, pra: tërë ditën vetëm rri e asgjë nuk punoj), u dërma (me kuptim të ngjashëm sikur edhe shprehja paraprake), gjashtaxhi (student që merr vetëm gjashta e asnjë notë të madhe), pufkaxhi (ai që lavdërohet shumë, por nuk ka vlera), druze (nga dial. geg i Str.: druaj se = ndoshta), smole (nga maq. pështjellan, i paorganizuar, “i humbur”), taravi kërrbliqi (tollovi, rrëmujë e madhe), gargamell (qel / qeros dhe i shëmtuar), shatkë (e humbur), kukaç (njeri që veç ankohet), do përdridhesh (kur dikush lavdërohet shumë dhe e mbivlerëson veten), të ra unda (kuptim të njëjtë si shprehja paraprake), pozer (dikush që e mendon veten shumë të bukur dhe përpiqet të joshë gjininë e kundërt, duke bërë poza dhe lëvizje të ndryshme), e quke (e kuqe), lu:p (pulë), dost (nga tur.: mik), xhon ose gullash (njeri tepër i thjeshtë, jo i pashëm, i pandrequr), ponjë (vajzë e shëmtuar, e cila e mendon veten të bukur), Uo cap (formë qesharake e shprehjes anglishte: What’s up?, por në fakt shqip tingëllon si: � cjap), bash (formë e shkurtuar e shprehjes: bash ashtu / pikërisht ashtu), Tut mi alajt! (nga gjerm.: të më falësh, por e thënë ironikisht), zhglë-dur (kur dikush nuk është në rrjedha, nuk është i intonuar me ndonjë çështje ose jetën në përgjithësi), aspir (pushim,

  • 12

    KUMTESAT

    pauzë), ajnali (i pasur), nakim? (formë e tjetërsuar e fjalës: ikim, me kuptim: A po ikim? A po shkojmë në shtëpi?), najdo (i humbur, tunç, kokëbosh), ajnasës (i dobët, i ngratë, i mjerë), qakat (nga turqishtja: letër “kâğıt”, me kuptim: para, të holla), stromë (i pandrequr, jo i pashëm, i papastër, por ndonjëherë me shaka thërriten mes veti shokët e ngushtë për të krijuar atmosferë humoristike), te puçavte? (nga rom.: A të thashë?), as! (nga rom.: hesht!), çavo (nga rom. djalë), çavija (vajzë), hello body, hello goust (kalk i qëllimshëm humoristik nga forma sllavishte:

    , e përkthyer në anglisht, me kuptim: Në trup të shëndoshë, mendje e shëndoshë), qe se lutish ti (nga fjala shqipe lutje, me kuptim: do të më lutesh ti, por në fakt del: Do të më hidhërohesh ti, sepse fjala d.m.th. hidhërohet) etj.

    Ky grup shoqëror shumë shpesh në gjuhën e tyre të fshehtë përdor fjalë turke jo shumë të njohura për shqiptarët nga zonat rurale.

    1. 2. Te studentët struganë që kanë studiuar në Shkup hasen këto fjalë e shprehje: i smut (i çmendur, jonormal), trent (i tranuar, i hutuar), asgjë të re nga froni i Perëndimit (nuk ka asgjë të re), spirikunce (kureshtare, i fut hundët kudo, zhbiruese), lariçk (lajkatare, sahanlëpirëse, servile), biberi (njeri që përzihet kudo), francuska (femër që lëvdohet shumë dhe e mendon veten të paarritshme), babadimri (njeri me mjekër të bardhë), zhavel (qurrash, jargavec), hanëm (femër introverte), co:p (femër tepër e bukur), xekra keqe (e ligë, e pabesë, dyftyrëshe), trullavq/-e dhe hupsh/-e (i/e humbur, ngatërrestar/-e, jo i gjindshëm), qufi (i papjekur, naiv, fëminor, axhami), coftinë (kjo fjalë, edhe pse ka kuptim shumë të vrazhdë, përdoret me shaka për të thërritur mes veti shoku-shokun), cimo (formë e shkurtuar nga gjerm. cimer = shok dhome), e vakt (mentalisht e prapambetur, jo shumë e shkathtë, jo shumë e gjindshme), shoqi (dialektizëm: shoku), shkokël (i prapambetur në çdo aspket), mafí (njeri shumë i shkathët, i gjindshëm, por i cili vepron tinëzisht), i vra:m (mentalisht i prapambetur, jo shumë i shkathët), baju / mbushu (njëra nga sharjet më të lehta, me kuptim: ik, largoju), bajat (nga tur.: i mërzitshëm, monoton), fegi (nga ang., por me kuptim: i pasinqertë, tradhëtar, jolojal), kusho (formë e shkurtuar nga: kushëri), teshki (shkurtim nga shprehja serbe: pra njeri shumë i thjeshtë, i paqytetëruar), mora (nga sllav. = patjetër), strogi (nga sllav. nofka e një profesori të rreptë), gllupi (nga sllav. = i thjeshtë skajshmërisht), zgibavec dhe grebator (student që u serviloset profesorëve), xinxilushe (e stërpërkëdhelur), Oliva ose thadrankë (tepër e dobët), je shumë zanzi (je shumë joshëse, e bukur, seksibile), fol jastëku (është nën komandë të gruas), je shumë najs (nga ang.: je shumë i mirë, i këndshëm), je shumë fani (nga ang.: je shumë qesharak), ama smeshno! (nga maq., por me kuptim të kundërt e thënë me ironi, për: aspak nuk është për të qeshur), kapir (nga ital. = kuptoj), kepir (diçka gjysmehapur), e matira (e munda, e fitova, ia mbylla gojën), spicë (nxitës zënkash), fosile (profesor shumë i moshuar), mostër (tepër i keq, i lig), tatar (turkofil, adhurues i Perandorisë Osmane), kllosho (formë e shkurtuar nga sllav.

    i paaftë, i pagjindshëm, i nënshtruar), fillmash (njeri që ka fiksime dhe i ekzagjeron gjërat me iluzione), drogirash (ai që ka sjellje të pahijshme dhe agresivitet të tepëruar), shaci im (i dashuri im), hiç s’bajka (me kuptim krejtësisht të kundërt, pra: qenka jashtëzakonisht e mirë apo e bukur), shumë li:r kana (me kuptim krejtësisht të kundërt, pra: qenka shumë

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    13

    e shtrenjtë), origjinal (me kuptim krejtësisht të kundërt, pra: prodhim jocilësor, i keq), ku je idiot? (me shaka i drejtohet shokut të ngushtë), ferzhan (njeri që bie në çdo lloj ndikimi), spetullohet (lëvdohet shumë me lëvizjet e trupit dhe qëndrimin që mban, e mbivlerëson veten), faci / bukuran (i pashëm, i bukur, i këndshëm), e koçita (e ndalova, e pengova, nga maq. ), e zakaçita (e intrigova), mircatem (komunikoj përmes internetit) etj.

    1. 3. Te studentët struganë që kanë studiuar në Prishtinë (këtu bëjnë pjesë gjeneratat më të vjetra, pra popullata që tash në vitin 2017 është mbi 45 vjeçare) i hasa këto fjalë e shprehje: kuller (nga ang.: cool, bashkëkohor, i dalldisur, jo i rëndomtë, indiferent), kullerkë (kjo fjalë ka kuptim të njëjtë me fjalën paraprake, por vlen për gjininë femërore), vo:rr (gjakftohtë, i pashoqërueshëm, i mbyllur në vetvete), kuku! (të mjerët ne!), shuj! (hesht!) spic (i stërmbushur), ki smut kana (tepër i bukur, i stolisur, i ndrequr), i vokt (mentalisht jo në rregull, pështjellan, i vrarë në mendje), trent (i dalldisur, i hutuar), car (elegant, bujar, i pashëm, me autoritet, i besueshëm), op (po), rimë (mirë), qek (keq), fa:c (i pashëm, joshës, elegant), gej (nga ang., por me kuptim: shok tradhëtar, i pasinqertë, tinëzak), lidership (nga ang., por me kuptim: partneri që dominon në një çift bashkëshortor ose të dashuruar), frendship (nga ang.: raporte shoqërore), fegi (nga ang., por me kuptim: shok tradhëtar, i pasinqertë, jolojal), tejkere (nga ang.: ruaje, kujdesu, mbikëqyre), nedja (andej), çarxhu (nga ang.: mbushu me energji ose fuqi për të mësuar), What’s up? (nga ang.: Ç’kemi?), je shumë najs (je shumë i mirë), je shumë fani (je shumë qesharak), tërë? ose tre?/3? (a ka diçka të re?), asl pls (nga ang. ge, sex and long please “mosha, gjinia, lartësia, Ju lutem”), FYI (nga ang.: for your information “sa për dijeninë tuaj”), rgds (nga ang.: regards “të përqafoj”), Thnx (nga ang. Thanks “falemnderit”), ASAP (nga ang. as soon as possible “së shpejti”), TPF (shkurtesë shq. të puth fort), CU (nga ang. see you “mirupafshim”). Këto fjalët e fundit, edhe pse janë forma të shkurtuara për të shkruar, në po këtë mënyrë përdoren edhe gjatë të folurit, si p.sh.: asëlë pëlësë, fëyi, tëpëfë etj.

