Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

16
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre www.imamalbani.wordpress.com Nga Shejh Muhamed ibn ‘Umer Bazmul Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit Selati dhe selami Selati dhe selami Selati dhe selami Selati dhe selami qofshin mbi të dërguarin e Tij ( sal qofshin mbi të dërguarin e Tij ( sal qofshin mbi të dërguarin e Tij ( sal qofshin mbi të dërguarin e Tij ( sal-lAllahu alejhi we selem) lAllahu alejhi we selem) lAllahu alejhi we selem) lAllahu alejhi we selem) Për të vazhduar: të vazhduar: të vazhduar: të vazhduar: Al-Albani ( Allahu e mëshiroftë) dijetari (i madh) i Hadithit të kësaj kohe, i njohur si Muhadithi i Shamit ( Sirisë/Damaskut), dhe edhe nëse do thuhej se ai është Muhadithi i kësaj dynjaje (gjatë jetës së tij), nuk do ishte larg (realitetit). Ai (Allahu e mëshiroftë), përballoi si edhe shumë dijetarë të tjerë, shumë thënie dhe akuza të gabuara. Këto gënjeshtra dhe thënie mund të përmblidhen në këto nëntë pika:

Transcript of Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

Page 1: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh

Albanit, dhe refuzimi i tyre

www.imamalbani.wordpress.com

Nga Shejh Muhamed ibn ‘Umer Bazmul

Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Selati dhe selami Selati dhe selami Selati dhe selami Selati dhe selami qofshin mbi të dërguarin e Tij ( salqofshin mbi të dërguarin e Tij ( salqofshin mbi të dërguarin e Tij ( salqofshin mbi të dërguarin e Tij ( sal----lAllahu alejhi we selem) lAllahu alejhi we selem) lAllahu alejhi we selem) lAllahu alejhi we selem)

PëPëPëPërrrr të vazhduar: të vazhduar: të vazhduar: të vazhduar:

Al-Albani ( Allahu e mëshiroftë) dijetari (i madh) i Hadithit të kësaj kohe, i njohur si

Muhadithi i Shamit ( Sirisë/Damaskut), dhe edhe nëse do thuhej se ai është Muhadithi

i kësaj dynjaje (gjatë jetës së tij), nuk do ishte larg (realitetit). Ai (Allahu e mëshiroftë),

përballoi si edhe shumë dijetarë të tjerë, shumë thënie dhe akuza të gabuara. Këto

gënjeshtra dhe thënie mund të përmblidhen në këto nëntë pika:

Page 2: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

2

1 1 1 1 –––– Se ai ështSe ai ështSe ai ështSe ai është Muhadith e jo Fakih ë Muhadith e jo Fakih ë Muhadith e jo Fakih ë Muhadith e jo Fakih

2 2 2 2 –––– Se nuk ka njohuri (dituri) në Usul (Fikh)Se nuk ka njohuri (dituri) në Usul (Fikh)Se nuk ka njohuri (dituri) në Usul (Fikh)Se nuk ka njohuri (dituri) në Usul (Fikh)

3 3 3 3 –––– Ai nuk ka mësues ( nuk ka mësuar tek dijetarët). Ai nuk ka mësues ( nuk ka mësuar tek dijetarët). Ai nuk ka mësues ( nuk ka mësuar tek dijetarët). Ai nuk ka mësues ( nuk ka mësuar tek dijetarët).

4 4 4 4 –––– Ka mendime të çuditshme, në Ka mendime të çuditshme, në Ka mendime të çuditshme, në Ka mendime të çuditshme, në kundërshtimkundërshtimkundërshtimkundërshtim me atë që kanë njerëzitme atë që kanë njerëzitme atë që kanë njerëzitme atë që kanë njerëzit

5 5 5 5 –––– Nuk ka respekt për dijetarët dhe nuk e di gjendjen e tyreNuk ka respekt për dijetarët dhe nuk e di gjendjen e tyreNuk ka respekt për dijetarët dhe nuk e di gjendjen e tyreNuk ka respekt për dijetarët dhe nuk e di gjendjen e tyre

6 6 6 6 –––– Ai është Dhahiri ( në medhheb). Ai është Dhahiri ( në medhheb). Ai është Dhahiri ( në medhheb). Ai është Dhahiri ( në medhheb).

7 7 7 7 –––– Ai është i butë në autenticitetin e traditësAi është i butë në autenticitetin e traditësAi është i butë në autenticitetin e traditësAi është i butë në autenticitetin e traditës

8 8 8 8 –––– Ai është kundërthënës kur vlerëson traditatAi është kundërthënës kur vlerëson traditatAi është kundërthënës kur vlerëson traditatAi është kundërthënës kur vlerëson traditat

9 9 9 9 ––––Ai nuk i jep Ai nuk i jep Ai nuk i jep Ai nuk i jep kkkkonsideratonsideratonsideratonsideratëëëë vlerësimit të Matn ( Teksteve të traditës) . vlerësimit të Matn ( Teksteve të traditës) . vlerësimit të Matn ( Teksteve të traditës) . vlerësimit të Matn ( Teksteve të traditës) .

Këto janë çështje për të cilat Ehlul-Hadithi akuzohen gjatë gjithë kohës, dhe e pash të

arsyeshme që t’i paraqes këto akuza dhe ti refuzoj të gjitha ato, në mbrojtje të

Njerëzve të Hadithit të të gjitha kohëve. Kjo është më e pakta që mund të bëjë për ta

( Allahu i mëshiroftë që të gjithë).

1 1 1 1 –––– PretePretePretePretendimi i tyre: Se ai është Muhadith e jo Fakih ndimi i tyre: Se ai është Muhadith e jo Fakih ndimi i tyre: Se ai është Muhadith e jo Fakih ndimi i tyre: Se ai është Muhadith e jo Fakih

Nëse ajo çfarë nënkuptohet nga kjo thënie është që ai të përshkruhet si njeri nder

Ehlul Hadith, të cilët shquhen dhe ia kanë tejkaluar në këtë, dhe nuk përmban ndonjë

heqje nga ai të bekimeve të Fikhut, atëherë ne nuk kemi kundërshtim në këtë. Kjo

ngase imam Al-Albani ( Allahu e mëshiroftë) në të vërtetë është nga dijetarët e

hadithit të kohës sonë, i cili u lavdërua për diturinë e tij në këtë fushë, dhe për këtë

kanë dëshmuar shumë veta. Kjo- pasha Mirësinë e Allahut- sa më takon mua, është

diçka për të cilën as dy veta nuk mund të diskutojnë.

Nëse, megjithatë, me këtë thënie kihet për qëllim zhvlerësimi i fikhut dhe të

kuptuarit e Al-Albanit me traditën profetike, dhe të zhvlerësohet shpjegimet e tij të

Page 3: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

3

kuptimit ( të fikhut), dhe zgjedhja e parapëlqimet e tij në çështje që përkojnë me

diturinë ( dhe fikhun), atëherë ky është një kuptim i gabuar dhe i refuzuar, të cilit

mund ti përgjigjemi me sa vijon:

Ne i pyesim ata: çfarë është fikhu sipas jush? Nëse ajo që ju e keni për qëllim me fikh

është memorizimi i gjykimeve të ndryshme, Mutuun, dhe zgjatja në fjalë në mundësi,

pa iu referuar provave autentike, atëherë ne themi se imam Al-Albani ( Allahu e

mëshiroftë) është larg nga kjo.

Prapë se prapë, nëse ajo që ju nënkuptoni me fikh është: të kuptuarit dhe zbatimi i

Librit të Allahut dhe Sunetit në pajtim me të kuptuarit e sahabeve ( Allahu qoftë i

kënaqur me ta dhe ata që i pasojnë), pa paragjykim për ndokënd përveç provave

autentike, atëherë ne kërkojmë ndonjë dëshmi se imami nuk ishte kështu!

Ajo fjalë: “Muhadidh e jo fakih,” me atë kuptim të gabuar është thënie djallëzore,

qëllimi pas tyre është zhvlerësimi dhe pozita dhe grada e Ehlul Hadithit, dhe

( përpjekja) se një fakih ( jurist) mund t’ia dal pa hadith.

Kjo thënie në fillet e saj është një e metë dhe një bidat, dhe në fund është Zandaka

( mosbesim) dhe mohim i tërësishëm i të gjitha vendimeve ( gjykimeve) islame. Sa i

takon thënies është bidat, ajo është e këtillë ngase ne nuk kemi dëgjuar ndonjë thënie

të tillë prej Selefëve. Ndërsa për fundin e saj në mohim dhe herezi kjo ngase mund të

shpjerë në mohimin e të gjitha veprave dhe mësimeve të njerëzve të dijës, e si

rrjedhim mohimin dhe shkëputjen nga të gjitha gjykimet islame, ku dikush do mund

të thoshte “ai gjykim është thënë nga filani e ai është Muhadith e jo jurist, prandaj

Page 4: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

4

nuk mund të pranohet,” dhe në një kohë tjetër do thuhej: “ai gjykim është thënë nga

filani, e ai është jurist dhe jo dijetar i hadithit prandaj nuk mund të pranohet”. Duke

bërë kështu shkëputjen dhe mohimin e të gjitha vendimeve të fesë!!!

2 2 2 2 –––– Sa i përket pretendimit të tyre se: ai nuk ka dituri në Usulin Sa i përket pretendimit të tyre se: ai nuk ka dituri në Usulin Sa i përket pretendimit të tyre se: ai nuk ka dituri në Usulin Sa i përket pretendimit të tyre se: ai nuk ka dituri në Usulin [[[[eeee FiFiFiFikkkkhhhhutututut]]]]

Kjo është një thënie për të cilën ne pyesim ku është dëshmia për këtë? Përkundrazi,

ajo që mund të shihet në librat e shejhut është provë e forte kundër këtij pretendimi.