    Përdoruesit e këtij varieteti, përpos elementeve leksikore, kanë rënë edhe në ndikim fonetik dhe gramatikor të gegërishtes verilindore (kosovarishtes), si p.sh.: përdorin paskajoren gege: me shku, me msu; togu /ua/ reduktohet në /u:/: tu punu (duke punuar), kam për të msu (kam për të mësuar); më shumë përdorin emra prejfoljore, sesa folje, si p.sh.: do të bëjmë mbledhjen e nënshkrimeve (< do të mbledhim nënshkrime), do të kryejmë regjistrimin e studentëve (< do të regjistrojmë studentët), krijoi një grup pune me qëllim mbledhjen e të dhënave dialektore (< krijoi një grup pune për të mbledhur të dhëna dialektore); më shumë përdorin formën joveprore, sesa atë veprore: kjo u ka ndodh shkaku jot (kjo ndodhi shkaku yt), aj u mund nga shokt (atë e mundën shokët). Patjetër duhet të cekim se ky grup shoqëror vazhdimisht po shton fjalë nga anglishtja, si: brifing, parttajm, fulltajm, fllaer, njuslejtër e shumë të tjera.

    1. 4. Te studentët struganë që kanë studiuar në Tiranë: (ky është një grup i vogël studentësh) hasen këto fjalë e shprehje: qyqja (çka më gjeti), o njësh (ti je më i miri, i pari), ka që ç’ke me të (lidhet me këtë çështje edhe atë shumë), rrushi i lalës rrush (tunç, ngelës, i thjeshtë), o yll bote (ka kuptim sarkastik për dikë që e mendon veten shumë të famshëm e

  • 14

    KUMTESAT

    të rëndësishëm), je i papa:m, plako! (je shumë i mirë, i shkëlqyeshëm), o lako! (o kalo!), alora? (nga ital.: dhe pastaj?, atëherë?), oto (nota 8); saxho (kolokuium), do-minor (c-mol), do- magjore (c-dur), aeroplan / raketë (femër tepër e bukur), Thetëthi ju lutem! (Qetësi ju lutem!). Mënyra e të treguarit të orës është ndryshe nga ajo që përdoret në Strugë: pe:s pa (n)i çerek (në vend të: pesëmbëdhjetë në pesë ose katër e dyzet e pe:s minuta), pe:s e (n)i çerek (në vend të: pe:s e pesmëdhiet), do vij për çerek ore (në vend të: dë vi për pesmëdhiet minuta), kapishi (nga ital.: kuptoj, marr vesh) etj.

    Duhet theksuar se kjo kategori studentësh përdorin një numër të madh të italianizmave, por edhe të anglicizmave, si: vorkshop, target grupi, për honorin tuaj, brifing, breingstorm, lobim, informale, asistoj, menaxho , involvim, bord, ingridientë, dedlajn, guajtlajn, flipçart, advajs, butan, filio, bela, çao, sinjora, koza, njusletër etj. Ndonjëherë këto fjalë përdoren me kuptimin e njëjtë që kanë në gjuhët marrëse, por më shpesh me kutim të kundërt ose figurativ dhe e thënë ironikisht.

    1. 5. Te studentët struganë që kanë studiuar në Tetovë hasen këto fjalë e shprehje: reizi (autobus), drama (veturë e vjetër), raba (veturë), vremça (nxitëse, krijuese zënkash), kocelka (e thjeshtë, fshatareske, e pandrequr, jomoderne), popël (e imët, e vogël), xhi m’qillon (mos më shiko shtrembër / me të keq), hupe si faksi (shumë kohë nuk të kam parë), më i njohur se coca-cola (shumë i njohur, i tërë rrethi e njeh), drugë (i parregullt, i shkujdesur), bërshlem (i shëmtuar, i mërzitshëm, i padëshirueshëm), u lazubita (u dashurova), ma kalle (më munde, më fitove, ma kalove për dinakëri ose urti), kallëp (student i dobët, ngelës, tunç), isha teneqe (isha i varfër, pa para), i bie qemanes (jam i uritur, pres diçka kot dhe pa shpresë), u salavite (kur dikush e tepron me të qeshur), fiu (njeri me frizurë, flokë qesharake), rrajcë (i papastër, i parregulluar, i shëmtuar), na këpute barkun (kur dikush flet palidhje e nuk është aspak interesant e aspak për të qeshur), mbrëmë ishte ënza pesmëdhiet (kur kalon ndonjë vajzë shumë e bukur), më ngadal se dë shpoesh në ndonjë gozhdë (kur dikush është tepër i ngathët dhe përtac), s’kemi gjë në torbë (punë pa shpresë), tupaku (student me nota tepër të dobëta), cufi (njeri me sy të mëdhenj), ne me zadaçi da te udram (nga: mos më detyro të të bie > detyra = ), betoni (kokëfortë dhe jointeligjent), fëitja ni dhalti me vilu:shk (thuaj çkadoqoftë, vetëm dil nga situata), bith shpo:rt (ai që nuk di të ruajë sekrete), murga (gjynah, e mjera), zllaten xhoker (nga maq.për dashnore rezerve), kakaball (papagall, dikush që flet pandalur), kuptejshën? (a kupton?), përtejshën (përtoj), punejshën (punon), flm (falemnderit), flmsh (falemnderit shumë), sps (s’ka përse), klm (kalofsh mirë), tdsh (të dua shumë), e sejvita (e ruajta), e printova (e shtypa), apet (nga serb.: = përsëri), mçenka (misri, kalliri), semka (nga sllav.: vetëm për farat e lulediellit). Në këtë grup shoqëror ka disa fjalë të njëjta me studentët që kanë studiuar në Shkup, po ashtu hetohen më tepër serbizma, në krahasim nga grupet e tjera të lartpërmendura.

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    15

    I. 2. Klasifikimi i varieteteve të folura të studentëve të Strugës sipas mënyrës së krijimit të fjalëve apo shprehjeve

    Nga shembujt që u dhanë më sipër mund të vihet re llojllojshmëria e mënyrës së krijimit të fjalëve apo shprehjeve në varieteteve të folura e studentëve struganë, si p.sh.: fjalë nga gjuhë të huaja, neologjizma të kalkuara, shprehje metaforike, trope të ndryshme, frazeologjizma, truizma, shkurtesa ose gjymtime, metateza, fjalë për së prapthi, shtim të një tingulli ose rrokjeje të njëjtë pas secilës rrokje të fjalës gjatë tërë bisedës, ndërrim të qëllimshëm të theksit, ndërrim të ndonjë foneme në fjalë etj. Për ta ilustruar këtë, në vijim po japim vetëm disa shembuj sipas klasifikimeve të përmendura.

    2. 1. Frazeologjizma dhe truizma: hupe si faksi (shumë kohë nuk të kam parë), më i njohur se coca-cola (shumë i njohur, i tërë rrethi e njeh), ke mbet Ajdar (ke mbetur pa asgjë dhe i vetmuar), Ke mbet si Alili i rru:m (nuk e ke marrë atë që e ke pritur prej kohësh), n’hamam tijtëjrës (kurrë, asnjëherë), taravi kërrbliqi (tollovi e madhe), fol jastëku (e komandon gruaja), na këpute barkun (kur dikush flet palidhje e nuk është aspak interesant e aspak për të qeshur), kjo shpi e paska oxhakun mënja:n (kur e zonja e shtëpisë është çaloke), më çoj nëna ta laj gojën (kur i thua dikujt diçka vetëm sa për ta kaluar rendin, por nuk e thotë me gjithë zemër ose kur e fton dikë, por nuk dëshiron që të vijë), mbrëmë ishte ënza 15 (kur kalon ndonjë vajzë shumë e bukur), më ngadal se dë shpoesh në ndonjë gozhdë (kur dikush është tepër i ngathët dhe përtac), s’kemi gjë në torbë (punë e pashpresë) etj.

    2. 2. Fjalë me ndërrim të qëllimshëm të ndonjë foneme ose me metatezë: Thetëthi ju lutem! (Qetësi ju lutem!), op (po), greçkë (nga maq. , gabim), obalezno (nga maq. o = patjetër, por shumë më shpesh përdoret për ta treguar të kundërtën e saj, pra asnjëherë dhe asesi nuk do ta bëjë atë që i kërkohet), rimë (mirë), qek (keq), e quke (e kuqe), lu:p (pulë), kimi? ose nakim? (ikim?), nedja (andej), o lako! (o kalo!), kakaball (papagall, dikush që flet pa ndalur). Kësi lloj fjalësh ka më shumë dhe mund të themi që është listë e hapur; mjafton që anëtari i grupit shoqëror ta kuptojë teknikën, pastaj pothuaj secilën fjalë të leksikut mund ta përdorë me këtë teknikë.

    2. 3. Fjalë a shprehje nga gjuhë të huaja: teshki (shkurtim nga shprehja serbe: pra njeri shumë i thjeshtë, i paqytetëruar), mora (nga sllav. = patjetër), strogi (nga

    sllav. nofka e një profesori të rreptë), gllupi (nga sllav. = i thjeshtë skajshmërisht), grebator (nga sllav.: = student servil), obalezno (nga maq. o = patjetër, por shumë më shpesh përdoret për ta treguar të kundërtën e saj, pra asnjëherë dhe asesi nuk do ta bëjë atë që i kërkohet), ama smeshno! (nga maq.: , por me kuptim të kundërt e thënë me ironi, për: aspak nuk është për të qeshur), bajat (nga tur.: i mërzitshëm, monoton), kapishi (nga ital. capire: kuptoj, marr vesh), zllaten xhoker (nga maq. për dashnore rezerve), gej (nga ang., por me kuptim: shok tradhëtar, i pasinqertë, tinëzak), lidership (nga ang., por me kuptim: partneri që dominon në një çift bashkëshortor ose të dashuruar), frendship (nga ang.: raporte shoqërore), fegi (nga ang., por me kuptim: shok

  • 16

    KUMTESAT

    tradhëtar, i pasinqertë, jolojal), tejkere (nga ang. take care: ruaje, kujdesu, mbikëqyre), çarxhu (nga ang. charge: mbushu me energji ose fuqi për të mësuar), What’s up? (nga ang.: Ç’kemi?), Tut mi alajt! (nga gjerm.: të më falësh, por e thënë ironikisht), bash (nga tur., por është formë e shkurtuar e shprehjes: bash ashtu / pikërisht ashtu), as (nga rom.: hesht!), te puçavte? (nga rom.: A të thashë?), aspir (nga rom.: pushim, pauzë), kukaç (nga serb. njeri që veç ankohet), çavo (nga rom. djalë), çavija (nga rom. vajzë), qakat (nga tur.: letër (kâğıt), me kuptim: para, të holla), alora? (nga ital.: dhe pastaj?, atëherë?), oto (nga ital. nota 8); saxho (nga ital.: kolokuium) etj. Në këtë kategori fjalësh bëjnë pjesë të gjitha ato fjalë të huaja që ndërfuten qëllimshëm në sociolekt.

    2. 4. Fjalë dhe shprehje me kuptim të kundërt (antonimik): hiç s’bajka (qenka jashtëzakonisht e mirë apo bukur), shumë lir kana (qenka shumë e shtrenjtë), origjinal (prodhim jocilësor, i keq), ku je idiot (ku je o shoku im më i ngushtë?), obavezno / obalezno (asnjëherë dhe asesi nuk do ta bëjë atë që i kërkohet). Kuptimi antonimik i kësaj kategorie fjalësh dhe shprehjesh dallohet nga vetë intonacioni dhe mimika, por këtë e dallojnë vetëm pjesëtarët e grupit shoqëror.

    2. 5. Fjalë shqipe me prapashtesa ose mbaresa të huaja: Kuptejshën? (A kupton? + prapashtesa ang. -tion), përtejshën (përtoj + prapashtesa ang. -tion), punejshën (punoj + prapashtesa ang. -tion) etj. Kjo mënyrë e krijimit të fjalëve mund të zbatohet pothuaj te të gjitha foljet e thjeshta, megjithatë qëllimi i këtyre fjalëve nuk është fshehtësia, por krijimi i atmosferës dhe disponimit humoristik në shoqëri. Pastaj ndërtime me prapashtesën -ash: hakerash, fillmash, drogirash, pokerash etj.; me prapashtesën turke –xhi, e cila në shqipe është shumë produktive, por në varietetin e folur të studentëve është edhe më produktive, si: gjashtaxhi (student që merr vetëm gjashta e asnjë notë të madhe), pufkaxhi (ai që lavdërohet shumë, por nuk ka vlera), me prapashtesën -ir: kapir (kuptoj), kepir (diçka gjysmëehapur), e matira (e munda, e fitova, ia mbylla gojën) etj.

    2. 6. Fjalë me kuptime metaforike ose trope të tjera: aeroplan, raketë (femër tepër e bukur), biberi (njeri që përzihet kudo), francuska (femër që lëvdohet shumë dhe e mendon veten të paarritshme), babadimri (njeri me mjekër të bardhë), zhavel (qurrash, jargavec), hanëm (femër introverte), co:p, likër e shtrejntë (femër tepër e bukur), gullash (njeri tepër i thjeshtë, jo i pashëm, i pandrequr), ponjë (vajzë e shëmtuar, e cila e mendon veten të bukur). Numri më i madh i fjalëve të grumbulluara bëjnë pjesë pikërisht në këtë kategori.

    2. 7. Shkurtesa nga interneti ose sms: flm (falemnderit), flmsh (falemnderit shumë), sps (s’ka përse), klm (kalofsh mirë), tdsh (të dua shumë), tërë? ose 3? (a ka diçka të re?), asl pls (nga ang. ge, sex and long please “mosha, gjinia, lartësia, Ju lutem”), FYI (nga ang. for your information “sa për dijeninë tuaj”), rgds (nga ang. regards “të përqafoj”), Thnx (nga ang. Thanks “falemnderit”), ASAP (nga ang. as soon as possible “së shpejti”), TPF (shkurtesë shq. të puth fort), CU (nga ang. see you “mirupafshim”). Këto fjalë, edhe pse janë forma të shkurtuara për të shkruar, në po këtë mënyrë përdoren edhe gjatë të folurit, si p.sh.: fëlëmë, tëdëshë, tëpëfë, cëu etj.

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    17

    2. 8. Fjalë të shkurtuara ose gjysmake: ceno (nga: rrenacak), cimo (nga: cimer), laku (nga serb.: ), nari (nga: katundar), liega (nga: kolegu), taku (nga: ortak), kllosho (nga: ), ponjë (nga: Shqiponja, një personazh humoristik në një emision televiziv) etj.

    2. 9. Fjalë të huaja me mbaresa shqipe: mircatem = mirc+atem (komunikoj në Mirc), e + ban+ira, e sejvita = e +sejv+ita (e ruajta), e printova = e + print+ova (e shtypa në letër), e + daunlod+ir +a (ang. donloud + mbaresë sllav. -ira + mbaresë shqipe për vetën e parë njëjës të kohës së kryer të thjeshtë -a), klik+oj (e shtyp me gisht miun e kompjuterit), u lazubi+ta (nga: > pjesëza shqipe e diatezës mesore u + fjala sllav. me metatezë + mbaresë shqipe), e koçi+ta= e koçita (nga: ), e zakaçi+ta = e zakaçita (nga: ). Edhe kjo kategori e fjalëve është listë e hapur, sepse mund të zbatohet në shumë fjalë.

    2. 10. Fjalë të krijuara duke u ndërfutur një tingull ose rrokje parazite, pas secilës rrokje të fjalës: çfafarë bofon? (çfarë bën?), sifi jefe? (si je?), mifir jafam (mirë jam), zhazhajdezhe tezhe uzhun (ajde tek unë), tëzhë duzhuazha (të dua), e lezebeçme (e lezeçme) etj. Kjo mënyrë e të folurit mund të zbatohet në tërë ligjërimin. Te sociolektet e studentëve struganë, zakonisht përdoren tingujt [f ], [zh] ose [sh], por nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të bashkëtingëlloreve të tjera.

    2. 11. Kalke qesharake: hello body, hello goust (kalk i qëllimshëm humoristik nga forma sllavishte ‘ ’, e përkthyer në anglisht, me kuptim: Në trup të shëndoshë, mendje e shëndoshë), qe se lutish ti (nga fjala shqipe lutje, me kuptim: do të më lutesh ti, por në fakt del: Do të më hidhërohesh ti, sepse fjala d.m.th. hidhërohet), ne me zadaçi da te udram (nga forma shqipe: mos më detyro të të bie, por duhet të jetë:

    ). Qëllimi i krijimeve të strukturave të këtilla, është humori, parodia dhe satira, gjegjësisht tallja dhe thumbimi i një kategorie studentësh që nuk i njohin mirë gjuhët e tjera.

    II. LITERATURA E SHQYRTUAR

    Për këtë studim kam shqyrtuar literaturë të bollshme të fushës së sociolinguistikës, etnolinguistikës, dialektologjisë dhe gjuhësisë së përgjithshme në gjuhën shqipe, anglishte, maqedonishte dhe bullgarishte, për të parë dhe krahasuar mënyrën e trajtimit dhe pasqyrimit të varieteteve të folura nëpër vende të ndryshme dhe grupe shoqërore të tjera. Por mënyra e trajtimit në këtë studim është vetjake, e bazuar në gjendjen aktuale dhe faktorët konkretë.

    III. METODOLOGJIA

    Metodologjia e punës për këtë studim ka qenë vjelja e materialit në terren, përmes anketimit dhe bisedave të lira të incizuara me anketuesit, e cila është bërë prej vitit 2009 deri në vitin 2011. Pyetësorin e kam përgatitur vetë, duke u mbështetur në pyetësorë të tjerë sociolinguistikë, etnolinguistikë, onomastikë dhe dialektorë. Pyetësori përmban 25 pyetje me nga 4 alternativa dhe 10 pyetje të hapura. Bisedat e lira që zhvilloheshin me të anketuarit ishin me temë nga jeta e përditshme studentore dhe tema arsimore (universitare). Materiali

  • 18

    KUMTESAT

    i grumbulluar është analizuar dhe klasifikuar sipas vendit të studimit të përdoruesve të atij varieteti të folur dhe sipas mënyrës së krijimit të fjalëve dhe shprehjeve. Të gjitha fjalëve dhe shprehjeve u është shpjeguar kuptimi leksikor dhe etimologjia.

    IV. KONKLUZIONET

    Nga pasqyrimi dhe analiza që bëmë deri tani, mund të përfundojmë se varietetet e folura të studentëve të Strugës, sado që kanë ngjashmëri dhe afri mes tyre, prapëseprapë kanë shumë dallime, varësisht nga ajo se në cilin qytet kanë studiuar ata. Gjithashtu vërejtëm se studentët përdorin mënyra të ndryshme për të krijuar leksikun e sociolektit të tyre, prej të cilave ne pasqyruam vetëm 11 mënyra.

    A janë të dëmshme apo jo këto fjalë dhe shprehje, a lënë pasoja në zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës së brezave të ardhshme, a krijojnë dukuri të reja gjuhësore apo a janë të dobishme dhe e pasurojnë leksikun e tyre, mbetet të studiohet dhe analizohet më tutje në një hulumtim të veçantë, duke i shqyrtuar shkaqet dhe pasojat e përdorimit të këtyre fjalëve dhe shprehjeve, gjegjësisht të analizohet pse janë krijuar, si janë krijuar, sa prej tyre janë të dëmshme e sa të dobishme dhe cilat fjalë apo shprehje konkretisht të numërohen. Kurse ky punim paraqet vetëm një pasqyrë të varieteteve të folura të studentëve të Strugës sipas dy klasifikimeve, me të cilin japim një kontribut të vogël në sociolinguistikën shqiptare dhe botërore, kurse me fjalët e vjelura në terren japim ndihmesë në pasurimin e fjalorëve siciolinguistikë dhe etnolinguistikë, por më shumë mund të shërbejë si nxitje apo shtytje për hulumtime më të thella në këtë fushë.