Kjo dhe ajo që është e njohur nga jeta e shejhut ( Allahu e mëshiroftë) është se ai

mbante dy ligjërata çdo javë, të cilat i ndiqnin nxënësit e dijës e po ashtu edhe

profesorët e universitetit, dhe nder librat që ai jepte mësim në ligjëratat e tij është

libri “Usul al-Fikh” nga Abdulwehab Khalafi.

Kjo gënjeshtër- e cila mohon diturinë e Usulit të Fikhut- mund të përdoret prej disa

prej tyre që të shpifin kundër të gjithë Ehlul Hadithit.

Prandaj ne themi: këtu është e rëndësishme që ti kushtojmë vëmendje çështjeve

vijuese:

1 – Suneti profetik ( dhe tradita) është udhëzimi në kuptimin e saktë të Kuranit, ashtu

siç është përmendur nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij për

Sunetin, transmetimin e Abdus. Çdo gjykim në Kuran u qartësua me Sunet, e qartëson

atë dhe tregon se cili ishte qëllimi i tij.

2 –Shkenca e Usulit u ndërtua duke u bazuar në Kuranin e Shenjtë dhe Sunetin

Fisnik, në pajtim me gjuhen arabe, duke i vëzhguar rrethanat e pranishme në kohen e

shpalljes dhe arsyet e shpalljes, dhe kjo është diçka e cila u shpërnda dhe u studiua së

pari prej sahabeve, e askush tjetër nuk e ndau këtë (dituri) me ta përveçse nëpërmjet

Page 5: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

5

tyre.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë dije se Ehlul Hadithi janë njerëzit më të lumtur ngase

nuk ka më të ditur se sa ata në dituri nga ajo që është transmetuar nga profeti

( sal-lAllahu alejhi we selem), dhe nuk ka më të ditur se sa ata rreth asaj që është

transmetuar nga sahabet ( Allahu qoftë i kënaqur me ta). Pra në të vërtetë ata janë

Njerëzit e Usulit, dhe nga mënyrat e tyre është që ti marrin tekstet e Kuranit dhe

Sunetit si bazë mbi çka ata ndërtojnë, e a nuk është kjo ajo të cilën e synonin dijetarët

e Usulit?

Nga kjo ju duhet të kuptoni se Dijetarët e Ehlul Hadithit janë dijetarët e Usulit islamik

dhe dijetarët e degëzimeve bazë (të gjykimeve). Ata e arritën këtë duke pasuar dhe

shikuar atë që erdhe dhe që u shpërnda nga sahabet dhe pasuesit e tyre ( Tabi’inët).

3 3 3 3 –––– Rreth pretendimit të tyre se: ai nuk ka pasur dijetarë ( nuk ka mësuar tek dijetarëtRreth pretendimit të tyre se: ai nuk ka pasur dijetarë ( nuk ka mësuar tek dijetarëtRreth pretendimit të tyre se: ai nuk ka pasur dijetarë ( nuk ka mësuar tek dijetarëtRreth pretendimit të tyre se: ai nuk ka pasur dijetarë ( nuk ka mësuar tek dijetarët))))

Kjo është thënie e nxituar, shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) ka mësuar tek babai i

tij disa shkenca ( Ulum al-ala siç është Sarfi), si dhe disa libra në Fikhun Hanefi

( Mukhtasar al Kaduri), dhe ai mësoi prej tij Kuranin e Shenjtë, dhe e përfundoi atë

tek i ati me leximin e hafizeve.

Ai po ashtu tek shejh Said Al Burhani mësoi librin “Maraki al Falah” në fikhun

Hanefi, dhe “Shuzur al-Zahab” në Nahw, si dhe disa libra të Balaghah. Ai gjithashtu

ndiqte mësimet e dijetarit Muhamed Bahjat al-Antar ( Allahu e mëshiroftë) me disa

nga mësuesit e Al-Magmaa al-Ilmi në Damask, dhe prej atyre që ishin në këto mësime

janë: Iz al-din al Tanokhi ( Allahu e mëshiroftë) ku ata lexonin “Al-Hamasah” të Ebu

Tammamit.

Page 6: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

6

Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) në fillimet e tij u takua me shejh Muhamed

Raghib al Tabakah (Allahu e mëshiroftë), ku shejh Al-Tabakah tregoi admirimin e tij

me shejh Albanin dhe i dha atij “Al-Anwar Al-Ghalija fi Mukhtasar al-Athbaat al-

Hanbelijeh”

Prandaj sapo ta dini këtë, ju do ta kuptoni se sa e pabazë është thënia e tyre se: Ai nuk

kishte dijetarë (prej të cilëve ka mësuar), e sa larg nga e vërteta është kjo.

Madje kjo nuk i bën aspak dëm shejhut nëse ai nuk ka pasur një numër të madh

dijetarësh. Sa shumë dijetarë kanë pasur vetëm disa shujuh, dhe kjo nuk ka dëmtuar

dijen e tyre. Madje edhe tek transmetuesit e haditheve do të gjesh se prej tyre kishte

transmetues të cilët nuk kanë transmetuar përveçse prej dy apo tre shujuheve,

( dhe disa) madje edhe prej njërit, por prapë kjo nuk i ndaloi Imamët që të vërtetojnë

dhe theksojnë dabt-in e tyre ( aftësinë e ruajtjes së diturisë së fituar), Hifzin ( mbajtjen

mend), dhe Itkan-in ( saktësinë), dhe kjo nuk i pengoi ti dëgjojnë ata dhe të marrin

nga dituria e tyre.