    V. SHKURTESA

    ang. – anglishtfraz. lok.: - shprehje frazeologjike e vendit (lokal)gjerm.- gjermanishtital. – italishtlok.- lokal (vendor)maq. – maqedonishtrom. – gjuha romesllav.- nga gjuhët sllaveshq.- shqiptur.- turqisht

    VI. REFERENCAT

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i gjuhësisë dhe i Letërsisë, Konferenca shkencore “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Shkenca, Tiranë, 11-12 nëntor 2002.

    Bloomffeld, L., Language, New York, 1933.

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    19

    Bright, W., Sociolinguistics, New York, 1966.Cardona Giorgio Raimondo, Dizionario di linguistica, Armando Editore, 1989.Çabej, E., Hyrje në historinë e gjuhës, Prishtinë, 1970.Çabej, E., Studime gjuhësore III, Rilindja, Prishtinë, 1976. Dillard, J. L. The creolist and the study of Negro non-standars dialects in the continental

    Unites States, In Hymes, 1971.Ferguson, Ch., Diglossia, in “World”, 1962, 15, nr. 2.Ferguson, Ch., Language Structure and Language Use, Stanford, Kalifornia, 1971.Fishman, J. Who speaks, What language, to whom and when, La Linguistique, 2, 1965.

    1995. Haxhihasani, Q. Të folmet shoqërore, Dogançja e folmja shoqërore e zejtarëve shëtitës të

    rrethi të Përmetit dhe Leskovikut, në St. Fi. , nr.1, 2 dhe 3, 1964. Islamaj, Sh., Kultura e gjuhës dhe përdorimi estetik i saj, Tiranë, 2002. Islamaj, Sh., Studime filologjike, 1990, 3 dhe 4.

    O: IV, 3, 4, 5-6, 1953.

    Jashar - Nasteva, O., Kontaktet gjuhësore në hapësirat ballkanike, Shkup, Logos-A, 1998.Labov, W. Language in the Inner City, Philadelphia: University of Pennsylvania Press, and

    Oxford: Blackwell, 1972.Labov, W. Sociolinguistic Patterns, Philadelphia: University of Pennsylvania Press, and

    Oxford: Blackwell, 1972.Martine, A., Elemente të gjuhësisë së përgjithshme, Prishtinë, 1983.Milroy, J., Sociolinguistic and language alteration, Belfast Working Papers in Language

    and Linguistics, 1978. ,

    2008.

    Radovanović, M., Sociolingvistika, Novi Sad, 1986.Riza, S., Studime albanistike, Prishtinë, 1979.Shkurtaj, Gj., Etnografi e të folurit të shqipes, Tiranë, 2004.Shkurtaj, Gj., Sociolinguistika, Tiranë, 1999.

  • 20

    KUMTESAT

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    21

    KAFENEJA SI INSTITUCION NË VEPRËN E I. KADARESË

    Dr. Alta HaluciDepartamenti i Gjuhë – LetërsisëFakulteti i Shkencave HumaneUniversiteti “Ismail Qemali”, Vlorë [email protected]

    ABSTRAKTI

    Në veprën e Kadaresë kafeneja zë vend në shumë novela e romane, duke filluar që nga fundi i viteve 1960.“Ditë kafenesh” është vepra e parë, për një kohë të gjatë e ndaluar, ku kaf-eneja është mizanskena e mizantekstit.

    Në tregimin “Sezoni dimëror i “Kafe Rivierës”, rikthehet kafeneja si topos i veprimit. Në romanet e viteve 1970 “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Nëntori i një kryeqyteti”, kafeneja zëvendësohet me bar-et europiane, ndërsa te “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, institucioni i kafenesë zëvendësohet me çajtoret. Midis çajtoreve dhe kafeneve janë klubet ku mblidhen udb- ashët në romanin “Krushqit janë të ngrirë”.

    Kafeneja si instiucion rikthehet së fundmi me “Mëngjeset në kafe Rostand”.Kafeneja, bar-i, çajtorja, hani, janë vendngjarje që përsëriten nga një vepër në tjetrën.A ka të bëjë kjo me vendin e kafenesë në jetën e popullit shqiptar? A është shprehje e një

    dualiteti domethënës kafeneja kundrejt çajtores si Lindja kundrejt Perëndimit? A është bar-i përpjekje për të gjetur perëndëmin brenda Shqipërisë? Dhe “kafe çornoje” në Moskë e “Kafe Rostand” në Paris një përpjekje për të gjetur Shqipërinë e munguar kur ndodhet larg saj?

    Fjalët kyç: roman, novelë, kafene, bar, çajtore, institucion, dualitet domethënës etj.

    I. HYRJA Në veprën e Kadaresë një nga detajet që zë vend më shumë në romane dhe novela është

    kafeneja e kthyer më vonë si institucion . Zanafillë e nisur nga fundi viteve 1960.“Pasditeve ne strukeshim në qoshe të ndonjë lokali plot tym dhe njerëz dhe bisedonim

    gjerë e gjatë për planet tona. Kur dilnim jashtë , zakonisht, ishte natë, shiu trokiste mbi om-brellë dhe ne vazhdonim të flisnim për të fshehtën tonë nën ombrellë” 1

  • 22

    KUMTESAT

    Vepra e parë ku kafeneja nuk është thjesht vend argëtimi dhe shplodhjeje, por mizanske-na e mizantekstit është “Ditë kafenesh”, pjesë e romanit “Qyteti pa reklama”, vepër kjo e shkruar në kohën kur shkrimtari ishte student në Moskë. Kjo vepër ka qenë e ndaluar për një periudhë të gjatë kohe dhe nuk lejohej botimi i saj nga sistemi i diktaturës komuniste të asaj kohe. Një hap i hedhur nga Kadare ku kalohen bukur ditët në kafene. Ja si shprehet në këtë roman Kadare: “Ne , unë dhe shoku im, rrinim në kafene, në një tryezë në qoshe dhe vështronim se si përjashta, pas xhamave të lagur, shkonin e vinin kalimtarë. Ishte mbrëmje dhe ne, ngaqë nuk denim nga të venim dhe në hotel bënte mjaft ftohtë, u futëm në kafene. Kafeneja qe plot njerëz dhe tym.”2 . Kafeneja, vendi ku grumbulloheshin njerëz të kategorive të ndryshme dhe diskutonin lirshëm mendimet e tyre për probleme nga më të thjeshtat deri tek ato që “grisnin” situatën politike në vend. Më shumë se kudo tjetër ata ndiheshin të lirë. Jepnin dhe merrnin mendime ku mbështeteshin, sygjeroheshin apo kundërshtonin njëri – tjetrin. Me pak fjalë vendi i vetëm ku rrihej mendimi i lirë. Mizanskenat i japin më tepër ngarkesë fragmenteve. Citojmë:

    “Në kafene , ne tani pothuaj i njihnim të gjithë klientët. Ishin ata të kalasë, me një shpre-hje të menduar në fytyrë sikur të thoshin: “ah, atomi po, po ç`e do….” Kaluan midis tryezave tre burra tullacë, me fytyra të inatosura. Pas pak u dëgjua: “ jo kafeja, po kafea”. Ai që dyshonte për ne, më hodhi, nga një qoshe , një shikim dinak.”3

    Por “ Ditë kafenesh” nuk ka qenë vepra e vetme ku kafeneja zë një vend të rëndësishëm. Ajo vazhdon të trajtohet në tregimin “Sezoni dimëror i Kafe Rivierës” ku kafenenë tashmë e shikojmë si një topos veprimi. Kadare shkruan; “….përpara meje kafe “Riviera”, qendra ime e punës…”4 Ndryshe nga “Ditë kafenesh” , tashmë te kafe “Riviera” koncepti i kafenesë merr një tjetër dimension. Aty veprohet dhe nuk ngelet vetëm një vend i rrahjes së mendimeve të lira. Kuptohet në çdo fragment të lexuar si: “Pastrueset po vendosnin hirnoret e fundit. Ek-spresi pothuajse ishte nxehur. Radioja jepte muzikë të lehtë, të gëzueshme”5.

    Çdo ngjarje, çdo veprim kanë të njëjtin vend, kafenenë. Aty ka lidhje dashurie, ndarje, fejesa, pushime nga puna……“Parimet shkelen me të dyja këmbët, - vazhdoi ai. – Unë po të bëj një pyetje: ç`përfaqëson ai grumbull njerëzish që vjen e bën fejesa në kafenenë tuaj? Asgjë të rëndësishme në krahasim me jetën e vrullshme të qindra – mijëra punonjësve në vendin tonë. Kurse ti mendon që unë t`i vë ata në qendrën e veprës sime? E pse? Që në kafenenë tuaj të mos bëhen më fejesa të tilla?”6.

    Në 27 janar 2017 shkrimtari I. Kadare ka dhënë një intervistë për gazetën franceze L` Expresse e sjellë në shqip, botuar dhe përkthyer nga gazeta “ Panorama”, me temë “ Pse i urrente dhe i shkatërroi Enveri kafenetë”. Sipas tij “ Stalinistët dhe idhtarët e tyre i kanë urryer instiktivisht të gjitha vendet që lidheshin me shkëmbimin e lirë të ideve. Kanë tmerr

    2 Kadare, I., Vepra, Vëllimi i parë, ONUFRI, 2007, f. 205.3 Kadare, I., Vepra, Vëllimi i parë, ONUFRI, 2007, f. 219.

    5 Kadare, I., Vepra, Vëllimi i dytë, ONUFRI, 2007, f. 339.

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    23

    nga “ përzierja e opinionit publik7”. Ata kanë dashur gjithmonë ta mbajnë të shkëputur pop-ullin nga rrahja e mendimeve, nga idetë e reja, nga risitë. Kjo gjë u jepte një loj makthi dhe pasigurie për të vazhduar mbizotërimin e pushtetit diktatorial mbi popullin.

    Kadare pohon se frekuentimi i kafeneve në Gjirokastër ishte shumë i përhapur pasi ishte një vend armiqësor ndaj komunizmit. Liria e dymbëdhjetë -trembëdhjetëvjeçarëve dukej në mundësinë e tyre për të frkuentuar kafenetë. Ai ndihet krenar që ka qenë pjesë e këtij qyteti ku kafenetë mbaheshin si vende publike ku dëgjoje, mendoje dhe shprehje mendimin e lirë. Për fatin e mirë në qytetin jugor të Gjirokastrës (dashuria ime e parë), ky institucion funk-siononte. Ndoshta në kundërrrymë me qytetet e tjera. Ky qytet i dha një formim tjetër një adoleshenti të rritur këtu.

    Po të bëjmë një kalim të shpejtë të romaneve të shkrimtarit Kadare, sidomos të viteve 1970, pra 10 vjet më vonë, në romanin “ Dimri i vetmisë së madhe”, titull i diskutuar dhe i rik-thyer në atë kohë në mënyrë të imponuar në “Dimri i madh” dhe te “Nëntori i një kryeqyteti”, kafeneja zëvendësohet me bar – et evropiane. Edhe kur Kadare e shkruan emrin bar në trajta të ndryshme rasore , tashmë ai e shkruan njësoj si në gjuhën e huaj. Jo rastësore kjo përzgjed-hje e Kadaresë në mënyrën e të shkruarit të “Bar- eve evropiane”.

    Në intervistën e tij te L` Expresse Kadare citon: “ Më kujtohet Tirana e fëmijërisë dhe rinisë sime, e cila ishte mjaft “snobe”. Atje gjeje kafene me emra të huazuara nga qytete të mëdha të Evropës si Flora, Bella Venezia etj.8”

    Tashmë pas Gjirokastrës qyteti i jetës së Kadaresë është Tirana. Ai në mënyrë të vetëdi-jshme ose jo përpiqet ta kthejë në një metropol, në një qytet evropian edhe pse normalisht Tirana nuk i përmbushte këto cilësi. Ekzistenca e këtyre bareve i jep një tjetër formë dhe pamje kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të cilën ai do ta krahasojë dhe ta bëjë të përafërt me Moskën dhe Parisin. Për të bashkuar katër qytetet “e tij” që i do dhe i adhuron në mënyrën e vet. Metropolizon dhe urbanizon Tiranën, i jep tiparet e një qyteti të vërtetë Gjirokastrës edhe pse më shumë është një provincë. Thua Kadare i pasqyron qytetet ashtu si ai dëshiron apo ashtu si ato janë në të vërtetë? Një gjë është e sigurt: vendi ku rrihet mendimi i lirë është kafeneja. Dhe në këto qytete ajo ekziston vërtetë.

    Përsëri sipas shkrimtarit Kadare i cili mendon se ky lulëzim kafenesh e ka indinjuar thellë regjimin komunist të viteve 1945 ku nuk janë treguar aspak indiferentë ndaj tyre, pasi ato shfaqeshin si rrezik potencial real për rebelime.

    Ata donin që në mënyrë direkte apo indirekte ta shkatërronin këtë vend të mendimit të lirë dhe mundësive që u jepeshin intelektualëve (shkrimtarëve) për t`u ndier ndryshe, për të menduar ndryshe. Në fund të fundit të ishin vetvetja.

    Në veprën “Nënpunësi i pallatit të ëndrrave” institucioni i kafenesë i ndërtuar deri tashmë zëvendësohet me çajtoret. Jo më bare, kafe, por çajtore. Gjithsesi vendi i rrahjes së mendi-meve. Por me rënien e Murit të Berlinit, shqiptarët u ndien të çliruar, tashmë iu kthyen me gëzim kafeneve. Sipas Kadaresë “është e llogjikshme, tek e fundit se kur sundon një ideologji

    7 Gazeta “ Panorama”, 27 janar 2017.8 Gazeta “ Panorama”, 27 janar 2017

  • 24

    KUMTESAT

    e hekurt nuk ka më vend për lojën e lirë të mendimeve”. Të tillë e konsideronte kafenenë Kadare.

    Midis çajtoreve dhe kafeneve janë edhe klubet ku mblidhen udb – ashet, në romanin “Krushqit janë të ngrirë”. Kafeneja si institucion së fundmi në “ Mëngjeset në Kafe Rostand”, kafe ku shkrimtari flet me adhurim për Parisin, citojmë: “ Parisi mu shfaq “ pa dijeninë e Francës”, qytetin e tij të dytë më të rëndësishëm në jetë pas Tiranës. Kuptohet duke mos e anashkaluar Gjirokastrën edhe pse ndjenja e tij për qytetin është quajtur trivalente. Sa flet për Tiranën dhe kafe “ Florën” aq flet dhe për Parisin: “ I thashë se më kishte shkrepur në kokë që ta ftoja princeashën për të marrë kafen së bashku në “Flora” ose s`mund të më shkonte kurrë ndërmend që pikërisht kjo e fundit, ftesa për në “Fora”, do të bëhej shkak i një keqkuptimi edhe më të rëndë. Kjo ndodhi ditën kur ia tregova pusullën me përgjigjen e saj: vij ku të duash, veç në kafene jo.9” Çdo bisedë e rëndësishme bëhej në kafene.

    “Pasdite në “Flora”, pasi i tregova shkurt bisedën me “Lumi fle” – në, e pyeta se a kishte folur me njeri për romanin tim. Pse? - tha ai, përpara se të më thoshte: jo. Pse? Se ashtu është puna, i thashë. Harroje se ka një roman të tillë. Zëre se e kanë djegur. Më Kupton? Djegur. Nihil. “10

    Por Tirana nuk ka pasur vetëm kafe “Florën”, por edhe hotel “Dajtin”. “Askush në Tiranë nuk ngutej të shkonte për të marrë një kafe në barin e të vetmit local me kujtime, atë të hotel “Dajtit”. Më e frikshme se kjo ishte se vet “Dajti”, dikur hoteli më mitik i krejt gadishullit, secili kënd i të cilit ruante kujtime ngjarjesh e personazhesh të papërsëritshme, e kërcënonte prishja.”11

    Të gjitha ndjesitë Kadare i shfaq nga kafja “Rostand” në Paris. “ Në qoftëse do të tun-dohesha t`u bëja një përzgjedhje ditëve në “Rostand”, ato do të ndaheshin në dy grupe: të mbara dhe jo. Kjo “jo” e fundit do të kishte disa ngjyrime: jo të mbara, të prapa, të humbura, të papërcaktueshme.”

    Në kafe “Rostand”, Kadare flet për lidhjen me Francën dhe gjithashtu mendimin e tij për të ardhmen e atdheut të tij, ku Milan Kundera e ka etiketuar “kombi i vogël” në arti-kullin “ Një perëndim i marrë peng” Aty Kadare flet se ka shpresa për të ardhmen e vendit të tij sepse e ndien dhe e dëshiron. Ndoshta , - thotë shkrimtari, - kjo ka të bëjë me mënyrën se si jam rritur dhe edukuar. Kafeneja, bar – i , çajtore, hani, janë vendngjarje që përsëriten nga një vepër në tjetrën. Thua ka të bëjë me vendin e kafenesë në jetën e popullit shqiptar? A është shprehje e një dualiteti domethënës kafeneja kundrejt çajtores si Lindja kundrejt Perën-dimit? A është bar – i një përpjekje për të gjetur Perëndimin brenda Shqipërisë? Patjetër si gjithmonë Kadare e ka evoluar qytetin, kryeqytetin, madje dhe Perëndimin duke anashkaluar Lindjen. Një dëshirë e shprehur dhe e bërë fakt në veprat e tij. Perëndimi nuk është larg. Ne e prekim, e ndiejmë dhe i afrohemi në mënyra të ndryshme. Baret e institucionalizojnë mendimin.

    9 Kadare, I., Mëngjeset në kafe “Rostand”,10 Kadare, I., Mëngjeset në kafe “Rostand”,11 Kadare, I., Mëngjeset në kafe “Rostand”,

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    25

    Asnjëherë Kadare nuk e ka mohuar adhurimin edhe për Moskën si një vend ku ai ka kalu-ar një pjesë të rinisë së tij dhe kafe “Çornoje” në Moskë e kafe “Rostand” në Paris, janë një përpjekje për të gjtur Shqipërinë e munguar kur ndodhet larg saj? Kadare nuk e ka mohuar asnjëherë qëndrimin, informacionin dhe dëshirën për të parë dhe ndjerë Shqipërinë që ai ka ndërtuar në subkoshiencën e tij.