Nga kjo kategori është Ebu Ahmed ibn Abdullah ibn Muhamed al-Lakhmi i cili njihet

si ibn al-Baghi ( ka vdekur në vitin 400 H), nga njerëzit e Ashbilias. Ai është cilësuar

si dijetari më unik i kohës së tij, dhe më i dituri i kohës së tij, ai grumbulloi Fikhun,

Hadithin dhe Virtytet. Ai mësoi përmendesh disa libra të Sunetit, si dhe librat e

Gharib në mënyrë të shkëlqyer.

Page 7: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

7

4 4 4 4 –––– Pretendimi i tyre se ai: Nxjerr mendime të hPretendimi i tyre se ai: Nxjerr mendime të hPretendimi i tyre se ai: Nxjerr mendime të hPretendimi i tyre se ai: Nxjerr mendime të habitshme në abitshme në abitshme në abitshme në kundërshtimkundërshtimkundërshtimkundërshtim me atë në me atë në me atë në me atë në

të cilën janë njerëzittë cilën janë njerëzittë cilën janë njerëzittë cilën janë njerëzit

Ky është një pretendim i shkrifët ( palidhje), ngase Ehlul Hadithi dhe shejh Albani

janë prej Gurabave, të cilët ringjallin atë që njerëzit e kanë braktisur nga Suneti i

profetit Muhamed ( sal-lAllahu alejhi we selem).

Thënia e tyre: “Filani është i vetëm në këtë mendim” nuk mohon fikhun e tij, dhe

nuk e vesh atë me Shuzuz.

Ebu Muhamed ibn Hazm ( Allahu e mëshiroftë) në “Al-Ikham fi Usul al-Ahkam”

(5/661-662) ka thënë: “Kufiri (dhe kuptimi) i Shuzuz është largimi nga e vërteta, pra

kushdo që ka shkuar kundër asaj që është e drejtë në çfarëdo çështjeje ai është Shaz në

të, qofshin ata të gjithë njerëzit e kësaj bote, apo disa prej tyre. Xhemati janë njerëzit e

hakut ( të vërtetës) edhe sikur të mos kishte prej tyre asnjë njeri të kësaj përveç një,

atëherë ai është Xhemati. Dhe Ebu Bekri dhe Hatixheja ( Allahu qoftë i kënaqur me

ta) hynë të vetëm në Islam, dhe asokohe ishin në Xhemat, dhe të gjithë të tjerët

përveç tyre dhe të dërguarit (sal-lAllahu alejhi we selem) ishin njerëz të Shuzuzit

(çuditshmërisë) dhe firkah ( ndasive).”

Andaj Shuzuz nuk është kur dikush nga dijetarët është kundër asaj në të cilën është

një grup. Ngjashëm, Shuzuz nuk është të dalësh kundër asaj me të cilën veprohet, apo

që është me e njohur në mesin e njerëzve. Në sa çështje ishin të vetëm imamët Ebu

Hanife, Shafiu, Maliku dhe Ahmedi ( Allahu i mëshiroftë që të gjithë), dhe kjo nuk u

llogarit si diçka që i turpëronte ata, dhe nuk e hoqi prej tyre fikhun as nuk e mohoj

apo nuk ishte arsye që ata të klasifikohen në Shuzuz dhe vetmitarë ( Tafarud)!

Si mundet që dikush të përshkruhet si Shaz dhe i çuditshëm kur ai e ka kufizuar veten

në pasimin dhe imitimin e Masoum. Madje disa dijetarë të mëdhenj kishin qëndrime

Page 8: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

8

për të cilat më vonë u kuptua se ishin kundër Sunetit dhe Ethereve, dhe askush nga

njerëzit e dijës nuk tha për ta se ata janë Shaz apo të çuditshëm.

Dhe këtu ju shihni al-Hafiz ebi Shejbeh ( vdiq në vitin 235 H) i cili shkruan një

kapitull në Musnaf dhe e titullon “Përgjigje Ebu Hanifës”, dhe e fillon kapitullin e tij

duke thënë: “Kjo është ajo në të cilën Ebu Hanifja është kundër traditës e cila ka

ardhur nga profeti ( sal-lAllahu alejhi we selem)”.

Dhe është el-Lejth ibn Sad ( Allahu e mëshiroftë) duke thënë: “Kam numëruar për

Malikun shtatëdhjetë çështje, të gjitha janë kundër Sunetit të profetit ( sal-lAllahu

alejhi we selem), ku Maliku ka dhënë mendimin e tij personal”, dhe el-Lejth pastaj

thotë:….”dhe i kam shkruar atij rreth tyre”, dhe ky transmetim përmendet në

“Xhami’ al-Ilm wa Fadlih” (2/148).