    II. LITERATURA E SHQYRTUAR

    Literatura e shqyrtuar në punimin tonë është vepra artistike e I.Kadaresë. Kryesisht janë përdorur veprat në të cilat janë përdorur emërtimet e kafeneve, çajtoreve, bareve në vende të ndryshme ku kadare ka kaluar periudha të ndryshme të jetës së tij. Vepra të tilla janë: Mëngjeset në kafe “Rostand”, “Motivet e Parisit”, Vepra, Vëllimi i dytë, ONUFRI, 2007, “Ditë kafenesh”, “Qyteti pa reklama”. Te “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Nëntori i një kryeqyteti”, kafeneja zëvendësohet me bar-et europiane, ndërsa te “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, institucioni i kafenesë zëvendësohet me çajtoret. Midis çajtoreve dhe kafeneve janë klubet ku mblidhen udb- ashët në romanin “Krushqit janë të ngrirë”. Gazeta franceze ” L` Expresse”, 2017 në të cilën shkrimtari ynë ka dhënë një intervistë e cila ishta shtysa jonë e parë për realizimin e këtij punimi.

    III. METODOLOGJIA

    Metodologjia bazë e përdorur gjatë këtij studimi është ajo komperative dhe ajo psikolog-jike, e ndërthurur me analizën letrare, antropologjike dhe filologjike.

    Metoda komparative (e krahasimit) është një metodë, e cila më ka shërbyer dhe ndihmuar njëkohësisht për të peshuar elementet krahasuese, veçoritë e përbashkëta dhe dallimet mes tyre, në dy këndvështrime: në identifikimin e veçorive të përbashkëta narrative dhe në kra-hasimin e tyre.

    Metoda përshkruese: Më anë të kësaj metode jepen detajet më të imëta të kafeneve. Metoda biografike-sociologjike: Kjo metodë na vjen në ndihmë në punime të tilla për

    arsye se shumë elemente gjatë veprës na dalin që kanë lidhje me jetën dhe veprën e vetë au-torit, veprimtarinë, ideologjinë e tij, me kushtet sociale, psikologjike, politike.

    IV. DISKUTIMI

    PYETJET QË MORËN PËRGJIGJE NË PUNIMIN TONË JANË: A ka të bëjë kjo me vendin e kafenesë në jetën e popullit shqiptar? A është shprehje e një dualiteti domethënës kafeneja kundrejt çajtores si Lindja kundrejt Perëndimit? A është bar-i përpjekje për të gjetur perëndëmin brenda Shqipërisë? Dhe “kafe çornoje” në Moskë e “Kafe Rostand” në Paris një përpjekje për të gjetur Shqipërinë e munguar kur ndodhet larg saj?

  • 26

    KUMTESAT

    V. KONKLUZIONET

    1. Në veprën e Kadaresë një nga detajet që zë vend më shumë në romane dhe novela është kafeneja e kthyer më vonë si institucion

    2. Vepra e parë ku kafeneja nuk është thjesht vend argëtimi dhe shplodhjeje, por mizanskena e mizantekstit është “Ditë kafenesh”, pjesë e romanit “Qyteti pa reklama”, vepër kjo e shkruar në kohën kur shkrimtari ishte student në Moskë.

    3. Në kafene njerëzit ndiheshin të lirë, jepnin dhe merrnin mendime ku mbështeteshin, sygjeroheshin apo kundërshtonin njëri – tjetrin. Me pak fjalë vendi i vetëm ku rrihej mendimi i lirë.

    4. Të gjitha ndjesitë Kadare i shfaq nga kafja “Rostand” në Paris. Përzgjedhja e ditëve në “Rostand”, ishte e ndarë në dy grupe: të mbara dhe jo.

    5. Kafeneja, bar – i , çajtore, hani, janë vendngjarje që përsëriten nga një vepër në tjetrën sepse ato kanë të bëjnë me vendin e kafenesë në jetën e popullit shqiptar.

    6. Çdo bisedë e rëndësishme bëhej në kafene.7. Sipas Kadaresë “është e llogjikshme, tek e fundit se kur sundon një ideologji e hekurt

    nuk ka më vend për lojën e lirë të mendimeve”. Të tillë e konsideronte kafenenë Kadare

    VI. REFERENCAT

    Aliu Gëzim, Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë, Faik Konica, Prishtinë, 2007.Anton Berisha, Poezia e prozës dhe simbolika poetike, revista Fjala, 1 shtator 1978.AQSH, F. 14/AP, L. 30, D. 1096, V. 1974, fl. 4 (nga shkrimi i Xhelal Staraveckës “Bisedim

    me shqiptarët e mërgimit - zoti na ruajtë nga penda e dishepullit të Tajar Zavalanit”). Aristoteli, Poetika, Buzuku, Prishtinë, 1998.Ashta Zef, Qyteti i jugut vëllim me tregime, repotazhe e ese, nga Ismail Kadare, e dielë, 3

    shtator 1967.Bashkim Kuçuku, Kadare në gjuhët e botës, Onufri, Tiranë, 2005.

    Kadare, I., Vepra, Vëllimi i parë, ONUFRI, 2007Gazeta “ Panorama”, 27 janar 2017Kadare, I., Vepra, Vëllimi i parë, ONUFRI, 2007Kadare, I., Mëngjeset në kafe “Rostand”, “Motivet e Parisit”, Onufri, 2014Kadare, I., Qyteti pa reklama, ONUFRI, 2001Kadare, I., Dimri i madh, Naim Frashëri, 1981Kadare, I., Dimri i vetmisë së madhe, Onufri, 2012Kadare, I., Nënpunësi I pallatit të ëndrrave, Onufri, 2009

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    27

    MITRUSH KUTELI, SHQIPTARI DHE DUKURITË STILISTIKE NË VEPRËN E TIJMsc. Arjola KapajRegional Education DirectorateSchool “Zigur Lelo”, Vlora, AlbaniaE-mail: [email protected]

    ABSTRAKT

    Mitrush Kuteli është një autor, i cili ka një mjeshtëri të rrallë në përdorimin e gjuhës shqipe, veçanërisht të leksikut të saj, të fjalëve të rralla si dhe formave të veçanta.

    Po të ndalemi në disa përbërës të stilit të prozës së tij, do të veçojmë përdorimin e disa formave gjuhësore, që u përkasin krahinave të ndryshme te vendit, kulturave, zakoneve, te folmeve të ndryshme, përdorimit të fjalëve arkaike e të fjalëve të huazuara..etj.

    Në lëmin e veprës së tij përftesat stilistike janë të shumta. Çdo përftesë trajtohet sipas llojit e vlerës së saj gjuhësore. Bazuar në shembujt e nxjerrë, pjesa më e madhe e stilemave i përkasin fushës së fonostilistikës. Në këtë punim do të paraqesim disa variacione fonetike duke analizuar vetitë tingullore dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

    Fjalë kyçe: prozë popullore, stilemë, variacion tingullor, dukuri.

    HYRJE

    Mitrush Kuteli është gjeniu i madh i prozës shqipe. Ai i përket një periudhe të ndritur të letërsisë shqipe, asaj të Pavarësisë. Është një autor, i cili ka një mjeshtëri të rrallë në përdorim-in e gjuhës shqipe, veçanërisht të leksikut të saj, të fjalëve të rralla dhe të formave të tyre të veçanta.

    Në gjithë krijimtarinë e tij vlen për t’u theksuar niveli i lartë i novacionit të prozës. Në të shtrihen hareshëm tematikat sociale që vijnë mjaft origjinale dhe ndërthuren me përdorimin mjeshtëror të mjeteve shprehëse gjuhësore.

    Gjuha që karakterizon rrëfimin afron me ligjërimin e zakonshëm. Ajo tingëllon mjaft natyrshëm e madje nuk e ndan dot nga rrëfimi. Shpesh-herë gjatë leximit ngatërrohet rrërfye-si me atë që rrëfen.

    Duke lexuar veprën e Kutelit të krijohet përshtypja sikur autori nuk tregohet shumë i kujdesshëm për gjuhën, për përdorimin e saj në një nivel të ngritur letrar, për pasqyrimin në prozën e tij të formave e të trajtave të ndryshme. Po kjo është një përshtypje kalimtare, pasi vepra e Kutelit në tërësi karakterizohet nga një përdorim i gjerë i leksikut popullor, sidomos i atij të krahinës së vetë, por edhe nga shumëllojshmëria e formave gramatikore, që e bëjnë të veçantë këtë krijimtari, në aspektin e përdorimit stilistik të gjuhës.

  • 28

    KUMTESAT

    Po të ndalemi në disa përbërës të stilit të prozës së tij, do të veçojmë përdorimin e tepëruar të fjalëve të huazuara, shumë pej të cilave janë huazime turke, greke etj. E veçanta në prozën e tij qëndron te rrëfimi. Ai krijohet mbi bazën e një destinacioni dëgjues dhe duket se është ndërtuar nga tre përbërës: autori, ngjarja, rrëfimi.

    2. VECORI STILISTIKE NE VEPREN E MITRUSH KUTELIT

    Në një këndvështrim tjetër të prozës vërehet dhe aftësia që ka autori të përdor forma gjuhësore që u përkasin krahinave të ndryshme të vendit. Kjo bie në sy te gjuha që përdorin personazhet që vijnë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe janë bartës dhe shprehës të kulturave, zakoneve dhe të të folmeve të ndryshme.

    Gjithashtu një përbërës i dukshëm në prozë është dhe përdorimi i dialektalizmave, të cilat japin një nuancë thellësisht popullore dhe një konotacion të theksuar gjeografik.

    Në lëmin e veprës së tij përftesat stilistike janë të shumta, ato do të shqyrtohen sipas për-katësisë në disiplinat e stilistikës gjuhësore. Çdo përftesë do të trajtohet sipas llojit e vlerës së saj gjuhësore.