Pra kur ishin veprimet e njerëzve baraspeshë përfundimtare dhe kriter absolut në

njohjen e gjykimeve të Allahut, që ne ti lemë tekstet për këtë shkak?

Çfarë gjynahu kanë bërë Ehlul Hadithi dhe Albani ( Allahu e mëshiroftë) kur ata

morën ndonjë traditë të cilën ata e cilësuan autentike dhe nuk gjeten ndonjë gjë që e

kundërshton, andaj vepruan sipas saj, dhe thirren njerëzit që të veprojnë në ringjalljen

e këtij Suneti që u gjend në këtë traditë.

Subhan Allah!

Në vend se ata të falënderohen për atë që kanë bërë ata kritikohen dhe fajësohen dhe

cilësohen me Shuzuz ( se kanë mendime të çuditshme) dhe se ata janë të vetëm në

mendimet e tyre!

Page 9: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

9

5 5 5 5 –––– Rreth pretendimit të tyre se : Ai nuk ka Rreth pretendimit të tyre se : Ai nuk ka Rreth pretendimit të tyre se : Ai nuk ka Rreth pretendimit të tyre se : Ai nuk ka respekt respekt respekt respekt për dijetarët dhe nuk e për dijetarët dhe nuk e për dijetarët dhe nuk e për dijetarët dhe nuk e njeh njeh njeh njeh

gjendjen e tyre gjendjen e tyre gjendjen e tyre gjendjen e tyre

Ky është pretendim i kotë dhe nuk ka ndonjë argument, madje e kundërta e saj është

e vërtetë. E tërë ajo që gjendet në këtë çështje është se disa njerëz kanë iluzione ngase

shejh al-Albani ( Allahu e mëshiroftë), vendosi të veprojë sipas traditës autentike për

të cilën nuk ka asgjë që e kundërshton ( apo pengon të veprojë), dhe kjo sipas tyre e

beri atë që ti neglizhojë të gjithë dijetarët të cilët nuk punojnë sipas kësaj tradite, dhe

nuk i respektonte dijetarët e njihte gjendjen e tyre.

Ekziston një dallim në mes të: vendosja e imitimit tënd vetëm për profetin Muhamed,

sal-lAllahu alejhi we selem, dhe humbja e mësimeve dhe fjalëve të dijetarëve.

Të vendosesh të kopjosh të dërguarin Muhamed, sal-lAllahu alejhi we selem do të

thotë të mos favorizosh fjalët e askujt apo veprimet e askujt para fjalëve apo

veprimeve të veta, kushdo qoftë ai. Mirëpo, së pari shikon autencitetin e traditës, nëse

ajo është autentike atëherë e shikon domethënien ( të kuptuarit dhe veprimin e duhur

me të cilin ka ardhur).

Kur kjo të të bëhet e qartë, nuk duhet ta braktisesh atë edhe nëse ata në mes lindjes e

perëndimit të kundërshtojnë.

Nga fjalët e çmuara të shejh Albanit ( Allahu e mëshiroftë) në “Al-Silsilah Al-

Sahihah” duke komentuar traditën numër 321:

“Mbahuni fort ( në traditën profetike) dhe kapuni fort me dhëmballë, e lini

pikëpamjet e njerëzve, ngase kur paraqitet ndonjë traditë ( autentike), pikëpamjet dhe

mendimet vetjake bëhen të pavlefshme.”

Page 10: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

10

Tani që ju ta dini: Nuk ka- me aq sa unë di- ndonjë çështje apo problem që imam

Albani ( Allahu e mëshiroftë) të ketë zgjedhur ndonjë mendim që të mos e ketë pasur

ndonjë dijetar që ishte para tij ( d.m.th atij i kanë paraprirë të tjetër në të gjitha

mendimet që ai kishte), dhe ai është gjithnjë i kujdesshëm të përmend se kush i

paraprinte, në atë që ai vendoste të vepronte nga fjalët ( dhe mendimet) të cilat ai i

shihte se janë në pajtim me Tekstet.

Shejhu ( Allahu e mëshiroftë) i kthehet asaj që kanë thënë dijetarët, merr parasysh

atë që ata e kanë thënë para tij dhe përfiton prej tyre, pa intolerancë apo pasim të

verbër. Ai në parathënien e librit të tij “Sifat Salat al-Nebi” (sal-lAllahu alejhi we

selem) ka thënë:

Sa i përket kthimit tek fjalët e tyre (dijetarëve), të përfitojmë prej tyre, dhe ti

përdorim për të na ndihmuar në të kuptuarit e duhur dhe të vërtetën në atë që ata u

kundërshtuan, në raste kur nuk ka tekste nga Kurani dhe Suneti, apo ( t’u kthehemi

fjalëve të tyre) për të kuptuar atë që është e nevojshme, kjo është një çështje të cilën

ne nuk e mohojmë. Madje, ne i porosisim të (tjerët) në këtë dhe i inkurajojmë në këtë,

ngase me këtë shpresohet dobia, për ata të cilët morën Kuranin dhe Sunetin si burim i

udhëzimit të tyre.”