    Pjesa me e madhe e stilemave të nxjera i përkasin fushës së fonostilistikës. Në shembujt e prezantuar do të paraqesim variacionet fonetike, duke analizuar vetitë tingullore dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

    Nga analiza e materialit të vjelë, vëmë re disa dukuri. Kemi përdorimin e disa trajtave në formë jo të saktë gjuhësore:

    1.Kure s`kish gurë për të kalitur e fletë rrote për të ndrequr cifundin e pendën e dallan-dyshen, hynte në koritën e kalbur, t’i hidhte ndonjë mballomë pllashte gështenje e ndonjë dajadë, që ta mbante dhe ca, gjersa të vinte. Qamili e ta bente mullinë fambrikë Avrope.

    V1, f. 154Këtë trajtë autori e vendos në gojën e një personazhi, xha Brahos, i cili përfaqëson pop-

    ullin e thjeshtë, duke ironizuar shtresat e larta që ishin në pushtet dhe konkretisht beun. Në këtë kemi dukurinë e shtimit të tingullit “m” te fjala “ fambrikë” dhe te fjala tjetër përdorimin e “a “-së nistore në vend të “e”-së.

    Kjo trajtë e pazakontë është përdorur për të ironizuar beun, i cili në fjalorin e tij përpiqet të përdorë fjalë të mëdha, ndryshe nga të folurit e njerëzve të tjerë të zakonshëm.

    2. Nuk u mor vesh mirë s`dinte ajo Gurija, apo s`dinte hanëmi dhe se si i kuptoi beu këto fjalë.

    Tha:“sot do të pi kahven (kështu i thosh beu kafesë; “kahve”, siç e kish dëgjuar nga i vjehrri e nga e shoqa.)

    V1, f.73Edhe trajta “kahven” e përdorur për kafen, ironizon figurën e Xheladin Beut, sjell nivelin

    kulturor të shtresës së tij. Në fjalën “kahven” është sonorizuar bashkëtingellorja “f ” në një pozicion parafundor dhe është shtuar bashkëtingëllorja “h”. Trajta “kave” është popullore.

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    29

    Shtimi i “h” e bën atë edhe më të veçantë dhe me përdorim tepër të kufizuar, pikërisht te persona të moshës së rangut të Xheladin beut.

    Për arsye stilistike autori ka përdorur në disa raste edhe thonjëzat, këto për të ironizuar, për të tallur, për t’i dhënë fjalës një konotacion pozitiv a negativë.

    3. Kësaj shqiponje “osmanllinjtë” e fashatit dhe ata të rrethit, me Staroven kryje, i thosh-ninbreshkë dhe e shikonin vengër sepse donin hënëzën. Po aq vëngër e shikonin edhe “serbo-manet” edhe “grekomanet” që e donin kryqin... Errësirë, vella? Vetëm errësirë? Jo dhe interes.

    V.1, f.238Përdorimi i thonjëzave te fjala “osmallinjtë” ka për qëllim të dallojë një grup shqiptarësh,

    që kanë bindje osmane dhe luftonin për atë mbretëri. Me anë të kësaj fjale autori ironizon, tall dhe demaskon një shtresë të shoqërisë shqiptare, e cila vepronte me servilizëm e dinakëri, për të realizuar qëllimet e interesat e pushtuesit.

    Një tjetër përftesë është përdorimi i tingujve të njëjtë brenda një fraze a fjalie.4. “Lufta zgjati. U luftua gjashtë ditë e gjashtë natë. Buçiti tërë fusha. U vranë shumë

    asqerë e zaptije. Më në fund, çeta, çau udhën e doli nga çarku, po la gjashtë të vrarë. Xhezarit i kujtoheshin edhe emrat e disave, njërit i thoshin Bajazit Rehova, tjetrit Nuçi Lopi.

    V.1, f. 128 Përdorimi i këtyre fjalëve të njëpasnjëshme që fillojnë me “ç” të krijon përshtypjen se zh-

    villohet një përpekje, për t`u çliruar nga një rrethim, përshtypjen e një goditjeje etj..., të cilën e realizon rimarrja e “ç”-së.

    Një tjetër mjet stilistik i kësaj fushe është dhe ndarja e fjalës në rrokje. Kjo stilemë brenda ka ritëm. Autori e përdor për të dalluar nga fjalët e tjera edhe për t`i dhënë një peshë kupti-meve dhe theks të veçantë.

    5. “Dëgjo të të them një fjalë për ndjezot, që ta mbash mend: kurbeti,selameti. Dëgjove? Po ta them dhe njëherë: kur – be – ti, se – la – me – ti! Haj xhaxho shko.

    V.1, f. 3Ndarja e fjalës në rrokje është një stilemë mjaft e frytshme për shprehësi. Kjo përftesë

    në rastin tonë, është përdorur për të theksuar më mirë atë fjalë, dukuri e kuptim që autori dëshiron të japë.

    Autori përdor mënyra të ndryshme të shkrimit me efekt stilistik. Konkretisht te shembujt e sjellë më poshtë ai përdor zgjatjen e një tingulli zanor për të shprehur ndjenjën e habisë, të mosbesimit që jepet përmes gojës së personazhit.

    6. - Kush vjen, xhaxha Edip? – pyeti vajza.- Enkelana, mbesë!- “ Enkelanaaaaana? – pyeti ajo e habitur, me zë këngëtar, të ëmbël e të hidhur.Në një cep të Ilirisë..., f.12

  • 30

    KUMTESAT

    7. Fqinji nisi të lëvizë (siç duket e kish gjallëruar pak uji ) dhe pyeti me zë të zgjatur, të butë, si këngë:

    - “Shqitaaaaar?- “Shqiptar.- “nga je ti, vëlla?

    V.1, f. 137Poronomezinë, të cilën autorët e përdorin shpesh për të krijuar humor, për të tallur,

    ironizuar etj.. E gjejmë edhe te ktijimtaria e Kutelit. Kjo përftesë krijohet nga tingëllimet e afërta të gjymtyrëve të ndryshëm.

    8. Dhjetarët dolën mirë e bukur; ca para i`a dhanë Qeverisë, ca s‘ia dhanë. “Kemi humbje, - thanë.

    Duam zbritje. Miku është der` e xhenetit. Valon hatri. Si tha ai miku: felaqi, feluqi, fiton harëruqi. Dhjetarët ishin nëpër ortakë, ndanë nga njëqind napolona fitim.

    V.1, f.306 Në këtë rast paronomazia është përdorur për të ironizuar një ves, një sjellje. Por ajo për-

    doret edhe për të tallur, për sharje etj..9. Po kur i vinte ndonjë bumbashir dhe i thoshte se baba Sulltani kish luftë s`di se ku,

    në Qyrdistan në Rabistan apo në Tinglimajmunistan, beu i dërgonte karvan me imdatë e njerëz me dyfeqe...

    V.1, f.38

    Në ketë rast paronomazia është përdorur për të ironizuar një ves një sjellje. Përdorimi i saj është edhe tallës edhe sharës. Afrimi i fjalës “Tinglimajmunistan” te fjalët e tjera jep një konotacion negativ. Eshtë fjalë e sajuar dhe e pakuptimtë.

    Larmia e madhe e formave tingullore në veprën Mitrush Kutelit, që u përpoqëm t`i vëmë në dukje këtu, dëshmon, se autori ka shfrytëzuar pasurinë gjuhësore në visarin e madh të gjuhës popullore. Nga ana tjetër në prozën e tij përshtaten hareshëm forma gjuhësore me përmbajtjen.

    KONKLUZIONE

    Të gjitha këto dukuri të përmendura edhe të tjera, e ngrenë këtë prozë në një nivel të lartë artistik, duke e çuar atë drejt një proze të përsosur në përmbajtje dhe formë.

    Ky autor ka meritë edhe në përdorimin e leksikut arkaik. Në prozën e tij ka futur një nu-mur të madh fjalësh nga fondi i vjetëruar i shqipes.

    Nga pikëpamja stilistike gjuha e këtij autori nuk përkufizohet vetëm me dallimin e përf-tesave në fushën e fono-stilistikës, mjeshtëria dhe forca e artit të tij krijojnë lëm të pafund përftesash edhe në fusha të tjera të kësaj shkence, në morfostilistikë, sintaksostilistikë, seman-tostilistikë etj.. .

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    31

    Për të gjitha këto veçori, themi, se Kuteli vjen si njohës dhe studiues i mirë i gjuhës shqipe dhe vepra e tij, prezanton një nivel të lartë letrar dhe gjuhësor.

    LITERATURA E SHFRYTËZUAR

    Floqi Spiro., Vëzhgime rreth gjuhës së tre shkrimtarëve të Pavarësisë, “Nëntori”, 3, 1983. Lloshi Xhevat., Vlerat stilistike në një tregim të Migjenit, “Nëntori”, 3, 1983.Lloshi Xhevat., Fjala shqipe në poetikën e Naimit, ” Gjuha jonë”, 3, 1991.Lloshi Xhevat., Stili i Faik Konicës, ” Gjuha Jonë”, 1, 4, 1993.Lloshi Xhevat., Tipare të sistemit stilistik në gjuhën e sotme shqipe, në “Studime mbi

    leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, 3, 1990.Lloshi Xhevat., Vështrimi stilistik për mjetet e shprehjes në gjuhën shqipe, “Gjuha jonë”,

    1, 1981.Lloshi Xhevat., Çështje të stilistikës dhe të kulturës së gjuhës, “Gjuha Jonë” 4, 1987.Vehbiu Ardian., Karakteristika të enumeracionit në poezinë e Naim Frashërit, SF, 3, 1990.Vehbiu Ardian., Rreth ngjyrimeve stilistike të orientalizmave në poezinë e sotme shqipe,

    “Gjuha Jonë”, 1, 1990.