Çfarë mbetet të komentohet është çështja e vrazhdësisë e cila i atribuohet shejhut në

përgjigjet e tij në Mukhalifiin. Në të vërtetë kjo është çështje relative e cila dallon nga

njëra në tjetrën. Disa mund ta quajnë subjektivizëm në kërkim, dhe kërkim të së

vërtetës pa i dhënë komplimente e të tjerët mund ta quajnë vrazhdësi dhe mungesë e

butësisë ( dhe mirësisë). Në secilin rast duhet të kujtoni me sa vijon:

Page 11: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

11

1 – Disa kërkojnë që shejhu të jetë i butë kur u përgjigjet apo i refuzon ata, ndërsa ata

nuk veprojnë në përputhje me atë që i kërkojnë shejhut të bëjë kur vet ata u

përgjigjen apo i refuzojnë mendimet e tyre.

2 – Ashpërsia e deklarimit të së vërtetës nuk do të thotë se ajo është ide e gabuar.

3 – Butësia kur theksohet mendimi i gabuar nuk do të thotë se ajo është e vërteta.

4 – Ashpërsia në disa raste mund të jetë mënyra më e mençur në davet.

Dhe shejhu ( Allahu e mëshiroftë) ka dhenë një koment rreth ashpërsisë e cila i

atribuohet atij, andaj referoju tekstit “Al-Silsilah al-Daifah: 1/27.

6 6 6 6 ––––Pretendimi i tyre se: Ai është Dhahiri në MehdhPretendimi i tyre se: Ai është Dhahiri në MehdhPretendimi i tyre se: Ai është Dhahiri në MehdhPretendimi i tyre se: Ai është Dhahiri në Mehdheb eb eb eb

Edhe kjo akuzë nuk ka kurrfarë baze. E vërteta është se përshkrimi i njerëzve të

Hadithit si njerëzit e dhahirit, janë fjalë të cilat ne i dëgjojmë here pas here, dhe kjo

është arsyeja pse përshkrimi i shejh Albanit me këtë fjalë nuk është edhe aq befasuese

sepse ai është prej Ehlul Hadithit!

Dhe që të largojmë dyshimet dhe konfuzionin që ka mundur ti godas mendjet e

disave, ne kemi parashtruar pyetjet e mëposhtme:

A ka deklaruar shejhu në ndonjë nga librat e tij se ai është pasues ( ndjekës) i

medhhebit Dhahiri?

A mjafton fakti që shejhu u referohet librave të Ibn Hazmit për të thënë se ai është

dhahiri?

Page 12: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

12

Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) në shumë vende e kritikonte ( dhe e refuzonte)

ibn Haz al-Dhahiri ( në mendime të veçanta). Për shembull, në “Tammam al-

Minhaxh”, faqe 160, ( Shejh Albani) ka thënë: “Në kundërshtim me atë që ka folur Ibn

Hazmi….”

Dhe në të njëjtin libër, faqe 162, ai ka thënë: “Dhe Ibn Hamzi kishte qëndrime të

tepërta ashtu siç ai zakonisht bënë duke ngjeshur edhe më Dhahirin e tij”.

Dhe nga librat e al-Albanit është një libër ku ai i përgjigjet dhe e refuzon Ibn Hazmin

rreth çështjes së instrumenteve muzikore.

Prandaj kjo është arsyeja pse Ehlul Hadithi-e prej tyre edhe al-Albani- janë më së

largu nga të metat të cilat i kanë përmendur dijetarët për ( medhhebin) dhahiri.

Megjithatë, ashtu siç e ka përmendur shejhu në shumë raste, e nder to edhe në librin

“Sifat Salat al-Nabi”, është pjesë e metodologjisë së tij që ai të ndjek hadithin dhe

etherin, dhe nuk i braktisë ata, duke pasur respekt për të gjithëpër të gjithëpër të gjithëpër të gjithë dijetarët dhe duke

përfituar nga fiku dhe të kuptuarit e tyre.

7 7 7 7 –––– Pretendimi i tyre se: Ai është i butë në autencitetin e traditavePretendimi i tyre se: Ai është i butë në autencitetin e traditavePretendimi i tyre se: Ai është i butë në autencitetin e traditavePretendimi i tyre se: Ai është i butë në autencitetin e traditave

Kjo po ashtu është diçka relative, e cila dallon në varësi nga njerëzit, andaj kushdo që

ishte i ashpër do ti cilësonte të tjerët si të butë, dhe kushdo që ishte i butë do t’i

cilësonte të tjerët si të ashpër. E vërteta e arritjes tek e vërteta ( në këtë çështje) është

Istikra ( leximi dhe kërkimi gjithëpërfshirës), dhe krahasimi (i tij) me të tjerët.

Page 13: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

13

Sa për çështjen që qoi në atribuimin e shejhut në butësi ( në autencitet) :

1 – Tahsiin (Gradimi si Hasen) transmetimet e dobëta të cilat erdhën nëpërmjet

rrugëve të shumta (T’adud Al-Turuk).

2 – Pranimi i transmetuesve të cilëve nuk u njihet siguria ( Maxhhoul al-Hal), dhe

mvarja në deklarimin e pasigurisë së Ibn Hibanit.

3 – Pranimi i disa transmetimeve të dobëta.

Të gjitha llojet e ndryshme te traditave të dobëta janë të pranueshme për t’u marr në

konsiderate dhe për t’u ndrequr, dhe mund të fuqizohen nëse kanë ardhur në rrugë të

shumta, me përjashtim të atyre të cilat në zinxhirin e tyre kanë ndokënd që është

gënjeshtar ( Kazab), apo fabrikues (Wadaa’), transmetimi i atij që akuzohet për

gënjeshtër (Mutaham Bi Al-Kazib), transmetimi i transmetuesit i cili është në rangun

e atyre që janë lënë ( Fii Martabat Al-Tark), siç janë ata të cilëve u është dëmtuar

shumë kujtesa, dhe tradita e cila merret si Shaz dhe Munker.

Tani sa i takon pranimit të transmetimeve të transmetuesit të panjohur dhe të pasigurt

( Majhoul Al-Hal), dhe të mbështetesh në deklaratat e pasigurta të dhëna nga Ibn

Hibani, kjo është një nder çështjet që i është atribuuar al-Albanit ( Allahu e

mëshiroftë) pa ndonjë provë të qartë! Madje, në të vërtetë shejhu është përgjigjur në

shumë vende atyre të cilët mbështeten në deklaratat e Ibn Hibanit, dhe i ka

përshkruar ata se janë shumë të butë! Ai gjithashtu ka vendosur një rregull në hyrje të

librit të tij ( Tamam al-Minah) faqe 20-26 të cilin e quajti : Të mos mbështetësh në

Tawthikin e Ibn Hibanit.”

Page 14: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

14

( Së fundmi), sa i takon pranimit të disa transmetimeve të dobëta, ky është vetëm

pretendim, ngase ata ( që e akuzojnë) nuk janë në gjendje të paraqesin një transmetues

për të cilin ka argument se duhet të lihet, dhe pastaj al-Albani ( Allahu e mëshiroftë)

të ketë ardhur dhe ta këtë pranuar atë!

8 8 8 8 –––– Rreth pretendimit të tyre se: Ai është kundërthënës kur vlerëson traditatRreth pretendimit të tyre se: Ai është kundërthënës kur vlerëson traditatRreth pretendimit të tyre se: Ai është kundërthënës kur vlerëson traditatRreth pretendimit të tyre se: Ai është kundërthënës kur vlerëson traditat

Ky pretendim ka ardhur ose nga padituria ose nga injorimi i realitetit rreth kësaj

çështjeje. Dije- vëlla ( dhe motër) e respektuar ( Allahu u ruajtë)- se nga bazat sipas

Ehli Sunetit dhe Xhematit është se Ismah ( Pagabueshmëria) nuk i takon askujt në smah ( Pagabueshmëria) nuk i takon askujt në smah ( Pagabueshmëria) nuk i takon askujt në smah ( Pagabueshmëria) nuk i takon askujt në

këtë umet përveç të këtë umet përveç të këtë umet përveç të këtë umet përveç të dërguaritdërguaritdërguaritdërguarit të Allahut, të Allahut, të Allahut, të Allahut, salsalsalsal----lAllahu alejhi we selem, dhe ne lAllahu alejhi we selem, dhe ne lAllahu alejhi we selem, dhe ne lAllahu alejhi we selem, dhe ne ---- nga nga nga nga

Mirësia e AllahutMirësia e AllahutMirësia e AllahutMirësia e Allahut---- jemjemjemjemi pasues të këtij parimi i pasues të këtij parimi i pasues të këtij parimi i pasues të këtij parimi thelbësorthelbësorthelbësorthelbësor, dhe nuk besojmë e as që , dhe nuk besojmë e as që , dhe nuk besojmë e as që , dhe nuk besojmë e as që

themi se shejh Albanithemi se shejh Albanithemi se shejh Albanithemi se shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) është i pagabueshëm, ashtu si nuk ( Allahu e mëshiroftë) është i pagabueshëm, ashtu si nuk ( Allahu e mëshiroftë) është i pagabueshëm, ashtu si nuk ( Allahu e mëshiroftë) është i pagabueshëm, ashtu si nuk

themi për askënd prej njerëzve të dijës. themi për askënd prej njerëzve të dijës. themi për askënd prej njerëzve të dijës. themi për askënd prej njerëzve të dijës.

A është fakt se ndonjë gabim i bërë nga ndonjë dijetar, apo ndonjë kundërshti që është

paraqitur arsye që ta hedhim poshtë dhe arsye që ta zhveshim nga përshkrimi i

diturisë?

Nuk besoj se ndokush i paanshëm do ta thotë një gjë të tillë!