  • 32

    KUMTESAT

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    33

    PLAGA MORALE E FEMRËS NË PROZËN E MIGJENIT

    Artesa OSMANAJ Ass. Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë Kandidate PHD , Prishtinë [email protected]

    Migjeni dhe arti i tij letrar nuk mund të harrohen asnjëherë, ndonëse ai u paraqit në letërsi

    si kalimtar në një rrugë të shkurtër përballë maratonistëve të tjerë letrarë.. Ky shkrimtar, uragan i ndërprerë para kohe, la një gjurmë jo në rërë që mund ta shlyejë era , por gjurmë në shkëmbin e kohës e cila rrezaton deri në ditët e sotme. Përderisa ai iku shpejt, pas la një art i cili gjithmonë na provokon të themi dicka më shumë seç mendojmë . Migjeni sa është poet po aq prozator. Në prozën e tij kalërojnë disa fenomene të cilat sa janë tragjike po aq të dhimbshme , sa psikologjike po aq shpirtërore. Ato janë plagë që e përcjellin personazhin , përcjellin familjen , përcjellin shoqërinë shqiptare në Shkodër. Në kontekstin e shkrimit migjenian shpërfaqen thuaja tri fenomene bazë : mjerimi , prostitucioni , papunësia, fenomene këto tipike të realitetit të asaj kohe. Spikatja e amoralitetit kohor e bëri Migjenin njërin ndër shkrimtarët më të veçantë. Nuk citon rastësisht studiuesi Rexhep Qosja mendimin e Englesit : “ Që të eleminohet e keqja , duhen kërkue shkaqet e saj1” dhe vazhdon duke sqaruar , “ Edhe Migjeni e di këtë parim të filosofisë marksiste, andej i kërkon shkaqet e njimendta të kësaj plage shoqërore.” 2 . Proza e Migjenit është një pikturë e gjallë e mjerimit , ku ka skamje , lypje , padituri , shfrytëzim dhe jetë të pashpresë, rrahje të idesë së kushtëzimit të jetës shpirtërore nga jeta materiale. Piktura e tij prozaike shfaq fëmijë të varfër , shoqëri të varfër , familje skamnore që u kishte humbur dinjiteti dhe padyshim gbllabërim të imazhit të zymtë të jetës. Duke i çjerrë maskën pushtetit zogist , ai në përshkrimin e tij të thellë shpërfaq një shoqëri që kishte humbur dinjitetin për të jetuar , kuptohet shtresa e papunësisë , ngase varfëria kishte kapërthyer shpirtin njerëzor.

    Në prozën e Migjenit na del figura e femrës tani jo si e dashur siç shkruajnë shumë shkrimtarë për bukurinë e saj , por ajo na del si viktimë tragjike që e përcjellë tërë jetën. Cila është femra e Migjenit ? Si nënë , si motër, si dashnore apo si prostitutë?!. Pena e tij është ndër të parat që skalit figurën e femrës si viktimë të kohës, gjendjes robëruese si në familje ashtu edhe në shoqëri.

    Personazhi femër në njërën nga rastet është nënë e cila duhet të shet qymyr ,të kujdeset për familjen , ku nga fshati zbret në qytet për të kërkuar burimet e jetesës. Ajo duke mos pasur mundësi të mbijetojë me vlerat që posedonte , bie në kurthin e prostitucionit. Fenomeni

    2 Po aty, fq , 115

  • 34

    KUMTESAT

    i degjenerimit apo i prostitucionit është i skalitur kalimthi në prozën “A do qymyr zotni”, ndërsa në tregimin apo novelën “Historia e njanës nga ato “, dhe “Bukën tonë të përditshme falna sot”,duke trajtuar temën e qytetit na e shpërfaq aq gjallë aq kapshëm saqë mund t’i cilësojmë vepra në vete. “Psikolanalitikët rëndom thonë se imperativit seksual i prin njifarë droje, ndërsa tek Migjeni ndodh e kundërta : mbas këtij imperativi çfaqet frika nga fundosjet e matjeshme sociale. Kjo vjen andej se gruen nuk e prin ndjenja eortike, por nevoja materiale. “3 , vëren studiuesi Rexhep Qosjes.

    Malësorja, qyteti, shitësi, njerëzit, kalojnë kalimthi nëpër tregim duke skalitur mesazh me peshë të rëndë jetësore. Në tregimin “A do qymyr zotni”, personazhi nuk ka emër pos malësorja, grua sakrifikuese, viktimë e gjendjes ekonomike, e cila po të shiste qymyrin sa kishte vlerën nuk do të hynte në rrugën e prostitucionit , por blerësi i qymyrit sikur provokon, citojmë: “e ai njeri qaty , ai që tash po hec përpara saj , peshon shumë randë në kujtesen e malësores, e cila kuqet e kuqet e skuqet nga turpi” 4 . Në pikëpamje të stilit të të shkruarit që Migjeni përdor, në disa raste mbizotëron përshkrimi siç është fillimi i kësaj proze. Pra , autori e godet shtresën lartë , zotëriun i cili e zë ngushtë malësoren për ta prekur në nder , dhe ajo për t’u kthyer në shtëpi duhet të ketë pazarin e ditës , e presin fëmijët , burri. Në novelën “Historia e njanës nga ato “, shohim trajtimin e temës së qytetit, e cila është proza më realiste ku autori ka pasqyruar fatin më tragjik të kryepersonazhit të novelës . Po cila është njëra nga ato ?

    Ato janë shumë thotë autori . Lukja , një rast tjetër ,një grua që zbret nga fshati në qytet për të jetuar tani bie në kurthin e prostitutës ku nga fitimet e saj që nxjerr dalin dyqindë napoleona. Autori sheh te kjo diçka pozitive . Nga dyqindë napoleona të fituar në shtëpi publike ajo arrin të gjejë një burrë , kallajxhiun falimentues . Kjo është historia më e dhimbshme e një gruaje të thjeshtë që luftën e saj për jetë e mbaron në mënyrë tragjike. Të hollat e saj të fituara, i haxhohen burri i vet i papunë dhe në fund ajo arrin në çmendi . Ëndrra e Lukes që një ditë në pleqëri ta ketë një jetë më të mirë dhe të prodhojë fëmijë mbeti e parealizuar. Atë e shohim më qeshjet e saj hi- hi- në çmendi. Sa e rëndë kjo gjendje tragjike jetësore e kjo histori fatkeqe , që na e jep Migjeni si rezultat i jetës së vështirë, vuajtjeve të masave të varfëra. Te femra e Migjenit mësojmë se atë nuk e prin ndjenja e dashurisë për të çuar dashuri, por në radhë të parë e prin ndjenja materiale për mbijetesë . Në këtë aspket Migjeni ka mëshirë ndaj femrës së tillë . Në një mënyrë borxhi që i paguan gruaja mjerimit është i rëndë , psiqik , dhe prek shumë . Migjeni ka drejtuar një teh të kritikës ndaj sistemit të padrejtë shoqëror i cili i hidhte në greminat e jetës jo vetëm shtresën e papunësisë , por femrën si gjini më të ndjeshme shoqërore. Ai stigmatizoi hipokrizinë , dhe përmes figurave letrare ironisë deri në sarkazëm arriti t’i çjerrë maskën këtij rendi . Kështu kjo novelë me brumin e saj na del si një roman i vogël, ku fati i Lukës arrin pikën kulmore .

    Ndërsa një realitet të thellë prapë të dhimbshëm e gjejmë edhe te novela realiste “Bukën tonë të përditshme falna sot”, e cila është një novelë sa familjare po aq psikologjike në një qytet provencial. Drama e novelës ndërtohet ndërmjet burrit ,gruas dhe fëmiut të sëmurë.

    3 Po aty, fq 119

  • KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017

    35

    Burri Kola , një kamarier i cili punon në kafen e zotni Filipit, arrin të mbajë familje ,por shpejt drita e jetesës së kësaj familjeje shuhet kur atë e largojnë nga puna. Tani drama e dhimbshme fillon, djali sëmuret familja mbetet pa bukë. Kola endet duke kërkuar punë ,por nuk gjen . Prapë gruaja , rast tjetër i shkrimit migjenian, e mbetur në fatin e kohës pa bukë me djalin e sëmurë, detyrohet ta shesë trupin e vet. Çast i rëndë për Kolën i cili kur kthehet nga qyteti kupton që gruaja shet nderin , citojmë: “heshtje e zemra donte t.i bërtasi , t’ulurijë si bisha së cilës ia kanë prishë strofullën . T’ulurijë por s’kish fuqi. i shkyem , i lodhun , i mjeruam rrinte ke karrika pa lëvizë”5. Përmes këtij përshkrimi aq të fuqishëm që bën Migjeni kuptojmë fatin e Kolës i cili para asaj pasqyre të dhimbshme dorëzohej sikur mbyllte sytë dhe s’kishte mundësi t’i thoshte asgjë gruas. Në këtë novelë kaq të fuqishme autori arrin të na japë një dramë shpirtërore ku nga ironia kalon në akuzë, Kola mallkon vetveten pse qenkam i tepërt në këtë botë.

    ---Veçantia e artit dhe stilit migjenian

    Vepra e Migjenit i përket realizmit kritik, përkatësisht romantizmit revolucionar. Poetika kritike e Migjenit reflekton një stil të veçantë nga të tjerë shkrimtarë . Shkruan pak, thotë shumë. Ai është energjik , godet, sulmon, dhe bën thirrje për ndryshim të gjendjes. Stili i tij gjëmon dhe ironizon . Ironia kal