Po, kushdo gabimet e të cilit janë të shumta, dhe ajo që ai ka gabuar është më e

shumtë se ajo që ia ka qëlluar, ne nuk e marrim atë si pike referuese, dhe ne do heqim

prej tij përshkrimin e Dabt-it.

Kur të vendoset kjo, dije se të gjitha traditat të cilat shejh Albanit ( Allahu e

mëshiroftë) i atribuoheshin për të kundërshtuar vendimet e tij, nuk ndikojnë në

seriozitetin apo diturinë e tij, kushdo që ishte i paanshëm, ngase përqindja e traditave

Page 15: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

15

të cilave i atribuohen shejh Albanit si kundërthënëse janë shumë të pakta dhe nuk ja

vlen të merremi me to, ngase kjo nuk ndikon në oqeanin e tij të diturisë.

Tani, kjo akuzë e kontraditës është thënie ziliqare, dhe një mashtrim djallëzor, dhe

nuk pranohet pasi të shqyrtohet, nuk pranohet vetëm se në shumë pak, vërtetë shumë

pak dhe zakonisht ndodh në rastet me sa vijon:

1 – Traditat për të cilat ka ndryshuar pikëpamja e shejhut pasi janë paraqitur kushtet

dhe rrethanat për të cilat ai nuk kishte njohuri.

2 – Traditat për të cilat shejhu i gjykonte duke shikuar njërën rrugë (zinxhir), dhe më

pas zbuloi zinxhir tjetër (transmetuesish).

3 – Traditat të cilat ai i bazonte në atë që besonte rreth sigurisë së transmetuesit, dhe

pastaj përtëriu ixhtihadin e tij rreth transmetuesit, kështu që ndryshoi mendimin e tij.

4 – Një traditë për të cilën ai nuk dinte rreth “Ilah ( të metave apo defekte), të cilat iu

bënë të qarta më vonë.

5 – Traditat për të cilat ai ishte i njoftuar rreth një Mutabi’ apo shahid, dhe pastaj u

njoftua rreth saj.

Dhe dëshiroj që t’ua përmend juve, lexues i dashur, librin “Al-Anwar al-Kashifah Li

Tanakudat al-Khasaf al-Zaifah, wa Kashf Ma Fiha min al-Zejgh wa-Tahrif wa al-

Mughazafah.”

Page 16: Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre

16

9 9 9 9 –––– Rreth pretendimit të tyreRreth pretendimit të tyreRreth pretendimit të tyreRreth pretendimit të tyre se: Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matnse: Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matnse: Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matnse: Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matn

( ( ( ( Teksteve të traditës)Teksteve të traditës)Teksteve të traditës)Teksteve të traditës)

Ky pretendim është i pavlefshëm dhe nuk ka kurrfarë baze, dhe ajo çfarë mund të

shihet në librat e tij ( Allahu e mëshiroftë) e hedhë këtë poshtë.

Prandaj kjo është arsyeja pse unë do të paraqes një traditë dhe të theksoj se si shejhu

(Allahu e mëshiroftë) vlerësonte tekstin e ndonjë tradite, pasi vlerësonte zinxhirin.

Nga kjo është tradita e dytë në “Silislat al-ahadith al-daifa” ( këdo që namazi nuk e

pengon nga veprat e ndaluara dhe të tepruara, nuk ka kurrfarë forcimi veçse largim

nga Allahu” dhe në një transmetim tjetër: “Ai, namazi i të cilit nuk e ndalon nga e kqeja

dhe mëkatet vetëm se do largohet edhe më shumë nga Allahu”.), pasi e vlerësoi tekstin e

traditës, ai (Allahu e mëshiroftë) filloi të vlerësonte tekstin dhe tha:

“Sa i përket tekstit, ky nuk është i saktë, ngase kuptimi i tij i dukshëm përfshin

gjithashtu edhe ata të cilët kanë falur namaz duke plotësuar kushtet dhe shtyllat e tij,

në atë mënyrë që të jetë i pranuar. Andaj nëse adhuruesi është duke bërë ende ndonjë

mëkat apo vepër të papëlqyer, si mund të thuhet se për shkak të tij (namazit) ai nuk

forcohet vetëm se do largohet? Kjo është nga ajo që nuk ka kuptim dhe nuk mund të

dëshmohet në këtë fe, etj…..” deri në fund të asaj që ai (Allahu e mëshiroftë) ka

thënë.

Dhe më këtë, u përmbush qëllimi ( pse ne shkruamDhe më këtë, u përmbush qëllimi ( pse ne shkruamDhe më këtë, u përmbush qëllimi ( pse ne shkruamDhe më këtë, u përmbush qëllimi ( pse ne shkruam). Të gjitha ). Të gjitha ). Të gjitha ). Të gjitha falënderimetfalënderimetfalënderimetfalënderimet dhe dhe dhe dhe

lavdërimetlavdërimetlavdërimetlavdërimet janëjanëjanëjanë vetëm për Allahun.vetëm për Allahun.vetëm për Allahun.vetëm për Allahun.

Burimi: http://www.ahlalhdeeth.com